Zbardhen dosjet që pritet të rihapen nga Arta Marku, 8 ish ... · pyetje, zbulohen sigurimsat në...

24
Avokat Spartak Ngjela ka deklaruar se shumë shpejt do të nisin goditjet në nivele të larta, në kuadër të luftës ndaj korrupsionit. Përmes një sta- tusi në rrjetet sociale, ai u shpreh se tashmë situata është marrë në dorë nga SHBA... CMYK Çmimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: [email protected] Rama: Tepsia e administratës për skrap, hetim punonjësve në portin e Shëngjinit, drejtorët e spitaleve dhe burgjeve 3 muaj në provë Spartak Ngjela: Luftën ndaj korrupsionit e ka marrë në dorë SHBA, brenda dy javësh vetingu jep rezultat, politika ka lidhje me Beogradin Qeveria skemë lehtësuese për borxhet ndaj ujësjellësit, ja kategoritë që përfitojnë, matës falas për familjet në nevojë Deputeti i PD, Luçiano Boçi, dje gjatë një interv- iste për gazetën“SOT”, foli rreth aktualitetit politik në vend dhe protestës që do të organizojë opozita. Deputeti i demokrat, teksa u ndal tek protesta e 27 janarit, u shpreh për gazetën... Qeveria do të ofrojë lehtësira për familjet në nevojë. Në fund të muajit do të nisë një aksion në të gjithë vendin, për t’i dhënë fund informalitetit dhe lidhjeve të paligjshme. Pak ditë më parë, pati një ultimatum nga kryeministri... Tirazhi 7500 kopje E Shtunë 13 Janar 2018 Italia tjetër goditje ndaj call center-ave në Shqipëri, ligji i ri për identifikimin e telefo- natave rrezikon aktivitetin me 25 mijë të punësuar Pas ndryshimeve në ligjin për shërbimin e call center në vitin 2016, i cili në thelb synonte frenimin e zhvendosjes së këtyre investimeve në vende që nuk janë pjesë e BE, një tjetër masë e ashpër vjen nga Italia, duke paralajmëruar... & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Kur vetëgjyqësia pushton edhe mendjet e njerëzve të drejtësisë Nga Bardhyl BEJKO Nga Prof. Dr. Ago NEZHA LSI 8 vjet në qeveri, si një pikë mbi “i” Nga Florim ZEQA A do t’i shpëtojë VV “apokalipsit” të orkestruar!? Zbardhen dosjet që pritet të rihapen nga Arta Marku, 8 ish-ministra të PD-PS-LSI drejt përballjes me drejtësinë, ja si Adriatik Llalla pushoi hetimet për ta Faqe 6 Dështojnë tentativat e opozitës për bllokimin e reformës në drejtësi, KLGJ e KLP ngrihen brenda 12 shkurtit, ONM dorëzon raportet për kandidatët Faqe 9 Luçiano Boçi: Ja cili do të jetë skenari i protestës, me LSI na bashkojnë kauzat opozitare, për koalicion zyrtar do vendosin qytetarët Faqe 3 Njoftim Gazeta “SOT” kërkon gazetarë për ueb-in si dhe gazetën në sektorët Politikë, Ekonomi, Kronikë, Sociale. Të interesuarit të dërgojnë një CV në adresën elektronike [email protected]. Nr kontakti: 067 20 72 263 Dokumentet, ja si CIA ndalonte shqiptarët që arratiseshin nga regjimi komunist, të gjithë merreshin në pyetje, zbulohen sigurimsat në Jug Faqe 12,13 SHBA intensifikon lëvizjet për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, FBI asistencë prokurorisë për çështjet e bujshme, Lu i shkon në zyrë Xhafajt Faqe 10 Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor pritet që të ngrihen në fillim të muajit shkurt. Ditën e djeshme Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka dorëzuar në Kuvend raportin e vlerësimit për kandidatët e shoqërisë civile për një anëtar në KLP dhe në këtë mënyrë nuk ka më asnjë pengesë për të ngritur organet e reja të drejtësisë. Madje, këtë gjë e ka bërë të ditur dje edhe vetë... Faqe 4 Faqe 8 Faqe 2,3

Transcript of Zbardhen dosjet që pritet të rihapen nga Arta Marku, 8 ish ... · pyetje, zbulohen sigurimsat në...

Page 1: Zbardhen dosjet që pritet të rihapen nga Arta Marku, 8 ish ... · pyetje, zbulohen sigurimsat në Jug Faqe 12,13 SHBA intensifikon lëvizjet për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit,

Avokat Spartak Ngjela ka deklaruar se shumë shpejt do të nisin goditjet në nivele të larta, në kuadër të luftës ndaj korrupsionit. Përmes një sta-tusi në rrjetet sociale, ai u shpreh se tashmë situata është marrë në dorë nga SHBA...

CMYK

Çmimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: [email protected]

Rama: Tepsia e administratës për skrap, hetim punonjësve në portin e Shëngjinit, drejtorët e spitaleve dhe burgjeve 3 muaj në provë

Spartak Ngjela: Luftën ndaj korrupsionit e ka marrë në

dorë SHBA, brenda dy javësh vetingu jep rezultat, politika

ka lidhje me Beogradin

Qeveria skemë lehtësuese për borxhet ndaj ujësjellësit, ja

kategoritë që përfitojnë, matës falas për familjet në nevojë

Deputeti i PD, Luçiano Boçi, dje gjatë një interv-iste për gazetën “SOT”, foli rreth aktualitetit politik në vend dhe protestës që do të organizojë opozita. Deputeti i demokrat, teksa u ndal tek protesta e 27 janarit, u shpreh për gazetën...

Qeveria do të ofrojë lehtësira për familjet në nevojë. Në fund të muajit do të nisë një aksion në të gjithë vendin, për t’i dhënë fund informalitetit dhe lidhjeve të paligjshme. Pak ditë më parë, pati një ultimatum nga kryeministri...

Tirazhi 7500 kopje E Shtunë 13 Janar 2018

Italia tjetër goditje ndaj call center-ave në Shqipëri, ligji i ri për identifikimin e telefo-natave rrezikon aktivitetin

me 25 mijë të punësuar Pas ndryshimeve në ligjin për shërbimin e call

center në vitin 2016, i cili në thelb synonte frenimin e zhvendosjes së këtyre investimeve në vende që nuk janë pjesë e BE, një tjetër masë e ashpër vjen nga Italia, duke paralajmëruar...

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Kur vetëgjyqësia pushton edhe mendjet e njerëzve të drejtësisë

Nga Bardhyl BEJKO

Nga Prof. Dr. Ago NEZHA

LSI 8 vjet në qeveri, si një pikë mbi “i”

Nga Florim ZEQA

A do t’i shpëtojë VV “apokalipsit” të orkestruar!?

Zbardhen dosjet që pritet të rihapen nga Arta Marku, 8 ish-ministra të

PD-PS-LSI drejt përballjes me drejtësinë, ja si Adriatik Llalla pushoi hetimet për ta

Faqe 6

Dështojnë tentativat e opozitës për bllokimin e reformës në drejtësi, KLGJ e KLP ngrihen brenda 12 shkurtit, ONM dorëzon raportet për kandidatët

Faqe 9

Luçiano Boçi: Ja cili do të jetë skenari i protestës,

me LSI na bashkojnë kauzat opozitare, për koalicion

zyrtar do vendosin qytetarët

Faqe 3

NjoftimGazeta “SOT” kërkon gazetarë për

ueb-in si dhe gazetën në sektorët Politikë, Ekonomi, Kronikë, Sociale. Të interesuarit të dërgojnë një CV në adresën elektronike

[email protected]. Nr kontakti: 067 20 72 263

Dokumentet, ja si CIA ndalonte shqiptarët që arratiseshin nga regjimi

komunist, të gjithë merreshin në pyetje, zbulohen sigurimsat në Jug F

aqe 1

2,1

3

SHBA intensifikon lëvizjet për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, FBI asistencë prokurorisë për çështjet e bujshme, Lu i shkon në zyrë Xhafajt

Faqe 10

Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor pritet që të ngrihen në fillim të muajit shkurt. Ditën e djeshme Operacioni

Ndërkombëtar i Monitorimit ka dorëzuar në Kuvend raportin e vlerësimit për kandidatët e shoqërisë civile për një anëtar në KLP dhe në

këtë mënyrë nuk ka më asnjë pengesë për të ngritur organet e reja të drejtësisë. Madje, këtë gjë e ka bërë të ditur dje edhe vetë... Faqe 4

Faqe 8

Faqe 2,3

Page 2: Zbardhen dosjet që pritet të rihapen nga Arta Marku, 8 ish ... · pyetje, zbulohen sigurimsat në Jug Faqe 12,13 SHBA intensifikon lëvizjet për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit,

2 GAZETA SOTE Shtunë 13 Janar 2018

2,3,12,13,10,14,15,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Hapet konkursi për të zgjedhur pasuesin e Haki Çakos, ja afati deri kur mund të dorëzohen aplikimet

Policia e Shtetit ka nxjerrë një urdhër për hapjen e konkursit që mundëson marr-jen e gradës “Drejtues i Parë”. Kjo është një gradë e domosdoshme për të gjithë kan-didatët që kërkojnë të zënë vendin e Haki Çakos pas shkarkimit të këtij të fundit nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Sipas urdhrit të drejtorit të koman-duar, Rebani Jaupi, janë vetëm pesë vende të lira për gradën “Drejtues i Parë”. Po ashtu në urdhër parashikohet që afati i fundit për

dorëzimin e dokumentacionit nga të gjithë aplikantët të jetë data 16 janar. Përzgjedhja e pesë kandidaturave më të mira për gradën do të bëhet nga Akademia e Sigurisë, ndër-sa pritet që pas datës 16 janar, brenda dy javësh të shpallen fituesit e 5 kandidatëve që do të marrin gradën “Drejtues i Lartë”. Sakaq, ekzistojnë edhe disa kritere që duhet të plotësohen për t’u shpallur fitues, që nga karriera në Policinë e Shtetit, trajnimet e kryera si edhe të gjitha vlerësimet që kanë

kandidatët. Deri më tani, kandidatët më të mundshëm për postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit janë emrat e Ardi Veliut, drejtor i Policisë Tiranë, Eduart Merkajt, kreu i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, Gjovalin Lokas, Drejtor i Policisë së Shkodrës, Agron Sojatit, ish-drejtor i an-ti-terrorit, aktualisht këshilltar për sigurinë në Kryeministri, por edhe të disa drejtuesve të tjerë në radhët e uniformave blu. Sipas të gjitha gjasave, pasuesi i Haki Çakos do

të zgjidhet në ditët e para të muajit shkurt. Kujtojmë që ky i fundit u shkarkua pesë ditë më parë nga detyra e tij pas një propozimi të ministrit të Punëve të Brendshme, Fat-mir Xhafaj. Propozimi i Xhafajt u miratua nga kryeministri Edi Rama dhe menjëherë vendimi hyri në fuqi duke larguar nga puna Haki Çakon. Sipas informacioneve, Xhafaj ia kishte bërë edhe më herët këtë propozim Ramës, por ky i fundit e ka pranuar vetëm të hënën e kësaj jave.

SHBA intensifikon lëvizjet për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, FBI asistencë prokurorisë për çështjet e bujshme, Lu i shkon në zyrë Xhafajt

Lu dhe Vlahutin i japin udhëzime Xhafajt për vetingun në polici dhe reformën në drejtësi

Mimoza IBRA

Ndërkombëtarët kanë in-tensifikuar lëvizjet për goditjen e krimit dhe ko-rrupsionit në nivele të

larta. Pas shkarkimit të Haki Çakos si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe ndryshimeve në proku-rori në ditët e fundit, dje ambasadori amerikan, Donald Lu ka zbarkuar në zyrën e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Sipas informacion-eve, në fokus të bisedës kanë qenë pikërisht dosjet e bujshme dhe godit-ja e korrupsionit. Po ashtu mësohet se diplomati amerikan i ka dhënë edhe disa porosi ministrit Xhafaj, midis të cilave që t’i shkohet deri në fund vetingut në radhët e policisë, reformës në drejtësi, të ketë më shumë bashkëpunim midis policisë dhe prokurorisë si edhe të shfaroset krimi i organizuar dhe korrupsioni. Gjithashtu, sipas informacioneve, Donald Lu e ka informuar Xhafajn edhe për bashkëpunimin midis SHBA dhe Prokurorisë së Përg-jithshme. Gazeta e ka raportuar disa ditë më parë se të gjitha lëvizjet në organin e akuzës, të kryera ditët e fundit me urdhër të kryeprokurores Arta Marku kanë marrë mbështetjen e ambasadorëve, veçanërisht të Don-ald Lu dhe siç duket ky i fundit e ka vënë në dijeni edhe Xhafajn dje për këtë bashkëpunim.

Agjentët e FBI për çështjet sensitive

Nga ana tjetër, mësohet se gjatë takimit të djeshëm midis ambasador-it dhe ministrit theksi është ndaluar edhe tek ato dosje kriminale që kanë impakt të gjerë në publik. Kështu, Donald Lu e ka informuar Xhafajn se agjentët e FBI, të cilët mbërritën në Tiranë pak kohë më parë për të asistuar në operacionin “Forca e Ligjit”, nuk do të jenë më vetëm në ndihmë të policisë, por do të asistojnë dhe bashkëpunojnë edhe me proku-rorinë. Për këtë çështje, ambasadori amerikan ka folur jashtë për mediat, ku ka theksuar se SHBA po i ndjek nga afër të gjitha dosjet e bujshme. “Çështja e z. Tahiri kërkon një hetim të plotë dhe proces të paanshëm lig-jor. Ashtu si vetë z. Tahiri, dhe shumë udhëheqës të tjerë shqiptarë e kanë thënë, kjo çështje duhet zgjidhur në gjykatë, duke shqyrtuar të gjitha

faktet. Bota, përfshirë edhe SHBA, po e ndjek nga shumë afër këtë çështje dhe çështje të tjera sensitive, si ato të Emiljano Shullazit, Lul Berishës dhe tre gjykatësve të Apelit në Dur-rës. Ne kemi ofruar mbështetjen e prokurorëve federalë amerikanë dhe agjenci të zbatimit të ligjit të SHBA për t’i ofruar ndihmë teknike prokurorisë në kryerjen e një hetimi të plotë, i cili ka për qëllim zbulimin e të vërtetës. Ne do donim të shihnim një hetim më aktiv nga prokurorët dhe policia gjyqësore, dhe e kemi përcjellë këtë mesazh”, ka thënë Lu.

Vlahutin në zyrë me XhafajnNdërkohë, po gjatë ditës së

djeshme takim me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj ka zhvil-luar edhe ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin. Mëso-het se edhe në këtë takim thelbi i diskutimeve ka qenë goditja e krimit dhe korrupsionit, duke nisur edhe nga dosjet e bujshme, si edhe asist-enca e partnerëve ndërkombëtarë

Në vijim të përgatitjes së terrenit për arrestimet “VIP”, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj priti në një takim Presidentin e Autoritetit Kombëtar Kundër Ko-rrupsionit në Itali, Raffaele Cantone, të cilit i bëri me dije reformat e fundit që po ndërmerren në Policinë e Shtetit në kuadër të vetingut në polici. Po ashtu Xhafaj

e njohu italianin me rezultatet e operacionit “Forca e Ligjit”, teksa Cantone theksoi rëndësinë e bash-kërendimit të reformës në gjyqësor dhe reformimit të Policisë së Shtetit. Gjithashtu ai u shpreh i gatshëm për të rritur nivelin e bashkëpunimit me Ministrinë e Brendshme për vetingun në polici.

XHAFAJ TAKIM ME KREUN E ANTIKORRUPSIONIT ITALIAN Reforma në drejtësi, Arta Marku takon

përfaqësuesit e EURALIUSKryeprokurorja Arta Marku takoi

dje në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme përfaqësues të misionit të Bashkimit Evropian, EURALIUS. Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku zhvilloi një takim me përfaqësues të misionit “EURALIUS”. Sipas informa-cioneve, tema kryesore e bisedimeve ishte ecja përpara me zbatimin e re-formës në drejtësi si dhe me procesin e vetingut. Gjatë fjalës së saj, Arta Marku e vuri theksin tek rëndësia që ka përsh-pejtimi i vetingut, ligji për rivlerësimin e figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve për sistemin e drejtësisë. Gjithashtu u theksua nevoja për forcimin e integ-ritetit të prokurorëve dhe gjyqtarëve në luftën kundër veprimtarive kriminale, krimit të organizuar dhe trafiqeve. Nga ana tjetër, Marku dhe përfaqësuesit e EURALIUS u shprehën se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi dhe ndihma e ndërsjellë në këto refor-ma të rëndësishme. Sakaq, Marku garantoi dha garancinë se do të jap një mbështetje pakufi në mënyrë që refor-ma në drejtësi në Shqipëri të realizohet shpejt dhe me efikasitet.

Deklaratat e Donald Lu, reagon demokrati

Agron ShehajDeputeti i Partisë Demokratike,

Agron Shehaj reagoi ditën e djeshme pas deklaratave të ambasadorit amer-ikan Donald Lu për hetim të plotë të çështjeve të nxehta. Përmes një posti-mi në rrjetet sociale, Shehaj u shpreh se është e domosdoshme përfshirja e FBI në hetimin e këtyre dosjeve, veçanërisht të Saimir Tahirit. “Nuk dënohet Tahiri pa Ramën. Jam shumë mirënjohës ndaj Ambasadorit Lu dhe e shoh te domosdoshme përfshirjen e FBI në hetim. Kush ka besim që Rama mund të hetojë ish-krahun e tij të djath-të? Ai e ka të qartë që po u dënua Tahiri do dënohet edhe Rama dhe shokët e tij. #nukdenohetahiriparamen #banditet-nepushtet #nenukjeminjesoj”, deklaroi demokrati Agron Shehaj. Donald Lu theksoi dje pas takimit me ministrin Fatmir Xhafaj se SHBA është e fokusu-ar tek dosjet e bujshme dhe për hetimin e plotë të tyre ka vënë në dispozicion edhe dy agjentët e FBI.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj zhvilloi tri ditë më parë një takim me kryeprokuroren Arta Mark, ministren e Drejtë-sisë, Etilda Gjonaj, ministrin e Ekonomisë, Arben Ahmetaj, dre-jtorin e SHISH, Helidon Bendon, drejtorin e komanduar të Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi si edhe me drejtorin e SHÇBA, Eduart Merkaj. Gjatë kësaj mbledhje mësohet të ketë qenë në fokus operacioni “Forca e Ligjit”, ku të pranishmit janë njohur me 38 dosje kriminale. Zyrtarët e lartë të vendit tonë kanë marrë informacione në lidhje me grupet kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë Shqipërisë si edhe pasuritë e pajustifikuara, të vëna në rrugë kriminale.

Mbledhja e Xhafajt me zyrtarët e lartë

Bota, përfshirë edhe SHBA, po e ndjek nga shumë afër këtë çështje dhe çësht-je të tjera sensitive, si ato të Emiljano Shullazit, Lul Berishës dhe tre gjykatësve të Apelit në Durrës. Ne kemi ofruar mbështetjen e prokurorëve federalë amerikanë dhe agjenci të zbatimit të lig-jit të SHBA për t’i ofruar ndihmë teknike prokurorisë në kryerjen e një hetimi...të Shqipërisë në këtë drejtim. Siç duket, dy takimet e djeshme, por edhe ato të mëparshmet mes zyr-tarëve të lartë, tregojnë se mes katër aktorëve SHBA-BE-prokurori-poli-ci ka një koordinim dhe ka nisur një bashkëpunim që me ardhjen e Arta Markut në krye të organit të akuzës.

Bashkëpunimi midis tyre pritet të sjellë edhe arrestimet e pritshme “të peshqve të mëdhenj” si edhe një frymë të re në radhët e drejtësisë shqiptare. Mesa duket ndërkom-bëtarët po përgatisin terrenin dhe janë gati për të dhënë goditjet e para në nivele të larta.

Page 3: Zbardhen dosjet që pritet të rihapen nga Arta Marku, 8 ish ... · pyetje, zbulohen sigurimsat në Jug Faqe 12,13 SHBA intensifikon lëvizjet për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit,

GAZETA SOT E Shtunë 13 Janar 2018 3

2,3,12,13,10,14,15,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Spartak Ngjela: Luftën ndaj korrupsionit e ka marrë në dorë SHBA, brenda dy javësh vetingu jep rezultat, politika lidhje me Beogradin

Avokat Spartak Ngjela ka deklaruar se shumë shpejt do të nisin goditjet në nivele të larta, në kuadër të luftës ndaj korrupsionit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ai u shpreh se tashmë situata është marrë në dorë nga SHBA. Ngjela ka bërë dhe një paralelizmi me Kosovën. “A ka një ngjashmëri midis gjendjes korruptive në Shqipëri dhe gjendjes korruptive në Kosovë? Dhe, a e ka marrë gjendjen në dorë politika amerikane në të dy vendet për ta mposhtur korrupsionin? Ngjashmëria e të dy korrupsioneve është identike, dhe zgjidhja për mbrojtjen e tyre është e njëjtë: Gjykata Spe-

ciale. Në të dy shtetet shqiptarë, luftën kundër korrupsionit po e drejton politika amerikane, dhe strukturimet e gjykatave janë formulime juridike të ekspertizës amerikane. Ky do të jetë në fakt shpëtimi i shqiptarëve edhe në Shqipëri edhe në Kosovë, sepse nëse Korrupsioni nuk goditet nga një prokurori speciale dhe gjykatë speciale; bashkimi kombëtar do të jetë një pamundësi absolute. Pse? Sepse si rregull historik; korrupsioni shqiptar në një shekull ka bashkëpunuar dhe është ushqyer nga Be-ogradi”, tha ai. Avokati ka deklaruar se brenda dy javësh do të jepen efektet e vetingut. Sipas

tij, kjo është një arsye që prokuroria të nxitojë me reformën që ka marrë brenda saj. “Proku-roria e Përgjithshme duhet të shpejtojë, sepse brenda dy javësh komisionet e Vetingut do të shpallin eliminimin nga sistemet përkatëse të gjyqtarëve dhe të prokurorëve; duke filluar shpejt edhe mbushja e sistemeve përkatës, - prokurori dhe gjykatë - me elementë të rinj; të kontrolluar deri në cakun e pamundësisë së korrupsionit. Menjëherë pastaj fillon nga puna edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë i Gjyqtarëve, sepse nuk po ka më asnjë pengesë ligjore”, tha ai. Sipas Ngjelës, korrup-

sioni është vënë kundër reformës në drejtësi, si në Kosovë, ashtu dhe në Tiranë. “Prokuroria e Përgjithshme duhet të shpejtojë, sepse brenda dy javësh komisionet e Vetingut do të shpallin eliminimin nga sistemet përkatëse të gjyqtarëve dhe të prokurorëve; duke filluar shpejt edhe mbushja e sistemeve përkatës, - prokurori dhe gjykatë - me elementë të rinj; të kontrolluar deri në cakun e pamundësisë së korrupsionit. Menjëherë pastaj fillon nga puna edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë i Gjyqtarëve, sepse nuk po ka më asnjë pengesë ligjore”, vijoi ai.

Zbardhen dosjet që pritet të rihapen nga Arta Marku, 8 ish-ministra të PD-PS-LSI drejt përballjes me drejtësinë, ja si Llalla pushoi hetimet për ta

Nga rruga Durrës-Kukës, te afera e CEZ dhe abuzimet me lejet e ndërtimit, dosjet që pritet të rihetohen

Kliti TOPALLI

Dosjet më të mëdha të aferave në vendin tonë rrezikojnë të rihapen. Kr-yeprokurorja Arta Marku

ditën e enjte ngriti një grup pune për të hetuar vendimet e të gjithë prokurorëve në vend dhe kjo do të thotë se mjaft çështje sensitive mund të rihetohen nëse zbulohet se janë mbyllur në shkelje të ligjit. Por kush janë këto dosje? Cilat afera mbylli Adriatik Llalla, duke amnistuar shumë zyrtarë? Gjatë 5 viteve që ai ishte në detyrë u hetuan 9 ministra e ish-ministra, ku për 8 prej tyre hetimet u pushuan në mënyrë të mistershme. Bëhet fjalë për anëtarët të PD, PS dhe të LSI. Një çështje sensitive ka qenë ajo e check up në shëndetësi, ku u hetuan ish-ministri Ilir Beqaj dhe ish-ministrja Milva Ekonomi, e cila në kohën e firmos-jes së kontratës ishte zv/ministre e Shëndetësisë. Madje kjo e fundit është marrë dhe në pyetje nga organi i akuzës. Një tjetër emër me dosje në prokurori është ish-ministri i LSI, Edmond Haxhinasto. Në prokurori ka një dosje ndaj tij për privatizimin e “Albpetrol”. Gjatë kohës së qeverisë “Berisha”, Haxhinasto ishte ministër i Energjisë dhe personi kyç që firmo-si privatizimin. Mirëpo pasi u arrit marrëveshja, kompania u largua, pa lënë si garanci 85 milionë euro, siç parashikohej në kontratë. Për këtë rast kanë nisur hetimet por që prej vitesh nuk ka asnjë konkluzion. Pra janë 3 ministra të qeverisë aktuale me dosje në prokurori dhe të gjithë do kalojnë në sitë nga SPAK. Ish-ministrat e qeverisë “Berisha”

Përveç ish-ministrave të qever-isë “Rama”, të rrezikuar janë dhe ish-ministrat e qeverisë “Berisha”, pasi dhe dosjet e mbyllura për ta mund të rihapen. Ndër të parët që rrezikon të jetë në hetim është pikërisht Lulzim Basha, pasi ndaj tij ka një sërë akuzash. Së pari është rruga Durrës-Kukës, ku Basha i shpëtoi hetimit. Një tjetër akuzë e ngritur ndaj tij është 21 Janari, pasi Ministria e Brendshme ka bërë një padi, por që Adriatik Llalla e mbylli. Po ashtu ka dhe dy kallëzime të tjera për abuzime me lejet e ndërtimit si

kryetar bashkie i Tiranës. Pra, janë 4 akuza ndaj Lulzim Bashës. Emra të tjerë janë Ridvan Bode dhe Sherefe-din Shehu. Të dy të kallëzuar për skandalin me rrugën Durrës-Kukës, pasi morën kredi me interes shumë më të lartë se normalja. Po ashtu të rrezikuar janë Genc Ruli e Florion Mima, pasi janë nën hetim për pri-vatizimin e OSSH. Dyshimet janë se ata kanë abuzuar me marrjen e CEZ. Një tjetër emër është Arben Imami. Ndaj tij ka pasur një sërë padish për abuzime si ministër i Mbrojtjes dhe pritet që dosjet të rihapen.

Zyrtarët e lartë Përveç ministrave dhe ish-min-

istrave, ka në prokurori dosje dhe për deputetë, ish-deputetë dhe zyrtarë ministrish dhe drejtorish. Një emër është ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Ar-simit, Plarent Ndreca, i akuzuar për shpërdorim detyre. Një tjetër emër i njohur është Arben Seferi, ish-Administrator i CEZ, ku dhe

Përveç ministrave, deputetëve dhe ish-ministrave, kallëzime ka pasur dhe për gjyqtarë dhe prokurorë. Bëhet fjalë për 7 gjyqtarë të cilët Inspektorati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive i ka paditur për fshehje të pasurisë. Bëhet fjalë për gjyqtarë nga Gjykatat e Durrësit, Tiranës, Vlorës, Sarandës dhe Fierit. Ata

janë paditur se nuk kanë zbatuar ligjin e deklarimit të pasurive, por deri më tani asnjë dosje nuk ka shkuar në gjykatë. Nëse zbulohet e kolegët e tyre kanë abuzuar me hetimet, atëherë dhe ata do të përballen më drejtësinë. Pro nëse rihapen hetimet, rreziku është i madh vjen nga SPAK, pasi për disa muaj ky dikaster do të jetë gati.

7 GJYQTARË ME DOSJE NË PROKURORI JA ZYRTARËT ME DOSJE NË PROKURORI

ISH-MINISTRA 1. Ilir Beqaj, ministër i Shëndetësisë, nën hetim nga prokuroria për konce-sionet2. Milva Ekonomi, nën hetim nga prokuroria për koncesionet në shën-detësi kur ishte zv/ministre3. Edmond Haxhinasto, nën hetim për privatizimin e Albpetrol4. Ridvan Bode, ish-ministër Finan-cash, deputet, i kallëzuar nga ILDKP për fshehje pasurie, i kallëzuar dhe për afera me rrugën Durrës-Kukës dhe privatizimin e CEZ5. Florion Mima, kallëzuar për pri-vatizimin e CEZ6. Genc Ruli i kallëzuar për privat-izimin e CEZ7. Lulzim Basha, i kallëzuar për abuzime me lejet e ndërtimit në Bash-kinë e Tiranës8. Arben Imami, akuzuar për abuz-ime kur ishte Ministër i Mbrojtjes9. Sherefedin Shehu, i paditur për abuzime me rrugën Durrës-Kukës, kur ishte zv/ministër.

KRYEBASHKIAKËT1. Adriatik Zotkaj, Kryebashkiak i Poliçanit, paditur për fshehje pasurie2. Kryetarja e Bashkisë Patos, Ra-jmond Balili, për abuzime me tenderat3. Lulzim Meçe, ish-kryebashkiak i Memaliajt

ZYRTARËT 1. Arben Seferi, i akuzuar për abuz-ime në CEZ me vlerë 32 mln euro2. Kreu i ARSH, Dashamir Xhika, akuzuar për abuzime me tenderat3. Drejtoresha e prokurimeve në Ministrinë e Brendshme dhe 11 zyrtarë4. Drejtori i Tatimeve Berat dhe dy ish-drejtorë5. Plarent Ndreca, ish-sekretar i Përgjithshëm në MAS dhe 2 zyrtarë për abuzime me tenderat6. Ish-kreu i Doganës së Tiranë, akuzuar për abuzim me detyrën7. 12 zyrtarë të Ministrisë së Mbro-jtjes8. Alma Hicka, Avokate e Shtetit, akuzuar për shkelje në paktin me CEZ

Nëse r ihapen het imet , ndërkombëtarët do të kenë rol kyç. Që tani SHBA e BE kanë nisur kërkimet për emra të korruptuar në politikën shqiptare. Në Dre-jtorinë e Pastrimit të Parave dhe IL-DKP kanë mbërritur disa kërkesa, ku kërkohen të dhëna mbi pasuritë e disa ish-ministrave, pra duket se SHB-BE dhe prokuroria kanë nisur një aksion të përbashkët dhe kushdo që ka marrë para nga xhepat e qytetarëve do të duhet të dalë para drejtësisë. Vetë dje am-basadori amerikan e deklaroi se prokuroria për çështjet e bujshme do të asistohet nga FBI, që do të thotë se tashmë gjithçka është në dorë të ndërkombëtarëve.

ROLI I NDËRKOMBËTARËVE

Kryeprokurorja Arta Marku ditën e enjte ngriti një grup pune për të hetuar vendimet e të gjithë prokurorëve në vend dhe kjo do të thotë se mjaft çështje sensitive mund të rihetohen nëse zbulohet se janë mbyllur në shkelje të ligjit. Por kush janë këto dos-je? Cilat afera mbylli Adriatik Llalla, duke amnistuar shumë zyrtarë? Gjatë 5 viteve që ai ishte në detyrë u hetuan 9 ministra...ai ishte nën hetim. Po ashtu në prokurori janë kallëzuar nga KLSH me dhjetra punonjës min-istrish të akuzuar për abuzime me tenderat. Në prokurori janë kallëzuar zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, të Ministrisë së Arsimit

dhe asaj të Brendshme. Hetimet për të vijojnë dhe nuk ka asnjë konkluzion. Të gjithë nuk kanë përfunduar në gjykatë dhe nëse konstatohet se janë bërë shkelje, atëherë nuk është çudi që të kemi rihapje të çështjeve të bujshme.

Page 4: Zbardhen dosjet që pritet të rihapen nga Arta Marku, 8 ish ... · pyetje, zbulohen sigurimsat në Jug Faqe 12,13 SHBA intensifikon lëvizjet për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit,

4 GAZETA SOTE Shtunë 13 Janar 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Konstituimi i dy organeve më jetike të sistemit gjyqësor, KLP dhe KLGJ, dikton edhe kohën e ngritjes së organeve të reja antikorrupsion, ku përfshihen Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykatat Speciale, ku të gjitha së bash-ku përbëjnë atë që quhet SPAK. Pra, dy muaj pas konstituimit të KLP dhe

KLGJ, këto të fundit pritet të ngrihen në 12 shkurt, SPAK sipas përllogarit-jes, pritet që të marrë jetë në muajin prill. Kështu që ngritja e SPAK-ut, e cila është e projektuar për të goditur krimin dhe korrupsionin në të gjitha nivelet, shënon edhe zbatimin e re-formës në drejtësi, kusht kryesor për të avancuar në rrugën e integrimit në BE.

HAPET RRUGA E SPAK

ishëm më shumë se gjysma e anëtarëve, ku nënkomisioni zgjedh anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor me short nga lista e parashikuar. Ndërsa më pas nënkomisioni përzgjedh kandidatin për anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor përmes një procedure votimi të hapur ku votohet me radhë për të gjithë kan-didatët sipas rendit alfabetik. Ndërkohë që jo më vonë se 3 ditë nga krijimi i tij, nënkomisioni përmbledh në një listë 2 kandidatët e përzgjedhur nga avokatia,

2 kandidatët nga radhët e pedagogëve dhe kandidatin nga shoqëria civile dhe ia dërgon atë Kryetarit të Kuvendit, ku brenda 10 ditëve, Parlamenti miraton listën e kandidatëve me dy të tretat e të gjithë anëtarëve. Emrat i shkojnë seancës plenare dhe nëse aty nuk ka votim me shumicë të cilësuar, hartohet një tjetër listë dhe nëse deri në raundin e tretë nuk ka konsensus, lista quhet e miratuar. Pra kjo do të thotë se PD dhe LSI nuk e bllokojnë dot më reformën.

