UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI”...Mirëpo pa ndonjë planifikim paraprak, të drejtë...

38
1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: FILLOR PUNIM DIPLOME KONCEPTI PEDAGOGJIK I ORGANIZIMIT TË FORMËS SË PUNËS NË GRUPE PËR FËMIJË NË INTITUCIONET PARASHKOLLORE Mentori: Kandidatja: Prof.Ass.Dr.Shefqet Mulliqi Ermire Imami Gjakovë, 2019

Transcript of UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI”...Mirëpo pa ndonjë planifikim paraprak, të drejtë...

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI: FILLOR

PUNIM DIPLOME

KONCEPTI PEDAGOGJIK I ORGANIZIMIT TË FORMËS SË PUNËS NË GRUPEPËR FËMIJË NË INTITUCIONET PARASHKOLLORE

Mentori: Kandidatja:Prof.Ass.Dr.Shefqet Mulliqi Ermire Imami

Gjakovë, 2019

2

Ky punim diplome u mbrojt me ___\___\____ para komisionit vlerësues në përbërje

1.__________________ Udhëheqësi kryesor2.__________________ Kryesor3.__________________ Anëtar

Nënshkrimet e anëtarëve të Komisionit Vlerësues

1.___________________2.___________________3.___________________

Komisioni Vlerësues e vlerësoi punimin me notën ____________ (_______)

3

Mirënjohje

Unë sot bashkë me ju po arrij një nga sukseset më të rëndësishme dhe më të dëshiruar në jetën

time.

Ky punim i diplomës nuk mund të realizohej pa ndihmën e pakursyer, pa këshillat e vlefshme

akademike dhe pa mbështetjen e plotë të profesorit të nderuar dhe mentorit tim

Prof.Ass.Dr.Shefqet Mulliqi prandaj e falënderojë profesorin për sugjerimet e dhëna dhe

inkurajimin gjatë gjithë temës.

Falënderoj gjithë stafin pedagogjik të Fakultetit të Edukimit “ Fehmi Agani “ që më dhanë

njohuri gjatë këtyre katër viteve të studimit.

Një mirënjohje e veçantë shkon edhe për familjen time që më kanë përkrahur në të gjitha

aspektet dhe kanë qenë për mua një frymëzim i pashtershëm për punë në këtë rrugëtim shkencor

sa të bukur aq edhe sfidues.

Pafundësisht mirënjohëse

4

Përmbajtja

MIRËNJOHJE............................................................................................................................................I

ABSTRAKT................................................................................................................................................II

LEKTYRIMI........................................................................................................................................... III

HYRJE.......................................................................................................................................................IV

Kapitulli I.................................................................................................................................................. 11

1.1 Metodologjia e punimit të temes.......................................................................................................11

1.2 Karakteristikat e punës në grup........................................................................................................11

1.3 Të mësuarit bashkpunues në grup .................................................................................................11

Kapitulli II................................................................................................................................................ 13

2.1 Format e punës edukativo - arsimore ................................................................................................15

2.2 Organizimi i grupeve në klasë ..........................................................................................................17

2.3 Organizimi i rrethit në klasë..........................................................................................................17

2.4 Strukturat e grupeve ......................................................................................................................18

2.5 Strukturimi i grupit në formë të karoselit..........................................................................................18

2.5 Struktura e grupit në formë të topit të bores .....................................................................................19

2.6 Grupimi në formën zigzake...............................................................................................................19

2.7 Grupimi i fëmijëve në formë ylberi ..................................................................................................19

2.8 Grupimi në formë të akuariumit........................................................................................................20

2.9 VLERËSIMI I PËRPARIMIT NË GRUP ........................................................................................20

Kapitulli III................................................................................................................................................ 22

3.2 Përshkrimi i diskutimit me në qendër fëmijën ..................................................................................22

3.3 Diskutimi me gjithë klasën ...........................................................................................................23

3.4 Diskutimi për zgjidhjen e problemit .............................................................................................23

3.5 Teknikat e punës në grupe ................................................................................................................23

3.6 Loja me role ......................................................................................................................................24

3.7 Forma e kubëzës ...............................................................................................................................25

5

3.8 Aplikimi I punës në grupe të vogla parashkollore ............................................................................26

3.9 Roli I edukatores gjatë punës në grupe .............................................................................................28

4 Përfundimi.............................................................................................................................................. 32

Rekomandimet .......................................................................................................................................... 33

LITERATURA.......................................................................................................................................... 34

6

Abstrakt

Fëmijët janë një botë e veçantë dhe të punosh me ta nuk është e lehtë, sidomos kur është në

pyetje edukimi i tyre. Por është shumë me rëndësi që mënyra e edukimit dhe arsimimit të jetë i

shumëllojshëm dhe i pranueshëm për fëmijë. Prandaj në këtë punim do të përpiqemi të

shtjellojmë format dhe metodat e punës me fëmijë, në veçanti për formën e punës grupore me

fëmijët e moshës parashkollore.

Është dëshmuar se puna bashkëpunuese në grup mundëson që fëmijët të paraqesin me lehtësi

aftësitë, shkathtësitë dhe perceptimet e tyre individuale para të tjerëve. Prandaj njëra prej

formave mësimore më te pranueshme për fëmijët është forma grupore, e cila është një formë

mjaft efektive mësimore që aplikohet në dekadat e fundit.

Kjo formë është mjaft motivuese për fëmijë jo vetëm të moshës parashkollore por edhe të nivelit

fillor, sepse nxit të mësuarit aktiv, zhvillon të menduarit kritik të fëmijët dhe zhvillon aftësitë e

tij komunikuese dhe aftësitë tjera të vendim-marrjes.

Mirëpo pa ndonjë planifikim paraprak, të drejtë dhe të kujdesshëm, puna në grup do të bëhet

mjaft e vështirë, bile edhe mund të jetë pengesë për fëmijët dhe edukatorët në realizimin e

kuptimit të mësimeve.

Ndryshe puna në grupe ju mundëson fëmijëve që të mësojnë, komunikojnë dhe bashkëpunojnë

me të tjerët, të punojnë me shokët dhe shoqet e tyre, të punojnë me rrethin e tyre, me prindërit

dhe anëtarët tjerë të familjes. Mësimi në grup i mundëson fëmijëve që duke punuar me shokët

tjerë të grupit, të pajtohen me mendimet e tyre dhe ti pranojë ata si miq. Puna në grup mundëson

gjithashtu që fëmijët të njihen dhe bashkëpunojnë me shokë dhe shoqe që kanë prejardhje të

ndryshme, kultura të ndryshme dhe gjendje të ndryshme sociale.

Fjalët kyçe: Edukimi parashkollor, Puna në grupe.

7

Lektyrimi

Unë Flamur Rexhbogaj me profesion Lektor, nën përgjegjësi morale dhe materiale, me datë20.10.2019 jap këtë:

DEKLARATË

Më të cilën deklaroj se kam lekturuar temën e Bachelor-it me titull: Koncepti pedagogjik iorganizimit të formës së punës në grupe për fëmijë në institucionet parashkollore, të kandidatesErmire Imami

LEKTORE

Gjakovë, 20.10.2019 EMRI DHE MBIEMRI

Flamur Rexhbogaj

NËNSHKRIMI

___________

Nr i telefonit:049 627 383

8

HYRJE

Çdo edukator që punon në sistemin e arsimit parashkollorë sjellë një diversitet të caktuar të

shkathtësive dhe aftësive të tij gjatë punës me fëmijë të kësaj moshe. Është shumë e rëndësishme

që edukatorja e fëmijëve parashkollorë të reflektojë duke përdorë metodat e avancuara të punës

edukativo-arsimore. Kjo për shkak se përdorimi i metodave efikase në mësimdhënie ndikon në

rritjen e cilësisë, jo vetëm të parashkollorët, por edhe në të gjitha nivelet e arsimit.

Prandaj për tu siguruar se çdo fëmijë që vijon mësimet parashkollore do të jetë i suksesshëm dhe

do të përparojë, atëherë në shkollë duhet të zbatohen forma të ndryshme dhe sa më bashkëkohore

të mësimdhënies. Si forma më kryesore të mësimdhënies që aplikohen sot në procesin mësimor

janë : forma individuale , në dyshe ( në çifte ), forma grupore dhe forma frontale e punës.

Mirëpo procesi mësimor me fëmijë të moshës parashkollore është mjaft specifik, për shkak të

moshës shumë të re të fëmijëve dhe ndjeshmërisë që duhet të kemi në raport me këta fëmijë.

Prandaj në këtë punim jemi përpjekur që të analizojmë në aspektin shkencor punën në grupe me

fëmijë, posaçërisht me ata të moshës parashkollore.

Në kushtet e sotme të zhvillimit të vrullshëm të shoqërisë shqiptare dhe rritjes me ritme të

shpejta të informacionit , metodat tradicionale të mësimdhënies me në qendër mësuesin nuk

mund t’i përgjigjeshin më zhvillimeve të reja. Prandaj sot, në të gjitha ciklet e shkollimit, po

aplikohet mësimdhënia e re, e cila vendos në qendër të mësimit fëmijën, kurse mësuesi është

organizuesi i mësimit dhe udhëheqësi që udhëzon fëmijën për të kërkuar në mënyrë të pavarur

informacionin dhe zgjidhjen e çdo problem.

