The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

144

Transcript of The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

Page 1: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

GPJrMK-AL • 2012

Page 2: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

Регионалниот центар за животна средина за Централна и Источна Европа (РЕЦ)

� Регионалниот центар за животна средина за Централна и Источна Европа (РЕЦ) е независна меѓународнаорганизација чија мисија е помагање во решавање на проблемите со животната средина. РЕЦ ја исполнувасвојата мисија преку промовирање на соработката помеѓу владите, невладините организации,бизнис секторот и други заинтересирани страни, како и преку поддршка на слободна разменана информации и учество на јавноста во процесот на донесување одлуки за животната средина.

РЕЦ е основан во 1990 година од страна на Соединетите Американски Држави, Европската комисијаи Унгарија. Денес, РЕЦ е правно заснован на Статутот потпишан од владите на повеќе од 30 земји.Има канцеларии во 17 земји: Албанија, Босна и Херцеговина, Бугарија, Естонија, Летонија, Литванија,Македонија, Полска, Романија, Словачка, Словенија, Србија, Турција, Унгарија, Хрватска, Црна Гораи Република Чешка. Седиштето на РЕЦ се наоѓа во Сентендре, Унгарија.

РЕЦ активно учествува во сите клучни глобални, регионални и локални процеси и придонесуваво изнаоѓање на решенија од областа на животната средина и одржливиот развој во рамкитена мрежата на канцелариите на РЕЦ во наведените земји, но и надвор од неа, преку пренесувањена знаење и искуство на земјите и регионите.

Донатори на РЕЦ се Европската Комисија, како и владите на Австрија, Албанија, Белгија, Боснаи Херцеговина, Бугарија, Германија, Италија, Јапонија, Македонија, Малта, Норвешка, ОбединетотоКралство, Полска, Република Чешка, Словачка, САД, Словенија, Србија, Унгарија, Финска, Франција,Холандија, Шведска, Шпанија, Швајцарија, и како и други меѓувладини и приватни институции.

РЕЦ е присутен во Република Македонија со свој координатор од јули 1993 година. Канцеларијатана РЕЦ во Македонија официјално ја започна својата работа во јануари 1995 година.

Австриската соработка за развој (АДЦ), преку нејзината оперативна единица Австриската агенцијаза развој (АДА) во Македонија, финансиски го поддржа РЕЦ, донирајќи средства за изработка на„Зелениот пакет јуниор“ на македонски и на албански јазик.

Изработката на овој пакет, кој се дистрибуира бесплатно до сите основни училишта во РепубликаМакедонија, е дел од активноста на програмата за образование за животна средина на РЕЦ.Преку оваа програма, РЕЦ се обидува да ги зголеми индивидуалните капацитети на сегашнитеи идните обучувачи и наставници и да го поддржи развојот на институциите и програмите посветенина подобрувањето на образованието во областа на животната средина во Централна и Источна Европа.

Австриска соработка за развој (АДЦ)

� Австриска соработка за развој е дел од австриската надворешна политика и од развојната политикана Европската унија, која има за цел да го промовира светскиот мир во соработка со другииндустријализирани земји и земји во развој. АДА е задолжена за реализација на сите билатералнипрограми и проекти во земјите-партнери на АДЦ и за администрирање на соодветните буџети.

Австриската развојна политика е водена од следниве цели:

1. Борба против сиромаштијата во земјите во развој преку унапредување на економскиот и социјалниотразвој низ процес на одржлива економска активност и економски раст комбиниран со структурни,институционални и социјални промени.

2. Обезбедување мир и безбедност за луѓето, особено преку унапредување на демократијата,владеењето на правото, човековите права и доброто управување.

3. Заштита на животната средина и на природните ресурси како основа за одржлив развој.

Австриската развојна политика се заснова на следниве начела:

1. Целите на владите и на населението во земјите во развој, во поглед на брзината и видотна развојниот процес и нивното право да го изберат сопствениот пат на развојот.

2. Интеграцијата на мерките во конкретното општествено опкружување, со посебно вниманиена културолошките аспекти и на употребата на соодветна технологија;

3. Еднаквост помеѓу мажите и жените.

