UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I ......Qeliza eshte njesia e materies...
Transcript of UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I ......Qeliza eshte njesia e materies...
1
UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS
FAKULTETI I STUDIMEVE PROFESIONALE
DEPARTAMENTI I MJEKËSISË
MASTER PROFESIONAL: INFERMIERI KIRURGJIKALE
TEMË DIPLOME:
KUJDESI INFERMIEROR TEK
PACIENTËT ME TRAUMA DHE
POLITRAUMA
PUNOI: KLODIAN HOXHAJ PEDAGOG UDHËHEQËS :
Prof.asoc. PIRRO PRIFTI
Dr.Med ENDRIT SINA
DURRËS
VITI AKADEMIK: 2012-2014
2
PËRMBAJTJA
1. HYRJA
2. QËLLIMI DHE OBJEKTIVAT
1.1 ANATOMIA
1.2 ÇFARË ËSHTË TRAUMA
1.3 FIZIOPATHOLOGJIA
1.4 FAKTORËT QË SHTOJNË RREZIKUN
2.1 KLASIFIKIMI I TRAUMES
2.2 KLINIKA E TRAUMES
2.3 TRAJTIMI MEDIKAMNETOS
2.4 METODAT DIAGNOSTIKUESE
2.5 TRAJTIMI I TRAUMES
3.1 VLERËSIMI INFERMIEROR
3.2 DIAGNOZAT INFERMIERORE
3.3 NDËRHYRJET INFERMIERORE
3.4 PERGATITJA PREOPERATORE E PACIENTIT
3.5 PERIUDHA POSTOPERATORE
3.6 PRITSHMERITË
3.7 KOMPLIKACIONET POST OPERATORE
METODOLOGJIA
STATISTIKA
KONKLUZIONE
REKOMANDIME
REFERENCA
3
Qëllimi: Paraqitja e te dhenave satistikore lidhur me menaxhimin dhe trajtimin e
traumave dhe politraumave te marra nga spitali universitar I traumes. Diagnostikimi i shpejte i
traumes, veprimi kirurgjikal i menjehershem dhe prezantimi kasustik i pacienit politraumatik.
Objektivat: Percaktimi I incidences dhe derteminanteve te traumave per nje vit.
Pershkrim I shperndarjes te traumave ne njde vit. Percaktimi I nivelit te mortalitetit te traumave
gjate nje viti, pershkrimi I krarakteristikave socio-demografike te pacienteve me politraume.
Percaktimi I kohes se ardhjes ne spital te pacienteve me politraume. Pershkrimi I shperndarjes se
politraumes, trumes sipas shkakut te ndodhjes. Pershkrimi I ekzaminimeve imazherike te
pacienteve te trajtuar me politraume. Pershkrimi I trajatimit kirurgjikal te pacienteve me
politraume gjate nje viti. Pershkrimi I demtimeve shoqeruese te pacienteve me politraume gjate
nje viti.
Fjalët kyce: TMT- traumat e mbyllura te toraksit, aksidentet rrugore , spitali universitar
I traumes.
Metodologjia : Ne kete studim kam perfshire politraumat te ardhura per trajtim
mjeksor ne spitalin universitar te traumes per periudhen nje vjecare. Ne studim kam perfshire te
dhenat socio-demografike te te demtuarve, shkakun e demtimit, diagnozen e trajtimit, kohen e
ardhjes ne spital, demtimet shoqeruese, tipin e nderhyrjes dhe diteqendimin ne spital.
4
Anatomia dhe fiziologjia normale koncepti i shendetit
Trupi i njeriut është "makinë" e gjallë tepër komplekse dhe anatomia na mëson për strukturën e
trupit. Kur sportistët vijnë në trening ata janë në forma, madhësi dhe ngjyrë të lekurës të
ndryshme, por trupi i tyre punon plotesishtë në mënyrë të njëjtë. Pasi të zhvilloni nivelin e të
kuptuarit se si është i ndërtuar trupi do të keni mundësi të kuptoni më mirë se si ai reagon në
ushtrime dhe trening. Nuk keni nevojë për njohuri të hollësishme dhe komplekse nga anatomia
dhe fiziologjia, por keni nevojë të kuptoni strukturën bazike të trupit tuaj dhe si ajo funksionon
së bashku. Fiziologjia na mëson për funksionet e trupit. Studimet se
si trupi funksionon dhe ndryshimet që i pëson gjatë ushtrimeve të rregullta trupore njihet si
fiziologjia e ushtrimeve.
Qeliza eshte njesia e materies jetesore dhe eshte pjese themelore e ndertimit te jetes. Te gjitha
gjallesat jane te ndertuara nga nje apo me shume qeliza.
Trupi i njeriut eshte ndertuar nga miliona pjeseza te vogla, te qelizave jetesore. Qelizat e
ndertojne lekuren tone, eshtrat tone, muskujt dhe intelektin tone, dhe te gjitha pjeset e trupit tone.
