UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · moshën 4 vjeçare fëmiu vet krijon...

27
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME FORMIMI I KONCEPTEVE GJUHËSORE TE PARASHKOLLORËT NËPËRMJET KËNDIT TË MUZIKËS DHE TË ARTIT Mentori : Kandidatja: Prof.asoc.dr. XHELADIN ZYMBERAJ Mimoza Ferizi GJAKOVË, 2017

Transcript of UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · moshën 4 vjeçare fëmiu vet krijon...

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · moshën 4 vjeçare fëmiu vet krijon një tekst në mënyrë spontane, ku ai mëson dhe drejtshiqptimin e fjalëve. Nga

UNIVERSITETI I GJAKOVËS

“FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI: PARASHKOLLOR

PUNIM DIPLOME

FORMIMI I KONCEPTEVE GJUHËSORE TE PARASHKOLLORËT

NËPËRMJET KËNDIT TË MUZIKËS DHE TË ARTIT

Mentori : Kandidatja:

Prof.asoc.dr. XHELADIN ZYMBERAJ Mimoza Ferizi

GJAKOVË, 2017

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · moshën 4 vjeçare fëmiu vet krijon një tekst në mënyrë spontane, ku ai mëson dhe drejtshiqptimin e fjalëve. Nga

2

Përmbajtja:

Abstrakt............................................................................................................3

Kapitulli 1.Hyrje..............................................................................................4

Kapitulli 2. Konceptet gjuhësore.....................................................................5

2.1Intelegjencat e shumfishta............................................................................6

2.2Intelegjenca gjuhësore..................................................................................6

2.3 Intelegjenca muzikore..................................................................................8

2.4Përdorimi i intelegjencave të shumfishta......................................................9

2.5 Intelegjencat e shumfishta në familje.........................................................10

Kapitulli 3.Aftesia e zhvillimit gjuhësor.........................................................13

3.1 Zhvillimi gjuhësor përmes artit .................................................................15

3.2 Mësimi i gjuhës përmes muzikës................................................................16

3.3 Zhvillimi gjuhësor, leximi dhe shkrimi......................................................17

Kapitulli 4.Metodat dhe teknikat e zhvillimit gjuhësor tek fëmijët.................19

Kapitulli 5. Mësojmë përmes artit...................................................................23

Kapitulli 6. Mësojmë përmes muzikës...........................................................24

Përfundim.........................................................................................................25

Literatura..........................................................................................................26

Jetëshkrimi.........................................................................................................27

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · moshën 4 vjeçare fëmiu vet krijon një tekst në mënyrë spontane, ku ai mëson dhe drejtshiqptimin e fjalëve. Nga

3

Abstrakt

Fëmijria e hershme është periudha në të cilën zhvillimi socialemocional, fizik intelektual dhe

gjuhësor kalon moment që ndikojnë në gjithë jetën e njeriut. Mbivlerësimi apo nënvlerësimi i

cilësdo fushë është gabim sepse fëmija nuk zhvillohet njëherë në aspektin fizik, pastaj atë

emocional, intelektual etj.

Ashtu si zhvillimi i fëmijës është tërësor edhe fushat e veçanta të zhvillimit duhet të shikohen si

pjesë të një tërësie, efikasiteti i të cilave kryesisht varet nga niveli i integrimit në mes tyre.

Në ditët tona, interesimi për fëmijri të hershme është rritur ndjeshëm, gjë që pasqyrohet edhe në

ndërmarrjen e një reform të plotë, me realizimin e së cilës priten ndryshime thelbësore në këtë

hallkë të arsimit tonë në vitet e ardhshme.

Fjalët kyçe: edukim, fëmijëri e hershme, art, muzikë.

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · moshën 4 vjeçare fëmiu vet krijon një tekst në mënyrë spontane, ku ai mëson dhe drejtshiqptimin e fjalëve. Nga

4

1.Hyrje

Mësimdhënia dhe të nxënit janë procese mjaft komplekse, mirëpo për tu realizuar në mënyrë sa

më të suksesëshme të dy këto komponentë duhet që të zbatohen një varg faktorësh të cilët janë të

një rëndësie të veçantë dhe janë çelës i suksesit. Në mesin e këtyre faktorëve vend me rëndësi

zënë parimet, mjetet, teknikat e posaqërisht format e punës në grupe e cila është rruga përmes së

cilës arrrijmë qëllimet e tona në procesin e të nxënit.

Edukimi parashkollor paraqet nivelin e parë arsimor, gjatë të cilit fëmijët (mosha 3-6 vjeç)

edukohen në institucione parashkollore. Duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj periudhe,

ekspozimi i fëmijëve ndaj proceseve elementare të të nxënit përqendrohet në nxitjen e kërshërisë

për veten, për shoqërinë, natyrën, kulturën dhe teknologjitë e reja. Synim i punës edukative gjatë

kësaj periudhe është nxitja e krijimtarisë dhe e entuziazmit për përvojat e reja dhe situatat

jetësore. Gjatë këtij niveli të arsimit, fëmijët ndihmohen për zhvillimin e aftësive dhe

shkathtësive të komunikimit në gjuhën amtare, në situate të thjeshta të përditshme, për zhvillimin

e aftësive të përqendrimit dhe për zhvillimin e aftësive shoqërore bazë.

Fëmija gjuhën e mëson jashtëzakonisht shpejt dhe lehtë. Gjuha në mënyrë tejet dinamike

zhvillohet sidomos në pesë vitet e para të jetës së çdo individi. Në moshën katër vjeç fëmija ka,

për shembull, një fond prej afro 2.000 fjalësh dhe i zotëron strukturat elementare gjuhësore. Në

moshën parashkollore fëmija ka një fjalor aktiv (produktiv) prej afro 4.000 fjalësh. Fjalori pasiv

(receptiv) i tij është i dyfishtë. Pasuria leksikore e fëmijës rritet gradualisht. Shumica e

studiuesve përkrahin idenë se vitet prej 0 deri në 5 paraqesin periudhën më kritike në zhvillimin

e aftësive të lexuarit dhe shkruarit tek fëmijët si dhe aftësitë matematikore. Formimi i koncepteve

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · moshën 4 vjeçare fëmiu vet krijon një tekst në mënyrë spontane, ku ai mëson dhe drejtshiqptimin e fjalëve. Nga

5

gjuhësore tek fëmijët e moshës parashkollore mund të bëhet dhe përmes artit, po ashtu dhe

muzikës. Në korelacion me artin fëmijët mësojnë shkronja dhe fjali ndërsa, në korealcion me

muzikën ata mësojnë shqiptim e fjalëve, tingujt.

Lojëra dhe përdorimi i materialeve të ndryshme të cilat ndihmojnë dhe nxisin zhvillimin e

këtyre aftësive.

në masë të duhur po ashtu ndikon raporti mes faktorëve gjenetikë e biologjikë,

interaksioni social dhe mjedisi drejtpërdrejt ndikojnë në të mësuarit e gjuhës,

fëmija që nga lindja ka aftësi gjuhësore,

Sidomos këta faktorë luajnë rol të rëndësishëm: nga njëra anë, dhe situata individuale e familjare

e fëmijës, nga ana tjetër.

