UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të...

273
UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHES ANGLEZE ARGUMENTIMI NË FORMAT BASHKËKOHORE TË LIGJËRIMIT Punim për gradën Doktor në Shkenca Gjuhësore / Pragmatikë dhe Analizë Ligjërimi Kandidate Udhëheqës Shkencor Ma. Silvana KOÇO (KALEMAJ) Prof. Dr. Gjovalin SHKURTAJ TIRANË, 2015

Transcript of UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të...

Page 1: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

UNIVERSITETI I TIRANES

FAKULTETI I GJUHEVE TE HUAJA

DEPARTAMENTI I GJUHES ANGLEZE

ARGUMENTIMI NË FORMAT BASHKËKOHORE TË LIGJËRIMIT

Punim për gradën Doktor në Shkenca Gjuhësore / Pragmatikë dhe Analizë Ligjërimi

Kandidate Udhëheqës Shkencor

Ma. Silvana KOÇO (KALEMAJ) Prof. Dr. Gjovalin SHKURTAJ

TIRANË, 2015

Page 2: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

ii

UNIVERSITETI I TIRANES

FAKULTETI I GJUHEVE TE HUAJA

DEPARTAMENTI I GJUHES ANGLEZE

ARGUMENTIMI NË FORMAT BASHKËKOHORE TË LIGJËRIMIT

Punim për gradën Doktor në

Shkenca Gjuhësore / Pragmatikë dhe Analizë Ligjërimi

KOMISIONI I MBROJTJES

Prof. Dr. Nonda Varfi (Kryetar ; Oponent)

Prof. Dr. Andromaqi Haloci (Oponente)

Prof. Asoc. Dr. Eldina Nasufi (Anëtare)

Prof. Asoc. Dr. Daniela Tamo (Anëtare)

Prof. Dr. Artur Sula (Anëtar)

TIRANË, 2015

Page 3: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

iii

MIRËNJOHJE

Realizimi i këtij punimi u bë i mundur për hir të ndihmës dhe nxitjes së familjes,

miqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen dhe respektin tim më të

thellë.

Së pari, shpreh falenderimet më të përzemërta për udhëheqësin tim shkencor,

Prof.Dr.Gjovalin Shkurtaj për mbështetjen, ndihmën, inkurajimin , durimin dhe sugjerimet

shkencore gjatë gjithë punës për realizimin e këtij studimi.

Së dyti, falenderoj kolegët e Departamentit të Gjuhës Angleze për përkrahjen dhe

ndihmesën e tyre, si edhe gjithë miqtë për kujdesin, dashurinë dhe mbështetjen e çmuar që

më kanë ofruar.

Një falenderim i veçantë i takon familjes sime, prindërve të mi dhe bashkëshortit

tim, për kujdesin dhe kohën e përkushtuar ndaj fëmijëve të mi të dashur Tomas dhe Noel.

Page 4: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

iv

TABELA E PËRMBAJTJES

MIRËNJOHJE ................................................................................................................. iiii

HYRJE

...................................................................................................................................v

0.1 Përligjja e punimit ............................................................................................. v

0.2 Objekti dhe hipotezat ........................................................................................ vi

0.3 Metodologjia dhe struktura e punimit ............................................................. vii

0.4 Përmbajtja sipas krerëve ................................................................................. vii

KREU I ............................................................................................................................... 1

Vështrim i përgjithshëm përreth argumentimit ................................................. 1

1. Çfarë është argumentimi? .................................................................................... 1

1.1 Konceptime të ndryshme rrreth retorikës ......................................................... 3

1.2 Dialektika dhe retorika ..................................................................................... 9

1.3 Teoria pragma-dialektike dhe aktet e të folurit .............................................. 12

1.4 Përkufizimi i argumentit ................................................................................. 15

1.5 Struktura përbërëse e argumentimit ................................................................ 18

1.6 Argumenti dhe dialogu .................................................................................... 27

1.7 Argumenti dhe disa lloje të tij ........................................................................ 29

1.7.1 Argumenti analogjik ......................................................................... 32

1.7.2 Përkufizimet bindëse ........................................................................ 34

1.7.3 Thirrja ndaj opinionit ekspert ........................................................... 35

1.7.4 Argumenti i bazuar në opinionin popullor ....................................... 35

1.7.5 Argumenti i bazuar tek shkaku ......................................................... 37

1.7.6 Argumenti i bazuar tek pasoja .......................................................... 31

1.7.7 Argumenti i bazuar tek shenjat ......................................................... 32

1.8 Argumentet e rreme ......................................................................................... 32

1.8.1 Argumenti i rremë ignoratio elenchi ................................................ 42

1.8.2 Argumenti i rremë ad hominem ....................................................... 43

1.8.3 Argumenti i rremë ad ignorantiam .................................................. 45

1.8.4 Argumenti ad verecundiam .............................................................. 46

1.8.5 Pyetja komplekse .............................................................................. 47

1.8.6 Argumenti i rremë i rastësisë ............................................................ 47

1.8.7 Shkaqet e rreme ................................................................................ 48

1.8.8 Kërkesa e Pyetjes: petito principii ................................................... 48

1.8. 9 Argumenti ad populum: Apeli ndaj emocionit ............................... 49

1.8. 10 Argumenti ad misericordiam: .................................................... 49

1.8.11 Argumenti ad baculum ................................................................. 49

1.9 Përqasja pragma-dialektike. Rregullat në zgjidhjen e ndryshimit të opinionit.50

1.10 Shkeljet e rregullave të diskutimit kritik dhe argumentet e rreme................ 53

1.10.1 Shkelja e rregullit të lirisë ............................................................... 53

1.10.2 Shkelja e rregullit të detyrimit të provave ...................................... 54

1.10.3 Shkelja e rregullit të pikëpamjes .................................................... 54

1.10.4 Shkelja e rregullit të relevancës ...................................................... 44

1.10.5 Shkelja e rregullit të parakushtit të pashprehur .............................. 44

1.10.6 Shkelja e rregullit të pikës së fillimit .............................................. 45

1.10.7 Shkelja e rregullit të skemës së argumentit .................................... 56

1.10.8 Shkelja e rregullit të vlefshmërisë .................................................. 57

Page 5: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

v

1.10.9 Shkelja e rregullit të përfundimit .................................................... 58

1.10.10 Shkelja e rregullit të përdorimit .................................................... 59

1.11 Emocioni dhe pikëpamjet në teorinë moderne argumentuese .............60

KREU II ........................................................................................................................... 64

Argumentimi në fushën e politikës........................................................................... ..... 64

2. Teknikat e manovrimit strategjik në argumentimin politik.......................64

2.1 Debati Nixon-Kennedy...............................................................................73

2.2 Argumenti ad hominem në ligjërimin politik .................................................. 77

2.3 Irrelevanca në debatin politik .......................................................................... 82

2.3.1 Në Kuvendin e Shqipërisë ................................................................ 84

2.4 Ligjërimi politik në Shqipëri ........................................................................... 88

2.4.1 Rezultatet e raportit në lidhje me ligjërimin politik ......................... 90

2.5 Debati parlamentar në Parlamentin Hollandez ................................................ 92

2.6 Pyetjet komplekse dhe treguesit e argumentimit në debatin politik ................ 97

2.6.1 Pyetjet e ngarkuara ........................................................................... 97

2.6.2 Pyetjet dredharake ............................................................................ 98

2.7 Treguesit argumentues ................................................................................... 102

2.8 Komunikimi bindës në ligjërimin politik ...................................................... 104

2.9 Strategjitë bindëse të politikanëve ................................................................. 105

2.10 Ligjërimi argumentues i Presidentit Obama ................................................ 112

2.11 Etosi si manovrim strategjik në ligjërimin politik ...................................... 122

2.12 Retorika e reklamave politike ..................................................................... 129

KREU III ........................................................................................................................ 135

Argumentimi në fushën e medias ................................................................................. 135

3. Njëanshmëria e argumentimit mediatik .. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .135

3.1 Pasojat e medias së njëanshme ...................................................................... 136

3.2 Gjuha e njëanshme në argumentim ............................................................... 139

3.3 Argumenti ad populum .................................................................................. 141

3.4 Argumentet e rreme dhe njëanshmëria në sondazhe ..................................... 142

3.5 Argumenti politik i konferencës së shtypit .................................................... 146

3.6 Media dhe politika ......................................................................................... 150

3.7 Besueshmëria e informacionit dhe ndikimi i medias ..................................... 154

3.8 Marketingu zgjedhor ...................................................................................... 157

3.9 Gazetaria në sektorin e sigurisë ..................................................................... 158

3.10 Konteksti ekonomik dhe zhvillimi i medias komerciale ............................ 160

3.11 Trekëndëshi i demokracisë .................................................... ..............161

3.12 Media dhe propaganda ................................................................................. 163

3.13 Argumentet që përdorin frikën dhe keqardhjen ........................................... 169

3.14 Media dhe pushteti. ...................................................................................... 171

3.15 Analizë strukturore e tekstit argumentues ................................................... 173

KREU IV ........................................................................................................................ 181

Argumentimi në fushën ligjore .................................................................................... 181

4. Koncepte bazë të drejtësisë dhe logjikës në arsyetimin ligjor. ...................... 181

4.1 Arsyetimi induktiv dhe deduktiv në fushën ligjore ....................................... 185

4.2 Mundshmëria në argumentin ligjor ............................................................... 186

4.3 Detyrimi për sjelljen e provave ..................................................................... 187

4.4 Dikotemitë gjatë procesit hetimor ................................................................ 189

Page 6: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

vi

4.5 Disa lloje argumentesh .................................................................................. 191

4.5.1 Argumenti analogjik ....................................................................... 193

4.5.2 Argumenti i bazuar tek shenja ........................................................ 196

4.5.3 Argumenti prej pozicionit për të marrë njohuri .............................. 198

4.5.4 Argumenti prej klasifikimit verbal ................................................ 199

4.5.5 Argumenti i qëndrueshmërisë ......................................................... 201

4.5.6 Arsyetimi praktik ............................................................................ 202

4.5.7 Argumenti ad hominem .................................................................. 202

4.6 Shkaqet në arsyetimin ligjor .......................................................................... 204

4.7 Relevanca në argumentimin ligjor ................................................................. 204

4.7.1 Rregulli kushtëzues i relevancës....................................................206

4.8 Argumentet që i drejtohen frikës ................................................................... 207

4.8.1 Kërcënimet si argumenta.................................................................208

4.8.2 Thirrja për keqardhje ...................................................................... 211

4.8.3 Argumentet e rreme në fushën ligjore ............................................ 213

4.8.4 Argumentet gjuhësore në kontekstin ligjor ...................217

4.10.1 Veçori të gjuhës ligjore ................................................................. 219

4.10.2 Përbërësit gjuhësorë të argumentimit në ligjërimin ligjor ............ 219

4.11 Stili shtetëror e administrativ në gjuhën shqipe ........................................... 219

4.11.1 Llojet e teksteve në ligjërimin shtetëror-administrativ ................. 222

4.12 Rreth historikut të stilit ................................................................................ 225

PËRFUNDIME .............................................................................................................. 232

BIBLIOGRAFI .............................................................................................................. 243

SHTOJCË........................................................................................................................247

Shtojca A. Përmbledhje e argumenteve të rreme dhe rregullave të diskutimit...............247

Shtojca B. Përmbledhje e akteve të të folurit në zgjidhjen e ndryshimit të

opinionit..........................................................................................................................248

Shtojca C. Përmbledhje e skemave te argumentimit ....................................................249

Shtojca D. Terma te përdorur në ligjërimin shtetëror-administrativ..............................254

Shtojca E. Terma të fushës politike...............................................................................255

Shtojca F. Diagramë e fjalimit të Colin Powell-it në Kombet e Bashkuara..................261

Page 7: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

v

Hyrje

Fusha e argumentimit ka qenë dhe vazhdon të jetë thelbi i retorikës, si asaj

antike, ashtu edhe në vijim, për të ardhur deri në kohët e sotme moderne. Të gjitha

format e ligjërimit bindës e kanë origjinën tek elementi i argumentit që u zhvillua nga

filozofët e periudhës klasike të cilët ishin në kërkim të së vërtetës. Në atë periudhë,

argumentimi bindës ishte lartësuar në art dhe përdorej në funksion të së mirës

publike.

Studimi i argumentimit në kontekstet e komunikimit në fushat e politikës,

medias dhe ligjeve ofron një bazë të mirë teorike e praktike në lidhje me teknikat e

strategjitë e përdorura në përmbushjen e qëllimit ndikues dhe bindës të veprimtarisë

së tij. Njohja e argumentit dhe analizat argumentuese shërbejnë për të kuptuar më

mirë zhvillimin e komunikimit bindës në këto fusha si dhe interesat e qëllimet retorike

të politikanëve, aktorëve të medias dhe avokatëve mbrojtës në proceset hetimore.

Argumentimi e arrin efektshmërinë e vet bindëse jo vetëm përmes arsyes e

shprehjes së mendimit, por edhe falë organizimit të mjeteve të ndryshme gjuhësore.

Përdorimi mjeshtëror i këtyre mjeteve dhe i teknikave të argumentimit përbëjnë një

ndryshim domethënës në lidhje me atë që folësi pretendon të arrijë në interesin e tij.

Në komunikimin bashkëkohor bindës, argumentimi nuk ka si qëllim në vetvete vlerën e

vërtetësisë, por ka më tepër një karakter bindës e qëllimor në funksion të një axhende

të caktuar.

0.1 Përligjja e punimit

Argumentimi përbën një fushë me interes në kohët e sotme të globalizimit ku

ndihet nevoja për të ridimensionuar teoritë e komunikimit bindës. Evropianizimi dhe

botërorizimi i kulturës shfaqet dukshëm edhe në gjuhë, në stilin e të shkruarit dhe të të

folurit, në etnografinë e sjelljes dhe në etnografinë e komunikimit, pra edhe në gjuhën

e shkruar dhe të folur.

Përzgjedhja e temës “Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit”

erdhi si vazhdimësi e punës sime gjatë mikrotezës së studimeve “Master”, ku u trajtua

procesi i bindjes në aspektin sociolinguistik. Elementet kryesore që ndikojnë në

zhvillimin e procesit bindës lidhen me faktorë të ndryshëm si: përdorimi i efektshëm i

figurave letrare, besueshmëria e folësit, identifikimi, emocioni, pohimi, karizma,

aspekti pamor etj. Argumentimi përfaqëson një prej elementeve bazë më të hershëm të

komunikimit bindës që bazohet tek arsyeshmëria.

Besojmë se kjo temë përbën një ndihmesë me vlerë shoqërore dhe gjuhësore,

sepse studimi i argumentimit e ligjërimit në fushën e politikës, medias dhe ligjeve

ndihmon për të kuptuar më mirë qëllimin dhe interesat e aktorëve të përfshirë në

këto kontekste të komunikimit, të cilat lidhen ngushtë me vërtetësinë e ngjarjeve.

Politikanët, zëdhënësit e shtypit, gazetarët, avokatët dhe dëshmitarët në gjyq janë

aktorët kryesorë të ligjërimit argumentues që vazhdimisht e përdorin argumentin në

funksion të veprimtarisë së tyre bindëse.

Page 8: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

vi

Ky studim ofron njohuri në aspektin teorik dhe praktik në lidhje me nocionet

bazë të argumentimit, arsyetimin logjik e strukturën e argumentit, argumentet e

vlefshme, argumentet e rreme dhe strategjitë bindëse e të efektshme të komunikimit.

Argumentimi është një pjesë e rëndësishme e arsyetimit dhe, si i tillë, luan rol të

rëndësishëm në debatin publik dhe zhvillimin demokratik.

Folja “argumentoj”, që e gjejmë qysh në retorikën klasike, është përhapur në kohën

tonë, së pari, ndërmjet gjuhëtarëve dhe filozofëve. Në thelb, argumentoj do të thotë ta

përdorësh gjuhën për të arsyetuar një problem, për të mbështetur një ide, për të

bindur dikë për diçka, për të kërkuar një përgjigje nëpërmjet të arsyetuarit. Në

fjalorin e gjuhës shqipe, kjo fjalë ka këtë shpjegim: argumentoj (kal- ave-im); vërtetoj

a kundërshtoj me argumente; mbroj a hedh poshtë me argumente.1 Në këtë

këndvështrim, teza e doktoraturës mëton një studim hulumtues të gjuhës dhe ligjërimit

të përdorur në kontekste të ndryshme, sa më të larmishme dhe me mundësi për të parë

në rrafshe të ndryshme se si shkallëzohet pragmatikisht gjuha e shkruar dhe e folur

nën gjykimin e bindjes, duke u pykëzuar në fusha të komunikimt si: politika, ligjet dhe

e drejta, media dhe ligjëratat botore dhe më gjerë.

0.2 Objekti dhe hipotezat

Objekti kryesor i studimit është analiza e argumenteve të përdorura në

ligjërimin bindës në tri kontekste të komunikimit, ku qëllimi kryesor është ndikimi i

dëgjuesit për të pranuar një pikëpamje të caktuar. Ky punim përpiqet të vërtetojë se

në komunikimin e sotëm bindës vërtetësia nuk është një qëllim në vetvete. Duket se

strategjitë e efektshme të argumentimit dhe komunikimit përdoren në funksion të një

axhende të caktuar për të kryer veprimtarinë përkatëse.

Punimi do të përqëndrohet edhe në rolin e gjuhës dhe përdorimin pragmatik të

saj në funksion të argumentimit bindës në të tri fushat e komunikimit që kemi marrë

në shqyrtim. Nga pikëpamja teorike, ky punim ka si qëllim të trajtojë teoritë dhe

konceptet më bashkëkohore të argumentimit, llojet e ndryshme të argumenteve dhe

përdorimin e tyre në fushat që kemi marrë në studim. Në pikëpamjen praktike ai

synon të sjellë sa më shumë shembuj konkret për të ilustruar argumentimin dhe

ligjërimin bindës.

Në korpusin e shembujve të analizuar në kontekstin politik përfshihen

shembuj nga fjalime të politikanëve të njohur për oratorinë e tyre bindëse si: T.Blair,

B.Obama, H.Clinton, A.Lincoln, B.Yeltsin, R.Reagan, C.Powell, E.Rama, etj; shembuj

të debateve argumentuese midis deputetëve të Parlamentit Shqiptar, Hollandez dhe

Kanadez; shembuj të reklamave politike në fushatën zgjedhore të 2013-ës në

Shqipëri; shembuj të argumenteve në intervista politike e debate elektorale.

Në kontekstin mediatik, kemi analizuar shembuj ilustrues të lajmeve të

njëanshme në gazetat politike, të argumenteve të rreme të sondazheve politike ku

përdoren pyetje të njëanshme; shembuj të intervistave në konferencat e shtypit midis

zëdhënsve dhe gazetarëve, shembuj të argumenteve të njeanshme me median

1 Fjalori i gjuhës shqipe, Tiranë, 2006. f.48

Page 9: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

vii

shqiptare ne lidhje me prezantimin e Draftit Kushtetues të vitit 1994, shembuj

artikujsh gazetaresk2 me karakter argumentues ku kemi analizuar strukturën bindëse

të argumentit.

Në kontekstin ligjor kemi sjellë shembuj ilustrues të seancave hetimore ku

vihet në provë besueshmëria e dëshmitarit, shembuj të argumenteve më të përdorshëm

si edhe të rremë të fushës ligjore, shembuj të leksikut ligjor në gjuhën angleze,

italiane dhe shqipe; shembuj të zhvillimit të terminologjsë ligjore shqipe që nga

periudha e principatave të Arbrit e deri më sot.

Hipotezat janë të ndryshme, si për shembull: si arrijnë politikanët të jenë të

sukseshëm për të ndikuar në opinionin e dëgjuesve? Çfarë teknikash e strategjish

komunikimi përdorin ata ?A është media një burim i besueshëm lajmi apo është e

njëanshme e përdoret si një mjet në funksion të politikës e pushtetit? Çfarë taktikash

përdoren në sallën e gjyqit për të zbuluar të vërtetën? Si duhen dalluar argumentet e

rreme dhe irrelevante?

0.3 Metodologjia dhe struktura e punimit

Metodat e përdorura për realizimin e këtij punimi lidhen ngushtë me natyrën

dhe qëllimin e punimit. Ato paraqiten si më poshtë:

Metoda e studimit të literaturës përkatëse: studimi i librave, artikujve

shkencorë dhe disertacioneve të mëparshme në fushën e teorisë së argumentimit,

logjikës, medias dhe ligjërimit ligjor ka shërbyer për të paraqitur një informacion

bashkëkohor me gjetje konkrete të teorive dhe koncepteve bazë.

Metoda e meta-analizës: Janë marrë në shqyrtim raste konkrete dhe shembuj

praktikë në kontekstet përkatëse, të cilat janë analizuar në aspektin argumentues e

gjuhësor.

Metoda e krahasimit. Komunikimi bindës i kohëve të sotme është perceptuar

në lidhje me kuadrin historik të periudhës klasike të argumentimit.

0.4 Përmbajtja sipas krerëve

Kreu I. Në këtë krye, kemi përcaktuar se çfarë është argumentimi, bazuar në

përkufizime të studiuesve të ndryshëm dhe kemi paraqitur një vështrim të

përgjithshëm të disiplinave-bazë të logjikës, retorikës, dialektikës dhe pragma-

dialektikës, që lidhen ngushtë me studimin e argumentimit. Gjithashtu, kemi paraqitur

strukturën përbërëse të argumentit, llojet e tij, rregullat e diskutimit kritik dhe

argumentet e rreme në rastet kur shkelen këto rregulla. Në lidhje me rolin e emocionit

në ligjërimin bindës janë trajtuar pikëpamje të ndryshme bashkëkohore.

2 Përse shoqëria është kaq shumë e përqëndruar në këtë çështje ? nga Cass Sunstein.

Klasa jonë e ndarë shoqërore – Micheal Gerson.

Page 10: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

viii

Kreu II. Në kreun e dytë, kemi vënë në dukje teknikat dhe strategjitë më të

përdorshme në përmbushjen e një komunikimi sa më të efektshëm. Një prej tyre është

edhe teknika e manovrimit strategjik, të cilën e kemi trajtuar në analizën e

argumenteve politike. Përdorimin e figurave retorike dhe efektshmërinë e tyre e kemi

konsideruar në lidhje me strukturën e argumentit. Kemi analizuar strukturën

argumentuese në ligjërimin bindës të politikanëve shqiptarë dhe të huaj, si dhe

aspektin semantikor e stilistikor të gjuhës së përdorur në kontekstin politik të

komunikimit. Kemi marrë në shqyrtim argumentimin në debatet kuvendore, prirjet për

të përdorur retorikën emocionale dhe agresive si dhe argumentet e rreme e

irrelevante në kuvend.

Kreu III. Në këtë krye, kemi trajtuar çështjen e njëanshmërisë mediatike; llojet e

argumenteve më të përdorura në këtë fushë, marëdhënien midis medias dhe politikës;

besueshmërinë e informacionit dhe ndikimin mediatik, gazetarinë në sektorin e

sigurisë; ndikimin e internetit në media; funksionimin e argumentit brenda kontekstit

mediatik, strategjitë retorike të aktorëve të manipulimit politik, ku media përdoret si

një arenë ku fitohen betejat e pushtetit; media dhe propaganda; media dhe pushteti.

Brenda kontekstit të argumentimit mediatik, kemi analizuar strukturën argumentuese

të dy artikujve gazetareskë që trajtojnë çështjen e pabarazisë shoqërore në

këndvështrime të ndryshme.

Kreu IV. Në kreun e katërt, kemi trajtuar çështje dhe nocione të argumentimit ligjor

si : ligji, logjika, arsyetimi induktiv dhe deduktiv, mundshmëria, dikotemitë në pyetjet

hetuese, detyrimi për sjelljen e provave, llojet e ndryshme të argumenteve që përdoren

në çështjet gjyqësore, relevanca dhe irrelevanca, argumentet e rreme. Gjithashtu,

kemi trajtuar aspektin gjuhësor të kësaj fushe, disa veçori të ligjërimit ligjor si dhe

karakteristika e zhvillime të ligjërimit shtetëror-administrativ në gjuhën shqipe.

Page 11: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

1

KREU I

Vështrim i përgjithshëm përreth argumentimit

1. Çfarë është argumentimi?

Argumentimi është një veprimtari e përditshme që ndodh kudo: duke filluar

me mass median, debatin politik e deri tek forumet shkencore. Ai është i lidhur

ngushtë me tiparin pasqyrues të gjuhës njerëzore. Praktika e mbështetjes së

deklarimeve të ndryshme me anë të arsyeve paramendon që të mbajmë një qëndrim

pasqyrues ndaj tyre. Edhe format më të thjeshta të argumentimit janë një lloj i

sofistikuar komunikimi që përfshijnë një gjuhë që është e aftë të vërë në zbatim disa

praktika meta-gjuhësore. Praktikat argumentuese duket se janë të lidhura ngushtë me

specifikat e gjuhës njerëzore dhe me komunikimin. Sipas studiuesve, O.Ducrot dhe

J.Anscombre “Argumentimi është shkruar në vetë sistemin gjuhësor, në aspektin më

gjuhësor të strukturave të fjalive.”

Sipas pikëpamjes së tyre, sa më shumë mendojmë për gjuhën njerëzore si një

mjet i zhvilluar për të përmbushur qëllimet komunikative, aq më shumë duhet të

fokusohemi tek argumentimi si një paradigmë e saj.3 Veprimtaria e argumentimit

është ngushtësisht e lidhur me idenë e arsyeshmërisë, e cila është një cilësi njerëzore

dhe pjesë e hipotezave, besimeve e veprimeve tona. Njerëzit janë reagues ndaj

arsyeve, të cilat janë një mjet i efektshëm për të bindur njëri-tjetrin. Argumentimi

është mjet i efektshëm dhe mjaft i vlefshëm për bashkëveprimin njerëzor. Ai tregon

atë çka besojmë, vendosim, e pretendojmë dhe nëpërmjet tij jemi në gjendje të

bashkërendojmë besimet dhe veprimet tona me të tjerët.4

Teoria e argumentimit bazohet në faktin se argumentet përshkojnë të gjitha

shkëmbimet verbale. Kështu, të flasësh është njësoj sikur të veprosh mbi një dëgjues,

duke modifikuar pikëpamjet e tij. Përmes një ligjërimi të planifikuar me kujdes,

folësit zgjedhin fjalë të veçanta për të përfaqësuar pikëpamjet dhe opinionet e tyre dhe

e kthejnë auditorin drejt linjës së tyre të parapëlqyer të argumentimit. Argumentimi

synon që të gjejë zgjidhje për ndryshimin e opinionit rreth pranueshmërisë së një

pikëpamjeje, duke synuar në arsyetimin e palës tjetër. Kjo zbatohet veçanërisht në

ligjërimin publik bindës.

Aktorët që përfshihen në ligjërimin argumentues janë të interesuar veçanërisht

për të zgjidhur me efektshmëri ndryshimin e opinionit, në favor të çështjes së tyre që

përmbush më së miri qëllimet e tyre. Një analizë kritike e argumentimit është e një

rëndësie të madhe veçanërisht në debatin politik dhe mediatik të shoqërisë sonë, ku

shohim se qëllimisht përdoren strategji bindëse argumentuese jo për të shprehur të

vërtetat, por për t‟i bërë lexuesit e votuesit bashkëpunëtorë të njëanshëm.

3 Bermejo-Luque, Lilian. (2011). G iving Reasons: A linguistic Pragmatic Approach to Argumentation

Theory. Springer Science+Business Media B.V. f.2. (Ducrot dhe Anscombre 1991:35) 4 Bermejo-Luque, Lilian. (2011). Giving Reasons: A linguistic Pragmatic Approach to Argumentation

Theory. Springer Science+Business Media B.V. f.3.

Page 12: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

2

Më shumë se 2000 vjet më parë, Aristoteli studioi retorikën, artin e krijimit të

argumenteve bindëse. Ashtu siç hulumton edhe Grimaldi, për Aristotelin retorika ishte

“zemra e procesit me anë të të cilës njeriu u përpoq të interpretonte dhe të bënte

kuptimplote për vete dhe të tjerët botën e reales"5. Aristoteli zhvilloi një sistem të

përdorimit gjuhësor ku individët bashkojnë të gjitha burimet e tyre – intelektin,

vullnetin dhe emocionin për të komunikuar me njëri-tjetrin. Ai dhe Platoni studiuan

forcën e mendjes për të fituar kuptim prej botës dhe për ta ndarë ketë kuptim me të

tjerët. Për Grekët dhe Romakët, që i pasuan ata, retorika ishte një art praktik i

ligjërimit, që luante rol kryesor në edukim dhe në punët e përditshme të qytetarëve.

Aftësia për të folur me efektshmëri ishte një nevojë e dorës së parë për lirinë dhe

begatinë e çdo athinasi. Duke qenë se mungonin gjyqtarët publikë, çështjet kriminale

paraqiteshin nga qytetarë të cilët shkonin vetë në gjyq për të argumentuar çështjet e

tyre. Quintilian-i e përshkroi gojëtarinë si “dhuntinë më të çmuar që i është falur

njeriut”6 . Në shoqërinë e lashtë përfshirja në politikë vlerësohej së tepërmi, pasi

nënkuptonte se individi po i largohej egoizmit dhe aftësitë e tij po i vinte në dobi të

komunitetit për të mirën e përbashkët. Në retorikën e hershme, gjuha, mendimi dhe

realiteti ishin rrënjosur në një epistemologji që e pranon realitetin si të pavarur prej

njohësit.

Për Aristotelin, bota e realitetit, e cila perceptohej si e kufizuar nga ndryshimi,

mund të kuptohej me anë të aplikimit sistematik të intelektit, sepse ai realitet

mendohej që të informohej nga vetë parimet bazë. Në dallim me këtë, për periudhën

moderne, lidhjet ndërmjet mendimit, gjuhës dhe realitetit mendohet të jenë të

rrënjosura jo në një realitet të pavarur, por më tepër në natyrën e njohësit dhe realiteti

nuk është i zbuluar, apo i zbulueshëm pasi përbëhet nga ndërlidhja e mendimit me

gjuhën.

Në përqasjen klasike, argumentimi konsiderohej prej Aristotelit, si një mjet për t‟u

përdorur në fjalimet që iu adresoheshin dëgjuesve të shtresave të ndryshme. Ai e

trajtoi atë nga këndvështrime të ndryshme dhe trashëgimia dhe ndihmesa e tij u shtri

në fushat e artit të bindjes dhe studimit të argumenteve të rreme. Libri i tij “Retorika”

konsiderohet si pjesë e përpjekjeve për të dhënë teorinë e parë normative të

argumentimit. Interesimi kryesor i Aristotelit për argumentimin, u shpreh plotësisht në

teorinë e silogjizmave, të cilat janë njësi-bazë të arsyetimit në argumentimin formal

dhe konkretisht janë struktura që përbëhen nga dy parakushte dhe një konkluzion.

Silogjizmat kushtorë fillojnë me një fjali kushtore “në qoftë se-atëherë”. Pjesa

e parë e fjalisë quhet ngjarje e mëparshme dhe pjesa tjetër e fjalisë quhet pasojë.

Silogjizmat e ndarë fillojnë me një fjali “ose-ose”. Refuzimi i njërit opcion gjithmonë

nënkupton pranimin e opcionit tjetër. Pranimi i njërit opcion nënkupton refuzimin e

opcionit tjetër, kur parafjala “ose” përdoret në një kuptim përjashtues. Ai nënkupton

të kundërtën, kur parafjala “ose” përdoret në një kuptim jopërjashtues. Ky dallim

shpesh duhet përcaktuar nga konteksti. Megjithëse konsiderohet si modeli i

5 Connors, Robert J. Ede, Lisa S. (1984). Essays on Classical Rhetoric and Modern Discourse.

Southern Illinois University Press. f. 47- 60. 6 Vickers, Brian. In Defence of Rhetoric. Oxford: Clarendon Press, 1998. ( f. 412)

Page 13: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

3

argumentimit edhe në shekullin e XX, arsyetimi formal nuk shihet si prototip i

argumentimit.7

Origjina e teorisë së argumentimit si një disiplinë më vete është e kohëve të

fundit. Vetëm qysh prej gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, autorë si Toulmin,

Naess (1941) , Perelman dhe Tyteca (1958), ngjallën një interesim të ri në studimin

normativ të argumentimit gjuhësor.8 Brenda kësaj disipline ne mund të dallojmë

përqasje të ndryshme – si ajo logjike, dialektikore, retorike, epistemologjike etj.

Brenda çdo përqasje dallohen teori specifike si : Logjika Informale, Retorika e Re ose

Pragma-dialektika.

Pragma-dialektika mund të konsiderohet si një teori brenda përqasjes linguistiko-

pragmatike, duke pasur parasysh karakterizimin e argumentimit si një kompleks

aktesh të ligjërimit. Sidoqoftë, ajo nuk e trajton normativitetin e argumentimit në një

këndvështrim linguistiko-pragmatik, por pragma-dialektik.9

Fusha bashkëkohore e argumentimit bazohet mbi tri disiplina të ndryshme:

logjika, dialektika dhe retorika. Logjika është shkenca e arsyetimit, që studion lidhjet

rrjedhimore formale ndërmjet pohimeve që projektohen si parakushte dhe

konkluzioneve të një argumenti. Dialektika lidhet me studimin e arsyetimit ndërmjet

dy palëve që përdorin argumentet si dhe me vlerësimin e tyre nëse janë të fortë apo të

dobët. Retorika lidhet me përdorimin e argumentit bindës mbështetur në besimet dhe

vlerat e dëgjuesve për t‟u bindur. Studimet mbi argumentimin e kanë zanafillën në

fillimet e retorikës në Greqinë e lashtë dhe argumentimi konsiderohet si baza e

retorikës, konceptimi klasik i së cilës lidhet me studimin e ndikimit të mesazhit mbi

njerëzit. 10

1.1 Konceptime të ndryshme për retorikën

Sipas Perelman-it11

, objekti i retorikës së lashtë ishte kryesisht arti i të folurit në

mënyrë bindëse në publik që lidhej kryesisht me përdorimin e gjuhës apo ligjërimit të

folur përpara një turme të mbledhur në publik prej të cilës kërkohej miratim dhe

pëlqim në lidhje me tezën e paraqitur.

Çdo studim i argumentimit duhet konceptuar në shkallë më të gjerë. Nuk duhet parë

vetëm si diçka njëdimensionale e kufizuar vetëm tek ligjërimi. Diskutimi ndërmjet dy

individëve apo edhe një shqyrtim personal i përket teorisë së përgjithshme të

argumentimit. Qëllimi i retorikës moderne shkon përtej asaj klasike. Ajo që duhet

mbajtur prej retorikës tradicionale është ideja e auditorit, e cila vjen menjëherë

7 Zarefsky, David. (2005). Argumentation: The study of Effective Reasoning. The Teaching Company

Limited Partnership. f.8. 8 Bermejo-Luque, Lilian. (2011). Giving Reasons: A linguistic Pragmatic Approach to Argumentation

Theory. Springer Science+Business Media B.V. f.8. 9 Walton, David. (2007). Media Argumentation: Dialectic, Persuasion and Rhetoric. Cambridge

University Press. f.6. 10

Walton, David. (2007). Media Argumentation: Dialectic, Persuasion and Rhetoric. Cambridge

University Press. f.2. 11

Perelman, Chaim. (1963). The Idea of Justice and The Problem of Argument. Routledge & Kegan

Paul Limited; Broadway House, 68-74 Carter Lane London, E.C. f.138.

Page 14: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

4

ndërmend kur mendojmë për ligjërimin. Çdo ligjërim i drejtohet një auditori dhe

shpesh ne harrojmë se kjo gjë është e vërtetë edhe për shkrimin. Mungesa e lexuesve

mund ta bëjë një shkrimtar të mendojë se ai është krejt i vetëm në botë, kur në të

vërtetë teksti i tij gjithmonë është i kushtëzuar në mënyrë të vetëdijshme ose të

pavetëdijshme prej personave që ai iu drejtohet.

Sipas konceptit tradicional, retorika perkufizohet si një disiplinë instrumentale

për përmirësimin e aftësive bindëse. Zakonisht, ajo lidhet me përdorimin e

argumenteve bindëse, me funksionin e bindjes ose me studimin e ligjërimit bindës. 12

Shpesh, ajo është marrë me stilin e paraqitjes së një fjalimi, në një mënyrë të tillë që

duket se pak ka të bëjë me logjikën, sepse, strukturalisht, një argument mund të jetë i

gabuar, por për dëgjuesit mund të jetë mjaft bindës.

13

Aristoteli, një nga studiuesit më të hershëm në kulturën evropiane për

studimin sistematik të retorikës, e identifikoi artin e retorikës me njohuritë që marrim

për mënyrat e bindjes dhe e percepton atë si të lidhur më shumë me aftësinë për të

vëzhguar mjetet e disponueshme të bindjes sesa me efektin bindës. Ai e përkufizoi atë

si një studim të bindjes që përfshin jo vetëm studimin e fjalës (logos-it) por edhe

etosin dhe patosin. Sipas tij, gjuha shërben si mjet kryesor i përdorur prej oratorit, në

ligjërimin bindës. Në perceptimin e tij, ne synojmë që të besojmë atë që është e

vërtetë, por zakonisht gjykimet tona duhet të kënaqen me atë që është e besueshme.

Për të arritur aktin e bindjes, besueshmëria e folësit dhe emocionet e dëgjuesve

luajnë rolin e tyre, por po ashtu dhe forca bindëse e argumenteve të përdorura dhe

aftësia e tyre për të treguar se hipotezat tona janë korrekte ose të besueshme.14

Sipas

Aristotelit, edhe nëse do të thoshim të vërtetën, kjo do të ishte e padobishme nëse do

të na mungonin mjetet e efektshme për t‟i bindur të tjerët. Bazuar në perceptimin

aristotelian, studiuesi francez Olivier Reboul e përkufizon retorikën si “artin e bindjes

me anë të ligjërimit”. Në fakt, mendimet për spektrin e fushës së studimit të saj janë

nga më të ndryshmet. Sipas pikëpamjeve bashkëkohore të Sonja Foss, Karen Foss dhe

Robert Trapp, ajo perceptohet si një aftësi e veçantë njerëzore për të përdorur

simbolet si mjet të komunikimit njerëzor. Ata shkojnë përtej retorikës verbale dhe

flasin për atë pamore duke përmendur shembullin e një “artisti që përdor imazhet e

pikturuara” .15

Para se fjala “retorikë” të përdorej në gjuhën greke, barazvlerësia e saj më e

afërt ishte “peitho” – “bindje”. Shpikja e retorikës si teori i atribuohet Corax-it dhe

Tisias-it, por sipas Schiappas (1999) ky term e ka zanafillën në veprat e Plato-nit dhe

u përdor nga Sofistët për t‟iu referuar praktikave dhe procedurave sistematike dhe të

qëllimshme. Me qëllim që të rimerrnin pronat e zaptuara nga regjimi tiran i asaj kohe,

qytetarët kishin nevojë të argumentonin në gjyq dhe teknika të ndryshme të

argumentimit iu mësoheshin atyre prej Sofistëve, për t‟i ndihmuar që të dinin të 12

Walton, Douglas. (2007). Dialog Theory for Critical Argumentation. John Benjamins B.V. f.91. 13

Blair, J.Anthony. (2012). Groundwork in the Theory of Argumentation. Springer Science+Business

Media B.V. f.261. 14

Bermejo-Luque, Lilian. (2011). Giving Reasons: A linguistic Pragmatic Approach to Argumentation

Theory. Springer Science+Business Media B.V. f.5. 15

Blair, J.Anthony. (2012). Groundwork in the Theory of Argumentation. Springer Science+Business

Media B.V. f.262.

Page 15: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

5

mbronin veten e tyre. Sofistët më të shquar për t‟u përmendur janë Plato-ni, Giorgas

dhe Isocrates. Ata e konsideronin fitoren e një argumenti si qëllim në vetvete,

pavarësisht nga qëllimi apo arsyeshmëria e pozicionit të dikujt. Sipas Murphy dhe

Katula-s (1994), shkolla izokratike eshtë kryesisht përgjegjëse për pranimin e

retorikës si baza e edukimit në Greqi dhe më vonë në Romë. 16

Sipas Sokratit, retorika është një “art i rremë”, një lloj lajkatimi dhe barasvlerëse e

artit të gjelltarisë”. Platoni i dënonte gjithashtu praktikat retorike të kohës së tij, duke

dënuar kështu pikëpamjen thelbësore të retorikës që lidhet me mundësinë e shumë

opinioneve për çështje të caktuara. Ai ishte kundër traditës së sofistëve, sepse shpesh

ajo e lejon keqbërësin të mos ndëshkohet dhe në vend të së vërtetës të çon drejt

bindjes.

Për Platonin,17

retorika përdor argumentet e rreme për të bindur dëgjuesit dhe

sofistët nuk interesohen për të vërtetën. Në kontrast me të, filozofia, sipas teorisë

platonike mund të na çojë drejt të vërtetës së pandryshueshme, që diskutohet me anë

të dialektikës. Zakonisht, studiuesit vënë përballë njëri-tjetrit filozofët dhe sofistët.

Ndryshe nga filozofët, që ishin të përkushtuar pas njohurisë dhe të vërtetës, sofistët

rendnin pas klientëve të tyre të cilët i instruktonin në teknikat ligjërimore. Ky trainim

ishte një aspekt tepër i rëndësishëm i edukimit të qytetarëve dhe në kontekstin

shoqëror arti i ligjërimit ishte kthyer në një spektakël të veçantë.

Gjithsesi, retorika zinte në lashtësi një vend shumë të rëndësishëm. Qëllimi i

bindjes në artin filozofik të Retorikës duhet të bazohet në veprimin e virtytshëm, në

drejtësi dhe në besimin tek e vërteta.

Sipas Kennedy-it tek “Nje Histori e Re e Retorikës Klasike”, Aristoteli tregoi se

“retorika, ashtu si dialektika, është një art moral neutral që mund të argumentojë të

dyja anët e një çështjeje”. Gojëtari, veçanërisht gojëtari politik dhe juridik, sipas

pikëpamjes së Aristotelit duhet të ndalojë fshehjen e së vërtetës ndaj auditorit dhe

duhet të sigurohet që e vërteta dhe drejtësia të triumfojnë.

Për të kontribuar në edukimin e udhëheqësve dhe shtetarëve romakë, tek De

Oratore, Ciceroni u përpoq që të shkrinte në një sintezë të re disa prej përqasjeve

klasike – traditën Izokratike, Aristoteliane dhe Helenistike. Në sistemin e tij retorik,

tri mjetet aristoteliane të bindjes janë: fitimi i simpatisë së dëgjuesve; përpjekja për të

vërtetuar atë që është e vërtetë dhe drejtimi i emocioneve drejt veprimit të dëshiruar.

Pikërisht për këtë shkrirje, Ciceroni cilësohet nga më të shquarit e retoricienëve

klasikë. Quintilian-i, retoricieni romak që vjen pas tij, e konsideron retorikën

përgjithësisht si “shkencën e të folurit mirë”. Në pikëpamjen e tij, karakteristika

thelbësore e gojëtarit të përsosur është se ai është “një burrë i mirë” që çon përpara

kauzën e së vërtetës dhe qeverisjes së mirë. Ai thekson vlerën e retorikës si një forcë

morale në bashkësi. 18

16

Van Eemeren, Frans H. (2010). Strategic Maneuvering in Argumentative Discourse. John Benjamins

B.V. f.68. 17

Walton, David. (2007). Media Argumentation: Dialectic, Persuasion and Rhetoric. Cambridge

University Press. f.2. 18

Van Eemeren, Frans H. Strategic Maneuvring in Argumentative Discourse. John Benjamins

Publishing Company. 2010. f.71- 72

Page 16: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

6

Gjatë periudhës së Rilindjes, studiuesit e retorikes e humbën interesin për

argumentimin. Arsyetimi filloi të identifikohej me studimin e logjikës formale dhe

argumentimi shihej me shumë si një demonstrim i të vërtetës transparente. Në vend të

tij, ata zhvilluan sisteme të detajuara për klasifikimin e figurave letrare, gjesteve dhe

mjeteve të tjera stilistikore. Gjatë shekullit të 20-të, këto përqasje krijuan pakënaqësi

ndaj modeleve të arsyetimit. Por, shumë intelektualë të 50 viteve të fundit e kanë

shprehur e gjallëruar interesin për retorikën. Për t‟u përmendur, janë studiues të

shquar si : Toulmin, Perelman, Humblin, Habermas, Van Eemeren dhe Grootendorst.

Van Eemeren, e konsideron retorikën si studimin e synimit për efektshmëri në

ligjërimin argumentues. 19

Sipas tij, një karakteristikë e përbashkët e të gjitha

përqasjeve retorike moderne është prirja për t‟u marrë me pikëpamjet klasike dhe për

të vazhduar për t‟i përdorur ato në analizën e ligjërimit argumentues. 20

Në përqasjen moderne, retorika e ka zgjeruar qëllimin e saj. Disa trajtesa

retorike bashkëkohore të paraqitura nga Foss dhe Trapp e përkufizojnë retorikën si

“një aftësi të veçantë njerëzore për të përdorur simbolet e komunikimit me njëri-

tjetrin”.21

Van Emeren e shikon retorikën si “art me anë të të cilit ligjërimi përshtatet

për qëllimet e tij” dhe si një “studim të keqkuptimeve dhe sqarimit të tyre”. Grassi e

identifikon retorikën me “forcën e gjuhës dhe të ligjërimit njerëzor për të rilindur një

bazë të mendimit njerëzor”. Për të, qëllimi i retorikës eshtë shumë më i gjerë se

ligjërimi argumentues. Eshtë procesi bazë me anë të të cilit ne njohim botën.22

Foucault-i mbështet idenë se retorika është epistemike. “Një epistemë është kodi i

kulturës që udhëheq gjuhën, skemat e perceptimit, teknikat, vlerat dhe imponon në të

gjitha degët e njohurisë të njëjtat norma dhe postulate, nje stad të përgjithshëm të

arsyes, një strukturë të caktuar të mendimit që njerëzit e një periudhe të caktuar nuk

mund t‟i shmangen”.23

Larg mendimit tradicional të retorikës si proces bindës, është

edhe Scott-i (1967) që e deklaroi retorikën si “epistemike” dhe mënyrë njohjeje.

Retorika mund të konsiderohet si krijuese e së vërtetës dhe jo si dhënëse e

efektshmërisë ndaj të vërtetës. Sidoqoftë, ai nuk deklaron se të gjitha aspektet e

“krijimit të njohurisë” janë retorike.

Burke e zgjeron pikëpamjen ndaj retorikës dhe sugjeron se koncepti qëndror i

retorikës është “identifikimi” dhe bindja është rezultat i identifikimit. Sipas tij, “ju

mund të bindni një njeri vetëm nëse flisni gjuhën e tij me anë të ligjërimit, gjesteve,

tonalitetit, imazhit, idesë dhe identifikimit. Po ashtu, sipas tij, atje ku ka bindje, ka

edhe retorikë dhe atje ku ka “kuptim”, ka edhe bindje”.24

19

Van Eemeren, Frans H. (2010). “Strategic Maneuvring in Argumentative Discourse”. John

Benjamins Publishing Company. f.67. 20

Van Eemeren, Frans H. (2010). “Strategic Maneuvring in Argumentative Discourse”. John

Benjamins Publishing Company. f.68. 21

Van Eemeren, Frans H. (2010). “Strategic Maneuvring in Argumentative Discourse”. John

Benjamins Publishing Company. f.73. 22

Van Eemeren, Frans H. (2010). Strategic Maneuvring in Argumentative Discourse. John Benjamins

Publishing Company. f.75. 23

Van Eemeren, Frans H. (2010). Strategic Maneuvring in Argumentative Discourse. John Benjamins

Publishing Company. f.74. (Foss&Trapp, 1985, f.193). 24

Van Eemeren, Frans H. (2010). Strategic Maneuvring in Argumentative Discourse. John Benjamins

Publishing Company. f.75. Burke (1950/1969 b) .

Page 17: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

7

Megjithëse nuk është retoricien, Toulmin është një tjetër studiues vepra e të

cilit është e lidhur me retorikën dhe teoritë e argumentimit. Në parim, sipas tij,

arsyeshmëria qëndron në çdo lloj argumentimi. Ai hedh poshtë pikëpamjen se ka

norma universale për vlerësimin e argumentimit dhe se këto norma sigurohen prej

logjikës formale. Për Toulmin-in, argumentimi i shëndoshë dhe i vlefshëm është

argumentimi që zhvillohet në përputhje me një procedurë të vlefshme formale

konform kushteve specifike të fushës në studim.25

Një përqasje retorike moderne që bazohet së tepërmi në retorikën klasike është

Retorika e Re, që trajtohet nga Perelman dhe Olbrechts-Tyteca26

në librin e tyre “La

nouvelle rhétorique. Traite de l‟argumentation” ku jepen edhe skemat argumentuese

që luajnë një rol konstruktiv në përpjekjet bindëse.

Retorika e Re27

është një përpjekje për të krijuar një teori argumentimi, që tregon se

zgjedhjet dhe vendimet mund të përligjen mbi bazat e arsyes. Ashtu si dhe në

retorikën klasike, në Retorikën e Re paraqitet postulati se argumentimi eshtë

gjithmonë i ideuar për të arritur një efekt të veçantë “tek ai grupim ku folësi dëshiron

të ndikojë me anë të argumentimit të tij” .

Në të dyja retorikat, dëgjuesit luajnë rol qëndror. Kur flitet për argumentimin,

përgjithësisht marrim në konsideratë një perspektivë retorike veçanërisht kur ligjërimi

shihet si një instrument për të arritur marrëdhënie të ngushta në mënyrë që dëgjuesit

të jenë dakord me pranueshmërinë e një pikëpamjeje, sepse retorika lidhet fort me

qëllimin e krijimit të një konsensusi.

Sipas Schiappa-s, retorika nënkupton shumë gjëra, pasi “perspektiva retorike”

përfshin “një shumëllojshmëri përqasjesh metodologjike dhe teorike”. Studimet që

përdorin përqasjen retorike ndaj ligjërimit argumentues përqëndrohen tek tekstet e

fjalëve të shkruara e të folura, por gjithashtu marrin në konsideratë format joverbale

dhe udhëhiqen nga besimi se “bashkëveprimet tona komunikative janë epistemike dhe

informojnë shumicën e gjërave që ne mësojmë rreth botës”.28

Gjithashtu, po sipas

mendimit të tij, “analiza e argumentimit retorik është një analizë ideologjike, pasi

gjithë të kuptuarit e botës shërben për interesa të caktuara”.

Në lidhje me kërkimet shkencore në Amerikë, ai deklaron se shumica e

studimeve të argumentimit në Sh.B.A informohet nga një perspektivë retorike, dhe ajo

që është e përbashkët në këto studime është besimi se ligjërimi bindës është epistemik

dhe ka rëndësi kulturore-politike. Një degë e frytshme dhe dalluese e retorikës së

sotme amerikane është “retorika kritike” e orientuar për t‟i dhënë përgjigje pyetjes se

përse disa performanca janë të suksesshme në këndvështrimin retorik dhe disa të tjera

dështojnë. Si rast studimor mund të përmendet analiza retorike e Zarefskit për fjalimin

e presidentit Johnson “Luftë Varfërisë”. Analiza të tilla janë të lidhura ngushtë me

25

Van Eemeren, Frans H. (2010). Strategic Maneuvring in Argumentative Discourse. John Benjamins

Publishing Company. f.75. 26

Perelman&Olbrechts-Tyteca, 1958/1969. 27

Perelman dhe Olbrechts-Tyteca preferojnë ta quajnë teorinë e tyre “Retorika e Re” për të shmangur

ngatërimin e saj me përdorimin marksist të termit “dialektik”. Ata i dhanë dialektikës një kthesë të fortë

retorike dhe objektivi i tyre përafrohet me nocionin Aristotelian të retorikës. 28

Van Eemeren, Frans H. (2010). Strategic Maneuvring in Argumentative Discourse. John Benjamins

Publishing Company. f.77. (Schiappa, 2002, f.67).

Page 18: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

8

analizën pragma-dialektike të manovrimit strategjik që ndodh në ligjërimin

argumentues. Sipas Zarefskit, fjalimi “Lufta kundër Varfërisë” është një ilustrim i

përshtatshëm për të shqyrtuar rolin e retorikës në politikën publike, sepse atje retorika

luan rol kryesor në ndërtimin e realitetit shoqëror.29

Vendimi i Johnson-it për t‟i

quajtur përpjekjet “luftë” kishte nënkuptime të rëndësishme simbolike, sepse një

zgjedhje e tillë e simboleve linguistike krijon një këndvështrim të ri. Ai shpjegon se

retorika si studim i bindjes publike, lidhet me “termat që përdoren për përkufizime të

çështjeve të ndryshme sepse një përkufizim thekson disa aspekte të çështjes duke

zvogëluar të tjerat, dhe zgjedhja e asaj që theksohet do ta bëjë çështjen pak a shumë

më bindëse”.

Dy studiues të tjerë, Batisteli dhe Jacobs vënë në dukje pikëpamjet retorike që

kanë lidhje me teorinë e argumentimit. Sipas Batistelit, “ në çastin që argumentimi

shmanget, retorika mund të sigurojë mjetet për të krijuar një pozicion solid duke

përdorur dykuptueshmërinë dhe pluralizmin e opinionit, që ekziston në një kontekst

retorik”30

(2009). Pikëpamjet e tij janë të ngjashme me ato të Jacobs-it31

i cili shkon

edhe më tej duke sjellë së bashku retorikën dhe dialektikën. Sipas opinionit të tij, “

marrja në konsideratë e retorikës është mjaft e dobishme për të kuptuar argumentet e

rreme në teoritë dialektike”. Ai e quan “paksa ironik faktin që teoricienët e retorikës e

kanë lënë në harresë problemin e falsitetit”.

E një rëndësie të veçantë për studiuesin e argumentimit është marrëdhënia

ndërmjet retorikës dhe argumentimit. Katër mënyrat e ndryshme të konceptimit të

kësaj marrëdhënieje përshkruhen shkurtimisht në esenë e Blair-it.32

Pikëpamja e parë

e percepton argumentimin në thelbin e tij si retorik dhe po ashtu edhe argumentet në

tërësi. Sidoqoftë, sipas Perelman-it33

retorika nuk kufizohet vetëm tek argumentimi

apo argumentet. “Sapo një komunikim përpiqet të ndikojë një ose më shumë persona,

të orientojë mendimin e tyre, të ngjallë apo të qetësojë emocionet e tyre, të udhëheqë

veprimet e tyre, ai i përket sferës së retorikës”.

Mënyra e dytë e percepton klasën e argumenteve të mbivendosur me klasën e

njësive ose proceseve retorike. Sipas Hauser-it (2002) dhe Kock-ut (2007, 2008), që

mbrojnë këtë konceptim, argumentimi dhe retorika janë në udhëkryq, por nuk janë

bashkëpërfshirëse. Jo gjithçka që është retorike, është pjesë e argumentimit dhe jo i

gjithë argumentimi është retorik.

Sipas konceptimit të tretë, argumentet dhe argumentimi kanë cilësi retorike,

dialektike dhe logjike. Wenzel shkruan se “gjykimi njerëzor mbështetet tek

argumentimi dhe argumentimi mbështetet njëkohësisht mbi burimet e retorikës,

dialektikës dhe logjikës”.

29

Van Eemeren, Frans H. (2010). Strategic Maneuvring in Argumentative Discourse. John Benjamins

Publishing Company. f.78. 30

Van Eemeren, Frans H. (2010). Strategic Maneuvring in Argumentative Discourse. John Benjamins

Publishing Company. f.80. 31

Van Eemeren, Frans H. (2010). Strategic Maneuvring in Argumentative Discourse. John Benjamins

Publishing Company. f.80. 32

Edited by: Van Haaften,Ton; Jansen, Henrike; De Jong, Jaap; Koetsenruijter, William. Bending

Opinion. Essays on Persuasion in the Public Domain. Leiden University Press. 2011. f. 97-98 33

Perelman 1982, f.162.

Page 19: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

9

Përsa i përket konceptimit të katërt, cilësitë retorike të argumentimit

konsistojnë në hartimin, selektimin apo formulimin e argumenteve që mund t‟i bëjnë

ata më bindës apo interesantë. Johnson, van Eemeren dhe Houtlosser janë idhtarët

bashkëkohorë të kësaj pikëpamjeje. Për Johnson-in, qëllimi retorik është bindja,

kështu që argumentet e përdorura për qëllime retorike do të projektohen për sukses,

edhe pse kjo do të thotë të lustrosh dobësitë e tyre. Sipas pikëpamjes së tyre,

argumentimi është një veprimtari dialektike që shtrihet nën kufizimin e racionalitetit

dhe retorika është studimi teorik i teknikave bindëse. Për këta sudiues, retorika ka

cilësitë e një kozmetike e ideuar për t‟i bërë meritat më tërheqëse, por edhe e përdorur

për të mbuluar të metat. Qëllimi retorik për këta studiues është të fitosh dhe

argumentet përdoren për të zgjidhur ndryshimet e opinioneve në favor të dikujt.

1.2 Dialektika dhe retorika

Fjala “dialektikë” rrjedh prej fjalës së lashtë greke për bisedën – dialecticos.

Ajo konsiderohej prej Platonit dhe Aristotelit si një metodë shumë e rëndësishme e

diskutimit racional. Aristoteli e përkufizoi dialektikën si “mënyrë për të kritikuar

opinionet duke gjetur kundërthëniet dhe dobësitë logjike dhe duke marrë në

konsideratë argumentet në të dyja anët e çështjes në shqyrtim”. 34

Në teoritë e sotme

bashkëkohore, argumentimi retorik dhe dialektik integrohen së bashku si fusha që

plotësojnë njëra-tjetrën duke gërshetuar dy detyra kryesore, që lidhen me krijimin e

argumentave dhe vlerësimin kritik të tyre. Detyra kryesore retorike është që të krijojë

argumente të reja që mund të përdoren për t‟i bindur dëgjuesit për të pranuar një

pikëpamje mbi të cilën ka dyshime. Detyra dialektike është që të gjykojë se cilat

argumente janë më të forta dhe cilat janë më të dobëta, ose cilat janë të pavlefshme.

Në analizën e manovrimit strategjik në ligjërimin bindës, Van Eemeren

mbështetet tek përdorimi i retorikës dhe dialektikës. Ai hulumton dhe shqyrton lidhjen

midis tyre për të parë sesi ato funksionojnë bashkë në këtë ligjërim, dhe iu referohet

edhe pikëpamjeve të ndryshme të studiuesve klasikë e modernë të argumentimit. Po

t‟u referohemi klasikëve, për Plato-nin, baza e praktikimit të retorikës është

dialektika. Pa të do të ishte e pamundur të gjeje përmbajtjen e duhur të fjalimeve.

Ndryshe nga Platoni, Aristoteli e konsideron retorikën si “homologe” të dialektikës

dhe të dyja i karakterizon në pozicione të njëjta. Më tej, në pikëpamjet që shprehen në

veprën e tij “Retorika”, ai e konsideron dialektikën si një njësi më të gjerë që e

përfshin retorikën.

Për Ciceronin, dialektika priret të bjerrë në një formalizëm të zbrazët.

Boethius e kundërshton opinionin e tij dhe e konsideron dialektikën si artin më

kryesor, sepse ajo paraqet metodat dhe rregullat e nxjerrjes së përfundimeve. 35

Shumë studiues modernë të argumentimit e konsiderojnë kombinimin e pikëpamjeve

retorike dhe dialektike në mënyra të ndryshme. Sipas opinionit të Hofmani-it,

34

Walton, David. (2007). Media Argumentation: Dialectic, Persuasion and Rhetoric. Cambridge

University Press. f.3. 35

Van Eemeren, Frans H. (2010). Strategic Maneuvring in Argumentative Discourse. John Benjamins

Publishing Company. f.84.

Page 20: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

10

argumentimi ligjor ndoshta “thekson më shumë se ç‟do lloj forme tjetër arsyetimi

nevojën për të lidhur dialektikën me retorikën në analizën dhe krijimin e argumenteve

të mira”. Ai është i mendimit se dialektika është një rast i veçantë i retorikës, pasi

retorika merret përgjithësisht me argumentet që bazohen tek parakushtet që janë të

pranueshëm për çdo lloj auditori, ndërsa dialektika mbështetet tek parakushtet që janë

të pranueshme vetëm për një auditor të veçantë e të kufizuar. Hofman-i i shikon

aspektet dialektike dhe retorike të analizës së argumentimit si plotësuese të njëra-

tjetrës dhe jo si rivale ku njëra ka më shumë përparësi se tjetra. Ai nuk vendos kufij të

qartë midis tyre e në këtë pikëpamje kritikohet prej Eemeren-it, që mendon se

qartësimet dhe përkufizimet janë të domosdoshme.

Një tjetër studiues i argumentimit, Leff-i, thekson se të dyja disiplinat kanë

karakteristikat e tyre. Dialektika merret me çështje abstrakte dhe ndjek normat e

arsyetimit logjik, sikundër edhe përdor një gjuhë teknike. Në anën tjetër, retorika

merret me çështje rrethanore, me normat e përshtatshmërisë dhe përdor një gjuhë

bindëse të zbukuruar. Sipas Eemeren-it, Leffi përfytyron një “bisedë” ndërmjet të

dyjave, ku ato korrigjojnë “veset” e njëra-tjetrës .36

Krabbe, një tjetër teoricien i

argumentimit modern, është për kombinimin, integrimin dhe gërshetimin e plotë të

dialektikës dhe retorikës. Në mesjetë, dialektika kishte arritur një një rëndësi të re në

kurriz të retorikës dhe me Ramus-in, ky zhvillim arriti kulmin pas një ndarjeje strikte

të dialektikës nga retorika. Brenda shkencave shoqërore, retorika përfaqëson një

fushë për studiuesit e komunikimit, gjuhës dhe letërsisë, ndërsa, dialektika u ndërfut

tek logjika dhe shkenca. Në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të, përqasja dialektike

ndaj argumentimit u rimor përsëri dhe ajo retorike ka përjetuar një gjallëri të veçantë

për hir të Retorikës së Re të Perelman-it dhe Tyteca-s si dhe modelit të argumentimit

prej Toulmin-it.

Sipas Eemerenit, ende ekziston një zbrazëti konceptualizimi ndërmjet

teoricienëve që janë për një përqasje dialektike ndaj argumentimit dhe protagonistëve

të përqasjes retorike. Kjo ndarje reflektohet edhe në strukturat e ndara të organizatave

dhe shoqatave akademike, të revistave shkencore dhe konferencave. 37

Duke u

përpjekur të ngushtojë boshllëkun e krijuar dhe të krijojë një bazë të frytshme

bashkëpunimi në shqyrtimin e manovrimit strategjik, Van Eemeren synon të përfshijë

dhe integrojë në përqasjen dialektike një pikëpamje retorike të argumentimit. Kjo

përpjekje është mbështetur intelektualisht prej teoricienëve të tjerë të argumentimit që

ndajnë të njëjtin qëllim dhe punojnë në të njëjtin drejtim. Për Reboul- in (1991)

dialektika është një instrument intelektual i retorikës dhe retorikisht argumentimi i

fortë duhet të përputhet me kriterin dialektikor.38

Weaver dhe Leff, gjithashtu ndajnë

pikëpamjen se ndarja e retorikës me dialektikën është e rrezikshme sepse “e vetme,

36

Van Eemeren, Frans H. (2010). Strategic Maneuvring in Argumentative Discourse. John Benjamins

Publishing Company. f.85. 37

Van Eemeren, Frans H. (2010). Strategic Maneuvring in Argumentative Discourse. John Benjamins

Publishing Company. f.88. 38

Van Eemeren, Frans H. (2010). Strategic Maneuvring in Argumentative Discourse. John Benjamins

Publishing Company. f.88.

Page 21: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

11

retorika nuk ka njohuri të së vërtetës, dhe një dialektikë e izoluar nuk përfshihet në

çështjet e botës empirike”.39

40

Gjithashtu, edhe Agricola, një teoricien klasik që ka dhënë një kontribut

kryesor në zhvillimin e teorisë humaniste të argumentimit, ndërfuti në një teori të

përbashkët dialektikën dhe retorikën dhe e “ndryshoi dialektikën nga një teori që ka të

bëjë me vlefshmërinë logjike në argumentim në një metodë për t‟u marrë me

pasigurinë në ligjërimin argumentues”. 41

Van Eemeren shpjegon qartësisht në librin e

tij “Manovrimi Strategjik në Ligjërimin Argumentues”, se synimi i tij është që të

arrijë një integrim sistematik të pikëpamjeve retorike në kuadrin teorik dialektikor që

nuk është “ i plotë”, por fokusohet në një integrim selektiv të pikëpamjeve retorike në

metodën pragma-dialektike të analizës dhe vlerësimit. 42

Në pragma-dialektikë,

“dialektika” përkufizohet pragmatikisht si një metodë për të trajtuar sistematikisht

shkëmbimet kritike në komunikimin verbal dhe bashkëveprimin për t‟u zhvendosur

nga hamendësimi dhe opinioni në pikëpamje më të sigurta. Retorika mund të

përkufizohet më së miri si studimi teorik i llojeve të ndryshme të teknikave të bindjes

që mund të jenë të efektshme në praktikën argumentuese. 43

Duke u nisur nga këto përkufizime, nuk ka arsye teorike për të supozuar se

norma retorike e efektshmërisë mjeshtërore është në kontradiktë me idealin dialektik

të arsyeshmërisë kritike. Në praktikë, lëvizjet argumentuese që janë retorikisht të forta

në sensin që janë të efektshme për të bindur dëgjuesit shpesh janë në përputhje me

normat dialektike që aplikohen në fazën e diskutimit ku bëhen këto lëvizje. Parë në

një perspektivë teorike dhe praktike, ka arsye të forta për të kapërcyer ndarjen

ideologjike ndërmjet dialektikës dhe retorikës që ka penguar pajtimin konstruktiv të

dimensionit retorik dhe dialektik të studimit të argumentimit.

Kombinimi i perspektivës dialektike dhe asaj retorike është një parakusht për

të marrë në shqyrtim manovrimin strategjik në ligjërimin argumentues. Kjo zbrazëti,

sipas pikëpamjes së Van Eemeren-it dhe Houtlosser-it mund të kapërcehet me anë të

paraqitjes së nocionit teorik të “manovrimit strategjik”. Ata e përdorin këtë term për

t‟iu referuar përpjekjeve të vazhdueshme të pjesëmarrësve në ligjërimin argumentues

për të pajtuar përpjekjen e njëkohësishme për synime retorike të efektshmërisë me

mbajtjen e standardeve dialektike të arsyeshmërisë. Gërshetimi i perspektivës

dialektike dhe asaj retorike është një parakusht për të marrë në shqyrtim manovrimin

strategjik në ligjërimin argumentues.

39

Van Eemeren, Frans H. (2010). Strategic Maneuvring in Argumentative Discourse. John Benjamins

Publishing Company. f.88. ( Foss,Foss, & Trapp, 2002, p.166). 40

Van Eemeren, Frans H. (2010). Strategic Maneuvring in Argumentative Discourse. John Benjamins

Publishing Company. f.89. 41

Van Eemeren, Frans H. (2010). Strategic Maneuvring in Argumentative Discourse. John Benjamins

Publishing Company. f.87. 42

Van Eemeren, Frans H. (2010). Strategic Maneuvring in Argumentative Discourse. John Benjamins

Publishing Company. f.90. 43

Van Eemeren, Frans H. (2009). Examining Argumentation in Context. John Banjamins Publishing

Campany. f.4.

Page 22: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

12

1.3 Teoria pragma-dialektike dhe aktet e të folurit

Pikëpamjet teorike të formuluara prej autorëve klasikë, si Aristoteli dhe

Ciceroni ende qëndrojnë në thelb të teorisë argumentuese. Shtysat e reja teorike,

teoria e argumentimit i mori në vitet 1950 për hir të publikimeve të filozofëve Stephen

Toulmin dhe Chaim Perelman me veprat e tyre, “Përdorimet e Argumentit” dhe “La

nouvelle rhetorique”. 44

Megjithatë, as përqasjet teorike të Toulmin-it, as ato të

Perelman-it nuk shënuan një ndarje reale me traditën klasike.

Filozofë të tjerë si: Arne Naess (1953,1966) dhe Rupert Williams (1957) i

botuan ndihmesat e tyre në të njëjtën periudhë me Toulmin-in, Perelman-in dhe

Olbrecht Tyteca-n. Veprat e tyre konsiderohen si hapa të rëndësishëm drejt zhvillimit

të një teorie moderne të argumentimit, që është më shumë e lidhur me traditën

dialektike. Analizat semantike të diskutimeve nga Naess dhe analiza e ndryshimit të

opinionit nga Williams kanë patur një ndikim të madh në zhvillimin e teorisë

argumentuese. Pikëpamjet e zhvilluara nga këta autorë janë pjesë e bazës filozofike të

përqasjes dialektike të argumentimit, që njihet si “ dialektika formale” e propozuar

prej Else Barth-it dhe Erik Krabbe-s.45

Barthe dhe Crabbe zhvilluan procedurat formale me anë të të cilave

përcaktohet ideologjikisht nëse një tezë është logjikisht e mbrojtshme. Arsyetimi që

zë vend në këtë rast, perceptohet si një dialog ndërmjet idhtarit dhe kundërshtarit të

një teze. Në mbrojtjen e saj, idhtari mund të shfrytëzojë lëshimet e kundërshtarit.

Idhtarit i duhet të kundërshtojë çdo sulm që iu bëhet deklarimeve të tij. Ai mund ta

bëjë këtë me anë të përpjekjeve të drejtpërdrejta për mbrojtje ose me anë të një

kundërsulmi ndaj lëshimeve të kundërshtarit. Kundërshtari është i detyruar të mbrojë

çdo lëshim që idhtari ka sulmuar. Idhtari përpiqet të përdorë lëshimet e kundërshtarit

në mënyrë të tillë që ky i fundit të përfundojë në një pozicion ku mundësia e vetme

është që të pranojë se ai kishte sulmuar më herët në diskutim. Në qoftë se idhtari ka

sukses në arritjen e kësaj, ai e ka fituar diskutimin. Në këtë rast, ai ka arritur të mbrojë

tezën e tij në bazë të lëshimeve të bëra.

Teoria formale dialektike e studiuesve Barth dhe Krabbe, së bashku me

racionalizmin kritik të propaganduar nga Popper dhe Albert, teoria e akteve të të

folurit e Austin-it (1962) dhe Searle-it (1969), si edhe teoria e shkëmbimeve verbale

racionale e Grice-it kanë qenë burimet kryesore frymëzuese për të zhvilluar teorinë

argumentuese pragma-dialektike. 46

Qysh prej kohëve të antikitetit, përqasja dialektike ndaj argumentimit është

përqëndruar në mënyrën sesi pikëpamjet mund të vlerësohen në mënyrë kritike në një

diskutim argumentues. Qëllimi i diskutimit është që të shqyrtojmë nëse ndryshimi i

44

Van Eemeren, Frans H ; Grootendorst, Rob; Jackson, Sally; Jacobs, Scott. Reconstructing

Argumentative Discourse. The University of Alabama Press Tuscaloosa and London. f.45. 45

Van Eemeren, Frans H ; Grootendorst, Rob; Jackson, Sally; Jacobs, Scott. Reconstructing

Argumentative Discourse. The University of Alabama Press Tuscaloosa and London. f.50. 46

Van Eemeren, Frans H ; Grootendorst, Rob; Jackson, Sally; Jacobs, Scott. Reconstructing

Argumentative Discourse. The University of Alabama Press Tuscaloosa and London. f.51.

Page 23: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

13

opinionit në lidhje me pranueshmërinë e një pikëpamjeje mund të zgjidhet me anë të

shkëmbimit të ideve në mënyrë të rregullt dhe të qartë.

Diskutimi kritik mund të përshkruhet si shkëmbim pikëpamjesh, ku palët e

përfshira në mënyrë sistematike përpiqen të përcaktojnë nëse pikëpamjet në çështjen e

përfshirë mund të mbrohen në sajë të kundërshtimeve apo dyshimeve kritike. Palët e

përfshira në ndryshimin e opinionit përpiqen që ta zgjidhin këtë ndryshim duke arritur

një marrëveshje mbi pranueshmërinë apo papranueshmërinë e një pikëpamjeje. Duke

ndjekur një procedurë dialektike, protagonisti dhe antagonisti përpiqen të arrijnë

qartësi përsa i përket faktit nëse pikëpamja e protagonistit mund të mbrohet përballë

reagimeve kritike të kundërshtarit.

Procedura dialektike për kryerjen e diskutimit kritik nuk lidhet vetëm me

marrëdhëniet formale ndërmjet parakushteve dhe konkluzioneve të argumenteve të

përdorura, por me çdo akt të foluri që luan rol në hetimin e pranueshmërisë së një

pikëpamjeje.

Ndryshe nga dialektika formale, përqasja ndaj argumentimit shihet edhe si

pragmatike, përveçse dialektike. Dimensioni pragmatik në përqasjen e Eemeren-it dhe

Houtlosser-it shfaqet kryesisht në faktin që lëvizjet argumentuese që bëhen në një

diskutim ku qëllimi është të zgjidhet ndryshimi i opinionit, perceptohen si veprimtari

verbale që kryhen brenda kornizës së një forme specifike të përdorimit gjuhësor, si në

formë gojore ashtu edhe të shkruar. Përqasja e tyre dialektike ndaj argumentimit është

pjesë e studimit të komunikimit verbal që njihet me termin analizë ligjërimi.

Në përputhje me traditën që është zhvilluar në gjuhësi dhe që i referohet

studimit të përdorimit gjuhësor në një këndvështrim më të gjerë me anë të emërtimit

të saj si pragmatikë, këta studiues kanë paraqitur pozicionin e tyre teorik duke e

emërtuar përqasjen e tyre ndaj argumentimit si pragma-dialektikë. Shqyrtimet

pragma-dialektike fillojnë me katër parimet meta-teorike, që kanë pasoja

metodologjike të caktuara. Duke përdorur këto parime si pikënisje, Eemeron dhe

Houtlosser kanë përcaktuar bazat për integrimin e dimensionit normativ dhe

përshkrues të studimit të argumentimit.

Kjo u bë përmes proceseve të funksionalizimit, jashtësimit, socializimit dhe

dialektifikimit në shqyrtimin e komponentëve të ndryshëm të ligjërimit argumentues

dhe teksteve që përbëjnë lëndën e parë të studimit të argumentimit. 47

Funksionalizimi nënkupton se veprimtaria gjuhësore trajtohet si një akt i qëllimshëm.

Ai realizohet duke i konsideruar shprehjet verbale të përdorura në ligjërimin

argumentues si akte të foluri dhe duke specifikuar kushtet për identifikim dhe saktësi

që aplikohen ndaj performancës së këtyre akteve të të folurit.

Jashtësimi nënkupton që pikëpamjet publike përqëndrohen në aspektin e shfaqjes së

disa aktiviteteve gjuhësore të caktuara. Një person mund të ketë të gjitha llojet e

motiveve për të pranuar, pyetur, hedhur poshtë, mbrojtur apo sulmuar një pikëpamje

të caktuar në një mënyrë të caktuar. Por, e vetmja gjë tek e cila ky person mund të

mbështetet është ajo çfarë ai ka thënë ose ka shkruar drejtpërdrejt ose tërthorazi. Si

47

Van Eemeren, Frans H ; Grootendorst, Rob; Jackson, Sally; Jacobs, Scott. Reconstructing

Argumentative Discourse. The University of Alabama Press Tuscaloosa and London. f.53.

Page 24: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

14

rrjedhojë, nuk është procesi i brendshëm arsyetues dhe bindjet e brendshme të atyre

që janë të përfshirë në zgjidhjen e ndryshimit të opinioneve ato që janë të një rëndësie

parësore në argumentimin teorik, por janë pozicionet që këta njerëz shprehin apo

projektojnë në aktet e tyre të të folurit. Në vend që vëmendja të drejtohet tek

dispozitat psikologjike të përdoruesve gjuhësorë të përfshirë në procesin e zgjedhjes,

ajo përqëndrohet tek bindjet dhe angazhimet e tyre, teksa ato pasqyrohen në ligjërim

apo tekst.

Socializimi arrihet dukë bërë dallimin ndërmjet roleve të caktuara në ndërveprimin e

personave të përfshirë në shkëmbimet argumentuese të pikëpamjeve dhe duke i

konsideruar këto akte të foluri si pjesë të një dialogu argumentues ndërmjet dy

grupeve. Dialektifikimi nënkupton që vështirësitë gjuhësore konsiderohen si pjesë e

një përpjekjeje për të zgjidhur ndryshimin e opinionit në përputhje me normat kritike

të arsyeshmërisë. Sipas kësaj pikëpamjeje, vetëm nëse këto parime konsiderohen si

udhëzime metodologjike mund të zhvillohet një teori argumentimi që siguron një

strukturë të përshtatshme për analizën dhe vlerësimin e ligjërimit argumentues.

Sipas pikëpamjes pragma-dialektike, argumentimi është përpjekja për të

kapërcyer dyshimin në lidhje me pranueshmërinë e një pikëpamjeje apo kritikën ndaj

saj. Në parim, argumentimi përqëndrohet në sheshimin e ndryshimeve të opinioneve

në një mënyrë specifike, pra, në një mënyrë që rezulton në pranueshmërinë e

pikëpamjes së argumentuesit nga ana e marrësit. Për këtë arsye, gjuha argumentuese

dhe përdorimi i saj në përqasjen pragma-dialektike konsiderohet si një veprimtari e

qëllimshme.

Pra, teorikisht, i përcaktuar nga funksionimi i tij në rregullimin e

mosmarrëveshjes, argumentimi nuk është thjesht shprehje e një vlerësimi individual,

por një ndihmesë ndaj një procesi komunikimi ndërmjet personave apo grupeve që

shkëmbejnë ide me njëri-tjetrin me qëllim që të arrijnë ndryshimin e opinionit. Në

pragma-dialektikë, ligjërimi argumentues dhe tekstet janë perceptuar si veprimtari

shoqërore dhe mënyra në të cilën argumentimi analizohet varet nga lloji i

bashkëveprimit verbal që ndodh ndërmjet pjesëmarrësve në procesin e komunikimit. 48

Mënyrat në të cilat palët e përfshira reagojnë ndaj pikëpamjeve përkatëse, ndaj

dyshimeve, ndaj kritikave, ndaj argumentimit dhe ndaj kundërshtimeve konsiderohen

si pjesë e rëndësishme e një procesi të përbashkët të rregullimit të konfliktit.

Teoria e akteve të të folurit është përshtatur në mënyrë ideale për të siguruar

mjetet teorike, që lidhen me komunikimin verbal, i cili synon të zgjidhë ndryshimin e

opinionit në përputhje me parimet pragma-dialektike. Lëvizjet e ndryshme që janë

bërë në etapa të ndryshme të diskutimit kritik, me qëllim për të mbërritur në një

zgjidhje të ndryshimit të opinionit mund të karakterizohen pragmatikisht si akte të të

folurit. 49

Duke pasur parasysh tipologjinë e akteve të të folurit, Van Eemeren dhe

48

Van Eemeren, Frans H ; Grootendorst, Rob; Jackson, Sally; Jacobs, Scott. Reconstructing

Argumentative Discourse. The University of Alabama Press. Tuscaloosa and London. f.55. 49

Van Eemeren, Frans H; Houtlosser, Peter; Snoeck Henkemans, Francisca.A. (2007). Argumentative

Indicators: A Pragma-Dialectical Study. Springer, The Netherlands. f.12.

Page 25: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

15

Houttlosser kanë përcaktuar llojet e akteve të të folurit që kontribuojnë në zgjidhjen e

ndryshimit të opinionit në etapat e ndryshme të diskutimit kritik.

Në tipologjinë e paraqitur nga Searle (1979) bëhet dallimi ndërmjet pesë

llojeve të ndryshme të akteve të të folurit. Disa prej tyre lidhen drejtpërdrejt me

diskutimin kritik. 50

Lloji i parë i aktit të të folurit është akti pohues. Këto janë aktet e të folurit me anë të

të cilave folësi ose shkruesi pranon një pohim. Në kryerjen e një akti të tillë, personi

angazhohet më shumë ose më pak ndaj pranueshmërisë së një pohimi të caktuar.

Në një akt pohues, folësi ose shkruesi garanton të vërtetën e pohimit. Shumë

deklarime të tjera nuk shprehin të vërtetën e një pohimi, por shprehin një gjykim të

pranueshmërisë së tyre në një kuptim më të gjerë ku opinioni i folësit ose shkruesit

transmetohet në lidhje me ngjarjen apo situatën e shprehur në këtë deklaratë. Në

parim, të gjitha aktet deklaruese të të folurit mund të shfaqen në një diskutim kritik.

Pikëpamjet ose argumentet mund të paraqiten jo vetëm me anë të thënieve

deklaruese, por edhe nga akte të tjera deklaruese të tilla si : thëniet, pretendimet,

supozimet, mohimet.

Lloji i dytë është akti drejtues. Në një diskutim kritik, këto akte të të folurit

shërbejnë për të sfiduar palën që ka parashtruar një pikëpamje, duke i kërkuar asaj që

të japë argumente për ta mbështetur atë. Jo të gjitha aktet drejtuese luajnë një rol

konstruktiv në zgjidhjen e ndryshimit të opinionit.

Aktet premtuese të të folurit janë ato akte ku folësi apo shkruesi ndërmerr një zbatim

për të bërë diçka apo për të hequr dorë prej diçkaje.

Aktet ekspresive janë ato akte ku folësi ose shkruesi shpreh ndjenjat e tij duke

përgëzuar ose falenderuar dikë si edhe duke shprehur keqardhje dhe pendim.

Për shembull: faleminderit për ndihmën tuaj!; Sa keq që gjërat shkuan kështu!;

Gëzohem që shoh se jeni përmirësuar!; Më ka ardhur në majë të hundës që ju

sorollateni gjithe ditën!

Aktet deklaruese lidhen përgjithësisht me kontekstet e institutucionalizuara, takimet

zyrtare, ceremonitë fetare në të cilat nuk ka dyshime se kush është i autorizuar për të

kryer aktin e të folurit. Këto akte varen nga autoriteti i folësit në një kontekst të

veçantë dhe nuk kontribuojnë drejtpërdrejt në zgjidhjen e ndryshimit të opinionit.

1.4 Përkufizimi i argumentit

Sipas pikëpamjes së Scott Jacobs-it, “argumentet janë njësi gjuhësore, që

shprehin me forcë të veçantë pragmatike pohime të cilat janë të lidhura me njëra-

tjetrën me anë të marrëdhënieve rrjedhimore.” Personi që paraqet një argument,

angazhohet për të mbrojtur të vërtetën e kompleksit të pohimeve dhe ta bëjë dëgjuesin

që të pranojë të vërtetën e një pikëpamjeje e cila justifikohet nga e vërteta e

parakushteve.

50

Van Eemeren, Frans H; Houtlosser, Peter; Snoeck Henkemans, Francisca.A. (2007). Argumentative

Indicators: A Pragma-Dialectical Study. Springer, The Netherlands. f.13.

Page 26: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

16

Argumentet na japin arsye për të pranuar një pikëpamje. Fakti se disa pohime

konsiderohen si të vërteta, të mundshme e të besueshme për t‟u pranuar do të thotë që

na jepet një arsye ose disa arsye për të menduar se një qëndrim i caktuar është i

përshtatshëm, apo se ia vlen të zbatohet një praktikë e caktuar. 51

Në aspektin

semantik, pohimi shprehet me një fjali që ka vlerë vërtetësie, pra nuk është as i

vërtetë e as i rremë. Kur paraqesim një argument të thjeshtë, dikush tregon se një

pohim B është i vërtetë sepse një tjetër pohim A është i vërtetë dhe sepse B pasohet

ose mbështetet nga A. Në rrafshin paradigmatik, pohimi është një akt të foluri, një akt

veprimi ku deklaruesi merr përgjegjësi për të vërtetën e fjalisë që deklaron.

Konceptimi i argumentit në përqasjen moderne është zgjeruar më tepër në

krahasim me mënyrat e hershme të perceptimit të tij. Në përqasjen klasike,

argumentimi shihej prej Aristotelit si mjet për t‟u përdorur në ligjëratat që iu

adresoheshin auditoreve të shumta. Në teorinë e sotme bashkëkohore të pragma-

dialektikës të paraqitur prej Eemeren-it dhe Grootendorst-it, argumentimi është një

përpjekje për të mposhtur dyshimet në lidhje me pranueshmërinë e një pikëpamjeje.

Ai nuk është thjesht shprehje e një vlerësimi individual, por një ndihmesë ndaj një

procesi të komunikimit ndërmjet personave apo grupeve që shkëmbejnë ide me njëri-

tjetrin për të sheshuar një ndryshim opinioni. Në pragma-dialektikë, ligjërimi

argumentues dhe tekstet konceptohen si veprimtari shoqërore bazë, dhe mënyra në të

cilën analizohet argumentimi varet nga lloji i bashkëveprimit verbal që ndodh

ndërmjet pjesëmarrësve në procesin e komunikimit.

Çështja e argumentimit është kryesisht çështje e negocimit të pikëpamjeve

konverguese, kryesisht të mbrojtjes dhe sulmit të pozicionimeve të dyanshme me anë

të zgjedhjes së argumenteve të duhura dhe gjetjes së një marrëveshjeje. Në parim,

argumentimi ndalet tek përballja në një mënyrë të veçantë e ndryshimit të opinioneve

që rezulton në pranimin e pikëpamjes së argumentuesit nga ana e dëgjuesit. Mënyrat

në të cilat palët e përfshira reagojnë ndaj pikëpamjeve, dyshimeve, kritikave dhe

kundërshtimeve konsiderohen si pjesë jetike e një procesi të përbashkët të sheshimit

konfliktual. Manovrimet që bëhen në një diskutim që synon të zgjidhë ndryshimin e

opinionit, konceptohen si akte të të folurit, që kryhen brenda strukturës së një forme të

caktuar të përdorimit të gjuhës së shkruar dhe të folur.

Sipas Eemeren-it,52

argumentimi gjithmonë krijohet si rrjedhojë e

ndryshimeve të opinioneve. Kur njerëzit argumentojnë rreth një çështjeje, ata

mbrojnë një opinion ose “pikëpamje” të ndryshme me dëgjuesin. Nevoja për

argumentim, kërkesat e argumentimit dhe struktura e argumentimit i përshtaten një

konteksti ku ngrihen dyshime, opozicione, kundërshtime, dhe kundërgjykime.

Argumentimi synon që kryesisht të zgjidhë një ndryshim opinioni rreth

pranueshmërisë së një pikëpamjeje duke i bërë thirrje arsyeshmërisë së palës tjetër.

Në një diskutim që synon të jetë në përputhje me idealin normativ të zgjidhjes së

ndryshimeve të opinioneve, mbrojtësi i pikëpamjes dhe kundërshtari i saj përpiqen të

51

Blair, J.Anthony. (2012). Groundwork in the Theory of Argumentation. Springer Science+Business

Media B.V. f. 264. 52

Van Eemeren, Frans H. (2010). Strategic Maneuvering in Argumentative Discourse. John Benjamins

B.V. f. 1.

Page 27: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

17

përcaktojnë së bashku nëse pikëpamja e parashtruar është e aftë t‟u qëndrojë kritikave

të kundërshtarit. Një diskutim i tillë kritik pikëpamjesh është synimi kryesor i një

demokracie të vërtetë.

Van Eemeren përcakton disa karakteristika të argumentimit që janë thelbësore

për përkufizimin teorik të tij si dhe kanë pasoja metodologjike për mënyrën si duhet

kryer një kërkim shkencor për argumentimin. 53

Së pari, argumentimi është një akt kompleks komunikativ që realizohet duke

bërë monovra verbale funksionale të komunikimit. Kjo karakteristikë të shpie në

përdorimin e parimit të “funksionalizimit”, që shërben si fillesë metodologjike për të

realizuar një përshkrim teorik. Ligjërimi argumentues përderisa zhvillohet në forma

gjuhësore shfaqet përmes performancave të aktit të të folurit. Të japësh një përkufizim

funksional të aktit të argumentimit në përpjekjen për të sheshuar ndryshimet e

opinioneve, do të thotë të bësh specifikimin e kushteve në të cilat duhet të bëhen të

gjitha lëvizjet argumentuese. Në këtë mënyrë bëhet e qartë se cila është hapësira e

“mosmarrëveshjes”.

Së dyti, argumentimi nuk mund të jetë si një monolog i brendshëm, por pjesë e

një dialogu dhe një akt kompleks ndërveprimi, që drejtohet drejt krijimit të reagimeve

të caktuara tek njerëzit që iu adresohet. Parimi meta-teorik që lidhet me këtë

karakteristikë në pragma-dialektikë është “shoqërizimi”. Ai arrihet duke identifikuar

pjesëmarrësit në rolet e mbrojtësit dhe kundërshtarit në kontekstin bashkëpunues të

ligjërimit. Përmes zgjerimit të këndvështrimit të akteve të të folurit nga niveli

komunikativ i ilokucionit në nivelin ndërveprues të perlokucionit, mund të tregohet se

në ç‟mënyrë pikëpamjet dhe argumentet mbështetëse zhvillohen si kundërpërgjigje

ndaj manovrimit të palës tjetër.

Së treti, në vend që të jetë thjesht një akt ekspresiv, që rrjedh natyrshëm,

argumentimi përfshin paraqitjen e pohimeve në mënyrë të tillë që të krijojë zbatime

për të cilat ke përgjegjësi. Parimi pragma-dialektik, i lidhur me përgjegjshmërinë

është “eksternalizimi”. Ky arrihet përmes identifikimit të zbatimeve specifike të

krijuara prej akteve të të folurit.

Së katërti, për vetë natyrën konstruktive të tij, argumentimi lidhet ngushtë me

arsyetimin, forca e të cilit rrjedh prej idesë së standardeve kritike të përbashkëta. Kjo

karakteristikë e rëndësishme i ka bërë studiuesit e pragma-dialektikës që të përshtasin

parimin e “dialektifikimit”54

. Ky parim arrihet duke disiplinuar sistematikisht

performancën e akteve të të folurit në ligjërimin argumentues në një model ideal të

diskutimit kritik që synon të zgjidhë ndryshimet e opinioneve duke vënë në provë

pranueshmërinë e pikëpamjeve. Pas zbatimit të këtyre parimeve bazë të përqasjes

pragma-dialektike të studimit të argumentimit duhen gjetur mjetet teorike për vënien

në zbatim sistemik të tyre. Bazuar mbi këto karakteristika dhe parime, Van Eemeren e

përkufizon argumentimin si “ një akt kompleks të foluri komunikativ dhe ndërveprues

që ka si qëllim të sheshojë apo zgjidhë ndryshimin e opinioneve përpara një gjykatësi

53

Van Eemeren, Frans H. (2010). Strategic Maneuvering in Argumentative Discourse. John Benjamins

B.V. f. 28. 54

Van Eemeren, Frans H. (2010). Strategic Maneuvering in Argumentative Discourse. John Benjamins

B.V. f. 27.

Page 28: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

18

të arsyeshëm duke paraqitur një grup arsyesh për të cilat argumentuesi mund të

mbajë përgjegjshmërinë për të justifikuar pranueshmërinë e pikëpamjes.” 55

Çdo argumentim, në fakt synon në ndryshimin e mendjes së dëgjueve, nëse

bëhet fjalë për të ndryshuar tezën ndaj së cilës ata aderojnë apo thjesht intensitetin e

aderimit të matur prej pasojave të mundshme që çojnë në krijimin e veprimit.

Pikëpamja e argumentimit, ndryshe nga ajo e demonstrimit nuk e bën të mundur

ndarjen e mendimit prej veprimit dhe është e lehtë të kuptosh se argumentimi

ndonjëherë duhet pranuar, ndonjëherë duhet ndaluar dhe shpesh rregulluar nga ata që

mbajnë pushtetin apo autoritetin në shoqëri. 56

Studiues të tjerë bashkëkohorë e konsiderojnë atë si një mënyrë për të zgjidhur

mosmarrëveshjet (Willard 1987), si një instrument për të negociuar ne sferën publike

(Goodnight, 1982), si një metodë hetimi (Meiland, 1981) ose si një metodë

vendimmarrjeje (Rieke and Sillars)57

. Në lidhje me rolin e argumentimit në shoqëri,

sipas Zarefskit, qëllimi i tij kryesor është që të shërbejë si një mjet për të patur gjykim

kolektiv dhe vendim-marrje, dhe si rrjedhojë si një mjet i rëndësishëm qeverisës. Ai

ndihmon për të arritur qëllimet e shoqërisë demokratike duke kultivuar aftësitë e të

menduarit kritik dhe pjesëmarrjes në sferën publike. Kështu që, sot argumentimin

mund ta mendojmë veçse si një fushë aktive interesante studimore.

1.5 Struktura përbërëse e argumentimit

Logjika është studimi i metodave dhe parimeve që përdoren për të dalluar

arsyetimin e mirë dhe korrekt prej arsyetimit jokorrekt. Metodat dhe teknikat e

logjicienit janë zhvilluar kryesisht për të bërë të qartë këtë dallim. I gjithë arsyetimi

është me interes për logjicienin, por epiqendra e vërtetë është korrektësia e tij. 58

Sipas

pikëpamjes logjike, argumenti është një grup pohimesh të radhitura njëra pas tjetrës

që sigurojnë mbështetje ose arsye për të vërtetën e saj dhe ka një strukturë të tijën. Në

përshkrimin e kësaj strukture, nevojiten termat “parakusht” dhe “konkluzion”.

Konkluzioni i argumentit është pohimi që afirmohet në bazë të pohimeve të

tjera të argumentit dhe pohimet e tjera, të cilat supozohen se sigurojnë mbështetje ose

arsye për të pranuar konkluzionin, janë parakushtet e argumentit. Po e ilustrojmë me

shembullin e mëposhtëm ku vëmë në dukje parakushtet dhe konkluzionin në

strukturën e argumentit.59

Megjithëse opinioni i heshtur është një gabim, shumë shpesh përmban një pjesë të së

vërtetës; dhe meqënëse opinioni i përgjithshëm në çfardolloj teme është rrallëherë e

55

Van Eemeren, Frans H. (2010). Strategic Maneuvering in Argumentative Discourse. John Benjamins

B.V. f. 29. 56

Perelman, Chaim. (1963). The Idea of Justice and The Problem of Argument. Routledge & Kegan

Paul Limited Broadway House, 68-74 Carter Lane London, E.C. f.15. 57

Van Eemeren, Frans H. (2010). “Strategic Maneuvring in Argumentative Discourse”. John

Benjamins Publishing Company. 2010, f. 78. 58

Copi, Irving M; Cohen Carl; (1994). Introduction to Logic. Prentice Hall Englewood Cliffs, NJ. f.4. 59

Copi, Irving M; Cohen Carl; (1994). Introduction to Logic. Prentice Hall Englewood Cliffs, NJ. f.

14-15.

Page 29: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

19

gjithë e vërteta, vetëm me anë të përplasjes së opinioneve të kundërta ka mundësi që

të sigurohet pjesa tjetër e së vërtetës.

Parakushtet dhe konkluzioni i këtij argumenti jepen si më poshtë :

Parakushti : një opinion i heshtur mund të përmbajë dhe shpesh përmban një pjesë të

së vërtetës.

Parakushti : opinioni dominues në çfardolloj teme rrallëherë është e gjithë e vërteta.

Konkluzioni : vetëm nga përplasja e opinioneve të kundërta mund të sigurohet pjesa

tjetër e së vërtetës.

Argumentimi është edhe produkt, edhe proces. Ndonjëherë epiqendra bie tek

mesazhet që janë produkt i argumentimit. Mesazhet janë sa të qarta aq edhe të

nënkuptueshme. Ndonjëherë epiqendra është mbi bashkëveprimin, pra , në procesin e

argumentimit. Argumentimi është një bashkëveprim ku njerëzit kërkojnë të zgjidhin

mosmarrëveshjet e tyre.

Ata kërkojnë të bindin njeri-tjetrin, por në të njëjtën kohë janë të hapur ndaj

ndikimeve. Në fushën e argumentimit, studimi përqëndrohet në mënyrat sesi binden të

tjerët dhe në përpjekjet që ata bëjnë për të qenë sa më produktiv. 60

Normalisht në logjikën informale, qëllimi është që të identifikohet, të

analizohet ose të vlerësohet një argument në një tekst të ligjërimit të shkruar.

Argumenti shihet në këtë rast si produkt. Ajo që paraqitet është një grup fjalish njëra

prej të cilave është konkluzioni dhe të tjetrat luajnë rolin e parakushteve që ofrojnë

mbështetje për konkluzionin.

Së pari, për të identifikuar argumentin dhe për ta klasifikuar atë si një

argument në ndryshim nga ndonjë tjetër akt të foluri si shpjegimi, duhet identifikuar

konkluzioni si një pohim i veçantë, që është i hapur ndaj dyshimeve. Ithtari ka si

detyrë të paraqesë arsye për të mbështetur konkluzionin, ndërsa bashkëbiseduesi ka si

detyrë të shprehë dyshim në lidhje me të vërtetën ose pranueshmërinë e konkluzionit.

Pra, edhe në këtë fazë të hershme të identifikimit të argumentit, pikëpamja e

argumentimit si proces nuk shfaqet drejtpërdrejt. 61

Një detyrë e mëtejshme është përfundimi i parakushteve të pashprehura ose i

konkluzioneve tek entimemat. Kjo duhet parë nga pikëpamja e argumentit si proces.

Arsyeja është se në shumë raste kritiku ka nevojë të dijë se në ç‟drejtim shkon

argumenti. Supozojmë se në një kontekst të caktuar të një diskutimi kritik në lidhje

me bakshishin Helena argumenton se është kundër këtij fenomeni. Ajo mendon se

bakshishi është një praktikë e keqe që duhet ndërprerë. Supozojmë se Helena paraqet

argumentin e mëposhtëm.

Dr.Phil thotë se bakshishi ul vetëvlerësimin

60

Zarefsky, David. (2005). Argumentation: The study of Effective Reasoning. The Teaching Company

Limited Partnership. f.3. 61

Walton, Douglas. Argumentation schemes in argument-as-process and argument-as-product.

www.dougwalton.ca

Page 30: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

20

Si duhet ndërtuar ky argument? Së pari, Dr.Phil është një psikolog ekspert,

kështu që, në mënyrë të nënkuptuar kemi të bëjmë me një thirrje të opinionit ekspert.

Gjithashtu, kemi të bëjmë edhe me një rast të argumentit të pasojës. Helena i thotë

kundërshtarit të saj, Bobit, se ulja e vetëvlerësimit është pasojë e keqe e një veprimi.

Argumenti i saj bazohet në supozimin se, meqënëse ky rezultat i keq është pasojë e

bakshishit, vetë bakshishi është gjë e keqe. Pra, argumenti i Helenës është një

entimemë. Ai është një zinxhir argumentimi i cili mund të rindërtohet si më poshtë.

Dr.Phil thotë se bakshishi ul vetëvlerësimet.

Dr.Phil është ekspert në psikologji, një fushë që ka njohuri për vetëvlerësimin.

Bakshishi ul vetëvlerësimin.

Ulja e vetëvlerësimit është gjë e keqe.

Çdo gjë që çon në pasoja të këqija është e keqe si praktikë.

Argumentimi më i thjeshtë përbëhet vetëm nga një argument i vetëm që në

formën e tij të plotë përbëhet vetëm nga dy parakushte. Zakonisht, njëri prej tyre është

i pashprehur, kështu që argumenti i vetëm përbëhet vetëm nga një parakusht. Le të

shohim shembullin e mëposhtëm të ilustruar me një skemë argumentuese. 62

Në mbyllje të përmbledhjes së arritjeve tuaja gjatë viteve, do doja t‟ju uroja në emër

të të gjithëve për punën 35-vjeçare me kompaninë tonë. Ne shpresojmë të kalosh një

kohë të këndshme me gruan dhe fëmijët. Ti ke fituar një dhuratë të konsiderushme dhe

jemi krenarë t‟ju ofrojmë këtë udhëtim për në Haëay, sepse ti ke punuar shumë për të.

Udhëtim të mbarë!

Tabela 1.1

62

Van Eemeren Frans H; Grootendorst Rob; Snoeck Henkemans Francisca. (2002). Argumentation:

Analyses, Evaluation, Presentation. Lawrence Erlbaum Associates. f. 64.

Argumentimi i thjeshtë &

1 Petrewsky ka fituar dhuratën

1.1 Petrewsky ka punuar

shumë për të.

(1.1’)

(puna e palodhur duhet vlerësuar)

Page 31: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

21

Për të krijuar një pamje më të kthjellët për argumentin, mund të jetë e dobishme të

bëhet i qartë parakushti që shpesh lihet i pashprehur në një argument të vetëm. Në

shembullin e mësipërm, parakushti i pashprehur është: “Puna e palodhur duhet

shpërblyer”. Po paraqesim edhe një shembull tjetër ku argumenti përbëhet vetëm nga

një parakusht. 63

Kombet e Bashkuara janë një importues i energjisë së rrjetit. Si rrjedhojë, është një

siguri matematikore se për vendin në tërësi, është më mirë të ketë çmime të ulëta për

naftën.

Konkluzioni mund të shfaqet në fjalinë e parë dhe parakushti në të dytën. Gjithashtu,

ato mund të shfaqen edhe në të njëjtën fjali. Në argumentin e mëposhtëm, parakushti

vendoset përpara konkluzionit. Ndonjëherë konkluzioni del përpara parakushtit në një

argument të paraqitur vetëm me një fjali. Si për shembull:

Meqë shumë njerëz janë të shqetësuar me të drejtë në lidhje me gjëndjen shqetësuese

të marrëdhënieve që ekzistojnë ndërmjet forcave të policisë dhe zezakëve, është e

kuptueshme të shihet sistemi ligjor për të patur ndihmë në ngritjen e problemit. Çdo

ligj është një e keqe, sepse çdo ligj është shkelje e lirisë.

Kur ofrohen arsye në përpjekje për të na bindur për të kryer një veprim të

specifikuar, ne prezantohemi me atë që është në fakt një argument, megjithëse

konkluzioni mund të shprehet si një formë urdhërore apo komandë. Për shembull64

.

Mençuria është gjëja kryesore; prandaj merreni atë.

Mos merr, as mos jep hua kurrë;

Se shpesh humbet edhe mikun dhe paratë65

(William Shakespeare, Hamlet, act 1, sc.3, rreshtat 75-76)

Konkluzioni i një argumenti nuk ka nevojë që të vendoset në fillim ose në

fund të tij. Shpesh ai vendoset ndërmjet parakushteve të ndryshme, që ofrohen në

mbështetje të tij.

Burimi real dhe origjinal i frymëzimit për mendimtarët myslimanë ishte Kurani dhe

thëniet e profetit të shenjtë. Prandaj është e qartë se filozofia myslimane nuk ishte një

kopje karboni e mendimit grek, pasi lidhej kryesisht me ato probleme që u krijuan dhe

kishin lidhje me myslimanët.

(Philosophy and Science in the Islamic World (London: Croom Helm, 1988)

63

Copi, Irving M; Cohen Carl; (1994). Introduction to Logic. Prentice Hall Englewood Cliffs, NJ. f.6. 64

Copi, Irving M; Cohen Carl; (1994). Introduction to Logic. Prentice Hall Englewood Cliffs, NJ. f.7. 65

Shakespeare, William. Hamleti. Përktheu nga origjinali F.Noli. Onufri, 2005, f.34.

Page 32: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

22

Në këtë argument, konkluzioni se “filozofia myslimane nuk ishte një kopje

karboni e mendimit grek” deklarohet në bazë të pohimeve që paraqiten para dhe pas

saj.

Konkluzioni mund të dallohet nga prezenca e fjalëve të veçanta që lidhen në pjesë të

ndryshme të argumentit. Më poshtë paraqiten disa fjalë ose fraza që shërbejnë për të

paraqitur konkluzionin e një argumenti.

Si rrjedhojë për këto arsye

Prandaj nga kjo del që

Pra nga kjo nxjerrim

Kështu që unë mbërrij në përfundimin se

Si pasojë që nënkupton se

Rrjedhimisht që na lejon të dalim në përfundimin

Për këtë arsye që thekson konkluzionin se

Fjalë të tjera ose fraza shërbejnë tipikisht për të shenjuar parakushtet e një argumenti.

Shprehje të tilla quhen “tregues të parakushteve”. Për shembull:

ngaqë ashtu siç tregohet prej

sepse arsyeja është se

sepse për arsyen se, duke qenë se, në mbështetje të

për aq sa mund të rrjedhë nga, mbështetur në

mund të nxirret prej duke marrë parasysh faktin se

Fjalë dhe fraza të tilla na ndihmojnë për të identifikuar parakushtet dhe konkluzionin e

argumentit, megjithatë, jo çdo pasazh që përmban një argument shoqërohet me këta

terma si në shembullin më poshtë.

Zgjerimi i universit bazohet në zbatimin e fizikës së njohur ndaj vëzhgimeve

astronomike. Ne vëzhgojmë një zgjerim sistematik të galaksive që pasqyrojnë një

zgjerim hapësinor. Lashtësia e këtij zgjerimi bashkëlidhet mjaft mirë me moshën e

yjeve më të lashtë në galaksinë tonë të Rrugës së Qumështit.

Megjithëse ky argument nuk ka as tregues të konkluzioneve e as tregues të

parakushteve, ky është një argument përmbyllja e të cilit jepet në fillim dhe ndiqet nga

dy parakushte që ofrohen në mbështetje të tij. 66

Jo gjithçka që thuhet në një argument është një parakusht apo konkluzion i

argumentit. Një pasazh që përmban një argument mund të përmbajë materiale të tjera

që ndonjëherë janë irrelevante, por që shpesh krijojnë kontekstin e duhur të

informacionit që e lejojnë lexuesin të kuptojë domethënien e argumentit. Për

shembull, marrim në konsideratë argumentin në pasazhin e mëposhtëm.

66

Copi, Irving M; Cohen Carl; (1994). Introduction to Logic. Prentice Hall Englewood Cliffs, NJ. f.7

Page 33: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

23

Në qoftë se ligji kriminal e ndalon vetëvrasjen, ky nuk është një argument i vlefshëm

në kishë; dhe përveç kësaj, ndalimi është qesharak; sepse cili është ai ndëshkim që

mund të friksojë një person që nuk ka frikë nga vetë vdekja?

Në pjesën e parë të argumentit nuk kemi të bëjmë as me parakusht e as me

konkluzion. Por, pa informacionin e dhënë, nuk mund të dimë se kujt i referohet

ndalimi në pjesën e konkluzionit që jepet me anë të pohimit “ndalimi i vetvrasjes në

ligjin kriminal është qesharak”. Parakushti që ofrohet në mbështetje të tij është: “asnjë

dënim nuk mund të friksojë një person që nuk ka frikë nga vetë vdekja.” 67

Parakushti

në shembullin e mësipërm shfaqet në formën e një pyetjeje retorike përgjigjja e së

cilës besohet nga autori të jetë e dukshme.

Strukturimi i argumenteve me anë të pyetjeve është i zakonshëm dhe shpesh i

efektshëm si në argumentin e mëposhtëm sokratik.

……në qoftë se nuk ka asnjë që dëshiron të jetë i mjerë, nuk ka asnjë Meno, që

dëshiron të keqen; pasi a nuk është mjerimi veç dëshirimi dhe zotërimi i të keqes?

(Arthur Schopenhauer, “On Suicide”. In complete essays of Schopenhauer, 1942)

Në shumicën e rasteve, përdorimi i një pyetjeje si parakusht është me të

vërtetë retorik, pasi duke e bërë lexuesin që t‟i përgjigjet vetë pyetjes në mendjen e tij,

synon që t‟i japë argumentit më shumë forcë bindëse. Po japim dy shembuj të këtij

përdorimi retorik të pyetjeve .

Në qoftë se një njeri thotë: “Unë e dua Zotin, dhe urren vëllanë e tij, ai është

gënjeshtar, sepse ai që nuk do vëllanë e tij që e ka parë, si mund të dojë Zotin të cilin

nuk e ka parë?” (Gjoni 1, 4:20)

Në qoftë se e drejta për eutanasinë është rrënjosur në vetë-vendosmëri, nuk mund të

kufizohet në mënyrë të arsyeshme për të sëmurët fatalë. Në qoftë se njerëzit kanë të

drejtë të vdesin, përse duhet të presin derisa të jenë aktualisht duke vdekur përpara se

ata të lejohen të ushtrojnë këtë të drejtë?

Në të dy rastet, supozohet se përgjigjet janë të thjeshta dhe të sigurta dhe se

nga këto përgjigje që përdoren si parakushte, vijojnë përfundimet që ato kërkojnë të

mbështesin. Në shembullin e parë, konkluzioni është se ai që do Zotin nuk mund të

urrejë vëllanë e tij. Në shembullin e dytë, konkluzioni është se në qoftë se ka një të

drejtë për eutanazinë e rrënjosur në vetëvendosmëri, ajo nuk mund të kufizohet vetëm

për njerëzit që janë me sëmundje të keqe.

Megjithëse argumentet ndërtohen prej propozitave, shpesh argumenti maskohet nga

një frazë emërore dhe jo nga një fjali deklaruese, si më poshtë:

67

Copi, Irving M; Cohen Carl; (1994). Introduction to Logic. Prentice Hall Englewood Cliffs, NJ. f.12.

Page 34: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

24

Etan Nadelman, professor i asociuar në Universitetin Princeton, argumenton se

ndalimi i drogave të rënda ka qenë një dështim tërësor. Ai citon valën e madhe të

vrasjeve nga tregtarët e drogës në qytete si Washington-i dhe New York-u, numrin e

madh të të burgosurve për tregti droge, konfliktet politike të Kolumbisë nga

trafikantët e drogës dhe korrupsionin e lidhur me drogën në të gjithë botën.

Ky pasazh është në të vërtetë një argument që pjesërisht maskohet nga forma

gramatikore ku paraqiten parakushtet e paraprira nga konkluzioni. Këto parakushte

mund të rifrazohen si fjali deklaruese dhe mund të paraqiten si më poshtë:

Vrasjet nga tregtarët e drogës në qytete si New York-u dhe Washingtoni janë shtuar.

Gjyqet federale dhe shtetërore si edhe burgjet janë të dyndura me të burgosur të

drogës.

Kolumbia ka qenë e destabilizuar politikisht nga trafikuesit e drogës.

Korrupsioni i lidhur me drogën është shfaqur në të gjithë botën.

Atëherë është e qartë se pohimi që paraprin këto parakushte është konkluzioni i

argumentit:

“Ndalimi i drogës ka qenë një dështim tërësor.”

Megjithëse çdo argument duhet të ketë një konkluzion, formulimet e disa

argumenteve nuk përmbajnë fjali të qarta të konkluzioneve të tyre. Si mund të

kuptohet dhe analizohet një argument i tillë? Konkluzioni i pashprehur i një argumenti

të tillë shpesh tregohet nga konteksti në të cilin argumenti shfaqet. Po japim një

shembull ku konkluzioni nuk shprehet.

Bukuria spektakolare e brigjeve të Humbold-it dhe Kalifornisë veriore tërheq

një numër të madh turistësh çdo vit nga Shtetet e Bashkuara dhe përreth botës. Rajoni

zotëron një jetë nënujore të shumëllojshme duke përfshirë balena të rrezikuara, foka

dhe zogj detarë dhe peshkimi i këtij rajoni është më i rëndësishmi në bregun

perëndimor. Shërbimi i peshkimit ka deklaruar se zhvillimi i naftës do të jetë me një

impakt potencialisht shkatërrues në këto burime.

Nga katër parakushtet e deklaruara të këtij argumenti, konkluzioni i tij mund të

nënkuptohet:

“Zhvillimi i naftës nuk duhet lejuar në ujërat dhe brigjet e Kalifornisë veriore dhe

Humbold-it.”

Pra, për të kuptuar argumentet duhet të ekzistojë kuptimi logjik dhe aftësia analitike.

Lloji i parë i argumentimit kompleks është argumentimi i shumëfishtë që

përbëhet prej mbrojtjeve alternative të të njëjtës pikëpamje që paraqiten njëra pas

tjetrës. Teorikisht, secila prej tyre mund të qëndrojë më vete dhe paraqitet si të ishte e

mjaftueshme për të mbrojtur pikëpamjen.

Page 35: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

25

Për ta ilustruar po paraqesim shembullin më poshtë, ku argumenti shoqërohet edhe me

një skemë përkatëse 68

Nuk është e mundur që të kesh takuar nënën time në Marks & Spenser në Sheringham

javën e kaluar, sepse Sheringham nuk ka një Marks&Spenser, dhe faktikisht ajo vdiq

dy vjet më parë.

Në llojin e dytë të argumentimit kompleks, që është argumentimi

bashkërendues argumentet nuk formojnë një seri mbrojtjesh alternative. Argumentimi

bashkërendues është një përpjekje për të mbrojtur pikëpamjen me anë të një

kombinimi argumentesh që mblidhen bashkë për të përbërë një mbrojtje sa më

bindëse. Pjesët përbërëse të argumentimit bashkërendues varen tek njëra tjetra, sepse

çdo argument i vetëm është tepër i dobët për të mbështetur në mënyrë bindëse

pikëpamjen. Për shembull:

Darka ishte organizuar në mënyrë përsosur sepse dhoma ishte saktësisht madhësia e

duhur për numrin e të ftuarve, organizimi i karrigeve ishte mjaft i mirë, dhe shërbimi

ishte i shkëlqyer.

Një karakteristikë e llojit të tretë të argumentimit kompleks, që është

argumentimi i nënvarur, është se jepen argumente për argumentet. Mbrojtja e

pikëpamjes fillestare bëhet shtresë pas shtrese. Në qoftë se argumenti mbështetës për

pikëpamjen fillestare nuk mund të qëndrojë i vetëm, atëherë mbështetet nga një

argument tjetër dhe në qoftë se ai argument ka nevojë për mbështetje, atëherë shtohet

një argument tjetër, dhe në qoftë se argumenti i shtuar ka nevojë për mbështetje,

atëherë shtohet edhe një argument tjetër dhe kjo vazhdon derisa mbrojtja bëhet

bindëse. Po paraqesim më poshtë një argument të nënvarur.

Unë nuk mund të të ndihmoj për të lyer dhomën javën tjetër,

sepse

68

Van Eemeren Frans H; Grootendorst Rob; Snoeck Henkemans Francisca. (2002). Argumentation:

Analyses, Evaluation, Presentation. Lawrence Erlbaum Associates. f. 65-66.

Argumentimi i shumëfishtë

1 Nuk është e mundur që të kesh takuar nënën time në Marks & Spenser në Sheringham javën e kaluar.

1.1

Sheringham nuk ka një Marks & Spenser.

1.2 Mamaja ime vdiq dy vjet më parë.

1 Nuk është e mundur që të kesh takuar nënën time në Marks & Spenser në Sheringham javën e kaluar.

Page 36: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

26

Unë nuk kam kohë javën tjetër,

Sepse

Më duhet të studioj për provimin,

Sepse

Ndryshe do të humbas bursën,

Sepse

Nuk po më ecin mirë studimet,

Sepse tashmë kanë kaluar pesë vjet.

