VLERËSIM I CILËSISË SË VENDOR -...
Transcript of VLERËSIM I CILËSISË SË VENDOR -...
VLERËSIM I CILËSISË SË SHËRBIMEVE NË NIVEL VENDOR
Studim i realizuar në Bashkitë Krujë dhe Durrës
Gusht 2008
Partnerët-Shqipëri, Qendra për Ndryshim dhe Manaxhim Konflikti
Botuar nga: Partnerët-Shqipëri, Qendra për Ndryshim dhe Manaxhim Konflikti Adresa: Rruga Muhamet Gjollesha, P.16/1, Shk.1, Ap.9, Kutia Postare 2418/1, Posta Qendrore, Tiranë, Tel: +355 4 2254881/3 Faks: 2254 883 Email: [email protected] Http: www.partnersalbania.org
Shtypur në shtypshkronjën MediaPrint.
Tirazhi: 200 kopje
Tabela e Përmbajtjes Hyrje 5Objektivat e studimit 5Metodologjia 5Karakteristikat kryesore të grupit të vrojtuar 6 - Personat e intervistuar sipas gjinisë 6 - Grupmosha e personave të intervistuar 6 - Përbërja familjare 7 - Arsimi 7 - Të ardhurat mujore 8
I. PASTЁRTIA E QYTETIT 9 - Paraqitja e gjendjes mjedisore 9 - Format kryesore të ndotjes 9 - Cilësia e pastrimit të rrugëve 10 - Gatishmëria e qytetarëve për të paguar tarifa më të larta për pastrimin e qytetit 10 - Rekomandime 11
II. INFRASTRUKTURA E QYTETIT 13 - Gjendja e rrugëve kryesore dhe bulevardeve 13 - Gjendja e rrugëve dytësore 13 - A përbën problem trafiku për qytetarët 14 - Shkaqet kryesore të trafikut 14 - Gjendja e kanalizimeve 15 - Situata e ndriçimit publik 15 - Rekomandime 16
III. ZONAT E GJELBЁRUARA 17 - Gjendja e parqeve publike dhe ambienteve të gjelbëruara 17 - Sa të kënaqur janë qytetarët me gjendjen e sipërfaqeve të gjelbëruara në qytetet e tyre 17 - Gatishmëria e qytetarëve për të paguar tarifa më të lartë për gjelbërimin e qytetit 18 - Rekomandime 18
3
IV. FURNIZIMI ME UJЁ 19 - Situata e furnizimit ditor me ujë 19 - Sa të kënaqur janë qytetarë me furnizimin me ujë 19 - Gatishmëria e qytetarëve për të paguar tarifa më të larta për furnizimin me ujë 20 - Rekomandime 20
V. TRANSPORTI URBAN 21 - Përdorimi i transportit urban 21
VI. SHЁRBIMET SOCIALE 22 - A kanë informacion qytetarët në lidhje me shërbimet sociale që ofron bashkia e tyre 22 - Sa të kënaqur janë qytetarët me cilësinë e shërbimeve sociale 22 - Grupet që duhet të marrin përparësi në ofrimin e shërbimeve sociale 23 - Shkalla e informimit të qytetarëve për llojin dhe mënyrën e ofrimit të shërbimeve sociale 23 - Shkalla e informimit të qytetarëve mbi veprimtarinë e bashkisë 24 - Burimet e informimit të qytetarëve mbi punën dhe shërbimet e bashkisë 24 - Qartësia e procedurave për marrjen e shërbimeve në bashki 25 - Rekomandime 25
4
Hyrje
5
Hyrje
Megjithë theksin e veçantë që i është vënë vitet e fundit decentralizimit dhe zhvillimit të komunitetit në Shqipëri, akoma në nivel vendor ekziston një transparencë, përgjegjshmëri dhe pjesëmarrje e kufizuar e publikut në proceset vendim-marrëse. Autoritetet vendore kanë marrë në konsideratë vetëm standartet minimale të kërkuara nga legjislacioni në këtë drejtim.
Informimi i publikut dhe proceset e konsultimit janë përgjithsisht të limituara dhe ekziston një pjesëmarrje e ulët në diskutimin e çështjeve bazë të qeverisjes vendore, sic është: vendosja e prioriteteve, formulimi i politikave dhe strategjive, shërbimeve të ofruara nga bashkitë, etj.
