Viti 2018 - Institute of Cultural Anthropology and Art Studies

13
Viti 2018 5 Dhjetor 2018 - Ekspozita “Një etnografi për kohën e Skënderbeut” Kjo ekspozitë u organizua në kuadrin e Vitit të Skënderbeut, pranë ambienteve të Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, U prezantuan vlerat e kulturës shqiptare në periudhën e Mesjetës me gjuhën e objekteve si: veshje, stoli, pajisje të mjedisit shtëpiak, armë të kohës etj. Ekspozita u organizua nga kuratore Prof. dr Afërdita Onuzi, Dr. Ermela Broci dhe me dy specialistet e fondeve Vilma Nallbani dhe Migena Dukagjini. 23 Nëntor 2018 - Seminari “PËRTHYERJE ANTROPOLOGJIKE" Tema: “Traditional timber roofs of Gjirokastër, Albania” Folëse: Dr. Federica Pompejano, postdoktorante teknologji dhe arkitekturë Dad Department of Architecture and Design, University of Genoa, si dhe atashuar në sektorin e Preservation of Architectural Heritage në DAStU Department of Architecture and Urban Studies, Politecnico di Milano. Dr. Pompejano i është atashuar së fundmi Departamentit të Etnologjisë në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit në cilësinë e visiting researcher. Ligjërata u mbajt në gjuhën angleze. Brief abstract: The first Albanian studies on traditional architecture have been carried out during the Communist Regime focusing the attention on the typological classification of rural and urban

Transcript of Viti 2018 - Institute of Cultural Anthropology and Art Studies

Page 1: Viti 2018 - Institute of Cultural Anthropology and Art Studies

Viti 2018

5 Dhjetor 2018 - Ekspozita “Një etnografi për kohën e Skënderbeut”

Kjo ekspozitë u organizua në kuadrin e Vitit të Skënderbeut, pranë

ambienteve të Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit,

U prezantuan vlerat e kulturës shqiptare në periudhën e Mesjetës me

gjuhën e objekteve si: veshje, stoli, pajisje të mjedisit shtëpiak, armë të

kohës etj.

Ekspozita u organizua nga kuratore Prof. dr Afërdita Onuzi, Dr. Ermela

Broci dhe me dy specialistet e fondeve Vilma Nallbani dhe Migena

Dukagjini.

23 Nëntor 2018 - Seminari “PËRTHYERJE ANTROPOLOGJIKE"

Tema: “Traditional timber roofs of Gjirokastër, Albania”

Folëse: Dr. Federica Pompejano,

postdoktorante në teknologji dhe

arkitekturë në Dad Department of

Architecture and Design, University of

Genoa, si dhe atashuar në sektorin e

Preservation of Architectural Heritage në

DAStU Department of Architecture and

Urban Studies, Politecnico di Milano.

Dr. Pompejano i është atashuar së fundmi

Departamentit të Etnologjisë në Institutin e

Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të

Artit në cilësinë e visiting researcher.

Ligjërata u mbajt në gjuhën angleze.

Brief abstract:

The first Albanian studies on traditional architecture have been carried out during the

Communist Regime focusing the attention on the typological classification of rural and urban

Page 2: Viti 2018 - Institute of Cultural Anthropology and Art Studies

traditional architecture examples while pointing out the common and distinct characteristics

enclosed in every type belonging to diverse geographical areas. However, the attention of the

IMK‟s experts on traditional architecture omitted to deepen the technological aspects of its

traditional wooden roof typology and related possible roof frameworks, especially in urban

contexts such as, for instance, the one of the museum-city of Gjirokastër. The presentation aims

at introducing the result of 5 years long research that targeted the traditional roof building

techniques in Albania. The thesis to be presented approaches the protection of the Albanian

architectural heritage issue, through a critical review of its legislative framework chronology and

development, strictly connected to the recent historic past of the country and the challenges of

the present time.

30 Tetor 2018 - Projekti "City Methodologies: dija antropologjike në dialog"

Ky projekt përmbyll me takimin e fundit, ku një

grup pune i përbërë nga një arkitekte, një

inxhinjere civile, një artist i angazhuar, tre studente

të sapodiplomuara në nivel master në filozofi dhe

shkenca politike si dhe studiues të Departamentit të

Etnologjisë në IAKSA, pas punës në terren,

prezantuan përfundimet e projektit.

