Viti III HISTORIA ESHTE MANIPULUARGreqia kishte një ushtri të organizuar më së miri, por edhe...

8
Viti III - Nr:31 E diel, 4 gusht 2013 Kryeredaktore: Admirina PEÇI E-mail: [email protected] Na ndiqni edhe online WWW.SHQIPTARJA.COM Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com Cyan magenta yellow black NJE ANALIZE MBI NACIONALIZMIN, SHQIPERINE ETNIKE DHE LEVIZJEN NACIONAL ÇLIRIMTARE Duçja donte ta pushtonte Shqipërinë që në ’38, ja dëshmitë HISTORIA ESHTE MANIPULUAR NACIONALIZMI, SHQIPËRIA ETNIKE DHE LËVIZJA N. – ÇL. Zakonisht katastrofat, në jetën e kombeve, kanë një aftësi bashkimi e kompaktësimi të shoqërisë në gjirin e tyre. 7 prilli 1939, në historinë tonë, nuk pati një fat të tillë. Ai e ndau disa pjesësh opinionin shqiptar e madje dhe mënyrën e paraqitjes së tij në historiogra. Është shkruar e folur shumë për këtë ngjarje ogurzezë për pasojat që pati në historinë e Shqipërisë. Propaganda komuniste vazhdon edhe sot të shkruajë se Mbreti Zog ia shiti Shqipërinë Italisë, po ashtu sikurse akuzohet Mërgata politike shqiptare për të njëjtin veprim. Nuk ka asgjë më të rreme e më pa baza se ky “postulat”, që prej 70 vjetësh turbullon kujtesën historike të sh- qiptarëve. Asnjë shqiptar, i çfarëdo bindjeje politike, nuk e ka dashur pushtimin, nuk ka punuar për të e Dëshmi e fotogratë panjohura mbi lidhjet e hershme të shqiptarëve dhe politikat asimiluese që u ndoqën ndaj tyre... Gjithçka në librin e ri “Demograa e viseve shqiptare në Greqinë e Veriut” Autorja e shkroi romanin “Të lutem më lër të të urrej” si një kurë antistres gjatë shtatzënisë, e këshilluar nga një mikesha e saj. Si eksperte e tregjeve nanciare kishte nevojë për një projekt ndryshe. S ikurse u përmend më sipër, në dy takimet e 30 gushtit dhe 12 shta- torit 1951 në Nju Jork Zogu dhe bashkëbiseduesi misterioz amerikan kishin diskutuar edhe për domo- sdoshmërinë e përdorimit të kriptonimeve dhe mate- rialeve kriptograke, me qëllim që të shmangnin rrezikun e dekonspirimit të operacionit Molla në Shqipëri. Mirëpo, sikurse del nga dokumentacioni i mëtejshëm në dosjet e deklasifikuara të CIA-s, edhe vetë Zogut ameri- kanët i kishin vënë krip- tonim, madje dy syresh. Çelësi i kriptonimeve nuk del në dosjet voluminoze, por identiteti i tyre mund të nënkuptohet nga për- S hqiptarët që banojnë në Greqi që nga koha e lashtë dhe që janë shtetas të shtetit grek, ndahen në dy grupe: arvanitasit dhe ata që grekët i thërrasin allvanos. Strukturat greke qëllimisht kanë bërë ndar- jen e shtetasve shqiptarë të Greqisë në dy grupe për të dëshmuar që ata nuk kanë lidhje me njëri- tjetrin. Shqiptarët me em- rin Arvanitas banojnë në zonat e qyteteve të Greqisë që në kohërat antike, atje ku kanë banuar pellazgët dhe kur themi pellazgët kuptojmë stërgjyshërit e shqiptarëve. Ndërsa ata që njihen me emrin allvanos banojnë në kra- hinën e Çamërisë: Janinë, Pjesa e katërt e shkrimit e dokumenteve sekrete amerikane mbi përpjekjet e Zogut për përmbysjen e regjimit të Hoxhës më 1951. Çfarë zbulojnë dokumentet sekrete ardhur nga baza e CIA-s në Athinë Shqiptarët e Greqisë së Veriut, ja viset ku jetuan Anna Premoli: “Të lutem më lër të të urrej” Operacioni Molla, inltrimi i grupit të Zenel Shehut shkrimet shoqëruese në dokumente.Kësisoj, del se në komunikimet e tyre amerikanët përdornin për Zogun dy kriptonime: Yar- borough [Jarboro} dhe RN- CASTING. Një dokument i datës 10 dhjetor 1951 në dosje, i cili i referohej një kabllogrami Top Secret të dates 29 tetor 1951 ku identeti i dërguesit mbetet i fshirë edhe në do- kumentin e deklasikuar sqaron hapat e mëtejshme në zbatimin e Operacion- it Molla i cili, kujtojmë që synonte përmbysjen e qeverisë së Enver Hox- hës nëpërmjet organizi- mit të një kryengritjeje me pjesëmarrjen e elementëve zogistë nën mbështetjen klandestine të shërbimeve anglo-amerikane... Gumenicë, Korfuz, Artë, Prevezë, etj., në kufirin e sotëm shqiptaro-grek, Follorinë, Kostur dhe deri në Edesë. Më tej këta sh- qiptar i kemi në kufirin greko-turk në zonën e quajtur Trakia - Evros. Në të gjitha këto zona që përmendëm shqiptarët thirren allvani, allvanos sepse sipas dokumenteve historike që njohim kanë ardhur në këto zona pas shek. XV. Por përse disa allvanos e disa arvanitas, kur këta asin në rrethin familjar të njëjtën gjuhë, kanë të njëjtat zakone e tradita, këndojnë të njëjtat këngë? Mendoj që ndarja e emërtimeve të shqiptarëve të Greqisë në arvanitas dhe allvani, ndoshta është bërë sepse kur... faqe 17 faqe 20 vijon në faqen 14-16 faqe 18-19 po ashtu, nuk ka patur mundësi t’a shmangë. Sdoj cilindo që të vërte- tojë të kundërtën e këtij pohimi, qoftë edhe me një dokument të vetëm të vërtetë, jo me hamëndje dashakeqe demagogjike, të vëna në shërbim të politikës e të mbetura të tilla edhe sot, kur ajo lloj politike ka dështuar duke lënë mbrapa vetëm gërmadha. Mbreti Zog që, deri në fund, i vazh- doi traktativat vetë ose nëpërmjet titullarëve të Qeverisë, vendosi të largohet kur e kuptoi se kërkesat italiane nuk mund të pajtoheshin me pavarësinë shqiptare. Bisedimet ishin një shprehje e hipokrizisë së politikës italiane, mbasi vendimi për pushtimin ishte marrë nga Kryeministri italian dhe ministri i jashtëm i tij, rreth një vit më parë. Mjafton të lexohet Ditari i Çianos: “Viti 1938 30 prill. I referoj Duçes mbi udhëtimin në Shqipëri. Do t’i përmbledh në një raport. Po ai menjëherë bie dakord për nevo- jën e një... faqe 20 M ë në fund që prej 1 gushtit në Shën Kostandini Sh- qiptar do të jetë e mundur të u- turohet me krahët e Shqiponjës. temet e tjera të ngjashme janë në veprim në Austri, Gjermani dhe Irak. Ndryshe nga “Flu- turimi i Engjëllit”, atraksion i madh rajonal në Dolomite ... Shën Konstandini Shqiptar: Fluturohet! Fluturimi skyier është atraksio- ni i parë i madh duke lluar në mënyrë kronologjike në kuadër të programit special Senisese, një sistem i nancimit rajonal dedikuar turizmit në Pollino. Sis- ARBEN LLALLA NGA MARIAPAOLA VERGALLITO EUGJEN MERLIKA AGRON ALIBALI allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N° 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli

Transcript of Viti III HISTORIA ESHTE MANIPULUARGreqia kishte një ushtri të organizuar më së miri, por edhe...

Page 1: Viti III HISTORIA ESHTE MANIPULUARGreqia kishte një ushtri të organizuar më së miri, por edhe sepse mbas saj qëndronte Anglia, e gatëshme të dërgonte forcat e saj në ndihmë.

Viti III - Nr:31 E diel, 4 gusht 2013 Kryeredaktore: Admirina PEÇI

E-mail: [email protected]

Na ndiqni edhe

onlineWWW.SHQIPTARJA.COM

Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com

Cyan magenta yellow black

NJE ANALIZE MBI NACIONALIZMIN, SHQIPERINE ETNIKE DHE LEVIZJEN NACIONAL ÇLIRIMTARE

Duçja donte ta pushtonte Shqipërinë që në ’38, ja dëshmitëHISTORIA ESHTE MANIPULUARNACIONALIZMI, SHQIPËRIA ETNIKE DHE LËVIZJA N. – ÇL.Zakonisht katastrofat, në jetën e kombeve, kanë një aftësi bashkimi e kompaktësimi të shoqërisë në gjirin e tyre. 7 prilli 1939, në historinë tonë, nuk pati një fat të tillë. Ai e ndau disa pjesësh opinionin shqiptar e madje dhe mënyrën e paraqitjes së tij në historiografi .Është shkruar e folur shumë për këtë ngjarje ogurzezë për pasojat që pati në historinë e Shqipërisë. Propaganda komuniste vazhdon edhe sot të shkruajë se Mbreti Zog ia shiti Shqipërinë Italisë, po ashtu sikurse akuzohet Mërgata politike shqiptare për të njëjtin veprim. Nuk ka asgjë më të rreme e më pa baza se ky “postulat”, që prej 70 vjetësh turbullon kujtesën historike të sh-qiptarëve. Asnjë shqiptar, i çfarëdo bindjeje politike, nuk e ka dashur pushtimin, nuk ka punuar për të e

Dëshmi e fotografi të panjohura mbi lidhjet e hershme të shqiptarëve dhe politikat asimiluese që u ndoqën ndaj

tyre... Gjithçka në librin e ri “Demografi a e viseve shqiptare në Greqinë e Veriut”

Autorja e shkroi romanin “Të lutem më lër të të urrej” si një kurë antistres gjatë shtatzënisë, e këshilluar nga një mikesha

e saj. Si eksperte e tregjeve fi nanciare kishte nevojë për një projekt ndryshe.

Sikurse u përmend më sipër, në dy takimet

e 30 gushtit dhe 12 shta-torit 1951 në Nju Jork Zogu dhe bashkëbiseduesi misterioz amerikan kishin diskutuar edhe për domo-sdoshmërinë e përdorimit të kriptonimeve dhe mate-rialeve kriptografi ke, me qëllim që të shmangnin rrezikun e dekonspirimit të operacionit Molla në Shqipëri. Mirëpo, sikurse del nga dokumentacioni i mëtejshëm në dosjet e deklasifikuara të CIA-s, edhe vetë Zogut ameri-kanët i kishin vënë krip-tonim, madje dy syresh. Çelësi i kriptonimeve nuk del në dosjet voluminoze, por identiteti i tyre mund të nënkuptohet nga për-

Shqiptarët që banojnë në Greqi që nga koha e

lashtë dhe që janë shtetas të shtetit grek, ndahen në dy grupe: arvanitasit dhe ata që grekët i thërrasin allvanos. Strukturat greke qëllimisht kanë bërë ndar-jen e shtetasve shqiptarë të Greqisë në dy grupe për të dëshmuar që ata nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin. Shqiptarët me em-rin Arvanitas banojnë në zonat e qyteteve të Greqisë që në kohërat antike, atje ku kanë banuar pellazgët dhe kur themi pellazgët kuptojmë stërgjyshërit e shqiptarëve. Ndërsa ata që njihen me emrin allvanos banojnë në kra-hinën e Çamërisë: Janinë,

Pjesa e katërt e shkrimit e dokumenteve sekrete amerikane mbi përpjekjet e Zogut për përmbysjen e regjimit të Hoxhës më 1951. Çfarë zbulojnë dokumentet sekrete

ardhur nga baza e CIA-s në Athinë

Shqiptarët e Greqisë së Veriut, ja viset ku jetuan

Anna Premoli: “Të lutem më lër

të të urrej”

Operacioni Molla, infi ltrimi i grupit të Zenel Shehut

shkrimet shoqëruese në dokumente.Kësisoj, del se në komunikimet e tyre amerikanët përdornin për Zogun dy kriptonime: Yar-borough [Jarboro} dhe RN-CASTING.

