UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2018-09-17 · pas mbarimit të gjimnazit, Samiu...
Transcript of UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2018-09-17 · pas mbarimit të gjimnazit, Samiu...
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I FILOLOGJISË
DEGA: GJUHË SHQIPE
PUNIM DIPLOME
KONTRIBUTI I SAMI FRASHËRIT NË KULTURËN SHQIPTARE ME VEPRËN
SHQIPËRIA Ç’ËSHTË, Ç’KA QENË DHE Ç’DO TË BËHET
MENTORJA: KANDIDATI:
Dr. Rovena Vata Argjent Gashi
Gjakovë, 2018
2
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I FILOLOGJISË
DEGA: GJUHË SHQIPE
PUNIM DIPLOME
KONTRIBUTI I SAMI FRASHËRIT NË KULTURËN SHQIPTARE ME VEPRËN
SHQIPËRIA Ç’ËSHTË, Ç’KA QENË DHE Ç’DO TË BËHET
Komisioni:
Kryetar___________________________
Anëtar____________________________
Anëtar____________________________
MENTORJA: KANDIDATI:
Dr. Rovena Vata Argjent Gashi
Gjakovë, 2018
3
PASQYRA E LËNDËS
Hyrje……………………………………………………..…………………………………...................................................4
KREU I
1. Kultet që solli vepra e Sami Frashërit……………………………………………………………………………………..8
1.1 Kulti i dijes dhe qëllimi i shqiptarëve në veprën e Sami Frashërit………………………………………...8
1.2 Kulti i gjuhës shqipe dhe kontributi i Samiu në kultivimin e saj……………………………………….....12
1.3 Kulti i kombit shqiptar………………………………………………………………………………………………………..23
KREU II
2. Faktorët që nxitën ndërtimin e veprës së Sami Frashërit………….………………………………………....28
2.1 Faktorët politikë…………………………………………………………………………………………………………..…….28
2.2 Faktorët arsimorë dhe pedagogjikë……………………………………………………………………..…………….34
2.3 Faktorët historikë……………………………………………………………………………………………………………….40
KREU III
Përfundime………………………………………………………………………………………………………………………………45
Bibliografia……………………………………………………………………………………………………………………………...51
4
HYRJE
1. Objekti dhe motivimi i temës
Sami Frashëri njihet si dijetar dhe ideologu më i dalluar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Ai lindi
në Frashër të Shqipërisë në qershor të vitit 1850. Samiu dallohet për kulturën dhe dijet që
zotëronte, ai kishte kulturë të Lindjes, nga njëra anë, dhe të Perëndimit, nga ana tjetër. Tre vjet
pas mbarimit të gjimnazit, Samiu shkoi në Stamboll, në kryeqendrën e Perandorisë Osmane, ku
do të vazhdojë punën e tij krijuese plot 33 vjet, deri në vdekje, në qershor të vitit 1904. Me këtë
vepër Sami Frashëri ndikoi fuqishëm për zhvillimin e lëvizjes kombëtare në fundin e shek. XIX
dhe në fillimin e shek. XX.
Vepra që na la Sami Frashëri është e plotë, ajo mbledh pothuajse të gjitha kërkesat e
shqiptarëve, kërkesat që kishin kaluar nëpër idetë, vizionet dhe programet që ndërtuan
romantikët shqiptarë. Kjo vepër shpreh edhe idetë e pikëpamjet e autorit në nivelin e ideve.
Vepra më e njohur e Sami Frashëri “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhetë”, ka rëndësi të
madhe dhe me këtë vepër ai la një trashëgimi të pasur për kulturën shqiptare.
Me veprën e tij “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhetë?”, që u botua (nga Shoqëria
“Dituria” e Bukureshtit) pa emrin e autorit në mars të vitit 1899, Sami Frashëri kontriboi, jo
vetëm në zhvillimin e kulturës shqiptare, por edhe pasuroi me idetë e tij në vepër mendimin
politik të Rilindjes, duke ndikuar fuqishëm për zhvillimin e lëvizjes kombëtare në fundin e shek.
XIX dhe në fillimin e shek. XX.
Duke pasur një përvojë të gjatë, si një nga udhëheqësit kryesorë të Lëvizjes Kombëtare
Shqiptare, Samiu e shkroi këtë vepër menjëherë pas Kuvendit të Lidhjes Shqiptare të Pejës, që u
mbajt në javën e fundit të janarit të vitit 1899. Vepra zë një vend të veçantë në krijimtarinë e
gjithanshme të autorit dhe përbën traktatin më të rëndësishëm shqip me karakter politik e
shoqëror të Rilindjes Shqiptare.
5
Sami Frashëri dallohet edhe për mendimet e tij që ndihmoi në çështjet themelore të luftës për
çlirimin kombëtar. Në këtë vepër janë hedhur përgjithësimet e përvojës së pasur politike të
Sami Frashërit dhe i të gjithë Lëvizjes kombëtare Shqiptare, pa lënë menjanë edhe idetë për
çlirimin e Shqipërisë dhe për organizimin e saj si nga ana politike, shtetërore dhe ekonomike.
Me veprën e tij “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhetë?”, Sami Frashëri u bë ideologu
më i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe një nga figurat më të ndritura të historisë së
mendimit politik shqiptar.
2. Metodologjia dhe metodat e punës
Duke qenë që kemi një vepër që ka lënë gjurmë në historinë e kulturës shqiptare për ecurinë,
zhvillimin dhe përparimin e saj dhe pë rtë realizuar këtë studim na vijnë në ndihmë një sërë
metodash studimi të cilat gjatë studimit do gërshetohen me njëra-tjertën, duke na dhënë atë
që quhet metodologji. Në fillim duhet të shohim kushtet biografike të autorit, mënyra sesi
është rritur dhe shkolluar autori, shqetësimet dhe ëndrrat që kishte ai për Shqipërinë dhe
shqiptarët. Metodën socilogjike, kjo metodë na ndihmon për të studiuar disa faktorë si: faktorët
historike, kulturorë, politike, pasi koha në të cilën jetoi Sami Frashëri ishte një periudhë e
vështirë, ku kultura shqiptare kërkonte kontributin e të gjithëve për të dhënë kontributin e tyre.
Më pas na ndihmon për të realizuar këtë studim edhe metoda hermeneutike, e cila ka të bëjë
me studimin në imtësi dhe në thellësi të veprës së ideatorit të shquar Sami Frashëri.
6
3. Baza teorike e punimit
Për të realizuar këtë punim diplomë si fillim na vjen në ndihmë vetë vepra e Sami Frashërit si
lëndë bazë e tij dhe duke e ndarë në çështje të veçanta, më pas studimet që janë bërë në lidhje
si me figurën e Samiu, ashtu edhe me veprën e tij, duke u ndalur në revista shkencore dhe
akademike, në periodikë të ndryshëm etj. Shqipja gjallon përmes varianteve e nënvarianteve të
tipeve e llojeve të ndryshme, nga të cilat, në proceset kontaktuese, realizuese, identifikuese e
homogjenizuese ndërmjet shqiptarëve, që tashmë nuk janë më të izoluar as nga njëri-tjetri, as
nga bota globale, më i rëndësishmi, ëhstë shqipja tandarde, pranuar njëzëshëm si një nga
arritjet më të mëdha të kombit shqiptar1.
Kongresi i Drejshkrimit, i cili i zhvilloi punimet nga 20-25 nëntor 1972 si një forum shkencor
mbarëkombëtar, ajo sendërton parimin një komb-një gjuhë letrare kombëtare, formulim i
historirianit të quajtur Ali Hadri, në Konsultën e Prishtinës, 1968. Insituti i Gjuhësisë dhe i
letërsisë i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, duke përmbushur detyrat që rridhin nga
Rezoluta e këtij Kongresi, haroi dhe botoi një varg veprash normative, si Fjalor drejtshkrimor i
gjuhës shqipe2, Gjuha letrare shqipe për të gjithë3, Fonetika dhe fonologjia e gjuhës shqipe4,
Gramatika e gjuhës shqipe (me dy vëllime: Morfologjia, Sintaksa)5, Fjalor i gjuhës së sotme
shqipe6, Fjalor i shqipes së sotme (1984/2002)7, Fjalor i gjuhës shqipe, 20068, Fjalor frazeologjik
i gjuhës shqipe (1999, 2010)9, Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe 200410, si dhe rreth 35 fjalorë
terminologjikë11.
1 Valter Memisha, Gjuha shqipe dhe gjuhësia sot: dukuri e sfida, në Çështja shqiptare para dhe pas shpalljes së pavarësisë, në: “Seminari VI Ndërkombëtar i Albanologjisë”, Universiteti Shtetëror i Tetovës, Tetovë, 2012, f. 247. 2 Fjalor drejtshkrimor I gjuhës shqipe, Tiranë, 1975. 3 Gjuha letrare për të gjithë, Tiranë. 4 A. Dodi, Fonetika dhe fonologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2004. 5 Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Tiranë. 6 Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë, 1980. 7 Fjalor i shqipes së sotme, Tiranë, 1984/2002. 8 Fjalor i gjuhës shqipe, Tiranë, 2006. 9 Jani Thomai, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, Tiranë, 1999, 2010. 10 Fjalor sinomik i gjuhës shqipe, Tiranë, 2004. 11 Shih për më gjerë: Gjendja dhe zhvillimi i terminologjisë shqipe, probleme dhe detyra, Tiranë, 2009, f. 275-282.
7
4. Synimi i temës
Siç e thamë edhe më lart të objekti i kësaj teme, Sami Frashëri dha një ndihmesë të madhe në
zhvillimin e dijes dhe të kulturës shqiptare. Synimi i këtij studimi që kemi vendosur për të
përmbyllur këtë cikël të parë të studimeve të larta, është që vepra e Sami Frashërit la gjurmë në
historinë e kulturës shqiptare është “Shqipëria ç’është, ç’ka qenë dhe çdo të bëhetë”. Si synim
në këtë temë ishte për të vënë theksin në të dhëna me rëndësi kombëtare në fushën e
historisë, ilirëve dhe origjinës së tyre autoktone, në dhëniën e ndihmës se si të mbrohet dhe të
zhvillohet gjuha kombëtare shqipe, kulturës dhe fesë shqiptare. Për të vënë në dukje se ai, si
askush tjetër, përcaktoi me një kthjelltësi të veçantë dhe në një mënyrë të prerë, pa asnjë
mëdyshje e lëkundje, qëndrimin kundrejt Perandorisë Osmane, shtroi konceptet dhe bindjet e
tij për të tashmen e të ardhmen e Shqipërisë.
Një kontribut të veçantë përmes veprës së tij, Sami Frashëri dha edhe në zhvillimin e dijes, dhe
përdorimin e gjuhës amtare shqipe, pasi populli ynë e ka ndier gjuhën letrare amtare si diçka të
pandarë nga vetë qenia e tij. Me të ai ka shprehur personalitetin e tij etnik e shoqëror; me të ai
ka shprehur mendimet, gëzimet, dhimbjet, ëndrrat, dashurinë dhe urrejtjen. Nëpërmjet gjuhës
letrare shqipe është pasqyruar enciklopedia e jetës së popullit tonë.
8
KREU I
Kultet që solli vepra e Sami Frashërit
1.1 Kulti i dijes dhe qëllimi i shqiptarëve në veprën e Sami Frashërit
Sami Frashëri bëhet ideator për ndërtimin e së ardhmes përmes veprës “Shqipëria ç’ka qenë,
ç’është e ç’do bëhetë”.
Gjuha letrare (e shkruar), e vështruar në aspektin historik të formimit së saj si gjuhë letrare e
përbashkët për të gjitha kombin12.
Për hir të së vërtetës, Sami Frashëri nuk kreu studime universitare, por ishte një autodidakt i
shkëlqyer, që i mori bazat e formimit të tij, kryesisht klasike, në gjimnazin “Zosimea”, për të
hedhur pastaj brenda një kohe relativisht të shkurtër staturën e një intelektuali me germa të
mëdha. Dhe kjo falë inteligjencës dhe etjes së pashuar për dije, talenteve dhe dhuntive të
gjithanshme, zellit dhe vullnetit të pashoq, mendjes së hapur dhe vështrimit vizionar, të gjitha
këto të lidhura ngushtë me atdhedashurinë e shpirtin liridashës, sensin e progresit dhe frymën
demokratike. Çka bëri kështu që të kthehet në një ndër njerëzit që ushqeu, si të vetja, por edhe
të bashkëatdhetarët e tjerë kultin e dashur të dijes.
Ja si shprehet Sami Frashëri në lidhje më këtë çështje në veprën e tij:
“Shqipëtarëtë e kanë mbajturë gjuhën’ e kombërin’ e tyre jo me shkronja, as me dituri, as me
qytetëri, po vetëm me dliri, me të qënë gjithënjë vetëm e më vetëhe, me të mos përzjerë me të
tjerë e me vetëm e më vetëhe, me të mos përzjerë me të tjerë e me të mos kallurë të huaj në
vëndit të tyre. Të qëndruarëtë larg nga gjithë bota, nga dituritë, nga qytetëria, me një fjalë, të
rojturitë sit ë egërë nëpër malet u ka ruajturë e shpëtuarë Shqipëtarëvet gjuhën’ e kombërinë”13.
12 Mico Samara, Historia e gjuhës letrare shqipe, shblu, Tiranë, 2000, f. 6. 13 Sami Frashëri, Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do bëhetë, Libri shkollor, Prishtinë, 1999, f. 30.
9
Dihet se gjuha, si sistem i vecantë tingujsh, fjalësh e trajtash, është mjeti më i rëndësishëm i
komunikimit, pa të cilën nuk mund të ketë as zhvillim, as organizim të shoqërisë. në këtë kuptim
gjuha njerëzore, nuk mund të zëvendësohet nga asnjë mjet tjetër komunikimi (nga gjuha e
gjesteve, gjuha e simboleve, e formulave), por roli i saj nuk duhet të absolutizuar.
Gjuhësia e sheh gjuhën në përgjithësi dhe gjuhën letrare në vecanti të kushtëzuar e të lidhur
dialektikisht me veçoritë e bartësve të saj, me traditën, kulturën e tyre dhe me procesin
dialektik të njohjes; ajo u kundërvihet pikëpamjeve, të cilat ose të nënvlerësojnë rolin e gjuhës
ose të mbivelrësojnë atë në raport me shoqërinë14.
Vetëm puna dhe vullneti i tij mund të çonte drejt kësaj rruge të zhvillimit të kultit të dijes, pasi
ndryshe nuk mund të merret me mend madhështia e personalitetit të tij, majat e larta që arriti
brenda 54 vjetëve të jetës relativisht të shkurtër. Aq më tepër, ai u shfaq dhe u afirmua si një
figurë e dyfishtë intelektuale dhe qytetare me kontribute të jashtëzakonshme sa në historinë
dhe kulturën shqiptare, aq dhe në atë turke.
“Shqipëtari s’është vetëm i fortë e trim, po edhe i xgjuarë me tepërë se çdo komp. Në çdo
shkollë, në çdo mësim që të hyjnë shqipëtari, çquan nga të tjerëtë edhe del siprë të gjithëve15.
Në punërat e në mjeshtërit shqipëtari s’është më pak i zoti se në luftët e në diturit: punon dhenë
pa lodhje, hap vija të thella, munt të bëjnë punëra të mbëdhe e të vyera”16.
Por në kushtet e robërisë e të prapambetjes në të cilën ndodhej vendi ynë, kur hapësirat e
punës intelektuale qenë gati të pamundura, ai nuk do të kufizohej vetëm me disa libra shkollore
(si “Abetarja” dhe “Dheshkronja”), por do të ngrihej në lartësinë e detyrës historike duke u
dhënë shqiptarëve veprën “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”, programin e Lëvizjes
kombëtare, gurin e themelit për ngritjen e një Shqipërie të lirë e të përparuar. Me këtë vepër, ai
u bë ideologu i Rilindjes sonë Kombëtare, në një kohë kur ishte zgjedhur dhe kryetar i
“Shoqërisë të të shtypurit të shkronjave shqip” dhe kryeredaktor i revistës së parë shqipe
14 Miço Samara, Historia e gjuhës letrare shqipe, shblu, Tiranë, 2000, f. 12. 15 S’ka dyshim. 16 Sami Frashëri, vepra, f. 46.
10
“Drita”, duke bashkëpunuar me figura të shquara si P. Vasa, K. Kristoforidhi, I. Qemali, J. Vreto
etj.
Duhet thënë se bazën e zhvillimit të gjuhës e përbën zhvillimi i shoqërisë dhe i njeriut.
Ndryshimet në shoqëri sjellin me vete edhe zhvillime në gjuhë. Këto zhvillime pasqyrohen më
drejtpërdrejt në fushën e leksikut. Ndryshimet shoqërore mund të sjellin në gjuhë edhe
ndryshime në ritmet e zhvillimit dhe përsosjen e saj. Ndryshimet që pëson gjuha gjatë epokave,
nuk janë të njëllojta. Në periudha të vrullshme të zhvillimit të shoqërisë, zhvillimet që pëson
gjuha janë relativisht të mëdha17.