Mësimdhënia më në qendër fëmijën po zë një vend gjithmonë e më të gjerë, sepse i kushton më

tepër rëndësi mësimdhënies dhe mësim nxënies në bashkëveprim. Metodat e diskutimit dhe të

punës në grupe:

Mundësojnë pjesë marrje aktive të fëmijëve në procesin mësimor,

Mundësojnë bashkëpunim efektiv në mes të fëmijëve,

Nxisin të menduarit e tyre për zgjidhjen e problemeve në situate të caktuara,

Përmirësojnë cilësinë e rezultateve të punës së përbashkët,

Krijojnë klimë të punës me njëri tjetrin,

Zhvillon mendimin e përbashkët duke anashkaluar vendimet individuale etj.

9

Puna grupore ose puna në çifte është një metodologji e punës edukativo-arsimore e cila ka gjetur

një zbatim mjaft të gjerë në procesin e edukimit dhe nga kjo metodë fëmijët arrijnë përfitime të

mëdha. Përmes kësaj metode të punës grupore, fëmijët mësojnë gjëra të ndryshme nga fëmijët

tjerë si dhe nga njëri tjetri, në mes veti. Ata mësojnë të qartësojnë dhe të konsolidojnë idetë e

tyre,si dhe të gjenerojnë ide të reja përmes punës grupore. Fëmijët dëgjojnë idetë dhe mendimet e

tjerëve , duke qenë të ekspozuar ndaj perceptimeve të ndryshme, problemeve e situatave të

ndryshme.

Puna në grupe ju ndihmon fëmijëve që të zhvillojnë gjuhën e tyre të komunikimit dhe të

zhvillojnë aftësitë e shkathtësitë tjera të nevojshme. Kjo formë mësimore mund të jetë e

dobishme veçanërisht për kategorinë e fëmijëve të cilat janë më të tërhequr, më të strukur në vete

dhe të cilët përmes kësaj forme të mësimit mund të kyçen në komunikim dhe të bëhen pjesë e

punës së përbashkët edukative në klasë duke kontribuar në procesin mësimor.

Pjesëmarrja në grupe gjithashtu ju ndihmon fëmijëve që të zhvillojnë aftësitë e tyre personale

dhe sociale e kulturore. Kur fëmijët janë duke punuar në grupe, ata/ato janë duke bashkëpunuar

në mes veti. Të mësuarit bashkëpunues është një lloj i të mësuarit të përbashkët të fëmijëve, ku

grupet e fëmijëve punojnë së bashku për të zmadhuar njohuritë e tyre personale ose të

përbashkëta. Prandaj te mësimi bashkëpunues, zhvillimi i shkathtësive sociale është mjaft i

rëndësishëm për fëmijët.

Krijimi i grupeve i nënshtrohet rregullave të caktuara të strukturimit të tyre, ku çdo fëmijë në

grup i jepet roli i caktuar. Pra mund të thuhet se në mësimin e përbashkët, fëmijët punojnë në një

grup, përderisa në mësimin bashkëpunues ata punojnë si një grup. Përfitimet e mësimit

bashkëpunues mund të përmblidhen si në vijim:

Mësimi bashkëpunues ndihmon për të rritur suksesin e të gjithë fëmijëve në grup,

Ky lloj mësimi ndihmon fëmijët të ndërtojnë relacione pozitive në mes tyre, duke

krijuar një komunitet të mësuarit, ku diversitet i vlerave është për tu vlerësuar,

Ky i jep fëmijëve një eksperiencë të nevojshme për shëndetin e tyre social, psikologjik

dhe zhvillimin e procesit të njohjes përkatësisht të dijës (Johson dhe Holubec, 1994).

Mirëpo mësonjëtoret në Kosovë janë të mbipopulluara, prandaj duke qenë se ka shumë fëmijë,

në klasë duhet të formohen shumë grupe dhe mësuesi e ka të vështirë që t’i vëzhgoj me kujdes të

gjithë fëmijët që të japin kontributin e tyre në punën me grup, prandaj kjo metodë nuk ka gjetur

edhe aq aplikim të gjerë në nivelin e shkollave fillore dhe të mesme në vendin tonë.

10

Në anën tjetër, edukatorët parashkollorë pohojnë se metodën e punës me grupe e realizojnë në të

shumtën e kohës, sepse kjo është forma më e përshtatshme për punë me fëmijë të kësaj moshe.

Sigurisht që edukatorët e bëjnë një gjë të tillë edhe për shkakun se numri i fëmijëve nëpër

mësonjëtoret parashkollore nuk mund të kalojë numrin prej 20 fëmijëve.1

Duhet theksuar se në rrethet pedagogjike, gjithmonë është diskutuar për gjetjen e formave më të

avancuara të mësimdhënies në mënyrë që të arrihet një efekt më i lartë në mësimdhënie, duke

qenë se mësimdhënia është një proces që duhet të mendohet, analizohet dhe planifikohet drejt.

Metodat e diskutimit dhe të punës me grupe krijojnë një mjedis mësimor në të cilin mbështetet të

nxënit aktiv, prandaj ne në vazhdim do të analizojmë në tërësi këtë formë të punës me theks të

veçantë për fëmijët e institucioneve parashkollore.

Ndryshimet e vazhdueshme në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë, por edhe aplikimi

permanent i formës frontale të organizimit të punës mësimore, e cila tashmë është e demoduar

dhe nuk po sjellë rezultate në procesin mësimor, kanë imponuar ndryshime edhe në mënyrën e

organizimit të procesit të mësimdhënies, ndryshime këto të cilat e transformuan këtë proces nga

mësimdhënia tradicionale në mësimdhënie bashkëkohore që ka në qendër të vëmendjes nxënësin

përkatësisht fëmijën.

1 http://www.pdst.ie/sites/default/files/Group20Work.pdf

11

Kapitulli I

1.1 Metodologjia e punimit të temës

Për të realizuar si duhet këtë punim të diplomës unë kam përdorë literature bashkëkohore të

llojllojshme që ka të bëjë me format e mësimdhënies të cilën e kam siguruar edhe manualisht dhe

online përmes internetit. Ndërkohë kam grumbulluar material të ndryshme si dhe jam konsultuar

edhe me pedagogë, arsimtarë të ndryshëm të cilët kanë përvojë në fushën e edukimit dhe

aplikojnë formën grupore me fëmijët e tyre.

Në veçanti kam marrë këshilla të nevojshme nga disa pedagogë që punojnë me fëmijët

parashkollorë që punojnë në regjionin e Deçanit me rrethinë. Mendimet dhe sugjerimet e tyre i

kam studiuar me mjaft kujdes, duke i klasifikuar dhe nxjerrë përfundime të përshtatshme dhe të

nevojshme për këtë punim. Kam intervistuar edhe disa prindër, por edhe fëmijë për efektin e

kësaj metode në mësimdhënie dhe mësim nxënie.

Ndërkohë jam përpjekur të bëj edhe një trajtim të plotë teorik të çështjes, të cilin e kam përcjellë

me një analize të efekteve të formës grupore në rezultatin e mësimdhënies dhe mësim nxënies.

Kështu që për të parashtruar dhe realizuar drejtë këtë temë unë kam përdorur këto metoda

studimore: vëzhgimin në shkollë, diskutimin me stafin shkollorë, konsultime dhe biseda të lira me

protagonist të fushës.

1.2 Karakteristikat e punës në grup

1.3 Të mësuarit bashkëpunues në grup

Është vërtetuar se kjo formë e mësimit i jep mundësi fëmijëve dhe posaçërisht fëmijëve të

moshës parashkollore që të marrin pjesë aktive në procesin e mësimit dhe të bashkëpunojnë

shumë ngushtë me njëri tjetrin në arritjen e rezultateve të larta në mësim nxënie. Një ashtu kjo

formë e të mësuarit garanton që të gjithë fëmijët janë të barabartë dhe e ndjejnë veten të tillë

gjatë përdorimit të kësaj metode mësimore.

Duhet theksuar se forma e punës në grupe është një metodë mjaft aktive e procesit mësimor, ecila është mjaft provokues sidomos për fëmijët parashkollorë, sepse ajo nxit kureshtjen e tyre tëpërbashkët apo grupore në zgjidhjen e problemeve të ndryshme që parashtrohen nga

12

edukatori apo edukatorja. Bie pyetja se cilat janë ato aktivitete që nxiten tek fëmijët, atëherë

përgjigjja është kjo:

E para janë aktivitetet rutinë që nuk e angazhojnë tërë personalitetin e fëmijës por që

janë aktivitete mekanike apo biologjike të fëmijës të cilat nuk janë objektiva të parapara

por janë më shumë veprime praktike që përcillen me gjeste.

E dyta janë aktivitetet e kushtëzuara nga jashtë nga kushtet e mjedisit dhe nga prania e të

rriturve, siç janë edukatorët ose prindërit që janë organizatorë të procesit të edukimit të

tyre.

E treta janë aktivitetet autentike, të cilat përfshijnë të gjitha forcat e gjalla krijuese të

fëmijës e që ai i vë në zbatim për të përmirësuar formimin e tij, përkatësisht suksesin e

tij/saj në mësim.

