UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI FILLOR
PUNIM DIPLOME
Tema: “Ndërlidhja në mes Fonetikës dhe Matematikës nga numri 1 deri në 5”
Kandidatja: Mentorja:
Albulenë Mazreku Prof. Ass. Dr. Sindorela Doli-Kryeziu
korrik, 2017
Gjakovë
2
DedikuarKëtë punim diplome iu dedikojë familjes time.
Gjithçka që kam arritur është meritë e juaja.
3
FALENDERIME
Së pari, falenderimi i takon Zotit të Madhëruar ndaj të cilit përulem me krenari.
“Edukimi është gjëja më e mirë që një baba mund t’i jep fëmijës së tij – Muhamedi a.s.”
“Krejt çka unë jam, ose shpresoj të bëhem, i detyrohem engjullit Nënë – Lincoln.”
Falenderoj thellësishtë dhe u jam mirënjohëse përjetësisht dy përsonave më të veçantë në
jetën time të cilët ishin afër meje në çdo hap të jetës sime duke më ofruar mbeshtetje të pa kusht
emocionale dhe financiare.
Falenderoj babain tim, Safet Mazreku ( Msc. I Mbrojtjes së Bimëve ) dhe nënën time, Hatixhe
Mazreku të cilët besuan dhe më përkrahën në çdo sukses timin.
Një falenderim tjetër të përzemërt ia dedikoj vëllaut tim, Bledar Mazreku dhe motrës sime,
Bleona Mazreku që janë inspirimi im dhe shtysa ime kryesore e rrugëtimit tim të pa ndalur drejtë
dijës.
Falenderim i veçantë shkon për mentoren Prof. Ass. Dr. Sindorela Doli-Kryeziu për ndihmën
profesionale dhe këshillat e dhëna.
Poashtu, falenderoj familjen time të gjerë të cilët në mënyra të ndryshme e lehtësuan punën time.
Së fundmi, por jo për nga rëndësia, falenderoj shoqërinë time për këshillat dhe përkrahjen e
vazhdueshme, jam me fat që janë pjesë e jetës sime.
4
ABSTRAKT
Ky punim synon që në mënyrë të hollësishme të hedh dritë në Fonetikë që nga tingujt eparë dhe të bëjmë ndërlidhjen e Fonetikës me Matematikën, përkatësisht shkronjave dhenumrave ku gjatë gjithë kohës nxënësi të ketë në vëmendje Gjuhën shqipe si në orë tëMatematikës ashtu edhe të Gjuhës shqipe.
Objekt studimi i këtij punimi është: Ndërlidhja në mes Fonetikës dhe Matematikës nganumri 1 deri në 5.
Punimi është realizuar në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, Programi Fillor, vitishkollor 2016/2017, Gjakovë.
Gjatë punimit është shfrytëzuar Praktika Pedagogjike përsonale e kryer në Sh.f.m.u.“Emin Duraku”, në Gjakovë.
Rezultatet treguan se mësimi i shkronjave e numrave dhe ndërlidhja e tyre gjatë procesitmësimor rritë dëshirën dhe vullnetin në mësimnxënie tek nxënësit.
Fjalët kyçe: nxënësit, shkronjat, numrat, librat, loja.
5
PERMBAJTJA
FALENDERIME - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 3
ABSTRAKT - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 4
HYRJE - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 7
KAPITULLI I
HISTORIKU I SHKURTËR I GJUHËS SHQIPE - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 8
1.1.Origjina e gjuhës shqipe - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 8
1.2. Fillimet e shkrimit shqip - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 9
1.3. Gjuha dhe dialektet - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -10
KAPITULLI II
GJUHA SHQIPE - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 11
2.1. Ç’është gjuha? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 11
2.2. Si ndahet gramatika e gjuhës shqipe? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 11
2.2.1. Fonetika - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 12
2.2.1.1. Fonemat e shqipes standarde - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -12
2.2.1.2. Zanoret dhe bashkëtingëlloret - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -13
2.2.1.3. Klasifikimi i zanoreve - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -14
2.2.1.4. Klasifikimi i bashkëtingëlloreve - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 14
2.2.2. Morfologjia - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 16
2.2.2.1. Numërori - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 17
2.2.2.1.1. Numërori i mirëfilltë - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 18
2.2.2.1.2. Lakimi i numërorit - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 19
2.2.3. Sintaksa - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -20
2.2.4. Leksikologjia - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 21
6
KAPITULLI III
MATERIALI DHE METODOLOGJIA E PUNËS - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 22
3.1. Materiali - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 22
3.1.1. Materialet bashkëshoqëruese - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -22
3.2. Metodologjia e mësimdhënies - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 23
KAPITULLI IV
NDËRLIDHJA NË MES FONETIKËS DHE MATEMATIKËS NGA NUMRI 1 DERI NË
5 - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 24
4.1. Ndërlidhja e shkronjës “Nj, nj” me numrin 1 - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 24
4.2.Ndërlidhja e shkronjës “D, d” me numrin 2 - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -27
4.3.Ndërlidhja e shkronjës “T, t” me numrin 3 - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 30
4.4.Ndërlidhja e shkronjës “K, k” me numrin 4 - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 33
4.5.Ndërlidhja e shkronjës “P, p” me numrin 5 - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -37
5. PËRFUNDIM - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 40
6. BIBLIOGRAFIA - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 41
7
HYRJE
Pas përfundimit me sukses të provimeve në konsultim me Prof. Ass. Dr. Sindorela Doli –
Kryeziu, u dakorduam që për temën e diplomës të perpiqemi të japim sado pak kontribut për
gjeneratat e ardhshme edhe për neve personalisht gjatë punës si mësuese e ardhshme në lëmin e
Programit Fillor në gjuhën shqipe, por edhe në rritjen e dëshirës për lëndën e Matematikës,
vendosëm që titulli i punimit të diplomes të jetë: Ndërlidhja në mes Fonetikës dhe
Matematikës nga numri 1 deri në 5.
Arsyeja pse zgjodhëm këtë temë është që mësuesi gjatë ligjërimit njëherit t’ua perkujtoj
në çdo moment nxënësve rolin e fonemave dhe konkretizimin e tyre në jetën praktike e pikërisht
në funksion të ndërlidhjes së gjuhës shqipe me matematikën si dy arterie kryesore për formimin e
nxënësit që nga shkronjat e para dhe numri një.
Gjatë punimit do të shfrytëzojë literaturën dhe materiale të ndryshme, punime shkencore,
praktikën pedagogjike, ligjeratat e marrura gjatë studimeve dhe të gjitha elementet praktike të
nevojshme për arritjen e realizimit sa më të suksesshëm të këtij punimi shkencor, përkatësisht
punimi të diplomes.
Që gjuha shqipe është e rëndësishme për një mësues/e të ardhshëm/me flet edhe ky
punim, sado që do të jetë modest do të mundohem që në mënyrë sa më të kapshme për nxënësit
t’i shpalosim shkronjat, numrat dhe lidhjen e tyre në mes vete që ora e mësimit të jetë sa më
atraktive .
Që një fëmijë të formohet në mënyrë të drejtë dhe të jetë i suksesshëm në jetën dhe
karierën e tij profesionale, padyshim që shkronjat dhe numrat duhet të mësohen në mënyrë të
rregulltë dhe adekuate.
Kjo arrihet vetëm me një kuadër, i cili gjatë përgatitjes së tij profesionale i çaset punës
me seriozitet dhe përkushtim. Ashtu edhe në këtë punim jam munduar që me vullnet dhe dëshirë
e punë të palodhshme të arrijë në përfundimin e suksesshëm të këtij punimi.
