UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ · 2018-12-05 · 6 ABSTRAKT Ky studim synon të...

38
Gjakovë,2017 UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ FAKULTETI I EDUKIMIT-PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: FËMIJËT ME AFTËSI TË KUFIZUARA -TRETMANI PEDAGOGJIK Mentori: Kandidatja: Prof.Ass.Dr. Shefqet Mulliqi Vjollca Shatri

Transcript of UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ · 2018-12-05 · 6 ABSTRAKT Ky studim synon të...

Gjakovë,2017

UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’

FAKULTETI I EDUKIMIT-PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA: FËMIJËT ME AFTËSI TË KUFIZUARA -TRETMANI

PEDAGOGJIK

Mentori: Kandidatja:

Prof.Ass.Dr. Shefqet Mulliqi Vjollca Shatri

2

Ky punim diplome u mbajt me datë

para Komisionit Vlerësues në përbërje:

1. Kryetar

2. Anëtar

3. Anëtar

Komisioni vlerësues e vlerësoj punimin me notën( )

3

PËRMBAJTJA

I. FALENDERIME…………………...………………………………….… 5

II. ABSTRAKT…………………………………………………………….. 6

III. HYRJA…………………………………………......…………………... 7

KAPITULLI I

1. PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR…………………...……….……. 8

1.1.Historiku i lindjes dhe klasifikimi i personave me aftësi të kufizuar…... 9

1.2.Llojet e aftësisë së kufizuar…………………………............................... 13

1.3.Personat me pengesa në zhvillimin intelektual…………..…………...... 14

1.3.1.Implikimet arsimore ……………………………………...…...…... 15

1.4.Personat me aftësi të kufizuara fizike ………………………………...... 16

1.4.1. Implikimet arsimore……...…………………………………....…... 17

KAPITULLI II

2. SISTEMI ARSIMOR NGA PARALELET SPECIAL NË EDUKIM INKLUZIV.19

2.1.Përgatitja e institucioneve për edukim inkliziv………………………… 20

2.2.Modelet e diagnostifikimit të aftësive të kufizuar……………………… 20

KAPITULLI III

3. POLITIKAT E MASHT-IT LIDHUR ME ARSIMIN GJITHËPËRFSHIRËS... 23

3.1.Gjithëpërfshirja në Kosovë……………..……….………………..…….. 24

3.2.Shkollat gjithëpërfshirëse……………...…...…………………………... 25

4

3.3.Kush e mbështet shkollën gjithëpërfshirëse?............................................. 26

3.4.Klasat gjithëpërfshirëse dhe roli i mësimdhënësit…………….………... 28

3.5.Bashkëpunimi i shkollës gjithëpërfshirëse me prinderit……….……….. 29

KAPITULLI IV

4. STRATEGJIA NACIONALE PËR TË DREJTAT E PERSONAVE ME AFTËSI

TË KUFIZUARA………………………….………………………………..… 30

4.1.Objektivat strategjike……………………………………………...….… 31

PËRFUNDIMI………………………….……………………….......……… 33

REKOMANDIME………………….………………………………....…… 35

LITERATURA………………………………………………………….….. 36

SHTOJCA………………………………………………………..…………. 37

5

FALENDERIME

Nuk mund të përshkruhen të gjitha ato çfarë kanë ndodhur që kur fillovastudimet Bachelor në

degën Programi Fllor. Për rrjedhojë, do ta kufizoj vetëm me falenderimin e disa prej shumë

personave, të cilët më ndihmuan në përmbushjen e studimeve të mija, të të cilëve do të doja

t’u shprehja mirënjohjen time.

Një falenderim special shkon për Prof.Ass.Dr. SHEFQET MULLIQI, për ndihmën dhe

mbështetjen e çmuar që më ofroi përgjatë gjithë punës sime dhe për kontributin e tij në

finalizimin e punimit tim të diplomës, produkt i shumë orëve konsultimi, këshillimi, dhe

mbështetje nga ana e tij. Faleminderit profesor!

Falënderoj shoqërinë për mbështetjen që më kanë dhënë në çdo çast.

Dëshiroj, në fund, të shpreh një mirënjohje të thellë për familjën time së cilës i

detyrohem shumë për fillimin dhe finaliziminme sukses të këtij udhëtimi, sa të vështirë aq

edhe të bukur.

Faleminderit të gjithëve!

6

ABSTRAKT

Ky studim synon të japë një informacion shpjegues për fëmijët me aftësi të kufizuara si dhe

përfshirjen e tyre në sistemin arsimor.Fëmijët me aftësi të kufizuara ende janë një ndër grupet

më të përjashtuara nga sistemi arsimor.Pas viteve ’90 në vendin tonë vërehen përpjekje për

krijimin e kuadrit të nevojshëm politik dhe ligjor në mbështetje të arsimit për fëmijët me

aftësi të kufizuara si dhe ofrimin e modeleve të gjithëpërfshirjes së këtyre fëmijëve në

shkollat e zakonshme. Megjithëkëtë numri i pakët i fëmijëve me aftësi të kufizuara të

përfshirë në shkollat e zakonshme tregon se ky proces përballet me sfida.

Në përfundim të studimit u vërejt se megjithëse ka qasje pozitive ndaj këtij procesi, modeli i

gjithëpërfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollat e zakonshme nuk realizohet i

plotë.Mangësitë në organizimin e shkollës, infrastrukturën mbështetëse, kualifikimin e stafit

pedagogjike, përfshirjen e profesionistëve të tjerë, treguan që sistemi i sotëm arsimor nuk

ofron përshtatjet e duhura për zbatimin e plotë të gjithëpërfshirjes për fëmijët me aftësi të

ndryshme në shkollat e zakonshme.

Fjalët kyçe: Fëmijë me aftësi të kufizuar, arsim gjithëpërfshirës, prindër, mësues, arsimimi

inkluziv.

7

HYRJE

Ajo që është më e vështira dhe më e dhimbshme e gjithë kësaj është se Kosova nuk ka

qendër diagnostifikuese për paaftësi apo të shkollimit të fëmijëve, e që lirisht mund të thuhet

se këtu është edhe pikëqëndrimi i diskriminimit apo mospërfshirjes së tyre edhe në shkolla të

rregullta, dhe jo vetëm kaq, mjafton të shikohet në mënyrë vizuele qasja në objektet

shkollore dhe mund ta vëresh se sa e lejon apo mundëson shkollimin e një fëmije në karrocë

apo të një fëmije që është i verbër.

Shqetësimi më i madh i drejtorëve të shkollave fillore dhe atyre të mesme është se si të

punohet me këta nxënës apo edhe si duhet që të trajtohen ata, është shumëme rëndësi të

shikohet ligji mbi arsimin fillor dhe atë të mesëm, nuk konsiderohet të ketë dilema mbi

shkollimin e këtyre fëmijëve.

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, as për së afërimi nuk arrin t’i përmbushë nevojat e arsimit

të mesëm dhe atij fillor, por më duhet ta përserisë prapë edhe për kundër faktit të zhvillimeve

te fundit rreth implementimit të strategjisë dhe për gjithëpërfshirje të fëmijeve me nevoja të

veçanta përbrenda sistemit arsimor të rregullt në klasa me fëmijë të tjerë, prandaj shkolla e

rregullt në këtë rast siguron një arsim efektiv për një numër të konsiderueshëm duke

zvogëluar në këtë mënyrë sistemin e ndarë arsimor.

E drejta për arsim e fëmijëve me aftësi të kufizuara është një e drejtë themelore e tyre, e cila

sanksionohet në aktet ndërkombëtare dhe kombëtare.Konventa më e re e Kombeve të

Bashkuara, “Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, thekson detyrimin e

shteteve palë për të njohur të drejtën e personave me aftësi të kufizuara për edukim dhe për ta

realizuar këtë të drejtë pa diskriminim, dhe në bazë të mundësive të barabarta.

8

KAPITULLI I

PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR

Në vendin tonë personat me aftësi të kufizuara janë identifikuar me terma të ndryshëm si :

invalidë, të paaftë, handikap, para-tetraplegjikë, persona me prapambetje mendore, të verbër

etj. Në përputhje me terminologjinë e Kombeve të Bashkuara dhe konceptet e Mundësive të

Barabarta të Personave me Aftësi të Kufizuara dhe në përputhje me kategorizimin

ndërkombëtar të OBSH-së termi “person me handikap” është zëvendësuar me termin “person

me aftësi të kufizuara”.

Sipas StrategjisëKombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara 2005, tani e në

vazhdim “Personat me Aftësi të Kufizuara” janë ata persona te të cilët funksionet fizike,

kapaciteti mendor ose gjendja psikologjike kanë prirje të shmangen për më shumë së gjasht

muaj nga gjendja tipike për moshën përkatëse, gjë që sjell për pasojë kufizime të pjesëmarrjes

së tyre në jetën shoqërore.

Person me aftësi të kufizuara (PAK) është individi, të cilit i është kufizuara aftësia, si pasojë e

dëmtimit fizik, shqisor, të intelektit, psiko/motor, të lindura apo të fituara gjatë jetës nga

aksidente, sëmundje të përkohshme apo të përhershme, të cilët nuk vijnë nga shkaqe që

lidhen me punësimin.