“Jo vetëm me kordhë e me gjak, po edhe me pëndë e me mënt shqipëtarët kanë shërbëtuarë,
gjithënjë të huajtë”18.
Një rol të veçantë në trajtimin e kësaj çështjeje kanë luajtur pikëpamjet e shprehura në atë
kohë nga Sami Frashëri, Asdreni, Zef Jubani, Dr Rada, Luigj Gurakuqi etj.
Mendimin se gjuha letrare kombëtare shqipe do të formohet nga shkrirja a përzierja e
dialeketeve të saj e ka mbrojtur Sami Frashëri që më 1899. Përzierja e dialekteve-sipas Sami
Frashërit-do të bëhej në kryeqytetin e ardhshëm të Shqipërisë së pavarur. Në këtë kryeqendër
“gjuha që do të flitet do të jetë e përzierë”; kjo do të ihste, sipas tij edhe “gjuha letrarishte” e
gjithë Shqipërisë. Sic dihet, krijimi i gjuhës letrare të përbashkët, për Sami Frashërin, ishte i
mundur vetëm pas clirimit të vendit nga zgjedha osmane19.
Rilindja Kombëtare çështjes së gjuhës i dha një vend qendror në programin e vet jo vetëm
sepse ajo ishte simboli madhor i identitetit dhe lashtësisë së kombit, por edhe sepse vendosja e
shqipes si gjuhë zyrtare ishte hapi i parë dhe shenja vendimtare e pavarësisë20.
Qëllimin e shqiptarëve Sami Frashëri e shprehte edhe përmes kultit të dijes, kur shprehet se:
17 Miço Samara, Historia e gjuhës letrare shqipe, shblu, Tiranë, 2000, f. 13. 18 Shërbyer. 19 Miço Samara, Historia e gjuhës letrare shqipe, shblu, Tiranë, 2000, f. 38. 20 Xhevat Lloshi & Emil Lafe, Shteti shqiptar dhe zhvillimi i gjuhës letrare shqipe, në: “Gjuha Shqipe”, nr. 2, Prishtinë, 2013, f. 5.
11
“Qëllim i vetëm i shqipëtarëvet është të ruajnë Shqipërinë e të mos copëtohetë prej të huajve,
të mbajnë gjuhën’ e kombërin’ e tyre t’u rrinë kundreq entrigavet t’armikëvet të tyre e të
ndalojnë të përhapurit’ e gjuhëvet e të mendimevet e të grqet e të shqehet, të cilatë po i
rëmojnë themeletë e po i nxjerinë rënjëtë Shqipërisë e shqipëtarisë”21.
Përfaqësuesi më i shquar i Rilindjes Kombëtare dhe një intelektual i madh, që dallohet për
aftësitë dhe vlerat që kishte, nuk do të qëndronte brenda kufijve të kulturës së tij kombëtare. Ai
ishte një kulturolog i rëndësishëm jo vetëm në Shqipërinë e tij, por edhe në Turqi. Samiu do të
shfaqej e do të afirmohej si një nga korifenjtë e kulturës, shkencës dhe letërsisë moderne turke.
Kështu Turqia u bë atdheu i tij i dytë dhe emri Shemshedin Sami hyri njëherë e përgjithmonë në
historinë mendimit, gjuhësisë dhe kulturës së vendit ku kaloi pjesën më të madhe të jetës së
vet.
“Çdo gjë që munt t’i sjellë dëm këtij qëllimi, do të lëftohetë keq prej çdo shqipëtari të vërtetë
edhe prej lidhjes së shqipëtarëvet. Ato gjërëra, që do t’i ndihinë këtij qëllimi, do të zihenë me të
dy duartë prej atyre e do të bëhenë me hir a me pahir. M’e par’ e këtyre është gjuha; s’munt të
ketë Shqipëri pa shqipëtar, s’munt të ketë shkronja shqipe, pa shkolla, në të cilat të mësohetë
shqipja. P’andaj më parë nga të gjitha do të mbahetë gjuha, të shtrëngohetë qeveri’ e tyrkut ta
grerë ndalimnë, q’i ka vënë gjuhësë shqip e të lërë shkollatë shqip të hapenë e livrat’ e fletoret
të hyjnë e të shkelenë çpenguarë në Shqipëri. Çdo shqipëtar të mësonjë më parë të shkruanj’ e
të këndonjë shqip, pa pastaj gjuhëra të tjera”22.
Bilanci i punës intelektuale të Sami Frashërit, i shpërndarë në disa fusha të dijes, është i
jashtëzakonshëm, një ndërmarrje gjigande, që lypte jo vetëm aftësi dhe talent, kulturë dhe
përgatitje profesionale, vullnet e përkushtim, ndërgjegje të lartë shkencore e qytetare, por dhe
energji, punë të pafund mendore e fizike. Ishte ky një martirizim i vërtetë i vetes, që do t’i
rrënonte shëndetin e do ta privonte nga gëzimet e jetës, bile do ta paralizonte pjesërisht. Dhe
sikur të mos mjaftonin këto, shteti obskurantist i Sulltan Hamitit do ta “shpërblente” me izolim
shtëpiak. Në kushte të tilla atij do t’i shkurtoheshin vitet dhe në kulmin e burrërisë do të jepte
21 Sami Frashëri, vepra, f. 82. 22 Sami Frashëri, vepra, f. 82.
12
frymën e fundit në krahët e së bijës, duke shqiptuar të vetmet fjalë: “Shqipëri” dhe “Allah!’
Këputej kështu në mes para kohe jeta e një savanti, mendja universale e të cilit kishte akoma aq
shumë për të krijuar e studiuar. Vërtetë linte trashëgim 57 vepra, por ikte më pengun e madh
që nuk arriti të nxirrte në dritë 100 të tilla nga sa kish projektuar.
“E dyta është kisha; të shpëtohenë shqipëtarëtë nga xgjedha e priftërisë së greqet, të
bullgarëvet e të serbëvet e të kenë kishën’ e tyre me priftër shqipëtarë e me ungjill shqip; se
Krishti s’ish as grek as shqah. Po për të bërë këto, duhetë të qëndrojnë qeveri’ e sotme e të
vihetë një qeveri mëmëdhetare, një qeveri që të punonjë pas nevojës’ e pas të drejtavet të
shqipëtarëvet. Një qeveri shqipëtare me sy hapurë, e jo qeveri e huaj e e verbërë si kjo q’është
sot. Të jetë një qeveri si duhetë, pa le të ketë ç’është të dojë. Ky është qëllim’ i shqipëtarëvet”23
1.2. Kulti i gjuhës shqipe dhe kontributi i Samiut në kultivimin e saj
Që nga Aristoteli e këndej ne e dimë se mjet për shprehjen letrare është gjuha. Mjeti nuk
ëhstë arti, por realizimi formal i tij. Sa i përket letërsisë, ma merr mendja se kjo e fundit në
qenësinë e saj fenomenologjike jeton dhe para se të bëhet gjuhë. Ëhstë e vërtetë se ajo
formësohet vetëm nëpërmjet gjuhës. Por, gjuha në esencë është mjet komunikimi dhe si e tillë
e studion gjuhësia, të cilën e ka forcuar Sosyri. Gjuha, që nga rrënjët e saj, të cilat vështirë mund
të hetohen, e deri më sot nuk ka arritur ta mënjanojë nga trupi i vet shumëkuptimësinë,
motivimin dhe figurën. Në këtë fenomenin e dytë realizohet gjuha letrare, e cila nuk ka të bëjë
në esencë me funksionin e gjuhës arbitrare. Prandaj, çdo shprehje që merr motivim jashtë një
komunikimi të zakonshëm mund të cilësohet si të folur të figurshëm apo figurshmëri24.
23 Sami Frashëri, vepra, f. 83. 24 Rovena Vata, Figurshmëria gjuhësore në poezinë e Naim Frashërit, në: “Poeteka”, revistë e poezisë dhe e kulturës poetike, nr. 18, verë, 2011, f. 37.
13
Sami Frashëri mendonte se letrarishtja shqipe e përbashkët do të formohej nga të përzierët e
dialekteve në kryeqytetin e ri të shtetit të ardhshëm shqiptar. Kjo ide vë në dukje, në radhë të
parë, rolin e shtetit për formimin e gjuhës letrare të njësuar, dhe, së dyti, karakterin
mbarëkombëtar të gjuhës letrare të përbashkët në kuptimin që ajo do të formohet nëpërmjet
një konvergjence të elementeve me burime të ndryshme territorial sipas shkallës së përfshirjes
së tyre në gjuhën e shkrimit dhe sipas rregullsisë brenda strukturës së gjuhës25. Gjuha e ëmbël
Shqipe e përcakton nocionin e territorit me dy fjalët e para që mëson njeriu kur vjen në jetë:
mëmëdhe dhe atdhe. Sipas Sami Frashërit: “Shqipëri i thonë gjithë atij vendi, tek rrinë
shqiptarët. Ata janë m`i vjetër` i kombeve t`Evropës”. Malli për Shqipërinë e frymëzon Çajupin
të gdhendë vargjet: “mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka, ku kam dashur mëm’e atë, ku
më njeh dhe gur’ i thatë.
Një rrethanë spikatëse në procesin e formimit të gjuhës sonë letrare kombëtare në shekullin e
kaluar është se ky proces nisi e u zhvillua në kushtet e sundimit të huaj, kur mësimi dhe lëvrimi i
gjuhës shqipe në atdhe ishte i ndaluar dhe prandaj vatrat kryesore të lëvrimit të gjuhës e të
botimeve shqipe gjendeshin jashtë, në bashkësistë shqiptare të mërgimit. Shqipja u bë gjuhë e
lirë me funksione të plota të një gjuhe kombëtare e zyrtare vetëm me themelimin e shtetit të
pavarur shqiptar. Jeta e saj si e tillë nuk shtrihet në më shumë se tre breza njerëzish. Prapë një
rrethanë spikatëse në zhvillimin e shqipes letrare kombëtare ëhstë fakti se gjysma e popullit dhe
e trojeve shqiptare në veri e në jug jo vetëm që mbetën jashtë kufijve politikë të shtetit
shqiptar, por deri në shkollë. Këto dy rrethana bashkë me arsye të tjera ekonomike, shoqërore
e kulturore-arsimore, patën si pasojë që ai bashkim dialektesh në një gjuhë letrarishte të gjitha
Shqipërisë të vinte aq vonë në krahasim me gjuhët e popujve të tjerë të Evropës, vetëm 25 vjet
më parë26. Kurse Sami Frashëri në veprën e jetës së tij shkruan për kultin e gjuhës shqipe:
“Shënj’ e kombërisë është gjuha; çdo komp mbahetë me gjuhët; ata njerës, që harojnë a lënë
gjuhën’ e tyre e flasinë një tjatër gjuhë, me kohë bëhenë njerëzit e ati kombi q’i flsinë gjuhënë e
25 Xhevat Lloshi & Emil Lafe, Shteti shqiptar dhe zhvillimi i gjuhës letrare shqipe, në: “Gjuha Shqipe”, nr. 2, Prishtinë, 2013, f. 5-6. 26 Idriz Ajeti & Emil Lafe, Njëzet e pesë vjet nga kongresi i Drejtshkrimit, në: “Studime filologjike”, nr. 12, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë, 1998, f. 5-6.
14
dalinë nga kombëri’ e tyre. Kaq kombe, që janë shuarë, mos pandehni se vdiqn’ a u vranë të
tërë; jo kurrë; po u përzjenë me të tjerë kombe, maurrë gjuhën e atyre, edhe u bënë nga ata pa
të çquarë”27.
Vetëm duke e përdorur gjuhën ajo nuk shuhet, siç ka ndodhur më popujt të tjerë si
maqedonasit, thrakasitë etj. Por shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, e kanë ruajtur mirë gjuhën e
tyre, siç edhe sot gjuha shqipe ndër ne.
“Kështu janë shuarë maqedonasit, thrakasitë, frygasitë, ilyrianët, e sipërmë e kaq gjndje të
tjerë, q’ishin pelasgë, do-me-thënë shqiptarë si na, e që sot s’janë, se u shuan e u harruanë,
duke humburë gjuhën’ e tyre. Por shqiptarët’ e atyre vëndeve, që quhenë sot Shqipëri, e kanë
ruajturë fort mirë gjuhën’ e tyre; e kështu flitet, edhe sot n’atë copëzë vënt gjuhë’ e vjetërë e
pelasgëvet të përallavet”28.
Shenja e kombësisë, shkruan Samiu, është gjuha, çdo komb më vete, Samiu nxjerr edhe
çështjen e territorit kombëtar, që përbën një tipar dallies të kombit29.
“Qysh e kanë ruajturë dot shqipëtarëtë gjuhën’ e tyre të tër’ e të paprishurë nëpër mest të
kaqë kohërave t’egëra? Qysh gjuha shqipe s’është prishur e ndryshuarë, duke me mos pasurë
shkronja e livra e duk me mos shkruar’ e kënduarë nëpër shkolla, kur gjuhëra të shkuara e të
ndërtuara me kujdes të math janë prishur,’ e ndryshuarë aqë sa henë gjuhëra të tjera? Përgjigj’
e këtyre pyetjeve është fort e lehtë: Shqipëtarëtë e kanë mbajturë gjuhën’ e kombërin’ e tyre jo
me shkronja, as me dituri, as me qytetëri, po vetëm me dliri, me të qënë gjithnjë vetëm e më
vetëhe, me të mos përzjerë me të tjerë e me të mos kallurë të huaj në vëndit të tyre. Të
qëndruarëtë lark nga gjithë bota, nga dituritë nga qytetëria, nga tregëria, me një fjalë, të
27 Sami Frashëri, vepra, f. 32. 28 Sami Frashëri, vepra, f. 32. 29 Sami Frashëri, vepra-parathënia, f. 10.
15
rojturitë si të egër nëpër malet u ka ruajturë e shpëtuarë shqipëtarëvet gjuhën30’ e
kombërinë”31.
Gjuha është mjet bashkimi e marrëveshjeje, është gjaku që ushqen vetëdijen tonë kombëtare
dhe nuk mund të lejohet që dikush ta përdorë si mjet përçarjeje. Shqetësimet që kanë lindur në
këto vite për të ardhmen e gjuhës letrare janë një pjesë e tronditjeve dhe zigzageve në fushën e
kulturës, që jemi të detyruar të paguajmë si çmim pë rtë hyrë në rrugën e re të lirisë së
mendimit, por edhe mendësitë e së shkruarës dhe mungesën e frymës emancipuese, rrethanat
e reja ushqyen te dikush tjetër herostratizmin dhe adhamutizmin32. Shqiptarët duhet ta kishin
menduar që në fillim, për ta shkruar dhe për ta kënduar gjuhën shqipe, gjuhën duhet ta ruajnë
nëpër institucione e nuk bëhen fjalë për ato fara e fise të vogla të shpërndara nëpër male.
“Qysh shqipëtarëtë nuk janë menduarë kurrë të shkruajn’ e të këndojnë gjuhën’ e tyre? Kjo
është një çudi e madhe. Nuk themi për ato fara e fise të vogëla e të përndara të pelasgëvet e
t’ilyrianëvet të vjetërë, se ata, duke rojturë si t’egërë nëpër malet, nukë shihninë nonjë nevojë
për këtë, e s’u vinte ndër mënt kurrë një gjë e këtillë. Po maqedonasitë, që kishinë një mbretëri
të goditurë, si edhe mbretëri’ e Pyrrosë n’Epir e Tevtësë n”Ilyri, qysh nukë panë nevojë të
shkruajnë në gjuhët e tyre?”33.
Gjuhësia në këtë mënyrë ka synuar t’u përgjigjet me veprat normative të nevojshme
kërkesave që shtronte vetë zhvillimin e lëvrimi i natyrshëm i gjuhës letrare. Kjo është një
periudhë e zgjerimit të dukshëm të botimeve të të gjitha llojeve dhe e shtimit të madh të
prodhimit letrare e të përkthimeve. Letërsia artistike i dha gjallëri të re visarit të leksikut e të
frazeologjisë popullore dhe përçoi te masat e gjera të lexuesve shqiptarë një shije më të ngritur
30 Kjo është pjesërisht e vërtetë dhe vetëm për krahinat e thella malore, kurse pjesa tjetër e Shqipërisë iu nënshtrua-pushtimit osman, pa u asimiluar asnjëherë prej tij. 31 Sami Frashëri, vepra, f. 33. 32 Idriz Ajeti & Emil Lafe, Njëzet e pesë vjet nga kongresi i Drejtshkrimit, në: “Studime filologjike”, nr. 12, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë, 1998, f. 5-6. 33 Sami Frashëri, vepra, f. 33.