2.Konceptet gjuhësore

Çfarë do të ndodhte nëse një fëmijë nuk do të krijonte përvojën e një gjuhe specifike? Si ndodh

që fëmija mëson njërën apo tjetrën gjuhë? Si ndodh që fëmija mëson një gjuhë komplekse në një

moshë kaq të vogël dhe e mëson atë me të gjitha rregullat e saj gramatikore sado komplekse

qofshin? Për t‟iu përgjigjur këtyre pyetjeve janë ndërmarrë studime të shumta që nga lashtësia,

me kuriozitetin e madh njerëzor për të zbuluar origjinën e gjuhës dhe mënyrën sesi fëmijët

mësojnë të flasin atë që quhet gjuha e nënës. Janë bërë studime po ashtu dhe eksperimente të

ndryshme mbi të folurën e fëmijëve nga si Heroditi, Perandori Romak Frederiku, më pas ka raste

të izolimit të fëmijës si në rastin e Viktori, Gjeni (vajzë e abuzuar), Izabela, Çelsi,iInteresi i

studiuesve, por edhe i njerëzve në jetën e përditshme për zhvillimin gjuhësor të fëmijëve dhe

procesin e të mësuarit të gjuhës nga ata është vazhdimisht i ndezur. Nëse do të pyesim individë të

ndryshëm sesi e mësojnë fëmijët gjuhën që flasin, shumë prej tyre do të thonë “duke imituar

gjuhën e të rriturve”. Megjithëse kjo është e vërtetë dhe e besueshme, ndodh të vijojmë me

pyetjen se pse disa fëmijë “krijojnë” fjalë (fjalëformime) që nuk i kanë dëgjuar ndonjëherë?

Fëmijët bëjnë gabime gjuhësore duke përgjithësuar rregullat gramatikore, si për shembull: kur

shohin shumë kuaj thonë “Ja ku janë kalat!” në vend të thonë formën e saktë gramatikore “Ja ku

janë kuajt!”.

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · moshën 4 vjeçare fëmiu vet krijon një tekst në mënyrë spontane, ku ai mëson dhe drejtshiqptimin e fjalëve. Nga

6

Sipas Hauard Gardner kemi dhe intelegjencat e shumfishta ndër to kemi dhe intelegjencën

gjuhësore, muzikore, dhe atë hapsinore ku, përmes asasj që fëmiu sheh mund ta paraqes në formë

të artit dhe të flas, me çrast ata komentojnë mësojnë fjalë të reja, zhvillojnë mënyrën e

komunikimit, etj.

2.1Intelegjencat e shumfishta

Ideja e intelegjencave të shumfishta është e vjetër. Aspektet të ndryshmimit të mendjes dallohen

që në kohën e Greqisë së lashtë. Të dhënat historike tregojnë se psikologjia e mendjes pothuajse

dështoi plotësisht, deri në atë masë saqë ka më shumë të ngjarë, që ajo të shkruhet si përmbledhje

me kuriozitete. Intelegjenca është një faktor, të cilit shumica e njerëzve i drejtohen për ta

konkretizuar vetveten dhe sjelljet në një moment të caktuar. Intelegjenca është një koncept i

vështirë për t‟u studiuar, aq më shumë që njeriu nuk mund ta vëzhgojë atë fizikisht. Por, kohët e

fundit njerzit po e përdorin këtë fjalë aq shpesh, sa duket se kanë nisur të besojnë se intelegjenca

egziston, është diku pranë tyre, duket si e prekshme dhe e matshme.

Llojet e intelegjencave janë të ndara dhe të përshkruara në mënyrë strikte për të hedhur dritë mbi

çështje shkencore dhe problem të fushave praktike. Gardner thekson se intelegjencat janë të

barabarta për nga rëndësia (Selmani, Lefteri; Zisi, Aurela, 2006).

2.2Intelegjenca gjuhësore- është një mrekulli ende e mbështjell me mister. Si ndodh

që një fëmijë, nga rrëmuja e tingujve të mësojë një gjuhë? Truri i fëmijës është i programuar që

të shqyrtoj mjedisin për të kuptuar. Aftësia për të përdorur tinguj, për të përcjellë një pikëpamje

dhe për të bindur të tjerët që të bëjnë diçka fillon që nga foshnjëria. Kjo është një aftësi që do të

ndikoj në lumturinë dhe suksesin e fëmijës gjatë gjithë jetës së tij. Ajo duhet ushqyer që në vitet

e para. Ka vetëm një kusht të nevojshëm që një fëmijë normal të mësoj gjuhën, duke biseduar me

një folës të aftë, zakonisht me nënën.

Kjo është ndoshta intelegjenca që të gjithë e njohin më mirë. Shumë prej nesh kalojnë pjesën më

të madhe të kohës duke e përdorur atë. Në të njejtën kohë, ajo është një prej intelegjencave ku

sistemi arsimor është përqendruar më shumë.

Intelegjenca gjuhësore përfshin të gjitha format e përdorimit të gjuhës dhe midis tyre:

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · moshën 4 vjeçare fëmiu vet krijon një tekst në mënyrë spontane, ku ai mëson dhe drejtshiqptimin e fjalëve. Nga

7

aftësin për të lexuar gazetën, një roman, apo letrat e artikujve të ndryshëm,

aftësin për të shkruar një ese, poezi, një letër, etj,

aftësin për të folur formalisht përpara një auditori,

bashkëbisedimin me një shok,

aftësinë për të dëgjuar fjalët e dikujt dhe për të kuptuar se çfarë po përpiqet dikush të na

komunikojë.

Nxënësit me intelegjencë gjuhësore mund të mësojnë duke dëgjuar. Atyre u pëlqe të:

lexojnë,

shkruajnë,

flasin

si dhe shpesh të luajnë me fjalë.

Ata tregojnë bukur, përdorin analogjitë, metaforat dhe janë të sakët në gramatikë.

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · moshën 4 vjeçare fëmiu vet krijon një tekst në mënyrë spontane, ku ai mëson dhe drejtshiqptimin e fjalëve. Nga

8

2.3Intelegjenca muzikore- është aftësia për të kuptuar muzikën, për të gjykuar,

transformuar, dhe shprehur. Nisur nga prespektiva neurologjike, intelegjenca muzikore është

intelegjenca jonë e parë që zhvillohet. Le të mendojmë për një moment per botën e tingujve,

ritmit, dhe dridhjeve në të cilën jemi kredhur. Disa sugjerojnë se kjo intelegjencë mund të quhej

më mire „intelegjenca dëgjimore e dridhjeve‟, sepse ajo është diçka më tepër se muzikë dhe

ritëm. Ajo meret me të gjithë mbretërin e tingujve nga të cilat tinguj fëmijët mësojnë shqiptimin

e shkronjave dhe formimin e fjalive në mënyrë të drejtë. Dridhjet, ritmin të cilin ai e degjonë

janë ndër më të fuqishmet dhe është mënyra me e mirë për të kuptuar dhe mësuar. Nëpërmjet

muzikës fëmiu rrit dhe vetbsimin, shpreh dhe një gjëndje emocionale apo shpirtërore, kur bëhet

fjalë për kohësh e foshënjimit fëmiu nëpërmjet një melodie që belbëzon krijon një tingull. Mbi

moshën 4 vjeçare fëmiu vet krijon një tekst në mënyrë spontane, ku ai mëson dhe drejtshiqptimin

e fjalëve. Nga kjo në moshën 5 vjeçare ata fillojnë e shkruajnë pjesë vargjesh apo vjersha për të

vegjlit. Kur flasim për fëmijët me nevoja të veçanta ata preferojnë shumë muzikën dhe dëgjojnë

tekstet e tyre, pra terapia me muzikë është një nga metodat që përdoret pothuajse në të gjithë

botën.

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · moshën 4 vjeçare fëmiu vet krijon një tekst në mënyrë spontane, ku ai mëson dhe drejtshiqptimin e fjalëve. Nga

9

2.4Përdorimi i intelegjencave të shumfishta

Mënyra më e mirë për përdorimin e teorisë së intelegjencave të shumfishta në korikulë është se si

mund ta përkthesh materialin që do ta shpjgosh nga një intelegjec në tjëtrën. Pra, si mund ta

ndërlidhim gjuhën me fushën e artit dhe muzikës, si mund të jepet një mësim, kryesisht

nëpërmjet artit, muzikës, apo koncepteve logjike.

