UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ AA” FAKULTETI I EDUKIMIT · varg objektivash sociale-edukative...

24
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT DEGA : PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: MARRËDHËNIET KUJDESTAR KLASE-PRINDËR Mentori: Kandidatja: Mr. Sc. Gjergj Gojani, prof Leurita Valla Gjakovë, 2019

Transcript of UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ AA” FAKULTETI I EDUKIMIT · varg objektivash sociale-edukative...

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ AA” FAKULTETI I EDUKIMIT · varg objektivash sociale-edukative specifike dhe stil specifik procesesh dhe marrëdhëniesh edukative brendapërbrenda

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT

DEGA : PROGRAMI PARASHKOLLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA: MARRËDHËNIET KUJDESTAR KLASE-PRINDËR

Mentori: Kandidatja:

Mr. Sc. Gjergj Gojani, prof Leurita Valla

Gjakovë, 2019

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ AA” FAKULTETI I EDUKIMIT · varg objektivash sociale-edukative specifike dhe stil specifik procesesh dhe marrëdhëniesh edukative brendapërbrenda

PUNIM DIPLOME 2019

2

Përmbajtja

Përmbajtja ............................................................................................................2

1. Abstrakti …........……....……………………………….………............... 3

2. Hyrje: .....................………...........…………… ………….........………............4

3. Marrëdhëniet kujdestar klase-prindër......................................................................6

4. Tipat e prindërve të nxënësve ...............................................................................11

4.1. Tipat pozitivë të prindërve ................................................................................12

4.1.1. Prindi pedagog ...............................................................................................13

4.1.2. Prindi demokrat .............................................................................................14

4.1.3. Prindi patriarkal i matur ..................................................................................15

4.2. Tipat negativ të prindërve ..................................................................................15

4.2.1. Prindi autoritar ..............................................................................................16

4.2.2. Prindi perfeksionit ........................................................................................17

4.2.3. Prindi i mërzitshëm .......................................................................................17

4.2.4. Prindi i butë ..................................................................................................18

4.2.5. Prindi i cili identifikon fëmijën me veten .....................................................20

5. Rezyme .................................................................................................................22

6. Autobiografia .......................................................................................................23

7. Literatura ...............................................................................................................24

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ AA” FAKULTETI I EDUKIMIT · varg objektivash sociale-edukative specifike dhe stil specifik procesesh dhe marrëdhëniesh edukative brendapërbrenda

PUNIM DIPLOME 2019

3

1. ABSTRAKTI

Pas një përkushtimi, punë të gjatë dhe angazhim katërvjeçar të studimeve të

mia është nder dhe kënaqësi e madhe të përmbledhe njohurit e mia të fituara në

këtë punim diplome.

Ky studim i imi synon nje informacion shpjegues per mardheniet kujdestar klase-

prindër.

Bashkëpunimi i prindërve me mësuesit është shumë i rëndësishëm për mirëqenien e

fëmijës dhe për një proces të suksesshëm mësimor.

Edhe mënyra sesi do të nderveprojnë mësuesit me prindërit a anasjelltas, do bazohet

mbi besimet që mësuesit dhe prindërit kanë rreth rolit të tyre.

Qëllimi i këtij punimi është që të informohemi rreth marrëdhënive prindër-mësues,

çelësi i suksesit të femijeve,nëse mësuesi ka marrëdhenie të mira me prindin e

fëmijës dhe mendon ,se prindërit përfshihen pozitivisht në edukimin e fëmijes,

atëhere ai ka tendencë të jap më shumë vëmendje dhe të nxite më shumë fëmijët .

Trajtimi i gjërave më të rëndesishëm që përjetojnë nxënesit gjatë viteve të

shkollimit ka të bëjë me atë se çfarë mbështetje ai posedon nga mësimdhënesi dhe

familja.

Është detyre e çdo mësimdhënsi që të bashkëpunoj me prindërit duke marr njohuri

për gjendjën e çdo nxënsi.

Fjalet kyce : Mësues ,prindër,fëmijë bashkëpunim,sukses .

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ AA” FAKULTETI I EDUKIMIT · varg objektivash sociale-edukative specifike dhe stil specifik procesesh dhe marrëdhëniesh edukative brendapërbrenda

PUNIM DIPLOME 2019

4

2. HYRJE

Një ndër problemet që kërkohet të ketë kujdes mësuesit, është ndërtimi i

marrëdhënieve të drejta me prindin.

Një mësues i mirë që kontakton shpesh me prindin e nxënësit të tij, di të

paraqes problemet shqetësuese para tyre. Mendoj, që të ndërtosh marrëdhënie të

ngrohta me prindërit e nxënësve që kanë probleme, rëndësi ka mënyra e

komunikimit dhe trajtimi i këtyre problemeve.

Në takimin mësues-prind në shkollë, një mori pyetjesh lindnin për mënyrën e

komunikimit.

Arsimtari duhet të jetë shembull, të shfaqë sjellje të kulturuar, të jetë

dashamirës dhe korrekt në marrëdhëniet me prindër dhe nxënës që punon. Te

nxënësit që ne i mësojmë dhe i edukojmë, nuk duhet t’i shohim problemet vetëm

“bardh e zi, por në kolor.”

Marrëdhëniet shkollë-familje

Marrëdhëniet e bashkëpunimit midis shkollës dhe familjes me të drejtë janë

konsideruar, si një ndër problemet më të rëndësishme të pedagogjisë, ku si bazë

është, sigurimi i unitetit midis edukatës familjare dhe edukatës shkollore, i cili nuk

mund të arrihet pa forcuar në maksimum funksionin edukativ të familjes, pa rritur

rolin e saj në edukatë në nivelin e kërkesave të kohës, pa e afruar atë me shkollën sa

më ngushtë, duke luftuar të gjitha ndikimet e vjetra.

Mjetet kryesore, për të arritur këtë qëllim, janë forcimi i marrëdhënieve midis

shkollës dhe familjes, propaganda pedagogjike në masën e prindërve, tërheqja në

masën e prindërve në jetën e përditshme, problemet dhe veprimtarinë e shkollës dhe

të nxënësve të saj.

Prof. Hamit Beqja në librin e tij: “Rrjedhave të sociologjisë së edukatës dhe

të kulturës”, nënvizon: “Shkolla, në qoftë se nuk mbyllet brenda mureve të saj, e

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ AA” FAKULTETI I EDUKIMIT · varg objektivash sociale-edukative specifike dhe stil specifik procesesh dhe marrëdhëniesh edukative brendapërbrenda

PUNIM DIPLOME 2019

5

nuk kufizohet në procesin e brendshëm mësimor-edukativ, nuk ka si mos ta njohë

mikro-mjedisin socialo-pedagogjik rreth saj”.

