Rruga e drejtë - WordPress.com
Cilësia e dytë e robërve të të Gjithëmëshirshmit Hoxhë Lulzim Perçuku
__________________
Cilësia e dytë:
I kushtojnë kujdes të madh namazit të natës
Allahu thotë: “...dhe ata që e kalojnë natën duke iu falur Zotit të tyre në sexhde dhe në
këmbë…” Surja Furkan, 63.
Robërit e të gjithëmëshirshmit janë ata të cilët i kushtojnë kujdes të madh namazit të
natës, ngrihen dhe e adhurojnë Allahun gjatë natës, me sinqeritet ndaj Tij, duke
qëndruar në sexhde, në ruku dhe në kijam (në këmbë), me përulje dhe nënshtrim ndaj
Tij.
Thotë Allahu: “...dhe ata që e kalojnë natën duke iu falur Zotit të tyre në sexhde dhe
në këmbë...” (Furkan, 64). Ata kanë pjesë në namazin e natës. Ndaj, secili njeri duhet të
ketë pjesë (hise) në këtë namaz, sidomos me faljen e namazit të vitrit, që është sunnet i
fortë dhe për vlerën e të cilit kanë ardhur hadithe të shumta nga Profeti salAllahu alejhi
ue selem. Çështja e namazit të vitrit është e madhe dhe nuk duhet ta marrim si diçka të
lehtë. Pra, myslimani duhet t’i kushtojë kujdes që vitrin ta falë gjatë natës.
Njeriu le të ketë hise në namazin e natës, nëse dëshiron të jetë prej robërve të të
Gjithëmëshirshmit, nga ata të cilët përfitojnë prej ndërrimit të ditës dhe natës. Le të
marrin mësim nga kjo gjë, të përmirësojnë veprat e tyre.
Vetë Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e ka falur namazin e natës në pjesë të
ndryshme të natës. Nganjëherë e ka falur në fillim të natës, nganjëherë në mes të natës
dhe nganjëherë në fund të saj.
Nëse besimtari ka mundësi që të ketë hise në namazin e natës në pjesën e fundit të
natës, kjo është edhe më e mirë, ngase kjo është koha kur më së shumti shpresohet që
të merret përgjigje nga Allahu për lutjet dhe është koha kur istigfari pranohet më
Rruga e drejtë - WordPress.com
shumë. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Zoti ynë zbret në qiellin e
dunjasë çdo natë kur mbet pjesa e tretë e fundit e natës dhe thotë: “Kush është ai që më
lutet Mua që Unë t’i përgjigjem? Kush është ai që kërkon prej Meje që Unë t’i jap atij?
Kush është ai që kërkon falje që Unë ta fal atë?” Allahu zbret që t’i pranojë lutjet e tua,
istigfarin tënd, kërkesat e tua. Ndërsa ti tregohesh neglizhent dhe këtë pjesë të natës e
kalon në gjumë.
Ndaj, besimtari i cili është rob i të Gjithëmëshirshmit, duhet të ketë hise në këtë në
namazin e natës, duke e kaluar një pjesë të natës në ruku, në sexhde dhe në këmbë,
duke e adhuruar Allahun, duke biseduar me Të dhe duke iu drejtuar Atij me lutje të
ndryshme, me përulje dhe përgjërim. Andaj, në Fjalët e Allahut: “...dhe ata që e kalojnë
natën duke iu falur Zotit të tyre...”, kjo tregon se ata këtë namaz e bëjnë për hir të
Allahut të Madhëruar, sinqerisht për Të. Nëse kjo është gjendja e robërve të të
Gjithëmëshirshmit, pra se ata i kushtojnë rëndësi kaq të madhe namazit të natës, kjo
tregon se gjendja e tyre ndaj farzeve që Allahu ua ka bërë obligim është edhe më e mirë,
në nivel më të duhur.
Andaj, besimtari duhet të ketë hise në këtë cilësi të robërve të të Gjithëmëshirshmit: të
ngrihet natën e të falë namaz për hir të Tij.
Transkriptoi dhe redaktoi: Albiona Olluri
Shkurt, 2016
Top Related