Udhëzues për trajtimin e ndërtimeve pa leje
Transcript of Udhëzues për trajtimin e ndërtimeve pa leje
PËRMBAJTJA
Ky Ligj ofron një qasje sistematike dhe objektive për t’i legalizuar
ndërtimet pa leje në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mund të
realizojnë më shumë të drejtat e tyre. Ndërtesat do të plotësojnë
standardet themelore të shëndetit dhe të sigurisë. Komunat
gjithashtu do të jenë në gjendje më të mirë të planifikojnë rritjen e
qytetit si dhe planifikimin dhe ofrimin e shërbimeve te nevojshme si
arsimi, shëndetësia, mbrojtja nga zjarri, largimi i mbeturinave, etj.
PËRMBAJTJA Përmbajtja
Përkufizimet ______________________________________________________________________ 1
Qëllimi ___________________________________________________________________________ 3
Procesi Legalizimit __________________________________________________________________ 4
Si dhe cilat ndërtime legalizohen ______________________________________________________ 6
Regjistri i Ndërtimeve pa Leje _________________________________________________________ 7
Aplikimi për legalizim _______________________________________________________________ 9
Ndërtimet që nuk Legalizohen përmes këtij Ligji _________________________________________ 11
Procedurat për Legalizim - Kategoria e I-rë (a) – Ndërtimet e përfunduara ose substancialisht te
përfunduara _____________________________________________________________________ 13
Procedurat për Legalizim - Kategoria e I-rë (b) – Ndërtimet e përfunduara ose substancialisht te
përfunduara _____________________________________________________________________ 20
Procedurat për Legalizim - Kategoria e II-të – Ndërtimet e përfunduara ose substancialisht te
përfunduara _____________________________________________________________________ 22
Procedurat për Legalizim për Ndërhyrjet pa Leje ne Ndërtesat me Leje – Ndërtimet e përfunduara ose
substancialisht te përfunduara _______________________________________________________ 31
Procedurat për Legalizim për Ndërtimet e Papërfunduara _________________________________ 35
Pagesat për Legalizim ______________________________________________________________ 37
Përgjigjet në pyetjet më të shpeshta __________________________________________________ 39
PËRKUFIZIMET
UDHËZUES PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE 1
Përkufizimet
MINISTRIA Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor;
LIGJI Ligjin Nr.04/L-188 për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje;
NDËRTIM PA LEJE Ndërtim ekzistues që është ndërtuar i cili ekziston në kohën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, sipas
dëshmive të hartës digjitale ortofoto (një foto ajrore e Kosovës);
NDËRTIMI I PËRFUNDUAR OSE SUBSTANCIALISHT I PËRFUNDUAR Ndërtim pa leje i cili ekziston në kohën e hyrjes në fuqi të Ligjit për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje,
sipas dëshmive të hartës ortofoto digjitale te datës 30 gusht, 2013, në të cilin janë kryer punët
ndërtimore, instalimet dhe të njëjtat paraqesin tërësi ndërtuese të cilat mund të përdoren;
NDËRTIMI I PAPËRFUNDUAR Ndërtimet qe nuk janë te përfunduara ose substancialisht te përfunduara.
HARTA ORTOFOTO DIGJITALE Harta dixhitale ortofoto referuar në Ligjin është një përmbledhje e fotografive ajrore të ndërmarra në
të gjithë Republikën e Kosovës në data të ndryshme. Data zyrtare e hartës ortofoto është 30 gusht
2013. Fotografitë ajrore të përdorura për të hartuar këtë hartë ortofoto të 30 gusht 2013 janë dëshmi
e ekzistencës së ndërtimit në një pikë të caktuar në kohë që e bëjnë atë të ligjshëm për legalizim në
bazë të këtij ligji.
NDËRHYRJET PA LEJE NË NDËRTESA ME LEJE Nëse në ndërtesën ekzistuese me leje, është bere ndërhyrje pa leje, është “ndërhyrje pa leje në
ndërtesë me leje”. Ndërhyrjet përfshijnë: mbindërtimet, zgjerimet, ndërhyrjet në përdhese, kate, kulm
apo bodrum si dhe shtesat/anekset si vertikale ashtu dhe ato horizontale;
PËRKUFIZIMET
UDHËZUES PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE 2
KATEGORIA I, II DHE III E NDËRTIMEVE Kategorizimi i ndërtimeve ka të njëjtin kuptim si në Ligjin për Ndërtim; dhe UDHËZIM ADMINISTRATIV
NR.09/2013 PËR KATEGORIZIMIN E NDËRTIMEVE;
KATEGORIA Ia Kategoria e I-rë/a janë shtëpitë individuale të banimit deri njëqind metra katrorë (100 m2) dhe objektet
bujqësore deri në katërqind metra katrorë (400 m2);
KATEGORIA Ib
Kategoria e I-rë/b janë shtëpitë individuale të banimit prej njëqind metra katrorë (100 m2) deri
katërqind e pesëdhjetë metra katrorë (450 m2) dhe Ndërtesat komerciale që nuk tejkalojnë një kat
ose hapësirë prej 10,000 m2.
LEJE LEGALIZIMI Dokument i legalizimit në përputhje me kushtet e këtij ligji dhe aktet tjera ligjore në fuqi.
CERTIFIKATA E PËRDORIMIT Dokument i lëshuar nga një organ kompetent që vërteton përputhjen e ndërtimit me
dokumentacionin ndërtimor dhe kodet e aplikuara ndërtimore, dhe që tregon se ndërtimi është i
përshtatshëm për përdorim.
KËRKESAT THEMELORE TË SHËNDETIT DHE SIGURISË Kërkesat themelore te shëndetit dhe sigurisë për ndërtesat e përfunduara ose substancialisht te
përfunduara janë përcaktuar ne Udhëzimin Administrativ Nr. 18/2014 për kërkesat themelore te
shëndetit dhe sigurisë për trajtimin e ndërtimeve pa leje.
TERMET TJERA TË PËRDORURA NË KËTË UDHËZUES JANË NË LIGJIN NR.04/L-188 PËR TRAJTIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE DHE NË LIGJIN NR.04/L-110 PËR NDËRTIM.
QËLLIMI
UDHËZUES PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE 3
Qëllimi
Me hyrjen në fuqi të Ligjit Nr.04/L-188 për trajtimin e ndërtimeve pa leje është krijuar mundësia për
trajtimin e ndërtimeve pa leje ne territorin e Republikës se Kosovës. Ky ligj përcakton një procedurë
unike për trajtimin e ndërtimeve pa leje në tërë territorin e Republikës se Kosovës.
Ligji ka hyrë në fuqi me 5 Shkurt 2014 dhe është ne fuqi për tri (3) vite.
Ky Ligj legalizon vetëm ndërtimet. NUK përcakton pronësinë ndaj ndërtimit ose pronësinë ndaj
parcelës ku është ndërtuar.
Ky Ligj zbatohet vetëm për ndërtimet e përfunduara, substancialisht te përfunduara ose te pa
përfunduara por që kanë filluar ndërtimin para datës 30 gusht 2013.
Ky Ligj i trajton ndryshe ndërtimet e përfunduara dhe ndërtimet e papërfunduara, por rezultati
përfundimtarë është se ndërtimet do te jene legale përmes lejes se Legalizimit ose Lejes se
Përdorimit.
Nëse ndërtesat e mbuluara me këtë ligj nuk legalizohen, ato do të rrënohen.
Qëllimi i këtij udhëzuesi është sqarimi procedurave për tu qasur në
implementimin e Ligjit për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje dhe Udhëzimit
Administrativ për kërkesat themelore të shëndetit dhe sigurisë.
PROCESI LEGALIZIMIT
UDHËZUES PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE 4
Procesi Legalizimit
KOHËZGJATJA E LIGJIT PËR TRAJTIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE DHE DATAT E RËNDËSISHME PËR IMPLEMENTIMIN E LIGJIT • Fotografimi ajror i territorit të Republikës së Kosovës - Ortofoto: 30 gusht 2013
• Hyrja ne fuqi e Ligjit si dhe fillimi i krijimit te regjistrit te ndërtimeve pa leje: 5 shkurt 2014
• Fundi i regjistrimit te ndërtimeve pa leje ne regjistër: 5 shkurt 2015
• Fillimi i aplikimit për legalizim: 16 shator 2015
• Fundi i aplikimit për legalizim: 15 mars 2016
• Fundi i procesit te Legalizimit: 5 shkurt 2017
FOTOGRAFIMI AJROR I TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS - ORTOFOTO: 30 GUSHT 2013
PROCESI LEGALIZIMIT
UDHËZUES PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE 5
PROCESI I KRIJIMIT TË REGJISTRIT
PROCESI I APLIKIMIT DHE SHQYRTIMIT TE APLIKACIONEVE
SI DHE CILAT NDËRTIME LEGALIZOHEN
UDHËZUES PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE 6
Si dhe cilat ndërtime legalizohen
NDËRTMET QË TRAJTOHEN SIPAS KËTIJ LIGJI:
Të gjitha ndërtimet pa leje të ndërtuara para datës 30 gusht 2013. Harta ortofoto është
dëshmi se ndërtimi është bërë brenda periudhës kohore e cila trajtohet me ligj. (Ligji, nenet 2,
3, 6, 19).
