transparEnca shshp/ vizita në britani stërvitjet e ...

16
Vizita vlerësuese u zhvillua në Shtabin e FT dhe repartet e vendosura në Garnizonin e Zall –Herrit E premte, 8 gusht 2014 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 68-të i botimit Nr. 31 (8232) USHTRIA www.mod.gov.al/gazetaushtria e-mail: [email protected] Bullgaria, Turqia dhe Kroacia, modele dhe institucione ballkanike të APU Atletët e FA marrin medalje në aktivitetin “TRIATHLON Albania” Raport i situatës së nxehtë në Gaza Shqipëria kishte një lëvizje antifashiste të fuqishme faqe 6 faqe 14 faqe 15 faqe 8-9 faqe 10-11 ARSIMIMI E PARA STËRVITJE NË 24 VITET E FUNDIT, KU CERTIFIKOHET NJË NJËSI NË NIVEL BATALIONI P ara disa javësh u zhvillua stërvitja me trupa “Biza-2014”, e cila solli certifikimin e batalionit të dytë të këm- bësorisë (b2k), një arritje e shënuar kjo, në aktivitetin e Forcave të Armatosura Shqiptare. Intervista e mëposhtme sjell disa nga momentet më të rëndësishme ku kaloi kjo stërvitje, të rrëfyera këto, për gazetën “Ushtria”, nga komandanti i b2k, nënkolo- nel Edmond Sardi. Rasmussen, kryeministri britanik dhe SAUCER diskutojnë krizën e Ukrainës Përmirësohet infrastruktura në “Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve” Forca Tokësore vizitohet nga një ekip zviceran i armë-kontrollit QAME, trajnim mjekësor nga Garda e New Jersey NATO FORCA DETARE TRANSPARENCA faqe 5 faqe 7 faqe 6 1-5 GUSHT 2014 SIGURIA 70 VJETORI faqe 6 Detaje nga programi 12-javor i kandidatëve për oficerë nga trupat e Gardës Kombëtare të New Jersey-t Ushtria shqiptare: E ardhmja, “Made in New Jersey” Amerikanët e përshkruajnë trajnimin e ushtarakëve shqiptarë në New Jersey, si diçka historike që do të ndryshojë standardet e FARSH Faqe 2-4 “Biza-14” kaloi çdo pritshmëri BASHKËPUNIMI Stërvitjet e përbashkëta dhe arsimim-edukimi në fokus të bashkëpunimit shqiptaro-britanik Faqe 3 SHSHP/ VIZITA NË BRITANI Gjeneralmajor Bazo diskutoi edhe për stërvitjen e përbashkët “Albanian Lion 14” Nënkolonel Edmond Sardi, komandant i B2K të Motorizuar, tregon detajet e certifikimit të batalionit të tij gjatë stërvitjes “Biza 14”

Transcript of transparEnca shshp/ vizita në britani stërvitjet e ...

ushtriaE prEmtE, 8 gusht 2014 1

Vizita vlerësuese u zhvillua në Shtabin e FT dhe repartet e vendosura në Garnizonin e Zall –Herrit

E premte, 8 gusht 2014

Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 68-të i botimit Nr. 31 (8232)

ushtria

w w w. m o d . g o v. a l / g a z e t a u s h t r i a e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

Bullgaria, turqia dhe Kroacia, modele dhe institucione

ballkanike të aPu

atletët e Fa marrin medalje në aktivitetin “triathLON albania”

raport i situatës së nxehtë në Gaza

shqipëria kishte një lëvizje antifashiste të fuqishme

faqe 6

faqe 14

faqe 15faqe 8-9 faqe 10-11

arsimimiE para stërvitjE në 24 vitEt E fundit, ku cErtifikohEt një njësi në nivEl batalioni

Para disa javësh u zhvillua stërvitja me trupa “Biza-2014”, e cila solli

certifikimin e batalionit të dytë të këm-bësorisë (b2k), një arritje e shënuar kjo, në aktivitetin e Forcave të Armatosura Shqiptare. Intervista e mëposhtme sjell disa nga momentet më të rëndësishme ku kaloi kjo stërvitje, të rrëfyera këto, për gazetën “Ushtria”, nga komandanti i b2k, nënkolo-nel Edmond Sardi.

rasmussen, kryeministri britanik dhe sauCEr diskutojnë krizën e ukrainës

Përmirësohet infrastruktura në “shtëpinë e Pushimit të ushtarakëve”

Forca Tokësore vizitohet nga një ekip zviceran

i armë-kontrollit

QAME, trajnim mjekësor nga

Garda e New Jersey

nato

forca dEtarE

transparEnca

faqe 5

faqe 7

faqe 6

1-5 gusht 2014

siguria

70 vjEtori

faqe 6

Detaje nga programi 12-javor i kandidatëve për oficerë nga trupat e Gardës Kombëtare të New Jersey-t

Ushtria shqiptare: E ardhmja, “Made in New Jersey”

Amerikanët e përshkruajnë trajnimin e ushtarakëve shqiptarë në New Jersey, si diçka historike që do të ndryshojë standardet e FARSH

Faqe 2-4

“Biza-14” kaloi çdo pritshmëri

bashkëpunimi

stërvitjet e përbashkëta dhe arsimim-edukimi në fokus të

bashkëpunimit shqiptaro-britanikFaqe 3

shshp/ vizita në britani

Gjeneralmajor Bazo diskutoi edhe për stërvitjen e përbashkët “Albanian Lion 14”

Nënkolonel Edmond Sardi, komandant i B2K të Motorizuar, tregon detajet e certifikimit të batalionit të tij gjatë stërvitjes “Biza 14”

ushtriaE prEmtE, 8 gusht 20142 programi

stafiKryeredaktor:

Albert hitOaLiaj

Gazetarë:Mimoza GOLiKjaAlba Musaraj

AdresA: Ministria e Mbrojtjes,

rruga e Dibrës

Graphic Designer:Afërdita hysaj

redaktore korrektore:

elona shiMaj MaKO

JOINT BASE MCGUIRE-DIX-LAKEHURST, N.J. Në sytë e një vëzhguesi të zakonshëm, ushtarët ve-shur me kamuflazh, në klasën e vogël, duken si kandidatë tipikë për oficerë: të rinj, fizikisht në formë dhe të etur për mësim. Por për Ambasadorin shq-iptar, Gilbert Galanxhi, 24 djemtë dhe vajzat që janë duke u trajnuar si pjesë e një partneriteti historik me Gardën Kombëtare të Ushtrisë së New Jersey-t, nuk janë asgjë më pak se sa e ardhmja e vendit të tij.

“Me kalimin e kohës, kalimin e viteve, ju do të jeni oficerët drejtues të ushtrisë shqiptare,” - tha Galanxhi, i cili, edhe vetë e ka kryer trajnimin e tij diplomatik në Amerikë, para se të ngjitej në një post të lartë diplomatik. Programi zyrtar 12-javor i kandidatëve për oficerë shënon për trupat e Gardës Kombëtare, herën e parë të trajnimit të kandidatëve nga një shtet aleat. Programi, i cili filloi më datën 9 maj, përfaqëson vite të tëra planifikimi dhe koordinimi ndërmjet Gardës Kombëtare të Nju Xhersit dhe Republikës së Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Ai shënon një moment historik në mar-rëdhëniet mes forcave ushtarake të dy vendeve, i cili ka evoluar nëpërmjet gati dy dekadave të Programit të Partneritetit Shtetëror.

Programi u cakton forcave të Gardës Kombëtare, që të shërbejnë si këshilltarë ushtarakë për shtetet në zhvillim. Partneriteti i New Jersey-t me Shqipërinë, i mundësoi shtetit të ish-bllokut komunist që t’i bashkohej Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut në vitin 2009 dhe çoi drejt pesë misioneve të përbashkëta në Afganistan ku Garda e New Jersey-t dhe trupat shq-iptare trajnuan forcat e sigurisë afgane. Galanxhi vizitoi kandidatët shqiptarë për oficer për t’i përgëzuar për përfun-dimin e suksesshëm të fazës së parë dhe ndoshta më të vështirës fazë, të shkollës së kandidatëve për oficerë. Gjatë kësaj faze, kandidatët shqiptarë demonstruan sukses dhe aftësitë orientimi në terren,

Amerikanët e përshkruajnë trajnimin e ushtarakëve shqiptarë në New Jersey, si diçka historike që do të ndryshojë standardet e FARSH

Ushtria shqiptare: E ardhmja, “Made In New Jersey”

Detaje nga programi zyrtar 12-javor i kandidatëve për oficerë nga trupat e Gardës Kombëtare të New Jersey-t

“Black Eagle 001”

mbijetuan në trajnimin e ashpër fizik dhe treguan aftësi drejtimi gjatë ushtri-meve të dizajnuara për të nxitur stresin mendor. Galanxhi tha se kandidatët, një ditë do të jenë në gjendje që të krijojnë një program kandidati për oficer, të stilit amerikan, në vendin e tyre.

Ai tha se partneriteti ndërmjet Gardës Kombëtare dhe Shqipërisë varet nga aftësia e mbajtjes prej shtetit të një force mbrojtjeje të aftë dhe profesion-ale. “Ne mund të kontribuojmë, mund të jemi një partner i vërtetë edhe për shtete të mëdha dhe shumë të mëdha, të tillë si Shtetet e Bashkuara të Amer-ikës,” - tha ai. “Unë jam shumë krenar që ju jeni duke u trajnuar në Amerikë, në vendin kampion të demokracisë, një nga shtetet më të fuqishme dhe më demokratike dhe një nga miqtë më të mirë të Shqipërisë.” Ai vuri në dukje se historia e Shqipërisë ka qenë e ndërthurur me Shtetet e Bashkuara. Ajo filloi kur Presidenti Woodrow

‘ Për Ambasadorin shqiptar, Gilbert Galanxhi, 24 djemtë dhe vajzat që janë duke u trajnuar si pjesë e një partneriteti historik me Gardën Kombëtare të Ushtrisë së New Jersey-t, nuk janë asgjë më pak se sa e ardhmja e vendit të tij. “Me kalimin e kohës, kalimin e viteve, ju do të jeni oficerët drejtues të ushtrisë shqiptare,” - tha Galanxhi

e ardhmja

Wilson këmbënguli që Shqipëria të ketë sovranitetin e vet pas, Luftës së Parë Botërore dhe vazhdoi kur presidentë të tjerë mbështetën miratimin e saj për krijimin e një qeverie demokratike dhe hyrjen e saj në NATO. Ai u tha

kandidatëve se e ardhmja e Ushtrisë Shqiptare është në duart e tyre. “E vetmja gjë e vazhdueshme në këtë botë është ndryshimi, i cili varet shumë nga mënyra se si ju i jepni formë atij, për mirë apo për keq.

Unë jam plotësisht i bindur se me njohuritë dhe aftësitë që ju merrni në këtë trajnim, ju do të jeni në gjendje që të formësoni të ardhmen e Ushtrisë Shqiptare për mirë”- tha ai. (Staff Sgt. Wayne Woolley)

ushtriaE prEmtE, 8 gusht 2014 3programi

Kandidatët shqiptarë për

oficerë, në terren...

Qysh nga data 6 gusht 2014, shefi i Shtabit të Përgjith-shëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Jeronim

Bazo është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo vizitë është vijim i bashkëpunimit ushtarak në rritje ndërmjet dy vendeve sidomos në fushën e stërvitjeve të përbashkëta dhe arsimim-edukimit. Gjeneral Bazo është pritur në një takim zyrtar nga zëvendësshefi i Shtabit të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Air Chief Marshal (gjeneral) Sir Stuart Peach. Gjatë takimit është vlerësuar bashkëpunimi i deritanishëm ushtarak dhe sidomos kontributi dhe mbështetja e Forcave të Armatosura Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar në rrugën e integrimit të FARSH në strukturat euroatlantike

të sigurisë, si dhe është diskutuar për fushat e bashkëpunimit në të ardhmen. Vizita vijoi më tej me takimin me komandantin e Përgjithshëm të Marinsave Mbretërore, gjeneralmajor Martin Smith, me të cilin u diskutua për stërvitjen e ardhshme të për-bashkët “Albanian Lion 14”, e cila do të zhvillohet në Shqipëri në muajt në vijim. Më datë 8 gusht 2014, gjeneral Bazo do të jetë i pranishëm në ceremoninë e diplomimit të studentes shqiptare, nëntogere Ana Allani, e cila përfundon me sukses studimet në Akademinë Ushtarake Mbretërore “Sandhurst”. Pjesëmarrja në këtë ceremoni dhe takimi me komandantin e Akademisë, gjen-eralmajor Stuart Skeates, përmbyllin edhe vizitën e SHSHPFA në Mbretërinë e Bashkuar.

stërvitjet e përbashkëta dhe arsimim-edukimi në fokus të bashkëpunimit shqiptaro-britanik

Shefi i Shtabit të PërgjithShëm të fa, gjeneralmajor jeronim bazo viziton mbretërinë e baShkuar

Gjeneralmajor Bazo u takua me komandantin e Përgjithshëm të Marinsave Mbretërore, gjeneralmajor Martin Smith -u diskutua për stërvitjen e përbashkët “Albanian Lion 14”

‘ Kjo vizitë është vijim i bashkëpunimit ushtarak në rritje ndërmjet dy vendeve sidomos në fushën e stërvitjeve të përbashkëta dhe arsimim-edukimit”

bashkëpunimi

JOINT BASE MCGURE-DIX-LAKEHURST, N.J. “Të mbuloj unë!” – u thërriti kan-didati shqiptar për oficer (OC/Off i ce r Cand ida te ) , L ion t in Thomollari, bashkatdhetarëve dhe shokëve të tij ushtarakë, tek-sa përpiqej të bënte një manovër krahëmarrje gjatë një stërvitje trajnimi në terren, në datën 21 qershor. Si pjesë e Programit të Partneritetit Shtetëror me New Jersey-n, ky grup ushtarakësh shqip tarë ( i n johur s i Black Eagle Programi 001), janë duke ndjekur në New Jersey “Shkollën e Kand ida tëve për Of icerë” (Army National Guard Officer Candidate School). Pas mar-rjes së një sërë mësimesh nga kuadrot e Gardës Kombëtare të New Jersey (New Jersey National Guard 254th (Combat Arms)), regjimenti i trajnimit, kandidatët shqiptarë për oficerë praktikuan disa skenarë kontakti. Teksa skuadra luftonte për të arritur objektivat e veta në përpjekjen e parë, shumë shpejt kandidatët ar-ritën të bëhen të aftë në stërvitje. Në fazën fillestare të trajnimit, kuadrot amerikane punuan për të krijuar një bazë aftësish elemen-tare për ushtarakët shqiptarë. Ky trajnim përziente mentorimin, me instruktorë të thjeshtë dhe oficerë me eksperiencë. Programi me tre faza ndjek një ecuri zhvillimi në drejtimin zvarritje-ecje-vrapim, i cili plotëson të njëjtat piketa dhe cilësi aftësimi ashtu siç marrin edhe kandidatët për oficerë të ushtrisë së SHBA-së.