Takimi me prindin të realizohet me pikësynim të caktuar, për ta informuar atë

mbi përparimin e fëmijës, sjelljen dhe tregues të tjerë edukativ etj. Duhet të

realizohen vizita në familjet e nxënësve të dobët, problematik, sepse ato japin efektin

e duhur kur realizohen në raste të veçanta ngjarjesh të shënuara për jetën e nxënësit.

Vizitat marrin një rëndësi të efektshme për punën e mësuesit, sepse

ndihmojnë për të rritur figurën e tij si edukator, shtojnë autoritetin, jo vetëm para

nxënësve, por edhe para prindërve. Edhe vizitat e prindërve në shkollë përdoren,

gjithashtu, për të njëjtin qëllim.

Thirrja e prindërve në shkollë kërkon një përgatitje shkencore serioze, që

vërtet të shërbejë si konsultim reciprok për të dyja palët. Bisedat shërbejnë si mjet

themelor të propagandës pedagogjike të shkollës për masën e prindërve.

Përgatitja e tema pedagogjike, të shkurtra për problemet e mbarëvajtjes së nxënësve

në shkollë hapin vizione për forcimin e propagandës pedagogjike. Puna me këshillin

e prindërve është, gjithashtu, një formë aktive, qoftë në drejtim të forcimit të

propagandës pedagogjike dhe forcimit të bashkëpunimit midis shkollës dhe familjes,

apo edhe në drejtim të forcimit të kontrollit dhe ndihmës së dyanshme, të masës së

prindërve mbi shkollën dhe të kolektivit të mësuesve mbi edukatën familjare.

Në përfundim të hyrjes po jap një mendim se po nuk funksionoi

bashkëpunimi në mes: arsimtarë-nxënës, arsimtarë-prindër dhe prindër-nxënës,

nxënësit tanë nuk do të kenë suksese të dëshirueshme.

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ AA” FAKULTETI I EDUKIMIT · varg objektivash sociale-edukative specifike dhe stil specifik procesesh dhe marrëdhëniesh edukative brendapërbrenda

PUNIM DIPLOME 2019

6

3. MARRËDHËNIET KUJDESTAR KLASE-PRINDËR

Marrëdhëniet ndërmjet kujdestarit të klasës-paraleles dhe prindërve të

nxënësve paraqesin aktin pedagogjik më të rëndësishëm dhe më të përbërë të

komunikimit ndërmjet dy sistemeve primare të edukimit të nxënësve, të shkollës dhe

të familjes, përkatësisht të dy grupeve themelore sociale, primare edukative, të klasës

në të cilin edukohet nxënësi dhe të familjes në të cilin është lindur, zhvilluar,

zhvillohet dhe edukohet nxënësi, tani në rol dhe funksion specifik të determinuar nga

obligimet që sjell puna edukative në shkollë. Këto dy sisteme, edhe pse udhëhiqen në

punën e tyre edukative nga një ideal, nga qëllimi i përbashkët i edukatës, kanë një

varg objektivash sociale-edukative specifike dhe stil specifik procesesh dhe

marrëdhëniesh edukative brendapërbrenda strukturave të tyre rreth zhvillimit dhe

afirmimit të gjithanshëm të personalitetit të fëmijëve-nxënësve.

Shkolla fillore është sistem i përbërë nga disa nënsisteme, të cilat

funksionojnë si mekanizëm i gjallë, tejet dinamik. Përbëhet nga një numër i madh

nënsistemesh me përbërje dhe funksionim të destinuar. Këtu bëjnë pjesë nënsistemi i

arsimtarëve, të grupuar në organe udhëheqëse (drejtori, zëvendësdrejtori,

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ AA” FAKULTETI I EDUKIMIT · varg objektivash sociale-edukative specifike dhe stil specifik procesesh dhe marrëdhëniesh edukative brendapërbrenda

PUNIM DIPLOME 2019

7

ndihmësdrejtori), qeverisëse (tubimi i punëtorëve, këshilli i shkollës...), dhe

profesionale pedagogjike (shërbimi pedagogjik-psikologjik, këshilli pedagogjik,

këshilli i arsimtarëve, i klasave, i paraleleve, aktivet profesionale, kujdestarët e

klasave-paraleleve, komisionet profesionale, etj.), nënsistemi i nxënësve të tubuar

nëpër klasa-paralele (I-VIII), brendapërbrenda klasës (arsimtari-arsimtarët, kujdestari

i klasës, nxënësit-djemtë dhe vajzat, etj.), që dallohen ndërmjet vete për nga mosha,

gjinia, kualifikimi, roli, funksioni dhe përgjegjësia në procesin e edukatës, që kanë

motive dhe aspirata relativisht të përbashkëta dhe të ndryshme, sjelljeje dhe zhvillimi

etj. “Klasa si nënsistem nxënësish ka strukturë moshe, gjinie, aftësish, përvoje,

paranjohurie, motivesh, aspiratash, sisteme sjelljesh dhe vlerash relativisht të

përafërta dhe të ndryshme të individëve që udhëhiqen nga arsimtarët... në mënyrë

profesionale, sistematike, intensive dhe të përshtatshme në interaksion edukativ që

ndihmon harmonizimin e veprimeve dhe të ndikimeve të përbashkëta të arsimtarëve

dhe të nxënësve për edukimin e tyre të drejtë”.1

Edhe familja si sistem social primar ka nënsistemet e veta sipas moshës,

gjinisë, rolit dhe funksionit të anëtarëve të saj (prindër, fëmijë, gjysh dhe gjyshe, të

afërmit e tyre) që funksionojnë në mbështetje me etnopsikologjinë kombëtare-

familjare dhe në varësi nga kushtet materiale, higjienike, kulturore dhe arsimore.

Është grup primar social relativisht stabil, që mbështetet në lidhje gjaku dhe shpirti,

jete të përbashkët dhe emocioni të fuqishëm familjar që bën të flijojnë edhe jetën për

njeri-tjetrin. Pra, familja si sistem social primar është më stabile se klasa, gjë që

ngrit vlerat e saja jetësore edukative, sidomos atëherë kur organizohet, udhëhiqet dhe

zhvillohet mirë (ngjashmëria me klasën). Si e këtillë familja është sistem social-

edukativ më kompakt. Mirëpo, në makrosistem, në analogji socio-psikologjike me

klasën, prindërit e nxënësve të tubuar në mbledhjet e tyre në kuadër të klasës-

paraleles, paraqesin sistem tejet labil, me strukturë tejet heterogjene. Kjo e dhënë

bëhet më e qartë, kur të kihet parasysh fakti se kemi të bëjmë me prindër moshash,

gjinishë, kualifikimesh, nivelesh të ndryshme kulturore-arsimore, me bindje,

botëkuptime, sisteme sjelljesh e vlerash të ndryshme, jo rrallë divergjente, të cilat

duhet njohur dhe harmonizuar sa është e mundshme nga kujdestari i klasës, si

1 . Dr. Veljko Babić, Medjuljudski odnosi u školi, Sarajevo. Svjetlost, 1983. fq. 224.