Duke ju referuar strategjisë, të dhënat dhe njohuritë statistikore për pozitën e personave me

aftësi të kufizuara janë të pakta. Aktualisht ato reduktohen në numrin e personave me aftësi të

kufizuara, llojet kryesore të aftësive të kufizuara, të cilat vlerësohen dhe përcaktohen nga

komisione të veçanta specialistësh, pagesat në para që jepen nga buxheti i shtetit, si dhe disa

shërbime mbështetëse që ofrohen në qendra rezidenciale dhe në komunitet.Aktualisht nuk ka

të dhëna mbi strukturën gjinore të personave me aftësi të kufizuar, për aftësitë e kufizuara pas

moshës së pensionit, të dhëna lidhur me situatën e punësimit të personave me aftësi të

kufizuara.Niveli i punësimit të personave me aftësi të kufizuara është tepër i ulët.1

1https://sq.wikipedia.org/wiki/Personat_me_aftesi_te_kufizuara - 1.6.2017– 18:34

9

1.1 Historiku i lindjes dhe klasifikimi i personave me aftësi tëkufizuara

Niveli i zhvillimit dhe kulturës së një shteti apo të një shoqërie matet ndër të tjera edhe nga

treguesit dhe mënyra sesi shteti apo shoqëria trajton personat me aftësi të kufizuara.

Në vende të ndryshme trajtimi i personave me aftësi të kufizuara është i ndryshëm ose ka

qenë i ndryshëm nëse i referohemi historikut të zhvillimit të këtij procesi.Mënyrat e trajtimit

të këtyre individëve kanë ndryshuar nga një periudhë në tjetrën, kanë ardhur duke u zhvilluar

e perfeksionuar.Historiku i aftësisë së kufizuar daton që nga periudha e antikitetit, ku aftësia e

kufizuar trajtohej si një sëmundje.Në shekullin e XIX-të, aftësia e kufizuar filloi të trajtohej si

një problem social. Trajtimi i aftësisë së kufizuar ka kaluar përmes disa fazave nëse i

referohemi periudhës së antikitetit deri në shekullin e XIX-të:

Stadi teologjik (stadi fetar)

Në këtë periudhë aftësia e kufizuar konsiderohej si një dënim dhe mallkim nga Zoti dhe

shoqëria i përçmonte, i denigronte individët me aftësi të kufizuar, madje dhe i dënonte ato

përmes formave të ndryshme të dënimit.Në disa vende këta persona mbaheshin të mbyllur në

bodrume të errëta, të izoluara, lidheshin me zinxhirë e nuk lejoheshin të dilnin jashtë.Në

vende të tjera individët me aftësi të kufizuar konsideroheshin si njerëz të pushtuar nga djalli

dhe ekzekutoheshin.Hipokrati ishte i pari që filloi të interesohej për prejardhjen e aftësisë së

kufizuar dhe e shpjegoi ekzistencën e saj përmes shkaqeve natyrore.

Në fillimet e Mesjetës, trajtimi i këtyre individëve fillimisht udhëhiqej nga mëshira dhe

keqardhja.Kisha pati një rol të rëndësishëm në shfaqjen e këtij lloj qëndrimi.Në një periudhë

më vonë, kur në Evropën Perëndimore pati shumë luftëra, epidemi dhe uri, personat me aftësi

të kufizuar filluan të konsideroheshin dhe të trajtoheshin si njerëz të padobishëm, pa asnjë

vlerë apo rëndësi dhe si një barrë për shoqërinë.

Stadi metafizik (arsyeja)

Në shekullin e XVI-të, në Evropë fryn një erë e re në drejtim të trajtimit dhe vlerësimit të

personave me aftësi të kufizuara.Arsyeja filloi të udhëhiqte procesin e trajtimit dhe vlerësimit

të tyre.Në këtë periudhë njerëzit me aftësi të kufizuar filluan të trajtohen si njerëz të sëmurë

10

dhe aftësia e kufizuar filloi të trajtohej si sëmundje, duke bërë që dhe trajtimi e vlerësimi i

tyre të ishte më njerëzor ose i bazuar në ndjenjat humane.2

Stadi pozitivist (shkencor)

Ëills në vitin 1672 studion dhe analizon problemet e aftësisë së kufizuara duke bërë

diagnostikime, emërtime dhe klasifikime të ndryshme për personat me aftësi të kufizuar.Kjo

shënoi një kthesë të rëndësishme për kohën.Megjithatë nga njëra anë këta persona

diagnostikoheshin dhe nga ana tjetër përjashtoheshin si anëtarë të shoqërisë apo

komunitetit.Ata u ndanë në grupe të mëdha dhe trajtoheshin thjesht për nevojat jetike të tyre,

ato utilitare, duke qenë kështu të përjashtuar nga jeta sociale dhe nga gjiri i shoqërisë.Kjo

situatë vazhdoi deri në shekullin XVIII-të.Revolucioni Francez i shekullit XIX-të dhe

filozofia e tij “Liri dhe barazi” ngjallën shpresën e madhe se të gjithë pa asnjë dallim duhet të

gëzojnë të drejta të barabarta. Kjo periudhë shënoi edhe periudhën e parë kur individët me

aftësi të kufizuara filluan të trajtoheshin si njerëz me të drejta të barabarta, për të jetuar si

gjithë të tjerët. Në këtë kohë nuk munguan as eksperiencat pozitive në trajtimin e individëve

me aftësi të kufizuara, psh.Pinell De Hard në vitin 1830 ka dhënë filozofinë më të mirë për

trajtimin e këtyre individëve bazuar në eksperiencën e trajtimit të një fëmije të rritur në

ambient të egër, eksperiencë të cilën e transferoi në aftësi të kufizuara. U hodh idea se kushtet

dhe mjedisi social kanë ndikim të madh në rehabilitimin dhe trajtimin e personave me aftësi

të kufizuara.

Sekuin: Ai aplikoi për herë të parë teorinë psiko-pedagogjike në trajtimin e individëve me

aftësi të kufizuara. Por kjo nuk zgjati shumë pasi Sekuin u luftua për pikëpamjet e tij dhe u

largua nga Evropa.Ai formoi shoqatën e parë të personave me aftësi të kufizuara në SHBA në

shekullin e XIX-të.

Binet : Është i pari që studioi testet për vlerësimin e aftësisë së kufizuara moderne. Sipas tij

njerëzit me aftësi të kufizuara janë si njerëz normal, por i ndan vetëm performanca.“ Të gjithë

njerëzit, përsa i përket procesit të zhvillimit të tyre, janë në një vijë të drejtë dhe ndryshojnë

vetëm nga vendi që zënë në këtë vijë të drejtë, që do të thotë ata mund të jenë në fillim apo në

pjesë të tjera, kjo nuk ka rëndësi, e rëndësishme është që ata janë në një vijë të drejtë, të

barabartë, ku të gjithë mund të zhvillohen, edhe pse të gjithë janë të ndryshëm. Pra, njerëzit

nuk lindin jashtë normave, por shoqëria bën që ata të jenë jashtë normave”.

2http://www.wvi.org/sites/default/files/Raport_Rajonal_1_Alb_Web.pdf- 2.6.2017-12:30

11

Stadi i institucionalizimit

Midis viteve 1950-1960 filluan të ngriheshin institucionet, të cilat merrnin në ngarkim fëmijët

me aftësi të kufizuar dhe përgjigjeshin për trajtimin e tyre.Këto institucione u ngritën larg

qyteteve në zona të largëta.

Stadi i integrimit

Në 16Dhjetor 1976 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpall vitin 1981 si

vitin ndërkombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuar (PAK) duke shpallur se ky vit do t’i

dedikohej integrimit të plotë të tyre në shoqëri.

Deklarata e të Drejtave të Njerëzve Me Aftësi të Kufizuar shpallur në Dhjetor 1975 nga

Asambleja e Përgjithshme e OKB, bën thirrje që të gjitha vendet të mbrojnë të drejtat e kësaj

kategorie sociale. Në këtë dokument përcaktohet se personat me aftësi të kufizuara totale ose

të pjesshme, të pamundur për të plotësuar nevojat e tyre për një jetë normale individuale ose

sociale, si pasojë e aftësisë së kufizuar fizike ose mendore, kanë të drejtën e

mosdiskriminimit, e respektimit të dinjitetit human. Pavarësisht nga origjina, natyra dhe

graviteti i aftësisë së kufizuar këta persona kanë të njëjtat të drejta themelore si qytetarët e

tjerë të së njëjtës moshë, për jetë të denjë e normale, të ushtrojnë të drejtat civile dhe politike,

të mbështeten me shërbime mjekësore, psikologjike dhe funksionale, që të bëjnë të mundur

integrimin, riintegrimin dhe të përfitojnë mbështetje ekonomike ose punësim sipas aftësive të

tyre. Trajtimi i aftësisë së kufizuar jo vetëm brenda kontureve mjekësore u kthye në një

domosdoshmëri.3

Pas viteve 1990 pesë konferencat më të fundit të UN nënvizojnë idenë “e një shoqërie për të

gjithë”.Përfshirja sociale e tyre dhe parimet e shanseve të barabarta u bënë pjesë e politikave

të BE-së.Karta e të drejtave themelore të BE-së në Artikullin 26 njohu të drejtën e personave

me aftësi të kufizuar dhe përcaktoi masa që garantojnë pavarësinë e tyre, integrimin social

dhe një pjesëmarrje aktive të personave me aftësi të kufizuara në komunitet.