Në këtë aspekt duhet të themi se bashkëpunimi është veprimi kryesor që duhet të promovohet te

fëmijët në kuadër të mësimit grupor. Fëmijët mund të bashkëpunojnë në çifte ose në grup

Mësimi në klasë do të jetë efektiv aq sa është efektiv bashkëpunimi në mes të mësuesit

(pedagogut) dhe fëmijët, përkatësisht fëmijës. Prandaj për të nxitur bashkëpunimin në mes të

fëmijëve, për shembull edukatorja duhet të jetë mjaft aktive në proces, të përdorë humorin e saj,

duhet të përdorë gjuhë të pastër dhe të jetë mjaft praktike, duke ju mundësuar fëmijëve që të

zgjedhin vetë mësimin apo veprimin edukativ që duan ta realizojnë. Mësuesi profesionist njeh të

gjithë fëmijët dhe mundohet t’u krijojë hapësira kohore për kontakte personale të gjithë fëmijëve

të tij.2

Çdo edukatore e cila punon me fëmijë parashkollorë, që në fillim të vitit kur merr përgjegjësinë e

edukimit të një grupi fëmijësh të kësaj kategorie, duhet të ju tregoj fëmijëve për rëndësinë dhe

për domosdoshmërinë e bashkëpunimit dhe të punës së tyre në grup me njëri tjetrin. Pra

bashkëpunimi është kriteri kryesor për suksesin e fëmijëve në shkollë. Ndihma që i japin fëmijët

njëri- tjetrit, po ashtu është një kriter i rëndësishëm për sukses. Prandaj karakteristikat bazë të “

të mësuarit “ në bashkëpunim grupor janë:

Krijohen makro grupe, apo grupe të vogla prej tre ose katër fëmijëve, në varësi nga

numri i përgjithshëm i fëmijëve në klasë.

2 Musai B, (1999) “ Psikologi Edukimi”, Tiranë Fq20

13

Fëmijët përqendrohen bashkërisht në kryerjen e detyrave të dhëna, ku secili prej fëmijëve

kontribuon në zgjidhjen e problemit, duke mësuar nga tjerët pjesën e panjohur të detyrës,

përkatësisht problemit.

Edukatorja kërkon bashkëpunim dhe komunikim të grupit në mes veti, duke kërkuar

njëkohësisht edhe përgjegjësi individuale për rezultatin që kërkohet të dihet.

Të mësuarit bashkëpunues rrit aftësitë drejtuese dhe sociale mësimore të fëmijëve dhe fëmijëve

në përgjithësi. Mësim nxënia bashkëpunuese ofron shumë përfitime të fëmijët: ajo përmirëson të

nxënit e njohurive dhe shprehitë sociale të fëmijëve; ndërsa te mësuesit ajo është një ndihmë në

drejtimin dhe udhëzimit dhe drejtimit të punës në klasë. Mësimi bashkëpunues rrit dukshëm

dëshirën, vullnetin dhe entuziazmin e fëmijëve për të mësuar dhe vendos s’mërin e tyre për të

arritur suksese në mësime.

Të gjithë edukatorët që aplikojnë metodën grupore të mësimit, duhet të jenë të vëmendshëm dhe

të ju japin më shumë kohë fëmijëve për të zgjidhë një problem, duke zvogëluar kështu stresin

dhe ngarkesën e tyre për të nxjerrë rezultat. Edukatorja duhet të këshillojë fëmijët që të jenë sa

më bashkëpunues, duke ndihmuar njëri-tjetrin në zgjidhjen e detyrës së parashtruar në grup dhe

njëkohësisht ( herë pas here) të kontrollojë përparimin e tyre nga puna grupore. Nga mësimi

bashkëpunues ka shumë përfitime disa prej të cilave janë këto:

Bashkëpunimi në grup përmirëson të kuptuarit e problemeve të ndryshme,

Rritë vetëbesimin te fëmijët dhe vetëvlerësimin e tyre,

Ritë përgjegjësinë e fëmijës,

Përforcon shprehitë sociale,

Nxitë vendimmarrjen e fëmijës,

Mundëson gjithë përfshirjen e fëmijëve,

Krijon një mjedis aktiv të punës mësimore dhe

Për qëndrohet në suksesin e secilit fëmijë veç e veç

Sipas profesorëve të mirënjohur amerikan në fushën e edukimit ( David W. Johnson dhe Roger

T.Johnson, nga Universiteti Minnesota),3 veçoritë kryesore të mësimit bashkëpunues në grup

janë:

Varshmëria pozitive,

3 http://www.co-operation.org/rogeranddavid

14

Komunikimi i drejtpërdrejtë,

Përgjegjësia individuale dhe

Zhvillimi i shprehive sociale

Mësimi tradicional ka treguar se konkurrenca në mes të fëmijëve është shumë e shprehur

nëpër klasa dhe kjo bën që disa fëmijë të ekspozohen më tepër e mandej tjerët mbesin prapa

dhe tërhiqen nga mësimi i drejtë për drejtë. Mirëpo në mësimin grupor, konkurrenca i nxit

më shumë fëmijët duke bërë që të reagojnë si grup e jo si individ. Varshmëria pozitive i

mëson fëmijë se jeta në shkollë për gjithë secili prej tyre përmirësohet shumë, kur të gjithë

korrin sukses dhe jo vetëm individi i caktuar.

Mësim nxënia bashkëpunuese ka treguar se fëmijët komunikojnë drejtë për drejtë duke

ndihmuar njëri-tjetrin me detyra për të mësuar, si dhe nxisin suksesin e njëri-tjetrit. Njësitë në

grupe të vogla i detyrojnë fëmijët të punojnë drejtë për drejtë me njëri-tjetrin, të këmbejmë

ide dhe mendime, të arrijnë mirëkuptim të përbashkët dhe të punojnë si një skuadër.

Tipar tjetër i të nxënit bashkëpunues është edhe përgjegjësia individuale, ku çdo fëmijë mban

përgjegjësi për progresin mësimor dhe kryerjen e detyrave të tij, me përjashtim të detyrave të

grupit, si një tërësi. Fëmija mban përgjegjësi për suksesin e vetë, bile edhe të grupit të tij

nëpërmjet notave të bazuara në arritje në lëndët mësimore, por edhe nëpërmjet vlerësimeve të

bëra nga vetë pedagogu, shokët dhe shoqet e klasës.

Mësim nxënia bashkëpunuese ju ofron fëmijëve mundësi për të zhvilluar shprehitë sociale

dhe vetitë tjera vetjake që nevojiten për të arritur suksese në shkollë dhe brenda komunitetit,

si janë: komunikimi efektiv, kuptimi dhe vlerësimi i të tjerëve, vendim marrja, zgjidhja e

problemeve, zgjidhja e konfliktit dhe kompromisi etj. Mësuesi është ai që shpjegon dhe vë në

përdorim në mënyrë aktive shprehitë sociale të fëmijëve.

15

Kapitulli II

2.1 Format e punës edukativo - arsimore

Ndonëse në përgjithësi procesi i mësimdhënësit zhvillohet duke përdorur sisteme, mjete dhe

metoda e teknika mësimore, atëherë për të sajuar dhe formësuar këtë proces përdoren dhe forma

të ndryshme të punës mësimore. Sipas kriterit të numrit të fëmijëve ose raporteve sociale janë të

njohura këto forma të punës mësimore:

1. forma frontale të punës mësimore ( të gjithë fëmijët)

2. forma në grupe e punës mësimore ( disa fëmijë)

3. forma dyshe ose tandemë e punës mësimore ( dy fëmijë)

4. forma individuale e punës mësimore ( një fëmijë)

Zbatimi i cilës do formë të punës mësimore krijon raporte të mirëfillta ndërmjet edukatores dhe

fëmijës, fëmijës me tjetër dhe fëmijës me detyrat e tij dhe aktivitetet mësimore. Prandaj çdo

formë ka organizimin e saj të brendshëm, dinamikën e zbatimit dhe ecurinë e punës së saj.

Me format e punës mësimore nënkuptojmë format e organizimit dhe të angazhimit të fëmijëve në

procesin e përvetësimit të diturive i cili duke qenë një proces operues dhe krijues kurorëzohet me

sukses nëse përmbajtja mësimore trajtohet si problem i formës së përshtatur kolektive të grupit

ose të klasës.

Përdorimi i metodave të përshtatshme pedagogjike dhe metodologjike ndikojnë në

mësimdhënien efektive dhe në të mësuarit efektiv. Disa njerëz mendojnë se “ nga mësimdhënia

tradicionale dhe shpjegimi pandërprerë , fëmijëve ju trashet koka ose disa fjeti në gjumë gjatë

mësimit duke mos shprehë kurrfarë interesimi për mësim”. Ndërkaq ka shumë ithtarë të kësaj

metode që thonë se kjo formë e mësimit është e pazëvendësueshme, duke thënë se avantazhet e

saj nuk mund të mohohen lehtë.

Metodat dhe teknikat e diskutimit dhe punës me grupe kanë rëndësi të veçantë dhe kanë për

qëllim që t’u mësojnë fëmijëve shprehitë e të nxënit afatgjatë, zhvillojnë të menduarit kritik,

ndikim të madh ka në mënyrën se si fëmijët përpunojnë informacionin, dhe si i zgjidhin

problemet me të tjerët.

Puna bashkëpunuese në grup është një metodë mjaft interesante e bashkëpunimit në mes tëfëmijëve, ku ata/ato duhet të punojnë dhe komunikojnë me njëri-tjetrin për të arritur një synim tëpërbashkët. Gjëja e pare që duhet të dijë një fëmijë parashkollorë kur bëhet fjalë për punën

16

bashkëpunuese në grup është njohja e mirë e gjuhës amtare dhe komunikimi i qartë. Nëse një

mesazh i dhënë nga edukatorja ose ndonjë pedagog tjetër së pari nuk kuptohet nga fëmija,

atëherë natyrisht se përgjigjja nuk mund të kthehet dhe detyra nuk mund të realizohet. Mirëpo

fëmija duhet të jetë në gjendje të komunikojë apo te dialog, gjithnjë derisa të kuptojë pyetjen dhe

ta ketë atë të qartë.

