UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I … · 2018. 10. 7. · strukturat...

60
- 0 - UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE DEGA:ADMINISTRIM FINANCIAR Punoi: Udhëheqësja e Mikrotezës: Erion Merkuri Phd:Manjola Xhaferri

Transcript of UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I … · 2018. 10. 7. · strukturat...

  • - 0 -

    UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS

    FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE

    DEGA:ADMINISTRIM FINANCIAR

    Punoi: Udhëheqësja e Mikrotezës:

    Erion Merkuri Phd:Manjola Xhaferri

  • - 1 -

    Abstrakt

    Kur flasim për mikrofinancë i referohemi shërbimeve financiare të vogla (në shkallë te vogël) – kryesisht

    kredive dhe kursimeve të cilat u sigurohen fermerëve, sipërmarrjeve të vogla apo mikro, ku prodhohen,

    riciklohen, riparohen apo shiten mallra; atyre që sigurojnë shërbime; atyre që punojnë për paga apo

    komisione; atyre që fitojnë të ardhura nga qeraja e një sasie të vogël toke, automjetesh, apo makineri dhe

    paisje; dhe individëve e grupeve të tjera në nivele lokale në zonat rurale dhe urbane të vendeve në zhvillim.

    Shërbimet e kursimit i krijojnë mundësi kursyesit të ruajë tepricë likuiditeti për përdorim të ardhshëm dhe

    të sigurojë rentabilitetin e investimeve të tyre. Shërbimet e kredisë krijojnë mundësi për përdorimin e të

    ardhurave të parashikuara për investim aktual apo konsum.

    Mikrofinanca ka evoluar si një metodë zhvillimi ekonomik e paracaktuar për të përfituar individët me të

    ardhura të uleta. Termi i referohet sigurimit të shërbimeve financiare të klientëve me të ardhura të uleta,

    duke përfshirë të vetë-punësuarit.

    Në realitetin e sotem ekonomik shqiptar mikrofinanca përbën një faktor të rëndësishëm i cili duhet të

    merret në konsideratë dhe si i tillë është analizuar në të gjithë elementët e saj në këtë punim.

    Abstract

    When we talk about microfinance we refer to small financial services (small degree) – mostly loans and the

    savings which are provided to farmers, small or micro enterprises, that produce, recycling, repaired or

    selling goods; them that provide services, them that works for wages or commissions, them that improve

    revenues from the rent of a small quantity of land, automobiles, or machines and equipments; and to

    individs and other groups at local levels in rural and urban areas of developing countries.

    Saving services give opportunity to savers to save a balance of liquidity for future use and to provide the

    rentability of their investments. Services of the credit create the opportunity to use the provided revenues

    for actual investment or consumption.

    Microfinance has evolved as a method of economic development, destined to benefit persons with small

    revenues. The term is referred to the prioviding of financial services to clients with small revenues

    including self-employment.

    In the nowadays Albanian economic reality microfinance is an important factor which should be taken into

    consideration and as such is analyzed throughout the elements of its in this paper.

  • - 2 -

    Fjalët kyce

    Mikrofinance, institucione Financiare,zhvillim.

    Mirënjohje

    Për zhvillimin dhe realizimin e këtij punimi i cili merret me zhvillimin e mikrofinancës,

    kam pasur bashkpunin dhe mbështetje nga individë dhe institucione te ndryshme.

    Së pari nje falenderim shkon për familjen time, e cila me ka mbështetur me cdo mjet

    ,kane qënë ata që në cdo moment me kanë dhënë motive, shtyse por dhe besim per rrugën

    e nisur.

    Së dyti nje falenderim i vecantë shkon per udhëheqësen e temes Phd. Manjola Xhaferri, e

    cila me këshillat,orientimet, si dhe me ndihmesën e pafund bënë të mundur realizimin e

    temës.

    Së treti nje falenderim shkon dhe për personin qe bëri të mundur korrektimin gjuhesor

    Fatmir Merkuri i cili me ka dhënë një ndihmese në realizimin e temës.

    Së fundi nje falenderim shkon per Universitetin “aleksandër Moisiu” i cili më ka dhënë

    mundësinë për të marre dije, si dhe më dha mundësine e realizimit të kësaj teme,

    gjithashtu një falenderim shkon dhe për stafin akademik, dhe petagogët me të cilet kam

    bashkpunuar gjatë këtyre viteve.

  • - 3 -

    Përmbajtja:

    Hyrja .........................................................................................................................f.5

    I. Kapitulli i parë....................................................... Konsiderata të përgjithshme për

    mikrofinancën...........................................................................................................f.9

    1.1. Një përshkrim i shkurtër për historinë e zhvillimin e mikrofinancës.

    1.2. Përmasat e Industrisë së Mikrofinancës

    1.3. Kuptimi i Mikrofinancës

    II.Kapitulli i Dytë…………………………..Mikrofinanca dhe Sistemi Bankar...f.19

    2.1. OFRUESIT E SHËRBIMEVE TË NDËRMJETËSIMIT FINANCIAR

    2.2 Ndikimi i ofruesve mikrofinanciarë privatë ne ofruesit e tjerë

    2.3. Roli i donatorëve në zhvillimin e mikrofinancës

    III. Kapitulli i Tretë.........................................Strategjitë dhe politikat e zhvillimit të

    bankave per mikrofinancën......................................................................................f.29

    3.1. Strategjitë multilaterale të zhvillimit të bankave për mikrofinancën

    3.2. Politikat e sektorit financiar dhe detyrimet ligjore

  • - 4 -

    IV. Kapitulli i Katërt..........................................Rëndesia dhe llojet e institucioneve

    mikrofinanciare.............................................................................................................f.32

    4.1. RËNDËSIA E INSTITUCIONEVE MIKROFINANCIARË 4.2. Llojet e institucioneve mikrofinanciarë

    4.3.1. Institucionet financiarë formalë

    4.4. Ndërtimi i kapacitetit institucional.

    V. Kapitulli i Pestë..........................................Konkluzione dhe Rekomandime........f.46

    VI. Referencat................................................................................................................f.59

  • - 5 -

    Shkurtesat e përdorura

    GDP Produkti i brëndshëm bruto

    OJF Organizata jofitimprurese

    SME Ndërrmarrje të mesme dhe të vogla

    EMN Europian mikrofinancë Network

    Hyrje

    Mikrofinanca i ka fillesat e saj ne fillim të viteve 80-te, në këto vite qeveritë dhe

    donatorët ndërkombëtar mendonin dhe besonin se të varfrit, fermerët, kerkonin kredi me

    interesa të ulta si një mënyrë për të rritur prodhimin, për të plotësuar nevojat jetike

    familjare, nga ana tjetër qeverite e shikonin si nje katalizator dhe faktor për të rritur

    produktivitetin ne ekonomi. Që nga viti 1980 mikrofinanca si fushe (shkencë) është rritur

    në mënyrë të vazhdueshme.

    Donatorët private, qeverite kanë mbështetur dhe mbështesin në mënyre aktive dhe

    inkurajojnë veprimtaritë e mikrofinancës si një themel për një shtrirje sa më të gjerë, por

    dhe një qëndrueshmërie financiare. Në përgjithesi, shërbimet e mikrofinancës mund të

    ndihmojnë njerëzit me të ardhura të ulta të reduktojnë rrezikun, të përmirësojnë

    manaxhimin, të rrisin produktivitetin, të kenë rentabilitet më të lartë të investimeve, të

    rrisin të ardhurat dhe të përmiresojnë cilësinë e jetës së tyre dhe të vartësve të tyre.

    Shërbimet financiare zakonisht përfshijnë kursimet, kredinë dhe në disa raste sherbime

    pagesash dhe sigurimesh. Përveç ndërmjetësimit financiar, shumë institucione

    mikrofinanciare sigurojnë shërbime të ndërmjetme shoqërore si formime grupesh,

    zhvillim të vetëbesimit dhe trajnim midis anëtareve të një grupi në aftësitë menaxhuese

    dhe financim në shkrim e këndim.

  • - 6 -

    Përmbledhje ekzekutive

    Kapitulli i parë

    Mikrofinanca i referohet shërbimeve financiare të vogla kryesisht kredive për fermerët si

    dhe individëve që drejtojnë ndërrmarrje të vogla. Termi mikrofinancë i referohet

    sigurimit të shërbimeve financiare të klientëve me të ardhura të ulta, duke përfshire dhe të

    vetëpunësuarit. Institucionet mikrofinanciare tregtare mund të sigurojnë shtrirje në një

    segment domethënës të familjeve të varfera të vendit të tyre. Kjo tashmë ka ndodhur në

    disa shtete në të tjerat është në hapa tëndryshme progresi.

    Kapitulli i dytë

    Politikat social-ekonomike të qeverisë,i gjithë mjedisi ekonomik i një vendi, niveli i

    zhvillimit të sektorit financiar,ndikojnë ne organizatat qeveritare mikrofinanciare në

    shpërndarjen e sherbimeve financiare tek të varfërit.

    Kuptimi i sistemit financiar të një vendi u krijon mundësi siguruesve të mikrofinances të

    identifikojnë zonat në të cilat shërbimet ose produktet për grupe të caktuara klientësh janë

    të pamjaftueshme, ose nuk ekzistojnë.

    Sistemet financiare përgjithësisht mund të ndahen në sektorë formale, gjysëmformalë dhe

    informalë. Dallimi midis sektorit formal dhe informal parimisht bazohet në atë se kur

    ekziston një infrastrukturë legale që siguron burime për qiradhënësit dhe mbrojtje për

    depozituesit.

    Kapitulli i tretë

    Të ndërtosh sisteme financiare kombëtare që u shërbejnë segmenteve më tëvarfëra të

    shoqerisë kerkohen tre komponentë thelbesorë: një shtrirje kombetare, shërbime

    financiare të infrastrukturës bazuar në komunitet, lidhje midis infrastrukturës popullore të

    ekonomisë informale dhe të infrastrukturës formale të tregjeve financiare dhe një mjedis

  • - 7 -

    autoritar favorizues që krijon mundësi për rritjen e institucioneve mikrofinanciare dhe

    mikroorganizatat. Një nga çështjet më të rëndësishme në mikrofinancë sot është

    mbikqyrja dhe rregullat për institucionet mikrofinanciare. Siç është përmendur, shumë

    organizata informale dhe gjysmeformale që sigurojnë sherbime financiare për

    mikroorganizmat nuk veprojnë sipas rregullave qeveritare që aplikohen për bankat dhe

    institucionet e tjera financiare formale.

    Shume institucione mikrofinanciare jane mjaft të ndryshme nga bankat tregtare në

    strukturat institucionale. Për më tepër manaxhimi i një portofoli mikrokredie ndryshon

    shumë nga manaxhimi i një portofoli tradicional bankar.

    Kapitulli i katërt

    Një institucion mikrofinanciar është një bashkim asetesh humane, financiare, dhe të tjera

    të kombinuara për të kryer veprimtari të tilla si dhënia e kredive dhe marrja e depozitave.

    Një rëndësi të madhe ka që institucionet mikrofinanciare të jenë institucione të

    qëndrueshme dhe mbështetëse ose të paktën të jetë e qartë rruga për t’u bërë të tillë, për

    shkak se njerezit që i përkasin grupit objektiv kanë nevojë për ofertë të besueshme të

    sherbimeve financiare dhe një institucion tek i cili ata mund të besojnë depozitat e tyre.

    Shumë institucione mikrofinanciarë me perjashtim të disa bankave tregtare punojnë me

    një ose disa agjensi zhvillimi ose partnere. Keto agjensi zhvillimi mund te jene OJF

    nderkombëtare, qeveri ose donatorë që sigurojnë asistence teknike, fonde dhe trajnim për

    vetë institucionet mikrofinanciarë sesa për klientët e institucioneve mikrofinanciare

    Qëllimi dhe Objekitvat

    Me anë të ketij punimi do mundohem të hedh sadopak dritë mbi principet e sistemit

    mikrofinanciar, shtyllat në të cilat është ngritur ky sistem, dinamikat e proceseve të tij,

    shpejtësinë e progersit të tij, rolin në zhvillimet ekonomiko-sociale të shoqërisë.

