zëri i unionit europianeeas.europa.eu/.../documents/more_info/newsletter/200904_200906_sq.pdf ·...

12
Misioni i Unionit Europian, Shkup o 2/2009 prill-qershor ‘09 zëri i unionit europian REN: SHPEJTONI REFORMAT QË TË PËRMBUSHNI KUSHTET E PARAPARA vazhdon në faqe 9 Në deklaratën e tij më 6 prill, Komisionari për zgjerim uroi realizimin e kënaqshëm të zgjed- hjeve presidenciale dhe lokale në vend. Ai theksoi se është momenti i duhur, që autoritetet të përshpejtojnë hapin e reformave, për të plotësuar kushtet e caktuara nga Komisioni Europian. Kremtet e Ditës së Europës Misioni i Unionit Euro- pian organizoi një numër të madh aktivitetesh për të kremtuar Ditën e Eu- ropës, 9 majin... Ndihma e UE-së për vetqeverisjen lokale Të martën, më 28 prill, Misioni i Unionit Europian në Shkup do të organizojë ceremoninë përmbyllëse, për të nxjerrur në pah re- zultatet e dy projekteve të veta që përkrahin decen- tralizimin... vazhdon në faqe 6 Duke theksuar se gjatë viteve të kaluara Unioni Europian ngul- monte mbi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, për të ardhmen euro- piane të vendit, Komisionari Ren tha se vendi ka reaguar pozitiv- isht në mesazhin e dërguar nga UE-ja dhe në këtë mënyrë ka konfirmuar vendosmërinë për të plotësuar standardet euopiane dhe për të ecur drejt procesit të anëtarësimit në Unionin Euro- pian. “Tani, pas përfundimit të zgjedhjeve, është koha të shto- ni përpjekjet për reforma, që të plotësoni kushtet e përcaktuara. Mbetet punë e rëndësishme për të arritur rezultate në reformën gjyqësore, luftën kundër korrup- cionit dhe reformën e shërbimit civil. Shpresoj që të gjithë liderët politik do të garantojnë ruajtjen e dialogut konstruktiv politik, për të mbështetur reformat. Jam i bin- dur se me përpjekjet e nevojshme, kushtet e caktuara do të realizohen me kohë për Raportin e Pro- gresit në vjeshtë. Rekomandimi për fillimin e negociatave të anëtarësimit, do të varet nga rezultatet e arritura,” tha Komisionari Ren dhe shtoi se marrëdhëniet e mira fqinjësore, ndër të tjera edhe zgjedhja e çështjes së emrit, mbeten çështje themelore. “Prandaj, besoj se me mandatin e freskuar të lidershipit të vendit, do të bëhen përpjekje të përtërira për arritjen e progresit në këtë fushë,” përfundoi Komisioneri. OSBE/ODIHR vlerësoi se administrimi i zgjedhjeve plotësoi pothuajse të gjitha premtimet dhe stan- dardet e OSBE-së dhe Këshillit të Europës për zgjedhje demokratike, por gjithashtu shprehu shqetësi- min lidhur me raportet e besueshme mbi kanosjet, të cilat “seriozisht pakësuan vlerën e kualitetit të përgjithshëm të procesit zgjedhor”. Vizita e Kryeministrit Gruevski në Bruksel - 13 maj 2009

Transcript of zëri i unionit europianeeas.europa.eu/.../documents/more_info/newsletter/200904_200906_sq.pdf ·...

zëri i ue-së prill-qershor 2009

Misioni i Unionit Europian, Shkup o 2/2009

prill-qershor ‘09

zëri iunionit europian

REN: SHPEJTONI REFORMAT QË TË PËRMBUSHNI KUSHTET E PARAPARA

vazhdon në faqe 9

Në deklaratën e tij më 6 prill, Komisionari për zgjerim uroi realizimin e kënaqshëm të zgjed-hjeve presidenciale dhe lokale në vend. Ai theksoi se është momenti i duhur, që autoritetet të përshpejtojnë hapin e reformave, për të plotësuar kushtet e caktuara nga Komisioni Europian.

Kremtet e Ditës së EuropësMisioni i Unionit Euro-pian organizoi një numër të madh aktivitetesh për të kremtuar Ditën e Eu-ropës, 9 majin...

Ndihma e UE-së për vetqeverisjen lokale

Të martën, më 28 prill, Misioni i Unionit Europian në Shkup do të organizojë ceremoninë përmbyllëse, për të nxjerrur në pah re-zultatet e dy projekteve të veta që përkrahin decen-tralizimin...

vazhdon në faqe 6

Duke theksuar se gjatë viteve të kaluara Unioni Europian ngul-monte mbi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, për të ardhmen euro-piane të vendit, Komisionari Ren tha se vendi ka reaguar pozitiv-isht në mesazhin e dërguar nga UE-ja dhe në këtë mënyrë ka konfirmuar vendosmërinë për të plotësuar standardet euopiane dhe për të ecur drejt procesit të anëtarësimit në Unionin Euro-pian. “Tani, pas përfundimit të zgjedhjeve, është koha të shto-ni përpjekjet për reforma, që të plotësoni kushtet e përcaktuara. Mbetet punë e rëndësishme për të arritur rezultate në reformën gjyqësore, luftën kundër korrup-cionit dhe reformën e shërbimit civil. Shpresoj që të gjithë liderët politik do të garantojnë ruajtjen e dialogut konstruktiv politik, për të mbështetur reformat. Jam i bin-dur se me përpjekjet e nevojshme, kushtet e caktuara do të realizohen me kohë për Raportin e Pro-gresit në vjeshtë. Rekomandimi për fillimin e negociatave të anëtarësimit, do të varet nga rezultatet e arritura,” tha Komisionari Ren dhe shtoi se marrëdhëniet e mira fqinjësore, ndër të tjera edhe zgjedhja e çështjes së emrit, mbeten çështje themelore. “Prandaj, besoj se me mandatin e freskuar të lidershipit të vendit, do të bëhen përpjekje të përtërira për arritjen e progresit në këtë fushë,” përfundoi Komisioneri. OSBE/ODIHR vlerësoi se administrimi i zgjedhjeve plotësoi pothuajse të gjitha premtimet dhe stan-dardet e OSBE-së dhe Këshillit të Europës për zgjedhje demokratike, por gjithashtu shprehu shqetësi-min lidhur me raportet e besueshme mbi kanosjet, të cilat “seriozisht pakësuan vlerën e kualitetit të përgjithshëm të procesit zgjedhor”.