Pyetjet planifikuese që duhet ti kemi parasysh:

si mund të përfshijë të lexuarit

si mund të përfshijë të shkruarit

si mund të përfshijë të folurit

si mund të përfshijë muzikën

si mund të përfshijë tingujt.

Mënyra e krijimit të një planit mësimor duke përdorur intelegjencat, duke e bërë ndërlidhjen e

tyre për të njohur konceptet gjuhësore.

Fokusimi duhet të jetë në një pikë apo temë të caktuar

Duhet parashtruar pyetjet më lartë të cekura

Duhet pasur parasysh mundësit që kemi, pyetjet, teknikat, materialet që mund të përdorni.

Cila është më e përshtatëshme?

Listimi i gjërave. Qëllimi është që të paktën të gjendën 2-3 ide për çdo intelegjencë.

Përzgjedhja e veprimtarive

Ndërtimi i planit, realizimi i tij

Disa veprimtari për secilën intelegjencë

Gjuhësore: lexojnë një tregim me zë të lartë, fillojmë një tregim dhe inkurajojmë nxënësit të

shkruajnë vazhdimin e saj, krijimi i një gazetës për fëmijë dhe nxitja e tyre të shkruajnë artikuj,

nxisim fëmijët të krijojnë lojëra dhe rebuse që kanë lidhje me mësim.

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · moshën 4 vjeçare fëmiu vet krijon një tekst në mënyrë spontane, ku ai mëson dhe drejtshiqptimin e fjalëve. Nga

10

Artit: krijojmë punime artit formojmë shkronja të ndryshme duke përdorur çdo lloj të

materialit, bëjmë koleksione të ndryshme nga shkronjat të ndryshme krijojmë fjali, rrokje,

krijojmë rebuse për të formuar iden e mësimit.

Muzikore: nxisim nxënësit të krijojnë një teskt apo këngë me ritëm në lidhje me temën që po

spjegojmë, përdorin dhe lëvizjet për të shpjeguar teksitn e këngës, përdorim muzikë të lehtë si

temë mësimi.

2.5Përdorimi i ntelegjencave të shumëfishta në familje

Të gjithë fëmijët demonstrojnë intelegjenca të ndryshme që mund të kalojnë pa u vënë re në

familje dhe pa u vlersuar në shkollë. Nëse një fëmijë merr notë të mirë në një test prindërit

mburren duke thënë se sa i zgjuar ai është. Por nëse ai bëhet ekspert në një lojë në kompjuter ka

kaq shumë miqë, kujton me lehtësi fjalët, vizaton, tregon një tregim apo histori ose reciton poezi,

manipulon me lehtësi për të bërë atë që ai do që ne të bëjmë, mund të themi shumë gjëra për këto

aftësi që ai ka por i “zgjuar” kurr nuk na vjen në mendje.

Megjithatë, secila prej këtyre aftësive gjuhësorë, artistike, muzikore apo të tjera, demonstron një

lloj intelegjence, ose thënë me një fjalë, tregon se sa i zgjuar është. Intelegjencat më të zhvilluara

janë ato për të cilat ne shpenzojmë pjesën më të madhe të kohës për t‟i zhvilluar sa më shumë të

mbështetemi mbi një intelegjencë, ose ta përdorim aq më shumë ajo ka premisa për t‟u zhvilluar.

Sa më shumë të jetë e zhvilluar një intelegjencë aq më shumë do të mbështetemi në të. Disa nga

fëmijët kanë aftësi të shprehin qartë mendimet e tyre që nënkupton intelegjencën gjuësore, disa

nga fëmijët e kanë më të lehtë të shprehen përmes artit, ata përmes një vizatimi shprehin atë që

mendojnë më pas e komenojnë me fjalë, ndërsa disa të tjerë mund të shprehën përmes një ritmi

apo kënge. Mënyra se si ata mësojnë është e ndryshme njejt sikurse ngjyrat e ylberit. Të gjithë

kanë personalitete, preferenca dhe shije të ndryshme. Mësuesit dhe prindërit duhet të jënë të

ndërgjegjshëm për vlerat e këtyre difrencave. Përmes vëzhgimit, prindërit mund të mësojnë se

çfarë lloj nxënësi është fëmija i tyre. Vetëm në këtë mënyrë, ata mundë të zhvillojnë më vonë

veprimtari që mund të realizohen prej fëmijëve.

Fëmijët me aftësi gjuhësore:

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · moshën 4 vjeçare fëmiu vet krijon një tekst në mënyrë spontane, ku ai mëson dhe drejtshiqptimin e fjalëve. Nga

11

Kanë ndjeshmëri ndaj kuptimeve, tingujve dhe ritmit të fjalëve.

U pëlqen të tregojnë histori dhe të shkruajnë në mënyrë imagjinare.

U pëlqen proza, poezia, humori dhe kanë knaqësi kur merren me gjëegjëza dhe lojra të

ndryshme.

Fëmijët e vegjël fillojnë ta shfaqin këtë intelegjencë përmes fjalëve të tilla si: “A e di?”, “

mama pse duhet ta bëjë këtë?‟, “baba, baba a po më dëgjon baba?”.

Sugjerim për prindin: Lexo bashkë me fëmijën tënd, dëgjo me kujdes pyetjet që fëmija të bën,

shqetsimet dhe përvojat e tij, jepi libra pët të lexuar dhe letër për të shkruar, nxite fëmiun për t‟ju

treguar rreth librit që ka lexuar ose t‟u tregojë se çfarë ka shkruar, vizato bashkë me ta libraritë

dhe biblotekat.

Fëmijët me aftësi të artit:

U pëlqen krijimi i shembujve të ndryshëm dhe kanë nevoj për stimulim.

Kanë talent për krijime të artit

Sjellja e dukshme e këtyre fëmijëve është vizatimet që bëjnë në klas ose në vende tjera p.sh (në

mur). Në këtë mënyrë ata nxiten që të shprehen, mësojnë fjalë të reja.

Sugjerim për prindin: Lejo fëmiun të krijojë punime të ndryshme artistike, jepi mundësi atij që

të zgjidhë rebuse të ndryshme, lejoja fëmiut të zgjedh një kënd të tij, vizato bashk me të gjëra të

ndryshme dhe bisedoni rreth tyre, komentoni dhe fotot të ndryshme të familjes dhe më pas

vizatoni ato.

Fëmijët me aftësi muzikore:

U pëlqen instrumetet dhe këndimi i teksteve të ndryshme.

U pëlqejnë tingujt, tekstet e ndryshme të këngëve,

Mësojnë me lehtësi nëse mësimi shoqërohet më muzikë ose goditje ritmike.

Pra sjellja më e dukshme e kësaj aftësie të jashtëzakonëshme te fëmijët është të dëgjuarit e

këngëve dhe mbajtja në mend e teksteve.