16
të leximit dhe një imazh më të pasur të gjuhës letrare përmes individualiteteve të shkrimtarëve
e poetëve nga të gjitha trojet34.
Populli shqiptar është një nga më të lashtët popuj të Evropës. Ai krijoi gjatë shekujve një
kulturë të pasur material dhe shpirtërore, shprehje e vitalitetit historik të tij35.
Gjuha shqipe gjendet sot pikërisht në etapën e modernizimit. Rrafshi gjuhësor që u përgjigjet
më drejtpërdrejt kërkesave të modernizimit është leksiku. Për gjuhën shqipe, ku norma
drejtshkrimore e gramatikore ka arritur tashmë një shkallë të lartë qëndrueshmërie,
modernizimin do të thotë, në radhë të parë, pasurimin sistemor i leksikut, në mënyrë që ai t’u
përgjigjet me emërtime të sakta nocioneve, veprimeve, objekteve të një shoqërie moderne36.
“Filippi, që përpiqësh të rite Makedonin’ e të pushonte Greqinë, qysh nukë desh të bënte edhe
gjuhën’ e ti të shkruarë si greqishtenë? Aleksandri, të themi, s’pat kohë, e po Ptolemenjtë, që
xgjuanë diturit’ e gjuhën’ e Greqet n’Aleksandrie, qysh nuk’ u menduanë edhe një herë për
gjuhën’ e tyre, t’i bëninë një palë shkronja, duk me qenë që shihninë gjithë kombet’ e Asis’ e
t’Egjyptëse, që shkruaninë sicilido gjuhën’ e ti”37.
Me gjithë karakterin patriotik, demokratik dhe iluminist, program i Samiut për të ardhmen e
Shqipërisë, që shprehtë ëndërrat e flakëta të rilindësve, që donin ta shihnin Shqipërinë “zonjë”,
nuk shprehte gjithherë në mënyrë realiste objektivitetin e zhvillimit historik38.
“Romanëtë mësonin edhe ata gjuhënë greqisht edhe filosofin’ e gjithë dituritë e këndoninë në
këtë gjuhë, po kishinë bërë edhe shkronja në gjuhët e tyre, llatinishtet, edhe shumë gjërëra i
shkruanin’ e i këndoninë në këtë gjuhë”39.
34 Idriz Ajeti & Emil Lafe, Njëzet e pesë vjet nga kongresi i Drejtshkrimit, në: “Studime filologjike”, nr. 12, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë, 1998, f. 5-6. 35 Historia e letërsisë së vjetër shqipe, Tiranë, 1993, f. 5. 36 Idriz Ajeti & Emil Lafe, Njëzet e pesë vjet nga kongresi i Drejtshkrimit, në: “Studime filologjike”, nr. 12, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë, 1998, f. 5-6. 37 Sami Frashëri, vepra, f. 33. 38 Historia e letërsisë shqipe, vep. e cit., f. 172. 39 Sami Frashëri, vepra, f. 34.
17
Një e vërtetë që filologu gjerman e ka gjetur në lidhje me lashtësinë e gjuhës shqipe dhe Sami
Frashëri e ka dhënë si një fakt të rëndësishëm në veprën e tij, për të dëshmuar faktin se kjo
gjuhë i ka rezistuar kohës dhe është shkruar edhe në kushte të vështira.
Gjuha shqipe, është pjesa thelbësore e mjedisit kulturor ku jeton shoqëria shqiptare dhe ky
mjedis nuk është më pak i rëndësishëm se mjedisi natyror, për mbrojtjen e të cilit ka një
komitet dhe ligje të posaçme. Te lexuesi shqiptar është edukuar tashmë shija e leximit në
gjuhën letrare. Këtu ai ndien në mënyrë më të plotë vlerat dhe rikumbimet artistike të fjalëve e
të mjeteve shprehëse të gjuhës40.
“Doktor Hani41, i madhi filolog alëman42, që ka shkruarë shumë të vërteta për Shqipërinë, ka
gjeturë më nj’ anët të Shqipërisë një gur të shkruarë shqip me ca shkronja, të cilatë u ngjajnë
shumë shkronjave finiqishte edhe dukenë të mara prej atyre, pa qën’ ato vetë. Po këto shkronja
s’janë parë gjetkë, as dihetë të kenë qenë të përdorura në Shqipëri”43.
Gjuha nuk është kostum që blihet në treg, por është fizionomia apo identiteti i një kombi, me
ndryshim se gjuha nuk plaket, por pasurohet44.
“Ca varre e të tjerë gurë të shkruarë me shkronja greqishte n’Asi të vogëlë afr’Angorësë edhe
ca të tjerë shkruarë me shkronja llatinishte n’Etrurië t’Italisë, e të cilavet gjuha s’është as
greqisht as llatinisht, duket të jenë shkruarë më gjuhë shqip prej frygaset e etruskëvet të
vjetërë45, të cilëtë ishin pelasgë, do-methënë shqiptarërë. Po edhe këto janë gjë të pakta etë
40 Idriz Ajeti & Emil Lafe, Njëzet e pesë vjet nga kongresi i Drejtshkrimit, në: “Studime filologjike”, nr. 12, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë, 1998, f. 5-6. 41 Johan George von Hahn (1811-1869) dijetar austriak, i cili ndër të parët argumentoi tezën e prejardhjes ilire të shqiptarëve. Në veprën e tij Studime shqiptare (1854) tezën e tij për origjinën ilire të shqiptarëve e zhvilloi me një vështrim më të gjerë duke e parë ilirishtën si gjuhë pellazgjike dhe shqiptarët si pasardhës të pellazgëve. Këtë ide e propaganduan me entuziazëm veprimtarët e Rilindjes. Siç e tregon edhe vetë, Samiu i ka njohur mendimet e këtij shkencëtari të shquar. 42 Gjerman. 43 Sami Frashëri, vepra, f. 34. 44 Kristo Frashëri, Dy standarde na çojnë në dy kombe, si serbët e kroatët, në: “Gjuha Shqipe”, nr. 2, Prishtinë, 2014, f. 81. 45 Mbishkrim i zbvuluar nga Hahn është i kohës së Mesjetës, kurse për mbishkrimet frigase ose etruske deri më sot nuk ëhstë vërtetuar të kenë lidhje me gjuhën shqipe, megjithëse nga studimet të veçantë janë bërë përpjekje edhe në këtë drejtim.
18
vetëme. Meretë vesh që shqiptarëtë që motit kanë shkruarë herë herë në gjuhët të tyre me ato
shkronja, aqë dininë, sikundër edhe tani pastaj që shkruaninë ca me shkronja arabishte, me ca
greqishte e ca me llatinishte. Këto janë gjërëra tëp aka e shqipëtarëtë s’janë menduarë kurrë të
goditinë një palë shkronja për të shkruarë gjuhën’ e tyre: edhe shqipja kish mbeturë gjer në
kohëtë tënë gjuhë e pashkruarë”46.
Populli ynë e ka ndier gjuhën letrare amtare si diçka të pandarë nga vetë qenia e tij. Me të ai
ka shprehur personalitetin e tij etnik e shoqëror; me të ai ka shprehur mendimet, gëzimet,
dhimbjet, ëndrrat, dashurinë dhe urrejtjen. Nëpërmjet gjuhës letrare shqipe është pasqyruar
enciklopedia e jetës së popullit tonë47.
“Shënj’ e kombërisë është gjuha; çdo komp mbahetë me gjuhët; ata njerës, që harojnë a lenë
gjuhën’ e tyre e flasinë një tjatrë gjuhë, me kohë bëhenë njerëzit’ e ati kombi q’i flasinë
gjuhënë”48.
Për të theksuar kultin e gjuhës Sami Frashëri theksonte në veprën e tij se:
“M’e e par’ e këtyre është gjuha; s’munt të ketë Shqipëri pa Shqipëtar, s’munt të ketë
Shqipëtar pa gjuhë shqip, s’munt të ketë gjuhë shqip pa shkronja shqipe e pa shkolla, në të cilat
të mësohetë shqipja, p’andaj më parë të gjitha do të mbahetë gjuha”49.
Formimet e mirëfillta shprehin nevoja të thella shpirtërore, etjen për të mbijetuar. Shqiptarët
patën nevojë për dritë, kur e quajtën të çarën në mur dritare, rusët për sy-ndaj e quajtën akno;
ndërsa anglezët për erë, ajër-ndaj e quajtën ëindou50, këtë mendim e ka pasur shumë vite më
parë edhe Sami Frashëri, që jep “alarmin” në veprën e tij që çdo shqiptar sipas nevojave të tij
duhet të shkruajë dhe të këndojë në gjuhën shqipe si fillim dhe më pas në gjuhët e tjera.
46 Sami Frashëri, vepra, f. 34-35. 47 Miço Samara, Historia e gjuhës letrare shqipe, shblu, Tiranë, 2000, f. 30. 48 Sami Frashëri, vepra, f. 29. 49 Sami Frashëri, vepra, f. 68. 50 Kujtim Kapllani, Këshilli ndërakademik mund të na çojë në dy trajta të shqipes, në: “Gjuha Shqipe”, nr. 2, Prishtinë, 2014, f. 19.
19
“Çdo Shqipëtar të mësonjë më parë të shkruanj’ e të këndonjë shqip, pa pastaj gjuhëra të
tjera”51.
Gjuha shqipe është gjuha e nënës, pra gjuha e zemrës dhe si rrjedhim duhet të kuptojmë edhe
vetëdijen e ideatorit që kërkon herë pas herë që shqiptarët duhet të mësojnë në gjuhën shqipe,
pasi gjuha jonë është e lindur, është gjuha jonë e parë, gjuhë që ka nëvojë ta mësojmë një jetë
të tërë.
“Mez’ i Shqipërisë, do-me-thënë kryeqytet’ i përgjithçim, do të jetë një nga qytetet, që
ndodhenë në mest të Shqipërisë e në të cilët të flitetë gjuha shqipe”52.
Gjuha kombëtare, me specifikën e vet si gjuhë amtare e një populli, është faktori dhe mjeti
kryesor për zgjimin e forcimit e vetëdijes kombëtare, prandaj kujdesi për të ruajtur këtë tipar të
gjuhës, që e ka edhe shqipja letrare, është kujdesi për të ruajtur e respektuar veten, jo kundër
procesit të integrimit të natyrshëm social-ekonomik e kulturor, por kundër çdo tendence
asimiluese ose shkombëtarizuese më dhunë.
“Në kryeqytet të Shqipërisë, përveç shkollavet të dyta e të treat do të jenë një gjithëmësime,
një këshillë diturije duhet të jetë në kryeqytet, e cila të kujdesetë për gjuhët’ e për livratë, që
duhenë”53.
Gjuha kombëtare është tipar i çdo kombi. Nga një tipar i tillë karakterizohet kombi shqiptar,
gjuha e të cilit është një gjuhë më vete, që bën pjesë në familjen e gjuhëve idoevropiane dhe
s’ka lidhje birërie me asnjërën prej gjuhëve fqinje54.
“Shqipëtarëtë flasin një nga më të vjetërat e më të bukuratë gjuhë të dheut. Gjuhëratë, që
kanë qenë shoqet’ e motërat e shqipesë, kanë mijëra vjet që kanë humburë o s’flitenë në nonjë
vënt të dheut; po në vendit t’atyre përdorenë mbesat e stërmbesat’ e tyre. Shqipja është shoqe
51 Sami Frashëri, vepra, f. 69. 52 Sami Frashëri, vepra, f. 73. 53 Sami Frashëri, vepra, f. 79. 54 Mico Samara, Historia e gjuhës letrare shqipe, shblu, Tiranë, 2000, f. 18.
20
me greqishten’ e vjetër, me llatinishtenë, me sanskrishtenë, gjuhën’ e Indis’ së vjetërë, me
sendishtenë, gjunë e Persisë së vjetërë, me qeltishtenë, metevtonishtenbë etj.
Shqiptarët kanë gjuhë amtare shqipen, e cila duket se u ka dhënë atyre dhe emrin nacional,
pothuajse 300 vjet më parë, ashtu siç kanë dhe popujt e tjerë në Ballkan dhe jo vetëm55.
Po këto gjuhëra, që numërruamë, nga të cilat ca kanë qenë motra të vogla të shqipesë e
shumë më të ra se ajo, këto gjuhëra, them, kanë mijë a mijëra vjet që nukë po flitenë më e
s’rojnë përveçse me faqet e ca livrave të vjetëra. Ato quhene gjuhëra të vdekura e shqipja, gjuhë
jonë, q’është m’e e vjetërë me ato, ësht’ e gjallë e flitetë edhe sot si në kohët të pelasgëvet”56.
Edhe pse gjuha shqipe është dokumentuar relativisht vonë, pra me botimin e Mesharit të
Gjon Buzukut në vitin 1555, në veprën e Sami Frashërit, gjuha shqipe na del si gjuha më e vjetër
në botë.
“Shkronjëtor’ e gjuhësë shqip, të përkthyerët’ e fjalëvet n’aqë fytyëra, hollësi e nyjevet, të
përemënavet e të tjera bukuri, që s’i ka nonjë nga gjuhët, e sotme e të cilatë edhe gjuhët’ e
vjetëra s’i kanë kaq të mbaruara e të tepra, gjithë këto gjërëra e rrëfejnë që shqipja është një
gjuhë fortë e vjetërë, e mbeturë që nga kohërat e që moçime e të përallta e ruajturë sindëkur
qe, pa prishur’ e pa ndryshuarë”57.
Kulti i gjuhës shqipe është trajtuar nga Samiu si shenjë e rëndësishme e identitetit të një
kombi, si në rastin:
“Shënj’ e kombërisë është gjuha; çdo komp mbahetë me gjuhët; ata njerës, që harojnë a lënë
gjuhën’ e tyre e flasinë një tjatrë gjuhë, e me kohë bëhenë njerëzit e ati kombi q’i flasinë gjuhënë
e dalinë nga kombëri’ e tyre”58.
55 Qemal Murati, “Gjuha amtare” si “gjuhë e amtë?, në: “Gjuha Shqipe”, nr. 3, Prishtinë, 2013, f. 35. 56 Sami Frashëri, vepra, f. 31. 57 Sami Frashëri, vepra, f. 32. 58 Sami Frashëri, vepra, f. 32.
21
Gjuha sipas Samiu në veprën e tij duhet të ekzistojë e shkruar në libra dhe të mësohet në
shkolla.
“Kaq kombe, që janë shuarë, mos pandehni se vdiqn’ a u vranë të tërë; jo kurrë, po u përzjenë
me të tjerë kombe, muarrë gjuhën e atyre, edhe u bënë nga ata pa u çquarë”59.
Një popull humbet nëse ai nuk e flet dhe nuk e përdorën gjuhën, duke dhënë shembuj nga
popujt e tjerë.
“Kështu janë shuarë maqedonasit, thrakasitë, frygasitë, ilyrianët, e sipërmë e kaqë gjndje të
tjerë, q’ishin pelasgë, do-me-thënë shqiptarë si na, e që sot s’janë, se u shuan e u harruanë duke
humburë gjuhën’ e tyre”60.
Edhe pse Shqipëria është vend i vogël, populli i saj e ka ruajtur shumë mirë gjuhën e tyre, pra
gjuhën shqipe.
“Por shqipatërt’ e atyre vëndeve, që quhenë sot Shqipëri, e kanë ruajturë fort mirë gjuhën’ e
tyre; e kështu flitet, edhe sot n’atë copëzë vënt gjuh’ e vjetërë e pelasgëvet të përallavet”61.
Gjuha shqipe, sipas Samiu nuk është prishur as nuk është ndryshuar, ajo duhet të mësohet, të
shkruhet dhe të këndohet.
Në qoftë se shohim nga kjo anë historinë e terminologjive shqipe, sidomos në fillesat e saj,
mund të përmendim zhvillimin që i kanë dhënë terminologjisë shqipe rilindësit tanë, si
Kostandin Kristoforidhi, Naim Frashëri, Sami Frashëri e më vonë Aleksandër Xhuvani e deri në
ditët e sotme62 nga studiues të rinj dhe ata me përvojë.
59 Sami Frashëri, vepra, f. 32. 60 Sami Frashëri, vepra, f. 32. 61 Sami Frashëri, vepra, f. 32. 62 Agron Duro, Njohja e gjuhës letrare…., në: “Gjuha Shqipe”, nr. 2, Prishtinë, 2013, f. 36.
22
“Qysh gjuha shqipe s’është prishur e ndryshuarë, duke me mos pasurë shkronja e livra e duk
me mos shkruar’ e kënduarë nëpër shkolla, kur gjuhëra të shkruara e të ndërtuara me kujdes të
math janë prishur’, e ndryshuarë aqë sa të quhenë gjuhëra të tjera?”63.