Fronti opozitar me qëndrime të ndryshme për KLGJ e KLP, Paloka: Vendimet tona lidhen me veprimet e mazhorancës

Fillimi i sesionit të ri parlamentar, ashtu siç edhe gazeta e ka thënë ka nisur me përplasje mes opozitës dhe mazhorancës. Por ajo çka bie në sy është se edhe vetë aleanca opozitare është e përçarë sa i përket koordinimit të vep-rimeve. Kështu PD, përmes nënkryetarit të saj Edi Paloka ka bërë me dije dje se marrëdhënia e demokratëve me Parlamentin do të jetë e kushtëzuar. Madje, Paloka teksa u pyet se a do të bashkëpunojë opozita me mazhorancën për përzgjedhjen e anëtarëve të KLGJ dhe KLP, theksoi se vendimet e PD do të merren në bazë të qëndrimit të mazhorancës. “Ky Parlament

tashmë për ne e ka humbur legjitimitetin dhe ne do të sillemi me të, me detyrimin për të përfaqësuar zgjedhësit tanë, por si përballë një mazhorance pa legjitimitet. Nuk po para-lajmëroj asnjë skenar, thjesht po bëj të qartë që marrëdhënia jonë me Parlamentin do të jetë si me një mazhorancë ilegjitime. Vendimet tona do të lidhen jo thjeshtë me qëllimin që ka opozita për të pasur një reformë reale në drejtësi, të nevojshme, por do të jetë dhe me qëndrimin e mazhorancës. Ne nuk mund të bëjmë sikur...që ne të shkojmë të miratojmë ligje pastaj të shikojmë si këto ligje dhe vetë

kushtetuta shkelen me këmbë nga mazhoranca dhe kryeministri. Kështu që edhe vendimet do të merren në përputhje me këto reagime”, tha Paloka. Ndërkaq, nënkryetari i PD, Edi Paloka u ndal edhe tek kërkesa e PD për dorëheqjen e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi ku theksoi se vetëm dorëheqja e Ruçit do të kthente Parla-mentin në normalitet. “Përderisa Gramoz Ruçi ka marrë përsipër të luajë rolin e kukullës së Edi Ramës në Parlament dhe është përgjegjësi direkt për ato që ndodhin në Parlament, duhej që si akt i parë për normalizimin e Parlamentit dhe kthimin e dinjitetit të Parlamentit Gramoz Ruçi

të largohej nga kryesimi i Parlamentit”, u shpreh Paloka. Por pavarësisht këtij qëndrimi të shfaqur nga demokratët, një qëndrim komplet tjetër ka shfaqur Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila përmes nënkryetarit të saj Luan Rama bëri të ditur dje se LSI do të votojë reformën. “LSI do të vazhdojë dhe do të rrisë presionin mbi papërg-jegjshmërinë e qeverisë në mënyrë që viti 2018 të jetë viti i realizimit, implementimit, zbatimit të reformës në drejtësi si një kusht i rëndësishëm për të kthyer legjitimitetin, kushtetutshmërinë dhe integritetin kushtetues të institucioneve ligjz-batuese”, u shpreh nënkryetari i LSI Luan Rama.

Dështojnë tentativat e opozitës për bllokimin e reformës në drejtësi, KLGJ e KLP ngrihen brenda 12 shkurtit, ONM dorëzon raportet për kandidatët

Më 15 janar nisin procedurat për ngritjen e KLP e KLGJ

Rigels SELIMAN

Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor pritet që të ngrihen në fillim të muajit shkurt. Ditën e

djeshme Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka dorëzuar në Kuvend raportin e vlerësimit për kandidatët e shoqërisë civile për një anëtar në KLP dhe në këtë mënyrë nuk ka më asnjë pengesë për të ngritur organet e reja të drejtësisë. Madje, këtë gjë e ka bërë të ditur dje edhe vetë kryetarja e ONM, Genoveva Ruiz Calavera përmes një statusi në rrjetet sociale. “Vëzhguesit e Operacionit Monitorues Ndërkombëtar ofrojnë rekomandime për kandidatët e shoqërisë civile për vendet në Këshillin e ri të Prokurorit të Lartë. Vendimtare të ecim përpara me formimin e organeve vetëqeverisëse në gjyqësor”, shkruan Calavera. Ndër-kohë që Entela Hoxhaj nga shoqëria civile është renditur e para në listën e kandidatëve. Dështojnë tentativat e PD dhe LSI

Me lëvizjen dje të ONM, kanë rënë tentativat bllokuese të PD dhe të LSI. KLGJ dhe KLP do të kenë nga 11 anëtarë secila, ku nga 5 anëtarë i zg-jedh Parlamenti. PD ka paralajmëruar kushtëzim të pjesëmarrjes në Parla-ment dhe mospjesëmarrje në votimin e 10 kandidatëve. Ndërsa Kryemadhi pak ditë më parë ishte e pakënaqur me kandidatët e shoqërisë civile. Mirëpo tashmë të gjitha alibitë kanë rënë, pasi edhe sikur PD e LSI të mos marrin pjesë, emrat do të zgjidhen brenda 12 shkurtit. Ndërkombëtarët në ligj kanë futur një mekanizëm zhbllokues dhe tani të dyja palët nuk e bllokojnë dot reformën në drejtësi.

Hapat që ndiqen Pas paraqitjes së raportit nga ana

e Operacionit Ndërkombëtar të Moni-torimit është Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, ai i cili do të bëjë vlerësimin nga ana e tij dhe të hënën në datë 15 janar pritet që të dorëzojë pranë Komi-sionit të Ligjeve raportin me emrat e kandidatëve nga shoqëria civile. Ndërsa ky proces pritet që të zgjasë 29 ditë, duke marrë si referencë 15 janarin, datë kur është dorëzuar raporti. Që do të thotë se deri më 12 shkurt emrat janë zgjedhur. Po cilët janë hapat që do të ndiqen për ngritjen e KLP? Sipas informacioneve,

“Jo më vonë se 3

ditë nga krijimi i tij, nënkomisioni përm-bledh në një listë 2 kandidatët e përzg-

jedhur nga avokatia, 2 kandidatët nga

radhët e pedagogëve dhe kandidatin nga

shoqëria civile dhe ia dërgon atë Kuvendit, ku brenda 10 ditëve,

Parlamenti miraton listën e kandidatëve me dy të tretat e të gjithë anëtarëve...

Situata pas përmbytjeve, Xhaçka: 900 vizita

shëndetësoreMinistrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka

vizitoi dje zonën e Porto Romanos në qarkun e Durrësit, ku u takua me efektivët e FA, të cilët po asistojnë me ekipet mjekësore në zonat ku kërkesat nga komuniteti janë të mëdha. Xhaçka deklaroi se janë kryer mbi 900 vizita mjekësore gjatë 30 ditëve nga mjekë të specialiteteve të ndryshme. “Gjatë dh-jetorit kaluam një muaj të vështirë, por që u përballua me sukses nga FA. Kur flasim për emergjencat civile, asistenca mjekësore për familjet e prekura nga moti i keq është një element me shumë rëndësi. 13 mjekë dhe infermierë të Forcave të Armatosura, ofruan kujdes shëndetësor në zona të ndryshme të ven-dit gjatë ditëve të emergjencave. U kryen mbi 900 vizita mjekësore gjatë 30 ditëve nga mjekë të specialiteteve të ndryshme. Mjekët dhe infermierët në uniformë do të jenë gjithë kohën të shpërngulur nga një zonë në tjetrën, për të plotësuar nevoja në staf mjekësor edhe infermierë atje ku do të ketë nevojë”, tha Xhaçka.

Strategjia kundër terroriz-mit, ja si e fitoi Shqipëria

luftën ndaj ISISIshte 5 qershori i 2015, kur në të

gjithë mediat qarkulloi për herë të parë një video në shqip e Shtetit Islamik që kërcënonte me sulme terroriste Shqipërinë dhe trojet e tjera etnike. Në atë moment, sipas të dhënave të SHISH, 140 shqiptarë i ishin bashkuar në total Shtetit Islamik dhe kishte arsye reale për të qenë të shqetësuar. Megjithatë, ajo video përkoi gjithashtu me një pikënis-je të një qasje të re të shtetit shqiptar ndaj fenomenit të luftëtarëve të huaj e si rezultat, në dy vitet e fundit, numri i shqiptarëve që i janë bashkuar organi-zatave terroriste ka rënë në zero. Kështu, për të luftuar këtë fenomen të ri, për herë të parë në vitin 2015, Shqipëria aprovoi një strategji dhe plan veprimi kombëtar, ndërsa në vitin 2016, për herë të parë u zgjodh një koordinator kombëtar për çështjet e ekstremizmit të dhunshëm. Pas zgjedhjes së koordinatorit, përmes një VKM në shkurt 2017, u ngrit qendra e ekstremizmit të dhunshëm. Qendra ka nisur punë nga 1 janari 2018.

jo më vonë se 3 ditë nga paraqitja e listës nga Sekretari i Përgjithshëm, komisioni i përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore në Kuvend krijon një nënkomision me 5 deputetë, prej të cilëve 3 caktohen nga radhët e shu-micës parlamentare dhe 2 nga radhët e pakicës parlamentare, për vlerësimin e mëtejshëm dhe përzgjedhjen e kandi-datëve. Më pas kryetari i nënkomisionit thërret mbledhjen e nënkomisionit ditën e nesërme të punës pas ditës së krijimit të tij, ndërkohë që pjesëmarrja në mbledhjet e nënkomisionit është e detyrueshme. Sipas informacioneve, mbledhjet zhvillohen kur janë të pran-

• Kryetari i komisionit të shoqërisë civile i përcjell Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit një listë me emrat e jo më shumë se 10 kandidatëve që kanë marrë më shumë pikë, por në çdo rast jo më pak se trefishi i numrit të vendeve vakante. Lista dhe raporti i vlerësimit regjistrohen në regjistrin e protokollit të Kuvendit të Shqipërisë. Listës i bashkëngjitet një kopje

origjinale, ose e noterizuar, e dokumenta-cionit të çdo kandidati të përzgjedhur, së bashku me inventarin e dosjes së tij

• Rregullat e parashikuara në nenin 35, të këtij ligji, nga pika 2 deri në pikën 19, zbatohet edhe për përzg-jedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e përfaqësuesve të shoqërisë civile.

NENI 156

PËRZGJEDHJA E ANËTARIT TË KLP NGA SHOQËRIA CIVILE

Page 5: Zbardhen dosjet që pritet të rihapen nga Arta Marku, 8 ish ... · pyetje, zbulohen sigurimsat në Jug Faqe 12,13 SHBA intensifikon lëvizjet për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit,

GAZETA SOT E Shtunë 13 Janar 2018 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Grupi mbështeti plotësisht qën-drimin e mbajtur nga kryesia e LSI për organizmin e protestës së madhe të 27 janarit dhe është tërësisht i angazhuar për të sjellë në këtë protestë jo vetëm revoltën qytetare po dhe shqetësimin qytetar dhe problematikën me të cilën ballafaqohen. Kredo politike për 2018 integrimin europian të vendit dhe ne jo vetëm do ushtrojmë presion mbi qeverinë dhe strukturat e saj po do të jemi të vendosur që Shqipëria të çelë negociatat me BE si tregues i seri-ozitetit, angazhimit dhe përgjegjësisë që kemi përballë qytetarëve shqiptarë. LSI do të vazhdojë dhe do të rrisë presionin mbi papërgjegjshmërinë e qeverisë në mënyrë që viti 2018 të jetë viti i realizimit, implementimit, zbatimit të reformës në drejtësi si një kusht i rëndësishëm për të kthyer legjitimitetin, kushtetutshmërinë dhe integritetin kushtetues të institucion-eve ligjzbatuese për t’i mbrojtur ata nga kapja abuzivizmi dhe shpërdorim i pushtetit”, deklaroi Luan Rama dje.

Luan Rama: LSI tre prioritete për këtë vit

Kreu demokrat Lulzim Basha, dje në kuadër të takimeve të protestës së 27 janarit, gjatë fjalës së mbajtur para demokratëve të Lushnjës, u shpreh se vendi është uzurpuar nga varfëria. “247 biznese të mbyllura javën e parë të janarit. 13 mijë të mbyllura gjatë vitit të kaluar, po të heqësh të shtunat e të dielat, i bie që janë mbyllur

50 biznese në javë. Edi Rama i ka shpallur luftë njerëzve të thjeshtë të këtij vendi. Rinia është në dëshpërim dhe 70% e atyre që largohen janë të moshës 19 deri në 35 vjeç. Fermerët shqiptarë asnjë kacidhe nuk kanë parë dhe asnjë mbështetje nga shteti”, u shpreh kreu demokrat Lulzim Basha dje.

BASHA: RAMA U KA SHPALLUR LUFTË NJERËZVE TË THJESHTË

që t’i bashkohet protestës qoftë i ma-jtë apo i djathtë, demokratët vazh-dojnë të mos ja kenë besën partisë së Ilir Metës. Një gjë e tillë u pa dhe në takimin e Bashës dje në Lushnjë, ku sipas burimeve të gazetës, dega e PD e këtij qyteti nuk kishte ftuar asnjë përfaqësues apo mbështetës të LSI në takim. Një veprim që tregon hapur indinjatën e demokratëve mbi këtë bashkëpunim. Por ashtu si në rrethin e Lushnjës edhe në rrethe të tjera baza e Partisë Demokratike, pavarësisht deklaratave të Bashës, ka refuzuar çdo koordinim me LSI-në, pasi më shumë e shohin në rolin e rivalit opozitar sesa në atë të aleatit. Një shqetësim të tillë të gjithë krerët e bazave të PD, ja shfaqën edhe në takimin e pak ditëve më parë Bashës, ku u shprehën kundër bashkëpunimit me LSI.

LSI distancohet nga PD Por edhe vetë LSI, pavarësisht

deklaratave për bashkëpunim me PD, duket se po distancohet nga kjo aleancë. Kjo për faktin se dje, nënk-ryetari i LSI Luan Rama, fill pas mbledhjes së grupit parlamentar, shpalosi para mediave kredon poli-tike të LSI për këtë vit. Një kredo që tregon haptazi distancimin e LSI nga rruga që ka ndërmarrë PD. “LSI dhe grupi parlamentar është në të njëjtën linjë duke evidentuar si pri-oritet apo kredon politike të 2018, integrimin europian të vendit. Vija e demarkacionit midis nesh dhe të tjerëve është integrimi europian, reforma në drejtësi, reforma zgjed-hore, interesi qytetar, interesi pub-lik, interesi kombëtar i Shqipërisë europiane”, tha Luan Rama. Madje Luan Rama deklaroi veç kësaj se LSI do të mbështesë reformën në drejtësi duke nënkuptuar që do të bashkojë votat me mazhorancën për ngritjen e KLGJ dhe KLP.

Endri ARIZI

Kreu demokrat Lulzim Basha, në kuadër të pro-testës së 27 janarit, ka vi-juar dje takimet në qyte-

tin e Lushnjës dhe atë të Vlorës. Ashtu si në çdo takim të mbajtur me demokratët nëpër rrethe, edhe në takimet e ditës së djeshme kreu i PD nuk i kurseu sulmet ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Basha u shpreh para demokratëve të Lush-njës se sinjali më i qartë i forcës së opozitës do të jetë pjesëmarr-ja sa më masive e protestuesve. “Pjesëmarrja masive në protestën e 27 janarit është sinjali më i qartë, treguesi më i drejtpërdrejt për çdo shqiptar, për zullumqarët dhe për miqtë e Shqipërisë, se ora e Edi Ramës në Shqipëri ka marrë fund. Se një orë e re ka nisur të trokasë. Dhe se ky vend dhe qytetarët e këtij vendi nuk e pranojnë më aleancën me krimin dhe janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund betejës për Shqipërinë europiane”, tha kreu demokrat. Ndërkaq, Basha teksa u ndal tek reforma në drejtësi, nuk i kurseu sulmet ndaj kryeministrit pasi, sipas tij, ky i fundit nuk e do zbatimin e reformës. “Nuk ka për të patur reformë në drejtësi me Edi Ramën Kryeministër. Ndaj protesta e 27 janarit është edhe një thirrje për reformën në drejtësi, për drejtësinë e pa kapur. Është një thirrje dhe një bashkim që Saimir Tahiri të shkojë në burg, siç duhet të shkojë në burg çdo ministër, çdo pushtetar vendor apo qendror i faktuar në lidhje me krimin e organizuar dhe i korruptu-ar deri në palcë me paratë dhe asetet e shqiptarëve”, tha Basha.

Degë e PD refuzojnë koordinimet me LSI

Edhe pse PD po ndërmerr gjithë masat e nevojshme për të siguruar maksimumin e pjesëmarrësve për protestën e 27 janarit, përçarjet dhe pakënaqësitë brenda demokratëve në lidhje me bashkëpunimin me LSI vazhdojnë të shtohen. Kjo për faktin se, pavarësisht thirrjeve të Bashës dhe Kryemadhit për krijimin e frontit opozitar, degët e PD e kanë refuzuar hapur bashkëpunimin me

Salianji: Protesta, mjet i opozitës kundër qeverisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, dje teksa ishte i ftuar në një studio televizive, foli për protestën e opozitës më 27 janar dhe marrëdhëniet mes PD e LSI në këtë lëvizje opozitare ndaj kryeministrit Edi Rama. Salianji tha se kjo protestë, është një mjet i opozitës për të ngritur shoqërinë ndaj shkeljeve e degradimit të qeverisë Rama. “Protesta është mjet i opozitës për të tronditur sho-qërinë, për të treguar shkeljet e degradi-min e kësaj qeverisje. Gjithçka që na shfaqi Rama në fushatën e 2013-s si një njeri perëndimor, sot gjithçka ka shkuar keq e më keq”, tha ai. Ndërsa për mar-rëdhëniet me LSI-në, deputeti demokrat tha se ky është një bashkëpunim ashtu si me të gjitha partitë aleate. “Është një bashkëpunim si me gjithë të tjerët. LSI i është ngjitur PD-së për çështje që i kemi ngritur me kohë, si kanabizimi e kapja e drejtësisë. LSI ka përfaqësim jo të vogël në parlament. Ne kemi bërë mbledhje të përbashkët edhe me LSI-në, si me partitë aleate”, u shpreh Salianji.

ZGJIDHJA reagon për taksën e pronës

Partia ZGJIDHJA ka reaguar dje mbi nismën e ndërmarrë nga qeveria për regjistrimin e adresës së banimit dhe taksën e pronës. Përmes një reagimi në Facebook, ZGJIDHJA thotë se kjo është një shkelje ligji kokë e këmbë, pasi nuk ka asnjë referencë ligjore. “Bëmat e qeverisë së Rilindjes nuk kanë të sosur. Më e fundit është kërcënimi i hapur ndaj qytetarëve që deri në 30 janar të regjistrojnë adresën e banimit, përn-dryshe do t’u priten dritat. Kjo është një shkelje ligji kokë e këmbë, pasi nuk ka asnjë referencë ligjore që parashikon një sanksion të tillë për ndërprerjen e energjisë elektrike. OSHEE është vënë nën presion nga qeveria që të mbledhë informacionin privat nga qytetarët për një tjetër arsye: Taksën e pronës. Nga 1 prilli do të fillojë taksimi i ri i pronës, që do të jetë mbi bazën e vlerës së pronës, jo më fikse. ZGJIDHJA e ka denoncuar shpesh këtë formulë të re, pasi ajo rrit barrën e taksave për shqiptarët, të cilët do të duhet të paguajnë rreth 20 milionë euro më shumë këtë vit dhe dyfish vitin e ardhshëm”,u shpreh ZGJIDHJA.

LSI. Madje, të gjithë krerët e degëve të PD nëpër rrethe, janë distancuar nga aleatët e tyre të LSI duke mos koordinuar asnjë veprim sa i takon nismës së protestës së 27 janarit. Ndonëse PD ka ftuar çdo shqiptarë

Rama: Vija e demarkacionit midis nesh dhe të tjerëve është integrimi europian

Basha ndalet në Lushnje dhe në Vlorë për protestën e 27 janarit, baza refuzon koordinimin me LSI, Luan Rama jep sinjale distancimi nga PD

Pas furtunës së Arta Markut, ndryshime edhe në Prokurorinë e Tiranës, Dritan Rreshka firmos largimin e disa emrave

Pas furtunës së kryeprokurores Arta Mar-kut në Prokurorinë e Përgjithshme pak ditë më parë, ditën e djeshme prokurori i ri i Tiranës, Dritan Rreshka ka firmosur ndryshimet e para në organin e akuzës së kryeqytetit. Kështu, mësohet se Valentin Preçi dhe Kaso Berberi komandohen shefa seksioni. Preçi shkon shef i seksionit kundër pronës dhe Kaso Berberi shef i ekzekutimeve të vendimeve penale. Ndërsa prokurori Gjergj Tako, i cili nga prokuror i ekzekutimeve penale, kalon prokuror i thjeshtë. Ndërkohë, Arben Nela dhe Erion Pano vazhdo-jnë të mbajnë postin e zv/prokurorit të Tiranës.

Megjithatë, këto ndryshime nuk janë të vetmet, pasi pak ditë më parë kryeprokurorja Arta Mar-ku ka firmosur largimin e Rovena Gashit nga posti i drejtueses së Drejtorive të Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, ndërsa në vend të saj është komanduar Arqile Koça. Ky i fundit ishte një nga “kundërshtarët” e Arta Markut gjatë garës për kryeprokuror të përkohshëm, ndërsa prej vitesh ka mbajtur postin e prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme. Ndërkohë, proku-rorja Rovena Gashi është caktuar prokurore pranë sektorit të dekriminalizimit, pikërisht në sektorin në të cilin Gashi firmosi së fundmi

kërkesën për heqjen e mandatit për dy deputetët Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica. Ndërkohë, të njëjtin fat me Rovena Gashin ka pasur edhe Petrit Fusha, i cili është transferuar dhe ka marrë një post tjetër. Petrit Fusha është larguar nga drejtimi i Prokurorisë së Tiranës dhe në vendin e tij, Arta Marku ka emëruar Dritan Rreshkën. Ky i fundit është i diplomuar për magjistraturë dhe është një nga liderët e njësisë Task Forcë të ngritur vite më parë me mbështetjen e ameri-kanëve. Nga ana tjetër, është larguar edhe shefja e kabinetit, Fjorida Ballauri dhe në vend të saj kryeprokurorja Arta Marku ka komanduar

Alketa Ziflën. Këto ndryshime vijnë në kuadër të luftës kundër korrupsionit, për të cilën edhe partnerët ndërkombëtarë kanë insistuar shumë. Sidoqoftë, këto ndryshime vijën edhe pas takimeve që kryeprokurorja Arta Markut ka zhvilluara me ambasadorin amerikan Donald Lu, atë gjermane Susanne Schutz, me kreun e OPDAT dhe përfaqësues të misionit EURA-LIUS, apo edhe me kreun e SHISH, Helidon Bendon. Pra si duket kryeprokurorja është vënë “në kërkim” të peshqve të mëdhenj dhe po kërkon arrestimin e tyre, andaj dhe natyrshëm i ka bërë këto ndryshime.

Page 6: Zbardhen dosjet që pritet të rihapen nga Arta Marku, 8 ish ... · pyetje, zbulohen sigurimsat në Jug Faqe 12,13 SHBA intensifikon lëvizjet për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit,

6 GAZETA SOTE Shtunë 13 Janar 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ja cili do të jetë skenari i protestës, me LSI na bashkojnë kauzat opozitare, për koalicion zyrtar do vendosin qytetarët

LUÇIANO BOÇI:

Protesta është e thirrur nga opozita, por është e kërkuar prej kohësh nga opinioni publik si një nga format e shprehjes së revoltës qytetare. Është detyrë e një opozite që të orientojë këtë revoltë dhe të kërkojë një zgjidhje politike përderisa ajo duket e domos-doshme. Në shoqërinë shqiptare ka një zemërim dhe...

“Arsimi, sektori për të cilin flitet më shumë dhe për të cilin bëhet më pak”

Deputeti i PD, Luçiano Boçi, dje gjatë një interviste për gazetën “SOT”, foli rreth aktualitetit politik në vend

dhe protestës që do të organizojë opozita. Deputeti i demokrat, teksa u ndal tek protesta e 27 janarit, u shpreh për gazetën se qëllimi kryesor i pro-testës është vazhdimi edhe pas janarit. Ndërkaq, deputeti i Qarkut të Elbasanit komentoi edhe bashkëpunimin e PD me LSI ku theksoi se e vetmja kauzë që bashkon këto dy forca është ajo opozi-tare. Ai, gjithashtu, tha për gazetën se nëse do të ketë një koalicion në të ardhmen mes PD dhe LSI, këtë gjë do e vendosin qytetarët.

- PD ka vendosur që të protestojë më 27 janar. Për çfarë konkretisht do të protestohet?

Protesta është e thirrur nga opozita, por është e kërkuar prej kohësh nga opinioni publik si një nga format e shprehjes së revoltës qytetare. Është de-tyrë e një opozite që të orientojë këtë re-voltë dhe të kërkojë një zgjidhje politike përderisa ajo duket e domosdoshme. Në shoqërinë shqiptare ka një zemërim dhe frymë proteste lehtësisht të verifi-kueshme për shkak të pasojave të dre-jtpërdrejta të një qeverisje të papaërg-jegjshme e për shkak të një produkti politik parlamentar që nuk shpreh saktë vullnetin e votuesit. Familjet shqiptare janë krejtësisht të pasigurta në ekzist-encën e tyre dhe në të ardhmen e tyre. Padrejtësia sociale është shtrati ku lëviz qeverisja e sotme. Sigurisht burimi i saj dhe burimi i padrejtësisë së sistemit të drejtësisë burojnë nga padrejtësia poli-tike e votës. Për këtë shkak, në Shqipëri pjesa më e madhe e shqiptarëve shkojnë me shpejtësi drejt një varfërimi absolut dhe një pjesë e vogël e lidhur me mijëra fije me politikën e krimin grumbullojnë pasuri marramendëse. Jetojmë në një sistem pothuaj skllavo-demokratik ku fjala pronarë është zëvendësuar me politikanë, klientë, banda dhe ku ushtria e “skllevërve modernë”, që mbushin hapësirën e tregut, shtohet dita-ditës me studentë të diplomuar, me fermerë, me të papunë, me biznese të vogla e të mesme që falimentojnë e me shtresa që degradojnë “në nevojë”. Territoret kontrollohen nga miksimet polici-organizata kriminale. Mungon kudo normaliteti i një jete që të ofron të mira e qetësi. Fermeri nuk është mirë me tokën e tij sepse është i braktisur e përçmuar, nga biznesi i goditur brinjë më brinjë, qytetari i taksuar nga koka deri tek këmbët, rinia pa asnjë dritë në tunelin e një monotie e papunësie vrasëse. Largimi nga ky vend i duket si bekim që ja dhurojnë, ndërsa ato

që ende rrijnë këtu e konsiderojnë një mallkim biblik. Dhe kjo është tragjike. Njerëzit janë të cënuar e dëmtuar në ekonominë e tyre, të rrezikuar në ar-simimin e fëmijve të tyre, të gjendur në një kujdes shëndetësor jo falas, por mbi të gjitha tërësisht fals, pa të ardhme, pa punë, pa jetë të vërtetë. Njëkohësisht të cënuar në dinjitetin e tyre nga arrogan-ca dhe harbutëria e një politike që nuk respekton as dokumentin themeltar të shtetit. Në këto kushte kjo qeverisje ka vdekur. Duhet një rikonfigurim i ri politik që kalon nëpërmjet një qeverie antimafia.

- Do të shohim një protestë të zakonshme, pra ku do të mblidhen njerëz në shesh dhe do të ketë fjalime, apo ka dhe skenarë për të vijuar në ditët në vijim protesta?

Çdo protestë ka pamjen e vet në bazë të motivacioneve, arsyeve, qëlli-meve e mënyrës së thirrjes.

Për këto arsye kjo e datës 27 ndrys-hon tërësisht nga të mëparshmet. Gjen-eralitetet që ju përmendni janë pjesë e një ceremoniali që i ka çdo protestë dhe në këtë pikë nuk ka ndonjë kuri-ozitet. Jo domosdoshmërisht brenda saj ka skenare, pavarësisht se sa herë ndodh dicka jashtë perceptimeve të dikujt, menjëherë aktorët e ndryshëm e përkufizojnë si skenar. Por nuk mund të themi se protesta është protokoll. Brenda saj përcaktuese janë fryma, niveli i zemëratës popullore, rrjedha që ndjek revolta e shprehur dhe zgjedhja që bëhet nga secili për t’i dhënë formë kësaj zemërate e revolte. Të gjitha këto do zbulohen atë ditë. Vazhdimi i saj është forca e qëllimit të saj.

-Si po ecën procesi i organizmit në bazë për protestën, mendoni se do të ketë mbështetje më 27 janar?

Organizimet janë kapilare. Me strukturat, me njerëzit e zakon-shëm, me grupet e inter-esit. Mbështetja është e plotë përderisa ajo mbetet një protestë e kërkuar nga vetë publiku.

-Një çështje që ka shkaktuar mjaft debat ditët e fundit është afrimi PD-LSI. Ku konsis-

ton bashkëpunimi mes këtyre dy forcave politike? Kemi të bëjmë thjesht me një aleancë për shkak të një kundër-shtari të përbashkët, apo më vonë kjo mund të konkretizohet dhe si një “koa-licion” opozitar?

PD në bashkëpunimet e saj nuk niset me parimin “armiku i armikut tim është miku im”. “Afrimi” me LSI është një bashkëpunim i natyrshëm i forcave opozitare mbi bazën e kauzave dhe të vlerave dhe mbi parime universale të njohura e të pranuara për të realizuar një opozitarizëm permanent, efikas dhe që së pari reflekton reagimet dhe dëshirat e elektoratit. Nuk besoj se është momenti për të diskutuar çështjet e koalicioneve pasi këto vendime më shumë i takojnë votuesit se sa vetë partive politike.

-Si i shihni kritikat e aleatëve tuaj, si zoti Shehi apo Mediu, të cilët nuk janë shumë të kënaqur me afrimin e LSI. Sipas tyre, ajo nuk i përket të djathtës?

Brenda bashkëpunimeve është e natyrshme që të ketë dhe diferenca opin-ionesh siç janë këto të shprehura nga përfaqësuesit e partive tona tradicionale aleate. Bashkëpunimet opozitare nuk janë çështje ideologjish më shumë se sa çështje të rakordimeve të forcave politike. Ndodh shpesh, në momente kyçe historike, që këto forca politike të pajisen me një ndërgjegje politike më të zhvilluar se vetë ideologjia për të për-ballur dhe për të luftuar të keqen e cila është ulur këmbëkryq. Kjo u jep atyre të drejtën të kapërcejnë këto kufij dhe të ndërtojnë axhenda të njëjta, në emër të së mirës dhe së drejtës. Aq më tepër

jetojmë në kohëra ku kufi-jtë ndarës dhe skrupujt politikë kanë rrumbul-laksinë e zmusimin tyre për shkak të forcave centripete që tentojnë të përafrojnë në qendër prurje nga shumë krahë kontroversë. Një gjë e tillë nuk zbeh aspak vlerat e meritat e së djath-tës së spikatur dhe asaj konservatore të cilat janë dëshmuar si lëvizje politike me shumë vlera dhe

kontribute p ë r

zhvillimin dhe perspektivën e vendit. Kësisoj bashkëpunimi opozitar me LSI-në ndodh brenda një normaliteti të kuptueshëm pavarësisht ndonjë kontes-timi të mundshëm.

-Duke qenë se PD është forca krye-sore e opozitës, a i druheni faktit se LSI mund të përfitojë prej jush për t’u bërë më protagoniste?

Çdo forcë politike ka fizionominë e vet, profilin e vet e personalitetin e vet dhe dinamika jonë e bashkëpunimit nuk shkon kah rivalitetit mediokër, por synon që të shpalosë atë që ka më të mirë secila prej forcave tona politike dhe për ta vendosur këtë të mirë në shërbim të betejave opozitare. Protagonizmi nuk është momentum politik, por është histori politike.

-Çfarë do të ndodhë sa i takon pjesëmarrjes në Parlament, a do të ketë kushtëzim nga PD?

Ky Parlament i Gramozit është zari i shpurës së Ramës. Që në for-matimin e parë ai nuk ka qenë e nuk është Parlamenti i vullnetit të votuesit, por i vullnetit të sindikatës së krimit, si produkti më domethënës i bashkjetesës midis bandave dhe politikës. Sigurisht është ilegjitim dhe një noter “de jure” perfekt i kontratës që Rama ka nënsh-kruar de facto me krimin e organizuar. Sjellja me një parlament ilegjitim që shkel Kushtetutën normal që duhet të jetë delegjetimuese, brenda një beteje frontale dhe të pakompromis. Paqe me buratinët e këtij Parlamenti nuk mund të ketë.

-Një tjetër çështje delikate e ditëve të fundit janë lëvizjet që kanë ndodhur në prokurori. Si i shihni vendimet e kryeprokurores Arta Marku?

Argumenti me të cilin u kap në opinion kjo mazhorancë për zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm të për-kohshëm ishte pikërisht kufizimi i kom-petencave, të cilat realisht nuk ja njeh as ligji dhe as Kushtetuta. Sot përkundër këtij argumenti dhe në shkelje të plotë me ligjin “Për organizimin dhe funksion-imin e prokurorisë” dhe Kushtetutën, kryeprokurori i përkohshëm, i pavetuar, ka rrëmbyer kompetencat e KLP ende të paformuar dhe bën lëvizje në strukturën e organikën prokurorisë. Jemi përpara një kapje të hapur tashmë të sistemit të drejtësisë.

-Pse PD nuk iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për emërimin e saj?

Koha e pretenduar e qëndrimit në kohë të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm me kohën që kërkon shqyrtimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese nuk përputhen, por megjithatë ky duket një teknikalitet i parëndësishëm sepse veprimet e fundit japin shenja që kjo gjend-

ja “e përkohshme” mund të bëhet “e pafundme”. Më kryesore është që dhe vetë Gjykata Kushtetuese ka probleme të pafundme brenda organizimit të saj për shkak të vakancave të mandateve dhe për shkak të gjendjes së saj nën një trysni totale politike në pragvetimin e kontrolluar tashmë nga e majta.

-Në fund të janarit ose në shkurt parashikohet ngritja e KLP dhe KLGJ. Si do të jetë vota e PD për këto in-stitucione?

PD do të ndjekë me vëmendjen e duhur dhe përgjegjshmëri të plotë procesin dhe do përpiqet të kontribuojë brenda atyre pak hapësirave që të japë kontribut maksimal që të kemi një KLP dhe një KLGJ profesionale e të pavarur. Gjithsesi këto i takojnë rendit të dëshi-rave pasi gjasat me mënyrën e kapjes së kryeprokurorit dhe me mënyrën si po ecet në proces dëshmojnë qartë që kjo mazhorancë është e paepur në qëllimin e saj final për të kapur e kon-trolluar drejtësinë në emër të reformës për të instaluar aty një padrejtësi të zbukuruar me vello juridike, por me bashkëshort politik.

