UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani...

57
UNIVERSITE F PUNI TEMA: Përpilimi i planeve Mentori: Prof. Dr. Sc. Shefqet Mulliq ETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’ FAKULTETI I EDUKIMIT Programi parashkollor IM DIPLOME e individuale (mësimore), i bazuar në ka ëmijëve me pengesa pamore K qi A Gjakovë, 2018 arakteristikat e Kandidatja: Anita Pajaziti

Transcript of UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani...

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’

FAKULTETI I EDUKIMITProgrami parashkollor

PUNIM DIPLOME

TEMA: Përpilimi i planeve individuale (mësimore), i bazuar në karakteristikat e

fëmijëve me pengesa pamore

Mentori: Kandidatja:Prof. Dr. Sc. Shefqet Mulliqi Anita Pajaziti

Gjakovë, 2018

UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’

FAKULTETI I EDUKIMITProgrami parashkollor

PUNIM DIPLOME

TEMA: Përpilimi i planeve individuale (mësimore), i bazuar në karakteristikat e

fëmijëve me pengesa pamore

Mentori: Kandidatja:Prof. Dr. Sc. Shefqet Mulliqi Anita Pajaziti

Gjakovë, 2018

UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’

FAKULTETI I EDUKIMITProgrami parashkollor

PUNIM DIPLOME

TEMA: Përpilimi i planeve individuale (mësimore), i bazuar në karakteristikat e

fëmijëve me pengesa pamore

Mentori: Kandidatja:Prof. Dr. Sc. Shefqet Mulliqi Anita Pajaziti

Gjakovë, 2018

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

2

Ky punim diplome u mbrojt me_____________ para komisionit vlerësues në përbërje:

1. _____________________ Kryetar

2. _____________________ Anëtar

3. _____________________ Anëtar

Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën ______________

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

3

ABSTRAKT (Shqip)

Nëpërmjet këtij punimi synohet që të identifikohen dhe të paraqiten disa nga metodat, pajisjet

dhe aplikimin e tyre gjatë punës në procesin edukativo –arsimor me nxënësit me dëmtime

pamore, në mënyrë që trajtimi edukativ i tyre të bëhet në përputhje me diagnozat e tyre.

Përvoja e ka treguar se nxënësit me dëmtime pamore mund të jenë të suksesshëm në

mësimnxënje, të arrijnë rezultate të larta dhe të arrijnë integrimin social, me kusht që atyre tu

sigurohen kushte të përshtatshme dhe trajtim adekuat.

Rrjedhimisht mund të thuhet,pra se edhe njohja e diagnozave të nxënësve me dëmtime pamore

(pa përfshirë nxënësit plotësisht të verbër) do të lehtësonte punën e mësimdhënësit në ofrimin e

kushteve adekuate, shfrytëzimin e pajisjeve dhe krijimin e ambientit të përshtatshëm në klasë

konform nevojave të tyre.

Fjalë kyqe: dëmtime pamore, diagnoza, trajtim, pajisje, integrim social etj.

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

4

ABSTRACT (Anglisht)

This paper aims to identify and present some of the procedures, equipment, and their

implementationduring work in the educational process with scholarsthat have visual

impairment, so that their educational treatment is done in accordance with their diagnosis.

Experience has shown that students with visual impairments can be successful in learning,

attaining high results, and attaining social integration, so that they are provided with adequate

conditions and adequate treatment.

As a consequence it can be said that even with the recognition of the diagnoses of scholars with

visual impairments (not including completely blind scholars) it would facilitate teacher’s work

by providing adequate conditions, the usage of the equipment, and proper environment in class

to complete their needs.

Key Words: visual impairment, diagnosis, treatment, equipment, social integration, etc.

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

5

MIRËNJOHJE

Mirënjohje dhe falënderim shkon për të gjithë pedagogët e Universitetit “Fehmi Agani” që më

dhanë njohuri për këto vite studimi që une sot të arrij këtu.

Nëpërmjet këtij studimi m’u dha mundësia të shoh nga afër realitetin në shkollat tona. Duke parë

se puna e mësuesit është një punë sa e vështirë po aq dhe e bukur. Puna me fëmijët është e

mundimshme dhe komplekse, por kur e kryen punen me vullnet të lartë të jep rezultatet e

dëshiruara.

Mirënjohje të veçantë shpreh për mentorin tim Prof. Dr. Sc Shefqet Mulliqi për vëmendjen që më

ka kushtuar dhe suportin që ka pasur ndaj meje.

Gjithsesi një falënderim është për të gjithë miqtë dhe kolegët e mi, ku pa ta studimet e mia nuk do

të kishin kuptimin që kanë.

Dhe në fund më kryesorja faleminderit familjes time për kurajon dhe mbështetjen që më kanë

ofruar gjatë këtyre viteve të studimeve.

Faleminderit!

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

6

PËRMBAJTJA

ABSTRAKT (Shqip) ...................................................................................................................... 3

ABSTRACT (Anglisht) .................................................................................................................. 4

MIRËNJOHJE ................................................................................................................................ 5

HYRJE ............................................................................................................................................ 9

1. KUSH ËSHTË FËMIJË ME DËMTIME NË TË PARË?........................................................ 11

2. ANATOMIA E APARATIT TË TË PAMURIT TË SYRIT ................................................... 12

2.1 Sëmundjet e syrit ................................................................................................................. 13

2.1.1 Shkurtpamësia (Miopia) ............................................................................................... 13

2.1.2 Largpamësia (Hipermetropia)....................................................................................... 14

2.1.3 Astigmatizmi (Shikim i shpërqendruar) ....................................................................... 15

2.1.4 Katarakti ....................................................................................................................... 16

2.1.5 Trahoma........................................................................................................................ 17

2.1.6 Glaukoma...................................................................................................................... 18

2.1.7 Daltonizmi (vështirësia për t’i dalluar ngjyrat) ............................................................ 19

2.1.8 Strabizmi....................................................................................................................... 21

3. IMPLEMENTIMI ARSIMOR.................................................................................................. 22

3.1 Tretmani pedagogjik i përsonave me dëmtime në të pamur ............................................... 22

3.1.1 Identifikimi ................................................................................................................... 22

3.1.3 Shenjat (karakteristikat) që mund të tregojnë se fëmiu që ka probleme në të pamur... 23

3.1.4 Veprimet e domosdoshme të arsimtarit ........................................................................ 24

4. KARAKTERISTIKAT E FËMIJËVE ME DËMTIME NË TË PARË.................................... 26

5. PLANI INDIVIDUAL I EDUKIMIT....................................................................................... 28

5.1 Çka është plani individual i edukimit? ................................................................................ 28

6. PLANI INDIVIDUALI EDUKIMIT PËR FËMIJËT ME DËMTIME NË TË PARË ........... 29

6.1 Përbërja e një Plani Individual të Edukimit ........................................................................ 30

6.2 Të dhënat se si PIE – ja të jetë e efektshme ........................................................................ 31

7. AMBIENTI PËR TË NXËNË .................................................................................................. 32

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

7

REKOMANDIME ........................................................................................................................ 35

PËRFUNDIMI .............................................................................................................................. 37

BIOGRAFIA................................................................................................................................. 38

REFERENCA ............................................................................................................................. 39

LITERATURA ............................................................................................................................. 40

SHTOJCA..................................................................................................................................... 41

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

8

Lista e shkurtesave

DNP - Dëmtime në të parë

PIE - Plani individual edukativ

PIA - Plani individual i arsimit

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

9

HYRJE

Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet e syve (oftalmos-syri). Quhet

gjithashtu okulstike nga fjala oculus-syri. Oftamologjia si disiplinë e veçantë është shumë e

vjetër, rreth 1500 vjet para erës sonë, figuron testi i parë i sëmundjeve të syve. Këtu rezulton se

specialisti i parë i sëmundjeve të syve ka qenë mjek i ri.

Hipokrati (460-375 p.e.r.), ka përdor në sëmundjet e syve rreth 200 metoda, medikamentoze të

ndryshme. Në inflamacionet akute ai rekomandonte terapi lokale në rajonet fqinje të syrit. Në

rajonin temporal aplikonte lëndë irituese. Në inflamacionet kronike të syve aplikonte ilaqe

direkte në sy. Ilaqi i preferuar i tij ka qenë qumështi, veçanërisht qumështi i dhisë.