8
I. HISTORIKU I SHKURTËR I GJUHËS SHQIPE
Gjuha shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane, ku futen gjuhët indo-
iranike, greqishtja, gjuhët romane, gjuhët sllave, gjuhët gjermane, etj. Ajo formon një degë të
veçantë në këtë familje gjuhësore dhe nuk ka ndonjë lidhje prejardhjeje me asnjërën prej gjuhëve
të sotme indoevropiane. Karakteri indoevropian i shqipes, përkatësia e saj në familjen gjuhësore
indoevropiane, u arrit të përcaktohej e të vërtetohej që nga mesi i shekullit XIX, në sajë të
studimeve të gjuhësisë historike krahasuese.
Në ndarjen e gjuhëve indoevropiane në dy grupe: në gjuhë lindore ose satem dhe në gjuhë
perëndimore ose kontum, shqipja shkon me gjuhët lindore (satem), bashkë me gjuhët indo-
iranike, gjuhët balto-sllave dhe armenishten.
1.1. Origjina e gjuhës shqipe
Problemi i origjinës së gjuhës shqipe është një nga problemet shumë të debatuara të
shkencës gjuhësore. Ajo e ka burimin, pa dyshim, prej njërës nga gjuhët e lashta të Gadishullit të
Ballkanit, ilirishtes ose trakishtes. Në literaturën gjuhësore qarkullojnë dy teza themelore për
origjinën e shqipes: teza e origjinës ilire dhe teza e origjinës trake. Teza ilire ka gjetur mbështetje
më të gjerë historike dhe gjuhësore. Ajo është formuar që në shekullin XVIII në rrethet e
historianëve.
Nga të gjitha argumentet e paraqitura në mënyrë të përmbledhur, rezulton se teza e origjinës ilire
e gjuhës shqipe është teza më e mbështetur nga ana historike dhe gjuhësore.
9
1.2. Fillimet e shkrimit shqip
Shqipja është një nga gjuhët e lashta të Ballkanit, por e dokumentuar me shkrim mjaft
vonë, në shekullin XV.
Teksti i kuptueshëm më i lashtë në gjuhën shqipe është një formulë pagëzimi që mban
vitin 1462, e që thotë: Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit ( Unë të pagëzoj në
emër të Atit e të birit e të shpirtit të shenjtë). Autori i kësaj formule ishte Pal Engjëlli (lat. Paulos
Angelus, rreth 1417-1470), argjipeshkëv i Durrësit dhe mikë i ngushtë e këshilltarë i
Skënderbeut.1
Një dokumentë tjetër e më i rëndësishëm i shqipes së hershme është i ashtuquajturi
Ungjilli i Pashkëve ose Perikopeja, pesëmbëdhjetë rreshta në shkronja greke të përkthyera nga
Ungjilli i Shën Mateut ( 27:62-66 ). Ai u zbulua nga historian grek Spiridon Lamprosi (1851-
1919) më 1906 në një dorëshkrim greqishtë.2
Shekulli I XV mbyllet me një tjetër tekst shqip (1497), që ruhet në Gjermani. Është
fjalori shqip i Arnold fon Harfit.3
Këto dokumente nuk kanë ndonjë vlerë letrare, por paraqesin interes për historinë e
gjuhës së shkruar shqipe.
Shqipja, që në fillimet e shkrimit të saj, dëshmohet e shkruar në të dy dialektet, në dialektin e
veriut (gegërisht) dhe në dialektin e jugut (toskërisht), si dhe me dy alfabete, me alfabetin latin
dhe me alfabetin grekë gjë që tregon se kultura shqiptare ishte njëkohësisht nën ndikimin e
kulturës latine dhe të kulturës greko-bizantine.
Libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe, që njohim deri më sot është “Meshari” i Gjon
Buzukut, i vitit 1555, i cili shënon edhe fillimin e letërsisë së vjetër shqiptare.
Libri i parë në gjuhën shqipe, “Meshari” i Gjon Buzukut, u zbulua për herë të parë në Romë nga
njeri prej shkrimtarëve të veriut, Gjon Nikollë Kazazi. Por libri humbi përsëri dhe u rizbulua më
1 R. Elsie, “Histori e letërsisë shqiptare”, Dukagjini, Pejë 2001, fq. 24-252 R. Elsie, “Histori e letërsisë shqiptare”, Dukagjini, Pejë 2001, fq. 253 R. Elsie, “Histori e letërsisë shqiptare”, Dukagjini, Pejë 2001, fq. 26
10
1909 nga peshkopi Pal Skeroi, gjurmues dhe studiues i teksteve të vjetra.
"Meshari” i Gjon Buzukut është shkruar në gegërishten veriore (veriperëndimore), me alfabet
latin, të plotësuar me disa shkronja të veçanta.
Deri sa kërkimet të mos kenë nxjerrë në dritë ndonjë libër tjetër, “Meshari” i Gjon Buzukut do të
vijojë të mbetet libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe dhe vepra e parë e letërsisë shqiptare.4
1.3. Gjuha dhe dialektet
Në çdo vend gjuha paraqitet me degëzime sipas krahinave në mënyrë që edhe pse e
kuptojnë njëri-tjetrin, folësit e njërës krahinë dallohen nga ata të një tjetre. P.sh, në gjuhën shqipe
dallojmë dy degë të mëdha që u përgjigjen dy ndarjeve të etnikumit shqiptar në baza territoriale:
gegërishtja ose dega e trojeve shqiptare që shtrihen në Shqipërinë Veriore ose në Gegëri dhe
toskërishtja ose dega e trojeve shqiptare që shtrihen në Shqipërinë Jugore ose në Toskëri.5
Lumi Shkumbin në Shqipërinë e Mesme, duke rrjedhur pranë Elbasanit e duke u derdhur në
Adriatik, formon kufirin e përafërt midis dy zonave. Grupi i dialektit gegë karakterizohet nga
prania e zanoreve hundore , duke e ruajtur “n” më të vjetër për “r” toskërishte ( p.sh. geg.: venë,
Shqypni; tosk.: verë, Shqipëri) si dhe për një radhë tiparesh të veçanta morfologjike.6
Gegërishtja dhe toskërishtja janë variante të së njëjtës gjuhë kombëtare: të shqipes, ashtu si edhe
bartësit e tyre shqiptarët (përkatësisht: gegët e toskët) janë pjesët përbërëse të së njëjtës etni, e të
njëjtit komb: kombit shqiptar.
Pra, dialekti është gjuha e një krahine, rajoni apo qyteti në krahasim më gjuhën e përbashkët të
mbarë kombit.7
Gjuha e sotme letrare, e miratuar në Kongresin e Drejtshkrimit më 20-25 nëntor 1972, është një
bashkërendim i dy grupeve dialektore ndonëse bazohet në masën 80% mbi atë toskë.8
4 http://www.ikub.al/SHKOLLA_CATEGORY/1303060156/Article-Historiku-i-gjuhes-shqipe-.aspx5 Gj. Shkurtaj, “Shqipja e sotme” Tiranë, Tetor, 2010, fq. 816 R. Elsie, “Histori e letërsisë shqiptare”, Pejë,2001, fq. 37 Gj. Shkurtaj, “Shqipja e sotme” Tiranë, Tetor, 2010, fq. 818 R. Elsie, “Histori e letërsisë shqiptare”, Pejë,2001, fq. 3
11
II. GJUHA SHQIPE
2.1. Ç’është gjuha?
Gjuha është arti i komunikimit mes njerëzve, është ajo nëpërmjet të cilës mendimi merr
jetë. Ajo nuk është vetëm një mjet komunikimi, ajo mban me vete vlera shumë të mëdha,
shoqërore, kulturore dhe historike.
Të zotërosh shumë mirë disa gjuhë do të thotë të kesh në mendjen tënde një nga pasuritë më të
mëdha që ekziston. Sado që në ditët e sotme çështja e globalizimit të çon në përdorimin e disa
gjuhëve ndërkombëtare, njerëzit nuk duhet të harrojnë se gjuha e tyre është ajo që i bënë ata të
jenë të veçantë dhe të plotë në figuren e tyre. Gjuha amtare përfaqëson diçka të madhe, kudo që
të shkosh nëpër botë, sado gjuhë që të mësosh, sado njerëz të takosh, asnjë dhe asgjë nuk do të
gëzojë aq shumë se sa të flasësh me dikë në gjuhën tënde. Gjuha është padyshim identiteti im
nëpër botë.
