RRITJA E SHKALLËS SË STUDJUESHMËRISË SË TERRITORIT SHQIPTAR
NË PUNIMET PËR KËRKIMIN DHE ZBULIMIN E REZERVAVE TË REJA TË
HIDROKARBUREVE.
Prof. As. Dr. Luan Nikolla, Prof. As. Dr. Stavri Dhima, Dr. Zamir Bega, Dr. Flamur Gishto,
Msc. Denis Durrsi
Abstrakt
Territori i Shqipërisë si në tokë ashtu dhe në det është naftëgazmbajtës, për vet pozicionin
gjeotektonik ku shtrihet.
Brënda këtij territore gjejnë përhapjen baseni Jonik I aftë të gjenerojë hidrokarburë të lëngshm e
të gaztë si dhe baseni i Adriatikut Jugor me depozitime terrigjene që kryesisht gjeneron gaz.
Zbulimi i një sërë vëndburimesh në të dy këta basene vërteton më së mirë këtë fakt, gjë që
mundëson dhë iniciativat e sotme për zbulime të reja në këtë hapësirë.
Aktiviteti i kërkimit në vëndin tonë ka qënë dhe mbetet objekt studimi i punimeve gjeologo
kërkuese sidomos i kompanive të huaja të naftës që operojnë në Shqipëri.
Mbas viteve 90 teritori i vëndit tonë është mbuluar me punime gravimetrike dhe seizmike me një
rrjet të rregullt 2D dhe vitet e fundit pjeserisht me seizmikë 3D.
Përdorimi metodikave të reja në regjistrim të matjeve fushore si dhe përpunimi i të dhënave të
përftuara ka rritur mjaft deshifrimin e ndërtimit gjeologjik në shtrirje dhe në thellësi.
Shpimi i puseve në zonat me mbihypje kanë mundësuar identifikimin e horizonteve në profilet
seizmikë dukë realizuar deshifrimin e zonave me tektonike të zhvilluar në toke në brezat e
rrudhosur nga ku janë konturuar një sërë objektësh kërkimi me rezervuarë karbonatik të mbuluar
nga flishi.
Aktualisht, objektet e kërkimit nën mbihypje kanë marr përparësi, por duhet të pranohet se ato
janë ende në një stad të hershëm të njohjes. Punimet e kërkimit për gaz, në apo rreth
vendburimeve egzistuese në tokë, janë frenuar për arsye të mungesës së punimeve sizmike
3D, si një mjet i domosdoshëm për evidentimin e kurtheve gazmbajtëse.
Për sa i përket pjesës detare, nga pikepamja stratigrafike modeli sedimentimit është përshtatur
regjimeve tektonike të ndryshme që ky rajon është nënështruar.
Në tërësi modeli i zhvillimit të baseni Jonik është ai i tipit të një baseni ndërplatformik, kurse ai i
Basenit të Adriatikut Jugor (Ultësirës Pranë Adriatike) zhvillohet si basen paramalorë
Regjimet tektonike të ndryshme që ka prekur këtë territor ka bërë të mundur krijimin e kurtheve
të përshtatëshme për grumbullimin e hidrikarburëve si në formacinin karbonatik dhe atë
mollasik
Fjalë kyçe: Albanide, flish, mollase.
Gjeologjia regjionale
Zona Jonike dhe baseni Adriatikut Jugor bejnë pjesë në Albanidet e jashtëme të krijuara si
rezultat i tre ngjarjeve të ndryshme të para zgjerimit, të zgjerimit që korespondon në kohë me
fundin e Triasit dhe fillimin e Jurasikut, mezhvillimin e buzinave kontinentale passive, dhe
ngjeshjen duke filluar me fundin e Kretakut deri sot. (Fig.1).
Gjatë periudhes para zgjerimit sedimentimi karakterizohej nga depozitime karbonatike të detit të
cekët. Argjilat e pasura me lëndë organike si dhe karbonatet depozitohen në grabene të formuar
nga tektonika normale që prek nënështrojen.
Periudha e zgjerimit karakterizohet nga tektonika tërthore e gjatësore që vecon platformën e
Apuljes në perëndim me atë të Krujës në lindje. Për nje kohë të gjatë sedimentimi në këto njësi
tektonike ka qënë i detit të cekët kryesisht karbonate. Gjatë kësaj periudhe në hullinë Jonike një
larmi sedimentesh janë depozituat kryesisht të facies pelagjike.
Të dhënat e gjeologjisë fushore tregojnë se gjatë Oligocenit të Sipërm ndodh invertimi basenit
Jonik, gjë që reflektohet në reduktime trashësish në kulmet e strukturave karbonatike.
