Trakti Gastrointestinal Dhe Perdorimi i Procedurave Endoskopike

19
Trakti Gastrointestinal dhe perdorimi i procedurave endoskopike Trakti i siperm gastrointestinal, simptomatologjia, klinika dhe trajtimi Punoi: Dr. Xhoela Ndini Trakti gastrointestinal perbehet nga: 1) Tubi muskular ushqyes: Goja Faringu Ezofagu Stomaku Zorret e holla Zorret e trasha Anusi 2) Organet digjestive aksesore te cilat derdhin ne kete trakt sekrecione qe nevojiten per perpunimin e ushqimit: Dhembet dhe gjuha Gjendrrat e peshtymes Kolecista Melcia Pankreasi Fazat e kalimit te ushqimit Marrja e ushqimit nga goja

description

trakti Gastrointestinal Dhe Perdorimi i Procedurave Endoskopike

Transcript of Trakti Gastrointestinal Dhe Perdorimi i Procedurave Endoskopike

Page 1: Trakti Gastrointestinal Dhe Perdorimi i Procedurave Endoskopike

Trakti Gastrointestinal dhe perdorimi i procedurave endoskopikeTrakti i siperm gastrointestinal, simptomatologjia, klinika dhe trajtimi

Punoi: Dr. Xhoela Ndini

Trakti gastrointestinal perbehet nga:1) Tubi muskular ushqyes:• Goja • Faringu• Ezofagu• Stomaku• Zorret e holla• Zorret e trasha• Anusi

2) Organet digjestive aksesore te cilat derdhin ne kete trakt sekrecione qe nevojiten per perpunimin e ushqimit:

• Dhembet dhe gjuha• Gjendrrat e peshtymes• Kolecista• Melcia• Pankreasi

Fazat e kalimit te ushqimit

Marrja e ushqimit nga gojaLevizja e ushqimit behet nepermjet gelltitjes dhe peristaltika qe prodhohet nga kontraktimet dhe relaksimet e muskulaturesPerpunimi mekanik i ushqimit (pertypja, copetimi ne stomak dhe perzierja nga segmentimi ne zorre)Perpunimi kimik i ushqimit (Pjeset ushqimore si karbohidratet, proteinat dhe yndyrnat ndahen ne pjese me te vogla, te thjeshta te tilla si sheqeri, aminoacidet dhe ac. yndyrore. Kjo ndodh nepermjet enzimave qe prodhohen nga gjendrrat shoqeruese te traktit gastrointestinal dhe qe e derdhin permbajtjen e tyre brenda lumenit te traktit)Perthithja (transportimi i produkteve perfundimtare ushqimore te perpunuara ne gjak)

Page 2: Trakti Gastrointestinal Dhe Perdorimi i Procedurave Endoskopike

Defekimi (eleminimi i substancave jo te perpunuara nga trupi ne formen e feceve)

Goja AnatomiaPerbehet nga buzet, faqet, palatumi, dhembet, gjuha, gjendrrat e peshtymes, muskujt facial dhe pertypes dhe kockat. Pepara kufizohet nga buzet.Mbrapa kufizohet me orofarinksin.

Funksioni:• Copetimi mekanik i ushqimit• Perpunimi kimik nepermjet enzimave te peshtymes si amilaza dhe ptialina qe fillojne perpunimin e karbohidrateve.

EzofaguTub muskular qe lidh farinksin me stomakun.Gjatesia e tij zakonisht rreth 25 cm.1/3 e siperme perbehet nga muskuj skeletik.1/3 e mesme perbehet nga kombinimi i muskulatures skeletike dhe asaj te lemuar.1/3 e poshtme nga muskulatura e lemuar. Funksioni kryesor i tij eshte kalimi i ushqimit nga orofarinksi ne stomak. Gelltitja dhe zbutja e materialit ushqimor.