Në epoken e Perandorisë Romake në sëmundjet e syve është përdorur gjerësisht collyrium, emri i

të cilit ka mbetur në farmakologjinë moderne. Sot collyriumi është gjithmonë solucion, por në

atë kohë collyrium ishte trup i ngurtë dhe i butë si sapuni, i përbërë nga shumë lëndë organike

dhe inorganike. Pacienti e shkrinte një cop të vogël collyriumi në ujë, në vaj ose në të bardhen e

vezës dhe e vinte në syrin e sëmurë. Nga errësira e thellë e injorancës në të cilën që zhytur në

mesjetë mjekësia fillon të dal gradualisht që prej shek. XVII, dhe prej këtu fillojnë studime të

përpikta të anatomisë së syrit. Shkenca oftamologjike ka shkuar përpara krahas zhvillimit e

përfeksionimit teknik të aparaturës optike përkatëse.

Sot aparatet më të rëndësishme që përdoren në klinikë janë: oftamoloskopi direkt elektrik i

përfeksionuar dhe biomikroskopi. Këto bëjnë të mundur observimin direkt në kushte klinike dhe

në zmadhimin dhjetëra herë të vet sëmundjes dhe dekoruesit të saj.

Fëmijët me dëmtime në të parë pse të verbër, në të shumten e rasteve ose në të gjitha rastet në

familjet e tyre nuk përfitojnë shprehi të bollshme për njohjen e ambientit apo për shumë fusha

jetësore janë të përgatitur për shkollim krahasuar me femijët e tyre, ku nga familja kërkohet

diqka e jashtëzakonshme për ta si në aspektin e metodave të edukimit dhe arsimit të këtyre

femijëve në familje, gjithashtu kërkohet njohja e veçorive specifike të zhvillimit të tyre etj.

Shumë femijë me dëmtime në të parë ose të varfër kanë mungesë në shumë aspekte si në njohjen

e mënyrës së preceptimit taktil, orjentimi i tyre është i dobët, mungesa e paraftyrimeve dhe

orientimin që e rrethon.

Kurrikuli i shkollave special gjegjësisht i klasave të tilla është i vështirë të përpilohet e sidomos

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

10

nëse flasim për planin individual të edukimit ku në këtë drejtim kanë punuar shumë e shumë

autorë të vendeve të ndryshme të botës dhe rezultatet e tyre do të shtjellohen në këtë punim,

veçanërisht aplikimi i PIE –së tek nxënësit me dëmtime në të parë në shkolla speciale në klasa të

integruara etj.

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

11

1. KUSH ËSHTË FËMIJË ME DËMTIME NË

TË PARË?

Në shumë familje ankohen se fëmijët e tyre nuk kanë mundur deri në moshën parashkollore t’i

identifikojnë mangësitë e tyre. Kjo ndodh për shkak të moskujdesit të tyre ndaj fëmijëve.

Gjithashtu probleme të tilla shfaqen edhe në shkollat tona ku shumë mësimdhënës nuk mund t’i

identifikojnë nxënësit e tyre se ata kanë mangësi sa i përket shikimit.

Nëse flasim për fëmijet me dëmtime në të parë duhet të dimë se këta fëmijë janë të njejtë si

fëmijët e tjerë që nuk kanë dëmtime në zhvillim. Fëmijët me dëmtime në të parë dallohen nga

fëmija normal në shumë aspekte.

Këta fëmijë kanë problem në jetën e tyre përsonale, si nëushqim, veshmbathje, dallohen në

shikimin e televizionit ( i afrohen për së tepërmi), kanë problem gjatë ecjes nëpër shkallë, nuk

mund t’i dallojnë gjërat e vogla, nuk mund t’i dallojnë ngjyrat, kanë dëshirë të lozin në hapsirë,

kanë shumë herë dhembje koke, prindërit e tyre kanë dëshirë t’i kenë afër dhe ti prekin, kanë

dëshirë t’i prekin të gjitha gjërat që i shohin etj.

Në shkollë këta fëmijë kanë vështirësi në shkrim, lexim, dallimin e shkronjave në drasë të zezë,

vështirësi në vrapim me shokë, në lojra të ndryshme nuk marrin pjesë, ankohen në diqka që i

pengon, shumë herë krijojnë monotoni tek mësimdhënësi etj.

Fëmijët që janë të verbër kanë specifikat e tyre në lëmin e shkollimit. Këto specifika dallohen në

të shkruar dhe lexuar. Fëmijët e verbër gjatë të lexuarit përdorin alfabetin e Braillit, ku ky alfabet

bazohet në 6 pika të ngritura ku me ndryshimin e tyre krijohet shkronja.

Fëmijët me dëmtime të mesme kanë specifika të tjera si p.sh. përdorin llupa zmadhuese apo syze

për shikim, këta nuk përdorin alfabetin e Brailit.

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

12

2. ANATOMIA E APARATIT TË TË PAMURITTË SYRIT

Syri është organ i të pamurit, i vendosur në orbiten e syrit, është organ çift. Syri është i

përbërënga këto pjesë: organet ndihmëse të syrit dhe pjesët optike.

Pjesët ndihmëse të syrit janë: 1) kapakët, 2) konjuktivat, 3) gjendrat e lotëve, 4) vetullat, 5)

qepallat, 6) muskujt e syve.

Pjesët optike të syrit janë: 1) kornea, 2) bebëza, 3) dhomëza e përparme e syrit, 4) dhomëza e

pasme e syrit, 5) thjerrëza e syrit, 6) trupi qelqor, 7) trupthi cilore, 8) sklerotika, 9) koroida,

10) retina, 11) njolla e verdhë, 12) nervi i syrit, 13) njolla e verdhë, 14) muskuli, 15) kapakët e

qëpallave.

Pjesët optike luajnë funksionin kryesor në vënien në funksion të aparatit të të pamurit. Pjesa e

përparme e syrit është e tejdukshme –quhetkornea, e cila si kupolle e mbyllë kokërdhokun. Nën

të gjendet dhomëza e përparme dhe dhomëza e prapme e kornesë të cilat janë të mbushura me

lëngun e syrit.

Në mes është bebëza e syrit (popila) e cila në errësirë zgjerohet apo hapet maksimalisht, kurse në

dritë zvogëlohet.

Pastaj është thjerrëza e cila ka formën e diskut e vendosur në trupin qelqor, thjerrëza nëpërmjet

fijëve lidhet me trupin qelqor.

Trupi qelqor e mbush pjesën e përparme të zgavrës së kokërdhokut, ndërsa kokërdhokun nga

pjesa e jashtme e lidhë sklerotika, kurse funksion të rëndësishëm luajnë edhe muskujt e syrit të

cilët janë gjashtë muskuj në pozicione të ndryshme.1

Pjesë me rëndësi në aparatin e të pamurit e përbën irisi që është pjesë e koroides, e pigmentuar

me pigmente të ndryshme nga të cilët varet ngjyra e syve.

Retina është stukturë e ndërlikuar dhe e rëndësishme që përbën pjesën e syrit ku formohen

ngjyrat dhe janë të vendosura qelizat apo fotoreceptorët të ndjeshëm gjatë ditës dhe ngjyrave ku

ndryshe e quajmë dhe njolla e verbër.

Pastaj është nervi optik (nervi i syrit), i cili është i lidhur me kornene apo pjesën e trurit të madh.

1 Docent Andrea Aroni, Oftamologjia, Tiranë, 1971, faqe 12-15

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

13

.

Fig.1 Anatomia e syrit

2.1 Sëmundjet e syrit

1. Shkurtëpamësia (Miopia)

2. Largëpamësia (Hipermetropia)

3. Astigmatizmi (Shikimi i shpërqendruar)

4. Katarakti

5. Trahoma

6. Glaukoma

7. Vështirësia për ti dalluar ngjyrat

8. Strabizmi (shtrembimi)

2.1.1 Shkurtpamësia (Miopia)

Shkurtpamësia është e metë e shpeshtë e syrit që shkaktohet kur boshti i syrit është më i gjatë

sesa tek syri normal.