4. Потребите на децата и на хендикепираните.

Австриска соработка за развој работи во одбрани партнерски земји во Африка, Азија, Латинска Америкаи во Југоисточна Европа. Програмите на Австриска соработка за развој ги спроведува Австрискатаагенција за развој во тесна соработка со развојни организации и претпријатија. Во име на Австрискасоработка за развој, Австриската агенција за развој, исто така, работи со влади на партнерски земјии со други донаторски земји.

Повеќе информации може да се најдат на www.ada.gv.at.

Page 3: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

Doracakupër arsimtarë

Page 4: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

Doracaku për arsimtarët është përgatitur nga Qendra Rajonale e Mjedisit Jetësorpër Europën Qendrore dhe Lindore (REC) në bashkëpunim me edukatorëtmaqedonas, bullgarë dhe hungarezë, arsimtarët dhe këshilltarët e arsimit. Ai ështëpjesë e një pakete edukative nga sfera e mjedisit jetësor „Paketa e Gjelbër Junior“e hartuar me mbështetje financiare nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC)dhe kontributi i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinordhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë.Paketa Multimediale „Paketa e Gjelbër Junior“ është falas për të gjitha shkollatfillore të Republikës së Maqedonisë.

Autorët e versionit themelor të leksioneve: Kliment Mindjov � Tatjana MitevaAutorët e doracakut për arsimtarë në gjuhën maqedonase dhe gjuhën shqipe:Aneta Trenkoska � Irena Pantova � Katarina Georgievska � KornelijaRadovanoviq � Natalia Aceska � Ollgica Naumoska � Rosa Vasilevska �

Ruska Miceva � Sasho Sekullovski � Svetllana Brashnarska � Valentina Nedellkova� Vesna Veljanovska-Miladinova � Vesna NikollovskaRedaktimin: Katarina Georgievska � Kornelija Radovanoviq � Ollgica Naumoska� Sasho Sekullovski � Svetllana BrashnarskaLekturën në gjuhën maqedonase: Olivera JoveskaPërkthimin në gjuhën shqipe: Bilkize Ismaili � Zekije RamadaniLekturën në gjuhën shqipe: Shpresa RamadaniDisenjin: Sylvia MagyarIlustrimet: Laszlo Falvay � Stoyan NikolovUdhëheqëse e projektit: Kornelija RadovanoviqBotimin: Typonova Kft

Falënderim të veçantë arsimtarëve: Jasmina Miteva nga SHF „Kirili dhe Metodi“dhe Violeta Goceva nga SHF „Goce Dellçev„ nga Bosillova; Vangelica Dërnkovanga SHF „Kirili dhe Metodi“ dhe Sllavica Petrova nga SHF „Bllazhe Koneski“ ngaVelesi; Sanie Abdullai dhe Jehona Sela nga SHF „Said Najdeni“ nga Dibra; LujzaSpasova nga SHF „Kërste Petkov Misirkov“, Janka Stojçeva nga SHF „Kosta Racin“dhe Fatime Limani nga SHF „Nikolla Karev“ nga Radovishi; Natasha Bogatinovskadhe Suzana Popovska nga SHF „Mirçe Acev“ nga Shkupi; Vasillka Todorovskadhe Lidija Bozhinoska nga SHF „Rajko Zhinzifov“ nga Shkupi dhe Tatjana Çuprinadhe Vangja Jankullovska nga SHF „Shemshevo“ nga Jegunovca, Bllagoj Kostadinovdhe Vojo Stojanovski nga SHF „Sinisha Stoilov“ nga Zërnovca, Lençe Petkoskanga SHF „Strasho Pinxhur“ dhe Vesna Panoska nga SHF „Kosta Racin“ nga Prilepi,Katarina Matevska nga SHF „Kirili dhe Metodi“ dhe Marija Petrova nga SHF„Goce Dellçev“ nga Manastiri, Marija Uzunova dhe Natalija Dikova nga SHF„Sando Macev“ nga Strumica. Për vërejtjet, sugjerimet dhe lavdëratat e tyre lidhurme materialet e përpunuara dhe përkushtimin e tyre gjatë shfrytëzimittë „Paketës së Gjelbër Junior“ në pilot projektet që u zbatuan në kuadërtë grant-programit „Paketa e Gjelbër Junior“ si dhe nxënëseve Angella Stojkovska,Teodora Stojkovska dhe Milla Nikollovska për idetë dhe tregimet e tyre.