  • - 8 -

    Duke parë problematikat dhe shumëdimensionalitetin që karakterizon këtë temë, dhe për

    shkak të një studimi të shkurtër dhe modest, në këtë punim do të trajtojmë problematikën

    e formimit, zhvillimit dhe ardhjes deri në ditet e sotme.

    Financat në shoqëri kanë pasur një ndikim të konsiderueshëm për zhvillimin dhe

    përparimin e shoqërisë njerëzore. Ato kanë luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimet

    ekonomike, shoqërore, kulturore dhe politike në mbarë rruzullin tokësor. Roli i

    mikrofinances rreth viteve 80-te dhe vecanërisht në kohën që ne sot jetojmë, ka një

    evidentim dhe ngritje të ndjeshme dhe dalëngadalë me kalimin e kohës po zë një

    përqindje të madhe në jeten social- ekonomike. Objektivat e këtij punimi po i parashtroj

    si më poshtë:

    Pse mikrofinanca është e rëndësishme në ditet e sotme?

    Pse mikrofinanca po rritet?

    Cilat jane rreziqet e mikrofinancës

    Cfarë roli po luan mikrofinanca në shoqeri

    Sa të rëndësishme janë institucionet financiare

    Pse po rritet roli i mikrofinancës, por dhe i institucioneve financiare

    Hipotezat

    Mikrofinanca një nga shtyllat kryesore për zhvillimet ekonomike përgjate shekullit të 21.

    Mikrofinanca bazë e ndryshimit për fushën social-ekonomike të shoqërive.

    Metodologjia

    Për realizimin e kesaj teme më është dashur shfletimi i një serë punimeve shkencore, si

    libra, revista. Një forme tjetër kërkimi që kam aplikuar për zhvillimin dhe realizim sa më

    te plote te temes janë dhe kerkimi në internet.përvec këtyre kam përdorur dhe metodën e

    hulumtimit, analizës por dhe të krahasimit, për ta sjelle sa më të plotë këtëpunim.

  • - 9 -

    I.kapitulli i Parë:

    Konsiderata të pergjithshme për mikrofiancën

    1.1. Një përshkrim i shkurtër për historikun e zhvillimit e mikrofinancës

    Mikrofinanca i referohet shërbimeve financiare të vogla (në shkallë të vogël) – kryesisht

    kredive dhe kursimeve të cilat u sigurohen fermerevë, atyre që drejtojnë sipermarrje të

    vogla apo mikro, ku prodhohen, riciklohen, riparohen apo shiten mallra; atyre që

    sigurojnë shërbime; atyre që punojnë për paga apo komisione; atyre që fitojnë të ardhura

    nga qeraja e një sasie të vogël toke, automjetesh, apo makineri dhe paisje; dhe individeve

    e grupeve të tjera në nivele lokale të vëndeve në zhvillim në zonat rurale dhe urbane.

    Shërbimet e kursimit i krijojnë mundësi kursyesit të ruajë tepricë likuiditeti për përdorim

    të ardhshëm dhe të sigurojë rentabilitetin e investimeve të tyre. Shërbimet e kredisë

    krijojnë mundësi për përdorimin e të ardhurave të parashikuara për investim aktual apo

    konsum. Në përgjithësi, sherbimet e mikrofinancës mund të ndihmojnë njerezit me të

    ardhura të ulta të reduktojne rrezikun, të përmirësojnë manaxhimin, të rrisin

    produktivitetin, të kenë rentabilitet më të lartë të investimeve, të rrisin të ardhurat dhe të

    përmiresojnë cilesinë e jetes së tyre dhe të vartësve të tyre.

    Shërbime të tilla rrallë kanë akses në sektorin financiar formal. Kredia është gjerësisht e

    përdorshme nga huadhënësit tregtar jo zyrtar, por në menyrë tipike siç do te shohim më

    poshtë, me kosto shume të lartë për huamarrësit - veçanërisht huamarresit e varfër.

    Bankat në përgjithesi pretendojnë se sigurimi i kredive të vogla dhe sherbimet e

    depozitave janë pa perfitim. Kostoja e shpërndarjes së sherbimeve financiare të vogla në

    nivel lokal është shume e lartë për institucionet e pasubvencionuara ku tregu financiar

    jozyrtar kënaq kërkesën.

    OJF-të dhe institucionet e tjera financiare jobankare, janë drejtuar në zhvillimin e

    metodologjive të duhura të kredisë për huamarresit me të ardhura të uleta, por këto

  • - 10 -

    institucione me përjashtime të pakta, mund të operojnë vetëm në një shkallë shumë të

    vogël.

    Njerëzit e varfër kerkojnë mikrofinancën në mënyrë të kufizuar. Zakonisht ata nuk janë

    në gjëndje të bindin rreth besueshmerisë së tyre apo rreth kërkesave të tyre për sherbime

    kursimesh dhe kredish, kjo është një arsye pse nuk sigurohen shërbime, ata që kanë

    mundesi nuk e kuptojnë kërkesën; ata që kuptojnë kërkesën nuk kanë mundësi.

    Ka dallime midis vëndeve dhe rajoneve për mundesinë e sigurimit të shërbimeve të

    mikrofinancës dhe në nivelin e plotesimit të kerkesës për keto shërbime. Ka gjithashtu

    dallime në kërkese midis bizneseve të vogla, sipërmarrjeve mikro, fermerëve, punëtoreve,

    punetoret me të ardhura të ulëta e të tjerë. E përbashkët pothuaj për të gjitha pjesët e botës

    në zhvillim, është një mungesë e institucioneve tregtare mikrofinanciare – e cila kufizon

    mundesitë dhe ul sigurinë financiare të njerëzve të varfër në të gjithë botën.

    Por kjo strukturë po ndryshon. Revolucioni mikrofinanciar po shfaqet në shumë vende të

    botës. Ky term, në shkallë të gjerë i referohet financimeve fitimprurese të shërbimeve të

    mikrofinancës – kursimeve të vogla dhe kredive - tek njerëzit e varfër ekonomikisht

    aktive nga institucione financiare të qëndrueshme. Keto shërbime sigurohen nga

    institucione aktive në nivel lokal – pranë shtepive dhe vendeve të punës së klienteve – në

    zonat rurale dhe urbane.

    Shërbimet financiare të shpërndara në nivel lokal u referohen njerëzve që jetojnë në fshat

    dhe vëndbanimeve të tjera rurale dhe për njerëzit që jetojnë në lagje me të ardhura të

    uleta në zonat urbane apo gjysëmurbane.

    “Shkallë e gjerë”, do të thotë mbulim i miliona klienteve nga institucione të shumta; ose

    për vendet e vogla apo për vendet me të ardhura të mesme dhe të larta me kërkesë të ulet,

    shtrirje e një pjese domethënëse e tregut te mikrofinancës. “Përfitueshmeri” do të thotë

    mbulim i të gjitha shpenzimeve dhe rreziqeve pa subvencion dhe kthim i një fitimi tek

    institucioni.

  • - 11 -

    Institucionet mikrofinanciare tregtare mund të sigurojnë shtrirje në një segment

    domethënës të familjeve të varfëra të vendit të tyre. Kjo tashmë ka ndodhur në disa shtete

    në të tjerat është në hapa të ndryshme progresi.

    Ky punim do të trajtojë revolucionin mikrofinanciar, principet mbi të cilat ai është

    bazuar, dinamikat e proceseve të tij, shpejtësinë e progresit të tij dhe rolin e tij në

    zhvillimet ekonomike dhe sociale.

    Mikrofinanca i ka fillimet në vitin 1980 si një përgjigje për dyshimet dhe kërkimet rreth

    shpërndarjes shtetërore të kredisë së subvencionuar për fermerët e varfër. Në vitin 1970,

    agjensitë qeveritare ishin metoda kryesore e sigurimit të kredisë për ata që nuk kishin

    mundësi për të marrë kredi njerëz që ishin të detyruar të paguanin norma interesi fajdesh.

    Qeveritë dhe donatorët ndërkombëtar mendonin se të varfrit kërkonin kredi të lira dhe e

    panë këtë si mënyrë për të rritur prodhimin bujqesor duke mbështetur pronarët e vegjël të

    tokave. Perveç sigurimit të kredisë bujqësore të subvencionuar, kreditorët krijuan unione

    krediti të frymezuar nga modeli Raiffeisen i zhvilluar në Gjermani në vitin 1864. Fokusi

    i këtyre institucioneve kooperuese financiare ishte kryesisht mobilizimi i kursimeve në

    zonat fshatare në përpjekje për “t’u mësuar fermerëve të vegjël se si të kursenin”.

    Në fillim të viteve 1990, modeli i kredisë së standardizuar, i mbështetur nga shume

    donator ishte objekt kritikash të vazhdueshme, sepse shumica e programeve gjeneronin

    humbje të mëdha huash dhe kërkonin rikapitalizim të vazhdueshëm për të vazhduar

    funksionimin. U vu re që duheshin zgjidhje gjithnjë e më tepër në bazë tregu për të bërë

    mikrofinancën si një pjese përbërese të sistemit të përgjithshem financiar. U zhvendos

    vemendja nga disbursimi i shpejtë i kredive të subvencionuara për popullsinë e synuar,

    tek krijimi i institucioneve lokale, të qëndrueshme, për t’u shërbyer tëvarfërve.

    Në të njejtën kohe, OJF-të lokale filluan të kërkonin një qëndrim mëafatgjatë sesa

    gjenerimi i paqëndrueshëm i të ardhurave për zhvillimin e komunitetit. Në Azi, Dr.

    Mohammed Yunus nga Bangladeshi, e hapi rrugën me një skeme huadhenese pilot për

    njerëzit pa toke e cila më pas çoi në krijimin e Grameen Bank, e cila u shërben tani më

    shumë se 2,4 milionë klientëve (94 përqind prej tyre femra) dhe është model për shumë

  • - 12 -

    vende. Në Amerikën Latine, ACCION International mbështeti zhvillimin e huadhënies

    për grupe solidariteti për shitësit urbane dhe fondacioni Carvajal zhvilloi një sistem të

    suksesshëm të dhenies së kredisë dhe trajnimit për individet mikro-sipërmarres.

    Gjithashtu ndryshime ndodhen në sektorin formal financiar. Banka Ryakat Indonesia, një

    bankë fshatare shtetërore u largua nga dhënia e kredisë së subvencionuar dhe ndërmori

    një qëndrim me institucional duke vepruar me parimet e tregut. Banka Rakyat Indonesia

    zhvilloi një grup inisiativash nxitëse për huamarrësit e saj (fermerë të vegjël) dhe

    personelin, duke shpërblyer ripagesën e huase në kohe dhe duke u mbështetur në

    mobilizimin vullnetar të depozitave si një burim fondesh.

    Që nga viti 1980, fusha e mikrofinancës është rritur në mënyrë të konsiderueshme.

    Donatorët mbeshtesin në mënyrë aktive dhe inkurajojnë veprimtaritë e mikrofinancës,

    duke u fokusuar tek institucionet mikrofinanciare, qe angazhohen për një shtrirje dhe

    qëndrueshmeri financiare. Ndërsa vitet 2000 dhe shumica e viteve 90 u karakterizua nga

    një pakete e integruar e kredisë dhe trajnimit e cila kerkonte subvencionime, sot vihet

    theksi vetëm në sigurimin e shërbimeve financiare. Kohet e fundit, OJF-te e

    mikrofinancës kanë filluar të transformohen në institucione financiare që njohin nevojën

    për të siguruar shërbime kursimesh për klientët dhe të kenë akses tek burimet e financimit

    të tregut, në vënd që të mbështeten thjesht tek fondet e donatorëve.