-Duke qenë se ju jeni anëtar i Komi-sionit të Medias, si e shihni gjendjen në arsim sot?

Arsimi mbetet ai sektori për të cilin flitet më shumë dhe për të cilin bëhet më pak nga kjo mazhorancë. Kaos total në arsimin parauniversitar me një mik-sim alogjik të pashembullt strukturë, kurrikul, program, tekste, orar, me një maturë shtetërore që orienton nxënësit në degë rastësore jashtë meritës e pref-erencës. Që paraprihet nga një arsim parashkollor i neglizhuar dhe i pafi-nancuar. Harresë absolute për arsimin profesional për të cilin sot askush e as vetë kryeministri nuk thotë asnjë fjalë e njëkohësisht nuk e di se në cilën minis-tri e kanë degdisur. Degradim i arsimit të lartë, me universitete publike jashtë funksionit dhe rolit të tyre, pa autonomi e liri akademike, të pafinancuar dhe të pambështetur me burime njerëzore brenda një ligji absurd që kushtëzon një drejtim konfliktual midis Senatit e Bordit të administrimit, midis Rek-torit e Administratorit. Me studentë të pambështetur në terma ekonomikë e më gjërë, të papërfaqësuar në drejtimin e institucioneve e të pamotivuar për shkak të diplomave jocilësore.

Fikje totale e këkrimit shkencor në institucionet e arsimit të lartë dhe në institucionet shkencore, për shkak të një paaftësie ulëritse të ministrisë dhe të Kryeministrit. Drama sociale e Shqipërisë së sotme është pasqyrim i drejtpërdrejtë i dramës që përjeton arsimi sot nën këtë qeverisje dramatike.

Intervistoi: Endri Arizi

Page 7: Zbardhen dosjet që pritet të rihapen nga Arta Marku, 8 ish ... · pyetje, zbulohen sigurimsat në Jug Faqe 12,13 SHBA intensifikon lëvizjet për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit,

GAZETA SOT E Shtunë 13 Janar 2018 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Bazuar në ankesat e para-qitura, kam urdhëruar ngritjen e grupeve të posaçme të inspektimit, të cilët gjatë muajve nëntor-dhjetor kanë inspektuar zyrat e Hipotekave të Fierit, Shkodrës, Elbasanit, Po-gradecit dhe Korçës. Në përfundim të kontrolleve dhe hetimeve admin-istrative, të kryera nga strukturat e Ministrisë lidhur me ankesat e qytetarëve, janë konstatuar shkelje të ligjit dhe vonesa të tejskajshme dhe të pajustifikuara në trajtimin e disa prej tyre. Sot kam marrë masat administrative deri në shkarkimin e tyre, për 8 punonjës të zyrave të hi-potekave në rrethet: Elbasan, Lush-një, Fier, Durrës, Tiranë, Pogradec, Korçë dhe Shkodër që kanë pasur në trajtim këto raste”, deklaroi min-istrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj pak ditë më parë.

Gjonaj: Vonesa të tejskajshme

në hipoteka

Shkarkimi i militantëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim nga administrata publike, nuk është pritur mirë nga kjo parti, e cila ka reaguar ashpër. Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ai ci cili pak kohë më parë u ka shkruar një letër kryeministrit, Presidentit të Republikës, Prokurorit të Përgjithshme, kreut të KQZ, kreut të Kuvendit dhe OSBE-së për situatën. LSI anko-

het në letrën e saj se shkarkimet e fundit në administratë janë abuzim me vendimet e Këshillit të Ministrave duke sugjeruar se po përdoren politikisht kundër militantëve të saj. Ndërkohë sa i takon shqetësimit të saj në lidhje me shkarkimet ku më të prekurit ishin pikërisht mili-tantët e LSI, kjo e fundit ka vënë në dijeni edhe trupin diplomatik në vend.

LSI LETËR AMBASADORËVE PËR SHKARKIMET

të fortë me militantët e LSI, duke shkarkuar pjesën dërrmuese të tyre që punojnë aktualisht në zyrat e shtetit. Ndërkohë, sipas burimeve të gazetës, në mënyrë që plani i qever-isë të shkojë deri në fund, mundet që të aplikohet edhe një testim për të gjithë punonjësit e administratës.

Në rast se kjo gjë bëhet e mundur, me shumë gjasa militantët e LSI do të “digjen” nga testimi pasi ashtu edhe siç gazeta e ka pohuar edhe më parë, pjesa më e madhe e tyre i janë bashkuar administratës shtetërore, si të emëruar politik dhe jashtë çdo lloj kriteri arsimor apo profesional.

Mimoza IBRA

Thellohen përplasjet mes LSI dhe Partisë Socialiste. Kryeministri Edi Rama prej kohësh tashmë u ka dhënë

një urdhër të prerë të gjithë vartësve të tij brenda Partisë Socialiste që gjatë këtij mandati qeverisës ad-ministrata duhet të spastrohet nga militantët e LSI. Në vijim të këtij urdhri, pak ditë më parë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj doli në një deklaratë për mediat, ku bëri me dije se tetë punonjës të hipotekave në vend janë shkarkuar nga posti i tyre, disa prej të cilëve ishin mbështetës të partisë së Monika Kryemadhit. Mirëpo duket se ky vendim ka shkaktuar irritimin dhe reagimin e militantëve të LSI të larguar nga puna, të cilët janë bërë bashkë për të “ndëshkuar” ministren Gjonaj për vendimin e saj. Ditën e djeshme, pesë nga punonjësit e hipotekave të shkarkuar dorëzuan në gjykatë një padi kundër Etilda Gjonajt, duke çuar kështu deri në fund këshillën e partisë së tyre, e cila u ka kërkuar që në raste largimesh nga puna, t’i drejtohen gjykatës për të ankimuar vendimin. Kështu, Petrit Bakiu, Bledar Kabashi, Gerhard Xhafa, Val-bona Kryemadhi dhe Arlind Arapi “u ngritën” të gjithë bashkë kundër ministres socialiste dhe reformës së ndërmarrë nga mazhoranca qeverisëse në radhët e adminis-tratës. Përmes padisë së depozituar në gjykatë, pesë ish-punonjësit e LSI cilësuan vendimin e ministres Etilda Gjonaj si të padrejtë dhe kërkuan shfuqizimin e urdhrit për largimet e tyre nga puna. Kujtojmë që shkarkimet e tetë punonjësve të hipotekës nga puna u bënë pas disa ankesave që kishin ardhur nga qytet-arët në portalin “Shqipëria që Duam”. Sipas ministres, nga kontrollet e kryera pas ankesave të qytetarëve, rezultoi se njerëzit e shkarkuar kishin kryer shkelje me ligjin dhe vonesa të tejskajshme në zgjidhjen e problemeve të popullatës.

Ndryshime dhe në UKT Mirëpo teksa militantët e LSI

kanë në plan që të refuzojnë largimet nga puna e të përplasen me qever-inë, duket se kjo e fundit është e vendosur t’i shkojë deri në fund spastrimit të administratës. Këtë herë “fshesa” e qeverisë ka përfshirë “

Ditën e djeshme, pesë nga punonjësit e hi-potekave të shkarkuar dorëzuan në gjykatë

një padi kundër Etilda Gjonajt, duke çuar kështu deri në fund këshillën e partisë së

tyre, e cila u ka kërkuar që në raste lar-gimesh nga puna, t’i drejtohen gjykatës për të ankimuar vendimin. Kështu, Petrit Bakiu,

Bledar Kabashi, Gerhard Xhafa, Valbona Kryemadhi dhe Arlind Arapi “u ngritën” të

gjithë bashkë kundër ministres socialiste...

Shkarkohen 2 punonjës të Hipotekës në KorçëDy specialistë të Zyrës Ven-

dore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Korçë, E.G. dhe A.P. u shkarkuan dje nga detyra. Kryeregjistruesi Elion Semanaj firmosi ndërprerjen e marrëdhënies së punës për dy specialistët, pasi është verifikuar se në bashkëpunim kanë zhdukur dy kartela pronësie. Menjëherë pas qarkullimit të këtij lajmi është ngritur një grup pune dhe është kërkuar një hetim i brendshëm i institucionit. Në këto kushte, janë kontrolluar kamerat e sigurisë së institucionit dhe është evidentuar se dy punonjësit e zyrës, kanë bashkëpunuar me njeri-tjetrin në këtë vepër penale. Në këto kushte flagrance, kry-eregjistruesi firmosi shkarkimin e tyre dhe nisjen e procedurave për depozitimin e kallëzimit penal ndaj dy punonjësve të ZVRPP në Korçë. Po ashtu ndaj tyre është depozitu-ar edhe një kallëzim penal pranë organit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Meta me homologen kroate, theksi te integrimi në BE

Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi dje një takim me homologen e tij kroate, Kolinda Grabar-Kitarovic. Fokus i dis-kutimeve mes tyre ishte procesi i integrimit të vendit tonë, ku Ilir Meta i shprehu mirënjohjen kroates për mbështetjen që Kroa-cia i ka dhënë Shqipërisë. Sakaq, të dy presidentët theksuan do-mosdoshmërinë e vijimit të procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, teksa Meta shprehu besimin në mbështetjen e Kroacisë për çeljen së shpejti të negociatave të anëtarësimit në BE, mbështetje shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe inkurajuese për vijimin e reformave dhe përm-bushjen e kritereve të nevojshme. "Është jetike për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor një agjendë gjithëpërfshirëse dhe afate konkrete anëtarësimi në BE", nënvizoi Presidenti Meta. Nga ana tjetër, dy presidentët u dakordësu-an që vizita shtetërore e Kolinda Grabar-Kitarovic të zhvillohet në muajt në vijim.

institucionin e Ujësjellës-Kana-lizimeve në Tiranë. Gjashtë drejtorë të njësive të UKT janë pezulluar ditën e djeshme nga puna, pasi nuk kanë zbatuar urdhrat e brendshme të administratës. Gjithashtu, sipas informacioneve, gjashtë drejtorëve të njësive të UKT u janë konstatuar edhe shkelje në punën e ushtruar prej tyre. Ndërkohë, bëhet me dije se në vend të punonjësve të pezulluar janë komanduar gjashtë drejtues të rinj, pra ata do të qëndrojnë në krye të detyrës përkohësisht, derisa të vendoset se çfarë do të ndodhë me të pezulluarit. Gjatë ditëve në vijim pritet që të kryhet edhe një kontroll për të gjithë punën e kryer prej tyre gjatë qëndrimit në detyrë dhe në varësi të rezultateve të kontrollit, do të vendoset edhe fati i tyre. Gazeta e pati paralajmëruar që pas festave Partia Socialiste do të niste një betejë

6 drejtorë të njësive të UKT pezullohen nga detyra

Punonjësit e LSI refuzojnë të largohen nga administrata, padisin ministren Gjonaj, vala e shkarkimeve prek dhe Ujësjellësin e Tiranës

Reforma në sektorin e qumështit, Niko Peleshi: Të ndëshkohen ato veprimtari që kanë të bëjnë me jetën

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi deklaroi dje se reforma në se-ktorin e qumështit është një nismë shumë e rëndësishme e qeverisë për të dalë nga gjendja mesjetare ku jemi zhytur. Sipas Peleshit, pikat e grumbullimit dhe baxhot që do të gjenden me ndotje mikrobike të lartë do të mbyllen, e në bazë të gjetjeve, subjekte të caktuara mund të shkojnë për ndjekje penale. “Ne jemi akoma në gjendje mesjetare në disa fusha. Tregtimi i

kafshëve që vazhdon të jetë në tregje jashtë skandaloze, mesjetare. Media, emisionet inves-tigative sidomos, kanë bërë një punë disa herë më të rëndësishme sesa ky institucion, apo të gjitha institucionet e tjera të sigurisë ushqimore së bashku në të gjitha vitet e tranzicionit të marra së bashku. Dikush që nuk mbijeton dot, do të mbyllet dhe do të alokohet në një inves-tim tjetër, nëse do. Nëse nuk do, kjo nuk është çështja jonë. Të ndëshkohen ato veprimtari

që kanë të bëjnë me jetën, me ushqimin”, u shpreh ministri socialist gjatë një prononcimi për një media. Më tej, Niko Peleshi shtoi se do të funksionojë edhe skema e subvencioneve, e cila do të arrijë të financojë deri në 70% të vlerës së mjeteve që duhen për mjeljen, transportin dhe grumbullimin e qumështit. “Të gjithë fermerët, që kanë ferma bujqësore me 15 lopë e lart, ferma blektorale dhe që arrijnë ta nxjerrin qumështin të cilësisë së parë, do të marrin

1 qind lekë për litër subvencion, pra pagesë direkte përmes AZHBR”, theksoi Peleshi. Kontrollet për qumështin do të ndjekin të gjithë zinxhirin se si është prodhuar ky produkt, që nga kafsha, e cila duhet të jetë e matrikuluar e deri te mënyra se si është mjelë, grumbulluar dhe transportuar. Pikat e përpunimit që nuk janë të përshtatshme do të mbyllen, ndërsa bizneset e mëdha që nxjerrin një produkt me vlera të larta ushqimore do të subvencionohen.

Page 8: Zbardhen dosjet që pritet të rihapen nga Arta Marku, 8 ish ... · pyetje, zbulohen sigurimsat në Jug Faqe 12,13 SHBA intensifikon lëvizjet për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit,

8 GAZETA SOTE Shtunë 13 Janar 2018

p o l i t i k eMbledhja e qeverisë në Lezhë, zbardhen vendimet e marra,

nga nxitja e agroturizmit, te investimet në infrastrukturëKryeministri Edi Rama, ka mbledhur ditën

e djeshme qeverinë në qytetin e Lezhës. Pas mbledhjes së qeverisë, Rama doli në një kon-ferencë për shtyp, teksa ka folur për vendimet e marra gjatë mbledhjes. Fillimisht, shefi i ekzeku-tivit e ndali theksin tek reforma e paralajmëruar e ujit të pijshëm, duke deklaruar se një nga ven-dimet e qeverisë është se për të gjitha familjet në nevojë, matësit do të vendosen falas. “Jemi të vetëdijshëm që krahas investimeve, duhet të shkojë deri në fund reforma e ujit. Familjet në nevojë përveçse do të marrin matësat pa pagese, do të shpëtojnë edhe nga barra e afrofeve sipas

tekave të faturistëve lokale dhe njëkohësisht do të mund të shërbehen më mirë sesa deri sot”, deklaroi ai. Një tjetër vendim i miratuar nga qeveria në Lezhë ishte edhe stimulimi për zhvillimin e agroturizmit. Kryeministri Rama deklaroi se do të stimulojë më shumë zhvil-limin e agroturizmit, pasi sipas tij, potencialet në këtë zonë janë të mëdha . Madje, Rama theksoi se të gjitha subjektet që do klasifikohen si agro-turizëm do pajisen me certifikatë të posaçme dhe do marrin financime. “Miratuam një vendim për të stimuluar agro-truizmin në të gjithë vendin. Por duke pasur parasysh se

kjo zonë ka disa shembuj shumë frymëzues që ne edhe i jemi referuar për krijimin e këtij programi kombëtar të agroturizmit. Besoj që do të stimulojë më tutje ecurinë në këtë drejtim. Do vendosim kritere minimale dhe maksimale për të vlerësuar çdo subjekt. Të gjitha subjektet që do klasifikohen si agro-turizëm do pajisen me certifikatë të posaçme e do mund të kenë financime”, u shpreh ai. Gjithashtu, në mbledh-jen e qeverisë u morën edhe disa vendime për infrastrukturën, ku kryeministri veçoi ndërtimin e rrugës kombëtare Milot-Balldren. “Projekti i rrugës Milot- Balldren me të gjitha veprat e artit

dhe me tunelin. Më tutje aksi i ri që do të lidhi Shëngjinin me Velipojën dhe do të mundësojë integrimin e gjithë asaj zone me një potencial për zhvillimin e turizmit përmes një mundësie të re dhe të shpejtë transporti. Pastaj edhe një numër projektesh infrastrukturore për zonën Shëngjin-Velipojë. Projektin e rindërtimit të terminalit të pasagjerëve dhe të hyrjes në por-tin e Shëngjinit”, nënvizoi ai. Ndërkohë shefi i qeverisë deklaroi se dje është marrë edhe vendimi që mjekët që pranojnë të transferohen në zonat ku ka mungesa, do të përfitojnë bonus deri në 2.5 milionë lekë.

Edi Rama: Tepsia e administratës për skrap, hetim punonjësve në portin e Shëngjinit,

drejtorët e spitaleve dhe burgjeve në provë

Miratohet vendimi, mjekët specialistë që shkojnë në rrethe përfitojnë deri në 2.5 milionë lekë

www.sot.com.al

Kryeministri Edi Rama ndodhet në qytetin e Lezhës, ndërsa dje ka mbledhur edhe kabinetin qeveritar. Një nga problemet që ngritën gazetarët në konferencën për mediat ishte edhe mungesa e ujit në disa zona, njëra nga të cilat në Fushë-Kuqe, që për ironi furnizon me ujë të pijshëm Durrësin. Dhe për këtë, Rama u shpreh se prandaj ndodhemi këtu për të zgjidhur problemet, pasi

sipas tij, nëse gjërat do të ishin në rregull ai do të ishte duke u marrë me pikturat. “Ironi të tilla fati ka shumë këtu në Shqipëri kështu që s’është për t’u justifikuar, pasi nuk është e vetmja zonë që s’ka ujë. Prandaj jemi dhe ne këtu. Sikur të gjitha gjërat të ishin në rregull unë do merresha me pikturë dhe të vinin të tjerët të bënin punën time”, deklaroi ai.

RAMA: NËSE GJËRAT DO ISHIN NË RREGULL, DO MERRESHA ME PIKTURËRigels SELIMAN

Ashtu siç ishte bërë me dije, kryeministri Edi Rama dhe kabineti që ai drejton, rreth orës 15:00 të pasdites së

djeshme ka udhëtuar drejt qytetit të Lezhës për të zhvilluar mbledhjen e qeverisë, e para për vitin 2018. Mbledhja nisi dje rreth orës 16:00, ndërsa do të vijojë edhe me takime ditën e sotme. Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Rama doli në një konferencë për shtyp, ku njoftoi për mediat edhe vendimet që kishte marrë ekzekutivi. Kështu, Rama deklaroi se qeveria ka miratuar një pro-jekt për rindërtimin e portit të Shëngjinit, ndërsa theksoi se ashtu si në Durrës, dhe këtu duhet një reformë e thellë. Sipas tij, porti i Shëngjinit është një nga shembujt e tepsisë, ndërsa kërkoi hetim për keqqeverisjen në administrimin që është bërë. Madje, ai theksoi se qeveria që ai drejton është e vendosur për të çuar tepsinë për skrap. “Kemi miratuar sot një projekt për portin e Shëngjinit për një rindërtim, por aty duhet një reformë e thellë e administratës, është një nga çu-ditë e mëdha që kemi trashëguar nga tep-sia. Nëse ka një proces të hapur penal për portin e Durrësit, ku është bërë një hata e madhe dhe prokuroria të bëjë punën e vet dhe këtu rruga e ndëshkimit duhet të jetë pjesë e këtij procesi. Vendosmëria ime për t’i shkuar deri në fund çuarjes së tepsisë për skrap është më e madhe se kur jam zotuar dhe do të jetë çdo ditë edhe më e madh, vështirësia është çdo ditë edhe më e madhe. Ky proces ka dy anë, njëra reformimi i administratës dhe kjo nuk është çështje drejtorësh, por modernizimi”, deklaroi ai.

Rama: Drejtorët e rinj janë tre muaj në provë

Duke u ndalur për një moment edhe tek emërimet në administratë, kryeminis-tri Edi Rama deklaroi se drejtorët e rinj në drejtoritë e Burgjeve, të Hipotekave, apo edhe në sektorë të tjerë, do të jenë tre muaj në provë. Sipas Ramës, gjatë këtyre muajve do të shihen rezultatet që do të arrijnë dhe më pas do të vendoset. “Mos harroni se të gjitha pozicionet që ne po bëjmë ndryshime kanë kushtin e provës. Kemi drejtorë të rinj në spitale, janë tre muaj në provë. Kemi drejtorë të rinj në burgje, në hipotekë, etj; janë 3 muaj në provë. Është një sfidë. Padyshim janë gjëra që nuk mund t’i ndërrojnë sot për nesër, sa hap e mbyll sytë, dhe nuk

është diçka që lidhet me emrin e partisë. Ka nivele të ndryshe të përgjegjësisë, por çështja është e thjeshtë, t’i gjejmë punës njeriun. Në harkun e këtij mandati, ndryshimi do të jetë shumë i ndjeshëm”, u shpreh kryeministri Rama.

Qeveria nis projektin e rilindjes rurale për 100 fshatra

Sa i takon vëmendjes së qeverisë e cila këtë mandat të dytë është fokus-uar tek Rilindja Rurale, kryeministri theksoi se Fishta është ‘dallëndyshja’ e parë e projektit për 100 fshatrat që do të stimulohen në këtë mandat qeverisës. “Një tjetër vendim i rëndësishëm është përcaktimi i një liste, pas një procesi relativisht të gjatë bashkëbisedimi me të gjithë kryetarët e bashkive në rang territori, të 100 fshatrave në territorin e

Republikës së Shqipërisë, ku ne do të stimulojmë zhvillimin e integruar rural, për të krijuar modelin e ri të këtij zh-villimi që do të shtrihet edhe në pjesën tjetër të hapësirës rurale. Fishta është një prej këtyre 100 dallëndysheve të para të këtij procesi të ri zhvillimi rural, që do të mbështetet me një program të veçantë nga qeveria. Ky model ka të

bëjë me infrastrukturën, ka të bëjë me diversifikimin e ekonomisë, me zhvil-limin e kapitalit social, me ndërhyrjet në dobi të trashëgimisë kulturore e me radhë”, tha ai. Rilindja rurale me 100 fshatrat e parë ishte njëri nga vendimet që mori qeveria dje në Lezhë, ndërsa në ditët në vijim do të prezantohet edhe plani për agro-turizmin.

Miratohet vendimi, bonus 2.5 mln lekë

për mjekëtKryeministri Edi Rama ditën e

djeshme nga Lezha ka dhënë një lajm të mirë për mjekët që prano-jnë të transferohen në zonat ku ka mungesa, duke deklaruar se ata do të përfitojnë bonus deri në 2.5 milionë lekë. Vendimi u more dje. Për raste të veçanta të mungesës së mjekut specialist në shërbime të ndryshme të spitaleve rajonale e bashkiake, ministri i Shën-detësisë dhe Mbrojtjes Sociale, brenda numrit të përgjithshëm të personelit spitalor, urdhëron kontraktimin, për një periudhë të caktuar, të mjekëve specialistë, sipas nevojave. Këta mjekë të specialiteteve të ndryshme, përveç pagës, trajtohen financiarisht me një bonus deri në 250 000 lekë në muaj. Vlera e bonusit përcaktohet rast pas rasti nga ministri i Shën-detësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, thuhet në vendim.

“Kemi miratuar një projekt për portin e

Shëngjinit për një rindërtim, por aty duhet një reformë e thellë e administratës, është

një nga çuditë e mëdha që kemi trashëguar nga tepsia. Nëse ka një proces të hapur pe-

nal për portin e Durrësit, ku është bërë një hata e madhe dhe prokuroria të bëjë punën e vet dhe këtu rruga e ndëshkimit duhet të

jetë pjesë e këtij procesi...

Rama pritet me protestë dhe pankarta në LezhëKryeministri Edi Rama u prit dje

me protesta në qytetin e Lezhës, qysh në nisje të takimit dyditor të qeverisë atje. Protesta është zhvilluar nga banorët të Torovicës, të cilët i kanë kërkuar kryeministrit ndërtimin e rrugës, duke i kërkuar kreut të qeverisë që të mbajë premtimin. Ndërkohë, në të njëjtën protestë, disa të rinj kanë shfaqur pankarta të tilla si: “Trafikant”, “krim”, etj. Më vonë, pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Rama doli në një konferencë për mediat, teksa premtoi edhe një herë ndërtimin e rrugës nga Balldreni në Malin e Jushit. “ Do ndërto-jmë projektin e rrugës nga Balldreni në Malin e Jushit ose siç e quani ju rruga e Torovicës. Më vjen shumë mirë që më në fund ata që e kishin pas marrë përsipër për ta bërë këtë rrugë po interesohen duke stimuluar protesta dhe i përshëndes sepse kjo do thotë se pavarësisht se kur e kishin në dorë për ta bërë rrugën i bënë atë që nuk thuhet tani duan që rrugën ta bëjnë përmes nesh. I përshëndes”, deklaroi ai.

Suedia mbështet Shqipërinë në procesin e integrimitMinistri i Jashtëm, Ditmir Busha-

ti, gjatë vizitës së tij në Suedi zhvilloi dje një takim me Ministren e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Margot Ëallström. Ministrat disku-tuan mbi dinamikën e shkëlqyer të marrëdhënieve dypalëshe. Të dy homologët i kushtuan vëmendje të veçantë procesit të integrimit të Shqipërisë në BE dhe ndanë mendi-min për impaktin transformues që ka politika e zgjerimit në vendet e rajonit të Ballkanit. Madje, Bushati e njohu kolegen suedeze me hapat dhe masat e ndërmarra nga qeveria në procesin e reformave dhe plotësimin e pesë kritereve kryesore në kuadër të BE-së, duke konfirmuar vendosmërinë e qeverisë shqiptare për zbatimin e reformës në drejtësi dhe procesin e vetingut. Ndërsa nga ana e saj, min-istrja Ëallström konfirmoi qëndrimin mbështetës të Suedisë për Shqipërinë dhe vlerësoi përpjekjet e qeverisë në procesin e reformave. “Jeni në rrugën e duhur dhe keni mbështetjen tonë”, nënvizoi ministrja suedeze.

Page 9: Zbardhen dosjet që pritet të rihapen nga Arta Marku, 8 ish ... · pyetje, zbulohen sigurimsat në Jug Faqe 12,13 SHBA intensifikon lëvizjet për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit,

GAZETA SOT E Shtunë 13 Janar 2018 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

të ligjit nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar; Familjet që kanë në përbërje anëtarë që përfitojnë pagesë të aftësisë së kufizuar, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi, dhe që nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar; Familjet që kanë në përbërje anëtarë që përfito-jnë pension invaliditeti shtetëror dhe pension in-validiteti të plotë në fshat dhe nuk kanë anëtarë

të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar dhe Kryefamiljarët që përfitojnë pension pleqërie shtetëror ose që përfitojnë pension pleqërie fshati, por që janë me banim në qytet dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar. Sipas vendimit, familjet e më-sipërme të cilat nuk disponojnë një kontratë të lidhur me ujësjellës-kanalizimet, sh.a., do të përfitojnë lidhjen e kontratës së ujit pa pagesë.

Qeveria miraton ligjin për diasporën, ja detyrat që i ngarkohen Pandeli Majkos, angazhohen 4 institucione

Qeveria ka miratuar dje një ligj të ri për dias-porën. Duke qenë se në shtator u emërua Pandeli Majko ministër Shteti për Diasporën, tashmë do të ketë një ligj që përcakton kompetencat e tij. Sipas nenit 5 ministri do ketë këto detyra: I propozon Këshillit të Ministrave nxjerrjen e ak-teve rregulluese dhe marrjen e masave të tjera të nevojshme për realizimin e politikës shtetërore për marrëdhëniet me diasporën; Mbikëqyr zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Marrëdhëniet me Diasporën; Monitoron marrëdhëniet me dias-porën dhe mban të dhëna për organizimin e saj në forume; Bashkëpunon me ministritë përgjegjëse

për kulturën dhe punët e jashtme për themelimin e qendrave kulturore dhe informative në vendet ku jeton diaspora; I propozon Kryeministrit dhënien e çmimeve për kontribute të veçanta në ruajtjen e forcimin e lidhjeve ndërmjet vendit të origjinës dhe diasporës si dhe për kontribute të veçanta në promovimin e Shqipërisë në botë; Krijon mar-rëdhënie dhe promovon aktivitete përafruese e lidhëse me ambasadat përkatëse në shtete ku jeton diaspora. Ndërkohë, në ligj janë përcaktuar 4 in-stitucione përgjegjëse që do të merren me çështjet e diasporës. Ato janë: Këshilli i Ministrave; ministri përgjegjës për diasporën; Agjencia Kombëtare e

Diasporës dhe Qendrat kulturore për diasporën. Një ndër detyrat kryesore që do ketë qeveria në muajt dhe vitet në vijim sa i takon diasporës, është përhapja e gjuhës shqipe. “Këshilli i Ministrave, nëpërmjet ministrit përgjegjës, ndihmon në krijimin e kushteve për ruajtjen dhe mësimin e gjuhës shqipe. Ministri përgjegjës, së bashku me ministrinë përgjegjëse për arsimin, sipas pro-gramit arsimor, ndihmon dhe përkrah zhvillimin e procesit mësimor të gjuhës shqipe në vendet ku ka një numër të madh pjesëtarësh të diasporës, shtrir-je më kompakte apo interes të veçantë shtetëror. Ministri përgjegjës për diasporën dhe ministri

përgjegjës për arsimin nënshkruajnë marrëveshje dypalëshe me institucionet shtetërore homologe të vendeve ku jetojnë pjesëtarë të diasporës për organizimin e procesit mësimor të gjuhës shqipe dhe njohurive të tjera kulturore për Republikën e Shqipërisë. Organizimi i procesit mësimor dhe përzgjedhja e arsimtarëve në vendet përkatëse, ku jeton dhe vepron diaspora, rregullohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për diasporën dhe min-istrit përgjegjës për arsimin, duke respektuar marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara, në fuqi”, thuhet në ligj.

Kliti TOPALLI

Qeveria do të ofrojë lehtësira për famil-jet në nevojë. Në fund të muajit do të nisë një aksion në të gjithë vendin, për t’i dhënë fund informalitetit dhe

lidhjeve të paligjshme. Pak ditë më parë, pati një ultimatum nga kryeministri për masa ndësh-kuese ndaj atyre familjeve apo institucioneve që nuk shlyejnë të gjitha detyrimet që kanë ndaj ujësjellësit. Por do ketë disa familje që do të përfitojnë benefite. Lajmi është dhënë dje nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, i cili dje tha se do të ndiqet e njëjta skemë si me energjinë elektrike. “Dua tu bëj thirrje edhe bashkive që të miratojnë skema lehtësuese për borxhlinjtë e vjetër apo njerëzit që kanë akumuluar borxhe për shkak të mung-esës së interesit apo fatkeqësisht edhe punës jo të mirë të ujësjellësve dhe bashkive përkatëse. Çfarë do të thotë? Skema lehtësuese njësoj siç bëmë me Operatorin e Shpërndarjes së Energ-jisë Elektrike, për t’i shtrirë borxhet e vjetra në vite, për t’i dhënë mundësinë qytetarëve të mos rëndohen përnjëherë me pagesën e faturave që ujit që janë të akumuluara me vite. Është shumë e rëndësishme, kjo është në dobi të qytetarëve, pagesa e ujit është siguri për furnizimin me ujë”, tha ai. Por nëse ndiqet e njëjta skemë si me en-ergjinë elektrike, do të thotë se familjet në nevojë, por dhe familje të tjera do i paguajnë me këste borxhet që kanë nëse nisin të shlyejnë që tani e në vijim detyrimet. Po ashtu mund të ketë falje për ata që kanë shumë vite që nuk i paguajnë.

Vendosja e matësve Lidhur me reformën e ujit dje ka folur dhe

kryeministri Edi Rama. Nga Lezha ku u mbajt mbledhja e qeverisë, shefi i ekzekutivit bëri të ditur se të gjitha familjet në vend do pajisen me matës dhe për familjet në nevojë ato do të jenë falas. “Jemi të vetëdijshëm që krahas investime duhet të shkojë deri në fund reforma e ujit ku bashkitë kanë një rol parësor dhe sot ne kemi miratuar edhe një vendim të rëndësishëm për subvencionimin nga shteti të kontratave dhe të vendosjes falas të matësve të ujit për të gjitha familjet në nevojë. Është një masë brenda re-formës dhe shkon në të njëjtin drejtim siç kemi shkuar në reformën e energjisë. Familjet në nevojë përveçse do të marrin matës pa pagese do të shpëtojnë edhe nga barra e afrofeve sipas tekave të faturistëve lokale dhe njëkohësisht do të mund të shërbehen më mirë sesa deri sot”, tha ai.

Kategoritë që përfitojnëNë mbledhjen e djeshme në Lezhë u përcak-

tuan dhe kategoritë që do përfitojnë matës falas dhe subvesione për lidhjen e kontratave. Më konkretisht do përfitojnë: Familjet të cilat trajto-hen me ndihmë ekonomike, sipas përcaktimeve

Pak ditë më parë, Kryeministri prezantoi reformën në ujësjellës, ku deklaroi masa drastike ndaj atyre që vjedhin dhe abuzojnë. "Nuk do të fillojmë me penalizime; vjedhja e ujit dënohet si çdo vjedhje tjetër nga Kodi Penal, por duke pasur parasysh tërë atë trashëgimi në mental-itet, e shohim të udhës t’u japim kohën e duhur, konsumatorëve. Natyrisht, në bashkëpunim me bashkitë dhe strukturat e Policisë së Shtetit, do të

fillojmë prerjen e lidhjeve të paligjshme dhe për 90 ditë, kush kërkon ujë nga sistemi i ujësjellësit, duhet të rregullojë marrëdhënien që të mos pe-nalizohet. Penalizime më pas do të jenë shumë të rënda. Natyrisht, në bashkëpunim me bashkitë dhe strukturat e Policisë së Shteti do të fillojmë prerjen e lidhjeve të paligjshme: Për 90 ditë kush kërkon ujë nga sistemi i ujësjellësit, duhet të rreg-ullojë marrëdhënien që të mos penalizohet", tha ai.

