Viti III PLAGJIATURE NDAJ MAKS VELOS · pamor shqiptar të viteve `70 dhe situatave ideopolitike...

8
Viti III - Nr:22 E diel, 2 qershor 2013 Kryeredaktore: Admirina PEÇI FENOMENI I PLAGJIATURES, E CILA GEZON LIRI TE PLOTE DHE KRITIKES QE MBETET ENDE TABU E-mail: [email protected] Na ndiqni edhe online WWW.SHQIPTARJA.COM Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com Cyan magenta yellow black Pikturat e Xhokaxhiut me shenjat e vizatimeve të burgut PLAGJIATURE NDAJ MAKS VELOS N ë një takim me Maks Velon, për të mësuar më shumë, përmes jetës dhe memories së tij, mbi artin pamor shqiptar të viteve `70 dhe situatave ideopolitike që i tjetërsuan dhe i bënë të dal- lueshme, apo e thënë thjesht, i dhanë atyre formën e një stacioni të rëndësishëm intele- ktual në historinë e Shqipërisë, duke u shfaqur si një pamje krejt e veçantë nga koha tjetër e para viteve `90, zbulon se pas këtyre viteve, edhe në kul- turën shqiptare të imazheve interferon haptas plagjiatura, si akt i moralit të intelek- tit të homoartistit global. Në artet modern ajo është një realitet i kudondodhur. Është një fenomen mjaft i zakonshëm, i diskutuar ethshëm në aulat ndërkombëtare akademike moderne të shekullit XX dhe atij bashkëkohës. Edhe pse i llafosur vetëm nëpër tavolinat Behar Gjoka rrëfen vlerat universale të 32 tregimeve dhe skicave. Dorëshkrimet e panjohura. Ja dëshmitë e kualitetit letrar S tudiuesi Behar Gjo- ka rrëfen për tiparet e një pjese krejt të panjohur të krijimtarisë letrare të autorit Anton Pashku. Bëhet fjalë për letërsinë për fëmijë. Ky zhanër letrar i lëvruar nga mjeshtri i fjalës Anton Pashku mbart vlera të jashtëzakonshme në as- pektin gjuhësor, në aspek- tin didaktik, psikologjik dhe edukativ. Këto e të tjera vlera universale të letërsisë për fëmijë, studi- uesi Behar Gjoka i ka zbu- luar gjatë studimit të plotë që po i bën veprës së Anton Pashkut. Studiuesi Gjoka këtë herë rrëfen për teks- tin letrar të Anton Pash- kut, i cili dritëson të gjitha zhanret letrare të autorit, si rrjedhin funksionin edhe letrar edhe edukativ edhe artistik. Studiuesi Gjoka gjatë procesit të studimit është befasuar nga fakti që prej Pashkut trashëgo- jmë edhe letërsi tipike për fëmijë. Këtë ia kum- ton edhe lexuesit të gjerë. Më tej ai tregon se çfarë rëndësie kanë 32 tregimet dhe skicat, siç i ka emër- tuar vetë shkrimtari. Një rëndësi të shumëfishtë të krijimtarisë së Anton Pashkut, Gjoka ka zbuluar edhe në pjesën tjetër të krijimtarisë së autorit, dhe përmes kësaj interviste ai rrëfen funksionin e kodit letrar, të zbuluar te proza për fëmijë ose shtojca e dytë e librit që mban titul- lin “Krahaneza”... N ë Shën Palin arbëresh, një qytet i vogël në Ba- silicata përgjatë kreshtës së malit Carnara dhe në rrëzë të Massiccio të Pollino-s, është ende në përdorim kremtimet fetare, riti bizan- tin me kalendarin liturgjik Gregorian ndryshe nga ai latin. Kjo liturgji, diktuar nga Shën Gjovani Crisos- tomo, festohet në javë ndryshme, në greqisht dhe në gjuhën shqipe, ndërsa ajo e Shën Vasilit kremto- het në festat më të rëndë- sishme të vitit.Ja një listë me karakteristikat më të rëndësishme. Shenja e kryqit bëhet me dorën e djathtë, me tre gishta së bashku ballë, më pas tek gjoksi, Ja një listë me karakteristikat më të rëndësishme, shenja e kryqi me dorën e djathtë, martesa e priftërinjve,kungimi dhe buka e shjenjtë tek kreshmët Denise Bellon, një surrealiste franceze në rrugët shqiptare të viteve 30’ Zbulohet proza magjike për fëmijë e Anton Pashkut Shën Pal, tiparet e ritualit fetar të Arbëresheve shpatulla e djathtë dhe e majtë, kurse dy gishtat e tjerë përfaqësojnë natyrën e dyfishtë, njerëzore dhe hyjnore të Krishtit. Kungimi ndryshe nga hos- tia e ritit latin, bëhet me bukë të bekuar , të prerë në copa të vogla, zhytet në verë në momentin kur besimtarët marrin bekimin nga prifti.Priftërinjtë mund të jenë të martuar kuzim që nuk parashikohet në të drejtën Latine, me kusht që urdhëresa të zhvillo- het pas martesës dhe pa asnjë mundësi të karrierës klerikale. Edhe tek kresh- mët mund të jepet buka e shejntë, në raste të tilla si pagëzimi në ritin katolik, siç është bërë në komunite- tet e hershme të krishtera, ku edhe Eukaristia... Fotografja e nisi karrierën e saj pikërisht në Shqipëri e Ballkan. Më pas ajo u bë mjaft e fam- shme. Salvador Dali pozonte për të në studion e saj, por ajo fotografoi edhe shumë emra të tjerë të mëdhenj si André Breton apo Henry Miller. faqe20 faqe 18-19 vijon në faqen 14-15 faqe 16-17 plot tym të kafeneve, është i pastudiuar dhe i pashpalosur drejtëpërdrejtë në sistemet akademike të artit në Shqipëri. Kjo ka dy arsye kryesore dhe qindra të tjera minore. E para sepse ne jemi ende një shoqëri ekonomiko-social politike, që shfaqet si një prapambetje e kohës komuniste dhe kjo na përcakton se ende jemi një vend me mendësi të kuzuar mbi sis- temin kritik, për të cilin rëndom thuhet se, mungon në Shqipëri. Konkluzioni është se ne, atë/ kritikën nuk e kërkojmë, nuk e dëshirojmë, e duam të heshtë, pasi i kemi krijuar vetes idenë “luksoze” se jemi më të mirët dhe më të paarritshmit. Së dyti ne, ndërvedi, në çastin që themi një ide të ndryshme nga bashkëfolësi ynë, e shpallim atë “Tjetri” dhe e trajtojmë si “Ar- mik”. A nuk ngrinë kjo gjithshka dhe më parë komunikimin? Por kritika është... ROSANGELA PALMIERI ADMIRINA PECI LUAN RAMA NË FOTO: Piktura e Maks Velos dhe Ilia Xhokaxhi ku shfaqet plagjiatura e Xhokaxhiut ndaj veprave të Maks Velos allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N° 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli

Transcript of Viti III PLAGJIATURE NDAJ MAKS VELOS · pamor shqiptar të viteve `70 dhe situatave ideopolitike...

Viti III - Nr:22 E diel, 2 qershor 2013 Kryeredaktore: Admirina PEÇI

FENOMENI I PLAGJIATURES, E CILA GEZON LIRI TE PLOTE DHE KRITIKES QE MBETET ENDE TABUE-mail: [email protected]

Na ndiqni edhe

onlineWWW.SHQIPTARJA.COM

Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com

Cyan magenta yellow black

Pikturat e Xhokaxhiut me shenjat e vizatimeve të burgutPLAGJIATURE NDAJ MAKS VELOSNë një takim me Maks

Velon, për të mësuar më shumë, përmes jetës

dhe memories së tij, mbi artin pamor shqiptar të viteve `70 dhe situatave ideopolitike që i tjetërsuan dhe i bënë të dal-lueshme, apo e thënë thjesht, i dhanë atyre formën e një stacioni të rëndësishëm intele-ktual në historinë e Shqipërisë, duke u shfaqur si një pamje krejt e veçantë nga koha tjetër e para viteve `90, zbulon se pas këtyre viteve, edhe në kul-turën shqiptare të imazheve interferon haptas plagjiatura, si akt i moralit të intelek-tit të homoartistit global. Në artet modern ajo është një realitet i kudondodhur. Është një fenomen mjaft i zakonshëm, i diskutuar ethshëm në aulat ndërkombëtare akademike moderne të shekullit XX dhe atij bashkëkohës. Edhe pse i llafosur vetëm nëpër tavolinat

