Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion...

54

Transcript of Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion...

Page 1: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të
Page 2: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të
Page 3: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore

E drejta e publikut përinformacion mjedisor dhe

pjesëmarrje në vendimmarrje

Zbatimi i Konventës së Aarhusit në Shqipëri

Tiranë 2006

Qendra EDEN

Page 4: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të përdoret për qëllime përfitimi apo publikimi pa lejen me shkrim të

© Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) - Shqipëri

përgatitur nga:

Ky botim është bërë i mundur në kuadër të projektit“Përmirësimi i praktikave të Pjesëmarrjes Publike:

Hapa të mëtejshëm në zbatimin e Konventës së Aarhusit në Evropën Juglindore”

mbështetur ngaMinistria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta

Ç’është REC

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC), është një organizatë ndërkombëtare jopartizane, joavokate, jofitimprurëse që mbështet zgjidhjen e problemeve mjedisore në Evropën Qendrore e Lindore (EQL), duke nxitur bashkëpunimin

ndërmjet organizatave joqeveritare, qeverive, bizneseve e aktorëve të tjerë mjedisorë, si dhe duke mbështetur shkëmbimin e lirë të informacionit dhe pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrjen mjedisore. REC është krijuar në

1990 nga ShBA, Komisioni Evropian dhe Hungaria. Sot REC, bazohet ligjërisht në Kartën e tij, nënshkruar nga 28 vende dhe Komisioni Evropian, dhe në një

marrëveshje ndërkombëtare me qeverinë hungareze. REC ka zyrën qendrore në Szentendre, Hungari dhe zyrat e vendeve në secilin prej 16 vendeve përfituese.

Shqipëria e ka nënshkruar Kartën e REC në 1993. Zyra e REC për Shqipërinë është hapur në 1994. Kjo zyrë punon për realizimin e misionit të REC duke mbështetur organizatat jofitimprurëse, institucionet mjedisore në të gjitha

nivelet, dhe aktorë të tjerë të interesuar në fushën e mjedisit, duke mbështetur proceset pjesëmarrëse e shkëmbimin e lirë të informacionit. Fushat kryesore të veprimtarisë janë: Programi i granteve për OJF-të; Planet Lokale të Veprimit

në Mjedis, Informacioni Mjedisor; Edukimi Mjedisor; Programi i kualifikimit për OJF-të dhe zyrtarë të mjedisit, nismat dhe programet vendore e rajonale; etj.

Donatorët më të fundit janë: Komisioni Evropian, Ambasada e Mbretërisë së Hollandës, SIDA, UNDP, GEF/SGP, Fondacioni SOROS, SDC, BE, etj.

Qendra EDENRr. Abdyl Frashëri

(ish-klinika e udhëheqjes), Shk.3/4, Tiranë[email protected]

www.eden-al.org

Kutia Postare 127, Tiranëe-mail: [email protected]

http://albania.rec.org

Page 5: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

Përmbajtja

Shkurtime 6

Njëshansunikpërmjedisin 9

dhedemokracinë 9

RrugapërnëAarhus 11

Rastestudimore 24

Shtojca1-Teknikatepjesëmarrjessëpublikutnëvendimmarrjenmjedisoredhemëgjerë,nëBashkinëeTiranës 31

Shtojca2:ModelKërkesepërmarrjeinformacioni 34

Shtojca3:Formularaplikimipërantarësimnëkomisionqytetar 35

KomisioniQytetariMiqvetëShtëpisë 37

Shtojca4:KomisionetqytetareqëfunksionojnënëBashkinëeTiranës 37

Konventapërtëdrejtënepublikutpërinformacion,pjesëmarrjenëvendimmarrjedhetëdrejtënpërt’iudrejtuargjykatës,përçështjeqëlidhenmemjedisin 38

Bibliografia 51

Page 6: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

6

Shkurtime

REC Qendra Rajonale e Mjedisit

EDEN Qendra Mjedisore për Zhvillim, Edukim dhe Rrjetëzim

OJF Organizatë Jo Fitimprurëse

OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara

KEE Këshilli Ekonomik për Evropën.

BE Bashkimi Evropian

VNM Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis

UNCED Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe Popullsinë

KSBE Këshilli i Sigurimit Bashkimit Evropian

KB Kombet e Bashkuara

IUCN Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës dhe Burimeve Natyrore

PRTR Regjistri i Shkarkimeve dhe Transferimeve të Ndotësve

OMGJ Organizmat e Modifikuar Gjenetikisht

KRRT Këshilli i Rregullimit Territorit

Page 7: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

Në kuadër të proceseve për demokratizimin e jetës së vendit dhe pëmirësimin e qeverisjes, Shqipëria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm si në nivel kombëtar ashtu dhe në arenën ndërkombëtare. një vëmendje të veçantë u është kushtuar çështjeve mjedisore, të cilat po marrin gjithnjë e më shumë rëndësi dhe për strukturat e pushtetit vendor.

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC), duke ndjekur këto procese, ka vijaur mbështetjen e saj në kuadër të projektit “Përmirësimi i praktikave të pjesëmarrjes publike: Hapa të mëtejshëm për zbatimin e Konventës së Aarhusit në Evropën Juglindore”, të financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Vendeve të Ulëta dhe i zbatuar në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, RIJ të Maqedonisë, Mal të Zi, Serbi. Aktivitetet në kuadër të këtij projekti mbështesin prioritetet e përcaktuara në Strategjinë dhe Planin Kombëtar të Veprimit për Zbatimin e Konventës së Aarhusit në Shqipëri, miratuar nga qeveria shqiptare në 2005.

Në kuadër të procesit të deecentralizimit, por dhe në përpjekje pë pëmirësimin e qeverisjes në të gjitha nivelet, të drejtat e publikut për informacion dhe për pjesëmarrje në proceset vendimamarrëse janë kthyer në kryefjalë të mjaft aktiviteteve të shumë organizatave dhe strukturave të ndryshme.

Me synimin për të mbështetur këto procese, por dhe për të kanalizuar më mirë ndihmën dhe mbështetjen e mundshme që mund të ofrohet pë strukturat e qeverisjes vendore, është përgatitur ky Udhëzues pë strukturat e Qeverisjes vendore mbi të drejtën e publikut pë informacion mjedisor dhe pjesëmarrje në vendimmarrje.

Pse ky udhëzues?Deri tani është punuar shumë në drejtim

të përkthimit të Konventës së Aarhusit në kontekstin legjislativ në shumë vende

nënshkruese të kësaj konvente. Gjithashtu, një sërë botimesh dhe materialesh shpjeguese janë përgatitur në shumë rajone në lidhje me zbatimin në praktikë të konventës.

Udhëzuesi, që po ju paraqitet, është një udhëzues praktik për pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrjen mjedisore në nivel vendor.

Ai shpreh në mënyrë të thjeshtë si funksionon pjesëmarrja publike në marrjen e një vendimi konkret mjedisor dhe cila është rëndësia e bashkëpunimit të të gjithë aktorëve në bërjen realitet të këtyre vendimeve dhe jetëgjatësinë e tyre.

Autoritetet publike dhe organizma të tjerë marrin gjithmonë vendime që mund të kenë efekte të rëndësishme në mjedis si dhe në shëndetin publik e mirëqenien e qytetarëve. Pjesëmarrja e publikut në vendimmarrjen mjedisore u mundëson qytetarëve të shprehen dhe vendimmarrësi të konsiderojë opinionet dhe shqetësimet të cilat janë relevante për vendimin. Kjo rrit cilësinë, përgjegjshmërinë dhe transparencën e procesit të vendimmarrjes dhe i kontribuon rritjes së ndërgjegjësimit publik në çështjet mjedisore

Ky manual kërkon të demonstrojë udhëzime lehtësuese në përdorimin e kuadrit ligjor shqiptar dhe si dhe konventave ndërkombëtare ku vendi ynë ka aderuar si dhe të ofrojë modele dhe teknika të pjesëmarrjes së publikut. Ky manual synon të nxisë kooperimin, të ndërtojë kapacitetet për zgjidhjen e problemeve mjedisore si dhe të inkurajojë një përfshirje më aktive të qytetarëve në vendimmarrjen lokale. Informacioni që ofron ky manual është një derë e hapur e qytetarëve për të influencuar politikat mjedisore dhe vendim marrjen në nivel lokal.

Hyrje

Page 8: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

Kujt mund t’i shërbejë ky udhëzu-es?

Ky udhëzues është përgatitur për t’i ardhur në ndihmë autoriteteve vendore në zbatimin e Konventës së Aarhusit në praktikat mjedisore. Megjithatë, gjuha e thjeshtë e përdorur në të si dhe shembujt e sjellë mbi format e përfshirjes së aktorëve të interesuar, e bëjnë këtë udhëzues të përdorshëm nga cilido që është i interesuar të arrijë një ndryshim në vendimmarrjen mjedisore nëpërmjet pjesëmarrjes publike.

Si mund t’ju ndihmojë ky mate-rial?

Nëse jeni një qytetar... Ky udhëzues jep një përshkrim të qartë të shumë aktiviteteve që kërkojnë pjesëmarrjen publike bazuar në legjislacioni shqiptar. Ky udhëzues, gjithashtu paraqet hapat që autoritetet vendore duhet të ndjekin për të bërë publikun pjesë të procesit.

Në faqet e tij ju do të gjeni edhe shembuj pozitivë të pjesëmarrjes publike në Bashkinë e Tiranës dhe atë të Shkodrës, për të parë dhe kuptuar që pjesëmarrja publike nuk është vetëm një term abstrakt, por me anë të saj, ndryshimi është i mundshëm dhe ne si qytetarë kemi shumë për të bërë.

Nëse jeni një nëpunës civil... Ky udhëzues ofron detaje rreth pjesëmarrjes publike dhe detyrimeve që rrjedhin nga të qenit palë e konventës për autoritetet qendrore dhe vendore. Manuali shpjegon gjithashtu edhe aktivitete që ju si nëpunës civil mund të zhvilloni për të ofruar informim më të mirë për publikun dhe teknika

se si mund të përfshini publikun e interesuar në vendimmarrjen mjedisore (referuar edhe në kuadrin ligjor për dhënien e lejeve mjedisore, vlerësimin e ndikimit në mjedis, emergjencat civile, mbi organizimin e pushtetit vendor etj..)

Duke lexuar këtë udhëzues, ju do të mësoni si të ndërtoni një dialog me aktorët e tjerë, si të vlerësoni nevojat e komuniteteve që ju i shërbeni dhe të jeni të ndjeshëm ndaj shqetësimeve të tyre, si të planifikoni pjesëmarrjen publike në mënyrë që të përmbushni detyrimet që lindin Konventa e Aarhusit dhe ndoshta si të shkoni më tej se detyrimet.

E nëse jeni një anëtar OJF-je apo grupi tjetër interesi... duke lexuar këtë udhëzues, ju do njiheni me larminë e aktiviteteve të pjesëmarrjes publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të përfshiheni në to. Këtu do të gjeni këshilla praktike bazuar në eksperiencat e pjesëmarrjes publike në bashkinë e Tiranës dhe atë të Shkodrës.

Në fund të këtij udhëzues, do të gjeni, gjithashtu, edhe kontakte apo tituj botimesh rreth Konventës së Aarhusit dhe pjesëmarrjes publike, tek të cilat ju mund të referoheni për më shumë informacion.

Duke e mbyllur këtë hyrje, falënderojmë zj. Merita Mansaku-Meksi, z. Ridvan Sokoli, zj. Valbona Mazreku dhe zj. Vali Bizhga, pë kontributin e dhënë përgatitjen e këtij udhëzuesi, si dhe z. Alken Myftiu, zj. Magdolna Toth Nagy, Orsolya Szalasi, pranë Qendrës Rajonale të Mjedisit për mbështetjen dhe komentet e dhëna, si dhe stafin e REC Shqipëri për mbështetjen gjatë procesit dhe për përgatitjen e këtij botimi.

Lexim dhe punë të mbarë!

UDHËZUES PËR STRUKTURAT E QEVERISJES VENDORE

Page 9: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

Konventa e Aarhusit është një hap i madh përpara për mjedisin dhe demokracinë. Ajo rrit të drejtën e publikut për të marrë pjesë në hartimin dhe zbatimin e politikave mjedisore.

Përdorimi efektiv i konventës nuk është luks. Gjendja e mjedisit në Shqipëri lë shumë për të dëshiruar. Qeveria ka nevojë për pjesëmarrje aktive të organizatave mjedisore dhe individëve për të zhvilluar politika që të fitojnë mbështetjen e publikut. Ajo gjithashtu ka nevojë për rolin aktiv të publikut si ‘vëzhgues’ në mënyrë që politikat të zbatohen efektivisht.

Konventa e Aarhusit është po aq e rëndësishme për qeverinë (të promovojë ‘qeverisje të mirë’) sa edhe për qytetarët dhe organizatat joqeveritare mjedisore.

Ndërsa shumica e marrëveshjeve për mjedisin mbulojnë detyrimet që Palët kanë ndaj njëra tjetrës, Konventa e Aarhusit mbulon detyrimet që Palët kanë ndaj publikut. Ajo garanton të drejtat e publikut dhe vendos mbi Palët dhe autoritetet publike detyrime në lidhje me të drejtën për informacion dhe pjesëmarrjen e publikut. Ajo i mbështet këto të drejta me të drejtën për t’ju drejtuar dispozitave gjyqësore, gjë që në një farë mënyre e bën me “dhëmbë” këtë Konventë.

Tre tiparet themeltare të konventës janë:Është Konventë Konstitucionale – orienton funksionimin e të drejtave themelore të publikut për mbrojtjen e mjedisitËshtë Konventë me theks të dukshëm politik – inicion zhvillimin dhe konsolidimin e demokracisë Është Konventë gjithëpërfshirëse - zbatimi i saj kërkon respektimin e kërkesave të dokumentave ndërkombëtarë dhe të Konventave të tjera mjedisore.

Një shans unik për mjedisindhe demokracinë

3 shtyllat e Konventës

Edrejta për të patur informacionmjedi-sor

Informacioni rreth mjedisit dhe ndikimit të aktiviteteve njerëzore në të ka qenë gjithnjë i rezervuar jo vetëm në Shqipëri, por kudo. Në një shoqëri demokratike njerëzit duhet të kenë të drejtë për të patur informacion rreth çështjeve mjedisore.

Është pikërisht Konventa e Aarhusit që e jep këtë të drejtë. Ajo vendos të drejtën bazë për të patur akses në informacionin mjedisor, si dhe nënvizon domosdoshmërinë e lehtësimit të procedurave të dhënies së informacionit pa dallim kombësie, shtetësie apo vendbanimi.

Ofrimi i informacionit kur ai kërkohet është jetësor, por njësoj i rëndësishëm është edhe mbledhja dhe publikimi i informacionit në një mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme nga të gjithë.

Edrejtapërmarrëpjesënëvendimmar-rjenmjedisore

Konventa e Aarhusit i jep publikut të drejtën e pjesëmarrjes në vendimet që lidhen apo ndikojnë mjedisin

Kjo e drejtë mbulon vendimet për:lejimin ose jo të aktviteteve specifike të listuara në Shtojcën I të Konventës (si p.sh. rrugët, fabrikat, centralet, fushëdepozitat e mbetjeve etj),hartimin e planeve apo programeve të cilat kanë ndikim në mjedis; hartimin e ligjeve dhe politikave.Konventa, gjithashtu, vendos edhe procedurat

e pjesëmarrjes publike që duhen ndjekur në aktivitete specifike me ndikim në mjedis.

Page 10: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

10

Gjithsesi, një pjesëmarrje publike e suksesshme është shumë më tepër sesa dhënia e të drejtës për pjesëmarrje dhe përcaktimi i procedurave të duhura nga Konventa.

Ky udhëzues përqendrohet në çështjet praktike të pjesëmarrjes publike dhe parashtron shembuj pozitivë që çojnë në zbatimin e konventës në tërësi dhe akteve ligjore shqiptare në veçanti. Njëkohësisht jep këshilla për plotësimin e kuadrit ligjor me norma dhe rregullore përkatëse

E drejta për t’iu drejtuar gjykatësQë të drejtat të jenë efektive, publiku duhet

të ketë një mënyrë/rrugë për të kërkuar drejtësi kur këto të drejta janë mohuar rastësisht ose qëllimisht.

Konventa ekspozon të drejtën për t’iu drejtuar organeve të gjyqësorit për të adresuar këtë nevojë. Konventa nënvizon të drejtën për t’iu drejtuar gjykatës në rast të:

refuzimit të marrjes së informacionit mjedisor të kërkuar;dështimit të zbatimit të ligjit në procesin e vendimmarrjes; osekundërshtimit të veprimeve të cilat arbitrarisht thyejnë ligjet mjedisore.

UDHËZUES PËR STRUKTURAT E QEVERISJES VENDORE

Page 11: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

11

Konventa e Aarhusit u zhvillua gjatë dy viteve negociatash, me ndërhyrje të vendeve dhe organizatave joqeveritare nga rajoni i OKB/KEE-së. Gjithsesi, rrënjët e Konventës shkojnë shumë mbrapa në procesin “Mjedisi për Evropën”, në zhvillimet e të drejtës ndërkombëtare të mjedisit dhe të të drejtave të njeriut dhe në zhvillimet e legjislacionit kombëtar ndër vite. Më poshtë jepen “gurët” kryesorë të rrugës për në Aarhus.

1966 Konventa Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike, miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në New York, më 16 dhjetor 1966. Neni 19 konsiston në “lirinë për të kërkuar, marrë dhe dhënë informacion”.

1972 Deklarata e Stokholmit mbi Mjedisin Njerëzor: parimi 1 lidh çështjet e mjedisit me të drejtat e njeriut dhe përcakton të drejtën themelore për “një mjedis të një cilësie të tillë që lejon një jetesë me dinjitet dhe mirëqenie”

1980 Deklarata e Salzburgut mbi Mbrojtjen e të Drejtës së Informimit dhe Pjesëmarrjen, miratuar në Konferencën e Dytë Evropiane mbi Mjedisin dhe të Drejtat e Njeriut, në Salzburg (Austri), më 3 dhjetor 1980.

1981 Karta Afrikane e të Drejtave të Njeriut dhe të Popujve, miratuar në Algjeri, më 26 qershor 1981. Një referencë më e hershme e të drejtës për një mjedis të kënaqshëm dhe të favorshëm për zhvillimin njerëzor.

1981 Rekomandimi i Këshillit të Evropës Nr. (81) 19 i Komitetit të Ministrave të Shteteve anëtare mbi të drejtën për informacionin që mbahet nga autoritetet publike, miratuar në Strasburg (Francë), më 25 nëntor 1981.

1982 Karta Botërore për Natyrën: Dispozitat që lidhen më tepër me Konventën e Aarhusit mund të gjenden në kapitullin III, paragrafët 15, 16, 18, dhe 23, të diskutuara në lidhje me

Rruga për në Aarhus

parathënien, më poshtë.1985 Direktiva 85/337/KEE (sot BE) e 27

qershorit 1985, mbi vlerësimin e efekteve të disa projekteve publike dhe private mbi mjedisin. Praktikat e saj mbi pjesëmarrjen e publikut në EIA, u dhanë informacion shumë prej palëve negociuese të Konventës së Aarhusit.

1986 Rezoluta e Këshillit të Evropës Nr. 171 e Konferencës së Përhershme të autoriteteve lokale dhe rajonale të Evropës mbi rajonet, mjedisin dhe pjesëmarrjen, miratuar në Strasburg, më 14 tetor 1986.

1987 E Ardhmja Jonë e Përbashkët: Raport nga Komisioni Botëror mbi Mjedisin dhe Zhvillimin (Raporti Brundtland) ishte një katalizator për Konferencën e Kombeve të Bashkuara të 1992 mbi Mjedisin dhe Zhvillimin (UNCED) dhe Deklaratën e saj të Rios.

1988 Protokolli Shtesë i Konventës Amerikane për të Drejtat e Njeriut, i miratuar në San Salvador, më 17 nëntor 1988, vendosi të drejtën për një mjedis të shëndetshëm.

1989 Karta Evropiane mbi Mjedisin dhe Shëndetin, miratuar në Konferencën e Parë Ministeriale Evropiane mbi Mjedisin dhe Shëndetin, në Frankfurt (Gjermani), njohu pjesëmarrjen e publikut si një prej elementëve të rëndësishëm në çështjet e mjedisit dhe shëndetit.

1989 Konferenca Mjedisore e KSBE-së, Sofje. Të gjithë shtetet pjesëmarrëse, përveç Rumanisë, pranuan konkluzionet dhe rekomandimet e propozuara që njihnin të drejtat e individëve, grupeve dhe organizatave në lidhje me çështjet mjedisore, për të shprehur lirshëm pikëpamjet e tyre, për t’u organizuar me të tjerët, për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, sikundër edhe për të siguruar, publikuar dhe shpërndarë

Page 12: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

12

informacion mbi këto çështje, pa ndonjë pengesë ligjore dhe administrative.

1990 Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme 45/94 e 14 dhjetorit 1990, njohu se individët kanë të drejtën të jetojnë në një mjedis të përshtashëm për shëndetin dhe mirëqenien e tyre.

1990 Projekt-karta mbi të drejtat dhe detyrimet mjedisore të individëve, grupeve dhe organizatave, miratuar nga një grup ekspertësh të ftuar nga Qeveria Hollandeze, në Konferencën e Bergen-it (Norvegji), më 11 maj 1990 dhe projekt-karta e KB/KEE-së e të drejtave dhe detyrimeve mjedisore, miratuar nga takimi special ndërqeveritar në Oslo, më 31 tetor 1990. Këto projekte të herëshme influencuan mbi krejt pasardhësit.

1990 Direktiva 90/313/KEE, e 7 qershorit 1990, mbi lirinë për të drejtën për informacion mbi mjedisin. Praktikat e saj mbi të drejtën për informacion mjedisor u dhanë informacion shumë prej palëve negociuese të Konventës së Aarhusit.

1991 Konventa e KB/KEE-së mbi Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis në Kontekstin Ndërkufitar, miratuar në Espoo (Finlandë), më 21 shkurt 1991. Konventa e Espoos tregon lidhjen mes pjesëmarrjes së publikut dhe vlerësimit të ndikimit të mjedisit. Neni 4, paragrafi 2 i saj, është veçanërisht i rëndësishëm për pjesëmarrjen e publikut.