Në lidhje me terminologjinë e personave me aftësi të kufizuara OBSH (1980) përcakton se

“Handicap” është një kusht i disfavorshëm social që kufizon ose pengon funksionimin normal

për një individ në marrëdhënie me persona të tjerë të moshës dhe gjinisë së vet, në rrethana

dhe kushte socio-kulturore të caktuara. “Aftësi e kufizuar është humbja ose kufizimi i

3https://sq.wikipedia.org/wiki/Personat_me_aftesi_te_kufizuara#cite_note-3- 3.6.2017-20:50

12

shanseve për të marrë pjesë në jetën normale në komunitet në nivele të barabarta me të tjerët

si rezultat i barrierave fizike dhe sociale”.

Më pas në 2001 OBSH rivlerëson dhe njëherë klasifikimin e aftësisë së kufizuar duke synuar

integrimin e modelit mjekësor të aftësisë së kufizuar si një problem personal, modelin social

që e konsideron aftësinë e kufizuar të trashëguar nga ambienti, i cili nuk lejon përfshirjen e

personave me aftësi të kufizuar në të gjitha hapësirat e jetës shoqërore. Sipas këtij

përkufizimi:

“Personat me aftësi të kufizuar janë ata individë për të cilët funksionet fizike, kapaciteti

mendor ose gjendja psikologjike kanë prirje të shmangen për më shumë së gjashtë muaj nga

gjendja tipike për moshën përkatëse, e cila pasohet me kufizime të pjesëmarrjes së tyre në

jetën shoqërore”.

Kështu OBSH e etiketon aftësinë e kufizuar jo si karakteristikë personale të individit por si

një ndërthurje midis dëmtimit apo funksionimit të kufizuar dhe impakteve negative të

mjedisit.

Organizata Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara (KDPAK) pas një procesi

rishikimi e ka përcaktuar aftësinë e kufizuar si “një ndërveprim negativ mes një personi me

një dëmtim ose një gjendje shëndetësore dhe ambientit”. Në KDPAK personat me aftësi të

kufizuar përkufizohen si individë që kanë për një kohë të gjatë dëmtime fizike, mendore,

intelektuale apo shqisore, të cilat në ndërveprim me barriera të ndryshme mund të pengojnë

pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe efektive në shoqëri, në baza të barabarta me të tjerët. Kjo

konventë, rekomandimet e OKB-së për barazimin e mundësive dhe Plani i Veprimit të

Këshillit të Evropës, prej kohësh kanë orientuar zhvendosjen e vlerësimit të personave me

aftësi të kufizuar nga modeli mjekësor drejt modelit socio-sanitar, duke synuar vlerësimin e

nevojave sociale dhe mënyrën më të mirë të plotësimit të tyre.4

4http://www.wvi.org/sites/default/files/Raport_Rajonal_1_Alb_Web.pdf- 4.6.2017- 13:15

13

1.2 Llojet e aftësisë së kufizuar

Aftësia e kufizuar mund të klasifikohet:

Aftësia e kufizuar fizike - Çdo dëmtim që kufizon funksionimin fizik të gjymtyrëve, ose të

motorikes fine dhe asaj globale konsiderohet paaftësi fizike.Paaftësi të tjera fizike kanë të

bëjnë me dëmtime që limitojnë aspekte të tjera të jetës së përditshme.(Organizata Botërore e

Shëndetësisë).

Aftësia e kufizuar sensoriale - Ka të bëjë me dëmtimin e një shqise.Këtu përfshihen

dëmtime të shikimit, dëmtime të dëgjimit, dëmtime të shijimit ose nuhatjes, dëmtime

somatosensoriale (të lidhura me prekjen, të ftohtin, nxehtësinë ose dhimbjen) ose

çrregullimin e ekuilibrit. (Organizata Botërore e Shëndetësisë)

Aftësia e kufizuar intelektuale - Përfshin vonesën mendore, çrregullimet në të nxënë, si dhe

dëmtime të trurit ose sëmundje neurodegjenerative siç është demenca. Termi “aftësi e

kufizuar intelektuale” ka filluar të preferohet pasi konsiderohet si më pak paragjykuese se sa

termi “prapambetje mendore” (Organizata Botërore e Shëndetësisë).

Aftësia e kufizuar emocionale dhe e shëndetit mendor - Përfshihen çrregullimet mendore

dhe emocionale.(Organizata Botërore e Shëndetësisë).

Aftësia e kufizuar zhvillimore - Kjo aftësi e kufizuar rezulton si pasojë e problemeve të

rritjes dhe zhvillimit.Megjithëse termi përdoret shpesh si një sinonim për aftësinë e kufizuar

intelektuale, ai përmban edhe shumë gjendje mjekësore të lindura që nuk kanë komponentë

intelektualë ose mendorë si p.sh.spina bifida. (Organizata Botërore e Shëndetësisë).5

5http://www.wvi.org/sites/default/files/Raport_Rajonal_1_Alb_Web.pdf- 4.6.2017-21: 40

14

1.3 Personat me pengesa në zhvillimin intelektual

Pengesat në zhvillimin intelektual paraqesin një zhvillim të ngadalësuar ose jo të plotë, që

karakterizohet me deformimin e atyre aftësive që lindin gjatë periudhës së zhvillimit dhe që

ndikojnë ndaj nivelit të përgjithshëm të inteligjencës, siç janë: aftësitë e të folurit, aftësitë

kognitive, motorike dhe sociale.

Personat me aftësi të kufizuara intelektuale kanë nevoja të njëjta fiziologjike, sociale dhe

emocionale, si të gjithë njerëzite tjerë.Zhvillimi i tyre bazohet në të njëjtat rregulla të

zhvillimit, të cilat vlejnë për individët e popullatës së përgjithshme, por me një ritëm më të

ngadaltë, varësisht nga shkalla e aftësisë së kufizuar.Këta persona kanë vëmendje të shkurtër,

përqendrim më të dobët që u pamundëson të përqendrohen në kryerjen e aktiviteteve një kohë

më të gjatë, veçanërisht në sferat ku duhet ta përdorin inteligjencën dhe të menduarit. Kujtesa

është selektive, e dobët, përkatësisht personi mban mend shumë dobët, harron shumë shpejtë,

ndërsa atë që e mban mend e prezanton shumë rëndë dhe jo çdoherë saktë. Ai i mban mend

më lehtë përjetimet emocionale dhe shqetësimet që ngjallin interes të menjëhershëm.Këta

persona nuk mund të sjellin përfundime nga përvojat konkrete, e as ta përdorin përvojën e

fituar në situata të caktuara.Mendimi shpeshherë është konkret dhe sipërfaqësor.Këta persona

e zbulojnë vështirë sintezën e shkakut dhe pasojës midis objekteve dhe ngjarjeve, i realizojnë

rëndë operacionet e analizave, klasifikimit e sintezës, ndërsa të menduarit abstrakt e kanë në

minimum.Gjatë periudhës shkollore me vështirësi i zotërojnë operacionet matematikore dhe

nocionin e numrit.Nxënësit me pengesa në zhvillimin psikik kanë vështirësi me orientimin në

kohë dhe hapësirë. Ata, kryesisht, përqendrohen në të tashmen si dimension i kohës.

Kjo vështirësiparaqet pengesë në zotërimin e përmbajtjeve të reja mësimore nga disa lëndë të

caktuara, veçanërisht nga lënda e historisë dhe gjeografisë. Rekomandohet që këta nxënës të

regjistrohen në arsimin profesional në profilet arsimore trevjeçare, në të cilat arrihen

kompetenca që përmbajnë punë rutinore, siç janë profilet arsimore për: bukëpjekës, ëmbëltor,

kuzhinier, saldator, bojaxhi-lustrues, kopshtar-lulëtar, etj.6

1.3.1 Implikimet arsimore

6 Kulla,P.,L.Remaçka, m.Ndrio: “Jam mes jush, i ngjajshëm, i ndryshëm, i barabartë…”,Tiranë,2014.,fq.58

15

Nxënësit me aftësi të kufizuara intelektuale kanë disa vështirësi që ndikojnë në të menduarit,

kujtesën, perceptimin dhe vëmendjen e tyre.Këto aftësi janë të rëndësishme në arritjen e

njohurive akademike.Për ta lehtësuar procesin edukativo-arsimor është e nevojshme që gjatë

mësimdhënies të përdoren materiale të cilat janë interesante dhe në të cilat përmbajtjet e tyre

janë paraqitur në gjuhën që kuptohet lehtë.Disa detyra që janë më komplekse dhe më të

vështira për nxënësit me aftësi të kufizuara intelektuale, duhet të kryhen në më tepër etapa

dhe informacionet të transmetohet me kujdes.Më shpesh duhet të përsëriten gjërat e mësuara

dhe të jepet mundësi për informacion kthyes.