Në këtë rast shohim qartas vetëm objektet që janë afër, kurse ato që janë me larg nuk i shohim

qartë meqë rrezet e dritës priten përpara retinës (e jo në të).

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

14

Te Miopia të pamurit është i mjegulluar. Rekomandohen syze të cilat eliminojnë vështirësitë,

veçmas në aktivitete lojrash të ndryshme. Pra, njërëzit e tillë duhet që të bartin syze me thjerrëza

shpërndarëse konkave.2

Fig.2 Shkurtpamësia (Miopia)

2.1.2 Largpamësia (Hipermetropia)

Është e kundërta e shkurtpamësisë, shfaqet kur boshti i syrit është i shkurtër, prandaj rrezet e

dritës pritej përtej retines, kurse në lidhje me këtë edhe fytyra e objektit formohet përtej retines.

Largpamësia krijon vështirësi në të pamurit nga afër.

Nuk paraqiten mjegullime sikurse te miopet, por të pamurit nga afër i lodhë sytë. Shkakton

2 Prof. Mr. Sc Naser Zabeli, Nxënësit me nevoja të veçanta, Prishtine, 2001, faqe 40.

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

15

shpërqendrim dhe përcillet me dhimbje koke. Për njërëzit e tillë rekomandohet të bartin thjerrëza

përmbledhëse konvekse (për të parë nga afër).3

Fig.3 Largpamësia (Hipermetropia)

2.1.3 Astigmatizmi (Shikim i shpërqendruar)

Astigmatizmi shfaqet kur kemi gungëzim të pabarabartë të thjerrëzës së syrit. Në këto raste

objektet duken të paqarta. Kjo e metë eleminohet me bartjen e thjerrëzave speciale.

Nxënësit e tillë për t’i parë objektet, rrotullojnë (lëvizin) kokën në forma të ndryshme. Këtë e

bëjnë për të gjetur këndin (pozicionin) më të përshtatshëm për shikim, d.m.th. ata shikojnë në një

drejtim tjetër dhe në këtë mënyrë fiksojnë objektin e caktuar.4

3 Prof. Mr. Sc Naser Zabeli, Nxënësit me nevoja të veçanta, Prishtinë, 2001, faqe 40.4 Prof. Mr. Sc Naser Zabeli, Nxënësit me nevoja të veçanta, Prishtinë, 2001, faqe 40.

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

16

Fig.4 Asigmatizmi (Shikim i shpërqendruar)

2.1.4 Katarakti

Katarakti shfaqet kur thjerrëza bëhet e bardhë dhe e patejdukshme, në këto raste thjerrëza e humb

kthejlltësinë e vet. Në të shumten e rasteve kjo sëmundje shfaqet për shkak të moshës apo ndonjë

sëmundje tjetër dhe rrallëherë trashegohet. Kjo sëmundje shkakton humbjen e pjesërishme apo të

terësishme të të pamurit. Kjo sëmundje largohet me anë të operacionit dhe pastaj me përdorimin

e syzave përkatëse do t’i përmirsohet të pamurit.5

5 Prof. Dr. Sc Shefqet Mulliqi, Ligjerata.

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

17

Fig.5 Katarakti

2.1.5 Trahoma

Është një infektim kronik, i cili keqësohet ngadalë. E shkakton virusi që sulmon mukozën e të

pamurit (kapakët e syve).

Trahoma transmetohet nga personi në person nga sekrecionet okulare dhe të rrugëve të

frymëmarrjes. Ajo ka kaluar shpesh nga fëmija tek fëmija dhe nga fëmija te nëna brenda

familjes.

Infeksioni zakonisht ndodh për herë të parë në fëmijëri por njërëzit nuk verbohen deri sa ata të

rriten. Kjo shkakton fërkim në kornea. Ky infeksion është më i shpeshtë aty ku njërëzit jetojnë në

kushte të varfëra, me shumicë.6

Fig.6 Trahoma

6 David Werner, Fshatarët e vegjël me paaftësi, Hendikos, Prishtinë, faqe 220.

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

18

2.1.6 Glaukoma

Kjo sëmundje është e rrezikshme dhe është rezultat i shtypjes së tepërt në sy. Ajo fillon

zakonisht pas moshës 40 vjeçare dhe është shkaktar i rëndomte i vërbimit. Për ta ndalur vërbimin

është e rëndësishme të njihen shenjat e Glaukomës dhe të kërkohet ndihma mjekësore e shpejtë.

Ekzistojnë dy forma të Glaukomës:

1) Glaukoma akute dhe

2) Glaukoma kronike.

Glaukoma akute- fillon papritmas me kokëdhembje ose dhembje të rënda në sy. Syri skuqet,

pamja mjegullohet. Kokrra e syrit duket e fortë kur preket mund të ketë vjellje. Papila e syrit të

sëmurë është më e madhe se ajo e syrit të shëndoshë. Nëse nuk trajtohet shpejtë, glaukoma

shkakton verbim mbrenda disa ditëve. Shpeshherë nevojitet operimi.

Glaukoma kronike- shtypja në sy rritet ngadalë. Zakonisht nuk ka dhembje. Shikimi humb

ngadalë duke filluar prej anash dhe personi shpeshherë nuk e vëren humbjen. Ai ka dhembje të

syrit në prekje, ndjen presion në sy, rreth dritës i shfaqen shenja të ylberit dhe bebza e syrit

reagon ngadalë në dritë. Testi i pamjes mund të ndihmojë në zbulimin e sëmundjes.7

Si mund ta parandalojme dëmtimin e nervit të syrit nga glaukoma?

• Diagnostifikimi sa më i hershëm është çelësi i suksesit në parandalimin e dëmtimit të nervit nga

glaukoma.

• Pas diagnostifikimit, pacienti duhet të ndjekë me përpikmëri të gjitha këshillat e mjekut me

qëllim parandalimin e përparimit më tej të sëmundjes.

7 Revista “Argumenti”, nr.6, Qershor 2005, faqe 28-29.

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

19

Metodat e sotme të kurimit të glaukomës?

• Mjekim medikamentoz.

• Ndërhyrje me lazer (llojet e ndërhyrjeve me lazer variojnë në përputhje me llojin e glaukomes).

• Trajtim kirurgjikal (kanaloplastika, sklerektomia e thellë, trabekulektomia etj).

Fig.7 Glaukoma

2.1.7 Daltonizmi (vështirësia për t’i dalluar ngjyrat)

Një numër i nxënësve mund të ketë vështirësi për dallimin total të ngjyrave (e shohin boten

bardh e zi), por përqindja e atyre me këto çrregullime konsiderohet të jetë shumë e vogel. Më të

shpeshta janë rastet e vështirësisë për t’i dalluar ngjyrat, nga ana e arsimtarit mund të

konstatohen thjeshtë, p.sh. ekspozimi i objekteve me ngjyra me theksim të veçantë të së kuqes

dhe të gjelbërtes.8

Njerëzit lindin daltonikë, sepse konet nuk fillojnë të funksionojnë derisa fëmija është rreth 4

muajsh. Një në 20 meshkuj vuajnë nga daltonizmi, por vetëm një në disa qindra femra është

daltonike. Daltonizmi është i trashëguar, domethënë, nje defekt gjenetik. Por jo çdo problem me

ngjyrat është i trashëguar.9

8 Prof. Mr. Sc. Naser Zabeli, Nxënësit me nevoja të veçanta, Prishtinë, 2001, faqe 41.9https://sq.wikipedia.org/wiki/Syri

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

20

Daltonizmi mund të jetë prej tre llojeve të ndryshme:

Deuteranopia: Është mungesa e fotoreceptorëve të retinës së ngjyrës së gjelbër.

Protanopia: Është mungesa totale e fotoreceptorëve të retinës së ngjyrës së kuqe.

