Pjer
eta
AGAL
LIU
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I DREJTËSISË
DEPARTAMENTI I TË DREJTËS PENALE
DISERTACION
PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE
“DOKTOR”
“Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GjEDNj) dhe
ndikimi i saj në sistemin e Drejtësisë Penale Shqiptare”
Kandidatja: Udhëheqës shkencor:
MND. Pjereta AGALLIU Prof. Dr. Skënder KAÇUPI
Tiranë, 2018
Pjer
eta
AGAL
LIU
Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GjEDNj) dhe ndikimi i saj në
sistemin e Drejtësisë Penale Shqiptare
i
©E drejta e autorit/es: Pjereta AGALLIU
Ndalohet çdo prodhim, riprodhim, shitje, rishitje, shpërndarje, kopjim, fotokopjim,
përkthim, përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim,
përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar si dhe çdo veprim cënues me çfarëdo
lloj mjeti apo forme pa lejen përkatëse me shkrim të autorit/es.
Pjer
eta
AGAL
LIU
Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GjEDNj) dhe ndikimi i saj në
sistemin e Drejtësisë Penale Shqiptare
ii
Mirënjohje!
Eshtë më e pakta që mund të kem ndaj të gjithë personave që kanë qenë pjesë e padiskutuar e
këtij punimi.
Falënderimi më i veçantë shkon për udhëheqësin tim shkencor Prof. Dr. Skënder Kaçupi, i cili
ka qenë prezent gjatë gjithë punimit me sygjerimet, këshillat profesionale në mënyrë që tema
të arrinte standartet e kërkuara doktorale.
Mirënjohje për Profesorin e Jurisprudencës sonë, i cili me aq modesti më mësoi A, B, C-në e
mënyrës dhe përgjegjshmërisë, që një studente doktorale duhet të ketë, Prof. Dr. Ismet Elezi.
Përjetë mirënjohëse Profesor!
Mirënjohje e thellë për të gjitha koleget, mikeshat juriste si: Suela Mëneri, Eriona Katro,
Vilma Hasneziri, Erida Skëndaj, Alketa Elezi, Klodjana Malia, Vera Rakipi, Dasara Mema të
cilat nuk ngurruan asnjëherë për të më dhënë ndihmën me materiale, broshura, botime,
raporte të cilat u shfrytëzuan për temën.
Mirënjohje pafund bashkëshortit, prindërve, vëllait tim të cilët kanë qenë mbështetja e
padiskutuar në të gjitha këndvështrimet që kjo fjalë mbart.
Sigurisht nuk mund të rri pa falenderuar edhe veçmas dy fëmijët e mi, Tevian dhe Francin.
Ky është një falënderim ndjese, që gjatë kësaj periudhe ndoshta nuk kam qenë aq prezente në
të gjitha momentet, që roli i nënës më kërkonte të isha.
Sinqerisht,
Pjereta
Pjer
eta
AGAL
LIU
Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GjEDNj) dhe ndikimi i saj në
sistemin e Drejtësisë Penale Shqiptare
iii
Tevias & Francit!
Pjer
eta
AGAL
LIU
Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GjEDNj) dhe ndikimi i saj në
sistemin e Drejtësisë Penale Shqiptare
iv
LISTA E SHKURTIMEVE
OKB – Organizata e Kombeve të Bashkuara
KKB – Karta e Kombeve të Bashkuara DUDNj–Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut
BE – Bashkimi Evropian
KE – Këshilli i Evropës
KM – Komiteti i Ministrave
AP – Asambleja Parlamentare
AS – Agjencitë e Specializuara
IKE – Institucionet e Këshillit të Evropës
KNDESK–Konventa Ndërkombëtare mbi të Drejtat Ekonomike, Sociale, Kulturore
KNDDCP –Konventa Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike KKMPK–Konventa Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare
ESC – Karta Sociale Evropiane KEDNj – Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut
CMCE – Komiteti i Ministrave të Këshillit Evropian
CPT – Komiteti Për Parandalimin e Torturës
ECRI – Komisioni Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës
KALRE – Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Evropës
GjED – Gjykata Evropiane e Drejtësisë
GjEDNj - Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut
ECRI – Komisioni Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës
GjED – Gjykata Evropiane Drejtësisë
KEQÇ – Komuniteti Evropian i Qymyrit, Çelikut
DPDNjÇL – Drejtoria e Përgjithshme e të Drejtave të Njeriut dhe e Çështjeve Ligjore
KEDS - Komiteti Evropian për të Drejtat Sociale
GRECO- Grupi i Shteteve Kundër Korrupsionit
DPDNj – Drejtoria e Përgjithshme e të Drejtave të Njeriut
KALRE – Kongresi i Autoriteve Lokale dhe Rajonale të Evropës
KONj – Konferenca e Organizatave Ndërkombëtare Joqeveritare
OSBE – Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin Evropian
KKTTMÇD – Konventa Kundër Torturës, Trajtimit Mizor, Çnjerëzor dhe Degradues
KNDESK – Konventa Ndërkombëtare e të Drejtave Ekonomike, Sociale, Kulturore
NDDCP – Konventa Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike
ESC – Karta Sociale Evropiane
KKMPK – Konventa Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare
KNKK – Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq
SDS – Sistemi i Drejtësisë Shqiptare
KSh – Kushtetuta e Shqipërisë
Pjer
eta
AGAL
LIU
Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GjEDNj) dhe ndikimi i saj në
sistemin e Drejtësisë Penale Shqiptare
v
GjK – Gjykata Kushtetuese
GjL – Gjykata e Lartë
AP – Avokati i Popullit
MKPT- Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës
KMd – Komiteti për Mosdiskriminimin
KShH – Komiteti Shqiptar i Helsinkit
OJF – Organizatat jofitimprurëse
OJQ – Organizatat joqeveritare
KP – Kodi Penal
KPP – Kodi i Procedurës Penale
QPZ – Qendra e Publikimeve Zyrtare
ASh – Avokatura e Shtetit
Pjer
eta
AGAL
LIU
Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GjEDNj) dhe ndikimi i saj në
sistemin e Drejtësisë Penale Shqiptare
vi
Përmbajtja
Abstrakt
Hyrje
I. Objekti i kërkimit shkencor..............................................................................xii - xiii
II. Metodologjia..................................................................................................xiii - xiv III. Struktura e punimit........................................................................................xiv - xvii
IV. Literatura e përdorur........................................................................................xviii
KREU I
Faqe
Historiku i lindjes dhe zhvillimi i Këshillit të Evropës 1
1.1 Hyrje e shkurtër historike.................................................................................................
1-2
1.2 Krijimi i Këshillit të Evropës dhe institucionet që organizojnë dhe kontrollojnë
veprimtarinë e tij.....................................................................................................................
3-5
1.2.1 Këshilli i Evropës dhe Kuadri Ligjor i KE-së.......................................................... 3-5
1.2.2 Rrethanat që ndikuan në krijimin e Këshillit të Evropës......................................... 5-6
1.2.3 Objektivat e Këshillit të Evropës (KE)..................................................................... 7-9
1.2.4 Institucionet e Këshillit të Evropës (KE)................................................................. 9
1.2.4.1 Struktura e Këshillit të Evropës..................................................................... 9-10
1.2.4.2 Komiteti i Ministrave..................................................................................... 10-11
1.2.4.3 Asambleja Parlamentare............................................................................... 11-12
1.2.4.4 Agjencitë e Specializuara.............................................................................. 12
1.2.4.4.1 Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Evropës.......................... 12
1.2.4.4.2 Komisioneri për të Drejtat e Njeriut.......................................................... 12-13
1.2.4.4.3 Komisioni Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI)................ 13-14
1.3 Shqipëria dhe KE.............................................................................................................. 14-16
1.4 Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GjEDNj)...................................................... 16-19
1.5 Karakteristikat e të drejtave të njeriut............................................................................... 19-23
1.6 Individi si subjekt i të drejtave të njeriut në të drejtën ndërkombëtare............................ 23-24
1.7 Konkluzione...................................................................................................................... 25
1.8 Rekomandime................................................................................................................... 26
KREU II
Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut (KEDNj) dhe zbatimi i të drejtave të
njeriut në vendin tonë
2.1 Ndikimi i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNj) në sistemin tonë
kushtetues................................................................................................................................
27-28
2.2 Jurisprudenca e GjEDNj-së lidhur me nenet 2, 3, 5, 6/1, 6/2 të Konventës..................... 28-29
2.3 Neni 2 i Konventës ( me raste konkrete të shtetasve shqiptarë)....................................... 29
2.3.1 Çështja “Ceka kundër Shqipërisë”,“Rrapo kundër Shqipërisë”,“Pulfer kundër 29-31
Pjer
eta
AGAL
LIU
Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GjEDNj) dhe ndikimi i saj në
sistemin e Drejtësisë Penale Shqiptare
vii
Shqipërisë” dhe “Tershana kundër Shqipërisë.................................................................
2.4 Neni 3 i Konventës ( me raste konkrete të shtetasve shqiptarë)....................................... 31
2.4.1 Çështja “Dybeku kundër Shqipërisë”, “Grori kundër Shqipërisë”,“Caka kundër
Shqipërisë”, “Kaçiu dhe Kotorri kundër Shqipërisë”......................................................
31-37
2.5 Neni 5 i Konventës ( me raste konkrete të shtetasve shqiptarë)....................................... 37-38
2.5.1 Çështja “Delijorgji kundër Shqipërisë”.................................................................. 38-41
2.6 Neni 6/1, 6/2 i Konventës ( me raste konkrete të shtetasve shqiptarë)............................. 41
2.6.1 Çështja“Balliu kundër Shqipërisë”,“Xheraj kundër Shqipërisë”,“Berhani
kundër Shqipërisë”...........................................................................................................
41-45
2.7 Problematikat dhe GjEDNj-ja për rastet në fjalë.............................................................. 45-46
2.8 Konkluzione...................................................................................................................... 46-49
2.9 Rekomandime................................................................................................................... 50
KREU III
Detyrimet ndërkombëtare të vendit tonë në vështrim të Mekanizmave Monitorues
3.1 Komiteti i Ministrave (KM) të Këshillit Evropian.
Manuali.............................................................................................................................