Ckado qe bejne, jane te perfshira miliona qeliza te imta teformave dhe madhesive te ndryrshme
te cilat punojne se bashku. Secili lloj i qelizes apo grup i qelizave kujdeset per pune te ndryshme.
Dhe si rezultat i kesaj te gjitha qelizat nuk jane te njejta.
5
Nese peshoni trupin jeni duke matur dy komponente: Peshen trupore eshtrat, muskujt, indet tjera
dhe trashesine qendrore (thelbesore).
Trashesin e tepert e deponuar (krijuar) ne pjese te ndryshme rreth trupit.
Perberja e trupit te individit i referohet marredhenievendermjet peshes trupore dhe trashesise se
tepert. Permisimi ne rendiment duhet te vjen nga rritja e peshes trupore dhe zvogelimi i cfaredo
trashesie te tepert. Po marrim nje shembull, dy njerez mund te kene gjatesi dhe peshe trupore te
njejte, por perberje shume te ndryshme te trupit Psh njeri nga ka me shume dhjame, kurse tjetri
mase muskulore. Trajneret duhet te jene te kujdeshem per te perodrur peshen ndaras si mase te
formes sportive te sportistit. Pasi pasha e muskujve eshte me e madhe se trashesia, eshte e
mundur e atleti te rrise peshen sikurse perparon ne formen sportive.
Koncepti i traumës dhe politraumës
Trauma është një dëmtim aksidental ose joaksidental i organizmit i cili vjen si pasojë e një
ekspozimi akut ndaj energjisë mekanike, termike, elektrike ose kimike, ose nga mungesa e
faktorëve të domosdoshëm si oksigjeni dhe nxehtësia.
Trauma përfshin dëmtimet aksidentale si: ato të shkaktuara nga aksidentet automobilistike,
rrëzimin nga lartësia, mbytja etj. Dhe dëmtime joaksidentale si: akte të dhunës dhe kriminalitetit.
Pacienti i traumatizuar ka nevojë përdiagnostikim dhe trajtim adekuat të menjëhershëm të
dëmtimeve ekzistuese ose që mund të shfaqen, me qëllim minimizimin apo eleminimin e rrezikut
të vdekjes dhe paaftësisë së përhershme.
Trauma është një problem madhor shëndetësor si dhe shkaktari kryesor i vdekjeve në pacientët
nën moshën 40 vjeç.
6
Rëndësia e saj bëhet më e qartë duke pasur parasysh se 10 herë më shumë pacientë bëhen të
paaftë përkohësisht apo për gjithmonë për shkak të saj.
Të meshkujt haset dy herë më shpesh se sa te femrat.
Në vendet e zhvilluara por edhe në ato në zhvillim, është vënë re një rritje e numrit të popullatës
si pasojë e rritjes së jetëgjatësisë, pra një popullatë më e vjetër në moshë, urbanizimi i saj, si dhe
përdorimi në rritje i mjeteve motorike, alkoliit, drogave, akteve të dhunës të gjitha këto ndikojnë
shumë në mekanizmin dhe llojin e traumave.
Në varësi të shkakut traumat ndahen në trauma mekanike, fizike dhe kimike.
Trauma mekanike
Trauma mekanike shkaktohet nga veprimi i papritur mbi organizëm i një force me transmetim të
madh energjie kinetike që kalon aftësinë toleruese indore.
Mekanizëm tjetër është frenimi ose ndalimi i menjëhershëm i trupit që është në nxitim, siç
ndodh në rastet e rënies nga lartësia ose në aksidentet automobilistike me shpejtësi të madhe.
Klinika shoqeruese e traumeve mekanike
Ethet
Emocioni
Dehidratimi
Traumat e ndërhyrjeve kirurgjikale janë të gjitha agjentë stresues që sjellin si
kundërpërgjigje reaksionin mbrojtës nga ana e organizmit tonë, e përkufizuar reaksion
alarmi.
Fiziopathologjia e e traumës dhe politraumës
Komplikacionet e traumes dhe politraumes
Faktorët stresues kanë si qëllim të determinojnë një dizekuilibër të paevitueshëm të
homeostazës si rrjedhojë e humbjes së lëngjeve organike.
Gjithashtu në trauma prodhohen edhe agjentë toksikë nga periferia.
7
Këto ndryshime perceptohen menjëherë nga S.N.Q falë punës së hipotalamusit duke
prodhuar një përgjigje neuroendocrine e cila manifestohet me një reaksion hemo-dinamik
pak a shumë të menjëhershëm dhe një katabolizëm më të ngadaltë dhe të qëndrueshëm.
Të dy këto të fundit kanë si qëllim riekuilibrin hidro elektrolitik dhe metabolic duke përfshirë
dhe vetë stresin.
Roli hormonal ne menaxhimin e traumes dhe
politraumes
Përgjigja neuronale përkufizohet si katekolaminike. Përgjigja katekolaminike është përgjigja e
parë dhe e menjëhershme kundër stimujve traumatikë.