Objektivat e studimitQëllimi i këtij studimi ishte vlerësimi i performancës së shërbimeve të ofruara nga bashkia e Durrësit dhe e Krujës për qytetarët e tyre. Studimi synoi gjithashtu të identifikojë problemet reale në fushën e shërbimeve bazë në njësitë respektive të pushtetit vendor, si dhe të ndihmojë të zgjedhurit vendorë dhe punonjësit e bashkisë për të përcaktuar drejt prioritetet në mënyrë që të planifikojnë dhe zbatojnë projekte dhe investime për përmirësimin e shërbimeve, bazuar në opinionet e qytetarëve.
Studimi në mënyrë konkrete synoi:• Të vrojtojë nivelin e shërbimeve ofruar nga bashkitë, siç janë: infrastruktura rrugore/kanalizimet, pastrimi i qytetit, furnizimi me ujë të pishëm, gjendja e sipërfaqeve të gjelbra, ndriçimi i qytetit, etj, bazuar në perceptimin e përfituesve (qytetarëve).
• Të tërheqë mendimin e qytetarëve për përmirësimin e këtyre shërbimeve.• Të identifikojë prioritetet e qytetarëve në fushën e shërbimeve.• Të krijojë një bazë të dhënash mbi cilësinë e shërbimeve, bazuar në mendimin e qytetarëve, dhe
• Të japë disa rekomandime ku mund të përqëndrohet puna e pushtetit vendor në të ardhmen.
MetodologjiaKy studim bazohet në intervista të drejtpërdrejta, të cilat janë realizuar bazuar në një pyetësor të konsultuar dhe hartuar më parë nga stafi i Partnerëve - Shqipëri. Kampioni i studimit përbëhet nga 402 pyetosorë, nga të cilat 121 janë realizuar në bashkinë e Krujës dhe 281 në bashkinë e Durrësit. Ndarja e kampionit u bë duke marrë në konsideratë numrin e popullsisë në të dyja qytetet. Përzgjedhja e të intervistuarve në të dyja bashkitë u bë në mënyrë të rastësishme.Mbledhja e të dhënave në terren u realizua nga 2 ekipe. Ekipi i Krujës përbëhej nga 2 intervistues, ndërsa ekipi i Durrësit përbëhej nga 5 intervistues. Intervistat u realizuan gjatë muajit Korrik 2008.Hedhja dhe analiza e të dhënave u realizua në një database të dizenjuar në programin SPSS, me një përqindje gabimi +_ 5.
6
Studim mbi vlerësimin e cilësisë së shërbimeve në nivel vendor
Grafik 1 - Gjinia
Raporti i përfaqësimit të dy gjinive në këtë vrojtim paraqitet i drejtë në rastin e Durrësit, ndërsa në qytetin e Krujës ka një mbizotërim të gjinisë mashkullore. Në këtë përfaqësim ka ndikuar deri diku metoda e rastësishme e përzgjedhjes.
Grafik 2 - Mosha
Në vrojtimet e kryera në të dyja Bashkitë është synuar marrja e opinionit të të gjitha grupmoshave, por në studim rezulton se pjesa më e madhe e të intervistuarve është e intervalit 35-64 vjec që janë edhe grupmoshat më afër veprimtarisë së njësive të pushtetit vendor.
36%
64%
48%52%
0
1020
3040506070
Femër Mashkull
Krujë Durrës
%e
tëin
terv
istu
arëv
e
13,2%
20,9%
11 ,6 %
19,8%
29,8%33,1%34,7%
20,2%
10,7%6,1%
0
15
30
45
Krujë Durrës
%e
tin
terv
istu
arev
e
18-24 vjeç 25-34 vjeç 35-49 vjeç 50-64 vjeç Mbi 65 vjeç
e
Karakteristikat e grupit të intervistuar
7
Grafik 3 - Përbërja familjare
Grafiku 4 - Arsimi
Nga Grafikët 3 dhe 4 vërejmë se pjesa më e madhe e të intervistuarve iu përket familjeve me nga 2 deri në 6 pjestarë, ndërsa në masë të konsiderueshme niveli arsimor i grupit të intervistuar është i mesëm dhe i lartë.