1992 Konventa e KB/KEE-së mbi Efektet Ndërkufitare të Aksidenteve Industriale, miratuar në Helsinki, më 17 mars 1992. Neni 9 i saj shqyrton “informacionin dhe pjesëmarrjen e publikut”.

1992 Konveta e KB/KEE-së mbi Mbrojtjen dhe Përdorimin e Ujërave dhe Liqeneve Ndërkombëtar, miratuar në Helsinki, më 17 mars 1992, përfshin dispozita mbi informimin e publikut.

1992 Deklarata e Rios: parimi i 10-të i saj vendosi bazat për të tre shtyllat e Konventës së Aarhusit.

1993 Deklarata e Konferencës së Dytë Pan-Evropiane “Mjedisi për Evropën”, e miratuar në Lucernë, më 30 prill 1993, deklaroi se pjesëmarrja e publikut në vendimmarrjen për çështjet mjedisore do të ishte prioritet i punës së saj në të ardhmen.

1993 Konventa e Luganos e Keshillit të Evropës

mbi Përgjegjësinë Civile për Dëme që Rezultojnë nga Aktivitete të Rrezikshme për Mjedisin: Konventa e Luganos ishte marrëveshja e parë ndërkomëtare që kërkoi të krijojë rregulla në lidhje me të drejtën për hapjen e proçedurave për zbatimin përpara gjykatave kombëtare.

1993 Marrëveshja për Tregëtinë e Lirë e vendeve të Amerikës së Veriut (NAFTA), Marrëveshja Anësore mbi Bashkëpunimin Mjedisor, vendosi njësi rekomanduese për të drejtën e informimit, të pjesëmarrjes publike në vendimmarrje dhe të drejtën për t’ju drejtuar organeve të drejtësisë në çështje mjedisore.

1994 projekt-parimet mbi të drejtat e njeriut dhe mjedisit. Dokumenti i Këshillit Ekonomik dhe Social i OKB-së i publikuar më 6 korrik 1994. Pjesa e III i përket të tre shtyllave të Aarhusit.

1995 Udhëzimet e Sofjes: Udhëzimet e OKB/KEE-së mbi të Drejtën e Informimit dhe të Pjesëmarrjes Publike në Vendimmarrje në Çështje Mjedisore u pranuan në Konferencën e Tretë Ministeriale “Mjedisi për Evropën” në Sofje, më 25 tetor 1995. 26 nene kanë të bëjnë me të tre shtyllat e Konventës së Aarhusit.

1996 Rezoluta Nr. CGRL.25-rev1 e Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës dhe Burimeve Natyrore (IUCN) mbi pjesëmarrjen e publikut dhe të drejtën për informacion, miratuar nga Kongresi Botëror i Konservimit i IUCN-së në Montreal (Kanada), më 23 tetor 1996.

25 Qershor 1998 - Konferenca e 4-t Ministeriale “Mjedisi për Evropën” në Aarhus, Danimarkë, Tridhjetë e nëntë shtete dhe Komuniteti Evropian nënshkruan Konventën e Aarhusit.

Në vitet 1999 dhe 2000 janë mbajtur dy takime të palëve nënshkruese dhe të Grupit të Punës , për të organizuar tre takime të palëve përgjatë 2001-2002.

Konventa hyri në fuqi në 30 Tetor 2001. Deri më sot 40 vende e kanë nënshkruar Konventën dhe 39 vende janë palë në të.

PasKonventaTakimi i parë u zhvillua në Lucca, Itali më

21-23 tetor 2002. Takimi adoptoi Dekleratën e Lucca due një sere vendimesh mes palëve

UDHËZUES PËR STRUKTURAT E QEVERISJES VENDORE

Page 13: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

13

mbi PRTR, OMGJ, të drejtën për t’ju drejtuat gjyqësorit, mjeteve të informacionit elektronik, rregullave dhe procedurave për takimin e palëve, ankimimin, ndërtimin e kapaciteteve, programe pune etj.

Një takim jashtë rradhe u organizua në 21 Maj 2003 Kiev, Ukraine në kuadër të Konferencës së Pestë Ministeriale “Mjedisi për Evropën”. Takimi i palëve miratoi Protokollin mbi PRTR, i cili u nënshkrua nga 36 shtete dhe BE.

Takimi i dytë i Palëve u zhvillua më 25-27 maj 2005 në Almati, Kazakistan. Në takim u miratuan amendime të konventës në pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje për OMGJ. Ky amendim do të hyjë në fuqi pasi 2/3 e Palëve ta kenë ratifikuar atë. Në takim u shqyrtua stadi i zbatimit të Konventës nga Palët bazuar në raportet kombëtare dhe bëri rekomandimet përkatëse bazuar në gjetjet e Komitetit Shqyrtues. Po ashtu u miratua Udhëzimi i Almatit mbi Promovimin dhe Aplikimin e Parimeve të Konventës së Aarhusit në Forumet Ndërkombëtare dhe një sërë vendimesh si për anën e përmbajtjes dhe atë proceduriale.

Procesi për Shqipërinë dhe kuadri ligjor.

Shqipëria, nëpërmjet Komitetit të Mbrojtjes së Mjedisit pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mjedisit, ka marrë pjesë qysh në vitin 1994 në të gjitha takimet ndërkombëtare të zhvilluara në kuadër të përgatitjes së Konventës së Aarhusit. Për herë të parë një konventë ndërkombëtare u përgatit me përfshirjen e gjerë dhe intensive të organizatave mjedisore. Një koalicion organizatash të tilla (koalicioni i OJQ-ve) mori pjesë në hartimin dhe negocimet e organizuara nga Komisioni Ekonomik për Europën i Kombeve të Bashkuara. Ato organizuan brenda konferencës zyrtare të Aarhusit një tavolinë të rrumbullakët me ministra të mjedisit për rëndësinë praktike të konventës. Ata gjithashtu diskutuan për praktika të mira e të këqia në vendet e tyre dhe paraqitën shembuj praktikë sesi mund të arrihen përmirësime.

Delegacioni shqiptar e nënshkroi Konventën e Aarhusit që në Konferencën e 4t Ministeriale “Mjedisi për Evropën” në Aarhus, Danimarkë.

Në Tetor 2000, kjo konventë është ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Në bazë të legjislacionit shqiptar, çdo konventë ndërkombëtare ku vendi ynë është palë pas nënshkrimit, ratifikohet në parlament dhe, më pas, nis procesi i pasqyrimit të detyrimeve ligjore në legjislacionin vendas. Si rezultat i kësaj procedure, integrimi i kërkesave të konventës është parë nga Ministria e Mjedisit (sot Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave) si drejtimi kryesor i punës për kompletimin e kuadrit ligjor dhe përafrimin me legjislacionin evropian. Kështu përgjatë viteve 2000-2003 është përgatitur një paketë e plotë ligjesh dhe aktesh nënligjore për mjedisin që më pas janë aprovuar nga Kuvendi, si:

Ligji “Për Mbrojtjen e Mjedisit” Nr. 8934, date 5.09.2002 (Kapitulli X, neni. 77, 78, 79, 81)Ligji “Për Zonat e Mbrojtura” Nr.8906, date 6.06.2002Ligji “Për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja”Ligji “Për mbrojtjen e mjedisit detar nga ndotja dhe dëmtimet”Ligji “Për taksën e karbonit dhe të ambalazhit plastik”Ligji “Për trajtimin mjedisor të ujrave të ndotura”Ligji “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”Ligji “Për administrimin mjedisor të mbetjeve të ngurta”Ligji “Për mbrojtjen e liqeneve ndërkufitare”Ligji “Për substancat dhe preparatet kimike”Vendimi “Për monitorimin e mjedisit në Republikën e Shqipërisë” Vendimi “Për miratimin e Planit Kombëtar të Veprimit në Mjedis” Vendimi “Për normat e shkarkimit në ajër” Vendimi “Për shpalljen e monumenteve të natyrës shqiptare” Vendimi “Për shpalljen e Butrintit zone Ramsar” Vendimi “Për miratimin e planit të menaxhimit të Zonës Bregdetare” Vendimi “Për krijimin e Institutit të Mjedisit” Vendimi “Për rregullat e procedurat për shpalljen e zonave të mbrojtura” Vendimi “Për normat e përkohshme të shkarkimeve në ajër” Vendimi “Për certifikimin e specialistëve për të hartuar Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis dhe auditimin mjedisor”

••

••

•••

••

••

E DREJTA E PUBLIKUT PËR INFORMACION MJEDISOR DHE PJESËMARRJE NË VENDIMMARRJE

Page 14: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

14

Vendimi “Për administrimin e zonave të mbrojtura” Vendimin “Për procedurat e lejes mjedisore”.Konventa gjen pasqyrimin e saj edhe në

Kushtetutën e Shqipërisë (nëntor 1998), në Kodin e Procedurave Administrative; në Ligjin “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”; në Ligjin “Për avokatin e popullit”; në Ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore; dhe në Ligjin “Për emergjencat civile”, etj.

Në të gjitha këto ligje, e drejta e informimit sigurohet pa patur nevojë të deklarohet motivi. Koha për marrjen e një përgjigjeje sipas ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare” është 30 ditë pas dorëzimit të kërkesës. Edhe nëse kërkesa i është drejtuar gabimisht një organi, ky i fundit është i detyruar që në përgjigjen e tij t’i tregojë kërkuesit institucionin e duhur.

Ndër institucionet që sigurojnë mbledhjen dhe shpërndarjen e informacionit mjedisor janë: Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave; Inspektoriati Mjedisor me agjencitë rajonale të mjedisit; Këshillat Ndërministeriale; ministritë e linjës; autoriteti vendor; KRRT-të, etj.

Në ligjin “Për mbrojtjen e mjedisit”, neni 56, jepet në mënyrë të detajuar detyrimi i autoritetit qeveritar për bërjen publike të informacionit mjedisor nëpërmjet medias, gazetave, apo institucioneve përkatëse. Sapo autoritetet publike, apo persona fizikë a juridikë vërejnë ndotje apo dëmtim në mjedis, ata duhet të informojnë publikun mbi efektet negative dhe masat parandaluese që duhet të ndërmerren. Blerësit apo konsumatorët duhet të informohen me gojë ose me shkrim nga persona fizikë a juridikë mbi efektet negative në shëndet dhe mjedis të shërbimeve të ofruar. Ndërsa klasifikimi si të dhëna konfidenciale për sigurinë kombëtare jepet në ligjin “Për informacionin shtetëror të klasifikuar sekret”, nr. 8457, të datës 11.02.99.

Për sa i takon të drejtës së publikut për të marrë pjesë në vendimarrje në ligjin “Për mbrojtjen e mjedisit” thuhet:

1. Përgjatë procesit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe Vlerësimit Strategjik Mjedisor, të gjitha grupet e interesuara marrin pjesë sidomos pushteti vendor, publiku dhe shoqëria civile.

2. Përgjatë procesit të vendimarrjes autoriteti

përgjegjës siguron dokumentacionin dhe informacionin e kërkuar për përdorim publik brenda një afati kohor.

3. Ndërsa merr vendimin, autoriteti përgjegjës merr në konsideratë mendimin e autoriteteve vendore, publikut dhe OJFve.

Dhe në ligjin “Për zonat e mbrojtura” Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave çmon rezultatet e dala nga bashkëpunimi dhe aktivitetet këshilluese me grupet e shoqërisë civile, sidomos me grupet komunitare të zonës së mbrojtur, përfshirë një përmbledhje të komenteve dhe reagimeve ndaj propozimit.

Ligji “Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis” është në fazën e zbatimit dhe reflekton edhe pjesëmarrjen e publikut, konsultimin e tij sipas nenit 6 të konventës, ku kërkohet pjesëmarrje për të marrë vendime për disa aktivitete të listuara në shtojcën e konventës apo dhe aktiviteteve të tjera të papërmendura, por që mund të kenë një ndikim negativ në mjedis. Praktika do të jetë mësimi më i mire.

Legjislacioni i ri ka treguar kujdes dhe mbështetje për të drejtën e publikut për t’iu drejtuar gjyqësorit duke krijuar hapësirat e nevojshme për të paraqitur ankesa mjedisore administrative. Për shembull në ligjin “Për zonat e mbrojtura” thuhet: “çdo kush ka të drejtë të ankohet për veprimtari që rrezikojnë, dëmtojnë dhe ndotin mjedisin, dhe të kërkojnë mbylljen e veprimtarisë në rast rreziku”. Përveç masave të marra autoriteti është i detyruar ti përgjigjet kërkesës brenda 1 muaji nga marrja e saj. Ndërkohë që në ligje të veçanta, kjo jepet më e detajuar për raste konkrete. Kuadri rregullator për ankimet administrative është tashmë i plotë.

Çdo person që sheh se e kërkesa e tij për informacion sipas nenit 4 nuk është plotësuar në përputhje me dispozitat e këtij neni ka të drejtën të kërkojë shqyrtim në gjykatë. Ai/ajo mund të ngrejë padi ndaj institucionit (qoftë qeveri apo pushtet vendor) pranë gjykatës së shkallës së parë të rrethit ku ai jeton. Vendimi i gjykatës është i detyrueshëm për institucionet publike.

Sipas ligjit, publikut i jepet e drejta të ngrejë padi administrative dhe gjyqësore ndaj veprimeve dhe mosveprimeve të personave privatë dhe autoriteteve publike, të cilat bien ndesh me dispozitat e legjislacionit mejdisor. Megjithatë kriteret që duhet të plotësojë publiku nuk janë përcaktuar ende në ligj. Megjithë përpjekjet për

UDHËZUES PËR STRUKTURAT E QEVERISJES VENDORE

Page 15: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

1�

të informuar publikun për të drejtën për t’iu drejtuar gjyqësorit, mungojnë mekanizmat që kufizojnë apo zhdukin pengesat financiare për to. Zbatimi i shtyllës së tretë të konventës kërkon ndryshime në Kodin Penal duke shtuar “krimin ndaj mjedisit” në të.

Rëndësia e pjesëmarrjes publike në nivel vendor

Konventa e Aarhusit mundëson kuadrin logjik (framework) për praktika pozitive duke ofruar procedurat bazë të pjesëmarrjes publike dhe specifikuar llojet e vendimeve në të cilat kjo pjesëmarrje mund të zbatohet. Gjithsesi, konventa nuk përballet me çështjet praktike që mund të bëjnë diferencën ndërmjet suksesit dhe dështimit.

Është pikërisht roli i këtij udhëzuesi të ofrojë për ju shembujt më të mirë të pjesëmarrjes pub-like në vendimmarrjen mjedisore në pushtetin vendor në Shqipëri.

Pjesëmarrja publike në vendimmarrje është jetësore. Ajo jo vetëm rrit numrin e personave që marrin pjesë në vendimmarrje, por edhe është tregues i demokracisë që ekziston në pushtetin vendor.

Pjesëmarrja publike është një mjet i cili përdor njohuritë, aftësitë dhe entuziazmin e publikut për të ndihmuar procesin e vendimmarrjes, si dhe njeh rolin e patjetër-sueshëm të tij në këtë proces. Në të njëjtën kohë pjesëmarrja publike është një detyrim moral. Autoritetet vendore punojnë për publikun dhe, që ta realizojnë këtë detyrë në mënyrën që publiku do të dëshironte, ata së pari duhet që të njohin nevojat e publikut dhe sigurisht duhet ta përfshijnë atë në marrjen e vendimeve.

Çdonjëri nga ne ka rolin e vet në mbrojtjen dhe përmirësimin e mjediseve ku jetojmë e punojmë e sigurisht që më mirë se kushdo tjetër ne i njohim problemet dhe nevojat e komunitetit tonë.

Prandaj pjesëmarrja publike është një pjesë shumë e rëndësishme e politikave të zhvillimit të qëndrueshëm. Sa më shumë gjithpërfshirje të ketë nga të interesuarit dhe sa më i hapur të jetë procesi i diskutimeve, aq më shumë alternativa do të jepen për arritjen e përmirësimeve sociale, ekonomike dhe mjedisore.

Vendim më i mirëPjesëmarrja publike mund të çojë në një

vendim më të mirë. Vendim më të mirë në kuptimin e përmbushjes së nevojave të publikut; vlefshmërisë dhe rezistencës në kohë.

Vendime më të mira do të çojnë në përmirësimi e cilësisë së jetës së gjithsecilit nga ne.

Duke konsideruar faktin e gjithëpërfshirjes në vendimmarrje, përmirësimet e kushteve sociale, ekonomike dhe mjedisore mund të ndodhin në të njëjtën kohë. Përfshirja e sa më shumë njerëzve në proces mundëson përdorimin e një game më të madhe eksperiencash. Ajo sjell më shumë mendime dhe ide dhe përdor njohuri rreth kushteve vendore të cilat mund të mos njihen nga të tjerët.

Nëse vendimi merr në konsideratë këtë gamë të gjerë pikëpamjesh dhe eksperiencash, si dhe vlerëson rreziqet, ka më shumë gjasa që ky vendim të jetë “i drejtë”1.

Pjesëmarrja publike nuk garanton pëlqyeshmërinë e vendimit nga të gjithë, për sa kohë që grupe të ndryshme kanë prioritete dhe interesa të ndryshme. Por, përfshirja e publikut që në hapat e para të vendimmarrjes, dhe gjetja e mënyra të përfshirës së shqetësimeve dhe mendimeve të publikut ndihmon në ndërtimin e konsensusit. Kjo do të thotë që shqetësimet mund të adresohen që herët në procesin e planifikimit, kur ndryshimet mund të realizohen më me lehtësi, sesa më vonë kur çdo ndryshim i vogël do të thotë humbje kohe dhe parash.

Përveç kësaj, duke qenë të përfshirë në proces, publiku ekspozohet ndaj të gjithë faktorëve që influencojnë një vendim. Edhe nëse njerëzit nuk janë dakord me vendimin përfundimtar ka shumë gjasa që ata ta kuptojnë përsenë e tij.

Demokraci më e fortëNë terma afatgjatë, pjesëmarrja publike mund

të forcojë demokracinë. Këtë nuk e kemi shpikur ne, është eksperiencë e vendeve që kanë kohë që investojnë në pjesëmarrjen publike në veçanti dhe në zbatimin e Konventës së Aarhusit në tërësi.

1PublicParticipationinMakingLocalEnvironmentalDecisions–GoodPracticeHandbook

E DREJTA E PUBLIKUT PËR INFORMACION MJEDISOR DHE PJESËMARRJE NË VENDIMMARRJE

Page 16: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

16

Organizimi në mënyrë të rregullt i pjesëma-rrjes publike i tregon komunitetit që ju i vlerësoni ata dhe që pikëpamjet e tyre janë të rëndësishme. Ushtrimi i pjesëmarrjes publike në vendimmarrjen mjedisore ndihmon në formimin e urave të besimit dhe konfidencës ndërmjet autoriteteve vendore dhe komunitetit dhe i

tregon atyre që ndryshimi është i mundshëm. Individët dhe grupet komunitare mund të bëhen më të aktivë dhe më të përgjegjshëm për mjedisin dhe cilësinë e jetës së tyre.

Shembuj pozitivë të pjesëmarrjes publike në vendimmarrje kanë treguar se angazhimi i komunitetit në iniciativa të tjera apo aktivitete

UDHËZUES PËR STRUKTURAT E QEVERISJES VENDORE

Pjesëmarrja e publikut është themeli i filozofisë së qeverisjes në Bashkinë e Tiranës pasi vetëm kështu mund të përputhen pritshmëritë e publikut në përgjithësi, me qeverisjen e mirë. Bazuar në këtë filozofi, komuniteti shikohet si një gur themeli i urës midis “të menduarit globalisht” e “të vepruarit lokalisht” në fushën e mjedisit.

Roli i Komisionit Qytetar të Mjedisit është gjithëpërfshirës. Ky komision merr pjesë pothuaj në të gjitha proceset shqyrtuese të strategjisë e aksioneve lokale, kryesisht të fushës së mjedisit. Nëpërmjet tij mund të arrihet sensibilizimi dhe lançimi i nismave të Bashkisë tek komuniteti. Përfshirja e publikut në proçeset vendimmarrëse, ka bërë që të rritet niveli i kapacitetit të qytetarëve për të qenë jo vetëm një zë konkret, por edhe një krah aktiv në procesin e zhvillimit të qytetit.

Nëpërmjet Komisionit Qytetar të Mjedisit, synohet të ndërgjegjësohen qytetarët e Tiranës dhe t’u jepet mundësia të marrin pjesë në analizimin e problemeve mjedisore, në bërjen e politikave dhe programeve zhvilluese të qeverisjes lokale. Ndër të tjera, ky komision ka ndikimin e vet në forcimin e bashkëpunimit ndërsektorial.

Komisioni Qytetar i Mjedisit është atashuar pranë Bashkisë së Tiranës dhe, në bashkëpunim me të, zhvillon mbledhje periodike të shpeshta. Gjithashtu, periodikisht bëhet rifreskimi i komisionit me idenë e gjithëpërfaqësimit.

Komisioni Qytetar i Mjedisit ka:të drejtën për t’u njohur - Bashkia e Tiranës,

nëpërmjet departamenteve të saj ideon, harton e realizon projekte të larmishme mjedisore. Me të gjitha këto projekte dhe aktivitete njihet Komisioni Qytetar i Mjedisit. Një prej projekteve mjaft të rëndësishme për të cilin Komisioni Qytetar i Mjedisit dha një kontribut të vlefshëm, është “Strategjia Lokale për një Mjedis të Shëndetshëm në Qytetin e Tiranës 2005 - 2008”, që synon të krijojë një impakt pozitiv masiv, si dhe të ndikojë në

ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit në funksion të një zhvillimi të qëndrueshëm në Tiranë.

