UNIVERSITETI I GJAKOVËS ”FEHMI AGANI”...varshmëri reciproke. Këta faktorë janë studiuar...

38
1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS ”FEHMI AGANI” FAKULTETI I MJEKËSISË DREJTIMI: INFERMIERI PUNIM DIPLOME TEMA: SËMUNDJA E FRUTHIT NË REGJIONIN E PRIZRENIT, GJATË VITEVE 2017-2018 Punoi: Mentor: Gabrijella Bezhi Prof. Ass. Dr. Haxhi Kamberi Gjakovë, 2020

Transcript of UNIVERSITETI I GJAKOVËS ”FEHMI AGANI”...varshmëri reciproke. Këta faktorë janë studiuar...

  • 1

    UNIVERSITETI I GJAKOVËS ”FEHMI AGANI”

    FAKULTETI I MJEKËSISË

    DREJTIMI: INFERMIERI

    PUNIM DIPLOME

    TEMA: SËMUNDJA E FRUTHIT NË REGJIONIN E

    PRIZRENIT, GJATË VITEVE 2017-2018

    Punoi: Mentor:

    Gabrijella Bezhi Prof. Ass. Dr. Haxhi Kamberi

    Gjakovë, 2020

  • 2

    Ky punimi i temës së diplomës është realizuar në Unversitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

    në bashkëpunim me spitalin e përgjithshëm “Daut Mustafa “ në Prizren.

    Mentori i kësaj teme është Prof. Asoc. Dr. Haxhi Kamberi

    Punimi përfshinë: 38 faqe, 4 tabela, 4 grafikone dhe 2 figura.

    Deklarata e kandidates

    Unë, Gabrijella Bezhi, me përgjegjësi të plotë deklaroj se punimi i titulluar “Sëmundja e

    fruthit në regjionin e Prizrenit, gjatë viteve 2017-2018 “ është punim i imi origjinal.

    Të njëjtin nuk e kam kopjuar nga punimet e studentëve të tjerë apo nga ndonjë burim tjetër,

    përveq atyre burimeve dhe literaturave të cituara në referenca.

    Nga fillimi deri në përfundim të këtij punimi kam respektuar dhe jam mbështetur në të gjithë

    rregulloren për Hartimin e Temës së Diplomës të përcaktuar nga Universiteti i Gjakovës

    “Fehmi Agani“.

  • 3

    FALENDERIM

    Falenderoj familjen për mbështetjen e pakursyer.

    Falenderoj pedagogët e fakultetit të Infermierisë, në veçanti mentorin Prof. Asoc. Dr.

    Haxhi Kamberi, i cili me vërejtjet dhe sygjerimet e tij në të gjitha fazat e punimit,

    ndikoi dukshëm në ngritjen e vlerës dhe cilësisë së këtij punimi.

  • 4

    Përmbajtja

    Abstrakti.....................................................................................................................................5

    Qëllimi, Objektivat dhe Metodologjia.......................................................................................6

    Kapitulli I..................................................................................................................................7

    1.1 Hyrje....................................................................................................................................7

    1.2 Nocionet themelore në epidemiologji..................................................................................8

    1.3 Karakteristikat epidemiologjike të sëmundjeve infektive....................................................9

    Kapitulli II..............................................................................................................................13

    2.1 Etiologjia……………………………………………..………..........................................13

    2.2 Epidemiologjia………………………...............................................................................13

    2.3 Patogjeneza………………………………………………………………………………15

    2.4 Shkaqet Klinike…………………………………………………………………………..16

    2.5 Ndërlikimet…………………………………………………………………………….…18

    2.6 Diagnoza………………………………………………………………………………….19

    2.7 Prognoza………………………………………………………………………………….20

    2.8 Mjekimi…………………………………………………………………………………..20

    Kapitulli III.............................................................................................................................21

    3.1 Parandalimi…….................................................................................................................21

    3.2 Arsimimi dhe Edukimi Shëndetësor……..........................................................................26

    Kapitulli IV.............................................................................................................................28

    4.1 Rezultatet............................................................................................................................28

    4.2 Diskutimet..........................................................................................................................32

    4.3 Përfundimet........................................................................................................................33

    4.4 Rekomandimet...................................................................................................................34

    Rezyme....................................................................................................................................35

    Referencat...............................................................................................................................37

  • 5

    Abstrakti

    Fruthi paraqet sëmundje infektive bakteriale, akute nga grupi i etheve me urtikarie. Klinikisht

    manifestohet me fillim të shpejtë, dhembje në fyt, anginë dhe me urtikarie në formë të

    kokërrave të imëta në bazë eritematoze nëpër lëkurë. Sëmundjen e shkakton streptokoku

    betahemolitik i grupit A edhe atë 25 lloje serologjike të cilat tajojnë toksinë eritogjene. Burim

    i infeksionit janë persona të sëmurë ose bacilbartës të shëndoshë. Mënyra e bartjes së

    infeksionit është përmes ajrit, me anë të pikave, ndërsa porta hyrëse janë orofarinksi, mukozat

    dhe plagët e hapura. Kryesisht sëmuren fëmijët parashkollor dhe shkollor. Sëmundja paraqitet

    në mënyrë sporadike, ose si epidemi e vogël, e cila ka rritje më të madhe në vjeshtën e vonë,

    në dimër dhe në pranverën e hershme.

    Qëllimi i këtij hulumtimi është të njihemi me rastet e sëmundjes së Fruthit që u paraqitën në

    regjionin e Prizrenit gjatë viteve 2017 – 2018, si dhe me rolin e punëtorëve shëndetësor

    lidhur me parandalimin dhe trajtimin e epidemisë së fruthit.

    Studimi është realizuar përmes nxjerrjes së të dhënave nga librat e protokolit, në repartin e

    sëmundjeve infektive pranë spitalit të përgjithshëm “Daut Mustafa” në Prizren, si dhe në

    bashkëbisedim me stafin e repartit të sëmundjeve infektive të cilët kontribuan shumë në ato

    ditë të vështira.

    Pas analizimit të rezultateve kemi nxjerrë përfundimet: Që nga paraqitja e rastit të parë, në

    Korrik të vitit 2017 dhe deri më 31 Dhjetor 2017 janë trajtuar gjithësej 23 raste me fruth, prej

    tyre 11 meshkuj dhe 12 femra; Nga Janari deri në Korrik 2018 pranë repartit të sëmundjeve

    infektive në spitalin e përgjithshëm në Prizren janë paraqitur për trajtim 610 raste, prej tyre

    347 meshkuj dhe 263 femra. Grupmosha më e prekur ka qenë ajo mes 15-49 vjeç me 255

    raste, e pasuar nga grup mosha 6-14 vjeç me 183 raste, grup mosha 1-5 vjeç me 157 raste,

    grup mosha deri 1 vjeç me 33 raste dhe 5 raste i takojnë grupmoshës 50 – 64 vjeç.

    Sipas stausit vaksinal nga numri i përgjithshëm i rasteve të paraqitjes së Fruthit, rezulton se

    shumica e subjekteve tek të cilët është paraqitur Fruthi kanë qenë të pa-vaksinuar 570 raste

    apo 90%, 38 raste apo 6% nuk e dijnë, dhe vetëm një pjesë e vogël me 25 raste apo 4%

    pohojnë se kanë qenë të vaksinuar.

    Fjalët kyqe: Fruthi, epidemia, sëmundja infektive, parandalimi.

  • 6

    Qëllimi dhe objektivat e hulumtimit

    Qëllimi i këtij hulumtimi është të njihemi me rastet e sëmundjes së Fruthit që u paraqitën në

    regjionin e Prizrenit gjatë viteve 2017 – 2018, si dhe me rolin e punëtorëve shëndetësorë

    lidhur me parandalimin dhe trajtimin e epidemisë së fruthit.

    Objektivat e tij janë:

    hartojnë një plan të masave kundër paraqitjes së fruthit.

    batohet aktiviteti profilaktik dhe vaksinimi në të gjithë popullatën.

    Metodologjia

    Studimi është realizuar përmes metodës së rishikimit të literaturës si dhe nxjerrjes së të

    dhënave statistikore nga librat e protokolit, në repartin e sëmundjeve infektive pranë spitalit

    të përgjithshëm, ’’Daut Mustafa’’ në Prizren. Është zhvilluar një bashkëbisedim me stafin e

    repartit të sëmundjeve infektive.

    Të dhënat e fituara janë paraqitur përmes tabelave dhe grafikoneve, me anë të programit

    kompjuterik Excel 2010.

  • 7

    Kapitulli I

    1.1. Hyrje

    Fjala Epidemiologji është fjalë greke që do të thotë Epi--Mbi, Demos-Popull dhe Logos-

    Shkencë, pra shkenca mbi popullin. Epidemiologjia është diciplinë mjekësore, qëllimi

    themelor i së cilës është hulumtimi i mënyrës së përhapjes dhe ecurisë së sëmundjeve në

    grupizimet e popullsisë, studimi i faktorëve të ambientit të jashtëm të cilët ndikojnë në

    paraqitjen, mbajtjen dhe përhapjen e sëmundjeve. Bazuar në këto studime ajo i aplikon

    metodat më adekuate në parandalimin dhe eleminimin e tyre. Shumica e autorëve janë të

    mendimit se epidemiologjia si lëndë bazike mjekësore duhet të ketë për qëllim mbrojtjen e

    shëndetit të popullsisë në tërësi, në të njëjtën mënyrë si mjeksia klinike që ka për qëllim

    mjekimin e të sëmurëve në veçanti.1

    Shëndeti shpjegohet si një gjendje fiziologjike normale, ku organet funksionojnë mirë dhe

    nuk janë të prekur apo të dëmtuar nga ndonjë sëmundje.2 Por ky koncept i thjeshtësuar nuk i

    ka kënaqur studiuesit e ndryshëm e as OBSH (Organizatën Botërore të Shëndetësisë), e cila

    në hyrje të kushtetutës së saj jep një përkufizim mjaft të gjerë të këtij koncepti: ’’Shëndeti

    është gjendja e mirëqenies së plotë fizike, mendore dhe shoqërore dhe jo thjeshtë mungesa e

    sëmundjes apo paaftësisë’’.

    Në kohën më të re, Epidemiologia paraqet një metodë filozofike të studimit të problemeve në

    shëndetësi dhe mund të aplikohet në një spektër tejet të gjerë të problemeve, nga përhapja e

    sëmundjeve ngjitëse e deri te dizajnimi i strategjisë së re të shërbimeve shëndetësore.3 Kur

    dihet se sëmundjet ngjitëse kanë rol të rëndësishëm në patologjinë e njeriut, pasi

    mikroorganizmat e ndryshëm shkaktojnë rreth 42% të të gjitha sëmundjeve tek njerëzit.