5%8%
49%
41%41%44%
6% 6%1%
0
20
40
60
Krujë Durrës
%e
tëin
terv
istu
arëv
e1-2 persona 2-4 persona 4-6 persona 6-8 persona Mbi 8 persona
2%
13% 14%
59%
50%
28%34%
0
20
40
60
80
Krujë Durrës
%e
tëin
terv
istu
arëv
e
Fillor 8 vjeçar I mesëm I lartë
8
Studim mbi vlerësimin e cilësisë së shërbimeve në nivel vendor
Grafiku 5 - Të ardhurat mujore
Megjithëse në mënyrë të rastësishme, në studim janë përfshirë grupe të ndryshme shoqërore, siç e tregon edhe grafiku i mësipërm mbi nivelin e të ardhurave të grupit të intervistuar.
7% 10%
77%
39%
15%
29%
1%
14%9%
0
25
50
75
100
Krujë Durrës
%e
tëin
terv
istu
arëv
e
Nën 10 mijë lekë 10-40 mijë lekë 40-70 mijë lekë70-100 mijë lekë Mbi 100 mijë lekë
I. Pastërtia e qytetit
9
Grafik 6 - Gjendja mjedisore
Grafik 7 - Format kryesore të ndotjes (n=56, 199)
Në përgjithësi vlerësimi mbi gjendjen mjedisore në qytetet respektive është negativ, duke evidentuar si forma kryesore të ndotjes mbetjet inerte dhe ndotjen e ajrit në Krujë, si dhe ndotjen akustike dhe mbetjet organike në Durrës.
4,2%
15,3%
42,1%50,5%
43,8%
27,8%
9,9%6,0%
0,4%0
20
40
60
Krujë Durrës
Shumë e ndotur E ndotur Deri diku e ndotur
E pastër Shumë e pastër
% e t
ë inte
rvistu
arve
0.8%6.4%5.8%
28.1%22.3%
13.2%
0.8%6.0%
1.7%7.1%
14.9%10.0%
0
20
40
Krujë Durrës
%ep
ërgji
gjeve
Ndotja industriale Mbeturinat organike Mbetjet inerte
Ndotja akustike Ndotja e ujit Ndotja e ajrit
10
Studim mbi vlerësimin e cilësisë së shërbimeve në nivel vendor
Grafik 8 - Cilësia e pastrimit të rrugëve
Grafik 9 - Gatishmëria e qytetarëve për të paguar tarifa më të larta për pastrimin e qytetit (n=121,218)
Pjesa më e madhe e të intervistuarve sidomos në Krujë, e vlerëson cilësinë e pastrimit të rrugëve si deri diku të mirë. Nisur nga ky opinion ata nuk e vlerësojnë të nevojshme dhe nuk janë të gatshëm të paguajnë më shumë se tarifa aktuale për pastrimin e qytetit të tyre.
Krujë Durrës
Shumë e keqe E keqe Deri diku e mirë E mirë Shumë e mirë
1,7%7,8%
15,7%
35,3%
57,0%
48,0%
25,6%
8,2%
0,7%0
20
40
60
% e t
ë inte
rvistu
arve
32,2%
44,8%
67,8%
55,2%
0
20
40
60
80
Krujë Durrës
Po Jo
%ep
ërgj
igje v
e
I. Pastërtia e qytetit
11
Rekomandime
Vlerësimi negativ i qytetarëve mbi gjendjen e mjedisit në qytetet respektive duhet të tërheqë vëmendjen e sektorit përgjegjës në të dyja bashkitë, por njëkohësisht dhe të Agjencisë Rajonale të Mjedisit që ushtron veprimtarinë e vet në qarkun e Durrësit.
Situata mjedisore në të dyja bashkitë shfaq probleme të cilat kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe aftagjatë për të ndryshuar gjendjen. Bashkitë duhet të adaptojnë planet e ndërhyrjes në mjedis dhe duhet të reflektojnë në buxhetet e tyre aktivitete konkrete që do të çonin në përmirësimin e kësaj situate në disa drejtime. Bashkitë duhet të iniciojnë dhe mbështesin më shumë projekte që do të ndihmonin në përmirësimin e situatës mjedisore në të dyja qytetet. Përveç burimeve lokale ato mund të shfrytëzojnë më mirë burimet e qeverisë qendrore dhe të tjera (donatorë, komuniteti i biznesit) për të përmirësuar cilësinë e mjedisit.