Strategjia Lokale e Mjedisit është një strategji trevjeçare, që angazhon Drejtoritë e Bashkisë së Tiranës dhe një mori specialistësh të fushës së mjedisit të japin kontributin e tyre në përmirësimin e cilësisë së jetës. Kjo strategji po zbatohet nëpërmjet një sërë udhëzuesish dhe planeve të veprimit: mbi edukimin mjedisor, mbi përmirësimin dhe shtimin e hapësirave të gjelbra dhe mbi trafikun. Kjo strategji adreson pesë çështje prioritare të Bashkisë së Tiranës: menaxhimi i mbetjeve urbane dhe planet për administrimin e tyre; ndotja e ajrit - monitorimi dhe përmirësimi i cilësisë së tij; transporti publik dhe efektet e tij në mjedis; parqet dhe rekreacionet nëpërmjet shtimit të hapësirave të gjelbra; si dhe edukimit mjedisor masiv.

të drejtën për t’u dëgjuar - Komisioni Qytetar i Mjedisit është ngritur mbi baza vullnetare. Ai e shtrin veprimtarinë e tij në të gjitha angazhimet që ka Bashkia e Tiranës në lidhje me mjedisin. Ky komision është i lirë të sjellë zërin e tij pranë Bashkisë, prandaj edhe format e punës së tij janë të ndryshme. Komisioni Qytetar i Mjedisit, nëpërmjet aktivizimit të vullnetarëve, e shtrin veprimtarinë e tij deri në: minibashkitë, lagjet, blloqet, rrugët dhe pallatet ku banon komuniteti.

Të gjitha problemet e konstatuara, të katego-rizuara sipas llojit dhe rëndësisë së tyre, vijnë nga Komisioni Qytetar i Mjedisit nëpërmjet burimeve të ndryshme dhe sipas përkatësisë iu dërgohen minibashkive ose Drejtorive të Bashkisë së Tiranës për t’u kthyer në aksione konkrete.

Gjithsesi, nuk duhet menduar se pjesëmarrja publike në vendimmarrje, dhe sidomos në atë mjedisore është e thjeshtë. Ajo kërkon shumë parapërgatitje dhe vizion nga ana e autoriteteve lokale dhe në të njëjtën kohë njohje të të gjitha teknikave të pjesëmarrjes publike.

KomisioniqytetarimjedisitnëBashkinëeTiranës

Page 17: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

1�

konkrete mjedisore rritet dhe mardhënia e ndërtuar midis komunitetit dhe autoriteteve vendore vazhdon edhe më tej.

Tipet e vendimarrjes mjedisore në nivel vendor dhe detyrimet në bazë të Konventës

Procesi i decentralizimit, po ndihmon në rritjen e rolit aktiv të organeve vendore edhe në administrimin dhe mbrojtjen e mjedisit që kanë në juridiksion për të rritur efektivitetin e punës e për të realizuar zgjidhje të qëndrueshme.

Për rëndësinë që ka mjedisi për shoqërinë, për vlerësimin që po merr mbrojtja e tij, si dhe për faktin që problemet e mjedisit ndërthuren gati me të gjitha problemet e shoqërisë, detyrat e qeverisjeve vendore për mbrojtjen e tij parashikohen në mjaft ligje e dokumente të rëndësishme shtetërore, si:

Në legjislacionin e qeverisjeve vendore, ku janë detajuar një varg detyrash që kanë të bëjnë me furnizimin me ujë të pijshëm; me funksionimin e sistemit të kanalizimeve të ujërave të bardha, të ujërave të zeza dhe kanaleve mbrojtëse të zonave të banuara; me ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve me karakter vendor, trotuareve dhe shesheve publike; me administrimin e parqeve, lulishteve dhe zonave të gjelbëruara publike; me grumbullimin, largimin dhe përpunimin e mbeturinave; me planifikimin urban, menaxhimin e tokës etj.Në legjislacionin për emergjencat civile (Ligji nr. 8756, datë 26.03.2001 “Për emergjencat civile” dhe aktet nënligjore që po dalin në zbatim të tij.). Të vlerësuara si fatkeqësi që dëmtojnë rëndë jetën, shëndetin, pasurinë e banorëve dhe mjedisin, përballimi i emergjencave civile përbën një drejtim të veçantë dhe shumë të rëndësishëm të veprimtarisë së organeve të qeverisjes vendore për mbrojtjen e sidomos për rehabilitimin e mjediseve të dëmtuara. Në legjislacionin për mbetjet (Ligji nr. 8094, datë 21.03.1996 “Për largimin publik të mbeturinave” me rregulloren përkatëse; ligji “Për administrimin mjedisor të mbetjeve të ngurta”; ligji “Për trajtimin mjedisor të ujërave të ndotura”). Me këto ligje përcaktohen detyrat konkrete gjatë të gjitha

fazave të procesit të administrimit të mbetjeve urbane që nga caktimi i pikave të vendosjes së kazanëve, koha, mënyra dhe regjimi i transportimit të mbetjeve, larja e rrugëve dhe e shesheve, përcaktimi i venddepozitimit të mbeturinave dhe rregullat e mirëmbajtjes së tij etj.Në legjislacionin e burimeve natyrore e pasurive minerare (Ligji nr. 7501, datë 19.07.1991 “Për Tokën” me ndryshimet e mëvonshme; ligji nr. 7796, datë 17.02.1994 “Minerar i Shqipërisë”; ligji nr.8093, datë 09.11.1996 “Për rezervat ujore” me ndryshimet e mëvonshme; ligji nr.8102, datë 28.03.1996 “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”, si dhe aktet nënligjore në zbatim të tyre). Për rëndësinë e madhe që kanë rezervat dhe pasuritë natyrore, si ujërat, inertet, mineralet, për të tashmen e për zhvillimet e pritshme të zonës, organet e qeverisjes vendore janë shumë të interesuara për miradministrimin e tyre dhe për përdorimin e qëndrueshëm. Legjislacioni aktual u jep atyre mundësinë të mbrojnë me këmbëngulje interesat e komunitetit për këto pasuri, duke harmonizuar nevojat e zhvillimit kombëtar me ato vendore.Në legjislacionin e fushës së bujqësisë (Ligji nr.7623, datë 13.10.1992 “Për pyjet dhe policinë e shërbimit pyjor”; ligji nr.7908, datë 05.04.1995 “Për peshkimin dhe akuakulturën”; ligji nr.7875, datë 23.11.1994 “Për mbrojtjen e faunës së egër dhe gjuetinë”; ligji nr. 7722, datë 15.06.1993 “Për mbrojtjen e fondit të bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore”, me ndryshimet e mëvonshme dhe me aktet nënligjore në zbatim të tyre). Përbërësit mjedisorë dhe të biodiversitetit që ka zona, si pyjet, kullotat, livadhet, bimët medicinale, kafshët e shpendët e egra, janë të njohur për qeverisjet vendore. Ata vlerësohen si pasuri të zonës e si burime që ndihmojnë begatimin e komunitetit të tyre. E rëndësishme është sidomos se, me këto ligje, këto pasuri shtetërore u lihen në përdorim organeve të qeverisjeve vendore. Në legjislacionin e urbanistikës dhe të turizmit (Ligji “Për Urbanistikën”; ligji nr.7665, datë 21.01.1993 “Për zhvilimin e zonave që kanë përparesi turizmin”, me

E DREJTA E PUBLIKUT PËR INFORMACION MJEDISOR DHE PJESËMARRJE NË VENDIMMARRJE

Page 18: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

1�

ndryshimet e mëvonshme dhe me aktet nënligjore në zbatim të tyre). Në legjislacionin e kësaj fushe ka mjaft kompetenca e detyra për organet e qeverisjes vendore, të cilat u japin mundësi këtyre organeve të ruajnë mjediset urbane, të disiplinojnë ndërtimet e ndërhyrjet në territor, të shtojnë sipërfaqet e gjelbra, vendet çlodhëse etj.Në legjislacionin e ri mjedisor vlerësohet

dukshëm rolin dhe funksionet e qeverisjeve vendore në mbrojtje të mjedisit, jo thjesht duke caktuar disa detyra për to. Sipas këtij legjislacioni, organet e qeverisjes vendore përfaqësojnë strukturën më të rëndësishme shtetërore për administrimin dhe mbrojtjen e mjedisit që kanë në juridiksion, duke zbatuar përgjegjësitë, të drejtat e detyrat që u jep ligji.

Në mbrojtje të mjedisit, ato kanë për detyrë:të realizojnë zbatimin e ligjeve për mbrojtjen e mjedisit;të hartojnë plane vendore për mbrojtjen e mjedisit dhe planet e rregullimit të territorit;të bëjnë publike programet dhe masat për mbrojtjen e mjedisit;të njoftojnë publikun për gjendjen e mjedisit dhe për veprimtaritë vendore, subjekte të vlerësimit të ndikimit ndaj mjedisit;të nxisin e të mbështesin veprimtaritë e organizatave jofitimprurëse për mjedisin, duke tërhequr mendimin e tyre në vendimmarrjet për mjedisin;të përcaktojnë vendet e grumbullimit e të përpunimit të mbeturinave prodhuese dhe jetësore, në përputhje me kriteret mjedisore dhe me planet e zhvillimit;të organizojnë depozitimin e mbetjeve dhe të lëndëve të rrezikshme dhe ruajtjen e zonave të gjelbra në qendrat qytetare dhe rreth tyre;të administrojnë mbeturinat urbane, impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura dhe të mbeturinave të ngurta;të disiplinojnë transportin dhe ndërtimet në mjediset qytetare.Roli dhe funksionet e organeve të qeverisjeve

vendore për mbrojtjen e mjedisit, detyra konkrete për to në këtë fushë, formulohen edhe në dokumente shtetërore të detyrueshne për t’u zbatuar siç janë:

Strategjia dhe Plani Kombëtar i Veprimit për Mjedisin Plani Kombëtar i Veprimit për Mjedisin dhe

ShëndetinStrategjia dhe Plani i Veprimit për ruajtjen e biodiversitetitStrategjia e zhvillimit të pyjevePlani i manaxhimit të zonës bregdetarePlanet Lokale të Veprimit për MjedisinPlanet Lokale të Veprimit për Mjedisin dhe Shëndetin etj.Në ligjin “Për Organizimin dhe Funksionimin

e Qeverisjes Vendore” nr 8652 reflektohen dhe detyrimet e ardhura nga ratifikimi i Konventës së Aarhusit. Që në mision të këtij ligji, sanksionohet nxitja efektive e pjesëmarrjes së bashkësisë në qeverisjen vendore.

Ndërsa në nenin 10 jepen qartë fushat e veprimit të organeve të qeverisjes vendore ku vend shumë të rendësishëm zë infrastruktura dhe shërbimet publike (shih dhe më poshtë).

Në nenin 34 sanksionohet detyrimi për organizmin e mbledhjeve të hapura përveç rasteve kur vendoset ndryshe.

Në neni 35 - Seancat e keshillimeve me bashkësinë dhe e drejta e publikut për t’u informuar - thuhet

Këshilli komunal apo bashkiak përpara shqyrtimit dhe miratimit të akteve, zhvillon séance këshillimi me bashkësinë. Seancat e këshillimit janë të detyrueshme për rastet e parashikaura në nenin 32 shkronjat dh/e/f/k të këtij ligji.këshillimi me bashkësinë në çdo rast, bëhet sipas mënyrës së përcaktuar në rregulloren e këshillit duke përdorur një nga format e nevojshme si takimet e hapura me banorët, takime me specialistë, me institucione të interesuara dhe organizata joqeveritare ose nëpërmjet marrjes së nismës për organizimin e referendumeve vendore.aktet e këshillit afishohen, në vende publike të caktuara nga këshilli, Brenda teritorrit të komunës ose bashkisë dhe, sipas mundësive, këshilli cakton dhe forma të tjera të publikimit të tyre. Informimi i publikut në çdo komunë a bashki bëhet në përputhje me ligjin 8503, “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare” dhe rregullat e përcaktuara nga vetë këshilli përkatës për këtë qëllim. Në neni 56 sansionohet dhe mbajtja

e mbledhjeve të hapura për publikun dhe zhvillimin e seancave këshillimuese me organet

••••

UDHËZUES PËR STRUKTURAT E QEVERISJES VENDORE

Page 19: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

1�

përfaqësuese dhe ekzekutive të komunave dhe bashkive si dhe respekton të drejtën e publikut për tu informuar.

Pra siç duket dy shtyllat e para të konventës së Aarhusit gjejnë pasqyrim në këtë ligj. Megjithatë vlen të theksohet se nuk ka akte, vendime, rregullore apo udhezime që ta rregullojnë dhënien e informacionit apo pjesëmarrjen publike në vendimmarje nga ana e autoriteteve vendore.

Në pjesën e shtojcave do të japim një tip letre, pregatitur nga Qendra për Komunikim Elektronik, që mund të përdoret nga publiku i interesuar për çështje të ndryshme kur kërkon një informacion në zyrat e autoriteteve vendore mbështetur dhe në bazën ligjore përkatëse.2 Eshtë e rëndësishme që të formulohen qartë pyetje konkrete dhe të arsyeshme, jo të përgjithshme, për të siguruar që kërkesa nuk do të refuzohet për këto arsye

Pjesëmarrja Publike në Bashkinë tuaj

Demokraci do të thotë bashkëqeverisje, do të thotë tërheqje e mendimeve të publikut ndërsa merren vendime. Dhe publiku mund të marrë pjesë si përpara se të merret vendimi (duke u këshilluar) apo edhe pasi është marrë vendimi (duke marrë pjesë në realizim apo monitorim të projekteve, planeve). Pjesëmarrja përfshin detyrime ligjore në rastet e referendumeve apo plebishiteve; ndërsa ka thjesht vlerë plotësimi në rastet e konsultimeve publike, seancave dëgjimore, etj.

Ndaj autoritetet vendore përpara se të marrin vendimet nuk duhet vetëm të informohen për anën teknike të çështjeve nga ekspertët por edhe për nevojat e qytetarëve.

Nenet 6, 7, 8 të konventës së Aarhusit japin rastet kur publiku duhet të jetë pjesë e vendimarrjes. Përgjithësisht, publiku merr pjesë atëherë kur ai preket nga vendimi që do të merret apo kur:

zgjidhjet janë të hapura për diskutim (dhe vërtet pjesëmarrja sjell ndryshim);është e qartë çfarë kërkohet nga publiku; dhe ka bonsens nga ana e pushtetit vendor për të dëgjuar dhe marr në konsiderate mendimet e

� Versionin elektronik të saj mund ta gjeni në faqen e internetit www.qke-al.org

••

publikut.Gjë që mund të ndodhë për:veprime rutinë apo të thjeshta;çështje sekrete si marëdhëniet ndërkombëtare, mbrojtja kombëtare apo siguria publike; dhevendimet për situate emergjence;Po si mundet publiku të arrijë të

përfshihet nga bashkia apo autoritetet vendore? A duhet të organizohen? Një gjë e tillë varet shumë edhe nga forma e pjesëmarrjes publike. Pjesëmarrja individuale realizohet atëherë kur vetë personi fillon procesin e dialogut apo komunikimit me autoritetet përkatëse. Ndërsa një pjesëmarrje kolektive që të jetë efektive dhe e suksesshme kërkon një formë organizimi. Organizatat jo fitimiprurëse përbëjnë një nga organizimet e shoqërisë civile që janë mjaft aktive për çështje të ndryshme si mjedis, të drejta të njeriut, të grave, etj. Kjo forcon nivelin e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe rrit efektivitetin dhe zërin e përballjes së tyre me autoritetet vendore.

A duhet një strategji nga ana e publikut për të marrë pjesë në vendimarrje?

Zakonisht organizime të tilla nga ana e publikut fillojnë që në fazat e hershme të procesit të vendimarrjes dhe me një analizë të bazës ligjore e të vetë prolemit. Publiku duhet të informohet mbi procesin e vendimarrjes dhe rolin e tyre në të. Publikut duhet ti shpjegohet rendësia e problemit me një gjuhë të thjeshtuar duke dhëna sa më shumë shifra dhe fakte mbi ndikimin e vendimit në shëndet. Mëse e nevojshme është një analizë e palëve të interesuara (aleatëve dhe kundërshtarëve) si dhe formulimi i një pozicioni të vetëm. Sa më shumë të prekur nga vendimi të marrin pjesë në proces aq më mirë është. Pasi rrallherë “publiku” ka vetëm një mendim. Opinone të ndryshme mund të vihen në tryezë dhe të shërbejnë për të shmangur probleme të mëvonshme. Strategjia duhet të ketë në themel krijimin e një ure komunikimi të vërtetë midis palëve.

Por si autoritetet vendore mund të përfshijnë publikun?

Në shoqëritë tona postkomuniste pa një demokraci të konsoliduar, publiku është apatik dhe pasiv. Ai shpesh paragjykon gadishmerinë e autoriteteve, zhvillimin e proceseve pjesëmarrëse dhe beson se ajo nuk mund të sjellë ndryshime.

Nga ana e tyre autoritetet vendore nuk kanë

••

E DREJTA E PUBLIKUT PËR INFORMACION MJEDISOR DHE PJESËMARRJE NË VENDIMMARRJE

Page 20: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

20

praktika të mëparshme. Ata duhet të marrin të gjitha masat për të njoftuar publikun apo publikuar lajmërime ku publiku ftohet të marrë pjesë në mbledhje apo të komentojë për raporte a strategji të ndryshme të hapura për rishikim. Qëllimi kryesor nuk duhet të jetë lajmërimi sesa inkurajimi dhe krijimi i lehtësive publikut për të marrë pjesë.

Ndër mjetet apo mekanizmat që autoritetet vendore mund të përdorin janë:

Diskutimet dhe takimet në grupe të vogla;Krijimi i Komiteteve këshillimore;Përdorimi i pyetësorëve, intervistave, votimeve/referendumeve;Mbldhjet e hapura;Aktiviteteve speciale; fjalimeve apo ekspozitave;Mbulimi nga media;Shpërndarja e mjeteve informative, etj.;

Kush duhet të marrë pjesë? Kush është publiku? Kush është ‘publiku i interesuar’?

Sa më shumë vetë të marrin pjesë në procesin e vendimarrjes aq më mirë dhe më i plotë është ai vendim.

Publik është një a më shumë qytetarë ose sipas legjislacionit kombëtar një organizatë ose grup qytetarësh.

Publik i interesuar është publiku i ndikuar ose që mund të ndikohet apo që është i interesuar në vendim marrje. Duhet theksuar që organizatat joqeveritare që nxisin mbrojtjen e mjedisit dhe plotësojnë kërkesat e legjislacionit kombëtar duhet të konsiderohen si ‘publik i interesuar’.

Si dhe kur lajmërohet publiku?Në neni 7 të konventës autoritetet duhet

të sigurojnë: “... informacionin e nevojshëm publikut.”. Ky informacion duhet si për procesin e pjesëmarrjes por edhe për planet dhe programet që do të ndërmerren.

Publiciteti është një nga mënyrat që autoritet vendore duhet të përdorin për të informuar publikun mbi procesin, si do të zhvillohet, si ato mund të përfshihen, etj. Ai mund të jetë i shumëllojshëm si: qendra te informimit te qytetareve, njoftimeve në gazette, reklama në TV, postera, njoftimeve në website, letrave personave

•••

••

••

VIP, puna nëpërmjet OJFve, takime, etj.Megjithatë publiku vazhdimisht duhet të

informohet sesi po ecën procesi, çfarë do të bëhet më pas, pra një progress të ecurisë. Artikujt në shtyp, emisionet, apo dhe buletinet e institucionit (elektronike apo të shtypur) mund të shërbejnë për njoftimin e publikut.

Informim mbi plane apo programe vendore

Ky lloj informacioni duhet t’i tregojë publikut përse bëhet fjalë dhe cilat janë rezultatet që priten. Në mënyrë që publiku të marrë pjesë efektivisht duhet të marrë një informacion:

të plotë – i mjaftueshëm për të krijuar një opinion apo edukuar ato mbi çështjen. Mund të jepet dhe pak informacion teknik por duhet patur parasysh se ndonjëherë informaconi i madh pengon / “shtyp” pjesëmarrjen. Për shembull, në rast se ka plane zhvillimi për zonën krahas skenarëve të ndryshëm të jepet Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis; kosto financiare; anët pozitive dhe të metat.

të kuptueshëm – Kini kujdes gjuha teknike kufizon pjesëmarrje

Në rast se bëhet prezantim i tyre përpara një publiku, atëherë duhet testuar që më parë niveli i publikut mbi çështjen në fjalë dhe të lihet kohë në fund edhe për pyetje nga auditori. Mbase mund të shpërndahet që më parë një përmbledhje e tyre.

dhe lehtësisht të gjetshëm – interneti është një lehtësi e madhe për të tëre, por në vende si Shqipëria aksesi është ende i vështirë, ndaj duhet gjetur mënyra më e mirë dhe më e aksesueshme nga të gjithë.

Autoritetet vendore duhet të kenë procedura të mirëpërcaktuara (në rregulloret e tyre) mbi informimin e publikut (mjetet, rrugët, afatet kohore) dhe pjesëmarrjen e tyre në marrjen e vendimit (kur, si, etj)

Forma dhe metoda të pjesëmarrjes publike në nivel vendor

Procesi i pjesëmarrjes publike përdor një sërë metodash për të përfshirë publikun në nivele të ndryshme – nga ato pasivet tek aktivet.

Ndërgjegjësimi publik: i cili realizohet përmes informimit, njoftimeve për shtyp, përdorimit të medias (në të tërë gamën e saj), qendrave të informacionit, fushatave

UDHËZUES PËR STRUKTURAT E QEVERISJES VENDORE

Page 21: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

21

sensibilizuese sikurse edhe panairet, puna direkte me publikun etj. Të gjitha këto mund të përdoren për të ngritur interesin e publikut për cështjen për të cilën kërkoni përfshirjen e tyre.

Edukimi publik: ofron për publikun informacion objektiv dhe të balancuar duke ndihmuar kështu në kuptimin e çështjes që po shqyrtohet dhe alternativat për adresimin e saj. Takimet me publikun p.sh. mund të jenë një nga mënyrat për të realizuar edukimin publik.

Përfshirja dhe ndërveprimi publik: përfaqësojnë dy shkallë më aktive të pjesëmarrjes publike. Marrja e mendimeve nga publiku mund të realizohet përmes studimeve, fokus grupeve dhe takimeve me publikun.

Partneriteti publik: është dhe shkalla më aktive e pjesëmarrjes publike. Në këtë rast përgjegjësia për vendimmarrjn është në dorë të publikut. Shembull tipik I krijimit të partneritetit publik janë krijimi dhe funksionimi i komisioneve qytetare3.