    Shkaktarë të infeksionit dhe të sëmundjeve ngjitëse, në rastet më të shpeshta janë parazitët

    ose bacilet të cilat përkohësisht apo përgjithmonë jetojnë në ndonjë strehues. Në paraqitjen e

    sëmundjeve ngjitëse marrin pjesë tre faktor bazik:

    Faktori agjens apo shkaktari;

    Faktori strehues (njeriu apo kafsha);

    Faktori mjedis (ambienti).

    1 Epidemiologjia - Parimet dhe Praktika. Dr.sc. Isuf I.Dedushaj faqe25, 66.

    2 Alma Ata. Soins de santé primaires. Genève, Organisation mondiale de la santé, 1978.

    3 Ramadani N. Epidemiologjia 2010. Prishtinë fq. 5

  • 8

    1.2. Nocionet themelore në Epidemiologji

    Morbiditeti. - paraqet proporcionin e numrit të personave të sëmurë në një interval të caktuar

    kohor, zakonisht prej një viti, në raport me numrin e popullatës te e cila është paraqitur

    sëmundja.

    Mortaliteti. - paraqet proporcionin e numrit të personave të vdekur në një interval të caktuar

    kohor në raport me numrin e popullatës te e cila është paraqitur sëmundja.

    Letaliteti. – Është proporcioni ndërmjet personave të vdekur dhe personave të sëmurë nga e

    njëjta sëmundje.

    Epidemia. - Për epidemi flitet kur numri i të sëmurëve është më i madh se numri i

    zakonshëm, gjegjësisht kur numri i të sëmurëve është më i madh se ai i cili pritet gjatë një

    periudhe të caktuar, në një territor të caktuar ose kolektiv të caktuar.

    Rasti indeks (tregues-Index case). - paraqet rastin e parë prej të cilit fillon të përhapet

    sëmundja. Mund të bëhet fjalë për bacil-bartës atipik, inaparent (të paqartë), që do të thotë se

    nuk duhet të pritet se gjithmonë do të gjendet rasti i parë prej të cilit ka filluar epidemia.

    Vatra epidemike. – Paraqet së paku dy raste të ndonjë sëmundjeje epidemike të lidhura

    ndërmjet vete, të shkaktuara prej një agjensi të njëjtë infektiv bashkë me mjedisin, në të cilin

    mundet të vijë deri te infektimet e reja.

    Endemia. - Një sëmundje e caktuar është rregullisht e pranishme me vite të tëra në një

    territor të caktuar, gjegjësisht paraqitja e sëmundjes është e zakonshme dhe paraqitet shpesh

    dhe rregullisht.

    Pandemia. - Forma më intensive e procesit epidemik. I ka të gjitha veçoritë e dukurisë

    epidemike gjatë së cilës përfshihen territore të mëdha, më tepër kontinente.

    Paraqitja sporadike (individuale). - Për paraqitjen sporadike të sëmundjeve bëhet fjalë kur

    ato paraqiten individualisht, të pa grupuara dhe pa lidhshmëri kohore dhe hapësinore. Është

    kryesore që të ekzistojë lidhshmëri reciproke ndërmjet të sëmurëve në një vend të banuar ose

    në ndonjë kolektiv.

    Toksemia (intoksikimi). - Paraqet gjendjen e organizmit gjatë së cilës vjen deri te helmimi

    me toksinë bakteriale, të krijuara në trupin e njeriut (tetanus), ose jashtë tij (botulizëm), pa

    krijimin e ndryshimeve lokale patologjike.

  • 9

    Indeksi i kontagjiozitetit. - Shënon numrin e personave të sëmurë prej 100 personave të cilët

    i janë ekspozuar infeksionit.

    Bakteremia. - Paraqet gjendje gjatë së cilës bakteriet janë të pranishme në qarkullimin e

    gjakut.

    Septikemia. - Paraqet gjendje të sëmurë (sëmundje) të shkaktuar prej bakterieve të ndryshme

    dhe toksineve të tyre në qarkullimin e gjakut dhe në inde.4

    Infeksioni. - Me infeksion nënkuptojmë mundësinë e depërtimit të shkaktarit të sëmundjes

    ngjitëse në organizmin e njeriut apo kafshës, si dhe shumimin dhe qëndrimin e tij.

    Inkubacioni. - Me inkubacion kuptojmë kohën e cila kalon prej kohës kur shkaktarët e

    sëmundjes ngjitëse futen në organizëm e deri tek paraqitja e shenjave të para të sëmundjes.

    Vaksinat. - Janë preparate imunobiologjike për krijimin e imunitetit specifik, të cilat pasi

    futen në organiziëm provokojnë krijimin e kundërtrupëzave për të luftuar sëmundjet e

    caktuara ngjitëse.5

    1.3. Karakteristikat epidemiologjike të sëmundjeve infektive

    Që të paraqitet një sëmundje infektive nevojitet të ekzistojnë më tepër faktorë, të cilët janë në

    varshmëri reciproke. Këta faktorë janë studiuar prej epidemiologut rus Vogralik, i cili i ka

    paraqitur në mënyrë skematike (Zingjiri i Vogralikut), si një varg i përbërë prej 5 hallkave:

    1. Burimi dhe rezervuari i infeksionit;

    2. Rrugët e përhapjes;

    3. Porta hyrëse;

    4. Masiviteti dhe virulenca;

    5. Dispozicioni dhe imuniteti.

    Nëse vargut i mungon cili do prej këtyre faktorëve, nuk do të vijë deri te paraqitja e

    sëmundjes infektive.

    4 Mehmedi I. Isjanovska R. Mikrobiologjia dhe Infektologjia.

    5 Dedushaj I :Vaksinimet kundër sëmundjeve ngjitëse - Vaksinoprofilaksia, Prishtinë. 1994

  • 10

    1. Burimi dhe rezervuari i infeksionit mund të jetë njeriu i sëmurë ose kafsha, njerëz me

    infeksion inaparent (të padukshëm) ose latent dhe bacilbartës ose virus bartës. Bartja e

    bacileve mund të jetë afatshkurtër, gjatë kohës së sëmundjes akute, afatgjatë gjatë kohës së

    rekonvaleshencës dhe bartje e përjetshme kronike e bacileve (tifoja e zorrëve, paratifoja,

    virusi i hepatitit B, etj.). Burim i rëndësishëm i infektimit të njeriut janë kafshët shtëpiake dhe

    kafshët e egra e shpezët me zoonozat: antraks, murtaja, bruceloza, tërbimi, etj. Burim dhe

    rrugë për përhapjen e infektimit mundet me qenë edhe natyra – dheu në të cilin gjenden

    sporet e tetanusit dhe antraksit, leptospiret, klostridiumet e gangrenës së gaztë dhe botulizmi.

    2. Rrugët e përhapjes së infektimit munden me qenë të ndryshme, varësisht prej mënyrës

    në të cilën shkaktuesit e sëmundjeve infektive e braktisin organizmin e amvisit. Që të vijë

    deri te bartja e sëmundjes prej njërit amvis te tjetri, nevojitet që agjensi ta braktisë amvisin e

    vjetër përmes portës dalëse. Agjensi kalon një periudhë në mjedisin e jashtëm dhe përmes

    portës hyrëse depërton në amvisin e ri. Varësisht prej portës hyrëse-dalëse dallohen katër

    mekanizma të bartjes së infeksionit:

    FEKALO-ORAL;

    AJROR-PËRMES PIKAVE;

    TRANSMISIV; dhe

    KONTAKTUES.

    Katër mekanizmat e bartjes realizohen përmes gjashtë mekanizmave dhe rrugëve:

    a) RRUGA PËRMES KONTAKTIT;

    b) RRUGA ALIMENTARE;

    c) RRUGA AJRORE – PËRMES PIKAVE;

    d) RRUGA TRANSMISIVE;

    e) RRUGA ARTIFICIALE; dhe

    f) RRUGA HIDRIKE.

    a) Bartja përmes kontaktit (prekjes). Është i madh numri i sëmundjeve, të cilat barten përmes

    kontaktit të drejtpërdrejtë me të sëmurin (sëmundje venerike, antraksi, tifoja e zorrëve,

    dizenteria dhe sëmundje tjera infektive të zorrëve).

    b) Bartja e infeksionit përmes ushqimit të kontaminuar, ka rol të rëndësishëm në

    epidemiologjinë e sëmundjeve infektive, sepse ushqimi është vend i përshtatshëm për

    shumim të shkaktarëve të sëmundjeve infektive të zorrëve dhe toksineve të tyre (tifoja e

  • 11

    zorrëve, paratifoja, salmonelozat, dizenteria, verdhëza infektive, etj.). Artikujt ushqimorë me

    prejardhje shtazore (prodhime ushqimore gjysmë të gatshme si: suxhuku, mishi, qumështi,

    vezët, etj.), shpesh janë të kontaminuara me salmonelë, strepto-stafilokoke, klostridiume dhe

    baktere tjera dhe janë shkaktarët më të shpeshtë të toksi-infeksioneve alimentare.

    c) Përhapja e sëmundjeve infektive përmes ajrit ose përmes rrugës ajrore, është posaçërisht e

    shpeshtë te sëmundjet virusale. Personat e sëmurë me infeksione virusale ose bakteriale të

    rrugëve të frymëmarrjes, gjatë kollitjes, teshtitjes, të folurit me zë të lartë nxjerr në ajër “pika

    të Fligeut”të imëta e të padukshme, të mbushura me mikroorganizma patogjen. Në këtë

    mënyrë përhapen shpejtë: gripi dhe infeksione tjera virusale të mushkërive, difteria,

    skarlatina, kolla e mirë, fruthi, rubeola, lija e ujit, shytat, tuberkulozi dhe sëmundje tjera.

    ç) Bartja e sëmundjeve infektive përmes vektorëve (insekteve) kryhet te të ashtuquajturat

    sëmundje transmisive: malaria, kala-azar, ethet e papataçit, ethet e verdha, etj. Bartësit janë

    mushkonjat dhe Flebotomusët, të cilët, gjatë thithjes së gjakut nga njeriu i sëmurë ose kafsha,

    infektohen, e më pas infeksionin e bartin te njeriu i shëndoshë përmes shpimit të lëkurës.