Vizita e Kryeministrit Gruevski në Bruksel - 13 maj 2009

zëri i ue-sëpërmbajtja

2

përmbajtja

Faqe 3- Takimi i Komisionit për Stabilizim dhe Asocim

- Doktor Sollana u takua me kryetarin Gjorgje Ivanov

- Ekspozita “Kreativiteti dhe inovacioni në jetën e përditshme”

- Kremtimi i Ditës së Europës 2009

- Konsultimi mbi mundësitë e mobilitetit për të rinjtë

- Tryeza e rrumbullakët “Liberalizimi i vizave përballë negociat ave për UE”- U hap pika e re informative e UE-së në Bibliotekën nacionale universitare “Shën Kliment Ohridski”

- Zyra e prokurorit themelor për luftë kundër krimit të organi zuar dhe korrupcionit është funksionale dhe e përforcuar- Ndihma e UE-së për vetqeverisjen lokale

Ndihma e UE-së . . . . . . faqe 5 deri 8

- Europianët bëjnë zgjedhjen e tyre- Fillimi i presidencës suedeze

Politikat e UE-së . . . . . . faqe 4

Lajme nga Brukseli . . . . faqe 11

Dita e Europës . . . . . . . . faqe 9 deri 10

Qendra Informative e UE-së . . . . faqe e fundit

Informata të mëtejshme:

Ju lutemi vizitoni ueb faqet e mëposhtme për informata të mëtejshme lidhur me Unionin Europian.

www.europa.eu.int e parë e Unionit Europian

www.europa.eu.int/comm/external_relations/index.htm Marrëdhëniet e Jashtme të Unionit Europian

http://ec.europa.eu/dgs/enlargement/index_en.htm Zgjerimi

www.se2009.eu Presidenca Suedeze e Këshillit të Unionit Europian

www.delmkd.ec.europa.eu Delegacioni i Komisionit Europian, Shkup

Për informata mbi artikujt në këtë Buletin, ju lutemi kontaktoni Qendrën Informative të Unionit Europian në Shkup.

Ose…z. Konstantin Jovanovski, Nëpunës për shtyp dhe informata

E-mail: [email protected] Tel: +389 (0) 3248527

Botues : Delegacioni i Komisionit Europian Adresa: M.H.Jasmin 52-V, 1000 Shkup.

Tel.: (02) 3248 500. Faks: 3248 501 Email: [email protected]

Qëndrimet e pasqyruara në këtë botim nuk janë detyrimisht qëndrime të Komisionit Europian

Detajet për kontakt: Pikat Informative të UE-së

www.euic.mk Qendra Informative e UE-së

Pika Informative e UE-së, Kumanovë Komuna e Kumanovës "11 Tetori" bb 1300 Kumanovë Tel/Faks : (031) 437 310 e-mail: [email protected]

Pika Informative e UE-së, Veles Komuna e Velesit rr. "Panko Brashnar" nr 1 1400 Veles tel.(043) 231- 241 e-mail: [email protected]

Pika Informative e UE-së, Tetovë Komuna e Tetovës rr."JNA" bb 1200 Tetovë Tel. (044) 337-910 e-mail: [email protected]

Pika Informative e UE-së, Kavadarci Komuna e Kavadarcit "Marshal Tito" bb 1430 Kavadarci Tel. (043) 400 022 e-mail: [email protected]

Pika Informative e UE-së, Manastir Komuna e Manastirit bul "1 Maji" bb 7000 Manastir Tel. (047) 232 800 e-mail: [email protected]

Pika Informative e UE-së, Koçani Komuna e Koçanit "Rade Kratovce" 1 2300 Koçani Tel. (033) 274-045 e-mail: [email protected]

Pika Informative e UE-së, Gostivar Komuna e Gostivarit Bul. "Vëllezërit Gjinovski" nr.61 Tel. (042) 218-617 e-mail: [email protected]

Pika Informative e UE-së, Bilbliotekës universitare Kombëtare “Shën Kliment Ohridski” Bul.Goce Delçev, nr.6, 1000 Shkup Tel/Faks. (02) 3226-846 e-mail: [email protected]

UEi - Shkup Fakulteti Ekonomik Universiteti Shën Kirili dhe Metodi Krste Misirkov bb, 1000 Shkup Tel. (02) 3286-835 Faks. (02) 3118-701 E-mail: [email protected]

UEi - Tetovë Universiteti i Europës Juglindore Ilindenska bb, 1200 Tetovë Tel. (044) 356-205 Faks. (044) 356-001 E-mail: [email protected]

UEi - Manastir Fakulteti i Administrimit dhe Biznesit të sistemeve informative – Manastir Partizanska bb, 7000 Manastir Tel. (047) 259-923 Faks. (047) 259-917 E-mail: [email protected]

zëri i ue-së prill-qershor 2009

3

Komiteti për stabilizim dhe asocim u takua më 18-19 qershor në Bruksel, për të shqyrtuar zhvillimet lidhur me kriteret e anëtarësimit të UE-së, si dhe mbi progresin e vendit në har-monizimin e legjislacionit të vendit me atë të UE-së. Në këtë organ bëj-në pjesë përfaqësues nga vendi, nga Komisioni Europian dhe nga vendet anëtare, kurse detyra kryesore e tij është të shqyrtojë implementimin e Marrëveshjes të stabilizimit dhe asocimit – kornizën kontraktuese të marrëdhënieve midis vendit dhe UE-së.

Ky komision shënoi angazhimin e vendosur të vendit për të avan-cuar procesin e anëtarësimit në UE

dhe inkurajoi qeverinë të vazhdojë përpjekjet, për të plotësuar kush-tet përpara raportit të ardhshëm të Komisionit Europian mbi progresin e vendit.