Në mënyrë që shërbimi i pastrimit të qytetit të përmirësohet duhet të shihen standartet e shërbimit dhe të zbatohen ato nga ndërmarrjet që realizojnë pastrimin e qytetit. Gjithashtu duhet më shumë punë për të ndërgjegjësuar qytetarët që cilësia e pastrimit të rrugëve mund të ngrihet nëse ata do të paguanin tarifat e vendosura nga bashkitë për këtë shërbim. Sektorët e shërbimeve në të dyja bashkitë mund të përcaktojnë standarte të reja, plotësimi i të cilave do të kërkonte vendosjen e tarifave më të larta, si dhe të organizojnë fushata ndërgjegjësuese me komunitetin për këtë qëllim.
12
Studim mbi vlerësimin e cilësisë së shërbimeve në nivel vendor
II. Infrastruktura e Qytetit
13
Grafik 10 - Gjendja e rrugëve kryesore dhe bulevardeve
Në të dyja bashkitë, sidomos në Durrës, pjesa më e madhe e qytetarëve të intervistuar e vlerësojnë pozitivisht situatën e infrastrukturës rrugore në arteriet kryesore të qytetit. Grafik 11 - Gjendja e rrugëve dytësore
Opinioni i tyre ndryshon në lidhje me situatën në rrugët dytësore në qytetet respektive, ku një përqindje e madhe e të intervistuarve e vlerësojnë gjendjen si të keqe dhe shumë të keqe.Rezultatet e mësipërme reflektojnë punën që kanë bërë të dyja bashkitë për përmirësimin e infrastrukturës në rrugët dhe bulevardet kryesore të qytetit, por evidentojnë edhe problematikën reale në disa nga lagjet dhe sidomos në pjesën periferike të të dy qyteteve.
1.7%4.6%
9.9%15.3%
48.7%43.8%
39.7%
30.3%
6.0%
0
20
40
60
Krujë Durrës
Shumë e keqe E keqe Deri diku e mirë E mirë Shumë e mirë%
e të i
ntervi
stuarv
e
9.9%15.7%
66.9%
46.6%
20.7%
30.9%
2.5%6.4%
0.4%0
20
40
60
80
Krujë Durrës
Shumë e keqe E keqe Deri diku e mirë E mirë Shumë e mirë
% e t
ë inte
rvistu
arve
14
Studim mbi vlerësimin e cilësisë së shërbimeve në nivel vendor
Grafik 12 - A përbën problem trafiku për qytetarët
Grafik 13 - Shkaqet kryesore të trafikut (n= 75,250)
Nga studimi rezulton se trafiku përbën një problem të madh për qytetarët në të dyja bashkitë, por më shumë në atë të Durrësit. Ky përfundim mund të jetë ndikuar edhe nga fakti se periudha në të cilën u krye studimi ishte shumë e ngarkuar me turistë për qytetin e Durrësit.Ndër shkaqet kryesore të përmendura nga qytetarët për trafikun e rënduar janë: mungesa e sinjalistikës rrugore, mungesa e rrugëve dhe trotuareve, gjendja e keqe e rrugëve, numri i lartë i automjeteve (për Durrësin) etj.
59.5%
88.3%
40.5%
11 .7 %
0
20
40
60
80
100
Krujë Durrës
Po Jo
% e t
ë inte
rvistu
arve
24%
13%
5%
14%
7%
19%
29%
16%
1%
9%
17%
10%
1%
7%
15%
9%
3%
0
15
30
45
Krujë Durrës
Mungesa e rrugëve dhe trotuareve
Gjendja e keqe e rrugëve
Numri i lartë i automjeteve
Mungesa e sinjalistikës dhesemaforëveMosfunksionimi i semaforëve
Paaftësia e drejtuesve të mjeteve
Mungesa e parkimeve publike
Mungesa e kulturës dhepërgjegjshmërisë qytetareInkompetenca dhe mungesa eprofesionalizimit të policisë rrugore
%e
përg
jigje
ve
II. Infrastruktura e Qytetit
15
Grafik 14 - Gjendja e kanalizimeve
Mjaft problematike paraqitet situata e kanalizimeve në qytetin e Durrësit, e vlerësuar nga një përqindje shumë e lartë e qytetarëve si e keqe dhe shumë e keqe. Kanalizimet e amortizuara sjellin pasoja për rrugët dhe për mjedisin rreth apartamenteve të banimit. Në qytetin e Krujës situata në këtë drejtim rezulton më e mirë, gjë që mund të ketë lidhje me pozitën gjeografike të këtij qyteti dhe numrin më të vogël të ndërtimeve.