Nëse ndërtesa ka ekzistuar në datën 30 gusht 2013 por nuk duket në ortofoto (për shkak të pengesave natyrore ose për shkak të datës në të cilën është bërë fotografimi nga ajri), aplikuesi mund ta dëshmojë me anë të dëshmive tjera se ndërtimi ilegal ka ekzistuar në datën 30 gusht 2013. Dëshmitë që mund të merren parasysh përfshijnë së paku njërën nga këto në vijim:
o Dëshminë e pagesës së tatimit në pronë; o Dëshminë e pagesës së shërbimeve publike (për atë ndërtim) të realizuara para datës
30 gusht 2013; o Dëshmi se ndërtesa është e dukshme në ortofotot ose fotografitë ajrore të
mëparshme; ose o Dokument kadastral apo dokument tjetër përkatës nga cilido institucion shtetëror që
dëshmon për ekzistencën e ndërtesës së paligjshme para datës 30 gusht 2013.
(Udhëzimi Administrativ nr. 18/2014 mbi Kërkesat themelore për shëndet dhe siguri për
trajtimin e ndërtimeve pa leje.)
CILAT LLOJE TË NDËRTIMEVE TRAJTOHEN SIPAS KËTIJ LIGJI:
Çdo ndërtim të ndërtuar pa leje
Çdo pjesë e ndërtimit e cila është ndërtuar pa leje (siç janë mbindërtimet, shtesat në
bodrume, etj)
Çdo ndërtim që është ndërtuar në kundërshtim me lejen e lëshuar. Për shembull, nëse leja
është lëshuar për ndërtesë 2 katesh, por janë ndërtuar 3 kate.
KUSH I PARASHTRON KËRKESAT PËR TRAJTIM TË NDËRTIMIT SIPAS KËTIJ LIGJI?
Çdo qytetarë i Republikës së Kosovës që posedon ndërtim ose ndërtesë të përfunduar para
datës 30 gusht 2013 dhe që nuk ka leje ndërtimore mund të dorëzojnë kërkesat për proces të
legalizimit.
Agjentët e autorizuar mund të dorëzojnë kërkesat në emër të pronarit ose shfrytëzuesit të
pronës-ndërtimit.
REGJISTRI I NDËRTIMEVE PA LEJE
UDHËZUES PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE 7
Regjistri i Ndërtimeve pa Leje
ÇKA ESHTE REGJISTRI?
Regjistri shtetëror i ndërtimeve pa leje është listë e të gjitha ndërtimeve pa leje në tërë Republikën e
Kosovës. Regjistri i përfshin te gjitha ndërtimet e përfunduara, substancialisht te përfunduara ose te
pa përfunduara por kane filluar ndërtimin para datës 30 gusht 2013.
KU PARASHTORHEN KËRKESAT PËR PËRFSHIRJE NË REGJISTRIN E NDËRTIMEVE PA LEJE?
Për shumicën e ndërtesave, kërkesat për përfshirje në Regjistër dorëzohen në komunën ku
ndodhet ndërtesa.
o Këto njihen si ndërtime të Kategorisë I dhe II.
o Lista e plotë gjendet në Udhëzimin Administrativ 09/2013 për Kategorizimin e
Ndërtimeve.
Nëse ndërtesa është me rrezikshmëri të lartë ose me interes kombëtar, aplikacioni dorëzohet
në MMPH.
o Këto njihen si ndërtime të Kategorisë III.
o Lista e llojeve të ndërtimeve të Kategorisë III gjendet në Shtojcën 1 të Ligjit Nr. 04/L –
110 për Ndërtim.
SI PËRFSHIHEN NDËRTIMET NË REGJISTRIN E NDËRTIMEVE PA LEJE?
Hapi parë është qe Komuna te i përfshinë te gjitha Ndërtimet pa Leje ne Regjistër. Regjistri
është thjesht një listë e të gjitha ndërtimeve pa leje te ndërtuara apo kane filluar ndërtimin
para dt. 30 gusht 2013. Përpilimi i regjistrit fillon me 5 shkurt 2014 dhe përfundon me 5
shkurt 2015.
Qytetarët duhet të dorëzojnë kërkesën në Komunën e tyre për tu përfshirë ne regjistër.
Formularët mund të gjenden dhe të dorëzohen në komunën ku ndodhet ndërtesa. Formulari
gjithashtu është i përfshirë si Shtojca 1 e ligjit.
REGJISTRI I NDËRTIMEVE PA LEJE
UDHËZUES PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE 8
Kërkesat duhet të dorëzohen para datës 5 shkurt 2015.
Komunat duhet të përpilojnë një listë të të gjitha ndërtimeve pa leje në kuadër të territorit të
tyre dhe ta dërgojnë këtë në MMPH deri më 10 shkurt 2015.
MBANI MEND: Nëse nuk jeni të përfshirë në regjistër nuk mund të legalizoheni! Dorëzoni kërkesën deri më
datë 5 shkurt 2015.
Pas pranimit të të gjitha informatave nga komunat, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit
Hapësinor do ta publikojë Regjistrin deri me 11 mars 2015.
Qytetarët duhet ta shikojnë Regjistrin për tu siguruar se informatat për ndërtimin e tyre janë
të sakta.
Qytetarët mund të deponojnë ankesë pranë Ministrisë nëse:
o Janë përfshirë në Regjistër dhe mendojnë se nuk duhen të jenë pjesë e listës sepse
ndërtimi i tyre ka leje ndërtimore.
o Nuk janë përfshirë në Regjistër dhe mendojnë se duhet të jenë të përfshirë.
Për një periudhë jo më pak se nëntëdhjetë (90) ditë pas publikimit te Regjistrit shtetëror të
ndërtimeve pa leje, Ministria do te pranojë ankesat e aplikuesit ose palët e tjera te interesit ne
lidhje me ndërtimet pa leje te cilat gabimisht janë përfshirë ose përjashtuar nga Regjistri.
Pas shqyrtimeve të ankesave, Ministria me 15 shtator 2015 publikon Regjistrin shtetëror te
finalizuar.
APLIKIMI PËR LEGALIZIM
UDHËZUES PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE 9
Aplikimi për legalizim
SI APLIKOHET PËR PROCESIN E LEGALIZIMIT?
Hapi i radhës në procesin e legalizimit është të dorëzohet Aplikacioni për Legalizim , jo më
vonë se data 16 mars 2016.
Formulari i aplikimit për legalizim mund te gjendet në komuna dhe në MMPH, Komunat dhe
MMPH-ja gjithashtu duhet ti postojnë këta formularë në faqet e tyre të internetit
Qytetarët duhet të plotësojnë formularët e aplikimit janë të bashkëngjitur edhe si Shtojca (2, 3
dhe 4) të Udhëzimit Administrativ për kërkesat themelore të shëndetit dhe sigurisë për
trajtimin e ndërtimeve pa leje Nr. 18/2014.
Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten edhe dokumente të caktuara. Lista e këtyre dokumenteve
gjendet në nenin 10 të Ligjit NR. 04/L-188 për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje
MBANI MEND: Koha e aplikimit për legalizim të ndërtimit-ndërtesës përfundon më 15.03.2016
APLIKIMI PËR LEGALIZIM
UDHËZUES PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE 10
KU PARASHTORHEN APLIKACIONET PËR PËRFSHIRJE NË PROCESIN E LEGALIZIMIT?
Për shumicën e ndërtesave, aplikacionet për legalizim dorëzohen në komunën ku ndodhet
ndërtesa.
o Këto njihen si ndërtime të Kategorisë I dhe II.
o Lista e plotë gjendet në Udhëzimin Administrativ 09/2013 për Kategorizimin e
Ndërtimeve.