“Ne jemi në fazën e zvar-ritjes,” thotë kapiten Matthew Zinlinski, oficer drejtues i togës

në Regjimentin e Trajnimit 254. Trajnimi i ditës në terren përfshinte reagimin ndaj kontaktit me armi-kun. “Trajnimi i sotëm në terren do t’i përgatisë ata për stërvitjen e javës së ardhshme, “Stërvitja e Lidershipit në Terren”, e cila do t’i sfidojë për përdorimin e të gjitha aftësive që kanë mësuar deri në këtë pikë,” – thotë Zinlinski. Gjatë këtij qëndrimi 12 javor, OC Liontini, shprehet se qëndrimi

larg shtëpisë është sfidë për të gjithë kandidatët. “Sfidat më të mëdha që kemi pasur, ishin mësimi i anglishtes, trajnimi dhe malli për shtëpinë. Unë jam i emocionuar dhe mbi të gjitha i nderuar, nga fakti që ndodhem këtu.” - thotë ky i fundit. “Ky partneritet unik mes Shqipërisë dhe New Jersey-it nxit marrëd-hëniet midis dy institucioneve ushtarake”,- thotë Fullmer. Ajo shpjegon se s i është e pozi -c ionuar Shqipëria nën forcat e NATO-s, ku dy ushtarë të togës, kanë shërbyer si mjekë që tashmë, me trupat amerikane në misionet jashtë shtetit. Pro-grami shqiptar për Kandidatët për Oficerë (OCS) është duke u kryer nga Garda Kombëtare e Ushtrisë, New Jersey-t, dhe është hera e parë që Garda Kombëtare e Shtetit do të trajnojë ushtarakë të huaj si kandidatë për oficerë, pjesë e Programit të Partneritetit Shtetëror. Partneriteti ndërton një diplomaci në vend që të pro-pagandojë një kulturë forcash të trajnuara në SHBA, të cilat kur të vijë koha, të munden të kthe-hen te fraza “Të mbuloj unë,” – shprehet ajo. (Kapiten Devon Bistarkey )

ushtriaE prEmtE, 8 gusht 20144 programi

JOINT BASE MCGUIRE-DIX-LAKEHURST, New Jersey. Kandi-datët marshojnë me hapa të shkurtër drejt mensës, një “detyrë” që e kanë kryer shumë e shumë herë më përpara. Kjo nuk është asgjë tjetër, veçse diçka krejt e zakonshme. Çizmet e zeza që rrahin tokën ushtarake amerikane janë ato të një grupi kandidatësh për oficerë të Ushtrisë Shqiptare. Rreshterja e togës që drejton me zë ritmin e marshimit, është një vajzë - një gjë e rrallë në një shtet të ish-bllokut komunist. “Është e vështirë të jesh një femër në Ushtrinë Shqiptare,” – thotë kandidatja për ofi-cere, Ermiona Laci. “Dhe ja, tani, unë jam duke mësuar se si të bëhem një oficere, gjë që është është edhe më e vështirë për femrat në Shqipëri.” Laci është njëra prej 24 djemve e vajzave, ushtarakë shqiptarë që janë u trajnuar si oficerë në një program të paprecedent të drejtuar nga Gardës Kombëtare e Ush-trisë, New Jersey. Programi 12-javor i kandidatëve për oficer shënon herën e parë për trupat e Gardës Kombëtare në trajnimin e kandidatëve për oficerë që janë nga një shtet aleat. Qëllimi kryesor i programit është që të ndihmojë Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë që të përmirësojnë cilësinë e drejtuesve të tyre për të arritur të njëjtat standarde që kanë shtetet e tjera të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Shqipëria iu bashkua Aleancës ush-tarake në vitin 2009, pas më shumë se një dekade trajnimi të kryer nga Garda Kombëtare e New Jersey-t, nëpërmjet Programit të Partneritetit Shtetëror, i cili e bën palë Gardën Kombëtare, me vendet në zhvillim. Qëllimi sekondar i programit është që të sigurojë që komandantët e ardhshëm të Ushtrisë Shqiptare të kuptojnë se lidershipi nuk ka gjini. Ndërkohë, ja tek janë dy vajza shqiptare kandidate për oficer, Ermiona Laci dhe Anita Gruda, të cilat qëndrojnë para tryezës së tyre në mensën e përbashkët të bazës McGuire-Dix-Lakehurst, -ato do të mbeten në këmbë deri sa dy kandidatë të tjerë të bashkohen me to në tryezën e tyre, së cilës i nevojiten katër kandidatë për tu plotësuar. Shqipëria është një shoqëri patriarkale e cila pret nga gratë që të kujdesen për familjen dhe të kenë nën kujdes shtëpinë.

Edhe gratë në ushtri nuk shihen si të barabarta. Kjo është diçka që Laci dhe kandidatet e tjera femra shpresojnë që ta ndryshojnë. “Unë bëj të njëjtën trajnimin si meshkujt, por ata nuk

më shohin mua si të barabartë me ta. Gratë bëjnë sekretaren dhe punë shtëpie ndërsa burrat bëjnë punë të vështira. Ata nuk i respektojnë gratë me punë shtëpie dhe nuk duan që femrat të kenë të njëjtat punë si ata”– thotë Laci. Kan-didatja për oficere, Anita Gruda thotë

se ajo dëshiron më shumë se sa shiritin e artë të togerit, të cilin do ta marrë nëse do të diplomohet. Ajo dëshiron respektin e kolegëve të saj. “Gjendem në një pozitë më të vështirë, sepse nuk janë vetëm instruktorët që i mbanë sytë mbi mua. Djemtë e klasës shohin nga

unë duke menduar se unë nuk jam e aftë aq sa duhet”-thotë ajo. Kjo nuk e frikëson vajzën e lindur në Tiranë. Kjo gjë vetëm sa e motivon atë. “Është mirë të jesh në pozicionin tim, pasi jam duke u treguar të gjithëve se mund të bëj atë që ata mendojnë se unë nuk mund

të arrij. Kryerja e këtij programi do të thotë më shumë se sa gradë. Do të thotë se kam kapërcyer diçka të vështirë dhe duhet të respektohem!” (Staff Sgt. Landis Andrews)

Përgatiti: Albert HitoaliajTitujt janë të gazetës “Ushtria”

Ajo dëshiron respektin e kolegëve të saj. “Gjen-dem në një pozitë më të vështirë, sepse nuk janë vetëm instruktorët që i mbanë sytë mbi mua. Djemtë e klasës shohin nga unë duke menduar se unë nuk jam e aftë aq sa duhet”-thotë ajo. Kjo nuk e frikë-son vajzën e lindur në Tiranë. Kjo gjë vetëm sa e motivon atë.

“Unë bëj të njëjtin trajnimin si meshkujt, por ata nuk më shohin mua si të barabartë me ta. Gratë bëjnë sekretaren dhe punë shtëpie ndërsa burrat bëjnë punë të vështira. Ata nuk i respektojnë gratë me punë shtëpie dhe nuk duan që femrat të kenë të njëjtat punë si ata”– thotë Laci.

‘barazia

“Ky program do të thotë më shumë se sa gradë. Do të thotë se kam kapërcyer diçka të vështirë dhe duhet të respektohem!”

Femrat shqiptare (OC) dhe sfida e tyre e veçantë në New Jersey

Femrat në FARSH nuk shihen si të barabarta dhe kjo është diçka që kandidatet femra shpresojnë që ta ndryshojnë

ushtriaE prEmtE, 8 gusht 2014 5nato

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Ras-mussen, diskutoi rreth ndi-kimit të krizës së Ukrainës

në sigurinë kolektive të Aleancës me kryeministrin David Cameron dhe ko-mandantin Suprem të Forcave Aleate në Europë, gjeneralin Philip Breedlove, në selinë e Komandës së Aleatëve për Operacione, në Mons, Belgjikë, më 4 gusht. Sekretari i Përgjithshëm tha se NATO qëndron e vendosur për të mbrojtur të gjithë aleatët kundër çdo lloj kërcënimi. “Ne jemi në një pikë vendimtare në histori: Ndërkohë që kujtojmë shkatërrimin që solli Lufta e Parë Botërore, paqja dhe siguria jonë po testohen edhe një herë, tani nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës dhe rrëzimi kriminel i fluturimit MH17, bëri të qartë se një konflikt në një pjesë të Europës mund të ketë pasoja tragjike në të gjithë botën”, tha ai.

Rasmussen dhe kryeministri Cam-eron u informuan nga gjenerali Breed-love në vlerësimin e tij mbi ngjarjet e fundit në Ukrainë. Tashmë, NATO ka ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të forcuar mbrojtjen e saj kolektive në ajër, det e tokë në dritën e veprimeve të Rusisë brenda dhe rreth Ukrainës. “Unë falënderoj të gjithë ushtarakët e kësaj selie për dedikimin e tyre si dhe falënderoj Mbretërinë e Bashkuar për kontributin e saj të rëndësishëm”, tha Sekretari i Përgjithshëm. Ky takim u zhvillua në përgatitje për samitin e Uellsit më 4 dhe 5 shtator.

Sekretari i Përgjithshëm tha se samiti do të jetë një pikë kthese për Aleancën. “Ne do të miratojmë një

Shtetet e Bashkuara informuan Këshillin e Atlantikut të Veriut mbi vendosmërinë e tyre se Federata Ruse po shkel detyrimet

e saj sipas Traktatit të Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi (INF), për të mos poseduar, prodhuar apo për të vënë në provë një raketë që niset nga toka e ka dalje në det me një rreze prej 500 deri në 5.500 kilometra, ose për të poseduar apo prodhuar mekanizma lëshimi të raketave të tilla.

Traktati INF, i cili hyri në fuqi më vitin 1988, përfundoi duke reduktuar kërcënimet e sigurisë dhe të stabilitetit në Europë, veçanërisht kërcënimin e sulmit të shkurtër parala-

jmërues mbi objektivat me rëndësi strategjike. Traktati ka një vend të veçantë në histori, meqë kërkon eliminimin e verifikueshëm të një brezi të tërë raketash të poseduara nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik. Ky mbetet një element kyç për sigurinë euroatlantike, nga e cila përfiton siguria e përbashkët dhe kjo duhet të ruhet. Rusia duhet të punojë në mënyrë konstruktive për të zgjidhur këtë çështje kritike traktati si dhe të ruajë zbatueshmërinë e Traktatit INF, duke vepruar në përputhje të plotë në një mënyrë të verifikueshme. Përkrahja e Traktatit forcon sigurinë e të gjithëve, përfshirë edhe Rusinë”.

Deklaratë nga sekretari i Përgjithshëm mbi traktatin iNF

Rasmussen, kryeministri britanik dhe SAUCER diskutojnë krizën e Ukrainës

plan veprimi për të rritur gatishmërinë tonë në një botë që po ndryshon. Ne po kërkojmë nga afër forcat për të cilat kemi nevojë, ku duhet të vendosen ato, sa shpejt duhet të jenë në gjendje të përgjigjen dhe si duhen përforcuar ato”, tha ai. Rasmussen tha se planet e mbrojtjes janë gjithashtu në shqyrtim, një program i ri stërvitjeje po zhvillohet dhe aleatët po konsiderojnë mënyrat për të forcuar Forcën e Reagimit të NATO-s (NRF), në mënyrë që Aleanca “t’i përgjigjet shpejt

çdo sfide, të vjetre apo të re, në Lindje apo në Jug”. Gjithashtu, ai theksoi se “këto janë plane ambicioze dhe ne kemi nevojë për burime për t’u përshtatur. Në samit, unë shoh një angazhim të fortë nga ana e aleatëve për të investuar më shumë në mbrojtje, ndërkohë që ekonomitë tona rimëkëmben. Pra, kryeministër, ne kemi ende punë për të bërë, por samiti ynë do të tregojë mjaft qartë se NATO mbetet e fuqishme, e gatshme dhe e vendosur”.

Një total prej 51 aktivitetesh të reja për Shkencën e Paqes dhe Sigurisë (SPS) nisën në vitin 2013, duke u përqendruar në sfidat e ardhshme të sigurisë

të tilla si lufta kundër terrorizmit, mbrojtja kibernetike dhe aftësitë ripërtëritëse të armëve kimike, biologjike, radioaktive dhe nukleare (CBRN). raporti Vjetor i shkencës për Paqe dhe siguri për vitin 2013

Raporti vjetor i Shkencës për Paqe dhe Siguri për vitin 2013 i botuar kohët e fundit analizon arritjet kryesore të Programit gjatë vitit të kaluar. Pas zbatimit të një vlerësimi gjithëpërfshirës strategjik si dhe zhvillimit të një programi strategjik pune për vitin 2014, Programi tani kërkon të promo-vojë shkallë gjithnjë e më të mëdha dhe më shumë aktivitete strategjike që plotësojnë ndikimin politik të partneriteteve të NATO-s. Për shembull, një projekt shumëvjeçar kishte filluar me Ukrainën për të zhvilluar një detektor me neutrone për të luftuar terrorizmin bërthamor. 2013 ilustron rëndësinë politike të Programit të Shkencës për Paqe dhe Siguri për marrëdhëniet e NATO-s me partnerët. Programi ofron aktivitete konkrete dhe për këtë arsye shpesh luan rolin e një vendtakimi për bashkëpunim praktik midis NATO-s dhe një vendi partner. Vetëm vitin e kaluar, Iraku, Japonia, Malta, Pakistani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe filluan aktivitetet përmes Programit të Shkencës për Paqe dhe Siguri. Në të njëjtën kohë, një sërë ditësh informative u organizuan në vendet partnere dhe në NATO për të rritur ndërgjegjësimin e Programit të Shkencës për Paqe dhe Siguri, duke promovuar punën e tij si dhe duke zbuluar aktivitetet e përbashkëta në të ardhmen. Drejt së ardhmes

Duke parë drejt së ardhmes, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Sfidat e Dukshme të Sigurisë, ambasadori Sorin Ducaru, beson fuqimisht se udhëzimi i ri, menaxhimi i efektshëm dhe fokusi i përtërirë i zhvilluar në vitin 2014 e ka forcuar Programin SPS për të ardhmen. “Unë besoj se viti 2014 do të jetë vit i përparimit edhe më të madh në drejtim të rezultatit, ndikimit dhe vlerën e arritur për burimet e caktuara në aktivitetet e SPS të akorduar me pritjet e palëve të interesuara, aleatët dhe partnerët”, tha ai.

Që nga viti 1958, Programi Shkencor i NATO-s për Paqen dhe Sigurinë, rrit bashkëpunimin praktik ndërmjet NATO-s dhe vendeve partnere, bazuar në shkencën civile, teknologjinë dhe më gjerë. Sot, ai është një markë e themeluar dhe një nga mjetet më të rëndësishme së partneritetit civil të Aleancës.

2013: Programi i shkencës i NatO-s përqendrohet në sfidat e sigurisë në zhvillim

Anijet e NATO-s mbërrijnë në Kanada për stërvitjen në grupTre anije nga Grupi i Dytë Detar i

Përhershëm i NATO-s (SNMG2) mbë r r i t ë n në po r t i n e Ha l i f ax , Kanada, për një vizitë të planifi-kuar përpara stërvitjeve me anijet amerikane dhe kanadeze. “Stërvitja në Amerikën e Veriut duhet të tes-tojë gatishmërinë e forcave detare të NATO-s përmes trajnimeve të pë rbashkë ta” , tha komandan t i i grupit, kundëradmirali Brad Wil-liamson. “Unë pres që të veprojmë me njësitë pjesëmarrëse amerikane, kanadeze, gjermane dhe turke në këtë stërvit je”, tha ai duke shtuar s e S t ë r v i t j a n ë Grup ë s h t ë n j ë

nga shumë mundësitë “për të nxitur ndërveprimin transatlantik si dhe për të rritur më tej gatishmërinë e forcave të NATO-s”.

Aktualisht, SNMG2 përbëhet nga anije amerikane, USS Leyte Gulf, anija gjermane FGS Niedersachsen dhe anija turke TCG Kemalreis. HMCS Regina, një anije kanadeze, shërben gjithashtu në këtë grup dhe mbetet në Mesdhe në mbështetje së operacioneve të sigurisë detare së NATO-s në rajon.

Stërvitja në Grup është një stërvitje disa-ditore ku përfshihen stërvitjet kundër sulmeve ajrore dhe detare, testimi i armëve dhe manovrimi i anijeve e projektuar për të

mundësuar një trajnim për luftë dhe ekspe-riencë të vlefshme. SNMG2 është përherë në dispozicion të NATO-s për të kryer një gamë të gjerë detyrash. Përbërja e forcës ndryshon pasi kombet aleate kontribuojnë me asete me rotacion.

