xx E Drejta Romake xx

8
FEJESA (SPONSALIA) Fejesa paraqet dhënie dhe marrje reciproke të premtimeve për lidhjen e martesës së ardhshme. Forma për lidhjen e fejesës në të drejtën e lashtë ka qenë forma solemne që e kanë manifestuar prindërit e bashkëshortëve të ardhshëm (ku duhej të ishin prezent edhe të fejuarit). Nëse vinte deri te prishja e fejesës, atëherë personi me fajin e të cilit ishte prishur fejesa, paguante zhdëmtimin dhe I kthente dhuratat. Në të drejtën klasike dhe postklasike fejesa mund të lidhej edhe me marrëveshje joformale, nëse prishej fejesa atëherë kontraktohej zhdëmtimi ne formë kapari (arra sponsalicia). FORMAT E LIDHJES SE MARTESES Martesa juridikisht të rregullta duhej të lidheshin doemos sipas formave të parashikuara juridike. Si formë më e vjetër ose si mënyrë më e vjetër e vendosjes së lidhjeve juridikisht të rregullta martesore, në burime historike përmendej grabitja (raptus mulierum). Edhe coemptio apo blerja formale e gruas në formë për aes et libram përkujtonte të kaluarën e largët. Në peridhën e blerjes së grave pater familiasi I nuses në praninë e libripensit dhe pesë dëshmitarëve ja dorëzonte nusen kryetarit të familjes së dhëndrrit apo vetë dhëndrrit (nëse ishte sui juris), ndërsa dhëndrri ose kryetari I familjes së tij I jepnin kryetarit të familjes së nuses, nummus unus (monedhë të vogël) në emër të çmimit simbolik. Pas këtyre formaliteteve konsiderohej se ishte lidhur martesa jurdikisht e rregullt romake. Forma e dytë e parashikuar për lidhjen e martesës ishte confarreatio. Kjo ishte forma më solemne që e përdornin shtresat e patricëve në shoqërin romake. Kue lidhej martesa në këtë formë duhej të ishin të pranishëm të fejuarit pontifex maximus, flamen,

description

xx

Transcript of xx E Drejta Romake xx

Page 1: xx E Drejta Romake xx

FEJESA (SPONSALIA)

Fejesa paraqet dhënie dhe marrje reciproke të premtimeve për lidhjen e martesës së ardhshme. Forma për lidhjen e fejesës në të drejtën e lashtë ka qenë forma solemne që e kanë manifestuar prindërit e bashkëshortëve të ardhshëm (ku duhej të ishin prezent edhe të fejuarit). Nëse vinte deri te prishja e fejesës, atëherë personi me fajin e të cilit ishte prishur fejesa, paguante zhdëmtimin dhe I kthente dhuratat. Në të drejtën klasike dhe postklasike fejesa mund të lidhej edhe me marrëveshje joformale, nëse prishej fejesa atëherë kontraktohej zhdëmtimi ne formë kapari (arra sponsalicia).

FORMAT E LIDHJES SE MARTESES

Martesa juridikisht të rregullta duhej të lidheshin doemos sipas formave të parashikuara juridike. Si formë më e vjetër ose si mënyrë më e vjetër e vendosjes së lidhjeve juridikisht të rregullta martesore, në burime historike përmendej grabitja (raptus mulierum).

Edhe coemptio apo blerja formale e gruas në formë për aes et libram përkujtonte të kaluarën e largët. Në peridhën e blerjes së grave pater familiasi I nuses në praninë e libripensit dhe pesë dëshmitarëve ja dorëzonte nusen kryetarit të familjes së dhëndrrit apo vetë dhëndrrit (nëse ishte sui juris), ndërsa dhëndrri ose kryetari I familjes së tij I jepnin kryetarit të familjes së nuses, nummus unus (monedhë të vogël) në emër të çmimit simbolik. Pas këtyre formaliteteve konsiderohej se ishte lidhur martesa jurdikisht e rregullt romake.