Në argumentimin e nënvarur, folësi parashikon se pjesë të caktuara të

argumentimit kanë nevojë për mbështetje të mëtejshme. Pjesa që duhet mbështetur

bëhet atëherë një nënpikëpamje e cila mbrohet me anë të nënargumentimit. Ky

nënargumentim mund të përmbajë një tjetër nënpikëpamje, e cila ka nevojë që të

mbrohet me anë të një nënargumentimi tjetër. Argumentimi i nënvarur mund të

konsiderohet si një zinxhir asyetimi ku lidhja më e dobët përcakton forcën e së tërës,

pavarësisht forcës së lidhjeve të tjera. 69

Fjalimi i Colin Powell –it në vitin 2003 në Këshillin e Sigurimit të Kombeve

të Bashkuara shërben si një ilustrim i përshtatshëm për strukturën e argumentit

kompleks. Struktura origjinale e argumentimit ishte një gërshetim i argumenteve

konvergjente dhe paralele. Disa argumente ndihmëse u përdorën për të mbështetur

rezolutën se “këshilli i sigurisë duhet të autorizojë përdorimin e forcës në Irak”

Regjimi i Irakut është tiranik.

Iraku mbështet terroristët.

Sanksionet kanë qenë të efektshme.

Iraku ka (ose së shpejti do të ketë) armë të shkatërrimit në masë, që bëjnë të

nevojshme veprimet urgjente.

69

Zarefsky, David. (2005). Argumentation: The study of Effective Reasoning. The Teaching Company

Limited Partnership.f. 18. (Shih shtojcën F)

Page 37: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

27

1.6 Argumenti dhe dialogu

Tri qëllimet e argumentimit kritik janë: identifikimi, analiza dhe vlerësimi. Në

qoftë se themi se kemi paraqitur një argument të suksesshëm kjo do të thotë se është

dhënë një arsye për të mbështetur apo kritikuar një pretendim që është i hapur ndaj

dyshimit. Kjo do të thotë se gjithmonë ka dy anë të një argumenti dhe se një argument

merr formën e një dialogu. Pra, paraqitja e një argumenti paramendon një dialog

ndërmjet dy palëve. Fjala argumentim tregon procesin dinamik të lidhjes së

argumenteve për një qëllim të caktuar në dialog. Thelbi i brendshëm i argumentit

është arsyeja (ose arsyet) që ofrohet për të mbështetur një pretendim që është

konkluzioni i argumentit. 70

Dialogu është një bisedë ku dy pjesëmarrës i lënë radhën njëri-tjetrit. Dialogjet

janë struktura konvencionale që bëjnë të mundur argumentimin racional dhe nuk

përmbajnë vetëm argumente por edhe shpjegime, udhëzime etj. Për të prezantuar një

shembull tipik argumentimi, mund të konsiderojmë një situatë ku dy persona Helen

dhe Bob paraqesin opinione të ndryshme. Helena në të kaluarën ka hasur vështirësi

me bakshishin dhe mendon se është një praktikë e keqe që nuk duhet ndjekur. Nga

ana tjetër, Bobi e konsideron atë si një praktikë të mirë. 71

Helena (1) : Problemi me bakshishin është se ndonjëherë është shumë e vështirë

sa bakshish t‟i lësh shoferit të taksisë, kamarierit apo kamarieres në restorant.

Bobi (1) : Nuk është e vështirë. Në qoftë se ke një shërbim të shkëlqyer, jep një

bakshish. Në të kundërt mos e jep fare.

Helena (2) : Por, çfarë shume duhet të japë dikush si bakshish? Dhe si mund ta

gjykosh nëse shërbimi është i shkëlqyer?

Bobi (2) : Duhet thjesht të përdorësh logjikën.

Helena (3) : Oh Bob, kjo nuk është zgjidhje. Logjika shpesh është e gabuar, apo

jo? Cilat janë kriteret për një gjykim të shëndoshë?

Bobi (3) : si shumica e gjërave në jetë, në qoftë se do që të bësh diçka të mirë, si

për shembull, edhe të shpërblesh ekselencën e shërbimit duhet të përdorësh

logjikën.

Helena (4) : Për sa i përket bakshishit, logjika lë shumë vend për pasiguri. Për

shkak të kësaj pasigurie të dy individët mund të ofendohen. Në qoftë se ai që lë

bakshish jep shumë pak, atëherë marrësi do të ndihet në siklet. Në qoftë se

personi që lë bakshish jep shumë lekë, atëherë përsëri marrësi do të ndihet i

sikletosur. Pra, praktika e bakshishit krijon shqetësim dhe siklet.

Bobi (4) : Shumë studentë varen nga bakshishet për të paguar taksat e

shkollimit. Edukimi universitar është gjë shumë e mirë. Në rast se bakshishi do

të ndërpritej, kjo do të thotë se më pak studentë mund ta përballojnë atë.

70

Walton, Douglas. (2006). Foundamentals of Critical Argumentation. Cambridge University Press. f.

1 71

Walton, Douglas. (2006). Foundamentals of Critical Argumentation. Cambridge University Press f.2

Page 38: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

28

Helena (5): Kjo nuk është problem. Gjithçka që duhet të bëjmë është rritja e

pagës minimale.

Bobi (5): kjo gjë mund të çojë në mbylljen e restoranteve dhe si rezultat në

humbjen e punës për studentët dhe për të tjerët.

Nëse analizojmë karakteristikat kryesore të dialogut të mësipërm vërejmë se: 72

Çështja kryesore që diskutohet në dialog është nëse bakshishi është një praktikë

e mirë që duhet vazhduar. Kjo çështje përbëhet nga dy teza. Njëra tezë është

pohimi se bakshishi është një praktikë e mirë që duhet vazhduar. Teza tjetër

është se bakshishi është një praktikë e keqe që nuk duhet vazhduar.

Dy pjesëmarrësit në dialog janë dhënësi i argumentit dhe marrësi i tij. Secili ka

pikëpamjen e tij në lidhje me çështjen. Bobi është pro bakshishit, ndërsa Helena

është kundër tij.

Të dy pjesëmarrësit tregohen shumë të sjellshëm, duke i lënë radhën njëri-tjetrit

dhe asnjëri prej tyre nuk dominon dialogun apo nuk sulmon palën tjetër qoftë

verbalisht apo fizikisht.

Pikëpamjet e tyre janë të kundërta gjë që rezulton në mospërputhje opinionesh.

Teza e Bobit është e kundërta e tezës së Helenës.

Të dy pjesëmarrësit paraqesin argumentet e tyre. Qëllimi është që njëra palë të

arrijë të bindë palën tjetër të ndryshojë pikëpamjen dhe të pranojë pikëpamjen e

argumentuesit në vend të pikëpamjes së mëparshme.

Duke analizuar bisedën në këtë dialog vërejmë se asnjëri nga pjesëmarrësit nuk

arrin që ta bëjë palën tjetër të ndryshojë opinionin e vet. Pra, nuk ka as fitimtar, as

humbës. Megjithatë, të dy pjesëmarrësit mësojnë diçka rreth pikëpamjeve të tyre të

kundërta. Pikëpamja e secilit prej tyre në lidhje me çështjen mund të thellohet edhe

më tej. Dialogu mund të ketë dobi të rëndësishme, megjithëse konflikti i opinioneve

nuk është zgjidhur në mënyrë vendimtare, në njërën mënyrë apo në tjetrën. Le të

shohim disa nga argumentet që ata paraqesin:

Bobi (4): Shumë studentë varen nga bakshishet për të paguar taksat e shkollimit.

Edukimi universitar është një gjë shumë e mirë. Në rast se bakshishi do të ndërpritej,

kjo do të thotë se më pak studentë mund ta përballojnë atë.

Ky argument shprehet në formën e disa parakushteve që mbështesin një konkluzion të

caktuar. Bob-i përdor tre parakushte për të mbështetur konkluzionin e tij.

Parakushti 1. Edukimi universitar është gjë e mirë.

Parakushti 2. Shumë studentë varen nga bakshishi për të paguar taksat shkollore.

Parakushti 3. Ndërprerja e bakshishit do të thotë që më pak studentë të kenë

mundësinë të ndjekin universitetin.

72

Walton, Douglas. (2006). Foundamentals of Critical Argumentation. Cambridge University Press f.3.

Page 39: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

29

Konkluzioni : Si rrjedhojë, bakshishi është praktikë e mirë.

Këtij argumenti Helena iu përgjigj duke thënë: “Nuk ka problem. Gjithçka që duhet

të bëjmë është të rrisim pagën minimale. Kjo është një praktikë e mirë që duhet

vazhduar”.

1.7 Argumenti dhe disa lloje të tij 73

Argumenti është një përpjekje për të ndikuar dikë tjetër në një drejtim të

caktuar. Zakonisht ky drejtim është një çështje besimi, aderimi, ose veprimi. Disa

argumente lidhen me faktet duke synuar që ta bëjnë dëgjuesin të besojë në fakte të

caktuara. Disa të tjera lidhen me vlerat dhe qëllimi është që të bindin dëgjuesin që të

përkrahë një sistem të caktuar vlerash. Së fundmi, disa argumente lidhen me politikat.

Ato përpiqen që të ndikojnë dëgjuesin në çështje politikash apo linjash veprimi. Duhet

pasur parsysh se argumenti dallon nga deklarimi. Deklarimi është një pohim se diçka

është ashtu siç është. Për shembull:

“Dënimi me vdekje është i përligjur”

“Rritja ekonomike është më e rëndësishme se mbrojtja mjedisore”

Argumenti është më tepër se një deklarim. Në qoftë se deklarimi pohon se

diçka e caktuar është ajo që është, argumenti përpiqet të provojë se përse kjo gjë është

kështu. Tri konceptet bazë në procesin bindës logos-i, etos-i dhe patos-i janë paraqitur

në teoritë klasike të argumentimit prej Aristotelit. Provat logjike janë ato që lidhen me

konceptin e logos-it (fjalës). Provat përmes etosit dëshmojnë besueshmërinë dhe

vullnetin e mirë të njerëzve, pasi njerëzit kanë prirjen të besojnë ata tek të cilët kanë

besim.

Së fundmi, provat përmes patos-it përpiqen të ndikojnë në emocionet e

dëgjuesve në mënyrë që ata të mbajnë një qëndrim pozitiv ndaj argumenteve në fjalë.

Një argumentues i mirë përpiqet të përdorë me efektshmëri të tri këto elemente

bindëse.

Sipas Aristotelit, njësia bazë e arsyetimit në argumentin formal është

silogjizmi, një strukturë që përbëhet nga dy parakushte dhe një konkluzion e që ka

këtë formë.

Të gjithë qentë janë të ngordhshëm. (Parakushti kryesor)

Roswell-i është qen (Parakushti dytësor)

Roswell-i është i ngordhshëm (Konkluzioni)

Në arsyetimin silogjistik, nënkuptimet, parakushtet, dhe konkluzionet janë të

gjitha të përcaktuara në mënyrë të qartë. Sidoqoftë, siç e ka vënë në dukje edhe

73

Meany, John; Shuster, Kate.(2002). Art, Argument and Advocacy: Mastering Parliamentary Debate.

The International Debate Education Association. f. 54.

Page 40: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

30

Aristoteli, kjo metodë nuk është as e efektshme dhe as e frytshme në komunikimin

verbal. Mund të imagjinojmë sa e mërzitshme do të ishte për dëgjuesit nëse do të

flisnim si logjicienë formalë, duke përkufizuar të gjitha termat dhe duke thënë të

gjitha parakushtet.

Në komunikimin bindës, përdoret një tjetër provë e njohur retorike me termin

entimemë. Ky koncept kritik në teorinë e argumentit fillon me Aristotelin. Entimemat

janë një version retorik i silogjizmave. Ato lidhen me mundshmërinë dhe pasigurinë

dhe funksionojnë si argument ku një ose më shumë parakushte janë të papërcaktuara.

Kjo teknikë e zbeh aspektin formal të logjikës formale dhe e bën më interesant

argumentin. Një pjesë e madhe e komunikimit tonë nuk ndodh thjesht përmes fjalëve

dhe grupeve të fjalëve kuptimore. Ashtu siç shprehet edhe Fillmore, ne duhet të dimë

jo vetëm se çfarë thotë folësi, por edhe për çfarë po flet, përse e thotë dhe përse e

thotë në mënyrën që e thotë. Na duhet të bëjmë lidhjen midis asaj që thuhet dhe asaj

që është thënë më parë. 74

Për të pasur sukses në procesin argumentues, sigurisht që

duhet kuptuar sesi arrihet efektshmëria e argumentit dhe çfarë e bën atë që të

funksionojë. Toulmin, logjicieni anglez me ndihmesë të veçantë në këtë fushë paraqiti

gjashtë komponentë të argumentit75

.

Pretendimi: Një formulim që diçka është ashtu siç është.

Të Dhënat: Mbështetja e pohimit.

Përligjja: Lidhja ndërmjet deklarimit dhe bazave të tij.

Mbështetja: Mbështetje për përligjjen e argumentit.

Modaliteti: Shkalla e sigurisë së përdorur në ofrimin e argumentit.

Kundërshtimi: Përjashtimi ndaj deklarimit të parë.

Ky është një model shumë formal i argumentimit. Shumë pak argumente i

shfaqin të gjithë këta komponentë. Në përgjithësi, të gjitha argumentet kanë një

deklarim që është thjesht një pohim për mënyrën sesi paraqiten gjërat. Argumentet,

gjithashtu, kanë edhe një përligjje që përbëhet prej arsyeve se përse deklarimi është i

vlefshëm. Së fundmi, argumentet kanë të dhëna që janë nxjerrje në pah e vlefshmërisë

së arsyeve. Këta tre komponentë janë normalisht shenjat dalluese të një argumentimi.

Kur dikush jep një argument, patjetër që ai do ta shoqërojë deklarimin me një arsye

ose përligjje. Për shembull:

“Dënimi me vdekje është i përligjur sepse e frenon krimin”

Për ta plotësuar më tej, një argumentues i mirë do të ofrojë edhe prova për të rritur

besueshmërinë dhe forcën bindëse të argumentit.

74

Kreidler, Charles W. (1998). Introducing English Semantics. Routledge, London and New York.

f.25. 75

Meany, John; Shuster, Kate.(2002). Art, Argument and Advocacy: Mastering Parliamentary Debate.

The International Debate Education Association. f. 57.

Page 41: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

31

“Dënimi me vdekje është i përligjur sepse e frenon krimin. Studimet e kryera në

të gjithë vendin në mënyrë të fuqishme e vënë në dukje këtë efekt frenues”

Po t‟i referohemi konceptit të entimemës, vëmë re se edhe ky argument është i

paplotë.

Të dhënat: Dënimi me vdekje ka një efekt frenues.

Përligjja: 1. Dënimi me vdekje frenon krimin.

2. (Politikat që luftojnë krimin janë të përligjshme.)

Deklarimi: Dënimi me vdekje është i përligjur.

Ky argument duket bindës, sepse bazohet në të dhëna të besueshme nga një

burim i besueshëm. Gjithashtu, ai bazohet në supozimin e dëgjuesve se politikat që

frenojnë krimin janë të mira.

Sigurisht, argumenti përmban edhe nënkuptime të pathëna. Për shembull, nga

përmbajtja nënkuptohet se propozimi i argumentit ka autoritetin moral për të dënuar

njerëzit me vdekje. Ky formulim i veçantë i argumentit, mund të mos funksionojë me

dëgjuesit qëndrimet e të cilëve janë të ndryshme nga ato të folësit.

Një prej llojeve më të zakonshëm të argumentit që përdoret shpesh në debat

është argumenti i bazuar tek shembulli. Kur arsyetojmë me anë të shembujve, ne

mund të procedojmë nga një rast konkret në një konkluzion ose teori të përgjithshme.

Ky lloj argumentimi, ku folësi arsyeton duke e nisur nga shembuj të veçantë për të

arritur në një hipotezë të përgjithshme në logjikën klasike quhet induktim. Në kontrast

me këtë, arsyetimi deduktiv fillon me teori të përgjithshme dhe i përdor ato teori për

të nxjerrë detajet e shembujve të veçantë.

Argumenti i bazuar tek shembujt është një mënyrë e fuqishme për të provuar

një pikëpamje apo për të mohuar një çështje dhe përdoret shpesh prej pjesëmarrësve

në debat. Gjithashtu, ata mund të përdorin edhe anekdodën apo tregimin.

Evidenca është një element i rëndësishëm në argumentimin bindës dhe

përfshin kryesisht shembuj, statistika, dëshmi dhe marrëveshje shoqërore. Ajo

përfaqëson arsyet për një deklarim apo synim të ngritur. Argumentimet më të

sukseshme janë ato që paraqesin evidencë bindëse. 76

Fjalimi i Abraham Lincoln-it në vitin 1860 përmban lloje të ndryshme të

evidencës. Në këtë fjalim, Lincoln-i i përgjigjet deklarimit të kundërshtarit të tij,

Stephen Douglas, se Etërit Themelues e mbështetën pozicionin e tij në lidhje me

çështjen e skllavërisë. Lincoln-i e pranoi parakushtin e argumentit të Douglas-it, por

më tej dha evidenca se “Etërit Themelues” ishin të qëndrueshëm me pozicionin e tij

dhe jo me atë të Douglas-it. Në këtë fjalim:

1. Lincoln-i mbështetet në dokumente historike.

2. Ai përdor një mirëkuptim të përbashkët historik, një lloj marrëveshjeje shoqërore.

3. Ai mbështetet në besueshmërinë e “Etërve Themelues”.

76

Zarefsky, David. (2005). Argumentation: The study of Effective Reasoning. The Teaching Company

Limited Partnership.f.35

Page 42: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

32

4. Ai grumbullon shembuj të pikëpamjeve të të parëve.

5. Ai i referohet kongresit të territorit jug-perëndimor ku kongresi nuk e ndaloi

skllavërinë por e rregulloi atë.

6. Ai flet për ndalimin e importimit të skllevërve në territorin e Louisiana-s

7. Ai i referohet kompromisit të Missour-it.

1.7.1 Argumenti Analogjik

Një lloj tjetër argumenti që është mjaft i përdour në fushën ligjore dhe jetën e

përditshme është argumenti analogjik. Karakteristike për këtë lloj argumenti është

fakti se dikush përpiqet të bindë dikë tjetër duke treguar se diçka është e ngjashme me

diçka tjetër. Skema e përgjithshme që i përshtatet këtij lloj argumentimi është si më

poshtë: 77

Y është i vërtetë për X

Sepse Y është i vërtetë për Z

Dhe Z është e krahasueshme me X

Tri nënllojet e argumentimit analogjik që u dalluan prej Perelman-it (1982) janë:

Krahasimi figurativ ku krahasimet e dy elementeve bazohen në dy fusha të ndryshme.

Argumenti analogjik i bazuar në rregullin e drejtësisë. Ky argumentim përdoret në

rastin kur një person duhet trajtuar në një mënyrë të veçantë duke iu referuar rregullit

se njerëzit në të njëjtën situatë duhen trajtuar në të njëjtën mënyrë.

Argumenti analogjik i bazuar tek parimi i reciprocitetit.

Në Fjalorin e Filozofisë, Angels e përkufizon reciprocitetin si “dhënie të së

mirës së barabartë për të mirat e marra” (1981:241). Ky parim nënkupton se një

person duhet të veprojë drejt një personi tjetër në të njëjtën mënyrë që personi tjetër

vepron kundrejt atij. Në rastet e përdorimit të argumenteve analogjike duhen

parashtruar pyetjet e mëposhtme:

A janë gjërat që krahasohen aktualisht të krahasueshme?

A ka ngjashmëri të mjaftueshme ndërmjet gjërave që krahasohen?

A ka ndryshime ndërmjet gjërave që krahasohen?

Disa nga termat që përdoren për të bërë krahasime në argumentimin analogjik ose për

t‟i përfaqësuar ato si të ngjashme janë : “krahasoj”, “i barazvlershëm”, “paralel”, “i

ngjashëm”, “të kujton”. Më poshtë po i paraqesim më të zgjeruara. 78

77

Van Eemeren, Frans H; Houtlosser, Peter; Snoeck Henkemans, Francisca.A. (2007). Argumentative

Indicators: A Pragma-Dialectical Study. Springer, The Netherlands. f.139. 78

Van Eemeren, Frans H; Houtlosser, Peter; Snoeck Henkemans, Francisca.A. (2007). Argumentative

Indicators: A Pragma-Dialectical Study. Springer, The Netherlands. f.141-145.

Page 43: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

33

X mund të krahasohet me Z gjithashtu, ashtu si

X është i ngjashëm me Z i ngjashëm me,

Krahaso X me Z po aq sa, njësoj si

X është i barazvlershëm me Z e njëjtë me

Ka paralele ndërmjet X dhe Z për më tepër

X të sjell ndërmend Z po ashtu

X është si Z të dyja janë

X është njësoj si Z po aq shumë sa

X është afërsisht si Z

Po japim disa shembuj .

Me dhjetëra-mijëra gra, fëmijë dhe njerëz të moshuar po shpërngulen në Ingushetia.

Kryeminstri Achmed Malsagov është i frikësuar dhe tha se me dhjetra mijëra të tjerë

do të vazhdojnë të shpërngulen dhe jep alarmin për një katastrofë humanitare. “Kjo

mund të krahasohet me Kosovën”- tha ai.“Atje, ata u detyruan të linin gjithçka pas

dhe u larguan në të gjitha drejtimet”. (de Volkskrant, 27 shtator 1999)

Në këtë argument, kryeministri bën një krahasim me situatën në Kosovë për të

theksuar në mënyrë të arsyeshme se një katastrofë humanitare është e afërt dhe e

pashmangshme në Ingushetia.

Gjithçka të çon drejt katastrofës që po afrohet. Në kufirin midis Zaires dhe Ruandës,

zyrtari hollandez Jacques de Millano i shoqatës “Mjeku pa Kufij”, bën një

përllogaritje të thjeshtë. “Kolera po merr drejtimin e saj. Në qoftë se keni 10 mijë

njerëz të vdekur në ditën e parë, do të ketë 100 ditën tjetër, një mijë në ditën e tretë,

10 mijë në ditën e katërt. De Milano bën një paralelizëm me vdekshmërinë në 1994.

“Në atë kohë, nuk kishte një konflikt të dhunshëm në vendet e fushimit dhe ndihma

mbërrinte shpejt. Megjithatë, 40 mijë njerëz vdiqën nga sëmundja” (de Volkskrant, 9

nëntor 1996).

Këtu, De Millano krahason situatën në Zairen Lindore me situatën në fushimet

në Hutu në 1994. Situata ishte më pak serioze atëherë. Megjithatë 40,000 njerëz

vuajtën nga sëmundja. Kështu që, në Zaire është e vërtetë se pritet që të ketë një

shkallë të lartë vdekshmërie.

Ai ndihet i provokuar nga fakti se media po sulmon vetëm komisionerin

Leemhuis. “Kreu i financës, nënpunësi i gjendjes civile dhe deputeti i financës duhen

fajësuar po aq shumë, në mos më tepër”. Argumentimi në këtë rast mbështetet tek

krahasimi i bazuar në parimin e drejtësisë. Në këtë rast, persona të tjerë që janë fajtorë

duhet trajtuar njësoj si komisioneri. Disa nga shprehjet specifike për këte lloj

argumentimi janë:

X duhet trajtuar si Z

X …., më pas edhe Z

Page 44: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

34

X mundet … po Z jo ?

Përse X dhe jo Z?

Një lloj tjetër argumentimi është ai i mbështetur tek autoriteti ose dëshmia.

Ndonjëherë, në parashtrimin e argumenteve, mbështetemi tek opinionet e të tjerëve që

ndihmojnë për të dhënë pikëpamjen tonë. Praktika e krahasimit është pjesë e

rëndësishme e debatit të suksesshëm. Disa nga pyetjet që lidhen me arsyetimin e

bazuar tek autoriteti lidhen kryesisht me besueshmërinë e burimit. Cilat janë cilësitë e

personit që ne citojmë? A është burimi i anshëm apo i paanshëm në lidhje me çështjen

në fjalë? Dëgjuesit janë të prirur të besojnë folësit që duket se kanë fakte të

besueshme relevante dhe dëshmi për të mbështetur konkluzionet e tyre sesa ata që

përdorin hamendësimet dhe thashethemet.

1.7.2 Përkufizimet bindëse

Koncepti i përkufizimit bindës u paraqit në artikullin e filozofit Charles

Stevenson në artikullin e tij në revistën “Mind” (1938).79

Më pas, ai u paraqit më i

plotë në formën që ne e njohim sot në librin e tij Etika dhe Gjuha (1944). Për të

kuptuar më mirë si funksionon ky koncept në praktikë, po sjellim një shembull të

ilustruar prej Stevenson-it në formën e dialogut ndërmjet dy palëve A dhe B.

Rasti 1 :

A: Ai ka shumë pak arsim formal, siç duket edhe nga biseda e tij. Fjalitë e tij janë

shpesh pa finesë, referencat e tij letrare dhe historike janë të dukshme. Ai

përfundimisht ka mungesë kulture.

B: Pjesa më ë madhe e asaj që thoni ju është e vërtetë, por unë duhet ta quaj atë

megjithatë, një njeri të kulturës.

A: A nuk janë karakteristikat që unë përmenda antitezë e kulturës në kundërshtim me

kuptimin e këtij termi ?

B: Në asnjë mënyrë. Ti po e vë theksin tek format e jashtme, thjesht aspektin e zbrazët

të kulturës.

Në kuptimin e vërtetë e të plotë të termit, “kulturë” do të thotë ndjeshmëri

imagjinuese dhe origjinalitet. Këto cilësi ai i ka; dhe kështu, me të vërtetë po them se

ai është një njeri me një kulturë shumë herë më të thellë sesa shumë prej nesh që kanë

patur avantazhe superiore në edukim.

Sipas komenteve të Stevenson-it, qëllimi i personit B ishte përpjekja për të

ndikuar mbi personin A për ta përdorur termin “kulturë” në një mënyrë të re, të

ndryshme nga përdorimi tradicional i pranuar. Sipas Stevenson-it, qëllimi i personit B

është që të ridrejtojë qëndrimet e personit A duke apeluar ndaj kuptimit emotiv.

Kuptimi emotiv përfaqëson ndjenjat ose qëndrimet që përdorimi i fjalës sugjeron tek

79

Walton, Douglas. (2005). Deceptive Arguments Containing Persuasive Language and Persuasive

Definitions. Springer. www.dougwalton.ca

Page 45: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

35

dëgjuesit. Në mënyrë tipike, përkufizimet bindëse paraprihen nga fjala “e vërtetë” ose

“reale”.

Në dialogun e mësipërm, personi B mund të ketë pikëpamjen që ai po flet për

kulturën e vërtetë, dhe jo thjesht për kulturën sipërfaqësore. Përkufizimi i ri i personit

B përfshin veprime që shumica prej nesh mund t‟i konsideronte si të ashpra, por, që

tani i etiketon ato me termin “kulturë” që ende ruan konotacionet emotive tradicionale

pozitive.

1.7.3 Thirrja ndaj opinionit ekspert80

Argumenti që bazohet tek opinioni ekspert është një argument i rëndësishëm,

që bazohet tek supozimi se në lidhje me një çështje të caktuar, burimi ka njohuri të

specializuara. Për shembull, në argumentin e mëposhtëm në lidhje me temën e

bakshishit, Helena paraqet një argument të këtij lloji.

Dr. Phil thotë se bakshishi e ul vetëvlerësimin.

Dr. Phil është një psikolg ekspert dhe Helena bazohet në opinionin e tij ekspert

për të paraqitur argumentin i cili ka këtë skemë.

Parakushti: Dr.Phil thotë se bakshishi e ul vetëvlerësimin.

Parakushti: Dr. Phil është ekspert në psikologji, një fushë që ka njohuri për

vetëvlerësimin.

Konkluzioni: Bakshishi e ul vetëvlerësimin.

Argumente të tilla janë të zakonshme dhe të rëndësishme si evidencë në gjyq.

Një lloj i njohur i argumentit të bazuar tek dëshmia eksperte është ai që paraqitet prej

psikiatrit ose psikologut, kur kërkohet informacion për “gjendjen mendore” të të

paditurit. Shpesh, raste të tilla kthehen në “një betejë të ekspertëve” dhe në natyrën e

tyre këto lloj argumentesh janë subjektive. Ato varen në ndershmërinë dhe besimin e

burimit ku bazohen.

1.7.4 Argumenti i bazuar në opinionin popullor81

Ky lloj argumenti paraqet këtë lloj forme.

Parakushti i përgjithshëm: A pranohet përgjithësisht si e vërtetë.

Parakushti i supozuar: Nëse A pranohet përgjithësisht si e vërtetë, kjo jep një arsye në

favor të A.

80

Walton, Douglas. (2006). Foundamentals of Critical Argumentation. Cambridge University Press.

fq.84-91. 81

Walton, Douglas. (2006). Foundamentals of Critical Argumentation. Cambridge University Press.

f.93-96.

Page 46: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

36

Konkluzioni: Ka një arsye në favor të A.

Ky lloj argumenti nuk konsiderohet shumë i fuqishëm sepse shpesh shumica është në

drejtimin e gabuar. Megjithatë, forca e tij përforcohet nëse ai kombinohet me

argumentin e bazuar në opinionin ekspert. Për shembull:

Parakushti: Nga ata që banojnë në Cedar Rapids, përgjithësisht pranohet se

liqeni është një vend i mirë për të notuar në verë.

Konkluzioni: Liqeni në Cedar Rapids është një vend i mirë për të notuar në verë.

Ajo që nënkuptohet nga argumenti është se meqenëse njerëzit që jetojnë në

Cedar Rapids normalisht e njohin mirë zonën, supozohet se ata e dinë mirë nëse liqeni

është i mirë për të notuar.

Si rrjedhojë, nëse njerëzit që jetojnë në Cedar Rapids mendojnë se liqeni është vend i

mirë për të notuar në verë, atëherë është e besueshme dhe e arsyeshme (në mungesë të

evidencave të kundërta) të mendojmë se ky liqen është më të vërtetë një vend i mirë.

Në raste të tjera, argumenti i bazuar në opinionin popullor, bazohet në

supozimin se njerëzit e kanë provuar me anë të eksperiencës një politikë apo praktikë

të veçantë dhe kanë arritur ta pranojnë atë sepse e kanë parë si një gjë të mirë dhe të

dobishme për të bërë. Le të marrim në konsideratë argumentin e mëposhtëm në lidhje

me Rregullin e Artë: Silluni me të tjerët ashtu siç do të donit ju që ata të silleshin me

ju. Skema jepet më poshtë.

Parakushti: Rregulli i Artë është bazë për çdo sistem etike që është krijuar

ndonjëherë dhe çdonjeri e pranon atë.

Konkluzioni: Rregulli i Artë është një parim i përcaktuar moral që ka një farë

peshe përligjjeje praktike si një politikë e shëndoshë.

Ajo që supozohet këtu është se njerëzit përgjithësisht e kanë pranuar Rregullin e

Artë dhe madje e kanë kodifikuar atë në sistemin e tyre të etikës. Një problem tipik

me këtë lloj argumenti është se në shumë raste nuk bëhen përpjekje serioze për të

mbështetur parakushtin e parë, duke dhënë një arsye reale se përse pranimi i A nga

çdonjeri është një arsye e mirë për ta pranuar atë. Përkundrazi, argumenti përdoret në

një mënyrë të tillë që vendos presion tek dëgjuesi për të pranuar A. Në të kundërt, ai

do ndihet i përjashtuar nga grupi që pranon A. Për shembull:

Të gjithë njerëzit që i përkasin shtresës së pasur e të famshme kanë syze

“Pilotage”. Kështu që, edhe ju duhet të blini syze të tilla.

Një argument i tillë i referohet dëshirës që njerëzit kanë për të qenë të pasur dhe të

famshëm dhe vendos presion mbi personin për të blerë syzet me markën “Pilotage”.

Në qoftë se jo, atëherë ai nuk mund të bëjë pjesë tek ky grup njerëzish.

Page 47: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

37

1.7.5 Argumenti i bazuar tek shkaku 82

Marrëdhëniet shkakore konsiderohen si praktike dhe kontekstuale në natyrën e

tyre. Megjithatë, evidenca më e rëndësishme që A shkakton B në ndonjë rast të

veçantë është se ekziston një marrëdhënie statistikore ndërmjet A dhe B.

Për shembull, nëse gjendet një korrelacion i rëndësishëm statistikor ndërmjet

reduktimit të atakeve në zemër dhe pirjes së verës së kuqe, konkluzioni është se pirja

e verës së kuqe është shkaku i këtij reduktimi. Si një formë presupozuese e arsyetimit,

ky lloj argumenti ka këtë formë.

Parakushti i korrelacionit: Ka një ndërlidhësi pozitive ndërmjet A dhe B.

Konkluzioni: A shkakton B.

Tri pyetjet kritike që duhen marrë në konsideratë kur paraqesim një argument të tillë

janë si më poshtë:

1. A ka një marrëdhënie reale ndërmjet A dhe B?

2. A ka ndonjë arsye për të menduar se ndërlidhësia është më tepër se një

koincidencë?

3. A mund të ketë ndonjë faktor tjetër të tretë C që shkakton edhe A dhe B?

Rastin e tretë po e ilustrojmë me një shembull konkret.

Në një konferencë mbi lidhjen ndërmjet njerëzve dhe kafshëve shtëpiake në Boston, në

1986, kërkuesit shkencorë raportuan se kafshët shtëpiake mund të ulin presionin e

gjakut tek njerëzit, të përmirësojnë shancet për mbijetesë të pacientëve me zemër dhe,

madje, të depërtojnë në izolimin e fëmijëve autikë. Sipas një raporti në Newsweek,

kërkuesit shkencorë raportuan mbi efektet e dobishme të shoqërisë së kafshëve

shtëpiake. Studimet treguan se gratë që kishin qen dhe i trajtonin ata si fëmijët e tyre

kishin rezultate më të larta në testet e vetëbesimit, shoqërueshmërisë dhe të tolerancës

sesa gratë që nuk kishin. Burrat që kishin pasur qen “zotëronin një ndjenjë më të

lartë përkatësie dhe vlerë personale dhe kishin aftësi më të mira shoqërore.” Fëmijët

që kishin kafshë shtëpiake kishin gjithashtu një ndjenjë më të lartë dhembshurie.

(Douglas Walton, Informal Logic (New York: Cambridge University Press, 1989. f.

226 -227)

Në këtë rast, ka një ndërlidhësi reale midis mbajtjes së kafshëve shtëpiake dhe

përmirësimit të shëndetit, por të dy faktorët mund të jenë edhe rezultat i aftësive më të

mira shoqërore të njerëzve që kanë marrë kafshë shtëpiake. Ky faktor mund të çojë si

në mbajtjen e kafshëve shtëpiake, ashtu edhe në një shëndet më të mirë. Në një rast të

tillë, mund të ketë një ndërlidhësi reale ndërmjet dy faktorëve A dhe B, por arsyeja

82

Walton, Douglas. (2006). Foundamentals of Critical Argumentation. Cambridge University Press.

f.100-104.

Page 48: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

38

për këtë ndërlidhësi është se një faktor i tretë C po shkakton si A ashtu edhe B. Në

një rast të tillë, nuk është korrekte të mbërrijmë në përfundimin se A e shkakton B.

Në shumë raste, ka një prirje të natyrshme njerëzore të bazohemi tepër shpejt

në një konkluzion shkakor sapo është vënë re një ndërlidhësi. Në raste të tilla, është

më mirë të bazohemi tek pyetjet kritike përpara se të vendosim një peshë të madhe në

një argument shkakor.

Le të shohim strukturën përbërëse të një tjetër argumenti shkakor.

Një profesor i mjeksisë në Universitetin e Torontos, i tha një komiteti që studionte

programet e mirëqënies në Ontario se fëmijët nga familjet e varfra në krahasim me

fëmijët nga familjet me mirëqënie, ka të ngjarë që të vdesin dyfish në fëmijëri, apo në

aksidente, dhe prej sëmundjeve infektive. Ai nxorri konkluzionin se varfëria është

vrasëse e padukshme, që është më vdekjeprurëse se kanceri. (The Winnipeg Free

Press, February 8, 1987, f.10)

Parakushti: fëmijët nga familjet e varfra në krahasim me fëmijët nga familjet me

mirëqënie ka të ngjarë që të vdesin dyfish në fëmijëri, apo në aksidente dhe prej

sëmundjeve infektive.

Konkluzioni: varfëria është vrasëse e padukshme, që është më vdekjeprurëse se

kanceri.

Në këtë argument, është e natyrshme të mendojmë se ka një ndërlidhësi natyrale midis

vdekshmërisë foshnjore dhe varfërisë, megjithatë, nëse analizojmë konkluzionin nuk

shohim ndonjë ndërlidhësi statistikore për faktin se ajo është më vdekjeprurëse edhe

se kanceri. Konkluzioni mund të konsiderohet si një argument tjetër që kërkon

parakushtin mbështetës.

1.7.6 Argumenti i bazuar tek pasoja 83

Një formë e zakonshme argumentimi përdoret kur njëra palë në një dialog i

thotë palës tjetër, “Ky veprim nuk do të ishte i mirë, sepse mund të kishte pasoja të

këqija.” Ky lloj argumenti shfaqet më tepër në fushën ekonomike dhe politike, ku dy

grupe nuk bien dakord në lidhje me veprimet që duhen ndjekur. Për shembull,

supozojmë se dy persona, Bob dhe Helen nuk bien dakort nëse bakshishi është një

praktikë e mirë që duhet ndjekur apo jo. Bob-i mund të përdorte argumentin e

mëposhtëm.

Parakushti: Në qoftë se praktika e bakshishit do të ndërpritej, kjo do të çonte në

papunësi.

83

Walton, Douglas. (2006). Foundamentals of Critical Argumentation. Cambridge University

Press.f.104-111.

Page 49: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

39

Parakushti: Papunësia është gjë e keqe.

Konkluzioni: Nuk do të ishte ide e mirë ndërprerja e praktikës së bakshishit.

Në këtë rast, duke përmendur pasojat negative të një politike të caktuar Bob-i ka

argumentuar kundër kësaj politike. Ky argument mund të përdoret edhe në një formë

pozitive për të mbështetur një politikë apo veprim të caktuar. Për shembull, Helena

mund të përdorte argumentin e mëposhtëm.

Parakushti: Në qoftë se praktika e bakshishit do të ndërpritej, siguruesit e shërbimit

do të kishin një vetëvlerësim më të madh.

Parakushti: Të kesh një vetëvlerësim më të lartë është gjë e mirë.

Konkluzioni: Praktika e bakshishit duhet ndërprerë.

Në këtë argument, Helena ka përmendur pasojat pozitive të një politike të

caktuar si arsye për ta mbështetur atë. Argumentet që bazohen tek pasoja janë të

zakonshme në debatet politike që marrin në shqyrtim çështje të caktuara ku peshohen

avantazhet dhe disavantazhet e një politike të caktuar.

Për shembull, në mars të 1995, votuesit në provincën e Quebec-ut kishin takime

zyrtare ku debatohej për çështjen e referendumit që u jepte atyre një zgjedhje për të

lënë Kanadanë dhe të formonin një shtet më vete ose të qëndronin si një provincë në

Kanada. Disa argumentonin se pasojat ekonomike të ndarjes nga Kanadaja do të ishin

tepër negative për Quebec-un. Të tjerët argumentonin se një vend ku flitet vetëm

frëngjisht dhe i ndarë nga Kanadaja anglishtfolëse, do të kishte pasoja pozitive për

kulturën franceze në Quebec.

1.7.7 Argumenti i bazuar tek shenjat 84

Le ta ilustrojmë këtë lloj argumenti me një shembull:

Travis dhe Liza po ecin në parkun kombëtar Jasper dhe shikojnë disa gjurmë. Travis i

shikon ato me kujdes dhe menjëherë mendon se ato janë gjurmë ariu dhe thotë “Këtu

ka qenë një ari”. Liza përgjigjet, “Nga e di që ato janë gjurmë të një ariu? Ato nuk

duken mjaft të mëdhaja për të qenë gjurmë ariu”. Travis përgjigjet “Ato janë gjurmët

e një ariu të vogël. Në fakt, ato janë gjurmët e një ariu të vogël, siç mund ta shohim

nga këto gjurmë të putrave shumë të gjata”.

Në këtë rast, Travis paraqet një argument. Liza shpreh dyshime se gjurmët që

ata panë janë në fakt gjurmë ariu. Travis-i ka përdorur argumentin e bazuar tek shenja

për t‟i dhënë asaj një arsye të pranojë konkluzionin se ato janë gjurmë ariu. Ky lloj

argumenti është një argument presupozues që bazohet në një parakusht se ajo që

zbulohet dhe vëzhgohet në një rast të caktuar është karakteristikë e një objekti,

84

Walton, Douglas. (2006). Foundamentals of Critical Argumentation. Cambridge University Press.

f.112-116.

Page 50: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

40

ngjarjeje apo veprimi. Parakushti tjetër është se këto karakteristika apo shenja janë të

pranishme në rastin e dhënë. Konkluzioni është se ngjarja apo objekti i caktuar në

fjalë do të shfaqet ose është shfaqur në këtë rast të veçantë. Skema argumentuese për

këtë lloj argumenti paraqitet më poshtë:

Parakushti specifik: A është e vërtetë në këtë situatë.

Parakushti i përgjithshëm: B përgjithësisht tregohet si e vërtetë kur shenja e saj, A,

është e vërtetë.

Konkluzioni: B është e vërtetë në këtë situatë.

Në vlerësimin e këtij argumenti, dy pyetjet kritike të rëndësishme janë :

1. Cila është forca e ndërlidhjes së shenjës me ngjarjen e treguar?

2. A ka ngjarje të tjera që lidhen me shenjën?

Mjaft shpesh, argumenti i bazuar te shenja është një formë e dobët e argumentit mbi të

cilin nuk mund të mbështetemi pa qenë kritik. Gjithashtu, ai është një formë

presupozuese e argumentit që ndonjëherë vë në dukje një zinxhir arsyetimi drejt një

konkluzioni të besueshëm.

1.8 Argumentet e rreme

Sipas një përkufizimi të gjerë, argumentet e rreme mund të karakterizohen si

lëvizje të gabuara në shkëmbimet argumentative. Koncepti i argumentit të rremë

qëndron në thelb të çdo teorie të plotë të argumentimit.85

Qëllimi i studimit të

argumenteve të rreme është klasifikimi i formave të argumentimit që duhen

konsideruar si të palogjikshme dhe të pasakta. Studimi sistematik i tyre filloi me

Aristotelin i cili hartoi një listë me 13 argumente të rreme. Idetë e tij janë ende mjaft

të dukshme në trajtimet e sotme moderne.

Refuzimi i tezës së një oponenti për të fituar argumentin është një prej

mënyrave që Aristoteli përshkruan në librin e tij Dialectica (teoria e debatit). Ndryshe

nga Platoni dhe Aristoteli, Sofistët besonin se epistemologjikisht e vërteta nuk mund

të njihet. Si pasojë, nuk është e rëndësishme se kush ka të drejtë, por se kush e fiton

argumentin. 86

Në tekstet e logjikës së shekullit të XX, një karakteristikë e rëndësishme në

trajtimin e argumenteve të rreme është perspektiva monologjike që zëvendësoi

perspektivën dialektike Aristoteliane. Teoria e argumenteve të rreme merret vetëm

me gabimet në arsyetim e jo me manovrimet mashtruese të njërës palë që kërkon

medoemos të mposhtë palën tjetër. 87

Shpesh librat e logjikës bëjnë dallimin midis

85

Van Eemeren, Frans; Garssen, Bart; Meuffels, Bert. (2009). Fallacies and Judgements of

Reasonableness. Springer Science+Business Media B.V. f. 1. 86

Van Eemeren, Frans; Garssen, Bart; Meuffels, Bert. (2009). Fallacies and Judgements of

Reasonableness. Springer Science+Business Media B.V. f. 2. 87

Van Eemeren, Frans; Garssen, Bart; Meuffels, Bert. (2009). Fallacies and Judgements of

Reasonableness. Springer Science+Business Media B.V. f. 8.

Page 51: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

41

argumenteve të rreme të relevancës dhe të dykuptimsisë (Copi, 1972). Copi dhe

Cohen dallojnë 17 argumente të rreme të cilët ndahen në dy grupe të mëdha të

quajtura “ argumentet e relevancës” dhe “argumentet e rreme të ambiguitetit”. Këto të

fundit shkaktohen prej dykuptimësisë gramatikore dhe leksikore ose nga zhvendosjet

e theksit. Argumentet e rreme të relevancës nuk ofrojnë përligjje logjike për opinionet

e shprehura. Më poshtë, po paraqesim disa argumente kryesore.88

Petition principii (marrja si e mirëqenë e konkluzionit) ose arsyetimi rrethor

nënkupton se argumentuesi nënkupton se ajo që duhet provuar nuk ka nevojë të

provohet, sepse është e dukshme dhe e qartë.

Ignoratio Elenchi (injoranca e refuzimit) rezulton në “interpretimin standard” të

një argumenti që nuk përqëndrohet në temën kryesore të diskutimit, por në një

tjetër opinion të ndryshëm që i drejtohet me (ose pa) të drejtë palës tjetër.

A non sequitur (“nuk vijon”) është një formë argumentimi ku argumentet dhe

konkluzioni nuk mund të jenë të drejta, por konkluzioni nuk vijon si pasojë e

argumenteve.

Post hoc (pas kësaj) nënkupton se thjesht prej faktit që një ngjarje ndjek në kohë

ngjarjen tjetër, e para e shkaktoi të dytën. Ky argument i rremë përdoret kur

deklarohet se rritja e papunësisë është rezultat i politikave të qeverisë së re, kur

në fakt e vetmja arsye për këtë lidhet thjesht me ngjarjet e njëpasnjëshme në

kohë.

Argumentum ad baculum ( “argumenti i shkopit”), të drejtuarit ndaj forcës

lidhet me përdorimin e forcës fizike dhe të kërcënimeve kundrejt kundërshtarit

që refuzon të pranojë pikëpamjen.

Argumentum ad misericordiam (lutje për keqardhje) është një argument i rremë

ku, për interesa të mëtejshme, dëgjuesit i bëhet thirrje për të treguar keqardhje.

“Nëse nuk më përmirëson notën për këtë lëndë, unë do të humbas

vetëvlerësimin dhe më duket e vështirë ta vazhdoj me jetën time.”

Argumentum ad populum (“argumenti që iu drejtohet njerëzve”) . Ky argument

njihet si “të drejtuarit ndaj turmës” dhe realizohet, duke krijuar kontrast midis

« neve » (folësi dhe audienca e tij) dhe « atyre » (ata kundrejt të cilëve synohet

ligjërimi).

Argumentum ad consequentiam (“mendimi i bazuar tek dëshira” ) është një

argument i rremë ku një dritë e favorshme ose e pafavorshme hidhet mbi një

tezë faktike, thjesht duke theksuar pasojat e dëshirueshme apo të

padëshirueshme. Për shembull:

“Ne mund të supozojmë se asnjë bombë me hidrogjen nuk do të godasë

ndonjëherë Hollandën, sepse vendi ynë është kaq i vogël sa asgjë nuk do të

ngelet prej tij”.

Slippery slope (argumenti i pasojave të njëpasnjëshme) është një lloj i veçantë

i argumentit të rremë argumentum ad consequentiam ku spekulimi mbi pasojat

88

Van Eemeren, Frans; Garssen, Bart; Meuffels, Bert. (2009). Fallacies and Judgements of

Reasonableness. Springer Science+Business Media B.V. f. 10-11.

Page 52: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

42

negative të pabazuara në lidhje me një propozim të caktuar shkon në ekstrem.

Ky është një lloj argumenti që shfaqet shpesh në rastet e legalizimit të abortit

dhe të vdekjes së lehtë.

“Nëse e bëjmë të ligjshme vdekjen e lehtë, do të përfundojmë me dhoma gazi si

në Gjermaninë Naziste.”

Straw man (argument sa për formë) është ai argument i rremë dhe i dobët ku

njërës palë i atribuohet një pikëpamje e shtrembëruar ose e rreme pasi kjo është

një rrugë më e lehtë.

1.8.1 Argumenti i rremë Ignoratio Elenchi

Argumenti i rremë ignoratio elenchi është trajtuar si argument më vete në

tekstet logjike moderne. Në trajtimet e para në tekstet e hershme moderne të logjikës,

ky argument është trajtuar shumë shkurt dhe i paplotë. Në çdo përshkrim jepet një

përkufizim aristotelian i tij dhe etiketohet si “konkluzion irrelevant”. Problemi me

këto përshkrime është se jepen vetëm shembujt më të shkurtër dhe ato trajtohen në

mënyrë minimale. Ky trajtim ka lënë vend për trajtime të mëtejshme nga autorë të

tjerë për të mbushur këtë boshllëk.89

Jevons (1878, p.178) e përkufizoi argumentin e rremë ignoratio elenchi si një

argumentim në pikën e gabuar, ose provimi i diçkaje në mënyrë të tillë ku në fakt

supozohet të jetë diçka tjetër që provohet. Ai shtoi se do të ishte e vështirë të jepje një

shembull koncis të këtij argumenti sepse zakonisht ai shfaqet në “fjalime të gjata”,

atje ku ka pështjellim dhe harresë. Fowler (1895) e quajti argumentin e rremë

ignoratio elenchi, “një argument të rremë irrelevance” dhe dha një përshkrim

aristotelian të tij. 90

91

Argumenti i rremë ignoratio elenchi kryhet kur një argument që ka si qëllim

të përcaktojë një konkluzion të caktuar drejtohet drejt një konkluzioni tjetër. Këto

argumente janë më të shpeshta në fushën e legjislacionit shoqëror. Shpesh, ata kanë

sukses duke shpërqendruar vëmendjen. Duke nxitur me entuziazëm nevojën për

objektivin e mbrojtur nga parakushtet, avokati shpesh ka sukses për të transferuar atë

entuziazëm në mendjet e dëgjuesve me anë të mjeteve specifike të mbështetura në

mënyrë të rreme.

Irrelevanca është më e dukshme në dialogjet ku kërkohet informacion, në

rastet kur jepet një përgjigje që nuk funksionon në të vërtetë si një përgjigje e

përshtatshme ndaj asaj pyetjeje specifike, por është në të vërtetë një përgjigje ndaj një

pyetjeje të ndryshme. Kjo përgjigje jep informacion që mund të jetë gjerësisht i lidhur

me kontekstin, por që nuk është informacioni që kërkohet specifikisht nga pyetja.

Raste të tilla janë marrë në shqyrtim nga Walton. Kjo lloj irrelevance shihet

ndonjëherë në intervistat politike ku pyetja bëhet me qëllim për të marrë një

89

Walton, Douglas. (2004). Relevance in Argumentation. Lawrence Erlbaum Associates. f. 62. 90

Walton, Douglas. (2004). Relevance in Argumentation. Lawrence Erlbaum Associates. f. 63. 91

Walton, Douglas. (2004). Relevance in Argumentation. Lawrence Erlbaum Associates. f. 129.

Page 53: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

43

informacion që presupozohet se i intervistuari e di. Në shembullin e mëposhtëm hasim

pikërisht këtë lloj sekuence pyetje-përgjigje. 92

Intervistuesi : Sipas një projektimi statistikor, ne kemi dëgjuar se politika ekonomike

e partisë suaj do të çojë në humbjen e 50 mijë vendeve të punës. Cili ishte rezultati i

parashikuar nga ky projektim statistikor?

Politikani : Ju duhet ta shikoni politikën tonë në perspektivë. Qëllimi i saj është që të

rrisë numrin e punëve afatgjata duke pakësuar defiçitin.

Pohimet në përgjigjen e politikanit mund të jenë të vërteta, por nuk janë

irrelevante me pyetjen. Ajo që thuhet në përgjigjen e të intervistuarit mund të jetë e

vërtetë, por nuk është relevante me pyetjen. Një përgjigje relevante do të ishte ose një

përgjigje që jep informacionin e kërkuar ose dhënien e një arsyeje se përse politikani

nuk mund ta japë atë informacion.

Në shembullin e mëposhtëm të ofruar nga Kreyche hasim argumentin e rremë

irrelevant (sa për formë) që është i dobët dhe sulmohet me lehtësi 93

. Ky lloj

argumenti konsiston ose në mosaprovimin e asaj që nuk është deklaruar ose në

dhënien e provave për një pikëpamje tjetër, krejt të ndryshme nga ajo për të cilën

flitet. Në mungesë të provave të sakta për të mbrojtur pozicionin e tij, një person i

përfshirë në një diskutim apo debat shpesh përdor të gjitha llojet e teknikave

shpërqëndruese si një mënyrë për të shmangur çështjen në fjalë. Për shembull:

Senatori A: Unë nuk mund të bie dakord me ju në deklarimin tuaj se të gjithë

senatorët republikanë janë në kundërshtim me politikat administrative.

Senatori B: Zotëri, kjo nuk është ajo që unë thashë. Ajo çfarë unë thashë ishte se disa

senatorë republikanë janë kundër politikave të administratës aktuale.

Senatori A: Unë nuk dua t‟ia di se çfarë thatë ju, sepse me deklaratën tuaj të

mëparshme ju nënkuptuat se asnjë republikan i ndershëm nuk mund të mbështesë

politikat e kësaj administrate.

Senatori B: Po, unë e thashë këtë gjë senator, por unë nuk nënkuptova, ashtu siç

pretendoni ju, që të gjithë republikanët aktualisht janë kundër politikave të

administratës. Të thuash që asnjë prej tyre nuk duhet të mbështesë administratën nuk

do të thotë se të gjithë ata janë me të vërtetë kundër saj.

Nga debati midis dy senatorëve, del në pah problemi nëse pozicioni dhe deklarimi i

senatorit B është ai që pretendon senatori A.

1.8.2 Argumenti i rremë ad hominem

Një prej argumenteve të rreme më të rëndësishme që e ka prejardhjen prej

listës së Aristotelit është argumenti i rremë që i drejtohet personit. 94

Sulmet personale

92

Walton, Douglas. (2004). Relevance in Argumentation. Lawrence Erlbaum Associates. f. 132. 93

Walton, Douglas. (2004). Relevance in Argumentation. Lawrence Erlbaum Associates. f. 83. 94

Van Eemeren, Frans; Garssen, Bart; Meuffels, Bert. (2009). Fallacies and Judgements of

Reasonableness. Springer Science+Business Media B.V. f. 6.

Page 54: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

44

që nuk drejtohen tek përmbajtja e pikëpamjes ose tek dyshimet e kundërshtarit, por

tek vetë personi përcaktohen me anë të titullit latin tradicional argumentum ad

hominem që do të thotë argument “kundër personit” 95

Në vend të përgjigjeve ndaj argumenteve aktuale të oponentit, i cili mbështet

këndvështrimin e tij, ky argument i referohet sulmit personal të kundërshtarit në një

mënyrë apo në një tjetër. Ai është një sulm i drejtpërdrejtë, duke e përshkruar

personin tjetër si budalla, të keq ose të pabesë, ose duke hedhur në mënyrë indirekte

dyshime mbi motivet e kundërshtarit apo duke vënë në dukje një kundërthënie në

fjalët apo veprat e personit tjetër.

Përkufizime të këtij argumenti mund të gjenden në veprat e filozofit John

Locke (1632-1704), logjicienit britanik Whately (shek. 19), filozofit gjerman

Schopenhauer (shek. 19), filozofit amerikan Johstone Jr. (shek. XX) dhe filozofit belg

Perelman (shek. XX).

Lista e 13 argumenteve të rreme të Aristotelit për një kohë të gjatë ka shërbyer

si pikënisje për studimin e tyre dhe gjate viteve kjo listë është shtuar gjerësisht nga

studiuesit e tjerë. Ishte filozofi John Locke ai që paraqiti përkatësisht tri lloje

argumentesh : ad verecundiam, ad ignorantiam dhe ad judicium. Ai njihet si shpikësi i

argumenteve të rreme ad. Në fakt, ai vetë nuk i konsideron këto argumente si të

rreme, madje e konsideronte argumentin ad hominem si të nevojshëm për të pasur

argumentim të suksesshëm.

Në shekullin XX, me shumë se 20 argumente të rreme ad janë shfaqur në

tekstet mësimore. Në tekstet logjike me autorë si: Copi (1953), Kahane (1969),

Rescher (1964) dallohen tri mënyra të ndryshme se si një person mund të sulmohet në

mënyrë të rreme. Sulmi direkt njihet si varianti abuziv.

Ky është një sulm ballor ku njëra palë hedh dyshime mbi integritetin, besueshmërinë,

ekspertizën dhe inteligjencën e palës tjetër në mënyrë që personi të humbasë

besueshmërinë. Në sulmin e tërthortë (varianti rrethanor), përpjekjet bëhen që të

përcaktojnë besueshmërinë e kundërshtarit duke sygjeruar se veprimet e tyre janë

vetëm për interesa personale. Për shembull:

Guvernatorja ka shumë propozime intersante për ekonominë, por të mos harrojmë që

ajo vjen nga një familje shumë e pasur.96

Në këtë rast kundërshtari sulmon familjen e guvernatores, në vend që të marrë

në konsideratë thelbin e propozimeve të saj ekonomike. Varianti i tretë (edhe ti/tu quo

que) ka si synim që të sjellë në dritë një konflikt që ngrihet si rezultat i faktit që

kundërshtari mban një qëndrim ndryshe nga ai në të kaluarën ose ajo që thotë me gojë

nuk është në përputhje me veprimet e tij. Sipas Copi-it, ky është rasti kur dikush është

fajtor për diçka dhe për këtë ai sulmon kundërshtarin e tij. Duket qartë se të tri sulmet

95

Van Eemeren, Frans; Garssen, Bart; Meuffels, Bert. (2009). Fallacies and Judgements of

Reasonableness. Springer Science+Business Media B.V. f. 52. 96

Lucas, Stephen E. (1998). The art of Public Speaking. The McGraw-Hill Companies, Inc. f.422.

Page 55: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

45

personale tregojnë se njëra palë diskutuese i mohon palës tjetër të drejtën e fjalës dhe

thyen rregullin e parë të diskutimit kritik në etapën e konfrontimit.97

Argumenti ad hominem konsiderohet si argument irrelevant dhe i rremë sepse

këndvështrimet që ai paraqet nuk përbëjnë asnjë justifikim logjik. Megjithatë, disa

teoricienë të argumentimit nuk e konsiderojnë gjithmonë të tillë. Në shembullin e

mëposhtëm, Govier e shikon sulmin personal si të përligjur.98

a. Berthel është një personalitet gjetjet e së cilës janë kundërshtuar nga njerëzit e tjerë

në fushën e saj.

b. Kështu që, ne nuk mund ta pranojmë Berthel-in si eksperte në këtë fushë.

c. Pretendimet për efektet e rrezatimit të nivelit të ulët nuk duhen pranuar vetëm në

autoritetin e Berthel-it.

Fakti i parashtruar në këtë argument është se pikëpamjet e Berthel-it në lidhje

më efektet e rrezatimit të ulët kundërshtohen nga ekspertë të tjerë të fushës.

Çështja nëse Berthel-i është apo nuk është autoritet në fushën e rrezatimit është

thelbësore për ndryshimin e opinionit. Atëherë, në këtë rast edhe nga pikëpamja

pragma-dialektike nuk kemi të bëjmë me një sulm personal të rremë.

Brinton (1995) bën gjithashtu dallime midis argumenteve ad hominem që janë

të arsyeshme dhe argumenteve ad hominem që janë të rreme dhe e shikon këtë dallim

nën një këndvështrim retorik. Në rastin e parë, sipas pikëpamjes së Brinton-it,

argumenti nuk lidhet drejtpërdrejt me përmbajtjen e pretendimit, por me mbrojtjen

nga pala kundërshtare. Brinton e paraqet pikëpamjen e tij me dy shembuj interesant,

ku rëndësi i jepet mbështetjes së duhur që i bëhet argumentit.

a. Kandidati Jones nuk ka të drejtë të moralizojë për familjen e tij, dikur ai zihej me

gruan e vet.

b. Kandidati Jones nuk ka të drejtë të moralizojë për familjen e tij, pasi ai mashtron

gruan e vet.

Argumenti i parë ad hominem nuk cilësohet si i shëndetshëm, sepse ai nuk mbështet

mjaftueshëm pretendimin e ngritur, ndërsa shembulli i dytë konsiderohet i arsyeshëm

për shkak të mbështetjes së duhur ndaj pretendimit të paraqitur. 99

1.8.3 Argumenti i rremë ad ignorantiam100

Ky lloj argumenti është gabimi që kryhet kur argumentohet se një pohim është

i vërtetë thjesht sepse nuk është provuar që të jetë i rremë, ose është i rremë, sepse nuk

është provuar që të jetë i vërtetë. Ky lloj argumenti i rremë shfaqet më tepër në 97

Van Eemeren, Frans; Garssen, Bart; Meuffels, Bert. (2009). Fallacies and Judgements of

Reasonableness. Springer Science+Business Media B.V. f. 54. 98

Van Eemeren, Frans; Garssen, Bart; Meuffels, Bert. (2009). Fallacies and Judgements of

Reasonableness. Springer Science+Business Media B.V. f. 55. 99

Van Eemeren, Frans; Garssen, Bart; Meuffels, Bert. (2009). Fallacies and Judgements of

Reasonableness. Springer Science+Business Media B.V. f.56. 100

Copi, Irving M; Cohen Carl; (1994). Introduction to Logic. Prentice Hall Englewood Cliffs. f.117.

Page 56: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

46

keqkuptimet shkencore, ku pohimet të vërtetat e të cilave nuk mund të përcaktohen,

konsiderohen gabimisht të gabuara për këtë arsye dhe gjithashtu në rastet kur pohimet

në lidhje me fenomene të ndryshme në mënyrë të rreme konsiderohen si të vërteta,

sepse gabueshmëria e tyre nuk është përcaktuar.

I famshëm në historinë e shkencës është argumenti ad ignorantiam i përdorur

në rastin e kritikës ndaj Galileut kur ai u tregoi astronomëve të kohës së tij malet dhe

lëndinat në hënë, që mund të shiheshin përmes teleskopit të tij. Disa studiues të asaj

epoke, të cilët ishin të bindur se hëna ishte një sferë e përsosur, argumentuan kundër

Galileut se megjithëse ne shikojmë atë çfarë duket se janë malet dhe lëndinat, hëna

është në fakt një sferë e përsosur, sepse të gjitha çrregullsitë e saj mbushen nga një

substancë e padukshme kristaline.

Dhe këtë hipotezë, Galilei nuk mund ta provonte si të gabuar. Megjithatë,

sipas legjendës, Galilei ofroi një tjetër argument. Duke mos qenë në gjendje të

provonte mungesën e ekzistencës së kristalit të tejdukshëm që mbushte lëndinat, ai

paraqiti hipotezën e mundshme se në hënë kishte edhe maja malesh më të larta por që

ishin të bëra me kristal dhe ishin të padukshme.

Këtë hipotezë, theksoi ai, kritikët e tij nuk mund ta provonin si të gabuar. Ka

një kontekst të veçantë ku argumenti ad ignorantiam është i zakonshëm dhe i

përshtatshëm. Kjo ndodh kryesisht në gjyqin kriminal ku një përson i akuzuar

supozohet i pafajshëm deri sa të provohet i fajshëm . Ky parim zbatohet sepse gabimi

i dënimit të të pafajshmit është shumë më tepër i rëndë sesa mosdënimi i të fajshimit.

Në një rast kriminal, mbrojtja në mënyrë të ligjshme mund të deklarojë se në qoftë se

gjyqtari nuk e ka provuar fajin përtej një dyshimi të arsyeshëm, verdikti i vetëm i

mundshëm është që personi nuk është fajtor.

1.8.4 Argumenti ad Verencundiam101

Ky argument shfaqet në rastet kur u drejtohemi disa personave, të cilët nuk

kanë autoritet të ligjshëm për çështjen në fjalë. Pra, në një argument për moralitetin,

referemi ndaj opinioneve të Darvin-it do të ishte i rremë si çdo të ishte po ashtu edhe

një të drejtuar ndaj opinioneve të një artisti të madh si Picasso, për të zgjidhur një

diskutim ekonomik. Shumë persona e paraqesin veten si ekspertë ose paraqiten nga të

tjerët si të tillë në një fushë apo në një tjetër. Kështu që, duhet pasur parasysh se

duhet përcaktuar drejt autoriteti ku mund të mbështetemi në mënyrë të arsyeshme apo

jo.

101

Copi, Irving M; Cohen Carl; (1994). Introduction to Logic. Prentice Hall Englewood Cliffs. f. 118-

120.

Page 57: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

47

1.8.5 Pyetja komplekse102

Nga të gjitha argumentet e rreme në arsyetimin e përditshëm, një nga më të

zakonshmit është ky: paraqitja e pyetjes në një mënyrë të tillë ku presupozohet e

vërteta e një konkluzioni të ndërfutur në atë pyetje. Në pyetjen e mëposhtme, qëllimi

nuk është që të kërkohet informacion dhe konkluzioni është i ndërfutur tek vetë

pyetja.

“Përse është zhvillimi privat i burimeve shumë herë më efiçent, sesa një ndërmarrje

tjetër në pronësi të qeverisë? Pra, në këtë pyetje ajo që supozohet është efiçenca e

madhe e sektorit privat.

Pyetja komplekse është shpesh një mjet mashtrimi dhe kur përdoret me qëllim

në gazetari është shenjë e asaj që njihet si “gazetaria e verdhë”. Kur pyetja shoqërohet

nga një kërkesë e prerë, të cilës duhet t‟i përgjigjemi “po ose jo” ka arsye që të

dyshojmë se pyetja vetë është qëllimisht komplekse. Pyetjet komplekse mund të

paraqiten në mënyrë dredharake. Një folës mund të paraqesë një pyetje në mënyrë

hileqare, mund t‟i përgjigjet asaj, dhe më pas të vazhdojë të përdorë konkluzionin i

cili qëllimisht është shprehur brenda saj. Pyetja edhe mund të paraqitet dhe të nxirret

një nënkuptim i rremë, ndërkohë që përgjigjja ndaj pyetjes mbetet e pashprehur,

vetëm e sugjeruar ose e nënkuptuar.

1.8.6 Argumenti i rremë i rastësisë103

Argumenti i rremë i rastësisë shfaqet si rezultat i përdorimit të pakujdesshëm

dhe mashtrues të përgjithësimeve në argumentin politik dhe moral. Në pjesën më të

madhe të çështjeve me rëndësi në jetën komunitare, ne bazohemi në deklaratat sesi

gjërat ndodhin përgjithësisht, sesi njerëzit përgjithësisht sillen e kështu me radhë.

Por, edhe kur deklarimet e përgjithshme janë krejtësisht bindëse, ne duhet të

jemi të kujdesshëm që mos t‟i zbatojmë ato në raste të veçanta në mënyrë shumë

strikte. Rrethanat i ndryshojnë rastet; një përgjithësim që është i vërtetë në përgjithësi

mund të mos aplikohet në një rast të veçantë. Kur aplikojmë një përgjithësim në raste

individuale, kemi të bëjmë me argumentin e rremë të rastësisë. Kur bëjmë të

anasjelltën dhe zbatojmë një parim që është i vërtetë në një rast të veçantë në të gjitha

rastet e tjera, ne parqesim argumentin e rremë të rastësisë së anasjelltë.

Të gjithë përballemi me rastet ku nxirren konkluzione për të gjithë njerëzit në

një kategori të caktuar për shkak të asaj që mund të jetë e vërtetë për një ose disa

persona në atë kategori. Megjithëse një ilaç i caktuar mund të jetë i padëmshëm në

disa rrethana, kjo nuk do të thotë se është i padëmshëm në të gjitha rrethanat. Pronari

i një dyqani në Angli mori si shembull djalin e tij, Martin, dhe e mbrojti me këtë

argument gatimin në dyqanin e tij:

102

Copi, Irving M; Cohen Carl; (1994). Introduction to Logic. Prentice Hall Englewood Cliffs. f. 120-

122. 103

Copi, Irving M; Cohen Carl; (1994). Introduction to Logic. Prentice Hall Englewood Cliffs. f. 125-

126.

Page 58: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

48

“Ai ka ngrënë gjatë gjithë jetës së tij peshk dhe patate të skuqura, dhe sapo bëri një

test kolesteroli dhe niveli i tij është poshtë mesatares. Çfarë prove më e mirë mund të

ekzistojë sesa djali i një kuzhinieri që përdor të skuqurat?”

Ngrënia e ushqimeve të skuqura përgjithësisht ka efekt të keq në nivelin e kolesterolit,

por rezultati i keq mund të mos shfaqet tek disa persona.

1.8.7 Shkaqet e rreme104

Lloji më i zakonshëm i shkakut të rremë është ideja e gabuar se një ngjarje

shkaktohet nga një tjetër thjesht sepse e pason atë. Një rrjedhë kohore ngjarjesh nuk e

përcakton një lidhje shkakore. Nëse pas testimeve të një pajisjeje nukleare, shfaqen

kushte shumë të veçanta të motit, disa argumentojnë se testet ishin shkaku i atyre

kushteve.

Në qoftë se një lëvizje argumentuese në politikën e jashtme ndiqet nga një

ngjarje ndërkombëtare që shpresonim që të ndodhte, disa në mënyrë të gabuar mund

të dalin në përfundimin se politika agresive ishte shkaku i asaj ngjarjeje. Kjo

llojshmëri e shkakut të rremë njihet si argumenti i rremë post hoc (pas kësaj gjëje, si

rrjedhojë, për shkak të kësaj gjëje).

1.8.8 Kërkesa e Pyetjes: Petito Principii105

Të kërkosh pyetjen do të thotë të supozosh të vërtetën e asaj që dikush kërkon

të provojë, në përpjekje për ta provuar atë. Gabimi qëndron në mënyrën sesi

formulohen parakushtet e argumentit. Mënyra e renditjes së fjalëve shpesh e errëson

faktin se brenda një prej parakushteve qëndron vetë konkluzioni.

Ky gabim ndodh kur në përpjekje për të përcaktuar konkluzionin tonë,

kërkojmë parakushte që të zgjidhin problemin. Ata që e përdorin këtë argument të

rremë nuk e kuptojnë se ata e kanë nënkuptuar atë që kërkonin të provonin. Në këtë

rast gabimi nuk qëndron në faktin se parakushtet nuk janë relevante ose se nuk mund

të përcaktojnë konkluzionin.

Ky argument i rremë ilustrohet prej logjicienit Rhichard Whately: “ t‟i lejosh

çdo njeriu liri të pakufizuar mendimi gjithmonë duhet të jetë në tërësi në avantzh të

shtetit; sepse është tepër e favorshme për interesat e komunitetit që çdo individ duhet

të gëzojë një liri krejt të pakufizuar për të shprehur ndjenjat e tij. Në këtë argument,

parakushti e nënkupton konkluzionin dhe renditja e pjesëve të argumentit krijon

konfuzion.

104

Copi, Irving M; Cohen Carl; (1994). Introduction to Logic. Prentice Hall Englewood Cliffs.f. 126. 105

Copi, Irving M; Cohen Carl; (1994). Introduction to Logic. Prentice Hall Englewood Cliffs. f. 127.

Page 59: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

49

1.8. 9 Argumenti ad populum: thirrja ndaj emocionit 106

Në këtë argument të rremë të zakonshëm , parakushtet nuk janë relevante me

konkluzionin dhe zgjidhen si instrumente për të manipuluar besimet e dëgjuesve apo

lexuesve. Argumenti ad populum është mjeti i çdo propagandisti dhe çdo demagogu.

Ai është i rremë sepse zëvendëson detyrën e paraqitjes së evidencave dhe

argumenteve të arsyeshme me gjuhë shprehëse dhe me mjete të tjera për të nxitur

entuziazëm, inat ose urrejtje.

Fjalimet e Adolf Hitlerit, që shkaktuan furi patriotike tek populli gjerman,

mund të konsiderohen si shembull klasik. Ato që mbështeten së tepërmi në

argumentet ad populum janë agjencitë reklamuese ku përdorimi i këtij argumenti të

rremë është ngritur pothuaj në statusin e një arti.

1.8. 10 Argumenti ad misericordiam: të drejtuarit ndaj keqardhjes107

Thirrja për keqardhje mund të shihet si një rast i veçantë i të drejtuarit ndaj

emocionit ku altruizmi dhe mëshira e dëgjuesve janë emocionet e veçanta të cilave iu

drejtohet argumenti. Në gjyqet kriminale, megjithëse keqardhja e jurisë nuk ka vlerë

në fajshmërinë ose pafajshmërinë e të akuzuarit, avokatët mbrojtës shpesh i drejtohen

keqardhjes së jurisë në shkallën që e lejojnë rrethanat.

Ndonjëherë kjo thirrje bëhet në mënyrë të tërthortë. Në gjyqin në Athinë,

Sokrati iu referua me përbuzje të akuzuarve të cilët ishin paraqitur përpara jurisë të

shoqëruar nga fëmijët dhe familjet që kërkonin të shfajsoheshin duke ngjallur

keqardhje :

“Unë që jam në rrezik për jetën time nuk bëj asgjë të këtij lloji. Unë jam një njeri si

gjithë të tjerët, një krijesë prej mishi e prej gjaku dhe jo prej “druri apo guri” siç

thotë Homeri; edhe unë kam familje, kam tri fëmijë e megjithatë unë nuk do të sjell

asnjërin prej tyre këtu për të kërkuar shfajësim.”

1.8.11 Argumenti ad baculum 108

Ky argument i referohet forcës për të pranuar një konkluzion të caktuar.

Përdorimi i forcës për të detyruar kundërshtarët do të ishte një alternativë e fundit kur

evidencat apo metodat e arsyeshme dështojnë. Në fakt, ka edhe situata kur thirrjet ad

baculum përdoren në mënyrë të tërthortë. Argumentuesi mund të mos kërcënojë në

mënyrë të drejtpërdrejtë e megjithatë mund të transmetojë një kërcënim të heshtur ose

një kërcënim të mundshëm, për të fituar miratimin e të rrezikuarve. Po japim një

shembull ilustrues.

106

Copi, Irving M; Cohen Carl; (1994). Introduction to Logic. Prentice Hall Englewood Cliffs. f. 128-

129. 107

Copi, Irving M; Cohen Carl; (1994). Introduction to Logic. Prentice Hall Englewood Cliffs. f. 129-

130. 108

Copi, Irving M; Cohen Carl; (1994). Introduction to Logic. Prentice Hall Englewood Cliffs. f. 130-

131.

Page 60: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

50

Kur avokati i përgjithshëm në administratën e Reagan-it ishte nën trysninë e

fortë nga ana e shtypit për sjellje të keqe, kreu i stafit të Shtëpisë së Bardhë Howard

Baker në një takim me stafin e tij përdori një argument të paarsyeshëm dhe të

papranueshëm.

Presidenti vazhdon të ketë besim tek avokati i përgjithshëm dhe unë kam besim tek

avokati i përgjithshëm dhe ju duhet të keni besim tek avokati i përgjithshëm, sepse ne

punojmë për Presidentin dhe sepse kjo është mënyra sesi janë gjërat. Dhe në qoftë se

ndokush ka pikëpamje të ndryshme për këtë, ose ndonjë motiv të ndryshëm, ambicje

ose qëllim, ai mund të më thotë për këtë gjë sepse do të na duhet të diskutojmë

statusin tuaj.

1.9 Përqasja pragma-dialektike. Rregullat në zgjidhjen e ndryshimit të opinionit

Përqasjet e ndryshme në lidhje me argumentet e rreme përfshijnë një program

të gjerë kërkimor. Më të dallueshmet janë përqasjet formale dialektike të zgjedhura

nga studiuesit Woods dhe Walton, si edhe përqasja pragma-dialektike e Van

Eemeren-it dhe Grootendorst-it.

Në përpjekje për të ofruar një alternativë të re ndaj përqasjes standarde, Frans van

Eemeren dhe Rob Grootendorst i trajtuan argumentet e rreme si lëvizje të gabuara në

ligjërimin argumentues dhe jo si gabime logjike. Kjo përqasje, jo vetëm që është më e

gjerë se trajtimi standard i argumenteve të rreme, por është edhe më specifike. 109

Në përqasjen pragma-dialektike, një argument i rremë përkufizohet si “një akt të

foluri që konsiderohet si një shkelje e një ose më shumë rregullave të diskutimit kritik

që pengojnë zgjidhjen e ndryshimit të opinionit.” 110

Argumentet e rreme perceptohen dhe analizohen sipas të njëjtës perspektivë

dialektike të Aristotelit. Ato janë lëvizje të paarsyeshme e të pasakta në një debat apo

diskutim. Në përqasjen pragma-dialektike, argumentimi trajtohet si pjesë e një

ligjërimi të arsyeshëm që synon zgjidhjen e ndryshimit të opinionit sipas një modeli

ideal të diskutimit kritik.

Ky model përcakton etapat e ndryshme të procesit të zgjidhjes së ndryshimit të

opinionit, si dhe lëvizjet verbale që janë pjesë përbërëse e secilës etapë.111

Katër

etapat që veçohen analitikisht janë: etapa e përballjes, etapa e hapjes, etapa e

argumentimit dhe etapa e mbylljes.

Në etapën e konfrontimit, ndodh ndryshimi i opinionit që arrihet ndërmjet

konfrontimit të njërës pikëpamje dhe mospranimit të pikëpamjes tjetër. Në etapën e

hapjes, identifikohen palët pjesëmarrëse si edhe faktet e argumenteve të tyre. Në

etapën e argumentimit, protagonisti mbron pikëpamjen e tij kundrejt reagimeve kritike

109

Van Eemeren, Frans; Garssen, Bart; Meuffels, Bert. (2009). Fallacies and Judgements of

Reasonableness. Springer Science+Business Media B.V. f. 16. 110

Van Eemeren, Frans; Garssen, Bart; Meuffels, Bert. (2009). Fallacies and Judgements of

Reasonableness. Springer Science+Business Media B.V. f. 16. 111

Van Eemeren, Frans; Garssen, Bart; Meuffels, Bert. (2009). Fallacies and Judgements of

Reasonableness. Springer Science+Business Media B.V. f. 19.

Page 61: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

51

të kundërshtarit. Në etapën e mbylljes, palët vendosin se kush është rezultati i

diskutimit dhe se kush e ka fituar diskutimin. 112

Këto rregulla që duhen konsideruar si kushte të nevojshme dhe jo si kushte të

mjaftueshme nuk garantojnë domosdoshmërisht një zgjidhje të ndryshimit të

opinionit. Ato vijojnë si më poshtë. 113

Debatuesit duhet të mos e pengojnë njëri-tjetrin prej avancimit të pikëpamjeve

dhe vlefshmërisë së tyre. (Në një ligjërim argumentues, pjesëmarrësit duhet të

kenë mundësinë që të bëjnë të ditur qëndrimet e tyre. Në këtë mënyrë ata mund

të sigurohen që faza e konfrontimit në diskutimin kritik është përfunduar siç

duhet. Ndryshimi i opinionit nuk mund të zgjidhet nëse pjesëmarrësit nuk e kanë

të qartë këtë ndryshim).

Pjesëmarrësit në diskutim që avancojnë një pikëpamje duhet ta mbrojnë atë.

(Sipas kodit të sjelljes, dikush që paraqet një pikëpamje, automatikisht merr

përsipër detyrimin për ta mbrojtur atë pikëpamje nëse i kërkohet për të vepruar

kështu).

Sulmet ndaj pikëpamjeve nuk duhen drejtuar mbi ato pikëpamje që në të vërtetë

nuk janë paraqitur nga pala tjetër. (Ndryshimi i opinionit nuk mund të zgjidhet

nëse antagonisti kritikon një pikëpamje të ndryshme dhe si pasojë protagonisti

mbron një pikëpamje të ndryshme. Një zgjidhje reale e ndryshimit të opinionit

nuk është e mundur nëse antagonisti apo protagonisti shtrembëron pikëpamjen

origjinale).

Pikëpamjet nuk duhen mbrojtur me mungesë argumentimi apo me një

argumentim që nuk është i lidhur me pikëpamjen. (Ndryshimi i opinionit që

është thelbi i ligjërimit apo tekstit argumentues nuk mund të zgjidhet nëse

protagonisti nuk paraqet asnjë argumentim, por e zëvendëson fjalën me mjetet

retorike të patos-it dhe të etos-it, apo parashtron argumente që nuk kanë lidhje

me mbrojtjen e pikëpamjes dhe në vend të kësaj lidhen me pikëpamje të tjera që

nuk janë çështje për diskutim).

Pjesëmarrësit në diskutim, nuk duhet të ngarkojnë gabimisht me fakte të

pashprehura palën tjetër dhe nuk duhet të heqin përgjegjësinë për faktet e tyre

të pashprehura. (Ndryshimi i opinionit nuk mund të zgjidhet nëse protagonisti

përpiqet ti shmanget obligimit të tij për të mbrojtur një fakt të pashprehur. Që të

zgjidhet me sukses ndryshimi i opinionit, protagonisti duhet të pranojë

përgjegjësinë për elementet që ai i ka lënë të nënkuptuara në ligjërim apo në

tekst).

112

Van Eemeren, Frans; Garssen, Bart; Meuffels, Bert. (2009). Fallacies and Judgements of

Reasonableness. Springer Science+Business Media B.V. f. 21. 113

Van Eemeren, Frans; Garssen, Bart; Meuffels, Bert. (2009). Fallacies and Judgements of

Reasonableness. Springer Science+Business Media B.V. f. 21-23.

Page 62: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

52

Pjesëmarrësit në diskutim nuk duhet të paraqesin në mënyrë të gabuar diçka si

një pikënisje të pranuar apo të mohojnë se është një pikënisje e pranuar. (Në

mënyrë që të zgjidhet ndryshimi i opinionit, protagonisti dhe antagonisti duhet

të dinë se cila është pikënisja e tyre e përbashkët. Protagonisti nuk duhet të

pranojë si të pranuar një pikënisje që nuk është e tillë. Gjithashtu, ai nuk mund

të mohojë se një pikënisje është e pranuar kur në fakt nuk është e tillë).

Arsyetimi që në një argumentim paraqitet formalisht si i përfunduar nuk duhet

të jetë i pavlefshëm në aspektin logjik. (Rregulli i shtatë është ideuar për t‟u

siguruar që protagonistët të përdorin një arsyetim që është i vlefshëm në

aspektin logjik).

Pikëpamjet nuk duhet të konsiderohen si të mbrojtura prej llojit të argumentimit

që nuk mbështetet tek arsyetimi përmbyllës, në rast se mbrojtja nuk ndodh me

anë të skemave të përshtatshme që të jenë të aplikuara me saktësi. (Ndryshimi i

opinionit mund të zgjidhet nëse antagonisti dhe protagonisti bien dakord si të

përcaktojnë nëse protagonisti ka zgjedhur skema të sakta argumentuese dhe i ka

zbatuar ato siç duhet).

Mbrojtjet pa konkluzione të pikëpamjeve mund të mos çojnë në mbajtjen e këtyre

pikëpamjeve dhe mbrojtjet përmbyllëse të pikëpamjeve mund të mos çojnë në

mbajtjen e dyshimeve ndaj këtyre konkluzioneve. (Ky rregull është ideuar për të

siguruar që protagonistët dhe antagonistët të konstatojnë saktë rezultatin e

diskutimit në fazën e mbylljes. Ndryshimi i opinionit zgjidhet nëse të dyja palët

bien dakord që mbrojtja e pikëpamjeve ka qenë e sukseshme ose jo. Diskutimi

përfundon në mënyrë të pakënaqshme nëse antagonisti pa të drejtë deklaron se

mbrojtja nuk ka qenë e suksesshme, apo madje se edhe pikëpamja e kundërt tani

është provuar).

Pjesëmarrësit në diskutim nuk duhet të përdorin formulime, që janë

pamjaftueshmërisht të qarta ose të ngatërruara e me dy kuptime dhe nuk duhet

të keqkuptojnë formulimet e palës tjetër. (Ndryshimi i opinionit mund të zgjidhet

me meritë nëse secila palë bën përpjekje reale për të shprehur opinionin e saj në

mënyrën më të saktë të mundshme për të minimizuar keqkuptimet. Problemet e

formulimit dhe të interpretimit mund të çojnë në një “pseudo-zgjidhje” të

ndryshimit të opinioneve.)

Në parim, secili prej këtyre rregullave përbën një standard të ndryshëm për

diskutimin kritik. Çdo thyerje e një ose më shumë rregullave përbën një kërcënim të

mundshëm ndaj zgjidhjes së ndryshimit të opinionit dhe duhet konsideruar si një

taktikë e pasaktë diskutimi. Duke pasur parasysh këtë fakt, përdorimi i argumenteve të

rreme është i lidhur ngushtë me rregullat për diskutimin kritik.

Page 63: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

53

1.10 Shkeljet e rregullave të diskutimit kritik dhe argumentet e rreme

Ka një sërë mënyrash që pjesëmarrësit në debat mund ta bëjnë të pamundur

dhe të vështirë zgjidhjen e ndryshimit të opinionit. Kjo mund të ndodhë në çdo fazë të

diskutimit. Argumentet e rreme që vijnë si pasojë e këtyre shkeljeve të rregullave për

diskutimin kritik pengojnë zgjidhjen e ndryshimit të opinionit. Më poshtë po

paraqesim disa prej tyre.

1.10.1 Shkelja e rregullit të lirisë114

Sipas rregullit të parë të diskutimit kritik, pjesëmarrësit në diskutim duhet t‟i

japin njëri-tjetrit liri të pakufizuar për të paraqitur dhe kritikuar pikëpamjet dhe

argumentet e tyre.

Kufizimi i lirisë së veprimit të palës tjetër është përpjekje për ta larguar atë si një palë

serioze në diskutim. Dy mënyra për ta bërë këtë janë: vendosja nën trysni për të mos

paraqitur një pikëpamje apo kundërshtim të caktuar; dhe diskreditimi në sytë e

publikut duke hedhur dyshime mbi integritetin, besueshmërinë dhe ekspertizën e tij.

Çdo kërcënim që synon të kufizojë palën tjetër për të paraqitur pikëpamjen

apo kritikën e tij quhet argumenti i rremë i shkopit (argumentum ad baculum).

Ndonjëherë kërcënimi shprehet në mënyrë të drejtpërdrejtë : «në qoftë se ti përpiqesh

të marrësh Bashkinë për të miratuar këtë gjë, unë do të dërgoj bandën time për të të

ndjekur.»

Shpeshherë, argumenti paraqitet në mënyrë më të rafinuar duke iu referuar në

mënyrë të tërthortë pasojave të pakënaqshme për palën tjetër nëse folësi nuk arrin atë

që do : “sigurisht që ti duhet të marrësh vendimin tënd, por ki parasysh që ne jemi një

prej klientave të tu kryesorë ”. Ose folësi mund të mohojë qëllimin e ushtrimit të

presionit : “sigurisht unë nuk doja që ju të ndikoheshit nga fakti që unë jam kryetari i

komisionit që do të vlerësoj punën tuaj”.

Një mënyrë tjetër e efektshme për të ushtruar trysni mbi palën tjetër është loja me

emocionet. Për shembull: “si më keni vlerësuar me notë jokaluese për temën time?

Unë kam punuar për të natë e ditë ?”. Ky lloj argumenti i rremë që i drejtohet

keqardhjes quhet argumentum ad misericordiam.

Një mënyrë për të diskredituar kundërshtarin është paraqitja e tij tek dëgjuesit

si budalla, i pabesueshëm dhe i njëanshëm. Kjo është një mënyrë për t‟u siguruar që

argumentet e tij nuk do të merren parasysh prej dëgjuesve. Ka lloje të ndryshme të

sulmeve personale. Një prej tyre është sulmi i drejtpërdrejtë personal mbi palën tjetër,

i cili për shkak të natyrës së tij fyese quhet varianti abuziv. Në këtë rast jepet

përshtypja se dikush që është budalla apo i keq, nuk mund të ketë një pikëpamje të

drejtë apo një dyshim të arsyeshëm.

114

Van Eemeren Frans H; Grootendorst Rob; Snoeck Henkemans Francisca. (2002). Argumentation:

Analyses, Evaluation, Presentation. Lawrence Erlbaum Associates. f. 110-113.

Page 64: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

54

Në llojin e dytë, dyshimet hidhen në motivet e palës tjetër, duke sugjeruar se

ajo ka një interes personal në këtë çështje dhe është e njëanshme. Ky është një sulm

personal i tërthortë, që njihet si varianti rrethanor. Në një sulm personal të tillë,

opinioni i dikujt deklarohet se vjen prej motiveve personale.

Në llojin e tretë të argumentit ad hominem bëhen përpjekje për të nënvlerësuar

besueshmërinë e palës tjetër duke vënë në dukje një kontradiktë në fjalët ose veprat e

tyre, si për shembull një kontradiktë ndërmjet opinioneve të tyre në të kaluarën dhe në

të tashmen, ose ndërmjet asaj që ata thonë dhe asaj që ata bëjnë. Ky lloj quhet varianti

ti gjithashtu (tu quoque). Arsyetimi pas këtij argumenti është se çdokush që nuk është

i qëndrueshëm nuk mund të ketë të drejtë. Çdokush që nuk praktikon atë që predikon

është kontradiktor. Por kjo nuk do të thotë se pikëpamja e tyre është e gabuar. Për të

përcaktuar pranueshmërinë e pikëpamjes, argumentet së pari duhen vlerësuar.

1.10.2 Shkelja e rregullit të detyrimit të provave115

Sipas rregullit të dytë të diskutimit kritik, argumentuesi që paraqet një

pikëpamje është i detyruar që ta mbrojë atë. Ky rregull shkelet kur dikush përpiqet të

dalë jashtë detyrimit për të mbrojtur një pikëpamje. Mënyra më e prerë për t‟iu

shmangur obligimit për të mbrojtur pikëpamjen tënde është të zhvendosësh detyrimin

për provat mbi personin tjetër duke e kritikuar pikëpamjen: “ së pari provo që nuk

është kështu”. Në këtë rast kemi të bëjmë me argumentin e rremë të zhvendosjes së

detyrimit të provave. Kur kemi të bëjmë me ndryshime opinionesh të përziera situata

është më komplekse. Nëse të dyja palët kanë paraqitur një pikëpamje, ato kanë

obligimin për t‟i mbrojtur pikëpamjet e tyre. Vendimi i vetëm është se në çfarë rendi

ata duhet të paraqesin mbrojtjet e tyre.

Ky problem shihet në mënyrë të gabuar si problem zgjedhjeje. Njëra palë

shpesh përpiqet që ta vendosë detyrimin e provave tek pala tjetër, veçanërisht, ajo palë

që sulmon opinionet tradicionale apo gjendjen aktuale të gjërave. Detyrimi për provat

atëherë qëndron me palën që do që të ndryshojë statuskuonë. Ai ose ajo duhet të

provojë se alternativa e propozuar është më e mirë.

1.10.3 Shkelja e rregullit të pikëpamjes 116

Rregulli i tretë shkelet kur pikëpamja e sulmuar nuk është pikëpamja që

fillimisht u paraqit nga protagonisti. Ka dy mënyra për të sulmuar një pikëpamje që

nuk është në të vërtetë ajo që paraqitet prej kundërshtarit. Pikëpamja fillestare mund

të keqinterpretohet, ose kundërshtarit i atribuohet një pikëpamje e rreme. Në të dyja

rastet, ata e planifikojnë sulmin e tyre duke ndjekur rrugën e rezistencës më të pakët.

115

Van Eemeren Frans H; Grootendorst Rob; Snoeck Henkemans Francisca. (2002). Argumentation:

Analyses, Evaluation, Presentation. Lawrence Erlbaum Associates. f. 113-116. 116

Van Eemeren Frans H; Grootendorst Rob; Snoeck Henkemans Francisca. (2002). Argumentation:

Analyses, Evaluation, Presentation. Lawrence Erlbaum Associates. f. 116-119.

Page 65: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

55

Ata i atribuojnë kundërshtarit të tyre një pikëpamje që mund të sulmohet më

lehtësisht.

1.10.4 Shkelja e rregullit të relevancës117

Argumentuesi mund ta mbrojë pikëpamjen e tij vetëm nëse paraqet një

argumentim që lidhet vetëm me atë pikëpamje. Ekzistojnë dy lloj shkeljesh të këtyre

rregullave. E para është kur argumentimi nuk ka lidhje me pikëpamjen që paraqitet në

fazën ballafaquese. Ky është një rast i argumentimit irrelevant. Rasti i dytë i shkeljes

është atëherë kur një pikëpamje mbrohet me mjete të tjera jo argumentuese.

Argumentimi irrelevant mbron një pikëpamje që nuk është pikëpamja që

shkaktoi ndryshimin e opinionit. Por, në rastin e argumentimit irrelevant, është

protagonisti që e shtrembëron pikëpamjen e tij dhe paraqet një argument që mbron një

pikëpamje tjetër, por jo pikëpamjen në fjalë. Këtë argument të rremë që quhet

ignoratio elenchi po e ilustrojmë si më poshtë.

Sportet amatore po shkatërrohen nga alkooli që shitet në klubet sportive, sepse

kërkimet shkencore tregojnë se 85% e të gjitha klubeve sportive shesin alkool.

Në këtë shembull, shohim se argumenti nuk mbështet pikëpamjen se sportet

amatore po shkatërrohen nga alkoli që shitet në klubet sportive, por mbështet një

pikëpamje të ndryshme. Ajo është: “Eshtë e lehtë të blesh alkol në klubet sportive.”

Kur kemi të bëjmë me mungesë argumentimi, qëllimi nuk është që të bindim

palën tjetër, por për të fituar një palë të tretë. Në vend që të paraqesë argumente për të

mbështetur pikëpamjen në fjalë, protagonisti luan me emocionet, ndjenjat ose me

anshmërinë e dëgjuesve.

1.10.5 Shkelja e rregullit të parakushtit të pashprehur 118

Shkeljet e këtij rregulli lidhen me faktin se në gjuhën e përditshme të gjitha

llojet e gjërave shprehen ose nënkuptohen vetëm në mënyrë indirekte. Palët në

diskutim nuk duhet të përpiqen që të shfrytëzojnë në mënyrë të gabuar gjuhën e

tërthortë ose të nënkuptuar. Ekzagjerimi i parakushtit të pashprehur e bën pikëpamjen

më të lehtë për t‟u mbrojtur, dhe argumenti i rremë quhet zmadhim i asaj që nuk

shprehet. Më poshtë, po e ilustrojmë me një shembull.

Jerome: Mund të jetë se ai nuk i pëlqen shumë qentë, sepse ai ka një mace.

Heather: Pra ti mendon se çdokush që ka mace i urren qentë?

Jerome: Jo, nuk e thashë këtë. Thjesht dua të them se ka shumë pronarë macesh, që

nuk i pëlqejnë shumë qentë.

117

Van Eemeren Frans H; Grootendorst Rob; Snoeck Henkemans Francisca. (2002). Argumentation:

Analyses, Evaluation, Presentation. Lawrence Erlbaum Associates. f.119-121. 118

Van Eemeren Frans H; Grootendorst Rob; Snoeck Henkemans Francisca. (2002). Argumentation:

Analyses, Evaluation, Presentation. Lawrence Erlbaum Associates. f. 121-123.

Page 66: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

56

Duke pasur parasysh mënyrën e kujdesshme në të cilën Jerome e formulon

pikëpamjen e tij, nuk është e drejtë që t‟i atribuojmë atij parakushtin e pashprehur se

çdokush që ka një mace i urren qentë. Për më tepër, që “të mos i pëlqesh shumë

qentë” nuk është e njëjta gjë “si t‟i urresh ata”. Në këtë drejtim, Heather e ka

ekzagjeruar atë që Jerome nuk e ka shprehur.

1.10.6 Shkelja e rregullit të pikës së fillimit119

Sipas rregullit të gjashtë, asnjë prej pjesëmarrësve nuk duhet të paraqesë një

parakusht të rremë si pikënisje të debatit. Ashtu siç është e pakuptimtë të kesh një

diskutim me dikë që refuzon rregullat e diskutimit, po ashtu nuk ka kuptim të kesh një

diskutim me dikë që nuk angazhohet dhe nuk i qëndron besnik pikënisjes së

argumentit. Për të zgjidhur ndryshimin e opinionit, të dyja palët duhet të kenë të

përbashkët një minimum faktesh, besimesh, normash dhe hierarki vlerash.

Në qoftë se ata nuk mund të bien dakord për këto, ata kurrë nuk do të kenë

sukses për të bindur njëri-tjetrin për pranueshmërinë e një pikëpamjeje.

Përfundimisht, mbrojtja e një pikëpamjeje qëndron në disa deklarata që janë të

pranueshme për të dyja palët. Pjesëmarrësit në debat duhet të operojnë mbi supozimin

se ata kanë disa pikënisje të përbashkëta.

1.10.7 Shkelja e rregullit të skemës së argumentit 120

Sipas rregullit të shtatë, një pikëpamje nuk mund të konsiderohet e mbrojtur në

qoftë se mbrojtja nuk ndodh me anë të një skeme të përshtatshme të argumentit që

zbatohet në mënyrë korrekte.

Në qoftë se protagonisti përdor një skemë të papërshtatshme të argumentit, ose zbaton

një skemë në një mënyrë jokorrekte, atëherë ai e shkel këtë rregull. Një skemë e tillë

është argumenti i rremë populist argumentum ad populum.

Në rastin e këtij argumenti të rremë, opinioni i disa njerëzve përdoret për të

argumentuar në lidhje me pranueshmërinë e pikëpamjes. Deklarohet se pikëpamja

duhet pranuar sepse shumë njerëz janë dakord me të.

Një tjetër mënyrë të pasaktë argumentimi përbën rasti i marrëdhënies

shkakore. Gabimi i ngatërrimit të fakteve me gjykimet e vlerave është një argument i

rremë që njihet tradicionalisht si argumentum ad consequentiam. Në mbështetje të një

pikëpamjeje me një pohim faktik paraqitet një argument që është normativ, sepse ai

vë në dukje efekte të padëshirueshme të pikëpamjes: “nuk është e vërtetë, sepse unë

nuk dua që të jetë e vërtetë” ose “është e vërtetë sepse unë dua që të jetë e vërtetë”.

Po e ilustrojmë me argumentin e mëposhtëm.

119

Van Eemeren Frans H; Grootendorst Rob; Snoeck Henkemans Francisca. (2002). Argumentation:

Analyses, Evaluation, Presentation. Lawrence Erlbaum Associates. f. 127-130 120

Van Eemeren Frans H; Grootendorst Rob; Snoeck Henkemans Francisca. (2002). Argumentation:

Analyses, Evaluation, Presentation. Lawrence Erlbaum Associates. f. 130-132

Page 67: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

57

“Nuk mund të jetë duke rënë shi, sepse kjo do të thotë që na duhet të anullojmë

piknikun.”

Një shembull tjetër i një përdorimi jo të saktë të skemës së argumentit të

bazuar në një marrëdhënie simptomatike, është argumenti i rremë që bazohet tek

përgjithësimi (secundum quid). Argumenti i rremë, në këtë rast lidhet me

përgjithësimin e evidencës bazuar në shumë pak vëzhgime:

Pasi kaluam pushimet tona në 1991 në Kubë, ne shkuam atje përsëri në 1992, gjë që

tregon se është një vend shumë i mirë për turistët.

Fakti që një çift turistësh ka vizituar Kubën dy herë radhazi, nuk është provë

që ai është një vend i mrekullueshëm për turistët në përgjithësi. Në qoftë se

argumentimi bazohet në një marrëdhënie analogjie, atëherë dy gjërat e krahasueshme

duhet të jenë vërtet të tilla dhe nuk duhet të ketë rrethana të veçanta që ta zhvlerësojnë

krahasimin. Në qoftë se këto kërkesa nuk përmbushen, atëherë kemi të bëjmë me

argumentin e analogjisë së rreme. Kur përcaktojmë marrëdhëniet shkakore, arsyetimi

gjithashtu mund të marrë drejtim të gabuar. Ndonjëherë, një marrëdhënie shkak dhe

pasojë nuk bazohet në faktin se një gjë ndodh përpara një gjëje tjetër. Në këtë rast,

kemi të bëjmë me argumentin e rremë post hoc (pas kësaj, për shkak të kësaj). Një

trainier futbolli e përdor këtë argument duke sugjeruar se rritja në shitjet e biletave

ishte në sajë të punës së tij:

Mua më pëlqen skuadra e Milanit. Më pëlqen mënyra sesi ata luajnë, kurajoja e tyre,

energjia e tyre për të fituar. Qysh kur kam ardhur, shitjet kanë shkuar nga 40 deri në

71 mijë bileta. Duhet të ketë një arsye për këtë.

1.10.8 Shkelja e rregullit të vlefshmërisë 121

Sipas rregullit të tetë, arsyetimi në argumentim duhet të jetë logjikisht i

vlefshëm dhe të qartësojë një ose më shumë parakushte të pashprehura. Rregulli i tetë

shkelet në qoftë se arsyetimi edhe kur qartësohet gjithçka që ishte e pashprehur, është

ende i pavlefshëm dhe shkeljet kanë të bëjnë me formën logjike të arsyetimit. Disa

forma të arsyetimit të gabuar ndodhin rregullisht gjatë fazës së argumentimit. Dy më

të njohurat janë afirmimi i pasojës dhe mohimi i ngjarjes së mëparshme.

Për shembull :

Në qoftë se ti ha peshk të prishur (ngjarje e mëparshme) do të sëmuresh (pasoja).

Ana është e sëmurë (afirmimi i pasojës).

121

Van Eemeren Frans H; Grootendorst Rob; Snoeck Henkemans Francisca. (2002). Argumentation:

Analyses, Evaluation, Presentation. Lawrence Erlbaum Associates. f.132-134.

Page 68: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

58

Si rrjedhojë : Ana ka ngrënë peshk të prishur.

Pra, shihet qartë se linja e arsyetimit është e vlefshme kur dikush nuk mendon

se Ana mund të jetë e sëmurë edhe për shkaqe të tjera përveç ngrënies së peshkut të

prishur. Një shkelje tjetër e rregullit të tetë lidhet me atribuimin në mënyrë jokorrekte

të një cilësie të së tërës tek pjesët përbërëse ose anasjelltas. E para quhet argumenti i

rremë i ndarjes, e dyta argumenti i rremë i kompozimit. Këto argumente kanë të

bëjnë me trajtimin e të gjithës si një shumë të thjeshtë të pjesëve të ndara, duke

nënkuptuar që çdo cilësi e së tërës aplikohet gjithashtu për çdo pjesë përbërëse.

Në qoftë se një gjellë përbëhet nga përbërës ku secili është i shijshëm, kjo nuk është

garanci se gjella do të jetë gjithashtu e shijshme. Në ilustrimin e mëposhtëm,

komenti nga menaxheri i shkollës duket shumë optimist.

Ne përdorim gjalpë të vërtetë, krem të vërtetë dhe lakra të freskëta, kështu që vaktet

tona janë gjithmonë të shijshme!

Një shembull tjetër i argumentit të rremë të përbërjes është ky:

Kisha katolike është kishë për njerëz të varfër. Si rrjedhojë, kisha katolike është e

varfër.

Në radhë të parë, ky argument nuk merr parsysh faktin se termi “i varfër” është

relativ. Nëse kisha katolike është e varfër apo jo, mund të përcaktohet duke krahasuar

pasurinë e saj me atë të kishave të tjera ose institucioneve të ngjashme. Së dyti,

pasuria e kishës nuk është thjesht shuma e të ardhurave të antarëve dhe për pasurinë e

saj mund të përfshihen faktorë të tjerë.

Një shembull tjetër i këtij argumenti të ndarjes është ky:

Kabineti është i pavendosur. Si rrjedhojë, ministrat janë të pavendosur.

Në këtë argumentim, supozohet gabimisht se në qoftë se kabineti në tërësi

është i pavendosur, atëherë të gjithë anëtarët e kabinetit janë të pavendosur. Në fakt,

është krejtësisht e mundur që secili anëtar si një individ i vetëm të jetë mjaft i

vendosur.

1.10.9 Shkelja e rregullit të përfundimit122

Sipas rregullit të nëntë, një mbrojtje e dështuar e një pikëpamjeje duhet të

rezultojë në tërheqjen e pikëpamjes nga ana e protagonistit, dhe një mbrojtje e

suksesshme e pikëpamjes duhet të rezultojë në heqjen e dyshimeve të antagonistit.

122

Van Eemeren Frans H; Grootendorst Rob; Snoeck Henkemans Francisca. (2002). Argumentation:

Analyses, Evaluation, Presentation. Lawrence Erlbaum Associates. f. 134-136

Page 69: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

59

Shkelje të tjera të këtij rregulli krijohen kur pasojat i bashkangjiten sulmit ose

mbrojtjes së suksesshme. Protagonistët e suksesshëm kanë të drejtë të presin që pala

tjetër të tërheqë dyshimet në lidhje me pikëpamjen, por jo më shumë se kaq. Në të

kundërt, këta protagonistë parashtrojnë argumentin e rremë që një pikëpamje është e

vërtetë sepse është e mbrojtur me sukses. Në qoftë se protagonistët arrijnë në

përfundimin se ata kanë provuar që pikëpamja e tyre është e vërtetë, atëherë ata kanë

shkuar shumë larg.

E vetmja gjë që ata kanë treguar është se pikëpamja e tyre, bazuar në

pikënisjet e përbashkëta të pranuara në marrëveshje mund të mbrohet me sukses. Kjo

nuk nënkupton se pikëpamja është domosdoshmërisht e vërtetë ose e pranueshme në

një sens më të gjerë. Protagonisti dhe antagonisti nuk kanë nevojë që të besojnë në të

vërtetën apo pranueshmërinë e pikënisjeve të përbashkëta. Një antagonist që

pretendon diçka të tillë është fajtor për argumentin e rremë ad ignorantiam se një

pikëpamje është e vërtetë sepse e kundërta nuk është mbrojtur me sukses. Gabimi i

parë në këtë argument të rremë lidhet me ngatërrimin e roleve të protagonistit dhe

antagonistit në një ndryshim opinionesh. Vetëm njëra palë është e detyruar të mbrojë

pozicionin e saj dhe ky është kryesisht protagonisti.

Antagonisti thjesht e ka dyshuar pikëpamjen, kështu që është e pamundur për

të që të ketë mbrojtur me sukses pikëpamjen e kundërt. Vetëm në një diskutim të

përzier ka dy protagonistë dhe dy pikëpamje, kështu që, të dy protagonistët janë të

detyruar të mbrojnë pozicionet e tyre. Megjithatë, edhe atëherë dështimi i njërës palë

për të mbrojtur pikëpamjen nuk e heq detyrimin e provave të palës tjetër.

Gabimi i dytë lidhet me supozimin se pikëpamja duhet gjithmonë të jetë ose

pozitive ose negative. Kjo gjë heq mundësinë për një rrugë të mesme. Në qoftë se

protagonistët dështojnë në mbrojtjen e pikëpamjes, kjo sigurisht nuk do të thotë se ata

duhet të pranojnë menjëherë pikëpamjen e kundërt.

Çdokush që vepron sikur kjo është një pasojë e nevojshme parashtron argumentin e

rremë argumentum ad ignorantiam. Në shembullin e mëposhtëm bëhen të dyja

gabimet.

Nena: kurrë nuk duhet t‟i qëllosh femijët, sepse ata humbasin besimin në shoqëri dhe

10 vjet më vonë ata do të qëllojnë çdo njeri tjetër.

Babai: nuk është provuar në asnjë mënyrë që të qëlluarit e fëmijëve të çojë në dhunë

më vonë. Kështu që, një shuplakë ndonjëherë për një arsye të mirë nuk sjell dëmtim.

1.10.10 Shkelja e rregullit të përdorimit 123

Rregulli i dhjetë deklaron se palët nuk duhet të përdorin formulime që nuk

janë shumë të qarta ose të dykuptimta, dhe duhet të interpretojnë formulimet e palës

tjetër me shumë kujdes dhe me shumë saktësi. Gjuha e paqartë dhe me dy kuptime

123

Van Eemeren Frans H; Grootendorst Rob; Snoeck Henkemans Francisca. (2002). Argumentation:

Analyses, Evaluation, Presentation. Lawrence Erlbaum Associates. f. 136-139.

Page 70: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

60

mund të ketë pasoja negative të drejtpërdrejta për zgjidhjen e ndryshimit të opinionit.

Sa herë që një argumentues përdor një gjuhë të paqartë apo të dykuptimtë për të

përmirësuar pozicionin e tij në diskutim, atëherë ai përdor argumentin e rremë të

paqartësisë ose të ambiguitetit. Këto argumente të rreme shfaqen edhe kur janë në

kombinime me shkelje të tjera të rregullave të diskutimit.

Ndonjëherë, mungesa e qartësisë lidhet drejtpërdrejt me argumentin e rremë.

Në këtë rast, antagonisti mund të zmadhojë një parakusht të pashprehur pikërisht

sepse nuk ishte i paraqitur qartë. Në nivelin e fjalive, dallohen lloje të ndryshme të

paqartësisë që vijnë si pasojë e nënkuptimeve; papërcaktueshmërisë dhe mosnjohjes.

Supozojmë se dikush thotë “ Sharlis është një kleptomaniak”. Dëgjuesi mund të pyesë

për të marrë qartësi në shumë mënyra.

1) A po më paralajmëron apo thjesht po më informon?

2) Sharlis kush?

3) Çfarë do të thuash që ai është kleptomaniak? A do të thuash që një herë e një

kohë ai vodhi diçka apo do të thuash se e ka zakon të vjedhë gjëra?

Pyetja e parë tregon se paqartësia është si rezultat i nënkuptimeve. Konteksti dhe

situata lejojnë për më shumë se një interpretim dhe kështu që dëgjuesi nuk është i

sigurt se cili është funksioni komunikues i aktit të të folurit.

Pyetja e dytë tregon se paqartësia është në sajë të pacaktueshmërisë. Dëgjuesi nuk

mund të përcaktojë se kujt i referohet folësi. Pyetja e tretë është një përpjekje e

dëgjuesit për të marrë një ide më të qartë për atë që folësi nënkupton me termin

“kleptomaniak”. Megjithëse dëgjuesi e di kuptimin e fjalës, ai nuk e di se çfarë

kriteresh përdor folësi.

Ambiguiteti ka të bëjë me faktin se fjalët dhe frazat mund të kenë më shumë se një

kuptim. Për shembull, fjalia “ky është portreti i Hermanit” mund të interpretohet në

tri mënyra të ndryshme :

1) Portreti u pikturua nga Herman.

2) Portreti është në pronësi të Hermanit.

3) Hermani është tema e portretit.

Ambiguiteti përfshin gjithashtu ambiguitetin e referencës. Në shembullin më poshtë,

nuk është e qartë se kujt i referohet fjala “e saj”, Karlës apo Sandrës.

Karla i dha Sandrës postën; ishte dita e saj e fundit këtu.

1.11 Emocioni dhe pikëpamjet në teorinë moderne argumentuese

Bindja mund të vijë përmes dëgjuesve, kur ligjërimi ngjall emocione. Gjykimet

tona, kur jemi të kënaqur dhe miqësorë nuk janë të njëjtat si atëherë kur ndjejmë

dhimbje dhe jemi armiqësorë . . . Një folës emocional gjithmonë i bën dëgjuesit që të

ndiejnë me të, edhe kur nuk ka asgjë në argumentet e tij.(Aristoteli 340 B.C)124

124

http://press.uchicago.edu/ucp/books/book/chicago/C/bo3640346.html

Page 71: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

61

Sipas përkufizimit të famshëm të Aristotelit, retorika mund të përkufizohet si

“aftësi për të parë mjetet e disponueshme të bindjes” (I. 2, 1355b). “Bindja”, siç

shpjegon Aristoteli, mund të vijë “përmes dëgjuesve kur ata shtyhen të ndiejnë

emocione me anë të ligjërimit; sepse ne nuk japim të njëjtin gjykim kur jemi miqësor

apo armiqësor.” (I, 2, 1356a). Këtu, ne zbulojmë një prej tipareve thelbësore të patos-

it, kryesisht impaktin e tij mbi njohjen.125

Në kuptimin më të gjerë, termi “pathos” ka të bëjë me idenë e ndryshimit dhe

lëvizjes. Më specifikisht, ai tregon një gjendje mendore që ndryshohet nga shkaqe të

jashtme.

“Emocionet janë ato ndjenja përmes të cilave me anë të ndryshimit njerëzit fillojnë të

ndryshojnë gjykimet e tyre dhe që shoqërohen nga kënaqësia ose dhimbja” (II, 2,

1378). Në një situatë retorike, dëgjuesit shprehin gjykim në një rast të dhënë. Përmes

përdorimit mjeshtëror të patos-it, oratori modifikon prirjen e dëgjuesve për të dhënë

gjykim në favor të kauzës që ai kërkon të zotërojë. Parë nga ky këndvështrim,

emocionet supozohen të kenë efekt në aftësitë konjitive të dëgjuesve. Ato synojnë që

të krijojnë anshmëri në formimin e besimeve, dhënien e gjykimeve dhe në procesin

vendimmarrës.

Disa nga pyetjet që Aristoteli ngre në lidhje me emocionin janë: Cila është

“gjendja mendore” e personit që e përjeton këtë emocion? Në lidhje me çfarë e

përjeton ai këtë emocion? Për cilat arsye? Pyetja e dytë e vë theksin në faktin se

emocionet kanë objekte qëllimore. Pyetja e tretë sugjeron se objektet qëllimore

krijojnë një sërë besimesh dhe gjykimesh që në njëfarë mënyre justifikojnë

emocionin. Analiza aristoteliane kryesisht konsiston në bashkëshoqërimin e secilit

emocion të caktuar me nje situatë prototipike.

Përqasjet normative i konsiderojnë thirrjet emocionale si zëvendësueset e

jashtëligjshme për argumentin. Përse thirrjet emocionale konsiderohen si të

paligjshme dhe si veprojnë ato si zëvendësuese të argumentit? Thirrjet emocionale

nuk i përmbushin ato që Govier-i i quan kushtet e relevancës. Sipas tij, ato janë

mashtruese përderisa krijojnë tek dëgjuesit përshtypjen se janë dhënë arsye për një

deklarim të caktuar atëherë kur në fakt kjo nuk ka lidhje me çështjen.

Megjithëse “irrelevante”, ato janë në gjendje të ndikojnë prirjen e dëgjuesve

për të gjykuar një çështje. Disa argumente të dobëta bazohen në gjuhën e ngarkuar

emocionale. Zëvendësimi i argumentit me anë të gjuhës së ngarkuar emocionale është

mjaft i zakonshëm. Në qoftë se situatat përshkruhen me gjuhë negative emocionale,

ne kemi prirjen të supozojmë se diçka është e gabuar, ndërsa në qoftë se ato

përshkruhen me një gjuhë pozitive emocionale, ne kemi prirjen të mendojme se

gjithçka është në rregull. Ajo nga e cila duhet të kemi kujdes është gjuha e ngarkuar

emocionale që përcjell një pikëpamje dhe një çështje të debatueshme ku nuk jepen

evidenca mbështetëse. 126

125

Micheli, Raphawl. (2008). Emotions as Objects of Argumentative Constructions: Raphael Micheli.