Një dokument i datës 10 dhjetor 1951 në dosje, i cili i referohej një kabllogrami Top Secret të dates 29 tetor 1951 ku identeti i dërguesit mbetet i fshirë edhe në do-kumentin e deklasifi kuar sqaron hapat e mëtejshme në zbatimin e Operacion-it Molla i cili, kujtojmë që synonte përmbysjen e qeverisë së Enver Hox-hës nëpërmjet organizi-mit të një kryengritjeje me pjesëmarrjen e elementëve zogistë nën mbështetjen klandestine të shërbimeve anglo-amerikane...

Gumenicë, Korfuz, Artë, Prevezë, etj., në kufirin e sotëm shqiptaro-grek, Follorinë, Kostur dhe deri në Edesë. Më tej këta sh-qiptar i kemi në kufirin greko-turk në zonën e quajtur Trakia - Evros. Në të gjitha këto zona që përmendëm shqiptarët thirren allvani, allvanos sepse sipas dokumenteve historike që njohim kanë ardhur në këto zona pas shek. XV. Por përse disa allvanos e disa arvanitas, kur këta fl asin në rrethin familjar të njëjtën gjuhë, kanë të njëjtat zakone e tradita, këndojnë të njëjtat këngë? Mendoj që ndarja e emërtimeve të shqiptarëve të Greqisë në arvanitas dhe allvani, ndoshta është bërë sepse kur...

faqe 17faqe 20

vijon në faqen 14-16

faqe 18-19

po ashtu, nuk ka patur mundësi t’a shmangë. Sfi doj cilindo që të vërte-tojë të kundërtën e këtij pohimi, qoftë edhe me një dokument të vetëm të vërtetë, jo me hamëndje dashakeqe demagogjike, të vëna në shërbim të politikës e të mbetura të tilla edhe sot, kur ajo lloj politike ka dështuar duke lënë mbrapa vetëm gërmadha.

Mbreti Zog që, deri në fund, i vazh-doi traktativat vetë ose nëpërmjet titullarëve të Qeverisë, vendosi të

largohet kur e kuptoi se kërkesat italiane nuk mund të pajtoheshin me pavarësinë shqiptare. Bisedimet ishin një shprehje e hipokrizisë së politikës italiane, mbasi vendimi për pushtimin ishte marrë nga Kryeministri italian dhe ministri i jashtëm i tij, rreth një vit më parë. Mjafton të lexohet Ditari i Çianos: “Viti 1938 30 prill. I referoj Duçes mbi udhëtimin në Shqipëri. Do t’i përmbledh në një raport. Po ai menjëherë bie dakord për nevo-jën e një...

faqe 20

Më në fund që prej 1 gushtit në Shën Kostandini Sh-

qiptar do të jetë e mundur të fl u-turohet me krahët e Shqiponjës.

temet e tjera të ngjashme janë në veprim në Austri, Gjermani dhe Irak. Ndryshe nga “Flu-turimi i Engjëllit”, atraksion i madh rajonal në Dolomite ...

Shën Konstandini Shqiptar: Fluturohet!Fluturimi skyfl ier është atraksio-ni i parë i madh duke fi lluar në mënyrë kronologjike në kuadër të programit special Senisese, një sistem i fi nancimit rajonal dedikuar turizmit në Pollino. Sis-

ARBEN LLALLA

NGA MARIAPAOLA VERGALLITO

EUGJEN MERLIKA

AGRON ALIBALI

allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N° 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli

Page 2: Viti III HISTORIA ESHTE MANIPULUARGreqia kishte një ushtri të organizuar më së miri, por edhe sepse mbas saj qëndronte Anglia, e gatëshme të dërgonte forcat e saj në ndihmë.

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 4 gusht 2013

14 SH.com

ANA TJETËR E HISTORISË

STUDIMI

E VERTETA E PUSHTIMIT

Ditari Cianos: Ja planet e fshehta të italianëve për të pushtuar Shqipërinë

Duçja në prill ‘38: Për të patur Shqipërinë jam gati për Luftë”

Do të nisim sot botimin e një analizë të Eugjen Merlikës, të ndarë në katër pjesë mbi Nacionalizmin, Shqipërinë etnike dhe Lëvizjen Nacional Çlirimtare, me fakte e dokumente mbi çështje të nxehta si pushtimi i Shqipërisë, qëndrimi i mbretit Zog, qeveria nacionaliste shqiptare e pas pushtimit, arritjet e saj dhe pse komunistët e kritikuan dhe e sulmuan në gjithë tekstet e historisë për dekada me radhë. Eugjen Merlika si shumë të tjerë thotë se ka një anë tjetër historia e Shqipërisë e kësaj periudhe, një anë që është errësuar pa të drejtë dhe me qëllime të caktuara… Ky studim synon të qartësojë pikërisht këtë anë të errët të kësaj historie. Sot në RILINDASI vjen pjesa e parë, për të vijuar në numrin e ardhshëm të dielën tjetër.

EUGJEN MERLIKA

vijon nga faqja 13

...zgjidhjeje integrale e më thotë se, për të patur Shqipërinë është gati deri atje sa të bëjë një luftë. Duke i dorëzuar një kampion të mrekullueshëm bakri nga minierat e Lezhës, i thashë: “Ja fi qtë e Kartagjenës”.

10 maj. Në tren me Duçen diskutuam promemorien time mbi Shqipërinë. Bie dakord me vendimet e mia e mendon që muaji i mirë për veprim do të jetë maji i ardhshëm. Kështu do të kemi një vit për përgatitjet lokale e për ato ndërkombëtare. Meqënëse do të krijohet një krizë diplomatike dhe Franca me Ingliter-rën do të jenë patjetër kundra nesh, është mirë të shtrëngohet Pakti me Gjermaninë. Kjo do të vlejë edhe për t’i këshilluar Jugosllavisë një moderim të madh. Jugosllavia e veçuar nga miqësitë e saj perëndimore e lindore, e shtrënguar midis Italisë e Gjermanisë, do të duhej të durojë e të adaptojë qëndrimin që kemi adaptuar ne ndaj Anshlusit.

Fola me Jakomonin e kërkova të më për-gatiti një plan veprimi lokal : vepra publike, bamirëse,veprimtari ekonomike, sportive e, mundësisht, politike.

19 maj. .... Si pasojë e një informacioni nga Tirana lidhur me aktivitetin e ekzagjeruar të Ministrit të Gjermanisë, Duçja më tha t’i bëj të ditur Ribentropit se ne e konsiderojmë çështjen shqiptare si “çështje të familjes”; formulë e përdorur nga ata për Austrinë e Sudetet. Pra “hands off”. Deklaroi se është

gati të shkojë menjëherë në Shqipëri edhe me çmimin e ndezjes së luftës evropiane. Tani po vlerëson mjetet ushtarake.”

Këta ishin planet e fshehta të drejtuesve

të Shtetit italian që, në asnjë rast, nuk mba-nin parasysh e nuk merrnin në konsideratë vullnetin e shqiptarëve, as për të diskutuar mbi një kundërveprim të mundshëm të tyre. Janë shprehje të mendësisë megallomane të shtetit të madh në një epokë ku gjithënjë e më tepër zotëronte fuqia dhe zbeheshin liritë e të drejtat, mendësi që gjen edhe një motiv tjetër shtytës në garën me miken rivale, Gjermaninë. Kjo e fundit kishte pushtuar Austrinë më 12 mars 1938 dhe do të sulmo-nte Çekosllovakinë më 15 mars 1939, duke detyruar Presidentin Hacha të nënëshkruante

pushtimin dhe ndarjen e Vëndit në dy shtete: Çeki dhe Sllovaki. Fillonte kështu zbatimi i “rendit të ri” në Evropë, me rikthimin e disa territoreve që Konferenca e Versajës i kishte mohuar Hungarisë e Polonisë.

Ishte parahyrja e luftës së dytë botërore, të cilën Anglia e Franca u munduan, në të gjitha mënyrat, t’a shmangin ashtu siç bëri dhe BS, duke nënëshkruar Paktin e mossul-mimit me Gjermaninë. Më parë ishte zhvilluar konferenca e Mynihut, një përpjekje skajore për të ndaluar luftën që afrohej. Ajo qe një mashtrim i madh që Hitleri i bëri tre kolegëve të tij, përfshirë këtu, veç kryeministrave të Anglisë e të Francës edhe Musolinin, të cilët u larguan që andej me bindjen se kërkesat e Gjermanisë, me marrjen e Sudeteve, ishin plotësuar. Aq sa kryeministri anglez, me t’u kthyer në Londër, deklaroi i kënaqur: “Besoj se ka paqe për epokën tonë”....

Duke u kthyer tek përgjegjësitë hipotetike shqiptare për pushtimin, ato mund të barazo-hen me zero. Mbreti shpresoi deri në fund se do të gjente një marrëveshje me Musolinin, që të ruante pavarësinë e Vendit. Qeveria shqip-tare pranoi të verë në dispozicion të ushtrisë italiane portet dhe rrugët që do të shërbenin për të organizuar “mbrojtjen e Shqipërisë nga ndonjë sulm i mundshëm i fqinjëve”, por këto nuk mjaftuan.

Mesazhet mes Zogut dhe Musolinit vazhduan deri më 6 prill, por Mbreti shqiptar e kuptoi se i duhej të vendoste ndërmjet ikjes nga Vendi dhe qëndrimit në kushtet e vartësisë italiane. Nga shumë anë kanë rrjedhur paditë se Mbreti nuk organizoi qëndresën e armatosur. Vendi-mi i Mbretit ndryshe nga kjo mundësi tregoi pjekurinë, largpamësinë dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë ndaj interesave t’Atdheut, sepse shtyrja e këtij të fundit drejt vetëvrasjes ishte shërbimi më i keq që mund t’i bëhej. Ishte praktikisht e pamundur, sepse nuk kishte asnjë mundësi qëndrese ndaj një ushtrie të madhe e të paisur me mjete bashkëkohore lufte. Qëndresa do të thonte dëme të palloga-ritëshme në njerëz e në pasuritë e qytetarëve e të Shtetit, sepse “dyfekët me gjalmë” nuk mund të haheshin me topat apo aeroplanët e Italisë. Dikush mund të nxjerrë si argument qëndresën greke më vonë kundrejt sulmit italian, por rastet nuk ngjasojnë, jo vetëm se Greqia kishte një ushtri të organizuar më së

miri, por edhe sepse mbas saj qëndronte Anglia, e gatëshme të dërgonte forcat e saj në ndihmë. Shqipëria nuk mori nga Qeveritë e Evropës asnjë lloj inkurajimi për fatkeqësinë e saj.