©2012 The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

ISBN 978-963-9638-61-7

Për hartimin e „Paketës së Gjelbër Junior“ janë përdorur dy lloje të letrëssë ricikluar 100g Mohawk Via Felt Flax dhe 115g dhe 170g Dalum Cyclus Offset

Page 5: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

Parathënie 2

Shfrytëzimi i „Paketës së Gjelbër Junior“ 5

� Lidhshmëria 7Gjithçka rreth nesh është e ndërlidhur 9

� Ajri 17Pa ajër nuk mundemi 18

� Uji 25Domosdoshmëria e ujit 27

Uji dhe njerëzit 28

� Toka 41Çka dimë për tokën? 42

Toka dhe njerëzit 45

� Energjia 51Për gjithçka nevojitet dielli 52

Si të ruhet energjia 54

� Shumëllojshmëria biologjike 63Bimët dhe kafshët rreth nesh 64

Për njerëzit dhe për natyrën 66

� Pasuritë natyrore 89Pasuritë natyrore 90

� Popullata 95Çka do të thotë rritje e popullatës? 96

� Konsumi dhe mbeturina 101Krijimi i mbeturinës 103

Festivali i mbeturinës 104

� Zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jetësor 111Zhvillimi shoqëror 112

� Mënyra e shëndoshë e jetesës 123Shprehitë (jo) të shëndetshme të familjes 125

Menyja ime shtatëditore 126

� Ndryshimet klimatike 133Serra ose oranzheria 134

Diploma 138

1

Përmbajtja

Page 6: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

2

� Qendra Rajonale e Mjedisit Jetësor e hartoi „Paketën e Gjelbër“ për herë të parë në vitin2002 për nevojat e shkollave fillore në Poloni. Që atëherë REC-i me sukses e përhapi tregiminpër „Paketën e Gjelbër“ nëpër gjithë Europën Qendrore dhe Lindore. Duke iu falënderuarpërpjekjeve të përbashkëta të REC-it dhe partnerëve tanë të përkushtuar, bashkëpunëtorëve,materialet edukative dhe mjetet mësimore nga „Paketa e Gjelbër“ deri tani janë adaptuarpër shfrytëzim në 16 gjuhë në 18 shtete. Arsimimin për mjedisin jetësor deri tani e afruamderi te 3.5 milionë nxënës dhe 35.000 arsimtarë.

Ky material i ri arsimor hapi një kapitull të ri në përpjekjet tona që të zgjerohet grupi qëllimordhe t’u prezentohet „Paketa e Gjelbër“ fëmijëve përmes zhvillimit të një „Pakete të GjelbërJunior“. Besoj se paketa „Junior“ specifike në shumë gjëra dhe e zhvilluar për nevojat e arsimitfillor në Maqedoni do të zbatohet edhe në vendet tjera. Versioni i „Paketës së Gjelbër Junior“i Maqedonisë, i vetmi deri tani, përmbanë mjete plotësuese edukative, të zhvilluara si rezultati bashkëpunimit të përbashkët në mes të ekipit të REC-it dhe grupeve të arsimtarëve dheedukatorëve kompetentë nga shkollat fillore dhe institucionet në Maqedoni. Ky prodhim ështëedhe një tjetër tregim i suksesshëm i lidhur me përpjekjet e REC-it për ngritjen e kapacitetevetë arsimtarëve dhe trajnuesve aktual dhe të ardhshëm për mbështetje në zhvillimine institucioneve dhe programeve që e rrisin cilësinë e arsimit për mjedisin jetësor dhe zhvillimine qëndrueshëm në Europën Qendrore dhe Lindore.