Behar Gjoka rrëfen vlerat universale të 32 tregimeve dhe skicave. Dorëshkrimet e panjohura. Ja dëshmitë

e kualitetit letrar

Studiuesi Behar Gjo-ka rrëfen për tiparet e një pjese krejt të

panjohur të krijimtarisë letrare të autorit Anton Pashku. Bëhet fjalë për letërsinë për fëmijë. Ky zhanër letrar i lëvruar nga mjeshtri i fjalës Anton Pashku mbart vlera të jashtëzakonshme në as-pektin gjuhësor, në aspek-tin didaktik, psikologjik dhe edukativ. Këto e të tjera vlera universale të letërsisë për fëmijë, studi-uesi Behar Gjoka i ka zbu-luar gjatë studimit të plotë që po i bën veprës së Anton Pashkut. Studiuesi Gjoka këtë herë rrëfen për teks-tin letrar të Anton Pash-kut, i cili dritëson të gjitha

zhanret letrare të autorit, si rrjedhin funksionin edhe letrar edhe edukativ edhe artistik. Studiuesi Gjoka gjatë procesit të studimit është befasuar nga fakti që prej Pashkut trashëgo-jmë edhe letërsi tipike për fëmijë. Këtë ia kum-ton edhe lexuesit të gjerë. Më tej ai tregon se çfarë rëndësie kanë 32 tregimet dhe skicat, siç i ka emër-tuar vetë shkrimtari. Një rëndësi të shumëfishtë të krijimtarisë së Anton Pashkut, Gjoka ka zbuluar edhe në pjesën tjetër të krijimtarisë së autorit, dhe përmes kësaj interviste ai rrëfen funksionin e kodit letrar, të zbuluar te proza për fëmijë ose shtojca e dytë e librit që mban titul-lin “Krahaneza”...

Në Shën Palin arbëresh, një qytet i vogël në Ba-

silicata përgjatë kreshtës së malit Carnara dhe në rrëzë të Massiccio të Pollino-s, është ende në përdorim në kremtimet fetare, riti bizan-tin me kalendarin liturgjik Gregorian ndryshe nga ai latin. Kjo liturgji, diktuar nga Shën Gjovani Crisos-tomo, festohet në javë të ndryshme, në greqisht dhe në gjuhën shqipe, ndërsa ajo e Shën Vasilit kremto-het në festat më të rëndë-sishme të vitit.Ja një listë me karakteristikat më të rëndësishme.Shenja e kryqit bëhet me dorën e djathtë, me tre gishta së bashku në ballë, më pas tek gjoksi,

Ja një listë me karakteristikat më të rëndësishme, shenja e

kryqi me dorën e djathtë, martesa e priftërinjve,kungimi dhe

buka e shjenjtë tek kreshmët

Denise Bellon, një surrealiste franceze në rrugët shqiptare

të viteve 30’

Zbulohet proza magjike për fëmijë e Anton Pashkut

Shën Pal, tiparet e ritualit

fetar të Arbëresheve

shpatulla e djathtë dhe e majtë, kurse dy gishtat e tjerë përfaqësojnë natyrën e dyfishtë, njerëzore dhe hyjnore të Krishtit.Kungimi ndryshe nga hos-tia e ritit latin, bëhet me bukë të bekuar , të prerë në copa të vogla, zhytet në verë në momentin kur besimtarët marrin bekimin nga prifti.Priftërinjtë mund të jenë të martuar kufi zim që nuk parashikohet në të drejtën Latine, me kusht që urdhëresa të zhvillo-het pas martesës dhe pa asnjë mundësi të karrierës klerikale. Edhe tek kresh-mët mund të jepet buka e shejntë, në raste të tilla si pagëzimi në ritin katolik, siç është bërë në komunite-tet e hershme të krishtera, ku edhe Eukaristia...

Fotografja e nisi karrierën e saj pikërisht në Shqipëri e Ballkan. Më pas ajo u bë mjaft e fam-shme. Salvador Dali pozonte për të në studion e saj, por ajo fotografoi edhe shumë emra të tjerë të mëdhenj si André Breton apo Henry Miller.

faqe20faqe 18-19

vijon në faqen 14-15

faqe 16-17

plot tym të kafeneve, është i pastudiuar dhe i pashpalosur drejtëpërdrejtë në sistemet akademike të artit në Shqipëri. Kjo ka dy arsye kryesore dhe qindra të tjera minore. E para sepse ne jemi ende një shoqëri ekonomiko-social politike, që shfaqet si një prapambetje e kohës komuniste dhe kjo na përcakton se ende jemi një vend me mendësi të kufi zuar mbi sis-temin kritik, për të cilin rëndom thuhet se, mungon në Shqipëri. Konkluzioni është se ne, atë/kritikën nuk e kërkojmë, nuk e dëshirojmë, e duam të heshtë, pasi i kemi krijuar vetes idenë “luksoze” se jemi më të mirët dhe më të paarritshmit. Së dyti ne, ndërvedi, në çastin që themi një ide të ndryshme nga bashkëfolësi ynë, e shpallim atë “Tjetri” dhe e trajtojmë si “Ar-mik”. A nuk ngrinë kjo gjithshka dhe më parë komunikimin? Por kritika është...

ROSANGELA PALMIERIADMIRINA PECI

LUAN RAMA

NË FOTO: Piktura e Maks Velos dhe Ilia Xhokaxhi ku shfaqet plagjiatura e Xhokaxhiut ndaj veprave të Maks Velos

allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N° 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 2 qershor 2013

14 SH.com

KRIJIMTARIA KRITIKA

ANALIZAT

PLAGJIATURA E Ilia Xhokaxhi dhe plagjiatura

SUZANA VARVARICA KUKA

...vetëm komunikim dhe trajtesë ideshë, fenomen ky shumë i komplikuar, por njohës në thellësi. Ai kërkon edukim dhe do ta quaja ekzistencën e kritikës “TABU” e rrezikshme në Shqipëri.

Në ditët që jetojmë, Maks Velo, po i shërben rikrijimit të individit të tij, organi-zimit të botës së tij të brendshme, duke mos përjashtuar asnjë aspekt të saj. Ai po e bën këtë përmes tregimit të asaj që është grum-bulluar në intelektin e kujtesës së vet, e cila pasurohet në vijimësinë e të jetuarit. Ai po e tregon çdo ditë sesi e përjeton vendin dhe kohën e së përditshmes, sesi ndikojnë ata, reciprokisht tek ai si individ dhe, sesi ndikon ai mbi to, me forcën e imazhit dhe shkrimit të ideve. Në arsyen e rikrijimit të vetes është bërë njësh me kërkimin e krijimeve të kry-era, por të humbura. Ai e bën këtë përmes koncentrimit të memories dhe shndërrimit të saj në një fakt domethënës, real, njerëzor, debatues, ideor dhe fi gurativ. Ai dëshiron që jeta, krijimtaria, puna e zakontë, mar-rëdhëniet me njerëzit dhe konceptet e tij mbi botën, zhvillimin, individin, shoqërinë, his-torinë, artin dhe besimin të mbeten si fakte të forta të tij në një pjesë të kujtesën sonë shqiptare dhe, më gjërë se kaq. Në mënyrë të natyrshme, sot, Maks Velo, është kthyer një individ i personalizuar publik, që ndiqet me vemendje për të mirat dhe hidhësirat që jeta social-politike, e disa kohërave, i ka servirur dhe i ka mbruajtur tipilogjinë psikologjike. Një ditë të lume, në fi llim të viteve 2000, Maks Velo zbuloi se esenca e ideve dhe shenjave të tij fi gurative, që buruan nga thellësia e tij në kohën e diktaturës, është kopjuar nga piktori i njohur Ilia Xhokaxhi si akt imazhi. Krijim-taria e ngjashme e Xhokaxhiut u ekspozua në GA, në vitin 2005, me titull “Makbethi”. Por grafi kat dhe shenjat fi gurative të Velos ishin një produkt i vuajtjeve, ankthit dhe përballjes së situatës së brendshme të dilemave dhe kontraditave të tij me mjedisin e jashtëm agresiv politiko-komunist. Në këtë formë atë marrin të drejtën e shpërthimit vetjak. Ndërsa skena e sheshtë makbethiane është trans-ferim i sipërfaqes së molekulave të skicave të ideve fi llestare të grafi kave të burgut, mbi një dydimensional të dytë dhe të përpunuara nga një autor i dytë. Ky është drejtimi i këtij teksti, i cili i përket, më gjërsisht plagjiaturës dhe anekseve të saj.