Lidhur me kriteret politike, Komis-ioni uroi administrimin e zgjedhjeve të vitit 2009, inkurajoi autoritetet të ndjekin energjikisht procesin e de-centralizimit dhe shënoi përmirësi-met në funksionimin e Parlamentit; mirëpo, mbetet të punohet në masa të tjera si për shembull në Ligjin mbi Parlamentin. Komiteti uroi progresin e arritur në luftën kundër korrup-cionit dhe inkurajoi vendin të shtojë kapacitetin e institucioneve anti-korruptuese dhe të dekretojë Ligjin e punëve të brendshme. U shënua edhe progresi i arritur në fushën e administratës publike por me vëre-jtjen se duhet ndryshuar Ligji mbi shërbimin civil.

Lidhur me kriteret ekonomike, vendi prezantoi një pasqyrë të fundit të zhvillimeve ekonomike, duke u foku-suar në ndikimin e krizës globale dhe reagimit të qeverisë.UE-ja stimuloi vendin të monitorojë

për së afërmi zhvillimet ekonomike dhe theksoi rëndësinë e ushtrimit të politikës kursimtare fiskale.

Komiteti shqyrtoi gatishmërinë e ndihmës IPA dhe konkludoi se duhen shtuar përpjekjet për procesin e de-centralizimit në menaxhimin e fond-eve të UE-së. Duke njohur bash-këpunimin e mirë me autoritetet, lidhur me dialogun mbi liberalizimin e vizave, Komiteti shënoi se ka plane për të prezantuar propozim ligjin e heqjes së kërkesave të vizës, për qytetarët e vendeve që plotësojnë kriteret. Në këtë pikëpamje, Komite-ti shënoi perspektivën e krijimit të regjimit të liruar nga vizat deri në fund të vitit 2009.

Komiteti rikujtoi rëndësinë e harmo-nizimit të plotë me Traktatin e Ko-munitetit Energjetik, sidomos kur bëhet fjalë për tregun energjetik. Takimi koinçidoi me fazën fillestare të përgatitjes së raportit vjetor mbi vendin, të cilin e përgatit Komisioni Europian dhe në të cilin do të përf-shihet vlerësimi i përmbushjes së prioriteteve kyç të Partneritetit të anëtarësimit.

Përfaqësuesi i lartë për politikë të përbashkët të sigurisë dhe punëve të jashtme, Havier Solana, më 13 maj u takua me presidentin e ri të ish Republikës Jugosllave të Maqe-donisë - Gjorge Ivanov, i cili vizitoi Brukselin një ditë pas inaugurimit të tij si president i katërt i vendit. Presidenti u shoqërua edhe nga kry-eministri Nikolla Gruevski.

Z. Sollana theksoi rëndësinë e faktit që presidenti i ri zgjodhi Brukselin si udhëtim të parë jashtë vendit. Përfaqësuesi i lartë mirëpriti me-sazhin e presidentit se integrimi në UE është prioriteti kryesor i vendit dhe lëvdoi përpjekjet e deritan-ishme konkrete për t’u afruar në UE. Z. Solana përsëriti përkrahjen dhe inkurajimin e tij për të vazhduar rrugës së njëjtë. Z. Solana gjithash-tu inkurajoi të gjithë të involvuarit që të mos kursejnë përpjekjet e tyre për të gjetur zgjidhjen e çështjes së emrit.

Më 29 maj, Doktor Solana u takua edhe me ish presidentin Branko Cër-venkovski, i cili realizoi vizitën lamtumirëse në Bruksel, para përfundimit të mandatit të tij më 1 maj.

TAKIMI I KOMITETIT PËR STABILIZIM DHE ASOCIM

DOKTOR SOLLANA U TAKUA ME PRESIDENTIN GJORGE IVANOV

zëri i ue-së

4

Politikat e UE-së

Politikat e UE-së

EUROPIANËT BËJNË ZGJEDHJEN E TYRE

PRESIDENCA SUEDEZE PRANON KOMISIONIN EUROPIAN

http://www.elections2009-results.eu/en/index_en.html

Midis 4 dhe 7 qershorit, rreth 400 milionë europianë kishin mundësi të votojnë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Europian. Këto ishin zgjedhjet më të mëdha tej-nacionale në histori dhe zgjedhjet e para të Parlamentit Europian, në të cilat mirrnin pjesë Bullgaria dhe Ru-munia dhe shtetet e tjera anëtare, të cilat, në kohën kur u anëtarësuan në UE në vitin 2007, mbajtën zgjedhjet për deputetë të Parlamentit Europian jashtë kalendarit normal elektoral. Në zgjedhjet për Parlamentin Euro-pian - institucioni i vetëm europian në të cilin qytetarët kanë të drejtë direkte të zgjedhin përfaqësuesit e tyre, dolën 42% votues (përqindja më e vogël nga fillimi i votimeve di-rekte për Parlamentin Europian 30 vjet më parë). Këto votime nuk sol-lën ndryshime të mëdha në distribui-min e 736 ulëseve (shiko prezanti-min grafik më poshtë). Partia Popullore Europiane (EPP) mbetet fuqi dominante në Parla-

ment, pas të cilës vijojnë Grupi So-cialist, Aleanca e Liberalëve dhe De-mokratëve, si dhe Aleanca e Lirë e të Gjelbërve/Europianë.

Përfaqësimi i femrave në PE, që ka qënë gjithnjë e më i madh nga viti 1979, sivjet arriti deri në 35%

Më 1 korrik, Komisioni Europian mbërriu në Stokholm, për të shënu-ar fillimin e Presidencës suedeze të UE-së. Gjatë ditës u mbajtën një varg bisedash midis Komisionarëve dhe ministrave të Suedisë. lidhur me çështjet propritare gjatë presidencës gjashtëmuajshe të Suedisë.“Parolla e presidencës është ‘Përqafimi i sfidës’. Nuk mund të ketë parollë më të për-shtatshme. Ata që duan verë të gjatë në plazh ose një vjeshtë të qetë, do

të zhgënjehen. Do të mbetet për t’u bërë shumë punë gjatë gjashtëmu-jorit të presidencës suedeze,” tha Presidenti i Komisionit Hoze Manuel Barroso, në konferencën e përbash-kët të shtypit me Kryeministrin sue-dez Fredrik Reinfeld, në godinën e bashkisë në Stokholm. Presidenti Barroso gjithashtu bise-doi për rëndësinë e arritjes së mar-rëveshjes së re ndërkombëtare kli-matike dhe për trajtimin e krizës ekonomike – çështje të cilat Suedia i konsideron të rëndësishme për trajtim gjatë Presidencës së vet. Ai gjithashtu përmendi kontributet e Suedisë që nga anëtarësimi i saj në UE.