26 Tetor 2018 - Seminari “PËRTHYERJE ANTROPOLOGJIKE”

Tema: “Arti kundër genocidit kulturor - Prof. Dr. Stefan Çapaliku”

Folës: Prof. Dr. Stefan Çapalikun

Abstrakt Arti dhe qyteti janë vendbanime relativisht të

mëdha, të dendura dhe të përhershme të njerëzve

shoqërisht heterogjenë. Mirëpo arti, po ashtu edhe

qyteti mund të shkatërrohen. Dhe ajo që i

shkatërron është vetëm ideja e mjerë e të

ashtuquajturit “efikasitet ekonomik”. S‟ka dyshim

që një copë park në qendër të një lagjeje të një

qyteti apo një libër mbi stolin e atij parku nuk kanë

Page 3: Viti 2018 - Institute of Cultural Anthropology and Art Studies

“efikasitet ekonomik”. Në këtë kuptim, një qytet vdes sa herë që tentohet të ngadalësohen apo

nëpërkëmben proceset kulturore e artistike. Me vdekjen e artit dhe kulturës, qytetit i ndërpriten

lidhjet logjike, të përkohshme dhe hapësinore mes njerëzve, midis njerëzve dhe gjërave. Prej atij

momenti, komuniteti nuk është më në gjendje të ushqehet vetë dhe e mira kryesore e tij, hapësira

e përbashkët dhe arti si i tillë, pra pikërisht si i përbashkët, nis e humbet kuptimin e vet deri në

asgjësim.

10-12 Tetor 2018 - Konferenca ndërkombëtare

"Practices, Materiality, Places and Temporality - New Approaches in Albanian Studies"

Ky tubim shkencor u organizua prej bashkëpunimit mes Institutit të Antropologjisë Kulturore

dhe Studimit të Artit (Tiranë), Departamentit të Historisë (Universiteti i Tiranës), Institutit të

Etnologjisë Krahasuese të Mesdheut dhe Europës (IDEMEC, Aix-en-Provence) dhe Qendrës për

Studimet Turke, Osmane, Ballkanike dhe të Azisë Qendrore (CETOBAC Paris).

Në fokus të kësaj konference ishte paraqitja e risive tematike dhe kërkimore në fushën e

studimeve shqiptare, bashkë me perspektivat e tyre për të ardhmen. Çështjet që u ngritën

fokusoheshin te studimet e praktikave sociale, materialitetit, vendeve dhe temporalitetit në

kontekstin shqiptar. Rreth 50 studiues të disiplinave të ndryshme paraqiten risitë studimore gjatë

tre datave të kësaj konference, objektivi final i së cilës qëndronte në reflektimin kolektiv mbi

qasjet aktuale dhe projektimet në të ardhmen të studimeve shqiptare.

Shënojmë se prezantimet u grupuan rreth tetë çështjeve kyçe:

- Studimet shqiptare në 20 vitet e fundit

- Kërkimi ndërdisiplinor në kontekstin shqiptar

- Studime mbi komunizmin dhe post-komunizmin: impakti i tyre në studimet shqiptare

- Lokalizimin i studimeve shqiptare në studimet (post-) osmane, europiane dhe mesdhetare

- “Kthesa materiale” dhe studimet shqiptare

- “Kthesa vizuale” dhe studimet shqiptare

- “Kthesa hapësinore” dhe studimet shqiptare

- “Kthesa kohore” dhe studimet shqiptare

Në këtë aktivitet shkencor, prof. as. dr. Nebi Bardhoshi, drejtor i Institutit të Antropologjisë

Kulturore dhe Studimit të Artit, përveçse ofroi një sintezë për ndryshimet dhe prurjet e reja në

fushën e antropologjisë kulturore në studimet shqiptare, ndaloi gjatë mbi konceptin e

temporalitetit (kohësisë), te mënyra se si e ka analizuar ai në punën e tij, mbi të drejtën zakonore,

informalitetin, shtetin dhe analizën kritike të mendimit etnologjik shqiptar. Mikaela Minga,

drejtuesja e Departamentit të Folklorit, ofroi një panoramë reflektivo-kritike mbi zhvillimin e

studimeve folklorike sot, duke u ndalur në çështjet e reja studimore (muzika urbane) dhe sfidat

për të ardhmen. Olsi Lelaj, drejtuesi i Departamentit të Etnologjisë, në fjalën e tij, ndaloi te

çështja e vizuales si një shteg i ri hulumtimi në studimet etnologjike shqiptare, si dhe për

Page 4: Viti 2018 - Institute of Cultural Anthropology and Art Studies

mundësinë që ky zhanër studimor ofronte për thelluar debatin mbi dijen etnologjike në situatë

diktatoriale.