Gjatë javëve në vijim grupi do të marrë pjesë në ngjarjet e rëndësishme të trajnimit në Atlantikun Perëndimor. SNMG2 do të stërvitet së bashku me formacionet opera-cionale dhe forca të tjera të SHBA-së dhe flotës kanadeze. SNMG2 do të udhëhiqet nga admirali i Marinës Amerikane dhe anijes kryesore për një vit.

Alba Musaraj, burimi: NATO.int

ushtriaE prEmtE, 8 gusht 20146 BaSHKËpUnimi

QAME, trajnim mjekësor nga Garda

e New Jersey

Efektivët e “Qendrës së As-gjësimit të Municioneve dhe Eksploziveve” marrin pjesë në trajnimin mbi procedurat

mjekësore për dhënien e ndihmës së parë në operacionet e asgjësimit të municioneve me eksploziv. Ky trajnim u organizua në “Qendrën Shëndetësore të Shkollës së Trupës”, Tiranë nga data 21.07.2014 deri më 01.08.2014. Ob-jektivat e këtij aktiviteti ishin ngritja e kapaciteteve dhe aftësive për zhvillimin e kurseve dhe trajnimeve të personelit mjekësor për dhënien e ndihmës së shpejtë në rast incidentesh EOD, si dhe trajnimi dhe rritja e aftësive të personelit të Qendrës AME për dhënien e ndihmës së parë vetvetes dhe shokut në rast incidenti EOD. Në ketë trajnim u konsistua në: Metodat e kontrollit të gjakderdhjes, veprimet praktike për transportimin e të plagosurve, hapja dhe menaxhimi i rrugëve të frymë-marrjes së të plagosurve, trajtimi i traumave depërtuese në kraharor, evakuimi i të plagosurve me barelë si dhe procedurat mjekësore për dhënien e ndihmës së parë në operacionet AME.

Qëllimi i aktivitetit ishte: Trajnimi i infermierëve të Qendrës AME dhe disa infermierëve të reparteve të FA nga ana e Ekipit Mjekësor të Gardës së New Jersey-it si instruktorë të ardhshëm për dhënien e ndihmës së shpejtë, trajnimi i personelit të Qendrës AME nga ana e instruktorëve shqiptarë për dhënien e ndihmës së shpejtë në rast incidenti në Operacionet EOD, si dhe përdorimi dhe

familjarizimi me pajisjet mjekësore të dhënies së ndihmës së shpejtë. Trajnimi 2-javor u zhvillua nën mbikëqyrjen e Ekipi mjekësor të Gardës së New Jersey-it dhe nga Qendra AME morën pjesë 19 veta. Gjatë javës së parë të tra-jnimit 21.07.2014 deri më 25.07.2014 morën pjesë 5 ndihmës mjekë dhe 3 nënoficerë të Qendrës AME të cilët u trajnuan si instruktorë “Për dhënien e ndihmës së parë në rast incidenti në operacionet EOD”. Gjatë javës së dytë të trajnimit 28.07.2014 deri më 01.08.2014 morën pjesë 11 ushtarakë të Qendrës AME. Gjatë javës së dytë ekipi mjekësor amerikan ka moni-toruar trajnimin e personelit EOD. Programi i trajnimit ishte përgatitur nga instruktorët amerikanë, leksionet ishin përgatitur në gjuhën shqipe dhe atë angleze. Në përfundim të aktiv-itetit nga ana e ODC u dhuruan disa pajisje mjekësore si: çanta individuale të dhënies së ndihmës së parë, çanta infermieri, manekinë traumash, set pajisje për trajnim, çanta të mëdha infermieri si dhe komplet mësimor për ndalimin e hemorragjive.

Me kërkesë të Federatave Shqiptare të Aeronautikë, Atletikës dhe Notit, si dhe me miratimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralma-

jor Jeronim Bazo, ekipi i atletikës së FARSH mori pjesë në aktivitetin sportiv “TRIATHLON Albania” (Tregaresh), që u zhvillua në periudhën nga data 1 deri në 5 gusht 2014, në Llogora dhe Dhërmi. Ky aktivitet ishte i pari në llojin e tij dhe përveç ekipeve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, merrnin pjesë edhe 10 atletë të ekipit të Forcave të Armatosura të RSH. Tregarëshi, konsistonte në vrapim malor, parashutizëm dhe not. Në përfundim të aktivitetit atletët e FA që zunë vende nderi në disiplinën e vrapimit në mal u nderuan me kupa dhe medalje. Konkretisht në vendin e parë u rendit nëntoger Renato Dorzi (Forca Ajrore), në vendin e dytë, kapiten Bledar Mesi (BrL) dhe në vend të tretë, kapiten Klodian Terziu (KDS). Ekipi drejtohej nga kapiten Gerant Qirici (PU). Gjatë zhvillimit të këtij aktivieti, ekipi i FARSH tregoi profesionalizëm, shpirt gare, disiplinë të lartë dhe mori vlerësimet më të larta nga organizatorët. Edicioni i parë i këtij aktiviteti shërbeu edhe si një promotor i mirë i turizmit Shqiptar dhe organizatorët synojnë që ta kthejnë atë në aktivitet ndërkom-bëtar në të ardhmen. “TRIATHLON ALBANIA 2014” mbylli zyrtarisht siparin në një ceremoni të veçantë të zhvilluar në plazhin e Dhërmiut. Në këtë aktivitet që u zhvillua për herë të parë në vendin tonë, morën pjesë dhjetëra të pranishëm. Aktiviteti pati mbështetjen e veçantë për realizim, nga Digitalb dhe SuperSport, të cilët e ndoqën aktivitetin në çdo moment, përgjatë pesë ditëve të para të gushtit. “TRIATHLON ALBANIA 2014” pa të angazhuar rreth 35 garues nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët morën pjesë në këtë aktivitet ku u përzien disiplinat e atletikës, parashutizmit dhe notit. Qafa e Llogorasë hapi dyert për fillimin e aktivitetit me atletët, të cilët për-shkruan 5 km për t’ia lënë stafetën parashutizmit dhe në fund notit. Gjithçka përfundoi rreth 900 metra më poshtë, në plazhin e Dhërmiut, për t’i dhënë sa më shumë ngjyra sportive edhe sezonit turistik. Ky ishte një aktivitet që përfshiu në masë të gjerë shumë të rinj, të cilët dhanë shembullin e tyre për të gjithë bashkëmoshatarët. Ky aktivitet, mendohet si një hap i parë i cili mund të zgjerohet edhe më tepër, drejt kufijve ndërkombëtarë. Aktiviteti kulmoi me ceremoninë e veçantë të zhvilluar në plazhin e rivierës shqiptare për të dhënë një mesazh të qartë se sporti mund të bëjë shumë për turizmin.

atletët e Fa marrin medalje në aktivitetin “triathLON albania”

Ekipi i atletikës së FARSH, merr pjesë në aktivitetin sportiv “TRI-ATHLON Albania” që u zhvillua në periudhën nga data 1 deri në 5

gusht 2014, në Llogora dhe Dhërmi

Në Komandën e Forcës Detare dhe “Shtëpinë e Push-imit të Ushtarakëve” gjatë kësaj periudhe është

bërë e mundur përmirësimi i rrjetit të kanalizimeve dhe ujësjellësit. Projekti i filluar vitin e kaluar kishte fazë të parë shtrirjen e tubit kryesor të mbetjeve të ujërave të zeza e të bardha dhe grumbullimin e tyre në impiantin e përpunimit të tyre. Ky tub ka një shtrirje rreth 500 m nga kompleksi “Tropikal” deri në det. Ndërsa faza e dytë synon lidhjen e tubacioneve të godinave me tubin kryesor. Për realizimin e këtyre punimeve krahas Ndërmarrjes Sh.A. Ujësjellës Kanalizime Durrës (UKD) po punojnë specialistë

e punonjës civilë të Kompanisë Logjistike të Komandës së FD, me komandant major Arben Zaka dhe kompanisë së SHPU me komandant major Elton Prisoj. Vapa e këtyre ditëve nuk i ka penguar punonjësit Ylli Pashaj, Pëllumb Zogu, Denis Vila, Stefanaq Nasto, Besim Allaci, Shuaip Cimo, etj, të realizojnë objektivat ditore. Madje punonjësit e FD bënë të mundur lidhjen e ujit të pijshëm me Komandën e FD, me një tubacion 700 m, ku puna kryesore për hapjen e kanalit u bë me krahë, pasi nuk lejonin kushtet e terrenit. Në sajë të punimeve të kryera është bërë e mundur përmirësimi i mjedisit e kushteve higjeno-sanitare të godinës në Komandën e FD dhe godinave të SHPU.

Përmirësohet infrastruktura në “shtëpinë e Pushimit të ushtarakëve”

mbyllet Projekti i rrjetit të ujëSjellëS-kanalizimeve në komandën e forcëS detare dhe “ShtëPinë e PuShimit të uShtarakëve durrëS”

Efektiva të QAME, tra-jnohen si instruktorë “Për dhënien e ndihmës së parë në rast incidenti në operacionet EOD”. Tra-jnimi dyjavor u zhvillua nën mbikëqyrjen e ekipit mjekësor të Gardës së New Jersey-it dhe nga Qendra AME morën pjesë 19 veta

Sh.K

ushtriaE prEmtE, 8 gusht 2014 7BaSHKËpUnimi

NjOFtiM

Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Ministrinë e Mbrojtjes janë konfirmuar kurse të tjera shtesë, të cilat zhvillohen në Shtetet e Bash-kuara të Amerikës dhe Qendrën Marshall, sipas periudhave të cilësuara në listën bashkëlidhur ANEKS A “Lista e përditësuar, e kurseve të ofruara nëpërmjet programit CETPM/IMET”, për vitin fiskal 2015. Drejtoria e Arsimimit dhe Përkujdesjes Sociale të Ushtarakëve ka vijuar praktikën për kërkim kandidaturash nga strukturat e FARSH. Me qëllim që

ky njoftim të jetë sa më gjithë përfshirës, lutemi nga ana juaj publikimin në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të listës së përditësuar të kurseve dhe dokumenteve që kërkohen për aplikim për këto kurse. Më poshtë jepet lista dhe përshkrimet e kurseve, e përditësuar, për publikim ne faqen zyrtare të MM dhe FA.

Plani arsimor, i përditësuar, për trajnimin e personelit ushtarak dhe civil, në kuadër të programit IMET, për vitin fiskal 2015. ANEKS A

WCNs Titulli I Kursit Periudha Pershkrimi I Kursit Kriteret Afati

1501Seminar mbi Sigurinë Rajonale/ "Semieminar on Regional Security (SRS)"

28-Prill - 21-Maj-2015

Përshkrimi: Qëllimi i këtij seminari është që t’i ofrojë pjesëmarrësve zhvillimin e mendimit kritik për krizat si dhe menaxhimin e tyre nëpërmjet mësimeve të nxjerra si dhe të ndikimit të faktorëve dhe aktorëve relevant. Kjo do të arrihet duke u fokusuar në dy rajone tradicionalisht të paqëndrueshme( Ballkani Perëndimor dhe Kaukazi Jugor). Kursi ka qëllimin jo vetëm të përmirësojë njohuritë e pjesëmarrësve me dy rajonet e marrë si shembull, por synon të arrijë gjithashtu një konkluzion të përgjithshëm duke ju referuar kapaciteteve dhe kufizimeve në menaxhimin e krizave. Seminari mbi Sigurinë Rajonale i pajis specialistët e institucioneve të sigurisë kombëtare me një vështrim gjithëpërfshirës mbi dinamikat e sigurisë dhe strategjive për zgjidhjen e konflikteve në rajonet e Europës dhe Euro-Azisë. Kjo bëhet nëpërmjet analizimit të rasteve studimore ku kanë ndodhur krizat rajonale si rezultat i konflikteve të dhunshme. Seminari tre javor në këtë mënyrë ka si synim analizimin e modelit të krizave, impaktin e aktorëve rajonalë, po ashtu edhe efektet e masave të asistencës ndërkombëtare.

Niveli i gjuhës anglisht 80 pikë; Grada: Major-Kolonel/ Civil Ekuivalent 01 Tetor 2014

1502

1503

1504

1505

25-Shtator - 13-Nentor-2015

07-Prill - 03-Shtator-2015

08-Qershor - 01-Korrik-2015

Seminar me Titullarë “Senior Executive Seminar (SES)”

Përshkrimi: Ky seminar i organizuar nga Qendra Marshall paraqitet si një forum i cili është i dizenjuar për të përgatitur pjesëmarrësit e tij, në rang diplomatësh, paralmentarësh, oficerësh madhorë dhe zyrtarë të lartë publikë, në anagazhimin e tyre me çështje delikate të sigurisë globale.

Niveli i gjuhës anglisht 80 pikë Grada Gjeneral Brigade e lart / Civil ekuivalent

Programi i Studimeve të Aplikuara të Sigurisë/ Program in Applied Security Studies (PASS)

Përshkrimi: Fokusi i këtij programi është, të mundësojë edukim të nivelit universitar për çështjet e politikave të sigurisë, të mbrojtjes marrëdhënieve ndërkombëtare dhe fusha të tjera të ngjashme. Ky program është i dizenjuar për oficerë të rinj dhe civilë, të të njëjtit nivel, të cilët punojnë në struktura qeveritare dhe agjencitë e sigurisë.

Kriteret:Niveli i gjuhës anglisht 80 pikë. Grada Toger-Major/Civil ekuivalent 03 Nentor 2014

Program on Countering Narcotics and Illicit Trafficking

(CNIT)/Programi i Luftës Kundër Trafikut të Lëndëve Narkotike

Programi i Luftës Kundër Trafikut të Lëndëve Narkotike është një kurs dy javor i cili fokusohet në kërcënimet kombëtare rtë sigurisë si rezultat i trafikut të paligjshëm të lëndëve narkotike dhe aktiviteteve kriminale. Ky program ekzaminon metodat kryesore nëpërmjet së cilave organizatat kriminale dhe terroriste zhvillojnë aktivitetin e tyre të paligjshëm në trafikimin e lëndëve narkotike, duke sjellë përfitime të shumave të konsiderueshme parash. Kursi është i dizenjuar për personelin e institucioneve të angazhuara në luftën kundër trafiqeve, personelin e angazhuar në hartimin e politikave për luftën kundër trafiqeve, në zbatimin e legjslacionit në fuqi, institucionet e angazhuara në zbulimin e rasteve të trafikut të lëndëve narkotike, etj.

Niveli i gjuhës anglisht 80 pikë Grada E pa-përcaktuar oficer /civil Të tjera Kursi është i dizenjuar për personelin e institucioneve të angazhuara në luftën kundër trafiqeve, personelin e angazhuar në hartimin e politikave për luftën kundër trafiqeve, në zbatimin e legjslacionit në fuqi, institucionet e angazhuara në zbulimin e rasteve të trafikut të lëndëve narkotike, etj.

01 Tetor 2014

Seminar on Transatlantic Civil Security/Seminari për cështjet e

sigurisë transatlantike.1506

12-Shtator - 18-Shtator-2015 03 Nentor 20145203

Ky seminar trajton mënyrën se si kombet mund të adresojnë cështje kombëtare të sigurisë, të cilat mund të kenë një impakt rajonal dhe ndërkombëtar. Seminari tre javor ekzaminon praktikat më të mira për mundësimin e sigurisë civile, parandalimin, përgatitjen dhe menaxhimin e pasojave që rrjedhin nga krizat dhe fatkeqësitë rajonale. Ky seminar ofrohet për personel ushtarak dhe civil të cilët kanë përgjegjësi të punës së tyre menaxhimin e ceshtjeve të sigurisë. Seminari për cështjet e sigurisë transatlantike organizohet në katër module: 1. Kërcënimet dhe rreziqet; 2. Përgatitja dhe mbrojtja; 3. Reagimi dhe rikuperimi; 4.Udhëtime mësimore.