Gjykimet mbi çaste të caktuara të historisë duhet të mbajnë parasysh veçantitë dhe rrethanat e atyre çasteve. Një gjykim që bazohet vetëm mbi pa-rime, pa u ballafaquar me ato veçanti e rrethana, kthehet në një moralizëm shterpë e nuk mund të jetë as i saktë e as objektiv. Mos të harrojmë se asnjë nga shtetet e vegjël evropianë, duke fi lluar nga Norvegjia e Danimarka në veri, tek vendet e Beneluxit në perën-dim, tek republikat baltike në lindje, tek shtetet e Evropës qëndrore, nuk organizuan qëndresat që mëtonin ko-munistët shqiptarë në historiografi në e tyre, mbasi këto qëndresa kërkonin ushtri të organizuara në shkallën më të lartë. Madje Franca e më pas Rusia treguan se edhe këto ushtri ishin të pamjaftueshme të përballonin fuqinë ushtarake gjermane. Koha provoi se vetëm ndërhyrja e forcave ajrore amerikane bëri të mundur kundër-sulmin rus në fi llimin e 1943-it dhe kthesën e luftës. Për të kuptuar sot se si jetoheshin ngjarjet e asaj kohe po

sjell një pjesë nga “Historia e marrëdhënieve ndërkombëtare” :

“...Musolini nuk lëvizi dhe nuk i u përgjigj

GreqiamirAnsaQpë

hiveNrie shangfi vediteorme ustëtrpausseamsuktse

NË FOTO: Faksimile e ditarit e kontit Ciano, 30-31 maj 1940

Page 3: Viti III HISTORIA ESHTE MANIPULUARGreqia kishte një ushtri të organizuar më së miri, por edhe sepse mbas saj qëndronte Anglia, e gatëshme të dërgonte forcat e saj në ndihmë.

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 15www.shqiptarja.comE diel, 4 gusht 2013

STUDIMI

Pas pushtimit, vërtet vendi nuk ishte i lirë, por në gjithë Evropën, vetëm tri vende kishin mbetur të lira: Anglia,

Zvicra dhe Spanja e dalë nga lufta civile. Në këtë kuadër, një pushtim i tillë, me një qeveri shqiptare që çdo ditë ngulte këmbë për plotësimin e interesave të saj kom-bëtare, herë herë me rezultate mjaft të kënaqëshme,

nacionalizmi shqiptar e shihte me optimizëm rrugën e tij.

vijon në faqen 16

thirrjeve për ndihmë të Schuschnigg-ut. Atëherë, Hitleri i dërgoi një telegram Musolin-it, duke thënë se “nuk do t’a harronte kurrë”. Musolini i u përgjigj : “Qëndrimi im është i përcaktuar nga miqësia mes dy vendeve tona, që është vulosur me krijimin e Boshtit”.....

Mirëpo në orën 16:30, Chamberlaini i dër-gonte telegram ambasadorit të Anglisë në Vje-në, me qëllim që ky i fundit të mos këshillonte rezistencën dhe nga ana tjetër u paralajmërua edhe qeveria franceze. Pra, i vetmi reagim ishte nota e protestës, që Francois – Poncet e komunikoi mbrëmjen e 11 marsit”

Kur dhe Anglia e Franca kishin vështirësi të këshillonin qëndresën e Austrisë, që kishte qënë për shekuj një perandori, të gjitha insinu-atat për Shqipërinë, nga cilado anë të vijnë, nuk janë realiste e nuk i shërbejnë vërtetësisë në paraqitjen e ngjarjeve historike dhe dinamikës së tyre. Ato mund t’i shërbejnë demagogjisë së një pjese të politikës, asaj komuniste, për të justifi kuar rrugën kriminale me të cilën e mori dhe e mbajti pushte-tin. Ja çfarë deklaronte në Dhomën e Komuneve më 13 prill 1939 Kryeministri i Britanisë së Madhe:

“...Cilido që ka njëfarë ndjenje përgjegjësie nuk mund të bëjë me lehtësi diç-ka që mund të shkaktojë një shtim të tensionit ndërkom-bëtar. Secili do të dënonte humbjen e përfitimeve që rrjedhin nga marrëveshje ndërkombëtare të përfun-duara mbas një diskutimi të ndërsjelltë”.

Shqipëria, e vetme në rrugën e saj, nuk kishte tjetër zgjedhje veçse të mundohej që, nëpërmjet politikës së saj, të pakësonte dëmet e pushtimit e të punonte për t’i dhënë Bashkimit një karakter sa më të dobishëm për shqiptarët. “Shqipëria e pa-varur nuk ekziston më” shkruante Çiano në Ditarin e tij. Këtë e kuptonin mirë atdhetarët shqiptarë, por vazhdonin të shpresonin se në fjalët e bukura të Musolinit, Çianos apo Jakomonit do të kishte sado pak të vërtetë.

Një tjetër tezë e historiografi së komuniste është dhe një “marrëveshje” e Opozitës kundër zogiste jashtë me Italinë për pushtimin. Edhe kjo është një tjetër tollumbace propagandis-tike. Duke marrë si dëshmi kujtimet e M. Krujës apo të A. Këlcyrës, që kanë qënë pro-

tagonistë të ngjarjeve për të cilat fl itet, është e qartë se një farë bashkëbisedimi ka ekzistuar ndërmjet organizatorit të rinisë fashiste Xhiro dhe Ernest Koliqit e Mustafa Krujës. Ky i fundit mbante në dijeni edhe kolegët e tij të Bashkimit Kombëtar mbi bisedimet.

Italianët, në kuadrin e dredhive karakter-istike të politikës së tyre, donin të gjenin tek Mërgata një shkak për të justifi kuar planin që kishin hartuar. Por Mërgata, që donte të rrë-zonte Mbretin, ishte e gatëshme të pranonte vetëm një princ të shtëpisë së Savojës për Mbret të Shqipërisë. Ishte edhe për bashkimin doganor, që do të sillte dobi për tregtarët sh-qiptarë që furnizoheshin me mallrat italiane. Bisedimet dështuan sepse italianët kërkonin bashkimin e kurorave dhe vendosjen e regjimit fashist në Shqipëri. Mustafa Kruja, që kryente bisedimet, më 19 mars i telegrafoi kolegëve të BK se “Tregtia u pezullue”. Pra çdo përpjekje

për marrëveshje mori fund. Më 3 prill ai shkoi në Grenobël dhe vuri në dijeni të tjerët se pushtimi ishte i vendosur e nuk kishte asnjë shpresë të pezullohej. U bë një përpjekje e dëshpëruar nëpërmjet një telegrami, drejtuar Musolinit, nga ana e Mërgatës, i fi rmo-sur nga M. Kruja, Q. Koculi e A.Këlcyra, në të cilin shprehej shpresa se Italia do t’i mbante premtimet e saj për të respek-tuar pavarësinë shqiptare.

* * * * *Shqipëria u vu para një fakti

të kryer. Mbreti kish ikur e Ven-di ishte nën pushtim. Qëndra të vogla qëndrese mbretërorësh

jepnin sinjale të dobëta, ndërsa nga jashtë ngjarjet shqiptare komentoheshin vetëm nga shtypi, por nuk kishte asnjë kundërveprim zyrtar. Shqipëria zyrtare pranoi gjëndjen e re dhe më 12 prill mblodhi Asamblenë Kushtetuese, ku merrnin pjesë përfaqësi të gji-tha prefekturave. Ajo e Shkodrës përfaqësohej nga At Anton Harapi, At Gjergj Fishta, Gjon Marka Gjoni etj. të cilët kundërshtuan me forcë formën e Bashkimit dhe kërkuan princin e familjes Savoja për mbret. Megjithatë shu-mica dërmuese pranoi gjëndjen e re. U emërua Qeveria e re, e kryesuar nga një veteran i politikës dhe pronar i madh tokash, Shefqet Vërlaci. Në muajt e ardhshëm u kthyen në Shqipëri dhe eksponentët e Mërgimit, që

ishin të ndarë dysh: një pjesë e quanin Italinë pushtuese, me të cilën nuk duhet të ketë asnjë lloj marredhëniesh, kurse tjetra donte të shpë-tonte atë që mundej dhe të kthente gjëndjen në një përfi tim sa më të madh për shqiptarët. Ai shihej në zgjidhjen e problemit kombëtar, mbasi italianët, jo haptas, kishin premtuar se do t’i bashkonin Shtetit shqiptar, që bënte pjesë në perandorinë e Romës, territoret e lëna jashtë nga konferencat ndërkombëtare.

Joshja ishte shumë e fortë dhe prirja për kundërshtimin apo qëndresën ndaj pushtimit, n’ato kohë të para, ishte pothuajse e paqenë. Ajo klasë politike që hyri në histori me nofkën “kolaboracioniste” a “bashkëpuntore” pati një sërë arritjesh në punën e saj. Së pari, Shqipërisë i u kursyen dëmet e luftës që, në pjesën më të madhe të tyre bien mbi popullin e thjeshtë. Që në fi llim u morën masat për të fuqizuar e shtuar institutet shëndetësore me mjekë italianë e shqiptarë, edhe jashtë qyteteve. U bë një luftë e vendosur kundër malarjes e rezultatet qenë të kënaqëshme. Veçanërisht e rëndësishme qe Shtëpia e Nanës dhe fëmijës në Tiranë. Po kështu një punë e mirë u bë për kurimin e tuberkulozit, ku pa-cientë në gjëndje të rëndë çoheshin në spitalet italiane.

U bënë pro-jekte të vlefshme, nga specialistë të njohur italianë, për furnizimin e Vendit me energji elektrike që, simbas llogarive, mund të arrinte në 10 miljon kë/orë në vit. Simbas këtyre specialistëve, të gjithë lumejtë e Shqipërisë mund të shfrytëzo-heshin për hidroçen-trale. Ende sot, mbas 70 vjetësh, nuk kemi ar-ritur t’i vemë në zbatim ata studime. Parashihej një uzinë siderurgjike në Elbasan, ku u bë në fakt Kombinati Metalurgjik.

Në fushën fi nanciare u bë barazimi i frangut shqiptar me 6,25 lira italiane. Frangu, që ishte bazuar në arin, tani duhej të bazohej në liretën, mbasi monedha shqiptare nuk mund të vazhdonte kursin e saj në gjëndjen e re të krijuar me Bashkimin. Bankat u shtuan dhe shtuan vëllimin e kre-dive. Kështu psh. Banka e Napolit, që kishte përfshirë dhe Bankën Bujqësore, shtoi shumat që i jepeshin si kredi bujqësisë shqiptare, nga 500.000 fr. në 1939 në 30 miljonë në 1942. Banka e Punës, që i u shtua panoramës së Instituteve të kreditit, këto të fundit i shtoi nga një 1,5 miljon më 1939 në 15 miljon në 1942, ndërsa depozitat e saj, nga më pak se një miljon arritën në 20 miljonë.

Një hov morën dhe ndërtimet, sidomos në Tiranë. Qëndra me ministritë dhe hotel Dajti janë punime t’asaj periudhe. Popullsia e Tiranës nga tridhjetë mijë vetë në 1939 arriti në rreth njëqind mijë në 1942. U hartuan pro-jektet për bonifi kimin e Vendit, nën drejtimin e inxhinjerit senator Prampolinit, autorit të bonifi kimit të Kënetës Pontine në Itali. U llogarit që, në dhjetë vjet, të përfundonte gjithë tharja e kënetave shqiptare.

Krahas arritjeve në fushën ekonomike

duhet theksuar edhe një përparim në fushën e kulturës. Ky ishte i lidhur edhe me krijimin e Institutit të Studimeve shqiptare, që fi lloi të merrej me çështjet më të rëndësishme, si gjuha letrare kombëtare. Në këtë Institut bënin pjesë personalitetet më të njohura të jetës kulturore shqiptare, arbëreshe e mjaft studjues italianë.