    Kjo njohje e nevojës për të arritur qëndrueshmëri financiare, ka tërhequr vëmendjen për

    drejtimtin aktual të “sistemeve financiare” drejt mikrofinancës. Ky qendrim

    karakterizohet nga besimet e meposhtme:

    Kredia e subvencionuar e demton zhvillimin;

    Njerëzit e varfër mund të paguajnë norma interesi aq të larta sa të mbulojnë kostot

    e transaksionit dhe pasojat e tregjeve joperfekte të informacionit në të cilin

    operojnë huadhënësit;

    Synimi i qëndrueshmërisë (rikuperimi i kostos dhe si pasojë edhe fitimit) është

    çelësi jo vetëm i permanencës në huadhënie, por edhe për ta bërë institucionin e

    huadhenies më të fokusuar dhe efiçent;

  • - 13 -

    Për shkak se madhësia e huasë për njerëzit e varfër është e vogël, institucionet

    mikrofinanciare duhet të arrijë një shkallë të mjaftueshme që të jetë e

    përballueshme, e qëndrushme;

    Matja e rritjes së ndërmarrjes, si dhe ndikimi në varfëri, nuk mund të përcaktohen

    lehtësisht apo saktësisht;

    Shtrirja apo norma e ripagesës mund të jenë përfaqesues për impaktin.

    Një nga supozimet kryesore në pikëpamjen e mësiperme është se shumë njerëz të varfër

    duan në mënyrë aktive kredi produktive dhe se ata mund ta thithin dhe ta perdorin atë.

    Por, ndërsa, fusha e mikrofinancës ka përparuar, studimet kanë arritur në përfundimin se

    në shumë situata njerëzit e varfër duan mjete kursimi të sigurta dhe hua konsumi po aq sa

    deshirojnë kredi produktive, dhe në disa raste në vend të kredisë produktive, institucionet

    mikrofinanciare po sigurojnë shërbime vullnetare kursimi dhe lloje të tjera huash.

    1.2. Përmasat e Industrisë së Mikrofinancës

    Gjatë viteve 1995 dhe 1996, Bankingu i Qëndrueshem me Projektin për të Varfërit

    organizoi një anketim për të mundesuar inventarin boteror për institucionet

    mikrofinanciare. Lista përfshiu gati 1000 institucione që siguronin shërbime

    mikrofinanciare dhe të pakten 1000 klientë që kishin qënë në veprim me një minimum

    prej tre vjetësh. Nga ky iventar, më shume se 200 institucione iu pergjigjën një pyetësori

    prej dy faqesh që mbulonte karakteristikat bazë institucionale.

    Sipas rezultateve te anketës, deri në shtator të vitit 1995, ishin dhenë rreth 7 miliardë

    dollarë tepricë kredie (outstanding loans) për më shumë se 13 milione individe dhe grupe.

    Gjithashtu, më shumëse 19 miliardë dollarë amerikanë ishin mobilizuar nëllogaritë aktive

    të depozitave.

    Përfundimet e përgjithshme të anketimit ishin:

    Bankat tregtare dhe të kursimeve ishin përgjegjëse për pjesën më të madhe të

    gjëndjes së kredive dhe të depozitave.

  • - 14 -

    Unionet e kreditit përfaqesonin 11 përqind të numrit total të huave në model dhe

    13 përqind të gjëndjes së huave në qarkullim.

    OJF-të përbënin më shumë se gjysmën e modelit, por ata përbënin vetëm 9

    përqind të numrit të përgjithshëm të huave në qarkullim dhe 4 përqind të gjëndjes

    së kredive.

    Burimet e fondeve për të financuar portofolet e huave ndryshonin sipas llojit të

    institucionit. OJF-të në një pjese të madhe të kredidhënies së tyre mbështeten tek

    fondet nga donatorët. Bakat, bankat e kursimeve, dhe unionet e kreditit i mbushin

    portofolët e tyre të huasë me klientë dhe depozita anëtare dhe hua tregtare.

    OJF-të ofruan masën më të vogël të huave dhe relativisht me shumë shërbime

    shoqërore sesa bankat, bankat e kursimeve ose unionet e kreditit.

    Unionet e kreditit dhe bankat janë prijëse në shërbimet me llogari të vogla

    depozitë për një numer të madh klientësh.

    Studimi gjithashtu konstatoi se kapacitetet bazë të llogarive dhe raportimi ndryshonte

    shumë në bazë të institucioneve, duke treguar në shumë raste paaftësi për të raportuar të

    dhëna të besueshme për koston dhe detyrimet e prapambetura. Kjo mangësi, kryesisht e

    parë tek OJF-të, tregoi nevojën për të vënë një theks më të madh në monitorimin

    financiar dhe raportimin duke përdorur praktika të standardizuara.

    Në përgjithësi, kushtet e favorshme makroekonomikë, manaxhimi në rritje, mobilizimi i

    depozitës dhe kontrolli i kostos, të kombinuara, janë disa nga faktoret kryesorë që

    kontribuojnë në suksesin dhe qëndrueshmërinë e shumë institucioneve mikrofinanciarë

    1.3. KUPTIMI I MIKROFINANCËS

    Mikrofinanca ka evoluar si një metodë zhvillimi ekonomik e paracaktuar për të përfituar

    burrat dhe gratë me të ardhura të uleta. Termi i referohet sigurimit të shërbimeve

    financiare të klienteve me të ardhura të ulëta, duke përfshirë ëvetë-punësuarit.

  • - 15 -

    Shërbimet financiare zakonisht përfshijnë kursimet, kredinë dhe në disa raste sigurim

    sherbime pagesash dhe sigurimesh. Perveç ndermjetësimit financiar, shumë institucione

    mikrofinanciare sigurojnë shërbime të ndërmjetme shoqërore si formime grupesh,

    zhvillim të vetëbesimit dhe trajnim midis anëtareve të një grupi në aftësitë menaxhuese

    dhe financim në shkrim e këndim.

    Kështu shpesh përcaktimi i mikrofinancës përfshin ndërmjetësimin financiar dhe

    shoqëror. Mikrofinanca nuk është thjesht bankë, ajo është një mjet zhvillimi.

    Veprimtaritë e mikrofinances shpesh përfshijnë:

    • Kredi të vogla, tipike për kapital punues.

    • Vlerësim joformal të huamarrësve dhe investimeve.

    • Kolateral zëvëndesues si garanci grupi apo kursime të detyrueshme.

    • Akses në kreditë e përsëritura dhe më të mëdha bazuar në performancën e

    shlyerjeve.

    • Efektshmëri disbursimi dhe monitorimi kredish.

    • Produkte kursimesh të sigurta

    Megjithëse disa institucione mikrofinanciarë sigurojnë shërbime zhvillimi sipërmarrjesh

    si aftesi trajnimi dhe marketingu dhe shërbime sociale si trajnim në shkrim e kendim dhe

    kujdes për shëndetin, këto nuk përfshihen zakonisht në përkufizimin e mikrofinancës.

    Institucionet mikrofinanciare mund të jenë organizata joqeveritare (OJF), shoqëri

    kursimesh dhe kredish, unione kredish, banka qeveritare, banka tregëtare, ose institucione

    financiare jobankare. Klientët e mikrofinancës janë të vetë-punesuarit, sipermarrës me të

    ardhura të ulëta në zonat urbane dhe rurale. Klientët zakonisht janë tregtarë, shitës rruge,

    fermerë të vegjël, sigurues shërbimesh (permanentë, shoferë karrocash të vogla), zejtar

    dhe prodhues të vegjël si farketar dhe rrobaqepes. Zakonisht veprimtaritë e tyre sigurojnë

  • - 16 -

    burim të qendrueshëm të ardhurash (zakonisht nga më shumë se një veprimtari).

    Megjithëse ata janë të varfër, ata nuk konsiderohen të jenë “më të varfërit e të varfërve”.

    Huadhënësit, pengmbajtësit dhe shoqatat qarkulluese të kursim kredive janë sigurues

    mikrofinanciar joformal dhe burime të rëndësishme të ndërmjetësive financiarë por ato

    nuk diskutohen në detaje në ketë punim. Me shumë ato fokusohen në institucionet

    mikrofinanciare formale.

    PSE PO RRITET MIKROFINANCA?

    Mikrofinanca po rritet sepse ajo ofron:

    1. “Pasurim” për te varfërit. Veprimtaritë e mikrofinances mund të perballojnë

    gjenerimin e të ardhurave për sipërmarrjet e drejtuara nga familjet me të ardhura

    të uleta.

    2. Vetëqëndrueshmëri financiare. Veprimtaritë e mikrofinances mund të

    ndihmojnë për të ndërtuar institucione financiare të pavarura, të lira financiarisht,

    shpesh institucione manaxhuese lokale.

    3. Mundësia për të ndërtuar mbi sisteme tradicionale. Nganjëherë veprimtaritë e

    mikrofinances imitojnë sistemet tradicionale (si shoqatat e kursim kredive). Ato

    sigurojnë të njejtat shërbime në të njëjtat mënyra, por me fleksibilitet më të madh

    me një çmim më të përballueshëm për sipermarrjet mikro dhe mbi baza me të

    qëndrueshme. Kjo mund t’i bëjë më tërheqëse shërbimet e mikrofinances për një

    numer të madh klientesh me të ardhura të uleta.

    4. Ndihmë për të forcuar dhe shtrirë sistemet financiare formale ekzistuese.

    Veprimtaritë mikrofinanciare mund të forcojnë institucionet financiare formale

    ekzistuese si: shoqatat e kursim kredive, rrjetet e unioneve të kredisë bankave

    tregtare dhe madje institucionet financiare të drejtuara nga shteti duke i shtrirë

    tregjet e tyre për kursimet dhe kredi – dhe potencialisht përfitimet e tyre.

  • - 17 -

    5. Rritje të historive të suksesshme. Ka një numer rrites të historive të

    dokumentuara mirë, histori të suksesshme rinovuese në skenë aq të ndryshme sa

    Bangladeshi rural, Bolivia urbane dhe Mali rural. Kjo është plotesisht në kontrast

    me rekordet e institucioneve financiare të specializuara të drejtuara nga shteti, të

    cilat kanë marrë sasi të medha fondesh gjatë ketyre dekadave të fundit por kanë

    deshtuar përsa i perket qëndrueshmërisë financiare dhe shtrirjes tek të varfërit.

    6. Mundesi të produkteve financiare më të mira si rezultat i eksperimentimit

    dhe risisë. Risitë të cilat kanë treguar më shumë premtime janë duke zgjidhur

    problemin e mungesës së kolateralit duke përdorur metodat e bazuara në grup dhe

    në karakter; janë duke zgjidhur problemet e disiplinës së shlyerjeve nëpërmjet

    frekuencës së lartë të mbledhjes së shlyerjes, përdorimit të presionit social dhe

    premtimit të kredive të përsëritura me të larta; janë duke zgjidhur problemet e

    kostove operacionale duke i zvogeluar disa nga keto shpenzime në nivel grupi dhe

    duke rritur shtrirjen; plani i nxitjeve të personelit për të arritur shtrirje me të gjere

    dhe shlyerje më të lartë kredie dhe sigurimi i shërbimeve të kursimit që plotesojnë

    nevojat e kursyesve të vegjël.

    CILAT JANË RREZIQET E MIKROFINANCËS?

    Veprimtaritë financiare të bazuara në praktikat më të mira luajnë një rol përcaktues në

    sigurimin e sherbimeve financiare për të varfërit nepërmjet institucioneve të

    qëndrueshme:

    • Disa institucione synojnë një pjese të popullsisë që nuk ka akses për mundësi

    biznesi për shkak të mungesës se tregjeve, inputeve dhe kerkesës. Kredia

    produktive nuk gjen përdorim për këta njerëz pa inpute të tjera.

    • Shumë institucione mikrofinanciare asnjëherë nuk e arrijnë as shkallen minimale

    as efikasitetin e nevojshëm për të mbuluar shpenzimet.