Shqiptarët sipas Sami Frashërit, e kanë mbajtur dhe e kanë trashëguar gjuhën dhe kombin e
tyre, jo me shkronja, as me dituri, as me qytetari, por duke luftuar, duke qenë gjithmonë të
bashkuar, pa u përzierë me popull dhe me popujt të vendeve të tjera të botës.
“Shqipëtarëtë e kanë mbajturë gjuhën’ e kombërin’ e tyre jo me shkronja, as me dituri, as me
qytetëri, po vetëm me dliri, me të qënë gjithnjë vetëm e me vetëhe, me të mos përzjerë me të
tjerë e me të mos kalluarë të huaj në vëndit të tyre”64.
Shqiptarët edhe pse të izoluar në male arritën të shpëtojnë gjuhën e tyre nga pushtuesit e
huaj, që herë pas here kanë zaptuar vendin e shqipeve.
“Të qëndruarëtë lark nga gjithë bota, nga dituritë nga qytetëria, nga tregëria, me një fjalë, të
rojturitë si të egër nëpër malet u ka ruajturë e shpëtuarë shqiptarëvet gjuhën’ e kombërinë”65.
Një gjuhë mbetet e gjallë, jo vetëm duke e folur, por më e rëndësishmja është që një gjuhë të
shkruhet.
“Këto janë gjërëra të paka e shqipëtarëtë s’janë menduarë kurrë të goditinë një palë shkronjë
për të shkruarë gjuhën’ e tyre: edhe shqipja kish mbeturë gjer në kohëtë tënë gjuhë e
pashkruarë”66.
63 Sami Frashëri, vepra, f. 23-33. 64 Sami Frashëri, vepra, f. 33. 65 Sami Frashëri, vepra, f. 33. 66 Sami Frashëri, vepra, f. 35.
23
1.3 Kulti i kombit shqiptar
Sipas Sami Frashërit: “Shqipëri i thonë gjithë atij vendi, tek rrinë shqiptarët. Ata janë m`i
vjetër` i kombeve t`Evropës”.
Vend me rëndësi në trajtimet e tij të çështjes së kombit shqiptar dhe të shtetit të tij, Samiu i
jep bashkimit të popullit shqiptar. Shqiptarët “sa janë e tek janë të bashkohen”, shkruan ai.
Sepse, “shqiptari është shqiptar para se të jetë mysliman a i krishter”67.
“Shqipëri i thonë gjithë ati vëndi, tek rrinë shqipëtarëtë. Shqipëtarëtë janë m’i vjetër’ i
kombevet t’Evropësë”68.
Vepra “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhetë” la përshtypje të thellë në radhët e
atdhetarëve. Idetë e parashtruara nga Samiu në këtë vepër për rrugët që duheshin ndjekur për
çlirimin e Shqipërisë u përvetësuan dhe u përhapën nga veprimtarët më të shquar të lëvizjes
kombëtare dhe nga shtypi shqiptar i kohës. Në saje të punës së shoqërive shqiptare jashtë
atdheut vepra e Samiut u përhap thuajse në të gjitha krahinat e vendit. Megjithëse u botua pa
emër, shumë shpejt u kuptua se autori i saj ishte Samiu. Si pasojë kundër tij filloi persekutimi
nga qeveria. Ai u urdhërua nga policia e Stambollit të qëndronte i mbyllur në shtëpinë e tij dhe
të ndërpriste çdo lidhje me shokët e miqtë e vet. Ky izolim, që i ngjante një burgimi të vërtetë,
vijoi derisa rilindësi i madh vdiq më 18 qershor 1904.
“Nga kombet fqinjë vetëm një kemi mik, i cili kupëton të mirën’ e ti e di që pa na s’munt të
mbahetë. Ky komp është komb’ i vllehet, që rojnë në Shqipëri e afrë Shqipërisë. Nga këta ca janë
vlleh-greq, që flasinë vllahisht edhe greqisht. Grekëritë kanë bërë edhe po bëjnë gjithë për këta
vlleh ato që kanë bërë e që po bëjnë për na shqipëtarëtë, domethënë përpiqenë t’i bëjnë greq m
shkollat e me kishët të tyre. Vlehhtë gjer tani ishinë gënjyer’ edhe ata si shqipëtarëtë
orthodhoksë e doninë të quhenë greq e të harojnë gjuhën’ e tyre duke mësuarë greqisht; po më
67 Sami Frashëri, vepra-parathënia, f. 10. 68 Sami Frashëri, vepra, f. 13.
24
në funt e muarrë vesh edhe këta se sa e vjejturë është gjuha e kombëria për çdo njeri edhe zunë
të mëosjnë gjuhën’ e tyre e të hapinë shkolla më vetëhe”69.
Portreti i tij i vitit të fundit na e sjell Samiun para syve një plak të mpakur, i gjithi i zbardhur,
me mjekrën e gjatë të thinjur, me trup të drobitur, por me sytë depërtues të njeriut që s’di të
dorëzohet. Ishte plakja e parakohshme fizike, por jo shpirtërore e mendore, e djalit të tretë të
Emine dhe Halit Frashërit, që kish zbritur nga malet e Dangëllisë në moshën 15 vjeçare për të
marrë rrugët e botës e për të mos u kthyer më kurrë në vendlindje. Jo vetëm kombi e shteti
kanë nevojë për një gjuhë letrare të përbashkët, por edhe vetë gjuha, që të zhvillohet e të
përsoset ka nevojë për kombin dhe një shtet të pavarur, me shkolla dhe letërsi në atë gjuhë.
Zhvillimi i vetë gjuhës arrin një shkallë të tillë, kur ajo e kërkon shkollën dhe letërsinë
kombëtare si një nevojë a faktor të jashtëm që fo ta ndihmonte shumë për t’u zhvilluar e për t’u
përsosur me tej. Gjuha e përbashkët ëhstë një mjet i fuqishëm i qëndresës së një populli ndaj
pushitmit të huaj, i cili këkron ta shkombëtarizojë. Gjuha e përbashkët i shërben një shteti, që
ky t’i kryejë më mirë funksionet e tij, por nevoja e gjuhës së përbashkët për shtete në epoka të
ndryshme të historisë është e ndryshme70.
“Lëvdatë i qoftë perëndisë! Që kur ka zënë të shkruhetë shqipja, grekomanëtë kanë zënë të
pakësohenë ditë më ditë, të marënë vesh dhelpërit’ e grekërvet e të hiqenë nga ata duke zënë
me të dy duart kombërin’ e gjuhën’ e tyre”71.
Vrapin ai e mbajti në Stamboll, në një nga metropolet e mëdha të botës së atëhershme. Ishte
atëherë në lulen e rinisë, plot ëndrra dhe plane, i veshur me kostum të modës së kohës, por me
feste të zi mbi kokë dhe me një libër të hapur në duar.
Gjuha e përbashkët komëbëtare, është kategori historike; ajo është gjuha e një populli që ka
formuar një vetëdije kombëtare në një epokë të caktuar dhe që është vendosur prej kohësh në
një territor të caktuar; bartësit e kësaj gjuhe e kanë krijuar e trashëguar atë brez pas brezi dhe
69 Sami Frashëri, vepra, f. 61. 70 Miço Samara, Historia e gjuhës letrare shqipe, shblu, Tiranë, 2000, f. 15. 71 Sami Frashëri, vepra, f. 57.
25
vazhdojnë ta përdorin në veprimtarinë e tyre prodhuese, në shtëpi, në administratën
shtetërore, në krijimtarinë letrare, artistike. Pra, forimi i gjuhës letrare kombëtare kalon një
rrugë relativisht të gjatë zhvillimi historik të ndarë në disa faza. Që gjuha kombëtare të arrijë në
atë fazë sa të quhet gjuhë letrare kombëtare ose gjuhë standarde (e njësuar) duhet të ketë
fituar disa tipare cilësore, si nga ana strukturore ashtu edhe nga ana funksionale72.
“Sado që shqipëtarëtë janë rrethuarë me armikë edhe tyrqit, e greqtë, që kanë nevojë të
madhe të jenë miq e të bashkuarë më shqipëtarëtë, këta të dy kombe të çmëndurë punojnë më
shumë nga të gjithë për të humburë kombinë shqipëtarë, me gjithë këto s’munt edhe s’duhetë
të themi që gjithë bota jan’ armikët shqipëtarëvet. Jo, kemi edhe miq, jan’ edhe shumë që na
duanë edhe mund të na ndihinë, pot ë duamë vetë. Gjithë kombet’ e Evropësë, francezëtë,
italjanëtë, alemanëtë, igjilizëtë e të tjerë gjithë e duan e e nderojnë kombinë tënë, gjithë
çuditenë me trimërit të shqipëtarëvet, me besët të tyre e më të tjera kaqë të mira, që i njohinë
kombit tënë”73.
Në kujtimet e bashkëkohësve, ai përshkruhet shtatgjatë, me sy të zinj, ballëgjerë e me një
mjekër të sapodirsur. Sado natyrë serioze, ai mbahet mend në shoqërinë e tij si njeri i dashur,
buzagaz e fjalëmbël. Kish një sjellje të hijshme, ishte i thjeshtë dhe më shumë dëgjonte se sa
fliste.
“Vetëm shqipëtarët’ e Shqipërisë e kanë ruajturë kombërinë’ e tyre, duke mos përzjerë me të
huaj e duke rojtur të ndarë nga gjithë bota e si t’egërë. Po në e kanë ruajtur gjer më sot
kombërin’ e gjuhën’ e tyre me padije e pa të shkruarë, a do të mundinë me këtë mëndyrë ta
ruajn’ edhe paskëtaj, ndo në Shqipëri ndo n’Itali e në Greqi” jo, jo kurrë!. Bota, u ndryshua,
njerëzit u xgjaunë, kombet’ u ndrituanë, sicilido përpiqetë të vejë më parë se të tjerëtë, sicilido
vështon qysh të shtohet’ e të madhohetë edhe kujdesetë të të përpijë ata që janë më të vegjël’ e
gjuhën’ e tij, ka nevojë të hapnjë sytë, të ketë mëndjenë të mbledhurë, të shpjerë gjuhën’ e ti
përpara e të kujdesetë shumë që të most a han’ e ta copëtojnë kombetë fqinjë. Në kombërit s’ka
72 Miço Samara, Historia e gjuhës letrare shqipe, shblu, Tiranë, 2000, f. 17. 73 Sami Frashëri, vepra, f. 59-60.
26
miqësi, si s’ka në lodrët; cilido vështon të fitonjë vetë e të hajë shoknë. Kombetë janë si pishqitë,
që hanë njëri tjatrinë. Mjerë kush ësht’ i dobëtë!”74.
Lufta për të ruajtur specifikën kombëtare të gjuhës është pjesë përbërëse e të drejtës për të
afirmuar vlerat shpirtërore kombëtare. Gjuha kombëtare ëhstë tipar i cdo kombi. Nga një tipar i
tillë karakterizohet kombi shqiptar, gjuha e të cilit është një gjuhë më vete, që bën pjesë në
familjen e gjuhëve indoevropiane dhe s’ka lidhje birërie me asnjërën prej gjuhëve fqinje. S’ka
dyhsim se ruajtja e mbrojtja e specifikës komëbtare të gjuhës letrare shqipe e bën këtë më të
efektshme si mjet komunikimi, për shkëmbimin e mendimeve dhe të përvojës, midis anëtarëve
të kombit shqiptar75. Në raportet shoqërore kishte takt dhe dinjitet. Fjalët i kishte të matura
dhe me vend, të mençura dhe të shprehura modestisht. Historia tregon se ngritja e vetëdijes
letrare shqipe dhe lindja e vetëdijes për këto vlera kanë sjellë përplasje të forta76.
“Qëllimi i shqipëtarëve është të ruajnë shqipërinë, të mbajnë gjuhën e kombin e tyre”77.
Kombi më i vjetër si arianë të Evropës njihen pellasgët. Ajo që na ndihmon për të dëshmuar
këtë fakt është përdorimi i gjuhës shqipe, pasi ajo gjuhë që pellazgët përdoren, është edhe ajo
që ne sot e lexojmë.
“Pa ndryshim pelasgëtë janë m’i vjetr’i kombevet arianë t’Evropësë. Kemi shumë shenja
dëftime, të cilatë dëftejnë faqezeza që ata pelasgë, që na dukenë si përralla nga vjetëri’ e tepër’
e tyre, kanë folurë këtë gjuhë, që flasimë na sot”78.
Për të qenë i suksshëm në jetë sipas Sami Frashërit në veprën e tij, ai thoshte se duhen dy
gjëra siç është e drejta dhe fuqia. E drejta pa fuqi, si dhe fuqia pa të drejtë, është si një krah i
vetëm, duke bërë një krahasim me zogun, nëse një zog nuk ka krah nuk arrin dot të fluturojë.
Duke theksuar se gjithmonë peshku i madh e ha peshkun e vogël.
74 Sami Frashëri, vepra, f. 54. 75 Miço Samara, Historia e gjuhës letrare shqipe, shblu, Tiranë, 2000, f. 18. 76 Gazmend Krasniqi, Naimi-ndërmjet leximesh, në: “Poeteka”, revistë e poezisë dhe e kulturës poetike, nr. 18, verë, 2011, f. 32. 77 Sami Frashëri, vepra, f. 68. 78 Sami Frashëri, vepra, f. 31.
27
“Dy gjërëra duhenë në këtë jetë: e drejta edhe fuqija. E drejta pa fuqi, si edhe fuqija pa të
drejtë, është si një krah i vetëm; nonjë zok s’fluturon dot me një krah. Më të rallë bën punë
fuqija pa të drjetë; edhe e drejta pa fuqi fort rrallë dëgjohetë. Peshku i math e ka gjithënjë të
vogëlinë”79.
Një ndër element identifikues për të qenë një komb është gjuha, tashmë që shqiptarët janë të
lirë, ata duhet të kenë gjuhën shqipe si gjuhën kryesore të përdorimit të saj. Një komb ka edhe
gjuhën e tij, pra binomi është komb-gjuhë.
“Tani shqipëtarëtë q’e kanë të drejtënë me vetëhe, aty s’ka dyshim. Qysh të mos ketë
shqipëtari të drejtë të shkruanj’ e të këndonjë gjuhën’ e ti, kur gjithë kombetë, edhe më të liqt’ e
më të dobëtitë, e kanë këtë të drejtë edhe njeri s’i ndalon? Përse shqipëtarëtë të jenë të
mërguarë nga një e drejtë, q’e kanë gjithë kombet’ e dheut? Të mos mundinë të shkruajnë’ e të
mësojnë gjuhën e tyre por të tjerë kombe të huaj të vin’ e t’u hapinë shkolla në gjuhërat e tyre e
t’u kthejnë kombërin’ e gjuhën e tyre? Janë kaqë të dobëtë shqipëtarëtë?-Jo! Një mijë herë jo”80.
Vepra e Sami Frashërit pasqyron vetë gjendjen e lëvizjes kombëtare të kohës, idealet,
realizimet, kufizimet e dobësitë e saj. Rëndësia e saj qe historike në jetën e kombit81.
“Shqipëtarëtë janë më të fortë se gjithë kombet’ e Sinisisë së Ballkanit. Pas shumicës së tyre
mbase janë më të fortë e më të shëndoshë se gjithë kombet’ e dheut82. Sot në këtë ditë e kështu
si është Shqipëria munt të nxjerrë një ushtri prej 500. 000 njerssh! Pa 200 000 e 300 000 dalinë
me një herë. Ata q’e njohinë Shqipërinë, ç’çuditenë më këto numëra, se kaq’ ushtri Shqipëria ka
nxjerr’ edhe nxjerr përherë. Edhe kjo është pun’ e diturë që në ushtri prej 200 000 shqipëtarësh
është mbaras me një ushtri 500 000 ushtarësh të huaj. Trimërin’ e shqipëtarëvet edhe armikët’ e
tyre s’e ndryhsojnë dot”83.
79 Sami Frashëri, vepra, f. 74. 80 Sami Frashëri, vepra, f. 74. 81 Historia e letërsisë shqipe, vep. e cit., f. 176. 82 Figurë me të cilën Sami Frashëri stigmatizon politikën e padrejtë, grabitqare të Fuqive të Mëdha imperialiste dhe i mëson e i paralajmëron shqipëtarët që të bashkohen, të organizohen e të luftojnë për t’u bërë ballë synimeve grabitqare të shovinistëve dhe për të mbrojtur me sukses të drejtat e tyre. 83 Sami Frashëri, vepra, f. 75
28
KREU II
Faktorët që nxitën ndërtimin e veprës së Sami Frashërit
2.1 Faktorët politikë
Në veprën e vet Samiu parashtroi njëkohësisht parimet themelore dhe strukturën
organizative të shtetit të ardhshëm shqiptar, një lloj projekti të kushtetutës që, sipas tij, duhej
të kishte Shqipëria kur të bëhej shtet më vete, i pavarur; kjo ide formulohej në mënyrë të plotë
për të parën herë në historinë e mendimit politik shqiptar.
