VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë...

81
PERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK

Transcript of VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë...

Page 1: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

PERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK

Page 2: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

Përmbledhje

Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar);

Ligji Nr.10 201, datë 17.12.2009 “Për regjistrimin e përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore”;

Ligji Nr. 10 202, datë 17.12.2009 “Për regjistrimin e përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore”;

Ligji Nr.10 130, datë 11.5.2009 “Për Fondin Shqipëtar të Zhvillimit”(I ndryshuar); VKM Nr.186, datë 17.3.2010 “Për mënyrën e organizimit e të funsksionimit dhe për

përbërjen e komisionit qëndroR të regjistrimit të përgjithshëm të njësive ekonomike jobujqësore”;

VKM Nr.676, datë 13.8.2010 “Për përcaktimin e kritereve për përzgjedhjen e personelit dhe personave të kontaktit për regjistrimin e përgjithshëm të njësive ekonomike jobujqësore si dhe të detyrave e përgjegjësive të tyre”;

VKM Nr.873, datë 3.11.2010 “Për caktimin e datës së fillimit e të përfundimit të regjistrimit të përgjithsëm të njësive ekonomike jobujqësore si dhe të afatit të publikimit të të dhënave statistikore”;

VKM Nr.874, datë 3.11.2010 “Për trajnimin e personelit të regjistrimit të përgjithshëm të njësive ekonomike jobujqësore”

VKM Nr. 304, datë 9.5.2012 “Për përbërjen dhe detyrat e komisioneve të regjistrimit të përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore në bashki dhe komuna”;

VKM Nr. 305, datë 9.5.2012 “Për përbërjen e komisioneve të regjistrimit të përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore në qark”;

VKM Nr. 551, datë 22.8.2012“Për miratimin e kritereve për përzgjedhjen rekrutimin e trajnimin e personelit të regjistrimit, si dhe përcaktimin e detyrave e të përgjegjësive të personelit të regjistrimit të përgjithshëm e të njësive ekonomike bujqësore“;

VKM Nr. 525, datë 20.7.2016 “Për financimin nga Fondi Shqiptar i Zhvillimi të fazës përgatitore të projektit të bankës botërore “Për zhvillimin e integruar urban dhe eknomik”;

VKM Nr. 226, datë 21.3.2017 “Për financimin e kostos së menaxhimit të projekteve që zbatohen nga Fondi Shqitar i Zhvillimit”;

VKM Nr. 250, datë 9.5.2018 “Për një rishpërndarje të fondeve të infrastrukturës vendore dhe rajonale nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në disa njësi të qeverisjes qëndrore”.

Page 3: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

LIGJ

Nr. 9789, datë 19.7.2007

PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ZONAVE EKONOMIKEI azhurnuar me:

- Ligjin Nr.54/2015, datë 28.05.2015

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDII REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU IDISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1Objekti i ligjit

Ky ligj rregullon krijimin, funksionimin, mbikëqyrjen e zonave të teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, të drejtat dhe detyrimet e institucioneve përgjegjëse, të zhvilluesve, operatorëve, përdoruesve, që veprojnë në to, llojin e veprimtarive, që kryhen brenda tyre, si dhe mënyrën e përcaktimit të trojeve e të kufijve.

Neni 2Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: 1. “Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik (zona)” është një territor i ndarë, sipërfaqe e përcaktuar trualli apo ndërtesash dhe pasurish të tjera të paluajtshme, e zhvilluar në përputhje me një plan të përgjithshëm dhe e pajisur me infrastrukturën e nevojshme për prodhim, zhvillim industrial, tregti dhe ofrimin e shërbimeve, që vlerësohet pjesë e territorit doganor të Republikës së Shqipërisë, e ndarë nga ky territor, në aspektin e regjimit fiskal dhe doganor dhe që rregullohet në përputhje me dispozitat e këtij ligji, aktet e tjera ligjore dhe aktet nënligjore në zbatim të tij. 2. Termi “Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik” ka kuptimin e “zonës së lirë”, sipas Kodit Doganor. 3. “Zhvillues” është shteti ose çdo person juridik i licencuar, vendas ose i huaj, i cili ndërton, administron dhe monitoron funksionimin e zonës së teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, aktet e tjera ligjore dhe aktet nënligjore në zbatim të tij. 4. “Përdorues” është personi fizik ose juridik, vendas ose i huaj, i cili ushtron veprimtari ekonomike brenda zonës së teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, aktet e tjera ligjore dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.

Page 4: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

5. “Infrastrukturë e përgjithshme” janë sistemet e punëve publike që përfshijnë elemente të tilla si hekurudhat, rrugët, portet, linjat e telekomunikacionit, rrjetin e energjisë, kana-lizimet.

Neni 3Krijimi i zonave të teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik Krijimi i zonave të teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik në Republikën e Shqipërisë synon të nxisë: a) investimet; b) hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen e të ardhurave; c) përshpejtimin e zhvillimit rajonal dhe zgjerimin e lidhjeve ekonomike të tregut shqiptar me atë ndërkombëtar; ç) futjen e teknologjisë së përparuar; d) shpejtimin e qarkullimit të mallrave dhe të kapitaleve.

Neni 4Shpallja e zonave të teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik

1. Në bazë të studimeve rajonale dhe të strategjisë së zhvillimit ekonomik të vendit, ministri përgjegjës për ekonominë i paraqet Këshillit të Ministrave propozimin për krijimin e një zone ekonomike. 2. Këshilli i Ministrave miraton me vendim shpalljen e një zone ekonomike. 3. Shpallja e çdo zone ekonomike përfshin: a) statusin e zonës (zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik ose zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik); b) kufijtë e zonës dhe pikat e hyrjes e të daljes; c) llojet e veprimtarive, që do të zhvillohen në të; ç) periudhën e funksionimit të zonës;d) mënyrën e dhënies së zonës (qira, koncesion etj.); dh) procedurën e përzgjedhjes së zhvilluesit të zonës. 4. Veprimtaria ekonomike e zonës fillon pas përfundimit të ndërtimit të kufijve rrethues, të portave të hyrjes e të daljes dhe të funksionimit të pikës doganore (në rastin e një zone të lirë). 5. Përzgjedhja e zhvilluesit të zonës bëhet sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave. 6. Këshilli i Ministrave përcakton rastet dhe procedurat e ndryshimit të sipërfaqes së shtrirjes së zonës së teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik.

Neni 5Veprimtaritë e lejuara në zonat ekonomike

Në zonat ekonomike mund të kryhet çdo lloj veprimtarie ekonomike, që nuk cenon mjedisin, florën, faunën dhe pasuritë kombëtare të Republikës së Shqipërisë dhe që nuk bie në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

KREU IIORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I ZONAVE TË TEKNOLOGJISË DHE ZHVILLIMIT

EKONOMIK

Neni 6Institucioni përgjegjës Ministria, e cila mbulon ekonominë, është institucioni përgjegjës që ndjek të gjitha veprimtaritë për nxitjen, identifikimin, shpalljen dhe kontrollin e mirëfunksionimit të zonave të teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik.

Neni 7

Page 5: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

Kompetencat e institucionit përgjegjësInstitucioni përgjegjës ka këto detyra e përgjegjësi: 1. Harton politikat dhe planet për zhvillimin e zonave të teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik. 2. Harton rregulloren e funksionimit të zonave të teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, të cilën ia paraqet për shqyrtim dhe miratim Këshillit të Ministrave. 3. Identifikon zonat potenciale dhe përgatit procedurat për shpalljen e tyre. 4. Nxit dhe asiston zhvilluesit, operatorët dhe përdoruesit për krijimin, zhvillimin dhe funksionimin e zonave. 5. Pranon dhe vlerëson kërkesat për zhvillimin e zonave. 6. Licencon zhvilluesin e zonës ekonomike. 7. Ndjek zbatimin e ligjit, të rregullores, sipas pikës 2 të këtij neni, si dhe të kushteve të licencës nga zhvilluesit e zonës ekonomike. 8. Miraton fillimin e veprimtarisë ekonomike të përdoruesit në zonë, duke mbajtur parasysh nxitjen e industrive të reja, teknologjive novatore, teknologjive të informacionit, industrive që përmbushin standardet ndërkombëtare të eliminimit të ndotjes, industrive efiçente në përdorimin e energjisë, si dhe industrive me produktivitet të lartë, në raport me punonjësit.

Neni 7/1Lejet dhe licencat

1. Institucionet, entet dhe autoritetet publike trajtojnë aplikimet për leje dhe licenca nga zhvilluesi ose përdoruesi, brenda 15 ditëve pune nga dorëzimi i kërkesës. 2. Për shkaqe të arsyeshme, që lidhen me kompleksitetin e licencave dhe lejeve, afati shtyhet vetëm një herë për një periudhë kohe 15 ditë pune. 3. Institucioni përgjegjës, me kërkesë të zhvilluesit ose përdoruesit, mund të aplikojë, në emër të tij, pranë institucioneve, enteve, autoriteteve publike që lëshojnë lejet ose licencat përkatëse.

Neni 7/2Shteti ndërton infrastrukturën e përgjithshme deri në kufijtë e zonës.

Neni 8Rregullorja për funksionimin e zonave të teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik

Këshilli i Ministrave miraton rregulloren për funksionimin e zonave të teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, e cila: a) përcakton procedurat e kontrollit të zonave të teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik; b) rregullon marrëdhëniet ndërmjet institucionit përgjegjës, zhvilluesit të zonës dhe institucioneve të tjera, që ndikojnë në zhvillimin e zonës ekonomike, duke përcaktuar detyrat e secilit prej tyre; c) përcakton procedurat për aplikim dhe kriteret e licencimit të zhvilluesit dhe/ose përdoruesit.

Neni 8/1Klauzola e stabilitetit

1. Institucioni përgjegjës mund të hyjë në një angazhim detyrues, në emër të shtetit, që do të ketë efektin e sigurimit të garancive të përshtatshme në favor të investitorit, me të cilin do të mbrohet kundër pasojave financiare të legjislacionit, i cili hyn në fuqi pas lëshimit të licencës ose lejes për fillimin e veprimtarisë në zonë, angazhim që u nënshtrohet kufizimeve të mëposhtme: a) pasojat financiare duhet të përshkruhen në mënyrë të qartë dhe të saktë; b) angazhimi përfundon me përfundimin e veprimtarisë në fjalë; c) duhet të përshkruhet natyra e legjislacionit. 2. Një angazhim i tillë, detyrues, miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, për një periudhë 10-vjeçare, me kërkesën e autoritetit kontraktues.

Page 6: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

KREU IIIMARRËDHËNIET ME ZHVILLUESIT DHE PËRDORUESIT

Neni 9Trualli në zonën ekonomike

Krijimi i zonave të teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik mund të bëhet në truall dhe në pasuri të tjera të paluajtshme, qofshin këto private ose shtetërore.

Neni 10Zonat e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik në truall shtetëror

Në rastin kur trualli ose pasuritë e tjera të paluajtshme janë pronë shtetërore: a) kandidati zhvillues i nënshtrohet procedurës së përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave; b) zhvilluesi merr në përdorim truallin ose pasuritë e tjera të paluajtshme, për një periudhë kohore deri në 99 vjet dhe gëzon të drejtën e dhënies me nënqira te përdoruesit, sipas përcaktimeve të aktit nënligjor të shkronjës “a” të këtij neni.

Neni 11Zona ekonomike në truall privat

1. Në rastin kur trualli ose pasuritë e tjera të paluajtshme janë pronë private, kandidati zhvillues paraqet pranë institucionit përgjegjës kërkesën për shpalljen e zonës ekonomike, pasi ka përcaktuar marrëdhëniet me pronarin e tyre. 2. Marrëdhëniet, që lindin ndërmjet zhvilluesit dhe pronarit të truallit ose të pasurive të tjera të paluajtshme, nuk janë objekt i këtij ligji.

Neni 12Legjislacioni i zbatueshëm

Në zonat ekonomike zbatohet legjislacioni shqiptar në fuqi.

KREU IVPËRJASHTIMET NGA DETYRIMET FISKALE

Neni 13Përjashtimet nga detyrimet doganore

1. Zonat e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik përfitojnë lehtësitë e mëposhtme: a) hyrja dhe dalja e mallrave në/nga zona, formalitetet dhe procedurat bëhen sipas dispozitave të Kodit Doganor; b) zhvilluesit dhe përdoruesit përjashtohen nga pagesa e 50 përqindëshit të normës së tatimfitimit për 5 vitet e para, nga fillimi i veprimtarisë së tyre në zonë; c) zhvilluesit që investon në zonë, brenda 3 viteve nga data e fillimit të punimeve, ose përdoruesit që investon në zonë, brenda 3 viteve nga fillimi i veprimtarisë ekonomike të zonës, i njihen si shpenzime të zbritshme, të periudhës tatimore, 20 për qind e shpenzimeve kapitale vjetore, pavarësisht nga shumat e amortizimit, sipas ligjit për tatimin mbi të ardhurat, për një periudhë 2-vjeçare;ç) furnizimi i mallrave shqiptare, të destinuara për t’u vendosur në zonë, konsiderohet si furnizim për eksport me shkallë zero, në përputhje me përcaktimet e ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe legjislacionit doganor; d) projekti i zhvilluesit përjashtohet nga taksa e ndikimit në infrastrukturë;

Page 7: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

dh) ndërtimet e realizuara në këtë zonë, sipas projektit të zhvilluesit, përjashtohen nga taksa e pasurisë së paluajtshme për një periudhë pesëvjeçare; e) zhvilluesit ose përdoruesit e zonës janë të përjashtuar nga taksa mbi kalimin e së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme; ë) shpenzimet për paga dhe kontributet shoqërore e shëndetësore, që punëdhënësi paguan për punëmarrësit, njihen 150 për qind të vlerës gjatë vitit të parë fiskal të ushtrimit të aktivitetit. Në vitet në vijim, shpenzimet shtesë për pagat, në raport me vitin paraardhës, për efekt të llogaritjes së fitimit të tatueshëm, njihen si shpenzime të njohura me 150 për qind të vlerës; f) kostot e trajnimit të punonjësve në zonat e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, për efekt të llogaritjes së fitimit të tatueshëm, njihen si shpenzime të njohura të periudhës tatimore me dyfishin e vlerës, për një periudhë 10-vjeçare nga fillimi i veprimtarisë ekonomike; g) shpenzimet për kërkim shkencor dhe zhvillim njihen si shpenzime të njohura me dyfishin e vlerës, për një periudhë 10-vjeçare nga fillimi i veprimtarisë ekonomike. 2. Transferimi i një veprimtarie ekzistuese në territorin shqiptar në zonën e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, me qëllim kryesor përfitimin e lehtësive të parashikuara në këtë ligj, është i ndaluar. Çdo transaksion, që në thelb rezulton në transferimin e veprimtarisë ekonomike, sipas përcaktimit të mësipërm, ndalohet. 3. Nëse produktet dalin nga zona për shitje në tregun e brendshëm, me një çmim nën çmimin normal për produktin në fjalë, ose produkte të ngjashme apo të zëvendësueshme në mënyrë direkte, dhe kur i shkaktohet dëm material industrisë vendase, ministria përgjegjëse për ekonominë aplikon një tarifë korrektimi të vlerës së munguar mbi produktin në fjalë. Ministria përgjegjëse për ekonominë ngarkohet për zbatimin e këtij mekanizmi korrektues. 4. Këshilli i Ministrave miraton procedurat dhe kriteret për aplikimin për përfitimin nga lehtësitë fiskale.

Neni 14Hyrja e mallrave dhe e shërbimeve

1. Në zonat e lira hyjnë të gjitha mallrat, pavarësisht nga natyra, cilësia, origjina, prejardhja ose vendmbërritja e tyre, përveç mallrave që ndalohen nga autoritetet përkatëse të importohen, eksportohen ose tranzitohen nëpër territorin doganor të Republikës së Shqipërisë. 2. Mallrat, që hyjnë në zonën e lirë, u nënshtrohen kontrollit doganor dhe mbikëqyrjes, në përputhje me dispozitat e Kodit Doganor dhe me rregullat për zbatimin e tij. 3. Mallrat, që sillen në zonën e lirë nga një pjesë tjetër e territorit doganor të Republikës së Shqipërisë dhe që nuk janë tranzit në zonën e lirë, përfitojnë të gjitha lehtësitë, që përfitojnë mallrat e eksportit. 4. Kur mallrat, që kanë hyrë në një zonë të lirë, humbasin pa një shpjegim të arsyetuar, autoriteti doganor i zonës së lirë i kërkon subjektit të licencuar të shlyejë detyrimin për këto mallra, sipas tarifave në fuqi në kohën e hyrjes në zonë dhe gjobën e detyrueshme, sipas legjislacionit në fuqi. 5. Shërbimet e infrastrukturës, që ofrohen nga pjesa tjetër e territorit doganor të Republikës së Shqipërisë për zhvilluesit dhe përdoruesit e licencuar brenda zonës së lirë, përfitojnë të gjitha lehtësitë, që zbatohen për eksportin e shërbimeve.

Neni 15Dalja e mallrave dhe shërbimeve nga zona e lirë

1.Mallrat, që dalin nga një zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, mund të jenë: a) eksporte ose rieksporte, kur dalin jashtë territorit doganor të Republikës së Shqipërisë; b) hyrje në pjesën tjetër të territorit doganor të Republikës së Shqipërisë. 2. Mallrat, që hyjnë nga zona e lirë në pjesën tjetër të territorit doganor të Republikës së Shqipërisë dhe nuk janë tranzit për në një shtet tjetër:

Page 8: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

a) hidhen në qarkullim të lirë në pjesën tjetër të territorit doganor të Republikës së Shqipërisë, pasi të kenë paguar të gjitha detyrimet e importit. Kur këto mallra janë përftuar nga përpunimi në zonën e lirë, me përbërës nga tregu i brendshëm, vlera e këtyre përbërësve zbritet nga vlera e produkteve të përftuara, për përllogaritjen e detyrimeve doganore. Taksat dhe tatimet e tjera zbatohen për vlerën e plotë; b) futen në njërën nga procedurat e tjera doganore ose lloje të tjera destinacioni doganor. c) produktet e transportuara nga një zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik në një tjetër, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, nuk janë subjekt i detyrimeve doganore dhe/ose tatimore. 3. Origjina e mallrave, që dalin nga zona e lirë, përcaktohet në përputhje me Kodin Doganor të Republikës së Shqipërisë.