Tritanopia: Është një gjendje shumë e rrallë në të cilën mungojnë fotoreceptorët e retinës së

ngjyrës së kaltër.10

Fig.8 Daltonizmi

Fig.8 Daltonizmi

10https://es.wikipedia.org/wiki/Daltonismo

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

21

2.1.8 Strabizmi

Shprehja të shikuarit vëngër (Strabismus, gr.: στραβός strabos “i fiksuar vëngër”) është përdorur

për të dhënë dukurinë e mangësisë së koordinimit motorik dhe sensorial të të dy syve, pra një

devijim i syve. Në këtë rast sytë nuk janë në një drejtim gjatë fiksimit të një objekti me momente

të caktuara ose në mënyrë të vazhdueshme. Kjo dukuri e pozicionimit jo normal e të dy syve

është e ndryshme në individ të ndryshëm. Këto devijime janë të matshme me metoda të

ndryshme dhe japin si rezultat një ose disa kënde të devijimit të syrit. Strabizmi nuk është

thjeshtë një problem estetik, përkundrazi një sëmundje serioze me probleme të mëdha të

shikimit. Nëse nuk diagnostikohet dhe ndërhyet në kohë për trajtimin e tij mund të lërë pasoja të

mëdha në shikim për gjithë jetën, siç është ambliopia apo syri dembel te fëmijet.

Diagnostikimi dhe trajtimi adekuat i tij i përket fushave të specializuara të syve si strabologjia

dhe neurooftalmologjia dhe kooperimit të specialistëve të veçantë të këtyre fushave si strabolog-

ortotiste e neurooftalmologe. Afërsisht 5% e popullsisë janë të prekur nga kjo sëmundje. Shpesh

është menduar se është sëmundje e trasheguar por jo në çdo rast është ky shkaku i shfaqjes së

tij.11

Fig.9 Strabizmi

11https://sq.wikipedia.org/wiki/Strabizmi

21

2.1.8 Strabizmi

Shprehja të shikuarit vëngër (Strabismus, gr.: στραβός strabos “i fiksuar vëngër”) është përdorur

për të dhënë dukurinë e mangësisë së koordinimit motorik dhe sensorial të të dy syve, pra një

devijim i syve. Në këtë rast sytë nuk janë në një drejtim gjatë fiksimit të një objekti me momente

të caktuara ose në mënyrë të vazhdueshme. Kjo dukuri e pozicionimit jo normal e të dy syve

është e ndryshme në individ të ndryshëm. Këto devijime janë të matshme me metoda të

ndryshme dhe japin si rezultat një ose disa kënde të devijimit të syrit. Strabizmi nuk është

thjeshtë një problem estetik, përkundrazi një sëmundje serioze me probleme të mëdha të

shikimit. Nëse nuk diagnostikohet dhe ndërhyet në kohë për trajtimin e tij mund të lërë pasoja të

mëdha në shikim për gjithë jetën, siç është ambliopia apo syri dembel te fëmijet.

Diagnostikimi dhe trajtimi adekuat i tij i përket fushave të specializuara të syve si strabologjia

dhe neurooftalmologjia dhe kooperimit të specialistëve të veçantë të këtyre fushave si strabolog-

ortotiste e neurooftalmologe. Afërsisht 5% e popullsisë janë të prekur nga kjo sëmundje. Shpesh

është menduar se është sëmundje e trasheguar por jo në çdo rast është ky shkaku i shfaqjes së

tij.11

Fig.9 Strabizmi

11https://sq.wikipedia.org/wiki/Strabizmi

21

2.1.8 Strabizmi

Shprehja të shikuarit vëngër (Strabismus, gr.: στραβός strabos “i fiksuar vëngër”) është përdorur

për të dhënë dukurinë e mangësisë së koordinimit motorik dhe sensorial të të dy syve, pra një

devijim i syve. Në këtë rast sytë nuk janë në një drejtim gjatë fiksimit të një objekti me momente

të caktuara ose në mënyrë të vazhdueshme. Kjo dukuri e pozicionimit jo normal e të dy syve

është e ndryshme në individ të ndryshëm. Këto devijime janë të matshme me metoda të

ndryshme dhe japin si rezultat një ose disa kënde të devijimit të syrit. Strabizmi nuk është

thjeshtë një problem estetik, përkundrazi një sëmundje serioze me probleme të mëdha të

shikimit. Nëse nuk diagnostikohet dhe ndërhyet në kohë për trajtimin e tij mund të lërë pasoja të

mëdha në shikim për gjithë jetën, siç është ambliopia apo syri dembel te fëmijet.

Diagnostikimi dhe trajtimi adekuat i tij i përket fushave të specializuara të syve si strabologjia

dhe neurooftalmologjia dhe kooperimit të specialistëve të veçantë të këtyre fushave si strabolog-

ortotiste e neurooftalmologe. Afërsisht 5% e popullsisë janë të prekur nga kjo sëmundje. Shpesh

është menduar se është sëmundje e trasheguar por jo në çdo rast është ky shkaku i shfaqjes së

tij.11

Fig.9 Strabizmi

11https://sq.wikipedia.org/wiki/Strabizmi

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

22

3. IMPLEMENTIMI ARSIMOR

3.1 Tretmani pedagogjik i përsonave me dëmtime në të

pamur

Pedagogjia Speciale e përsonave të verbër dhe me dëmtime në të pamur është një disiplinë

shkencore e përfaqësuar nga Pedagogjia e Përgjithshme. Specifikat e veçanta të Pedagogjisë

Speciale bazohen në metodat, mjetet, principet, qëllimet e organizimit, edukimit dhe arsimimit të

të verbërve dhe fëmijëve me dëmtime në të pamur.

3.1.1 Identifikimi

Disa nxënës me dëmtime në të pamur mund të vërehen nga arsimtari, mirëpo një pjesë e tyre

mund të kenë probleme të atilla të cilat nuk mund të vërehen nga jashtë.

Informacionet mbi vështirësitë e të pamurit së pari mund të merren nga prindi. Nëse fëmiu ka

qenë te mjeku më parë, atëherë rekomandohet edhe konsultimi me të për të siguruar raporte nga

ai dhe për të pasur informacion të plotë rreth gjëndjes së syrit përkatësisht për vështirësitë e

përgjithshme në të pamur.

Përveç informacioneve përkatëse (nga prindi, mjeku), arsimtari duhet dhe mund të identifikojë

vet nxënësit që kanë vështirësi në të pamur.12

12 Cardic Aleksander, Pedagogija Slepih Lica, Beograd 1992, faqe 62.

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

23

3.1.2 Disa nga shenjat që mund të vërehen nga arsimtari

1. Nxënësit e tillë mund të ankohen për dhembje koke,

2. Kanë vështirësi të arrin te objektet e ndryshme në klasë,

3. Hezitojnë të përfshihen në aktivitete fizike, në lojë p.sh. në kapjen e topit etj,

4. Kur u jepen detyra vizuale, mund të përkulin koken së tepërmi, ta largojnë koken apo të

kërkojnë pozicione jo normale për shikim.13

3.1.3 Shenjat (karakteristikat) që mund të tregojnë se fëmiu që kaprobleme në të pamur

1. Sytë ose kapakët e syve i ka të skuqur, me qelb ose i lotojnë pa ndërprerë,

2. Sytë i duken të trubullt, të rrudhur, të mjegulluar ose kanë plagë apo probleme të tjera të

dukshme,

3. Deri në moshen tre mujore fëmiu nuk provon t’i kapë gjërat që gjenden para tij, derisa

gjërat të lëshojnë zëra ose prekin atë,

4. Fëmiu i shikon gjërat me bisht të syrit ose e lakon koken për t’i shikuar gjërat,

5. Fëmiu tregon interesim të vogel për objektet me ngjyra ose fotografite dhe librat, ose i

afron ato më shumë afër fytyrës,

6. Në shkollë fëmiu nuk mund t’i lexojë shkronjat në dërrasë të zezë ose shkronjat e vogla

në libër ose lodhet dhe ka kokëdhembje kur lexon,

7. Kanë probleme në të pamur pas perendimit të diellit (verbëria e natës),

8. Fëmiu është më i ngadalshëm se sa fëmijët e tjerë për fillimin e përdorimit të duarve, për

fillimin e levizjeve përreth ose fillimin e ecjes dhe shpesh ndeshet me gjërat dhe duket i

ngathët,

9. Njëra ose dy bebëzat (qendra e zezë e syrit) duket e përhimte ose e bardhë.14

13 Prof. Mr. Sc Naser Zabeli, Nxënësit me nevoja të veçanta, Prishtinë 2001, faqe 38.

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

24

3.1.4 Veprimet e domosdoshme të arsimtarit

Kushtet e ndriçimit – Arsimtari duhet të sigurohet se ekzistojnë kushte të mjaftueshme

ndriçimi në klasë për t’ua bërë më të lehtë përvetësimin e përmbajtjeve të caktuara mësimore

dhe marrja pjesë në të gjitha aktivitetet e klasës. Shpërndarja e dritës, intesiteti i saj janë kushte

të domosdoshme në punë të suksesshme me ata nxënës.