„Paketa e Gjelbër Junior“ ndihmon në zhvillimin e vlerave të reja te nxënësit dhe një modeltë ri të sjelljes në shkollë, shtëpi dhe në përgjithësi në shoqëri. Me këtë, fëmijët do të bëhenambasadorë të qëndrueshmërisë së një shoqërie dhe do t’ua transmetojnë njohuritëdhe shprehitë e tyre të reja miqve dhe rrethit familjar.

Siç ju njoftuam gjatë „Rio +20“ – Konferencës së Kombeve të Bashkuara, ne i jemi përkushtuararsimit për zhvillim të qëndrueshëm dhe e vazhdojmë partneritetin tonë me fëmijët, politikanët,përfaqësuesit e sektorit të biznesit dhe me të gjithë shoqërinë në rajonin tonë dhe jasht tij.Kjo paketë është rezultat konkret i përpjekjeve tona që të ndërtojmë komunitete të fortapër të tashmen dhe të ardhmen.

Dëshiroj t’ua shprehë mirënjohjen dhe falënderimin tim autorëve dhe pjesëmarrësve tjerënë hartimin e këtij materiali të ri arsimor si dhe Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim (ADC),Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencëstë Republikës së Maqedonisë për mbështetjen e tyre të sinqertë, e cila ishte shtysë kryesoree jona gjatë hartimit të „Paketave të Gjelbra“ në Maqedoni që nga viti 2006.

Marta Szigeti BonifertDrejtore Ekzekutive

Qendra Rajonale e Mjedisit Jetësor për Europën Qendrore dhe Lindore (REC)Zyra kryesore

� Sot është e qartë se modeli i përhapur gjerësisht i zhvillimit shoqëror është i paqëndrueshëm.Të gjithë ne si qytetarë ballafaqohemi me një nevojë urgjente të ndryshimit të mënyrëssë të jetuarit, me qëllim që të parandalohet përdorimi i paqëndrueshëm i pasurive natyroredhe degradimi i rrethinës dhe të sigurohet jetesë në përputhje me mundësitë e planetit tonë.Arsimimi ka një rol tejet të rëndësishëm në rritjen e vetëdijes së një shoqërie dhe në përpjekjetqë qytetarët të kuptojnë se si parimet e zhvillimit të qëndrueshëm të zbatohen në mënyrëkonkrete në jetën e përditshme. Arsimimi për zhvillimin e qëndrueshëm mundësonqë të zhvillohen kapacitetet e nevojshme për të menduarit kritik dhe sistematik në të ardhmen,andaj përpjekjet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor janë orientuar drejtpopullatës më të re.

Zhvillimi i shoqërisë së qëndrueshme duhet të shihet si një proces i kontinuar i të mësuarit dhendryshimeve, në të cilin janë inkuadruar një varg aktorësh që sigurojnë drejtime për të menduardhe vepruar si në arsimimin formal, por edhe në atë joformal. Ky proces kërkon një angazhimtë vazhdueshëm nga edukatorët kompetent, arsimtarët dhe punëtorët arsimorë, por sigurishtse nuk guxon të lihet pas dore edhe nevoja për librat dhe mjetet mësimore. Pikërisht për këtë,Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në mënyrë të kontinuar investon në

Parathënie

Page 7: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

mënyrë financiare dhe me anë të resurseve njerëzore në hartimin e paketave multimediale përarsimim për zhvillim të qëndrueshëm. Hartimi i „Paketës së Gjelbër Junior“ është i një rëndësietë veçantë, sepse së bashku me „Paketën e Gjelbër“ tanimë të hartuar rrumbullakohet arsimimipër zhvillim të qëndrueshëm në shkollat fillore nga klasa e parë deri në klasën e nëntë. Besoj se„Paketa e Gjelbër Junior“ do të jetë një sfidë më e madhe edhe për arsimtarët dhe nxënësit,por edhe për prindërit e tyre dhe do të kontribuojë për atë që të gjithë aktivisht të inkuadrohemidrejt ndërtimit të një shoqërie të qëndrueshme, qëllimi i së cilës është që të ruhet trashëgimianatyrore edhe atë jo vetëm për shkak nesh, por edhe për shkak të gjeneratave të ardhshme.