  • - 18 -

    • Shumë institucione mikrofinanciarë përballojnë struktura politike jombështetëse

    dhe sfida shkurajimi fizik, social dhe ekonomik.

    • Disa institucione mikrofinanciare deshtojnë të manaxhojnë fondet e tyre në

    menyrë të saktë për të plotesuar nevojat për cash në të ardhmen dhe si rezultat

    ato përballen me një problem likuiditeti.

    • Të tjerat nuk zhvillojnë as sistemet e manaxhimit financiar as aftesitë e kerkuara

    për të drejtuar një operacion të suksesshëm.

    • Përsëritja e modeleve të suksesshme ka provuar në kohe vështirësi, në sajë të

    ndryshimeve në kontekstet sociale dhe mungesës së adoptimit lokal.

    Së fundi, shumë nga dilemat dhe problemet e hasura në mikrofinancë kanë të bëjnë me

    atë se sa e qartë është organizata rreth qellimeve të saj kryesore. A siguron një institucion

    mikrofinanciar financime për të lehtësuar pengesat e rënda të varferisë? Po për të

    inkurajuar rritjen ekonomike? Po për të ndihmuar gratë e varfera të zhvillojnë besimin

    dhe te fuqizohen brenda familjeve të tyre?

    Qellimet në një mënyrë janë çështje zgjidhjesh; një organizatë mund të zgjedhi një apo

    më shumë qellime-duke siguruar përbërësit e saj, strukturën qeverisëse dhe financimin, të

    gjitha janë në linje me këto qëllime.

    Vlerësimi i kërkesës për mikrofinance

    Revolucioni mikrofinanciar kuptohet më së miri në kontekstin e popullsisë dhe niveleve

    të të ardhurave të vendeve në zhvillim dhe të vleresimit të mosplotesimit të kërkesës

    globale për sherbimet financiare tregtare të sektorit formal.

    Sipas Raportit Vjetor te Zhvillimit 1999/2000 të Bankës Botërore: “Hyrja në shekullin e

    21’’, në vitin 1998 rreth 1.2 miliard njerëz 24 përqind e popullsisë të ekonomive në

    zhvillim dhe tranzicion jetonin me më pak sesa 1 USD në ditë. Në vitin 1999, 4.5 miliard

    njerëz ose 75 përqind e popullsisë së botës jetonin me të ardhura ekonomike të uleta dhe

    me pak se te mesme. Nga keto, 2.4 miliard ishin me të ardhura ekonomike të ulëta me

  • - 19 -

    PBB (Produkti kombetar bruto) vjetor mesatar per fryme 410 USD, ndërkohë që 2.1

    miliard jetonin me të ardhura ekonomike më pak se të uleta me GNP vjetor mesatar për

    frymë 1.200 USD (Raporti Zhvillimit Boteror 2000/2001 i Bankes Boterore: Attacking

    Poverty).

    II.Kapitulli i Dytë

    MIKROFINANCA DHE SISTEMI BANKAR

    I gjithë mjedisi ekonomik dhe politik i një vëndi tregon se si është mbeshtetur

    mikrofinanaca. Politikat social-ekonomike të qeverisë, niveli i zhvillimit të sektorit

    financiar, ndikojnë në organizatat qeveritare mikrofinanciare në shpërndarjen e

    shërbimeve financiare tek të varfërit. Këta faktorë dhe efektet e tyre në mikrofinance

    kanë të bëjë me një konteks të caktuar. Ky proces kërkon sqarimin e pyetjeve të

    meposhtme:

    Kush janë ofruesit e sherbimeve financiare?

    Ç’fare produktesh dhe shërbimesh ofrojnë ata?

    Ç’fare roli luajnë qeveria dhe donatoret në sigurimin e shërbimeve financiare tek

    të varfërit?

    Si e tregojnë politikat ekzistuese të sektorit financiar parashikimin e shërbimeve

    financiare, duke perfshirë politikat e shkallës së interesit, mandatet qeveritare për

    ndarjen e kreditit sektorial dhe politikat zbatuese ligjore?

    Ç’fare formash rregullimi të sektorit financiar ekzistojnë dhe a janë institucionet

    mikrofinanciare subjekte të këtyre rregullimeve?

    Ç’fare politikash sociale dhe ekonomike tregojnë parashikimin e sherbimeve

    financiare dhe aftesinë e operimit te mikrondërmjetësit?

  • - 20 -

    Siç mund të shikohet në figurën 1.1 faktorët kontekstualë tregojnë si furnizuesit e

    ndërmjetësimit financiar arrijnë klientet e tyre.

    FURNIZUESIT E

    NDERMJETESIMIT

    FINANCIAR

    FAKTORET

    KONTEKSTUAL

    KLIENTET

    Sektorë formalë institucionalë.

    Sektorët semiformalë

    institucionalë.

    Sektorët informalë

    institucionalë.

    1. Politikat e sektorit

    financiar dhe mjedisi ligjor.

    Mandatet qeveritare

    Zbatimi i kontratave

    financiare.

    Shkalla e interesit

    2. Rregullimet e sektorit

    financiar dhe supervizionet .

    3. Politikat ekonomike dhe

    sociale,stabiliteti ekonomik.

    Nivelet e varferisë.

    Politikat e shtetit.

    Gratë

    Mikrondermjetësit

    Fermerët e vegjël

    Ata që nuk kanë tokë

    dhe ata që kanë pak

    Personat e rivendosur

    Personat indigjenë

    Personat me të ardhura

    të uleta

    Fig 1.1 Të kuptuarit e kontekstit vendor

    Këtu përdoret një përafrim makroekenomik për të vendosur mikrofinancën në kontekste

    të përgjithëshme të një vendi që tregon se sa të qartë janë politikat e makro-niveleve dhe

    rregullimet, për zhvillimin e mikrofinances dhe mikrondermarrjeve. Profesionistët dhe

    donatorët kanë nevojë të shqyrtojnë sistemet financiare që të lokalizojnë nevojat dhe

    mundesitë për sigurimin e sherbimeve mikrofinanciare. Analizimi i kontekstit vendor

  • - 21 -

    zbulon se kur ndryshimet në politikat ose në strukturat ligjore të krijojnë mundësi që, të

    ngrihen me shumë tregje efiçente.

    2.1. OFRUESIT E SHËRBIMEVE TË NDËRMJETËSIMIT FINANCIAR

    Hapi i parë në kuptimin e kontekstit në të cilin një sigurues mikrofinanciar operon është

    të përcaktojë kush përbën sistemin financiar.

    “Sistemi financiar përfshin të gjitha të ardhurat dhe oportunitetet financiare dhe

    institucionet financiare, që sigurojnë të ardhura dhe oportunitete financiare, po aq mirë sa

    edhe normat e vlefshme dhe menyrat e të sjellurit të lidhura me keto institucione dhe me

    veprimet e tyre. Tregjet financiare janë tregjet-kerkese-ofertë për shërbimet e siguruara

    nga institucionet financiare për sektorët jofinanciare të ekonomisë.” (Krahnen & Schmidt

    1994,3)

    Për të analizuar sistemin financiar të një vendi është e nevojshme që të shikojmë si

    kërkesën ashtu edhe ofertën e shërbimeve financiare.

    a) Oferta e shërbimeve financiare.

    Kuptimi i sistemit financiar të një vendi u krijon mundësi siguruesëve tëmikrofinances të

    identifikojë zonat në të cilat shërbimet ose produktet për grupe të caktuara klientesh janë

    të pamjaftueshme, ose nuk ekzistojnë. Gjithashtu, mund të identifikojë boshlleqe

    institucionale si dhe potencialin për partnership ndërmjet llojeve të ndryshme

    institucionale që të arrijë koston për shërbim të varferve në mënyrë efektive.

    Ndërmjetësit qe sigurojnë sherbime financiare variojnë nga institucionet ekstremisht

    formale në huadhenesit informale. Të kuptosh përmasën, rritjen, numrin, qeverisjen dhe

    supervizionin e ketyre institucioneve është një pjesë e rëndësishme e të maturit se si

    punojnë sistemet financiare. Ndërmjetesimi financiar varion me sigurimin e sherbimeve

    dhe produkteve dhe në disa nivele, varet në llojin e institucionit që siguron shërbimet. Jo

    të gjitha tregjet kanë të drejtën për tu shërbyer me të njejtat shërbime dhe produkte.

  • - 22 -

    Sistemet financiare përgjithësisht mund të ndahen në sektorë formalë, gjysëmformalë dhe

    informalë. Dallimi midis sektorit formal dhe informal parimisht bazohet në atë se kur

    ekziston një infrastrukturë legale që siguron burime për qiradhënësit dhe mbrojtje për

    depozituesit.

    Figura 1.2 tregon rangun e gjerë të sigurueseve publike dhe private që mund të gjenden

    në çdo grup. Vija ndarese nuk është absolute dhe strukturat variojnë. Për shëmbull,

    unionet e kreditit mund të jenë në sektorin formal në një vend dhe nësektorin informal në

    një tjetër vend.

    SEKTORI FORMAL SEKTORI

    GJYSMEFORMAL

    SEKTORI INFORMAL

    Banka qëndrore

    Bankat tregtare

    Bankat e kursimit

    Bankat rurale

    Bankat postare

    Bankat popullore

    Bankat e zhvillimit

    Shteterore

    Private

    Institucione të tjera

    Institucione te tjera

    jobankare

    Kompanitë kreditore dhe të

    investimeve

    Kompanitë fleksibile

    Unionet e kredisë

    Bankat popullore

    Fondet e ruajtura të

    punetorëve

    Bankat e komunitetit rural

    Projektet e zhvillimit

    Grupet vet-ndihmuese dhe

    Klubet e kursimit

    OJF-te

    Shoqatat e investimeve

    Shoqatat e investimeve dhe

    të kredive

    Firmat financiare informale

    Bankieret vendas

    Kompanit e financiare

    Kompanite investuese

    Grupe vetndihmuese të

    paregjistruara

  • - 23 -

    Kompanite financiare

    Institucionet huadhënëse

    Institucionet kontraktuese të

    sigurimeve.

    Fondet e pensionit

    Kompanitë e sigurimit

    Tregjet

    Bursat

    Bonds

    Huadhënësit individuale

    Tregtare

    Jobankare

    Jotregtare

    (shokët, komshinjtë,

    kushurinjtë)

    Tregtarët dhe shitesit e

    ndryshëm

    OJF-të

    Figura 1.2. Ofruesit e shërbimeve të ndërmjetësimit financiare

    Institucionet financiare formale licensohen nga qeveria dhe janë subjekte të rregullave

    dhe supervizioneve bankare. Ato përfshijnë firma sigurimi, banka private dhe publike dhe

    kompani financiare. Kur keto institucione i sherbejne bizneseve dhe fermereve te vegjel,

    eshte e mundeshme qe ata te levizin ne sektoret mikrofinanciar.

    Ne sektorin formal, institucionet private zakonisht fokusohen ne zonat urbane, nderkohe

    qe shume institucione publike sigurojne sherbime si ne zonat rurale ashtu edhe ato

    urbane. Huate nga sektoret e institucioneve private shpesh ne pjesen me te madhe jane

    individuale dhe zakonisht i perkasin sektorit industrial modern. Sektoret formale te

    institucioneve private zakonisht grumbullojne nga publiku sasite me te medha te

    depozitave.

    Sektoret rurale te institucioneve publike shpesh sigurojne hua bujqesore me qellim

    zhvillimin e sektoreve rural. Burimet financiare perfshijne kapitalin e huaj dhe ate

    qeveritar dhe depozitime si burim dytesor. Procesi i transaksioneve kerkon plane të

  • - 24 -

    hollësishme dhe procedura burokratike qe çojne ne nje transaksion me kosto te ulët duke

    forcuar prirjen drejt huave relativisht te medha.

