Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme

15
Zbatimet e elektricitetit në teknikë dhe në jetën e përditshme

Transcript of Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme

Page 1: Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme

Zbatimet e elektricitetit në teknikë dhe në jetën e

përditshme

Page 2: Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme

Përmbajtja e projektit:

C’është elektriciteti?????Si vjen elektriciteti tek ne????Elektriciteti ne jetën e përditshme.Elektriciteti në shtëpi.Elektriciteti dhe komunikimi.Elektriciteti dhe transporti.Pajisjet elektronike.Elektriciteti në industri.Elektriciteti në mjekësi.Rrufeja Gjeneratori

Page 3: Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme

C’është elektriciteti???????

Elektriciteti është një emërtim i përgjithshëm për llojshmërinë e dukurive që ndodhin nga prania dhe rrjedhja e ngarkesës. Nëse një trup është i ngarkuar me një lloj ngarkesë ai konsiderohet trup i ngarkuar elektrikisht. Nëse një trup ka numër të barabartë ngarkesash të kundërta atëherë ai nuk është i ngarkuar elektrikisht, është elektroasnjëanës. Shumë trupa janë përcjellës dhe të tjerë janë vecues. Ato lëndë të cilat përmbajnë elektrone të lira apo elektrone të cilat levizin lirisht në brendësi të trupit quhen përcjellës. Të tjerët janë vecues.

Page 4: Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme

Si vjen elektriciteti tek ne?????

Nuk është aspak e lehtë që elektriciteti të vijë nëpër shtëpitë tona. Centrali elektrik ku prodhohet rryma elektrike mund të jetë me qindra kilometra larg nesh. Ajo vjen te ne me anë të shtyllave elektrike dhe telat që ne shohim përgjatë largpërçuesit quhen: transmision elektrik, apo sistem distribuimi (shpërndarje).

Linjat e transmetimit quhen 90-AC dhe në një shtyllë të tensionit të lartë kemi 5 përcjellësa ku dy përcjellësat e sipërm quhen trosa dhe roli i vetëm i tyre është që të mbrojnë 3 përcjellësat e tjerë. Linjat transmetuese kanë për qëllim të rrisin tensionin dhe uljen e rrymës.

Në sistemin tonë transmetues kemi 3 lloj tensionesh 400 KV, 20 KV dhe 110 KV.Transformatorët Ulës (NënStacionet) nga 110KV e ulin tensionin në 10 KV ose 6 KV, më pas kemi të vendosur edhe Transformatorin Ulës të fundit i cili nga 10 KV e kthen në 0.4 KV. Ky tension shkon tek qytetaret për përdorim familjar.

Page 5: Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme

Elektriciteti ne jetën e përditshme

Elektriciteti është një nevojë integrale e shoqërisë modern, e lidhur me cdo gjë, që nga frika e errësirës deri te puna e botës së super industrializuar. E gjithë bota funksionon në sajë të elektricitetit, në një formë apo në një tjetër. Elektriciteti lidhet jo vetëm me jetën e kohëve tona por edhe me të ardhmen. Kjo pasi, lëndet e djegshme megjithëse shumë të nevojshme për jetën tonë, janë në mbarim. Të gjitha strategjitë moderne ekonomike janë të fokusuara në prodhimin e energjisë elektrike me anë të burimeve të rinovueshme, si nëpërmjet: erës, rrezeve diellore, ngrohjes gjeotermike, ujit etj. Elektriciteti nuk është vetëm e ardhmja, por edhe e tashmja dhe e kaluara. Në ditët tona një pjesë shumë e madhe e trajtimeve mjekësore do të ishin shumë të rrezikshme, për të mos thënë të pamundura për t’u realizuar pa praninë e elektricitetit. Rëndësia e elektricitetit lidhet që te ndricimi. Pa ndricim jeta dhe zhvillimi ynë do të pësonin regres. Edhe sikur të udhëtosh në cepin më të humbur të botës do të gjesh elektricitet. Njerëzimi nuk e përfytyron më ekzistencën e tij pa këtë gjigand të zhvillimit. Ai luan një rol të rëndësishëm në shtëpi, shkollë, punë, rrugë, industri kudo. Shekuj më parë njeriu mbështetej te zjarri për gatim, ndricim, ngrohje. Zjarri tani është zëvendësuar nga elektriciteti.