    Vektorë tjerë janë: morri, i cili bart tifon ekzantematike dhe ethet rekurente (rikthyese), morri

    i miut të fushës bart mortajën, rriqra bart encefalitin, miza shtëpiake mekanikisht i bart

    shkaktarët e sëmundjeve infektive të zorrëve.

    d) Futja e infeksionit në mënyrë artificiale (jo natyrore) në organizmin e njeriut bëhet përmes

    kateterave ose shiringave (gjilpërave) të pa sterilizuara, transfuzionit të gjakut dhe derivateve

    të gjakut (hepatiti B, sida, malaria, etj.).

    dh) Bartja e sëmundjeve infektive përmes ujit. Uji është i rëndësishëm për mirëmbajtjen dhe

    ruajtjen e jetës së njeriut, kafshëve dhe bimëve. Përmes ujit mund të barten sëmundje të

    zorrëve dhe sëmundje tjera infektive, nëse përdoret uji i lumenjëve dhe i bunarëve ose uji i

    shiut, të cilat janë të kontaminuara me ujë të fundërrinës dhe masa fekale, të cilat përmbajnë

    baktere të zorrëve dhe viruse. Më së shpeshti përmes ujit, barten: tifoja e zorrëve, paratifoja,

    kolera, dizenteria, leptospiroza, verdhëza infektive A, etj. Gjatë ndotjes së rrjetit ujësjellës,

    burimeve dhe tubacioneve, paraqiten të ashtuquajturat epidemi hidrike me karakter eksploziv

    dhe me numër të madh të sëmundjeve.

    3. Porta hyrëse e shkaktarëve të sëmundjeve infektive në organizëm mund të jenë disa

    vende, varësisht prej natyrës së sëmundjes, si dhe vendit ku shumohen dhe jetojnë

    mikroorganizmat. Sistemi digjestiv shërben për depërtimin e shkaktarëve të sëmundjeve

  • 12

    infektive të zorrëve, ndërsa mukoza e rrugëve të frymëmarrjes është vendi depërtues – hyrës i

    shkaktarëve të sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes dhe sëmundjeve tjera.

    4. Masiviteti dhe virulenca janë faktorë të rëndësishëm të cilët janë të lidhur me veprimin

    patogjen të mikroorganizmave dhe varen prej aftësisë për depërtim dhe për shumim në

    organizëm, si dhe prej sasisë së futur (doza infektive) të mikroorganizmave. Infeksioni sipas

    definicionit është aftësi e agjentit infektues të shkaktojë simptomat e sëmundjes në organizëm

    të ndjeshëm. Patogjeniteti është veçori e lindur fiziologjike e një lloji, ose një agjensi, ose

    ndonjë grupacioni tjetër të mikroorganizmave, për të shkaktuar sëmundje, ndërsa virulenca

    është shkallë e patogjenitetit. Patogjeniteti është veçori e përhershme, ndërsa virulenca është

    veçori e ndryshueshme, gjegjësisht, virulenca është kuantitet i patogjenitetit të degëve të

    caktuara të llojit të njëjtë. Kontagjioziteti paraqet aftësinë e agjentit biologjik të bartet dhe të

    shkaktojë sëmundje (te personat e ndjeshëm).

    5. Dispozicioni ose predispozicioni ndaj një sëmundjeje është një gjendje kur njeriut i

    mungon rezistenca ndaj disa baktereve patogjene dhe është i ekspozuar ndaj infeksionit.

    Dispozicioni dhe ekspozimi varen nga lloji i sëmundjes dhe një varg faktorësh si: gjendja

    psikofizike, mosha, gjinia, kushtet gjeografike, klimatike dhe shoqëroro ekonomike. Të

    porsalindurit dhe foshnjat rrallë sëmuren prej fruthit dhe sëmundjeve tjera në muajt e parë të

    jetës, për shkak të antitrupave mbrojtës të bartur nga trupi i nënës. Ekzistojnë më tepër

    sëmundje (gripi dhe infeksione tjera virusale, tifoja e zorrëve, dizenteria dhe tjera) ndaj të

    cilave njerëzit janë të ekspozuar në jetën e përditshme, varësisht prej ajrit, ujit, ushqimit,

    kushteve klimatike, kushteve të jetës dhe të punës, psh. Sëmundjet profesionale mundësojnë

    sëmundjet te blegtorët, veterinerët, kasapët, etj. Ekspozimi gjeografik mundëson përhapjen e

    malaries, shistozomijazës, etj.

  • 13

    Kapitulli II

    Fruthi

    Fruthi është sëmundje infektive akute me infeksiozitet të lartë nga një virus që bën pjesë në

    familjen paramyxoviridae. Prek në mënyrë të veqantë fëmijët dhe karakterizohet klinikisht

    nga ethja, mukoziti dhe ekzantema makulopapuloze e gjeneralizuar.6

    2.1. ETIOLOGJIA

    Virioni, pjesë sferike e gjerë me diametër 120 deri 250 nm; përmban ARN; ka simteri

    helikoidale e rrethuar nga një mbulesë lipoglukoproteinike. Virusi ka vetëm një tip antigjenik,

    i përbërë nga 6 proteina strukturore, tre komplekse me 1 ARN dhe tre të bashkëngjitur me

    mbulesën, të cilët janë përgjegjës për aktivitetin hemoaglutinues, hemolitik dhe funksionin

    qelizor. Të gjithë këta antigjenë kanë aftësinë të nxisin formimin e antitrupave fiksues të

    komplementit. Virusi i fruthit është pak rezistent në mjedisin rrethues patogjen vetëm për

    njeriun dhe majmunin antropomorf. Ai është i pranishëm në faring, në konjuktiva, në gjak, në

    urinë dhe në indet e tjera të të sëmurëve; izolohet lehtë në kulturë kryesisht në veshkat e

    njeriut ose të majmunit, gjithashtu mund të kultivohet me lehtësi edhe në një numër të shumtë

    linjash qelizore.

    2.2. EPIDEMIOLOGJIA

    Fruthi është një sëmundje tepër ngjitëse që takohet në të gjitha vendet. Natyra infektive u

    zbulua më 1846 nga Panua, i cili pasi studio një epidemi të madhe të fruthit në ishullin Faroe,

    arriti në përfundimin se sëmundja ishte ngjitëse me periudhë inkubacioni 14 ditë dhe pasi

    kalonte sëmundja linte imunitet për gjithë jetën. Shumëzimi i virusit në kulturat e përgaditura

    nga qelizat e veshkave të njeriut më 1954 nga Anders hapi rrugën për përgaditjen e vaksinës,

    që bëri të mundur edhe ndryshimin e zhvillimit të kësaj sëmundje, e cila përbënte një nga

    6 American Academy of Pediatric. Comitee on Infections Disease. 1996. Pg. 158-161.

  • 14

    shkaqet kryesore të vdekshmërisë foshnjore të moshës 1 deri 4 vjeç kryesisht në vendet e

    pazhvilluara. Burimi i vetëm i infeksionit është njeriu i infektuar me virusin e fruthit, i cili

    është infektues që nga fillimi i periudhës katarale deri 4-5 ditë pas shfaqjes së ekzantemës.

    Virusi i fruthit gjendet në sekrecionet nazofaringeale dhe transmetohet qoftë drejtëpërsëdrejti,

    qoftë me spërklat që përhapen në ajër dhe bien në membranat mukoze të rrugëve të

    frymëmarrjes ose në konjuktivën e personave të ndjeshëm ndaj kësaj sëmundje. Fruthi është

    sëmundje tipike e fëmijëve në zonat urbane që mund të bjerë në çdo moshë receptive.

    Sëmundshmëria arrin kulmin e saj në moshat 2-3 vjeçare ndërsa në zonat fshatare sëmundja

    arrin numrin më të lartë të rasteve në periudhën e shkollës. Gjithmonë kur fëmijët janë të

    paimunizuar, epidemitë e fruthit ndodhin çdo 2-3vjet, zakonisht në fund të dimrit dhe në

    fillim të pranverës, duke bërë që rreth 90-95% e banorëve të qyteteve ta kalonin këtë

    sëmundje para se të arrinin moshën 10-15 vjeç. Kjo është vënë në dukje nga prania e

    antitrupave specifikë në gjakun e personave të këtyre grupmoshave. Rrallë ndodh që fruthi tu

    bjerë fëmijëve para moshës 6-8 muajsh, ndoshta mbasi gjatë kësaj kohe vazhdojnë të

    qëndrojnë antitrupat e fitur nga nëna nëpërmjet transmetimit interplacentar. Por në rastet kur

    nënat nuk e kanë kaluar fruthin ose nuk janë të vaksinuar për arsye të ndryshme krijon

    mundësinë që fëmijët nën një vjeç dhe nën gjashtë muajsh të infektohen nga fruthi. Ky

    fenomen ëshë parë edhe në Shqipëri gjatë epidemisë së vitit 1954-1955 si dhe gjatë vitit

    1970-1971. Si rezultat i vaksinimit është vënë re një zhvendosje e moshës së shfaqjes së

    sëmundjes dhe epidemitë e vogla kanë përfshirë adoleshentët e të rinjtë e rritur, të cilët janë të

    vaksinuar në fëmijëri por nuk kanë bërë më vonë një dozë tjetër të vaksinës (të rikujtesës ).7

    Figura 1. Paraqitja e ekzantemave në fytyrë tek stadet e zhvilluara të fruthit.

    7 Bekteshi, S. Fruthi në Shqipëri. Tiranë, 1974.

  • 15

    2.3. PATOGJENEZA

    Virusi i fruthit, pasi hyn në organizëm, arrin në nyjet limfatike regjionale ku edhe

    shumëzohet duke shkaktuar pas 1-2 ditësh vireminë primare, pastaj nëpërmjet limfociteve

    dhe makrofagëve transportohet në pjesë të tjera të sistemit monocito makrofagocitar. Këtu

    pasi shumëzohen më tej bëjnë të mundur zhvillimin e viremisë sekondare gjatë së cilës

    viruset shpërndahen në të gjitha organet. Nga dita e 11-të shfaqen shenjat prodromale ndërsa

    në ditën e 14-të fillon e shfaqet ekzantema. Pas 24-48 orëve viremia bie dhe fillojnë të

    shfaqen në gjakë antitrupat specifikë. Elementët që shfaqen në lëkurën e të sëmurëve me

    fruth lidhen si me dëmtimet endoteliale të shkaktuara nga shumëzimi viral në nivelin e

    vazave te vogla të dermës (lëkurës) ashtu dhe me pjesëmarrjen e mekanizmave imunologjik

    si rezultat i një reaksioni hipersensibilizimi të vonuar.

    Gjatë periudhës prodromale dhe fazave akute të sëmundjes, si shenjë patogonomike e

    sëmundjes është formimi i qelizave gjigande të Vartin-Finkeldej (Warthin-Finkelday) që

    përmbajnë shumë bërthama, të cilat gjenden në mukozen e gojës, në indin limfatik, në

    dëmtimet që ndodhin në lëkurë, në mukozën e rrugëve të frymëmarrjes si në hundë dhe në

    bronke. Ndryshimet në trurin e të sëmurëve me encefalit karakterizohen nga hemorragjia

    fokale, edema, kongjestioni dhe demielinizimi.8

    Figura 2. Paraqitja e ekzantemave në trup tek stadet e zhvilluara të fruthit.