Pozicionimi – Pozicionimi i këtyre nxënësve në klasë është shumë i rëndësishëm. Ata duhet të

jenë afër mjeteve të cilat duhet të vëzhgohen (dërrasës së zezë, instrumenteve të tjera). Nëse

ndonjë nxënës karakterizohet me çrregullimin asigmatik atëherë nuk preferohet pozicionimi i

tyre ballor drejt objekteve dhe materialeve të tjera mësimore.

Mjetet ndihmëse për të parë – Arsimtari duhet të dijë se kush, kur dhe pse duhet mbajtur syzet

apo thjerrëzat optike

Nxënësit me shkurtpamësi – Mund t’i heqë syzet dhe të lexojë pa to, por do të ndjehet “i

humbur” gjatë ndonjë loje në anën tjetër, ai me largpamësi mund t’i heqë syzat gjatë lojës, por

nuk do të mund të lexoj pa to. Nëse syzet janë të pamjaftueshme atëherë arsimtari mund të

rekomandojë thjerrëza optike.

Dyshemeja në klasë – Nuk duhet të jetë e lëmuar, në mënyrë që të mos reflektoj drita.

Ndriçimi në klasë – Duhet të jetë në përputhje me shkallën e demtimit të të pamurit, bankat në

të cilat ulen këta nxënës duhet të jenë speciale, ku pjesa në të cilen vendoset libri për t’u lexuar

duhet të jetë e lëvizshme, ngritja dhe ulja sipas shkallës së demtimit.

Ndaj këtyre nxënësve duhet përdorur mjetet bashkëkohore didaktke – metodike, siç janë: llupat

zmadhuese për shkronjat në monitor, fletore me ngjyra për të shkruar sipas dioptrisë dhe

përpilohen planprograme individuale sipas aftësive të fëmijëve.

Gjatë punës në klasë arsimtari me këta fëmijë duhet:

1. Të mos i angazhojë domosdo me detyra me të cilat kërkojnë angazhim maksimal të syve,

2. T’u jap kohë më shumë për përfundimin e detyrave të caktuara,

14 David Werner, Fshatarët e vegjël me paaftësi, Hendikos, Prishtinë, faqe 243.

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

25

3. T’u jap tekste të përshtatshme për lexim (madhësia e shkronjave konform aftësisë së të

pamurit të tyre) etj.

Për nxënësit që janë plotësisht të verbër – Nëse përfshihen në klasa të rregullta, duhet siguruar

aparate speciale (pajisje për shkrimin e brail, harta taktile (prekëse), tekstet në shkrimin brail ose

në tekniken akustike etj), si dhe arsimtarin ndihmës i cili do të angazhohej sipas nevojes.15

15 David Werner, Fshatarët e vegjël me paaftësi, Hendikos, Prishtinë, faqe 243.

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

26

4. KARAKTERISTIKAT E FËMIJËVE ME

DËMTIME NË TË PARË

Për të mundur ne të aplikojmë mjete, material apo metoda në PIE –në apo në punë me fëmijët me

dëmtime në të parë duhet t’i njohim karakteristikat themelore të këtyre fëmijëve, që drejt t’i

orientojmë veprimet tona, ashtu që jeta e tyre të ketë kuptim, të mos jenë të diskriminuar, të mos

kenë ndjenjë të keqardhjes apo mëshirës, por këta fëmijë të jenë të njejtë.

Parësore për ne është që të dihet cilat janë pasojat që fëmija është me dëmtime në të parë, pastaj të

dijmë se sa ndikon kjo mangësi në zhvillimin e fëmiut, si nga ana fizike ashtu edhe ajo psiqike, a

ka fëmiu problem me të nxënë, në mësim, sjelljet në aspektin emocional, në aspektin social,

përshtatja në punë apo aktivitete tjera jetësore, ku caktohet nga shkolla, prinderit, rrethi ku jeton

etj.

Nëse flasim për karakteristikat apo mangësitë e fëmijëve me dëmtime në të parë duhet të dijmë se

këta fëmijë janë të njejtë si fëmijët e tjerë. Kjo d.m.th. se edhe këta fëmijë zhvillohen sipas

parimeve normale, ashtu që disa përjashtime, kushtëzime që na paraqiten te këta fëmijë, me vet

faktin që kanë ngecje në integrimin e aktiviteteve të përgjithshme, i dallojmë nga fëmijët e tjerë

që nuk kanë ngecje apo dëmtime në të parë apo dëmtime vizuale.

Fëmijëve të tillë u duhet doemos që t’u mundësohet aplikimi i formave stimuluese për një mësim

sa më efikas, si në fushën edukative ashtu edhe në fushat tjera jetësore ku fëmiu i tillë merr pjesë.

Në shkolla fëmijët me dëmtime në të parë dallohen lehtë nga fëmijët e tjerë, te këta fëmijë njëra

nga karakteristikat dalluese është lodhja e shpejtë gjatë leximit, kurse karakteristikat tjera janë:

Kanë kujdes në ecje,

Me vështirësi e përceptojnë vendin,

Kanë vështirësi në dallimin e formave të gjesendeve,

Librin, fotografitë etj, i afrojnë shumë afër syve,

Kanë vështirësi apo fare nuk mund t’i dallojnë ngjyrat

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

27

Përveç karakteristikave që përmendem se cilat janë pasojat e dëmtimeve në të parë, duhet t’i

përmendim edhe karakteristikat që kushtëzohen në rrethin ku jeton fëmiu.

Dëmtimet vizuale manifestohen në përsonalitetin e fëmiut në tre mënyra:

1. Fëmiu që ka kufizime në dëmtime vizuale, në të parë dhe aktivitete tjera. Lloji dhe

serioziteti i dëmtimit në të parë tek fëmiu e cakton edhe natyren e kufizimit,

2. Gjendja e syrit mund të jetë e ndryshueshme dhe mund të shkaktoj çdoherë vështirësi apo

dhembje dhe në këtë mënyrë do të rrit gjëndjen e pasigurisë në dëmtimin e metutjeshëm

të syrit.

3. Ekzistojnë forma të ndryshme të çrregullimeve të lehta (Strabizmi-gemtllek), që shprehet

me reaksione negative tek rrethi ndaj fëmiut me DNP.

Se si reagon fëmiu në këta tre faktorë varet nga përsonaliteti i tij, përvojës, kyqja e tij në familje,

shkollë, shokë, rreth etj.

Tek fëmijët me DNP duhet të jemi sa më të afërt, që të mundësojmë një tretman pedagogjik me

arsim dhe edukim. Te këta fëmijë duhet të kenë kujdes të veçantë familjet, të kenë ndjenjat

prindërore ndaj fëmijëve të tyre, sepse fëmijët mund t’i bëjë nervoz, duke pyetur së tepërmi.

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

28

5. PLANI INDIVIDUAL I EDUKIMIT

5.1 Çka është plani individual i edukimit?

Plani individual i edukimit (PIE), është një planë i shkruar për programin arsimor individual tek

nxënësit, ku përgaditet sipas nevojave individuale të edukimit të nxënësit me paaftësi brenda një

programi shkollor.

PIE filloj të përdoret në vitet e 60’ duke parë arsyen e madhe për më shumë nxënës si në shkolla

speciale, në klasë të bashkangjitura etj. Kur këta nxënës nuk tregonin suksese të duhura në

shkollë.

PIE bëri një dokument që përfshinë informacionet si në vijim:

Të dhëna të nxënësve

Informacione të lëshuara për nxënësit siç janë: mjekimi, pajisjet specifike etj.