51-52
3.2 Rekomandimet e KM për vendimet dhe çështjet penale të trajtuara nga GjEDNj-ja për: 52
a) Rastin “Balliu kundër Shqipërisë”............................................................................... 52
b) Rastin “Dybeku kundër Shqipërisë”............................................................................ 53
c) Rastin “Xheraj kundër Shqipërisë”.............................................................................. 54
d) Rastin “Grori kundër Shqipërisë”............................................................................... 54
e) Rastin “Caka kundër Shqipërisë”................................................................................ 54
f) Rastin “Delijorgji kundër Shqipërisë”.......................................................................... 54
g) Rastin “Berhani kundër Shqipërisë”............................................................................ 55
gj)Rastin “Laska dhe Lika kundër Shqipërisë”................................................................ 55-56
h) Rastin “Kaçiu dhe Kotorri kundër Shqipërisë”........................................................... 57
3.3 Komiteti i Parandalimit të Torturës ( CPT)
Manuali.............................................................................................................................
58
3.3.1 Struktura e CPT-së.................................................................................................. 58-60
3.4 Rekomandimet e CPT për vendin tonë............................................................................. 61-63
3.4.1 Keqtrajtimet
Rastet................................................................................................................................
63-68
3.4.2 Kushtet e ndalimit.................................................................................................... 68-69
3.4.3 Ambjentet në qendrat e burgjeve............................................................................. 69-72
3.5 Komisioni Evropian Kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI)..................................... 72
3.5.1 Rekomandimet e ECRI (European Commission against Racism and Intolerance)
për vendin tonë..................................................................................................................
73-75
3.6 Konkluzione...................................................................................................................... 75-76
3.7 Rekomandime................................................................................................................... 77-78
Pjer
eta
AGAL
LIU
Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GjEDNj) dhe ndikimi i saj në
sistemin e Drejtësisë Penale Shqiptare
viii
KREU IV
Mekanizmat e brendshëm për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut
4.1 Institucionet garantë të të Drejtave të Njeriut në Shqipëri............................................. 79
4.1.1 Insitucioni i Avokatit të Popullit ( AP).................................................................. 79-81
4.1.1.1 Raporti i AP me Kuvendin........................................................................... 81
4.1.1.2 Natyra e Rekomandimeve............................................................................ 81-85
4.1.1.3 Në lidhje me mbipopullimin......................................................................... 85-86
4.1.1.4 Në lidhje me kujdesin shëndetësor............................................................... 86-88
4.1.1.5 Në lidhje me kushtet materiale..................................................................... 88-89
4.1.1.6 Procesi rehabilitues si një e drejtë ligjore................................................... 89-91
4.1.1.7 Në lidhje me ndihmën juridike..................................................................... 91
4.1.1.8 Në lidhje me mosekzekutimin e vendimeve të formës së prerë.................... 91
4.1.1.9 E drejta për një proces të rregullt ligjor...................................................... 91-93
4.1.2 Komiteti për Parandalimin e Torturës (KPT ).
Raporte Monitoruese............................................................................................
93-101
4.1.3 Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD)......................................... 101-102
4.2. Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH).......................................................................... 102-103
4.2.1 Raportet e Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KShH) në lidhje me të drejtat.......... 103
4.2.1.1 E drejta për trajtim dinjitoz......................................................................... 103-104
4.2.1.2 E drejta e njoftimit, shoqërimit, ndalimit.................................................... 104-105
4.2.1.3 E drejta për t’u ankuar................................................................................ 105-106
4.2.1.4 E drejta për një proces të rregullt ligjor..................................................... 107
4.2.1.5 E drejta për t’u mbrojtur me avokat dhe avokat kryesisht.......................... 107-109
4.2.1.6 Shoqërimi i personave/Marrja në pyetje..................................................... 109-111
4.3 Konkluzione................................................................................................................... 111-112
4.4 Rekomandime................................................................................................................ 113
KREU V
Implementimi i vendimeve të GjEDNj-së nga sistemi ynë gjyqësor
5.1 Raporti midis të Drejtës Ndërkombëtare dhe asaj tonë të Brendshme..........................
114-116
5.1.1 Raporti Kushtetues dhe i Konventës në lidhje me të Drejtat e Njeriut................. 116-118
5.2 Jurisprudenca e GjEDNj-së dhe roli i saj në drejtësinë kushtetuese shqiptare.............. 118-122
5.3 Roli i jurisprudencës së GjEDNj-së në përmirësimin e politikës sonë penale.............. 122-123
5.4 Nevoja për përmirësim të legjislacionit penal............................................................... 124-126
5.5 Harmonizimi i legjislacionit penal me standardet e BE-së............................................ 126-127
5.6 E drejta për një proces të rregullt ligjor penal sipas standardeve evropiane................. 127-129
5.7 Jurisprudenca Unifikuese e Gjykatës së Lartë (GJL).................................................... 129-130
5.7.1 Vendim i Kolegjeve të bashkuar të Gjykatës së Lartë nr. 2, dt 20.06.2013.......... 130-133
5.7.2 Vendim nr. 1 dt. 20.01.2011 i Gjykatës së Lartë.................................................. 133-134
5.7.3 Vendim nr. 2 dt. 03.11.2014 i Gjykatës së Lartë.................................................. 134-136
5.7.4 Vendim nr. 1 dt. 08.01.2009 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë....... 136-139
5.7.5 Vendim Unifikues nr. 3 dt. 02.11.2015 i Gjykatës së Lartë.................................. 139
Pjer
eta
AGAL
LIU
Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GjEDNj) dhe ndikimi i saj në
sistemin e Drejtësisë Penale Shqiptare
ix
5.7.6 Vendim nr. 1 datë 27.04.2015............................................................................... 139-140
5.8 Konkluzione................................................................................................................... 141-142
5.9 Rekomandime................................................................................................................ 143-145
Kreu VI
Jurisprudenca e GjEDNj-së në Administratën Shtetërore
6.1 Ministria e Drejtësisë në funksion të hartimit të akteve ligjore, nënligjore lidhur me
sistemin gjyqësor.................................................................................................................
146
6.2 Ndikimi i GjEDNj-së në funksion të hartimit të akteve ligjore nga Ministria e
Drejtësisë.............................................................................................................................
147-151
6.3 Për përafrimin e legjislacionit në sistemin gjyqësor me standardet e BE..................... 151-154
6.4 Legjislacioni specifik i Miratuar për Policinë e Shtetit në kuadër të mbrojtjes së të
Drejtave të Njeriut...............................................................................................................
154-156
6.4.1 Raste praktike të 3 instituteve në lidhje me afatet proceduriale........................... 156-160
6.4.2 Shoqërimi dhe ndalimi nga policia....................................................................... 160-166
6.4.3 Marrja në pyetje................................................................................................... 166-169
6.4.4 Arrestimi në flagrancë......................................................................................... 169-170
6.5 Konkluzione.................................................................................................................. 170-172
6.6 Rekomandime............................................................................................................... 173
Aneksi: “Dokumenti Analitik” (gjendja aktuale e sistemit të drejtësisë njohja e
problematikave dhe nevoja për përmirësim).......................................................................
174-190
Konkluzione....................................................................................................................... 191-200
Rekomandime.................................................................................................................... 201-204
Bibliografia......................................................................................................................... 205-225
Pjer
eta
AGAL
LIU
Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GjEDNj) dhe ndikimi i saj në
sistemin e Drejtësisë Penale Shqiptare
x
Abstrakt
Të gjitha shtetet sot në botë kanë si element kryesor ndërtimin dhe forcimin e shtetit të së drejtës dhe jo vetëm. Të
drejtat e njeriut janë sa komplekse aq edhe kontradiktore. Kufizimi i pushteteve nga njëra anë dhe garantimi i të
drejtave dhe lirive themelore nga ana tjetër mbeten prioritete në këtë drejtim, si garanci për vendosjen e
kushtetutshmërisë. Shpesh ndodh që pushtetet të kapërcejnë kufijtë përkatës duke vendosur në pikëpyetje
respektimin e kushtetutshmërisë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe forcimin e shtetit të së drejtës. Konventa
Evropiane e të Drejtave të Njeriut (K E D N j ) është pasqyrimi vlerave të demokracisë që ka si synim kryesor
mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Konventa u nënshkrua nga qeveritë e shteteve evropiane duke synuar
respektimin e lirive, epërsinë e të drejtës duke siguruar dhe garantuar disa prej të drejtave të shpallura në
Deklaratën Universale.
Punimi evidenton rolin që luan Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut në forcimin e shtetit të së drejtës në
Shqipëri, në lehtësimin e proçesit të tranzicionit drejt n jë demokracie së konsoliduar. S jell në vëmendje jo
vetëm statusin e veçantë që Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut k a në sistemin kushtetues shqiptar,
p o r m b i t ë g j i t h a rolin e jurisprudencës së GjEDNj-së si një rol vendimtar për konsolidimin e drejtësisë
kushtetuese shqiptare. Ky rol realizohet përmes analizës së vendimeve të GjEDNj-së kundër Shqipërisë, ku
konstatohet cënimi i neneve të Konventës nga autoritetet kombëtare shqiptare, sidomos në çështjet me natyrë
penale.
Fjalët kyçe: Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut,
kushtetutshmëria, shteti i së drejtës, drejtësia penale.
Pjer
eta
AGAL
LIU
Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GjEDNj) dhe ndikimi i saj në
sistemin e Drejtësisë Penale Shqiptare
xi
Abstract
All countries in the world today have as a key element the building and strengthening of the rule of law and not
only. The human rights are as complex as contradictory. Limiting the powers on the one hand and guarantëing
fundamental rights and frëdoms on the other hand remain priorities in this regard, as a guarantë for establishing
constitutionality. It is often the case that the powers overcome the respective borders by questioning respect for
constitutionality, respect for human rights and strengthening the rule of law. The European Convention on Human
Rights (ECHR) is the reflection on the values of democracy that has as its main objective the protection of human
rights. The convention was signed by the governments of the European states aiming to respect the frëdoms, the
primacy of the right by providing and guarantëing some of the rights proclaimed in the Universal Declaration.
The paper notes the role played by the European Convention on Human Rights in strengthening the rule of law in
Albania, in facilitating the transition process towards a consolidated democracy. It draws attention not only to the
special status that the European Convention on Human Rights has in the Albanian constitutional system, but above
all the role of ECHR jurisprudence as a decisive role for the consolidation of Albanian constitutional justice. This
role is carried out through the analysis of ECHR judgments against Albania, where it is found that violations of
articles of the Convention by Albanian national authorities are noticed, especially in criminal matters.