MASA DRASTIKE NDAJ VJEDHJES SË UJIT

Ministri Gjiknuri dje ishte në Përmet, ku pa ecurinë e punimeve të investimit të qeverisë që kap shifrën 5 milionë dollarë. “Jemi këtu në një nga investimet shumë të rëndësishme të qeverisë shqiptare për Bash-kinë e Përmetit që është rrjeti i ri i ujësjellësit, përfshirë dhe këtë depozitë që po punohet këtu. Është një investim që kap një vlerë rreth 5 milion USD, zgjidh përfundimisht

çështjen e ujit në Bashkinë e Përmetit duke siguruar ujë 24 orë. I ftoj qytetarët që deri në fund të Janarit, vullnetarisht të bëjnë lidhjen në mënyrë legale me rrjetin e ujësjellësit kudo që ata janë sepse qeveria në Shkurt do të fillojë masat për kontrollet së bashku me autoritetet vendore. U bëj thirrje të gjitha bashkive që të bëhen pjesë e kësaj reforme të rëndësishme”, theksoi ministri Gjiknuri.

GJIKNURI: RRISIM INVESTIMET NË UJËSJELLËS Reforma e ujit, ja kategoritë që do të përfitojnë lehtësira

1. Subvencionimin e tarifës së lidhjes së kontratës dhe të vendosjes së matësve të ujit për kategoritë në nevojë.

2. Kategoritë në nevojë, që përfitojnë nga sub-vencionimi i lidhjes së kontratave dhe të vendosjes së matësve të ujit janë, si më poshtë vijon:

a) Familjet të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike, sipas përcaktimeve të ligjit nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet sho-qërore”, të ndryshuar;

b) Familjet që kanë në përbërje anëtarë që përfitojnë pagesë të aftësisë së kufizuar, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi, dhe që nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar;

c) Familjet që kanë në përbërje anëtarë që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe pension invaliditeti të plotë në fshat dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar;

ç) Kryefamiljarët që përfitojnë pension pleqërie shtetëror ose që përfitojnë pension ple-qërie fshati, por që janë me banim në qytet dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar.

3. Familjet e përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi, të cilat nuk disponojnë një kontratë të lid-hur me ujësjellës-kanalizimet, sh.a., do të përfitojnë lidhjen e kontratës së ujit pa pagesë.

4. Familjet e përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi, të cilat nuk janë të pajisura me matës të ujit në banesë, do të përfitojnë vendosjen e matësve pa pagesë.

5. Listat e kategorive të përcaktuara në shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 2, të këtij vendimi, ujësjellës-kanalizime, sh.a.-ja t’i marrë zyrtarisht brenda 7 (shtatë) ditëve të para të muajit nga bashkia e zonës së shërbimit të ujësjellës-kana-lizimeve, sh.a., në bazë të të cilave të bëhen lidhja e kontratës dhe vendosja e matësve, sipas pikave 3 e 4, të këtij vendimi.

6. Listat e kategorive të përcaktuara në shkronjat “c” dhe “ç”, të pikës 2, të këtij vendimi, çdo bashki do t’i marrë zyrtarisht brenda 7 (shtatë) ditëve të para të muajit nga agjencitë e sigurimeve shoqërore dhe do t’i vendosë në dispozicion të ujësjellës-kanalizimeve, sh.a., në bazë të së cilave do të bëhet lidhja e kontratës dhe e vendosjes së matësve, sipas pikave 3 e 4, të këtij vendimi.

7. Kategoritë e përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi, deklarojnë pranë ujësjellës-kanalizimeve, sh.a., se nuk disponojnë një kontratë të lidhur dhe/ose nuk janë të pajisur me matës në banesë dhe kërkojnë të pajisen me to. Ujësjellës-kanalizime, sh.a.-ja, kryen verifikimet përkatëse me listën që disponon të abonentëve ekzistues.

Ja familjet që do të përfitojnë kontrata falas me ujësjellësin

Qeveria skemë lehtësuese për borxhet ndaj ujësjellësit, ja kategoritë që përfitojnë,

matës falas për familjet në nevojë

Page 10: Zbardhen dosjet që pritet të rihapen nga Arta Marku, 8 ish ... · pyetje, zbulohen sigurimsat në Jug Faqe 12,13 SHBA intensifikon lëvizjet për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit,

10 GAZETA SOTE Shtunë 13 Janar 2018

2,3,12,13,10,14,15,18,19,20,21,24

e k o n o m i www.sot.com.al

“Rregullat e reja, importohen

vetëm mjetet nga “euro 4”-“euro 6”Kompanitë e sigurimeve miratojnë marrëveshje për Kartonin Jeshil

Në 6 mujorin e parë të vitit 2018 pritet të hyjnë në fuqi rregullat e reja për importin e mjeteve në vendin tonë. Si-pas ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi do të lejohet vetëm importi i mjeteve motorrike të cilat plotësojnë standartet Euro 4, 5 dhe 6 të shkarkimeve në ajër. Klosi ka theksuar më herët se është e patolerueshme që të vazhdojë futja e automjeteve të vjetruara të cilat ndotin mjedisin duke ndikuar direkt në shëndetin e qytetarëve. Në kuadër të mbro-

jtjes së mjedisit, ai është ndalur edhe tek rëndësia e përmirësimit të cilësisë së karburantit një kërk-esë kjo e hershme e bizneseve. Ndërsa për makinat e vjetra që janë në përdorim, sipas ministrit duhet të ndërhyhet për të arritur standardin euro 3 të shkarkimeve në ajër. Në vendin tonë janë 560 mijë automjete me një jetëgjatësi mbi 20 vite ku 80% e tyre rezulto-jnë ndotëse për mjedisin. Ndotja e mjedisit vitet e fundit është bërë shkak i mbi 40 mijë lloje së-mundjesh ku shumica janë rrezik serioz për jetën e qytetarëve.

Autoriteti i Konkurrencës njoftoi se pranë tij është dorëzuar një njoftim nga kompanitë e tregut të sigurimit për një mar-rëveshje të lidhur mes tyre për shitjen dhe administrimin e kartonit jeshil. Marrëveshja mes kompanive vjen në kuadër të rregullimit të tregut kjo e orientuar tek tarifat që do të zba-tohen që janë ato të njoftuara në AMF. Sot në treg një karton jeshil për një autoveturë shitet për 40 euro për një afat 15 ditor dhe 60 euro për një afat 1 mujor. “Në datën 10.01.2018, Autoriteti

i Konkurrencës mori njoftimin nga ndërmarrjet “Sigal Uniqa Group Austria” SHA, “Intersig VIG” SHA, “Atlantik” SHA, “Sig-ma Interalbanian VIG” SHA, “Albsig” SHA, “Eurosig” SHA, “Ansig” SHA, “Insig” SHA”, për përjashtimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit të lidhur mes tyre Nr. 16, datë 01.10.2017, për shitjen dhe administrimin e Kar-tonit Jeshil. AK fton të interesu-arit të shprehin opinionet e tyre për marrëveshjen, jo më vonë se 30 ditë, nga publikimi i këtij njoftimi” thuhet në faqen e AK.

Qeveria dorëzon në BB projektin për 50 milionë USD borxh

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka depozituar pranë Bankës Botërore një koncept projekt që lidhet me rrugët lokale me një kërkesë për fi-nancim në masën 50 milionë dollarë. Projekti do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillim-it dhe do të ketë tre kompo-nentë në vetvete që synojnë përmirësimin e rrugëve lidhëse Rajonale e Lokale . Komponenti i parë i projektit do të marrë edhe pjesën më të madhe të financim-it në një vlerë 47.03 milionë dollarë. Ky komponent do të

financojë rehabilitimin e rrugëve prioritare rajonale në një pjesë të mirë të bashkive. Kumulativja e kilometrave ku do të ndërhyhet shkon në të paktën 80 kilome-tra gjatësi. Përzgjedhja e tyre, sikurse raporton Ministria për Financat dhe Ekonominë, do të jetë e bazuar në disa kritere dhe do të marrë në bazë ndërlidhjen mes fermave dhe tregjeve duke marrë në konsideratë politikën ekonomike, duke optimizuar mundësitë dhe impaktin mes tregjeve ushqimore dhe qen-drave të agroturizmit.

Italia tjetër goditje ndaj call center-ave në Shqipëri, ligji i ri për identifikimin e telefonatave

rrezikon aktivitetin me 25 mijë të punësuar

Ligji i ri paralajmëron uljen e numrit të call center-ave në Shqipëri

Pas ndryshimeve në lig-jin për shërbimin e call center në vitin 2016, i cili në thelb synonte frenimin

e zhvendosjes së këtyre investi-meve në vende që nuk janë pjesë e BE, një tjetër masë e ashpër vjen nga Italia, duke paralajmëru-ar ulje të numrit të kompanive dhe punonjësve në këtë sektor që mbizotërohet nga rinia. Në dhjetorin që lamë pas, një tjetër ligj i kaluar me buxhetin italian detyron që të bëhen të identifi-kueshme telefonatat që arrijnë nga call center. Mediat italiane shkruajnë se kjo është një masë kundër telemarketingut agresiv. Ligji italian detyron brenda tre muajsh vendosjen e një prefiksi për telefonatat komerciale, duke i dhënë një goditje telemarketingut. Ligji synon që të mbrojë miliona italianë nga bezdisja e call center, pasi ai është kundër telemarketin-gut agresiv: kush nuk do të marrë oferta të padëshiruara mjafton të regjistrohet që të mos i marrë ma ato. Kjo do të sjellë më pak klientë potencialë të arritshëm dhe më pak punë për kompanitë call center. “Në këtë mënyrë do të ketë më pak mashtrime dhe do të mund të dallohen call center serioze nga ato bandite, ato që bëjnë kontrata serioze dhe ato që shfrytëzojnë njerëzit”, ka pohuar deputeti italian Michele Mognato, gjatë referimit të ligjit në senatin italian.

në punësim dhe një rënie të vazh-dueshme të marzhit të fitimit në Itali, ku një pjesë e madhe e ven-deve të punës është transferuar në Shqipëri për shkak të avantazhit të kostos së fuqisë punëtore dhe njohjes së gjuhës italiane. Ligji vendosi sanksione deri në 150 mijë euro për shkelje si mosdekla-rimi i origjinës nga bëhet telefo-nata, mosruajtjen e të dhënave, mosnjoftimi i delokalizimit, mos-deklarimi i numrit të punonjësve, transferimin e punonjësve etj. Kjo bëri që shumë kompani italiane të frenoheshin për të sjellë punë te partnerët shqiptarë, duke vijuar vetë me kontratat ekzistuese dhe duke mos lidhur të reja.

INSTAT: Aktiviteti i Call Center në rënie

Viti 2017 ka qenë i vështirë për këtë sektor. INSTAT ka raportuar në deklarimet për prodhimin e

brendshëm bruto se aktiviteti i call center ka qenë në rënie. Kompan-itë e vogla kanë filluar tashmë të mbyllen. Në regjistrin e subjekteve pasive të tatimeve janë identifikuar më shumë se 30 call center që janë mbyllur në vitin 2017. Ndërkohë, mbyllja e tyre ka vijuar dhe në ditët e para të 2018. Në total, në sektor në Shqipëri ka rreth 800 kompani, me rreth 25 mijë të punësuar, sipas të dhënave zyrtare. Pas goditjes nga qeveria italiane, shumë kom-pani call center po diversifikojnë aktivitetin e tyre, duke u kthyer në ndërmjetës financiarë, çka do t’u japë mundësinë atyre të ndërmjetësojnë për investimin e parave në aktivitete me risk si ve-primet me kurset e këmbimit apo të ashtuquajturat Binary option’ (Një opsion binar është një opsion financiar ku pagesa është ose një sasi e caktuar monetare ose asgjë).

Operatorët shqiptarëNdonëse ligji është kundër call

center dhe thirrjeve dalëse (out-bound) në përgjithësi, operatorët shqiptarë të tregut pohojnë se kjo lëvizje do ta vështirësojë akoma më shumë punën edhe për kom-panitë që veprojnë në Shqipëri në aktivitetin e call center, ku klientët kryesorë janë sipërmarrjet itali-ane (operatorët shqiptarë marrin në telefon klientë potencialë, për llogari të kompanive të ndryshme

italiane, që t’i bindin ata për pro-dukte apo shërbime të caktuara). Operatorët e tregut pohojnë se më shumë se gjysma e aktivitet-it të kompanive call center në Shqipëri është në telemarketing. Kjo është goditja e radhës, pasi në prill të vitit të kaluar hyri në fuqi ligji i ri i delokalizimit në Itali, i miratuar nga qeveria italiane në dhjetor 2016, që forcoi masat ndaj fenomenit ‘dumping’ në sektorin e call center, që kanë sjellë krizë

Më datë 18 janar nis procesi i pranimit të kërkesave për kompensimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet informale, gjeneralitetet dhe të dhënat e të cilëve janë sipas VKM Nr.810, datë 29.12.2017. Agjencia e Trajtimit të Pronave njoftoi dje se ky proces nuk do të jetë i kus-htëzuar dhe i kufizuar në kohë. Ndërkohë, ATP fton të gjithë subjektet e interesuara, të paraqiten pranë zyrave të saj, në adresën Rru-ga “Muhamet Gjollesha”, Nr. 54, Tiranë, çdo ditë nga e hëna në të premte, për plotësimin e kërkesës për kompensim dhe dorëzimin

e dokumentave përkatës. Subjekti kërkues (subjekti përfitues/trashëgimtari ligjor/përfaqësuesi me prokurë), në momentin e plotësimit të kërkesës për kompensim, duhet të paraqesë këtë dokumentacion: Kërkesën për kompensimin e pronës, sipas formatit tip, që i vihet në dispozicion nga ATP; Dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcak-timet e Kodit Civil; Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfi-tojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm

të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. (Në rastet kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posaçme, secili bashkëpronar apo një pjesë e tyre, paraqesin kërkesë individuale apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohet. Në rastin e kërkesave individ-uale të secilit bashkëpronar apo të një pjese të tyre, për çdo kërkesë të kryer, paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2 000 (dymijë) lekë, pavarësisht se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshme); Vërtetimin origjinal të lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e

llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohet edhe numri i llogarisë bankare (IBAN), ku do të transferohet vlera financiare e përfituar; Fotokopjen e dokumentit të identifikimit; Mandat pagesën, që vërteton pagimin e tar-ifës së shërbimit në vlerën 2 000 lekë. Subjek-tet përfituese, kërkesa e të cilëve nuk është pranuar për mungesë dokumentacioni gjatë procedurave të mëparshme, kanë të drejtë të riaplikojnë. Këto subjekte nuk paguajnë tarifë shërbimi, nëse provojnë pagimin e saj gjatë aplikimit të mëparshëm.

Javën e ardhshme nis aplikimi për kompensimin e pronarëve që preken nga ndërtimet informale, ja dokumentat që kërkon ATP

Ligji italian detyron brenda tre muajsh ven-dosjen e një prefiksi për telefonatat komer-ciale, duke i dhënë një goditje telemarketin-gut. Ligji synon që të mbrojë miliona italianë nga bezdisja e call center, pasi ai është kundër telemarketingut agresiv: kush nuk do të marrë oferta të padëshiruara mjafton të regjistrohet që të mos i marrë ma ato...

Page 11: Zbardhen dosjet që pritet të rihapen nga Arta Marku, 8 ish ... · pyetje, zbulohen sigurimsat në Jug Faqe 12,13 SHBA intensifikon lëvizjet për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit,

GAZETA SOT E Shtunë 13 Janar 2018 11

2,3,12,13,10,14,15,18,19,20,21,24

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Gjermani/ Merkel marrëveshje me social-demokratët për koalicion të madh

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraSocial-demokratët u luten anëtarëve të mbështesin akordin me Merkel

Andi LAMKO

Pas negociatave maratonë prej gati 24 orësh, partitë më të mëdha të zgjedh-jeve të fundit në Gjermani

kumtuan dje pranimin parimor të koalicionit, duke evituar në dukje përsëritjen e zgjedhjeve. Tre muaj kanë kaluar që prej zgjedhjeve inkonkluzive të shtatorit dhe tenta-tiva të dështuara apo aritmetikë e gabuar kanë lënë pa qeveri vendin më të fuqishëm të eurozonës. Marrëveshja e arritur parashikon që kancelarja kristian-demokrate e CDU, të mbetet në postin e saj, dhe së bashku me kreun e partisë simotër CSU, Horst Seehofer dhe atë të socialdemokratëve (SPD) Martin Schulz, të vazhdojnë koa-licionin qeverisës me bazë të gjerë. Bisedimet përfundimtare mes këtyre partive për vazhdimin e koalicionit, i cili edhe tani është në pushtet, kanë filluar para një jave. Gjatë bisedimeve të nisura prej më shumë se një jave, ka pas-ur mosmarrëveshje dhe tensione për shumë çështje. Edhe dje so-cial-demokratët nisën lutjet ndaj anëtarëve të partisë për të gëlltitur dyshimet e tyre, duke rinovuar koalicionin madhor me konserva-torët edhe për katër vjet të tjera.

Social-demokratët morën atë që deshën

Marrëveshja që shuan paqa-rtësitë politike u prit me entuziazëm në eurozonë, në një kohë kur blloku përballet me sfida madhore si Brex-it, reformat në bllok dhe emigra-cioni. “Bota nuk mund të na presë gjatë”, tha Merkel me një pamje të

Parlamenti bullgar refuzon veton e presidentit në ligjin anti-korrupsion

Maqedoni, nacionalistët nxisin presidentin të ndalë ligjin e gjuhës shqipe

Parlamenti i Bullgarisë ka refuzuar dje veton e përdorur nga presidenti i vendit për të nda-luar ligjin kundër korrupsionit zyrtar, duke i hapur rrugë krijimit të njësisë së veçantë të hetimit të individëve me poste publike, aseteve të tyre dhe konfliktit të interesit. Javën e kaluar presiden-ti bullgar Rumen Radev ndaloi me veto ligjin anti-korrupsion të pranuar nga parlament, duke thënë se nuk ofronte mënyra efektive për goditjen e rrjeteve të korrupsionit. Bulgaria është kritikuar shpesh nga BE për

progresin e ngadaltë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kritikët thonë se edhe njësia e re që do të krijohet së shpejti, do të emërohet nga parlamenti dhe mund të jetë e varur prej tij ose të ndjekë pe-nalisht kundërshtarët politikë. Mocioni për refuzimin e vetos së presidentit fitoi me 146 vota në parlamentin me 240 vende, si nga partia në pushtet e qendrës së djathtë GERB, aleatët e saj nacionalistë dhe opozitarët e Lëvizja e të Drejtave dhe Volya. Vetëm Socialistët votuan kundër.

Kundërshtarët nacional-istë të ligjit për shpalljen e shqipes gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni, i bënë sot thirrje presidentit të vendit ta bllokojë me veto, duke insistuar se është anti-kushtetues dhe kundër in-teresave kombëtare. Në një letër të hapur, deputetë dhe anëtarë të shoqërisë civile i kërkonin presi-dentit Gjerogje Ivanov ndalimin e bilingualizimit në vend, i cili sipas tyre vë në rrezik gjuhën maqedone dhe identitetin kom-bëtar. “Është koha që Presidenti Ivanov të përdorë forcën e vetos,

jo për të demonstruar pushtetin e tij, por për hir të rendit ligjor”, shkruanin kundërshtarët e ligjit të dy-gjuhësisë. Kabineti presi-dencial njoftoi sot se Gjorge Iva-nov kishte marrë legjislacionin për miratim, dhe në shtatë ditë duhet të vendosë nëse ta fir-mosë apo jo. Nëse ai zgjedh të mos e firmosë dhe deputetët e kalojnë përsëri në parlament, ligji hyn në fuqi automatikisht. Në këtë rast, e vetmja mënyrë për ta ndaluar legjislacionin është përmes ankimimit në Gjykatën Kushtetuese.

Greqi, mijëra grevistë protestojnë për të drejtat e punëtorëve

Dhjetra mijëra protestues grekë marshuan dje në qendër të Athinës e në qytete të tjera kundërta reformave të reja të qeverisë që kufizojnë të drejtën e grevës, të cilat par-lamenti aprovon javën që vjen në këmbim të fondeve të huave. Në fushatën e parë industriale të punëtorëve në 2018, grevat masive mbyllën tërësisht metronë e Athinës dhe shkaktuan bllokime ma-sive trafiku në qytetin me rreth 4 milionë banorë. Transporti i anijeve gjithashtu u bllokua

prej grevave, ndërsa spitalet shtetërore qëndruan hapur vetëm me stafin rezervë. Të tjera greva priten të hënën kur legjislacioni del në parlament. Ligji i kontestuar gjithashtu ristrukturon asistencën sociale familjare dhe përshpejton sekuestrimet për huat me probleme. "Larg duart nga gre-vat!" shkruhej në protesterat e demonstruesve gjatë marshim-it të rreth 20,000 njerëzve para parlamentit, ndërsa të tjerë brohorisnin "Kryengritje!" dhe "Jo skllavërisë moderne!".

lodhur e të çliruar dje në mëngjes pas 24 orë bisedimesh, që tashmë i hapin rrugë negociatave formale. Megjithë pakënaqësitë e shprehura nga një pjesë e social-demokratëve, analistët thonë se SDP mori atë që deshi. Kreu i SDP, Martin Schulz tha përkrah Merkel në konferencën e shtypit se marrëveshja paraprake mbron dhe forcon shtetin social të Gjermanisë, për gjeneratat që do të vijnë. “Prej kopshtit, shkollës, deri te universiteti, vendi i punës dhe mosha e tretë, ne do të punojmë për të forcuar respektin, mundësitë, solidaritetin dhe modernizimin e sistemeve”, tha Shulz, duke shtuar se palët kishin rënë dakord për të shtuar shpenzimet për BE, edhe pse jo aq sa për “Shtetet e Bashkuara të Evropës” që ka Shulz ka dëshiruar. Gjithashtu në plan mundonte dhe barazia mes shëndetësisë publike

dhe private të reklamuar nga SPD. Mediat raportonin për dakordësi në kufizimin e numrit vjetor të refugjatëve në 200 000, ndërsa një maksimum prej 1000 anëtarë famil-jeje në muaj do të lejohen të bëjnë bashkim familjar me refugjatët që jetojnë në Gjermani.

Merkel pritet triumfatoreDeputetët kristian-demokratë

pritën Merkel me shumë më tepër entuziazëm sesa social-demokratët liderin e tyre. Duartrokitje të gjata pasuan njoftimin e saj për marrëve-shjen që forcon bashkëpunimin me Francën, forcimin e eurozonës dhe kufizimin e shitjes së armëve për zo-nat e konfliktit. Merkel, e cila është në pushtet prej 12 vjetësh, pranoi se dokumenti nuk ishte plotësisht i kënaqshëm për SPD prandaj para-lajmëroi: “Edhe negociatat zyrtare nuk do të jenë më të thjeshta se bi-

Turqia, qytetarëve: Kujdes nga arrestimet

arbitrare në SHBATurqia ka paralajmëruar dje qyte-

tarët e saj që planifikojnë të udhëtojnë drejt SHBA se mund të bëhen objekt arrestimesh dhe gjithashtu tha se kishte rrezik të lartë sulmesh terroriste. "Sulmet me automjete, përveç atyre me bomba apo me armë zjarri, me shumë gjasa do të vazhdojnë në qendrat e qyteteve, vente kulturore, stacione metroje, në shkolla vende kulti dhe ndërtesa të tjera", thuhej në deklaratë, ku shtohej se kishte rrezik të shtuar për arrestime arbitrare nga policia.

Marrëveshja me Iranin, zyrtarët: Trump

nuk do ta refuzojëZyrtarë të administratës së SHBA

pranonin dje se presidenti Donald Trump mund të mos refuzojë mar-rëveshjen bërthamore ndërkom-bëtare me Iranin, në prononcimin e pritur këtë javë. Gjithsesi Trump pritet të përcaktojë një afat kohor për përmirësimin e saj dhe në të kundërt do t’i kërkojë Kongresit refuzimin. Zyrtarët thanë në komentet jozyrtare se Trump do të vazhdojë sanksionet individuale ndaj kompanive dhe in-dividëve iranianë, megjithë thirrjen e BE për mbrojtjen e plotë të akordit.

Rusi, komunistët regjistrojnë kandidatin

për të sfiduar PutinPartia komuniste e Rusisë ka

lëvizur kohët e fundit për të hedhur tej imazhin e saj të prapambetur duke regjistruar një fermer 57-vjeçar si kan-didat në zgjedhjet presidenciale. Komi-sioni qendror i zgjedhjeve në Rusia tha dje se ka regjistruar Pavel Grudinin, si kandidat i komunistëve për zgjedhjet e 18 marsit, teksa partia papritur hoqi dorë nga veterani 73-vjeçar Gennady Zyuganov. Sondazhet tregojnë gjithse-si se presidenti aktual ka mbështetje të gjerë dhe pritet të fitojë.

“Historia e Ballkanit është më dramatike dhe interesante se skenari i Game of Thrones, edhe pse nuk ka dragonj”, e ka përshkruar dje presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk situatën në të cilën ndodhet rajoni, gjatë ceremonisë hapëse e Presi-dencës Bullgare të Bashkimit Europian. Tusk për-shëndeti në gjuhën vendase dhe kërkoi që e tashmja dhe e ardhmja e Ballkanit të jetë më pak dramatike. “Qëndrueshmëria, siguria, mbarësia, kjo është ajo që meritojnë popujt e rajonit. Dhe qëllimi i BE-së është realizimi i këtij skenari,” u shpreh Presidenti i KE, duke përgëzuar suksesin që shënon marrja e presidencës së BE për Bullgarinë. Turk vlerësoi faktin që e ardhmja e Ballkanit Perëndimor do të marrë prioritet nën presidencën bullgare.

Ministri i Jashtëm i Hungarisë tha dje se komen-tet provokative të kryeministrit të Rumanisë mbi autonominë e grupit etnik hungarez Szekler, ishin të papranueshme dhe të papërshtatshme për shekullin e 21-të. Kryeministri rumun Mihai Tudose tha një ditë më parë në televizion se "nëse flamuri i grupit etnik Szekler ngrihet në institucionet e vendit, atëherë dhe ata do të fluturojnë pranë tij". Në Hungari komentet u inter-pretuan se Tudose tha se ata duhet të varen. Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto tha se ministria kishte thirrur ambasadorin rumun për të shprehur keqardhjen për deklaratën, dhe se Tudose duhet të zgjidhë këtë situatë. Minoriteti etnik hungarez në Rumani arrin në 1.2 milionë banorë, duke përfshirë dhe rreth 700,000 Szekler-ë në lindje të Transilvanisë.

TUSK BALLKANIT: HISTORI MË DRAMATIKE SE SERIALI "GAME OF THRONES” HUNGARIA DËNON KOMENTET E KRYEMINISTRIT RUMUN PËR PAKICAT

sedimet fillestare që përfunduam”. Gjermania nuk ka hasur shpesh negociatat e gjata të ndërtimit të koalicioneve që ndodhin zakonisht në vendet e tjera evropiane, pasi konservatorët kristian-demokratë ose social-demokratët kanë dom-inuar skenën politike të vendit, pa probleme tranzicioni. Por zgjedhjet e shtatorit u trazuan nga ngritja e radikalëve populistë anti-evropiane Alternativa për Gjermaninë (FDP) të cilët përfituan nga zemërimi publik për fluksin e refugjatëve, duke e portretizuar koalicionin e mëparshëm të Merkel dhe Shulz si një “ujdi të krerëve të stabilimentit”, duke u shkaktuar si Merkel dhe Shulz një nga disfatat më të rënda elektorale në vite.

Marrëveshja para-prake mbron dhe forcon shtetin social të Gjermanisë, për gjeneratat që do të vijnë. “Prej kopshtit, shkollës, deri te uni-versiteti, vendi i punës dhe mosha e tretë, ne do të punojmë për të forcuar respektin, mundësitë, solidarite-tin dhe modernizimin e sistemeve...

Page 12: Zbardhen dosjet që pritet të rihapen nga Arta Marku, 8 ish ... · pyetje, zbulohen sigurimsat në Jug Faqe 12,13 SHBA intensifikon lëvizjet për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit,

12 GAZETA SOTE Shtunë 13 Janar 2018

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

Dokumentet, ja si CIA ndalonte shqiptarët që arratiseshin nga regjimi komunist, të gjithë

merreshin në pyetje, zbulohen sigurimsat në Jug

Shërbimi inteligjent amer-ikan zbardh të gjitha vuajtjet dhe mjerimet e shqiptarëve gjatë reg-

jimit komunist. Në një dokument të vitit 1952, i deklasifikuar nga CIA, tregohet një panoramë e qartë në vendin tonë në drejtimin e Enver Hoxhës. Dokumenti është i bazuar mbi dëshmi të marra nga individë të ndryshëm që janë arratisur jashtë vendit, kryesisht në Greqi. Ata kanë rrëfyer me detaje situatën në fshatrat dhe qytetet e tyre, duke dëshmuar më së miri situatën shumë të vështirë në vend gjatë kësaj periudhe. Ata tregojnë së pari kushtet e vështira në burgje dhe si shumë individë vdisnin aty dhe në kam-pet e përqendrimit. Nga ana tjetër tregohet e si dhunoheshin individë të caktuar sepse nuk pranonin të bashkëpunonin me Sigurimin e Shteti. Disa prej personave kanë treguar dhe tmerrin që përjetonin nga agjentët e Sigurimit.

22 maj 1952CIA merr në pyetje të arratisurit

nga Shqipëria në GreqiNë kampin e Tepelenës, sipas

informacioneve që ai ka marrë, janë liruar të gjithë të internuarit. Ai ka takuar edhe në Konispol njerëz të liruar nga kampi. Në Beden të Kavajës dhe në fshatin Lekaj, gjatë verës së vitit 1951, 880 njerëz që punonin në kanale u burgosën. Zeneli thotë se i ka parë ata personalisht duke ud-hëtuar me tren. Muharrem Mulaj dhe Kadri Petriti deklarojnë se në fshatin Arantas në Mallakastër, janë mbledhur të gjitha familjet e reaksionarëve anti-komunsitë nga shumë rajone. Ata janë ven-dosur në disa shtëpi të vjetra dhe lejohen të punojnë në rajonin e Fierit si punëtorë ndërmarrjeje, por nuk lejohen të largohen nga jurisdiksioni i tyre. Familjet janë të shumta dhe janë në kushte të rënda. Fëmijët lypin në rrugët e Mallakastrës dhe kthehen natën në shtëpi. Këta dy njerëz kanë folur me një të afërmin e tyre nga fshati Çaushli i Maliqit. Në fshatin Konispol, Avni Malo dhe nëna e tij rrihini çdo ditë gruan e ... sepse burri i saj nuk pranon të bëhet agjent i Sigurimit si ata. Sipas një ligji të ri të qeverisë së Tiranës, ata që nuk sillen siç duhet në burg do të marrin dyfishin të dënimit. Kadri Petriti dhe Eqer-em Faredin Frashëri të cilët ishin dënuar me pesë vjet burgim në Korçë dhe duhet të liroheshin në 1952, u liruan vetëm në 1957. Eqerem Frashëri nuk i ka shër-byer kurrë komunistëve dhe në burg nuk pranoi të spiunonte të burgosurit për llogari të shefit të burgut. Gjatë luftës Eqeremi edhe pse ishte shumë i ri , ka luftuar për Ballin Kombëtar. Me ligjin e ri komunsitët shkurtojnë me tre ditë në muaj dënimin e atyre që bashkëpunojnë me ta.

Informacioni nga i arratisuri Zenel Shaban Merxhani

Merxhani arriti në kampin e refugjatëve në Lavrion të Greqisë më 15 prill 1952, nga fshati i Koni-spolit. Ai është 53 vjeç, fshatar, ka kaluar kufirin natën e 17 marsit 1952. Merxhani kishte komentet e mëposhtme për situatën në Shqipëri: Shumica e familjeve besnike të Konispolit janë ato të Mustafa Dajlanit, Tefik Musa dhe Musaj. Një muaj më parë në Kon-ispol u arrestuan Skënder Plaku,

Të arratisurit rrëfejnë vuajtjet gjatë regjimit të Enver Hoxhës

nga Amerika me vlerë rreth 20 dollarë, por autoritetet e postës i vunë detyrim doganor 250 dollarë. Prandaj personi i shkroi përsëri vëllait të tij në Amerikë që t’i dërgonte shumën në fjalë. I vëllai u habit dhe i shkroi banorëve të tjerë të fshatit për të pyetur nëse i vëllai ishte çmendur, por ata i thanë se ishte e vërtetë dhe nuk ishte çmendur vëllai i tij por situ-ata në vend. Edhe në 1951, Ahmet Abazi nga Konispoli mori një pako me rroba nga SHBA me vlerë rreth

14 dollarë, dhe qeveria i vuri de-tyrim doganor 360 dollarë. Ai e la pakon në postë. Refugjati Muhar-rem Mullaj nga fshati Floqi rapor-ton se nga torturat e agjentëve të Sigurimit në Korçë, i arrestuari Arqile Gostivishti kishte humbur një këmbë. Bijtë e familjeve të shpallura “kulake” duhet të bënin dy vjet shërbim ushtarak dhe dy vjet punë të detyruar. Në vitin 1951 komunistët detyronin fshatarët të dorëzonin më shumë prodhime nga sa kërkohej. Sipas vendimeve

të partisë, komunistët caktojnë një sasi të caktuar për çdo fshat sipas planit, të cilën Këshilli i Fshatit e ndante si dëshironte mes fshatarëve, gjë që ishte shumë e rëndë. Masa të ashpra merres-hin ndaj atyre që nuk bindeshin. Zoti Edibe Yze ka qenë disa vjet i burgosur në kampin e Kamzës dhe është liruar në fund të vitit 1950, tregon se rreth 40 fëmijë të vegjël kanë vdekur në atë kamp nga mungesa e ushqimit, higjienës dhe kushtet e rënda të jetesës. Ai

Në kampin e Tepe-lenës, sipas infor-macioneve që ai ka marrë, janë liru-ar të gjithë të inter-nuarit. Ai ka takuar edhe në Konispol njerëz të liruar nga kampi. Në Beden të Kavajës dhe në fshatin Lekaj, gjatë verës së vitit 1951, 880 njerëz që punonin në kanale u burgosën. Zeneli thotë se i ka parë ata personalisht duke udhëtuar me tren. Muharrem Mulaj dhe Kadri Petriti deklarojnë se në fshatin Aran-tas në Mallakastër, janë mbledhur të gjitha familjet e reaksionarëve an-ti-komunsitë nga shumë rajone...

Muço Kareci dhe Sulo Dajlani me pretekstin se ishin takuar me Sali Dajlanin (i cili është në Greqi) tek-sa në të vërtetë Sali jeton në Siros.