Paul Gauguin do të thoshte se “Arti është ose plagjiaturë ose revolucion” dhe Pablo Pi-casso thoshte se: “Artistët e këqinj kopjojnë, ndërsa gjenitë vjedhin”, por Karl Kraus (1874-1936) shkroi në 1912, në librin e tij “Pro domo et mundo” se: “E fshehta është në zemër të plagjiaturës. Edhe në art i varfri nuk mund t’i marrë asgjë të pasurit, ndërsa i pasuri i merr të varfërit gjithshka”. Dhe në ditët e sotme kuratori Sebastian Gokalp, pak kohë më pare ia dedikoi bisedën e tij, në Musee d’Art Modern de la Ville de Paris çështjes “Opere sosia”.

Në dukje është një referim pak i gjatë që do të thotë qartë se plagjiatura/rrëmbimi, fjalë për fjalë në latinisht dhe, që nga shek. I pas Krishtit, porse në vazhdimësinë e kohërave, u latua dhe mori formën e kopjimit në kohrat moderne. Pra plagjiatura/kopjimi në art apo rrëmbimi ideve është një fenomen shumë kompleks, shumë i vjetër dhe mjaft aktiv në ditët tona. Ky lloj fenomeni nuk ka lidhje me konceptin në se një vepër arti është e vërtet apo falco dhe nuk është një krim banal në vetvete, por diçka më shumë, është një krim shpirtëror, është një shkelje serioze e etikës, e cila në vendet e përparuara dënohet me ligje të veçanta dhe të ashpra. Plagjiatura nuk është

e barabartë me një kopje të drejtëpërdrejtë e të plotë apo thjesht copyright infringement/shkelje e të drejtave të autorit. Ajo lidhet me aspektet morale të kreativitetit individual dhe kohët moderne të shek. XVIII e trajtuan si një akt të pamoralshëm, të pandershëm dhe përvetsim të gabuar të origjinalitetit të imazheve, ideve, shprehjeje të një “artisti” apo “autori” nga artisti i parë origjinal. Plagjiatura dëmton drejtëpërdrejtë reputacionin dhe të ardhurat morale dhe monetare të papërfi tuara

të individit apo të autorit të ligjshëm e origjinal të imazheve, ideve dhe shprehjeve.

Brenda këtyre radhëve mund të për-pëlitesh, por zbulon se plagjiatura është pjesë e mbijetesës së artit. Maks Velon jam munduar ta njoh përmes krijimeve të artit pamor, shkri-meve estetiko-publicistike dhe kujtimeve të

tij si dhe ideve të thëna e shkruara për të në faqet e studimeve dhe medias shqiptare, por edhe të huaj. Në rastin më të fundit më tregoi disa punime grafi ke të fotografuara, të cilat i njoh shumë mirë dhe mendoj se janë një pikë e rëndësishme në artin e Maks Velos, pasi lid-hen në mënyrë të drejtëpërdrejtë me një etapë të rëndësishme meditimi dhe krijimi. Ato janë motivi esencial i botës së tij. Ato janë prania e tij përhershme, sepse u krijuan në kohën e diktaturës dhe, fatmirësisht, të rigjetura në

fi llim të viteve `90. Ato janë një pjesë e pakët e 246 krijimeve, që fatkeqësisht u përdorën kundra tij në hetuesi dhe në sallën e gjyqit si dëshmi për dënimin me heqje lirie, në emër të popullit. Pas viteve `90, fotot e gjetura nga proceset gjyqësore nisin historinë e riciklimit të imazheve të memories, të cilat u rikthyen

si një akt i ri të krijimtarisë së dëshmuar në pikturën në vaj, akrilik, pastel, laps e tjerë. Duke qenë se ky tekst lidhet me plagjiaturën do të shkëpus ide mbi uniticitetin e shenjave të Maks Velos, element i cili tregon origjinën e tyre dhe bën aneksimin e drejtëpërdrejtë të huazimit të tyre nga artisti i lartpërmendur, që grafi kon formën e jashtme, sfondin, shpesh herë teksturën dhe krahun e furçave piktorike. Shprehje e tyre e gjallë janë piktura Velo ’92 me Xhokaxhi 2000, Velo 1993 me Xhokaxhi

2002, Velo 1993 me Xhokaxhi 2002. Studiuesi i respektuar Dr. Gazmend Muka i ka kushtuar vemendje thellësore krijimtarisë së Velos dhe na ka lënë një grup ideshë thelbësore rreth origjinalitetit apo gjetjes fillestare. Jo pa arsye ai shkruan se: “Shenjat në ekspozitën e artistit Maks Velo me thjeshtësi të madhe

Plagjiatura nuk ka lidhje me konceptin në se një vepër arti është e vërtet apo falco dhe nuk është një krim banal në vetvete, por diçka më shumë,

është një krim shpirtëror, është një shkelje serioze e etikës, e cila në vendet e përparuara dënohet me ligje të veçanta dhe të ashpra.

vijon nga faqja 13 NË FOTO: Piktura e

Maks Velos dhe Ilia

Xhokaxhi ku shfaqet

plagjiatura e Xhokaxhiut

ndaj veprave të Maks Velos

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 15www.shqiptarja.comE diel, 2 qershor 2013

ANALIZAT

LIRE, KRITIKA “TABU”ndaj vizatimeve të burgut të Maks Velosmarrin formë, kthehen në fi gurë, në marrëd-hënie, duke shfaqur në linjën e ekspozimit një Koncept unik artistik…personazhet e tij herë primitivë e arkaikë, të incizuara me një individualitet ndjesor mjaft original, ngjajnë si eksponantë të shkëputura nga vendqen-drimet e gjata…dhe montojnë në mënyrë organike…situata të jetës sonë të përditshme, apo historisë sonë kom-bëtare…(Drita, 19 shkurt 1995)… Kjo vecori tregon që edhe fi gurat e Maksit në vetvehte janë mjaft personale, ku çdo veprim formal që ushtrohet mbi to nuk mund të ndryshojë thelbin e tyre. (Koha Jonë, 22 shkurt 1995)

Në paragrafet e mësipërme irritimi ndaj plagjiaturës është perceptues aktiv, por duke përshkruar godinën e historisë së artit kupton se plagji-atura jeton me të gjithë rehatinë e vet në dhomat e saj. Vështron me endje se si veprat e artit janë objekte të përsëritura nga tradita e një shek-ulli më parë. Imazhet e tyre duken të ngjashme dhe sikur në të gjithë historinë e krijimit artistik i përkasin plagjiaturës/përvetësimit, rikrijimit, rivlerësim tematik, riinterpretim, riimprovizimit imitues, imitimit dhe riimitimit, vjedhjes stilistike, kopjes së imituar dhe falsifi kimit. Të gjitha janë procese të një boshti kryesor, ku vërtëllohen kultura tradicionale, kultura akademike, kultura e shkol-luar, tradita kanonike. Në mënyrë të natyrshme studiuesit e procesit krijues e cilësojnë këtë fenomen “për-dorimi i përvetsimit”, i cili nuk është gjë tjetër veçse përdorimi i imazheve paraekzistuesë dhe aplikimi i tyre në një im-azh pasardhës me një transformim të pakët mbi paraekzistuesin. Kjo ka ndodhur në disa raste më Xhokaxhinë, si një piktor më i ri në moshë dhe me krijimtari më të pasme se e Velos ose e kohës së krijimit të shenjave të tij grafi ke apo të embrionit të tij esencial.

Në qetësi të marrjes së këtyre informa-cioneve, duket sikur, njëkohësisht përjashto-jnë dhe pranojnë plagjiaturën. Sot jetojmë

në një botë, ku homodituria e ka zmadhuar rretheqarkun e vet, duke pranuar se arti i krijimit i nështrohet kuptimit tonë mbi dy koncepteve themeltarë. Kuptimi ynë i parë e pranon idenë mbi përvetësimin si materi-alizim të konceptin se një vepër e re, për të krijuar veten rikontekstohet duke huazuar elemente ngva një vepër origjinale. Dhe kjo ka ndodhur imazh pas imazhi që kur histo-ria botërore e artit nisi të memorizohej e të

shkruhej. Me historinë e artit shqiptar nuk ka si të ndodhë ndryshe nga ajo që historia e artit botëror na servir. Kuptimi ynë i dytë lidhet me idenë e fi ksimit të skicës së parë si koncept origjinal, që është produkti i parë, të

cilin ne e cilësojmë si vepra origjinale dhe që mbetet një “send” i pandry-shueshëm, mbetet një send i shtrenjtë dhe në çdo vend të botës mbrohet si e drejtë e autorit. Kjo na mëson se me të drejtën e autorit në Shqipëri nuk ka pse të ndodhë ndryshe. Ajo duhet dokumen-tuar, duhet vënë në pah shkeljet, duhet mbrojtur me ligj dhe t`i jepet Qezarit ajo që i takon Qezarit.

