ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewVarësisht nga lloji i lidhjes në mes të pjesëve...

5
Mesimedhenesi:IsmetARIFI Lenda:Riparim dhe mirembajtje automjetesh Klasa:XI- 10 dhe XI-11 Kapitulli:mirembajtja dhe riparimi I sistemit te transmetimit Fondi:20 ore mesimore Temat mesimore: -mirembajtja dhe riparimi I lidheses funksionale 4 ore - mirembajtja dhe riparimi I kutise se shpejtese 6 ore - mirembajtja dhe riparimi I transmetusve dhe kardanike 4 ore -mirembajtja dhe riparimi I diferencialeve dhe gjysmeboshteve 6 ore MIREMBAJTJA DHE RIPARIMI I LIDHESES FUNKSIONALE 3. LIDHËSET 3.1. HYRJE Lidhësja shërben për ndarjen me afat të shkurtër të motorit nga transmisioni i automjetit dhe bashkimin gradual të tyre, që është e nevojshme gjatë nisjes së automjetit nga vendi ose gjatë ndërrimit të shkallës së transmetimit në ndërruesin e shpejtësive gjatë lëvizjes së automjetit. Varësisht nga lloji i lidhjes në mes të pjesëve lëvizëse dhe të nxitura të lidhëses, ka lidhëse: fërkime, hidraulike dhe elektromagnetike. 3.2. LIDHËSE FËRKIMI Lidhësja fërkimi është lidhësja më e aplikuar në transmetimin e automjeteve. Në fi gurën 3.1 janë treguar pjesët përbërëse të një lidhëse fërkimi klasike me një lamellë të fërkimit (e diskut), dhe në fi g 3.2 është paraqitur një pamje e skemës së saj kur ajo është e aktivizuar (kur e transmeton momentin rrotullues nga motori drejt transmisionit) - skemë (a) dhe kur është e çaktivizuar - skemë (b). Me ndihmën e këtyre dy skemave do të shpjegohet puna e lidhëseve fërkimi.

Transcript of ademgllavica.files.wordpress.com  · Web viewVarësisht nga lloji i lidhjes në mes të pjesëve...

Mesimedhenesi:IsmetARIFI

Lenda:Riparim dhe mirembajtje automjetesh

Klasa:XI- 10 dhe XI-11

Kapitulli:mirembajtja dhe riparimi I sistemit te transmetimit

Fondi:20 ore mesimore

Temat mesimore:

-mirembajtja dhe riparimi I lidheses funksionale 4 ore

- mirembajtja dhe riparimi I kutise se shpejtese 6 ore

- mirembajtja dhe riparimi I transmetusve dhe kardanike 4 ore

-mirembajtja dhe riparimi I diferencialeve dhe gjysmeboshteve 6 ore

MIREMBAJTJA DHE RIPARIMI I LIDHESES FUNKSIONALE

3. LIDHËSET

3.1. HYRJE

Lidhësja shërben për ndarjen me afat të shkurtër të motorit nga transmisioni i automjetit dhe bashkimin gradual të tyre, që është e nevojshme gjatë nisjes së automjetit nga vendi ose gjatë ndërrimit të shkallës së transmetimit në ndërruesin e shpejtësive gjatë lëvizjes së automjetit. Varësisht nga lloji i lidhjes në mes të pjesëve lëvizëse dhe të nxitura të lidhëses, ka lidhëse: fërkime, hidraulike dhe elektromagnetike. 3.2. LIDHËSE FËRKIMI Lidhësja fërkimi është lidhësja më e aplikuar në transmetimin e automjeteve. Në fi gurën 3.1 janë treguar pjesët përbërëse të një lidhëse fërkimi klasike me një lamellë të fërkimit (e diskut), dhe në fi g 3.2 është paraqitur një pamje e skemës së saj kur ajo është e aktivizuar (kur e transmeton momentin rrotullues nga motori drejt transmisionit) - skemë (a) dhe kur është e çaktivizuar - skemë (b). Me ndihmën e këtyre dy skemave do të shpjegohet puna e lidhëseve fërkimi.

Në rast kur lidhësja është e aktivizuar, momenti rrotullues i motorit, transmetohet në boshtin lidhor të ndërruesit të shpejtësive. Kjo është e mundësuar duke iu falënderuar lamellës, sipërfaqet fërkime e së cilës (fushat e zeza në fi g. 3.2) janë të shtypura mes volantit dhe pllakës së shtypjes. Presionin në mes të këtyre tre elementeve e bëjnë disa susta spirale të shpërndara njëtrajtësisht mbi vëllimin e lidhëses. Lamella e shtypur, përmes sipërfaqeve fërkimi, karoserinë e vet dhe kokën me ulluqe e transmeton momentin rrotullues të boshtit lidhës me ulluqe, i cili pastaj transmetohet më tej në ndërruesin e shpejtësive (Figura 3.2a). Lidhësja është e aktivizuar atëherë kur pedalja e lidhëses është e lirë. Për t’u çaktivizuar lidhësja, dmth për t’u ndërprerë lidhja midis motorit dhe transmetimit, drejtuesi duhet të shtyjë mbi pedalen e lidhëses. Me shtypjen në pedales, në fakt mundohen (kalohen) forcat me të cilët sustat spirale bëjnë presion mbi pllakën shtypëse (kështu edhe mbi lamellën) dhe për shkak të tyre pllaka e shtypjes largohet nga lamella. Kështu, sipërfaqet e fërkimit të lamellës lirohen nga presioni i sipërfaqeve metalike të volantit, , pllakës së shtypjes dhe me këtë është humbur aftësia për të transferuar momenti rrotullues - lidhësja është çaktivizuar (Figura 3.2. b).

Në fi g. 3.4 është paraqitur lidhësja fërkimi, në të cilën në vend të më shumë sustave spirale të vendosura në periferi, ka një sustë pjatë, të vendosur në vendin qendror. Susta pjatë është një kon çeliku me britha. Brithat janë formuar me ulluqet radiale në konin e çelikut.

3.2.1. Pjesët e lidhëses fërkimi Këtu do të fl asim për pllakën e shtypjes dhe për lamellën, që janë pjesë specifi ke të lidhëses fërkimi. Të dyja pjesët duhet të jenë të balancuara në mënyrë që të mos shkaktojnë luhatjet gjate rrotullimit. Gjithashtu, sipërfaqet kontakte të tyre duhet të jenë të rrafshëta për aktivizimin dhe çaktivizimin sa më njëtratësisht. Për të qenë përshtatja (shtrirja) e sipërfaqeve fërkimi të lamellës mbi sipërfaqen metalike të pllakës së shtypjes dhe volantit sa më të mirë, kurora e lamellës është e ndarë në segmente, në të cilët me ribatina janë të lidhura shtresat fërkimi (shihe fi g. 3.7). Në kurorë janë të vendosura sustat spirale, të cilat në mënyrë elastike i transmetojnë ndryshimet të papritura të momentit rrotullues nga motori deri te transmisioni dhe i përmbysin luhatjet torzione, të cilat ndikojnë negativisht mbi elementet e transmisionit.