“Kështu qe Shqipëria e kështu roninë shqiptarëtë nënë romanëtë. Kur u nda mbretëri’ e
romanëvet më dy, Shqipëria i ra mbretërisë së lindjesë, që kish qëndrënë në Kostantinopojë.
Edhe nënë mbretëret të Kostantinopojësë shqipëtarëtë ishinë, pothua, të dëlirë e qeverisëshinë
në mes të tyre; ishinë zotërinj në vënt të tyre e jo robër. N’ato kohëra hyri edhe krishtërimi në
Shqipëri e më pak kohë gjithë shqipëtarët u bënë të krishterë, po pa ndruarë vetiat’ e zakonet’ e
vjetëra të tyre”84.
Sipas Sami Frashërit, Shqipëria si shtet më vete duhej të ishte një republikë parlamentare me
organet e saj të veçanta. Pushteti ekzekutiv do të ishte i ndarë nga ai legjislativ; të parin do ta
ushtronte qeveria e përbërë prej shtatë ministrash, njëri prej të cilëve do të ishte kryetar i
Këshillit të Ministrave; atë legjislativ do ta ushtronte Këshilli i Përgjithshëm (parlamenti), i
përbërë nga deputetët që do të zgjidheshin një për çdo 20 mijë banorë.
“A munt të quhetë qeveri një qeveri e këtillë? Nukë, kurrë. Shqipëria gjendetë nënë një
paqeveri të keqe. S’ka nonjë qeveri. Shqipëtarët hajen’ e vritenë në mest të tyre përditë; gjaku I
shqipëtarit derdhetë kot pa punë, ay gjak i vjejturë që do të mos derdhësh as një pikë përveç për
ruajtjet e për shpëtimit të Shqipërisë! Varfërija, paqeverija, paditurija sjellinë grindenë,
ndarjenë, mosdashurinë. Shqipëtarët, të varfërë, të paditurë, të ndarë, armikë njeri me tjatërinë,
po vritenë në mest të tyre, po derdhinë gjakn’ e tyre kot, e, sa venë, po humbasinë! Kanë rënë
më një gjumë të thellë e të rëndë. Fqinjët’ e tyre ditë më ditë po xgjuhenë, po ndritohenë, po
84 Sami Frashëri, vepra, f. 22.
29
shtohenë e po hedhinë gjurma të mbëdha brënda në Shqipëri, të cilënë janë gati ta copëtojnë
fare. Kështu ëshë sot Shqipëria!”85.
Megjithëse në tërë veprën e tij Sami Frashëri argumentonte domosdoshmërinë e shkëputjes së
plotë të Shqipërisë nga Perandoria Osmane, ai lejonte që për një kohë ajo të kishte statusin e
autonomisë brenda Perandorisë Osmane.
“Kjo qeveri shqiptare, - shkruante ai, - të jetë sot për sot nën Turqinë..., por me një mënyrë që në
rëntë Turqia, të mundënjë Shqipëria sikundër që është të qëndronjë më vehte”.
Formimin në fazën e parë të një shteti autonom shqiptar, të një qeverie shqiptare nën
sovranitetin e sulltanit, Samiu e argumentonte me faktin se në shtresat e ndryshme të
popullsisë shqiptare ende nuk qe formuar bindja për nevojën e shkëputjes së plotë të
Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Sundimi pesëqindvjeçar osman, feja e përbashkët
(myslimane) e shumicës së popullsisë shqiptare me turqit, përbashkësia e interesave
ekonomike të parisë shqiptare me sunduesit osmanë dhe lidhjet e tjera të shumta tradicionale
të krijuara gjatë pesë shekujve ushtronin ndikimin e vet te shqiptarët, duke errësuar
ndërgjegjen e tyre.
“Shqipëria është një cop’ e Tyrqis’ s’Evropësë. Qëndrim’ i saj si është sot është lidhurë me rojtjet
të Tyrqisë n’Evropë; Tyrqia a do të rojnë edhe shumë kohë n’Evropë” Kësaj pyetjeje njeri s’i
përgjigjetë dot a përgjegj’ e kësaj është jo. Tyrqia rojti shumë n’Evropë; pas kuvëndit të Berlinit
dhjetë vjet besohësh të ronte; shkuanë njëzet, do-me-thënë rojti shumë. Kjo mbretëri s’ka bërë
dhe s’bën gjë fare që të xgjatnjë rojtjen’ e saj. Si një i sëmurë, që s’bën ç’Iithonë shëronjësitë e i
vë krusmënë trupit të ti, ashtu edhe kjo mbretëri po bën gjithë ç’duhetë për të shkurtuarë ditët’
e saj. Nuk’ e dimë edhe sa kohë munt të ronjë n’Asi edhe është jashtë qëllimit tënë të flasimë për
atë; po n’Evropë jetën’ e ka fort të shkrutërë. Shqipëria s’ka bërë themel, as ka lëshuarë rënjë
më vetëhe, ron mi themelt të gremizurë të Tyrqisë e me rënjët të kalbura t’asaj86”.
85 Sami Frashëri, vepra, f. 69. 86 Sami Frashëri, vepra, f. 70.
30
Por edhe në këtë rast Sami Frashëri u mbeti besnik bindjeve të tij përparimtare dhe, duke
arsyetuar si iluminist e atdhetar i shquar, u përpoq t’i bindte shqiptarët se interesat e tyre si
komb i veçantë janë krejt të ndryshme nga ato të turqve dhe se të ardhmen e Shqipërisë, duhet
ta kërkonin jashtë Perandorisë Osmane. Shqiptarët, theksonte ai, i dallonte nga turqit, jo vetëm
identiteti i tyre krejt i veçantë kombëtar, por edhe përkatësia e tyre në familjen evropiane, fakti
që ata ishin një popull evropian dhe qenë formuar si të tillë gjatë historisë mijëravjeçare. Samiu
argumentonte gjithashtu nevojën e luftës me armë për arritjen e qëllimeve kryesore të Lëvizjes
Kombëtare Shqiptare, për çlirimin e atdheut nga zgjedha turke.
“Shqipëtarëtë, q’ishinë mësuarë të mos paguajnë gjë, tani janë futurë nën’ aqë të rënda pagesa,
sa s’mundinë të ngrenë krye. Tyrqitë, që janë zotërinjt’ e ture që pesëqind bjet e tëhu, s’u kanë
mësuarë shqipëtarëvet as punë, as mjeshtëri as dituri, po i kanë mësuarë të lëftonj’ e të
rrëmbejnë; tani përnjëherë duanë t’u marrënë armëtë e u thonë: paguani!”87.
Duke iu drejtuar atyre krerëve shqiptarë që shpresonin se Porta e Lartë do t’ua jepte me “hirin”
e vet reformat e premtuara, ai shkruante:
“Turqia me dashuri e mirësi s’jep gjë kurrë. Do më mirë Turqia ta humbasë Shqipërinë e ta ndajë
në mes të armiqve të saj sesa t’i japë një qeveri të urtë e të mirë, e cila të ndreqnjë e të
zbukuronjë e ta bënjë vend të ndriturë si gjithë bota... Prandaj edhe shqiptarëve me hir Turqia
s’u ka për të dhënë gjë. Shqiptarët duhet t’i marrin ato që duan me pahir: t’i kërkojnë me fjalë,
po të kenë edhe pushkën plot”; ata “janë të zotë t’i ruajnë dhe t’i kërkojnë të drejtat e tyre edhe
me armë në dorë. Kur përzihet e drejta me fuqinë, - theksonte Samiu, - merr një forcë të cilës gjë
s’i rri dot kundrejt”.
Në veprën e vet Samiu parashtroi njëkohësisht parimet themelore dhe strukturën organizative
të shtetit të ardhshëm shqiptar, një lloj projekti të kushtetutës që, sipas tij, duhej të kishte
Shqipëria kur të bëhej shtet më vete, i pavarur; kjo ide formulohej në mënyrë të plotë për të
parën herë në historinë e mendimit politik shqiptar. Në këtë projekt Samiu zhvilloi më tej
mendimet e parashtruara prej tij në Manifestin e Komitetit Shqiptar të Stambollit të vitit 1897.
87 Sami Frashëri, vepra, f. 51.
31
Sipas Sami Frashërit, Shqipëria si shtet më vete duhej të ishte një republikë parlamentare me
organet e saj të veçanta. Pushteti ekzekutiv do të ishte i ndarë nga ai legjislativ; të parin do ta
ushtronte qeveria e përbërë prej shtatë ministrash, njëri prej të cilëve do të ishte kryetar i
Këshillit të Ministrave; atë legjislativ do ta ushtronte Këshilli i Përgjithshëm (parlamenti), i
përbërë nga deputetët që do të zgjidheshin një për çdo 20 mijë banorë.Në krye të shtetit
shqiptar do të qëndronte Këshilli i Pleqësisë i përbërë prej 15 vetash, të cilët do të zgjidhnin nga
gjiri i tyre një kryetar dhe një nënkryetar.
“Pleqtë do të xgjidhenë për katrë vjet si edhe krejt i tyre; po nukë do të ndrohenë të tërë për një
herë; gjymësëtë do të xgjidhenë një herë e gjymësëtë pas dy vjeç. Kështu, me çdo dy vjet do të
ndrohenë gjysëmët’ e pleqet. Krejti do të ndrohetë me njërënë gjymësë e nëkreji me tjatrënë, që
të mos mbesë këshilla kurrë pa krye e pa nënëkrye për një herë. Po në qoftë që nëkrej të
xgjidhetë për krye në xgjedhjet të dytë, atëherë do të xgjidhetë një nënkrye vetëm për të dy
vjettë, q’i kishinë mbeturë ati”88.
Ky organ, sipas mendimit të Samiut, do të ishte si një lloj presidiumi i Këshillit të Përgjithshëm
dhe do të ngarkohej me detyrat që në shtetet e tjera i kryente mbreti, princi ose presidenti i
republikës. Me vendim të Pleqësisë do të bëhej edhe ndërrimi i qeverisë ose caktimi i qeverisë
së re dhe i kryetarit të saj. I tillë do të ishte, sipas Samiut, organizimi i shtetit të pavarur
shqiptar.
“Çdo gastrë do të xgjedhë një nga parësi’ e’ saj për këshillët të Pleqërisë. Këta të pesë-mbë-
dhetë pleq do të mblidhenë në kryeqytett të Shqipërisë e do të xgjedhinë në me stë tyre njërënë
krye edhe njërënë nënkrye. Krej i Pleqësisë ay do të jetë në vëndit të princit e të mbretit në
Shqipëri, ay do të pres’ e të përcjellë, ay do të nënshkruanjë gjithë rë vendosurat’ e kabinetosë,
ay do të thëresë kë të shohë t’udhësë e ta vërë të bëjnë kabineto të re, kur të ndronetë ajo, ay
do të hapënjë këshillën’ e përgjithçime e të bënjë fjalën’ e hapjesë. Me një fjalë, do të bënjë
gjithë ç’bënjë mbretëret’ e princitë në vëndet të tjerë; po gjithë këto do t’i bënjë si t’i bënjë një
herë kuvënt në këshillët të Pleqësisë e duke marrë edhe mëndjen’ e të tjerëvet pleq; e nukë do të
88 Sami Frashëri, vepra, f. 91.
32
bënjë gjë më kokët të ti, se një njeri munt të gënjehet’ e të lathitnjë, po pesë-mbë-dhetë njerës
të pjekurë e të vuarë s’mund të lathitnë të tërë”89.
Por sa kohë që Shqipëria do të ishte autonome nën sovranitetin e Perandorisë Osmane, në krye
të qeverisë do të vihej një guvernator ose, siç e quante Samiu, një qeveritar i përgjithshëm, i cili
do të emërohej nga sulltani për 5 vjet, pasi të merrej pëlqimi nga Pleqësia e nga Këshilli i
Përgjithshëm. Në të dy rastet qeveria do të ishte e detyruar të përgjigjej e të jepte llogari
përpara Pleqësisë dhe Këshillit të Përgjithshëm; këta kishin të drejtë të pranonin ose të rrëzonin
ligjet e vendimet e paraqitura prej saj.
“Pleqësia do të vështonjë edhe të vendosurat’ e këshillës së përgjithçime e të mbajnë gjithnjë
udhën’e mesme duke ruajturë urtësinë, zakonet’ e vëndit e vetiat’ e shqipëtarëvet e duke
xbuturë pakëzë ato që të shohë shumë të rrefkëta e të zjarrta”90.
Idesë për shtetin shqiptar Samiu i jepte një përmbajtje të përparuar edhe nga ana ekonomike e
shoqërore. Ai kërkonte që në Shqipërinë e lirë të merreshin masa të shpejta me anë
investimesh të mëdha për të përmirësuar gjendjen e vajtueshme ekonomike të vendit. Ai
kërkonte të ngrihej një industri kombëtare, të mëkëmbej bujqësia e prapambetur, të pajisej
vendi me një rrjet të gjerë transporti, të forcoheshin financat dhe të vendosej një sistem
arsimor mjaft i përhapur e i përparuar. Ai i kushtonte arsimit një kujdes të veçantë, idetë e tij
për këtë çështje janë thellësisht përparimtare.
“Ministrëtë, që do të qeverisinë Shqipërinë pas nomevet, do të jenë shtatë vetë; i punëravet të
bëndësme, i punëravet të jashtësme, i shtërisë e i detit, i begatisë, i gjyqërisë, i diturisë, i
punëvet të përgjithçime, i besëvet. Njëri nga këta do të jenë krejt i gjithëve e i këshillësë, që do
të bënjë këta, kur të jetë Shqipërija më vetëhe; kur të jetë nënë Tyrqinë krye do të jenë
qeverindar’ i përgjithçim, i cili do të dërgohetë nga Kostantinopoja për pesë vjet”91.
89 Sami Frashëri, vepra, f. 90. 90 Sami Frashëri, vepra, f. 92. 91 Sami Frashëri, vepra, f. 94.
33
Samiu kërkonte një arsim të përgjithshëm e të detyrueshëm për të gjithë të rinjtë e të rejat e
vendit, të njëllojtë si për djemtë edhe për vajzat, një arsim në gjuhën amtare si për shqiptarët,
ashtu edhe për pakicat kombëtare që do të bënin pjesë në Shqipëri; ai mendonte të themelohej
një shkollë, që të ishte laike, e shkëputur nga kisha e nga xhamia, e varur krejtësisht nga shteti,
një shkollë që të ishte vatër diturie dhe atdhetarizmi, që të bëhej bartëse e lulëzimit dhe e
qytetërimit të atdheut. Sistemi arsimor i rilindësit të shquar parashikonte shkolla fillore,
qytetëse, gjimnaze, teknikume, universitete dhe institute të larta për miniera, bujqësi, pyje,
histori, gjeografi, gjuhësi, akademi ushtarake e detare etj.
“Një këshillë diturije (akademië) duhet të jetë në kryeqytett, e cila të kujdesetë për gjuhët’ e për
livratë, që duhenë etj. Një shtypëtore e qeverisë do të meretë me të shtypurë livratë, që duhenë
për shkollatë edhe të nxjerrë fletore diturije, të përkohëshme e çdo gjë, që duhet për të xgjuarë
shqipëtarëtë”92.
Vepra “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhetë” la përshtypje të thellë në radhët e
atdhetarëve. Idetë e parashtruara nga Samiu në këtë vepër për rrugët që duheshin ndjekur për
çlirimin e Shqipërisë u përvetësuan dhe u përhapën nga veprimtarët më të shquar të lëvizjes
kombëtare dhe nga shtypi shqiptar i kohës. Në saje të punës së shoqërive shqiptare jashtë
atdheut vepra e Samiut u përhap thuajse në të gjitha krahinat e vendit. Megjithëse u botua pa
emër, shumë shpejt u kuptua se autori i saj ishte Samiu. Si pasojë kundër tij filloi persekutimi
nga qeveria. Ai u urdhërua nga policia e Stambollit të qëndronte i mbyllur në shtëpinë e tij dhe
të ndërpriste çdo lidhje me shokët e miqtë e vet. Ky izolim, që i ngjante një burgimi të vërtetë,
vijoi derisa rilindësi i madh vdiq më 18 qershor 1904.
Në krye të shtetit shqiptar do të qëndronte Këshilli i Pleqësisë i përbërë prej 15 vetash, të cilët
do të zgjidhnin nga gjiri i tyre një kryetar dhe një nënkryetar. Ky organ, sipas mendimit të
Samiut, do të ishte si një lloj presidiumi i Këshillit të Përgjithshëm dhe do të ngarkohej me
detyrat që në shtetet e tjera i kryente mbreti, princi ose presidenti i republikës. Me vendim të
Pleqësisë do të bëhej edhe ndërrimi i qeverisë ose caktimi i qeverisë së re dhe i kryetarit të saj. I
tillë do të ishte, sipas Samiut, organizimi i shtetit të pavarur shqiptar.