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · moshën 4 vjeçare fëmiu vet krijon një tekst në mënyrë spontane, ku ai mëson dhe drejtshiqptimin e fjalëve. Nga

12

Sugjerim për prindin: Lejo fëmiun të shprehte përmes një ritmi apo tingulli, këndo bashkë me

të, mësoje ta ndjek dhe ritmin sipas muzikës. (Musai, 2003)

Testo vetën

Gjuhë

a. Ju e pëlqeni lojën e fjalëve c. Ju pëlqen të bëni fjalëkryqe, të

luani me mozaik fjalësh

b.Ju lexoni çdo gjë-libra, revista d.Ju mund të mbaheni me argumene

gazeta dhe etiketa të ndryshme dhe debate tuaja verbale

e. Ju mund të shpreheni lehtësisht f.Ju e shtoni biseden me përfundime

si me shkrim dhe me gojë mbi gjërat që keni lexuar

g. Ju kuptoni shumë lehtë një h. Të tjerët kërkojnë nga ti që të

informacion nga radio apo TV shpjegoni ndonjë fjalë qe thatë

Pra është shumë me rëndësi sidomos kur bëhet fjalë për fëmijrinë e hershme që fëmiu të mësoj

fjalët, rrokjet, formimin e fjalive, drejshqiptimin e shkronjave, tingullin e shkronjave përmes

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · moshën 4 vjeçare fëmiu vet krijon një tekst në mënyrë spontane, ku ai mëson dhe drejtshiqptimin e fjalëve. Nga

13

vizatimit apo muzikës. Në gjuhën e folur ndikim të madh ka arti dhe muzika, pra gjuha ka

korelacion me këto dy fusha.

3.Aftesia e zhvillimit gjuhësor

Përvetësimi i gjuhës dhe formave të saj komunikuese gjithmonë paraqet një proces të komplikuar

dhe mjaft të rëndësishëm për njeriun. Janë një mori faktorësh që ndikojnë, por edhe kushtëzojnë,

në mënyra të ndryshme, zhvillimin, përvetësimin dhe të kuptuarit e drejtë të gjuhës dhe

komunikimit. Përvetësimi i gjuhës dhe përdorimi i drejtë i saj është me rëndësi të

jashtëzakonshme për komunikim të suksesshëm përgjithësisht të çdo individi, e në veçanti për

fëmijën e porsalindur, përkatësisht për fëmijën e moshës 0 - 6 vjeç. Ky proces fillon me ardhjen

në jetë të fëmijës, i cili menjëherë është i gatshëm të komunikojë në forma të ndryshme si me

nxjerrje të zërit me gjestikulacione e më vonë me të folur gojor si parakushte për përvetësimin e

formave të tjera më të përparuara si është leximi dhe shkrimi. Në zhvillimin e komunikimit dhe

gjuhës ndikon edhe komunikimi në shtëpi dhe në shoqëri që në të shumtën e rasteve është jo i

barabartë nga aspekti gjinor (mashkull/femër). Fëmijët imitojnë dhe i bartin këto modele të

komunikimit në ambiente të ndryshme prandaj realizimi i këtij standardi duhet t‟i kushtojë

rëndësi trajtimit dhe inkuadrimit të barabartë të të dy gjinive së fëmijës (djalë dhe vajzë).

Rëndësia dhe pesha e fushës, gjuha dhe komunikimi është e veçantë dhe specifike sepse ajo në

këtë rast, pos që është fushë më vete është edhe gjuhë e fushave të tjera. Realizimi i suksesshëm i

individit, të moshës 0-6 dhe jo vetëm të tij/saj, në këtë fushë varet prej mënyrave të zbatimit në

praktikë të këtyre aktiviteteve përkatësisht nën fushave komunikuese: të dëgjuarit, të folurit

gojor, të folurit me anë të mimikës, të lexuarit dhe të shkruarit. Këto standarde ndikojnë në

zhvillimin e tërësishëm e kompleks të personalitetit të fëmijës e sidomos :

në zhvillimin e aftësive të dëgjuarit aktiv dhe të kuptuarit e asaj që dëgjon,

në zhvillimin e aftësive të të folurit individual dhe grupor,

në zhvillimin e aftësive të të folurit mimetik (të folurit përmes mimikës),

në zhvillimin e aftësive komunikuese brenda grupit dhe me të rriturit

në lirinë e komunikimit dhe të shprehurit të fëmijës pa dallim gjinor

në dallimin e përdorimit të gjuhës së folur lokale dhe gjuhës standarde,

në përvetësimin e drejtë elementar të strukturës së gjuhës standarde,

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · moshën 4 vjeçare fëmiu vet krijon një tekst në mënyrë spontane, ku ai mëson dhe drejtshiqptimin e fjalëve. Nga

14

në zhvillimin e ndjenjës për tekste letrare e joletrare,

në përvetësimin e formave fillestare të “leximit”,

në përvetësimin e qëndrimit dhe lëvizjeve (trup, gishtërinj, dorë, laps etj.) në hapësirën e

kufizuar,

Në përvetësimin e formave fillestare të “shkrimit”. Këto dhe të tjera gjëra që lidhen me fushën e

gjuhës dhe komunikimit janë tregues që garantojnë formimin e një individi aktiv, ndërveprues, të

përgjegjshëm e të shkathët me aftësi gjuhësore e që janë përcaktuese edhe për realizimin e

fushave të tjera të arsimit parashkollor. (Hardini & Littlejohn, 1994).

Zhvillimi gjuhësor ka të bëj me fitimin e aftësive për të kuptuar dhe përdorur gjuhën. Brenda pak

vitesh fëmijët kalojnë nga faza e „komunikimit pa fjalë‟ në orator të shkëlqyer që nga mënyra të

gjallë tregojnë ose shpikin histori.

Të mësuarit e të shkruarir nis me të mësuarit e shkarravinave, pra ata nëpërmes artit fillojnë e

shkruajnë. Në mënyrë tipike në moshën 3-5 vjeç fëmija zhvillon shprehitë motorike, si mbajtja e

shkumësit dhe e lapsit në dorë, vizaton shkronjat dhe i ngjyros duke qëndruar brenda vijave. Në

moshën 3-4 vjeç përdorimi i gjuhës bëhet më kompleks. Fjalori i fëmijës përmban rreth 900-

1200 fjalë kupton fjalën nën në, mbrapa sipër, pranë dhe i përdor sakët gjatë të folurit. Fëmija

paraqet vështërsi në përdorimin e përemrave në vetën e duhur.

Në moshën 4-5 vjeç fëmia di emrat, luan me fjalë, vizaton figura që paraqesin njerëz, kafshë dhe

sende. Ai kupton se pikturat, numrat, fjalët dhe shkronjat janë simbole te ideve dhe gjërave të

vërteta. Fëmija përdor „shkrimin‟ si mënyrë për të shprehur ose për të treguar histori. I pëlqen të

lexoj sipas mënyrës së vet. Njeh emrin e tij dhe fjalë të përdorimit të përditshëm në tabela dhe

reklama të ndryshme.

3 vjeçarët shprehen me fjali të thjeshta dhe të shkurtëra, flasin para se të mendojnë. Disa flasin

shumë qartë disa nga ta belbëzojnë.

Fëmijët nuk duhen qortuar kur thonë fjalë gabim. Rruga për të ndrequr gabimet, është

shqiptimi i sakët i fjalëve nga i rrituri!

Fëmija i moshës 4 vjeç e përdor gjuhën jo vetëm për të biseduar, por edhe për të shkëmbyer

informacionin. Pjesa më e madhe e tyre thonë fjali të plota, bëjnë pyetje pa fund, mësojnë të

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · moshën 4 vjeçare fëmiu vet krijon një tekst në mënyrë spontane, ku ai mëson dhe drejtshiqptimin e fjalëve. Nga

15

përgjithsojnë, luajnë role, mund të vizatojnë objekte të thjeshta të njohura më parë, etj. Në këtë

moshë, në përgjithësi, kanë të mësuar 1600 fjalë dhe mund të kuptojnë dhe më tepër (Woolfolk,

1987). Mund të tregojnë do të, duhet, si dhe lidhëzat sepse, kështu, prandaj. Kuptojnë

vijueshmëin e ngjarjeve kur ata marrin spjegime të qarta.