Si e përcaktojmë fillesën (origji-nalitetin) e veprës së Maks Velos? Le të marrim në konsideratë disa ide, të cilat informojnë mbi këtë veti thelbësore dhe orientojnë se imazhet e piktorit Xhokaxhiu, i cili ka vlera të rëndësishme në një lloj tjetër arti në Shqipëri, siç janë ndërtimi dhe krijimi i skenografive artistike, për evente konceratle siç janë fi lmi, teatri, skenat orkestrale në natyrë, janë të huazuara prej shenjave fi gurative të burgut të Velos. Profesori dhe studiuesi i letërsisë dhe i gjuhëve sllave Harold Segel, që ilustroi librin e tij mbi letërsinë e bur-gut në Europën Lindore me vizatimet grafi ke apo të shenjave të Velos kur shkruan se: “...skicat bardhë e zi të Ve-los me temë burgun janë madhështore dhe të fuqishme..., (Shekulli 12 tetor 2012) nënkuptojmë të drejtën e autorit, ekzistencën e vlerës të inkasuar në to dhe, më shumë se kaq, vlerën si per-sonifi kim i origjinalitetit, që sëbashku

shpallen me një formë të përcaktuar qartë, të cilën e quajmë idea apo skica fi llestare e artistit. Magdalena Kozllovska i vlerëson vizatimet grafi ke të shenjave të Velos si: “...Identifi kim me vetë autorin e punimeve...përceptim biografi k i një sërë linjash të para-qitura...Trajtat në dukje abstrakte, si forma-kulti, totemat magjikë, shndërrohen në qënie që afrojnë me ne, që ndjenë si ne...këto grafi ka prodhojnë asociacione me rrymën organike

të shek. XX në krijimtarinë e Henri Murit apo Hans Arpit” (revista polake “Polis” nr. 9, 1995), nënkuptojmë referencat dhe piktakimet e artit të Velos të viteve ’70, me historisë e moderne të artit dhe zanafi llën fi gurative të prehistorisë. Ksenofon Dilo zbulon një tjetër burimit të idesë së parë të artistit, kur në fjalën e hapjes në ekspozitën e Velos lexon se: “...I apasionuar që në rininë e vet pas krijimeve plastike të artit popullor, kryesisht gdhendjeve në dru, piktori i gjen këto krijime si një shtrat për të ndërtuar aspiratat e tij për një art modern bashkëkohës...(GKA, 7.11.1991). Si përmbledhje i pari i jep vlerë, e dyta i lidh me artistët e mëdhenj modern dhe i treti i gjen rrënjët në vendin e vet. Duke marrë në konsideratë se çështjet ideore dhe teknike në proceset e krijimit të një vepre arti ecin në dy linja që ndërthyren dhe ngjiten bashkë mund të arrijmë në një prej konkluzineve mbi autenticitetin e origjinalitetit të skicës së parë, e cila më pas skicë mbi skicë, vizatim mbi vizatim, pikturim mbi pikturin, volum mbi volum, dritë mbi dritë gjeneron veprën dhe formon individualitetin e artistit. Por Francescko Manacorda (1974), Drejtor i Artissima, kurator i pavarur dhe shumë i njohur në mjediset britanike të kohës sonë është shprehur se: “Të paktën që nga Du-champ, vepra e artit nuk është më vetëm një objekt i krijuar nga një autor. Vepra e parë, ajo e gatshme, disa artistë dhe tendencat që erdhën njëra pas tjetrës, nga vitet ’60 të shek. XX e deri më sot, i bënë një sfi dë provokuese autenticitetit, nënshkrimit dhe origjinales”. Në këtë arsye mendoj se res-pekti mbi origjinalitetin është minuar dhe tema mbi origjinalitetin është zbehur sepse vet artistët kanë minuar konceptin mbi origji-nalitetin e veprës dhe se në artin bashkëkohor, fjala plagjiaturë është shumë tinzare dhe fshehtësia është zemra e saj. E kjo nuk mbulon vetëm sferat e krijimit shqiptar. Natyrshëm përfshin gjithë krijimtarinë e homoartistit global dhe, jo vetëm në bashkëkohësinë tonë, por edhe më parë e më parë. Historia e artit shënoi dukshëm diamantet e mbetura në sitë. Ajo do të vazhdojë ta bëjë këtë.

31 maj 2013

NË FOTO: (1,2,3) Nga vizatimet e burgut

të Maks Velos

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 2 qershor 2013

16 SH.com

SHKRIMTARI PROZA

INTERVISTA

Zbulohet proza magjike për fëmijë e Anton Pashkut

Behar Gjoka rrëfen vlerat universale të 32 tregimeve dhe skicave. Dorëshkrimet e panjohura. Ja dëshmitë e kualitetit letrar

Studiuesi Behar Gjoka rrëfen për tiparet e një pjese krejt të panjohur të krijimtarisë

letrare të autorit Anton Pashku. Bëhet fjalë për letërsinë për fëmijë. Ky zhanër letrar i lëvru-ar nga mjeshtri i fjalës Anton Pashku mbart vlera të jashtëza-konshme në aspektin gjuhësor, në aspektin didaktik, psikologjik dhe edukativ. Këto e të tjera vlera universale të letërsisë për fëmijë, studiuesi Behar Gjoka i ka zbuluar gjatë studimit të plotë që po i bën veprës së Anton Pashkut. Studiuesi Gjoka këtë herë rrëfen për tekstin letrar të Anton Pashkut, i cili dritëson të gjitha zhanret letrare të autorit, si rrjedhin funksionin edhe le-trar edhe edukativ edhe artistik. Studiuesi Gjoka gjatë procesit të studimit është befasuar nga fakti që prej Pashkut trashëgojmë edhe letërsi tipike për fëmijë. Këtë ia kumton edhe lexuesit të gjerë. Më tej ai tregon se çfarë rëndësie kanë 32 tregimet dhe skicat, siç i ka emërtuar vetë shkrimtari. Një rëndësi të shumëfishtë të krijimtarisë së Anton Pashkut, Gjoka ka zbuluar edhe në pjesën tjetër të krijimtarisë së autorit, dhe përmes kësaj interviste ai rrëfen funksionin e kodit letrar, të zbuluar te proza për fëmijë ose shtojca e dytë e librit që mban titullin “Krahaneza”. Tit-ulli rrëfen edhe një fjalë të rrallë të shqipes, që sipas studiuesit Gjoka do të thotë: bora që ngjit nëpër degët e pemëve. Duke parë veprën, lexuesi përveç të tjerave kupton se letërsia për fëmijë e Anton Pashkut është një zbulim në fushën e edukimit mendor e shpirtëror të fëmijëve.

Jeni përballur kohëve të fundit me disa proza të shkur-tra të Anton Pashkut e mes tyre edhe disa tregime për fëmijë. Si qe përballja me këto tregime? Çfarë specifi ke kanë?

-Anton Pashku, nga lexuesit dhe studiuesit, përgjithësisht njihet si prozator me kualitet, ku lëvron romanin, me tekstin e përveçëm OH, si dhe prozën e shkurtër, të cilën e ka përcaktuar vetë si tregime fantastike, si dhe si dramaturg me dy tragjeditë moderne, Gof dhe Sinkopa, të cilat shpresojë të mos jepen për testet e maturës, sepse këto dy vepra janë vështirësisht të kup-tueshme, nga studiuesit e jo më nga nxënësi i shkollës së mesme. Në qasjen e radhës mbi veprën e tij, për të hedhur vështrimin në të gjithë krijimtarinë letrare, më ra në dorë një botim i vitit 2005, me titullin Galtina, me nëntitull Mbetjet letrare me dy shtesa e një bibliografi , botuara në Prishtinë,

por edhe një tekst autobiografi k, shkruar pak muaj para se të ndërronte jetë, pra si një libër ku janë hedhur në qarkullim të gjitha dorëshkrimet e tij, ndonëse trashëgimtarët e vlerave të kri-juara prej tij nuk e kanë pohuar këtë përfundimisht, u ndesha me tre befasi:

E para: Një pjesë e prozës së shkurtër, por edhe vetë romani OH, që ka si paratekst novelën Eklipsi, përkatësisht 12 tekste me tregime fantastike, janë të shkruara në dy variante, pra në gegnishte dhe në gjuhën e njësuar, një fakt që do të kërkonte vëmendje dhe shqyrtime më të thelluara.