Nga te dyja anet e tij ezofagu eshte i mbyllur nga 2 sfinktera anatomik : • Sfinkteri ezofageal i siperm• Sfinkteri ezofageal i poshtem ( i cili qendron i mbyllur ne pjesen me te madhe te kohes per te parandaluar rikthimin e ushqimit nga stomaku ne ezofag)

Ka 3 ngushtica fiziologjike ezofageale: • ne hyrje te ezofagut ne vendbashkimin me farinksin (14-16 cm nga dhembet inciziv)b) kur siperfaqja e perparshme e tij kryqezohet nga harku i aortes ne nivel te bronkut te majte (25-27 cm nga dhembet inciziv)c) kur kalon diafragmen (36-38 cm nga dhembet inciziv)

Page 3: Trakti Gastrointestinal Dhe Perdorimi i Procedurave Endoskopike

Distanca nga dhembet inciziv eshte e rendesishme gjate procedurave endoskopike

Klinika Disfagia Te vjellatRegurgitimi DjegesiraDhimbja retrosternaleKollaOdinofagia

DisfagiaVeshtiresia ne gelltitijen e ushqimeve e cila mund te jete vetem ushqimet e lengshme ose te ngurta, mund te jete e pjesshme ose e plote (afagia).Gelltitja ezofageale eshte faza e trete e aktit fiziologjik te gelltitjes pas asaj orale dhe orofaringeale.

Shkaqeta) Ndryshimet anatomike (tumoret, divertikujt, kanceri)b) Crregullime te motilitetit (akalazia, spazma te ezofagut, sklerodermia)c) Trupat e huajd) Djegiet nga lendet korozivee) Semundjet neuromuskulare (Parkinsoni)f) Crregullim psikomatik

Shkaku me i shpeshte mbi 45 vjec: kanceri i ezofagut dhe disfagi neurogjeneShakaku me i shpeshte nen 45 vjec: ezofagiti nga refluksi dhe crregullime motiliteti

Te vjellatNxjerrja e menjehershme nga goja e nje pjese ose e gjithe permbajtjes gastrikeAkti i vjelljes eshte teper i nderlikuar dhe varet nga nderverprimi mes:Strukturave nervore.Traktit digjestiv.Veshit te brendshem.

Page 4: Trakti Gastrointestinal Dhe Perdorimi i Procedurave Endoskopike

Shkaqet e te vjellave akute:Neurologjike: hemoragjite ne tru, hipertensioni intrakranial, meningitet, problemet me veshin e brendshem (ekuilibri).Digjestive: ulcera gastro-duodenale, kolika biliare, okluzioni intestinal, apendisiti, pankreatiti, gastroenteritet, peritoniti.Medikamentoze dhe toksikeTe tjera: shtatzania, sindroma e udhetarit, infarkti i miokardit

Shkaqet e te vjellave kronike:• Digjestive: ulcera, tumoret, obstruksione• Jo digjestive: shtatzania, medikamentet, neurologjike (migrena), psikogjene (funksionale

dhe bulimia nervore)

Regurgitimi: Levizje retrograde pasive e permbajtjes se ezofagut pa komandim nga qendra e te vjellave ose zones nxitese te kemioreceptoreve (si p.sh ne semundjen e refluksit, stenozave, akalazia ose divertikuli Zenker)

Djegesira tipike per semundjen e refluksit.Dhimbja retrosternale qe shkaktohet nga ezofagiti i refluksit dhe spazmat e ezofagut. Diagnoze diferenciale me semundjen koronare te zemres.Kolla qe ndodh ne rastin e fistulave ezofagotrakeale, permes aspirimit ne semundjet neuromuskulare dhe akalazi.

Akalazia Ngushtim i lumenit te ezofagut ne nivel te kufirit gastroezofageal dhe zgjerim i ezofagut mbi kete nivel. Shenjat kryesore klinike jane: a) disfagia (prandaj pacientet pijne vazhdimisht lengje) b) regurgitimi (ne fillim vetem pas marrjes se ushqimeve, ndersa me vone shfaqet spontanisht edhe ne pozicion shtrire)

Diagnoza vendoset nepermjet: a) Anamneze b) Klinike c) Endoskopi me biopsi d) Manometria ( ku vihet re mungesa e peristaltikes se ezofagut dhe ctendosja e sfikterit te poshtem ezofageal gjate gelltitjes)

Page 5: Trakti Gastrointestinal Dhe Perdorimi i Procedurave Endoskopike

Trajtimi:Medikamente (Nifedipina- jo shume e efektshme per periudha te gjata)Endoskopik ( dilatimi me ballon i ngushtices)Operacion (Miotomia)

Diagnoza diferenciale kryesore eshte me Kancerin e ezofagut dhe spazmat difuze te ezofagut qe behet nepermjet endoskopit dhe biopsise.