Key words: European Court of Human Rights, European Convention on Human Rights, constitutionality, rule of
law, criminal justice.
Pjer
eta
AGAL
LIU
Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GjEDNj) dhe ndikimi i saj në
sistemin e Drejtësisë Penale Shqiptare
xii
Hyrje
I. Objekti i kërkimit shkencor
Qëllimi i temës: Kushtetuta në nenin 15- të të saj parashikon se : “Të drejtat dhe liritë themelore
të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të
të gjithë rendit juridik.” Kurse neni 17/1, parashikon se : “Kufizime të të drejtave dhe lirive të
parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj...”. Dhe 17/2 parashikon :
“Këto kufizime nuk mund të cënojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund
të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.”1
Vendi ynë ka hyrë në rrugën e demokracisë. Kjo rrugë është shoqëruar me ndryshime në shumë
dimensione qofshin këto në ndryshime kushtetuese, në njohjen e të drejtave dhe detyrimeve tona
ligjore, në zbatimin sa më të drejtë të ligjit, në mënyrën e jetesës, etj. Këto sanksionime në
Kushtetutë janë njëkohësisht edhe garancia më e madhe e qytetarëve, qofshin këta shtetas
shqiptarë, të huaj apo persona pa shtetësi. Kjo për të treguar që shtetin të mos e konsiderojnë si
kundërshtarë, por ta konsiderojnë si mbrojtësin më të madh të të drejtave të tyre. Sigurisht në
këtë marrëdhënie partneriteti, palët kanë detyrime reciproke. Shteti nëpërmjet organeve të veta
shtetërore ka detyrimin për zbatimin drejt e në mënyrë të barabartë për të gjithë, të Kushtetutës
dhe ligjeve tjera. Ndërsa, detyrimi kryesor i të gjithë shtetasve është respektimi i ligjeve. Në rast
kundërt ata do të përballen me forcën shtrënguese të ligjit dhe masat mbrojtëse.
Disa nga masat mbrojtëse është Koventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut (KEDNj) edhe
përthithja e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GjEDNj) për një
ndikim dhe zbatim sa më të drejtë në Sistemin e Drejtësisë Penale. Pikërisht ndikimi i kësaj
jurisprudence të GjEDNj-së në Sistemin e Drejtësisë Shqiptare (SDS) do të jetë objekt i këtij
punimi. Raste të shtetasve shqiptarë të trajtuar në GjEDNj, zbatimi i marrëveshjeve të KEDNj
nga gjykatat shqiptare, Avokati i Popullit (AP) si një institucion mjaft i rëndësishëm mbrojtës i të
drejtave të shtetasve, Avokatura e Shtetit, (ASh )organizatat jo qeveritare (OJF), lobimi i tyre jo
vetëm për njohjen e të drejtave nga shoqëria civile me anë të fushatave sensibilizuese, por dhe
zbatimin sa më të drejtë dhe mosshkeljen e tyre.
Trajtimi i këtyre do të bëhet objekt i kësaj teme, me qëllimin e vetëm sjelljen e diçkaje të re lidhur
me to. Përditë e më shumë ne po ndeshemi me zhvillime të të drejtave kushtetuese të përthithura
këto nga Konventa të ndryshme, sfidat me të cilat përballen në vazhdimësi istitutet që
garantojnë zbatimin e të drejtave. Organizimi, funksionimi, risitë që reformat e shumta ligjore po
bëhen pjesë e domosdoshme në mbarëvajtjen e sistemit tonë kushtetues në kërkim të
1 Kushtetuta e RSh e azhornuar
Pjer
eta
AGAL
LIU
Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GjEDNj) dhe ndikimi i saj në
sistemin e Drejtësisë Penale Shqiptare
xiii
legjitimitetit për të garantuar respektimin e të drejtave tona që jane të sanksionuar jo vetëm në
Konventa të rëndësishme Ndërkombëtare, por edhe në Kushtetutën tonë si mishëruesja e
parimeve.
Objektivi kryesor i punës kërkimore shkencore ka qenë studimi i rasteve:
- A është GjEDNj-ja instituti që garanton drejtpërsëdrejti zbatimin e Konventës Evropiane?
- A është Gjykata Kushtetuese mekanizmi më efektiv për zbatimin e të gjitha vendimeve që
GjEDNj-ja jep për shtetasit shqiptarë, kundër Shqipërisë?
- Çfarë kosto financiare ka shteti ynë ndaj vendimeve në dëm të tij, ndaj shtetasve tanë?
Punimi i trajton pyetjet e mësipërme në kërkimin shkencor dhe synon të konkretizojë duke
evidentuar kontributin që ka dhënë Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, efektivitetin e
saj në jurisprudencën t o n ë kushtetuese, sidomos në evidentimin e elementeve të ndryshme të
shtetit të së drejtës dhe zbatimin e vendimeve të saj nga Gjykata Kushtetuese. Punimi analizon
Institucionet Evropiane, Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, raportin që ekziston midis
Këshillit të Evropës dhe GjEDNj-së.
Gjithashtu, analiza synon të sjellë në vëmendje jurisprudencën e GjEDNj-së lidhur me nenet : 2,
3, 5, 6/1, 6/2 tendencat për përmirësimin e legjislacionit të Kodit të Procedurës Penale, rolin e
vendimeve të saj në jurisprudencën e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, parë si
unifikim dhe përmirësim praktikash gjyqësore duke u ndalur veçanërisht në evidentimin e faktit
që të drejtat duhen të zbatohen dhe nëse këto të drejta nuk gjenden në shkallët e gjyqësorit është
GjEDNj-ja ajo që me vendimet e saj bëhet pjesë e padiskutuar e jurisprudencës sonë.
Çështjet që GjEDNj-ja ka gjykuar kanë bërë të mundur zbatimin e Konventës duke ushtruar
gjithnjë e më shumë ndikimin dhe influencën e vendimeve të saja mbi legjislacionet të shteteve në
fjalë. Ky studim do të sjellë dhe nxjerr në pah përafrimin e legjislacionit tonë me atë evropian.
Mendoj që me anë të këtij punimi jo vetëm do të zgjeroj njohuritë e mia në fushën e jurisprudencës
së GjEDNj-së, por dhe për t’u njohur me ndikimin e saj në fushën e së drejtës penale dhe sidomos
në sensibilizimin e shoqërisë shqiptare, e institucioneve pikërisht me të drejtat duke u bazuar te
jurisprudenca evropiane. Ky studim do të kontribojë gjithashtu dhe në ngritjen time profesionale.
II. Metodologjia
Metodat e përdorura në këtë punim janë një ndërthurje midis metodës hulumtuese, përshkruese
dhe interpretuese. Ky punim është bazuar në një ndërthurje midis teorisë dhe materialeve të
shumta të lexuara, përkthyera, broshurave, teksteve të autorëve mjaft të njohur në fushën e të
drejtave të njeriut në arenën ndërkombëtare si Ian Brownlie, Malcolm N. Shaw dhe rasteve të
praktikës gjyqësore të analizuara këto sidomos kur rastet me natyrë penale nuk kanë marrë
Pjer
eta
AGAL
LIU
Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GjEDNj) dhe ndikimi i saj në
sistemin e Drejtësisë Penale Shqiptare
xiv
vendimin e duhur në shkallët e gjyqësorit tonë dhe i janë drejtuar GjEDNj-së për të gjetur
drejtësinë e mohuar.
Të gjitha rastet e trajtuara në këtë punim shkencor janë raste konkrete. Studim i artikujve
shkencorë të prezantuar në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, burimeve dhe
adresave elektronike, të teksteve shkollore, Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, tekstet
“International Law” i Malcolm N. Shaw, botim i Cambridge dhe “Principles of Public
International Law” i Ian Brownlie botim i “Oxford University”, pra të botuara nga universitete
prestigjioze si Oxford, Cambridge.
Vizita ime personale në bibliotekën e “The Hague University” në Hollandë, ku një ndihmesë të
jashtëzakonshme në lidhje me materiale më dha Annelisses van Rosmalen, presidente e këtij
Universiteti të njohur. Gjithashtu edhe vizita në bibliotekën e “The Geneva Academy of
International Humanitarian Law and Human Rights” ku zonja Lara Stemple më dha një ndihmë
mjaft të madhe me materiale.
Këtyre burimeve të shkruara nuk mund të mos rri pa u shtruar vlerën e sygjerimeve të udhëheqësit
tim të punimit shkencor Prof.Dr. Skënder Kaçupi, konsultimet, diskutimet, analizat me kolegët mbi
çështje të trajtuara në këtë punim. Edhe ata kanë një peshë të padiskutuar në këtë punim shkencor.
Pozicioni im akademik e bëri më të lehtë kërkimin e materialeve shkencore, mbi të cilat është
bazuar punimi shkencor duke i shërbyer më së miri thellimit të njohurive mbi metodat kërkimore-
shkencore në fushën e së drejtës, të zbatimit, të përfitimit të njohurive të reja në fushën e drejtësisë
ndërkombëtare, e cila për shkak të dinamikës së gjerë legjislacioni evropian po karakterizohet si
një përthithje e padiskutuar në legjislacionin tonë të brendshëm dhe zbatimi i tij si pjesë integrale
dhe koherente.
Punimi bazohet në metodën e kërkimit doktrinar evropian, në ekspozimin sistematik të rregullave,
parimeve dhe vlerave mbi të cilat është ndërtuar drejtësia evropiane, në analizën e marrëdhënieve
midis institucioneve evropiane dhe kombëtare, të konventave ndërkombëtare të të drejtave,
të parimeve e vlerave, në shpjegimin e aspekteve që përbëjnë vështirësi në trajtimin dhe
analizën e tyre dhe parashikimin, për aq sa është e mundur.
III. Struktura e punimi
Punimi është ndërtuar në gjashtë kre me çështje dhe nënçështje të secilit prej tyre.