E dyta: Krahas dy teksteve të përcaktuar si tragjedi moderne, ka mbetur në dorëshkrim edhe një fragment drame, me titullin Parakalimi, që për nga dialogu dhe përzgjedhja e fjalëve, pse jo

e vetë situatave dramatike, pa mëdyshje është pjesë e fondit dramatik të autorit.

E treta: Befasia më e madhe për mua, pse jo edhe për lexuesin e gjerë, ishte fakti që prej Pashkut trashëgojmë edhe letërsi tipike për fëmijë, e cila i përket prozës së shkurtër. Në prozën për fëmijë, bëjnë pjesë 32 tregime dhe skica, siç i ka emërtuar vetë shkrimtari, gjë që ngjet edhe me pjesën tjetër të krijimtarisë së autorit, të cilës i jep një emërtim të caktuar, që kryen funksionin e kodit letrar. Proza për fëmijë ose shtojca e dytë e librit, është përmbledhur nën titullin “Krahaneza”, që simbas fjalorit të gjuhës shqipe, të vitit 1954, do të thotë: bora që ngjit nëpër degët e pemëve. , e cila në kuptimin metaforik të fanitet edhe si lule, e cila po ta prekesh të shkakton drithërima të pazakon-ta prej të ftohtit. Pjesa e prozës për fëmijë, është interesante për shumëçka, por sidomos për këto

tipare dalluese: është një prozë e thjeshtë dhe e kuptueshme, e cila bart një lojë fëminore dhe është e shoqëruar nga ngjyrime fantastike, si dhe është ndër të paktat raste të letërsisë për fëmijë, që ka një ekuilibër të habitshëm në mes etikës, pra moralit dhe artit si dëshmi e rrokshme në hapësirat e teksteve. Këto tipare, pothuajse përshkojnë të gjitha tekstet që janë shkruar për fëmijë, madje kanë edhe një cilësi se nëpërmjet fjalës si rrëfi m, si dialog dhe përshkrim, të krijohet përfytyrimi i plotë i situat-ave, aq me tepër që të gjitha tekstet në prozë për fëmijë, janë ilustruar edhe më piktura, me fi gurina që paraqesin dhe zbërthejnë idenë dhe imazhin e krijimit letrar në lëmin e prozës për fëmijë.

Ç’mund të themi për Anton

Pashkun si shkrimtar i prozës

Proza e shkurtër e Pashkut, përbën kulmin e vlerave letrare që ka realizuar, madje bashkë me Kutelin dhe Koliqin, që hodhën themelet e prozës moderne shqipe, përbëjnë treshen e kurorës më të vlertë të letrave shqipe në lëvrimin e prozës së shkurtër

Veprat e Pashkut Anton Pashku, nga lexuesit dhe studiuesit, përgjithësisht njihet si prozator me kualitet, ku lëvron romanin, me tekstin e përveçëm OH, si dhe prozën e shkurtër, të cilën e ka përcaktuar vetë si tregime fantastike, si dhe si dramaturg me dy tragjeditë moderne, Gof dhe Sinkopa, të cilat shpresojë të mos jepen për testet e maturës, sepse këto dy vepra janë vështirësisht të kuptueshme, nga studiuesit e jo më nga nxënësi i shkollës së mesme

NË FOTO: Shkrimtari, Anton Pashku

ADMIRINA PECI

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 17www.shqiptarja.comE diel, 2 qershor 2013

TREGIMI

se shkurtër, e veçanërisht atë për fëmijë?

-Për mua, proza e shkurtër e Pashkut, përbën kulmin e vlerave letrare që ka realizuar, madje bashkë me Kutelin dhe Koliqin, që hodhën themelet e prozës moderne shqipe, përbëjnë treshen e kurorës më të vlertë të letrave shqipe në lëvrimin e prozës së shkurtër, në historinë e letrave shqipe, ku vetë përcaktimi i bërë prej vetë shkrimtarit, si tregime fantastike, e ndërlidh natyrshëm me poetikën e dy mjeshtërve të prozës së shkurtër, por edhe duke shënuar një nivel unik dhe të mëvetësishëm të shkrimit të prozës së shkurtër. Pjesë thel-bësore e prozës së shkurtër është edhe proza për fëmijë, e cila është po kaq fantastike sa dhe ajo për të rritur, por që për hir të së vërtetës na vjen me një situimi të thjeshtë, të kuptueshëm dhe të shoqëruara me një lojë të beftë, me grimca lodërtare, brenda natyrës fënmi-nore. Kuptohet se proza për fëmi-jë, pëson në fakt dy përthyerje, të parën për të qenë e kuptueshme për lexuesin e asaj grupmoshe, dhe e dyta për të përcjellur detyri-misht edhe vlera estetike. Tekste e realizuara me prozën e shkurtër për fëmijë përbëjnë një kapitull më vetë, padyshim një vlerë të shtuar për Pashkun, sepse janë çliruar nga hermetika dhe terri semantik, që bartin tregimet për të rritur, por ndërkaq është shtuar kumti lakonik, lodrimi me botën përqark, që zbulohet si një parakusht për ta njohur dhe shi-juar prozën e tij. Do të majftonin prozat: Fëmijët e Bamirës, Zogu në Dritare, Andrra e Afrmit, Ka-piten Lulashi, Në krahët e Nanës, Mësuese Burbuqja, Gjaku etj. ,

për të kapur dhe shijuar natyrën e prozës për fëmijë, të sendërtuar mjeshtërisht nga shgkrimtarit, ku zbulojmë magjinë e rrëfi mit, të dialogut dhe të fjalës si shenjë e artit.

Janë shkruar në gegnisht

apo jo.... sa te asimilueshme janë për fëmijët këto proza?

Përgjigje: E gjitha proza për fëmijë, pra tregimet dhe skicat,

janë shkruar vetëm në gegnishte, që dihet se është një variant i hershëm dhe bashkëkohor, që zë fi ll me Mesharin e Buzukut, dhe mbërrin gjer të Pashku, Camaj... Gegnishtja, si variant bisedor dhe si version letrar, është pjesë thelbësore e sistemit të shqipes, si diakroni dhe sinkroni. Pra të gjithë tekstet e prozës së shkurtër, 32 tregimet dhe skicat, janë shkruar në gegnisht. Ma do mendja se janë të qarta, të kup-

tueshme dhe të asimilueshme për fëmijtë, sepse janë shkruar si një adresim letrar i këtillë, por janë përthyer në mënyrë të atillë, që përthithja, si vlerë e rrokshme utilitare, e barabitur me vlerat letrare, të vijë në një version të qartë, që shpesh të sjellë pranë imazhet e lojës, e lodrimit të natyrës fëminore. Pavarësisht faktit që janë shkruar në geg-nishte, një variant i ndaluar për shumë kohë për të ligjëruar në

letërsi, së paku në Shqipëri, fjalët që janë zgjedhur janë të thjeshta dhe të kuptueshme, por edhe me rrëzëllima arti të hapur. Po kaq, në prozën për fëmijë nuk është e pranishme loja me fjalën, një sit-uatë gati hermetike dhe absurde në prozën për të rritur, e diçka më tepër në tekstet dramatike, e sjellë në këtë nivel për shkak të adresimit të qartë, letërsi për një lexues të caktuar, që shijon dhe përthith konkreten, sepse proza

për fëmijë e autorit tonë, veçmas të zgjon imazhe të qarta të jetës konkrete, të fëmijëve dhe fëminisë.

Për të krijuara një përshtypje reale, mbi vlerat e prozës për fëm-ijë nga Anton Pashku, po ju përcjel-lim të plotë tekstin e tregimit Nga ditari i Mirashit, ku prekim tiparet e kësaj pjese të krijimtarisë letrare të autorit, bashkë me faktin se janë shkruar në gegnishte, një variant i hershëm dhe tepër i vlertë i sis-temit të gjuhës shqipe.

Tekste e realizuara me prozën e shkurtër për fëmijë përbëjnë një kapitull më vetë, padyshim një vlerë të shtuar për Pashkun, sepse janë çliruar nga hermetika dhe terri semantik, që bartin tregimet për të rritur

Kjo që po shkruhej, nuk asht ku me dijtë se çfarë ngjarje e madhe, por megjithatë unë po e shënoj në ditarin tim, sepse më ka ba përshtypje jashtëzakonisht të mirë.