28 Shtator 2018 - Seminari “PËRTHYERJE ANTROPOLOGJIKE”

Tema: “Koha dhe lexueshmëria në artin

bashkëkohor të imazhit lëvizës”.

Folëse: Dr. Jonida Gashi, anëtare e

Departamentit të Studimit të Artit në

Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe

Studimit të Artit,

Abstrakt

Koha strukturon si prodhimin ashtu edhe

përcjelljen e imazhit lëvizës te shikuesi, e megjithatë ajo vepron si të thuash në distancë. Kështu

Page 5: Viti 2018 - Institute of Cultural Anthropology and Art Studies

pra, edhe nëse pranojmë se imazhi fotografik regjistron një moment të caktuar në kohë, kohësia e

imazhit fotografik dhe ajo e imazhit lëvizës ndryshojnë rrënjësisht nga njëra-tjetra. Teoricienia e

filmit Laura Mulvey, ndër të tjera, thekson se imazhi lëvizës “inkuadrohet brenda një strukture

estetike e cila (pothuajse gjithmonë) ka një dinamikë kohore që i imponohet gjatë montimit”, një

proces ky, i cili i mbivendoset dhe ndrydh raportin që çdo kuadër filmik, i konsideruar në

vetëvete, ka me çastin e regjistrimit të tij. Gjithashtu, ndonëse imazhi lëvizës na shfaqet “i lidhur

pazgjidhshmërisht me kohën” duke qenë se ai arrin t‟i imponojë shikuesit kohëzgjatjen dhe

ritmin e tij, kjo qëndron vetëm në kontekstin e kinemasë. Në kontekstin e muzeut apo galerisë së

artit bashkëkohor, imazhi lëvizës nuk arrin t‟i imponojë shikuesit as kohëzgjatjen dhe as ritmin e

tij. Ka plot raste madje ku një vepër e caktuar përpiqet që ta evitojë një gjë të tillë me çdo kusht.

Kështu pra, ajo që ndodh rëndom në kontekstin e muzeut apo të galerisë së artit bashkëkohor,

është se aftësia e shikuesit për ta përjetuar veprën “ashtu siç duhet” nuk mund të ankorohet në

akumulimin e kohës siç ndodh në kontekstin e kinemasë. Përkundrazi, kalimi i kohës kërcënon

vazhdimisht ta bëjë veprën akoma më të pazbërthyeshme. Nga ana tjetër, pikërisht pse në

hapësirat e artit bashkëkohor akumulimi i kohës dhe rrjedhja e saj përbëjnë një element kyç në

përjetimin e imazhit lëvizës, kjo sugjeron që në artin bashkëkohor të imazhit lëvizës, koha

gjallon aq sa të na duket thuajse e prekshme.

1 Gusht 2018 Laboratori i Antropologjië Vizuale

“Liminality: images, sounds, voices.”.

Me datë 1 gusht 2018 nisi Laboratori i

Antropologjise Vizuale në qytetet Kukës,

Shqipëri dhe në Prizren, Kosovë.

Laboratori nisi në qytetin e Kukësit dhe më

pas në Prizren me një punë kërkimore

intensive në terren. Studentët e LAV të

asistuar nga një grup etnologësh nga

Kosova dhe Shqipëria, paraqitën në fund

punën dhe përfundimet e tyre paraprake.

Datat 6 dhe 7 gusht përcaktuan dhe rendin

e punëve të punëtorisë së edicionit të tretë

të LAV.

Page 6: Viti 2018 - Institute of Cultural Anthropology and Art Studies

12 Qershor 2018 - Laboratori i Antropologjië Urbane

“Engaged urbanism: experimental methodologies for fairer cities”.

Laboratori i Antropologjisë Urbane në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit

solli projektin "Metodologjitë e qyteteve: dija antropologjike në dialog", u konceptua nga

Departamenti i Etnologjisë pranë këtij instituti, me mbështetjen e PERFORM Albania-

Performing and Responsive Social Sciences.