92 Sami Frashëri, vepra, f. 97-98.
34
2.2 Faktorët arsimorë dhe pedagogjikë
Ai, si askush tjetër, përcaktoi me një kthjelltësi të veçantë dhe në një mënyrë të prerë, pa
asnjë mëdyshje e lëkundje, qëndrimin kundrejt Perandorisë Osmane, shtroi konceptet dhe
bindjet e tij për të tashmen e të ardhmen e Shqipërisë.
“Po edhe këtyre shqehe u ndihinë tyrqitë, të cilëtë atyre u lenë duartë çpenguarë të bëjnë ç’të
duanë e neve na i lidhinë skrupullë” atyre u apënë fermanë të hapinë shkolla e mitropolitirëra
ndër vendet tanë e neve s’na lënë të kemi as një shkollë të vogëlë, pa menduarë një herë se
grekëretë e shqehtë janë miqt’ e tyrqisë apo shqipëtarëtë, edhe cilëtë kanë derdhurë edhe
derdhinë edhe sot gjak për të?”93.
Në veprat e tij për gjuhën e shkollën shqipe, vend të posaçëm zënë shkrimet e ndryshme
letrare për fëmijët, të cilat kanë jo vetëm vlera edukativë e njohëse, por edhe artistikë. Këto
janë shkrime të shkurtra, tregime, përrallëza etj., që i përfshin në librat që shkroi për
mësonjëtoret e para94.
“Gjithë këta ndalime bënë të mos shtohen’ e të mos përhapenë shkollatë shqip në Shqipëri e të
mos dalënë livra e ditare etj., në gjuhët tënë; po nukë ndaluanë dot shqipëtarëtë nga të
mësuarëtë shkronjatë shqip. Shqipëtari është mësuar të nxërë shlronja edhe pa shkollë, në
shsht’ edhe pa livra e të shkruara me dorë”95.
Pas një përshkimi të shkurtër të historisë së lashtë e mesjetare të Shqipërisë, me qëllim që të
ngjallte te bashkatdhetarët krenarinë kombëtare për të kaluarën e tyre, Samiu trajtonte me
ngjyra të forta gjendjen e mjerueshme ku e kishte zhytur Shqipërinë sundimi turk.
“Sot shqiptarët janë robër, të poshtëruar e t’unjurë, të shkelur e të çpërndarë shumë më tepër
se të tjerët kombe.... Turqia, - vazhdonte Samiu, - sot shqiptarë e mer ushtar, e mundon e rreh
që të mësonjë gjuhën e tij ... Shqiptarët janë futur në aq të rënda pagesa, sa s’mundin të ngrenë
93 Sami Frashëri, vepra, f. 59. 94 Sami frashëri, vepra-parathënia, f. 8. 95 Sami Frashëri, vepra, f. 66.
35
krye..., janë lakuriq me një këmishë, që s’ka ku ta zerë qeni. Vete dhe zaptija e tahsildari e ngre
shkopin e i rreh duke thirrur: paguani!”.
“Shqipja sot nuk’ është një gjuhë e pashkruarë si qe njëzet vjet më parë; sot është një gjuhë, që
shkruhet’ e këndohetë, edhe nga më të bukuratë. Nonjë gjuhë s’këndohetë aqë lehtë e aqë mirë
sa shqipja. Kjo i hidhëroi e i helmoi fare armikëtë tanë, se, duk me parë që ka lëshuarë aqë rënjë
të gjata e të forta të shkruarit’ e gjuhësë shqipe, nuk mundinë më sot të thonë që shqipja nuk
munt të shkruhetë; se ja tek u shkrua”96.
Vepra e Sami Frashërit, sado i studiuar qoftë ai, ka gjithmonë diçka të re për të thënë, e re kjo
që nuk vjen vetëm nga rreshtat me bojë të zezë, por edhe nga aftësia e kohës për t’i lexuar, për
t’i kuptuar ose moskuptuar ato.
“Këta urdhëtarë nukë do të përzjehenë me shtërin’ e mësimit, të cilët do të kenë urdhëtarët e
tyre edhe do të ndodhenë në pakë vënde; po do të kenë ushtërin’ e gatijtë, të cilënë do ta
mbledhinë në kohët të mësimit edhe në kohërat të tjera do t’u mbajnë defterëtë n’udhë, do të
urdhërojnë edhe ushtërin’ e ruajtjes (xhandarëtë); edhe kur të ngjajnë një trazim, që të mos
arrijnë këta, në çast do të thërresinë ushtërin’ e gatijtë të një radhe e të një a disa katundërive e
me këta do ta shuajnë trazimnë e të sjellinë pushimnë”97.
Ai parasheh edhe ekzistimin e Këshillit të diturisë, që mund të merret Akademia e shkencave,
pastaj të muzeve arkeologjike dhe të shkencave të natyrës, revista shekncore, e biblioteka.
Samiu parasheh arsimin e detyrueshëm pë rtë gjithë fëmijët nga moasha 7-13 vjeçare,
shkollimin pa pagesë dhe jo vetëm për djemtë, por edhe për vajzat98.
“Në ka një gjë, për të cilënë shqipëtarëtë duhet të kujdesenë me të teprë, ajo pa ndryshim
është diturija. Gjatë katundetë e gjithë pshatratë a dy trë pshatra t’afërta bashkë duhetë të
kenë shkolla të para edhe qytetetë të kenë nga më shumë se një, pas madhërisë së tyre. Gjithë
djemt’ e vashatë që më 7 vjeç e gjer më 13 do të jenë të shtërnguarë të venë domosdo në
96 Sami Frashëri, vepra, f. 67. 97 Sami Frashëri, vepra, f. 96. 98 Sami Frashëri, vepra-parathënia, f. 11.
36
shkollë edhe ata qërtohen e të shtrëngohenë t’i dërgojnë. Mësimi do të jetë pa ndonjë pagesë,
edhe të varfëret do t’u epenë edhe fletoretë e karta etj, pa pagesë”99.
Mjaft demokratike dhe vizionar ishte edhe program i tij për zhvillimin arsimor dhe kulturor të
Shqipërisë. Ai përfytyronte një Shqipëri të mbushur me shkolla në qytete dhe deri në fshatrat
më të largëta, me shkolla në qytete dhe deri në fshatrat më të largëta, me shkolla të të gjitha
kategorive-të përgjithshme, për ushtrinë, për marinën, për metalet, për pyjet, për bujqësinë
dhe për mjeshtri të tjera të veçanta, si dhe shkolla të të gjitha niveleve-tetëvjeçare, të mesme e
deri në Universitet100.
“Në kryeqytett të Shqipërisë, përveç shkollavet të dyta e të treat do të jenë një gjithëmësimë,
një shkollë ushtërije, një për metaletë e për pyjetë, një për bujqësinë edhe shumë të tera për
dituri e për mjeshtëri të veçanta. Më pas edhe dy gjithëmësime duhetë të hapenë: një në
Shqipëri të Sipërme e një në të Poshtërmet. Shkoll’ e aniërisë duhet të jetë mb’anë detit, tek të
jen’ edhe aniat’ e luftësë, në Durrësë a në Ujët të Ftohtë (afrë Vlorësë)”101.
Në arsyetimet rreth të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes së Shqipërisë, në këtë veprë, që
ëhstë më tepër politike se historike, Samiu shpall dhe argumenton të drejtën e Shqipërisë për
të dalë e lirë e më vete, si dhe rrugët që duhen ndjekur për ta realizuar këtë të drejtë102.
“Një këshillë diturije (akademië) duhet të jetë në kryeqytett, e cila të kujdesetë për gjuhët’ e
për livratë, që duhenë etj. Një shtypëtore e qeverisë do të meretë me të shtypurë livratë, që
duhenë për shkollatë edhe të nxjerrë fletore diturije, të përkohëshme e çdo gjë, që duhet për të
xgjuarë shqipëtarëtë. Disa shoqërirëra do të bëhenë me ndihmët të ministrisë së diturisë për të
shpënë përpara dheshkronjënë, istorinë, dhekërkonjënë (gjeologjia), matelet’ e të tjera punëra
99 Sami Frashëri, vepra, f. 97. 100 Sami Frashëri, vepra-parathënie, f. 11. 101 Sami Frashëri, vepra, f. 97. 102 Sami Frashëri, vepra-parathënia, f. 10.
37
të Shqipërisë; edhe cilado në këto do të nxjerrë një herë në muajt a më pakë një fletore të
përkohçime, në të cilët të rrëfehetë gjithë ç’ka gjetur’ a çpikturë shoqërija”103.
Fëmijëve u ka kushtuar kujdes të madh krahas punës së madhe për kombin, gjuhën, shkollën
e për çlirimin e vendit, pasi e dinte se ata ishin e ardhmja e atdheut. Pjesa letrare për fëmijët,
lexohen më ëndje edhe sot dhe zënë vend në librat e leximit të shkollave tona104.
“Në kryeqytett të Shqipërisë do të jenë dy shkolla të mbëdha për gjuhërat; në njërët nga këto
do të mësohenë gjuhërat’ e ra t’Evropësë: francishtja, gjermanishtja, italishtja, ingjishtja,
slavishtja, greqisht’e re etj., në tjatërët gjuhërat’ e vjetëra: Greqisht’ e vjetërë, latinishtja,
arabishtja, persishtja, sanskrishtja, etj, cilado nga këto shkolla do të ketë një këshillë, e cila do të
jetë e mbledhurë prej njerëssh, që dinë këto gjuhëra, edhe do të përpiqenë të shkruajn’ e të
shtypinë livra mësimi etj., në këto gjuhë, edhe shtypëtore e qeverisë do të ketë shkronjat e
gjithëve këtyre gjuhë për të shtypurë ato”105.
Kontibuti i Sami Frashërit dallohet më së shumti në lidhje me mësimin e gjuhës shqipe dhe
hapjen e shkollave, në mënyrë të veçantë për mësimin e gramatikës së shkrimit, të gjitha çka
shkoi ai ishin me vlerë të madhe arsimore, pedagogjike dhe edukative në shërbim të gjuhësisë
shqiptare106.
“N’ata vënde të Shqipërisë, që flitenë edhe të tjera gjuhë përveç shqipesë, si bullgarisht,
greqisht, vllahisht, ata që flasinë këto gjuhë do të mësojnë në shkollat e para e gjuhën’ e tyre
edhe shqipenë bashkë: shkollat’ e dyta e të lartëta do të jenë shqip; po në dashçinë, munt të
bëjnë edhe shkolla të mbëdha në gjuhët të tyre për vehte; po, po s’ditnë të shkruajn’ e të
këndojnë shqip, në nonjë punë të qeverisë s’hyjnë dot, as në këshillat mundinë të xgjidhenë si
mise”107.
103 Sami Frashëri, vepra, f. 98. 104 Sami Frashëri, vepra-parathënia, f. 8. 105 Sami Frashëri, vepra, f. 98. 106 Historia e letërsisë shqipe, vep. e cit., f. 175. 107 Sami Frashëri, vepra, f. 99.
38
Samiu bëri një punë të madhe për njohjen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, si vend, popull,
kulturë, në një mori shkrimesh e veçanërisht në “Enciklopedinë” e tij. Kontributi i tij, gjithashtu,
në themelin e një kulture të re turke dhe për turqishten letrare qe ndër më të çmuarit. Kështu
ai ishte një nga ato figura të shquara që dha kontributin shqiptar në kulturën e popujve të
tjerë108.
Eqrem Çabej erdhi në realitetin shoqëror kulturor e shkencor të vendit tonë në vitet ’30 të
këtij shekulli me energji të shumta intelektuale, me zell për punë e pasion atdhetar jo thjesht si
studiues i gjuhës shqipe, por si intelektual misionar për të luajtur një rol të rëndësishëm në
emancipimin e shoqërisë shqiptare të kohës, për të hedhur themele të shëndosha të shkencës,
të arsimit dhe të kulturës shqiptare, për t’i çliruar ato nga ekzaltimet romantike109.
“Çdo shqipëtar i vërtetë duhetë të përkujdesetë që të mos mbesë as një i këtillë shqipëtar, se i
sjellinë dëm e turp të math gjithë Shqipërisë e shqipëtarisë. Çdo shqipëtar duhetë të parënë të
bëhetë vetë shqipëtar i vërtet, pastaj të bënjë të tjerëtë, sa të muntnjë më teprë. Të kujdesetë që
të vejë mbarë e të përhapetë gjuha shqip, domethënë të shkruarët’ e të kënduarët’ e gjuhës
sanë e të shtohetë mësimi e diturija në gjuhët tënë”110.
Një ndër parimet kryesore të organizimit të pushtetit dhe të arsimit, për Samiun, është ndarja
e shtetit dhe e shkollës nga feja. Klerikët nuk do të përzihen, përveçse në punët e besës. Ata
nuk do të përzihen as në mësimet e as në shkollat, përveç mësimit të besës, që do të bëjnë
nëpër xhami, medresetë, kishat. Kjo kërkesë ishte shumë e pranuar për kohën111.
“A jemi shqipëtarë? Besa, feja, puna, kujdesa, dëshira jonë, mendimi ynë të jenë për
Shqipërinë e për shqipëtarinë. Të shpjemë gjuhënë përpara, ta xgjerojm’ e ta xbukurojmë, të
mos mbesë ndonjë shqipëtar i paditur’ e që të mos dijë të këndonj’ e të shkruajë; të ngremë
shkollat’ e huaja nga Shqipëria e ta mbushimë mëmëdhenë tënë me shkolla shqip; djemtë tanë
në pakë kohë e mësojnë; q’u duhenë; me të qënë që gjuhënë e dinë vetiu e mundinë ta mësojnë
108 Historia e letërsisë shqipe, vep. e cit., f. 175. 109 Seit Mansaku, Eqrem Cabej dhe gjuhësia historike shqiptare, nr 3-4, studime filologjike, Tiranë, 1998, f. 85. 110 Sami Frashëri, vepra, f. 115. 111 Historia e letërsisë shqipe, vep. e cit., f. 172.
39
në pakë kohë, do të kenë voli të mësojnë mjaft dituri; edhe bariu edhe bujku edhe mjeshtr’ i
murevet do të mos jenë pa dituri”112.
Krijimi i një gjuhe letrare të përbashkët për gjithë shqiptarët, me rregulla gramatikore e
drejshkrimore të përcaktuara, u shtrua si një ndër kërkesat kryesore të programit kulturor të
Rilindjes113.
“Këto punëra janë nga më të drejtatë tona; kush të mos na letë të punojmë në këtë udhë të së
drejtës e të mirësisë, na ka rëmbyerë të drejtënë nga dora jonë; ësht’ e drejta jonë të përpiqemi
me fjalë, me punë, me gojë, me dorë, me pendë, me armë, që të ç’këputimë të drejtënë tënë nga
thonjt’ e atyre që na e kanë rëmbyerë. Nukë duamë të rëmbëjmë gjën’ e tjatërit, po s’duam të
lemë edhe gjënë tënë e të drejtën’ e sheshit të na i rëmbejnë me pahir. Të përpiqemi për të
drejtat tënë, për gjuhët tënë, për kombërit tënë, për të mirët të kombit tënë; kush të na
qëndrojnë përpara e të na ndalojnë në këtë udhë të shënjtuarë, ta shtyjmë, ta rëzojmë, ta
shkelim’ e të shkojmë tutje!”114.
112 Sami Frashëri, vepra, f. 116. 113 Xhevat Lloshi & Emil Lafe, Shteti shqiptar dhe zhvillimi i gjuhës letrare shqipe, në: “Gjuha Shqipe”, nr. 2, Prishtinë, 2013, f. 5. 114 Sami Frashëri, vepra, f. 117.
40
2.3 Faktorët historik
Vepra e tij luajti një rol të rëndësishëm historik për kohën kur u botua. Ajo e ndihmoi popullin
tonë të forconte ndërgjegjen e tij kombëtare dhe të merrte rrugën më të drejtë për shpëtimin
dhe zhvillimin e Shqipërisë. Ajo edhe sot është një dokument jashtëzakonisht i rëndësishëm, që
na tregon sesi kanë menduar dhe punuar njerëzit e shquar të Rilindjes sonë Kombëtare115. Ka
periudha historike kur shtohetn arsyet shpirtërore, morale dhe shoqërore që populli t’u kthehet
me vëmendje të veçantë veprave të krijuesve të mëdhenj e, sidomos, veprave të atyre
krijuesve, siç është Sami Frashëri, që ka luajtur rol të madh në krijimin e vetëdijes së tij,
domethënë në gjendjen e tij shpirtërore.