Në kreun I : “Historiku i lindjes dhe zhvillimi i Këshillit të Evropës”është konceptuar mbi disa
çështje. Pjesa e parë ka në total 8 çështje ku në mënyrë të përmbledhur trajtohen këto elemente:
Çështja e parë dhe e dytë argumenton lidhjen e veçantë që ekziston midis Institucioneve
Evropiane, Këshillit të Evropës duke u përqendruar fillimisht në përshkrimin e këtyre
Pjer
eta
AGAL
LIU
Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GjEDNj) dhe ndikimi i saj në
sistemin e Drejtësisë Penale Shqiptare
xv
intistucioneve, arsyeve për të cilat ato janë krijuar, rrethant duke evidentuar 2 elementet më të
rëndësishme të tyre, të cilat janë: -kufizimi i pushteteve; –garantimi i të drejtave dhe lirive
themelore.
Çështja e tretë, punimi ndalet në trajtimin e Shqipërisë dhe KE-së përmes Konventës çështjeve
që kjo gjykat gjykon dhe gjithashtu trajtohet faza n të cilën kalon një kërkesë për t’u gjykuar në
GjEDNj, si formohet një trup gjykuese dhe nga sa anëtarë përbëhet kjo trup gjykuese.
Në çështjen e katërt dhe të pestë jepet një hyrje e shkurtër për Gjykatën Evropiane të të Drejtave
të Njeriut, karakteristikat e të drejtave të njeriut, raporti që ekziston midis Këshillit të Evropës
dhe Gjykatës në fjalë dhe vijohet me veçoritë e International Protection of Human Right, që
përkufizohet si thelbi strukturor i çdo sistemi politik dhe demokratik, baza e të cilit qëndron tek
njohja e të drejtave themelore.
Çështja e gjashtë, si pjesë e kësaj analize janë karakteristikat e të drejtave të njeriut dhe analiza
e individit si subjekt i të drejtave të njeriut. Në këtë çështje, punimi sjell në vëmendje analizën e
studiuesve të së drejtës publike ndërkombëtare2 që me argumentet e parashtruara në këtë pjesë,
mund të përmendim faktin që të drejtat i ndihmojnë hartuesit e Kushtetutave të zgjidhin një tërësi
problemesh duke i vendosur këto të drejta të zbatueshme për të gjitha pushtetet dhe jo duke u
shkelur prej tyre.
Në çështjen e shtatë dhe të tetë trajtohen konkluzionet dhe rekkomandime të këtij kreu.
Në kreun II : “Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut (KEDNj) dhe zbatimi i të drejtave të
njeriut në vendin tonë”, evidenton Konventën Evropiane, të drejtat e njeriut që janë të
sanksionuara në këtë Konventë dhe si zbatohet ajo në vendin tonë. Në total janë 9-të çështje
Çështja e parë analizon ndikimin e Konventës në sistemin tonë kushtetues, statusin e veçantë që
gëzon Konventa në sistemin kushtetues shqiptar përmes një analize të jurisprudencës
kushtetuese. Përthithja e KEDNj-së në sistemin ligjor dhe evidentimi i drejtimeve kryesore ku
roli i jurisprudencës së GjEDNj-së ka qenë vendimtar për konsolidimin e drejtësisë kushtetuese
në vendin tonë.
Çështja e dytë analizon jurisprudencën e GjEDNj-së dhe në mënyrë specifike lidhur me nenet :
2, 3, 5, 6/1, 6/2 të Konventës.
Çështja e tretë analizon nenin 2 të Konventës “E drejta e jetës”3 analizuar kjo me raste
konkrete.
Çështja e katërt analizon nenin 3 të Konventës”Ndalimi i Torturës”4 analizuar gjithashtu me
raste konkrete.
Çështja e pestë analizon nenin 5 të Konventës “E drejta për liri dhe siguri”5 analizuar kjo me
raste konkrete.
Çështja e gjashtë analizon nenin 6 (6/1, 6/2) të Konventës “E drejta për një proçes të
rregullt”6analizuar me raste konkrete të shtetasve shqiptarë.
Çështja e shtatë analizon problematikat dhe GjEDNj-ja rastet e analizuara.
Në çështjen e tetë dhe të nëntë do të trajtohen konkluzionet dhe rekomandimet e këtij kreu.
2 Analizë e mirëfilltë sipas këndvështrimit të Ian Brownlie 3 Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut 4 Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut 5 Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut 6 Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut
Pjer
eta
AGAL
LIU
Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GjEDNj) dhe ndikimi i saj në
sistemin e Drejtësisë Penale Shqiptare
xvi
Në kreun III:“Detyrimet ndërkombëtare të vendit tonë në vështrim të Mekanizmave
Monitorues” në çështjet e këtij kreu trajtohen: Komiteti i Ministrave (KM) të Këshillit Evropian
dhe Manuali i tyre. Janë trajtuar të gjitha Rekomandimet e KM për vendimet dhe çështjet penale
të trajtuara nga GjEDNj-ja për: a) Rastet “Balliu kundër Shqipërisë”; b)“Dybeku kundër
Shqipërisë”; c)“Xheraj kundër Shqipërisë”; d)“Grori kundër Shqipërisë”; e)“Caka kundër
Shqipërisë”; f)“Delijorgji kundër Shqipërisë”; g)“Berhani kundër Shqipërisë”; gj) “Laska dhe
Liza kundër Shqipërisë”; h)“Kaçiu dhe Kotorri kundër Shqipërisë”;
Në çështjen e tretë, të katërt, të pestë trajtohen Komiteti i Parandalimit të Torturës (CPT).
Manuali, Struktura e CPT-së, Rekomandimet e CPT-së për vendin tonë, Keqtrajtimet, Rastet,
Kushtet e ndalimit, Ambjentet në qendrat e burgut, Komisioni Evropian Kundër Racizmit dhe
Intolerancës (ECRI) si dhe Rekomandimet e ECRI (European Commission against Racism and
Intolerance) për vendin tonë.
Në çështjen e gjashtë dhe të shtatë do të trajtohen konkluzionet dhe rekomandimet e këtij kreu.
Në kreun IV: “Mekanizmat e brendshëm për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut” janë trajtuar
institucionet garante të të Drejtave të Njeriut në Shqipëri si : Insitucioni i Avokatit të Popullit
(AP), Komiteti për Parandalimin e Torturës (KPT), Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH).
Në çështjet e parë dhe nënçështjet e saj janë trajtuar Raporti i AP me Kuvendin, Natyra e
Rekomandimeve në lidhje me mbipopullimin, kujdesin shëndetësor, kushtet materiale, ndihmën
juridike, mosekzekutimin e vendimeve të formës së prerë, me procesin rehabilitues si një e drejtë
ligjore, me të drejtë për një proces të rregullt ligjor si dhe Raportet Monitoruese.
Çështja e dytë analizon : Raportet e Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KShH) në lidhje me të
drejtat si : E drejta për trajtim dinjitoz; E drejta e njoftimit, shoqërimit, ndalimit; E drejta për t’u
ankuar; E drejta për një proces të rregullt ligjor; E drejta për t’u mbrojtur me avokat; Shoqërimi
i personave dhe marrja e tyre në pyetje.
Në çështjen e tretë dhe të katërt dhe të do të trajtohen konkluzionet dhe rekomandimet e këtij
kreu.
Në kreun V: “Implementimi i vendimeve të GjEDNj-së nga sistemi ynë gjyqësor” në çështjen e
parë të këtij kapitulli janë trajtuar Raporti midis të Drejtës Ndërkombëtare dhe asaj tonë të
Brendshme si dhe Raporti Kushtetues dhe i Konventës në lidhje me të Drejtat e Njeriut.
Në çështjen e dytë dhe të tretë trajtohet Jurisprudenca e GjEDNj-së dhe roli i saj në drejtësinë
kushtetuese shqiptare si dhe Roli i jurisprudencës së GjEDNj-së në përmirësimin e politikës sonë
penale.
Në çështjen e katërt dhe të pestë trajtohen: Nevoja për përmirësim të legjislacionit penal dhe
Harmonizimi i legjislacionit penal me standartet e BE-së, kurse në çështjen e gjashtë trajtohet e
drejta për një proçes të rregullt ligjor penal sipas standarteve evropiane. Në çështjen e shtatë
trajtohet Jurisprudenca Unifikuese e Gjykatës së Lartë, si dhe Vendimet si ai i Kolegjeve të
Bashkuar të Gjykatës së Lartë nr.2, dt 20.06.2013; Vendim nr.1 dt.20.01.2011 i Gjykatës së
Lartë; Vendim nr.2 dt. 03.11.2014 i Gjykatës së Lartë; Vendim nr.1 dt.08.01.2009 i Kolegjeve të
Bashkuara të Gjykatës së Lartë; Vendim Unifikues nr.3 dt. 02.11.2015 i Gjykatës së Lartë;
Vendim nr.1 datë 27.04.2015.
Në çështjen tetë dhe nëntë do të trajtohen konkluzionet dhe rekomandimet e këtij kreu.
Pjer
eta
AGAL
LIU
Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GjEDNj) dhe ndikimi i saj në
sistemin e Drejtësisë Penale Shqiptare
xvii
Në kreun VI:“Jurisprudenca e GjEDNj-së në Administratën Shtetërore”trajtohet në çështjen e
parë : Ministria e Drejtësisë në funksion të hartimit të akteve ligjore, nënligjore lidhur me
sistemin gjyqësor.
Në çështjen e dytë trajtohet Ndikimi i GjEDNj-së në funksion të hartimit të akteve ligjore nga
Ministria e Drejtësisë. Në çështjen e tretë trajtohet Për përafrimin e legjislacionit në sistemin
gjyqësor me standartet e BE-së.
Në çështjen e katërt është trajtuar legjislacioni specifik i miratuar për Policinë e Shtetit në
kuadër të mbrojtjes së të drejtave ndaj personave që ndodhen në ambjentet e policisë. Eshtë
analizuar se si dhe sa zbatohen ligjet dhe rregulloret e burgjeve me fokus : Raste praktike të 3
instituteve në lidhje me afatet proceduriale; Shoqërimin dhe ndalimin nga policia; Marrja në
pyetje; Arrestimi në flagrancë.
Në çështjen pestë dhe gjashtë janë trajtuar konkluzionet dhe rekomandimet e këtij kreu.