Në mënyrë skematike format e pjesëmarrjes publike nga ato pasivet në aktivet paraqiten në Tabelën 1.

�Përshembujshqiptarëmbikomisionetqytetaremundt’ireferohenishembullittë5komisioneveqytetaretëngriturnëBashkinëeTiranës.

Tabela1:Formatepjesëmarrjespublike

Ndërgjegjësimi publik

Edukimi publik Përfshirja dhe ndërveprimi publik

Partneriteti publik

Qëllimi Të ndërgjegjësohet publiku për çështjen, për të cilën do të merret vendim.

Të ofrojë për publikun informacion objektiv dhe të balancuar, në mënyrë që ata të kuptojnë çështjen që po shqyrtohet si dhe alternativat për zgjidhjen e saj.

Të marrë parasysh opinionin e publikut dhe të sigurojë që shqetësimet e tij janë të reflektuara në alternativat e parashtruara.

Të lihet përgjegjësia e vendimmarrjes në dorë të publikut.

Ç’mund t’i pre-mtohet publikut

Ne do t’ju mbajmë të informuar.

Ne do përpiqemi që ju ta kuptoni cçështjen për të cilën do të merret vendim.

Ne do te marrim në konsideratë mendimet tuaja dhe, së bashku, me ju do të përpiqemi që shqetësimet tuaja të jenë të reflektuara.

Ne do të punojmë për të zbatuar atë çka ju vendosni.

Shembuj Njoftime të drejtpërdrejta;Njoftime për shtyp;Mass media;ekspozitaFushata sensibilizuese

•••

Takime me publikun;Website; Fletpalosje;Factsheets.Gazeta e BashkisePublikime te tjera

••••••

Qendra informacioni;Studime;Focus grupe;Seanca dëgjimoreWorkshopeTryeza te rrumbullakta

••••••

Komisionet qytetare.Grupe pune Komitete keshillueseKomitete menaxhueseTask forceJoint venture

••

••

Për çfarë ka nevojë publiku që të përfshihet?

Është e vështirë të thuash që ka shabllone standarde se si mund të ngrihet interesi i publikut për të marrë pjesë një një process të caktuar. Shpesh herë jemi vetë ne ata që themi kjo apo ajo mënyrë e sugjeruar nga të huajt nuk funksionon në Shqipëri, madje disa herë kjo është e vlefshme edhe brenda për brenda Shqipërisë.

Duke marrë shkas nga thënia e një zotërie të nderuar, përfaqësues i shoqërisë civile vlonjate; “Na lini ne njerëzit lokalë t’i zgjidhim gjerat ashtu siç ne dimë” do t’ju inkurajonim të përdorni mënyrat më frytdhënëse me njerëzit që më mire se ju s’i njeh askush tjetër.

Gjithsesi disa nga këshillat dhe etikat e punës në lidhje me pjesëmarrjen publike mund ti bëni edhe ju pjesë të punës suaj në procesin e gjatë, por të bukur, të pjesëmarrjes publike në vendimmarrjen mjedisore.

Procesi i pjesëmarrjes publike duhet të ketë një qëllim të përcaktuar mirë;

E DREJTA E PUBLIKUT PËR INFORMACION MJEDISOR DHE PJESËMARRJE NË VENDIMMARRJE

Page 22: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

22

Pjesëmarrja publike duhet bazuar në të njëjtin perceptim (nga ana e aktorëve të përfshirë) për parimet, objektivat, pergjegjshmëritë, kriteret e vlerësimit dhe rezultatet e pritura;Pjesëmarr ja publike duhet të krijojë mundësi për përfaqësim dhe kontribut nga ana e të gjithë të interesuarve;Procesi i pjesëmarrjes duhet të jetë i hapur, i ndershëm dhe i organizuar me përgjegjshmëri dhe besueshmëri;Të dhënat dhe informacioni i përdorur në procesin e vendimmarrjes duhet t’i ofrohen të interesuarve;Rezultatet e pjesëmarrjes publike duhet të jenë pjesë e procesit të vendimmarrjes;Pjesmarrësit duhet të informohen se si përfshirja e tyre ka ndikuar vendimet e këshillit tuaj bashkiak; dheSigurisht është shumë e rendësishme, sikurse edhe korteziale, që ju t’i falenderoni për pjesëmarrjen, t’i bëni të ditur që ju i keni dëgjuar dhe marrë në konsideratë mendimet e tyre.

Teknikat e pjesëmarrjesTeknikat e ndryshme të pjesëmarrjes që ju si

nepunës të pushtetit vendor mund të përdorni për të inkurajuar pjesëmarrjen e publikut në vendimarrjen mjedisore janë të shumta. Në këtë udhëzues, ne nuk do të përshkruajmë këto teknika, pasi këtë gjë mund ta gjeni në shumë botime të tjera. Mesazhi kryesor qe duam të japim në këtë nënçështje është se si ju do të tërhiqni vëmendjen e publikut në procesin e vendimarrjes dhe çfarë rezultati mund të merrni nga scila teknikë e përdorur. Për shembull: megjithëse takimet me publikun janë një rrugë relativisht e lirë për informimin e një grupi të madh njerzish rreth një propozimi të caktuar që lidhet me problematikat apo mundësitë e zhvillimit të mjedisit në zonën ku ju punoni ato shpesh nuk rezultojnë efektive, Madje mund të bëhen edhe konfrontuese. Edhe mbledhja e mendimeve dhe e komenteve nga takime të tilla bëhet shumë e vështirë. …..një mënyrë më e mire do të ishte ndoshta një ekspozitë ku të kishte mundësi të bisedohej drejtpërdrejt me publikun.

Tabela2:Efektivitetiiteknikavetëpjesëmarrjespublike

Teknikat e pjesëmarrjes

Dhënia e informacionit

Marrja e informacionit

Ndërveprimi me publikun

Ofrimi i sigurisë për publikun

Ndërthurje opinionesh?

Takime, debate me publikun E mirë Lë për të dëshiruar Lë për të

dëshiruar Cka Lë për të dëshiruar

Workshop, grupe pune Shumë e mirë Shumë e mirë Shumë e mirë Cka Potencialisht e mirë

Komitete këshilluese/ Komisione qytetare E mirë E mirë Shumë e mirë Shumë e mire Potencialisht e mirë

Kontakte me persona të rendësishëm në komunitet

Shumë e mirë Shumë e mirë Shumë e mirë Shumë e mire Nuk është e sigurtë

Pyetësorë, studime Cka Shumë e mirë Lë për të dëshiruar

Lë për të dëshiruar

Potencialisht e mirë (varet shumë nga

vazhdimësia)

Emisione radiofonike apo televizive

Mënyrë e mire për të informuar

publikun për mundësi e tjera

Cka (nëse emisioni

shoqërohet me telefonata direkte)

Cka Cka Nuk është e sigurtë

Emisione lajmesh/prezantime në media E mirë Lë për të dëshiruar Lë për të

dëshiruarLë për të dëshiruar Lë për të dëshiruar

UDHËZUES PËR STRUKTURAT E QEVERISJES VENDORE

Page 23: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

23

Përshtatshmëria e secilës nga teknikat do të varet nga tipi i pjesëmarrjes publike që nevojitet në një hap të caktuar të procesit të planifikimit (ose diskutimit te lejeve mjedisore, VNM etj). Tabela e mëposhtme ofron për ju disa nga anët e forta dhe të dobëta të një pjese të teknikave të pjesëmarrjes publike.

Konkluzione dhe rekomandimeAutoritetet lokale duhet të njohin mirë detyrimet që rrjedhin nga ligjet dhe konventat ndërkombëtare për pjesëmarrjen e publikut në vendimarrjen mjedisore dhe të përfshijnë në planet e tyre të veprimit detyra konkrete e të monitorueshme. Autoritetet lokale mund dhe duhet të përdorin instrumenta dhe mjete të larmishme për të tërhequr publikun në politikëbërje dhe vendimmarrje për çështjet e mjedisit, udhëzuesi ofron modele, konteksti i çdo zone nxit për formulim mjetesh specifike në favor të këtij qëllimi dhe në zbatim të ligjit.Autoritetet lokale duhet të nxisin dhe ushtrojnë presion mbi pushtetin qendror për përmirësimin dhe plotësimin e kuadrit ligjor që lehtëson procesin e pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrjen mjedisore.Autoritetet lokale duhet të punojnë për ngritjen e kapaciteteve dhe strukturave të veçanta që sigurojnë zbatimin e ligjit dhe konventave për informimin dhe pjesëmarrjen e publikut në vendimarrjen mjedisore.Autoritetet lokale duhet të bashkërendojnë dhe bashkëpunojnë ngushtësisht me shoqërinë civile që për të siguruar hapa të rinj progresi në këtë drejtim.

E DREJTA E PUBLIKUT PËR INFORMACION MJEDISOR DHE PJESËMARRJE NË VENDIMMARRJE

Page 24: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

24

Rasti studimor 1: Hartimi i Strat-egjisë së mjediseve të shënde-tëshme për qytetin e Tiranës

Për hartimin e Strategjisë të mjediseve të shëndetshme për qytetin e Tiranës janë ndjekur këto hapa, në një proces dinamik e gjithëpërfshirës:

Ndërgjegjësimi publikTakime me grupe të interesuara.Konferenca për shtyp e kryebashkiakut, i cili lançoi fillimin e përgatitjes së strategjisë.Edukimi publikPërgatitja e fashikujve dhe shpërndarja për thithje mendimes e komentesh.Takimet me grupet e interesit si brenda ashtu edhe jashtë bashkisë.Takimet me komisionet qytetare që ndërkohë operonin pranë bashkisë, respektivisht ai i rinisë dhe moshës së tretë, çështjeve sociale, edukimit dhe kulturës, ekonomisëPërdorimi i mjeteve të medias (brenda mundësive financiare) për të siguruar në të njëtën kohë edukim të gjerë publik.Përfshirja dhe ndërveprimi publikOrganizimi i takimeve të ngushta me grupet e interesitThithja e mendimeve pro dhe kundra si dhe e alternativave përkatëseQarkullimi i dokumenteve të punësPartneriteti publikKrijimi i komisionit qytetar për mjedisin, i

cili miratoi strategjinë si dhe do të jetë përgjegjës për ndjekjen e ecurisë së zbatimit të saj nga ana e nëpunësve të bashkisë

••

Rasti studimor 2: Përgatitja e bux-hetit me pjesëmarrjen e publikut

Bashkia e Tiranës realizon marrjen e mendimeve të qytetarëve nëpërmjet komisioneve të ndryshme qytetare (7 të tilla). Nga përvoja në Bashkinë e Tiranës, publiku është ftuar dhe ka marrë pjesë aktivisht në përgatitjen e dokumenteve strategjike; në përgatitjen e projekt buxhetit për vitin e ardhshëm si dhe në zbatimin e projekteve sensibilizuese.

Bashkia e Tiranës ka arritur të hartojë një sërë strategjish afatgjata për shërbimet kryesore që ajo ofron duke përcaktuar programin afatgjatë dhe afatmesëm për çdo sektor, së bashku me faturën financiare për realizimin e tyre. Detajimi i këtyre programeve sektoriale në një program vjetor të integruar është realizuar nëpërmjet mekanizmit tashmë të qëndrueshëm të buxhetimit me pjesëmarrje. Opinioni dhe këndvështrimi qytetar si edhe pritshmëria e tyre përkundrejt Bashkisë së Tiranës kanë përcaktuar prioritetet kryesore të buxhetit të qytetit për vitin 2006, si dhe një pritshmëri për tre vitet në vazhdim

Bazuar në vëzhgimet qytetare, të cilat janë kryer gjatë gjithë vitit 2005, në bazë të mekanizmave funksionalë, por veçanërisht në rezultatet e anketimit të kryer në fund të vitit 2005, sipas projektit “Transparenca e Qytetit të Tiranës”, i cili është realizuar në bashkëpunimin edhe me ndihmën financiare të OSBE-së, janë përcaktuar si më të rëndësishme vazhdimi i ndërhyrjeve në tre fushat e mëposhtme të cilat përbëjnë shqetësim për komunitetin dhe kërkojnë vëmendje:

- Infrastruktura rrugore së bashku me trotuaret

- Infrastruktura arsimore parauniversitare- Sipërfaqet e gjelbraBuxheti i vitit 2006 është hartuar si

gjithëpërfshirës dhe në koherencë me nevojat e

Raste studimore

RASTE STUDIMORE

Page 25: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

2�

qytetarëve. Ai siguron plotësimin e nevojave dhe preferencave të qytetarëve brenda kufizimit të të ardhurave, nëpërmjet ndërtimit të buxhetit në bazë të reflektimit të opinioneve dhe mendimeve të tyre, të cilët Bashkia e Tiranës dhe Këshilli i Bashkisë së Tiranës i ka përthithur me:

Kontaktet e përditshme dhe anketimet e kryera nga Qendra e Informacionit pranë Bashkisë së TiranësKonsultat dhe mbledhjet periodike me 7 Komisionet Qytetare që funksionojnë pranë Kryetarit të BashkisëOpinionet e dhëna në Forume elektronike në faqen e Internetit të Bashkisë së Tiranës: www.tirana.gov.alVëzhgimeve mbi opinionet qytetare dhe të biznesit mbi shërbimet e Bashkisë, projekt ky i nisur që në vitin 2002 dhe tashmë i përvitshëm.

Rasti studimor 3: Hartimi i strat-egjisë se zhvillimit nëpërmjet Kri-jimit te Partneriteteve midis sek-torëve Shoqëri Civile, Biznesit, Pushtet Lokal

Pse është e rëndësishme pjesëmarrja epublikutnëhartiminestrategjisë?

Vlerësimi i burimeve dhe potencialeve të zhvillimit të qytetit mund të shtrihet në më shumë institucione, organizata dhe qytetarë.Nëpërmjet këtij vlerësimi, realizohet një panoramë më reale e situatës, sigurohet një mbështetje më e gjerë e komunitetit, sepse aty mishërohen pikëpamjet, dëshirat dhe mundësitë për zhvillim edhe nga këndvështrimi i tyre.Direkt apo indirekt, iniciativat e komunitetit gjejnë pasqyrim dhe mund të vlerësohen dhe gjejnë mbështetje për zbatim.Përfshirja e publikut në vendimmarrje siguron marrje vendimesh më të besueshme dhe transparente për stafin e bashkisë kundrejt qytetarëve.Duke njohur, analizuar dhe marrë në konsideratë qëndrimet dhe opinionet e një publiku të informuar në drejtim të zhvillimit të qytetit sigurohet një mbështetje më e madhe.

Kjo mbështetje mund të përdoret për të krijuar partneritete të tjera, me institucione qendrore (ministri) dhe organizata të tjera qeveritare. Përfshirja e sa më shumë aktorëve (forcave sociale dhe politike) mund të sigurojnë një ndihmë të madhe në zbatimin e programit si dhe të minimizojnë dhe shmangin konfliktet duke realizuar konsensusin e të gjitha palëve.

Faktorët kryesorë që ndikojnë zhvillimindhepërmirësiminesituatës

Një numër faktorësh të rëndësishëm ishin themelore në zbatimin efektiv të projektit.

Ndër më kryesorët mund të përmendim: Krijimi i një procesi transparent dhe të hapur. Krijimi i pikave të aksesit për qytetarët që të marrin informacionKrijimin e mundësive për të shprehur opinionin e tyre. Ekzistojnë mekanizma të ndryshëm me anë të

të cilave realizohet përfshirja dhe pjesëmarrja në zhvillimin e politikave të zhvillimit dhe gjenden një mori shembujsh të cilët demonstrojnë rëndësinë e përfshirjes qytetare në vendimmarrje për përmirësimin e cilësisë së jetesës së tyre.

Programi i përfshirjes qytetare në hartimin e strategjisë së zhvillimit ekonomik u bazua në tre aktivitete kryesore :

Shkëmbimi (shpërndarja) e informacionitKonsultimi publik, ku shqetësimet, opinionet dhe këshillat diskutohen në mënyrë aktive.Mbështetja e përpjekjeve për informim dhe iniciativave konsultueseKëto tre elemente të programit sigurojnë

bazën për hartimin e një programi të pjesëmarrjes publike

Është shumë e rëndësishme gjatë hartimit të programit të pjesëmarrjes qytetare për të njohur dhe vlerësuar kontekstin brenda të cilit do të realizohet pjesëmarrja qytetare.

Ajo mbështetet në dy komponentë kryesorë :Planifikimi teknik që pjesëmarrja qytetare mund të përkrahë dhe mbështesë.Aktorët e interesuar të komunitetit për t’i përfshirë në pjesëmarrjen qytetare. Por cilat janë aktivitetet kryesore teknike që

e përbëjnë procesin e hartimit të strategjisë dhe cilat aktivitete për përfshirjen qytetare mund të mbështesin këtë planifikim për të dhënë rezultatet e cituara më sipër? Kush janë njerëzit

••

••

RASTE STUDIMORE

Page 26: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

26

dhe organizatat që janë të interesuar për t’u informuar dhe për t’u përfshirë në planifikimin strategjik?

Pyetja e parë ka të bëjë me përzgjedhjen e aktiviteteve të procesit të hartimit të strategjisë. Pasi arrihet përfshirja e publikut në procesin e planifikimit, fokusi i planit mund të riformulohet me kalimin e kohës.

Ndërsa realizimi i pikës së dytë mund të jetë një sfidë e madhe e programit për identifikimin dhe përzgjedhjen e aktorëve të interesuar. Identifikimin e atyre aktorëve të cilët e pranojnë dhe e mbështesin procesin. Kjo është themelore që procesi të ketë sukses.

IdentifikimiipjesëmarrësvetëpublikutHapi i parë është hartimi i një programi

efektiv të pjesëmarrjes së publikut. Sigurisht që duhet bërë identifikimi se kush nga publiku duhet të përfshihet në proces. Kjo arrihet nëpërmjet krijimit të rrjeteve me anë të kolegëve të njohur si dhe nëpërmjet njohjeve dhe aktiviteteve të përbashkëta të realizuara më parë. Këto kontakte nga ana tjetër identifikojnë persona apo organizata të tjera që nga intervistat dhe diskutimet e bëra mund të arrihen rezultate të frytshme. Këto intervista paraqesin një mundësi të madhe për të arritur në një segment të publikut dhe për të hartuar metoda në vazhdim në drejtim të shkëmbimit të informacionit gjatë gjithë procësit të planifikimit. Nga ana tjetër vendoset krijohet baza për konsultime të tjera publike, shpërndarje informacioni dhe elementët mbështetës.

Përzgjedhja e elementëve të programit të pjesëmarrjes së publikut

Hapi i dytë i rëndësishëm është përzgjedhja e aktiviteteve të duhura. Siç u theksua më sipër këto aktivitete ndahen në tre kategori:I.Shpërndarjaeinformacionit

Shpërndarja e informacionit është shumë e rëndësishme. Ne si institucion duhet të informojmë publikun në lidhje me të dhënat që disponojmë, kapacitetet financiare, shpenzimet e bëra në drejtim të ofrimit të shërbimeve të ndryshme. Përpara se dikush ta pranojë dhe ta mbështesë programin tonë, ai duhet të ketë informacion rreth tij dhe ta kuptojë atë. Kështu sipas audiencës së përzgjedhur dhe tematikave që do të trajtoheshin, ne përgatitëm dhe hartuam materiale për t’i informuar ato.

Si të shpërndajmë informacionin është pyetja tjetër. Kjo u realizua me disa metoda :I.1Ftesazyrtarepërpjesëmarrje.

Për çdo takim u përgatit njoftimi zyrtar për pjesëmarrësit. Aty në mënyrë të përmbledhur shpjegohej qëllimi i takimit, data, ora dhe vendi i takimit. Letra ishte një formë komunikimi personale, e cila siguronte pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve, organizatave, individëve në takime dhe rriste seriozitetin e angazhimit të bashkisë në lidhje me procesin. I.2.Ftesapërpjesëmarrjemetelefondhetakimedirekte

Në disa raste për një kategori pjesëmarrësish, përveç letrës zyrtare për njoftim u përdorën dhe kontaktet me anë të telefonit. Kjo metodë u realizua nga ana e titullarëve të bashkisë për të siguruar rritjen e pjesëmarrjes në aktivitete. Nga ana e grupit kryesor të punës u realizuan takime direkte me atë kategori pjesëmarrësish që reflektonte skepticizëm në lidhje me programin dhe aktivitetet e planifikuara. I.3Paketainformative

Sipas çështjeve dhe temave që do të trajtoheshin u përgatitën paketa informative për pjesëmarrësit. Qëllimi ishte shpërndarja e informacionit përpara takimit në mënyrë që pjesëmarrësit të ishin të përgatitur, të përqendronin vëmendjen dhe të kuptonin çështjet komplekse për të cilat do të diskutoheshin. I.4Analizadheprezantimetëmaterialevengaanaeekspertëve.

Në çdo aktivitet që u zhvillua, për secilën temë u ftuan specialistë të fushës për të prezantuar dhe analizuar sistemin e të dhënave të fushës përkatëse. Kjo metodë e përdorur shërbente për orientimin dhe njohjen më të mirë të pjesëmarrësve në lidhje me temën dhe problematikat që do të diskutoheshin. Në shumicën e rasteve u përgatitën prezantime grafike dhe vizive.I.5Njoftimenëmedia

I gjithë procesi sipas aktiviteteve të zhvilluara u pasqyrua në kronikat e tyre nga media sidomos nga televizionet lokale. U realizuan disa intervista me titullarët e bashkisë në lidhje me aktivitetet e zhvilluara dhe ecurinë e procesit.

RASTE STUDIMORE

Page 27: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

2�

II.KonsultimipublikKonsultim do të thotë që ju jeni të angazhuar

për një përfitim të ndërsjellë për ju si institucion dhe për publikun me të cilin jeni duke u konsultuar.

Ekzistojnë një sërë teknikash për këtë lloj komunikimi. Në përgjithësi, sa më interaktiv, bashkëbisedues të jetë programi, siç janë workshopet apo takimet e hapura, aq më të suksesshëm do të jenë takimet dhe bisedat me individët e interesuar.