    Institucionet gjysemformale nuk sinkronizohen nga autoritetet bankare por zakonisht

    licensohen dhe mbikqyren nga agjensi te tjera qeveritare. Shembuj jane unionet e kreditit

    dhe bankat kooperative, te cilat shpesh mbikqyren nga nje byro për llogari te ketyre

    kompanive ndihmese. Keto institucione financiare, te cilat ndryshojne shume ne madhesi,

    zakonisht u sherbejne klienteve te nivelit te mesem te lidhur nga nje profesion ose

    pozicion gjeografik.

    Institucionet gjysmeformale sigurojne produkte dhe sherbime qe jane diku ndermjet atyre

    te ofruar nga institucionet e sektoreve formale dhe joformale. Forma e kredive dhe

    produkteve te tyre shpesh permban karakteristika te ruajtura nga te dy sektoret. Ne shume

    vende institucionet gjysmeformale shpesh marrin honorare ose mbeshtetje qeveritare

    nepermjet mbeshtetjes teknike ose financiare per operacionet e tyre.

    Ndermjetesit financiare informale veprojne jashte struktures se rregullave dhe mbikqyrjes

    qeveritare. Ato perfshijne kreditore lokale, grupet vetendihmues dhe OJF-te, si dhe te

    ardhurat e ruajtura nga antaret e familjes te cilet kontribuojne ne mikrondërmarrje.

    Shpesh ato nuk veprojne sipas standardeve të bilanceve dhe nuk riprodhohen ne

    statistikat zyrtare ne brendesi dhe ne permasa te sektoreve financiar kombetar. Te dish se

    ku, dhe si keto burime financiare veprojne, ndihmon ne percaktimin se çfare sherbimesh

    kerkohen.

    Keto institucione perqendrohen ne sektorin informal, ne huate dhe depozitat per firmat e

    vogla dhe familjet. Shpesh huate jepen pa ndonje garanci formale mbi baza te

    familjaritetit me huamarresin. Autorizimet sociale ne nje familje, fshat ose komunitet

    fetar zevendesohen per detyrimet ligjore. Sasia totale e marre hua, ashtu si dhe numuri

    dhe dendësitë e vendosura, pershtaten me cash-flow e pritshem te huamarresit.

    Ne vartesi te faktoreve historike dhe zhvillimin ekonomik te nje vendi, kombinime te

    ndryshme te ketyre ofruesve jane prezent ne sektoret financiare te vendeve ne zhvillim.

  • - 25 -

    Kerkimet e shumta tregojne se sektori financiar eshte kompleks dhe se ka rrjedhje te

    konsiderueshme te fondeve ndermjet vijueseve.

    b) Ofruesit ekzistues te sherbimeve te mikrofinances

    Ofruesit e sherbimeve te mikrofinances hasen si ne sektorin publik ashtu edhe ate privat.

    Te identifikosh boshlleqet e tregut kur ofron ose te konsiderosh ofrimin e sherbimeve

    financiare per mikroorganizatat, eshte e rendesishme te percaktosh kush jane ofruesit

    ekzistues dhe se sa mire po plotesohen nevojat e tregut. Donatoret mund te percaktojne

    kush eshte aktiv ne mikrofinance dhe kush mund te kerkoje mbeshtetje ose ndihme

    financiare. Ne zona ku nuk ka veprimtari mikrofinanciare, ekspertet mund te percaktojne

    kush jane konkurrentet e tyre dhe efektet qe ato kane ne treg (siç jane zhvillimi i dijenive,

    rritja e kerkeses, mbi OJF-të, OJF-ja ose shformimi i tregut)

    .

    2.2. Ndikimi i ofruesve mikrofinanciare private ne ofruesit e tjere

    Sektoret private te institucioneve mikrofinanciare shpesh jane grupe indigjene ose OJF-e

    qe drejtohen nga lidera lokale ne komunitetet e tyre. Zakonisht ato mbeshteten nga

    donatore nderkombetare dhe OJF nderkombetare, qe sigurojne asistence teknike ose

    fonde, veçanërisht ne fazat e fillimit. Disa institucione mikrofinanciare private ende

    mbahen nga perqindjet se interesit ose ofrojne sherbime financiare, te tjere kryejne

    operacione vete-sufiçente dhe varen gjithne e me pak nga fondet e jashtme te donatoreve.

    Disa nga ato kane filluar te krijojnë mundësi per fonde nepermjet bankave tregtare dhe

    tregjeve financiare nderkombetare. Ndermjetesit financiare bankare dhe jobankare mund

    te sigurojne sherbime financiare per mikrosektore.

    Sektoret private te institucioneve mikrofinanciare qe kane operuar ose jane duke operuar

    ne qytete ose rajone, ndikojnë ne suksesin e sigurueseve te rinj, duke krijuar pritshmerine

    e klienteve (ose te te mirave). Per shembull ne Bangladesh Banka Grameen eshte shume

    e njohur per popullaritetin ne fshat saqe sigurues te tjere mikrofinanciare normalisht

    pranuan modelin huadhenes te Grameen dhe kur Grameen Bank ndryshoi perqindjet e

    interesit apo shtoi nje produkt te ri, klientet e institucioneve mikrofinanciare te tjera

  • - 26 -

    kerkuan te njejten gje. Organizatat mikrofinanciare duhet te jene te vemendeshme ndaj

    sherbimeve qe ofrohen nga institucionet e tjera mikrofinanciare dhe nga efektet qe ato

    mund te kene ne nje shperndarje efektive te sherbimeve financiare (shiko figurën 1.3.).

    Epërsitë Mangësitë

    Metodologjia e forte e bazuar ne Kapacitet institucional i kufizuar per

    eksperiencen permiresimin e programeve

    Personel i besueshem dhe i trajnuar Nivel i ulet i aftesive teknike,

    Aftesia per te arritur shoqerite veçanërisht ne sistemet financiare dhe

    popullore te informimit

    Pak ose aspak korrupsion Pamundshmeri e burimeve

    Metoda joburokratike dhe te hapura sufiçente per te zgjeruar programet

    Motivim per permiresimin e Menyra veprimi te izoluara

    programeve dhe deshire per vet- Marrdhenie ose njohuri te pakta rreth

    sufiçence. alternativave qeveritare ne sektoret formale

    Vizion i kufizuar qe mban programe te

    vogla

    Figura 1.3 Institucionet private ne zhvillimin e mikroorganizatave

    2.3. ROLI I DONATOREVE NE ZHVILLIMIN E MIKROFINANCES. Ne vitet e fundit interesat e donatoreve ne mikrofinance jane rritur gradualisht.

    Virtualisht te gjithe donatoret duke perfshire ato lokale, bilaterale dhe donatoret

    qeveritare multilaterale dhe OJF te lokale dhe nderkombetare, ne nje fare menyre

    mbeshtesin veprimtaritë mikrofinanciare, duke ofruar nje ose disa nga sherbimet e

    meposhteme:

  • - 27 -

    • Grante per rritjen e kapaciteteve institucionale,

    • Grante per te mbuluar defiçitin,

    • Grante per kapitalin e huazuar apo aksionet,

    • Linja krediti,

    • Garanci per fonde tregtare,

    • Asistence teknike,

    • Lejushmeri huaje ne fondet e marre hua.

    Afrimi qe donatoret kane me mikrofinancen dhe kerkesat qe ato vendosin per

    institucionet mikrofinanciare per te pranuar fonde mund te ndikojne shume ne zhvillimin

    e sektorit mikrofinanciar, sepse donatoret jane themeluesit e pare te veprimtarive

    mikrofinanciare (qysh kur shume institucione mikrofinanciare nuk mbledhin investime

    dhe nuk jane ende financiarisht praktike per te pranuar fonde tregtare). Shume donatore

    jane larguar nga huadhenia financiare dhe jane perqendruar ne kapacitetin strukturor dhe

    ne masat e kapitalit te huazuar. Gjithsesi, ka nje shumellojshmeri te ofruesve te

    sherbimeve te mikrofinances dhe nje shumellojshmeri te metodave te perdorura nga

    donatoret. Ne fakt shume institucione mikrofinanciare punojne me me shume se nje

    donator, duke zhvilluar shpesh produkte te veçante qe te mbledhe çdo kerkese te

    donatoreve.

    Nderkohe eshte e vertete se donatoret duhet te menjanojne dublimet dhe veçanërisht te

    mos jene ne kontradikte me mbeshtetjet e njeri tjetrit, eshte e veshtire te garantosh qe

    donatoret koordinojne mbeshtetjet e tyre dhe krijojne strategji te qendrueshme perfekte

    bazuar ne segmentimin e tregut dhe te epërsive relative. Veçanërisht per aresye se

    mikrofinanca eshte perceptuar nga disa si nje kure apo zgjidhje per lehtesimin e varferise,

    donatoret mund te deshirojne te marrin persiper te njejtat lloje veprimtarish, veçanërisht

    t’i japin hua me te varferit te te varferve. Ne te njejten kohe zonat ne te cilat donatoret

    mund te kene me te vertete epërsi, siç jane kapaciteti strukturor dhe i politikave te

  • - 28 -

    dialogut, kane shume nevoje per burime. Ne te vertete nje rrezik per interesat e

    donatoreve ne mikrofinance eshte nje OJF per huadhenien e fondeve, perballe kapacitetit

    institucional te kufizuar per te marre keto fonde.

    Disa donatore siç jane organizatat multilaterale mund te zbulojne epërsitë e tyre relative

    qe jane nen influencimin e reformave politike dhe te mbeshtesin perpjekjet e organizatave

    financiare ne perforcimin e organizatave manaxheriale dhe te krijojne politika qe

    udheheqin drejt nje makroekonomie dhe nje sektori financiar te qendrueshem. Donatoret

    mund te jene aktive per te drejtuar qeverite drejt iniciativave te ndryshme lehtesuese te

    varferise, qe shtojne zhvillimin e mikroorganizatave siç jane zhvillimi i infrastruktures

    dhe programet e transferimit te tokave.

    Si per donatoret ashtu edhe per profesionistet eshte e nevojshme qe te dine se çfarë po

    bejne donatoret e tjere. Profesionistet kane nevoje te dine se cilet donatore mbeshtesin nje

    afrim koherent me te tyren keshtu qe dhenia e financimit nuk do te thote te ndryshosh

    filozofine e organizates se tyre. Donatoret kane nevoje te menjanojne dublimin ose te

    punojne kunder veprimtarive te njeri tjetrit. Donatoret duhet te koordinojne perpjekjet e

    tyre qe te krijojne nje strategji te qendrueshme kundrejt mikrofinances bazuar ne

    segmentimin e tregut dhe ne epërsitë relative te seciles. Nje mungese koordinimi shume

    shpejt mund te destabilizoje perpjekjet e sigurueseve te mire mikrofinanciare, siç eshte

    evidentuar nga shume raste ku donatoret (dhe qeverite) kane deformuar te gjithe tregun

    mikrofinanciar duke ndihmuar perqindjet e interesit dhe si rezultat duke e bere te veshtire

    qe siguruesit e tjere mikrofinanciare te konkurrojnë.

    Donatoret, gjithashtu, mund te sigurojne nje burim te shkelqyeshem mesimi per ofruesit e

    mikrofinances. Shume donatore kane punuar me institucione specifike, ne zona te

    veçanta dhe me perafersi te njejta. Ndarja e ketyre eksperiencave me profesionistet dhe

    me donatore te tjere eshte shume e vlefshme. Ne shume vende, donatoret dhe

    profesionistet kane vendosur sisteme informale per te ndare eksperiencat e tyre, politikat

    influencuese dhe te vendosin standarde industriale.