Në fund të këtij punimi kemi : Aneksi: “Dokumenti Analitik” (gjendja aktuale e sistemit të
drejtësisë njohja e problematikave dhe nevoja për përmirësim);
Konkluzione;
Rekomandime;
Bibliografia
Pjer
eta
AGAL
LIU
Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GjEDNj) dhe ndikimi i saj në
sistemin e Drejtësisë Penale Shqiptare
xviii
IV. Literatura e përdorur
Literatura e përdorur për realizimin e këtij punimi shkencor përfshin botime të autorëve
shqiptarë dhe të huaj të cilët trajtojnë çështje që lidhen drejtpërsëdrejti me të drejtat e njeriut,
shkeljet që mund t’iu bëhet këtyre të drejtave.
Burim tjetër i rëndësishëm konsultimi dhe referimi kanë qenë artikujt e shumtë të botuar në
revista periodike shkencore kombëtare, ndërkombëtare dhe gjithashtu në website-t e kërkimit
shkencor ligjor online të aksesueshme.
Punimi është referuar kryesisht në vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, në
vendimet unifikuese të Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese të vendit tonë, në vendime të
Gjykatave Ndërkombëtare kryesisht evropiane, të aksesueshme përmes faqeve zyrtare të Këshillit
të Evropës, në vendime të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në gjuhën shqipe si
përkthime të Qendrës së Publikimeve Zyrtare, por edhe në versionin anglisht i aksesueshëm në
website-in e GjEDNj-së.
Gjithashtu raporte të Komisionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë, raporte të
OSCE/ODIHR, raporte të institucioneve të rëndësishme si : Avokati i Popullit, Komiteteve që
operojnë në vendin tonë si : Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), Mekanizmi Kombëtar për
Parandalimin e Torturës (MKPT), manuale të “The Slynn” Fondation7 të cilat përbëjnë një
burim të vlefshëm referimi për punimin e doktoraturës. Në mënyrë më të detajuar për
bibliografinë do të njiheni në fund të punimit.
7 Fondacioni “Slynn” jep kontributin e tij në vendin tonë përmes këshillave dhe diskutimeve në fushën e të drejtave
të njeriut për konsolidimin e institucioneve ligjore si Shkolla e Magjistraturës, Dhoma e Avokatisë.
Pjer
eta
AGAL
LIU
Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GjEDNj) dhe ndikimi i saj
në sistemin e Drejtësisë Penale Shqiptare
1
Pjereta Agalliu ©
KREU I
Historiku i lindjes dhe zhvillimi i Institucioneve Evropiane dhe Gjykatës
Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GjEDNj)
1.1 Hyrje e shkurtër historike Që nga kohët më të herëshme e deri më sot historia e të drejtave të njeriut është shfaqur mjaft e
larmishme, me një dinamizëm të padiskutueshëm zhvillimi dhe progresi. Njerëzit përgjatë
historisë kanë vepruar me njëri-tjetrin në mënyra shumë komplekse. Njerëzit sa e duan
ndryshimin aq i bëjnë rezistencë atij. Vetë natyra jonë njerëzore ka qenë shkaku kryesor i
luftrave, padrejtësive, shkeljeve të të drejtave duke bërë që këto të drejta të bëhen premisa
kryesore e zhvillimit të shtetit të së drejtës.
Për shkak të ndërveprimit njerëzor dhe zhvillimeve të pafundme të historisë ka pasur fillime,
kthesa, përparime, mbështetje të influencuara nga politika të brendshme dhe ndërkombëtare në
lidhje me pushtetin. Kjo shpjegon faktin se pse shumë arritje nuk kanë qënë të plota dhe përse
sot ndodhin kaq shumë shkelje, madje edhe tepër serioze të të drejtave të njeriut. Që nga
antikiteti e deri në shekullin e XIX-të skllavëria e njeriut ishte nje fenomen i natyrshëm madje
një pjesë e njerëzve trajtoheshin si pronë dhe jo si njerëz me të drejta të plota, skllavëria
pranohej si normë jetësore, si rend ligjor nga universi. Paragjykimi dhe diskriminimi ndaj
shtresave të ndryshme të shoqërisë ishin të zakonshme. Kudo mbizotëronte shoqëria patriarkale,
dominimi i burrave ndaj grave.
Regjimet hierarkike dhe autoritare kërkonin bindje të pakushtëzuar nga pjesa më e madhe e
popullatës. Shumë vuanin për shkak të shfrytëzimit dhe sidomos klasës ekonomike, shoqërore
që i përkisnin. Një pjesë tjetër vuante për shkak të ngjyrës së lëkurës, dallimit rracor, besimit
dhe përkatësisë fetare, për shkak të etnisë, gjuhës etj. Tortura, varja, djegia në turrën e druve në
sy të gjithë turmës njerëzore ishte pjesë e legjislacionit të asaj periudhe të errët. Realiteti i këtyre
kohërave na ka prezantuar me fenomene e ngjarje të cilat sot dëshmojnë një kohë shumë të
largët dhe ndoshta vështirë të besueshme për të drejtat që njerëzimi mbart dhe për ato që aspiron
të ketë.
Sipas sociologut amerikan William Graham Sumner ai realitet i jetuar nga shtypja dhe mohimi i
të drejtave bazë të njerëzimit është kuptuar si : “Gjithë historia është një tregim i gjatë me këtë
pasojë : njerëzit kanë luftuar për pushtet mbi njerëzit e tjerë në mënyrë që të fitonin të mirat e
Tokës në kurriz të të tjerëve dhe të mund t’i hidhnin barrat e jetës nga supet e tyre te supet e të
tjerëve.”1
Pikërisht ishte ky terren ku u pa e udhës që të ndryshohej ky realitet me kosto
multidimensionale, si dhe të lihej mënjanë historia e luftës, shtypjes, skllavërisë, torturës etj.
Duhej një pëpjekje tej kufijëve territorialë për të respektuar të drejtat themelore të njerëzve duke
1 William G. Sumner, “The forgotten man”Yale University Press, 1919, page 470
Pjer
eta
AGAL
LIU
Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GjEDNj) dhe ndikimi i saj
në sistemin e Drejtësisë Penale Shqiptare
2
Pjereta Agalliu ©
aspiruar barazi dhe trajtim të barabartë mes të gjithave kategorive, qofshin këto sunduese apo
nënshtruese. E drejta ndërkombëtare fillimisht lidhej me marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe
ligjeve të luftës. Shtetasit konsideroheshin si pronë e shtetit. Mënyra sesi shteti trajtonte
shtetasit e vet ishte kompetence ekskluzive e tij dhe nuk shqyrtohej as nga ndonjë rregullore
ndërkombëtare. E drejta ndërkombëtare zakonore ka njohur faktin që disa individë meritojnë
mbrojtje më të madhe se pjesa tjetër e shtetasve.
Pas Luftës së Dytë Botërore me qëllim vendosjen e paqes në botë, qeveritë u angazhuan për
krijimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Më 26 qershor 1945 u nënshkrua
Karta e Kombeve të Bashkuara (KKB) ku në preambulën e saj objektivat më kryesore ishin :
Shpëtimi i brezave të ardhshëm nga goditja e luftës; Besimi në të drejtat themelore të njeriut, në të drejtat e barabarta të burrave dhe
grave
dhe të kombeve të mëdha dhe të vogla.2
Në vitin 1946, Kombet e Bashkuara krijuan Komisionin për të Drejtat e Njeriut, kurse më 10
dhjetor 1948 në Paris3
u miratua nga Asambleja e Përgjithshme, Deklarata Universale e të
Drejtave të Njeriut (DUDNj).4
Qëllimi kryesor i DUDNj-së ishte krijimi i një gjuhe universale për të drejtat e njeriut, të cilat
janë vlerat universale. Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut është themeli i lirisë,
drejtësisë dhe paqes në botë. Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut (DUDNj) u hartua si
përgjigje ndaj pasojave të tmerreve të Luftës së Dytë Botërore dhe përfaqëson përpjekjen e parë
globale për mbrojtjen e atyre të drejtave që shumë njerëz besonin se ishin të drejta themelore që
u takojnë të gjitha qenieve njerëzore.5
Deklarata përbëhet nga tridhjetë artikuj, të cilët janë përpunuar me kalimin e viteve në vijim nga
traktate ndërkombëtare, transferta ekonomike, instrumente rajonale të të drejtave të njeriut (ku
spikat Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut), kushtetutat kombëtare, dhe ligje të
tjera. Karta Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut përbëhet nga Deklarata Universale për të
Drejtat e Njeriut, Konventa Ndërkombëtare mbi të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore,
dhe Konventa Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike me dy Protokolle opsionale.
Nenet më të rëndëesishme të Deklaratës janë nent 1, 2, ku shprehen parimet e : lirisë, barazisë,
dinjitetit. Rëndësi ka edhe parimi i diskriminimit mbi baza racore, ngjyre, gjinie, feje, origjine.
Pavarësisht se Deklarata nuk është e detyrueshme ligjërisht, të drejtat që janë në të janë bërë
instrumente të shkruara në kushtetutat kombëtare.
2Neni 1(3) i Kartës parashikon që një nga qëllimet e OKB-së është të arrihet bashkëpunimi ndërkombëtar në
“promovimin dhe inkurajimin e respektimit të të drejtave dhe lirive themelore për të gjithë, pa dallim rrace, gjinie,
gjuhe apo feje”. 3Për më teper shih Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut 4Komisioni për të Drejtat e Njeriut drejtohej nga E. Roosevelt, bashkëshortja e ish-presidentit amerikan T.