Ndërmjet shumë aktiviteteve si konfer-enca, simpoziume, takimesh të ndryshme vlen të fl itet për Kuvendin e parë kombëtar të kulturës, që u mbajt më 2,3 e 4 korrik 1942, në Strugë, Shën Naum e Dibër, në të cilin u mbajtën disa kumtesa. Kuvendin e hapi Min-istri i Kulturës, Dhimitër Berati, që propozoi për kryesinë e punimeve të ditës Ministrin e Arsimit Dr. Xhevat Korça, i cili u prit me duar-trokitje të nxehta nga të pranishmit. Ministri Berati vuri në dukje se ky aktivitet kishte për qëllim studimin e mjeteve e mënyrave për të përhapur kulturën, në të gjitha format e saj e në të gjitha shtresat e popullsisë.

Por sukseset më të mëdha të Qeverive nacionaliste ishin të lidhura me hapjen e shkollave shqipe në trevat e bashkuara, kryesisht në Kosovë. Buxheti i qeverisë Kruja për ar- simin pothuaj se u dyfi shua “nga

7.978.380 franga kishte kaluar në 13.950.000 fr. Rilindja kosovare mobilizoi gjithë inteligjencën atdhetare dhe rininë nacion-aliste shqiptare që, në fi gurën gjithmonë të respektuar të mësuesit, u dyndën në “tokat e lirueme” për të hapur shkol-lat shqipe, edhe të mesme, të cilat vazhduan të funksionojnë edhe mbas ribashkimit me Jugosllavinë. Në gjithë këtë entuziazëm kombëtar për Kosovën vetëm komunistët mungonin, sepse për ta, ashtu si dikur për funk-sionarët otomanë, shkol-lat shqipe nuk ishin të do-bishme. Në gjithë këtë punë të madhe duhet veçuar roli i shkëlqyer i dy Ministrave t’Arsimit në dy Qeveritë e para, të intelektualëve të rrallë Ernest Koliqi dhe Xhevat Korça, që i u kush-

tuan çështjes me një zell të jashtzakonshëm, duke bërë të pamundurën, jo vetëm për ndërtimin dhe hapjen e shkollave, por edhe për plotësimin e tyre me kuadrin e nevojshëm mësimdhënës.

Organizimi i Kuvendit në “tokat e lirueme” ishte një dëshmi e interesit dhe kujdesit të “dheut amë” për të gjitha trevat shqiptare. Mbas Ministrit Berati foli shkrimtari i njohur Ernest Koliqi që mbajti kumtesën : “Ndjenja e bashkimit kombëtar në këngët popullore”. Pas tij Dr.Mihal Sherko zhvilloi temën “Problemet kulturore të Shqipërisë së sotme”. Dita e parë u mbyll me leximin e kumtesës së nënkryetarit të Dhomës korporative Qazim Nekiu, me titull “Zhvillime të bashkëpunimit kulturor italo-shqiptar”.

Dita e dytë u zhvillua në Monastirin e Shën Naumit, ku mori pjesë edhe Kryetari i Kishës ortodokse shqiptare. I pari foli gazetari Hilmi Leka mbi temën “Horizonte të reja në fushën e gazetarisë”. Prof. Rosolino Petrotta mbajti kumtesën “Gazetarët shqiptarë në Itali”, kurse gazetari Nebil Çika atë mbi “Zhvillime të gaze

“Shqipëria e pavarur nuk ekziston më” shkruante

Çiano në Ditarin e tij. Këtë e kuptonin mirë

atdhetarët shqiptarë, por vazhdonin të shpresonin se në fjalët e bukura të Musolinit, Çianos apo Jakomonit do të kishte

sado pak të vërtetë.

-m

j ë

kt k.re ut ra

13.95mobatdhalistgjitmëse lilatcilaedJuenKmasl

Page 4: Viti III HISTORIA ESHTE MANIPULUARGreqia kishte një ushtri të organizuar më së miri, por edhe sepse mbas saj qëndronte Anglia, e gatëshme të dërgonte forcat e saj në ndihmë.

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 4 gusht 2013

16 SH.com HISTORI

tarisë shqiptare”. Në ditën e tretë në Dibër foli dramaturgu i njohur Ethem Haxhiademi për temën “Teatri dhe muzika shqiptare”. Pas tij gazetari Vangjel Koça foli mbi temën “Radioja si mjet kulture” e së fundi shkrimtari, gazetari e përkthyesi i mirënjohur Dom Lazër Shantoja mbajti kumtesën “Turizmi në funksionet e tij kulturorë”. Të gjitha kumtesat u pasuan nga diskutime të gjalla të pjesëmarrësve.

Të gjitha këto veprimtari shkonin në dobi të zhvillimit të Shqipërisë e të afrimit me Evropën. Edhe se italianët shikonin, së pari, interesat e tyre, kur ata përkonin me interesat shqiptare, përsëri ne ishim të fi tuar. Vërtetë Vendi nuk ishte i lirë por, në gjithë Evropën, vetëm tre Vende kishin mbetur të lira : Anglia, Zvicra dhe Spanja e dalë nga lufta civile. Në këtë kuadër, një pushtim i tillë, me një Qeveri shqiptare që çdo ditë ngulte këmbë për plotësimin e intere-save të saj kombëtare, herë herë me rezultate mjaft të kënaqëshme, nacionalizmi shqiptar e shihte me optimizëm rrugën e tij.

Sigurisht, jo të gjithë shqiptarët i shikonin ngjarjet me këtë sy. Kishte mjaft prej tyre që nuk e pranonin këtë gjëndje dhe përpiqeshin të organizoheshin për qëndresë por, në vitet e para të pushtimit, ajo ishte vetëm simbo-like. Megjithatë në ato pak përpjekje për të kundërshtuar pushtuesin, italianët kundërve-pronin me arrestime e internime në Itali e në Shqipëri. Shumica ishin elementë komunistë që fi lluan të lëvizin mbas 22 qershorit 1941, ditës që fi lloi sulmi i Gjermanisë ndaj BRSS. Kishte ndërmjet të përndjekurve dhe elementë nacionalistë që Qeveria shqiptare, sidomos ajo e Mustafa Krujës, në shumicën dërmuese i pati kthyer në Vendin e tyre.

“Nga fundi i vitit 1939 deri në tetor të 1940-ës simpatia progresive kundrejt Italisë, sigurisht i kushtohej shpresës së deklaruar që Italia, me prestigjin e saj, do të mund të arrinte bashkimin me Shqipërinë të trevave të shkëputura”

“ Citoheshin në veçanti dorëzimet e doku-mentavet nga shumë personalitete të rradhës së parë, që dëshmonin të drejtën e shqiptarëve për të zotëruar Çamërinë. Shtonja se nga Pindi banorët arumunë i dërgonin shumë bashkat-dhetarëve të tyre, shpesh në pozita të larta, shprehjen e dëshirës që territori i tyre një ditë t’i bashkohej Shqipërisë. Kjo edhe në kujtimin e periudhës 1917-18, në të cilën trupat tona kishin pushtuar atë krahinë.

Fushata e shtypit, e zhvilluar mbas vrasjes së Daut Hoxhës, dhe lajmet rreth incidenteve të ndodhura ndërmjet Italisë e Shqipërisë, kishin lumtu-ruar shpirtin e shqiptarëve që banonin jashtë. Ishim informuar se Faik Konica, ish Ministër i Shqipërisë në Uashington, ishte i gatshëm të jepte pëlqimin e tij për regjimin e ri, kur ai të vërte-tonte se donte të bashkonte të gjithë shqiptarët në një shtet.”

Siç shihet nga këta frag-mente të veprës së Jako-monit, çështja kombëtare ishte bërë ajo kryesore e politikës shqiptare, por në të njëjtën kohë dhe një problem me shumë rëndësi për Italinë dhe marredhëniet e saj me shtetet e Ballkanit. Jakomoni mëton, në kujtimet e tij, të paraqesë anën pozitive të problemit çam. Në të duket se italianët e ngrinin këtë për të plotësuar premtimin kundrejt nacionalizmit shqiptar.

“22 maj 1940. ...Shqiptarët janë hedhur në rrugën e ndërhyrjes : duan Kosovën e Çamërinë! Për ne është e lehtë ta rritim pop-

ANA TJETËR E HISTORISË

E vërteta e qeverisë Kruja dhe luftës italo-greke

Si punoi kjo qeveri për çështjen kombëtare dhe synoi Shqipërinë etnike, hapja e shkollave shqipe dhe zhvillimi ekonomik...

Ja strategjia që u ndoq për të përfi tuar në favor të shqiptarëve...

ullaritetin tonë, duke u bërë eksponentë të nacionalizmit shqiptar!”

Edhe Çiano, si Jakomoni kalëron çështjen e shqiptarëve. Instrumentalizimi i vrasjes së Daut Hoxhës kishte për synim bindjen e opinionit publik shqiptar, se ishte ky shkaku i një lufte të mundëshme me Greqinë. E vërteta ishte se i mëshohej atij argumenti për të fshehur motivin e vërtetë të një sulmi të paracaktuar kundër Greqisë, që ishte element kryesor i strategjisë italiane për Ballkanin. Nëse dikush, në konferencën e Paqes në Paris më 1946, e ka tundur fl amurin e akuzave greke kundër Shqipërisë e, për më tepër, Greqia ende në teori ruan gjëndjen e luftës, duhet të dijë se vendimet për luftën italo–

greke janë marrë kryekëput nga Qeveria italiane, për të realizuar projektin e saj të Perandorisë e në garë me aleatin gjerman që kishte pushtuar Rumaninë, pa e vënë në dijeni më parë Muso-linin. Sigurisht, shqiptarët e prisnin me ankth një çast të tillë, por nuk ishin ata që ven-dosnin për luftën italo-greke. Të fajësohen qëndrimet e nacionalizmit shqiptar, sepse kërkonte bashkimin e atyre trojeve me Shtetin e tij, një bashkim që kishte ekzistuar që nga agimet e qytetërimit, më duket diçka absurde. Vetëm historiografia dog-

matike komuniste, për të cilën kombi është një entitet “reaksionar” e vlerat e vërteta janë “internacionalizmi proletar”, mund t’a pranojë e t’a pohojë me zë të lartë. Nëse ky bashkim vinte nga lufta e italianëve që donin të zgjeronin perandorinë e tyre, nuk më duket se ka ndonjë arsye, edhe në logjikën e saj më parake, që ndonjë shqiptar, që kishte 30 vjet që vajtonte Atdheun e cun-

guar nga grekët e serbët, mos t’a pranonte e, aq më tepër, t’a kundërshtonte. Nëse ndonjë ultradashamir i Greqisë sheh në këtë veprim një shfaqje shovinizmi të Shtetit shqiptar të kohës e klasës drejtuese të tij, një veprim të dënueshëm që gjoja Caldaris e përdori si argument që padiste Shqipërinë në Konfer-encën e Paqes, ai o ka nevojë për një vizitë psikiatrike, ose ka ngatërruar kombësinë e, gabimisht ka marrë atë shqiptare.