Karakteristikë e strukturave të formuara është rrudhëformimi, mandej krijimi i planeve tektonike
me plan zhvendosjeje formacionin evaporitic për pjesën lindore të basenit. Ndërsa në pjesën
perëndimore ndodh riaktivizimi shkëputjeve normale duke kaluar në lartrreshqitje.
Duhet theksuar se përsa i përket formacionit evaporitik mendojmë se trajtohet thjesht një
formacion që nuk ka lidhje me basenin Jonik duke e interpretuar si një formacion që përhapet në
një hapësirë më të gjëre se vetë Albanidet. Mendojmë se nga të dhënat që kemi në dispozicion
pusët e shpuar daljet sipërfaqësore dhë bashkëshoqerimet me këtë formacion,ka të ngjarë që ky
fprmacion të shënojë embrionin e formimit të hullisë Jonike, formacion ky tipik i sendimenteve
që shoqërojnë depozitimet e një baseni në hapje.
Depozitimet flishore si formacion që unifikon zonat tektonike të Krujës dhe Jonike i përket
Oligocenit. Janë depozitime të përfaqësuara nga alternime argjilash e ranorësh që zënë vënd në
pjesët e thella të basenit paramalor në trajtë turbididesh.
Depozitimet mollasike si stadi i fundit i mbylljes së basit paramalor të formuar tashmë datohet
qysh në Seravalian e deri më sot. Formacioni mollasik kryesisht mbush qëndren e Basenit të
Deti Adriatik
Apulia platform
Baseni Jonik
B.A.J
Molase
Flish
Paramolase
O r
o g j
e n
P L
Fig. 2 Profil tërthor tokë-det (interpretim i profilit seizmik)
Adriatikut Jugor si dhe vendoset në mënyrë trasgresive në pjesët anësore të tij në kulmet e
strukturave si dhe vazhdimësi në basenet “piggy back”
Nga vetë zhvillimi paleogjeografik i Albanideve të jashtëme është berë e mundur depozitimi i një
sërë formacionesh me trashësi të konsiderueshme që arrijnë disa kilometra në vertikalitet dhe një
përhapje regjionale në horizontzlitet. (Fig. 1, 2).
Interpretimi strukturor bazuar në të dhënat seizmike
Aktiviteti i kërkimit në vendin tonë ka bërë të mundur realizimin e një sërë punimesh studimore
dhe projektuese kryesisht në tokë nga ku janë zbuluar një sërë vëndburimesh nafte e gazi. Ndër
faktorët që përcaktojnë zbulimin e një vëndburimi me nafte e gaz ndër më problematikët në
vendin tonë është kurthi, si për ata më rezervuarë korbonatikë edhe ata me ranorë.
Për këtë në brezat e rrudhosur forma gjeometrike e kurthit është ajo e rrudhosjeve antiklinale me
mbyllje nga të katër anet e mbuluar nga flishi.
Punimet e fundme seizmike me regjistrim deri në 8 sekonda në zonën e mbyhypjeve tregojnë për
vargje strukturorë të mbuluar nga flishi dhe maskuar nga mbyhypje me zhvendosje të
konsiderueshme sikurse vërehet ne profilin seizmik Fig.4.
Këto forma strukturore humbasin kuptimin e vet tej frontit të orogjenit ku marredheniet
0
2
4
6
8
Km
Platforma e Apulies
Baseni Jonik Baseni Jonik
Deti Jon
Plio-Quaternar Mesinia
ne Serev.- Tort.
Pg₃-N₁
(gëlqerorë
)
V J
Fig. 3 Interpretimi vazhdimit të platformës (profil seizmik i interpretuar)
ndërformacionale janë ato të kohës së sedimentimit.
Punimet e kryera në detin Adriatik dhe Jon si dhe puset e shpuar kanë mundësuar interpretimin e
kësaj pjese të territorit shqiptar të pa exploruar. Referuar profileve eizmikë dallohet qarte kufiri
midis formacionit karbonatik dhe atij mollasik (Fig. 3). Gjithashtu kalimi nga platforma e
Sazanit në basenin Jonik bëhet nepermjet shkeputjeve normale me amplitudë të madhe. Këto
shkëputje kanë përcaktuar ambientet e sedimentimit si dhe kanë diktuar në marrëdheniet
nderformacionale.(Fig.3)
Referuar profileve të përpunuar dallohen gjithë elementet si buza e platformës,shpati, dhe baseni
elementë këta që kanë ndikuar në gjenerimin migrimin dhe kurthimin e hidrokarburëve.
Zbulimi i hidrokarburëve me pusin A4-1X në territorin shqiptar dhe zbulimet në pjesën italiane
konfirmojnë këtë.
