Viti i Ri magjik - Bleta Punëtore - Libër më libër · Dyrrokëshe: the-sit, lo-dra ... • Disa...
Transcript of Viti i Ri magjik - Bleta Punëtore - Libër më libër · Dyrrokëshe: the-sit, lo-dra ... • Disa...
![Page 1: Viti i Ri magjik - Bleta Punëtore - Libër më libër · Dyrrokëshe: the-sit, lo-dra ... • Disa fjalë mund të jenë më sfiduese për lexim. Inkurajojeni fëmijën tuaj t’i](https://reader034.fdocument.pub/reader034/viewer/2022050713/5adec9087f8b9a8f298c0a78/html5/thumbnails/1.jpg)
Autore: Maliqe Mulolli Jahmurataj Ilustrues: Leopard Cana
Viti i Ri magjik
![Page 2: Viti i Ri magjik - Bleta Punëtore - Libër më libër · Dyrrokëshe: the-sit, lo-dra ... • Disa fjalë mund të jenë më sfiduese për lexim. Inkurajojeni fëmijën tuaj t’i](https://reader034.fdocument.pub/reader034/viewer/2022050713/5adec9087f8b9a8f298c0a78/html5/thumbnails/2.jpg)
PARA LEXIMIT Bisedoni së bashku
• Lexoni titullin së bashku. Pyesni: A ju pëlqen festa e Vitit të Ri dhe përse?
• Pyesni: Cila ka qenë dhurata më e mirë që keni marrë për Vitin e Ri?
• Pyesni: A besoni se ekziston Baba Dimri?• Flisni për librin dhe diskutoni rreth
ilustrimeve. Rreth fjalëve në këtë libër
• Ndani në rrokje këto fjalë:Njërrokëshe: siç, top, për, kam, që, di, njoh, vit, nuk, fund Dyrrokëshe: the-sit, lo-dra, qan-te, pu-lës, si-kur, shko-ja, çu-dit, li-sta, ndih-më, ve-za Shumërrokëshe: ma-ki-na, te-le-ko-ma-ndë, a-e-ro-pla-ni, ek-zi-stoj, dhu-ra-ta, nga-zë-lly-er, pa-be-su-e-shme, pu-ni-shte, ma-gji-ke, rrë-zë-lle-nte
• Disa fjalë mund të jenë më sfiduese për lexim. Inkurajojeni fëmijën tuaj t’i lexojë ato duke i ndihmuar, ose ia lexoni ju nëse është e nevojshme.
Telekomandë, ngazëllyer, rrëzëllente
Gjatë leximit Përjetojeni tregimin së bashku. Nëse fëmija juaj ka nevojë që ta mbështesni gjatë leximit të fjalëve:
• Udhëzojeni fëmijën tuaj që të orientohet nga e majta në të djathtë gjatë leximit të secilës fjalë.
• Përpiquni të bëni ndonjë lojë fjalësh për fjalët e reja, nëse është e nevojshme.
• Nëse fjala është akoma e ndërlikuar për fëmijën tuaj, thjesht thuajeni të gjithë kuptimin e fjalës.
• Përdorni fotografitë për të folur rreth tregimit dhe njëkohësisht për të shpjeguar kuptimin e fjalëve të reja.
Autore: Maliqe Mulolli Jahmurataj Ilustrues: Leopard Cana
Pikëpamjet e autorit të shprehura në këtë botim nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Ky botim është financuar nga populli amerikan përmes Agjencisë së SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID Kosovë), në kuadër të Programit për Arsimin Themelor (Basic Education Program) të USAID-it, i cili zbatohet nga Family Health International (FHI360) në part-neritet me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës (MASHT) dhe Qendrën për Arsim të Kosovës (KEC).
Për më tepër, lexo brenda kopertinës së pasme.