Grafik 15 - Situata e ndriçimit publik
Studimi paraqet një situatë të ndryshme në lidhje me ndriçimin publik. Qytetarët në qytetin e Durrësit e vlerësojnë shërbimin e ndriçimit si deri diku të mirë dhe të mirë, ndërkohë ky shërbim paraqitet me mjaft mangësi në Krujë. 92.6% e qytetarëve të intervistuar nga ky qytet e vlerësojnë situatën e ndriçimit të qytetit si shumë të keqe dhe të keqe. Bashkia e Krujës, mbështetur në problematikën e evidentuar, ka parashikuar gjatë vitit 2008 investime për përmirësimin e këtij shërbimi.
25.6%
14.0%
54.4%
67.0%
17.8%19.0%
2.1%0
20
40
60
80
Krujë Durrës
Shumë e keqe E keqe Deri diku e mirë E mirë%
e të i
ntervi
stuarv
e
14.9%3.9%
77.7%
13.9%7.4%
59.4%
21.4%
1.4%0
25
50
75
100
Krujë Durrës
Shumë e keqe E keqe Deri diku e mirë E mirë Shumë e mirë
% e t
ë inter
vistua
rve
16
Studim mbi vlerësimin e cilësisë së shërbimeve në nivel vendor
RekomandimeNë të dyja bashkitë duhet të planifikohet rregullimi, sistemi dhe asfaltimi i rrugëve dytësore. Duhet të investohet më shumë në brendësi të blloqeve të banimit. Gjatë diskutimit të gjetjeve të studimit u konstatua që të dyja bashkitë kanë projekte për të ndërhyrë në blloqet e banimit gjatë vitit 2009.
Bashkitë duhet të planifikojnë investime për sinjalistikën, përmirësimin e rrugëve dhe trotuareve në mënyrë që të minimizojnë burimet kryesore të trafikut në qytetet respektive.
Në lidhje me kanalizimet nevojiten ndërhyrje urgjente sidomos në bashkinë e Durrësit, ndërhyrje të cilat duhet të bazohen në problematikën që ekziston në lagje dhe rajone të ndryshme të qytetit duke përfshirë në planin e investimeve fillimisht ato zona që mund të konsiderohen si pika të nxehta dhe burim infeksionesh për qytetarët.
III. Zonat e gjelbëruara
17
Grafik 16 - Gjendja e parqeve publike dhe ambienteve të gjelbëruara
Grafik 17 - Sa të kënaqur janë qytetarët me gjendjen e sipërfaqeve të gjelbëruara në qytetet e tyre
Përqindja më të madhe e qytetarëve në të dyja bashkitë mendon që sipërfaqet e gjelbërta mungojnë ose që ato janë të pamjaftueshme. Kjo ka sjellë pakënaqësinë e tyre në lidhje me këtë shërbim të bashkisë. Konstatimi nga ana e qytetarëve mbi pamjaftueshmërinë e zonave të gjelbëruara përforcon opinionin e tyre në lidhje me nivelin e ndotjes pasi gjelbërimi është një nga faktorët që do të ndihmonte kryesisht në uljen e ndotjes së ajrit që konstatohet në të dyja bashkitë.