Neni 16Mallrat për përdorim vetjak

Mallrat për përdorim ose konsum vetjak, që hyjnë në zonën e lirë, u nënshtrohen të gjitha detyrimeve doganore dhe tatimore.

Neni 17Pagesat Pagesat, që lidhen me veprimtarinë e personave fizikë dhe juridikë, që veprojnë brenda zonës së lirë, mund të kryhen me monedhën e vendit ose me monedhë të huaj.

Neni 17/1Të drejtat, detyrimet dhe lehtësitë fiskale, të përcaktuara në këtë kre, aplikohen për zhvilluesin nga data e fillimit të punimeve, sipas përcaktimeve në marrëveshjen e institucionit përgjegjës me zhvilluesin.

KREU VLICENCIMI I ZONAVE TË TEKNOLOGJISË DHE ZHVILLIMIT EKONOMIK

Neni 18Asnjë person nuk mund të ndërtojë, të zhvillojë, të vërë në funksionim ose të drejtojë një zonë të teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik pa licencën e zhvilluesit, të lëshuar nga institucioni përgjegjës, sipas rregullave të përcaktuara në këtë ligj, akteve nënligjore në zbatim të tij, si dhe akteve të tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Neni 19Paraqitja e kërkesës për licencë

1. Çdo person juridik mund të paraqesë kërkesën për licencë zhvilluesi, sipas procedurave të parashikuara në rregulloren e zonës ekonomike. 2. Çdo person fizik ose juridik mund të paraqesë kërkesën për të përsëritur licencën përkatëse, sipas procedurave të parashikuara në rregulloren e zonës ekonomike.

Neni 20Dhënia e licencës

1. Institucioni përgjegjës i jep licencën zhvilluesit, në përputhje me procedurat e parashikuara nga ky ligj dhe aktet e tjera ligjore dhe aktet nënligjore në zbatim të tij. 2. Institucioni përgjegjës nënshkruan marrë-veshje me zhvilluesin, në të cilën parashikohen angazhimet reciproke, afatet e realizimit, penalitetet në rast mospërmbushjeje të detyrimeve, vlera, si dhe garancitë e nevojshme dhe instrumentet e sigurisë për realizimin e investimit.

Page 9: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

Neni 21Kushtet që i bashkëlidhen licencës

1. Institucioni përgjegjës mund t’i bashkëlidhë licencës së zhvilluesit kushte që ai i gjykon të nevojshme, të cilat kanë qenë të njohura në procesin e konkurrimit. Kushtet specifikohen në kontratë. Ato mund të ndryshohen me kërkesën e vetë zhvilluesit, kur këto nuk bien ndesh me kriteret e konkurrimit për marrjen e kësaj licence. 2. Licenca nuk tjetërsohet pa miratimin e institucionit që e lëshon.

Neni 22Heqja ose ndryshimi i licencës

1. Ministri përgjegjës për ekonominë i heq licencën zhvilluesit kur nga institucioni përgjegjës: a) konstatohet se ka pushuar së vepruari zona ekonomike; b) vërtetohet se i licencuari nuk respekton kushtet e licencës; c) vërtetohet se i licencuari ka kryer shkelje të këtij ligji ose të rregullores së zonës ekonomike;ç) konstatohet se është shpallur falimentimi i të licencuarit; d) vërtetohet se i licencuari nuk ka kryer detyrimet ndaj shtetit; dh) konstatohet se ka mbaruar afati i licencës dhe nuk është bërë kërkesë për rinovimin e saj; e) rezulton se ka kërkesë të të licencuarit. 2. Ministria përgjegjëse i njofton me shkrim të licencuarit arsyet e heqjes së licencës së zhvilluesit 30 ditë përpara heqjes së saj. 3. Mosmarrëveshjet që lindin nga heqja e licencës duhet të zgjidhen nga palët me mirëkuptim. Në rast të kundërt, ato zgjidhen në rrugë gjyqësore ose nëpërmjet arbitrazhit.

Neni 22/1Mosmarrëveshje të tjera

Mosmarrëveshjet midis shtetit dhe zhvilluesit ose përdoruesit zgjidhen në mënyrë gjyqësore ose nëpërmjet arbitrazhit.

Neni 23Regjistri i licencave Institucioni përgjegjës mban një regjistër për licencat e lëshuara për zhvilluesit, ku shënohen emri i të licencuarit, biznesi ose veprimtaria e lejuar në licencë dhe kushtet që i bashkëlidhen licencës.

KREU VIDISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT

Neni 24Kontabiliteti

Fitimi i tatueshëm Fitimi i tatueshëm për periudhën tatimore përcaktohet në bazë të pasqyrave financiare, sipas ligjit për kontabilitetin, ligjit për tatimin mbi të ardhurat dhe përcaktimeve të bëra në këtë ligj. Subjektet e këtij ligji kanë të drejtë të zbatojnë standardet ndërkombëtare të kontabilitetit.

Neni 25Përdorimi i të ardhurave

Të ardhurat, që përftohen nga dhënia e licencës dhe kontratat me subjektet e zonave të teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, do të përdoren në përputhje me aktet nënligjore, që rregullojnë krijimin dhe administrimin e të ardhurave, që krijojnë institucionet shtetërore.

Page 10: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

Neni 26Ligji nr.9121, datë 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, gjen zbatim edhe në zonat ekonomike. Neni 27 Shfuqizimet Ligji nr.8636, datë 6.7.2000 “Për zonat e lira”, i ndryshuar, shfuqizohet.

Neni 28Zbatimi Ngarkohen ministria përgjegjëse për ekonominë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij ligji. Ngarkohet ministria përgjegjëse për ekonominë të përgatisë aktet nënligjore në zbatim të neneve 4, 7 e 8 të këtij ligji.

Neni 29Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shpallur me dekretin nr.5444, datë 31.7.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

Page 11: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

LIGJ

Nr.10 201, datë 17.12.2009

PËR REGJISTRIMIN E PËRGJITHSHËM TË NJËSIVE EKONOMIKE BUJQËSORE Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,  

KUVENDII REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU IDISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1Objekti i ligjit

Ky ligj rregullon organizimin dhe realizimin e regjistrimit të përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Neni 2Qëllimi i regjistrimit

Regjistrimi i përgjithshëm i njësive ekonomike bujqësore bëhet me qëllim që:a) të sigurojë informacion të përgjithshëm dhe të hollësishëm për të gjitha njësitë ekonomike bujqësore, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë;b) të ofrojë të dhëna të besueshme statistikore, të nevojshme për planifikimin dhe vënien në zbatim të politikave të përgjithshme të zhvillimit ekonomik bujqësor;c) të krijojë regjistrin e fermave bujqësore. 

Neni 3Fusha e zbatimit të regjistrimit

1. Regjistrimi përfshin të gjitha njësitë ekonomike, që kanë në përdorim tokë bujqësore apo që mbarështojnë bagëti, ose që prodhojnë produkte bujqësore, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Regjistrimi përfshin njësitë ekonomike bujqësore, që tregtojnë, njësitë ekonomike, që mbulojnë vetëm nevojat e tyre familjare, si edhe të gjitha njësitë, që ushtrojnë veprimtari tregtare me kohë të pjesshme. 2. Pyjet dhe kullotat në pronësi publike nuk përfshihen në fushën e zbatimit të këtij regjistrimi. 

Neni 4Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:a) “Regjistrim” është regjistrimi i përgjithshëm i njësive ekonomike bujqësore.

Page 12: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

b) “Njësi ekonomike bujqësore” është një njësi e vetme, si nga pikëpamja teknike, ashtu edhe ekonomike, e cila drejtohet nga një person i vetëm ose grup personash, për realizimin e veprimtarive bujqësore, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, të renditura në aneksin I, që i bashkëlidhet këtij ligji.c) “Drejtues i njësive ekonomike bujqësore” është personi fizik apo juridik, i cili, personalisht, si kultivues dhe mbarështues i drejtpërdrejtë ose me vartës e bashkëpjesëmarrës apo me persona dhe subjekte të tjera merr përsipër zhvillimin e një njësie ekonomike bujqësore.ç) “Vendndodhje” është vendndodhja administrative e selisë së njësisë ekonomike bujqësore. 

Neni 5Të dhënat e mbledhura

Në të dhënat e mbledhura gjatë regjistrimit përfshihen:a) vendndodhja e njësive ekonomike bujqësore;b) organizimi dhe struktura e tyre, statusi dhe forma ligjore e pronësisë;c) gjinia, mosha dhe vëllimi i punës se kryer nga anëtarët e familjeve dhe persona, që nuk janë anëtarë të këtyre familjeve;ç) të dhëna të hollësishme për sipërfaqet bujqësore, pyjet e kullotat në pronësi private, numrin e rrënjëve dhe numrin e bagëtive;d) makineritë dhe pajisjet e fermave;dh) karakteristikat e ndërtesave, që përdoren për qëllime bujqësore;e) të dhëna për ujitjen;ë) karakteristika të tjera të njësisë ekonomike, të cilat përcaktohen në aneksin 2, që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 6Detyrimi për të raportuar

Drejtuesit e njësive ekonomike bujqësore, objekt i regjistrimit të përgjithshëm, janë të detyruar që, në çastin e regjistrimit, të japin informacion të plotë, korrekt e të vërtetë, sipas pyetësorëve përkatës, të hartuar nga Instituti i Statistikave.  

Neni 7Organet zbatuese dhe monitoruese

Regjistrimi organizohet dhe realizohet nga Instituti i Statistikave, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, nën mbikëqyrjen e Komisionit Qendror të Regjistrimit, me mbështetjen e komisioneve të regjistrimit në qarqe, komuna dhe bashki. 

Neni 8Data e regjistrimit dhe periudha e mbledhjes së të dhënave

Këshilli i Ministrave, me propozim të Komisionit Qendror të Regjistrimit, përcakton me vendim datën e fillimit dhe të mbarimit të regjistrimit dhe afatin e publikimit të të dhënave statistikore. 

Neni 9Mbrojtja e të dhënave personale dhe sekreti profesional

1. Organet e përcaktuara në kreun II të këtij ligji, gjatë dhe pas përfundimit të procesit të regjistrimit, garantojnë:a) ruajtjen e plotë të fshehtësisë profesionale të të dhënave të regjistrimit, në përputhje me ligjet nr.9180, datë 5.2.2004 “Për statistikat zyrtare në Republikën e Shqipërisë” dhe nr.9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Shqipërisë”;b) trajtimin si të dhëna anonime të të gjitha të dhënave personale të

Page 13: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

individëve, gjatë dhe pas përfundimit të procesit të regjistrimit;c) publikimin e çdo rezultati statistikor, në përputhje me dispozitat e këtij ligji.2. Asnjë autoritet publik, në asnjë rrethanë nuk mund t’i shmanget këtij detyrimi. 

Neni 10Rezultatet e regjistrimit

1. INSTAT-i paraqet dhe boton rezultatet e përkohshme dhe përfundimtare të regjistrimit në baza shkencore dhe profesionale. Rezultatet statistikore, në nivel vendi ose njësie të qeverisjes vendore, duhet të paraqiten në një formë, e cila përjashton çdo mundësi identifikimi të të dhënave personale. 2. Të dhënat e mbledhura në kuadër të këtij programi regjistrimi, i dërgohen edhe EUROSTAT-it, i cili nuk mund t’i transferojë pa autorizimin e INSTAT-it. 

KREU IIPËRBËRJA, PËRGJEGJËSITË DHE MARRËDHËNIET E ORGANEVE TË

NGARKUARA PËR REGJISTRIM

Neni 11Komisioni Qendror i Regjistrimit

1. Komisioni Qendror i Regjistrimit është organi më i lartë që mbikëqyr dhe drejton organizimin dhe realizimin e regjistrimit.2. Mënyra e organizimit, funksionimit, përbërjes dhe kryesimi i Komisionit Qendror të Regjistrimit përcaktohen me vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave. 

Neni 12Përgjegjësitë e Komisionit Qendror të Regjistrimit

Komisioni Qendror i Regjistrimit ka këto përgjegjësi:a) harton dhe miraton rregulloren e brendshme të funksionimit të tij;b) mbikëqyr dhe monitoron përgatitjen e zbatimin e regjistrimit;c) lehtëson dhe garanton bashkërendimin e punës për regjistrim, ndërmjet ministrive, institucioneve qendrore dhe palëve të tjera, të përfshira në këtë proces;ç) përcakton përbërjen dhe kryesimin e komisioneve të regjistrimit në qarqe dhe ia propozon për miratim Këshillit të Ministrave;d) miraton përbërjen dhe detyrat e komisioneve të regjistrimit në njësitë vendore, sipas përcaktimeve të bëra nga komisionet e regjistrimi në qarqe dhe ia propozon për miratim Këshillit të Ministrave;dh) miraton përmbajtjen e akteve nënligjore, të hartuara nga INSTAT-i dhe ia propozon për miratim Këshillit të Ministrave;e) kryen detyra të tjera, në përputhje me kërkesat e këtij ligji. 

Neni 13Komisionet e regjistrimit në qarqe

Komisionet e regjistrimit në qarqe ushtrojnë këto detyra:a) janë përgjegjëse për organizimin dhe realizimin e të gjithë procesit të regjistrimit, në juridiksionin e qarkut;b) miratojnë, me propozimin e këshillit të komunës/bashkisë, personelin (numrin dhe kualifikimin) e komisioneve të regjistrimit në bashki/komuna;c) trajnojnë dhe pajisin me bazën e duhur materiale personelin e regjistrimit, si dhe hartojnë programet e punës, në kuadër të këtij regjistrimi, për bashkitë dhe komunat. 

Neni 14

Page 14: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

Komisionet e regjistrimit në bashki dhe komuna Komisionet e regjistrimit në bashki dhe komuna kryesohen nga kryetari i bashkisë ose komunës dhe ushtrojnë këto detyra:a) organizojnë, kryejnë dhe zbatojnë të gjithë kuadrin ligjor dhe udhëzimet e niveleve më të larta për regjistrimin në juridiksionin e tyre;b) përzgjedhin anketuesit në përputhje me nenin 19 të këtij ligji dhe me kriteret e kualifikimit të miratuara nga Këshilli i Ministrave me propozimin e INSTAT-it;c) organizojnë trajnimin e anketuesve;ç) marrin në dorëzim, administrojnë e dërgojnë materialet e regjistrimit në qark;d) organizojnë dhe mbikëqyrin zbatimin e regjistrimit drejtpërdrejt në terren. 

Neni 15Instituti i Statistikave

INSTAT-i ka këto përgjegjësi:a) harton programin e punës, përcakton metodologjinë, harton pyetësorin, përzgjedh mjetet teknike dhe programet kompjuterike të përshtatshme, nxjerr udhëzimet e nevojshme dhe kryen përgatitjen e zbatimin e regjistrimit në baza profesionale dhe shkencore;b) administron burimet njerëzore dhe financiare, të caktuara për regjistrim dhe i raporton Komisionit Qendror të Regjistrimit e donatorëve ndërkombëtarë për mënyrën e përdorimit të këtyre burimeve;c) harton termat e referencës, profilet e punës dhe udhëzimet e trajnimit, që duhen zbatuar nga komisionet e regjistrimit në qarqe dhe komisionet e regjistrimit në bashki dhe komuna, për përzgjedhjen e trajnimin e personelit të regjistrimit;ç) u propozon autoriteteve dhe organeve qeveritare përkatëse hapat që duhen ndërmarrë për regjistrimin, si dhe zhvillon fushatën për informimin e publikut;d) i paraqet propozime Komisionit Qendror të Regjistrimit për zhvillimin e veprimeve të regjistrimit;dh) drejton metodikisht punën për realizimin e regjistrimit në të gjitha fazat, në bashkëpunim me institucionet dhe organet e regjistrimit, në nivelin e njësive të qeverisjes vendore;e) paraqet e boton rezultatet paraprake dhe përfundimtare të regjistrimit;ë) harton akte nënligjore, në zbatim të këtij ligji dhe i paraqet ato për miratim në Komisionin Qendror të Regjistrimit;f) i siguron Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, për kryerjen me efikasitet të veprimtarive statistikore pas realizimit të regjistrimit;g) përcakton masa që personeli i angazhuar në regjistrim dhe në plotësimin e pyetësorëve, i cili ka njohuri për të dhëna personale, t’i nënshtrohet detyrimit për ruajtjen e sekretit profesional të të dhënave, në përputhje me ligjet nr.9180, datë 5.2.2004 “Për statistikat zyrtare në Republikën Shqipërisë” dhe nr.9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Shqipërisë” gjatë dhe pas përfundimit të marrëdhënieve të punës, si dhe masa për parandalimin e përpunimit të paautorizuar të të dhënave të mbledhura në kuadër të këtij regjistrimi. 

Neni 16Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme i jep në kohë  INSTAT-it listën e pronarëve të tokës, sipërfaqen në pronësi dhe adresat e vendndodhjes së tyre. 

Neni 17Institucionet e tjera të përfshira në regjistrim

Page 15: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Brendshme dhe njësitë e qeverisjes vendore, ndërmjet institucioneve të tjera, në bashkëpunim me INSTAT-in, vënë në dispozicion të Komisionit Qendror të Regjistrimit të dhëna dhe burime për lehtësimin e veprimtarive të regjistrimit. Forma dhe mënyra e këtij bashkëpunimi përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. 