Page 6: Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme
Page 7: Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme

Elektriciteti në shtëpi Që nga momenti kur zgjohemi deri

në momentin që biem të flemë jemi të rrethuar e të varur nga elektriciteti. Në mëngjës zgjohemi nga alarmi (punon me elektricitet). Drita e dhomës së gjumit ashtu sic do dritë tjetër në shtëpi funksionon në bazë të elektricitetit. Do të ishin të pafundme pajisjet që lehtësojnë jetën tonë të cilat përdorin elektricitetitn. Të përmendim vetëm disa prej tyre: soba, mikrovala, toster, TV, frigorifer, DVD, kompjuter, dush, lavatrice, kondicioner e mijëra pajisje të tjera. Telefoni, I-Podi, telekomanda e televizorit, ora, elektriku e shume të tjera punojnë me bateri, por bateritë funksionojnë në sajë të parimeve të elektricitetit.

Page 8: Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme

Elektriciteti dhe komunikimi

Radio, televizioni, interneti, telefoni, faksi lidhin njerëzit në gjithë botën. Ne i telefonojmë një miku, i dërgojmë një mail, shohim një film, dëgjojmë muzikë në kompjuter. Po vallë nga vijnë gjithë këto? Cfarë i vë në punë? Sigurisht që elektriciteti.

Page 9: Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme

Elektriciteti dhe transporti

Edhe mjetet e transportit përdorin elektricitetin për të funksionuar. Ato përdorin bateritë por edhe motori funksion duke përdorur dinamon, e cila zbaton parimet e elektricitetit. Po kështu funksionojnë edhe trenat, avionët, satelitët, anijet kozmike e të gjitha mjetet e transportit.

Page 10: Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme

Pajisjet elektronikePajisjet elektronike - e

bëjnë përdorimin e tranzistorit një nga shpikjet më të rëndësishme të shek. XX dhe një bllok themelor të ndërtimit të të gjitha qarqeve moderne. Një qark modern i integruar mund të përmbajë disa miliardë tranzistorë në një rajon të vetëm disa centimetra katrore.

Page 11: Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme

Elektriciteti në industri Elektriciteti gjen një

përdorim të gjerë në industri. Rreth 27% e energjisë elektrike shfrytëzohet nga degët e shumta të industrisë. Pothuaj në cdo degë të industrisë makineritë vihen në përdorim duke përdorur elektricitetin. Dyqanet, zyrat, shërbimet nuk do të funksiononin nëse do të mungonte elektriciteti.

Page 12: Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme

Elektriciteti në mjekësi Elektriciteti gjen përdorim

edhe në fushën e mjekësisë. Për pacientët të cilët vuajnë nga kanceri i mëlcisë mjekët këshillojnë terapi me pulse elektrike. Duke iu nënshtruar një terapie me pulse elektrike për 45 sekonda, ato krijojnë boshllëqe të shumta në membranën e qelizave të kancerit, duke shkatërruar tumorin. Trupi në mënyrë natyrale largon strukturën e mbetur të qelizës kanceroze. Kjo është një metodë efektive vetëm në fazat e para të shfaqjes së sëmundjes. Në faza të avancuara kjo metodë nuk funksionon.

Page 13: Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme

Rrufeja Një shkëndijë e fuqishme elektrike është rrufeja.

Rrufeja ndodh ndërmjet dy reve të ngarkuara me shenja të kundërta. Tensioni ndërmjet reve, kur ndodh rrufeja është disa milionë volt dhe rryma është shuma e madhe, kurse rrufeja është disa të milionat pjesë të sekondës. Ajo ndodh jo vetëm ndërmjet dy reve, por edhe ndërmjet reve dhe tokës. Kur një re e elektrizuar i afrohet sipërfaqes së tokës, nën ndikimin e saj në sipërfaqen e tokës shfaqen ngarkesa të kundërta me të. Sasia e ngarkesës elektrike mund të jetë aq e madhe (sidomos në majat e maleve), saqë mund të ndodhë shkarkesa ndërmjet resë dhe tokës. Rrufeja, që bie mbi një pemë, e shkatërron dhe e djeg atë. Gjatë rënies së rrufesë në ndonjë ndërtesë, shkaktohet edhe zjarr. Njeriu, që ndodhet pranë vendit të rënies së rrufesë, mund të plagoset ose mund të vdesë.

Page 14: Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme
Page 15: Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme

Gjeneratori Një ndër pajisjet që bën të

mundur prodhimin e energjisë elektrike është gjeneratori. Gjeneratori funksionon në bazë të një parimi elekromagnetik. Një gjenerator është një pajisje që lëviz një magnet afër një teli në mënyrë që të krijojë një rrjedhje të qëndrueshme elektronesh. Gjeneratori mund te vihet në punë nga lëndë djegëse apo me mekanizma të tjera. Gjeneratori është një pajisje shumë e rëndësishme për të vënë në punë pajisjet që kërkojnë elektricitet dhe ka mungesë të tij.