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ AA” FAKULTETI I EDUKIMIT · varg objektivash sociale-edukative specifike dhe stil specifik procesesh dhe marrëdhëniesh edukative brendapërbrenda

PUNIM DIPLOME 2019

8

parakusht për punë të mbarë të nxënësit, si në shtëpi ashtu edhe në klasë-shkollë.

Nga cilësia e njohjes së kësaj strukture tejet labile dhe heterogjene të prindërve varet

efikasiteti pedagogjik i kujdestarit të klasës-paraleles në proceset e ndërtimit të

marrëdhënieve me prindër.

Duke vënë, ndërtuar, zhvilluar marrëdhëniet me prindër, kujdestari i klasës-

paraleles, luan rol dhe funksion mediatori ndërmjet nxënësve të klasës dhe

arsimtarëve, të cilët iu japin mësim, ndërmjet nxënësve-fëmijëve dhe prindërve, të

cilët i kanë krijuar, ngritur deri në këtë shkallë dhe që janë të interesuar për

afirmimin e tyre të plotë në nivel të njeriut të pjekur, të aftë për jetë dhe punë të

pavarur dhe krijuese, si punëtore, bashkëshort dhe prindër. Me një fushëveprim më

të ngushtë, rolin dhe funksionin e mediatorit social-edukativ e luajnë edhe prindërit,

sepse kanë për detyrë të vënë kontakt komunikimi ndërmjet fëmijës-nxënësit,

anëtarëve tjerë të familjes dhe kujdestarit të klasës. Ky akt komunikimi kërkon

mobilizim profesional-pedagogjik të kujdestarit të klasës dhe gatishmëri njerëzore të

prindërve-si edukatorë natyrorë të nxënësit të shfaqin mirëkuptim për njohjen e

ndërsjellë dhe për bashkërenditjen e aksioneve dhe të interndikimeve për arritjen e

rezultateve sa më të mira në zhvillimin dhe afirmimin e potencialeve njerëzore të

nxënësve. Me këtë, duke afirmuar qenien njerëzore të nxënësve do të afirmojnë

edhe qenien e tyre njerëzore prej edukatori, përkatësisht do të afirmohet si ndërtues

dhe përparues i popullit, dhe të mbarë kombit.

Marrëdhëniet ndërmjet kujdestarit të klasës-paraleles dhe prindërve

varen nga shumë faktorë, disa nga të cilët do t’i shtrojmë në vazhdim:

-nga kultura njerëzore dhe profesionale-pedagogjike e arsimtarit për

komunikim,

-nga cilësia dhe burimi i informatave që kanë për njëri-tjetrin,

-nga përputhja e pikëpamjeve dhe qëllimeve mbi nxënësin, përkatësisht nga

përputhja e qëllimit dhe të objektivave të edukatës në shkollë dhe në familje,

-nga gatishmëria psikike e prindërve për komunikim, dhe

-nga njohja e tipareve të personalitetit të njëri-tjetrit, përkatësisht nga njohja e

tipit të prindërve.

Kultura njerëzore dhe profesionale-pedagogjike e kujdestarit të klasës luan

rolin primar dhe vendimtarë për motivimin e prindërve për komunikimin njerëzor të

dobishëm dhe të pazëvendësueshëm për afirmimin e potencialeve njerëzore të

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ AA” FAKULTETI I EDUKIMIT · varg objektivash sociale-edukative specifike dhe stil specifik procesesh dhe marrëdhëniesh edukative brendapërbrenda

PUNIM DIPLOME 2019

9

nxënësit-fëmijës së tyre. Kjo kulturë është shprehje e vijimësisë dhe e ndërtimit të

superstrukturës psikologjike-pedagogjike të personalitetit të arsimtarit nga fëmijëria

e tij, nga edukata familjare, gjatë përgatitjes për arsimtar dhe gjatë ushtrimit të rolit

dhe të funksionit të arsimtarit. Kujdestari i klasës duhet të njohë psikologjinë e

personalitetit, psikologjinë e marrëdhënieve ndërnjerëzore dhe në mbështetje me

këto duhet të ndërtojë stilin pedagogjik të komunikimit me prindër. Doemos duhet të

marr të dhëna nga prindërit lidhur me strukturën dhe funksionimin e familjes së tyre,

lidhur me gjendje, materiale, me nivelin kulturor dhe arsimor, me gjendjen

shëndetësore të anëtarëve të familjes dhe të nxënësve, etj. Kujdestari i klasës duhet të

ketë aftësi emotive, intuitive dhe intelektuale, që në bazë të pamjes të fytyrës dhe të

gjestikulacionit të prindit të konstatoj gjendjen e tij shpirtërore dhe cilësinë e

gatishmërisë së tij për komunikim. Secilin prind duhet pritur mirë, me disponim

pozitiv, me sjellje dhe fjalë kulturore dhe miradije për gatishmëri dhe besimin e

shfaqur për bashkëpunim. Në mënyrë të theksuar , duhet pritur mirë prindërit

konfliktuoz dhe të gatshëm për komunikim jo të përshtatshëm. Në varësi nga niveli

kulturor-arsimor i prindit duhet qasur komunikimit me të, gjithnjë me modesti,

sinqeritet dhe komunikim të drejtpërdrejtë lidhur më atë që i intereson prindit. Me

durim dhe vëmendje duhet dëgjuar prindin kur flet. Kujdestari i klasës nuk duhet të

ndërhyj në fjalën e prindit. Pasi të ketë dëgjuar me kujdes dhe mbledhur premisat e

nevojshme për vlerësimin e bisedës, zakonisht në kontaktet individuale, duhet dhënë

përgjigje të matura dhe adekuate, kurse përgjigjet më të studiuar, duhet dhënë në

kontaktin e paralajmëruar ose kur çështja është me interes të përgjithshëm edhe në

mbledhjen e prindërve. Me prindërit e rëndomtë duhet të përdoren fjalë e shprehje të

kuptueshme gjithherë gjuhësisht në nivel dhe humane. “Gjatë kontaktit me prindërit

e ngritur, kujdestari i klasës duhet të lë përshtypje që qëndron në nivel të pedagogut,

se është i informuar për rrjedhat në kulturë, në art dhe shkencë, se komunikon në

gjuhë letrare shqipe” 2.