Refluksi gastro-ezofagealKthimi prapa i permbajtjes se stomakut ne ezofag per shkak te deshtimit te mekanizmit qe mbyll sfinkterin e poshtem ezofageal. Dallohen 3 lloje refluksesh: a) refluks fiziologjik (ndodh pas ushqimeve te pasura me yndyra dhe pas konsumit te veres te persona te shendoshe). b) semundja e refluksit endoskopikisht negative (shenja klinike te refluksit, por pa deshmi endoskopike te ezofagitit te refluksit). c) semundja e refluksit endoskopisht pozitive (shenja klinike te refluksit dhe deshmi endoskopike per demtime te mukozes se ezofagut).Shfaqet deri ne 20 % te popullates ne vendet perendimore.

Etiologjia: a) Primare- Arsye te paqarta te mekanizmit te demtimit te mbylljes se sfinkterit te poshtem te refluksit. b) Sekondare me shkaqe te njohura- p.sh te Shtatzania(50 % e shtatzaneve ne tremujorin e trete shfaqin refluks), pas mjekimit operativ te akalizise, sklerodermia.

Klinika

Djegesira (dhimbje retrosternale djegese sidomos ne pozicion shtrire dhe pas marrjes se ushqimeve).Ndjenja e presionit pas sternumit dhe procesit xiphoideus.Gromesira e ajrit.Veshtiresi ne gelltitje. Dhimbje epigastrike dhe djegie. Nxjerrja e ushqimit nga goja, sidomos e pjeseve te mbetura te ushqimit. Te vjellat. Manifestime ekstraezofageale te refluksit: a) ankesa stenokardiake. b) kolla ngacmuese.

Page 6: Trakti Gastrointestinal Dhe Perdorimi i Procedurave Endoskopike

c) ngjirja e zerit. d) sindromi i apnese se gjumit.

Komplikacionet: a) Ulceracionet b) Aspirimi c) Metaplazia e epitelit cilindror d) Stenoza e ezofagut Diagnoza: a) Anamneza b) Klinika c) Terapia me inhibitoret e pompes protonike

Ezofagiti i refluksit eshte nje diagnoze endoskopike. Diagnoza e ezofagut Barrett behet vetem ne menyre endoskopike.

Trajtimi

Konservativ (masa te pergjithshme si rregullimi i mases trupore, racione te vogla ushqimore me pak yndyrna, eleminimi i lendeve si cokollata, nikotina, ushqimet e embla, vera, alkooli, kafeja, pijet me acid karbonik, shtrirja ne anen e djathte te trupit).Medikamentoz (frenuesit e pompes protonike, por per permirsim klinik mund te perdoren edhe bllokuesit e receptoreve H2, antiacidet si hidroksidi i aluminit dhe hidroksidi i magnezit. Kirurgjikal Endoskopik (krijimit te rrudhave rreth zones se kardias se stomakut-ende ne studim)

Hernia hiataleProturzioni ose dalja e nje pjese te stomakut ne toraks per shkak te dobesise se murit te diafragmes. Klasifikimi: a) hernia hiatale rreshqitese (junksioni gastroezofageal zhvendoset mbi diafragme bashke me nje pjese te stomakut)

Page 7: Trakti Gastrointestinal Dhe Perdorimi i Procedurave Endoskopike

b) hernia hiatale paraezofageale (ku nje pjese e stomakut del nga hiatus ezofageal dhe qendron ne krah te tij mbi diafragme)Shenjat klinike: a) ankesat kryesore te refluksit b) gromesira c) crregullime te kalimit te ushqimit, inkarcerime, erozione, ulcera dhe anemia kronike si pasoje e humbjes se gjakutDiagnoza kryhet nepermjet manometrise dhe endoskopise.Trajtimi eshte kirurgjikal me shfaqjen e ankesave ne rastin e hernies rreshqitese dhe duhet kryer gjithmone ne rastet e hernies paraezofageale edhe ne rastin asimptomatik te semundjes.