Përpilimi i Planit për arsimim individual duhet të ndikojë në drejtim të zhvillimit të

shkathtësive kognitive, sociale dhe komunikuese.Ekzistojnë disa strategji, të cilat në

përgjithësi mund të përdoren për ta lehtësuar procesin edukativo-arsimor të nxënësve me

aftësi të kufizuara intelektuale.Një strategji e tillë është prezantimi i detyrave për të mësuar

në hapa të vegjël.Çdo detyrë në mënyrë të veçantë prezantohet dhe i shpjegohet nxënësit në

mënyrë përkatëse.Në këtë mënyrë, nxënësi lirohet nga barra e rëndë.Pasi që nxënësi ta

përvetësoje një detyrë, kalon në tjetrën.Kjo është një qasje progresive e të mësuarit.Ndërsa

kjo është karakteristikë e shumë modeleve të të mësuarit.Dallimi është në numrin dhe

madhësinë e hapave në vijim.Strategjia e dytë është që ndryshimi i qasjes ndaj të

mësuarit.Dialogët e gjatë verbalë dhe ligjëratat abstrakte për shumë nxënës janë metoda

joefikase të ligjëratave. Shumica e tyre aplikojnë mënyra kinestetike të të mësuarit,

domethënë, ata më mirë mësojnë duke i kryer detyrat “me ndihmën e duarve”. Kjo është në

kundërshtim me mundësitë për kryerjen e detyrave abstrakte.Andaj, kjo qasje është e

dobishme për nxënësit me aftësi të kufizuara intelektuale, sepse ata mësojnë më mirë kur

informacioni është konkret dhe i dukshëm.

Sipas strategjisë së tretë, nxënësit me aftësi të kufizuara intelektuale mësojnë më së miri në

një mjedis të pasur me mjete vizuale.Ky mjedis përfshin mjete vizuale, piktura, fotografi dhe

grafikonë, që ndihmojnë dhe janë të dobishme që nxënësve t’u shpjegohet më lehtë se çfarë

pritet prej tyre. Strategjia e katërt e të mësuarit nënkupton sigurimin e informacioneve

kthyese të drejtpërdrejta dhe të menjëhershme.Nxënësve me aftësi të kufizuara intelektuale u

duhetinformacion i menjëhershëm kthyes.Kjo u mundëson të ndërtojnë një lidhje ndërmjet

sjelljes së tyre dhe përgjigjes së mësimdhënësit.Vonesa në dhënien e informacioneve kthyese

16

e vështirëson formimin e lidhjes midis shkakut dhe pasojës.Si rezultat i kësaj, gjatë të

mësuarit mund të lihen anash informacionet e rëndësishme.7

1.4 Personat me aftësi të kufizuara fizike

Aftësia e kufizuar fizike është një gjendje e cila paraqet përmbledhjen e tre komponentëve:

aspektit fizik, pasojave psikologjike dhe reperkusioneve sociale. Aspekti fizik sjell vështirësi

në funksionimin motorik.Pasojat psikologjike dhe sociale janë superstrukturë e vështirësisë

motorike primare dhe janë të pranishme në masë më të vogël ose më të madhe, por ndikojnë

dukshëm në funksionimin e përgjithshëm të personit. Vështirësitë motorike mund të shprehen

si:

• Vështirësi të mëdha motorike, të cilat mund të ndikojnë në aftësinë e personit për të ecur,

për të kërcyer dhe për të luajtur. Këto vështirësi shfaqen si më poshtë:

hapësira e zënies së motorikës dhe muskulaturës së ekstremiteteve (individualisht, në

çifte ose e plotë);

deformimet e kurrizit.

• Vështirësitë e vogla motorike, të cilat mund ta kufizojnë përdorimin e duarve dhe

gishtërinjve (motorika e lehtë). Te personi mund të paraqiten vështirësi në punë, siç janë:

prekja e objekteve;

mbajtja e lapsit ose stilolapsit;

përdorimi i veglave për ushqim;

manipulimi me patentë, pulla dhe toja.

Këta individë mund të përdorin pajisje ndihmëse për të lehtësuar kështu lëvizjen e tyre, siç

janë: proteza, paterica, karroca për invalidë.

Tipi më i shpeshtë i invaliditetit trupor është paraliza cerebrale. Kjo ndodh në disa forma:

- Spazmatika – me lëvizje të pakontrolluara;

7https://www.britishcouncil.mk/sites/default/files/inclusion_in_secondary_vocational_education_handbook_alb_0.pdf - 7.6.2017 - 12.30

17

- Atetoza – me lëvizje të shpeshta të pavetëdijshme;

- Ataksioni - me baraspeshë të pakontrolluar.

Njerëzit me paralizë cerebrale mund t’i kenë simptomat e mëposhtme: humbja e

kontrollit të lëvizjes, lëvizja e kufizuar, këmbët e palëvizshme, kuadriplegia ose paraplegia

(ngathtësia e katër gjymtyrëve), pamundësia për ta kontrolluar kokën, problemet me të

folurit, hemiplegia, epilepsia dhe problemet me perceptimin e të shikuarit.

Varësisht nga lloji dhe niveli i aftësisë së kufizuar, personat me aftësi të kufizuara fizike

mund të jenë të suksesshëm në profilet arsimore në të cilat nuk kërkohet shumë lëvizje, ku

puna është më tepër në zyrë, siç janë profilet e drejtimeve: ekonomiko-juridik, komunikacion,

makineri, kimi-teknologji, elektroteknikë, tekstil-lëkurë.8

1.4.1 Implikime arsimore

Njerëzit me paralizë cerebrale kanë aftësi të ndryshme, edhe pse shumica e tyre i përkasin

grupit me aftësi mesatare intelektuale.Kur të vendoset se në interes të nxënësit është që të jetë

në shkollë të rregulltë, mësimdhënësit, prindërit dhe terapeutikët që punojnë me të duhet të

hartojnë një plan arsimor individual. Përveç të dhënave mbi gjendjen aktuale të nxënësit dhe

aftësive të tij, ky plan duhet ta përmbajë edhe listën e shërbimeve dhe harmonizimet të cilat

mjedisi shkollor mund t’i sigurojë për nxënësin. 9

Në mjedisin e suksesshëm inkluziv ekziston një raport pozitiv ndaj personave me aftësi të

kufizuara, ku stafi i mbështet dhe i inkurajon personat për ta realizuar potencialin e tyre. Për

të siguruar një personel të tillë,:

• duhet të kuptohen nevojat e nxënësve me paralizë cerebrale si në aspekt të gjendjes së tyre,

ashtu edhe për sa i përket ndikimit të kushteve ndaj zhvillimit dhe të mësuarit të nxënësve;

• duhet të sigurohet se mjedisi dhe aktivitetet janë të arritshme për nxënësit me paralizë

cerebrale;

8 Turku Ardian: Hyrje në edukimin special, Sejko, 2002, fq. 204 – 211.

9 Po aty, fq.221-223

18

• stafi duhet ta dijë ku të drejtohet për informacione dhe këshilla plotësuese;

• duhet të merren parasysh nevojat e nxënësve me paralizë cerebrale kur bëhen ndryshime në

mjedis ose në blerjen e pajisjeve të reja dhe të mobilieve;

• çdo nxënës duhet të trajtohet si një individ i veçantë, e jo si “përmbledhje nevojash”.

Që të mund t’u përgjigjet nevojave të nxënësve me aftësi të kufizuara fizike, shkolla duhet të

bëjë adaptime të caktuara që të bëhet e qasshme në kuptim më të gjerë. Kur flasim për qasjen,

kjo nuk nënkupton që shkolla të ketë vetëm platformë të pjerrët në hyrje të saj, por shkolla

duhet të ketë edhe tualete dhe klasa të adaptuara, korridore të gjera, mbajtëse të vendosura në

mure, ashensorë të brendshëm – nëse shkolla është dykatëshe, inventar brenda klasës

(tavolina dhe karrige të përshtatshme, kompjuter të përshtatshëm për nevojat e nxënësit,

teknologji ndihmëse), si dhe përmbajtje të përshtatura mësimore.10

10https://ec.europa.eu/epale/sites/epale/files/aftesi_e_kufizuar_manuali_1.pdf- 8.6.2017- 11.40

19

KAPITULLI II

SISTEMI ARSIMOR NGA PARALELET SPECIAL NË

EDUKIM INKLUZIV

Kushtetuta e Kosovës përcakton se arsimi fillor është i domosdoshëm për të gjithë.Në ligjin

për arsim fillor është potencuar se shkolla fillore duhet të mundësoj arsimimin për fëmijët me

aftësi të kufizuara.Për këta fëmijë në varshmëri sipas nevojes që kanë, mësimi organizohet në

shkolla speciale për fëmijë me aftësi të kufizuara, si dhe në klasa speciale në kuadër të

shkollave të rregullta.Sistemi arsimor në shkolla speciale dhe klasa speciale i trashëguar nga e

kaluara ende përfaqeson mundësinë kryesore për shkollimin e shumicës së fëmijëve dhe të

rinjëve me aftësi të kufizuara.Pengesat kryesore në përfshirjen e nxënësve me aftësi të

kufizuara në klasa të rregullta kanë qenë paragjykimet dhe mungesa e njohurive mbi aftësinë

e kufizuar të mësuesve, nxënësve pa aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre, si dhe rezistenca

nga ana e profesionistëve në sistemin arsimor special.