Forma e dytë e parashikuar për lidhjen e martesës ishte confarreatio. Kjo ishte forma më solemne që e përdornin shtresat e patricëve në shoqërin romake. Kue lidhej martesa në këtë formë duhej të ishin të pranishëm të fejuarit pontifex maximus, flamen, Dialis dhe së paku dhjetë qytetarë madhorë romak. Të gjithë të pranishmit detyroheshin t’ja sillnin viktimën. Jupiterit (panis farreus), dhe ta përcillnin nusen gjerë në shtëpinë e dhëndrrit. Në dyert e shtëpisë, dhëndrri I jepte nuses zjarr, ujë dhe I ofronte bukë, ndërsa gruaja duke marrë bukën, zjarrin dhe ujin duhej të thoshte: “ubi tu Gaius, Ibi ego Galia” (kudo që do të jesh ti, do jem edhe unë).

Forma më e shpeshtë dhe më e thjeshtë për lidhjen e martesës romake isht usus (fakti I jetës së përbashkët). Usus si formë për lidhjen e martesës u shfaq në qarqet e varfëra të plebejasve dhe ishte një transferim I thjeshtë I nuses në shtëpin e dhëndrrit. Për shkak të thjeshtësis së vet ususi përdorej si formë e vetme për lidhjen e martesës në kohën e të drejtës klasike.

Mirëpo, krahas me formën e ususit u zhvillua edhe institucioni I njohur me emrin usurpatio trinocili, në të vërtetë mendohej se gruaja që është martuar sipas usus pasi kalonte një vitë nëse tërë kohën ishte në shtëpinë e burrit, hyn nën manus të burrit apo të kryetarit të familjes së tij por ngelnin sui juris nëse kishin qenë ashtu para lidhjes së martesës.

Page 2: xx E Drejta Romake xx

MARDHENIET PERSONALE TE BASHKESHORTEVE

Në martesën e lidhur në njërën nga format e vjetra coemptio confarreatio- mbi gruan ushtronte pushtet ose manusi I kryetarit të familjes së burrit apo vetë burri, nëse ishte sui juris. Në këtë martesë , gratë ngelnin persona sui juris, nëse kishin qenë ashtu para lidhjes së martesës ishin alieni juris. Kjo martesë njihej si martesë pa manus (matrimonium sine manu).

a). Martesa cum manu – ishte martesë tipike e të drejtës së lashtë. Me rastin e lidhjes së martesës , gruaja kalonte në shtëpinë e burrit me ç’rast ndërpriteshin marrëdhëniet farefisnore me agnatën e mëparshme. Gruaja futej në pushtetin e pater familiasit ose të burrit të saj, nëse ai ishte sui juris. Pushteti I burrit quhej manus. Me pasurin personale dhe private të gruas qeveriste shefi I familjes. Gruaja në martesën me manus gëzonte vetëm të drejtën e trashëgimit.

b). Martesa sine manu – e hasim në të drejtën klasike dhe postklasike. Me rastin e lidhjes së martesës gruaja ngelte në marrëdhënie farefisnore kognate me kognatët e familjes së saj, ndërsa hynte në gjini të krushqisë me familjen e burrit. Burri dhe gruaja me raportet e tyre konkrete duhej të kontribojnë në ruajtjen e bashkësisë martesore. Me vlerat pasurore të pajës së gruas administronte burri “ad onera matrimonii sustinenda”, ndërsa me pasurin personale të gruas (bona parapherma) nuk kishte kurrëfarë të drejtash (mandatum, depositum). Gruaja e fitoi të drejtën që të kërkonte alimentim. Gruas I ndalohej të hynte në borxh. Ndalohej poashtu edhe këmbimi I dhuratave midis bashkëshortëve.