Çdo njeri duhët të jetë i vetëdijshëm se mban me vete një vlerë që peshon rëndë. Është pikërishtë
gjuha ajo që do e bëjë atë unik në botë, do jetë ajo që do ta krijoj identitetin e tij.
2.2. Si ndahet gramatika e gjuhës shqipe?
Gramatika e gjuhës shqipe ndahet në:
Fonetikë
Morfologji
Sintaksë
Leksikologjia
12
2.2.1. Fonetika
Fonetika (nga greqishtja φωνή, phone = tingull) është degë e gjuhësisë që studion mjetet
tingullore të gjuhës, shfaqjet dhe funksionet e tyre. Ajo studion strukturën tingullore të ligjërimit,
tingujt (nyjëtimin e tyre, veçrorit akustike dhe anatomo-fiziologjike), ligjësitë e bashkimit dhe të
ndryshimit të këtyre tingujve dhe sidomos funksionin e tyre në procesin e komunikimit. Por
fonetika nuk përqëndron vëmendjen vetëm në sistemin e tingujve. Ajo merret gjithashtu me
dukuri të tjera të anës tingullore të gjuhës, siç janë: p.sh. theksi, rrokja, intonacioni, etj.9
Gjuha shqipe ka si parim themelor të drejtshkrimit parimin fonetikë, sipas të cilit fjalët shkruhen
ashtu si shqiptohen dhe anasjelltas. Ky parim zbatohet në pjesën më të madhe të fjalëve, si dhe
në emrat e përveçëm të njerëzve e të vendëve, qofshin shqiptar, qofshin të huaj. E vetmja zanore
që shkruhet edhe në disa raste ku, në fakt, nuk shqiptohet është ë fundore, në fjalë si:
Punë, pjesë, fjalë, shkollë, kam dalë, kam vjelë; si dhe në disa pozicione në gji të fjalës,
si: pjesëmarrës, arkëtar, këmbshpejtë, etj. 10
2.2.1.1. Fonemat e shqipes standarde
Për të kuptuar dhe zbatuar më lehtë e më mirë rregullat e drejtshqiptimit është e
nevojshme të dihet përbërja fonetike (tingullore) e shqipes standarde në krahasim me atë të
dialekteve.
Shqipja standarde ka 7 fonema zanore: a, e, ë, i, o, u, y, dhe 29 fonema bashkëtingëllore: b, c, ç,
d, dh, f, g, gj, h, j, k, l, ll, m, n, nj, p, q, r, rr, s, sh, t, th, x, xh, v, z, zh. 11
9 A. Dodi, “ FONETIKA DHE FONOLOGJIA E GJUHËS SHQIPE”, Tiranë 2004, fq. 510 Gj. Shkurtaj, “ Shqipja e sotme”, Tiranë, Tetor 2010, fq. 1911 Gj. Shkurtaj, “ Shqipja e sotme”, Tiranë, Tetor 2010, fq. 24
13
2.2.1.2. Zanoret dhe bashkëtingëlloret
Tingujt e ligjërimit ndahen në dy grupe të mëdha: në zanore dhe në bashkëtingëllore.
Zanoret dhe bashkëtingëlloret dallohen midis tyre në tipare:
1. Nyjëtimore
2. Funksionale
3. Akustike
Nga pikëpamjet e nyjëtimit midis këtyre grupeve ekzistojnë këto dallimi kryesore:
a. Kur shqiptojmë zanoret, rryma e ajrit nuk has pengesa, por del lirisht nga goja. Kur
shqiptojmë bashkëtingëlloret, përkundrazi, në rrugën e kalimit të ajrit krijohen pengesa,
për shkak të mbylljes së plotë ose jo të plotë, që formojnë organet e të shqiptuarit në
vende të ndryshëm të aparatit të të folurit.
b. Kur shqiptojmë zanoret është i tendosur gjithë aparati i të folurit, ndërsa kur shqiptojmë
bashketingëlloret është e tendosur vetëm një pjesë e këtij aparati, pjesa ku formohet
pengesa.
Nga pikëpamjet funksionale dallimet e zanoreve dhe të bashkëtingëlloreve lidhen me rolin e
tyre në rrokje: zanoret janë tinguj rrokjeformues, që formojnë kulmin e rrokjes;
bashkëtingëlloret janë tinguj që hyjnë në përbërjen e rrokjes, por ato vetë nuk mund të formojnë
rrokje. Vetë termi bashkëtingëllore, tregon rolin e bashkëtingëllores në rrokje si shoqëruese e
zanores.
Nga pikëpamja akustike dallimi midis zanoreve dhe bashkëtingëlloreve paraqitet më i
ndërlikuar, sepse në këtë drejtim bashkëtingëlloret nuk janë të njëllojta.
Bashkëtingëlloret ndahen në të zhurmëta dhe në sonantë ( të tingullta ).12
12 A. Dodi, “ FONETIKA DHE FONOLOGJIA E GJUHËS SHQIPE”, Tiranë 2004, fq. 35-36
14
2.2.1.3. Klasifikimi i zanoreve
Gjuha shqipe ka 7 zanore: ( a, e, ë, i, o, u, y). Tiparet e përgjithshme nyjëtimore që sigurojnë
dallimin e tyre janë: radha, ngritja dhe buzorëzimi.
Zanoret mund të jenë të theksuara dhe të patheksuara.
Zanoret e shqipes klasifikohen:
• Sipas vendit të ngritjes së gjuhës drejt qiellzës:
të përparme: i, e, y
qëndrore: ë, a
të prapme: o, u
• Sipas shkallës së ngritjes së gjuhës drejt qiellzës:
të hapura: a
gjysmë të hapura: o, e, ë
të mbyllura: i, y, u
• Sipas pjesëmarrjes ose jo të buzëve:
të buzorëzuara: y, u, o
të pabuzorëzuara: i, e, a, ë13
2.2.1.4. Klasifikimi i bashkëtingëlloreve
Gjuha shqipe ka 29 bashkëtingëllore: b, c, ç, d, dh, f, g, gj, h, j, k, l, ll, m, n, nj, p, q, r, rr, s, sh,
t, th, x, xh, v, z, zh. Tiparet më të përgjithshme nyjëtimore dhe akustike mbi të cilat mbështet
dallimi i këtyre bashkëtingëllorëve janë:
1. Vendi i formimit,
13 A. Dodi, “ FONETIKA DHE FONOLOGJIA E GJUHËS SHQIPE”, Tiranë 2004, fq. 37-39
15
2. Mënyra e formimit (lloji i pengesës),
3. Pjesëmarrja e zhurmës,
4. Pjesëmarrja e zërit,
5. Rezonanca hundore
Sipas vendit të formimit, bashkëtingëlloret e shqipes ndahen në tri grupe të mëdha:
1) Buzore,
2) Gjuhore,
3) Glotale.
1. Bashkëtingëlloret buzore ndahen në dy grupe:
a) Dybuzore, kur të dy buzët formojnë mbyllje, si tek p, b, m;
b) Buzore-dhëmbore, kur buza e poshtme afrohet te dhëmbët e sipërm, si tek f, v.
2) Bashkëtingëlloret gjuhore ndahen në:
a) Paragjuhore: t, d, ll, c, x, s, z, n, l, rr, r, ç, xh, sh, zh, th, dh.
b) Mesgjuhore: q, gj, nj, j.
c) Prapagjuhore: k, g.
3) Te bashkëtingëllorja glotale h pengesa formohet në laring, në shtegthin e zërit.