  • - 29 -

    III. Kapitulli i Trete

    STRATEGJITË DHE POLITIKAT E ZHVILLIMIT TË BANKAVE PËR

    MIKROFINANCËN

    3.1. Strategjite multilaterale te zhvillimit te bankave per mikrofinancen

    Te ndertosh sisteme financiare kombetare qe u sherbejne segmenteve me te varfera te

    shoqerise kerkohen tre komponente thelbesore: nje shtrirje kombetare, sherbime

    financiare te infrastruktures bazuar ne komunitet, lidhje midis infrastruktures popullore te

    ekonomise informale dhe te infrastruktures formale te tregjeve financiare dhe nje mjedis

    autoritar favorizues qe krijon mundësi per rritjen e institucioneve mikrofinanciare dhe

    mikroorganizatat. Strategjia e zhvillimit te bankave multilaterale duhet te jete ne

    kompromis me tre elemente:

    Kapacitetin strukturor,

    Lidhje formale financiare te tregjeve,

    Reforme ne politika.

    Strategjia ka nevoje te zbatohet ne te gjitha nivelet e vendit te dhene, ne nivelet e

    komunitetit, ndermjetesit financiare dhe enteve rregullatore qeveritare.

    Bankat multilaterale duhet te zhvillojne kapacitetin e tyre te brendeshem qe te vene ne

    praktike strategji duke krijuar projekte efektive dhe procese te pranueshme, duke u

    koordinuar me donatoret e tjere, trajnuar personelin e tyre ne programet mikrofinanciare,

    duke u siguruar atyre nje mbeshtetje te nevojshme teknike dhe duke financuar

    instrumentet qe vene ne praktike programe mikrofinanciare te suksesshme. Bankat e

    zhvillimit multilateral duhet te jene te kujdesshme rreth permbytjes se sektorit me burime

    financiare deri sa te krijohet nje kapacitet institucional i pershtatshem qe i thith ato.

    Donatoret nderkombetare duke perfshire dhe bankat e zhvillimit multilateral, duhet te

    perqendrohen ne nderhyrjet e meposhteme:

  • - 30 -

    • Zgjerimin e kapacitetit institucional. Kerkesa per mikrofinance po gjeneron nje

    tejkalim te financimeve te donatoreve per sektorin. Institucionet mikrofinanciare kane

    nevoje per fonde te shumta qe te ndertojne kapacitetin e tyre perpara se ato mund te

    mbajne vëllime te medha financimi. Ato kerkojne asistence teknike qe te bejne

    evoluimin nga projektet fillestare ne institucione financiarisht te vazhdueshem. Disa

    kane nevoje per me shume asistence ne evoluimin e nje ndermjetesi financiar formal.

    • Vetruajtjen e fondeve. Institucionet mikrofinanciare ekzistuese po ulin limitet e tyre

    qe te zgjerojne sherbimet. Institucionet mikrofinanciare kane nevoje per motivim nga

    donatoret qe te mbajne standarde te larta te kujdesit financiar ne kohen kur ato

    zgjerojne sherbimet e tyre.

    • Mbajtjen e fokusimit tek te varferit. Institucionet mikrofinanciare gjithashtu perballen

    me presionet e donatoreve per vazhdimesi te shpejte financiare. Kjo ka bere qe disa te

    abandonojne me te varferit e te varferve. Donatoret duhet te sigurojne motivim per

    institucionet mikrofinanciare te shkojne kunder presionit te rritjes se portofolit te tyre

    dhe te mbajne vemendjen tek te varferit, duke perfshire dhe shume te varferit,

    nderkohe qe mundohen per nivele te larte te qendrueshmerise financiare.

    • Perkrahjen e standardeve te performances se sektoreve. Bazuar ne numrin e madh te

    hyresve te rinj institucionalë, institucionet mikrofinanciare dhe donatoret duhet te

    punojne se bashku te perkrahin standarde performance te qendrueshme.

    • Ndertimin e nje kendi pune te teknikave mikrofinanciare dhe qendrave te trajnimit.

    Ndoshta problemi me kritik per te zgjeruar nje sektor te mikrofinances sot eshte

    pamjaftueshmeria e njohurive te teknicieneve mikrofinanciare per te ndihmuar

    institucionet qe te zhvillojne sistemet e tyre te manaxhimit. Donatoret mund te

    ndihmojne ta lehtesojne kete duke mbeshtetur trajnimin dhe qendrat e asistences

    teknike.

    • Perkrahjen e lidhjeve te vazhdueshme me kapitalin tregtar. Bankat e zhvillimit

    multilateral duhet te sigurojne fonde te shumta qe te inkurajojne institucionet

  • - 31 -

    mikrofinanciare te levizin me shpejtesi drejt burimeve tregtare te finances, te

    menjanojne qenien te varur prej fondeve te donatoreve.

    • Thjeshtesia e nje mjedisi me rregulla te lejueshme. Institucionet mikrofinanciare dhe

    klientet e tyre perballen me nje zgjedhje dekurajuese te rregullave detyruese te cilat

    bankat e zhvillimit multilateral mund te adresojne ne reformat e politikave te punes se

    tyre. Institucionet mikrofinanciare jane me pak te disponuara te pershtaten me

    politikat mbeshtetese te punes, sepse ato kane nevoje si per eksperience ashtu dhe per

    burime. Donatoret duhet te inkurajojne qeverite te pershtasin keto agjensi

    implementimi ne dialogjet e politikave.

    Burimi: Yanovitch & Macray 1996

    3.2. Politikat e sektorit financiar dhe detyrimet ligjore

    Pasi kemi percaktuar kush eshte aktiv dhe si duken sistemet financiare ne mikrofinance,

    eshte e nevojshme te shqyrtojmë politikat e sektoreve financiare dhe mjedisin ligjor ne

    mikrofinance. Sektori i politikave financiare perfshin:

    • Politikat e perqindjeve te interesit

    • Mandatet qeveritare te ndarjes se kreditit

    • Detyrimet ligjore te pergjegjesive kontraktuale dhe aftesine per te vendosur burime te

    garantuara.

    Duke dhene kosto strukturore te mikrofinances, perqindjet e kufizuara te interesit

    zakonisht destabilizojne aftesine e nje institucioni te operoje ne menyre efiçente dhe

    konkurruese (Rock & Otero 1997, 23). Zakonisht, limitet nuk realizojne qellimet e tyre

    politike publike te mbrojtjes se sektoreve me te dobet te popullsise. Si alternative ato

    drejtojne poshte huadhenesit informale keshtu qe huamarresit e varfer nuk kane mundesi

    te perfitojne nga sherbimet financiare me kosto te ulet. Nderkohe qe ka nje arsye per t’u

    pergjigjur pershtatshmerise se limiteve te perqindjes se interesit ne çdo forme,

  • - 32 -

    institucionet financiare qe mund te demonstrojne sherbime per te varferit me nje kosto te

    arsyeshme duhet te marrin imunitet ne vendet ku ligjet me kamate jane ne zbatim.

    \

    IV.Kapitulli I Katert

    RENDESIA E INSTITUCIONEVE MIKROFINANCIARE

    4.1. Rendesia e institucioneve mikrofinanciare.

    Nje institucion eshte nje bashkim asetesh humane, financiare, dhe te tjera te kombinuara

    per te kryer veprimtari te tilla si dhenia e kredive dhe marrja e depozitave. Nje veprimtari

    e dikurshme si nje “projekt” nuk eshte nje institucion. Keshtu, per nga natyra e tij nje

    institucion ka nje funksion dhe vazhdimesi te caktuar. Sidoqofte, kur dikush sheh ofrues

    specifike te ndermjetesimit financiar tek burra dhe gra me te ardhura te ulta ne nje vend te

    caktuar, dikush mund te shoh lehtesisht dallimet ne shkallen ne te cilen ata vertet jane

    institucione, qe do te thote, shkalla ne te cilen ata kane nje funksion te mire percaktuar

    dhe jane krijuar dhe drejtohen per te kryer funksionet e tyre mbi baza te perhereshme. Me

    qarte, vazhdimesia eshte e rendesishme. Burra dhe gra te varfër kane nevoje per akses te

    vazhdueshem dhe te besueshem per lehtesi kursimesh dhe kredish dhe vetem institucione

    te qendrueshme mund te sigurojne vazhdimesi.

    Nje institucion i mire ka tre atribute:

    • Siguron sherbime per grupin objektiv perkates.

    o Sherbimet e duhura perfshijne ofrimin e kredive qe kombinojne kerkesat

    e klientit. Kjo i referohet madhesise se kredise, maturimit, kerkesave te

    kolateralit, dhe procedurave që plikohen ne dhenien e kredive dhe

    sigurimit te shlyerjeve. Nje institucion mikrofinanciar i mire duhet te kete

    ose te jete i gatshem te pershtase nje teknologji te duhur kredie e cila do te

  • - 33 -

    lejoje sherbime cilesore per t’u projektuar dhe shperndare keshtu qe ato

    jane terheqese dhe me akses per grupin objektiv (target).

    Qellimi i sherbimeve duhet te jete ne perputhje me situaten e klienteles.

    Ne disa raste, mund nevojitet ofrimi i kredive te nje tipi specifik; ne te

    tjera situata, mund te jete e nevojshme ofrimi i nje grupi tipesh te

    ndryshme kredish ose mund te jete me e rendesishme te ofroje depozita

    dhe lehtesira ne transferte pagesash ose nje kombinim te te gjitha ketyre

    sherbimeve.

    o Çmimet qe klientet duhet te paguajne per sherbimet e institucionit nuk

    jane pergjithesisht çështje te nje rendesise kryesore. Sidoqofte, kosto te

    ulta transaksioni per klientet, nje nivel i larte depozitash likuiditeti dhe

    gatishmeri e shpejte e kredive jane tipare shume te rendesishme per t’u

    siguruar per grupin objektiv – te orientuar te institucionit.

    • Veprimtaritë dhe sherbimet e ofruara nuk jane vetem te kerkuara por gjithashtu

    kane disa impakte pozitive te identifikueshme mbi jeten e klienteve.

    • Eshte i fuqishem, i shendetshem financiarisht dhe i qendrueshem.

    Nje rendesi te madhe ka qe institucionet mikrofinanciare te jenë institucione te

    qendrueshme dhe mbeshtetese ose te pakten te jete e qarte rruga per t’u bere te tille, per

    shkak se njerezit qe u perkasin grupit objektiv kane nevoje per oferte te besueshme te

    sherbimeve financiare dhe nje institucion tek i cili ata mund te besojne depozitat e tyre.

    Qendrueshmeria ka pike se pari nje dimension financiar.

    Nje institucion eshte i qendrueshem kur ekzistenca dhe funksionimi i tij nuk kercenohet

    nga mungesa e fondeve per te bere pagesat e nevojshme; duhet te jete i afte per te paguar

    ne çdo moment dhe gjithashtu ne te ardhen e parashikuar. Veç kesaj, nje institucion

    mbeshtetes duhet te jete ne gjendje te mbajë ose shtrije shkallen e operacioneve te tij.

    Kjo eshte e rendesishme per dy arsye:

  • - 34 -

    Se pari, vetem nje institucion i rritur mund ti permbushe kerkesat qe shfaq

    klientela e tij.

    Se dyti, shume institucione financiare te zhvilluara qe kujdesen per kliente te

    varfer jane kaq te vogla sa kostot operative te veprimeve te tyre jane teper te

    larta.Rritja eshte nje mjet efiçent per te reduktuar kostot.

    Ekspertet nganjehere kerkojne qe nje institucion mikrofinanciar nuk duhet te varet nga

    mbeshtetjet e jashtme, por duhet te jete i pavarur financiarisht. Kjo kerkon qe te ardhurat

    nga veprimet e tij te jene te mjaftueshme per te mbuluar te gjitha kostot duke perfshire

    humbjet e kredise, koston e mundesise se kapitalit dhe inflacionin, koston e pershtatur te

    borxhit. Kjo, eshte nje kerkese qe çdo institucion duhet te permbushe, si çdo biznes

    tregtar. Sidoqofte, ne shume raste, pyetja nuk eshte nese nje institucion mikrofinanciar

    vetembahet financiarisht, pasi shume prej tyre nuk jane, por ne çfarë shkalle kostot e tyre

    i kalojne te ardhurat dhe sa shpejt varesia e tyre mbi mbeshtetjen e jashtme ulet me

    kalimin e kohes. Nje institucion mikrofinanciar duhet te jete ne gjendje te beje progres te

    dukshem perkundrejt vetembajtjes financiare.