![Page 3: Viti i Ri magjik - Bleta Punëtore - Libër më libër · Dyrrokëshe: the-sit, lo-dra ... • Disa fjalë mund të jenë më sfiduese për lexim. Inkurajojeni fëmijën tuaj t’i](https://reader034.fdocument.pub/reader034/viewer/2022050713/5adec9087f8b9a8f298c0a78/html5/thumbnails/3.jpg)
3
“Ejani, dhuratat po ju presin”, thirri babi fëmijët.
![Page 4: Viti i Ri magjik - Bleta Punëtore - Libër më libër · Dyrrokëshe: the-sit, lo-dra ... • Disa fjalë mund të jenë më sfiduese për lexim. Inkurajojeni fëmijën tuaj t’i](https://reader034.fdocument.pub/reader034/viewer/2022050713/5adec9087f8b9a8f298c0a78/html5/thumbnails/4.jpg)
4
“Aeroplani im, siç e doja”, thirri Timi.“Makina ime me telekomandë”, tha Tami.
![Page 5: Viti i Ri magjik - Bleta Punëtore - Libër më libër · Dyrrokëshe: the-sit, lo-dra ... • Disa fjalë mund të jenë më sfiduese për lexim. Inkurajojeni fëmijën tuaj t’i](https://reader034.fdocument.pub/reader034/viewer/2022050713/5adec9087f8b9a8f298c0a78/html5/thumbnails/5.jpg)
5
“Top futbolli! Baba Dimri është fantastik!” thirri Pepa.“Po dhurata ime?” Leta gati po qante.
![Page 6: Viti i Ri magjik - Bleta Punëtore - Libër më libër · Dyrrokëshe: the-sit, lo-dra ... • Disa fjalë mund të jenë më sfiduese për lexim. Inkurajojeni fëmijën tuaj t’i](https://reader034.fdocument.pub/reader034/viewer/2022050713/5adec9087f8b9a8f298c0a78/html5/thumbnails/6.jpg)
6
“Përse vallë Baba Dimri nuk ka dhuratë për mua?” mendoi Leta e mërzitur.“Unë i kam bërë detyrat çdo ditë, dhe jam sjellë mirë me të gjithë”, i foli ajo pulës.
![Page 7: Viti i Ri magjik - Bleta Punëtore - Libër më libër · Dyrrokëshe: the-sit, lo-dra ... • Disa fjalë mund të jenë më sfiduese për lexim. Inkurajojeni fëmijën tuaj t’i](https://reader034.fdocument.pub/reader034/viewer/2022050713/5adec9087f8b9a8f298c0a78/html5/thumbnails/7.jpg)
7
“Sikur të shkoja në Polin e Veriut. Por si? Më duhet ndihmë”, tha Leta.Ç’po ndodh kështu?!
![Page 8: Viti i Ri magjik - Bleta Punëtore - Libër më libër · Dyrrokëshe: the-sit, lo-dra ... • Disa fjalë mund të jenë më sfiduese për lexim. Inkurajojeni fëmijën tuaj t’i](https://reader034.fdocument.pub/reader034/viewer/2022050713/5adec9087f8b9a8f298c0a78/html5/thumbnails/8.jpg)
8
“Ku jam kështu? Sa shumë lodra!” u çudit Leta.
![Page 9: Viti i Ri magjik - Bleta Punëtore - Libër më libër · Dyrrokëshe: the-sit, lo-dra ... • Disa fjalë mund të jenë më sfiduese për lexim. Inkurajojeni fëmijën tuaj t’i](https://reader034.fdocument.pub/reader034/viewer/2022050713/5adec9087f8b9a8f298c0a78/html5/thumbnails/9.jpg)
9
“Pa shiko, lista e fëmijëve që duan dhurata”.
![Page 10: Viti i Ri magjik - Bleta Punëtore - Libër më libër · Dyrrokëshe: the-sit, lo-dra ... • Disa fjalë mund të jenë më sfiduese për lexim. Inkurajojeni fëmijën tuaj t’i](https://reader034.fdocument.pub/reader034/viewer/2022050713/5adec9087f8b9a8f298c0a78/html5/thumbnails/10.jpg)
10
“Mirësevjen në shtëpinë e dëshirave Leta”,i tha Baba Dimri.“Por... ti ma di emrin?” u çudit Leta. “Ti qenke i vërtetë!”