Njëri prej hapave më të rëndësishëm të procesit të punës mësimore në grup është edhe krijimi

ose ndërtimi i grupeve të punës. Kur edukatorja krijon grupet e fëmijëve, ajo duhet së pari të këtë

parasysh disa karakteristika: veçoritë e personalitetit të fëmijëve, shprehitë e tyre shoqërore,

nivelin e aftësive të tyre dhe interesin e vetë si edukatore.

Pra grupet formohen prej fëmijëve të niveleve të ndryshme, duke mos i bërë grupet vetëm me

fëmijë të mire në një anë dhe me fëmijë më të dobët në anën tjetër! Kombinimi më i mire i grupit

do të ishte përzierje e fëmijëve të dalluar me ata më pak të angazhuar.

Formimi i grupit mund të bazohet edhe në zgjedhjen e bërë nga vetë fëmijët duke marrë shokë

me të cilët atyre u pëlqejnë të punojnë ose të luajnë. Mirëpo duhet të kemi kujdes që pjesëmarrja

për një kohë të gjatë e fëmijëve në të njëjtin grup mund të krijojë problem. Prandaj nuk duhet të

lejojmë që grupet të jenë të njëjta për një kohë të gjatë, por duhet të bëjmë kombinimin e tyre të

kohë pas kobshëm.

Efikasiteti i grupeve mësimore të fëmijëve varet shumë jo nga numri i fëmijëve në grup, sa nga

cilësia e grupit. Dikur edhe shkenca bëhej nga shkencëtarë individual, mirëpo sot gjërat kanë

ndryshuar dhe çdo punë e madhe bëhet me bashkëpunim. Kjo duhet të ndodhë që nga bankat e

edukimit parashkollorë me fëmijët e kësaj shkolle, e deri te institucionet e larta të arsimit,

kolegjet dhe korporatat të cilat faktikisht aplikojnë bashkëpunimin grupor për të arritur rezultatet

e nevojshme në punë. Edukimi në grup zhvillon disa aftësi të fëmijët siç janë:

Aftësia për të planifikuar detyrën,

Aftësia kërkimore për gjetjen e zgjidhjes,

Aftësia për gjetjen e materialeve të përshtatshme për punë,

Aftësia për të mbajte mend ose për të marrë shënim zgjidhjen e problemit,

Aftësia për të raportuar rezultatin para edukatores ose pedagogut, etj

Nëse me formën e punës në grup kemi zhvilluar së paku një pjesë të këtyre aftësive, atëherë

themi se kemi arritur qëllimin e mësimdhënies por edhe të mësim nxënies. Për nivelin e edukimit

parashkollorë zhvillimi i aftësisë së parë dhe të tretë është posaçërisht mjaft i rëndësishëm.

17

2.2 Organizimi i grupeve në klasë

Krijimi i grupeve në klasë ka një rëndësi të veçantë kur bëhet fjalë për organizimin e tyre në

aspektin numerik dhe përmbajtës. Kështu dy profesorë të mirënjohur në fushën kërkimore të

edukimit, ( Maurice Galton 1980 dhe Neville Bennett 1976), kanë evidentuar se: “ Nëse krijohen

grupe prej katër fëmijë, dhe atyre u jepet një punë që kërkon bashkëpunimin e të gjithëve, por ata

nuk koordinohen mire me njëri-tjetrin për shkak se në grup ka fëmijë që kontribuojnë pak ose

aspak në punën e grupit, atëherë grupi nuk do të funksionojë dhe fëmijët nuk mund të kryejnë

detyrën e tyre”.

Për këtë arsye edukatoret duhet të angazhohen në organizimin e duhur të grupit dhe të sigurohen

mirë që kanë bërë një ndarje të drejtë të grupeve me fëmijë. Grupet duhet të angazhohen dhe

krijohen në mënyrë të alternuar dhe grupi duhet të ketë fëmijë me aftësi të ndryshme e jo të

grupohen të mirët në një grup dhe të dobëtin në një grup tjetër.

Përveç kësaj organizimi dhe ndarja e grupeve ka të bëjë jo vetëm me ndarjen e fëmijëve por edhe

të vendosjes së duhur të bankave në klasë. Klasa duhet të jetë e organizuar në mënyrë të

këndshme, bankat e rregulluara me një simetri të mire dhe mundësisht jo përherë të njejë, ashtu

që fëmijët të jenë kureshtarë me mënyrën e strukturimit të tyre dhe të kënaqen se po punojnë më

një ambient të tillë.

Bankat nuk duhet të renditen si përherë në mënyrë tradicionale, por ato shpesh mund të jenë të

shformuara, në formë harku, në formë rrethi,në formë katrori, apo forma tjera të vendosjes së

fëmijëve përballë njëri-tjetrit.

2.3 Organizimi i rrethit në klasë

Me ketë mënyrë organizimi edukatorja i vendos fëmijët në formë rrethi, fëmijët duhet të shohin

njëri-tjetrin në sy kur bisedojnë me njëri tjetrin. Gjatë këtij organizimi, fëmijët mund të bisedojnë

me njëri-tjetrin , të dëgjojnë se si flasin dhe përgjigjen shokët dhe shoqet e tyre si dhe të kenë

kontakt sy me sy me njëri-tjetrin4

Ndërkohë roli i edukatores në këtë mes është i rëndësishëm në dhënien e obligimeve, por që ajo e

ka më të lehtë të jap sqarimet e duhura për punën e tyre, sepse të gjithë janë në grup dhe e kanë

4 http://www.educationengland.org.uk/documents/plowden/plowdenore-05.html

18

objektivin e shqyrtimit para vetes. Nëse ndonjë fëmijë e ka të vështirë të kuptojë diçka ajo bën

sqarimet e nevojshme, por nuk ngutet në kërkimin e përgjigjes duke i thënë grupit të mendohet

se përgjigjen do ta kërkojë më vonë.

Pra që fëmijët të mësohen të punojnë lehtësisht në rreth, edukatorja duhet të krijojë shpesh here

aktivitete në rreth. Ka fëmijë të cilët rrinë të tërhequr dhe nuk duan të futen në rreth, mirëpo

edukatorja here pas here duhet t’i ftojë ata që t’i nxisë që të futen në rreth. Sidoqoftë me kalimin

e kohës fëmijët e tillë fillojnë të futen në rreth dhe të bashkëpunojnë me grupin e tyre.

2.4 Strukturat e grupeve

Përveç organizimit të grupeve, hapi tjetër që duhet të ndërmarrë një edukatore parashkollore

është që të bëjë strukturimin e grupit të fëmijëve. Edukatoret parashkollore së pari duhet të kenë

parasysh se çfarë grupesh duan të krijojnë? Ato grupe duhet të jenë të vogla, të mesme apo grupe

të mëdha, si dhe çfarë strukture do të kenë këto grupe.

Struktura e grupeve të vogla përbëhet: nga karoseli, nga topat e bores, nga grupet zigzage, nga

grupet në formë të ylberit, katre apo në formë akuariumi.

2.5 Strukturimi i grupit në formë të karoselit

Sipas kësaj strukture, klasa organizohet në dy rrathë që qëndrojnë përballë njëri-tjetrit. Këtë lloj

grupimi disa pedagogë e quajnë “Valle fshati”,sepse ndërthurë 2 natyra të ndryshme të rrathëve.

Fëmijët organizohen ashtu që renditen në çifte dhe u kërkohet që të thërrasin njëri-tjetrin me

iniciale apo emra të personazheve me kartolina, për shembull Arbër Berisha me inicialet (AB).

Së pari sigurohen karrige të mjaftueshme për të krijuar grupin në formë karroseli dhe mandej

krijohen dy rrathë me karrige përballë njëri-tjetrit, pra partneret në çifte vendosën përballë njëri-

tjetrit duke u parë në sy. Fëmijët duhet të flasin më radhë për një çështje të caktuar, përkatësisht

për një pyetje të bërë nga edukatorja. Për shembull: të gjithë fëmijët – A të flasin me radhë

ndërkohë që fëmijët- B vazhdojnë të dëgjojnë, mandej ndodhë e kundërta, fëmijët – B flasin

kurse fëmijët - A dëgjojnë dhe kështu ndryshojnë rolet. Mandej fëmijët e njërit rreth renditen në

drejtimin e akrepave të orës duke krijuar vazhdimisht çifte të reja, por gjithnjë duke

19

bashkëpunuar në grup dhe kështu “ grupi korroselë ” funksionon duke shkëmbyer mendimet

brenda grupit përmes çifteve dyshe.

2.6 Struktura e grupit në formë të topit të bores

Ka një analogji në mes të krijimit të topave të bores dhe krijimit të këtyre grupeve. Kjo kalon

nepër tri faza. Në fillim fëmijët krijojnë çiftet me nga dy veta dhe bashkëbisedojnë me njëri-

tjetrin. Pastaj krijohen grupe të përbëra me nga katër (4) veta dhe pasi kanë konsumuar mendimet

duke i shprehur mendimet e tyre mbi një temë të caktuar, më pas formohet grupi përfundimtar

me tetë (8) veta dhe kështu vazhdohet me punë për të arritur një qëllim të caktuar.