KREU IIIPROCEDURAT E REGJISTRIMIT

Neni 18Bërja publike e procedurave të regjistrimit

1. Qëllimet dhe procedurat e regjistrimit e detyrimet ligjore lidhur me të bëhen publike nëpërmjet shkëmbimeve shkresore zyrtare, medies dhe një fushate të gjerë njoftimesh, të drejtuar nga INSTAT-i.2. Bërja publike e procedurave fillon të paktën katër javë para fillimit të regjistrimit. 

Neni 19Personeli i regjistrimit

1. Në përbërje të personelit të regjistrimit janë:a) statisticienët, specialistët e fushës dhe personeli i teknologjisë së informacionit;b) personeli i administratës;c) mbikëqyrësit;ç) kontrollorët;d) anketuesit;dh) operatorët.2. Kriteret për përzgjedhjen, rekrutimin dhe trajnimin e personelit të regjistrimit, si dhe detyrat e përgjegjësitë e personelit të regjistrimit miratohen nga Këshilli i Ministrave me propozim të INSTAT-it.3. Procesi i rekrutimit të personelit të regjistrimit bëhet si më poshtë:a) rekrutimi i anketuesve bëhet nga komisionet e regjistrimit në komuna/bashki;b) rekrutimi i kontrollorëve bëhet nga komisionet e regjistrimit të qarqeve, me rekomandimin e komisioneve të regjistrimit në komuna/bashki;c) rekrutimi i mbikëqyrësve bëhet nga komisionet e regjistrimit të qarqeve;ç) rekrutimi i operatorëve, personelit të administratës dhe personelit tjetër bëhet nga INSTAT-i.

Neni 20Ndalimi për mbledhjen e të dhënave të ngjashme

 1. Gjatë periudhës prej 6 javësh para fillimit të regjistrimit dhe gjatë të gjithë kohëzgjatjes së mbledhjes së të dhënave të regjistrimit të gjithë individëve dhe organizatave, me përjashtim të INSTAT-it, u ndalohet të grumbullojnë të dhëna nga njësitë ekonomike bujqësore, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.2. Të gjitha subjektet, të cilave, gjatë periudhës së përmendur në pikën 1 të këtij neni, u nevojitet mbledhja e të dhënave, mund ta zhvillojnë këtë veprimtari vetëm me autorizim të veçantë, lëshuar nga Komisioni Qendror i Regjistrimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi. 

KREU IVKUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE

Page 16: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

Neni 21Kundërvajtjet dhe gjobat

1. Moskryerja e detyrave, pengimi i procesit, vonesa në afate, si dhe çdo formë tjetër veprimtarie bërë me ose pa dashje nga personat fizikë e juridikë të përfshirë në regjistrim, përbën kundërvajtje administrative dhe çon në vënien para përgjegjësisë të tyre. Në rastin e kundërvajtjes administrative të shkaktuar nga personat juridikë publikë ose privatë, përgjegjësia i takon drejtuesve administrativë të tyre. 2. Shkeljet e mëposhtme, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen si më poshtë:a) Çdo shkelje e rregullave të parashikuara në nenin 9 përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga 20 000 deri në 40 000 lekë.b) Çdo shkelje e rregullave të parashikuara në nenin 20 përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë.3. Mospërmbushja e detyrimit të parashikuar në nenin 6 të këtij ligji përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë deri në 5 000 lekë. Për rastet e përsëritura, gjobat janë nga 5 000 deri në 25 000 lekë për çdo shkelje.4. Gjobat për kundërvajtjet administrative, siç parashikohet më sipër, vendosen nga kryetari i komisionit të regjistrimit në qark në rast se kundërvajtja ndodh në nivel komune/bashkie dhe nga Kryetari i Komisionit Qendror të Regjistrimit në rast se kundërvajtja bëhet në nivel qarku, me propozim të INSTAT-it.

Neni 22Ankimi

1. Kundër vendimit të Komisionit Qendror të Regjistrimit dhe atij të qarkut mund të bëhet ankim pranë gjykatës përkatëse brenda 10 ditëve nga data e shpalljes së vendimit.2. Shqyrtimi i kundërvajtjeve administrative, ankimi dhe ekzekutimi i vendimeve bëhen në përputhje me ligjin nr.7697, datë 7.4.1993 “Për kundërvajtjet administrative”, të ndryshuar. 

KREU VDISPOZITA PËRFUNDIMTARE

Neni 23Aktet nënligjore

Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda një muaji nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 8, 11, 12, 17 e 19 të tij. 

Neni 24Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shpallur me dekretin nr.6376, datë 7.1.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi 

ANEKSI 1Lista e aktiviteteve bujqësore që i referohen definicionit të njësisë ekonomike bujqësoreAktivitetet e mëposhtme (të cilat mund të jenë aktivitete janë bazuar në Klasifikimin Statistikor Evropian të Aktiviteteve Ekonomike (Nace rev. 2), për prodhimin e kafshëve dhe të bimëve, gjueti dhe aktivitete të shërbimeve të lidhura me to dhe janë përdorur për përcaktimin e njësive ekonomike bujqësore.

Page 17: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

Përshkrimi i aktivitetit NACE Rev. 2

Shënime shtesë mbi aktivitetet e përfshira ose të përjashtuara kur përshkruhet aktiviteti bujqësor

Kultivimi i bimëve jo-shumëvjeçare

01.1 

 

Kultivimi i bimëve shumëvjecare

01.2 Njësitë bujqësore të cilat prodhojnë verë ose vaj ulliri nga rrushi ose ulliri i prodhuar vetë janë përfshirë në fushën e mbulimit të këtij ligji.

Shtimi i bimëve 01.3  

Prodhimi i kafshëve 

01.4 Të gjitha aktivitetet të klasifikuara nën 01.49 të NACERev.2 (rritja e kafshëve të tjera) do të përjashtohen ngafusha e këtij ligji me përjashtim:(i) rritja dhe seleksionimi i strucit, emus dhe lepujve;(ii) mbajtja e bletëve dhe prodhimi i mjaltit dhe dyllit të  bletëve.

Bujqësia e përzier 01.5  

Aktivitete ndihmëse në bujqësi dhe aktivitete të pas korrjes

01.6 Në përgjithësi të gjitha njësitë që kryejnë aktivitete nën 01.6 te NACE rev. 2 janë përjashtuar nga fusha e këtij ligji  në se ato janë ndërmarrë në mënyrë ekskluzive.Megjithatë, njësitë që vetëm mirëmbajnë tokën bujqësore në kushte të mira bujqësore dhe mjedisore  (nën 01.61 të NACE  Rev. 2) janë përfshirë në fushën e këtij ligji.

 ANEKS II Pragjet për Vrojtimin e Strukturës së Fermës dhe vrojtimin mbi metodat e prodhimit

 Karakteristikat Pragu (Threshold)

Sipërfaqe e përdorur bujqësore

Tokë e punueshme, kopshte, livadhe shumëvjeçare, bimë shumëvjeçare 5 ha

Bimë shumëvjeçare Plantacione me fruta, mana, agrume dhe ullinj, vreshta dhe fidanishte. 1 ha

Të tjera prodhime intensive

Perime të freskëta, pjepra (melons) dhe luleshtrydhe, të cilat janë kultivuar jashtë ose nen mbulese mbrojtëse të ulët

0.5 ha

Duhan 0.5 ha

Hummulus lupulus (hops) 0.5 ha

Pambuk 0.5 ha

Bimët nen serraose mbulesë tjetër mbrojtëse

Perime të freskëta, pjepra dhe luleshtrydhe 0.1 ha

Lule dhe bimë të tjera ornamentale (përjashtohen fidanishtet) 0.1 ha

Gjedhi Të gjitha 10 krerëDerrat Të gjitha 50 krerë

Dosat për mbarështim 10 krerë

Të imtat Të gjitha 20 krerë

Të dhirtat Të gjitha 20 krerë

Shpendët Të gjitha 1 000 krerë

 ANEKSI IIILista e karakteristikave të vrojtimit të strukturës së fermës

Page 18: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

KARAKTERISTIKAT NJESITË/ KATEGORITË

   I. Karakteristika të përgjithshme  - Lokalizimi i njësisë  -- Gjerësi (brenda harkut prej 5 minutash ose më pak) Gradë: minuta   -- Gjatësi (brenda harkut prej 5 minutash ose më pak) Gradë: minuta   - Forma juridike e njësisë bujqësore     -- Forma juridike dhe ekonomike e njësisë e përmbledhur sipas:     --- një person fizik, i cili është drejtues i vetëm, ku njësia është e pavarur Po/Jo   --- një ose më shumë persona fizik i cili është/janë partner, ku Po/Jonjësia është grupim njësish     --- person ligjor Po / Jo   -Tipi i zotërimit (në lidhje me drejtuesin) dhe sistemi i kultivimit     -- Sipërfaqe bujqësore e përdorur:     -- Bujqësia organike     II.  Toka     - Tokë e punueshme     -- Drithëra për prodhim kokërr ( përfshi dhe farën) ha   -- Bishtajoret dhe bimët proteinike për prodhimin e kokrrave ha(përfshihen dhe përzierit e drithërave me farat bishtajoret)     -- Patatet ( përfshihen patatja e hershme dhe fara e patates) ha   -- Panxharsheqeri (përjashtohet fara) ha   -- Foragjere rrënjore dhe lakra (përjashto farën) ha   -- Bimët industriale ha   -- Perime te freskëta, luleshtrydhe dhe pjepër: ha-- Në fushë të hapur ha   -- Nën xham ose mbulesë tjetër mbrojtëse (të përshkueshme) ha  ha-- Lule dhe bimë ornamentale (përjashtohen fidanishtet) ha  ha

Page 19: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

-- Bimë që kositen për masë të gjelbër ha  ha-- Farëra dhe fidanë që kultivohen në tokë të punueshme ha  ha-- Të tjera bimë që kultivohen në toka të punueshme ha  ha-- Tokë djerr ha  ha- Kopshtet ha  ha- Livadhe permanente (përhershme) ha   -- Livadhe dhe kullota , përjashto kullotjen në vathe (në mal gjatë periudhës së verës) ha   -- Kullotje në vathë ha  ha-- Livadhe permanente që nuk përdoren më për qëllim prodhimi e përshtatshme për pagesën e subvencioneve

ha

  ha- Bimë shumëvjeçare ha  ha-- Plantacionet e frutave ha  ha-- Plantacione agrumesh ha  ha-- Plantacione ullinjsh ha   --- Ullinj që prodhohen për tavolinë ha  ha--- Ullinj që prodhohen për prodhimin e vajit te ullirit ha  ha-- Vreshta, prej të cilave prodhohet: ha  ha--- Rrush tavoline ha  ha---- Rrush për verë ha  ha-- Fidanishte ha   -- Të tjera bimë shumëvjeçare ha

--- prej të cilave pemët e Krishtlindjes ha  ha- Të tjera toka ha  ha-- Tokë bujqësore e papërdorur ha  ha-- Sipërfaqe drusore ha

Page 20: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

  ha-- Të tjera toka (tokë e okupuar nga ndërtesat, shtegje, oborre, pellgje, tokë jopjellore, shkëmbore etj)

ha

  ha-- Sipërfaqe e ujitur ha   III. Blegtoria     - Njëthundrakët Krerë   - Gjedhi     - Të imta dhe të dhirta     - Derrat     - Shpendët     - Bletët Koshere   - Blegtori e papërmendur më sipër Po/Jo   IV. Makineritë     - Që i përkasin në mënyrë ekskluzive njësisë     -- Traktorë me katër rrota, mjete transportuese Numër   -- Kultivator, makina pluguese, plug rotativ dhe transportues motorik, Numër   -- Kositëse e kombinuar Numër   -- Të tjera kositëse plotësisht të mekanizuara Numër   - Makineri të përdorura për disa njësi     -- Traktorë me katër rrota, mjete transportuese Po/Jo   -- Kultivator, makina pluguese, plug rotativ dhe transportues motorik, Po/Jo-- Kositëse e kombinuar Po/Jo-- Të tjera kositëse plotësisht të mekanizuara Po/Jo   V. Forcat e punës     V. (i) Puna e fermës në njësi     - Drejtuesi     -- Gjinia Mashkull/Femër

Page 21: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

   -- Mosha Grup mosha(2)   -- Puna e fermës në njësi (e ndarë nga punët e shtëpisë) AËU % band 1(3)   - Menaxheri     -- Gjinia Mashkull/Femër   -- Mosha Grup mosha   -- Puna e fermës në njësi (e ndarë nga punët e shtëpisë) AËU % band 2(4)   - Trajnimi i menaxherit     -- Trajnimi bujqësor i menaxherit Kodet e trajnimit(5)   -- Trajnimi profesional i ndërmarrë nga menaxheri gjatë 12 muajve të fundit Po/Jo   - Vetëm anëtaret e familjes së drejtuesit  që kryejnë punë në fermë për njësinë;  meshkuj     -- Puna e fermës ne njësi (e ndarë nga punët e shtëpisë) AËU % band 2   - Vetëm anëtaret e familjes së drejtuesit që kryejnë punë në fermë për njësinë; femra  -- Puna e fermës në njësi (e ndarë nga punët e shtëpisë) AËU % band 2   - Puna e jo-familjarëve të punësuar rregullisht, meshkuj     -- Puna e fermës në njësi (e ndarë nga punët e shtëpisë) AËU % band 2   - Puna e jo-familjarëve të punësuar rregullisht, femër     -- Puna e fermës në njësi (e ndarë nga punët e shtëpisë) AËU % band 2   - Puna e jo-familjareve të punësuar jo-rregullisht, meshkuj dhe femra     - Numri total i ditëve ekuivalente me kohën e plotë të punës në fermë gjatë 12 muajve që paraprijnë ditën e vrojtimit, që nuk përfshihen në kategoritë e mëparshme dhe që gjatë të cilave, puna e ndërmarrë në njësi është realizuar nga persona të papunësuar direkt nga njësia (p.sh. të punësuar me kontratë).

Ditë pune me kohë të plotë (full-time ëorking days)

   V. (ii) Të tjera aktivitete fitimprurëse ( punë jo-bujqësore në njësi dhe punë jashtë njësisë)

 

   - Të tjera aktivitete fitimprurëse të drejtuesit i cili është gjithashtu dhe  Menaxher     

Page 22: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

-- Si aktivitet kryesor i tij/ saj Po/Jo   -- Si aktivitet ndihmës i tij/saj Po/Jo   -- Nëse janë kryer aktivitete të tjera fitimprurëse Po/Jo   - Të tjera aktivitete fitimprurëse të bashkëshortit/tes të drejtuesit Po/JoTë vetëm     - Si aktivitet kryesor i tij/ saj Po/Jo   -- Si aktivitet ndihmës i tij/saj Po/Jo   -- Nëse janë kryer aktivitete të tjera fitimprurëse Po/Jo   - Të tjera aktivitete fitimprurëse të anëtarëve të tjerë të familjes me pronar të  Vetëm     -- Si aktivitet kryesor i tij/ saj Po/Jo   -- Si aktivitet ndihmës i tij/saj Po/Jo   -- Nëse janë kryer aktivitete të tjera fitimprurëse     - Forcat e punës jo-familjare, që shfrytëzohen direkt mbi një bazë të rregullt  dhe janë përfshire në aktivitete të tjera fitimprurëse, që janë lidhur direkt me  Njësinë     -- Si aktivitet kryesor i tij/ saj Po/Jo-- Si aktivitet ndihmës i tij/saj Po/Jo   VI. Të tjera aktivitete fitimprurëse të njësisë që lidhen direkt me  njësinë     VI. (i) Lista e të tjera aktiviteteve fitimprurëse     -Turizëm, akomodim dhe të tjera aktivitete të kohës së lirë Po/Jo   - Transport me karroca (handcraft) Po/Jo   -Përpunimi i produkteve te fermës Po/Jo   - Puna me kontratë (duke përdorur mjetet e prodhimit të ndjesisë)     -- Bujqësore (për njësitë e tjera) Po/Jo   -- Jo-bujqësore Po/Jo

Page 23: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

   - Të tjera Po/Jo   VI. (ii) Rëndësia e aktiviteteve të tjera fitimprurëse që janë të lidhura direkt me njësinë     VII. Mbështetja për zhvillimin rural     - Njësitë që përfitojnë një nga masat e mëposhtme të zhvillimit rural gjatë tre viteve te fundit

 

   - Përdorimi i shërbimit këshillimor Po/Jo   -- Modernizimi i njësive bujqësore Po/Jo   -- Pagesat e lidhura me Direktivën e Rrjetit të Ujit Po/Jo   -- Inkurajimi i aktiviteteve të turizmit Po/Jo

LIGJ

Nr. 10 202, datë 17.12.2009

PËR REGJISTRIMIN E PËRGJITHSHËM TË NJËSIVE EKONOMIKE JOBUJQËSORE

Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDII REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU IDISPOZITA TË PËRGJITHSFIME

Neni 1

Page 24: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

Objekti i ligjitKy ligj rregullon organizimin dhe realizimin e regjistrimit të përgjithshëm të njësive ekonomike jobujqësore brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Neni 2Qëllimi i regjistrimit

Regjistrimi i përgjithshëm i njësive ekonomike jobujqësore bëhet me qëllim që:a) të sigurojë informacion të përgjithshëm dhe të hollësishëm për njësitë ekonomike jobujqësore brenda territorit të Republikës së Shqipërisë;b) të ofrojë të dhëna të besueshme statistikore, të nevojshme për planifikimin dhe vënien në zbatim të politikave të përgjithshme të zhvillimit ekonomik;c) të përditësojë regjistrin e njësive ekonomike jobujqësore dhe të krijojë regjistrin e njësive lokale ekonomike;ç) të përmirësojë cilësinë e treguesve identifikues dhe ekonomikë ekzistues, si edhe të bëjë përcaktimin e treguesve të rinj, veçanërisht të atyre ekonomikë;d) të identifikojë lidhjen që ekziston ndërmjet njësisë ligjore dhe njësisë ekonomike jobujqësore.