Sipas mënyrës së formimit të zhurmës ose llojit të pengësës bashkëtingëlloret ndahen në:
1) Mbylltore ( okluzive ),
2) Shtegore ( fricative ) dhe
3) Dridhëse ( vibrante ).
Në vartësi nga pozicioni i qiellzës së butë bashkëtingëlloret ndahen në:
1) Hundore: m, n, nj
2) Johundore: t, d, q, gj, k, g etj.14
Sipas pjesëmarrjes së zërit bashkëtingëlloret ndahen në:
1) Të zëshme: b, d, g, v, z, zh etj.
2) Të shurdhëta (ose të pa-zëshme): p, t, k, f, s, h, etj.15
14 A. Dodi, “ FONETIKA DHE FONOLOGJIA E GJUHËS SHQIPE”, Tiranë 2004, fq. 72-73, 75.
16
2.2.2. Morfologjia
Morfologjia ( nga greqishtja morfé = formë dhe logos = fjalë, dije ) është pjesë e
gramatikës, që merret në radhë të parë me studimin e trajtëformimit, d.m.th. me studimin e
formave të ndryshme, që marrin fjalët e lakueshme (emrat, mbiemrat, përemrat dhe numërorët)
ose të zgjedhueshme (foljet), si edhe me studimin e kuptimeve të këtyre formave. Por, në një
vështrim më të gjerë morfologjia merret me klasifikimin e fjalëve në kategori leksiko-
gramatikore, që quhen pjesë të ligjeratës.
Pra, objekt studimi për morfologjinë është fjala, e cila në këtë pjesë të gramatikës
studiohet edhe si pjesë e ligjeratës, edhe nga pikëpamja e formave dhe e kuptimeve gramatikore
përkatëse.16
Në gjuhën shqipe dallohen shkoqur këto pjesë të ligjeratës: 1. Emri, 2. Mbiemri, 3. Numërori, 4.
Përemri, 5. Folja, 6. Ndajfolja, 7. Parafjala, 8. Lidhëza, 9. Pjesëza,
10. Pasthirrma.17
Në bazë të veçorive morfologjike, pjesët e ligjeratës ndahen në:
Pjesë të ndryshueshme dhe
Pjesë të pandryshueshme.
Pjesë të ndryshueshme të ligjeratës janë fjalët që lakohen: emri, mbiemri, përemri e, në një farë
mase, numërori, ose që zgjedhohen: folja.
15 R. Memushaj, “Hyrje në gjuhësi”, Tiranë 2004, fq. 7416 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “ Gramatika e Gjuhës shqipe 1 –Vëllimi I – Morfologjia “, Tiranë 2002, fq. 2917 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “ Gramatika e Gjuhës shqipe 1 –Vëllimi I – Morfologjia “, Tiranë 2002, fq. 37
17
Pjesë të pandryshueshme të ligjeratës janë fjalët që as lakohen, as zgjedhohen: ndajfolja,
parafjala, lidhëza, pjesëza, dhe pasthirrma.18
Pasi që unë jam përqëndruar për temën: “ Ndërlidhja në mes Fonetikës dhe Matematikës nga
numëri 1 deri në 5”, do të fokusohem tek Numërori si pjesë e ligjeratës.
2.2.2.1. Numërori
Numërori është ajo pjesë e ligjeratës që tregon numra abstraktë ose sasi të caktuara
sendesh a qeniesh të një fare. Numërorët në përgjithësi nuk janë fjalë emërtuese. Ato japin
nocione të veçanta që nuk janë të lidhura me sende reale, por më numrat matematikë. Kuptimi i
përgjithshëm kategorial i numërorëve, pra, është shënimi i sasisë së caktuar.19
Në klasën e numërorëve nuk hyn çdo fjalë që lidhet me sasinë dhe me numrin, por vetëm
ato fjalë që shënojnë numra si elemente të sistemit të numërimit dhe si thyesa. Si përfundim,
jashtë kësaj pjese të ligjeratës mbetën: fjalët që tregojnë radhën e sendeve e që kanë kategoritë
gramatikore të mbiemrit: i parë, i dytë, i tretë, i pestë etj.; fjalët që emërtojnë sasi të papërcaktuar
dhe që kanë kategoritë gramatikore të emrit: shumicë, pakicë, gjysma etj.; 20
Shumë shpeshë numërorët përdoren si shoqërues të emrave që emërtojnë sende a qenie të
një fare, sasie e të cilave është e numërueshme, pra, si mbiemra, si përcaktues të sasisë së këtyre
sendeve a qenieve, p.sh.: Një dritare në ballë, një tryezë dhe pesë karrige, dy rafte për biblotekë,
lule mbi tryezë. Rëndësia e numërorit në këtë përdorim rritet veçanërishtë, kur shoqëron emra në
18 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “ Gramatika e Gjuhës shqipe 1 –Vëllimi I – Morfologjia “, Tiranë 2002, fq. 3919 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “ Gramatika e Gjuhës shqipe 1 –Vëllimi I – Morfologjia “, Tiranë 2002, fq. 20320 Po aty, fq. 203
18
numrin shumës, ku numërori është i vetmi mjet për të përcaktuar me saktësi kuptimin e
padiferencuar të shumësit të emrit. P.sh.: Këto dy punë nuk mund të kryhen njëhershëm. 21
Numërori mund të tregojë sasi të caktuar sendesh ose pjesë të sendëve a të një grup sendesh: pra,
ai mund të tregojë njësi të plota ose pjesë të këtyre njësive. Këtej dallohen numërorët e mirëfillt
dhe thyesat ( numërorët thyesorë ).
2.2.2.1.1.Numërorët e mirëfilltë.
Në grupin e numërorëve që shprehin njësi të plota, hyjnë ato fjalë që janë elemente të sistemit të
numërimit: një, dy, tre, katër, pesë, etj. Këto fjalë kanë qenë quajtur numërorë themelorë. 22
Numërorët në përgjithësi nuk e kanë kategorinë gramatikore të gjinisë: katër djem, katër
vajza. Bën përjashtim numërori tre i cili e ka kategorinë e gjinisë: tre djem, tri vajza, por edhe
njëzet e tre djem dhe njëzet e tri vajza.
Numërori e ka kategorinë e gjinisë edhe kur ka kuptim përmbledhës:
Sa djem erdhën ? Të dy(të tre).
Sa vajza erdhën ? Të dyja(të tria).
Ky dallim ruhet edhe kur numërori tre/tri përdoret pa emrin përkatës:
Sa djem ishin ? Tre.
Po vajza sa ishin ? Tri. 23
21 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “ Gramatika e Gjuhës shqipe 1 –Vëllimi I – Morfologjia “, Tiranë 2002, fq. 204
22 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “ Gramatika e Gjuhës shqipe 1 –Vëllimi I – Morfologjia “, Tiranë 2002, fq. 203 po aty.23 http://www.mileniumi3.net/doc%27s/Gramatika%20e%20gjuhes%20shqipe.pdf
19
Numërorët janë fjalë:
o Të parme – janë numërorët 0-10: zëro, një, dy, tre, katër, pësë etj.
o Të përngjitura – janë numërorët 11-19: njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë etj.
o Të përbëra – janë numërorët tridhjetë, pesëdhjetë, gjashtëdhjetë, shtatëdhjetë, tetëdhjetë,
nëntëdhjetë, njëqind, dyqind etj.
o Shprehje – janë numërorët 21-29, 31-39, 41-49 etj.: tridhjet e një, dyzet e dy, njëqind e
një etj.24
2.2.2.1.2. Lakimi i numërorit
Numërorët nga dy e lart lakohen njësoj si emrat në shumës:25
RasaGjinia
Mashkullore Femërore
Emërore: dy Të dy Të dyja
Gjinore: i, e dyve i, e të dyve i, e të dyjave
Dhanore: dyve Të dyve Të dyjave
Kallëzore: dy Të dy Të dyja
Rrjedhore: dyve Të dyve Të dyjave
24 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “ Gramatika e Gjuhës shqipe 1 –Vëllimi I – Morfologjia “, Tiranë 2002, fq. 206-20725 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “ Gramatika e Gjuhës shqipe 1 –Vëllimi I – Morfologjia “, Tiranë 2002, fq. 211
20
2.2.1. Sintaksa
Sintaksa është pjesa e gramatikës që studion fjalët gjatë ligjërimit, rregullat e bashkimit të
tyre në grupe fjalësh e në fjali si dhe rolin që luajnë ato.