Nëse ndërtesa është me rrezikshmëri të lartë ose me interes kombëtar, aplikacioni dorëzohet
në MMPH.
o Këto njihen si ndërtime të Kategorisë III.
o Lista e llojeve të ndërtimeve të Kategorisë III gjendet në Shtojcën 1 të Ligjit për
Ndërtim Nr. 04/L - 110.
KUSH APLIKON PËR PËRFSHIRJE NË PROCESIN E LEGALIZIMIT?
Të drejtë aplikimi për legalizim kanë aplikuesit-qytetarët të cilët janë të evidentuar në
regjistrin shtetëror të ndërtimeve pa leje.
Agjentët e autorizuar mund të dorëzojnë aplikacionin në emër të pronarit ose shfrytëzuesit të
pronës-ndërtimit.
ÇKA NENKUPTOJMË ME NDËRTIM I PËRFUNDUAR, SUBSTANCIALISHT I PËRFUNDUAR DHE PAPËRFUNDUAR?
Ndërtimi i përfunduar ose substancialisht i përfunduar është ndërtim pa leje në të cilin janë
kryer punët ndërtimore, instalimet dhe të njëjtat paraqesin tërësi ndërtuese të cilat mund të
përdoren;
Ndërtimi papërfunduar është ndërtim pa leje i papërfunduar.
Sipas Ligjit këto ndërtime trajtohen ndryshe. Mënyra e trajtimit te tyre do te përshkruhet më e
poshtë në ketë Udhëzues .
NDËRTIMET QË NUK LEGALIZOHEN PËRMES KËTIJ LIGJI
UDHËZUES PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE 11
Ndërtimet që nuk Legalizohen përmes këtij Ligji
CKA NDODHË NËSE NUK APLIKOHET PËR LEJE OSE MODIFIKIM TË LEJES PËR
NDËRTESËN E PAPËRFUNDUAR?
Ndërtesa e papërfunduar përfshihet në listën për rrënim.
CILAT NDËRTIME NUK LEGALIZOHEN?
Nëse ndërtimi pa leje është bërë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe nuk shihet në hartën
digjitale te ortofotos.
Është ndërtuar në pronë publike, përkatësisht në zonë me interes publik, në përputhje me
ligjet ne fuqi.
Është ndërtuar në zonë te mbrojtur te natyrës dhe parqeve kombëtare.
Është ndërtuar në korridoret e infrastrukturës në fushën e energjetikes, transportit dhe
hidrosistemit.
Është ndërtuar në zonat e mbrojtura dhe zonat e veçanta te trashëgimisë kulturore.
Është ndërtuar në token bujqësore nën sistemin e ujitjes dhe komasacionit.
Është ndërtuar me zonë me rrezik përmbytje.
Është ndërtuar në shtretër apo brigjet e lumenjve.
Është ndërtuar në zonat e rrezikut gjeologjik, qarje-rrëshqitje, te përcaktuara në baze te
analizave dhe studimeve profesionale.
Nëse ndërtimi tejkalon nivelin e ndotjes se mjedisit te përcaktuar në legjislacionin në fuqi.
KUR DHE SI PËRCAKTOHET SE NDËRTIMI NUK MUND TË LEGALIZOHET?
Hapi i parë është inspektimi i dokumentacionit, dhe nëse ndërtimi pa leje nuk i plotëson këto
kritere te cekura me lartë, atëherë lënda nuk procedohet për inspektimin e fazës se dytë
(inspektimi në terren), dhe refuzohet kërkesa për legalizim. Për ketë fazë të inspektimi
Komuna e shfrytëzon Shtojcën 5 të UA Nr. 18/2014. për kërkesat themelore të shëndetit dhe
sigurisë për trajtimin e ndërtimeve pa leje
NDËRTIMET QË NUK LEGALIZOHEN PËRMES KËTIJ LIGJI
UDHËZUES PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE 12
Hapi i dytë është kur nga Inspektimi në Terren (nëse kalon hapin e parë të Inspektimit të
dokumentacionit) konstatohet se Ndërtimi pa leje nuk i plotëson kërkesat minimale te
përcaktuara dhënë në Shtojcat 6 dhe 7në UA Nr. 18/2014 për kërkesat themelore të shëndetit dhe
sigurisë për trajtimin e ndërtimeve pa leje.
PROCEDURAT PËR LEGALIZIM - KATEGORIA E I-RË (A) – NDËRTIMET E PËRFUNDUARA OSE SUBSTANCIALISHT TE PËRFUNDUARA
UDHËZUES PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE 13
Procedurat për Legalizim - Kategoria e I-rë (a) – Ndërtimet e
përfunduara ose substancialisht te përfunduara
CILAT JANË KARAKTERISTIKAT E KATEGORISË SE I-rë (a) TE NDËRTIMIT?
Kategoria e I-rë (a) ndahet në shtëpitë individuale deri 100 m2 dhe objektet bujqësore deri në
400 m2.
Ndërtimet e Kategorisë së I-rë (a) lirohen nga pagesa e taksës për leje të legalizimit.
Kërkesat për dokumentacion për ketë kategori janë te listuar në Shtojcën 2 te UA Nr. 18/2014
për kërkesat themelore të shëndetit dhe sigurisë për trajtimin e ndërtimeve pa leje.
CILAT DOKUMENTE KËRKOHEN PËR APLIKIM PËR KATEGORINË E I-rë (a) TË NDËRTIMIT?
a. Tri (3) kopje fizike dhe një kopje digjitale, në format PDF dhe DWG të vizatimeve teknike dhe informatave tjera mbështetëse.
b. Kopja e planit dhe certifikata e pronësisë jo më të vjetra se gjashtë muaj. Nëse aplikuesi nuk është
pronari i regjistruar i parcelës, dëshmi për autorizimin e aplikuesit nga pronari për të dorëzuar
aplikacionin
c. Dokumentacioni i kompanisë projektuese (kompania qe përgatit dokumentacionin për legalizim)
d. Planin e Situacionit qe përfshin rrugët dhe ndërtesat për rreth (1:500)
e. Planin e Parcelës qe përfshin ndërtesën dhe objektet tjera në parcele (1:100)
f. Përshkrimi teknik qe përfshin te dhënat për sipërfaqet ndërtuese, numrin e kateve dhe lartësia
g. Fotot e objektit (se paku 4 foto) qe tregojnë dukjet e objektit
Si dhe pëlqimet nga ofruesit e shërbimeve publike si:
a. Aprovimi për kyçje në rrjetin energjetik
b. Aprovimi për kyçje në rrjetin e ujësjellësit
PROCEDURAT PËR LEGALIZIM - KATEGORIA E I-RË (A) – NDËRTIMET E PËRFUNDUARA OSE SUBSTANCIALISHT TE PËRFUNDUARA
UDHËZUES PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE 14
SI INSPEKTOHEN KËRKESAT THEMELORE PËR SHËNDET DHE SIGURI TË NDËRTIMIT TË KATEGORISË SË I-rë (a)?
A. Inspektimi i gjendjes në teren
B. Inspektimi i strukturës
C. Kushtet themelore te sigurisë ndaj zjarrit
D. Kushtet themelore te sigurisë sociale
A. Inspektimi i gjendjes në teren:
Inspektori duhet të kryej një inspektim vizual të ndërtesës dhe duhet të konstatoj që gjendja
ekzistuese e ndërtimit pa leje nuk ndryshon nga ajo e prezantuar në dokumentet e aplikimit (gabariti,
etazhiteti, pozita në parcelë, dukja, etj.
Fig. Inspektimi i gjendjes në teren në krahasim me gjendjen e prezantuar në projekt
PROCEDURAT PËR LEGALIZIM - KATEGORIA E I-RË (A) – NDËRTIMET E PËRFUNDUARA OSE SUBSTANCIALISHT TE PËRFUNDUARA
UDHËZUES PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE 15
B. Inspektimi i Strukturës – Struktura/Elemente Konstruktive të Ndërtesës:
i. Nuk vërehet jo stabilitet në strukturën e ndërtesës (çarje, deformime, ulje dhe dëmtime tjera te elementeve te konstruksionit);
ii. Nëse gjate Inspektimit vizual vërehet jo stabiliteti i ndërtesës si çarje, deformime, ulje dhe
dëmtime tjera te elementeve te konstruksionit, atëherë:
Aplikuesi ka ofruar deklaratë të inxhinierit që konfirmon se struktura e ndërtesës është e sigurt;
PROCEDURAT PËR LEGALIZIM - KATEGORIA E I-RË (A) – NDËRTIMET E PËRFUNDUARA OSE SUBSTANCIALISHT TE PËRFUNDUARA
UDHËZUES PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE 16
OSE
iii. Aplikuesi ka ofruar deklaratë se pranon gjithë rrezikun dhe përgjegjësinë për jo stabilitet te ndërtesës.