Me datë 12 Qershor 2018 morri udhë Punëtoria Cities Methodologies, me leksionin Engaged

Urbanism: experimental methodologies for fairer cities nga Ger Duijzings. Cities Methodologiies

është pjesë e Laboratorit të Antropologjisë Urbane pranë Institutit të Antropologjisë Kulturore

dhe Studimit të Artit, Tiranë. Ky aktivitet u mbeshtët financiarisht nga PERFOM. Takimi u

organizua pranë Akademisë së Shkencave, salla “Aleks Buda”. Fjalën përshëndetëse e mbajti

drejtori i Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, prof. as.dr. Nebi Bardhoshi.

Në emër të PERFOM përshëndeti znj. Blerina Fani. Ndërsa i gjithë takimi u moderua nga Dr.

Olsi Lelaj, shefi i Departamentit të Etnologjisë – IAKSA. Programi Cities Methodologies vijon

për gjatë gjithë javës.

Falenderojmë : PERFORM për mbështetjen, Akademinë e Shkencave të Shqipërisë për

mikpritjen, të pranishmit dhe Grupin Organizator

Ky projekt nisi me leksionin e hapur të Prof. Ger Duijzings pranë Universitetit të Regensburgut

me titull "Engaged urbanism: situated and experimental methodologies for fairer cities".

Leksioni do të mbahet në gjuhën angleze.

Prof. Dr. Ger Duijzings

University of Regensburg; Graduate School for East and Southeast European Studies – LMU

Munich and University of Regensburg

Engaged urbanism: Situated and experimental methodologies for fairer cities

http://www.ucl.ac.uk/urbanlab/research/cities-methodologies

In 2009 Ger Duijzings developed Cities Methodologies (CM), an annual event taking place at the

UCL Urban Laboratory in London, showcasing innovative and experimental research in

contemporary cities. This project resulted in the book Engaged Urbanism (2016), co-edited with

Ben Campkin. In his presentation the author will present the key ideas and questions asked in

CM: What new methods are developed to explore the changing realities of contemporary cities

and urban life, and how are established methods being updated and transformed? As cities

transform, how do researchers gather information about new urban phenomena? How do they

gather data, and what protocols do they apply? What challenges arise in what are often intuitive,

in situ and „trial-and-error‟ processes? With whom do they collaborate and whose problems do

they address?

Page 7: Viti 2018 - Institute of Cultural Anthropology and Art Studies

Prof. Dr. Ger Duijzings

Universiteti i Regensburgut; Graduate School for East and Southeast European Studies – LMU

Munich dhe Universiteti i Regensburgut.

Urbanizmi i angazhuar: Metodologji eksperimentale in situ për qytete më të drejta.

http://www.ucl.ac.uk/urbanlab/research/cities-methodologies

Në 2009, në një ekspozitë vjetore dhe program të plotë aktivitetesh, mbajtur në Laboratorin e

Urbanes në UCL, Londër, Ger Duijzings zhvilloi projektin Metodologjitë e qyteteve (Cities

Methodologies), duke ndjekur metoda kërkimore inovative dhe eksperimentale në qytetet

bashkëkohore. Ky projekt u finalizua me librin Urbanizmi i angazhuar (2016), bashkëredaktuar

me Ben Campkin. Në prezantimin e tij, autori do të parashtrojë idetë kyçe dhe pyetjet e ngritura

në Cities Methodologies: çfarë metodash të reja janë zhvilluar për të eksploruar realitetet në

ndryshim të qyteteve bashkëkohore dhe jetës urbane, dhe se si metodat e vendosura janë

përditësuar dhe transformuar? Ndërsa qytetet transformohen, si operojnë kërkuesit për të

mbledhur informacion mbi dukuritë e reja urbane? Si mbledhin të dhëna dhe çfarë protokollesh

ndjekin? Cilat janë sfidat që ngrihen përballë proceseve shpeshherë intuitivë, të llojit in situ apo

“provo – dhe – gabo”. Me kë bashkëpunojnë ata dhe cilat probleme trajtojnë?