PAJA DHE DHURATAT PARAMARTESORE

Qysh kur u krijua familja romake u bë bashkësi e konsumuesve, ishte e nevojshme që me rastin e lidhjes së martesës të krijohen mjete që do të shërbenin për mbulimin e shpenzimeve të bashkësis së posa krijuar midis burrit dhe gruas dhe pasardhësve të tyre.

a). Paja (dos) – ishte pasuria të cilën ia dorëzonte gruaja burrit me rastin e lidhjes së martesës , kjo vlerë materiale jepej me qëllim të lehtësimit të jetës bashkëshortore “ibi dos esse debet, ubi onera matrimonii sunt”. Datio dotis ose dorëzimi I pajës bëhej në çfarëdolloj mënyre vetëm duhej plotësuar kushti që burri t’I ketë në posedim vlerat e pajës “mancipatio in jure cassio traditio” ose mundësin që të shfrytëzoheshin disa të drejta (kuatiposedimi I të drejtave ne bazë të stipulimit, cedimit të aktiveve, etj). Promisio datis bëhej në formë të stipulimit , ndërsa dictio dotis në formë të premtimit të njëanshëm solemn. Sasinë e pajës me dotis dictio e caktonte gruaja nëse ishte person sui juris ose pater familiasi I saj. Sipas të drejtës së lashtë, paja nga momenti I lidhjes së martesës bëhej pjesë përbërse e pronësis së burrit ose pater familiasit. Sipas të drejtës klasike burri vetëm administronte me pajën (libera administratio). Në rastet kur martesa zgjidhej me shkurorëzim zbatohej bile restituimi (rikthimi) I kufizuar I vlerave të pajës pasi “rei publica interest muleries dotes salvas habere, propter quas nubere

Page 3: xx E Drejta Romake xx

posunt”. Gruaja nëse ishte sui juris, ose pater familiasi I saj me anë të mjetit juridik actio uxoria fillonte procedurën e restituimit të pajës.

b). Dhuratat paramartesore (donatio ante nuptias) – ishin pjesa e pasurisë që e ndante burri zakonisht me lartësin e vlerës së pajës dhe që ia dhuronte gruas së ardhëshme për lehtësimin e jetës bashkëshortore. Dhuratat paramartesore mbeteshin në administrim të burrit. Kjo vlerë pasurore në rast të vdekjes së burrit I takonte fëmijëve , ndërsa gruaja gëzonte të drejtën e uzufruktit nëse martesa shkurorëzohej pa fajin e gruas, kjo vlerë pasurore shndërrohej në pronë të gruas . Në të drejtën e Justinianit dhurata paramartesore u quajt “donatio propter nuptias”, dhe mund të jepej edhe gjatë kohëvazhdimit të martesës.

ZGJIDHJA E MARTESES

Martesa mund të zgjidhej në bazë të ngjarjeve natyrore dhe veprimeve të njeriut. Ngjarjet natyrore dhe veprimet juridike që shkaktonin zgjidhjen e martesës ishin: vdekja natyrore dhe vdekja civile.

Vdekja natyrore e burrit, gruas apo e të dy bashkëshortëve ishte fakt relevant juridik që shkaktonte zgjidhjen e martesës. Nëse vdiste gruaja, burri menjëherë e fitonte të drejtën që të martohej, por nëse vdiste burri gruaja ishte e detyruar në kohën e zisë apo tempus lugendi.

Martesa zgjidhej edhe në rastet kur njëri ose që të dy bashkëshortët kishin përjetuar vdekje civile (kishin humbur të drejtat qytetare) në njërën nga trajtat e saja të shprehjes capitis deminutio maxima ose media. Qytetari romak e humb me këtë rast statusin e qytetarit në përbërje të të cilit ishte edhe jus conubi.

Martesa zgjidhej edhe me shkurorëzim ose divortio. Në të drejtën e lashtë të drejtën që të zgjidhte martesën me shkurorëzim e kishte vetëm burri ose pater familiasi I tij. Shkaqet për zgjidhjen e martesës : shkelja e kurorës nga gruaja, alkoholizmi, dështimi I fëmijës, etj. Forma e shkurorëzimit ishte korelative me formën e lidhjes së kurorës p.sh martesa e lidhur në formën confarreatio, zgjidhej në formën diffareatio. Në të drejtën klasike kur mbisundoj martesa pa manus, edhe gruaja e fitoi të drejtën që të kërkoj shkurorëzim. Shkurorëzimi lejohej me marrëveshjen midis burrit dhe gruas. Për shkaqe të arsyeshme shkurorëzimin mund ta kërkonte edhe pater familiasi I gruas. Shkurorëzimi bëhej me deklarim para dëshmitarëve(deklarim I shkruar)