Fëmiu i moshës 5 vjeçare ka një gjuhë të pasu dhe të rrjedhëshme. Në këtë moshë, fëmijët u

përgjegjjen pyetjeve të tipit: Çfarë do të bëje ti sikur....? Ai mund të përshkruaj përdorimin e deri

në 10 sendeve apo objekteve që ndodhen në shtëpi. Përshkruan me hollësi familjen e tij, emrat,

profesionet, dhe mund të komntojnë figurat që sheh në revista ose libra të ndryshëm. Po ashtu në

këtë moshë fëmiu arrin të përshkruaj çfarë i ka ndodhur gjatë ditës. Ndodh që gjatë përshkrimit,

fëmija mund të ngatërroj radhën e ngjarjeve dhe mund të shprehet në mënyrë të pakuptueshme.

3.1Zhvillimi gjuhësor përmes artit- Në ditët e sotme, arti i referohet përpjekjeve të

ndërgjegjëshme të qënjeve njerzore për të organizuar vijat, ngjyrat, tingujt, lëvizjet dhe dukuri

tjera të lidhura me shqisa, në mënyrë që të shprehim ndjenja dhe ide. Potenciali krijues mund të

konsiderohet si proçes i ndërthurrjes së elementeve të reja me përvojën e kaluar, me qëllim që të

krijohen ide ose koncepte të freskëta.

Si të rriturit edhe të vegjëlit pëfitojnë nga përvoja artistike e fëmijëve. Përvojat e artit cilësor u

japin fëmijëve rastin të vëzhgojnë, të mësojnë, dhe të krijojnë, duke shfrytëzuar, një gamë të

gjërë mjetesh.

Me anë të artit ne:

Ndihmojmë të vegjlit të vëzhgojnë me kujdes dhe të regjitrojnë përceptimet dhe ndjenjat

e tyre.

U japim rastin fëmijëve të organizojnë dhe të shprehin ide vizuale.

Nxitin të menduarit imagjinues dhe sfidimin.

U japin fëmijëve një gjuhë tjetër të vetëshprehjes.

Mësojnë mënyrën e zgjedhjes së problemeve përmes metodave „të mësojmë duke gabuar‟

Ndihmojnë në krijimin e shpirtit të besimit në vetvete dhe në të kuptuarit e vetës.

Edukojnë shprehi të punës me qëllim të caktuar dhe të përjegjshëm.

Ndihmojnë fëmijët për të zhvilluar shprehi lëvizore të mëdha dhe të vogla.

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · moshën 4 vjeçare fëmiu vet krijon një tekst në mënyrë spontane, ku ai mëson dhe drejtshiqptimin e fjalëve. Nga

16

U japin të vegjëlve rastin të bëjnë zbulime estetike dhe të japin vlersime estetike.

Ndihmojnë fëmijët për të vëzhguar mënyra të shumta për të parë botën e tyre.

Edukojnë rrespektin për ide krijuese të të tjerëve.

Japin kënaqësi që mund të vazhdojnë gjatë tërë jetës.

3.2Mësimi i gjuhës përmes muzikës: Pothuajse që nga fillimi i historisë njerzore,

muzika është përdorur si një forcë shëruese. Aristoteli mësonte: kur ne dëgjojmë muzikë apo

poezi, shpirti jonë ndryshon shumë. Në kohërat moderne, shkollarët dhe doktorët e kanë

hulumtuar fuqinë misterioze të muzikës. Doktorët kanë zbuluar atë se fëmijët e posalindur

shprehin preferenca për të njëjtën muzikë, të cilën e kan dëgjuar edhe sa ishin në mitër. Shumë

studime kan treguar se muzika për fëmijë dhe tëposalindurit , ndihmonë në ndërtimin e urave

Neurale për përpunimin e mendimeve dhe të informatave. Muzika mund të stimuloj valët Alfa të

trurit, të cilat krijojnë sensin e qetësisë në dëgjim. Studimet tjera tregojnë se muzika e hershme

dhe instruksionet kanë ndikim në zhvillimin e aftësive përceptuese, e cila ndikon në zotësitë e

gjuhës dhe të letërsisë...

Përpos gjuhës, muzika aktivizon çdo nënsistem të trurit, duke përfshirë strukturat e motivimit

dhe të emocionit. „ Të bërit muzikë me të tjerët, fëmijëve u jep një ndjenjë të bukur se i përkasin

grupit. Fëmijët të cilët mund të mos i„u bashkohen të tjerëve, mund të jenë të turpshëm, kanë kufi

me aftësitë e gjuhës, apo nevoja të veqanta, mund të participojnë lirshëm kur të vije në pyetje

muzika“ (blocks, 2013).

Aktivitetetet në fushën e muzikës gërshëtohen me artin figurativ dhe muzikën. Fëmijët me

kënaqësi vizatojnë dhe modelojnë lulet, shpezët, shtazët etj, e të cilave u dedikohet kënga.

Integrimi ndërfushor, pra i edukimit muzikor dhe fushave të tjera edukative mundëson zhvillimin

dhe edukimin më të natyrshëm e tërësorë të parashkollorit. Dëgjimi i këngëve, ritmit dhe librave

me figura, është një mënyrë e madhe për të zhvilluar tek fëmijët aftësitë komunikuese dhe të

folurit. Këndoni fëmijës suaj. Fëmijët nuk duan asgjë më shumë se zërin e prindërve. Këndimet

dhe ritmet, kanë një ndikim të madh pozitiv në gjuhën e një fëmije, po ashtu në zhvillimin e të

shkruarit dhe të lexuarit. Studimet kanë treguar atë se fëmijët të cilët e pelqejnë muzikën,

këndimin, pretendojnë të flasin më thjeshtë. Lojërat muzikore të fëmijëve janë subjekt studimi në

shumë shkenca: etnologji, studime shkencore, psikologji, sociologji, gjuhësi, pedagogji, etj.

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · moshën 4 vjeçare fëmiu vet krijon një tekst në mënyrë spontane, ku ai mëson dhe drejtshiqptimin e fjalëve. Nga

17

Lojërat muzikore janë lëndë studimi të rëndësishme për pedagogjinë muzikore dhe metodikën e

mësimdhënies muzikore, përshkak se metoda e lojës konsiderohet procedura themelore dhe

lehtësishtë e zbatueshme gjatë punës me fëmijët. Lojërat muzikore më së shpeshti zënë vend dhe

shtjellohen në tekstet e edukimit muzikor të moshës parashkollore dhe shkollimit të hershëm.

Në ndërlidhje më muzikën nxënësit

Janë dëgjues aktiv.

Kuptojnë tekstet muzikore.

Krijojnë vet tekste për fëmijë sipas imagjinatës së tyre.

Janë socializues.

Këndi i gjuhës dhe leximit: për të mundësuar bisedat dhe komunikimin e një mjedisi të ngrohtë

dhe mikpritës, për të hedhur hapat e parë në shfletimin dhe leximin e librave të ndryshëm në

përshtatje me grupmoshën e tyre, pse jo edhe për të shkruar gërmat dhe fjalët e para.

Materialet: bibloteka e grupit (libra me figura, përralla etj), tabela me figura të ndryshme,

shkronja shtypi të plastikës, shkronja plastike me magnete, libra plotësues, postera me shkronja,

kartona me shkronjë në njërën anë ndërsa në anën tjetër me figurë, lapsa, letra, etj.

Këndi i artit (pikturë, vizatim, muzikë): fëmijët mund të shprehin përvojat e tyre dhe përftyrimin

që kanë për botën, nëpërmjet vizatimit, pikturës, baltës, këngës, vallzimit,etj.