“Suedia ka frymëzuar të tjerët për vlerat tona europiane në sferën e të drejtës sociale, solidaritetit, të dre-jtave të njeriut, përgjegjësisë dhe transparencës. Besoj se këto parime do të mbesin primare në punën tonë, gjatë gjashtë muajve të ardhshëm,” tha ai.Reinfeld dhe Barroso kishin edhe një takim të veçantë në mëngjes. Gjith-sej 25 Komisionarë ishin në godinën

e bashkisë në Stokholm, ku u takuan me ministrat suedezë në grupime të ndryshme. Ministri i punëve të jasht-me, Karl Bild dhe Ministresha për çështje të UE-së, Sesilia Malmstrom diskutuan marrëdhëniet e jashtme të UE-së, me Komisionerin për zgjerim Oli Ren dhe Komisioneren për tregti Kethrin Ashton. Njëkohësisht, Minis-tri për ndërmarrje dhe energji, Maud Olofson u takua me Komisionarët për mjedis dhe energji. Gjatë këtyre takimeve dhe në takime të tjera, u vunë themelet e punës që duhet bërë në gjashtë muajt e ardhshëm.

“Mbajtja e Presidencës së UE-së nuk është detyrë e lehtë në këtë moment, për shkak të çështjeve të pazgjidhura institucionale. Mirëpo, është me rëndësi të fokusohemi në çështjet qendrore, për planifikimin afatgjatë dhe të përgatitemi për ng-jarjet e paparapara. Është gjithashtu me rëndësi të jemi fleksibilë – të mund të adaptohemi në situata të ndryshme”, komentoi zëvendës presidenten e parë të Komisionit - Margot Uallstrom.

http://www.se2009.eu

zëri i ue-së prill-qershor 2009

5

Ndihm

a e UE-së

Ndihma e UE-së

http://www.se2009.eu

ZYRA E PROKURORIT PUBLIK PËR LUFTË KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR DHE KORRUPCIONIT –

OPERATIVE DHE E PËRFORCUAR

Projekti tuining CARDS 2005: “Njësia për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupcionit – Zyra e Prokurorit publik” u përmbyll me konferencën përfundimtare më 19 dhe 20 maj në Ohër. Evenimenti përfundimtar, i or-ganizuar nga Zyra e Prokurorit publik dhe partnerit tuining – Ministria ital-iane e drejtësisë, me përkrahjen e Institutit ndërkombëtar të Sirakuzës për Studime të larta të shkencave kriminalistike, fokusohet në rezulta-tet e arritura gjatë kohëzgjatjes së projektit.

Projekti tuining, i cili filloi më 4 dh-jetor 2006, u financua nga CARDS 2005, me vlerë të përgjithshme 1,361,906 EUR dhe zgjati 2 vjet e gjysmë. Projekti kontribuoi në rritjen e efektshmërisë të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupcion-it, përmes ndërtimit të kapacitetit të Njësisë speciale për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupcion-it (momentalisht Zyra e Prokurorit themelor). Synimi kryesor i projektit ishte rritja e kapacitetit dhe aftësive të anëtarëve të Njësisë (tani Zyra e Prokurorit themelor), personelit ndi-

hmës dhe zyrtarëve që komunikojnë me ata. Projekti gjithashtu vlerësoi kornizën legjislative në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupcion-it, duke marrë parasysh standardet minimale dhe përvojat më të mira ndërkombëtare dhe të UE-së në këtë fushë.

Përmes aktiviteteve të veta, pro-jekti pajisi me një analizë gjithëpërf-shirëse të kornizës ligjore, në fushën e krimit të organizuar dhe korrup-cionit. Analiza u realizua me ndihmën e këshilltarit tuining, me qëndrim në vend dhe u ndihmua nga 19 ekspertë afatshkurtër dhe afatmesëm. Projek-ti ofronte përkrahje gjatë procesit të hartimit të amandamenteve për lig-jet relevante (p.sh. ligji mbi përgji-min e komunikimeve, ligji mbi pro-cedurën penale, kodi penal). Numri më i madh i rekomandimeve të pro-jektit, që kanë të bëjnë me dispozitat ligjore të përdorimit të masave spe-cial hetuese, u pranuan në aman-damentet e dekretuara në shtator të vitit 2008. Me këtë u mundësua përdorimi i njërës nga veglat më të efektshme të zbulimit dhe hetimit të

rasteve të korrupcionit, pa elemente të krimit të organizuar.

Për më tepër, projekti ofroi mbështetje edhe për procesin e har-timit të ligjit të rim bi procedurën penale, i cili është duke u përgatitur. Gjykatësit dhe prokurorët italianë ofruan këshilla mbi përvojat më të mira, që të merren parasysh në re-formën e sistemit të procedurave pe-nale. Ligji i ri do të sjellë ndryshime substanciale, duke garantuar një rol shtuar të prokurorit publik në fazën para-gjykuese, krijimin e policisë gjyqësore dhe qendrave hetuese, një qasje të re për administrimin e provave në periudhën para-gjykue-se, me njohjen e institucioneve dhe instrumenteve inovative. Projekti gjithashtu përqëndrohet në special-izimin e prokurorëve lidhur me heti-min e krimit të irganizuar dhe rasteve të korrupcionit. Mirëpo, janë organi-zuar edhe trajnime të përbashkëta, të cilat inkuadronin përfaqësues të agjencive të ndryshme të ushtrimit të ligjit.Arritja kryesore e projektit ishte përkrahja substanciale e Zyrës së prokurorit themelor për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrup-cionit. Përkrahja përfshinte trajni-min e specializuar dhe instrumentet e garantuara me ligj, në vendimin e prokurorëve publikë, për hetimin e krimit të organizuar dhe korrupcion-it. Vëmendje e veçantë iu kushtua aspekteve praktike të specializimit, të cilat gjithashtu mundësuan vënien e bazës së shëndoshë për bashkë-punim gjyqësor. Ndihma e ofruar përmes projektit tuining, përkrahte prokurorët publikë, në një çast të rëndësishëm, kur Njësia e speciali-zuar mbi krimin e organizuar dhe korrupcionin ishte e sapo formuar; dhe më vonë kur fitoi statusin au-tonom dhe u quajt zyra e prokurorit themelor. Rekomandimet e projektit do të jenë të vlefshme edhe gjatë vazhdimit të reformave të të drejtës penale dhe në përorcimin e mëte-jshëm të kapacitetit të prokurorëve, për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupcionin.