Roosevelt 5Deklarata u miratua më 10 dhjetor 1948, ku morën pjesë 56 shtete anëtare të OKB-së.
https://sq.wikipedia.org/wiki/Lufta_e_Dyt%C3%AB_Bot%C3%ABrorehttps://sq.wikipedia.org/wiki/Njeriuhttps://sq.wikipedia.org/wiki/T%C3%AB_drejtat_e_njeriuthttps://sq.wikipedia.org/wiki/Konventa_Evropiane_p%C3%ABr_t%C3%AB_Drejtat_e_Njeriut
Pjer
eta
AGAL
LIU
Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GjEDNj) dhe ndikimi i saj
në sistemin e Drejtësisë Penale Shqiptare
3
Pjereta Agalliu ©
1.2 Krijimi i Këshillit të Evropës dhe institucionet që organizojnë dhe kontrollojnë
veprimtarinë e tij
1.2.1 Këshilli i Evropës dhe Kuadri Ligjor i KE-së
KE-ja u krijua më 5 Maj të vitit 1949 nga 10 shtete evropiane, si një organizatë evropiane për të
nxitur e zhvilluar bashkëpunimin ndërqeveritar dhe ndërparlamentar. Qëllimi i tij është të arrijë
një unitet më të madh ndërmjet shteteve anëtare me qëllim ruajtjen dhe realizimit e idealeve
dhe parimeve të cilat janë trashëgimi e tyre e përbashkët si dhe të mundësojë progresin e tyre
ekonomik dhe social.6 Në gjenezë të kësaj organizate shtetet themeluese të saj ishin : Franca,
Britania, Belgjika, Irlanda, Italia, Danimarka, Luksemburgu, Norvegjia, Hollanda dhe Suedia.7
Ky institucion funksionon mbi bazën e Parimeve më kryesorë si : shteti i së drejtës, respekti për
të drejtat e njeriut dhe demokracia pluraliste. Parimet e Këshillit të Evropës, përfshijnë
demokracinë pluraliste, respektimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit. Komiteti i
Ministrave, i cili përbëhet nga Ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare dhe Asamblenë
Parlamentare e formuar prej delegacioneve të anëtarëve të parlamenteve kombëtare, përbëjnë
organet kryesore të Këshillit të Evropës, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm dhe
sekretariatin mbështetës.8
Që nga viti 1989, pas rënies së Murit të Berlinit, numri i shteteve që janë bërë pjesë e KE-së
është rritur duke përfshirë edhe shtete të ish-bllokut lindor. Numri i shteteve anëtare të KE-së në
fillim ka qenë 10, kurse tani KE-ja ka një përbërje prej 47 shtetesh anëtare. Vendi ynë aderoi në
KE në 1995.
Instrumentat kryesore të të drejtave të njeriut me anën e të cilave Këshilli i Evropës konstituon
vendimmarrjen konform qëllimit të krijimit të tij, janë 9:
Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore (KEDNj),10 1950 dhe 14
Protokollet shtesë;
Karta Sociale Evropiane (ESC), 1961, Protokolli Shtesë i vitit 1988, amendimi i
Protokollit shtesë i vitit 1991, Protokolli Shtesë i vitit 1995 që parashikon një sistem të
ankesave kolektive;
Karta Sociale Evropiane është duke u zëvëndesuar gradualisht (për ato shtete që e
kanë ratifikuar atë) nga Karta Sociale Evropiane e Rishikuar (miratuar në Strasburg, 3
Maj
6 Eshtë përcaktuar në nenin 1 të Statutit, 7 Këto 10 shtete janë të përmendura që në Preambul, kurse shtetet e tjera aderuan më vonë. 8 Siç përcaktohet në nenin 3 të Statutit 9 Për më tepër shih Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Protokollet shtesë të saj. 10Që nga momenti i hyrjes në fuqi të KEDNj-së në vitin 1953 deri më 1998, zbatimi i saj bëhej i mundur nga
institucionet e Komitetit të Ministrave, Komisionit Evropian për të Drejtat e Njeriut dhe GjEDNj-së. Këto
institucione u riorganizuan në vitin 1994 me protokollin nr.11 i cili hyri në fuqi në nëntor 1998, e cila shfuqizoi
Komisionin.
Pjer
eta
AGAL
LIU
Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GjEDNj) dhe ndikimi i saj
në sistemin e Drejtësisë Penale Shqiptare
4
Pjereta Agalliu ©
1996, dhe hyrë në fuqi më 1 Korrik 1999). Kjo Kartë si dhe Karta e mëparshme
fillestare përshkruajnë kryesisht të drejtat ekonomike dhe sociale, veçanërisht të drejtat
e punës, dhe ështe unike në atë që i lejon shtetet anëtare të zgjedhin të zbatojnë vetëm
ato nene që shtetet e gjykojnë të përshtatshme.
Konventa Evropiane për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit e Ndëshkimit
çnjerëzor ose Degradues, 1987 (dhe 2 protokollet e vitit 1993 për çështje teknike
relativisht më pak të rëndësishme);
Konventa Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, 1995.
Kuadri ligjor i KE-së ka ndryshim nga të drejtat civile dhe politike, ekonomike dhe sociale, pasi
të drejtat civile dhe politike janë të përfshira në KEDNj-ja, kurse të drejtat ekonomike dhe
sociale në Kartën Sociale Evropiane (KSE). KEDNj-ja është themeli i sistemit të Këshillit të
Evropës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Konventa u nënshkrua më 4 Nëntor 1950 dhe hyri
në fuqi në Shtator të vitit 1953. Së bashku me katërmbëdhjetë Protokollet që aktualisht janë në
fuqi, ajo mbulon një gamë të gjerë të drejtash kryesisht civile dhe politike. Preambula e saj
thekson se shtetet evropiane janë të një mendjeje të njëjtë dhe kanë një trashëgimi të përbashkët
të traditës politike, idealeve, lirive dhe sundimit të ligjit.
Të gjitha Shtetet anëtare të Këshillit të Evropës duhet të jenë palë në KEDNj-ë. KEDNj-ja
përmban një katalog të të drejtave tradicionale civile dhe politike. Të drejtat që mbulohen nga
Konventa përfshijnë11
:
E drejta për jetën (neni 2)
E drejta për të mos ju nënshtruar torturës (neni 3)
Liria nga skllavëria ose robëria (neni 4)
Edrejta e jetës dhe lirisë (neni 5)
E drejta për gjykim të drejtë/procesi i rregullt ligior (neni 6)
Mos zbatimi i fuqisë prapavepruese të ligjit penal (neni 7)
E dreita e privatësisë (neni 8)
Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë (neni 9)
Liria e shprehjes (neni 10)
Liria e tubimit paqësor (neni 11)
E drejta për martesë dhe për të krijuar familje (neni 12)
Liria nga mos diskriminimi (neni 14)
Konventës i janë shtuar dhe disa protokolle për të drejtat themelore të mbrojtura nga Konventa
duke pasur si qëllim kryesor imponimin dhe detyrimin ndaj shteteve palë lidhur me respektimin
e tyre.
Të drejtat e garantuara nga KEDNj-ja janë plotësuar nga Protokollet e mëvonshme12
Protokolli Nr 1.viti 1952 : e drejta e pronës, arsimit dhe zgjedhjeve lira.
11 Për më tepër shih Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe nenet përkatëse . 12 Për më tepër shih Protokollet shtesë të KEDNj-së.
Pjer
eta
AGAL
LIU
Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GjEDNj) dhe ndikimi i saj
në sistemin e Drejtësisë Penale Shqiptare
5
Pjereta Agalliu ©
Protokolli Nr 4, viti 1963 : liria e levizijes liria nga dëbimet nga territoret ku individët janë shtetas; Ndalimi i dëbimit kolektiv të të huajve.
Protokolli Nr 6, viti 1983 : heqja e dënimit me vdekje në kohë paqeje. Protokolli Nr 7, viti 1984 : mosdëbimi i të huajve, përveçse në përputhje me ligjin; e
drejta për rishikimin e dënimit për veprat penale nga një gjykatë më e lartë: kompensimi
për dënimin e vuajtur ku më pas vendimi është ndryshuar ose i ndëshkuar është falur;
mbrojtja nga dënimet e dyfishta; barazia e bashkëshortëve gjatë martesës dhe gjatë
zgjidhjes së saj.
Protokolli Nr 12, viti 2000 : mosdiskriminimi për shkaqe të tilla si seksi, rraca, ngjyra, gjuha, feja, opinioni politik apo opinione të tjera, origjina kombëtare ose sociale,
përkatësia në një minoritet kombëtar, pasuria, lindja ose çdo situatë tjetër. Protokolli ka
hyrë në fuqi me 4 Prill 2005.
Protokolli Nr 13, viti 2002 : heqja e dënimit me vdekje në të gjitha rrethanat.
Në këtë kuadër, Konventa është përthithur gjithashtu në legjislacionet e brendshme të të gjitha
shteteteve anëtare edhe pse Konventa nuk parashikon konkretisht këto shtete duhet të zbatojnë
e implementojnë përkatësisht detyrimet e parashikuara.
Ndryshe nga traktatet ndërkombëtare të tipit klasik, Konventa nuk përfshin thjesht detyrime
reciproke ndërmjet shteteve kontraktuese. Ajo përmbledh edhe detyrimet bilaterale dhe të
ndërsjella, detyrime këto objektive të cilat nga fjalët e preambulës të lënë të kuptosh se
favorizohet "zbatimi kolektiv".
1.2.2 Rrethanat që ndikuan në krijimin e Këshillit të Evropës
Këshilli i Evropës është organizata e shteteve evropiane që kishte si qëllim bashkimin e vendeve
anëtare mbi bazën e traditave të tyre të përbashkta të lirisë politike. Qëllimi i KE-së ishte arritja
e një uniteti më të madh midis anëtarëve të tij. Ideologët më të mëdhenj të Këshillit të Evropës
ishin : W.Churchill, Bevin R.Shuman, Adenaueri.13
Gjendja e Evropës pas Çlirimit ishte tejet e
mjerueshme. Menjëherë pas saj u dje e nevojshme krijimi i një organizate që do të largonte
përfundimisht totalitarizmin dhe garantimin e paqes, demokracisë në të gjithë kontinentin
Evropian.
Gjithashtu shtetet ishin të vendosura që jo vetëm të ndërtonin ekonomitë e shkatërruara, të
rimëkëmbnin influencën e tyre, por gjithashtu edhe të fillonin të trajtonin kryesisht çështjet
shtetërore të marrëdhënieve ndërkombëtare të sigurisë ku u pa si një metodë ku do të pranohej
pëfundimisht rregullimi territorial evropian i post-luftës. Të tjera çështje me përparësi ishin
bashkëpunimi në fusha humanitare, në çështjet e bashkimit familjar dhe bashkëpunimi kulturor
e arsimor.