    Jo te gjitha aspektet e qendrueshmerise mund te shprehen ne shifra. Nje aspekt i tille

    eshte qendrueshmeria organizative. Nje institucion mikrofinanciar i shendetshm mund te

    kete nje strukture organizative dhe pronesie qe e ndihmon te siguroje qendrueshmerine e

    tij ne sensin financiar dhe ne lidhje me grupin objektiv. Nje institucion mikrofinanciar

    nuk mund te quhet i qendrueshem nese ai largohet nga grupi origjinal objektiv i klienteve

    te varfer menjehere sapo fillon te rritet dhe te behet me efiçent dhe profesional. Kjo

    perpjekje eshte i mire meqe njerezit e varfer nuk jane grupi objektiv me fitimprures apo

    me te lehtet per tu marre me to. Për rrjedhoje, me kryesorja eshte që nje institucion

    mikrofinanciar ka nje strukture qeverisje dhe pronesie, nje ndarje te roleve midis

    manaxhimit dhe bordit te drejtoreve ose bordit mbikqyres.

    4.2. RENDESIA E INSTITUCIONEVE PARTNERE Shume institucione mikrofinanciare me perjashtim te disa bankave tregtare punojne me

    nje ose disa agjensi zhvillimi ose partnere. Keto agjensi zhvillimi mund te jene OJF

    nderkombetare, qeveri ose donatore qe sigurojne asistence teknike, fonde dhe trajnim per

  • - 35 -

    vete institucionet mikrofinanciare sesa per klientet e institucioneve mikrofinanciare.

    (nderkohe qe disa institucione partnere mund te sigurojne ne fakt sherbim të

    drejtpërdrejtë per klientet e nje institucioni mikrofinanciar). (Figura 1.4)

    ZONA KRYESORE KARAKTERISTIKAT

    Vizioni • Nje mision qe percakton tregun objektiv dhe

    sherbimet e ofruara dhe qe mbeshtetet nga manaxhimi

    dhe personeli.

    • Nje angazhim i forte i manaxhimit per te ushtruar

    mikrofinancen si nje treg potencial fitimprures (persa i

    perket njerezve dhe fondeve).

    • Nje plan biznesi qe tregon si te arrihen objektivat

    strategjike specifike nga 3-5 vjet.

    Sherbimet financiare

    dhe metoda e

    shperndarjes

    • Sherbime te thjeshta financiare te pershtatura ne

    kontekstin lokal dhe me kerkesa te larta nga klientet te

    pershkruara ne mision.

    • Decentralizim i zgjedhjes se klientit dhe shperndarjes

    se sherbimit financiar.

    Struktura organizative

    dhe burimet njerezore • Përshkrimi i saktë i detyrave, trajnim i duhur dhe

    rishikime te rregullta performance.

    • Nje plan biznesi qe tregon qarte prioritetet e trajnimit

    dhe shperndarjen e duhur te fondeve te buxhetit per

    trajnim te brendshem ose jashte (ose te dyja).

    • Shperblim per personelin bazuar ne performance dhe

    manaxhim.

    Administrata dhe • Perpunim kredie dhe veprimtari te tjera bazuar ne

  • - 36 -

    financa praktikat e standardizuara dhe manualet operacionale

    dhe te kuptuara gjeresisht nga personeli.

    • Sisteme kontabiliteti qe prodhojne informacione te

    sakta, ne kohe, dhe transparente si inpute per MIS.

    • Audite te brendshme dhe te jashtme te kryera ne

    intervale te rregullta.

    • Projektime financiare dhe buxheti te bera rregullisht

    dhe realisht.

    MIS • Sisteme qe sigurojne informacione te sakta dhe ne

    kohe mbi treguesit kryesorë qe kane te bejne me

    operacionet dhe perdoren rregullisht nga personeli dhe

    manaxhimi ne monitorimin dhe drejtimin e

    operacioneve.

    Realizueshmeria

    institucionale • Rregjistrim ligjor dhe ne perputhje me kerkesat e

    mbikqyrjes.

    • Te drejta dhe pergjegjesi te percaktuara qarte per

    pronaret, bordin e drejtoreve dhe manaxhimin.

    Shtrirja dhe

    qendrueshmeria

    financiare

    • Arritje e nje shkalle domethënëse duke perfshire

    nje numer te madh te klienteve të pashërbyer (psh.

    te varferit dhe grate).

    • Mbulim i kostove operacionale dhe financiare

    duke ecur drejt qendrueshmerise se plote (siç

    tregohet ne pasqyrat financiare te audituara dhe

    projektimet financiare).

  • - 37 -

    Figura 1.4. Katrakteristikat kryesore te nje institucioni te forte mikrofinanciar

    Profesionistet dhe donatoret duhet ta marrin ne konsiderate rendesine e partneritetit, sepse

    nevoja per te forcuar institucionet lokale dhe per te ndertuar kapacitetin e tyre, eshte

    thelbesore per plotesimin e kerkeses ne rritje te klienteve me te ardhura te ulta.

    Partneriteti krijohet kur:

    “organizatat kerkojne te forcohen dhe mbeshteten ndërsjelltas. Partneriteti eshte nje

    proçes i dhenies force (fuqi, pushtet) i cili mbeshtetet mbi besimin dhe konfidencen,

    solidaritetin e vizionit dhe menyres dhe ai njeh kontribut dhe barazi të ndërsjelltë.

    Partneret kane role vleresuese (admiruese), te cilat krijohen nepermjet negociatave dhe

    mund te ndryshojne nderkohe qe partneriteti rritet dhe rrethanat ndryshojne”.

    Institucionet lokale mund te sjellin ne partneritet epërsinë e njohjes me shume rreth

    rrethanave lokale: grupin ose klientelen e synuar, situaten e tyre dhe kerkesen per

    sherbime financiare, tregun financiar lokal dhe ligjet dhe zakonet lokale. Per me teper,

    ka konsiderata etike dhe politike qe e bejne te keshillueshme per nje institucion te huaj te

    kete partnere lokale. Se fundi, nje partner lokal nevojitet kur krijohet nje institucion dhe

    partneri i huaj po planifikon te largohet nga institucionet mikrofinanciare dhe ta lere ate

    ne duart e speciaslistëve lokalë. Deshtimi i mijera projekteve financiare zhvillimi, ne te

    shkuaren, tregon se eshte e nevojshme te kemi jo vetem nje institucion baze por

    gjithashtu partnere lokale te forte nese do te krijohet nje institucion i perhershem me

    impakt per grate dhe burrat me te ardhura te ulta.

    Agjensite partnere te huaja japin fonde, asistence teknike dhe trajnim per partneret.

    Shpesh agjensite partnere te huaja jane te njohura me “praktikat me te mira” te

    mikrofinances dhe kane ne dispozicion te tyre informacione dhe burime per te cilat

    partneret lokale nuk mund te kene akses.

    Zgjedhja e partnerit nenkupton bashkepunim e cila eshte e mundshme nese ka nje qellim

    te perbashket, respekt të ndërsjelltë, sinqeritet dhe nje gatishmeri nga te dy partneret per

    te kontribuar ne arritjen e qellimit te perbashket. Keshtu, nuk ka pergjigje standarde per

    pyetjen “Çfarë e ben nje institucion te mire lokal apo nderkombetar partner? Kjo varet se

  • - 38 -

    cila eshte organizata tjeter, cilat jane idete dhe objektivat e saj, ne çfarë mund te

    kontrubuoje ajo dhe menyra ne te cilen ajo eshte e gatshme te veproje si partnere.

    4.3. Llojet e institucioneve mikrofinanciare

    Institucionet formale percaktohen institucionet qe jane subjekt jo vetem i ligjeve dhe

    rregulloreve te pergjitheshme por gjithashtu i rregulloreve dhe mbikqyrjes specifike

    bankare.

    Institucionet gjysem formale jane ato institucione te cilat jane formale ne kuptimin e

    rregjistrimit si entitete subjekt i te gjitha ligjeve te pergjitheshme perkatese, duke

    perfshire ligjin tregtar, por jane informale meqenese, me pak perjashtime, nuk jane nen

    rregulloren dhe mbikqyrjen bankare.

    Siguruesit informal (ne pergjithesi nuk referohen si institucione) jane ato per te cilat nuk

    aplikohet asnje ligj specifik bankar apo ligj i pergjithshem tregtar dhe keto veprime jane

    kaq informale saqe debatet qe krijohen nga kontakti me ta shpesh nuk mund te zgjidhen

    pa kerkese per ndihme nga sistemi ligjor. (Figura 1.5.)

    Institucionet Formale

    • Bankat e zhvillimit publik

    • Bankat e zhvillimit privat

    • Bankat e kursimit dhe bankat e kursimeve postare

    • Bankat tregtare

    • Ndermjetesimet financiare jobankare

    Institucionet gjyseminstitucione mikrofinanciarenanciare

    • Unionet e kredise

  • - 39 -

    • Kompani shumeqellimeshe

    • OJF

    • Grupe vete-perkrahese

    Siguruesit joformale

    • Huadhenes

    • Tregtare, pronare, e te tille

    • (shume) grupe vete-mbeshtetese

    • Shoqatash kredish (grupe pune, grupe vete-mbeshtetese shumeqellimshe)

    • Familje dhe miq

    Figura 1.5. Tipet e Institucioneve Financiare

    4.3.1. Institucionet financiare formale

    a) Bankat e Zhvillimit Publik.

    Bankat e zhvillimit jane ose te themi deri vone kane qene nje tip i veçante i bankave

    shteterore, te centralizuara. Pjesa me e madhe e tyre krijohen me mbeshtetjen e plote

    financiare nga organizata te huaja nderkombetare. Ato u krijuan per te siguruar sherbime

    financiare ne sektore strategjike si bujqesia ose industria. Pjesa me e madhe jane produkte

    te metodave dominuese tradicionale te cilat kane theks me te madh mbi disbursimet me

    perqindje interesi me te ulet sesa mbi cilesine e huadhenies.

    Klientet e tyre tradicionale jane bizneset e medha. Ne vitet 1990 disa banka zhvillimi

    filluan te ofronin sherbimet e tyre per fermeret e vegjel dhe bizneset e vogla. Per shkak se

    ata filluan ta benin kete me te njejten teknologji kreditimi dhe strukture organizative te

    cilen e kishin perdorur me pare, suksesi i tyre ishte teper modest.

  • - 40 -

    Bankat e zhvillimit rural dhe bankat e zhvillimit te specializuara ne biznesin e vogel te

    cilat i shpetuan mbylljes gjate vales se fundit te reformave te sektorit financiar te cilat

    perfshine shume vende kane disa tipare terheqese: te gjitha prej tyre kane nje rrjet te gjere

    degesh; jane mbledhes aktive depozitash; dhe shpesh ato jane te vetmet institucione te

    medha ne zonat rurale qe ofrojne te pakten nje minimum sherbimesh financiare per

    klientet (Figura 1.6.).

    Bankat e zhvillimit mund te kreditojne ose drejtpërdrejt ose nepermjet ndermjetesve siç

    tregohen ne keto shembuj.

    Kreditimi i drejtpërdrejtë. Banka per Agrikulture dhe Kooperativat Bujqesore (BAAC)

    ne Tailande eshte nje banke zhvillimi shteterore e krijuar ne vitin 1966 per te siguruar

    asistence financiare per fermeret dhe veprimtari lidhur me bujqesine. Qe nga reformat

    financiare te vitit 1989 perpjekjet e bankes u drejtuan kryesisht ne nivelin e te ardhurave

    mesatare dhe te ulta. Se pari, ajo krediton kryesisht nepermjet kooperativave bujqesore

    por problemet e shlyerjes e çuan banken te fillonte kreditimin të drejtpërdrejtë tek

    fermeret.