Cilësia dhe burimi i informatave lidhur me personalitetin e kujdestarit të

klasës dhe të prindërve luan rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në ndërtimin e

marrëdhënieve dhe në zhvillimin e proceseve të komunikimit ndërmjet tyre. Nëse

keni informata jo të mira për njëri-tjetrin dhe nga burimet e dyshimta, lypset kohë,

mund dhe aktivitet konstruktiv, sidomos nga ana e kujdestarit të klasës-paraleles për

2 . Dr. Riza Brada: Pedagogjia familjare, “Dugagjini” Pejë, 1995. Faqe 96.

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ AA” FAKULTETI I EDUKIMIT · varg objektivash sociale-edukative specifike dhe stil specifik procesesh dhe marrëdhëniesh edukative brendapërbrenda

PUNIM DIPLOME 2019

10

të formuar bindje pozitive prindërit për të, jo ndryshe, por, në rend të parë dhe më së

shumti me sjellje dhe trajtim korrekt njerëzor të fëmijës së tyre dhe të tyre në

kontaktet e drejtpërdrejta edukative. Kujdestari i klasës kurrë, në asnjë mënyrë dhe

në asnjë rast nuk duhet të komunikojë me prindin e nxënësit në bazë të

paragjykimeve dhe të parabindjeve, nga lartësia dhe me përçmim, ose në formë të

sjelljes servile ndaj prindit me autoritet politik apo ekonomik. Nëse vepron kështu,

konfliktet me prindër do të jenë të pashmangshme dhe pasoja të rënda për të gjithë.

Gjurmimet e mia, bërë në mjedise të ndryshme sociale, të urbanizuara dhe rurale

kanë nxjerrë në shesh aksiomën pedagogjike se kujdestari autoritet në sytë e

qytetarëve dhe të prindërve, është edhe autoritet në sytë e nxënësve të klasës dhe

këtë autoritet të njëmendët nxënësit i shpërblejnë me rezultate të larta në mësime dhe

me sjellje kulturore kudo, jo vetëm në shkollë, kurse prindërit e shpërblejnë me

gatishmëri bashkëpunimi për zgjedhjen e problemeve të nduarnduarta, jo vetëm të

fëmijës së tyre, por edhe të klasës dhe shkollës në përgjithësi.

Përputhja e qëllimeve përkatësisht e pikëpamjeve mbi edukimin, mbi

zhvillimin dhe afirmimin e personalitetit të nxënësit-fëmijës ndikon fuqimisht në

cilësinë e komunikimit ndërmjet kujdestarit të klasës dhe prindërve. Prindërit, të cilët

e duan fëmijën e vet, lehtë do të pranojnë pikëpamjet pedagogjike të kujdestarit të

klasës dhe do të mbështesin aksionet e tij rreth zhvillimit dhe përparimit të fëmijës-

nxënësit. Nëse këtë dashuri nuk e hasim te prindi i caktuar, kurrë nuk do të gjejmë

gjuhë të përbashkët me të rreth edukimit të fëmijës-nxënësit.Gjithësesi , këtu duhet

kërkuar dhe gjetur njërin nga shkaqet, pse disa nxënës nuk mësojnë mirë dhe nuk

sjellen në frymën e normave morale të shkollës dhe të mjedisit të gjerë social dhe

bëhen delikuentë. Pasi të ketë hetuar diskrepancionin, mospërputhjen e idealeve, të

qëllimeve dhe të objektivave rreth edukimit të nxënësve, kujdestari i klasës duhet të

punojë shumë lidhur me ngritjen e kulturës pedagogjike-psikologjike të prindërve të

këtillë. Duhet të organizojë biseda tematike të përshtatshme individuale dhe

kolektive, ligjërata, besa edhe trajtim të specializuar të prindërve të caktuar nga

shërbimi pedagogjik-psikologjik i shkollës. Nëse prindi qortohet në praninë e

prindërve të tjerë, kurrë nuk do të pranojë komunikimin as bashkëpunimin me

kujdestarin e klasës-paraleles.

Gatishmëria psikike e prindërve për komunikimin dhe bashkëpunimin me

kujdestarin e klasës është e natyrës njohëse dhe emocionale, sepse ata duan të dinë

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ AA” FAKULTETI I EDUKIMIT · varg objektivash sociale-edukative specifike dhe stil specifik procesesh dhe marrëdhëniesh edukative brendapërbrenda

PUNIM DIPLOME 2019

11

dhe të dëgjojnë fjalën e mirë për fëmijën e vet. Mirëpo, kjo gatishmëri është edhe

produkt i sjelljes njerëzore dhe kulturore të kujdestarit të klasës, që di të përvetësojë

mendjen dhe zemrën e prindërve me fjalë të ëmbla e respektim të dinjitetit dhe të

halleve të tyre të gjithëllojshme. Pa këtë gatishmëri nuk do të ketë komunikim dhe

bashkëpunim njerëzor ndërmjet tyre. Tani, mirësjellja shpërblehet me mirësjellje dhe

komunikimi shpërblehet me fryte konkrete të dobishme për të gjithë dhe më së

shumti për nxënësit. Kur e fiton prindi besimin e kujdestarit të klasës, do t’ia hapë

zemrën e t’i tregojë në besë mundimet dhe fshehtësitë e shpirtit dhe të tërë familjes.

Pa njohje dhe përfilljen në besë të këtyre fshehtësive është e pamundshme të njihet

dhe të ndihmohet zhvillimi i qenies njerëzore të nxënësit.

“Komunikimi i mirëfilltë i kujdestarit të klasës varet edhe nga njohja e

tipareve të personalitetit të prindërve përkatësisht nga njohja e tipit të tyre. Prandaj,

në vazhdim do të bëhet fjalë lidhur me këtë”3.

4. TIPAT E PRINDËRVE TË NXËNËSVE

Si çdo klasifikim edhe klasifikimi i prindërve të nxënësve në tipa përmban

në vete lëshime të natyrës metodologjike dhe përmbajtjesore, të cilat në vështrim

kritik analogjie e bëjnë problematik klasifikimin, diskutabil dhe shumë vështirë të

aprovueshëm. Mirëpo, praktika pedagogjike e do, sepse nga njohja e tipareve të

personalitetit të prindërve, kujdestari i klasës-paraleles do të jetë në gjendje të

akordojë qëndrimet dhe sjelljet e tija për komunikim sa më adekuat dhe njerzor me

ta. Zakonisht, si kriter themelor për klasifikimin e prindërve në tipa merret

temperamenti dhe karakteri i tyre, sistemi i qëndrimeve, pikëpamjeve, aspiratave,

aftësia dhe stili për komunikim me njerëz. Në mbështetje me këto, përkatësisht me

vetitë dominante të personalitetit të prindërve, prindërit, kushtimisht mund të ndahen

në dy grupe të mëdha tipash dhe brendapërbrenda tyre në lloje: në tipa pozitivë dhe

në tipa negativë, gjithnjë duke pasur parasysh faktin se nuancat dhe rastet kalimtare

3 . Dr. Riza Brada: Pedagogjia familjare, “Dugagjini” Pejë, 1995. Faqe 118.