2.7 Grupimi në formën zigzage

Struktura e këtij grupi ka formën e një kuisi zigzag. Fëmijët ndahen në grupe dhe secili prej tyre

shikohet si një pjesë e kuisi. Vendosen nga katër ose pesë fëmijë në secilin grup, që do të thotë

nga pesë deri në shtatë grupe në secilën klasë. Kjo formë e strukturimit të klasës është e

përshtatshme më shumë për fëmijët e klasave të ulëta fillore, sidomos kur mësohet histori,

gjeografi, edukatë qytetare etj. Mirëpo kjo formë e grupimit nuk është shumë e përshtatshme për

fëmijët parashkollorë.

2.8 Grupimi i fëmijëve në formë ylberi

Fillimisht formohet grupi në formën e ylberit, ku edukatorja formon grupe të vogla të përbëra me

katër apo pesë fëmijë dhe në fillim fëmijët punojnë me grupe të veçanta. Secilin grup edukatorja

e emërton me emër të ngjyrave të ylberit (e kuqe, portokalli, e verdhë, jeshile, blu, manushaqe,

dhe vjollce), e më pas fëmijëve u kërkohet që të formojnë grupe të reja.

Nëse klasa ka pak fëmijë, merren ngjyrat më kryesore të ylberit, ndërsa nëse ka më shumë fëmijë

atëherë krijohen maksimumi shtatë grupe, aq sa ka ngjyra ylberi, apo edhe më shumë. Fëmijëve

duhet të ju japim kohë të mjaftueshme që të përgatiten për krijim e grupit.

20

2.9 Grupimi në formë të akuariumit

Grupimi në këtë formë është një strukturë e cila i ndihmon fëmijët që të punojnë në grupe të

mëdha. Në fillim fëmijët organizohen në çifte dhe u kërkohet atyre që të diskutojnë pikëpamjet e

tyre mbi një temë. Kjo është një formë e re grupore e cila rrallë aplikohet nëpër institucionet tona

për shkak të mungesës së trajnimit të stafit pedagogjik dhe edukatorëve të nivele të ndryshme.

2.10 Vlerësimi i përparimit në grup

Puna më e vështirë e procesit të mësimdhënies është vlerësimi i fëmijëve. Ky është një proces sa

i ndërlikuar aq edhe i rëndë. Mirëpo kur kemi të bëjmë me fëmijë parashkollorë puna është më e

lehtë, sepse vlerësimi i punës së fëmijës bëhet nga angazhimi i tij në grup dhe në përgjithësi në

shkollë. Sidomos gjatë punës grupore nuk është vështirë të kuptojmë se kush po angazhohet më

shumë e kush më pak, cili fëmijë ka arritur rezultat më të lartë e cili më të ultë.

Në punën me grup edukatorja jep vlerësime në përgjithësi të punës së grupit dhe të kontributit të

gjithsecilit, jep vlerësime për mënyrën e bashkëpunimit me grupin, për mënyrën e punimit të

detyrës, si dhe për mënyrën e prezantimit të vizatimeve apo detyrave tjera të kryera nga fëmija.

Mirëpo një edukatore parashkollore pa përgatitje të nevojshme për mësim në grup do të bënte një

humbje kohe por jo një mësim dhe mësimdhënie cilësore.

Fëmija ka nevojë të vlerësohet e të respektohet dhe kurrsesi të mos e rëndojmë me qortime dhe

vërejtje të shpeshta. Psikologu i njohur Abraham Maslow5 thotë se : “ pos tjerash fëmija ka

nevojë për vlerësim dhe respekt”. Këto nevoja janë të pranishme në çdo fazë të moshës së

fëmijëve. Edhe kur flasim për fëmijët e moshave më të rritura, duhet të shohim fëmijën përtej

notes dhe jo ta bëjmë atë rob të notës, duke u munduar të japim vlerësim të ultë.

Nëse edukatorja ka vendosë që të bëjë një vlerësim të punës dhe angazhimeve të fëmijës gjatë

punës së tyre grupore, atëherë duhet të ju shpjegojë fëmijëve se pse ajo ka bërë një vlerësim të

tillë duke i këshilluar fëmijët për mundësinë e përmirësimit të gabimeve të bëra prej tyre. Pra

5 https://en.wikipedia.org/wiki/Abraham_Maslow

21

vlerësim i grupit nga edukatorja bëhet përmes për formances së përgjithshme të grupit dhe

përbëhet prej disa komponentëve:

Për formanca e grupit

Cilësia e mendimeve dhe përgjigjeve të grupit

Puna përfundimtare e grupit

Vlerësimi i punës së fëmijëve në grup bëhet duke u bazuar në rezultatin e tyre dhe në dallimin e

punës që kanë bërë grupet brenda klasës. Pra dallimi i grupeve më të suksesshme në bazë të

rezultatit të treguar nga fëmijët është një vlerësim real i punës së fëmijëve në klasë edhe pse kjo

punë shpesh është e vështirë për edukatoren e cila zihet ngushtë se cilin grup ta shpallë më të

mire.

Shumë edukatorë e pranojnë shpesh se gabojnë në vlerësimin e drejtë të punës së fëmijëve,

prandaj ne themi se në asnjë nivel të shkollimit nuk ka ndonjë vlerësim të saktë siç thotë populli

“ të prerë me thikë “. Pra është mendimi jonë se edukatoret duhet të jenë të kujdesshme në

vlerësimin e punës së fëmijëve dhe në dallimin e punës së tyre në grupe. Edukatoret duhet të

kenë një regjistër apo një fletore vlerësimi ku vendosen rezultatet e arritjeve të fëmijëve veç e

veç ose të fëmijëve sipas grupeve.

Sidoqoftë vlerësimi duke bërë dallimin e rezultateve të fëmijëve përveç vështirësive dhe të

metave, i ka edhe përparësitë e saj që janë:

Fëmijët ndjehen njësoj gjatë punës edukative,

Nuk ka tallje dhe ofendime mes fëmijëve për vlerësimin e tyre,

Sigurohet ndihma për fëmijët që marrin pike më pak,

Fëmijët ndihen të përkrahur dhe të vlerësuar nga grupi,

Suksesi ose dështimi i grupit pranohen si të përbashkëta, etj.

Pra mësimi bashkëpunues në grup është mjaft i rëndësishëm për fëmijët parashkollorë duke

kultivuar kështu shumë vlera pozitive te fëmijët që mund të përdoren edhe në jetën e përditshme,

siç janë: qëndrimet, vlerat, sjelljet sociale, integrimi etj.

22

Kapitulli III

3.1 Forma e punës grupore

Mësimi në grup është një mësim nxënie që bëhet nga disa persona të cilët janë të lidhur në mes

veti emocionalisht apo në mënyrë shoqërore dhe të cilët janë të angazhuar që bashkërisht të

zgjidhin disa probleme të thjeshta apo komplekse në grup ku çdo njëri mëson në mënyrë

autonome apo nga të tjerët.

Pra mësimi grupor ka përparësinë e vetë sepse në vend se të fokusohet në atë që di vetëm një

individ, krijon në qëllim tjetër që bazohet në njohuritë kolektive të grupit i cili përpiqet të krijojë

ide të përbashkëta për koncepte të caktuara6. Në vazhdim po japim tri forma më kryesore të

punës në grup:

3.2 Përshkrimi i diskutimit me në qendër fëmijën

Shumë edukatorë në klasë përdorin mënyra të ndryshme të diskutimit me fëmijë. Zakonisht është

edukatori ai që është në qendër të diskutimeve që zhvillohen gjatë mësimdhënies.

Pra gjatë mësimit në grup, edukatori bën pyetjet dhe fëmijët përgjigjen. Edukatori mund të ju

drejtohet fëmijëve, ndërkohë që ai vazhdon të mbetet në qendër të diskutimit. Ndërsa në

diskutimin me në qendër fëmijët, janë fëmijët ata që drejtojnë diskutimin. Një fëmijë merr rolin e

udhëheqësit, i cili udhëheq grupin e diskutimit por diskutimi më pas rrjedhë nga njëri fëmijë te

tjetri. Në këtë metodë, edukatori është vetëm një vëzhgues. Gjatë diskutimit të fëmijëve në

grupet e klasës, grupet e formuara duhet të kenë maksimumi prej 4 deri në 6 fëmijë.

Atmosfera e diskutimit aty ku në qendër është fëmija duhet të jetë një ambient ku mbizotëron

fjala e lire, ku fëmijët shprehin lirshëm mendimet e tyre pa frikë, pa tension etj. Klasa duhet të

jetë një vend miqësor, por edhe edukatori i këndshëm dhe i ëmbël prej goje. Kushti më i

rëndësishëm për zhvillimin e mësimit cilësor në grup është mjedisi në klasë, i cili po ashtu duhet

të jetë i ngrohtë.7 https://www.makinglearningvisibleresources.org/definition_of_a_learning_group.pdf

6 https://www.makinglearningvisibleresources.org/definition_of_a_learning_group.pdf

23

Përfitimet e fëmijës nga pjesëmarrja në bisedën grupore, mund të jetë mjaft e madhe ngase

fëmija aty zhvillon aftësitë për të folur dhe për të komunikuar lirshëm, pa emocione dhe pa frikë

me pjesëtarët e grupit dhe të tjerë.