Nëse dërgata greke në Paris i dha shfrim të lirë gjithë arsenalit tradicional kundër shqiptar, si zakonisht deri në atë kohë, duke sjellë në skenë dhe Ismail Qemalin, për të argumentuar shovinizmin e saj të pabazë e të paparim në kërkesat për territore të tjera shqiptare, kjo ndodhte se Shqipërinë atje e përfaqë-sonin njerëz që ishin jo zëdhënës të interesave shqiptare, por të atyre jugosllave. Shqipëria u vu në bangën e t’akuzuarve, jo për qëndrimin në luftën italo-greke, kur ajo ishte një Vend i pushtuar dhe nuk kishte asnjë fuqi për t’a nxitur apo për t’a ndalu-ar luftën. Aq është e vërtetë kjo sa që as Çamëria, as krahina e Pindit dhe as Janina, Arta e Preveza, territore mijëvjeçare sh-qiptare, nuk u bashkuan me Shqipërinë, për një vendim të diskutueshëm të Ministrisë së Jashtëme italiane. Historia-nët e regjimit e fshehin të vërtetën kur nuk thonë se Shqipëria u padit në Paris, si një shtet terrorist, që kishte shkaktuar vdekjen e më shumë se 40 detarëve britanikë, aleatë të fuqishëm gjatë luftës, si pasojë e minave, të vëna nga padronët e çastit në politikën shqiptare, komunistët jugosllavë, me mira-

tim të Qeverisë së Enver Hoxhës. Por le të shohim se çfarë shkruan Çiano

në ditarin e tij : “Viti 194017 gusht. Alfi eri ka patur një takim intere-

sant me Ribbentropin. Rezulton : 1) Qeveria gjermane nuk dëshiron një afrim të ri, shumë të theksuar midis nesh e Rusisë; 2) Duhet të lihet mënjanë çfarëdo projekt sulmi mbi Jugosllavinë; 3) Një aksion eventual kundra Greqisë nuk është i mirëpritur në Berlin. Ky është një bllokim i plotë në të gjithë linjën. Sipas Ribentropit “çdo përpjekje duhet të përqëndrohet kundër Britanisë së madhe, sepse ajo-dhe vetëm ajo- është çështje jete a vdekje”. Duçja e redaktoi vetë përgjigjen : natyrisht pranojmë pikëpamjen berlineze! Edhe përsa i përket Greqisë : e futim në kasafortë notën që tashmë ishte gati.

12 tetor... Duçja është i indinjuar mbi të gjitha për pushtimin gjerman të Rumanisë. Thotë se kjo ka bërë përshtypje të thellë e të keqe në opinionin publik italian, sepse nga arbitrati i Vjenës, askush s’e priste këtë rezultat. “Hitleri më vë gjithmonë përballë faktit të kryer. Këtë herë do t’a shpërblej me të njëjtën monedhë: do t’a mësojë nga gazetat që kam pushtuar Greqinë. Kështu do të rivendoset ekuilibri”.

E pyes në se është dakord me Badoglion. “Akoma jo” u përgjigj “Por jap dorëheqje si italian nëse dikush gjen vështirësi për t’u ndeshur me grekët”. Tashmë Duçja është i vendosur të veprojë. Në realitet besoj që operacioni është i frutshëm dhe i lehtë.

14 tetor. Musolini më fl et sërish për ak-sionin në Greqi dhe fi kson ditën e 26 tetorit. Jakomoni jep informacione shumë të favor-shme, veçanërisht për gjëndjen shpirtërore

të popullsisë çame që është në favorin tonë.”

Cilido që nuk ka yz-engji në tru e kupton se nuk mund të ketë asnjë lloj veprimi që ngarkon me përgjegjësi Qeverinë shqiptare në atë rast. Dihet se si rrodhën ngjarjet në luftën italo-greke. Hum-bja e italianëve qe i pari dështim i Boshtit në fushën ushtarake, në luftën e dytë botërore. Por thyerja e ital-ianëve në Epir u pasua me sulmin gjerman në Ballkan dhe barazpeshat e Versajës u rrëzuan më 18 dhe 27 prill, me hyrjen e gjerma-

nëve në Beograd e në Athinë. Këta veprime luftarake ndryshuan edhe hartën e Ball-kanit, me krijimin e shteteve të Kroacisë e të Malit të Zi, me zgjerimin nga lindja e jugu të Bullgarisë e me bashkimin me Shqipërinë të Kosovës, Dibrës, zonës së Liqenjve e, më vonë të Plavës e të Gucisë. Por mbetën jashtë kufi jve ende Çamëria, Pindi dhe zona e Janinës, Artës e Prevezës.

vijon nga faqja 15

Page 5: Viti III HISTORIA ESHTE MANIPULUARGreqia kishte një ushtri të organizuar më së miri, por edhe sepse mbas saj qëndronte Anglia, e gatëshme të dërgonte forcat e saj në ndihmë.

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 17www.shqiptarja.comE diel, 4 gusht 2013

DOKUMENTI SEKRET

ARKIVAT

OPERACIONI MOLLAPjesa e katërt e shkrimit bazuar në dokumentet sekrete amerikane mbi përpjekjet e Zogut

për përmbysjen e regjimit të Hoxhës në 1951. Çfarë zbulojnë dokumentet sekrete ardhur nga baza e CIA-s në Athinë, si u mblodh grupi dhe depërtimi i tyre në kufi rin shqiptar…

Infi ltrimi i grupit të Zenel Shehut në Shqipëri

AGRON ALIBALI

Në dy takimet e 30 gushtit dhe 12 shtatorit 1951 në Nju Jork Zogu dhe bashkëbiseduesi misterioz amerikan

kishin diskutuar edhe për domosdoshmërinë e përdorimit të kriptonimeve dhe materialeve kriptografi ke, me qëllim që të shmangnin rrezikun e dekonspirimit të operacionit Molla në Shqipëri. Mirëpo, sikurse del nga doku-mentacioni i mëtejshëm në dosjet e deklasifi -kuara të CIA-s, edhe vetë Zogut amerikanët i kishin vënë kriptonim, madje dy syresh. Çelësi i kriptonimeve nuk del në dosjet voluminoze, por identiteti i tyre mund të nënkuptohet nga përshkrimet shoqëruese në dokumente.Kësisoj, del se në komunikimet e tyre ameri-kanët përdornin për Zogun dy kriptonime: Yarborough [Jarboro} dhe RNCASTING.

Një dokument i datës 10 dhjetor 1951 në dosje, i cili i referohej një kabllogrami Top Secret të dates 29 tetor 1951 ku identeti i dërguesit mbetet i fshirë edhe në dokumentin e deklasifi kuar sqaron hapat e mëtejshme në zbatimin e Operacionit Molla i cili, kujtojmë që synonte përmbysjen e qeverisë së Enver Hox-hës nëpërmjet organizimit të një kryengritjeje me pjesëmarrjen e elementëve zogistë nën mbështetjen klandestine të shërbimeve anglo-amerikane. Dokumenti përmban 5 pika, dhe këtu po e japim të plotë:

--GYRUS10 dhjetor 1951Pjesë nga kabllogrami Top Secret[ fshirë] (IN 37205] date 29 tetor 1951

PREJ [fshirë]

“1. Pas këshillimit me njerëzit e tij, Yarbor-ough [një shënim me dorë e identifi kon si ‘King Zog’, shën. Imi A.A.], tha se po qe se grupi i tij do të infi ltrohej gjatë pranverës, kjo do të rriste shanset për mbijetesën e tyre si dhe për suksesin e misionit. Edhe pse njerëzit janë të gatshëm tani po qe se është e nevojshme, [fshirë] ra dakord që ta shtyjë misionin deri në pranverë, duke pranuar kësisoj propozimin e Yarborough-s që fundi i marsit të ishte data objektiv [target date].

2. Yarborough tha se agjentët e tij kryesorë do të ishin Haxhi Gjyli nga Veriu dhe Aziz Biçaku nga rajoni qendror. Grupi do të për-bëhej nga katër udhërrëfyes të zgjedhur të ndodhur në Greqi, dy nga kampi i Matianit dhe dy nga kampi i Zembljakut. Të katër udhërrëfyesit do të zgjidheshin nga Irfan Bey dhe Kolonel Selmani, i cili do të vinte në Greqi nga Egjipti para fi llimit të operacionit.

3. Gjyli dhe Biçaku do të udhëtonin hap-tazi përkatësisht nga Egjipti dhe Turqia për në Gjermani për t’u pritur nga misioni BGFIEND në Mynih dhe mandej për t’u lëvizur në mënyrë të fshehtë. (pjesë e ngatër-ruar në transmetim). Bej dhe Selmani do të udhëtonin haptazi nga Egjipti për në Evropë si eskorta të familjes së Yarborough-s dhe mandej ose do të liheshin në Greqi ose do të vazhdonin rrugën për Gjermani, ku do të merreshin nga misioni BGFIEND dhe do të lëvizeshin fshehurazi për në Greqi. [Fshirë] parapëlqen version e dytë.

4. Yarborough çmon se operacioni do të zgjasë të paktën 6 javë; ata do të përpiqen që të caktojnë edhe një radist [they ëould take in an attempt to establish an Ë/T operator].

5. Meqë Yarborough tha se Biçaku kishte patur probleme me britanikët, ata të fundit nuk duhet ta dijnë përbërjen e grupit.”

--Kësisoj, dalëngadalë por pa ndërprerje po

ngjizeshin planet për zbatimin e Operacionit Molla. Shpresat që shërbimet sekrete dhe vetë

Zogu do mbanin tek ky operacion ishin të mëdha. Koha provoi që Operacioni Molla u shndërrua në dështim spektakolar të tyre, që solli jo vetëm humbje të panevojshme në njerëz, por solli rezultate krejt të kundërta nga sa mendonin ideatorët e tyre: forcimin e regjimit komunist dhe shkatërrimin e bujshëm të planeve dhe ëndrrave të Zogut për t’u kthyer në pushtet. Nuk mund të mohohet se nga pikëpamja e ngushtë e së drejtës ndërkombëtare, të gjitha këto operacione përbënin shkelje të normave themelore të saj, që ndalonin ndërhyrjen në punët e brendshme të një shteti tjetër sovran.

INFILTRIMI I GRUPIT TË ZENEL SHEHUT– 1 maj 1952 – Një fi llim i mbrapshtëPas udhëtimit nga Egjipti për në Francë,

Gjermani e Greqi, më në fund grupi i Zenel Shehut kapërceu kufi rin shqiptar natën e 1 majit 1952 pranë fshatit Nikolicë në rrethin e Devollit. Data ishte caktuar me shpresën se vigjilenca kufi tare nga rojat shqiptar do të ishte minimale për shkak të festimeve të 1 majit. Dhe në fakt, gjithshka kishte kaluar mbarë përveç një incidenti me Halil Branicën, pjestar kyç i grupit dhe njohës i zonës së Matit.

Me të vërtetë, në momentet e fundit në territorin grek gjatë ngjitjes përfundimtare deri në kufi rin shtetëror Halil Branica ishte ankuar për dhimbje të forta gjoksi. Nuk dihet nëse ky ishte akt simulimi i ndërgjegjësuar nga ndonjë parandjenjë e keqe e Branicës. Një raport i 6 majit 1952 nga terreni për në qendër e përshkruante me hollësi ngjarjen. Raporti përmban kriptonime qoftë për vendet gjeografi ke, qoftë për emrat e përveçëm. Për

shembull. kriptonimi për Shqipërinë ishte KMËahoo, kurse për Greqinë ishte LCFlake. Po ashtu, Identiti (1) ishte Halil Branica, Identiteti (2) ishte rrethi i Matit, Identiteti (3) ishte Sherif Pleshti, kurse Identiteti (4) Hysen Kapllani.

NË DOKUMENT THUHET:-- “1. Grupi i Mollës fi lloi ngjitjen këmbësore

drejt kufi rit KMËahoo prej zonës së dërgimit

në mbrëmjen e 1 majit. Pasi ecën përreth 3 orë e gjysëm, dhe pikërisht para kalimit të kufi rit, Identiteti (1) u ankua për dhimbje gjoksi. Grupi diskutoi për gjendjen e anëtarit të tyre të pamundur dhe vendosën që ngase ndofta do të vononte shtegtimin, ai duhet të qëndronte pas….Pjesa tjetër e grupit vazhdoi rrugën drejt kufi rit..