Arsimimi inkluziv cilësohet si mjeti më i favorshëm që krijon mundësi të barabarta arsimimi

për të gjithë fëmijët, me apo pa aftësi të kufizuara, shmang qëndrimet diskriminuese ndaj

fëmijëve me nevoja të veçanta, nxjerr në pah vlerat personale të gjithësecilit për të cilat një

shoqëri e emancipuar ka shumë nevojë dhe mundëson integrimin social të tyre. Integrimi i

fëmijëve me aftësi të kufizuara ka filluar të aplikohet në disa vende të botës, megjithatë

praktikat tregojnë se jo gjithmonë ka pasur rezultatet e pritura për shkak të lëshimeve në

planifikim.11

11https://pedagogjia.wordpress.com/pedagogji-speciale/edukimi-dhe-arsimimi-i-personave-me-aftesi-te-kufizuar/- 8.6.2017- 15:00

20

2.1 Përgatitja e institucioneve për edukim inkluziv

Në bazë të hulumtimit të bërë në disa shkolla fillore vërehet se arsimtarët apo udhëheqësittregojnë gadishmëri për përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në klasa të rregullta,mirëpo në asnjë dokument të shkollës nuk është potencuar kjo gjë. Gjithashtu vlenë tëpërmendet se shumica e shkollave ende nuk kanë kushte, dhe as që punojnë për t’i krijuarkëto kushte ku fëmijët me aftësi të kufizuara do të përfshiheshin në klasat e rregullta.

Shumica e shkollave fillore nuk kanë kuadër të trajnuar për punë me këta fëmijë, si dhepërfshirja e defektologëve dhe kuadrit të specializuar vërehet vetëm në disa shkolla.Numri ifëmijëve me aftësi të kufizuara nëpër shkollat fillore është ende i panjohur dhe bashkëpunimii shkollës me komunitetin dhe organizatat jo-qeveritare gati se nuk ekziston.Megjithatë, disainiciativa, të tilla si projekti për arsim inkluziv i ndërmarrë ngadisa shkolla fillore tregon sekëto pengesa nuk janë të pakapërcyeshme.

Nxënësit me aftësi të kufizuara kanë karakteristika të ndryshme personale nësjellje,interesa e qëndrimin ndaj mësimit, sikurse dhe çdo grup tjetër i nxënësve në shkollë.Udhëzimet dhe metodat në mësimdhënje për këta fëmijë duhet planifikuar, menaxhuar dhevlerësuar me kujdes e në mënyrë të vazhdueshme.Nxënësve me aftësi të kufizuara i duhetdhënë mundësitë të marrin pjesë e të shijojnë aktivitetet në klasë e më gjerë në shkollë.Nësedetyrat mësimore nuk janë planifikuar si duhet, këta nxënës mund të frustrohen e të mospërfshihen në procesin mësimor.12

2.2 Modelet e diagnostifikimit të aftësive të kufizuar

Modeli Mjekësor e konsideron aftësinë e kufizuar si karakteristikë të personit, të shkaktuar

në mënyrë të drejtpërdrejtë nga sëmundje, traumë apo gjendje shëndetësore. Në këtë rast

aftësia ekufizuar kërkon trajtim mjekësor apo trajtim/ ndërhyrje tjetër për ta zgjidhur

problemin në kuadrin e individit.Ky model fokusohet në aspektet fizike të problemeve

shëndetësore. Ai e vë theksin në sëmundjen fizike ose mendore të individit, duke u fokusuar

në barrierat në pjesëmarrje, të cilat burojnë nga vetë individi.Sipas këtij modeli aktivitetet

“rregullojnë” personin me aftësi të kufi zuara, i cili është i “sëmurë”, dhe në këtë mënyrë ai

mund të bashkohet me pjesën “normale të shoqërisë”. Parë nga ky këndvështrim:

12 Po aty

21

• aftësia e kufizuar është një problem personal;

• mënyra tradicionale e të kuptuarit të aftësisë së kufizuar fokusohet në dëmtimin e personit

dhe pengesat që rrjedhin prej tij;

• ky model tenton të “kurojë” apo “përmirësojë” individin, në mënyrë që ai të “përshtatet në

shoqëri” E drejta e fëmijëve me aftësi të kufizuara për arsim gjithpërfshirës;

• ai e përcakton personin me aftësi të kufi zuara vetëm si një pacient me nevoja mjekësore;

• e ndan personin me aftësi të kufizuara nga gjithpërfshirja;

• ofron vetëm ndihmë mjekësore nga specialistët;

• ka kosto dhe përfitimi rezulton të jetë relativisht i vogël.

Modeli Social e konsideron aftësinë e kufizuar si një problem të krijuar nga shoqëria duke

mos ja atribuar atë individit. Sipas modelit social, aftësia e kufizuar kërkon adresim përmes

politikash sociale, pasi problemi është krijuar si pasojë e një ambienti fizik të papërshtatshëm

të krijuar nga qëndrime dhe karakteristika të tjera të ambientit social.Ai fokusohet në barrierat

që ekzistojnë në këndvështrimin e shoqërisë ndaj njerëzve me aftësi.Sipas këtij modeli

aktivitetet fokusohen në përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara që të shihen si pjesë e

shoqërisë. Parë nga ky këndvështrim:

• aftësia e kufizuar fokusohet te shoqëria, jo te personat me aftësi të kufi zuara si problem i

tyre;

• njerëzit janë me aftësi të kufizuara, pasi shoqëria mohon të drejtat dhe mundësitë e tyre;

• ai e sheh aftësinë e kufizuar si një rrjedhojë sociale e dëmtimit;

22

• sipas këtij modeli të drejtat e nevojat e personave me aftësi të kufi zuara janë të njëjta me

ato të personave pa aftësi të kufizuara - p.sh. arsimi, kujdesi, punësimi;

• aktivitetet fokusohen në identifikimin dhe eliminimin e barrierave mjedisore, institucionale

dhe në qëndrime, të cilat bllokojnë përfshirjen.

Duke i analizuar të dy këto modele të ndarë nga njëri - tjetri, ata mund të konsiderohen të

pamjaftueshëm, ndonëse të dy janë pjesërisht te vlefshëm. Aftësia e kufizuar është një

fenomen kompleks, ajo është gjithmonë një ndërveprim midis karakteristikave te individit

dhe kontekstit ne tërësi ku jeton individi, por disa aspekte të saj janë tërësisht të brendshme,

personale, ose dhe të jashtme. Me fjalë të tjera, të dy modelet, ai mjekësor dhe ai social kanë

rëndësinë e tyre nëse aplikohen të ndërthurur me njëri - tjetrin. Ata janë të përshtatshëm përsa

i përket problemeve që kanë lidhje me aftësinë e kufizuar dhe asnjëherë nuk mund të

kundërshtohet njëri ose tjetri.

Një model më i mirë për të trajtuar aftësinë e kufizuar, është ai model i cili sintetizon atë

që është e vërtetë në modelin mjekësor dhe në atë social, pa bërë gabimin që gjithkush mund

të bëjë duke e reduktuar nocionin e plotë dhe kompleks të aftësisë së kufizuar si një problem

të vetë personit.

Ky model, më i dobishmi për aftësinë e kufizuar është quajtur “modeli biopsikosocial”. Ky

model promovon idenë se kushtet fizike, psikologjike dhe kushtet mjedisore sociale priren të

influencojnë njëri- tjetrin dhe duhen të merren në konsideratë me qëllim që të kuptohet dhe të

ndihmohet individi me aftësi të kufizuara. Modeli biopsikosocial i është përshtatur shkaqeve

mjedisore, sociale dhe efekteve që ato sjellin tek individët me AK.13

13https://albania.savethechildren.net/sites/albania.savethechildren.net/files/library/A%20School%20for%20All.pdf- 10.6.2017 – 17:15

23

KAPITULLI III

POLITIKAT E MASHT-IT LIDHUR ME ARSIMIN

GJITHËPËRFSHIRËS

Arsimi gjithëpërfshirës është pjesë integrale e gjitha politikave të Ministrisë së Arsimit

Shkencës dhe Teknologjisë, si e tillë bënë të mundur që arsimi në Kosovë të jetë në përputhje

me trendet bashkëkohore të arsimit.Përpjekjet për arsim gjithëpërfshirës kanë filluar vite më

herët por me Ligjin për arsimin parauniversitar 2011 dhe ligjet tjera arsimi gjithëpërfshirës

tani me është realitet dhe i tillë ka bërë që të koncepti i gjithëpërfshirjës të bëhet pjese e të

gjitha politikave të MASHT-it. Dokumentet që sigurojnë arsimin gjithëpërfshirës në Kosovë:

• Ligji mbi arsimin parauniversitar 2011- Gjithëpërfshirja si koncept e përshkon tërë ligjin

i cili është i bazuar në deklaratën e Salamankes mbi gjithëpërfshirjen dhe Konventën mbi të

për drejtat e njeriut.

• Korniza e kurrikulumit të Kosovës (KKK) -Një nga parimet kryesore mbi të cilat është

ndërtuar KKK është gjithëpërfshirja. KKK është në linjë me Arsimin për të Gjithë dhe

Qëllimet Zhvillimore të Mileniumit.