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ AA” FAKULTETI I EDUKIMIT · varg objektivash sociale-edukative specifike dhe stil specifik procesesh dhe marrëdhëniesh edukative brendapërbrenda

PUNIM DIPLOME 2019

12

janë evidente.4. Për këtë arsye kurrë nuk duhet ngutur në kualifikimin definitiv të

prindërve në tipa, por duhet marr dhe analizuar shumë të dhëna lidhur me sjelljen

dhe tiparet e personalitetit të secilit prind.

Foto. Në një mbledhje me prindër.

4.1. Tipat pozitivë të prindërve

Tipat pozitivë të prindërve spikaten me aftësi të zotërimit të temperamentit.

Reagojnë në mënyrë të matur dhe konstruktive në situata të ndryshme jetësore dhe

në kontaktet e proceset e komunikimit me persona të ndryshëm. Kanë karakter të

fortë moral, qëndrim korrekt në punë dhe në raportet ndërnjerëzore. Janë të

përshtatshëm për komunikim dhe bashkëpunim. Pranojnë dhe me ndërgjegje të lartë i

kryejnë punët dhe detyrat e marra me interes të përgjithshëm. Janë dorë e djathtë e

kujdestarit të klasës dhe të drejtorit të shkollës. Me autoritetin e tyre ndikojnë në

masë të vejë puna mbarë.

4 . Dr. Riza Brada: Pedagogjia familjare, “Dugagjini” Pejë, 1995. Faqe 126.

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ AA” FAKULTETI I EDUKIMIT · varg objektivash sociale-edukative specifike dhe stil specifik procesesh dhe marrëdhëniesh edukative brendapërbrenda

PUNIM DIPLOME 2019

13

Foto: Takimi Arsimtarë-Prind- Nxënës.

4.1.1. Prindi pedagog

Prindi pedagog ka temperament të matur dhe karakter të fortë moral. I këtillë

mund të jetë për nga natyra, por edhe për nga niveli i kulturës dhe arsimi që ka.

Është organizator i mirë i jetës dhe punës në familje. Kujdeset për zhvillim psikiko-

fizik dhe social të fëmijëve. Di kur duhet, si duhet dhe kur është e nevojshme të

kontaktojë dhe të komunikojë me kujdestarin e klasës-paraleles. Kontakti dhe

komunikimi është i këndshëm, i shkurtër dhe konstruktiv. Di si sjellet dhe përparon

fëmija i tij në shkollë, sepse prore kujdeset për të në shtëpi. Mirëpo, kontakton me

kujdestarin e klasës në shenj respekti dhe për t’u informuar akoma më mirë për

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ AA” FAKULTETI I EDUKIMIT · varg objektivash sociale-edukative specifike dhe stil specifik procesesh dhe marrëdhëniesh edukative brendapërbrenda

PUNIM DIPLOME 2019

14

sjelljen dhe përparimin e fëmijës, në rast nevoje edhe për intervenime dhe korrigjime

prindore.

Gjithmonë vepron me qëllim preventivimi. Prindi i këtillë është i

përshtatshëm të zgjidhet në organet qeverisëse të prindërve të klasës dhe të shkollës

për zhvillimin e aksioneve të dobishme, në parimin e shembullit të mirë personal dhe

të fëmijës së tij.

Foto: Bashkëpunimi Prind fëmijë

4.1.2. Prindi demokrat

Prindi demokrat për nga bindja dhe sjellja është tip ekstravert, i

shoqërueshëm, i çiltër, i hapët, komunikativ dhe i përshtatshëm për bashkëpunim.

Dallohet me shkallë të lartë të durimit, tolerancës konstruktive. Është i gatshëm të

dëgjojë më vëmendje bashkëbiseduesin, të shqyrtojë dhe të pranojë me qasje kritike

qëndrimet, pikëpamjet dhe propozimet e tij, njëherit edhe në mënyrë të matur, pa

nguti, me forcën e argumentit, pa fyerje të personalitetit të bashkëbiseduesit të bëjë

vërejtje, të korrigjoj dhe përmirësoj qëndrimet dhe pikëpamjet e tij. Tipi demokrat i

prindit dallohet në mbledhjet e prindërve me qëndrimet, pikëpamjet, propozimet dhe

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ AA” FAKULTETI I EDUKIMIT · varg objektivash sociale-edukative specifike dhe stil specifik procesesh dhe marrëdhëniesh edukative brendapërbrenda

PUNIM DIPLOME 2019

15

aksionet konstruktive. Si i këtillë është i përshtatshëm për të udhëhequr këshillin e

prindërve, mbledhjet e prindërve dedikuar organizimit, zhvillimit dhe përfundimit të

aksioneve të vlefshme për klasën-paralelen dhe për shkollën në tërësi. Në kontaktet

individuale është kritik dhe autokritik, kurdoherë bashkëpunëtor i sinqertë, i ngushtë

dhe këshilltar pa hile i kujdestarit të klasës- paraleles për zgjidhjen e problemeve më

rëndësi shoqërore-edukative.

4.1.3. Prindi patriarkal i matur

Prindi patriarkal i matur është produkt i kushteve të ndryshme, por kryesisht

cilësor shoqëror-edukativ. Është zhvilluar dhe rritur në familje patriarkale nga e cila

ka trashëguar vetitë e saja dhe shkolluar e ngritur në mjedis të urbanizuar që kanë

bërë të jetë i ashpër, por i arsyeshëm, komunikativ në parimin e respektimit të

ndërsjellë. Dallohet me qëndrim të matur dhe konstruktiv, me sjellje parimore, me

dhënien e urdhrave të studiuar mirë, zbatimin e të cilave e kërkon me përpikëri.

Fëmijët e tij dinë të sjellen me respekt. Si prindi i tyre, nuk flasin, por punojnë

shumë. Prindi i këtillë është shumë i përshtatshëm për pjesëmarrje në organet

udhëheqëse të shkollës dhe të klasës në mjediset rurale ngase ka autoritet funksional

dhe aftësi komunikimi siç e kërkon vendi dhe mentaliteti i këtyre mjediseve.