25.6%
63.6%55.2%
16.5% 14.6%
1.7% 3.9% 0.7%
18.2%
0
20
40
60
80
Krujë Durrës
Mungojnë fare Të pamjaftueshme Disi të mjaftueshmeTë mjaftueshme Optimale
% e t
ë inte
rvistu
arve
28.1%
42.7%
54.5%
38.4%
16.5% 14.9%
0.8% 3.2% 0.7%0
20
40
60
Krujë Durrës
Aspak i kënaqur Pak i kënaqur Deri diku i kënaqurI kënaqur Shumë i kënaqur
% e t
ë inte
rvistu
arve
18
Studim mbi vlerësimin e cilësisë së shërbimeve në nivel vendor
Grafik 18 - Gatishmëria e qytetarëve për të paguar tarifa më të larta për gjelbërimin e qytetit
Në qytetin e Krujës ku edhe pakënaqësia me sipërfaqen e gjelbër ekzistuese është më e madhe, qytetarët nuk janë të gatshëm të paguajnë një tarifë më të lartë që do të ndihmonte në shtimin e sipërfaqeve të gjelbra, ndërsa në qytetin e Durrësit vihet re një gatishmëri më e lartë në këtë drejtim. Përveç shkaqeve që u përmendën më sipër, në këtë reagim mund të ketë influencën e vet dhe shkatërrimi i madh që i është bërë një pjese të kurorës së gjelbër të qytetit nga bizneset private, duke çuar ne zhdukjen e një sipërfaqe të madhe të gjelbëruar.
RekomandimeSektorët përkatës në të dyja bashkitë duhet të mendojnë rrugë dhe programe specifike për të përmirësuar cilësinë e mjedisit në qytetet e tyre. Përveç fondeve që mund të grumbullohen nga tarifa e gjelbërimit që mund të vendosin bashkitë, duhet të inicohen më shumë projekte të partneritetit privat-publik dhe bashkëpunime me OJF-të që punojnë në fushën mjedisore.
19.8%
52.3%
80.2%
47.7%
0
20
40
60
80
Krujë Durrës
Po Jo
% e t
ë inte
rvistu
arve
IV. Furnizimi me ujë
19
Situata e furnizimit me ujë të pishëm është shumë larg pritjeve dhe nevojave të qytetarëve në të dyja bashkitë (Grafiku 19). Gjendja paraqitet tejet problematike duke patur parasysh se furnizimi me ujë përbën edhe një nga nevojat kryesore jetike. Qytetarët nuk janë aspak të kënaqur me sasinë e furnizimit me ujë (sidomos në Durrës).
Grafik 19- Situata e furnizimit ditor me ujë
Grafik 20 - Sa të kënaqur janë qytetarët me furnizimin me ujë
95%84%
3.3%8.6%
1.7% 3.2% 1.4% 2.5%0
25
50
75
100
Krujë Durrës
1-3 orë 4-6 orë 6-9 orë Më shumë se 9 orë Pa ndërprerje
% e t
ë inte
rvistu
arve
9.1%
52.3%52.9%
27.4%
35.5%
14.6%
2.5%5.3%
0.4%0
20
40
60
Krujë Durrës
Aspak i kënaqur Pak i kënaqur Deri diku i kënaqurI kënaqur Shumë i kënaqur
% e t
ë inte
rvistu
arve
20
Studim mbi vlerësimin e cilësisë së shërbimeve në nivel vendor
Grafik 21 - Gatishmëria e qytetarëve për të paguar tarifa më të larta për furnizimin me ujë
Pakënaqësia e qytetarëve me këtë nivel shërbimi reflektohet qartë në mungesën e gatishmërisë që ata shfaqin për të paguar tarifa më të larta në këmbim të një shërbimi më të mirë.
Në të dyja qytetet ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve nuk janë në varësi të bashkisë. Në kuadër të reformave decentralizuese pritet që këto ndërmarrje të transferohen në përgjegjësinë e pushtetit vendor, transferim i cili do të shoqërohet me probleme.
RekomandimeFurnizimi me ujë është i pamjaftueshëm për të përballuar nevojat e qytetarëve. Bashkitë duhet të evidentojnë përmes vrojtimit në terren arsyet e kësaj situate, të përcaktojnë plane konkrete veprimi për t’a përmirësuar kërë situatë, të planifikojnë investime më të mëdha në këtë fushë në bashkëpunim me qeverinë qendrore.
Bashkitë duhet të bashkëpunojnë me ndërmarrjet e ujësjellësave për të gjetur rrugë dhe mundësi për të përmirësuar shërbimin përmes një manaxhimi më efektiv dhe efiçent. Ky bashkëpunim do të lehtësonte më shumë marrëdhënien e bashkisë me qytetarët në momentin kur këto ndërmarrje do të kalonin në administrimin e tyre.