RezistencaPesë ditë më parë një kompani

ushtarësh erdhi në Konispol dhe u vendos në fund t fshatit pranë shtëpisë së Nimet Malos, që tani është në Greqi. Kompania kishte rreth 100 njerëz dhe 10 mushka. Agjentët e sigurimit në Konispol janë Izet Omari, Kadri Rakipi, Hajri Mane dhe Seit Kurizo, ky i fundit komandant. Fshati ka pesëmbëdhjetë policë të veshur me rroba civile. Në urën e Bo-gazit ka një postbllok me gjashtë policë që kontrollojnë njerëzit që kalojnë urën, pranë së cilës është rruga Konispol-Sarandë. Ka një urë tjetër mbi lumin Bistricë ku njerëzit kontrollohen.

Kushtet e jetesësVeshjet dhe ushqimi janë me

racione. Kooperativat e Konis-polit kanë shumë pak artikuj dhe shumicën e kohës ato mungojnë. Gjatë kohës që punoi për tre muaj në hekurudhën e Rrogozhinës, Merxhani shkoi disa here në Ka-vajë ku mësoi se misri shitej me 70 lek kg, një dele kushtonte 3.500 lekë dhe një kg qumësht kushton-te 50 lek. Shteti e blinte qumështin nga fermerët me 25 lekë litrin.

Largimet dhe siguriaNjëfarë Hasam Belloja nga

Konispoli, i cili prej ndjekjes së ko-munistëve u largua për në Kavajë . “Edhe u largova dhe meqenëse nuk kam të afërm në Shqipëri u bëra punëtor hekurudhe. Kur isha aty humba letër-njoftimin kështu që bëra një deklarim në zyrën e Kavajës dhe erdha në Konispol. Në Konispol një punonjës i shtetit më tha të shkoja përsëri në Kavajë për të marrë dokument e tjera nga dega e ministrisë së brendshme. Teksa prisja një rast për t’u larguar shk-ova në një dasmë në fshatin Ninat. Prej andej shkova në Shëndelli, ku kalova kufirin dhe u dorëzova te autoritetet greke në Pleshavice. Aty ishte pyll dhe pashë mina, por kalova nga një gur në tjetrin dhe shpëtova. Autoritetet greke më çuan në Lavrion”. Shënim: I lartpërmenduri është fshatar dhe i paaftë të japë informacion të sak-të, prandaj u bënë vetëm pyetje të përgjithshme.

Marrje në pyetje e të arratisurit Xhevdet MaloRefugjati Xhevdet Malo nga

Konispoli dhe ish-punonjës i zyrës së postës, raporton si më poshtë: Në vitin 1951 në Gjirokastër një person mori një pako me rroba

Page 13: Zbardhen dosjet që pritet të rihapen nga Arta Marku, 8 ish ... · pyetje, zbulohen sigurimsat në Jug Faqe 12,13 SHBA intensifikon lëvizjet për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit,

GAZETA SOT E Shtunë 13 Janar 2018 13

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

Dokumentet, ja si CIA ndalonte shqiptarët që arratiseshin nga regjimi komunist, të gjithë

merreshin në pyetje, zbulohen sigurimsat në Jug

Të arratisurit rrëfejnë vuajtjet gjatë regjimit të Enver Hoxhës

mbante mend edhe emrat: bija e Osman Pajakut nga Pogradeci, biri i Qamil Çollakut nga Bilishti, bija e Sabri Leminotit nga Korça, bija e Rrapo Selcës nga Gora e Korçës, bija e Shero Tresovës nga Korça, biri i Dagoricës nga Korça, biri i Batire Oshafit nga Pogradeci, bija e Tosun Hoxhallarit nga Tresova, biri i Kajam Ceravës nga Pograde-ci, dy vajza të vogla nga Halarupi dhe një djalë brenda një dite, mamaja e Kajim Ceravës, gruaja e vjetër Brakollari nga Dushari,

dhe Ligor Gjata nga Bilishti. Pas torturave të shumta të Sigurimit vdiq edhe Isa Bilishti. Kadri Petri që erdhi në Greqi më 16 mars 1952, raporton se në burgun e Korçës vdiq nga vuajtjet Bektash Panariti nga Korça.

Dëshmia e Mefail Totlakut45 vjeçari Mefail Totlaku ka

jetuar në fshatin Tren të Bilishtit. Ai deklaroi se në zonën e tij nuk ka rezistencë të organizuar ndaj regjimit. Njerëzit janë në dijeni të rezistencës së emigracionit dhe

komitetit të NCFA dhe shpresat e çlirimit i kanë varur aty. Njerëzit e shikonin pozitivisht SHBA dhe Britaninë edhe pse më shumë i trembeshin ambicieve territoriale të fqinjëve. Sipas tij në zonën e Bilishtit shtëpitë më të sigurta kundër komunistëve janë Ismail Kape, Ramadan Mehmeti, Haki Mydini, Arif Ramadani, Refat Medani, Estref Medani, Reshit Ganiu, Hysni Kolami, Zeqir Bak-tashi, Shyqyri Muharemi, Foto Jorgji e Rahim Hajrullahu, të gjithë nga fshati Tren. Nga fshati i Bitiçkës ishin Qamil Saliko, Elmaz Shabani, Nazif Sulejmani. Kohët e fundit në fshatin e tij nuk kishte pasur arrestime, ai kishte dëg-juar për njerëz që ishin arratisur nga malet. Ai personalisht nuk kishte parë gjurmët e NCFA por kushëriri i tij Nazif Kape ka parë një fletushkë të lëshuar nga një avion ku thuhej që populli duhet të kishte durim pasi Shqipëria do të çlirohej nga NCFA me ndihmën e fuqive perëndimore. Agjentët e pushteti të zonës së tij ishin Gure Kolami, sekretar i organizatës bazë, Rustem Kolami, brigadier i kooperativës, Tosi Skordileva, Zenel Rexhepi agjent i Sigurimit, Resul Zhyleku, Enver Kape, se-kretar i rinisë, të cilët jetojnë në Tren dhe veshin rroba civile.

UdhëtimiNë Shqipëri nuk ka makina

private dhe kamionët e vjetër që ekzistojnë nuk mjaftojnë për nev-ojat e udhëtarëve të cilët duhet të presin disa ditë për të gjetur mjete udhëtimi. Ai ka parë se në Berat dhe Rrogozhinë përveç biletave kontrollohen edhe letërnjoftimet. Për të udhëtuar nga Korça në Berat ai kishte paguar 160 lek. Letërnjoft-imin e ka marrë në vitin 1948.

Kushtet e jetesësValuta e vetme që qarkullon

në Shqipëri është Leku. Ushqimi dhe veshjet janë të racionuara. Anëtarët e lartë të partisë gje-jnë çdo ushqim me lehtësi dhe mbështeten nga administrata e ushqimit. Tregu i zi praktikohet me aën të disa dyqaneve të veçan-ta. Ka disa kooperativa këmbimi ku fshatarët këmbejnë mallra por shpeshherë këto kooperativa mbeten pa ushqim. Shumica e ar-tikujve të rëndësishëm ushqimorë mungojnë, si veshjet, sheqeri, kafja, orizi, sapuni e kripa.

Kolektivizimi130 familjeve të fshatit tonë i

janë bashkuar edhe 70 familje në kooperativën bujqësor. Megjithëse shumica nuk donin të merrnin pjesë, ato u detyruan ta bënin sepse ndryshe nuk mudn të plotësonin de-tyrimet e tyre ndaj shtetit. Të gjithë bujqit kooperativistë janë të pakën-aqur por nuk mund të qëndrojnë jashtë pasi humbasin kafshët e tyre dhe mjetet e punës që i dorëzuan në kooperativë kur hynë. Shumë aëntarë të kooperativës sabotojnë duke thyer veglat apo duke punuar keq. Ata që zbulohen përjashtohen për disa muaj dhe u hiqet e drejta e shpërblimit. Kolektivizimi i detyru-ar urrehet në të gjithë vendin. Letër e shkruar nga diversanti shqiptar për misionin në Shqipëri dhe për-balljen me forcat e sigurimit

Letra Letra e Haki Terpezes nga

kampi i Bagnolit, Itali, për vël-lanë e tij, u përkthye nga zyrtarët grekë: I dashur vëlla Hysen. Po të dërgoj këtë letër edhe pse nuk më lejohet të shkruaj letra, sepse dua të të tregoj për jetën tonë. Siç e di, i dashur vëlla u largova nga kompania dhe qëndrova për katër

muaj në Gjermani për trajnim. Ceni, Ramazani dhe disa shokë të tjerë erdhën disa muaj më vonë. U thanë se donim të kalonim nga Greqia për të marrë me vete Hy-sen Shalkun, që të bëheshim një grup me pesë veta, bashkë me një kosovar të quajtur Abdullah. Hipëm në një avion dhe arritëm në Shqipëri më 14 tetor. Ata na lëshuan në një terren shumë të keq. Hyseni u plagos në këmbë. U lëshuam me parashutë në mesnatë dhe kur kishim mbledhur të gji-tha materialet kishte vajtur ora katër e mëngjesit. Hyseni nuk e njihte terrenin dhe as ne. Në mëngjes, dhjetë minuta para nis-jes së betejës, dëgjuam të shtënën e parë teksa po kalonim rrëzë një kodre. Prej atëherë nuk e kemi parë më njëri-tjetrin. Beteja vazhdoi prej mëngjesit deri në 4 të pasdites. Gjendeshim në mes të komunistëve pa ditur ku të shkonim, sepse nuk e njihnim terrenin. Rreth orës 4 arritëm të çanim rrethimin dhe u larguam. Qëndruam në Shqipëri për tre ditë dhe ditën e katërt kaluam kufirin për në Jugosllavi, në Dibër të Madhe. Falë zotit Ramazani kishte qenë më parë në Dibër dhe na çoi te kufiri. Por ne nuk e dinim se ku ishin fushat e minuara dhe kishim frikë se mos kapeshim të gjallë nga komunistët. Nuk kishim municione dhe prej disa ditësh ishim pa bukë. Po ecnim në dëborë deri në mes, ishim të lodhur dhe nuk kishim ku të shkonim. Por të paktën kishim kaluar kufirin dhe kur arritën në Kosovë shkuam të shtëpia e një mikut të Ramazanit, i cili na dha bukë dhe ushqim për udhëtimin tonë në Greqi. Sa për Cenin dhe Hysenin, zoti e di ç’është bërë me ta. Nëse nuk janë vrarë para se të binte errësira, mund të jenë të gjallë. Nëse ke dëgjuar gjë për ta, me letër apo në radio, më trego, sepse jam shumë i shqetësuar. Por qëkur e kam pranuar këtë punë, nuk mund të bësh asgjë. Kësaj here nuk u dërguam të luftonim por për të përhapur propagandë mes njerëzve. Por çfarë lloj propagande mund të bëjmë ne kosovarët në Shqipëri? Kjo propagandë është e kotë. Nëse do të ketë luftë, ne jemi gati, por ko-munistët nuk frikësohen nga katër a pesë persona. Tani dua të të them diçka tjetër. Shumë shqiptarë, edhe nga ata të lindur në Shqipëri, kanë refuzuar të shkojnë atje. Por nëse nuk shkojnë ata kush duhet të shkojë? Po për Kosovën kush duhet të luftojë, kur këta maskarenj refuzojnë të shkojnë në vendin e tyre? Epo Hysen, nëse ata më thonë të shkoj përsëri me Ramazanin e me katër a pesë të tjerë, unë nuk shkoj më. Më vjen turp t’i them “jo” amerikanëve. Në lidhje me Komitetin as nuk dua t’ia di fare më, pasi të gjithë ata që kanë shkuar në Shqipëri janë vrarë. Ja ku ke ca emra: Hamit Shkodra është vrarë bashkë me katër të tjerë; Sejdi Baza është vrarë bashkë me katër të tjerë. Më vjen shumë keq për Sejdiun, një burrë 50 vjeçar që nuk kishte mba-jtur kurrë një armë në dorë, në një kohë kur kishte shumë të tjerë më të rinj që mund të kishin shkuar para tij, më duket se e ka dërguar Xhemal Lesi, nuk besoj se ka qenë Abaz Kupi. Përse nuk shkoi vetë Xhemal Laçi? Zir Kabashi është arrestuar, kurse Safet Pokuli dhe Lata nuk shkuan, refuzuan. Muhamet Hoxha është kapur bashkë me disa miq të tij, por besoj se e ke dëgjuar. Pres përgjigje nga ty. Vëllai yt Haki

Refugjati Xhevdet Malo nga Konispo-li dhe ish-punonjës i zyrës së postës, raporton si më poshtë: Në vitin 1951 në Gjirokastër një person mori një pako me rroba nga Amerika me vlerë rreth 20 dollarë, por autoritetet e postës i vunë detyrim doganor 250 dol-larë. Prandaj personi i shkroi përsëri vëllait të tij në Amerikë që t’i dërgonte shumën në fjalë. I vëllai u habit dhe i shkroi banorëve të tjerë të fshatit për të pyetur nëse i vëllai ishte çmendur...

Page 14: Zbardhen dosjet që pritet të rihapen nga Arta Marku, 8 ish ... · pyetje, zbulohen sigurimsat në Jug Faqe 12,13 SHBA intensifikon lëvizjet për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit,

14 GAZETA SOTE Shtunë 13 Janar 2018

2,3,12,13,10,14,15,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

“Hetimet për drogën, merret në pyetje shoferi i dytë i Saimir Tahirit

Prokurorët kanë marre në pyetje shoferin e dytë të ish-ministrit Saimir Tahiri. Proku-rorët që ende nuk e kanë marrë në pyetje vetë Tahirin, po verifikojnë të dhënat e një takimi mes ish ministrit me Artan Habilajn, vëllain e Moisi Habilajt, arrestuar për trafik droge. Takimi mendohet të jetë zhvilluar në vitin 2014 në Greqi. Shtetasi Alban Aliaj, shoferi i dytë i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, që më herët ka qenë punonjës i gardës së Republikës është thirrur nga prokurorët që po hetojnë dosjen Tahiri-Habilaj. Emri i Aliajt ka dalë pas kqyrjes në sistemin TIMS. Gjatë muajit gusht 2014, Alban Aliaj ka shkuar në

Greqi me një automjet zyrtar. Në të njëjtin moment ka shkuar në Greqi edhe Artan Ha-bilaj, me automjetin e shumë përfolur, Audit AA 003 GB. Gjatë pyetjeve në prokurori ish-shoferi i Tahirit ka pranuar se Artan Habilaj ka mbërritur në Greqi dy ditë pasi ministri Tahiri ndodhej në plazh me bashkëshorten. Pas takimit mes të dyve, automjeti Audi AA 003 GB me të cilin udhëtoi Artan Habilaj qëndroi në Greqi, kurse vetë Artan Habilaj u kthye në Tiranë me ish-shoferin e Tahirit. Në dëshmitë e tij Saimir Tahiri ka këmbëngulur se automjetin AUDI e ka shitur që prej 2013-s dhe se nuk ka patur kontakt me Habilajt.

Kurse ngjarja për të cilën prokurorët kanë siguruar dëshminë e ish-shoferit, ka ndodhur në 2014-ën. Burimet nuk konfirmojnë se për çfarë u shërben kjo dëshmi prokurorëve, të cilët nuk e kanë vendosur ende se kur do ta marrin në pyetje vetë ish-ministrin Tahiri. Vetë Artan Habilaj, që përmendet në dësh-minë e ish-shoferit të ministrit Tahiri si dhe Florion Habilaj, nuk janë arrestuar akoma, ndonëse dyshohet se fshihen në fshatrat e Vlorës. Kurse vëllai i tyre, Moisi Habilaj dhe të dyshuar të tjerë janë të arrestuar në Katania të Italisë ku po hetohen për trafik ndërkombëtar droge.

E mitura denoncon dhunën psikologjike, pranga bashkëjetuesit

Një procedim penal nisi tre ditë më parë për një të ri në Lezhë pas denoncimit të një 13-vjeçareje me të cilën ai bashkëjetonte. Ajo u paraqit në komisariatin e qytetit dhe e akuzoi bashkëjetuesin për dhunë psikologjike, duke përfituar urdhër-mbrojtjeje. Por, vijimi i hetimeve tregoi se 24-vjeçari me inicialet A. G., ka kryer me vajzën e mitur marrëdhënie seksuale, gjë që ngarkon penalisht të riun pasi partnerja e tij është e mitur. Sipas burimeve policore, “pas marrjes së aktit të ekspertimit mjeko-ligjor, nga mjeku ligjor, si dhe nga dekla-rimet e veprimet e kryera rezulton se shtetasi me inicialet A. G., ka konsumuar element të veprës penale “Marrëdhënie seksuale me të mitura”. Duke iu referuar nenit 100 të Kodit Penal, marrëdhënia seksuale me fëmijë të mitur, që nuk kanë arritur moshën 14 vjeç, dënohet me burgim nga 7 deri në 15 vjet burg. Bashkëjetesa apo fejesa e vajzave nën moshën 18 vjeçe mbetet ende një plagë e shoqërisë shqiptare.

Kërkohej nga drejtësia italiane, kapet në Shijak 52 vjeçari

Një 52-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Shijakut, pasi kërkohej nga drejtësia italiane. Agim Kol-gjini, 52 vjeç, banues në Shijak, u arrestua gjatë ditës së djeshme, me qëllim ekstradimi drejt shtetit fqinj. Ndaj tij Gjykata e Genovës, Itali, ka lëshuar urdhër- arresti, për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë të tipit mafioz” dhe “Ndihmë dhe shfrytëzim prostitucioni”. 52-vjeçari Kolgjini, është arrestuar me qëllim që të ekstradohet drejt Italisë për t’u përballur me drejtësinë e vendit fqinj. Në ngarkim të tij për veprime të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit. Kolgjini dyshohet se është pjesë e bandës “Kanun” në Durrës, e vënë në shënjestër të policisë pas denoncimit të bërë në Itali nga motrat M. Vuthi dhe S. Vuthi, të cilat akuzuan një numër të madh shqiptarësh për shfrytëzim prostitucioni dhe krime të tjera në shtetin fqinj.

Itali, shkatërrohet banda e skifterëve shqiptarë, 4 në pranga

Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi dyshohen të jenë autorë të disa vjedhjeve në vendin fqinj. “Ansa” shkruan se banda e hajdutëve vepronte në krahinat e Riminit, Ankonës, Pesaro-Urbino Modena dhe në provincat e këtyre qyteteve. Mësohet se mes mallrave të vjedhur, më shumë se një kilogram janë sende ari. Operacioni i policisë nisi pak ditë më parë, duke marrë kështu shkak edhe nga numri i vjedhjeve kohët e fundit, veçanërisht në zonën e Valkonës. Më 30 dhjetor në Saludecio, gjatë një tentative vjedhje, pronari i banesës arriti të mbante mënd targën e automjetit të autorëve. Pas hetimeve të policisë, rezultoi se makina ishte vjedhur në Rimini dhe pastaj këqyrjes së kamerave mjeti tip “Mazda”, u gjurmua në Fano. Kaq mjaftoi që policia të binte në gjur-më të hajdutëve, dhe më pas i vuri ata në pranga. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plot të ngjarjes.

Liruan Alket Hatijën dhe Genc Tafilin, kërkohet shkarkimi i gjyqtarit Petraq Curri,

hetim disiplinor për Enkeleida Hoxhën

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraMinistria e Drejtësisë dorëzon kërkesën në Këshillin e Lartë të Drejtësisë

Elvis MYRTA

Ministrja e Dre-j t ë s i s ë , E t i l -d a G j o n a j i kërkon KLD-së

shkarkimin nga detyra të Gjyqtarit të Durrësit, Petraq Curri. Gjithashtu ministrja Gjoni kërkon nisjen e heti-mit disiplinor për gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha. Kërkesat e ministres Gjoni u paraqitën në KLD pas një hetimi të nisur nga inspekto-riati i KLD-së ku ka rezultuar se gjyqtari Petraq Curri ka kryer shkelje të rënda pro-fesionale që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit në dhënien e vendimit, për mosmiratimin e arrestit të shtetasit Alket Hatija dhe ka vendosur lir-imin e tij. Kujtojmë që Alket Hatija u arrestua në 8 korrik të 2017 me një urdhër-kërki-mi nga Italia dhe më pas u lirua katër ditë më vonë nga Gjykata e Durrësit për mungesë provash. Menjëherë pas lirimit të tij, Prokuroria e Durrësit ka apeluar vendi-min e Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit. Në ankesën e saj prokuroria e cilësonte vendimin e gjykatës të paba-zuar, por në të njëjtën kohë sipas organit të akuzues me lirimin e Hatijës u shkel ligji i ekstradimeve. Por i menjëherë ishte reagimi i gjykatës së Durrësit, ku sipas saj kërkesa e prokurorisë për ekstradimin e Alket Hatisë ishte r pabazuar në prova. Sipas Gjykatës, kërkesa për caktimin e masës arrest me burg dhe më pas ekstradimin e Hatisë drejt Italisë nuk shoqërohej me kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, kërkesë kjo e cila është kus-ht për caktimin e masave shtrënguese për efekt të ekstradimit sipas parashiki-meve të neneve 493 e 494 të Kodi të Procedurës Penale. Më 8 korrik të vitit që sapo lamë, Hatija u arrestua nga

Policia e Durrësit në bazë të një urdhër-arresti ndërkom-bëtar të lëshuar nga drejtësia italiane, që e ka dënuar në mungesë me 20 vite burg për trafik narkotikësh në sasi të mëdha. Sakaq, Prokuroria e Durrësit gjatë caktimit të masës së sigurisë, i kërkoi gjykatës 40 ditë burg për Hatijën me qëllim që të bëhej i mundur ekstradimi i tij drejt Italisë, por Gjykata e ka cilësuar si të paligjshëm dhe të pambështetur në fakte e prova arrestimin e Hatisë duke urdhëruar lirimin e tij. Ky i fundit akuzohet për transportimin në Milano, në periudhën 2003-2004 të 350 kilogramëve heroinë dhe 190 kg kokainë.

Hetim disiplinor për gjyqtaren e Krujës

Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë ka kërkuar për gjyqtaren Enkelejda Hoxha hetim disiplinor pas lirimit me kusht të të dënuarit Genc Tafili. Nga informacioni i administruar nga Minis-tria e Drejtësisë rezultoi se gjyqtarja Enkeleida Hoxha ka vendosur lirimin me kusht të të dënuarit Genc Tafili në kundërshtim me dispozitën ndaluese të ligjit. Rreth 3

Ministria e Drejtësisë i kërkon Këshillit të Lartë të Drejtësisë shkarkimin nga detyra të gjyqta-rit të Durrësit, Petraq Curri dhe nisjen e një hetimi disiplinor ndaj gjyqtares së Gjykatës së Krujës, Enkeleida Hoxha. Në përfundim të një hetimi disiplinor të zhvilluar ndaj tyre Ministria e Drejtësisë ka konstatuar shkelje nga dy gjyqtarët… muaj më parë Gjyqtarja En-keleida Hoxha pranoi kërk-esën e të dënuarit, Genci Tafili për lirim para kohe dhe urdhëroi lirimin e tij të menjëhershëm nga vendi i vuajtjes së dënimit. Në të njëj-tin vendim, gjyqtarja urdhëroi Tafilin që të mbajë kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës në Krujë. Genc Tafi-li bashkë me Admir Tafilin akuzohen se kanë vrarë në aksion, komisarin e policisë, Arben Zylyftari. Pas lirimit të

tij i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Prokurorisë së Krujës, ku tha që ky ven-dim është në kundërshtim të hapur me ligjin dhe për këtë duhet njoftuar Këshilli i Lartë i Drejtësisë. “Ai rezulton të jetë person me rrezikshmëri të lartë, por as kjo rrethanë dhe as rrethanat e tjera të parashikuara në ligj nuk janë marrë në konsideratë nga gjyqtarja ne fjalë”, u tha në reagimin e prokurorisë pas lirimit të, Genc Tafilit.

Page 15: Zbardhen dosjet që pritet të rihapen nga Arta Marku, 8 ish ... · pyetje, zbulohen sigurimsat në Jug Faqe 12,13 SHBA intensifikon lëvizjet për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit,

GAZETA SOT E Shtunë 13 Janar 2018 15

2,3,12,13,10,14,15,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

““Apeli i Krimeve të Rënda refuzon lirimin e ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda la të pandry-shuar masën e sigurisë “arrest në burg” për gjyqtarin e Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri. Gjyqtari Miri u arrestua në 10 nëntor dhe po hetohet për akuzën e “korrup-sionit”. Miri iu drejtua Apelit për të kundërshtuar vendimin e Shkallës së Parë të 29 dhjetorit 2017. Për të katërtën herë një trup gjykues refuzoi kërkesën e gjyqtarit të pezulluar të Apelit, Shkëlqim Miri, për zbutje të masës së sigurisë “arrest në burg”. Apeli i Krimeve të Rënda ishte gjykata e radhës që i dha përgjigje negative pretendimeve të tij për liri. Gjyqtari Miri vuan masën shtrënguese që prej 10 nëntorit 2017. Për shkak të një sëmundjeje të rëndë fillimisht ai qëndroi në Spitalin e Burgjeve dhe më tej në një

spital privat në Tiranë. Ai u arrestua pas dyshimeve të Prokurorisë për Krimet e Rënda për përfshirjen e tij në një aferë korruptive, ndërkohë që në banesën e tij policia gjeti një shumë prej gati 34 milionë lekë të rinj. Të premten Miri kundërshtoi në Apelin e Krimeve vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë në 29 dhjetor 2017, e cila nuk pranoi lirimin e tij për shkak të problemeve shëndetësore. Gjykata administroi si provë raportin e dy ekspertëve të mjekësisë ligjore. Pas ekzaminimit të gjyqtarit ekspertët konkludonin se ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe se gjendja e tij ishte përkeqësuar, por nuk përbënte rrezik për jetën e tij. Në Apel, prokurori kërkoi lënien e pandryshuar të masës, ndërsa avokati kërkoi lirim

duke pretenduar se masa e sigurisë mund të sillte dëme të pakthyeshme në shëndetin e klientit. Pasi dëgjuan kërkesat e palëve kolegët e gjyqtarit nën hetim vlerësuan se vendimi i Shkallës së Parë duhej lënë në fuqi. Shkëlqim Miri dhe avokati i tij Ardian Visha kanë kërkuar disa herë, lirimin e Mirit me argumentin se ai vuante nga një tumor dhe gjendja e tij ishte e rëndë dhe se qëndrimi i mëtejshëm në qeli do t'i kushtonte jetën. Shkëlqim Miri, gjykatës i Apelit Tiranë, u arrestua më datë 9 nëntor 2017 nga Sektori për Hetimin e Korrupsionin në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Krujë, eksploziv shtëpisë së ish policit në oborr

Një sasi eksplozivi është vënë në shtëpinë e shteta-sit Kadri Voga, mëngjesin e djeshëm, në fshatin Halil të Fushë-Krujë. Policia e Krujës u njoftua për një shpërthim në fshatin Halil. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia konstatoi në vendin e ngjarjes automjetin e dje-gur në pronësi të Vogës. Nga ngjarja nuk pati të lënduar, ndërsa sipas policisë ka dëme materiale. Në vendin e ngjarjes, policia gjeti edhe dy granata të pashpërthyera. Ekspertët xhenierë kryen neutralizimin e granatave, të cilat ndodheshin në oborrin e shtëpisë së Vogës. Policia po e heton ngjarjen në disa pista që kanë të bëjnë konflikte të mundshme të ish-policit Kadri Voga, por edhe të ish-djalit të tij, punonjës i policisë rrugore në Tiranë. Gjashtë muaj më parë, persona të paidentifikuar i vunë eksploziv veturës së djalit tjetër të Vogës. Edhe në këtë rast policia nuk ka mundur të identifikojë autorët e krimit.

Kavajë, qëllohen me çifte punonjësit e OSSH

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në qytetin e Kavajës. Teksa kishin shkruar për kontroll dhe verifikim në terren të abonentëve, grupi i punës së OSHEE të Drejtorisë Rajonale Durrës, ka hasur ne rezistencën e abonentit Dritan K. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, teksa në momentin kur punonjësit e OSHEE do të kryenin kontrollin, qytetari Dritan K, i ka kërcënuar ata, duke i qëlluar me armë zjarri. Fat-mirësisht nga plumbat nuk pati të lënduar, ndërkohë që abonenti Dritan K. është ndaluar nga policia, e cila po kryen hetimet mbi ngjarjen bazuar mbi provat, si dhe ka sekuestruar armën e zjarrit, çifte. Ka qenë vet OSSHE-ja që ka njoftuar ngjarjen në një njoftim për shtyp. Burime nga grupi hetimorë bëjnë me dije se shtetasi i lartpërmendur dyshohet se ka bërë lidhje të jashtëligjshme ndaj dhe ka kërcënuar punonjësit me çifte gjahu, të cilën e kishte me leje.

Shkodër, bie nga ballkoni, humb jetën e moshuara

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës, ku një e mëshuar ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasja me inicialet F. D., 86 vjeçe. Burime policore bëjnë me dije se e mosh-uara ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës së saj dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Nuk dihet se si e moshuara ka rënë nga ballkoni pasi bordura është rreth një metër e gjysëm. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar forcat e policisë dhe ambulanca por fundi ka qenë fatal për të moshuarën për shkak të lartësisë dhe plagëve të marra duke mos pasur mundësi që të marrë ndihmë mjekësore. Mësohet se e moshuara ka ndërruar jetë në vend. Lidhur me rastin, materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për ngjarje aksidentale.

Ksamil/ Maskat lidhin 24-vjeçarin dhe më pas i grabisin banesën e makinën

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraGrabitja në një vilë 3 katëshe pushimi, autorët në kërkim

Elvis MYRTA

Tre persona të ar-matosur dhe të maskuar kanë sul-muar një familje në

Ksamil. Sipas policisë, ata kanë rrahur e lidhur me litar të zotin e ndërtesës treka-tëshe që shërbente edhe si shtëpi pushimi. Pasi i kanë marrë çelësat e godinës ata hynë dhe kontrolluan të tre katet. Petro Lulo, 24 vjeç, pronari i shtëpisë në Ksamil të Sarandës ka rënë pre e grabitësve, në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Ishte ora rreth 07:30 minuta, ku tre persona të maskuar dhe të armatosur me armë zjarri shkuan në shtëpinë e 24-vjeçarit. Sapo i riu doli nga shtëpia, grabitësit e sul-muan atë, duke e goditur me tytën e armës dhe më pas e lidhën. Pasi e kanë goditur dhe lidhur grabitësit i kanë marrë të riut çelësat nga xhepi dhe kanë kontrolluar të gjitha dhomat e shtëpisë trekatëshe. Grabitësit kon-trolluan pothuajse të gjitha ambientet e shtëpisë derisa kanë gjetur dhe kanë mar-rë 700 euro, ndërkohë në momentin që po dilnin nga banesa ata kanë marrë edhe makinën tip “Benz” në pronë-si të 24-vjeçarit. Automjeti ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë, dhe duke qenë se çelësat ishin në makinë grabitësit e kanë patur të lehtë për ta marrë atë, ku dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ka qenë vetë i riu që ka lajmëruar policinë dhe të afërmit mbi ngjarjen pasi agresorët u larguan. Pas telefonatës në sallën opera-tive nga i riu, menjëherë ka shkuar në vendngjarje forcat e Policisë së Sarandës. Ai u ka thënë se grabitësit ishin tre persona të maskuar e të armatosur me armë zjarri, të cilin e kanë rrahur e goditur me qytën e armës e më pas e kanë lidhur. Gjithashtu dëshminë e tij e ka konfir-muar dhe një e afërme që ka shkuar aty para policisë pasi

Operative Sarandë është njoftuar prej shtetasit Petro Luta, se në banesën e tij i kanë shkuar tre shtetas të maskuar dhe te pajisur me armë zjarri, ku e kanë rrahur e lidhur. Shërbimet Policore kanë shkuar men-jëherë pranë vendit të ng-jarjes dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se, në Ksamil, rreth orës 07:30, në banesën e shtetasit Petro Luta, ndërtesë tre katëshe, e cila përdoret si shtëpi pushimi gjatë sezonit veror, kanë shkuar tre shtetas të

maskuar e të armatosur me armë zjarri, të cilin e kanë rrahur e goditur me qytën e armës dhe e kanë lidhur. Autorët e maskuar i kanë marrë çelësat e banesës dhe kanë hyrë për të vjedhur. Më pas i kanë marrë dhe mjetin tip “Benz”, me targa AA 322 DP, dhe janë larguar. Policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kap-jen e autorëve. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, ka thënë Policia e Sarandës në njoft-imin për mediat.

jeton shumë pranë banesash trekatëshe të familjes Luta. Sipas dëshmisë së saj, i riu Petro Lula ka marrë goditje në kokë dhe po merr tra-jtim mjekësor në spitalin e Sarandës, ku sipas policisë është jashtë rrezikut për jetën "E lidhën, këmbët dhe duart komplet, e lidhën dhe e lanë atje. E rrahën mirë e mirë dhe e gjuajtën me qytën e pistoletës në kokë", thotë e afërmja. 24-vjeçari Luta ndodhet në spitalin e Sarandës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë autoritetet kanë ngritur pika kontrolli me qëllim identifi-kimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Hetuesit kanë marrë dëshmitë e disa personave, ndërsa disa të tjerë janë shoqëruar për t’u verifikuar.

PoliciaPolicia e Sarandës ka

dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë ku u grabit dhe u dhunua fizikisht 24-vjeçari Petor Luta. “Më datë 12.01.2018, Salla

Pasi kontrolluan pothuajse të gji-tha ambientet e shtëpisë mëso-het se grabitësit kanë gjetur dhe kanë marrë vetëm 700 euro në shtëpi, ndërsa në momentin që po dilnin nga banesa ata kanë marrë makinën tip “Benz” në pronësi të 24-vjeçarit...