Disa nga teknikat e konsultimeve të përdorura ishin.II.1Krijimiigrupevetëpunës

Këto grupe përfaqësojnë segmente të ndryshëm interesi të komunitetit. Ata shërbejnë si burime për prezantimin e ideve të reja, politikave, shërbimeve. Grupe të tilla janë mbështetës dhe avokatë të procesit. II.2Zhvillimiiworkshopeve

Kjo teknikë u zgjodh si një mundësi për të zhvilluar diskutime ballë për ballë, shkëmbim idesh, prezantim problemesh dhe propozime konkrete për zgjidhjen e tyre. Ato krijojnë një mundësi për përfshirje aktive në procesin e planifikimit, për diskutimin e politikave dhe programeve komplekse, hartimin e planeve të veprimit. II.3Takimpublik

U përdor për prezantimin e draftit të strategjisë, për të informuar dhe, në të njëjtën kohë, për të konsultuar planin e hartuar, për të shkëmbyer opinione dhe për të marrë komente direkte nga pjesëmarrësit përpara miratimit të planit strategjik. II.4Anketimi

Sipas një pyetësori të hartuar që më parë, u realizua anketimi i biznesit për të mësuar problemet, pikëpamjet, mundësitë dhe vizionin e tyre për zhvillim.II.5Takimetekryetarëvetëbashkive

Me qëllim shkëmbimin e eksperiencave, dhe vlerësimin e rezultateve të arritura, gjatë procesit, u institucionalizuan takimet e kryetarëve të bashkive të përfshira në projekt, sipas një kalendari dhe axhende të përcaktuar që më parë. II.6KëshillimngaAgjencitëtjera

Gjate procesit u realizuan një sërë takimesh në grupe të vogla, si dhe ato individuale me institucione dhe organizata të specializuara.

Qëllimi i këtyre takimeve ishte për të marrë ekspertizë dhe siguruar mbështetje për procesin e planifikimit.

III. Mbështetja e procesit të informimitdheiniciativavekonsultuese.

Me qëllim zbatimin e dy metodave të informimit dhe konsultimit, të shpjeguara më lart, një çështje shumë e rëndësishme ishte mbështetja institucionale nga ana e bashkisë me shërbimet ndihmëse mbështetëse të procesit që konsistonin në :

Drejtimin e ProcesitSigurimin, mbajtjen e kontakteve dhe shpërndarjen e materialeve informuese tek të gjithë pjesëmarrësit në proces.Përgatitjen e materialeve informuese, grumbullimi, përpunimi, editimi, printimi i tyre.Trajnimin e stafit Në lidhje me drejtimin e procesit për

hartimin, monitorimin dhe vlerësimin e programit, kjo detyrë iu ngarkua Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, e mbështetur nga i gjithë stafi i bashkisë.

Sigurimi dhe mbajtja e kontakteve me të gjithë të interesuarit në proces, si dhe informimi i tyre për ecurinë e programit ishte një element tjetër shumë i rëndësishëm. U hartua sistemi i adresave, numrat e telefonave dhe adresat e-mailit për të gjithë pjesëmarrësit. Sipas kalendarit të aktiviteteve shpërndahej njoftimi dhe materialet informuese për zhvillimin e takimeve sipas programit.

Për grumbullimin, përpunimin e materialeve, editimin dhe printimin e tyre u ngarkua Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik. Sipas tematikave të caktuara ajo koordinonte dhe mbështetej nga e gjithë struktura e bashkisë.

Një element tjetër shumë i rëndësishëm ishte trajnimi i stafit. Meqenëse ky planifikim ishte një proces kompleks dhe një eksperiencë krejt e re, u parashikuan një sërë trajnimesh për rritjen e kapaciteteve të tyre, në përvetësimin e njohurive teorike në lidhje me hartimin e programit, përgatitjen e takimeve, moderimin e tyre etj.

••

RASTE STUDIMORE

Page 28: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

2�

Sfidat për realizimin e programit dhe strukturave të pjesëmarrjes publike

Hartimi i programit të pjesëmarrjes publike ishte një teknikë krejt e re, e cila po zbatohej për herë të parë në qytetin tonë. Përvetësimi i njohurive teknike dhe zbatimi i tyre me korrektësi është një sfidë për stafin e bashkisë.Nga pjesëmarrësit shpesh demonstrohej pesimizëm për procesin. Një nga arsyet, sipas pikëpamjes së tyre, ishte kapaciteti i ulët financiar i bashkisë për zbatimin e programeve dhe projekteve të propozuara.Ekzistenca e disa strategjive dhe programeve sektoriale në rang Qarku dhe të qeverisë qendrore në rajon, e paragjykonin procesin e nisur si të panevojshëm.Numri i pjesëmarrësve dhe institucioneve në proces është relativisht i madh. Koordinimi me të gjithë aktorët për ditën dhe orën e takimit kishte mjaft vështirësi për realizimin e tij.Puna përgatitore për realizimin e takimeve nga ana e stafit të bashkisë kishte një volum mjaft të madh. Realizimi i ftesave, njoftimeve dhe përgatitja e materialeve informuese kërkonte një angazhim ekstra të drejtorive dhe zyrave të bashkisë në raport me detyrat dhe programet e punës së tyre të përditshme që kishin për të zbatuar.Shkëmbimi i informacionit në mënyrë të qëndrueshme ndërmjet institucioneve, organizatave të ndryshme dhe biznesit në kohën e duhur, ishte një vështirësi tjetër qe u has gjatë procesit.

Veprimet e ndërmarraNjë inventar i veprimeve/aksioneve që u prezantuan dhe shtruan si alternativa për të përmirësuar situatën e Rastit. Analizë të veprimeve të rekomanduara nga aktorët e përfshirë në rast. Shpjegim i veprimeve të ndërmarra në kontekstin e rastit (politik, social, ekonomik, strukturor) Hartimi i programit të procesit të

pjesëmarrjes së publikut u hartua në lidhje të ngushtë me pesë hapat e hartimit të strategjisë së

zhvillimit ekonomik.Organizimi i përpjekjeveBërja e vlerësimit konkurruesHartimi i dokumentit të strategjisë Zbatimi i strategjisë Monitorimi i strategjisë.Një nga detyrat e para për hartimin e procesit

të pjesëmarrjes së publikut ishte zgjedhja e metodologjisë në lidhje me qëllimin e procesit.

Si hap i parë ishte krijimi i grupit kryesor të punës i përbërë nga grupi i institucioneve, biznesit, organizatave jofitimprurëse dhe grupi qytetar. Meqenëse hartimi i Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik përfshin shumë fusha, në grupet e punës u parashikua përfshirja e shumë specialistëve të ndryshëm si ekonomistë, juristë, inxhinierë, arkitektë, ekspertë të mjedisit, të komunikacionit dhe një rëndësi të veçantë kishte përfshirja e universitetit. Gjithashtu në grupet e punës u përfshinë edhe përfaqësues të partive politike si dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak.

Pas ndërtimit të grupeve të punës nga ana e Kryetarit të bashkisë u hartua një ftesë zyrtare me të cilën iu drejtuam të gjithë të ftuarve, ku specifikohej qëllimi i iniciativës që Bashkia kishte ndërmarrë.

Që në fillim të procesit ne përgatitëm materiale ndihmëse dhe shpjeguese lidhur me metodologjinë e zgjedhur për hartimin e strategjisë së zhvillimit ekonomik lokal. Për këtë qëllim, zhvilluam dy seminare me aktorët vendorë, synimi i të cilave ishte:

Njohja me metodologjinë, Shpjegimi teorik i procesit,Informimi i komunitetit nëpërmjet mjeteve të komunikimit masiv lidhur me këtë iniciativë madhore të ndërmarrë nga ana e Bashkisë për hartimin e strategjisë së zhvillimit ekonomik lokal.Procesi vazhdoi me mbledhjen e të dhënave

•••••

•••

Grupi kryesor i punës Grupi kryesor i punës

Gru

pi i

Qyt

etar

ëve

Gru

pi i

Qyt

etar

ëve

Gru

pi i

Inst

ituc

ione

ve

Publ

ike

Gru

pi i

Inst

ituc

ione

ve

Publ

ike

Gru

pi i

Bizn

esit

Gru

pi i

Bizn

esit

Gru

pi i

OJF

Gru

pi i

OJF

RASTE STUDIMORE

Page 29: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

2�

sipas një strukture të parapërgatitur për këtë qëllim. U realizuan intervista me 80 biznese.

Gjatë fazës së mbledhjes së të dhënave, stafi i Bashkisë, dhe grupet e punës punuan në bashkëpunim me të gjitha institucionet, Universitetin, organizatat jofitimprurëse dhe organizma të tjerë. Database i të dhënave ishte i ndarë në pesë seksione të mëdha (Demografia, Biznesi, Kultura & Sporti, Mjedisi, Infrastruktura). Sipas fushave janë mbledhur të dhëna të detajuara për sektorët përkatës. E rëndësishme është që në këtë proces u përfshinë rreth 70 persona, të cilët u angazhuan dhe morën përgjegjësinë për sistemimin dhe klasifikimin e tyre sipas seksioneve të sipërcituar.

Pas sistemimit të të dhënave u organizuan takimet për analizat SWOT, sipas grupimit të të dhënave dhe temave të përzgjedhura.

Ky hap i procesit u realizua në dy faza:Takime paraprake për shpjegimin e metodologjisëAnalizat SWOT e të dhënave sipas grupeve dhe temave përzgjedhura. Në analizën SWOT morën pjesë grupet e

punës (grupi i institucioneve, grupi i biznesit, grupi i qytetarëve, grupi i organizatave) dhe këshilltarë të Këshillit të Bashkisë. Numri i pjesëmarrësve arriti rreth 100 persona.

Mbas procesit të analizave SWOT është hartuar vizioni i strategjisë me qëllimet .

Në një takim të veçantë është miratuar vizioni dhe qëllimet e strategjisë nga pjesëmarrësit e grupeve të punës.

Në takimin e organizuar me aktorët për aprovimin e draft-vizionit dhe qëllimeve, pas diskutimeve dhe disa sugjerimeve të vogla të bëra nga ana e tyre, të gjithë pjesëmarrësit ranë dakord për formulimin e vizionit dhe e aprovuan atë.

Takimi vazhdoi për formulimin e objektivave dhe programeve. Megjithëse të gjithë pjesëmarrësit ishin pajisur me materiale teorike, me shembuj konkretë dhe me të dhënat e nevojshme për zhvillimin e objektivave dhe programeve, procesi nuk eci ashtu siç duhet.

Sipas mendimit tonë arsyet ishin:Shumë nga pjesëmarrësit nuk kishin arritur të kuptonin, sipas metodologjisë së ofruar, përcaktimin e objektivit dhe programit.Meqenëse në takim morën pjesë rreth 25 persona, të cilët përfaqësonin institucione dhe

organizata të fushave të ndryshme, u krijua një keqkuptim dhe filluan diskutime të gjata mes pjesëmarrësve. Debati fokusohej në atë që propozimet për vendosjen e objektivave dhe identifikimin e programeve duhej të bëheshin sipas fushave, institucioneve dhe përgatitjes profesionale të personit që propozonte. (p.sh. përfaqësuesi i biznesit nuk duhej të fliste për çështje të kulturës, etj.)Duke parë këtë situatë, propozuam që të

organizonim një takim tjetër. Takimi i dytë për përcaktimin e objektivave, programeve dhe projekteve u strukturua ndryshe nga takimi i parë. Që më parë, krijuam Seksionin e Biznesit, Mjedisit, Infrastrukturës, Kulturës&Sportit. Pjesëmarrësit u ftuan të zgjidhnin vetë para fillimit të takimit, sipas interesit të tyre, seksionin që preferonin dhe ,në të njëjtën kohë, kishin mundësi të lëviznin dhe të merrnin pjesë edhe në seksionet e tjera. Grupet e punës, sipas seksioneve, zhvilluan direkt objektivat, programet dhe projektet.

Në krahasim me takimin e parë, takimi i dytë rezultoi shumë produktiv. Ai eliminoi debatet jo frutdhënëse dhe, në të njëjtën kohë, çdo pjesëmarrësi iu krijua mundësia për të paraqitur me shkrim idetë dhe mendimet e tij në lidhje me përcaktimin e objektivave, programeve dhe projekteve, të cilat u përpunuan sipas metodologjisë së përcaktuar në Matricën organizuese të qëllimeve, objektivave dhe programeve.

Grupi kryesor (kryetarët e grupeve), në bashkëpunim me administratën e Bashkisë, në takime të organizuara pune, përpunuan projekt-idetë, të cilat më pas u konsultuan dhe u pasuruan me mendimet e pjesëtarëve të interesuar të procesit dhe me ekspertë të fushave të ndryshme.

Nga grupet e punës u miratua faza e parë e procesit, produkti i të cilit ishte hartimi i matricës së strategjisë.

Faza e dytë e procesit vazhdoi sipas një kalendari të detajuar veprimesh:

Hartimi i fish-projekteve,Prioritarizimi i projekteve,Identifikimi i burimeve të financimeve nga stakeholders-at sipas projekteve (Bashkia, institucione, NGO, donatore, etj),Përfundimi i draftit final të strategjisë,Prezantimi dhe miratimi i Strategjisë finale në

•••

••

RASTE STUDIMORE

Page 30: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

30

Këshillin e Bashkisë.Në bashkëpunim me të gjithë aktorët e

interesuar dhe stafin e bashkisë, u hartuan 85 fish projekte. Për prioritarizimin e projekteve, u hartua metodologjia për vlerësimin e projekteve sipas nevojave dhe bëshmërisë së tyre. U zhvillua takimi me të gjithë anëtarët e grupeve të punës për prioritarizimin e projekteve sipas nevojave. Nga stafi teknik i bashkisë u bë përpunimi i të dhënave, dhe pas vlerësimit sipas bëshmërisë për secilin projekt u bë prioritarizimi përfundimtar i tyre.

Procesi vazhdoi me hartimin e projekt-dokumentit përfundimtar të strategjisë. Para aprovimit të tij, u realizua një takim publik me përfaqësues të biznesit. Nga vetë kryetari i bashkisë u be prezantimi i tij. Në vijim, u zhvilluan diskutime nga të gjithë të pranishmit rreth dokumentit të përgatitur, duke u arritur konsensusi dhe aprovimi i vizionit dhe strategjive të zgjedhura.

Në Këshillin e Bashkisë, dokumenti i strategjisë u miratua njëzëri nga të gjithë këshilltarët, të cilët përfaqësonin forca politike të ndryshme. Arsyeja ishte se shumica e anëtarëve

të Këshillit ishin njohur që më parë me ecurinë e procesit dhe kishin marrë pjesë aktive në të.

RezultatetPërfshirja e aktorëve të interesuar në këtë proces ka qenë e kënaqshme. Morën pjese rreth 145 vetë. Për sa u përket subjekteve, 22 ishin biznese, 37 institucione, 27 OJF dhe grupe qytetare.U realizua anketimi i 80 bizneseve U zhvilluan rreth 12 workshope U realizua një takim publik me komunitetin e biznesit U ndërtua dhe funksionojnë grupet e punës te pjesëmarrjes qytetare. Si rezultat i kontributit të gjithë pjesëmarrësve u arrit hartimi i dokumentit të strategjisë së zhvillimit ekonomik të qytetit.

Të gjitha projektet kërkojnë më shumë se një mjet apo instrument për të informuar apo përfshirë në mënyrë të sukseshme publikun dhe mjetet janë të ndryshme në varësi të nivelit të përfshirjes së publikut.

•••

RASTE STUDIMORE

Page 31: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

31

Tabela3:Teknikatepjesëmarrjessëpublikut

Mjeti Pershkrimi Perfitimi Kufizimet

Informimi i PublikutKomunikim i njëanshëm midis Bashkisë së Tiranës dhe publikut që u siguron qytetarëve një informacion të balancuar dhe objektiv për t’i asistuar ata në të kuptuarit e problemit, alternativave, oprtuniteteve dhe zgjidhjeve.

Korrenspondencë e shkruar

Letër adresuar personalisht rezidentëve mbi një projekt, aksion, çështje apo shërbim lidhur me mjedisin

1.Të gjithë njerëzit që preken nga projekti marrin të njëjtin informacion2. Komunikimi memorizohet/kujtohet3. Është efektiv nga kostot

1. Duhet konsideruar niveli arsimor i qytetareve2. Qytetarët të njihen si pjesë e komunitetit ku do të zbatohet projekti

Fletëpalosje/pamflet Një fletëpalosje/pamflet hartohet për të siguruar informacion në një takim, ngjarje apo aktivitet të veçantë

1. Mundëson prezantim faktesh, duke siguruar infomim të komunitetit2. Është potencial për të krijuar një interes më të madh gjatë një prezantimi apelues3. Të gjithë të interesuarit marrin të njëjtin informacion4. Komunikimi mbahet mend

1. Më i kushtueshëm2. Konsideron një nivel të caktuar arsimimi të qytetarëve3. Kërkohet më shumë punë përgatitore

Gazetë Publikim periodik i gazetës së bashkisë i lidhur me një projekt, program apo çështje

1. I përshtatshëm për t’u lexuar apo përdorur si referencë2. Mund të arrijë aktorë dhe grupe specifike3. Është potencial për të krijuar një interes më të madh gjatë një prezantimi apelues

1. Më i kushtueshëm2. Konsideron një nivel të caktuar arsimimi të qytetarëve3. Është më i shtrenjtë dhe harxhon kohë për t’u prodhuar dhe shpërndarë4. Komunikim i njëanshëm

Mesazh me E-mail Një njoftim përmes e-mail informon qytetarët për një projekt, çështje, shërbim apo aksion

1.Të gjithë njerëzit që preken nga projekti marrin të njëjtin informacion2. Komunikimi memorizohet/kujtohet3. Është efektiv nga kostot4. Shpërndahet në kohë

1. Konsideron një nivel të caktuar arsimimi të qytetarëve2. Konsideron një nivel të caktuar njohurish kompjuterike të qytetarëve3. Përjashton qytetarët që s’kanë kompjuter

Shtojca 1- Teknikat e pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrjen mjedisore

dhe më gjerë, në Bashkinë e Tiranës

SHTOJCA

Page 32: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

32

Web site i bashkisë Informacion pas përfundimit të projektit, rezultate, interpretimi, web-site të bashkëpunëtorëve

1. Të gjithë njerëzit që preken nga projekti marrin të njëjtin informacion2. Komunikimi memorizohet/kujtohet3. Është efektiv nga kostot4. Mundëson prezantimin e fakteve 5. Është potencial për të krijuar një interes më të madh gjatë një prezantimi apelues6. Përfshin një informacion më të gjerë se sa një mesazh e-maili7. Shpërndahet në kohë

1. Konsideron një nivel të caktuar arsimimi të qytetarëve2. Konsideron një nivel të caktuar njohurish kompjuterike të qytetarëve3. Përjashton qytetarët që s’kanë kompjuter4. Konsideron faktin që qytetarët vizitojnë website të bashkisë

Njoftim në gazetat lokale

Paguhet njoftimi në gazetën lokale

1. Shpërndarje e gjerë 1. Supozon që njerëzit e interesuar lexojnë gazetën dhe shikojnë njoftimin2. Nuk siguron gjithmonë shpërndarjen në kohë3. kostoja për njoftimin

Përdorimi i massmedias

BT përdor TV dhe radio lokale për të spjeguar nismat, programet, projektet apo aksionet në mbrojtje të mjedisit

1. krijon sensibilitet për një çështje pëermes medias lokale2. Efektive nga kostot

1. Subjektiviteti i medias2. Risku i keqinterpretimit3. Beson në interesin e medias për të prezantuar ngjarjen4. Konsideron një nivel të caktuar arsimimi të qytetarëve

Takime me grup qytetarësh

Diskutime formale ose gjysëm informale me një ose grup të vogël qytetarësh

1. Mundësi për të diskutuar çështjet, shkëmbyer pikëpamjet2. Mundësi për të zhvilluar marrëdhëniet me komunitetin

1. Mbetet pasiv – kur qytetarët vijnë në bashki2. Kufizon numrin e pjesëmarrësve3. Konsumon kohë

Ekspozimi i planit urban të qendrës së Tiranës në Galerinë e Arteve

Prezantimi i maketit të qendrës së qytetit në Galerinë më të vizituar nga qytetarët

1. Oportunitet komunikimi me qytetarët2. Mundëson prezantimin e projektit3. Siguron transparencën4. Të gjithë vizitorët marrin të njëjtin informacion

1. Kohë e kufizuar vizitash në varësi të orarit dhe kalendarit të Galerisë2. Kosto e qerasë së Galerisë3. Numër i kufizuar qytetarësh vizitojnë Galerinë

Kontributi i qytetarëveKërkimi i komenteve të publikut në një propozim, analizë, alternativë, kërkohet një përgjigje prej publikut, por është i kufizuar dialogu

Sondazh me telefon Kontakte individuale me telefon për të realizuar një sondazh

1. Kontaktet personale mundëson gatishmërinë e përgjigjes2. Mundësi për të arritur një numër të madh njerëzish3. Mundësi për të targetuar grupe specifike të aktorëve4. Ndërtohen marëdhënie me qytetarët, partneritet strategjik5. Mund të dizenjohet për të qenë statistikisht i vlefshëm

1. Mund të konsunojë kohë2. Limiton pyetjet për efekt të analizës3. Përjashton qytetarët pa telefon

Sondazh me pyetësorë(për përgatitjen e buxhetitvlerësimin e performancës së shërbimeve, transparencën)

Sondazhi kryhet me pyetësorë të strukturuar për grumbullimin e të dhënave

1. siguron një bazë të dhënash për vlerësimin e nevojave/tendencave/ për marrjen e komenteve2. zgjeron kontributin e qytetarëve3. mund të jetë statistikisht i vlefshëm4. mundësi për të arritur një numër të konsiderueshëm qytetarësh

1. mund të jetë i kushtueshëm në varësi të kampionimit 2. kufizohet në pyetje të mbyllura për hir të analizës3. kërkon kohë

SHTOJCA

Page 33: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

33

Sondazh në Qendrën e informimit publik

Stafi i bashkisë ngre stacionin e sondazhit në qendrën e informimit publik të bashkisë duke pyetur për çështjen qytetarët që hyjnë në këtë qendër