“Pamë më siprë se sa i gjerë ka qënë një herë që moti vëndi, që rrininë shqipëtarëtë edhe sa
ishinë të përhapurë prindëretë tanë e qysh ishinë të ndarë në ilyrjanë, epirotë, maqedonas,
thrakas, frygas etj. Që m’atëher’ e tëhu Shqipëria është vogëluarë shumë; nga gjith’ ata vënde,
që kishinë prindërit tanë, pelasgëtë, vetëm Ilyri e Poshtërme a e Jugësë, Epiri edhe Maqedoni’ e
Sipërme a e Veriut e e Perëndimit kanë mbeturë Shqipëri. Por sot emënatë Ylyri, Epir, Maqedoni
etj., janë të lën’ e të haruarë, janë emëna të dheshkronjës së vjetërë; sot për sot vëndi, që rrinë
shqipëtarëtë, thuhetë Shqipëri në gjuhët tënë edhe Albania në gjuhërat të huaja”116.
Në këtë prizëm figura e Sami Frashërit do të studiohet e analizohet më shumë në spektrin e
biografit se sa të historianit. Historia dhe letërsia biografike-dokumentare qëndrojnë të
gërshetuara më njëra-tjetrën. Figurat dhe personalitetet lënë gjurmë në histori dhe historia nuk
mund të kuptohet pa rolin e tyre në evolimin e saj. Në këtë aspekt, Sami Frashëri është një
figurë e dalluar, nga rrethanat dhe roli që pati në historinë tonë. Kontributi i tij që dha në fushat
e ndryshme të dijes, të shkencës, të letërsisë, të gjuhës, të publicistikës dhe të kulturës
shqiptare.
“Shqipëria gjer pak kohë më parë ka qën’ e rrethuarë me vënde të Tyrqisë edhe kufit’ e kësaj
mbretërije ishinë fort larg. Shqipërisë. Shqipëtarëtë vininë bashkë me tyrqitë për të ruajturë
115 Sami Frashëri, vepra-parathënia, f. 12. 116 Sami Frashëri, vepra, f. 40.
41
kufit’ e larga të mbretërisë; po mëmëdhen’ e tyre e shihninë jashtë çdo reziku e e dininë që nonjë
anëmik s’muntte t’i qsësh Shqipërisë. Por sot nuk’ është’ ashtu; sot Shqipëria ka mbeturë në një
çip të largë e të veçantë të Tyrqisë e është rrethuarë me kufi anëmiqsh. Mali i Zi, Sërbia, Greqia e
Bulgaria e kanë pshjell’ e e përqarkuarë Shqipërinë edhe Austria i ka ardhurë mi krye”117.
Autori analizon në këtë vepër gjendjen e brendshme të Shqipërisë në kuadrin e Perandorisë
Osmane dhe në atë ndërkombëtare, që e trajton të lidhur me raportin e atëhershëm të forcave
në Ballkan e në Evropë. Kjo analizë e çoi Sami Frashërin në përfundimin e drejtë se armiku
kryesor i popullit shqiptar ishte Perandoria Osmane, që e mbante atë të robëruar prej 500
vjetësh, në prapambetje të madhe ekonomike e kulturore e që po e çonte tani drejt
shkatërrimit; pas saj vinin shtetet fqinje të Ballkanit, Greqia, Serbia e Bullgaria, që përpiqeshin
me anë të kishës, të shkollës e të armëve t’i asimilonin shqiptarët dhe të copëtonin atdheun e
tyre. Ai theksonte gjithashtu se Perandoria Osmane, e kalbur që nga themelet, nuk ishte në
gjendje të përballonte goditjet e shteteve ballkanike dhe të Fuqive të Mëdha, se shkatërrimi i
saj ishte i shpejtë e i pashmangshëm, se sundimi i saj në Evropë do të merrte fund.
“Skënderbeu, kujt istoria118 s’i tregon nonjë shok a shëmbëllë në trimërit, në diturit të luftësë,
në forcët si edhe në ditjet, në mendimt të drejtë, në njerëzit, n’ëmbësit të zëmrës e në madhërit
të shpirtit, Skënderbeu q’i ka dhënë edhe do t’i apë gjithë jetënë nder Shqipërisë, ky burr i
pashoktë ish foshnjë, kur ra ndër duart të tyrqet, e u rrit në plasët119 të Sulltanit; që pa mbirë
qime në faqet të ti tregonte trimërira e bënte punëra n’ushtri të tyrqet, që çuditësh gjithë bota;
kudo që vinte, muntte120 e njeri s’i qëndronte dot kundrejt”121.
Duke u mbështetur në këtë analizë, Sami Frashëri argumentoi në mënyrë shkencore
domosdoshmërinë e shkëputjes së Shqipërisë nga Turqia dhe të formimit të një shteti të
pavarur shqiptar si rrugë e vetme për shpëtimin e kombit shqiptar e të Shqipërisë nga zgjedha
turke e nga copëtimi.
117 Sami Fashëri, vepra, f. 54-55. 118 Të cilët historia. 119 Në pallat. 120 Fitonte, mundte të tjerët. 121 Sami Frashëri, vepra, f. 25.
42
“Turqia në Evropë jetën e ka fort të shkurtër, - shkruante Samiu, - Shqipëria s’ka bërë themel
as ka lëshuar rrënjë në vetëhe; ron në themelet e gremisurë të Turqisë e në rrënjët e kalbura të
saj. Me të rënët e kësaj stihie të madhe (të Perandorisë Osmane - shën. i aut.) do të bjerë edhe
Shqipëria e do të shtypetë nën gërmadhat e rënda të saj...”.
Në qoftë se Shqipëria, arsyetonte ideologu i madh, do të vazhdonte të mbetej nën
Perandorinë Osmane, e ndarë në katër vilajete të zakonshme, pa asnjë të drejtë të veçantë dhe
në qoftë se shqiptarët do të vijojnë të durojnë tiraninë turke, nuk do të ngrihen për të kërkuar
të drejtat e tyre kombëtare dhe për t’u çliruar nga robëria, ata do të identifikoheshin me turqit.
Në këtë rast, kur Perandoria Osmane të shembej, Shqipëria mund të trajtohej si një pjesë e
trashëgimit turk, si objekt për t’u ndarë ndërmjet monarkive dhe do të gremisej bashkë me këtë
Perandori. Prandaj, theksonte ai, është e domosdoshme që gjithë shqiptarët të luftojnë kundër
sundimit osman, “që Shqipëria të shkëputej nga Perandoria Osmane, që të shpëtojë nga
shkatërrimi e nga katastrofa drejt së cilës po shkon kjo Perandori”. Shembja e saj duhet ta gjejë
Shqipërinë të organizuar në shtet më vete me qeverinë e vet. Është detyrë e parë që shqiptarët
të kërkojnë nga sulltani dhe nga shtetet evropiane që Shqipëria të veçohej nga trungu turk, që
“një orë e më parë të ndahetë Shqipëria e të dihetë që ku e gjer ku është. Të njihet vendi ynë
për Shqipëri, ta njohë Evropa për Shqipëri”.
“Po këto ndarje të besësë nukë sjellënë nonjë çqim a çarje në mes të shqiptarëvet. Grindat’ e
besësë, të cilatë, jo vetëm në vëndet të Lindjes, po edhe n’Evropë e në vënde të ndritura me
qytetëri, shumë herë kanë nxjerrë vrasje të mbëdha, e të tërmeruara, në Shqipëri këto grinda
nukë dihenë edhe kurr në këtë vënt s’ka ngjarë gjë në mest të myslimanëvet e të të krishtenëvet,
në mes të katolikëvet e t’orthodhoksëvet a në mest të synninjet e të bektashinjet”122.
Duke u mbështetur në këtë analizë, Sami Frashëri argumentoi në mënyrë shkencore
domosdoshmërinë e shkëputjes së Shqipërisë nga Turqia dhe të formimit të një shteti të
pavarur shqiptar si rrugë e vetme për shpëtimin e kombit shqiptar e të Shqipërisë nga zgjedha
turke e nga copëtimi.
122 Sami Frashëri, vepra, f. 45.
43
“Turqia në Evropë jetën e ka fort të shkurtër, - shkruante Samiu, - Shqipëria s’ka bërë themel
as ka lëshuar rrënjë në vetëhe; ron në themelet e gremisurë të Turqisë e në rrënjët e kalbura të
saj. Me të rënët e kësaj stihie të madhe (të Perandorisë Osmane - shën. i aut.) do të bjerë edhe
Shqipëria e do të shtypetë nën gërmadhat e rënda të saj...”.
Në qoftë se Shqipëria, arsyetonte ideologu i madh, do të vazhdonte të mbetej nën
Perandorinë Osmane, e ndarë në katër vilajete të zakonshme, pa asnjë të drejtë të veçantë dhe
në qoftë se shqiptarët do të vijojnë të durojnë tiraninë turke, nuk do të ngrihen për të kërkuar
të drejtat e tyre kombëtare dhe për t’u çliruar nga robëria, ata do të identifikoheshin me turqit.
Në këtë rast, kur Perandoria Osmane të shembej, Shqipëria mund të trajtohej si një pjesë e
trashëgimit turk, si objekt për t’u ndarë ndërmjet monarkive dhe do të gremisej bashkë me këtë
Perandori. Prandaj, theksonte ai, është e domosdoshme që gjithë shqiptarët të luftojnë kundër
sundimit osman.
“Që Shqipëria të shkëputej nga Perandoria Osmane, që të shpëtojë nga shkatërrimi e nga
katastrofa drejt së cilës po shkon kjo Perandori”. Shembja e saj duhet ta gjejë Shqipërinë të
organizuar në shtet më vete me qeverinë e vet. Është detyrë e parë që shqiptarët të kërkojnë
nga sulltani dhe nga shtetet evropiane që Shqipëria të veçohej nga trungu turk, që “një orë e më
parë të ndahetë Shqipëria e të dihetë që ku e gjer ku është. Të njihet vendi ynë për Shqipëri, ta
njohë Evropa për Shqipëri”.
Megjithëse në tërë veprën e tij Sami Frashëri argumentonte domosdoshmërinë e shkëputjes
së plotë të Shqipërisë nga Perandoria Osmane, ai lejonte që për një kohë ajo të kishte statusin e
autonomisë brenda Perandorisë Osmane.
“Kjo qeveri shqiptare, - shkruante ai, - të jetë sot për sot nën Turqinë..., por me një mënyrë që
në rëntë Turqia, të mundënjë Shqipëria sikundër që është të qëndronjë më vehte”.
Formimin në fazën e parë të një shteti autonom shqiptar, të një qeverie shqiptare nën
sovranitetin e sulltanit, Samiu e argumentonte me faktin se në shtresat e ndryshme të
popullsisë shqiptare ende nuk qe formuar bindja për nevojën e shkëputjes së plotë të
44
Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Sundimi pesëqindvjeçar osman, feja e përbashkët
(myslimane) e shumicës së popullsisë shqiptare me turqit, përbashkësia e interesave
ekonomike të parisë shqiptare me sunduesit osmanë dhe lidhjet e tjera të shumta tradicionale
të krijuara gjatë pesë shekujve ushtronin ndikimin e vet te shqiptarët, duke errësuar
ndërgjegjen e tyre.
“Shqipëtari është shqipëtar përpara se të jetë mysliman a i krishtenë. Ç’ka qenë kur kish besën’
e ti, besën’ e pelasgëvet, ay qe edhe si u bë i krishtenë, ay ëhstë edhe si mori besën’ e
Muhamedit. Besa s’e ka ndruarë fare edhe kurrë, së vë gjithnjë kombërinë përpara besësë”123.
Por edhe në këtë rast Sami Frashëri u mbeti besnik bindjeve të tij përparimtare dhe, duke
arsyetuar si iluminist e atdhetar i shquar, u përpoq t’i bindte shqiptarët se interesat e tyre si
komb i veçantë janë krejt të ndryshme nga ato të turqve dhe se të ardhmen e Shqipërisë duhet
ta kërkonin jashtë Perandorisë Osmane. Shqiptarët, theksonte ai, i dallonte nga turqit jo vetëm
identiteti i tyre krejt i veçantë kombëtar, por edhe përkatësia e tyre në familjen evropiane, fakti
që ata ishin një popull evropian dhe qenë formuar si të tillë gjatë historisë mijëravjeçare. Samiu
argumentonte gjithashtu nevojën e luftës me armë për arritjen e qëllimeve kryesore të Lëvizjes
Kombëtare Shqiptare, për çlirimin e atdheut nga zgjedha turke. Duke iu drejtuar atyre krerëve
shqiptarë që shpresonin se Porta e Lartë do t’ua jepte me “hirin” e vet reformat e premtuara, ai
shkruante:
“Turqia me dashuri e mirësi s’jep gjë kurrë. Do më mirë Turqia ta humbasë Shqipërinë e ta
ndajë në mes të armiqve të saj sesa t’i japë një qeveri të urtë e të mirë, e cila të ndreqnjë e të
zbukuronjë e ta bënjë vend të ndriturë si gjithë bota... Prandaj edhe shqiptarëve me hir Turqia
s’u ka për të dhënë gjë. Shqiptarët duhet t’i marrin ato që duan me pahir: t’i kërkojnë me fjalë,
po të kenë edhe pushkën plot”; ata “janë të zotë t’i ruajnë dhe t’i kërkojnë të drejtat e tyre edhe
me armë në dorë. Kur përzihet e drejta me fuqinë, - theksonte Samiu, - merr një forcë të cilës gjë
s’i rri dot kundrejt”.
123 Sami Frashëri, vepra, f. 45.
45
PËRFUNDIME
Sami Frashëri, i njohur në literaturën e përbotshme me emrin Shemesettin Sami Frashëri, lindi
në Frashër të Përmetit më 1 qershor 1850. Në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare, familjarisht u
vendos në Janinë. U regjistrua në gjimnazin Zosimea, ku u shqua për zell e dituri. Një vit pas
diplomimit, më 1872, shkoi në Stamboll. I formuar, me kulturë të përgjithshme, me disa gjuhë
si: greqishten e vjetër, latinishten, frëngjishten, italishten, arabishten e persishten, me të arritur
në Stamboll filloi punë në një zyrë botuese. U shua në gazetari e publicistikë, në gjuhësi e
filozofi, në studime e vepra në fushën e shkencave humane, të shumëvlerësuara në Turqi dhe
në botë. Ndërkohë, iu përkushtua kauzës kombëtare deri në çastet e fundit të jetës. U nda nga
jeta më 5 qershor 1904.
Siç e dimë Sami Frashëri dha një ndihmesë të madhe në zhvillimin e dijes, gjuhës, kombit dhe
të kulturës shqiptare. Synimi i këtij studimi që kemi vendosur për të përmbyllur këtë cikël të
parë të studimeve të larta, është që vepra e Sami Frashërit la gjurmë në historinë e kulturës
shqiptare është “Shqipëria ç’është, ç’ka qenë dhe çdo të bëhetë”. Si synim në këtë temë ishte
për të vënë theksin në të dhëna me rëndësi kombëtare në fushën e historisë, ilirëve dhe
origjinës së tyre autoktone, në dhënien e ndihmës se si të mbrohet dhe të zhvillohet gjuha
kombëtare shqipe, kulturës dhe fesë shqiptare. Për të vënë në dukje se ai, si askush tjetër,
përcaktoi me një kthjelltësi të veçantë dhe në një mënyrë të prerë, pa asnjë mëdyshje e
lëkundje, qëndrimin kundrejt Perandorisë Osmane, shtroi konceptet dhe bindjet e tij për të
tashmen e të ardhmen e Shqipërisë.
Midis gegëve dhe toskëve-shkrunate sami Frashëri në veprën e tij-nuk ka dallim të madh. Të
gjithë përbëjnë një komb, flasin të njëjtën gjuhë me dallime fare të parëndësishme, të cilat kur
tëe krijohet gjuhs letrare do të zhduken krejt.
“Para së gjithash gjuha, shkruan Sami Frashëri në librin e tij.. nuk mund të ketë gjuhë shqipe
pa shkrim shqip dhe pa shkolla, ku të mëoshet gjuha shqipe. Prandaj para së gjithash duhet të
ruajmë gjuhën, duhet ta detyrojmë qeverinë turke të hapë shkolla në gjuhën shqipe”. Dhe më
tutje: Sado trim që të jetë një kombm po nuk pati gjuhën e vet të shkruar ai humbet,
46
shuhet…shenjë e kombësisë është gjuha, cdo komb mbështetet në gjuhën”. Sami Frashëri ihste
i mendimit se shumë gjuhë e dialekte sjellin ndarje e mërgim.