Neni 3Fusha e zbatimit të regjistrimit

Regjistrimi i përgjithshëm zbatohet për të gjitha njësitë ekonomike jobujqësore, që ushtrojnë veprimtari brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Neni 4Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:a) "Regjistrim" është regjistrimi i përgjithshëm i njësive ekonomike jobujqësore.b) "Njësi ekonomike jobujqësore" është njësia ligjore si person juridik, ekzistenca e së cilës njihet nga ligji, pavarësisht nga individët apo institucionet, që mund ta zotërojnë apo janë anëtarë në të dhe çdo person fizik i angazhuar në një veprimtari ekonomike në të drejtën e tij.

Neni 5Të dhënat e mbledhura

1. Të dhënat e mbledhura gjatë regjistrimit përmbajnë:a) NIPT-in, statusin, emrin e njësisë ekonomike, emrin dhe mbiemrin e drejtorit/administratorit, adresën dhe identifikuesit topografikë, formën ligjore, pronësinë, komunikimin (telefon, faks etj.);b) veprimtarinë ekonomike që ushtron njësia, madhësinë sipas numrit të të punësuarve, xhiron dhe të dhëna të tjera ekonomike;c) datën e krijimit, mbarimit, bashkimin, nënndarjen etj.;ç) emrin e mbiemrin e pronarit/ve, gjininë, nënshtetësinë e pjesëmarrjen e tij/tyre në kapital.2. Regjistrimi i njësive lokale ekonomike siguron të dhëna për vendndodhjen, veprimtarinë ekonomike, emrin e njësisë lokale ekonomike, emrin e drejtorit/administratorit/ve, numrin e të punësuarve, xhiron, adresën, mënyrën e komunikimit (me telefon, fax etj.), si dhe datën e krijimit.

Neni 6Detyrimi për të raportuar

Administratorët e njësive ekonomike, objekt i regjistrimit të përgjithshëm, janë të detyruar që, në çastin e regjistrimit, të japin informacion të plotë, korrekt e të vërtetë, sipas pyetësorëve përkatës, të hartuar nga Instituti i Statistikave.

Page 25: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

Neni 7Organet e zbatimit dhe të monitorimit

Regjistrimi organizohet dhe realizohet nga Instituti i Statistikave, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, nën mbikëqyrjen e Komisionit Qendror të Regjistrimit. Për realizimin e regjistrimit, INSTAT-i vendos pikat e kontaktit me punonjës të qeverisjes vendore në qarqe, bashki e komuna. Detyrat e tyre përcaktohen në aktet nënligjore, të hartuara në zbatim të nenit 20 të këtij ligji.

Neni 8Data e regjistrimit dhe periudha e mbledhjes së të dhënave

Këshilli i Ministrave, me propozim të Komisionit Qendror të Regjistrimit, përcakton me vendim datën e fillimit dhe të mbarimit të regjistrimit dhe afatin e publikimit të të dhënave statistikore.

Neni 9Mbrojtja e të dhënave personale dhe sekreti profesional

1. Organet e përcaktuara në kreun II të këtij ligji, gjatë dhe pas përfundimit të procesit të regjistrimit, garantojnë:a) ruajtjen e plotë të fshehtësisë profesionale të të dhënave të regjistrimit, në përputhje me ligjet nr. 9180, datë 5.2.2004 "Për statistikat zyrtare në Republikën e Shqipërisë" dhe nr.9887, datë 10.3.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale";b) që publikimi i rezultateve statistikore të bëhet në përputhje me dispozitat e këtij ligji.2. Asnjë autoritet publik, në asnjë rrethanë, nuk mund t'i shmanget këtij detyrimi.

Neni 10Rezultatet e regjistrimit

1. Rezultatet statistikore të regjistrimit kanë vlerën e dokumenteve zyrtare, sipas përcaktimeve të bëra në ligjin nr.8503, datë 30.6.1999 "Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare".2. INSTAT-i paraqet e boton rezultatet e përkohshme dhe ato përfundimtare të regjistrimit në baza shkencore e profesionale. Rezultatet statistikore, në nivel vendi ose njësie të qeverisjes vendore, duhet të paraqiten në një formë, që të përjashtojë çdo mundësi identifikimi të të dhënave personale.

KREU IIPËRBËRJA, PËRGJEGJËSITË DHE MARRËDHËNIET E ORGANEVE TË

NGARKUARA PËR REGJISTRIM

Neni 11Komisioni Qendror i Regjistrimit

1. Komisioni Qendror i Regjistrimit është organi më i lartë që mbikëqyr dhe drejton organizimin dhe realizimin e regjistrimit.2. Mënyra e organizimit, funksionimit dhe përbërja e tij përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 12Përgjegjësitë e Komisionit Qendror të Regjistrimit

Komisioni Qendror i Regjistrimit ka këto përgjegjësi:a) harton dhe miraton rregullat procedurale të funksionimit të tij;b) mbikëqyr dhe monitoron përgatitjen dhe zbatimin e regjistrimit;c) lehtëson dhe garanton bashkërendimin e punës për regjistrim ndërmjet ministrive, institucioneve qendrore dhe palëve të tjera, të përfshira në këtë proces;

Page 26: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

ç) miraton pikat e kontaktit, në nivelin e qeverisjes vendore, si edhe bën bashkërendimin e punës ndërmjet qeverisë qendrore, vendore e institucioneve të tjera, të përfshira në procesin e regjistrimit, sipas përcaktimit të bërë në nenin 7 të këtij ligji;d) miraton përmbajtjen e akteve nënligjore, të hartuara nga INSTAT-i dhe ia propozon për miratim Këshillit të Ministrave;dh) kryen detyra të tjera, në përputhje me kërkesat e ligjit.

Neni 13Instituti i Statistikave

INSTAT-i ka këto përgjegjësi:a) harton programin e punës, përcakton metodologjinë, harton pyetësorin, përzgjedh mjetet teknike dhe programet e përshtatshme kompjuterike, nxjerr udhëzimet e nevojshme dhe kryen përgatitjen e zbatimin e regjistrimit në baza profesionale dhe shkencore;b) administron burimet njerëzore dhe financiare, të caktuara për regjistrimin dhe i raporton Komisionit Qendror të Regjistrimit e donatorëve ndërkombëtarë për mënyrën e përdorimit të këtyre burimeve;c) u propozon autoriteteve dhe organeve qeveritare përkatëse hapat që duhen ndërmarrë për regjistrimin, si edhe zhvillon fushatën për informimin e publikut;ç) përgatit udhëzimet dhe pyetësorët për procesin e regjistrimit;d) propozon kriteret dhe kërkesat që duhet të plotësojnë personat, që do të përzgjidhen si pika kontakti në organet e qeverisjes vendore (nenet 7 e 12 të këtij ligji);dh) i paraqet propozime Komisionit Qendror të Regjistrimit për zhvillimin e veprimeve të regjistrimit;e) drejton metodikisht punën për realizimin e regjistrimit në të gjitha fazat, në bashkëpunim me institucionet dhe organet e regjistrimit, në nivelin e njësive të qeverisjes vendore;ë) paraqet dhe boton rezultatet paraprake e përfundimtare të regjistrimit;f) harton akte nënligjore, në përputhje me nenet 12 e 21 të këtij ligji dhe ia kalon për miratim Komisionit Qendror të Regjistrimit.

Neni 14Qendra Kombëtare e Regjistrimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

Qendra Kombëtare e Regjistrimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i sigurojnë, në kohë, INSTAT-it bazën e të dhënave të nevojshme për njësitë ekonomike jobujqësore.

KREU IIIPROCEDURAT E REGJISTRIMIT

Neni 15Bërja publike e procedurave të regjistrimit

1. Qëllimet dhe procedurat e regjistrimit dhe detyrimet ligjore lidhur me të bëhen publike nëpërmjet shkëmbimeve shkresore zyrtare, medias dhe një fushate të gjerë njoftimesh, të drejtuara nga INSTAT-i.2. Bërja publike e procedurave të regjistrimit duhet të fillojë të paktën katër javë para datës së fillimit të procesit të regjistrimit.

Neni 16Personeli i regjistrimit

1. Në përbërje të personelit të regjistrimit janë:a) statisticienët, specialistët e fushës dhe personeli i teknologjisë së informacionit;

Page 27: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

b) personeli i administratës;c) mbikëqyrësit;ç) kontrollorët;d) anketuesit;dh) operatorët.2. Kriteret për përzgjedhjen, rekrutimin dhe trajnimin e personelit të regjistrimit, si dhe detyrat e përgjegjësitë e personelit të regjistrimit miratohen nga Këshilli i Ministrave, me propozim të INSTAT-it.3. INSTAT-i miraton dhe punëson personelin e regjistrimit.

Neni 17Ndalimi për mbledhjen e të dhënave të ngjashme

1. Gjatë periudhës prej 6 javësh, para fillimit të regjistrimit dhe gjatë gjithë kohëzgjatjes së mbledhjes së të dhënave të regjistrimit, të gjithë individëve dhe organizatave, me përjashtim të INSTAT-it, u ndalohet të grumbullojnë të dhëna nga njësitë ekonomike jobujqësore brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.2. Të gjitha subjektet, të cilave gjatë periudhës së përmendur u nevojitet mbledhja e të dhënave, mund ta zhvillojnë këtë veprimtari vetëm me autorizim të veçantë, lëshuar nga Komisioni Qendror i Regjistrimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

KREU IVKUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE

neni 18Kundërvajtjet dhe gjobat

1. Moskryerja e detyrave, pengimi i procesit, vonesa në afate, si dhe çdo formë tjetër veprimtarie, e bërë me ose pa dashje nga personat fizikë e juridikë të përfshirë në regjistrim, përbën kundërvajtje administrative dhe çon në vënien para përgjegjësisë të tyre. Në rastin e kundërvajtjes administrative, të shkaktuar nga personat juridikë publikë ose privatë, përgjegjësia i takon drejtuesve administrativë të tyre.2. Shkeljet e mëposhtme, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen si më poshtë:a) çdo shkelje e rregullave të parashikuara në nenin 9 të këtij ligji dënohet me gjobë nga 20 000 deri në 40 000 lekë;b) çdo shkelje e rregullave të parashikuara në nenin 17 të këtij ligji dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë.3. Mospërmbushja e detyrimit të parashikuar në nenin 6 të këtij ligji dënohet me gjobë deri në 5 000 lekë. Për rastet e përsëritura, gjobat janë nga 5 000 lekë deri në 25 000 lekë për çdo shkelje.4. Gjobat për kundërvajtjet administrative, siç parashikohen më sipër, vendosen nga Kryetari i Komisionit Qendror të Regjistrimit, me propozim të INSTAT-it.

Neni 19Ankimi

1. Kundër vendimit të Komisionit Qendror të Regjistrimit mund të bëhet ankim pranë gjykatës kompetente brenda 10 ditëve nga data e shpalljes së vendimit.2. Procedurat për vënien dhe vjeljen e gjobave rregullohen nga ligji nr.7697, datë 7.4.1993 "Për kundërvajtjet administrative".

KREU V

Page 28: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

DISPOZITA PËRFUNDIMTARE

Neni 20Aktet nënligjore

Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda një muaji nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 8, 11, 12 e 19 të tij.

Neni 21Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit të tij në Fletoren Zyrtare.Shpallur me dekretin nr.6377, datë 7.1.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

LIGJ

Nr.10 130, datë 11.5.2009

PËR FONDIN SHQIPTAR TË ZHVILLIMITI azhurnuar me:

- Aktnormativ i KM Nr.7, datë 30.09.2009

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDII REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU IDISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni l

Page 29: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

Objekti i ligjitKy ligj ka për objekt përcaktimin e formës së organizimit, të rregullave të funksionimit dhe të administrimit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit (në vijim FSHZH).

Neni 2Qëllimi

Fusha e veprimtarisë së FSHZH-së është nxitja e zhvillimit ekonomik dhe social, të qëndrueshëm, të balancuar dhe koheziv, në nivel rajonal e vendor, në mbështetje të politikave shtetërore të zhvillimit.

Neni 3Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:a) "FSHZH" është Fondi Shqiptar i Zhvillimit;b) "Statuti" është akti që parashikon rregullat e funksionimit të brendshëm të FSHZH-së, dalë në mbështetje dhe për zbatim të këtij ligji;c) "Manuali i procedurave" është manuali i procedurave drejtuese, administrative, financiare dhe teknike të FSHZH-së;ç) "Projekt" janë projektet ose programet e zhvillimit, që zbatohen nga FSHZH-ja, të financuara nga donatorë të ndryshëm dhe/ose nga shteti;d) "Donator" janë të gjitha institucionet financiare dhe bankare, kombëtare dhe ndërkombëtare, publike apo private, të vendit dhe të huaja, që financojnë projekte zhvillimi, për t'u zbatuar nga FSHZH-ja.

Neni 4Statusi juridik

1. FSHZH-ja është person juridik dhe gëzon statusin e organizatës jofitimprurëse.2. FSHZH-ja gëzon pavarësi drejtuese, administrative, financiare dhe teknike.3. FSHZH-ja e ushtron veprimtarinë në përputhje me dispozitat e këtij ligji, me statutin, manualin e procedurave, si dhe me kushtet e përcaktuara në marrëveshjet e financimit dhe të zbatimit të projekteve.4. FSHZH-ja është e organizuar si një subjekt juridik, me qendër në Tiranë, që ka të drejtë të krijojë struktura të tjera, në nivel vendor, sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara në statut.

Neni 5Objektivat e FSHZH-së

Në përmbushjen e funksioneve dhe të kompetencave të parashikuara në këtë ligj, FSHZH-ja udhëhiqet nga këta objektiva kryesorë:a) përmirësimi i infrastrukturës social-ekonomike vendore;b) përmirësimi i shërbimeve publike vendore;c) forcimi institucional i njësive të qeverisjes vendore;ç) nxitja e qeverisjes së mirë në nivel vendor.

Neni 6Kompetencat e FSHZH-së

1. Objekti i veprimtarisë së FSHZH-së është, sipas rastit, hartimi, menaxhimi, financimi, zbatimi, mbikëqyrja e projekteve të lidhura me fushën e veprimtarisë.2. Kompetencat kryesore të FSHZH-së janë:

Page 30: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

a) menaxhimi i projekteve të financuara nga Qeveria Shqiptare dhe/ose donatorë të ndryshëm, që kanë si qëllim zhvillimin rajonal dhe vendor.b) dhënia e mbështetjes financiare në të gjitha format, si grand, hua, garanci etj. për njësitë e pushtetit vendor, për përmirësimin e infrastrukturës social-ekonomike dhe të shërbimeve publike vendore;c) dhënia e mbështetjes teknike për zbatimin, ndjekjen dhe mbikëqyrjen e investimeve, për përmirësimin e infrastrukturës social-ekonomike dhe të shërbimeve publike vendore;ç) dhënia e asistencës teknike dhe kryerja e trajnimeve, për rritjen e kapaciteteve institucionale të pushtetit vendor;d) kryerja e veprimtarive të ndryshme, në funksion të zbatimit të politikave e të instrumenteve të zhvillimit rajonal dhe vendor.3. FSHZH-ja bashkëpunon, bashkërendon dhe i harmonizon veprimtaritë me institucionet publike dhe organizmat e tjerë shtetërorë, organizatat e shoqërisë civile dhe me organizma të tjerë shoqërorë, që veprojnë në fusha apo sektorë të lidhur me zhvillimin rajonal dhe vendor.4. Në menaxhimin e projekteve të financuara nga Qeveria Shqiptare dhe/ose donatorët, në përputhje me objektin e veprimtarisë së këtij fondi, Këshilli i Ministrave mund ta kontraktojë me FSHZH-në, sipas marrëveshjeve përkatëse.

Neni 7Parimet e kryerjes së veprimtarisë së FSHZH-së

FSHZH-ja, në kryerjen e veprimtarisë dhe në ofrimin e mbështetjes për njësitë e qeverisjes vendore, mbështetet, sipas rastit, në parimet e mëposhtme:a) përparësia sektoriale dhe/ose territoriale, në përputhje me përparësitë e politikës shtetërore në zhvillimin rajonal e vendor;b) trajtimi në mënyrë të drejtë e të barabartë i njësive të qeverisjes vendore, në kushte të ngjashme ndërmjet tyre;c) zbatimi i procedurave transparente, të thjeshta dhe të kontrollueshme;ç) nxitja e pjesëmarrjes së komuniteteve vendore në identifikimin e nevojave e të përparësive vendore, zbatimin e projekteve dhe monitorimin e tyre;d) bashkëkontributi i njësive të qeverisjes vendore në financimin e projekteve;dh) bashkëpunimi ndërmjet njësive të qeverisjes vendore;e) konkurrenca ndërmjet njësive të qeverisjes vendore, sipas nevojave, dobishmërisë publike të projekteve dhe plotësimit më të mirë të parimeve të tjera, të përcaktuara në këtë nen;ë) parime e kritere të tjera, të përcaktuara në marrëveshjet me donatorët apo në kushtet e p ërcaktuara për fondet e dhëna nga Buxheti i Shtetit.

KREU IIKAPITALI DHE BURIMET E FINANCIMIT

Neni 8Burimet e financimit

1. Të ardhurat në buxhetin e FSHZ-së krijohen nga:a) fondet e përfituara nga marrëveshjet ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Këshillit të Ministrave dhe donatorëve të ndryshëm, për financimin e projekteve, të zbatuara nga FSHZH- ja;b) fondet nga Buxheti i Shtetit, nga individë dhe institucione, brenda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë, sipas marrëveshjeve përkatëse;c) fondet nga bashkëfinancimi i përfituesve dhe i njësive të qeverisjes vendore;ç) të ardhurat e përfituara nga aktivet e saj dhe shërbimet e ofruara;

Page 31: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

d) kontributet materiale nga programet dypalëshe dhe shumëpalëshe dhe nga organizata të ndryshme jofitimprurese;dh) burime të tjera, të lejuara nga legjislacioni në fuqi.2. Të ardhurat e krijuara FSHZH-ja i përdor për financimin veprimtarive të veta, sipas procedurave të përcaktuara në statut.