Springers Science+Business Media B.V. f.7. 126

Micheli, Raphawl. (2008). Emotions as Objects of Argumentative Constructions: Raphael Micheli.

Springers Science+Business Media B.V. f.9

Page 72: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

62

Pra, thirrjet emocionale kanë prirjen të pengojnë argumentin, sepse janë në

gjendje të maskojnë irrelevancën e tyre. Në modelin pragma-dialektik, van Emeren

dhe Grootendorst i konsiderojnë thirrjet emocionale si argumente të rreme të

relevancës. Ato shkelin një prej dhjetë “rregullave të diskutimit kritik” kryesisht

rregullin që “një pikëpamje mund të mos mbrohet nga një argumentim që nuk është

relevant me pikëpamjen”.

Duke i kategorizuar thirrjet emocionale si zëvendësuese të paligjshme për

argumentet, Michel paraqet dy supozime. Së pari, presupozohet se argumentimi, si

akti i përligjjes së një pikëpamjeje të debatueshme me anë të paraqitjes së disa

pretendimeve që e mbështesin atë dhe thirrjeve emocionale, është një proces mjaft

diskret dhe ekskluziv.

Kur iu drejtohemi emocioneve jemi jashtë sferës së argumentit. Dhe

anasjelltas, kur ofrohet një argument i përshtatshëm nuk i referohemi emocionit.

Megjithatë, një dikotemi e tillë është tepër e debatueshme. Në të vërtetë, thirrjet

emocionale fare mirë mund të jenë argumentuese në sensin që folësi mund të paraqesë

një sërë pretendimesh që kërkojnë të justifikojnë ligjshmërinë e emocionit të tij dhe të

ofrojnë arsye se përse duhet ndierë ky emocion.

Së dyti, thirrjet emocionale përshkruhen si pjesë e “parakushteve irrelevante”,

të cilat ndonjëherë arrijnë të imponojnë një konkluzion për të cilin ato nuk sigurojnë

mbështetje të përshtatshme dhe mbi të cilat ato në fakt nuk kanë fare bazë .

Gjithashtu, nuk duhet të presupozojmë se thirrjet emocionale lokalizohen tek

parakushtet.

Në disa raste, kemi një argument konkluzioni i të cilit deklaron se ndihet një

emocion ose duhet të ndihet një emocion dhe parakushtet ofrojnë arsye se përse ky

emocion i veçantë është ose duhet të jetë i ligjshëm. Sipas argumentimit të Brinton-it,

thirrjet emocionale mund të jenë shumë mirë edhe thirrje që japin arsye. Në këtë rast

emocioni trajtohet si një konkluzion dhe jepen arsye për ta ndierë këtë emocion.

Sipas Walton-it nuk ka asgjë të gabuar me thirrjet emocionale në argumentim,

megjithëse thirrjet ndaj emocioneve mund të jenë të gabuara dhe mund të

shfrytëzohen në disa raste. Sipas pikëpamjes së tij, argumenti i rremë qëndron në

përdorimin kontekstual të thirrjeve emocionale, por jo në vetë thelbin e tyre. Ai synon

të veçojë përdorimet “e drejta” të thirrjeve emocionale prej përdorimeve të gabuara.

Kontributi i tij është “një analizë normative e kushteve nën të cilat thirrjet emocionale

përdoren në mënyrë korrekte ose jokorrekte në argumentim”.

Walton-i pretendon se argumentet e rreme janë teknika të argumentimit që në

parim mund të jenë të arsyeshme, por që janë keqpërdorur në një situatë të caktuar në

një mënyrë të tillë ku fuqishëm pengojnë qëllimet e dialogut. Ky përkufizim sugjeron

se për të përcaktuar një argument të rremë, analisti së pari duhet të fokusohet tek

konteksti i bashkëveprimit të folësve sipas modelit normativ të dialogut dhe më pas të

përcaktojë nëse një argument i dhënë është në përputhje me rregullat e vendosura nga

ky model dialogu.

Metodologjia e Walton-it, qëndron në supozimin se çdo model i dialogut

përfshin qëllime specifike ndaj të cilave folësit kanë detyrime të përbashkëta dhe

kështu ai argumenton se argumenti është i arsyeshëm kur jep një kontribut ndaj këtyre

Page 73: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

63

qëllimeve. Në ç‟mënyrë kjo pikëpamje pragmatike e argumentit të rremë përforcon

pikëpamjet specifike të Walton-it në lidhje me thirrjet emocionale?

Argumentet emocionale mund të përdoren në mënyrë të rreme në përdorime të

veçanta në mënyrë të tillë që janë kundër qëllimeve të duhura të dialogut në të cilin

përfshihen pjesëmarrësit. Në kundërshtim me supozimin e zakonshëm që një

argument i bazuar tek emocioni nuk është argument i arsyeshëm, një argument i tillë

mund të jetë “i mirë” dhe “i arsyeshëm” për aq sa mund të jetë një argument “i mirë”

dhe “i arsyeshëm” që kontribuon në qëllimet e duhura të dialogut.

Sipas Walton-it, thirrjet emocionale janë të arsyeshme për aq kohë sa ato nuk

pengojnë pyetjet kritike nga ana e marrësit.127

Sidoqoftë, ato konsiderohen si të rreme

në qoftë se e pengojnë marrësin të bëjë pyetje kritike në lidhje me rrjedhën e

veprimeve, efekteve anësore, alternativave të tjera, si dhe me përputhshmërinë ndaj

qëllimeve të tjera të ndjekura prej tij.

Përqasja e Walton-it konsiderohet prej Michel-it se fokusohet së tepërmi në

efektet e mundshme që thirrjet emocionale ka mundësi që të kenë në procesin e

argumentimit dhe jo mjaftueshëm në dimensionin e brendshëm argumentues të

thirrjeve emocionale.

Metoda e Walton-it përpiqet të përcaktojë nëse një thirrje e caktuar

emocionale do të ketë efekte pozitive ose negative dhe kjo shihet në lidhje me

progresionin ideal të procesit argumentues i cili normativisht rregullohet nga një

model dialogu. Në qoftë se thirrjet emocionale kanë efekt që të kontribuojnë në

qëllimet e modelit të dialogut ato konsiderohen të arsyeshme. Në qoftë se ato

rezultojnë të shkelin këto qëllime, ato do të konsiderohen si “të rreme”.

127

Micheli, Raphawl. (2008). Emotions as Objects of Argumentative Constructions: Raphael Micheli.

Springers Science+Business Media B.V. f.11.

Page 74: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

64

KREU II

Argumentimi në fushën e politikës

2. Teknikat e manovrimit strategjik në argumentimin politik

Sfera politike është përgjithësisht e fokusuar në metodat të cilat përfshijnë

promovimin e pikëpamjeve politike ndërmjet njerëzve, negociatat me subjektet e tjera

politike, aprovimin e ligjeve dhe ushtrimin e forcës, përfshirë këtu luftën kundër

kundërshtarëve. Në këndvështrimin e Sederberg-ut, politika mund të shihet si një

përpjekje për të kontrolluar kuptimet e përbashkëta. Ajo mund të shihet si një arenë

në të cilën "pretenduesit luftojnë për të imponuar kuptimin e tyre mbi një tjetër".128

Për hulumtuesit e pragma-dialektikës, llojet e veprimtarive të lidhura me

argumentimin në fushën politike janë: fitimi dhe përdorimi i pushtetit, vendimmarrja

kolektive për të mirën publike, mobilizimi i individëve për qëllime të përbashkëta si

dhe adresimi i efektshem ndaj shpresave dhe frikërave të përbashkëta.129

Argumentimi politik është kryesisht ligjërimi në sferën publike që bazohet në

manovrimin strategjik. Ky nocion teorik u prezantua nga Eemeren dhe Houtlosser si

pjesë e teorisë pragma-dialektike dhe i referohet përpjekjeve që argumentuesit bëjnë

për pajtim e konsensus për të arritur efektshmëri retorike duke ruajtur standardet

dialektike të arsyeshmërisë. Këta studiues (2002) sugjerojnë tri kategori të

manovrimit strategjik: potencialin tematik që disponohet në një fazë të caktuar të

ligjërimit që lidhet me përzgjedhjen e llojit të argumenteve që duhen përdorur;

përshtatjen e argumentit ndaj besimeve dhe ideologjisë së auditorit; përdorimin e

qëllimshëm të mjeteve "gjuhësore" në paraqitjen e lëvizjeve argumentuese që lidhen

me çështje të stilit, strukturës, kuptimit të drejtpërdrejtë apo të figurshëm e të tjera si

këto.130

Bazuar në këtë kategorizim, është e rëndësishme të kuptojmë llojet e

manovrimit strategjik në argumentimin politik.

Nën dritën e këtyre tri aspekteve, Zarefsky identifikon disa lloje të teknikave

të manovrimit strategjik që politikanët përdorin në fjalimet e e tyre për të zgjidhur një

mosmarrëveshje në favor të tyre. Ato lidhen me ndryshimin e temës, ndryshimin e

pikëpamjes së audiencës përkatëse, me ristrukturimin e argumentit, përdorimin e

simboleve kondensuese si dhe përdorimin argumentues të figurave dhe tropeve të

ligjërimit.

Lloji i parë është rasti kur një figurë publike përballet me polemika të

ndryshme të pafavorshme të cilat mund të kenë tematika dëmtuese. Në këtë rast, është

i mundshëm ridrejtimi i vëmendjes në një temë më të favorshme në interes të tij. Kur

128

Walton, David. (2007). Media Argumentation: Dialectic, Persuasion and Rhetoric. Cambridge

University Press. f. 281 129

Van Eemeren Frans H. 2009. Examining Argumentation in Context. John Benjamins Publishing

Company. f.121 130

Zarefsky, David. Strategic Maneuvering in Political Argumentation. Springer Science+Business

Media B.V 2008. f. 9

Page 75: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

65

u përball me akuza negative rreth sjelljes së tij personale, presidenti Klinton u përpoq

të përqëndrohej në reformat shëndetësore. Një tjetër praktikë e ngjashme është rasti

kur presidenti Kennedi deklaroi në një fjalim se politikat ekonomike nuk kishin të

bënin më me çështje të gjera në lidhje me atë që është e drejtë apo e gabuar, por

përfshinin menaxhimin praktik të një ekonomie komplekse. Ai u përpoq të largonte

vëmendjen nga sfera e argumentit politik dhe ta ridrejtonte atë në sferën teknike, ku

vetëm ekspertët kanë nevojë të përfshihen e të shqetësohen për të. Ky argument ishte

mjaft i dobishëm, pasi gjatë asaj kohe njerëzit besonin se defiçitet buxhetore ishin të

gabuara në parim. Në ligjërimin argumentues, njerëzit janë të orientuar drejt

ndryshimit të opinionit dhe ruajnë standardet e arsyeshmërisë në mënyrë që të tjerët të

pajtohen me të njëjtat standarde.

Lloji i dytë i manovrimit strategjik ka të bëjë me ndryshimin e pikëpamjes së

dëgjuesve. Kur ish- Zv/Presidenti Al Gore dhe të tjerë u penguan nga vështirësitë që

hasën në përparimin e çështjes së kontrollit të ngrohjes globale, në një kohë kur

shkenca dukej jobindëse, ata e zhvendosën balancën e forcave kundërshtuese, duke e

ripërqëndruar problemin e administrimit të tokës si një çështje morale dhe e vendosën

theksin në përgjegjësitë tona ndaj brezave të ardhshëm.131

Strategjia retorike e Yeltsin-it gjatë fushatës presidenciale në 1996 ishte shumë

e suksesshme. “Në 15 qershor ne do të zgjedhim jo vetëm një president, por të

ardhmen e jetës sonë; ne do të vendosim fatin e Rusise” . 132

E tashmja përshkruhet si

pjesë e vogël e një panorame më të madhe, duke përdorur kështu një strategji të

shkëputjes së vëmendjes nga problemet aktuale, duke zhvendosur në këtë mënyrë

vendimmarrjen e votuesit prej të tashmes drejt të ardhmes dhe të shkuarës. E tashmja

përshkruhet gjithmonë duke iu referuar së shkuarës, duke krijuar kontrast ndërmjet

sistemit sovietik dhe sistemit të reformuar, apo në lidhje me të ardhmen – duke krijuar

një vizion të një jete të re nëpërmjet fokusimit të imazheve pozitive të së tashmes.

“E gjithë Rusia do të jetë në binarët e trenit dhe ne duhet të bëjmë gjithçka të

mundur për t‟u siguruar që ne, Rusët dhe vendi ynë të mos zhduket nën rrotën e kuqe

të së kaluarës”.133

Gjatë vizitës së tij në një fermë derrash, kur punëtorët atje ankoheshin për

problemet e punës, Yeltsin-i u përgjigj: “Mos më flisni për gjithë Rusinë! Tani jemi

këtu dhe janë këto problemet që duhet të zgjidhim. Kur të shkojmë diku tjetër do të

merremi me probleme të tjera të njerëzve”.134

Kjo strategji e fushatës së tij vë në

dukje mungesën e rëndësisë së vështirësive aktuale, kur e krahasojmë këtë me

rëndësinë e mundësive historike për të përcaktuar të ardhmen e kombit. Ai do që

vendi i tij të zgjedhë të ardhmen duke u bazuar në një perceptim të jetës së re

krahasuar me kujtimet më te këqija të së kaluarës, dhe jo me eksperiencën aktuale të

131

Van Eemeren Frans H. 2009. Examining Argumentation in Context. John Benjamins Publishing

Company. f.121 132

John T. Ishiyama, Michael K. Launer, Irina E. Likhachova, David Cratis Williams, Marilyn J.

Young; Russian electoral politics and the search for national identity.1997. 133

John T. Ishiyama, Michael K. Launer, Irina E. Likhachova, David Cratis Williams, Marilyn J.

Young; Russian electoral politics and the search for national identity.1997. 134

John T. Ishiyama, Michael K. Launer, Irina E. Likhachova, David Cratis Williams, Marilyn J.

Young; Russian electoral politics and the search for national identity.1997.

Page 76: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

66

vështirësive ekonomike. Në këtë mënyrë, duke i kujtuar Rusët për aspektet negative të

së kaluarës, ai në mënyrë indirekte e vë theksin tek arritjet e reformave, duke i kthyer

perceptimet negative të realitetit aktual në perceptime pozitive.

Kjo mund të konsiderohet si një ftesë retorike për të dalë jashtë identifikimit

aktual dhe për ta parë veten jo nga këndvështrimi i momentit, pa pagën e pensionin e

duhur, por më tepër prej këndvështrimit si një agjent moral ndryshimi. Kjo shmangie

e qëllimshme e vërtetësisë së realitetit krijon bazën historike për riformimin e

dëgjuesit, duke e fuqizuar atë për t‟u bërë një agjent jo vetëm i ndryshimeve historike,

por edhe i transformimit të vetë historisë.

Fuqizimi ose shfuqizimi psikologjik ndikohet së tepërmi nga mënyra sesi

udhëheqësit politik përdorin taktika retorike që u shërbejnë qëllimeve të tyre. Për t‟i

nxitur njerëzit që të veprojnë ata mund të fokusohen tek “nacionalizmi” duke iu thënë

njerëzve saktësisht atë që duan apo kanë nevojë të dëgjojnë. Në të kundërt, “për të

turpëruar” dëgjuesit e tyre ata mund të pyesin pyetje retorike të tilla si: “Çfarë do të

mendojë historia për ju? apo “Çfarë do të mendojnë fëmijët tuaj për ju? Kur nevojat

reale nuk ekzistojnë, ato në mënyrë të tërthortë krijohen duke e zhvendosur

vëmendjen tonë nga realja tek jorealja, nga e vërteta tek e pavërteta në mënyrë që

njerëzit të votojnë për një ligj të caktuar apo për një forcë politike të caktuar.

Një lloj i tretë i manovrave strategjike përfshin vendimmarrjen e formulimit të

një argumenti të caktuar. Koncepti i përkufizimeve bindëse është një teori e

prezantuar nga filozofi Charles L.Stevenson .135

Ato shihen si mjete mjaft të

ndërlikuara dhe të fuqishme bindëse. Një supozim themelor prapa kësaj teorie është se

fjalët e përdorura në argumentim kanë njëkohësisht kuptime emotive dhe përshkruese.

Përkufizimi bindës funksionon duke ripërcaktuar kuptimin përshkrues të fjalës

ndërkohë që mban të fshehtë kuptimin e vjetër emotiv të njohur të saj. Përkufizimet

bindëse të përdorura në politikë janë shpesh të ideuara të ndikojnë opinionin publik,

por ndonjëherë përdoren për të ndryshuar politikat publike, ligjet apo aktet ligjore.

Përkufizimet bindëse konsiderohen si taktika të fuqishme retorike

argumentuese. Koncepti i një përkufizimi bindës paraqitet në veprën e filozofit

Charles Stevenson.136

Dallimi ndërmjet kuptimeve përshkruese dhe emotive te fjalëve

konsiderohet si elementi bazë i kësaj teorie, e cila qëndron specifikisht mbi

ripërkufizimin e kuptimit përshkrues të fjalës, ndërsa, fshehtazi mban kuptimin e saj

të vjetër emotiv. Faktori inercial emotiv është një aspekt thelbësor i procesit dhe

tregon se përdorimi i përkufizimeve të tilla mund të jetë si bindës ashtu edhe

potencialisht i rremë. Impakti bindës i fjalës “realisht”, në premtimin e Ronald

Reagan-it gjatë një fjalimi në vitin 1981 për të shkurtuar shpenzimet në programet e

asistencës duke ruajtur njëkohësisht përfitimet për “njerëzit realisht në nevojë”,

135

Walton Douglas, 2007. Media Argumentation: Dialectic, Persuasion, and Rhetoric. Cambridge

University Press. f. 276-279 136

Walton, Douglas. "Persuasive Definitions and Public Policy Arguments." Argumentation and

Advocacy 37.3 (2001). f.117.

Page 77: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

67

shërben si një ilustrim i mirë në përmbledhjen e shkruar prej Zarefsky-it, Miller-it

dheTutzauer-it. 137

Megjithëse pranohet se fraza “njerëz në nevojë” është e ndryshuar apo e

ripërkufizuar, fjala “realisht” sugjeron se ata që janë në nevojë nuk do t‟iu ndërpritet

programi. Kushdo që varet nga ky program do të ndiejë se ai është padyshim në

klasën e “njerëzve realisht në nevojë”. Në fakt, pas disa muajsh, Reagan-i ndërpreu

programet për Sigurimet Shoqërore dhe invalidët, por vazhdoi premtimin e tij se

qeveria do t‟iu përgjigjej “njerëzve realisht në nevojë”, duke ngushtuar listën e

programeve të “rrjetit të sigurise”.

Përdorimi i përkufizimit bindës ishte në këtë rast shpresëdhënës për votuesit,

ndërsa në të njëjtën kohë linte mjaft hapësirë që shkurtimet mund të bëheshin pa

rrezikuar që të thyhej premtimi.

Sipas Zarefskit, përkufizimi bindës është një karakterizim joasnjanës që transmeton

një qëndrim pozitiv ose negativ rreth diçkaje gjatë emërtimit të saj. Emri është një

argument i fshehur që tregon mënyrën e një këndvështrimi të caktuar. Në fakt,

argumenti nuk kalon në një fazë të avancuar. Ai thjesht fshihet fshehurazi përmes

përdorimit të vetë përkufizimit.138

Zarefsky ofron disa shembuj të këtij emërtimi joasnjëanës, si për shembull:

karantinë për një bllokadë në krizën e raketave në Kubë; paqeruajtëse për raketë;

torturë kundrejt teknikave të hetimit alterantiv; luftë mbi terrrorin kundrejt fjalës

luftë prej administratës së Bushit qysh në 2001. Zarefsky ka përdorur gjithashtu rastin

e Presidentit Johnson të "Luftës mbi Varfërinë" për të ilustruar fuqinë e përkufizimeve

bindëse. Është rasti kur Presidenti Johnson ka përcaktuar nismën e tij personale për të

miratuar Aktin e Mundësisë Ekonomike si pjesë e asaj që ai e quajti "Lufta mbi

Varfërinë".

Kundërshtarët e tij politikë e patën të vështirë për të kundërshtuar një

propozim të tillë të përshkruar nga një frazë kaq tërheqëse. Disa prej këtyre

kundërshtimeve ai iu referua, duke komentuar "Unë nuk e kuptoj përse dikush duhet të

urrejë një program kundër varfërisë." (Zarefsky 1986, P35) .139

Duke bashkuar dy terma emotivë si ata të "luftës" dhe "varfërisë" ai është duke

përdorur në mënyrë të fshehtë një taktikë bindëse. Për shkak se "varfëria" është diçka

negative, shprehja "Lufta mbi Varfërinë" ngjall një kuptim pozitiv.

Argumentuesit politikë shpesh përfshijnë simbole "kondensuese" për t‟u

përshtatur me diversitetin e dëgjuesve. Ata paraqesin simbole pamore apo verbale të

cilat "kondensojnë" një gamë kuptimesh të ndryshme në një ngjyresë përgjithësisht

pozitive apo negative. Një flamur kombëtar është simbol i qartë kondensues.140

Përveçse në rastet kur përdoret në mënyrë ironike, përgjithësisht pritet një reagim

137

Walton, Douglas. "Persuasive Definitions and Public Policy Arguments." Argumentation and

Advocacy 37.3 (2001). f.117. 138

Van Eemeren Frans H. 2009. Examining Argumentation in Context. John Benjamins Publishing

Company. f. 195 139

Walton Douglas, 2007. Media Argumentation: Dialectic, Persuasion, and Rhetoric. Cambridge

University Press. f. 286 140

Van Eemeren Frans H. 2009. Examining Argumentation in Context. John Benjamins Publishing

Company. f.123

Page 78: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

68

pozitiv nga njerëzit kundrejt këtyre simboleve. Në mënyrë të ngjashme, fraza verbale

të mirëformuluara, të tilla si: "forcimi i sigurisë kombëtare", "investimi në të

ardhmen", dhe "kujdes shëndetësor që është gjithmonë aty" mund të fitojnë përkrahje

nga ata që në fakt mbështesin politika diametralisht të kundërta. Një koalicion

mbështetësish mund të ndërtohet mes atyre që synojnë politika shumë të ndryshme,

por që përdorin të njëjtat simbole.

Një strategji tjetër që përdorin argumentuesit politikë në mënyrë që të nxisin

dëgjuesit të veprojnë, lidhet me një model standard ku folësi pretendon se nëse nuk

veprohet në kohë, momenti do të jetë i humbur. Në fund të viteve 1990, për shembull,

Presidenti Klinton sygjeroi që nëse SHBA nuk shfrytëzonte tepricat buxhetore për të

zgjidhur krizat e ardhshme fiskale të Sigurimeve Shoqërore, ajo do të humbiste

mundësinë për të bërë një gjë të tillë në një mënyrë që ishte ekonomikisht dhe

politikisht e qëndrueshme.141

Mjetet përfundimtare të manovrimit strategjik që Zarefsky përmend përfshijnë

përdorimin argumentues të figurave gjuhësore dhe atyre letrare. Ishin studiuesit

Perelman dhe Olbrecht-Tyteca ata që theksuan aspektin bindës dhe forcën dinamike të

figurave retorike si dhe ndryshimin që ato sjellin në këndvështrim. Traktati i tyre mbi

argumentimin (TA) përmban mënyra të ndryshme të argumentimit dhe vëzhgime

ndriçuese mbi funksionin argumentues të më shumë se 65 figurave të ndryshme

gjuhësore. Sipas këndvështrimit të tyre, figurat e ligjërimit nuk konsiderohen si

zbukurim, por si struktura argumentuese të vetë leksikut.142

Pra, argumentimi është

domosdoshmërisht i mishëruar në gjuhë.

Shumë mjete gjuhësore përdoren në argumentimin politik si p.sh. : përsëritja

për të krijuar energji, aliteracioni për të krijuar fraza që mbahen mend, antiteza që

zhvillon aftësinë për të parë të dyja anët dhe krijon një ndjenjë emergjence, si edhe

analogjia historike. Në një prej intervistave të dhënë në radio, Presidenti Reagan

përdori një antitezë për të krahasuar veten e tij me Walter Mandle: “Ndryshimi

ndërmjet nesh qëndron në faktin se kur marrim në konsideratë një problem ne shohim

një mundësi, por kur ai merr në konsideratë një mundësi, ai sheh një problem”.143

Duke përdorur këtë inversion sintaksor, ai thekson kontrastin ndërmjet optimizmit dhe

pesimizmit.

Analogjia është interesante për të ngjallur sensin e ngjashmërisë. Të dy

presidentat Bush fituan simpati për politikat e tyre mbi Irakun duke e portretizuar

Saddam Hyssein-in si analog me Adolf Hitlerin, kurse kundërshtarët e luftës i

referoheshin Irakut si “një tjetër Vietnam”, duke shpresuar që të ngjallnin ndjenjën e

zhgënjimit që karakterizonte luftërat e mëparshme. Në mënyrë të ngjashme, përdorimi

i shprehjeve referuese “enverist”, “Hitlerian”, “fashist” , “stalinist” për aktorë të

skenës politike me anë të analogjisë ngjall reagime negative sepse rikujton periudha të

vështira diktatoriale. Fuqia e analogjisë historike nuk qëndron thjesht tek ngjashmëria,

141

Van Eemeren Frans H. 2009. Examining Argumentation in Context. John Benjamins Publishing

Company. f. 124. 142

Plantin Christian. A place for figures of Speech in Argumentation Theory. Springer 2009. f.333 143

Kurt, Ritter; Henry David. Ronald Reagan: The Great Communicator: New York: Greenwood Press

1992. f. 15.

Page 79: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

69

por në besimin se ngjarjet aktuale rifuqizojnë ato të një kohe të kaluar. Shumë

kandidatë politikë të cilët ishin në disavantazh me votat, kërkuan të siguronin

mbështetësit e tyre duke iu referuar rikthimit mahnitës të Harry Truman-it në

zgjedhjet presidenciale të vitit 1948.

Fjalët emotive dhe të ngarkuara përdoren gjithashtu si një strategji e fuqishme

në fjalimet politike për të ndikuar fuqishëm tek dëgjuesit. Në betimin presidencial,

John Kennedy përdori fjalën “garantoj” në vend të fjalës “premtoj” me qëllim për të

dëshmuar përkushtimin e tij ndaj pranimit për detyrën e Presidentit të Shteteve të

Bashkuara.

Figurat letrare nuk janë thjesht zbukurim. Ato kanë gjithashtu nënkuptime

argumentuese dhe rrisin praninë e një koncepti, duke e bërë atë që të dalë më shumë

në pah. Fjalimi i Abraham Lincoln-it144

“Shtëpi e Ndarë” e ilustron më së miri

rëndësinë argumentuese të figurave letrare.

Ai përdor metaforën “makineri” për t‟iu referuar mjeteve të përdorura në një projekt

të imagjinuar për t‟a bërë skllavërinë një çështje kombëtare.

“Çdo njeri që dyshon le të reflektojë me kujdes se kombinimet e plota ligjore – me

fjalë të tjera “makineria” – ishte e përbërë prej doktrinës së Nebraskës dhe e

vendimit të Dred Scott-it. Le të marrë në konsideratë jo vetëm çfarë pune makineria

është përshtatur për të bërë, le te studiojë historinë e ndërtimit të saj dhe të gjurmojë

nëse mundet evidencën e projektimit të saj.”

Gjithashtu, ai përdor metaforën e ndërtimit të një shtëpie për t‟iu referuar shpalosjes

së projektit.

“Por, kur shohim shumë trarë… dhe kur i shohim ata trarë të bashkuar, dhe shohim

saktësisht se ato krijojnë strukturën e një shtëpie … na duket e pamundur mos të

besojmë se Stephen, Franklin, Roger dhe James e kuptuan njëri-tjetrin që në fillim

dhe punuan për një plan të përbashkët.”

Eufemizmat dhe metaforat mund të përdoren si një strategji për të fshehur

koncepte të veçanta. Për shembull, “paqësimi” mund t‟iu referohet llojeve të

ndryshme të proceseve që kanë synim për të zgjidhur konflikte, duke përfshirë edhe

ata që të çojnë në luftë. Një përfaqësim i saktë i kuptimit të tyre shpesh nuk mund të

jepet, dhe si rrjedhim një vlerësim i saktë i referentit të tyre mund të jetë i pamundur.

Një strategji e hollë është shfrytëzimi i ripërkufizimeve për të kategorizuar

realitetin. Shpesh, diktaturat e ripërkufizojnë konceptin e demokracisë për ta

klasifikuar regjimin e tyre si “demokratik”. Përkufizimi i ri shpesh përplaset me një

kuptim të përbashkët të asaj çka demokracia përfaqëson, por fjala duke mbartur një

vlerësim pozitiv mund t‟i atribuohet një forme të qeverisë që zakonisht dënohet. Në

144

http://www.abrahamlincolnonline.org/lincoln/speeches/house.htm.

Page 80: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

70

shembullin e mëposhtëm, ripërkufizimi i paqes nuk është asnjanës në strukturën

argumentuese. 145

Nje paqe e drejtë përfshin jo vetëm të drejtat civile dhe politike – ajo duhet të

përfshijë siguri ekonomike dhe mundësi. Sepse paqja e vërtetë nuk është thjesht liri

prej frikës, po liri prej dëshirimit. (Barack Obama, Oslo, Norway December 10,

2009)

Presidenti Obama ka nevojë të përligjë vendimin amerikan për të filluar luftën

duke treguar se ishte një akt paqeje. Në këtë konceptim të ri, veprimi ushtarak është

një instrument i “paqes së vërtetë”. Në këtë rast, folësi jo vetëm që i përkushtohet

opinionit se fakti është i drejtë dhe i pranueshëm, por gjithashtu edhe pretendimit se

“çdo opinion i kundërt është i keq dhe i papranueshëm”.

Në thelb, kjo strategji nuk është e rreme, por në kontekstin e një dialogu

bindës ky argument e pengon palën tjetër që të parashtrojë pikëpamjen e saj. Duke

përdorur një gjuhë emotive, folesi mund ta angazhojë veten për të refuzuar që të

pranojë perspektiva të ndryshme. Në një dialog bindës, bashkëfolësit nuk duhet ta

pengojnë njëri-tjetrin që të parashtrojnë dyshime rreth pikëpamjeve të tyre. Ata duhet

të mbrojnë pikëpamjet e tyre me anë të argumenteve.

Pra, shihet se gjuha dhe metodat e kompozimit nuk janë asnjanëse. Ato janë

pjesë e substancës së argumentit dhe jo të ndara prej tij. Ato ndikojnë pozicionet

strategjike dhe interesat e argumentuesve si dhe në kontekstin dhe perspektivën

brenda të cilave perceptohen argumentet.

Një teknikë e rëndësishme argumentimi në ligjërimin bindës është procesi që

Perelman dhe Olbrechts -Tyteca e etiketojnë si “ndarje” në librin e tyre të

rëndësishëm “Retorika e Re: Një trajtesë mbi Argumentimin”. Sipas tyre, përmes

ndarjes, një nocion që fillimisht konsiderohej prej dëgjuesve si njësi konceptuale,

ndahet në dy nocione të reja, secili prej të cilëve përmban vetëm një pjesë të

origjinalit. Njëri prej nocioneve përmban aspektin e nocionit origjinal që i përket asaj

fushe që është thjesht e dukshme. Nocioni tjetër përmban aspektet e nocionit origjinal

që i përkasin fushës së reales. 146

Pra, kjo teknikë bazohet tek dallimi sepse një nocion që publiku e konsideron

si njësi konceptuale ndahet në dy nocione të reja ku nocioni origjinal ripërcaktohet

dhe përveç tij krijohet edhe një i ri i cili merr një përkufizim të vetin. Pra, kjo ndarje e

nocioneve lidhet me riorientimin konceptual, “duke rimodeluar konceptin tonë të

realitetit.”

Ndarja e termave është një teknikë që zbatohet në shumë kontekste: në

kontekstin politik, në kontekstin ligjor, në kontekstin filozofik si dhe në atë shkencor.

Ajo është tipar i rëndësishëm i debatit publik dhe privat në shumë fusha të jetës. Në

fushën politike, Zarefsky (1984,1997,2004) dhe Schiappa (1985,1993,2003) kanë

145

Walton, Douglas. The Argumentative Uses of Emotive Language. wwwdougwalton.ca/papers

htm.f.6 146

M. A. Van Rees. (2009). Dissociation in Argumentative Discussions. Springer Science+Business

Media B.V. f.1

Page 81: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

71

analizuar një numër të madh të rasteve të ndarjes së termave në debatin politik. Mund

të përmendim rastin e presidentit Reagan i cili donte të përhapte rrjetin e sigurisë

sociale vetëm për “ata që ishin realisht në nevojë” dhe rastin e presidentit Bush, i cili

donte të mbronte vetëm “moçalet e vërteta” ndaj zgjerimit të industrializimit.

Gjithashtu edhe në çështje etike si ato që lidhen me eutanazinë dhe abortin,

këta autorë kanë ilustruar shembuj të shumtë të teknikës së ndarjes së termave. Mund

të përmendim një rast të ligjërimit në jetën e përditshme kur një grua e moshuar i

pranoi vajzës së saj se ajo nuk donte një vdekje të lehtë reale që feja e saj e ndalonte;

ajo thjesht donte një “injeksion të vogël për ta ndihmuar që të vdiste.” 147

Në kontekstin ligjor, mund të përmendim rastin e një oficeri në Departamentin e

Drejtësisë i cili deklaroi që një shitës që kishte ndërtuar një qeli në dyqanin e vet për

t‟u mbrojtur nga vjedhja, nuk kishte shkelur ligjin për aq kohë sa ai nuk e quante atë

një qeli reale, por thjesht një hapësirë arrestimi.

Në shembullin e mëposhtëm të marrë prej një interviste politike të BBC,

pjesëmarrësit janë të përfshirë në një shkëmbim argumentues ku synimi strategjik

është që politikani të pranojë pikëpamjen e intervistuesit sipas së cilës vendimi i

politikanit është i paqëndrueshëm. Akuzimi i politikanëve për paqëndrueshmëri në

deklaratat e tyre është një praktikë e zakonshme në intervistat politike. Në këto lloj

intervistash, interesi i gazetarit intervistues është që të marrë informacion e për më

tepër përmes pyetjeve t‟i kërkojë politikanit që të qartësojë dhe justifikojë pikëpamjet

e tij. Një akuzë paqëndrueshmërie nga ana e intervistuesit mund të influencojë

negativisht imazhin e politikanit në sytë e publikut. Reagimet e mundshme të

politikanit shfaqen kryesisht duke e shmangur kritikën, duke i dhënë një konotacion

pozitiv paqëndrueshmërisë së deklaratave ose duke e tërhequr pikëpamjen e

mëparshme në mënyrë që mos të ekzistojnë dy pikëpamje.

Në fragmentin e mëposhtëm, Jon Sopel interviston William Hague që është

udhëheqës i mëparshëm i Partisë Konservatore.148

Intervista lidhet me mbështetjen e

partisë konservatore ndaj qeverisë britanike në luftën kundër terrorizmit. Një aspekt i

kësaj çështjeje ka të bëjë më futjen e kartave biometrike të identitetit. Sopel mban

qëndrim kritik ndaj mungesës së mbështetjes nga ana e konservatorëve për

propozimin e kartave biometrike.

Sipas tij, kjo tregon paqëndrueshmëri në lidhje me qëndrimin mbështetës të

mëparshëm kundrejt futjes së kartave. Hague reagon ndaj kritikës duke argumentuar

se pikëpamja e mëparshme (që tregonte një qëndrim mbështetës) lidhej me parimin e

hyrjes së këtyre kartave, ndërsa pikëpamja e tanishme (që tregon një qëndrim

jombështetës) ka të bëjë me praktikën e futjes së kartave të identitetit. Me anë të

kësaj përgjigjeje, Hague justifikon fjalët e tij dhe krijon përshtypjen se

paqëndryshmëria eshtë ndrequr.149

147

M. A. Van Rees. (2009). Dissociation in Argumentative Discussions. Springer Science+Business

Media B.V. f.1 148

Van Eemeren, Frans H. (2010). “Strategic Maneuvring in Argumentative Discourse”. John

Benjamins Publishing Company. f.161 149

Corine Andone. (2010) The Reasonableness of Retracting a Standpoint in a Political Interview.

ISSA Proceedings.

Page 82: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

72

Jon Sopel : Gjëja e madhe që ju mund të bënit për të ndihmuar do të ishte mbështetja

për kartat e identitetit. Eshtë e drejtë të themi që kjo është një çështje që partia juaj e

ka anashkaluar.

William Hague: Epo .. mendoj se gjatë kohës është qartësuar më shumë pozicionimi

ynë, le të themi se , ngaqë kemi arritur që ta bëjmë qeverinë që të adoptojë një skemë

të kartave të identitetit, por një që është kaq burokratike dhe përfshin një sistem të

gjerë të dhënash. Kjo është qeveria e katastrofave të njëpasnjëshme kur shtrohet

çështja për sisteme të dhënash që kushtojnë tani sipas shkollës ekonomike të Londrës,

deri në 20 miliardë paund dhe ne thamë se nëse disa prej atyre parave do të

harxhoheshin për një polici të efektshme kufitare dhe do të fuqizonin survejimin e të

dyshuarve terroristë, ne do të ecnim më shumë…….që të kishim karta identiteti.

Jon Sopel: A nuk është ky një detaj i legjislacionit. Dua të them se ju mbështetët

kartat e identitetit në Dhjetor të 2004, më pak se dy vjet më parë.

William Hague: Ne mbështetëm, ne dhe Michael Howard mbështetëm parimin e tyre.

Detajet nuk janë mbresëlënëse dhe kapja e detajit dhe aftësia për të kontrolluar kostot

e qeverisë së tanishme është kaq e tmerrshme, saqë nuk është një skemë që mund ta

mbështesim.

Bazuar në përqasjen argumentuese që shërben për të vendosur përpara

përgjegjësisë politikanin, ne mund të argumentojmë se nëse politikani pranon se ka

vepruar në mënyrë të paqëndrueshme, ai heq çdo lloj dyshimi që mund të kishte

kundër pikëpamjes së intervistuesit, i cili është në fakt reagimi i preferuar prej

intervistuesit që më tej mund të mbështesë pikëpamjen e tij pa u mbrojtur.

Intervistuesi zgjedh një pyetje konfrontuese që synon të kufizojë opsionet e politikanit

për të reaguar me anë të pranimit ose refuzimit.

Në kontekstin e intervistës politike, një zgjedhje e tillë është pjesë e një

përpjekjeje për ta bërë politikanin të përgjegjshëm për vendimin e tij. Në qoftë se

politikani i shmanget pyetjes, kjo gjë i tregon audiencës se politikani përpiqet që t‟i

shmanget mbajtjes së përgjegjësisë. Në qoftë se politikani e pranon përgjigjen e pritur

të nënkuptuar në pyetjen e parë të intervistuesit, ai pranon kështu se partia e tij e

anashkaloi çështjen. Në qoftë se politikani e refuzon përgjigjen e pritur që në fakt

është ajo çka ai bën, ai përballet me punën e vështirë për të mbrojtur pikëpamjen e

kundërt.

Në fakt, politikani e anon diskutimin drejt një rezultati të favorshëm, duke

bërë një ndarje ndërmjet parimit dhe praktikës së hyrjes së kartave të identitetit. Në

teknikën e ndarjes së termave, një koncept që konsiderohet prej dëgjuesve si një njësi

e plotë ndahet nga folësi në dy elemente dalluese. Përsa i përket parimit, pozicioni i tij

mbetet i paqëndrueshëm. Në lidhje me pozicionin e tanishëm, kemi të bëjmë me një

çështje tjetër që është e ndryshme dhe më e rëndësishme. Pra, ai nuk e ka ndryshuar

pozicionin. Në qoftë se kjo perspektivë pranohet, ndryshimi i opinionit përfundon në

favor të politikanit.

Teknika e ndarjes së termave shërben për të strukturuar një pikëpamje të

caktuar, duke e dalluar atë prej pikëpamjeve të tjera në mënyrë të tillë që kjo

Page 83: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

73

pikëpamje të bëhet më e favorshmja për protagonistin dhe më e lehta për t‟u mbrojtur.

Kjo teknikë konsiderohet si një mjet shumë i mirë për të manipuluar hapsirën e

“mosmarrëveshjes”. Qëllimi për avantazh retorik për të fituar argumentin ndaj

kundërshtarit e tejkalon qëllimin për arsyeshmëri. Manovrimi i Hague-it zhvillohet në

mënyrë të tillë që Sopel nuk mund të rimarrë në konsideratë pikëpamjen e tij

origjinale. Pikëpamja e parë lidhej me konceptin e mbështetjes për futjen e kartave

biometrike të identitetit. Manovrimi i ruajtjes së një interpretimi të caktuar të

pikëpamjes dhe i tërheqjes së një prej interpretimeve të pikëpamjes fillestare është një

mënyrë për t‟u ruajtur ndaj kritikave të mëtejshme.

Studiuesit e argumentimit përgjithësisht kanë opinionin se në një dialog

bindës, interlokutorët nuk duhet ta ndalojnë njëri-tjetrin për të hedhur dyshime mbi

pikëpamjet e njëri-tjetrit. Ata duhet të mbrojnë pikëpamjen e tyre me anë të

argumenteve. Dhe njëra palë duhet të tërheqë tezën e saj në qoftë se nuk mbështetetet

me sukses ose në qoftë se pikëpamja e kundërt mbrohet në mënyrë të suksesshme.

Ndarja e nocioneve nxit efektshmërinë retorike dhe nëpërmjet saj folësi mund

të paraqesë një situatë të veçantë të çështjeve në një mënyrë që është e favorshme për

interesat e tij. Ajo është vlerësuar si teknikë që përdoret për të arritur mprehtësi

konceptuale dhe saktësi më të madhe duke i mundësuar folësit të bëjë deklarata të

mirëpërcaktuara . 150

Pasazhi i mëposhtëm nga fjalimi i mbajtur nga Presidenti i Rumanisë Basescu

pas pezullimit të tij nga parlamenti, shërben si një ilustrim i efektshëm i manovrave

strategjike me ndihmën e teknikës së “ndarjes së termave”.151

"Këto janë vetëm disa nga arsyet përse në ditën e referendumit, vota që do të hidhni

për shkarkimin e Presidentit duhet të jetë vetëm një: Jo!" Këta 322 parlamentarë, dhe

unë e përsëris, 322 parlamentarët dhe jo Parlamenti Rumun duhet të marrin një

përgjigje në referendum: "Jo". Kjo është përgjigjja që tregon se Presidenti i

Rumanisë nuk e kishte gabim kur kërkoi modernizimin e këtij vendi në favor të

popullit rumun.

Nuk është legjitimiteti i Kuvendit që Basescu konteston, por vetëm ai i 322

parlamentarëve. Nëpërmjet kësaj ndarjeje, ai e bën të qartë se nuk po konteston

parimin e përfaqësimit demokratik, por vetëm një rast të veçantë në të cilin

funksionimi i tij ishte shtrembëruar. Në këtë mënyrë, ai po u kujton dëgjuesve se

kush është kundërshtari i vërtetë.

2.1 Debati Nixon-Kennedy

Debati Nixon-Kennedy ishte debati i parë presidencial në më shumë se një

shekull. I pari nga katër debatet e viteve 1960 ndodhi në 26 shtator në Çikago.

150

Van Eemeren Frans H. 2009. Examining Argumentation in Context. John Benjamins Publishing

Company. f.26 151

Van Eemeren Frans H. 2009. Examining Argumentation in Context. John Benjamins Publishing

Company. f.140

Page 84: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

74

Megjithëse Kenedi i fitoi bindshëm debatet, zgjedhjet për president kishin rezulatatin

më të ngushtë në historinë amerikane. Pjesa që kemi zgjedhur për analizë është pjesë

nga debati i tretë presidencial Kennedy-Nixon në 13 tetor, 1960152

Z.Cater [Douglas Cater, korrespondent ]: Zoti Kennedy, Zv. Presidenti Nixon thotë se

ai ka llogaritur kostot e dy platformave të partisë dhe e juaja do të shkonte të paktën

10 miliardë dollarë në vit më shumë se platforma e tij. Ju i keni mohuar shifrat e tij.

Ai u ka kërkuar juve të deklaroni shifrat tuaja. A do ta bënit ju këtë?

Z.Kennedy: Po, unë e kam deklaruar, në të dy debatet dhe deklaroj përsëri që unë

besoj në një buxhet të balancuar dhe e kam mbështetur këtë koncept gjatë 14 viteve të

pjesëmarrjes sime në ongres.

Dy herët e vetme kur një buxhet jo i stabilizuar është përligjur do të ishte gjatë një

recesioni të rëndë dhe ne e patëm këtë në 58-ën, në një buxhet të pabalancuar prej 12

miliardë dollarësh- ose një emergjencë kombëtare ku do të kishte shpenzime të mëdha

për mbrojtjen kombëtare, të cilën ne e patëm gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore

dhe uh- pjesërisht gjatë Luftës Koreane.

Në pyetjen për koston e buxhetit tonë, unë kam deklaruar se është gjykimi im më i

mirë që programi ynë bujqësor do të kushtojë një miliardë e gjysmë, mundësisht 2

miliardë dollar më pak sesa programi bujqësor aktual.

Gjykimi im është që programi që Zv.Presidenti parashtroi i cili është një zgjerim i

programit të Z. Benson, [Ezra Taft Benson, Sekretari i Bujqësisë së Eisenhower-it],

do të kushtojë një miliardë dollar më tepër sesa programi aktual, i cili kushton rreth 6

miliardë dollarë në vit, më i kushtueshmi në histori. Ne kemi shpenzuar më shumë

para në sektorin bujqësor në tetë vitet e fundit sesa 100 vjet të departamentit bujqësor

para kësaj.

Së dyti, unë mendoj se politikat e përqindjes së lartë të interesit që kjo administratë ka

ndjekur ka shtuar në borxh rreth 3 bilion dollarë të interesit në vit, duke thelluar

borxhin që është një barrë për taksapaguesit. Unë do të shpresoja që, nëpërmjet një

politike monetare, të bëhej i mundur reduktimi i kësaj barre të përqindjes së interesit

me një miliardë dollarë.

Së treti, unë mendoj se është e mundur të fitosh 700 milion deri në 1 bilion dollarë

nëpërmjet ndryshimit të taksave.

Së katërti, unë kam sugjeruar që kujdesi mjekësor për të moshuarit dhe fatura të cilën

kongresi tani e ka kaluar dhe presidenti e firmosi, nëse do të zbatohej plotësisht, do të

kushtonte një bilion dollarë nga fondet e thesarit dhe një bilion dollarë nga shteti.

Propozimi që unë kam do të financohej nëpërmjet taksave të sigurisë sociale, që do të

thotë më pak se 3 cent në ditë për person për kujdes mjekësor, faturat e mjekut,

infermierët, spitalin, kur ata dalin në pension.

Kështu, në gjykimin tim ne do të shpenzonim më shumë para në këtë administratë në

ndihmë të edukimit, do të shpenzonim më shumë para në strehim, do të shpenzonim

152

Van Eemeren Frans H. 2009. Examining Argumentation in Context. John Benjamins Publishing

Company. f. 125

Page 85: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

75

më shumë dhe shpresoj me më shumë maturi në sektorin e mbrojtjes sesa ka

shpenzuar administrara aktuale.

Por, unë besoj që administrata e ardhshme duhet të punojë për një buxhet të

balancuar dhe ky do të jetë synimi im. Z.Nixon i keqparaqet shifrat e mia në mënyrë të

vazhdueshme, gjë që- uh- është sigurisht e drejta e tij, por fakti është: ky është

qëndrimi im për buxhetin dhe dua që ai të jetë në statistikat publike.

Z. Nixon: Senatori Kennedi ka treguar në raste të ndryshme në këtë program sonte se

unë kam keqparaqitur të dhënat dhe shifrat e tij. Unë do t‟ju paraqes një letër të

bardhë pas këtij transmetimi, ku do të citoj ekzaktësisht çfarë ai ka thënë në

arbitrimin e detyruar, dhe regjistrimi do të tregojë që unë kam pasur të drejtë. Tani,

për aq kohë sa këto shifra janë përmendur këtu sonte, ai përsëri është duke u

përfshirë në atë që unë do ta quaja “këtu është dhe këtu nuk është.”

Uh – nga njëra anë, për shembull, ai sugjeron se programi i tij i kujdesit shëndetësor

nuk është problem sepse vjen nga Sigurimi Shoqëror. Por, “Sigurimi Shoqëror”është

një taksë që njerëzit e paguajnë. Ajo vjen pikërisht prej pagesave të tyre. Kjo nuk do

të thotë që njerëzit nuk do të paguajnë faturën. Ai gjithashtu pohon në lidhje me

programin e tij bujqësor se ai do të kushtojë më pak se i yni.

Mirë, gjithçka që unë mund të sugjeroj është se të gjithë ekspertët që kanë studiuar

programin tregojnë se përsa i përket efektit tek fermerët, ai është programi më i keq

që Amerika ka pranuar ndonjëherë në një vit elektoral ose në ndonjë kohë tjetër.

Dhe unë gjithashtu do të theksoja se Senatori Kennedi ka lënë jashtë një pjesë të

kostos së këtij programi – një rritje 25 %-she në çmimin e ushqimeve që njerëzve do

t‟u duhej të paguanin. Do ta kemi këtë rritje në një moment që nuk do t‟i ndihmojë

fermeret. Unë mendoj se ne nuk duhet ta kemi këtë lloj programi. Pastaj, ai vazhdon

të thotë se ai do të ndryshojë situatën e përqindjes së interesit dhe ne do të marrim

disa para në këtë mënyrë.

Pra, ajo që ai po shpreh në fakt është se do të kemi inflacion. Ne po kthehemi pas në

ato që kishim në kohën e Z. Truman kur ai kishte kontroll politik në bordin e

Mbrojtjes Federale. Unë nuk besoj se ne duhet t‟i paguajmë faturat tona nëpërmjet

inflacionit, përmes një përqindjeje interesi të rremë.

Në këtë debat, gazetari raporton se sipas deklarimeve të Z. Nixon platforma e

demokratëve është shumë herë më e shtrenjtë se ajo e Republikanëve. Ai e fton

senatorin Kennedy i cili i ka mohuar këto shifra të përgjigjet në lidhje me deklarimet e

Nixon-it.

Kennedy nuk i përgjigjet në mënyrë të drejtpërdrejtë pyetjes së gazetarit nëse

platforma e demokratëve është më e shtrenjtë se ajo e republikanëve. Ai fillon duke

deklaruar se demokratët propozojnë një buxhet të balancuar. Më pas ai ofron shembuj

specifikë të programeve të demokratëve, që janë më pak të shtrenjta se ato të

republikanëve dhe në të njëjtën kohë pranon se ka disa sektorë ku ai do të shpenzonte

më shumë. Ai sugjeron se ulja e normave të interesit do t‟i kursente para qeverisë dhe

do të kompensonte shpenzimet e reja që ai ka propozuar. Po ashtu, edhe zhvendosja e

Page 86: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

76

kostos së kujdesit shëndetësor për të moshuarit në Sigurimet Shoqërore dhe jo në

buxhetin e përgjithshëm, do të bënte të njëjtën gjë.

Më në fund, ai e akuzon Nixon-in se i ka keqparaqitur shifrat në deklarimet e

tij në lidhje me kostot e proogramit. Pra, nga të gjitha këto deklarime, shihet se

Kennedy nuk jep përgjigje të prerë nëse platforma e demokratëve është më e shtrenjtë

se ajo e republikanëve. Megjithatë, nuk mund të themi se përgjigjja e tij është

irrelevante sepse nuk i përgjigjet drejtpërsërdrejti pyetjes së gazetarit.

Po të marrim parasysh faktin se Kennedy përfaqëson protagonistin dhe Nixon-

i antagonistin, përgjigjja duhet parë në kontekstin e përplasjes midis dy

kundërshtarëve dhe pyetja e gazetarit jo si një pyetje që thjesht kërkon një

informacion, por si pyetje ku qëllimi dhe argumenti i vërtetë është nëse demokratët

janë financiarisht të përgjegjshëm. Duket se Kennedy i përgjigjet në fakt pyetjes së

nënkuptuar dhe në këtë kontekst përgjigjja e tij është relevante. Taktika që ai zgjedh

për t‟iu përgjigjur pyetjes është pjesë e teknikës së manovrimit strategjik, sipas së

cilës folësi zgjedh mjetet më të efektshme për të mbrojtur linjën e tij të arsyetimit.

Mbështetja e Kennedy-it për një buxhet të balancuar, as nuk deklaron e as nuk

mohon se platforma e demokratëve është më e shtrenjtë. Por, tregon se ai ka një

mënyrë për të paguar për të, pa shtesë në defiçitin buxhetor ose pa nxitur inflacionin.

Pra, në mënyrën e arsyetimit të tij, pyetja reale nuk është sa shumë ai do të harxhojë,

por nëse ai do arrijë që ta ketë buxhetin nën kontroll. Pra, duke dhënë shpjegime për

mënyrën sesi ky buxhet do të jetë i balancuar dhe duke theksuar se Nixon-i i ka

keqinterpretuar shifrat e tij, ai largon dyshimet e nënkuptuara se demokratët nuk e

dinë se si funksionon buxheti dhe njëkohësisht rrit besueshmërinë e argumentit të tij.

Në këtë mënyrë, Kennedi e ka rindërtuar argumentin që i është drejtuar atij

dhe mban qëndrim mbrojtës ndaj politikave financiare të forcës politike që ai

përfaqëson. Argumenti i tij është i pavarur. Fillimisht, argumenti i Nixon-it ishte se

kostoja e programit të senatorit Kennedy e tejkalonte buxhetin e tij me 10 miliard

dollarë në vitë. Kennedy bën disa zgjedhje sesi ta sulmojë këtë argument. Ai e

rikontekstualizon atë si një argument nëse buxheti është në balancë. Ai jep

kundërargumente që tregojnë shembuj ku buxheti i tij do të kushtojë me pak sesa

buxheti i Nixon-it.

Nixon-i përgjigjet në linjën e arsyetimit të Kennedy-it bazuar në ato që ai thotë

duke mbajtur një qëndrim kundërshtues ndaj thënieve të tij. Ai premton se do të japë

një deklaratë që tregon se shifrat e tij ishin të sakta.

Ai sfidon disa prej përgjigjeve të Kennedy-it. “Heqja e kujdesit shëndetsor për

të moshuarit prej buxhetit operues do të kursejë para për buxhetin operues, por kjo gjë

do të kompensohet duke e vendosur atë në Sigurimet Shoqërore, gjë që gjithashtu

kërkon një taksë”. Ai përpiqet të nënvleftësojë besueshmërinë e Kennedy-it dhe të

ripërcaktojë të tijën. Më tej, Nixon-i i referohet shembullit specifik të bujqësisë për të

cilën Kennedy tha se do të shpenzonte më pak. Nixon-i nuk e sfidon saktësinë e

deklaratës së tij, por e ndryshon temën duke paraqitur një pikëpamje tjetër : se politika

e Kennedy-it për bujqësinë është politikë e keqe. Kjo është një përpjekje për të

ristrukturuar diskutimin.

Page 87: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

77

Më në fund, Nixon-i deklaron se një ndryshim në normat e interesit do të

krijojë inflacion dhe kjo gjë nuk është menduar mirë. Ai i referohet inflacionit më

tepër si një simbol kondensues për të sulmuar Kennedy-in se politikat e tij janë

zhgënjyese dhe naive. Kjo është gjithashtu një taktikë e pranueshme e manovrimit

strategjik.

Debati Kennedy-Nixon ilustron gjithashtu zgjedhjet strategjike që lidhen me

mbrojtjen. Kennedy e sulmoi argumentin se platforma e tij do të kushtonte më shumë

sesa ajo e Nixon-it duke e rikontekstualizuar atë, duke siguruar kundërshembuj me

anë të pranimit të disa rritjeve dhe duke sfiduar shifrat e Nixon-it. Në sulmin që i

bëhet një argumenti, argumenti duhet formuluar në një mënyrë që dëgjuesit ta

pranojnë. Sulmi duhet zhvilluar dhe duhet mbështetur.

Nixon-i bën zgjedhje të ndryshme për të mbrojtur argumentin e tij origjinal. Ai

mohon se i ka keqinterpretuar shifrat e Kennedy-it. Ai i etiketon kundërshembujt e

Kennedy-it dhe thotë se ato janë zhgënjyese dhe mohon disa prej kundërshembujve

ose sugjeron se ata janë më keq.

2.2 Argumenti ad hominem në ligjërimin politik

Në ditët e sotme, shumë vëzhgues mendojnë se mbizotërimi i dialogut tejet

agresiv dhe emocional mund të çojë në situata ku shumica e votuesve janë të

zhgënjyer e të painformuar, saqë nuk mund të arrijnë të marrin një vendim në baza

reale për të marrë vesh të vërtetën. Duket se mjaft shpesh, debati politik nuk hedh

dritë mbi çështjet reale dhe politikanët mendojnë kryesisht sesi të bindin opinionin

publik me qëllim që të zgjidhen, në vend që të përpiqen t‟i debatojnë çështjet në një

mënyrë të informuar dhe të sinqertë. Degjenerimi i debatit kuvendor në zënie dhe

pazare të bazuara mbi interesin, nënkupton se vendimet politike nuk bëhen mbi baza

arsyetimi brenda kornizës së dialogut inteligjent.

Kështu që, në këtë kontekst, është e nevojshme të merren në konsideratë

taktikat tërheqëse, por të gabuara, të argumentimit. Logjicienët kanë identifikuar më

shumë se 125 argumente të rreme. Sipas Copi-it dhe Cohen-it, argumenti ad populum

është mjeti që përdoret për të bërë thirrje ndaj “furisë patriotike” nga propagandistët

dhe demagogët, duke i cituar fjalimet e Hitlerit si “shembullin klasik” .153

Por, thirrjet emocionale mund të përdoren gjithashtu edhe për kauza fisnike, siç janë

përdorur për shembull nga Winston Churcill për të nxitur botën kundër Adolf Hitler-

it, ose nga Martin Luter King për të bërë thirrje për drejtësi raciale.

Megjithatë, kur emocionet lartësohen në argumentim është më e lehtë për të

qenë i anshëm. Një thirrje emocionale mund të jetë një argument me pak ose aspak

lidhje ndaj çështjes në shqyrtim, por për shkak të impaktit emocional dëgjuesit janë të

prirur të presupozojnë se ai është i vlefshëm. Megjithëse një argument i tillë duket

sikur ka lidhje me çështjen në fjalë, në fakt nuk ka. Për më tepër, është i gabuar, sepse

zëvendëson detyrën e vështirë të prezantimit të evidencave dhe argumentit racional

153

Copi, Irving M, Cohen Carl. Introduction to Logic. Prantice-Hall, Inc., 1994. f.13-72

Page 88: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

78

me gjuhën ekspresive dhe mjete të tjera të llogaritura që nxisin entuziazëm, furi, inat,

ose urrejtje.

Një tjetër argument i rremë, mjaft i njohur në fushën politike, është argumenti

ad hominem, i cili lidhet me përdorimin e sulmit personal në një shkëmbim dialogu

ndërmjet dy palëve, ku njëra palë sulmon karakterin e palës tjetër duke e cilësuar si të

keq dhe më pas e përdor këtë sulm si bazë për të kritikuar argumentin e palës tjetër. 154

Një argument i rremë është një taktikë dhe marifet i sofistikuar mashtrues që

diagnostikohet si shmangie nga dialogu origjinal. Një rast interesant i argumentit ad

hominem paraqitet në gazetën Times si më poshtë.

Al Gor-i, nuk pushoi së qari në selinë e mbledhjes demokratike teksa përshkruante

vdekjen e motrës së tij prej kancerit në mushkri të shkaktuar prej duhanit. Gore-i nuk

përmendi se, disa vjet pas vdekjes së saj, familja e tij vazhdoi të rriste duhan dhe ai

vetë vazhdoi të pranonte para të fushatës prej interesave të tregtisë së duhanit. Gore-i

shpjegoi duke thënë : “Unë ndjeva mpirjen që më pengoi për të integruar në të gjitha

aspektet e jetës sime pasojat e rënda të tragjedisë” 155

Ky argument synon ta bëjë lexuesin të arrijë në konkluzionin se Al Gore

duhet të jetë një “njeri i keq” dhe hipokrit, që në fjalimet e tij këshillon vlera dhe

politika që janë të kundërta me politikat personale të shprehura me anë të veprimeve

të tij. Ajo çka sugjerohet është se fjalimi i përlotur i tij është thjesht një zbukurim

retorik dhe ai vetë është hiporit dhe nuk mund t‟i zihet besë për gjërat që thotë në

politikë. Ideja është se ai tjetër thotë e tjetër bën.

Paqëndrueshmëria praktike e argumentit ngrihet si rrrjedhojë e përplasjes ndërmjet dy

pohimeve kryesore.

Gor me lot në sy përshkroi vdekjen e motrës së tij prej kancerit të shkaktuar nga pirja

e duhanit.

Disa vjet pas vdekjes së motrës së tij, familja e Gor-it vazhdoi të mbillte duhan dhe ai

merrte para prej kësaj tregtie.

Pra, argumenti shpreh idenë se, nëse dikush është kundër pirjes së duhanit, do të

ishte e papranueshme që ai të jetë pro rritjes së bimës së duhanit. Ajo që argumenti

kërkon të nënkuptojë është se personi në fjalë është tepër hipokrit dhe shkon deri atje

sa të shfrytëzojë vdekjen e motrës së tij për të ndikuar dëgjuesit për përfitime politike.

Po të analizojmë dhe vlerësojmë hollësisht në mënyrë kritike argumentin, shohim se

ai është një argument mjaft i dobët, por tepër bindës kur e has në fillim pa e

analizuar gjatë.

Ajo që duhet vënë në dyshim është se përse Al Gore është vendosur përpara

përgjegjësisë për gjëra të kryera prej familjes së tij. Cilët ishin këta familiarë dhe

ç‟lidhje kishin me të? Është e mundur që ai të ketë protestuar për rritjen e duhanit ose

ndoshta ai nuk është në dijeni për të. Pra, pa marrë përgjigje për këto pyetje ne nuk e

154

Walton, David. (2007). Media Argumentation: Dialectic, Persuasion and Rhetoric. Cambridge

University Press. f. 173. 155

Walton, David. (2007). Media Argumentation: Dialectic, Persuasion and Rhetoric. Cambridge

University Press. f. 173

Page 89: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

79

dimë lidhjen që ai ka me rritjen e duhanit, nëse ai është pro apo kundër kultivimit të

tij. Në lidhje me paratë e përdorura për fushatë, pyetja është nëse ai e dinte nëse këto

para vinin prej duhanit. Nga vlerësimi i argumentit edhe një herë kuptojmë se

argumenti ad hominem synon të sulmojë argumentin e personit tjetër, duke sulmuar

besueshmërinë e argumentuesit.

Një tjetër ilustrim është ai kur, një argument që fillon të jetë i ligjshëm dështon

të mbështesë pikëpamjen e tij sepse i referohet paqëndrueshmërisë dhe dështimit për

të arsyetuar.156

Tema e debatit në Kongresin Amerikan ne vitin 1813 ishte propozimi

për të pasur më shumë trupa ushtarake kundër Anglisë. Duke folur për opozitën

Josiah Quincy argumentonte se trupat shtesë do të ishin të pamjaftueshëm dhe një

pushtim i Kanadasë do të ishte i pasuksesshëm dhe imoral, që nuk do ta detyronte

Anglinë të negocionte dhe ligji ishte i motivuar politikisht, “si një mjet për avancimin

e ambicieve personale të anëtarëve të Kabinetit Amerikan.”

Ky argument do të kishtë një farë peshe, në qoftë se Quincy do të kishtë dhënë

arsye të mira për të mbështetur idenë e tij. Sidoqoftë, kur Quincy vazhdoi fjalimin e

tij raportohet se ai i quajti kundërshtarët e tij “zvarranikë që shpërndanin në dysheme

jargët e tyre157

. Këtu ai i referohet argumentit abuziv ad hominem, i cili në qoftë se

shkon tepër larg, nuk mund të vazhdojë të jetë më relevant.

Sulme të tilla e çojnë argumentin në një nivel personal dhe i akuzuari mund të

ndihet i detyruar të përgjigjet ashpër. Më tej, sapo argumenti sillet në një nivel

personal, shpesh është shumë tunduese për personin që përgjigjet që të reagojë me një

tjetër sulm të drejtuar kundër sulmuesit. Sapo ndodh kjo gjë, sekuenca e argumentimit

shpesh kthehet në zënie. Lloji i anshëm i argumentit ad hominem shfaqet kur

argumentuesi kritikohet se po mban një qëndrim neutral hetues ndaj një çështjeje,

ndërsa axhenda e tij e fshehur për të anuar vetëm për një anë të çështjes shpalos

anësinë e tij dhe mungesën e besueshmërisë.158

Në studimin e saj, Edda Weigand paraqet një model të ri argumentimi, Modelin

e Lojës së Përzier që fillon më qeniet njerëzore dhe aftësitë e tyre të kompetencës në

performancë. Sipas pikëpamjeve të saj, qeniet njerëzore janë të afta të orientojnë

vetveten në mjedisin rrethues dhe të negociojnë pikëpamje divergjente në lojrat

vepruese argumentuese. Kështu, argumentimi përshkruhet si një lojë e përzierë e

luajtur nga qëniet njerëzore sipas parimeve rregulluese, ekzekutuese dhe konstituive.

Parimet rregulluese ndërmjetësojnë ndërmjet aftësive njerëzore dhe interesave.

Parimet ekzekutuese udhëheqin sekuencën e veprimit në përputhje me strategjitë

konjitive. Parimet konstituive përqëndrohen në komponentët bazë të lojës: veprimi,

dialogu dhe koherenca si ndërveprim i mjeteve të ndryshme komunikative.

Ndërveprimi dialogjik në fushën e argumentimit udhëhiqet nga parimet ekzekutive

dhe parimet e emocionit. Parimet ekzekutive janë parimet që ndikojnë sekuencën e

veprimit të një dialogu. Për aq kohë sa interlokutorët mund t‟i përdorin ato për të

156

Walton, Douglas N. Question-Reply Argumentation. New York: Greenwood Press, 1989. f.56-599 157

Walton, Douglas N. Question-Reply Argumentation. New York: Greenwood Press, 1989. fq.56-599 158

Weigand Edda.(2006). Argumentation: The Mixed Game. Springer. fq.60-82

Page 90: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

80

arritur interesat dhe qëllimet e tyre, parimet ekzekutive përfaqësojnë një pjesë të

brendshme të parimeve retorike në përgjithësi.

Sipas teorisë dialogjike të akteve të të folurit, çdo akt të foluri është ose

veprim ose reagim. Është pikërisht ndërlidhja midis veprimit dhe reagimit që përbën

dialogun. Në një sens të gjerë, argumentimi nënkupton strukturën e plotë dialogjike të

negocimit që rezulton në bazë të pikëpamjeve divergjente. Pra, ai është një lloj

strukture që nënkupton se interlokutorët zgjedhin argumente që janë të dobishme ose

për të mbështetur pozicionin e tyre ose për të dobësuar pozicionin e kundërshtarit.

Çështja e argumentimit është kryesisht një çështje e parimeve specifike në

negocimin e pikëpamjeve konfliktuale, kryesisht që lidhet me mbrojtjen dhe sulmin e

pozicioneve të ndërsjellta duke zgjedhur argumentet e duhura dhe duke u përpjekur

për të arritur në marrëveshje të përbashkët.

Modeli i Lojës së Përzier e përshkruan performancën si një proces joekuilibrues

negocimi, që bazohet në parametra të ndryshëm si : racionaliteti, arsyeja, bindja dhe

emocioni. Weigand e ilustron këtë model me anë të analizës së një debati në

Kuvendin Evropian.

Debati midis Silvio Berlusconi-it dhe anëtarit të Partisë Social-Demokrate

Gjermane, Schulz, përfundoi në një konflikt përpara deputetëve të tjerë në

parlament, sepse njëri prj tyre nuk ariti të menaxhonte përdorimin e arsyes për të

kontrolluar emocionet e tij.

Në terma teorikë të aktit të të folurit, veprimet e Schulz-it përcaktojnë kushtet

fillestare të një loje argumentuese. Në argumentin e tij të fundit kritikues ndaj

Berluscon-it, ai shprehu qartësisht një qëndrim jodashamirës duke aluduar se vendi i

Berlusconit kishte nevojë për një “reformë të vogël”. Më tej ai e përforcon qëndrimin

e tij me anë të ironisë.

Schulz: Megjithatë , unë jam i gëzuar që ju jeni me ne sot dhe unë mund të debatoj me

ju.

Kritika e tij arrin kulmin në :

Schulz: Për këtë i detyrohemi Znj.Nicole Fontaine, sepse në qoftë se ajo nuk do të

kishte bërë një punë kaq të mirë të zvarritjes së procedurave të imunitetit të

Berluscon-it dhe Dell‟Utri-it… ju nuk do të kishit imunitetin e nevojshëm. Kjo është

një e vërtetë tjetër, që duhet thënë këtu sot.159

Duke u bazuar ne modelin e Weigand-it, Schulz-i vepron në bazë të parimit

ekzekutiv. Ai e njeh Berluscon-in dhe e di se ai nuk mund të qëndrojë gjakftohtë.

Kështu, ai përdor strategjinë e provokimit dhe të fyerjes. Është pikërisht përdorimi i

efektshëm i mjeteve retorike, i ironisë thumbuese dhe i insinuatave të fshehura që

çojnë në humbjen e gjakftohtësisë së Berluscon-it.

Ajo që filloi si një lojë argumentuese e bazuar tek arsyeja, tani ndryshon në një

konflikt personal dhe emocional, një zënie që çon në një ofendim ekstrem. Berlusconi

reagon me anë të ironisë sarkastike.

159

Weigand Edda.(2006). Argumentation: The Mixed Game.Springer. f.78

Page 91: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

81

Berlusconi: Do doja të falenderoja anëtarët e tjerë që kanë folur – Z.Graham Watson,

Znj. Monika Frassoni, Z.Francis Wurtz që më uruan sukses në punën time. Sidoqoftë

duhet t‟iu përgjigjem atyre dhe të gjithë atyre që kanë dhënë pikëpamje krejt të

pavërteta për Italinë. Unë i ftoj ata që të vijnë dhe të kënaqen me diçka që qeveria e

Berluskonit nuk ka qenë në gjëndje të zhdukë: shkëlqimin e diellit dhe bukurinë e saj,

100000 monumente dhe kisha, 3500 muzeume, 2500 pika arkeologjike, 4000 shtëpi

historike, të cilat nuk kemi arritur t‟i shkatërrojmë gjatë viteve të fundit. Zoti Schulz,

di që është një regjisor në Itali që po xhiron një film për kampet naziste të

përqëndrimit. Unë do t‟ju sugjeroj juve për rolin e rojes. Do ishe i përsosur për këtë

rol.160

Ironia sarkastike është e lejueshme brenda rregullave parlamentare, por

referenca që bazohet në krahasimin me një roje të kampeve të përqëndrimit është

jashtë caqeve të një sjelljeje të zakonshme qytetare. Shihet qartë se Berlusconi nuk

është në gjendje të kontrollojë emocionet me anë të arsyes.

Reagimi i Schulz-it ndaj kësaj fyerjeje është mjaft i përmbajtur.

Schulz: ….respekti im për viktimat e fashizmit më pengon për të thënë një fjalë të

vetme për këtë. Sidoqoftë, e kam mjaft të qartë në mendje se është shumë e vështirë të

pranosh një situatë ku Presidenti i Këshillit, kur përballet me kontraditën më të lehtë ,

e humbet vetëpërmbajtjen në këtë mënyrë.161

Lufta për vetëpërmbajtje është si një lojë ndërmjet arsyes dhe emocionit. Një

çështje thelbësore mbetet ende e pazgjidhur. Si mund të dallohen aktet e të folurit dhe

të provokimit nga ato të fyerjes? Sipas pikëpamjes së Weigand-it, provokimi është

një përpjekje e llogaritur për të sfiduar kundërshtarin, kurse fyerja përpiqet të lëndojë.

Ndodh papritur, nuk është strategjikisht e planifikuar, nxitet nga emocionet dhe e

qëllon kundërshtarin në një pikë të dobët. Berlusconi e konsideron provokimin si një

fyerje personale dhe refuzon të tërheqë komentin e tij. Cox-i, presidenti i Parlamentit

Evropian shpreh keqardhje për fyerjen ndaj Schulz-it.

Cox: Përpara se ta mbyll këtë debat, doja të thoja se personalisht se ndiej keqardhje

për ofezën e bërë ndaj anëtarit dhe kolegut tonë të respektuar, Z.Schulz.162

Argumenti kthehet në zënie atje ku emocionet fillojnë të dominojnë dhe i

bëjnë aktorët të largohen prej rregullave të debatit. Nëse Berlusconi do i kishte

kontrolluar emocionet e tij, ai mund të hidhte poshtë vërejtjet e Schulz-it. Si rrjedhojë,

do të ishte shmangur fyerja dhe zënia. Megjithatë, tërheqja e Schulz-it dhe aftësia për

t‟u përmbajtur nuk çuan në një sherr të hapur.

160

Weigand Edda.(2006). Argumentation: The Mixed Game.Springer. f.79 161

Weigand Edda.(2006). Argumentation: The Mixed Game.Springer. f.80 162

Weigand Edda.(2006). Argumentation: The Mixed Game.Springer. f.86

Page 92: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

82

2.3 Irrelevanca në debatin politik

Relevanca në argumentimin politik dhe ligjor pranohej si një çështje e

rëndësishme në manualet e lashta të retorikës. 163

Hermagoras Itemnos (150 p.e.s)

cilësohet si ai që ka zhvilluar të ashtuquajturën Teoria Stasis ku projektoi konceptin e

tij të relevancës në argumentim të përqëndruar në aftësinë bindëse të argumenteve në

lidhje me çështje të propozuara politike që përfshinin qytetarët, diskutimet etike, dhe

problemet në gjyq.

Koncepti i relevancës dhe i irrelevancës luan rol të rëndësishëm në studimin

tërësor të argumentimit veçanërisht kur është i domosdoshëm dallimi midis

argumenteve relevante dhe irrelevante. Një argument cilësohet si relevant atëherë kur

është pjesë e një zinxhiri argumentues dhe si konkluzion ka tezën e cila duhet

mbrojtur prej argumentuesit, dhe si irrelevant atëherë kur shkëput vëmendjen e

pjesëmarrësve nga detyra e tyre duke e drejtuar linjën e arsyetimit në një drejtim

joproduktiv. 164

Një prej rregullave të diskutimit kritik është që pjesëmarrësit duhen të përdorin vetëm

argumente relevante për të zgjidhur konfliktin e opinionit. Në qoftë se tema e

diskutimit kritik supozohet të jetë mbi një çështje të caktuar dhe njëri prej

pjesëmarrësve futet në një proces argumentimi që nuk ka lidhje me temën e saj, ky

lloj shpërqëndrimi krijon konfuzion. Pra, për të përcaktuar relevancën ose

irrelevancën e një argumenti duhet të gjykojmë drejtimin e zinxhirit të argumentimit

dhe nëse ai të çon drejt synimit të dialogut.

Në disa struktura të institucionalizuara të argumentimit relevanca mund të jetë

tepër e rëndësishme për të kufizuar debatin joproduktiv që konsumon shumë kohë të

panevojshme. Rregullat e relevancës mund të jenë të kodifikuara në një manual të

rregullave proceduriale dhe një zyrtar i caktuar mund të ketë përgjegjësinë për të parë

nëse këto rregulla ndiqen prej pjesëmarrësve. 165

Në Kuvendin Kanadez, Kryetari i Kuvendit duhet të vendosë nëse argumenti është

relevant ose jo, bazuar në çështjen, llojin dhe fazën e debatit. Në rastet kur një

argumentues këmbëngulës vazhdon për një kohë të gjatë me argumenta që janë disi

relevant, Kryetari i Kuvendit duhet të ndërhyjë për të imponuar relevancën e duhur.

Në tekstet shkollore të logjikës, irrelevanca është kategorizuar si një argument i

rremë. Shumë thirrje emocionale, siç janë shfrimet ndaj frikës dhe keqardhjes si edhe

argumentet ad hominem që përdoren shpesh në argumentim janë të rreme sepse janë

irrelevante.

Ato janë taktika të fuqishme shpërqëndrimi dhe konfuzioni që ngjallin emocione të

fuqishme. Megjithatë, në disa kontekste ato janë relevante. Kështu që, duhet gjykuar

sipas kontekstit nëse janë ose nuk janë relevant. Shumë raste studimore të

163

Walton, Douglas. (2004). Relevance in Argumentation. Lawrence Erlbaum Associates. f.35 164

Walton, Douglas. (2006). Foundamentals of Critical Argumentation. Cambridge University Press.

f.273 165

Walton, Douglas. (2006). Foundamentals of Critical Argumentation. Cambridge University Press.

f.276

Page 93: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

83

argumentimit irrelevant paraqiten prej Copi-it në tekstin e tij mësimor “Hyrje në

logjikë”. Më poshtë kemi një rast tipik irrelevant të cituar prej tij. ( Copi:1968).

Kur merret në shqyrtim një propozim i veçantë për legjislacionin e banesave,

një ligjvënës mund të ngrihet të flasë në favor të projektligjit dhe të

argumentojë se një banesë e këndshme për të gjithë njerëzit është e

dëshirueshme.

Vërejtjet e tij janë atëherë logjikisht irrelevante në lidhje me çështjen në fjalë,

pasi çështja ka të bëjë me masat e veçanta në rastin konkret. Në këtë rast, folësi po

largohet nga diskutimi konkret për vlerësimin e ligjit. Pa dyshim, që secili bie dakort

se një banesë e këndshme për të gjithë njerëzit është e dëshirueshme. Çështja është

nëse kjo masë e veçantë do të jetë në gjendje ta sigurojë atë dhe në qoftë se është

kështu a do të jetë më e mirë se çdo alternativë tjetër praktike? Argumenti i folësit në

këtë kontekst është një argument i rremë ignoratio elenchi sepse konkluzioni është

irrelevant.166

Sipas Copi-t, arsyeja pse argumenti në këtë rast konsiderohet si argument i

rremë ignoratio elenchi është se ligjvënësi duhet t‟i kufizojë argumentet e tij ndaj

çështjeve që janë relevante në lidhje me projektligjin specifik të banesave që merret

në shqyrtim në debat. Në vend të kësaj, ai argumenton në një mënyrë retorike duke

deklaruar se “të gjithë njerëzit duhet të kenë shtëpi të këndshme.”

Në qoftë se një argumentues vazhdon me argumente të njëpasnjëshme

irrelevante atëherë rreziku është që argumentet relevante nuk dëgjohen dhe, si

rrjedhojë, dështon qëllimi i debatit. Rreziku në rastin konkret është se senatori mund

të mbajë një fjalim shumë të kënaqshëm para dëgjuesve, për mënyrën se si të gjithë

njerëzit meritojnë të kenë një shtëpi të mirë, saqë shumica e senatorëve binden për të

votuar projektligjin. Rreziku është që ky argument megjithëse është irrelevant mund

të jetë psikologjikisht i suksesshëm për të bindur senatorët ta pranojnë atë.

Në një tjetër rast irrelevance në debatin politik, tema e debatit ishte një ligj i

ideuar për të reduktuar vështirësitë financiare për punonjësit e mbetur pa punë nga

industritë e veçanta të qeverisë. Në mesin e debatit, Thomas Siddon lexoi një listë të

emrave të qyteteve e tha se “Shumë njerëz në këto qytete janë zemërthyer….” Madje

më tej ai kërkoi të ngjallte keqardhje, duke cituar rastin e një gruaje të moshuar që

megjithëse ka një problem të rëndë mjekësor “operon një dyqan të vogël në

Hekurudhën Kombëtare Kanadeze.”167

Fjalimi tingëllonte si retorikë politike që ka si

qëllim të bëjë një thirrje masive, por është e paqartë sesi çështje të tilla mund të jenë

të lidhura me debatin. Në këtë pikë, folësi e kundërshtoi fjalimin e Z. Sidon, duke e

quajtur atë irrelevant.

Forca e argumentit irrelevant ka më shumë pasoja të rrezikshme në

argumentimin ligjor. Argumente të tilla mund të korruptojnë jurinë. Rasti klasik

166

Walton, Douglas. (2004). Relevance in Argumentation. Lawrence Erlbaum Associates. f.4 167

Walton, Douglas. Relevance in Argumentation. Mahwah, NJ: Lawrence Erlbaum Associates, 2004.

f. 251

Page 94: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

84

ndodh në gjyq.168

Në përpjekjen për të provuar se i pandehuri është fajtor për vrasjen,

prokurori mund të argumentojë gjerësisht se vrasja është një krim i tmerrshëm. Ai

mund edhe të ketë sukses për të arritur në këtë konkluzion. Por, kur ai nga vërejtjet e

tij dëshmon për tmerrin e vrasjes për të cilën personi është fajtor, ai përdor argumentin

e rremë ignoratio elenchi. Në qoftë se prokurori ka dhënë një pamje tepër prekëse të

tmerrit të vrasjes, juria mund të jetë kaq e irrituar prej tmerrit dhe mosaprovimit të

ngjallur tek ata, saqë ata do të shtyhen për të marrë një vendim fajësie më shpejt sesa

në rastin kur prokurori do të jepte thjesht prova se i akuzuari e ka kryer krimin.

Gjykatësi ka detyrimin për ta ndaluar linjën argumentuese të prokurorit në qoftë se ai

del jashtë çështjes për të përmbushur detyrën e tij për të sjellë prova.

2.3.1 Në Kuvendin e Shqipërisë

Pas kritikave të Bashkimit Europian se kriza politike dhe marrëdhëniet e

vështira ndërmjet partisë kryesore dhe asaj të opozitës kanë qenë pengesë për

integrimin e Shqipërisë në Europë, debati kuvendor u përqëndrua në nevojën e një

kompromisi politik. Për deputetët socialistë të partisë opozitare, oferta e re për të

hetuar materialet zgjedhore është një mundësi e mirë për të zgjidhur krizën që, sipas

tyre, ka pushtuar të gjitha institucionet shqiptare. Socialistët nuk e pranuan rezultatin e

zgjedhjeve vendore dhe pretenduan se procesi i votimit ishte i manipuluar. Deputetët e

të dyja palëve i paraqesin këndvështrimet e tyre me një qëndrim fajësues dhe

mbështeten në strategjitë dhe mjetet gjuhësore bindëse për të formuluar argumentet e

tyre.

Arben Ahmetaj (Partia Socialiste): Unë dua t'ju kujtoj se raporti e filloi citimin e tij

me amendamentin e dytë të traktatit. Cila është arsyeja?Amendamenti numër dy është

duke i treguar këtij vendi se: Këtu, nuk ka demokraci. Këtu, nuk ka drejtësi. Këtu, nuk

ka barazi ndaj ligjit. Këtu dinjiteti njerëzor është cënuar. Oferta jonë është në

tavolinat tuaja. Nuk ka më asnjë alibi për kushtetutë retorike. Shqipëria nuk ka nevojë

për refuzime të mëtejshme. 169

Për të justifikuar kërkesën e tij për t'u marrë parasysh oferta e partisë opozitare

për të hetuar materialet e votimit, deputeti socialist e pozicionon veten në një qëndrim

kritik ndaj palës tjetër për situatën e keqe në vend, e cila është shumë larg standardeve

evropiane të integrimit. Për të arritur efektshmërinë bindëse, folësi monovron në

mënyrë strategjike duke përdorur mjetet e prezantimit.

Sipas van Eemeren-it dhe Houtlosser-it, ato përfshijnë një zgjedhje se si duhen

përdorur lëvizjet argumentuese në një mënyrë sa më të efektshme. Argumentuesit që

manovrojnë strategjikisht përpiqen t‟i prezantojnë pikëpamjet e tyre në një mënyrë sa

më të pranueshme. 170

168

Copi, Irving M, Cohen Carl. Introduction to Logic. Prantice-Hall, Inc., 1994. f.13-72 169

http://www.youtube.com/watch?v=9sVaNsUaL1M. Përplasjet në Parlamentin Shqiptar 170

Van Eemeren Frans H. 2010. Strategic Maneuvering in Argumentative Discourse. John Benjamins

Publishing Company. f.94

Page 95: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

85

Zgjedhjet prezantuese në ligjërimin argumentues me anë të figurave letrare,

konsiderohen si një mjet i dobishëm në analizimin e manovrimit strategjik. Z.Ahmetaj

përpiqet të tërheqë vëmendjen e dëgjuesve duke e paraqitur pikëpamjen e tij me një

pyetje retorike. Pyetjet retorike përdoren për të theksuar dhe për të nxjerrë

përfundime.

Vërejtja e tij e fundit se “Shqipëria nuk ka nevojë për refuzime të mëtejshme”

e përmbush këtë funksion me anë të paraqitjes së fjalisë faktike deduktive e përligjur

nga faktet e dhëna. Këto fakte paraqiten si pohime të drejtpërdrejta gjuhësore dhe

parakushte të vetëkuptueshme të ndërfutura në strukturat paralele. Paralelizmi është

një figurë e ligjërimit që shton ekuilibrin dhe ritmin dhe i shton qartësi fjalisë. Pra,

shihet se ai i përshtatet më së miri qëllimit të folësit për të paraqitur argumentin e tij

me një qëndrim kritikues. Për deputetin tjetër socialist (Taulant Balla) faji duhet

hedhur tek kryeministri.

Taulant Balla (Partia Socialiste): Raporti i Komisionit Europian është pasqyrimi i

realitetit shqiptar. Personi i cili është pengesa e vërtetë për integrimin e vendit është

Sali Berisha. Komisioni ka të drejtë kur thotë se qeveria nuk është e gatshme për ta

zgjidhur krizën. Oferta e Partisë Socialiste është e vetmja shpresë për të dalë nga

kriza politike. 171

Duke përdorur parakushte faktike të renditura në konkluzione logjike të

njëpasnjëshme, folësi përpiqet të arrijë efektshmërinë retorike për të bindur dëgjuesit

të votojnë ofertën e tyre, pasi kjo është mundësia e vetme për të dalë nga kriza. Folësi

përdor gjithashtu strategjinë e ndarjes së termave duke i vënë fajin kryesisht kreut të

qeverisë dhe jo qeverisë. Duke bërë një ndarje të tillë, ai po thekson humbjen dhe e

përshkruan situatën si të pashpresë në përpjekje për të bindur deputetët kundërshtarë

të rinumërojnë votat, pasi kjo është e vetmja alternativë.

Eduard Halimi (Partia Demokratike): Ishit ju ata që prej një viti, nuk votuat asnjë

ligj, madje as ligjin për gjykatën administrative dhe atë për drejtësi dhe kodin penal,

bazuar në pretendimin absurd të hapjes së kutive të fletëve të votimit, të cilat në fakt

nuk donit që të hapeshin. Sot, shkoni t‟u kërkoni falje shqiptarëve dhe premtoni se do

t'i votoni ato sa më shpejt të jetë e mundur, për të mos bllokuar integrimin e vendit.

Ishit ju ata që refuzuat çdo ofertë të bërë nga ne gjatë vitit, për çdo amendament, dhe

çdo ligj. Sot, shkoni dhe i kërkoni falje popullit shqiptar dhe premtojini se kjo nuk do

të ndodhë kurrë. 172

Për deputetin demokrat faji për integrimin evropian duhet të bjerë mbi partinë

opozitare. Përdorimi i strukturave paralele gjuhësore ndihmon për të nxjerrë në pah

dhe shprehur qartë pretendimin se është faji partisë së opozitës që nuk është votuar

asnjë lloj ligji dhe prandaj, ata duhet t'u kërkojnë falje qytetarëve shqiptarë. Nëpërmjet

171

http://www.youtube.com/watch?v=9sVaNsUaL1M . Përplasjet në Parlamentin Shqiptar. 172

http://www.youtube.com/watch?v=9sVaNsUaL1M . Përplasjet në Parlamentin Shqiptar.

Page 96: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

86

fakteve dhe përsëritjeve, deklaratat janë të qarta, të qëndrueshme dhe bindëse. Folësi

përpiqet të manovrojë strategjikisht duke bërë një ndarje ndërmjet dy partive përmes

përdorimit deiktik të përemrit në numrin shumës ju i cili referencialisht përfaqëson

socialistët. Në këtë mënyrë, ai e polarizon çështjen në një këndvështrim që iu

përshtatet deputetëvë të tjerë të partisë së tij duke mbajtur një qëndrim mbrojtës ndaj

demokratëve dhe fajësues ndaj socialistëve.

S. Berisha (ish-Kryeministër) : Në zgjedhjet të cilat u fituan me premtime globaliste

të tipit alla Papandreu, në zgjedhjet të cilat u përdorën shuma marramendëse të

parave të pista, ne demokratët e vendit i njohëm rezultatet. Në përputhje me një kod

moral të politikës dhashë dorëheqjen, ndonëse, dhjetëra mijëra demokratë kërkonin të

mos bëja atë gjest. Me hapin e parë në parlament pas zgjedhjes së kryetarit të

parlamentit, opozitës i‟u shpall luftë nga kreu i maxhorancës i cili është unik në

Shqipëri në Ballkan, në Europë.

Lexoj këtu pamfletin e urrejtjes ndaj opozitës. Ai shpalli këtu epokën e

rrënimit, epokën tuaj, epokën e Shqipërisë demokratike. Ai krahasoi 22 qershorin me

22 marsin, përmbysjen e etërve të tij.

Gabohesh rëndë ti që mendon se ne jemi të dërrmuar. Ne jemi partia e vlerave dhe e

betimit. Harroje, dhe paraardhësit e kanë menduar një gjë të tillë dhe ua kemi faktuar

se sa të dërrmuar jemi ne. Nuk dërrmohemi ne. Ne besojmë në vlera, ne besojmë në

parime, ne e kemi ndërtuar Shqipërinë, por ne u larguam nga salla sepse dokumenti

që u paraqit këtu ishte çdo gjë tjetër, por jo program. Ishte një urrejtje ndaj opozitës,

ishte një përsëritje e mega mashtrimeve alla Papandreu ndaj shqiptarëve. Në qoftë se

u ke marrë votën duke i mashtruar, i bindur të jesh ti që ne nuk do të njohim kufij,

nuk do të lëmë betejë pa zhvilluar, për të çuar në piedestal dinjitetin e nëpërkëmbur të

qytetarëve të lirë shqiptarë.

E.Rama (Kryeministër): Ju ikët nga salla pa e dëgjuar paraqitjen time të programit

qeverisës. Fatmirësisht, jo të gjithë, dhe gjej këtu rastin të falenderoj ata që nuk e

ndoqën atë vijë të kërrusur sjelljeje. Por, përmbajtja e fjalëve që dëgjuat dhe do të

dëgjoni sot e mot nga unë në këtë sallë nuk ka të bëjë as me urrejtjen ndaj jush, as me

dhunën mbi ju.

Unë nuk jam zgjedhur që t‟ju pëlqej juve kur flas (larg qoftë), as idetë apo vendimet e

mia të gëzojnë medoemos pëlqimin tuaj, dhe as që qeveria që unë drejtoj t‟i ngjajë

qeverisë suaj (mos o Zot!), që e çoi Shqipërinë në drejtim të gabuar. Kam 15 vjet që ju

ndjek me pamundësi prezence dhe as të drejtë replike në këtë sallë ku besoj se emrin

tim gjithë këto mure do ta mbajnë mend përjetësisht për aq shumë sa e keni

përgojuar, cënuar, përbaltur personalisht me fis e me farë, por dëgjojeni dhe mbajeni

mend mire se çfarë do t‟ju them sot: jo vetëm kur mora fjalën për herë të parë në këtë

kuvend seancën e shkuar, por për aq vite sa detyra do t‟ma kërkojë të marr fjalën në

këtë sallë, personalja, fisi dhe fara e kundërshtarit s‟kanë qenë dhe s‟do të jenë

ndonjëherë pjesë e përmbajtjes së fjalës time. Por ama, nga ana tjetër, sa më parë ta

fshini nga mendja iluzionin se unë do t‟ju kursej në këtë foltore për të pabërat e

Page 97: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

87

lebetitshme që ka bërë kjo qeverisja juaj, aq më të lehtë do ta keni të ngjiteni në

nivelin e minimumit jetik të mirësjelljes mes njerëzve këtu në mes të Europës.173

Gjuha e përdorur në këtë debat parlamentar mes Z.Rama (Kryeministër) dhe

Z.Berisha (ish-Kryeministër) paraqitet tejet e ashpër dhe e ngarkuar me nota fajësuese

e negative. Argumentet e Z.Berisha kundër Z.Rama lidhen me deklarata të

mëparshme të Z.Rama, me paraqitjen e programit të Partisë Socialiste si edhe me

fitoren e zgjedhjeve nga ana e socialistëve. Zgjedhja e kësaj tematike strategjike e

vendos Z.Rama në një pozicion të pafavorshëm politik.

Sipas Z.Berisha, pas zgjedhjeve ai është përballur me urrejtje dhe diskriminim

nga Z.Rama dhe ndaj kësaj kundërpërgjigjet me deklarimin se demokratët nuk

dërrmohen. Faktin e largimit nga salla ai e justifikon me faktin se programi i

prezantuar nga socialistët nuk mund të ketë qenë program. Në lidhje me zgjedhjet ai

deklaron se ato u fituan në mënyrë të pandershme e me premtime të rreme.

Deklaratat negative që bien mbi Z.Rama në lidhje me këto çështje të

rëndësishme të aspektit drejtues të pozicionit të kryeministrit përbëjnë një sulm të

drejtpërdrejtë ndaj tij. Duke e karakterizuar kundërshtarin e vet brenda kontekstit të

cilësive negative, nëpërmjet strategjisë së polarizimit (ne/ti) Berisha e paraqet forcën e

tij politike nën dritën e aspektit pozitiv. Ai i karakterizon demokratët si njerëz të

vlerave, të betimit dhe guximtarë për të luftuar për dinjitetin e nëpërkëmbur të

qytetarëve të lirë Shqiptarë. Paralelizmi dhe fjalët emotive nxjerrin në pah tonin

indinjues dhe fajësues.

Z. Rama kundërpërgjigjet me kundërargumente nëpërmjet teknikës së

polarizimit dhe elementit të etosit. Ai e pozicionon veten në kontrast mes pozitives

dhe negatives ku kjo e fundit përfaqësohet prej kundërshtarit të vet. Impakti bindës

mbi dëgjuesit kërkon që të përcjellë mesazhin e besueshmërisë në aftësitë dhe

potencialin e tij, përmes karakterizimit negativ të besueshmërisë së kundërshtarit.

Në pohimet e argumentit të tij që paraqiten në formë deklarimesh të formës

negative, mesazhi i transmetuar është se ai është krejt ndryshe nga kundërshtari i tij

politik i cili perfaqëson urrejtjen, dhunën, drejtimin e gabuar, fyerjen dhe mungesën e

vërtetësisë. Në qoftë se do ta rindërtonim argumentin në vetën e tretë do të kishim

deklarime të tilla si:

Përmbajtja e fjalëve të tij përcjell urrejtje dhe dhunë ndaj jush.

Ai u zgjodh për t‟u pëlqyer juve kur fliste.

Qeveria që ai drejtoi e çoi Shqipërinë në drejtim të gabuar.

Personalja, fisi dhe fara e kundërshtarit kanë qenë dhe do të jenë pjesë e përmbajtjes

së fjalës së tij.

Në qoftë se e paraqesim në vetën e parë do të kemi:

Përmbajtja e fjalëve të mia nuk përcjell urrejtje dhe dhunë ndaj jush.

173

http://www.youtube.com/watch?v=9sVaNsUaL1M

Page 98: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

88

Unë nuk jam zgjedhur që t‟ju pëlqej juve kur flas

Qeveria që unë drejtoj nuk i ngjan qeverisë që e çoi Shqipërinë në drejtim të gabuar

Personalja, fisi dhe fara e kundërshtarit s‟kanë qenë dhe s‟do të jenë pjesë e

përmbajtjes së fjalës sime.

Pra, kundërargumenti i Z.Rama hedh poshtë fajësimin e kundërshtarit duke e

portretizuar atë si tepër negativ. Fraza emotive me nje konotacion të fortë negativ “të

pabërat e lebetitshme të qeverisë suaj” e përforcon këtë negativitet.

Në replikat e mëposhtme, akuzat ndaj qeverisë janë për përfshirje në trafik

droge. Argumentet akuzuese dhe kundërargumentet akuzuese zhvillohen me një stil

sarkastik dhe paksa humoristik. Berisha përdor tonin e fortë akuzues dhe fyes duke e

krahasuar Ramën me një fjalë abstrakte emërore “përbetim” që synon ta cilësojë atë

si gënjeshtar.

Në anën tjetër, Rama kundërpërgjigjet me një ton të fortë sarkastik duke

përdorur një shkallë të lartë ironie dhe i krahason avionat me mushkonjat. Dhe kjo

linjë replike vazhdon edhe më tej duke dalë jashtë normave dialektike dhe retorike.

Berisha: Sipas burimeve të pakundërshtueshme të forcave të armatosura të cilët kanë

informuar me kohë të përbetuarën këtu para jush mbi genjeshtrën se kjo po ndodh, ky

përbetim është një njeri i papërgjegjshëm, Edi Rama, i cili ka filluar të gllabërojë

pronat e ushtrisë në mënyrë të paimagjinueshme. Këtu do vijnë dosjet e vjedhjeve

tuaja.

Rama: Nuk janë avionë, janë mushkonjat që kanë 25 vjet qysh se doktori mori shtetin

në dorë qe nuk i gjëmon më njeri, nuk ju hedh më njeri asnjë lloj helmi dhe kështu që

janë kthyer si avionë të droguar që pickojnë vazhdimësisht opozitën sot, dhe opozita

me drogën që merr nga mushkonjat vjen këtu e pickuar dhe përpiqet të pickojë

opinionin publik.

Berisha: Kësaj here konupi nuk ju shpëton dot, do t‟ju hajë të gjithëve ju.

Rama: Sa ishit ju në pushtet i hapët rrugën konupit dhe e bëtë vijë ajërore për drogë.

Berisha: Në qoftë se ti i thua opozitës për cdo gjë “shko në Prokurori” , duhet të

mendohesh mirë se ti përjashton opozitën nga Parlamenti, dhe opozita ka vetëm dy

rrugë, ose të ikë nga Parlamenti ose t‟u kërkojë mbështetësve të saj të vijnë të

zhbllokojnë Parlamentin.174

2.4 Ligjërimi politik në Shqipëri

175

"Raporti i ligjërimit politik në Shqipëri analizon ligjërimin e dy figurave

kryesore politike, Kryeministrit Sali Berisha dhe Kryetarit të Partisë Socialiste Edi

Rama, si edhe 5 nga gazetat kryesore (Panorama, Shekulli, Shqip, Mapo dhe Gazeta

Shqiptare) në vend gjatë dy periudhave - 3 muaj përpara dhe 3 muaj pas zgjedhjeve të

2009-ës, dhe atyre të 2011-ës. Studimi është kryer nëpërmjet programeve

174

http://www.youtube.com/watch? 175

http://www.academia.edu/2411311/Raporti_i_Ligjerimit_Politik_ne_Shqiperi

Page 99: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

89

kompjuterike bashkëkohore për analizën e përmbajtjes për t‟u dhënë përgjigje këtyre

pyetjeve:

Si e përshkruajnë Sali Berisha dhe Edi Rama njëri-tjetrin? Mbi çfarë baza bëhen këto

përshkrime (karakter personal, arritje, ideologji)? Sa të ngjashme janë këto

përshkrime? Sa përputhet ligjërimi i aktorëve në secilin krah politik me ideologjitë

përkatëse politike (e majta dhe e djathta)? Si trajtohen gratë, feja dhe minoritetet në

ligjërimin e pushtetit, opozitës dhe shtypit të shkruar? Si trajtohet integrimi në BE në

ligjërimin e pushtetit, opozitës dhe shtypit të përditshëm? Si trajtohen institucionet në

ligjërimin e pushtetit, opozitës dhe shtypit të shkruar?

Për pyetjen e parë, studimi del në konkluzionin se të dyja figurat kryesore

politike në Shqipëri e përshkruajnë njëri-tjetrin me një gjuhë plotësisht negative.

Kritikat mbi performancën përbëjnë vetëm rreth 50% të kritikave ndaj kundërshtarit,

ndërsa pjesa tjetër janë kritika personale të karakterit, apo krahasime të përgjithshme

me rezonanca negative. Ligjërimi negativ ka ardhur në rritje në periudhën menjëherë

para dhe pas zgjedhjeve.

Sipas studimit, 45% e ligjërimit të secilit prej aktorëve politikë që i kushtohet

tjetrit nuk është konstruktiv e demokratik, por tejet agresiv dhe emocional. Ai

karakterizohet nga fyerje të drejtpërdrejta ose jo të drejtpërdrejta, personale dhe

krahasim i kundërshtarit me tipare politike të së kaluarës ose figura politike botërore

me imazh negativ. Prania e akuzave personale e bën të vështirë dialogun midis dy

palëve, si dhe ul debatin në nivele të papranueshme në një shoqëri demokratike. Në

këtë studim, është përdorur analiza e përmbajtjes nëpërmjet kompjuterit ku ekspertët

dhe kompjuteri ekzaminojnë rezultatet në hapa të ndryshëm.

Në tërësi u analizuan 246 deklarata të Ramës dhe 547 deklarata të Berishës.

Deklaratat përfshijnë deklarata të dhëna në parlament, në shtyp, nga selitë e secilës

parti, apo takime në rrethe. Në bazë të fjalëve të gjetura në tekstet e fjalimeve u krijua

një fjalor me tri kategori: Karakteri, Performanca dhe Përkatësia. Secila nga këto tri

kategori përmban fjalë përshkruese negative, që Berisha dhe Rama përdorin për njëri-

tjetrin. Kategoria e karakterit përmban 281 fjalë përshkruese negative (si për shembull

injorancë, turp, mllef, kokëfortësisht, arrogant, s‟ka vizion, horr, „ia mbathi‟, piktor

dështak, strofkullën, nastradinizmi, etj.

Kategoria e performancës i referohet veprimtarisë publike të kundërshtarit

bërë në formë vlerësimi dhe gjykimi (përfshi dhe paragjykimin apo spekulimin). Ajo

paraqitet në dy forma si: veprimtari personale e politikanit (Rama; Berisha), por edhe

e zyrës që ai mban (Bashkia; Kryeministria). Performanca është parë si proces,

gjendje dhe si rezultat i punës së kryer nga secili. Kështu fjalët që i përkasin kësaj

kategorie janë: krizë, vjedhje, kontrabandë, sundon, keqqeverisje, kontrollon,

deformim, korrupsion, pasuron familjen, paaftësi, përfitim, monopol, karrige,

papunësi, etj.

Kategoria e përkatësisë e cila përmban 103 fjalë negative, përfshin ato

cilësime që një ligjërues bën për tjetrin duke e identifikuar atë me një grup të caktuar.

Zakonisht ky përcaktim i përkatësisë ka si qëllim denigrimin e figurës së tjetrit, duke e

bërë pjesë të grupeve stereotipike me rezonanca kulturore (kryesisht negative) si

regjimi i mëparshëm, grupe elitaret (përfshi këtu nënkuptimin e një oligarkie apo

Page 100: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

90

autoritarianizmit) apo ato që kryejnë aktivitete të paligjshme. Në këtë kategori bëjnë

pjesë fjalë si: oborrtarët, (politika) e vjetër, Gërdeci, familjare, kulla e pushtetit,

klani, mafia, komunist, bandë, taraf, 99-shat, daja, etërit, puçistët, anti-globalist,

malavitë, miliarderë dhe droga.

2.4.1 Rezultatet e raportit në lidhje me ligjërimin politik176

Grafiku 1 është një krahasim midis totalit të deklaratave të Ramës me ato të

Berishës për sa i përket kategorive të identifikuara. Siç duket nga ky grafik, Rama

përdor më shumë kritika dhe përshkrime negative ndaj Berishës në lidhje me

karakterin dhe performancën, por relativisht më pak ligjërim negativ sesa Berisha në

lidhje me përkatësinë. Kjo do të thotë se në periudhën gjashtëmujore në vitin 2009

dhe 2011 (përkatësisht tre muaj para dhe pas zgjedhjeve) Rama ka bërë më shumë

kritika në total ndaj Berishës për dy nga tri kategoritë.

Në dokumentet e Ramës, fjalët negative për karakterin e Berishës përbëjnë

10.7% të fjalëve në total, fjalët negative për Performancën përbëjnë 17.7% të fjalëve,

ndërsa fjalët negative për Përkatësinë përbëjnë 3.8% të totalit. Në dokumentet e

Berishës, fjalët negative për karakterin e Ramës përbëjnë 3.6% të fjalëve, ndërsa

performanca dhe karakteri përbëjnë 7.6% dhe 2% përkatësisht. Këto përqindje janë

mjaft të larta për të dy politikanët kur marrim parasysh se mbi 50% e fjalëve në shqip

janë lidhëza, parafjalë, nyje apo fjalë të tjera pa përmbajtje të mëvetësishme.

Grafiku 2.1: Krahasimi i ligjërimit negativ të Berishës dhe Ramës (me numrin tërësor

të deklaratave të secilit në 2009 dhe 2011)

Grafiku 1 tregon, për shembull, se për karakterin e Berishës, Rama ka përdorur

2500 fjalë të veçanta negative ndaj tij në të gjitha deklaratat e tij (246), ndërsa në të

176

http://www.academia.edu/2411311/Raporti_i_Ligjerimit_Politik_ne_Shqiperi

Page 101: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

91

gjitha deklaratat e Berishës (547) ai ka përdorur rreth 1800 fjalë të veçanta negative

ndaj Ramës.

Kur standardizohen dokumentet dhe krahasohen sesa fjalë negative për çdo kategori

përdor secili politikan për çdo 10,000 fjalë që ai flet, atëherë rezultatet janë si në

grafikun 2 më poshtë. Siç duket qartë në këtë figurë, për segmente të njëjta deklarate,

Rama përdor më shumë përshkrime negative ndaj Berishës dhe se shumica e tyre

është mbi performancën e këtij të fundit.

Grafiku 2.2: Krahasimi i ligjërimit negativ të Berishës dhe Ramës

(të njëjtat dokumente si Grafiku 1, por me frekuenca të standardizuara)

Për të parë krahasimin edhe më qartë, më poshtë janë vendosur ndarjet në kategori të

ligjërimit negativ të secilit. Grafikët tregojnë se të dy politikanët janë përafërsisht të

njëjtë në përqindjen që kritikojnë karakterin, performancën dhe përkatësinë e

kundërshtarit. Në fjalimet e tyre, të dy i fokusojnë mbi 50% të kritikave tek

performanca e kundërshtarit si aktor politik, ndërsa pjesa tjetër (përafërsisht 45%)

është kritikë personale karakteri apo krahasime të kundërshtarit me grupe dhe figura

politike me rezonanca negative.

Page 102: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

92

Grafiku 2.3: Ndarja e ligjërimit negativ të Ramës dhe

Berishës brenda dokumenteve të secilit.

2.5 Debati në Parlamentin Hollandez

Në Parlamentin Hollandez, debati mund të karakterizohet si diskutim tepër

formal dhe që përdor shumë pak taktika retorike. Kjo mënyrë e debatimit, e ka

origjinën në formimin e parlamentit gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 19-të.

Analizat historike të origjinës dhe zhvillimit të Parlamentit modern Hollandez, kanë

treguar se sa shumë themeluesit e tyre në shekullin e 19-të, synonin një ideal dialektik

kur formuan parlamentin e ri. 177

Në parlamentin e tyre ideal, anëtarët do të arrinin të "vërtetën" përmes debatit

të denjë, të lirë dhe racional. Megjithatë, në disa pika të historisë, anëtarë të veçantë

dhe parti të ndryshme politike e kanë sfiduar këtë kulturë dhe traditë të debatit në

Parlamentin Hollandez. Në një fjalim gjatë një debati mbi "aktivizimin islamik",

Z.Wilders bëri thirrje për ndalimin e Kuranit dhe argumentoi se "Islamizimi i

Hollandës" duhej të merrte fund. Ai i mbron deklaratat e tij më ekstreme me një

thirrje për të drejtën e lirisë së fjalës, ndërsa në të njëjtën kohë ua mohon prerazi këtë

të drejtë myslimanëve.

Sipas tij, Kurani duhet të ndalohet dhe të përjashtohet. Ai e quajti Ministren e

Integrimit, Ella Vogelaar, "të krisur" dhe kjo shkaktoi reagime tek deputetët e tjerë,

duke kundërshtuar idetë e tij, duke theksuar mospërputhjen e strategjisë së tij retorike,

si dhe duke pretenduar se ai angazhohet në fjalimet e urrejtjes që nxisin dhunë.

Megjithatë, duke shkelur etikën politike ai ende vazhdon të mbajë një qëndrim

radikal. Fragmenti i mëposhtëm ilustron debatin argumentues midis deputetëve178

.

Z. Wilders (Partia për Liri): Ministrja Vogelaar dëshiron të ndihmojë Islamizmin që

të zërë rrënjë në shoqërinë holandeze. Ajo, për mua, tregon në këtë mënyrë, se ka

177

van Haaften Ton, Jansen Henrike, De Jong Jaap and Koetsenruijter Williem. 2011. Bending

Opinion: Esssays on Persuasion in the Public Domain. Leiden University Press. f.349 178

van Haaften Ton, Jansen Henrike, De Jong Jaap and Koetsenruijter Williem. 2011. Bending

Opinion: Esssays on Persuasion in the Public Domain. Leiden University Press. f.351-354

Page 103: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

93

luajtur mendsh. Ajo në këtë mënyrë po tregon se po tradhëton kulturën hollandeze.

Ajo në këtë mënyrë tregon se nuk e kupton që shumë hollandezë nuk e duan

islamizimin e Hollandës. Mua kjo gjë më duket e tmerrshme dhe i kërkoj asaj tani të

marrë mbrapsht këto fjalë. I kërkoj asaj të kundërshtojë islamizimin dhe ta tërheqë

deklaratën e saj se Hollanda do të ketë një traditë të fesë islamike. Nëse ajo nuk është

dakord me këtë - ne do të jemi të detyruar të tërheqim besimin tonë tek ajo.

Me ton ekzagjerues dramatik dhe gjuhë të qartë, të karakterizuar nga

përdorimi i strukturave paralele, përsëritjeve, dhe fjalive kushtore, Z. Wilders përdor

strategjinë e diskutimit të trysnisë mbi kundërshtarin, duke e quajtur atë "të krisur"

dhe duke i kërcënuar pozicionin e punës.

Ai po sulmon drejtpërsëdrejti dhe personalisht palën tjetër duke përdorur gjuhë fyese

dhe një argument ad hominem. Ky lloj argumenti përshkruhet si një sulm i

drejtpërdrejtë aspak profesional në të cilën pala kundërshtuese përkufizohet si e

trashë, e pandershme, e pabesueshme, ose negative një farë mënyre.

Ai gjithashtu polarizon ndryshimin e opinionit duke krijuar një opozitë

kundërshtuese ndërmjet dy grupeve të përfaqësuar nga njëjësi "ajo" dhe shumësi "ne",

duke shtrembëruar në këtë mënyrë pikëpamjet e partisë politike kundërshtare.

Argumenti i tij është logjikisht jokoherent dhe një sulm i drejtpërdrejtë strategjikisht i

hartuar për të krijuar ndarje dhe qëndrime negative kundrejt ministres.

Z.Slob (Bashkimi Kristian): Ju po flisni për vlera dhe norma. Ju dëshironi që të

drejtoni një debat dhe e nisni atë në një mënyrë shumë të rëndë. Kjo është e drejta

juaj. Është detyra jonë si përfaqësues për t‟a bërë këtë, por kur ne e bëjmë një gjë të

tillë, supozohet se duhet të tregojmë respekt për të tjerët. Ne gjithmonë duhet të

mundohemi për mirësinë dhe paqen jo vetëm në shoqëri por edhe në marrëdhëniet

tona reciproke. Pikërisht në këtë drejtim unë e konsideroj shumë të papërshtatshme

nga ana juaj "vlerësimin e kapacitetit intelektual të ministres" në vend që ta diskutoni

problemin me të. Kjo vlen për çdo gjë që ju thatë për islamikët gjithashtu. Ju

ndonjëherë nxirrni në pah çështje të ndjeshme. Dikush mund të bëjë këtë, por duhet

gjithashtu të bindë të tjerët që të mbajmë shoqërinë hollandeze të bashkuar në gjithë

shumëllojshmërinë e saj.

Fryma pozitive konstruktive e debatit gjatë gjithë fjalimit të Z.Slob është një

shembull i mirë i tonit të duhur dhe stilit formal që një deputet duhet të adoptojë në

parlament. Kjo shprehet në konotacionin pozitiv të fjalëve të tilla si: mirësi, paqe,

diversitet, respekt, vlera. Është e qartë se, Z.Slob është kundër qëndrimit të Z.Wilder

ndaj Islamit dhe mungesës së respektit për ministren, megjithatë ai e shpreh këtë në

një ton të moderuar dhe të respektueshëm. Ai mundohet të jetë i kujdesshëm për të

ruajtur etikën e duhur të fjalimit duke mos përsëritur asnjë frazë fyese.

Z.Wilders (PVV): Unë nuk do përpiqem të jem ndarës. Unë thjesht po them të

vërtetën. Nuk ka të bëjë me krijimin e ndarjes. Sikur më shumë njerëz të shprehin atë

që i shqetëson! Sikur më shumë njerëz të thonë se ata janë të ngopur me kabinetin

Page 104: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

94

duke kërkuar rrugëzgjidhje në drejtime të tjera kur lindin probleme me myslimanët

dhe Islamin! Sikur më shumë njerëz të thonë se kufijtë duhet të mbyllen më në fund,

sepse politika e emigracionit, që nga vitet gjashtëdhjetë është përgjegjëse për faktin se

Hollanda nuk ka qëndruar Hollandë! Më shumë njerëz duhet të thonë këtë gjë.

Përsëri, Z. Wilders përdor paralelizmin e zgjeruar për t‟i dhënë fjalimit të tij

një ton dramatik dhe mbrojtës. Për të kritikuar drejtpërsëdrejti qëndrimin e shkujdesur

të qeverisë, ai përdor fjali thirrmore dhe hiperbolën kur deklaron se Hollanda nuk

është më Hollandë. Ai përdor gjithashtu fjali faktike të marra si të mirëqëna dhe jo

fakte reale për të justifikuar argumentimin e tij.

Në shkëmbimin e mëtejshëm të ideve, ai përpiqet të sfidojë kundërshtarët e tij duke

përdorur strategji imponuese të arguementimit për të mbrojtur me forcë opinionin e tij

kundrejt Islamizmit.