Divertikujt e ezofagutDivertikulimi i nje strukture te ezofagut ne te cilen mund te perfshihen te gjitha shtresat deri ne nivel te muscularis propria dhe adventitia. Ndahen ne divertikuj te vertete dhe pseudodivertikuj. Krijohen ne vend ngushticat anatomike te ezofagut. Divertikuli cervikal (Zenker): pseudodivertikul, me i shpeshte te meshkujt e moshes se larte.Divertikuli i bifurkacionit: divertikul i vertete ne lartesi te bifurkacionit trakealDivertikuli epifrenal: pseudodivertikul, mbi diafragme qe shpesh i ngjashem me akalazine dhe hernien hiatale

Klinika: • Dhimbje shtypese dhe gurgullima gjate pirjes se lengjeve (Div. Zenker)• Disfagia• Regurgitimi• Ngacmimi i kolles, sidomos ne mengjes

Diagnoza kryhet me Ro-skopi me kontrast dhe endoskopiTrajtimi kryhet me rruge kirurgjikale me rezeksion te ezofagut

Karcinoma e ezofagutKanceri i ezofagut zakonisht malinj me i shprehur te meshkujtEtiologjia:

Page 8: Trakti Gastrointestinal Dhe Perdorimi i Procedurave Endoskopike

• Sindroma Barrett qe shkakton adenokarcinomen.• Alkooli i koncentruar, konsumimi i duhanit• Akalazia, mungesa kronike e hekurit• Gjendja pas rrezatimit te ezofagut• Papilloma virus• Faktoret gjenetik• Marrja per nje kohe te gjate e AIJS

Ndodh zakonisht ne vendin e ngushticave fiziologjike te ezofagut (1/3 e mesme me i shpeshte).

Klinika:• Simptomat nuk shfaqen shpejte, nuk jane karakteristike dhe teper te vonshme. • Disfagia ne moshen mbi 40 vjec• Humbja e peshes• Dhimbjet retrosternale dhe ne kurriz

DiagnozaEzofagoskopia dhe marrja e te pakten 10 biopsiveEndosonografia ( vleresimi i thellesise se infiltrimit)CT-skaner dhe RMI (vertetim i metastazave te largeta)Mund te perdoren per vleresim te metejshem edhe laringo-bronkoskopia dhe eko-ja e abdomenit. Zgjidhja e pare dhe kryesore ne vendosjen e diagnozes eshte kryerja e ezofagoskopia

TrajtimiTrajtimi eshte nje kombinim mes atij operativ, kimioterapise dhe terapise paliative. Operativ: • Fazat e hershme te semundjes mund te mjekohen edhe me rezeksion endoskopik te

mukozes. • Kryerja e operacioneve radikale ne stadet e avancuara te semundjesKimioterapia:• Zakonisht perdoret ne stadet e paoperueshme te kancerit duke realizuar nje ulje te

stadit te semundjes duke realizuar ne kete menyre me pas nje nderhyrje kirurgjikale.• Zakonisht perdoren 5-FU/Ac. Folik dhe Cisplatina• Mund te perdoret edhe terapia fotodinamike

Terapia paliative:

Page 9: Trakti Gastrointestinal Dhe Perdorimi i Procedurave Endoskopike

• Vendosja endoskopike e nje stenti metalik • Menjanimi i nje stenoze nepermjet perseritjes endoskopike me lazer• Te stenozat qe jane te kalueshme me endoskop mund te realizohet vendosja e sondes

ushqimore, e cila realizon ushqimin e rregullte te pacientit duke menjanuar kaheksine e pacientit

Stomaku

Stomaku eshte nje organ ne formen e germes J I cili shtrihet ne te majte te vijes se mesme dhe qe ndodhet midis ezofagut dhe fillimit te zorres se holle. Ai eshte I ndare ne kater zona anatomike dhe dy buze curvatura major dhe curvatura minor. Pjesa e pare eshte zona e kardias, e cila ndodhet ne pjesen ku ezofagu futet ne stomak. Fundusi eshte zona e siperme me e zgjeruar e stomakut qe ndodhet ne kontakt me diafragmen. Trupi eshte pjesa me e madhe midis fundusit dhe kanalit pilorik. Ketu ndodhen pjesa me e madhe e gjendrrave gastrike dhe ku ndodh perzierja e ushqimeve. Pjesa e fundit eshte zona antropilorike, e cila njihet si kanali pilorik nepermjet te cilit ushqimi kalon nga stomaku ne duoden. Per shkak te vendosjes ne kete zone te muskulatures ne menyre rrethore, pjesa fundore e kesaj zone luan rolin e nje sfinkteri, I cili lejon kalimin e ushqimeve me porcione. Siperfaqja e brendshme e stomakut eshte e perbere nga rrudha (rugae) qe bejne te mundur zgjerimin e metejshem te stomakut, kur ushqimi ndodhet ne te. Stomaku mund te mbaje deri ne 1.5 L material ushqimor.