• Standartet për edukim parashkollor - siguron qasje gjithëpërfshirëse në edukimin

hershëm ku në qendër është fëmija dhe arritjet e tij në periudha të caktuara moshore dhe në

fusha të ndryshme zhvillimi.

• Standardet për shkollat mike për fëmijë- Koncepti i shkollave mike për fëmijë

mbështetet në Konventën për të Drejtat e Fëmijës dhe paraqet qasje gjithëpërfshirëse që

ndërlidh aspektet e reformës në arsim dhe e cila e vendos fëmijën në qendër të vëmendjes në

të gjitha aktivitetet që organizohen dhe zbatohen në shkollë.

• Plani Strategjik për Arsimin e Kosovës 2011-2016 (PSAK)-Plani Strategjik për Arsimin

e Kosovës 2011 -2016 (PSAK) është një plan pesëvjeçar që lidh arsimin gjatë gjithë jetës me

përfshirjen në arsim dhe një model për të arritur të gjithë nxënësit si dhe ofron mundësi të

barabarta në arsimim cilësor për të gjithë. Në këtë plan strategjik arsimin e fëmijëve me

24

nevoja të veçanta i referohet Planit strategjik për gjithëpërfshirjen e fëmijëve me nevoja te

veçanta në arsimin parauniversitar 2010-2015 dokument ky i cili është hartuar ne vitin 2010.

• Plani individual i arsimit PIA- Plani individual i arsimit është dokument zyrtar pedagogjik

i cili hartohet për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore, për të cilët ekipi vlerësues i

ekspertëve të fushave të ndryshme zhvillimore ka marrë vendimin për edukim dhe arsimim

me nevoja të veçanta.14

3.1 Gjithëpërfshirja në Kosovë

Përfshirja sociale është një çështje e të gjithë shoqërisë dhe jo vetëm e sistemit arsimor.

Arsimi gjithpërfshirës, si një hap i parë drejt përfshirjes sociale, është në dobi të të gjithë

shoqërisë. Përvoja e shekullit të kaluar i dha një mësim të çmuar shoqërisë se veçimi i një

pjese të nxënësve në shkolla të veçanta ka efekte negative në jetën e tyre të mëtejme por edhe

të shoqërisë në përgjithësi.

Në shumë sisteme arsimore të vendeve të ndryshme, gjithëpërfshirja është bërë tashmë

realitet, por i shoqëruar me vështirësi të shumta.Me këtë sfidë po ballafaqohet edhe Kosova, e

cila po bënë përpjekje në drejtim të realizimit të konceptit të arsimit gjithëpërfshirës.

Gjithëpërfshirja si filozofi arsimore është relativisht e re në Kosovë, edhe si koncept edhe si

praktikë.Ky koncept dhe kjo praktikë ka ardhur në Kosovë pas vitit 1999 bashkë me reformat

tjera arsimore. Gjithëpërfshirja në arsim ka si synim përfshirjen e të gjithë fëmijëve pa dallim

race, gjinie, etnie, aftësie të kufizuar apo ndonjë dallim tjetër në shkollën më të afërt të

rregullt.15

14https://kosovo.savethechildren.net/sites/kosovo.savethechildren.net/files/library/Index%20for%20Inclusion%20ALB.pdf- 11.6.2017 – 22:45

15https://masht.rks-gov.net/uploads/2015/06/arsimimi-06-06-2014-3.pdf - 11.6.2017 - 23:20

25

3.2 Shkollat gjithëpërfshirëse

Shkollat gjithpërfshirëse promovojne dhe sigurojnë edukim dhe arsimim për të gjithe fëmijët

pa marrë parasysh kushtet e tyre fizike, intelektuale, shoqërore, emocionale dhe gjuhësore.

Gjithëpërfshirja është proces i cili nuk mund të arrihet brenda një kohe të shkurtër. Kjo ka si

synim ndryshimin e vazhdueshëm të sistemit arsimor, të shkollës por edhe të vetë

mësimdhënësit për ta bërë atë më fleksibil, më të përshtatshëm për t'ju përgjigjur nevojave

dhe larmisë së nxënësve. Synimi është që shkolla të jete një vend ku çdo fëmijë apo nxënës të

ketë mundësi të shpalosë vlerat individuale, të ndjehet i pranuar dhe i vlerësuar dhe të

përfitojë maksimalisht nga procesi mësimor. Shkolla gjithpërfshirëse promovon dhe

respekton këto parime:

• Përfshirjen, edukimin dhe arsimin e çdo nxënësi;

• Eleminimin e pengesave të çdo nxënësi në mësimnxënie;

• Rritjen e pjesëmarrjes akive në procesin mësimor;

• Planifikimi i mësimdhënies duke marr parasysh nevojat e secilit nxënës në klasë;

• Nxënësit janë të përfshirë në mënyrë aktive në mësimdhënie;

• Mësuesit planifikojnë dhe vlerësojnë në bashkëpunim me njëri-tjetrin;

• Mësuesit dhe gjithë personeli bashkëpunojnë me njëri-tjetrin;

• Mësuesit dhe nxënësit trajtojnë njëri-tjetrin me respekt;

• Ekziston partneriteti midis shkollës dhe komunitetit;

• Drejtoria e shkollës dhe mësuesit bashkëpunojnë;

• Nxënësit vlerësohen në mënyrë të drejt;

• Shkolla përpiqet të minimizojë çdo formë të diskriminimit;

• Shkolla përpiqet të pranojë të gjithës nxënësit e zones që mbulon;

26

• Shkolla organizon grupe të mësimdhënies në mënyrë që të ndihmoj te gjithë nxënësit që

kanë vështirësi në të nxënë;

• Organizon trajnime të mësuesve qe t'ju ndihmojë atyre në trajtimin e larmisë së nevojave të

nxënësve.16

3.3 Kush e mbështet shkollën gjithëpërfshirëse?

Arsimi gjithëpërfshirës si filozofi arsimore për t'u jetësuar kërkon edhe mekanizma

mbështetës të cilët i ndihmojnë institucionet arsimore në sigurimin e gjithëpërfshirjës. Në

kuadër të kësaj në Kosovë funksionojnë disa mekanizma të cilët i mbështesin institucionet

arsimore në këtë fushë si:

Edukatori mbështetës: Në bashkëpunim me edukatoret identifikon fëmijët me nevoja të

veçanta sipas grup moshave. Planifikon dhe organizon aktivitete të përbashkëta me

edukatorët e grupeve ku ka fëmijë me nevoja të veçanta si dhe sipas nevojës punon edhe

individualisht me ata.Përpilon planin individual të arsimit bashkë me edukatoret e rregullta,

prindin dhe anëtarët tjerë të ekipit të PIA dhe po ashtu ndihmon në vetëdijesimin e stafit të

institucionit për procesin e gjithëpërfshirjes.Këshillon dhe ndihmon edukatoret e rregullta se

si të punohet me fëmijët me nevoja të veçanta dhe si të menaxhoj punën nëpër grupë dhe

s'bashku hartojnë materiale alternative.Ndihmon drejtorin e IP dhe stafin tjetër udhëheqës për

akomodimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.Bashkëpunon me Qendrat Burimore rreth

metodave të mësimdhënies, materialeve mësimore dhe rreth mbështetjes së nevojshme për

nxënësit dhe po ashtu ndihmojnë në integrimin e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore nga

Qendra Burimore në shkollë të rregullt dhe nga klaset e bashkangjitura në klaset e rregullta.

Mësuesi udhëtues:Identifikon nxënësit me nevoja të veçanta në shkollat e rregullta dhe

institucione tjera dhe i paraqet rastet para grupit bërthamë, bashkëpunon me shkollat e

rregullta, identifikon nevojat e nxënësve dhe mbështet ato me materiale dhe mjete tjera të

nevojshme, mbështet mësimdhënësit e shkollave të rregullta me këshilla profesionale,

16https://masht.rks-gov.net/uploads/2015/06/arsimimi-06-06-2014-3.pdf - 12.6.2017 - 13:00

27

koordinon punën e Qendrës Burimore me shkolla të rregullta, bashkëpunon me ekipin

bërthamë dhe atë mbështetës të shkollës.

Psikologu:Psikologu që ofron shërbime psikologjike në shkollë fokusohet në promovimin

dhe zhvillimin mendor e fizik të nxënësve si dhe në ndihmesën dhe mbështetjen që jep për

rritjen e cilësisë së procesit të mësim nxënies dhe mësimdhënies. Psikologu bashkëpunon me

personelin administrativ dhe pedagogjik për konceptimin dhe realizimin e shërbimeve që

lidhen me vlerësimin e rezultateve të nxënësve, me orientimin e karrierës dhe me zhvillimin

social dhe personal të nxënësve, nëpërmjet:

Sigurimit të shërbimeve të drejtpërdrejta për fëmijët dhe nxënësit në nevojë..Vlerësimit dhe

interpretimit të rezultateve të nxënësve, të stafit pedagogjik të shkollës dhe të prindërve.

Shërbimeve këshillimore dhe trajnuese për stafin e shkollës dhe prindërit Konceptimit dhe

realizimit të shërbimit psikologjik në përputhje me politikat e zhvillimit të arsimit dhe të

institucionit arsimor.