Page 16: Zbardhen dosjet që pritet të rihapen nga Arta Marku, 8 ish ... · pyetje, zbulohen sigurimsat në Jug Faqe 12,13 SHBA intensifikon lëvizjet për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit,

16 GAZETA SOTE Shtunë 13 Janar 2018

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

LSI 8 vjet në qeveri, si një pikë mbi “i”

A do t'i shpëtojë VV "apokalipsit" të orkestruar!?

fluturuese në Parlament, rrugaçërinë mediatike, fjalën cinike, dhunën psikologjike dhe musku-laturën demokratike. Politika është molepsur nga korrupsioni, ndaj e ka bërë atë të lakmueshme për gardianët e politikës shqiptare. Këtë fakt e përligj më së miri qëndrimi i opozitës, që pas humbjes së pushtetit për më pak se pesë muaj, ata janë egërsuar për mungesën e karriges së pushtetit. Demagogjia më diabolike është kur dëgjon liderët e opozitës që dalin nga foleja e SHQUP-it, si një kope çakejsh dhe përbetohen për mjerimin e njerëzve, a thua ti, se nuk e kanë provuar kurrë pushtetin. Edhe pse ende s’është tharë boja e pushtetit të LSI-së, ajo me papagajtë e saj në krye të partisë qan hallet e Shqipërisë. Gjatë gjithë kohës që ka qëndruar në pushtet, si te e djathta për katër vjet, ashtu dhe te e majta ka bërë si ka dashur vetë. Ka marrë dikasteret më të majme për nga përfitimet pasurore dhe i mbushi me militantë, injorantë, ku motua e tyre ishte: ha, merr dhe ik, si ta kishin institucionin çiflig. Militantizmi e vyshk, e asfikson dhe e përthan pushtetin. Formula që funksiononte te punonjësit e LSI-së në të dy pushtetet, sipas filozofisë së lid-erit ishte një për vete e dy për shefin. Pas largimit nga qeverisja, qoftë te e djathta që kishte marrë

Nga Prof. Dr. Ago NEZHA

LSI është një parti, që qëndron si një pikë mbi “i”. Edhe pse 8 vjet në qeveri, s’do të dijë është

rozë, blu, apo gri, me të gjitha rrymat ha e pi dhe ulurin për pa-drejtësi. Morali politik i saj është i përdhosur e ka degjeneruar. Vërtet, që duket qartë se është koha e lulëzimit të paturpësisë së partive politike, për të marrë karrigen e pushtetit. Por loja e LSI-së, është mamia e paturpësisë. Met-amorfoza politike që pëson ajo, brenda stinëve të ndryshimit të klimës postzgjedhore, është apokalip-si më befasues i moralit politik. Me qëndrimet e LSI-së sa majtas- djathtas, morali politik jo vetëm që është zhvleftësuar, por ka humbur funksionin si nocion filozofik. Pretendimi i liderëve të LSI-së, në rast se mund t’i quajmë të tillë për rolin që i kanë ngarkuar vetes, që synojnë të kenë pushtet të përjetshëm, edhe kur e humbasin atë me votën e popullit, kërkojnë ta marrin me dhunë duke bërë agresion me aleatët, është dobësi intelektuale dhe morale. Kanibalizmin politik e kanë barazuar me eufemizmin.

Demonizimi i pushtetit në Shqipëri po kthehet në një fenomen që ka prekur liderët e rinj, që kërkojnë të pushtojnë drejtimin e par-tisë për përfitime pasurore. Gara për të fituar pushtetin, te LSI-ja dhe aleatët e saj në opozitë është kthyer në një makth, që si dy vëllezër ujqër janë gati të shqyejnë çdo pre, që ju del përpara për t’u prerë rrugën e grabitjes së pushtetit me mjetet e dhunës. Në garën e etur për pushtet, LSI-ja që qeverisi për 8 vjet ka marrë revanshin të tregojë arrogancën e saj duke përdorur çizmen

racionin më të majmë të pushtetit, ashtu dhe te e majta, kur janë larguar nga sofra e plaçkitjes, dikasteret që kanë pasur në drejtim, janë lënë në mjerim. Kush është kurioz t’i dijë, t’i apelojë nominalisht dhe s’ka nevojë për interpretim.

Të vetëquajtur liderë të LSI-së, si kujdestarë për punët e shtëpisë e familjes politike, bëjnë thirrje për protesta, për dhunë, kërcënojnë me retorika komike, se do rrëzojnë qeverinë, që e ka futur popullin në mjerim, se para pesë mua-jsh që ishin këta në pushtet, apo për tetë vjet, populli kishte prekur “parajsën”. LSI-ja s’po gjen karar, me Kryemadhin po e ndez partinë fanar, sa majtas-djathtas duke bërë pazar, se e ka kthyer partinë në biznes familjar, që e ndjekin nga pas ca qyqarë, që për ta peshuar mendjen dhe ndërgjegjen e tyre, s’ka kandar. Po këta papagaj trutharë mendojnë se kaq poshtë ka rënë inteligjenca e popullit shqiptar, sa të frymëzohen apo sugjestionohen nga këta “ideologë të demokracisë”. Propaganda bajate në mitingje militantësh, krahinarizmi apo klientelizmi, duke fshehur, deformuar apo makjazhuar gjendjen reale para shqiptarëve, por jo vetëm, edhe para ndërkombëtarëve, në takime e konferenca jashtë vendit, është

një marrëzi dhe një histeri politike, që tregon klasin intelektual dhe atdhetar të dy liderëve aksidentalë, në krye të dy partive opozitare, PD-LSI. Kur përfytyron dy liderët kryesorë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, në aksionet e tyre politike të vjen turp t’jua përmendësh emrat. Fjalët e tyre janë të pabesueshme dhe dhuna verbale po shndër-rohet në faktor purifikues. Ata mundohen që të depërtojnë në të çarat e ideologjisë sociale duke mashtruar popullin, por nuk arrijnë të kuptojnë se fjala vdes sa herë që duan ta shtrembërojnë realitetin me metoda totalitare. Që të bëhesh i besueshëm në popull, nevojitet një minimum luajaliteti dhe ndershmërie e asaj që thua dhe predikon. Niçe thotë: “Fjalët s’kanë vrarë njeri, por lëndojnë shumë”. Ndaj fjala e politikanit duhet të jetë e matur, e mençur dhe e besueshme. Pozicionimi i opozitës së bashkuar me artilerinë e fyerjeve, kërcënimeve, paralajmërimeve dhe dhunës psikologjike, e kanë lodhur popullin dhe gradualisht situata të tilla krijojnë pasiguri dhe frikë që shndërrohen në neurozë. Ka ardhur koha që t’u themi ndal sharlatanëve politikë, që kanë uzurpuar partitë me një elektorat të mashtruar apo frustuar.

Nga Florim ZEQA

Sikur ne shqiptarët të kishim afinitetin e bash-kimit, dashurisë dhe re-spektin ndaj njëri-tjetrit

siç kemi të zgjuar ndjenjën e urrejtjes, të ndarjes dhe përçar-jes, sot do të ishim një ndër popujt më të civilizuar të botës dhe faktori kyç i të gjitha zh-villimeve politike jo vetëm në Ballkan, por në mbarë kontinentin evropian. Lufta e fundit, e në veçanti paslufta na i nxori në shesh të gjitha dobësitë. Mbështetjen e fituar ndërkombëtare në saj të një lidershipi të urtë dhe të përgjegjshëm, vizionar dhe pragmatik siç ishte presidenti historik Ibrahim Rugova për çlirimin e vendit nga robëria shekullore dhe pavarësimin e shtetit tonë nga Serbia, gradualisht jemi duke e humbur me këta mistrecët e vegjël, kusarët dhe matrapazët politikë, të cilët jo vetëm nuk marrin gjë vesh nga politika, por madje e gërryen shtetin duke plaçkitur çdo gjë publike dhe shtetërore. Vënia e interesit personal para interesit të shtetit ishte prioritet i të gjitha qeverive të pasluftës, respektivisht i 6 legjislaturave të deritanishme të Ku-vendit të Kosovës, ku të zgjedhurit e popullit (depu-tetët) në vend të mbrojtjes së interesave të qytetarëve u shndërruan në instrument të pushtetarëve, duke mos qarë asnjëherë hallin e qytetarëve, fatin e parasë publike dhe as të ardhmen e shtetit. Si pasojë e kësaj situate, e kemi këtë gjendje tejet dëshpëruese dhe të pashpresë në vendin tonë. Kështu pra, jo vetëm nga "çlirimtarët" por edhe nga "institucionalistët", për afro 20 vjet rresht shteti i Kosovës u trajtua si plaçkë lufte e jo si atdhe i politikanëve qofshin ata në pushtet apo opozitë.

Sindromi i ndarjes fatkeqe të subjekteve poli-tike fillon pas shkuarjes në amshim të presidentit

historik Ibrahim Rugova, gjegjësisht me LDK-në në Kuvendin e VI-të zgjedhor të saj, ku ndodhi ndarja e dhimbshme e këtij subjekti politik, i cili edhe në ditët e sotme po lëngon nga ajo ndarje fatkeqe. Pas kësaj patëm ndarje dhe shthurje totale të subjek-teve të vogla politike, derisa ndodhi ndarja tjetër e subjektit të madh politik-PDK-së, ku eksponentët dhe themeltarët e këtij subjekti politik u ndanë për të formuar një nismë të re politike, e cila edhe pas shumë viteve ende ndodhet në margjinat e saj, si një nga subjektet më të vogla politike në vend.

Fuqizimi i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit nacionale të qershorit të vitit të kaluar ishte surpriza më e këndshme dhe shpresa për një ndryshim jo aq shumë të dëshiruar nga popullata, por si e vetmja mundësi për largimin e së keqes së instaluar në këtë vend tash e 19 vite më parë. E thashë pikërisht kështu, pasi bashkimi i LDK-së në qeverisje me uzurpatorët e shtetit u kishte dhënë fund të gjitha shpresave të qytetarëve për ndryshime pozitive në vendin tonë. Kështu, Lëvizja Vetëvendosje si subjekti më i madh politik, i paspro-vuar deri më tani në qeverisjen qendrore kishte mbetur shpresa e vetme për ndryshimin e kursit qeverisës në vendin tonë. Qeverisja teknokrate në komunën e Prishtinës në njërën anë dhe dualizmi në udhëheqjen e VV-së i shkaktuan tronditjen më të thellë këtij subjekti politik (organizate politike), e cila për të mos thënë të pamundur, do ta ketë të vështirë të rimarrë veten pas "apokalipsit" të dorëheqjeve, ndarjeve dhe përçarjeve të thella në këtë subjekt politik.

Përderisa dorëheqjet në VV shihen qartë se janë të orkestruara, enigmë mbetet dirigjenti i tyre, gjegjësisht shkaktari i "apokalipsit" në këtë organizatë!

Ndarja e "shapit nga sheqeri" i vetmi shpëtim për VV

E kam thënë edhe në një rast, por po e përsëris

me përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje u bënë "Përrallë me tupan", duke vrapuar pas pushtetit në gjysëm shtet! I vetmi subjekt politik, i cili u qën-droi besnik parimeve dhe elektoratit të saj, është Lëvizja Vetëvendosje, duke mbrojtur parimet dhe deklarimet publike, elemente këto që mund ta mbajnë këtë subjekt akoma unik dhe kredibël para elektoratit kosovar. Po ashtu enigmë mbetet fakti, se si do të funksionojë LVV-ja pas "apokalipsit", a do të mbetet edhe më tej organizatë, apo do të profilizohet si parti politike e qendrës së majtë?! Pavarësisht zgjidhjes që do të gjejnë drejtuesit e saj në të ardhmen, "apokalipsi" LVV-së përveç freskisë, do t'i sjellë edhe pastrimin nga jashtëqitjet e partive tjera, ristrukturimin dhe reformimin më substancial që mund të ketë ndodhur deri tani tek subjektet tjera politike. Rasti i fundit i përçarjes dhe dorëheqjeve në LVV e dëshmoi katërcipërisht se kuantiteti asnjëherë nuk e garanton cilësinë dhe suksesin e një subjekti politik. Janë parimet e shëndosha, demokracia e brendshme dhe qëndrueshmëria në veprime që përcaktojnë të ardhmen e sigurtë të subjekteve politike. Situata e krijuar në skenën politike, ku përveç LVV-së, era e përçarjeve të thella po fryn edhe në PDK për shkak të Speciales,... përderisa AAK-ja nuk dihet se në cilën pjesë të "oqeanit" do të lundrojë pas dështimit në shfuqizimin e Gjykatës Speciale,... kurse LDK-së i mungon guximi dhe fuqia vepruese në zbardhjen e vrasjeve të veprimtarëve të saj gjatë dhe pasluftës për shkak të mungesës së reformave të brendshme, të cilat edhe do t'i kthenin namin që kishte dikur në skenën politike kosovare!

Prandaj, pashmangshëm rrjedh konstatimi logjik; do të ishte iluzive t'u besohet më tej partive politike dhe liderëve që nuk janë të zotët të realizo-jnë reforma brenda subjekteve që drejtojnë, e lëre më të krijojnë konsensus ndërpartiak për tema madhore për vendin.

prapë, tërheqja e zotit Albin Kurti nga posti i kryeta-rit të VV-së ishte akt i pamenduar mirë, konseguen-cat e të cilit po i vuan sot VV-ja, me ç'rast Kurtit i doli gjithçka nga kontrolli! Në anën tjetër, edhe hapja e dyerve për të gjithë të arratisurit nga partitë e tjera, çoi në grumbullimin e llumit nga të gjitha anët e "lumit"! Kur kësaj i shtohen edhe personat me dosje të dyshimta, të akuzuar për korrupsion dhe krim të organizuar gjersa ishin në partitë e tjera e rëndoi akoma më tepër situatën në këtë subjekt politik. Dorëheqjet e figurave qendrore dhe kryetarit të VV-së, nuk është se janë akte morale as ndërgjeg-jësimi, por janë ngatërrim i koncepteve politike dhe ambicieve për krijim të monopolit politik në LVV.

Si do që të jetë, LVV-ja dhe lideri i saj Albin Kurti ndodhen para një sprove historike, të pas-trimit të kësaj organizate nga figurat e dyshimta, të lidhura me korporatat e inkriminuara biznesore dhe të korruptuarit politikë, apo të mbetjes peng i oligarkëve ekonomikë, këtij sindromi kancerogjen të shkatërrimit të shtetit dhe ekonomisë vendore. Vetëm ndarja e "shapit nga sheqeri" mund ta shpë-tojë VV-në nga katandisja e mëtejshme dhe kthimin e besimit në elektoratin e saj. Në të kundërtën, kjo organizatë e profilit të majtë politik përveç rënies enorme në elektorat rrezikon shthurjen totale të saj. Pasojat e sindromit ndarës të skenës politike kosovare, të kësaj klase politike të korruptuar, të shantazhuar nga Serbia dhe nënshtruar nga bizne-set e inkriminuara, do t'i i vuajë popullata me varfëri dhe izolim akoma më të gjatë ndërkombëtar .Së fundi dhe një konstatim hipotetik, partitë në pushtet dhe opozitë, rivale të VV-së, duke e parë fuqizimin e saj nga zgjedhjet nacionale të 11 qershorit 2017, kur ky subjekt doli fitues moral i zgjedhjeve përballë dy koalicioneve të mëdha, mund të jenë të implikuara subjekte vendore dhe ndërkombëtare në minimin e saj, brenda dhe jashtë!

Në Kosovën e pasluftës, të gjitha partitë politike

Page 17: Zbardhen dosjet që pritet të rihapen nga Arta Marku, 8 ish ... · pyetje, zbulohen sigurimsat në Jug Faqe 12,13 SHBA intensifikon lëvizjet për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit,

GAZETA SOT E Shtunë 13 Janar 2018 17

Nga Bardhyl BEJKO

Reforma në drejtësi është kryefjala e dy viteve të fun-dit, jo vetëm në

rrafshin politik, por edhe në debatet dhe diskutimet mbarëpopullore. Refor-ma, vetingu, drejtësia e re, pastërtia e figurës së gjyqtarit dhe e prokurorit, pastrimi i pallatit të drejtësisë nga skaji më i largët deri në qendër, gjykimi ndryshe, gati si një përmbysje, janë cituar me mijëra herë deri në infinit. Reforma në drejtësi dhe adresimi ndaj saj është shndërruar gati si ajri, dielli, shiu, dita, nata. Nuk ka mbetur hallkë nga drejtësia e avokatia pa dërguar ligje dhe pjesë të veçanta në gjykatë. Dhe për çdo rast është justifikuar veprimi për një reformë më të mirë. Referu-ar reformës dhe mbrojtjes së drejtësisë u justifikua protesta më e dhunshme para Kuvendit më 18 dhjetor. Ku pamë e ç`nuk pamë. Si fluturuan çizmet mbi Parlament e kryengritësit deputetë. Si u grabitën kartat e votimit të deputetëve dhe si sot në emër të këtyre reformave, opozita e ka shpallur janarin muajin e revolucionit për rrëzimin e qeverisë “Rama”.

Nëse deri sot reforma në drejtësi ka hedhur kaq hapa, edhe pse nuk është e përfunduar më shumë se ndikimi i faktorit të brendshëm, merita i përket të huajve. Në krye të së cilës qëndron SHBA dhe BE. Përpjekjet e ambasadorit Donald Lu dhe ambasadores Romana Vlahutin, si dhe lufta e hapur e marrja e pozicionit udhëheqës për t`i dhënë drejtim reformës, janë pjesa më e vështirë e veprimtarisë diplomatike të ambasadorëve që citu-am, por jo vetëm. Reforma në drejtësi ka qenë “buka” në tavolinën diplomatike të çdo personaliteti të huaj që ka lidhje me Shqipërinë, nga përfaqësuesit më në zë të BE-së e Parlamentit Europian deri tek komisionerët e rëndësishëm të BE-së. I gjithë ky diskutim ka rritur pritshmërinë e shoqërisë tonë për një drejtësi jashtë politikës dhe të barabartë për të shkuar para gjyqtarit jo vetëm “peshqit” e veg-jël siç cilësohen rëndom, por edhe “pe-shkaqenët” siç do t`i quante populli i thjeshtë. Deri sot, nga drejtësia e padrejtë e kanë “ngrënë” vetëm ata që kanë qenë pa emër. Pa adresë. Të vegjlit. Të vobektit. Të pambështeturit. Të varfërit. Të tjerët, VIP-at, edhe pse kanë vjedhur miliona, edhe pse kanë vrarë e prerë, kanë qën-druar të paprekur e të patrazuar. Për ata ka vetëm një drejtësi. Dhe ajo e ka emrin “paprekshmëri”. Pikërisht nga sjellja e drejtësisë gjatë gjykimit për problematika të vogla e të mëdha, për prona e vjedhje, për korrupsion e dhunë në familje, kanë lindur jo në pak raste vetëgjyqësitë. Të gji-tha herët për faj të drejtësisë. Dhe shem-bujt për vetëgjyqësi janë të panumërt. Arrihet deri atje sa në përfundim të dënimit, sapo ka dalë nga burgu, “hasmi” të ketë përfunduar në pritë, përpara plumbit nga ai që bën vetëgjyqësi. Pra të ketë vepruar vetëgjyqësia. Hakmarrja. Si rruga më e shkurtër për kompensim të fajit. Vetëgjyqësi për të vënë “nderin” në vend. Për të përmbushur betimin, kënaqësinë e dëshirën e atyre që kanë vlerësuar se dënimi nga drejtësia duhet të ishte shumë më i rëndë. Rëndom kështu veprohet nga individë që udhëhiqen jo nga parimi i drejtësisë, por nga mentaliteti dhe tradi-ta famëkeqe e zbatimit të kanunit. Janë individë që nuk njohin ligjin, po zgjidhjen

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Drejtësia e drejtë duhet të jetë e barabartë.

Nuk mund të ketë dy apo dhjetë drejtësi.

Ligji është një. Rregulli po ashtu. Nuk mund

të jetë një për gjithë të tjerët dhe i posaçëm për prokurorët. Qën-

drimi i zotit Gina është vërtetë alarmant. Ai që presupozohet se

duhet të jetë prokuror i kualifikuar, që jeton me

ligjin dhe ka mbi kokë vetëm drejtësinë dhe Kushtetutën, shfaqet krejt ndryshe. Ai nuk

mund të tolerohet dhe nuk e ka luksin t`i thotë, jo transfer-

imit. Nuk ka tagrin të kërkojë privilegje dhe kur nuk i plotësohen

të hedhë vickla për t`u kthyer në postin e

mëparshëm. Të shkojë në karrigen që kishte. Jo-ja e tij është më së

shumti një kundërvënie e paprinciptë, një inat

vocërrakësh, shkurt një vetëgjyqësi ndaj

zbatimit të një vendimi të titullarit...

Kur vetëgjyqësia pushton edhe mendjet e njerëzve të drejtësisë

e vetme kanë vetëgjyqësinë. Nëse për indi-vidë të veçantë nga radhët e popullit, për një sjellje të tillë edhe pse të dënueshme mund të vihet edhe një “por” dhe të rendit-en argumenta “pro” dhe “kundër” një vep-rimi të tillë nxitur nga mentaliteti i hak-marrjes për një vetëgjyqësi të pastër kur vetëgjyqësia pushton edhe mendjet dhe sjelljen e vetë njerëzve të drejtësisë, ata që mendohet të jenë njerëzit idealë në sytë e qytetarëve të zakonshëm kur vlerëso-hen si garantë të ligjit dhe njerëz që kanë për bibël vetëm Kushtetutën dhe në çdo vendimmarrje kanë referencë vetëm ligjin, atëherë opinioni shoqëror ka të drejtë të tronditet. Të lebetitet. Të thërrasë e të vërë kujën. Të etiketojë me emërtimin që i takon, njeriut të drejtësisë që nuk ka busull ligjin, po Maliqin. Në tërë këto raste i takon të ngrejë zërin për të thënë: - Kjo është e patolerueshme! Të thotë: Jo! Jo. Jo. Këtej nuk kalon! Qëndrime të tilla nga ata që gjykohen si shenjtët e të drejtës aq më tepër kur dilet në deklarata publike dhe zgjidhjet e dënimin nuk e pret nga drejtësia, por vihesh në garë edhe me vetë perëndinë, edhe pse ajo konceptohet si gjykimi hyjnor, atëherë tronditja është shumë më e thellë. Dhe bëhesh më pesi-mist se një ditë do ketë drejtësi. Mburrja se nuk ka perëndi që më akuzon, që më gjykon, që më dënon, është një ankth që del nga shpirtrat e ngatërruar. Se të dënon drejtësia. Jo perëndia.

Po le të ndalemi tek qëndrimi aspak ligjor i disa prej prokurorëve, të cilët i kundërvihen ligjit dhe vendimeve të hierarkisë në prokurori. Pas zgjedhjes së Kryeprokurores së Përgjithshme të për-kohshme, Arta Marku, në një mjedis “lufte”, një stuhi kritikash dhe etiketimesh i kanë ardhur asaj edhe nga brenda institucionit nga vetë kolegët e saj, të cilët me këto vep-rime janë mirëfilli vetëm politikë dhe aspak ligjorë. Kryeprokurorja e Përgjithshme e përkohshme vërtetë është e “përkohshme”, por të tillë janë edhe disa prej drejtuesve të prokurorive në rrethet kryesore të vendit, si në: Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, etj., të cilët janë vetëm të komanduar. Sipas ligjit, peri-udha e qëndrimit në detyrë është e limituar në tetë muaj. Nuk komentojmë arsyet e komandimeve nga ish Prokurori i Përgjith-shëm, Adriatik Lalla. Ai ishte “fuqiplotë” për emërime e transferime. Dhe askush nuk ia ndali dorën. Edhe pse rezultatet e këtyre ndryshimeve janë të padukshme. Po sot kur zonja Marku kërkon të vërë në lëvizje për një ritëm të ri tërë makinerinë e ndrysh-kur të prokurorisë, përballet me një stuhi etiketimesh dhe kundërshtimesh. Ky ciklon është jo vetëm nga radhët e partive politike, por edhe nga vetë prokurorët, të cilëve iu kërkohet të lënë detyrën dhe të rikthehen atje ku ishin në vendet e mëparshme. Është komentuar gjerësisht qëndrimi prokurorit të Elbasanit i komanduar, Dritan Gina, i cili transferimin në pozicionin e mëparshëm e konsideron si një dënim e vendim politik. Ai kundërshton me të gjitha format për të mbetur në detyrë. Si të ishte një monument mbi piedestal. Dhe këtë kundërshti nuk e bën ligjërisht. As në organet përkatëse. Po si komentator politik. Si të ishte një aneks i opozitës kundër kryeprokurores. Proku-rori, sikundër gjyqtarët janë punonjës të sistemit të drejtësisë si gjithë të tjerët. Dihet se gëzojnë një status special. Po mund të transferohen, të ngrihen në detyrë, të komandohen. Për shkelje të ligjit edhe të pezullohen. Nëse bëjnë faj të dënohen. Ata janë njerëz dhe s`ka pse ta mendojnë veten si mbinjerëz. Janë tokësorë. Nuk janë hyjnorë.

Drejtësia e drejtë duhet të jetë e bara-bartë. Nuk mund të ketë dy apo dhjetë drejtësi. Ligji është një. Rregulli po ashtu. Nuk mund të jetë një për gjithë të tjerët dhe i posaçëm për prokurorët. Qëndrimi i zotit Gina është vërtetë alarmant. Ai që presupo-zohet se duhet të jetë prokuror i kualifi-kuar, që jeton me ligjin dhe ka mbi kokë vetëm drejtësinë dhe Kushtetutën, shfaqet krejt ndryshe. Ai nuk mund të tolerohet dhe nuk e ka luksin t`i thotë, jo transferim-it. Nuk ka tagrin të kërkojë privilegje dhe kur nuk i plotësohen të hedhë vickla për t`u kthyer në postin e mëparshëm. Të shkojë në karrigen që kishte. Jo-ja e tij është më së shumti një kundërvënie e paprinciptë, një inat vocërrakësh, shkurt një vetëgjyqësi ndaj zbatimit të një vendimi të titullarit. Dhe ndodh kështu sot, kur reforma në drejtësi kërkon një konceptim krejt ndrys-he. Kërkon zbatim ligjor. Dhe nuk pajtohet me vetëgjyqësinë, siç vepron prokurori i Elbasanit që mbylli sallat dhe derën e zyrës, duke mos lënë pasardhësin për të marrë detyrën. Gina, në këtë rast nuk është jo vetëm një shembull i prokurorit, por as një qytetar me etikë për respektimin e kolegut të tij. Një qëndrim i tillë është fare pak të cilësohet papërgjegjshmëri. Drejtë-sia nuk është një oaz për njerëz që zgjidh-jet kërkojnë t`i arrijnë me kokëfortësi. As me shpërthim inatesh. As me qëndrime që bien ndesh me ligjin dhe etikën profesion-ale. Prokurori Gina dhe Ginat e tjerë nuk janë zotër të prokurorisë, as të Elbasanit, Fierit apo Durrësit... Prokuroria nuk është shtëpia apo parcela e tyre. Prokurori është atje përfaqësuesi i organit të akuzës. I thonë je në krye të prokurorisë në Elba-san. Shkon. Kur titullari i Prokurorisë së Përgjithshme kërkon që të zëvendësohet me një tjetër, thotë: “Po. Faleminderit” për besimin që më dhatë Që nga momenti që zoti Gina zgjodhi t`i kundërvihet Proku-rores së Përgjithshme, jo në rrugë ligjore po përmes deklaratave televizive, të gjitha alibitë që shpalos për këtë vendim, bien. A nuk e di prokurori Gina se është kompeten-ca e zonjës Marku të emërojë, transferojë, pezullojë prokurorë që nuk i gjykon të përshtatshëm dhe që nuk mund të bëhen pjesë e zgjidhjeve të mëdha, aq më tepër sot kur kërkohet të vihen pas hekurave ata që e meritojnë, të konsideruar deri sot si të paprekshëm? Që drejtësia mund dhe duhet të veprojë edhe ndaj burrave të “fortë” e që perceptohen se nuk mund të gjykohen e dënohen?! Zgjidhja me vetëgjyqësi kur bëhet nga njerëz të drejtësisë, tregon se cili është realisht niveli i drejtësisë tonë. Nëse një prokuror gjykon se i cënohet e drejta, i drejtohet drejtësisë ashtu sikundër gjithë qytetarët. Le të veprojnë edhe proku-rorët në këtë mënyrë. Përse nuk zgjedhin rrugën e ligjit këta prokurorë, por pëlqejnë zgjidhjet me vetëgjyqësi? Përse nuk kanë besim tek kolegët e tyre kur shesin çdo ditë parime se kemi një prokurori e gjykatë të pavarur dhe cilësore? Kësaj i thonë: “Bëni si them unë, por mos bëni ç`bëj unë”. Proku-roria nuk është një pashallëk. Prokurori nuk është një pasha. As i përgjithshmi, as i veçanti. Ndaj, qëndrimi i prokurorit Dritan Gina është tipik politik. Në këtë rast, ai e ka lënë në kthinë përparësen e zezë dhe i është bashkuar korit opozitar se këtë drejtësi po e merr peng qeveria. Dhe duke iu bashkuar vullnetarisht politikës, atëherë ndaj tij duhet vepruar, jo më juridikisht, por zyrtarisht. Që të bëhet drejtësi duhet urgjent të ikin një orë e më parë prokurorët dhe gjyqtarët, që ditën hiqen se janë me drejtësinë dhe natën puthen me politikën dhe flenë me vetëgjyqësinë.

Page 18: Zbardhen dosjet që pritet të rihapen nga Arta Marku, 8 ish ... · pyetje, zbulohen sigurimsat në Jug Faqe 12,13 SHBA intensifikon lëvizjet për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit,

18 GAZETA SOTE Shtunë 13 Janar 2018

2,3,12,13,10,14,15,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Shfaqja teatrore “Rojat e Taxhit”, pas skenave të Tiranës do të jetë për publikun gjatë këtij muaji dhe në skenat e teatrove në Kosovë. Vepra me regji nga Altin Basha, mbrëmjen e datës 26 janar do të jetë në Gjakovë, më 27 janar në Prizren dhe në datat 28 dhe 29 janar në Prishtinë. “Rojat e Taxhit”, vepër e dramaturgut Rajiv Joseph më regji të Altin Bashës është një prodhim i shoqatës “Bash- Art” dhe luhet në skenë me aktorin Gazmend Gjoka dhe Lulzim Zeqja. Vepra teatrore “Rojat e Taxhit" eksploron bukurinë, pushtetin, autokracinë, rezistencën dhe besnikërinë e verbër. Kjo pjesë është historia komike dhe e trishtuar një miqësie të thellë, që testohet e thyhet nga rretha-na ekstreme dhe brutale. Në vepër janë dy protagonistët, Humaxhuni dhe Baburi janë shokë të ngushtë dhe roje në ushtrinë perandorake të mbretit të Hindustanit Shah Xhahanit. Personazhi i Humaxhunit interpretohet nga aktori Gazmend Gjoka. Aktori më herët ka vlerësuar bashkëpunimin me regjisor-in për këtë vepër.“Është një bashkëpunim i vjetër me njëri -tjetrin. Jemi kolegë të vjetër dhe kemi punuar bashkë. Me kalimin e kohës nga sfidat që ndjek dhe Altini dhe nga dëshira për të bërë një teatër ndoshta vërtetët serioz dhe profesional vjen dhe bashkëpunimi”, pohon aktori Gjoka. Skena dhe kostumet Ilirjana Basha, kompozi-tor Endri Sina, koreograf Gjergj Prevazi dhe video Florian Çanga. Humaxhuni dhe Baburi janë shokë të ngushtë dhe roje në ushtrinë perandorake të mbretit të Hindustanit Shah Xhahanit. Ndërsa bëjnë roje ata qeshin e fantazojnë me historitë e tyre të fëmijërisë dhe arratisjet në xhungël. Ata kanë privilegjin e çuditshëm të jenë roje të Taxh Mahalit, dedikimi epik që mbreti Shah Xhahani i bëri gruas së tij të vdekur Mumtaz Mahal. Kjo ndodh një natë para se ky monument ti shfaqet botës si personifikimi më i fuqishëm dhe mbresëlënës i bukurisë. Humaxhuni, ushtar i gjeneratës së dytë thellësisht besnik, është i kënaqur që zbaton urdhrat edhe atëherë kur Perandori, i vendosur që asgjë më e bukur se Taj Mahali nuk ndërtohet ndonjëherë, i jep rojeve të tij një mision të tmerrshëm. Baburi i ndjeshëm dhe romantik e përballon këtë mision duke ju kundërvënë shkatërrimit të bukurës si mburojë njerëzore.

Skena e Pavarur Kulturore mbledh artistët për problemet e artit

istria e Kulturës për të zhvilluar jetën artistike politikat që ndiqen lënë për të dëshiruar. “Nuk ka vëmendje për skenën dhe as vullnet politik për ta përmirësuar. Një mjerim në art, institucione me probleme, etj. Politikat e ministrisë deri tani nuk kanë qenë për zhvillimin e skenës së pavarur. Në fund ne do të dalim me një strategji nga ky takim”, thotë Tepelena. Takimi pritet të zhvillohet në galerinë “Kalo”.

Objektivat e skenës së pavarurNë forumin që pritet të zhvillohet

do të jetë një analizë e zhvillimeve kulturore të skenës së pavarur në 2017. Qasja e SPK-s ndaj institucion-eve dhe publikut, dhe vëmendja e politikave kulturore ndaj skenës së pavarur. Në materialin e bërë publik Forumin që pritet të zhvillohet pas disa ditësh dhe do të bëjë bashkë artistët e skenës së pavarur dhe ata të institucioneve thuhet mes të tjerave se objektivat strategjikë të Skenës së Pavarur Kulturore janë dhe rishi-kimi i Ligjit për Artin dhe Kulturën i cili ka mangësi të theksuara ligjore dhe praktike. “Rikthimi i Qendrës Kombëtare të Artit dhe Kulturës (QKAK) si një instrument i cili do të shkëpuste krijimtarinë e lirë nga

vendimmarrja politike. Rritja e fondit për kulturën në nivel kombëtar i cili nuk e kalon pragun e 0/5 përqind të buxhetit të shtetit dhe është më i ulëti në rajon dhe në Europë. Rritja e transparencës në nivel qendror dhe lokal, dhe ngritja e strukturave/mekanizmave që sigurojnë përf-shirjen aktive të grupeve të interesit në përcaktimin e prioriteteve dhe fondeve për këtë qëllim”, thuhet mes të tjerave në njoftimin e SKP. Sipas përfaqësuesve të SPK takimi do të finalizohet me nënshkrimin e marrëveshjes së rinovuar të organi-zatave anëtare. Moderatorë të tij do të jenë Ilda Mara dhe Andi Tepelena. Skena e Pavarur Kulturore (SPK) është rrjeti më i madh kulturor në Shqipëri, i përbërë nga organizatat ndër aktivet që operojnë në fushën e artit dhe kulturës. Ky rrjet është kri-juar më 4 Maj 2013 dhe ka si qëllim kryesor të ndërtojë një skenë kul-turore të qëndrueshme. SPK synon decentralizim të prodhimit kulturor; bashkëpunim të vazhdueshëm midis organizatave kulturore; zhvillim të audiencave në sektorin e pavarur kulturor; advokim për modele që nxisin transparencën dhe pjesëmar-rjen në politikat kulturore.