Anëtarët e ekipit

Përparësitë në leximin e pikëqellimit

Çelësin e strategjisë së mësimit

Paraqitjen e procedurave

Përgjegjësitë e anëtarëve të grupit etj.

Këto pikëpamje janë elemente të rëndësishme në PIE, ku numri i tyre ndryshon varësisht nga

nevojat individuale të nxënësve.

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

29

6. PLANI INDIVIDUALI EDUKIMIT PËRFËMIJËT ME DËMTIME NË TË PARË

Përpos me nevoja të veçanta, PIE mund të aplikohet edhe për fëmijët me DNP. Këto vështirësi së

pari mund t’i hetoj familja, sepse fillimi i jetës deri në moshën parashkollore kalon në familje.

Mirëpo, pas kësaj moshe mund të hetojnë mësuesit që kanë për detyrë dhe obligim që t’i

vlerësojnë drejt këto probleme duke bashkëpunuar ngushtë me prindërit, ekspertët profesional

etj.

Kur të identifikohen shkaqet e vështirësisë së dëmtimit të syrit, lidhur me pengesat që janë

shfaqur fëmijës gjatë gjithë jetës së tij, atëherë mësuesi në bashkëpunim me prindin do të përpiloj

së bashku një PIE, i cili duhet të begatohet me mendimet dhe sugjerimet profesionale të

specialistëve lidhur me sigurimin ndihmës shtesë, e cila duhet dhënë këtyre fëmijëve, tejkalimin

e vështirësive dhe pengesave që i paraqiten gjatë kohës shkollore. PIE në mesin e të mirave të

tjera duhet të ndihmoj në arritjen e këtyre të mirave. Tek fëmijët me DNP duhet ta shtoj guximin

në raporte me fuqitëe tyre duke nxitur vetbesimin për t’u ndier i motivuar në shkollë dhe aktivitet

të përditshme.

PIE duhet t’u ofrojë nxënësve pozitë të barabartë në arsim duke i ndryshuar disa çështje në

pajtim me zhvillimin dhe përparimin e nxënësve.

Sipas Bonnie: “Përmes nxitjes pozitive të motivoj nderimin, besueshmërinë e nxënësit ndaj

vetvetes, të gjejë ndonjë fushë në të cilën çdo fëmijë dallohet ose për të cilen së paku ka talent”.

PIE duhet t’u ndihmoj nxënësve në kapërcimin e problemeve të veçanta sa i përket nxënies, të

zhvilloj ndjenjën e socializmit dhe ndërveprimit pozitiv mes shokëve në klasë, shkollë dhe jashtë

saj.

Duhet pranuar se të kuptuarit e hershëm te disa veçorive paraprake që i ka nxënësi, me të cilat

fillon mësimi për herë të parë janë shumë të nevojshme të ketë dijeni mësuesi sepse përmes tyre

së bashku me prindin do ta kenë më lehtë që ta përpilojnë PIE –në. Kjo arrihet përmes

informacionit vlerësues të cilin e plotëson prindi ose kujdestari i fëmiut që ia dërgon mësuesit

para se t’ia filloj fëmiu mësimit.

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

30

6.1 Përbërja e një Plani Individual të Edukimit

Është me rëndësi të ceket se të dhënat që jepen në PIE, mësuesi nuk ka të drejtë t’ia jep askujt pa

dëshirën dhe pa lejen e prindit apo kujdestarit të fëmijës.

PIE përshkruan elementet e edukimit special dhe të shërbimeve tjera përkatëse që plotësojnë

nevoja edukative e mësimore të nxënësve me nevoja të veçanta. PIE hartohet nga ekipi që e

përbëjnë: nxënësi, prindi, mësuesi, kurse përsonat që marrin pjesë kanë rëndësi të veçantë dhe

ata janë nga shërbimet përkatëse, si p.sh. pedagogu special, psikiatri, mjeku, puntori social,

eksperti i edukimit special, tiflologu etj.

Kjo formë e punës ekipore i jep rast prindit dhe mësuesit të punojnë bashkarisht si pjesmarrës të

barabartë.

PIE përfshinë informata themelore që tregojnë të dhënat identifikuese për nxënësin:

1. Emri, Mbiemri:

2. Data, Vendi i lindjes:

3. Adresa, Vendbanimi, Nr. i tel.:

4. Emri i prindit, gjendja e tyre sociale:

Situata momentale ku sigurohen:

1. Duhet të kemi informata të sakta të cilat prezantojnë të dhënat e fundit lidhur me

vlerësimet, vëzhgimet formale dhe ato joformale të fëmiut.

2. Niveli momental i aftësise fizike dhe emocionale që cakton shkallën e cilësisë edukativo

– arsimore që duhet dhënë fëmiut.

3. Plani parashkruan se çka fëmiu mund të bëjë duke përfshirë forcen dhe mundësinë e tij, si

dhe stilin e të mësuarit.

4. Të dhënat e veçanta se çka fëmiu nuk është në gjendje të bëjë si dhe faktorin ku duhet

ndihmuar dhe përkrahur.

Page 31: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

31

6.2 Të dhënat se si PIE – ja të jetë e efektshme

Secili nga anëtarët e PIE – së, prindi, mësuesi, fëmiu, administrator apo ndonjë anëtar tjetër i

ekipit mund të kërkojë një takim në çdo kohë, me qëllim që të bëhet plotësimi, korigjimi apo

edhe të shkruhet PIE i ri për këto arsye:

Fëmiu ka plotësuar qëllimet e tanishme.

Fëmiu ka vështirësi në arritjen e qëllimeve të tanishme etj.

Sjellja e fëmiut është duke u bërë gjithnjë e më problematike.

Vlerësimi dhe rishikimi i PIE – së.

Anëtarët e ekipit në mbledhjen vlerësuese të PIE – së, dokumentet e shkruara më parë i

kontrollojnë, vlerësojnë si dhe bëjnë dizajnimin e detyrave të reja për pjesëmarrësit.

Sipas kërkesave kurrikulare PIE duhet të rishikohet dhe të vlerësohet së paku dy herë në vit. Një

pjesë e procesit të PIE – së është vlerësim vijues rreth mbledhjes së të dhënave të cilat do të

përdoren për të përcaktuar përparimin edukativ të fëmiut dhe të gjitha të dhënat e prezantuara

duhet të jenë të kuptueshme për të gjithë.

Vlerësimi apo mbledhja e të dhënave duhet të përfshijë:

Modelin e punës së zhvilluar

Vrojtimet që janë bërë dhe që hasen gjatë punës

Kriteret e përdorura

Normat, testet e referuara

Gjatë vitit mësuesi apo secili anëtar i ekipit të shërbimit vlerëson përparimin e fëmiut si dhe

përcakton se plani a ka qenë dhe a është në të ardhmen i efektshëm.

Sipas Zabelit “Përparimi dhe rezultatet duhet të shkëmbehen së bashku me prindër, nëse nuk

vërehet përparimi, atëherë duhet kuptuar se diçka nuk është në rregull me qellimet”.16

Dokumenti i shkruar me masat vlerësuese duhet dhënë prindit apo kujdestarit të nxënësit.

16 Grup autoresh: Edukimi Special në Kosovë, Prishtinë, 2003, faqe 51.

Page 32: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

32

7. AMBIENTI PËR TË NXËNË

Zbulimet nga oftamologjistët, edukatoret dhe psikologët jo vetëm që kanë informuar praktiken

arsimore por ata gjithashtu kanë ndikuar në dizajnin dhe zhvillimin e ambienteve të nxënies për

nxënësit në dëmtime në të pamur. Derisa i afrohemi fundit të këtij shekulli, më shumë nxënës me

të pamur të dobët po përfshihen në shkollat e rregullta. Po zhvillohet një debat mbi atë deri në

ç’masë duhet të përshtaten ndërtesat arsimore për të plotësuar nevojat e nxënësve me dëmtim në

të pamur. Nxënësit kanë nevojë të jenë të pavarur për të vepruar nganjëherë edhe në kushtet të

cilat nuk janë të përshtatura në mënyrë të veçantë, por në të njejtën kohë ata nuk duhet të jenë të

penguar nga një ambient i papërshtatshëm i nxënies. Ata kanë të drejtë për adaptime të cilat do të

sigurojnë se ata mund të kenë qasje në planprogram në mënyre sa më efikase që të jetë e mundur.