Shoqëria e të shtypurit shkonja shqip u themelua më 13 tetor 1879 në Stamboll, në kohën kur
kishte filluar lëvizja e qëndresës shqiptare me armë në dorë kundër pushtuesve e shovinistëve
fqinjë. Ajo ka meritën sepse përponoi bazat e programit për zhvillimin e kulturës shqiptare, në
qendër të të cilit ishte lëvrimi i gjuhës shqipe; njësimi i shkirmit të saj dhe përhapja e dritës së
arsimit. Krijimi i kësaj Shoqërie, me program e rregullore, bëhej për herë të parë në historinë e
Shqipërisë dhe i jepte asaj karakterin e një shoqërie kombëtare me 28 anëtarë nga të gjitha
krahinat e vendit dhe të besimeve të ndryshme). Kryetari i Shoqërisë ishte Sami Frashëri 29-
vjeçar, më i denji ndër të barabartët. Shoqëria ishte një klub i vërtetë patriotësh e dijetarësh me
talent, ku merrnin pjesë, përvec tre vëllezërve Frashëri, edhe Hasan Tahsini, Pashko Vasa, Jani
Vretoja.
Shoqëria i vuri vetes krijimin e një alfabeti të përbahskët, i cili do t’i shërbente çështjes së
njëismit të gjuhës së shkruar. Alfabeti i Stambollit, i miratuar kolegjialisht nga Shoqëria, kishte
në bazë alfabetin latin dhe u ndërtuar sipas parimit të rreptë shkencor: për çdo tingull një
shkronjë e veçantë, duke përjashtuar kështu sistemin e dyshkronjëshave.
Një kontribut të veçantë përmes veprës së tij, Sami Frashëri dha edhe në zhvillimin e dijes,
dhe përdorimin e gjuhës amtare shqipe, pasi populli ynë e ka ndier gjuhën letrare amtare si
diçka të pandarë nga vetë qenia e tij. Me të ai ka shprehur personalitetin e tij etnik e shoqëror;
me të ai ka shprehur mendimet, gëzimet, dhimbjet, ëndrrat, dashurinë dhe urrejtjen.
Nëpërmjet gjuhës letrare shqipe është pasqyruar enciklopedia e jetës së popullit tonë.
Me veprën e tij “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhetë?”, që u botua (nga Shoqëria
“Dituria” e Bukureshtit) pa emrin e autorit në mars të vitit 1899, Sami Frashëri pasuroi më tej
mendimin politik të Rilindjes dhe ndikoi fuqishëm për zhvillimin e lëvizjes kombëtare në fundin
e shek. XIX dhe në fillimin e shek. XX. Duke pasur një përvojë të gjatë, si një nga udhëheqësit
kryesorë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Samiu e shkroi këtë vepër menjëherë pas Kuvendit të
Lidhjes Shqiptare të Pejës, që u mbajt në javën e fundit të janarit të vitit 1899. Vepra zë një
47
vend të veçantë në krijimtarinë e gjithanshme të autorit dhe përbën traktatin më të
rëndësishëm shqip me karakter politik e shoqëror të Rilindjes Shqiptare. Ndonëse e hartoi duke
qenë i frymëzuar nga Lidhja Shqiptare e Pejës (1899-1900) dhe me synimin që t’i jepte asaj një
program të plotë politik e kombëtar, Sami Frashëri i tejkaloi caqet e këtij qëllimi dhe, me një
qartësi të veçantë e në mënyrë të gjithanshme, shtjelloi në këtë vepër tërë programin e Lëvizjes
Kombëtare Shqiptare, zhvilloi më tej mendimin politik e shoqëror shqiptar për çështjet
themelore të luftës për çlirimin kombëtar.
Kjo vepër është një përgjithësim i përvojës së pasur politike të Samiut dhe i të gjithë Lëvizjes
Kombëtare Shqiptare, një program i luftës për çlirimin e Shqipërisë dhe për organizimin e saj
politiko-shtetëror e ekonomik. Në të janë hedhur themelet e strategjisë së lëvizjes kombëtare
që përcaktohej nga raporti i atëhershëm i forcave në Perandorinë Osmane e në Evropë, si edhe
të taktikës e të rrugës që duhej ndjekur për të siguruar formimin e një shteti të pavarur
shqiptar. Me veprën e tij “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhetë?”, Sami Frashëri u bë
ideologu më i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe një nga figurat më të ndritura të
historisë së mendimit politik shqiptar.
Ai, si askush tjetër, përcaktoi me një kthjelltësi të veçantë dhe në një mënyrë të prerë, pa
asnjë mëdyshje e lëkundje, qëndrimin kundrejt Perandorisë Osmane, shtroi konceptet dhe
bindjet e tij për të tashmen e të ardhmen e Shqipërisë. Pas një përshkimi të shkurtër të
historisë së lashtë e mesjetare të Shqipërisë, me qëllim që të ngjallte te bashkatdhetarët
krenarinë kombëtare për të kaluarën e tyre, Samiu trajtonte me ngjyra të forta gjendjen e
mjerueshme ku e kishte zhytur Shqipërinë sundimi turk.
“Sot shqiptarët janë robër, të poshtëruar e t’unjurë, të shkelur e të çpërndarë shumë më
tepër se të tjerët kombe.... Turqia, - vazhdonte Samiu, - sot shqiptarë e mer ushtar, e mundon e
rreh që të mësonjë gjuhën e tij ... Shqiptarët janë futur në aq të rënda pagesa, sa s’mundin të
ngrenë krye..., janë lakuriq me një këmishë, që s’ka ku ta zerë qeni. Vete dhe zaptija e tahsildari
e ngre shkopin e i rreh duke thirrur: paguani!” Samiu ngre zërin kundër politikës antishqiptare
dhe asimiluese të pushtuesve osmanë. Në kohën kur ndihmon grekët, serbët e bullgarët të çelin
48
shkolla të huaja në Shqipëri, vinte në dukje Samiu, qeveria turke “nuk le të hapet ndonjë shkollë
shqipe e të shkruhet ndonjë libër shqip”. Varfëria, paqeveria (administrimi i keq - shën. i aut.),
padituria, ishin, sipas Samiut, karakteristikat kryesore të sundimit osman në Shqipëri.
“Shqipëria ç'ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet” është një nga veprat madhore të Rilindjes,
manifesti politik e ideologjik i saj. U botua në Bukuresht më 1899, në prag të ngjarjeve të
mëdha do të çonin në fitoren e pavarësisë. Për këtë, shqiptarët duhet të ishin të përgatitur, të
kishin programin e luftës dhe të ndërtimit të shtetit të ri. Duke përgjithësuar përvojën e
gjeratëhershme të lëvizjes kombëtare, kjo vepër e plotësonte më së miri këtë mision. Siç tregon
titulli, vepra përbëhet nga tri pjesë.
Në pjesën e parë të veprës së tij madhore i kushtohet historisë së kaluar të Shqipërisë dhë
zhvillimeve politike, historike dhe arsimoro-pedadogjike. Qëllimi i autorit me këtë vepër është
vënia në dukje e faktit se populli shqiptar është nga popujt më të vjetër të Evropës, me një
gjuhë nga më të vjetrat e më të bukurat në botë, një popull i pajisur më tradita dhe me kulturë
të pasur, që ka të drejta të plota si çdo popull tjetër i botës dhe të jetojë e të zhvillohet si
vendet e tjera të zhvilluara dhe të qytetëruara. Sami Frashëri është ideatori që i takon brezit të
rilindasëve shqiptarë, i cili la gjurmë dhe dha një kontribut të çmuar në kulturën shqiptare, ai
mbronte me mish e me shpirt në veprën dhe në idetë e tij origjinën pellazgjike të popullit
shqiptar. Në vepër Sami Frashëri i jep një vend me rëndësi figurës së heroit tonë kombëtar
Skënderbeut dhe epokës së tij. Skënderbeun e cilëson si një burrë që i ka shokët e rrallë në
histori, kurse për epokën e tij shkruan se “është m’ë bukur e m’ë bekuar e gjithë kohërave për
vendin tënë„, se atëherë i gjithë kombi ishte i bashkuar dhe u nderua në gjithë botën. Kjo është
një nga synimet kryesore të veprës; të forcojë te shqiptarët ndërgjegjen dhe krenarinë
kombëtare.
Në pjesën e dytë të kësaj vepre ai jep nota tronditëse tablonë realiste të Shqipërisë pas
Tanzimatit. Si janë sot shqiptarët?„-pyet Samiu me shqetësim dhe tregon se gjendja e vendit
është e mjeruar nga çdo pikëpamje. Burimin e këtij mjerimi ai e sheh në rradhë të parë te
zgjedha e huaj, që e ka lënë vendin në varfëri, padituri, dhe errësirë. “Shqiptarët, - shkruan
49
Samiu, - janë robër të poshtuar (poshtëruar) e t’unjurë, të shkelur e të çpërnderë (turpëruar).
Kjo kohë dallohet edhe për ngjyrat gri që kishte dhe kontastin e herë pas hershëm, por autori
në veprën e tij e idealizon. Stili në vepër bëhet më tonë me të rrepta, vepra e patriotit cilësohet
nga revolta kundër shtypjes kombëtare dhe zgjedhjës së huaj.
Ata shqiptarë të veshur dikur me “roba të arta, e të farkëtuar me armët e argjendta të
trimërisë, shkruan Samiu, “Janë sot lakuriq, me një këmishë që s’ka ku ta zërë qeni. Vete edhe
zaptija e taksidari, e ngre shkopnë e i rreh duke thirrur: Pagoni! E ku të gjejë i ziu që të paguajë?
Atëherë shesin kanë, dhinë, ç’të kenë, edhe gjer në qeramidhet e shtëpisë….”…, pa lënë
mënjanë edhe analizën që Samiu u bën rreziqeve që i kanoseshin Shqipërisë. Ai si edhe
rilindësit e tjerë, mendonte se rreziku i parë Shqipërisë i vinte nga Perandoria Osmane, të cilën
Samiu e quante një të vdekur që duhej varrosur sa më parë. Sa më gjatë të mbetej lidhur
Shqipëria me këtë perandori të kalbur, aq më keq do të ishte. Shteti osman do të shembej së
shpejti dhe Shqipëria mund të groposej në gërmadhat e tij. Rreziku tjetër, mendon Samiu,
shqiptarëve u vinte prej lakmive të shovinistëve fqinjë, lakmi që i mbështetnin fuqitë
imperialiste. Kjo është gjë arrihet vetëm duke përsosur gjuhën shqipe, duke e kënduar, lexuar
dhe duke e future në shkolla dhe institucione shtetërore për mirëmbajtjen dhe përdorimin e saj
brez pas brezi. Shqipërisë dhe shqiptarëve i kanoseshin rreziqe të mëdha edhe prej grindjeve e
përçarjeve midis tyre, sidomos prej asaj fetare, sidomos prej padijes, pre mungesës së shkollave
shqipe. Këto faktorë i hapën shteg rrezikut të asimilimit të shqiptarëve prej të huajve.
Dhe pjesa e tretë e këtij libri fillon me pyetjen: “A mund të qëndrojë Shqipëria si është?
Përgjigjja është, jo. Në përgjithësi në këtë pjesë Samiu paraqet programin e lëvizjes për të
ardhmen e Shqipërisë. Nga analiza që u bëri rrethanave politike në fund të shekullit XIX, Sami
Frashëri arriti në përfundimin se rruga e vetme për të shpëtuar nga zgjedha osmane dhe nga
rreziku i copëtimit prej shteteve fqinje ishte që Shqipëria, duhej të shkëputej nga Turqia, para
se ajo të shembej dhe që shqiptarët të formomin shtetin e tyre të pavarur. Samiu ishte i
mendimit se kjo nuk arrihet me lutje, por me rrugën e luftës së armatosur. “Shqiptarët duhet t'i
marrin ato që duan me pahir, t'i kërkojnë me fjalë, po të kenë edhe pushkën plot”.
50
Samiu i cili shquhet për democrat dhe illuminist, parashtron një projekt të gjerë me ide të
përparuara për të ardhmen e Shqipërisë. Ishte kundër vendosjes së monarkisë si formë
qeverisje. Forma më e mirë që duhet të këtë Shqipëria sipas tij duhet të ishte republika
parmentare që do të kishte në krye një pleqësi. Kushtetuta e shtetit të ardhshëm shqiptar që
propozonte Samiu, përshkrohet nga fryma demokratike.
Shumë i guximshëm e i përparuar për kohën ishte projekti i Samiut për zhvillimin ekonomik,
arsimorë dhe shoqërorë të vendit. I kërkonte të ngrihej një industry kombëtare, të mëkëmbej
bujqësia, të zhvillohej komunikimi automobilistik dhe hekurudhor, të forcohej mbrojtja etj.
Vëmendje të veçantë Samiu i kushtonte zhvillimit të arsimit e të kulturës shqiptare. Si gjithë
rilindësit, ai kishte bindjen se ajo që u duhej më shumë shqiptarëve ishte dituria. Për përhapjen
e saj ai kërkonte një sistem arsimi të përgjithshëm e të detyrueshëm për të gjithë, djem e vajza.
Arsimin e donte në gjuhën amtare shqipe dhe shkolla të ishte laike, e shkëputur nga kisha e
xhamia, një shkollë që të shërbente si vatër diturie dhe atdhetarizmi.
Samiu ëndërronte Shqipërinë me shkolla të të gjitha kategorive, me universitet
("gjithëmësime„ siç e quante ai), me akademi të shkencave, muzeume e biblioteka.
Siç shihet, në veprën “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhetë”, gjeti shprehje mendimi
shqiptar më i përparuar politiko-shoqëror i kohës. Me këtë vepër Samiu u bë ideologu më i
shquar i lëvizjes kombëtare shqiptare. Vepra e tij është një traktat politiko-shoqëror, megjithatë
ajo ka vlera të mëdha stilistike, një gjuhë e gjallë, e shprehëse. Stili i shkrimit të tij është i gjallë
e plot jetë, por herë polemist, herë fshikullues e herë me patos thirrës e mobilizues. “O burrani
o shqiptarë! Zihuni me të dy duart në besë, në lidhje e në bashkim, se kjo do t’ju shpëtojë!”.
Fraza e Samiut është e qartë, me mjete gjuhësore plot ngarkesë emocionale. Mbasi ka
parashtruar krejt programin e tij, ja si e mbyll veprën; “Ja qëllimi ynë! Ja puna jonë e
shenjtëruarë! Ja besa jonë! Në mes të shqiptarëve të vërtetë s'ka ndonjë ndarje, ndonjë çarje,
ndonjë ndryshim! Janë të tërë vëllezër, të gjithë një trup, një mendje, një qëllim një besë!”. Kjo
vepër solli një ndihmesë të madhe për pasurimin e gjuhës letrare shqipe.
51
BIBLIOGRAFIA:
Ajeti Idriz & Lafe Emil, Njëzet e pesë vjet nga kongresi i Drejshkrimit, në: “Studime filologjike”,
nr. 12, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë, 1998.
Dodi, A, Fonetika dhe fonologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2004.
Duro, Agron, Njohja e gjuhës letrare…., në: “Gjuha Shqipe”, nr. 2, Prishtinë, 2013.
Fjalor drejtshkrimor i gjuhës shqipe, Tiranë, 1975.
Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë, 1980.
Fjalor i gjuhës shqipe, Tiranë, 2006.
Fjalor i shqipes së sotme, Tiranë, 1984/2002.
Fjalor sinomik i gjuhës shqipe, Tiranë, 2004.
Frashëri Kristo, Dy standarde na çojnë në dy kombe, si serbët e kroatët, në: “Gjuha Shqipe”, nr.
2, Prishtinë, 2014.
Frashëri, Sami, Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhetë, Libri shkollor, Prishtinë, 1999.
Gjuha letrare për të gjithë, Tiranë.
Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Tiranë.
Historia e letërsisë së vjetër shqipe, Tiranë, 1983.
Jani, Thomai, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, Tiranë, 1999, 2010.
Kapllani, Kujtim, Këshilli ndërakademik mund të na çojë në dy trajta të shqipes, në: “Gjuha
Shqipe”, nr. 2, Prishtinë, 2014.
Lloshi Xhevat & Lafe Emil, Memisha, Valter, Gjuha shqipe dhe gjuhësia sot: dukuri e sfida, në
çështja shqiptare para dhe pas shpalljes së pavarësisë, Seminari VI Ndërkombëtar i
Albanologjisë, Universiteti Shtetëror i Tetovës, Tetovë, 2012.
Murati, Qemal,“Gjuha amtare” si “gjuhë e amtë?, në: “Gjuha Shqipe”, nr. 3, Prishtinë, 2013.
Samara, Mico, Historia e gjuhës letrare shqipe, shblu, Tiranë, 2000.
Vata, Rovena, Figurshmëria gjuhësore në poezinë e Naim Frashërit, në Poeteka, revistë e
poezisë dhe e kulturës poetike, nr. 18, verë, 2011.
Xhevat Lloshi & Emil Lafe, Shteti shqiptar dhe zhvillimi i gjuhës letrare shqipe, në: Gjuha Shqipe,
nr. 2, Prishtinë, 2013.