Z. Van der Staaij: Kam dëgjuar se keni bërë komente pozitive për traditën hebreo-

kristiane. Kjo është një gjë e mirë, por, sipas kësaj tradite, askush nuk duhet të

karakterizojë një ministër si të krisur , dhe sigurisht jo në një debat parlamentar. A

mundeni të ktheheni tek normat e mirësjelljes së traditës hebreo-kristiane dhe ta

tërhiqni këtë karakterizim?

Z. Wilders: Traditë ose jo, ministrja, sipas mendimit tim, është e krisur . Unë nuk do

të marr mbrapsht atë që thashë . Do ta përsëris atë.

Kryetari i Parlamentit: Ju e bëtë atë deklaratë. Ju po i qëndroni asaj fjale. E kemi

dëgjuar disa herë deri tani. I dëgjuat edhe reagimet e kolegëve tuaj, prandaj unë

propozoj që ju të mos i përdorni më atë fjalë.

Z. De Wit (Partia Socialiste): Cili mendon Z.Wilders se do të jetë efekti i fjalimit të tij

në shoqëri ? Ashtu si unë, ai është i shqetësuar nga ndarjet që ndikojnë në lagjet e

zakonshme dhe rajone të cilat ne të gjithë i njohim. Cili është efekti i fjalimit të tij dhe

i karakterizimit që ai përdor kur i drejtohet Islamit?

Z. Wilders (PVV): Besoj se shpreh mendimin tim këtu, dhe në fakt jam mjaft i sigurt

se, ka jashtëzakonisht shumë hollandezë, të cilët ndjejnë se kemi pasur islamizëm të

mjaftueshëm në Hollandë, të cilët mendojnë se kemi mjaft probleme me islamin në

Hollandë, të cilët mendojnë se nuk duhet ti lëmë këto probleme mënjanë, dhe se

dikush mund të quhet pothuajse racist kur guxon të komentojë mbi këtë. Z. De Wit,

këta njerëz nuk janë racistë, ata janë të sjellshëm, njerëz të mirë të cilët e kanë

problem të rrihen në rrugë, që e shohin problematik faktin që vendi i tyre nuk është

vendi i tyre , që lagjia e tyre nuk është më lagjia e tyre, dhe që rruga e tyre nuk është

më rruga e tyre. Jam krenar për të shprehur këtë pikëpamje dhe për të përcjellë këtu

zemërimin e këtyre njerëzve.

Page 105: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

95

Z. De Wit (PS): Ju e dini që keni të bëni me një grup të madh njerëzish që janë kthyer

drejt radikalizmit dhe të cilët do të nxiten nga ky lloj fjalimi për të ndjekur rrjedhën e

gabuar. Kjo duhet t'ju bëjë të reflektoni mbi tonin që ju përdorni në debat dhe mbi

mënyrat që ju i karakterizoni të gjithë.

Z. Wilders: (PVV): Z. Kryetar i Parlamentit, unë kam një ton fantastik, kështu që nuk

do të bëj asgjë për ta ndryshuar atë.

Pjesët e argumentit në lidhje me rrezikun e Islamizmit janë të gjitha të

paraqitura si fakte të dukshme dhe të vërteta. Nëpërmjet disa strukturave paralele dhe

foljeve faktive që i japin fjalimit të tij një ton të qartë detyrues, Z. Wilders mban një

qëndrim negativ ndaj Islamit dhe nëpërmjet përdorimit të hiperbolës zmadhon

rrezikun e paraqitur. Ai qëllimisht ekzagjeron kushtet për theksim apo efekt. Ai

demonstron haptazi cilësitë e tij si mbrojtës i interesave të hollandezëve duke marrë

përsipër përfaqësimin e tyre.

Z.Wilders përdor folje, emra, mbiemra dhe ndjafolje të cilat tregojnë

intensitetin më të lartë të shkallës semantike: është e krisur, tradhtoj, e tmerrshme, të

kundërshtojë, thjesht e vërteta, janë të ngopur, të jenë të mbyllura, më në fund, aq e

thjeshtë sa, jashtëzakonisht shumë, mjaft të këqija, racistët, të goditen, zemërimi, e

frikshme, mjaft i sigurt, e tmerrshme, lufta, shumë pozitiv, fantastike.

Mënyra me të cilën Z. Slob, Z.Van der Staaij, dhe Z. De Wit reagojnë ndaj

deklaratave të Z. Wilders shpreh qartë se ata e konsiderojnë mënyrën e tij të debatimit

kundër normave dhe konventave të cilat zotërojnë në përgjithësi debatin hollandez.

Struktura e përdorur këtu, supozon se një debat parlamentar është një shembull i

ligjërimit argumentues, dhe anëtarët e parlamentit të cilët janë të angazhuar në një

debat të tillë manovrojnë në mënyrë strategjike.

Në këtë kuptim, kritikat nga Z. Slob, Z. Van Der Staaij, dhe Z.De Wit duket se

i drejtohen zgjedhjeve të potencialit tematik të Z.Wilders dhe strukturës së taktikave

të tij argumentuese tek auditori, por mbi të gjitha ato i adresohen përdorimit të

qëllimshëm të mjeteve prezantuese. Sipas këtyre kritikëve, zgjedhjet strategjike që Z.

Wilders bën në kontributet e tij në debat nuk janë të pranueshme në një institucion

parlamentar.

Një debat parlamentar karakterizohet nga studiuesit e argumentimit si një "lloj

aktiviteti komunikues". Vendimtare për këtë karakterizim është koncepti i

demokracisë përfaqësuese apo indirekte, një formë e qeverisjes në të cilën popullata

zgjedh përfaqësues për të ekzekutuar idetë politike. Qëllimi i demokracisë indirekte

është që të arrijë kompromise ndërmjet disa grupeve civile të cilat kanë interesa të

kundërta. Dy objektivat institucionale të debatit parlamentar në një demokraci

përfaqësuese janë:

1. arritja e vendimeve brenda rregullave dhe procedurave ekzistuese. (një qëllim i

lidhur me pozitën autonome të përfaqësuesit)

Page 106: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

96

2. përgjegjshmëria ndaj publikut, politikave legjitime, formulimi dhe zgjidhja e

problemeve civile të cilat meritojnë prioritet politik. (qëllim i cili është i lidhur me

marrëdhëniet e përfaqësuesit me publikun apo votuesit.)179

Parlamenti i përfaqësuesve mund të karakterizohet si një organizatë me

rregulla dhe rituale të cilat aftësojnë anëtarët e saj për të formuluar pyetjet civile në

një mënyrë të pranueshme për publikun. Kjo përfshin përfaqësuesit për të mbajtur një

ekuilibër mes pavarësisë së tyre dhe fokusit në publik. Pra, një përfaqësues është i

përfshirë në një lojë të dyfishtë: ai është në të njëjtën kohë duke luajtur një lojë kundër

një përfaqësuesi tjetër në fushën politike të parlamentit, dhe një lojë në të cilën ai

përfaqëson elektoratin e tij. Kjo do të thotë se kur një përfaqësues merr pjesë në një

debat, atij i duhet të përballet me dy auditore në të njëjtën kohë: kuvendin, ku ai vetë

është pjesëmarrës, dhe shoqërinë të cilën ai përfaqëson. Mund të supozohet se kjo

është reflektuar në strategjitë argumentuese që ai zgjedh.

Në këtë këndvështrim, duke deklaruar se Ministrja Vogelaar është e krisur, për

shembull, nuk është vetëm një sulm personal ndaj një kundërshtari në në një aktivitet

të veçantë ligjërimi, por është gjithashtu një sulm mbi mirëqënien e shoqërisë në

tërësi. Sipas Z.Slob dhe Z.De Wit, duke përdorur këtë gjuhë, Z.Wilders kërcënon

qëllimet parlamentare për të arritur në zgjidhje të pranueshme shoqërore dhe synimin

e arritjes së stabilitetit në shoqëri për shkak se ai kërkon polarizim, si në parlament

ashtu dhe në shoqëri. Sipas tyre një debat duhet të jetë i arsyeshëm dhe një diskutim i

përmbajtur, pasi kjo është në të mirë të shoqërisë. Ky opinion në lidhje me debatin

kuvendor daton në shekullin e 19-të dhe nuk ka ndryshuar që nga ajo kohë.

Sipas historianit politik hollandez Henk Te Velde, "Parlamenti Hollandez nuk

i vlerësonte përpjekjet për t'u bërë përshtypje anëtarëve nga gjuha emocionale apo

pompoze. Atje, ajo që kishte rëndësi ishte forca e argumenteve ligjore dhe autoritetit

në bazë të superioritetit të përmbajtur. Fenomenë të tilla si ai i William Gladstone- it, i

cili do të robëronte publikun në Britaninë e Madhe në sheshet e takimet masive, si dhe

në Kuvend, ishin të paimagjinueshme në Hollandë. Dhoma e Parlamentit ishte një

vend pune, mundësisht me një minimum shqetësimi. Ky qëndrim vazhdoi edhe në

shekullin e XX.180

Në kulturën politike hollandeze, theksi mbi argumentimin dhe bindjen bazohet

në pragmatizëm dhe jo në efikasitet retorik. Sjellja në debat duhet të jetë e hijshme

dhe me norma. Një diskutim i moderuar në parlament është gjëja më e mirë, në qoftë

se dikush dëshiron të realizojë dy objektivat e debatit parlamentar. E parë nga ky

këndvështrim, Z. Wilders sfidon kulturën dominuese të debatit në Parlamentin

Hollandez, që do të thotë, normat dhe konventat për debat të cilat mbahen të vlefshme

nga shumica e përfaqësuesve.

179

van Haaften Ton, Jansen Henrike, De Jong Jaap and Koetsenruijter Williem. 2011. Bending

Opinion: Esssays on Persuasion in the Public Domain. Leiden University Press. f.365 180

van Haaften Ton, Jansen Henrike, De Jong Jaap and Koetsenruijter Williem. 2011. Bending

Opinion: Esssays on Persuasion in the Public Domain. Leiden University Press. f.361. (Te Velde 2010,

f.108)

Page 107: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

97

2.6 Pyetjet komplekse dhe treguesit e argumentimit në debatin politik

Shembujt ilustrues me pyetje hileqare, agresive, apo të rreme janë trajtuar

gjerësisht nga studiuesi David Walton kryesisht për të kritikuar arsyetimin e gabuar

dhe kundërshtues që ato shprehin. Disa nga pyetjet problematike që analizohen janë:

argumenti i rremë tradicional i shumë pyetjeve; pyetjet e ngarkuara

terminologjikisht; dhe pyetjet që përmbajnë sulme personale. Gabimet në arsyetim

identifikohen dhe analizohen duke zhvilluar modele normative të dialogut të

arsyeshëm, ku pyetësi duhet të ketë lirinë për të bërë pyetje informative dhe ai që

përgjigjet duhet të jetë i detyruar të japë përgjigje të drejtpërdrejta dhe të arsyeshme.

Pyetjet komplekse mbledhin disa pyetje në një dhe janë të rreme sepse personi

që përgjigjet mund të mos jetë në dijeni të pyetjeve të shumëfishta dhe gabimisht

mund të japë një përgjigje të vetme ndaj disa pyetjeve. Ajo që është e gabuar me

pyetje të tilla si: “A ke hequr dorë nga rrugët e tua të mbrapshta?” është fakti se ato

presupozojnë se një përgjigje pohuese tashmë është dhënë ndaj një pyetjeje të

mëparshme “A ke ndjekur rrugë të gabuara në të shkuarën?” 181

Një shembull tjetër që vë në dukje arsyetimin e gabuar në këto lloj pyetjesh

është si më poshtë. A do të bëhesh djalë i mbarë dhe të shkosh në shtrat tani?

Kjo është një pyetje komplekse dhe pjesa e parë vendos një farë presioni mbi

personin. Në qoftë se ai përgjigjet “po”, gjithçka është mirë, por nëse ai thotë “jo”

atëherë pranon se nuk është djalë i mirë.182

Problemet me disa lloje të pyetjeve komplekse dalin ne pah në rastet kur.

- Dialogu është i strukturuar në një mënyrë të tillë ku bëhet e vështirë ndarja e

pyetjeve.

- Pyetja mund të jetë kaq komplekse saqë është konfuze.

- Pyetja komplekse mund të jetë e kombinuar me terma të ngarkuar dhe forma të

tjera anshmërie.

2.6.1 Pyetjet e ngarkuara

Një pyetje e ngarkuar është një pyetje që bëhet gjatë dialogut dhe përmban

fjalë me ngjyrim të ngarkuar emotiv dhe nënkuptime të cilat dëgjuesi nuk i pranon në

ideologjinë e tij. Një problem me këto lloj pyetjesh është se nëse nuk jepet përgjigjja e

duhur, ato japin përshtypjen se personi që përgjigjet e ka humbur debatin. Një pyetje e

ngarkuar e zhvendos nënkuptimin në anën e personit që përgjigjet dhe ky nënkuptim

do të ngelet aty, derisa personi të bëjë një përpjekje të veçantë për ta hequr atë.

Po paraqesim një shembull ku pyetja e ngarkon me faj personin që përgjigjet.

Si mundet që një person që duket i pafajshëm si puna jote të nxitet të bëjë një krim të

tillë kaq të egër?

181

Walton, Douglas N. (1989). Question-Reply argumentation. Greenwood Press. f.13 182

Walton, Douglas. (2006). Foundamentals of Critical Argumentation. Cambridge University Press.

f.198

Page 108: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

98

Në këtë rast nëse personi nuk reagon me indinjatë ai e lejon veten të duket fajtor. Një

pyetje e ngarkuar është si një argument. Personi që përgjigjet duhet të vërë në dyshim

pyetjen dhe të sulmojë nënkuptimin e saj duke kërkuar që pyetësi të provojë deklaratat

e tij.183

Në dialogun e mëposhtëm Bobi ka dhënë përgjigjen e duhur. Nëse ai do të ishte

përgjigjur direkt do të kishte dhënë përshtypjen se ai është dakort me çfarë

presupozohet.

Helen: Përse praktika e bakshishit e trajton personin si objekt?

Bob: Unë nuk jam dakort me presupozimin e pyetjes suaj, përkatësisht me deklarimin

se bakshishi e trajton personin si objekt.

2.6.2 Pyetjet dredharake

Kur një pyetje është edhe komplekse edhe e ngarkuar ajo mund të përdoret si

një mjet për të të vënë në grackë. Një shembull tipik që përmendet shpesh në librat e

logjikës është pyetja:

A ke ndaluar së përdoruri drogë që të ndryshon mëndjen?

Kjo pyetje është një lloj gracke sepse është një pyetje po ose jo. Nëse

përgjigjja është “po” ai pranon se ka përdorur një drogë të tillë në të kaluarën. Në

qoftë përgjigjja është “jo” ai pranon se jo vetëm që e ka përdorur në të kaluarën, por

vazhdon që ta përdorë edhe tani. Pra, opcioni “Jo” është edhe më i keq, por çështja

është se pavarësisht mënyrës në të cilën personi përgjigjet, ai detyrohet që ka bërë

diçka që e bën atë të duket keq dhe kjo shkatërron besueshmërinë e tij. 184

Ajo çfarë një argumentues kritik duhet të bëjë në këtë rast është që të sfidojë

presupozimin e pyetjes. Nëse jep një përgjigje të drejtpërdrejtë, ai rrezikon që të bjerë

në grackën e pyetjes.

Në vend të kësaj, ai duhet t‟i përgjigjet pyetjes duke vënë në dyshim presupozimin e

saj. Ai mund t‟i kërkojë prova pyetësit për deklarimet e presupozuara të pyetjes ose

mund të mohojë deklarimin e presupozuar duke pasur parasysh mënyrën sesi akuza

drejtohet në dialog. Në debatin e mëposhtëm kemi të bëjmë me një pyetje me nëntekst

që merr një përgjigje mjaft konstruktive.

P. Meqenëse politika e kësaj qeverie është që të eleminojë vendet e punës, a mundet i

padituri të konfirmojë lajmin e keq dhe të shpjegojë në terma të qarta se përse …..

janë shënjestra të këtyrë shkurtimeve mizore?

P. Është e vërtetë se shërbimi i parqeve po redukton disa punë për shkak të

nevojshmërisë ekonomike. Por, ne po bëjmë më të mirën tonë që të lehtësojmë situatën

183

Walton, Douglas. (2006). Foundamentals of Critical Argumentation. Cambridge University Press.

fq.201 184

Walton, Douglas. (2006). Foundamentals of Critical Argumentation. Cambridge University Press.

fq.203

Page 109: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

99

dhe të ndihmojmë në rikualifikimin e punonjësve që mund t‟ju jepen detyra të tjera; ne

po proçedojmë në mënyrë sa më njerëzore.

Në këtë dialog, personi që përgjigjet arrin të largojë thumbat e akuzimeve të

pyetjes se shkurtimet janë “të papranueshme” dhe “mizore” dhe se politika e qeverisë

është që të reduktojë punët. Pyetja që i drejtohet atij është mjaft komplekse dhe e

ngarkuar negativisht. Pyetje të tilla shpesh përmbajnë edhe një karakter sulmues ad

hominem (kundër personit). Ato janë taktika mjaft të efektshme për ta vendosur

personin në një situatë ku ai duhet të vetëmbrohet. Pyetja fsheh argumentin me qëllim

që të sulmojë integritetin dhe besueshmërinë e atij që jep përgjigje. Një pyetje që

është mjaft agresive, veçanërisht kur përmban akuza faji, shpesh merr si përgjigje një

pyetje tjetër agresive.

Ky lloj dialogu me pyetje dhe përgjigje agresive është karakeristikë e debatit

politik.185

Në shembujt e mëposhtëm të debatit politik parlamentar, paraqiten disa

pyetje provokuese dhe të rreme që kanë për qëllim të vendosin kundërshtarin në

pozicion mbrojtës.

Z. Allan Lawrence: Znj. Kryetare, pyetja ime është për avokatin e përgjithshëm.

Nga ngjarja frikësuese që dëgjuam sot, del se një sasi e madhe e drogës ilegale me një

vlerë prej disa miliona dollarë që u kap vitin e kaluar u zhduk si rezultat i një

çrregullimi në një kremator të Torontos dhe u gjet në duart e individëve që u

arrestuan muajin e kaluar nga policia e metrosë në Toronto. A mund të na thotë

Ministri këtu në Parlament, nëse një zëdhënës i zyrës së tij i cili citohet të ketë thënë

se avokati i përgjithshëm nuk do të zhvillojë një hetim ministror në këtë çështje,

reflektonte me saktësi mungesën e interesimit të Ministrit për këtë çështje serioze?

Z. Bob Kaplan (avokat i përgjithshëm): Znj. Kryetare e Parlamentit, unë nuk e di se

për kë zëdhënës bëhet fjalë por nuk jam dakort me atë që u tha. Unë mund të siguroj

Parlamentin se unë kam kërkuar që të bëhet një raport i plotë në lidhje me këtë

çështje. Kur të marr raportin do të shoh nëse hetimi i mëtejshëm është i justifikuar186

Në pyetjen e Z.Lawrence presupozohen disa gjëra njëkohësisht. Një prej

supozimeve është se Z.Kaplan nuk do të bëjë hetime zyrtare për çështjen serioze. Dhe

në qoftë se ai i përgjigjet drejtpërsëdrejti pyetjes, ai pranon këtë supozim së bashku

me supozimet e tjera. Njëri prej tyre është veçanërisht fajësues dhe akuzues. Ky është

pikërisht deklarimi se fjalët e zëdhënësit reflektonin mungesën e interesimit nga

z.Kaplan për incidentin serioz. Siç mund të pritet, Z.Kaplan reagon duke mohuar

presupozimet se ai nuk është i interesuar për incidentin. Në natyrën e tyre këto

supozime janë të rreme. Në vijim, po paraqesim një tjetër ilustrim të pyetjes së rreme.

185

Walton, Douglas. (2006). Foundamentals of Critical Argumentation. Cambridge University Press.

f.207 186

Walton, Douglas. Walton, Douglas. (1989). Question-Reply argumentation. Greenwood Press. f.17

Page 110: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

100

Z. George Henderson: Z. Kryetar i Parlamentit, duhet ta nisni seancën me një çështje

të tërmetit tragjik në Meksikë, megjithatë ne jemi informuar se Ministri për

Marrëdhëniet e Jashtme do të japë një deklaratë të mëvonshme dhe ne do të

përgjigjemi për të. Si rrjedhojë, pyetjen time unë po e drejtoj për Ministrin e

Peshkimit. Nga raporti i këshillit të kërkimit dhe produktivitetit në New Brunswick,

është zbuluar sot se ministri i ka lejuar produktet në qarkullim përpara se rezultatet e

testit ti paraqiteshin atij. A do të ngrihet ai në këmbë, aty ku është, dhe të pranojë

publikisht se ka kryer një gabim shumë të rëndë në gjykimin e tij?

Z.John A.Fraser : Z. Kryetar, jam shumë i shqetësuar për atë që sapo u tha prej

deputetit. Nëse e dëgjova ashtu siç duhet ai po thotë që produkti ishte zhbllokuar

përpara se ne të merrnim rezultatet e raportit të këshillit kërkimor. Çështja nuk është

kështu. Në fakt produkti nuk u lëshua deri në momentin që ne morëm rezultatet e

raporteve të mëtejshme të pavarura.187

Një mënyrë e thjeshtë për të përshtatur akuzat ndaj formave të sulmit është të

vihet në dukje një veprim i të akuzuarit që deklarohet se është gabim dhe më pas të

bëhet pyetja: “ A do të kërkoni falje tani për gabimin tuaj të rëndë? Nëse ai përgjigjet

po ose jo, ai pranon se ka bërë një gabim të rëndë. Në të dyja rastet ai është i zënë në

grackë. Z.Henderson, mund të kishte arritur të njëjtin rezultat nëse do ta kishte pyetur

drejtpërdrejt Z.Fraser nëse produkti ishte zhbllokuar apo jo përpara se të mësoheshin

rezultatet e testimit. Në vend të kësaj, ai supozon si një fakt të vërtetë se Z.Fraser e

kishte lejuar qarkullimin e produktit përpara se të shiheshin rezultatet e testimit. Kjo

strategji është një formë agresive e pyetjes së rremë.

Në shembullin e mëposhtëm, kemi të bëjmë me një pyetje inkoherente

“bardhë e zi” që tregon kundërshtim. Një pyetje që kërkon përgjigje po ose jo, është e

ndarë në dy pjesë dhe në këtë rast nuk mund të jepet një përgjigje sepse rezultati varet

nga ngjarjet në vazhdim.

Z. Raymond Garneau: Përsëri ia drejtoj pyetjen time Ministres, meqenëse kjo çështje

përfshihet në juridiksionin e saj. Akuzat e saj kundër opozitës janë të papranueshme,

veçanërisht kur ato vijnë nga një qeveri e cila në 1 shtator parashtroi në Parlament

njoftimet se aplikimet e likuiditetit të bankës së Northland-it do të zyrtarizoheshin. A

mund të na thoni sot pa vënë në rrezik negociatat nëse banka e Northland-it është

efiçente, po ose jo?

Z. Barbara McDougall (Ministre e Financave) : Z.Kryetar, unë mund të shtoj

gjithashtu se Z. Neapole pas konferencës së tij për shtyp dhe në gazetën e djeshme,

tha se ai nuk po sulmonte qeverinë. Unë do të doja që ta bëja këtë gjë shumë të qartë.

Negociatat po zhvillohen në një mënyrë praktike. Ato kanë të bëjnë me një institucion

që është nën kontrollin e një përgjegjësi. Ato ishin faktet, ato janë pjesë e negociatave.

Realizueshmëria e bankës do të varet në rezultatin e këtyre negociatave. 188

187

Walton, Douglas. (1989). Question-Reply argumentation. Greenwood Press. f.17 188

Walton, Douglas. (1989). Question-Reply argumentation. Greenwood Press. f.27

Page 111: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

101

Pyetja e mëposhtme ilustron argumentin ad hominem që synon të sulmojë

kundërshtarin.

Edward Broadbent : Z.Kryetar, si gjithkush që i ka kushtuar rëndësi ligjit që po

debatohet tani dhe gjatë ditëve të kaluara, e di se qeveria ka prishur kontratën me

punonjësit në lidhje me pensionet. Unë dua të përsëris se qeveria po shkurton fondet

të cilat ligjërisht ishin miratuar për pensionistët. Kryeministri në të vërtetë ka bërë

një karrierë politike duke iu premtuar kanadezëve të tjera gjëra dhe në fakt duke u

dhënë gjëra të tjera. Në fushatën elektorale të 1980-ës, Kryeminstri premtoi se ai nuk

do të luftonte inflacionin në kurriz të punëtorëve kanadezë. Ashtu siç kanë vënë në

dukje edhe peshkopët, ai edhe një herë e ka thyer pemtimin. Në lidhje me shqetësimin

serioz të shprehur në të gjithë Kanadanë për çështjen e papunësisë, në lidhje me

vërejtjet e tij në zgjedhjet e 1980-ës për të mos luftuar inflacionin në kurriz të

punëtorëve, në krahasim me atë çfarë ai ka bërë, a po gënjente ai popullin kanadez,

apo veprimi i tij qysh atëherë ka treguar se thjesht atij nuk i intereson?

P.E.Trudeau (Kryeministër): Z. Kryetar, mendoj se i nderuari deputet në retorikën e

tij po tregohet pak imoral. Ai po citon peshkopët sikur kanë vënë në dukje që unë

thyeva një premtim elektoral. Peshkopët nuk e kanë vënë në dukje diçka të tillë.189

Në këtë rast, pyetja komplekse e Z. Broadbent është një pyetje që tregon

kundërshtimin e folësit që bëhet për të sulmuar kundërshtarin me një argument ad

hominem. Z.Broadbent po bën një akuzë serioze me pyetjen që ai parashtron se

Z.Trudeay është ose gënjeshtar ose nuk interesohet për politikat e tij të mëparshme.

Në shembullin e mëposhtëm, argumenti i rremë në këtë rast e pakëson

mundësinë se mund të ketë alternativa të tjera më të mira. Ky është një shembull i

cituar nga Engel190

(f.72).

Ose duhet të kemi luftë kundra Rusisë përpara se ajo të ketë bombën atomike, ose do

të na duhet të nënshtrohemi dhe ti lejojmë ata që të na qeverisin ne.

Ky argument i rremë quhet argumenti i alternativave të rreme, i quajur ndryshe bardhë

e zi që konsiston në supozimin e alternativave të pakta.

Gjithashtu, edhe Damer paraqet një shembull të ngjashëm të alternativave të rreme që

nënkupton shumë pak alternativa. Për shembull:

Ose do ta lejojmë qeverinë të marrë kontrollin e plotë të fushës së mjekësisë, ose

duhet të lejojmë doktorët tanë, të jenë të lirë nga kufizimet qeveritare.191

189

Walton, Douglas N. (1989). Question-Reply argumentation. Greenwood Press. f.28. 190

Walton, Douglas N. (1989). Question-Reply argumentation. Greenwood Press. f.32 (Engel, 1976,

72) 191

Walton, Douglas N. (1989). Question-Reply argumentation. Greenwood Press. f.32 (Damer 1976,

42)

Page 112: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

102

Sipas Damer-it, një argumentim i tillë neglizhon shumë alternativa të mesme ndaj

problemit.

2.7 Treguesit argumentues

Fjalët dhe shprehjet që iu referohen lëvizjeve argumentuese për të paraqitur një

pikëpamje ose argumentim quhen tregues të argumentimit. Ato janë elemente kyçe në

argumentim dhe lehtësojnë identifikimin dhe rindërtimin e lëvizjeve argumentuese në

diskutimet dhe tekset argumentuese. Përdorimi i frazave “sipas opinionit tim”, “sipas

mendimit tim”, “mënyra se si unë e shoh”, “pra”, “prandaj” shërbejnë për të paraqitur

një pikëpamje ndërsa fjalët “sepse”, “me kusht që”, “si rrjedhojë” shërbejnë për të

paraqitur një argumentim.192

Treguesit nuk duhen konsideruar thjesht si fjalë dhe

shprehje që i referohen argumentit, por si përfshirës të të gjitha fjalëve dhe shprehjeve

që u referohen lëvizjeve të rëndësishme argumentuese në procesin argumentues. Në

shembujt e mëposhtëm të fushës së debatit parlamentar, treguesit paraqiten në formën e

pyetjeve ku qëllimi nuk është thjesht për të marrë informacion, por, për të krijuar sfida

të drejtpërdrejta ose të tërthorta ndaj personit tjetër për të mbrojtur një pikëpamje dhe

për të dhënë argumente. Sfidat e drejtpërdrejta janë përgjigje për një pikëpamje ku

kërkohen argumente. Në fragmentin e mëposhtëm, është e qartë se Z. de Wit kërkon

prej qeverisë të provojë se ndërhyrjet në sistem për telekomunikacionin dhe

informacionin elektronik do të arrijnë diçka. 193

Z. de Wit (PS): Supozoj se në lidhje me çështjet 14 deri 19 të gjitha llojet e

propozimeve do të arrijnë. A përfshihen çështje të reja apo thjesht çështje që tashmë

janë parashtruar në Aktin e Informacionit dhe Shërbimit të Sigurisë? Mbi ç‟baza

qeveria supozon se më shumë ndërhyrje në sistem dhe më shumë ndërprerje të

telekomunikacionit dhe informacionit elektronik do të rezultojnë si më të efektshme? A

ka ndonjë provë për këtë në rang ndërkombëtar?

Si sfida jo të drejtpërdrejta, konsiderohen të gjitha reagimet ku kërkohet një

verifikim informues për pikëpamjen e palës tjetër, kur është mjaft e qartë se një

kërkesë e tillë nuk ka lidhje me kontekstin. Në fragmentin e mëposhtëm, një kërkesë

për verifikim nuk duhet konsideruar si e tillë, por si një sfidë jo e drejtpërdrejtë për të

argumentuar. 194

Z.Koenders: Pyetja ime e dytë është: Përse nuk përmendët emrin e Z.Lubbers në atë

deklaratë? Përse na duhej të dëgjonim për këtë nga zëdhënësi juaj? Përse ka një

ndryshim opinioni me Kryeministrin që deklaroi se emri nuk ishte përmendur?

192

Van Eemeren,Frans H.;Houtlosser Peter; Henkemans Francisca.(2007). Argumentative Indicators:

A Pragma-Dialectical Study. Springer. f.2 193

Van Eemeren,Frans H.;Houtlosser Peter; Henkemans Francisca.(2007). Argumentative Indicators:

A Pragma-Dialectical Study. Springer. f.72 194

Van Eemeren,Frans H.;Houtlosser Peter; Henkemans Francisca.(2007). Argumentative Indicators:

A Pragma-Dialectical Study. Springer. f.73

Page 113: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

103

Ndoshta ju mund t‟a qartësoni këtë çështje pasi ju përgjigjeni për politikën e jashtme.

(Debati parlamentar në Hollandë për refugjatët, Tetor 2001)

Me anë të pyetjeve, Z.Koenders fajëson Sekretarin e Jashtëm, van Artson që

hesht për kandidaturën e Lubbers-it dhe pret që ai të justifikojë veprimet e tij.

Argumenti në këtë rast nuk ka për qëllim të kërkojë informacion e verifikim, por

parashtrohet si një sfidë e tërthortë për të mbrojtur një pikëpamje. Një kërkesë për

verifikimin e pikëpamjes që lidhet me një fjali deklaruese që shpreh vlerësim, mund të

konsiderohet si një kërkesë reale për verifikim, nëse kërkohet më shumë informacion

për burimin, natyrën apo mënyrën sesi një obligim vëzhgohet. Nëse këto kushte nuk

përmbushen teknikisht, kërkesa duhet interpretuar si një sfidë për të mbrojtur

pikëpamjen.

Z. de Graff: Z.Ijezerman, ju thatë gjatë simpoziumit në Nijmegen që llojet e krimit të

organizuar përfaqësojnë një kërcënim serioz për integrimin e shoqërisë dhe ruajtjen e

një kushtetute demokratike. A mund ta zgjeroni këtë çështje? Kjo e fundit tingëllon

veçanërisht kërcënuese.

Pikëpamja që i kushtohet Z.Ijezerman lidhet me deklarimin vlerësues se llojet

e krimit të organizuar përbëjnë një kërcënim serioz ndaj integritetit të shoqërisë.

Pyetja që Z.Graff parashtron nuk lidhet me verifikimin dhe qartësimin e mëtejshëm të

përmbajtjes së pikëpamjes së opinionit që shpreh, sepse është e qartë se kush e jep

opinionin për kërcënimin serioz. Z. de Graff thjesht kërkon të dijë se përse Z.

Ijezerman-i mendon se ka një kërcënim serioz.

Z. de Hoop Scheffer: Përse kryeministri tha në konferencën e shtypit, të premten e

kaluar: “ E mbaj këtë 100% midis meje dhe Sekretarit të Pergjithshëm”? Me fjalë të

tjera, unë nuk do të informoj Sekretarin e Jashtëm. Përse e bëri ai këtë? A nuk

demonstron kjo një mungesë besimi nga ana a tij? Kjo mungesë besimi nuk lidhet me

Sekretarin tuaj të Jashtëm, por me Sekretarin e Jashtëm. Tani, pse ndodh kjo? A

mundet kryeministri t‟i përgjigjet kësaj pyetjeje? (Debati parlamentar në Hollandë,

31 Tetor 2000).

Pyetjet e Z. de Hoop Scheffer nuk kanë si qëllim që të kërkojnë informacion

për motivet e kryeministrit. Po të kemi parasysh faktin se pyetje të tilla në debatin

parlamentar përdoren si mundësi për të vënë ministrat përpara përgjegjësisë, atëherë

këto pyetje duhen interpretuar si një kërkesë për justifikimin e pikëpamjes se Sekretari

i Jashtëm nuk kishte nevojë që të informohej, pra si një sfidë për të mbrojtur atë

pikëpamje. Treguesit përforcues “aktualisht”, “kaq mirë” dhe “e gjithë kjo”

shkaktojnë një lloj mosbesimi që shprehet në formë ironike në pyetjen informuese në

lidhje me nivelin e informimit të palës tjetër. Kjo ilustrohet si më poshtë.

Z.Weisglass (VVD) drejtuar Z.Rosenmollers: Argumenti kryesor për kthesën që

Groenlink ka bërë, siç doli në media në ditët e kaluara, është se balanca ndërmjet

Page 114: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

104

ushtrisë dhe politikës është prishur. Ju sapo e përsëritët këtë. Si e dini të gjithë këtë?

A jeni i pranishëm gjithkund? (Debati parlamentar në Hollandë, 15 Nëntor 2001)

Këta shembuj bëjnë të qartë se qëllimi i fjalive pyetëse nuk është thjesht marrja e

informacionit. Ato duhen analizuar si sfida të tërthorta për të mbrojtur një pikëpamje.

2.8 Komunikimi bindës në ligjërimin politik

Komunikimi i efektshëm luan rol të madh në zhvillimin e shoqërisë njerëzore.

Njerëzit gjithmonë duan të zgjedhin kandidatin më të mirë, duan që të miratojnë

çështje të rëndësishme dhe të mbështesin kauza të dobishme në shoqëri.

Ne komunikojmë që të shkëmbejmë informacion dhe përvojë, që të

bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, të argëtohemi, të kuptojmë shoqërinë që na rrethon si

edhe për nevoja të tjera, gjithashtu. Në mënyrë që të kemi një komunikim sa më të

efektshëm, ne duhet që të vlerësojmë potencialin tonë gjuhësor. Gjuha përfaqëson

mjetet që lidhin përvojat dhe emocionet tona.

Nëpërmjet gjuhës ne rrisim synimet e mendimet tona dhe u pershtatemi

situatave të reja. Sa më shumë kontroll të kemi mbi fjalët tona aq më shumë sukses do

të kemi. Kështu, gjuha bëhet një vlerë e pazëvendësueshme njerëzore dhe studimi i saj

një nevojë reale. Nëpërmjet fjalëve, njerëzit mund të shkëmbejnë ide dhe të

bashkëpunojnë së bashku. Me anë të fjalëve, njerëzit shkatërrojnë ose inkurajojnë

njëri-tjetrin. Simbolet gjuhësore çojnë në diskriminim ose në favorizim. Ato çojnë në

luftë midis kombeve dhe i lejojnë njerëzit të bëjnë paragjykime raciale.

Fjalët mund të përdoren për të na ndarë ose për të na bashkuar. Ato kanë një

fuqi të madhe bindëse kur i bëjnë njerëzit që të votojnë një kandidat te caktuar, të

blejnë produktet e reklamuara ose të përqafojnë doktrina te caktuara. Shoqëria jonë

nuk mund të ekzistojë pa ndikimin që ne ushtrojmë mbi opinionet dhe sjelljet e

njerëzve të tjerë për të bindur me anë të gjuhës.

Pra, bindja bëhet një akt i rëndësishëm komunikimi, sepse suksesi varet

kryesisht në faktin sa i efektshëm është folësi në përdorimin e simboleve verbale.

Bindja, influenca e medias, komunikimi në fushatat elektorale dhe propaganda janë

terma të cilat ndërthuren shumë me njëra-tjetrën dhe shpeshherë përdoren si sinonime.

Elementi i përbashkët i cili krijon strukturën bazë të ekzistencës së këtyre simboleve

është vetë individualiteti njerëzor.

Në thelb, uni njerëzor kërkon të përmbushë nevojat fizike dhe shpirtërore. Një

pjesë e egos sonë reflekton ndjenja dashamirëse dhe udhëhiqet nga shpirti i sakrificës.

Një pjesë tjetër kërkon të ketë gjithçka nën kontroll, të ketë fuqi dhe të udhëheqë.

Këto pjesë të egos sonë, të cilat dominojnë në shkallë dhe grupe të ndryshme

individësh janë të lidhura ngushtë me sigurinë tonë. Ato përfaqësojnë thelbin qëndror

të bindjes. Ato përfaqësojnë nevojat kryesore të çdo njeriu, proceset mendore dhe

dëshirat emocionale. Në fusha të ndryshme të komunikimit, bindësit kanë qënë të

suksesshëm sepse ata kanë ditur sesi të influencojnë nevojat e vlerat tona dhe kanë

krijuar besueshmëri me anë të teknikave të fuqishme të bindjes.

Page 115: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

105

2.9 Strategjitë bindëse të politikanëve

Një personalitet i rëndësishëm i politikës amerikane, Hillary Klinton, e përdor

repertorin e saj bindës për të ndikuar njerëzit që të mbështesin idetë e saj.

“Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ajo kohë. Ne kemi humbur një pjesë të shpresës

dhe optimizmit të asaj kohe. Sot ne perballemi me sfida më të mëdha në rritjen e

fëmijëve tanë ose në reformimin e kujdesit shëndetësor. Ne mendojmë se problemet

tona janë bërë më të mëdhaja dhe të pazgjidhshme.”(Qershor 13,1993).195

Fjala gjithëpërfshirëse “ne” është përdorur për të identifikuar eksperiencën e

përbashkët me dëgjuesit dhe për t‟i bindur ata se ajo i kupton nevojat dhe problemet e

tyre. Ajo përpiqet që të krijojë një raport miqësor me anë të identifikimit që

konsiderohet si një teknikë e fuqishme bindëse sepse rrit vetëbesimin e dëgjuesve.

Këtë gjë e vëmë re në paragrafin e mëposhtëm:

“Së pari, do të doja të dëshmoja për kurajon dhe përkushtimin e doktorëve

profesionistë. Unë do të vlerësoj gjithmonë punën dhe aftësinë e tyre, jo vetëm sepse

ata u kujdesen për babanë tim dhe familjen e tij, por edhe sepse ata kujdesen për

shumë të tjerë emrat e të cilëve nuk kam për t‟i ditur kurrë.”196

Duke e vënë theksin tek përkushtimi i doktorëve, Klinton kërkon të krijojë një

atmosferë mbështetëse dhe mirëkuptuese. Ajo përpiqet që të identifikohet me

dëgjuesit e saj, duke theksuar punën e tyre të vështirë dhe përkushtimin që ata kanë

për profesionin e tyre. Stili argumentues konsiderohet si pika e fortë e saj. Kjo e rrit

besueshmërinë në atë që ajo thotë.

Në fjalimin drejtuar shoqatës mjekësore, Klinton-i pranon vështirësitë e arritjes së një

marrëveshjeje të përbashkët dhe bën thirrje për të mbështetur zgjidhjet e

administratës.

“Mendoj se kjo do të thotë se ne nuk e kemi bërë punën ashtu siç duhet. Por, shpresoj

dhe pres që ju ta mbështesni këtë plan. Gjithashtu, mendoj se përderisa kemi të bëjmë

me një problem shumë kompleks, do të jetë e vështirë që të gjejmë një zgjidhje e cila

të pranohet nga të gjithë.”(13 qershor, 1993)197

Ajo e paraqet problemin në një mënyrë të arsyeshme dhe logjike, duke pranuar

këndvështrimet e të gjithë anëtarëve në lidhje me kujdesin shëndetësor, si edhe duke

vënë në dukje të dy aspektet e problemit. Ajo gjithashtu pranon faktin se shumë prej

195

Denton, Robert E.; Rachel L. Hlloway, eds. The Clinton Presidency: Images, Issues and

Communication Strategies. Westport, CT: Praeger, 1996, f.56 196

Denton, Robert E.; Rachel L. Hlloway, eds. The Clinton Presidency: Images, Issues and

Communication Strategies. Westport, CT: Praeger, 1996, f.57 197

Denton, Robert E.; Rachel L. Hlloway, eds. The Clinton Presidency: Images, Issues and

Communication Strategies. Westport, CT: Praeger, 1996, f.58

Page 116: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

106

tyre mund të mos e pranojnë planin e prezantuar. Këtu vëmë re sesi ajo mundohet që

t‟i përgjigjet argumentit para se dëgjuesit të reagojnë me një kundërargument. Idetë e

saj janë të paraqitura në mënyre logjike dhe të organizuar.

Tony Blair është një tjetër orator i madh në fushën e politikës i cili e përdor

gjuhën në një mënyrë të fuqishme bindëse. Ligjërimi i tij pas ngjarjeve të 11 Shtatorit

ku me miliona njerëz humbën jetën si pasojë e sulmeve terroriste, mori një karakter

mjaft bindës për të përligjur luftën ndaj terrorizmit.

Sipas opinionit të tij, këto ngjarje shënuan një kthesë të rëndësishme në historinë e

njerëzimit dhe në historinë e tij personale si udhëheqës. Ky opinion shprehet gjatë

gjithë fjalimeve të tij198

në lidhje me këtë temë, në fjali të tilla si: “11 shtatori ishte

për mua një zbulim”; 199

Unë ndiej një sens të ngutshëm të misionit tim në lidhje me botën e sotme”;200

“Le të riorganizojmë botën rreth nesh”; “kërcënimi global ndaj sigurisë sonë ishte i

qartë. Është detyra jonë të veprojmë për ta eleminuar atë”.201

Blair konsiderohet si një kampion i vërtetë i ligjërimit gjithëpërfshirës ku

vazhdimisht përdoret përemri gjithëpërfshirës “ne”. Në kontekste të ndryshme, ky

përemër deiktik i‟u referohet njësive të ndryshme. Në fjalimet pas bombardimeve në

Londër, përemri “ne” iu referohet në veçanti autoriteteve të përfshira në përndjekjen e

fajtorëve. Në fjalimin para Kongresit Amerikan, fjala “ne” funksionon si shenjë

solidariteti me popullin amerikan.

“Ne do të përndjekim të përgjegjshmit, jo vetëm autorët e krimit, por planifikuesit e

këtyre veprimeve të dhunshme kudo që të jenë, dhe nuk do të ndalemi derisa të

gjenden dhe të vihen përpara drejtësisë”202

Në fjalimin para Kongresit Amerikan, fjala “ne” funksionon si shenjë

solidariteti me popullin amerikan. Këtu, ai i referohet aleancës së popullit britanik dhe

amrikan të cilët qëndrojnë të bashkuar në luftën e tyre kundër terrorizmit”.

“Detyra jonë që merr një krenari të madhe në aleancën tonë dhe afeksion të madh në

lidhjen tonë të përbashkët, detyra jonë është që të jemi atje me ju.”203

195F Van Haaften, Ton; Jansen, Henrike; De Jong, Jaap; Koetsenruijter, William.

Bending Opinion. Essays on Persuasion in the Public Domain. Leiden University Press.

2011. f. 309 – 323 196

Fjalimi në Sedgefield, 5 Mars 2004;

www.guardian.co.uk/politics/2004/mar/05/iraq.iraq) 200

Fjalimi në Kongresin amerikan, 17Korrik 2003;

http://edition.cnn.com/2003/US/07/17/blair.transcrpit/ 201

Fjalimi në Sedgefield, 5 Mars 2004; www.guardian.co.uk/politics/2004/mar/05/iraq.iraq 202

Fjalimi në parlamentin anglez në lidhje me bombardimet në Londër. www.numberIO.gov.uk/ 203

Fjalimi në Kongresin amerikan, 17Korrik 2003;

http://edition.cnn.com/2003/US/07/17/blair.transcrpit

Page 117: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

107

Në shumë raste, “ne” i referohet një rrethi më të gjerë njerëzish. Njerëzit që e

ndërtojnë këtë “ne” nuk janë të kufizuar ndaj një hapsire të caktuar. Ata përcaktohen

nga ndarja e bindjeve të caktuara.

“Ne nuk jemi Perëndimi. Ne jemi po aq myslyman sa edhe kristianë apo çifutë apo

hindu. Ne jemi ata që besojnë në tolerancën fetare, në demokraci, liri dhe të drejta

njerëzore të administruara nga gjykatat shtetërore.” 204

“Ne gëzojmë liri dhe demokraci. Për më tepër, ne jemi tolerantë ndaj njerëzve që

mendojnë ndryshe. Ne jemi shoqëri të hapura. Ne ndihemi të pasuruar nga diversiteti.

Ne mirëpresim dinamizmin dhe jemi tolerantë ndaj ndryshimit.”

“Në botën arabe dhe myslymane një luftë e tillë për demokraci dhe liri vazhdon. Ne

duhet të ngrihemi dhe të rezistojmë e jo të largohemi nga ata që janë të përfshirë në

betejën për jetë apo vdekje, për liri… Shumë myslymanë, me miliona prej tyre në të

gjithë botën duke përfshirë Europën, duan atë që ne te gjithë duam: Të jemi të lirë për

vete dhe të çlirojnë të tjerët që edhe ata të jenë të lirë gjithashtu; Që e konsiderojnë

tolerancën si një virtyt dhe respekt për besimin e të tjerëve, si pjesë e besimit tonë.”

Sidoqoftë, strategjia e përfshirjes gjithmonë nënkupton edhe përjashtimin. Jo

të gjthë në “komunitetin ndërkombëtar” duhen konsideruar si miqtë “tanë”. Ka edhe

njerëz që e mbrojnë armikun brenda këtij komuniteti duke mbrojtur një “politikë të

ngrirë”. Sipas Blair-it, këta “miq të rremë” janë në anën e armiqve.

“Është një qëndrim dobësie, disfate, dhe mbi të gjitha një fyerje e thellë për çdo

myslyman që beson në lirinë e shumicës. Në vend që të sfidojë ekstremizmin, ky lloj

qëndrimi në vend që ta mbysë atë e ushqen dhe e ndihmon.”

Armiqtë e vërtetë janë “terroristët” ose siç ai iu referohet me terma të tjerë “fanatikët

fetarë” dhe “ekstremistët”. Ata janë një lloj i ri armiku pa precedent në histori.

“Në këtë shekull, një armik i ri dhe i pazakontë është shfaqur: një terrorizëm global, i

bazuar në një keqinterpretim të përmbysur të islamizmit, që është fanatik dhe

vdekjeprurës. Këta fanatikë që nuk ndalen para asgjëje për të shkaktuar vdekjen dhe

shkatërrrimin në masë.”205

“Ata na urrejnë ne dhe gjithçka që ne dhe aleatët tanë përfaqësojnë. Ata nuk pranojnë

stilin e jetës sonë, vlerat tona dhe në veçanti me tolerancën tonë. Ata na urrejnë ne,

por padyshim që urrejnë edhe ata myslimanë që besojnë tek toleranca” “Nuk mund të

ketë kompromis me këta njerëz, nuk mund të ketë takim të mendjeve, asnjë pikë të

përbashkët për të kuptuar këtë terror”

204

Një fjalim për Politikën e Jashtme I, Londër, 21 Mars 2006: http:// www.numberIO.gov.uk/ 205

Fjalimi në Sedgefield, 5 Mars 2004;www.guardian.co.uk/politics/2004/mar/05/iraq.iraq

Page 118: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

108

Në këto pasazhe shprehet pikëpamja se ndryshimi midis miqve dhe armiqve

është në thelb një përplasje qytetërimesh. Është një përplasje midis ekstremizmit dhe

progresit, një betejë vlerash dhe progresi. Terrorizmi perceptohet si një kërcënim

ekzistencial ndaj stilit modern të jetës.

Megjithë përdorimin e vazhdueshëm të strategjisë gjithëpërfshirëse, Blair ndalet edhe

në rolin e tij si Kryeministër i Britanisë së Madhe – si dikush që duhet të veprojë dhe

ndërmarrë inisiativa. Për të mbrojtur vendimin e tij për të shkuar në Irak, Blair

argumenton se është detyra e udhëheqjes që ai përfaqëson të luftojë kërcënimin global

të terrorizmit. Duke marrë vendimin për të marrë pjesë ndaj sulmeve në Irak, ai u jep

fund në mënyrë autoritare diskutimeve të shumta.

“ Kryeministrat nuk e kanë luksin për të mbështetur të dyja anët e argumentit. Ata

mund t‟i shohin të dyja anët. Por, përfundimisht, udhëheqja lidhet me vendimet . . . A

duam që të rrezikojmë) Ky është gjykimi. Dhe gjykimi im, atëherë dhe tani, është se

rreziku i këtij terrorizmi të ri global dhe bashkëveprimi i tij me shtetet ose organizatat

apo individët që prodhojnë Armë të shkatërrimit në masë është një gjykim të cilin nuk

jam i përgatitur ta drejtoj.”206

Për të patur një mbështetje të gjerë për vendimet e tij, Blair-i vazhdimisht

përdor strategjinë e arsyeshmërisë dhe normales. Për të mbrojtur qasjen e tij anti-

terroriste, ai i bazon argumentet e tij në ideale dhe interesa të përbashkëta: si

ekonomia, stabiliteti, drejtësia, demokracia, liria.

“Ne kemi një interes të përbashkët në rendin botëror, veçanërisht për arsye

ekonomike. Të gjithë ne, kemi interes në stabilitet dhe frikë ndaj kaosit. Ky eshtë

impakti i ndërvartësisë”.207

“Forca e komunitetit duhet kombinuar me drejtësinë në mënyrë që të bëhet një forcë

morale. Drejtësia përbëhet nga paanësia dhe nga njerëz me vlera të barabarta, . . .

por edhe nga arsyeja dhe toleranca. Vlerat tona nuk janë vlera perëndimore, ato janë

vlera universale të shpirtit njerëzor. Dhe kudo . . . zgjedhja është njësoj: liri dhe jo

tirani; demokraci dhe jo diktaturë; rregull ligjor dhe jo polici sekrete”208

“Mënyra më e mirë për të mbrojtur sigurinë tonë është që të përhapim këto vlera

universale në të gjithë botën. E vetmja mënyrë për të fituar është:(..) ta mposhtim me

vlera dhe ide të vendosura në opozitë me ato të terrroristëve. 209

“Për të fituar, ne duhet të fitojmë betejën e vlerave, po aq sa edhe të armëve. Ne

duhet të tregojmë se këto nuk janë vlera amerikane apo anglo-saksone perëndimore,

206

Fjalimi në Sedgefield, 5 Mars 2004; www.guardian.co.uk/politics/2004/mar/05/iraq.iraq 207

Një fjalim për Politikën e Jashtme I, Londër, 27 May 2006: http:// www.numberIO.gov.uk/ 208

Fjalimi në Kongresin amerikan, 17Korrik 2003.

http://edition.cnn.com/2003/US/07/17/blair.transcrpit/ 209

Një fjalim për Politikën e Jashtme I, Londër, 21 Mars 2006: http:// www.numberIO.gov.uk/)

Page 119: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

109

por vlera në zotërimin e përbashkët të njerëzimit, vlera universale që duhet të jenë të

drejtat e qytetarit global. 210

“Ne po luftojmë për të drejtën e patjetërsueshme të njerëzimit – e bardhë apo e zezë,

kristiane apo jo, e djathtë apo e majtë – për të qenë të lirë.” 211

Fjalimi i Tony Blair-it në konferencën e Partisë Laburiste në Brighton u

konsiderua si një mundësi për të konturuar drejtimet e politikave, për të bindur, për të

izoluar kundërshtarët dhe për të sulmuar opozitën. Ky ishte një fjalim i cili u raportua

gjerësisht dhe u publikua në shtypin ndërkombëtar.

“Ne qëndrojmë krahë për krahë me miqtë tanë amerikanë në këtë moment tragjik dhe

ne, ashtu si ata, nuk do të ndalemi derisa kjo e keqe të largohet prej botës sonë. Dhe

duhet të dini se Britania është një mik dhe një aleat i cili do të qëndrojë gjithmonë me

ju.” Në retrospektivë, ky mijëvjeçar shënoi vetëm një moment të rëndësishëm. Dhe ky

moment ishte ngjarja e 11 shtatorit e cila shënoi një kthesë në histori, kthesë në të

cilën ne përballemi me rreziqet e së ardhmes dhe vlerësojmë zgjedhjet me të cilat

përballet njerëzimi. Ishte një tragjedi. Një akt djallëzor. Nga ky komb del keqardhja

jonë më e madhe, dhe lutjet tona për viktimat dhe solodariteti jonë më i thellë me

popullin amerikan. Ne ishim me ju që në fillim dhe do të qëndrojmë bashkë deri në

fund.212

(Fuqia e komunikimit mund të ndryshojë botën; fjalimi i kryeministrit Tony

Blair, në konferencën e Partisë Laburiste, Brighton, 2 Tetor 2001.)”

Në këtë fjalim, ai nuk iu drejtohet vetëm anëtarëve të partisë apo vendit të tij,

por më tepër “komunitetit” të kombeve. Krijimi i fjalës “ne” në të gjithë fjalimin ka

një mospërputhje, një rrëshqitje në identitet dhe polarizim. Ajo mund të interpretohet

si qeveria dhe padyshim çdo individ, gjithashtu. Ajo paraqet edhe temën e përballjes

me rrezikun dhe zgjedhjet e duhura. Fjala “ne” shpreh mbështetjen për popullin

amerikan, kombin mik. Blair merr rolin e liderit të qeverisë dhe “zërit” të kombit.

Dallimi i polarizuar ndërmjet atyre (të keqes) dhe Shteteve të Bashkuara (të mirës)

përfaqëson temën kryesore në ligjërimin e tij. Përemrat “ne” dhe “ju” janë të lidhur

me parafjalën “me” dhe së bashku krijojnë një strukturë gjithëpërfshirëse për të

treguar bashkimin ndërmjet britanikëve dhe amerikanëve pa asnjë hezitim nga fillimi

në fund.

“Ne i dimë përgjegjësit. Në Afganistan ka me dhjetëra kampe që trainojnë terroristët

për të eksportuar terrorizmin. Osama Bin Laden është sponsori dhe organizatori i

tyre. Ai është mbështetur, është mbrojtur dhe është ndihmuar nga regjimi Taleban.

Mos kini asnjë dyshim, se Bin Laden dhe njerëzit e tij e organizuan këtë fatkeqësi.

210

Një fjalim për Politikën e Jashtme I, Londër, 27 May 2006: http:// www.numberIO.gov.uk/) 211

Fjalimi në Kongresin amerikan, 17Korrik 2003.

http://edition.cnn.com/2003/US/07/17/blair.transcrpit/ 212

Primhak Victoria, “Constructing Ideology: Blair‟s Language in the War on Terrorism”; Englishes:

Literature Inglesi Contemporane, 2002, N. 17. f. 95

Page 120: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

110

Talebanët i ndihmojnë dhe i nxisin ata. Bin Laden nuk do të heqë dorë nga vazhdimi i

akteve terroriste si dhe ata nuk do të ndalojnë kurrë së ndihmuari atë.”213

(2002:98)

Këtu, në mënyrë të drejtpërdrejtë Blair shpreh opinionin e tij, të cilin e

prezanton si një besim të përbashkët, të mbështetur nga një sërë pohimesh kategorike

të dhëna si evidencë. Ai i ndan përgjegjësitë duke dhënë emra për autorët dhe përdor

përsëritjen dhe aliteracionin foljor për të përforcuar idenë dhe revoltën e tij të

brendshme. Në veçanti, përgjegjësia e përbashkët që përforcohet që në fillim të

argumentit me anë të shumësit “ne” është thelbësore për të justifikuar aksionin

ushtarak në Afganistan.

“Para dy javësh në Nju Jork, pas meshës në kishë, takova disa nga familjet e

viktimave. Ishte në shumë mënyra një takim tërësisht britanik. Në çdo qoshe të

dhomës, të panjohurit bënin biseda të shkurtra dhe përpiqeshin të silleshin si njerëz

normalë në një situatë jonormale. Dhe kur kaloje nëpër dhomë ndieje mall dhe

trishtim. Duart që shtrëngonin fotot e djemve dhe të vajzave, bashkëshorteve dhe

bashkëshortëve, duke u lutur që t‟i besosh kur thonë se nëse ka ende një mundësi që

të dashurit e tyre të jenë gjallë, kur në të vërtetë ti e di se çdo shpresë është shuar.

Dhe më pas, një grua të shikon në sy e të thotë se djali i saj i vetëm ka vdekur, dhe të

pyet: Përse? Unë po ju them, se nuk ndiheni si personi më i fuqishëm në vend në një

situatë të tillë.” 214

Duke u identifikuar me të pafuqishmit dhe duke mohuar pozicionin e tij, ai

kërkon të marrë pjesë në dhimbjen e tyre. Ai përdor vetën e parë njëjës “unë”, për të

treguar përvojën e tij. Më pas, kalon në shumësin jo-deiktik “ju”, që përdoret me një

kuptim të shpërndarë dhe i referohet gjithësecilit, në mënyrë që dëgjuesit të

përfshihen në përvojën e tij. Stili i tij komunikues mund të përshkruhet si i

drejtpërdrejtë, personal dhe joformal.

Kjo nuk është një luftë midis Perëndimit dhe fesë Islame. Myslimanë të ndershëm, me

miliona që jetojnë në shtetet Evropiane, i kanë dënuar aktet terroriste në Nju Jork

dhe kudo në Amerikë me të njëjtën forcë si ne. Le të jemi të qartë, kur dëgjojmë fjalët

e Osama Bin Laden-it, nëse ai e arrin qëllimin e tij regjimet që ai do të zëvendësontë

në botën arabe do të ishin si regjimi Taleban në Afganistan. Ne nuk veprojmë kundër

Islamizmit. Besimtarët e vërtetë të tij janë vëllezërit dhe motrat tona në këtë luftë.

Është koha që Perëndimi të përballet me injorancën e tij ndaj fesë Islame. Hebrenjtë,

Myslimanët dhe të Krishterët janë të gjithë fëmijët e Abrahamit. Ky është momenti që

të sjellim sa më afër besimet në mënyrë që të kuptojmë vlerat dhe trashëgiminë tonë të

përbashkët si një burim bashkimi dhe force. Gjithashtu, është koha që një pjesë e

Islamizmit të përballet me paragjykimet kundrejt Amerikës dhe jo vetëm Islamizmi

213

Primhak Victoria, “Constructing Ideology: Blair‟s Language in the War on Terrorism”; Englishes:

Literature Inglesi Contemporane, 2002, N. 17. f. 98 214

Primhak Victoria, “Constructing Ideology: Blair‟s Language in the War on Terrorism”; Englishes:

Literature Inglesi Contemporane, 2002, N. 17. f. 97

Page 121: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

111

por edhe pjesë të shoqërisë perëndimore gjithashtu. 215

(Tetor 8, 2001 intervistë e

televizionit satelitor Al-Jazeera)

Nëpërmjet kategorizimit, ndarjes së një grupi në të mirë dhe të keq, ose siç

shprehet Blair-i myslimanët “e ndershëm” e “të pafajshëm” dhe “dhuna e egërsia e

fanatikëve” theksohet një ndarje e thellë midis tyre si në asnjë lloj besimi tjetër.

Politikat e Blair-it kërkojnë mbështetje nga komuniteti mysliman në Britani

për sulmet e mundshme ushtarake të Amerikës në Irak. Nëse lufta do të shihet si një

luftë e perëndimit ndaj islamizmit, kjo do të ishte potencialisht destabilizuese. Fjala

“të ndershëm” e shoqëruar me ngjyrimet e moralitetit dhe hijshmërisë është përdorur

vazhdimisht për të përshkruar ata myslimanë të cilët mbështesin sulmet ushtarake në

Afganistan.

“Besimtarët e vërtetë të islamizmit janë motrat dhe vëllezërit tanë në këtë luftë. Bin

Laden nuk është më i bindur ndaj mësimeve të duhura të Kuranit , se ata kryqtarë të

shekullit të 12-të të cilët vranë e plackitën përfaqësuesit dhe mësuesit e ungjillit. Është

koha që perëndimi të përballet me injorancën e tij ndaj islamit. Hebrenjtë, myslimanët

dhe të krishterët janë të gjithë fëmijë të Abrahamit. Ky është momenti që të sjellim sa

më afër besimet, në mënyrë që të kuptojmë vlerat tona të përbashkëta dhe

trashëgiminë si një burim bashkimi dhe force. Është koha që një pjesë e islamit të

përballet me paragjykimet e tij kundër Amerikës dhe jo vetëm islami, por edhe pjesë të

shoqërisë perëndimore gjithashtu.”216

Një dallim i qartë dhe polarizues qëndron midis myslimanëve “të vërtetë” të

cilët janë “motrat dhe vëllezërit tanë” dhe një Islamizmi të rremë të përfaqësuar nga

Bin Laden. Nëpërmjet analogjisë ai kritikon krishtërimin dhe perëndimin. Perëndimi

duhet të përballet me “injorancën” e tij ndaj islamizmit por edhe islamizmi duhet të

përballet me “paragjykimet” e tij kundër Amerikës. Në këtë mënyrë, ai kërkon të ruajë

ekuilibrin mes palëve që ndajnë të njëjtën pikëpamje ndaj sulmeve terroriste.

Nuk kemi zgjedhje tjetër përveçse të luftojmë. Nuk kemi zgjedhje tjetër. Ne duhet ta

gjurmojmë vrasësin masiv Osama Bin Laden, të zhdukim rrjetin e tij dhe këtë

kërcënim. Dhe ne do ta bëjmë këtë. Jam plotësisht i bindur. Ndryshimi midis nesh dhe

Bin Laden-it është se ndërkohë që ne bëjmë gjithçka mundemi që të ulim numrin e

viktimave civile, ai bën gjithçka për t‟i shtuar ato. Bombardimi është absolutisht i

shënjestruar. Është e pashmangshme, në çdo operacion ushtarak si ky do të ketë gjëra

që nuk do të shkojnë ashtu siç duhet. Pjesa më e madhe e bombave e kanë arritur

shënjestrën e tyre. 217

(Daily Mirror 31 October, 2001)

215

Primhak Victoria, “Constructing Ideology: Blair‟s Language in the War on Terrorism”; Englishes:

Literature Inglesi Contemporane, 2002, N. 17. f. 97 216

Primhak Victoria, “Constructing Ideology: Blair‟s Language in the War on Terrorism”; Englishes:

Literature Inglesi Contemporane, 2002, N. 17. f. 106 217

Primhak Victoria, “Constructing Ideology: Blair‟s Language in the War on Terrorism”; Englishes:

Literature Inglesi Contemporane, 2002, N. 17. f. 108

Page 122: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

112

Blair e përforcon mesazhin e luftës me anë të përsëritjes, antitezës dhe polarizimit.

Duke përdorur deklarata absolute, ai përpiqet të bindë dëgjuesit se bombardimet janë

të shënjestruara. Numri i lartë i mbështetësve në popull për përfshirjen ushtarake të

Britanisë duket se tregon suksesin e Blair-it në krijimin e një doktrine për

“komunitetin ndërkombëtar”.

2.10 Ligjërimi argumentues i presidentit Obama

Në nëntor të vitit 2008, Barack Obama u bë presidenti i parë afrikano-

amerikan në historinë e Shteteve të Bashkuara. Fitorja e tij elektorale u konsiderua të

ishte një zbulim në aspektet shoqërore dhe politike të shoqërisë amerikane. Tema

kryesore e fjalimit mund të përmblidhet si “forcë nga e kaluara jonë heroike” që

bazohet në shembuj nga e kaluara e historisë amerikane dhe i inkurajon amerikanët të

kthehen në vlerat e mira e të vjetra amerikane. Vlerat që ai përmend janë: toleranca,

kurioziteti, besnikëria dhe patriotizmi. Fjalimi i Obamës mund të konsiderohet

gjithëpërfshirës, pasi u drejtohet të gjitha nacionaliteteve dhe etnive. Analiza dhe

interpretimi i aspektit ideologjik të fjalimit të tij duhet konsideruar i lidhur ngushtë me

proceset shoqërore që kanë karakterizuar ecurinë e Amerikës ndër vite.

Komponentët ideologjik të fjalimit mund të përmblidhen me këto koncepte:

pragmatizmi, liberalizmi, përfshirja, uniteti, pranimi i diversitetit fetar dhe etnik.

Fjalimi i presidentit Barack Obama mund të ndahet në 6 pjesë që sipas paragrafëve

shfaqin këtë tematikë: 218

1. Falenderime ndaj paraardhësve [1-2].

2. Pranim i krizës ekonomike [ 3-7].

Obama tregohet i drejtpërdrejtë kur pranon se “sfidat janë reale…ato janë serioze dhe

janë të shumta”. Në të njëjtën kohë, ai tregon vendosmëri dhe besim në udhëheqjen e

tij. Kjo duket në fjalinë deklaruese dhe premtuese : “Por, Amerika le ta dijë - se ato

do të kapërcehen.”

3. Vënia në dukje e krizave të së shkuarës të cilat janë kapërcyer [8-17].

Në këtë pjesë, Obama është i qëndrueshëm në mesazhin e shpresës që çoi në fitoren e

zgjedhjeve. Ai citon shkrimet e shenjta [10], Deklaratën e Pavarësisë [10], dhe më tej

u kujton dëgjuesve përpjekjet e të shkuarës që janë kapërcyer [12-15]. Në paragrafin

[16] ai u kujton amerikanëve se forca e tyre është ende e madhe.

4. Iu drejtohet cinikëve [18-20].

Këta paragrafë duket se iu drejtohen forcave politike dhe kongresit. Në përpjekje për

të bindur ata që janë skeptikë për planet e tij, fraza kyçe është: “memoriet e tyre janë

të shkurtra”

5. I drejtohet gjithë botës. [21-26].

Ai harton një politikë të re që përqëndrohet tek idealet e përbashkëta njerëzore.

6. Zgjidhja gjendet tek njerëzit [ 27-35].

218

http://sixminutes.dlugan.com/inauguration-speech-analysis-barack-obama-inaugural/

Page 123: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

113

Presidenti bën një paralelizëm ndërmjet forcave të armatosura dhe qytetarëve

normal që mishërojnë shpirtin amerikan të shërbimit. Obama u drejtohet dëgjuesve

me frazën “bashkëqytetarët e mi” që përcjell barazi dhe unitet të presidentit me

popullin. Në tërësi, fjalimi është i mbushur me fraza që shprehin pjesëmarrje:

ekonomia jonë, dështimi ynë kolektiv, kujdesi jonë shëndetsor, shkollat tona, kombi

ynë. Ato theksojnë aftësinë e presidentit për të bashkuar njerëzit dhe për të udhëhequr

kombin.

Gjatë gjithë fjalimit, Obama përdor përemrin shumës të vetës së tretë “ne”

duke krijuar një sens uniteti ndërmjet folësit dhe dëgjuesit. Përemrat ne, neve, jonë,

janë fjalët më të përdorura në të gjithë fjalimin. Folësi nuk e distancon veten prej

popullit amerikan dhe gjithçka që ai shpall dhe deklaron duket sikur del prej tyre. Kjo

është një praktikë e njohur në fjalimet politike ku politikani interpreton nevojat dhe

ndjenjat e dëgjuesve, dhe me pas i reflekton ato duke u identifikuar me dëgjuesit dhe

duke i përfshirë ata si bashkëautorë të fjalimit. Në këtë mënyrë, duke mos u distancuar

dhe duke marrë me anë të duartrokitjeve aprovimin e dëgjuesve politikani merr

përgjegjësinë për gjithçka që thuhet dhe flet në emër të popullit amerikan. “Në këtë

ditë . . . ne vijmë për të shpallur”

Gjithashtu Obama përdor edhe strategjinë e polarizimit nëpërmjet strukturës

ne kundrejt atyre. Ai u drejtohet kundërshtarëve të tij me anë të përemrave ata, e tyre,

ato dhe në fjalinë “ata që vënë në dyshim shkallën e ambicieve tona” transmeton një

distancë ndërmjet tyre dhe amerikanëve. Fitorja në zgjedhje e lejon presidentin e ri të

bashkohet me shumicën e popullit dhe të kritikojë “cinikët që nuk arrijnë të kuptojnë

se terreni është zhvendosur nën ta”; “Ata e kanë harruar se çfarë ka bërë ky vend për

ta.”; “ata që preferojnë kohën e lirë në krahasim me punën, ose që kërkojnë vetëm

kënaqësitë e pasurisë dhe të famës”

Gojëtari përdor kombinimet paralele të fjalëve që përbëhen prej dy

elementëve, që e ndihmojnë në ruajtjen e një balance semantikore si edhe konstrukte

paralele me tri elementë. Për shembull:

Ndershmëri dhe punë e palodhur; kurajo dhe drejtësi;

tolerancë dhe kuriozitet; besnikëri dhe patriotizëm;

shpresë ndaj frikës; qëllim ndaj konfliktit

“ Shtëpitë janë humbur”

Punët janë pakësuar”

Bizneset janë shkatëruar”

“Kujdesi jonë shëndetësor është shumë i shtrenjtë”

“në shkollat tona shumë studentë dështojnë”

dhe [...] energjia [...] kërcënon planetin tonë”

“të gjithë janë të barabartë”

“Të gjithë janë të lirë”

“Dhe të gjithë meritojnë lumturi”

Page 124: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

114

“luftuar, sakrifikuar dhe punuar”

“lindje ose mirëqënie ose përçarje”

“ne duhet të ngrihemi,

të shkundim puhurin,

dhe të fillojmë përsëri punën për ribërjen e Amerikës”

“të shpenzojmë me mençuri,

Të reformojmë zakonet e vjetra”

dhe t‟i kryejmë punët tona gjatë ditës”

“drejtësia e kauzës sonë”

“forca e shembullit tonë”

“cilësitë e përulësisë dhe kufizimit”

Referenca ndaj sakrificave të shumta të brezave paraardhës që u përpoqën për të lënë

një trashëgimi të pasur tek amerikanët është një tematikë kryesore. Disa nga frazat

referuese jepen më poshtë:

“Të kujtojmë sakrificat e paraardhëve tanë”

“Dyzet e katër Amerikanë kanë bërë betimin presidencial”

“Besnik ndaj idealeve të të parëve tanë dhe të vërtetë ndaj dokumentave tanë

themeltarë”

“Kështu ka qenë. Kështu duhet të jetë me këtë gjeneratë amerikanësh”

“Ka kaluar nga njëri brez tek tjetri”

“Udhëtimi jonë nuk ka qenë kurrë …”

“Concord and Gettysburg; Normandy dhe Khe Sahn”. Në këtë pasazh të shkurtër

shpalosen katër luftra: Lufta Revolucionare, Lufta Civile, Lufta e Dytë Botërore, dhe

Lufta e Vietnamit.

“Memoriet e tyre janë të shkurta”

“Etërit tanë themelues [...] gjaku i brezave”

“Mbani mend se brezat e hershëm …”

“Heronjtë e rënë në Arlington”

“Por ato vlera mbi të cilat varet suksesi ynë – punë e palodhur dhe ndershmëri,

kurajo, dhe vërtetësi, tolerancë dhe kuriozitet, besnikëri dhe patriotizëm. Ajo ç‟ka

kërkohet atëherë është kthimi tek këto të vërteta.”

“Në vitin e lindjes së Amerikës…”

Mjetet stilistikore të prezantimit në fjalimin e Obamës luajnë një rol të

rëndësishëm për strukturimin e mendimit dhe krijojnë efekte të veçanta. Inversioni i

referohet një forme të modelit tekstual që është e motivuar kryesisht për qëllime

letrare dhe estetike. Qëllimi i tij si një strategji stilistikore bazohet në theksimin dhe

Page 125: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

115

vënien në dukje të një elementi tekstual. Ai përfshin një theksim stilistikor që

realizohet përmes një aspekti tekstual që devijon nga norma gjuhësore, ose përmes një

aspekti tekstual që vihet në dukje me anë të përsëritjes ose paralelizmit.219

Paralelizmi është produkt i “strukturave të balancuara përmes përsëritjes së të

njëjtës formë sintaksore”. Ai ka efekt emocionues tek dëgjuesit. Veçantitë stilistikore

dhe strukturore (paralelizmat sintaksorë, inversioni, anafora) intensifikojnë elemente

të ndryshme të informacionit, duke ruajtur balancën dhe thellësinë semantike.

Në aspektin stilistikor, përdorimi i antitezave jep një kontrast të gjallë të ideve.

Udhëtimi ynë nuk ka qenë kurrë udhëtim i shkurtër. Ai nuk ka qenë rruga për të

dobtit. Por, ka qenë për ata që rrezikojnë, që veprojnë, që realizojnë.

Ritmi luan një rol domethënës në fjalimin e Obamës dhe kontribuon në

efektshmërinë e përcjelljes së mesazhit. Pasazhi i mëposhtëm argumentues paraqitet

në formën e strofave poetike ritmike. Në këtë pasazh, rreshtat e parë në dallim nga tre

rreshtat pasues fillojnë me të njëjtën frazë “ne do të” që ndiqet nga një frazë foljore.

Tri rreshtat e tjerë ndjekin idenë kryesore në formën e një pohimi deklarativ të

shprehur në rreshtin e parë. Ato janë të ngjashëm si ritmikisht ashtu edhe metrikalisht.

Rreshti i fundit është i ndryshëm në strukturë, pasi përmban konkluzionin e mesazhit.

Nëse analizojmë strukturën semantike të argumentit kemi të bëjmë më një

zinzhir nën-argumentesh të njëpasnjëshëm që në ide shprehin veprime dhe punë që do

të kryhen. Obama përdor strategjinë e argumentimit të arsyeshëm, ku pikëpamja

kryesore është se gjithçka e mirë arrihet vetëm nëpërmjet punës dhe veprimit. Vihen

re nota poetike si në lidhje me ritmin ashtu edhe me kontekstin lirik të fjalëve që

lidhen me natyrën për të përshkruar proceset teknologjike.

Ne do të ndërtojmë rrugët dhe urat,

rrjetet elektrike dhe linjat dixhitale

që ushqejnë tregtinë tonë

dhe na bashkojnë së bashku.

Ne do të rindërtojmë shkencën në vendin e saj të duhur,

Dhe përdorim mrekullitë e teknologjisë

për të rritur cilësinë e kujdesit shëndetsor

dhe ulur koston e tij.

Ne do të mprehim diellin dhe erërat

dhe dheun për të vënë në punë makinat dhe fabrikat

Dhe ne do të transformojmë shkollat tona,

dhe kolegjet dhe universitetet

për t‟u përballur me kërkesat e një epoke të re

Dhe këtë ne mund ta bëjmë.

Dhe të gjithë këtë do ta bëjmë.

219

Simpson, Paul. (2004). Stylistics: a resource book for students. Routledge.

Page 126: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

116

Dielli dhe era janë përdorur si imazhe për të simbolizuar nevojën për energji

për të vënë në lëvizje ekonominë. Ai nuk preferon stilin e thatë dhe pragmatik të

zhargonit eknomik, por preferon stilin poetik dhe krijues për të tërhequr vëmendjen

dhe imagjinatën e dëgjuesve. Kuptimi i çdo fjalie mbart ngjyrim metaforik. Mesazhi

përforcohet përmes konstruktit ritmik dhe përsëritjes. Strukturat gjuhësore ndjekin

rregullat e paralelizmit sintaksor, ku “mesazhi zhvillohet me anë të ndërtimit të

mendimit mbi një mendim të ngjashëm.”220

Këto mjete gjuhësore ndihmojnë në theksimin e idesë së ndryshimeve të

pritura duke përsëritur të njëjtat struktura të ngjashme sintaksore së bashku me të

njëjtën frazë “ne do të”. Dominimi i foljeve në kohën e ardhme dhe i strukturave

sintaksore paralele në parakushtet e argumentit të tij vënë në dukje veprimet që do të

ndërmerren të cilat do të çojnë në një të ardhme të suksesshme duke kuptuar gabimet

e së shkuarës. Gjithashtu, strukturat në kohën e ardhme, folja modale mund si dhe

theksimi i ndajfoljes kohore sot krijojnë tek dëgjuesit imazhe pozitive të forcës dhe

shpresës.

Tema e rindërtimit të ekonomisë së vendit çohet më tej me sloganin e

ndryshuar nga “po, ne mundemi” (Yes, we can) në “po, ne do t‟a bëjmë” (Yes, we

will). Ndryshimi i foljes modale mund (can) që shpreh mundësinë dhe potencialin që

së bashku të arrijnë ndryshimin në foljen modale do të (will do) e përshkallëzon edhe

më tej forcën e mesazhit pasi shpreh një probabilitet të lartë ku fjalia shprehet si fjali

faktike dhe finalizuese.

Obama i bën thirrje kombit për të ndryshuar situatën dhe për të rikthyer

lavdinë e Amerikës në botë. Dominimi i foljeve në kohën e ardhme dhe i strukturave

sintaksore paralele në parakushtet e argumentit të tij, vënë në dukje veprimet që do të

ndërmerren të cilat do të çojnë në një të ardhme të suksesshme duke kuptuar gabimet

e së shkuarës.

Gjithashtu strukturat në kohën e ardhme, folja modale mund si dhe theksimi i

ndajfoljes kohore sot krijojnë tek dëgjuesit imazhe pozitive të forcës dhe shpresës. Ai

thekson aftësinë e kombit amerikan për të mësuar prej gabimeve të së shkuarës dhe

shpreh siguri dhe bindje se me punë do t‟ia dalin mbanë. Kjo strategji ligjërimi

rezulton të jetë mjaft bindëse dhe emocionuese, sepse preken ato çështje dhe ideale të

cilat njerëzit kërkojnë t‟i fitojnë përsëri, si dhe krenaria e madhe që amerikanët

ndiejnë për historinë e tyre.

Duke folur për fundin e drejtimit të mëparshëm politk nga George W. Bush

dhe përkrahësit e tij, Obama deklaron ardhjen e një epoke të re, epokës së ndryshimit.

Qëllimi i tij është të përcaktojë kontrollin politik mbi skenën botërore dhe ta ruajë atë.

Në lidhje me politikat e ndjekura nga Bush, Obama përdor strategjinë e kontrastit.

Sepse bota ka ndryshuar dhe ne duhet të ndryshojmë me të. Ne mbetemi kombi më i

fuqishëm dhe më i begatë në planet… dhe ne jemi gati të udhëheqim edhe një herë..

fuqia jonë rritet përmes maturisë sonë… siguria jonë buron prej drejtësisë së kauzës

220

Catholic Encyclopedia (1913), “Parallelism”, 2/4

Page 127: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

117

sonë; forca e shembullit onë, Amerika duhet të luajë rolin e saj në një epokë të re

paqeje.

Këtu, Obama përdor strategjinë e vetëprezantimit pozitiv. Thirrja e tij synon të

krijojë efekt emocional tek votuesit në mënyrë që të ngjallë ndjenjat e detyrës qytetare

dhe idealet e sjelljes morale si humanizmi, kolektivizmi dhe toleranca.

Një ngarkesë të veçantë stilistikore në fjalimin e Obamës ka marrë ideja se

Amerikanët janë një komb i zgjedhur dhe i bekuar nga Zoti:

Hiri i Zotit qoftë mbi ne. Premtimi që na është dhënë prej Zotit që të gjithë janë të

barabartë, të gjithë janë të lirë, dhe të gjithë meritojnë një shanc të ndjekin plotësisht

lumturinë e tyre. Zoti na bën thirrje që t‟i japim formë një fati të pacaktuar.

Duke pasur parasysh se feja luan një rol të rëndësishëm në jetën e qytetarëve

amrikanë, fjalët e presidentit tingëllojnë si një kërkesë për të kryer akte drejtësie dhe

fisnike dhe konsiderohen si domosdoshmëri të sjelljes morale.

"Që jemi në mes të krizës është kuptuar prej të gjithëve. Kombi ynë është në luftë

kundër rrjetit të dhunës dhe urrejtjes. Ekonomia jonë është dobësuar pa masë, si

pasojë e lakmisë dhe papërgjegjshmërisë së disave , por edhe dështimit tonë kolektiv

për të bërë zgjedhje të vështira dhe për të përgatitur kombin për një epokë të re.

Shtëpitë tona janë humbur; punët tona janë pakësuar; bizneset tona janë rrënuar.

Shëndeti ynë shëndetsor është tepër i shtrenjtë; në shkollat tona shumica dështojnë”.

Në këtë fragment, Obama thekson situatën e luftës së vazhdueshme ndaj terrorizmit

dhe krizës aktuale duke kritikuar jo vetëm “lakminë dhe papërgjegjshmërinë” e disave

për rrënimin ekonomik, por edhe gjithë sistemin duke e karakterizuar atë si një

dështim kolektiv. Ky përshkrim negativ dhe realist nënkupton se kërkohet një reformë

rrënjësore institucionale. Problemet që vihen në dukje janë shqetësuese për çdo

qytetar amerikan dhe shërbejnë për të krijuar një terren të përbashkët ku vetë Obama

dhe qytetarët duhet të përballen me sfidat për ndryshim. Përsëritja e përemrit “ tona”

dhe e strukturave paralele të fjalisë shërbejnë për të treguar unitet dhe pika të

përbashkëta.

“Sot, po ju them se sfidat me të cilat përballemi janë reale, ato janë serioze dhe të

shumta. Ato nuk do të përballohen lehtë dhe në kohë të shkurtër. Por Amerika le të

dijë se: ato do të kapërcehen. Në këtë ditë, ne mblidhemi sepse kemi zgjedhur

shpresën ndaj frikës, qëllimin ndaj konfliktit dhe përçarjes. Në këtë ditë, ne vijmë për

të shpallur fundin e acarimeve pa vlerë, premtimeve të rreme, dogmave të vjetra që

për një kohë të gjatë kanë mbytur politikën tonë”.

Përdorimi theksues i fjalës deiktike kohore “sot” jep atmosferën e një fillimi të

mbarë dhe argumenti transmeton pikëpamjen e optimizmit, forcës dhe zgjidhjeve për

t‟u përballur me sfidat e vështira sepse zgjedhja e duhur tashmë eshtë bërë.

Page 128: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

118

Përdorimi i formës pasive të foljes që presupozon mungesë të agjentëve veprues dhe

përdorimi i përemrit në numrin shumës (“ne”) është tipik në ligjërimin politik, sepse

folësit kërkojnë të identifikohen me problemet dhe vështirësitë e dëgjuesve duke e

vendosur veten në të njëjtin pozicion me ta.

Me anë të pohimit deklarues “ato do të kapërcehen”, Obama jep garanci për

një të ardhme më të mirë, sepse së bashku ata kanë zgjedhur vlerat dhe jo antivlerat e

së shkuarës. Në lidhje me to, ai u refererohet politikave të mëparshme të qeverisë dhe

deklaron se ai bashkë më qytetarët do të kapërcejnë problemet e mbartura. Kjo ide

përforcohet me anë të strukturave gjuhësore paralele (Në këtë ditë, ne mblidhemi; Në

këtë ditë, ne vijmë) dhe anitezave (shpresën ndaj frikës, qëllimin ndaj konfliktit).

“Për ne, ata morrën ato pak sende që kishin dhe udhëtuan përtej oqeanit në kërkim

të një jete të re. Për ne, ata derdhën djersë në fabrika dhe themeluan Perëndimin;

duruan kamzhikun dhe pluguan tokën e fortë. Për ne ata luftuan dhe vdiqën në vende

si Concord dhe Gettysburg, Normandy dhe Khe Sahn." Herë pas here këta burra dhe

gra luftuan, sakrifikuan dhe punuan derisa duart u gjakoseshin në mënyrë që ne të

jetonim një jetë më të mirë. Ata e panë Amerikën si më të madhe se shuma e

ambicieve tona individuale; më të madhe se të gjitha ndryshimet në lindje, pasuri apo

përçarje”.

Stili retorik i Obamës synon drejt një strategjie të fuqizimit dhe frymëzimit të

aspiratave të larta për të realizuar ndryshimin e dëshiruar. Kjo strategji aktualizohet në

apelin ndaj të kaluarës historike të popullit amerikan duke nënkuptuar njëkohësisht se

sfidat kapërcehen duke e ndërtuar të ardhmen në bazë të sakrificave heroike të së

shkuarës. Ky pasazh është një shembull i paralelizmave sintaksorë dhe leksikorë.

Fjalitë fillojnë me frazën parafjalore “për ne” e cila ndiqet prej përemrit vetor ata që

në vijim ndiqet nga dy fraza foljore të lidhura me lidhëzen “dhe”. Përsëritja dhe

paralelizmi e bëjnë mesazhin më koherent. Gjithçka që “ata” e bënë, e bënë “për ne”.

Në këtë rast nuk nënkuptohen thjesht punët e tyre, por përpjekjet për një “gjeneratë të

së ardhmes”. Mjetet gjuhësore e nxjerrin në pah mesazhin duke ruajtur balancën dhe

thellësinë kuptimore.

“Ka, disa që vënë në dyshim shkallën e ambicieve tona – që sugjerojnë se sistemi ynë

nuk mund të tolerojë plane tepër të mëdha. Memoriet e tyre janë të shkurtra. Sepse

ata e kanë harruar se çfarë është bërë tashmë prej këtij vendi: se çfarë burrat dhe

gratë e lira mund të bëjnë kur imagjinata bashkohet për një qëllim të përbashkët, dhe

nevojë për kurajo.

Ajo që cinikët dështojnë që të kuptojnë është se arsyeja ka rrëshkitur poshtë tyre, se

argumentat bajatë politikë që na kanë konsumuar për një kohë kaq të gjatë, nuk

aplikohen më.

Pyetja që ne pyesim sot nuk është nëse qeveria jonë është tepër e madhe apo tepër e

vogël, por nëse ajo funksionon, nëse i ndihmon familjet që të gjejnë punë me një rrogë

të hijshme, kujdes shëndetsor që ata ta përballojnë financiarisht, një pension dinjitoz.

Aty ku përgjigjja është po, ne synojmë të ecim përpara. Aty ku përgjigjja është jo,

Page 129: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

119

programet do të përfundojnë. Ata që menaxhojnë dollarët e publikut do të vihen para

përgjegjësisë – për të shpenzuar me mençuri, për të reformuar zakonet e vjetra dhe të

jenë transparent – sepse vetëm atëherë mund të rindërtojmë besimin vital ndërmjet

popullit dhe qeverisë së tij”

Argumenti i Obamës nuk i pranon sfidat. Ai nënkupton se pikëpamja e tij

pragmatiste për rolin e qeverisë nuk do të ndikohet prej dogmave ose doktrinave të

cinikëvë mosbesues ndaj planeve dhe ambicieve. Këtë ai e justifikon me faktin se këto

ambicie tashmë janë të provuara ndër vite dhe arritjet janë të shumta, kur njerëzit janë

bashkuar për qëllime të përbashkëta. Ai kërkon të rrisë optimizmin duke mëshuar fort

në angazhimin e ndërmarrë, në mënyrë që të rindërtohet besimi midis popullit dhe

qeverisë. Stretegjia bindëse fokusohet tek nevojat për stabilitet financiar dhe pasojat

nëse mungon angazhimi i duhur. Ai përpiqet të transmetojë besueshmëri tek dëgjuesit

duke u treguar i arsyeshëm dhe i sigurt.

“Pyetja përpara nesh nuk shtrohet nëse tregu është një forcë për mirë ose për keq.

Forca e tij për të gjeneruar sukses dhe për të zgjeruar lirinë është e pakrahasueshme,

por kjo krizë na kujton se pa patur një sy vigjilent, tregu del jashtë kontrollit”

Obama largohet prej dikotemisë së të mirës dhe të keqes. Në vend të saj ai shikon

alternativa të reja që duhen shfrytëzuar me kujdes. Mundësitë për sukses financiar

janë të pakrahasueshme dhe gjithçka varet prej aftësisë për t‟i menaxhuar ato.

Argumenti i tij shpreh optimizëm dhe besueshmëri. Pikëpamja e tij për funksionimin e

tregut është pragmatiste dhe sfiduese ndaj çdo pikëpamjeje dhe ideologjie tjetër që

nuk synon arritjen e synimeve të administratës së tij të ardhshme.

“Suksesi i ekonomisë sonë është varur gjithmonë jo vetëm në madhësinë e produktit

vendas, por në shtrirjen e prosperitetit tonë, në aftësinë tonë për të zgjeruar

mundësitë ndaj çdo zemre të vullnetshme – jo për bamirësi, por sepse është rruga më

e sigurt për të mirën tonë të përbashkët.”

Përdorimi i lidhëzave korelative “jo vetëm…por” shërben për të prezantuar më

qartë pikëpamjen e tij filozofike në lidhje me shpërndarjen e pasurisë kombëtare duke

e vënë theksin tek interesi i përbashkët për të zgjeruar mundësitë e shtrirjes së

ekonomisë.

“Mbani mend se brezat e mëparshëm, u përballën me fashizmin dhe komunizmin, jo

vetëm me raketa e tanke, por me aleancat e fuqishme dhe bindjet e forta. Ata e

kuptuan se fuqia jonë e vetme nuk mund të na mbrojë ne, dhe as nuk na jep të drejtën

të bëjmë siç dëshirojmë. Përkundrazi, ata e dinin se fuqia jonë rritet nëpërmjet

përdorimit të saj të kujdesshëm. Siguria jonë buron prej drejtësisë së kauzës sonë;

forcës së shembullit tonë; cilësive të përulësië dhe kufizimit. Ne jemi ruajtësit e kësaj

trashëgimie, të udhëhequr edhe një herë nga këto parime, ne mund të përballemi me

Page 130: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

120

kërcënime të reja që kërkojnë përpjekje më të mëdha dhe bashkëpunim më të madh,

madje edhe “bashkëpunim më të madh midis kombeve”.

Ai i referohet historisë së shkuar amerikane duke theksuar cilësitë e veçanta të

shtetit amerikan që e ka ushtruar pushtetin për qëllime të mira dhe të drejta. “Drejtësia

e kauzës sonë” duhet rizbuluar, pas periudhave të përfshirjes ushtarake amerikane të

karakterit të dyshimtë, dhe ky parim i drejtësisë duhet transformuar në një perceptim

të shumëanshëm të bashkëpunimit ndërkombëtar e vënë dukje me anë të frazës

“bashkëpunim dhe mirëkuptim më i madh ndërmjet kombeve.” Drejtësia mund të

perceptohet si një tjetër parim bazë ideologjik në fjalimin e Obamës.

“Sepse ne e dimë se trashëgimia jonë eshtë një forcë dhe jo një dobësi. Ne jemi një

komb Kristianësh, Myslimanësh, Cifutësh, Hindu dhe jobesimtarë. Ne jemi formuar

nga çdo gjuhë dhe kulturë e marrë prej çdo cepi të botës. Dhe sepse kemi shijuar

gargarën e hidhur të luftës civile dhe veçimin dolëm prej atij kapitulli të errët më të

fortë dhe më të bashkuar, dhe nuk mund të mos mendojmë gjë tjetër veçse që urrejtjet

e vjetra do të kalojnë një ditë; se radhët e fiseve do të shkrihen shpejt; se njerëzimi

ynë i zakonshëm do të shfaqë vetveten; dhe se Amerika duhet të luajë rolin e saj për

një epokë të re paqeje”.

Obama vë në dukje prezencën e jobesimtarëve që në fakt përbën një habi pas

gjithë atij kalvari të gjatë të udhëheqjes dominuese kristiane pavarësisht thirrjeve që ai

i drejton Zotit në fjalimin e tij. Botës islame ai i referohet me terma të favorshëm duke

njohur dhe pranuar në këtë mënyrë diversitetin fetar, kuluror dhe shoqëror që në fakt

ishte shtypur gjatë administratave të mëparshme. Pra, ideologjia e tij në ndryshim me

konservatorizmin republikan shfaqet më liberale, më paqësore dhe më e

shumëllojshme.

Me anë të kontrastit (forcë/dobësi) dhe strukturave paralele, folësi arrin efektin

e theksimit dhe përforcimit. Fjalët dobësi dhe forcë janë antonime. Duke u vendosur

në të njëjtën fjali, folësi krijon efektin e paralelizmit të bazuar tek kontradikta. Kur

flet për diversitetin e vendit, Obama përdor efektin e antitezës që krijon kontrast midis

grupeve fetare. Ai vazhdimisht kontraston të drejtat dhe të gabuarat për të vënë në

dukje dominimin e të mirës mbi të keqen. “ Sepse ne e dimë se trashëgimia jonë e

shumëllojshme është forcë dhe jo dobësi.”

Ky diversitet zhvendoset prej të qenit kontrastues në kohezion dhe solidaritet.

Përpara se të vërë në dukje qëllimin, folësi shpjegon arsyet për të dhe përgatit terrenin

për sfidën që më pas duket e arritshme. Ajo ç‟ka transmetohet është shpresa dhe

besimi i sinqertë për të kapërcyer vështirësitë dhe për të patur paqe dhe jetë më të

mirë. Përdorimi i pjesëzës modale “do të” shpreh premtim, qëllim dhe obligim.

Ndaj botës Islame, ne kërkojmë një ecje përpara,… Ndaj udhëheqësve në mbarë botën

që kërkojnë të mbjellin konflikt, … dijeni se populli juaj do t‟ju gjykojë në bazë te asaj

që keni ndërtuar, jo të asaj që keni prishur. Ndaj atyre që kapen pas pushtetit me anë

të korrupsionit dhe mashtrimit, dijeni se jeni në anën e gabuar të historisë; “Njerëzve

Page 131: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

121

të kombeve të varfra, ne ju premtojmë se do të punojmë bashkë me ju për të lulëzuar

fermat tuaja; për të ushqyer trupat e uritur dhe mendjet e uritura. Dhe ndaj kombeve

si kombi ynë që gëzojnë mirëqënie, ne themi se nuk mund të rrimë indiferent ndaj

vuajtjeve jashtë kufijve. Sepse bota ka ndryshuar, dhe ne duhet të ndryshojmë me të.”

Kjo pjesë shënon një tjetër zhvendosje në pikëpamjen ideologjike të

administratës së Obamës. Kombet e varfra duhen ndihmuar dhe kombet e pasura

duhet të jenë më të kujdesshëm në shpenzimet e tyre, dhe “indiferenca ndaj vuajtjeve”

duhet të bëhet një çështje e së shkuarës.

Në aspektin stilistikor, strukturat paralele përforcojnë idetë duke i bërë ato më të

qarta, më të kuptueshme dhe më shumë ritmike. Inversioni, qëllimi stilistikor i të cilit

është estetik, i jep forcë dhe efektshmëri mendimit.

“Por ato vlera mbi të cilat varet suksesi ynë – puna e palodhur dhe ndershmëria,

kurajoja dhe drejtësia, toleranca dhe kurioziteti, besnikëria dhe patriotizmi – këto

gjëra janë të vjetra. Këto gjëra janë të vërteta. Ato kanë qenë forca e qetë e progresit

gjatë gjithë historisë sonë. Ajo çka kërkohet atëherë është kthimi tek të vërtetat. Ajo

çka kërkohet prej nesh është një epokë e re e përgjegjshmërisë – një pranim nga çdo

amerikan, se ne kemi detyra ndaj vetvetes, kombit tonë dhe botës, detyra që nuk i

pranojmë me zemërim, por me gëzim, te sigurt në njohurinë se nuk ka asgjë më të

kënaqshme për shpirtin dhe kaq përcakuese për karakterin tonë se kur japim gjithë

çkemi ndaj një detyre të vështirë. Ky është çmimi dhe premtimi i qytetarisë”.

Historia interpretohet si një burim frymëzimi, si një burim i pafund i virtyteve

amerikane, i sakrificës, vetëmohimit dhe lirisë. Në shoqërinë e tanishme amerikane,

këto vlera janë larguar përkohësisht dhe ai bën thirrje për t‟u rikthyer tek këto vlera,

sepse ato janë të vërteta dhe forcë progresi.

Ky argument deduktiv pasohet nga argumenti tjetër në formë kushtëzuese se

përgjegjshmëria është çmimi i qytetarisë. Fjalët më të përsëritura dhe më të përdorura

në fjalimin e Obamës janë fjalët : “ne”, komb, i ri, Amerika, sot, njerëzit, bota, puna,

paqja.

Në ligjërimin politik amerikan është bërë traditë përdorimi i gjuhës biblike që

është një pjesë e brendshme e ligjërimit publik amerikan. Obama citon pikërisht

Dhjatën e Re dhe Korintasit 13:11, nga letra e Shën Palit drejtuar kishës në Korint në

periudhën kur në kishë ishin shtuar grindjet dhe përçarjet.

“Ne jemi një kombi i ri” – “por në fjalët e shkrimeve të shenjta, ka ardhur koha që të

flakim tutje gjërat fëmijnore”.

Nënkuptimet e kësaj pjese të shkëputur pikërisht prej kapitullit 13 të Korintasve që

është në fakt kapitulli që flet për epërsinë e pashoqe të dashurisë, veçanërisht në një

fjalim drejtuar Myslimanëve, Cifutëve, Hinduve, dhe jo-besimtarëve amerikanë janë

të mëdha.

Page 132: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

122

“Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë; nuk vë në dukje;

nuk krekoset; nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën; Kur isha

fëmijë flisja si fëmijë, mendoja si fëmijë, arsyetoja si fëmijë; kur u bëra burrë, i flaka

gjërat fëminore. Tani ne shohim si në pasqyrë, por atëherë do të shohim faqe për

faqe; tashti njoh pjesërisht, kurse atëherë do të njoh thellë ashtu sikurse njihem. Tani,

pra, këto tri gjëra mbeten: besimi, shpresa dhe dashuria; por më e madhja nga këto

është dashuria” (1Korintasve, 13:11)

Zgjedhja e këtij kapitulli biblik mund të perceptohet si një përpjekje e Obamës

për të përhapur nocionin dhe ideologjinë e dashurisë përmes së cilës amerikanët të

mund të përqafojnë konceptin e bashkësisë raciale, dashurisë vëllazërore dhe

diversitetit ideologjik që është i nevojshëm në kohë krizash ekonomike dhe

ndërkombëtare.

2.11 Etosi si manovrim strategjik në ligjërimin politik

Sipas Aristotelit, tri strategjitë e procesit të bindjes janë : logosi, patosi dhe

etosi. Në qoftë se gojëtari përpiqet të bindë me anë të argumentimit, atëherë ai përdor

logos-in. Në qoftë se ai manipulon emocionet e dëgjuesve duke shkaktuar emocione

të kënaqshme tek ata, ai përdor strategjinë e patosit. Së fundmi, nëse ai përpiqet të

bindë duke e vënë theksin tek kompetencat dhe atributet e tij reale, atëherë ai i

drejtohet etosit. Sipas Aristotel-it, karakteri i oratorit përfaqëson argumentimin më të

fortë (Retorika, I, 1356a).

Etosi i folësit interpretohet dhe analizohet nga dëgjuesit gjatë kohës që folësi

paraqet fjalimin e tij. Sipas Aristotelit, dëgjuesit gjykojnë tri dimensione: ekspertizën

dhe njohuritë e oratorit (phronesis), virtytin (arete), dhe mirëdashjen (goodwill)

(Aristotle 2004,p.IOI ). 221

Sipas studiuesve të tjerë, këto dimensione pëmblidhen si

“inteligjenca, karakteri, dhe dashamirësia”. Oratori e shfaq ekspertizën duke

demonstruar kuptueshmëri të çështjes në fjalë dhe pikëpamje me anë të detajeve dhe

shifrave.

Një mënyrë tjetër për të shfaqur ekspertizë është duke iu referuar përvojës dhe

edukimit. Oratorët kërkojnë të lënë përshtypje të virtytshme kur deklarojnë se thonë të

vërtetën dhe janë persona të sinqertë. Ata gjykohen si persona mirëdashës kur duket

se ndajnë karakteristika të përbashkëta më dëgjuesit. Këtë qëllim për të patur sa më

shumë pika të përbashkëta, ata e arrijnë përmes theksimit të karakteristikave personale

ose të çështjeve të ndryshme.

Përkatësitë politike, orientimet fetare dhe zgjedhja e një tematike interesante

shërbejnë si elemente të rëndësishme për të përforcuar etosin. Një teknikë për të

vendosur dimensionin e mirëdashjes është sulmi ndaj një armiku të përbashkët me

221

Edited by: Van Haaften,Ton; Jansen, Henrike; De Jong, Jaap; Koetsenruijter, William.(2011).

Bending Opinion. Essays on Persuasion in the Public Domain. Leiden University Press. f.223

(McCroskey; Young.1984, f.24).

Page 133: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

123

qëllim për të përcaktuar pika të përbashkëta me dëgjuesin. Teknika të tjera lidhen me

lavdërime dhe falenderime ndaj dëgjuesve. 222

Etosi përqëndrohet tek propozuesi i argumentit dhe mund të kuptohet në

aspektin e vetë-prezantimit. Funksioni primar i etos-it është që të vendosë agjentin

politik brenda një strukture interaktive. Në fushatat elektorale, kandidatët konkurrojnë

që të sigurojnë sa më shumë etos dhe votuesit tregohen të gatshëm t‟u atribuojnë një

etos të caktuar kandidatëve në lidhje me disa identitete kolektive që ata përzgjedhin.

Për shembull, fushatat reklamuese të kompanive farmaceutike vënë më shumë

në dukje arritje të mjekësisë dhe higjenës publike duke nënvizuar kështu rëndësinë e

tyre në jetën e miliona njerëzve sesa ndotjen në lidhje me proceset e prodhimit,

diskutimi publik i të cilave ka vënë në dyshim etosin e industrisë.223

Etosi si karakteristikë e propozuesit të argumentit nuk mund të bëhet

funksional derisa marrësi ta njohë atë. Qëndrimi politik ndikohet nga mënyra sesi

pjesëmarrësit dhe vëzhguesit vënë në lëvizje njohuritë e tyre brenda një konteksti

politik. Secili prej elementëve – komunikuesi, interlokutori dhe argumentimi i

përfshirë luajnë rolin e vet bashkëveprues. Karakteristikat kryesore që lidhen me

etosin e folësit janë: besueshmëria (siç perceptohet prej dëgjuesve; ngjashmëria (me

audiencën); autoriteti (relativ me audiencën); reputacioni ose ekspertiza (në lidhje me

çështjen) 224

Ai është element i rëndësishëm në fjalimet e aktorëve politikë ku synymi

kryesor është ndikimi dhe bindja e dëgjuesve për të mbështetur pikëpamjen apo

politikën e tyre. Në ligjërimin politik para fushatave elektorale, kandidatët përpiqen

të bindin elektoratin për vlefshmërinë e pozicionit të tyre dhe kërkojnë mbështetje për

t‟u zgjedhur në postet kandiduese. Fitorja e tyre varet së tepërmi në besueshmërinë

dhe forcën argumentuese që ata arrijnë të transmetojnë në ligjërimin e tyre. Për të

arritur synimet e tyre, oratori duhet të marrë parasysh vlerat, opinionet dhe besimin e

dëgjuesve për të vendosur sa më shumë pika të përbashkëta dhe për të krijuar një

imazh sa më pozitiv.

Që komunikimi bindës të jetë i suksesshëm ai duhet të bazohet në besime dhe

vlera të përbashkëta. Në qoftë se një argumentues e bazon argumentin e tij në parime

egoiste dhe të njëanshme, është e natyrshme që këto parime do të refuzohen dhe

bindja do të dështojë. Në qoftë se ata e bazojnë argumentin e tyre në parime të

përbashkta të drejtësisë, përpjekjet bindëse ka më shumë të ngjarë që të kenë sukses.

Për shembull, Shtetet e Bashkuara kanë një besim të qëndrueshëm historik në

konceptin e barazisë përpara ligjit. Martin Luther King bëri një progres shumë të

madh në rritjen e të drejtave të afrikano-amerikanëve duke argumentuar se mohimi i

të drejtave të barabarta për ta ishte një shkelje e atij parimi. Kjo thirrje ishte në gjendje

të krijonte mbështjen e të bardhëve për të drejtat civile të afrikano-amerikanëve që

ndoshta nuk do të arrihej me një revoltë të thjeshtë.

222

Edited by: Van Haaften,Ton; Jansen, Henrike; De Jong, Jaap; Koetsenruijter, William.(2011).

Bending Opinion. Essays on Persuasion in the Public Domain. Leiden University Press. f.223 223

Edmondson, Ricca. (2005). The political context of collective action. Routledge, New York. f.200. 224

http://sixminutes.dlugan.com/ethos-definition/

Page 134: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

124

Po marrim në konsideratë disa fragmente të fjalimeve të njerëzve publikë në fushën

politike.

Ne jemi shumëfish krenarë, që këto sheshe nuk i mbush diktati. Këto sheshe nuk i

mbush frika se të heqin bukën e gojës. Këto sheshe nuk i mbush lista e drejtorit të

shkollës, e drejtorit të spitalit apo e drejtorit të ujësjellësit e me radhë. Këto sheshe

nuk i mbush agjencia e autobusëve që transporton lart e poshtë robër, këto sheshe i

mbush ëndrra për Rilindje, i mbush shpresa tek ndryshimi i madh, i mbush dëshira

për të jetuar në këtë vend me punë të ndershme, për të jetuar në këtë vend duke fituar

mbi varfërinë, mbi korrupsionin, mbi krimin që ka marrë kot. Këto sheshe i mbush

zemra dhe mendja e njerëzve të zakonshëm që së bashku në 23 Qershor do të bëjnë të

mundur një fitore të jashtëzakonshme. 225

Karakteristika kryesore e etosit në këtë argument lidhet me identifikimin e kauzës dhe

aspiratave të Z.Rama dhe forcës politike që ai përfaqëson ndaj vullnetit të votuesve për

të dhënë mbështetje, optimizëm dhe votat e firores. Gjithashtu, përmes strategjisë së

kontrastit me palën kundërshtare ai përforcon dëshirën dhe ëndrrat për një të ardhme më

të mirë e cila mund të vijë vetëm përmes forcës politike që ai përfaqëson. Argumenti

del në konkluzionin se fitorja është e sigurt me njerëzit e ndershëm që shpresojnë

ndyshimin dhe rilindjen. Kur njerëzit binden të bëjnë diçka, ata e bëjnë këtë sepse

besojnë se kjo është gjëja e drejtë dhe më e mirë për t‟u bërë. Pra, identifikimi i këtyre

aspiratave të drejta dhe pozitive tek dëgjuesit, rrit vetë-vlerësimin e dëgjuesve dhe

njëkohësisht krijohen raporte më të ngushta me folësin të cilat bëjnë që të rritet

besueshmëria e tij. Si rrjedhojë, kjo strategji rrit ndikimin bindës tek dëgjuesit.

Në fragmentin e mëposhtëm, kjo strategji e rritjes së besueshmërisë

intensifikohet me anë të premtimit se kjo qeverisje do të realizojë ëndrrën e të gjithë

shqiptarëve për të qenë një vend i zhvilluar evropian. Gjithçka do të bëhet e mundur

përmes punës dhe përkushtimit, përmes aftësive dhe këmbënguljes. Pikëpamja e

argumentit se kjo do të realizohet përmes aftësisë së politikanit është karakteristikë

kryesore e elementit të etosit, si pjesë themelore e procesit të bindjes.

Qëllimi ynë është i qartë: Të qeverisim siç e meriton Shqipëria. T‟u japim shqiptarëve

një pamje të prekshme të Shqipërisë Evropiane që ëndërrojnë dhe meritojnë. Për mua

e gjitha kjo pamje fillon këtu, në këtë sallë, ku për sa më takon do të bëj çmos që t‟ju

tregoj me sjellje e vepra se ç‟do të thotë ta mirëqeverisësh këtë vend dhe të respektosh

veten duke respektuar opozitën. Njësoj si në Evropë. Si në Shqipërinë Evropiane.

Më poshtë po analizojmë në aspektin gjuhësor e pragmatik një tjetër pasazh të fjalimit

të Z. Rama.

Intriga e re me dasitë e vjetra ia ka imponuar Shqipërisë marrëzinë e përçarjes 20

e ca vjet rresht. A doni të jetoni akoma në një Shqipëri që jeton mes dasive të vjetra? E

225

www. edirama.al

Page 135: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

125

pra, ndëshkojeni me votën për numrin 29 marrëzinë e përçarjes që ta çlironi Shqipërinë

nga kthetrat e dasive të vjetra. Batakçillëku e ka varfëruar Shqipërinë në ekonomi, por

ende më keq në aspirata dhe sot një hije e vjetër dhe e lodhur endet nëpër Shqipëri për

t‟i ngopur njerëzit me lugë bosh pas 20 e ca vitesh rresht. A doni të ushqeheni me lugën

bosh të katragjyshit të rraskapitur? E pra, mbështesni me votë skuadrën kombëtare të

Rilindjes për të pasur një qeveri që shërben e jo një çetë plakë që rrëmben. Rrena dhe

tradhtia e rraskapitën këtë popull të zhytur në varfëri, të mbytur në borxhe, të mbetur

rrugëve të papunësisë, në një kohë që vendi ynë i bekuar bukurish dhe pasurish të rralla

grabitet prej sundimtarëve të vet të rinj si rrallë vend në botë prej 20 e ca vjetësh

rresht. A doni akoma varfëri, borxhe, papunësi dhe grabitje? E pra, kapuni fort me

votën tuaj tek programi ynë i Rilindjes Shqiptare për të rimëkëmbur ekonominë dhe

shpëtuar nga borxhet dhe grabitqarët e këtij populli.226

Në këtë pasazh, folësi përshkruan me një gjuhë tejet të ngarkuar emocionale

gjëndjen e rëndë dhe situatën negative të krijuar prej qeverisjes së keqe ku mbizotëron

gënjeshtra, tradhëtia, batakçillëku dhe marrëzia. Ai përdor argumentin e bazuar tek

pasojat. Ajo që transmetohet ështe se nëse nuk votohet për numrin 29 pasojat janë tepër

negative: varfëri, papunësi, grabitje, përçarje. Përsëritja e pyetjeve retorike dhe

përdorimi i foljeve në format urdhërore që tipizojnë funksionin konativ gjuhësor janë

tipare karakteristike të ligjërimit në fushatën politike. Qëllimi i ligjërimit me funksion

konativ është që njerëzit të binden për të votuar politikanin dhe programin e tij, sepse

shpëtimi vjen vetëm prej kësaj. Nëse jo, atëherë ata do të mbeten në gjendjen e tyre të

mjerueshme. Po ashtu nëpërmjet polarizimit të dy kaheve politike vihet në dukje

elementi i besueshmërisë së qeverisë që karakterizohet nga përkushtimi për të shërbyer,

shpëtuar dhe rimëkëmbur ekonominë dhe jo për të gënjyer e grabitur.

Le ta shohim elementin e etosit edhe në fjalime të politikanëve të huaj. Në një prej

fjalimeve gjatë fushatës për president në 2008, pas humbjes në New Hampshire ndaj

rivales së tij Hillary Clinton, Obama e konsideron humbjen si një rënie të paevitueshme

që e hidhëron heroin përpara se triumfi përfundimtar t‟i sjellë lavdinë.227

Disa javë më parë, askush nuk do ta imagjinonte se ne do të arrinim atë që arritëm

sonte në New Hampshire. Askush nuk mund ta imagjinonte. Për pjesën më të madhe të

fushatës ne ishim shumë prapa. Por në një numër rekord, ju dolët dhe folët për

ndryshimin. Dhe me zërat dhe votat tuaja, ju e bëtë të qartë se në këtë moment, në këto

zgjedhje diçka po ndodh në Amerikë.

Ajo çka e bën më bindës këtë argument nuk është teknika e afirmimit të

karakterit dhe e reputacionit të mirë të folësit, por reflektimi i të kuptuarit të vlerave

dhe i virtyteve të auditorit që gjykon. Sipas Aristotelit, ne jemi më të predispozuar të

besojmë ata që “lavdërojnë prezencën e cilësive të mira dhe veçanërisht ato cilësi që

njerëzit kanë frikë se nuk i kanë”.

226

www.edirama.al. 227

https://www.ias.edu/about/publications/ias-letter/articles/2013-spring/woodly-rhetoric

Page 136: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

126

Diçka ndodh kur amerikanët që janë të rinj në moshë dhe shpirt e që nuk kanë marrë

pjesë më parë në politikë, arrijnë të kthehen në numra që nuk i kishim parë më parë,

sepse ata e dinë në zemrat e tyre që kjo kohë duhet të jetë e ndryshme. Diçka ndodh kur

njerëzit votojnë jo thjesht për partinë që ata i përkasin, por për shpresat që ata kanë të

përbashkëta. Dhe nëse jemi të pasur apo të varfër, të zinj apo të bardhë, latinë apo

aziatikë, nga Nevada apo Karolina e Jugut, ne jemi gati ta çojmë këtë vend në një

drejtim të ri thelbësor. Ja çfarë po ndodh në Amerikë tani; ndryshimi është ai që po

ndodh në Amerikë .

Besimi i madh tek vlerat dhe karakteri i mirë i votuesve, rrit sigurinë e

dëgjuesve për vlerat dhe energjinë e tyre e ndërkohë edhe efektshmërinë e argumentit

dhe besueshmërinë e vetë folësit. Kandidati është i aftë të shprehë nevojën praktike

dhe politike për punën e vazhdueshme të mbështetësve të tij, jo për të patur dobi

personale, por për të rigjallëruar vizionin qytetar si edhe premtimin dhe gjykimin e mirë

të “amerikanëve të zakonshëm” në procesin politik.

Në shembujt e mëposhtëm del në pah edhe një herë rëndësia e etosit në

përmbushjen e qëllimeve të ligjërimit politik.

“Unë jam në dijeni për të gjitha këto çështje komplekse; Kjo është një luftë pa

kompromis që unë e kryej në të gjitha rastet. As ngadalësia e as rreziku nuk duhet të

na pengojnë në aktivitetet tona” (Jacques Chirac)228

Përdorimi i përemrit deiktik unë për të vënë në dukje se ai e njeh mirë

problemin si dhe siguria që vijon në fjalinë e dytë ku shprehet gatishmëri për të

kapërcyer sfidat përcjellin tek dëgjuesit një etos pozitiv të cilësive të politikanit.