MBANI MEND: Për të kaluar fazën e Inspektimit të Strukturës duhet të plotësohet njeri nga
tri kriteret e përcaktuara më lartë.
C. Kushtet themelore te sigurisë ndaj zjarrit:
Nëse Ndërtesa është > 100 m2 por ≤ 450 m2 dhe ka:
i. Qasje deri në ndërtesë për automjetet e zjarrfikësve (më së paku tre metra gjerësi);
PROCEDURAT PËR LEGALIZIM - KATEGORIA E I-RË (A) – NDËRTIMET E PËRFUNDUARA OSE SUBSTANCIALISHT TE PËRFUNDUARA
UDHËZUES PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE 17
OSE
ii. Hidrant zjarri te kyçur me furnizimin me ujë;
OSE
iii. Në mungese te rrugës për qasje te automjeteve apo në mungesë te hidrantëve, objekti duhet te ketë pajisje përkatëse për detektorët e tymit dhe pajisje përkatëse për fikje të zjarrit mobile në çdo kat.
MBANI MEND: Për të kaluar fazën e Inspektimit të kërkesave themelore të sigurisë ndaj zjarrit duhet
të plotësohet njeri nga tri kriteret e përcaktuara më lartë.
PROCEDURAT PËR LEGALIZIM - KATEGORIA E I-RË (A) – NDËRTIMET E PËRFUNDUARA OSE SUBSTANCIALISHT TE PËRFUNDUARA
UDHËZUES PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE 18
D. Kushtet themelore te sigurisë sociale
i. Ndërtesa e banimit apo ndërtesa komerciale (duke përfshirë kufijtë e jashtëm të ndërtesës si konzolla, ballkoni, streha e kulmit etj.) është e larguar në distancë më të ≤ 1.0 metër nga kufiri i parcelës nuk duhet te ketë
Dritare, dyer, ballkone apo hapje të ngjashme;
ii. Nëse ndërtesa e banimit apo ndërtesa komerciale është në distance prej 1.0-2.0 metra nga kufiri i parcelës:
nuk duhet te ketë dritare tjera, përveç atyre në banjo apo shkallë; OSE
dritaret ose hapjet tjera lejohen nëse ka marrëveshje në mes fqinjëve e vërtetuar nga noteri ku deklarojnë se bartin përgjegjësinë për demet e shkaktuara nga zjarri i përhapur nga ndërtesa e tyre në atë fqinje.
iii. Asnjë pjesë e ndërtesës duke përfshirë edhe strehën e kulmit nuk tejkalon kufijtë e parcelës.
UDHËZUES PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE 19
iii. Ulluqet vertikale dhe horizontale të kulmit nuk drejtojnë ujin drejt kufirit të parcelës fqinje ( nuk e bëjnë shkarkimin e ujit në parcelën e fqiut).
MBANI MEND: Inspektimi i ndërtimeve të kategorisë I dhe II është përgjegjësi e Komunave.
Inspektimi bëhet përmes zyrtarëve Komunal ose me angazhimin e ekspertëve të jashtëm.
Inspektimi nënkupton dy faza: Inspektimi i dokumentacionit dhe Inspektimi ne terren.
PROCEDURAT PËR LEGALIZIM - KATEGORIA E I-RË (B) – NDËRTIMET E PËRFUNDUARA OSE SUBSTANCIALISHT TE PËRFUNDUARA
UDHËZUES PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE 20
Procedurat për Legalizim - Kategoria e I-rë (b) – Ndërtimet e
përfunduara ose substancialisht te përfunduara
CILAT JANË KARAKTERISTIKAT E KATEGORISË SE I-rë (b) TE NDËRTIMIT?
Kategoria e parë (Ib) janë Shtëpitë individuale që janë më te vogla ose të barabartë me 450
m2 , garazhet përdhese, parkingjet dhe ndërtesat komerciale që nuk tejkalojnë një kat ose
hapësirë prej 10,000 m2.
Karakteristikë e tyre është se këto ndërtime nuk lirohen nga pagesa për taksen për leje të
legalizimit.
Kërkesat për dokumentacion për ketë kategori janë te listuar në Shtojcën 3 te UA Nr. 18/2014
për kërkesat themelore të shëndetit dhe sigurisë për trajtimin e ndërtimeve pa leje.
CILAT DOKUMENTE KËRKOHEN PËR APLIKIM PËR KATEGORINË E I-rë (b) TË NDËRTIMIT?
a. Dëshmi për pagesën e taksës administrative prej njëqind (100) Euro
b. Tri (3) kopje fizike dhe një kopje digjitale, në format PDF dhe DWG të vizatimeve teknike dhe informatave tjera mbështetëse
c. Kopja e planit dhe certifikata e pronësisë jo më të vjetra se gjashtë muaj. Nëse aplikuesi nuk është
pronari i regjistruar i parcelës, dëshmi për autorizimin e aplikuesit nga pronari për të dorëzuar
aplikacionin
d. Dokumentacioni i kompanisë projektuese (kompania qe përgatit dokumentacionin për legalizim)
e. Planin e Situacionit qe përfshin rrugët dhe ndërtesat për rreth (1:500)
f. Planin e Parcelës qe përfshin ndërtesën dhe objektet tjera në parcele (1:100)
g. Baza e themeleve, kateve dhe kulmit në përpjesë 1:50
h. Prerjet e konstruksionit në përpjesë 1:50
i. Dukjet duke përfshirë edhe ndërtesat fqinje
j. Projekti i instalimeve të ujit
k. Projekti i instalimeve te rrymës
l. Projekti i instalimeve mekanike
m. Fotot e objektit ndërtues se paku katër (4) foto qe tregojnë të gjitha dukjet e objektit
n. Projekti për mbrojtje nga zjarri (për kategorinë e parë mbi 450 m2)
PROCEDURAT PËR LEGALIZIM - KATEGORIA E I-RË (B) – NDËRTIMET E PËRFUNDUARA OSE SUBSTANCIALISHT TE PËRFUNDUARA
UDHËZUES PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE 21
Si dhe pëlqimet nga ofruesit e shërbimeve publike si:
a. Aprovimi për kyçje në rrjetin energjetik
b. Aprovimi për kyçje në rrjetin e ujësjellësit
SI INSPEKTOHEN KËRKESAT THEMELORE PËR SHËNDET DHE SIGURI TË NDËRTIMIT TË KATEGORISË SË I-rë (b)?
A. Inspektimi i gjendjes në teren
B. Inspektimi i strukturës
C. Kushtet themelore te sigurisë ndaj zjarrit
D. Kushtet themelore te sigurisë sociale
A. Inspektimi i gjendjes në teren:
Inspektori duhet te kryej një inspektim vizual te ndërtesës dhe duhet te konstatoj qe gjendja
ekzistuese e ndërtimit pa leje nuk ndryshon nga ajo e prezantuar në dokumentet e aplikimit
(gabariti, etazhiteti, pozita në parcelë, dukja, etj).
B. Inspektimi i strukturës - Struktura/Elementet Konstruktive të Ndërtesës
Gjate Inspektimit Vizual Inspektori duhet te konstatoj qe gjendja ekzistuese e strukturës nuk ndryshon nga ajo e prezantuar në projekt.
C. Kushtet themelore te sigurisë ndaj zjarrit
Ndërtesat komerciale të Kategorisë së I-rë që janë më të mëdha se 450 m2 duhet të kenë
projektin për mbrojtje nga zjarri në pajtim me nenin 10 pika 1.1.3 të Ligjit.
Qasja deri në ndërtesat e banimit me te vogla ose barabartë me 450 m2, vlejnë te njëjtat
kushte si për kategorinë Ia.
D. Kushtet themelore te sigurisë sociale
Vlejnë te njëjtat kushte si për kategorinë Ia.
PROCEDURAT PËR LEGALIZIM - KATEGORIA E II-TË – NDËRTIMET E PËRFUNDUARA OSE SUBSTANCIALISHT TE PËRFUNDUARA
UDHËZUES PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE 22
Procedurat për Legalizim - Kategoria e II-të – Ndërtimet e
përfunduara ose substancialisht te përfunduara
CILAT JANË KARAKTERISTIKAT E KATEGORISË SE II-të TË NDËRTIMIT?