2. “Pas kthimit në LCDrink (ndofta Athinë), (1) u ekzaminua nga {fshirë]. U zbulua se ai kishte problem serioz koronar që mund të kishte qenë vdekjeprurës në rast mbingarkese. Megjithatë - shtonte raporti – (1) dëshiron të bashkohet me

grupin dhe ka kërkuar që të hidhet me me dërgesën e parë ajrore. Edhe pse qëndrimi i tij duket i sinqertë dhe i ad-mirueshëm, ka të ngjarë që ai të bëhet barrë serioze për grupin nëse lejohet të shkojë. Për shkak të moshës së tij (48), formës së dobët fi zike, dhe gjendjes së zemrës, ne nuk mund ta lejojmë të marrë pjesë në këtë operacion.

3. Humbja e Identitetit 1 mund të jetë thelbësore për Mollën pasi thuhet se ai është i mirënjohur në rretthin (2) dhe pritej që të bënte të gjitha lidhjet atje.4. Pasi ne ia dorëzuam Mollën shërbimeve LCFlake në bazën e nisjes, ekipit iu bashkua një tjetër udhërrëfyes përveç (3) Udhërrëfuesi i dytë (4) dikur ishte refuzuar nga BGFiend sepse kishte një njollë në mushkëri. Ai u rekrutua për këtë mision prej (3), i cili nuk dëshironte të kthehej në LCFlake i vetëm pasi të kishte përmbushur funksioni e tij udhërrëfyes.5. Për t’iu paraprirë vështirësive të mundshme në të ard-hmen me njerëzit e Yarborough-s që mund të mos ishin në formê fi zike për operacionet, ne duhet të ngulim këmbë që të gjithë agjentët duhet

t’i nënshtrohen ekzaminimit fi zik para nisej së tyre prej BGBraël.”

----Këtu përfundon raporti i infilitrimit të

bandës së Zenel Shehut në Shqipëri, raport i ardhur nga baza e CIA-s në Athinë.

Sugjerimi i fundit nga terreni u prit jo pa humor në qendër. Në një koment me shkrim dore një nga shefat në qendër pranonte se kishin bërë shaka (poked fun) me përmbajtjen dhe, në fund, mendonin t’i përgjigjeshin terrenit se “ne do të përpiqemi dhe do të ngulim këmbë që RNCASTING (d.m.th Zogu) t’i porosiste djemtë e tij që të ushtroheshin më shumë fi zikisht (give his boys physicals).”

Vijon…

.

grmqmbsfozm

jes(2liMeui Bmmtëtëtivhmp

NË FOTO: Mbreti Zog dhe faksimile të doku-mentit sekret mbi takimin e mbretit Zog me zyrtarin e CIA-s

Page 6: Viti III HISTORIA ESHTE MANIPULUARGreqia kishte një ushtri të organizuar më së miri, por edhe sepse mbas saj qëndronte Anglia, e gatëshme të dërgonte forcat e saj në ndihmë.

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 4 gusht 2013

18 SH.com

LIBRI I RI

STUDIMI

Shqiptarët e Greqisë së Veriut, ja viset ku jetuanTë dhëna, dëshmi e fotografi të panjohura që zbulojnë lidhjet e hershme të kësaj popullsie me vendin ku banojnë dhe politikat asimiluese që u ndoqën ndaj tyre..

gjithçka në librin e ri “Demografi a e viseve shqiptare në Greqinë e Veriut”

ARBEN LLALLA

Shqiptarët që banojnë në Greqi që nga koha e lashtë dhe që janë shtetas të shtetit grek, ndahen në dy grupe:

arvanitasit dhe ata që grekët i thërrasin allvanos. Strukturat greke qëllimisht kanë bërë ndarjen e shtetasve shqiptarë të Gre-qisë në dy grupe për të dëshmuar që ata nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin. Shqiptarët me emrin Arvanitas banojnë në zonat e qyteteve të Greqisë që në kohërat antike, atje ku kanë banuar pellazgët dhe kur themi pellazgët kuptojmë stërgjyshërit e shqiptarëve. Ndër-sa ata që njihen me emrin allvanos banojnë në krahinën e Çamërisë: Janinë, Gumenicë, Korfuz, Artë, Prevezë, etj., në kufi rin e sotëm shqiptaro-grek, Follorinë, Kostur dhe deri në Edesë. Më tej këta shqiptar i kemi në kufi rin greko-turk në zonën e quajtur Trakia - Ev-ros. Në të gjitha këto zona që përmendëm shqiptarët thirren allvani, allvanos sepse sipas dokumenteve historike që njohim kanë ardhur në këto zona pas shek. XV. Por përse disa allvanos e disa arvanitas, kur këta fl asin në rrethin familjar të njëjtën gjuhë, kanë të njëjtat zakone e tradita, këndojnë të njëjtat këngë?

Mendoj që ndarja e emërtimeve të sh-qiptarëve të Greqisë në arvanitas dhe all-vani, ndoshta është bërë sepse kur Greqia e shpalli Pavarësinë pas vitit 1821 jashtë saj mbetën shumë ishuj dhe territore të tjera si krahina e Çamërisë që banohej me shumicë dërrmuese nga shqiptarët orto-doksë dhe mysliman, pjesë nga Maqedonia si qytetet e Kosturit, Follorinës, Edesa, Dhramës, Selaniku e deri në Evros. Pas themelimit të shtetit grek këto qytete dhe fshatra njiheshin si territore që i përkisnin Perandorisë Osmane. Por mund të jetë edhe një variant për të dalluar shqiptarët (arvanitasit) vendas që në kohën antike dhe shqiptarëve (allvanosët) që kanë emigruar valë - valë pas pushtimit osman të Ballkan-it. Po të bëjmë një vështrim, shqiptarët që njihen me emrin arvanitas banojnë në qyte-tet e lashta të Greqisë, në ujdhesat që janë përshkruar edhe në librat e shkrimtarëve dhe historianëve antik. Ndërsa shqiptarët që njihen me emrin allvani banojnë në pjesët që i përvetësoi Greqia pas vitit 1878, pra në Çamëri, Maqedoninë e Egjeut dhe deri në lumin Evros. Si do që të jetë, arvani-tasit dhe allvanosët fl asin të njëjtën gjuhë shqipe, ruajnë të njëjtat tradita dhe zakone.

Me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në nëntor 1912 shqiptarët e Greqisë që jetonin në zonat nën pushtimin turk u quajtën allvanos (shqiptar) dhe jo arvani-tas. Kjo besoj se duhet të jetë ndarja e emërtimeve Arvanitas dhe Allvani nga ana e grekëve, por edhe nga vetë arvanitasit dhe allvanosët. Historianë të ndryshëm grek dhe shqiptar në librat e tyre i quajnë allvanosët e Evros herë arvanitas e herë

allvanos. Por vetë këta qytetar grek me origjinë shqiptare pretendojnë se janë shqiptar me rrënjë nga Korça, Kolonja, Bithkuqi(Vithkuqi), etj.

Në fi llim të vitit 1913 e deri më 1945, kur u bë spastrimi etnik i Çamërisë nga popull-sia etnike shqiptare, qytetet dhe fshatrat në fjalë ishin nën shtypjen shtetërore greke për t’u larguar nga Greqia ose për t’u deklaruar grek dhe jo më shqiptar. Shumë prej shqiptarëve nga Korfuzi, Follorina e deri në kufi me Turqinë zgjodhën rrugën e mërgimit për në Turqi. Një pjesë e tyre erdhi në Shqipëri dhe një grup tjetër u asimilua ndër vite.

Nga viti 1912-1924, në shtëpitë e sh-qiptarëve, turqve, myslimanëve të tjerë dhe bullgarëve të përzënë nga Greqia u vendosën refugjatë të ardhur nga Azia e Vogël. Këta refugjatë shteti grek qëllimisht i vendosi në zonat e banuara në shumicë jo-greke si në Atikë-Beoti ku banojnë arvani-tasit, në zonën e Maqedonisë ku banonin shqiptarë, bullgarë, turq, hebrenj dhe në Trakia, me qëllim që me kalimin viteve të bëheshin ndryshimet gjuhësore dhe kul-turore, pra atje ku grekët ishin pakicë me

ardhjen e refugjatëve do bëheshin shumicë. Sipas statistikave numri i refugjatëve të ardhur në tërë Greqinë pas vitit 1912, ishte 1.221.849 njerëz, rreth 20% të popullsisë së atëhershme që jetonte në Greqi. Nga këta refugjatë 638.253 prej tyre u vendosën në Maqedoninë e Egjeut. Kjo shifër përbënte 45% të popullsisë së përgjithshme në këtë krahinë.

Në Trakinë greke u vendosën 107.607 refugjatë të cilët nuk u përfshinë si popullsi e shkëmbyeshme me detyrim. Ky numër i refugjatëve të ardhur kapte shifrën e rreth 35% të popullsisë së përgjithshme në Traki. Ndërsa Atiki-Beoti ku banojnë popullsi në shumicë arvanitase u vendosën 281.989 refugjatë, e thënë në përqindje rreth 28% e popullsisë së përgjithshme.

Qëllimi i sjelljes refugjatë nga Azia e Vogël dhe nga ish-Bashkimi Sovjetik që grekët i thërrasin Pondio dhe Ruso Pon-dios, nga qeveritë greke ndër vite është asi-milimi i popullsive jogreke që banojnë në Greqi. Nga ana antropologjike, gjuhësore dhe veshja tradicionale refugjatët e ardhur nuk kanë lidhje me qytetërimin antik grek dhe me luftëtarët që themeluan Greqinë

ju jeni grekë, pasardhës të drejtpërdrejtë të Platonit e Sokratit...”. Në qoftë se një vend i vogël, një komb i varfër ka një barrë të tillë mbi supet e tija, ai kurrë nuk do të shërohet...” Siç e deklaron shkrimtari Niko Dhimu, grekët e sotëm nuk janë grekët e lashtë që pretendonte historiani gjerman në shekullin 18 Johann Ëinckelmann, i cili krijoi vizionin se Greqia e lashtë është populluar nga njerëz të bukur, me fl okë të verdhë e të gjatë, njerëz të zgjuar. Ky përfytyrim i Johann Ëinckelman, në të vërtetë ka lidhje me ilirët të cilët kishin këto karakteristika, pra, ata, grekët e lashtë kanë qenë ilirët dhe jo grekët e sotëm. Popullsitë e Greqisë së shekullit 19, si shqiptarët, sllavët, turqit, hebrenjtë, arabët, vllehët, u imponuan të krijonin identitetin modern grek. Por karakteris-tikat e këtyre racave, nuk përputheshin me karakteristikat e grekëve të lashtë, përveç shqiptarëve sepse është vërtetuar shkencërisht që ne rrjedhim nga ilirët.

Në Maj të vitit 2012, shkrimtari grek Dimitris Epikouris në një shkrim të tij për grekët do të shkruante: “Greqia moderne nuk ka asnjë nyje që e lidh atë me Greqinë e lashtë dhe njerëzit që dikur jetonin në atë vend, e parë kjo si në aspektin kulturor, ash-tu dhe në atë gjenetik. Grekët e sotëm janë një mishmash i fi seve ballkanike, (shqiptarë, sllavë, vllahë) të cilët gjatë periudhave të ndryshme kohore u përzien gjithashtu me afrikano-veriorë, Armeninë dhe fi se të tjera të Anadollit, pa harruar të përmendim këtu dhe frankët me venedikasit të cilët ishin po ashtu të shumtë në atë rajon”.