Funksionet: • Ruajtja per nje kohe te shkurter te ushqimit• Copetimi mekanik I ushqimit nepermjet perzierjes• Tretjes kimike te proteinave nepermjet acideve dhe enzimave• Acidi I stomakut demton mikrobet dhe bakteret• Perthithja e disa substancave si alkooli

Permbajtja e lengut gastrik:• Acidit klorhidrik (meshkujt permbajne me shume acid se femrat, me rritjen e moshes

zvogelohet prodhimi I acidit)• Mukusi (asnjanesues I acidit klorhidrik)• Enzimat proteolitike (pepsinogjeni)• Faktori intrisek (I nevojshem per perthithjen e vit. B 12)

KlinikaDhimbja.Lokalizohet kryesisht ne regjonin epigastrik.

Page 10: Trakti Gastrointestinal Dhe Perdorimi i Procedurave Endoskopike

.Mund te jete ose jo e lidhur me marrjen e ushqimit.

.Intensiteti i saj varion nga nje diskomfort i lehte epigastrik ne rastin e nje gastriti deri ne dhimbje te forta, te padurueshme ne rastin e nje kanceri gastrik.

.Diagnoza diferenciale duhet bere me:-infarktin e miokardit->EKG-patologjite e rrugeve biliare: dhimbja lokalizohet kryesisht ne kuadrantin e siperm te djathte te abdomenit, ndryshime ne analizat e gjakut (leukocitoza, transaminaza dhe bilirubina)-pankreatiti akut: dhimbja fillon ne epigaster dhe ne hypokondrin e djathte dhe vazhdon pergjate harkut te djathte brinor deri ne shpine, ndryshime ne analizat e gjakut (amilaza, transaminaza, bilirubina)

Te vjella(Shenje e retensionit gastrik)Shkaqet jane:1. Semundja ulceroze(ulcera e antrumit, pilorit dhe duodenit)2. Kanceri I stomakut(kryesisht e regjionit antro-pilorik)3. Stenozat post kirurgjikale

Te vjellat jane me permbajtje ushqimore. Sa me e theksuar te jete shkalla e ngushtimit te kanalit pilorik aq me te theksuara jane ushqimet dhe aq me e theksuar eshte klinika e te vjellave. Fillimisht pacientet vjellin ushqime te ndenjura (te ngrena mbi 4 ore me pare) dhe me avancimin e grades se ngushtimit te vjellat behen me te shpeshta, i afrohen me shume momentit te ngrenies se ushqimit dhe shfaqen jo rralle dhe naten. Retensioni gastrik diagnostikohet me radiologji me barium, ne te cilen dallohet niveli i pengeses dhe shihet zgjerimi i stomakut mbi kete pengese.

Hemorragjia e siperme gastrointestinaleShfaqet ne formen e hematemezes (te vjellave ne ngjyre kafe ose permbajtje gjaku) dhe melenes (defekimi i feceve me ngjyre te zeze). Hemorragjia ndodh atehere kur kemi demtim te nje ene gjaku ne murin e stomakut. Shpesh here hemorragjia nuk eshte makroskopikisht e dukshme dhe ne kete rast perdoret testi per detektimin e gjakut okult ne fece. Shakaqet e saj jane:• Semundja ulceroze gastroduodene (perben rreth 50 % te hemorragjive te siperme

digjestive, hemorragjia e nderlikon kete semundje ne 20 % te rasteve. Ulcera gastrike nderlikohet me hemorragji me rralle se ajo duodenale)