1. Siguron një bazë të dhënash për vlerësimin e nevojave2. Mundëson targetimin e grupeve specifike3. Efektiv nga kostot4. Mjet i mirë për të testuar nevojat imediate

1.Tërheq qytetarët e interesuar

Karta e komenteve Pranë qendrës së informimit publik funksionon shërbimi i kartës së komenteve. Është një formular ku qytetarët mund të bëjnë komentet e tyre për shërbimet dhe ta kthejnë në bashki

1. Merr informacion nga individët2. Grumbullon informacion për çështje specifike

1. Rezultatet nuk sigurojnë përfaqsueshmëri në shkallë të gjerë2. Nuk mund të karakterizojnë opinionin publik

Përfshirja dhe bashkëpunimi me publikun:Punon direkt me qytetarët përmes një procesi që siguron që idetë dhe shqetsimet janë kuptuar dhe konsideruar, përfshin elementë të informimit publik si dhe një dimension të tretë të komunikimit të dyanshëm

Workshop Një metodë e strukturuar për të përfshirë pjesëmarrësit në punë për një çështje apo për një tjetër dhe për të zhvilluar zgjidhjet. Janë më efektive grupet nga 10 në 30 veta

Mund të prodhojë një plan ose një aksion ose komente

1. Kërkon moderator të aftë2. Ka kosto3. Kërkon njohuri paraprake nga pjesëmarrësit

Komision qytetar Forum që ngre çështje dhe prezanton probleme, diskuton alternativa zgjidhjesh dhe ndërton konsensus me publikun për çështje të caktuara të një projekti/programi

1. Oportunitet për të maksimizuar aftëesitë dhe burimet brenda komunitetit

1. Kërkon person me aftësi për të koordinuar punën e komisionit2. Bashkëpunimi me publikun kufizohet në përfaqësuesit e komisionit3. Roli i komitetit komunikohet si këshillues

Veprim i përbashkët Një marrëveshje formale me organizata joqeveritare, partner privat dhe komunitetit për realizimin e projekteve në fushën e mjedisit

1. Angazhim dhe përgjegjshmëri nga palët

1. kërkon marrëdhënie ligjore2. ka tendencë të vetpronësisë së projektit nga palët pjesëmarrëse

SHTOJCA

Page 34: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

34

Shtojca 2: Model Kërkese për marrje informacioni

Qyteti) më ---/---/2006

Lënda: Kërkesë për dhënie informacioni

Drejtuar:

Z. ----------------------------(Nëpunës shtetëror, (specialist, drejtor, ministër, etj)---------------------------------------------------

Baza ligjore: - nenet 23, 48 dhe 56 të Kushtetutës.- nenet 51 - 55 të Kodit të Procedurave Administrative.- ligji nr. 8503, 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare”.- ligji nr. 8672, datë 26.10.2000 “Për te drejtën e publikut për të pasur informacion, për të marrë

pjesë në vendimmarrje dhe për t’iu drejtuar gjykatës për çeshtjet e mjedisit” (Konventa e Aarhus-it).- neni 77 i ligjit nr. 8934, dt. 05.09.2002 “Per mbrojtjen e mjedisit”

I nderuar z. (_______________________)

Ne jemi/Unë jam një grup (organizatash jofitimprurese mjedisore/ personash/ individi,) të cilat/ i cili dëshiron të njihet me procedurat që kanë lidhje me ____________________________________________________________________________________________________________________

Në këtë kuadër (organizata/personi,) do të donte të informohej nëse nga institucioni që Ju drejtoni, është dhënë leje, apo janë bërë analizë apo kërkime, për: “identifikimi i problemit per te cilin kerkohet informacion...etj.)

Në lidhje me përgjigjen, mund të na i ktheni në adresat e mëposhtme:a) Adresë postare: P.O. Box b) E-mail:c) Telefon/Fax:

Duke Ju falenderuar paraprakisht,

Për organizatën / grupin e personave/individi

Personi

SHTOJCA

Page 35: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

3�

Shtojca 3: Formular aplikimi për anëtarësim në Komision qytetar

BASHKIA E TIRANËS

Aplikim për AnëtarësimNëse jeni të interesuar të merni pjesë në një nga komisionet qytetare që funksionojnë pranë Bashkisë së Tiranës, Ju lutem plotësoni formularin:

KANDIDAT PËR PJESËMARRJE NË: Komisioni qytetar i Politikave në Zhvillim Komisioni qytetar i të Rinjve Komisioni qytetar i Miqve të Shtëpisë Komisioni qytetar i Politikave Sociale Komisioni qytetar i Moshës së Tretë Komisioni qytetar i Mjedisit Komisioni qytetar i Arsimit

EMËR / MBIEMËR: ______________________________________________________________

ADRESA:_______________________________________________________________________

Tel: ___________________ Cel:________________________ Tel. Zyre: _____________________

E-mail: _____________________________________ Profesioni: ___________________________

RESIDENCA NË TIRANË: ______ _________VITE

EKSPERIENCE PUNE: ____________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

SHTOJCA

Page 36: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

36

CILA ËSHTË EKSPERIENCA JUAJ LIDHUR ME KËTË FUSHË:

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________ _______________________________________________________________________________ _______________________________________________________________________________ _______________________________________________________________________________

PSE JENI I INTERESUAR TË MERRNI PJESË NË KOMISIONET QYTETARE:

_______________________________________________________________________________ _______________________________________________________________________________ _______________________________________________________________________________ _______________________________________________________________________________ _______________________________________________________________________________

NË ÇFARË AKTIVITETESH JENI PËRFSHIRË MË PARË LIDHUR ME KOMUNITETIN: _______________________________________________________________________________ _______________________________________________________________________________ _______________________________________________________________________________ _______________________________________________________________________________

Antarësimi në këto komisione Ju detyron të merrni pjesë në të gjitha takimet që do të zhvillohen.Ju lutem shoqërojeni këtë aplikim me CV-në Tuaj.

Për më shumë informacione, kontaktoni:

Tel: 808 – linja falas e Bashkisë ku mund të telefononi nga e hëna në të djelë, ora 08:00 – 22:00 +355 4 247180 Sektori i Informimit Qytetarwww.tirana.gov.alBashkia e Tiranës, Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Tiranë

SHTOJCA

Page 37: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

3�

Bashkia e Tiranës i ka kushtuar dhe vazhdon t’i kushtojë një rëndësi të veçantë pjesëmarrjes dhe angazhimit të qytetarëve në përcaktimin e prioriteteve dhe veçanërisht në hartimin e projekt-buxhetit vjetor, transparencës së punës së saj nëpërmjet iniciativave të përbashkëta me komunitetin, etj.

Për të zgjeruar spektrin e ndërveprimit dhe bashkëpunimit administratë – qytetar, prurjen e një problematike sa më të gjërë, vlerësim situate dhe konceptim projektesh, nga ana e komunitetit pranë kësaj Bashkie janë ngritur dhe funksionojnë, me inisiativë të Kryetarit të Bashkisë, disa Komisione:

KomisioniQytetariMjedisit:Ka si mision prurjen pranë kësaj Bashkie

të shqetësimeve të komunitetit në lidhje me mjedisin, problematikë që ndihmon në përcaktimin e prioriteteve, gjetjen e zgjidhjeve për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit, hartimin e planeve afatshkurtër dhe afatgjatë për këto probleme, etj. Ky Komision ka kontribuar në mëyrë të veçantë në hartimin e strategjisë lokale për një mjedis të shëndetshëm në qytetin e Tiranës 2005-2008.

KomisioniQytetariMoshëssëTretë:Ky Komision ka në strukturën e tij kryetar,

sekretar dhe nënkryetarë që koordinojnë punën me aktivistët e grupeve të ngritura pranë Njësive Bashkiake. Prioritet i këtij Komisioni është prurja pranë kësaj Bashkie jo vetëm e problematikës së grupmoshës që përfaqësojnë por edhe e të gjithë komunitetit vendor. Është strukturë mbështetëse për Bashkinë e Tiranës në prezantimin e politikave dhe aksioneve që ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve, duke dhënë një ndihmesë të veçantë në rritjen e shkallës së informimit të qytetarëve dhe kërkesës së llogarisë.

KomisioniQytetariMirëqëniesSocialeKa si objektiv kryesor propozimin e politi-

kave dhe projekteve sociale duke synuar rritjen e cilësisë së jetesës së komunitetit. Komisioni ka ndihmuar në sjelljen pranë vendimmarrjes së Bashkisë të vizionit qytetar “Si duam ta shohim Tiranën”, dhe ka dhënë kontributin e tij të çmuar në hartimin e “Strategjisë së shërbimeve sociale”.

KomisioniQytetaritëRinjveKa si qëllim të sjellë pranë Bashkisë së

Tiranës angazhimin dhe kontributin e rinisë së qytetit në përcaktimin e prioriteteve të saj, problematikën dhe propozimin e projekteve për zgjidhje, duke synuar të rrisë pjesëmarrjen e rinisë në proceset e vendimmarrjes.

KomisioniQytetariPolitikavenëZhvillimPërfaqësimi i interesave të komunitetit kund-

rejt zhvillimit vendor, propozimi i masave dhe programeve për zhvillim, sigurimi i vazhdimësisë së ndihmës së ekspertëve për procesin e zhvillimit të qëndrueshëm të komunitetit dhe ndërtimin e shoqërisë civile.

KomisioniQytetariArsimitRealizon vlerësimin e problematikave

që shtron sistemi arsimor i kryeqytetit në infrastrukturën dhe politikat mbështetëse, zgjerimin e projekteve mjedisore në bashkë-punim me shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të Tiranës, si dhe programimin në bashkëpunim të lëndëve me zgjedhje në këto shkolla. KomisioniQytetariMiqvetëShtëpisë

Këshillimin dhe përfshirjen e aktorëve të jashtëm për të ndihmuar përshpejtimin e zbatimit të masave të zhvillimit vendor nëpërmjet pro-jekteve të ndryshëm dhe donatorëve.

Për probleme dhe projekte të caktuara, përfshihen të gjithë Komisionet duke dhënë secili kontributin e tij të çmuar që merret parasysh dhe pasqyrohet në gjithë hapat që Bashkia ndërmerr.

Shtojca 4: Komisionet qytetare që funksionojnë në Bashkinë e Tiranës

SHTOJCA

Page 38: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

3�

Palët në këtë Konventë,

Duke patur parasysh parimin 1 të Deklaratës së Stokholmit mbi Mjedisin Njerëzor,

Duke patur parasysh parimin 10 të Deklaratës së Rio-s mbi Mjedisin dhe Zhvillimin

Duke patur parasysh më tej Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme 37/7 të 28 Tetor 1982 në lidhje me Kartën Botërore për Natyrën dhe 45/94 të 14 Dhjetor 1990, mbi nevojën e sigurimit të një mjedisi të shëndetshëm për mirëqënien e individëve,

Duke patur parasysh Kartën Evropiane mbi Mjedisin dhe Shëndetin, të miratuar në Konferencën e Parë Evropiane për Mjedisin dhe Shëndetin, të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Frankfurt, Gjermani, më 8 dhjetor 1989,

Duke pohuar nevojën për të mbrojtur, ruajtur dhe përmirësuar gjendjen e mjedisit dhe për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm dhe në harmoni me mjedisin,

Duke pranuar që mbrojtja e duhur e mjedisit është thelbësore për mirëqënien e njerëzve dhe ushtrimin e të drejtave bazë njerëzore, duke përfshirë vetë të drejtën për të jetuar,

Duke pranuar që çdo person ka të drejtë të jetojë në një mjedis të përshtatshëm për shëndetin dhe mirëqenien e tij dhe detyrën si individ dhe në shoqëri, që të mbrojë dhe përmirësojë mjedisin për të mirën e brezave të sotëm dhe të ardhshëm,

Duke marrë parasysh se, në mënyrë që të jetë e mundur që qytetarët të mbrojnë këtë të drejtë dhe të respektojnë këtë detyrë, ata duhet

Konventa

për

Të drejten e publikut për informacion, pjesëmarrje në vendimmarrje dhe të drejten për t’iu drejtuar gjykatës, për

çështje që lidhen me mjedisinÅrhus, Danimarkë

2� qershor 1���

UDHËZUES PËR STRUKTURAT E QEVERISJES VENDORE

Page 39: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

3�

të informohen për mjedisin, të lejohen të marrin pjesë në marrjen e vendimeve për mjedisin, të kenë të drejtë për t’iu drejtuar gjykatës dhe duke pranuar se në lidhje me sa më sipër, qytetarëve mund t’u nevojitet ndihmë për të ushtruar të drejtat e tyre,

Duke pranuar që, në fushën e mjedisit, përmirësimi i të drejtës për informacion dhe pjesëmarrjes publike në vendim marrje nxit rritjen e cilësisë dhe zbatimin e vendimeve, kontribuon në ndërgjegjësimin e publikut për problemet e mjedisit, i jep publikut mundësitë për të shprehur shqetësimet e tij dhe i detyron autoritetet publike për t’i marrë ato në konsideratë,

Duke synuar thellimin e përgjegjësisë dhe transparencës në procesin e vendimmarrjes dhe fuqizimin e mbështetjes publike për vendimet për mjedisin,

Duke pranuar dëshirën për transparencë në të gjitha sektorët e qeverisë duke ftuar edhe organet ligjvënëse, në zbatimin e parimeve të kësaj Konvente në procedurat e tyre,

Duke pranuar gjithashtu që publiku ka nevojë të jetë i ndërgjegjshëm për procedurat e pjesëmarrjes në marrjen e vendimeve për mjedisin, të ushtrojë lirisht të drejtën e pjesëmarrjes dhe të dijë si t’i përdorë ato.

Duke pranuar më tej rolet e rëndësishme që mund të luajnë përkatësisht qytetarët, organizatat joqeveritare dhe sektori privat për mbrojtjen e mjedisit,

Duke dëshiruar që të promovohet edukimi mjedisor për të thelluar kuptimin e mjedisit e zhvillimit të qëndrueshëm dhe për të inkurajuar rritjen e ndërgjegjësimit të publikut, pjesëmarrjen e tij në vendimet që ndikojnë mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm,

Duke parë në këtë kontekst, rëndësinë e përdorimit të medias, formave elektronike ose formave të tjera të komunikimit, si edhe formave të ardhshme të komunikimit,

Duke pranuar rëndësinë e integrimit të plotë të konsideratave mjedisore në vendim marrjen

e qeverisë dhe nevojën që kanë për pasojë autoritetet publike, për të poseduar informacion të saktë, të gjithanshëm dhe bashkëkohor për mjedisin,

Duke pranuar që autoritetet publike e posedojnë informacionin mjedisor në interes të publikut,

Duke dashur që institucionet e edukimit të inkurajojnë kuptimin e mëtejshëm të mjedisit dhe zhvillimit, veçanërisht nga fëmijët, për shembull duke siguruar programe të veçanta dhe trainime për tema të tilla dhe duke inkurajuar ndërgjegjësimin publik dhe pjesëmarrjen në vendime që ndikojnë mjedisin dhe zhvillimin,

Të shqetësuar që mekanizmat juridikë efektive të jenë të hapur për publikun, duke përfshirë edhe organizatat, në mënyrë që interesat e tyre legjitime të mbrohen dhe ligji të zbatohet,

Duke parë rëndësinë e dhënies së informacionit të duhur mbi produktet për konsumatorët, me qëllim që ata të aftësohen për të kryer zgjedhje të informuara mjedisore,

Duke pranuar shqetësimin e publikut për çlirimin e qëllimshëm të organizmave të modifikuara gjenetikisht në mjedis dhe nevojën për rritjen e transparencës dhe pjesëmarrje më të madhe të publikut në vendim marrjen në këtë fushë,

Të bindur që zbatimi i kësaj Konvente do të kontribojë në forcimin e demokracisë në rajonin e Komisionit Ekonomik për Evropën të Kombeve të Bashkuara për Europën (UN/ECE),

Të vetëdijshëm për rolin e luajtur në këtë kuadër, nga ECE dhe duke sjellë në mend, midis të tjerash, Udhëzimet e Komisionit Ekonomik për Evropën, për të Drejtën për Informacion Mjedisor dhe Pjesëmarrjen Publike në marrjen e Vendimeve Mjedisore, miratuar nga Deklarata e Ministrave, e adoptuar në Konferencën e Tretë Ministeriale “Mjedisi për Europën”, në Sofje, Bullgari, më 25 Tetor 1995,

KONVENTA E AARHUSIT

Page 40: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

40

Duke patur parasysh klauzolat përkatëse të Konventës për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, në një Kontekst Ndërkufitar, të nënshkruar në Espoo, Finlandë në 25 shkurt 1991, dhe të Konventës për Efektet Ndërkufitare të Aksidenteve Industriale dhe asaj për Mbrojtjen dhe Përdorimin e Ujërave Ndërkufitare dhe Liqenet Ndërkombëtare të nënshkruara së bashku në Helsinki, më 17 mars 1992, si edhe konventa të tjera rajonale,

Të vetëdijshëm që miratimi i kësaj Konvente do të ketë kontribuar në fuqizimin e mëtejshëm të procesit “Mjedisi për Europën” dhe në rezultatet e Konferencës së Katërt të Ministrave në Århus, Danimarkë, në Qershor 1998,

Kanë rënë dakort si vijon:

Neni 1OBjEKTIvI

Me qëllim që të kontribuojmë në mbrojtjen e të drejtës së çdo individi të brezave të sotëm e të ardhshëm, për të jetuar në një mjedis të përshtatshëm për shëndetin dhe mirëqënien e tij, çdo Palë do të garantojë të drejtën e publikut, për të patur informacion për mjedisin, për të marrë pjesë në marrjen e vendimeve mjedisore dhe për t’iu drejtuar gjykatës, në lidhje me çështje të mjedisit, në përputhje me klauzolat e kësaj Konvente.

Neni 2

PëRKuFIZIME

Për qëllimet e kësaj Konvente,

1. «Palë» nënkupton, me përjashtim të rasteve kur thuhet ndryshe në tekst, një Palë Kontraktuese të kësaj Konvente;

2. “Autoritet publik” nënkupton:

(a) Qeverinë në nivel kombëtar, rajonal, dhe nivel tjetër

(b) Personat fizikë ose juridikë që kryejnë funksione publike administrative, sipas ligjit kombëtar, duke përfshirë dhe detyra, aktivitete ose shërbime të veçanta në lidhje me mjedisin

(c) Çdo person tjetër fizik ose juridik, që ka përgjegjësi ose funksione publike, ose që ofron shërbime publike, në lidhje me mjedisin, nën kontrollin e një organi ose personi, i cili përfshihet në nënparagrafet (a) ose (b):

(d) Institucionet e çdo organizate rajonale të integrimit ekonomik, referuar në nenin 17, e cila është palë në këtë Konventë;

Ky përkufizim nuk përfshin organet ose institucionet, që veprojnë në kapacitet gjykues ose legjislativ.

3. “Informacion Mjedisor” nënkupton çdo informacion me shkrim, vizual, gojor, elektronik ose çdo lloj forme tjetër materiali mbi:

(a) Gjendjen e elementeve të mjedisit, të tilla si, ajri e atmosfera, uji, toka, pejsazhi e shumëllojshmëria biologjike dhe komponentët e tij, duke përfshirë organizmat e modifikuar gjenetike dhe ndërveprimin midis këtyre elementeve.

(b) Faktorë, të tillë si substancat, energjia, zhurmat e rrezatimi, dhe aktivitetet ose masat, përfshirë masat administrative, marrëveshjet mjedisore, politikat, legjislacionin, planet dhe programet, të cilat ndikojnë ose mund të ndikojnë elementet e mjedisit, brenda fushës së nënparagrafit (a) më lart, kostot-përfitimet dhe analizat e tjera ekonomike, si edhe supozimet e përdorura në vendim marrjen mjedisore;

(c) Gjendjen e shëndetit të njeriut dhe sigurisë së tij, kushtet e jetës njerëzore, vendet kulturore dhe strukturat e ndërtuara nga njeriu, në shkallën në të cilën ato ndikohen ose mund të ndikohen nga gjendja e elementëve të mjedisit, ose përmes këtyre elementëve, nga faktorët, aktivitetet, ose masat të referuara në nënparagrafin (b), më sipër;

4. “Publiku” nënkupton një ose shumë persona fizikë ose juridikë, në përputhje me legjislacionin e praktikat kombëtare, shoqatat, organizatat dhe grupimet e tyre;

5. “Publiku i interesuar” nënkupton publikun e ndikuar ose që mund të ndikohet, apo që është i interesuar për vendim marrjen

UDHËZUES PËR STRUKTURAT E QEVERISJES VENDORE

Page 41: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

41

mjedisore; për qëllimet e këtij përkufizimi, shoqatat joqeveritare që promovojnë më tej mbrojtjen e mjedisit dhe plotësojnë kërkesat e vëna në ligjet kombëtare, do të konsiderohen të interesuara.

Neni 3

KLAuZOLATëPëRGjITHSHME

1. Çdo Palë do të marrë masat e nevojshme legjislative, rregullatore dhe masa të tjera, duke përfshirë masat për të arritur një përputhje midis klauzolave që zbatojnë kushtet e të drejtës së informimit, pjesëmarrjes dhe të drejtës për t’ju drejtuar gjykatës në këtë Konventë, si dhe masat e duhura të zbatimit rigoroz për të krijuar dhe ruajtur një kuadër të qartë, transparent dhe të qëndrueshëm për zbatimin e klauzolave të kësaj Konvente.

2. Çdo Palë do të përpiqet të sigurojë që zyrtarët dhe autoritetet ndihmojnë dhe udhëheqin publikun, kur kërkojnë të informohen për mjedisin, kur kërkojnë lehtësimin e pjesëmarrjes në marrjen e vendimeve mjedisore dhe kur kërkojnë t’i drejtohen gjykatës për çështjet e mjedisit.

3. Çdo Palë do të promovojë edukimin mjedisor dhe rritjen e ndërgjegjësimit mjedisor të publikut, veçanërisht për mënyrën e marrjes së informacionit për mjedisin, të marrjes pjesë në vendim marrjen dhe të ushtrimit të së drejtës për t’ju drejtuar gjykatës.