Ndërsa poeti i madh grek i vlerësuar me çmim Nobel në letërsi më 1979 Odysseas Elytis ka shkruar: “Atdheu im, një mural i mbajtur prej shtyllave franceze, shqiptare, vllahe e turke. Kushdo që i përmend, shkon drejtë e në burg”.

Qëllimi ynë kryesor është që të njo-him demografinë e fshatrave shqiptar në Maqedoninë e Egjeut dhe të Trakisë greke, duke përjashtuar fshatrat shqiptar në krahinën e Çamërisë dhe në ato vend-banime ku banojnë arvanitasit. Në këtë libër do të sjellim të dhëna shkencore në bazë të statistikave të udhërrëfyesve të huaj të shek. XIX dhe XX, për banorët, etnitetin dhe besimin fetarë të fshatrave ku shqiptarët kanë jetuar dhe jetojnë me popullsitë e tjera. Një pjesë të këtyre qyteteve dhe fshatrave i kam vizituar gjatë viteve 1991-2004, kur kam jetuar

Moderne të 1821. Ata më shumë ndihen në zakone si turq dhe sllavë aziatik se sa grek, trashëgimtarë të Sofokliut, Aris-totelit, Herodotit, Kolokotronit, Boçarit, Karaiskaqit, Kunduriotit, Pangallos, etj. Këtë shqetësim, për dallimin e racave brenda vetë popullit grek e ka shprehur edhe shkrimtari dhe poeti grek Niko Dhimu në 23 qershor 2009, në gazetën NY TIMES, ku deklaron se: “Ne fl isnim shqip dhe vetëquheshim romaikos, por pastaj “Gëte, Viktor Hugo, Delacroix, na tha: “Jo,

Nga viti 1912-1924, në shtëpitë e shqiptarëve, turqve, myslimanëve të tjerë dhe bullgarëve të përzënë nga Greqia u vendosën refugjatë të ard-hur nga Azia e Vogël. Këta refugjatë shteti grek qëllimisht i vendosi në zonat e banuara në shumicë jo-greke

Tregu në Kavallë, 1920

Myslimanët largohen nga Greqia për në Turqi pas vitit 1922.

Page 7: Viti III HISTORIA ESHTE MANIPULUARGreqia kishte një ushtri të organizuar më së miri, por edhe sepse mbas saj qëndronte Anglia, e gatëshme të dërgonte forcat e saj në ndihmë.

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 19www.shqiptarja.comE diel, 4 gusht 2013

STUDIMI

Nëse do ti referohemi shënimeve të regjistrimeve të popullsisë që janë

bërë nga fi llimi i shek.XIX dhe deri në vitet 1920 do të mësojmë se në këtë periudhë kohore më shumë ka patur banorë shqiptar se sa grek, bullgar dhe serb. Për fat të keq sot shqiptarët për nga numri i popullsisë janë më pak në krahasim me popujt e tjerë si grekët, serbët dhe bullgarët. Siç do vërehet, evropianët, janë më afër realitetit për regjistrimin e banorëve me kombësi shqiptare se sa grekët, bullgarët dhe serbët të cilët siç e kemi thënë më lartë mundoheshin që t’i përfshinin në pop-ullsinë turke myslimane dhe greke orto-dokse ose të ulnin sa më shumë numrin e vërtetë të shqiptarëve.

Gjeologu austriak Ami Boues me origjinë franceze (1794-1881), është njeriu i parë i përgatitur për kërkime shkencore në hulumtimin e Gadishullit Ballkanik nga 1836-1838, jep të dhëna se në pjesën e Perandorisë Osmane të Evropës jetonin 1.600.000 sh-qiptar, 1.300.000 bull-garë, 1.00.000 grek dhe rreth 1.000.000 serb.

Xavier Heuschling shkruan se në Peran-dorinë Osmane të Ev-ropës jetonin 1.600.000 shqiptar të krishterë, 1.180.000 grek orto-doks, 900.000 serb dhe 6.000.000 sllavë të krishterë dhe mys-limanë (ku janë përf-shirë, serbët, bullgarët, boshnjakët, pra popujt sllavë).

Më 1861, Adolphe Joanne dhe Emile Isambert, shkruajnë që Perandoria Osmane në Evropë kishte 15.000.000 banorë, nga këta 3.000.000 bullgarë, 1.400.000 shqiptar, 1.004.000 serb dhe 975.000 grek.

Guilaume Lejean (1828-1871), ishte publicist dhe diplomat francez. Me urdhër të qeverisë franceze udhëtoi dy herë në Evropën e Turqisë më 1857-1858 dhe 1867-1869, shkruan se në Turqinë Evropiane je-tojnë: 990.000 grek dhe 1.309.302 shqiptar.

Richard Robert Madden (1798-1886) irlandez, i cili na sjellë të dhëna të popull-sisë të vitit 1844. Këto të dhëna statistike (të përpiluar nga Baroni de Reden) na rezulton se shqiptarët ishin populli më i madh në Ballkan me 3.900.000 banorë.

J. Leëis Farley (1823–1885), në Evropë kishte 1.000.000 grek (dhe 1.000.000 grek në Azi), 1.500.000 shqiptar dhe 6.200.000 sllavë ose sllav-folës (ku përfshihen ser-bët, bullgarët, boshnjakët dhe sllavë të tjerë, shënim).

Në librin “Nouvelle Geographie Uni-verselle”, të autorit Elisee Reclus të botu-ar në Paris më 1875 thuhet se në Turqinë Evropiane ka patur 1.400.000 shqiptarë mysliman, ortodoks dhe katolik, 1.200.00 grek ortodoks, 1.775.000 serbë ortodoks, katolik dhe mysliman, 1.535.000 osman, tartar, dhe 4.500.000 bullgarë ortodoks, katolik dhe mysliman. Ndërsa Vilajeti i Selanikut ku përfshihet një pjesë e Maqedonisë kishte 662.000 banorë dhe Vilajeti i Manastirit ku përfshihet një e pjese Shqipërisë dhe e Maqedonisë kishte 1.500.000 njerëz.

Revista bullgare “Extrait Du Cou-rier D’Orinet”, sjellë të dhëna vetëm për gjininë mashkullore, të marra nga statistikat osmane të tatimit ushtarak

(asqerie bedeli) të vitit 1873. Sipas “Extrait Du Courier D’Orinet”, në Vila-jetin e Manastirit kishte 50.356 shtëpi ku banonin 40.236 mysliman, 152.534 bullgar, 700 grek, 15.853 vlleh, 6.800 evgjit dhe 3.175 shqiptar. Ndërsa në Vilajetin e Selanikut kishte 107.403 shtëpi ku banonin 68.775 myslimanë, 216.895 bullgar, 24.666 grek, 5.070 vlleh, 40.300 evgjit, 1.670 ciganë, 22.573 pomakë dhe 3.760 të tjerë. Të gjithë të gjinisë mashkullore.

Joannoy N. Kallostipi (1851-1918), ishte dijetar, gazetar, botues dhe drama-turg grek. Pasi u diplomua në universite-tin e Athinës në degën fi lologji, u dërgua të punojë drejtor shkolle në Kozan dhe Seres. Më tej punoi për disa vite në Min-istrinë e Jashtme Greke dhe na jep të dhëna rreth popullsisë së Maqedonisë në fund të shek. XIX. Ai shkruan se: 957.000 ishin grek maqedonas, 467.000 mysliman,

182.500 bullgarë, 69.500 hebrenj, 12.500 vlleh rumunë dhe 1.688.500 ishte popull-sia e përgjithshme.

Historiani serb Spiridon Gopsheviç, alias Leo Brenner në librin “Serbia e Vjetër dhe Maqedonia”, më 1890, shkruan se në Maqedoni jetonin: 1.540.500 serb të krishterë, 507.820 serb mysliman, 231.400 turq, 165.620 shqiptar, 201.140 grek, 69.665 vlleh të krishterë, 4.800 vlleh mysliman, 36.600 bullgarë të krishterë, 21.000 bullgarë mysliman, 5.000 hebrenj mysliman, 64.645 hebrenj, 28.730 ciganë dhe 3.500 të tjerë.

Sipas regjistrimit turk të Hilmi Pashës në vitin 1906, në rajonin e Maqedonisë banonin 423.000 mysliman (turq dhe shqiptar, 41.71%), 259.000 grek (27.30%), 178.000 bullgar (18.81%), 13.150 serb (1.39%), dhe 73.000 të tjerë (7.72%).

Profesori i historisë në Universitetin e Aristotelit të Selanikut, Aleksandros Dagas në librin e tij “Periferia e Selanikut në shekullin 20”, botuar në Selanik më 2010, shkruan se në fi llim të shek. XX në Perandorinë Osmane kishte 29 mil-ion banorë dhe nga këto 9.000.000 turq, 7.000.000 arab, 2.500.000 grek, 2.500.000 shqiptar, 1.500.000 kurd, 1.250.000 ar-men, 1.000.000 bullgar, 750.000 serb, 650.000 hebrenj dhe 500.000 vlleh.

Profesori i historisë në Universitetin e Aristotelit të Selanikut, Aleksandros Dagas në librin e tij “Periferia e Selanikut në shekullin 20”, botuar në Selanik më 2010, shkruan se në fi llim të shek. XX në Perandorinë Osmane kishte 29 mil-ion banorë dhe nga këto 9.000.000 turq, 7.000.000 arab, 2.500.000 grek, 2.500.000 shqiptar, 1.500.000 kurd, 1.250.000 ar-men, 1.000.000 bullgar, 750.000 serb, 650.000 hebrenj dhe 500.000 vlleh.

Të dhëna mbi popullsinë në Greqinë e Veriut

në Greqi. Kam takuar grekë me origjinë shqiptare me të cilët kuvendoja shqip. Prej tyre, mësova shumë gjëra interesante rreth jetës, këngëve, traditave dhe riteve të ndryshme që bëjnë të ruhen vlerat shpirtërore të një populli.

Në përfundim kam nxjerr se deri në vitin 1913 në Greqinë e Veriut flitej gjuha shqipe në 59 vendbanime, të cilat 22 ishin në prefekturën e Kosturit, 23 ne prefekturën e Follorinës, 5 në prefekturën e Dhramës , 3 në Ksanthi etj. Gjatë luftërave Ballkanike dhe e luftës së Parë Botërore popull-sia shqiptare në Greqinë e Veriut u gjend përball shumë zjarreve dhe pjesa më e madhe u detyru-ar të emigrojë me dhunë për në Turqi, një pjesë e vogël në Sh-qipëri dhe ata që mundët të paguanin shu-ma në të holla ushtarëve grek m b e t ë n b r e n -da territorit të shtetit grek që dalëngadalë do të asimiloheshin ndër vite.

Sot, pas 100 vitesh, pra më 2013 në Greqinë e Veriut gjuha shqipe fl itet në 42 fshatra, prej të cilat 7 ndodhen në prefekturën e Follorinës, 19 ndodhen në prefekturën e Evros, 3 në Selanik, 5 në Serres, 4 në Ksanthi, etj.

Lexuesi në këtë libër do gjejë tab-elat me të dhëna shkencore për emrat e fshatrave si janë quajtur deri në vitin 1928, emrat e rinj, numrin e banorëve sot si dhe një hartë Etnografi ke ku ndod-heshin dhe ndodhen sot fshatrat ku është folur dhe fl itet ende gjuha shqipe.