Për të fituar respektin dhe besimin e popullit si president i ardhshëm, duke

përdorur strategjinë gjithëpërfshirëse përmes përemrit shumës ne, politikani

identifikohet me dëgjuesit dhe krijon impakt besueshmërie duke transmetuar siguri

dhe forcë për të kapërcyer sfidat e përbashkëta.

« Kjo është përgjegjësia që ne kemi për fëmijët tanë ; Mbrojtja e mjedisit është një

prej domosdoshmërive tona”

Në ndryshim nga Chirac që vazhdimisht përdor përemrin “ne”, Sarkozy përdor

përemrin deiktik “unë”. Në këtë mënyrë ai vë në dukje superioritetin e personalitetit

të tij si dhe vetë-sigurinë për të arritur atë që dëshiron.

“Unë jam gati të marr përgjegjësinë; askush nuk mund të më pengojë”

“Ja përse do të dëshiroja të flisja me çdo francez gjatë fushatës time”

“Unë jam i lumtur që qëndroj pranë jush”

“Unë po luftoj për revolucionin mendor”

228

Mshvenieradze, Tamar. (2013). Logos Pathos and Ethos in Political Discourse . Academy

Publisher Manufactured in Finland.

Page 137: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

127

“Është koncepti im. Sipas bindjes sime, një politikan i përgjegjshëm qëndron

gjithmonë pranë viktimave të tij, por politikani që qëndron afër kriminelëve është i

papërgjegjshëm”. ( Nicolas Sarkozy229

)

Nëpërmjet këtij argumenti të drejtpërdrejtë që fillon me përemrin deiktik unë,

ajo çka nënkuptohet është se ai zotëron aftësitë, ekspertizën dhe vendosmërinë për të

ndërmarrë detyrën madhore të udhëheqësit. Gjithashtu, ajo çka shprehet është

gatishmëria për të përmbushur shpresat e njerëzve për një qeverisje të mirë. Pra,

kandidati përpiqet të transmetojë një etos dhe imazh pozitiv për veten.

Dy aspekte të etosit të cilat vihen në dukje nga Poggi (2005) e që janë

komponente të nevojshme të bindjes janë: mirëdashja dhe kompetenca. Aspekti i parë

lidhet me besueshmërinë morale të bindësit, ndërsa i dyti lidhet me besueshmërinë

intelektuale, ekspertizën dhe aftësinë për të arritur synime. 230

Për të demonstruar

kompetencat e tij, bindësi mund të rendisë arritjet e tij dhe për të demonstruar

dashamirësi ai mund ta vendosë theksin tek fakti se ai dëshiron më të mirën për

dëgjuesit. Vincze, në artikullin e saj merr në shqyrtim një shembull të strategjisë së

etos-it gjatë një interviste politike dhe aplikon nocionet e manovrimit strategjik dhe

dikotemisë. Në lidhje me nocionin e parë ajo bazohet në katër etapat e ndryshme të

diskutimit kritik (etapa e konfrontimit, etapa e hapjes, etapa e argumentimit, etapa e

përfundimeve); si dhe në tre aspektet bashkëekzistuese të manovrimit strategjik

(përzgjedhja tematike, përshtatja ndaj dëgjuesve, mjetet prezantuese). Kur planifikon

një argumentim, argumentuesi duhet të zgjedhë se çfarë duhet të thotë dhe si ta thotë

në mënyrën strategjike më të mirë të mundshme, duke marrë në konsideratë edhe

dëgjuesit.

Në lidhje me nocionin e dytë, ajo bazohet në konceptualizimin e dikotemisë si

një “operacion ku një koncept A, ndahet në dy koncepe të tjera, B dhe C që

përjashtojnë njëri-tjerin dhe krejtësisht mbulojnë fushën e konceptit origjinal” (Dascal

2008, p.28). Sipas Dascal-it, dikotemia mund të çojë në polarizim të debatit, ku palët

përfaqësojnë dy pikëpamje të kundërta.

Kandidatja e intervistuar është Ségoléne Royal, kandidate e Partisë Socialiste

në zgjedhjet presidenciale franceze në 2007. Intervista u zhvillua tre ditë pas turit

elektoral, kur Royal doli e dyta me 25,87% të votave kundrejt kandidatit të Unionit të

Lëvizjes Popullore, Nicholas Sarkozy i cili fitoi 31.18 % të votave.

Në qoftë se e vendos këtë në programin presidencial, kjo ndodh sepse unë e di që kjo

funksionon. Rajone të caktuara tashmë e arritën këtë gjë dhe unë jam një grua

praktike. Unë jam kryetarja e rajonit, dhe nuk flas pa u mbështetur në arsye të forta.

Qysh prej 15 vjetëve, unë kam përfaqësuar një territor rural. Unë jam zgjedhur nga

anëtarët e tij siç u pa dhe në reportazh. Jam përballur si kryetare e rajonit me

dhimbje, vështirësi, papunësi dhe gjithmonë kërkoj ti zgjidh gjërat. Kështu që unë

229

Mshvenieradze, Tamar. (2013). Logos Pathos and Ethos in Political Discourse . Academy Publisher

Manufactured in Finland. 230

Laura Vincze ; 2010 . ISSA Proceedinggs. “The appeal to Ethos as a Strategic Manevering in

Political Discourse”.

Page 138: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

128

mora atë çfarë funksiononte në rajonin tim dhe e vendosa në programin tim

presidencial. Unë nuk kam hakmarrje, nuk kam kujt ti kërkoj llogari, nuk kam përfitim

personal në këtë çështje, nuk jam e lidhur me ndonjë forcë financiare, nuk kam askënd

për të zëvendësuar, unë nuk jam rob i ndonjë dogme dhe në të njëjtën kohë unë e ndjej

se populli francez dëshiron një ndryshim rrënjësor, dhe projekti im janë ata. Projekti

im nuk është vetvetja, projekti im është populli francez dhe ndryshimi që unë mishëroj

sot. Ndryshimi, ndryshimi i vërtetë jam unë! Kështu që sot ka një zgjedhje shumë të

qartë ndërmjet vazhdimit të politikës, e cila sapo e ka treguar mungesën e rendimentit

të saj. Disa gjëra ishin bërë mirë, për shembull partia e mëparshme doli e suksesshme

në luftën për sigurinë gjatë ngarjes së makinës. Por shumë gjëra kanë degraduar në

vend, shumë gjëra. […]

Po të marrim parasysh kontekstin ku ndodh diskutimi, mund të identifikohet

qartë se pikëpamja kryesore është: “Unë jam alternativa më e mirë si presidente”.

Bazuar në modelin e rikonstruksionit pragma-dialektikor, Vincze e konsideron

argumentimin e Royal-it si një argumentim kordinativ ku disa argumenta të marra së

bashku përbëjnë mbrojtjen e pikëpamjes kryesore (van Eemeren et al.2002, p.63).

Dy argumentet kryesore në mbështetje të pikëpamjes së saj kryesore “Unë jam

alternativa më e mirë” janë : Unë jam mirëdashëse dhe Unë jam e aftë. Mirëdashja

dhe aftësia janë dy elementë të rëndësishëm për të fituar besimin e dëgjuesit. Më tej,

dy argumentet të cilat nuk paraqiten drejtpërdrejt mbështeten nga një varg

argumentesh të tjerë.

Argumenti i parë, Unë jam mirëdashëse mbështetet nga këto nën-argumente:

(2) “Unë nuk kam hakmarrje”;

(3) “Unë nuk i kërkoj gjërat me forcë”;

(4) “Unë nuk kam përfitime personale nga kjo çështje”;

(5) “Unë nuk kam detyrime ndaj ndonjë force financiare”; (Unë nuk mbeshtetem nga

ndonjë forcë financiare e cila të presë favore prej meje kur unë të zgjidhem)

(6) “Projekti im është populli francez”

(7) “Projekti im nuk është vetvetja”

(8) “Unë nuk kam ndonjë synim përfundimtar për të arritur”

Argumenti i dytë kryesor që lidhet me komponentin e kompetencës dhe që nuk

paraqitet drejtpërdrejt, por nënkuptohet nga konteksti komunikativ Unë jam e aftë

mbështetet nga dy nën-argumente:

(9) “Unë jam Kryetarja e Qarkut”.

(10) “Qysh prej 15 vjetësh, unë kam përfaqësuar një territor rural.

(11) “ Unë e kam ndërtuar karrierën time hap pas hapi”.

(12) “Unë gjej zgjidhje”.

(13) “Në programin tim presidencial, unë vendos vetëm gjërat që funksionojnë dhe

që janë testuar më parë”.

(14) “Unë nuk flas pa pasur arsye të forta për ato që them”.

Page 139: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

129

Në lidhje me zgjedhjen tematike dhe përshtatjen ndaj dëgjuesit, Royal krijon

një ekspozim antitezash indirekte duke e paraqitur kundërshtarin e saj në një pozitë të

pavaforshme.

Secili argument që paraqitet për të mbështetur pikëpamjen “Unë jam alternativa më e

mirë”

korrespondon me argumente që vënë dukje tipare të kundërta me kundërshtarin.

Ajo e përfaqëson veten si mirëdashëse dhe është futur në garë për hir të

popullit të Francës, ndërsa sipas saj Sarkozy vepron për interesat e veta. Gjatë kohës

që aftësitë e saj janë testuar gjatë viteve që ajo ishte Kryetare e Qarkut, në qeverisjen

e politikanëvë të krahut të djathtë, “shumë gjëra degraduan në vend”.

Ajo i referehet në këtë mënyrë ngjarjeve të mëparshme elektorale. Kur

përmend se ajo vetë nuk është hakmarrëse, ajo në fakt aludon ndaj çështjes

Clearstream. Kjo është një çështje ku Nikolas Sarkozy së bashku me 89 politikanë të

tjerë francezë u akuzua prej Kryeministrit të mëparshëm Villepin për shitje armësh

dhe si kundërveprim Sarkozy e akuzoi Vellepin-in se qëllimisht kishte përdorur një

listë të falsifikuar për qëllime personale.

Pra, Royal nënkupton në mënyrë indirekte se qëllimi pse Sarkozy po kandidon

për president, është se ai kërkon që të marrë pushtet në mënyrë që të nxjerrë inatet me

armikun e tij Dominique Vellepin.

Në deklarimin e saj “une nuk kam një hap të fundit për të arritur” ajo vë në dukje

mungesën e interesit nga ana e saj, ndryshe nga Sarkozy i cili kandidon për ego. Pra,

në përzgjedhjen a argumenteve të saj, Royal iu referohet ngjarjeve dhe thënieve të

mëparshme të kundërshtarit që janë të pafavorshme për të, por njëkohësisht të

favorshme për vetë argumentin kryesor te Royal-it që ajo është alterantiva më e mirë.

Në lidhje me aspektin e tretë të manovrimit strategjik, si mjet prezantues ajo

përdor strategjinë e dikotemisë. Argumentimi i saj ka karakter antitetik; tiparet e saj

personale dhe morale krahasohen me ato të Sarkozisë. Për çdo tipar pozitiv që ajo e

përshtat për veten e saj, ka një ekuivalent negativ që lidhet me kundërshtarin e saj.

Duke përdorur këtë strategji, argumentuesi e distancon sa më shumë veten prej

kundërshtarit. Kjo strategji synon që të theksojë imazhin pozitiv të saj si kandidatja

më e mirë për president, ndërkohë që e distancon prej kundërshtarit i cili

portretizohet si zgjedhja më e keqe.

2.12 Retorika e reklamave politike

Reklamat politike që mbështesin një kandidat të caktuar gjatë zgjedhjeve

konsiderohen nga opinioni i gjerë si të njëanshme dhe synojnë të ndikojnë opinionin e

votuesit për kandidatin garues. Në një farë mënyre, platformat politike të fushatave

dhe reklamat e kandidatëve varen në mentalitetin e shitjes së produktit. Politikanët e

dinë mirë se ata duhet të tërheqin publikun e gjerë si një produkt ndaj konsumatorit

dhe shfaqen mjaft elegantë në televizion apo postera, si dhe flasin në mënyrë mjaft

elokuente. Reklamat politike përfshijnë një komunikim që mbështet apo kundërshton

një parti politike apo aktor politik. Ky lloj komunikimi botohet në gazeta, revista apo

Page 140: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

130

periodikë të tjerë. Gjithashtu, ai përfshin edhe një komunikim që transmetohet nga

radioja, televizioni apo interneti.

Shpesh ato shoqërohen me muzikë e cila në pak sekonda mund të krijojë një

gjëndje të caktuar shpirtërore. Një melodi e njohur mund të na kthejë mbrapa në

eksperienca të mëparshme që ngjallin emocione. Imazhet e shkurtra që shfaqen në

televizion apo internet në pak sekonda mund të japin një dramë të plotë me të gjithë

elementët e saj.

Shumë imazhe që paraqiten si simbole, të tilla si: fëmijët, familja, njerëz të

varfër, spitale krijojnë drejtpërsëdrejti një mendim dhe ndikim të mënjëhershëm sesa

paraqitja në revista apo gazeta.231

Ajo çfarë i bën mesazhet vizuale të jenë të

efektshme dhe me ndikim nuk është funksioni argumentues që ato përcjellin, por

identifikimi i pavetëdijshëm që ato ngjallin.

Zgjedhja e strukturave gjuhësore në reklamat politike luan një rol të

rëndësishëm në transmetimin e një mesazhi. Për shkak të nevojës për të tërhequr

vëmendjen dhe interesin e shikuesve brenda një kornize kohore mjaft të shkurtër,

reklama është bërë pothuaj një zhanër letrar që përdor një gjuhë të specializuar që

luan një rol të rëndësishëm në transmetimin e mesazhit politik. Një prej mënyrave të

përforcimit të mesazhit është përsëritja, qëllimi i të cilës është mbajtja e një fjale apo

fraze në mendjet e shikuesve. Në shembujt e mëposhtëm të reklamave, po analizojmë

strukturën gjuhësore dhe qëllimin argumentues.

Çmime të ulta për të rritur mirëqënien

Çmimet janë rritur dhe shqiptarët blejnë më pak. Nje bukë kushtonte 50lekë, sot

kushton 80lekë. Një kg miell kushtonte 50lek, sot 90lek. Një litër vaj blihej 150 lek, sot

dyfish më shtrenjtë. “Ne do ta heqim taksën 20% për ushqimet bazë. Ne do t‟i ulim

çmimet, ne do ta rrisim mirëqënien.” (Partia Socialiste)232

Mesazhi që transmetohet përmes kësaj reklame bazohet tek elementi i etosit i

cili transmeton besueshmëri dhe aftësi për të ndryshuar gjendjen. Konkluzioni i

pashprehur i argumentit transmeton mesazhin e kërkimit të votave sepse mirëqënia do

të rritet. Ajo ç‟ka e bën më bindës mesazhin është zgjedhja e një tematike aktuale dhe

përdorimi i fakteve konkrete në lidhje me çmimet e ushqimeve që përbëjnë një

shqetësim të përditshëm për qytetarët.

Nisuni të votoni të ardhmen dhe zhvillimin e Shqipërisë suaj

231

Blair, J.Anthony. (2012). Groundwork in the Theory of Argumentation. Springer Science+Business

Media B.V. fq 217 232

www.youtube.com

Page 141: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

131

“Ne jemi krenarë për kombin tonë. Jemi krenarë për emrin tonë Shqiptar. Por, sot

Shqipëria është në hall. Kriminaliteti ka marrë kot. Drejtësi nuk ka. Varfëria është

ulur këmbëkryq mes nesh. Dy në tre të rinj janë të papunë. Një në dy 15-vjeçarë nuk

di shkrim dhe këndim. Prandaj nisuni të dashur bashkëqytetarë që të jeni këtu në 23

qershor për t‟i dhënë një dorë njerëzve dhe vendit tuaj që mos të kenë më pushtetin në

qafë, por një qeveri te re në krah, për të rimëkëmbur ekonominë, bujqësinë e

blegtorinë, arsimin e shëndetësinë. Nisuni për të votuar Partinë Socialiste, për

Shqipërinë Europiane, për rilindjen që duam.” (Partia Socialiste)233

Argumentimi i kësaj reklame përbëhet nga gjashtë parakushte, të cilat

përshkruajnë gjendjen e vështirë të ekonomisë dhe drejtësisë në vend. Konkluzioni

paraqitet në formën e deklarimeve urdhëruese me funksion drejtues për të nxitur

votuesit të votojnë Partinë Socialiste, e cila përfaqëson rilindjen dhe Shqipërinë

Europiane që do të nxjerrrë vendin nga situata e vështirë. Pothuaj në të gjitha reklamat

politike që synojnë të propagandojnë fuqinë e forcës politike apo kandidatit që ato

mbështesin tranmetohet kontrasti midis gjëndjes reale dhe asaj që dëshirohet të jetë

prej të gjithëve. Kjo është një përpjekje për ta joshur votuesin për të dëshiruar

ndryshimin, që sipas reklamës mund të vijë vetëm si pasojë e votimit për këtë parti

apo kandidat.

Rend dhe siguri brenda 300 ditëve të para

Numri i vjedhjeve në shtëpi është dyfishuar. Numri i grabitjeve në shtëpi është

trefishuar. Numri i vrasjeve dhe i plagosjeve është katërfishuar. Brenda 300 ditëve të

para do t‟i shpallim krimit luftë madhore dhe do kthejmë rendin dhe sigurinë në vend.

Ky eshte zotimi ynë. Kush shkel ligjin do të përballet me të gjithë forcën e ligjit.

(Partia Socialiste)234

Parakushtet e këtij argumenti paraqiten në formë evidence faktike që

përshkruajnë situatën e rëndë të rendit dhe sigurisë nën qeverisjën e Partisë

Demokratike. Ndryshimi, rendi dhe siguria mund të vijë vetëm përmes përkushtimit

dhe zotimit të Partisë Socialiste. Konkluzioni i pashprehur është se si rrjedhojë,

zgjedhësit duhet të votojnë Partinë Socialiste. Funksioni kryesor i gjuhës së përdorur

në këtë argument është funksion drejtues që ka si qëllim të ndikojë opinionin e

votuesve dhe t‟i bëjë ata që të votojnë për partìnë në fjalë.

Fushata e baltës së PD-së

A e keni parë fushatën e Partisë Demokratike? Vetëm baltë, sharje dhe gënjeshtra.

Sali Berisha po e kupton se po humb ndaj po hedh vetëm baltë, por balta nuk mund te

jetë plan për të ardhmen e Shqipërisë. Balta nuk mund te sjell as punësim, as

233

Ww.youtube.com 234

www.youtube.com

Page 142: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

132

mirëqënie, as rend, as shëndetësi, as edukim më të mirë. Njerëzit e dëshpëruar bëjnë

gjëra të dëshpëruara. Në 23 qershor voto per një rilindje Shqiptare. Voto për të

ardhmen e Shqipërisë. Voto Partinë Socialiste. (Partia Socialiste)

Emocionet që transmetohen tek dëgjuesit me anë të imazhit të baltës si edhe

fjalët emotive me konotacion negativ të argumentit, (sharje, gënjeshtra) ia arrijnë

qëllimit për të krijuar urrejtje për palën kundërshtare dhe shpëtim në Partinë Socialiste

që përfaqëson të ardhmen, mirëqënien, punësimin, shëndetësinë dhe edukimin e mirë.

Ky lloj argumentimi që bazohet në antitezën dhe kontrastin midis dy forcave politike

është mjaft i zakonshëm në reklamat politike dhe bazohet më tepër tek aspekti

emocional sesa ai logjik.

Ja pse në 23 qershor ka vetëm një zgjidhje

Këta muaj ju keni degjuar premtime, fjalime, slogane. Tani do t„ju them vetëm dy

fjalë zemre, sepse më 23 Qershor ju nuk do të zgjidhni mes dikujt dhe dikujt, por mes

rrënimit të mëtejshëm dhe një Rilindjeje për të gjithë bashkë. Mes papunesisë që është

ulur këmbëkryq dhe mundësisë për 300 mijë vende te reja pune, mes taksës së sheshtë

që po i mbyt të gjithë dhe taksimit të ndershëm që do lehtësojë 95% shqiptarët. Mes

sherbimeve qe merren kudo sipas xhepit dhe shërbimeve që do të jepen vetëm sipas

nevojës. Mes fshatit te braktisur në fatin e vet dhe fshatit që do të rilindë duke

prodhuar ushqim për të gjithë. Mes një Shqipërie ku krimi ka marrë kot dhe ka dalë

jashtë kontrollit duke kërcënuar ne te gjithë dhe një Shqiperie ku ne brenda 300

ditëve do vendosim rendin dhe sigurine. Ja pse në 23 qershor ka vetem një zgjidhje.

Partia socialiste e Shqiperisë, numër 29! (Edi Rama -Partia Socialiste)

Që në fjalitë e para, vëmë re parimin e identifikimit me anë të të cilit folësi

kërkon të vendosë raporte miqsore dhe të afërta me dëgjuesin. Ai identifikohet me

mendimin e përgjithshëm që njerëzit kanë për fushatat dhe me anë të frazës emotive –

dy fjalë zemre - kërkon të transmetojë mesazhin e sinqeritetit dhe

besueshmërisë. Fuqia bindëse e argumentit kompleks të Z.Rama në këtë reklamë

politike vjen nga parimi i dikotemisë dhe polaritetit, pra, i kontrastit midis negatives

që përfaqësohet prej qeverisjes së mëparshme demokrate dhe pozitives e progresit që

përfaqësohet prej socialistëvë. Dy parakushtet me propozita të kundërta mund të

paraqiten si më poshtë:

Qeverisja e mëparshme përfaqëson:

- Rënimin e mëtejshëm

- Papunësinë që është ulur këmbëkryq

- Taksën e sheshtë që po i mbyt të gjithë

- Shërbimet që merren kudo sipas xhepit

- Fshatin e braktisur në fatin e vet

- Shqipërinë ku krimi ka marrë kot dhe ka dalë jashtë kontrollit

Qeverisja e re socialiste përfaqëson:

Page 143: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

133

-Rilindje për të gjithë bashkë

- mundësi për 300 mijë vende të reja pune

- taksim të ndershëm

- Shërbime që do të jepen vetëm sipas nevojës

- fshat që do të rilindë

- rend dhe siguri

Pra, shihet se kjo formë e argumentit e vendos dëgjuesin përpara një

alternative logjike duke e motivuar të bëjë zgjedhjen e duhur që përfaqësohet nga e

mira dhe ajo që të gjithë e dëshirojnë. Dhe për të qenë më konkret, folësi specifikon

në konkluzionin e argumentit se zgjedhja e duhur dhe njëkohësisht zgjidhja e vetme

është Partia Socialiste dhe numri 29.

Të mbarojmë punën

Z. S. Berisha (Partia Demokratike)

Vetëm para pak vitesh Shqipëria ishte një vend pothuaj i harruar në të

kaluarën ku dritat dhe uji mungonin masivisht. Pensionistët dhe shumica e punonjësve

nuk përballonin dot gjërat elementare. Rrugët gati të pakalueshme. Sot po ecim

përpara, 10 mijë kilometra rrugë të reja, rruga e kombit, tuneli i Elbasanit, 200 mijë

vende te reja pune, 1300 shkolla te ndërtuara dhe rikonstruktuara, 400 qendra

shëndetësore të reja dhe spitalet përmirësime të vërteta. Rrugët u dyfishuan,

eksportet, turizmi, qasja ne internet janë shumëfishuar, çmimet e telefonisë kanë rënë.

Kemi arritur liberalizimin e vizave me Europën dhe Shqipëria është anëtare e Natos.

Këto vite së bashku kemi arritur shumë, por ende kemi shumë punë për të bërë.

Kthimi mbrapa do të ishte me pasoja. Unë kam një plan konkret për krijimin e 250

mijë vende pune, ndërtimin e një infrastrukture moderne, rritjen e rrogave dhe

pensioneve, ndërtimin e tapit dhe kaskades se Devollit, uljen e taksave per qytetarët

dhe bizneset, trefishimin e granteve për fermerët, dhënien e tapive brenda vitit për

toka dhe shtëpi, marrjen e statusit, hapjen e negociatave për integrimin në Bashkimin

Europian. Unë e di që shumë nga ju përballen me vështirësi dhe pengesa, por jeni në

rrugën e zgjidhjes së tyre ndaj dhe kërkoj votën tuaj, për ndërtimin e Shqipërisë së

zhvilluar Europiane dhe të ecim së bashku. Përpara!

Në këtë reklamë politike të prezantuar nga ish-kryeminstri i qeverisjes së

mëparshme Z.Berisha, del në pah elementi i etosit dhe i fitimit të besueshmërisë prej

votuesve. Besueshmëria është ndoshta një nga konceptet më të vjetra në kërkimet që

janë bërë rreth komunikimit bindës. Sipas Aristotelit, tre aspektet e besueshmërisë

janë : karakteri, kompetenca dhe dashamirësia ndaj masës. Ajo çka transmetohet në

këtë shembull është elementi i kompetencës. Folësi flet për zhvillimin që është arritur

nën drejtimin e tij duke dhënë fakte dhe evidenca si edhe për planet konkrete të së

ardhmes në dobi të qytetarëve, fermerëve dhe bizneseve dhe shpreh besim, aftësi e

angazhim në realizimin e tyre. Ai transmeton mesazhin e përmbushjes së nevojave

Page 144: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

134

dhe zgjidhjes së problemeve për të gjithë, duke përcjellë në këtë mënyrë pozitivitet

dhe optimizëm. Sipas tij, një kthim mbrapa do të ishte i dëmshëm.

Të gjitha këto ndikojnë në rritjen e besueshmërisë dhe si rrjedhojë të impaktit

bindës. Përdorimi i sloganit përfaqësues të Demokratëve –Përpara si edhe përdorimi

i frazës së bashku ngjallin një efekt të veçantë emocional tek dëgjuesit pasi janë fjalë

që krijojnë imazhin e progresit dhe të unitetit.

Page 145: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

135

KREU III

Argumentimi në fushën e medias

3. Njëanshmëria e argumentimit mediatik

Njëanshmëria është një kategori kryesore në vlerësimin e argumentimit

mediatik. Nëpërmjet gjuhës së njëanshme, argumentimi i vlefshëm është shpeshherë i

fshehur dhe argumentet e rreme dominojnë në media. Përdorimi i gjuhës së

njëanshme si një mjet për të gënjyer opinionin publik në mënyrë që të kthejë rezultatet

e një sondazhi në një drejtim të dëshiruar, është bërë një teknikë gjerësisht e përdorur

kryesisht në reklama, në mbrojtjen e një kauze si edhe në sondazhet politike.

Gazetat pasqyrojnë lajme të njëanshme të cilat janë në favor të interesave politike të

partive që ato mbrojnë. Njëanshmëria ndikon në mënyrën sesi njerëzit mendojnë dhe

votojnë për partitë politike dhe kandidatët e tyre. Kjo prirje për të manipuluar të

vërtetën motivohet nga interesa të veçanta, nga axhendat dhe fitimet e partive dhe

aktorëve të përfshirë. Sulmet e mediave të njëanshme që konsistojnë në deklarata të

rreme për shumë figura të njohura dhe për çështje politike janë shumë të zakonshme.

Kështu media mund të konsiderohet si një mjet i cili më shumë e manipulon opinionin

publik sesa e informon në mënyrë objektive atë.

Media është një forcë e fuqishme e shoqërisë sonë. Ajo ndikon në opinionin

publik, në veprimin politik, në produktet tregtare si edhe në shumë aspekte të jetës

sonë. E vërteta është se ne përballemi në mënyrë të vazhdueshme me një media të

njëanshme sesa me një media të lirë dhe të pavarur. Sipas Blair-it, ideja bazë e

njëanshmërisë është se ajo përfaqëson një perspektivë të kufizuar. Shumë gjëra mund

të jenë të njëanshme si për shembull: njerëzit, veprimet, praktikat, gjykimet,

terminologjitë, zgjedhjet, raportet apo prezantimet. 235

Jo e gjithë njëanshmëria mund të quhet e keqe ose e një lloji që duhet dënuar.

Në shumë raste, njëanshmëria në favor të pikëpamjes së atij që e përdor është mjaft

normale, sepse në dialog, një debatues mundohet të mbrojë pikëpamjen e tij. Por,

fatkeqësisht në disa raste, njëanshmëria është pjesë e një besnikërie të fortë në

pikëpamjen e dikujt, saqë kemi një mbyllje të kundërargumentit. Ky mund të jetë një

problem serioz, sepse një argumentues duhet të japë arsye për të mbështetur

deklaratën e tij 236

.

Kur e pyetën mbi rolin e medias në shoqëri, ish-ambasadorja e Shqipërisë

Marsi Ris argumentoi se: “efektshmëria e medias në kryerjen e detyrës së saj, varet

nga aftësitë profesionale të gazetarëve, redaktorëve dhe prodhuesve. Pasaktësitë

faktike të shkaktuara nga mosverifikimi i burimeve dhe i fakteve, ose prej dështimit

për të ndjekur një sërë pyetjesh në hetimin e lajmeve mund të çojnë në keqinformim

235

Blair J. Anthony, 2012. Groundwork in the Theory of Argumentation. Springer Science+Business

Media. f. 24 236

Walton Douglas, 2006. Fundamentals of Critical Argumentation. Cambridge University Press. f,

219.

Page 146: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

136

dhe në lajme te rreme. Në rastin më të keq, njerëzit do të reagojnë dhe vendime të

rëndësishme do të merren bazuar në lajme të pasakta. Nëse mungon vëmendja ndaj

saktësisë së fakteve, objektivitetit, ndershmërisë dhe etikës, atëherë media nuk po e

kryen siç duhet rolin e saj demokratik.” 237

.

Sipas studiuesit dhe publicistit të njohur Ardian Klosi, në lidhje me vërtetësinë e

realitetit të pasqyruar nga media “ një lajm mund ta transmetosh edhe të thatë a të

varfër nga ana vizive, por nuk lejohet kurrësesi që të shfrytëzosh mjetet vizive për të

manipuluar realitetin. Në qoftë se lajmin e vërtetë, të pashtrembëruar dhe

jospekulues, arrin ta japësh edhe me mjetet e duhura pamore zanore, vetëm atëherë

mund të thuash se punon si profesionist për të mirën e publikut që të ndjek.” 238

239

Në lidhje me pushtetin e medias dhe lirinë e shtypit, në ditën katolike të

mediave, Papa Vojtilla mbajti fjalimin me titull “Shtypi t‟i resistojë trysnisë së

pushteteve”, duke u shprehur mjaft qartë se “ në qoftë se mediat janë në shërbim të

lirisë, vetë ato duhet të jenë të lira e duhet ta përdorin këtë liri në mënyrë korrekte;

statusi i tyre i privilegjuar i obligon mediat të ngrihen mbi çështjet ekonomike dhe të

vihen në shërbim të nevojave të vërteta të mirëqënies së shoqërisë”. 240

Ati i shenjtë theksoi gjithashtu se: “Kronistët dhe gazetarët kanë detyrën e rëndë

të ndjekin treguesit e ndërgjegjes së tyre morale dhe të mos thyhen nga trysnia që u

bëhet atyre për ta shtrembëruar të vërtetën me qëllim që të kënaqin mëtimet e të

pasurve e të pushtetit politik”.241

Papa Gjon Pali i përcaktoi mediat si “aktorë themelorë të botës së sotme” dhe

pohoi se ato kanë “një rol të pamasë në krijimin e besimit të ndërsjellë e të paqes”.

Pushteti i medias është i tillë që në pak kohë ato mund të provokojnë një reaksion

publik pozitiv ose negativ ndaj ngjarjeve të mëdha. “Burrat e gratë e mediave janë të

thirrur të kontribuojnë për paqen në çdo vend të botës, duke i shembur pengesat e

mosbesimit, duke marrë parasysh pikëpamjen e të tjerëve e duke u përpjekur gjithnjë

për t‟i inkurajuar personat e kombet që ta kuptojnë dhe ta respektojnë njëri-tjetrin” 242

3.1 Pasojat e medias së njëanshme

Në rastin kur media është liberale, njëanshmëria konsiderohet si gjë e keqe

dhe lajmet si të fragmentarizuara dhe larg së vërtetës. Për shembull, gjatë procesit të

zgjedhjeve për president në Florida, disa rrjete raportuan se Bush tashmë e kishte

humbur shtetin e Sunshine-it.

237

http://albanian.tirana.usembassy.gov 238

Axel Buchholz, Schult Gerhard. Gazetaria Televizive.Tiranë2002. 239

Shkurtaj, Gj. (2003). Kahe dhe dukuri të kulturës së gjuhës shqipe. Kristalina.KH, Tiranë; f.41. 240

Shih: “La stampa resista alle pressioni dei potenti”. “Corriere della Sera”, Sabato 25 gennaio 2003,

pp.27. 241

Po aty, f.27. (Shkurtaj, Gj. (2003). Kahe dhe dukuri të kulturës së gjuhës shqipe. Kristalina.KH,

Tiranë; f.41.) 242

Po aty, f.27. (Shkurtaj, Gj. (2003). Kahe dhe dukuri të kulturës së gjuhës shqipe. Kristalina.KH,

Tiranë; f.42.)

Page 147: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

137

Ky njoftim i rremë i kushtoi Bush-it humbjen e mijëra votave, sepse votuesit menduan

se kandidatët tashmë kishin humbur. Pasi Sarah Palin u zgjodh nga kandidati

republikan për president John McCain, për të kandiduar si zëvendësja e tij, sulmet

ndaj saj nga media e njëanshme ishin shumë të ashpra. Disa prej deklaratave të rreme

ishin se ajo gjatë detyrës së saj si Kryetare e Bashkisë së Wasilla-s kishte ndaluar

shitjen dhe përdorimin e librave, apo se fëmija i saj Trig nuk ishte në të vërtetë i saj

por i vajzës së saj Bristol. 243

Argumenti ad hominem ose sulmi personal është përdorur gjerësisht si një

strategji e parapëlqyer e medias në fushata te mëdha zgjedhore, debate dhe në

reklamat e bëra për të sulmuar palët e tjera. Në vitin 1860, gazetat e veriut sulmuan

politikat e Linkolnit, duke sulmuar karakterin e tij me fjalët “i pirë”, “shumë i

ngadaltë” “qesharak” dhe ”i pandershem” 244

.

Supozohet që një gazetë të raportojë me saktësi dhe me objektivitet pa bërë

asnjë gjykim pro apo kundra. Shkelja e këtyre normave rezulton në njëanshmëri. Në

shembullin e paraqitur nga Blair 245

, një profesor i universitetit “British Columbia”

bëri një ankesë zyrtare në këshillin e medias në universitet. Ai akuzoi në mënyrë të

drejtpërdrejtë gazetën “the Vancouver Sun” se i kishte dhënë protestës “një ngjyrë të

kuqe” duke publikuar së bashku me historinë një fotografi të marshuesve që mbanin

tabela në të cilat shkruhej “Partia Komuniste e Kanadasë”. Ajo që ai donte të thoshte

ishte se, fotografia e njëanshme i keqinterpretoi politikat e protestuesve, duke dhënë

idenë e gabuar se ata ishin komunistë.

Në nëntor të 1969, zv-presidenti Spiro Agnew vendosi në axhendën kombëtare

çështjen e njëanshmërisë. Ai akuzoi se “një vëllazëri e ngushtë, e disa personave të

privilegjuar që nuk janë zgjedhur nga asnjë, ka monopolizuar fuqinë mbi lajmin.

Gjithashtu, ai tha se pikëpamjet e shumicës së kësaj vëllazërie nuk përfaqësojnë

pikëpamjet e gjithë amerikanëve 246

.

Shpeshherë, dëgjojmë se blerësit e dinë mirë se cilat gazeta mbështesin njërën palë

dhe këndvështrimin e saj dhe se cilat gazeta favorizojnë palën tjetër. Kjo është e

zakonshme veçanërisht në rastet e gazetave që u shërbejnë partive politike që i

zotërojnë ato. Shumë pretendojnë se, njëanshmëria nga ana e gazetave kryesore

zmadhohet, sepse publikuesit në të gjithë vendin mbështeten në burimet e elitës për të

vendosur cilat histori përbëjnë lajm.

Kur përballemi me një media të varur dhe të monopolizuar, ne kuptojmë se

lajmet nuk janë objektive, por të paqëndrueshme dhe ideologjikisht të njëanshme në

favor të një partie ose të një tjetre. Një rast interesant është prezantuar nga Dağtaş247

në studimin e tij mbi njëanshmërinë e medias në Turqi. Nëpërmjet analizës së titujve

kryesorë dhe lajmeve, ai demonstron sesi lufta midis SHBA-së dhe Irakut u pasqyrua

243

http://www.westernjournalism.com 244

Walton, Douglas, 2007. Media Argumentation: Dialectic, Persuasion and Rhetoric. Cambridge

University Press. f.161 245

Blair J. Anthony, 2012. Groundwork in the Theory of Argumentation. Springer Science+Business

Media. f. 25 246

Ruschman, J.D. Paul, 2006. Media Bias. Chelsea House Publishers, Philadelphia.Dagtas. f.11 247

Dağtaş Erdal, (2010). Structural Bias in Media: The Presentation of U.S.A-Iraq War in Turkish

Media. www.assenglish.org.

Page 148: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

138

në shtypin turk. Mbështetur në studimin e tij për njëanshmërinë e medias, dy nga

gazetat më të mëdha të cilat kanë ideologji të ndryshme në median turke janë gazetat

“Cumhuriyet”dhe “Zaman”. Gazeta “Cumhuriyet” në mbulimin që i bëri kësaj

çështjeje zgjodhi te mbante anën e Irakut duke përditësuar lajmet më të fundit si edhe

vdekjen e civilëve myslyman. Titujt kryesorë dhe nëntitujt e mëposhtëm tregojnë

qartësisht se lajmet e tyre ishin në mbështetje të Irakut.

27 Mars 2003: Nëntitulli:Vdekja mbërthen irakianët në një treg./ Titulli: Masakër me

bombë mbi civilët.

31 Mars 2003: Nëntitulli: 4000 mijë arab në Irak po vuajnë. Operacioni nga toka po

zgjatet shumë. / Titulli: Rezistenca po përhapet ne të gjithë vendin.

2 Prill 2003: Forcat uzurpuese hyjnë në qytet.

Trajtimi që ju bë kësaj lufte në gazetën “Zaman” ishte më neutral dhe ata i kushtuan

më shumë vëmendje marrëdhënies Turqi-SHBA. Titujt e mëposhtëm janë që nga data

21 mars në 26 mars.

21 Mars 2003: Titulli: Ndërhyrja nga toka filloi herët.

22 Mars 2003: Titulli: Bagdadi po digjet në flakë pasi u sulmua nga 250 avionë.

26 Mars 2003 : Titulli: Shtetet e Bashkuara nuk heqin dorë nga Turqia.

Në 27 Mars gazeta “Zaman” ndryshoi natyrën e ligjërimit të saj pas vdekjeve të

shumë myslimanëve gjatë një shpërthimi me bombë në pazar.

27 Mars 2003: Titulli: Sulmi me bombë në një pazar shkaktoi 30 të vdekur.

28 Mars 2003: Titulli: Lufta për gjahun fillon herët.

8 Prill 2003: Titulli: SHBA tregon forcën e saj ne Irak aty ku jetojnë 6 milionë njerëz.

Në titujt e 9 prillit u pasqyrua një ideologji ndryshe e cila e vinte theksin tek rënia e

Bagdadit.

9 Prill 2003: Rrëzohet regjimi i Sadam Husein.

10 Prill 2003: Bagdadi bie.

Në fillim “Zaman” mbajti një qëndrim i cili ishte në favor të SHBA-së, por më vonë e

ndryshoi atë në favor të Irakut. Kur mbaroi lufta, gazeta “Zaman” iu kthye përsëri

kontekstit të ligjërimit se fuqitë politike perëndimore do ta mbështesin kryeqytetin e

Irakut. Kur forcat amerikane iu afruan qendrës së Bagdadit, kjo gazetë e paraqiti

fundin e periudhës se Sadamit si titullin e saj kryesor. Duket në mënyrë të qartë se kjo

gazetë shfaqi një qëndrim të trefishtë ideologjik në lajmet e saj.

Në gazetën “Cumhuriyet” aspekti ekonomik dhe ai politik u la pas dore. Kjo gazetë u

fokusua më shumë në aspektin social të trajtimit te luftës. Të dyja këto gazeta treguan

varësinë e tyre ndaj agjencive ndërkombëtare të lajmeve si edhe ndaj burimeve te

Page 149: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

139

akredituara në vendin e luftës prej nga merrnin informacion. Kjo bëri që trajtimi i

luftimeve të ishte i njëanshëm dhe i strukturuar.

3.2 Gjuha e njëanshme në argumentim

Një nga treguesit më të dukshëm të njëanshmërisë është se argumentuesi ka

diçka për të fituar duke mbrojtur një argument të caktuar. Ky fitim zakonisht është

financiar, por mund të jetë edhe një fitim prestigji të cilit nuk i jepet një vlerë e

caktuar. Për shembull, hapja e një programi televiziv të jepte përshtypjen e një

emisioni lajmesh ose të një varieteti televiziv, por sapo shikuesi terhiqet nga ai dhe

vendos ta shikojë, ky program del që të jetë gjysmë ore reklama ose flet për uljet e një

produkti të caktuar. Në këtë rast kemi një zhgënjim te shikuesit dhe sapo ai kupton se

në të vërtetë ky emision ka të bëjë me uljen e çmimeve, besueshmëria e tij ulet. 248

Gjuha e njëanshme është një mjet i fuqishëm bindjeje për çështje të

rëndësishme të politikave publike. Është e vështirë të identifikosh njëanshmërinë

sepse ajo fshihet në gjuhën e përdorur. Në shumë raste, thjesht identifikimi i

anshmërisë duke kuptuar se gjuha e përdorur fsheh një argument, është gjithçka që

duhet bërë për të kritikuar argumentin në mënyrë të efektshme. Kur argumenti

konsiderohet si i njëanshëm, debatuesi mund ta kontestojë atë. Probleme mund të ketë

edhe atëherë kur njëanshmëria është fshehur në gjuhën emotive të përdorur nga

debatuesi. Ekziston rreziku që njëra palë ose të dyja mund të mos e kuptojnë se

argumenti është paraqitur.

Marrësi i argumentit mund të mos e kuptojë se argumenti duhet të

konsiderohet në mënyrë kritike dhe se ai duhet të kërkojë për arsyet që e mbështesin

atë. Një tjetër rrezik është se propozuesi jo vetëm që mund të dështojë për të ofruar

mbështetje për pretendimin e ngritur, por edhe mund të përpiqet të shmangë

detyrimin për provat. Një argumentues i tillë mund edhe të përpiqet të mbyllë rrugët e

kritikës ose përballjen me kundërargumentet duke pretenduar se nuk është e

nevojshme që deklaratat të vërtetohen. Kjo taktikë përfaqëson një lloj të rrezikshëm

njëanshmërie. 249

Shumë argumente janë paraqitur me anë të një procesi të fshehur i cili quhet

aludim. Përfundimi nuk është i shprehur qartë, por lihet që të nënkuptohet nga ato që

nuk janë thënë. Argumentimi është i fshehur dhe mund ta luajë rolin e vet pa patur një

auditor marrës që të jetë i vetëdijshëm se mesazhi ka një anësi të caktuar. Ajo që është

interesante është se aludimi e lejon argumentimin të transmetojë konkluzionin e tij

dhe më tej të mohojë atë që është thënë.

Në mënyrë ironike, propozuesi i argumentit mund të thotë se sipas opinionit të

tij, argumenti i paraqitur është i rremë. Sigurisht, ajo çka është ironike është se sapo

aludimi është bërë, dëmtimi është shkaktuar dhe nuk ka rëndësi nëse më vonë ky

propozim tërhiqet. Auditori mund të mos jetë i vetëdijshëm se një pikëpamje e caktuar

248

Walton, Douglas, 2007. Media Argumentation: Dialectic, Persuasion and Rhetoric. Cambridge

University Press. f. 249

Walton, Douglas, 2007. Media Argumentation: Dialectic, Persuasion and Rhetoric. Cambridge

University Press. f. 264.

Page 150: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

140

po transmetohet dhe se asaj i bashkangjitet edhe detyrimi për provat. Pra, aludimi

mund të jetë manipulues, mashtrues si edhe çorientues. 250

Dallimi ndërmjet kuptimit faktik dhe emotiv është mjaft i dobishëm për t‟u

vënë re në argumentimin kritik. Një term i ngarkuar ka një anësi të caktuar që

mbështet njërën anë të një çështjeje debatuese, duke e bërë anën tjetër të duket e

gabuar. Rasti klasik i termave të ngarkuar ilustrohet nga shembulli i mëposhtëm.251

Bill-i dhe Hild-a po debatojnë mbi çështjen e abortit. Bill është pro-jetës kurse

Hilda është pro-zgjedhjes. Në një moment të debatit, Bill-i deklaron se aborti është

vrasje. Fjala “vrasje” ka një kuptim emotiv shumë negativ dhe nënkupton një veprim

që është shumë i keq. Ndoshta është krimi më i keq që një person mund të kryejë.

Pohimi i Bill-it funksionon si një argument që nënkupton përfundimin se aborti është

një veprim i keq dhe i tmerrshëm njësoj si vrasja. Përdorimi i gjuhës emotive nuk

është domosdoshmërisht i gabuar.

Problemi është se paraqitja e një pohimi deklarues që përmban një

terminologji të tillë emotive, mund të fshehë faktin se një përfundim është nxjerrë

nga ky pohim dhe se pohimi dhe përfundimi i saj përbëjnë në vetvete një argument.

Në shembullin e mëposhtëm, argumenti i Heinrich-it prezantohet në formën e një

deklarate të shoqëruar nga arsyetime që e mbështesin atë duke e fshehur arsyen se

përse ai qëndron në shkollë. Kjo bëhet e mundur nëpërmjet përdorimit të termit

emotiv “harxhimi i kohës” që është një term që mbart në vetvete nje konotacion të

fortë dhe negativ, i cili sfidon kërkesat e marrësit të argumentit.

Kate është duke u përpjekur që të bindë Heinrich-n të qëndrojë në shkollë. Ai i

përgjigjet kështu: “Çfarë harxhimi kohe mund të jetë qëndrimi im në shkollë?”

Pra, përdorimi i terminologjisë emotive është një mënyrë e thjeshtë për të

transmetuar argumentin tënd pa qenë nevoja që ai të sfidohet apo hetohet në mënyrë

kritike. Në shumë raste, termat emotivë përdoren për të fituar mbështetjen e

dëgjuesve. Ai që propozon një argument mund të përdorë thjesht terma të cilët janë

pozitivë për dëgjuesit në mënyrë që ta bindë atë të pranojë konkluzionin e tij.

Programi mbi sigurimin e punësimit është një mburojë e nevojshme që mbron burrat

dhe gratë që punojnë, për t‟iu dhënë atyre një shans të barabartë në gjetjen e një

pune produktive në kohë nevoje, si qytetarë patriotikë që thjesht duan një shanc për

të punuar.252

Është e rëndësishme të kuptohet se një terminologji e tillë shpreh një argument

pavarësisht se duket si një fjali e thjeshtë.

250

Walton Douglas, 2006. Fundamentals of Critical Argumentation. Cambridge University Press. f.

229. 251

Walton Douglas, 2006. Fundamentals of Critical Argumentation. Cambridge University Press. f.

221 252

Walton Douglas, 2006. Fundamentals of Critical Argumentation. Cambridge University Press. f.

221.

Page 151: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

141

3.3 Argumenti ad populum

Argumenti ad populum mund të konsiderohet si një argument i rremë në disa

raste, por që ndonjëherë mund të mbajë një peshë evidenciale në një proces shqyrtimi.

Në kontekstin e politikës demokratike, ky lloj argumenti shihet si një argument i

arsyeshëm. Gjithsesi, dyshimet për këtë lloj argumenti janë shprehur në mënyrë të

theksuar nga shkrimtari francez Alexis de Tocqueville. Ai krijoi frazën “tirania e

shumicës” si një vëzhgues i jashtëm i skenës politike dhe kulturore amerikane. Gjatë

periudhës kur ai jetoi, ai shkroi në lidhje me vendimmarrjen politike amerikane që

tregojnë rreziqet e argumentit ad populum në retorikën demokratike. 253

Libri i tij “Demokracia në Amerikë” (1835) shihet si një libër i rëndësishëm,

sepse shprehte këto rezerva në lidhje me përdorimin e argumentit ad populum.

Tocqueville përshkroi një ambivalencë të caktuar si karakteristikë e argumentimit

politik amerikan. Ai shkroi se “të gjitha projektet e shumicës janë ndërmarrë me

entuziazëm të madh; por sapo vëmendja kthehet diku tjetër, të gjitha këto përpjekje

ndërpriten”.

Diçka e caktuar bëhet menjëherë një çështje publike kur të gjitha burimet

mediatike konkurojnë për t‟i dhënë një vëmendje qëndrore. Më pas kur një tjetër

histori kërkon vëmendje publike dhe ka impakt të menjëhershëm emocional, tregimi i

mëparshëm lihet mënjanë dhe publiku nuk dëgjon më për të. Ky lloj mendimi i ndarë

është karakteristikë e mënyrës sesi media hidhet nga njëra krizë në krizën tjetër në

raportimin e lajmeve botërore. Në qoftë se ky lloj të menduari është baza e argumentit

ad populum, atëherë ai është një formë e gabuar. Nga njëra anë, ky argument është

lloji qëndror i argumentimit që nxit retorikën politike, mendimin dhe vendimarrjen në

një sistem demokratik. Ky lloj argumenti nuk mund të dënohet si i rremë ose i gabuar.

Në anën tjetër, siç ka theksuar Tocqueville, kjo formë argumenti ka prirjen që të

keqpërdoret dhe shtrembërohet në disa raste. Me sa duket, ai është një instrument i

fuqishëm i të menduarit publik që mund të përdoret në mënyrë të rreme për të bërë të

mundur që një argument i keq të duket si i mirë. 254

Mund të marrim në konsideratë fenomenin e kohëve të fundit të “sondazheve

të nxitura” ku përdoren pyetje të ngarkuara për të sulmuar një kandidat kundërshtar

ose për të nxitur votimin për një kandidat. Kjo taktikë përfaqëson një keqpërdorim të

kalkuluar që me të drejtë mund të klasifikohet si e rreme. Sapo kjo taktikë njihet si një

teknikë që mund të përdoret herë pas here në mënyrë mjaft të efektshme për të

manipuluar opinionin publik në politikat demokratike, bëhet e parezistueshme për ta

përdorur atë vazhdimisht. Në qoftë se ti nuk e përdor, kundërshtarët e tu do ta

përdorin atë për të të ndëshkuar ty.

253

Walton, Douglas. Criteria of Rationality for Evaluating Democratic Public Rhetoric.

http://www.dougwalton.ca/papers.htm 254

Walton, Douglas. Criteria of Rationality for Evaluating Democratic Public Rhetoric.

http://www.dougwalton.ca/papers.htm

Page 152: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

142

Argumenti ad populum i përdorur në retorikën politike domokratike mund të

jetë një taktikë mashtruese e argumentimit që përdoret për ta bërë argumentimin

politik të shfaqet si i arsyeshëm, kur në të vërtetë nuk është. Ai mund të përdoret si

një taktikë e sofistikuar për të nënvleftësuar dhe anashkaluar shqyrtimet e arsyeshme

në argumentimin politik demokratik. Kjo formë e argumentit të quajtur tradicionalisht

argumentum ad populum njihet zakonisht në logjikë me shprehjen “thirrje ndaj

opinionit popullor”.

Por, duke u nisur nga pikëpamja e parimit të shqyrtimit të bazuar tek arsyeja,

argumentum ad populum mund të jetë i arsyeshëm. Megjithatë, në qoftë se bazohet në

llojin e zakonshëm të sondazheve ku të anketuarit mund të jenë injorant në lidhje me

çështjen, argumenti mund të jetë i rremë. Nga kjo pikëpamje, ka mjaft dyshime për

vendimmarrjen e politikave demokratike të nxitura nga sondazhet që përsëri

sygjerojnë se argumentum ad populum duhet klasifikuar si një argument i rremë.

3.4 Argumentet e rreme dhe njëanshmëria në sondazhe

Sipas Best-it (2001), mediat dhe agjensitë private shpesh i bindin njerëzit se

edhe pretendimet më të pabesueshme janë të vërteta duke ndryshuar formulimin e

pyetjeve në sondazh, gjithashtu edhe duke përdorur statistikat si taktika për të

manipuluar opinionin publik.

Përdorimi i metodave statistikore bën që sondazhet të duken krejtësisht si

konkluzione objektive që thjesht “raportojnë fakte”. Gjithsesi, në shumë raste ky

objektivitet është thjesht një iluzion. Aspekti bindës i formulimit në një sondazh

fshihet në mënyrë të rreme nën maskën e saktësisë shkencore. 255

Shumë argumente të rreme të identifikuar prej studiuesve krijohen kur

problemet për përkufizimet e disa termave janë fshehur prej avokatëve të cilët i

prezantojnë gjetjet si sondazhe shkencore mjaft objektive që nuk vihen në dyshim.

Argumentet e rreme i përdorin përkufizimet në mënyrë mashtruese dhe e fshehin

aspektin bindës. Përkufizimi bindës bën që një fjalë të marrë kuptime si pozitive ashtu

edhe negative. Një përkufizim bindës ndryshon kuptimin konvencional të termit duke

e çuar atë në një drejtim që i përshtatet qëllimit të përkufizuesit. Meqë i jep një

kuptim të ri termit që tashmë ka një përdorim të caktuar, përkufizimi bindës

konsiderohet si mashtrues.

Argumenti i rremë i përkufizimit të fshehur bindës është një rrezik i vërtetë.

Argumenti i rremë nuk qëndron vetëm në përdorimin e përkufizimit bindës, por

qëndron në fshehjen e manipulimit bindës në sondazh. Sipas Campbell-it 256

(1974 ,

19) vlerësimet që i bëhen papunësisë e cila rezulton të jetë më e lartë në Kanada sesa

në SHBA, ndryshojnë kryesisht në dallimet që shumë agjenci kanë për përkufizimin e

frazës “një person i papunë”.

255

Walton, Douglas, 2007. Media Argumentation: Dialectic, Persuasion and Rhetoric. Cambridge

University Press. f. 228. 256

Walton, Douglas, 2007. Media Argumentation: Dialectic, Persuasion and Rhetoric. Cambridge

University Press. f. 228.

Page 153: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

143

Në qoftë se njerëzit thonë se janë duke kërkuar punë, por nuk bëjnë asgjë tjetër

veçse lexojnë lajmërime pune në gazeta, në Kanada quhen “të papunë”, kurse ne

SHBA këta njerëz konsiderohen “jashtë krahut të punës”. Raportet e medias mbi të

dhënat e papunësisë nuk na japin asnjë informacion sesi është përkufizuar “një person

i papunë” në sondazh. Rrjedhimisht, krahasimi nuk bazohet në të dhëna reale. 257

Një problem i ngjashëm shfaqet edhe kur kemi të bëjmë me një përkufizim i

cili është tepër i gjerë ose tepër i kufizuar. Kur këto përkufizime përdoren në sondazh

ato çojnë në rezultate jo të vërteta. Ashtu siç ka treguar edhe Campbell, agjenci të

ndryshme gjatë viteve kanë përdorur përkufizime të ndryshme për të dhënë shifra

zyrtare të personave që jetojnë në varfëri. Këto statistika kanë shkuar nga 30 milionë

deri në 50 milion, madje edhe deri në 80 milionë njerëz. Problemi kryesor në këtë

rast qëndron në fshehjen që mbart fjala sepse termi “varfëri” ka një përkufizim shumë

të diskutueshëm dhe të paqartë. 258

Rritja e papritur e numrit të statistikave në zjarrvënie në Kanada, i atribuohet

zgjerimit të përkufizimit të fjalës “zjarrëvënie” për të përfshirë edhe zjarret jo të

qëllimta, në vend që të kufizohej vetëm në zjarret e vendosura qëllimisht në prona të

caktuara. 259

Argumentimi i rremë i statistikave të pakuptimta bazohet në përdorimin e termave të

paqartë dhe të papërkufizuar. Ishte studiuesi Seligman (1961), që dha shembullin

klasik të një rasti politik.260

Prokurori i Përgjithshëm Robert F. Kenedi deklaroi se:“ 90% e të korruptuarëve

kryesorë do të jenë pa biznese deri në fund të vitit, nëse njerëzit e thjeshtë,

biznesmenët dhe autoritetet publike do të ngrihen dhe do të refuzojnë të jenë të

korruptuar ”.

Pa përkufizimin e termave “të korruptuarit kryesor” dhe “do të ngrihen” shifra 90%

është e pakuptimtë. Këtu, argumenti i rremë nuk qëndron në faktin se po përdoret një

përkufizim bindës i cili është shumë i gjerë ose shumë i ngushtë, por sepse këto terma

nuk janë përkufizuar.

Në disa sondazhe, problemi nuk qëndron në formulimin e pyetjeve por në

strukturën e tyre ose në mënyrën sesi rradhiten një sërë pyetjesh. Nëse pyetja është

formuluar në një mënyrë të gabuar, kjo bën që rezultatet e sondazhit të jenë të

njëanshme dhe kjo njëanshmëri të mos jetë evidente për përdoruesit e këtyre

anketave.

Adler përmend rastin e një sondazhi në 1992 i cili e kishte formuluar pyetjen

me dy forma gjuhësore negative të paqarta . Rezultatet e këtij sondazhi ishin se 22 %

257

Walton, Douglas, 2007. Media Argumentation: Dialectic, Persuasion and Rhetoric. Cambridge

University Press. f. 237. 258

Walton, Douglas, 2007. Media Argumentation: Dialectic, Persuasion and Rhetoric. Cambridge

University Press. f. 235. 259

Walton, Douglas, 2007. Media Argumentation: Dialectic, Persuasion and Rhetoric. Cambridge

University Press. f. 235. 260

Walton, Douglas, 2007. Media Argumentation: Dialectic, Persuasion and Rhetoric. Cambridge

University Press. f. 234.

Page 154: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

144

e amerikanëve thoshin se Holokausti mund të mos kishte ndodhur fare. Kur pyetja u

riformulua në 1994, rezultati ishte se vetëm 1% dyshonte se Holokausti nuk kishte

ndodhur 261

. Ne raste të tilla, struktura e pyetjes është e paqartë dhe megjithëse të

anketuarit mund t‟i përgjigjen pyetjes, ata në të vërtetë nuk ia dinë kuptimin.

Argumenti i rremë i kryer në këtë rast quhet argumenti i rremë i njëanshmërisë

së strukturës së pyetjes në sondazh. Në këtë lloj argumenti të rremë, mundësitë që i

ofrohen të anketuarit janë të kufizuara në një mënyrë të papërshtatshme ose janë të

njëanshme si pasojë e strukturës së pyetjes.

Roper (1990: 231) anketoi gjysmën e personave të anketuar më parë në lidhje me

fjalinë pohore me dy forma negative: “Nuk është e vërtetë se gratë nuk janë po aq

drejtuese të mira sa edhe burrat”, dhe anketoi gjithashtu gjysmën tjetër në lidhje me

pohimin pozitiv se : “Gratë janë po aq drejtuese të mira sa edhe burrat”. Në rastin e

fjalisë me dy forma negative, 50% e të anketuarëve ranë dakord kurse 42% nuk ranë

dakord. Në rastin e fjalisë së drejtpërdrejtë, 87% e të anketuarëve ishin dakord kurse

10% nuk ishin. Formulimi i pyetjeve me dy forma negative prish standartet e pyetjeve

të qarta. Argumenti i rremë i klasifikimit në dy pjesë, është argumenti i rremë që

përfaqëson një sërë zgjedhjesh si zgjidhje të një problemi ose përgjigjesh ndaj një

pyetjeje sikur të ishin vetëm dy, kur dihet se në realitet duhet të merren parasysh më

shumë se dy përgjigje ose dy zgjedhje.

Kjo mund të quhet argumenti i rremë i një përgjigjeje të detyruar. Mund të

lejohen vetëm tri përgjigje, kur dihet se nevojiten katër për të pasur përgjigje të

kënaqshme të një pyetjeje. Në filozofinë e lashtë, ky quhej argumenti i brirëve. Për

shembull, një person pyet një tjetër nëse ai ka rreshtur së abuzuari babanë e tij të

moshuar. Nëse personi i pyetur i përgjigjet “po” ose “jo” kësaj pyetjeje me dy

përgjigje, ai pranon të ketë përfituar nga babai i tij në moshë të thyer.

Një zgjidhje për këtë lloji argumenti të rremë është që të përdoren pyetje të hapura

ose që kanë shumë mundësi zgjedhjesh ndryshe nga pyetjet e mbyllura në sondazh. 262

Përdorimi i pyetjeve të njëanshme në sondazhet politike që e bëjnë një

kandidat të duket i mirë ose i keq, është bërë kaq i përdorshëm saqë i është vënë emri

i njohur “votim i nxitur”. Kesterton-i paraqiti shembullin e mëposhtëm: 263

Njerëzit në Kolorado vitin e shkuar u pyetën: “Ju lutem më tregoni nëse do të kishte

më shumë gjasa ose më pak gjasa që ju të votoni për Roy Romer, nëse e dinit se

guvernatori Romer ka caktuar nje komison që ka lejuar të lirohen mesatarisht katër

të dënuar çdo ditë që kur Romer ka marrë detyrën.” 264

Sondazhi i nxitur përfaqëson një teknikë shumë të përdorshme të

argumentimit për qëllime politike dhe promovuese. Ai ka për qëllim të mashtrojë. 261

Walton, Douglas, 2007. Media Argumentation: Dialectic, Persuasion and Rhetoric. Cambridge

University Press. f. 242. 262

Walton, Douglas, 2007. Media Argumentation: Dialectic, Persuasion and Rhetoric. Cambridge

University Press. f. 245. 263

Walton, Douglas, 2007. Media Argumentation: Dialectic, Persuasion and Rhetoric. Cambridge

University Press. f. 250. 264

http://www.ehow.com/about_5106077_push-polling.html

Page 155: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

145

Këto lloj sondazhesh janë konsideruar prej organizatave profesioniste si joetike, por

marrëveshjet për atë çfarë duhet bërë në lidhje me këtë praktikë janë të pakta. Është e

drejtë që këto sondazhe nxitëse të klasifikohen si një lloj propagande që përdoren nga

partitë politike dhe agjencitë qeveritare. Propaganda është përdorimi i njëanshëm i

argumentit, i prirur për të anuar vetëm nga njëra anë e një çështjeje. Ajo është e

maskuar që të duket si një koleksion objektiv të dhënash, ose si një argument i cili

merr parasysh të dyja anët e një çështjeje në mënyrë të ekuilibruar që të influencojë

opinionin dhe veprimet e masës për një kauzë të caktuar.

Një nga fazat më problematike në ndërtimin e një sondazhi është formulimi i

pyetjeve. Përdorimi i gjuhës emotive dhe i termave të ngarkuar me pyetje të tilla nuk

sjell vetëm njëanshmëri, por të çon në argumente manipuluese.

Stevenson bëri dallimin ndërmjet kuptimit përshkrues të një termi dhe

kuptimit emotiv, që i referohet mënyrës sesi njerëzit reagojnë emocionalisht kur

përdoren këto lloj termash. Problemi del ne faktin se shumë fjalë të përdorura në

ligjërimin e gjuhës natyrale kanë pothuajse të njëjtin kuptim të parë, por ato kanë

kuptime të ndryshme emotive. Një studim kombëtar i bërë në 1985 tregoi se 19% e

njerëzve thoshin se ishte shpenzuar shumë pak në mirëqënie, kurse 63% e tyre thanë

se ishte shpenzuar shumë pak për të ndihmuar të varfrit . (Moore 1992, p.344).

Diferenca prej 44 pikësh është statistikisht shumë domethënëse në rezultatet e

dy sondazheve. Pavarësisht se kuptimi parësor është i njëjtë, fjala “mirëqënie” ka një

konotacion negativ të mashtrimit të mirëqënies për shumë të anketuar, ndërsa termi

“ndihmë për të varfërit” ka një kuptim pozitiv për të siguruar kushte të barabarta dhe

përkujdesje për njerëzit. Ndryshimi i ngjyrimeve të fjalëve të përdorura rezultoi në një

mospërputhje të rezultateve të sondazheve. 265

Howard Shuman dhe Stanley Presser kryen një eksperiment në 1940 për të

studiuar efektin e formulimit të pyetjeve duke ndryshuar fjalët “ndaloj” në “lejoj”. Dy

pyetjet në eksperiment ishin si më poshtë:

1. A duhet që SHBA të ndalojë fjalimet publike kundër demokracisë?

2. A duhet që SHBA të lejojë fjalimet publike kundër demokracisë?

Sipas përfundimeve të eksperimentit nga Moore, 46% e të anketuarëve iu

përgjigjën me “jo“ pyetjes së parë, dhe vetëm 25% iu përgjigjën me “po” pyetjes së

dytë (1992, p.334).

Ky rezultat mbreslënës, diferenca e të cilit ishte 21% doli si pasojë e ndryshimit të një

fjale të vetme në pyetje. 266

Ky ndryshim emotiv mund të fshehë një element bindës

në shumë deklarata dhe pyetje. Stevenson paraqiti shembullin e mëposhtëm sesi një

kuptim emotiv mund të veprojë si baza e një argumenti bindës.267

265

Walton, Douglas, 2007. Media Argumentation: Dialectic, Persuasion and Rhetoric. Cambridge

University Press. f. 237 266

Walton, Douglas, 2007. Media Argumentation: Dialectic, Persuasion and Rhetoric. Cambridge

University Press. f. 237 267

Walton, Douglas, 2007. Media Argumentation: Dialectic, Persuasion and Rhetoric. Cambridge

University Press. f. 236

Page 156: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

146

A. Ai nuk kishte të drejtë të vepronte pa u konsultuar më parë me ne.

B. Në fund të fundit ai është kryetari.

C. Po, por jo diktatori. Ai dhunoi procedurat demokratike.

Përshkrimi i një personi si diktator, nënkupton se ai ka bërë diçka gabim që

duhet dënuar. Në këtë dialog, termi “diktator” funksionon si një fjalë emotive.

Përdorimi i termit pozitiv “demokratik” për të përshkruar procedurat nënkupton se ato

janë të mira dhe duhet të aprovohen. Një term i ngarkuar ka një anshmëri të caktuar

që mbështet njërën anë të një çështjeje të diskutueshme, duke bërë që ana tjetër të

duket gabim dhe e keqe. Ndryshimi midis kuptimit faktik dhe atij emotiv është shumë

i rëndësishëm në dallimin e një argumenti kritik.

3.5 Argumenti politik i konferencës së shtypit

Në kohët e sotme, mjaft vëmendje i kushtohet edhe fenomenit të manipulimit

të opinionit, redaktimit të lajmeve dhe informacioneve që përfaqësojnë insitucionet

autoritare nën një dritë pozitive, larg të vërtetës. Në disa fusha të analizës së ligjërimit

modern dhe veçanërisht në disiplinën e analizës së ligjërimit, retorika gëzon një

reputacion shumë të keq. Zotërimi i teknikave të bindjes shihet si një prej mënyrave

kryesore përmes të cilave të fortët shprehin dhe përforcojnë pushtetin e tyre mbi të

dobtit, për shembull në fushën e mass-medias apo në sallat e gjyqeve. Të bindësh

njerëzit për të pranuar versionin tënd të ngjarjeve në konkurencë me versione të tjera

është thelbësore në retorikë. Në këtë kuptim, gjuha retorike përdoret vazhdimisht në

fushën politike. Fairclough (1989:23) thekson se politika nuk zhvillohet vetëm me anë

të gjuhës, por pjesa më e madhe e politikës është vetë gjuha 268

Alan Partington (profesor i Gjuhësisë në “Fakultetin e Shkencave Politike”,

Universiteti “Camerino”, Itali) në librin e tij “Linguistika e Argumentit Politik”

nëpërmjet analizës së gjuhës në konferencat e shtypit, paraqet marrëdhëniet ndërmjet

përfaqësuesve të Shtëpisë së Bardhë dhe shtypit, kryesisht në vitet e fundit të qeverisë

Klinton. Disa nga pyetjet që ai përpiqet t‟u japë përgjigje në këtë libër janë: Në

çmënyrë përpiqet Shtëpia e Bardhë t‟i shesë shtypit mesazhin e saj? Sa armiqësorë

dhe sa paqësorë janë reporterët politikë? Në çmënyrë zgjidhen argumentet politike?

Marrëdhënia e politikës me median është një rast i mirë për të hetuar rreth

argumentimit politik. Pikëpamja objektiviste që mbizotëron tek njerëzit që merren me

lajmin, në lidhje me konceptin se çfarë bëjnë konkretisht gazetarët konsiderohet prej

Fowler-it si e tillë: “Ai ose ajo koleksionon fakte, i raporton ato objektivisht, dhe

gazeta i paraqet ato në mënyrë të drejtë e të paanshme, me një gjuhë që është

projektuar të jetë e qartë dhe jomanipuluese. Ky etos profesional është i përgjithshëm

268

Partington, Alan. The Linguistics of Political Argument: The Spin-Doctor and the Wolf-Pack at the

White House. New York: Routledge, 2002, f.192

Page 157: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

147

për të gjithë shtypin, lajmet, radion dhe televizionin dhe është sigurisht ajo që gazetari

kërkon”.269

Sipas kësaj teorie, gazetarët janë “në ndjekje të së vërtetës”. Anasjelltas, edhe

zëdhënësit janë aty për të thënë të vërtetën. Po cilat janë faktet dhe ngjarjet objektive

në një intervistë apo konferencë shtypi që duhen raportuar si të paanshme? Sa

përshtatet teoria objektiviste me raportimet e zëdhënësve në politikë? Gjuha i jep

formë natyrës së lajmit dhe versione të ndryshme të gjuhës, formulime të ndryshme të

fjalive përdoren për të përshkruar realitetitin. Në rastin e raportimeve nga zëdhënësit

politikë, shqetësimi kryesor i gazetarit është që të sigurohet nëse aktualisht fjalët u

thanë dhe nga kush u thanë. Në realitet, vërtetësia dhe vlera e lajmit, qëndron jo tek

faktet e vërteta, por tek fjalët që përbëjnë lajmin. Fjalët janë ngjarjet. E vërteta

qëndron në formën e fjalëve.

Shume metafora janë përdorur nga komentatorët për të përshkruar konferencat

e shtypit të mbajtura çdo ditë nga sekretari i shtypit në Shtëpinë e Bardhë. Ato

përshkruhen në forma të ndryshme si: “lojë shahu politike”, “ndeshje retorike”,

“vallëzim i çuditshëm formulash”, “raund mundjeje”. A thuhet e gjithë e vërteta? A

përpiqen reporterët politikë të gjejnë të vërtetën apo kanë axhendat e tyre? Për të ditur

se ç‟ndodh në komitetet e kongreseve, në zyrën e presidentit, gjatë një samiti të Natos,

shtypi duhet të varet nga burime të bazuara në fjalët e njerëzve të tjerë. Për më tepër

sipas Tuchman-it, shumica e “fakteve” janë të “paverifikuara” – “fakte që mund të

verifikoheshin në teori por jo në praktikë”.270

Gjuha i jep formë natyrës së lajmit dhe versione të ndryshme të gjuhës,

formulime të ndryshme të fjalive përdoren për të përshkruar realitetitin. Kur dëgjon

raportimet, shqetësimi kryesor i gazetarit është që të sigurohet nëse aktualisht fjalët u

thanë dhe nga kush u tha. Në realitet, vërtetësia dhe vlera e lajmit, qëndron jo tek

faktet e vërteta, por tek fjalët që përbëjnë lajmin. Fjalët janë ngjarjet. E vërteta

qëndron në formën e fjalëve. Pra, në lajme faktet dhe fjalët rallëherë janë të ndara.

Pyetjet mund të përdoren për të portretizuar botën në një mënyrë të caktuar. Sipas

Harris-it “Ato mund ta kufizojnë të vërtetën në mënyra që janë të favorshme për të

fortët dhe armiqësore për të dobtit dhe në një mënyrë që atyre t‟iu duket veçanërisht e

vështirë për t‟u sfiduar. 271

Shtypi, duket se i përdor pyetjet për të testuar versionin institucional të

ngjarjeve dhe gjithashtu për të provokuar debat. Me fjalë të tjera, ata e kufizojnë “të

vërtetën” në mënyra që janë të favorshme për ta. Kur presupozimet argumentuese janë

të rreme dhe armiqësore, ato përdoren nga gazetari për të testuar zëdhënësin, shpesh

duke sugjeruar një interpretim të dytë të ngjarjeve. Atëherë gazetarët në këto lajme

nuk janë vetëm reporterë të ngjarjeve. Ata janë gjithashtu lojtarë kryesorë në vetë këtë

dramë dhe aktorë në ngjarjet që paraqiten. Të dyja palët shfrytëzojnë në maksimum

269

Partington, Alan. The Linguistics of Political Argument: The Spin-Doctor and the Wolf-Pack at the

White House. New York: Routledge, 2002, f.118. (Fowler:1991:1). 270

Partington, Alan. The Linguistics of Political Argument: The Spin-Doctor and the Wolf-Pack at the

White House. New York: Routledge, 2002. f. 28 271

Partington, Alan. The Linguistics of Political Argument: The Spin-Doctor and the Wolf-Pack at the

White House. New York: Routledge, 2002. f. 29

Page 158: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

148

potencialin strategjik të roleve indirekte. Ata mund të përcaktojnë me anë të pyetjeve

axhendën e temës së diskutimit, gjë që është padyshim një prej privilegjeve dhe

simboleve të të fuqishmëve. Sidoqoftë, fuqia e çdo gazetari në këtë sens është e

kufizuar, pasi axhenda e tyre mund të refuzohet.

Zotërimi i informacionit nga ana e zëdhënësit dhe kontrolli i burimit i japin

atij autoritet të gjerë për të diskutuar çështjen. Sipas thënies së Grimshaw, “Fuqia në

mes të të barabartëvë vjen si pasojë e ndryshimeve në kompetencat e tyre.” 272

.

Kushdo prej tyre që i luan më mirë kartat ka prirjen që të fitojë dominim, dhe këto

karta zakonisht konsistojnë në ekspertizë verbale dhe deklarime të dominimit. Të dyja

palët pjesëmarrëse do të luftojnë për të përdorur burimet që ata disponojnë në mënyrë

sa më të efektshme. Megjithatë, pushteti mund të zhvendoset dhe pretendimi për ta

patur atë propozohet nga njëra palë dhe rezistohet nga pala tjetër. Sipas edhe Foucalt-

it, “Atje ku ka pushtet ka edhe rezictencë ndaj tij.” 273

. Në llojin e konfliktit në fjalë,

pushteti ekziston për ta patur dhe gjithashtu edhe për ta sfiduar.

Ndërlidhja konkurruese e ndërtimit strategjik të argumentit nga ana e

intervistuesve dhe rezistencës ndaj argumenteve prej atyre që përgjigjen, mund të

ilustrohet me anë të riformulimeve në pyetje. Ky mjet gjuhësor që i referohet

rifjalëzimit të informacionit konsiderohet nga Clayman si një metodë për shmangien

ose zhvendosjen e axhendës së intervistuesit në favorin e tij. Sipas Clayman-it, në

ilustrimin e mëposhtëm, potenciali për këtë shmangie qëndron më tepër tek fakti që

biseda ndërtohet më shumë mbi bazën e asaj që riformulohet sesa pyetjes

origjinale”.274

P: Unë po përpiqem vërtet të zbuloj se çfarë nuk ka funksionuar apo cilët janë

faktorët.

Z Berger: Nuk mendoj se është një çështje e asaj çka nuk ka funksionuar. Mendoj se

është një çështje kohe. Duhet kohë që të vendoset gjendja e paqes.

Intervistuesi presupozon se gjërat nuk kanë funksionuar me anë të ndërfutjes së një

fjalie brenda nje fjalie tjetër të varur. Pra, thelbi i fjalisë paraqitet në maskën e

informacionit të dhënë. Personi që përgjigjet i sfidon nënkuptimet duke i rifrazuar dhe

duke përsëritur një pjesë të tyre. Disa nga pyetjet më të vështira për zëdhënësin janë

pa dyshim ato që përmbajnë atë çka Haris-i i quan “fjali të diskutueshme” kur këto

“ose ndërfuten në pyetje ose në deklarime që janë pararendëse të pyetjeve”. Në

shembujt e mëposhtëm të ofruar nga Harris, tregohet qartësisht se si intervistuesi

akuzon në një mënyrë indirekte275

.

272

Partington, Alan. The Linguistics of Political Argument: The Spin-Doctor and the Wolf-Pack at the

White House. New York: Routledge, 2002. f.166 273

Partington, Alan. The Linguistics of Political Argument: The Spin-Doctor and the Wolf-Pack at the

White House. New York: Routledge, 2002. f.167. 274

Partington, Alan. The Linguistics of Political Argument: The Spin-Doctor and the Wolf-Pack at the

White House. New York: Routledge, 2002. f.179 275

Partington, Alan. The Linguistics of Political Argument: The Spin-Doctor and the Wolf-Pack at the

White House. New York: Routledge, 2002. f.190.

Page 159: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

149

INTERVISTUESI: Cila është e ardhmja nëse gropat joekonomike vazhdojnë të

ekzistojnë? A nuk do ta dobësojë kjo gjë industrinë e minierave?

UDHEHEQESI I SINDIKATES: Epo – siç edhe e dini, Znj.Chalmers, duhet të jetë që

ju po dëgjoni propagandën tuaj, sepse për 40 minutat e fundit, unë kam qenë duke ju

shpjeguar që NCB në Britani është industria më efiçente dhe teknologjikisht më e

përparuar në botë.

INTERVISTUESI: Po ju pyes juve kryeministër, pse nuk keni aplikuar në arsim

autoritetin real tek prindërit duke iu dhënë atyre autoritetin real prindëror.

KRYEMINISTRI: në një farë mase e kemi bërë – dhe ata janë shumë të rëndësishëm.

Shembulli i parë fuqishëm nënkupton se aktualisht ka gropa joekonomike, dhe

i dyti presupozon që kryeministri nuk ka aplikuar autoritetin prindëror. Në të dyja

rastet, i intervistuari përballet me zgjedhjen e pranimit në mënyrë të heshtur të akuzës

ose të sfidimit të fjalisë së nënkuptuar dhe faktikisht ata i parashikojnë nënkuptimet

dhe i sfidojnë ato.

Sidoqoftë, ka edhe raste kur zëdhënësi shtyhet me marifet të thotë diçka për të

cilën pendohet. Kjo ndodh kur pyetjet kanë si qëllim të provokojnë një thënie në të

tashmen, të cilën ngjarjet në të ardhmen mund ta përgënjeshtrojnë. Në rastin e

mëposhtëm, personi që bën pyetje e vendos personin që përgjigjet në një pozicion të

vështirë, duke mos e lejuar që të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë. Duke iu dhënë një

rëndësi të nënkuptuar fjalëve të tij, pothuaj si të ishte vetë përgjegjës për politikat e

Nato-s, personi që bën pyetjet kërkon një thënie bardhë e zi që bombardimet në

Kosovë do të vazhdojnë derisa të gjithë refugjatët të kthehen përsëri në Kosovë. 276

P: A nënkupton thënia juaj se sulmet ajrore do të vazhdojnë derisa refugjatët të

kthehen përsëri në Kosovë?

Z Lockhart: Jo. Sulmet ajrore do të vazhdojnë derisa ne të kemi përmbushur

objektivat. Dhe objektivat, si ....

P: Kjo është një nga objektivat, apo jo?

Në fushën politike, dëshira profesioniste dhe e natyrshme e gazetarit është që të

zbulojë sa më shumë që të jetë e mundur, që do të thotë të gërmojë nën sipërfaqe,

duke sugjeruar versione të tjera, duke theksuar negativen, duke kërkuar shenja

dobësie, dyshimi dhe dyanësie. Në këtë atmosferë, nuk është habi të zbulosh se jo të

gjitha pyetjet janë kërkesa të drejtpërdrejta për informacion dhe jo çdo përgjigje

siguron gjithçka që kërkohet. Ndonjëherë, edhe pyetjet normale mund të ndërtohen si

akuza.

Intervistuesi : Shtëpia e Bardhë refuzon që të ndërhyjë për të zgjidhur debatin e

duhanit. A është e vërtetë kjo?

276

Partington, Alan. The Linguistics of Political Argument: The Spin-Doctor and the Wolf-Pack at the

White House. New York: Routledge, 2002, f. 191.

Page 160: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

150

Gjithçka që intervistuesi po pyet është nëse “Shtëpia e Bardhë” ka si qëllim të

ndërhyjë ose jo. Një metodë e zakonshme është shmangia duke i thënë pyetësit që të

pyesë dikë tjetër, si në shembullin e mëposhtëm.277

I: A e kuptoni se – ShBA e shikon se repuatcioni i Sekretarit të Përgjitshëm është në

rezik në këtë konfrontim?

Colonel Crowley: Mendoj se për këtë duhet të flasë vetë Sekretari i Përgjithshëm.

Gazetari mund edhe të bëhet një provokator duke u përpjekur që të hedhë në grackë

zëdhënësin që të thotë diçka për të cilën ai mund të pendohet. Në shembullin e

mëposhtëm shohim sesi shtrohet një para-pyetje për zëdhënësin.278

I: A e konsideron Presidenti Paul Serbanes-in si një Senator me shumë arritje, apo jo?

Z. Lockhart: Cili është marifeti këtu? (Të qeshura) Cfarë tha ai?

Pyetja këtu nuk është për Senator Sarbanes-in, por është për faktin nëse Znj.

Clinton mendon që të drejtojë Senatin në Maryland. Z. Lockhart ka qenë shumë

intuitiv në përgjigjen e tij.

Nga analiza e këtyre rasteve, arrijmë në përfundimin se llojet e filozofive që të dy

palët përdorin, vlerat e fjalëve dhe marrëdhënia e tyre me të vërtetën janë produkt i

interesave të tyre strategjike të lidhura ngushtë me profesionin.

3.6 Media dhe politika

Sipas akademikut dhe studiuesit Prof. Artan Fuga, mediat e sotme shqiptare, si

rezultat i shndërrimit të sistemit politik, janë çliruar nga kontrolli dhe sundimi totalitar

i shtetit në periudhën komuniste, por kjo nuk do të thotë se ato janë të lira nga politika

e ç‟është më kryesorja as nga qendrat që marin vendime politike. 279

Pushteti i politikës mbi mediat nuk hiqet, as zbehet, por vetëm pluralizohet.

Mediat e pavaruara thuajse nuk ekzistojnë realisht. Edhe gazetat që zyrtarisht quhen të

pavaruara, në prirjet politike që shfaqin dhe në përbërjen shoqërore politike të

drejtuesve të tyre, në një farë mënyre u shërbejnë qendrave që marrin vendime

politike. Politika dhe media në Shqipërinë paskomuniste janë pjesë e një binomi të

pandalshëm, përbërësit e të cilit ndikojnë reciprokisht mbi njëri - tjetrin.

Është politika ajo që i çliroi mediat dhe qarkullimin e informacionit nga tutela

e shtetit. Qendrat e marrjes së vendimeve politike dhe gazetat e tyre, sikurse segmente

të caktuara të shtetit dhe të mediave kanë pasur marrëdhenie konfliktuale midis tyre

277

[8] Partington, Alan. The Linguistics of Political Argument: The Spin-Doctor and the Wolf-Pack at

the White House. New York: Routledge, 2002,f. 179. 278

Partington, Alan. The Linguistics of Political Argument: The Spin-Doctor and the Wolf-Pack at the

White House. New York: Routledge, 2002. f. 166. 279

Fuga, Artan “Media, politika, shoqeria”, botimet “Dudaj”; Tirane, 2008. f.459

Page 161: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

151

që kanë të bëjnë me faktin e natyrshëm se ende midis tyre nuk është vendosur një

ekuilibër mentalitetesh e praktikash rutinore.

Si pasojë e këtij fakti, mjaft gazetarë dhe drejtues të gazetave janë pushuar nga

puna prej drejtuesve partiak të grupimeve politike mediatike që ata kanë përfaqësuar.

Ky fenomen përbën represionin e brendshëm të mediave.

Një sistem mediatik i kontrolluar në mënyrë totalitare, nuk i krijon asnjë

problem politikës sunduese. Edhe një shtyp i lirë politiko- shoqëror i diversifikuar në

kushtet e një opinioni publik të lirë, duket se nuk shton asnjë problem për shtetin.

Ndërkaq, një media përgjithësisht e lirë e një shoqërie në hapje e sipër, por e kufizuar

apo e ndrydhur disa herë nga segmente të caktuara të shtetit dhe të administratës

krijon problemin e cënimit të lirisë apo të shtrëngimit të opinionit publik. 280

Mediat në shoqërinë pas-komuniste ndikuan së tepërmi mbi shoqërinë, por

thuajse gjithmonë duke u ndërmjetësuar nga politika. Në këtë kuptim mund të thuhet

se mediat mediatizojnë politikën sikurse politika mediatizon mediat. Ligjërimi

politiko-mediatik bëhet në mënyrë të domosdoshme një diskutim propagandistik,

duke humbur mjaft nga kapacitetet e tij analitike e duke marrë tipare ideologjike.

Studimi i rolit të medias post-komuniste shqiptare hap një dritare të re drejt kuptimit

të të gjithë shoqërisë, drejt ndasive të pushtetit politik.

Një rast interesant studimor për njënashmërinë mediatike dhe lidhjen e medias

me politikën përbën rasti i prezantimit në media i referendumit të draftit të

Kushtetutës. Referendumi i “Draftit Kushtetues Shqiptar” i paraqitur nga presidenti

dhe Partia Demokratike, si partia në pushtet u organizua në nëntor 1994. Të gjitha

gazetat politike në Shqipëri ishin kundër idesë së referendumit dhe vetë përmbajtjes së

kushtetutës, me përjashtim të vetëm dy ose tri prej tyre, të lidhura ngushtë me partinë

në pushtet. Media që promovonte projektin kushtetues të propozuar përdori

argumente që lidheshin me jetën shoqërore në përgjithësi, funksionin shoqëror të

kushtetutës dhe analizën e forcave shoqërore që e kundërshtojnë apo aprovojnë atë.

Në faqen e parë të gazetës “Republika” ishte shkruar: “Vetëm tre vjet më parë

diktatura kishte pushtuar rrugët tona, vrau dhe dëmtoi rëndë jetët tona, ëndrrat dhe

shpirtrat tanë, brutalisht na vrau në kufijtë tanë. Kujtohuni. Hija e diktaturës ende

ecën në rrugët tona. Votoni për vdekjen e diktaturës.”281

. Ky paragraf ka funksion

direktiv gjuhësor me thirrje metaforike të drejtpërdrejtë emocionale, që paramendon

se ata që ishin kundër kushtetutës ishin socialistët, pra, komunistët e mëparshëm.

Gazeta “Sindikalisti” e mbështet referendumin pa ngurim. “A do të dinë shqiptarët si

të dalin nga errësira në dritë, a do të dinë t‟i thonë po kushtetutës së ëndërruar, a do

të dinë shqiptarët të këndojnë për herë të parë këngën e tyre, hymnin e tyre?282

.

Ajo çka vendos impakt bindës në këtë pyetje retorike është përsëritja e

konstrukteve paralele gjuhësore, të cilat e forcojnë argumentin në vetvete, duke

apeluar emocionalisht ndaj ndërgjegjes së njerëzve. Tek gazeta “Liria” mund të

lexosh: “Aprovimi ose mosaprovimi i kushtetutës hap ose mbyll shtigjet prej ku

280

Fuga, Artan “Media, politika, shoqeria”, botimet “Dudaj”; Tirane, 2008. fq.460 281

Fuga, Artan “Media, politika, shoqeria”, botimet “Dudaj”; Tirane, 2008. fq.252 282

Fuga, Artan “Media, politika, shoqeria”, botimet “Dudaj”; Tirane, 2008. f.254

Page 162: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

152

diktatura e regjimit komunist antinjerëzor që sapo është mundur, shikon rindërtimin e

mundësive në vend.”283

Ky argument që nga ana strukturore prezanton dy alternativa, në të vërtetë e

detyron lexuesin që të zgjedhë aprovimin e kushtetutës duke ngjallur frikën ndaj

diktaturës. Media që ishte kundër kushtetutës, ishte përfaqësuar nga shtypi opozitar

duke përdorur argumente bazuar në analizën e përmbajtjes së draftit dhe diskutimin e

strukturës së brendshme logjike në përputhje me legjislacionin dhe përvojën

demokratike.

Në deklaratën e presidencës së Partisë Socialiste shqiptare thuhet : “Partia

Socialiste kundërshton draftin e Kushtetutës së propozuar nga Presidenti dhe

veçanërisht ato pjesë që konfliktojnë me kërkesat për të patur një republikë

parlamentare dhe i përqëndron forcat e saj në duart e Presidentit dhe nuk garanton

pavarësinë e plotë të sistemit gjyqësor në Shqipëri .284

Në gazetën “Aleanca” ishte shkruar: "Drafti Kushtetues u botua; Presidenti: Zoti,

Mbreti, Sekretari i Parë” . Forca e këtij argumenti opozitar kundër pushtetit ligjor të

presidentit qëndron në stukturën e brendshme të shkallëzuar e cila qartësisht të sjell në

mend pushtetin totalitar të së kaluarës.

Fushata propagandistike e medias ishte e karakterizuar nga një intensitet i

dukshëm, por gjithashtu edhe nga 285

paradokse të çuditshme dhe ndryshime në

mënyrën e argumentimit, si rezultat i tendencës së grupeve mediatike të politizuara

për të dominuar fushatën propagandistike dhe për të kontrolluar pushtetin politik në

Shqipërinë post-komuniste. Më 6 nëntor 1994, shumica e elektoratit shqiptar dha një

përgjigje negative për kushtetutën. Pas referendumit, media dhe politikanët u

perpoqën të shpjegonin rezultatet.

Në gazetën “Koha Jonë” piktori dhe publicisti Edi Rama (tani Kryeministër)

kritikoi fuqishëm strategjitë e gabuara: "Çfarë do të thotë të ngjiresh duke përsëritur

nga tribuna fjalë të veçuara me ngarkesë të veçantë simbolike si “liri”, “flamur”,

“atdhe”, “dashuri”, “besim”, “asamble”, “revolucion” “fllad”, “diktaturë” kur

shoqëria të cilës i drejtoheni nuk garanton as kërkesat bazë për të qenë një individ, e

duke kapur për fyti këta të mjerë se nëse nuk vijnë në miting do të ketë pasoja

serioze?286

.

Pas mosaprovimit të draftit kushtetues në një konferencë për shtyp, Presidenti

i Republikës Sali Berisha përdori këtë argument analogjik: "Nuk mund ta mendoj që të

largohem nga referendumi, ende kam besim tek njerëzit. Unë them se nëse kombi

francez do t‟i thoshte “jo” Mastrihtit, forcat politike franceze nuk do të thonin se

“tani do ta adaptojmë në parlament” duke e përjashtuar kombin francez për të dhënë

mendimin e tij”.

Gjatë fushatës së zgjedhjeve të dyta parlamentare, shtypi i grupeve të

ndryshme politike gjeti argumente për të mbështetur propagandën e zgjedhjeve dhe

për të ndikuar sa më shumë që të ishte e mundur te zgjedhjet. Slogani kryesor i shtypit

283

Fuga, Artan “Media, politika, shoqeria”, botimet “Dudaj”; Tirane, 2008. f.253. 284

Media, politika, shoqeria”, botimet “Dudaj”; Tirane, 2008. f. 255. 285

Fuga, Artan “Fuga, Artan “Media, politika, shoqeria”, botimet “Dudaj”; Tirane, 2008. f. 256 286

Fuga, Artan “Fuga, Artan “Media, politika, shoqeria”, botimet “Dudaj”; Tirane, 2008.f.261.

Page 163: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

153

opozitar ishte, “Pas 45 vjet të drejtimit në parti, provoni edhe një herë kapacitetet

qeverisëse të një partie tjetër, Partisë Demokratike.”287

Megjithëse tingëllon si

përsëritje e zakonshme e gjuhës së përdorur tek reklama, slogani ngjall një impakt të

rëndësishëm bindës sepse nocioni i ndryshimit krijon optimizëm.

Një tjetër argument i anshëm për të votuar për opozitën, ishte se investimet e

huaja në Shqipëri do të vinin vetëm nëse komunistët e mëparshëm do të largoheshin

nga pushteti. Jeffrey Pad, kryetari i deputetëve të Partisë Konservative angleze e vuri

theksin tek kjo pikë. “Komunistët pretendojnë se meqë në Shqipëri zgjedhjet janë të

lira, Europa dhe bota janë të kënaqur. Por unë them se Europa dhe bota nuk do të

jenë të kënaqur me këtë.” Dhe fraza kushtore përfundimtare ishte: “Ekonomia

shqiptare nuk do të shpëtohet nga investimet e huaja, nëse këto zgjedhje nuk fitohen

nga Partia Demokratike dhe forcat e tjera opozitare.”288

Shtypi i opozitës ishte tepër i efektshëm për të rrëzuar qeverinë e Nanos.

Gjuha e përdorur ishte tepër emotive, metaforikisht e fryrë me tone të ashpra për të

kritikuar hapur qeverinë. Në gazetën opozitare kryesore “Rilindja Demokratike” ishte

shkruar: “Qeveria e Fatos Nanos duket sikur po i hedh benzinë zjarrit me anë të

portofoleve ministeriale që iu janë dhënë disa figurave të dyshimta dhe diskretituese.

Kjo nuk është thjesht vetëm një sfidë, por një provokim i hapur që i bëhet parlamentit

dhe të gjithë njerëzve”289

.

Politizimi i madh i shtypit është një fakt i dukshëm i jetës mediatike në

shoqërinë shqiptare post-komuniste. Në të gjitha gazetat mund të vihej re një varësi e

plotë e komenteve të bëra prej opinionieve politike të partive që përfaqësonin gazetat

në fjalë. Secila gazetë eshtë e mbyllur brenda alternativës së saj të treguar nga partia

prej së cilës varen, duke krijuar kështu një panoramë mjaft të anshme për botën reale.

Secila konsideron si racionale vetëm logjikën e saj dhe nuk është e hapur drejt

logjikës së gazetave të tjera me qëllim për të krijuar një atmosferë dialogu.

Pas viteve „97, me krijimin e radios private dhe stacioneve televizive, hapësira

e medias elektronike u bë një fushë ku partia opozitare mund të përcillte mesazhin e

saj. Liberalizimi i medias ndryshoi shumë aspekte të jetës publike, politike, dhe

mediatike. Arena e mesazhit të transmetuar nga media elektronike kishte më shumë

konflikt brenda vetes. Nga njëra anë situata krijoi një informacion të pasur politik, por

nga ana tjetër qytetarët ndiheshin të lodhur dhe të tërhequr nga ngarkesa e madhe e

opinioneve të kundërta.

Fasada u bë më e rëndësishme se përmbajtja e mesazhit politik. Si rezultat,

politika filloi t‟u ngjante formave të tjera të shprehjeve në botë. Ajo u bë thjesht një

performancë duke ngjasuar më shumë me një koncert apo ngjarje sportive. Kjo është

një situatë shumë e ndryshme nga fillimi i kohërave të post-komunizmit në Shqipëri

ku njerëzit ndienin etje dhe pasion të vërtetë për të lexuar shtypin. Kjo erdhi edhe si

rezultat i shtypjes prej sistemit totalitar të diktaturës dhe i përmbushjes së dëshirës për

të folur pa frikën e të qenit i persekutuar.

287

Fuga, Artan “Fuga, Artan “Media, politika, shoqeria”, botimet “Dudaj”; Tirane, f.220. 288

Fuga, Artan “Fuga, Artan “Media, politika, shoqeria”, botimet “Dudaj”; Tirane, 2008. f.221. 289

Fuga, Artan “Fuga, Artan “Media, politika, shoqeria”, botimet “Dudaj”; Tirane, 2008.f.210.

Page 164: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

154

Në këtë periudhë, media kishte rolin e vendosjes së marrdhënieve reciproke

ndërmjet qytetarëve dhe forcave politike. Fushatat elektorale gjatë kësaj kohe ishin

fituar nga partia që kishte mundur të transmetonte më së miri mesazhin politik dhe

propagandistik në një numër të madh gazetash. Kur zgjedhjet e para të lira u

organizuan në vitin 1991, shtypi i drejtuar nga komunistët kishte një peshë më të

madhe se shtypi opozitar i cili përfaqësohej nga vetëm dy ose tre gazeta. Nga këto

vëzhgime, duket se komunikimi bindës në media e prezanton të vërtetën duke

pasqyruar këndvështrimet dhe interesat e atyre që janë në pushtet.

3.7 Besueshmëria e informacionit dhe ndikimi i medias

Ndikimi i mediave varet nga mënyra se si njerëzit i përdorin mediat, nga ajo

çka kërkojnë prej tyre, nga ajo që marrin dhe nga ajo çka mendojnë për to. Sipas një

formulimi për mediat, ndikimi i një mesazhi mbi publikun varet nga imazhi që ai ka

për median. Imazhi që njerëzit kanë për median ndikon domosdoshmërisht në besimin

e tyre. Çdo grup shoqëror ka imazhin e vet për atributet e medias si institucion, për

pushtetet e saj, për arsyet e ndryshme pse duhet apo nuk duhet t‟i besojmë asaj. Ky

imazh ka të bëjë me aftësinë e saj për të mbuluar aktualitetin, me qëndrimin e saj ndaj

së mirës së përgjithshme, me funksionimin e saj, me paanshmërinë, kujdesin dhe

aftësinë për t‟i bërë ngjarjet të kuptueshme. 290

Prej këtej buron edhe konstatimi se mediat janë të afta për të ndikuar në

opinionet ose në qëndrimet e njerëzve. Nocioni i besueshmërisë së medias përdoret

kryesisht për aktivitete të orientuara drejt publikimit të lajmeve. Ajo konceptohet si

rezultante e vlerësimeve individuale dhe kolektive gjë që lidhet me tri elemente

kryesore.

A është ajo e denjë për besueshmëri? A e meritojnë gazetarët besimin për ato

që thonë në mënyrë kolektive apo individuale? Deri në ç‟masë janë të sigurta

informacionet e publikuara? 291

Media është e lidhur ngushtë me pushtetin dhe ndikimin tek qëndrimet dhe

bindjet e një individi apo të gjithë individëve. Gjithçka varet nga mënyra sesi shoqëria

i përdor mediat dhe sesi njerëzit e shohin këtë përdorim. 292

Siebert et al. (1956)

sugjeroi katër teori që vinin nga sisteme të ndryshme politike. Ato njihen si :

autoritarianizmi, libertarianizmi, përgjegjësia shoqërore dhe përqasja sovietike.

Studimi i teorisë së parë, e cila sipas Siebert-it ishte teoria më e vjetër, ngrinte pyetjen

sesi media mund të shfaqë të vërtetën kur bashkëpunon ngushtë me autoritetin që

mban pushtetin. Pra, në këtë situatë, shoqëria do të marrë atë informacion që

autoritetet mendojnë se ajo duhet të di.

Në këtë mënyrë, qeveria jo vetëm që kontrollon dhe kufizon lirinë e shtypit,

por edhe idetë e shqetësimet e njerëzve. Në kontrast me këtë teori, sistemi liberal e

konsideron individin si të aftë për të bërë dallimin midis të vërtetës dhe gënjeshtrës.

290

Balle, Francis. Mediat dhe Shoqëritë. Papirus 2011. fq.709 291

Balle, Francis. Mediat dhe Shoqëritë. Papirus 2011. f.704 292

https://www.academia.edu/178798/The_Fifth_Theory_of_the_Press.r

Page 165: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

155

Në vend që të jetë shërbëtore e qeverisë, media është një agjent që sjell së bashku

evidenca dhe debate për publikun që t‟i aftësojë ata të vlerësojnë qeverinë dhe

politikat e saj. Në një sistem mediatik liberal, çdo individ është i rëndësishëm dhe i

varur në forcën e tij të të menduarit në lidhje me konceptin e të drejtave njerëzore në

fe, në formën e ligjërimit dhe në debatin publik.

Teoria e përgjegjësisë shoqërore ka pikëpamje të ndryshme. Sipas kësaj

pikëpamjeje, media është e përgjegjshme që t‟i paraqesë çdo individi apo grupi

(1956) informacion të mjaftueshëm. Funksioni i saj është që të informojë, të argëtojë

shoqërinë dhe të mbrojë statusin e qeverisë në vend.

Megjithatë, Siebert-i argumentonte se nevojitet një autonomi thelbësore për të

zbuluar të vërtetën. Sipas teorisë së katërt, çdo veprim duhet të ndjekë një udhëzues

që vendoset nga autoriteti. Kufizimet bëheshin për të patur siguri ndaj informacionit

divergjent. Pra, çdo informacion do të shkojë vetëm përmes kanaleve sovietike.

Në librin “Të qeverisësh do të thotë të dukesh” Jean –Marie Cotteret përpiqet

të shpjegojë se përse njerëzit e politikës përpiqen gjithnjë e më ashpër “të kryesojnë

sondazhet” dhe përse “pushteti publik mundohet të imponohet në televizion”.293

Sipas tij, zgjedhjet nuk janë burimi i vetëm i ligjitimitetit të politikanëve në

pushtet. “Ata që zotërojnë aftësinë e të komunikuarit, që dinë të përdorin mjetet me zë

dhe figurë, gëzojnë një autoritet të pakrahasueshëm: pushteti u përket atyre që janë më

të dukshëm”. Po ashtu edhe qytetarët kanë gjetur mjete të reja si demonstratat, grevat

për të tërhequr vëmendjen dhe të pasqyrohen nga mediat.

Më parë, politikanët flisnin “në publik”. Tani, u duhet që “të joshin e jo të

mposhtin”, të luajnë me emocionet me qëllim që të bindin, sepse publiku i

televizioneve është më i prirur të besojë sesa të kuptojë.

Mediat nuk veprojnë mbi ne aq “drejtpërdrejtë” sa mund ta mendojmë. Shpesh

mesazhet e tyre ritransmetohen, filtrohen dhe përzgjidhen para se të mbërrijnë tek ne.

Por mediat veprojnë mbi ne edhe në mënyrë të tërthortë, pa dijeninë tonë, si në formë

kontrabande, klandestine ose të fshehtë, shumë më tepër se ç‟mund ta imagjinojmë.294

Funksioni i axhendës që përmbushet nga organet e mëdha të informacionit

pothuaj pa dijeninë tonë, ishte një rast studimor i paraqitur në librin “The Agenda

Setting Function of Mass Media” nga M. McCombs dhe D.Show. Ky studim thekson

rolin që luajnë mediat në përcaktimin e opinionit publik të temave të debatueshme: jo

vetëm që ato i përzgjedhin temat e debatit, por edhe i rendisin sipas prioriteteve. Një

tjetër studim tregon se përcaktimi i rendit të ditës dhe i kalendarit të vendimmarrësve

politikë tani u është besuar vetëm masmediave 295

Në vitin 1991, Dorin Bregman nënvizoi marrëdhëniet e ndërsjella midis tri

axhendave: asaj të mediave, asaj të qytetarëve dhe asaj të aktorëve politikë. Sipas

mendimit të saj, “larg së shërbyeri thjesht e vetëm si vend pritjeje i opinioneve,

mediat janë krijuar për të paraprirë dhe për të insistuar mbi problemet ».

293

Balle, Francis. Mediat dhe Shoqëritë. Papirus 2011. f.750 294

Balle, Francis. Mediat dhe Shoqëritë. Papirus 2011. f.754 295

R.Cobb; C. Edler. “Participation in American Politics: The Dynamics of Agenda Setting”. f.754

Page 166: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

156

Mediat kanë monopolin e pushtetit real mbi të gjithë dhe mbi secilin. Në

rendet totalitare, mediat dallohen nga uniformiteti i detyrueshëm dhe janë të detyruara

t‟iu binden kërkesave të political correctness. Të gjitha mjetet e të shprehurit janë të

kapura, de facto apo de jure, nga një pakicë pseudo-profesionistësh dhe kur kjo pakicë

jopërfaqësuese ka shqetësimin e vetëm të punoje për pushtetet të cilave iu shërben. 296

Serge Halimi, pasuses i sociologut Pierre Bourdie, i konsideron gazetarët si

bashkëpunëtorë të njerëzve të fuqishëm dhe propagandistët e tyre më të zjarrtë. Re‟gis

Debray në librin e tij të titulluar “L‟ Emprise” përshkruan “se rendi moral ka kaluar

sot në duart e një autoriteti të ri moral, shtypit”. Sipas tij, gazetaria është fytyra

moderne e klerikalizmit”. 297

Monopoli i fjalës, me përligjjen se është në të mirë të interesit publik,

kakofonia në emër të komunikacionit, këto rreziqe të kundërt me njëri-tjetrin

përfaqësojnë mohimin e tolerancës dhe ndërprerjen e dialogut midis publikut dhe

qeveritarëve. Në rendet totalitare kjo bëhet me anë të refuzimit për t‟ua dhënë fjalën

personave të përjashtuar nga pushteti. Në rastin e dytë, kjo ndodh sepse ata që marrin

fjalën nuk kanë asnjë bashkëbisedues ose sepse ata u drejtohen vetëm personave dhe

individëve, por asnjëherë qytetarëve. Në të dyja rastet kemi ndërprerje të dialogut.

Monopoli përjashton prapaveprimin, kurse kakofonia bën që çdo ndërveprim të jetë

veçse një iluzion. Ky është pra një imazh i përmbysur i asaj që e quajmë

demokraci.298

Dredhitë e dizinformimit, të cilat nuk denoncohen të gjitha në të njëjtën

mënyrë janë shumë të vështira për t‟u kuptuar: marrëveshjet e heshtura midis mediave

të informimit dhe burimeve të tyre, mospërdorimi i mirë i teknikave të fundit, por

edhe marifetet e shumta që përdorin qeveritarët për t‟u pëlqyer gazetarëve.

Natyrisht që informacioni është sotmë i bollshëm dhe qarkullon më mirë dhe

më shpejt: rrjeti i informimit po bëhet planetar nëpërmjet lidhjeve ndërkontinentale.

Por ky konstatim optimist ndeshet me një gjë shumë banale që shoqëria jonë e

komunikimit e harron. Informacioni ka vlerë vetëm për atë që ka mësuar si ta përdorë.

Ai ka kuptim për këtë njeri në varësi të burimit që e shpërndan. Ai është i veshur me

pushtet vetëm për personin që pasi e ka kuptuar, i disponon mjetet për të nxjerrë

ndonjë fitim. Është normale të mendojmë se dyndja e informacionit mund të

shkaktojë tek disa persona të caktuar një ndjenjë pafuqishmërie, si përballë realiteteve

që nuk i kuptojmë, ashtu edhe përballë personave të cilëve u është besuar pushteti të

flasin në emër të të tjerëve.

Ajo çka e karakterizon demokracinë nuk është as sasia e as cilësia e gazetave

në treg, por beteja pa fund për të rritur aftësitë e çdokujt për të komunikuar mendimin

e vet ose për të mësuar mendimin e të tjerëve. Nëse duam ta shprehim me fjalë të

tjera: ajo çka e karakterizon demokracinë është beteja kundër të gjitha pabarazive për

sa i përket të drejtës për të qenë i lirë.

296

R.Cobb; C. Edler. “Participation in American Politics: The Dynamics of Agenda Setting”. f.770 297

R.Cobb; C. Edler. “Participation in American Politics: The Dynamics of Agenda Setting”. f.770 298

R.Cobb; C. Edler. “Participation in American Politics: The Dynamics of Agenda Setting”. f.771

Page 167: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

157

3.8 Marketingu zgjedhor

Në ditët e sotme, asnjë veprimtari shoqërore dhe asnjë organizim i caktuar nuk

mund të mos përdorë për një kohë të gjatë teknikat e bindjes. Shumë i përgjithshëm si

term, bindja nënkupton veprimet e ndërmara për të nxitur një individ ose një grup

individësh të veprojë apo të mendojë në një drejtim të caktuar si edhe rezultatin e

këtyre veprimeve.

Në shoqëritë perëndimore, vëzhguesit politikë i kushtojnë kryesisht vëmendje

marketingut zgjedhor, veçanërisht në një epokë ku rezultati i zgjedhjeve vendoset nga

votat e disa qindra mijë votuesve.

Gjithashtu, do të ishte thelbësore të shihej se deri në çfarë pike përdorimi i

teknikave të publicitetit për qëllime politike ndryshon debatin politik, kulturën

politike si edhe funksionimin e mekanizmave që ndikojnë në zgjedhjen e atyre që

qeverisin.

A nuk e ndryshon përdorimi i mediave për qëllime zgjedhore imazhin e

politikës, hierarkinë dhe përmbajtjen e vlerave të saj? Dhe së fundi, a nuk merr

zgjedhja e personave që do të qeverisin një kuptim tjetër që nga çasti kur tregu i

zgjedhëzve ka qenë paraprakisht objekt i studimeve sistematike sasiore dhe cilësore?

Padyshim që po.

Filozofi Domenique Quessada e përshkruante me këto fjalë publicitetin publik:

“Politika i kërkon armikut të saj më të keq të kujdeset për interesat e veta. Ajo është

dështim: debati politik varfërohet dhe tretet kur përdor marketingun dhe publicitetin”. 299

Marketingu zgjedhor nuk është veçse vazhdimi i një praktike, e cila ka filluar

që me daljen e procedurave demokratike të zgjedhjes së qeveritarëve. Gjëja e vetme

që ka ndryshuar sot është fakti se të gjithë përdorin recetat e publicitetit, por në të

shumtën e rasteve pa e thënë me zë të lartë.

Por në fakt, thelbi duhet kërkuar gjetiu. Ai qëndron në të gjithë veprimtarinë

bindëse që ushtrohet për një periudhë të gjatë kohe dhe një kuadër që shkon përtej

garave elektorale. Në këtë rast, mediat janë instrumentet e një sipërmarrjeje afatgjatë

që synon ose të integrojë numrin më të madh të personave në një sistem shoqëror të

caktuar ose në të kundërt të kundërshtojë këtë sistem.

Hovland dhe Weiss vunë në dukje atë që ata e quajtën në vitin 1951 “efekti i

fjetjes”. Pasi nënvizuan se efikasiteti i një veprimtarie bindëse varet nga besueshmëria

që kanë autorët e tij, ata vërtetuan se ndikimi i këtij faktori shuhej me kalimin e kohës

dhe se mesazhi fitonte një efekt autonom.

E konsideruar si art dhe praktikë qeverisëse, politika është pandashmërisht

veprim dhe bindje : veprim mbi rrjedhën e ngjarjeve për të ndikuar në jetën e

qytetarëve dhe në të njëjtën kohë, një përpjekje për të bindur çdo qytetar me qëllim që

të përligjen vendimet e marra dhe të arrihet efikasiteti më i lartë i mundshëm.

299

R.Cobb; C. Edler. “Participation in American Politics: The Dynamics of Agenda Setting”. f.765

Page 168: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

158

Në këtë kuptim, komunikimi është diçka e domosdoshme për politikën nëse

kjo e fundit nuk është ushtrim arbitrar i një detyrimi dhe nëse ushtruesit e pushtetit

nuk e konsiderojnë qeverisjen e tyre si instrument të ambicieve të tyre. 300

Sipas studiuesit Alain Cotta, 301

marrëdhëniet midis politikanëve dhe njerëzve

te mediave karakterizohen nga një ambiguitet shumë i madh. Politikani do të pranohet

ose refuzohet në një televizion vetëm për shkak të cilësive të tij. Gazetari do ta

pranojë një politikan apo një tjetër në sajë të kompetencës profesionale dhe pavarësisë

së tij.

Marrëveshjet e heshtura midis gazetarëve dhe personaliteteve publike

denoncohen herë pas here për arsyen se ato përbëjnë pengesë për botimin e

informacioneve që duhet të njihen nga të gjithë. Këto marrëveshje të heshtura jo

vetëm që i pengojnë gazetarët të flasin për ngjarje të jetës private, por kanë ndikim të

dukshëm në çështjet publike.

Ato mund të sjellin manipulime nga më të rëndat në rastet kur disa tema, të

cilat kanë qënë tabu për një kohë të gjatë, bëhen papritur lajtmotivi i mediave

informative që kanë shumë influencë mbi mediat e tjera.

3.9 Gazetaria në sektorin e sigurisë

Në një shoqëri demokratike, misioni i medias është t‟i informojë qytetarët për

çështje të ndryshme. Në lidhje me atë çka ndodh në sistemin e drejtësisë, akademiku

Puto302

shpreh opinionin se qytetarët shqiptarë kanë nevojë të informohen në mënyrë të

vazhdueshme. Sipas tij, media e ka për detyrë të tregojë me objektivitet akuzat lidhur

me një çështje penale që po shqyrtohet në gjykatë.

Në bazë të nenit 339 të Ligjit (Kodit Penal), “gjatë seancave gjyqësore lejohet të

përdoren materiale vidio dhe audio, pasi këto seanca, përgjithësisht, janë të hapura për

median dhe për publikun”. Por, realisht nuk ndodh kështu. Për raste të të njëjtës natyrë,

gjyqtarë të ndryshëm aplikojnë standarde të ndryshme. Shpesh konstatohet se një

gjyqtar apo prokuror arrin të bëjë përpara në karrierë (promovim brenda Gjyqësorit, apo

në politikë) edhe në sajë të imazhit të mirë të ofruar nga media.

Po ashtu edhe në një tjetër artikull303

, bazuar në të dhëna ligjore argumentohet

pikëpamja se fusha e gazetarisë në sektorin e sigurisë në vendin tonë, mbetet ende një

zhanër i pazhvilluar, dhe me mjaft probleme.

Sipas kornizës ligjore, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë (Neni 23),

parashikon transparencën e plotë të të gjitha organeve qeverisëse përfshirë edhe

sektorin e sigurisë, edhe pse dështon të përcaktojë kushtet se kur ky informacion mund

të klasifikohet.

Duhet të theksohet se veprimtaria e institucioneve dhe aktorëve të sektorit të

sigurisë është e ndërlidhur ngushtë me respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të

300

R.Cobb; C. Edler. “Participation in American Politics: The Dynamics of Agenda Setting”. f.765 301

R.Cobb; C. Edler. “Participation in American Politics: The Dynamics of Agenda Setting”. f.754 302

observatori http://al.ejo-online.eu/1864/liria-e-medias/opinioni-publik-media-dhe-gjyqesori. Fatos

Puto, 2014 303

Baka, Besnik . ( 2014) http://mediapermedian2014.wordpress.com/2014/06/10/

Page 169: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

159

njeriut dhe si e tillë kërkon një mbulim rigoroz nga media dhe publiku. “Kodi i

Procedurave Administrative” si dhe “Ligji për Informim nga Dokumentet Zyrtare”

mundësojnë akses të plotë nga gazetarët dhe publiku në dokumentet zyrtare të

institucioneve të sigurisë në tërësi. Megjithatë, ligji paraqet mangësi si në përcaktimin e

„informacionit zyrtar‟ edhe në realizimin e një skeme të qartë përjashtimesh në rastet

kur informacioni refuzohet të jepet nga strukturat shtetërore.304

Një nga problemet kryesore që vihet në dukje edhe nga OSBE, është mungesa e

dispozitave të veçanta që të përcaktojnë me hollësi përjashtimet për të përligjur

mosdhënien e informacionit, si dhe një vlerësim të interesave të qytetarëve, që duhet të

merren në konsideratë përpara se një informacion të shpallet „sekret‟305

.