Materialet: lapustila, bojra për të vizatuar me gishta, shabllone me figura të ndryshme, plastelina,

kartona, fasule, oriz, shkopinjë, rërë, krip, letra me ngjyrë, gota plastike, brusha, gërshërë,etj.

(Cekani, 2010)

3.3Zhvillimi gjuhësor, leximi dhe shkrimi

Fusha “Zhvillimi gjuhësor, leximi dhe shkrimi” ka të bëjë me fitimin e aftësisë për ta kuptuar

dhe për ta përdorur gjuhën. Para se fëmijët të thonë fjalë ose t‟i bashkojnë ato në fjali, ata janë

shumë aktivë në mësimin e gjuhës. Brenda pak vitesh fëmijët e vegjël kalojnë nga faza “e

komunikimit pa fjalë” në oratorë të shkëlqyer që në mënyrë të gjallë tregojnë ose shpikin histori.

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · moshën 4 vjeçare fëmiu vet krijon një tekst në mënyrë spontane, ku ai mëson dhe drejtshiqptimin e fjalëve. Nga

18

Sipas studimeve të kryera, fëmijët e vegjël, që kanë fjalor të pasur dhe përvoja leximi dhe

shkrimi herët në jetë, kanë më pak gjasa të kenë vështirësi të mësojnë të lexojnë më vonë në

shkollë. Fjalori i fëmijëve parashkollorë përmban fjalë që lidhen me ngjarje, situata dhe dukuri

me të cilat ata ndeshen në jetën e përditshme. Fëmijët interesohen për gjërat që i rrethojnë, bëjnë

pyetje, japin përgjigje, luajnë me fjalë, vizatojnë figura që paraqesin njerëz, kafshë dhe sende,

përdorin "shkrimin" si mënyrë për të shprehur ose për të treguar një histori; e përdorin gjuhën jo

vetëm për të biseduar, por edhe për të shkëmbyer informacion.

Nënfushat dhe përshkrimi i tyre

1 Të dëgjuarit dhe të folurit

2 Të lexuarit

3 Të shkruarit

Të dëgjuarit dhe të folurit. Zhvillimi gjuhësor i fëmijëve përfshin të folurin dhe të dëgjuarin

përmes fjalorit, njohurive gramatikore dhe sintaksore, të kuptuarit dhe gjuhën e folur. Fjalori i

tyre rritet në varësi të përdorimit të fjalëve të larmishme prej të rriturve. Përdorimi i fjalorit në

situata nga më të larmishmet, ndihmon, që fëmija të pasurojë fjalorin përpara se ta përdorë atë në

kontekstin e duhur. Përdorimi i saktë i gjuhës nga ana gramatikore dhe sintaksore, zbulimi i disa

rregullave bazë të gramatikës, përdorimi i saktë i fjalëve me trajta gjuhësore të çrregullta, tregon

se fëmija po përparon në përdorimin e gjuhës sipas normave, me qëllim që të kalojë qartë

mesazhin tek dëgjuesi.

Përpara se bebet të thonë fjalën e parë, ata janë përgatitur ta përdorin gjuhën në shumë mënyra.

Ndërkohë që fëmijët rriten, edhe nevojat e tyre për komunikim ndryshojnë. Fëmija 3 vjeçar

mëson bazat e komunikimit, kurse parashkollorët janë komunikues të rrjedhshëm. Ata kanë

mësuar shumë mbi qëllimet dhe mënyrat e komunikimit. Është e rëndësishme që të rriturit të

mbështesin këto ndryshime, në mënyrë që fëmijët të vazhdojnë të rriten si komunikues të aftë.

Bisedat, përshkrimet, këngët dhe vjershat promovojnë dhe nxitin zhvillimin gjuhësor të fëmijës.

Ato e ndihmojnë fëmijën të kuptojë ritmin e gjuhës dhe modelet e ndërtimit të fjalisë. Një themel

i shëndoshë i zhvillimit gjuhësor në vitet përpara se të fillojnë shkollën do mbështesë përpjekjen

e mëtejme për të lexuar dhe shkruar.

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · moshën 4 vjeçare fëmiu vet krijon një tekst në mënyrë spontane, ku ai mëson dhe drejtshiqptimin e fjalëve. Nga

19

Të lexuarit. Leximi fillon shumë më parë se fëmija të lexojë librin e parë. Sjelljet që paraprijnë

leximin e pavarur fillojnë shumë herët. Për shembull, fëmijët e vegjël edhe 7 – 8 muaj, mund të

gugasin dhe të belbëzojnë ndërkohë që tregojnë me gisht figurat e librit. Ky është një tregues se

libri po u intereson. Ndërkohë që fëmijët hyjnë në moshën 3 vjeçare, sjellje të ngjashme me

leximin fillojnë të shfaqen. Këto sjellje mund të përfshijnë leximin me gjasme ose leximin

autentik. Më vonë fëmija mund “të lexojë” një libër, duke e ritreguar siç e ka dëgjuar nga i rrituri

dhe mund të rrijë më gjatë i fokusuar në veprimtarinë e leximit me gjasmë, sidomos në moshën

parashkollore. Këto janë hapa të rëndësishëm në zhvillimin e leximit.

Të shkruarit. Shkrimi është pjesë e rëndësishme e zhvillimit gjuhësor dhe i komunikimit. Të

mësuarit e leximit dhe të mësuarit e shkrimit janë dy procese të rëndësishme të zhvillimit

gjuhësor që mbështesin njëri tjetrin. Shpesh, fëmijët me aftësi të mira shkrimi kanë aftësi të mira

leximi dhe anasjelltas. Shkarravinat e rastësishme që bën një dy vjeçar janë tregues i zhvillimit të

shkrimit. Ndërkohë që muskujt forcohen, fëmijët kanë më shumë kontroll ndaj shkarravinave,

duke i bërë në formë lineare. Rreth moshës 4 vjeçare, fëmijët bëjnë forma të ngjashme me

shkronjat, me forma të çrregullta dhe të shkruara në mënyrë rastësore. Por është e rëndësishme

në këtë fazë të kuptojmë se fëmijët e kanë konceptin e shkrimit, pasi ata e dallojnë atë nga

vizatimi. Në moshën parashkollore, fëmijët shkruajnë fjalë me shkronja mungesore, kryesisht

duke rrëzuar zanoret, duke filluar të përdorin dhe shenjat e pikëzimit në mënyrë rastësore. Në

fund të kësaj moshe, shumë prej fjalëve shkruhen saktë, përdorin hapësira mes fjalëve, duke

shkruar nga e majta në të djathtë dhe nga lart poshtë në fletë.

4.Metodat dhe teknikat e zhvillimit gjuhësor tek fëmijët

Metoda e zhvillimin e gjuhës tek fëmijët përfshin një sërë teknika, lojra dhe ushtrime në të cilat

fëmija juaj mund të shpejt të zhvillojnë aftësitë e tyre gjuhësore.

Metodat dhe teknikat ndihmojnë për arritjen e qëllimit dhe lehtësojnë përvetsimin e njohurive,

fitimin e shprehive, të aftësive dhe realizimin e një objektivi. Shumë nga mësuesit përiqen t‟i

përdorin metodat dhe teknikat edhe pse shpësh herë nuk ja dalin mbanë, ndonjëher i përdorin pa

qenë të ndërgjegjëshëm se cilat prej tyre kanë përdorur, ose pa ditur emërtimin e tyre. Më së miri

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · moshën 4 vjeçare fëmiu vet krijon një tekst në mënyrë spontane, ku ai mëson dhe drejtshiqptimin e fjalëve. Nga

20

është që mësueset të mbidhen së bashku dhe të diskutojnë rreth metodave, teknikave dhe

stategjive të mësimdhënjes sepse disa nga to kanë qenë pjes e trajnimeve në fushën e

metodologjive bashkohore.