    8 Christie AB. Infections Diseases Epidemiology and Clinical Practice. London, 1974.

  • 16

    2.4. SHKAQET KLINIKE

    Zhvillimi i sëmundjes mund të ndahet në katër periudha: Periudha e inkubacionit, e

    invazionit, ekzantemike dhe ajo e shërimit.

    Periudha e inkubacionit zakonisht është 9 deri 12 ditë. Kjo periudhë shoqërohet me

    ndryshime të rëndësishme të gjendjes së përgjithshme por ngandonjëherë mund të zhvillohet

    një ekzantemë makuloze kalimtare e quajtur Rashi Prodomal.

    Periudha e invazionit klinikisht karakterizohet nga ethet, temperatura ngritet menjëherë deri

    40℃ dhe shoqërohet me lodhje, mungesë oreksi, dhimbje koke dhe në fëmijët e vegjël mund

    të shoqërohet me konvulsione. Krahas temperatures së lartë që bien në sy fenomenet

    kateriale, të cilat shoqërohen me konjuktivit, fotofobi, lotim, me ndjenjën e trupave të huaj në

    sy, me sekrecione serioze ose mukopurulente, rrjedhje nga hunda, laringit dhe trakeit që

    shoqërohen me kollë të thatë. Në periudhën e invazionit, në rreth 80% të sëmurëve shfaqen

    ekzantema karakteristike të quajtura ndryshe njollat Koplik, të cilat janë pika të vogla, të

    çrregullta, me ngjyrë të kuqe me qendër të bardhë në blu, që shfaqen një ose dy ditë para

    fillimit të ekzantemës në mukozën e faqes kundrejt dhëmballëve. Numri i tyre është i

    ndryshëm nga disa në një numër të madh dhe zakonisht zhduken kur ekzantema në lëkurë

    arrin në kulmin e saj.

    Periudha ekzantematike shfaqet 14 ditë pas infektimit; është i tipit makulo-papuloz. Në fillim

    shfaqet në pjesën prapa veshëve, në ballë dhe pastaj shpejtë në fytyrë, në qafë, në trup dhe më

    vonë në gjymtyrë në mënyrë të njëpasnjëshme çdo 2-3 ditë. Pëllëmbët e duarve dhe shputave

    nuk preken nga ekzantema. Egzantema është pak e ngritur mbi lëkurë, në formën e njollave të

    kuqe, të cilat bashkohen shpejt me njëra tjetrën duke dhënë zona të mëdha të parregullta,

    fytyra shpesh duket edematoze. Gjendrat limfatike dhe shpretka mund të jenë të zmadhuara.

    Në këtë periudhë temperatura është e rritur, kolla bëhet më e fortë e më lodhëse, shtohet

    djersitja, anoreksia, këputja, shpesh kemi të vjella dhe dhimbje koke. Në këtë periudhë

    ekzaminimi elektroencefalografik vë në dukje ndryshime të qarta neurologjike.9

    Pesë-gjashtë ditë pas fillimit të ekzantemës temperatura fillon të bjerë gradualisht,

    përmirësohet gjendja e përgjithshme, elementet në lëkurë fillojnë të shuhen gradualisht sipas

    rradhës që kanë filluar nga koka, trupi, dhe gjymtyrët; deri sa zhduken plotësisht. Kjo quhet

    Periudha e Shërimit e cila përfundon me një deskuamim të lehtë. Krahas formave tipike të

    9 Dushniku N. Karakteristikat e Epidemisë së Fruthit në Shqipëri. Tiranë, 1971.

  • 17

    fruthit është e domosdoshme të njihen edhe format atipike, në të cilat mund të mungojë

    ndonjë nga shenjat kryesore të ecurisë së zakonshme të fruthit, çka mund të qojë në

    diagnostikim të vonuar të sëmundjes. Në këto forma mund të përmendim fruthin e zbutur i

    cili takohet në këto raste kur mbrojtja kundrejt sëmundjes është e pjesshme. Kështu mund të

    ndodhë në fëmijët nën gjashtë muajsh kur niveli i titrit të antitrupave mbrojtës të marrë nga

    nëna ekziston por në përqëndrime më të ulta sikurse dhe në personat që i janë nënshtruar

    imunizimit pasiv me imunoglobinë specifike. Periudha e inkubacionit në këto raste është më

    e zgjatur deri në dy tre javë, ekzantema është e lehtë, zgjat më pak, por ashtu shenjat që kanë

    të bëjnë me dëmtimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe konjuktiviti janë më të lehta. Njollat e

    koplikut mund të mungojnë. Një formë jo tipike e fruthit shfaqet ndonjëherë tek personat që

    kanë marrë vaksinë inaktive dhe në raste shumë të rralla edhe në fëmijë të cilët kanë përdorur

    vaksinë të gjallë. Pas një periudhe inkubacioni të njëjtë me atë të formës tipike shfaqet

    temperaturë e lartë, dhimbja e kokës, muskulaturës dhe dhimbja e barkut, të cilat zgjasin dy

    tre ditë dhe pastaj pasohen nga egzantema. Ndryshe nga fruthi i zakontë, shpërthimi i

    elementëve fillon nga këmbët, ngjitet drejt kokës dhe nganjëherë merr karakter urtikarod;

    petekiale dhe purpure. Ekzantema vërehet më shumë në nivelin e artikulacioneve talokrural,

    apo artikulacionet e tjera, po ashtu shfaqet edhe ne pëllëmbat e duarve dhe shputat e

    këmbëve. Në këtë formë dëmtimet që ndodhin në rrugët e frymëmarrjes janë të zakonshme

    dhe shprehen në formën e pneumonive segmentare ose lobare si dhe pleuritit eksudativ.

    Zakonisht njollat Koplik mungojnë. Në këto raste virusi i fruthit nuk mund të izolohet; niveli

    i antitrupave i cili është i ulët në fillim të infeksionit, është vënë re se pason një rritje

    progresive të shpejtë, më të lartë se ai që vihet re në pacientët kovaleshentë, të cilët kanë qenë

    të infektuar me një formë tipike të fruthit. Format e rënda të fruthit, siç është fruthi

    hemorragjik që paraqitet me hemorragji muko-kutane, temperaturë shumë të lartë me

    pneumoni dhe shpesh me encefalite ose forma hiper toksike, sot janë shumë të rralla. Ato

    takohen në personat me imundeficiencë të lindur ose të fituar, so dhe në ata të pavaksinuar e

    të kequshqyer, siç ndodh në vendet e varfra. Në këto raste ekzantema është shumë e shprehur,

    dëmtimet neurologjike, pulmonare dhe hidratimi zhvillohen shumë rëndë. Fruthi në gratë

    shtatzëna nuk është shkak i keqformimeve fetale, por ndonjëherë mund të provokojë aborte

    apo lindje para kohe.10

    10

    Eltari E. Sëmundjet Infektive. Tiranë, 1982.

  • 18

    2.5. NDËRLIKIMET

    Ndërlikimet tek të sëmurët me fruth mund të zhvillohen si rrjedhojë e veprimit të vetë virusit

    ose mund të jetë pasojë e mbivendosjes bakteriale. Sot në epokën e antibiotikëve janë të rralla

    infeksionet bakteriale, të cilat mund të paraqiten si otite të mesme purulente, mastoidite,

    meningjite purulente-otogjene, pneumoni bakteriale, të shoqëruara me temperaturë të lartë,

    vështirësi në frymëmarrje, kollë persistente që zhvillohen në periudhën e zhdukjes së

    ekzantemës ose në konvaleshencë. Ndërlikimet e shkaktuara nga virusi i fruthit përfshijnë

    aparatin e frymëmarrjes, aparatin tretës, kardiovaskular, hemopoetik si dhe okular.

    Ndërlikimet respiratore janë më të shpeshtat dhe takohen më tepër në moshat e vogla.

    Laringjiti stenozant ose Krupi shoqërohet me humbje të zërit, cianozë, vështirësi në

    frymëmarrje dhe insufiçiencë respiratore; Krupi është një ndërlikim i rëndë i cili kërkon

    shtrim të menjëhershëm në spital ose mund të jetë i domosdorshëm intubimi ose trakeotomia.

    Në një numër të sëmurësh kryesisht fëmijë të cilët vuajnë nga imunodefiçienca e lindur ose e

    fituar, zhvillohen bronkitet ose pneumonitë intersticiale me qeliza gjigande shumë

    bërthamore. Fëmijët shfaqin kriza respiratore me shpejtim të frymëmarrjes (polipne) hapjen e

    flegrave të hundës, përdorim të muskujve ndihmës të frymëmarrjes si dhe cianozë. Në

    ekzaminimin radiologjik vihen re ndryshime intersticiale si dhe prania e vatrave atelektazike

    dhe emfizeme. Encefalomieliti takohet në 0.1 - 0.2% të rasteve me fruth; është i tipit

    demielizues, i ngjashëm me encefalitet e tjerë pasinfektive ose pasvaksinale, zhvillimi i të

    cilave ka për bazë faktorin imunoalergjik. Përgjithësisht ai fillon tre deri shtatë ditë pas

    shpërthimit të ekzantemës dhe karakterizohet nga agjitacioni, stupori dhe pastaj me shenja të

    tjera neurologjike, të cilat zhvillohen shumë shpejtë dhe brenda disa orëve i sëmuri bie në

    komë, me konvulsione me defiçit mendor. Më vonë mund të zhvillohen shenja që flasin për

    prekje të meningjeve si dhe shenja cerebrale. Vdekshmëria arrin 10-15%. Panencefaliti

    sklerozant subakut shfaqet më vonë pas kalimit të fruthit. Zhvillohet ngadalë dhe shoqërohet

    me konvulsione si dhe me shenjat e dëmtimit të rrugëve nervore piramidale dhe

    ekstrapiramidale. Është nje patologji progresive e trurit me përfundim vdekjeprurës. Nga

    qelizat nervore është izoluar virusi i fruthit ndërsa në lëngun trunoshpinor dhe në serum të të

    sëmurëve janë vërtetuar titra të lartë të antitrupave specifikë. Sëmundja shkaktohet nga një

    infeksion viral persistent i sistemit nervor qendror tek i cili shenjat dhe simptomat shfaqen më

    vonë pas kalimit të fruthit.11

    Mendohet por nuk është konfirmuar edhe një lidhje e ngjashme

    midis fruthit dhe sklerozës multiple (shumëformëshe). Ndonjëherë si rezultat i hiperplazisë të

    11

    Pano K. Encefalitet dhe Encefalopatit me Origjinë Infektive. Tiranë, 1993.