Funksione të rëndësishme kryen edhe adrenalina me anë të stimulit të receptorëve beta.
Noradrenalina me anë të stimulit mbizotërues të receptorëve alfa, shterngimi i enëve, përveç
shterngimit kardiak , miokardit me rritjen ose shtim e tensionit arterial sistolik dhe diastolic.
Reaksioni a- adrenergjik është mbizotërues në fazën e parë post-traumatike.
Falë kësaj asistohet në një përgjigje energjie të përkufizuar hiperdinamike që ka si qëllim të
aktivizojë shkëmbimet oksiduese dhe metabolike.
• Në rast persistence të stresit mundet që pompa kardiake të mos punojë mirë. Në të njëjtën
kohë me përgjigjen neuronale të provokuar nga rritja e katekolaminave në qarkullim.
• Aktivizohet në mënyrë ekskluzive endocrine: hipotalamusi, falë rritjes së faktorit CRF
stimulohet adenohipofiza që të prodhojë ACTH.
• Hipotalamusi gjithashtu ndikon në prodhimin e lëshimin e vazopresinës ADH nga ana e
neurofizës.
• Aldosteroni i stimuluar nga hipotalamusi dhe vasopresina veprojnë në nivelin e veshkave
për rikuperimin e sodiumit dhe ujit jetësor për rregullimin e hemostazës.
• Nëse përgjigja neuronale ka si qëllim parësor të krijojë një përgjigje immediate
hemodinamike, përgjigja endocrine është thelbësore për të pasur një përgjigje katabolike
globale që ka si qëllim të përfitojë një disponibilitet të menjëhershëm në qarkullimin e të
gjitha substancave ushqyese dhe energjitike për të përballuar nevojat metabolike.
• Katabolizmi ka nevojë si për komponentin glucid (sheqer) ashtu edhe për atë yndyror dhe
proteinik.
• Përgjigja hemodinamike dhe ajo katabolike janë të lidhura me njëra tjetrën dhe kanë si
qëllim rivendosjen e kushteve të ekuilibrit biologjik paraoperator.
• Katabolizmi glucid (sheqeror ose karbohidrat) manifestohet me një hiperglicemi të
glikogjenit hepatik.
8
Kjo përfaqëson burimin e parë të energjisë. Në të njëjtën kohë aktivizohen edhe proceset
glukonogjenetike.
Katabolizmi proteinik duhet të drejtojë dhe mundësojë disponibilitetin e proteinave elementare
dhe aminoacideve të domosdosdoshme për funksionet enzimatike dhe për sintezën e proteinave
strukturale.
Nga ana tjetër një kuotë e madhe e rezervave energjitike rrjedh pikërisht nga glukoneogjeneza
që ka si qëllim ndarjen hidrolitike të proteinave skeletike.
Klasifikimi i riskut te pacientit traumatik
Nga e gjithë ajo që kemi thënë më sipër kuptohet që trauma kirurgjikale është akoma më e keqe
se komplikacionet mbas operacionit duke sjellë një çrregullim te homoestazës organike.
Njohja e këtyre mekanizmave duhet të sjellë si rezultat seleksionimin e pacientëve të ndryshëm
për të kryer terapinë më të përshatashme për ta.
Çdo ndërhyrje edhe pse në përmasa të vogla ka brenda saj rrezikun e komplikacioneve të
përgjiithshme dhe të komplikacineve të lidhura ngushtë me tipin e ndërhyrjes.
Ky rrezik duhet të njihet me kohë në mënyrë që të bëhet një parandalim sa me i mirë.
Tipi i vështirësive dhe zgjatja e ndërhyrjes janë sigurisht faktorët më të rëndësishëm dhe
kërkojnë një përgatitje shkencore.
Për sëmundje që kurohen sa më e rëndë të jetë gjendja aq më të mëdha janë risqet gjatë
operacionit.
Situatat ambientale.
Kryerja e një trampianti të një organi nga një ekip mjekësh dhe infermierështë përgatitur
në një kompleks spitalor në të cilin kjo patologji nuk është trajtuar më parë përbën një
rezik për pacientin.
Veçanërisht në situate emergjence kërkohet një kohë e përshtatshme për përgatitjen e
pacientit për riekuilibrimin hidro- elektrolitik dhe metabolic para interventit.
Në rastet kur kushtet e përgjithshme të subjektit nuk lejojnë që koha të matet, atëherë
rreziqet e lidhura me operacionin bëhen më të mëdha.
9
Traumat dhe modifikimet e organeve jetike
Aparati respirator.
Pamjaftueshmëria respiratore është shkaku më i shpeshtë i vdekjes pas operacionit. Motivet
lidhen me pamundësinë e levizjeve, me rritjen e sekrecioneve bronkiale si pasojë e rritjes së
kërkesave metabolike.