Institucione të rëndësishme të sigurisë si “Policia e Shtetit”306

; “Policia

Ushtarake” dhe “Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve”307

kanë të drejtë për kufizimin e

informimit publik mbi bazën e mbrojtjes së dinjitetit njerëzor e interesave kombëtare.

Por, procesi dhe kushtet e kufizimit të informacionit mbeten evazive dhe të fshehta.

Ndërkaq, veprimtaritë e institucioneve kryesore në sektorin e sigurisë: “Shërbimi i

Kontrollit të Brendshëm”, “Shërbimi Informativ i Ushtrisë” dhe “Shërbimi Informativ

Shtetëror”, ndryshe nga çdo institucion tjetër publik, përjashtohen nga detyrimet që

rrjedhin nga “Ligji për të Drejtën e Informimit për Dokumentet Zyrtare”, duke lënë

kështu një numër paqartësish në lidhje me mbikëqyrjen publike të këtyre organeve

qeveritare nga organet e medias.

Pavarësisht nga korniza ligjore dhe mangësitë që ajo paraqet, praktikimi i të

drejtës për informim nga gazetarët e sektorit të sigurisë mbetet problematik.

Institucionet e sigurisë mbeten më të mbyllurat ndaj transparencës dhe mbikqyrjes

publike. Kjo edhe si pasojë e kulturës së ulët institucionale të trashëguar të sektorit të

sigurisë, si dhe frikës se informacioni i ndarë me gazetarët do të ndikonte negativisht në

reputacionin e institucionit që ata punojnë e do të cënojë autoritetin e pushtetit.

Sipas të dhënave të mbledhura nga gazetarët në terren, në mënyrë të

vazhdueshme strukturat shtetërore refuzojnë aksesin në informacion, duke krijuar

pengesa të ndryshme burokratike, mjaft shqetësuese për gazetarët. Për të siguruar

burime të qëndrueshme në institucionet e sigurisë shpesh gazetari ndjen presionin se

duhet ose të reduktojë tendencat kritike ndaj politikave zyrtare, ose mos të arrijë të

nxjerrë lajmin në kohë. Në anën tjetër, mediat e njohura për mbështetjen ndaj pushtetit e

zërin konformues, gëzojnë një qasje më të hapur dhe më bashkëpunuese të

institucioneve shtetërore të sigurisë.

304

Article 19, Memorandum on the Albanian Law on Right to Information, London September 2004. 305

Banisar David; Comments on Legal Regulations on Access to Information and State Secrets in

Albania; OSCE 2006,http://www.osce.org/fom/18934 306

Ligji Nr.9749: Neni 66&4 307

Ligji Nr.9069: Neni 4; Këshilli i Ministrave, VKM. 63; Neni 18; Date 9.3.2000, “Mbi Rregulloren e

Burgjeve”.

Page 170: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

160

3.10 Konteksti ekonomik dhe zhvillimi i medias komerciale

Nëse shohim panoramën e zhvillimit të medias gjatë viteve të fundit, vërehet se

karakteri argëtues i medias është vendosur në plan të parë duke lënë mënjanë karakterin

informues.

Në këtë kontekst, prej vitesh media në Shqipëri është kthyer në një biznes dhe si çdo

kompani ka si qëllim arritjen e fitimeve sipas rregullave të ekonomisë së tregut.

Në një analizë të raporteve të “Departamentit Amerikan të Shtetit” vihet re

shqetësimi mbi ndikimet e hapura politike ndaj gazetarëve në Shqipëri vit pas viti që

arrinin deri në “censurë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, e praktikuar nga botuesit si

pasojë e interesave komerciale apo politike”308

. Kjo hipotezë provohet me rritjen e

financimeve shtetërore në formën e reklamës drejt mediave selektive dhe favorizimet e

bizneseve paralele të lidhura me media të veçanta.

Për më tepër punësimi pa kontrata, mungesa e shoqatave të forta të gazetarëve dhe

si rrjedhojë mungesa e mbrojtjes së gazetarëve ndaj pronarëve, mbeten shkaktarët

kryesorë të censurës si dhe të trysnisë e kërcënimit ndaj gazetarëve që mbulojnë

sektorin e sigurisë309

.

Një tjetër pengesë e shkaktuar nga zhvillimi i medias komerciale është karakteri

sensacionalist që media ka përqafuar në vitet e fundit për të tërhequr vëmendjen e

publikut etj.

Faqet e kronikave të gazetave janë plot me ngjarje të bujshme kriminale, ndërkohë

që pak thuhet për qeverisjen e institucioneve përgjegjëse të sigurisë. Këto vlera të

lajmit shpesh bien ndesh me gazetarinë investigative të sektorit të sigurisë, që bazohen

në analiza dhe trajtim të detajuar të ngjarjeve. Paralelisht kjo mund të ketë efekte

negative për publikun dhe shoqërinë në tërësi. Kjo e bën atë të prirur në kërkim të

thashethemeve dhe informacionit sensacional, duke lënë në hije analizat komplekse dhe

trajtimin profesional të ngjarjeve të sigurisë.

Shpesh media në ligjërimin publik e vendos theksin tek deklaratat nga zyrtarë

të sektorit të sigurisë si „tolerancë 0 ndaj krimit” apo “ndëshkimin e pamëshirshëm të

kriminelëve” “luftë e hapur ndaj korrupsionit”, si pasojë e aktualitetit të këtyre

problemeve. Por në të njëjtën kohë, media gjerësisht anashkalon analizimin e vërtetë të

problemeve në dritën e politikave ekzistuese dhe afatgjata të parandalimit të krimit apo

sigurisë në vend. Lajmet mbi kronikën e krimit pëlqehen më tepër nga media

komerciale, sepse shesin me lehtësi, kanë kosto të ulët dhe lexohen gjerësisht nga

publiku.

Në anën tjetër nëse marrim në konsideratë praktikat e punës së gazetarit në

Shqipëri, ato mbeten ende të pastrukturuara për t‟u dhënë hapësirë profilizimit dhe

gazetarisë investigative. Sipas profesionistëve të medias, kjo është pasojë e disa

faktorëve kryesorë që lidhen me menaxhimin e dobët të medias; kushtet e vështira të 308

US De Country Reports on Human Rights Practices, 2004-2011, 309

IREX, Media Sustainability Index 2012; http://www.irex.org/resource/albania-media-sustainability-

index-msipartment

Page 171: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

161

punës në gazetari, influencat e pronarëve dhe klaneve të ndryshme, si dhe mungesa e

njohurive në fushë. Në këtë kontekst, gazetarët e afirmuar të sektorit të sigurisë me

njohuri dhe eksperiencë në mbulimin e sektorit të sigurisë, shpesh nuk gjejnë hapësirën

dhe mundësitë për të përgatitur artikuj të mirë në fushën e sigurisë.

Një tjetër faktor që pengon zhvillimin e gazetarisë investigative është edhe

përhapja e mediave me anë të rrjetit informativ dhe informacioni që shpërndahet

nëpërmjet rrjeteve sociale të cilat kanë ulur ndjeshëm audiencën e shtypit të shkruar dhe

elektronik. Kjo sepse ato kanë një numër të madh shikuesish dhe i janë përshtatur

karakteristikave të medieve komerciale, duke servirur gati në kohë reale ngjarjen, e

njëkohësisht duke anashkaluar kontekstin dhe analizimin në thellësi, me justifikimin se

nuk kërkohet nga publiku. Si rrjedhojë, hetimi dhe gjetja e informacionit nuk konsiston

në një rutinë pune në profesionin e gazetarit, por një përpjekje personale e tij me kosto

dhe rreziqe që ai s‟mund t‟i përballojë dot i vetëm.

Duke u bazuar në këto probleme, në gazetarinë e sektorit të sigurisë, nevojitet

një rikonceptim i „sektorit të sigurisë‟ përtej kornizës tradicionale që kufizohet më së

shumti në „kronikën e zezë”. Korniza ligjore duhet të rishikohet për të mundësuar një

mbrojtje të plotë të lirisë së shtypit si dhe një skemë të qartë përjashtimesh mbi aksesin

në informacionin e institucioneve kyçe të sektorit të sigurisë.

3.11 Trekëndëshi i demokracisë

Çështja e informacionit lidhet me atë të rendit shoqëror dhe politik. Për një

informacion të publikuar nuk duhet të shohim vetëm nëse është i vërtetë apo jo. Duhet

gjithashtu të pyesim veten në lidhje me rrugët dhe mjetet prej të cilave marrim akses

ndaj tij. Po aq e rëndësishme është që të pyesim veten në lidhje me vlerën e këtij

informacioni për secilin nga ne: a u përgjigjet ai pritshmërive të shumta, të shprehura

apo të pashprehura, reale apo imagjinare. 310

Nga historia dhe sociologjia, mësojmë se gazetaria ka lindur në shekullin e

XIX nga konkurrenca midis gazetave, të cilat dëshironin gjithashtu të ishin sa më të

lira që të ishte e mundur. Gazetaria është për demokracinë një mrekulli e dytë, pas

asaj fillestare të Greqisë së lashtë. 311

Sa më shumë që rritej numri i lexuesve aq më shumë të përditshmet e shekullit

të XIX u ngarkonin gazetarëve misionin e tyre të vërtetë: të tregojnë historinë në të

tashmen, të thërrasin aktorët e saj dhe t‟ua nënshtrojnë aktet dhe veprat e tyre të

rëndësishme apo të parëndësishme, gjykimit të sa më shumë njerëzve. Në këtë

mënyrë, gazetaria është bërë ajo fjalë që shoqëria ia drejton vetes dhe në lidhje me

veten e saj. Natyrisht që gazetaria ka ndryshuar shumë ditën kur radioja dhe

televizioni filluan të merreshin me informacionin e aktualitetit, në fund të viteve 1996.

Ajo ndryshoi shumë edhe pas hapjes në rrjet të faqeve të para informative.

Që prej mesit të shekullit XIX, mediat dhe gazetarët kanë hapur tregje të reja

për tregtarët dhe perspektiva të reja për intelektualët. Me blogjet, me format e

310

Balle, Francis. Mediat dhe Shoqëritë. Papirus 2011. f.774 311

Balle, Francis. Mediat dhe Shoqëritë. Papirus 2011. f.775

Page 172: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

162

komunikimit dhe me faqet e ndryshme “komunitare”, interneti përbën një burim të ri

dhe të pashtershëm informacioni si për gazetarët ashtu edhe për lexuesit ose

telespektatorët. A janë të dënuar të zhduken gazetarët, të cilët përpiqen që prej

shekullit XIX të përmirësohen profesionalisht? Pa dyshim që gazetaria duhet të

rishpiket sa herë që dalin teknika të reja. Nëse pranojmë që gazetaria është një

profesion, kemi pranuar edhe dallimin midis profesionistëve dhe amatorëve.

Përdorimi i internetit në të shumtën e rasteve është vazhdim i asaj që kanë bërë

më parë mediat apo institucionet e tjera: publicitet për një qytet, mobilizim i

militantëve, grupe debati mbi tema të caktuara, teleproceduara administrative, vota

elektronike që nga shtëpia. Forumet elektronike ofrojnë shërbime praktike që

ndihmojnë njerëzit të marrin pjesë në jetën shoqërore.

Kryetarët e Bashkisë organizojnë takime në internet me banorët. Faqet e të

zgjedhurve ose të partive shërbejnë kryesisht si burim informacioni për mediat dhe

shumë pak si instrument për mobilizimin e militantëve ose të simpatizantëve.

Interneti, i cili është më i shpejtë, më pak i kushtueshëm, ndërveprues dhe i thjeshtë

në përdorim favorizon qarkullimin e informacionit jo vetëm nga poshtë lart, por edhe

në drejtimin tjetër duke mbartur edhe të gjitha rreziqet e mundshme të manipulimeve,

thashethemeve etj. Për partitë politike dhe për qeveritë, interneti është një mjet efikas

për të filluar një dialog dhe për të organizuar një debat mbi një projektligj ose një

vendim në lidhje me një inisiativë publike.

Së fundmi, interneti bën të mundur votën elektronike e cila është më pak e

kushtueshme, më e sigurt dhe garanton një pjesëmarrje më të lartë. Mund të

përmendim disa raste të votimit elektronik. Në vitin 1999, zgjedhësit demokratë të

Arizonës zgjodhën kandidatin e tyre për president nga shtëpitë e tyre në sajë të

internetit. Në qershor të të njëjtit vit, më shumë se 40 % e zgjedhëzve në Belgjik

përdorën paisjet elektronike të votimit. Në maj të vitit 2000, në shumë qytete të

mëdha angleze votimi u bë në formë elektronike.

Potencialet e internetit lidhen kryesisht me natyrën multimediale që bashkon

tingullin, imazhin dhe tekstin. Nga ky fakt, disa specialistë të komunikimit e

konsiderojnë internetin si një supermedia e vërtetë që po e dominon median

tradicionale. (Atton, 2001; Beer, 2008; Cabrera, 2009; Christakis, 2010).312

Ndryshe nga çfarë ndodhte më parë ku informacioni kishte të bënte vetëm me

gazetarin, sot mundësinë për të marrë informacion e kanë të gjithë. Në një farë

mënyre, është decentralizuar e drejta për të prodhuar dhe zotëruar lajmin. Kjo situatë

ka shtruar nevojën për një rivlerësim të rolit të gazetarit.

Me anë të një filmimi me celular të momentit të shpërthimit të depove të

demontimit të armëve në fshatin Gërdec, në vendin tonë u bë i mundur publikimi i

ngjarjes më përpara se gazetarët e terrenit të shkonin në vendngjarje dhe të filmonin

atë që po ndodhte atje. Në këtë rast, personi që realizoi filmimin u shndërrua në

gazetar terreni. Më qartë akoma, protesta e të rinjve kundër armëve kimike në nëntor

të vitit 2013 vuri në dukje rolin e gazetarisë qytetare. Në pak orë, batica e publikimit

të filmimeve live dhe fotove nga protesta u rrit së tepërmi. Në pak ditë, u krijua

312

http://al.ejo-online.eu/. Roland Lami, 2014.

Page 173: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

163

hapësira virtuale ku u publikuan të gjitha fotot dhe filmimet live të gazetarisë qytetare

që vinin nga protesta.313

Një mori mesazhesh e thirrjesh për t‟iu bashkuar aksionit qarkulluan në rrjet,

duke e zhvendosur publikun nga ekrani i televizionit tek ekrani i kompjuterit apo

telefonit celular. Gjithashtu, filmimi i uljes së avionit në Divjakë, që dyshohej për një

trafikim të mundshëm droge si dhe fotot të bëra nga persona të rastësishëm në

vendngjarje, treguan për mundësinë e çdokujt për të marrë rolin e një gazetari në një

moment të caktuar.

Zhvillime të tilla kanë nxitur specialistët e komunikimit të mendojnë mbi

nevojën e ristrukturimit të statusit të gazetarit dhe gjetjes së mekanizmave të filtrimit

të informacionit për të diferencuar lajmin e vërtetë nga ai i rremë, apo përmbajtjes së

disa parimeve etike në kurriz të informacionit bruto të papërpunuar.

Ajo që duhet theksuar, është fakti se “mjedisi i lajmit” ka ndryshuar dhe

statusi i gazetarit gjithashtu. Media sociale ka mundësuar që publiku të jetë aktiv dhe i

pranishëm si në prodhimin e informacionit ashtu edhe në konsumimin e tij.

Në vitin 1951, Jean Stoetzel renditi për herë të parë funksionet e tjera që ka

shtypi “përveç informacionit”. 314

Funksioni i shtypit si mjet shoqërizim lidhet me përfshirjen e individit në

grupin e tij. Falë shtypit, siç vëren edhe më vonë Berelson-i, njeriu ka ndjenjën e

pjesëmarrjes dhe kjo ia rrit në mënyrë të ndjeshme prestigjin. 315

Për këtë arsye është

nënvizuar shpesh roli i ditarit, i lajmeve të kronikës, apo i lajmërimeve publicitare.

Gjithashtu, duhet theksuar se harrohet shpesh funksioni argëtues i medias.

Gazetat i kanë shumëfishuar rubrikat argëtuese, fjalëkryqet, lojrat me letra, etj. Për më

tepër, leximi i gazetës konsiderohet si një argëtim gjatë udhëtimeve apo pushimeve.

Një tjetër funksion që i atribuohet shtypit është edhe ai katarktik. Zbulimet që

kanë të bëjnë me jetën personale të njerëzve të shquar të aktualitetit krijojnë një

intimitet nga i cili privohemi shpesh në jetën e përditshme. Nëpërmjet të tjerëve,

lexuesit mund të jetojnë një jetë të ndaluar nga rendi shoqëror në të cilin jetojnë. 316

Sfidat e gazetarisë në ditët tona janë të njëjta me ato të mesit të shekullit XIX,

kur gazetat e përditshme filluan aventurën e tyre për të fituar miliona lexues. Që prej

asaj kohe misioni i saj është t‟i japë fjalës gjithnjë e më shumë hapsirë në dritaret e

shumta të shoqërisë civile. Ajo është një vend ku gazetarët drejtojnë tregtinë e ideve

me ndihmën e teknologjisë. Pra, si dje edhe sot sfida e gazetarisë është konfirmimi i

ndarjes midis shtetit dhe shoqërisë civile.

3.12 Media dhe propaganda

Një problem i shpeshtë në vlerësimin e argumentimit mediatik është përdorimi

i termit “propagandë”. Format e kritikës negative apo sulmuese të argumentimit

retorik që përdoren në mass media etiketohen si propagandë. Fillimisht, termi

313

http://al.ejo-online.eu/. Roland Lami, 2014. 314

Balle, Francis. Mediat dhe Shoqëritë. Papirus 2011. f.625 315

Balle, Francis. Mediat dhe Shoqëritë. Papirus 2011. f.625 316

Balle, Francis. Mediat dhe Shoqëritë. Papirus 2011. f.626

Page 174: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

164

propagandë sipas përshkrimit të Ellul-it (1967) i referohej komitetit të zyrtarëve

kishtarë që quhej Congregatio de Propaganda Fide. (Kongregacion për

Propagandimin e Besimit). 317

Në kuptimin origjinal, termi nuk kishte kuptimin negativ që ka tani, së paku

për katolikët që e krijuan atë. Komiteti kishte për qëllim që të përhapte një pikëpamje

të caktuar ose të mbante anën e një çështjeje të rëndësishme të një doktrine fetare. 318

Sipas Marlin-it, fjala propagandë u përdor nga aleatët gjatë të dyjave luftërave

botërore për të karakterizuar vetëm aktivitetin e opinionit të armiqve duke i trajtuar

ato kryesisht si gënjeshtra. Këto praktika bënë që kjo fjalë të kishte një konotacion

negativ të fuqishëm. Këto konotacione negative janë kaq shumë të rrënjosura saqë

vetë fjala “propagandë” përdoret shpesh si një armë verbale për të sulmuar pikëpamje

dhe argumente që janë të paarsyeshme dhe kundërshtuese.

Gjithashtu, ajo konsiderohet qëllimisht shpërdoruese dhe përfshin gënjeshtrën

ose pandershmërinë. Ky lloj ligjërimi maskohet si diçka tjetër, që nuk është ajo çfarë

duket në sipërfaqe, dhe një lloj dubliciteti dhe shtirjeje përfshihet në të. 319

Arti i propagandës konsiston në manipulimin e të gjitha informacioneve nga

kudo që vijnë ato, në përputhje me interesat e doktrinës. Psikologu francez Guy

Durandin thotë se “qëllimi i propagandës është të nxisë veprime, duke ndryshuar

perceptimin dhe gjykimin e vlerave nga ana e popullatës të cilës i drejtohet”. Roli i

propagandës dhe i publicitit, shkruan ai, është të ushtrojë një ndikim të caktuar tek

personat ose grupet të cilave u drejtohet. Megjithatë, fjala propagandë i përket tashmë

fjalorit të polemikës. 320

Ajo tregon përpjekjen për të ndikuar opinionin dhe për të nxitur veprime sesa

shërben për të diskredituar kauzat ose ideologjitë e atyre që i propagandojnë ato me

zell. Gjëja që theksohet më tepër është përdorimi i përgjithësuar i teknikave të bindjes

së publikut. Veprimtaritë e komunikimit kanë njohur një zhvillim të madh që prej

viteve 1980. Dhe ky zhvillim solli zhdukjen pak nga pak të kufirit midis publicitetit

tregtar, “komunikimit” të një njeriu publik dhe informimit të popullsisë.

Shumfishimi i këtyre veprimtarive e ka zvogëluar pjesën e informimit që u drejtohet

lexuesve ose telespektatorëve. Në këtë drejtim, mund të themi se komunikimi e vret

informacionin : veprimet e ndërmara për të bindur publikun, të cilat janë gjithmonë të

lidhura me interesa të caktuara, e mbysin ose e permbysin informacionin që i bindet

vetëm kërkimit të së vërtetës, një kërkim ky i lirë dhe sa më larg interesave të

caktuara. 321

Sipas Marlin-it, qëllimi i propagandës është të promovojë interesat e

317

Walton, David. (2007). Media Argumentation: Dialectic, Persuasion and Rhetoric. Cambridge

University Press. f.92 318

Walton, David. (2007). Media Argumentation: Dialectic, Persuasion and Rhetoric. Cambridge

University Press. f.93 319

Walton, David. (2007). Media Argumentation: Dialectic, Persuasion and Rhetoric. Cambridge

University Press. f.94 320

Balle, Francis. Mediat dhe Shoqëritë. Papirus 2011. f. 763 321

Balle, Francis. Mediat dhe Shoqëritë. Papirus 2011. f. 763

Page 175: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

165

atyre që e shpikin atë në vend që të ketë dobi ndaj dëgjuesve të cilëve iu drejtohet. Ai

jep tri përkufizime të saj. 322

Sipas përkufizimit të parë, propaganda është përhapje e ideve, e informacionit,

ose e thashethemeve për të ndihmuar një institucion, kauzë apo person. Përkufizimi i

dytë e përkufizon propogandën si një përpjekje për të influencuar opinion publik

përmes transmetimit të ideve dhe vlerave. Sipas përkufizimit të tretë, qëllimi i vërtetë

i propagandës është përhapja e informacionit, nëse është i vërtetë apo i gabuar, i mirë

ose i keq. 323

Më poshtë po përmbedhim dhjetë karakteristikat thelbësore të saj si mënyrë

ligjërimi.

Struktura e dialogut. Propaganda ka formën e një dialogu ndërmjet

idhtarit, që është folësi ose dërguesi i mesazhit dhe marrësit të mesazhit

që është përgjithësisht një grup njerëzish. Qëllimi i argumentimit

propagandues është ndryshimi i bindjeve ose i veprimeve të idhtarit në

një drejtim të caktuar ose drejt një pikëpamjeje të caktuar të ndryshme

nga ajo që dëgjuesi ka.

Përmbajtja e mesazhit. Përmbajtja e mesazhit të idhtarit është një

argument i shprehur në një ligjërim verbal ose joverbal që shpesh

përfshin objekte si: daullet, flamujt, muzika ose drama në një format si

filmi ose romani, monedhat, statujat ose edhe kostumet dhe sfondet që

shprehin vlerat e një stili të veçantë jetese apo klase shoqërore.

Struktura qëllimore. Qëllimi i idhtarit është ta bëjë dëgjuesin të kryejë

një veprim të caktuar ose të mbështesë një politikë të veçantë. Qëllimi i

përgjithshëm është që të mbështesë ekzistencën, synimet dhe interesat e

një regjimi të caktuar, organizate, pikëpamjeje ose grupi interesi.

Përfshirja e grupeve shoqërore. Propaganda nuk është thjesht një

argumentim i vetëm që ka si qëllim të bindë ose të marrë veprim.

Mesazhi i një folësi të vetëm gjithmonë përfaqëson një grup më të gjerë

që ka interesa ose pikëpamje që bashkon anëtarët së bashku dhe marrësi

përbëhet nga dëgjuesit në masë.

Indiferenca ndaj arsyetimit logjik. Qëllimi i propagandës është t‟i

drejtojë dëgjuesit drejt një drejtimi të caktuar dhe suksesi apo dështimi i

saj varet nga fakti sesa mirë apo keq e përmbush qëllimin e saj. Nëse

metodat e arsyetimit logjik janë të nevojshme për këtë qëllim, atëherë ato

duhen përdorur. Nëse thirrjet emocionale që përbëhen prej argumentimit

të rremë funksionojnë më mirë se evidencat e arsyeshme për të arritur

qëllimin e argumentimit të përdorur në propagandë, atëherë apele të tilla

janë të përshtatshme për propaganduesit.

322

Walton, David. (2007). Media Argumentation: Dialectic, Persuasion and Rhetoric. Cambridge

University Press. f.20-21 323

Walton, David. (2007). Media Argumentation: Dialectic, Persuasion and Rhetoric. Cambridge

University Press. f.95

Page 176: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

166

Argumentimi i njëanshëm. Propaganda është një lloj dialogu që përdor

argumentimin partizan për të përkrahur njërën anë të çështjes dhe të

përfaqësojë argumentet në favor të kësaj ane sa më fuqishëm që te jetë e

mundur. Ajo nuk është një përpjekje për të racionalizuar mbi mençurinë

ose urtësinë e nje drejtimi të caktuar duke parë të gjitha alternativat dhe

duke i peshuar ato me kujdes. Ajo nuk është një përpjekje për të

diskutuar në mënyrë kritike një çështje duke konsideruar haptazi të gjithë

argumentet në të dy krahët, por, është në thelb një lloj ligjërimi i

njëanshëm.

Përfshirja e dialogut bindës. Qëllimi kryesor i propagandës është që t‟i

bëjë dëgjuesit të mbështesin qëllimet, interesat dhe politikat e një grupi

të caktuar duke siguruar përputhjen e dëgjuesve me veprimet e

ndërmarra nga grupi. Qëllimi i propagandistit nuk është thjesht që të

bindë dëgjuesit të ndryshojnë besimet e tyre. Qëllimi thelbësor i idhtarit

në propagandë është që të çojë turmën drejt veprimit, të pranojë dhe mos

të kundërshtojë një linjë të caktuar veprimi.

E përligjur nga rezultatet. Meqënëse qëllimi kryesor i propogandës

është që të marrë veprim, propaganda si një aktivitet i organizuar

shoqëror është e justifikuar nga rezultatet që kërkon të arrijë.

Përgjithësisht, propaganda është e justifikuar dukë vënë në dukje

rrezikun ndaj grupit dhe duke theksuar se nevojitet një pikëpamje e

caktuar për ta luftuar atë.

Gjuha emotive dhe përkufizimet bindëse.

Një pjesë e rëndësishme e propagandës është përdorimi i fjalëve dhe i

frazave emotive të ngarkuara që marrin ngjyrime të larta pozitive në

rastin e përkrahjes së një pikëpamjeje dhe ngjyrime negative në rastin e

një pikëpamjeje të kundërt. Për shembull, përkrahësit e një pikëpamjeje

të caktuar mund të quhen luftëtarë të lirisë dhe ata të një pikëpamjeje të

kundërt cilësohen si terroristë. Një karakteristikë tjetër e propagandës

është përdorimi i përkufizimeve bindëse. Sipas teorisë së Charles

Stevenson-it (1944), qëllimi i një përkufizimi bindës është që të nxisë një

qëndrim të favorshëm ose të pafavorshëm ndaj diçkaje duke ndryshuar

kuptimin deskriptiv të fjalës dhe duke e lënë të njëjtë kuptimin vlerësues.

Shembulli i mëposhtëm e ilustron më së miri këtë fakt.

“Aborti” nënkupton vrasjen e pamëshirshme të qënieve të pafajshme

njerëzore.

“Aborti” nënkupton një procedurë të sigurt kirurgjikale, ku gruaja

çlirohet nga një barrë e padëshiruar.

Përkufizimet bindëse kanë tendencën që të jenë mashtruese sepse siç ka

theksuar Hurley, ato fshehin aprovimin apo dënimin e diçkaje nën

maskën e një paraqitjeje të vërtetë kuptimore ndaj fjalës.

Page 177: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

167

Aspekti eristik. Propaganda ka një strukturë argumentimi si ajo e zënies:

“Ne jemi të mirët. Në qoftë se ju nuk jeni për ne, ju duhet të jeni kundër

nesh. Të gjithë ata që janë kundër pikëpamjes sonë janë të këqinjtë”.

Propaganda është më e dukshme dhe më tepër e studiuar në luftë. Edhe

në situatat jashtë lufte, propaganda të jep pamjen e një emergjence apo

rreziku që shkakton frikë dhe panik.

Qëllimi i propagandës është që të marrë veprimin e dëshiruar me anë të çdo lloji

mjeti bindës. Nëse mendimi logjik dhe i arsyeshëm funksionon për këtë qëllim,

atëherë propaganda mund të përdorë këto mjete. Por, nëse këto mjete nuk

funksionojnë, atëherë ajo përdor mjete të tjera si: mitet, historitë, simbolet,

entuziazmin shoqëror, imazhet pamore dhe teknika të tjera të bindjes që janë

psikologjikisht të efektshme. 324

Propaganda nuk është domosdoshmërisht e gënjeshtërt apo e pandershme dhe e

paarsyeshme. Për të mbështetur këtë pikëpamje, Thouless citon rastin kur është

përdorur një deklarim i vërtetë për qëllime propagandiste. Për shembull:

Opinioni i njerëzve mund të ndryshohet, duke iu thënë atyre një fakt tepër të

vërtetë që më parë ka qenë i panjohur për ta. Kështu, një deklaratë që aeroplanët

luftarakë britanikë kanë sulmuar 13 bombardues gjermanë dhe 7 prej tyre kanë

humbur mund t‟i shërbejë qëllimit të propagandës duke krijuar siguri në anën tonë

dhe alarm tek armiku (në qoftë se ai e dëgjon atë). Megjithatë, mund të jetë krejtësisht

e vërtetë. Kjo është një mënyrë e ndershme dhe e arsyeshme me anë të së cilës

propaganda mund të shikojë opinionin duke dhënë informacion të ri dhe të vërtetë.297

Në këtë rast, propaganda nuk është e pandershme apo kundër synimeve të

diskutimit të arsyeshëm, por paraqet një deklaratë që është e vërtetë dhe informuese

për dëgjuesin.

Jo çdo formë e argumentit të propagandës duhet konsideruar si e metë dhe e rreme.

Përqasjet që bazohen tek evidenca mbrojnë idenë se argumentimi në këtë lloj ligjërimi

është ideuar pë të qenë bindës, të marrë veprim dhe të mëshojë drejt njërës anë të

çështjes sa më fuqishëm që të jetë e mundur.

Claudio Duran paraqet një aspekt te rëndësishëm që lidhet me ndikimin e

medias, siç është rasti i propagandës së agjitacionit kundër qeverisë. Një shembull real

propagandistik përbën gazeta e përditshme kiliane “El Merkurio”e Santiagos që ishte

kundër qeverisë së Salvador Allende-s (1970-1973).325

Kjo gazetë përfaqësonte interesat e armiqve të fuqishëm të Allende-s siç ishin

kryesisht shtresat e larta të shoqërisë kiliane, qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe

disa korporata të rëndësishme shumëkombëshe, që ndiheshin të kërcënuara nga

324

Walton, David. (2007). Media Argumentation: Dialectic, Persuasion and Rhetoric. Cambridge

University Press. f.123 325

Claudio, Duran; ISSA Proceedings 2010 – Bi-Logical Analysis of Arguments in Political

Propaganda: The Case of the Chilean Press 1970-1973

Page 178: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

168

qeverisja e tij. Qëllimi i propagandës së “El Mercurio-s” ishte që të dobësonte

qeverinë e Allende-s, duke nxitur frikë dhe urrejtje tek shtresat e mesme dhe tek

ushtria në mënyrë që të mundësohej një grusht shteti. Kjo ndodhi në 11 shtator, 1973

dhe më tej u pasua nga një diktaturë ushtarake prej 16 vjetësh e udhëhequr nga

gjenerali Augusto Pinochet.

Koncepti i propagandës së agjitacionit është marrë prej autorit francez

Jacques Ellul (1973) i cili e përkufizon atë si një opozitë dhe propagandë armiqësore e

destinuar për të rrëzuar qeverinë. Sipas tij, kjo formë propagande operon brenda një

krize dhe ka tendencën ta provokojë atë. Frika dhe urrejtja janë dy nga objektivat

emocionale.

Disa prej temave kryesore të propagandës në “El Merkurio” ishin: “Nevoja për

rendin”, “Dhuna marksiste” dhe “Një portretizim negativ i botës”.

Në imazhet e saj paraqitet një marksist i dhunshëm, që sulmon një oficer të

policisë i cili përfaqëson rendin tradicional. Gjithashtu, paraqiten lajme që lidhen me

krimin, aksidentet, katastrofat natyrore dhe zjarret.

Në faqen kryesore shfaqen dy ngjarje krejt të ndryshme, që kanë ndodhur në

netë të ndryshme sikur të dyja të përfaqësonin shtetin e Kilit në lidhje me dhunën

kriminale apo marksiste. Në titujt kryesorë jepet lajmi: “Një vrasje e tmerrshme e një

vajze të re”, shoqëruar me pamjen e vendit ku ajo ishte vrarë dhe përdhunuar në

Santiago; dhe një tjetër pamje e të njëjtës histori tregon vëllain e vajzës duke folur me

gazetarët e “El Mercurio-s”. Lajmet e tjera i referohen dhunës së nxitur nga sulmet

marksiste në një shkollë të mesme për vajza.

Për disa muaj, tema e krimeve ishte mjaft e lartë në “El Merkurio". Bandat

kriminale paraqiteshin si shumë të rrezikshme dhe të përgjakshme. Në një prej titujve

kryesorë shkruhej: “ Dy sulme të përgjakshme nga “Xhaketat e Zeza” në Kryeqytet”.

Kjo bandë u shfaq papritur në kohën kur në Kili filloi një fushatë zgjedhore. El

Merkurio e paraqiti atë si një organizatë kriminale të nivelit të lartë. “Xhaketat e

Zeza” u identifikuan metaforikisht me një lëvizje të skajshme marksiste në bazë të

ngjyrës së zezë të uniformave të anëtarëve të saj.

Sidoqoftë, rasti më i skajshëm ishte kryeartikulli ku paraqitej lajmi për trupin

e copëtuar të një njeriu në Quilcura. Lajmi u paraqit dy javë përpara zgjedhjeve të

Kongresit. Ky rast krijoi histori dhe lajme për kanibalizmin e një grupi të rinjsh nga

Uruguai, që ishin lojtarë të sportit të regbisë. Aeroplani i tyre kishte rënë në malet e

Andeve dhe ata mbijetuan, duke ngrënë mish njeriu.

Një ditë përpara zgjedhjeve, në kryeartikullin e “El Merkurios” thuhej se

“Forcat e Armatosura Kanë Marrë Kontrollin”. Ky është në fakt një kryeartikull i

gabuar, sepse në kohë zgjedhjesh presupozohet se forcat e armatosura duhet të marrin

kontrollin e rendit publik. Ajo çka u sygjerua nga kryetitulli është se “Forcat e

Armatosura” duhet të marrin kontrollin e vendit.

Së fundmi, në ditën e zgjedhjeve, koalicioni i të gjitha partive opozitare ndaj

Allendes botoi reklamën politike të lidhur me rastin e kanibalizmit të ndodhur dy javë

më parë. Pra, mesazhi kryesor i gazetës është që të përforcojë ndjenjat e frikës dhe të

urrejtjes në mënyrë që shtresat e mesme dhe ushtria të mund të përgatiten të

ndërrmarin veprime ushtarake kundër Allendes. Nën qeverisjen e tij, gjendja e

Page 179: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

169

shoqërisë kiliane ishte mjaft kritike dhe njerëzit ndiheshin të rrezikuar. Propaganda e

“El Mercurios” e përforconte këtë frikë dhe ndihmoi në mobilizimin e shtresave të

mesme dhe ushtrisë që të rrëzonte qeverinë e Allendes. Qëllimi i propagandës së “El

Merkurios” ishte i drejtë sepse kërkonte të mbronte popullin kilian kundër një

diktature komuniste tradicionale.

Sipas Duran-it, propaganda e “El Mercurios” kundër qeverisë së Allendes në

Kili përbën një kombinim të katër formave të argumentimit në teorinë e Michael

Gilbert-it dhe forma dominante është ajo emocionale.

Teoria e Michael Gilbert-it paravendon se ne e zgjerojmë shkallën e

veprimtarive argumentuese intelektuale dhe akademike, duke përfshirë : emocionet,

fizikalitetin që lidhet me aspektin vizual, intuitën dhe aspektin shpirtëror e fetar.

Nisur nga pikëpamja e aspektit logjik, bien në sy argumentet bindëse që lidhin

marksizmin me dhunën dhe kanibalizmin. Për shembull:

Të gjithë kriminelët janë të dhunshëm,

Të gjithë marksistët janë të dhunshëm,

Si rrjedhojë, të gjithë marksistët janë kriminelë.

Marksistët gjithmonë përpiqen të shkatërrojnë demokracinë,

Allende dhe njerëzit e tij janë Marksistë.

Si rrjedhojë, Allende dhe njerëzit e tij po përpiqen të

shkatërrojnë demokracinë.

Në aspektin fizik, faqet e gazetës shërbejnë si sfond për shprehje aktuale

pamore. Bashkëvendosja e artikujve në faqe, pamjet , impakti i paraqitjes së titujve e

kryetitujve luajnë një rol të rëndësishëm në ndikimin e opinionit.

Megjithatë, aspekti zotërues është ai emocional dhe gjithë fushata

propagandistike përfshinte jo vetëm argumente të vlefshme, por edhe argumente të

pavlefshme dhe të rreme. Gjithçka është e lidhur me marksistët dhe lidhjen që ata

kanë me krimin dhe kanibalizmin. Në këtë mënyrë, ata shkatërrojnë vetë strukturën e

shoqërisë. Ata e bëjnë këtë që të zëvendësojnë demokracinë me një sistem diktaktorial

komunist. Kështu që, është e arsyeshme që njerëzit të kenë frikë dhe urrejtje kundër

marksistëve.

3.13 Argumentet që përdorin frikën dhe keqardhjen

Sipas Johnson-it, që retorika mediatike të jetë e efektshme duhet të ketë në

konsideratë emocionet njerëzore dhe veçanërisht frikën e keqardhjen. Edhe sipas van

Eemeren-it dhe Houtlosser-it, argumentimi mediatik si një përpjekje bindëse përfshin

manovrimin strategjik që bazohet tek përkrahja, përshtatja me dëgjuesit dhe mjetet e

Page 180: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

170

prezantimit të cilat përdoren për të zgjidhur ndryshimin e opinionit në favor të

dikujt.326

Thirrjet ndaj frikës dhe keqardhjes janë dy lloje të agumentimit retorik që kanë

një ndikim të madh emocional tek dëgjuesit. Ato përdoren kryesisht për manipulim

dhe janë klasifikuar tradicionalisht në logjikë si të rreme.

Një rast klasik i apelit për keqardhje në argumentimin mediatik është rasti i

Nayirah-s i cili ishte një tregim rrënqethës që u trajtua gjerësisht në lajmet mediatike

në vitet 1990.

327

Rasti 4.1 Menjëherë pas pushtimit të Kuvajtit nga Iraku në Gusht të vitit

1990, u zhvillua një takim i Kombeve të Bashkuara në lidhje me çështjen e

operacioneve ushtarake nëse Iraku nuk do të lëshonte pe. Në këtë takim, u shfaq një

vidio ku një vajzë 15 vjeçare e identifikuar si Nayirah, me lot në sy dëshmonte se

kishte parë ushtarët irakenë që i hiqnin foshnjat nga inkubatorët në spital dhe i linin

që të vdisnin në dyshemenë e ftohtë.

Ky tregim pati një ndikim të fuqishëm dhe u publikua gjerësisht në mass

media. Në Janar të vitit 1991, senati amerikan votoi për të filluar luftën kundër Irakut.

Më pas, në mars të 1991, u zbulua që Nayirah ishte vajza e një anëtari të një familjeje

mbretërore në Kuvajt dhe ekzistonte një fushatë e marrëdhënieve publike që lidhte

financimet e Kuvajtit-it me prezantimet e bëra në O.K.B dhe Kongresin Amerikan.

Firma e New York-ut kishte marrë rreth 10 milionë dollarë për të bindur publikun se

kishte ndodhur një mizori e tillë prej një grupi që quhej “Qytetarët për një Kuvajt të

lirë”. Hetime të mëtejshme nuk gjetën evidenca se historia e inkubatorit ishte e

vërtetë. Vidioja ishte mjaft e efektshme sepse pati ndikim të madh në ngjalljen e

keqardhjes dhe indinjatës së thellë tek publiku amerikan. Ky argument u bazua tek

gënjeshtra dhe u përdor qëllimisht për mashtrim. Ky rast mund të konsiderohet si rasti

tipik i historive mizore që përdoren për të nxitur luftën.

Argumenti që i drejtohet frikës njihet si një argument që përdoret nga ata që

janë të përfshirë në biznesin e ndryshimit të opinionit publik përmes medias. Këto

argumente përdoren kryesisht nga reklamuesit, korporatat e fuqishme, firmat e

marrëdhënieve publike dhe agjensitë qeveritare që e përdorin median për t‟i dhënë

formë opinionit publik. Në mënyrë tipike, këto argumente përdoren për çështje të

shëndetit dhe sigurisë. Reklamat i paralajmërojnë duhanpirësit se ata do të vdesin nga

një vdekje e tmerrshme nëse nuk e lënë duhanin. Gjithashtu, ato përdoren edhe nga

grupe që duan të kenë ndikim në legjislacionin e çështjeve publike. Tri raste të

përdorimit të këtij argumenti në lidhje me çështjen e kontrollit të armëve paraqiten

nga McClurg (1992) . Në rastin e parë përdoren pamje dhe pyetje retorike.

326

Walton, David. (2007). Media Argumentation: Dialectic, Persuasion and Rhetoric. Cambridge

University Press. f. 127. 327

Walton, David. (2007). Media Argumentation: Dialectic, Persuasion and Rhetoric. Cambridge

University Press.f.128.

Page 181: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

171

328Pas trazirave që pasuan vendimin e jurisë për të liruar oficerët e akuzuar për

përdorim të forcës ndaj motoristit Rodney King, “Shoqata Kombëtare për Armët”

përdori një reklamë me katër faqe për të nxitur anëtarësimin duke shfrytëzuar frikën

dhe tmerrin e krijuar nga imazhet e dhunës. Pyetjet retorike që shoqëroheshin me

pamje të frikshme të ndërtesave që digjeshin ishin : A duhet të thyhet gota juaj ? A

duhet të gjymtohet mishi dhe gjaku juaj ? A duhet të prishet gjithçka që keni

ndërtuar ?

Shkencëtarët kanë kryer shumë hetime empirike të argumenteve që bazohen

tek frika dhe përpiqen të shikojnë ndikimin e tyre për të ndryshuar sjelljen dhe

qëndrimet. Disa prej tyre mendojnë se argumente të tilla janë në brendësi negative

dhe argumentet pozitive funksionojnë më mirë të bindin dëgjuesit që të veprojnë.

3.14 Media dhe pushteti.

Mediat socialiste janë kundërshtuar në parimet dhe “praktikën e përditshme”

nga vet gazetarët. Janë të shumtë gazetarët që e lënë profesionin disa vite më vonë,

për të mos pësuar më turpin apo mundimin e nënshtrimit ndaj urdhrave të zotërve të

mediave të zgjedhur për besnikërinë e tyre ndaj Partisë. Radioja dhe televizioni

përbënin një kërcënim të cilin drejtuesit e vendeve “socialiste” e kanë pasur gjithnjë

parasysh.

Në vitet 1985-1990, për Gorbaçovin mediat ishin në radhë të parë instrumente

të përforcimit të një pushteti personal dhe mjet për të futur politikën e tij të

ristrukturimit ekonomik, të perestrojka-s. 329

Pas debatesh dhe hezitimesh të ndryshme, në 12 qershor 1990 u shpall ligji për

lirinë e shprehjes i cili shënoi fundin e një procesi liberalizimi të nisur në vitin 1986

me politikën e Glasnost-it. Ai shënon përfundimin e heqjes së censurës zyrtare, që

kishte filluar që në vitin 1986 dhe shpall zyrtarisht lirinë e shprehjes.

Gjithashtu, sipas thënieve të Georges Mond dhe Alexandra Viatteau ai përcakton “

pikën e moskthimit të shembjes së një regjimi ideologjik dhe politik që nuk mund t‟i

mbijetonte çlirimit të informacionit dhe emancipimit të tij nga propaganda”.

E drejta për të krijuar “mjetet e informacionit masiv”, që deri tani u

rezervohej organizmave shtetërore apo grupimeve të miratuara nga shteti i jepej çdo

qytetari rus dhe monopoli i mediave dënohej duke e çliruar kështu gazetarin nga tutela

e censorit. Ligji i 12 qershorit 1990 u zbatua për shtypin e shkruar deri në shpërbërjen

e BRSS-së në dhjetor 1991. 330

Që me zgjedhjen e tij si President, në mars të vitit 2000, Vladimir Putin-i filloi

të luftonte kundër korrupsionit dhe “oligarkëve”. Në të njëjtën kohë, ai shpalli

vullnetin e tij për të garantuar me “rregulla demokratike të qarta” “pavarësi të vërtetë

të pushtetit të katërt”, por faktet do ta përgënjeshtronin këtë deklaratë.

328

Walton, David. (2007). Media Argumentation: Dialectic, Persuasion and Rhetoric. Cambridge

University Press.f.132. 329

Balle, Francis. Mediat dhe Shoqëritë. Papirus 2011. f.582. 330

Balle, Francis. Mediat dhe Shoqëritë. Papirus 2011. f. 585.

Page 182: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

172

Pak nga pak mediat ruse ranë sërish në duart e Kremlinit. Gjatë marrjes së

pengjeve në një shkollë në Beslan, do të duheshin pesë orë që televizioni publik të

pranonte ekzistencën e viktimave dhe disa ditë që kryeredaktori i “Izvestia-s”, njërës

prej të përditshmeve më të mëdha ruse, të largohej për shkak të mbulimit korrekt të

ngjarjes.

Një ngjarje tjetër, siç ishte miratimi nga presidenti Putin i një teksti me

tridhjetë faqe i titulluar “Doktrina mbi sigurinë e informacionit”, shënoi shkëputjen

me epokën e Jelcin-it. Ajo e vinte theksin mbi nevojën e “përforcimit të mediave

shtetërore” dhe trajtoi gjithashtu statusin e mediave të huaja.

Duke sulmuar “oligarkët”, sapo filloi ushtrimin e funksioneve të veta, Putin-i

përcaktoi sfidën e politikës së tij në fushën e mediave: është fjala për t‟u hapur luftë

pronarëve të organeve të informacionit të njohura për pavarësinë e tyre.

Si në epokën e Jelcinit, vëmendja u përqëndrua mbi televizionin, burimi

kryesor i informimit për shumicën e popullsisë. Shumë muaj para marrjes së pengjeve

të 23 tetorit 2002, Parlamenti Rus nisi të merrte në shqyrtim një projektligj, që u

ndalonte mediave të votonin dhe të transmetonin çdo formë propagande të lidhur me

terrorizmin.

Të nesërmen e kësaj ngjarjeje, parlamenti mendoi të vendoste nën kontrollin e

plotë të “Ministrisë së Informacionit” çdo informacion që lidhej me operacionet e

luftës kundër akteve terroriste. Një person në katër shprehej i shokuar nga mënyra sesi

televizioni e kishte raportuar marrjen e pengjeve dhe gjysma e personave të pyetur

miratonin projektet e parlamentit.

Në janar 2003, drejtori i përgjithshëm i stacionit rus NTV, Boris Jordan, u

detyrua të jepte dorëheqjen nga aksioneri kryesor i këtij kanali, gjigandi Gazprom, i

kontrolluar nga shteti.

Vrasja e Ana Politkovskaia-s në nëntor të vitit 2006, gazetare e nderuar me

çmime në Francë që në vitin 2000 për librin “Udhëtim në ferr” kushtuar konfliktit

çeçen, tregoi se deri ku mund të shkojë vënia nën urdhra e mediave të mëdha. Kjo

ndodhi pak para hedhjes nga dritarja të Ivan Safronov-it, specialist i çështjeve

ushtarake, në mars të 2007. Përsa u përket gazetave dhe televizioneve në mungesë të

burimeve financiare të mjaftueshme, ato janë në duart e “oligarkëve”.

I pyetur në qershor 2006 mbi sulmet ndaj lirisë së mendimit Putin-i, tha se u

takonte gazetarëve “të bëheshin të besueshëm”. “Me 53.000 gazeta dhe rreth 3.000

kanale televizive dhe radiofonike, “ishte e vështirë të kontrolloje gjithçka”.

Me rastin e zgjedhjeve të 2 dhjetorit 2007, mediat i dhanë mbështetjen e tyre

“Rusisë së Bashkuar”, partia ku Vladimir Putin-i ishte në krye të listës. Suksesi

zgjedhor i kësaj partie i lejoi atij të merrte postin e kryeministrit pasi la atë të

presidentit të Rusisë.

Dimitri Medvedev në zgjedhjet presidenciale të 2 marsit 2008, kandidati i

Vladimir Putin-it, gëzoi gjithashtu një mbështetje pa precedent të mediave. Kjo u bë

shkak që 30 deputetë të mbështetur në fakte, i dërguan një letër komisionit qëndror të

zgjedhjeve ku denoncohej anshmëria e tri kanaleve publike, të cilat i kishin kushtuar

Medvedevit 85,1 % të kohës në transmetimet zgjedhore kundrejt 7,2 % për

Page 183: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

173

Zhirinovski-n, 5,3 % për Zhuganov-in dhe 2,4 % për Bogdanovi-n, tri kandidatët e

tjerë për president. 331

Gjithashtu, një tjetër shembull i njëanshmërisë mediatike është edhe rasti ku

vëzhguesit vunë re përparësi në trajtimin që i‟u bë partisë së Boris Jelcin-it dhe

kandidatit nacionalist të Partisë Liberal-Demokrate, Vladimir Zhirinovski.

Kur kandidati komunist ishte në krye të sondazheve, para zgjedhjeve

presidenciale të qershorit 1996, kanalet shtetërore dhe ato private bënë haptazi fushatë

për Boris Jelcin-in.

Më 1 nëntor 1997, Jelcin-i krijoi me dekret një kanal tematik kulturor publik,

që transmetonte në pjesën europiane të Rusisë. Në 1988, ai krijoi një korporatë të

madhe të radio-televizionit shtetëror të të gjithë Rusisë të zotëruar 100 % nga shteti si

dhe 92 transmetues rajonal dhe drejtimin e qendrave dhe infrastrukturave të emetimit

dhe transmetimit.

Një dekret i tretë presidencial i datës 6 korrik 1999 kurorëzoi “reformën”. U

krijua një Ministri e Informacionit për të zëvendësuar shërbimin federal të

audiovizualit të themeluar në vitin 1993. 332

3.15 Analizë strukturore e tekstit argumentues

Hartimi i një teksti bindës argumentues kërkon që përveç një strukturimi të

përshtashëm, një çështje apo problem i caktuar të paraqitet ashtu siç duhet. Gjëja më e

rëndësishme në analizimin, vlerësimin dhe paraqitjen e argumentimit është

arsyeshmëria. Kur paraqitet një rast i caktuar, duhet patur parasysh se argumentimi

është pjesë e një diskutimi me një tjetër palë dhe duhet të bindë lexuesit duke hequr

dyshimet e tyre ose duke u përgjigjur në mënyrë të përshtatshme ndaj kritikave të

tyre.

Në fushën e medias, lexuesi përballet vazhdimisht me tekstin argumentues

qëllimi i të cilit është të paraqesë një pikëpamje sa më bindëse dhe të tërheqë

vëmendjen e lexuesit.

Më poshtë kemi analizuar strukturën argumentuese të dy artikujve gazetareskë që

trajtojnë çështjen e pabarazisë shoqërore në dy pikëpamje të ndryshme. Artikulli i

parë paraqet një strukturë më të kompletuar dhe paraqitet më bindës ndaj lexuesit

sepse argumentet e dhëna bazohen në një diversitet pikëpamjesh të cilat vlerësohen

me kujdes.

331

Balle, Francis. Mediat dhe Shoqëritë. Papirus 2011. f. 585. 332

Balle, Francis. Mediat dhe Shoqëritë. Papirus 2011. f. 585.

Page 184: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

174

Përse shoqëria është kaq shumë e

përqëndruar në këtë çështje ?

Cass Sunstein

Çfarë është saktësisht e gabuar me

pabarazinë ekonomike? Thomas

Piketty, në librin e tij “best-seller”

“Kapitali në shekullin e XXI” e ka

trajtuar mprehtësisht këtë çështje.

Ashtu siç çdo njeri e di, edhe Piketty

hedh idenë se në shekullin e ardhshëm

pabarazia ka të ngjarë që të rritet. Ai

paraqet një seri politikash të

projektuara për të reduktuar pasurinë

vetëm tek një pjesë e shoqërisë, duke

përfshirë një taksë të të ardhurave

progresive dhe një taksë të mirëqënies

globale. Por, Piketty thotë shumë pak

se përse pabarazia ekonomike është

problem. Ai mbështetet në epigrafin e

tij që vjen prej deklaratës franceze të të

Drejtave të Njeriut dhe të Qytetarit :

“Dallimet shoqërore mund të

themelohen vetëm mbi të mirën e

përgjithshme”. Ky është një pohim

shumë i diskutueshëm në lidhje me

pabarazinë ekonomike. Asnjë gjë e

këtij lloji nuk gjendet në Kushtetutën

Amerikane apo në Deklaratën

Universale të të Drejtave të Njeriut apo

dhe besëlidhjen nderkombëtare, në të

drejtat ekonomike, shoqërore dhe

kulturore. Recetat e Piketty-it kërkojnë

një argument filozofik, jo një analizë të

drejtimeve ekonomike. Supozojmë se

në një vend demokratik, pothuaj çdo

njeri bëhet më i pasur, dalëngadalë dhe

varfëria po zhduket, por pasuria e një

elite 1 % rritet me shumë shpejtësi. A

është ky një problem serioz ? Për të

mbështetur një përgjigje pohuese,

Piketty i referohet veprës së filozofit të

madh amerikan, John Raëls, i cili

përkrahu atë që ai e quajti “ parimi i

ndryshimit”. Rawls argumentoi se

pabarazitë ekonomike janë në

përputhshmëri me drejtësinë vetëm në

qoftë se operojnë në të mirë të atyre që

janë më pak të pasur. Sipas pikëpamjes

së Rawls-it, një shoqëri që lejon

pabarazi të mëdha do të ishte e padrejtë

në qoftë se këto pabarazi nuk

funksionojnë në dobi të atyre që janë të

fundit. Në rrethet filozofike, sidoqoftë

parimi i ndryshimit është tepër i

diskutueshëm dhe shumë njerëz e

hedhin poshtë atë. Këtu jepet një parim

alternativ, i cili do të lejonte më tepër

pabarazi: sigurohuni që të ardhurat

mesatare në një shoqëri të jenë të larta

sa më shumë të jetë e mundur dhe

ndërkohë për ata që janë me nivel të

ulët të sigurohen të ardhura të

përshtatshme. Studimet zbulojnë se

shumë njerëz në Kanada, Poloni dhe

Shtetet e Bashkuara favorizojnë këtë

përqasje alternative dhe nuk pranojnë

parimin e ndryshimit të paraqitur nga

Rawl. Në të njëjtat studime, shumica e

njërëzve nuk tregojnë shumë

entuziazëm për të imponuar një tavan

mbi të pasurit ose për të imponuar

kufizime në pabarazinë ekonomike.

Për të parë se përse është kështu,

imagjinoni se juve ju jepet një zgjedhje

ndërmjet dy shoqërive. Në shoqërinë

A, ka pak varfëri dhe shtresa e mesme

është shumë e lartë, por disa njerëz

janë tepër të pasur, shumë më tepër se

çdo njeri tjetër. Në shoqërinë B, ka pak

varfëri dhe shtresa e mesme nuk është

shumë e lartë, dhe asnjë nuk është

shumë më i pasur se çdo njeri tjetër. A

nuk është shoqëria A më e mirë, thjesht

sepse shtresa e mesme është më e

lartë? Është e vërtetë se kur pak njerëz

në majë kanë pasuri spektakolare,

Page 185: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

175

shtetet demokratike mund të ndeshen

me vështirësi reale. Pa pasur caqe

financiare, pabarazia ekonomike mund

të kthehet në një pabarazi politike dhe

njerëzit më të pasur mund të ishin në

gjendje të “blinin” politikat e tyre të

pëlqyeshme. Ekonomisiti i

Universitetit Cornell, Robert Frank, ka

theksuar një çështje të ndryshme : jetët

e anëtarëve më të pasur të shoqërisë

mund të krijojnë një strukturë

reference për pjesën tjetër, duke krijuar

potencialisht “kaskadat e

shpenzimeve” teksa njerëzit me më

pak para përpiqen që t‟i arrijnë ata.

Gjithashtu ka rrezik se pabarazitë e

mëdha, mund të kenë efekte të

kundërta në rritje dhe të krijojnë një

shkallë demoralizimi dhe në raste të

skajshme shqetësim qytetar. Piketty jep

një argument të fortë se, në qoftë se

qëllimi është që të krijohen nxitje të

mira ekonomike, nuk është e

nevojshme për më të pasurit që të jenë

kaq shumë përpara në krahasim me

pjesën tjetër. Në këtë shkallë, një taksë

progresive, që bie më shumë mbi të

pasurit dhe që i përdor ato fonde për të

ndihmuar shtresat më pak të kamura

dhe të krijojë të mira publike, nuk

është e vështirë për t‟u përligjur. Mjaft

e drejtë. Por në qoftë se ne e

përqëndrojmë vëmendjen tonë vetëm

tek anëtarët më të pasur të shoqërisë,

ne mund të shpërqëndrohemi nga ajo

që duhet të jetë synimi më thelbësor :

krijimi i mundësive të hijshme dhe

siguri për të gjithë. Kur presidenti

amerikan i shekullit XX, Frenklin

Delano Roosvelt bëri një përmbledhje

të viteve të tij në këtë post, ai nuk i

vuri faj pabarazisë. Në vend të kësaj, ai

argumentoi për një Draft të Dytë të të

Drejtave që sipas fjalëve të tij bazohej

në “kuptimin e qartë të faktit se liria e

vërtetë individuale nuk mund të

ekzistojë pa siguri dhe pavarësi

ekonomike”. Për të patur këtë siguri,

Roosvelt-i bëri thirrje për njohje të së

drejtës për një edukim të mirë; të

drejtën për të pasur një punë të

dobishme; të drejtën për të fituar

mjaftueshëm për të siguruar ushqim

dhe veshje të përshtatshme; të drejtën

për një shtëpi të hijshme; të drejtën për

kujdes mjekësor të përshtatshëm; dhe

të drejtën për të patur mbrojtje të

përshtatshme nga frikërat ekonomike të

kohëve të kaluara, sëmundjeve,

aksidenteve dhe papunësisë. Për të

ndërtuar një shoqëri të drejtë për

shekullin e XXI, “Ligji i Dytë për të

Drejtat” i paraqitur nga Roosvelt-i

është vendi më i mirë për të filluar.

Përqëndrimi ynë nuk duhet të jetë në të

ardhurat spektakolare të atyre që janë

në majë, dhe as në pabarazinë

ekonomike, por në vend të kësaj në

sigurimin e një themeli për liri

individuale : siguri ekonomike dhe

pavarësi për të gjithë. Cass R.Sunstein,

administratori i mëparshëm i zyrës së

informacionit në “Shtëpinë e Bardhë”,

është Profesor në “Shkollën Juridike”

të Harvardit dhe gazetar për gazetën

“Bloomberg”.

Page 186: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

176

Klasa jonë e ndarë shoqërore

(Micheal Gerson)

E ardhmja e Republikës varet në

gabueshmërinë e sociologut të

Harvard-it Robert Putnam. Duke pasur

parasysh të dhënat e shkencëtarëve të

Harvard-it, kjo mund të dukej një bast i

arsyeshëm. Por në këtë rast,

vendosmëria e Putnam-it dhe mendimi

i tij përfaqësojnë një lajm të keq.

Putnam e ka kaluar pjesën më të

madhe të jetës së tij akademike si

kronist kryesor i institucioneve të

rrënuara shoqërore. Në vitet 1990, ai

filloi të mblidhte evidenca reale të

rënies së aktiviteteve sportive dhe të

pjesëmarrjes në shërbesat fetare. Të

dhënat e tij përfshinin pakësimin në

pjesëmarrjen e pikniqeve vjetore dhe

një ngritje të incidenteve rrugore. Ishte

imazhi i një prej forcave më të

fuqishme të modernizmit: një

individualizëm në rritje që “çliron”

njerëzit nga angazhimet shoqërore që e

bëjnë jetën e tyre të rregullt dhe të

kënaqshme. Edhe më keq, shkalla e

këtij trendi nuk është e shpërndarë në

mënyrë të barabartë në shoqëri. Libri i

fundit i Putnam-it fokusohet në

mënyrën sesi janë ndierë pasojat e

rënies institucionale. Në mënyrë

disproporcionale, mes klasave

shoqërore duke i lënë të rinjtë të

shkëputur prej premtimit të jetës

amerikane. Prindërit e shtresës së lartë

dhe të mesme po investojnë në mënyrë

relative më shumë kohë dhe burime në

zhvillimin shoqëror të fëmijëve të tyre,

sesa prindërit e klasës punëtore në një

kohë kur investime të tilla kurrë nuk

kanë qenë më shumë strategjike

ekonomikisht.

Kjo zbrazëti mund të matet në lojën

prindërore dhe kohën e leximit me

fëmijët e vegjël; më tej në përfshirjen e

fëmijëve më të rritur në veprimtari

jashtëshkollore. Në lidhje me këtë,

fëmijët nga shtresat e klasës punëtore

janë në disavantazh. Problemi është se

lidhjet e hershme shoqërore janë një

parashikues i fortë i suksesit të

mëvonshëm në jetë, i rezulateve të

testeve, pjesëmarrjes në kolegj dhe të

ardhurave. Kështu që, ajo që Putnam-i

e quan “zbrazëtia e klasës rinore” është

burim i një ndarjeje të thellë shoqërore.

Pjesa më e madhe e liberalizmit

modern që kohët e fundit u frymëzua

nga libri i Thomas Piketty-it “Kapitali

në shekullin e XXI” përqëndrohet në

pabarazinë e të ardhurave në rritje.

Dhe, sigurisht, në një pikë të

mëtejshme të një rryme me ngritje të

kapitalit dhe pakësim të bankave, të

pasurit dhe të varfrit do të pushojnë së

qenuri bashkëqytetarë të vërtetë. Por,

ajo që është më dalluese për pabarazinë

e të ardhurave është fakti sesa

shtrembëruese dhe çorientuese është

kjo gjë. Në qoftë se pabarazia e të

ardhurave është problem kryesor

ekonomik, mund të zgjidhej nesër

përmes konfiskimit dhe rishpërndarjes.

Në qoftë se problemi kryesor është

krijimi i pabarabartë i kapitalit

shoqëror në institucione si familjet,

shkollat dhe komunitetet, zgjidhjet

bëhen më të vështira. Një detyrë mund

të kryhet nga një koleksionist i

Page 187: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

177

taksave; detyra tjetër është puna e

qytetërimit. Analiza e Putnam-it hedh

dritë në kompleksitetin e zgjidhjeve

publike dhe rrit mundësinë që

zgjedhjet e politikave të mund të

fitonin mbështetje të gjerë politike.

Shpjegimet e tij të propozuara për

rënien e shpërpjesëshmërisë në lidhjet

sociale tek klasa punëtore janë

ideologjikisht të ndryshme. “Mobiliteti

i ulët shoqëror”, argumenton ai, “

përfaqëson një stuhi të përsosur me

shkaqe të shumta, si për shembull:

zgjerimi i mungesës së të ardhurave

dhe rritja e pasigurisë ekonomike për

klasat e mesme, ndryshimet në

strukturën familiare të klasës punëtore

dhe shpërbërja e rrjetit të sigurisë

shoqërore të klasës punëtore. Këto

argumente janë të rrënjosura më tepër

në vëzhgime sesa në ideologji. Por ato

krijojnë mundësinë e konsensusit

ideologjik, ose të paktën e

kompromisit ideologjik. Propozimet e

përqëndruara kryesisht në reduktimin e

pabarazisë së të ardhurave kërkojnë

triumfin politik të të majtës.

Konservatorët, duke qenë konservatorë

nuk do ta lejojnë sheshimin si qëllim të

vlefshëm ekonomik. Por, një axhendë

rrit shpërblimet e punës inkurajon

familje të qëndrueshme dhe promovon

institucione komunitare të

shëndetshme dhe mund të jetë një

ndërmarrje e përbashkët politike. E

thënë në mënyrë tjetër, një argument

abstrakt nëpërmjet avokatëve të lirisë

ekonomike dhe avokatëve të barazisë

ekonomike mund të vendoset me anë të

fitores për njërën palë. Synimi i

ndërtimit të kapitalit shoqëror mund të

jetë “ të paktën në teori” një konkurrim

i virtytshëm. Ai mund të përfshijë një

shkallë përqasjesh: rritjen e taksës së të

ardhurave për punëtorët që nuk kanë

familje; përpjekjet për të reduktuar

lindjet jomartesore; promovimi i

arsimimit të lartë; inkurajimi i

udhëheqjes; rritja e kreditit të taksës

mbi fëmijët. Qëllimi i kësaj përqasjeje

do të ishte fuqizimi i institucioneve

shoqërore të edukimit, i families dhe

punës që fuqizojnë mobilitetin

shoqëror. Dhe kjo mund të jetë një

shanc për të ulur polarizimin e

ekonomisë sonë dhe polarizimin e

politikës sonë. Michael Gerson

Page 188: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

178

Në tekstin e parë argumentues, trajtohet çështja e pabarazisë duke paraqitur

argumente për të sheshuar ndryshimin e opinionit. Ky ndryshim opinioni

përqëndrohet kryesisht ndërmjet argumentit të shkrimtarit Thomas Piketty, i cili është

autor i librit best-seller “Kapitali në Shekullin XXI”, personaliteteve të tjerë të

rëndësishëm si edhe vetë gazetarit Cass Sunstein.

Është e rëndësishme të veçojmë dy argumentet opozitare që vihen përballë

njëri - tjetrit: argumenti i Picketty-it sipas të cilit mbi të pasurit duhet të ketë taksa të

rënda ku fondet të nxirren për të ndihmuar njerëzit në nevojë dhe të përdoren për të

mirat publike. Kjo do t‟i japë shtysë ekonomisë. Kundërargumenti që nuk

përqëndrohet tek çështja e pabarazisë është argumenti i presidentit amerikan Roosvelt,

sipas të cilit liria e vërtetë individuale nuk mund të ekzistojë pa siguri dhe pavarësi

ekonomike.

Si konkluzion i tekstit argumentues shërben pikërisht ky argument, mbi të cilin

ndërtohet argumenti përfundimtar i vetë gazetarit se përqëndrimi ynë nuk duhet të jetë

as mbi të ardhurat spektakolare të atyre që janë në majë dhe as mbi pabarazinë

ekonomike, por në sigurimin e një themeli për liri individuale, siguri ekonomike dhe

pavarësi për të gjithë. Sipas mendimit të tij, nëse përqëndrohemi vetëm tek anëtarët

më të pasur të shoqërisë, ne mund të shpërqëndrohemi nga ai që është qëllimi më

thelbësor: sigurimi i minimumit dhe i mundësive për të gjithë.

Shohim se zinxhiri argumentues i tekstit strukturohet mbi bazën e argumentit

të bazuar tek opinioni ekspert, si dhe tek kundërargumentet ndaj këtyre opinioneve.

Sipas Sunstein-it, argumentimi i Piketti-t mbështetet tek epigrafi i Deklaratës

Franceze për të drejtat e Njeriut dhe Qytetarit, si dhe tek “parimi i ndyshimit” të

paraqitur në veprën e filozofit amerikan John Rawls.

Në lidhje me të dy këto opinione, paraqiten disa pikëpamje të ndryshme. Në

rastin e parë, sipas Deklaratës Franceze, “dallimet shoqërore mund të themelohen

vetëm mbi të mirën e përgjithshme”.

Sipas Sunstein-it, kjo është një çështje mjaft e debatueshme dhe një deklaratë e

tillë nuk ekziston në Kushtetutën Amerikane, në Deklaratën Universale të të Drejtave

Njerëzore apo edhe në Besëlidhjen Ndërkombëtare mbi të Drejtat Ekonomike,

Shoqërore dhe Kulturore.

Në rastin e dytë, pikëpamja e filozofit amerikan Rawls është se një shoqëri që

lejon pabarazi të mëdha do të ishte e padrejtë në qoftë se ato padrejtësi nuk

funksionojnë në dobi të shtresës së ulët.

Sidoqoftë, kjo është një pikëpamje që shumë njerëz e kanë hedhur poshtë dhe

kanë mbështetur një parim alternativ i cili lejon shumë më tepër pabarazi. Sipas këtij

parimi, të ardhurat mesatare në shoqëri duhet të jenë të larta sa më shumë që të jetë e

mundur dhe të ketë të ardhura të mjaftueshme për shtresën e ulët.

Ekonomisti Cornell ka theksuar një tjetër pikëpamje sipas së cilës ekziston

rreziku se ndryshimet e mëdha mund të kenë efekte të kundërta në rritje dhe krijojnë

demoralizim.

Sunstain është dakord me pasojat që krijohen, por gjithsesi ai e shikon

zgjidhjen në një tjetër këndvështrim. Argumenti i tij bazohet në një fakt tepër

interesant, siç është ai i ndryshimit të përqëndrimit të situatës. Sipas tij, nëse

Page 189: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

179

vëmendja përqëndrohet vetëm tek anëtarët e pasur të shoqërisë, ne mund të largohemi

prej asaj që duhet të jetë qëllimi më thelbësor, siç është krijimi i mundësive të hijshme

dhe i sigurisë minimale për të gjithë. Ky argument përforcohet më tepër edhe prej

argumentit të presidentit Roosvelt, sipas të cilit duhet të jetë tek liria dhe pavarësia

individuale për të gjithë.

Në tekstin e dytë argumentues, ku trajtohet e njëjta temë si në tekstin e parë

dhe që është ajo e pabarazisë ekonomike dhe e pasojave shoqërore, pikëpamja

thelbësore argumentuese paraqitet në pjesën e fundit të tekstit në formën e një

konkluzioni. Për të krijuar një ide më të qartë të kësaj pikëpamjeje, po paraqesim më

poshtë strukturën e mëposhtme.

Parakushti 1: Rritja e taksës mbi të ardhurat për punëtorët e pamartuar.

Parakushti 2: Përpjekjet për të reduktuar lindjet jo-martesore.

Parakushti 3: Promovimi i një pranueshmërie më të gjerë për arsimin e lartë.

Parakushti 4: Inkurajimi i udhëheqjes.

Parakushti 5: Rritja e vlerës taksuese për fëmijët.

Këto parakushte shërbejnë si arsye për konkluzionet e mëposhtme.

1. Ndërtimi i kapitalit shoqëror.

2. Fuqizimi i institucioneve shtetërore – edukimit, familjes, punës.

Konkluzioni i dytë shërben si parakusht për fuqizimin e lëvizshmërisë shoqërore, e

cila shërben si parakusht për shanset e uljes së polarizimit të ekonomisë dhe politikës.

Parakushti: Fuqizimi i institucioneve shtetërore – edukimit, familjes, punës.

Konkluzioni: Si rrjedhojë, fuqizohet lëvizshmëria shoqërore.

Parakushti: Fuqizimi i lëvizshmërisë shoqëror.

Konkluzioni: Rriten shancet për uljen e polarizimit të ekonomisë dhe politikës sonë.

Ky argument paraqitet si një alternativë zgjidhjeje për pasojat shoqërore, që sjell

pabarazia e të ardhurave. I gjithë teksti bazohet në opinionet dhe argumentet e

shprehura nga sociologu Robert Putnam dhe autori Thomas Pikkety.

Argumenti i Putnam-it shpreh pikëpamjen se zbrazëtia që është krijuar tek

brezi i ri e ka burimin tek ndarja e thellë shoqërore, e cila ka ardhur si rezultat i

mungesës së kohës dhe i burimeve ekonomike tek shtresa e ulët. Si rezultat, një

numër i madh të rinjsh janë të shkëputur nga premtimi i jetës amerikane.

Po ashtu, Pikkety në librin e tij fokusohet në pabarazinë në rritje të të

ardhurave si edhe në pabarazinë e kapitalit shoqëror në institucione si: familia,

shkolla, komuniteti. Ai argumenton se ulja e mobilitetit shoqëror përfaqëson një stuhi

me shkaqe të shumta siç janë: zgjerimi i boshllëkut të të ardhurave, rritja e pasigurisë

Page 190: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

180

ekonomike, ndryshime në strukturën familiare të klasës punëtore dhe shpërbërje e

rrjetit informal shoqëror në lagjet e klasës punëtore.

Sipas tij, pabarazia e të ardhurave mund të zgjidhet përmes konfiskimit dhe

rishpërndarjes. Problemi paraqitet më i vështirë kur përballemi me pabarazinë në

kapitalin shoqëror në institucione si familia, shkolla dhe komuniteti. Në këtë rast, ai

propozon se gjërat mund të zgjidhen me anë të një tagrambledhësi dhe me punën e vet

qytetërimit.

Page 191: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

181

KREU IV

Argumentimi në Fushën Ligjore

4. Koncepte bazë të drejtësisë dhe logjikës në arsyetimin ligjor

Korpusi filozofik i temave dhe i retorikës së Aristotelit u rizbulua në vitin

1950, kur dijetari gjerman Theodor Viehweg ( 1907-1988 ) dhe filozofi Chaim

Perelman (1912-1984) kuptuan impaktin e shkrimeve të Aristotelit për analizën

ligjore dhe morale të argumentimit. Ndikimi i Perelman-it për zhvillimin e mëtejshëm

të argumentimit ligjor ka qenë mjaft i madh. Më pas, teoria e argumentimit ligjor

është çuar përpara nga Jerzy Wroblewski , Neil MacCormick , Aleksander Peczenik ,

Robert Aleksi , Robert S. Summers dhe Aulis Aarnio. 333

Sipas Perelman-it, “drejtësia është e paperceptueshme pa rregulla”. Mund ta

mendojmë atë si një burrë të vjetër në moshë që është i ftohtë dhe i ashpër, që peshon,

llogarit dhe mat. Asgjë nuk mund të jetë më pak spontane se drejtësia. Gjithçka që

është individuale, spontane dhe emocionale duhet që të mos merret në konsideratë.

Drejtësia nuk mund të jetë instinktive. Ajo u nënshtrohet rregullave, kushteve dhe

kualifikimeve. Administrimi i drejtësisë kërkon reflektim, gjykim, mprehtësi,

arsyetim. Në këtë vështrim, drejtësia është një virtyt i arsyeshëm, manifestim i arsyes

në veprim”. 334

Sipas pikëpamjes së drejtësisë formale, formalizmi i së cilës kërkon një

strukturë logjike që mëton deduktim të saktë dhe në veçanti përdorimin e

silogjizmave, ajo që është e vlefshme për të gjithë anëtarët e kategorisë zbatohet për

çdo anëtar të veçantë të saj. Ligji është barazi. Gjykimi është i njëjtë nëse je i pasur

apo i varfër, i fuqishëm apo i dobët, mik ose armik. Kuptimi më aktual i drejtësisë

lidhet me konceptet e mëposhtme:335

Secilit sipas meritës

Secilit sipas punës

Secilit sipas nevojës

Secilit sipas rangut

Secilit sipas të drejtës

Ligjet janë instrumentet për drejtimin e shoqërisë. Për realistin ligjor, ligji

është fakt shoqëror që është krijuar nëpërmjet vendimeve të gjykatave, të drejtësisë

dhe zyrtarëve të tjerë. Si në ligjet civile ashtu edhe në ato kriminale, sistemi gjyqësor

mbështetet tek logjika për të zgjidhur konfliktet dhe polemikat. Logjika është studimi

333

Siltala, Raimo.(2011). Law,truth and Reason: A Treatese on Legal Argumentation. Springer

Science+Business Media B.V. f.81 334

Perelman, Chaim. (1963). The Idea of Justice and The Problem of Argument. Routledge & Kegan

Paul Limited Broadway House, 68-74 Carter Lane London, E.C. f.40 335

Perelman, Chaim. (1963). The Idea of Justice and The Problem of Argument. Routledge & Kegan

Paul Limited Broadway House, 68-74 Carter Lane London, E.C. f.6

Page 192: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

182

i metodave dhe parimeve të përdorura për të dalluar midis arsyetimit të saktë dhe atij

të pasaktë. 336

Objekti i logjikës është studimi i provave. Logjika formale studion provat

formale, vlefshmëria e të cilave varet në formën e parakushteve dhë të konkluzionit. Duhet

pasur parasysh se që një sistem formal të interpretohet si logjikë dhe jo thjesht si kalkulim i

thjeshtë, duhet të përjashtohet mundësia e nxjerrjes së konkluzioneve të rreme prej

parakushteve të vërteta.

Në rastet kur duhet provuar se nuk po shkelet ligji, zbatimi i provës shpesh

varet në përcaktimin e kuptimit të saktë të ligjit. Sipas Perelmanit, shpesh harrohet

fakti se argumentimi ligjor frymëzohet nga logjika.337

Aristoteli, që konsiderohet si

babai i logjikës formale, kreu një studim të provave dialektike, përveç atyre logjike.

Arsyetimi dhe provat nuk konsistojnë vetëm në kalkulim dhe logjika nuk mund të

mbetet e kënaqur me studimin e provave formale, të cilat e marrin domethënien e

tyre të vërtetë vetëm në një koncept më të përgjithshëm të teorisë së argumentimit.

Logjika që siguron normat e përpjekjeve tona intelektuale nuk përbën as gjuhë

hyjnore e as gjuhë arbitrare. Si të gjitha disiplinat e tjera, ajo ka hyrë në procesin e

përgjithshëm të njohurisë e integruar me traditat tona filozofike dhe shkencore dhe ka

evoluar duke iu referuar problemeve të paraqitura.338

Për Perelman-in është e nevojshme të ofrohen arsye të jashtme ndaj çdo

sistemi formal, arsye që ta bëjnë këtë sistem logjik një instrument komunikimi të

çliruar prej dykuptueshmërisë. Çdo emër dhe çdo shprehje duhet të ketë një kuptim të

vetëm që të jetë plotësisht i përkufizuar dhe që mos të variojë as në përputhje të

kontekstit, as në ndjekje të përdorimeve të gjuhës formale.

Sipas tij, studiues si Frege dhe Church, përkrahin pikëpamjen e Platonit.

Sipas tyre, emri ka një kuptim dhe një përcaktim. Sinonimet janë emra që kanë

kuptim të njëjtë, kuptim që për Church-in është një koncept. 339

Sipas kësaj pikëpamjeje, konceptet janë të pavaruara nga çdo gjuhë: Ato nuk

kanë status gjuhësor dhe përbëjnë kuptimin e emrit në perceptimin e një gjuhe.

Në mënyrë të ngjashme, Carnap-i paraqiti pohime që përcaktohen nga fjalitë, e vërteta

e të cilave konsiderohet si e pavarur prej gjuhës. Po ashtu, edhe Ducasse e identifikoi

një pohim të vërtetë me një fakt.

Pyetja që Perelman-i shtron është se, përse të gjithë këta logjicienë që e

identifikojnë logjikën me një gjuhë formale, pranojnë konceptime jashtëgjuhësore?

Sipas tij, për hir të këtyre njësive, marrëdhëniet logjike bëhen të pavarura nga një

gjuhë e veçantë duke marrë kështu objektivitetin e dëshiruar.

Për ta ilustruar, ai i referohet konceptit të së vërtetës. Formalistët kanë

përshtatur konceptin semantik të së vërtetës të zhvilluar prej Tarski-t. Ky konceptim

shtjellon idenë aristoteliane të së vërtetës: të thuash se gjëja që është nuk është, ose

336

Copi, Irving M; Cohen Carl; (1994). Introduction to Logic. Prentice Hall Englewood Cliffs, NJ.

fq.22 337

Perelman, Chaim. (1963). The Idea of Justice and The Problem of Argument. Routledge & Kegan

Paul Limited Broadway House, 68-74 Carter Lane London, E.C. f.152 338

Perelman, Chaim. (1963). The Idea of Justice and The Problem of Argument. Routledge & Kegan

Paul Limited Broadway House, 68-74 Carter Lane London, E.C. f.153 339

Perelman, Chaim. (1963). The Idea of Justice and The Problem of Argument. Routledge & Kegan

Paul Limited Broadway House, 68-74 Carter Lane London, E.C. f.148

Page 193: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

183

gjëja që është nuk është, është e rreme: kurse të thuash që gjëja që është është, dhe

gjëja që nuk është, nuk është, është e vërtetë”. Metaphysics, 1011b. 340

Sipas Tarskit, ky konceptim nuk mund të formulohet në mënyrë strikte veçse

në gjuhët struktura e të cilave është specifikuar saktësisht. Disa logjicienë, që e

quajnë veten pozitivistë, si: Carnap-i, Ducasse apo Russell flasin për të vërtetën si të

jetë e pavarur prej gjuhës. Përgjigjja është se ideja e të vërtetës, kur perceptohet si

korrespondencë ndërmjet asaj që është dhe asaj që thuhet, të çon në një pikëpamje

racionaliste të botës ku përvoja e ndërton vetveten në mënyrë spontane, në ide të

qarta dhe të dallueshme.313

Gjuha për të cilën logjicieni duhet të preokupohet është gjuha që iu shërben në

mënyrë të përsosur nevojave të tij, sepse është mjaft e tejdukshme që të mos pengojë

përcaktimin e bindjeve të pandryshueshme dhe krejtësisht të komunikueshme.

Vlefshmëria dhe pavlefshmëria, rregullat bazë të deduksionit dhe parimet për

vlerësimin e konkluzioneve induktive janë parime bazë që zbatohen në kontekstin

ligjor. Por, roli qëndror i argumentit në zgjidhjen e debateve ligjore zë një vend të

veçantë për mënyrën sesi parimet logjike aplikohen në fushën e ligjit dhe të

gjyqeve.341

Në zgjidhjen e konflikteve, sistemi gjyqësor duhet të zbatojë disa rregulla ndaj

rrethanave faktike. Funksioni kryesor i gjyqeve dhe i hetimeve që bëhen paraprakisht

bazohet në përcaktimin e fakteve. Njëra palë deklaron se disa rregulla specifike të

ligjeve zbatohen ndaj fakteve, ndërsa pala kundërshtare do të pretendojë se ky rregull

nuk zbatohet, ose sepse disa ligje të tjera kanë përparësi mbi të. Secila palë arrin në

konkluzione – si për faktet, ashtu edhe për zbatimet e ligjit ndaj fakteve dhe paraqet

argumente në mbështetje të pozicionit të saj. Ato argumente kanë për qëllim që të jenë

logjikisht të sakta, pra supozimet dhe faktet e ofruara synojnë që të sigurojnë

mbështetje deduktive ose induktive për nxjerrjen e konkluzioneve.342

Rëndësia e argumentimit në sistemin ligjor vlerësohet lehtësisht nga çdokush

që ka parë një gjyq. 343

Në juridiksionin anglo-sakson, kur gjykatësi kryeson

zhvillimet e procedimeve, të dyja palët paraqesin evidencat e tyre, pasi kanë bërë

deklaratat hyrëse ku secila palë bën përmbledhjen përkatëse dhe tregon sesi do të

mbrojë pretendimet e saj. Pjesa më e madhe prezantohet në formën e dëshmive nga

ana e dëshmitarëve. Evidenca mund të paraqitet nga një grup i veçantë dëshmitarësh

që janë ekspertë. Ata mund të jenë mjekë, shkencëtarë, apo individë që kanë njohuri

të specializuara në fusha të ndryshme të ekspertizës.

Sistemi anglo-amerikan cilësohet si kundërshtues, që do të thotë se në gjyq,

pretendimet e njërës palë kundërshtohen prej palës tjetër. Të dyja palët nuk mund të

kenë të drejtë. Për të provuar pretendimet përkatëse, secila palë duhet të tregojë se

pala tjetër ka dështuar për të provuar pretendimin e saj. Ka rregulla që drejtojnë se 340

Perelman, Chaim. (1963). The Idea of Justice and The Problem of Argument. Routledge & Kegan

Paul Limited Broadway House, 68-74 Carter Lane London, E.C. f.149 341

Copi, Irving M; Cohen Carl; (1994). Introduction to Logic. Prentice Hall Englewood Cliffs, NJ.

f.603 342

Copi, Irving M; Cohen Carl; (1994). Introduction to Logic. Prentice Hall Englewood Cliffs, NJ.

f.604 343

Walton, Douglas. (2002) Legal Argumentation and Evidence. The Pennsylvania State University.f.9

Page 194: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

184

cilat lloje të argumenteve duhen përdorur për të provuar çështjen dhe cilat argumente

duhen përjashtuar.344

Hetimi është struktura ku nxirren evidenca prej dëshmitarit në gjyq. Avokatët

marrin në pyetje dëshmitarët për të dyja palët për të nxjerrë evidencat që prezantohen

dhe merren në shqyrtim.

Ilbert e përshkruan atë një “duel” ose “një konflikt midis palëve” ku secila

palë përpiqet jo vetëm të përcaktojë evidencën e saj, por edhe të “shkatërrojë”

evidencën e palës tjetër. Shumë prej rregullave që drejtojnë procesin e hetimit të

dëshmimtarit janë logjike në natyrën e tyre.

Pyetjet duhet të jenë të përshtatshme dhe të kenë lidhje direkte me problemin kryesor.

Besueshmëria e dëshmitarit konsiderohet e rëndësishme dhe karakteri i tij në lidhje

me të vërtetën është fokusi rreth të cilit bëhen këto pyetje.

Nëse dëshmitari gënjen ai nuk e thotë hapur e nuk e pranon këtë. Markus

Stone tregon se aftësia e avokatit për të hetuar imtësisisht e për të futur në kurth

dëshmitarin realizohet me anë të një sekuence pyetjesh indirekte që ekspozojnë

karakterin e tij të dobët gjë që çon në humbjen e besueshmërisë si dëshmitar.

(1995,166). 345

Më poshtë po japim një ilustrim.

P: Nuk do t‟ju mbaj gjatë Z.Jackson. Juve ndoshta nuk iu pëlqen të rrini këtu.

P: Jo, nuk me pëlqen shumë.

P: A është një eksperiencë e re për ju?

P: Po.

P: Pra, ju nuk keni qenë asnjëherë në gjyq më parë.

P: Asnjëherë.

P: Dhe asnjëherë nuk keni patur telashe më parë.

P: Përse thatë se nuk keni patur telashe më parë?

P: Përse e keni harruar këtë?

P: Ju keni qënë i liruar me kusht për një vit, apo jo?

Qëllimi i këtyre pyetjeve është që të tregojë se dëshmitari është i gatshëm të gënjejë

edhe në gjyq. Sapo tregohet kjo gjë, “besueshmëria e evidencave të tij bie”.

4.1 Arsyetimi induktiv dhe deduktiv në fushën ligjore

346

Procesi parësor i arsyetimit në fushën ligjore është induktiv. Së pari duhet të

përcaktohen faktet. Në përcaktimin e tyre, argumentet shkakore, probabiliteti dhe

metodat shkencore të llojit induktiv janë parësore. Në gjykatë, atje ku zhvillohen

344

Walton, Douglas. (2002) Legal Argumentation and Evidence. The Pennsylvania State

University.f.11 345

Walton, Douglas. (2002) Legal Argumentation and Evidence. The Pennsylvania State

University.f.28 346

Walton, Douglas. (2002) Legal Argumentation and Evidence. The Pennsylvania State

University.f.610

Page 195: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

185

rastet gjyqësore bëhet dallimi midis atyre që gjejnë faktet dhe atyre që drejtojnë

aplikimin e ligjit ndaj këtyre fakteve.

Debatet në gjyq janë kryesisht jo për ligjet, por për çështjet e faktit për të cilat

ka mosmarrëveshje. A ishte neglizhenca e X- it që shkaktoi dëmtimin e Y-it? A është

në të vërtetë personi që është akuzuar për krim ai që në fakt e kreu vrasjen? Pyetje të

tilla merren në konsideratë nga ata që gjejnë faktet, për të vendosur më tej pasi kanë

dëgjuar evidencat dhe argumentet. Përcaktimi i fakteve është rrjedhimisht objektivi

kryesor, kur çështja është në gjyq.

Arsyetimi që përfshihet në këtë proces është induktiv. Duke përdorur një

arsyetim të kujdesshëm shpesh arrihet në zgjidhje të përshtatshme. Pasi evidencat e

pranueshme mblidhen dhe aplikohen, ato i nënshtrohen kufizimeve të veçanta të

sistemit ku përpjekja për drejtësi dhe vërtetësi çmohet dhe vlerësohet.

Një juri e përbërë nga amatorë pa eksperiencë në proceset gjyqësore mund të

jetë konfuze nga dëshmitë apo evidencat e tjera që nuk kanë lidhje me çështjen në

fjalë. Një nga detyrat e gjykatësit është kufizimi i paraqitjes së evidencës nga palët

kundërshtare dhe aplikimi me kujdes i parimeve që janë ideuar për të siguruar se

hipotezat e paraqitura nga të dyja palët të vlerësohen me drejtësi. Këto janë parimet

dhe ligjet e evidencës. Kështu, për shembull, dëshmia e një dëshmitari në lidhje me

disa çështje mund të përjashtohet nga evidenca, sepse ai dëshmitar nuk është ekspert

për atë çështje. Një tjetër rregull i mirënjohur i evidencës përjashton thashethemet.

Ato në përgjithësi nuk konsiderohen si evidencë e besueshme.

Pasi faktet janë përcaktuar, gjyqi duhet të aplikojë rregullin e përshtatshëm

ligjor dhe më pas të nxjerrë konkluzione praktike. Rezultati i aplikimit të rregullave

ndaj fakteve do të çojë në marrjen e një gjykimi. Në qoftë se i akuzuari në një padi

civile gjykohet si përgjegjës, palës kundërshtare i jepet një kompensim i

përshtatshëm. Në qoftë se i akuzuari është cilësuar si fajtor në gjyqin kriminal, një

dënim i përshtatshëm duhet imponuar në këtë rast. Pra, procesi deduktiv 347

në këtë

fazë, përfshin rregullat ligjore së bashku me faktet dhe të dyja së bashku shërbejnë si

parakushte të argumentit dhe gjykimin përfundimtar të gjyqit.

Në gjyq përcaktohen faktet dhe më pas aplikohet ligji, por ka edhe shumë

arsye të mundshme për të cilat vendimi i gjykatës mund të apelohet në shkallë më të

larta. Faktet në vetvete normalisht nuk përbëjnë çështje për në apel, por ajo çfarë

ndiqet më tej është nëse rregullat e evidencës janë aplikuar në mënyrë të saktë në

përcaktimin e fakteve, apo nëse rregullat e sakta të ligjit ishin aplikuar ndaj fakteve

nga gjykata e shkallës së parë dhe është pikërisht këtu, në vendosjen e rregullit të ligjit

që duhet të aplikohet ndaj fakteve të dhëna, që arsyetimi deduktiv ka rol kryesor në

procesin ligjor.

347

Walton, Douglas. (2002) Legal Argumentation and Evidence. The Pennsylvania State

University.f.619-620

Page 196: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

186

4.2 Mundshmëria në argumentin ligjor 348

Mundshmëria është një koncept i rëndësishëm në arsyetimin ligjor induktiv. Sapo e

vërteta e disa parakushteve faktike të jetë presupozuar, konkluzionet mund të nxiren

me anë të sigurisë deduktive. Shpeshherë, ndodh që i akuzuari gënjen kur mohon se

ka qenë prezent në skenën e krimit. Por sa e mundshme është kjo? Si mund të

përdoret racionalisht mundshmëria në fushën ligjore?

Në shumë raste në ligjin civil, akuzuesi dhe i akuzuari vijnë në gjyq me idenë

që të dyja palët kanë të drejtë. Atëherë, për të vendosur faktet të cilat mund të

përcaktohen vetëm me anë të probabilitetit, juria ka nevojë të vendosë se cila nga

palët kundërshtare ka të ngjarë të ketë të drejtë. Pra, cila palë mbështetet dhe përligjet

nga epërsia e evidences? Çështja shtrohet në lidhje me gjetjen e mundshmërisë më të

madhe. Tipikisht, gjykatësi mund ta instruktojë jurinë në këtë mënyrë:

Nëse gjeni nga epërsia e evidencës se akuzuesi në ankesat e tij ka deklaruar një

dëmtim të caktuar, atëherë është detyra juaj t‟i vlerësoni keto dëmtime. (Kenwood

Tire Co. V . Speckman, 92 Ind. App. 419(1931)

Në paditë në lidhje me dëmtimet brenda ligjit civil, detyrimi i provave

përgjithësisht duhet të bjerë mbi palën ankuese, që është pala që kërkon

dëmshpërblim. Në qoftë se juria zbulon se evidenca për të dyja palët është e

balancuar, atëherë akuzuesi nuk e ka dhënë mbështetjen për provat dhe i akuzuari

normalisht fiton.

Në rastin tjetër të skajshëm, në ligjin kriminal standardi për provat është

shumë i lartë. Dënimi i gabuar i një të pafajshmi është një padrejtësi kaq e tmerrshme

dhe duhet bërë çdo përpjekje për ta shmangur atë. Si rrjedhojë, i akuzuari duhet të

presupozohet si i pafajshëm deri kur, si rezultat i provave të jetë gjykuar si i fajshëm.

Dënimi i krimit kërkon që i akuzuari të cilësohet si i fajshëm përtej dyshimeve të

arsyeshme. Kjo do të thotë se probabiliteti i fajit është kaq i madh, saqë asnjë person i

arsyeshëm pasi të ketë marrë në konsideratë të gjitha evidencat, nuk do të besonte që i

akuzuari është pafajshëm.

Zbatimi i këtij standardi rezulton në shfajësim të disa personave që në fakt ka

mundësi që të jenë fajtor, por sigurisht që është shumë herë më mirë që fajtori të mos

dënohet sesa të dënohet i pafajshmi. Argumenti ligjor në mbrojtje të të akuzuarit nuk

ka nevojë që të provojë pafajshmërinë. Mjafton që të tregojë që shteti nuk e ka

mbështetur detyrimin e sjelljes së provave, pra nuk ka dhënë evidenca të fajit që

përmbush standardet e kërkuara.

Një standard i tretë i ndërmjetëm që është ai i evidencës bindëse dhe të qartë zbatohet

në disa rrethana. Kur akuzuesi në një çështje civile akuzon palën tjetër për mashtrim,

shumica e shteteve kërkojnë që ai të provojë rastin e tij me evidenca të forta që të

bindin mendjet e dëgjuesve për vërtetësinë e tyre. Pra, probabiliteti ka rol të

348

Copi, Irving M; Cohen Carl; (1994). Introduction to Logic. Prentice Hall Englewood Cliffs,

NJ.f.617

Page 197: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

187

rëndësishëm në argumentin ligjor. Nëse një çështje mund të provohet me anë të

epërsisë së evidencës, ose me anë të evidencave të qarta dhe bindëse, përtej edhe

dyshimeve të arsyeshme, kjo përbën një ndryshim të madh në gjyq.

4.3 Detyrimi për sjelljen e provave

Detyrimi për sjelljen e provave luan rol praktik në shumë kontekste,

veçanërisht në vendimmarrjen ligjore. Ky detyrim është i pranishëm në të gjitha

përshkrimet normative të argumentimit dhe është përdorur për të shpjeguar

argumentet e rreme. Ishte Whately ai (1827) që prezantoi nocionin e detyrimit të

sjelljes së provave në shkrimet e tij mbi retorikën.

Qysh prej këtej, ky koncept u përhap në doracakët debatues dhe në trajtimet

teorike të retorikës, dialektikës dhe argumentimit. Ndikimi i tij varion që nga teoritë

pragma-dialektike të argumentimit deri në trajtesat dialektike të epistemologjisë. 349

Në teoritë normative të argumentimit, detyrimi për sjelljen e provave shfaqet si rregull

procedurial, ku idhtari i pretendimit ka detyrimin për sjelljen e provave. Gjithashtu,

ky detyrim është thelbësor ndaj rregullave ligjore të evidencës, sepse argumente të

arsyeshme mund të ofrohen për të dyja palët në një çështje të caktuar. Kështu,

përcaktimi i forcës së evidencës që kërkohet për të fituar ose për të humbur një rast

gjyqësor duhet bërë para se çështja të gjykohet.

Çështja është sa i fortë duhet të jetë një argument, që të mund të provojë

konkluzionin në një çështje të caktuar. Detyrimi për sjelljen e provave është thelbësor

ndaj rregullave ligjore të evidencës, sepse argumente të arsyeshme mund të ofrohen

për të dyja palët në një çështje të caktuar. Kështu, përcaktimi i forcës së evidencës që

kërkohet për të fituar ose për të humbur një rast duhet bërë para se çështja të gjykohet.

Detyrimi i provave është i lidhur ngushtë me forcën ose peshën e provës që

kërkohet për të provuar një konkluzion (Prakken 1991). Në ligjin kriminal, të provosh

se i akuzuari është fajtor për krimin e supozuar kërkon që ky konkluzion të jetë i

përcaktuar “përtej dyshimeve të arsyeshme”. Sipas amendamentit të 14-të në

Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, të gjithë qytetarëve amerikanë u garantohet e

drejta për këtë standard të lartë prove në gjyqin kriminal.

Në gjyqin kriminal, detyrimi për provat cilësohet si asimetrik . Kjo do të thotë

se megjithëse akuza duhet ta provojë çështjen përtej dyshimeve të arsyeshme, gjithçka

që mbrojtja duhet të bëjë me qëllim për të fituar është të ngrejë pyetje të mjaftueshme

që tregojnë se akuza nuk e ka përmbushur barrën e provës. 350

Arsyeja për këtë lloj

përcaktimi të sjelljes së provave në gjyqin kriminal, bëhet për të parandaluar dënimin

e shumë njerëzve të pafajshëm. Realiteti është se për shkak të gabimeve njerëzore dhe

imoralitetit – për shembull, në rastet kur akuzuesit gënjejnë dhe bëjnë akuza të rreme -

si dhe për shkak të gabueshmërisë së argumentimit ligjor, në shumë raste është e

pashmangshme që të dënohen njerëz të pafajshëm.

349

Hahn Ulrike; Oaksford Mike. (2007) The Burden of Proof and Its Role in Argumentation: f.40 350

Copi, Irving M; Cohen Carl; (1994). Introduction to Logic. Prentice Hall Englewood Cliffs, NJ.

Page 198: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

188

Në çështjet civile, detyrimi për sjelljen e provave është simetrik. Ajo që duhet

vendosur është se cila palë ka pretendimin që ka më shumë të ngjarë që të jetë i

vërtetë, bazuar në evidencën e paraqitur. Situata mund të perceptohet si një peshore në

të cilën dy palët janë në pozicion të barabartë me njëri-tjetrin. Por, nëse njëra palë

mund të sjellë më shumë peshë evidencash për t‟u mbrojtur, ajo e fiton çështjen. Në

qoftë se nuk ka evidenca të mjaftueshme që provojnë se i akuzuari është fajtor përtej

dyshimeve të arsyeshme, atëherë konkluzioni është se i pandehuri nuk është fajtor.

Ekziston një marrëdhënie ndërmjet veprimit dhe detyrimit të sjelljes së provave jo

vetëm në argumentimin ligjor, por edhe në atë politik. Kjo lloj lidhjeje ekziston sepse

çdo ligjërim argumentues, çdo arsyetim apo hetim në të ashtuquajturat situata të “jetës

reale”, gjithmonë duhet të supozojë një horizont që e ndan çdo problem që lidhet me

veprimin në dy elemente. Elementi i parë është stabiliteti dhe elementi i dytë është

ndryshimi.

Edhe në situatat joligjore të argumentimit ne mund të jemi në raste ku ashtu si

një gjykatës apo juri që duhet të marrë një vendim, edhe ne duhet të bazohemi në

parimet e arsyeshme të provave në lidhje me informacionin që njihet ose pranohet

aktualisht. Në një dialog të arsyeshëm, detyrimi për sjelljen e provave mund të

përcaktohet në nivel vendor ose global. Në nivelin lokal, rregulli bazë i provave është

ky: “Ai që deklaron duhet ta faktojë.” Me fjalë të tjera, nëse dikush merr

përgjegjësinë të deklarojë një fakt të veçantë, atëherë ai është i detyruar të ofrojë një

argument ose arsye për të mbështetur deklarimin e tij. Në nivelin vendor sjellja e

provave mund të përcaktohet me anë të “opinionit dominues” ose “pranueshmërisë”.

Pra, nëse dikush kërkon të kundërshtojë një pohim që është gjerësisht i pranuar si i

vërtetë, ai duhet të sjellë një argument të fortë në qoftë se ai do që të faktojë sjelljen e

provave që do të bindin kundërshtarin. Në nivelin global, sjellja e provave përcaktohet

nga marrëveshja e pjesëmarrësve në fillim të diskutimit.

Në argumentimin realist, pjesëmarrësit mund të mos jenë marrë vesh qartësisht dhe

mund të jetë e vështirë të përcaktohet se mbi kë duhet të qëndrojë detyrimi për sjelljen

e provave. Në pjesën më të madhe të rasteve të argumentimit, detyrimi për provat

shpërndahet në mënyrë të barabartë dhe të dyja palët do të kenë një pozicion pozitiv

për të mbrojtur.

Debati politik është një shembull i shkëlqyer i dialogut ku koncepti i detyrimit të

sjelljes së provave ka një rol shumë të rëndësishëm. Dialogu politik në parlamente dhe

në kongrese duhet të jetë i arsyeshëm bazuar në supozimin se çështje të rëndësishme

të shtetit duhet të vendosen mbi bazën e forumit të hapur të debatit. Por, çështjet

politike janë tepër komplekse dhe megjithëse vendimet duhet të merren mbi një

çështje të propozuar të legjislacionit, në njërën mënyrë apo në tjetrën, shumë shpesh

evidenca nuk është e qartë dhe ka vend për argumentim. Kështu, pjesëmarrësit në

debatin parlamentar, duhet të bëjnë më të mirën që munden për të arritur konkluzione

dhe vendime të arsyeshme bazuar në pozicionet e tyre politike. 351

351

Walton, Douglas N. (1989).Question-Reply Argumentation. New York: Greenwood Press. f.10

Page 199: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

189

4.4 Dikotemitë gjatë procesit hetimor

Hetimi është një instrument për të ndarë të vërtetën nga gënjeshtra dhe për të

vlerësuar besueshmërinë e dëshmitarit. Gjatë hetimit, pyetjet alternative mund të

përdoren për dy qëllime. Qëllimi i parë është rasti kur dëshmitari me anë të pyetjeve

të tilla vendoset përpara një zgjedhjeje të detyruar dhe lejon që pyetësi të kontrollojë

përgjigjet e mundura. Në rastin tjetër, dëshmitari ka pak liri dhe mund të vendoset në

një situatë ku mund të kontradiktojë vetveten. Pyetjet gjatë procesit të hetimit nuk

mund të presupozojnë fakte që dëshmitari nuk i ka pranuar, apo të përfaqësojnë

dikotemi të rreme. Për shembull, mund të marrim në konsideratë rastin e mëposhtëm

të hetimit të marrë nga rasti O.J Simpson.

Z.Bailey, i cili përfaqëson mbrojtjen merr në hetim dedektivin Fuhrman.

Qëllimi i mbrojtjes ishte që të tregonte se prova e gjetur nga dedektivi, një dorashkë

me gjak që me sa duket i përkiste vrasësit, ishte krijuar në të vërtetë nga vetë

dedektivi. Bailey donte të tregonte se si detektivi i bindi kolegët e tjerë, ndërsa

Fuhrman-i dëshironte t‟iu shmangej përgjigjeve të pyetjeve në lidhje me sjelljen e tij

pas gjetjes së evidencës: 352

Q: Dhe arsyeja që ju kishit tri dedektivë, në tri udhëtime të ndryshme, ishte sepse ju

donit t‟u vinit në dukje atyre faktin se kjo dorashkë dukej si shkrepëse për atë që

ata kishin parë në skenën e krimit. A nuk është kjo e vërtetë?

A: Jo plotësisht , unë thjesht doja t‟u tregoja atyre provën që mendova se e gjeta.

Q: A nuk iu thatë atyre “sipas pikëpamjes sime kjo duket e ngjashme” ?

A: Besoj se unë ia thashë këtë dedektivit Phillips, por nuk e besoj që u futa në shumë

detaje me dy dedektivët e tjerë, jo .

Q: A thatë ndonjë gjë kur e çuat zotin Vanater atje ?

A : Nuk jam i sigurt se çfarë kam thënë saktësisht. Besoj se dedektivi Phillips foli me

Vanater-in dhe Lange. Ata u bashkuan me mua dhe unë i çova tek vendi.

Q: Unë nuk të pyeta për këtë. Unë pyeta nëse gjatë udhëtimit i thatë dedektivit

PhillipVannater për vëzhgimet tuaja në lidhje me dorashkën apo thjesht e latë në

heshtje ?

A: Mund t‟i kem thënë për ato vëzhgime, po. Nuk më kujtohet specifikisht.

Këtu, përdorimi i pyetjes e detyron dëshmitarin të zgjedhë ndërmjet dy

përgjigjeve të mundshme. Funksioni i alternativës është për të bërë të qartë

paradigmën e përgjigjeve të mundshme me qëllim që të shmanget fakti që dëshmitari

t‟i bëjë bisht pyetjes.

Ndonjëherë, dikotemitë e rreme përdoren për ta drejtuar dëshmitarin në përgjigje që të

çojnë në kontradikta të mundshme. Për shembull, Z.Bailey përdor një pyetje

352

Macagno, Fabrizio; Walton Douglas. (2012). Character Attacs as Complex Strategies of Legal

Argumentation. International Journal of Law, Language and Discourse. f.4

Page 200: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

190

alternative të papërshtatshme për ta detyruar detektivin Fufrman t‟i përgjigjet një

pyetjeje për të cilën është përgjigjur më parë.353

P. A po kërkonit objekte të mundshme të mprehta kur ishit në pronën Salinger?

P. Unë po kërkoja për diçka që dukej si e veçantë apo e çuditshme, po.

P. A ishte një prej këtyre gjërave të çuditshme të cilat ju po kërkonit një objekt i

mprehtë?

P. Unë nuk e dija në atë kohë shkakun e vdekjes në Bundy. Unë nuk e dija se për çfarë

po kërkoja saktësisht.

P. A mund t‟i përgjigjesh pyetjes? A po kërkonit apo nuk po kërkonit një objekt të

mprehtë?

P. Unë nuk mund t‟i përgjigjem kësaj si një pyetje po ose jo, zotëri.

P. Ju nuk e dini se në qoftë se keni parë një thikë do ta kishit marrë apo do ta kishit

fotografuar?

P. Unë nuk po kërkoja një thikë saktësisht. Në qoftë se do të kisha gjetur një, do ta

kisha prekur apo do ta mbaja atje që ta shikonte një fotograf apo kriminalist.

P. Për çfarë tjetër po kërkoje? Nëse nuk ishte thika, çfarë tjetër po shpresonit që të

gjenit?

P. Nuk e di, zotëri. Gjithçka që dukej si e papërshtatshme ose evidencë e mundshme.

Shohim se dëshmitari thjesht pranon se nuk e di se çfarë kërkon. Avokati që e

pyet nëse ai po kërkonte objekte të mprehta ose jo, refuzoi mundësinë e

pavendosmërisë së bashkëbiseduesit të pranuar që më parë. Pyetjet e ndara refuzojnë

opcionin e një alternative të tretë ndaj pyetjes dhe e detyrojnë dëshmitarin që të

pranojë nëse po kërkonte një objekt të mprehtë apo jo. Të dyja përgjigjet mund të

ishin përdorur për të treguar paqëndrueshmërinë e dëshmitarit me pranimet e tij të

mëparshme.

Shpesh, dikotemitë përdoren për të provuar një pikëpamje. Më poshtë, po

konsiderojmë një rast ku përdorimi i alternativave të rreme për të provuar mungesën e

përgjegjësisë në një vendim tregon se ajo çka u duk të ishte një vendim, ishte në fakt

një zgjedhje e detyruar.

P. Epo, ti nuk bërë asgjë për ta mbrojtur, apo jo?

P. Po.

P. Unë jam i aftë të mbroj veten time, sapo e pashë se nuk kisha zgjedhje tjetër, veç të

ecja përpara.

P. Ti nuk e kishe mundësinë që të ktheheshe dhe të kërkoje ndihmë? A nuk ekzistonte

ky opcion?

P. Përse vendosët, se nuk kishte nevojë që të shkoje të merrje një prej pushkëve që

ishte në shtëpi për të të shoqëruar?

P. Unë nuk mendoj se ishte një nevojë. Mendoj se ishte një thirrje arsyeje në atë kohë.

353

Macagno, Fabrizio; Walton Douglas. (2012). Character Attacs as Complex Strategies of Legal

Argumentation. International Journal of Law, Language and Discourse.f.5

Page 201: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

191

P. Ishe një thirrje arsyeje, bazuar në faktin se ti e dije mirë që nuk kishte shkak për t‟u

shqetësuar, a nuk është kështu?

P. Jo. Nuk është kështu.

P. A zhvilloni normalisht hetime për atë që mund të jetë e një natyre të rrezikshme në

këtë stil?354

Në këtë rast, hetuesi donte të provonte se detektivi zgjodhi të mos merrte

ndihmën e kolegëve të tij, duke nënkuptuar mundësinë e një arsyeje sekrete të

detektivit për të mos e bërë këtë gjë. Detektivi, duke përdorur alternativën e rreme

nëpërmjet “ecjes përpara” dhe “kthimit prapa” donte të tregonte se realisht, ai nuk

vendosi, por ishte i detyruar që të mos merrte ndihmë.

Një shembull mjaft i qartë i dikotomive të rreme në vendimmarrje mund të

gjendet në rastin e papërshtatshmërisë së lirimit me kusht.

Në Karolinën e Jugut, i akuzuari ishte deklaruar i fajshëm për vrasjen e një

gruaje të moshuar. Jurisë i duhej të vendoste nëse ta dënonte atë me vdekje ose me

burgim të përjetshëm. Sidoqoftë, gjyqi dështoi t‟i jepte jurisë instruksionet e duhura

në lidhje me interpretimin e konceptit të “burgosjes së përjetshme”.

Në fakt, sipas ligjeve të shtetit, burgosja përmban edhe mundësinë e lirimit me

kusht; sidoqoftë, sipas një ligji tjetër shtetëror, i injoruar nga shumica e jurisë, i

akuzuari që është dënuar me burgosje të përjetshme është i papërshtatshëm për lirimin

me kusht. Ky dështim për të instruktuar jurinë në lidhje me lirimin me kusht shkaktoi

një dikotemi të rreme të lidhur kryesisht me alternativën e dënimit me vdekje ose të

burgosjes së përjetshme me mundësinë e lirimit me kusht.

Kjo lloj dikotomie e rreme, synon të ndikojë përdorimin e arsyes së bazuar tek

pasoja në vendimmarrje. “Burgosja e përjetshme” është në një kundërti binare me

“dënimin me vdekje”. Problemi qëndron në ambiguitetin e krijuar në lidhje me

interpretimin e konceptit të burgosjes së përjetshme. Gjykata dhe juria nuk ndanë të

njëjtin koncept dhe për këtë arsye ndodhi dikotemia e rreme. 355

4.5 Disa lloje argumentesh

Sipas Walton-it, arsyetimi ligjor merr formën e një sërë konkluzionesh, ku

parakushti kryesor është më i madh dhe shpreh një rregull të përgjithshëm. Parakushti

më i vogël është një fjali specifike dhe deklarim faktik që shpreh një pohim për

specifikat e rastit në fjalë. Shembulli i mëposhtëm është cituar nga John Wigmar.

Parakushti kryesor: Në qoftë se njëra palë ka kontraktuar për të plotësuar një akt për

palën tetër, por më tej ka dështuar për ta bërë këtë, ajo është përgjegjëse ndaj palës

tjetër për prishjen e kontratës.

354

Macagno, Fabrizio; Walton Douglas. (2012). Character Attacs as Complex Strategies of Legal

Argumentation. International Journal of Law, Language and Discourse.f.9 355

Macagno, Fabrizio; Walton Douglas. (2012). Character Attacs as Complex Strategies of Legal

Argumentation. International Journal of Law, Language and Discourse.f.11

Page 202: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

192

Parakushti më i vogël: I akuzuari nënshkroi kontratën për të plotësuar një akt të

caktuar për akuzuesin, por më pas dështoi për ta bërë këtë.

Konkluzioni: I akuzuari është përgjegjës ndaj akuzuesit për prishjen e kontratës.

Parakushti kryesor dhe më i madh është një përgjithësim ose një rregull i

përgjithshëm që mund të përshkruhet si rregulli i ligjit. Parakushti i dytë më i vogël

është një deklarim faktik që shpreh një pohim për specifikat e rastit në fjalë. Për të

përcaktuar nëse ky pohim është i vërtetë apo i gabuar, duhen vërtetuar faktet. 356

Robbert Summers ka dalluar 22 lloje të veçanta të argumentimit, që përdoren për të

zgjidhur konfliktet gjyqësore. Dhjetë të parat cilësohen si më të rëndësishmit:

1. Argumenti prej kuptimit standard të fjalëve në shqyrtim. Sipas Summers-it, një

evidencë e tillë vjen prej fjalorëve, referencave letrare apo deklarimeve

gjyqësore të llojeve të ndryshme.

2. Argumenti prej kuptimit teknik i fjalëve në shqyrtim. Një kuptim teknik mund

të ishte një kuptim ligjor standard ose mund të jetë kuptimi që një term ka në

teknologji apo në ndonjë degë njohurie.

3. Argumenti prej kuptimit të treguar nga harmonizimi kontekstual. Faktorët e

përfshirë janë sesi fjalët në shqyrtim përshtaten me pjesën tjetër të paragrafit

apo fjalëzimit në pjesën tjetër të statutit.

