LËNDA MËSIMORE: EDUKATË QYTETAREKLASA IV
TEMA MËSIMORE : TË DREJTAT E FËMIJËVE
OBJEKTIVAT:Të dallojnë dokumentet dhe organizatat që
mbrojnë dhe luftojnë për të drejtat e fëmijëve.Të shpjegojnë rëndësinë që ka respektimi i të
drejtave në jetën e tyre.Të grupojnë të drejtat e fëmijëve në disa
kategori.Të analizojnë nenet e Konventës së të
drejtave të Fëmijëve.
Të hartojnë nisma për sensibilizimin e opinionit për të drejtat e tyre.
Të vlerësojnë sa respektohen të drejtat e tyre.
Koncepte kryesore: Konventa e të Drejtave të Fëmijëve, të drejta , nene
Mjete dhe materiale mësimore:Poster për të drejtat e fëmijëve.Konventa e të Drejtave të Fëmijëve dhe
version i thjeshtuar i kësaj Konvente.Broshura të ndryshme lidhur me të Drejtat e
Fëmijëve.Fotografi të ndryshme lidhur me të Drejtat e
Fëmijëve dhe shkeljen e këtyre të drejtave.
Struktura e orës:Fazat e strukturës
-Përgatitje për të nxënë.
-Përpunim i përmbajtjes.
-Konsolidim i të nxënit.
Metodat mësimore
-Stuhi mendimesh –diskutim
-Këndet-Ditari dypjesësh
-Aktivitete:Rendit-argumento
Trego çfarë ndien?
Veprimtaritë e nxënësve
-Diskutim i ideve (punë me tërë klasën).
Të mësuarit ndërveprues- Shprehi e studimit të pavarur
-Paraqitje grafike e informacionit
Nxitje për të argumentuar.
ZHVILLIMI I MËSIMITPërgatitje për të nxënë
Diskutoj me nxënës :-Çfarë ka ndodhur me këta fëmijë?-Cilat janë disa nga dokumentet që
përmbajnë të drejtat e fëmijëve?-Cilat janë disa nga organizatat që luftojnë
për të drejtat e fëmijëve?
Aktivitet -nxënësit do të qarkojnë në fletëz një vend ku mendojnë se u shkelen të drejtat, dhe fletëzat e qarkuara më pas i vendosin në një kuti.
a.Në familje
b.Në shkollë
c.Në rrugë
d.Diku tjetër
Përpunim i përmbajtjes:TË DREJTAT E FËMIJËVELexim i materialit dhe tekstit.Komentim dhe ilustrim me shembuj i zbatimit
dhe shkeljes së të drejtave.Ndarje e nxënësve në katër kënde të klasës dhe
kategorizim i të Drejtave:
Të drejtat e mbijetesësTë drejtat për zhvillimTë drejtat e mbrojtjesTë drejtat e pjesëmarrjes.
Prezentim i kategorizimeve.
Aktivitet: Plotësohet tabela:
Të drejtat që gëzoj realisht në familje.
Të drejtat që më shkelen në familje.
Të drejtat që gëzoj realisht në shkollë.
Të drejtat që më shkelen në shkollë.
Të drejtat që gëzoj realisht në komunitet .
Të drejtat që më shkelen në komunitet.
Konsolidim i të nxënitRenditje e pesë të drejtave më të rëndësishme dhe
argumentim.Aktivitet përmbyllës: Në ditarin e një shoku është
shkruar kjo vjershë, duke përdorur pjesëzën :mos
ktheni vjershën në protestë.
Më pengojnë që të ndiej,Di ç’të pëlqej a mos të pëlqej,Më pengojnë ndjenjën time ,E lirë ajo që të shpërthejë.Më pengojnë të shpreh,Ylberin tim fëmijëror,Të ndiej të njoh a të pëlqej,Të jem shi dimri a flllad veror.
Detyrë shtëpie; Të krijojnë postera për të Drejtat e Fëmijëve.Posteri duhet të përmbajë një fjali me të paktën pesë fjalë dhe një vizatim ose fotografi.
Aktivitet shtesë:Studim rastesh.-Diskutim rreth fletëzave të punuara në fillim të
orës në takime me prindër dhe Komitetin e të Drejtave të Fëmijëve në shkollë.
Situatat për studim:-”Unë jam kundër politikës së qeverisë, që i
ndan shkollat për fëmijët e racave të ndryshme.”
-”Kur bëj gabime prindërit më dënojnë duke më lënë pa ngrënë dy ditë”.
-”Unë jetoj në një zonë të thellë ku nuk ka shkollë”.
-”Qeveria ka shembur shtëpinë time dhe në vend të saj kalon një autostradë”.
Top Related