KREU IIISTRUKTURA, ORGANIZIMI DHE DREJTIMI I FSHZH-SË

Neni 9Organet drejtuese

Organet drejtuese të FSHZH-së janë:a) këshilli drejtues;b) drejtori ekzekutiv.

Neni 10Përbërja e këshillit drejtues

1. Këshilli drejtues është organi më i lartë vendimmarrës i FSHZH-së dhe përbëhet nga 11 anëtarë.a) pesë anëtarë janë përfaqësues të pushtetit qendror, nga të cilët:i)  Kryetari i këshillit drejtues të FSHZH-së përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.ii) katër anëtarë të këshillit drejtues janë funksionarë, në nivel ministri apo zëvendësministri, sipas fushave përkatëse, në kuadër të projekteve, që ka në zbatim FSHZH -ja, të cilët emërohen dhe shkarkohen me vendim të Këshillit të Ministrave;b) gjashtë anëtarët e tjerë janë përfaqësues të pushtetit vendor, nga të cilët:i) 2 kryetarë qarqesh, të caktuar nga Shoqata e Kryetarëve të Këshillave të Qarqeve;ii) 2 kryetarë bashkie, të caktuar nga Shoqata e Kryetarëve të Bashkive;iii) 2 kryetarë komunash, të caktuar nga Shoqata e Kryetarëve të Komunave.2. Afati i qëndrimit në detyrën të anëtarit të këshillit drejtues është i njëjtë me mandatin e tyre si të zgjedhur të pushtetit vendor.3. Nëse mandati i përfaqësuesve të pushtetit vendor revokohet para mbarimit të tij, shoqatat përkatëse propozojnë emrin e anëtarit të ri në këshillin drejtues të FSHZH-së.

Neni 11Detyrat e këshillit drejtues

1. Këshilli drejtues ka këto detyra:a) miraton drejtimet kryesore të veprimtarisë së FSHZH-së;b) miraton statutin dhe manualin e procedurave të FSHZH-së me 2/3 e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve;c) miraton marrëveshjet e zbatimit dhe/ose të financimit të projekteve;ç) emëron dhe shkarkon drejtorin ekzekutiv, në mbështetje të nenit 12 të këtij ligji;d) mbikëqyr administrimin dhe veprimtarinë e FSHZH-së;dh) miraton strukturën organizative të FSHZH-së;e) miraton kushtet dhe kriteret bazë të marrëdhënieve të punësimit në FSHZH, përfshirë strukturën dhe nivelet e pagave të punonjësve;ë) miraton bilancin vjetor, raportet vjetore dhe raportet periodike të veprimtarisë së FSHZH-së.f) miraton buxhetin vjetor të FSHZH-së;g) analizon dhe miraton raportet e kontrolleve të kryera për veprimtarinë e FSHZH-së.gj) miraton rregulloren për funksionimin e këshillit drejtues;

Page 32: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

h) merr vendime për çështje, që lidhen me veprimtarinë e FSHZH-së dhe miraton dokumentet e nevojshme për ecurinë e kësaj veprimtarie.2. Këshilli drejtues ka dhe një sekretar, i cili zgjidhet ndërmjet punonjësve të administratës së FSHZH-së.3. Mënyra dhe procedurat më të hollësishme të ushtrimit të kompetencave të këshillit drejtues përcaktohen në statutin, manualin e procedurave dhe në rregulloren e funksionimit të tij.

Neni 12Drejtori ekzekutiv

1. Drejtori ekzekutiv është autoriteti më i lartë ekzekutiv i FSHZH-së.2. Drejtori ekzekutiv përgjigjet përpara këshillit drejtues.3. Drejtori ekzekutiv emërohet me një shumicë prej 2/3 të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të këshillit drejtues të FSHZH-së.4. Drejtor ekzekutiv zgjidhet personi që:a) është shtetas shqiptar;b) nuk ka qenë i dënuar për kryerjen e një vepre penale;c) ka mbaruar arsimin e lartë në ekonomik ose juridik;ç) zotëron kualifikime pasuniversitare të profilit;d) ka një përvojë pune mbi 3 vjet në menaxhimin e projekteve të financuara nga donatorë të ndryshëm;dh) zotëron një ose më shumë gjuhë të huaja.5. Afati i qëndrimit në detyrë të drejtorit ekzekutiv është 5 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje.6. Drejtori ekzekutiv shkarkohet nga detyra para afatit me një shumicë prej 2/3 të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të këshillit drejtues të FSHZH-së, vetëm në rast se:a) dënohet nga gjykata, me vendim të formës së prerë, për një vepër penale;b) është në pamundësi fizike ose mendore për të ushtruar funksionet e ngarkuara, për një periudhë mbi gjashtë muaj;c) shkel rëndë rregullat e etikës së punës, të cilat përcaktohen nga këshilli drejtues në manualin e procedurave të FSHZH-së;ç) nuk përmb ush detyrat e caktuara sipas nenit 13 të këtij ligji;d) jep dorëheqjen.

Neni 13Kompetencat e drejtorit ekzekutiv

1. Të gjitha kompetencat, që nuk specifikohen për këshillin drejtues, i njihen drejtorit ekzekutiv të FSHZH-së. Në veçanti, drejtori ekzekutiv ka kompetencat e mëposhtme:a) është përfaqësuesi ligjor i FSHZH-së;b) drejton veprimtarinë administrative dhe organizative të FSHZH-së dhe ndjek zbatimin e vendimeve të këshillit drejtues;c) administron burimet financiare të FSHZH-së;ç) nënshkruan marrëveshjet me Këshillin e Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe donatorë të ndryshëm;d) zgjedh dhe emëron personelin;dh) kërkon thirrjen e mbledhjeve të jashtëzakonshme të këshillit drejtues;e) kryen të gjitha detyrat e tjera, që i ngarkon ky ligj, statuti dhe manuali i procedurave të FSHZH-së.2. Mënyra dhe procedurat e ushtrimit të kompetencave të drejtorit ekzekutiv përcaktohen në statut dhe në manualin e procedurave të FSHZH-së.

Page 33: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

Neni 14Administrata e FSHZH-së

1. Veprimtaria e FSHZH-së mbështetet nga një administratë, që funksionon në përputhje me statutin dhe manualin e procedurave të FSHZH-së.2. Marrëdhëniet e punës të punonjësve të kësaj administrate rregullohen sipas Kodit të Punës.

Neni 15Konflikti i interesit

Gjatë veprimtarisë së tyre, punonjësit e FSHZH-së parandalojnë dhe shmangin konfliktin e interesave, sipas legjislacionit në fuqi, statutit dhe manualit të procedurave të FSHZH-së.

KREU IVDISPOZITA KALIMTARE

Neni 16Vazhdimësia e të drejtave dhe detyrimeve

1. Të gjitha të drejtat dhe detyrimet e FSHZH-së, në raport me palë të treta, para hyrjes në fuqi të këtij ligji, vazhdojnë të mbeten në fuqi, sipas përcaktimeve në aktet apo marrëveshjet përkatëse me këto palë.2. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, të gjitha asetet financiare dhe fizike, në pronësinë aktuale të FSHZH-së, vazhdojnë të mbeten në pronësi të tij.3. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, asetet, që janë në administrim të FSHZH-së, vazhdojnë të mbeten në administrim të tij, deri në një vendim tjetër të organeve përkatëse.4. Për efekt të regjistrimit tatimor, FSHZH-ja vazhdon të mbajë numrin e NIPT-it, që ka në përdorim.

Neni 17Krijimi i organeve të para drejtuese

1. Anëtarët e këshillit drejtues, përfaqësues të pushtetit qendror, caktohen jo më vonë se 30 ditë nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe propozohen në mbështetje të nenit 10 të tij.2. Drejtori ekzekutiv zgjidhet jo më vonë se 45 ditë nga data e hyrjes në fuqi të ligjit dhe emërohet në mbështetje të nenit 12 të këtij ligji.3. Anëtarët aktualë të këshillit drejtues, përfaqësues të pushtetit vendor, qëndrojnë në këtë detyrë deri në përfundim të mandatit të tyre, si të zgjedhur të pushtetit vendor.4. Statuti dhe manuali i procedurave miratohen nga këshilli drejtues jo më vonë se 60 ditë nga data e krijimit të këtij këshilli.5. Organet drejtuese të FSHZH-së para hyrjes në fuqi të këtij ligji vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre deri në krijimin e organeve drejtuese, sipas afateve të sipërpërmendura.

KREU VDISPOZITA TË FUNDIT

Neni 18Shfuqizime

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, pika 2 e vendimit nr.12, datë 9.1.1993 të Këshillit të Ministrave "Për miratimin, në parim, të projektit të Bankës Botërore "Për lehtësimin e varfërisë së zonave rurale", i cili krijon "Fondacionin për Zhvillim Rural"", të ndryshuar dhe aktet nënligjore, që bien në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen.

Page 34: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

Neni 19Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në botimit në Fletoren Zyrtare.Shpallur me dekretin nr.6181, datë 25.5.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

VENDIM

Nr.186, datë 17.3.2010

PËR MËNYRËN E ORGANIZIMIT E TË FUNKSIONIMIT DHE PËR PËRBËRJEN E KOMISIONIT QENDROR TË REGJISTRIMIT TË PËRGJITHSHËM TË NJËSIVE

EKONOMIKE JOBUJQËSORE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 11 të ligjit nr.10 202, datë 17.12.2009 "Për regjistrimin e përgjithshëm të njësive ekonomike jobujqësore", me propozimin e Ministrit të Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Komisioni Qendror i Regjistrimit të Njësive Ekonomike Jobujqësore kryesohet nga Ministri i Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin dhe ka në përbërje këta anëtarë:a) Ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës;b) Ministrin e Financave;c) Ministrin e Brendshëm;

Page 35: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

ç) Drejtorin e Përgjithshëm të Institutit të Statistikave;d) Drejtorin e Drejtorisë së Statistikave Ekonomike në INSTAT;dh) Drejtorin e Drejtorisë së Llogarive Kombëtare në INSTAT;e) Drejtorin e Përgjithshëm të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit;ë) Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve;f) Dekanin e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës;g) Drejtorin e Departamentit të Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj, në Kryeministri.2. Komisioni Qendror i Regjistrimit të Përgjithshëm të Njësive Ekonomike Jobujqësore mblidhet çdo muaj. Mbledhjet e tij kryesohen nga kryetari i Komisionit e, në mungesë të tij, nga Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Mbledhjet e këtij Komisioni do të zhvillohen në mjediset e Kryeministrisë.3. Në mbledhjet e Komisionit, veç anëtarëve, marrin pjesë edhe specialistët e nevojshëm sipas specifikës së çështjes, që do të diskutohet, në përputhje me vendimin që është marrë, paraprakisht, nga Komisioni Qendror i Regjistrimit të Përgjithshëm të Njësive Ekonomike Jobujqësore.4. Rendi i ditës për mbledhjen e radhës së Komisionit Qendror të Regjistrimit të Njësive Ekonomike Jobujqësore propozohet nga Drejtori i Përgjithshëm i INSTAT-it. Thirrja e mbledhjeve kryhet me anë të një njoftimi, i cili duhet t'i transmetohet çdo anëtari të komisionit jo më vonë se 7 (shtatë) ditë përpara ditës së përcaktuar në njoftimin për mbledhje. Në njoftim përcaktohen data, ora e mbledhjes dhe rendi i ditës. Njoftimi shoqërohet me materialet, që do të shqyrtohen në mbledhje, të përgatitura nga sekretariati i Komisionit, pasi të jetë marrë, paraprakisht, miratimi nga kryetari i këtij Komisioni.5. Mbledhjen e Komisionit Qendror të Regjistrimit të Përgjithshëm të Njësive Ekonomike Jobujqësore e deklaron të hapur kryetari i Komisionit, pasi ka verifikuar nëse në mbledhje marrin pjesë mbi 50% e anëtarëve. Për të gjitha çështjet, që diskutohen në mbledhje, vendoset me votim me shumicën e thjeshtë të votave të anëtarëve të pranishëm.6. Për çdo mbledhje të komisionit Qendror të Regjistrimit të Përgjithshëm të Njësive Ekonomike Jobujqësore mbahet procesverbal, i cili zbardhet nga sekretariati i Komisionit brenda pesë ditëve nga data e mbledhjes. Në procesverbal përcaktohen, ndërmjet të tjerave,:- numri dhe tematika e mbledhjes;- data, koha e fillimit dhe mbylljes së mbledhjes;- emri i drejtuesit dhe i sekretarit të mbledhjes;- emrat e anëtarëve të pranishëm;- rendi i ditës;- rezultatet e votimit.7. Detyrat dhe kompetencat e Komisionit Qendror të Regjistrimit të Përgjithshëm të Njësive Ekonomike Jobujqësore janë të përcaktuara në nenin 12 të ligjit nr. 10 202, datë 17.12.2009.8. INSTAT-i ngarkohet me detyrën e sekretariatit të Komisionit dhe ka këto detyra:- Njoftimin e Ministrit të Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin, për mbledhjen e radhës;- Mbajtjen e procesverbalit të mbledhjes;- Përgatitjen e dokumentacionit bazë të mbledhjes;- Përgatitjen dhe dërgimin e kryetarit të Komisionit Qendror të Regjistrimit të Përgjithshëm të Njësive Ekonomike Jobujqësore të dokumentacionit për mbledhjen e këtij komisioni;- Njoftimin e shpërndarjen e rendit të ditës, të projekt-akteve që do të shqyrtohen dhe të dokumentacionit, për mbledhjen e radhës, anëtarëve, brenda dy ditëve nga data e nënshkrimit nga kryetari;- Mbajtjen e kopjeve të dokumentacionit, që do të shqyrtohet në mbledhje, dhe vendosjen e tij në dispozicion të anëtarëve;

Page 36: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

- Përgatitjen e projektit të procesverbalit, të projektvendimeve të marra në mbledhje dhe ndjekjen e procedurave të miratimit e të arkivimit të tij;- Përgatitjen e vendimeve që do të merren, në përputhje me rendin e ditës, të cilat ia bashkëngjit procesverbalit, të nënshkruar nga anëtarët.9. Ngarkohet Ministri i Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin dhe INSTAT-i për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.KRYEMINISTRISali Berisha

VENDIM

Nr.676, datë 13.8.2010

PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE PËR PËRZGJEDHJEN E PERSONELIT DHE TË PERSONAVE TË KONTAKTIT PËR REGJISTRIMIN E PËRGJITHSHËM TË NJËSIVE EKONOMIKE JOBUJQËSORE, SI DHE TË DETYRAVE E PËRGJEGJËSIVE TË TYRE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës "j" të nenit 2 të ligjit nr.9180, datë 5.2.2004 "Për statistikat zyrtare" dhe të pikës 2 të nenit 16 të ligjit nr.10 202, datë 17.12.2009 "Për regjistrimin e përgjithshëm të njësive ekonomike jobujqësore", me propozimin e Ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e kritereve për përzgjedhjen e personelit të regjistrimit të përgjithshëm të njësive ekonomike jobujqësore, si dhe të detyrave e përgjegjësive të tij.2. Përgjegjësitë, detyrat dhe kriteret e përzgjedhjes së personelit të regjistrimit janë, përkatësisht:2.1 Anketuesi

Page 37: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

a) Anketuesi ka këto përgjegjësi:- kontakton dhe interviston ndërmarrjet jobujqësore, të përfshira në regjistrim;- i përgjigjet në kohë dhe me cilësi plotësimit të kërkesave të dokumentacionit që i jepet në përdorim;- është i paanshëm kur plotëson pyetësorin, nuk ndikon në përgjigjen e të intervistuarit dhe kontrollon çdo përgjigje për argumentim dhe përputhshmëri;- respekton rregullat e konfidencialitetit dhe informon të intervistuarin se informacioni i dhënë prej tij është krejtësisht konfidencial dhe publikohet vetëm në mënyrë të përmbledhur e vetëm për qëllime statistikore;- kontakton stafin e regjistrimit, në Institutin e Statistikave (INSTAT), për çështje të ndryshme lidhur me njësinë që do të anketojë dhe me pyetësorin;- për problemet e ndeshura gjatë intervistimit jep shënime të hollësishme, të shoqëruara edhe me numrin e pyetjes, te "Shënime për anketuesin".b) Gjatë ushtrimit të veprimtarisë anketuesi ka për detyrë:- të ketë paraqitje serioze, të sillet në mënyrë korrekte, të jetë i komunikueshëm, këmbëngulës dhe profesional në marrjen e informacionit të kërkuar, gjatë intervistës;- të intervistojë atë ndërmarrje e cila e ka numrin identifikues të personit të tatueshëm (NIPT) të njëjtë me atë që është shkruar në etiketën e pyetësorit;- të bëjë pyetjet, gjatë intervistimit, ashtu siç janë përcaktuar në pyetësor dhe sipas udhëzimeve të dhëna në manual;- të përdorë informacionin e marrë vetëm për interesa profesionalë e në kuadër të regjistrimit dhe jo për interesa privatë të vetat a të personave të tjerë;- t'ia përcjellë informacionin vetëm kontrollorit ose specialistit përgjegjës për regjistrimin;të ruajë konfidencialitetin e pyetësorit dhe materialeve të regjistrimit;- të studiojë me kujdes të gjithë përmbajtjen e pyetësorit dhe manualin dhe ta kryejë punën personalisht, sipas udhëzimeve të përfshira në manual, si dhe të gjitha udhëzimeve që jepen nga stafi përgjegjës për kryerjen e regjistrimit;- të kryejë intervista, nëpërmjet kontakteve të drejtpërdrejta në ndërmarrje, me përfaqësuesin e saj, presidentin/administratorin, drejtorin ose ekonomistin;- të prezantojë veten, të tregojë letërnjoftimin dhe autorizimin e INSTAT-it, gjatë kontaktit me përfaqësuesin e ndërmarrjes.Detyrat, funksionet dhe përgjegjësitë e anketuesit nuk mund t'u transferohen personave të tretë.c) Për t'u përzgjedhur, anketuesi duhet të përmbushë këto kritere:- të ketë arsimin e mesëm (profili ekonomik përbën përparësi);- të jetë banor i rrethit ku do të kryhet regjistrimi;- të jetë i aftë fizikisht dhe i gatshëm për lëvizje në distanca të gjata;- të shkruajë pastër dhe qartë;- të ketë aftësi të mira komunikuese.Përvoja në fushën e vrojtimeve përbën përparësi.2. 2 Kontrollori2.2.1 Kontrollori në qarka) Kontrollori në qark ka këto përgjegjësi:organizon dhe drejton punën e kontrollorëve në rreth dhe merr në dorëzim punën e kryer prej - tyre;- respekton procedurën e regjistrimit për zbatimin e afateve.b) Gjatë ushtrimit të veprimtarisë kontrollori në qark ka për detyrë:- të organizojë dhe zhvillojë trajnimin e kontrollorëve të rretheve, sipas librit udhëzues, të përgatitur nga INSTAT-i për këtë qëllim, pasi ka kaluar edhe ai vetë trajnimin përkatës;