4. Argumenti prej precedentit. Për shembull, një vendimi ligjor të mëparshëm

mund t‟i jetë dhënë një interpretim i veçantë i fjalëve në shqyrtim.

5. Argumenti prej analogjisë statutuore. Për shembull, mund të argumentohet se

një fjalë duhet interpretuar në një mënyrë të veçantë, sepse kjo gjë do i

trajtonte njësoj rastet e ngjashme.

6. Argumenti prej koherencës me koncepte ligjore të përgjithshme. Për shembull,

termi “kontratë” mund të shfaqet në statut.

7. Argumenti prej harmonisë me politikat publike. Një politikë publike autoritare

mund të jetë relevante me mënyrën sesi një frazë apo fjalë duhet interpretuar.

8. Argumenti prej parimeve ligjore të përgjithshme që janë relevante. Për

shembull, parimi se asnjë person nuk duhet të përfitojë prej gabimit të vet

mund të jetë relevant.

356

Walton, Douglas. (2002) Legal Argumentation and Evidence. The Pennsylvania State University.f.4

Page 203: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

193

9. Argumenti prej një kuptimi të evoluar historikisht që fjalët në statut kanë

marrë brenda sistemit.

10. Argumenti prej qëllimit përfundimtar të statutit.

Shumë prej këtyre argumenteve njihen në teorinë e argumentimit me një formë

të veçantë. Kur një argument i tillë është përdorur në një rast të veçantë në gjyq, ai

duhet konsideruar si i arsyeshëm, në qoftë se mënyra në të cilën përdoret i përmbush

kërkesat e specifikuara nga forma e tij logjike. Qëllimi i një procesi gjyqësor është që

të zgjidhë konfliktet e opinioneve rreth çështjeve që janë brenda fushës së ligjit. 357

Secili prej argumenteve që përdoren në fushën ligjore ka një formë të dukshme

dhe shumë prej këtyre formave u identifikuan prej Chaim Perelman-it dhe Lucie

Olbrecht Tyteca (1969). Këto lloj argumentesh karakterizohen se kanë peshë që

bazohet mbi supozimet dhe besueshmërinë relative në lidhje me evidencat në fjalë.

4.5.1 Argumenti analogjik

Argumentet analogjike janë shumë të zakonshme në debatet ligjore kryesisht

në lidhje me personin që është shkaku i asaj që ndodh. Kryesisht këta lloj

argumentesh synojnë në konkluzionet e faktit. Fakti në fjalë mund të jetë qëllimi i

ligjvënësit për të vënë në zbatim një statut. Megjithëse janë abstrakt, këto lloj

argumentesh janë induktive. Parakushtet e tyre e mbështesin konkluzionin vetëm me

anë të probabilitetit. Evidencat rrethanore janë shumë të rëndësishme, pasi

argumentimi analogjik bazohet shpesh në rastet me precedent. Në qoftë se avokati

gjen një rast të mëparshëm që është shumë i ngjashëm me rastin që shqyrtohet në gjyq

dhe vendimi në rastin e mëparshëm është në anën e palës që ai mbron, atëherë citimi i

rastit të mëparshëm ka mundësi që të jetë një evidencë e fortë në favorin e avokatit

mbrojtës.

Në shembullin e mëposhtëm, juria arriti të nxirrte një konkluzion për autorin e

vrasjes bazuar mbi njohurinë e historisë së veprimeve të njerëzve në situata të tjera të

ngjashme me të.

Në një rast të tmerrshëm vrasjeje, një burrë nga Arkansas-i u cilësua si fajtor për

vrasjen e 14 personave, që ishin që të gjithë të afërmit e tij. Nuk kishte prova që ai

personalisht të kishte shtënë me armë. Prova kundër tij ishte krejtësisht

rrethanore. Ai zotëronte në pronësinë e tij armën që ishte përdorur dhe e kishte

atë, kur e arrestuan, duke ngarë makinën e djalit të tij të vdekur. Juria arriti në

konkluzionin e duhur për gjetjen e autorit bazuar mbi njohuritë në lidhje me

historinë e veprimeve të njerëzve në raste të tjera.358

357

Walton, Douglas. (2002) Legal Argumentation and Evidence. The Pennsylvania State University.

f.9 358

Copi, Irving M; Cohen Carl; (1994). Introduction to Logic. Prentice Hall Englewood Cliffs. f.616

Page 204: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

194

Rastet në parakushtet e argumentit analogjik mund të mos identifikohen qartësisht,

por mund të jenë vetëm copëza të memorizuara nga përvoja të zakonshme. Për

shembull, ne të gjithë e dimë se shkallët që nuk kanë ndriçim bëhen shkak për

dëmtime serioze. Kur një person është dëmtuar keq në këto shkallë, është e arsyeshme

të nxjerrim konkluzionin se ndriçimi i keq luan rol të rëndësishëm në shkakun e

dëmtimit dhe ligjërisht ata që nuk i kanë vendosur dritat mund të jenë përgjegjës për

këtë.359

Ky lloj argumenti bazohet tek ngjashmëria ndërmjet dy rasteve. Natyrisht, dy

raste mund të ngjajnë në disa drejtime dhe jo në të tjerat. Sa më shumë karakteristika

të ngjashme gjenden, aq më i fortë është argumenti i bazuar tek analogjia.

Përgjithësisht, argumentet analogjike kanë këtë formë. (Walton 1996b,77):360

Parkushti kryesor: Përgjithësisht, rasti C1është i ngjashëm me rastin C2.

Parakushti dytësor: Pohimi A është i vërtetë (i gabuar) në rastin C1.

Konkluzioni : Pohimi A është i vërtetë (i gabuar) në rastin C2.

Ajo që është e rëndësishme është se rasti C1 duhet të jetë i njohur për dëgjuesit në

mënyrë që ata të binden plotësisht se A është e vërtetë për këtë rast. Çështja është

sesa të ngjashëm janë të dy rastet. Ngjashmëria e të dy situatave i jep mbështetje dhe

forcë argumentit analogjik kur marrësi transferon një situatë tek tjetra. Tri raste të

cituara prej Patrick Hurley-it e ilustrojnë më së miri këtë ide.

(1997, 510): 361

Vasser kundër Schaffer

Liz Schafer e neglizhoi mbajtjen e frenave të makinës dhe si pasojë, makina e saj u

përplas me makinën e Mary Vasser-it. Mary u çua në spital për dëmtimet që kishte

marrë, por gjatë kohës atje, doktorët gabimisht gjymtuan këmbën e saj të

shëndetshme. Mary hodhi në gjyq Lizën për humbjen e këmbës.

Sacco kundër Lane

Lane për neglizhencë përdori benzinë për të ndezur barbekjunë e tij kur frynte një erë

e fortë. Flakët u përhapën në pemët përreth dhe më pas, në dhjetë shtëpi aty pranë.

Gjykata vendosi se Lane ishte përgjegjës për dëmtimin e shtëpive.

359

Copi, Irving M; Cohen Carl; (1994). Introduction to Logic. Prentice Hall Englewood Cliffs. f.616 360

Walton, Douglas. (2002) Legal Argumentation and Evidence. The Pennsylvania State University.

f.36 361

Walton, Douglas. (2002) Legal Argumentation and Evidence. The Pennsylvania State University.

f.30

Page 205: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

195

Hunt kundër Gomez

Hunt-i ishte në një taksi që drejtohej nga Gomez. Gomez-i ishte i dehur dhe

për pakujdesi e zbriti Hunt-in në kthesën e gabuar. Teksa Hunt-i po ecte për në shtëpi,

një punëtor hodhi një tullë nga një ndërtesë ku punohej dhe e plagosi Hunt-in. Hunt-i

e hodhi në gjyq Gomezin, por Gomez-i e fitoi gjyqin.

Sipas ligjit, ashtu siç shpjegon edhe Harley një person neglizhent që i shkakton

dëmtim një personi tjetër është përgjegjës për dëmtimin. Megjithatë, ndonjëherë është

e vështirë që të përcaktosh shkallën shkakore të dëmtimeve të atij personi. Në rastin e

Vasser Schafer-it, problemi është që të përcaktohet nëse ishte Liz që shkaktoi

humbjen e këmbës së Merit. 362

Ajo çfarë ndodh në gjyq është se avokatët e të dy palëve kërkojnë arsyen bazë

se përse njëri rast gjykohet në një mënyrë dhe rasti tjetër në mënyrë të kundërt. Ata

interesohen që të dyja rastet të gjykohen në bazë të parashikueshmërisë.

Në rastin Sacco kundër Lane-it, parimi mbi të cilin gjykatësi e bazoi

arsyetimin e tij ishte se Lane duhet të kishte parashikuar pasojat e rrezikshme të

veprimit të tij. Por nëse e shohim në këtë perceptim edhe rastin midis Hunt-it

kundrejt Gomez-it, ky element nuk aplikohet.

Gomez-i nuk mund të parashikonte dëmtimin e Hunt-it nga tulla e hedhur që lart. Kur

i kthehemi rastit Vassar –Schaffer, çështja nëse Liz shkaktoi humbjen e këmbës së

Merit kapet pas nënçështjes nëse Liz duhet të kishte parashikuar arsyeshëm humbjen

e këmbës së Merit si rezultat i pakujdesshmërisë së saj për të mbajtur frenat.

Vendimi në këtë rast problemor bazohet mbi atë që mund të quhet çështje

probabiliteti që lidhet me gjykimin se çfarë rezultati ka të ngjarë të shohë një person i

arsyeshëm në një situatë të veçantë bazuar në llojet e rasteve me të cilat përballet

gjithmonë. Kjo lloj mundshmërie është më shumë një çështje që lidhet me atë që

arsyeshëm pritet të ndodhë në një situatë normale.

Për të arritur në një konkluzion, argumentimi bazohet në krahasimin e rasteve

të mëparshme me rastin problemor dhe në parimin e parashikueshmërisë. Duke

përdorur analogjinë, njëra palë mund të argumentojë se rasti i Schaffer-it ngjason me

atë të Lane-it i cili përdori benzinë për të ndezur barbekjunë. Thelbi i argumentit është

parakushti se zinxhiri i shkaqeve që çonte nga aksidenti me makinë tek rasti i

gjymtimit, është i ngjashëm me zinxhirin e shkaqeve që çonin nga ndezja e

barbekjusë në diegjen e shtëpisë së fqinjëve. Meqenëse Lane-i duhet të kishte

parashikuar rezultatin e veprimeve të tij, atëherë mund të argumentohet se Schafer

duhet gjithashtu të mbante përgjegjësi, sepse ajo duhet të kishte parashikuar pasojat e

mosmbajtjes së frenave.

Pala kundërshtare mund të argumentonte se dy situatat janë të ndryshme.

Mund të argumentohet bindshëm se në rastin e barbekjusë, rezultati duhet të ishte

362

Walton, Douglas. (2002) Legal Argumentation and Evidence. The Pennsylvania State University.

f.31

Page 206: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

196

parashikuar më lehtësisht nga çdo person i arsyeshëm. Kjo situatë bie në kontrast me

situatën në rastin e Schafer-it, ku rezultati specifik i gjymtimit të këmbës së gabuar si

pasojë e një gabimi fatal kirurgjikal nuk është i parashikueshëm.

Ashley përdori një shembull ku (1990, 196), një djalë 12-vjeçar debaton me prindërit

e tij se ata duhet ta lejojnë që ai të shohë Rocky Horror Picture Show sepse motra e tij

15 vjeçare ishte lejuar për këtë. Prindërit dhanë argumentin se ajo është më e madhe

dhe më e pjekur dhe ky film transmetohet për adoleshentët. Djali e vazhdon

argumentin e tij se ai është një adoleshent dhe se prindërit e shokut të tij e lejojnë atë

që ta shohë atë film, megjithëse ai është 12 vjeç. Ky argument është një rast tipik i

arsyetimit të bazuar mbi rastet analoge, ku ngjashmëritë dhe ndryshimet midis rasteve

shihen si arsye për të mbështetur apo argumentuar kundër pretendimeve.

Në argumente të tilla analogjike është e rëndësishme që të dalin në pah

ngjashmëritë dhe ndryshimet ndërmjet rasteve. Ky lloj arsyetimi eshtë tipik në

argumentimin ligjor dhe atë të përditshëm. Rasti i mësipërm ilustron sesi një

argument analogjik zgjedh një karakteristikë të veçantë të përbashkët për të dy rastet

dhe më pas e përdor këtë ngjashmëri si sulm ndaj argumentit. Gjithashtu, na tregon se

si funksionojnë kundërargumentet analogjike. Prindërit dhe fëmija argumentojnë se

një karakteristikë e veçantë që është e përbashkët për të dy rastet, të çon me anë të

analogjisë në konkluzione të kundërta.

4.5.2 Argumenti i bazuar tek shenja 363

Forma e përgjithshme e argumentit të bazuar tek shenja gërsheton dy

parakushte njëri prej të cilave është përgjithësim, kurse parakushti tjetër citon një fakt

të veçantë që është vëzhguar në një rast të veçantë. Ky lloj argumenti ndërmjetësohet

përmes opinionit ekspert që shërben si baza e argumentit. Tipikisht, ky lloj argumenti

siguron një bazë për të bërë supozime dhe më tej ai provohet me hetime të mëtejshme.

Argumenti i bazuar tek shenja bazohet tek vëzhgimet e bëra në një rast të

veçantë dhe në interpretimet për domethënien e tyre në këtë rast. Në një rast tipik, një

polic mund të verë në dukje disa shenja që shoferi është i dehur. Për shembull: makina

kishte humbur ekuilibrin, shoferi mezi qëndronte në këmbë, ai mbante erë alkol,

kishte sy lotues, dhe i merrej goja. (Davies 1993, 353).

Evidenca në këtë lloj rasti është një përdorim tipik i argumentit që bazohet tek shenja.

Evidenca bëhet më e efektshme në këtë rast me prezantimin e njëpasnjëshëm të

secilës shenjë, duke e bërë edhe më shumë të besueshëm faktin se shoferi ishte i

dehur.

363

Walton, Douglas. (2002) Legal Argumentation and Evidence. The Pennsylvania State University.

f.41

Page 207: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

197

4.5.3 Argumenti prej pozicionit për të marrë njohuri 364

Ky argument përdoret në situatat kur njëra palë nuk disponon informacionin për

çështje që ka nevojë të dijë informacion dhe kështu pyet një tjetër palë që ajo mendon

se është në një pozicion që ka njohuri për çështjen.

Argumenti prej pozicionit për të marrë njohuri ka zakonisht formën e mëposhtme të

përgjithshme.

Parakushti kryesor: Burimi a është në një pozicion që ka njohuri për gjëra të

ndryshme.

Parakushti dytësor: a pohon se A është e vërtetë (e gabuar).

Konkluzioni: A është e vërtetë apo (e gabuar)?

Argumenti prej dëshmisë së dëshmitarit është një nënlloj tjetër i veçantë i

argumentit prej pozicionit për të marrë njohuri dhe është shumë i përdorur në

argumentimin ligjor.

Por në gjyq, mund të ketë shumë për të humbur nëse një dëshmitar gënjen apo jep

dëshmi të pasaktë. Kështu që, përpjekjet bëhen për të minimizuar këtë mundësi. Së

pari, dëshmitari betohet që të thotë të vërtetën. Së dyti, ka penalizime për gënjeshtrën

dhe dëshmia e rreme është krim. Së treti, dëshmitari mund të merret nën hetim nga

pala tjetër me anë të procesit të pyetjeve për të testuar besueshmërinë e tij.

Tri pyetjet e mëposhtme kritike lidhen me argumentin e bazuar tek nohuria e marrë.

P1. A është a në pozicion të tillë që të dijë se A është e vërtetë apo e gabuar?

P2. A është a një burim i besueshëm?

P3. A deklaroi a se A është e vërtetë apo e gabuar?

Argumenti prej pozicionit për të marrë njohuri konsiderohet si një lloj i gabuar

i argumentit që ka peshë në zhvendosjen e detyrimit për provat në dialog drejt njërës

palë (propozuesit të argumentit). Por, në qoftë se një prej pyetjeve të përshtatshme

kritike që u përmendën më lart ngrihet nga ana e atij që përgjigjet atëherë përsëri

pesha zhvendoset në anën e tij dhe kështu detyrimi për provat zhvendoset përsëri në

anën tjetër.

Në këtë lloj argumentimi ka tri palë të përfshira. Idhtari i argumentit është ai

që e paraqet argumentin për një qëllim të caktuar. Marrësi përfaqëson palën që i

drejtohet argumenti. Burimi është pala e tretë, pohimet e të cilit mbështesin

argumentin e paraqitur prej protagonistit. Konkluzioni është një pohim që shpreh një

pretendim faktik. Parakushti e mbështet këtë pretendim duke cituar dëshminë e

dëshmitarit, apo dikujt që pretendon se është dëshmitar për ngjarjen e ndodhur. Bart

364

Walton, Douglas. (2002) Legal Argumentation and Evidence. The Pennsylvania State University.

fq.45

Page 208: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

198

Verheij (2006) paraqiti këtë shembull të nxjerrjes së konkluzioneve në evidencën

ligjore.

Konkluzioni: Piteri qëlloi Xhorxhin

Parakushti : Dëshmitari a deklaron se Piteri qëlloi Xhorxhin

Parakushti shtesë që e bën këtë argument të besueshëm si evidencë është supozimi se

a si dëshmitar, është në një pozicion të tillë që të dijë nëse ishte Piteri ai që qëlloi

Xhorxhin. Pra, dëshmitari (a) mund të dëshmojë për atë që pa apo dëgjoi dhe për ne

të tjerët dëshmia e tij është evidencë.

Argumenti prej pozicionit për të pasur njohuri bazohet në supozimin se burimi

është i besuar. Në qoftë se burimi është ekspert i fushës, besueshmëria e tij rritet. Në

qoftë se tregohet se ai ka gënjyer në të kaluarën, besueshmëria e tij ulet dhe për

rrjedhojë edhe bindshmëria e argumentit. Bindshmëria e argumentit varet në funksion

të besueshmërisë së burimit. Një argument i tillë mund të përshkruhet si i varur prej

burimit. Çdo evidencë që sugjeron se dëshmitari e kishte gabim apo gënjente e bën

argumentin më të dobët.

Një nënlloj tjetër i argumentit prej pozicionit për të marrë njohuri është argumenti

i opinionit ekspert (Walton, 1997) i cili ka këtë formë.

Argumenti i Opinionit Ekspert

Parakushti kryesor: Burimi E është ekspert në fushën S, e cila përmban pohimin

A.

Parakushti dytësor: E deklaron se pohimi A është i vërtetë (i gabuar)

Konkluzioni: A është e vërtetë (e gabuar).

Kjo formë argumenti është e gabueshme, sepse ekspertët shpesh edhe gabojnë.

Megjithatë, nëse parakushtet janë të besueshme dhe mbështeten nga një evidencë e

mirë, atëherë argumenti që bazohet tek opinioni ekspert paraqet një peshë

domethënëse në favor të pranueshmërisë së konkluzionit.

4.5.4 Argumenti prej klasifikimit verbal 365

Ky lloj argumenti ka formën e mëposhtme.

Parakushti kryesor : Në qoftë se një kategori e caktuar A mund të klasifikohet nën

kategorinë verbale C, atëherë a ka cilësinë F.

Parakushti dytësor: a mund të klasifikohet se ka rënë në kategorinë verbale C.

Konkluzion : A ka cilësinë F.

365

Walton, Douglas. (2002) Legal Argumentation and Evidence. The Pennsylvania State University.

f.51

Page 209: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

199

Ky lloj argumenti është shumë i zakonshëm. Për shembull: “10 % është një

normë e shkëlqyer interesi në një investim afatgjatë, kështu që kjo kontratë është një

investim i mirë”

Në disa raste, ku parakushti kryesor përcaktohet me anë të përkufizimit, argumenti

prej klasifikimit verbal mund të jetë deduktiv dhe i vlefshëm. Në një argument të tillë

është e pamundur që parakushtet të jenë të vërtetë dhe konkluzioni të jetë i rremë. Për

shembull:

Të gjithë njerëzit janë të vdekshëm.

Sokrati është burrë.

Si rrjedhojë, Sokrati është i vdekshëm.

Në qoftë se të dy parakushtet janë të vërtetë, atëherë edhe konluzioni është i

vërtetë. Arsyeja se përse kjo duhet të jetë kështu, është sepse parakushti i parë është

një përgjithësim absolut që nuk pranon përjashtime.

4.5.5 Argumenti i qëndrueshmërisë 366

Argumenti i qëndrueshmërisë bazohet tek parakushti që citon

qëndrueshmërinë e supozuar të argumentuesit ndaj një pohimi apo deklarimi, bazuar

në atë që ai ka thënë apo ka bërë në të kaluarën apo në ndonjë evidencë krahasuese që

e detyron atë të mbrojë të vërtetën e atij pohimi.

Nga ky parakusht, supozohet se argumentuesi duhet t‟i qëndrojë besnik

mendimit të tij në lidhje me këtë deklarim, kur më tej ai duhet konfirmuar në procesin

e argumentimit ose duhet sfiduar për të dhënë shpjegime se përse ka ndryshuar

mendim.

Për shembull, supozojmë dy njerëz që argumentojnë rreth abortit, dhe

argumentuesi që është pro tij vazhdimisht mohon se fetusi është një person që ka të

drejta njerëzore. Megjithatë, kur merret në shqyrtim çështja e sindromës alkolike të

fetusit, i njëjti person supozon se nëna po dhunon të drejtat njerëzore të foshnjës.

Argumentuesi që eshtë kundër abortit mund ta përdorë argumentin e mëparshëm që

është pro abortit, për të sfiduar argumentimin e dytë duke thënë: “ Më parë ju

argumentuat se fetusi nuk është person me të drejta njerëzore, por tani ajo që po thoni

bie në kundërshtim me pozicionin e mëparshëm.” Ky lloj argumenti ka këtë formë të

përgjithshme:

Parakushti kryesor : Në qoftë se në një dialog, argumentuesi A merr përgjegjësinë për

të mbrojtur deklaratën A, atëherë supozohet se ai duhet të ketë të njëjtin qëndrim edhe

ndaj B, nëse më tej në dialog çështja shtrohet nëse B është e vërtetë apo jo.

Parakushti dytësor: Argumentuesi A është pro pohimit A dhe e ka mbrojtur atë.

366

Walton, Douglas. (2002) Legal Argumentation and Evidence. The Pennsylvania State University.

f.53

Page 210: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

200

Konkluzioni : Kur shqyrtohet çështja në lidhje me deklaratën B, argumentuesi A

mund të thuhet se duhet t‟i qëndrojë të njëjtit mendim në lidhje me deklarimin B.

Në qoftë se një dëshmitar tregon paqëndrueshmëri në deklaratat e tij gjatë

procesit hetimor, kjo e ul së tepërmi besueshmërinë e tij si dëshmitar. Ky lloj

argumenti luan rol të rëndësishëm në arsyetimin ligjor, në problemet e interpretimit

statutuor, në rastet kur duhen nxjerrë konkluzione në lidhje me kuptimet e

nënkuptimet e një vendimi të shprehur në dokumente të shkruara.

4.5.6 Arsyetimi praktik 367

Arsyetimi praktik është ai lloj arsyetimi që përdoret atëherë kur një person, në

një situatë të veçantë përpiqet që të vendosë se çfarë duhet të bëjë kur ndodhet

ndërmjet dy alternativave. Nocioni aristotelian i arsyetimit praktik (phronesis) e

portretizon arsyetuesin si agjent, si individ që ka synime në bazë të të cilave ai vepron

i udhëhequr nga perceptimi për situatën e dhënë.

Shumë teoricienë ligjorë, duke përfshirë edhe Joseph Raz (1978) dhe Robert Alexy

(1989), e kanë konsideruar argumentimin ligjor si një formë të arsyetimit praktik.

Sipas Walton-it, (Walton 1990,191) arsyetimi praktik realizohet me anë të një agjenti,

një njësi që është e aftë për veprim inteligjent në bazë të marrjes së informacionit në

rrethanat e tij dhe përdorimit në udhëheqjen e veprimit.368

Walton e përkufizon aftësinë e veprimit dhe qëllimit si fidbek që shfaqet në

shkëmbimet dialogjike ku dy agjentë arsyetojnë së bashku. Po ashtu, sipas tij,

arsyetimi praktik është një lidhje zinxhir e konkluzioneve praktike me anë të agjentit.

Sipas përshkrimeve të dhëna nga Clarke, Bratman dhe Walton, konkluzioni praktik

ka një lloj të veçantë strukture. Shkronjat A, B, C përfaqësojnë pohime që bëhen të

vërteta prej agjentëve.

Në strukturën e mëposhtme, referenca ndaj agjentit shprehet me anë të përemrave të

vetës së parë “Unë” dhe “imja”.

A është synimi im.

Që të ndodhë A, duhet të bëj të mundur që të ndodhë B.

Si rrjedhojë, duhet të mundësoj B.

Sapo të ndodhë që një sekuencë e arsyetimit praktik është paraqitur prej

agjentit, konkluzioni bëhet i besueshëm. Duke përdorur pyetje të përshtatshme kritike,

agjenti tjetër në dialog mund të ngrejë dyshime për pranueshmërinë e konkluzionit të

arsyetimit praktik.

367

Walton, Douglas. (2002) Legal Argumentation and Evidence. The Pennsylvania State University.

f.56 368

Walton, Douglas. (2002) Legal Argumentation and Evidence. The Pennsylvania State University.

f.57

Page 211: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

201

Cilat janë këto pyetje kritike? Pyetjet kritike lidhen kryesisht me alternativat e

mundshme dhe më të mira të veprimeve, si edhe me synime të tjera që agjenti A duhet

t‟i marrë në konsideratë.

Një prej zbatimeve më të rëndësishme dhe më të spikatura të arsyetimit praktik

ndaj analizës dhe vlerësimit të argumentimit ligjor ndodh në rastet e gjykimit të

qëllimit. Probleme të tilla shfaqen në rastet ku teksti apo historia legjislative e

argumentit është e paqartë dhe lë pyetje të hapura për të interpretuar domethënien e

dokumentit në një çështje të caktuar.

Në këtë rast, procedura që ndiqet është një formë dialogu e bazuar në

supozimet rreth vlerave dhe synimeve të ligjvënësve gjatë hartimit dhe miratimit të

ligjeve. Një element i strukturës së këtij dialogu është arsyetimi praktik. Procedurat

funksionojnë duke parë veprimet e ndërmarra nga ligjvënësit në grup, duke gjykuar

çfarë është shkruar dhe duke u përpjekur për të rindërtuar qëllimet e tyre dhe zinxhirin

e arsyetimit praktik që iu atribuohet autorëve të dokumentit.

4.5.7 Argumenti ad hominem 369

Argumenti ad hominem është një argument mjaft i zakonshëm, por dhe mjaft i

fuqishëm që përdoret për të sulmuar argumentin e një personi tjetër, duke

argumentuar se karakteri i tij nuk është i mirë. Shpeshherë, ai merr forma të tilla si:

“Ai është gënjeshtar, kështu që mos e besoni argumentin e tij.” Sulmet personale janë

më të fuqishme, kur pranueshmëria e argumentit varet nga besueshmëria e personit që

e paraqet. Është pikërisht për këtë arsye që argumentet ad hominem janë kaq të

zakonshme dhe kaq të fuqishme në argumentimin ligjor ku besueshmëria e

dëshmitarit është tepër e rëndësishme. Shumë raste ligjore bazohen vetëm tek dëshmia

e dëshmitarit, sepse ka shumë pak prova të disponueshme. Megjithëse, argumenti ad

hominem për një kohë të gjatë është cilësuar si argument i rremë në fushën e logjikës.

Në shumë raste ligjore ata mund të jenë mjaft të arsyeshëm dhe sigurojnë llojin më të

rëndësishëm të evidencës që kërkohet për një vlerësim të arsyeshëm. Ky lloj

argumenti mund të paraqitet në këtë formë.

Parakushti kryesor: Në qoftë se personi që merret në pyetje nuk është i besueshëm,

atëherë argumenti i tij nuk duhet gjykuar si shumë i besueshëm.

Parakushti dytësor: Personi që merret në pyetje është person i keq dhe si rrjedhojë i

pabesueshëm.

Konkluzioni : Argumenti i tij nuk duhet gjykuar si i besueshëm.

Kjo formë argumenti bazohet mbi atë që quhet funksioni i besueshmërisë. Në

qoftë se argumentuesi sulmohet në forma bindëse se ai është një person i keq,

besueshmëria e argumentit të tij bie. Logjika informale e ka klasifikuar argumentin ad

hominem në disa nënlloje të rëndësishme. Lloji më i rëndësishëm është ai që varet nga

369

Walton, Douglas. (2002) Legal Argumentation and Evidence. The Pennsylvania State University.

fq.63

Page 212: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

202

rrethanat dhe që ka si parakusht thënien deklaruese kontradiktore: “Ti nuk i vë në

praktikë ato që thua”. Shembulli klasik është rasti kur prindi i thotë fëmijës që ai nuk

duhet të fillojë të pijë duhan, sepse është e dëmshme për shëndetin. Dhe fëmija

përgjigjet: “Po ti, pse pi ?”, duke nënkuptuar që argumenti i tij është i vështirë për t‟u

besuar. Në qoftë se nëna mendon se duhani është i keq, përse e pi për veten e saj? Ky

lloj argumenti bazohet në funksionin e besueshmërisë.

Nënlloji tjetër i argumentit ad hominem është ai që lidhet më anshmërinë. Në

këtë rast, ajo që pranohet në sulmin ad hominem është se argumentuesi mban

qëndrime të anshme, dhe atij nuk i duhet dhënë shumë besueshmëri si një person tek i

cili mund të kesh besim që të shfaqë atë çfarë mendon për çështjen. Ky argument

paraqet formën e mëposhtme:

Parakushti kryesor : Në qoftë se një person është i njëanshëm, ai nuk mund të besohet

se çfarë mendon realisht për çështjen.

Parakushti dytësor: Ky person është i njëanshëm.

Konkluzioni : Ky person nuk mund të besohet në lidhje me çështjen për të cilën është

pyetur.

Ashtu si edhe llojet e tjera të argumentit ad hominem, ky lloj argumenti funksionon

përmes funksionit të besueshmërisë. Në rastet gjyqësore, nëse dëshmitari nga hetimet

cilësohet si i njëanshëm, besueshmëria e tij ulet ndjeshëm. Jo çdo sulm personal duhet

parë si një argument ad hominem. Qëllimi është rrëzimi i argumentit të personit mbi

të cilin përqëndrohet efekti i argumentit ad hominem.

Argumenti i tipit sulmues është negativ në natyrën e tij. Por, ekzistojnë

argumente që sipas Aristotelit bazohen në karakterin e mirë të argumentuesit. Ai

theksonte në librin e tij “Retorika” se bindja mund të arrihet nëpërmjet karakterit të

personit, bazuar në reputacionin e tij. Një karakter i mirë e shton besueshmërinë e

argumenteve, ndërsa e kundërta ndodh në rastin e një karakteri të keq. Pra, ky

argumentim mund të jetë pozitiv dhe negativ.

4.6 Shkaqet në arsyetimin ligjor

Marrëdhëniet midis shkakut dhe efektit luajnë rol kryesor në shumë polemika

ligjore. Të dënohesh për një krim do të thotë që ke vepruar në mënyrë të tillë që ke

shkaktuar disa rezultate të paligjshme. Nuk janë ligjet shkakore ato që kërkohen, po

lidhje të veçanta shkakore. A ishte ky person ose ky akt shkaku i dëmtimit apo i këtij

rezultati? Le të shohim një zinxhir shkakor në shembullin e mëposhtëm:370

Zonja Palsgraf, duke pritur me biletën e saj në platformën hekurudhore, u plagos

nga një shkallë e rëndë, që kishte përfunduar aty nga shpërthimi i disa

fishekzjarreve që aksidentalisht shpërthyen kur treni kaloi mbi një pako

370

Walton, Douglas. (2002) Legal Argumentation and Evidence. The Pennsylvania State University. f.

613

Page 213: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

203

fishekzjarresh të mbështjella me gazetë, që ishin hedhur nga një pasagjer teksa

punonjësit e kompanisë së trenit po e ndihmonin të hipte në një tren që lëvizte

ngadalë.

Znj. Palsgraf hodhi në gjyq kompaninë e trenit për dëmtimet. Veprimet e punonjësve

të kompanisë së trenit ishin sigurisht të rëndësishme në këtë zinxhir shkakor. Në qoftë

se ata nuk do e kishin tërhequr krahun e pasagjerit, pakoja nuk do binte, fishekzjarret

nuk do kishin shpërthyer, shkalla nuk do binte dhe Znj. Palsgraf nuk do ishte dëmtuar.

Megjithatë në këtë zinxhir shkakor punonjësit nuk mund të parashikonin kombinimin

e veçantë të ngjarjeve që çuan në këtë dëmtim. Kompania hekurudhore nuk u

penalizua.

4.7 Relevanca në argumentimin ligjor

Si mund të gjykohen argumentet nëse janë relevante apo irrelevante?

Ky është një problem kryesor për argumentimin kritik, sepse shumë nga thirrjet

emocionale të përdorura në argumentim si për shembull, argumentet ad hominem apo

ata që i drejtohen frikës dhe keqardhjes, shpesh janë të rreme sepse janë argumente

irrelevante. Ato janë taktika të fuqishme shpërqëndrimi, që krijojnë konfuzion me anë

të nxitjes së emocioneve të fuqishme. Sidoqoftë, jo gjithmonë ato janë të rreme.

Ndonjëherë ato janë relevante. Kështu që, problemi është se kur duhen konsideruar si

relevante dhe kur jo.

Që një argument të jetë relevant ai duhet të synojë që të mbështesë dhe në

mënyrë kritike të provojë tezën se një praktikë e caktuar duhet të ndiqet apo jo.

Problemi me argumentet irrelevante është se ato jo vetëm dështojnë që të provojnë

ose të hedhin dyshime për pohimin e paraqitur, por ato krijojnë një zinxhir

arsyetimesh që janë shumë larg konkluzionit dhe pohimit që duhet provuar.

Ato mund të jenë shumë shpërqëndruese dhe e pengojnë dialogun që të shkojë

drejt zgjidhjes së çështjes. Për të provuar irrelevancën nuk mjafton të shihet vetëm një

argument i vetëm, por duhet gjykuar se ku të çon një sekuencë e plotë argumentimi.

Pra, duhet parë konteksti i dialogut në tërësi.

Gjykatat kanë rregulla të relevancës në gjyqet kriminale, ku gjykatësi është i

përgjegjshëm për të parë që avokatët të mos përdorin argumente që nuk kanë lidhje

me çështjen. Ky koncept është shumë i rëndësishëm në ligjin e evidencës që është ajo

degë e ligjit që përcakton rregullat proceduriale që udhëheqin argumentimin në gjyq.

Termat “më e mundshme ” dhe “më pak e mundshme” i referohen asaj që

quhet pesha e mundshmërisë. Kjo i referohet mbështetjes që dikush bazon tek një

deklaratë si evidencë ligjore. Është pikërisht kjo deklaratë që duhet provuar apo duhet

hedhur në dyshim me anë të argumentimit. Një argument cilësohet si relevant në

qoftë se ai është i organizuar në mënyrë të tillë që i jep shtysë ose e pakëson peshën e

mundshmërisë.

Kriteret ligjore deklarojnë se provat relevante janë të pranueshme në gjyq,

ndërsa ato irrelevante nuk janë të pranueshme. Thirrjet emocionale shpeshherë

përjashtohen nga pesha e tyre e mundshmërisë. Për shembull, një argument që apelon

Page 214: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

204

për keqardhje apo frikë mund të ketë një impakt të fuqishëm emocional tek juria, por

mund të mos jetë relevant si evidencë. Nuk mund të argumentosh “ai është një person

i keq” dhe si rrjedhojë ai duhet ta ketë kryer këtë krim.

Evidenca e krimeve të tjera ose e akteve të tjera nuk është e pranueshme për të

provuar karakterin e një personi. Sidoqoftë mund të jetë e pranueshme për qëllime të

tjera të tilla si : prova e motivit, qëllimi, plani përgatitor, njohuria, identiteti ose

mungesa e një gabimi me kusht që me kërkesë të të akuzuarit hetimi në një rast

kriminal të sjellë njoftime të arsyeshme përpara gjyqit ose gjatë tij.

Gjithashtu, besueshmëria e dëshmitarit mund të sulmohet apo mbështetet nga

provat në formën e reputacionit për një karakter jo të vërtetë. Rregulli i përjashtimit

të karakterit lidhet me argumentet ad hominem që mund të përdoren për të

diskredituar të akuzuarin ose dëshminë e dëshmitarit. Duke pasur parasysh që

argumente të tilla mund të kenë një ndikim bindës shumë të fuqishëm tek juria edhe

kur ata janë irrelevant, ligjet federale përpiqen që t‟i mbajnë nën kontroll.

Gjithashtu, në disa raste, karakteri mund të jetë relevant me çështjen. Për

shembull, në një rast civil ku çështja lidhet me marrjen në punë, karakteri i një

personi ka lidhje me çështjen nëse i akuzuari ishte neglizhent në procesin e punësimit

dhe të besimit të pronës ndaj tij.

Një përjashtim tjetër në lidhje me rregullin e përjashtimit të karakterit është

atëherë kur i akuzuari në një rast kriminal mund të ketë prova që janë evidencë për

karakterin e tij të mirë. Por, sapo çështja hetohet, mund të sillen prova për karakterin

e keq të të akuzuarit dhe kjo konsiderohet relevante.

Arsyetimi për përjashtimin e evidencës së karakterit në ligjin anglo-amerikan

ka një histori të vetën. Ky lloj sulmi i karakterit ishte kaq i suksesshëm në ndikimin e

jurive, saqë gjykatësit ishin vazhdimisht të detyruar të kufizonin përdorimin e tij në

gjyq. Ekziston edhe një rregull tjetër që është shumë i rëndësishëm për të kuptuar se si

prova përcaktohet në ligj. Rregulli i provës kushtëzuese lejon që relevanca të mund të

“kushtëzohet tek fakti.”

4.7.1 Rregulli kushtëzues i relevancës

Një argument është me kusht relevant në qoftë se prova e tij bazohet në disa

parakushte shtesë që nuk janë provuar ende si evidencë, por që mund të provohen kur

paraqiten evidencat e mëtejshme.

Prova kushtëzuese lejon që një pohim mund të mos jetë relevant nëse

shqyrtohet veças, por mund të jetë relevant nëse merret së bashku me një tjetër pohim

që më vonë mund të provohet se ka vlerë testuese. Prova ligjore është e ndryshme nga

prova e argumentimit të përditshëm. Gjyqi drejtohet nga shumë lloje rregullash

proceduriale të sakta që përcaktojnë se kush mund të flasë, kur mund të flasë, çfarë

argumentesh lejohen të përdoren dhe si gjykohen këto argumente.

Mund të themi që duhet bërë një dallim ndërmjet provës logjike dhe asaj

ligjore. Prova ligjore bazohet pjesërisht në relevancën logjike, por ajo bazohet

gjithashtu në rregulla gjyqësore që janë specifike për gjyqin si një institucion ligjor.

Gjyqet janë shumë të shtrenjtë dhe kështu ka arsye të veçanta pse është e nevojshme

Page 215: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

205

për të parandaluar palët për të harxhuar kohë me argumentet irrelevante, që mund të

jenë të pavlefshme si provë ose kanë edhe një ndikim negativ duke krijuar konfuzion

dhe paragjykim. Ishte William Twining ai që ka përmbledhur pikat kryesore të

marrëdhënies ndërmjet relevancës logjike dhe rregullave gjyqësore. 371

Sipas Wigmor-it, rregullat gjyqësore të relevancës bazohen në nocionin e

relevancës logjike. Por, kushtet praktike të gjyqeve sjellin në konsideratë disa çështje

të veçanta. Pra, rregullat logjike të provës nuk zëvendësojnë rregullat ligjore, por në

pika të caktuara ato justifikojnë rregullat gjyqësore ose japin një bazë për ti kritikuar

ato. Rregulla të tilla ndryshojnë nga vendi në vend, ose nga njëri gjyqësor tek tjetri.

4.8 Argumentet që i drejtohen frikës

Të përdorësh frikën mund të jetë një taktikë e vlefshme e tërheqjes së

vëmendjes në argumentim. Ky është një lloj argumenti me të cilin duhet treguar

kujdes, pasi mund të jetë shumë i efektshëm edhe atëherë kur nuk është relevant.

Sidoqoftë në disa raste, argumente të tilla janë të arsyeshme dhe relevante.372

Pra,

problemi është që të gjykojmë se kur janë relevante dhe kur nuk janë relevante. Këto

lloj argumentesh përdoren shpesh nga agjensitë qeveritare që promovojnë shëndetin

dhe çështje të sigurisë në media. Po japim një shembull:

Në një reklamë televizive në Australi, një djalë me pamje të dëshpëruar shfaqet me një

sy të errët dhe pa shikim. Ai përshkruan të gjitha vështirësitë që përjeton me

paaftësitë e tij. Më pas, ka një skenë në retrospektivë, ku ky djalosh ndodhet në një

aksident me makinë duke parë duart e tij që janë të mbuluara me gjak. Përsëri ai

shfaqet me fytyrën e tij të shpërfytyruar dhe syrin e verbër që thotë: “Nuk arrij ta

kuptoj se përse po ndëshkohem, thjesht sepse e hoqa rripin e sigurimit për dy

sekonda.”

Reklama të shumta televizive nga agjensitë qeveritare të shëndetit kanë

përdorur argumente të tilla që i referohen frikës, duke u përpjekur që t‟i ndihmojnë

adoleshentët të mos tymosin ose mos të fillojnë të pinë duhan. Duke portretizuar

pasojat negative në mënyrë dramatike, në mënyrë të tillë që dëgjuesit t‟i shikojnë ato

si të frikshme, qëllimi i reklamës është që t‟i bëjë dëgjuesit të ndjekin një linjë të

ideuar veprimesh.

Për shkak të anësimit të tyre emocional, në fillim mund të duket e lehtë t‟i

përjashtosh këto argumente si të rreme dhe jologjike. Por, në qoftë se i shikojmë këto

argumente si të bazuara në arsyetimin praktik dhe të përdorura me qëllimin për të

bindur marrësin të kryejë një linjë të caktuar veprimesh, këto lloj argumentesh mund

të gjykohen mjaft të arsyeshme.

Për shembull, është mjaft e ligjshme të përdorësh reklama që i drejtohen frikës

me qëllim që të frenojnë veprime si duhanpirja e të tjera si këto. Sidoqoftë,

371

Walton, Douglas. (2006). Foundamentals of Critical Argumentation. Cambridge University Press.

f.282 372

Walton, Douglas. (2006). Foundamentals of Critical Argumentation. Cambridge University Press.

f.283

Page 216: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

206

argumentet që i referohen frikës nuk janë bindëse nëse dëgjuesi e kupton se rreziku

është i ekzagjeruar.

Ky lloj argumenti ka dy parakushte:

Parakushti i Situatës së Frikshme: Kjo është një situatë që është e frikshme për ju.

Parakushti Kushtor: Në qoftë se ti kryen A, atëherë pasojat negative të shfaqura në

këtë situatë të frikshme do të ndodhin.

Konkluzioni: Ti nuk duhet ta kryesh A.

Pra, shihet qartë se ky lloj argumenti bazohet tek pasojat negative. Një çështje tjetër

në vlerësimin e këtyre argumenteve është nëse ata janë relevant apo jo. Siç u përmend

edhe më sipër, prirja është për ti parë argumentet që i referohen frikës si irrelevante në

arsyetimet logjike, ku gjithçka që duhet marrë për bazë janë evidencat e forta. Por, kur

gjykojmë relevancën, ajo që është e rëndësishme është fakti sesi argumenti përdoret

për një qëllim të caktuar.

4.8.1 Kërcënimet si argumente

Një argument mjaft i njohur që është i lidhur ngushtë me argumentin që i

referohet frikës është edhe përdorimi i kërcënimit. Një kërcënim është i besueshëm në

qoftë se ai që jep argumentin është në një pozicion që mund të vërtetojë B dhe në

qoftë se ai që e merr argumentin e di këtë gjë. Një kërcënim i besueshëm është një lloj

i fuqishëm i argumentit, sepse përfaqëson pasojat negative për interesin dhe sigurinë e

marrësit, por gjithashtu edhe sepse ka një efekt më të zgjatur të frikës.

Ka dy lloj kërcënimesh që përdoren si argumente. Një kërcënim i

drejtpërdrejtë është ai ku dhënësi i argumentit paraqet në mënyrë të drejtpërdrejtë

pasojat negative. Në kërcënimin e tërthortë, argumenti ka formën e paralajmërimit.

Pra, paralajmërimi ndryshon nga kërcënimi sepse argumentuesi shpreh vetëm

parakushtin e parë të argumentit.

Pra, kur bëhet një paralajmërim, dhënësi X i thotë marrësit Y se do të ketë

pasoja negative, në qoftë se ai dështon për të bërë apo realizuar diçka specifike. Le të

shohim një shembull paralajmërimi:

Shakey Trembler-it, pronarit të një picerie i thuhet prej Brutus Gunner-it (një figurë

famëkeqe bandash) se nëse ai nuk regjistrohet në agjensinë mbrojtëse të Gunner-it,

atij do t‟i ndodhin shumë gjëra të këqija. Brutus thotë: “Shiko pronarin e dyqanit

ngjitur.” Ai nuk u regjistrua dhe dyqani i tij u bombardua.

Mund të konsiderojmë se Gunner-i thjesht po e paralajmëron Trembler-in dhe

po i jep atij këshilla praktike, por duke pasur parasysh reputacionin e keq të Gunner-it,

Trembler-i do të bënte mirë ta shikonte mesazhin e Gunner-it si kërcënim.

Avantazhet praktike të kërcënimeve të tërthorta lidhen me faktin se meqenëse

mungon një parakusht i dytë i shprehur hapur ndaj argumentit, atëherë do të thotë se

nuk ka evidencë të përcaktuar se është bërë një kërcënim. Kështu që, dhënësi i

Page 217: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

207

argumentit më vonë mund ta mohojë atë duke thënë: “ Unë kurrë nuk bëra ndonjë

kërcënim. Gjithçka që unë bëra kishte lidhje me një këshillë miqësore.” Katër pyetjet

kritike që janë të përshtashme për argumentin e përdorur si kërcënim janë:

Sa të këqija janë pasojat ?

Sa të ngjarë ka që pasojat do të ndodhin?

A është kërcënimi i besueshëm?

A është kërcënimi relevant?

Pyetja e katërt që lidhet me relevancën është më kontekstuale sesa duket në të

vërtetë. Në disa kontekste, kërcënimet shprehen qartësisht si irrelevante. Për

shembull: Në mesin e një diskutimi, njëri professor i thotë profesorit tjetër, “ në qoftë

se ti nuk e pranon teorinë time, Brutus Gangland do të të rrahë!” Në këtë rast

kërcënimi është krejt i papërshtatshëm si një lloj argumenti që të ketë një farë peshe

në diskutim. Pra, me një fjalë, ai është irrelevant.

Sidoqoftë, në disa raste kur dy palët kanë një argument mes tyre, kërcënimet

mund të jenë relevante. Për shembull:

Një zyrtar i sindikatës argumenton, “ në qoftë se kjo është gjithçka që ju mund

të bëni, nesër anëtarët do të jenë në grevë!” Zyrtari i menaxhimit përgjigjet, “ në qoftë

se ka grevë, do të ketë një impakt financiar negativ, që detyrimisht do të çojë në

shkurtime dhe reduktime të pagave.” Në këtë rast, kërcënimet janë argumente

relevante që përdoren në procesin e negocimit. Sigurisht, në shumë raste përdorimi i

kërcënimeve mund të jetë gjithashtu joproduktiv, madje edhe pengues. Por, në disa

raste, si në shembullin e paraqitur ato janë relevante. Pra, nuk mund t‟i klasifikojmë të

gjitha argumentet që përdoren si kërcënime si irrelevante. Nëse kërcënimi është

relevant apo jo varet nga qëllimi i bisedës në kontekstin e dhënë.

4.8.2 Thirrja për keqardhje373

Ky lloj argumenti ndonjëherë përdoret si shpërqëndrim i fuqishëm që është

emocionalisht detyrues edhe atëherë kur ai nuk është relevant me çështjen. Por, në

disa raste ky argument është relevant. Për shembull:

Thirrjet nga agjensitë ndihmëse për të dhënë ndihmesë për fëmijët, që vuajnë nga uria

në një situatë zie të bukës paraqesin një pamje të një fëmije të uritur që të ngjall

keqardhje. Ajo çfarë deklarohet është se në qoftë se ky fëmijë nuk merr ndihmë

menjëherë, ai do të vdesë.

Gjithashtu, paraqitet një formular që marrësi mund ta përdorë për të dërguar

para. Në këtë rast, argumenti që paraqitet në letër ka formën e një arsyetimi praktik.

Kjo është një situatë e keqe dhe në qoftë se ju veproni në mënyrën e paraqitur, ju

373

Walton, Douglas. (2006). Foundamentals of Critical Argumentation. Cambridge University Press.

f.290

Page 218: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

208

mund të ndihmoni për ta lehtësuar këtë situatë të keqe. Në këtë rast, thirrja për

keqardhje është relevante sepse kjo është një mënyrë e ligjshme për të ngjallur një

reagim të fortë emocional në mënyrë që marrësi të kuptojë natyrën e situatës së keqe

dhe si rrjedhojë të japë kontributin e tij. Sigurisht, një donator potencial mund të

interesohet nëse paratë do të shkojnë tek fëmija në nevojë e jo diku tjetër.

Në raste të tjera, shohim që thirrja ndaj keqardhjes nuk është relevante. Për

shembull : një studente nuk mori pjesë në provimin semestral dhe i lutet profesorit që

të lejohet për të bërë provimin. Arsyeja për këtë është se në qoftë se nuk e bën

provimin, ai nuk do të marrë notë të lartë dhe si rrjedhojë nuk do të jetë në gjendje të

futet në shkollën e avokatisë. Për këtë është faji i profesorit. Ajo qan dhe përgjërohet

se ky dështim do të shkatërrojë jetën e saj dhe të dy fëmijëve të saj të vegjël, të cilët

kanë sëmundjen e kronit.

Ajo që vihet re është se me anë të thirrjes emocionale dramatike, ajo e vendos

profesorin në një pozicion mbrojtës duke i bërë gjërat të duken se faji duhet të bjerë

mbi të për problemet e saj. Megjithatë, puna e profesorit është që të vlerësojë me

meritë sipas punës së secilit.

Në këtë rast, apeli ndaj keqardhjes është irrelevant. Emocionalisht dhe

psikologjikisht funksionon si relevant, por në aspektin dialektik nuk është i tillë në

sensin që siguron një linjë arsyetimi që mund të përdoret për të përcaktuar rezultatin e

vendimit të profesorit në një mënyrë apo në një tjetër.

Në rastet gjyqësore, avokatët shpesh përpiqen të portretizojnë një person të

akuzuar si viktimë të rrethanave. Por, nëse kjo lloj thirrjeje ndaj keqardhjes është

relevante apo jo, varet nga mënyra sesi përdoret në rastin konkret. Nëse avokati gjatë

gjyqit flet pareshtur për rrethanat patetike të të akuzuarit, gjykatësi mund të marrë

vendimin se argumenti është irrelevant bazuar në faktin që kjo gjë nuk provon nëse ai

është fajtor apo jo.

Në rast se gjyqi ka vendosur se i akuzuari është fajtor, atëherë është relevante

për avokatët që të apelojnë për keqardhje dhe të kërkojnë mëshirë. Në këtë rast, nuk

kemi të bëjmë me argument irrelevant apo të rremë. Por, meqënëse thirrjet për

keqardhje janë emocionalisht të fuqishme, ato mund të përdoren shpesh për të

shpërqëndruar dëgjuesit nga thelbi i çështjes që duhet provuar. 374

4.8.3 Argumentet e rreme në fushën ligjore

Argumentet e rreme të relevancës ose ambiguitetit, janë po aq problematike në

fushën ligjore ashtu si dhe në kontekste të tjera ku kërkojmë gjykime të besueshme.

Por, ato çfarë duken si gabime në arsyetimin e ligjërimit të zakonshëm, për shkak të

kushteve të veçanta të imponuara nga procesi ligjor rezultojnë që të jenë argumente të

mira në këtë fushë.

Disa shembuj janë me vlerë për t‟u analizuar. Në ligjin kriminal, pafajshmëria

e atij që është akuzuar me një krim merret si e mirëqenë, kur ka mungesë provash që

374

Walton, Douglas. (2006). Foundamentals of Critical Argumentation. Cambridge University Press.

fq.291

Page 219: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

209

të vërtetojnë të kundërtën. Ose mund të jetë rasti kur një prokuror mund të mos jetë

në gjendje të përcaktojë dënimin që duhet. Shpeshherë, ka prova pozitive mbi njërën

palë në mosmarrëveshjen ligjore për të provuar diçka. Atëherë, argumenti nga pala

kundërshtuese i bazuar mbi mungesën e provës është një argument ad ignorantiam.

Është një kontekst i veçantë ku argumentimi ad ignorantiam nuk është i rremë. Ky

kontekst i veçantë është në aspektin ligjor, ku një person supozohet si i pafajshëm deri

në momentin që provohet se është fajtor. 375

Le të marrim në konsideratë rastin e mëposhtëm, ku është përdorur një argument ad

ignorantiam .

Një grua deklaroi në gjyq se ajo kishte çuar një fustan të ri në pastrimin kimik, por

kur u paraqit një javë më vonë për ta marrë, pronari nuk gjente asnjë të dhënë në

kompjuter për fustanin. Ajo pretendonte se e kishte çuar fustanin për pastrim, ndërsa

ai pretendonte se kompania e tij nuk e kishte parë dhe as nuk kishte marrë asnjë

fustan prej saj. Për këtë ajo e hodhi në gjyq.

Akuzuesja pretendoi se kishte humbur faturën për fustanin që i ishte dhënë asaj prej

punonjësve në pastrimin kimik, por ajo ende e kishte faturën për fustanin që tregonte

se e kishte blerë në një dyqan rrobash. Ajo pretendonte që të kompensohej për

humbjen e fustanit.

Gjykatësi vendosi se kërkesa për të sjellë prova duhet të binte mbi palën akuzuese për

të treguar me anë të faturës që ajo e kishte lënë fustanin në pastrimin kimik. Si

rrjedhojë, çështja u vendos në favor të palës së akuzuar.

Mbështetja e tepërt mbi autoritetin është një tjetër tipar i dytë i veçantë i arsyetimit

ligjor. Ajo që mund të duket si një thirrje e rreme ndaj autoritetit (argument ad

verecundiam) mund të rezultojë e përshtatshme në fushën e ligjit. Arsyeja për këtë

është rëndësia e qëndrueshmërisë në procesin ligjor. Rregullat ligjore nuk duhet të

jenë vazhdimisht të ndryshueshme dhe gjyqet duhet të bazohen në aplikimin e këtyre

rregullave të qëndrueshme me qëllim që qytetarët të dinë detyrat e tyre ligjore.

Referencat ndaj opinioneve të gjykatave të tjera janë të shumta. Pa këtë gjë, qytetarët

nuk e dinë se çfarë të presin nëse janë të përfshirë në mosmarrëveshjet ligjore dhe nuk

mund ta dinë sesi të veprojnë në përputhje me ligjin.

Së treti, një argument ad hominem në disa raste ligjore mund të mos jetë i

rremë. Gjykatësit apo juritë shpesh duhet të vendosin se mbi kë dëshmi të bazohen

dhe se cilët dëshmitarë duhen besuar. Njëra palë mund të kërkojë që të diskreditojë

një dëshmitar, që ka dëshmuar në mënyrë të paqëndrueshme ose dëshmitari mund të

penalizohet se ka vënë në dyshim ndershmërinë dhe integritetin e dëshmitarit.

Abraham Lincoln-i, gjatë kohës kur ishte avokat mbrojtës, fitoi një çështje të

famshme duke e diskredituar dëshmitarin i cili ishte betuar se e kishte parë të

akuzuarin (klientin e Linkoln-it) në skenën e krimit në dritën e hënës. Linkoln-i e

pyeti dëshmitarin se çfarë kishte parë konkretisht dhe në çfarë largësie e kishte parë.

Me almanak në dorë, Linkoln-i deklaroi se në atë datë nuk ka pasur fare hënë dhe

375

Walton, Douglas N. Question-Reply Argumentation. New York: Greenwood Press, 1989

Page 220: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

210

dëshmitari i akuzës ose ishte konfuz ose gënjente. Akuza kundrejt klientit të tij me

anë të këtij lloj argumenti ad hominem u rrëzua. Le të përmendim një tjetër shembull.

Henry Lazarus, një tregtar i fuqishëm nga New York-u u akuzua se kishte

korruptuar me anë të rryshfetit një inspektor federal. Dëshmitari kryesor kundra

Lazarus-it ishte376

Charles Fuller, inspektor në New York në atë kohë. Fuller-i

dëshmoi se Lazarus-i i kishte dhënë para për të mos marrë parasysh faktin që ai bënte

tregti me mallra jashtë standardit për qeverinë. Fuller-i u vu nën hetim nga pala

mbrojtëse që kishte hetuar historinë e tij dhe kishte siguruar një kopje të aplikimit të

tij për punësimin në shtet. Hetimi vijon si më poshtë:

P. Z. Fuller, në aplikimin tuaj ju keni ngjitur edhe fotografinë tuaj, apo jo?

P. “Po, zotëri.”

P. Ju u pyetët kur kërkuat këtë pozicion në lidhje me punësimin e mëparshëm

dhe ju keni shkruar: “Në shkurt 1897 deri ne gusht 1917, 20 vjet; I punësuar

në Brooklyn; Emri i punëdhënësit – Vulcan Proofing Company; Paga 37.50 $

në javë; Ju i keni shkruajtur këto, apo jo?

P. “Po, zotëri.”

P. “Dhe u betuat për këtë, apo jo?”

P. “Po, zotëri.”

P. “Tani, a keni qenë punësuar që prej Shkurtit, 1897 deri ne Gusht 1917, 20

vjet, me kompaninë Vulcan Proofing Company?”

P. “Jo, zotëri.”

P. “Dhe a keni qenë mbikëqyrës në dhomën e mallrave?”

P. “Jo, zotëri.”

P. “Kjo ishte gënjeshtër, apo jo?”

P. “Po, zotëri.”

P. “Ju e dinit që ishte gënjeshtër, apo jo?”

P. “Po, zotëri.”

P. “Dhe ju e dinit që po betoheshit për diçka të rreme kur bëtë betimin?”

P. “Po, zotëri.”

P. “Dhe ju e bëtë këtë betim me vetëdije?”

P. “Po, zotëri.”

P. “Dhe ju e dinit që po bënit dëshmi të rreme kur u betuat për këtë gjë?”

P. “Nuk i pashë gjërat në këtë këndvështrim.”

P. “A nuk e dinit se ju po bënit dëshmi të rreme duke u betuar dhe duke u

shtirur se kishit qenë 20 vjet në këtë punë?”

P. “Po, zotëri.”

P. “ Dhe tani po betoheni, apo jo?”

P. “Po, zotëri.”

P. “ Në një çështje ku përfshihet liria e njeriut?”

P. “Po, zotëri.”

376

Copi, Irving M; Cohen Carl; (1994). Introduction to Logic. Prentice Hall Englewood Cliffs. f.606

Page 221: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

211

P. “Dhe ti e di se juria do të thirret për të marrë në shqyrtim nëse mund të të

besojmë apo jo.”

P .“Po, zotëri.”

P. “Kur ju u betuat, për këtë gënjeshtër me vetëdije dhe e shkruat me shkrimin

tuaj dhe e dinit që ishte informacion i rremë, ju e dinit se po sillnit dëshmi

të rreme, apo jo?”

P. “ Nuk e pashë në këtë këndvështrim.”

P. “Po tani, kur e dini që po hidhni poshtë lirinë e një qytetari të këtij

komuniteti, a i shikoni gjërat në të njëjtin këndvështrim?”

Në një tjetër rast të famshëm argumenti ad hominem është përdorur prej

Sokratit në Athinë në vitin 399 (p.e.s). Kur hetoi akuzuesin e tij, Meletus-in, ai nxori

prej Meletus-it deklaratat se Sokrati adhuronte zota të rinj dhe jo ata që ishin të shtetit

dhe se Sokrati ishte ateist. Më pas, Sokrati tha:

“Asnjë nuk do t‟ju besojë juve Meletus dhe jam shumë i sigurt se ju nuk besoni veten

tuaj…”. Ai, [Meletus-i] sigurisht më duket që në këtë akuzë kundërthotë edhe veten e

tij, po aq sa edhe sikur të kishte thënë se Sokrati është fajtor që nuk beson tek zotat, e

megjithatë që beson tek ata, - por kjo tregon që ky person nuk është i sinqertë.”

Një argument i tillë ad hominem jo gjithmonë është i rremë. Në gjyq ato mund

të jenë krejtësisht të përshtatshëm dhe mund të rezultojnë si sulme të efektshme në

rastin kur dikush përballet me kundërshtarin. 377

Argumenti ad baculum që bazohet tek përdorimi i forcës është në një farë

mase argumenti i vetë ligjvënësve. Ligjet duhet t‟i shërbejnë publikut për qëllime të

mira dhe fakti që ligjet vihen në zbatim nga një legjislaturë e autorizuar, bën që

detyrimi për t‟iu bindur atyre të jetë i madh. Për të siguruar këtë bindje, veçanërisht

prej atyre që nuk binden, ndëshkimi për mosbindje është një kërcënim nga ana e

shtetit. Frika dhe pasojat shërbejnë në këtë rast si një parandalim dhe ligji bëhet i

plotfuqishëm në drejtimin e sjelljes. 378

4.8.4 Argumentet gjuhësore në kontekstin ligjor

Në një proces ligjor, pjesëmarrësit shpesh përdorin argumentet gjuhësore për

të mbështetur pretendimet e tyre. Argumentet gjyqësore konsiderohen se kanë një

status të pëlqyeshëm në përligjjen e një vendimi ligjor. Studiuesja Eveline Feteris

përpiqet që të rindërtojë teknikën e manovrimit strategjik me anë të argumenteve

gjuhësore, në një diskutim rreth zbatimit të një rregulli ligjor në një rast konkret. Ajo

analizon përdorimin e argumenteve gjuhësore në lidhje me manovrimin strategjik

brenda kontekstit të diskutimit kritik.

Feteris përcakton rastet se kur manovrimi strategjik me anë të argumenteve

gjuhësore është i pranueshëm nga kjo pikëpamje dhe se kur dështon. Ajo bazohet tek

377

Copi, Irving M; Cohen Carl; (1994). Introduction to Logic. Prentice Hall Englewood Cliffs. f.607 378

Copi, Irving M; Cohen Carl; (1994). Introduction to Logic. Prentice Hall Englewood Cliffs. f.608

Page 222: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

212

pikëpamjet e zhvilluara nga studiuesit Van Eemeren dhe Houtlosser rreth manovrimit

strategjik në ligjërimin argumentues dhe e konsideron manovrimin strategjik me anë

të argumenteve gjuhësore, si përpjekje për të bindur audiencën ligjore duke treguar se

vendimi është marrë në përputhje me pikat ligjore pa shkelur normat dialektike të

arsyeshmërisë.

Manovrimi strategjik nënkupton se palët përpiqen të pajtojnë dy qëllime

konfliktuese, arsyeshmërinë retorike normative të bindjes së dëgjuesve dhe

arsyeshmërinë dialektike të zgjidhjes së ndryshimit të opinionit në një diskutim kritik.

Manovrimi strategjik e prish balancën, atëherë kur norma retorike për të bindur

sundon mbi normën dialektike të arsyeshmërisë. Në qoftë se norma e arsyeshmërisë

dialektike prishet, në terma pragma-dialektike argumentuesi paraqet një argument të

rremë. 379

Nga pikëpamja argumentuese, dallohen tri forma të përdorimit të argumenteve

gjuhësore bazuar në marrëdhënien ndërmjet argumentit gjuhësor dhe pikëpamjes.

Sipas fomës së parë, argumenti gjuhësor paraqitet si një justifikim i pavarur. Në

formën e dytë, argumenti gjuhësor plotësohet me argumente të tjera dhe, në formën e

tretë, ai udhëhiqet nga një argument tjetër. Për secilën formë caktohen kushtet në të

cilat argumenti gjuhësor në rastin e parë është një justifikim i përshtatshëm dhe që

përdoret në mënyrën e duhur. Kur argumenti gjuhësor paraqitet si një justifikim i

pavarur, ai është i pranueshëm në qoftë se :

(ia) Argumentimi paraqitet në një kontekst të një rasti të lehtë ku nuk ka ndryshime

opinioni në lidhje me interpretimin e rregullit, në lidhje me faktet e rastit konkret.

(ib) Argumentimi gjuhësor i referohet kuptimit standard të pranuar të një termi që

përdoret në këtë urdhëresë. 380

Nga pikëpamja ligjore, në raste të lehta ku nuk ka ndryshim opinioni në lidhje

me interpretimin e urdhëresës ligjore dhe në qoftë se formulimi i kësaj urdhërese

mund të japë një tregues të qartë për të përcaktuar kuptimin e saj në një rast konkret,

argumentimi i bazuar në argumentin gjuhësor mund të përbëjë një përligjje të

mjaftueshme. Pra, në këtë rast nuk është e nevojshme të merren në konsideratë

argumente të tjera sistematike.

Ndonjëherë për qëllime retorike, argumentimi gjuhësor plotësohet me

argumente të tjera sistematike ose teleologjike për të treguar që vendimi është në

përputhje me rregulla të tjera të sistemit ligjor. 381

Kur një argument gjuhësor paraqitet

si argument plotësues, ai është i pranueshëm vetëm në qoftë se:

(2a) Argumenti gjuhësor përbën mbështetje për të njëjtin interpretim të termit të

përdorur në rregullin ligjor, ashtu si dhe argumentet e tjera që paraqiten si përligjje.

(2b) Argumenti gjuhësor nuk është i papërputhshëm me kuptimin e termit të përdorur

në rregullin ligjor.

379

Edited by: Van Haaften,Ton; Jansen, Henrike; De Jong, Jaap; Koetsenruijter, William.(2011).

Bending Opinion. Essays on Persuasion in the Public Domain. Leiden University Press. f.426 380

Edited by: Van Haaften,Ton; Jansen, Henrike; De Jong, Jaap; Koetsenruijter, William.(2011).

Bending Opinion. Essays on Persuasion in the Public Domain. Leiden University Press. f.426 381

Edited by: Van Haaften,Ton; Jansen, Henrike; De Jong, Jaap; Koetsenruijter, William.(2011).

Bending Opinion. Essays on Persuasion in the Public Domain. Leiden University Press. f.427

Page 223: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

213

Në rastet kur rregulli ligjor përmban një term të paqartë, atëherë rregulli ligjor duhet

interpretuar për të përcaktuar kuptimin e tij për rastin konkret sepse argumenti

gjuhësor nuk është i mjaftueshëm për të përcaktuar kuptimin e saktë, thjesht duke

kontrolluar kuptimin e drejtpërdrejtë ose kuptimin teknik të termit.

Kuptimi i plotë mund të përcaktohet duke parë sistemin ligjor dhe qëllimin e

këtij rregulli ligjor. Argumentimi gjuhësor në këtë rast shpesh paraqitet në formën e

një deklarate. Feteris merr në shqyrtim dy raste nga ligji civil Hollandez, duke u

bazuar mbi dallimin ndërmjet formave të ndryshme të argumenteve gjuhësore në

kontekste të ndryshme diskutimi, si edhe normat për një përdorim të pranueshëm.

Shembulli i parë lidhet me ligjin Hollandez për interpretimin e saktë të fjalës

“gjetje”. Diskutimi lidhet me çështjen nëse aktivitetet e një mbledhësi profesionist të

makinave i cili kishte gjetur një makinë të vjedhur, i jepnin atij të drejtën për të marrë

një shpërblim për gjetjen e makinës dhe një kompensim për kostot e kujdesjes së saj,

në bazë të rregullit ligjor për gjetjen e objekteve të humbura dhe të pambikëqyrura

sipas “Kodit Civil Hollandez”.

Në këtë rast akuzuesi që është pronari i makinës, mohon të drejtën e të

akuzuarit që është mbledhësi i makinave për të pasur kompensim për kostot që ai ka

shpenzuar. Sipas opinionit të akuzuesit, rregulli ligjor nuk aplikohet në këtë rast,

sepse aktet e të akuzuarit nuk mund të konsiderohen si “gjetje.” Sipas pikëpamjes së

tij, termi “gjetje” duhet interpretuar në kuptimin e ngushtë. Pra, duke përjashtuar

aktivitetet e grumbulluesit profesionist të makinave. Në këtë rast, akuzuesi e paraqet

argumentin gjuhësor që i referohet kuptimit të fjalës “gjetje” si justifikim të

mjaftueshëm të pavarur.

Sidoqoftë, gjyqi i lartë dhe ai suprem janë të opinionit se rregulli ligjor është i

aplikueshëm në rastin konkret në kuptimin e gjerë të termit “gjetje.” Ky kuptim i gjerë

përfshin gjithashtu aktivitetet e grumbulluesit profesionist të makinave që ka qenë në

kërkim të makinës. Gjyqi suprem është i opinionit se interpretimi i fjalës “gjetje”

duhet bazuar në një kombinim të argumentimit teleologjik (i mbështetur prej

argumentimit të bazuar në diskutime në lidhje me ligjin në parlament) dhe

argumentimit gjuhësor. Sipas rregullit ligjor në kodin civil, një objekt i humbur duhet

t‟i kthehet pronarit të ligjshëm sa më shpejt që të jetë e mundur dhe në raste të tjera ai

nxirret në qarkullim sa më shpejt ose përdoret përsëri.

Ky argument plotësohet duke marrë në konsideratë se kuptimi gjuhësor i fjalës

“gjetje” nuk formon një kundërargument kundrejt aplikimit në këtë kuptim të gjerë.

Duke u bazuar në ligjin civil, termi “gjetje” duhet interpretuar në një kuptim më të

gjerë që përfshin gjithashtu aktivitetet e grumbulluesit profesionist të makinave. E

parë në këtë këndvështrim, ky është një rast ku manovrimi strategjik nga pala

akuzuese nuk qëndron sepse së pari kushti (ib) dhe kushti (ia) nuk plotësohet.

Argumenti gjuhësor në favor të një interpretimi të ngushtë të termit “gjetje” nuk mund

të përbëjë një justifikim të pavarur të mjaftueshëm.

Gjyqi suprem argumenton se duhet marrë parasysh edhe qëllimi i legjislatorit i

cili mbështet një interpretim të gjerë të fjalës “gjetje”. Gjyqi thekson faktin se qëllimi

i legjislatorit për të përkrahur idenë se objekti nxirret përsëri në qarkullim, është

Page 224: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

214

gjithashtu në përputhje me kuptimin e termit “gjetje” në kuptimin e gjerë siç është

përdorur në rregullin ligjor.

4.10.1 Veçori të gjuhës ligjore

Sipas Gibbons-it382

, ligji është një institucion gjuhësor. Ligjet janë të koduara

në gjuhë dhe konceptet që përdoren për të ndërtuar ligjin janë të arritshme vetëm

përmes gjuhës. Gjuha ligjore nuk është një koncept universal, pasi gjuhë të ndryshme

të kulturave të ndryshme kanë histori të ndryshme. Theksohet nga studiuesit, se

komunikimi i hershëm ligjor përdorte një gjuhë që ishte shumë afër gjuhës së

përditshme. Zhvillimi i shkrimit lejoi kodifikimin e sistemeve ligjore. 383

krahasim me të gjitha përdorimet e tjera gjuhësore, gjuha ligjore është më pak e

komunikueshme sepse qëllimi i saj nuk eshtë aq shumë për të sqaruar në masë

përdoruesit e gjuhës, sesa të lejojë një ekspert që të regjistrojë informacion për t‟u

shqyrtuar nga të tjerët.

Tri funksionet bazë të gjuhës janë ai informativ, ekspresiv dhe direktiv. Në

kontekstin ligjor, rrallëherë gjuha përdoret për të shprehur qëndrime. Ndonjëherë,

përdoret thjesht për të informuar, por, kryesisht për të drejtuar. Funksioni direktiv

merr formën e urdhëresave të drejtpërdrejta ose mund të tërheqë vëmendjen se akte të

caktuara janë të dënueshme.

Fusha ligjore përfshin veprimtari që lidhen me hartimin e statuteve për

nënshkrimin e marrëveshjeve midis individëve, që të gjitha duhen regjistruar në formë

të shkruar. Secili prej këtyre aktiviteteve është i lidhur në një farë mënyre me

imponimin e obligimeve dhe me dhënien e të drejtave. Si rrjedhojë, kushdo që harton

një dokument ligjor duhet të përpiqet së tepërmi që të sigurojë se thuhet ekzaktësisht

ajo që kërkohet të thuhet dhe në të njëjtën kohë të mos japë mundësi për

keqinterpretime.

Rregullat ligjore, nëse janë të përshtatura nga legjislaturat apo të formuluara

nga gjyqet duhet të jenë të qarta dhe jo të dykuptimshme. Në përgjithësi, gjuha në

këtë fushë duhet të shfaqë një saktësi të madhe për të arritur qëllimet e saj. Nevoja për

saktësi, rezulton në një vëmendje të madhe që u jepet përkufizimeve të fjalëve të

përdorura në ligje dhe në rregulla administrative.

Përkufizimet bindëse dhe ato teorike gjejnë shumë pak vend në fushën

ligjore. Kështu, në një statut te Miçiganit ku quhet krim të ndihmosh një person tjetër

të kryejë vetëvrasje, fjala “pacient” përkufizohet kështu:384

“Pacient” nënkupton një person që përfshihet në një akt vullnetar vetë-

eleminimi. (Statut i Miçiganit, No. 4501, Seksioni 2(d), përshtatur, 24 nëntor 1992.)

Ky përkufizim është shumë larg përdorimit të zakonshëm të fjalës “pacient”.

Ky kuptim i pazakontë dhe shumë i ngushtë është dhënë për të lehtësuar formulimin

e akteve të ndaluara me ligj. Përkufizimet e sakta janë shumë të zakonshme në fushën

382

Gibbons, John. (2003) Forensic Linguistics. Blackwell Publishing. http://www.linguistic-books.org. 383

Gibbons, John. (2003) Forensic Linguistics. Blackwell Publishing. f. 18 384

Copi, Irving; Cohen Carl. (1994) Introduction to Logic. Prentice Hall Englewood Cliffs f.609.

Page 225: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

215

ligjore. Një fjalë ose frazë mund të ketë disa kuptime të ndryshme në ligjërimin e

zakonshëm, disa më të gjera dhe disa më të ngushta.

Ligjvënësit sigurohen që kuptimi i një termi në një kontekst specifik të

përkufizohet qartësisht dhe saktësisht. Për shembull, në një statut të Miçiganit në

lidhje me testamentet haset shpesh fraza referuese “fatalisht i sëmurë ”. 385

Brenda

këtij ligji jepet një përkufizim i saktë i kësaj fraze :

“fatalisht i sëmurë” nënkupton një gjendje në të cilën një sëmundje e pashërueshme

dhe e pakthyeshme ose e pakontrollueshme sipas opinionit të arsyeshëm të mjekut ka

të ngjarë të rezultojë në vdekje afërsisht brenda një viti.” Dhe meqënëse ky ligj lidhet

me ndërhyrjet mjekësore që “deklaruesi” mund të mos dojë që të kryhen në gjendjen

e tij, termit “ndërhyrje mjekësore” i jepet gjithashtu një përkufizim i saktë:

“Ndërhyrje mjekësore” nënkupton çdo lloj medikamenti, procedure ose mjeti që një

mjek rekomandon, drejton ose autorizon.

Nëse hartuesi i dokumenteve ka përdorur një gjuhë që rastësisht mund të nënkuptojë

diçka ndryshe nga ajo që ai kishte si qëllim, ai ka dështuar në punën e tij.386

Gjuha

ligjore konsiderohet si tepër konservatore, pasi mbështetet së tepërmi në format

gjuhësore që i përkasin së shkuarës dhe nuk rrezikon për të adoptuar forma të reja e të

patestuara të shprehisë gjuhësore. Disa studiues përmendin disa momente të një “stili

të lartë” të komunikimit të hershëm ligjor, për shembull fakti se përdorimi i

“formulave të sakta verbale” ishte i zakonshëm në transaksionet dhe procedurat

ligjore.387

Anglishtja e vjetër ligjore kishte raste të dallueshme të aliteracionit dhe të

ritmit që forconte pushtetin e saj. 388

Tradicionalisht, avokatët dhe hartuesit e dokumenteve ligjore, për një kohë të

gjatë janë marrë kryesisht me hartimin e testamenteve, zhvendosjen e pasurisë e të

tjera si këto. Për çdo lloj transaksioni është zhvilluar një formulë linguistike – ose një

koleksion formulash të ngjashme që janë të testuara plotësisht në seanca të ndryshme

gjyqësore. 389

Për çdo avokat, është një motivim i fortë t‟u referohet formave tek të cilat e di

që ka mundësi të mbështetet, sesa të sajojë forma e modele gjuhësore krejtësisht të

panjohura që mund të rezultojnë të mangëta. Si rrjedhojë, shumica e shkrimeve ligjore

nuk janë spontane, por kopjohen drejtpërsëdrejti nga libra ku janë grumbulluar

formula gjuhësore të ngjashme.

Dokumentet e hershme gjuhësore kishin një format të tillë uniform, që nuk e

lejonin shumë lexuesin të merrte informacion të qartë. Rreshtat ishin shumë të gjatë,

nga marxhina në marxhinë dhe pa hapësirë midis tyre apo paragrafëve e pa shenja

pikësimi. Një prej arsyeve të sugjeruara për këtë format të njëtrajtshëm lidhej me

qëllimin për të shmangur tentativat mashtruese për të shtuar apo për të hequr pjesë të

385

Copi, Irving; Cohen Carl. (1994) Introduction to Logic. Prentice Hall Englewood Cliffs f.609. 386

Crystal David, Davy Dereck. (1969) Investigating English Style. Longmans, Green and Co, London

and Harlow. fq.193 387

Tiersma, Peter. (1999) Legal Language. The university of Chicago Press Books. f: 13. 388

Mattila, Heikky. (2006). Comperative Legal Linguistics. Ashgate Publishing Company f.47. 389

Crystal David, Davy Dereck. (1969) Investigating English Style. Longmans, Green and Co, London

and Harlow. fq.194

Page 226: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

216

tekstit. Efektet e traditës shihen edhe sot në anglishten e shkruar ligjore. Fjalitë në

shumicën e rasteve janë të gjata e me shenja të rralla pikësimi. 390

Megjithatë, prirja është që të shfrytëzohet më shumë rrafshi grafologjik. Me

anë të mjeteve pamore si: përdorimi i shkronjave të mëdha për fjalët e para të

paragrafëve apo fjalë të rëndësishme që duhen theksuar, hartuesit ligjorë nxjerrin në

pah më efektivisht kuptimin e gjithë dokumentit. Sidoqoftë, gjuha bashkëkohore

ligjore ka pasur edhe ndryshime të ngadalëta. Sot, gjuha konsiderohet më e lehtë,

sepse është lejuar që një term i vetëm të zëvendësojë një varg të tërë sinonimesh, apo

një frazë e thjeshtë të tregojë një sërë operacionesh ligjore që më parë

përfaqësoheshin me një varg rreshtash.

Rregullat ligjore, nëse janë të përshtatura nga legjislaturat apo të formuluara

nga gjyqet duhet të jenë të qarta dhe jo të dykuptimshme. Në përgjithësi, gjuha në

këtë fushë duhet të shfaqë saktësi të madhe për të arritur qëllimet e saj. Nevoja për

saktësi, rezulton në vëmendje më të madhe që u jepet përkufizimeve të fjalëve të

përdorura në ligje dhe në rregulla administrative.

Një nga karakteristikat e gjuhës ligjore, që e dallon atë nga format e tjera të

ligjërimit është fakti se ajo është një formë gjuhësore që shërben si mjet kryesor për

hartimin e ligjit e si rrjedhojë duhet të sillet në përputhje me të. Kjo është një formë

ligjërimi që përballet me një varg kufizimesh si : nevoja për shmangur ambiguitetin,

mundësinë e keqkuptimeve dhe konformitetin ndaj diktatit gjuhësor të ligjit. Një

karakteristikë e rëndësishme e anglishtes ligjore është fakti që zotërohet nga emrat që

janë kryesisht abstraktë, si për shembull: deklaratë, kushte, zotërim, përcaktim,

mbarim, etj.

Grupet e gjata e të komplikuara emërore bien mjaft në sy dhe krijojnë kontrast

me grupet foljore që janë relativisht të pakta. Mbiemrat janë të paktë në krahasim me

llojet e tjera të ligjërimeve dhe ndajfoljet intensifikuese si “shumë” dhe “mjaft”

pothuajse mungojnë. Fjalët dhe frazat arkaike gjejnë përdorim mjaft të gjerë në këtë

ligjërim dhe i japin një karakteristikë formale. Ky formalitet theksohet edhe më tepër

prej përdorimit të togfjalëshave të qëndrueshëm si për shembull: pas vdekjes së, afatet

dhe kushtet, i aftë dhe i gatshëm.

Elementi i gjuhës frënge në fjalorin ligjor të gjuhës angleze është shumë i

madh. Deri në shekullin e 18-të, frëngjishtja ishte kryesisht gjuha e profesionit ligjor.

Fjalë të tilla391

si: propozim, efekt, shoqëri, siguri, i siguruar, orar, në mënyrën e

duhur, e nënshkruar , pranim, politikë, çështje, rregulla, formular, afate, kushte,

datë, hyrje, kontratë, e pranuar, marrëveshje, evidencë, deklaratë, apel, obligim,

drejtësi, politikë, vjedhje, dëmtim, gjykatës, gjykim, verdikt, janë të gjitha me

prejardhje nga gjuha frënge.

Vetë fjala “ligj” vjen nga norvegjishtja e vjetër, ku kuptimi i vjetër islandez

ishte “diçka e përcaktuar apo e fiksuar”. 392

390

Crystal David, Davy Dereck. (1969) Investigating English Style. Longmans, Green and Co, London

and Harlow. fq.197 391

Crystal David, Davy Dereck. (1969) Investigating English Style. Longmans, Green and Co, London

and Harlow.f.195 392

Mellinkoff, David. (1963). The language of the Law. Brown and Company. f. 34.

Page 227: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

217

Gjithashtu, një numër i madh termash kanë ardhur direkt nga latinishtja. Një

numër i vogël termash ligjorë me prejardhje nga frëngjishtja dhe latinishtja kanë

mbetur në formën e tyre origjinale. Ato përdoren rallë, megjithatë, luajnë një rol të

rëndësishëm si fjalë teknike dhe përbëjnë një pjesë aktive të fjalorit ligjor. Po japim

disa shembuj:

(fjalë ligjore të gjuhës frënge) “estoppels”- (pengesë që e përjashton një

person për të deklaruar një fakt apo të drejtë apo e ndalon që të mohojë një fakt. Kjo

pengesë është si rezultat i sjelljes, veprimeve, deklarimeve, pranimeve, apo

dështimeve për të vepruar kundrejt personit në një rast ligjor identik)

“fee simple”- titull absolut ndaj tokës. (i çliruar nga çdo pretendim tjetër kundër

titullit), që dikush mund ta shesë apo t‟ia transmetojë dikujt tjetër me anë të

testamentit apo trashëgimisë)

“quash” - Të anullosh apo lësh mënjanë.

(fjalë ligjore të gjuhës latine) “alias” – emër i përdorur përveç emrit të dhënë të

personit apo referencë ndaj emrit tjetër që mund të mos jetë një përpjekje për të

fshehur identitetin e tij/e saj (forma e shkurtuar e emrit,inicialet apo mbiemri i

vajzërisë)

“nolle prosequi “ - ne nuk do të vazhdojmë më me procesin ligjor – është një deklarim

që i bëhet gjykatësit nga një avokat në rastet kriminale përpara gjyqit ose gjatë gjyqit,

që nënkupton se çështja ndaj të akuzuarit pezullohet. Deklarimi është një pranim se

akuzat nuk mund të provohen.

4.10.2 Përbërësit gjuhësorë të argumentimit në ligjërimin ligjor

Studiuesit theksojnë se gjykatësit e përdorin argumentimin me qëllim që të

arrijnë që palët që janë të përfshira në debat së bashku me përfaqësuesit e tyre, juristët

dhe ndonjëherë opinioni i gjerë publik të kenë pika ku të bien dakord për çështjet mbi

të cilat bie verdikti i tyre.

Kjo do të thotë se argumentimi perceptohet si një mjet i një rëndësie të madhe

përmes së cilit institucionet gjyqësore legjitimojnë vendimet dhe ndërtojnë

besueshmërinë e tyre. Studime të ndryshme janë përqëndruar kryesisht në studimin e

përbërësve gjuhësorë të ligjërimit argumentues të gjykatësve.

Në studimin e tij për një aspekt parësor siç është vlerësimi, Davide Mazzi

merr në shqyrtim ndërtimin e pozicionit argumentues të gjykatësit.

Vlerësimi përkufizohet nga Hunston dhe Thompson si « termi i përgjithshëm

për shprehjen e qëndrimit të folësit në lidhje me pikëpamjen për pohimet dhe

deklarimet që ai përdor ».393

Për aq kohë sa ata ndihen të detyruar që të mbajnë një qëndrim të caktuar në

lidhje me evidencat e disponueshme dhe konfigurimet e tyre në lidhje me ligjin

ekzistues si edhe të marrin në shqyrtim argumentet e palëve, gjykatësit nuk mund të

vlerësojnë. Vlerësimi si një strukturë e thellë e argumentimit gjyqësor, studiohet nga

393

Davide Mazzi. (2010). “A Linguistic Analyses of Judicial Evaluation Strategies in US Supreme

Court Judgements”. Springer Science+Business Media.

Page 228: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

218

një pikëpamje ligjërimore duke marrë në konsideratë analizën e gjuhës gjyqësore

autentike.

Analizat e dokumentuara prej Mazzi-it bazohen në korpusin e gjykimeve të

gjyqit suprem në SHBA, ku shprehjet e vlerësimit studiohen në nivelin e tekstit dhe të

korpusit gjuhësor. Këto gjetje japin evidencë se gjykatësit në mënyrë vlerësuese e

ndërtojnë argumentimin e tyre me anë të një shkalle të gjerë diversiteti të elementeve

ligjërimore. Këto elemente, i mundësojnë ata që të marrin një qëndrim të caktuar ndaj

fakteve relevante të çështjeve ose argumenteve nga të dyja palët.

Në fazën analitike të studimit u identifikuan një numër i konsiderueshëm

strategjish të ligjërimit që tregonin qëndrimin e gjykatësit : foljet, mbiemrat dhe i

gjithë modeli ky/kjo/këta/këto ai/ajo/ata/ato + emrin përkatës. U vu re që emrat

etiketues shpesh përdoren në gjykime me një funksion vlerësues dhe përmbledhës.

Funksioni përmbledhës siguron që aspektet semantike të materialeve tekstuale të

kondensohen në një fjalë ose frazë të vetme të fjalisë pasardhëse. Pra, duke

përforcuar kohezionin e përgjithshëm të argumentimit, modeli gjuhësor

ky/kjo/këta/këto ai/ajo/ata/ato + emrin përkatës u studiua në mënyrë sasiore në një

korpus të dhënash.

Gjykatësit, vënë në përdorim një numër strategjish për qëllime vlerësimi. Së

pari, ata përdorin forma verbale përmes të cilave manifestojnë marrëveshjet dhe

mosmarrëveshjet në lidhje me argumentet që raportojnë. Për shembull: 394

Waters argumenton se; Jam dakord me Court-in se; Ne nuk jemi dakord ;

Gjithashtu, funksioni foljor jam dakord/nuk jam dakord shoqërohet edhe prej

shpeshtësisë së mbiemrave që përmbajnë një ngjyresë të ngarkuar vlerash. Për

shembull :

Kjo nuk është e saktë ; Kjo është e habitshme dhe nuk ka të ngjarë. Përdorimi

i këtyre togfjalëshave ndikon në një vlerësim negativ të gjykatësit.

Përemri dëftor ky/kjo bashkëshoqërohet me emrat etiketues (referencë dhe

argument) përmes modelit gjuhësor (Ky + emër etiketues). Për shembull: Kjo

referencë e njëanshme ; Ky argument dështon për dy arsye; Ky argument është pranë

çështjes;

Emra të tjerë etiketues të identifikuar në korpus transmetojnë një vlerësim

negativ si për shembull: ky/kjo/këta/këto /ai/ajo/ata/ato + keqpërdorim, përjashtim,

vështirësi, kufizim, problem, deklaratë e palogjikshme, gabim, test i paqartë.

Të dhënat shfaqin një tjetër strategji ligjërimore që identifikon vlerësimin

gjyqësor. Në këtë rast, emrat etiketues nuk janë konotacional, por shenjues të zbrazët

si: argument, supozim, pretendim, përqasje, konkluzion, arsyetim, interpretim,

justifikim, pikëpamje, deklaratë.

394

Davide Mazzi. (2010) . “A Linguistic Analyses of Judicial Evaluation Strategies in US Supreme

Court Judgements”. Springer Science+Business Media. f.378

Page 229: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

219

Në nivelin semantik, këta emra përfshihen në fushën e argumentimit. Në

aspektin frazeologjik, një numër i konsiderueshëm i tyre karakterizohet nga

shoqërizimi i tyre me një shumëllojshmëri elementesh që u japin atyre një metrikë

semantike pozitive ose negative.

Këto veçanti mund të ilustrohen me shembujt e mëposhtëm:

- Ai konkluzion është qartësisht i mbyllur prej rastit të mëparshëm.

- Dispozitat e mëtejshme e konfirmojnë këtë pikëpamje. 395

Fraza, ai konkluzion merr një prozodi semantike negative dhe pozitive duke u

mbështetur në kolokacionin e saj me pjesën tjetër të fjalisë. Ndërsa fraza kjo

pikëpamje është e përfshirë brenda një fjalie pozitive ku përfiton një prozodi

semantike pozitive prej pjesës tjetër.

Bazuar në evidencat sasiore të korpusit të shpeshtësisë së fjalëve (lemave) që tregojnë

prozodi semantike pozitive dhe negative, shihet se mbizotëron prozodia negative.

Kështu, fjala “argument” manifeston një prozodi semantike negative prej 65.9 %

krahasuar me atë pozitive 3.3%.

Megjithëse më e kufizuar, duhet vënë në dukje se prozodia semantike pozitive

paraqitet me anë të elementeve kontekstuale të formave verbale, ne deklarojmë,

mbështetet prej, e arsyeshme. Përkundrazi, prozodia semantike negative paraqitet me

anë të elementeve kontekstuale që japin një model me prozodi semantike negative:

irrelevant, i kundështuar nga, jobindës, e gabuar, është në gabim, nuk mund të

pranojmë, nuk përputhet me, e çuditshme, konfuzuese, jashtë logjikës, as e nevojshme

dhe as e përshtatshme, e padobishme. 396

Jo të gjitha fjalët cilësohen si vlerësuese. Fraza të tilla si: në këtë përqasje… në

rrjedhën e këtij argumenti, cilësohen si neutrale dhe nuk mbartin ndonjë vlerësim nga

ana e gjykatësit dhe nuk manifestojnë prozodi negative apo pozitive.

4.11 Stili shtetëror e administrativ në gjuhën shqipe

Ligjërimi shtetëror-administrativ përbën gjuhën ligjore të shoqërisë. Ai

përfshin veprimtarinë me shkrim e me gojë të pushtetit ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.

Aty hyjnë botimet me karakter mirëfilli shtetëror dhe zyrtar, që nga Kushtetuta,

veprimtaria e Kuvendit e deri tek shkresat e thjeshta, bashkë me botimet zyrtare si Fletorja

Zyrtare, kodet ligjore, rregulloret, buletinet etj.397

Ky ligjërim përbëhet nga gjuha e ligjeve, rregulloreve, qarkoreve, zyrave publike,

verbaleve, lajmërimeve etj. Aty përfshihen dhe ngjizen e shkrihen ligjërimi financiar me

395

Davide Mazzi. (2010) . “A Linguistic Analyses of Judicial Evaluation Strategies in US Supreme

Court Judgements”. Springer Science+Business Media. f.381 396

Davide Mazzi. (2010) . “A Linguistic Analyses of Judicial Evaluation Strategies in US Supreme

Court Judgements”. Springer Science+Business Media. f.382 397

Shkurtaj, Gj. Si të Shkruajmë Shqip. Botimet Toena; Tiranë 2008. f.140.

Page 230: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

220

regjistër formal, teknik, jopersonal, dhe shpesh i ngatërruar në sintaksën e tij. Ndarjet e

mëdha që përbëjnë edhe nënstilet janë : ligjet; drejtësia; administrata; punët dhe

marrëdhëniet ekonomike tregtare; diplomacia; ushtria. Disa nga termat tipikë për këto

nënstile janë: ligj, dekret, kushtetutë (nënstili juridik); urdhër, urdhëresë, qarkore

(nënstili administrativ); palë, momerandum, negociata (nënstili diplomatik).

Gjuha administrative ose burokratike mund të konsiderohet një gjuhë

sektoriale (nënkod, mikrogjuhë ose gjuhë speciale), që përdoret në sektorë të

veçantë profesionalë dhe dallohet nga gjuha bazë për disa karakteristika leksikore

dhe retoriko-stilistikore. Disa studiues e konsiderojnë atë si një gjuhë hibride që

mbledh elemente leksikore me prejardhje të ndryshme. Gjuha e burokracisë nuk

duket se ka një leksik të vetin special, por merr nga leksiku i ligjërimeve të tjera të

veçanta si: stili i të drejtës, stili i ekonomisë, stili i inxhinierisë. Ligjërimi i së

drejtës është burimi kryesor.398

Katër karakteristikat kryesore të stilit të burokracisë që evidentohen nga Fiorito

në “Manualin e Stileve” janë:

Kompleksiteti: Një cilësi e tillë lidhet me shumëllojshmërinë e detyrave që

administratat publike kanë në shtetet moderne.

Aspekti i errët: Kjo karakteristikë përbën një pasqyrim të drejtpërdrejtë të

anës së errët të ligjeve.

Formaliteti: aktet administrative shpesh janë të pajisura me forcë të veçantë

pragmatike. Ato kanë forcën që të ndikojnë konkretisht mbi realitetin, duke

imponuar detyrime dhe duke atribuar të drejta. Kjo forcë e veçantë imponon

formalitet.

Qarkullimi. Gjuha administrative ka prirjen që të përjetësojë vetveten në një

lloj procesi rrethor. Nëpunësit publikë kanë zakonin që të ripërdorin

dokumentet paraekzistuese duke i përshtatur me raste të reja.

Sipas studimit interesant të Daniele Fortis-it, kemi paraqitur një përmbledhje

të elementeve që karakterizojnë leksikun burokratik Italian. 399

Emra foljorë pa prapashtesë, me mbaresë që lidhet drejtpërdrejt me rrënjën

foljore: dënim, miratim, vendim, riorganizim, rivendosje, kushtëzim,

zëvendësim, etj.

Folje me prejardhje nga emrat: anulloj, raportoj, përshkruaj.

Togfjalësha me vlera lidhore dhe parafjalore: me qëllim që, në rastin kur, në

përputhje me, e përfshirë në, në lidhje me, sipas kësaj, pavarësisht nga, në

pritje të, me anë të, ndërkohë që.

Fraza verbale të formuara nga një folje që ndiqet nga një emër: hedh firmën,

kryej pagesën, vazhdoj me anullimin.

398

Fortis, Daniele. Il Linguaggio Amministrativo Italiano. Revista de Llengua i Dret, num 43, 2005. f.

51. 399

Fortis, Daniele. Il Linguaggio Amministrativo Italiano. Revista de Llengua i Dret, num 43, 2005.

f.60.

Page 231: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

221

Neologjizmat: për shembull “jashtësim” që do të thotë “t‟i besosh një burimi

të jashtëm”. Disa shprehje janë në të njëjtën kohë fjalë të huaja e neologjizma

në kuptimin që janë të krijuara kohët e fundit. Për shembull: e- government

ose e-democracy.

Fjalë të huaja: Sipas Fortis-it, pjesa më e madhe e fjalëve të huaja janë

shprehje të “përtacisë gjuhësore”. Në ligjërimin burokratik italian fjalët e

huaja kanë hyrë pak a shumë në mënyrë të qëndrueshme. Po japim disa

shembuj nga gjuha angleze: city manager, urban planning, governance, call

center, customer, task force, part-time, workshop, partnership.

Burokratizmat : shprehje që përveç faktit që janë të vjetra, janë edhe tipike

burokratike dhe përdoren në mënyrë eskluzive në dokumentet administrative.

Për shembull: I nënshkruari, deklaruesi, sipas ligjit, i pandehuri, dëshmitar-i,

trupi gjykues, avokati mbrojtës.

Arkaizmat dhe latinizmat janë të pranishëm në këtë ligjërim gjithashtu.

Latinizmat që vijnë nga fusha e së drejtës janë më të shpeshtë: pro capite (per

person), de iure (ligjërisht,) de facto, par condicio, more uxurio.

Disa prej parimeve bazë për redaktimin e teksteve paraqiten në veprat “Kodi i stilit”

(1993), “Manuali i stilit” (1997) dhe direktivat e Frattini-t (2002). Në nivelin

leksikor, këshillohet :400

të përdoren fjalë të zakonshme të fjalorit bazë.

të shmangen neologjizmat, fjalët e huaja dhe shprehjet e vjetra.

të kufizohet sa më shumë që të jetë e mundur përdorimi i termave teknikë.

të shmangen fjalët me shumë kuptime dhe të dykuptimta.

të shmangen fjalët dhe shprehjet solemne, si edhe formulat steriotipike.

të shmangen eufemizmat.

të përdoren sa më pak sigla, shkurtime dhe akronime.

Në nivelin sintaksor, sugjerohet që:

të shkruhet me fraza të shkurtra.

të jemi koncizë duke mënjanuar fjalë dhe shprehje të tepërta.

të jemi koherentë në përdorimin e grafikëve.

të ndahet teksti në seksione: krerë, paragrafë, nënparagrafë, etj.

Më poshtë kemi sjellë disa shembuj të versioneve të thjeshtëzuara të disa

fjalive që kanë një stil tejet formal e burokratik në ligjërimin administrativ, gjithnjë

sipas D.Fortis-it. 401

400

Fortis, Daniele. Il Linguaggio Amministrativo Italiano. Revista de Llengua i Dret, num 43, 2005.

f.98. 401

Fortis, Daniele. Il Linguaggio Amministrativo Italiano. Revista de Llengua i Dret, num 43, 2005,

f.100.

Page 232: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

222

Pozicionimi i tanishëm i internet-it nuk mund të përdoret për qëllime të

ndryshme nga ato të kërkimit bibliografik. (versioni origjinal).

Mund ta përdorni internetin vetëm për të bërë kërkime bibliografike. (versioni

i thjeshtëzuar)

Mungesa ose paplotshmëria e dokumentacionit dhe e vërtetimeve të kërkuara

do të sjellë përjashtimin nga pjesëmarrja në garë. (versioni origjinal).

Do të përjashtojmë nga gara ndërrmarrjet, që nuk paraqesin të gjitha

dokumentet e kërkuara. (versioni i thjeshtëzuar).

Në pritje të verifikimit të gjendjes së ndërtesave në përdorim banues nga ana

e teknikëve të ndërtimit, popullsia e goditur nga ngjarjet sizmike do të pritet

në palestrën e liceut “Manzoni”. (versioni origjinal).

Derisa teknikët e ndërtimit të verifikojnë që shtëpitë janë të banueshme, do t‟i

presim njerëzit e goditur nga tërmeti në palestrën e liceut “Manzoni”.

(versioni i thjeshtëzuar)

4.11.1 Llojet e teksteve në ligjërimin shtetëror-administrativ

Kategoritë e teksteve në ligjërimin shtetëror-administrativ janë në një

numër mjaft të madh dhe janë mjaft të përcaktuara. Disa prej kategorive

kryesore janë: tekstet ligjore (ligj, dekret, vendim, urdhëresë, urdhër, kod,

udhëzim, rregullore); shkresat (vërtetim, deklaratë, autorizim, kërkesë,

përgjigje, akt, fletë, qarkore, letër administrative, relacion, procesverbal); aktet

ekonomike tregtare (kontratë, marrëveshje, raport, bilanc); formularët; aktet

diplomatike (notë, letër, mesazh, protest, peticion).

Ky stil karakterizohet si varianti më pak komunikativ, më larg gjuhës

së gjallë të folur, me konvencionalizëm të ndjeshëm të stilemave. Të

pranishme janë klishetë dhe shabllonet e përcaktuara.

Stili shtetëror-administrativ ka strukturë të qëndrueshme dhe shquhet për

standardueshmërinë më të lartë të të gjithë mjeteve të tij, sidomos të

terminologjisë dhe të strukturave sintaksore.402

Toni në këtë fushë është

qëllimisht i përmbajtur, korrekt dhe qëllimisht i ftohtë. Kjo arrihet duke

shmangur mjetet me ngjyrime subjektive, stilemat emocionale dhe

shprehëse. Veti të tilla të paraqitjes gjuhësore dalin qartë në rastet, kur

është e nevojshme të përshkruhen gjëra që në vetvete janë tronditëse e

tragjike. Vetë mënyra e paraqitjes së tekstit, për t„iu shmangur ngjyresave bëhet

me struktura gjuhësore që e pasqyrojnë situatën në mënyrë objektive, parashkruese

sipas kërkesave të ligjit, në mënyrë që ngjarja të vlerësohet objektivisht, të

zbulohet e vërteta dhe të jepet dënimi i drejtë për veprën e caktuar penale. Për

shembull403

:

402

Lloshi, Xhevat. Stilistika e gjuhës shqipe dhe pragmatika. Tiranë, 2001, f. 204. 403

Lloshi, Xhevat. Stilistika e Gjuhës Shqipe dhe Pragmatika. Tiranë, 2001. f.205.

Page 233: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

223

Në vendin ku ishte shtrirë viktima, në jastëkun e fjetjes u gjend

një copë xhami me prejardhje nga dritarja. Copëtimi i plotë i kokës,

shpërndarja e trurit, dhe e gjakut në muret u shpjeguan shkencërisht nga

eksperti mjeko-ligjor dhe eksperti kriminalist. (Drejtësia Popullore,

1975, nr.5).

Stili në këtë kontekst ligjërimor cilësohet si konservator dhe

tradicional. Gjithçka që paraqitet bëhet në emër të shtetit, nga pikëpamja

e përgjithshme e interesave të tij dhe jo të ligjëruesit të veçantë. Paraqitja

gjuhësore jo vetëm që bëhet me përpikmëri, por edhe përfshin të gjitha

rastet e mundshme, imtësitë e rrethanat, me qëllim që të mos lindë

rrreziku për një interpretim tjetër. Tekstet ligjore shkruhen më shumë

duke u kujdesur që të mos keqkuptohen sesa të kuptohen. Ato shërbejnë

si mbështetje për komunikim në shumë veprimtari të kësaj fushe, duke i

ngulitur perfundimisht të dhënat për çdo rast të mëvonshëm. 404

Më poshtë

po sjellim disa fragmente të shkëputura nga tekstet tipike që karakterizojnë këtë

ligjërim. Këto tekste kanë veçori dalluese që lidhen me funksionin gjuhësor e

semantik të tyre.

Tekst shkencor special405

(me terma specifikë të fushës)

Kjo na shpie te arsyeja e dytë përse dallimi midis modelit legjislativ (liri e

madhe veprimi) dhe modelit të parimeve (ose lirisë së vogël të veprimit)

është me rëndësi. Në varësi nga fakti se cilin model kemi zgjedhur, ne do të

kemi një pikëpamje tepër të ndryshme në lidhje me atë çka kërkon një

paditës kur del para gjyqit. Në modelin legjslativ paditësi kërkon që

trupi gjykues gjatë shqyrtimit të çështjes së tij të mbështesë vendimin e vet

në konceptin e asaj çka do të përfaqësonte politikën më të madhe, për të

mirën e shoqërisë në tërësi.

Tekst me karakter të përgjithshëm406

Për opozitën problemi i parë që zgjidh ligji për Gjykatën Administrative

është thjeshtimi dhe shkurtimi i procedurave gjyqësore. E në këtë pikë

Subashi i fton grupet e interesit të dërgojnë amendimet për draftin. Në

projektligjin e qeverisë është parashkruar ngritja e 6 gjykatave

administrative dhe një apeli në Tiranë.

404

Lloshi, Xhevat. Stilistika e Gjuhës Shqipe dhe Pragmatika. Tiranë, 2001. f.204 405

Xhefri G. Merfi. F ilozofia e së drejtës, Botimet ―Lura, Tiranë, 1992. f .57. 406

Metropol, mars, 2012.

Page 234: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

224

Në këto tekste përfshihen edhe vlerësime subjektive të shkruesit të

tekstit, të cilat zbehin anën speciale të informacionit, duke i dhënë karakter

më të përgjithshëm. Nga ana e paraqitjes së formës (kohezionit) ato

qëndrojnë më afër teksteve të stilit të letërsisë artistike, por ruajnë

karakterin shkencor për shkak të pranisë së termave, ndonëse në sasi të

kufizuar.

Tekst me karakter publicistik407

Në ligjëratën time: Juristi, ligji dhe të drejtat e njeriut duhet të nënvizojnë se

drejtësia dhe ligji janë dy nocione të lidhura ngushtë njëra me tjetrën, pra të

pandashme, aq sa nuk nuk mund të kuptohen po të mos vështrohen dhe

analizohen së bashku... . Krahas rëndësisë që ka hartimi i ligjeve të mira, ato

fitojnë vlerë nga mënyra sesi zbatohen.

Tekst i nivelit përshkrues-historik408

Qeveria ushtronte pushtetin ekzekutiv. Kjo ishte pozita juridike e saj

edhe sipas vendimeve të Kongresit të Lushnjes. Mirëpo në Statutin e zgjeruar

të Lushnjës përcaktohej më hollësisht përgjegjësia e Qeverisë në tërësi dhe e

ministrave në veçanti. Kjo përgjegjësi ishte politike, penale dhe civile.

Përgjegjësia politike shprehej në mosbesimin e parlamentit ndaj qeverisë dhe

anëtarëve të saj të veçantë që çonte në rrëzimin e tyre.

Një lloj kryesor i tekstit përshkrues është ai me karakter informativ ku

ilustrohen kryesisht karakteristikat e një objekti.409

Në fragmentin e mësipërm,

përshkrimi bëhet në kohën e shkuar duke iu referuar periudhave të mëparshme

historike për të paraqitur funksionin e qeverisë.

Tekst i nivelit informativ410

Neni 73 : Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuv

end dhe për v otat e dhëna prej tij. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e

shpifjes. 2. Deputeti nuk mund të ndiqet penalisht pa autorizim in e Kuv endit.

Autorizimi kërkohet edhe ne rastin kur ai do të arrestohet. 3. Deputeti mund

te ndalohet ose te arrestohet pa autorizim kur kapet në kryerje e sipër ose

menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë. Në këto raste, Prok urori i

Përgjithshëm njofton menjëherë Kuv endin, i cili, kur konstaton se nuk ka

vend për procedim, vendos për heqjen e masës. 4. Për rastet e

407

Qëndra shqiptare për të drejtat e njeriut, 1997; f. 123-124. 408

Çështje të historisë së shtetit dhe të drejtës (1996-1997), Shtëpia botuese Luarasi. f.103. 409

Topalli, Tefë. Gjuhësi Teksti. Shkodër, 2011. f. 196 410

http://ligjet.info/kushtetuta/pjesa_iii/kreu_ii/neni_73

Page 235: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

225

parashikuara në paragrafet 2 dhe 3 të këtij neni, Kuv endi vendos me v

otim të fshehtë.

Tekstet informative rrjedhin në formë lineare, për të lehtësuar më shumë

kuptimin dhe kanë si qëllim të paraqesin njohuri që nuk i njihnim. Ato

karakterizohen nga qartësia, lidhja organike dhe dispozicioni koherent i pjesëve. 411

Tekst informativ ligjzbatues 412

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë

18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të

huasë në Republikën e Shqipërisë”, të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998,

“Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e

ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës dhe ministrit të Financave, Këshilli i

Ministrave vendosi:

Miratimin, në parim, të letërmarrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes Istisna‟a

dhe marrëveshjes së Agjencisë Istisna‟a, ndërmjet Këshillit të Ministrave të

Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim (IDB), për projektin e

rrugës Tiranë-Elbasan, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi. Ky vendim hyn në

fuqi menjëherë.

Tekst i nivelit diplomatik 413

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Bashkëpunimit

Ndërkombëtar të Mbretërisë së Swaisland-it i paraqet

përgëzimet e saj ndaj të gjithë Përfaqësuesve

Diplomatikë rezidentë dhe jo-rezidentë të Mbretërisë së

Swaisland-it, dhe ka nderin të informojë se qeveria e

Mbretërisë së Swaisland-it ka dhënë njohje formale për

Republikën e Kosovës.

4.12 Rreth historikut të stilit

Prof. Xhevat Lloshi në librin e tij “Stilistika e gjuhës shqipe dhe

pragmatika” ka bërë një paraqitje të historikut të këtij stili. Më poshtë po sjellim një

paraqitje të shkurtër të historikut të stilit juridiko-administrativ në gjuhën shqipe

411

Topalli, Tefë. Gjuhësi Teksti. Shkodër, 2011. f. 202-203. 412

http://www.kryeministria.al/al/newsroom/vkm/vendime-te-miratuara-ne-mbledhjen-e-sotme-

te-keshillit-te-ministrave-17-shtator-2014

413

http://www.mfa-ks.net/repository/docs/nota_verbale.pdf

Page 236: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

226

duke u përqëndruar në një përshkrim të periudhave, nëpër të cilat ka kaluar

zhvillimi i terminologjisë shqipe i fushës ligjore e cila ka përbërë më vonë

bërthamën e stilit shtetëror-administrativ.

Periudha e principatave të Arbrit

Në lashtësinë greko-romake, e drejta në formën e praktikave gjyqësore ka

qenë pjesë e gojtarisë së njerëzve si përfaqësues të pushtetit për të shpallur urdhëra,

p ë r t ë zgjidhur probleme të ndryshme lidhur me pronësinë, marrëdhëniet në

familje, me shtetin etj.

Lidhur me vendin tonë, mund të pohohet se marrëdhëniet në fushën e të

drejtës dëshmohen qysh në shek. XIII, në gjirin e lidhjeve tregtare të principatave

të Arbrit me Raguzën, nga akti i parë ndërkombëtar nga administrata e një

sundimtari shqiptar.

Pas shtetit të Skëndërbeut, për shumë shekuj marrëdhëniet ligjore janë

ushtruar nga administrata osmane dhe në osmanisht, kurse marrëdhëniet tregtare

janë mbajtur në gjuhët e vendeve fqinje. Kjo do të thotë se praktika juridike në

vendin tonë për shekuj me radhë është zhvilluar në gjuhë të huaja (latinisht,

turqisht, italisht, greqisht).

Megjithatë , ekzistenca e kanuneve vendore dëshmon se në formën gojore të

gjuhës, përdoreshin edhe fjalë shqipe të specializuara nga fusha e të drejtës, që

lidheshin me kanunet, të cilat mund të konsiderohen nga vështrimi i sotëm i tyre si

terminologji në miniaturë. Vepra “Kanuni i Lekë Dukagjinit” i cili u botua në vitin

1933 nga patrioti Shtjefën Gjeçovi, shërben si dëshmi e tipareve fillestare të këtij

stili. Dispozitat e mbledhura rreth “Kanunit të Lekë Dukagjinit” e të botuara në

gazetën “Prizren” në pjesën më të madhe kanë karakter juridik penal ku trajtohet

instituti i vrasjes, i besës, i pajtimit, i mikëpritjes, i dorëzanisë si dhe konfiskimi i

pasurisë së vrasësit etj. Kanuni në një vështrim të përgjithshëm përfaqësonte një lloj

kushtetute të vetëqeverisjes së krahinave të Malësisë dhe shërbente si superstrukturë

juridike që përcaktohej nga baza ekonomike përkatëse. 414

Kanuni parashikonte

sanksionimin e pronës private mbi tokën. Gjithashtu, ai sanksiononte rregullin se

kufijtë e pronave të paluajtshme janë të paprekshme: “Me luejt kufinin ashtë nji si me

luejt me eshtnat e të dekunve (paragrafi 243).

Veprat penale kishin për objekt të përgjithshëm marrëdhëniet shoqërore të

bazuara kryesisht në pronën private. Si objekt i veçantë i veprave penale ishin

marëdhëniet shoqërore të caktuara, me tipare kryesore të përbashkëta të ngjashme, si

p.sh marrëdhëniet shoqërore që mbronin personin, marrëdhëniet që mbronin pronën

private, marrëdhëniet familiare, martesore, etj. 415

Megjithatë, depërtimi në gjuhën shqipe i fjalëve speciale nga fusha e së

drejtës përmes letërsisë fetare, të pasqyruar në numër mjaft të kufizuar vihet re qysh

414

Elezi, Ismet. E drejta Zakonore Penale e Shqiptarëve. Tiranë, 1983; f. 34-37. 415

Elezi, Ismet. E drejta Zakonore Penale e Shqiptarëve. Tiranë, 1983; f. 107.

Page 237: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

227

në “Mesharin” e Buzukut dhe duke u zgjeruar më tej në veprat fetare të Budit

dhe Bogdanit.

Një varg termash që përdoren sot, kanë gjetur pasqyrim në f jalorin e

F rang Bardhit416 si: ankim, ankohem, ankues, betohem, bindje, detyroj, devocion,

dëshmi, dëshmitar, dëshmoj, dhunoj, dhuratë, faj, grabitje, gjyq, gjykatës, këshill,

këshilltar, këshilltore, kundërshtar, ligj, trashëgim, mashtrues, peng.

Për shekullin e 18-të dokumentohet që shkrimi shqip është shtrirë në defteret

e reshperëve; alfabeti i Todhrit përdorej nga tregtarët elbasanas në llogaritë e

tyre. Më vonë, në Shkodër italishtja përdorej vetëm në marrëdhëniet

tregtare me Venedikun, kurse shqipen e shkruanin me alfabetin e autorëve të

vjetër. Z.Jubani ka përkthyer Kodin dhe shtojcën e procedurës tregtare osmane, pasi

qysh më 1870 kishte shtruar nevojën e shqipërimit të legjislacionit osman.

Periudha 1878-1912

Në këtë periudhë ekzistonte përsëri e drejta zakonore edhe pse kemi

përpjekjet për organizimin shtetë ror që përvijohet qysh nga Lidhja e Prizrenit. Në

këtë fazë, vihet re prania e leksikut të huaj në leksikun e përgjithshëm qysh nga fundi

i shekullit të 19 -të dhe intensifikimi i depërtimit të tij në leksikun terminologjik, si

leksiku turk i së drejtës.