Ditari im është plot këso ngjarjesh që më kanë lanë vragë të ndryshme, të cilat unë herë mbas here i lexoj me andje të madhe. Edhe sot si çdo ditë u ula pranë vijës s’ujit për të vizatue. (Unë vizatimin e pëlqej shumë) Shpesh më rreh mendja, sa kur të rritem,

kam me u ba vizatues i madh. Koha ishte shumë e bukur, dielli rrezitte kandshëm dhe në qiellin e kaltër nuk mujsha me pa asnjë re. Nxora fl etën e pastër të viza-

timit dhe aty në hijen e dendun të manit nisa me punue. Harrova me thanë se me mue ishte Tushi, -vëllau im më i vogël. Shumë pritoj me qenë i shoqnuem prej tij. Vërtet është i vogël, por plot dreqni. Asnjëherë nuk më lenë të qetë. Gjithmonë dora e tij don me prek diçka, gjithmonë ka me prish ndonjë send. Qe, pardje e derdhi mbi fl etën e vizatimit, kinse pahiri, tanë shishen e bojës së zezë. E rraha, por… kështu edhe sot ku me dijt çfarë iu kishte tek me vizatue, asnjë as dy vetëm thoshte, ma jep këtë ngjyrë, ma jep atë…e unë dikur u mërzita ma prej tij, dhe i thashë se në qoftë se më vijon me më pengue, do ta rrah!

-Pse: -më pyeti ai.-Shiko mistrec, -i thashë, -mblidhi mend e më le të qetë!. -Po dhe unë more due me e vizatue zhirafën- tha Tushi. -Mirë duhet me prit pak, a sheh se jam tue punue dhe unë. -u mundova me ia mbush mendjen. -Unë due ngjyrën e kuqe, -tha ai me kokëfortësi.-E në qoftë se nuk ta jap, cka mundesh me ba, -i thashë.-More bre, po unë e marr vet. Kush po të pyet ty aq shumë. -dhe Tushi me të shpejt e shtrini dorën kah kutia e ngjyrave. U hidhnova. Ia ngreha mirë veshin. -Me këto fjalë që po më thue, kurrgja nuk t’jap, -i thashë dhe e shtyna në bar larg meje. Për një kohë të gjatë ndeji larg meje, nuk më afrohej. Rrinte tue mendue ku me dijt diçka, buza i ishte var prej pikëllimit, vetëm nuk

qante. -Po mirë Mirash, -tha Tushi përvajshëm, -nëqoftëse nuk të duhet ngjyra e kuqe, a po ma jep?Unë e shkova me habi.-Të lutem, nëqoftëse nuk të duhet a ma jep e t’ia baj Zhirafës larat me ngjyrë të kuqe.Unë edhe njëherë Tushin shikova me habi. Lutja e tij më çuditi dhe zëri me të cilin më foli, -më zbuti. Unë i pashë sytë e vëllait kah

shikojshin dëshpërueshëm kah unë. Aty për aty te unë u shfaq edhe njëfarë dhimsunije për të. Dora vetvetiu e mori ngjyrën të cilën ia dhashë. Sytë e Tushit shndritën prej gëzimit. A thua se kuptoj se me fjalë të rënda s’mund me ba asgja. Sigurisht do të ketë mendue kështu. Dhe me të vërtetë na fëmijët jemi plot dreqni, nuk pyet kush kur duam diçka me e amër ose me kërkue. Gjithmonë fl asim fjalë të rënda, e kur të tjerët nuk na e përmbushin dëshirën, atëherë na mbetet hatri, e nuk na bien aspak ndërmend se me një fjalë të butë, me një fjalë që i ka hije çdo fëmije, mundemi me ia arrit qëllimit, mundet me ia thye akullin e zemrës gjithkujt.

Nga ditari i Mirashit

NË FOTO: Faksimile të tregimit “Nga ditari i Mirashit” dhe ilustrimi i këtij tregimi në librin me proza të Pashkut

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 2 qershor 2013

18 SH.com

FOTOT E PANJOHURA

ARKIVA

DENISE BELLONNjë surrealiste

franceze në rrugët shqiptare të viteve 30’

Fotografja e nisi karrierën e saj pikërisht në Shqipëri e Ballkan. Më pas ajo u bë mjaft e famshme. Salvador Dali pozonte për të në studion e saj, por ajo fotografoi

edhe shumë emra të tjerë të mëdhenj si André Breton apo Henry Miller.

Para meje qëndronte një por-tret, një fotografi e bërë në Shqipërinë e viteve 30, kur

Denise Bellon, fotografja franceze, po ndërmerrte udhëtimin e saj të parë në Shqipëri dhe në Ballkan. Kishte ndaluar rastësisht në një rrugë qëndrore të Tiranës dhe ob-jektivi i aparatit të saj “Rolleifl ex” kishte fotografuar një fi zionomi të veçantë dhe mjaft përfaqësuese njëkohësht: një imazh i fi ksuar jo në studio, me ndihmën e dritave e të prozhektorëve, por një portret i fi ksuar në çastin magjik, kur fy-tyra e një kombi fi ksohej në dritën diellore të vet për të mbetur në histori. Po, kisha para meje portre-tin e një vajze në kulmin e rinisë së saj, me një shami në kokë, por tepër sensuale. Dukej si një aktore kinemaje që të kujtonte Silvana Manganon e fi lmit “Riso amaro” të De Santis, të viteve 50. Një vajzë me një hundë të bukur, me dy sy të mëdhenj që të vështronin drejt, pa ndroje, me një lloj pyetje dhe enigme që fshihnin brenda, kur ndoshta ajo donte të pyeste dhe kur nuk fl iste dot në gjuhën e asaj të huaje që vinte nga metropoli i Evropës dhe që me siguri nuk do ta kuptonte. E atë çast, “Rollefl eix”-i ishte shkrepur pa humbur kohë për të fi ksuar në “camera obscura” atë fytyrë të rrahur nga drita e bardhë dhe e ngrohtë diellore dhe ku sytë shkrepëtinin nën hijen e fl okëve të saj të zez.

Kjo fotografi , apo dhe fotografi të tjera që Denise Bellon fi ksonte në Shqipërinë e vitit 1934, nuk kishin asnjë lidhje me surrealizmin. Agjencitë fotografi ke të kësaj epoke kërkonin reportazhe realiste, veçanërisht vënde e qytetërime të panjohura për metropolet, portrete popujsh që duheshin pikëtakuar, edhe pse Shqipëria ishte ende mjaft larg Evropës.

Në vitin 1934, Denise Bellon, kjo vajzë e re e komunitetit hebre të Francës që quhej Denise Hulmann, fi llonte karrierën e saj si fotografe. Ishte një rastësi e këndëshme ta

niste karrierën e saj të reportazhit me Shqipërinë dhe Ballkanin, duke shkelur dhe rrugët e Kroacisë,

Greqisë, Bullgarisë, etj, ashtu siç kishte bërë pak para saj fotografi tjetër francez Ëilly Ronis, i cili do

të zbarkonte me aparatin e tij nga një “Croisière” në Durrës, për të fo-tografuar kryeqytetin shqiptar. Ky fotograf, që e fi llonte po kështu kar-rierën me Shqipërinë, do të hynte më pas në historinë e fotografi së botërore, ashtu siç Denise Bellon do të bëhej një nga emrat e dëgjuar në fotografi në moderne evropiane. Ishte ajo që do të shoqëronte Henry Miller në udhëtimin e tij në Spanjë, apo Georges Kessel, në “zonën e lirë” franceze të pushtuar nga ushtritë e Ëermaht-it.