Prespektiva e mëtejëshme për kërkimin e hidrokarburëvë.
a. Në tokë
Me zhvillimin e teknologjisë si dhe programeve të përpunimit të të dhënave fushore kanë bërë të
mundur deshifrimin e ndërtimit gjeologjik në territorin shqiptar si në tokë dhe në det.
Në pjësën e territorit ku mbizoterojnë mbihypjet e strukturave antiklinale dhe vargjet malorë
kombinimi i të dhënave të gjeologjisë sipërfaqësore me ato të gjeofizikës ka dhënë rezultatet e
duhura në deshifrimin strukturor në thellësi. Zbulimi i naftës në Delvinë e Shpirag e konfirmon
këtë, ku si rezultat i regjistrimeve fushore të gravimetrisë, sizmikës pasive, simikën e valëve të
reflektuara kanë bërë të mundur konturimin e përhapjës së vargjeve strukturorë nën mbihypje të
strukturavë me bërthamë karbonatike apo flishore.
Nisur nga eksperienca e deritanishme ku ndarjet strukturore përgjithësisht pranohen të ndara me
sinklinale të dhënat e fundme tregojnë se format gjeometrike diktohen nga intensiteti dhe natyra
e deformimit.
Strukturat e poshtëvendosura janë më pak të deformuara dhe kanë përhapje më të gjërë se ato të
mbivendosura mbasi spostimet vertikale dhe horizontale janë më të mëdha. Jo vetëm kaq, por
nga analiza petrofizike që i është bërë rezervuarit karbonatik poroziteti sekondar rezulton më i
lartë në strukturat me deformacion më të madh. Duhet theksuar se gjenerimi dhe migrimi i naftës
e gazit për strukturat karbonatike realizohet brenda të të njëjtit element strukturor, mbasi zhytja e
krahëve lindorë të këtyre strukturave kalojnë thellësitë e dritares së gjenerimit. Kjo ndodh për aq
sa këto struktura nuk janë ekspozuar erozionit deri në nivelin e formacionit karbonatik ku do të
ndodhte fenomeni dismigrimit. Të dhënat e përftuara në pjesët më lindorë e konfirmojnë këtë
fenomen. Sidoqoftë, mbivendosja e formacionit mollasik me moshë neogenike në mënërë
trasgresive me ato të nënështrira me moshë të Kretë-Paleogenit dhe më të vjetra mundëson
migrimin drejt rezervuarëve ranorikë si në Marinëz, Kucovë, Pekisht etj.
Nisur nga studimet dhe interpretimet e bëra nga kompanitë e kërkimit në dekadën e fundit
vërehet një confirmim i objekteve në zonat e rrudhosurasi në zonën Kruja dhe atë Jonike të cilat
janë objekt për punime shtësë për tu shpuar.
b. Në det.
Mbështetur në të dhënat e përftuara nga punimet e fundme seizmike tokë-det janë dalluar një
sërë objektesh të mundëshme për kërkimin e naftës e të gazit. Objekt kryesorë në këtë pjesë të
territorit tonë jënë si grumbullimet hidrokarbure në formacionin karbonatik dhe në atë të
dëpozitimeve Mollasike. Nisur nga interpretimi I profileve
seizmike 2D dhe 3D tipe të ndryshme kurthesh verehën në prerjet e migruara. Ajo cka vërehet
dukshëm ështe roli I prishjeve normale që vecojnë basenin me platformën Fig. 2,3. Plani I këtyre
shkëputjeve me sa duket ka favorizuar migrimin e hidrokarburëve nga pjesa basenore në blloqet
mbushje kanalore
tavan i gëlqerorëve
Fig. 5 Marrëdheniet e sekuencave depozituese mbi gëlqerorët e platformës
e ngritur të platformës apo rifeve koralorë që shoqërojnë atë. Zbulimet e bëra në pjesën Italiane
janë të lidhura më vazhdimin e këtij kufiri.
Në pjesën perendimore të teritorit predominon tektonika me shkëputje normale dhe se
karakteristika kryesore e kurtheve është ajo e horsteve për pjesën e platformës. Nga pikëpamja e
gjenerimit të hidrokarburëve në këtë pjesë takohe dy tipe hidrokarburesh me prejardhje
termogjene dhe biogjene.
Hidrokarburë me prejardhje termogjene
Hidrokarburët të gjeneruara nga efektet e diagjenezës, ku rolin primar e luan temperatura,
takohen në sekuencën e Mesinianit të poshtëm. Grumbullimet hidrokarburë me prejardhje
termogjene janë provuar me pusin A4-1X. Në tokë nafta e gjendur në depozitimet e Mesinianit
janë të rënda të biodegraduara të ardhura nga depozitimet e nënështrira të Mesozoit.