    Kreditimi nepermjet ndermjetesimit. Eksperienca e Banque Nationale de Development

    Agricole (BNDA), nje banke shteterore ne Mali eshte teper e ndryshme. Kjo banke e

    ndaloi kreditimin e drejtpërdrejtë tek klientet ne zonat rurale ne fillim te viteve 1990 per

    shkak te perqindjes se ulet te shlyerjeve. Kreditimi i kooperativave ne fshat dhe grupeve

    te fermereve dha rezultate me te mira. Ne vitet me vone, kjo banke filloi kreditimin per

    institucione mikrofinanciare ne tre rajone te vendit. Keto institucione me pas kredituan

    klientet e tyre. Kjo lidhje ka qene jashtezakonisht e suksesshme, me perqindje te larta

    shlyerjesh dhe kosto shume te ulet per banken. Banka tashme deshiron te perfshihet

    drejtpërdrejt ne krijimin e bankave vete-manaxhuese te fshatit ne zona te tjera te vendit.

    Nese roli i saj i vetem motivues eshte te kanalizoje me teper fonde ne ekonomine rurale,

    kjo mund te provoje se eshte nje strategji e rrezikshme. Ne te vertete, suksesi ne keto

    fshatra ne Mali bazohet ne pronesine e vete fshatareve dhe ky sens pronesie mund te

    dobesohet nese banka kombetare nderhyn fuqishem.

  • - 41 -

    Figura 1.6. Bankat e zhvillimit

    Bankat zhvilluese mund te konsiderohen partnere te mire per agjensite e huaja te

    zhvillimit jo ne sensin tradicional te sigurimit te fondeve, por ne permiresimin dhe

    ridizenjimin e struktures se tyre organizative, manaxhimin financiar, dhe menyres ne te

    cilen ato dizenjojne dhe sigurojne sherbimet e tyre per klientet. Pyetjet kryesore per t’u

    bere perpara se te ndermerret nje partneritet i tille jane nese ka sinqeritet per te ndryshuar

    dhe gadishmeri per te ndaluar (hequr dore) fuqite e plota qe metoda tradicionale perfshin

    dhe nese nje organizate e huaj ka mjaft burime per te mbeshtetur nje ndryshim te tille

    nese eshte deshiruar jo vetem nga njerezit ne banke por dhe nga politikanet perkates ne

    vend.

    b) Bankat private te zhvillimit

    Bankat private te zhvillimit jane nje kategori e veçante e bankave qe ekzistojne ne disa

    vende ne zhvillim. Qellimi i tyre eshte zhvillimi i gjere ekonomik drejtuar per te

    plotesuar hapesirat e kapitalit ne sektorin e prodhimit te cilat konsiderohen teper te

    rrezikshme nga standardet tregtare. Ato shpesh kane kerkesa me te ulta kapitali sesa

    bankat tregtare dhe gezojne disa perjashtime, ne forme te thyerjes se taksave ose kerkesa

    te reduktuara rezerve.

    c) Bankat e Kursimit dhe Bankat Postare te Kursimit.

    Statusi ligjor dhe pronesia e bankave te kursimit varion, ato nuk zoterohen nga qeveria

    qendrore e vendit te tyre dhe ato shpesh kane nje perzierje te pronareve publike dhe

    private. Disa, si ato ne Peru, u krijuan dhe zoteroheshin nga bashkite; te tjera si bankat

    rurale ne Ghana, jane thjesht banka te vogla lokale qe zoterohen nga njerezit lokale.

    Siç e tregon dhe emri, bankat e kursimit kane per qellim te theksojne mobilizimin e

    kursimeve me shume se bankat e tjera. Forca e tyre kryesore eshte se ato jane te

    decentralizuara, me rrenje ne komunitetin lokal dhe te interesuara per ti sherbyer

    bizneseve te vogla lokale.

  • - 42 -

    Ne shume vende ka banka kursimesh postare te modeluara mbi strukturat e detyruara nga

    ish fuqite koloniale. Nje banke tipike kursimesh postare operon nepermjet sporteleve te

    postave dhe si rrjedhoje ka nje rrjet shume te madh kanalesh/hapjesh; ajo nuk ofron kredi

    por vetem merr depozita dhe siguron sherbime te transfertave te parave. Depozitat shtese

    investohen normalisht ne obligacione shteterore ose thjesht transferohen ne thesar.

    Shume banka kursimesh postare jane pjese e administrates postare te vendeve te tyre.

    Me pak perjashtime, bankat postare te kursimeve jane te varfera nga ana financiare dhe

    operacionale. Situata e tyre financiare eshte e varfer, sepse, ato duhet ti kalojne depozitat

    neto ne thesar, te cilat shpesh nuk duan te njohin borxhet ndaj bankave te kursimeve

    postare. Dobesite e tyre organizative vijne nga fakti se ato manaxhohen nga sherbimi

    postar, qe nuk ka interes ne suksesin e tyre. Bankat e kursimeve mund te jene partnere

    tërheqëse per lloje te ndryshme veprimtarish mikrofinance. Pikat e tyre te forta jane se

    ato jane te decentralizuara, i kane rrenjet ne komunitetin lokal dhe jane te interesuara t’i

    sherbejne bizneseve te vogla lokale. Disa banka kursimesh si ato ne Peru, jane midis

    institucioneve financiare me te suksesshme te orientuara nga grupi, nderkohe qe te tjeret

    mund te jene partnere te mire per veprimtari te cilat kane si qellim ristrukturimin e

    sistemit bankar te kursimeve.

    ç) Bankat Tregtare

    Bankat tregtare jane institucione financiare formale te cilat fokusohen ne kredidhenie afat

    shkurter dhe afat gjate per bizneset e krijuara. Nje banke tipike tregtare ka pak

    eksperience ne sigurimin e sherbimeve financiare per sipermarresit e vegjël dhe fermeret

    e vegjel; sidoqofte disa banka tregtare kohet e fundit kane pare se mund te jete me

    perfitim te bejne biznes me keta kliente.

    Ato gjithashtu e kuptojne se mund te jete e nevojshme te sigurojne sherbime ne menyra

    qe ndryshojne nga metoda tradicionale tregtare.

    Jane 12 parime baze me te cilat bankat duhet te kene perputhje nese ato vendosin te

    fokusojne pjese te operacioneve te tyre me klientet me te ardhura te ulta:

    • Te sigurojne administrimin e duhur

  • - 43 -

    • Te percaktojne objektivat dhe strategjite e institucionit

    • Te mesojne nga konkurrenca ne sektorin informal

    • Te gjejne çfarë sherbimesh duan klientet

    • Te krijojne menyra te duhura te shperndarjes

    • Kane kosto transaksioni

    • Te mbulojne shpenzimet me perqindje interesi te duhura pozitive mbi

    kredidhenien

    • Te pershtasin kushtet dhe termat e kredise per klientelen e synuar

    • Te monitorojne dhe mbajne cilesine e aseteve

    • Te menaxhojne dhe diversifikojne rrezikun

    • Te mobilizojne burimet e kursimeve ne treg

    • Te motivojne personelin dhe te investojne ne ta (me informacion dhe shperblime)

    Disa banka zgjedhin te zhvillojne nje numer sherbimesh per sipermarresit e vegjël dhe

    fshataret rurale dhe me pas t’u sherbejne atyre direkt nepermjet komunitetit. Dega

    bankare eshte metoda me tradicionale me sportelistet e bankes qe sigurojne sherbime ne

    nje sherbim bankar. Nje rrjet i decentralizuar i degeve eshte i nevojshmem i cili duhet te

    perfshije dege shume te vogla me asete fikse minimale, qe ndodhen ne fshatra qendrore

    ku ato mund ti sherbejne klienteve te varfer ne zonat rurale aty rrotull ose ne ato urbane.

    Kjo eshte metoda me e ngjashme per bankat por eshte e kushtueshme. Banka te tjera

    mund te mbeshteten ne ndermjetesit te cilet veprojne si shites me shumice sesa si shites

    me pakice.

    “Ekonomizimi/racionalizimi” eshte termi teknik i perdorur per te pershkruar projektin, i

    cili ka per qellim te prezantoje metoda te reja ne nje banke tregtare qe deri tani nuk eshte

    perpjekur te siguroje sherbime per klientelen me te varfer. Ekonomizimi eshte per

  • - 44 -

    shembull, fokusi ne ate çfarë Banka e Zhvillimit Nder Amerikan po praktikon ne

    programet e saj “mikro globale” ne Ameriken Latine. Nje tjeter shembull, eshte Fondi i

    Biznesit te Vogel Rus – Russia Small Business Fund, i krijuar nga Banka Europiane per

    Rindertim dhe Zhvillim. Ne te dyja rastet, bankat tregtare jane zgjedhur dhe analizuar me

    kujdes dhe pas nje vleresimi pozitiv mund te marrin fonde dhe asistence teknike per te

    krijuar departamente per kreditim mikro dhe te vogel.

    4.4. Ndertimi i kapacitetit institucional.

    Pavarësisht nga tipi i institucionit dhe menyrave te manaxhimit te rritjes, te gjitha

    institucionet mikrofinanciare kane nevoje te shqyrtojne periodikisht kapacitetin e tyre

    institucional dhe te shohin ku mund te bejne permiresime. Per institucione me te

    formalizuara, kjo mund te kerkojne nje orientim me te madh mbi nevojat e klienteve,

    nepermjet zhvillimit te produktit te permiresuar dhe manaxhimit te burimeve

    njerezore. Per OJF-te, kjo perfshin pershtatjen e nje procesi biznes plani formal,

    manaxhimin financiar, produktivitet te permiresuar dhe burime te reja fondesh.

    Meqenese qellimi eshte permiresimi i kapacitetit institucional te institucioneve

    mikrofinanciare, eshte e dobishme te theksojme shkurtimisht çështje te kapacitetit

    institucional, qe shume institucione mikrofinanciare perballen dhe te identifikojme ku

    jane adresuar keto çështje:

    Biznes plani. Nje institucion mikrofinanciar, ka nevoje te jete ne gjendje te

    “materializoje” vizionin e tij strategjik ne nje grup planesh veprimi, bazuar ne

    tregun e detajuar dhe analizat organizative, projektimet financiare dhe analizat e

    perfitueshmerise.

    Zhvillimi i produktit. Nje institucion mikrofinanciar, duhet te jete ne gjendje te

    diversifikoje pertej produkteve te tij origjinale te kredise ne zona te tjera si

    kursime te cilat mund te sigurojne sherbime te deshiruara per klientet dhe te

    akomodojne rritjen e tyre. Nje institucion mikrofinanciar duhet te jete ne gjendje

    t’i vendose çmimin e produkteve te tij mbi baze te kostove operacionale dhe

  • - 45 -

    financiare dhe kerkeses ne treg. Kjo kerkon shqyrtim te vazhdueshem dhe te

    panderprere per te siguruar çmimet e duhura.

    Manaxhimi i Sistemeve te Informacionit (MIS). Nderkohe qe institucioni

    mikrofinanciar rritet, nje nga kufizimet e tij me te medha eshte MIS. Eshte e

    detyrueshme qe nje institucion mikrofinanciar duhet te kete nje sistem te sakte

    informacioni per manaxhimin e burimeve njerezore dhe ato financiare. Per

    shembull, krijimi i nje sistemi nxites efektiv, varet mbi ekzistencen e nje sistemi

    te mire manaxhimi informacioni, i cili i lejon manaxhimit te marre tregues te

    ndryshem performance, te cilat ai deshiron t’i shperbleje.

    Manaxhimi financiar. Permiresimet ne kontabilitet dhe buxhetim shpesh kerkohen

    te monitorojne cilesine e portofolit te kredise, subvencioneve te donatorit dhe

    vëllimin rrites te operacioneve. K