  • 19

    indit limfatik që ndodh nga virusi në periudhën e invazionit, zhvillohet linfadeniti

    mezenterial, gjatë të cilit të sëmurët kanë dhimbje të forta barku, jospecifike që me vështirësi

    mund të dallohen nga një apendicit; shpeshherë të sëmurët i nënshtrohen laparotomisë.

    Miokarditi i karakterizuar me ndryshime kalimtare të elektrokardiogramës, takohet rrallë në

    fazën akute të sëmundjes. Zhvillimi i miokarditit të vërtetë intersticial, i shoqëruar me

    çrregullime të rënda klinike, është gjë e rrallë. Një ndërlikim tjetër, por jo i zakonshëm i

    fruthit është trombocitopenia dytësore e shoqëruar me shkatërrim periferik të trombociteve si

    rezulatat i mekanizmave autoimunë dhe që shoqërohet me hemorragji në mukoza. Dëmtimet

    e syve mund të jenë të rënda; ato shprehen në formën e keratokonjuktivitit persistent. Fruthi

    mund të riaktivizojë vatrat turbekulare të heshtura ndoshta si rrjedhojë e frenimit të

    përkohshëm të imunitetit qelizor për shkak të shumëzimit viral në qelizat T; kjo bën të

    mundur zhdukjen ose pakësimin e ndjeshmërisë ndaj tuberkulinës.

    2.6. DIAGNOZA

    Në periudhën prodromale duhet të bazohemi kryesisht vetëm në praninë e njollave Koplik,

    pasi shenjat e tjera nuk janë specifike. Në periudhën ekzantematike, po të kemi parasysh tipin

    e ekzantemës, mënyra e shpërndarjes së saj në lëkurë nga lartë poshtë, fytyrë edematoze,

    konjuktivitin dhe sekrecionet nga hundët që janë shenja tipike për fruthin, vënia e diagnozës

    lehtësohet. Në personat e imunizuar pjesërisht, për shkak se ekzantema nuk është shumë e

    shprehur dhe qëndron për një kohë të shkurtër diagnoza vështirësohet për arsye të

    ngjashmërisë që ajo mund të ketë me sëmundje të tjeta dhe kryesisht me rubeolën, infeksionet

    nga enteroviruset, ekzantemën alergjike nga medikamentet. Në ekzamiminin e gjakut

    periferik vihet ne dukje një leukopeni e lehtë me neutropeni. Shfaqja e leukocitozës tregon

    për infeksion bakteror ose ndonjë ndërlikim tjetër. Diagnostifikimi i fruthit që në periudhën

    prodromale mund të arrihet:

    - Nëpërmjet kërkimeve citologjike të sekrecioneve nazale, të sputumit, konjuktivave ose

    sedimentit urinar për të gjetur qelizat gjigande shumë bërthamore.

    -Nëpërmjet përcaktimit të antigjenit viral në materialet e përmendura më lartë.

    -Nëpërmjet imunofluoreshencës direkte, duke e izoluar virusin në kulturë indore.

  • 20

    -Nëpërmjet metodave serologjike që bazohen në rrethin e titrit të antitrupave specifikë jo më

    pak se katër herë, të kryer me anë të fiksimit të komplementit, imunofluoreshencës indirekte

    si dhe testit imunoenzimatik. Kampioni i parë duhet të përcaktohet sa më herët që të jetë e

    mundur ndërsa i dyti pas 2-3 javësh.

    2.7. PROGNOZA

    Në përgjithësi është e mirë, por fruthi mund të ketë ecuri të rëndë në fëmijët e pambrojtur, ata

    që kanë imunitet të frenuar si dhe ata në leukemi. Pneumonitë dhe encefalitet janë edhe sot

    shkaktarë të vdekjeve të cilat arrijnë në 1-2 raste në çdo 10.000 raste.

    2.8. MJEKIMI

    Për fruthin e pandërlikuar përdoret vetëm një mjekim simptomatik antipiretik ekspektorant.

    Krupi në fazën e hershme të sëmundjes mund të shkaktojë pengesë të rëndë të frymëmarrjes,

    prandaj në këto raste të sëmurët duhet të shtrohen në spital. Gjendja mund të përmirësohet

    shumë duke shtuar lagështinë e ajrit por shpesh mund të kërkohen masa më të fuqishme si:

    përdorimi i kortizonikëve, intubimi ose trakeotomia. Kortizonikët mund të përdoren edhe në

    rastin e bronkioliteve. Ndërlikimet që zhvillohen si pasojë e mbivendosjes bakterore, siç

    mund të jenë pneumonitë, otitet etj., duhet të mjekohen me antibiotikë duke u bazuar në

    ndjeshmërinë invitro të bakterit. Në përgjithësi në këto raste përdoren antibiotikë me spektër

    të gjerë veprimi si ampicilina, cefalosporinat. Megjithëse efektshmëria e kortizonikëve në

    encefalite nuk përkrahet nga të gjithë, gjendja e rëndë që shoqëron të sëmurin e bën të

    nevojshëm përdorimin e tyre në fazën e hershme të sëmundjes.

  • 21

    Kapitulli III

    3.1. PARANDALIMI

    Imunizimi pasiv i fëmijëve që ndodhen në rrezik të veqantë mund të kryhet duke përdorur

    imunoglobulinën humane. Qëllimi i imunizimit pasiv është ndalimi ose zbutja e sëmundjes.

    Për të parandaluar fruthin imunoglobulina normale duhet të përdoret 5-6 ditët e para të

    kontaktit me personin e sëmurë, duke injektuar 0,2-0,3ml/kg të imunoglobulinës, ose 250-750

    UI, sipas peshës së imunoglobulinës specifike. Imuniteti është i kufizuar, ai qëndron vetëm

    tre javë pas infektimit. Në rastet kur duam që sëmundja të zhvillohet në formë të lehtë por

    njëkohësisht të mos pengohet formimi i imunitetit aktiv, këshillohet përdorimi i

    imunoglobulinës normale 0,04ml/kg peshë 5-6 ditë pas kontaktit me të sëmurin ose 125-

    250UI të imunoglobulinës specifike. Imunizimi aktiv kryhet duke përdorur vaksinën e gjallë

    me virus të dobësuar. Është hequr dorë nga përdorimi i vaksinës me virus të ngordhur ( jo

    aktiv) për shkak të reaksioneve të padëshirueshme që ajo shkaktonte si dhe për imunitet të

    qëndrueshëm. Vaksinimi i parë me vaksinën e gjallë fillon në moshën 15 muaj. Megjithatë,

    në qoftë se kushtet epidemiologjike krijojnë rrezik të madh për foshnjat nga 6 deri 12 muaj,

    vaksina mund të jepet por me kusht që të kryhet një rivaksinim në moshën 15 muaj. Vaksina

    duket se ka të njëjtin efekt si kur jepet e vetme ashtu dhe kur jepet së bashku me vaksinat

    kundër rubeolës dhe parotitit. Për të siguruar një mbrojtje të qëndrueshme dhe të gjatë është e

    domosdorshme që në të gjitha rastet te bëhet një dozë kujtese çdo 5-6 vjet ose çdo 12 vjet.

    Vaksinimi kundër fruthit ka qenë shumë i efektshëm si për të pakësuar numrin e rasteve të

    kësaj sëmundje ashtu për të pakësuar ndërlikimet përfshi edhe encefalitet. Vaksinimi masiv

    në Shqipëri gjatë viteve 1970-1971 që përfshin 892736 fëmijë në moshën 4 muajshe deri 14

    vjeç, bëri të mundur që kjo sëmundje të pakësohet në rreth 95% të rasteve ( u sëmuren 48156

    veta ) të dhëna të përafërta këto me ato të arritura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë

    viteve 1963-1978. Për mundësinë e një vaksinimi aktiv të detyruar kundër fruthit ende ka

    diskutime. Nga përvoja e vendit tonë kemi arritur në përfundimin se një imunizim i

    përgjithshëm për të gjithë moshat e ndjeshme ndaj fruthit është i domosdorshëm për të

    parandaluar dhe ndërlikimet e tij. Prandaj në vendet e varfëra dhe me mbipopullim ku ndihma

    mjekësore është e mangët dhe ushqyerja e keqe, fruthi përbën një nga shkaktarët kryesorë të

    vdekshmërisë foshnjore, vaksinimi i të gjithë moshave receptive është i domosdorshëm.12

    12

    Jahja PULO. Sëmundjet Infektive. Tiranë, 2006. Faqe 258 -262.

  • 22

    Masat e përgjithshme profilaktike:

    1. Sigurimi i ujit higjenik për pije, pastaj mbrojtja sanitare e burimeve dhe objekteve për ujë

    të pijshëm;

    2. Mënjanimi dhe deponimi higjenik i hedhurinave me qëllim të ruajtjes nga ndotja e ujit dhe

    e tokës, si dhe mbrojtja nga shumimi i insekteve dhe brejtësve është me interes higjenik dhe

    epidemiologjik.

    3. Mirëmbajtja e kushteve teknike dhe sanitaro-higjenike në objektet publike, në objektet dhe

    mjetet e trafikut publik dhe të vendeve publike.

    4. Sigurimi higjenik i artikujve ushqimor si dhe i mjeteve tekniko-sanitare për prodhimin dhe

    distribuimin higjenik të tyre.

    5. Aplikimi i dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit profilaktik në vendbanime, në

    sipërfaqe të objekteve publike, në mjetet e transportit të trafikut publik, në objektet për

    prodhimin dhe distribuimin e artikujve ushqimor, objekteve për furnizim me ujë të pijshëm

    dhe objekteve tjera publike me interes, me qëllim që të parandalohen dhe të pengohen

    sëmundjet ngjitëse dhe parazitare.

    6. Ngritja e nivelit të arsimimit dhe edukimit shëndetësor të popullatës, me qëllim të njoftimit

    në mënyrën e aplikimit të masave të përgjithshme dhe specifike profilaktike, si kusht në

    parandalimmin, dhe eliminimin e sëmundjeve ngjitëse, përparimin e shëndetit publik,

    përparimin dhe ruajtjen e mjedisit jetësor si dhe ngritjen e mirëqenies sociale dhe

    shëndetësore të shtresave të gjera të popullsisë.

    Në masat parandaluese të cilat ndërmerren ndaj të gjitha sëmundjeve infektive bëjnë pjesë:

    diagnostifikimi i hershëm;

    shpallja (paraqitja) e sëmundjes;

    izolimi i të sëmurit;

    shërimi i të sëmurëve;

    dezinfektimi, dezinsektimi, deratizimi; dhe

    kontrolli i bartjes së mikrobeve.