Fjalia është një grup fjalësh të lidhura në mes vete sipas kuptimit dhe rregullave
gramatikore të gjuhës. Fjalia kumton diçka. Në gjuhën e folur fjalitë karakterizohen nga një
intonacion ose vijë melodike e veçantë (zbritëse, ngjitëse etj.). Në gjuhën e shkruar ato
përcaktohen nga shenjat e pikësimit (pikë, pikëpyetje, pikëpresje, pikëçuditje).
Dallohen dy grupe përbërëse të fjalisë:
• Grupi emëror (kryefjala);
• Grupi foljor (kallëzuesi);
Grupi emëror tregon për personat për të cilët flitet, kurse grupi foljor tregon çfarë thuhet
për ta:
Të gjithë fëmijët rrinin të qetë.
Grup emëror Grup foljor
Një fjali mund të jetë e thjeshtë ose e përbërë. Fjalia është e thjeshtë kur ka vetëm një
folje. Fjalia është e përbërë kur ka më shumë se një folje.
Sipas llojit të kumtimit fjalitë mund të jenë:
• Dëftore - fjalia dëftore shërben për të treguar diçka, për të dhënë një informacion rreth
një fakti, rreth një vëzhgimi, një gjykimi, një opinioni.
• Pyetëse - fjalia pyetëse përdoret për të pyetur për diçka që folësi nuk e di ose e di
pjesërisht dhe pret prej bashkëbiseduesit një përgjigje.
21
• Nxitëse - fjalia nxitëse shërben për të nxitur dikë që të zbatojë një urdhër, një këshillë,
një sugjerim, një ftesë.
• Dëshirore - fjalia dëshirore shërben për të shprehur një dëshirë, një urim, një mallkim.
Fjalia dëshirore mund të shprehë edhe dëshirën që të mos ndodhë diçka.26
2.2.2. Leksikologjia
Leksikologjia është pjesë e gjuhësisë që studion fjalët e një gjuhe dhe kuptimet e tyre.
Fjala leksikologji vjen nga greqishtja e vjetër: leksis = fjalë, logos = dije.
Gjuha shqipe, ashtu si çdo gjuhë, ka një numër të madh fjalësh. Disa prej këtyre fjalëve
kanë më shumë se një kuptim. Tërësia e fjalëve të një gjuhe quhet leksik. Pra, leksiku është një
lum i gjatë fjalësh, por ai nuk është thjesht një listë fjalësh që ekziston në mendjen tonë. Ai është
një sistem ku çdo fjalë ka vendin e vet dhe është gjithmonë në lidhje me fjalë të tjera.
Çdo grup fjalësh që lidhen me njëra-tjetrën nëpërmjet kuptimit të veçantë që ato
shprehin, përbëjnë një fushë leksikore.27
26 http://www.mileniumi3.net/doc%27s/Gramatika%20e%20gjuhes%20shqipe.pdf27 Po aty.
22
III. MATERIALI DHE METODOLOGJIA E PUNËS
3.1. Materiali
Si material gjatë këtij punimi kam përdorur të gjithë literaturën që sipas mendimit tim
ishte e duhur për këtë punim, si p.sh.: tekste universitare, hulumtime nga interneti, si dhe
material didaktik:
Abetare - M. Gjokutaj, I. Krasniqi, Sh. Rrokaj, S. Kumnova, Pegi & Dukagjini, korrik 2014
Leximi 1 – Arif Demolli, Prishtinë 2008
Matematika 1- Fletore Pune – Ramadan Zejnullahu, Sejdi Bilalli, Pejë 2014
Matematika 1- Ramadan Zejnullahu, Sejdi Bilalli, Janar 2016, fq. 14
3.1.1. Materialet bashkëshoqëruese
Materialet bashkëshoqëruese për këtë periudhë janë shumë të rëndësishme. Duke njohur nevojat
e fëmijëve në lidhje më zhvillimin e tyre mendor dhe psikomotor, mesuesit u duhet të
përzgjedhin:
Libra për fëmijë të cilët mund të lexohen nga mësuesi dhe nxënësit mund të dëgjojnë e
më pas të diskutojnë rreth tyre. Këta libra shërbejnë si hap i parë për të ngritur
bibliotekën e klasës.
Fletore pune për vizatim
Numrat e mi të parë – Nada Morina, Nazlishahe Luma, Prishtinë 2008
Lojëra me ABC – Myftar Myftari
Abetare – Nexhat Tafa, Taulant Tafa, Eri Tafa, 2007-2009
Pushimet – Dhurata Tara-Nixha, Saranda Kumnova-Pozhegu, Prishtinë 2008
23
3.2. Metodologjia e mësimdhënies
Metodologjinë që kemi përdorur gjatë këtij punimi është programi edukativ “ hap pas hapi”, me
anë të së cilit janë realizuar orët mësimore.
Ҫka kuptoni me “Hap pas hapi”?
Hap pas Hapi është një program që promovon mësimin modern dhe qasje të përshtatshme për
zhvillim në fëmijërinë e hershme. Në këtë program, fëmijët përfitojnë nga qasja e re afirmative
në klasë, ata janë aktivë, gëzojnë lirinë e shprehjes dhe interesat e dëshirat e tyre respektohen
plotësisht.28
Programi është zhvilluar në vitin 1994 nga Universiteti Georgetoën në Ëashington DC me
financim nga Instituti për Shoqëri të Hapur dhe paraqet gërshetim të përvojave amerikane dhe
evropiane për punë me fëmijët e moshës deri në 10 vjet. Sot, ajo operon në 30 vende dhe është
koordinuar nga Shoqata Ndërkombëtare Hap pas Hapi (ISSA), me bazë në Holandë. KEC ka të
drejtën e autorit nga ISSA për ofrimin e programit dhe shpërndarjen e materialeve në Kosovë.29
Në Kosovë është i pranishëm nga viti 1997 dhe i cili në fillim nisi si metodologji parashkollore
por ka vite që vazhdon edhe në shkollat fillore nga klasa e parë deri në të pestën.
28 http://www.kec-ks.org/projects/hap-pas-hapi-2/29 http://www.kec-ks.org/projects/hap-pas-hapi-2/
24
IV. Ndërlidhja në mes Fonetikës dhe Matematikës nga numri 1 deri në 5
4.1. Ndërlidhja e shkronjës “Nj, nj” me numrin 1
Lënda: Gjuhë shqipe
Njësia mësimore: Ndërlidhja e shkronjës “Nj, nj” me numrin 1
Tipi i orës: Zhvillim
Mjetet mësimore: Ilustrimet e përgatitura, fishet e shkronjave, libra, fletorja, lapsi,ngjyrat etj.
Objektivat:
Të dallojë tingullin dhe shkronjën “Nj”
Të shkruajë shkronjën “Nj, nj”
Të dallojë numrin 1
Të shkruajë numrin 1
Metodat: Bashkëbiseduese, tekstuale, demonstruese.
Evokim, hyrje, aktivitetet hyrëse ( Koha 10min):
Nxënësit do të vëzhgojnë figurat në abetare.
30
30 M. Gjokutaj, I. Krasniqi, Sh. Rrokaj, S. Kumnova, “Abetare”, Pegi & Dukagjini, korrik 2014, fq. 86
25
Nxitet bashkëbisedimi përmes pyetjeve:
- Çfarë po shihni?