Kohën që jam marrë për të shkruar këtë libër ka qenë shumë e vështirë për mua duke pasur parasysh vendin dhe vitet ku jetojmë. Megjithatë edhe në kushte të vështira mendoj se kam sjellë për lexuesit një libër që do t’u shërbejë për të njohur

demografinë e fshatrave shqiptar në Maqedoninë e Egjeut dhe Trakinë greke. Shpeshherë këtyre fshatrave përveç se u janë ndërruar emrat, disa herë ju ndër-rohen edhe kufi jtë bashkiak apo komu-nal. Besoj se këto ndërrime të shpeshta janë bërë për të çorientuar studiuesit që merren me studime rreth demografi së së fshatrave në Greqi, por edhe banorët që në thellësi të shpirtit të tyre ndihen me kombësi jo-greke, të mos jenë të grupuar

në masë të madhe. Jam munduar të jem sa më objektiv për të thënë dhe mbrojtur të vërtetën e këtyre fshatrave dhe banorëve të tyre, atë të vërtetë që të gjithë ne dëshi-rojmë ta dëgjojmë, ta shohim e ta prekim, por e vërteta rrallë herë pranohet ashtu siç është sepse ajo mund të na duket e hidhur dhe të kundërshtojë interesat tona të ngushta kalimtare.

Qëllim i imi kryesor në këtë libër është të nxjerr nga pluhuri i harresës disa fakte, disa të dhëna që na bëjnë të mëso-jmë ku kanë jetuar dhe jetojnë njerëzit që në venat e tyre kanë gjak shqiptari, po ç’ka se për interesa ekonomike dhe nga presionet e ndryshme janë deklaruar prej shumë vitesh qytetar të një kombësie tjetër. E ardhmja nuk e dimë se çfarë befasish na ofron...

Kopertina e librit. Arben Llalla, autori i librit në kishën e Shën Akilit që gjendet afër fshatit

Kosturi shqiptar, kartolinë

Page 8: Viti III HISTORIA ESHTE MANIPULUARGreqia kishte një ushtri të organizuar më së miri, por edhe sepse mbas saj qëndronte Anglia, e gatëshme të dërgonte forcat e saj në ndihmë.

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 4 gusht 2013

20 SH.com BIBLIOTEKE

Më në fund që prej 1 gushtit në Shën

Kostandini Shqiptar do të jetë e mundur të fl uturohet me krahët e Shqiponjës. Fluturimi skyfl ier është atraksioni i parë i madh duke fi lluar në mënyrë kro-nologjike në kuadër të pro-gramit special Senisese, një sistem i financimit rajonal dedikuar turizmit në Pollino. Sistemet e tjera të ngjashme janë në vep-rim në Austri, Gjermani dhe Irak. Ndryshe nga “Fluturimi i Engjëllit”, atraksion i madh rajonal në Dolomite e Lucania që kryehet individualisht, por këtë vitbëhet edhe në grupe. “Fluturimi i Shqiponjës”, mund të ndahet nga një grup prej katër njerëz. Kjo mundësi është jo vetëm për ata që duan sportet ekstreme, por edhe për familjet me fëmijë mbi moshën 10 vjeçare, të argëtohen së bashku, dhe të sigurtë, dhe të gëzojnë mrekullitë e parkut natyror më të madh të Evropës. Skyfl ier është bërë me stacion mbër-ritje dhe nisje në fushën e futbollit të komunës së Shën Konstandinit. Nga stacioni i luginës, kablli mban “Aq-uila”, pranë stacionit të lartë. Impianti me vetem kabllor lejon të përjetosh emocionin e një kërcimi në boshllëk, me një shpejtësi prej rreth 80 kilometra në orë mbi një distancë prej 1200 metrash. Gjatë fluturimit shikohen

Ka libra të cilët duket sikur janë shkruar enkas për ditët e nxehta të verës,

për ato ditë ku ne i lejojmë vetes një pushim mendor dhe fizik të ndryshëm nga rutina e përdit-shme dhe endemi nëpër retë rozë të dashurisë romantike. Libri “Të lutem më lër të të urrej” i shkrim-tares italiane Anna Premoli është padyshim një prej tyre. Ky libër i cili i përket zhanrit chick-lit, që paraqet evoluimin e letërsisë rozë për gjeneratat e grave të shekullit të ri, është një nga rastet e pakta të vetë-botimit të suksesshëm.

Xheniferi dhe Iani njihen prej shtatë vjetësh kurse pesë vitet e fundit i kanë kaluar në luftë me njëri-tjetrin. Mes dy shefave të degëve në një bankë të rëndësishme tregtare të Londrës lufta është krejtë-sisht e hapur. Urrehen, nuk e durojnë njëri-tjetrin, nuk lënë rast pa i vënë shkopinj në rrota tjetrit. Deri sa një ditë, rastësisht, u detyruan të punojnë bashkë për të njëjtin projekt: për administrimin e kapitaleve të një klienti aristokrat e plot naze.

Kështu u detyruan të kalojnë shumë kohë së bashku, edhe jashtë orarit zyrtar. Iani është djaloshi më tërheqës, i pasur dhe i kërkuar i Londrës, ndërsa shoqëria e tij nuk kalon kurrë “pa u vënë re”. Mjafton një darkë e pafajshme në një restorant për t’u shfaqur ditën tjetër në faqen rozë të një gazete të njohur të përditshme londineze. Ajo u tërbua nga inati: si mund ta quanin të dashurën e një mbur-raveci e spitullaqi si puna e Ianit? Ai e merr me të qeshur, po më tepër habitet: fotografitë me kolegen bënë të tërhiqeshin të gjitha va-jzat mendjelehta që i shkonin pas. Atëherë lind një propozim i paza-kontë: do t’i lërë dorë të lirë në pu-nën më klientin e lodhshëm, nëse ajo pranon të hiqet si e dashura e tij. Sfi da pranohet dhe nis loja! Por shumë shpejt, ajo që për Xheniferin dukej si shaka, bëhet më e ndërli-kuar nga sa ishte menduar kurse një puthje, që bënte pjesë te loja e shtirur, bën t’i lindin ndjenja dhe reagime fare të papritura...

Anna Premoli e shkroi “Të lutem më lër të të urrej” si një kurë antis-tres gjatë shtatzënisë, e këshilluar nga një mikesha e saj. Si eksperte e tregjeve fi nanciare kishte nevojë për një projekt ndryshe. Pasioni për komedinë romantike mbi-zotëroi tek autorja dhe ajo e mbaroi librin para fi llimit të verës. I shoqi e surprizon duke e botuar librin në një platformë në Internet me rastin e ditëlindjes së saj. U deshën pak javë që libri “Të lutem më lër të të urrej” të bëhej një bestseller i vërtetë. Ai ishte më i shituri në formatin elektronik (e-book). Libri u shndërrua në një ngjarje botuese.

Përshtypjet e lexuesve ishin tepër pozitive dhe entuziaste. Suk-sesi u përcaktua nga lexuesit. Ky sukses dhe ky kapërcim në listën e librave më të shitur tërhoqën

“Të lutem më lër të të urrej” një libër për ditët e nxehta

ANNA PREMOLImenjëherë vëmendjen e shtëpisë botuese Newton Compton e cila fi rmosi për të drejtat e botimit me autoren dhe nuk humbi kohë për ta çuar librin në librari ku shitjet vazhdojnë me një ritëm frenetik. . Falë reagimeve të mahnitshme të ekspertëve dhe komenteve pozitive të lexuesve, Anna Premoli është bërë një nga zërat më të mirën-johur të shkrimtarëve të rinj italianë të narrativës rozë, kështu që romani i u përzgjodh dhe fi toi Çmimin Bancarella 2013, i cili iu akordua autores në 21 korrik 2013. Për të qenë në bashkohësi lexuesit shqiptar me lexuesit italianë, në bashkëpunim me shtëpinë botuese italiane Newton Compton ky libër është sjell në shqip në një kohë rekord nga shtëpia botuese “Bota Shqiptare”.

MBI AUTOREN

Ana Premoli është lindur më 1980 në Kroaci. Më 1987-ën u zhvendos në Milano, ku u diplomua për ekonomi për

tregjet fi nanciare, në Bokoni. Ka punuar për bankën J. P. Morgan dhe, nga viti 2004, në një bankë private ku është marrë me këshillime fi nanciare dhe optimizim fi skal. Është ndier gjithnjë e fortë në matematikë, por pasioni për shkrimin i lindi rastësisht, si “metodë antistres” gjatë shtatzënisë së parë. Ky libër që po mbani në duar është botuar së pari në formë elektronike në vitin 2012 dhe kërceu menjëherë në vendet e para të klasifi kimit të librave më të shkarkuar. Më pas u botua edhe në variantin e shtypur.

■ TË LUTEM MË LËR TË TË URREJAutor: Anna Premoli E përktheu: Taulant HatiaBotues: Bota ShqiptareFaqe: 336Çmimi: 1000 lekë

LIBRI I RI

Shën Konstandini Shqiptar: Fluturohet!MARIAPAOLA VERGALLITO

Finalmente! Çë të parën e gushtit, Sh’kostandin, mënd të bëhet Il

Volo dell’Aquila: një forcë atrative çë mënd ti heljq turistrat e proxhetartur ka il Programma Speciale Senisese për turizmin tek sfera Puljinit.Impiante si këta gjëndën nd’Austriet, në Xhermaniet e tek Iraku. Ndryshe ka il Volo dell’Angelo çë bëhet në Le Dolomiti Lucane, ku fl juturohet vetëm një nga herë, Sh’Kostandin , mënd fl juturonjën katër vet bashkë. Strutura nëk është e bërë vetëm për ata çë i duan fort sportet me rriske, po edhe për fëmiljat me kriature më të mëdhenj se 10 vjeçe për të divertiren gjithë bashkë pa dëme e të gudhirnjen bukuritë e Puljinit, park naturalistik më i madh në Europë. Skifl yeri, ashtu ia thonë impiantit, është i strtuturartur me vendin ku niset, tek kambspurtivi i Sh’kostandinit, e vendin në maljet ku arrivohet. Ka stacjona posht, te kambspurtivi, një telj kapërzen një prrua 1200 metra i ljart , me një trëmbësi pafjaljë, 80 km nd’orët njera ljart, te maljet. Posht duket ghithë panorami ve voshqe e prrenje, me ljisë gjisej e shpitë e Sh’Kostandinit. Per këtë proxhet shërbien për shumë mot Rexhona, Apt, Sh’kostandini e Gal La Cittadella del Sapere, çë do te xhestir struturën njera të 30 e vjeshtit.Me gjithë atë vapë çë bëri ndër këto ditë, impianti klje inaugurartur me shumë gjinde e shumë raprezentande istitucjonash me bandë e aeruplane çë fl juturoin sipër. Mënd të fl juturohet çë të parën e gushtit.

Pietro Abitante

Sh’Kostandin, fl juturohet!

nga lart ngjyra e gjelbër e pyjeve që domonin mbi ngjyrat e tjera, çatitë e shtëpive në qendrën e Shën Kostandinit që mund të përfshihet në një shikim të vetëm. Impianti është realizuar falë bashkëpunimit të Prefekturës, Apt, komuna e Shën Konstandinit Shqiptar dhe Gal La Citadella del Sapere që do të menaxhojë strukturën deri më 30 shtator. Impianti

u përurua në prani të shumë përfaqësuesve të institucioneve dhe qytetarëve të zonës. Pavarësisht pikut të ditës më të zjarrtë të vitit, njerëzit pritën për fi llimin e testimit të fl uturimit .

Mundësia për të fl uturuar për të gjithë do të jetë që prej 1 gushtit