    Shpallja (paraqitja) e sëmundjeve infektive, secili profesionist shëndetësor i cili në bazë të të

    dhënave klinike dhe epidemiologjike do të zbulojë, ose do të dyshojë për një sëmundje

  • 23

    infektive, është i obliguar që menjëherë të ndërmerr masat e parapara me ligj (të bëjë

    shpalljen e sëmundjes), me qëllim që të pengohet përhapja e mëtejshme e infeksionit.

    Paraqitja e sëmundjeve infektive bëhet në formularë të posaçëm të përbërë prej dy pjesëve.

    Formulari i plotësuar në mënyrë të rregullt dërgohet në Institutet regjionale të shëndetit

    publik. Paraqitja e sëmundjeve me karantinë, përveç me fletëparaqitje mund të bëhet edhe

    me mënyra tjera më të shpejta: përmes telefonit, e-mailit, etj. Me paraqitjen e shpejtë dhe në

    kohë të duhur do të mundësohet që të planifikohen dhe të ndërmerren masa kundër

    epidemike, në kohë të duhur, për ndërprerje më efikase të faktorëve të cilët i kanë shkaktuar

    ato sëmundje.

    Izolimi dhe transporti i të sëmurëve nga sëmundjet infektive (ngjitëse) nënkupton vendosje

    dhe shërim në kushte të cilat do ta pengojnë, ose do ta sjellin deri në sasinë më të vogël të

    mundshme përhapjen e mëtejshme të infeksionit.

    a. Izolimi në kushte spitali. Shërimi në spital bëhet në repartet infektive. Në to është

    obliguese të shërohen të sëmurët prej këtyre sëmundjeve: tifoja e zorrëve, paratifoja,

    bruceloza, malaria, paraliza e fëmijëve, difteria, tifoja rekurente (rikthyese), tërbimi, tetanusi,

    antraksi, sëmundja e legjionarëve, meningjiti meningokoku, bruceloza, etj. Izolimit të

    obligueshëm në spital i nënshtrohen edhe personat për të cilët dyshohet se janë të sëmurë nga

    sëmundjet me karantinë: murtaja, kolera, variola dhe ethet hemorragjike.

    b. Izolimi në kushte shtëpiake. Te disa sëmundje infektive të cilat kanë pasqyrë më të lehtë

    klinike, nëse sëmundja nuk është kontagjioze (infektive, ngjitëse), shërimi mund të bëhet në

    kushte shtëpiake. Personat e sëmurë duhet të izolohen në dhomë të pastër, të veçantë, me diell

    dhe të ajrosur. Dhënien e terapisë, të ushqyerit dhe përkujdesjen për pacientin duhet ta bëjë

    vetëm një person. Në dhomë patjetër duhet të ketë një enë me mjet për dezinfektim. Çdo ditë

    duhet të bëhet dezinfektim i gjërave të sekretuara, e pasi të shërohet personi edhe dezinfektim

    përfundimtar të sendeve, veshjes dhe inventarit me të cilin personi i sëmurë ka ardhur në

    kontakt. Në lidhje me rrjedhën e sëmundjes dhe terapinë herë pas here duhet të konsultohet

    mjeku, ose të bëhen ekzaminime plotësuese përkatëse.

    Gjatë transportit duhet të merren parasysh dy kushte:

    Transporti nuk duhet të jetë i dëmshëm për personin e sëmurë;

    Duhet të merren parasysh të gjitha kushtet që të mos vijë deri te përhapja e sëmundjes.

  • 24

    Dezinfektimi është metodë e zhdukjes së mikroorganizmave jashtë organizmit të njeriut. Ajo

    është pjesë përbërëse e principeve themelore të higjienës në kushte të spitalit. Përdoret çdo

    ditë, si dezinfektim i duarve, lëkurës, fushës operative, instrumenteve, etj. Dezinfektimi është

    metodë për shkatërrimin e mikroorganizmave prej sipërfaqeve të mureve, dyshemeve, ajrit

    veshjes, nyjeve sanitare, kuzhinës, dhomave të spitalit dhe hapësirave për punë. Në procesin e

    dezinfektimit janë përfshirë profile të ndryshme medicinale, prej atyre në laborator të cilët

    bëjnë identifikimin e bakterieve, e deri te kuadri medicinal dhe ai ndihmës, të cilët e zbatojnë

    çdo ditë.

    Parakusht themelor për dezinfektim të rregullt është mirëmbajtja e përditshme e higjienës dhe

    largimi fizik i materieve të cilat kryejnë kontaminim. Largimi fizik i materieve prej

    dyshemesë dhe mureve më së miri bëhet me anë të leckës së lagësht të njomur me mjet

    dezinfektues. Në kushte spitalore nuk lejohet pastrim i thatë me fshesë, e gjëra të ngjashme.

    Dezinfektimi si procedurë medicinale duhet të kryhet te personat e sëmurë prej momentit të

    ardhjes në spital, gjatë mjekimit, dhe pas largimit të tyre. Kjo do të thotë se ekziston

    dezinfektim fillestar, përfundimtar dhe dezinfektim gjatë kohës së mjekimit.

    Dezinfektimi i personave të sëmurë, i hapësirave dhe inventarit mund të bëhet me mjete

    fizike, ose kimike për dezinfektim, me llambë germicide, etj.

    a) Dezinfektimi fillestar zbatohet te personat e sëmurë, gjatë pranimit në repart infektiv,

    ndërsa ka të bëjë me kalimin nëpër nyjen sanitare dhe procedurat me veshjen e tyre

    dhe sendet që i posedojnë.

    b) Dezinfektimi gjatë shërimit zbatohet gjatë tërë kohës së qëndrimit të personave të

    sëmurë në spital, ndërsa përfshin dezinfektimin e sekreteve, ekskreteve, sendeve dhe

    inventarit që e përdorin.

    c) Dezinfektimi përfundimtar zbatohet njëherë, pas shërimit ose pas vdekjes. Ajo

    përfshin dezinfektimin e hapësirave, sendeve dhe inventarit me të cilin personi i

    sëmurë ka qenë në kontakt.

  • 25

    Masat parandaluese të cilat ndërmerren ndaj mjedisit rrethues

    Ndaj mjedisit rrethues ndërmerren këto masa parandaluese:

    hulumtimi epidemiologjik i personave të sëmurë dhe i bacilbartësve;

    mbikëqyrje shëndetësore e personave të cilët kanë qenë në kontakt me persona të

    sëmurë;

    karantinë për personat për të cilët dyshohet se kanë qenë në kontakt me persona të

    sëmurë;

    vaksinimi, seroprofilaksa dhe kemoprofilaksa;

    masa, higjienike, sanitare teknike dhe masa tjera.

    Hulumtimi epidemiologjik i personave të sëmurë dhe bacilbartësve, paraqet masa kundër

    epidemike, me të cilat zbulohen persona të ri të sëmurë me pasqyrë klinike tipike, atipike ose

    inaparente, të sëmurë në fazën e rekonvaleshencës, bacilbartës kontaktues të shëndoshë, dhe

    bacilbartës që e kanë kaluar sëmundjen. Te rastet e reja të zbuluara ndërmerren të gjitha

    masat kundër epidemike me të cilat pengohet përhapja e mëtejshme e sëmundjes. Zbulimi

    bëhet në bazë të anamnezës, simptomave klinike dhe ekzaminimeve mikrobiologjike të

    gjakut, fecesit, urinës, strishos së fytit, hundës, etj.

    Mbikëqyrja shëndetësore nënkupton kontrollin sistematik të gjendjes shëndetësore të

    personave të cilët kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me personat e sëmurë, gjegjësisht të

    cilët për shkak të ekspozimit ndaj infeksionit paraqesin persona potencialisht të sëmurë.

    Këtyre personave nuk ju kufizohet liria për lëvizje, por çdo ditë gjatë kohës së periudhës së

    inkubacionit maksimal, duke llogaritur prej kontaktit të fundit me burimin e infeksionit,

    duhen të paraqiten në ent të caktuar shëndetësor, me qëllim që të kontrollohet gjendja e tyre

    shëndetësore.

    Karantina përbëhet prej kufizimit të lirisë për lëvizje, si dhe kontrollit shëndetësor gjatë tërë

    kohës së izolimit të të gjithë personave të cilët kanë qenë në kontakt me personat e sëmurë,

    ose me personat për të cilët ekziston dyshimi se janë sëmurë nga murtaja, variola vera dhe

    ethet virusale hemorragjike. Karantina zgjat për aq kohë për sa zgjat inkubacioni maksimal

    për një sëmundje të caktuar, duke llogaritur prej kontaktit të fundit me personin e sëmurë.

    Karantina zbatohet në institucione të caktuara (qendra speciale, shtëpi, hotel, motel, etj.) në të

    cilat personali medicinal i angazhuar enkas, si dhe persona tjerë, kujdesen për personat të

    cilët kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me personat e sëmurë (kontakte të radhës së parë).

  • 26

    Vaksinimi, seroprofilaksa dhe kemoprofilaksa Vaksinimi është mjeti më efikas për

    parandalim me plan dhe afatgjatë të paraqitjes së sëmundjeve infektive. Mjetet me të cilat

    arrihet mbrojtjeimunitet quhen vaksina. Vaksinat janë substanca antigjene specifike, të cilat

    përmbajnë shkaktarë të gjallë, të dobësuar (atenuuar), të vdekura (inaktivizuar), ose toksinet e

    tyre të modifikuar (toksoide), me qëllim të mbrojnë personat e predispozuar, prej sëmundjeve

    përkatëse infektive. Imunizimi aktiv te ne është i obligueshëm dhe zbatohet sipas një

    kalendari të caktuar me vaksinim dhe rivaksinim. Vaksinat jepen në formë të injeksioneve, në

    mënyrë perkutane, perorale, dhe pernazale.

    Masat higjienike dhe sanitare teknike, gjatë sëmundjeve të caktuara infektive mund të

    ndërmerren masa higjienike dhe sanitare teknike me të cilat do të pengohet përhapja e

    mëtejshme e sëmundjes. Në këto masa bëjnë pjesë masat për higjienë personale (larja, qethja,

    mbajtja e maskave) dhe për mbrojtje kolektive: mbikëqyrje e furnizimit të popullatës me

    ushqim (sidomos me prejardhje nga shtazët) dhe me ujë të pijshëm; mbikëqyrje e

    mirëmbajtjes së higjienës në pazare, rrugë, shitore për produkte ushqimore, mishtore, kafene

    dhe restorante; dezinfektim dhe deratizim të shtëpive, fabrikave dhe vendeve të banuara;

    sanim të deponive, rrjetit të kanalizimit dhe oborreve, etj.