Kategoria e dytë janë ndërtesat për banim dhe ato komerciale me rrezikshmëri të mesme të
klasifikuara si ndërtime të Kategorisë II me nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr. 09/2013
për Kategorizimin e Punëve Ndërtimore, por nuk përfshin llojet e ndërtimeve të listuara në
nenin 5, nën paragrafët 3.2 - 3.21 të Udhëzimit Administrativ Nr.09/2013.
Për ndërtimet e kategorisë II të cilat nuk janë përfshirë në nenin 8 të Udhëzimit Administrativ, komuna do të përcaktojë kriteret minimale të shëndetit dhe sigurisë për legalizim për çdo rast individual duke marrë parasysh rreziqet e lidhura me këto ndërtesa. Komuna duhet të sigurohet se janë marrë aprovimet e duhura nga agjencitë përkatëse.
Kërkesat për dokumentacion për ketë kategori janë te listuar në Shtojcën 4 te UA Nr. 18/2014
për kërkesat themelore të shëndetit dhe sigurisë për trajtimin e ndërtimeve pa leje.
PROCEDURAT PËR LEGALIZIM - KATEGORIA E II-TË – NDËRTIMET E PËRFUNDUARA OSE SUBSTANCIALISHT TE PËRFUNDUARA
UDHËZUES PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE 23
CILAT DOKUMENTE KËRKOHEN PËR APLIKIM PËR KATEGORINË E II-të TË NDËRTIMIT?
a. Dëshmi për pagesën e taksës administrative prej njëqind (100) Euro
b. Tri (3) kopje fizike dhe një kopje digjitale, në format PDF dhe DWG të vizatimeve teknike dhe informatave tjera mbështetëse
c. Kopja e planit dhe certifikata e pronësisë jo më të vjetra se gjashtë muaj. Nëse aplikuesi nuk është
pronari i regjistruar i parcelës, dëshmi për autorizimin e aplikuesit nga pronari për të dorëzuar
aplikacionin 1
d. Dokumentacioni i kompanisë projektuese (kompania qe përgatit dokumentacionin për legalizim)
e. Planin e Situacionit qe përfshin rrugët dhe ndërtesat për rreth në përpjesë 1:1000 ose 1:500
f. Planin e Parcelës qe përfshin ndërtesën dhe objektet tjera në parcele në përpjesë 1:500 ose 1:200
g. Baza e themeleve, kateve dhe kulmit në përpjesë 1:100 ose 1:50
h. Prerjet e konstruksionit në përpjesë 1:100 ose 1:50
i. Dukjet duke përfshirë edhe ndërtesat fqinje
j. Raporti i stabilitetit te strukturës
k. Raport i instalimeve të ujit
l. Raporti i instalimeve te rrymës
m. Raporti i instalimeve mekanike
n. Projekti për mbrojtje nga zjarri
o. Se paku dy (2) fotografi të ndryshme te ndërtimit, të bëra gjatë ndërtimit
Si dhe, pëlqimet nga ofruesit e shërbimeve publike si:
a. Aprovimi për kyçje në rrjetin energjetik
b. Aprovimi për kyçje në rrjetin e ujësjellësit
SI INSPEKTOHEN KËRKESAT THEMELORE PËR SHËNDET DHE SIGURI TË NDËRTIMIT TË KATEGORISË SË II-të ?
A. Inspektimi i gjendjes në teren
B. Inspektimi i strukturës
C. Kushtet themelore te sigurisë ndaj zjarrit
D. Kushtet themelore te sigurisë sociale
PROCEDURAT PËR LEGALIZIM - KATEGORIA E II-TË – NDËRTIMET E PËRFUNDUARA OSE SUBSTANCIALISHT TE PËRFUNDUARA
UDHËZUES PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE 24
A. Inspektimi i gjendjes në teren
Inspektori duhet te kryej një inspektim vizual te ndërtesës dhe duhet te konstatoj qe gjendja
ekzistuese e ndërtimit pa leje nuk ndryshon nga ajo e prezantuar në dokumentet e aplikimit
(gabariti, etazhi teti, pozita në parcelë, dukja, etj).
B. Inspektimi i strukturës
Raporti i stabilitetit te strukturës i nënshkruar nga inxhinieri i Ndërtimit-ekspertit të lëmisë
përkatëse vërteton stabilitetin e strukturës dhe përkon me situatën në teren.
Në rast se rezultatet nga analizat fillestare të stabilitetit të strukturës/konstruksionit te
ndërtesës nuk ishin të kënaqshme dhe intervenime te mëtejshme ishin të nëvojitura për të
stabilizuar strukturën/konstruksionin, dokumentacioni i paraqitur në këtë rast duhet të
përmbajë edhe detajet e intervenimeve të bëra.
Për ndërtesat shumëkatëshe rezidenciale dhe/ose komerciale, raporti i stabilitetit të
strukturës përmban edhe analizat statiko-dinamike të objektit si dhe shqyrtimet e
konstruksionit në tërësi.
C. Kushtet themelore te sigurisë ndaj zjarrit
Projekti për mbrojtje nga zjarri në pajtim me nenin 10 pika 1.3.3 të Ligjit. Projekti përfshinë
edhe kërkesat minimale të mëposhtme:
PROCEDURAT PËR LEGALIZIM - KATEGORIA E II-TË – NDËRTIMET E PËRFUNDUARA OSE SUBSTANCIALISHT TE PËRFUNDUARA
UDHËZUES PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE 25
i. Rruga e evakuimit për qasje në rrugën publike për automjete, minimum 3 m
për rruge një kahore ose 5.5 m për rrugë dykahore.
ii. Rruga e evakuimit për këmbësor ka gjerësi minimale 1.5 metra
PROCEDURAT PËR LEGALIZIM - KATEGORIA E II-TË – NDËRTIMET E PËRFUNDUARA OSE SUBSTANCIALISHT TE PËRFUNDUARA
UDHËZUES PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE 26
iii. Hidrantët për shuarjen e zjarrit në çdo kat; Dyert rezistuese ndaj zjarrit.
iv. Ndriçimin emergjent kundër zjarrit; Shënjimet adekuate për evakuim.
PROCEDURAT PËR LEGALIZIM - KATEGORIA E II-TË – NDËRTIMET E PËRFUNDUARA OSE SUBSTANCIALISHT TE PËRFUNDUARA
UDHËZUES PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE 27
v. Korridoret/rrugët e evakuimit në hapësirat e ndërtesës në bashkëpronësi me gjatësi
më të madhe se 30 metra kanë shkallë të veçanta kundër zjarrit.
vi. Korridoret/rrugët e evakuimit në hapësirat e ndërtesës në bashkëpronësi me gjatësi
te rrugës më të vogël se 30 metra, kanë se paku një kafaz të shkalleve, të siguruar me
tampon-zonë (parahyrja dhe dy palë dyer), për të funksionuar si shkallë kundër zjarrit,
me kusht që në ndërtesë të jenë të vendosura edhe pajisjet kundër zjarrit.
PROCEDURAT PËR LEGALIZIM - KATEGORIA E II-TË – NDËRTIMET E PËRFUNDUARA OSE SUBSTANCIALISHT TE PËRFUNDUARA
UDHËZUES PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE 28
D. Kushtet themelore te sigurisë sociale
vii. Ndërtesat e banimit apo ndërtesat komerciale (duke marre parasysh kufijtë e jashtëm
të ndërtesës si konzolla, ballkoni, streha e kulmit) që janë te larguara më pak se 1.0
metër nga kufiri i parcelës nuk duhet të kenë dritare, dyer, ballkone apo hapje të
ngjashme në muret e ndërtesës afër kufirit te parcelës.
viii. Ndërtesat e banimit apo ndërtesat komerciale që janë te larguara 1.0 - 2.0 metra nga
kufiri i parcelës nuk duhet të kenë hapje tjera përveç dritareve te banjave dhe të shkallëve;
PROCEDURAT PËR LEGALIZIM - KATEGORIA E II-TË – NDËRTIMET E PËRFUNDUARA OSE SUBSTANCIALISHT TE PËRFUNDUARA
UDHËZUES PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE 29
ix. Asnjë pjesë e ndërtesës duke e përfshirë edhe strehën e kulmit nuk mund te tejkaloj
kufijtë e parcelës.
x. Ulluqet vertikale dhe horizontale te kulmit nuk drejtojnë /derdhin ujin drejt kufirit te
parcelës fqinje.