4.2. Tipat negativë të prindërve

Tipat negativ të prindërve dallohen me sjellje deviante, ekstreme. Janë tepër

agresivë ose tepër të butë, autoritarë ose pa pikë autoriteti, tepër të ndjeshëm ose fare

indiferent, tipa dominantë ose submisivë. Ndodhë të jenë edhe ambivalentë,

dominantë ndaj të nënshtruarve, sumbmisivë ndaj eprorëve, ndaj autoriteteve dhe më

të fortëve. Nuk janë të përshtatshëm për komunikim dhe bashkëpunim. Në formimin

e temperamentin dhe të karakterit labil, të qëndrimeve, të pikëpamjeve dhe të

sistemit të sjelljeve joadapte të tyre kanë ndikuar një varg faktorësh negativë:

mungesa e dashurisë dhe e mbështetjes së drejtë të prindërve, mohimi dhe lënia pas

dore, sjelljet jo të mira të tyre, prindërit me sjellje deviante, neurotikë, autoritarë në

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ AA” FAKULTETI I EDUKIMIT · varg objektivash sociale-edukative specifike dhe stil specifik procesesh dhe marrëdhëniesh edukative brendapërbrenda

PUNIM DIPLOME 2019

16

shkallë satrapi, statusi jo i mirë i tyre në familje, në lagje, në klasë, në vendin e

punës, gjendja jo e mirë shëndetësore, etj. Në mesin e prindërve negativë hasim në

prind: autoritar, perfeksionist, neutrik të mërzitshëm, të butë dhe në prind, i cili

identifikon fëmijën me veten.

4.2.1. Prindi autoritar

Prindi autoritar është tejet i ashpër dhe i paarsyeshëm. Jepë urdhëra të prera

dhe kërkon zbatimin e pakusht të tyre. Manifeston aspirata dominimi. Imponohet dhe

kërkon të luaj rolin udhëheqës kudo. Veten e ndien të aftë dhe komponent për çdo

gjë. Rëndom, ka aspirata jo reale dhe prirje për përçmimin e tjerëve. Në mbledhjet e

prindërve kritikon për të dominuar mbi të tjerët. Kërkon edhe nga fëmija i tij të

dominojë mbi shokët e klasës. Zakonisht fëmija i tij i papërshtatshëm dhe i

padëshirueshëm në grupin social-edukativ, ose i torturuar nga prindi autoritar rrinë i

tërhequr, lë përshtypje se është i dëgjueshëm. Mirëpo, kur i jepet rasti, nuk ngurron

të sjellet keq ndaj shokëve e shoqeve, sidomos ndaj atyre fizikisht më të dobët, ashtu

siç sjellet i ati në familje.

Nëse prindi autoritar nuk gjenë mbështetjen e prindërve të tjerë dhe të

kujdestarit të klasës për ta zgjedhur në ndonjërin nga organet udhëheqëse të

prindërve, “ku do t’i shkojë fjala”, do t’i vërsulet edhe kujdestarit të klasës. Nëse

hasë në reagim të të gjithë prindërve, tërhiqet dhe nuk kontakton më me kujdestarin e

klasës as nuk merr pjesë në mbledhjet e prindërve. Në këtë rast, kujdestari i klasës

duhet të sjellët me mençuri edukatori, të sjellët në mënyrë korrekte dhe me

gjakftohtësi ndaj prindit të këtillë. Fëmijën e tij duhet ta trajtojë drejt. Në asnjë

mënyrë dhe në asnjë rast fëmija i prindit autoritar nuk duhet të mendojë se nuk është

i përvetësuar, i dashur dhe i trajtuar mirë si nxënësit tjerë, ngase prindi i tij është

sjellë në mënyrë jo korrekte ndaj arsimtarëve dhe kujdestarit të klasës. “Me trajtim të

mirë edukativ, me besimin e punëve dhe vlerësimin stimulues të rezultateve të

arritura, fëmija i prindit autoritar do ta kuptojë se sjelljet njerëzore” 5, të mbështetura

në mirëkuptim dhe tolerancë janë veti, të cilat i do dhe i kultivon mjedisi i kulturuar

dhe demokratik siç është klasa dhe mjedisi më i gjerë social. Trajtimi i mirë i fëmijës

së këtillë, socializimi dhe përparimi i tij në mësime, bëjnë që prindi autoritar të

5 . Dr. Riza Brada: Pedagogjia familjare, “Dugagjini” Pejë, 1995. Faqe 138.

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ AA” FAKULTETI I EDUKIMIT · varg objektivash sociale-edukative specifike dhe stil specifik procesesh dhe marrëdhëniesh edukative brendapërbrenda

PUNIM DIPLOME 2019

17

qëndrojë në distancë, bile të mos shkaktojë dëme në ndërtimin e raporteve të mira

ndërmjet prindërve tjerë dhe kujdestarit të klasës.

4.2.2. Prindi perfeksionist

Prindi perfeksionist është dashuruar në veten e tij. Është tip narcisoid, me

sjellje karakteristike neurotike. Pedantist ekstrem. Kërkon nga fëmija i tij të sjellet

dhe të veprojë me pedantizëm, të veshet dhe të mbathet ashtu që të dallohet nga të

tjerët si fëmijë i pastër i prindit të njohur. Të punojë dhe të sjellët ashtu siç do ky, e

jo siç kërkojnë arsimtarët, sepse “ata nuk janë të kujdesshëm dhe të dijshëm sa

duhet”. Të mos luajë e të mos punojë me fëmijët tjerë, sepse ata nuk janë të rangut as

të vlerave të tija estetike, morale dhe intelektuale. Nga kujdestari i klasës kërkon

“mbrojtjen e fëmijës” së tij nga ndikimet negative, të mos e angazhojë në punë “të

ndyta” as në aktivitete të rëndomta. Insiston që fëmija i tij të angazhohet në aktivitete

“të elitës”, për shembull në grupin e muzikantëve të rinj, për të cilin aktivitet ia

siguron edhe instrumentin e shtrenjtë, pa marrë në konsideratë aftësitë dhe prirjet e

fëmijës së tij për muzikë, etj. Prindi perfeksionist nuk pranon të angazhohet në

organet udhëheqëse të prindërve, sepse kjo punë, siç mendon ai, nuk është në nivelin

e tij kulturor-intelektual.

4.2.3. Prindi i mërzitshëm

Prindi i mërzitshëm është cikërrimitar, herë-herë labil dhe në kërkesa i

papërcaktuar dhe i pavendosur. Gjithnjë e përcjellë dhe e merr fëmijën nga shkolla.