“Rojat e Taxhit”, pas Tiranës shpërngulet në teatrot e Kosovës

Mjerimi në art dhe kulturë mbledh artistët, ftesë Kumbaros për të diskutuar mbi fondet e projekteve dhe mungesën e transparencës Julia VRAPI

Problemet në art dhe kulturë, mjerimi me buxhetet, ligji i artit, mungesa e trans-parencës në Ministrinë e

Kulturës, investimet që mungojnë, etj, do të diskutohen këtë herë në forumin që do të organizojë Skena e Pavarur Kulturore. Një takim që do të mbledhë artistët, por SPK i ka çuar ftesë dhe ministres së Kulturës Mirela Kumbaro. Në forumin vjetor të Skenës së Pavarur Kulturore (SPK), që deri tani është pohuar se do të zhvillohet më 17 janar janë ftuar të marrin pjesë edhe drejtues të institucioneve të artit. Sipas Andi Tepelenës përfaqësues i skenës së pa-varur, ky event do të jetë një mundësi e mirë për dialog dhe shkëmbim përvojash, si dhe për arritjen e konkluzioneve që do të shërbejnë në të ardhmen për fuqizimin e rrjetit të Skenës së Pavarur Kulturore, me qël-lim zhvillimin e sektorit të kulturës dhe rritjen e vëmendjes së politikave kulturore ndaj skenës së pavarur. “Ne jemi të bindur që diskutimet mbi zhvillimet e artit dhe kulturës duhet të përfshijnë të gjitha grupet e interesit të sektorëve të kulturës në mënyrë që të arrihet një konsensus social në zhvillimin e kulturës në Shqipëri. Ne jemi të interesuar të dëgjojmë të gjitha pikëpamjet mbi modelin kulturor që duhet të ndërto-het në Shqipëri”, pohon Tepelena në një reagim të tij. Për Andi Tepelenën problemet shtohen më shumë kur shikon se jo vetëm që mungon një strategji nga Ministria e Kulturës, por ka mungesë transparence dhe fondet janë të pakta. “Mungon nga Ministria e Kulturës një strategji afatgjatë për ta nxjerrë skenën nga kjo gjendje. Shtuar mungesën e transparencës në shpërndarjen e atyre fondeve me pikatore. E gjitha kjo prodhon frustrim dhe mungesë kreativiteti te artistët dhe skena e pavarur në tërësi”, vijon Tepelena. Për skenën e pavarur kulturore flitet jo pak, dhe sipas Tepelenës përfaqësues i SKP kur kërkohet më shumë vëmendje, transparencë dhe buxhete nga Min-

Artistja Mia Enell: Shqipëria, një vend që më pëlqen

Kanada, një ekspozitë për “Vitin e Skënderbeut”

Ekspozita “Tani tani tani” me vepra të artistes Mia Enell është e para që vjen për këtë vit për publikun. Në cere-moninë e hapjes në COD. Një vello misterioze mbulon vi-zatimet apo pikturat e saj. Mia Enell punon e frymëzuar drejtpërsëdrejti nga ëndrrat. E pajisur me dhunti të rafinuara të vëzhgimit dhe shprehjes, imazhet dhe skenat surreale, që krijohen në skutat më të thella të të pandërgjegjshmes së saj dalin në dritë. Çdo vepër e Enell ofron një trajektore personale që gërsheton botën

e ëndrrave, realitetit dhe fanta-zisë, me sferat e artit, estetikës, metafizikës dhe subjektivitetit. Në Tiranë artistja pohoi se vendi ynë i ka ngjallur shumë kuresht-je dhe e pëlqen. “Shqipëria është një vend i mrekullueshëm. Është një vend që më pëlqen shumë”, pohoi Enell. Ekspozita e saj përmban 22 punime, 7 piktura dhe 15 vizatime, që janë të ekspozuara tek holli kryemi-nistrisë. “Vizatimet apo pikturat e mia janë një fragment, janë një moment, një udhëtim i shkurtër brenda në shpirtin tim”, u shpreh mes të tjerave Enell.

“Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit Skënderbeut” u çel në Kanada nëpërmjet ek-spozitës unike të librave antikë, botuar rreth Heroit tonë Kom-bëtar në shekuj e gjuhë të ndrys-hme, koleksion i znj. Patricia Nugee nga Londra. Lajmi u bë i ditur nga Ambasadori Shqiptar në Kanada, Ermal Muça përmes një postimi në faqen zyrtare të Ambasadës Shqiptare në Kana-da, në rrjetin social “Facebook”. Në postim thuhet se ekspozita e organizuar nga Ambasada në bashkëpunim me Bibliotekën Publike të Otavës u prit me

shumë interes nga populli kana-dez. Në faqen e ambasadës sonë janë publikuar dhe një sërë fotosh gjatë aktivitetit. Aftësitë ushtarake të Skënderbeut për-bënin një pengesë të madhe për zgjerimin osman, dhe ai u konsiderua nga shumë njerëz në Evropën Perëndimore si një model i rezistencës së krishterë ndaj osmanëve myslimanë. Sot, ndër shqiptarë, Skënderbeu njihet si heroi kombëtar. Skën-derbeu gjithmonë e nënshkroi veten si Zot i Arbërisë dhe nuk pretendoi tituj të tjerë përveç tij në dokumentet zyrtare.

Ekspertët francezë, vizitë në muzeun e Skënderbeut

Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeu Etno-grafik në Krujë u vizitua nga një grup ekspertësh muzeo-logjie nga qyteti i Marsejës. “Ekspertët francezë ishin të ftuar nga Ministria e Kul-turës, dhe inspektuan shumë muze në vendin tonë”, thuhet në faqen e muzeut të Kru-jës. Përurimi i muzeut të Skënderbeut është bërë më 1 nëntor 1982 në kështjellën e Krujës. Njëkohësisht ky muze ka edhe karakterin e një memoriali që trajtohet si kullë shqiptare e Veriut. Arkitektë

te muzeut janë Pirro Vaso dhe Pranvera Hoxha. Kompleksi i muzeut është shpërndarë në disa hapësira të cilat vizito-hen kronologjikisht sipas ngjarjeve. Muzeu u ndërtua në kalanë e famshme të Krujës, kryeqendra e shtetit të Arbërit dhe personifikim i disfatës së ushtrive osmane, për tri herë rresht, në shek. XV. Në këtë muze janë të ekspozuara mjaft objekte, dokumente dhe bibli-ografi origjinale, riprodhime autentike që flasin qartë për historinë e popullit shqiptar në shek. XV e më gjerë.

Page 19: Zbardhen dosjet që pritet të rihapen nga Arta Marku, 8 ish ... · pyetje, zbulohen sigurimsat në Jug Faqe 12,13 SHBA intensifikon lëvizjet për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit,

GAZETA SOT E Shtunë 13 Janar 2018 19

2,3,12,13,10,14,15,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Rexhep Çeliku “valltari fluturues”, Nder i Kombit, një nga ikonat e Ansamblit Popullor pas një sëmundje të rëndë u nda nga jeta në moshën 63 vjeçare. Figura emblematike dhe e veçantë e tij në skenë, kaq emocionuese sa edhe mbresëlënëse në portretin e tij, por edhe në gjithë gjymtyrët e tij, me të drejtë është simbolizuar në thënien mbresëlënëse “Njeriu që vallëzon me shqipet” ose “Shqiponja e skenës shqiptare”. Rexhep Çeliku ishte solisti i parë i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve. Gjatë një karriere për disa dekada ai realizoi një numër të madh shfaqjesh brenda dhe jashtë vendit, duke rrëmbyer duartrokitjet e publikut. Miq dhe kolegë, personalitete të politikës e më gjerë kanë shprehur ngushëllimet për ikonën e ansamblit. Për artistët e Ansamblit Kombëtar mjeshtri i valles Rexhep Çeliku ishte një personaliet i shquar. “Lamtumire korifeu i skenës, shqiponja e valles shqiptare, “Nderi i Kombit” - Rexhep Çeliku”, shkruan TOB në faqen e tij. Ministrja Kumbaro shkruan: “Fluturove shumë lart sot shqipe, për të vallëzuar veç me engjëjt atje lart. Lamtumirë Rexhep Çeliku”. “Një dhimbje e madhe na ka pushtuar ne gjithë kolegëve të tij. Është e tmerrshme se si do e përballojmë ikjen e tij të parakohshme”, janë fjalët e këngëtares Irini Qirjako. “Dhimbje e madhe të nda-hesh nga ne sot, Xhepi. Do të na mungosh dhe do të të kujtojmë çdo ditë”, shkruan koreografi Genc Kastrati. Solistja Ledia Sulaj shprehet se profesori i saj Rexhep Çeli-ku është një ikonë e pa përsëritshme e vallëzimit të folklorik shqiptar. “Për të flasin vetë veprat, çmimet, titujt e tij ndër vite, por unë dua të ndalem tek ana njerëzore, sepse ishte shumë i thjeshtë që në mësimet e para në Shkollën e Baletit, ishte motivues kërkues dhe të impononte respekt dhe na bënte ne të ndiheshim që ishim me fat që po mësonim nga “valltari fluturues”. Në një moment timin personal po studioja për një temë në universitet dhe më duheshin materiale mbi lëvizjet e valles tonë me rrethin e Korçës. Kujt tjetër mund ti kërkoja një bashkëbisedim? Me siklet dhe pak ndrojtje i kërkoj mjeshtrit, më habiti se tha patjetër që po të ndihmoj unë dhe ecëm të dy në një kafene afër për të biseduar edhe pse binte shi. Një njeri me zemër të madhe që lumturohet teksa kalonte njohuritë e tij tek brezi i ri”, kujton solistja Sulaj. I lindur në Tiranë në vitin 1954, Rexhep Çeliku prej vitit 1976 ishte solist dhe koreograf i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore dhe numëron në repertorin e tij artistik rreth 8 mijë shfaqje, ku ka interpretuar 32 mijë role brenda dhe jashtë vendit. Homazhet në nderim të tij do të mbahen sot në Muzeun Historik Kombëtar nga ora 11:00-13:00.

Vepra e Euripidit, në Eksperimental nga regjisori grek Dhimitri Milonais

i njohur si babai i tragjedisë: Euripidi lindi në Athinë në vitin 480 p.e.s dhe vdiq më 406 në Pele të Maqedonisë, ku edhe u varros. Kronologjikisht Euripidi është i treti ndër tragjedi-ografët grek Eskilit dhe Sofokliut. Emri i tij, sikurse edhe i Eskilit dhe i Sofokliut lidhet me luftën e famshme te Salaminës. Dhe sipas disa shënimeve të mundshme të besueshme Euripidi lindi më 20 shtator 480 p.e.s., përderisa So-fokliu 16 vjeçar himnizonte bëmat e luftës ndërsa 45 vjeçari, Eskili i famshëm ishte luftëtar. Ishte një adhurues i flaktë i Demokritit dhe Herakliut, dhe pikërisht kjo ishte arsyeja se përse ai kishte një bibliotekë të pasur të veten. Edhe pse vinte nga një familje e varfër ai mundi të marr formësimin e gjithanshëm intelektual. Ishte nx-

ënës i Anaksagorës dhe mik i mirë ngushtë i Sokratit. Si i ri ishte marrë edhe me atletikë dhe me pikturë e muzikë, ndërsa studioi filozofinë por përfundoi me poezinë drama-tike, përderisa nuk është marrë fare me politikë mirëpo i ka paraqitur idetë e tij politike nëpër veprat e tij. Për Euripidin thuhet se jetonte dhe vepronte në një shpellë të një ishulli, ku edhe kishte mundësinë të frymëzohej nga deti, gjë të cilën e dëshmon edhe njohuria e tij mbi detarët dhe jetën e tyre. Sidomos, në tragjedinë e tij “Ifigjenia në Taulidë”. Euripidi nuk ishte ndonjë fans i madh i politikës, andaj edhe nuk ishte marrë asnjëherë me të, edhe pse paraqitjet e ideve të tij ngjasonin në interpretime poli-tiko-filozofike, prej ku edhe e mori nofkën “Filozof i skenës”.

Ndahet nga jeta “valltari fluturues” Rexhep Çeliku,

homazhet në Muzeun Kombëtar

Tragjedia “Medea” rikthen në skenë Luzia Xhuvanin, Roza Anagnostin, Ahmet Pashën, Viktor Zhustin e Alfred TrebickënJulia VRAPI

Tragjedia “Medea” vepër e Euripidit do të vijë premierë këtë muaj të parë të vitit në skenën e Teatrit Kombëtar

Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Është regjisori grek Dhimitri Milo-nais i cili do ta sjellë premierën në skenën shqiptare. Gjatë kësaj kohe regjisori vijon punën me aktorët për shfaqjen teatrore, që do të vijë ditët e fundit të janarit në skenën e teatrit. Rolet këtë herë në vepër i janë besuar një kaste të njohur aktorësh të teatrit, por dhe emra të rinj që do të jenë pjesë e tragjedisë së Euripidit. Tragjedia do të sjellë në skenë aktoren Luiza Xhuvani këtë herë nën petkat e Medeas. Rolet e tjera në vepër regjisori grek ia ka besuar aktorëve Roza Anagnosti, Ahmet Pasha, Viktor Zhusti, Alfred Trebicka, Adriana Tolka, Kristian Koroveshi, etj. Medea njihet për aktin më makabër, që ka mundur të bënte një nënë: vrasjen e fëmijëve të saj, si hakmarrje për tradhtinë e të shoqit, Jasonit, i njohur për lakminë e tij për pushtet. Në tragjedinë "Medea" drama zhvillohet në Korint. Medea, pasi shpëtoi Jasonin nga rreziku dhe e ndihmoi që të merrte lëkurën e artë nga Kolkida, shkoi bashkë me të në Greqi, në Korint. Në këtë qytet Jasoni e tradhtoi gruan e tij, Medea, dhe u fejua me bijën e mbretit Kreon të Korintit. Menjëherë, pas fejesës së bijës së tij, Kreoni dha urdhër të prerë që Medea bashkë me fëmijët e saj, ata që kish bërë me Jasonin të largoheshin menjëherë nga qyteti. Kjo gjë e zemëroi pa masë Medean. Ajo e egërsuar jashtëzakonisht nga tradhtia e të shoqit dhe nga sjellja e mbretit Kreon, u betua se do të hakmerrej duke vrarë si nusen e re të Jasonin po ashtu dhe fëmijët e saj. Ajo vret nusen dhe mbretin duke i helmuar, dhe më pas vret të bijtë për ta bërë Jasonin të vuajë. Ngjarjet në vepër do të vijnë në skenë këtë herë sipas konceptit të regjisorit grek dhe priten të zbulohen përmes shfaqjes teatrore premierë për publikun.

Euripidi, jeta dhe vepra e tijShkrimtar dhe novator i ideve në

tragjedinë antike greke, apo më mirë

Gjergj Doçi me “Rrëfime”, në skenën e Skocisë

Galeria Kombëtare e Kosovës, 13 mijë vizitorë në 2017

Aktori i teatrit “Alek-sandër Moisiu” të Durrësit, Gjergj Doçi së fundmi ka përcjellë mjaft emocione mes emigrantëve shqiptarë në qytetin Glasgou në Skoci, ku ka vënë në skenë me sukses monodramën “Rrëfime”. Mes artdashësve të komunitetit shqiptar në Skoci, Doçi ka risjellë edhe njëherë veprën dramatike, me të cilën ka ko-rrur duartrokitjet e publikut durrsak dhe jo vetëm. “Aktori i Teatrit tonë, Gjergj Doçi për-colli me shumë emocion për gjithë komunitetin shqiptar

në Glasgoë të Skocisë por dhe për shumë qytetarë skocez, monodramën "Rrëfime" sipas motiveve të veprës "Rrno për me tregue" të At Zef Pllu-mit, përshtatur për skenë nga shkrimtari dhe dramaturgu i mirënjohur Bashkim Hoxha. Gjejmë rastin për të falenderu-ar bashkëpunëtoret, regjisoren Adelina Muça, kompozitorin Ylli Ramzoti që me përkushtim përzgjodhi muzikën, piktorin dhe skenografin Nasi Popa”, shkruan teatri i Durrësit për këtë vepër monodramë që u shfaq në Skoci.

Numri i vizitorëve në Galerinë Kombëtare të Kosovës vitin që shkoi gati është dyfish-uar në krahasim me atë para-prak. Në vitin 2016 ekspozitat e hapura në këtë institucion i kanë parë 7 mijë e 581 vizitorë gjithsej, më 2017 ky numër është rritur në 12 mijë e 973 vizitorë. Këto të dhëna i ka dhënë Arta Agani, drejtoreshë e GKK-së. Edhe pse ky institucion nuk shet bileta, Agani ka thënë se vizitorët numërohen nga kujdestari i sallës ekspozuese të GKK-së. Sipas saj, përveçse ka pasur rritje domethënëse

të numrit të vizitorëve, është zgjeruar edhe rrjeti i publikut me grupmosha dhe prapavija profesionale që varion nga më të ndryshmet jo vetëm publik i lidhur ngushtë me artin në vep-rimtarinë e tij. Vetëm pas luftës janë organizuar mbi 200 ek-spozita kolektive e individuale, kombëtare e ndërkombëtare, ku kanë ekspozuar qindra artistë. Veprat e tyre u vizituan dhe u shijuan nga mijëra art-dashës, nga më shumë se 200 delegacione ndërkombëtare, nga personalitete të njohura të jetës politike dhe kulturore.

Ansambli “Shota”: Rexhep Çeliku ishte i të gjithëve

Lajmi për vdekjen e valltarit të njohur, Rexhep Çelikut ka tronditur gjithë publikun shqiptar, ndërsa me dhimbje e krenari këtë humbje e ka përjetuar edhe Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve “Shota” në Kosovë. Me anë të telegrami të shkruar nga drejtori i Ansamblit Kom-bëtar të Këngëve dhe i Valleve “Shota”, Shefqet Gjocaj ka shpre-hur ngushëllimet për familjen Çeliku, ndërsa humbjen e valltarit e ka konsideruar të pakompen-sueshme për artin shqiptar në përgjithësi dhe në veçanti për atë koreografik. “Më lejoni që

nëpërmes kësaj letre të shpreh ngushëllimet më të thella, në emër të punëtorëve të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” dhe në emrin tim person-al. Më besoni, të dashurit e mi, se po të ishte dhimbja një objekt që do ndahej në pjesë, juve nuk do t’ju ngelej asnjë thërrime. Sepse “Xhepi” ishte i të gjithëve dhe ashtu siç jemi mburrur më të, të gjithë, ashtu ndjejmë edhe dhimbjen për shkuarjen e tij në amshim. Gjithse-si, ai ishte njeri me fat! Duke arritur të realizohej në nivelin më të lartë të mundshëm, në artin e tij, ai u bë i gjithëkohshëm”, shkruan Gjoçaj.

Medea njihet për aktin më makabër, që ka mundur të bënte një nënë: vrasjen e fëmijëve të saj, si hakmarrje për tradht-inë e të shoqit, Jasonit, i njohur për lak-minë e tij për pushtet. Në tragjedinë "Me-dea" drama zhvillohet në Korint...

Page 20: Zbardhen dosjet që pritet të rihapen nga Arta Marku, 8 ish ... · pyetje, zbulohen sigurimsat në Jug Faqe 12,13 SHBA intensifikon lëvizjet për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit,

20 GAZETA SOTE Shtunë 13 Janar 2018

2,3,12,13,10,14,15,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Ka lojtarë që braktisën skuadrat kombëtare të shumë vendeve euro-piane për të luajtur për Shqipërinë ose Kosovën. Një ndër ta është Valon Berisha, i cili “rrëmben” një tjetër çmim të rëndësishëm. Sul-muesi i përfaqësueses së Kosovës të premten është shpallur “Futbollisti më i mirë i vitit 2017”, në ceremoninë solemne të organizuar nga Federa-ta e Futbollit e Kosovës (FFK). Kjo është hera e dytë që mesfushori i Salzburgut shpallet futbollisti më i mirë në Kosovë, çmim të cilin e kishte marrë edhe për vitin 2016. Me këto dy çmime që mori në vendlind-je Berisha vetëm se është bindur që ia kishte vlejtur për t’iu bashkuar Kosovës, për të cilin e kishte lënë para dy vjetësh Norvegjinë.

MESFUSHORI

VLERËSIMI

Korçarët bëjnë një ndeshje përgjithësisht të mirë, por dukshëm nën nivelin e Beshiktashit

Skënderbeu nuk ka sukses me turqit, pëson disfatë edhe ndaj BeshiktashitAdriatik BALLA

Antalia po shfrytëzohet nga skuadrat tona në këtë periudhë për të për-gatitur pjesën e dytë të

sezonit në kampionat. Në kuadër të fazës përgatitore dimërore ekipet e Skënderbeut, Partizanit, Flamurta-rit, Kamzës, Kukësit e ndonjë tjetër, po zhvillojnë edhe disa ndeshje miqësore, për të rritur kapacitetet e tyre sportive. Natyrisht, duelet miqësore u shërbejnë trajnerëve për të përgatitur si duhet skuadrën dhe për të parë efikasitetin e lojtarëve të veçantë, por edhe grupit në tërë-si, me theks harmoninë ndërmjet reparteve. Dje ishte radha e disa skuadrave tona të zbrisnin në fushë përballë kundërshtarëve turq që zhvillojnë fazën përgatitore në këtë periudhë në Antalia. Asnjëri nuk ia doli të fitonte, madje as të barazonte. Të gjithë i humbën duelet e tyre, por vëmendja u përqendrua te një prej ndeshjeve më të forta, pikërisht ajo mes Skënderbeut e Beshiktashit, e cila përfundoi me fitoren e turqve 3-2. Ishte një ndeshje e çuditshme, pasi golat e parë për të dyja skuadrat ishin “dhurata”, ku të parët realizuan vendasit një gol në kundërshtim me rregullat e “fair-play”-it, por që Beshiktashi e korrigjoi shpejt, duke lënë Ali Soue të merrte topin nga mesi i fushës e të shënonte golin e barazimit, duke bërë që të merrte duartrokitjet e atyre pak të pranishmëve, si një zbatim i lojës së drejtë e të ndershme. Vendimtare për ndeshjen ishte padyshim pjesa e dytë ku turqit u treguan superiorë dhe e fituan takimin. Por duhet thënë se Beshiktashi është skuadër

shumë e fortë dhe kampione në fuqi e Turqisë, prandaj bën edhe diferencë. Gjithsesi, paraqitja e skuadrës tonë ishte pozitive dhe në nivel të kënaqshëm, gjë që tregon se, ndryshe nga dueli i parë miqësor me Bursasporin, këtë herë Skënder-beu kishte përmirësime dhe rritje të ndjeshme të nivelit, gjë që do të thotë se po përmirësohet. Daja ho-dhi në fushë këtë formacion: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Lilaj, Muzaka, Gavazaj, James, Soue. Siç thamë, Beshiktas kaloi në epërsi që në minutën e 16-të me Mustafa Petkemek, por vetëm një minutë më vonë barazoi Ali Soue. Skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes në ekuilibër të plotë, por më të 52-ën Pektemek realizoi të dytin personal, dukë kaluar sërish

në avantazh turqit. Në minutën e 62-të një emër i njohur i futbollit europian, spanjolli Alvaro Negredo i çoi shifrat në 3-1, ndërsa një minutë para përfundimit të kohës së rregullt Sabien Lilaj realizoi me 11-metërsh për rezultatin përfundimtar 3-2. Vetëm kaq, pasi Skënderbeu nuk kishte as kohë të bënte më shumë e për pasojë e humbi ndeshjen. Kjo ishte disfata e dytë në dy ndeshje miqësore për ekipin e Skënderbeut, i cili vijon të stërvitet në kuadër të fazës përgatitore dimërore në resor-tin turk të Antalias.

Partizani shthuret në fund, humb 1-0 me KazimpashaPartizani u mund 1-0 nga Kasim-

pasa në miqësoren e parë në tokën turke, ku të kuqtë po zhvillojnë fazën përgatitore të janarit. Skuadra e Sule-

Partizani largoi disa lojtarë të rëndësishëm të grupit të mëpar-shëm, për t’i zëvendësuar me emra të rinj. Në fakt, trajneri Sulejman Starova ishte ai që mori vendimin final, duke besuar se Partizani pa Malotën, Krasniqin dhe Vilën do të ishte më i mirë në fushë. Pati debate të shumta për këtë lëvizje të Starovës, por duke qenë se futbol-listët e lartpërmendur kanë kualitet dhe eksperiencë, e gjetën veten shpejt në gjirin e skuadrave rivale të Partizanit. Së fundmi, gjen skuadër

ku të luajë sezonin në vijim mbro-jtësi Gëzim Krasniqi. Futbollisti ka arritur akordin me Rabotniçkin ku fillon një aventurë të re në kam-pionatin maqedonas. Mbrojtësit 28-vjeçar i janë dashur vetëm pak ditë pas largimit nga Partizani për të gjetur skuadrën e tij të re, edhe pse menjëherë pasi u la jashtë listës së të kuqve për përgatitjet në Antalia, Krasniqi u bë objekt dëshirash për disa klube të Kate-gorisë Superiore, vetë futbollisti ka preferuar një eksperiencë jashtë

Shqipërisë për të vijuar karrierën. Për mbrojtësin, i cili e ka nisur karrierën si futbollist me Besën, skuadrën e qytetit të tij të lindjes, dhe ka qenë për 6 muaj edhe te Flamurtari në sezonin 2014-2015, kjo është eksperienca e parë jashtë kampionatit shqiptar. Te Rabot-niçki ai vihet nën urdhrat e trajner-it Goran Stankovski me skuadrën maqedonase që gjendet në vendin e pestë në klasifikim me 23 pikë, po aq sa dhe skuadra shqiptare e kryeqytetit maqedonas, Shkupi.

Gëzim Krasniqi “harron” Partizanin, firmos me Rabotniçkin në Maqedoni

Valon Berisha, më i miri i Kosovës për vitin 2017

Vila përfshihet menjëherë në listën

e Skënderbeut

jman Starovës, me shumë ndryshime në organikë krahasuar me ekipi që mbylli 2017-ën vuajti përgjithësisht presionin e kundërshtarit, por nuk ngurroi edhe të kundërsulmonte rrezikshëm, por pa e gjetur rrjetën. Një minutë para fundit të miqësores, 15 herë kampionët e Shqipërisë pësu-an golin e vetëm të këtij takimi, që u shënua nga Trezeguet, duke dalë të mundur nga ky test. Starova preferoi nga minuta e parë këtë formacion: Hoxha, Kalari, Ibrahimi, Atanda, Ko-tobelli, Telushi, Trashi, Batha, Progni, Asani dhe Bardhi. Nga prurjet e merkatos së dimrit, nga fillimi e nisi lojën vetëm Telushi. Në pjesën e dytë u aktivizua edhe mbrojtësi Egzon Be-lica, në vend të Kotobellit. Po kështu, disa minuta iu rezervuan edhe Realdo Filit, që zëvendësoi Asanin.

Skuadrat tona të Kategorisë Superiore po vijojnë fazën përgatitore në Turqi, ku synojnë të rrisin kapacitetin e tyre fizik dhe tekniko-taktik, me objektiv përmirësimin e performancës së tyre gjatë pjesës së dytë të sezonit. Natyrisht, ndeshjet miqësore që zhvillohen në këtë periudhë ndihmo-jnë trajnerët e skuadrave tona të shohin nga afër gjendjen e futbollistëve dhe të marrin masat e duhura për të harmonizuar lojën në tërësi dhe të përzgjedhin grupet e duhura që do të përballojnë pjesën e sezonit në vazhdim. Ndërkohë, krahas Partizanit dhe Skënderbeut, dje luajtën duele mi-qësore edhe skuadrat e Flamurtarit dhe të Kamzës,

por të dyja i humbën ndeshjet e tyre. Kështu, në testin e parë të zhvilluar në tokën turke, vlonjatët e drejtuar nga Shpëtim Duro humbën 1-0 përballë modestëve të Erzurumspor. Për skuadrën që mil-iton në kategorinë e dytë turke, goli i fitores u real-izua nga Osman Shahin në minutën e 81-të. Ekipi i Erzurumspor-it ishte i favorizuar në këtë sfidë mbi të gjitha nga fakti se kishin më tepër kohë që përgatiteshin dhe me miqësoren ndaj kuqezinjve i dhanë fund mini-fazës dimërore. Ndërkohë, te Flamurtari trajneri Duro i provoi të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion. Nga afrimet e merkatos së janarit, në formacionin titullar u aktivizua

Nedeljkoviç, ndërsa i shumëprituri Muarem Muarem u aktivizua gjatë lojës. Miqësorja e radhës për vlonjatët do të jetë ajo përballë ka-zakëve të Aktobes. Humbje minimale pësoi edhe Kamza, në ndeshjen e luajtur përballë ekipit të Superligës turke, Alaniaspor. Miqësorja u vendos nga goli i realizuar nga Isak Sackey në minutën e 33-të. Pavarësisht zëvendësimeve dhe mundësisë së dhënë për disa lojtarë, ekipi i Ndreut provoi të barazonte shifrat, por nuk ia doli. Kjo ishte humbja e dytë për Kamzën në testet e zhvilluar në Antalia, pas disfatës 4-1 të pësuar në ndeshjen e parë përballë Gençlerbirligi.

Flamurtari dhe Kamza humbasin miqësoret në Antalia, turqit dalin të fortë

Në Zvicër luajnë një numër i madh lojtarësh me origjinë shqiptare që kanë mjaft cilësoi dhe mund të jenë një kontigjent i mirë për Kom-bëtaren e trajnerit Kristian Panuçi. Këtë herë flitet për mbrojtësin e krahut të djathtë, Jetmir Krasniqi. 23-vjeçari luan me ekipin e Kiasos në Zvicër. Ai luan gjithashtu edhe në krahun e djathtë të mesfushës, por pozicioni i tij natyral është si mbrojtës në këtë krah. Sipas mediave zvicerane, për futbollistin shqiptar ka shumë oferta nga klubet e Serisë B. Askoli, Peruxhia dhe Fronsionone janë tre klubet që kërkojnë me ngulm shërbimet e këtij lojtari. Jetmir Krasniqi ka zhvilluar disa ndeshje me moshat e Zvicrës, por kjo nuk e pengon të zgjedhë Shqipërinë.

TALENTI

Krasniqi në “radarët” e tre klubeve italiane

Lëvizja ishte lajmëruar që më parë por mund të konfirmohet zyrtarisht pas përfshirjes së emrit të tij në listën e lojtarëve të grum-bulluar në Turqi nga Skënderbeu. Pra për mesfushorin Emiliano Vila nuk ka më asnjë dyshim dhe ai është një futbollist i Skënderbeut. Emri i Emiljano Vilës figuron në protokollin e ndeshjes që po luhet tani me Beshiktashin, që do të thotë se mesfushori është gati menjëherë për trajnerin Ilir Daja. Madje, emri i Vilës, Krasniqit dhe një lojtari tjetër me emrin Ekzon, janë shtu-ar në protokoll me stilolaps. Vila bashkohet me korçarët në Turqi dhe prezantimi i tij nga drejtuesit e klu-bit jugor do të bëhet shumë shpejt.

“Skënderbeu nuk kishte as kohë të bënte më shumë e për pasojë e humbi ndeshjen. Kjo ishte disfata e dytë në dy ndeshje miqësore për ekipin e Skën-derbeut, i cili vijon të stërvitet në kuadër të fazës përgatitore dimërore në resortin turk të Antalias...”

Page 21: Zbardhen dosjet që pritet të rihapen nga Arta Marku, 8 ish ... · pyetje, zbulohen sigurimsat në Jug Faqe 12,13 SHBA intensifikon lëvizjet për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit,

GAZETA SOT E Shtunë 13 Janar 2018 21

2,3,12,13,10,14,15,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Për mbrojtësin e Kom-bëtares Naser Aliji duket se po fryjnë “erëra” të mira. Pasi shkëputi në verë mar-rëdhënien me Kaizers-lauternin, skuadër që mil-iton në Bundesligën e dytë në Gjermani, Naser Aliji ka mbetur pa skuadër. Tekniku i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, ka shprehur hapur mbështet-jen e tij për të riun nga Kumanova, duke e grumbulluar madje edhe në miqësoren që kuqezinjtë fituan 2-3 me Turqinë. Edhe pse

pak ditë më parë qarkulluan zëra se për Alijin intereso-heshin disa klube nga Su-perliga turke, me sa duket destinacioni i tij do të jetë në Zvicër. Trajneri i Grasshoper-sit, Murat Yakin, do ta testojnë 23 vjeçarin këto ditë për të parë nga afër gjendjen e tij. Kampionati zviceran është një

njohje e vjetër për Alijin, pasi në të kaluarën ai ka qenë pjesë e Bazelit dhe Vaduzit. Ky fakt vlen shumë për mbrojtësin kuqezi, pasi nuk do ta ketë të vështirë të përshtatet.

Një lajm befasues erd-hi sot nga mediat sportive në Prishtinë. Sipas tyre, ditë të mira po vijnë për ekipin e FC Vëllaznimit dhe tifoz-erinë gjakovare. Siç flitej prej kohësh Agim Cana, babai i Lorikut, ish-kapit-enit të kombëtares, do jetë presidenti i ardhshëm i Vël-laznimit. Cana ka patur një takim me kryetar-in e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe kryetarin aktual të klubit, Shkëlzen Gashi. Siç raporton “Gazeta Olle”, takimi është mbyllur

me sukses dhe palët kanë ar-ritur akordin. Agim Cana do të jetë i pari i klubit. Lajmi pritet të zyrtarizohet në vijim. Agimi, por edhe Loriku gjithmonë kanë shprehur dëshirën për të ndihmuar klubin e tyre të zem-rës. Vëllaznimi është një emër i madh në futbollin kosovar, por klubi ka kaluar momente të

vështira ekonomike. Aktualisht ekipi renditet në vendin e 9-të në elitën e futbollit kosovar. Titulli mungon nga viti 1990 dhe ëndrra e të gjithëve është të kthejnë titullin në qytet.