Page 38: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

- të kryejë shpërndarjen dhe grumbullimin e materialeve e dokumenteve të regjistrimit, për kontrollorët e rretheve që mbulon. Kjo veprimtari dokumentohet me procesverbale dhe formularë të përgatitur nga INSTAT-i, për këtë qëllim.2.2.2 Kontrollori në rretha) Kontrollori në rreth është përgjegjës për të mbikëqyrur:- mbarëvajtjen e punës në terren, për mbulimin e anketimit dhe cilësinë e të dhënave të grumbulluara;- shpërndarjen dhe grumbullimin e të gjitha materialeve dokumentare të regjistrimit, për anketuesit që mbulon, me anë të procesverbaleve të përgatitura nga INSTAT-i, për këtë qëllim.b) Gjatë ushtrimit të veprimtarisë, kontrollori në rreth ka për detyrë:- të organizojë dhe të kryejë trajnimin e anketuesve të ndërmarrjeve, sipas udhëzimeve metodologjike të dhëna, pas trajnimit që ka kaluar edhe ai vetë;- të org anizojë dhe të ndjekë të gjithë punën e anketuesve në terren, sipas detyrave, listave të njësive dhe afateve të anketimit, të caktuara për çdo anketues (kalendari i punës);- të kontrollojë cilësinë e të dhënave të pyetësorëve të plotësuar, sipas kritereve metodologjike dhe planit të kontrollit që atij i është dhënë. Kontrollori në rreth bashkëpunon me anketuesit për korrigjimin e gabimeve të vërejtura në plotësimin e pyetësorëve. Ai urdhëron ribërjen e intervistës, kur e gjykon të nevojshme;- të mbajë lidhje të vazhdueshme me drejtuesit eprorë, që janë zyra e regjistrimit në qark dhe mbikëqyrësi i qarkut, për probleme të ndryshme;- të plotësojë formularët përmbledhës dhe raporte të tjera informative lidhur me regjistrimin në rreth;- të dorëzojë dhe të marrë në dorëzim dokumentacionin përkatës të regjistrimit, kurdoherë të dokumentuar në formularët përkatës, të nënshkruar nga palët;- të kryejë kontrolle në terren.c) Për t'u përzgjedhur, kontrollori, në qark ose në rreth, duhet të përmbushë këto kritere:-të ketë arsimin e mesëm (profili ekonomik dhe arsimi i lartë përbën përparësi);- të ketë aftësi të mira komunikuese dhe organizuese;- të shkruajë pastër dhe qartë.Përvoja në fushën e vrojtimeve përbën përparësi.2.3 Mbikëqyrësi në qarka) Mbikëqyrësi (supervizori) është përgjegjësi kryesor për zbatimin e kritereve metodologjike, të përcaktuara gjatë regjistrimit të ndërmarrjeve.b) Gjatë ushtrimit të veprimtarisë, mbikëqyrësi ka për detyrë:- të mbajë lidhje të vazhdueshme me kontrollorët në rreth e në qark, të bashkëpunojë dhe të bashkërendojë punën me zyrën e statistikës në rreth, për probleme të ndryshme gjatë regjistrimit;- të bëjë sondazhe për të kontrolluar cilësinë e të dhënave të grumbulluara në pyetësorë, duke bërë vërejtje dhe duke urdhëruar korrigjime eventuale;- të dorëzojë dhe të marrë në dorëzim dokumentacionin përkatës të regjistrimit, të dokumentuar në formularin përkatës, të nënshkruar nga palët.c) Për t'u përzgjedhur, mbikëqyrësi duhet të përmbushë këto kritere:- të ketë arsimin e lartë (profili ekonomik përbën përparësi);- të ketë njohuri mbi paketën "Microsoft office";- të jetë i aftë fizikisht për lëvizje në distanca të gjata e për kontrolle në terren;- të njohë territorin administrativ të qarkut që do mbulojë;- të ketë aftësi të mira organizative;- të ketë aftësi të mira komunikuese.Përvoja në fushën e vrojtimeve përbën përparësi.2.4 Personi i kontaktit në organet e qeverisjes vendore;

Page 39: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

a) Në zbatim të nenit 7 të ligjit nr.10202, datë 17.12.2009 "Për regjistrimin e përgjithshëm të njësive ekonomike jobujqësore", kryetari në bashki apo komunë cakton personin e kontaktit, i cili do të asistojë personelin e regjistrimit për të dhënë informacione për identifikimin e njësisë që do regjistrohet, si: adresa, emërtime, objekti i veprimtarisë dhe informacione të tjera ndihmëse.b) Personi i kontaktit, për t'u përzgjedhur, duhet të plotësojë këto kritere:- të jetë punonjës në përbërje të sektorit të taksave vendore apo të biznesit të vogël, në bashkinë ose komunën përkatëse;- të ketë autoritetin e dhënies së informacionit për evidentimin e subjektit, si: adresa, emërtimi, veprimtaria apo ndonjë informacion tjetër ndihmës;- të njohë mirë sistemin e adresave të zonës.3. Përzgjedhja e personelit të regjistrimit do të kryhet nga INSTAT-i, në përputhje me kriteret e miratuara në këtë vendim, si dhe duke respektuar parimet e konkurrencës mes kandidatëve.3.1 Procedura e përzgjedhjes së personelit të regjistrimit do të kryhet në dy faza:- faza e parakualifikimit;- faza e testimit.3.2 Faza e parë përfshin procedurat e hartimit të listës së shkurtuar, duke parakualifikuar kandidatët që plotësojnë kriteret e miratuara në këtë vendim. Faza e dytë, ajo e testimit, përfshin një intervistim të shkurtër të kandidatit para një komisioni të posaçëm ad-hoc, të ngritur nga INSTAT-i.3.3 Ngarkohet INSTAT-i për përgatitjen e materialeve të konkurrimit dhe përcaktimin e kritereve të vlerësimit.Për zbatimin e procedurave të përzgjedhjes dhe të vlerësimit, INSTAT-i krijon komisione ad-hoc, në përbërje të të cilave do të marrin pjesë specialistë të fushës.4. Ngarkohet INSTAT-i për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.KRYEMINISTRISali Berisha

VENDIM

Nr.873, datë 3.11.2010

PËR CAKTIMIN E DATËS SË FILLIMIT E TË PËRFUNDIMIT TË REGJISTRIMIT TË PËRGJITHSHËM TË NJËSIVE EKONOMIKE JOBUJQËSORE, SI DHE TË AFATIT TË

PUBLIKIMIT TË TË DHËNAVE STATISTIKORE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 8 të ligjit nr.10 202, datë 17.12.2009 "Për regjistrimin e përgjithshëm të njësive ekonomike jobujqësore", me propozimin e Ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Caktimin e datës 8 nëntor 2010 për fillimin e regjistrimit të përgjithshëm të njësive ekonomike jobujqësore dhe të datës 6 dhjetor 2010 për përfundimin e këtij regjistrimi.2. Caktimin e datës 15 dhjetor 2011, si afat për publikimin e të dhënave statistikore.3. Ngarkohet Instituti i Statistikave (INSTAT) për zbatimin e këtij vendimi.

Page 40: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Sali Berisha

VENDIM

Nr.874, datë 3.11.2010

PËR TRAJNIMIN E PERSONELIT TË REGJISTRIMIT TË PËRGJITHSHËM TË NJËSIVE EKONOMIKE JOBUJQËSORE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 16 të ligjit nr.10 202, datë 17.12.2009 "Për regjistrimin e përgjithshëm të njësive ekonomike jobujqësore", me propozimin e Ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. I gjithë personeli i regjistrimit të përgjithshëm të njësive ekonomike jobujqësore duhet t'i nënshtrohet trajnimit, sipas programit përkatës, të hartuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT).2. Programi i trajnimit të përbëhet nga pjesa e përgjithshme (A) dhe pjesa e veçantë (B).2.1 Në pjesën e përgjithshme (A) është materiali i trajnimit për të gjithë personelin, që do të merret me regjistrimin, ku duhet të përfshihen njohuritë për:

Page 41: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

a) qëllimin e regjistrimit, objektivin, përkufizimet dhe konceptet, bazën ligjore, mbrojtjen e të dhënave personale;b) komponentët e pyetësorit, manualet e përdorimit, klasifikimet, teknologjinë e informacionit që do të përdoret, si dhe sistemet e hartografisë.2.2 Në pjesën e veçantë (B) është materiali i trajnimit për kategorinë specifike të personelit, që do të merret me regjistrimin dhe konkretisht:a) Për mbikëqyrësit, materiali i trajnimit duhet të përfshijë mënyrën e organizimit të punës në terren, çështjet e logjistikës dhe mënyrat e shpërndarjes e të grumbullimit të pyetësorëve, si dhe mënyrat e organizimit e të monitorimit të punës së kontrollorëve.b) Për kontrollorët, materiali i trajnimit duhet të përmbajë mënyrën e punës në terren, çështjet e logjistikës dhe metodat e shpërndarjes e të grumbullimit të të dhënave, metodat e monitorimit e të kontrollit të cilësisë së punës së anketuesve.c) Për anketuesit, veç pjesës së përgjithshme, trajnimi do të fokusohet edhe në njohjen me përmbajtjen e pyetësorit, mënyrat e plotësimit të tij gjatë intervistimit, përdorimin e pajisjeve GPS (Global Positioning System) në terren, si dhe mënyrat e raportimit e detyrat ndaj kontrollorit.3. Trajnimi i stafit mbikëqyrës të kryhet me një grup për një periudhë jo më shumë se 5 (pesë) ditë.4. Trajnimi i stafit kontrollor të kryhet me dy grupe për një periudhë jo më shumë se 5 (pesë) ditë për secilin grup.5. Trajnimi i stafit anketues të kryhet me 30 grupe për një periudhë jo më shumë se 4 (katër) ditë.6. Trajnimi i personelit të regjistrimit të përfundojë jo më vonë se 7 (shtatë) ditë para fillimit të intervistimit në terren.7. Ngarkohet INSTAT-i për zbatimin e këtij vendimi dhe për caktimin e trajnerëve përkatës për çdo grup.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.KRYEMINISTRISali Berisha

VENDIM

Nr. 304, datë 9.5.2012

PËR PËRBËRJEN DHE DETYRAT E KOMISIONEVE TË REGJISTRIMIT TË PËRGJITHSHËM TË NJËSIVE EKONOMIKE BUJQËSORE NË BASHKI DHE

KOMUNA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës "d" të nenit 12 të ligjit nr. 10201 datë 17.12.2009 "Për regjistrimin e përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore", me propozimin e Ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

I. Përbërja e komisioneve të regjistrimit të përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore në bashki/komuna1. Komisioni i regjistrimit të përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore në bashki kryesohet nga kryetari i bashkisë dhe përbëhet nga këta anëtarë:

Page 42: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

i) Përgjegjësi i zyrës së gjendjes civile;ii) Drejtori (përgjegjësi) i zyrës së shërbimeve sociale;iii) Përgjegjësi i zyrës së urbanistikës;iv) Një përfaqësues i INSTAT-it.2. Komisioni i regjistrimit të përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore në komunë kryesohet nga kryetari i komunës dhe përbëhet nga këta anëtarë:i) Përgjegjësi i zyrës së gjendjes civile;ii) Drejtori (përgjegjësi) i zyrës së shërbimeve sociale;iii) Përgjegjësi i zyrës së urbanistikës;iv) Një përfaqësues i INSTAT-it.II. Detyrat e komisionit të regjistrimit të përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore në bashki/komunaNë zbatim të detyrimeve ligjore, të përcaktuara në ligjin nr. 10 201, datë 17.12.2009 "Për regjistrimin e përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore" të nenit 12, shkronja "d" dhe udhëzimeve të Institutit të Statistikave (INSTAT), komisioni i regjistrimit të përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore në bashki e komuna, ushtron detyrat e mëposhtme:1. Miraton programin e punës së komisionit të regjistrimit të përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore të bashkisë/komunës, si për fazën përgatitore, ashtu dhe për atë përfundimtare;2. Emëron anketuesit e përzgjedhur në bazë të kritereve të kualifikimit, të hartuara nga INSTAT-i;3. Organizon punën për trajnimin e anketuesve (siguron ambientet për trajnimin dhe të gjitha mjetet e tjera të nevojshme logjistike);4. Organizon punën për ofrimin e asistencës teknike për anketuesit, nëpërmjet ekspertëve dhe profesionistëve të tjerë të INSTAT-it, në përputhje me vlerësimet në terren dhe nevojat e paraqitura prej tyre;5. Organizon inspektime periodike, në bashkëpunim me kontrollorët, gjatë procesit të anketimit dhe ndjek në vazhdimësi, nëpërmjet mbikëqyrësve dhe kontrollorëve, mbarëvajtjen dhe cilësinë e regjistrimit, me qëllim plotësimin e standardeve të përcaktuara nga legjislacioni, si dhe metodologjitë e udhëzimet e INSTAT-it për regjistrimin e përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore;6. Raporton pranë komisionit të regjistrimit në qark dhe në INSTAT lidhur me ecurinë e procesit të regjistrimit të përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore;a) një herë në javë, gjatë periudhës përgatitore; dheb) çdo ditë, në periudhën e regjistrimit.7. Organizon punën në bashkëpunim me punonjësin e INSTAT-it, në nivel bashkie/komune, dhe me komisionin e regjistrimit në qark për sigurimin e mjediseve të nevojshme e të përshtatshme, marrjen në dorëzim dhe magazinimin e pyetësorëve e të materialeve të tjera shoqëruese, në mënyrë të sigurt dhe për aq kohë sa është e nevojshme për procesin e regjistrimit të përgjithshëm të njësive ekonomike, bujqësore në të gjithë territorin e njësisë vendore;8. Siguron ambientet e nevojshme për koordinimin e punës ndërmjet anketuesve, kontrollorëve e mbikëqyrësve për të realizuar plotësimin me cilësi të anketave dhe zgjidhjen e problemeve të tjera që lindin gjatë procesit të regjistrimit në terren;9. Organizon procesin e ruajtjes dhe të dorëzimit të materialeve të regjistrimit në afatin e përcaktuar nga INSTAT-i.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.KRYEMINISTRISali Berisha

Page 43: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

VENDIM

Nr. 305, datë 9.5.2012

PËR PËRBËRJEN E KOMISIONEVE TË REGJISTRIMIT TË PËRGJITHSHËM TË NJËSIVE EKONOMIKE BUJQËSORE NË QARK

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës "ç" të nenit 12 të ligjit nr. 10 201, datë 17.12.2009 "Për regjistrimin e përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore", me propozimin e Ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Komisioni i regjistrimit të përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore në qark kryesohet nga kryetari i këshillit të qarkut dhe përbëhet nga:- Prefekti nënkryetar;- Përgjegjësi i zyrës së INSTAT-it në rrethin qendër qarku anëtar;- Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë dhe Ushqimit, në qark anëtar;

Page 44: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

- Drejtori i Drejtorisë së Policisë së Qarkut anëtar. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.KRYEMINISTRISali Berisha

VENDIM

Nr. 551, datë 22.8.2012

PËR MIRATIMIN E KRITEREVE PËR PËRZGJEDHJEN, REKRUTIMIN E TRAJNIMIN E PERSONELIT TË REGJISTRIMIT, SI DHE PËRCAKTIMIN E DETYRAVE E TË PËRGJEGJËSIVE TË PERSONELIT TË REGJISTRIMIT TË PËRGJITHSHËM TË

NJËSIVE EKONOMIKE BUJQËSORE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 15 e 19, pikat 2 e 3, të ligjit nr. 10 201, datë 17.12.2009 “Për regjistrimin e përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore”, me propozimin e Ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e kritereve për përzgjedhjen dhe rekrutimin e mbikëqyrësve, kontrollorëve, anketuesve, operatorëve e koordinatorëve dhe të specialistëve të financës në zyrat rajonale të