zëri i ue-së

6

Ndihma e UE-së

Ndihm

a e UE-së

NDIHMA E UE-së PËR VETQEVERISJEN LOKALE

Më 28 prill, Misioni i Unionit Europian në Shkup organizuan ceremoninë e mbylljes, për të nxjerrë në pah re-zultatet e dy projekteve të veta të decentralizimit: projekti i shpërbli-meve komunale 2008 dhe projekti i infrastrukturës komunale.Qëllimi i projektit “Shpërblime komu-nale 2008” ishte njohja e arritjeve të jashtëzakonshme dhe të vazh-dueshme të komunave me ndikim të qartë mbi përmirësimin e jetës së banorëve të komunës.

Çmimi i parë me vlerë 333,000 EUR, iu nda komunës së Resnjës për pro-jektin: Reduktimi i ndikimit të bujqë-sisë mbi mjedisin në rajonin e Pre-spës. Çmimi i dytë me vlerë prej 200,000 EUR iu nda komunës Ilinden, për projektin: Zhvillimi lokal ekonomik i komunës ilinden. Çmimi i tretë, me vlerë prej 133.000 EUR i takoi komunës së Çairit për projektin: Kompleksi i ri i godinës komunale. Ambasadori Ervan FUERE, gjatë cer-emonisë së ndarjes së shpërblimeve,

uroi të gjitha komunat që morën pjesë dhe theksoi se procesi i decen-tralizimit mbetet një nga shtyllat mbi

të cilat u ndërtua Marrëveshja kornizë e Ohrit. “Të gjitha grupet dhe partitë kanë interes të kenë qeverisje më të fuqishme lokale, me përgjegjësi të plotë ndaj qytetarëve të vet dhe ak-sionerëve lokalë. Në këtë kontekst, do të përsëritja rolin vendimtar të ZELS-it, fuqia më e madhe e të cilit ka qënë mënyra e funksionimit mbi politikën partiake. Është me rëndësi të jashtëzakonshme ruajtja e kësaj paanësie dhe uniteti të ZELS-it. Kjo do të aftësojë qeverinë dhe ZELS-in të shqyrtojnë sfidat e mbetura, me frymën e partneritetit”, tha Ambasa-dori Fuere.

Ministri i vetqeverisjes lokale, Musa Xhaferri, tha se projektet e shpër-blyera ishin të hartuara sipas stan-dardeve europiane: “Të gjitha komu-nat fituan eksperienca të reja; ato këmbyen eksperienca për të siguruar vazhdimësinë e punës në vetqeveris-jen lokale, për të krijuar standarde që afrojnë vendin më afër Unionit Europian. Të gjitha këto së bashku krijojnë një atmosferë të konkur-rencës pozitive që shpie përpara dhe rrit kapacitetin e vetqeverisjes lokale. Është inkurajues fakti se për shpërblimin e sivjemë komunal ap-likuan gjysma e numrit të përgjith-shm të komunave. Kjo reflekton de-dikimin dhe gatishmërinë e tyre për të shqyrtuar sfidat serioze.”

Drejtoresha ekzekutive e Asociacion-it të njësive të vetqeverisjes lokale (ZELS), Dushica Perishiq, përgëzoi të tre fituesit dhe të gjitha komunat për pjesëmarrje në shpërblimin ko-munal. Ajo theksoi se nuk ka fitues dhe humbës. Pjesëmarrja në shpër-blimin komunal i bën të gjithë fitues. Me konkurimin për këtë shpërblim, administrata komunale pasuron njo-huritë dhe përvojat e veta mbi stan-dardet europiane, të cilat duhet të zbatohen edhe në nivel lokal.

Konkurrenca ishte e hapur për të gjitha 85 njësitë e vetqeverisjes lo-kale në vend. Gjithsej 36 komuna dorëzuan aplikacione.

Ambasadori Fuere ndan pllaketën për Kryetarin e komunës së Çairit, z Mexhiti

Çmimi i parë iu nda komu-nës së Resnjës për projek-tin: Reduktimi i ndikimeve të bujqësisë mbi mjedisin e rajonit të Prespës. Projekti fokusohet në minimizimin e ndikimit të kultivimeve bujqësore në biodiversitet, funksionimin e sistemit ekologjik dhe kualitetit të ujit në rajonin e Liqenit të Prespës, duke ndërtuar ka-pacitetin e shërbimeve bu-jqësore, asociacioneve bu-jqësore dhe sektorit privat për teknikat e qëndrueshme bujqësore. Synimi afatgjat i projektit është reduktimi i mbeturinave bujqësore dhe ndotjes së liqenit dhe njëkohësisht të ndihmohet ruajtja e florës dhe faunës unike të rajonit.

zëri i ue-së prill-qershor 2009

7

Ndihma e UE-së

Ndihm

a e UE-sëINAUGURIMI I RRUGËS TRANZIT NË MANASTIR

NDËRTIMI I KAPACITETIT NË MENAXHIMIN FINANCIAR KOMUNAL

Të mërkurën, më 6 maj 2009, Am-basadori Ervan Fuere dhe z. Vlladi-mir Talevski, Kryebashkiaku i Man-astirit, zyrtarisht inauguruan rrugën kresore të revitalizuar M5 - rruga tranzit në Manastir, nga Veriu deri në Jug. Revitalizimi i rrugës u përkrah nga Programi fqinjësor për bashkë-punim ndërkufitar (CARDS 2004) me Greqinë, me synimin e lehtësimit të trafikut në rrugën tranzit drejt Greq-isë. Kjo rrugë është me rëndësi të jashtëzakonshme në sferën ndërku-fitare, pasi që është mënyra e vetme e komunikimit, në mungesë të heku-rudhave. Rruga tani është funksio-nale dhë përmirëson shumë kush-tet e trafikut dhe sigurisë së tij në zonën ndërkufitare. Projektin e fi-nancon Programi i fqinjësisë CARDS CBC (2004) me Greqinë, me vlerë të përgjithshme të kontratës 738,000 EUR. Përfituese e projektit ishte bashkia e Manastirit. Partnere nga ana greke ishte bashkia e Florinës.