Niveli i gjuhës anglisht 80 pikë Grada Major-Kolonel/Civil ekuivalent 03 Nentor 2014

shënim: të gjitha propozimet duhet të shoqërohen me CV, përshkrim pune dhe formular me të dhënat personale, në gjuhën angleze, sipas formatit të kërkuar, si dhe fotokopje pasaporte. 1

Plani arsimor, i përditësuar, për trajnimin e personelit ushtarak dhe civil, në kuadër të programit IMET, për vitin fiskal 2015. ANEKS A

WCNs Titulli I Kursit Periudha Pershkrimi I Kursit Kriteret Afati

Kandidatet te cilet mendojne se plotesojne kriteret per ndjekjen e ketyre kurseve te ndjekin linjen e komandimit dhe nepermjet degeve te personelit te reparteve perkatese te sjellin propozimet ne Drejtorine e Arsimimit dhe Perkujdesjes Sociale te Ushtarakeve.

International Counterterrorism Fellowship Program/Programi Ndërkombëtar i Luftës kundër

Terrorizmit .

Përshkrimi: Programi Ndërkombëtar i Luftës kundër Terrorizmit në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes është pjesë e programit rajonal të luftës kundër terrorizmit. Ky program ka një shtrirje akademike 10 mujore dhe iu ofron studentëve një perspektivë strategjike mbi ndryshimet e mjedisit global të sigurisë. Kandidaturat për këtë program duhet të jenë oficerë me gradë N/Kolonel-Kolonel ose civilë ekuivalent, me një eksperiencë pune jo më pak se 15 vjet. Është e këshillueshme pasja e një diplome universitare pasi ky program të ofron diplomë të nivelit master.

Niveli i gjuhës anglisht (ECL) 90 pikë; TOEFL 83 pikë; Grada N/Kolonel-Kolonel/Civil ekuivalent

* Datat dhe kurset e ofruara do të jenë objekt ndryshimi.

E Pa percaktuar 01 Tetor 20145200

shënim: të gjitha propozimet duhet të shoqërohen me CV, përshkrim pune dhe formular me të dhënat personale, në gjuhën angleze, sipas formatit të kërkuar, si dhe fotokopje pasaporte. 2

Plani arsimor, i përditësuar, për trajnimin e personelit ushtarak dhe civil, në kuadër të programit IMET, për vitin fiskal 2015

Shënim: Të gjitha propozimet duhet të shoqërohen me CV, përshkrim pune dhe formular me të dhënat personale, në gjuhën angleze, sipas formatit të kërkuar, si dhe fotokopje pasaporte.Kandidatet te cilet mendojne se plotesojne kriteret per ndjekjen e ketyre kurseve te ndjekin linjen e komandimit dhe nepermjet degeve te personelit te reparteve perkatese te sjellin propozimet ne Drejtorine e Arsimimit dhe Perkujdesjes Sociale te Ushtarakeve.* Datat dhe kurset e ofruara do të jenë objekt ndryshimi.

Bazuar në Dokumentin e Vje-nës 2011 (VD-11), kapitulli i IX-të, me date 05.08.2014, një ekip i armë-kontrollit nga

Zvicra, zhvilloi një vizitë vlerësuese në Shtabin e FT dhe repartet e ven-dosura në Garnizonin e Zall –Herrit. Ekipi i vlerësimit përbëhej nga kolonel Beat Spycher (Zvicër), kolonel Erich Krumpl (Austri) dhe kapiten Thomas Marthaler (Zvicër), ushtarakë me eksperiencë të gjatë në fushën e armë-kontrollit. Ekipi zviceran shoqërohej nga nënkolonel Konstandin Ligori, shef i sektorit të armë-kontrollit në MM. Kolonel Dilaver Hoxha, zv/komandant i Forcës Tokësore, në takimin e zhvilluar me këtë rast, vuri theksin në transpar-encën e vazhdueshme të strukturave të

FT vizitohet nga një ekip zviceran i armë-kontrollit

Nëpërmjet brifingut të prezantuar nga n/kolonel Adriatik Domazeti, shefi i De-gës së Planifikimit, Ekipi i Vlerësimit u njoh me misionin, detyrat, strukturën, aktivitetet stërvitore, sistemet e pa-jisjeve dhe armatimit të FT-së. Sipas planit të vizitës u vazhdua më tej me vlerësimin e strukturave ushtarake në Garnizon si: Batalioni i Dytë i Këm-bësorisë, Batalioni Komando, Batal-ioni i Forcave Speciale dhe Bateria e Artilerisë. Në vlerësimin paraprak, kolonel Beat Spycher, kryetari i ekipit të armë-kontrollit nga Zvicra shprehu falënderimet për pritjen dhe vënien në dispozicion të personelit dhe infrastruk-turës së nevojshme për realizimin e kësaj vizite.

Nëntogere Marsida Mustaj

FT-së, për raportim sipas kërkesave të përshkruara në Dokumentin e Vjenës. “Arritjet e deri tanishme në heqjen nga përdorimi, shkatërrimi

i armatimeve të kalibrave mbi 100 mm, apo armëve dhe municioneve të tjera luftarake të konsideruara jo të nevojshme për përmbushjen e misionit

të FT-së”, - theksoi kolonel Hoxha, - “përbëjnë elementët thelbësorë që ndikojnë ndjeshëm në modernizimin e ardhshëm të Forcave Tokësore”.

ushtriaE prEmtE, 8 gusht 20148 intErViSta

intErvistoi: albErt hitoaliaj

Para disa javësh u zhvil-lua stërvi t ja me trupa “Biza-2014”, e cila solli certifikimin e batalionit të

dytë të këmbësorisë (b2k), një arritje e shënuar kjo, në aktivitetin e Forcave të Armatosura Shqiptare. Intervista e mëposhtme sjell disa nga momentet më të rëndësishme ku kaloi kjo stër-vitje, të rrëfyera këto, për gazetën “Ushtria”, nga komandanti i b2k, nënkolonel Edmond Sardi.

Para pak javësh u zhvillua stër-vitja me trupa “Biza-2014”, e cila kishte si qëllim certifikimin e bata-lionit të dytë të këmbësorisë (b2k). Ju si komandant i këtij batalioni, si e vlerësoni këtë stërvitje për nga rëndësia që kishte, duke parë qël-limin e realizimit të saj?

Shumëkush kur dëgjon emrin e stërvitjes menjëherë i vjen në mendje ajo stërvitja e përvitshme rutinë. Ndryshimi me stërvitjet e zhvilluara herët e tjera është esencial për vetë faktin se objektivi kryesor i kësaj stërvitje ashtu siç e përmendni edhe ju, ishte certifikimi i Batalionit të Dytë të Këmbësorisë sipas sistemit CREVAL (Combat Readiness Evalu-ation) të NATO-s, e para stërvitje në këto 24 vitet e fundit, gjatë së cilës certifikohet një njësi në nivel batalioni. Me pak fjalë do të thosha që kjo stërvitje ishte aktiviteti më i rëndësishëm stërvitor jo vetëm për Batalionin e Dytë të Këmbësorisë dhe Forcën Tokësore, por edhe për Forcat e Armatosura.

Nisur nga rëndësia që kishte ky certifikim, vetëkuptohet që puna e bërë nga efektivat tuaja ka qenë serioze. A mund të na thoni diçka në mënyrë më të zgjeruar, në lidhje me ecurinë e fazave të planëzimit, vështirësitë, punën dhe përpjekjet që u bënë deri sa u arrit në momen-tin e vlerësimit final?

Për planëzimin e stërvitjeve të një rëndësie të tillë në cilindo vend anëtar të Aleancës do të duhej mini-mumi një vit kohë. Stërvitja “BIZA 14” filloi të dizajnohej në muajin janar, periudhë kur u zhvillua edhe Konferenca e Specifikimeve të Stër-vitjes. Ndonëse i reduktuar në kohë planëzimi i kësaj stërvitje ndoqi të

gjitha fazat siç përcaktohen në Direk-tivën e Stërvitjes së NATO-s BiSC 75-3 si dhe në Direktivën e Stërvitjes së Forcave të Armatosura të RSH-së DS 7-01. Pra Konferenca e Specifiki-meve të Stërvitjes u pasua edhe nga tre konferenca të tjera si, Konferenca Fillestare Planëzuese, Konferenca Kryesore Planëzuese, Konferenca Për-fundimtare Planëzuese si dhe shumë përnjohje në terren.

Duke qenë stërvitja e parë gjatë së cilës do të certifikohej një njësi në niv-el batalioni, nuk është vështirë të arri-het në përfundimin se edhe vështirësitë ishin të formave dhe niveleve nga më të ndryshmet. Nëse do të përmendja disa nga vështirësitë padyshim do e filloja nga njohja e sistemit CREVAL. Megjithëse nga viti 2010 ekziston një manual i quajtur Sistemi i Vlerësimit të Gatishmërisë Luftarake, i cili është i bazuar plotësisht në manualin e NATO-s, “AFS Volume VII Combat Readiness Evaluation for Land HQ-s and Units”, i hartuar nga Sektori i Stërvitjes në Drejtorinë e Operacio-neve dhe Stërvitjes, pjesë e të cilit kam qenë dhe unë në atë periudhë, me keqardhje pohoj se ky manual njihet pak nga personeli i cili duhet ta zbatojë atë. U desh një punë voluminoze për të bërë të mundur njohjen e këtij sistemi nga i gjithë personeli në batalion, në mënyrë që të kuptohej çfarë kërkon

në të vërtetë ky sistem vlerësimi, si funksionon ai, për të identifikuar mangësitë si në aspektin e kompletimit me personel dhe pajisje logjistike, ashtu dhe në aspektin stërvitor dhe me pas për ti eliminuar ato.

Mangësi t je tër me ndikim të konsiderueshëm në rezultatin e certi-fikimit, ishte kompletimi me personel

dhe sidomos me pajisje, bazuar në Ta-belën e Organizimit dhe të Pajisjeve. Për të kuptuar rëndësinë e kompletimit me këto pajisje dua të theksoj se kompletimi me disa nga këto pajisje, konsiderohet si element “knock-out”, që do të thotë nëse kjo pajisje mungon, vlerësimi ndërpritet për tu zhvilluar në një tjetër periudhë pas sigurimit të

pajisjes dhe trajnimit të personelit me këtë pajisje.

Qysh në ditët e para të punës si Komandant i b2k, hartova një plan masash me detyra konkrete, persona përgjegjës dhe afate konkrete, për njohjen e sistemit të vlerësimit, identi-fikimin e mangësive, hartimin e kërke-save për komandën eprore, hartimin e programeve të veçanta të stërvitjes me fokus operacionet mbrojtëse, zhvil-limin e stërvitjes me Shtabin e Batal-ionit dhe Komandantet e Nënreparteve në Qendrën e Simulimit dhe të tjera si këto. Që nga muaji mars dhe deri në përfundimin e vlerësimit në datën 26 qershor 2014, puna në batalion nuk ka njohur orar derisa arritëm ti jepnim përgjigje çdo kërkese të çdo Liste Kontrolli që përfshihet në manualin e vlerësimit, për të qenë të përgatitur “për çdo të papritur” pasi ne nuk e dinim se çfarë do të kontrollonte Grupi

“Biza-14” kaloi çdo pritshmëri

E para stërvitje në 24 vitet e fundit, ku certifikohet një njësi në nivel batalioni

Nënkolonel Edmond Sardi, komandant i B2K të Motorizuar, tregon detajet e certifikimit të batalionit të tij gjatë stërvitjes “Biza 14”

Stër vitja “BIZA 14” i tejkaloi pritshmëritë që unë kisha. Batalioni u vlerësua si “COMBAT READY”, nga Grupi i Vlerësimit i FARSH-së i cili drejtohej nga n/kolonel Arben Cenolli, një nga njohësit më të mirë të sistemit të vlerësimit CRE-VAL. Rezultatet e vlerësimit në të pesta fushat e vlerësimit ishin kënaqshëm dhe shkëlqyeshëm për sa i përket planëzimit, admin-istrimit, përgatitjes, ko-munikimit dhe informimit, fusha të cilat janë edhe përgjegjësi e drejtpërdrejtë e personelit të batalionit.

ushtriaE prEmtE, 8 gusht 2014 9intErViSta

Units”. Ky manual përcakton edhe nivelin e përgatitjes që duhet të zotërojnë shtabi dhe nënrepartet për kryerjen e të gjitha detyrave në një nga operacionet luftarake, sulm, mbrojtje apo pengim-vonim. Standardet janë të njëj ta për të gjitha vendet anëtare të Aleancës. Ndërsa kur flitet për kapacitetet profesionale dhe teknike që duhet të zotërojnë njësi të tilla, ato janë të përcaktuara qartë në Kodin e Kapaciteteve të NATO-s.

A e përmbushi stërvitja “Biza 14” misionin e saj, nëpërmjet certifi-kimit që u krye, apo standardizimi i plotë me forcat e Aleancës do të vijë me kalimin e kohës?

Stërvitja “BIZA 14” i tejkaloi pritshmëritë që unë kisha. Batalioni u vlerësua si “COMBAT READY”, nga Grupi i Vlerësimit i FARSH-

së i cili drejtohej nga n/kolonel Arben Cenoll i, një nga njohësit më të mirë të sistemit të vlerësimit CREVAL. Rezultatet e vlerësimit në të pesta fushat e vlerësimit ishin kënaqshëm dhe shkëlqyeshëm për sa i përket planëzimit, administrim-it, përgati t jes, komunikimit dhe informimit, fusha të cilat janë edhe përgjegjësi e drejtpërdrejtë e per-sonelit të batalionit. Mjaftueshëm u v lerësua fusha e mbësh te t jes logjistike dhe këtu pati një ndikim të konsiderueshëm kompletimi me materiale dhe pajisje. Ky vlerësim është i vlefshëm për 3 vjet dhe nuk ka nevojë për standardizim të mëte-jshëm me forcat e Aleancës.

Si u vlerësua batalioni juaj nga ekipi monitorues i NATO-s, me përfaqësues të Komandës së Forcës Tokësore në Izmir (LCC)?

Edhe Grupi i Monitorimit i NATO-s foli me një zë me Grupin e Vlerësimit dhe nuk pati asnjë rezervë apo mos dakortësi në lidhje me vlerësimin e bërë nga Grupi i Vlerësimit. Anëtarët e Grupit të Monitorimit ishin ek-spertë të vlerësimit CREVAL dhe pas sondazheve të shumta vendosën që vlerësimi të përfundonte rreth 5 orë përpara afatit të përcaktuar në planin e vlerësimit.

Cili ishte qëndrimi i shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe koman-dantit të FT, ndaj arritjes së këtij niveli përgatitor të b2k?

Besoj se qëndrimi i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe Koman-dantit të FT është i njohur nga të gjithë pasi që të dy drejtuesit e lartë e kanë bërë publik qëndrimin e tyre gjatë ceremonisë së mbylljes së stërvitjes më datën 27 qershor 2014, ku edhe vlerësuan me nota maksimale punën dhe sakrificat e personelit të b2k për përmbushjen kështu të një premtimi

ndaj NATO-s.

A ka diçka e cila ka nevojë për përmirësim, si në pajisje me mjete edhe në kuadrin e punës së efekti-vave?

Nuk ka dyshim që gji thmonë ka vend për përmirësim. Stërvitja “BIZA 14” iu nënshtrua një Analize Pas Veprimit, ku dhe u evidentuan të gjitha mangësitë dhe u identifikuan mësime për të ardhmen. Fushat që kanë nevojë me tepër për përmirësim janë kompletimi me personel dhe pa-jisje kritike për mision, të cilat në të shumtën e rasteve janë edhe elemente “knock out” për vlerësimin.