Page 45: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

regjistrimit të përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore, si dhe përcaktimin e përgjegjësive e të detyrave të tyre.1.1Përzgjedhja dhe rekrutimi i mbikëqyrësve bëhen sipas kritereve të mëposhtme:a) Të ketë arsimin e lartë universitar (profili bujqësor ose ekonomik përbëjnë avantazh);b) Të jetë banor i zonës, ku do të caktohet të punojë;c) Të njohë mirë territorin administrativ të rrethit, ku caktohet të punojë;ç) Të njohë zonën që do të mbulojë dhe të ketë aftësi të kuptojë dhe të orientohet me anë të hartave në terren;d)Të marrë pjesë në sesionet e trajnimeve dhe të ketë aftësi trajnimi dhe kontrolli për punën e kontrollorëve;dh) Të jetë i aftë fizikisht për lëvizje në distanca të gjata;e)Të jetë i gatshëm për punë me orare të zgjatura edhe gjatë ditëve të fundjavës apo ditëve të pushimit;ë) Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe organizative;f) Të gëzojë reputacion të mirë në komunitet, si dhe të ketë figurë të pastër ligjore dhe shoqërore;g) Të mos jetë i angazhuar në ndonjë punë tjetër gjatë periudhës së regjistrimit;gj) Të ketë përvoja të ngjashme pune, përbën avantazh përvoja në fushën e vrojtimeve statistikore;h) Të ketë njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit në programet kompjuterike bazë të nevojshme dhe të përdorë internetin.1.2Përzgjedhja dhe rekrutimi i kontrollrëve bëhen sipas kritereve të mëposhtme:a) Të ketë arsimin e mesëm (arsimi i lartë universitar në profilin bujqësor ose ekonomik përbëjnë avantazh);b) Të jetë banor i bashkisë/komunës, ku ai do të caktohet të punojë;c) Të njohë zonën ku do të punojë dhe të ketë aftësi të kuptojë dhe të orientohet me anë të hartave në terren;ç) Të marrë pjesë në sesionet e trajnimeve dhe të ketë aftësi trajnuese e kontrolli për punën e anketuesve;d)Të jetë i aftë fizikisht për lëvizje në distanca të gjata;dh) Të jetë i gatshëm për të kryer kontrolle në terren;e)Të jetë i gatshëm për punë me orare të zgjatura edhe gjatë ditëve të fundjavës apo ditëve të pushimit;ë) Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe organizative;f) Të gëzojë reputacion të mirë në komunitet dhe të ketë figurë të pastër ligjore dhe shoqërore;g) Të ketë përvoja të ngjashme pune, përbën avantazh përvoja në fushën e vrojtimeve statistikore;gj) Të mos jetë i angazhuar në ndonjë punë tjetër gjatë periudhës së regjistrimit;h) Të ketë njohuri në përdorimin e kompjuterit në programet kompjuterike bazë të nevojshme dhe të përdorë internetin.1.3Përzgjedhja dhe rekrutimi i anketuesve bëhen sipas kritereve të mëposhtme:a) Të ketë arsimin e mesëm (profili bujqësor ose ekonomik ose arsimi i lartë, si dhe disa njohuri në statistikë përbëjnë avantazh);b) Të jetë banor i qytetit/fshatit, ku do të kryhet regjistrimi;c)Të njohë mirë terrenin ku do të kryhet regjistrimi;ç) Të jetë i aftë fizikisht dhe i gatshëm për lëvizje në distanca të gjata;d)Të jetë i aftë të punojë në mënyrë të pavarur;dh) Të jetë i aftë të punojë me orë fleksibël dhe gjatë fundjavës;e)Të kuptojë dhe të zbatojë udhëzimet me shkrim dhe ato verbale;ë) Të ketë aftësi të kuptojë dhe të orientohet me anë të hartave në terren;f) Të shkruajë pastër dhe qartë;g)Të jetë i mirorganizuar dhe të ketë aftësi të mira komunikuese;

Page 46: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

gj) Të gëzojë reputacion të mirë në komunitet dhe të ketë figurë të pastër ligjore dhe shoqërore;h) Të ketë përvoja të ngjashme pune, përbën avantazh përvoja në fushën e vrojtimeve statistikore;i) Të vishet në mënyrë të përshtatshme gjatë kohës së punës;j) Të jetë i sjellshëm, i durueshëm dhe i besueshëm në komunikim.1.4Përzgjedhja dhe rekrutimi i operatorëve bëhen sipas kritereve të mëposhtme:a) Të jetë banor i qytetit të Tiranës;b) Të jetë në moshën 18-50 vjeç;c) Të ketë përfunduar arsimin e mesëm (arsimi i lartë përbën avantazh);ç) Të ketë njohuri bazë të përdorimit të kompjuterit në programet kompjuterike bazë të nevojshme;d) Të ketë aftësi të mira komunikuese;dh) Përvoja të ngjashme pune përbëjnë avantazh.1.5Përzgjedhja dhe rekrutimi i koordinatorëve në zyrat rajonale të regjistrimit bëhen sipas kritereve të mëposhtme:a) Të ketë përfunduar arsimin e lartë;b) Të ketë përvojë pune të paktën 5 (pesë) vjet;c) Të jetë banor i rrethit qendër qarku ku ai aplikon;ç) Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe aftësi për të punuar në grup;d)Të ketë njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit në programet kompjuterike bazë të nevojshme;dh) Të ketë njohuri të mira në të shkruar dhe në të folur të gjuhës angleze.1.6Përzgjedhja dhe rekrutimi i specialistëve të financës në zyrat rajonale të regjistrimit bëhen sipas kritereve të mëposhtme:a) Të ketë diplomë universitare të Fakultetit Ekonomik (dega “Financë”);b) Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit në programet kompjuterike bazë të nevojshme, si dhe në programet kompjuterike për analizat e kontabilitetit financiar;c)Të ketë njohuri të gjuhës angleze;ç) Të ketë të paktën 5 (pesë) vjet përvojë pune;d)Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe aftësi për të punuar në grup.2. Përgjegjësitë dhe detyrat e mbikëqyrësve, kontrollorëve, anketuesve, operatorëve, si dhe të koordinatorëve e të specialistëve të financës në zyrat rajonale të regjistrimit janë si më poshtë vijon:2.1Përgjegjësitë dhe detyrat e mbikëqyrësitMbikëqyrësi është përgjegjësi kryesor për zbatimin e kritereve metodologjike të përcaktuara për zbatim gjatë regjistrimit të përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore. Mbikëqyrësi kryen detyrat e mëposhtme:a)Merr pjesë në trajnimin e mbikëqyrësve të organizuar në kuadrin e regjistrimit të përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore;b)Mbikëqyr dhe monitoron zhvillimin e aktiviteteve të regjistrimit në territorin e caktuar, duke përdorur funksionet specifike të dhëna nga faqja ëeb GIS, e krijuar nga INSTAT-i për regjistrimin e njësive ekonomike bujqësore për të mbështetur këtë detyrë.c)Siguron koordinimin dhe monitorimin e aktivitetit të caktuar të kontrollorëve dhe u siguron atyre asistencë teknike sipas nevojave të kërkuara;ç) Bashkëpunon me zyrën e statistikës në rreth dhe stafin e INSTAT-it dhe zbaton urdhrat dhe udhëzimet e tyre;d)Organizon mbledhje me çdo kontrollor, të paktën një herë në javë;dh) I raporton përgjegjësit të zyrës së statistikës në rreth për çdo problem serioz të hasur gjatë aktiviteteve të regjistrimit në territorin e caktuar;e)Merr në dorëzim dhe dorëzon dokumentacionin përkatës të regjistrimit të dokumentuar sipas procedurës dhe procesverbaleve përkatëse, të miratuara nga INSTAT-i;

Page 47: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

ë) Bazuar në ligjin nr. 9180, datë 5.2.2004 “Për statistikat zyrtare”, zbaton rregullat për ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave, për të cilat ka marrë dijeni gjatë kryerjes së detyrës së tij;f) Ruan karakterin konfidencial të informacionit dhe të të dhënave të regjistrimit, për të cilat ka marrë dijeni gjatë kryerjes së detyrave të tij, si dhe në asnjë rast e në asnjë rrethanë nuk i zbulon këto të dhëna dhe informacionin, me përjashtim të personave të përfshirë në regjistrim dhe që kontrollojnë dhe monitorojnë punën e tij;g)Merr pjesë në trajnim dhe ndihmon trajnuesit, si dhe realizon trajnimin e anketuesve;gj) Mban me vete gjatë aktiviteteve të regjistrimit, autorizimin dhe kartën identifikuese për të vërtetuar funksionin që kryen;h) Realizon të gjitha detyrat e tjera sipas manualit të mbikëqyrësit, të hartuar nga INSTAT-i;i) Zbaton të gjitha urdhrat dhe udhëzimet e INSTAT-it për regjistrimin.2.2Përgjegjësitë dhe detyrat e kontrolloritKontrollori është përgjegjës për respektimin e procedurës së regjistrimit, organizimin dhe drejtimin e punës, si dhe mbarëvajtjen e punës në terren. Ai përgjigjet për mbulimin e anketimit dhe cilësinë e të dhënave të grumbulluara, për shpërndarjen dhe grumbullimin e të gjitha materialeve dokumentare të regjistrimit për anketuesit që mbulon sipas dokumentacionit të përgatitur nga INSTAT-i për këtë qëllim. Kontrollori kryen detyrat e mëposhtme:a) Merr pjesë në trajnimin e kontrollorëve të organizuar në kuadrin e regjistrimit të përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore;b) Kryen trajnimin e anketuesve në bashkëpunim me mbikëqyrësin në bazë të udhëzimeve metodologjike, të miratuara nga INSTAT-i, pas trajnimit që ka kaluar edhe ai vetë;c) Organizon dhe ndjek gjithë punën e anketuesve në terren, sipas detyrave dhe afateve të anketimit, të caktuara për çdo anketues sipas kalendarit të miratuar nga INSTAT-i;ç) Bashkëpunon me mbikëqyrësin dhe stafin e INSTAT-it në nivel qendror dhe vendor, duke ndjekur këshillat dhe duke zbatuar udhëzimet e tyre;d)Takon rregullisht mbikëqyrësin, të paktën dy herë në javë, dhe e informon sa më shpejt të jetë e mundur atë për vështirësitë dhe problemet serioze që nuk mund t’i zgjidhë vetë;dh) Siguron koordinimin dhe monitorimin e aktivitetit të anketuesve dhe u siguron atyre asistencë teknike sipas nevojës;e)Kontrollon cilësinë e të dhënave të pyetësorëve të plotësuar mbi bazën e kritereve metodologjike dhe planit të kontrollit që i është dhënë;ë) Vepron si anketues për institucionet publike dhe entet fetare në një territor të caktuar, në bashkëpunim me zyrën statistikore të rrethit të INSTAT-it;f) Plotëson formularët përmbledhës dhe raporte të tjera informative lidhur me regjistrimin për zonën që mbulon;g) Merr në dorëzim dhe dorëzon dokumentacionin përkatës të regjistrimit të dokumentuar sipas procedurës dhe dokumentacionit të hartuar nga INSTAT-i;gj) Bazuar në ligjin nr. 9180, datë 5.2.2004 “Për statistikat zyrtare”, zbaton rregullat e konfidencialitetit të të dhënave, për të cilat ka marrë dijeni gjatë kryerjes së detyrës së tij;h) Ruan karakterin konfidencial të informacionit dhe të të dhënave të lidhura me regjistrimin, për të cilat ka marrë dijeni gjatë kryerjes së detyrave të tij, si dhe në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë nuk zbulon këto të dhëna dhe informacionin, me përjashtim të personave që kontrollojnë dhe monitorojnë punën e tij;i) Mban me vete gjatë aktiviteteve të regjistrimit autorizimin dhe kartën identifikuese për të vërtetuar funksionin që kryen;j) Realizon të gjitha detyrat e tjera sipas manualit të kontrollorit të hartuar nga INSTAT-i;k) Zbaton të gjitha urdhrat dhe udhëzimet e INSTAT-it për regjistrimin.2.3 Përgjegjësitë dhe detyrat e anketuesit

Page 48: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

Anketuesi është personi përgjegjës për kontaktimin dhe intervistimin e subjekteve të përfshira në fushën e zbatimit të regjistrimit sipas pyetësorit të regjistrimit. Ai duhet të tregohet i përmbajtur dhe profesional gjatë intervistimit të subjekteve të përfshira në fushën e zbatimit të regjistrimit. Detyrat dhe përgjegjësitë e anketuesit nuk mund t’u transferohen personave të tretë. Anketuesi kryen detyrat e mëposhtme:a) Merr pjesë në trajnimin e organizuar në kuadër të regjistrimit të përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore;b) Raporton, sipas mënyrës së përcaktuar, pranë kontrollorit dhe INSTAT-it për ecurinë ditore të regjistrimit në zonën që i caktohet;c) Interviston subjektet e përfshira në fushën e zbatimit të regjistrimit në të gjithë zonën që i është caktuar;ç) Informon që në fillim të intervistës subjektin që intervistohet se informacioni i dhënë prej tij gjatë regjistrimit është krejtësisht konfidencial dhe publikohet vetëm në mënyrë të përmbledhur e vetëm për qëllime statistikore;d)Bazuar në ligjin nr. 9180, datë 5.2.2004 “Për statistikat zyrtare”, zbaton rregullat e konfidencialitetit të të dhënave, për të cilat ka marrë dijeni gjatë kryerjes së detyrës së tij;dh) Ruan karakterin konfidencial të informacionit dhe të të dhënave të mbledhura prej tij gjatë regjistrimit, si dhe në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë nuk zbulon këto të dhëna e informacionin, me përjashtim të personave, të cilët kontrollojnë dhe monitorojnë punën e tij;e)Zbaton udhëzimet e paraintervistës dhe në veçanti duhet të jetë i sigurt se po plotëson pyetësorin vetëm pasi të ketë vërtetuar se njësia është një “njësi ekonomike bujqësore”, siç përcaktohet për regjistrimin;ë) I raporton kontrollorit për të gjitha rastet kur një person refuzon të intervistohet ose krijon pengesa për plotësimin e pyetësorit;f)Kryen të gjitha detyrat e specifikuara nga kontrollori, supervizori dhe nëpunësit e INSTAT-it;g)Mban me vete autorizimin dhe kartën identifikuese për të vërtetuar funksionin që kryen;gj) Mban të gjitha materialet e nevojshme në çantën e regjistrimit dhe merr masa që pyetësorët dhe formularët të mos dëmtohen apo humbin;h) Kryen të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara në manualin e anketuesit, të hartuar nga INSTAT-i;i) Zbaton të gjitha urdhrat dhe udhëzimet e INSTAT-it për regjistrimin.2.4Përgjegjësitë dhe detyrat e operatoritOperatori është personi përgjegjës për hedhjen e të dhënave të mbledhura nga regjistrimi i përgjithshëm i njësive ekonomike bujqësore në bazën e të dhënave të krijuara për qëllim të regjistrimit nga INSTAT-i. Operatori kryen detyrat e mëposhtme:a) Hedh të dhënat e mbledhura nëpërmjet pyetësorëve të regjistrimit në bazën e të dhënave, të krijuar nga INSTAT-i, për qëllim të regjistrimit;b) Hedh të dhënat në mënyrë të saktë dhe pa gabime sipas udhëzimeve të INSTAT-it;c) Bazuar në ligjin nr. 9180, datë 5.2.2004 “Për statistikat zyrtare”, zbaton rregullat e konfidencialitetit të të dhënave për të cilat ka marrë dijeni gjatë kryerjes së detyrës së tij;ç) Ruan karakterin konfidencial të informacionit dhe të të dhënave të lidhura me regjistrimin, për të cilat ka marrë dijeni gjatë kryerjes së detyrave të tij, si dhe në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë nuk u zbulon këto të dhëna e informacion personave të tjerë;d)Zbaton të gjitha urdhrat dhe udhëzimet e INSTAT-it për regjistrimin.2.5Përgjegjësitë dhe detyrat e koordinatorit dhe specialistit të financës në zyrat rajonale të regjistrimit.2.5.1Koordinatori është pozicion shumë i rëndësishëm në strukturën e regjistrimit. Ai do të jetë:-një menaxher i operacioneve në nivel rajonal. Ky pozicion menaxherial rezulton të jetë i nevojshëm në sigurimin se janë plotësuar objektivat e procesit të regjistrimit;-një mbështetje për komisionet e regjistrimit në qark, bashki dhe komuna, si gjatë punës përgatitore,