PROCEDURAT PËR LEGALIZIM - KATEGORIA E II-TË – NDËRTIMET E PËRFUNDUARA OSE SUBSTANCIALISHT TE PËRFUNDUARA
UDHËZUES PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE 30
xi. Është krijuar mundësia për qasje nga personat me aftësi të kufizuara në hyrje të
ndërtesës, (shih Rregulloren e MMPH në fuqi).
PROCEDURAT PËR LEGALIZIM PËR NDËRHYRJET PA LEJE NE NDËRTESAT ME LEJE – NDËRTIMET E PËRFUNDUARA OSE SUBSTANCIALISHT TE PËRFUNDUARA
UDHËZUES PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE 31
Procedurat për Legalizim për Ndërhyrjet pa Leje ne Ndërtesat me Leje – Ndërtimet e përfunduara ose substancialisht te
përfunduara
CILAT JANË KARAKTERISTIKAT E KATEGORISË SË NDËRTIMIT- NDËRHYRJET PA LEJE NË NDËRTESAT ME LEJE?
Ndërhyrjet pa leje në ndërtesat me leje përfshijnë: mbindërtimet, zgjerimet ndërhyrjet në përdhese, kate, kulm apo bodrume si dhe shtesat/anekset si vertikale ashtu dhe ato horizontale.
Kërkesat për dokumentacion për ketë kategori janë te listuara në Shtojcat 2,3 dhe 4 te UA për
kërkesat themelore për shëndet dhe siguri, duke u bazuar se në cilën kategori te ndërtesës
është ndërhyrë.
Nëse ndërtesa pas ndërhyrjeve ndryshon kategorinë e ndërtimit atëherë lënda për legalizim
duhet të trajtohet sipas karakteristikave të kategorisë përkatëse respektivisht kategorisë më të
lartë.
Nëse ndërhyrjet në ndërtesat me leje bllokojnë rrugët e evakuimit si: - bllokim i rrugës kryesore
apo dytësore, kalimeve/pasazheve, trotuareve, shtigjeve për këmbësor, bllokimi i shkalleve
kryesore, ashensorit, shkalleve kundër zjarrit, apo kalimeve te parapara për evakuim, te
përcaktuara në nenin 8, paragrafi 6, nuk do të legalizohen.
PROCEDURAT PËR LEGALIZIM PËR NDËRHYRJET PA LEJE NE NDËRTESAT ME LEJE – NDËRTIMET E PËRFUNDUARA OSE SUBSTANCIALISHT TE PËRFUNDUARA
UDHËZUES PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE 32
Bllokimi I rrugeve te evakuimit
PROCEDURAT PËR LEGALIZIM PËR NDËRHYRJET PA LEJE NE NDËRTESAT ME LEJE – NDËRTIMET E PËRFUNDUARA OSE SUBSTANCIALISHT TE PËRFUNDUARA
UDHËZUES PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE 33
UDHËZUES PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE 34
CILAT DOKUMENTE KËRKOHEN PËR APLIKIM PËR KATEGORINË E NDËRTIMIT - NDËRHYRJET PA LEJE NË NDËRTESAT ME LEJE?
Dorëzohet dokumentacioni sipas nenit 10 të Ligjit për atë pjesë të ndërtesës, ku ndërhyrja ka
ndodhur, përveç se:
o raporti i stabilitetit të strukturës ne pajtim me nenin 10, paragrafi 1.1.7 dhe 1.3.8 duhet
të përfshijë analizën e strukturës/konstruksionit të ndërtesës ekzistuese dhe të
ndërhyrjes, të nënshkruar nga një inxhinieri i ndërtimit të lemisë përkatëse ku vërteton
se ndërhyrja nuk ndikon në sigurinë ose qëndrueshmërinë e ndërtesës në tërësi.; dhe
o raportet e instalimeve elektrike, mekanike dhe ujësjellësit dhe kanalizimit në pajtim me
nenin 10, paragrafët 1.3.9, 1.3.10 , 1.3.11 duhet të përfshijnë analizën e instalimeve në
ndërtesën ekzistuese dhe të ndërhyrjes, të nënshkruar nga inxhinieret e lëmive
përkatëse ku vërtetojnë se instalimet nuk ndikojnë në shëndetin dhe sigurinë e
ndërtesës në tërësi.
o me përjashtim të nënparagrafit 3.1.1 dhe 3.1.2 të këtij neni , dokumentacioni i kërkuar
sipas nenit 10 të Ligjit mund të modifikohet nëse nuk është i zbatueshëm për llojin e
ndërhyrjes.
SI PËRCAKTOHET KATEGORIA E NDËRTIMIT TË NDËRHYRJES PA LEJE NË NDËRTESËN ME LEJE?
Nëse ndërtesa pas ndërhyrjeve ndryshon kategorinë e ndërtimit atëherë lënda për legalizim
duhet të trajtohet sipas karakteristikave të kategorisë përkatëse respektivisht kategorisë më të
lartë.
PROCEDURAT PËR LEGALIZIM PËR NDËRTIMET E PAPËRFUNDUARA
UDHËZUES PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE 35
Procedurat për Legalizim për Ndërtimet e Papërfunduara
SI TRAJTOHEN NDËRTIMET E PAPËRFUNDUARA POR TË EVIDENTUARA NË ORTOFOTON E 30 GUSHTIT 2013?
Këto ndërtime do të trajtohen sipas Ligjit për Ndërtim Nr. 04/L - 110. (neni 11 i Ligjit.) Kjo
nënkupton se ligji për Ndërtim dhe të gjitha Udhëzimet Administrative të tij do të aplikohen
për të udhëzuar komunat se si ti trajtojnë ndërtimet ekzistuese të papërfunduara.
Aplikuesit gjate aplikimit për Legalizim duhet të i dorëzojnë edhe dokumentet e me poshtme:
o dokumentet e kërkuara me nenin 10 të Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, si dhe
o dokumentet tjera të cilat kërkohen me Ligjin për Ndërtim. (Shih Ligjin për Ndërtim, neni 20 dhe Udhëzimin Administrativ Nr. 10/2013 për Caktimin e Procedurave për lëshimin e Kushteve Ndërtimore dhe Lejeve të Ndërtimit, neni 10)
Komunat do të shqyrtojnë dokumentet ndërtimore, lëshojnë lejen e ndërtimit.
o Kushtet Ndërtimore përcaktohen sipas gjendjes/fazës se ndërtimit, Faza e Ire (lëshimi i Kushteve Ndertimore) e procesit te lejes ndërtimore nuk mirët parasysh. Me ketë Ligj ndërtimi mund te legalizohet edhe nëse është ne kundërshtim me Planin rregullues .
o Leja e Ndërtimit lëshohet sipas procedurave te Fazes se IIte te përcaktuara ne Udhëzimin Administrativ Nr. 10/2013 për Caktimin e Procedurave për lëshimin e Kushteve Ndërtimore dhe Lejeve të Ndërtimit.
o Leja e ndërtimit është e vlefshme për kohën e cekur në nenin 17 të UA-së Nr. 10/2013 (1 vit), përveç nëse modifikohet sipas Ligjit, neni 11, paragrafi 4.
Komuna dhe aplikuesi duhet të pajtohen për një plan inspektimi për inspektimet të cilat ende
mund të kryhen duke pasur parasysh fazën e ndërtimit. (Udhëzimi Administrativ Nr. 18/2013
për Standardet dhe procedurat për mbikëqyrjen inspektuese dhe lëshimin e certifikatës së
përdorimit, neni 6, paragrafi 1.2.).
o Inspektimi në faza ka kuptim për ndërtesat e papërfunduara sepse ka elemente që ende mund të inspektohen.
o Ky autoritet është i cekur në nenin 7 të UA-së Nr. 18/2013: o “Planet e inspektimit mund të përfshijnë faza të ndryshme të inspektimit, ose
kritere të ndryshme në kuadër të një faze inspektimi, sipas nevojës së projektit.”
PROCEDURAT PËR LEGALIZIM PËR NDËRTIMET E PAPËRFUNDUARA
UDHËZUES PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE 36
Inspektimi mund te i përmbajë këto faza:
o Lokacioni o Themeli o Konstruksioni o Instalimet (përfshirë ato elektrike dhe të ujit) o Siguria nga zjarri (duke i përfshirë edhe kërkesat themelore te shëndetit dhe
sigurisë) o Përfundimtar
Udhëzimi Administrative 18/2013 për Standardet Minimale dhe Procedurat për Mbikëqyrjen
Inspektive dhe Lëshimin e Certifikatës së Përdorimit, neni 7.