4. Çdo Palë do të parashikojë masa për njohjen e duhur dhe mbështetjen e shoqatave, organizatave, ose grupeve që promovojnë mbrojtjen e mjedisit dhe do të sigurojë që sistemi i vet ligjor kombëtar, të jetë në përputhje me këtë detyrim.

5. Klauzolat e kësaj Konvente nuk do të ndikojnë të drejtën e një Palë për të ruajtur ose prezantuar masat që parashikojnë të drejta më të zgjeruara për informacion, hapësirë më të gjërë për pjesëmarrjen publike në marrjen e vendimeve mjedisore dhe më tepër të drejta për t’ju drejtuar gjykatës, se sa ato që kërkohen në këtë Konventë.

6. Kjo Konventë nuk do të kërkojë pakësimin/ dobësimin e të drejtave ekzistuese të publikut për të patur informacion për mjedisin, për të marrë pjesë vendim marrje dhe për t’ju drejtuar gjykatës për çështjet e mjedisit.

7. Çdo Palë do të promovojë zbatimin e parimeve të kësaj Konvente në proceset ndërkombëtare të vendim marrjes për mjedisin dhe brenda kuadrit të organizatave ndërkombëtare në çështjet që lidhjen me mjedisin.

8. Çdo Palë do të sigurojë që personat të cilët ushtrojnë të drejtat e tyre në përputhje me klauzolat e kësaj Konvente nuk do të gjykohen, persekutohen, ose ngacmohen në çfarë do mënyre për përfshirjen e tyre. Kjo klauzolë nuk do të ndikojë autoritetin e gjykatave kombëtare në dhënien e kostove të arësyeshme gjatë procedurave gjyqësore.

9. Brenda sferës së klauzolave përkatëse të kësaj Konvente, publiku do të ketë të drejtën për të pasur informacion, do të ketë mundësinë për të marrë pjesë në vendim marrje dhe do të ketë të drejtën për t’ju drejtuar gjykatës për çështjet e mjedisit, pa u diskriminuar, për sa i përket nënshtetësisë, kombësisë, vendbanimit dhe në rastin e një personi juridik, pa u diskriminuar për shkak të vendit të tij të regjistrimit ose të qendrës efektive të aktiviteteve të tij.

Neni 4EDREjTAPëRTëPATuRINFORMAcION

MjEDISOR

1. Çdo Palë do të sigurojë që, në përputhje me paragrafet e mëposhtëm të këtij Neni, autoritetet publike, në përgjigje të kërkesës për informacion mjedisor, ta bëjnë informacionin të disponueshëm, brenda kuadrit të ligjit kombëtar, përfshirë kopje të dokumentit aktual që përmban këtë informacion, në rastet kur kërkohet dhe sipas nënparagrafit (b) më poshtë:

(a) Pa qënë nevoja për të deklaruar interesin për këtë informacion

(b) Në formën e kërkuar në qoftë se:

(i) Nuk është e arsyeshme për autoritetet publike që ta bëjnë atë të disponueshëm në një formë tjetër, dhe në këtë rast ato do të japin arsyet përse e kanë bërë të disponueshëm në atë formë; ose

(ii) Informacioni nuk është ndërkohë i disponueshëm për publikun në një formë tjetër;

KONVENTA E AARHUSIT

Page 42: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

42

2. Informacioni mjedisor, referuar në paragrafin 1 më lart, do të bëhet i disponueshëm sa më shpejt që të jetë i mundur, por jo më vonë se një muaj pas paraqitjes së kërkesës, nëse volumi dhe kompleksiteti i informacionit e justifikon zgjatjen e kësaj përiudhe deri në dy muaj mbas kërkesës. Kërkuesi i informacionit do të informohet për çdo shtyrje të afatit kohor dhe për arsyet që justifikojnë këtë shtyrje.

3. Një kërkesë për informacion mjedisor mund të refuzohet në qoftë se:

(a) Autoriteti publik, të cilit i adresohet kërkesa, nuk e ka informacionin mjedisor të kërkuar;

(b) Kërkesa është paraqitur në mënyrë tepër të paarsyeshme ose është formuluar në një mënyrë shumë të përgjithshme;

(c) Kërkesa ka të bëjë me një material që është në përfundim ose ka të bëjë me komunikimin e brendshëm të autoriteteve publike, në rast se një përjashtim i tillë parashikohet në ligjin ose në praktikat e përditshme kombëtare, duke marrë parasysh që dhënia e informacionit i shërben interesit publik.

4. Një kërkesë për informacion mjedisor mund të refuzohet në qoftë se dhënia e tij mund të ndikojë negativisht:

(a) Konfidencialitetin e procedurave të autoriteteve publike, kur një konfidencialitet i tillë parashikohet nga ligji kombëtar;

(b) Marrëdhëniet ndërkombëtare, mbrojtjen kombëtare ose sigurimin publik;

(c) Mënyrën e gjykimit, aftësinë e një personi për të patur një gjyq të ndershëm ose aftesinë e një autoriteti publik për të kryer një hetim të një natyre disiplinore ose kriminale;

(d) Konfidencialitetin e informacionit tregtar dhe industrial, në rast se një konfidencialitet i tillë mbrohet me ligj, me qëllim që të mbrohet një interes legjitim ekonomik. Brenda këtij kuadri, do të jepet informacioni për shkarkimet, i cili lidhet me mbrojtjen e mjedisit;

(e) Të drejtat për pronën intelektuale;(f) Konfidencialitetin e të dhënave personale

dhe/ose dosjeve që kanë lidhje me një person fizik, kur ky person nuk ka dhënë pëlqimin e tij për dhënien e informacionit për publikun, kur një konfidencialitet i tillë parashikohet në ligjin kombëtar;

(g) Interesat e një pale të tretë e cila e ka dhënë informacionin e kërkuar, por pa qënë e aftë ose pa qënë e detyruar nga ana ligjore për ta bërë këtë, dhe ku ajo Palë nuk ka dhënë pëlqimin e saj për dhënien e këtij materiali; ose

(h) Mjedisin, me të cilën lidhet informacioni, siç është folenizimi i specieve të rralla.

Arsyet e sipërpërmendura për refuzim do të interpretohen në një mënyrë të kufizuar, duke patur parasysh që dhënia e informacionit t’i shërbejë interesit të publikut dhe duke patur parasysh gjithashtu, nëse informacioni lidhet me shkarkimet në mjedis.

5. Kur autoriteti publik nuk e ka informacionin e kërkuar mjedisor, ai duhet, sa më shpejt që të jetë e mundur, të infomojë kërkuesin për autoritetin publik, tek i cili ai beson se është e mundur të kërkohet informacioni që dëshiron, ose ta transferojë kërkesën e tij të ky autoritet dhe të informojë për këtë kërkuesin.

6. Çdo Palë do të sigurojë që, nëse informacioni i përjashtuar për dhënie, në paragrafet 3 (c) dhe 4 më sipër, mund të ndahet pa dëmtuar konfidencialitetin e informacionit të përjashtuar për t’u dhënë, autoritetet publike ta bëjnë të disponueshëm informacionin e mbetur mjedisor, i cili kërkohet.

7. Një refuzim i një kërkese do të jepet me shkrim, nëse kërkesa ishte me shkrim ose në se kërkuesi e dëshiron të tillë. Refuzimi do të pohojë arsyet për refuzimin dhe do të japë informacion për procedurat të rishqyrtimit, parashikuar në përputhje me nenin 9. Refuzimi duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe jo më vonë se brenda një muaji, nëse kompleksiteti i informacionit nuk justifikon një kohëzgjatje deri në dy muaj pas kërkesës. Kërkuesi duhet të informohet për çdo kohëzgjatje dhe për arsyet që e justifikojnë atë.

8. Çdo Palë mund të lejojë autoritetet e saj publike të vendosin pagesat për dhënien e informacionit, por këto pagesa nuk duhet të tejkalojnë një shumë të arsyeshme. Autoritetet publike, të cilat synojnë të vendosin pagesa të tilla për informacionin që servirin, duhet t’u vënë në dispozicion, kërkuesve të informacionit,

UDHËZUES PËR STRUKTURAT E QEVERISJES VENDORE

Page 43: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

43

një listë të këtyre pagesave, të cilat mund të mblidhen, duke treguar rrethanat në të cilat ato mund të mblidhen ose jo (hiqet dorë), si edhe rastet kur dhënia e informacionit kushtëzohet prej pagimit paraprak të një pagese të tillë.

Neni �MBLEDHjADHESHPëRNDARjAE

INFORMAcIONITMjEDISOR

1. Çdo palë duhet të sigurojë:(a) Që autoritetet publike të zotërojnë dhe të

rinovojnë informacionin mjedisor, i cili lidhet me funksionet e tyre;

(b) Krijimin e sistemeve detyruese për të siguruar një rrjedhje të përshtatshme të informacionit për mjedisin, për tek autoritetet publike, në lidhje me aktivitete të propozuara dhe atyre ekzistuese, të cilat mund të ndikojnë dukshëm mjedisin;

(c) Në rast të ndonjë kërcënimi të rëndësishëm të shëndetit të njeriut ose mjedisit, shkaktuar nga aktivitetet e njerëzve apo shkaqe natyrore, i gjithë informacioni i cili mund të ndihmojë publikun të marrë masa për të parandaluar ose zbutur dëmin që rrjedh nga ky kërcënim, dhe i cili zotërohet nga një autoritet publik t’u shpërndahet menjëherë dhe pa vonesë anëtarëve të publikut të cilët mund të jenë ndikuar.

2. Çdo Palë do të sigurojë që, brenda kuadrit të legjislacionit dhe praktikave kombëtare, mënyra në të cilën autoritetet publike e bëjnë informacionin mjedisor të disponueshëm për publikun, të jetë transparente dhe e drejta për ta patur atë të ushtrohet efektivisht, midis të tjerave,

(a) Duke i dhënë informacion të mjaftueshëm publikut, për llojin dhe sferën e informacionit mjedisor, të zotëruar nga autoritetet përkatëse publike, kushtet bazë në të cilat një informacion i tillë bëhet i disponueshëm, dhe për procesin me anë të të cilit, ky informacion mund të sigurohet;

(b) Duke krijuar apo ruajtur praktika të tilla si:(i) Disponimi i listave, regjistrave ose dosje

informative për publikun;(ii) Kërkesa që zyrtaret të mbështesin

publikun, ne kërkim të së drejtës për informacion sipas kësaj konvente; dhe

(iii) Identifikimi i pikave të kontaktit; (c) Duke dhënë pa pagesë informacionin

që përmbajnë listat, regjistrat ose dosjet sipas nënparagrafit (b-i) me lart.

3. Çdo Palë duhet të sigurojë që informacioni mjedisor, të bëhet në mënyrë progresive i disponueshëm në database elektronike, në të cilat hyhet lehtësisht nga publiku, nëpërmjet rrjeteve publike të komunikimit. Informacioni në këtë formë duhet të përfshijë:

(a) Raportet mbi gjendjen e mjedisit, referuar në paragrafin 4 më poshtë;

(b) Tekstet e legjislacionit mbi mjedisin ose të lidhura me të;

(c) Kur shihet e përshtatshme, politikat, planet dhe programet për ose të lidhura me mjedisin, dhe marrëveshjet mjedisore dhe

(d) Informacion tjetër, në shkallën që disponimi i një informacioni të tillë në këtë formë, do të lehtësojë aplikimin e ligjit kombëtar, në zbatim të kësaj Konvente,

duke parashikuar që, një informacion i tillë është ndërkohë i disponueshëm në formë elektronike.

4. Çdo Palë duhet, që në intervale të rregullta pa kaluar tre ose katër vjet, të publikojë dhe shpërndajë një raport kombëtar mbi gjendjen e mjedisit, duke përfshirë informacionin mbi cilësinë e mjedisit dhe informacione për presionet mbi mjedisin.

5. Çdo Palë duhet të marrë masa, brenda kuadrit të legjislacionit të saj, me synim shpërndarjen, midis të tjerash, të:

(a) Dokumentave të legjislacionit dhe politikës, si dhe dokumentave mbi strategjitë, politikat, programet dhe planet e veprimit, të cilat janë të lidhura me mjedisin, dhe raporteve mbi zbatimin e tyre, të përgatitura në nivele të ndryshme të administratës publike;

(b) Traktateve, konventave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare mbi çështjet e mjedisit; dhe

(c) Dokumentave të tjera të rëndësishme ndërkombëtare mbi çështjet e mjedisit, kur shihet e përshtatshme.

6. Çdo Palë do të inkurajojë zhvilluesit, aktiviteti i të cilëve ka një ndikim të dukshëm mbi mjedis, të informojnë publikun rregullisht

KONVENTA E AARHUSIT

Page 44: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

44

mbi ndikimet mjedisore të aktiviteteve dhe prodhimeve të tyre, atje ku shihet e përshtatshme dhe brenda kuadrit të skemave vullnetare të etiketimit ose revizionimit mjedisor, apo mjeteve të tjera.

7. Çdo Palë do të:(a) publikojë fakte dhe analizat e tyre, të cilat

i konsideron të vlefshme dhe të rëndësishme në formulimin e propozimeve të politikave mjedisore kryesore;

(b) publikojë, ose t’i bëjë të disponueshme për publikun materiale shpjeguese për marrëdhëniet me publikun, në çështjet që lidhen me veprimtarinë e kësaj Konvente; dhe

(c) ofrojë, në një formë të përshtatshme, informacionin për kryerjen e funksioneve publike ose sigurimin e shërbimeve publike, që lidhen me mjedisin, nga qeveria në të gjitha nivelet.

8. Çdo Palë do të zhvillojë mekanizmat me synimin për të siguruar që produkte të mjaftueshme informative të bëhet i disponueshëm për publikun në mënyrë që t’i aftësojë konsumatorët që të bëjnë zgjedhje të informuara mjedisore.

9. Çdo Palë do të ndërmarrë hapa për të vendosur ne mënyrë progresive, duke patur parasysh proceset ndërkombëtare, aty ku shihet si e përshtashme, një sistem kombëtar të qëndrueshëm të inventareve apo regjistrave për ndotjen në një database të strukturuar, kompjuterizuar dhe të disponueshëm për publikun, të hartuar përmes raportimit të standartizuar. Një sistem i tillë mund të përfshijë inputet, çlirimet dhe transferimet e një sërë substancash dhe produktesh të specifikuara, përfshirë ujin, energjinë dhe përdorimin e burimeve, nga një sferë e specifikuar e aktiviteteve tek media mjedisore dhe tek trajtimi ne vend ose jo i vendeve të depozitimit.

10. Asgjë në këtë nen nuk mund të paragjykojë të drejtën e Palëve për të refuzuar dhënien e një informacioni të caktuar mjedisor, në përputhje me nenin 4, paragrafet 3 dhe 4.

Neni 6PjESEMARRjAEPuBLIKuTNEvENDIMETPëR

AKTIvITETETëvEçANTA

1. Çdo Palë do të:

(a) zbatojë kaluzolat e këtij neni, në lidhje me vendimet për lejimin e aktiviteteve të propozuara, sipas listës në Aneksin I.

(b) zbatojë klauzolat e këtij neni, në përputhje me ligjin e vet ndërkombëtar, edhe për vendimet mbi aktivitetet e propozuara jo të listuara në Aneksin I, të cilat mund të kenë ndikim të rëndësishëm mbi mjedisin. Për këtë qëllim, Palët do të vendosin nëse një aktivitet i propozuar do t’u nënshtrohet kaluzolave të këtij neni.

(c) mund të vendosë, rast pas rasti, në qoftë se parashikohet nga ligji kombëtar, për të mos zbatuar klauzolat e këtij neni për aktivitetet e propozuara, të cilat u shërbejnë qëllimeve të mbrojtjes kombëtare, në qoftë se kjo Palë mendon se një aplikim i këtij neni do të ketë ndikim negativ mbi këto qëllime.

2. Publiku i interesuar do të informohet, me lajmërim publik ose individualisht, si të shihet e përshtatshme, në procedurën e hershme të marrjes së një vendimi për mjedisin, dhe në një mënyrë të përshtatshme, efektive dhe në kohë, midis të tjerash, për:

(a) Aktivitetin e propozuar dhe aplikimin mbi të cilën do të merret një vendim;

(b) Natyrën e vendimeve të mundshme ose draftin e vendimit;

(c) Autoritetin publik, përgjegjës për marrjen e vendimit

(d) Procedurën e parashikuar, mënyrën dhe kohën kur ky informacion mund të jepet, përfshirë:

(i) Fillimin e procedurave;(ii) Mundësitë e publikut për të marrë pjesë;(iii) Kohën dhe vendin e çdo mbledhje

publike, të parashikuar;(iv) Adresimin tek autoriteti publik, prej të

cilit mund të merret informacioni përkatës dhe ku ky informacioni depozitohet për shqyrtim nga publiku;

(v) Adresimin tek autoriteti publik ose çdo organ tjetër zyrtar, të cilit mund t’i drejtohen komente ose pyetje, si edhe informimi për kohën

UDHËZUES PËR STRUKTURAT E QEVERISJES VENDORE

Page 45: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

4�

ose afatet kohore të paraqitjes së këtyre pyetjeve apo komenteve; dhe

(vi) Informimin për informacionin e disponueshëm mjedisor, në lidhje me aktivitetin e propozuar.

(e) Faktin që aktiviteti i nënshtrohet një procedure kombëtare apo ndërkufitare të vlerësimit të ndikimit në mjedis.

3. Procedurat e pjesmarrjes së publikut do të përfshijnë afatë të arsyeshme kohore, për faza të ndryshme, të cilat lejojnë kohë të mjaftueshme për të informuar publikun, në përputhje me paragrafin 2 me lart dhe për publikun për të përgatitur dhe për të marrë pjesë në mënyrë efektive, gjatë marrjes së vendimeve për mjedisin.

4. Çdo Palë do të parashikojë pjesëmarrjen e hershme të publikut, kur të gjithë alternativat janë të hapura dhe publiku mund të marrë pjesë në mënyre efektive.

5. Çdo Palë, duhet, atje ku është e përshtatshme, të inkurajojë zhvilluesit perspektive për të identifikuar publikun e interesuar, për të hyrë në diskutime dhe për të dhënë informacion, në lidhje me objektivat e aplikimit të tyre, përpara se ata të bëjnë kërkesë për leje.

6. Çdo Palë do t’u kërkojë autoriteteve publike kompetente t’i japin publikut të interesuar leje për shqyrtim, kur ai e kërkon dhe kur kjo parashikohet në ligjin kombëtar, pa pagesë dhe menjëherë sapo ai të jetë i disponueshëm, të të gjithë informacionit, që lidhet me marrjen e vendimeve, referuar në këtë nen, i cili disponohet në kohën e procedurës së pjesëmarrjes së publikut, pa paragjykuar të drejten e Palëve për të refuzuar dhënien e informacioneve të caktuara, në përputhje me nenin 4, paragrafi 3 dhe 4. Informacioni përkatës do të përfshijë, pa paragjykuar klauzolat e Nenit 4, të paktën:

(a) Një përshkrim të vendit dhe karakteristikave fizike e teknike të aktivitetit të propozuar, përfshirë vlerësimin e mbetjeve dhe shkarkimeve që parashikohen;

(b) Një përshkrim të efekteve të rëndësishme të një aktiviteti të propozuar në mjedis;

(c) Një përshkrim të masave të parashikuara për të parandaluar dhe/ ose pakësuar efektet, përfshirë shkarkimet;

(d) Një përmbledhje jo-teknike të pikave të mësipërme

(e) Një përmbledhje të alternativave kryesore të studiuara nga zhvilluesi, dhe

(f) Në përputhje me legjislacionin kombëtar, raportet dhe këshillat që i janë dhënë autoritetit publik në kohën kur publiku i interesuar do të informohet, sipas paragrafit 2 më lart.

7. Procedurat për pjesëmarrjen e publikut do të lejojnë publikun të paraqesë, me shkrim ose, si të jetë më e përshtatshme, në një mbledhje publike ose shqyrtim të zhvilluesit, çdo koment, informacion, analizë ose opinion, që konsiderohet i vlefshëm për aktivitetin e propozuar.

8. Çdo Palë do të sigurojë që në vendime do të merret mirë parasysh rezultati i pjesëmarrjes së publikut.

9. Çdo Palë do të sigurojë që, kur merret vendimi nga autoriteti publik, publiku do të informohet menjëherë për vendimin, në përputhje me procedurat e përshtatshme. Çdo Palë do ta bëjë të disponueshëm për publikun, tekstin e vendimit bashkë me arsyet dhe konsideratat mbi të cilat është bazuar ky vendim.

10. Çdo Palë do të sigurojë që, kur një autoritet publik rishqyrton ose rinovon të dhënat e kushtet e veprimit për një aktivitet të referuar në paragrafin 1, klauzolat e paragrafeve 2 deri në 9 të këtij neni, zbatohen mutatis mutandis dhe atje ku është e përshtatshme.

11. Çdo Palë do të zbatojë, brenda kuadrit të ligjit kombëtar dhe në shkallën më të mundshme e të përshtatshme, klauzolat e këtij neni në vendimet për lejimin ose jo të clirimit të qëllimshëm të organizmave të modifikuara gjenetikisht, në mjedis.

KONVENTA E AARHUSIT

Page 46: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

46

Neni �PjESëMARRjAEPuBLIKuTNëPLANET,

PROGRAMETDHEPOLITIKATQëKANëLIDHjEMEMjEDISIN

Çdo Palë do të krijojë kushte të përshtatshme praktike dhe/ ose të tjera për pjesëmarrjen e publikut gjatë përgatitjes së planeve dhe programeve, që kanë lidhje me mjedisin, brenda një kuadri transparent dhe të ndershëm, duke i siguruar atij informacionin e nevojshem. Brenda këtij kuadri, do të zbatohen neni 6 paragrafet 3, 4, dhe 8. Publiku i cili mund të marrë pjesë, do të identifikohet nga autoriteti përkatës publik duke marrë parasysh objektivat e kësaj Konvente. Çdo Palë do të përpiqet, në shkallën që e sheh të përshtatshme, për të orfruar mundësi për pjesëmarrjen e publikut në përgatitjen e politikave që lidhen me mjedisin.