Në të drejtën postklasike njiheshin dy lloje të shkurorëzimit :

1. Divortum cum damno (shkurorëzimi I përcjellë me pasoja të këqija), dhe

2. Divortum sine damno (shkurorëzimi pa pasoja të këqija).

Page 4: xx E Drejta Romake xx

1. Divortum cum damno ndahej në dy lloje: shkurorëzim pa shkak të paraparë juridik dhe në shkurorëzim të njëanshëm me fajin e njërit bashkëshort. Bashkëshorti fajtor për shkurorëzim humbte pajën, I ndalohej martesa e re ose depërtohej në provincat e Perandorisë romake.

2. Divortum sine damno ndahej në dy lloje: në shkurorëzim me marrëveshje reciproke të bashkëshortëve dhe në shkurorëzim me vullnetin e njërit nga bashkëshortët për shkaqe të arsyeshme që ishin: impotenca , sëmundjet sekusale,etj. Shkaqet që I jepnin të drejtë bashkëshortit që të kërkojë shkurorëzim ishin: shkelja e kurorës, vepra e rëndë penale , amoraliteti, rrezikimi serioz i jetës së bashkëshortit, etj. Forma e shkurorëzimit ishte deklarata e shkruar para dëshmitarëve.

LIDHJET MIDIS MESHKUJVE DHE FEMRAVE QE I PERNGJANIN MARTESES

Sipas dispozitave të së drejtës romake martesa ishte e vetmja bashkësi legjtime midis mashkullit dhe femrës, të gjitha bashkësit tjera, si dhe lidhjet midis mashkullit dhe femrës ndaloheshin ose toleroheshin. Lex Julia de adulteriis ndalonte: stuprumin, adulterimin dhe incestumin.

- Stuprimi ishte marrëdhënie e kohëpaskohëshme seksuale midis mashkullit të lirë dhe gruas së pamarutar deri atëherë të ndershme.

- Aduletimi ishte marrëdhënja seksuale midis personave prej të cilëve njëri prej tyre ishte I martuar.

- Incestiumi ishte marrëdhënija seksuale midis të afërmve të cilëve u ndalohej lidhja e martesës.

Lidhjet kalimtare dhe të kohëpaskohëshme seksuale me skllevërit, me skllavet, me laviret dhe me gratë tjera të dyshimta toletoheshin.

- Konkubinati apo bashkëjetesa ekzistonte në rastet e lidhjes së përhershme midis mashkullit dhe femrës që nuk mund të lidhnin apo nuk donin të lidhnin martesë të rregullt. Në konkubinat lindnin fëmijë jo legjitim (liberi naturales) që nuk hynin në familjen e burrit.

- Contuberniumi ishte bashkësi e jetës midis skllavit dhe skllaves. Deri në peridhën postklasike contuberniumi merrej si marrëdhënje faktike dhe juridikisht irrelevante.

TUTORIA DHE KUJDESTARIA

Në të drejtën romake ekzistonin dy institucione juridike të cilët plotësonin mungesën e zotësis së veprimit e ato ishin, tutoria dhe kujdestaria.

Page 5: xx E Drejta Romake xx

Tutoria ishte institucion me të cilin plotësohej mungesa e zotësis së veprimit të personave të mitur dhe grave. Personave të mitur për shkak të moshës ndërsa grave për shkak të gjinisë u ishte kufizuar plotësisht ose pjesërisht zotësia e veprimit. Kujdestaria ishte institucion me të cilin plotësohej mungesa e zotësis së personave madhor me të meta fizike, morale dhe psiqike. Tutoria mbi të miturit dhe grate vendosej në disa mënyra:

- me testament tutella testamentaria- me ligj tutella legitima, dhe me- me vendim të organeve shtetrore tutella dativa

Personi që kujdesej për të miturit dhe grate quhej tutor. Kujdestaria vendosej: mbi të marrët (çmendurit), mbi prishësit (prodiget) mbi personat me të meta fizike dhe mbi personat më të rinjë se 25 vjeç. Personi që përkujdesej ne kujdestari ishte kujdestari.