Gjatë kryerjes së detyrave të shtëpisë i qëndron fëmijës mbi kokë dhe e përzien

dorën e vet në to. Ka raste kur është i pranishëm në orët e edukatës fizike e

shëndetësore dhe shfaq dëshirë të marr pjesë edhe në orët e tjera mësimore, posepo

në shëtitje dhe ekskursione në të cilat merr pjesë edhe fëmija i tij. Rend e parend dhe

për çdo imtësi kërkon të kontaktojë dhe të këshillohet me kujdestarin e klasës. Nga

sa u tha, mund të kuptohet se prindi i mërzitshëm vuan nga ndjenja e pasigurisë dhe

e inferioritetit. Këtë, në mënyrë jo të vetëdijshme e projekton edhe në personalitetin

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ AA” FAKULTETI I EDUKIMIT · varg objektivash sociale-edukative specifike dhe stil specifik procesesh dhe marrëdhëniesh edukative brendapërbrenda

PUNIM DIPLOME 2019

18

e fëmijës së tij. Kujdestari i klasës duhet t’i ndihmojë këtij prindi të lirohet nga ky

kompleks, nga ky bllokim shpirtëror dhe të mbrojë nxënësin që të mos kompleksohet

si prindi i tij. Këtë do ta arrijë edhe me ndihmën e arsimtarëve të tjerë. Nxënësi duhet

të bindet se është i përvetësuar mirë nga kujdestari i klasës, nga arsimtarët që i japin

mësim dhe nga shokët e klasës. Duhet t’i besohen punë dhe detyra, të cilat do të jetë

në gjendje t’i kryejë me kohë dhe drejt, në mënyrë që të përjetojë sa më parë

sukseset e para si mbështetje të formimit të ndjenjës së sigurisë dhe të besimit në

forcat e veta dhe të besimit në të tjerët, se është i pranuar mirë dhe se çmohet nga

arsimtarët dhe shokët e klasës. Me kohë, krahas bindjes për mundësitë e tija në

zhvillim, nxënësi do të kërkojë vetë lirimin nga tutoria e panevojshme e prindit të

mërzitshëm. Kështu, me kohë do të lirohet edhe kujdestari i klasës-paraleles nga

vardisjet e tija të parreshtura dhe shumë neveritëse.

4.2.4. Prindi i butë

Rëndom, prindi i butë ka temperament flegmatik, ose që ka të kaluar të

hidhur. Prindi i tij ka qenë autoritar që ia ka ndrydhur rininë; është rritur pa prindër

dhe ka qenë i ndrydhur dhe i eksploatuar nga ata që janë kujdesur për të; vuan nga

ndjenja e inferioritetit dhe tërhiqet në vete, etj. kështu që, tani, si prind është tolerant

i pakufi. Do që fëmija i tij të mos ketë obligime e detyrime, të ketë liri veprimi, t’i

plotësohet çdo dëshirë. Ose, është plotësisht indiferent ndaj sjelljes, punës dhe

rezultateve që arrin fëmija i tij në shkollë. Për fëmijët-nxënësit e prindërve të këtillë

duhet kujdesur arsimtarët dhe kujdestari i klasës. T’i përvetësojnë me dashuri

edukatori duke i angazhuar në punët në grupe dhe tandem. Në bashkëpunim me të

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ AA” FAKULTETI I EDUKIMIT · varg objektivash sociale-edukative specifike dhe stil specifik procesesh dhe marrëdhëniesh edukative brendapërbrenda

PUNIM DIPLOME 2019

19

tjerët, t’u krijohen kushtet të arrijnë sukses dhe të vlerësohen pozitivisht, të kuptojnë

dhe të binden se vlejnë, se janë të dashur dhe të përvetësuar nga shokët dhe nga

arsimtarët, se për ta kujdesen ashtu siç kujdesen edhe për nxënësit e tjerë.

Zakonisht janë të butë edhe prindërit, të cilët kanë fëmijë dëshire, fëmijë të

adoptuar, ose fëmijë i cili ka përjetuar fatkeqësi, për shembull në trafik. Këta prindër

kërkojnë nga arsimtarët, posaçërisht nga kujdestari i klasës ta trajtojë fëmijën e tyre

ashtu siç e trajtojnë vetë, të mos e ngarkojnë me punë mësimore, me detyrime që

rrjedhin nga jeta dhe sjellja në shkollë, të kujdesen për të në mënyrë të veçantë, etj.

Janë shumë të emocionuar dhe ndjejnë nevojë shpirtërore të priten mirë dhe të

trajtohen në mënyrë të posaçme nga kujdestari i klasës. Me një fjalë, që edhe ky të

preokupohet me preokupimet e tyre familjare. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, as që

meriton prindi i butë të kualifikohet si prind me sjellje negative. Mirëpo, insistimet e

tija kategorike dhe pakusht për trajtimin e posaçëm dhe të privilegjuar të fëmijës së

tij në klasë, ose toleranca e pakusht ndaj sjelljeve që nuk përputhen me normat

morale të sjelljes në klasë dhe gjetiu, trajtohen si largim nga stili dhe raportet

normale në klasë, në jetën dhe punën edukative-mësimore jo pa obligime. Në këtë

rast kemi të bëjmë me prindër me sjellje negative.

Si sjelljet e prindit të butë indiferent ndaj suksesit dhe sjelljeve të fëmijës në

shkollë, kështu edhe sjelljet e prindit të butë tolerant për përmbushjen pakusht të

dëshirave të fëmijës së tij, nuk përputhen me qëllimin dhe objektivat, me parimet,

metodat dhe mjetet e edukatës. Pa angazhim, nuk ka mobilizim, zhvillim të

potencialeve bio-psikike-sociale të nxënësve. Pa detyrë dhe përgjegjësi pune nuk ka

të drejta, nuk ka zhvillim të vetëdijes morale për domosdonë e përvetësimit të

normave dhe të sistemeve të sjelljeve e të vlerave të lejueshme dhe të aprovueshme,

nuk ka formim të ndërgjegjes në formë bindjesh dhe veprimit të individit sipas tyre,

nuk ka socializim të tij, përkatësisht, nuk ka zhvillim dhe afirmim të potencialeve

njerëzore të tij.

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ AA” FAKULTETI I EDUKIMIT · varg objektivash sociale-edukative specifike dhe stil specifik procesesh dhe marrëdhëniesh edukative brendapërbrenda

PUNIM DIPLOME 2019

20

Foto Komunikimi i suksesit në një mbledhje të prindërve

4.2.5. Prindi i cili identifikon fëmijën me veten

Prindi i cili identifikon fëmijën me veten ka ambicie të sëmura, është egoist, ushqen

aspirata të larta jo reale, të cilat nga shkaqet e ndryshme nuk ka arritur t’i realizojë në

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ AA” FAKULTETI I EDUKIMIT · varg objektivash sociale-edukative specifike dhe stil specifik procesesh dhe marrëdhëniesh edukative brendapërbrenda

PUNIM DIPLOME 2019

21

jetë 6. Është mendjemadh, lavdidashës, që me çdo kusht insiston që fëmija i tij t’ua

kalojë fëmijëve të shokëve të tij. Nuk ka aftësi emotive dhe intelektuale për kritikë të

argumentuar as për vetëkritikë. Kur fëmija i tij tregon sukses të ultë në mësime

humbë mendjen dhe njollosë arsimtarët si të paaftë, si profesionistë të dobët.