• Erozionet gastroduodenale• Varicet e ezofagut ose varicet gastrike

Page 11: Trakti Gastrointestinal Dhe Perdorimi i Procedurave Endoskopike

• Sindroma Mallory-Weiss (ndodh pas vjelljeve masive si pasoje e demtimit te zones qe lidh ezofagun me stomakun)

• Tumoret beninje apo malinje te stomakut• Anomalite vaskulare ose malformacionet arterio-venoze

Nga ana klinike hemorragjia mund te shfaqet me simptomat e anemise, kur humbja eshte e vogel dhe e zgjatur ne kohe, ose me simptomat e nje shoku kur humbja e gjakut eshte ne sasi te madhe dhe per nje kohe te shkurter. Diagnoza e hemorragjise vendoset nepermjet klinikes, analizave te gjakut ku vihet re anemia, endoskopise se traktit tretes, arteriografia (grafia e eneve te gjakut).Trajtimi i hemorragjise fillon me reanimimin e pacientit nepermjet solucioneve dhe mases eritrocitare. Gjendet shkaku i hemorragjise dhe trajtohet ose ne menyre medikamentoze, nepermjet endoskopise ose kirurgjise.

GastritisGastriti eshte inflamacion i mukozes se stomakut. Ndahet ne gastrit akut dhe gastrit kronik dhe kjo ndarje eshte ne varesi kohezgjatjes se inflamacionit qe ekziston ne murin gastrik. Gastriti akut karakterizohet nga erozione hemorragjike qe sherohen brenda disa diteve. Nga ana klinike vihet re nje shfaqje e menjehershme e dhimbjes dhe diskomfortit gastrik, nauze ose te vjella, hematemeze dhe ose melene, dispepsi, ulje te oreksit.Gastriti kronik karakterizohet nga inflamacion kronik i mukozes gastrike. Nga ana klinike shfaqet me dhimbje epigastrike diskrete, anoreksi, nauze dhe/ose te vjella, intolerance ndaj ushqimeve te yndyrshme ose pikante dhe me shenja te anemise nga mungesa e vit. B 12.

Gastriti akutShkaqet:• Perdorimi i alkoolit, aspirines, AIJS, kortikosteorideve, helmimi me produkte ushqimore• Stresi

Diangoza vendoset nepermjet klinikes, endoskopise dhe histologjise. Nepermjet endoskopise vihen re erozione te mukozes gastrike qe mund te sherohen brenda 24 h te para te shfaqjes.

Page 12: Trakti Gastrointestinal Dhe Perdorimi i Procedurave Endoskopike

Gastriti kronikShkaqet:• Autoimuniteti (ne kete rast shoqerohet edhe me semundje te tjera autoimune dhe me

anemine nga mungesa e vit. B 12)• Bakteriale (shkaktohet nga infeksioni me Helicobacter pylori. Ky lloj infeksioni perhapet

ne rruge fekalo-orale)• Kimike (shkaktohet nga perdorimi i AIJS dhe refluksit)

Diagnoza realizohet vetem nepermjet endoskopise dhe histologjise. Gastriti kronik shoqerohet me atrofi te mukozes gastrike, e cila behet pararendese e nje kanceri gastrik.

TrajtimiMedikamentoz:• Frenuesit e pompes protonike• Antibiotiket• Antiacid Detyrat e infermierit:• Te ul ankthin e pacientit• Te ndihmoje ne ushqimin e mire te pacientit• Te ndihmoje ne marrjen e lengjeve ne sasine e duhur• Lehtesimin e dhimbjeve• Te jap keshilla pacientit ne lidhje me kujdesin ndaj vetes

Keshilla per parandalimin e gastritit.• Te shmanget konsumimi i sasive te medha te alkoolit• Te shmanget perdorimi i dozave te medha te AIJS dhe aspirines• Te shmanget perdorimi i tepruar i pijeve qe permbajne kafeine• Te shmanget ekspozimi ndaj substancave toksike ne ambientin e punes si p.sh Nikelit• Te kerkohet trajtim i menjehershem mjekesor ne rastet e simptomave te refluksit

gastroezofageal.