Pas arritjes së nivelit “Combat Ready”për batalionin, cilat janë sfidat dhe objektivat e ardhshme të b2k?

Në opinionin tim arritja e këtij rezultati ishte shumë herë me i lehtë se mbajtja e këtij niveli për tre vitet e ardhshme. Mbajtja e nivelit kërkon një angazhim të gjithanshëm jo vetëm të personelit të batalionit por edhe të strukturave eprore. Kompletimi me personel dhe pajisje do të jetë një sfidë edhe në të ardhmen. Po kështu edhe ruajtja dhe përmirësimi i nivelit të përgatitjes luftarake si dhe i nivelit të njohjes së gjuhës Angleze nga per-soneli kyç në batalion.

Një objektiv i afërt i b2k, po aq sfidues është certifikimi i Kompa-nisë së Parë të deklaruar si pjesë e NATO Response Force (NRF), gjatë stërvitjes “Trident Juncture 15” që NATO do të zhvillojë në periudhën tetor-nëntor 2015 në Spanjë, Portu-gali dhe Itali. Objektivi final, pjesë e të cilit janë edhe dy objektivat që sapo përmenda është përgatitja dhe certifikimi i Grup Batalionit të Këmbësorisë, bërthama e të cilit mbetet përsëri Batalioni i Dytë i Këmbësorisë.

i Vlerësimit.

Një njësi si batalioni juaj, i de-klaruar në “NATO Pool of Forces”, çfarë niveli përgatitor duhet të ketë dhe cilat janë standardet dhe ka-

pacitetet profesionale dhe teknike që duhet të zotërojë?

Për t’iu përgjigjur pyetjes suaj do t’i referohem përsëri manualit “AFS Volume VII, Combat Readi-ness Evaluation for Land HQs and

Shumëkush kur dëgjon emrin e stërvitjes menjëherë i vjen në mendje ajo stërvitja e përvitshme rutinë. Ndryshimi me stërvitjet e zhvilluara herët e tjera është esencial për vetë faktin se objektivi kryesor i kësaj stërvitje ashtu siç e përmendni edhe ju, ishte certifikimi i Batalionit të Dytë të Këmbësorisë sipas sistemit CREVAL (Combat Readiness Evaluation) të NATO-s, e para stërvitje në këto 24 vitet e fundit, gjatë së cilës certifikohet një njësi në nivel batalioni.

‘“biza-14”

ushtriaE prEmtE, 8 gusht 201410 arSimimi

Në vijim do të vazhdojmë të shohim “Arsimimin Profesional Ushtarak” dhe akademitë ushtar-

ake ballkanike. Përse Ballkani? Në Kohën e Re të historisë në territorin e Ballkanit kanë ndodhur tre luftëra. Dy luftërat e para u bënë gjithashtu shkaktare të luftërave botërore. Lufta e tretë ballkanike ajo në shtetet e ish-Jugosllavisë, sidoqoftë, nuk e ka përcjellë fatin e dy të parave. Në pe-riudhën e luftërave janë konsoliduar ushtritë dhe, në artin e shkencën e luftës janë formuar ushtarakët, të cilët dallojnë dhe shprehin tiparet dhe formimin e akademive ku janë arsimuar dhe trajnuar.

BullgariaForcat e Armatosura: personel

aktiv 34,975 dhe personel rezervë 302,500 vetë. Buxheti i tyre është 1.190 miliardë dollarë ose 1.98% të GDP. Përgjatë historisë ushtria bullgare ka luajtur një rol kryesor në mbrojtjen e vendit. Vetëm pak vite pas pavarësisë (1878) Bullgaria u bë një fuqi ushtarake rajonale dhe u angazhua në disa luftëra: Luftën bullgaro-serbe (1885), Luftën e Parë Ballkanike (1912- 1913), në Luftën e Dytë Ballkanike (1913) , në Luftën e Parë Botërore (1915-1918) dhe Luftën e Dytë Botërore (1941-1944), gjatë të cilave ushtria fitoi një eksperiencë të rëndësishme. Gjatë Luftës së ftohtë Bullgaria kishte një nga ushtritë më të mëdha të Traktatit të Varshavës duke numëruar rreth 152 mijë trupa. Bullgaria ju bashkua NATO-s në 29 mars 2004. arsimimi ushtarak

Bullgaria zotëron një kulturë të pasur ushtarake dhe arsimimi ushtarak në këtë vend është një sistem i konsoliduar dhe luan rol qendror në arsimimin e ushtarakëve. Universiteti Ushtarak Kombëtare “Vasil Levski” qëndron në kurorën e traditave më të mira në kulturën dhe traditën kombëtare e veçanërisht në arsimimin ushtarak, vazhduese e denjë e të parës shkollë ushtarake të krijuar në vitin 1878, përpara se Bullgaria të kishte qeverinë e saj. Në 23 prill 1924, iniciuar nga Mbreti Boris III shkolla ushtarake u njoh si institucion i arsimit të lartë. Në atë kohë në Bullgari ishin vetëm katër shkolla për arsimin e lartë në Bullgari: universiteti i Sofjes;

Universiteti për shkencat politike dhe ekonomike; dhe Akademia Kom-bëtare e Arteve dhe e Muzikës. Në 14 Qershor 2002 Universiteti Ushtarak, përveç Akademisë së Forcave Tokë-sore përfshinte edhe Akademinë e Artilerisë (tani fakultet) në Shumen, si dhe Fakultetin e Forcave Ajrore në Dolna Mitropoliva. Ndërsa Kolegji i Shtabeve dhe Kolegji i Mbrojtjes mbesin institucione të pavarura. Mo-toja e Universitetit Ushtarak është: “Ne jemi në kohë dhe koha është me ne”. Misioni i Universitetit është të arsimojë kadetët me kapacitete akademike, morale, mendore dhe fizike për rritjen dhe frymëzimin me idealet e patriotizmit, ndershmërisë për të formuar lider të aftë, të zhvil-lojnë njohuritë e tyre shkencore në menaxhimin e strukturave në kohë paqeje dhe krizash duke marrë pjesë në projekte kombëtare dhe multina-cionale me qellim sigurinë, ruajtjen e paqes dhe zhvillimin e shoqërisë. Qël-limi kryesor i arsimimit dhe trajnimit është të formojë drejtues me kualitete , njohuri dhe aftësi menaxheriale dhe kapacitete organizuese.standardi i Programeve1. Arsimon kadetët me nivelin Bach-elor’s;2. arsimon kadetët dhe civilët me nivelet master;3. nxit dhe promovon kërkimet e gradës “doktor”; 4. përgatit oficerët në kurse në nivelet pas titullimi;5. menaxhon dhe nxit punën kërki-more shkencore;6. publikon dhe organizon aktivitete kulturore e sportive.Universitetit i është kërkuar nga MM

të performojë detyra plotësuese në interes të mbrojtjes së vendit:1. Organizon kurse kualifikimi e trajnimi për nënoficerët;2. trajnon personelin civil e ushtarak për nevojat e Forcave të Armato-sura. akreditimi

Universiteti Ushtarak Kombëtar “Vasil Levski” akreditohet nga Agjen-cia Kombëtare e Arsimit të Lartë për një periudhë 6-vjeçare dhe aktualisht mban vlerësimin “shumë mirë”. Të gjitha programet e universitetit janë të akredituara. Universiteti ka kategoritë e mëposhtme të arsimimit: Kadetë dhe studentë civilë në tre fusha të arsimimit (shkenca ekonomike dhe

juridike); shkenca teknike; siguri dhe mbrojtje, - të cilat janë ndarë në shtatë fusha profesionale në katër spe-cialitete ushtarake dhe në 234 fusha ushtarake që i korrespondojnë armëve dhe shërbimeve. Universiteti ushtarak i Bullgarisë është i pari institucion ushtarak në Europë, që është bërë pjesë e programit Erasmus. Karakteristika të përgjithshme të arsimimit

Arsimimi i kadetëve është orien-tuar nga një kurrikul e unifikuar për të arritur dy diploma pas titullimit, ku njëra është ajo ushtarakja, e oficerit dhe tjetra civilja. Procesi mësimor kombinon arsimimin akademik, ushtarak, zhvillimin e lidershipit,

aftësitë fizike dhe sportet. Studentët duhet të arrijnë standarde cilësore ndërkombëtare në mësimin e gjuhëve të huaja. E veçantë është përgatitja ushtarake gjatë vitit të parë. Univer-siteti respekton sistemin e Bolonjës për transferimin e krediteve. Kadetët që realizojnë në mënyrë të suksesshme nivelin “bachelor”, vazhdojnë si ofi-cer arsimimin e tyre në nivelin mas-ter në specialitet civil apo ushtarak. Kurrikulat e kadetëve përbëhet nga module të detyrueshme dhe të zgjed-hura. Kurikulat e detyrueshme sig-urojnë arsimim ushtarak në specialitet respektive nga fushat profesionale. Modulet selektive sigurojnë kapac-itetet intelektuale dhe aftësi në fushat e specialitetit. Leksionet në modulet e detyrueshme dhe të përzgjedhura jepen nga lektor që mbajnë grada aka-demike. Mbi 30% e leksioneve jepen nga lektorë që kanë gradën doktor ose

Bullgaria, Turqia dhe Kroacia, modele dhe institucione

ballkanike të APU

NË KËRKIM TË MODELIT TË ARSIMIMIT PROFESIONAL USHTARAK

prof. dr. kol. kristaq Xharo

“Arsimimi Profesional Ushtarak” dhe akademitë ushtarake ballkanike

kadetet turq nga ‘kara harp okulu’

kadetë kroatë

kadetet bullgarë

ushtriaE prEmtE, 8 gusht 2014 11arSimimi

sisht armës ushtarake të zgjedhur që mund të jetë, Personel, Mirëmbajtje etj. Edhe arma ushtarake gjithashtu zgjidhet në vitin e tretë. Në vitin e katërt shtohet lënda e armës ushtarake të përzgjedhur (këmbësori, aviacion tokësor, artileri, tank, xhandarmëri, xhenio, mirëmbajtje, personel etj.) që shërben si bazë për arsimimin që vijon pas diplomimit si oficer në shkollat e trupës. Gjatë gjithë viteve të studimit përveç lëndëve ushtarake studimi i gjuhës Angleze është i detyruar dhe nuk mund të merret diploma apo viti akademik pa u kaluar të gjitha fazat dhe detyrimet e gjuhës angleze. Prej vitit 2000 akademia në fjalë është barazuar në organizim dhe strukturë me statusin e universiteteve. Autoriteti më i lartë akademik është Dekanati i cili përbehet nga pesë departamente, në krye të së cilëve ndodhen ushtarakë

me gradën kolonel ose n/kolonel dhe titullin minimal Asistent Prof. Dr. Në krye të dekanatit ndodhet Dekani i cili është me gradën gjen-eral brigade dhe në përgjithësi me kualifikim pasuniversitar. Në pozi-cionin e rektorit është komandanti i shkollës i cili mban gradën gjen-eralmajor. KHO, sot lëshon diploma universi tare ( l isans diploması) Bachelor of Science (BSc.) të baras-vlershme me sistemin anglo-sakson të arsimit. Për të fituar diplomën Baçelor Shkencor, studenti duhet të plotësojë 240 kredit ECTS për 8 semestra akademikë, të shpërndarë në 4 vite akademike. Të gjitha lëndët në KHO janë të detyruara, ku përjashtim bëjnë vetëm lëndët e gjuhës së dytë të huaj. Studentët të cilët nuk rezultojnë të suksesshëm në lëndë të caktuara kanë të drejtë t’i japin ato vetëm një herë në peri-udhën e vjeshtës apo në periudhën e provimeve plotësuese, (bütünleme) siç quhet në origjinal. Krahas këtyre provimeve, ekziston edhe mundësia për të përmirësuar notën e marrë, edhe kjo vetëm njëherë. Të gjithë ata studentë të cilët dështojnë të marrin notën kaluese apo të kapin nivelin e kërkuar të mesatares për të kaluar në vitin më sipër, detyrohen ta përsëri-sin vitin edhe njëherë dhe përjash-tohen përgjithmonë nga akademia nëse dështojnë për herë të dytë. Një student mund ta përsërisë të njëjtin vit vetëm njëherë. Marrëdhënia me akademinë mund të ndërpritet edhe në rastin e të kopjuarit dy here apo të keq-sjelljes disiplinore. Kjo e fundit i sjell studentit edhe heqjen e të drejtës për të konkurruar dhe për t’u pranuar nga universitetet civile. Në përfundim të ciklit të studimeve 4-vjeçare, të diplomuarit fitojnë dy diploma, atë të oficerit dhe krahas saj diplomën universitare. Diploma universitare shoqërohet me nga një Plotësuese të diplomës (Diploma supplement) sipas Ligjit te Bolonjës, për të lehtësuar njohjen e informacionit qe përmban diploma ne rang ndërkombëtar. Kjo e fundit, duke qene e barasvlershme me diplomat universitare, ju lejon ofi-cerëve të ndjekin studimet pasuniver-sitare në degë të ndryshme që variojnë nga ato inxhinieriket deri tek shkencat shoqërore, në universitetet brenda dhe jashtë Turqisë. KHO gjithashtu, ka ne strukturën e saj edhe Institutin e Shkencave te Mbrojtjes, i cili ofron arsimim pasuniversitar ne nivelet Master Shkencor dhe Doktoraturë (PhD). Këto diploma lëshohen në degët si Siguria dhe Terrorizmi Ndërkombëtar, Menaxhimi i Sig-urisë, Studime Operacionale etj. Ushtria Turke gjithashtu aplikon edhe nxitjen dhe shpërndarjen e bursave për studime pasuniversitare për oficeret e saj, si brenda ashtu dhe jashtë Turqisë në universitetet civile, qofshin këta shtetërore apo private. Kandidatët për përfitimin e bursave përzgjidhen në bazë të meritës, profilit si dhe pozicionit të detyrës. Për kërkimet shkencore dhe përgatitjen e detyrave të ndry-shme, studentëve të akademisë por edhe atyre të institutit të mbrojtjes ju vjen në ndihmë një biblioteke mjaft e pasur me mbi 72.000 libra. Biblioteka është strukturuar në tre kate të ndryshëm. Këto karakteris-tika, por jo vetëm e bëjnë KHO një institucion tërheqës për studentet e rinj, aq më tepër po të kemi para-sysh statusin që gëzon ushtaraku në

shoqërinë dhe shtetin turk. KHO i kushton rëndësi të madhe procesit të menaxhimit të burimeve njerë-zore i cili fillon që në përzgjedhjen e studenteve, pra kandidatëve për oficer. Burimet e KHO përbehen kryesisht prej të diplomuarve nga gjimnazet ushtarake dhe pjesërisht prej të diplomuarve nga gjimnazet e përgjithshme civile, të cilët ju nënshtrohen kritereve të forta për pranimin në akademi, ku janë të detyruar të fitojnë pikë mbi mesa-taren nga provimi i përgjithshëm i zhvilluar nga ministria e arsimit për pranimin në universitete.