- Çfarë po bën Njomëza?
- Çka i ka ndodhur Njomëzës?
Realizim, aktivitetet zhvillimore (Koha: 25min): Veçohet fjalia dhe analizohet:
Njomëzës I Kanë Dalë Njolla Në faqe.
Nj O Ll A T
Nj Nj
- Sa fjalë ka fjalia?
- Sa rrokje ka secila fjalë?
- Sa shkronja ka secila fjalë?
- Cili është tingulli që dëgjohet tek fjalët: njollat, Njomëza?
Paraqes para nxënësve fishet e shkronjave “Nj”, “nj”, “Nj”, “nj”
Nxisë nxënësit që të lëxojmë së bashku shkronjat: “Nj” e madhe e shtypit, “nj” e vogël e shtypit,
“Nj” e madhe e shkrimit, “nj” e vogël e shkrimit.
Demonstroj para nxënësve se si shkruhen shkronjat: “Nj”, “nj”, “Nj”, “nj”. Kërkoj nga
nxënësit që të mbyllin sytë dhe të shkruajmë së bashku në ajër shkronjën e mësuar.
Pastaj pyes nxënësit: Cili është numri që po e shihni në abetare?
Paraqes para nxënësve ilustrimet e përgatitura:
Nj O M Ë z a
26
Shpërndaj fletët me ilustrimin për secilin nxënës dhe kërkoj nga ata që të ngjyrosin figurën e
bashkangjitur me numrin 1. Pyes nxënësit nga sa shkronja përbëhet numri 1?
Pra, numri 1 është numër natyral që përbëhet nga dy shkronja, shkronja Nj (që bënë
pjesë në grupin e fonemave bashkëtingëllore ) + ë (që bënë pjesë në grupin e zanoreve ) bëhet
numri NJË ( 1 )
Reflektimi, aktiviteti përfundimtar i orës (Koha 10min):
Udhëzohen nxënësit të shkruajnë në fletore disa rreshta me shkronjën e mësuar, si dhe ushtrimet
e përgatitura.
Vizato figurat: Ngjyros dhe lidh me shigjetë:
Detyrat e shtëpisë: Të shkruajnë në fletore tre rreshta me shkronjën “Nj, nj” të shkrimit, dy fjali,
si dhe pesë rreshta me numrin 1.
12 3 1
27
4.2. Ndërlidhja e shkronjës “D, d” me numrin 2
Lënda: Gjuhë shqipe
Njësia mësimore: Ndërlidhja e shkronjës “D, d” me numrin 2
Tipi i orës: Zhvillim
Mjetet mësimore: Ilustrimet e përgatitura, fasule, shkopinj, libra, fletorja, lapsi,goma, ngjyrat
etj.
Objektivat:
Të dallojë tingullin dhe shkronjën “D”
Të formësojë shkronjën “D” me fasule e shkopinjë
Të dallojë numrin 2
Të formësojë numrin 2 me fasule e shkopinjë
Metodat: Bashkëbiseduese, tekstuale, demonstruese.
Evokim, hyrje, aktivitetet hyrëse ( Koha 10min):
Ftojë nxënësit që të ulen në karriget e tyre duke e formuar një rreth. Fillimisht me nxënësit do të
zhvillohet një lojë në formë të garës. Nxënësit ndahen në grupe ku do të gjejnë fjalë që fillojnë
me tingullin D, ose që e kanë në mes apo në fund këtë tingull.
N
Figure 1: Nxënësit të
ndarë në grupe duke
diskutuar së bashku për
detyrën e dhëne. Klasa e
parë, Sh.f.m.u “EminDuraku”, Gjakovë.
28
Realizim, aktivitetet zhvillimore (Koha: 25min): Nga fjalët e gjetura këshillohen të formulojnë
fjali. Cili grup do të gjejë më shumë fjalë e fiton lojën.
Pas përfundimit të kohës së dhënë për të punuar, nxënësit tregojnë fjalët e gjetura: Dora, dielli,
deti, dy, dera, dreri etj.
Formulojnë fjalitë: “Deti është i madh.”
“Dielli është i nxehtë.”
“Dreri është i bukur” etj.
Paraqiten fishet e shkronjave “D, d”
Demonstrohet mënyra e të shkruarit të saktë të shkronjës, me të gjitha elementet. Shpjegohet se
shkronja D përbëhet nga dy vija, një vije të drejtë dhe një të lakuar apo gjysmërrethore.
Gjithashtu iu shpjegohet nxënësve se kjo shkronjë bënë pjesë në grupin e bashkëtingëllorëve.
Pyes nxënësit: “Cili numër fillon më shkronjën D?”
Nxënësit përgjigjen: “Numri 2, 12, 200”
Pyes nxënësit: “A di ndonjëri nga ju si shkruhet numri 2?”
Disa nxënës e shkruajnë numrin 2 në tabelë.
Paraqes para nxënësve fjalët: Dora, dera, duar, dritë, lodër:
29
D O r a
D U a r
Kërkoj nga nxënësit që së bashku të lexojmë fjalët dhe pastaj ti ndajmë në rrokje.
Do – ra ( dy rrokje ), de – ra ( dy rrokje ), du – ar ( dy rrokje ), dri – të ( dy rrokje )
“Cili numër po përsëritet disa herë?” ( Numri 2)
Paraqes punimet e përgatitura :
Reflektimi, aktiviteti përfundimtar i orës (Koha 10min):
Udhëzohen nxënësit që të ulen në vendet e tyre, dhe të fillojnë që të formojnë shkronjën “D, d”
dhe numrin 2 me fasule dhe shkopinjë.
Figure 2: Punimet e nxënësve të klasës së parë në Sh.f.m.u. "Emin Duraku" Gjakovë
D e r A
D r i t ë
1 + 1 = 2_ 1 – 1 =0_1 + 0 = __ 1 – 0 = __2 + 0 = __ 2 – 0 = __0 + 1 = __ 2 – 1 = __
2
2
30
Pas përfundimit të detyrës udhëzohen nxënësit që të plotësojnë librin e Matematikës te numri 2:
31
Detyrat e shtëpisë: të shkruajnë tre rreshta me shkronjën “D, d” të shtypit dhe tri fjali, si dhe të
ushtrojnë të shkruajnë numrin 2 në fletoret e tyre.
31 R. Zejnullahu, S. Bilalli, “Matematika 1”, Janar 2016, fq. 14
31
4.3. Ndërlidhja e shkronjës “T, t” me numrin 3
Lënda: Gjuhë shqipe
Njësia mësimore: Shkronja e madhe dhe e vogël “T, t” dhe numri 3
Tipi i orës: Zhvillim
Mjetet mësimore: Ilustrimet e përgatitura, fishet e shkronjave, fletoret e punës, lapsi,goma,
ngjyrat etj.
Objektivat:
Të njohë, të shqiptojë shkronjat “T, t”
Të shkruajë saktë dhe bukur shkronjën “T, t”
Të dallojë numrin 3
Të shkruajë numrin 3
Metodat: Bashkëbiseduese, tekstuale, demonstruese.
Evokim, hyrje, aktivitetet hyrëse ( Koha 10min):
Paraqes para nxënësve fjalët: tortë, Trimi, tavolina, tastiera,
tre… Çfarë kanë të përbashkët këto fjalë? Nxënësit
përgjigjen.
Meqë nxënësit janë të ulur në karriget e vogla në formë të
rrethit, ata në duar mbajnë librin e Abetares.
Realizim, aktivitetet zhvillimore (Koha: 25min):
Udhëzoj nxënësit të hapin Abetaren tek shkronja T.
Pasi nxënësit shikojnë figurat kërkoj nga ata që të
përshkruajnë se çka po shohin?
Për çka na shërben kompjuteri? Po tastiera? Po tavolina?