Gjatë vlerësimit të rrezikut operator, përveç studimit të gjendjes funksionale të ap. Respirator,
duhet marrë në konsideratë edhe mundësia e rikuperimit me anë të terapisë farmakologjike dhe
kohës së nevojshme për arritjen e optimalizimit te rezervave funksionale.
Si factor kryesor të rrezikut pulmonar janë identifikuar mosha mbi 65 vjeç, obeziteti, duhanpirja,
qëndrimet e gjata në spital, kirurgjia torakale ose e sipërme abdominale dhe sëmundjet
obstructive pulmonare ose astma.
Obeziteti është një ndërlikim madhor për embolitë.
Rritja e masës trupore shton konsumin total qelizor të O2 si dhe prodhimin e CO2. Pacientët
obezë duhet të bëjnë gazometrinë dhe prova funksionale respiratore para interventit torakal apo
abdominal të sipërm.
10
Aparati CardioVascular
Gjendja funksionale e miokardit ka një rëndësi të madhe në vlerësimin para operacionit.
Në fakt përqindja e infarktit është më e lartë se mesatarja dhe rritet me rritjen e moshes.
Hipertensioni arterial ka një influencë negative mbi organe të ndryshme të organizmit.
Vlerësimi preoperator kardiak bëhet nga një ekip i përbërë nga kirurg, anestezist dhe kardiolog.
Anamneza, ekzaminimi fizik, radiografia e thoraxit dhe EKG-ja përdoren për të përcaktuar nëse
ekziston ndonjë patologji kardiake.
Te pacientët mbi 65 vjeç të cilët vuajnënga ndonjë patologji e njohur kardiake duhet të bëhet
vlerësimi hemodinamik.
Në të sëmurët rëndë mund të këshillohet koronarografia dhe procedurat e mundshme për
rivendosjen e fluksit koronar normal.
Një intervent i kirurgjisë së përgjithshme i kryer 6 javë mbas infarktit të miokardit ka
50% rrezik për të bërë një infarct të dytë.
Mortaliteti në këtë rast është rreth 25%.
Procedurat kirurgjikale të planifikuara duhen shtyrë të paktën 6 muaj mbas kalimit të
infarktit të miokardit.
Kur kjo nuk është e mundur për shkak të urgjencës, duhet kujdes i veçantë që përfshin
zvogëlimin e mbingarkesës kardiake mbas interventit, monitorimin dhe mbrojtje nga
aritmitë.
Prania e patologjive cerebro-vaskulare ka rreziqe, duke qënë se mund të përfundojnë në
hemoragji ose tromboza cerebrale.
Një faktor rreziku i përgjithshëm përfaqësohet nga prania e flebopative, variçet e pjesëve
inferior dhe tromboflebiti.
Operacioni është një akt i rrezikshëm dhe i frikshëm për të sëmurin i cili e shqetëson dhe
i krijon tension psiqik.
Sistemi Digestiv
Insuficenca hepatike është një ngjarje shumë e rëndë mbas operacionit.
Hepatitet kronike me hypertension portal, krijojnë një dëmtim të madh të funksionit hepatic e
cila rrit kequshqyerjen dhe veçanërisht çon ne hemoragji të traktit ezofag-gasto-intestinal.
11
Sistemi Renal
Veshkat duhet të funksionojnë sa më mirë para se të bëhet operacioni.
Ekzistenca e dëmtimit të veshkave ose i një patologjie ureterale ose vezikës urinare rrit akoma
më shumë rrezikun e insuficiencës renale para, gjatë dhe pas operacionit.
Po ashtu funksioni renal duhet vlerësuar para operacionit për të parandaluar dëmtimin e
veshkave nga barnat nefrotoksike dhe nga dhënia massive e perfuzioneve gjatë kirurgjisë
Shkalla e dëmtimeve renale përcaktohet para interventit nga shenjat klinike dhe matja e
kreatininës dhe azotemisë.
Kirurgu duhet të monitorojë dhe të zëvendësojë humbjet e ujit dhe të elektroliteve gjatë
periudhës preoperatore.
Hemostaza
Rreziku i hemoragjisë dhe i trombozës pas operacionit është i lidhur ngushtë me koagulimin
para-operacionit. Çdo operacion shoqërohet me hemoragji në shkallë të ndryshme.
Po ashtu gjatë çdo operacioni ndodh hemostazë spontane.
Për këtë arsye para çdo operacioni duhet të bëhet një ekzaminim sa më i plotë i gjakut në drejtim
të serisë së eritrociteve, leukociteve dhe të vetive koaguluese të tij.
Të sëmurët me anemi janë shumë të ndjeshëm ndaj hemoragjisë, prandaj ata përgatiten para
operacionit me transfuzione gjaku dhe masë eritrocitare.
Të sëmurët me leukopeni kanë rezistencë të ulur ndaj infeksioneve.
Për shtimin e numrit të leukociteve dhe për të rritur aftësitë e tyre fagocitare u transfuzohet gjak i
freskët.