    Masa të tjera caktohen varësisht prej madhësisë së epidemisë dhe rrethanave të cilat

    dukshëm ndikojnë në të. Në masat tjera bëjnë pjesë: ndalesa për lëvizje në një regjion të

    caktuar, mbyllja e kufijve ose fillimi i procedurave të posaçme gjatë kalimit të vendkalimeve

    kufitare, ndalesë për qarkullimin e mallrave dhe produkteve ushqimore, etj.

    3.2. Arsimimi dhe edukimi shëndetësor

    Nëse i shiqojmë për së afërmi qëllimet e veprimtarisë edukativo shëndetësore që realizojnë

    infermierët në punën e tyre të përditshme ato mund të përmblidhen në tri grupe kryesore:

    1. Në ndihmën dedikuar njerëzve me qëllim të përmirësimit të gjendjes së tyre

    shëndetësore;

    2. Në ndihmën drejt zvoglimit të shpenzimeve në shëndetësi që vjen si pasojë e

    zvoglimit të numrit të kërkesave për mbrojtje shëndetësore,

    3. Në kyqjen e individit (pacientit) që në mënyrë pozitive dhe konstruktive të mund ta

    ruaj shëndetin por edhe në aftësimin e tij që me kohë të kërkoj ndihmën mjekësore.

  • 27

    Veprimtaria arsimore dhe edukativo shëndetësore të cilën e zhvillojnë infermierët u

    dedikohet:

    popullatës së shëndoshë;

    popullatës së rrezikuar; dhe

    të sëmurëve.

    Propaganda shëndetësore, është një proces që i prin çdo aktiviteti edukativo shëndetsor.

    Është një analizë jo shumë e thellë për nga përmbajtja, qoftë kuantitative apo kualitative.

    Arsimimi shëndetësor paraqet një nocion më të gjërë se propaganda shëndetsore. Është një

    fitim sistematik i njohurive për shëndet dhe mbrojtjen shëndetësore.

    Edukimi shëndetsor është një proces aktiv i të mësuarit lidhur me shëndetin si dhe aplikimi i

    dijes së fituar, në mbrojtjen dhe përparimin e shëndetit personal dhe kolektiv.

    Promovimi shëndetësor nënkupton një seri të masave për përparimin e shëndetit ekzistues të

    popullatës, sigurimi i kushteve të jetesës, të punës dhe rekreacionit, në mënyrë që të

    mundësohet jo vetëm ruajtja e shëndetit ekzistues por edhe që ky shëndet të përparoj.

    Është shumë e rëndësishme që mos t’i harrojmë tri pika kryesore në të cilat gjithnjë duhet të

    përgjigjemi:

    Cilat informata ia parashtrojmë popullatës dhe participantëve tjerë?

    Cilat qëndrime duam t’i ndrrojmë?

    Cilat aksione duhet ndërmarrë që të arrihet efekti maksimal?

    Metodat edukativo shëndetësore:

    1. Metodat individuale - mund të bëhen në formë të bisedës së planifikuar apo intervistës.

    2. Metodat në grupe- që mund të jenë si:

    Takimi organizativ, puna në grupe të vogla (ligjërimi dhe pyetje e përgjigje);

    Demonstrimi i gjallë, panel diskutimi, luajtja e rolit të huaj, njerëzit reklama;

    Teatri shëndetësor, kurset, ekskursionet apo ekspozitat edukativo shëndetësore;

    Automobili shëndetësor, kompjuteri multimedial, etj.

  • 28

    Kapitulli IV

    4.1. Rezultatet

    Numri total i të sëmurëve me semundjen e Fruthit, të trajtur në repartin infektiv të spitalit të

    përgjithshëm “Daut Mustafa” në Prizren, rezulton si më poshtë:

    Që nga paraqitja e rastit të parë, në Korrik të vitit 2017 deh deri më 31 Dhjetor 2017 janë

    trajtuar gjithësej 23 raste me fruth, prej tyre 11 meshkuj dhe 12 femra:

    Korrik – 1 rast, 1 mashkull;

    Tetor – 1 rast: 1 femër;

    Nëntor – 6 raste, 4 meshkuj dhe 2 femra;

    Dhjetor – 15 raste, 6 meshkuj dhe 9 femra.

    Tabela 1. Rastet e paraqitjes së fruthit në vitin 2017, sipas muajve dhe gjinisë.

    Muajt Meshkuj Femra Totali

    Korrik 1 1

    Tetor 1 1

    Nentor 4 2 6

    Dhjetor 6 9 15

    Viti 2017 11 12 23

    Përqindja 47.8% 52.2 100%

    Grafiku 1. Rastet e paraqitjes së Fruthit sipas gjinisë dhe muajve në vitin 2017.

    0

    2

    4

    6

    8

    10

    12

    14

    Korrik Tetor Nëntor Dhjetor

    Meshkuj

    Femra

  • 29

    Në vitin 2018 nga Janari deri në Korrik janë paraqitur për trajtim 610 raste me fruth:

    Janar – 79 raste, 38 meshkuj dhe 41 femra,

    Shkurt – 102 raste, 63 meshkuj dhe 39 femra,

    Mars – 253 raste, 150 meshkuj dhe 103 femra;

    Prill – 86 raste, 47 meshkuj dhe 39 femra;

    Maj – 62 raste, 33 meshkuj dhe 29 femra;

    Qershor – 22 raste, 13 meshkuj dhe 9 femra;

    Korrik – 6 raste, 3 meshkuj dhe 3 femra.

    Tabela 2. Rastet e paraqitjes së fruthit në vitin 2018, sipas muajve dhe gjinisë.

    Muajt Meshkuj Femra Totali

    Janar 38 41 79

    Shkurt 63 39 102

    Mars 150 103 253

    Prill 47 39 86

    Maj 33 29 62

    Qershor 13 9 22

    Korrik 3 3 6

    Gjithësej 347 263 610

    Përqindja 56.9% 43.1% 100%

    Grafiku 2. Rastet e paraqitjes së Fruthit sipas gjinisë dhe muajve në vitin 2018.

    0

    20

    40

    60

    80

    100

    120

    140

    160

    Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik

    Meshkuj

    Femra

  • 30

    Pra në vitin 2017 kan qenë 23 raste me fruth, dhe në vitin 2018 kane qenë 610 raste me fruth,

    prej tyre meshkuj kan qenë 358 dhe femra 275 dhe totali:

    Total: 2017 + 2018 = 23 + 610 = 633 raste me fruth.

    Tabela 3. Rastet e paraqitjes së fruthit sipas viteve dhe gjinisë.

    Vitet Meshkuj Femra Totali

    2017 11 12 23

    2018 347 263 610

    Totali 358 275 633

    Përqindja 56.6% 43.4% 100%

    Grafiku 3. Rastet e paraqitjes së Fruthit sipas gjinisë dhe viteve.

    1.7%

    54.8%

    1.9%

    43.4%

    2017 2018

    Meshkuj Femra

  • 31

    Tabela 4. Rastet e paraqitjes së fruthit gjatë periudhës dyvjeçare.

    Muajt Grup Mosha

    Gjinia

    Totali

  • 32

    4.2. Diskutimet

    Evropa ka parë rritje masive të rasteve të fruthit në vitin 2017. Sipas OBSH bëhet fjalë për

    rritje prej 400%, përkatësisht për mbi 20.000 të infektuar, krahasuar me 5273 në vitin 2016.

    Nga ky numër i të infektuarve 35 kanë vdekur.

    Pesëmbëdhjet rajone evropiane kanë pasur shpërthime të mëdha të Epidemisë së Fruthit, në

    mesin e tyre kryesojnë: Rumania, Italia dhe Ukraina.

    Në Kosovë rastet e para me Fruth janë paraqitur nga Korriku i vitit 2017. Dhe deri në muajin

    Korrik 2018, raste ambulantore dhe spitalore janë mbi 1600;

    Nga ky numër, vetëm 2 raste kan qenë me përfundim fatal (një foshnje nën moshën 1 vjeçare,

    dhe një i rritur 38 vjeçar).

    Në repartin Infektiv të spitalit të përgjithshëm në Prizren ’’Daut Mustafa’’, rastet e para janë

    paraqitur në Korrik 2017.

    Rasti i parë: Pacienti, mashkull, viti i lindjes: 2011, vendbanimi: Suharekë, përkatësia: Rome,

    i pa vaksinuar. I transferuar në Klinikën Infektive me Dg. Exanthema in obs. (Morbilli susp.);

    Sipas të dhënave nga Instititi i Shëndetit Publik në Prizren, nga numri i përgjithshëm i rasteve

    të paraqitjes së Fruthit, rezulton se shumica e subjekteve tek të cilët është paraqitur Fruthi

    kanë qenë të Pa-vaksinuar 570 raste apo 90%, 38 raste apo 6% nuk e dijnë, dhe vetëm një

    pjesë e vogël me 25 raste apo 4% pohojnë se kanë qenë të vaksinuar. Tek rastet e vaksinuara

    në të cilat është paraqitur fruthi mendojmë se vaksina nuk ka ndikuar si pasojë e gabimeve të

    mundshme mjekësore apo mos ruajtja e zingjirit të ftohtë gjatë transportit - ruajtjes së

    vaksinave.

  • 33

    4.3. Përfundimet

    Pas analizimit të rezultateve kemi nxjerrë përfundimet:

    Që nga paraqitja e rastit të parë, në Korrik të vitit 2017 dhe deri më 31 Dhjetor

    2017 janë trajtuar gjithësej 23 raste me fruth, prej tyre 11 meshkuj dhe 12

    femra;

    Nga Janari deri në Korrik 2018 pranë repartit të sëmundjeve infektive në

    spitalin e përgjithshëm në Prizren janë paraqitur për trajtim 610 raste, prej tyre

    347 meshkuj dhe 263 femra.

    Grupmosha më e prekur ka qenë ajo mes 15-49 vjeç me 255 raste, e pasuar

    nga grup mosha 6-14 vjeç me 183 raste, grup mosha 1-5 vjeç me 157 raste,

    grup mosha deri 1 vjeç me 33 raste dhe 5 raste i takojnë grupmoshës 50 – 64

    vjeç.

    Sipas stausit vaksinal nga numri i përgjithshëm i rasteve të paraqitjes së

    Fruthit, rezulton se shumica e subjekteve tek të cilët është paraqitur Fruthi

    kanë qenë të Pa-vaksinuar 570 raste apo 90%, 38 raste apo 6% nuk e dijnë,

    dhe vetëm një pjesë e vogël me 25 raste apo 4% pohojnë se kanë qenë të

    vaksinuar.