Ekzistojnë pesë qëndrime kryesore të cilat merren parasysh në organizimin dhe adaptimin e

ndërtesave për nxënësit dhe studentet me dëmtime në të pamur:

Dizajni i përgjithshëm i ndërtesës,

Hapësira punuese që kërkohet për nxënësit dhe studentët e veçantë,

Adaptimet specifike për lëndë të veçanta,

Sigurimi i objekteve për prodhim dhe deponim të materialeve dhe pajisjeve,

Adaptimi i dritës.

Sa i përket dizajnit të përgjithshëm, nxënësit apo studentët me dëmtim në të pamur mund të

kuptojnë dizajnin e brendshëm të përgjithshëm më lehtë nëse ai është i aranzhuar në mënyrë

logjike.

P.sh. shkollat fillore mund të aranzhohen me një renditje të natyrshme të klasave sipas moshës së

nxënësve. Në shkollat e mesme, hapësirat për mësimdhënie të specializuar janë më lehtë të

gjinden dhe të jenë të qasshme nëse ato organizohen në grupe lëndësh (p.sh. shkencat, gjuhët,

artet etj). Poashtu, për nxënësit me dëmtime në të pamur mund të jetë e dobishme nëse ata kanë

qasje në një hartë të madhe apo një plan të shtypur dhe të prekshëm në hyrje të shkollës, kështu

që informatat lidhur me dizajnin e ndërtesës mund të mësohen nga një pikë fillestare para se të

hyhet në ndërtesë. Sisteme të tilla mund të ndihmojnë nxënësve me dëmtime në tëpamur për të

Page 33: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

33

formuluar një hartë mentale të ndërtesës e cila mund të pasohet nga një trajnim nga stafi për

mobilet në ndërtesë. Pa marrë parasysh nëse nxënësit me të pamur të dobësuar janë në shkollën e

rregullt apo speciale, duhet kushtuar vëmendje hapësirës së tyre kryesore për punë. Organizimet

shpesh janë më të lehta, për nxënësit e shkollës fillore, sepse ata më shumë janë të prirur që ta

kalojnë pjesën më të madhe të kohës në një klasë të vetme. Për nxënësit e shkollës së mesme,

duhet kushtuar vëmendje aranzhimit të klasës sipas lëndëve nëse nxënësit me të pamur të

dobësuar duhet që të kenë qasje në një planprogram më të gjërë apo të balancuar.

Për të vlerësuar kërkesat për dritë për nxënësit me të pamur të dobësuar, ekzistojnë dy kushte

kryesore:

1. Niveli i përgjithshëm i dritës ambientale në klasë, koridore dhe salla,

2. Drita “për punë” e nevojshme për individet për të maksimalizuar shfrytëzimin e tyre të

t’pamurit të dobët gjatë studimit.

Edhe ngjyra artificiale dhe ajo natyrale duhet të kontrollohet për të siguruar që niveli i dritës të

arrijë në pjesën e duhur të dhomës së mësimit. Disa nxënës të cilët kanë të pamur të dobësuar

kanë nevojë për ndriçim të reduktuar, kurse të tjerët do të preferojnë nivel të lartë të dritës për

kontrast maksimal.

Fuqizimi i fëmijëve për të vlerësuar ambientin e tyre dhe për të realizuar ndryshime realiste të

cilat do t’i plotësojnë nevojat e tyre me sukses është një detyre e rëndësishme për mësimdhënësit.

Mësimdhënësi dhe të tjerët që kanë shoqëruar fëmijët me dëmtime në të pamur në udhëtime

ditore në vende të panjohura do të jenë të vetëdijshëm për vështirësitë të cilat i ndeshin fëmijët

në një ambient terësisht të panjohur. Megjithatë, fëmijët dhe të rinjtë me dëmtime në të pamur

janë të adaptueshëm, ata mund të mësojnëqë të gjinden në ambiente të panjohura fizike. Çelësi

për sukses është shpesh ambient shoqëror dhe nëse ekziston një qasje mirëpritëse dhe pozitive

ndaj nxënësve të cilët kanë dëmtime në të pamur, atëherë ekziston një propabilitet i lartë që

vështirësitë në ambient mund të tejkalohen.

Gjatë viteve të 40 –ta dhe të 50 –ta, edukatoret në përgjithësi besojnë se inteligjenca e fëmijëve

me dëmtime në të pamur nuk prekej rëndë nga kushtet e tyre, përveç për aftësinë e tyre për të

shfrytëzuar koncepte të caktuara vizuele, p.sh.(ngjyrat dhe hapësiren tri-deminzionale).

Në atë kohë mendohej se inteligjenca shpaloset në një orar të përcaktuar gjenetikisht dhe preket

vetëm nga traumat më të rënda ambientale. Samjuel Hejs (1941) modifikoi Stanford-Binet-in për

Page 34: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

34

fëmijët me dëmtime në të pamur. Hulumtimi i tij zbuloi rezultate mesatare të përgjithshme të

inteligjencës. Sot, ekziston një pikëpamje tjetër për inteligjencën. Ne e pranojmë se ajo që ne e

masim si inteligjence tek fëmijët e moshës shkollore në masë të madhe është e ndikuar nga

përvoja të grumbulluara gjatë viteve të hershme të zhvillimit.17

Atëherë, mungesa e të pamurit është edhe një dëmtim primar dhe një kusht që mund të pengojë

zhvillimin kognitiv, sepse ajo kufizon integritetin e përvojave dhe të kuptuarit e atyre përvojave

të cilat shqisa e të pamurit i sjell natyrshëm tek fëmijët që mund të shohin.

Këto kufizime janë veçanërisht prezente nëse fëmijët nuk pranojnë intervenime të hershme gjatë

viteve parashkollore.18

17 Prof. Dr. Kristofor Luis, Visual Impairment. London, 1997, fq.19618 Educating Exceptional Children, Kilrsamual A. Kirk, James J. Gallagher, Nichholas J. Anastasioe 2003

Page 35: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

35

REKOMANDIME

Për të punuar me fëmijët me probleme në të pamur duhet pasur shumë durim për të qenë

gjithmonë i afërt me këta nxënës.

Duhet të kemi kujdes që të përdorim mjete dhe metoda që ju përshtaten në aspektin mësimor

sipas karakteristikve të tyre. Duhet të ketë bashkëpunim të mirë me prindërit e këtyre nxënësve

dhe t’i pranojnë sugjerimet e njëri tjetrit, pasi që këta fëmijë kanë nevoj për një trajtim të

veçantë.

Rekomandimet për institucionet shkollore

Shkolla është institucioni i vetëm që punon drejtpërdrejt me këtë kategori.

Prandaj, administratorët e shkollave duhet të trajnohen për regjistrim të të dhënave për

shfrytëzim të brendshëm, dhe ato do t’iu shpërndahen niveleve të tjera. Të ketë më tepër

aktivitete për këtë kategori, në mënyrë që të aktivizojnë këta fëmijë në shfaqje shkollore e gjëra

të tjera, p.sh., në ditën e shkollës, festa e Pavarësisë dhe festat e tjera apo programe të ndryshme.

Gjithashtu, shkolla duhet të: krijojë një klimë dhe atmosferë në shkollë, në mënyrë që edhe kjo

kategori të ndjehet e barabartë dhe e integruar në shoqëri; sigurojë kushtet e nevojshme për këta

nxënës, si teknologji ndihmëse për këta nxënës, dhe pajisje të tjera që do t’i vinin në ndihmë

kësaj kategorie; bashkëpunojë me prindërit e këtyre nxënësve dhe institucioneve lokale, në

mënyrë që të shërbejë si urë lidhëse dhe të funksionojë sa më mirë ky trekëndësh i

bashkëpunimit.