Kujdestarin e klasës e cilëson si të pakujdesshëm, politikën e arsimit të gabueshme

që nuk kontrollon dhe që lejon papunësinë dhe dështimet si më rastin e “fëmijës së

tij të zgjuar, talent”. Nuk nguron të thotë së fëmijës së tij i është bërë e padrejtë dhe

kërkon formimin e komisionit të posaçëm. Prindi i këtillë do të kënaqet vetëm

atëherë kur i lavdërohet fëmija, bile edhe kësaj here, nuk e le pa thënë, se, sikur mos

të kishte pengesa nga ky apo ai, do të arrinte më shumë.

Prindi i cili e identifikon fëmijën me veten, kërkon qasje të studiuar dhe stil pune të

posaçëm nga kujdestari i klasës. Kujdestari i klasës duhet t’i informojë arsimtarët

tjerë për aspiratat e tija të sëmura, jo reale. T’i udhëzoj që me rastin e kontakteve

individuale të kenë durim dhe ta dëgjojnë me kujdes. Pastaj, sipas mundësive, në

grup, ta bindin me të dhëna konkrete për mundësitë dhe mënyrat e angazhimit të tij

rreth dhënies së ndihmës fëmijës- nxënësit, për mundësitë reale të nxënësit për

arritjen e rezultateve sa më të mira në mësime, etj. Prindi i këtillë, duhet të bindet me

instrumente objektive të vlerësimit të njohurive të nxënësve, kështu edhe të fëmijës

së tij, për rezultatet reale të arritura. Nëse arsimtarët janë kompaktë në qasje

pedagogjike për trajtim adekuat të këtij prindi dhe të fëmijës së tij në procesin e

edukimit në kushtet dhe trajtimin relativisht të barabartë të të gjithë nxënësve, mund

të ndikohet në përmirësimin e pikëpamjeve, të qëndrimeve dhe të sjelljeve të këtij

prindi. Ka raste, kur prindi i këtillë është papërmirësueshëm, e malltreton fëmijën e

vet duke kërkuar përcjelljen e tij në paralelen, besa edhe në shkollë tjetër, me

pretekst “se arsimtarët i kanë bërë padrejtësi, se nuk janë të aftë të punojnë mirë për

zhvillimin dhe afirmimin e fëmijës së tij gjenial”. Ky prind, me pëlqimin e prindit

tjetër, ka nevojë të trajtohet nga pedagogu dhe psikologu i shkollës, besa edhe nga

neuropsikiatri.

6 . Dr. Riza Brada, Pedagogjia shkollore, Pejë, Dukagjini, 1994. Fq.145.

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ AA” FAKULTETI I EDUKIMIT · varg objektivash sociale-edukative specifike dhe stil specifik procesesh dhe marrëdhëniesh edukative brendapërbrenda

PUNIM DIPLOME 2019

22

5. REZYME

Motivimi im për zgjedhjen e temës “Marrëdhëniet kujdestar klase-

prindër ” buron nga vetë fakti i përcaktimit tim, dhe dëshirës për të qenë në hap me

procesin edukativo-arsimor, detyrë kjo e cila njëherit paraqet njohjen sa më të mirë

të kësaj fushe, e cila na lehtëson punën tonë të përditshme më nxënës duke pasur

parasysh se sa më shumë kemi njohuri aq më lehtë e kemi të punojmë me brezat e ri.

Duke i parë si të rëndësisë së veçantë karakteristikat themelore te

marrëdhëniet kujdestar klase-prindër nëpër shkollat fillore, për të pasur sukses në

realizimin e përmbajtjeve mësimore, u orientova që në këtë punim diplome të

paraqes në mënyrë të detajuar këto probleme.

Mirëfilli dihet se marrëdhëniet kujdestar klase-prindër në shkollat fillore janë

proces i domosdoshëm, përmes të cilit mësimdhënësi parasheh mënyrat se si më

lehtë të realizojë përmbajtjet programore në procesin e punës mësimore.

Në këtë studim përveç gjërave më të rëndësishme që lidhen me problematikën

e marrëdhëniet kujdestar klase-prindër do te jepen edhe rekomandimet përmes të

cilave do të argumentohen domosdoshmëria e marrëdhëniet kujdestar klase-prindër

në shkollat fillore të cilat janë çelësi i suksesit në punën mësimore.

Pra, krahas faktorëve të tjerë që lehtësojnë procesin e mësimdhënies dhe të

nxënit nga fëmijët e ku hyjnë: zbatimi i formave, metodave, teknikave, mjeteve,

parimeve, element tjetër i rëndësishëm është edhe bashkëpunimi kujdestar klase-

prindër nëpër shkollat fillore si dhe rrugët për realizim të suksesshëm të tyre.

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ AA” FAKULTETI I EDUKIMIT · varg objektivash sociale-edukative specifike dhe stil specifik procesesh dhe marrëdhëniesh edukative brendapërbrenda

PUNIM DIPLOME 2019

23

6. AUTOBIOGRAFIA

Unë jam Leurita Valla, e lindur me 08.05.1995 ne qytetin e Pejes. Nga prinderit

Luan dhe Arbnore Valla. Jam e vetmja vajzë e familjes time, ku jetoj me prindërit e

mi, kam edhe dy vëllezër. Shkollën fillore e kam kryer në shkollën “Asdreni “ në

Pejë.

Ndërsa shkollën e mesme në “Gjimnazin Bedri Pejani “ në Pejë. Studimet i kam

filluar në Fakultetin e Edukimit “Fehmi Agani” në Gjakovë , në programin

Parashkollor.

Sot ,para jush po e mbroj Temën e Diplomës me titull “ Marrëdhëniet Kujdestar

klase – Prindër” ku edhe me këtë rast përfundoj studimet Bachelor pranë këtij

fakulteti.

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ AA” FAKULTETI I EDUKIMIT · varg objektivash sociale-edukative specifike dhe stil specifik procesesh dhe marrëdhëniesh edukative brendapërbrenda

PUNIM DIPLOME 2019

24

7. LITERATURA

1. Babić, dr. Veljko, Medjuljudski odnosi u školi, Sarajevo.

Svjetlost, 1983.

2. Brada, dr. Riza, Zgjidhja pedagogjike e situatave konflikte te

nxënësit e moshës së re shkollore, ETMM, Prishtinë 1984.

3. Brada, dr. Riza, Pedagogjia shkollore, Pejë, Dukagjini, 1994.

4. Brada, dr. Riza, Pedagogjia familjare, Pejë, Dukagjini, 1995.

5. Brada, dr. Riza, Nxënësit e zgjedhur dhe talentë, Botimi i dytë i

plotësuar, Pejë, Dukagjini, 1997.

6. Buler, Smiter, Ričardson, Bradšo: Problemi detinjstva i učitelj,

Grafički zavod, Titograd, 1962.