Me buxhet prej 0.6 milion EUR, ndërtimi i kapacitetit në fushën e admin-istrimit të taksave, menaxhimin e ciklit buxhetor, kontabilitetit dhe Kontrollit të brendshëm publik financiar në 34 bashki, që kishte për qëllim tejkalimin e sfidave që dolën nga faza e dytë e decentralizimit, është realizuar në suaza të projektit njëvjeçar, të financuar nga UE-ja, për Menaxhimin e financimit publik të bashkive. Projekti filloi më 8 prill 2008, me të cilin u arrit themelimi i procedurave dhe sistemeve monitoruese në fushën e administrimit të tak-save, që kishte për qëllim performancën e rritur në grumbullimin e taksave të pronës; kapacitetet e përmirësuara të personelit financiar të bashkisë për përgatitje dhe zbatim, kontabilitet, raportim financiar dhe kontroll të brendshëm; si dhe implementimin e Ligjit mbi Kontrollin e brendshëm publik financiar, në nivel bashkiak – për të përmirësuar përgjegjësinë publike. Pro-jekti ka organizuar: 17 punëtori në mbarë vendin; ka trajnuar mbi se 180 nëpunës civilë; dhe ka realizuar mbi 800 ditë trajnimi për person.

Çertifikatat iu ndanë të gjithë nëpunësve të trajnuar, gjatë evenimentit për-fundimtar ne Shkup, më 7 prill 2009.

eu newsletter

8

zëri i ue-sëNdihma e UE-së

Ndihm

a e UE-së

KONFERENCA PËRMBYLLËSE MBI POLITIKËN E PUNËSIMIT

PËRFORCIMI I PROCESIT TË PAJTIMIT NË BALLKANIN PERËNDIMOR

Të hënën më 6 prill 2009, në Shkup, u mbajt konferenca e mbylljes që shënonte përfundimin e projektit të financuar nga UE-ja: Ndihma teknike për mbështetjen e politikës së pu-nësimit.

Gjatë konferencës u prezantua Plani nacional aksionar i punësimit 2009-2010, i cili përfshin masa konkrete, projekte dhe programe të punësimit që qeveria i ka paraparë për imple-mentim gjatë kësaj periudhe. Për të përcaktuar më mirë kushtet

dhe nevojat e punësimit në nivel lo-kal, u përkrah përgatitja e Planeve aksionare lokale të punësimit në 11 komuna modele. Për më tepër, është hartuar dhe implementuar një “Model i ri i shër-bimit” për Agjencinë për shërbim të punësimit, që përshkruan hollësisht dhe unifikon shërbimet që ofrohen për personat që kërkojnë punë dhe punëdhënësit.

Në konferencë u ftuan të gjithë pjesëmarrësit (institucionet, part-

nerët socialë, shoqëria civile) e in-volvuar në hartimin dhe implementi-min e politikës së punësimit.

Projekti “Autorizimi i procesit të pajtimit në Ballkanin Perëndimor” implementohet nga organizata jo-qeveritare “Qendra për Iniciativë Qytetare” nga Prilepi. Qëllimi i këtij projekti është pajtimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë ish Republikën jugosllave të Maqedo-nisë, Kosovën dhe Bosnjën e Herce-govinën, me anë të përmirësimit të marrëdhënieve ndëretnike si një nga faktorët më të shquar për zhvillim.

Gjatë dhjetë muajve të implemen-timit të projektit, ish Republika Ju-gosllave e Maqedonisë do të jetë nikoqire e dy tryezave të rrumbul-lakta dhe një konference rajonale me autorët e Raporteve të UNDP-së për njoftime paraprake për të gjitha vendet e parapara të rajonit, sektori i shoqërisë civile, përfaqësuesit e partive politike, mediat dhe përfaqë-suesit e sektorit arsimor.

Më 2 qershor 2009, Ambasadori Er-van Fuere dhe Ministri i vetqeverisjes lokale, Musa Xhaferri, lançuan zyr-tarisht Programin ndërkufitar IPA 2007 me Republikën e Shqipërisë.

Synimi i bashkëpunimit ndërkufitar midis dy vendeve është përkrahja e zhvillimit të vazhdueshëm në zo-nën ndërkufitare. Aktivitetet e për-bashkëta dhe projektet ndërkufitare do të ndikojnë mbi situatën sociale dhe ekonomike të popullatës, do të përmirësojnë menaxhimin e për-bashkët, do të vlerësojnë burimet natyrore, njerëzore dhe kulturore dhe do të përforcojnë imazhin dhe

kohezionin e rajonit dhe nënrajone-ve ndërkufitare. Prandaj, partneriteti midis komuniteteve lokale, shoqërisë civile dhe afarizmit, është garancë për sukses. Për më tepër, kjo është Thirrja e parë e propozimeve midis vendeve IPA, e cila lançohet në ra-jon. Buxheti i përgjithshëm që është vënë në dispozicion për këtë Thirrje të propozimeve është 680 000 euro, për të mbështetur grante me vlerë prej 20 000 dhe 50 000 euro. Fondet ndahen për implementimin e aktiv-iteteve përbrenda tre masave:

- zhvillimi ekonomik me theks në sferën e turizmit,

- zhvillimi i vazhdueshëm i mjedisit me theks në mbrojtjen, përkrahjen dhe menaxhimin e resurseve naty-rore dhe sistemeve ekologjike, dhe

- kohezioni social dhe këmbimi kul-turor përmes aktiviteteve njeriu-për-njeriun dhe institucioni-për-institu-cionin.

Përfituesit potencialë të këtij pro-gram janë organizatat joprofitabile, siç janë autoritetet lokale/rajonale, asociacionet, fondacionet dhe odat ekonomike. Afati i dorëzimit të Pro-pozim projekteve është deri më ditën e hënë, 3 gusht 2009.