![Page 11: Viti i Ri magjik - Bleta Punëtore - Libër më libër · Dyrrokëshe: the-sit, lo-dra ... • Disa fjalë mund të jenë më sfiduese për lexim. Inkurajojeni fëmijën tuaj t’i](https://reader034.fdocument.pub/reader034/viewer/2022050713/5adec9087f8b9a8f298c0a78/html5/thumbnails/11.jpg)
11
“Unë i njoh fëmijët nga e gjithë bota, dhe çdo vit udërgoj dhuratën që duan”, buzëqeshi Baba Dimri. “Por disa fëmijë nuk besojnë se ekzistoj, dhe prandaj nuk kërkojnë dhuratë.”
![Page 12: Viti i Ri magjik - Bleta Punëtore - Libër më libër · Dyrrokëshe: the-sit, lo-dra ... • Disa fjalë mund të jenë më sfiduese për lexim. Inkurajojeni fëmijën tuaj t’i](https://reader034.fdocument.pub/reader034/viewer/2022050713/5adec9087f8b9a8f298c0a78/html5/thumbnails/12.jpg)
12
“Megjithatë, unë kam një dhuratë për ty”. “Ja, qenka në fund të thesit, më duhet pak ndihmë”, foli Baba Dimri.
![Page 13: Viti i Ri magjik - Bleta Punëtore - Libër më libër · Dyrrokëshe: the-sit, lo-dra ... • Disa fjalë mund të jenë më sfiduese për lexim. Inkurajojeni fëmijën tuaj t’i](https://reader034.fdocument.pub/reader034/viewer/2022050713/5adec9087f8b9a8f298c0a78/html5/thumbnails/13.jpg)
13
“Po, menjëherë”, tha Leta e ngazëllyer.Veza magjike filloi të ndriste.
![Page 14: Viti i Ri magjik - Bleta Punëtore - Libër më libër · Dyrrokëshe: the-sit, lo-dra ... • Disa fjalë mund të jenë më sfiduese për lexim. Inkurajojeni fëmijën tuaj t’i](https://reader034.fdocument.pub/reader034/viewer/2022050713/5adec9087f8b9a8f298c0a78/html5/thumbnails/14.jpg)
14
“Leta, eja të hapësh dhuratën”, folën njëherëshmami dhe babi.“Kishte ngelur në fund të thesit”, vazhduan ata.
![Page 15: Viti i Ri magjik - Bleta Punëtore - Libër më libër · Dyrrokëshe: the-sit, lo-dra ... • Disa fjalë mund të jenë më sfiduese për lexim. Inkurajojeni fëmijën tuaj t’i](https://reader034.fdocument.pub/reader034/viewer/2022050713/5adec9087f8b9a8f298c0a78/html5/thumbnails/15.jpg)
15
“E di, më tregoi Baba Dimri”, ua ktheu Leta.“Baba Dimri?!” prindërit u panë me habi.
![Page 16: Viti i Ri magjik - Bleta Punëtore - Libër më libër · Dyrrokëshe: the-sit, lo-dra ... • Disa fjalë mund të jenë më sfiduese për lexim. Inkurajojeni fëmijën tuaj t’i](https://reader034.fdocument.pub/reader034/viewer/2022050713/5adec9087f8b9a8f298c0a78/html5/thumbnails/16.jpg)
16
“Ishte vend i mrekullueshëm, dhe kishte lodra për të gjithë fëmijët e botës”, tregonte Leta.“E pabesueshme!” thanë Timi dhe Tami. “E si shkove ti atje?” pyeti Pepa me habi.