Theksi duhet vënë në rëndësinë dhe qëllimin që ka përdorimi i teknikave dhe metodave të

ndryshme të mësimdhënies dhe në zgjedhjen e metodës së duhur për çdo fëmijë në kohën dhe

situatën e duhur.

Në vijim, çdo metodë jepet dhe shpjegohet sipas një linje. Kjo bëhet për të lehtësuar të kuptuarit

e tyre:

Përkufizimi

Paraqitja grafike

Fusha, veprimtaria ku mund të përdoren

Sqarime të tjera.

Të mësuarit përmes lojës është mënyra sipas së cilës fëmijët mësojnë prandaj teknikat që

zgjedh mësuesja për t’i përdorur me fëmijët në fushën e veprimtarive, të jepen në formën e

lojës.

Biseda- është metoda nëpërmjet të cilës mësuesja i fton fëmijët të flasin rrëth një teme ose

çështje të caktuar, të shkëmbejnë mendime dhe informacione me njëri-tjetrin. Kjo metod

përdoret shpesh me fëmijët për të përvetsuar njohuri e koncepte të reja. Në fillim biseda drejtohet

nga mësuesja por efektive për t‟u përdorur me fëmijët e moshës parashkollore. Bisedat fillojnë

zakonisht në takimin e mëngjesit, në fillim të planifikimit të projektit, si dhe në momente e faza

tjera.Biseda e strukturuar dhe kur mësuesja e drejton në pjesët kryesore të përmbajtjes, atëher ajo

ka sukses në realizimin e qëllimit të saj.

Shpjegimi-është një metodë që synon shpërndarjen e informacionit te dëgjuesi sipas nevojave që

ata paraqesin. Zakonisht, mësuesja flet për një periudhë të shkurtër kohe, gjatë të cilës

transmeton njohuri, kurse fëmijët dëgjojnë dhe përpiqen t‟i mbajnë mend për t‟i zbatuar në

veprimtaritë që do të zhvillohen në pjesën tjetër të ditës.

Demonstrimi- qëllimi i kësaj metode është të ilustojë një çështje, koncept me shembuj konkret

dhe të sigurojë një model veprimi për shprehinë që duhet të fitojnë fëmijët. Zakonisht mësuesja

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · moshën 4 vjeçare fëmiu vet krijon një tekst në mënyrë spontane, ku ai mëson dhe drejtshiqptimin e fjalëve. Nga

21

fillon përshkrimin e asja që do të demonstrohet, duke dhënë momente kryesore ku duhet të

përqendrohet vëmendja e fëmijëve. Demonstrimi është metoda më e mirë e që mund të përdorët

më së shpeshti me fëmijët e arsimit parashkollor, duke mbajtur parasysh faktin që ata mësojnë

duke parë, duke vëzhguar dhe duke vepruar. Pjesmarrja aktive e fëmijëve në proces është çelsi i

mësimit të një shprehije dhe demonstrimi është mënyra më e mirë për ta realizuar atë.

Të pyeturit- është metodë mjaft efektive në nxitjen e të menduarit, të arsyetuarit dhe zgjidhjes së

problemeve. Bërja e pyetjeve prej nga rrjedhin disa përgjigjje e pyetjeve të tjera, dhe nxitja e

fëmijëve për të bërë pyetje, është ajo që duhet të ketë në qendër të vëmendjes mësuesja në

veprimtaritë mësimore-edukative.

Fëmija mundë të bëjë pyetje, që një njeri i ditur nuk mund t’u përgjigjet......

Pyetjet që bëjnë fëmijët, duhet të merrën në konnsideratë dhe t‟u jepet një përgjegjje, qoftë dhe

përgjegjja „Nuk e di‟. Pranimi i këtij fakti nuk është gabim, por shërben si nxitje për fëmijët që

mos të zihen ngushtë kur nuk dinë t‟i japin përgjegjje në pyetjet që ju drejtohet.

Stuhi mendimesh- është teknikë praktike në mbledhjen e ideve dhe të mendimeve të ndryshme

rreth temës që diskutohet. Fëmijëve u drejtohet një pyetje ose u jepet një fjalë kyçe dhe ata japin

të dhëna, ide si e kuptojnë atë. Pasi mësuesja bën pyetjen, u lë fëmijëve 2-3 minuta kohë që ata të

mendohen për dhënjen e përgjegjjes. Ata japin sa më shumë përgjegjje dhe, kur ato mbarojn,

bëjmë një përmbledhje të tyre. Kjo teknikë përdoret në fillim të çdo veprimtarie apo të një pune

që do të kryhet me të gjithë fëmijët.

Tema apo fjala kyçe shënohet në tabelë, në një hamer apo letër, mësuesja vendos në qendër të

rrethit një figur, objekt apo send që do punohet rreth saj.

Pyetjet që mësuesja ju drejton mund të jenë: Çfarë ndodh në...?, Çfarë dini për....?, Çfarë duhet

për të përgaditur një....?, etj.

Pesëvargëshi – kjo teknikë ka si qëllim të përgjithsojë idet e diskutuara me fëmijët rreth një

çështje të caktuar. Sinteza bëhët nëpërmjet 5 vargjeve të poemës së shkurtër.

Në rreshtin e parë, shkruhet tema ose një emër me shkronja të mëdha të shtypit,

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · moshën 4 vjeçare fëmiu vet krijon një tekst në mënyrë spontane, ku ai mëson dhe drejtshiqptimin e fjalëve. Nga

22

Në rreshtin e dytë, shkruhen dy mbiemra që tregojnë cilësin e emrit, për këtë nxënësve u

drejtohet pyetja: Si ishte....?

Në rreshtin e tretë, shkruhen tri folje, ku do i përgjigjen pyetjes Çfarë bëri...?

Në rreshtin e katërt, shkruhet një fjali me 3-4 fjalë që shpreh një mendim për temën,

personazhin apo emrin e vendosur në rreshtin e parë

Në rreshtin e pestë, shkruhet fjala sinonime me emrin e dhënë në rreshtin e parë.

Kjo teknikë është një mënyrë e mirë për të përmbledhur njohuritë e fituara gjatë veprimtarisë së

zhvilluar, si edhe për të nxjerrë edhe një herë në dukje fjalët kryesore të mësuara atë ditë.

Diagrami i venit- përdoret në rate të krahasimit të personazheve, përrallave, objekteve, lojrave,

etj, qëllimi i këesaj teknike është të identifikojnë anët e përbashkëta dhe dallimet ndërmjet

personazheve, sendeve, objekteve e gjëra tjera që krahasohen. Brena prerjeve të rrathëve

mësuesja shkruan të përbashkëtat, ndërsa në secilin rrerthor do të shkruhen të veçantat. Pasi

fëmijët në këtë moshë nuk dinë të shkruajnë atëher, vendosim figura ose vizatime që përcaktojnë

tipare dalluese apo të përbashkëta. Ato, gjithashtu, mund të plotësohen dhe me gojë.

Dialogu- për të siguruar te fëmijët të nxënët aktiv dhe afatgjatë, këshillohet përdorimi i dialogut

që në vitet e para të jetës së tyre.