Winston Churchill ishte i pari që tregoi zgjidhjen. Sipas tij, ajo që nevojitej ishte “një zgjidhje
që, si për mrekulli, do të transformonte të gjithë skenën dhe në pak vite do të bënte të gjithë
13Për më tepër shih Pocar; Fausto; “E Drejta e Komuniteteve Evropiane”, Shtëpia Botuese “Logoreci”, Tiranë
1995, faqe 34
Pjer
eta
AGAL
LIU
Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GjEDNj) dhe ndikimi i saj
në sistemin e Drejtësisë Penale Shqiptare
6
Pjereta Agalliu ©
Evropën aq të lirë e të lumtur. Ne duhet të ndërtojmë një lloj Shtetesh të Bashkuara të
Evropës”.14
Lëvizjet e bindjeve të ndryshme, po shfaqeshin kudo në ato kohë. Hapi i parë ka qenë
organizimi i Kongresit të Hagës më 7 maj 1948 me rezolutë për bashkimin politik i konsideruar
si “Kongresi i Evropës”. Ky kongres u drejtua nga vet Wiston Churchill dhe morën pjesë 800
udhëheqës evropianë dhe delegatë nga 30 vende duke përfshirë edhe 10 vendet që themeluan
më vonë KE–në. Pjesëmarrja e 250 gazetarëve maksimizoi impaktin e këtij takimi. Kongresi
mbylli punimet duke rekomanduar 3 elemente : - krijimin e një bashkimi ekonomik e politik për
sigurinë dhe progresin social; - mbledhjen e një asambleje për të rrahur mendimet; -
përgatitjen e një karte të të drejtave të njeriut me një Gjykatë Evropiane të Drejtësisë që do
siguronte zbatimin e saj.15
-Cili ishte qëllimi i Këshillit të Evropës?
Që nga themelimi i tij mbi rrënojat e kontinentit të shkatërruar nga lufta në vitin 1949, Këshilli i
Evropës ka vepruar gjithmonë si një forcë për paqe dhe bashkim ndërmjet kombeve. Qëllimi
kryesor i saj ka qenë garantimi i dinjitetit të qytetarëve evropianë duke zbatuar respektimin e
vlerave themelore si : demokracinë, shtetin ligjor dhe të drejtat e njeriut. Këto vlera janë
themelet e një shoqërie tolerante dhe të civilizuar. Janë të domosdoshme për stabilitetin
evropian, zhvillimin ekonomik dhe një të ardhmeje sa më të sigurt dhe me vlera për të gjithë
shoqërinë evropiane.
Qysh në Kapitullin e I-rë të KE-së të vitit 1949-të thuhet se: “ synon të arrijë një unitet më të
madh ndërmjet anëtarëve të tij me qëllim sigurimin dhe realizimin e idealeve dhe parimeve që
përbëjnë trashëgimninë e tyre të përbashkët dhe progresin e tyre ekonomik dhe social.”
Pra qëllimi i KE-së ka qenë fusha e gjerë e veprimit në çështjet ekonomike, sociale, kulturore,
shkencore, ligjore, administrative. Krijimi i Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut 1951,
i Komunitetit Ekonomik Evropian 1957 dhe sidomos Këshilli Evropian mbetet forca kryesore
drejtuese për integrimin evropian. Komiteti i Ministrave është organi vendimmarrës i KE-së i
cili së bashku me Asamblenë Parlamentare.16
Mbi bazën e këtyre të gjitha shtetet pjesëmarrëse të KE-së do të përpiqen të gjejnë zgjidhje të
përbashkët të problemeve të mëdha si : krimin e organizuar, terrorizmin, korrupsionin, krimin
kibernetik, dhunën ndaj fëmijëve dhe grave, trafikimin e qenieve njerëzore.
Bashkëpunimi midis të gjitha shteteve anëtare është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e
problemeve më madhore me të cilat përballet edhe sot shoqëria evropiane. Gjithashtu qëllimi i
KE-së ka qenë krijimi i një zone të përbashkët demokratike, ligjore në respekt të vlerave
themelore : të drejtat e njeriut, demokracinë dhe zbatimin e ligjit fokusuar në objektiva direkt të
zbatueshme.
14 Fjalim i Winston Churchill më 19 shator 1946 në Zyrih 15 Për më tepër shih“ Banesa e të Drejtave të Njeriut”, botim i Këshillit të Evropës, faqe 3 16 Eshtë forumi më i vjetër dhe më i madh ndërkombëtar parlamentar në botë që ka përfaqësuar 800 milion
individë.
Eshtë organ debatues i Këshillit.
Pjer
eta
AGAL
LIU
Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GjEDNj) dhe ndikimi i saj
në sistemin e Drejtësisë Penale Shqiptare
7
Pjereta Agalliu ©
1.2.3 Objektivat e Këshillit të Evropës (KE)17
Këshilli i Evropës ka zhvilluar një numër të konsiderueshëm programesh mbështese dhe nxitëse
bazuar tek objektivat që ka vendosur që në kohën kur u krijua. Ai ka kërkuar me
domosdoshmëri zgjerimin e zonës së anëtarësimit të shteteve evropiane nisur nga ndikimi
politik, ekonomik të këtyre shteteve në Evropë. Rënia e Perandorisë Sovjetike në Evropën
Lindore dhe Qendrore ka qenë arsyeja kryesore për rritjen e vrullshme të pjesëmarrjes së
shteteve anëtare gjatë viteve të fundit.
Procesi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës i ka dhënë këtij të fundit një ndikim mbi anëtarët e
ardhshëm gjë e cila ka çuar në mundësimin e këshillave dhe ndihmës së kualifikuar të
ekspertëve si dhe nxitjen e angazhimeve në fushën e të drejtave të njeriut nga aplikantët. Për
shembull, Opinioni i Asamblesë Parlamentare me Nr.191 mbi Aplikimin për Anëtarësim të Ish
Republikës Jugosllave të Maqedonisë,18
vëren se shteti aplikues ka hyrë në angazhime lidhur
me rishikimin dhe themelimin e ligjeve të reja (për shembull, në lidhje me organizimin dhe
funksionimin e sistemit të drejtësisë penale), ndryshimin e Kushtetutës për të përfshirë të drejtën
për një proçes të rregullt ligjor si dhe marrëveshje për të nënshkruar një sërë instrumentash
ndërkombëtare duke përfshirë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Konventën
Evropiane për Parandalimin e Torturës dhe Konventën Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave
Kombëtare.
Këshilli i Evropës ka shkuar gjithashtu përtej pajtimit ose vënies në dukje të angazhimeve të
bëra në kohën e aplikimit për anëtarësim. Miratimi i tyre për shqyrtimin sesi janë përmbushur
kushtet është kryer pasi shteti aplikues është bërë anëtar. Deklarata e Komitetit të Ministrave e
datës 10 Nëntor 1994 siguron një mekanizëm për shqyrtimin e praktikës shtetërore në këtë fushë
dhe mund të presim zhvillime të mëtejshme në këtë kontekst.19
Objektivat kryesore të Këshillit të Evropës janë :
Mbrojtja e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës; Gjetja e zgjidhjeve të përbashkëta për sfidat evropiane; Inkurajimi i zhvillimit të identitetit dhe diversitetit kulturor të Evropës; Konsolidimi dhe stabiliteti evropian lidhur me reformat demokratike, kushtetuese,
legjislative. 20
Gjatë gjashtëdhjetë viteve, Këshilli i Evropës ka zhvilluar një bazë ligjore që është në ndryshim
të vazhdueshëm duke përfshirë jo vetëm standardet për të drejtat civile, politike, të drejtat
sociale, të minoriteteve, trajtimin e personave të privuar nga liria, luftën kundër racizmit, luftën
17 Materialet rreth Këshillit të Evropës janë marrë nga përditësimet më të fundit qoftë nga faqa online lehtësisht e
aksesueshme http://www.coe.int/en, qoftë nga botimet më të fundit rreth KE-së. 18 See also Parliamentary Assembly Opinion No. 190 on the Application of Ukraine for Membership, ibid., pg 373 19 See further below, pg 259. Note also Assembly Order 508( 1995). The Committë on the Honouring of
Obligations and Commitments by Member States of the Council of Europe ( known as the Monitoring Committë)
commenced operations in April 1997 under the authorization of Assembly resolution 1115(1997). 20 Për më tepër informacion shih faqen zyrtare të KE-së : http://www.coe.int/en
http://www.coe.int/enhttp://www.coe.int/en
Pjer
eta
AGAL
LIU
Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GjEDNj) dhe ndikimi i saj
në sistemin e Drejtësisë Penale Shqiptare
8
Pjereta Agalliu ©
kundër korrupsionit, pastrimit të parave, por edhe monitorimin të këtyre standardeve.
Monitorimi i këtyre standarteve bëhet nga organe që janë të pavarura, me ekspertizë dhe
profesionalizëm duke i mundësuar Këshillit të Evropës jo vetëm identifikimin e problematikave,
por edhe hartimin e rekomandimeve përkatëse ndaj shteteve anëtare.
Drejtoria e Përgjithshme e të Drejtave të Njeriut dhe Çështjeve Ligjore (DPDNjÇL) ka
përgjegjësinë kryesore për zbatimin e standarteve të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit të
Këshillit të Evropës. Ajo promovon demokracinë, traktatet, mekanizmat e monitorimit,
zhvillimin dhe implementimin e aktiviteteve në këto fusha. Ajo është përgjegjëse për të gjitha
çështjet që kanë detyrimin primar objektivat ligjore të organizatës. Përveç mbrojtjes reale të të
drejtave politike, ekonomike, sociale janë në mënyrë të veçantë parandalimi i torturës, trajtimi
çnjerëzor, degradues, lufta kundër racizmit, mbrojtja e pakicave kombëtare, integriteti dhe
dinjiteti njerëzor nga dhuna, trafikimi, barazia gjinore, mbrojtja e informacionit personal, liria e
fjalës.21
Objektivat kryesore të DPDNjÇL janë:
Të ndihmojë dhe këshillojë Sekretarin e Përgjithshëm për çështjet që kanë të bëjnë me ligjin dhe politikat në fushën e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit;
Të ofrojë mbështetje dhe këshilla mbi këto çështje për Komitetin e Ministrave dhe të gjitha komisionet e tij vartëse dhe sipas nevojës, për shërbimet e tjera të Organizatës;
Të përpunojë dhe të vlersojë standartet ligjore ( rekomandimet, udhëzimet, doracakët, draft-konventat, etj);
Të sigurojë mbështetje sekretariale si dhe këshillimin për mekanizmat e traktateve të Organizatës dhe mekanizmat përkatëse në fushën e të drejtave të njeriut dhe synimin e
ligjit;
Të zbatojë programe dhe aktivitete që kanë për qëllim nxitjen e krijimit në shtetet kandidate apo anëtare të një kuadri institucional dhe ligjor në përputhje me parimet e
një shteti demokratik dhe të sigurojë respektimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e
ligjit.22
Për të arritur këto objektiva Drejtoria e Përgjithshme (DP) :
- zhvillon kontakte me Komisionet kompetente të Asamblesë Parlamentare dhe Kongresit;
- këshillon drejtoritë e tjera të përgjithshme dhe departamentet e të drejtave të njeriut dhe çështjeve të sundimit të ligjit;
- lidhet dhe bashkëpunon me Regjistrin e Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut për çështjet me interes të përbashkët për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës;
- lidhet dhe shkëmben informacion me Komisionerin për të Drejtat e Njeriut për të rritur efektivitetin e veprimit të ndërmarrë nga DP dhe Komisioneri.