![Page 17: Viti i Ri magjik - Bleta Punëtore - Libër më libër · Dyrrokëshe: the-sit, lo-dra ... • Disa fjalë mund të jenë më sfiduese për lexim. Inkurajojeni fëmijën tuaj t’i](https://reader034.fdocument.pub/reader034/viewer/2022050713/5adec9087f8b9a8f298c0a78/html5/thumbnails/17.jpg)
17
“Veza filloi të ndriste, dhe unë e pashë veten nëpunishten e Baba Dimrit”, shpjegoi Leta.“Pula ime i ka vezët magjike”, shtoi ajo me krenari.
![Page 18: Viti i Ri magjik - Bleta Punëtore - Libër më libër · Dyrrokëshe: the-sit, lo-dra ... • Disa fjalë mund të jenë më sfiduese për lexim. Inkurajojeni fëmijën tuaj t’i](https://reader034.fdocument.pub/reader034/viewer/2022050713/5adec9087f8b9a8f298c0a78/html5/thumbnails/18.jpg)
18
“Ejani, mami ka nevojë për ndihmë”, thirriTimi nga dera e kuzhinës.Veza rrëzëllente.
![Page 19: Viti i Ri magjik - Bleta Punëtore - Libër më libër · Dyrrokëshe: the-sit, lo-dra ... • Disa fjalë mund të jenë më sfiduese për lexim. Inkurajojeni fëmijën tuaj t’i](https://reader034.fdocument.pub/reader034/viewer/2022050713/5adec9087f8b9a8f298c0a78/html5/thumbnails/19.jpg)
Pas leximit
• Shihni faqen 3 dhe pyesni: Çfarë po bëjnë fëmijët dhe përse?• Shihni faqet 4-5 dhe pyesni: A kishte dhurata për të gjithë?• Shihni faqet 8-9 dhe pyesni: Si arriti Leta të shkonte në Polin e Veriut, dhe çfarë pa atje?• Shihni faqet 10-11 dhe pyesni: Përse disa fëmijë nuk kërkojnë dhurata?• Shihni faqet 7 dhe 18 dhe pyesni: Cila ishte fjala që e bëri vezën të ndriçonte?• Ku thuhet se jeton Baba Dimri?
Librat e nivelizuar përfshijnë fjalët më të përdorura në klasën e parë dhe të dytë, dhejanë ndarë sipas shkallëve të mëposhtme:
Niveli I - A Niveli I - B Niveli II - A Niveli II - B
Mirënjohje Falënderohen në mënyrë të veçantë Arlinda Gashi Bajgora dhe Bora Shpuza-Kasapolli për kontributin dhe ndihmesën e tyre në hartimin e këtij libri.
Katalogimi në botim – (CIP)Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”Copyright © USAID
087.5
Jahmurataj Mulolli, MaliqeViti i ri magjik / Maliqe Mulolli Jahmurataj; ilustrues Leopard Cana. – Prishtinë : FHI; 2014. – 18 f. : ilustr. me ngjyra; 19 cm. – (Bleta punëtore libër më libër; Niveli i dytë A)
1. Cana, Leopard
ISBN 978-9951-695-04-6
![Page 20: Viti i Ri magjik - Bleta Punëtore - Libër më libër · Dyrrokëshe: the-sit, lo-dra ... • Disa fjalë mund të jenë më sfiduese për lexim. Inkurajojeni fëmijën tuaj t’i](https://reader034.fdocument.pub/reader034/viewer/2022050713/5adec9087f8b9a8f298c0a78/html5/thumbnails/20.jpg)
Basic Education Program
Niveli i dytë A
Viti i Ri magjik
www.bletapunetore.org Basic Education Program financohet nga USAID dhe Qeveria e Kosovës dhe zbatohet nga FHI 360, në partneritet
me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe Qendrën për Arsim të Kosovës (KEC).
Librat e nivelizuar A
ë maje të pemës
Shiu i papritur
Koncert në shtëpi
Viti i Ri magjik