  • 34

    4.4. Rekomandimet

    T’u jepet prioritet edukimit dhe kujdesit shëndetësor, për të përmirësuar cilësinë dhe

    për të ngritur edukimin e vazhdueshëm profesional;

    Edukimi infermieror të jetë i vazhdueshëm si përgjigje ndaj kërkesave të kohës, me

    qëllim të sigurimit të kujdesit cilësor dhe edukimit të masave të gjera të popullsisë;

    Hartimi i politikave dhe nxjerrja e strategjive për parandalimin e sëmundjeve

    infektive në përgjithësi dhe fruthit në veçanti, psh. përmes vaksinimit;

    Promovimi i një stili jetese të shëndoshë përmes higjienës dhe sjelljeve të

    shëndetshme;

    Të angazhohemi për edukimin e masave të gjera të popullsisë dhe të pacientëve, me

    anë të përfshirjes së duhur të mass-mediave për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të

    siguruar mobilizimin e vetë komuniteteve;

    Stimulimi i hulumtimeve periodike të faktorëve te modifikueshëm të rrezikut te

    sëmundjet epidemike dhe publikimi i rezultateve duhet të jetë punë rutinore e

    Drejtorive Komunale për Shëndetësi, IKSHP, Entit të Statistikave dhe institucioneve

    tjera relevante;

    Formimi i grupeve punuese për sëmundjet epidemike me qëllim të dizajnimit dhe

    përcjelljes se programeve edukative.

  • 35

    REZYME

    Hyrje . - Fruthi është sëmundje infektive akute me infeksiozitet të lartë nga një virus që bën

    pjesë në familjen paramyxoviridae. Prek në mënyrë të veqantë fëmijët dhe karakterizohet

    klinikisht nga ethja, mukoziti dhe ekzantema makulopapuloze e gjeneralizuar. Virusi i fruthit

    është pak rezistent në mjedisin rrethues patogjen vetëm për njeriun dhe majmunin

    antropomorf. Burimi i vetëm i infeksionit është njeriu i infektuar me virusin e fruthit, i cili

    është infektues që nga fillimi i periudhës katarale deri 4-5 ditë pas shfaqjes së ekzantemës.

    Virusi i fruthit gjendet në sekrecionet nazofaringeale dhe transmetohet qoftë drejtëpërsëdrejti,

    qoftë me spërklat që përhapen në ajër dhe bien në membranat mukoze të rrugëve të

    frymëmarrjes ose në konjuktivën e personave të ndjeshëm ndaj kësaj sëmundje. Fruthi është

    sëmundje tipike e fëmijëve në zonat urbane që mund të bjerë në çdo moshë receptive.

    Sëmundshmëria arrin kulmin e saj në moshat 2-3 vjeçare ndërsa në zonat fshatare sëmundja

    arrin numrin më të lartë të rasteve në periudhën e shkollës. Gjithmonë kur fëmijët janë të

    paimunizuar, epidemitë e fruthit ndodhin çdo 2-3vjet, zakonisht në fund të dimrit dhe në

    fillim të pranverës.

    Qëllimi - i këtij hulumtimi është të njihemi me rastet e sëmundjes së Fruthit që u paraqitën në

    regjionin e Prizrenit gjatë viteve 2017 – 2018, si dhe me rolin e punëtorëve shëndetësor

    lidhur me parandalimin dhe trajtimin e epidemisë së fruthit. Objektivat e tij janë: Institucionet

    shëndetësore të hartojnë një plan të masave kundër paraqitjes së fruthit; Të zbatohet aktiviteti

    profilaktik dhe vaksinimi në të gjithë popullatën; Të dokumentohet dhe monitorohet ky

    proces.

    Metodologjia - Studimi është realizuar përmes metodës së rishikimit të literaturës si dhe

    nxjerrjes së të dhënave statistikore nga librat e protokolit, në repartin e sëmundjeve infektive

    pranë spitalit të përgjithshëm, ’’Daut Mustafa’’ në Prizren. Është zhvilluar një bashkëbisedim

    me stafin e repartit të sëmundjeve infektive. Të dhënat e fituara janë paraqitur përmes

    tabelave dhe grafikoneve, me anë të programit kompjuterik Excel 2010.

    Rezultatet - Në repartin Infektiv të spitalit të përgjithshëm në Prizren prim.dr. Daut Mustafa,

    rastet e para janë paraqitur në Korrik 2017. Sipas të dhënave nga Instititi i Shëndetit Publik

    në Prizren, nga numri i përgjithshëm i rasteve të paraqitjes së Fruthit, rezulton se shumica e

    subjekteve tek të cilët është paraqitur Fruthi kanë qenë të Pa-vaksinuar 570 raste apo 90%, 38

    raste apo 6% nuk e dijnë, dhe vetëm një pjesë e vogël me 25 raste apo 4% pohojnë se kanë

    qenë të vaksinuar. Tek rastet e vaksinuara në të cilat është paraqitur fruthi mendojmë se

  • 36

    vaksina nuk ka ndikuar si pasojë e gabimeve të mundshme mjekësore apo mos ruajtja e

    zingjirit të ftohtë gjatë transportit - ruajtjes së vaksinave.

    Përfundimet - Që nga paraqitja e rastit të parë, në Korrik të vitit 2017 dhe deri më 31

    Dhjetor 2017 janë trajtuar gjithësej 23 raste me fruth, prej tyre 11 meshkuj dhe 12 femra; Nga

    Janari deri në Korrik 2018 pranë repartit të sëmundjeve infektive në spitalin e përgjithshëm

    në Prizren janë paraqitur për trajtim 610 raste, prej tyre 347 meshkuj dhe 263 femra.

    Grupmosha më e prekur ka qenë ajo mes 15-49 vjeç me 255 raste, e pasuar nga grup mosha

    6-14 vjeç me 183 raste, grup mosha 1-5 vjeç me 157 raste, grup mosha deri 1 vjeç me 33

    raste dhe 5 raste i takojnë grupmoshës 50 – 64 vjeç. Sipas stausit vaksinal nga numri i

    përgjithshëm i rasteve të paraqitjes së Fruthit, rezulton se shumica e subjekteve tek të cilët

    është paraqitur Fruthi kanë qenë të Pa-vaksinuar 570 raste apo 90%, 38 raste apo 6% nuk e

    dijnë, dhe vetëm një pjesë e vogël me 25 raste apo 4% pohojnë se kanë qenë të vaksinuar.

    Rekomandimet - T’u jepet prioritet edukimit dhe kujdesit shëndetësor, për të përmirësuar

    cilësinë dhe për të ngritur edukimin e vazhdueshëm profesional; Hartimi i politikave dhe

    nxjerrja e strategjive për parandalimin e sëmundjeve infektive në përgjithësi dhe fruthit në

    veçanti, psh. përmes vaksinimit; Promovimi i një stili jetese të shëndoshë përmes higjienës

    dhe sjelljeve të shëndetshme; Stimulimi i hulumtimeve periodike të faktorëve te

    modifikueshëm të rrezikut te sëmundjet epidemike dhe publikimi i rezultateve duhet të jetë

    punë rutinore e Drejtorive Komunale për Shëndetësi, IKSHP, Entit të Statistikave dhe

    institucioneve tjera relevante; Formimi i grupeve punuese për sëmundjet epidemike me

    qëllim të dizajnimit dhe përcjelljes se programeve edukative.

  • 37

    REFERENCAT

    1. Alma Ata 1978. Soins de santé primaires. Genève, Organisation mondiale de la santé,

    1978 (série »Santé pour tous », N°1).

    2. Ramadani N. Epidemiologjia. 2010. Prishtinë. Fq. 3,

    3. Mehmedi I. Isjanovska R. Mikrobiologjia dhe Infektologjia me Përkujdesje. Shkup

    2011.

    4. Divisions of HIV/AIDS Prevention (2003). “HIV and Its Transmission”. Centers for

    Disease Control & Prevention. Retrieved on 2006-05-23.

    5. Wood, Lawrence D. H.; Hall, Jesse B.; Schmidt, Gregory D. (2005). Principles of

    Critical Care (3rd ed.). McGraw-Hill Professional. pp. 870

    6. American Academy of Pediatric. Comitee on Infections Disease. 1996. Pg. 158-161.

    7. Bekteshi, S. Fruthi në Shqipëri. Tiranë, 1974.

    8. Christie AB. Infections Diseases Epidemiology and Clinical Practice. London, 1974.

    9. Dushniku N. Karakteristikat e Epidemisë së Fruthit në Shqipëri. Tiranë, 1971.

    10. Eltari E. Sëmundjet Infektive. Tiranë, 1982.

    11. Pano K. Encefalitet dhe Encefalopatit me Origjinë Infektive. Tiranë, 1993.

    12. Jahja PULO. Sëmundjet Infektive. Tiranë, 2006. Faqe 258 -262.

    13. Vaccine Information Statement. CDC. 2006-03-21. http://www.cdc.gov/vaccines/

    pubs/vis/downloads/vis-hep-a.pdf. Retrieved on 2007-03-12.

    14. Stone, W, Clarke P, Cimiotti, J. Nurses Working Conditions: Implications for

    Infectious Disease, Center for Disease Control, Boston (2004).

    15. Ruth F. Craven Constance J. Hirnle: Fundamentals of Nursing. Human Health and

    Function. Botimi i dytë. Lippincott. 1996.

    16. LEMON – Kapitulli 8: Praktika e Shërbimit Klinik Infermieror.

    17. Ramadani N. Shëndetësia Publike & Etika. Shkolla Kosovare e Shëndetësisë Publike,

    Prishtinë, 2003.

    18. Robert A.Spasoff. Epidemiologic Methods for Health Policy. Oxford University

    Press,1999.

    19. Susser M, Susser E. Choosing a future for epidemiology: I. Eras and paradigms. Am J

    Public Health 1996;86:668-73.

    20. Willett W. Nutritional Epidemiology, 2nd edition. New York: Oxford University

    Press, 1998.

    21. Isuf Dedushaj. EPIDEMIOLOGJIA. Prishtinë 1997. Fq. 156-157, 194.

  • 38

    CV E SHKURTËR E KANDIDATES

    Emri Gabrijella

    Mbiemri Bezhi

    Datëlindja 21.04.1994

    Vendlindja Prizren

    Vendbanimi Prizren

    Kombësia Shqipëtare

    Shtetësia Kosovare

    Shkollimi i mesëm Sh.M.M. Luciano Motroni

    Shkollimi universitar Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani 2015 deri në mbrojtjen e

    kësaj teme.

    Njohja e gjuhëve Angleze, Gjermane.

    e-mail [email protected].

    Aktivitetet gjatë studimeve Pjesëmarrje në shumë aktivitete studentore.