12
Roli dhe kujdesi infermieror tek pacientet me trauma
dhe politrauma
Percaktimin e kushteve te pergjithshme te pacientit
o Janë faktori kryesor që duhet të merret në konsideratë për çdo lloj ndërhyrje kirurgjikale.
o Gjithashtu rëndësi të veçantë kanë edhe parametrat e mëposhtëm: mosha, gjatë
fëmijërisë rikuperimi është më i shpejtë, por rezervat funksionale janë më të vogla dhe
nevojat metabolike janë më të mëdha.
o Gjithashtu mekanizmat e rregullimit jane deficitare me tendencë të dizekuilibrit
metabolic.
o Në moshat e avancuara asistohet në atrofinë graduale të organeve gjë që bën zvogëlimin
e rezervave funksionale të aparatit kardio-vaskular, respirator, hepatic, renal.
Kontrolli i vecante i pacienteve :
Obeziteti
o Shoqërohet gjithmonë me patologji kardiake, kardiovaskulare, hipertensioni arterial,
nefroskleroza etj.
o Gjithashtu janë të shpeshta komplikacionet trombotike mbas operacionit si dhe infektimi
i plagës kirurgjikale.
Ushqyerja
o Është sigurisht një factor rreziku që duhet marrë në konsideratë. Në fakt nevojat
metabolike shumëfishohen pikërisht për të kaluar traumën kirurgjikale.
13
Vleresimi infermieror Vleresimet e menjehershme postoperatore te pacientit perben nje nga veprimtarite kryesore te
punes se infermierit .Periudha e menjehershme postoperatore mund te perbej nje situate kritike
per jeten e femijes.Infermieri e vlereson femijen gjate kohes se ndodhjes se tij nen efektin e
operacionit dhe kryen nderhyrjet e nevojshme.Vleresohen : Sistemi neurologjik (niveli i
koshiences se femijes ,reagimi i tij );Sistemi kardiovaskular (TA,FC) ;Sistemi pulmonar
(SPO2,FR);Sistemi renal (diureza ,sasia e urines ,ngjyra ) ;Lekura (per ndonje irritim);Drenat
kirurgjikal,kateteri urinar ,Sonda nazogastrike (per permbajtjen,sasine,rrjedhjen);Plaga
kirurgjikale (per gjendjen e saj,mundesine e infeksionit ).
Qellimi i veprimtarise infermierore
Qellimi i nderhyrjes infermierore ne fazen postoperatore tek femijet me invaginacion eshte
:Sigurimi i eliminimit normal intestinal ,Reduktimi i dhimbjeve dhe spazmave abdominale
,Rregullimi i ekuilibrit hidroelektrolitik ,Ruajtja e nje statusi nutricional optimal,Mirinformimi i
pacientit dhe te familjareve rreth mensxhimit te semundjes dhe ecurise se saj.
Diagnozat infermierore
-Dhimbje si pasoje e incizionit kirurgjikal
Performanca e statusit
o Përmbledh gjendjen e përgjithshme të subjektit nën profilin objektiv.
14
Sëmundjet bashkëshoqëruese dhe progresi
o Inkuadrohen në studimin paraprak të sistemeve të veçanta të organizmit.
Perkujdesje e vecante infermierore
o Pas interventit këta pacientë duhen mbajtur gjysmë ndenjur që të lehtësohet presioni
abdominal mbi diafragmë.
o Duhan pirja është një factor tjetër për ndërlikime pulmonare postoperatore.
o Lënia e duhanit të paktën 8 javë para operacionit mund të zvogëlojë ndërlikimet
pulmonare.
o Lënia e duhanit zgjeron bronkiolat respiratore dhe krijon mundësinë për tualetin më të
mirë të epiteli bronkial
o Shpeshherë rekomandohet mjekim me antibiotikë pre-operator, bronkodilatator dhe
gjimnastikë respiratore.
o Mosha e kaluar përmendet si faktor rreziku i ndërlikimeve pulmonare.
o Anestezia më e gjatë se 3,5 orë shoqërohet me rritje të incidencës së ndërlikimeve
pulmonare.
o Vlerësimi kardiak preoperator është veçanërisht i rëndësishëm mbas kalimit të infarktit të
miokardit.
o Dhënia dhe zëvendësimi i ujit dhe elektroliteve duhet të marrë parasysh nevojat normale,
humbjet patologjike si pasojë e sëmundjes ose kirurgjisë dhe korrigjimin e çrregullimeve
të mundshme.
o Shkaqet kirurgjikale përfshijnë të vjellat, humbjet nga sonda gastrike, diarrenë,
hemoragjinë etj.
o Për të zëvendësuar humbjet e ujit dhe të elektroliteve jepen sol ‘fiziologjik’, ringer dhe
sol ‘glukozë 5%’.