3.3 Diskutimi me gjithë klasën

Përdorimi i kësaj metode i ndihmon edukatorit që të zbulojë se cilat janë qëndrimet e fëmijëve

për çështjen që diskutohet. Diskutimet janë gjithashtu një mundësi për të dëgjuar dhe folur me

radhë me të gjithë fëmijët, duke diskutuar për shqetësimet e tyre, dëshirat e tyre dhe për synimet

e tyre kur të rriten.8

3.4 Diskutimi për zgjidhjen e problemit

Diskutimi problem zgjidhës ka për synim që të nxisë të menduarit e fëmijëve dhe për të krijuar

përgjigje për problemet që kërkojnë zgjidhje. Në këtë metodë procedurat që do të ndiqen janë të

njëjta me ato që ndiqen për zhvillimin e llojeve të tjera të diskutimit. Nëpërmjet kësaj metode

mësuesi i inkurajon fëmijët që të mendojnë, të gjykojnë dhe të flasin në mënyrë të lirshme.

3.5 Teknikat e punës në grupe

Mësimi dhe edukimi i fëmijëve është një proces i vështirë, për disa edhe i pamundur, mirëpo për

edukatorët e motivuar për punë kjo është një rutinë e përditshme. Sidoqoftë nganjëherë as

edukatorët më të mire nuk dine se cilat janë metodat dhe teknikat më të mira për të mësuar

fëmijët. Pra e rëndësishme është se si një edukatore i qaset mësimit të një fëmije ? Për shembull

a do ti qaseni mësimit të fëmijës për ti lidhë këpucët njësoj si mësimit për të ditur tabelën e

shumëzimit? Besoj se jo njësoj!

Lajm i mire është se ka disa metoda dhe teknika se si ne mund ti qasemi të mësuarit të një

fëmije, sidomos kur është në moshën parashkollore. Duke qenë se fëmijët janë të gjithanshëm

atëherë para se të filloni përdorimin e një teknike të caktuar, atëherë shikoni së pari cila teknikë i

8 QTKA, Teknika dhe metoda të të mësuarit me në qendër fëmijën, Mësimdhënia me në qendër fëmijën, Tiranë.Dhejetor, 2005, Fq 32

24

përshtatet më shumë atyre fëmijëve dhe nga cila teknikë ata mund të mësojnë më shumë , e

mandej filloni punën me fëmijë, Nëse fëmijët i arrijnë të kuptojnë teknikat tuaja, atëherë do të

shihni se sa shpejtë do ta përvetësojnë atë dhe normalisht që suksesi do të jetë i garantuar. Disa

nga teknikat më kryesore për fëmijët parashkollorë janë këto:

3.6 Loja me role

Kjo lojë është një teknikë që kërkon ndërveprimin e dy a më shumë fëmijëve në klasë për

dramatizimin e një situate të planifikuar, pra me këtë rast fëmijët ndërveprojnë në grup.

Procedurat për realizimin e kësaj teknike lidhen me kuptimin e situatës së lojës, përcaktimin e

roleve, ndarjen e fëmijëve në role të caktuara, të mësuarit e roleve nga secili fëmijë dhe luajtja e

rolit prej tyre.

Loja e fëmijëve është një lloj i të mësuarit, përmes lojës fëmijët bëhen më të zhdërvjelltë, më të

aftë, më të zotë, më të shëndoshë etj. Në kopshte parashkollore dhe nëpër shkolla loja mund të

jetë:

Vrapim në oborrin e shkollës,

Lojë me lodra mbi tavolinë,

Imitimi i babait dhe i nënës,

Përfshirja në lojëra me të rriturit,

Loja me hipje mbi kalë etj.

Janë bërë përpjekje për të përcaktuar tipat e sjelljes së fëmijëve në lojë. Për shembull Plazhe

bënte dallimin ndërmjet lojës praktike, që përfshinë përsëritjen e veprimeve derisa ato të

zotërohen plotësisht dhe lojërave me rregulla. Plazhe argumentonte se fëmijët do të zhvillojnë

aftësinë e përvetësimit të aftësisë për punë dhe jetë përmes sjelljes në lojë.

Loja është më të vërtetë puna e fëmijës, mjeti me anë të cilit ai rritet dhe zhvillohet. Loja aktive

mund të shihet si shenjë e shëndetit mendor dhe mungesa e saj mund të shihet si defekt i lindur

ose si sëmundje mendore. Është vërtetuar se loja ndihmon në:

Zhvillimin fizik të fëmijëve,

Shëndetin mendor të fëmijëve,

Zhvillimin intelektual të tyre

Loja me role ka si synim të krijojë rrethana dhe ngjarja të drejtpërdrejta që ndihmojnë të

kuptuarit e situatës dhe inkurajon frymëzimin e fëmijëve. Loja me rola është veprimtari që

25

përfshinë punën në çift ose në grup e më të gjerë, e cila krijon situate të gëzueshme për fëmijët

gjatë procesit të mësuarit.

Roli i teknikës së lojës me role përdoret për nxitjen e sjelljeve dhe reagimeve të përfituara në

jetën e vërtetë. Rolet realizohen nga dy ose më tepër fëmijë. Edukatorja duhet të kontrollojë

veprimet e fëmijëve në situate skenike dhe të ndërhyjë për të lehtësuar veprimin kur shikon

ngadalësimin e procesit.

Loja me rola shfrytëzon edhe teknika të tjera si : vet prezantimi, monologu , kthimi i roleve etj.

Loja me role mund të jetë e dobishme për fëmijët parashkollorë, sidomos për të aktivizuar

fëmijët, për të thelluar kuptimin e situatave sociale, për t’i përgatitur fëmijët për situate reale etj.

Sidoqoftë loja e roleve ka edhe një serë mangësish siç janë: kërkon shumë kohë, shpeshherë

rezulton me koncepte të gabuara, shpesh mendohet si argëtim etj. Megjithatë janë disa lojëra që

mund të zhvillojnë edukatorët në klasë si për shembull: kapi ara, shoku sekret, unë spiunoj, etj që

janë aktivitete mjaft zbavitëse për fëmijët dhe i nxisin ata për bashkëpunim në grup.9

3.7 Forma e kabëzës

Qëllimi i teknikës së tubimit është që të nxirren sa më shumë ide dhe përfundime për temën e

caktuar. Kjo teknikë përdoret në fazën e evokimit kur përmbajtja është e njohur për fëmijët si

dhe në fazën e reflektimit, pasi ata të kenë zotëruar njohuri për temën. Kjo teknikë mund të

përdoret edhe në fazën e realizimit të kuptimit. Hapat e kësaj teknike janë këto:

Edukatori e prezanton temën para fëmijëve

Kërkon nga fëmijët të përfytyrojnë temën

Jepen udhëzimet se di do të punohet dhe çka do të mësohet në vazhdim

Fëmijët përshkruajnë dhe analizojnë temën me fjalorin e tyre

Fëmijët e arsyetojnë dhe tregojnë zbatimin e temës

Teknika e kubizmit është e përshtatshme për punë me fëmijë ashtu që mësimi bëhet në formë të

lojës. Klubi përbëhet nga 6 faqe, dhe në secilën nga 6 faqet e kubit shkruhet nga një pyetje. Kubi

hidhet dhe kur bien në dysheme, trajtohet ajo pjesë apo ai problem i cili do të ndodhet në faqen

që kubi ka rënë. Kjo është një teknikë shumë zbavitëse dhe mjaft interesante për fëmijë.

9 https://www.naeyc.org/files/naeyc/file/Play/Ktodayplay.pdf

26

Teknika dhe stile tjera të mësimdhënies janë edhe :

Teknikat vizuale të cilat bëjnë të mundur që fëmijët të mësojnë përmes fotografive,

imazheve dhe kuptimeve tjera hapësinore.

Teknika auditorë e cila ju mundëson fëmijëve të mësojnë përmes zërit dhe muzikës e cila

mundëson edhe vallëzimin e fëmijëve dhe lojërat në grup.

Teknika verbale (linguistike) e cila mundëson që fëmijët të mësojnë përmes fjalëve dhe

shkrimeve ose vizatimeve të ndryshme.

Teknika fizike (kinestetike) e cila mundëson që fëmijët të mësojnë nga prekja e objekteve

dhe mjeteve mësimore të caktuara siç janë: figurat gjeometrike, lodrat apo objektet tjera

mësimore.

Teknika logjike (matematike) e cila mundëson që fëmijët të mësojnë përmes logjikës dhe

llogarive logjike dhe matematike.

Teknika sociale (interpersonale) e cila bën të mundur që fëmijët të mësojnë përmes

grupeve interaktive apo përmes mësimeve inte aktive me internet duke përdorë tabelat e

mençura (smart tale).

Është me rendësi të thuhet se nëpër institucionet e sotme parashkollore fëmijët mësojnë gati të

gjitha këto teknika dhe stile të mësim nxënies. Apo puna e disa edukatorëve bëhet përmes të

gjitha këtyre teknikave duke bërë një përzierje të tyre. Ky punim është edhe si një pike reference

për edukatorët të cilët mund të shohin veten e tyre se aplikojnë apo jo ndonjë nga këto teknika në

punën e tyre me fëmijë parashkollorë. Sidoqoftë ata duhet të provojnë të zbatojnë këto teknika

sepse avancimi i teknikave të punës me fëmijët parashkollorë është nevojë e kohës.