Gazi biogjen
Sasitë e mëdha sedimentuese që shoqërojnë basenet paramalorë si ky i Adriatikut Jugor ndihmon
në ruajtjen e materialit organic nën kushtet e një gradient gjeotemik të ulët. Tektonika
sinsedimentare dhe kurthimi stratigrafik krijon një rritje sindepozituese duke favorizuar
grumbullimin e gazit biogjen. Në pjesën tokësore zbulimi I gazit biogjen është bërë kryesisht në
kurthe stratigrafikë që rezultojnë nga linza ranorësh si dhe ranorëve turbiditë. Për sa i përket
prerjes mollasike ajo ka të njëjtat karakteristika si dhe në tokë si nga përbërja litologjike dhe ajo
e gazgjenerimit, migrimit , akumulimit të gazit biogjen. Vlen të theksohet se strukturat
antiklinale në det janë më të mëdha dhe më të ruajtura nga ato të tokës rrjedhimisht rezervat janë
më të mëdha. Nga përllogaritjet e bëra kohët e fundit të rezervave gjeologjike mund të themi se
ato të pritëshme janë në sasira më të mëdha nga ato të zbuluara deri tani në tokë.
Konkluzione:
1. Punimet gjeologo gjeofizike të kryera në dekadat e fundit si rezultat i aplikimit të
teknologjive më të avancuara, kanë dëshifruar më tëj ndërtimin gjeologjik në Shqipëri nga
pikëpamja e naftëgazmbajtjes.
2. Në zonat e mbihedhura, reflektimet seizmike tregojnë për vazhdimësi të strukturavë
antiklinale të maskuara potencialisht për zbulime të reja, me shtrirje gati paralel me ato të
mbivendosura.
3. Kalimi nga platforma e Sazanit (Apulias) në atë Jonike bëhet me shkëputje normale të
thella që kontrollojnë dhe natyren e sedimentimit në dy anët e tyre.
4. Pjesët më prespektivë të rajonit janë buzët e platformës në rezervuarët karbonatike apo
dhe në ato terrigjenë në kontakt me gëlqeroret e platformës. Strukturat në depozitimet mollasike
të afta të gjenerojnë gaz biogjen janë më të ruajtura dhe me dimensione më të mëdha nga ato të
zbuluara në tokë.
Rerefenca:
Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore 2007, “Petroleum Exploration and Production
Opportunities in Albania”, Tiranë,
Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore 2010. Hydrocarbon potential. Tiranë.
Hamilton Oil (Albania) Corporation 1994. Albania Offshore Block V Hydrocarbon
Prospectivity,
Tiranë.
Sestini G. 1990. Albania – South Adriatic Geology and Petroleum Potential.
Luan Nikolla, Flamur Gishto, Stavri Dhima, Henri Nikolla. 2016. Geology of the South Adriatic
Basin Offshore Albania. AAPG, Bucharest, Romania
Luan Nikolla, Vlasta Tari-Kovacic & Arso Putnikovic, 2002. Stratigraphy and evolution of
Ionian
Foreland basin. Exploration methods in highly explored basins. 3rd International
Symposium on Petroleum Geology, Zagreb, Croatia. 79-83.
Sazan Guri 2014. Modeli tektono strukturor ne rajonin e Vlores Carpathian-Balkan Geological
Association XX Congress September 24–26, Tirana, Albania
Stavri Dhima, Luan Nikolla. 2010. Përdorimi i të dhënave të integruara më të fundit gjeologjike
dhe gjeofizike për vlerësimin e potencialit naftë gazmbajtës të të zonave të brezave të
rrudhosur në Albanidet Konferenca e 72-të e EAGE, Barcelona, Spanjë
Z. Bega, 2013, Hydrocarbon exploration opportunities in Albania – a review of recent
Exploration Activities, 7th BGS Congress, Conference and Technical Exhibition in
Tirana, 7-10 October, 2013.
Z. Bega, A. Balauri, P. Meehan, R. Gambini, W. Klammer, 2002, Exploring in structurally
Complex thrust belts: Southwest Albania case, AAPG/IFP Hedberg Conference, May 14-
18, 2002, Palermo, Italy.
Z. Bega, A. Balauri and P. Meehan, 2003, Buttressing role of the Apulian Platform on the
structural style of Southern Albania, presentation at Albanian Seminar – IFP Conference,
June 25-26, Rueil-Malmaison, France.
Z. Bega, 2013, Deep seated platform carbonate reservoirs as new hydrocarbon plays in NW
Albania-Montenegro segment of the Adriatic region, presentation at AAPG Conference,
April 8-10, 2013, Barcelona, Spain.
Top Related