Abdilaqim AdemiMinistër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

� Prioriteti nacional i Republikës së Maqedonisë në fushën e arsimimit dhe edukimit të të rinjvenga arsimi parashkollor, fillor dhe i mesëm përqëndrohet në krijimin e kushteve për realizimine të drejtës për arsimim cilësor të të gjithë të rinjve, duke pasur parasysh se arsimimi i rinisëështë një burim i pashtershëm për zhvillim të qëndrueshëm të vendit tonë.

Duke u përballur me sfidat e reja të krizës globale dhe hulumtimit të qasjeve të reja për zhvillimtë qëndrueshëm, arsimimi është parakusht thelbësor për përforcimin e shoqërisë sonë në këtëdrejtim. Vetë arsimi nuk mund t’i zgjidhë problemet, por megjithatë është një nga shtysatkryesore të ndryshimeve që çojnë drejt tranzicionit në një të ardhme të qëndrueshme.

Në këtë kontekst, Ministria e Arsimit dhe Shkencës zbaton dhe mbështet disa projekte në fushëne arsimit për zhvillim të qëndrueshëm. Paketa Multimediale „Paketa e Gjelbër Junior“ ështënjë tjetër dëshmi për angazhimin e këtillë të Ministrisë, sidomos me hartimin tanimë të „Paketëssë Gjelbër“, të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë kanë mundësi që të njihenme parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, në një mënyrë shumë interesante dhe kreative .

Në shkolla punon një kuadër me arsimim përkatës, ekziston hapësirë përkatëse dhe pajisjee pranueshme që mundëson shfrytëzim të plotë të përmbajtjeve të „Paketës së Gjelbër Junior“.Besoj se risia e arsimtarit do të shkaktojë reagime shumë pozitive te nxënësit, të cilët përmes lojësdhe argëtimit do të mësojnë që të jenë qytetarë të përgjegjshëm të Republikës së Maqedonisë.

Pançe KralevMinistër i Arsimit dhe Shkencës

� Qendra për edukim dhe zhvillim të qëndrueshëm nga komuna e Bosillovës është njëra ngadhjetë shoqatat e qytetarëve në Maqedoni, të cilës iu ofrua mundësia për t’i realizuar temate „Paketës së Gjelbër Junior“ në katërmbëdhjetë shkolla fillore të komunës. Përmes aktivitetevetë projektit nuk u rrit vetëm vetëdija jonë, po u rritëm edhe ne si një ekip, sepse kemi punuarme grupin më fisnik e këta janë fëmijët. Ishte e mrekullueshme të shihen ata fëmijë që me njëbuzëqeshje të përhershme dhe kureshtje në sytë e tyre i prisnin obligimet reja dhe shpërblimetpër aktivitetet të realizuara me sukses.

Kur do ta shikojmë librin me ilustrime për shumëllojshmërinë biologjike në Monospitovsko Bllatodhe librin me ilustrime për resurset ujore të komunës, të përpunuara nga duart e zellshmetë nxënësve, do ta kuptojmë se sa janë të pasura imagjinata dhe krativiteti i tyre.

Por „Junior“ nuk ishte vetëm sfidë për anëtarët e Shoqatës, por edhe për arsimtarët, të cilët ishintë përfshirë në aktivitetet e projektit. Njëra prej arsimtareve u shpreh se nëpërmjet „Paketës sëGjelbër Junior“ fitoi më shumë inspirim gjatë orës së saj mësimore .

Ajo theksoi: „Patjetër duhet të pranoj se para se të njoftohem me temat e paketës, ndonjëherëndodhte të më mungojë imagjinata që ta mbajë e vëmendjen nxënësve të mi me tematë pazakonta dhe interesante nga fusha e ekologjisë. Sapo e mora materialin dhe me kujdese shikova, e kuptova se fitova një mjet të çmueshëm për leksionet e mia. Me të vërtetë ështëe mrekullueshme kur fëmijët në fund të aktiviteteve janë të lumtur dhe të kënaqur dhe kurvërejmë se ora kishte kaluar me shpejtësinë e dritës.