Denise Bellon kishte studjuar

për psikologji në universitetin e Sorbonne-s në vitin 1920. Pikërisht në fi llimin e viteve 30, ajo zbuloi fo-tografi në me artistin Pierre Bouch-er dhe fi lloi të botojë fotografi të e saj në revistat e kohës si Artet dhe profesionet grafike, Paris-Magazine, Plaisir de France, Vu, Votre beauté, Coronet, Lilliput ,etj. Atëherë ajo zuri miqësi me artistët më në zë të kohës dhe si ata frekuentonte kafenetë e Saint-Germain-dès-Près, në “Les Deux Magots” apo“Flore”, ku fotografonte poetin Jacques Prevert, shkrimtarin Jean Giono dhe Simone de Beauvoir, gruan e Sartre-it, piktorin e njohur André Masson apo kineastin Grimault, etj. Pikërisht në këtë kohë ajo u tërhoq nga surreal-istët, e më vonë ishte korifeu i surrealistëve, André Breton, ai që do ta zgjidhte pikërisht Denise Bellon si fotografen ekskluzive për të fotografuar manifestimet artistike surrealiste dhe takimet e Grupit të Surrealistëve, siçdo të ishin më parë dhe tri Ekspozitat Internacionale të Surrealizmit në vitin 1938,1947, 1959 dhe në

KarrieraNë vitin 1934, Denise Bellon, kjo vajzë e re e ko-munitetit hebre të Francës që quhej Denise Hulmann, fi llonte karrierën e saj si fotografe. Ishte një rastësi e këndëshme ta niste karri-erën e saj të reportazhit me Shqipërinë dhe Ballkanin, duke shkelur dhe rrugët e Kroacisë, Greqisë, Bullgar-isë, etj, ashtu siç kishte bërë pak para saj fotografi tjetër francez Ëilly Ronis, i cili do të zbarkonte me aparatin e tij nga një “Croisière” në Durrës, për të fotografuar kryeqytetin shqipta

NË FOTO: (majtas)

Dy ciganë Tiranas tek dyqanet e Kaceleve (djathtas) Pazari i Krujës, Bellon

Denise Bellon në shqipëri

LUAN RAMA

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 19www.shqiptarja.comE diel, 2 qershor 2013

ARKIVA

Në Tiranë një portret femëror si një yll kinemaje

vitin 1965. Pra ajo do të kishte fatin të fo-

tografonte personazhe me emër të kësaj periudhe si André Breton, Henry Miller (që nuk bënte pjesë në surrealistët), apo surrealistin e orëve të para, Salvador Dali,i cili pozonte në mënyrë të posaçme për të në studio, me një botë manekinësh, në protestën e tyre të zakonshme kundër traditës artistike. Pra, nga një anë ajo do të fotografonte surrealistët, që ishin të preferuarit e artit modern të asaj kohe, dhe nga ana tjetër ne shohim sot fotografi të e fi ksuara në rrugët e largëta të Ballkanit, të Magrebit (Tunizi, Marok, etj), të Afrikës frankofone,(Senegal, Niger, Guiné, etj), apo Spanjë, vëndet balltike, etj.

“QYTETARJA E BOTËS” QË SHKRUANTE PËRMES DRITËS.

Ajo nuk ishte një fotografe e studios, siç mund të kishte plot të tillë, por një fotografe e portretit njerëzor, e kësaj gjeografi e dhe historie humane të fiksuar në marrëdhëniet e njeriut në jetën sociale, tokën dhe me natyrën.

Ajo ishte një lloj “qytetare ebotës” që dëshmonte dhe shkruante përmes “dritës”. Po, fotografi të e saj për agjencinë fotografike franceze “Alliance Photo”, s’kanë asgjë surrealiste nga imazhet shqiptare. Fotografi a e pazarit të Krujës është interesante nga pikëpamja e kompozimit dhe e dritës së saj. Në fakt, atë ditë që ajo ka qënë në Krujë, nuk ka qënë ditë pazari dhe qepenët e dyqan-eve kanë qënë mbyllur. Ata fëmijë që duken në pragun e një dyqani, janë fëmijë të shtëpijave për-reth, që me siguri kanë ndjekur kureshtarë fotografen e huaj. Dhe ja, në një Pazar të boshatisur, me objektivin e ngritur paksa lart, Denise Bellon lejon që në të çarën qiellore që krijohej nga çatitë e dyqaneve në të dyja anët, të japë imazhin madhështor të atyre maleve që janë aq pranë.

Denise Bellon mu zbulua ras-tësisht, në një bisedë me mikun tim Pascal Hamon. Një zbu-lim që duhet të na çojë drejt kërkimit të klisheve të tjera të kësaj fotografeje që tashmë ka vdekur (1999), e cila padyshim,

në arkivin e saj duhet të ketë imazhe unikale të Shqipërisë së asaj kohe dhe pikërisht pamje që ajo fi ksoi në Tiranë, Krujë, Shkodër dhe rrugës gjatë lar-gimit nga Shqipëria. Në fondin e saj fotografi k, me siguri që do të befasohemi si nga shënimet e saj gjatë kësaj periudhe, por veça-nërisht nga imazhet e jetës qyte-tare e fshatare, pasi ndryshe nga shumë fotografë të tjerë, ajo ishte e prirur nga fotografi a sociale, nga jeta popullore, jeta e rrugës, e njeriut të thjeshtë, pra fi ksimi i fytyrës së një populli. Ja pse, në disa reportazhe të saj të kësaj periudhe, fotografi të e fëmi-jëve, veçanërisht portretet, janë të së njëjtës ndjesi fi lozofi ke e humane; fëmijët e varfër janë të tillë edhe në Kroaci, edhe në Bullgari, në Letoni, në Finlandë, apo Spanjë, Tunizi e Marok. Në fotografi në e fi ksuar në qëndër të Tiranës, çka duhet të jetë në dyqanet e para që u hapën rrotull Sahatit dhe në Rrugën që më vonë do të quhej “Rruga e Bar-rikadave”, duken dy fëmijë që vështrojnë kureshtarë një vitrinë, dhe që me sa duket ata janë ciganë, që në atë kohë zbrisnin nga Braka apo Lagja e Tabakëve, buzë Lanës, për të parë dyqanete para të pijeve alkolike të ardhura

nga Italia, me “Fernet-Branca”, etj. Një fotografi që menjëherë të kujton imazhet që përshkruan Victor Hugo me Kozetën e vogël përballë vitrinave. Jo larg ishin dhe studiot e para të fotografëve shqiptarë, “Bali”, “Ristani”, e të tjerë.

Duke lënë Tiranën dhe duke iu drejtuar veriut, drejt Shkodrës, ajo fikson dhe imazhet e një peizazhi të paqtë që i shtrihet përpara, ku fare pak njerëz i

shfaqen përpara: një luginë me lumen që gjarpëron dhe mali i Dajtit që humbet tutje në hori-zont me dy majat e tij. Në kthim, duke shkuar drejt kufirit që ndante Bullgarinë me Greqinë, ajo ka fi ksuar, (me sa duket në Maqedoni), një dede bektashi, një portret mjaft sugjestionues, çka mbërthen në fytyrën dhe vështrimin e tij, dilemën e madhe të bektashive në atë kohë: të për-zënë nga Turqia dhe të instaluar në Shqipëri dhe trevat shqiptare rreth e rrotull, ata mendonin për ekzistencën dhe ardhmërinë e besimtarëve të tyre.

Denise Bellon nuk do t’i kthe-hej më Shqipërisë. Sigurisht, do të donte të rikthehej në vitet e pasluftës, por si për shumë gazetarë e fotografë, portat shqip-tare ishin mbyllur, për tu hapur plot zhurmë gjysmë shekulli më vonë. Por atëherë, Denise hynte në dekadën e nëntë të jetës së saj të mbarsur me shumë kujtime.

Ajo ishte nëna e dy per-sonaliteteve të artit modern francez: e regjisores së filmit Yanick Bellon dhe të aktores së njohur Loleh Bellon. Sdoqoftë, një enigme surprizë na pret së afërmi: zbulimi në Paris i arkivit të fotografes që shkeli Shqipërinë në vitin 1934, pak kohë pas Ëilly Ronis, apo shkrimtarëve Roger Vailland, reportazhet e të cilit u ndaluan nga mbreti Zog, shkrimtarit e përkthyesi i famshëm Valery Larbaud, etj. Shkrimtari Eric Le Roy, i cili ka bërë një studim të gjatë për fotografi në dhe stilin e kësaj fo-tografeje, e konsideron atë si një “zë të vetmuar” dhe të pavarur, në plejadën e fotografëve me emër të shekullit XX në Francë, mes të cilave Gisèle Freud, Germaine Krull, Bérénice Abbot, Laure Albin-Guillot apo Claude Cahun

e Dora Maar, e preferuara e Picasso-s. Bellon shkruante dikur: ”Përse e zgjodha fo-tografi në?...

Ishte ana magjike e saj që më ka tërhequr në mënyrë të jashtëzakonëshme, që të mund që përmes shkrepjes së aparatit, të fiksojmë kohën, këtë armik të përjet-shëm të njeriut, të mundim ankthin e përhershëm të tij, për të fi ksuar një copëz të përjetësisë.E në këtë luftë midis njeriut dhe kohës, njeriu ka qënë së fundi disi fi timtar...“

Kjo frazë na risjell në kujtesëpërsëri imazhin e asaj vajze tiranase, të këtij qyteti, që siç thoshte Joseph Roth i pëlqente aq shumë trëndafi lët, e cila në turmën anonime të shuar në pluhur

gati para një shekulli, ka mbetur si një copëz e gjallë e një bote njerëzore që pulson ende..