Të shprehurit gojarisht të mendimeve është një pjesë e rëndësishme e të nxënit, ndërsa dialogu

është pjësa kryesore e këtij procesi. Dialogu zhvillohet në forma të ndryshme, ku diskutuesit janë

mësuesja dhe fëmija, fëmijët me njëri-tjetrin, fëmija përballë situatës, pyetjes apo çështjes. Në

kopësht, forma më e përhapur e dialogut është mësuesja përball gjithë fëmijëve. Ai zhvillohet në

një mardhënje ndërmjet të barabartësh, ku si mësuesja, ashtu dhe fëmijët dëgjojnë njëri-tjetrin

dhe pranojnë përgjegjje të ndryshme. Secili ka të drejtë të pyesë e të jap mendime, të dëgjoj e të

rrespektojë të tjerët. Kur kemi dialog duhet marrur parasysh rrethanat në të cilët zhvillohet

përmbajtja e tij. Një dialog i mirë u përgjegjet nevojave dhe interesave të fëmijës, është nxitës i

tyre për të marr pjesë në diskutime, krijon atmosferë të ngrohët emocionale, nxit të menduarit

reflektiv. Dialogu është i rëndësishëm për fëmiojën që, edhe pse ende i vogël, nis të kuptoj rreth

asaj që mëson.

Diskutimi- është procedur ndërvepruese ku mësuesja dhe fëmijët diskutojnë me njëri-tjetrin rreth

një çështje të caktuar. Ashtu si dialogu dhe në diskutim fëmija hyn me mësuesen, por dhe me

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · moshën 4 vjeçare fëmiu vet krijon një tekst në mënyrë spontane, ku ai mëson dhe drejtshiqptimin e fjalëve. Nga

23

shokët. Nëpërmjet kësaj teknike fëmijët, mësojnë të dëgjojnë me vëmëndje mendimet e të

tjerëve, t‟i pranojnë ose kundërshtojnë, të shprehin atë që mendojnë dhe të bëjnë pyetje që të

mbajnë gjallë diskutimin.

Roli i mësueses në këtë proces është shumë i rëndësishëm, sepse, duke qenë të vegjël, fëmijët

mund të dalin jasht temës dhe të diskutojnë në mënyrë të lirë, ose mund të ndodhë që nuk e

kuptojnë thelbin e diskutimit të rregullt, mësuesja të bindet që të gjithë fëmijët e dinë se për çfarë

do të diskutojnë. Diskutimet mund të organizohen në forma të ndyshme me të gjithë klasën dhe

në grupe. Çështja për diskutim në grup mund të jenë të njëjta ose të ndryshme, në varësi të

qëllimit që kërkon të realizoj mësuesja. Diskutimi është një procedurë mjaft efektive, por që

duhet menduar dhe duhet planifikuar me kujdes nga mësuesja. Për të siguruar një diskutim

efektiv, është i domosdoshëm krijimi i një mjedisi nxitës e motivues, fëmijët kanë ndjenj,

emocione, mendime dhe se një keqtrajtim i tyre mund të shkaktojë probleme tek fëmijët, fëmijët

nxiten në përgjegjjet që japin, qofshin këto dhe të gabuara. Për këto mësuesja pret sa më shumë

përgjegjje dhe interpretime rreth asaj që shprehin fëmijët.

5.Mësojmë përmes artit

Përmes artit siç e kemi përmendur dhe më lartë ne mësojmë shkronjat, krijimin e fjalëve,

shprehëmi lirshëm, zhvillojmë mënyrën e komunikimit, krijojmë tregime të reja, mirpo përmes

artit fëmijët shprehin më lehtë atë çfarë ndjen brenda.

Disa foto të shkronjave të punuara me fëmijë përmes artit:

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · moshën 4 vjeçare fëmiu vet krijon një tekst në mënyrë spontane, ku ai mëson dhe drejtshiqptimin e fjalëve. Nga

24

6.Mësojmë përmes muzikës

Ashtu si arti dhe muzika ka rëndësinë e saj, përmes muzikës fëmiu e ka më të lëhtë të kuptoj

fjalët, tekstet po ashtu dhe ka mundësi si në fushën e artit të shpreh emocioni që ndjen përbrenda.

Disa aktivitete me fëmijë përmes muzikës ne marrim një balon dhe në formë rrethi të gjithë së

bashku me ritmin e muzikës deri sa ndalon e hudhim baloni tek një fëmijë dhe ai duhet të tregoj

emrin e tij, gjendjen e tij, apo çfardo pyetje që edukatorja i drejton.

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · moshën 4 vjeçare fëmiu vet krijon një tekst në mënyrë spontane, ku ai mëson dhe drejtshiqptimin e fjalëve. Nga

25

Përfundim

Zhvillimi i krijimtarisë është i lidhur ngushtë me profesionalizmin e pedagogëve. Por nisur nga

studimi ky studim, arrij në përfundimin se duhet të zhvillohen më tej konceptet dhe praktikat e

profesionalizmit për të mundësuar të gjithë ata që mbështesin të mësuarit e nxënësve parafillor,

që të angazhohen me kompetencë dhe me entuziazëm për të përmirësuar cilësinë e përvojës së

nxënësve. Por që të realizohet kjo kërkohet modelimi dhe zbatimi i krijimtarisë në praktikë,

kërkohet një mësimdhënie krijuese, duke ndërlidh më shum artin dhe muzikën në punën e

përditshme të mësimdhënësve. Realizimi i ndryshimit lidhet me rolin e pedagogut. Sot,

pedagogët përballen me një sërë sfidash. Pedagogëve u kërkohet që të merren me kërkime.

Nocionet e mësimit të profesionit dhe stazhi praktik janë ide të fuqishme. Në disa vende të botës

ka disa praktika të cilat mundësojnë formimin si mësimdhënës të pedagogëve të shkollave të

ulëta nëpërmjet kurseve të akredituara. Por në Kosovë pedagogët i zhvillojnë aftësitë e tyre

mësimdhënëse nëpërmjet ushtrimit të profesionit pra ata aftësohen duke dhënë mësim. Për

shumë pedagogë të rinj, ushtrimi më i madh në krijimtari është të mësuarit sesi ta zhvillojnë

mësimin që të ndihmojnë nxënësit të nxënë më mirë.

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · moshën 4 vjeçare fëmiu vet krijon një tekst në mënyrë spontane, ku ai mëson dhe drejtshiqptimin e fjalëve. Nga

26

Literatura

blocks, K. b. (2013, july 24). Retrieved november 1, 2017, from

http://penfieldbuildingblocks.org/2013/07/the-effects-of-music-on-childhood-development/

Cekani, E. H. (2010). Libri i mësueses së arsimit parashkollor. Tiranë: Polis.

Hardini, D., & Littlejohn, w. (1994). Family-school collaboration.

Musai, B. (2003). Te gjithë ne jemi intelegjent. Tiranë: Pegi.

Selmani, Lefteri; Zisi, Aurela. (2006). Konceptimi dhe organizimi i veprimtarisë mësimore-edukative në

arsimin parashkollor. Tiranë.

Woolfolk, A. (1987). EDUCATIONAL PSYCHOLOGY. NEW JERSY.

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Diplome... · moshën 4 vjeçare fëmiu vet krijon një tekst në mënyrë spontane, ku ai mëson dhe drejtshiqptimin e fjalëve. Nga

27

Jetëshkrimi

Jam Mimoza Ferizi. Kam lindur më 12.5.1988 në Gjakovë. Filloren e kam përfunduar në

“Mustafa Bakija”, të Mesmen, Ekonomi “Kadri Kusari” po ashtu në Gjakovë. Gjatë viteve 2013-

2014, kam regjistruar Fakultetin e Edukimit “Fehmi Agani” në Gjakovë, si studente e rregullt

dhe kam përfunduar me sukses ligjëratat dhe provimet. Gjatë kësaj kohe sa kam studiuar, kam

punuar dhe mbrojtur me sukses të dalluar, shumë punime seminarike dhe profesionale.

Falënderoj familjen dhe mësimdhënësit në mbështetjen e pakursyer.