KroaciaTë përgjithshmeNumri i përgjithshëm i personelit

ushtarak i forcave të Armatosura Ushtarake arrin në 17 500 dhe 6 000 rezervist të cilët punojnë në degë të ndryshme të Forcave të Ar-matosura: Forca detare 2 000 vete personel; Forcat Ajrore 2 000 vetë personel; Forca Tokësore 12 500 vete personel.akademia ushtarakePetar Zrinski

Akademia Ushtarake Petar Zrin-ski vepron si një shkollë e arsimit të Lartë përgjegjëse për arsimimin dhe trajnimin e gjeneratave të ar-dhshme të personelit ushtarak dhe punonjësve civilë që angazhohen në çështjet e sigurisë. Akademia përbëhet nga shkolla të ndryshme, ku përfshihen “Ban Josip Jelačić”; “Blago Zadro”; “Katarina Zrinska”; Akademia e Oficerëve dhe shkolla për Nënoficerët. Në të gjithë Akade-minë në çdo kohë punon një staf prej 300 vetë me kohë të plotë dhe kjo është vetëm Akademia Ushtarake në Kroaci. Në çdo vit një personel prej 100-120 studentësh të huaj ndjekin studimet këtu. Misioni i akademisë

I shprehur sipas Shefit të Shtabit Kroat, Lovric institucioni duhet të kri-jojë aftësitë intelektuale. Kurrikulu-met të jene krijuese, me fleksibilitetin e nevojshëm, duke refuzuar afrimet dogmatike në mendimin ushtarak. “Nxirrni oficerë të cilët duhet të jenë të aftë, që të integrohen me vende më të zhvilluara ashtu dhe me ato më pak të zhvilluara, sepse operacionet moderne ndërkombëtare kërkojnë afrim ndërkombëtarë në nivel ekipi, grupi dhe nivel skuadre.” Duke parë në vazhdimësi, projekti më i rëndë-sishëm i CMA-së është bashkëpunimi me sistemin e lartë arsimor civil. Akreditimi mbetet një objektiv madhor me vlera të shumanshme. CMA-ja ka të gjitha hapësirat e nevojshme që të bëjë një transformim të plotë dhe të akredi-tojë të gjitha programet e arsimimit dhe trajnimit brenda në nivel universitar. studentë të huaj që ndjekin studimet në akademinë kroate

Përpara hyrjes së Kroacisë në NATO, format e ndryshme të edu-kimit të oficerëve dhe nënoficerëve të Akademisë Mbrojtëse Kroate janë ndjekur nga studentë të disa shteteve të huaja. Ata kanë qenë studentë nga SHBA, Gjermania, Sllovenia, Ukraina, por mbi të gjitha edhe nga shtete fqinje të cilat sot janë aspirantë për tu futur në Aleancë. Nga lista e studentëve të huaj që u arsimuan në vitin akademik 2009/10, është e qartë që përveç një pjesëmar-rësi nga Sllovenia, shumica e emrave vinin nga Bosnja - Hercegovina, Maqedonia dhe Mali Zi.

tituj më të lartë. Është një hapësirë ku ka mbivendosje të moduleve për civilët dhe për kadetët. Këto module janë pjesë e arsimimit të përgjithshëm , gjuhëve të huaja, përgatitjes fizike etj. Numri i përgjithshëm i orëve është shuma e orëve në specialitetet civile me ato ushtarake minus orët që mbivendosen.

turqia“Vlerësimi më i madh është të të

besojnë, ndërsa suksesi më i madh ta meritosh këtë besim”akademisë ushtarake të turqisë

Akademia Ushtarake e Forcave Tokësore të Turqisë (Kara Harp Okulu në origjinal, shkurt KHO) e themeluar në vitin 1834 nën emrin Mekteb-i Harbiye (shkolla e luftës) u hap për herë të parë në Stamboll dhe u zhvendos përfundimisht në Ankara më 26 Shtator 1936. KHO,

në varësi me kushtet dhe nevojat e kohës, që prej vitit 1974 është orga-nizuar për të dhënë arsimim të lartë ushtarako-akademik 4-vjeçar. Nga viti 1991 deri më sot aty aplikohet programi i inxhinierisë të sistemeve, që shërben si emërtim ombrellë dhe ju lejon kadetëve të ndjekin njëkohësisht arsimimin ushtarak dhe akademik. Arsimimi fillon në krye të vitit të tretë të studimeve, pra ndërkohe që viti i parë dhe i dytë i referohet një edukimi ushtarako-akademik të përgjithshëm – por të përshtatur për nevojat e vitit të tretë dhe të katërt – dy vitet e fundit janë organizuar për t’u dhënë kadetëve njohuri të përqendruar në drejtimin akademik e përzgjedhur. Nga ana tjetër lëndët e përgatitjes (shkencës) ushtarake nuk mungojnë në asnjë vit. Arsimimi ushtarak deri në vitin e diplomimit e vë theksin tek formimi i oficerit “luftëtar”, pavarë-

universiteti kombëtar ushtarak, vasil-levski, bullgari

ushtriaE prEmtE, 8 gusht 201412 tErroriZmi

Modeli i luftës konvencionale

dhe Afganistani

Të dy rastet e operacio-neve ku ushtria amerikane është dislokuar me forca të shumta në Afganistan në

vitin 2001 dhe në Irak në vitin 2003, ishin sanksionim i aftësisë së ushtrisë së SHBA-ve për të kryer operacione të tilla të shpejta dhe kirurgjikale. Për SHBA është e rëndësishme ta ruajnë këtë aftësi për të ofruar mundësi rritje-je të kapaciteteve në luftimet kundër forcave kryengritëse dhe kundër organizatave terroriste. Megjithatë, gjatë këtyre fushatave doli se stërvitjet e forcave konvencionale të aplikuara gjatë luftimeve, shpesh ishin joefek-tive kur zbatoheshin në operacione të ndryshme nga luftimet madhore, duke i detyruar liderët ushtarakë që të ristrukturonin taktikat, mënyrat dhe mjetet për arritjen e rezultateve të dëshiruara. Kjo doli e nevojshme për shkak të veprimeve të kundërshtarëve, duke parë tejkalimin e kapaciteteve të luftës konvencionale amerikane, gjatë një fushate ku kundërshtari përdor veprime të shkallës së vogël, veçori kjo e luftës së gjeneratës së IV ku në luftën asimetrike taktike konvencionale nuk japin rezultatin e dëshiruar. Lufta konvencionale është e ilustruar me shembuj më së miri nga luftimet në Luftën e II Botërore, në konfliktin e Koresë, Operacionin “Stuhia e Shkretëtirës” në vitin 1991. Modeli i luftës konvencionale karak-terizohet nga: Përdorimi i forcave të këmbësorisë dhe mjeteve të blinduara kundër forcave kundërshtare ushtar-ake me uniformë; komandim-kontrolli i centralizuar (C2) dhe zbulimi për mbështetjen grumbullimit të burimeve kundër qendrës së gravitetit të forcave të armikut; qëllimi për të dobësuar forcat kundërshtare ushtarake deri sa të arrihet kapitullimi i tyre dhe shteti të dorëzohet; forca ushtarake është forca vendimtare në arritjen e fitores; dekada e fundit na tregojnë për një trend tjetër: ndryshe nga luftimet e mëdha po përballemi me operacione të tilla si kundër-rebelimi, stabi-liteti, kundër-terrorizmi, asistenca humanitare/ndihma në katastrofa, anti-pirateria, dhe operacionet anti-narkotikë.

Operacionet e kryera në shumë vende si në: ish-Republikën e Ju-gosllavisë, Çeçeni, Sri Lanka, Sudan, Vietnam, Panama, Bosnjë, Kosovë, Kolumbi, Somali, Jemen dhe Somali, sugjerojnë se operacionet e ndry-shme nga luftimi konvencional do të përfaqësojnë formën mbizotëruese të luftës në të ardhmen (Lufta asim-etrike).

Ashtu siç është provuar në dhjetë vitet e fundit, forcat panë si të suk-sesshme përdorimin e metodave dhe burimeve të ndryshme për këto lloj operacionesh: Kombinimi i arritjeve direkte dhe indirekte për krijimin e rezultateve të nevojshme, duke vënë në përdorim një diapazon të gjerë mjetesh duke përfshirë përdorimin me efikasitet të forcave speciale, përdorimin me efektivitet të rrjeteve të informimit dhe inteligjencës, paratë si një mjet kryesor për dhe përfshirjen e udhëheqësve kryesorë

për bashkëpunim në terren; dhënia e fuqisë niveleve më të ulëta komanduese (decentralizimi), ku forcat taktike kanë fuqinë të veprojnë më me fleksibilitet dhe me vendosmëri nëpërmjet koman-dim-kontrollit të decentralizuar dhe duke shtyrë për më poshtë asetet për tek njësitë më të ulëta të komandimit; mbështetjen dhe kapacitetet ndërtuese, ku suksesi varet nga mbështetshmëria e progresit të arritur, i arritur nëpërmjet ndërtimit të një kapaciteti vendas; një qasje partneriteti, tërësi-qeverisjeje.

Në luftën konvencionale, forcat përdornin një qasje direkt në luftë, duke përdorur forcën kundër një ar-miku ushtarak për të arritur objektivat. Në kontrast me këtë, përgjatë dekadës së fundit, forcat mësuan të kombinojnë së bashku qasjen direkte dhe indirekte për të arritur objektivin që dëshironin. Kombinimi i këtyre qasjeve vuri në përdorim një gamë të gjerë mjetesh duke përfshirë edhe përdorimin e forcës precize, mbështetjen me mjete financiare më të fuqishme për sisteme armatimesh më të sofistikuara, opera-cionet e informacionit (IO), takimet me liderët më të rëndësishëm lokalë (KLE-të) për të adresuar kërcënimet direkte dhe indirekte. Në veçanti, qasja indirekte kishte mundësi të vinte në objektiv studimin e shkaqeve që nga e kishte zanafillën terrori dhe/ose rebelimet në atë zonë të caktuar. Përdorimi i forcës vazhdoi të ishte një mjet kritik në operacione. Për më tepër, përdorimi i përfshirjes së goditjeve me precizon dhe evitimi i dëmeve anësore, veçanërisht për vik-timat civile që nuk luftonin (CIVCAS) u bënë tepër të rëndësishme në ruajtjen e lirisë së nevojshme për vazhdimësinë

e aksioneve. Përpjekjet për të qenë të saktë dhe të njëanshëm në përfshirjen në operacione të tilla, u ndihmuan ndjeshëm nga shtimi i mbështetjes me armët e precizonit nga ajri dhe nga burimet e informacionit në tërren (Hu-mint). Në vazhdimësi, njësitë kishin sasi më të mëdha të mbështetjes së mbështetjes me Inteligjencë, survejim dhe rikonicion (ISR) për të përcak-tuar identifikime sa më të sakta për objektivat që do të goditeshin dhe të shkaktonin sa më pak dëme anësore që të jetë e mundur. Përfundimisht, drej-tuesit i shtynë njësitë për të ndërmarrë hapa shtesë për evitimin maksimal të viktimave midis civilëve, përtej asaj

që kërkohej nga ligjet ndërkombëtare, masa të tilla që kishin të bënin me gjetjen e alternativave taktike më të sakta si psh: përdorimi i goditjeve dhe asgjësimeve me anë të snajperit, në vend të përdorimit të sulmit ajror ndaj HVT-ve që fshiheshin në shtëpitë e civilëve). Forcat operacionale pjesë-marrëse me mision në Afganistan kuptuan se mund të përdoreshin taktika të tjera më të suksesshme, që nuk ishin përdorur më parë me anë të së cilave mund të përdornin forcën dhe të kufizonin në maksimum dëmet anësore: efektivat e misioneve “Eagle 1-7” duke e njohur shumë mirë zonën e tyre operacionale dhe duke pasur

kontaktet e veta në zonë, pasi krijuan rrjetin e tyre të inteligjencës të gjitha goditjet i realizonin në kohën kur ishin të sigurt që forcat mund të realizonin me saktësi misionin ruanin, ndërkohë që gjithashtu reduktonin viktimat në civilë. Anasjelltas, dhe forcat ameri-kane dolën në konkluzionin se grupet terroriste/rebele po fuqizoheshin më shumë dhe liria e veprimit të forcave të koalicionit mund të zvogëlohej, kur amerikanët shkaktonin viktima mes civilëve, veçanërisht kur incidenti mer-rte përmasa politike ose vihej në pah nga media informuese ndërkombëtare. Lufta konvencionale karakterizohet nga një strukturë komandimi nga lart-poshtë për të menaxhuar forcat e ndryshme dhe për të mbështetur mbledhjen e elementeve madhore ushtarake ndaj qendrës së gravitetit të forcave të armikut. Informacioni dhe të dhënat e zbulimit të mbledhura nga forcat në nivel taktik, transmetohen deri lart, atje ku bëhen përshtatjet për skemën e përgjithshme të manovrës. Ndryshe nga konfliktet e dekadave të fundit, gjatë kryerjes së operacioneve në dekadën e fundit, veçanërisht ato që kishin lidhje me objektivat që kanë rëndësi të madhe dhe që lëviznin me shpejtësi, në fushatat që kanë të bëjnë me operacionet kundër terroristëve të cilët fshihen në qendrat e banuara dhe prej atje drejtojnë operacione, forcat panë se kjo mënyra organizimi ishin jo-efektive. Përfundimisht fleksibiliteti dhe dhënia e fuqisë së duhur tek nivelet më të ulëta, promovonin suksesin e këtyre operacioneve. Udhëheqësit me qëllim decentralizonin autoritetin e komandim-kontrollit dhe kapacitetet për të mbështetur më mirë misionin, duke ofruar qëllimin e strategjisë dhe pastaj duke ju lejuar forcave në vartësi, lirinë për të përtëritur dhe eksploruar alternativat taktike brenda kufijve të dhënë majtas dhe djathtas. Më pas, kur suksesi ishte i dukshëm, kjo gjë u kthye në procedurë standarde (SOP). Ndryshe nga lufta konvencionale, në shumë nga operacionet përgjatë deka-dës së fundit, suksesi ishte në vartësi të aftësisë për të ndërtuar kapacitete për të qenë të suksesshme në zonën e operacionit dhe për mbështetjen e financimit të projekteve në zonën op-eracionale. Ky fokusim mbi kapacitetet mbështetëse të stërvitjes së ushtrisë

kolonel dritan demirajshef i Qendrës së simulimit

ushtriaE prEmtE, 8 gusht 2014 13tErroriZmi

Ruajtja e kapacitetit për të mos e tejkaluar: Ushtria e SHBA-së duhet që të ruajë mos-tejkalimin e kapac-iteteve të tyre në luftën konvencionale ndaj agresorëve rajonalë.Përshtatja më e shpe-jtë me TTP e reja dhe adoptimi i tyre: Ruajtja dhe përmirësimi i aftë-sisë për t’u përshtatur me shpejtësi ndaj situ-atave të ndryshme.

dhe të policisë afgane, mbështetjen e projekteve, e ngarkonte ushtrinë dhe qeverisjen e SHBA-së me përgjegjësi të reja, pasi shpesh ato nuk ishin të përgatitura për këtë lloj detyre, veça-nërisht në shkallën që kërkohej në Af-ganistan. Për shembull, misionin për të stërvitur forcat ushtarake dhe policore afgane, së bashku me institucionet e tyre shoqëruese, krijuan një barrë të rëndë si për ushtrinë amerikane por edhe për organizatat civile. Kjo barrë u shtua nga mungesa fillestare e për-gatitjes për këtë mision dhe përbëhej nga mjedisi gjysmë mos lejues dhe deri krejtësisht armiqësor të sigurisë, në të cilën agjencitë civile dhe departamentet nuk operonin normalisht. Operacionet konvencionale ndryshe nga luftimet e përmasave të mëdha marrin kuptimin (“e përdorimit të forcës” dhe “efektit të gjerë nga kombinimi i qasjes direkte dhe indirekte”). Për shkak të këtyre ndryshimeve, operacionet e ndryshme nga luftimet e mëdha, kërkojnë një reagim më të gjerë sesa për atë që ishte përgatitur ushtria për të ofruar, duke bërë të nevojshme një përpjekje e cila bashkonte fuqitë dhe kapacitetet e departamenteve dhe agjencive të shumta që të bashkëvepronin së bashku dhe me partnerët e koalicionit në disa raste edhe me NGO-të.

ViZiONi PËr tË arDhMEN

Ruajtja e kapacitetit për të mos e tejkaluar: Ushtria e SHBA-së duhet që të ruajë mos-tejkalimin e kapaciteteve të tyre në luftën konvencionale ndaj agresorëve rajonalë.