Me përfundim te ndërtimit, Komuna e lëshon Certifikatën e Përdorimit sipas Ligjit për Ndërtim.
Leja dhe certifikata e përdorimit duhet ta theksojnë në mënyrë specifike se çfarëdo ndryshimi nga kushtet ndërtimore/plani rregullues i përcaktuar për shkak të veprimit të ligjit dhe se ky ndryshim është vetëm për ketë ndërtim. Çfarëdo ndërtimi tjetër në këtë vend ose në këtë ndërtesë duhet të bëhet në përputhje me të gjitha kërkesat e planifikimit hapësinor.
SA KOHË LEJOHET PËR TË PËRFUNDUAR NDËRTIMIN PA LEJE SIPAS KËTIJ LIGJI?
Ndërtimi duhet të përfundohet brenda datës së caktuar nga komuna në lejen e ndërtimit.
(paragrafi 4 i nenit 11 i Ligjit Nr.04/L-188).
Komuna është kompetente për të zgjatur një leje nëse kushtet e kërkojnë këtë.
Megjithatë në përfundim të periudhës së legalizimit (5 shkurt 2017), ndërtimi i papërfunduar
duhet të jetë i përfunduar ose duke u punuar në të në mënyrë aktive sipas lejes së vlefshme.
Nëse nuk është kështu, atëherë do të përfshihet në listën për rrënim.
Mbani mend: Nëse nuk aplikohet për legalizim te ndërtimeve te papërfunduara, ato do te
përfshihen në listën për rrënim
PAGESAT PËR LEGALIZIM
UDHËZUES PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE 37
Pagesat për Legalizim
CILAT NDËRTIME LIROHEN NGA PAGESA/TAKSA PËR TU PAJISUR ME LEJE LEGALIZIMI?
Nga taksa për legalizim lirohen shtëpitë individuale të banimit deri njëqind metra katrorë (100
m2), përfituesit e skemës sociale dhe objektet bujqësore deri katërqind metra katrorë (400 m2)
sipas nenit 13 paragrafi 4. të Ligjit për Trajtimin e Ndërtimit pa Leje.
SI KALKULOHET PAGESA/TAKSA PËR LEJE LEGALIZIMI?
Aplikuesi ne kohën e aplikimit paguan pagese fikse prej 100 euro
Aplikuesit të cilët i plotësojnë kushtet për marrje të lejes së legalizimit sipas këtij ligji do të
paguajnë një taksë për të marrë lejen e legalizimit bazuar në taksën për leje ndërtimi të organit
kompetent të publikuar aktualisht.
Aplikuesi do të paguajë gjithashtu çfarëdo takse të papaguar për pronën para pranimit të lejes
së legalizimit.
Taksa prej njëqind (100) Euro do t’i zbritet shumës së pagesave të mbetura borxh sipas
paragrafit 1. dhe 2. të nenit 13 te Ligjit.
Formulari për kalkulim të taksave është dhënë në Shtojcën 1 në UA Nr. 18/2014 për kërkesat
themelore të shëndetit dhe sigurisë për trajtimin e ndërtimeve pa leje.
PAGESAT PËR LEGALIZIM
UDHËZUES PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE 38
SHEMBULL: Aplikuesi aplikon për legalizim te shtëpisë për banim. Shtëpia ka gjithsejtë 280 metra katror (m2).
Sa duhet te paguaj për legalizim aplikuesi nëse shtëpia e tij i plotëson kushtet dhe kriteret për
legalizim.
Pagesa fikse prej 100 euro (pagesë e cilat behet ne kohën e aplikimit) 100€
Taksa administrative për leje te legalizimit (Taksa Komunale aktuale në fuqi p.sh. është 2.70 €/m2)
280 m2 x 2.70 €/m2 = 756.00 €
Borxhi i tatimit ne pronë p.sh. është 70.80 € 70.80 €
756 + 70.80 - 100 = 726.80 €
Për tu pajisur me Leje Legalizimi për shtëpi prej 280 m2, aplikuesi duhet të bëjë pagesën = 726.80 €
PËRGJIGJET NË PYETJET MË TË SHPESHTA
UDHËZUES PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE 39
Përgjigjet në pyetjet më të shpeshta
Vërejtje: Pyetjet e mëposhtme janë adresuar gjatë Diskutimeve Publike te datës 5 qershor 2014 dhe 15
korrik 2014 te organizuara nga MMPH si dhe pyetjeve me te shpeshta nga zyrtaret Komunal.
PYETJA 1 Pse përdoret shprehja “kërkesa themelore për shëndet dhe siguri”?
Përgjigja 1: Neni 9 i Ligjit për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje Nr. 04/L-188, parasheh që ndërtimet e
përfunduara mund të legalizohen nëse i përmbushin kërkesat themelore për shëndet dhe siguri. Neni
19, 3.1, i Ligjit kërkon që MMPH të nxjerr një Udhëzim Administrativ për të caktuar këto kërkesa
themelore për shëndet dhe siguri. Ky Udhëzim Administrativ zbatohet vetëm për ndërtesat që janë të
përfunduara ose substancialisht të përfunduara.
PYETJA 2 Për ndërtimet e Kategorisë II, pse përdoret gjatësia e evakuimit prej 30 metra, kur me standardet tjera
kërkohet një distancë më shkurtë (20 metra ose 16 metra)?
Përgjigja 2: Për shkak se në UA janë përfshirë kërkesa shtesë për siguri ndaj zjarrit (siç janë alarmi për
zjarr, fikësit e zjarrit, hidrantët e zjarrit, etj.) 30 metra janë zgjedhur si distancë e arsyeshme për
mbrojtje të shëndetit dhe sigurisë duke marrë parasysh realitetin e gjendjes ekzistuese në Kosovë.
PYETJA 3 Nëse ka një intervenim pa leje në një ndërtesë të vjetër me leje, si zbatohen standardet e shëndetit
dhe sigurisë?
Përgjigja 3: Duhet të dorëzohet aplikacioni për legalizim vetëm për pjesën që është ndërtuar pa leje.
Kërkesat për shëndet dhe siguri do të zbatohen vetëm ndaj intervenimit pa leje. (UA, Neni 11).
PYETJA 4 Në UA thuhet se “kabllot e dukshme” duhet të jene ne gjendje të rregullt dhe jo të zhveshura. A mund
të jeni më specifik?
Përgjigja 4: Gjatë inspektimeve të dukshme, inspektori duhet të sigurohet së çdo kabllo i dukshëm
duhet të jetë në gjendje të rregullt dhe jo i zhveshur.
PËRGJIGJET NË PYETJET MË TË SHPESHTA
UDHËZUES PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE 40
PYETJA 5 Çfarë standarde të shëndetit dhe sigurisë do të zbatohen për objektet tjera siç janë pikat e
karburantit?
Përgjigja 5: Udhëzimi Administrativ është rishikuar për të përfshirë dy nene të reja (7 dhe 9) për të
adresuar ndërtimet e Kategorisë I dhe II që nuk bien në kuadër të kërkesave të përcaktuara me nenet
6 dhe 8. Ndërtimet e Kategorisë së III janë të mbuluara me nenin 10. Për të përcaktuar kategorizimin e
ndërtimit, ju lutem referojuni Udhëzimit Administrativ Nr. 09/20013 për Kategorizimin e Ndërtimeve.
PYETJA 6 Cili është përkufizimi i ndërtesës pa leje?
Përgjigja 6: Ndërtimet pa leje që mbulohen me këtë ligj përkufizohen me nenin 3, paragrafi 1.1 i ligjit
si “ndërtim ekzistues që është ndërtuar pa leje në kohën kur ky ligj ka hyrë në fuqi, sipas evidencës së
hartës digjitale ortofoto.”
PYETJA 7 UA parasheh që leja e legalizimit konsiderohet të jetë certifikatë e përdorimit. Por certifikatat e
përdorimit nuk mund t’u lëshohen ndërtesave që nuk janë të përfunduara. A mund ta sqaroni?