Page 49: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

ashtu edhe në fazën e numërimit dhe pas procesit të numërimit.Koordinatori kryen detyrat e mëposhtme:a) Mbështet komisionet e regjistrimit në qark, bashki dhe komuna;b) Koordinon rrjedhën ditore të punës me stafin në terren;c) Organizon punën në bashkëpunim me mbikëqyrësit gjatë të gjitha fazave të regjistrimit;ç) Siguron komunikimin ndërmjet stafit në terren dhe komisioneve të regjistrimit në qark dhe bashki e komuna;d)Siguron të gjithë mbështetjen logjistike të nevojshme për realizimin e aktiviteteve të regjistrimit sipas të gjitha fazave të tij;dh) Monitoron punën e vetë zyrave rajonale të regjistrimit;e)Monitoron çdo ditë aktivitetin e mbikëqyrësve gjatë fazës operative;ë) Siguron zgjidhje për probleme të ndryshme, si gjatë punës përgatitore, fazës operative dhe pas procesit të numërimit;f) Kontrollon që aktivitetet dhe të gjitha fazat e regjistrimit janë kryer në përputhje me planin e punës, të hartuar nga INSTAT-i;g) I raporton menaxherit të projektit;gj) Zbaton të gjithë urdhrat dhe udhëzimet e INSTAT-it për regjistrimin.2.5.2Specialisti i financës kujdeset për ekzekutimin e fondeve të akorduara nga Buxheti I Shtetit dhe donatorët, si dhe për administrimin e kontratave që do të nënshkruhen gjatë procesit të regjistrimit. Specialisti i financës në zyrat rajonale të regjistrimit kryen detyrat e mëposhtme:a) Administron dhe plotëson dokumentacionin shoqërues të kontratave të punës për stafin në terren, në nivel qarku;b) Bën pagesa dhe përmbush kërkesat në kohë;c) Mban kontakte të vazhdueshme me sektorin e financës në INSTAT;ç) Respekton pagesën në kohë të stafit në terren në bazë të kontratave;d) Kryen detyra të tjera sipas kërkesave të INSTAT-it;dh) Zbaton të gjithë urdhrat dhe udhëzimet e INSTAT-it për regjistrimin. 2.6 Rekrutimi i mbikëqyrësve, kontrollorëve, anketuesve, operatorëve, koordinatorëve dhe specialistëve të financës në zyrat rajonale të regjistrimit2.6.1Rekrutimi i mbikëqyrësve kryhet në 3 (tri) faza:-Faza e parë: Hartimi i listës së shkurtuar të kandidatëve të përzgjedhur nga shqyrtimi i dokumentacionit të paraqitur nga kandidatët;-Faza e dytë: Intervistimi me gojë/testimi me shkrim i kandidatëve të përzgjedhur në fazën e parë;-Faza e tretë: Hartimi i listës përfundimtare të fituesve, dërgimi i kësaj liste INSTAT-it dhe emërimi i mbikëqyrësve.Faza e parë: Pranimi i aplikimeve në INSTAT për pozicionin e mbikëqyrësit brenda afateve të përcaktuara në njoftimet e publikuara nga INSTAT-i. Shqyrtimi i dokumentacionit për çdo aplikim dhe hartimi i listës së shkurtuar të kandidatëve të përzgjedhur nga INSTAT-i, në bashkëpunim me komisionin e regjistrimit në qark, sipas kritereve të përcaktuara në këtë vendim.Faza e dytë: Zhvillimi, sipas rastit, i intervistimit me gojë ose testimit me shkrim të kandidatëve të përzgjedhur në fazën e parë nga INSTAT-i, në bashkëpunim me komisionin e regjistrimit në qark.Faza e tretë: Hartimi i listës përfundimtare të fituesve në bazë të rezultateve të intervistimit me gojë ose testimit me shkrim nga komisioni i regjistrimit në qark në bashkëpunim me INSTAT-in. Komisioni i regjistrimit në qark i dërgon INSTAT-it një kopje të listës përfundimtare të fituesve përpara fillimit të procesit të trajnimit të mbikëqyrësve. Emërimi i mbikëqyrësve bëhet nga INSTAT-i.2.6.2 Rekrutimi i kontrollorëve kryhet në 4 (katër) faza:-Faza e parë: Hartimi i listës së shkurtuar të kandidatëve të përzgjedhur nga shqyrtimi i dokumentacionit të paraqitur nga kandidatët;

Page 50: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

-Faza e dytë: Dërgimi i listës së shkurtuar të kandidatëve të përzgjedhur në komisionin e regjistrimit në qark;-Faza e tretë: Intervistimi me gojë/testimi me shkrim i kandidatëve të përzgjedhur në fazën e parë.-Faza e katërt: Hartimi i listës përfundimtare të fituesve, dërgimi i kësaj liste INSTAT-it dhe emërimi i kontrollorëve.Faza e parë: Pranimi i aplikimeve në komisionet e regjistrimit në bashki dhe komunë për pozicionin e kontrollorit brenda afateve të përcaktuara në njoftimet e publikuara nga INSTAT-i. Shqyrtimi i dokumentacionit për çdo aplikim dhe hartimi i listës së shkurtuar të kandidatëve të përzgjedhur, sipas kritereve të përcaktuara në këtë vendim nga komisioni i regjistrimit në bashki dhe komunë, në bashkëpunim dhe sipas udhëzimeve të INSTAT-it.Faza e dytë: Komisioni i regjistrimit në bashki dhe komunë i dërgon komisionit të regjistrimit në qark listën e shkurtuar të kandidatëve të përzgjedhur në fazën e parë.Faza e tretë: Komisioni i regjistrimit në qark, në bashkëpunim me INSTAT-in zhvillon, sipas rastit, intervistimin me gojë ose testimin me shkrim të kandidatëve sipas listës së shkurtuar të kandidatëve të përzgjedhur në fazën e parë.Faza e katërt: Hartimi i listës përfundimtare të fituesve në bazë të rezultateve të intervistimit me gojë ose testimit me shkrim nga komisioni i regjistrimit në qark në bashkëpunim me INSTAT-in. Komisioni i regjistrimit në qark i dërgon INSTAT-it një kopje të listës përfundimtare të fituesve përpara fillimit të procesit të trajnimit të kontrollorëve. Emërimi i kontrollorëve bëhet nga INSTAT-i.2.6.3Rekrutimi i anketuesve kryhet në 3 (tri) faza:-Faza e parë: Hartimi i listës së shkurtuar të kandidatëve të përzgjedhur nga shqyrtimi i dokumentacionit të paraqitur nga kandidatët;-Faza e dytë: Intervistimi me gojë/testimi me shkrim i kandidatëve të përzgjedhur në fazën e parë.-Faza e tretë: Hartimi i listës përfundimtare të fituesve dhe dërgimi i kësaj liste INSTAT-it.Faza e parë: Pranimi i aplikimeve në komisionet e regjistrimit në bashki dhe komunë për pozicionin e anketuesit brenda afateve të përcaktuara në njoftimet e publikuara nga INSTAT-i. Shqyrtimi i dokumentacionit për çdo aplikim dhe hartimi i listës së shkurtuar të kandidatëve të përzgjedhur nga komisioni i regjistrimit në bashki dhe komunë, në bashkëpunim me INSTAT-in, sipas kritereve të përcaktuara në këtë vendim.Faza e dytë: Zhvillimi, sipas rastit, i intervistimit me gojë ose testimin me shkrim të kandidatëve të përzgjedhur në fazën e parë nga komisioni i regjistrimit në bashki dhe komunë, në bashkëpunim dhe sipas udhëzimeve të INSTAT-it.Faza e tretë: Hartimi i listës përfundimtare të fituesve në bazë të rezultateve të intervistimit me gojë ose testimit me shkrim nga komisioni i regjistrimit në bashki dhe komunë, në bashkëpunim me INSTAT-in. Komisioni i regjistrimit në bashki dhe komunë i dërgon INSTAT-it një kopje të listës përfundimtare të fituesve, së bashku me një informacion të hollësishëm për çdo fitues me të dhënat individuale të mëposhtme:a) emrin, atësinë dhe mbiemrin;b) vendin dhe datën e lindjes;c) arsimin përkatës;ç) numrin e dokumentit identifikues.Komisioni i regjistrimit në bashki dhe komunë duhet t’i dërgojë INSTAT-it listën dhe informacionin e përmendur në paragrafin e mësipërm, përpara fillimit të procesit të trajnimit të anketuesve.2.6.4Rekrutimi i operatorëve kryhet në 3 (tri) faza:-Faza e parë: Hartimi i listës së shkurtuar të kandidatëve të përzgjedhur nga shqyrtimi i dokumentacionit të paraqitur nga kandidatët;-Faza e dytë: Intervistimi me gojë/testimi i kandidatëve të përzgjedhur në fazën e parë.

Page 51: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

-Faza e tretë: Hartimi i listës përfundimtare të fituesve dhe emërimi.Faza e parë: Pranimi i aplikimeve në INSTAT për pozicionin e operatorit brenda afateve të përcaktuara në njoftimet e publikuara nga INSTAT-i. Shqyrtimi i dokumentacionit për çdo aplikim dhe hartimi i listës së shkurtuar të kandidatëve, të përzgjedhur nga INSTAT-i, sipas kritereve të miratuara në këtë vendim.Faza e dytë: Zhvillimi, sipas rastit, i intervistimit me gojë ose testimit të kandidatëve të përzgjedhur në fazën e parë nga INSTAT-i.Faza e tretë: Hartimi i listës përfundimtare të fituesve në bazë të rezultateve të intervistimit me gojë ose testimit me shkrim dhe emërimi i tyre nga INSTAT-i.2.6.5Rekrutimi i koordinatorëve dhe specialistëve të financës për zyrat rajonale të regjistrimit kryhet në 3 (tri) faza:-Faza e parë: Hartimi i listës së shkurtuar të kandidatëve të përzgjedhur nga shqyrtimi i dokumentacionit të paraqitur nga kandidatët;-Faza e dytë: Intervistimi me gojë/testimi me shkrim i kandidatëve të përzgjedhur në fazën e parë.-Faza e tretë: Hartimi i listës përfundimtare të fituesve dhe emërimi.Faza e parë: Pranimi i aplikimeve në INSTAT për pozicionet e koordinatorëve dhe specialistëve të financës brenda afateve të përcaktuara në njoftimet e publikuara nga INSTAT-i. Shqyrtimi i dokumentacionit për çdo aplikim dhe hartimi i listës së shkurtuar të kandidatëve, të përzgjedhur nga INSTAT-i, sipas kritereve të përcaktuara në këtë vendim.Faza e dytë: Zhvillimi, sipas rastit, i intervistimit me gojë ose testimit me shkrim të kandidatëve të përzgjedhur në fazën e parë nga INSTAT-i.Faza e tretë: Hartimi i listës përfundimtare të fituesve në bazë të rezultateve të intervistimit me gojë ose testimit me shkrim, si dhe emërimi i tyre nga INSTAT-i.2.7 Trajnimi i mbikëqyrësve, koordinatorëve, kontrollorëve dhe anketuesve2.7.1Mbikëqyrësit, koordinatorët, kontrollorët dhe anketuesit u nënshtrohen trajnimit sipas programit të trajnimit, të hartuar nga INSTAT-i. INSTAT-i mund të përcaktojë kategori të tjera të personelit të regjistrimit, të cilat mund të përfshihen në procesin e trajnimit. Programi i trajnimit përbëhet nga dy pjesë, pjesa e përgjithshme (A) dhe pjesa e veçantë (B).Pjesa e përgjithshme (A) përmban materialin e trajnimit për mbikëqyrësit, koordinatorët, kontrollorët dhe anketuesit, që do të merret me regjistrimin, ku përfshihen:a) njohuritë për qëllimin dhe objektin e regjistrimit të përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore, përkufizimet dhe konceptet, bazën ligjore, si dhe mbrojtjen e të dhënave personale;b) njohuritë për pyetësorin dhe pjesët përbërëse të tij, manualet e përdorimit, klasifikimet, teknologjinë e informacionit që do të përdoret dhe sistemet e hartografisë;c) njohuri të tjera, përveç atyre të përcaktuara në shkronjat “a” dhe “b”, që janë të nevojshme dhe të rëndësishme për personelin e regjistrimit për të kuptuar dhe për të kryer regjistrimin.Pjesa e veçantë (B) përmban materialin e trajnimit për çdo kategori të veçantë të personelit që do të merret me regjistrimin dhe konkretisht:a) Për mbikëqyrësit dhe koordinatorët, materiali i trajnimit përmban mënyrën e organizimit të punës në terren, çështjet e logjistikës, mënyrat e shpërndarjes e të grumbullimit të pyetësorëve, si dhe mënyrat e organizimit e të monitorimit të punës së kontrollorëve, mënyrat e raportimit në Institutin e Statistikave;b) Për kontrollorët, materiali i trajnimit përmban mënyrën e punës në terren, çështjet e logjistikës, metodat e shpërndarjes e të grumbullimit të të dhënave, metodat e monitorimit e të kontrollit të cilësisë së punës së anketuesve, mënyrat e raportimit, si dhe detyrat e kontrollorit ndaj mbikëqyrësit;c) Për anketuesin, materiali i trajnimit përqendrohet në njohjen e hollësishme të përmbajtjes së pyetësorit, mënyrat e plotësimit të tij gjatë intervistimit, mënyrat e raportimit, si dhe detyrat e anketuesit ndaj kontrollorit dhe Institutit të Statistikave.

Page 52: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

Trajnimi kryhet në nivel rrethi dhe do të ketë këtë kohëzgjatje:-Për mbikëqyrësit dhe koordinatorët, jo më shumë se 10 (dhjetë) ditë;-Për kontrollorët, jo më shumë se 5 (pesë) ditë;-Për anketuesit, jo më shumë se 5 (pesë) ditë.2.7.3 Trajnimi i mbikëqyrësve, koordinatorëve, kontrollorëve dhe anketuesve përfundon jo më vonë së 2 (dy) ditë para datës së përcaktuar për fillimin e regjistrimit.2.7.4 INSTAT-i cakton trajnerët përkatës, që do të kryejnë trajnimin e mbikëqyrësve, koordinatorëve, kontrollorëve dhe anketuesve.3. Ngarkohen komisionet e regjistrimit në qark, komisionet e regjistrimit në bashki e komuna, si dhe INSTAT-i për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRISali Berisha

VENDIM

Nr. 525, datë 20.7.2016

PËR FINANCIMIN NGA FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT TË FAZËS PËRGATITORE TË PROJEKTIT TË BANKËS BOTËRORE “PËR ZHVILLIMIN E INTEGRUAR URBAN

DHE EKONOMIK”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 10, të ligjit nr. 147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, dhe të neneve 6, pikat 2, shkronja “a”, e 4, si dhe 8, pika 1, shkronja “b”, të ligjit nr. 10130, datë 11.5.2009, “Për Fondin Shqiptar të Zhvillimit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Financimin në vlerën 70 000 000 (shtatëdhjetë milionë) lekë të kostove për hartimin e disa projekteve teknike, si dhe të disa projekteve konceptuale-vizionare për zonat e Jugut të Shqipërisë, përfituese në kuadër të fazës përgatitore të projektit “Për zhvillimin e integruar urban dhe

Page 53: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

ekonomik”, që do të financohet nga Banka Botërore dhe do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.2. Vlera prej 70 000 000 (shtatëdhjetë milionë) lekësh të përballohet nga buxheti i Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe do të shtrihet në dy vite, si më poshtë vijon:a) 56 000 000 (pesëdhjetë e gjashtë milionë) lekë, për vitin 2016;b) 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, për vitin 2017.3. Efekti financiar sipas shkronjës “a”, të pikës 1, të përballohet nga buxheti i miratuar për vitin 2016 për Fondin Shqiptar të Zhvillimit.4. Efekti financiar sipas shkronjës “b”, të pikës 1, të parashikohet në projektbuxhetin e vitit 2017 për Fondin Shqiptar të Zhvillimit.5. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

ZËVENDËSKRYEMINISTRINiko Peleshi

VENDIM

Nr. 226, datë 21.3.2017

PËR FINANCIMIN E KOSTOS SË MENAXHIMIT TË PROJEKTEVE QË ZBATOHEN NGA FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 50 e 51, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 10, të ligjit nr. 130/2016, “Për buxhetin e vitit 2017”, dhe të neneve 6, pikat 2, shkronja “a”, e 4, dhe 8, pika 1, shkronja “b”, të ligjit nr. 10130, datë 11.5.2009, “Për Fondin Shqiptar të Zhvillimit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Financimin e kostos së menaxhimit të projekteve që zbatohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, të cilat nuk e kanë të parashikuar këtë kosto në marrëveshjet përkatëse të financimit. Kjo kosto është në masën 3% mbi vlerën totale të financimit të çdo programi/projekti.

Page 54: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

2. Për vitin 2017, kjo kosto është jo më shumë se 173 000 000 (njëqind e shtatëdhjetë e tre milionë) lekë dhe përballohet nga zëri i kostos lokale të miratuar në buxhetin e vitit 2017, për Fondin Shqiptar të Zhvillimit.3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRIEdi Rama

VENDIM

Nr. 250, datë 9.5.2018

PËR NJË RISHPËRNDARJE TË FONDEVE TË INFRASTRUKTURËS VENDORE DHE RAJONALE NGA FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT NË DISA NJËSI TË QEVERISJES

QENDRORE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 18, të ligjit nr. 109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Fondet buxhetore, të miratuara në buxhetin e vitit 2018, për Fondin Shqiptar të Zhvillimit, në programin “Infrastruktura vendore dhe rajona-le”, rishpërndahen në disa institucione qendrore, që janë autoritete kontraktuese, për financimin e projekteve në vazhdim të infrastrukturës vendore, sipas tabelës 1, që i bashkëlidhet dhe është pjesë përbërëse e këtij vendimi.

Page 55: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Agjencia për Zhvillimin Ekonomik Rajonal, Agjencia për Zhvillimin Rajonal 2 dhe Agjencia për Zhvillimin Rajonal 3 për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRIEdi Rama

Page 56: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji

Tabela nr. 1. Rishpërndarja e fondeve buxhetore për projektet në vazhdim të FZHR-së, për njësitë qendrore

Entiteti i qeverisjes

Ministria e linjës

Kodi i institucionit

Autoriteti kontraktues

Kap. Programi Llogaria ekonomike

Kodi iD. së

Thesarit

Kodi i projektit

Emri i projektit Debiti

PAKËSOHET 213.251.929

001 56 1056001 Fondi Shqiptar i Zhvillimit

01 06220 2310000 3535 M560443 Infrastruktura vendore dhe rajonale 213.251.929

SHTOHET 213.251.929001 87 1087024 AZHR 3 01 01150 2310000 3535 M870208 Rigjallërimi i vlerave historike, kulturore e

turistike të Zonës së Zhvillimit Rajonal 3, Korçë, Elbasan (3 lote)

83.325.107

001 87 1087021 AZHER 01 01150 2310000 3535 M870209 Qendër multifunksionale e shërbimeve për sipërmarrjet e reja

39.701.753

001 87 1087023 AZHR 2 01 01150 2310000 3535 M870207 Përmirësimi i transportit dhe infrastrukturës ndërlidhëse Qafë-Shtamë (Bashkia Krujë) -Burrel (Bashkia Mat), me qëllim promovimin e atraksioneve turistike të Parkut Kombëtar të Qafë-Shtamës (loti 2.1). (infrastrukturë rrugore me interes të veçantë zhvillimi)

90.225.069

Page 57: VENDIM · Web viewPERMBLEDHJE LIGJORE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK Përmbledhje Ligji Nr. 9789, datë 19.7.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”( I ndryshuar); Ligji