Ger Duijzings is Professor in Social Anthropology at Universität Regensburg and attached to the

Graduate School for East and Southeast European Studies (Ludwig-Maximilians-Universität

München and Universität Regensburg). Until 2014, he was Reader in the Anthropology of

Eastern Europe at the School of Slavonic and East European Studies (SSEES), University

College London (UCL). He did extensive research on the conflicts in the former Yugoslavia and

is currently studying urban transformations and social inequality in post-socialist Bucharest. He

published two monographs: Religion and the Politics of Identity in Kosovo (2000) and History

and Memory in Eastern Bosnia: Backgrounds to the Fall of Srebrenica (2002). He is (co-editor of

a number of volumes: The New Bosnian Mosaic: Identities, Memories and Moral Claims in a

Post-War Society (2007), Cities Methodologies Bucharest (2011), Global Villages: Rural and

Urban Transformations in Contemporary Bulgaria (2013), and Engaged Urbanism: Cities &

Methodologies (2016).

For more:

http://www.uni-regensburg.de/philosophie-kunst-geschichte-gesellschaft/geschichte-suedost-

osteuropa/mitarbeiter/prof-dr-ger-duijzings/index.html

Ger Duijzings është profesor i antropologjisë sociale pranë Universitetit të Regensburgut,

atashuar në Graduate School for East and Southeast European Studies (Ludwig-Maximilians-

Universität München and Universität Regensburg). Deri në 2014, ai punoi si profesor i asociuar

në Antropologjinë e Europës Lindore pranë Shkollës së Studimeve Sllavonike dhe të Europës

Lindore (SSEES), University College London (UCL). Ka ndërmarrë kërkime të zgjeruara mbi

konfliktet në ish-Jugosllavi dhe aktualisht po studion transformimet urbane dhe pabarazinë

sociale në Bukureshtin post-socialist. Duijzings ka publikuar dy monografi: Feja dhe politika e

identitetit në Kosovë (2000), Historia dhe kujtesa në Bosnjen lindore: Prapaskenat e masakrës së

Srebrenicës (2002). Ai ka bashkëredaktuar një sërë volumesh kolektive: Mozaiku i ri i Bosnjës:

identitetet, kujtesat dhe pretendimet morale në shoqërinë e pasluftës (2007), Metodologjitë e

Page 9: Viti 2018 - Institute of Cultural Anthropology and Art Studies

25 Maj 2018 - Seminari “PËRTHYERJE ANTROPOLOGJIKE”

Tema: “Ahengu shkodran në këndvështrim antropologjik”.

Folësi: Dr. Edmir Ballgjati, muzikolog pranë Departamentit të Folklorit në Institutin e

Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Arteve

Abstrakt

Ahengu shkodran është një repertor mjaft i veçantë në pikëpamje të organizimit dhe veçorive të

veta muzikore. Nuk është rastësi që, në tërësinë e muzikës tradicionale shqiptare, ai është mbase

repertori urban më i diskutuar në këndvështrimin muzikologjik. Por krejt e kundërta ka ndodhur

me interpretimin e tij në një kontekst më të gjerë kulturor, domethënë, në kuadrin e një

këndvështrimi të përgjithshëm antropologjik. Në këtë trajtesë do të parashtrohet pikërisht një

lexim i tillë i këtij repertori, lexim i cili do të ndjekë dy linja themelore: ahengun shkodran si

fenomen kulturor, që do të thotë, roli, përdorimet dhe funksionet e tij në tërësinë e shoqërisë dhe

kulturës ku gjalloi, dhe nga ana tjetër ahengun si objekt studimor, specifikisht, si nocion dhe

objekt ligjërimor në kuadrin e studimeve të disiplinës së etnomuzikologjisë dhe veçanërisht në

kuadrin e diskutimeve identitare ndër elitat shqiptare. Ndryshe nga ç‟është pretenduar herë pas

here, se këngët e ahengut nuk rrodhën drejtpërdrejt nga kontekste historike e sociologjike,

argumentohet se ato e pasqyrojnë një kontekst të tillë në shumë nivele, duke filluar me atë më të

dukshmin, ekologjinë e këngës, deri në aspekte të tjera më të thella, më pak të dukshme, siç janë

ato të gjinisë, pushtetit, botëkuptimit, etj. Në këtë kuadër do të shqyrtohet edhe trajtimi specifik

që mori repertori në kuadrin e politikave kulturore të periudhës socialiste, si pjesë e atij procesi

që çoi nga „ahengu‟ tek „muzika popullore.

Page 10: Viti 2018 - Institute of Cultural Anthropology and Art Studies

30 Mars 2018 - Seminari “PËRTHYERJE ANTROPOLOGJIKE”

Tema: “Musine Kokalari, vetëdija e shkrimit dhe e qëndresës”.