Denise Bellon në Shqipëri

NË FOTO: Një vajze e re në Tiranë, foto Bellon

NË FOTO: Një Bektashi

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 2 qershor 2013

20 SH.com

TRADITA VLERA

SPECIALE

Shën Palji, katund i vogelj aljbëresh i Bazilikatës çë sh-

trohet gljat kurrizit të Karnarës e ka këmbët e Puljinit, i ka adhe tradhita relixhoze bixantine me ka-landarin liturxhik Giuliano ndry-she ka ai i ljëtinjvet Gregoriano.

Kjo liturxhi e San Giovanni Crisostomo çelebraret një javë greki-sht e një javë aljbërisht kurse ajo e

Shën Vaziljit çelebraret me festat më të mbdha e vitit.Njo elenku e partikularitatavet më sinjifi kative

Kriqja bëhet me të paret tre gl-jishtë ( la Trinità) e dorës djathët perpare në ballët, tek stumahi , ka mushku djathë e ljurtëmu ka ai manxhin. Të tjerët dy gljishtë rra-prezentarnjen dy naturat e Krishtit, “umana” e “divina”.

Riti aljbëresh i Shën Paljit

Riti arbëresh i Shën PalitKarakteristikat e ritualit fetar të Arbëresheve

ROSANGELA PALMIERI

Në Shën Palin arbëresh, një qytet i vogël në Basilicata përgjatë kreshtës së malit

Carnara dhe në rrëzë të Massiccio të Pollino-s, është ende në për-dorim në kremtimet fetare, riti bizantin me kalendarin liturgjik Gregorian ndryshe nga ai latin.

Kjo liturgji, diktuar nga Shën Gjovani Crisostomo, festohet në javë të ndryshme, në greqisht dhe në gjuhën shqipe, ndërsa ajo e Shën Vasilit kremtohet në festat më të rëndësishme të vitit.

Ja një listë me karakteristikat më të rëndësishme.

Shenja e kryqit bëhet me dorën e djathtë, me tre gishta së bashku në ballë, më pas tek gjoksi, shpat-ulla e djathtë dhe e majtë, kurse dy gishtat e tjerë përfaqësojnë natyrën e dyfi shtë, njerëzore dhe hyjnore të Krishtit.

Kungimi ndryshe nga hostia e ritit latin, bëhet me bukë të bekuar , të prerë në copa të vogla, zhytet në verë në momentin kur besimtarët marrin bekimin nga prifti.

Priftërinjtë mund të jenë të mar-tuar kufi zim që nuk parashikohet në të drejtën Latine, me kusht që urdhëresa të zhvillohet pas martesës dhe pa asnjë mundësi të karrierës klerikale.

Edhe tek kreshmët mund të jepet buka e shejntë, në raste të tilla si pagëzimi në ritin katolik, siç është bërë në komunitetet e hershme të krishtera, ku edhe Eukaristia ishte bashkëkohore.

Shqiptarët dhe Grekët (Kisha kurrë nuk ka bërë ndonjë ndry-shim) të cilët ndjekin ritin Lindor kanë pasur jetë të qetë deri në kohën e zbatimit të rregullave që rezultojnë nga Këshilli i Trentit.

Në fakt ata kishin marrë mira-timin, nga Papa Leo X në 1521, për ushtrimin e lirë të traditave të tyre dhe kremtimin në ritin bizantin.

Më pas, në 1536, Papa Pali III kishte ndjekur ritin bizantin me të njëjtin dinjitet me atë latine dhe besimtarët besonin Mitropolitit të Agrigento-s, i emëruar nga Kryepeshkopi i Ohrit, me pël-qimin dhe në kungimin e Papës së Romës.

Në vitin 1564 Papa Pali IV, shfuqizoi përjashtimet dhe privi-legjet e dhëna nga papët e tjerë. Shqiptarët u akuzuan për herezi, sepse ata mbeten besnik ndaj tra-ditës së origjinës.

PIKËPAMJET HERETIKE ISHIN:a) pagëzimi që bëhej me vaj të

shenjtë, e bekuar nga vetë prift-ërinjtë,

b) pagëzimi dhe kreshmët që u jepshin dhe jepet në të njëjtën kohë, nga priftërinjtë vetë,

c) mosnjohja e gruas kur shkelte kurorën e martesës, ndjekur nga një martesë e re

d) festa e kalendarit liturgjik nuk përkon me atë latin.

Përpjekjet për të ushtruar ritin latin nga ana e Kishës, në shumë raste, edhe në mënyrë të dhun-shme, nuk ka marrë rezultatet e dëshiruara, pasi shqiptarët refu-zuan të ndiqnin meshën, të mer-rnin sakramentet ose tu afronin Kishës.

Ishte e qartë nevoja për të thyer lidhjet e tyre me Kishën Lindore, duke përcaktuar një peshkop të ri-tit grek, por katolik, në mënyrë që të mundësonte priftërinj shqiptarë dhe grekë.

Çështja do të zgjidhet përgjith-monë vetëm më 13 janar 1919 (?) kur Papa Benedikti XV themeloi Eparkinë (dioqeza) të ritit bizan-

tin të Ungrës (CS), i cili përfshin edhe komunitetet albanofone të Lucano-s.

Për këtë që i përket ritit bizan-tin, hipotizohet që të jesh mjaft larg nga dioqeza Latine e Anglona (Tursi), ku ishte nën juridiksionin e bashkësisë së Shën Palit, që ka bërë të mundur për ta mbajtur atë, edhe në qoftë e përzierë me ritin latin , që shikohet edhe në arkitek-turën e kishës “Lartësimit i Kryqit të Shenjtë” me altarët anësor.

Riti bizantin shikohet tek struk-tura prej druri të ikonestasit, e cila ndan hapësirën për besimtarët nga ajo e rezervuar për festuesin, e cila zbukurohet me ikona të re-alizuara me teknikën e ndriçimit.

Ikonostasi është menduar si një dritare në mister, në gjendje të sjellë besimtarin në soditjen e hyjnisë.

Rikuperimi i ritit bizantin në San Paulo tridhjetë vitet e fundit nën kujdesin e priftit Francesco Mele, ka ardhur edhe me res-taurimin sistematik të ikonave, të lidhura ngushtë me traditën bizantine që shprehin Askeptizëm dhe Pastërti .

Faktikisht, sipas traditës ikono-grafi ke, ikonat “ shkruhen” dhe nuk është e mjaftueshme për ti vëzhguar; duhen lexuar, një punë e mirëkuptimit dhe dëshifrim të simboleve dhe kuptimeve.

Figura më e përfaqësuar është TEOTOKOS (Nëna e Perëndisë), njohur si PLATYTERA , (më e madhja e qiellit) pasi ajo ka mbajtur në barkun e saj, Birin e Perëndisë.

Zakonisht nën gjirit e nënës shkruhet fytyra e rritur e të Birit, me një sy “gjyqtari” dhe tjetër me

të cilin i mëshirshëm, në Akt-gjykimin e fundit, ku njerëzit do të gjykohen, ose si ODIGITRIA, ajo duke treguar me dorë foshnjën në krahun e saj, sugjeron udhën që Jezusi erdhi për të nxjerrë njeriun , dhe më në fund si GLIKO-PHILÒUSA, Virgjëresha e ëmbël.

Ikona e Virgjëreshës Mari ka si një element karakteristik të veshjes ngjyrën blu me të cilën identifi kohet natyra e saj njerë-zore, dhe manteli i kuq për të tre-guar natyrën e saj hyjnore, sepse nëna e mbretit të botës. Ngjyrat e veshjeve të Birit janë të errëta.

Në të njëjtën Kishë është me interes të veçantë një altar i lu-tjes (DEISIS), i cili përshkruan Krishtin, ulur në një fron, në të dy anët, ndërmjetësuesve e racës njerëzore: nëna e tij dhe Shën Gjon Pagëzori, duke që mbajnë një pergamenë shkruar në arbërisht.

Të bukura janë këngët e buku-ra në arbërisht me rastin e festës së Krishtlindjeve, “Burra dhe gra bëni hare” dhe e Pashkëve, “Të Shtunëzën Manat”, si dhe atë të përkujtimit të të vdekurve “Tek jam i thellurith ndër pergatuar”.

Këngët fetare mbijetuan deri në ditët e sotme falë gojëdhë-nave. Bukuria e tyre mbështetet në polifoninë që përfshin të gjithë të pranishmit, pa pretendime të mëdha të kënduarit me profe-sionalizëm, por që të jep idenë e një kontakti më njerëzor dhe të drejtpërdrejtë me Zotin.