10.7%
44.1%
89.3%
55.9%
0
25
50
75
100
Krujë Durrës
Po Jo
% e t
ë inte
rvistu
arve
V. Transporti Urban
21
Grafik 22 - Përdorimi i transportit urban
Transporti urban është shërbim që ofrohet vetëm për qytetarët e Durrësit pasi në Krujë theksohet se ai përdoret vetëm për institucionet private arsimore. Megjithatë, nga studimi rezulton se një pjesë e mirë e qytetarëve që e marrin këtë shërbim (64%) janë pak ose aspak të kënaqur me të dhe kjo paraqitet edhe në mungesën e gatishmërisë që ata tregojnë për të paguar një tarifë më të lartë transporti urban (71% e personave që e përdorin transportin nuk janë dakord të paguajnë më shumë).
Nisur nga këto rezultate bashkia duhet të monitorojë më nga afër cilësinë e këtij shërbimi dhe të vendosë kushte dhe sanksione ndaj kompanive që e ofrojnë atë.
11,6%
65,8%
88,4%
34,2%
0
25
50
75
100
Krujë Durrës
Po Jo% e
të int
ervistu
arve
22
Studim mbi vlerësimin e cilësisë së shërbimeve në nivel vendorRoli i njësive të pushtetit vendor është rritur vitet e fundit në dhënien e shërbimeve sociale. Në kuadër të reformës për decentralizimin e këtyre shërbimeve bashkitë kanë marrë më shumë kompetenca dhe ofrojnë një gamë të gjerë shërbimesh për grupet në nevojë, moshën e tretë, të rinjtë, gratë, etj. Por niveli i informacionit që kanë qytetarët në lidhje më këto shërbime paraqitet i ndryshëm në kampionin e vrojtuar në të dyja bashkitë (Grafiku 23). Në përqindje të konsiduerueshme qytetarët e intervistuar deklarojnë se u mungon informacioni.
Grafik 23 - A kanë informacion qytetarët në lidhje me shërbimet sociale që ofron bashkia e tyre
Grafik 24 - Sa të kënaqur janë qytetarët me cilësinë e shërbimeve sociale (n=69, 173)
57,0%
42,7%43,0%
57,3%
0%
20
40
60
80 Po Jo
Krujë Durrës
% e t
ë inte
rvistu
arve
3.0%
23.0%28%
57%
31.0%
44.0%
6.0% 7.0%1.0% 2.0%
0
20
40
60
Aspak i kënaqur Pak i kënaqur Deri diku i kënaqurI kënaqur Shumë i kënaqur
Krujë Durrës
%e
përg
jigje
ve
VI. Shërbimet sociale
23
Cilësia e shërbimeve të ofruara vlerësohet mesatarisht me një tendencë drejt pakënaqësisë nga të intervistuarit në të dyja Bashkitë (shih Grafiku 24).
Grafik 25 - Grupet që duhet të marrin përparësi në ofrimin e shërbimeve sociale
100% e të intervistuarve në Krujë dhe 97.9% në Durrës janë dakort që bashkitë duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje grupeve në nevojë.Bie në sy ndjeshmëria e qytetarëve ndaj të gjitha shtresave që përfitojnë shërbime sociale.