Përshtatja më e shpejtë me TTP e reja dhe adoptimi i tyre: Ruajtja dhe përmirësimi i aftësisë për t’u për-shtatur me shpejtësi ndaj situatave të ndryshme.

Institucionalizimi i luftës jo-kon-vencionale: Përmirësimi i aftësive të ushtrisë për të kryer luftë jo-konven-cionale, duke identifikuar kapacitetet specifike dhe mundësuar përshtatjet sipas eksperiencës së krijuar gjatë dekadës së fundit, të cilat duhen mbështetur.

Përditësimi i edukimit dhe i stër-vitjes: Përfshirja e leksioneve dhe stër-vitjeve praktike më të rëndësishme nga operacionet e dekadës së fundit, në lid-hje me luftën jo-konvencionale përsa i përket edukimit dhe stërvitjes.

Ruajtja e fleksibilitetit të detyrës organizative: Të jeni të përgatitur për të krijuar, ngarkuar me detyrë, mbështetur me burime, krijimin e organizatave burimore, për të përm-bushur kushtet dhe kërkesat unike operacionale.

Menaxhimi i njohurive, ndarja e tyre me njësitë partnere dhe përdorimi i tyre në luftim: Promovimi i shpërn-darjes së mësimeve të nxjerra për situata të jashtëzakonshme, veprime të unifikuara dhe të mësuarit e men-jëhershëm, nëpërmjet përdorimit të përbashkët të shpërndarjes së efektshme dhe zgjidhjeve bash-këpunuese.

Riorientimi i zbulimit: Të jeni të përgatitur për tranzicionin nga taktikat tradicionale nga lart-poshtë në rr jedhjen nga poshtë- lar të, kur bëhet e nevojshme nga situ-ata e ndryshme. Ruajtja e aftësisë e forcave të këmbësorisë për të kryer analizat e rrjeteve burimore dhe rritja e aftësive Humint të nën reparteve të tyre.

Rivlerësimi i njësive operacio-nale dhe përdorimi i tyre me sa më efikasitet: Ri-adresimi i strukturave të forcave dhe çështjeve të ndryshme që kanë të bëjnë me përdorimin me efikasitete të tyre si p.sh: forcave speciale, inteligjencës, konvencio-nale, marinsave, ranxhërsve, forcave ajrore dhe detare, rezerviste, etj për të përdorur sa më mirë ekspertizën dhe kapacitetet dhe për të mundësuar operacione më të zhdërvjellëta dhe me mbështetje më të përshtatshme.

histOriKuMenjëherë pas sulmeve të 11

shtatorit të vitit 2011, një grup i vogël i Forcave Speciale të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (USSF) nga Grupi i 5të i Forcave Speciale (Air-borne) pushtoi Afganistanin për të marrë hakun e mbi 3,000 amerikanëve të cilët vdiqën në New York City dhe Washington . Këto skuadra SF, të cilat kanë operuar në pavarësi thuajse të plotë, kanë kryer një fushatë tepër të suksesshme të Luftës Origjinale (UW)

“përmes, me dhe nga” militantët ven-das afganë të Aleancës së Veriut. Të pajisur me Mbështetjen e gjerë Ajrore të Saktë të USAF (CAS), skuadrat e “Beretave të Gjelbra” dhe ushtritë e tyre vendase shumë shpejt rrëzuan regjimin Taliban dhe ju mohuan terroristëve të Al Qaeda-s trajnimin dhe zonat mbështetëse në Afganistan. Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre të Koalicionit vijuan me një ndërhyrje tepër të suksesshme të SF me përpjekje kryesisht tradicionale kundër-rebelimit (COIN) për të pastruar plotësisht Af-ganistanin prej Talibanit dhe mbetjeve të Al-Qaedas (AQ). Për rrjedhojë, kjo luftë, e cila atëherë u konsiderua si fushë-beteja më e rëndësishme në Luftën Globale të Amerikës kundër Terrorizmit (GWOT), u kthye në një shfaqje anësore. Në vitin tonë të pestë të luftimeve në Afganistan, energjia e fuqisë njerëzore dhe paratë e ushtrisë të Shteteve të Bashkuara janë zhvendosur ngadalë gjatë konfliktit më të përgjak-shëm në Irak. Shumë politikë-bërës të Shteteve të Bashkuara, udhëheqë afganë dhe ushtarakët më të lartë, të gjithë kanë deklaruar jo-zyrtarisht fi-toren në Afganistan. Presidenti George Bush deklaroi më 23 maj 2005 se “Af-

ganistani nuk është më një hapësirë e sigurt për terroristët. Afganistani është një partner kyç në luftën globale ndaj terrorit. Trupat tona kanë luftuar dhe do të vazhdojnë të luftojnë krah për krah për të mundur ata pak që duan të ndërpresin qëllimet e shumicës.” Sidoqoftë, duket qartë se dikush ka harruar t’ju thotë armiqve tanë se ne fituam. Po aq sa do të dëshironim që problemi të largohej, rebelimet e mbetura Talibanë/AQ vazh-dojnë të pengojnë në mënyrë efektive Qeverinë e Afganistanit (GOA) për

të vendosur stabilitetin edhe jashtë qyteteve të mëdha afgane. Në fakt, 2005 ka qenë viti më i dhunshëm në Afganistan që prej ndërhy-rjes së Shteteve të Bashkuara në 2001. Viktimat e Shteteve të Bash-kuara janë më të lartat e të gjithë kohërave, pavarësisht rreth 18,000 trupave konvencionale të Shteteve të Bashkuara në terren. Raportet nga terreni vënë në dukje se shumë fsha-tra dhe qytete afgane ende kanë pak ose aspak prani të oficerëve afganë të sigurisë. Me gjithë këta tregues, Shtetet e Bashkuara planifikojnë të reduktojnë në mënyrë drastike përfshirjen e tyre në Afganistan, dhe me gjasa t’jua dorëzojnë operimet NATO-s dhe Ushtrisë luftëtare Kom-bëtare Afgane (ANA). Ne besojmë se ky plan ofron pak shpresë për sigurinë afatgjatë në Afganistan. Pas gjithë kësaj, si mund të presim që kandakët (batalionet) e ardhshme të ANA të modeluara sipas njësive të lehta të këmbësorisë së Shteteve të Bashkuara, të mund të arrijnë atë të cilën batalionet e Marinës së Shteteve të Bashkuara, Ushtarët Parashutistë dhe Rangers (trupat speciale) nuk mundën ta bënin?

ushtriaE prEmtE, 8 gusht 201414 SigUria

Raport i situatës së nxehtë në Gaza

Ballafaqimi aktual në Gaza filloi më 12 qershor pasi tre adoleshentë izraelitë u zh-dukën në Bregun Perëndimor

një muaj para. Izraeli njoftoi zhdukjen më 13 qershor dhe menjëherë pas kësaj fajësoi Hamasin për rrëmbimet. Më 14 qershor, Hamasi gjuajti tre raketa në rajonin Hof Ashkeloni. Kjo u pasua nga sulmet izraelite mbi palestinezët në zonën e Jerusalemit. Më 8 qershor izraelitët shpallën Operacionin Protec-tive Edge (Kufiri Mbrojtës) i cili filloi duke thirrur rezervistët. Hamasi lëshoi një raketë me rreze më të gjatë në Tel Aviv. Më pas, Izraeli rriti sulmet ajrore kundër objektivave të tij në Gaza. Në këtë pikë, duket se Izraeli ka dislokuar forca të mjaftueshme që të ishte i gatshëm të kryente një inkursion në Gaza. Konflikti përbëhet nga sulmet ajrore dhe disa mësymje të veçanta së forcave speciale të Izraelit dhe raketave të lëshuara nga Hamasi kundër objektivave në Izrael. Nga një pikëpamje thjesht ushtarake, çështja ka qenë një kërkim i Hamasit për parandalimin e operacioneve të Izraelit kundër Gazës. Operacioni Cast Lead (Udhëheqja e Trupave) në fund të vitit 2008 dhe në fillim të vitit 2009 e përçau thellë Gazën dhe Hamasi e gjeti veten pa asnjë opsion përtej përpjekjeve për të imponuar viktima të larta në forcat izraelite, por numri i madh i viktimave në Cast Lead nuk vërtetoi ndonjë pengesë.

Hamasi rriti arsenalin e tij të raket-ave me rreze të shkurtër në raketa me rreze shumë më të gjatë. Brezi i fundit i raketave që ai ka siguruar mund të ar-rijë në qendër të popullsisë së Izraelit: Trekëndëshi i Jeruzalemit, Tel Avivit dhe Haifës. Megjithatë, këto janë raketa, jo predha. Kjo do të thotë se ato nuk kanë një sistem udhëzues dhe pika e tyre e impaktit në momentin që ato nisen, është një çështje fati. Duke pasur parasysh këto kufizime, Hamasi shpresonte se me një numër të madh raketash me rreze të ndryshme do të krijonte rrezikun e viktimave civile të konsiderueshme izraelite dhe se ky rrezik do të pengonte Izraelin nga veprimi kundër Gazës. Kërcënimi që vjen nga raketat në fakt është i konsid-erueshëm. Sipas zyrtarëve të lartë së forcave ajrore izraelite lidhur me këtë temë, Izraelit i mungonte inteligjenca më saktësisht aty ku janë ruajtur raketat dhe të gjitha sitet nga të cilat ato mund të jenë nisur. Gaza ka një kompleks tunelesh, shumë të thella dhe kjo e kufizon inteligjencën. Gjithashtu, kjo kufizon aftësinë e municioneve ajrore izraelite që të penetrojnë në zonën e tyre të magazinimit dhe shkatërrimin e tyre. Objektivi Izraelit është që të shkatërrojë kapacitetet e Hamasit me raketa. Izraeli në mënyrë ideale do të donte ta bënte këtë nga ajri, por ndërkohë që disa mund të shkatërro-hen nga ajri dhe operacionet speciale,

duket se Izraelit i mungon aftësia për të eliminuar kërcënimin. Zgjidhja e vetme do të ishte një sulm në shkallë të gjerë në Gaza, i projektuar për të pushtuar atë në mënyrë të tillë që një kërkim në shkallë të gjerë për armët dhe shkatërrimi i tyre në terren do të ishte i mundur. Hamasi ka gjuajtur raketa për të bindur izraelitët se ata mund të rrisin numrin e viktimave në trekëndësh nëse vendosin ta bëjnë këtë. Izraeli, në fakt, duhet të supozojë se një goditje ndaj Gazës në fazat e hershme do të re-zultojë në një pritë masive, veçanërisht kur Hamasi do të ishte në një pozicion “përdor ose humb”. Hamasi shpreson se kjo do të pengojë një sulm izraelit. Deri tani, Izraeli e ka kufizuar sulmin e tij përtej sulmeve ajrore. Sigurisht, izraelitët janë të shqetësuar se Hamasi është i përgatitur më mirë për një sulm se sa ishte gjatë Cast Lead dhe se aftësia e tij për të përdorur raketa anti-tank kundër tankeve izraelite Merkava dhe pajisjeve plasëse të improvizuara kundër këmbësorisë ka evoluar. Për më tepër, pushtimi i Gazës do të jetë i kushtueshëm dhe kompleks. Ndoshta do të duhen javë për të kërkuar për raketa dhe në atë kohë, numri i viktimave iz-raelite do të rritet. Kur pasojat politike, veçanërisht në Europë, të një sulmi të tillë ju shtuan kësaj llogaritjeje, kompo-nenti tokësor i Protective Edge (Skajit Mbrojtës), u largua. Siç u përmend, një problem i madh për izraelitët është faktori i inteligjencës. Thuhet se Irani i ka dhënë Hamasit këto raketa nëpërmjet kontrabandës, përmes rrugëve të Su-danit. Është e vështirë të imagjinohet rruga që kanë ndjekur këto armë, që in-teligjenca izraelite (dhe amerikane) nuk do të zbulonin dhe se ato do të lëvizin në Gaza, në dritën e vigjilencës armiqësore izraelite dhe egjiptiane. Edhe në qoftë se Irani nuk ia ka dhënë armët, dikush tjetër e ka bërë dhe e njëjta pyetje do të lindte. Dështimi i izraelitëve për të zbuluar dhe ndaluar lëvizjen e raketave

ose të pjesëve së raketave ka një efekt të menjëhershëm në besimin me të cilin komandantët e lartë izraelitë dhe udhëheqësit politikë llogarisin kursin e tyre. Prandaj, në këtë pikë, ka pasur një rrugë qorre, me atë që ne supozojmë se është një pjesë e vogël e raketave që ka lëshuar Hamasi dhe operacionet e kufizuara kundër Gazës. Operacioni

tani për tani po mbahet nën kontroll. Megjithëse ka pasur disa përpjekje pub-like për të ndërmjetësuar mes Hamasit dhe Izraelit, shumica e tyre kanë qenë pa interes dhe dënimet e dhunës dhe thirrjet për paqe kanë qenë më të për-cipta se zakonisht. Në vend që të linin Egjiptin si ndërmjetësin kryesor, Turqia dhe Katari kanë vlerësuar diskutimin për armëpushim. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, thuhet se ka kontaktuar kryeministrin izraelit, Ben-jamin Netanyahu, duke ofruar ndihmë në ndërmjetësimin e një armëpushimi. Ndërkohë, diplomatë së rangut të lartë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania diskutuan përpjekjet e armë-pushimit të bisedimeve mbi Iranin dhe qeveria izraelite ka filluar shqyrtimin e një plani për të ofruar ndihmë për zhvil-lim në këmbim të një demilitarizimi të Gazës. Megjithatë, ka arsye të mira për ritmin e ngadaltë të këtyre përpjekjeve armëpushimi. Siç dëshmohet nga aftësia e Hamasit për të plotësuar furnizimin me raketa nëpërmjet rrugëve që kalojnë nëpërmjet Sinait, Izraeli nuk mund të

nga george friedman

mbështetet ekskluzivisht tek Egjipti për të arritur një marrëveshje armëpushimi, as nuk i beson Katarit dhe Turqisë për ta bërë këtë. Në vend të kësaj, Izraeli po përpiqet ta kalojë përgjegjësinë për zba-timin e armëpushimit tek padroni i saj kryesor i jashtëm, Shtetet e Bashkuara. Me rëndësi të barabartë, Hamasi ndan një mosbesim të thellë të regjimit aktual në Egjipt, duke pasur parasysh lidhjet e kaluara të Hamasit ndaj Vëllazërisë Myslimane, mbretërimi i shkurtër i të cilëve në Egjipt përfundoi me një grusht shteti ushtarak. Ndërkohë që këto ne-gociata zhvillohen me ngadalë, fokusi i Izraelit është përpjekja për të degraduar mjaftueshëm aftësitë ushtarake të Ham-asit për të kompensuar dobësitë implicite në ndonjë marrëveshje për armëpushim. Trajtimi i problemit kryesisht nëpërmjet ajrit ka kufij dhe besimi i diskutueshëm i Izraelit në inteligjencën e tij është ai që ka parandaluar një inkursion në terren deri më tani. Problemi për Izraelin në çdo armëpushim është se ai do të mbajë status-quonë aktuale në vend. Hamasi do të ruajë raketat e tij dhe mund të jetë në gjendje të realizojë modelet më të përparuara. Izraeli nuk ishte në gjendje të ndalonte fluksin e kësaj ngarkese, kështu që ai nuk mund të jetë i sigurt nëse mund ta ndalojë të ardhshmen. Një armëpushim është një fitore për Hamasin, sepse ata e kanë ruajtur forcën e tyre me raketa dhe kanë potencial për ta rritur atë, por për Izraelin, në qoftë se ai supozon se nuk mund të thithë koston e çrrënjosjes së të gjitha raketave (duke supozuar se është e mundur), atëherë një armëpushim i sjell atij disa përfitime politike, pa pasur nevojë të marrë shumë rreziqe. Në këtë moment, ne e dimë me siguri se Izraeli po bombardon Gazën dhe ka grumbulluar një forcë të mjaftueshme për të filluar operacionet tokësore, por nuk e ka bërë këtë. Hamasi nuk ka nisur një sulm ngimjeje, duke supozuar se mun-det, por ka detyruar Izraelin të supozojë se një sulm i tillë është i mundur dhe se sistemi i tij mbrojtës, Iron Dome, do të përshkohet nga numrat. Lëvizja tjetër është izraelite. Ne mund të supozojmë se ka nga ata në autoritetin e komandës izraelite që argumentojnë se raketat e Gazës do të lëshohen në një pikë dhe duhet të eliminohen tani dhe të tjerë ar-gumentojnë se pa inteligjencë më të mirë gjasat e viktimave dhe nisja e ngimjes është shumë e lartë. Ne nuk kemi asnjë ide se kush do të fitojë lidhur me këtë argument dhe nëse ka të tillë, por për momentin, Izraeli po mbahet.