3.8 Aplikimi I punës në grupe të vogla parashkollore

Aplikimi i formave të ndryshme të punës grupore me fëmijët e moshës parashkollore ndikon

pozitivisht në rritjen e aftësive psike-fizike të fëmijëve, ngritjen e nivelit të përdorimit të gjuhës

të fëmijët, leximit, nivelit të logjikës, të matematikës, të artit dhe të kulturës së përgjithshme të

fëmijës. Mbase kjo është edhe arsyeja kryesore se pse fëmijët ndjekin mësimet e nivelit

parashkollorë.

Në kuadër të këtij sistemi të edukimit, fëmijët arrijnë një ngritje të njohjes edhe përmes

aktiviteteve të ndryshme në klasë, përfshirë këtu edhe lojërat të cilat ata i duan më së shumti.

27

Prandaj është detyrë e edukatores që gjatë angazhimit të fëmijëve nëpër aktivitete mësimore ato

ti kthejnë në lojëra , apo mësimet ti konvertojnë në lojëra ashtu që fëmija të dojë dhe të ketë

dëshirë të angazhohet në këto aktivitete mësimore.10

Në këtë kontest krijimi i grupeve të vogla të fëmijëve për punë grupore është mjaft i rëndësishëm

për suksesin e fëmijëve në mësim nxënien parashkollore. Në lidhje me këtë kam intervistuar disa

pedagogë parashkollorë dhe ato më kanë njoftuar se puna me grupe më të vogla të fëmijëve

parashkollorë është më e lehtë dhe më produktive. Nga literatura ndërkombëtare të cilën e kam

shfletuar përmes internetit po ashtu kam kuptuar se edhe në vendet me nivel të lartë të edukimit

aplikohet e njëjta gjë.

Mirëpo kjo varet se sa fëmijë keni në klasë, por nëse keni 20 deri 22 fëmijë që zakonisht duhet të

jenë në një klasë parashkollore, atëherë edukatorja për të realizuar mësimin në grup duhet të

formojë 4 ose 5 grupe me nga 4 apo 6 fëmijë. Mendohet se grupet ideale janë ato me 4 ose me 6

fëmijë ku gjithsesi numri i fëmijëve duhet të jetë çift e jo tek, për shkak të lëvizjes së tyre të

mëvonshme në krijimin e grupeve tjera. Grupet nuk duhen të jenë të njëjta edhe javën tjetër të

punës por duhet të ndërrohen sipas sistemit rotativ.

Nuk duhet harruar se gjatë punës grupore me fëmijë të bëhet asistimi i shpeshtë i tyre, sidomos

në fillim të punës mësimore në grup, se mandej mund të bëhet asistimi më i rrallë sepse fëmijët

fillojnë të njohin detyrat e tyre që i presin. Ka raste edhe kur fëmijët kërkojnë të nxënë një

karrige si prone të tyre, por kjo nuk duhet të lejohet dhe ata duhet të udhëzohen të ulen aty ku

munden sepse emërtimi i karriqave për secilin fëmijë shkakton telashe të panevojshme që i

humbin shumë kohë edukatores.11

Ka edhe çështje edhe probleme tjera gjatë punës në grup me fëmijët parashkollorë, por të gjitha

këto mund të tejkalohen kur fëmijët adaptohen me këtë mënyrë të punës dhe fillojnë të shijojnë

frytet e aktiviteteve të saj

10 https://www.iidc.indiana.edu/styles/iidc/defiles/Preschool.pdf

28

3.9 Roli I edukatores gjatë punës në grupe

Mësuesit kanë qenë gjithmonë figurat më të rëndësishme te edukimit në institucionet arsimore.

Këta kanë për detyrë ti ndihmojnë fëmijët dhe të tjerët të mësojnë dhe ti shikojnë gjërat më

ndryshe. Megjithatë ne zakonisht e përdorim termin mësues për ata njerëz, detyra kryesore

funksionale apo profesionale e të cilëve është ti ndihmojë të tjerët të mësojnë dhe të përvetësojnë

shprehi e mënyra të reja të sjelljes.

Mësueset apo edukatoret12 ndikojnë në jetën e fëmijëve me anë të vendimeve që marrin duke

filluar që nga mënyra të folmes së tyre, e vendosjes së bankave në klasë e deri tek mënyra e

zhvillimit të veprimtarive dhe aktiviteteve tjera në klasë. Edukatoret kanë një ndikim kryesor të

fëmijët edhe kur ata janë duke punuar në grupe, ku vendimet e saj janë themel i punës dhe

aktiviteteve mësimore, pra edukatorja siguron materialet mësimore, bën ndarjen në grupe dhe

llogarit kohën për aktivitete të ndryshme etj.

Sot roli i edukatoreve në procesin mësimor ka ndryshuar shumë, për shkak të metodave

bashkëkohore që përdoren në institucionet parashkollore, për shkak të zhvillimit të teknologjisë

konkretizuese, etj. Dikur mësimi ishte i mërzitshëm përkundër angazhimit të madh të

edukatoreve, kurse sot teknologjia ekzistuese po e bën të mundur jo vetëm mësimin relaksues

por edhe po nxit mësimin kërkues nëpër shkollat dhe institucionet tona arsimore.

Në lidhje me këtë po citojmë shprehjen e profesorit të mirënjohur shqiptar në fushën e edukimit

Bardhyl Musai i cili thotë: “ Roli i mësuesit në diktaturën modern mund të krahasohet me atë të

dirigjenti të mire të orkestrës, ku ai vetë nuk i bie instrumenteve, por bën që të dale një muzikë e

këndshme”. Është i përshtatshëm edhe citati tjetër kinez për mësimdhënien, që thotë : “ Mësoni

fëmijën që të zë peshkun e jo vetëm të hajë atë të gatshëm”.

Edukatoret parashkollore e kanë mjaft vështirë të përqendrojnë vëmendjen e gjithë fëmijëve në

procesin e tyre mësimor apo në aktivitetet që ato zhvillojnë me këta fëmijë. Ato nuk mund të

presin që tërë fëmijët të jenë të koncentruar dhe të vëmendshëm gjatë tërë orës mësimore. Të

jesh i vëmendshëm dhe i përqendruar tërë orën 40 ose 45 minuta është e zorshme dhe monotone

12 Po përdorë gjithmonë termin e edukatores në gjininë femërore për shkak se shumica e edukatorëveparashkollore që punojnë në këto institucione janë femra dhe shumë rrallë meshkuj.

29

edhe për fëmijë më të rritur se le më për fëmijët parashkollorë. Kjo për disa fëmijë është më e

lodhshme se të “ cash dru me sëpatë”.

Në këtë kontest ekziston shprehja e përshtatshme për mësimin e fëmijëve parashkollorë “ Mund

të flasësh para tyre për çdo gjë por jo më shumë se 10 minuta “!. Fëmijët parashkollorë pëlqejnë

më shumë aktivitetet zbavitëse se fjalët, që shpeshherë për ta janë zhurma boshe.

Puna në grup është mjaft e pëlqyeshme nga fëmijët parashkollorë, kurse roli i edukatores në këtë

mes është që të organizoj me kujdes këto grupe, si

Organizues i aktiviteteve me fëmijë,

Motivues i mësimit

Drejtues i procesit mësimor

Këshillues i grupeve

Vlerësues i tyre dhe

Partner në komunikim dhe ndërveprim në klasë

Roli i edukatores si organizuese e aktiviteteve mësimore në klasë është një ndër rolet kryesore të

procesit mësimor me fëmijë parashkollorë gjatë punës në grupe, edukatorja duhet të mësojë

fëmijët që të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin në realizimin e

aktiviteteve të përbashkëta.

Edukatorja e organizon punën në grupe në klasë duke i kombinuar fëmijët në varësi të arritjeve ë

tyre, pra të bëj një ndërthurje apo një kombinim të tyre për shembull: fëmijët me rezultate të mira

dhe që janë më të zhdërvjelltë, ti kombinojnë me fëmijë mesatar dhe e kundërta, ata mesatar me

tjerët që angazhohen më tepër. Pra duhet të bëhet një gjithë përfshirje e fëmijëve në procesin

mësimor.

Roli nxitës ose motivues po ashtu është i padiskutueshëm gjatë punës së fëmijëve në grup. Një

përkufizim i përgjithshëm për motivimin është: motivimi drejton sjelljen, përmes të cilit fillon

sjellja e më pas orientohet drejt një qëllimi të caktuar. Pra një nga rolet kryesore të edukatores

është të jetë motivuese për fëmijët në procesin mësimor. Nëse fëmijëve ju mungon motivimi për

punë dhe aktivitete mësimore atëherë është e kotë të mendohet për rezultate të punës mësimore.

Edukatorja ka edhe rolin drejtues të procesit mësimor i cili është mjaft i rëndësishëm për punën

me fëmijë. Ky rol zgjatë gjatë tërë orës mësimore, deri në fund të saj dhe ndihmon në vendosjen

e rregullave të aktiviteteve mësimore. Edukatorja i drejton fëmijët drejt thelbit të punës

30

mësimore dhe aktiviteteve tjera me fëmijë. Edukatorja drejton çdo veprimtari dhe aktivitet që

zhvillohet në klasë.

Nëse edukatorja nuk di të drejtojë apo të menaxhojë si duhet orën mësimore, atëherë fëmijët do

të ç’orientohen dhe ora mësimore përkatësisht aktiviteti i organizuar me fëmijë do të dështojë,

klasa do të kthehet në kaos të vërtetë, nuk do të realizohen objektivat mësimore si dhe nuk do të

ketë ndonjë sukses procesi mësimor.