Page 36: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

36

Rekomandimet për mësimdhënësit

Mësimdhënësit janë faktori themelor në realizimin e procesit mësimor, prandaj ata duhet të jenë

shembulli më i mirë si për nxënësit e tjerë dhe shoqërinë në përgjithësi, duke treguar se si duhet

të ndihmohet dhe integrohet kjo kategori. Mësimdhënësi gjatë punës me këta fëmijë duhet pasur

kujdes të mos i angazhojë me detyra të vështira, t’u jap kohë më shumë për zgjedhjen e detyrave

të caktuara, t’u ofroj tekste të përshtatshme për lexim, varësisht prej dioptrisë së tyre.

Mësimdhënësi duhet çdo herë të jap instruksione të qarta dhe precize, të përdor diapazon të qartë

të materialeve mësimore, të verbalizon atë çfarë janë duke shkruar në klasë, t’iu siguroj fletë

pune me shkronja në madhësi përkatëse për ata nxënës, t’iu ndihmoj çdoherë t’i motivoj për punë

që në të ardhmen të jenë të aftë për jetë dhe nevojat tjera jetësore.

Page 37: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

37

PËRFUNDIMI

Në bazë të studimeve shkencore mbi sëmundjet e syve si dhe mbi implementimin edukativ tek

nxënësit me dëmtime në të parë, mund të përfundohet se njohja e diagnozave ka rëndësi të

madhe gjatë punës edukativo – arsimore me këta nxënës. Kjo njohje i bën të mundur

mësimdhënësit krijimin e kushteve dhe ambientit të përshtatshëm në klasë, si dhe zbatimin e

metodave të përshtatshme dhe përdorimin e mjeteve të nevojshme teknike.

Kjo gjë mundëson jo vetëm shfrytëzimin optimal të potencialit të nxënësve dhe sigurimin e

parakushteve për sukses më të mirë në shkollë, por gjithashtu edhe ruajtjen e pjesës së mbetur të

të pamurit të këtyre nxënësve.

Aplikimi i Planeve Individuale tek nxënësit me DNP, kërkon një punë më të madhe nga i

gjithëgrupi kualifikues si nga: prindërit, mësimdhënësit, pedagogu special, tiflologu, psikologu,

defektologu etj. Njëkohësisht mund të themi se është punë humanitare, obligim i punëtorëve

adekuat të kësaj lëmie në bashkëpunim me të tjerët ku duhet të kemi kujdes të veçantë që këta

fëmijë të mos jenë të diskriminuar, të ndihen të kënaqur, gjithashtu kujdes të veçantë duhet

kushtuar procedurës gjatë zhvillimit në kohën mësimore.

Me këtë punim diplome, jam munduar të prezantoj me dëshiren time punën dhe proceduren se si

duhet ta përpilojnë dhe aplikojnë mësimdhënësit planet individuale tek nxënësit me DNP dhe se

si formohet grupi, udhëheqja e punës, rezultatet e punës qoftë pozitive apo negative se si duhet

marrë masa ndaj këtyre rezultateve, nëse na shfaqen në punën tonë, te nxënësit me DNP.

Page 38: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

38

BIOGRAFIA

Jam Anita Pajaziti, e lindur me 10.8.1995 në

Pejë.

Shkollen fillore e kam përfunduar në Sh. F,

“Ramiz Sadiku” në Pejë.

Shkollën e Mesme e kam përfunduar në

“Shkollen e Mesme të Mjeksisë” në Pejë, ku jam

e çertifikuar dhe e liçencuar me titullin

“Asistente e Stomatologjisë”.

Pas përfundimit të shkollës së mesme e shpreha

dëshiren që të regjistrohem në Fakultetin e Edukimit “Fehmi Agani” në Gjakovë, në programin

parashkollor si studente e rregullt në vitin akademik 2014/2015. Kam përfunduar me afat

ligjeratat dhe provimet.

Nuk mendoj të ndalem me kaq, duke shpresuar në rrugëtime dhe sfida të tjera për të cilat do të

punoj dhe do të studioj pa u ndalur që ti tejkaloj me sukses.

Page 39: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

39

REFERENCAAxelsoon, Granier dhe Adams, 2004.

Bailey, I. L. Hali. A (1990). Visual Impairment: An overview. New York: American Foundation

for the Bild.

Barraga, N. (1964). Increased visual behavior in low vision children. New York: American

Foundation for the Bild.

Barraga, N. C. (1983). Visual Handicaps and learning (p.23). Austin, TX: PRO-ED.

Colenbrander, A. (1977). Dimensions of visual performance. Transactions of America Academy

of Ophthalmology and Otolaryngology, 83, 332 – 337.

Corn, A. L, Koening, A. J. (1996). Foundations of low vision: Clinical and functional

perspectives (p.4), New York: American Foundation for the Blind

Deinstitutionalisation and community living – o. Dobësimi vizual është i definuar

sipas ICD-10:H54.

Dreyer, V. (1974). Visual acuity. Ophthalmalogica, 169, 61-69. Earnock, 2005.

Faye, E. E. (1976). Clinical low vision. Boston: Litle, Brown. Friend, 2007.

Hamilton K. W. (1950). Counseling the handicapped in the rehabilitation process. New York:

Ronald Publishing.

Hatfield, E. F. ( 1975). Why are they blind? The Sight Saving Review, 45, 3 - 22.

Jose,R.T.(1992). Understanding low vision:(p. 200). NewYork:American Foundation for the

Blind.

Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi të drejtat e fëmijëve (UN). Kirchner, C. ( 1999)). Trends

Affecting the Prevalence of Visual Impairment and Demand For Services Journal of

Visual Ipmpairment Blindness, Jan 99, Vol. 93 Issye 1, p53.

Sigelman, C. K, Vengroff, L. P, Spanhel, C. L. (1984). Disability and the concept of life

functions. In R. P. Marinelii-A. E. Deil Orto (Eds.), The psychology and social

impact of physical Disability (2nVd.) (p.3-13). New York: Springer.

Stefanoviq, B. Mitroviq. M. (1990). Oftalmologia, Beograd: Zavod za ocbenike i nastavna

sredsva.

Webster A, Roe J. (1998). Children with visual impairments London: Routledge.

Page 40: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

40

LITERATURA

1. Docent Andrea Aroni: “Oftamologjia”, Tiranë, 1991.

2. Revista “Argumenti”, Qershor, 2005

3. Dr. David Werner: “Fshatarët e vegjël me paaftësi”, Hendikos, Prishtinë, 2001.

4. Prof. Mr. Sc. Naser Zabeli: Nxënësit me nevoja të veçanta:, Prishtinë, 2001.

5. Aleksander Cordic: “Pedagogija stepih lica”, Beograd, 1992

6. Grup autorësh: “Edukimi special në Kosovë”, Prishtinë, 2002.

7. “Arkiva e shkollës speciale për të verbër” në Pejë.

8. Prof. Dr. Kristofor Luis, Visual Impairment. London, 1997,

9. Educating Exceptional Children, Kilrsamual A. Kirk, James J. Gallagher, Nichholas J.

Anastasioe 2003

10. Milica Miskovic: “Metodika slabovidih lica”, Beograd, 1998

11. Christopher Louis: “Visual impairment”, London, 1997.

12. Muca, Zheneta: “Politikat arsimore për të verbërit”, Fakulteti i shkencave sociale, Tiranë,

2005.

13. Hajmers, Vilhelm: “Edukimi i fëmijës së verbër”, Prishtinë, 1986.

14. Insituti i studimeve pedagogjike “Standardet e përmbajtjes së arsimit parashkollor”, Tiranë,

2002.

15. Erleta Mato & Pranvera Kamani: “Në kërkim të njohjes”, Tiranë, 2000.

16. Miller, Bonnie: “Si të krijohet kontakti i suksesshëm me nxënësit”, Prishtinë, 2003.

Page 41: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

41

SHTOJCA

Page 42: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

42

Shkrim Brail

Llupa zmadhuese

Page 43: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

43

Page 44: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

44

Page 45: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

45

Page 46: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

46

Page 47: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

47

Page 48: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

48

Page 49: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

49

Page 50: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

50

Page 51: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

51

Page 52: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

52

Page 53: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

53

Page 54: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

54

Page 55: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

55

Page 56: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

56

Page 57: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI’’...PIE -Plani individual edukativ PIA -Plani individual i arsimit. 9 HYRJE Oftamologjia është dega e mjekësisë që studion sëmundjet

57