Semundja ulceroze peptikeKarakterizohet nga lezione ne mukozen e stomakut dhe te duodenit. Njihen si ulcera gastrike ose sipas vendit te lokalizimit ndahen ne ulcera gastrike ose duodenale. Shkaktohen si pasoje e disbalances mes faktoreve mbrojtes dhe atyre agresive te mukozes gastrike. Faktoret agresive perfshijne: • Acidi gastrik dhe pepsina qe prodhohen nga stomaku• Infeksioni nga H. Pylori• AIJS• Duhani, Alkooli

Page 13: Trakti Gastrointestinal Dhe Perdorimi i Procedurave Endoskopike

• Stresi

Faktoret mbrojtes jane pjese te vet mukozes se stomakut ku perfshihen mukusi dhe bikarbonatet.

KlinikaDhimbja shfaqet brenda nje kohe te shkurter pas marrjes se ushqimit (por mund te shfaqet edhe e pavarur nga ushqimi) dhe qe shoqerohet nga nauzeja, te vjella. Dhimbja lokalizohet ne epigaster ose ne regjionin e siperm te majte deri ne shpine. Ndodh 1 h deri ne 2 h pas ushqimit. Ne rastin e ulceres gastrike dhimbja shfaqet brenda nje kohe te shkurter pas ushqimit. Ajo pershkruhet si djegie ose diskomfort gastrik. Ne ulceren duodenale dhimbja ndodh 1.5 h deri ne 3 h pas ushqimit. Dhimbja ne keto raste mund ta zgjoje pacientin nga gjumi. Dhimbja duodenale permiresohet nga marrja e ushqimeve dhe e antiacideve. Zakonisht dhimbja shfaqet me teper ne periudhen e pranveres dhe te vjeshtes dhe nuk shoqerohet me nauze dhe te vjella. Klinika si pasoje e nderlikimeve te ulceres:• Hemorragjia (hematemeze dhe melena, shfaqet me shpesh ne ulceren gastrike)• Stenoza e pilorit (shoqerohet me te vjella)• Penetrimi (ndodh kur lezioni ulceroz demton gjithe murin e stomakut dhe deperton ne

organet fqinj pa komunikuar me kavitetin peritoneal)• Perforacioni (ndodh kur lezioni demton gjithe shtresat e murit te stomakut dhe

komunikon me kavitetin peritoneal. Klinika shfaqet me nje dhimbje te menjehershme abdominale aq sa pacienti mban mend momentin e ngjarjes, si fillim shfaqet ne epigaster dhe me pas ne gjithe barkun)

• Degjenerimi karcinomatoz (transformim malinj i perket vetem ulceres gastrike, prandaj nevojitet marrja e biopsise para dhe pas sherimit)

Diagnoza vihet me anamneze, klinike, endoskopi e siperme dhe testet per te zbuluar pranine e nje infeksioni me H. Pylori.

Diagnoza diferenciale behet me:• refluksin gastroezofageal (endoskopi)• kancerin e stomakut (endoskopi dhe biopsi)• guret ne temth (eko abdominale) • pankreatitin (amilaza)• kancerin e pankreasit (eko, skaner, rezonance)

Page 14: Trakti Gastrointestinal Dhe Perdorimi i Procedurave Endoskopike

TrajtimiAntiacidet Inhibitoret e pompes protonikeTrajtim ndaj infeksionit me H. PyloriShmangia e faktoreve favorizuesTrajtimi i komplikacioneve

Kanceri i stomakut

Kanceri i stomakut ka nje incidence me te larte ne Kine, Japoni. Eshte me i shpeshte mbi moshen 50 vjecare. Faktoret qe rrisin rrezikun per kancer jane:• Infeksioni kronik me H. Pylori• Polipet gastrike• Heqja e nje pjese te stomakut (Rezeksion gastrik)• Gastriti atrofik• Ushqimet e tymosura, te kripura dhe te pasura me nitrate• Faktoret gjenetike

KlinikaHemorragji Te vjella (kur ndodhet ne rajonin antropilorik)Disfagi (kur ndodhet ne rajonin kardioezofageal)Dhimbje epigastrikeRenie ne pesheAnoreksiNeveri ndaj ushqimitDiagnoza e tij eshte endskopi dhe biopsiMund te jete i formes:• Ulcerativ• Ekzofit• InfiltrativTrajtimi kirurgjikal dhe kimioterapi

Page 15: Trakti Gastrointestinal Dhe Perdorimi i Procedurave Endoskopike