Përgatiti: Alba MusarajBurimi: Stratfor, korrik 2014

Izraeli ka dislokuar forca të mjaftueshme që të ishte i gatshëm të kryente një inkursion në Gaza. Konf-likti përbëhet nga sulmet ajrore dhe disa mësymje të veçanta së forcave speciale të Izraelit dhe raketave të lëshuara nga Hamasi kundër objekti-vave në Izrael.

ushtriaE prEmtE, 8 gusht 2014 1570 VJEtori

Populli shqiptar ia doli që përballë pushtimit fashist të ngrinte gradualisht një Lëvizje të fuqishme antifashiste

Shqipëria kishte një lëvizje antifashiste të fuqishmeKy vit është viti i 70 vjetorit

të fitores së Luftës Antifash-iste të Popullit shqiptar, pra edhe i fitores së Lëvizjes

Antifashiste të tij. Lufta dhe Lëvizja kanë qenë të lidhura ngushtë mes tyre. Populli shqiptar ia doli që përballë pushtimit fashist të ngrinte gradualisht një Lëvizje të fuqishme antifashiste që erdhi dhe u institucionalizua me kri-jimin e Frontit Antifashist Nacionalç-lirimtar ( 16.09.1942), të organizatave e shoqatave antifashiste. Lëvizja kishte si qëllim vetëdijesimin e popullit shq-iptar për gjendjen e pushtimit, frymëz-imin e besimin e tij në fitore. Kishte përballë një ushtri të madhe armike që kishte vënë në qarkullim një propa-gandë mashtruese “ për çlirimin e Shqipërisë”, “ për krijimin e Shq-ipërisë së madhe”, por edhe veprim-tarinë e reaksionit vendas që i shkonte pas me “ nuk i dilet Italisë, është fuqi e madhe, gjermania po ashtu,” madje” ky nuk kishte ardhur si pushtues”, ishte gjoja në kalim, na njeh si shtet të pa-varur “ etj, etj. Kësaj propagande çmobilizuese e ç’kombëtarizuese iu kundërvu Lëvizja Nacionalçlirimtare me forma të tilla si takime e biseda, protesta dhe demonstrata dhe me shtypin e saj ilegal. Ilegalët u bënë shpirti i Lëvizjes. Në veçanti rinia, sidomos ajo e shkollave të mesme dhe punëtorët. Aty ku sot është dera e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe të Rinisë është pllaka që përkujton Strehën Vorfënore të Tiranës, nxënësit e të cilës, ( thotë pllaka) morën pjesë aktive në luftë kundër pushtuesve dhe tradhtarëve të vendit. Lexuesi mund të kujtojë me këtë rast filmin e bukur artistik të Kinostudios sonë, aq mirë të realizuar, “ Lulëkuqet mbi mure”. Po rinia e gjimnazit të Tiranës, të Shkodrës, të Liceut të Korçës, të In-stitutit pedagogjik të vajzave në Tiranë, shkolla Tregtare në Vlorë, e sa e sa të tjerë u shquan në këtë lëvizje të fuq-ishme ashtu si punëtorët e Kuçovës, ato të ndërtimit etj. Mund të kujtojmë edhe“ Debatikun”, organizatën anti-fashiste të Fëmijëve të kryeqytetit. Sado të rinj, ata kryen aksione të suk-sesshme (punë që mund t’i bënin vetëm të vegjlit pa rënë në sy të milicisë fashiste dhe të xhandarëve të qeverisë kuislinge), si shpërndarje traktesh, djegie makinash të armikut, shërbime informative, korrier etj. Shumë anëtarë të Debatikut u burgosën dhe u tortu-ruan nga fashistët. Me vonë disa prej tyre dhanë jetën për liri në radhët partizane. Kinematografia shqiptare e ka skalitur me filmin e famshëm “ Debatik” të regjisorit Hysen Hakani, ish debatikas. Lufta në qytete, jeta e ilegalit kane qenë sa të rëndësishme aq edhe të vështira. Komandantë të shquar në drejtimin e batalioneve dhe briga-dave të UNÇ e kanë vlerësuar shkallën e rrezikut të lëvizjes antifashiste ne qytete, ku largimin prej andej e prisnin me kënaqësi. Lëvizjes antifashiste shqiptare pushtuesit italianë dhe gjer-manë i vunë kundër masa të rënda e të ashpra, terrorin, burgimet, internimet në kampe përqendrimi e pushkatimet. Pushtuesit burgosën dhe dërguan në kampe internimi dhe përqendrimi mi-jëra të rinj dhe të reja shqiptare, në Mathauzen, Aushvic, Dakao, Ravens-

bruk, Bukenvald, Ventotene, Selanik, Porto- Romano, Prishtinë etj. Edhe atje shqiptarët u shquan për pjesëmarrje në lëvizjen antifashiste. Mjafton të kuj-tojmë këtu Ali Kuçin, nga Vlora, që u bë i njohur në shkallë botërore për udhëheqjen e tij në kampin e tmerrshëm te Dakaut, Gjermani, duke u shpëtuar jetën mijëra të burgosurve në kamp. Shumë shqiptarë të dërguar në këto kampe të vdekjes u vranë, e disa prej tyre shpëtuan rastësisht nga vdekja e sigurt. Bezat Imaj, nga Gjirokastra, i radhitur me shokët për tu pushkatuar, shpëtoi rastësisht nga që nuk e kapën plumbat. Kishte ardhur në Shqipëri pas viteve nëntëdhjetë një grup i televiz-ionit gjerman dhe e intervistoi për të dëshmuar si vuajtjet në kamp edhe

sjelljen humane pas lufte të qytetarëve të zakonshëm gjermanë, që i strehuan dhe ushqyen në shtëpitë e tyre të inter-nuarit që kishin dalë gjallë nga kampet si Bezati, Beqir Xhepa nga Tirana, e shumë të tjerë. Ne fakt historiografia shqiptare është ende defiçitare në paraq-itjen e lëvizjes antifashiste në burgje ( kënga e famshme e Mine Pezës, “ ku kam djalin ku kam vajzën, m’i kanë mbylle në burg të zi, farefisin ma kane tretur, larg në ishuj në Itali’’) dhe sidomos në kampet e internimit dhe në kampet e përqëndrimit. Pady-shim edhe letërsia artistike, e cila megjithatë ka sjellë si dëshmi romanin e shkëlqyer të Petro Markos, “ Nata e Ustikës”. Në Shkodër me 22 qershor 1942 në Fushë-Firej në qytetin e

Shkodrës ranë heroikisht kundër qin-dra italianëve Branko Kadia, Jordan Misja dhe Perlat Rexhepi. Nesër-pasnesër i gjithë burgu i Shkodrës këndonte këngën e Tre heronjve, “ C‘ka po thotë Kadia flakë le të kallet shpia, ta marre vesh Shqipnia se na i dalim zot/, të cilën e kishte kompo-zuar me një mandolinë i burgosuri Kol Jakova. U çmendën milicët duke u përpjekur ta shuanin, por me kot, kënga fluturoi në gjithë Shqipërinë. Jakova tregonte se kur doli nga burgu e kishte dëgjuar të këndohej në Jug të Shqipërisë, paçka se nuk ia njihnin autorin. Antifashizmin e përhapnin shpirtrat e njerëzve, zemrat e tyre. Lëvizja dhe Lufta zhvilloheshin të lidhura ngushtë si mishi me kockën.

Ka një rast interesant. Në Durrës më 1944, me që pushtuesit gjermanë se ndalonin as luftën e as lëvizjen brenda në qytet arritën deri aty sa evakuuan gjithë popullsinë e qytetit, e nxorën jashtë Durrësit. E megjithatë nuk ia dolën dot ta ndalonin lëvizjen antifashiste NCl. Bazat e Lëvizjes ishin shtëpitë e ilegaleve nëpër qytete, apo kasollet e thjeshta të fshatarëve dhe të malësoreve. Kjo Lëvizje anti-fashiste shqiptare, në të cilën u përf-shinë gjithë shtresat e popullsisë së Shqipërisë, “ pa dallim feje, krahine dhe ideje”, çoi natyrshëm drejt orga-nizimit të formacioneve ushtarake antifashiste partizane, të njësiteve guerile, të çetave, të batalioneve, të brigadave ( 24 të tilla) etj. Kjo lëvizje antifashiste është dëshmi e shpirtit të paepur e të pamposhtur të popullit shqiptar, është dëshmi e patriotizmit, e mençurisë dhe e guximit të tij. Ajo gjithnjë është vlerësuar lart si fenom-en historik i shqiptarëve gjatë luftës së Dytë Botërore. Prandaj ka zënë një vend të merituar në kujtesën e popul-lit tonë, në Historinë e Shqipërisë dhe në studimet që janë bërë e bëhen për të. Pikërisht se Lëvizja antifashiste ka një vlerë të tillë historike armiqtë e Shqipërisë janë përpjekur ta mohojnë atë. Madje në Konferencën e Paqes në Paris, më 1946, ish-kryeministri grek Caldaris në vijim të akuzave të tij për gjoja agresionin ushtarak të Shqipërisë ( në fakt të Italisë fashiste ) ndaj Greqisë, thoshte se lëvizja partizane, lëvizja popullore antifash-iste në Shqipëri nuk kishte ekzistuar, se gjoja për mungesë të kësaj lëvizjeje edhe ushtrinë e rregullt në Shqipëri në Luftën e Dytë Botërore e paskëshin pas krijuar aleatët ! Po Lëvizja antifashiste shqiptare ka bere emër në botë, ndërsa emrin e Caldarisit bota e ka harruar. Aleatët e mëdhenj antifashistë, SHBA, Brita-nia e Madhe dhe B. Sovjetik e çmuan lart luftën e popullit shqiptar kundër pushtuesve fashistë që në fund të vitit 1942. Bota njeh dhe çmon me respekt popullin shqiptarë për kontributin që ka dhënë me Luftën e tij Nacionalçlir-imtare, me Ushtrinë e tij NCl, me heronjtë dhe dëshmorët e tij. Është kjo Lëvizje antifashiste humane dhe shumë e organizuar që pas kapitullimit të Ital-isë strehoi dhe shpëtoi 15 mijë ish-ushtarë italiane; që shpëtoi qindra he-brenj nga gjermanet, sa asnjë prej tyre ata nuk e futen në dorë. Një rast unikal në Europë. Tridhjetë infermierë dhe sanitarë amerikanë, avioni i të cilëve ra në Shqipëri, të kërkuar gjurmë pas gjurmë nga gjermanët, për 62 ditë dhe netë u strehuan nëpër shtëpitë e fsha-tarëve dhe qytetarëve shqiptarë dhe kaluan nga Elbasani në Bregdet e prej aty në Italinë e çliruar nga amerikanët dhe britanikët, është gjithashtu një rast për të treguar se çfarë mund të bënte Lëvizja antifashiste në Shqipëri. Madje ky rast u soll edhe si shembull në Konferencën e Paqes të Parisit. Lëvizja Antifashiste Nacionalçlirimtare është një monument i madh i historisë sonë në Luftën e Dytë Botërore.

nga sali onuzi, kolonel (r)

Lufta dhe Lëvizja kanë qenë të lidhura ngushtë mes tyre. Populli shqiptar ia doli që përballë push-timit fashist të ngrinte gradualisht një Lëvizje të fuqishme antifashiste që erdhi dhe u institucional-izua me krijimin e Frontit Antifashist Nacionalçlir-imtar ( 16.09.1942), të organizatave e shoqat-ave antifashiste. Lëvizja kishte si qëllim vetëdijes-imin e popullit shqiptar për gjendjen e pushtimit, frymëzimin e besimin e tij në fitore.

ushtriaE prEmtE, 8 gusht 201416

http://www.mbrojtja.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria Tel: +355 (04) 2226601/ (04) 2226602 1107

Hasan Prishtina lindi në vitin 1873, në Vushtrri dhe u vra në 13 gusht 1933, në Selanik . Ai ishte një deputet dhe aktivist shqiptar, një figurë e shquar atdhetare e Kosovës, patriot e revolucionar i shquar që luftoi për lirinë e pavarësinë e Atdheut, për demokratizimin e jetës së vendit, për çlirimin e Kosovës nga zgjedha serbomadhe dhe bashkimin e saj me shtetin shqiptar. Një ndër veprat më të shquara të tij është roli i madh si ideator i Kryengritjes së Përgjithshme Shqiptare (qershor-gusht 1912), kryengritje e cila përbën ngjarjen vendimtare që e përcaktoi perspektivën e lëvizjes për pavarësinë e Shqipërisë. Pas Kuvendit të Junikut 21-25 maj 1912, mori jetë në mënyrë të suksesshme kryengritja e cila solli çlirimin e Pejës e të Gjakovës dhe rrethimin e Prishtinës nga kryengritësit, qytet i cili u mor pa luftë. Këto ishin veprime ushtarake, vërtet nga më të suksesshme, të cilat u ideuan dhe u drejtuan nga patrioti Hasan Prishtina. Kryengritja e Përgjithshme Shqiptare (qershor-gusht 1912) përbën ngjarjen vendimtare që e përcaktoi perspektivën e lëvizjes për pavarësinë e Shqipërisë. Në Stamboll, në Takimin e fshehtë të Taksimit, në 12 janar 1912, ndërmjet Ismail Qemalit dhe Hasan Prishtinës, u organizuan hapat e Pavarësisë nëpërmjet kryengritjes dhe u dhanë detyrat e para konkrete për organizimin e kryengritjes. Në Shkup, në vitin 1912, ai i paraqet konsullit britanik atje, qëndrimin e shqiptarëve: një Republikë shqiptare me autonomi të plotë. Pavarësisht se në bisedime kërkesat e shqiptarëve nuk do të merreshin parasysh, kryengritësit shqiptarë hynë trium-falisht në Shkup. Por, ujërat nuk do të rridhnin në favor të shqiptarëve dhe Republika e pavarur që do të përfshinte të gjitha viset shqiptare nuk u realizua dot. Prishtina mbeti jashtë viseve tona, po ashtu edhe Shkupi – në 1913 Shqipëria do të copëtohej dhe kjo, e pranuar botërisht si një sakrificë në emër të paqes. Ishte gusht i vitit 1912 kur shpërthente kryengritja e shqiptarëve të Kosovës e drejtuar nga patrioti Hasan Prishtina. Gusht ishte edhe 20 vjet më pas, kur ai u vra në rrugët e Selanikut. Është gusht edhe sot, pas 102 vitesh nga Kryengritja e Përgjith-shme Shqiptare, por Shkupi sërish zien, edhe pse Kosova ka arritur që të fitojë frymën e lirisë...

A. Hitoaliaj

Me rastin e Kryengritjes së Përgjithshme Shqiptare (qershor - gusht 1912 - gusht 2014)

Hasan Prishtinanë foto, hasan prishtina, Qazim bej vlora (djali i i.Qemalit) dhe ismail Qemali, 1913