Po kështu ka ndikuar korrespondenca në gjuhët e huaja, sidomos në

frëngjisht dhe italisht. Këto rrethana kushtëzuan futjen e disa njësive leksikore të

huaja në fushën e së drejtës si: nom, nahije, amnisti, memur (nëpunës),

prefekturë, ministeria ( qeveri), organizatë, tradicion, guvernë (qeveri), komision,

autonomi, neutre (i paanë), kompetencë, rezhim, sanxhak, vilajet, kaza, vali, merqez

etj.

Kjo situatë problematike për terminologjinë është ndier fort qysh nga

Rilindasit, të cilët duke punuar për hartimin e teksteve shkollore, janë ndeshur me

termat e huaj që shërbenin si shënues të koncepteve të fushave bazë të dijes.

Ata janë përpjekur që të krijonin e të gjenin sa më shumë barasvlerës

shqip, çka ka ndihmuar për t‟i kuptuar sa më lehtë dijenitë shkencore, në kushtet

e padijes që ekzistonte në atë kohë në vendin tonë. Merita e Rilindësve dhe e

pasuesve të tyre është se ata, duke punuar për lëvrimin e terminologjive bazë u

orientuan kaq shumë pas shqipërimit të termave të huaj saqë krijuan edhe sisteme

termash vetjakë shqip për fusha të caktuar a.

Në veprën e tij «Shqipëria ç‟ka qenë, ç'është e çdo të bëhet» , 417 Sami F rashëri

ka përdorur një grup fjalësh të leksikut të së drejtës si: qeveri, krei i qeverisë,

qeverindar (prefekt), kabineto ( e huazuar nga italishtja), ministretë, gjyqet, gjykatët,

kombëri, gastër (qark), sanxhak, katundëri (qytet i vogël), Këshill e Përgjithçme,

416

V.Proko, A.Duro. Përfaqësmi i fushave të dijes dhe temati a në Fjalorin e Frang Bardhit.

Prishtinë, 2007.

417 Frashëri. S. Shqipëria ç„ka qënë, ç„është e ç„do të bëhet. Tiranë, 1980. f. 45 – 104.

Page 238: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

228

nënkrye (nënryetar), gjyqëri (drejtësi), gjithurdhërim (Republikë), nënëqeveri

(nënprefekturë), paqeveria (mungesë qeverie), qyrës (mbikqyrës),

Kërkesat për ta futur shqipen në administratë, gjyqe etj., tingëllojnë me

forcë në gjithë shtypin shqiptar në prag të Pavarësisë. Në 1901, Konica 418 botoi

fjalë të reja administrative dhe politike.

Periudha 1912-1930

Kjo periudhë përkon me shpalljen e Pavarësisë, krijimin e shtetit shqiptar,

organizimin e tij, ligjshmërinë, si dhe me ngjarje të tjera të rëndësishme, si ardhja

e Princ Vidit dhe Kongresi i Lushnjës.

Terminologjia e së drejtës e kësaj periudhe pati ndikim të fuqishëm nga

italishtja, kryesisht në formimin e termave nga fusha praktike e së drejtës, çka lidhej

me krijimin e dokumentave apo akteve ligjore si: memorandum, milicia, sovrane,

dekret, senat, statut, monarki, organ kolegjial, kabinet, indipendencë, komision,

parlament etj.

Dokumentet e qeverisë së I.Qemalit në nëntor 1912 në Vlorë, shënojnë

ravijëzimin e këtij stili në funksionin e vet kryesor, ku vendin kryesor e zë

terminologjia e fushës së ligjeve. Shqipja u shpall gjuhë zyrtare dhe si akt i parë

legjislativ në fushën e organizimit gjyqësor kombëtar shërbeu Kanuni i Zhurisë (maj

1913), ndërsa akti më i rëndësishëm ishte Kanuni i Përtashëm i administratës civile

të Shqipërisë 419

(nëntor 1913).

S i nevojë e mprehtë doli çështja e terminologjisë dhe e emërtesave të

plota. N isën të botoheshin fjalorë shqip, turqisht e frengjisht. "Zgjimi" më 1913 në

Korçë botoi një terminologji ushtarake me 315 fjalë. Edhe Komisia Letrare e

Shkodrës u mor me këto probleme.

Prof. Emil Lafe e ka trajtuar këtë problem duke sjellë një varg shembujsh

që hedhin dritë mbi fillimet e formimit të terminologjisë juridike në gjuhën shqipe

që i përkasin periudhës pas shpalljes së Pavarësisë. 420

Ai komenton në mënyrë shkencore Listën në formë fjalori shqip-

turqisht të botuar nga Komisia e Shkodrës që përmban rreth 360 terma nga fusha

e së drejtës; ndër to janë lënë 14 turqizma, kurse pjesa tjetër janë terma në shqip.

Ai vë në dukje shturqizimin e terminologjisë.

Periudha 1930 deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore

Qysh pas vitit 1922, gjithë politika gjuhësore u orientua nga përdorimi i

"gjuhës zyrtare" në shkollë e në administratë, duke qenë një variant mbi bazë

dialektore të mesme, por, çështja e "gjuhës zyrtare" në thelb u shkri në çështjen më

të gjerë të gjuhës standarde. Vazhduesit e traditave të Rilindjes, si A. Xhuvani, M.

418

K. J orgaqi, ― Fa ik Konica, Mendime gjuhësie, Omera GVG, T iranë, 2008. 419

Lloshi, Xhevat. Stilistika e Gjuhës Shqipe dhe Pragmatika. Tiranë, 2001. f.215. 420

E. Lafe. Fillimet e formimit të terminologjisë juridike në g juhën s hqipe. T iranë, 2010. f.2

Page 239: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

229

Logoreci punuan drejtpërdrejt për një shqipe të përpunuar në ligjet dhe dokumentat

administrativ në ushtri e shkollë. Në 1932 u botua i pari fjalor terminologjik ushtarak me

rreth 900 terma. 421

Periudha 1945-1980

422

Pas Luftës II Botërore, vendosja e një shteti ideologjik solli ndryshime

politikisht të qëllimshme për t' u dalluar "nga regjimi i vjetër" e sidomos për të

mënjanuar atë që i përkiste "rendit borgjez". Për këtë u ndoqën emërtesat sipas rusishtes.

Në vend të fjalës bashki u përdor fraza Komiteti ekzekutiv dhe gjeti vend gjerësisht

mbiemri popullor në emërtimet e ndryshme (ushtria popullore, këshilli popullor,

Republika Popullore, gjykatat popullore).

U përjashtuan emërtimet e ndarjeve administrative dhe të hierarkisë përkatëse: prefekt,

prefekturë, nënprefekturë. Fjalët xhandar, milic konsideroheshin si fjalë me

konotacion negativ dhe u zëvendësuan me fjalët polic-polici. Sindikatat u quajtën

bashkime profesionale, sipërmarrjet u bënë ndërmarrje, kryepunëtorët quheshin

brigadierë, dhe ky proces preku të gjitha emërtimet e tjera që lidheshin me konotacione

ideologjike të papranueshme.

Periudha 1991 deri më sot

Ngjarjet e vitit 1990-1991, të drejtuara kundër gjithë shtetit monist sollën një

proces në drejtim të kundërt. Kështu, u rikthyen në gjuhë emërtimet speciale nga fusha

juridiko- administrative: bashki, prefekturë, prefekt, sindikatë. Gazeta Zyrtare u

riemërtua Fletorja Zyrtare .

Fjala reformë e cila në mesin e viteve 1960 u zëvendësua më

revolucionarizim pati një përdorim tejet të gjerë në këtë periudhë.423

Pak

nga pak veprimtaria shtetërore e administrative filloi të shkëputej nga ideologjizimi,

kurse depolitzimi solli ndryshimet përkatëse, duke e bërë leksikun e fushës më të

qëndrueshëm ndaj ndryshimeve kalimtare politike.

Pas hapjes së Shqipërisë dhe etjes së saj për zhvillim e kontakt me të huajt,

huazimet kulturore e sidoms anglicizmat u bënë gjithnjë e më të pranishme. Ato

depërtuan në masë në të gjitha fushat e dijes. Fondi i leksikut terminologjik i së

drejtës u pasurua dhe u plotësua më tej, me anë të huazimeve, të marra kryesisht

nga anglishtja, si gjuhë me status ndërkombëtar. Globalizmi ushtron trysni të

vazhdueshme edhe sot 424 sikurse do të vijojë në të ardhmen. Fluksi i fjalëve të

huaja është shtuar shumë jo vetëm nga ndikimi i drejtpërdrejtë i anglishtes, por edhe

nga anglicizma të huazuara nëpërmjet gjuhëve të tjera si italishtja e frëngjishtja. 421

Lloshi, Xhevat. Stilistika e gjuhës shqipe dhe pragmatika. Tiranë, 2001. f. 215. 422

Lloshi, Xhevat. Stilistika e Gjuhës Shqipe dhe Pragmatika. Tiranë, 2001. f. 215-216. 423

Lloshi, Xhevat. Stilistika e Gjuhës Shqipe dhe Pragmatika. Tiranë, 2001. f.216. 424

Disertacioni: “Stili Juridiko Administrativ nw Gjuhwn Shqipe nw pwrqasje me gjuhwn Ruse”; Shehu,

Eda; Tiranë 2012. Stavileci, E. (2009). Terminologjia në administratën publik e në «Gjendja

dhe zhvillimi i terminologjisë shqipe », Tiranë.

Page 240: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

230

Disa prej termave të ardhur drejtpërdrejt nga anglishtja e cila si gjuhë e

globalizimit vazhdon të ushtrojë trysni të madhe janë janë : embargo, peticion,

mocion, rezolutë, samit, korporatë, aparteid, komonuelth, divident, negociata,

kongresmen, bojkot, implementim, lidership, task forcë, census, draft, ekspertizë,

slogan, lob, impakt.

Shembuj të tillë anglicizmash si: startoj, implementoj, menaxhoj, monitoroj,

bojkotoj, klikoj, Prof. H. Shehu i konsideron si “zyrtarizma e kallëpe të huaja

ligjërimore” dhe si forma brenda shqipes : temë e huaj + prapashtesë shqipe425

Terma të huazuar nga anglishtja për të cilët ekzistojnë termat barazvlerës

janë termat: draft-projekt, full time-kohë e plotë, part time-kohë e pjesshme, , staf-

personel, , privacy-privatësi, investigim-hetim, killer-vrasës, Magistrates Courts -

Gjykata e Magjistratëve, Crown Court-Gjykata Mbretërore, copy right-e drejta e

autorit.

Po sjellim një fjali të mbingarkuar me terma të huaj të paraqitur nga akad.

E.S tavileci426

, duke u përpjekur të japim barasvlerësit në shqip.

“Bordi i një korporate ndërkombëtare abuzoi me financat me aderim në

International Federation... duke akceptuar axhendën e një evenimenti të

suportuar financiarisht në diskordancë me principet e aplikimit në prefektet e

asistimit në implementimin e monitorimit në sferat emergjente për të siguruar

avenirin e koekzistencës humanitare në botën e diversitetit ambjental” → Bordi i

një korporate keqpërdori financat me aderim në International Federation...duke

pranuar programin e një ngjarjeje të mbështetur financiarisht në mospërputhje me

parimet e zbatimit të ndihmës, në realizimin e monitorimit në sferat emergjente për

të siguruar të ardhmen e bashkëekzistencës humanitare në botën e larmisë

mjedisore.

Në Shqipëri, anglicizmat pranohen si një fakt i thjeshtë i jetës moderne.

Megjithatë, një pjesë e tyre janë konsideruar si të papërshtatshme për t‟u bërë pjesë e

gjuhës. Studiues të mirënjohur të gjuhësisë shqiptare kanë shprehur opinionet e tyre

në lidhje me këtë fenomen.

Vërshimin e panevojshëm të huazimeve, Prof.Xh.Lloshi427

e quan si periudhë

tranzicioni, për shkak të ndikimit të hapur nga jeta politike e shoqërore e vendeve të

tjera, por që do përfundojë në një periudhë të caktuar. Prof. H.Shehu428

, i trajton

anglicizmat jo si huazime që hyjnë si terma në gjuhën shqipe, por si fjali a shprehje

angleze që ndihen tërësisht si të huaja në mjedisin e shqipes e përdoren subjektivisht

425

Disertacioni: “Ndikimi i anglishtes nw Shtypin Shqiptar Paskomunist”; Kapo, Irena . Tiranë, 2013. Shehu.H. Rreth anglicismave në mjetet e sotme tw informimit masiv. Studime filologjike 3-4, 2002.

f.91. 426

E. Stavileci, vepër e c ituar, VI 427

Disertacioni: “Ndikimi i anglishtes në Shtypin Shqiptar Paskomunist”; Kapo, Irena . Tiranë, 2013 f.viii; Lloshi.Xh. Stilistika e Gjuhës Shqipe dhe Pragmatika. Tiranë, 2001. 428

Disertacioni: “Ndikimi i anglishtes në Shtypin Shqiptar Paskomunist”; Kapo, Irena . Tiranë, 2013; f.viii; H.Shehu. Rreth anglicizmave në mjetet e sotme të informimit masiv. Studime Filologjike, 2002, f.45.

Page 241: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

231

pa vend e pa nevojë. Sipas Prof.GJ.Shkurtaj429

, anglicizmat vijnë në gjuhën shqipe në

kuadrin e një gjuhësie të çalë, d.m.th, nëpërmjet shqiptarëve që nuk dinë anglisht dhe

nuk kanë as përgjegjësinë më të vogël që së paku, para se të flasin e të shkruajnë

shqip ato që i kanë lexuar e dëgjuar anglisht, t‟i shohin se si përkthehen në fjalor. Ai e

quan “shqipanglishte” produktin gjuhësor pas fluksit të anglicizmave në shqipe.

Revista ”Gjuha jonë”430

boton periodikisht përmbledhje fjalësh të huaja, të

cilat mund dhe duhet të zëvendësohen me fjalë shqipe. Këtu përfshihen si fjalë të

leksikut të përgjithshëm ashtu edhe fjalë që përdoren si terma në fushat e ndryshme të

shkencës, të teknikës dhe në fusha të tjera të veprimtarisë shoqërore. Grupi i punës

përgjegjës për botimin e këasj reviste është i përbërë nga studiuesit: Androkli

Kostallari (kryetar). Mahir Domi (zv/kryetar), Engjëll Angoni (sekretar), Shaban

Demiraj, Anastas Dodi, Emil Lafe, Jani Thomaj, Ali Dhrimo, Xhevat Lloshi,

Ferdinand Leka, Reshat Konçi, Stefan Bulo, Kolë Ashta (anëtar). Ky grup ka filluar

nga veprimtaria e tij dhe ka shqyrtuar e miratuar një varg propozimesh për

zëvendësimin e fjalëve të huaja me fjalë të shqipes. Për shembull, më poshtë po japim

disa zëvendësime me fjalë shqipe të fjalëve që bëjnë pjesë në ligjërimin shtetëror-

administrativ. apel – ankim; decisiv–vendimtar; difezë- mbrojtje; direkt – i

drejtpërdrejtë; ekzekutoj – zbatoj; informoj – lajmëroj; kondicionoj – kushtëzoj;

koordinoj – bashkërendoj: legjislativ – ligjvënës; ofensivë – mësymje; verbalisht –

gojarisht; unifikoj – njësoj.

429

Disertacioni: “Ndikimi i anglishtes në Shtypin Shqiptar Paskomunist”; Kapo, Irena . Tiranë, 2013 , f.225. Shkurtaj.GJ. Trysnia e Huaj dhe Qëndresa e Shqipes”; Akte të seminarit të 3-të: “Rreth huazimeve në shqipen standarte”,Universiteti i Tiranës, 2004; Pegi, f.21. 430

http://www.shkenca.org/pdf/gjuh

e/fjala_shqipe.pd

Page 242: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

232

PËRFUNDIME

Në këtë temë kemi trajtuar dhe analizuar elementin e argumentimit në

kontekstet e komunikimit politik, mediatik e ligjor dhe nëpërmjet tij kemi vënë në

dukje disa aspekte që lidhen ngushtë me veprimtarinë bindëse dhe funksionin ndikues

të ligjërimit publik.

Argumentimi është një proces që bazohet tek arsyeshmëria për të provuar apo

kundërshtuar një propozim të dhënë. Ai është gjithashtu edhe një veprimtari që ka për

qëllim të shtojë a të pakësojë pranueshmërinë e një pikëpamjeje të debatueshmë për

degjuesin a lexuesin, duke propozuar një sistem pohimesh që kanë për qëllim të

përligjin a të refuzojnë pikëpamjen përpara dëgjuesit. Përveçse një aktivitet i bazuar

në arsyetim për të vërtetuar apo kundërshtuar një mendim të dhënë, ai është njëherazi

edhe një aktivitet që iu drejtohet të tjerëve për t‟i bindur dhe synon të mbrojë një

pikëpamje në një mënyrë të tillë që është e pranueshme për një logjikë të shëndoshë.

Kuptojmë se argumentimi përfaqëson një mjet të efektshëm në procesin bindës

të ligjërimit politik, mediatik e ligjor ku vazhdimisht përballemi me vërtetësinë e

ngjarjeve. Disa nga pyetjet që lindin natyrshëm gjatë studimit lidhen me përdorimin e

argumentimit në kontekstet tipike të komunikimit bindës. A e përdorin politikanët

argumentimin për të bindur dëgjuesin për fakte e gjëra reale apo thjesht për të

përmbushur një qëllim të veprimtarisë së tyre? A është argumentimi në media një

pasqyrë e së vërtetës apo shërben si një instrument për të përmbushur një axhendë të

caktuar? Çfarë argumentimi përdoret në çështjet gjyqësore për të nxjerrë të vërtetën?

Duke i konsideruar këto pyetje si pikënisje të studimit jemi përpjekur ta

trajtojmë argumentimin në aspektin historik, linguistik dhe shoqëror për të krijuar ide

sa më të qarta në lidhje me funksionin dhe përdorimin e tij në fushën politike,

mediatike dhe ligjore.

Kemi sjellë shembuj të ndryshëm ku argumentimi përdoret për të përçuar ide

dhe pikëpamje pozitive tek dëgjuesit. Megjithatë, të shumta janë rastet e përdorimit të

argumentit të rremë i cili është një gabim logjik dhe del jashtë vërtetësisë. Këto lloj

argumentesh që gjejnë përdorim të gjerë në debatet parlamentare dhe seancat

gjyqësore krijojnë një realitet të rremë dhe është shumë e nevojshme të identifikohen

prej dëgjuesit. Ato paraqesin si të vërtetë atë që në fakt nuk është e tillë.

Për të patur ide sa më të qarta në lidhje me statusin e argumentimit në

ligjërimin bashkëkohor bindës, i jemi referuar edhe periudhës klasike, atje ku u

hodhën bazat e koncepteve teorike të teorisë së argumentimit.

Në kuadrin historik fusha e Retorikës klasike paraqet interes të veçantë për

argumentimin. Ajo shihej si fusha që merrej me aspektet fizike të shprehjes në vendet

publike dhe politike (asamble apo salla gjyqi). Në fjalimet publike, oratorët

karakterizoheshin nga një i folur i bukur dhe bindës. Megjithatë, aftësia për të folur

me efektshmëri ishte një nevojshmëri për lirinë dhe begatinë e çdo qytetari. Në kohët

klasike, përfshirja në politikë dhe zotërimi i aftësive oratorike vlerësohej së tepërmi,

pasi nënkuptonte se individi po i largohej egoizmit dhe aftësitë e tij po i vendoste në

dobi të komunitetit për të mirën e përbashkët. Shpesh, çështjet kriminale paraqiteshin

Page 243: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

233

nga qytetarët të cilët shkonin vetë në gjyq për të argumentuar çështjet e tyre.

Quintilian-i e përshkroi oratorinë retorike si “dhuntinë më të çmuar që i është falur

njeriut”. Për Aristotelin, Retorika ishte procesi me anë të të cilës njeriu përpiqej të

interpretonte dhe të bënte domethënëse për veten dhe të tjerët botën e reales. Filozofët

e lashtë ishin gjithmonë në kërkim të së vërtetës dhe komunikimi bindës ishte

lartësuar në art. Në retorikën moderne, argumentimi nuk ka të bëjë thjesht vetëm me

bukurinë e shprehjes dhe vlerën e vërtetësisë. Ai është shpesh mjeti nëpërmjet të cilit

njerëzit mbrojnë besimet e tyre ose interesat vetjake në dialogun racional, në të

folurën e përditshme dhe gjatë procesit të debatit. Gjatë procesit të argumentimit,

bashkëbiseduesit kanë si qëllim të mbrojnë një qëllim të caktuar. Ata kërkojnë të

mbrojnë tezën e tyre dhe të bindin në favor të përmbushjes së qëllimit të tyre.

Shpesh, argumentimi është i një natyre bindëse sesa një kërkim i së vërtetës.

Ai që mbizotëron është argumentimi i rremë që përdoret si taktikë bindëse. Ligjërimi

argumentues i reflekton veçoritë e tij në funksion të përmbushjes së një qëllimi. Këto

veçori nxjerrin në pah karakterin bindës, ndikues dhe qëllimor të argumentimit.

Funksioni parësor i ligjërimit argumentues është funksioni bindës. Bindja konceptohet

në tërësi si një proces që ndikon në qëndrimet dhe sjelljet si dhe një proces që vepron

me anë të mesazheve që kërkojnë të bindin si me forcën e logjikës, argumentit dhe

faktit, ashtu edhe me forcën e emocionit. Që të arrihet efekti bindës, duhet të

parashikohen edhe kundërargumentet e palës tjetër. Kjo krijon mundësinë që

argumentuesi të zgjedhë teknikën e duhur bindëse duke marrë parasysh edhe reagimin

e dëgjuesit.

Efektshmëria e argumentimit është në funksion të përshtatjes me dëgjuesin,

ndaj edhe teknikat që përdoren janë të tilla që ai të bindet. Efekti bindës ka më shumë

sukses nëse bindësi përpiqet të rrisë besueshmërinë e tij tek marrësi i mesazhit, nëse

di të analizojë njohuritë, eksperiencën dhe qëndrimet e auditorit, nëse zgjedh

argumentet e duhura dhe parashtron kundërargumentet dhe nëse di të motivojë me anë

të një gjuhe ekspresive.

Karakterin qëllimor të argumentimit mund ta shohim në faktin e paraqitjes së qëllimit

të një argumenti. Që të mbështetet ose të rrëzohet një tezë, do të thotë që vetë thënies i

vijnë në ndihmë qëllimtazi argumente të caktuara.

Një ligjërim i efektshëm argumentues me anë të të cilit folësi synon të arrijë

qëllimin e tij, bazohet së tepërmi në strategji e teknika që argumentuesit e sukseshëm

dinë t‟i vënë në përdorim. Argumentimi e arrin efetshmërinë e tij bindëse jo vetëm si

një element që bazohet tek arsyetimi logjik, por edhe falë organizimit të mjeteve të

ndryshme gjuhësore e stilistikore. Politikanët e përdorin atë për të qenë sa më bindës

në promovimin e pikëpamjeve dhe interesave të tyre. Po ashtu, në fushën e medias

dhe ligjeve një ligjërim i efektshëm që bazohet në argumente bindëse e rrit forcën

ndikuese në opinionin e dëgjuesit. Në çështjet gjyqësore, vendimet merren duke u

bazuar tek forca logjike e argumentimit.

Më poshtë, sipas krerëve po japim një përmbledhje të çështjeve në të cilat

është përqëndruar punimi të cilat shoqërohen edhe me përfundime përkatëse.

Page 244: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

234

Në kreun e parë jemi përqëndruar në një vështrim të përgjithshëm panoramik të

argumentimit duke u rrekur të paraqesim se ç‟farë përfaqëson, çfarë karakteristikash

dhe strukture ka, llojet e tij, rregullat e diskutimit kritik si dhe argumentet e rreme.

Kemi paraqitur përkufizime dhe konceptime të ndryshme rreth argumentimit si nga

studiues klasikë ashtu edhe modernë si: Aristoteli, Ducrot dhe Anscombre, Scot

Jacobs, Frans van Eemeren, Willard, Zarefsky. Pikëpamjet teorike të formuluara prej

autorëve klasikë si Aristoteli dhe Ciceroni përbëjnë bazën e teorisë së argumentimit.

Në punim përmenden edhe studiues të tjerë të njohur të teorisë së argumentimit si:

Naes, Williams, Toulmin, Perelman dhe Olbrechts-Tyteca, të cilët vetëm qysh prej

gjysmës së dytë të shekullit të kaluar ngjallën një interesim të ri në studimin normativ

të argumentimit gjuhësor. Veprat e tyre konsiderohen si hapa të rëndësishëm drejt

zhvillimit të një teorie moderne të argumentimit që është më shumë e lidhur me

traditën dialektikore. Bazuar në idetë e tyre, koncepti që ne krijojmë për

argumentimin lidhet ngushtë me dhënien e arsyeve për të bindur dëgjuesin për të

pranuar një pikëpamje të caktuar. Në krahasim me perceptimin klasik, në përqasjen

bashkëkohore vihet re një zgjerim i konceptit të argumentimit.

Në teoritë e sotme bashkëkohore, ai shihet si një përpjekje për të mposhtur

dyshimet në lidhje me pranueshmërinë e një pikëpamjeje. Ai nuk është thjesht

shprehje e një vlerësimi individual, por një kontribut ndaj një procesi të komunikimit

ndërmjet personave apo grupeve që shkëmbejnë ide me njëri-tjetrin për të sheshuar

një ndryshim opinioni. Në përqasjen klasike, argumentimi shihej si një mjet për t‟u

përdorur në ligjëratat që i‟u adresoheshin llojeve të ndryshme të dëgjuesve.

Një prej studiuesve bashkëkohorë më të njohur të argumentimit, Frans Van.

Eemeren ka përcaktuar disa karakteristika thelbësore të argumentimit që kanë pasoja

metodologjike për mënyrën sesi duhet kryer një kërkim shkencor rreth tij.

Së pari, argumentimi është një akt kompleks komunikativ që realizohet duke

bërë monovra verbale funksionale të komunikimit. Së dyti, argumentimi nuk mund të

jetë si një monolog i brendshëm, por pjesë e një dialogu dhe një akt kompleks

ndërveprimi që drejtohet drejt krijimit të reagimeve të caktuara tek njerëzit që iu

adresohet. Së treti, në vend që të jetë thjesht një akt ekspresiv që rrjedh natyrshëm,

argumentimi përfshin paraqitjen e pohimeve në mënyrë të tillë që të krijojë angazhime

për të cilat ke përgjegjësira. Së katërti, për vetë natyrën konstruktive të tij,

argumentimi lidhet ngushtë me arsyetimin forca e të cilit rrjedh prej idesë së

standarteve kritike të përbashkëta.

Bazuar mbi këto karakteristika dhe parime, teorikisht studiuesi i mirënjohur

Van Eemeren e ka përkufizuar argumentimin si “ një akt kompleks të foluri

komunikativ dhe ndërveprues që ka si qëllim të sheshojë apo zgjidhë ndryshimin e

opinioneve përpara një gjykatësi të arsyeshëm duke paraqitur një grup arsyesh për të

cilat argumentuesi mund të mbajë përgjegjshmërinë për të justifikuar pranueshmërinë

e pikëpamjes”.

Për të krijuar një konceptim sa më të gjerë rreth argumentimit, kërkimi është

fokusuar edhe në aspektin historik të fushave që janë të lidhura ngushtë me të si për

shembull: retorika, dialektika, pragma-dialektika dhe teoria e akteve të të folurit.

Page 245: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

235

Aristoteli, një prej studiuesve më të hershëm në kulturën europiane e

përkufizoi retorikën si një studim të bindjes që përfshin jo vetëm studimin e fjalës

(logos), por edhe etosin (besueshmërinë) dhe patosin (emocionin). Mjetet retorike në

komunikim janë krijuar për të përdorur këto tri burime për të marrë efektin e

dëshiruar.

Gjatë procesit të argumentimit, folësit transmetojnë qëllimet e tyre

komunikuese dhe përpiqen që të përdorin arsyet logjike si mjete bindëse për të

përmbushur qëllimet e tyre retorike. Efektshmëria retorike rritet edhe nga zgjedhja e

duhur e fjalëve dhe fjalive apo mjeteve letrare, si metafora, hiperbola, antiteza,

aliteracioni, etj. Për më tepër, efektshmëria retorike mund të rritet edhe nga mënyra

sesi folësi e prezanton veten e tij të pajisur me virtyte si; sinqeriteti, përgjegjshmëria,

keqardhja, ndershmëria të cilat nxisin një qëndrim të favorshëm ndaj pikëpamjeve të

tyre. Pra, ligjërimi argumentues është i mbushur me mjete retorike, me qëllim për të

nxitur pranueshmërinë e arsyeve që shërbejnë si mjete motivuese që argumentuesi të

ketë ndikim në dhënien e gjykimeve të tërthorta.

Sipas Aristotelit, edhe nëse do të flisnim të vërtetën, kjo do të ishte e padobishme nëse

do të na mungonin mjetet e efektshme për të bindur të tjerët.

Ndër autorët e tjerë që kanë shprehur opinionet e tyre në lidhje me retorikën

janë Sokrati, Platoni, Ciceroni, Perelman-i, Reboul, Foss dhe Trapp, Van Eemeren,

Grassi, Toulmin dhe Sciappa.

Argumentimi është perceptuar në thelbin e tij si retorik, pasi qëllimi i tij është

që të bindë duke ndryshuar opinionin. Megjithatë, sipas Perelman-it, spektri i

retorikës nuk kufizohet vetëm tek argumentimi. Ajo përdor mjete dhe forma nga më

të ndryshmet për të orientuar mendimin dhe udhëhequr veprimin.

Sipas pikëpamjes së teoricienëve Johnson, van Eemeren dhe Houtlosser,

argumentimi është i pajisur me cilësi retorike të cilat konsistojnë në hartimin,

selektimin apo formulimin e argumentave që mund t‟i bëjnë ata më bindës apo

interesant. Qëllimi retorik për këta studiues është të fitosh dhe argumentet përdoren

për të zgjidhur ndryshimet e opinioneve në favor të dikujt.

Ashtu si për retorikën, edhe për dialektikën janë dhënë konceptime të

ndryshme për përkufizimin e saj si nga teoricienët klasikë ashtu edhe nga ata modernë

si Aristoteli, Ciceroni, Platoni, Hofman-i, Leff-i, van Eemeren, Perelman dhe Tyteca,

Reboul-i dhe Agricola. Në pikëpamjet tradicionale, ndërsa Retorika mund të

përkufizohet më së miri si studimi teorik i llojeve të ndryshme të teknikave të bindjes

që mund të jenë të efektshme në praktikën argumentuese, dialektika konsiderohet si

një disiplinë që analizon në mënyrë kritike argumentet në tekstin ligjërimor duke

përfshirë edhe argumentet e rreme dhe vlerëson se cilët argumente janë më të fortë e

cilët janë më të dobët.

Në dallim nga përqasja klasike ku retorika dhe dialektika konsideroheshin si

disiplina të ndara me karakteristikat e tyre specifike, në teoritë e sotme bashkëkohore,

argumentimi retorik dhe dialektik integrohen së bashku si fusha që plotësojnë njëra-

tjetrën duke integruar krijimin e argumentave dhe vlerësimin kritik të tyre. Përveç

dimensionit retorik dhe dialekt, Eemeren dhe Houtlosser kanë paraqitur një

Page 246: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

236

pozicionim të ri teorik duke e emërtuar përqasjen e tyre ndaj argumentimit si pragma-

dialektikë.

Dimensioni pragmatik manifestohet në faktin se lëvizjet argumentuese që

bëhen në një diskutim ku qëllimi është të zgjidhet ndryshimi i opinionit, perceptohen

si aktivitete verbale që kryhen brenda kornizës së një forme specifike të përdorimit

gjuhësor.

Sipas pikëpamjes pragma-dialektike, argumentimi është një përpjekje për të

kapërcyer dyshimin në lidhje me pranueshmërinë e një pikëpamjeje apo kritikën ndaj

saj. Gjuha argumentuese dhe përdorimi i saj në përqasjen pragma-dialektike është

konsideruar si aktivitet qëllimor.

Sipas kësaj pikëpamjeje, ligjërimi argumentues është perceptuar si një aktivitet

shoqëror dhe mënyra në të cilën analizohet argumentimi varet nga lloji i

bashkëveprimit verbal që ndodh ndërmjet pjesëmarrësve në procesin e komunikimit.

Këta studiues kanë përcaktuar edhe llojet e akteve të të folurit (akti pohues;

akti drejtues; akti premtues; akti ekspresiv; akti deklarues) që kontribuojnë në

zgjidhjen e ndryshimit të opinionit në etapat e ndryshme të diskutimit kritik.

Diskutimi kritik mund të përshkruhet si një shkëmbim pikëpamjesh ku palët e

përfshira në mënyrë sistematike përpiqen të përcaktojnë nëse pikëpamjet në çështjen e

përfshirë mund të mbrohen në sajë të kundërshtimeve apo dyshimeve kritike.

Në këtë kre është parë e rëndësishme të paraqitet edhe trajtimi i strukturës

përbërëse të argumentimit dhe llojeve të tij. Dallimi i argumentit dhe analiza e

strukturës së tij shërben për të analizuar ligjërimin argumentues në kontekstet e

komunikimit politik, mediatik e ligjor. Argumentet tipike kanë strukturë të thjeshtë, të

shumëfishtë, bashkërenduese dhe të nënvarur.

Ndër llojet e argumenteve të tjera mjaft të përdorur në fushën ligjore,

mediatike dhe politike që kemi paraqitur janë: argumenti analogjik, përkufizimet

bindëse, argumenti që bazohet tek opinioni ekspert, argumenti që bazohet tek opinioni

popullor, argumenti i bazuar tek shkaku, argumenti i bazuar tek pasoja, argumenti i

bazuar tek shenjat dhe argumenti i bazuar tek zotimi.

Mandej, kemi trajtuar argumente të tjera që konsiderohen si të rreme apo të

palogjikshme e të pasakta. Studimi sistematik i tyre filloi me Aristotelin i cili hartoi

një listë me 13 argumente të rreme të cilët për një kohë të gjatë shërbyen si pikënisje

për studimin e tyre dhe gjatë viteve kjo listë është shtuar gjerësisht nga studiuesit e

tjerë.

Disa prej arguementeve të rreme që kemi paraqitur janë: ignoratio elenchi, ad

hominem, ad ignorantiam, ad verecundiam, pyetja komplekse, argumenti i rremë i

rastësisë, shkaqet e rreme, petito principii, ad populum, ad misericordiam dhe ad

baculum. Një prej përqasjeve më specifike dhe më të gjera të argumentimit si edhe e

ndryshme prej përqasjes standarte është ofruar prej studiuesve Frans van Eemeren dhe

Rob Grootendorst të cilët i trajtuan argumentet e rreme si lëvizje të gabuara në

ligjërimin argumentues dhe jo si gabime logjike. Një argument i rremë përkufizohet

sipas tyre si “një akt të foluri që konsiderohet si një shkelje e një ose më shumë

rregullave të diskutimit kritik që pengojnë zgjidhjen e ndryshimit të opinionit.”

Page 247: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

237

Në përqasjen pragma-dialektike, argumentimi trajtohet si pjesë e një ligjërimi

të arsyeshëm që synon zgjidhjen e ndryshimit të opinionit sipas një modeli ideal të

diskutimit kritik. Ky diskutim duhet të udhëhiqet nga disa rregulla standarde që janë

të nevojshme për zgjidhjen e ndryshimit të opinionit. Çdo thyerje e një ose më shumë

rregullave, përbën një kërcënim të mundshëm ndaj zgjidhjes së ndryshimit të

opinionit dhe duhet konsideruar si një taktikë e pasaktë diskutimi. Duke pasur

parasysh këtë fakt, përdorimi i argumenteve të rreme është i lidhur ngushtë me

rregullat për diskutimin kritik.

Një tjetër element i rëndësishëm në ligjërimin bindës përveç arsyes është edhe

emocioni. Konceptimet e ndryshme në lidhje me rolin e tij janë bazuar në faktin se ai

krijon anshmëri, irrelevancë dhe pengesë për një argumentim të saktë. Në modelin

dialektik, thirrjet emocionale janë konsideruar si argumente të rreme të relevancës,

ndërsa sipas pikëpamjes së Walton-it nuk ka asgjë të gabuar në përdorimin e tyre,

megjithëse në disa raste ato mund të jenë të gabuara. Ai veçon përdorimet e drejta të

thirrjeve emocionale prej përdorimeve të gabuara dhe sipas tij argumenti i rremë

qëndron në përdorimin kontekstual të thirrjeve emocionale dhe jo në vetë thelbin e

tyre.

Në kreun e dytë, e kemi trajtuar argumentimin në fushën e politikës dhe jemi

përqëndruar në ligjërimin bindës të këtij konteksti. Fillimisht, kemi shqyrtuar disa prej

teknikave të manovrimit strategjik në argumentimin politik që janë identifikuar nga

Zarefsky. Manovrimi strategjik i referohet përpjekjeve të argumentuesit për të arritur

efektshmëri retorike duke ruajtur njëkohësisht standardet dialektike të arsyeshmërisë.

Ky nocion është pjesë e teorisë pragma-dialektike të prezantuar prej studiuesve

Eemeren dhe Houtlosser të cilët sygjerojnë tri kategori të këtij koncepti teorik që

lidhen me përzgjedhjen e llojit të argumentave, përshtatjen e argumentit ndaj

ideologjisë së dëgjuesve dhe përdorimin e qëllimshëm të mjeteve gjuhësore.

Ky është një koncept teorik mjaft i rëndësishëm, pasi shumë studiues të

argumentimit i evidentojnë kërkimet e tyre bazuar në këtë këndvështrim. Disa prej

teknikave strategjike që politikanët përdorin për të zgjidhur mosmarrëveshjet në favor

të tyre lidhen me ndryshimin e temës së çështjes në fjalë, me ndryshimin e

pikëpamjes së dëgjuesvve, me ristrukturimet e argumentit bindës, përdorimin e

simboleve kondensuese si dhe përdorimin argumentues të figurave dhe tropeve të

ligjërimit.

Një prej teknikave të rëndësishme të ligjërimit bindës është procesi që

Perelman dhe Olbrechts-Tyteca e kanë quajtur ndarje të nocioneve. Kjo teknikë

bazohet tek dallimi, sepse një nocion që publiku e konsideron si njësi konceptuale

ndahet në dy nocione të reja ku nocioni origjinal ripërcaktohet dhe përveç tij krijohet

edhe një i ri i cili merr një përkufizim të vetin. Kjo ndarje e nocioneve lidhet me

riorientimin konceptual duke “rimodeluar konceptin tonë të realitetit”. Ajo nxit

efektshmërinë retorike dhe nëpërmjet saj folësi mund të paraqesë një situatë të

veçantë të çështjeve në një mënyrë që është e favorshme për interesat e tij.

Shumë raste të përdorimit të kësaj teknike në fushën e politikës janë analizuar

nga Zarefsky dhe Schiappa. Mund të përmendim rastin e presidentit Reagan i cili

donte të përhapte rrjetin e sigurisë sociale vetëm për “ata që ishin realisht në nevojë”

Page 248: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

238

dhe rastin e presidentit Bush, i cili donte të mbronte vetëm “moçalet e vërteta” ndaj

zgjerimit të industrializimit.

Këto teknika që funksionojnë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë i kemi ilustruar

me shembuj përkatës dhe janë mjaft të efektshme në përmbushjen e qëllimit të tyre.

Një argument tipik në fushën politike është argumenti ad hominem i cili lidhet

me përdorimin e sulmit personal në një shkëmbim dialogu ndërmjet dy palëve, ku

njëra palë sulmon karakterin e palës tjetër duke e cilësuar si të keq dhe më pas e

përdor këtë sulm si bazë për të kritikuar argumentin e palës tjetër. Për të ilustruar

përdorimin e këtij argumenti kemi analizuar këto shembuj: rastin e artikullit të

gazetës “Times” ku argumenti synon ta paraqesë senatorin Al Gore si një njeri të keq

dhe hipokrit që tjetër thotë e tjetër bën; rastin e senatorit Quincy i cili i quajti

kundërshtarët e tij “zvarranikë që shpërndanin në dysheme jargët e tyre”; rastin e

ofendimit në parlament nga ish-kryeministri Silvio Berlusconi ndaj anëtarit të Partisë

Social-Demokrate Z.Schulz, kur ai e quajti atë si tepër të përshtatshëm për rolin e

rojes në një film për kampet naziste të përqëndrimit. Në të gjitha raset, argumenti ad

hominem synon të sulmojë besueshmërinë e kundërshtarit për të arritur një qëllim të

caktuar.

Mjaft e rëndësishme në argumentimin politik është edhe çështja e dallimit

midis argumenteve relevante dhe irrelevante. Një argument relevant është pjesë e një

zinxhiri argumentues dhe si konkluzion ka tezën e cila duhet mbrojtur prej

argumentuesit, ndërsa argumenti irrelevant e drejton linjën e arsyetimit në një drejtim

joproduktiv. Në debatin parlamentar, rregullat e relevancës mund të jenë të

kodifikuara në një manual të rregullave proceduriale dhe një zyrtar i caktuar mund të

ketë përgjegjësinë për të parë nëse këto rregulla ndiqen prej pjesëmarrësve.

Disa prej ilustrimeve konkrete të irrelevancës që kemi paraqitur i përkasin debatit

politik në situatat kur folësit argumentojnë në mënyrë retorike dhe emocionale dhe

arsyetimi mbështet një konkluzion të ndryshëm larg qëllimit të debatit.

Nga analiza e ligjërimit argumentues të aktorëve politik në parlamentin

shqiptar shohim se mbizotëron fajësimi dhe akuza, argumenti dhe kundërargumenti.

Debati parlamentar përfaqëson një kontekst tipik të ligjërimit argumentues dhe

anëtarët e parlamentit të cilët janë të përfshirë në një debat të tillë përdorin teknikën e

manovrimit strategjik për të qenë sa më të efektshëm në argumentet e tyre.

Argumentimi është i mishëruar në gjuhën e përdorur dhe strategjitë e

argumentimit shprehin qartë fuqinë bindëse të tij. Figurat e ligjërimit luajnë një rol të

rëndësishëm në debatin argumentues dhe duhet të konsiderohen si strategji të

ligjërimit duke qënë se kanë të bëjnë me semantikën e ligjërimit argumentues.

Për të arritur efektshmëri retorike në argumentim, politikanët shqiptarë

përdorin strategjitë retorike të polarizimit, etosit dhe të mjeteve të prezantimit. Ata

manovrojnë strategjikisht dhe përpiqen t‟i prezantojnë pikëpamjet e tyre në një

mënyrë që i bën ato të paraqiten sa më bindëse. Disa prej mjeteve gjuhësore më

bindëse në formulimin e argumenteve janë pyetjet retorike, paralelizmat, përsëritjet

dhe fjalët e ngarkuara emotive. Mjaft i përdorur është edhe argumenti ad hominem.

Sipas raportit të ligjërimit politik në Shqipëri i cili analizon ligjërimin e dy

figurave kryesore politike, Kryeministrit Sali Berisha dhe Kryetarit të Partisë

Page 249: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

239

Socialiste Edi Rama, 45% e ligjërimit të secilit prej aktorëve politikë që i kushtohet

tjetrit nuk është konstruktiv e demokratik por tejet agresiv dhe emocional. Në kulturën

politike hollandeze, theksi mbi argumentimin dhe bindjen bazohet në pragmatizëm

dhe jo në efektshmëri retorike.

Në fushën politike, argumentet e rreme që shprehin një arsyetim të gabuar dhe

kundërshtues gjejnë një përdorim të gjerë në debatet parlamentare. Disa prej

argumenteve të rreme që kemi marrë në shqyrtim janë: argumenti i rremë tradicional

i shumë pyetjeve, pyetjet e ngarkuara terminologjikisht dhe pyetjet që përmbajnë

sulme personale. Gjithashtu, kemi trajtuar edhe indikatorët tregues që iu referohen

lëvizjeve të rëndësishme argumentuese në formën e pyetjeve ku qëllimi nuk është

thjesht për të marrë informacion, por për të krijuar sfida direkte ose indirekte ndaj

personit tjetër për të mbrojtur një pikëpamje të caktuar.

Ligjërimi bindës bazohet fort në forcën e teknikave mjeshtërore argumentuese.

Përdorimi me mjeshtëri i mjeteve që gjuha ofron përbën me të vërtetë një ndryshim në

atë që folësi pretendon të arrijë në interesin e tij. Disa prej mjeteve gjuhësore që rrisin

efektshmërinë retorike në këto fjalime janë: përsëritja, antiteza, inversioni,

paralelizmi, kontrasti, ritmi, përdorimi i foljeve në kohën e ardhme dhe i përemrave

në numrin shumës. Teknika e identifikimit dhe strategjia e polarizimit përdoren për të

rritur besueshmërinë e folësit.

Një faktor të rëndësishëm në ligjërimin politik ku synymi kryesor është

ndikimi dhe bindja e dëgjuesve për të mbështetur një pikëpamje të caktuar, përbën

edhe elementi i etos-it i cili përfaqëson besueshmërinë dhe karakterin e folësit që

përpiqet të bindë duke e vënë theksin tek kompetencat dhe atributet e tij reale. Për të

analizuar forcën bindëse të këtij elementi, kemi shqyrtuar argumente të disa

politikanëve të njohur të fushës politike. Ky element është mjaft i dukshëm edhe tek

reklamat politike në fushatat elektorale, qëllimi i të cilave është të ndikojnë opinionin

e gjerë në lidhje me kandidatët garues. Arti i bindjes është një nga armët kryesore të

fushës së politikës. Qëllimi i politikës në një sistem demokratik është që njerëzit ta

pranojnë atë dhe të binden se ata që udhëheqin janë zgjedhja e duhur.

Në kreun e tretë, jemi ndalur fillimisht në njëanshmërinë mediatike dhe rolin

e saj në shoqëri. Njëanshmëria ndikon në mënyrën sesi njerëzit mendojnë dhe votojnë

për partitë politike dhe kandidatët e tyre. Kjo prirje për të manipuluar të vërtetën

motivohet nga interesa të veçanta, nga axhendat dhe fitimet e partive dhe aktorëve të

përfshirë. Sulmet e mediave të njëanshme që konsistojnë në deklarata të rreme për

shumë figura të njohura dhe për çështje politike janë shumë të zakonshme. Kur

përballemi me një media të varur dhe të monopolizuar, ne kuptojmë se lajmet nuk

janë objektive, por të paqëndrueshme dhe ideologjikisht të njëanshme në favor të një

partie ose të një tjetre.

Duhet të themi se kur kemi të bëjmë me median, publiku rrallëherë përballet

me informacione të vërteta dhe objektive. Në realitet, media përdoret si një kanal

komunikimi i cili promovon disa politika të caktuara dhe mbron disa interesa të

caktuara.

Në veçanti, sondazhet mediatike janë të njëanshme dhe nëpërmjet

argumentave të rreme ato përdorin taktika për të mashtruar, për të fryrë sondazhet si

Page 250: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

240

edhe për të mbrojtur një palë të caktuar. Këto argumente funksionojnë duke e

fshehur njëanshmërinë në strukturën dhe formulimin e pyetjeve, gjithashtu edhe në

përdorimin e termave të ngarkuar. Argumentat e rreme i përdorin përkufizimet në

mënyrë të rreme dhe e fshehin aspektin bindës. Një përkufizim bindës ndryshon

kuptimin konvencional të termit duke e çuar atë në një drejtim që i përshtatet qëllimit

të përkufizuesit. Meqë i jep një kuptim të ri termit që tashmë ka një përdorim të

caktuar, përkufizimi bindës konsiderohet si mashtrues. Argumenti ad hominem ose

sulmi personal është përdorur gjerësisht si një strategji e preferuar e medias në fushata

te mëdha elektorale, debate dhe në reklamat e bëra për të sulmuar palët e tjera.

Për të ilustruar çështjen e besueshmërisë dhe vërtetësisë së informacionit,

kemi paraqitur shembuj të argumentimit në konferencën e shtypit ku beteja midis

gazetarëve dhe zëdhënësve politik kthehet në një lojë të ashpër retorike. Gazetarët

përdorin argumente të rreme dhe armiqësore për të testuar versionin institucional të

ngjarjeve, ndërsa zëdhënësit janë ata që zotërojnë informacionin dhe kontrollin e

burimit. Llojet e filozofive që të dy palët përdorin, vlerat e fjalëve dhe marrëdhënia e

tyre me të vërtetën janë produkt i interesave të tyre strategjike të lidhura ngushtë me

profesionin.

Mediat në shoqërinë paskomuniste shqiptare ndikuan së tepërmi mbi

shoqërinë, por thuajse gjithmonë duke u ndërmjetësuar nga politika. Media është e

aftë për të ndikuar në opinionet ose në qëndrimet e njerëzve dhe është e lidhur

ngushtë me pushtetin dhe ndikimin tek qëndrimet dhe bindjet e një individi apo të

gjithë individëve. Në rendet totalitare, mediat dallohen nga uniformiteti i detyrueshëm

dhe të gjitha mjetet e të shprehurit drejtohen nga një pakicë pseudo-profesionistësh që

ka shqetësimin e vetëm të punojë për pushtetet të cilave iu shërben.

Mediat janë përdorur gjithashtu si një formë e përshtatshme e propagandës

politike dhe argumentet që përdoren i referohen emocioneve njerëzore, kryesisht

frikës dhe keqardhjes. Për ta ilustruar, kemi paraqitur rastin e gazetës së përditshme

kiliane El Merkurio e Santiagos që ishte kundër qeverisë së Salvador Alende-s.

Qëllimi i propagandës së El Mercurio-s ishte që të dobësonte qeverinë e Alende-s

duke nxitur frikë dhe urrejtje tek shtresat e mesme dhe tek ushtria. Në këtë mënyrë, në

vitin 1973 u mundësua një grusht shteti.

Argumentimi mediatik përbëhet kryesisht nga argumente që synojnë të bindin.

Qëllimi i argumentimit mediatik është bindja e auditorit të gjerë për të pranuar një

pikëpamje apo për të ndërmarrë një veprim.

Në analizimin e argumenteve në media, identifikimi i parakushteve dhe i

konkluzionit është një hap i rëndësishëm për analizimin e gjithë strukturës

argumentuese të një teksti gazetaresk. Në artikujt mediatik që kanë natyrë

argumentuese, autori përpiqet të japë një tezë kundrejt një antiteze, duke dashur të

bindë marrësin të japë një gjykim, të mbajë një qëndrim duke parashtruar një ose disa

argumente bindëse të nevojshme e të përshtatshme për të mbështetur interpretimin e

vet.

Në kreun e katërt, kemi trajtuar kryesisht konceptet bazë të sistemit ligjor

që lidhen me nocionet kryesore si ligji, logjika, probabiliteti, detyrimi për provat,

arsyetimi induktiv; llojet e argumenteve më të përdorshëm në këtë fushë; çështje të

Page 251: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

241

dikotemisë dhe irrelevancës; argumentet e rreme dhe veçori të gjuhës së përdorur në

fushën ligjore. Për Perelmanin, drejtësia është e paperceptueshme pa rregulla dhe ligji

bazohet në konceptin e barazisë.

Si në ligjet civile ashtu edhe në ato kriminale, sistemi gjyqësor mbështetet tek

logjika për të zgjidhur konfliktet dhe polemikat. Ajo është studimi i metodave dhe i

parimeve të përdorura për të dalluar midis arsyetimit të saktë dhe atij të pasaktë. Në

hetimet gjyqësore, ekzistojnë rregulla logjike që drejtojnë se cilat lloje të argumenteve

duhen përdorur për të provuar çëshjen dhe cilat argumente duhen përjashtuar.

Argumentimi në sallën e gjyqit mund të përshkruhet si një duel ku secila palë përpiqet

të sulmojë palën tjetër. Besueshmëria e dëshmitarit dhe përballja me të vërtetën janë

mjaft të rëndësishme dhe kështu që pyetjet argumentuese të tërthorta gjatë hetimit

synojnë që të fusin në kurth dëshmitarin për të ekspozuar karakterin e tij të dobët.

Hetimi është një instrument për të ndarë të vërtetën nga gënjeshtra dhe për të

vlerësuar besueshmërinë e dëshmitarit. Gjatë hetimit, pyetjet alternative mund të

përdoren për dy qëllime. Qëllimi i parë është rasti kur dëshmitari me anë të pyetjeve

të tilla vendoset përpara një zgjedhjeje të detyruar dhe lejon që pyetësi të kontrollojë

përgjigjet e mundura. Në rastin tjetër, dëshmitari ka pak liri dhe mund të vendoset në

një situatë ku mund të kontradiktojë vetveten. Pyetjet gjatë procesit të hetimit nuk

mund të presupozojnë fakte që dëshmitari nuk i ka pranuar apo të përfaqësojnë

dikotemi të rreme.

Përcaktimi i fakteve është rrjedhimisht objektivi kryesor kur çështja është në

gjyq. Në përcaktimin e tyre, argumentet shkakore, probabiliteti dhe metodat

shkencore të llojit induktiv janë parësore. Pas përcaktimit të fakteve, më pas aplikohet

ligji.

Nocioni i detyrimit të sjelljes së provave në shkrimet mbi retorikën u prezantua nga

Whatley. Ai është i lidhur ngushtë me forcën ose peshën e provës që kërkohet për të

provuar një konkluzion. Në ligjin kriminal, të provosh se i akuzuari është fajtor për

krimin e supozuar kërkon që ky konkluzion të jetë i përcaktuar “përtej dyshimeve të

arsyeshme”. Arsyeja për këtë lloj përcaktimi të sjelljes së provave në një gjyq

kriminal, bëhet për të parandaluar dënimin e shumë njerëzve të pafajshëm.

Disa prej llojeve të argumenteve më të përdorshme në argumentimin ligjor

janë: argumenti analogjik, argumenti i bazuar tek shenja, argumenti prej pozicionit

për të marrë njohuri, argumenti prej klasifikimit verbal, argumenti i

qëndrueshmërisë, arsyetimi praktik, argumenti shkakor dhe argumenti ad hominem.

Problemi me çështjen e relevancës në kontekstin ligjor është se shumë argumente që

konsiderohen si irrelevante paraqiten si relevante. Konteksti i përdorimit është ai që

përcakton se kur argumentet duhen konsideruar relevante dhe kur irrelevante.

Thirrjet emocionale shpesh herë përjashtohen nga pesha e tyre e

mundshmërisë. Për shembull, një argument që bën thirrje për keqardhje apo frikë

mund të ketë një impakt të fuqishëm emocional tek juria, por mund të mos jetë

relevant si evidencë. Nuk mund të argumentosh “ai është një person i keq” dhe si

rrjedhojë ai duhet ta ketë kryer këtë krim.

Veçoritë e gjuhës ligjore konsiderohen të lidhura ngushtë me funksionin e

ligjërimit në kontekstin juridik e administrativ. Kjo është një gjuhë që shërben për të

Page 252: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

242

transmetuar ligjin dhe si e tillë karakterizohet nga saktësia dhe konservatorizmi. Ajo

është formale, e zhveshur nga ngjyrimet konotacionale dhe përdorimi pragmatik, për

të mos lejuar keqinterpretimet dhe ambiguitetin. Në përfundim, mund të themi se

argumentimi është një instrument shumë i rëndësishëm në komunikimin politik,

mediatik e ligjor. Studimi dhe analizimi i tij na ndihmon për të kuptuar më qartë

aspektin bindës të qëllimit dhe veprimtarisë së këtij komunikimi. Shpresojmë, që ky

punim ta ketë përmbushur qëllimin e tij dhe të shërbejë si shtysë për studime të

mëtejshme në fushën interesante të argumentimit. Punimi mund të thellohet më tej në

studimin e teknikave që mësuesit duhet të përdorin me studentët për një përvetësim

sa më të mirë të ligjërimit argumentues. Kjo është me një rëndësi e vlerë mjaft të

madhe, veçanërisht kur dihet se argumentimi nxit mendimin kritik dhe forcën e

arsyetimit. Këto teknika ndihmojnë sigurisht në njohjen e argumentimit si proces që

ata të kuptojnë më qartë strukturën e argumentit dhe të dallojnë argumentet e rreme që

shpeshherë duken si argumente të vlefshme, por në fakt nuk janë të tilla.

Dallimi i argumentit dhe analiza e strukturës komplekse të tij janë faktorë të

domosdoshëm në interpretimin e saktë të teksteve komplekse argumentuese.

Nëse studenti fokusohet tek përmbajtja e argumentit dhe pikëpamja, analiza

thjeshtohet. Në strukturat e thjeshta argumentuese, mbrojtja mund të bëhet vetëm më

një argument, por në strukturat komplekse ka disa argumente. Nëse argumentet

analizohen me anë të skemave ku tregohet mënyra sesi mbështeten pikëpamjet,

studentët e kanë më të thjeshtë për të kuptuar logjikën e argumentit.

Shpeshherë, shumë parakushte janë të pashprehur, kështu që është e

nevojshme që të rindërtohet argumenti. Për këtë është i nevojshëm përcaktimi i

kontekstit. Ajo që duhet theksuar është fakti se studenti nuk duhet të përqëndrohet

vetëm tek ajo që shkruhet, por dhe tek ajo që nënkuptohet. Një argument i mirë ka

brenda një arsyetim të mirë. Ushtrimet mbi argumentimin ku studentëve u paraqiten

tekste argumentuese që janë të shkruara mirë dhe tekste jo të shkruara mirë janë mjaft

të efektshme për të zhvilluar mendimin kritik.

Nuk mjafton thjesht analizimi dhe të kuptuarit e teksteve. Studentët duhen

nxitur që ata vetë të shprehin në mënyrë bindëse pikëpamjet e tyre duke përdorur

argumente të vlefshme. Përvetësimi i këtij arti është sigurisht një faktor i rëndësishëm

në aftësinë e individit për të qenë një argumentues i mirë dhe një pjesëmarrës i denjë

në zhvillimin demokratik të shoqërisë.

Page 253: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

243

BIBLIOGRAFI

A. LITERATURË E HUAJ

Axel Buchholz, Schult Gerhard. (2002) Gazetaria Televizive. Tiranë.

Aristotel. (2007). Retorica, botim i eBooks@Adelaide.

Balle, Francis. (2011) Mediat dhe Shoqëritë. Papirus.

Bermejo-Luque, Lilian. (2011). Giving Reasons: A linguistic Pragmatic

Approach to Argumentation Theory. Springer Science+Business Media B.V.

Bizzell, P. Herzberg, B. (2000). The Rhetorical Tradition: Readings from

Classical Times to the Present, NY: Bedford/St.Martin‟s.

Blair, J.Anthony. (2012). Groundwork in the Theory of Argumentation. Springer

Science+Business Media B.V.

Claudio, Duran; ISSA Proceedings 2010 – Bi-Logical Analysis of Arguments in

Political Propaganda: The Case of the Chilean Press.

Connors, Robert J. Ede, Lisa S. (1984). Essays on Classical Rhetoric and

Modern Discourse. Southern Illinois University Press.

Copi, Irving M; Cohen Carl; (1994). Introduction to Logic. Prentice Hall

Englewood Cliffs.

Corine And one . (2010). The Reasonableness of Retracting a Standpoint in a

Political Interview. ISSA Proceedings.

Crystal David, Davy Dereck. (1969). Investigating English Style. Longmans,

Green and Co, London and Harlow.

Davide Mazzi. (2010). “A Linguistic Analyses of Judicial Evaluation Strategies

in US Supreme Court Judgements”. Springer Science + Business Media.

Denton, Robert E.; Rachel L. Hlloway, eds. (1996). The Clinton Presidency:

Images, Issues and Communication Strategies. Westport, CT: Praeger.

Dağtaş Erdal, (2010). Structural Bias in Media: The Presentation of U.S.A-Iraq

War in Turkish Media. www.assenglish.org.

Edmondson, Ricca. (2005). The political context of collective action.

Routledge, New York.

Eemeren, F. – Grootendorst, R. (1996). Logic and argumentation. Amsterdam,

Sicsat.

Fortis, Daniele. (2005). Il Linguaggio Amministrativo Italiano. Revista de

Llengua i Dret, num 43.

Gibbons, John. (2003). Forensic Linguistics. Blackwell Publishing.

Goffman, E. (1981). Forms of Talk. University of Pennsylvania. Publications in

Conduct& Communication, 1981.

Govier, T. (1987). Problems in argument analyses and evaluation. Dordrecht:

Foris.

Hahn Ulrike; Oaksford Mike. (2007). The Burden of Proof and Its Role in

Argumentation.

John T. Ishiyama, Michael K. Launer, Irina E. Likhachova, David Cratis

Williams, Marilyn J. Young; (1997). Russian electoral politics and the search

for national identity.

Kurt, Ritter; Henry David. (1992). Ronald Reagan: The Great Communicator:

New York: Greenwood Press.

Kreidler, Charles W. (1998). Introducing English Semantics. Routledge, London

Page 254: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

244

and New York.

Laura Vincze. (2010). ISSA Proceedinggs. “The appeal to Ethos as a Strategic

Manevering in Political Discourse”

Lakoff, G., - Johnson, M. (1980) Metaphors we live by. University of Chicago

Press, Chicago and London, 1980.

Lehman, D. An alternative to speech, Princeton University Press, 1986.

Lucas, Stephen E. (1998). The art of Public Speaking. The McGraw-Hill

Companies, Inc.

Macagno, Fabrizio; Walton Douglas. (2012). Character Attacs as Complex

Strategies of Legal Argumentation. International Journal of Law, Language and

Discourse.

Mattila, Heikky. (2006). Comperative Legal Linguistics. Ashgate Publishing

Company.

Meany, John; Shuster, Kate. (2002). Art, Argument and Advocacy: Mastering

Parliamentary Debate. The International Debate Education Association.

Mellinkoff, David. (1963). The language of the Law. Brown and Company.

Micheli, Raphael. (2008). Emotions as Objects of Argumentative

Constructions.Springer Science+Business Media B.V

M.A.Van Rees. (2009). Dissociation in Argumentative Discussions. Springer

Science+Business Media B.V.

Mshvenieradze, Tamar. (2013). Logos Pathos and Ethos in Political Discourse.

Academy Publisher Manufactured in Finland.

Partington, Alan. The Linguistics of Political Argument: The Spin-Doctor and

the Wolf-Pack at the White House. New York: Routledge, 2002,

Perelman, Chaim. (1963). The Idea of Justice and The Problem of Argument.

Routledge & Kegan Paul Limited Broadway House, Carter Lane London, E.C.

Plantin Christian. (2009). A place for figures of Speech in Argumentation

Theory. Springer.

Primhak Victoria, (2002). “Constructing Ideology: Blair‟s Language in the War

on Terrorism”; Englishes: Literature Inglesi Contemporane.

R.Cobb; C. Edler. “Participation in American Politics: The Dynamics of

Agenda Setting”.

Ruschman, J.D. Paul, (2006). Media Bias. Chelsea House Publishers,

Philadelphia.

Siltala, Raimo.(2011). Law, truth and Reason: A Treatese on Legal. Springer

Science+Business Media B.V.

Simpson, Paul. (2004). Stylistics: a resource book for students. Routledge.

Tiersma, Peter. (1999) Legal Language. The university of Chicago Press Books.

Van Eemeren, Frans H. (2010). Strategic Maneuvering in Argumentative

Discourse. John Benjamins B.V.

Van Eemeren, Frans; Garssen, Bart; Meuffels, Bert. (2009). Fallacies and

Judgements of Reasonableness. Springer Science+Business Media B.V.

Van Eemeren, Frans H. (2009). Examining Argumentation in Context. John

Banjamins Publishing Campany

Van Eemeren, Frans H ; Grootendorst, Rob; Jackson, Sally; Jacobs, Scott.

Reconstructing Argumentative Discourse. The University of Alabama Press

Tuscaloosa and London.

Van Eemeren, Frans H; Houtlosser, Peter; Snoeck Henkemans, Francisca.A.

(2007). Argumentative Indicators: A Pragma-Dialectical Study. Springer, The

Netherlands.

Page 255: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

245

Van Eemeren Frans H; Grootendorst Rob; Snoeck Henkemans

Francisca.(2002). Argumentation: Analyses, Evaluation, Presentation. Lawrence

Erlbaum Associates

Vickers, Brian. (1998). In Defence of Rhetoric. Oxford: Clarendon Press.

Van Haaften, Ton; Jansen, Henrike; De Jong, Jaap; Koetsenruijter, William.

(2011). Bending Opinion. Essays on Persuasion in the Public Domain. Leiden

University Press.

Zarefsky, David. (2005). Argumentation: The study of Effective Reasoning. The

Teaching Company Limited Partnership. US De Country Reports on Human

Rights Practices, 2004-2011,

Walton, David. (2007). Media Argumentation: Dialectic, Persuasion and

Rhetoric. Cambridge University Press.

Walton, Douglas. (2007). Dialog Theory for Critical Argumentation. John

Benjamins B.V.

Walton, Douglas. (2006). Foundamentals of Critical Argumentation. Cambridge

University Press.

Walton, Douglas. (2002) Legal Argumentation and Evidence. The Pennsylvania

State University.

Walton, Douglas. (2004). Relevance in Argumentation. Lawrence Erlbaum

Associates.

Walton, Douglas N. (1989). Question-Reply Argumentation. New York:

Greenwood Press.

Weigand Edda. (2006). Argumentation: The Mixed Game. Springer.

B. LITERATURË SHQIPE

Dibra, K. – Varfi, N. (2000). Deiksisi dhe shprehjet deiktike në gjuhën shqipe, në

“Studime albanologjike”, I, botim i universitetit të Tiranës dhe Fakultetit të Historisë e

Filologjisë, Tiranë.

Dibra, K. - Varfi, N. (2010). Gjuhësi teksti. Albatros, Tiranë. E. Lafe. (2007). Fillimet e formimit të terminologjisë juridike në gjuhën s hqipe,

Perla, Tiranë.

Disertacioni: (2013). “Ndikimi i anglishtes në Shtypin Shqiptar Paskomunist”; Kapo,

Irena . Tiranë.

Elezi, Ismet. (1983). E drejta Zakonore Penale e Shqiptarëve. Tiranë. K. Jorgaqi, ― Faik Konica, (2008). Mendime gjuhësie, Omera GVG, Tiranë.

Lloshi, Xhevat. (2001). Stilistika e Gjuhës Shqipe dhe Pragmatika. Tiranë.

Mantho, Edlira. (2014) . Rreth argumentimit dhe tekstit argumentues në gjuhën

shqipe. Pro Graf, Prishtinë. Frashëri. S. (1980). Shqipëria ç„ka qënë, ç„është e ç„do të bëhet. Tiranë.

Stavileci, E. Terminologjia në administratën publike në «Gjendja dhe zhvillimi i

terminologjisë shqipe », Tiranë, 2009. Stavileci. E, vepër e c ituar, VI.

S. Titini, Huazimet nga anglishtja në terminologjinë e së drejtës në gjuhën

shqipe në «Seminarin ndërkombëtar për gjuhën dhe kulturën

shqiptare», 27/1, Prishtinë, 2008.

Shkurtaj, Gj. (2008). Si të Shkruajmë Shqip. Botimet Toena; Tiranë.

Shkurtaj, Gj. (2003). Kahe dhe dukuri të kulturës së gjuhës shqipe. Kristalina.KH,

Page 256: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

246

Tiranë;

Shkurtaj, Gj. (2009). Sociolinguistika e Shqipes – Nga dialektologjia tek etnografia

e të folurit. Tiranë.

Topalli, Tefë. (2011). Gjuhësi Teksti. Shkodër.

V.Proko, A.Duro. (2007). Përfaqësimi i fushave të dijes dhe tematika në Fjalorin

e Frang Bardhit. Prishtinë.

C. BURIME INTERNETI

http://www.dougwalton.ca/papers.htm

http://press.uchicago.edu/ucp/books/book/chicago/C/bo3640346.html

http://www.abrahamlincolnonline.org/lincoln/speeches/house.htm

http://www.youtube.com/watch?v=9sVaNsUaL1M

www.edirama.al

http://www.academia.edu/2411311/Raporti_i_Ligjerimit_Politik_ne_Shqiperi

5 Mars 2004; www.guardian.co.uk/politics/2004/mar/05/iraq.iraq

http://edition.cnn.com/2003/US/07/17/blair.transcrpit/

www.numberIO.gov.uk/

http:// www.numberIO.gov.uk/

http://sixminutes.dlugan.com/inauguration-speech-analysis-barack-obama-

inaugural/

http://sixminutes.dlugan.com/ethos-definition/

https://www.ias.edu/about/publications/ias-letter/articles/2013-spring/woodly-

rhetoric

http://albanian.tirana.usembassy.gov

http:/www.westernjournalism.com

http://www.ehow.com/about_5106077_push-polling.html

https://www.academia.edu/178798/The_Fifth_Theory_of_the_Press.r

http://al.ejo-online.eu/1864/liria-e-medias/opinioni-publik-media-dhe-gjyqesori.

Baka, Besnik . ( 2014) http://mediapermedian2014.wordpress.com/2014/06/10/

Banisar David; Comments on Legal Regulations on Access to Information and

State Secrets in Albania; OSCE 2006,http://www.osce.org/fom/18934

IREX, Media Sustainability Index. 2012; http://www.irex.org/resource/albania-

media-sustainability-index-msipartment.

http://al.ejo-online.eu/. Roland Lami, 2014

http://www.shkenca.org/pdf/gjuhe/fjala_shqipe.pd

http:// unitir.edu.al

http://www.shkenca.org/pdf/gjuhe/fjala_shqipe.pd

Page 257: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

247

SHTOJCA

Shtojca A. Përmbledhje e argumenteve të rreme dhe rregullave të diskutimit431

_____________________________________________________________________

Faza ballafaquese Duke iu referuar kundërshtarit:

(rregulli i lirisë) argumentum ad hominem (varianti abuziv)

argumentum ad hominem (variant rrethanor )

argumentum ad hominem (varianti tu quoque)

argumentum ad baculum (varianti fizik/jofizik

ad baculum (variant i drejtpërdrejtë/i tërthortë)

ad misericordiam

Duke iu referuar pikëpamjes:

Të deklarosh një pikëpamje tabu.

Të deklarosh një pikëpamje të shenjtë.

Faza hapëse Zhvendosja e detyrimit të sjelljes së provës

(rregulli i detyrimit për të mbrojtur) Shmangia e detyrimit të sjelljes së provës

Të prezantosh pikëpamjen si të vetëkuptueshme.

Të japësh një garanci personale të saktësisë së

pikëpamjes.

Të mbrosh pikëpamjen nga kritikat.

Shmangia e detyrimit të sjelljes së provës

(marrëveshje e përzier):

Vetëm pala tjetër duhet të mbrojë pikëpamjen e

tij ose të saj si rezultat i aplikimit të parimit të

supozimit ose të kriterit të drejtësisë.

Faza argumentuese Argumentum ad consequentiam

Argumentum ad populum

Argumenti i pasojave të paevitueshme

Analogjia e rreme

Faza përmbyllëse Argumentum ad ignorantiam

431

Van Eemeren, Frans; Garssen,Bart; Meuffels, Bert. (2009). Fallacies and Judgements of

Reasonableness. f.29.

Page 258: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

248

Shtojca B. Përmbledhje e akteve të të folurit në zgjidhjen e ndryshimit të

opinionit432

Aktet Deklaruese

I. Të shprehësh një pikëpamje

II Të zhvillosh një argumentim

III Të ruash ose të tërheqësh një pikëpamje

IV Të nxjerrësh një rezultat

Aktet Premtuese

I. Pranimi i një pikëpamjeje ose jo, përsëritja që pikëpamja nuk është pranuar

II. Pranimi i një sfide për të mbrojtur një pikëpamje

III. Vendimi për të diskutuar, marrëveshja në rregullat e diskutimit

IV. Pranimi i një argumentimi ose jo

V. Pranimi i një pikëpamjeje ose jo, përsëritja që një pikëpamje nuk është

pranuar.

Aktet Drejtuese

I. Sfida për të mbrojtur një pikëpamje

II. Të kërkosh një argumentim

III. Të kërkosh përdorimin e një deklarative

Roli i llojeve të ndryshme të akteve të të folurit në zgjidhjen e ndryshimit

të opinionit.

I. KONFRONTIMI

AKTI DEKLARUES Të shprehësh një pikëpamje

AKTI PREMTUES Të pranosh ose mospranosh një pikëpamje

AKTI DREJTUES Të kërkosh përdorimin e një deklarimi

432

Van Eemeren, F; Houtlosser, P; Henkemans, F. (2007) Argumentative Indicators in Discourse.

Springer, 2007. F. 16

Page 259: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

249

II. HAPJA

AKTI DREJTUES Sfida për të mbrojtur pikëpamjen

AKTI PREMTUES Pranimi i sfidës për të mbrojtur pikëpamjen

Marrëveshja në parakushtet dhe rregullat e

diskutimit

AKTI DREJTUES Të kërkosh përdorimin e një deklarimi

III. ARGUMENTIMI

AKTI DREJTUES Të kërkosh një argumentim

AKTI DEKLARUES Të zgjerosh argumentimin

AKTI PREMTUES Të pranosh/mospranosh argumentimin

IV. PËRFUNDIMI

AKTI PREMTUES Pranimi/mospranimi i pikëpamjes

Përsëritja që pikëpamja nuk është pranuar

AKTI DEKLARUES Të ruash ose të tërheqësh pikëpamjen

Të nxjerrësh rezultatin e diskutimit

Shtojca C. PËRMBLEDHJE E SKEMAVE TË ARGUMENTIMIT433

SKEMA E ARGUMENTIMIT PËR ARGUMENTIN NË POZICIONIN

PËR TË NJOHUR

Pozita për të njohur parakushtin: a është në pozitë për të ditur nëqoftëse A

është e vërtetë apo e gabuar.

Parakushti i të pohuarit: a deklaron që A është e vërtetë (e rreme).

Konkluzioni: A është e vërtetë (e gabuar).

433

Walton, Douglas.(2006) Foundamentals of Critical Argumentation. Cambridge University Press.

136, 137.

Page 260: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

250

Përmbledhje

1. A është a në pozitë për të ditur nëse A është e vërtetë (e gabuar) ?

2. A është a nje burim i besueshëm?

3. A pohoi a-ja që A është e vërtetë (e gabuar) ?

SKEMA E ARGUMENTIMIT PER THIRRJE NDAJ OPINIONIT

EKSPERT

Parakushti kryesor: Burimi E është një ekspert në fushën e subjektit S që

përmban pohimin A.

Parakushti me i vogël : E pohon se deklarimi A (në fushën D) është i vërtetë

( I gabuar).

Konkluzioni: A mundet në mënyre të besueshme të merret si e vërtetë ( e

gabuar).

1.Pyetja ekspertizë: Sa e besueshme është E si nje burim eksperti?

2. Pyetja fushë: A është E nje ekspert në fushën ku është edhe A?

3. Pyetja për opinion: Çfarë pohon E që përfshin dhe A-në?

4. Pyetje e besueshmërisë: A është E personalisht e besueshme si burim?

5. Pyetja e përputhshmërisë: Me kë tjetër pohim ekspert përputhet A –ja?

6. Pyetja për dëshminë mbështetëse: A është pohimi i E-së i bazuar në

evidencë?

SKEMA E ARGUMENTIMIT PER THIRRJE NDAJ OPINIONIT

POPULLOR

Parakusht për pranim të përgjithshëm: A-ja është përgjithësisht e pranuar si e

vërtetë.

Parakusht për supozim: në qoftë se A-ja është përgjithësisht e pranuar si e

vërtetë, atëherë ekziston një supozim në favor të A-së.

Konkluzioni: Ekziston një supozim në favor të A-së.

1.Cfarë evidence, si për shembull një sondazh apo një thirrje për njohuri të

përgjithshme, mbështet pretendimin se A-ja është përgjithësisht e pranuar si e

vërtetë?

2.Edhe në qoftë se A-ja është përgjithësisht e pranuar si e vërtetë, a ekziston

ndonjë arsye për të dyshuar në vërtetësinë e saj?

SKEMA E ARGUMENTIMIT PËR ARGUMENTIN SIPAS

ANALOGJISË

Parakushti i ngjashmërisë: Përgjithësisht, rasti C 1 është i ngjashëm me rastin

C2.

Parakushti bazë : A-ja është e vërtetë (e gabuar) në rastin C1?

Konkluzioni: A-ja është e vërtetë (e gabuar) në rastin C1?

Page 261: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

251

1. A ekzistojnë ndryshime midis C1 dhe C2 që tentojnë të prishin fuqinë e

ngjashmërisë së cituar?

2. A është A-ja e vërtetë (e gabuar) ?

3. A ka rast tjetër C3 që është gjithashtu i ngjashëm me rastin C1, por në të

cilën A-ja është e gabuar (e vërtetë) ?

SKEMA E ARGUMENTIMIT PËR ARGUMENTIN SIPAS LIDHJES

SË SHKAKUT

Parakushti i Korrelacionit: Ekziston një korrelacion pozitiv midis A dhe B.

Konkluzioni : A sjell B.

1. A ekziston ndonjë korrelacion midis A dhe B) ?

2. A ekziston ndonje arsye për të menduar që korrelacioni është diçka më

shumë se një rastësi?

3. A mund të ekzistojë ndonjë faktor i tretë C, që sjell të dyja A-në dhe B-në?

SKEMA E ARGUMENTIMIT PËR ARGUMENTIN E PASOJAVE

POZITIVE

Parakushti : Nëqoftëse A-ja është shkaktuar atëherë mund të sjellë pasoja

pozitive.

Konkluzioni: Duhet të ndodhë A-ja.

SKEMA E ARGUMENTIMIT PËR ARGUMENTIN E PASOJAVE

NEGATIVE

Parakushti : Nëqoftëse se A-ja është shkaktuar, atëherë mund të sjellë pasoja

negative.

Konkluzioni: A-ja nuk duhet të ndodhë.

Tre pyetjet kritike te mëposhtme përshtaten me skemën argumentuese si nga

pasojat negative ashtu dhe nga ato pozitivet.

1.Sa i fortë është probabiliteti ose mundësia që pasojat e cituara do të ndodhin?

2. Çfarë evidence mbeshteteti pretendimin që këto pasoja do të ndodhin nëse

A shkaktohet?

3. A ekziston ndonjë pasojë e vlerës së kundërt që duhet të merret parasysh?

SKEMA E ARGUMENTIMIT PËR ARGUMENTIN E PASOJAVE TË

PAEVITUESHME

Hapi i parë i parakushtit: Ao konsiderohet si një propozim që duket fillimisht

si diçka që duhet shkaktuar.

Parakushti i Përsëritjes: Paraqitja e A0 mund të çojë (në rrethanat e dhëna për

Page 262: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

252

aq sa dimë) në A1 e cila nga ana e saj mund të çojë në A 2 dhe kështu me

rradhë nëpërmjet një rendi të vazhdueshem (i tmerrshëm, katastrofik) A2, ...An.

Parakushti për një rezultat te keq : An paraqitet si një rezultat ( i tmerrshem,

katastrofik).

Konkluzioni: A0 nuk duhet të shkaktohet.

SKEMA E ARGUMENTIMIT PËR ARGUMENTIN SIPAS SHENJËS

Parakushti Specifik: A (një gjetje) është e vërtetë në këtë situatë.

Parakushti i Përgjithshëm: B është përgjithësisht e treguar si e vërtetë kur

shenja e saj A , është e vërtetë.

Konkluzioni: B është e vërtetë në këtë situatë.

1. Cila është forca e korrelacionit të shenjës me ngjarjen e shenjuar?

2. A ekzistojnë ngjarje të tjera që do ta mbështesin në mënyrë më të

besueshme këtë shenjë?

SKEMA E ARGUMENTIMIT PËR ARGUMENTIN SIPAS

PREMTIMIT

Parakushti për evidencën e angazhimit : Në këtë rast na tregohet se a është

angazhuar me propoziten A sipas evidencës së asaj që ka thënë apo bërë.

Lidhja për parakushtin e angazhimit : Përgjithësisht, kur një argumentues

angazhohet me A mund të thuhet se është gjithashtu i angazhuar me B.

Konkluzioni: Në këtë rast, a është i angazhuar me B.

1 . Çfarë evidence në këtë rast mbështet pretendimin se a-ja është e angazhuar

me A-në dhe përfishin evidencë të kundërt, që tregon se a-ja nuk është e

angazhuar me A?

2 . A ka hapsirë për të pyetur në qoftë se ekziston ndonjë përjashtim në këte

rast kundrejt rregullit të përgjithshëm që angazhimi me A-në përfshin

angazhimin me B-në ?

SKEMA E ARGUMENTIMIT PËR ARGUMENTIN SIPAS

ANGAZHIMIT TË PAQËNDRUESHMËRISË

Parakushti i sulmit ndaj karakterit : a ka pretenduar ose ka treguar që është i

angazhuar me propoziten A ( përgjithësisht ose në lidhje me atë që tha në të

shkuarën).

Konkluzioni : Një tjetër evidencë në këtë rast të veçantë tregon se a nuk është

me të vërtetë i angazhuar me A.

Konkluzioni: Angazhimet e a-së janë të paqëndrueshme.

1. Cila evidencë supozohet se tregon se a eshte e angazhuar me A?

2. Cila evidencë e mëtejshme në këtë rast pretendohet se tregon se a nuk është

e angazhuar me A?

Page 263: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

253

SKEMA E ARGUMENTIMIT PËR ARGUMENTIN E

DREJTPËRDREJTË KUNDËR NJERIUT

Parakushti për sulmin ndaj karakterit : a është një person me karakter të keq.

Konkluzioni: argumenti i a-së nuk duhet pranuar.

1. Sa mirë është i mbështetur nga evidenca deklarimi i bërë nga parakushti

ndaj sulmit të karakterit?

2. A është relevante çështja e karakterit në llojin e dialogut në të cilin është

përdorur argumenti?

3. A është konkluzioni i argumentit që A duhet (absolutisht ) të refuzohet ,

edhe në qoftë se janë paraqitur evidenca të tjera për të mbështetur A- në, ose

a tregon konkluzioni se a-së duhet t‟i caktohet një masë e reduktuar e

besueshmërisë si mbështetëse e A- së , e afërt me trungun e përgjithshëm të

evidencës së disponueshme?

SKEMA E ARGUMENTIMIT PËR ARGUMENTIN RRETHANOR

KUNDËR NJERIUT

Parakushti i argumentit : a përkrah argumentin a , i cili ka propozitën A si

konkluzion.

Parakushti i angazhimit të paqëndrueshëm : a është personalisht e angazhuar

me të kundërtën e A-së , siç është e treguar nga angazhimet e shprehura në

veprimet ose rrethanat personale që shprehin të tilla angazhime.

Parakushti që vë në pyetje besueshmërinë : besueshmëria e a-së si një person i

sinqertë i cili beson në argumentin e tij është vëne në dyshim. (nga dy

premisat e lartpermendura).

Konkluzioni: Mundësia e argumentit të a-së është pakësuar ose është

shkatërruar.

SKEMA E ARGUMENTIMIT PËR ARGUMENTIN SIPAS

KLASIFIKIMIT VERBAL

Parakushti individual : a ka si pronësi F-në

Parakushti i klasifikimit : Për të gjithë x-et , në qoftë se x-i ka si pronësi F-në

,atëherë x-i mund të klasifikohet duke pasur në pronësi dhe G-në

Konkluzioni: a ka si pronësi G-në

Page 264: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

254

Shtojca D. Terma te përdorur në ligjërimin shtëtëror-administrativ

Vendim Abstenim Dosje

Licencë Vepër penale Abstenim

Arkivë Aktlindje Aktmartesë

Vërtetim Padis Dosje

Identitet Ekspert Emërim

gjyqtar Vepër civile Ekzekutoj

apeloj Avokat mbrojtës Abstenoj

Shtet civil Pushtet shtetëror E drejta penale

Pushtet ligjvënës Akt ligjor Kod ligjor

Parlament Prokurori Kushtetutë

Projektligj Nen Rregullore

Urdhëresë Dekret Administratë

Minibashki Komunë E drejta civile

Pushteti Gjyqësor E drejta ndërkombëtare E drejta publike

Amendim Gjykatës Auditim

Shkelje Pushtet vendor Bashki

Marrëdhënie Shpall ligjin Vërtetim

Përmbarim Paraqitje Aplikim

Korrigjim Përdorim Mosveprim

Mosparaqitje Mosegzekutim Mosdhënie

Ligjshmëri Gjykata e lartë Akt administrativ

Ekzekutim Gjykim Kriminalist

Formuloj Mbikqyr Avokat mbrojtës

Ndëshkoj I pandehur E drejta e

informacionit

Dokumentacion Gjykatë kasacioni Negocim

Shtet tranzit Aplikim Bord

Referencë Dënim me burgim pa afat Dënim i formës së

prerë

Gjykim Akt përfaqësimi Akuzë

Arkivist Apelim Abstenim

Arbitrazh Aprovoj Prokuror

E drejta penale Normë juridike Urdhëresë

Procedurë civile Padi Paditës

I dënuar Qeveri Diplomaci

Prefekturë Vepër civile Ministri

Vepër penale Procedurë civile Jurist

Noter Statut Deklaratë

Vendim Fletore zyrtare Rregullore

Formular Dëshmi Vërtetim

Akt akuzë Aktlindje Kontratë

Kwshilli i sigurisw duhet tw autorizojw pwrdorimin e forcws

Pwrmes mosveprimit, rreziku do tw rritet

Ka disa pjesw Kërkon më shumë pjesë

Zhvillon sisteme armwsh

Page 265: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

255

Procedurë e përshpjetuar Kod civil E drejta e pronës

Model legjislativ Trup gjykues Dhunimi i banesës

Vepër Procedurë gjyqësore Grup interesi

Apel Projektligj i qeverisë Gjykatë

Gjobë Pozitë juridike Përgjegjësi penale

Mosbesim i Parlamentit Prokuror i përgjithshëm Dekret

Projektligj Ligjvënës Minibashki

Urdhëresë Ligj themeltar Ligj kushtetues

Administratë Pushtet shtetëror Shtetar

Pushtetar Normë ligjore Shtet ligjor

Pronë Shtet juridik Pushtet ekzekutiv

Gjendje juridike Gjendje lufte Referencë

Akt i gjendjes civile Përmbarues Noter

Dënim Kriminalist Hetues

Gjykatë e rrethit Gjykatë e shkallës së parë Gjykatë Kasacioni

Apeloj Avokat mbrojtës Dorëzani

Gjyqtar Vepër civile Kuvend

Anakronizëm Magjistrat Novacion

Amnisti Amendament Debitor

Dekret Parantezë Evazion fiskal

Embargo Përmbarues Reciprocitet

Akt administrativ Kadastër Prezumim ligjor

Shtet i së drejtës Juridiksion Motiv padie

Revokim Replikë Kapital nominal

Ekologji Preventiv Dekret ndalues

Shtojca E. Terma në fushën politike434

Abstenim: term që nënkupton mospjesëmarrjen në një votim a në një zgjedhje të

natyrave të ndryshme.

Afro-komunizëm: term që përdoret për të përcaktuar regjimet antirevizioniste e

marksiste.

Agresivitet: term me të cilin njihet tërësia e prirjeve dhe e shtytjeve që çojnë drejt

fyerjes.

Aksion i drejtpërdrejtë: me këtë emër është njohur fillimisht një mënyrë veprimi që

ka për qëllim të arrijë synime të caktuara, të përmirësojë një gjëndje të gjykuar si të

papranueshme, duke përdorur një sërë mjetesh e veprimesh politike e ekonomike si

grevat, bojkotin, pushtimin e mjediseve, mosbindjen civile, por në ndonjë rast edhe

sabotazhin, etj.

Anarki: term që shpreh gjendjen e një vendi ku pushteti qendror qeverisës nuk

egziston.

Anarkizëm: rrymë ideologjike që mbështetet në idenë se shoqëria nuk ka nevojë për

shtetin.

434

Kokonozi, Dashnor. (2005). Fjalor Enciklopedik i Politikës. Shtëpia Botuese : “Logoreci”.

Page 266: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

256

Arratisje: kalimi i kufirit shtetëror të vendit për të hyrë në një shtet tjetër.

Autocensurë: kontroll i skajshëm i vetvetes në shprehjen e një ideje, opinioni apo

edhe në një bisedë të përditshme.

Autoritarizëm: term që shpreh në mënyrë të veçantë drejtimin a qeverisjen që

karakterizohet shpeshherë nga përdorimi i mjeteve detyruese.

Autoritet: ky term në fushën e politikës shpreh bazën e ligjshme të pushtetit në tërësi.

Ballkanizëm: një term që cilësohet se i përket sferës së gjeopolitikës, por që me kohë

mori edhe ngarkesë socialpolitike.

Balotazh: term që përcakton atë proces votimi, i cili do të nxjerrë përfundimisht

njërin nga dy kandidatët, që kanë grumbulluar më shumë vota gjatë votimit të parë.

Barazi: një parim që në fushën e politikës e të së drejtës u njeh të gjithë njerëzve të

njëjtat të drejta si dhe i fton ata t‟u nënshtrohen të njëjtave detyrime.

Bikulturalizëm: një lloj politike që ushtrohet në disa vende që kanë një të kaluar

historike konfliktesh etnike dhe ku asnjë palë nuk ka dalë plotësisht fituese.

Bipartizëm: system politik ku vërehet këmbimi i pushtetit në mënyrë alternative

midis dy partive të mëdha të një vendi.

Bojkot: term që përdoret në rastin e vendimit të një shteti, organizate, a individi për të

prerë marrëdhëniet e çfardollojshme, ekonomike a diplomatike me një shtet tjetër,

organizatë a individ.

Borgjezi: një nga klasat në të cilat disa doktrina politike e shohin të ndarë një shoqëri

kapitaliste.

Censurë: term, kuptimi më i drejtpërdrejtë i të cilit është kufizimi i lirisë së të

shprehurit.

Delokalizëm: një proces që ka të bëjë me zhvendosjen e ndërmarrjeve të ndryshme të

vendeve të zhvilluara të Evropës Perëndimore në vende të tjera ku krahu i punës

kushton më pak e që vërehet si një nga pasojat e drejtëpërdrejta të mondializmit.

Demokraci: një formë qeverisjeje në të cilën ushtruesit e pushtetit janë zgjedhur nga

populli.

Dirixhizëm: një lloj praktike ku vërehet një zbatim tërësor i urdhrave dhe porosive që

vijnë nga një autoritet qëndror.

Dorëheqje: një akt për të cilin ligjet dhe aktet normative të një shteti, pothuaj nuk

parashikojnë asgjë, por që në praktikën e vendeve demokratike shihet si një akt

qytetar, që ka efekt të menjëhershëm në zbutjen e krizave, uljen e tensioneve dhe

hapjen e rrugëve për zgjidhjen e një problemi.

Ekzistencializëm: doktrinë e rëndësishme filozofike që synon të shohë qenien

njerëzore dhe ekzistencën si mënyrë e të qenit të njeriut.

Euroskeptik: individ a formacion politik a sindikal, që është dyshues mbi përparësitë

që mund të ketë vendi i tyre me futjen në radhët e Bashkimit Europian.

Favoritizëm: term për të treguar mënyrën e dhënies së privilegjeve, shpërndarjes së

të mirave të ndryshme apo dhënie të ndihmës në forma të ndryshme jo me drejtësi e jo

në mënyrë të merituar.

Fletërrufe: është fjala për një formë të kritikës ndaj personave të ndryshëm që kryhej

nëpërmjet fletëve të shkruara të cilat afishoheshin në vende të dukshme të qyteteve,

institucioneve apo ndërmarrjeve.

Grup interesi: një term që synon të paraqesë në një dritë më të qartë disa realitete e

fenomene të shoqërive demokratike, e që në kohë afërsisht i ka korresponduar termi

lob, lobing, grup presioni.

Gjenocid: një term që në tërësinë e tij shpreh “vrasjen a zhdukjen e një kombi a grupi

etnik”.

Gjerontokraci: term që tregon për një funksion, pushtet e regjim që sundohet nga të

Page 267: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

257

vjetrit, pleqtë.

Inkuizicion: një institucion gjyqësor brenda gjirit të kishës katolike që kishte për

qëllim të shtypte shfaqjen e herezisë.

Intelektual: nënkupton një person që përdor intelektin e tij në një fushë të caktuar,

përpunimin e një ideje për të ofruar një përgjigje për një problem të caktuar në një

kohë të caktuar.

Inteligjencie: term që për fjalorët shqiptar e kanë përcaktuar si “një shtresë e veçantë

ku bëjnë pjesë të gjithë ata njerëz që merren kryesisht me punë mendore dhe që kanë

një kualifikim relativisht të lartë” .

Kasketë: term për të treguar simbolikisht atë kontigjent të pensionistëve shqiptarë të

cilët, edhe pas vendosjes së rendit shumëpartiak në Shqipëri, mbetën një grup besnik

që u përgjigjej në mënyrë masive e të disiplinuar mitingjeve të partive të majta.

Klan: grup social që ruan lidhje midis anëtarëve të tij si pasojë e origjinës së

përbashkët apo rrjedhjes nga një paraardhës i përbashkët.

Korporatizëm: në vështrimin politik, ai përbën një system ku korporatave

(përfaqësuese të grupeve ekonomike, industriale e profesionale) u është dhënë fuqi e

veçantë përfaqësuese në kuadrin ligjor të vendit.

Kriptokomunist: me këtë term opozita e sapokrijuar demokratike synonte të tregonte

se me ndryshimin e emrit asgjë nuk kishte ndryshuar nga mënyra dhe parametrat e të

menduarit të një pjese të klasës së vjetër politike.

Kronikapitalizëm: një term që përdoret me kuptim keqësues për të treguar një lloj

kapitalizmi në të cilin suksesi në një pjesë të madhe varet më fort nga lidhjet vetjake e

familjare, miqësitë etj., sesa nga ligjet e tregut dhe konkurrenca.

Kundërkulturë: term me të cilin njihen një seri lëvizjesh ideore e artistike. Në thelb

ato kundërshtonin, nuk pranonin e nuk pajtoheshin me format tradicionale të mënyrës

së jetesës, artit, kulturës, por edhe me sistemet e vlerave ekzistuese të kohës, etj.

Lufta e klasave: një ligj që sipas teorisë marksiste është në origjinë të zhvillimit të

shoqërisë njerëzore, të ndarë në klasa armiqësore midis tyre.

Majtist: një term që përdoret në mënyrë keqësuese nga komunistët për të

karakterizuar disa lëvizje të majta, por që nuk kanë të njëjtën qasje ndaj marksizëm-

leninizëm, madje në ndonjë rast e mohojnë fare atë.

Maverik: një term që midis të tjerash përdoret edhe në fushën e politikës për të

treguar një qëndrim kryeneç, kokëfortë, që shkon, kundër rrymës, heteroklit.

Meritokraci: një parim që përçon idenë se shoqëritë industriale bashkëkohore duhet

të jenë të hapura për talentin dhe promovimet e elitave, jashtë çdo pengese që vjen

nga origjina e tyre sociale dhe duke patur meritat individuale si kriter bazë vlerësimi.

Mikroborgjez: term që mori një kuptim pothuaj të pavarur nga origjina e tij, termi

borgjez, e që shpreh jo më fort individin e një klase të caktuar shoqërore, se sa një

mendësi të caktuar, që në vazhdimin e intelektualëve të majtë është vetë mendësia e

borgjezisë.

Miniarkist: pasues i doktrinës së libertarizmit, që beson se në një shoqëri të caktuar

ka nevojë për një ndërhyrje minimale të shtetit si në fushën e mbrojtjes kombëtare, në

mbrojtjen e individit dhe në sigurimin e respektimit të kontratave.

Mirandizim: një eponim i rëndësishëm në fushën e politikës së të drejtës që në thelb

do të thotë ti bësh të njohur një të dyshuari të sapoarrestuar se ai ka disa të drejta

midis të cilave edhe të heshtë e të kërkojë praninë e një avokati.

Mondializim: një term që shpreh procesin historik të zhvillimit të ndërvartësisë së

veprimtarisë njerëzore dhe sistemeve politike në shkallë planetare.

Monarki komuniste: term me të cilin shtypi botëror ka cilësuar regjimet totalitare të

vendeve komuniste që ekzistonin deri në fund të viteve ‟80 të shekullit të kaluar.

Page 268: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

258

Mosbindje civile: një formë revolte e mospajtimi me një politikë a veprim të caktuar

të qeverisë.

Nepotizëm: një term që nënkupton pushtetin e madh e privilegjet që papët u jepnin

nipërve e familjarëve të tyre në administrimin e Kishës.

Një anëtar, një votë: një system zgjedhjeje që synon forcimin e demokracisë së

brendshme të partive politike, duke ulur preponderancën e forumeve pranë krerëve

udhëheqës.

Ora e njëmbëdhjetë: shprehje që tregon një çështje të përfunduar në çastin e fundit.

Pakt social: marrëveshje midis një qeverie e institucioneve të ndryshme për zgjidhjen

e një problemi të caktuar.

Parti politike: bashkim qytetarësh rreth një projekti politik për të realizuar marrjen

dhe ushtrimin e pushtetit.

Pogrom: një term që më gjerë ka kuptimin e trazirave të shoqëruara me vrasje e

plaçkitje të pakicave etnike a fetare.

Pragmatizëm: një konceptim a doktrinë filozofike amerikane, sipas së cilës një teori

dallohet nga tjetra për rolin që luan dhe pasojat konkrete që sjell. Thënë ndryshe, ideja

mbi diçka identifikohet me shumën e pasojave të saja dhe vërtetësia e një mendimi

shihet nga dobishmëria dhe suksesi i tij.

Reaksionar: një term që shpreh kundërvënien që i bëhet përparimit shoqëror, futjes

së zakoneve e modave të reja shpreh një lloj kundërvënie traditë-progres.

Republikë: përfaqëson një formë qeverisjeje ku pushteti nuk është përqëndruar në një

dorë të vetme dhe ku posti i kreut të shtetit nuk është i trashëgueshëm.

Shtet social: term që nënkupton një model ekonomik dhe social në të cilin shteti luan

një rol tepër të rëndësishëm si rregullator i ekonomisë dhe veçanërisht në

rishpërndarjen e të mirave të krijuara dhe përhapjen e shtresave më të brishta

ekonomikisht.

Tolerancë: një aftësi e veçantë e një individi për të pranuar a treguar mirëkuptimin,

respektin për ide të ndryshme nga të tijat, kultura të tjera, mënyra jetese e besimi që

nuk janë të njëjta me ato të tijat.

Votim: një proces nëpërmjet të cilit zgjidhet kandidati i një funksioni, organi a detyre

të caktuar.

Zbardhja e parave: një proces që synon të fshehë prejardhjen kriminale (trafik

droge, prostitucion, trafik armësh, kriminalitet etj.) të kapitaleve të ndryshme.

Akti përfundimtar i Helsinkit, u firmos më 1 gusht 1975 dhe përbën një cak të

rëndësishëm historik si në shtensionimin e marrdhënieve Lindje - Perëndim dhe

forcimin e bashkëpunimit midis tyre ashtu edhe në krijimin e një pike referimi në

mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.

Akti unik evropian, një tërësi tekstesh që modifikuan “Traktatin e Romës” me synim

realizimin e një tregu të brendshëm evropian para fundit të vitit 1992. Në këtë mënyrë

“tregu i përbashkët” që kishte dalë nga “Traktati i Romës” shndërrohej në një treg të

vetëm, në një “hapësirë pa kufij të brendshëm në të cilin sigurohet qarkullimi i

mallrave, njerëzve, shërbimeve dhe kapitaleve”.

Al Fatah, Lëvizje politike palestineze e krijuar më 1959. Më 1965 ajo përfshihet në

Organizatën për Clirimin e Palestinës dhe përbën pjesën e saj më të rëndësishme.

Synimet themelore të saj, sikundër ato të OCP janë çlirimi i territoreve të pushtuara

palestineze dhe krijimi i shtetit të pavarur palestinez.

Al Kaida (nga arab: bazë), emri i një rrjeti terrorist që në shumë raste njihet edhe si

“Ushtria islamike për çlirimin e vendeve të shenjta”. Sipas saj, vendet e shenjta që

duhen liruar janë Arabia Saudite (aleate e Amerikës), Palestina dhe Jerusalemi (të

pushtuara nga Izraeli) dhe në përgjithësi çdo vend mysliman që është nën ndikimin

Page 269: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

259

kulturor e politik të Perëndimit.

Aleanca e Shenjtë, pas vdekjes së N. Bonapartit, ”tiranit që përhapi lirinë nëpër

Evropë”, sovranët e kontinentit morën vendimin të ngrinin një mur të

pakapërcyeshëm për çdo ide lirie kombëtare e sociale që mund të lindte në të

ardhmen. Në këto kushte më 1815 cari i Rusisë, perandori i Austrisë dhe mbreti i

Prusisë firmosën një marrëveshje që ka hyrë në histori me emrin “Aleanca e shenjtë”.

Ideja ishte që në rast se një popull ngrinte krye, sovranët e Evropës do të

organizoheshin për t‟i shkuar në ndihmë sovranit të kërcënuar. Kështu ndodhi që rusët

dërguan trupa për të mposhtur kryengritjet e hungarezëve dhe të italianëve që ishin

ngritur Austrisë etj.

Aleanca për Integrim, emër që socialistët shqiptarë dhe aleatët e tyre i dhanë një

koalicioni të ri qeveritar që do të vazhdonte qeverisjen e vendit pas kongresit të VI-të

të P, që u mbajt në mesin e dhjetorit 2003. Api zëvendësoi Aleancën për shtetin.

Aleanca për shtetin, një koalicion partish politike shqiptare i krijuar në pragun e

zgjedhjeve politike të majit 1996, ku rolin e violinës së pare e ka luajtur gjithnjë PS.

Në përbërje ishin Aleanca Demokratike, Partia Socialdemokrate, Partia Agrarë, Partia

e të drejtave të njeriut etj.

Amnesty International, u themelua më 1961 nga avokati anglez P.Beneson (1922-

1985), i cili rastësisht lexoi në një gazatë për arrestimin politik të dy studentëve

portugezë. Qëllimi ishte mbrojtja e të burgosurve politikë dhe të dënuarve të tjerë

politikë në mbarë botën. Ai vashdon veprimtarinë me gati 1.5 milion anëtarë në

pothuaj 150 vende të botës. Në vashdim të misionit edhe në mijëvjeçarin e tretë ai ka

ndërmarrë një sërë kërkimesh e veprimesh për ndalimin e denoncimin e akteve të

dhunshme që prekin tërësinë mendore e fizike të personave të ndryshëm, lirinë e

ndërgjegjes dhe të shprehjes, diskriminimin racial, fetar etj.

Anarki, term që shpreh gjendjen e një vendi ku pushteti qëndror qeverisës nuk

ekziston.

Anarkizëm, rrymë ideologjike që mbështetet në idenë se shoqëria nuk ka nevojë për

shtetin. Tendencat e anarkizmit i gjen që te mendimtarët e antikitetit, por është

teoricieni i politikës dhe shkrimtari anglez Ulliam Goduin (1756-1836), që në një

libër të botuar më 1793 ka folur i pari pa asnjë mëdyshje për një shoqëri pa shtet.

Teoricieni dhe filozofi i parë që e shpalli veten si anarkist është Pjer Jozef Prudon.

Anarkosindikalizëm, një nga rrymat e anarkizmit (shih) që e sheh organizmin

sindikal si formën natyrore të organizimit të puntorëve dhe fshatarëve dhe nuk e

pranon krijimin dhe rolin e partive politike, shoqatave etj.

Anglikanizëm, tërësi e doktrinës fetare të përpunuar nga kisha angleze.

Anomi, term me prejardhje nga greq: an- mungesë dhe nomos-ligj, rregull, rend.

Përdoret në tekste politike, filozofike e sociologjike për të treguar gjendjen e një grupi

njerëzish, populli apo shoqërie të kredhur në pështjellim të përgjithshëm, ku nuk

respektohet asnjë ligj, rregull, normë, e drejtë. Kjo fjalë është dukur në tekstet e

gjuhëve evropiane aty nga shekulli i XVI-të, por do të jetë sociologu E.Durkheim

(shih) në shekullin e XIX -të që do ti japë një koncept të ri sociologjik. Sipas

Durkheim-it, gjendja e anomies krijohet kur rregullat që kanë drejtuar jetën shoqërore

e humbasin fuqinë, duke sjellë kështu demoralizimin dhe shthurjen e individëve.

Antantë (nga fr. entente-marrëveshje) term politik që përdoret në rastin e

marrdhënieve veçanërisht të afërta midis vendeve të ndryshme që mbështeten

kryesisht në marrëveshjet diplomatike e më rrallë në traktate politikë. Si term me

kuptimin e mësipërm është përdorur së pari aty nga shek. XVII në marrdhëniet midis

Francës dhe Anglisë. Në historinë e Ballkanit njihet Antanta (marrëveshja) e vogël

(1921) midis Rumanisë, Polonisë, Cekisë dhe Jugosllavisë, e cila u mbështet së

Page 270: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

260

tepërmi nga Franca, ndërsa më 1934 kemi Antantën Ballkanike, (Rumani, Greqi,

Turqi, Jugosllavi). Në fushën e ekonomisë termi shpreh një marrëveshje sekrete a

formale midis dy vendeve prodhuese për zbatimin e një politike të caktuar që shmang

konkurrencën në fushën e prodhimit që atyre u intereson.

Anti-intelektualizëm, term që shpreh një qëndrim dyshues e jo dashamirës ndaj

intelektualëve e që jo rrallë shkon deri në përndjekje ndaj tyre. Në fushën e

drejtpërdrejtë të politikës me anti-intelektualizëm është kuptuar veprimtaria

vendimmarrëse e një qeverie pa u konsultuar më parë me qarqet universitare,

shoqërinë civile etj., për çëshje që janë pranë veprimtarisë së tyre. Në periudha të

ndryshme, qëndrime antiintelektualiste janë vënë re në shumë vende të botës,

pavarësishtë nga sistemi i tyre politik. Shenjat më të rënda të këtij qëndrimi nisën të

duken në Evropë në periudhën e Rilindjes, kur qarqet reaksionare fetare nisën t‟i

shohin si „shërbëtorë të djallit‟njerëzit e mësuar e të aftë të formulonin e të shprehnin

idetë e tyre.

Anti-komunizëm, një doktrinë që i kundërvihet ideologjisë komuniste, teorisë dhe

praktikës së komunizmit. Analizon kundërshtitë brenda vetë teorisë së komunizmit,

humnerën midis teorisë së komunizmit dhe praktikës së përditshme që njohën vendet

komuniste, katastrofën që shoqëron në çdo hap reformimin e ekonomisë në vendet

komuniste, gjendjen e mjerueshme të të drejtave themelore të njeriut dhe

papajtueshmërinë e këtij sistemi me natyrën e vetë njeriut.

Antinomi, (nga gr: anti-kundër dhe nomos-ligj), term që gjen përdorim më të madh

në fushën e logjikës dhe epistemologjisë. Shpreh një kundërshti të dukshme e të

pazgjidhshme midis dy parimeve apo përfundimeve. Disa e gjejnë të afërt me termin

paradoks.

Anti-revizionizëm, në terminologjinë politike ky term shpeshherë shfaqet edhe në

formën hoxhizëm, kimisernizëm apo edhe maoizëm, për të shprehur një ideologji tejet

totalitare që bazohet në idetë e Stalinit, të diktatorit koreanoverior Kim Irsen (1912-

1994), të diktatorit shqiptar E. Hoxha, por edhe në idetë e Mao Ce Dunit, veçanërisht

në ato të periudhës së çarjes kino-sovjetike, kur përpjekjet e Hrushovit për

destalinizmin e vendit të tij, ai i cilësoi si trockiste.

Antisemitizëm, term i krijuar më 1873 nga gazetari gjerman Vilhelm Marr, për të

përkufizuar një ndjenjë armiqësore ndaj hebrenjve. Kjo fjalë ka në bazë emrin Sem,

që ishte djali i Noes, paraardhësit të Abrahamit.

Antropologji politike, një disiplinë që ka për qëllim të kuptojë e shpjegojë

evolucionin e shoqërive njerëzore, duke filluar nga ato më të lashtat. Ndonëse

kërkimet e para në këtë fushë datojnë pothuaj një shekull e gjysmë me botimin e

veprës së Morgan-it „Shoqëria arkaike‟, në të vërtetë si disiplinë e mirëfilltë fillimet e

saj janë të lidhura me botimin e një studimi të Evans-Pritchard dhe Meyer Fortes-it

mbi sistemet politike afrikane.

Aparteid, një politikë ndarjeje e veçimi midis racave që u praktikua në Afrikën e

Jugut duke filluar nga viti 1948. Synonte të përshtaste një politikë të „zhvillimit veç e

veç‟ të të bardhëve dhe të njerëzve me ngjyrë. Kjo politikë shkonte edhe më tej duke

u ndaluar njerëzve me ngjyrë të drejtën e organizimit në sindikata, të drejtën e grevës,

ajo ndalonte martesat midis të bardhëve dhe zezakëve etj.

Apolitizëm, një formë mendimi e veprimi e cila përjashton politikën si mundësi

zgjidhjeje e problemeve dhe jo rrallë e sheh atë si burimin e të këqijave të individëve

të ndyshëm, të klasave shoqërore apo edhe një vendi të tërë. Megjithatë, historia ka

treguar se apolitizmi në asnjë rast nuk ka qenë zgjidhja e përshtatshme për problemet

që kanë dalë para një shoqërie.

Page 271: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

261

SHTOJCA F: Diagramë e fjalimit të Colin Powell-it në Kombet e Bashkuara

Irakut i’u bë kërkesë per çarmatosje

0

20

40

60

80

100

1st Qtr 2nd Qtr 3rd Qtr 4th Qtr

East

West

North

r çarmatim

Iraku nuk mund të provojë se është çarmatosur çarmatosur

Kjo krijon një situatë të rrezikshme

O.K.B ka detyrime të zbatojë

Këshilli i sigurisë duhet të autorizojë përdorimin e forcës

Programet për çarmatim po vazhdojnë.

Mohimet e Irakut nuk mund të besohen

Iraku refuzon autoritetin ndërkombëtar

Iraku mund të mbështesë terrorizmin

Forca do të ruajë besueshmërinë e O.K.B

Përmes mosveprimit, rreziku do të rritet

Iraku mban të fshehta nga inspektimet

Iraku dorëzon dokumente të panevojshme

Iraku nuk lejon intervista

Armë Biologjike

Armë Kimike

Armë nukleare

Gënjeshtra dhe mashtrime

Nuk janë shkatërruar

Të prodhuara në të shkuarën

Gënjeshtra dhe mashtrime

Nuk janë shkatëruar

Të prodhuara në të shkuarën

Ka disa pjesë Kërkon më shumë pjesë

Zhvillon sisteme armësh

Page 272: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

262

Abstrakt

Qëllimi kryesor i përdorimit të një argumenti është dhënia e një ose më shumë

arsyeve për të mbështetur një pikëpamje të caktuar dhe për të larguar dyshimet për

pranueshmërinë e saj. Në këtë këndvështrim, fusha e argumentimit përbën një fushë

me mjaft interes në ligjërimin publik bindës ku qëllimi kryesor është ndryshimi i

opinionit të dëgjuesve për të pranuar një pikëpamje të caktuar. Kjo temë trajton dhe

analizon elementin e argumentimit në kontekstet e komunikimit politik, mediatik e

ligjor ku dalin në pah aspektet që lidhen ngushtë me veprimtarinë bindëse dhe

funksionin ndikues të ligjërimit publik.

Në aspektin teorik, studimi përqëndrohet në teoritë dhe konceptet më

bashkëkohore të argumentimit, llojet e ndryshme të argumenteve të vlefshme dhe të

rrreme si dhe përdorimin e tyre në fushat përkatëse. Në aspektin praktik, ai synon të

sjellë shembuj dhe analiza argumentesh të marra prej fjalimeve të politikanëve,

debateve parlamentare, gazetave dhe rasteve gjyqësore. Ky punim përqëndrohet edhe

në strategjitë e teknikat e efektshme të argumentimit të cilat përdoren nga aktorët

politik, mediatik e ligjor për të zgjidhur me efektshmëri ndryshimin e opinionit, në

favor të çështjes që përmbush më së miri qëllimet e tyre.

Periudhës klasike të argumentimit i jemi referuar për të nxjerrë në pah se në

komunikimin e sotëm bindës vërtetësia nuk është një qëllim në vetvete. Filozofët

klasikë ishin gjithmonë në ndjekje të së vërtetës dhe komunikimi bindës përbënte një

art më vete dhe nuk përdorej si një strategji për të përmbushur axhenda të caktuara.

Duke qenë se argumentimi si proces është i lidhur ngushtë me tiparin

pasqyrues të gjuhës dhe e përdor gjuhën për të bindur me anë të arsyetimit, punimi

mëton edhe një studim pragmatik të gjuhës dhe ligjërimit në të tri fushat e

komunikimit. Mjetet gjuhësore përdoren jo thjesht si një element zbukurues, por si

strategji të ligjërimit duke qënë se kanë të bëjnë me semantikën e ligjërimit

argumentues.

Fjalët Kyç: argumentim, komunikim politik, komunikim ligjor, vwrtetwsi,

media, strategji.

Abstract

The basic purpose of offering an argument is to give a reason (or more than

one) to support a claim that is open to doubt and then to remove that doubt for it to be

accepted. In this view, the field of argumentation makes a very interesting field in the

public persuasive discourse where the main purpose is the change of the opinion of

the audience to accept a certain viewpoint.

This theses treats and analyses the element of argumentation in the contexts of

political, media and legal communication where we highlight the aspects that are

closely related with the persuasive activity and affecting function of persuasive

discourse.

In the theoretical aspect, the study is concentrated in the most contemporary

theories and concepts of argumentation, the different kinds of valid arguments and

fallacious ones, as well as their use in the respective fields. In the practical aspect, it

aims to bring examples and analyses of arguments that are taken from political

speeches, parlamentary debates, newspapers and judicial cases. This study is also

Page 273: UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I GJUHEVE TE · PDF filemiqve e dashamirësve të cilëve dëshiroj t‟u shpreh mirënjohjen ... 2.12 Retorika e reklamave politike ... 4.11 Stili

Argumentimi në format bashkëkohore të ligjërimit bindës

263

concentrated on the strategies and effective techniques of argumentation which are

used from the political, media and legal actors to effectively solve the difference of

opinion in the favor of the case that fulfills at its best their agenda.

We have referred to the classical period of argumentation to emphasize that in

the contemporary persuasive communication, truth is not a purpose in itself. The

classical philosophers were always in pursuit of truth, and the persuasive

communication was an art in itself.

Since argumentation as a process is closely related with the reflective feature

of language and uses language to persuade through reasoning, the theses aims a

pragmatic study of language and discourse in the three fields of communication. The

linguistic devices are not used as merely a decorative element, but as strategies of

discourse, since they deal with the semantics of argumentative discourse.

Key Words: argumentation, political communication, legal communication, truth,

media, strategy.