Grafik 26 - Shkalla e informimit të qytetarëve për llojin dhe mënyrën e ofrimit të shërbimeve sociale
30.6%25.6%
2.5%7.4%
21.7%19.0% 21.0%
24.8%20.3%18.2%
6.8%
0
10
20
30
40
50
Krujë Durrës
%et
ëint
ervis
tuar
ve
Të moshuarit Familje me ndih.ekTë rinjtë MinoritetetPersonat me aftësi të kufizuara Grupet e rrezikuara
19,8%
28,7%
45,5% 45,5%
29,8%
19,0%
4,1% 6,1%0,8% 0,7%
0
20
40
60
Krujë Durrës
%e
tëin
terv
istu
arev
e
Aspak i informuar Pak i informuar Disi i informuarI informuar Shumë i informuar
24
Studim mbi vlerësimin e cilësisë së shërbimeve në nivel vendor
Grafik 27 - Shkalla e informimit të qytetarëve mbi veprimtarinë e bashkisë
Grafik 28 - Burimet e informimit të qytetarëve mbi punën dhe shërbimet e Bashkisë (n=99, 203)
Një përqindje e lartë e qytetarëve në të dyja qytetet nuk kanë fare ose kanë shumë pak informacion në lidhje me llojin dhe mënyrën e ofrimit të shërbimeve sociale në bashkinë e tyre, si dhe informacion mjaft të kufizuar në lidhje me veprimtarinë e bashkisë (shih Grafikët 23, 26, 27). Burimi kryesor i informimit të qytetarëve të Krujës mbi veprimtarinë e bashkisë janë miqtë, gjë që tregon për një informalitet të informimit, si dhe bashkia. Ndonëse në bashkinë e Durrësit egziston një zyrë e informimit të publikut që nga viti
0
25
50
75
Aspak i informuar Pak i informuar Disi i informuar
I informuar Shumë i informuar
%e
tëin
tervis
tuar
eve
Krujë Durrës
18.2%
28.8%
48.8% 45.9%
25.6%21.0%
5.8% 3.9%1.7% 0.4%
�
29.3%
5.4%6.1%
44.3%
16.7% 18.2%
9.1% 6.9%
53.5%
0
20
40
60
Krujë Durrës
Bashkia TV/radio lokale Gazeta lokale Miq/shokë Org. Të ndryshme
% e p
ërgjig
jeve
VI. Shërbimet sociale
25
2005, në këtë qytet media përbën burimin kryesor të informimit të qytetarëve mbi veprimtarinë e bashkisë (shih Grafikun 28). Ky konstatim ngre shqetësimin se qendra e informimit nuk përcjell tek publiku në masën dhe cilësinë e duhur informacion që do t’u mundësonte atyre një akses më të mirë në shërbime.Paqartësia e procedurave, e evidentuar në nivele mjaft të larta në të dyja qytetet, është ndoshta një nga faktorët e tjerë që influencon në aksesin e ulët që kanë qytetarët në shërbimet e ofruara nga bashkia (shih Grafikun 29).
Grafik 29 - Qartësia e procedurave për marrjen e shërbimeve në bashki
RekomandimeAksesi i ulët në informacion që kanë qytetarët në të dyja bashkitë kërkon marrjen e masave të menjëhershme për të organizuar fushata informuese, të cilat do të çonin në rritjen e numrit të përfituesve.
Bashkitë duhet të marrin në konsideratë në shumicën e rasteve dhënien e një asistence të veçantë për të gjitha këto shtresa shoqërore në mënyrë që të kenë mundësi të futen në skemat përfituese duke plotësuar të gjitha kriteret e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi.
Sasia dhe natyra e informacionit që përcillet tek publiku nuk arrin të realizojë informimin e kënaqshëm të qytetarëve. Stafet e bashkive duhet të punojnë për thjeshtësimin dhe qartësimin e procedurave të aplikimit për shërbimet e bashkisë. Duhet t’u jepet mundësia e ankimimit qytetarëve të cilët nuk marrin përgjigje në lidhje me aplikime të ndryshme që bëjnë pranë bashkive.
Bazuar në rezultatet e studimit mbi grupet që duhen mbështetur, do të sugjeronim që të dyja bashkitë duhet të pasqyrojnë në strategjitë e tyre të zhvillimit një gamë më të gjerë shërbimesh, që do të mundësonte përfitimin e të gjitha shtresave dhe do të ndihmonte në forcimin e kohezionit social në nivel vendor. Nisur nga fakti që fondet në dispozicion të bashkive janë të limituara do të sugjeronim që ato të mbeshtesnin sa më shumë iniciativa të komunitetit lokal dhe të rrisnin efektivitetin e përdorimit të fondeve të alokuara nga qeveria qëndrore.
18,2%
24,6%
47,9% 46,3%
28,1%
20,6%
5,8% 7,8%
0,7%0
20
40
60
Krujë Durrës
Aspak të qarta Pak të qarta Disi të qarta Të qarta Shumë të qarta
%e
tëin
terv
istu
arev
e