Neni �PjESEMARRjAEPuBLIKuTGjATEPERGATITjES

SERREGuLLOREvEEKZEKuTIvEDHE/OSEINSTRuMENTAvETëPERGjITHSHEMLIGjORE

NORMATIvE

Çdo Palë do të përpiqet që të promovojë pjesëmarrjen efektive të publikut në një periudhë të shtashme dhe ndërsa alternativat janë akoma të hapura, gjatë përgatitjes prej autoriteteve publike rregulloret ekzekutive dhe rregulla të tjera ligjore të përgjithshme e detyruese, të cilat mund të kenë një efekt të rëndësishëm mbi mjedis. Për këtë qëllim duhet të ndërmerren këto hapa:

(a) Duhet të fiksohen afatet kohore, të mjaftueshme për pjesmarrje efektive,

(b) Duhet të publikohen ose të bëhen të disponueshme për publikun, projektet e rregullave ligjore,

(c) Duhet t’i jepet publikut, mundësia për të komentuar drejtpërdrejt ose nëpërmjet organeve përfaqësuese këshillimore;

Rezultatet e pjesmarrjes publike do të merren parasysh aq sa të jetë e mundur.

Neni �EDREjTAPëRT’juDREjTuARGjYKATES

1. Çdo Palë, brenda kuadrit të legjislacionit kombëtar, do të sigurojë që çdo person i cili mendon se kërkesa e tij për informacion sipas nenit 4 është nënvleftësuar, refuzuar gabimisht, pjesërisht ose tërësisht, i është përgjigjur në mënyrë të pamjaftueshme ose nuk është trajtuar në përputhje me klauzolat e këtij neni, ka të drejtë për të patur një procedure shqyrtimi përpara gjykatës ose çdo organi tjetër të pavarur dhe të paanshëm, të krijuar me ligj. Në rrethanat kur një Palë parashikon një shqyrtim të tillë nga një gjykatë, ajo do të sigurojë që ky person të ketë gjithashtu të drejtë për një procedurë të shpejtë e efektive, të vendosur me ligj, e cila është pa pagesë ose jo e shtrenjtë për rishqyrtim prej një autoriteti publik ose nga një organ i pavarur dhe i pa anshëm, përveç gjykatës.

Vendimet përfundimtare, sipas paragrafit 1 do të jetë detyruese për autoritetin publik që zotëron informacionin. Arsyet do të jepen me shkrim, të paktën për rastet kur informacioni është refuzuar, në përputhje me këtë paragraf.

2. Çdo Palë, brenda kuadrit të legjislacionit kombëtar, do të sigurojë që anëtarët e publikut të interesuar që:

(a) kanë interes të mjaftueshëm, ose(b) u është cënuar një e drejtë, në rast se ligji

procedurial i një Palë e kërkon këtë si parakusht,

do të kenë të drejtën për një procedure shqyrtimi përpara gjykatës dhe/ose çdo organi tjetër të pavarur dhe të paanëshëm, të krijuar me ligj, për të mos pranuar legalitetin substantive dhe procedurial të çdo vendimi, akti ose lënie mënjanë, sipas klauzolave të nenit 6 dhe, kur kjo parashikohet në ligjin kombëtar dhe pa paragjykuar paragrafin 3 më poshtë, të klauzolave të tjera përkatëse të kësaj Konvente.

Çfarë përbën interes të mjaftueshëm dhe cënim të një të drejte do të përcaktohet, në përputhje me kërkesat e legjislacionit kombëtar dhe me objektivin për t’i dhënë publikut të interesuar të drejta me të zgjeruara për t’ju drejtuar gjykates, brenda sferes se

UDHËZUES PËR STRUKTURAT E QEVERISJES VENDORE

Page 47: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

4�

kësaj Konvente. Për këtë qellim, interesi i një organizate jo qeveritare që ploteson kerkesat e referuara në nenin 2, paragrafi 5, do të konsiderohet i mjaftueshem për qellimin e nënparagrafit (a) me lart. Organizatat e tilla do të konsiderohen si organizata që kanë të drejta, të cilat u cenohen për qellimet e nënparagrafit b me lart.

Klauzolat e paragrafit 2 nuk do të përjashtojnë mundesinë e një proçedure shqyrtimi paraprak përpara një autoriteti administrativ dhe nuk do të ndikojnë kerkesen e shterimit të procedurave të shqyrtimit administrativ, përpara apelimit të procedurave gjyqesore të shqyrtimit, në rastet kur një kërkesë e tille ekziston në ligjin kombëtar.

3. Perveç kësaj dhe pa paragjykuar procedurat e shqyrtimit, të referuara në paragrafet 1 dhe 2 me lart, çdo Palë do të siguroje që, në rastet kur anëtaret e publikut plotesojnë kriteret, në se ka të tilla në ligjin kombëtar, ata do të kenë të drejtë për t’ju drejtuar procedurave administrative ose gjyqësore për të mos pranuar veprimet apo neglizhimet nga personat private dhe autoritetet publike, të cilat janë në kundërshtim me klauzolat e legjislacionit të vet kombëtar, në lidhje me mjedisin.

4. Për më tepër dhe dhe pa paragjykuar paragrafin 1 më lart, procedurat e referuara në paragrafet 1,2, dhe 3 do të sigurojnë mjete të përshtatshme dhe efektive, përfshirë lehtësimin e vendimit gjyqësor, të cilat do të jenë të ndershme, të barabarta, në kohë dhe jo tepër të shtrenjta. Vendimet sipas këtij neni, do të jepen ose regjistrohen me shkrim. Vendimet e gjykatave dhe aty ku është e mundur, e organeve të tjera do të bëhen të disponueshme për publikun.

5. Me qëllim që të rritet efektiviteti i klauzolave të këtij neni, çdo Palë do të siguroje që publikut t’i jepet informacion për të drejtën e tij për t’ju drejtuar procedurave të shqyrtimit administrativ e gjyqësor dhe do të marrë në konsideratë krijimin e mekanizmave ndihmës të përshtatshëm, për të hequr ose pakësuar pengesat financiare ose pengesa të tjera në ushtrimin e së drejtës për t’ju drejtuar gjykatës.

Neni 10

MBLEDHjAEPALEvE

1. Mbledhja e Parë e Palëve do të realizohet jo me vonë se një vit mbas hyrjes në fuqi të kësaj Konvente. Mbas kësaj, një mbledhe e zakonshme e Palëve do të mbahet të paktën një herë në çdo 2 vjet, nëse nuk vendoset ndryshe nga Palët, ose në rastin e një kërkese me shkrim të një Palë të caktuar, me kusht që brenda 6 muajve të komunikimit të kërkesës tek të gjitha Palët, nga Sekretari Ekzekutiv i Komisionit Ekonomik për Evropën (KEE). Kjo kërkesë duhet të mbështetet nga të paktën një e treta e Palëve.

2. Në mbledhjet e tyre, Palët do të mbajnë nën shqyrtim të vazhdueshëm zbatimin e kësaj Konvente, mbi bazën e një raportimi rregullisht nga të gjitha Palët dhe me këtë qëllim në mendje, do të:

(a) shqyrtojnë politikat për metodat ligjore dhe metodologjike të të drejtës për informacion, pjesëmarrjes së publikut në vendim marrje dhe të drejtës për t’ju drejtuar gjykatës në çështjet e mjedisit, me synimin për t’i përmirësuar ato;

(b) shkëmbejnë informacion, në lidhje me eksperiencën e fituar nga përfundimi dhe zbatimi i marrëveshjeve dy dhe shumë palëshe, ose praktikave të tjera që lidhen me qëllimet e kësaj Konvente, në të cilat një ose më shumë Palë janë palë;

(c) kërkojnë, aty ku është e përshtatshme, shërbimet e organeve përkatëse të KEE dhe organeve të tjera kompetente ndërkombëtare dhe komiteteve specifike, në të gjitha aspektet që lidhen me arritjen e synimeve të kësaj Konvente;

(d) krijojnë organe ndihmëse, në se ato e shohin të nevojshme;

(e) përgatisin, kur është e përshtatshme, protokollet e kësaj Konvente;

(f) marrin në konsiderate dhe miratojnë propozimet për amendamente të kësaj Konvente, në përputhje me klauzolat e nenit 14;

(g) marrin në konsideratë dhe ndërmarrin çdo veprim tjetër, që mund të kërkohet për arritjen e qëllimeve të kësaj Konvente;

(h) marrin në konsideratë dhe miratojnë me konsensus, në mbledhjen e tyre të parë rregullat e procedurës për mbledhjet e tyre dhe mbledhjet e organeve ndihmëse;

KONVENTA E AARHUSIT

Page 48: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

4�

(i) shqyrtojnë, në mbledhjen e tyre të parë, përvojën e tyre në zbatimin e klauzolave të nenit 5, paragrafi 9 dhe marrin në konsideratë hapat e nevojshme për të zhvilluar me tej sistemin, e referuar në ate paragraf, duke patur parasysh proceset dhe zhvillimet ndërkombëtare, përfshirë shtjellimin e një dokumenti të përshtatshëm në lidhje me regjistrat apo inventarët e shkarkimeve ndotëse dhe të transferuara, të cilat mund t’i aneksoheshin kësaj Konvente.

3. Mbledhja e Palëve mund të marrë në konsideratë, nëse e nevojshme, krijimin e procedurave financiare me konsensus.

4. Kombet e Bashkuara, agjensitë e tyre të specializuara dhe Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, si edhe çdo shtet ose organizatë rajonale e integrimit ekonomik, me të drejtën e nënshkrimit të kësaj Konvente, sipas nenit 7, por e cila nuk është Palë në të, dhe çdo organizatë ndërqeveritare e kualifikuar në fushat me të cilat lidhet Konventa, do të kenë të drejtën për të marrë pjesë si vëzhgues në mbledhjet e Palëve.

5. Çdo organizatë jo qeveritare, e specializuar në fushat me të cilat lidhet Konventa, e cila ka informuar Sekretarin Ekzekutiv të KEE për dëshirën e saj për t’u përfaqësuar në një mbledhje të Palëve, do të ketë të drejtën për të marrë pjesë si vëzhgues, në qoftë se të paktën një e treta e palëve e pranishme në mbledhje nuk ka kundërshtime.

Neni 11

EDREjTAPëRTëvOTuAR

1. Çdo Palë në këtë Konventë do të ketë të drejtën e një vote, me përjashtim të prashikimit të paragrafit 2 më poshtë.

2. Organizatat rajonale të integrimit ekonomik, në çështjet brenda kompetencës së tyre do të ushtrojnë të drejtën e tyre, për të votuar me një numër votash të barabarta me numrin e vendeve anëtare, të cilat janë Palë në këtë Konvente. Organizata të tilla nuk do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, në qoftë se vendet e tyre anëtare ushtrojnë të drejtat e tyre dhe anasjelltas.

Neni 12

SEKRETARIATI

Sekretari Ekzekutiv i KEE do të kryejë funksionet e mëposhtme sekretariale:

(a) mbledhjen dhe përgatitjen e mbledhjeve të Palëve;

(b) shpërndarjen për Palët të raporteve dhe informacioneve të tjera, të marra në përputhje me klauzolat e kësaj Konvente dhe

(c) funksione të tjera që mund të përcaktohen nga Palët.

Neni 13

ANEKSET

Anekset e kësaj Konvente do të përbëjnë një pjesë integrale të saj.

Neni 14

AMENDAMENTETEKONvENTëS

1. Çdo Palë mund të propozojë amendamente për këtë Konventë.

2. Teksti i çdo amendamenti të propozuar për këtë Konventë, do t’i paraqitet me shkrim Sekretarit Ekzekutiv të KEE, i cili do t’ia komunikojë atë të gjitha Palëve, të paktën 90 ditë përpara mbledhjes së Palëve, në të cilën ai është propozuar për miratim.

3. Palët do të bëjnë çdo përpjekje për të arritur marrëveshje për çdo amendament të propozuar për këtë konventë, me konsensus. Në se të gjitha përpjekjet për konsensus dështojnë dhe nuk arrihet marrëveshje, amendamenti, si mjet i fundit do të miratohet nga tre të katërtat e shumicës votuese të Palëve, që janë të pranishme dhe që votojnë në mbledhje.

4. Amendamentet për këtë Konventë të miratuara, në përputhje me paragrafin 3 më sipër, do t’u komunikohen Palëve nga Depozituesi, për t’u ratifikuar, aprovuar ose pranuar. Amendamentet për këtë Konventë, të tjera nga ato të një aneksi do të hyjnë në fuqi për Palët që i kanë ratifikuar, aprovuar ose pranuar ato në ditën e nëntëdhjetë, mbas marrjes së njoftimit prej depozituesit për ratifikimin, aprovimin ose pranimin nga të paktën tre të katërtat e këtyre

UDHËZUES PËR STRUKTURAT E QEVERISJES VENDORE

Page 49: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

4�

Palëve. Mbas kësaj, ato do të hyjnë në fuqi për çdo Palë tjetër në ditën e nëntëdhjetë, mbasi kjo Palë depoziton dokumentat e vet të ratifikimit, aprovimit ose pranimit të këtyre amendamenteve.

5. Çdo Palë e cila nuk mund të aprovojë një amendament të një aneksi të kësaj Konvente do të njoftojë për këtë Depozituesin me shkrim brenda 12 muajve, nga data e komunikimit të miratimit. Depozituesi do të njoftojë të gjitha Palët për marrjen e një njoftimi të tillë.

6. Me skadimin e 12 muajve që nga data e komunikimit të amendamentit për një aneks të Depozituesi, sic parashikohet në paragrafin 4 më lart, ai do të bëhet efektiv për ato Palë, të cilat nuk kanë paraqitur një njoftim depozituesit, në përputhje me klauzolat e paragrafit 5 më lart, me kusht që jo më shumë se një e treta e Palëve ta kenë paraqitur këtë njoftim.

7. Për qëllimet e këtij neni, “Palët e pranishme dhe që votojnë” nënkuptojnë Palët e pranishme që votojnë pro ose kundër.

Neni 1�SHQYRTIMIIPAjTuESHMëRISëME

KONvENTëN

Mbledhja e Palëve do të krijojë, me konsensus, praktika fakultative të një natyre jo konfrontuese, jo gjyqësore dhe këshilluese për të shqyrtuar pajtueshmërinë me klauzolat e kësaj Konvente. Këto praktika do të lejojnë përfshirjen e duhur të publikut dhe mund të përfshijë alternativen e shqyrtimit të komunikimeve prej anëtarëve të publikut për çështjet që lidhen me këtë Konventë.

Neni 16

ZGjIDHjAEMOSMARRëvESHjEvE

1. Në rast se ka mosmarrëveshje midis dy ose më shumë Palë për interpretimin ose zbatimin e kësaj Konvente, do të kërkohet një zgjidhje me anë të negociatave ose mjeteve të tjera të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, të pranueshme për Palët në mosmarrëveshje.

2. Gjatë nënshkrimit, ratifikimit, pranimit, aprovimit ose aderimit në këtë Konventë ose në çdo kohë pas këtyre fazave, një Palë mund t’i deklarojë me shkrim depozituesit që për një

mosmarrëveshje të pazgjidhur në përputhje me paragrafin 1, ajo pranon njërën ose të dyja mjetet e mëposhtme për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, si të detyrueshme, në lidhje me çdo Palë që pranon të njëjtin detyrim:

(a) Paraqitja e mosmarrëveshjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

(b) Arbitrazhi, në përputhje me procedurën e vendosur në Aneksin II.

3. Në qoftë se Palët në mosmarrëveshje kanë pranuar të dyja mjetet e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, referuar në paragrafin 2 më lart, mosmarrëveshja mund t’i paraqitet vetëm Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, në qoftë se Palët nuk bien dakort ndryshe.

Neni 1�NëNSHKRIMI

Kjo Konventë do të jetë e hapur për nënshkrim në Aarhus (Danimarkë) më 25 qershor 1998, dhe mbas kësaj date në qendrën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, deri në 21 dhjetor 1998, prej vendeve anëtare të Komisionit Ekonomik për Evropën, si edhe shtetet që kanë status këshillues me KEE, sipas paragrafeve 8 dhe 11 të Rezolutës 36 (IV) të Këshillit Ekonomik e Social, 28 mars 1947, dhe nga organizatat rajonale të integrimit ekonomik, të përbërë nga shtetet anëtare sovrane të KEE, tek të cilat shtetet anëtare i kanë transferuar kompetencën për çështjet që trajtohen nga kjo Konventë, përfshirë kompetencën për të hyrë në traktate që lidhen me këto çështje.

Neni 1�

DEPOZITuESI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara do të veprojë si Depozituesi i kësaj Konvente.

Neni 1�RATIFIKIMI,PRANIMI,APROvIMIDHE

ADERIMI

1. Kjo Konventë do t’i nënshtrohet ratifikimit, pranimit ose aprovimit nga shtetet nënshkruese dhe organizatat rajonalë të integrimit ekonomik.

KONVENTA E AARHUSIT

Page 50: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

�0

2. Kjo Konventë do të jetë e hapur për aderim, që prej 22 dhjetorit 1998, të shteteve dhe organizatave rajonale të integrimit ekonomik, referuar në nenin 17.

3. Çdo shtet tjetër, që nuk përmendet në paragrafin 2 më lart, i cili është anëtar i Kombeve të Bashkuara, mund të aderojë në Konventë, me miratimin e Mbledhjes së Palëve.

4. Çdo organizatë, e referuar në nenin 17, e cila bëhet Palë në këtë Konvente, ndërsa asnjë nga shtetet e veta anëtare nuk është Palë, do të jetë e detyruar të plotësojë të gjitha detyrimet e kësaj Konvente. Në qoftë se një ose më shumë shtete anëtare të një organizate të tillë, është Palë në këtë Konvente, organizata dhe shtetet e veta anëtare do të vendosin për përgjegjësistë e tyre përkatëse, për përmbushjen e detyrimeve, sipas kësaj Konvente. Në të tilla raste, organizatat dhe shtetet anëtare nuk do të kenë të drejtën e ushtrimit të të drejtave, që rrjedhin nga kjo Konventë, paralelisht.

5. Në dokumentat e tyre të ratifikimit, pranimit, aprovimit apo aderimit, organizatat rajonale të integrimit ekonomik, referuar në Nenin 17, do të deklarojnë shkallën e kompetencës së tyre, në lidhje me çështjet e trajtuara nga kjo Konventë. Këto organizata do të informojnë gjithashtu edhe Depozituesin për çdo ndyshim të konsiderueshëm, në lidhje me shkallën e ushtrimit të kompetencës së tyre.

Neni 20HYRjANëFuQI

1. Kjo Konventë do të hyjë në fuqi ditën e nëntëdhjetë, mbas datës së depozitimit të dokumentit të gjashtëmbëdhjetë të ratifikimit, pranimit, aprovimit apo adërimit.

2. Për qëllimet e paragrafit 1 më lart, çdo dokument i depozituar nga një organizatë rajonale e integrimit ekonomik, nuk do të numërohet si suplementare e atyre dokumentave, që janë depozituar nga shtetet anëtare të një organizate të tillë.

3. Për çdo shtet ose organizatë, referuar në nenin 17 e cila ratifikon, pranon ose aprovon këtë Konventë apo aderon në të mbas depozitimit të dokumentit të gjashtëmbëdhjetë të ratifikimit, pranimit, aprovimit apo aderimit, Konventa hyn në fuqi në ditën e nëntëdhjetë, mbas datës së depozitimit nga ky shtet apo organizatë të dokumentit të tij të ratifikimit, pranimit, aprovimit apo aderimit.

Neni 21TëRHEQjA

Në çdo kohë, mbas tre vjetëve nga data në të cilën Konventa ka hyrë në fuqi nga një Palë e caktuar, ajo Palë mund të tërhiqet nga Konventa, duke i dhënë njoftim me shkrim Depozituesit. Çdo tërheqje e tillë do të bëhet efektive ditën e nëntëdhjetë mbas datës së marrjes së njoftimit nga Depozituesi.

Neni 22TEKSTETAuTENTIKE

Origjinali i kësaj Konvente, për të cilat tekstet në anglisht, frengjisht dhe rusisht janë autentike në menyrë të barabartë, do të depozitohen tek Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

Dëshmitarë të të nënshkruarve, të autorizuar siç duhet, kanë nënshkruar këtë Konventë.

Përgatitur në Aarhus (Danimarkë), ditën e njëzetë e pesë të qershorit, të vitit një mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e tetë.

UDHËZUES PËR STRUKTURAT E QEVERISJES VENDORE

Page 51: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të

�1

Agenda21,chapter8.IntegratingEnvironmentandDevelopmentinDecision-Making.<www.gdrc.org/decision/agenda21/chapter8>

AnOverviewofvariousFormsofPublicParticipationinEnvironmentalDecisionmak-ing,Annex1

DoorstoDemocracy:APan-EuropeanAssessmentofcurrentTrendsandPracticesinPublicParticipationinEnvironmentalMatters.<www.rec.org/REc/Publications/PPman-ual>

Gray, A.j. et al. (2002) Evaluating Methods for Public Participation. Technical Sum-mary.

EnvironmentalAgency.www.eareparts.com/ea/rdreport.

I.A.P.2.(b).(2003).PublicParticipation.<www.iap2.org>

IAP2.(a)(21/4/03)codeofEthicsforPublicParticipationPractitioners.International

AssociationforPublicParticipation.<www.iapz.org/board/ink/code-of-ethics>.

PublicParticipationinMakingLocalEnvironmentalDecisions–GoodPracticeHand-book

PublicParticipationPlan-PortagecountycomprehensivePlan

ParticipationToolsandPractices:<www.uap.vt.edu>

Saddler,B.etal.(1999)PrinciplesofEnvironmentalImpactAssessmentBestPractice.InstituteofEnvironmentalAssessmentu.K.<www.greenchannel.com/iea/>

Stec,S.andcasey-Lefkowitz,S. (2000).TheAarhusconvention:AnImplementationGuide.

unitedNations,NewYorkandGeneva,86.

TheAccessInitiative(2003)AssessingAccessforInformation,ParticipationandjusticefortheEnvironment:AGuide.<www.accessinitiative.org>.

WhatisPublicParticipation:<www.calm.wa.au>

Bibliografia

Page 52: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të
Page 53: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të
Page 54: Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore - eden-al.org drejta e publiku për informacion mjedisor dhe... · publike që kërkohen nga ligji dhe si ju, si organizatë, mund të