15
Menaxhimi I dhimbjes
o Ka rëndësi dhe tipi i anestezisë së përdorur ,I preskiptuar nga mjeku.
o Qetësimi psiqik i të sëmurit është një nga detyrat e rëndësishme të infermierit sepse
psiqika ndikon në ecurinë e sëmundjes.
o Pregatitja preoperatore psiqike bëhet nëpërmjet psikoterapisë e cila ka si synim të
sqarojë të gjitha problemet që e shqetësojnë atë.
o Sëmundjet që shoqërohen me dhimbje dhe pagjumësi japin tension të madh psiqik dhe
shkaktojnë çrregullime funksionale në organizëm. Në raste të tilla duhet të përdoren
analgjezikë dhe qetësues.
Kujdesi infermieror postoperator
o Operacioni dëmton ndërveprimet midis sistemit endokrin e metabolic të pacientit.
o Organizmi i përgjigjet me një seri alternacionesh funksionale, vegjetative dhe
somatike.
o Përmirësimi i organizmit mbas operacionit realizohet duke ndjekur disa faza që
dallojnë njëra nga tjera të cilat janë:
o Pacienti kthehet pak a shumë në gjendje active, ka dëshirë të presë vizita, i shtohet oreksi.
o Në aspektin metabolic kemi një zvogëlim të katekolaminës dhe glukogjenit.
o Mbas riekuilibrimit të metabolizmit, kemi shtimin e peshës së trupit. Kjo periudhë mund
të zgjasë javë ose muaj.
o Shumë faktor mund të ndikojnë në evoluimin natyral mbas operacionit. Këto faktorë
janë: zgjatja e ndërhyrjes kirurgjikale, vendi i qëndrës së operacionit, mosha e pacientit,
sëmundjet e mëparshme, gjendja e bilancit hidro- elektrolitik, endokrini neurovegjetativ,
16
metabolizmi bazë, tipi i anestezisë, incidentet gjatë operacionit (në mënyrë të veçantë
hemoragjike), numri i transfuzioneve të nevojshme, shfaqia e komplikacioneve locale ose
të përgjithshme.
Faktori individual
Nga ana tjetër një trajtim i gabuar i plagës mund të krijojë një cikatricë të
fortë që shpesh herë ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale për t’u
rregulluar, duke krijuar më pas atë që në gjuhën mjekësore njihet më emrin
‘keloid’.
Keloidi paraqitet si një plagë me ngjyrë të kuqe, me kufij të parregullta.
Terapia kirurgjikale parashikon higjenën e keloidit, me një riqepje të plagës
me anë të infiltrimit lokal të kortizonikëve 7 – 10 ditë para ndërhyrjes
Përveç keloidit një komplikacion më i shpeshtë paraqitet nga infeksioni dhe hapja e plagës.
Infeksionet pas operacionit janë shumë të rrezikshme dhe midis tyre më të shpeshta janë
infeksionet e plagëve kirurgjike.
Këto infeksione provokohen nga baktere të përzier, aerob dhe anaerob. Përgjigja për eleminimin
e baktereve mund të jetë locale dhe sistemike.
Është e pamundur që zona të shërohet pa patur trajtimin e duhur. I domosdoshëm është edhe
drenimi i materialit dhe mbjellja bakteriale.
Një antibiograme e saktë do të japë sasinë dhe llojin e duhur të antibiotikëve që duhen bërë për të
luftuar bakteret.
Përveç keloidit një komplikacion më i shpeshtë paraqitet nga infeksioni dhe hapja e plagës.
Infeksionet pas operacionit janë shumë të rrezikshme dhe midis tyre më të shpeshta janë
infeksionet e plagëve kirurgjike.
Këto infeksione provokohen nga baktere të përzier, aerob dhe anaerob. Përgjigja për eleminimin
e baktereve mund të jetë locale dhe sistemike.
Është e pamundur që zona të shërohet pa patur trajtimin e duhur. I domosdoshëm është edhe
drenimi i materialit dhe mbjellja bakteriale.
Një antibiograme e saktë do të japë sasinë dhe llojin e duhur të antibiotikëve që duhen bërë për të
luftuar bakteret.
Ka rëndësi të veçantë regioni anatomik ku është kryer operacioni, p.sh. një plagë abdominale e
supuruar në një pacient i cili ka bërë rezeksion të zorrës së hollë, infeksioni mund të shkaktohet
nga fistula enterokutane.
17
Në të njëjtin region anatomic, por ne kirurgji sipërfaqësore (p.sh. hernie umbilikale) mund të jetë
fjala për një hematomë të thjeshtë.
Një eritemë e plagës ditën e parë dhe të dytë postoperatore tregon për infeksion streptokoksik ose
anaerob, ndërsa ditën e katërt dhe të pestë postoperatore tregon për praninë e stafilokokus aureus.
Shumica e pacientëve me koleksione likidiene të vogla të plagës duken në gjendje të mirë.
Pacientët më celulit, fasciet dhe absces kanë temperaturë dhe dhimbje të plagës. Temperatura në
një pacient me probleme të plagës operatore tregon për infeksion kirurgjikal. Pacientët në gjendje
septike kanë ethe, takikardi dhe hypotension.