Roli i edukatores si këshilluese është shumë i rëndësishëm për fëmijët në përgjithësi, por edhe

për prindërit në veçanti se si duhet të komunikojnë me fëmijët pas procesit mësimor në shkollë.

Edukatorja duhet të mjaft miqësore kur ndërmerr hapin për të dhënë ndonjë këshillë për fëmijët

parashkollorë. Kur edukatorja vëren se një fëmijë apo një grup i caktuar fëmijësh kanë një

vështirësi në kuptimin e ndonjë çështje të caktuar, apo nuk kanë diçka të qartë ajo ndërhyn me

anë të këshillave dhe ndihmon fëmijët në zgjidhjen e problemeve të caktuara.

Procesi më i vështirë është vlerësimi i punës dhe aktiviteteve të fëmijëve, por nëse kjo bëhet me

kujdes dhe dashuri nga edukatorja, rezultatet nuk mungojnë. Nuk duhet të vlerësohet vetëm puna

individuale e fëmijëve por edhe puna grupore e tyre. Edukatorja nuk bën të vlerësojë vetëm një

aftësi të fëmijës por mundësisht të gjitha që posedon fëmija. Edukatorja duhet të vlerësojë

mënyrën e komunikimit të fëmijëve, si flasin ata , shpejt apo ngadalë, pastër apo me defekte.

Duhet të vlerësoj ndërveprimin dhe bashkëpunimin e tyre, qëndrimet që mbajnë në mes

vete,sjelljet e tyre në grup, organizimin e tyre në grup, mënyrën se si diskutojnë me njeri-tjetrin,

mënyrën e zgjidhjes së një problem, ndihmën që i japin njëri-tjetrit etj.

Përfundimisht duhet të themi se roli i edukatores gjatë punës dhe aktiviteteve me fëmijë

parashkollorë është i pazëvendësueshëm. Edukatorja është zotëruesja e klasës dhe drejtuesja e të

gjitha aktiviteteve mësimore gjatë punës grupore me fëmijë. Ajo duhet të shfrytëzojë të gjitha

kapacitetet dhe mundësitë që ka në mënyrë që të garantohet suksesi i punës me fëmijë të kësaj

moshe.

Ajo duhet ti bëjë fëmijët të jenë aktorë gjatë orës mësimore, ti bëjë ata të ndihmojnë njëri-tjetrin

gjatë aktiviteteve të tyre, të bashkëpunojnë me njëri- tjetrin, të respektojnë njëri-tjetrin dhe të

mësojnë bashkë. Në anën tjetër edukatorja duhet të përdorë të gjitha teknikat e nevojshme

mësimore ashtu që fëmijët të mos mërziten gjatë mësimit. Të zbatojë metoda të ndryshme

mësimore, të praktikojë aktivitete të llojllojshme dhe të përdorë mjete nga më të ndryshmet për

realizimin e mësimit.

31

Përfundimisht edukatorja duhet të jetë në gjendje edhe të vërejë dhe dallojë të metat dhe të

ndërhyjë në përmirësimin e tyre, por nëse vërteton se ndonjë fëmijë ka aftësi të veçanta të punojë

me të që ato aftësi të barten edhe të shokët dhe shoqet e tij të grupit.

32

4 Përfundimi

Gjatë shkrimit të këtij punimi kam studiuar çështjen e formave të punës me grupe që po

aplikohen gjerësisht në mësimdhënien e sotme, në veçanti në edukimin e fëmijëve parashkollorë.

Puna në grup me fëmijë kërkon jo vetëm përgatitje të kujdesshme por edhe angazhim maksimal

të edukatoreve parashkollore në këtë proces.

Prandaj ky punim fokusohet tek karakteristikat dhe format e punës grupore me në qendër fëmijët,

duke u nisur nga fakti se : përdorimi i metodave dhe teknikave të ndryshme në mësimdhënie

është shumë i rëndësishëm në mënyrën sesi fëmija mëson. Në këtë punim kam përmendur se

përdorimi i gjerë i këtyre metodave dhe formave mësimore, mundëson që fëmijët të jenë përherë

aktiv dhe të lire në shprehjen e ideve të tyre gjatë aktiviteteve të tyre të ndryshme në klasë.

Dihet se format e të mësuarit janë: rrugët, mënyrat, ecuritë, dhe procedurat metodike që

edukatorët i përdorin gjatë procesit mësimor dhe jashtë tij. Është e njohur po ashtu se metodat

mësimore kanë evoluar gjatë historie në edukimin njerëzor, ato kanë ndryshuar janë përsosur e

modernizuar në përputhje me zhvillimit shoqërore, ekonomike dhe politike.

Ndërsa në ditët e sotme kur shoqëria jonë po zhvillohet me ritme të shpejta, format tradicionale

të mësimdhënies dhe mësim nxënies sidomos kur bëhet fjalë për fëmijë parashkollorë, nuk mund

ti përgjigjen këtyre trendëve zhvillimore. Prandaj sot në të gjitha ciklet e shkollimit po aplikohet

mësimdhënia e re, e cila vendos në qendër të mësimit fëmijën, kurse mësuesi është udhëheqësi

dhe organizuesi i mësimit.

Mësimdhënia bashkëkohore e posaçërisht mësimi në grup lejon që fëmijët të marrin pjesë në një

shumëllojshmëri aktivitetesh, shpesh në çifte apo grupe të vogla, ku ata mund të mësojnë nga

njëri-tjetri. Metodat dhe teknikat e diskutimit dhe punës në grupe të vogla kanë rëndësi të

veçantë dhe kanë për qëllim që t’u mësojnë fëmijëve shprehitë e të mësuarit afatgjatë,

bashkëpunimin me të tjerët dhe përgatitjen për jetë dhe punë në të ardhmen.

33

Rekomandimet

Për prindër:

Ti kushtojnë vëmendje fëmijëve në gjërat që ata duan Ti ushtrojnë detyrat e shtëpisë së bashku me fëmijët

Të ndihmojnë fëmijët të marrin përgjegjësinë e të mësuarit Ti japin kohë fëmijëve , vend dhe mundësi për të luajtur

Ti këshillojnë fëmijët, dhe ti mësojnë të jenë bashkëpunues me shokët/shoqet

Për edukator/e:

Të jetë i/e afërt me nxënësit

Ti këshillojë prindërit për problemet e fëmijëve, si dhe ti këshillojë fëmijët Të sillet njësoj me të gjithë fëmijët

Të zhvillojë aktivitete dhe lojëra të ndryshme me ta T’ju mësojë fëmijëve bashkëpunimin me njëri-tjetrin në klasë

Për DKA:

Të krijojë një bashkëpunim më të ngushtë me MASHT-in Të nxisë bashkëpunimin në raport me nxënësit dhe prindërit

Të sigurojë rregullimit e objekteve shkollore Të sigurojë disa rregulla për sjellje të nxënësve dhe probleme të ndryshme

Të kenë kujdes në përzgjedhjen e stafit akademitë e veçanërisht të edukatoreve

34

Literatura

Bardhyl Musai, Metodologjia e Mësimdhënies, Tiranë, 2003.

Bardhyl Musai, Psikologji Edukimi, Tiranë 1999.

Teknika dhe metoda të të mësuarit me në qendër fëmijën, Tiranë, dhjetor, 2005.

Brada, R. (2007). “Didaktika”. Prishtinë.

Galina Stele, The small-group approach in the teaching process, Old Columbia Pike, USA.

Approaches to Small Group Learning and Teaching, University of Glasgow, UK.

Fullan, M. (2001). “Kuptimi i ri i ndryshimit në arsim”, Edualba, Tiranë.

Linda M.Espinosa, High-Quality Preschool, 2002 USA.

Muka. P, (2001). “Edukimi ndërkulturor dhe i të drejtave të njeriut në shkollë” UNESCO, ISP,

Tiranë.

Dominic Gullo, Teaching and Learning in the Kindegarden Year, Worksheet.

Paul Sungenor, Large & Small Group Teaching, 2010 Ireland.

Muka, P. (1995). “Të mësuarit në objektiva”, Tiranë.

Zylfiu, N. (1997). “Didaktika”, Prishtinë.

Musai, B. (2003). “Psikologji edukimi”. Tiranë.

Zylfiu, N. (2005). “Didaktika (Teoria e mësimit dhe mësimdhënies). Prishtinë.

Tahiraj. E, (2008), Fëmijët në Shqipëri, botimi i Qendrës “Fëmijët Sot”.

Musai Gary D. Borich - Përkthyer nga Bardhyl Metodologji e Mësimdhënies. - Tiranë :ALBGRAF, 2003. - Vol. III.

Marigona [Online] // Mësimdhënia dhe mësimnxënia efektive. - Scribd, Mars 11, 2016. - 1.0. -Maj 10, 2017.

Musai, Bardhyl: Metodologji e mësimdhënies, botimi i dytë, Tiranë, 2014

Kraja, Musa: Pedagogjia, Tiranë, 1998

35

36

Figure 2 Përshkrimi i diskutimit me në qendër fëmijën

Figure 1 Organizimi i grupeve të fëmijëve në klasë

37

Figure 3 Aplikimi i punës në grupe të vogla

Figure 4 Roli i edukatores gjatës punës në grupe

38

Figure 5 Roli i edukatores gjatë aktiviteteve në klasë