Pyes nxënësit: A e përdorni ju kompjuterin?
Figure 3: Nxënëse e klasës së parë Sh.f.m.u"Emin Duraku" duke shikuar figurat nëAbetare.
32
Shkruaj në tabelë fjalinë: “Artani e Teuta kanë kompjuter të ri”. Së bashku më nxënësit
analizojmë fjalinë: Sa fjalë ka fjalia?
Së bashku analizojmë fjalinë duke e ndarë edhe në rrokje.
Pyes nxënësit: Cila shkronjë është me ngjyrë të kuqe?
Shkruaj shkronjën T, t në tabelë dhe i drejtojë nxënësit të bëjnë dallimin ndërmjet shkronjës së
madhe të shtypit, T dhe të voglës së shtypit, t.
Paraqes para nxënësve fishet me rrokjet e përgatitura:
Pasi përfundojmë leximin e rrokjeve, duke i kushtuar vëmendje më të madhe shkronjës, T
kthehemi përsëri të analizojmë fjalët në Abetare:
Artani e Teuta kanë kompjuter të ri Shtatë fjalë
Figure 4: Fishet me rrokje, fjalë dhe fjali të bëra gjatë Praktikës Pedagogjike në Sh.f.m.u. "Emin Duraku", Gjakovë.
33
- Pyes nxënësit: Sa shkronja ka fjala e parë?
- A gjendet shkronja T në këtë emër dhe ku?
- Nga sa rrokje përbëhen fjalët: Artani, Teuta dhe kompjuter?
Nxënësit përgjigjen se të tri fjalët përbëhen nga tri rrokje.
Pra, edhe numri 3 fillon me shkronjën T.
Shpërndaj disa ushtrime për numrin 3
Reflektimi, aktiviteti përfundimtar i orës (Koha 10min):
Kërkojë nga nxënësit që të lexojnë fjalët dhe fjalinë në
Abetare.
Shkruaj shkronjën T, t të shtypit në tabelë. Nxënësit më
shikojnë me vëmendje, pastaj kërkojë nga nxënësit që të
mbyllin sytë dhe së bashku të shkruajmë shkronjën T, t dhe
numrin 3 në ajër.
Kërkojë nga nxënësit që në fletoret e tyrë të shkruajnë tre
rreshta më shkronjën T, t dhe tri fjali.
Detyrat e shtëpisë: të gjejnë fjalë me shkronjën T, si dhe të
shkruajnë pesë rreshta me numrin 3.
Ar ta ni Te u ta Kom pju ter
Figure 6: Në foto shihet detyra e kërkuar epunuar nga nxënësja e klasës pare, Sh.f.m.u"Emin Duraku", Gjakovë.
3
Figure 5: Ilustrim i përgatitur për numrin 3.
34
4.4. Ndërlidhja e shkronjës “K, k” me numrin 4
Lënda: Gjuhë shqipe
Njësia mësimore: Shkronja e madhe dhe e vogël “K, k” dhe numri 4
Tipi i orës: Zhvillim
Mjetet mësimore: Ilustrimet e përgatitura, Abetarja, fletoret e punës, lapsi,goma, ngjyrat etj.
Objektivat:
Të njohë shkronjën “K, k”
Të gjejë shkronjën K në struktura fjalësh me ndihmën e figurave
Të dallojë numrin 4
Të plotësojë ushtrimë të ndryshme me numrin 4
Metodat: Bashkëbiseduese, tekstuale, demonstruese.
Evokim, hyrje, aktivitetet hyrëse ( Koha 10min):
Udhëzohen nxënësit që të marrin librin e Abetares dhe formojnë një rreth duke u ulur në karrige
të vogla. Hapin Abetaren në faqe 36 dhe vëzhgojnë figurat.32
E filloj tregimin: “ Është fundjava dhe fëmijët dolën në natyrë të luanin. Ata takuan edhe shokun
e tyre K…”
Kërkoj nga nxënësit që të përfundojnë ngjarjen, ata mendojnë dhe
imagjinojnë, se çfarë ka ndodhur në vazhdim…
Realizim, aktivitetet zhvillimore (Koha: 25min):
Lexoj fjalinë dhe inkurajoj nxënësit që të lexojnë individualisht,
duke i ndarë së pari në rrokje e pastaj globalishtë.
Pyes: “ Cilat shkronja kanë ngjyrë të kuqe? Nxënësit
përgjigjen: “Shkronja K”
I njoh nxënësit me tingullin dhe shkronjën K, k.
32 M. Gjokutaj, I. Krasniqi, Sh. Rrokaj, S. Kumnova, “Abetare”, Pegi & Dukagjini, korrik 2014, fq. 36
35
E nxis një lojë të vogël me nxënës: “Unë do të lexojë fjalinë. Sa herë ta dëgjoni tingullin K në
fjalë, duartrokisni.”
- Keli ka kalë. ( Nxënësit duartrokasin tri herë )
Vendos në tabelë disa figura dhe kërkojë nga nxënësit që t’i emërtojnë.
KITARA TRAKTOR MAÇOK
- Pyes: “Ku është tingulli K?”
Nxënësit ndajnë fjalën në tinguj dhe për secilin tingull që e shqiptojnë ngrenë nga një gisht.
K I T A R A - T R A K T O R - M A Ç O K
Kështu e përcaktojnë se ku gjendet tingulli: në fillim, në mes apo në fund të fjalës.
Lexojë para nxënësve fjalinë: “ Katër shokë shkuan në librari. Atje blenë katër fletore,
katër lapsa dhe katër goma.”
Pyes nxënësit: “Cila është fjala e parë që e dëgjuat disa herë?” Nxënësit përgjigjen njëzëri:
“Katër, është numri katër.” Disa nxënës shkruajnë numrin 4 në tabelë.
Kërkoj nga nxënësit që të gjejnë fjalë të reja ku gjendet tingulli K.
- Keli, kalendari, kompjuteri, kali, kala, Korabi…
36
Reflektimi, aktiviteti përfundimtar i orës (Koha 10min):
Thërras nxënësit me radhë ashtu si janë të ulur që të dalin
para shokëve dhe në tepihun e numrave të ndajnë nga një
fjalë në rrokje, ku për secilën rrokje që do të thonë duhet të
kalojnë në numrin tjeter, kështu do të dinë nga sa rrokje
përbëhet fjala. P.sh.:
Ke – li, ka dy rrokje,
Ka-le-nda-ri, ka katër rrokje
Ko-mpju-te-ri, ka katër rrokje
Ka-li, ka dy rrokje
Ka-la, dy rrokje Ko-ra-bi, ka tri rrokje
Paraqes para nxënësve punimet:
Detyrat e shtëpisë: Të shkruajnë katër rreshta më shkronjën K, dhe tri fjali. Të ushtrojnë që të
lexojnë fjalët me rrokje, si, dhe globalisht.
4+ =
Figure 8: Ilustrim i përgatitur për numrin 4.
Figure 7: Eri, nxënës i klasës së parë, Sh.f.m.u."Emin Duraku", Gjakovë, duke e ndarë fjalën"Kompjuteri" në rrokje.
37
4.5.Ndërlidhja e shkronjës “P, p” me numrin 5
Lënda: Gjuhë shqipe
Njësia mësimore: Shkronja e madhe dhe e vogël “P, p” dhe numri 5
Tipi i orës: Zhvillim
Mjetet mësimore: Ilustrimet e përgatitura, Abetarja, fletoret e punës, lapsi,goma, ngjyrat etj.
Objektivat:
Të njohë shkronjën “P, p”
Të qarkojë shkronjën P në pozicione të ndryshme të fjalës
Të dallojë numrin 5
Të kryejë veprime me numrin 5
Metodat: Bashkëbiseduese, tekstuale, demonstruese.