Lokalisht plaga paraqet eritemë, dhimbje locale dhe rrjedhje purulente.
Pacienti i cili ka shumë ditë me rrjedhje nga plaga mund të ketë fistul.
Në rastet kur shfaqet krepitacion në lëkurë, nekroza dhe era e rëndë nga
sekrecionet e plages, kemi të bëjnë më florë të përzierë anaerobe.
Këto infeksione anaerobe kërkojnë eksplorim urgjent në sallën e operatore.
Edema e lehtë e plagës në periudhën postoperatore është një dukuri normale.
Plaga operatore shumë e fryrë mund të ketë nje koleksion likidien.
Likidi mund të jetë serum dhe limfë, mund të jetë gjak ose ndonjë likid tjetër i organizmit.
Për të përcaktuar natyrën e likidit të grumbulluar bëhet punksioni me kushte sterile dhe dëgohet
në laborator.
Qellimi i studimit
Perqindja e mortalitetit tek pacientet me trauma dhe politrauma.Diagnostikimi i shpejte i
traumes, veprimi kirurgjikal i menjehershem dhe prezantimi kazustik i pacienit politraumatik.
18
Materiale dhe metoda
Ne studim u perfshin 462 paciente politraumatik ne sherbimin e urgjences se qendres kombtare
te traumes ,ne periudhen prill 2013-shkurt 2014 Baza e te dhenave te perfshira ne kete studim
perbehet nga te dhena te marra direkt nga pacientet nga kartelat klinike dhe rregjistri i
operacionit si dhe kontakti me stafin mjekesor . Per realizimin e ketij studimi me ndihmuan
pyetjet e meposhtme :
1-Kur duhet te suspektojme nje traume?
2-Cilat te dhena klinike jane me te nevojshme ne diagnostikimin politraumes ?
3-Cilat tekste diagnostike jane me te nevojshme ne diagnostikimin e politraumes ?
4-Cili eshte trajtimi me i mire per politraumen ?
5-Cili eshte roli i antibiotikeve ne menaxhimin e politrauma ?
6-Cili eshte roli i Infermierit ne menaxhimin e politraumes?
7-Koha e fillimit te dhimbjeve
8-Koha e paraqitur ne urgjence
Muaji Numri i pacienteve
politraumatik
Invaliditet Mortalitet
Prill 67 23 12
Maj 28 7 2
Qershor-
Dhjetor
2013
237 56 103
Janar 35 22 4
Shkurt 42 19 14
19
21 % e pacienteve jane evidentuar komplikacione sekundare
Seksi Prill Maj
Dhjetor
20013
Janar Shkurt Totali %
Meshkuj 34 187 57 46 298 62 %
Femra 23 65 43 18 127 38 %
Ne baze te te dhenave te Instat gjenden nje korelacion midis traumave te ndodhura Brenda 8
muajve Prill 2013-Shkurt 2014 Vdekjet nga Dëmtimet Traumatike, Helmimet dhe Aksidentet
zënë vëndin e katërt në strukturën e vdekshmërisë së përgjithshme.Vdekjet e ndodhura në
këtë grup janë 28 raste për 100 mijë banorë, ku meshkujt janë 21.5 raste për 100 mijë
banorë dhe femra 6.4 raste për 100 mijë banorë.Traumat, helmimet dhe aksidentet zënë
46%
14%
19%
21%
Llogritja e shprehur ne % e pacienteve
Pragnoza pozitive
Invaliditet
Moralitet
20
6% të vdekjeve në strukturën e vdekshmërisë, nga ku 77.2% janë meshkuj dhe 22.8% janë
femra.
Paraqitja grafike e faktoreve qe provokojne politrama nga muaji Prill 2013 – Shkurt 2014
Brenda këtij grupi aksidentet janë 3.6 herë më të larta tek meshkujt në krahasim me femrat. Vdekjet nga aksidentet e qarkullimin rrugor janë 4.8 herë më të larta tek meshkujt se tek femrat, me një tendencë në ritje nga viti në vit. Vrasjet janë 2.3 herë më të larta tek meshkujt se tek femrat, ndërsa në vetëvrasjet janë 3 herë më të lartë tek meshkuj me një tendencë të qëndrueshme në vite. Vlen për t’u theksuar se vdekjet në fshat zënë 51.2% të vdekjeve nga Traumat, Helmime dhe Aksidentet.
54%
4%
8%
1%
8%
5%
1% 3% 16%
Traumat kryesore
Aksidente automobilistike Fraktura spontane Sporte
Pakujdesi Arme zjarri Mjete prerese
Autotrauma Djegie Te tjera
21
Rezultatet
Rezultatet tregojne se pjese me madhe e pacienteve me politrauma kane shkalle te larte
vdekshmerie 27% duke theksuar se shkaqet kryesore per vdekshmeri te larte mbeten, lloji I
traumes, kujdesi i vecante i saj, dhe shkatari I traumes.
