Uilliam Shekspir

10
Uilliam Shekspir (William Shakespeare )

Transcript of Uilliam Shekspir

Page 1: Uilliam Shekspir

Uilliam Shekspir (William Shakespeare )

Page 2: Uilliam Shekspir

William Shakespeare (sq. Uiliam Shejkspir) është dramaturgu me i njohur anglez lindi në Stratford mbi Avon më 26 prill të vitit 1564vdiq më 23 prill 1616.

Uiliami ishte fëmija i tretë i John dhe Mary Shakespeare. Nga tetë fëmijët e tyre mbijetuan katër, dy prej të cilëve u bënë aktorë: Uiliami dhe vëllai i tij më i vogël Edmund i lindur më 1580, i cili shkoi me të në Londër.

Page 3: Uilliam Shekspir

Shekspiri konsiderohet si shkrimtari më i shkëlqyer i gjuhës angleze, në mënyrë absolute, një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai ka qenë komediograf, dramaturg, por edhe aktor. Ai jo vetëm që shkroi disa tragjedi të jashtëzakonshme të cilat hynë në historinë e letërsisë botërore, por edhe shumë komedi dëfryese që nuk u shfaqen kurrë nëpër skenat angleze. Shekspiri ishte edhe autor i 154 sonetave dhe i një numri të madh të poemave, disa prej të cilave janë konsideruar si shembuj të shkëlqyer të letërsisë angleze që janë shkruar ndonjëherë.

Page 4: Uilliam Shekspir

Aftësia e tij qëndronte në të hedhurit e rrëfimit përtej, për të përshkruar kështu pamjet e brendshme dhe të thella të natyrës njerëzore. Mendohet se pjesën më të madhe të veprave të tij t’i ketë shkruar midis viteve 1585 1611, edhe pse kronologjia e veprave që i atribuohen atij nuk njihen me saktësi, duke shkaktuar kështu mangësi në lidhje me hartimin e një biografie të thellë dhe të plotë për këtë figurë madhështore të letërsisë.

Page 5: Uilliam Shekspir

Rruga e krijimtarise se Ulliam ShekspiritRruga krijuese:Nuk është e njohur deri më sot se kur ka filluar Shekspiri të shkruajë, ndërkaq dhe radhitja e veprave të shkruara njihet vetëm përafërsisht. Sa ishte gjallë publikoi vetëm 8 nga 37 dramat që sot llogariten si fondi i tij. Po ashtu ekzistojnë ndarje të ndryshme të krijimtarisë së Shekspirit. Më e shpeshtë është ajo që klasifikon në tri peridha: faze e hershme, që njëherit është edhe faza më e frutshme e veprimtarisë së tij, e mesmja dhe e vonshmja.Për herë të parë Sonetet e Shekspirit u publikuan më 1609, edhe pse disa prej tyre ishin shkruar shumë më herët, para vitit 1598. Kjo është një nga përmbledhjet më të mira me sonete të Rilindjes dhe përmban 154 poezi. Motivi themelor që përshkon tërë përmbledhjen është ai i kalueshmërisë së kohës, e cila fluturon pamëshirshëm dhe merr me vete shuëm gjëra të mira e të bukura, duke shkatërruar e brejtur gjithçka dhe duke sjellë pleqërinë. Shekspiri i cili gjatë jetës së vet ishte i njohur sa si poet, aq edhe si dramaturg, famën e tij të mëvonshme e përftoi ekskluzivisht falë dramave të tij gjeniale.

Page 6: Uilliam Shekspir

Tragjeditë e Shekspirit:Në tragjeditë e tij Shekspiri krijoi një galeri të pasur me karaktere e personazhe, komplekse, të gjalla, vepruese dhe bindëse për të gjitha shtresat e shoqërisë. Autori hyn thellë nën botën e tyre të brendshme duke bërë analiza psikologjike të jashtëzakonshme të veprimeve e të sjelljeve të tyre. Të gjitha këto ai i jep me një larmi të madhe mjetesh kompozicionale dhe stilistike, me një gjuhë jashtëzakonisht të pasur, me rreth njzetë mijë fjalë, plot me proverba e shprehje popullore. Disa nga kryevepra e tij në tragjedi janë:

“Romeo dhe Zhulieta”“Makbethi”“Otello”“Mbreti Lir” etj

Page 7: Uilliam Shekspir

Vepra te famshme “Nata e dymbedhjete”“Makbeth”“Shume zhurme per asgje”“Henriku IV”“Perralla dimerore”“Antoni e Kleopatra”“Stuhia”“Hamleti”“Otello”“Romeo dhe Zhulieta”“Mbreti Lir”“Zbutja e Kryeneces”“Simberlini”“Endrra e nje nate vere” “Mundimet e kota te dashurise”

Page 8: Uilliam Shekspir

Vertetesia dhe ekzistenca Rreth 230 vjet pas lindjes se tij u hodhen

dyshime se ndoshta nje Shekspir nuk kishte qene kurre real dhe se keto vepra po I atribuoeshin dikujt te panjohur . Dyshimet perfshine autore si : Francis Bacon, Christopher Marlowe, dhe Edward de Vere. Ka pasur dhe teori te tipit shkrim ne grup por disa akademike I hedhin poshte keto dyshime . Polemikat vazhdojne ende , edhe sot , ne shek. XXI.

Spekulime mbi Shekspirin

Page 9: Uilliam Shekspir

Spekulime ka pasur rendome edhe per seksualitetin e Shekspirit . Ne baze te dokumentave ne moshen 18 vjecare u martua me nje vajze 26 vjece Anne Hathaway e cila ishte shtatzene . 6 muaj pas marteses se tyre ajo lindi vajzen ,Susane e cila u pasua nga 2 femije te tjere binjake Hamnet dhe Judith . Disa kane aluduar se Shekspiri kishte shkruar ne librat e tij autobiografine e tij duke pohuar dashurine e tij per nje djale te ri . Ne 26 sonetet e tij te cilat quhen “Zonja e Erret” dashuria e tij I atribuohet nje gruaje te martuar . Ne baze te provave te mbledhura Shekspiri konsiderohet heteroseksual .

Page 10: Uilliam Shekspir

Nuk ka asnje pershkrim te mbijetuar te pamjes fizike te Shekspirit. Ne shek. XVIII filloi kerkesa per piktura dhe shume imitues dhane portrete false te Shekspirit .

Pamja fizike