21 Për më tepër shih Zyberi, Gentian; “E Drejta Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut”, Shtëpia Botuese “Botart
”, Tiranë 2011, faqe 163 22 Për më tepër informacion shih faqen zyrtare të KE-së : http://www.book.coe.int
Pjer
eta
AGAL
LIU
Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GjEDNj) dhe ndikimi i saj
në sistemin e Drejtësisë Penale Shqiptare
9
Pjereta Agalliu ©
- mban dhe zhvillon kontaktet me autoritetet kombëtare dhe agjencitë e specializuara (p.sh zyrat e Agjenteve te Qeverisë) në vendet anëtare dhe shtetet vëzhguese në fushën e
të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit;
- ndjek nga afër politikat dhe zhvillimet në vendet e njeriut dhe sundimin e ligjit dhe krijojnë nevojën për veprim nga ana e Organizatës.
- shpërndan informacion mbi standartet dhe arritjet e Këshillit të Evropës si dhe mbi të gjitha aktivitetet e saj;
- mban dhe zhvillon marrëdhëniet juridike, krijon kontakte të përshtatshme pune me BE-në përmes zbatimit të Memorandiumit të Mirëkuptimit.
23
Mekanizmat kryesore të KE-së në fushën e monitorimit të respektimit të drejtave të njeriut dhe
sundimit të ligjit janë : Komiteti Evropain për Parandalimin e Toruturës (KEPT),24
Komiteti
Evropian për të Drejtat Sociale (KEDS),25
Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit (GRECO),26
Komisionin Evropain Kundër Racizmit dhe Intolerancës (KEKRI).27
KE-ja ka një numër të
konsiderueshëm të grupeve, komiteteve të ekspertëve në fusha të ndryshme : si trafikimi i
qenieve njerëzore,28
Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parave
dhe Financimit të Terrorizmit,29
etj. Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës (KEPT-ja)
viziton vendet e ndalimit, në mënyrë që të vlerësojë si trajtohen personat e privuar nga liria.
Këto vende përfshijnë burgjet, qendrat e paraburgimit për të miturt, rajonet e policisë, qendrat
për mbajtjen e të ndaluarve për imigracion, spitalet psikiatrike.
Komiteti Evropian për të Drejtat Sociale (KEDS) është organi që monitoron respektimit e
Kartës Sociale Evropiane. Karta Sociale Evropiane, një plotësim natyral i Konventës Evropiane
për të Drejtat e Njeriut garanton të drejtat sociale dhe ekonomike të njeriut. Miratohet në vitin
1961 dhe është rishikuar në vitin 1996. Drejtoria e Përgjithshme e të Drejtave të Njeriut
(DPDNj) ndihmon Komitetin e Ministrave në lidhje me monitorimin e zbatimit të vendimeve të
Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut nga shtetet përkatëse.
1.2.4 Institucionet e Këshillit të Evropës (KE) (Organet statutore)
1.2.4.1 Struktura e Këshillit të Evropës30
Struktura e Këshillit pasqyron marrëveshjen midis atyre që donin një Evropë supranacionale
dhe atyre që donin një bashkëpunim ndërqeveritar. Ministri francez i Punëve të Jashtme të asaj
kohe Zhorzh Bido (Georges Bidault) në Këshillin e Traktatit në Bruksel sugjeroi fillimin e
23 Për më tepër informacion shih faqen zyrtare të KE-së : http://www.book.coe.int 24 Për më tepër informacion shih faqen zyrtare të KE-së http://www.coe.int/T/DGHL/Monitoring/SocialCharter. 25 Për më tepër informacion shih faqen zyrtare të KE-së http://www.coe.int/T/DGHL/Monitoring/SocialCharter. 26 Për më tepër informacion shih faqen zyrtare të KE-së http://www.coe.int/T/DGHL/Monitoring/SocialCharter 27 Për më tepër informacion shih faqen zyrtare të KE-së http://www.coe.int/T/DGHL/Monitoring/SocialCharter 28 Për më tepër informacion shih faqen zyrtare të KE-së http://www.coe.int/T/DGHL/Monitoring/SocialCharter 29Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit
(MONEYVAL) vlerëson efektivitetin e masave të brendshme për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e
terrorizmit në shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, që nuk janë anëtarë të Task Forcës për Verpimin Financiar
(FATF). Për më tepër informacion shih : http://www.coe.int/t/dghl/monitoring/moneyval/default_EN.asp 30Për më tepër shih Benoit – Rohmer, Florence; Klebes, Henrich “E Drejta e Këshillit të Evropës, drejt një Zone
panevropiane”, Shtëpia Botuese “Gent-Grafik”, Tiranë 2006, faqe 45.
http://www.coe.int/T/DGHL/Monitoring/SocialCharterhttp://www.coe.int/T/DGHL/Monitoring/SocialCharterhttp://www.coe.int/T/DGHL/Monitoring/SocialCharterhttp://www.coe.int/T/DGHL/Monitoring/SocialCharterhttp://www.coe.int/T/DGHL/Monitoring/SocialCharter
Pjer
eta
AGAL
LIU
Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GjEDNj) dhe ndikimi i saj
në sistemin e Drejtësisë Penale Shqiptare
10
Pjereta Agalliu ©
negociatave për të vënë në praktikë rezolutat e Kongresit të Hagës. Ai bëri thirrje për një
Asamble evropiane dhe për një bashkim ekonomik dhe doganor të të pesë të parëve si në fillim.
Organizata që përkrahte ajo do të ishte thjesht një “Këshill Evrope” brenda të cilit qeveritë
sovrane do të punonin së bashku sipas mënyres që do të zgjidhnin. Zgjerimi i Këshillit pas
viteve ‘90 e ka bërë atë një përfaqësi unike dhe i ka rritur autoritetin në Evropë. Që nga viti
1989 anëtarësimi i shteteve është rritur. Ajo është organizata e parë e formuar në Evropë me
idenë e bashkimit të saj, në respektimin e të drejtave të njeriut dhe përsosjen e demokracisë.
KE-ja kërkon të zhvillojë në të gjithë kontinentin tonë parimet demokratike bazuar në Koventën
Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNj).
Organet e Këshillit të Evropës janë : Komiteti i Ministrave (KM), Asambleja Parlamentare
(AP), Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale (KALR), Konferenca e Organizatave
Ndërkombëtare Joqeveritare (KONJ), Komisioneri për të Drejtat e Njeriut (KDNj), Gjykata
Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GjEDNj).
Organet statutore të Këshillit31
Rendi i radhitjes pasqyron vendosmërinë e autoreve për të bërë Komitetin e Ministrave themelin
kryesor të Këshillit. Ndikimi i Asamblesë dhe rëndësia e saj janë rritur gradualisht dhe duket se
rolet janë ndërruar.
1.2.4.2 Komiteti i Ministrave32
Komiteti i Ministrave është organi më i lartë ndërqeveritar i Këshillit me autoritetin e vet për të
vepruar dhe vendosur në emër të tij. Qeveritë anëtare mblidhen në Komitet me kompetenca të
barabarta për të shprehur pikëpamjet e vendeve të tyre në lidhje me problemet evropiane për të
punuar së bashku në gjetjen e zgjidhjeve ndaj tyre. Komiteti e bën të mundur vendimmarrjen
kolektive dhe nxit bashkëpunimin midis Shteteve anëtare për gjitha çështjet që Këshilli është
përgjegjës. Bashkë me Asamblenë ai mbron vlerat me të cilat është themeluar Këshilli. Ndryshe
nga Këshilli i BE-së,33
Komiteti i Ministrave nuk e ndryshon anëtarësimin në bazë të çështjeve
që diskutohen.
Në Komitet kanë të drejtë mblidhen vetëm ministrat e punëve të jashtme të shteteve anëtare.
Por, statuti në fakt parashikon që: kur një Ministër i Punëve të Jashtme nuk mund të marrë pjesë
ose nëse rrethana të tiera e kërkojnë, një zëvendës mund të caktohet për të marrë pjesë në vend
të tij. Ky do të jetë, mundësisht, një anëtar i qeverisë së vendit të tij. Në praktikë, ministrat e
jashtëm shpesh zëvendësohen nga anëtarë të tjerë të qeverisë (ministrat për çështjet evropiane,
sekretarët e shtetit) apo nga diplomatë me përvojë. Komiteti i Ministrave është i vetmi organ që
ka autoritetin për të vepruar në emër të Këshillit të Evropës.34
Përgjegjësitë e Komitetit të
31 Neni 10 i Statutit është i qartë: "Organet e Këshillit të Evropës janë: i. Komiteti Ministrave; ii. Asambleja
Këshillimore''. 32 Për më tepër shih tek teksti i sipërcituar, faqa 46 33 Po aty faqa 47 34 Kompetenca e tij është në bazë të Nenit 13 të Statutit
Pjer
eta
AGAL
LIU
Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GjEDNj) dhe ndikimi i saj
në sistemin e Drejtësisë Penale Shqiptare
11
Pjereta Agalliu ©
Ministrave janë të një game të gjerë.35
Gjithashtu ka edhe kompetencë “Mbikëqyrja e
vendimeve të dhëna nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriu”.36
1.2.4.3 Asambleja Parlamentare
Ashtu siç u krijua, Asambleja Parlamentare përmendet e dyta nga statuti që nuk iu përmbajt
shpresave të investuara në të nga ata pjesëmarrës të Kongresit të Hagës, të cilët dëshironin një
asamble të vërtetë evropiane që do të përfaqësonte popujt e kontinentin e
Top Related