LANSIMI I PROGRAMIT NDËRKUFITAR IPA 2007 ME REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

zëri i ue-së prill-qershor 2009

9

Dita e Europës

Dita e Europës

KREMTIMI I DITËS SË EUROPËS 2009

Misioni i Unionit Europian organizoi një numër të madh aktivitetesh për të kremtuar Ditën e Europës, 9 ma-jin. Kremtimet e sivjetshme përfshinë edhe dy evenimente shumë të rëndë-sishme – përvjetorin e 20 të Rënies së Murit të Berlinit dhe përvjetorin e pestë nga zgjerimi më i madh i Union-it Europian. Aktivitetet njëmujore të kremtimit, u organizuan në partne-ritet me kryebashkiakët e sapo zgjed-hur në disa bashki, përfaqësuesit e sektorit joqeveritar (Lëvizja Europi-ane, Asociacioni Europian i afarizmit, Federalistët e rinj europianë, Unioni i sportit në Shkup, etj.), Sekretari-ati qeveritar për çështje europiane, universitetet në Shkup, Manastir dhe Tetovë, Shkolla e gazetarisë në Shkup dhe Opera dhe Baleti i Maqedonisë.Dita e Europës 2009 në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë u shënua me: debate ekspertësh në disa bash-ki, lidhur me tema mbi UE-në, që janë në interes të popullatës lokale; promovimi i projekteve të ndihmës së UE-së; Dita Europiane e Sipër-marrësisë (e cila, këtë vit, përfshiu një eveniment special për të shënuar

javën e parë europiane të Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme); Hepenin-gu tradicional europian i multi-mediave (i cili, sivjet u mbajt në Tetovë), dhe maratona e Ditës së Europës në Shkup, në të cilën morën pjesë disa ambasa-

Evenimenti qendror u mbajt më 9 maj në sheshin e qytetit në Tetovë

Debat ekspertësh në temën: “Nga rënia e perdes së hekurt në vitin 1989 deri në zgjerimin më të madh të UE-së në vitin 2004”

zëri i ue-së

10

Dita e Europës

Dita e Europës

Gjatë hepeningut për Ditën e Europës: Nxënësit e shkollës së muzikës në Tetovë luajnë Odën e Gëzimit

dorë të UE-së. Shtetet Anëtare të UE-së të përfaqësuara në vend, morën pjesë në përgatitjet e prezantimit të vendeve të Unionit Europian nga nxë-nësit e shkollave fillore. Ky prezantim u mbajt në hepeningun europian në Tetovë. Ambasadorët e Republikës Çeke, Hungarisë, Polonisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë, së bashku me Shefin e Delegacionit dhe Përfaqësuesin Spe-cial të UE-së, morën pjesë në deba-tin mbi përvjetorin e 20 dhe të 5 në Qendrën Informative në Shkup. Dita e sivjetme e Europës përfshinte për-forcimin e rrjetit informativ të UE-së në vend: dy EUi të reja u hapën në universitetet e Manastirit dhe Tetovës. U hap edhe këndi informativ në Bib-liotekën Nacionale Universitare në Shkup.

Hapja e mbrëmjeve operistike të majit.

Maratona e Shkupit nën flamurin e UE-sëGjatë pranimit në Kurshumli An

Gara e kamarierëve dhe kamariereve

Me kryebashkiakun e Shkupit dhe pianistin Simon Tërpçevski gjatë evenimentit qendror të Lëvizjes Europiane

Dita e Europës në Veles

zëri i ue-së prill-qershor 2009

11

Lajme nga Brukseli

Lajme nga BrukseliAutobuset me hidrogjen, Centralet e pastra të energjisë dhe kompjuterët portativ ekologjikë: Iniciativa për qelizat e lëndëve djegëse dhe teknologjinë e përbashkët të

hidrogjenit shpall Thirrjen për propozime me vlerë 140 milionë EUR për hulumtim

Kthimi i trangullit të shtrembët: Pemët dhe perimet që janë ‘gati për t’u prishur’ do të dalin në shitje përsëri prej 1 korrikut

Të shkosh jashtë vendit për të mësuar – Komisioni fillon këshillimin publik mbi mundësitë e mobilitetit për të rinjtë

Rregullat e Unionit Europian që merren me madhësinë dhe formën e shumë pemëve dhe perimeve, nuk do të ekzistojnë më pas shfuq-izimit të standardeve specifike të marketingut, për 26 lloje të pemëve dhe perimeve. Iniciativa e Komisionit për të hequr këto standarde është element kryesor në përpjekjet e vazhdueshme për efektshmërinë dhe thjeshtëzimin e rregullave të UE-së dhe zvogë-limin e burokracisë. Për 10 lloje të pemëve dhe perimeve, midis

tyre mollat, dredhëzat dhe doma-tet, standardet e marketingut do

të mbeten në përdorim. Mirëpo edhe për këto 10, Shtetet Anëtare mund të lejojnë shitoret që për herë të parë të shesin prodhime që nuk u përmbahen standardeve, me kusht që të kenë etiketën që i dallon si pemë të ‘cilësisë së lartë’, ‘klasit të parë’ dhe ‘klasit të dytë’. Me fjalë të tjera, rregullat e reja do të mundësojnë që autoritetet na-cionale të lejojnë shitjen e pemëve dhe perimeve, pa dallim nga mad-hësia dhe forma e tyre.

“Me botimin e thirrjes së dytë të propozimeve për hulumtim – Ini-ciativën për qelizat e lëndëve djegëse dhe teknologjinë e për-bashkët të hidrogjenit, Europa mban hapin për të realizuar po-tencialin e qelizave të lëndëve djegëse dhe teknologjive të hi-drogjenit dhe për të krijuar sistem më të pastër energjetik për të ardhmen. Rreth 140 milionë EUR janë ndarë për thirrjen e dytë, me 71.3 milionë nga Komisioni, të përshtatura me kontributet e partnerëve industrialë. Të 29 temat e projektit kanë për qëllim të vënë në treg lëndët djegëse dhe teknologjinë e energjisë së hi-drogjenit – dy deri në pesë vjet më heret nga parashikimi, pa ndihmën