Përgjigja 7: Ndërtimet e papërfunduara trajtohen me nenin 11 të Ligjit, i cili kërkon që ndërtimet që
nuk janë të përfunduara në kohën kur listohen në Regjistër do të trajtohen sipas këtij neni dhe sipas
Ligjit për Ndërtim. Kjo do të thotë se ndërtesat e papërfunduara do të kalojnë nëpër procedurat e
lejimit dhe inspektimit të përcaktuara me Ligjin për Ndërtim dhe me Udhëzimet Administrative
përkatëse dhe certifikatën e përdorimit do ta marrin vetëm sipas kushteve të Udhëzimit Administrativ
Nr. 18/2013 për Standardet Minimale dhe Procedurat për Mbikëqyrje Inspektive dhe lëshim të
Certifikatës së Përdorimit.
Ndërtesat që janë të përfunduara ose substancialisht të përfunduara do të kalojnë nëpër inspektim
themelor të shëndetit dhe sigurisë siç parashihet në këtë Udhëzim Administrativ për kërkesat
themelore për shëndet dhe siguri dhe do të marrin certifikatën e legalizimit nëse i përmbushin
kërkesat nga neni 9 i ligjit.
PYETJE 8 Pse nuk përmenden kushtet dhe kriteret e planifikimit urban në UA?
Përgjigja 8:
PËRGJIGJET NË PYETJET MË TË SHPESHTA
UDHËZUES PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE 41
Ligji për Trajtimin e ndërtimeve pa leje është ligj qe ndërhyn ne Ligjin e Ndërtimit dhe Ligjin e
Planifikimit hapësinor duke analizuar gjendjen e krijuar ne teren si dhe për shkak te situatës Sociale
dhe Ekonomike te vendit, ne procesin e legalizimit kushtet dhe kriteret e planifikimit urban nuk janë
përfshirë.
PYETJA 9 Ky ligj po legalizon sjelljen e keqe. Pse palët që kanë qenë të përfshira në sjellje të keqe nuk po
mbahen përgjegjëse?
Përgjigja 9: Për shkak të arsyeve të ndryshme, Kosova ballafaqohet me një problem se çfarë të bëjë
me numrin e madh të ndërtesave që janë ndërtuar pa leje. Ky ligj përpiqet të gjej një zgjidhje të
baraspeshuar për të adresuar një sërë shqetësimesh socio-ekonomike. Megjithatë, ligji merret vetëm
me trajtimin e ndërtimeve pa leje. Ata që janë përgjegjës për përfshirje në sjellje të paligjshme dhe të
pahijshme mund të mbahen përgjegjës sipas ligjeve tjera.
PYETJA 10 Kërkesa për minimum 1 metër distancë ndërmjet dy ndërtesave nuk është e arsyeshme, mund të
ndodh që me marrëveshje fqinjët mund të bashkojnë ndërtesat e tyre, ose në fakt ato pasojnë njëra
tjetrën dhe bashkohen. Edhe pse ndërtesat nuk janë të parapara në sekuencën e marrëveshjes
ndërmjet fqinjëve?
Përgjigja 10.
Ndërtesat qe bashkohen njëra me tjetrën me marrëveshjen ndërmjet fqinjëve (marrëveshje e
vërtetuar te organi kompetent), e plotësojnë kushtin e distancës ≤ 1.0 metër.
PYETJA 11 Çka do të ndodhë me ndërtesat e ndërtuara pas datës 30 gusht 2013?
Përgjigja 11: Në bazë të nenit 19, ndërtimet që kanë filluar pas datës 30 gusht 2013 nuk kanë të
drejtë në legalizim sipas këtij ligji. Çdo ndërtim i filluar pas hyrjes ne fuqi te këtij ligji do te trajtohet
sipas Ligjit për Ndërtim dhe Ligjit për Planifikim Hapësinor. Neni 6, paragrafi 5 i Ligjit specifikon se çdo
ndërtim pa leje që ka filluar pas datës së hartës ortofoto (30 gusht 2013) nuk mund të legalizohet dhe
duhet të rrënohet.
PËRGJIGJET NË PYETJET MË TË SHPESHTA
UDHËZUES PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE 42
PYETJA 12 Çka do të ndodhë me ndërtimet e bëra në zonat ku ka pasur Plan Rregullues Urban?
Përgjigja 12: Sipas nenit 2 të ligjit, ky ligj parasheh një program uniform për trajtimin e të gjitha
ndërtimeve pa leje të bëra para datës 30 gusht 2013. Kriteri i planeve rregulluese urbane nuk është
kriter për legalizimin e ndërtesave sipas Ligjit.
PYETJA 13 Udhëzimi Administrativ u referohet raporteve të inxhinierëve dhe arkitekteve, por nuk kërkohet që
inxhinierët të jenë të licencuar. Pse jo?
Përgjigja 13: Shumë reforma janë duke ndodhur paralelisht. Në këtë moment, duke marrë parasysh
fazën e procesit të licencimit, nuk është praktike të kërkohet përdorimi i inxhinierëve të licencuar.
Aplikuesve u kërkohet të ushtrojnë kujdes të arsyeshëm gjatë përzgjedhjes së inxhinierëve -
arkitekteve profesionistë. Profesionisteve u kërkohet të ushtrojnë standardet më të larta të kujdesit
profesional dhe etikës gjatë asistimit të klientëve në procesin e legalizimit.
PYETJA 14. Shumë objekte banimi që kanë pasur kat përdhese ose bodrum kanë pësuar intervenime dhe kanë
marrë destinim afarist, dhe këto përbëjnë rrezik për tërë objektin. Në cilën kategori bien këto dhe si
do të trajtohen? Si do të adresohen bodrumet e ndërtesave ekzistuese?
Përgjigja 14.
Ne kategorinë e ndërhyrjeve pa leje ne ndërtimet me leje.
PYETJA 16 Si do të trajtohen ndërtimet e papërfunduara?
Përgjigja 16: Ju lutem shihni përgjigjen 7.
PYETJA 17 Si do të trajtohen shtëpitë e ndërtuara si ndihmë humanitare?
Përgjigja 17: Shtëpitë e ndërtuara si ndihmë humanitare janë ndërtuar me pajtimin dhe përfshirjen e
komunave, të cilat kanë vepruar si leje funksionale. Prandaj, këto shtëpi konsiderohet se janë ndërtuar
legalisht dhe sipas këtij ligji nuk kanë nevojë për legalizim.
PËRGJIGJET NË PYETJET MË TË SHPESHTA
UDHËZUES PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE 43
PYETJA 18 Nëse vetëm një njësi në një ndërtesë shumëkatëshe legalizohet, a do të thotë se e tërë ndërtesa do të
legalizohet?
Përgjigja 18: Sipas nenit 16 të ligjit. Nëse vetëm një njësi në e ndërtesës ne bashkëpronësi është
përfshire ne Regjistër atëherë e gjithë ndërtesa është e Regjistruar.. Ligji nuk e adreson çështjen e
Legalizimit.
PYETJA 19 Si mund të kuptohet terminologjia teknike kur nuk ka fjalor teknik?
Përgjigja 19: Në këtë Udhëzim Administrativ tentohet të përdoret terminologji teknike që është
përgjithësisht e njohur dhe e kuptueshme si dhe terminologji e sqaruar ne nenin 3 te Ligjit nr. 04/L-
180 për trajtimin e ndërtimeve pa leje dhe ligjit nr 04/L-110 për ndërtimin . Nëse ka pyetje për ndonjë
shprehje specifike, mund të bëhen pyetje në Ministri.
PYETJA 20 Si do të trajtohen ndërtesat me rrugë evakuimi më të ngushta se 1.5 m’ , pasi që në realitet ka shumë
raste të tilla?
Përgjigja 20. Secila ndërtese do te ketë edhe Inspektimin vizual nga ekspertet e lëmisë. Inspektimi do
te bazohet ne Ligj dhe UA për kërkesat themelore te shëndetit dhe sigurisë.
PYETJA 21 Si mendoni se do të mjaftojë vetëm deklarata e aplikuesit për siguri te ndërtimit?
Përgjigja 21. UA mundohet te bej kompromis në mes te drejtës individuale pronësore kundrejt
kërkesave minimale te shëndeti te dhe sigurisë. Deklarata nga aplikuesi vlen vetëm për kategorinë Ia
te ndërtimit.
PYETJA 22 Si mund të zbatohet ky ligj kur ortofoto ka datën 30 gusht 2013, kurse ligji ka hyrë në fuqi në datën 5
shkurt 2014?
Përgjigja 22: Ju lutem shihni Ligjin për trajtimin e nderimeve pa Leje, Udhëzimin Administrativ dhe
ketë Udhëzues ku te gjitha fazat e procesit te legalizimit janë te specifikuara