Evokim, hyrje, aktivitetet hyrëse ( Koha 10min):
Filloi një bisedë më nxënësit duke i pyetur për shpezët, se çfarë lloje të shpezëve njohin. Fëmijët
filluan të përmendin: “Pula, dallëndyshja, pëllumbi, papagalli, bilbili, pata, etj.”
Pyes nxënësit:
“A e dini se me çka ushqehen shpezët?”
“Ku jetojnë?”
“Si shumohen?”
Një nxënës na tregon se pula ushqehet me drithëra, insekte, bari. Pulat jetojnë në tokë, shumohen
me vezë dhe prodhojnë veze.
Pyes nxënësit:
- “A iu pëlqejnë vezët?”
- “A e dini cka përmbajnë vezët?”
Iu shpjegojë nxënësve për rëndësinë e vezëve si ushqim i pasur me proteina.
Realizim, aktivitetet zhvillimore (Koha: 25min):
Kërkoj nga nxënësit që të formojnë fjali ku në boshtë të saj të gjendet fjala “pula”.
38
Një nxënës formon fjalinë: “Pulat bëjnë vezë në kotec”
Shkruaj fjalinë në tabelë dhe pyes nxënësit: “Sa fjalë ka kjo fjali?”
Nxënësit përgjigjen: “ Pesë fjalë”
Kërkoj nga nxënësit që t’i ndajnë fjalët në rrokje dhe të tregojnë sa rrokje janë gjithsej?
Pyes nxënësit: “Me cilën shkronjë fillon fjala e parë?” Ata përgjigjen: “ P e madhe e shtypit”
Paraqes në tabelë fishet e shkronjave “P, p” dhe të gjithë nxënësit një nga një filluan t’i lexonin
ato.
Figure 9: Fishet e shkronjës, rrokje dhe fjalë për shkronjën "P, p" dhe numrin 5
U shpjegoj nxënësve se shkronja “P” përbëhet nga dy vija: një vijë e drejtë dhe një vijë e lakuar
apo gjysmërrethore:
Pu lat bëj në ve zë në ko tec.
39
Reflektimi, aktiviteti përfundimtar i orës (Koha 10min)
Ndaj nxënësit në grupe, shpërndaj fletë më fjalë të ndara dhe kërkoj nga ta që të formojnë fjali
me kuptim.
Figure 10: Nxënësit e klasës së parë, Sh.f.m.u. "Emin Duraku", Gjakovë, të gëzuar pas formulimit të fjalisë me kuptim.
Pasi nxënësit kanë formuluar fjalinë me sukses, së
bashku i vendosim fjalët me radhë në tabelë:
“Palmat zbukurojnë çdo bregdet”
Pyes nxënësit: “Nga sa fjalë përbëhet fjalia?” –
Nxënësit përgjigjen: “ Katër fjalë”
“Po fjala e parë sa tinguj ka?” – Jehojnë zërat
gazmorë: “Pesë tinguj” Vazhdojmë me radhë
për secilën fjalë. Bëjmë përsëritjen e numrit 5.
Detyrat e shtëpisë: Të shkruajnë pesë rreshta më
shkronjën “P, p” dhe tri fjali. Kurse në Matematikë
të plotësojnë në Fletore Pune, fq. 25.
Figure 11: Nxënësit duke i qarkuar rrokjet në secilën fjalë.
Figure 12: Ilustrim i përgatitur për përsëritjen e numrit 5.
40
5. PËRFUNDIM
Punimi është kryer në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, Programi fillor, në vitin
shkollor 2016/2017.
Tema e punimit është: “Ndërlidhja në mes Fonetikës dhe Matematikës nga numri 1 deri
në 5.” Gjatë punimit kemi përshkruar një përmbledhje të shkurtër mbi historikun dhe origjinën e
Gjuhës shqipe.
Gjuha shqipe dhe klasifikimi i saj ku për secilën veç e veç kam cekur teoritë e studimit të
tyre nga gjuhëtarë të ndryshëm dhe nga literatura përkatëse.
Në mënyrë të veçantë gjatë këtij punimi jam munduar që në formë sa më të kuptueshme
për nxënësit të shpjegojë shkronjën “Nj,nj”, tingullin e saj, si formohet dhe si shkruhet, numrin 1,
duke i kushtuar rëndësi ndërlidhjes së numrit 1 me shkronjën Nj, për këtë temë kam realizuar një
orë praktike që e kam paraqitur në këtë punim.
Shkronja e dytë gjatë këtij punimi është pikërisht shkronja “D, d” ku me anë të ilustrimit
para nxënësve kam prezantuar formën e shkrimit, në cilin grup bënë pjesë si dhe numrin 2 që
fillon me po këtë shkronjë. Me anë të lojërave dhe shembujve ilustrues kam bërë lidhjen e
dyanëshme në mes Fonetikës dhe Matematikës.
Orën e tretë praktike në këtë punim e fillova me librin e Abetares duke vazhduar me
demonstrimin e shkrimit të shkronjës “T, t”, pastaj paraqes fishet me rrokje, fjalë dhe fjali, ku me
ç’rast bëjë shpjegimin e lidhjes së shkronjës T me numrin 3.
Në orën e katërt kam përdorur figura të ndryshme ku duke i emërtuar ato figura nxënësit
do të jenë në gjendje të kuptojnë ku bie tingulli “K” në mjedisin fonologjik. Vazhdojë duke e
ndërlidhur shkronjën K me numrin 4.
Në orën e pestë bisedoj me nxënësit për llojet e shpendëve veçanërisht për pulën duke
pasur parasysh shkronjën P. Paraqes fishet, rrokjet dhe fjalët me këtë shkronjë si dhe bëjë
demonstrimin se si shkruhet shkronja “P, p”. Me anë të analizimit të fjalëve dhe fjalive bëjë
ndërlidhjen e shkronjës P me numrin 5.
Përfundoj se një mësuese e përgatitur në mënyrë profesionale e morale për punë do të jetë
një pishtarë i pa fikur që do të ndriqojë rrugën e gjeneratave të ardhshme.
Një nxënës i arsimuar dhe i edukuar në mënyrë të drejtë do të jetë e ardhmja e vendit.
41
6. BIBLIOGRAFIA
Robert Elsie, “Histori e letërsisë shqiptare”, Dukagjini, Pejë 2001
Gjovalin Shkurtaj, “Shqipja e sotme” Tiranë, Tetor, 2010
Anastas Dodi, “ FONETIKA DHE FONOLOGJIA E GJUHËS SHQIPE”, Tiranë 2004
R. Memushaj, “Hyrje në gjuhësi”, Tiranë 2004, fq. 74
F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “ Gramatika e
Gjuhës shqipe 1 – Vëllimi I – Morfologjia “, Tiranë 2002
M. Gjokutaj, I. Krasniqi, Sh. Rrokaj, S. Kumnova, “Abetare “, Pegi & Dukagjini, korrik
2014
Arif Demolli, “Leximi 1 “, Prishtinë 2008
Ramadan Zejnullahu, “Matematika 1- Fletore Pune”, Sejdi Bilalli, Pejë 2014
Ramadan Zejnullahu, Sejdi Bilalli, “Matematika 1”, Janar 2016, fq. 14
Nada Morina, Nazlishahe Luma, “Numrat e mi të parë “Prishtinë 2008
Myftar Myftari, “Lojëra me ABC”
Nexhat Tafa, Taulant Tafa, Eri Tafa, “Abetare “, 2007-2009
Dhurata Tara-Nixha, Saranda Kumnova-Pozhegu, “Pushimet “, Prishtinë 2008
Fletore pune për vizatim
http://www.ikub.al/SHKOLLA_CATEGORY/1303060156/Article-Historiku-i-gjuhes-
shqipe-.aspx
http://www.mileniumi3.net/doc%27s/Gramatika%20e%20gjuhes%20shqipe.pdf
http://www.kec-ks.org/projects/hap-pas-hapi-2/
Top Related