e ofruar. Ekipet e zgjedhura të hu-lumtuesve do të hetojnë grykat e ngushta në vargun e aplikacioneve për këto teknologji të energjisë, nga automjetet deri në centralet e mëdha elektrike, si dhe tërë zinxhirin furnizues nga prodhimi i hidrogjenit deri te manifestimi i gatishmërisë së aplikacioneve për treg. Hulumtimet e mëdha duhet të përkrahin përdorimin e auto-busave me karburantë hidrogjeni dhe automjeteve me qeliza të lëndëve djegëse. Këto hulumtime do të ndihmojnë në akumulimin e hidrogjenit dhe do të përmirësojnë kohëzgjatjen e qelizave të lëndëve djegëse, performancën dhe efekt-shmërinë e kostos për të krijuar aplikacione ekologjike, siç janë

stacionet elektrike ose llap-topët e gatshëm për treg. Kjo thirrje është e dyta që lançohet nga partneriteti i gjerë bashkëpunues i UE-së, privato-publik, buxheti i përgjithshëm i të cilit arrin vlerën prej rreth 1 miliardë dollarë, do të investohen deri në vitin 2014.”

Komisioni Europian botoi Doku-mentin e gjelbër “Përkrahja e mo-bilitetit mësimor për të rinjtë” me qëllim të fillimit të debatit mbi atë se cila është mënyra më e mirë e rritjes së mundësive për të rinjtë në Europë, të fitojnë njohuri dhe shkathtësi jashtë vendit të tyre. Kalimi i një periudhe për studime, mësime, eksperiencë pune ose vullnetari në një vend tjetër, është

një nga mënyrat fundamentale me të cilat të rinjtë mund të përforco-jnë punësimin dhe zhvillimin e tyre personal në të ardhmen. Me Doku-mentin e gjelbër, Komisioni fillon konsultimin publik, që do të jetë i hapur deri më 15 dhjetor 2009. Përgjigjet do të mblidhen përmes pyetësorit onlajn dhe me anë të paraqitjeve me shkrim.

eu newsletter

Qendra Informative e Unionit EuropianM.H. Jasmin 52v, 1000 ShkupTel./Fax. ++389 (0)2 329 63 63Orari i punës E hënë-e premte 09-18; E shtunë 10-13

Informatat mbi evenimentet e ardhshme në Qendrën Informative të UE-së, gjenden në faqen tonë www.euic.mk

Qendra Inform

ative e UE-së

Qendra Informative e UE-së

Në Bibliotekën nacionale universitare “Shën Kliment Ohridski” u hap Pika e re informative e UE-së

Më 2 qershor, në Bibliotekën nacionale universitare “Shën Kliment Ohrid-ski” në Shkup, u hap Pika e re Informative e Unionit Europian. Pikën In-formative të UE-së e inauguruoi zyrtarisht Ambasadori Ervan FUERE dhe Zëvendës kryeministri i integrimit europian, Ivica BOCEVSKI.

“Me avancimin e integrimit në UE, shpërndarja e informatave mbi politikitat e UE-së gjithnjë e më tepër do të specializohet, kështu që transmetuesit e UE-së do të duhet t’ua sigurojnë qytetarëve këto informata”, tha Ambasa-dori FUERE në ceremoninë e hapjes. Veç kësaj, në vitin 2009, u hapën edhe dy qendra të reja EUi në Fakultetin e Administrimit dhe menaxhimit të sistemeve informative në Manastir dhe në Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë. EUi-të janë pjesë e rrjetit mbarë botëror të Qendrave informative europiane. EUi-të janë të hapura për publikun e vendit dhe për rajonin e gjerë. Ato ofrojnë shërbime për publikun akademik, organet dhe institucionet qeveritare, organizatat joqeveritare, ndërmarrjet dhe grupet e tjera të interesuara.Rrjeti informativ i UE-së përbëhet nga 8 Pika informative të vendosura në komunat e Manastirit, Gostivarit, Ka-vadarcit, Koçanit, Kumanovës, Tetovës, Velesit dhe Shkupit e vendosur në BNU “Shën Kliment Ohridski”, si dhe EUi-të në universitetet e Shkupit, Manastrit dhe Tetovës. Këtë rrjet informativ e koordinon Qendra Informative e UE-së në Shkup.Synimi kryesor i Rrjetit informativ të UE-së është të jetë një vend ku qytetarët do të mësojnë mbi funksionimin e Unionit Europian, institucionet, politikat dhe programet e tij, si dhe zhvillimin e marrëdhënieve midis UE-së dhe ish Republikës jugosllave të Maqedonisë. Pikat informative ofrojnë qasje në botimet lidhur me UE-në, qas-jen e lirë në ueb faqet Europa dhe mundësi të pjesëmarrjes në takime ku diskutohen tema mbi UE-në.

Tryeza e rrumbullakët “Liberalizimi i vizave përballë negociatave për UE”

Më 26 qershor, në Qendrën Informative të UE-së, Qendra informative e OJQ-ve dhe Qendra maqedonase për trajnim europian, organizuan tryezën e rrumbullakët me titull “Liberalizimi i vizave përballë negociat-ave për UE”, si pjesë e projektit të tyre “Kohë për UE-në”.Ambasadori FUERE theksoi se liiberalizimi i vizave është shembull i shkëlqyeshëm për atë se ç’mund të arrihet kur ekziston vullneti politik i përmbushjes së kritereve.Diskutimi, në përgjithësi u fokusua në qëndri-min se liberalizimi i vizave është i mirëpritur por marrja e rekomandimit për fillim të negociatave mbetet prioriteti kryesor.

Ekspozita “Kreativiteti dhe inovacioni në jetën e përditshme”

Më 21 prill, në Qendrën Informa-tive të UE-së në Shkup, u hap ekspozita e inovacioneve të shpër-blyera nga inovatorët nacionalë, e titulluar “Kreativiteti dhe inovacioni në jetën e përditshme”, si pjesë e Ditëve të kreativitetit dhe inova-cionit. Në Qendrën Informative të UE-së, deri më 5 maj u ekspozuan katërmbëdhjetë shpikje të shpër-blyera në ekspozita të ndryshme ndërkombëtare.

Qendrën inormative të Ue-së

Janar – Mars 09 Në periudhën

u rrit për 342,5%

numri i vizitorëve në

numri i evenimenteve të mbajtura u rrit për 12.5 % dhe numri i botimeve të shpërndara u rrit për

204 %