Pedagogu:Pedagogu përqendrohet në zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe

zhvillimin e profileve të nxënësve në bashkëpunim me mësimdhënësit duke përdorur teknika

dhe metoda bashkëkohore poashtu është bashkëpjesëmarrës në hartimin e PIA-se17

17Po aty, fq.8

28

3.4 Klasat gjithëpërfshirëse dhe roli i mësimdhënësit

Klasë gjithëpërfshirëse është ajo në të cilën janë përfshirë të gjithë nxënësit pavarësisht nga

pengesat që mund t’i kenë. Gjithëpërfshirja është term i cili referohet të gjithë nxënësve. Çdo

nxënës ka nevoja dhe aftësi të ndryshme dhe për këtë arsye ka nevojë që mësimdhënësi të

ketë informata për fëmijët në mënyrë që mësimdhënia e cila të zhvillohet të jetë e

përshtatshme me nevojat dhe interesimet individuale të nxënësve. Janë disa elemente të

rëndësishëm që e karakterizojnë klasën gjithëpërfshirëse:

• Partneriteti dhe bashkëpunimi me mësimdhënës tjerë, stafin profesional të shkollës dhe

prindër janë kyçe për përmirësimin arritjes se të gjithë fëmijëve përfshi edhe ata me nevoja të

veçanta arsimore.

• Organizimi i përshtatshëm i klasës për të gjithë fëmijët përfshi edhe organizimin brenda

orëve mësimore duke angazhuar të gjithë fëmijët në aktivitete me interes për ta mund të

përfitohet kohë e disponueshme në klasë për të përkrahur me mësim shtesë apo punë

individuale për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore.

• Zhvillimi aktiviteteve interaktive me nxënës në të cilat përfshihen të gjithë, pa marrë

parasysh nevojat e theksuara të fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore. Fëmijët në klasë janë

një bashkësi e tërë, dhe çdo fëmijë ka nevojë për të stimuluar imagjinatën e tyre të

mjaftueshme për t'i bërë ata të duan të mësojnë dhe të përkrahin njëri tjetrin.

• Përdorimi i metodave dhe teknikave të ndryshme të mësimdhënies.

• Hartimi i materialeve didaktike të përshtatshme për moshën e nxënësve, literatura, mjetet

dhe pajisjet ndihmëse që ndihmojnë të gjithë për zhvillim të mësimdhënies dhe mësimnxënies

dhe planeve individuale në mënyrë efikase dhe të përshtatshme për çdo fëmije.18

18https://ec.europa.eu/epale/sites/epale/files/aftesi_e_kufizuar_manuali_1.pdf - 14.6.2017 - 16:45

29

3.5 Bashkëpunimi i shkollës gjithëpërfshirëse me prindërit

Prindërit janë forca shtytëse për ndryshim pozitiv te shkollës, prindërit kanë kontribuar në

reformën arsimore dhe gjithëpërfshirëse ne Kosovë. Sot, shumë shkolla kanë prindërit si

partnerë ata së bashku kujdesen për një dimension më të gjerë të jetës së nxënësve, si në

kuptimin ekzistencial edhe në drejtim të përfshirjes së tyre në shoqëri.Studimet kanë vërtetuar

se angazhimi i prindërve kontribuon në cilësinë dhe në efikasitetin e shkollës.Shkollat

gjithëpërfshirëse dallojnë edhe në bashkëpunimin efikas me prindër.

Qëllimi i bashkëpunimit është që prindërit e nxënësve të inkurajohen më shumë të

bashkëpunojnë me shkollën. Përgjegjësia për komunitetin shkollor krahas shkollës do te

marrin edhe prindërit si një grup, ata do të mbështesin shkollën dhe do ta bëjnë atë më të

fuqishme. Ky shkëmbim i informatave dhe ideve ne bashkëpunim me shkollën i forcon

prindërit, ne suksesin me të madh te fëmijëve në shkollë dhe kontribuon në masë të madhe

për të dyja palët, shkolla e fuqishme dhe prindërit të fuqishëm. Rëndësia e përfshirjes së

prindërve në shkollë është nevojë imediate, në dekadat e fundit kjo temë është në fokus të

shumë studimeve. Bashkëpunim i mirë në mes të shkollës dhe prindërve mundëson

monitorimin e vazhdueshëm ne funksionimin dhe zhvillimin e nxënësve, ose, ne gjetjen e

shkakut te ndonjë vështirësie, duke treguar boshllëqet dhe për të inkurajuar rrjedhën normale

të zhvillimit. Bashkëpunimi i ndërsjellët i shkollave dhe familjeve promovon edukimin dhe

arsimin, andaj, ka një ndikim pozitiv në suksesin e fëmijëve në shkollë, por edhe në sjelljen e

tyre të përgjithshme .

Arritja e suksesit te fëmijëve në shkollë nuk trashëgohet por ndikimi më i madh i suksesit

vjen nga edukimi varësisht nga ajo se si fëmijët ambientohen në shkollë. Prindërit kanë

ndikim edhe tek fëmijët e vegjël se në çfarë mënyre në të ardhmen këta fëmijë do përshtaten

në shkollë. Bashkëpunimi i pamjaftueshëm ndërmjet shkollës dhe prindërve ka pasoja serioze

në arritjen e rezultateve në të nxënit në mësimdhënie.Në qendër të bashkëpunimit mes

shkollave dhe prindërve është mirëqenia e fëmijës.Një qëllim i rëndësishëm i bashkëpunimit

midis prindërve dhe shkollës është shkëmbimi i rregullt dhe të institucionalizuar të

informacioneve dhe ideve.19

19https://masht.rks-gov.net/uploads/2015/06/arsimimi-06-06-2014-3.pdf - 14.6.2017 - 20:20

30

KAPITULLI IV

STRATEGJIA NACIONALE PËR TË DREJTAT E

PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA

Strategjia Nacionale për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar 2013-2023 është e

hartuar në përputhje me parimet e shpallura në Kartën e Kombeve të Bashkuara, Deklaratën

Universale të të Drejtave të Njeriut dhe në Paktet Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut të

cilat njohin dinjitetin e lindur dhe të drejtat e barabarta e të patjetërsueshme të të gjithë

anëtarëve të familjes njerëzore, si bazë të lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë.

Strategjia Nacionale për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara 2013-2023 është e

hartuar mbi bazën e respektimit dhe garantimit të tetë parimeve të përgjithshme të Konventës

Ndërkombëtare për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara si vijon:

- Respekt për dinjitetin e lindur, autonomi individuale përfshirë lirinë për të bërë zgjedhjet

personale, dhe pavarësi e personit;

- Mos-diskriminim;

- Pjesëmarrje dhe përfshirje e plotë dhe efektive në shoqëri;

- Respekt për ndryshimin dhe pranimin e personave me aftësi të kufizuar si pjesë e diversitetit

njerëzor dhe humanizmit;

- Barazi e mundësive;

- Qasje;

- Barazi ndërmjet burrave dhe grave;

- Respekt për kapacitetet në zhvillim të fëmijëve me aftësi të kufizuar dhe respekt për të

drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuar për të ruajtur identitetin e tyre.

31

Politikat publike të Kosovës do të jenë në përputhje më këto parime, përfshirë politikat për

gjithëpërfshirje dhe mos-diskriminim.20

4.1 Objektivat strategjike

Strategjia Nacionale për të drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (2013-2023) do të

paracaktoj politikat, veprimet dhe strategjitë sektoriale të të gjitha institucioneve dhe vetë

shoqërisë për një dekadë. Si rrjedhojë ka për qëllim të transmetojë synimet e Qeverisë së

Republikës së Kosovës në fushën e të drejtave të njeriut, jo diskriminimit, shanseve të

barabarta, të drejtave civile dhe pjesëmarrjes së plotë të Personave me Aftësi të Kufizuara në

një kuadër evropian të aftësisë së kufizuar për dekadën në vazhdim.

Strategjia është e strukturuar në pesë (5) fusha të cilat përfshijnë të gjitha aspektet kryesore të

jetës së Personave me Aftësi të Kufizuara me fokus në fushat si në vijim: Shëndetësi,

Mirëqenie Sociale dhe Punësim, Arsimi, Mbrojtje Ligjore, Qasja (informimi, komunikimi,

pjesëmarrja).

Këto fusha janë të bazuara në çështjet të cilat janë ngritur dhe theksuar si problematike për

Personat me Aftësi të Kufizuara gjatë gjithë kohës, ku vërtet ka një dobësi dhe pabarazi e cila

ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në jetën e këtij komuniteti.

Fushat e lartëpërmendura janë të përshkruara me objektiva strategjike:

Objektiva Strategjike 1: Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve shëndetësore për Personat me

Aftësi të Kufizuar.

Objektiva Strategjike 2: Sistem funskional dhe i mirëfilltë për mirëqenien dhe sigurinë

sociale si dhe ofrimi i mundësive të barabarta për punësimin e Personave me Aftësi të

Kufizuara.

20http://www.kryeministri-ks.net/repository/docs/STRATEGJIA_NACIONALE_PER_TE_DREJTAT_E_PERSONAVE_ME_AFTESI_TE..._Shq+Ser+Ang.pdf- 15.6.2017 – 11:00

32

Objektiva Strategjike 3: Krijimi i kushteve për gjithëpërfshirjen në arsim dhe për mbështetjen

profesionale të Personave me Aftësi Të Kufizuara.