Rol kyc ne pragnozat positive luan koha e trasportit te pacientit dhe ndihma e pare.
Diskutime
Brenda këtij grupi aksidentet janë 3.6 herë më të larta tek meshkujt në krahasim me femrat.
Vdekjet nga aksidentet e qarkullimin rrugor janë 4.8 herë më të larta tek meshkujt se tek femrat,
me një tendencë në ritje nga viti në vit.
Vrasjet janë 2.3 herë më të larta tek meshkujt se tek femrat, ndërsa në vetëvrasjet janë 3 herë më
të lartë tek meshkuj me një tendencë të qëndrueshme në vite.
Vlen për t’u theksuar se vdekjet në fshat zënë 51.2% të vdekjeve nga Traumat, Helmime dhe
Aksidentet.
Vdekjet nga Dëmtimet Traumatike, Helmimet dhe Aksidentet zënë vëndin e katërt
në strukturën e vdekshmërisë së përgjithshme.
Vdekjet e ndodhura në këtë grup janë 2.28 raste për 100 paciente, ku meshkujt janë 21.5 raste për
100 paciente dhe femra 9.4 raste për 100 paciente
Meshkuj 68%
Femra 32%
Perqindja e Traumes e percaktuar ne gjinite
Meshkuj
Femra
22
Traumat, helmimet dhe aksidentet zënë 6% të vdekjeve në strukturën e vdekshmërisë, nga ku
62.2% janë meshkuj dhe 37.8% janë femra.
23
REKOMANDIME
Ndergjegjesimi i personelit infermieror qe te tregoje kujdesin e duhur ne menaxhimin e
pacienteve me politrauma.
Personeli infermieror te mos kete neglizhence ne asnje procedure trajtuese te semundjes.
Personeli infermieror te kete nje kujdes te vecante ne parandalimin e infeksioneve nozokomial
gjate menaxhimit te pacienteve me politraumave
Koha e percjelljes te semurit ne ugjencen e traumes.
Roli i ndihmes se pare ne pacientet me politrauma.
Panvaresisht pjesa me e madhe e pacienteve te hospitalizuar me politrauma , humbin jeten si
pasoje e komplikacioneve sekondare.
Traumat me te renda jane traumat automobilistike, per kete arsye, duhet te ndiqet me rigorozitet
kushtet e sigurise personale dhe te mjeteve,
- Venia e rripit te sigurimit.
- Mjete te kolaudura
Armet e zjarrit mbeten shkak kryesor per shkaktimin e traumave dhe vdekshmerise me te larte.
24
Bibliografia
"Glossary". National Highway Traffic Safety Administration. Retrieved 26 March 2014.
Palmer, C (2007). "Major trauma and the injury severity score--where should we set the bar?".
Annual proceedings / Association for the Advancement of Automotive Medicine. Association for
the Advancement of Automotive Medicine 51: 13–29. PMC 3217501. PMID 18184482.
Moore 2013, p. 77
Marx, J (2010). Rosen's emergency medicine: concepts and clinical practice 7th edition.
Philadelphia: Mosby/Elsevier. pp. 243–842. ISBN 978-0-323-05472-0.
"The Barell Injury Diagnosis Matrix, Classification by Body Region and Nature of the Injury".
Center for Disease Control. Retrieved 19 June 2013.
Bonatti, H; Calland, JF (2008). "Trauma". Emergency Medicine Clinics of North America 26
(3): 625–48. doi:10.1016/j.emc.2008.05.001. PMID 18655938.
Moore 2013, p. 77-98
"Discussion document on injury severity measurement in administrative datasets". Centers for
Disease Control and Prevention. September 2004. pp. 1–3. Retrieved 2013-05-24.
Ahn, H; Singh, J; Nathens, A; MacDonald, RD; Travers, A; Tallon, J; Fehlings, MG; Yee, A
(Aug 2011). "Pre-hospital care management of a potential spinal cord injured patient: a
systematic review of the literature and evidence-based guidelines.". Journal of neurotrauma 28
(8): 1341–61. doi:10.1089/neu.2009.1168. PMC 3143405. PMID 20175667.
Moore 2013, p. 2
DiPrima Jr., PA. McGraw-Hill's EMT-Basic. McGraw-Hill. pp. 227–33. ISBN 978-0-07-
149679-7.
Dickenson ET, Limmer D, O'Keefe MF (2009). Emergency Care. ISBN 978-0-13-500523-1.
Jeff Garner; Greaves, Ian; Ryan, James R.; Porter, Keith R. (2009). Trauma care manual.
London: Hodder Arnold. ISBN 978-0-340-92826-4.
Medzon R, Mitchell EJ (2005). Introduction to Emergency Medicine. Philadelphia: Lippincott
Williams & Willkins. pp. 393–431. ISBN 978-0-7817-3200-0.