Në Kategorinë e Parë luajnë disa prej emrave të mëdhenj të futbollit tonë, përfshi klube të tilla si Tirana, Dinamo, Apolonia, Elbasani, Besa, Besëlidhja, Kastrioti etj. Sa i takon Tiranës, ajo e ka nisur mirë sezonin dhe ndodhet në vend të parë në grupin B, duke qenë favorite të ngjitet në Superiore. Ndërkohë, bardhe-blutë vijojnë të përgatiten me intensitet të lartë. Seanca e parë stërvitore është drejtuar në zëvendës trajneri i ekipit, Marko Aurelio dhe stafi teknik. Ndërsa tekniku Ze Maria, do t’i bashkohet skuadrës në Antalia. Ekipi bardheblu do të udhëtojë sot drejt Turqisë. Atje do të zhvillohen përgatitjen e fundit dimërore, përpara vazhdimit të kampionatit.

Shqiptarët kanë shkëlqyer më shumë se në çdo sport tjetër në boks, ku kanë regjistruar sukses etë mëdha individuale. Një nga më cilësorët që luan në nivel profesionist botëror është Robin (Haxhi) Krasniqi. Ai po planifikon një periudhë të re që shpre-son se do ta dërgojë te synimi që e ka për kohë të gjatë - titulli i botës në bok-sin profesionist. Junikasi 30-vjeçar do të kthehet në ring më 3 shkurt, ndërsa do të boksojë në mbrëmjen që do të mbahet në qytetin gjerman Halle an der Saale. Kundërshtari nuk i është caktuar ende. Krasniqi do të boksojë në kategorinë gjysmë të rëndë. Ai jeton në Gjermani, vend në të cilin edhe e zhvillon karrierën.

FAZA PËRGATITORE

QËNDRIMI

BOKS

Presidenti në detyrë i FSHF-së fton rivalin për një garë të qetë e “fair-play” dhe larg tensioneve

Duka ul tonet e fushatës, fton Finon ta marrë garën me sportivitetAdriatik BALLA

Prej dy ditësh në garën për pres-ident të Federatës Shqiptare të Futbollit ka dy kandidatura të konfirmuara tashmë zyr-

tarisht. I pari është Armand Duka, që rikandidon për një mandat të pestë në krye të institucionit qendror të futbollit, ndërsa rivali i tij sfidant është ish-sho-ku i klasës në fakultetin e Ekonomisë, Bashkim Fino. Gjirokastriti Fino vjen nga politika për të rivalizuar Dukën për president, ndërsa vetë Duka ka ek-speriencë tashmë dhe ndihet në pozita favoriti. Në fillim pati tension në prag të zyrtarizimit të kandidaturave, pasi palët e nisën me shigjetime të forta, por dje Duka dha sinjale pajtimi, në sensin e uljes së toneve dhe apelimit për një garë të qetë e me sportivitet. Sipas deklaratave që ai bëri pas një marrëveshjeje që siguroi me Kryqin e Kuq Shqiptar, vuri theksin në zhvillimi e mëtejshëm të sportit më popullor në Shqipëri. “Pyetjet për fushatën i lëmë për më mbrapa. Marrëveshja me Kry-qin e Kuq është më e rëndësishme për futbollin sesa vetë zgjedhjet”, u shpreh Duka. Pas marrëveshjes së firmosur me Kryqin e Kuq për të vijuar bash-këpunimin për dhënien e ndihmës së parë në ndeshjet e Kombëtareve të të gjitha niveleve, por edhe në Kategorinë Superiore, përveç falënderimeve për rivalin në Asamblenë Zgjedhore, Duka kërkoi që procesi të mos kar-akterizohet nga debati. Sipas kreut të futbollit në vend, nevojiten diskutime konstruktive dhe duke qenë një garë sportive, gjithçka duhet marrë me sportivitet. “Sot kemi ardhur për një

marrëveshje me Kryqin e Kuq, për të rritur standardet e futbollit, për të ndi-hmuar ekipet me sa më shumë asist-encë mjekësore në raste emergjencash në fushën e lojës. Mendoj se duhet t’i japim vëmendje këtij aktiviteti. Për të gjitha gjërat e tjera do të kemi kohë të flasim për fushatë. Dua ta falënderoj Finon që është kandidat dhe ka ndër-marrë këtë hap. Në çdo hap do të kemi mundësi që të diskutojmë. Rëndësi ka që standardet e futbollit të realizohen. Është garë sportive dhe duhet ta mar-rim me sportivitet”, shtoi më tej kreu aktual i futbollit shqiptar.

Gara dhe pozitat e rivalëveRikandidimi i Dukës u propozua

nga klubi i Korabit, kurse Finon e propozoi klubi i Lushnjës. Të dy kërkesat u regjistruan në federatë të enjten, ndërsa gara për presidentin

tashmë mund të quhet e hapur deri më 7 shkurt kur të zhvillohet asam-bleja zgjedhore e FSHF-së. Në garë për momentin janë vetëm Duka e Fino, por teorikisht nuk përjashtohet mundësia që të futet në ditët në vijim ndonjë kandidaturë tjetër. Dhe nëse do të ishte nga komuniteti i sportit do të ishte akoma më mirë. Gjithsesi, ka pak shanse që të dalë ndonjë kandida-turë tjetër kur përballë janë dy rivalë shumë të fortë si Duka e Fino. Për kreun aktual të federatës avantazh është eksperienca e deritanishme, si dhe kualifikimi i Shqipërisë në Euro-pian, apo dhe disa suksese të rëndë-sishme të skuadrës kombëtare. Kurse Fino ka premtuar të ndërtojë disa stadiume të reja gjatë qeverisjes së tij, të përmirësojë infrastrukturën në tërësi dhe të përmirësojë rregulloret e

Kampionati do të rifillojë në fund të janarit, me ndeshjet e fazës së tretë, ku rivaliteti për kreun vijon të jetë i fortë, megjithëse Skënderbeu mban vendin e parë dhe i shkëputur me 9 pikë nga vendi i dytë që mbahet nga Flamurtari. Në garë për kreun është dhe Kukësi, i cili ndodhet në vend të tretë, por presidenti Safet Gjici s’e ka humbur shpresën, përkundrazi, po bën blerje në merkato që të rikapë objektivat e tij të fillimsezonit. Verilin-dorët krahas punës intensive që po zhvillojnë në Antalia të Turqisë, aty ku

po zhvillojnë fazën mini-përgatitore të dimrit, një kujdes të veçantë po i kushtojnë dhe përforcimit të skuadrës për të përballuar ngarkesën për pjesën e mbetur të sezonit. Kampionët në fuqi kanë zyrtarizuar transferimin e qendërmbrojtësit Filip Zhderiç. 26-vjeçari ka qenë pjesë e skuadrës rumune të Gaz Metan. Kroati i është prezantuar nga drejtori sportiv i klubit verior Nderim Nexhipi dhe menaxheri Naim Halili. Zyrtarizimi është bërë një ditë para testit të radhës miqësor ndaj Fenerbahçesë. Ndërkohë, pas

Irakli Dzaria, Donjet Shkodrës dhe Maldin Ymeraj ky është afrimi i katërt në radhët e skuadrës verilindore. Kjo tregon qartë synimet e klubit për të shkurtuar distancën me Skënderbeun kryesues dhe objektivin për të mbro-jtur titullin kampion. Nën drejtimin e trajnerit Peter Pakult, Kukësi duket se është rilindur dhe forma e mirë që po shfaqin në fazën përgatitore dhe në ndeshjet miqësore në Antalian turke mund të vijojë në kampionat, ku më e pakta Kukësit i del detyrë të sigurojë zonën e Europa League.

MERKATO/ Kukësi bën një tjetër blerje “big”, merr kroatin Zhderiç

Haxhi Krasniqi kthehet në ring më 3 shkurt,

sfidon për titull botëror

Tirana mbyll stërvitjen në kryeqytet,

sot drejt Antalias

federatës. Synimi i Finos që në krye të herës si masë fushate është kufizimi i mandateve të presidentit deri në dy të tilla dhe përmirësimi i imazhit të futbollit shqiptar. Edhe pse Fino është sfidant, Duka shihet pretendent për të fituar zgjedhjet e asamblesë në FSHF. Zgjedhjet do të zhvillohen më 7 shkurt në Durrës dhe kjo është caktuar nga Komiteti Ekzekutiv tashmë, referuar në rregullore dhe mbi statut. Rregulloret janë të qarta dhe dy rivalët do të përpiqen në katër javët në vijim që të bindin klubet të votojnë pro tyre. Të drejtën e votës për presidentin e federatës e kanë 66 klube dhe shoqata sportive. Fituesit i duhen 34 vota që të marrë mandatin në krye të FSHF-së.

CIEAS (Observatori Europian i Futbollit) e vlerësoi Elseid Hysajn me 70.5 mln euro, nga më të shtren-jtët në Itali, por nuk është i këtij mendimi menaxheri i lojtarit, Mario Xhiufredi. “A i vlen 70 milionë euro? Largohet që në janar! Është vetëm një batutë, se ai do të qëndrojë te Napoli”, saktësoi më pas ai. “Nuk di të them se sa vlen, por flitet për 70 milion euro, edhe pse unë nuk e besoj të jetë një vlerë e tillë. Nëse do të ishte kështu, De Laurentis ka gabuar që ka vendosur një klauzolë prej 50 milionë eurosh në kontratë. Elseidi është një mbrojtës krahu të djathtë dhe këto shifra kërkohen vetëm për sulmuesit”, theksoi Xhi-ufredi në intervistën e tij.

Menaxheri i Hysajt: Vlera 70 mln euro

nga CIEAS e tepruar

Befasuese/ Familja e Lorik Canës merr drejtimin e klubit të Vëllaznimit në Kosovë

MBROJTËSI/ Naser Aliji ka ende shpresëpër sezonin, Grasshopersi mundësia e fundit

“Dua ta falënderoj Finon që është kan-didat dhe ka ndër-marrë këtë hap. Në çdo hap do të kemi mundësi që të dis-kutojmë. Rëndësi ka që standardet e futbollit të realizohen. Është garë sportive dhe duhet ta marrim me sportivitet...”

Page 22: Zbardhen dosjet që pritet të rihapen nga Arta Marku, 8 ish ... · pyetje, zbulohen sigurimsat në Jug Faqe 12,13 SHBA intensifikon lëvizjet për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit,

22 GAZETA SOTE Shtunë 13 Janar 2018

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Gigi Hadid dedikim nënës së saj: Me fat që të kam pasur pranë

1-Krahinë në veri...2-Organizatë territoriste në Irlandë...3-Tip au-tomjetesh të rënda angleze...4-Figurë tek letrat e bixhozit...5-Ka edhe një të tillë fetar...6-Asistencë Sociale...7-Kosh i madh me thupra për rrushin e vjelur...8-Sheshi i luftimit të gladiatorëve...9-Rajon Industri-al Torino...10-Pavjoni Civil...11-Një kafshë e egër grabitqare...13-Një numër..14-Stërqokat, femrat e gallofit...16-Ish futbollisti gjerman...Myler...17-Magazinë e madhe drithi...18-Autobuzi urban...20-Ka të tillë edhe televiziv...21-Nofkë e humoristit italian Antonio Dekur-ti...22-Fshat i Tiranës kufi me Peqinin...23-Hamall porti...25-Plaçkë lufte...26-Mund të jetë....frymëzimi poetik...27-Shkencëtari an-gelz...Njuton....29-Këngëtarja greke Virma...30-Zola i letërsisë franceze...31-Motra e nënës apo e babajt...33-Legjendë, go-jdhënë...34-Ish-aktorja italiane...Manjani...35-Lloj kërcimi mod-ern....36-Meksi e politikës në inic...37-Përemër vetor...

1-Ish futbollisit i Partizanit...Papadhopulli...4-Prift françeskan...7-Varg-male në europën qëndrore...12-Ngastër e mbjellë...13-Plotësoj të gjitha kërkesat për një udhëtim...14-Dardhë të egra, pa fund...15-Drejtëz që prek periferinë e rrethit në një pikë...17-Ish-futbollisti i Partizanit...Berisha...18-Sinemati i sportit në inic...19-Ndryshe për provimin...20-Kryeqyteti Santiago ka për shtet...21-Ai drejton anijet në port...22-Çekiç i madh...23-Shapllo i letrave...24-Ka edhe lojëra të tilla...25-Janë dirigjenti i organizimit...26-Janë edhe ato të privatizimit...27-Agjensia e lajmeve italiane...28-Republika Autonome Rangun...29-Personazh tek telenovela “Klon”...30-Regjizori Musliu...32-Organizatë Politike...33-Josa i futbol-lit...34-Fillestar, diletant...36-Emri i mëparshëm i Egjyptit...37-Orar pune i vazhdueshëm pa pushim...38-Gazeta që ke në dorë...39-Vënia në qarkul-lim e kartmonedhave të reja...40-Regjistër me përmbledhje të ngjarjeve më kryesore të një periudhe...41-Stadiumi...Dovano...

Në ditën e lindjes së mamasë supermodelja, Gigi Hadid, i ka dedikuar një urim shumë emocionues. Në rrjetin social Instagram Gigi ka postuar një foto kur ka qenë e vogël me mamanë e saj, nga ku bie në sy ngjashmëria e jashtëzakonshme midis të dyjave. Krah fotos së publikuar Gigi i shpreh dashurinë mamasë së saj, si personi i cili ka shërbyer si shem-bull në jetën e saj: “Kam pasur fatin më të madh që nga dita e parë e lindjes. Ndihem shumë me fat që kam pasur pranë një njëri si ty, krijuese, e pavar-ur dhe të zgjuar. Faleminderit për gjithçka, gjith-monë. Meriton të gjithë lumturinë e botës. Të dua

Mama. Gëzuar ditëlindjen”. Në foton e publikuar nga supermodelja duket se vitet për mamanë e saj, Yolanda Hadid, nuk kalojnë kurrë, ajo sot është po aq e bukur sa 20 vite më parë. Modelja amerikane, Gigi Hadid, është shpallur modelja më e mirë e vitit në 2016. Ndërsa një vit më parë për Krishtlindje Gigi Hadid që është një nga modelet më në zë të momen-tit u shfaq tejet provokuese. Më herët Gigi në fotot për kalendarin “Love” na tregoi aftësitë në boks, por vazhdonte të mbante veshjen sportive dhe për festimet e pushimeve në New York, si pjesë e punës së saj si ambasadore e Reebok.

Shqiptari dhe dëshira e funditNë një vend të huaj, gjermani,

shqiptari dhe amerikani kapen nga polica. Në listën e të kërkuarve ata ishin të parët për krimet e rënda që kishin kryer. Gjyqi vendosi dënim me vdekje por me mundësi zgjedhje, ose me karrige elektrike, ose injeksion me virusin sida.

Amerikani zgjodhi që të vdiste shpejt e shpejt e pa dhimbje, karrigen elektrike, po ashtu edhe gjermani veproi si paraardhësi. Vjen radha e shqiptarit dhe me një besim të plotë në vetvete zgjodhi virusin e sidës. Pasi mori injeksionin e parë dhe i pëlqeu i tha agjentit: -Mund të më bëni dhe një injeksion tjetër?

MartesaNjë burrë tepër i madh në moshë

vendos të martohet. Pasi del në lagje të gjithë djemtë e vegjël bërtisnin kur kalonte i moshuari: -Mori i moshuari nuse të re, edhe për vete edhe për ne.

Ndërsa i moshuari, sapo dëgjoi këto fjalë i thotë fëmijëve: -Nuk është çudi, se çfarë nuk bën vakti, që ju mund të jeni fëmijët e mi.

Burri grindavecNjë burrë ishte shumë grindavec.

Gjithmonë do ta gjente një sebep për tu zënë me gruan e tij sidomos gjatë mëngjesit. Kur gruaja bënte vezë të ziera, ai i thoshte: -Pse m’i bëre të ziera, i doja të skuqura.

Kur gruaja i bënte vezët e skuqura i thoshte: -Përse m’i bëre vezët e skuqura, i doja të ziera.

Një mëngjes gruaja për të mos dëgjuar më këto fjalë nga i shoqi ven-dos të bëjë një vezë të skuqur dhe një të zier dhe e vë në tavolinë. Burri sapo i sheh, mendohet paksa dhe i thotë: -Këtë që e ke skuqur, e doja të zier, dhe këtë që e ke zier e doja të skuqur.

Shitja e bukësNjë djalë i ri shkon në furin e

bukës dhe pyet shitësin: -Më falni keni 200 bukë?

Shitësi: -Jo.Ditën tjetër sërish djali i bën të

njëjtën pyetje shitësit i cili çuditet. Pasi vazhdon për një kohë të gjatë me këtë pyetje shitësi më në fund i përgjigjet: -Të shohim tani si do t’i shesësh bukët ti.

k u l t u r e www.sot.com.al

8 1

6 8

3 5 7 4

5 4 7 1

4 2 7 9

7 6 5 3

2 6 4 3

9 2

1 8

8 3 7

4 3 5

9 5 2 8 3

4 1 2

8 3

1 9 8

2 5 9 7 6

1 6 9

3 5 4

6 7 9

1 6 2 7

2 5 3

6 5 2

5 2 4

3 9 8

3 7 6 5

8 7 1

Page 23: Zbardhen dosjet që pritet të rihapen nga Arta Marku, 8 ish ... · pyetje, zbulohen sigurimsat në Jug Faqe 12,13 SHBA intensifikon lëvizjet për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit,

GAZETA SOT E Shtunë 13 Janar 2018 23

20 shkurt – 20 marsPeshqit

22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor – 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar –1 9 shkurtUjori

23 tetor – 21 nëntorPeshorja Akrepi

Pas një periudhe të gjatë reflektimi e dini mirë, se çfarë rezervon një lidhje me personin e seksit tjetër. Mos kini frikë të avanconi propozimet tuaja.

23 shattor-22 tetor

Sot do të keni shumë keqkuptime dhe do të mendo-ni se çdo fjalë negative thuhet për ju, por nuk është kështu jeta rifillon t’ju buzëqeshë.

Virgjëresha 23 korrik – 22 gushtLuani

22 gusht-22 shtator22 maj- 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Sot do të jeni të pëlqyer nga fëmijët më shumë se ndonjëherë tjetër. Mund të prishni ekuilibrin tuaj fizik nga teprimi i të ngrënit.

Rezultatet e punës së ko-hëve të shkuara më në fund po shfaqen. Edhe pse, jeni të lo dhur kjo nuk ju bën të hiqni dorë nga rezultatet pikërisht tani.

Lodhja po ndjehet. Kushto-jini më shumë kohë vetes suaj. Projektoni një mbrëmje të qetë, madje me personin e dashur, ose lexoni një libër të bukur.

Dashi Demi

Keni shumë projekte në mendjen tuaj dhe jeni të pa-duruar, derisa të gjeni kohën e realizimit të tyre. Yjet ju këshil-lojnë të filloni gjëra të reja.

21 mars 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Fjalët nuk do t’ju mungo-jnë ditën e sotme. Keni të drejtë nga ana juaj dhe këtë nuk do të lodheni duke ia demonstruar të gjithëve.

Nga njëra anë keni dë shi-rën të jeni i dëshiruar nga të gji thë, ndërsa nga ana tjetër jeni agresivë dhe me dëshirën për t’u përballur me të tjerët.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor- 22 korrik21 prill – 21 maj

Ditë e përshtatshme për t’u thënë të tjerëve se çfarë mendoni në të vërtetë për ta. Do të arrini të thoni të vërtetën me qetësi dhe diplomaci.

KE, investim 1 miliard euro për kompjuterët

Sfera profesionale është e mrekullueshme! Mendja juaj është e gatshme të kapë mundësitë e pafundme që do të hapen para jush.

Horizontal

Një projekt romantik el-ektrizon gjithë ditën sot. Nuk keni kohë të programoni gjëra në veçanti, por për këtë do të mendojë partneri juaj.

Shpenzimet do të jenë të shumta. Eliminoni ndonjë kapriçion tuaj, për të mos ndjerë mungesën në fushat e tjera të jetës.

Komisioni Evropian (KE) njoftoi se do të investojë 1 miliard euro në zhvillimin e kompjuterëve me performancë të lartë deri në vitin 2020, në një përpjekje për të garuar me Shtetet e Bashkuara dhe Kinën. “Kina po vrapon, SHBA-ja po vrapon, ne po vrapojmë. Ne duhet të vrapojmë pak më shpejt”, tha Komisioneri i BE-së për kërkime, Carlos Moedas. Gjithsej 1 miliard euro është objektivi i KE-së, 486 milionë euro do të vijnë nga Bashkimi Evropian dhe pjesa tjetër do të përdoren për blerjen e dy superkompjuterave gjatë vitit 2019 ose 2020, të cilët hulumtuesit dhe kompanitë mund t’i përdorin për të përpunuar shuma të mëdha të të dhënave. Gjermania, Belgjika, Bullgar-ia, Kroacia, Spanja, etj, janë shtetet që do të marrin pjesë në këtë projekt.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Një prift në kishën e Bearstedit, në Kent të Anglisë, ka filluar të ap-likojë gjoba ndaj çifteve apo edhe të ftuarve, që vonohen në ceremonitë martesore. John Corbyn i lodhur nga vonesat, sidomos të nuseve, ka vendosur të gjobisë me 100 funte të gjithë ata që vonohen në ngjarje të tilla të rëndësishme, shkruan Daily Mail. Por ndërsa i paralajmëron me gjoba, ai thotë se të ftuarit që vonohen për shkak të trafikut apo janë “viktima” të arsyeve që ndodhin papritur do të përjashtohen nga kjo taksë. Paratë e mbledhura nga kjo gjobë do t’u shpërndahet punonjësve të kishës, si dhe fëmijëve që rrinë në altar, të detyruar të presin të ftuarit.

Fjalëkryq i shifruar

1-Është nënprodukt i qumështit...6-Ish shoqëri karburantesh në vendin tonë...7-Poeti dhe shkrimtari në Kosovë Podrimja...8-Koka e çengelit...9-Përemër vetor...10-Automjet transporti ndërkombëtar...11-Një shtet ishull në Detin e Karaibeve...12-Mbretërit e Egjyptit të ballsamosur...16-Riprodhim fjalë për fjalë i një shprehjeje ose mendim të një tjetri....17-Zela i politikës...18-Kompozitori Gjoni...1+-Cohe për rrobe punë...20-Ka dhe një forum të tillë...mbrapsh...22-Ish futbollisti argjentinas Krespo në inic...23-Një shtet af-rikan me kryeqytet Nairobi...24-Disponon...25-Vend me baltë dhe llullë...26-Zotëroj...27-Lëndë që del nga kauçuku i vullkanizuar...29-Venqëndrimi i ani-jeve para se të hyjnë në port...30-Një opera e Pjetër Maskanjit...31-Një kafshë shtëpijake, i shquar...32-El-ement kimik, përbëhet nga azoti dhe hidrogjeni, hyn në përbërjen e shumë kriprave...33-Njëlloj si ves apo huq...35-Çdo ligj e ka një të tillë...36-Mbues prej leshit të dhisë...37-Tip pistolete...38-Zakon...39-Notë muzikore...40-Lëndë djegëse për motorat që nxirret nga kullimi i natëës...41-Ish-portieri legjendat i BS...Jashin...42-Aktori amerikan i karatesë Riçard...43-Ish piktori dhe skulptori Kristaq...

1-Emër karakteristik gruaja nga viset e veriut...2-Është veprim për të mashtru-ar...3-Kafshë e egër e pyjeve tona...4-Notë në pentagram...5-Ato vërtetojnë identitetin...8-I thatë, lungë me qelb...10-Kujdestar...11-Është shkenca që studion ndërtimin e formën e lëngjeve si dhe transformimin e tyre...12-Një butak i vogël me guaskë...13-Calaman...14- Më shumë se shok...15-Inspektor Rajon-al...16-Njeri mospërfillës e përbuzës...18-Ve-për muzikore për një ose dy vegla...20-Është pjesë e syrit....21-Thikë me dy pre-sa...23-Është një fshat i Vlorës...24-Dëshmori Ranko...25-Titull fisnik në Angli...26-Është i plotfuqishëm i një krahine në kohën e Sulltan-it...28-Ato mbillen në arë...29-Është kryeqytet i Marokut...31-Shtet në jug të gadishullit Arabik me kryeqytet Doha....32-Shkrimtari rus..Cehov...33-Erë e fuqishme shkatër-ruese...34-Krahina, vise, troje...36-Politikani dhe historiani Paskal...38-Gazeta që ke në dorë...39-Bakër ose...40-Sorge, gjiniu i kon-spiracionit në inic...

k u l t u r e www.sot.com.al

Angli, gjobë nëse vonohesh në dasmë

Page 24: Zbardhen dosjet që pritet të rihapen nga Arta Marku, 8 ish ... · pyetje, zbulohen sigurimsat në Jug Faqe 12,13 SHBA intensifikon lëvizjet për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit,

24 GAZETA SOTE Shtunë 13 Janar 2018

2,3,12,13,10,14,15,18,19,20,21,24

C M Y K

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; Marketing : Cel 06 720 50 425 email: [email protected]

KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim CacoSTAFI /

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidane, duket se nuk do të vazhdojë

më tej kontratën me “Los Blancos” dhe në fund të se-zonit aktual do të tërhiqet. Sezoni tjetër mund ta shohë atë në Torino, ku pritet të drejtojë bardhezinjtë e Ju-ventusit. Në fakt nuk është hamendësim, aq më pak thashethem. Zidane po kalon një moment të vështirë, që lidhet me pozitat e vështira në kampionat, aktualisht në vend të katërt dhe larg me pikë Barcelonës kryesuese, e cila jo vetëm e fitoi duelin di-rekt El Clasico më 23 dhjetor, por ndodhet e shkëputur në klasifikim, duke bërë një hap të madh drejt titullit kampi-on. I gjendur nën presion dhe me fërkime ndaj presidentit të klubit Perez, Zidane nuk e përjashton mundësinë e kalimit verën e ardhshme në Serie A, për të marrë drejtimin e ish-skuadrës së tij italiane, Juventusit. Janë pikërisht mediat spanjolle dhe ato italiane që shkruajnë

SULMUESI/ Junajtid futet si “pykë” në bisedimet mes Sitit dhe Sançez

SULMUESI Serie A është një prej kampionat-eve më të fortë në botë, por në raport me kampionatin anglez dhe atë span-joll është më e dobët dhe lojtarë që lua-jnë në Serie A e kanë ëndërr të kalojnë në kampionatin anglez jo vetëm pse është më i paguar, por ka dhe mjaft rivalitet e spektakël dhe për ambiciet e lojtarëve cilësorë Premier League është një kampionat mjaft i kërkuar. I tillë është dhe për sulmuesin italian të Interit, Antonio Kandreva. Italiani ka zbuluar se në të ardhmen aspiron të

luajë në Premier League, ku rivaliteti është i ashpër dhe emocionues. Në të kaluarën mesfushori ka qenë në listën e dëshirave të Mançester Juna-jtid, Çelsit dhe Arsenalit. 30-vjeçari është shprehur se dëshiron të testojë aftësitë e tij edhe jashtë kufijve të Italisë. Kandreva shtoi se klubet e Seria A po përmirësohen shumë dhe se është i bindur se mund të bëjnë më tepër në kompeticionet europiane. Aktualisht italiani është i fokusur të japë maksimumin për ekipin e tij, In-

terin, që këtë sezon kërkon të sigurojë “biletën” për në Champions League. Zikaltrit momentalisht pozicionohen në vendin e tretë me 9 pikë diferencë ndaj Napolit kryesues. Futbollisti nuk la pa përmendur trajnerin e tij Luçiano Spaleti, prej të cilit ka mësuar shumë në nivelin e përqendrimit, mo-tivimit dhe bashkëpunimit në fushën e blertë. Kandreva është rritur mjaft profesionalisht, prandaj po kërkon një eksperiencë në Premier League si kampionat më i fortë.

SHORTI TRAJNERI SULMUESI

Kupa e Mbretit, Barça gjen në çerekfinale Espanjolin

Salah kalon dëmtimin, është gati të luajë kundër Sitit

Shorti për fazën çerek-finale të Kupës së Mbretit të Spanjës është hedhur sot në Madrid, me Barcelonën dhe Real Madridin që i kanë mësuar kundërshtarët e tyre përkatës. Real Madridi do të përballet me Leganes. Ndeshja e parë do të zhvillohet në “Bu-tarque” të Leganesh, ndërsa ajo e kthimin në “Santiago Bernabeu” në Madrid. Ndërsa, Barcelona për kundërshtar në çerekfinale do ta ketë Espan-jolin, me ndeshjen e parë që do të luhet në “Cornella”, dhe të dytën në “Camp Nou”. Çiftet tjera çerekfinale janë: Atletiko

Antonio Konte ka pran-uar se nuk e di nëse do të jetë menaxher i Çelsit edhe për sezonin e ardhshëm. Italiani sezonin e kaluar fitoi Premier Ligën, por historia e Çelsit, sipas tij, dikton se nuk mund të para-shikojë se sa gjatë do të mbetet menaxher i klubit londinez. “Për menaxherin e këtij klubi është normale një situatë e tillë, edhe nëse e keni fituar ligën sezonin e kaluar dhe keni arritur finalen e FA Cup”, ka thënë Konte. “Kjo është historia e këtij klubi për menaxherët. Kam përvojë për t’u përballur me këtë situatë. Ka diçka të çuditshme, pasi

Një nga lojtarët më të mirë të pjesës së parë në sezonin e Premier League në Angli ishte sulmuesi egjip-tian Mohamed Salah, me 17 gola të realizuar. Menaxheri i Liverpulit, Jurgen Klop, ka konfirmuar se Mohamed Salah me shumë gjasë do të përfshihet në ekipin që do të përballet me Mançester Sitin. Salah, i cili ka realizuar 23 gola në të gjitha garat këtë sezon, ka munguar në ndeshjet ndaj Burnlit dhe Evertonit shkaku i një lëndimi në këmbë. Trajneri gjerman ka thënë se egjiptiani do të jetë

Madrid kundër Seviljes dhe Va-lencia kundër Alaveshit. Ndesh-jet e para do të zhvillohen më 16 dhe 18 janar, ndërsa ato të kthimit më 23 dhe 25 janar.

humbëm ndeshjen e parë kundër Burnlit, mediat bën presion që të shkarkohesha. Mendoj se në klubet tjera kjo nuk ndodhë’, ka thënë veç të tjerash Konte.

në formacionin për ndesh-jen kundër liderit të Premier Ligës. “Është stërvitur normal. Nëse nuk ndodh asgjë atëherë do të kthehet”, ka thënë Klop.

Tekniku francez ka pasur një raport të ashpër me presidentin e klubit Perez në lidhje me zhvillimet e fundit në klub, ndërsa mediat përmendin emrin e Lëv si pasues

se Zinedine Zidane shihet te Juventusi si pasues i Masi-miliano Alegrit. “Është kjo ëndrra e Andrea Anjelit e cila nuk duket edhe aq e pamun-dur për t’u realizuar”, shkru-ajnë mediumet e mëdha spor-tive në Itali. Ajo që e bën si të realizueshëm një operacion të tillë ka të bëjë me fjalët e Zidane, “Tek Reali i Madridit jam kalimtar. Kam kontratë me klubin deri më 2020 po kjo s’do të thotë asgjë”. Nisur nga kjo deklaratë dhe nëse

kampionati vazhdon me rit-met aktuale lamtumira mund të ndodhë më shpejtë se parashikimet. Vetë Zidane në jo pak raste e ka pranuar se një ditë do të kthehet tek Ju-ventusi. Karriera e francezit si trajner nisi me ritëm të jashtëzakonshëm, një titull kampion, dy Champions League, Superkupa europi-ane, Botërori i klubeve dhe Superkupa e Spanjës. Në pak kohë ka arritur të bëjë gjëra të mëdha. Pikërisht këto tituj

Përplaset me Perez, Zidane pranë marrëveshjes me Juventusin

Konte s’e mohon mundësinë e largimit nga Çelsi

Merkato mund të njohë një tjetër lëvizje “big” në këtë fund-javë. Pas kalimit të Filipe Kuti-nos nga Liverpuli te Barcelona, duket se sulmuesi kilian Aleksis Sançez mund të jetë lëvizja e dytë më e rëndësishme e kësaj merkato dimri. Mediat angleze in formojnë se Mançester Siti është gati të heqë dorë përfun-dimisht nga blerja e Aleksis Sançez, pasi Arsenali nuk ka pranuar 20 milionë stërlina të ofruara nga “Citizens”. Në fakt, ndryshimi i rrjedhjes së ngjar-jeve i dedikohet ndërhyrjes së Mançester Junajtid, që duket se ofron një shumë më të lartë për kilianin, kontrata e të cilit me “topçinjtë” përfundon në

verë. Siti i ka ofruar që para 6 muajsh 250 mijë sterlina në javë 29-vjeçarit, që po përjeton një tjetër periudhë stresuese për shkak të qëndrimit të klu-bit londinez. Hoze Murinjo ka ndërhyrë me prepotencë për t’u prishur punë rivalëve të të njëjtit qytet, por sigurisht duke qenë i bindur për cilësitë e sul-muesit, aq më tepër që “Djajtë e Kuq” kanë shfaqur probleme në fazën sulmuese me rënien e rendimentit të Lukakut. Në këto kushte Junajtid është favorit për të siguruar shërbimet e Sançez, pasi oferta e Murinjos është më pranë kërkesës së Venger dhe sigurisht edhe lojta-rit do t’i ofrohet një pagë e lartë.

kanë bërë që Anjeli të men-dojë seriozisht për emrin e tij. Deri më tani dëshira mbetet thjeshtë dhe vetëm në kuad-rin e një ëndrre, por fakti është se të dy palët e kanë shprehur hapur dëshirën që një ditë të bashkëpuno-jnë. Nëse presidenti i Realit Florentino Perez do të futet në bisedime me teknikun ak-tual të kombëtares gjermane, Joakim Lëv, atëherë me sig-uri që për Zidanin do të vijë mundësia të veshë tutat e trajnerit në klubi bardhezi në Itali. “Zonja e Vjetër” e di mirë që me Zidanin mund të përfitojë në çdo aspekt, sepse Zidane është një prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror. ai shkëlqeu si lojtar dhe po shkëlqen edhe si tra-jner. Më dy vjet që qëndroi në krye të Realit fitoi afro 10 trofe të mëdhenj, si askush tjetër më parë. Pra Zidani po shkruan faqe të arta në futboll edhe si teknik. Ju-ventusi mund t’i sigurojë atij një famë të re, madje mund ta kurorëzojë me çmime të larta në karrierën e tij sepse “Zonja e Vjetër” është një top-klub në Europë.

Antonio Kandreva “shkun” Interin: Më pëlqen të luaj në Premier League