Objektiva Strategjike 4: Qasje e barabartë në mbrojtje ligjore si dhe ofrimi i shërbimeve në

nivelin lokal për përmbushjen e të drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara.

Objektiva Strategjike 5: Krijimi i kushteve të barabarta në qasje, informim, komunikim,

pjesmarrje si dhe në krijimin apo vendosjen e një sistemi të unifikuar të të dhënave për

Personat me Aftësi të Kufizuara.21

21Po aty, fq.15.

33

PËRFUNDIMI

Edhe pse shumë konventa, deklarata ndërkombëtare, rekomandime dhe plane kanë qenëformuluar në lidhje me të drejtat e fëmijëve dhe të drejtën e tyre për edukim, shkolla kanëqenë ende të lejuara për të përjashtuar fëmijët me aftësi të kufizuara, dhe kanë bërë shpeshkështu. Kjo është për shkak se të drejtën për arsimim për fëmijët me aftësi të kufizuara ështëzbatuar brenda një kuadri që më së shumti është i synimeve të shkollave speciale, institucionetë specializuara dhe të arsimit në paralelet speciale me mësues të veçantë. Në qoftë se qëllimiynë është që të garantojmë të drejtën e shkollimit për fëmijët me aftësi të kufizuara edhe nërastin kur gjendja e aftësisë së kufizuar përjashton këtë të drejtë, atëherë për çfarëkornizash,rregulloresh duhet të kemi nevojë për shkollat tona në përgjithësi? Ne kemi nevojëpër korniza që pranojnë diversitetin e situatave personale dhe zhvillojnë solidaritetin reciprok,dhe funksionon në kuadër të shoqërisë. Kjo është e mundur vetëm në kuadër të arsimitgjithpërfshirës.

Arsim është investim kombëtar dhe si i tillëështë i rëndësishëm për të gjithë, prandaj" kapitalimë i vlefshëm është ai që investohet në njëriun’’. Pra, njeriu si " kapital human " me aftësitëetij intelektuale dhe fizikeështë gjenerator i zhvillimitdhe investimi në përgatitjen dheaftësimin e tij për ti bartur proceset zhvillimore paraqet qëllimin më të lartë e më prespektiv.Duke u bazuar në të dhhënat e lartëshënuara, vijmë në përfundim se arsimi gjithëpërfshirësështë në lidhje funksionale me me jetën, me shoqërinë, me ardhmërinë njerrëzore. Prandajshkalla e arsimimit të njeriut ( pa marrë parasysh aftësitë e tij fizike ) ka rëndësi dhe rolidominant në nivelin e zhvillimit të shoqërisë, të perparimit të jetës dhe urë në mes njeriut dhepunës. Çdo individ ështëi dobishëm vetëm se duhet aftësuar për pjesmarrje kreative e aktevenë proceset shoqërore, politike, kulturore e artistike, duhet ndihmuar në zhvillimin e aftësivepër jetë e veprim të pavarur.

Për ta përfunduar është e rëndësishme të përmendet mesazhi i Deklaratës se mirënjohur tëSalamankës dhe i Kuadrit për Veprim të 1994.

Shkollat e zakonshme me arsim gjithëpërfshirës janë mjetet më efektive në luftën kundradiskriminimit, krijimin e komuniteteve mirëpritëse, ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirësedhe arritjen e arsimit për të gjithë.

34

REKOMANDIME

Mësuesit duhet të jenë pjesë e trajnimeve në punë dhe seminareve kualifikues në fushën eaftësisë së kufizuar për të qenë të aftë të punojnë me nxënës me aftësi të kufizuara të llojevetë ndryshme. Ata duhet të pajisen me njohuri teorike dhe praktike për të ofruar njëmësimdhënie sa më cilësore për të gjithë nxënësit brenda klasës.

Për të realizuar integrimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollë dhe për të reduktuarparagjykimet për këta fëmijë duhet të ndërhyhet në nivel komunitar.Shkolla, mësuesit dheprindërit duhet të nxisin fushata të shpeshta ndërgjegjësimi me pjesëmarrje të gjerë tëprindërve e nxënësve për çështjet e aftësisë së kufizuar.

Përparësi ngelet edhe forcimi i kapaciteteve të drejtuesve të shkollave për të vlerësuar dhehartuar politikat e nevojshme të shërbimeve brenda shkollës për nxënësit me aftësi tëkufizuara. Drejtuesit e kualifikuar nuk duhet të lëvizin shpesh nga pozicioni i punës meqëllim ofrimin e një përvoje sa më të gjatë.

Mësuesit e kualifikuar në fushën e aftësisë së kufizuar duhet të përfshihen në proceset ehartimit dhe përzgjedhjes së teksteve për kurrikulën e arsimit 9-vjeçar. Duke u përfshirë,mësuesit do ta kenë më të lehtë të punojnë në shkollë me tekste të përshtatura sipas nevojavekonkrete brenda klasës.

Shkollat 9-vjeçare duhet të kenë në stafin e tyre një ekip multidisiplinar, më konkretisht njëpsikolog dhe një punonjës social, për të ofruar shërbime të specializuara e të vazhdueshmepër nxënës, mësues e prindër.

Ofruesit e shërbimeve psiko-sociale duhet të marrin kualifikime të mëtejshme në fushën earsimit gjithëpërfshirës me synimin e ofrimit të teknikave më të nevojshme e të specializuarapër fëmijët në nevojë.

Shkolla duhet të ofrojë një klimë miqësore për të gjithë nxënësit sipas nevojave.Nxënësit meaftësi të kufizuar, vështirësi në të nxënë, nxënësit me talente, nxënësit romë dhe egjiptianë,nxënës me probleme familjare dhe ekonomike duhet të jenë prioritet i punës së stafitpedagogjik në shkollë.

Stafi i shkollës duhet të afrojë prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara, duke zhvilluarseminare informuese, biseda në grup dhe individuale për të forcuar bashkëpunimin shkollë-prind në favor të fëmijëve.Rolet e prindërve dhe të mësuesve bëhen më evidente, nëse atazhvillojnë aktivitete të përbashkëta në shkollë.

Psikologet dhe punonjëset sociale të shkollave duhet të zhvillojnë seminare, ku prindi të ketërol aktiv dhe të diskutojë mbi zgjidhjet më të mira për edukimin e fëmijëve të tij.Prindëritduhen ndihmuar me programe këshillimi lidhur me diagnozën, teknikat e punës në shtëpi dhesugjerime për një jetesë më të shëndetshme.

35

T’i ofrohet prindit rol vendimmarrës dhe bashkëpunues nga drejtoria e shkollës në lidhje meçështjet që prekin edukimin apo socializimin e fëmijëve të tij.

36

LITERATURA

Kulla,P.,L.Remaçka, m.Ndrio: “Jammes jush, i ngjajshëm, i ndryshëm, i barabartë…”,Tiranë,2014

Bejtullahu,Emrush: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi, Prishtinë,2007

Turku Ardian: Hyrje në edukimin special, Sejko, 2002

Deklarata e Salamankës mbi Parimet, Politikat dhe Praktikat mbi Nevojat e Veçanta

të Edukimit

https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Personat_me_aftesi_te_kufizuara

http://ëëë.ëvi.org/sites/default/files/Raport_Rajonal_1_Alb_Ëeb.pdf

http://ëëë.ëvi.org/sites/default/files/Raport_Rajonal_1_Alb_Ëeb.pdf

https://ec.europa.eu/epale/sites/epale/files/aftesi_e_kufizuar_manuali_1.pdf

https://pedagogjia.ëordpress.com/pedagogji-speciale/edukimi-dhe-arsimimi-i-

personave-me-aftesi-te-kufizuar

https://albania.savethechildren.net/sites/albania.savethechildren.net/files/library/A%2

0School%20for%20All.pdf

https://kosovo.savethechildren.net/sites/kosovo.savethechildren.net/files/library/Index%20for%20Inclu

sion%20ALB.pdf

https://masht.rks-gov.net/uploads/2015/06/arsimimi-06-06-2014-3.pdf

http://ëëë.kryeministri-

ks.net/repository/docs/STRATEGJIA_NACIONALE_PER_TE_DREJTAT_E_PERSONAVE

_ME_AFTESI_TE..._Shq+Ser+Ang.pdf

37

SHTOJCË

Figura 1: Me të vërtetë i vlerësoj ata njerëz që shoqërohenme mua, edhe pse e dinë se si jam

nuk gjykojnë aftësitë e mia.

Figura 2: Mardhënja me miqët me të cilët shoqërohem,më bënë të kuptoj se sjellja e drejtëvuan më tepër nga mungesa e vullnetit sesa nga mungesa e dijes.

38

Figura 3:Mund të jesh vetëm një njëri në këtë botë, por mund të jesh e gjithë bota për njëfëmijë që ka nevojë për gjërat që të tjerët i përçmojnë dhe i braktisin.

Figura 4:Një njeri me fuqinë e vullnetit ndryshon veten e tij, me fuqinë e dashurisë ndryshondhe ndihmon të tjerët, me fuqinë e mendimit ndryshon gjithë botën.