Folëse: Prof. Persida Asllanit, drejtoreshë e

Bibliotekës Kombëtare.

Abstrakt Shkrimtaria e Musine Kokalarit përbën një dukuri

unike në letrat shqipe, jo vetëm si shkrimtarja e

parë në botën tonë letrare, por si pena e parë që

mundësoi vërshimin e ligjërimeve femërore në

“gjuhën e mashkullt shqype”. Në prozën e saj,

pikëtakim sugjestionues mes shkrimit dhe

oralitetit, qasjes etno-antropologjike dhe përsiatjes

ekzistenciale, joshjes dialektore dhe elegancës së

idiolektit, u përftuan si kurrë më parë identitetet

ligjërimore femërore, si një përvojë e re e shkrimit

shqip, një dukuri e re, e pahetuar më parë as në

prozatorët e mirënjohur të epokës, si Koliqi,

Kuteli, Spasse, Migjeni e Stërmilli. Është po kjo

vetëdije parësore e shkrimit që e bën veprën e saj

të tejkalojë çështjen e “tabusë” gjinore thjesht

duke e asgjësuar atë me aktin performativ të

shqiptimit të vetes e të “Të tjerave” femërore në

hapësirën e letërsisë. Nga vepra në vepër, kjo

vetëdije rritet në kompleksitet dhe kërkim, duke

hetuar tashmë vetëdijen identitare, duke u

shndërruar në një sprovë të kalimit nga identitarja

e trashëguar te identitarja e sprovuar. Për

rrjedhojë, Albanizma femërore e Musine Kokalarit tharmon një vetëdije të re, të pandashme nga

ajo shkrimore, vetëdijen e qëndresës. Kjo qëndresë është “e patrajtueshmja” që i dikton si

fashizmi ashtu edhe komunizmi. Fotografia e saj e fundit, teksa gjendet përballë jurisë së gjyqit

ushtarak, në moshën 28 vjeçare, është shëmbëlltyra e qenies autentike përballë “banalitetit të së

keqes”.

19-23 Mars 2018 - Shkolla Doktorale Pranverore

“Space, Place and Dwelling”

Ky projekt është një bashkëpunim në mes Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të

Artit, (IAKSA-ASA), The Center for Near and Middle Eastern Studies (CNMS)-Philipps-

University Marbug-Germany, The Institut d'etudes de l'Islam et des Societes du Monde

Musulman (IISMM)-CNRS, Paris-France, The Institute of Languages and Cultural of

Page 11: Viti 2018 - Institute of Cultural Anthropology and Art Studies

Mediterranea (ILC, CCHS-CSIC) Madrid-Spain, The Netherlands Interuniversity School for

Islamic Studies (NISIS), The Leidein University- Netherland, & Muzeu Historik Kombëtar. Në

fokus të shkollës ishin marrëdhëniet e shumëfishta midis religjionit dhe shoqërisë. Kjo shkollë

ftoi studiues, studentë dhe publik të interesuar të cilët morën pjesë në leksionet dhe punëtoritë e

saj, të cilat ishin të hapura për publikun. Morën pjesë studiues të njohur në universitetet

evropiane si: Nathalie Clayer, Oskar Verklaik, Dick Douwes, Suraiya Faroqhi etj, të cilët

mbajtën leksione të hapura në lidhje më këto tematika.

Aktivitetet zhvillohen në sallën UNESCO të Muzeut Historik Kombëtar mes datave 19-23 mars

2018.

23 Shkurt 2018 - Seminari “PËRTHYERJE ANTROPOLOGJIKE”

Tema: “Përjashtimi i florës, faunës dhe fenomeneve meteorologjike nga Kopshti poetik i

Realizmit Socialist”.

Folës: Dr. Arian Leka, anëtar i Institutit të

Letërsisë

Abstrakt

Autorët shqiptarë të realizmit socialist vunë në

shërbim të metodës krijuese, jo vetëm Kohën,

por edhe Hapësirën e Re poetike, thënë

ndryshe, peizazhin dhe entitetet e tij - florën

dhe faunën poetike. Hapësira e Re

poetike/heterotopike nuk mund të ishte natyrë

thjesht e pastër, jashtë dobisë dhe qëllimeve

Page 12: Viti 2018 - Institute of Cultural Anthropology and Art Studies

dhe për këtë u desh reformimi i mjeteve shprehëse dhe stilistikës, që nuk mund të ishte e njëjtë

me atë të paraardhësve letrarë. Një vështrim i tillë do të transformonte tërësisht peizazhin poetik,

duke mbitheksuar përmes tij, rëndësinë e simboleve mbi jetën e përditshme dhe komunikimim

përmes gjuhës së simboleve. Mes të tjerave, fauna dhe flora u përzgjodhën të luanin rolin e tyre

në rikrijimin e identitetit të ri kulturor. Ky seleksionim jo natyror bëri që flora dhe fauna lirike,

ekzotike dhe idilike të ndëshkoheshin si sentimentale, romantike dhe jorevolucionare. Vendin e

tyre në poezi e zunë flora ceremoniale dhe dekorative, lulëkuqet, trëndelina, pemët me gjelbërim

të përjetshëm, si dafinat dhe ullinjtë apo drurë me cilësi të dukshme simbolike, si lisi dhe rrapi, të

cilave bashkë me emërtesat e përgjithshme e të pacilësuara, si “lule”, “kurorë”, “buqetë”, iu dha

një funksion etik, duke i çertifikuar ato si pjesë e gjelbërimit të miratuar zyrtar, shfaqur dhe

mbivlerësuar dukshëm në poezinë shqiptare mes viteve 1950-1960. Ajo pjesë e florës që ruante

kujtesën kulturore të së kaluarës, si krizantema për shembull, u demonizuan apo dolën nga

qarkullimi, si të demode. Peizazhi në poezitë e natyrës apo të dashurisë u pushtua nga lulet që

përcillnin imazhet triumfuese të lavdishme dhe që përfaqësonin kulturën optimiste të fitores,

ekzaltimit dhe suksesit. E gjitha kjo vuri në dukje nevojën e krijimit të një çelësi simbolik në

klasifikim, brenda konceptit të kulturës politike. Lulet, kafshët, përfshi edhe fenomenet

afmosferikë të motit, të shfaqura në poezinë dhe poemën e asaj periudhe u përfshinë në

repertorin politik dhe u bënë pjesë e projektit që krijoi mitin e qytet-shtetit-industrial dhe

njëkohësisht kopështit të lulëzuar socialist.

26 Janar 2018 - Seminari “ PËRTHYERJE ANTROPOLOGJIKE”

Tema: “Katër të Tjerët në veprën e I. Kadaresë”.

Folëse: Prof. Dr. Ke Jing studiuese albanologe dhe ballkanologe në Universitetin e Studimeve të

Huaja në Beijing (BFUS). Aktualisht, Prof. Dr. Ke Jing drejton shkollën doktorale në studimet

albanistike pranë këtij universiteti. .

Abstrakt

Nationalism, as one of the most powerful forms of social mobilization in the contemporary

world, was utilized as an effective ideological tool by Hoxha‟s communist regime to construct

Page 13: Viti 2018 - Institute of Cultural Anthropology and Art Studies

the Albanian national identity. As an essential part of the process, the „Other‟ was employed to

strengthen the nation‟s self-image and to justify the regime‟s foreign policies and internal

campaigns. Ismail Kadare, the most prominent Albanian writer to serve the national-communist

ideology, has become a controversial figure since the collapse of Albanian Communism in the

early 1990s. Scholars differ in their opinions of Kadare‟s role under the Albanian communist

regime and his current claim that the Albanian national identity is purely European. Based on the

observation that Othering is Kadare‟s most preferred means of treating national and personal

identity issues, it is important to examine all aspects of Otherness created by Kadare through the

rhetoric of exclusion in service of the

Albanian national identity formation. While acknowledging Kadare‟s value as a great writer, the

focuse is on Kadare‟s role in the Albanian national identity construction, his opportunistic

failings and the limitations of his Self-Other dichotomist mentality. It proves that Kadare is a

superb master of employing myths and historiography to create the paradigm for the Albanian

people to forge their unique national identity. By examining the four Albanian national Others

presented in Kadare‟s works, namely the Western, Oriental, Internal and Neighboring Others, the

historical backgrounds for the appearance of the four Others, and the present rhetoric of calling

the Western Other „Mother‟, we will illustrate the political nature of national identity, the fluidity

of the political identity of the nations situated in the gray zone between East and West, and the

relationship between literature and politics. .

Tekstin e plotë të studimit e gjeni në këtë

link: https://ir.library.louisville.edu/cgi/viewcontent.cgi?article=1729&context=etd