3

Page 8: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

4

Por, konsideroj se treguesi më i madh se paketa ndikoi edhe te aktorët kryesorë – nxënësit,është dëshmia se ata kanë filluar të njihen dhe identifikohen me „Paketën e Gjelbër Junior“,kështu që në çdo takim tonin u përpoqën të na tregojnë se sa ata ishin të zellshëm në plotësimine detyrave të dhëna.

Personalisht mendoj se shkollat nga komuna e Bosillovës e kishin këtë privilegj që ta ndjejnë„Paketën e Gjelbër Junior“ në mënyrë të drejtë, se ajo inicon ndryshime pozitive në secilinprej nesh dhe se sistemi arsimor është pasuruar me një mjet të mrekullueshëm dhe unikqë në mënyrë të konsiderueshme do ta lehtësojë dhe zbukurojë procesin arsimor“.

Liljana ShopovaShoqata e qytetarëve „Qendra për Edukim dhe Zhvillim të Qëndrueshëm“, Komuna e Bosillovës

� Të nderuar arsimtarë, pjesëmarrës, prindërTë nderuar shfrytëzues të kësaj pakete,

Para jush është paketa multimediale „Paketa e Gjelbër Junior“ dedikuar për nxënësit e mësimitklasor. „Junior“ është hartuar si një vazhdim i idesë për aplikimin e arsimimit për zhvillimtë qëndrueshëm në shkollat fillore të Maqedonisë, e cila filloi të realizohet me hartimine „Paketës së Gjelbër“, paketë multimediale për nxënësit e mësimit lëndor, të cilën tashmëe keni në shkollat tuaja. Në këtë mënyrë me arsimimi për zhvillim të qëndrueshëm, të cilindo ta marrin nxënësit përmes shfrytëzimit të materialeve në „Paketën e Gjelbër Junior,“është bazë për pasurimin e mëtejshëm të njohurive në këtë fushë përmes shfrytëzimittë „Paketës së Gjelbër“ deri në mbarimin e arsimit fillor të nxënësit.

Dhe, përderisa „Paketa e Gjelbër“ deri tani është hartuar në 18 vende nga Europa Qëndrore dheLindore, „Paketa e Gjelbër Junior“ është paraniku ynë, për herë të parë e zhvilluar në Maqedoni,dhe ju, arsimtarë dhe nxënës të dashur e keni këtë privilegj të parët ta shfrytëzoni. Ajo pastajdo të jetë bazë, të cilën do ta shfrytëzojnë edhe vendet tjera, përcaktimi i të cilave ështëtë investojnë në arsimimin e fëmijëve dhe në qëndrueshmërinë e jetesës në Planetin Tokë.

U përpoqëm që të bëjmë një mjet mësimor interesant me shumë lojëra, tregime, kuize dheeksperimente që do ta tërheqin vëmendjen tuaj dhe do të jenë interesante për nxënësit.Sinqerisht shpresojmë se arritëm sukses në qëllimet dhe përpjekjet tona. Do t’ju jemi shumëmirënjohës nëse i ndani me ne mendimet dhe sugjerimet tuaja lidhur me këtë paketë.

U drejtojmë falënderim të sinqertë donatorëve tanë të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim(ADC), përmes njësisë së tyre operative Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA). Mirëkuptimidhe besimi i tyre në atë që e punojmë na shoqëruan dhe inkurajuan gjatë muajve të punëssë lodhshme për hartimin edhe të „Paketës së Gjelbër“ edhe të „Paketës së Gjelbër Junior“.Pa mbështetjen e tyre financiare „tregimi i gjelbër“ nuk do të ishte i mundur.

Gjithashtu, falënderim të veçantë i drejtojmë Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe PlanifikimitHapësinor dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë përmbështetjen e tyre të sinqertë dhe për financim të përbashkët të projektit, si dhe Byrosëpër Zhvillim të Arsimit të Republikës së Maqedonisë, e cila bëri çmos me resurse njerëzoretë pazëvendësueshme në hartimin e dy paketave multimediale „Paketës së Gjelbër“ dhe„Paketës së Gjelbër Junior“.

Ekipi i projektit „Paketa e Gjelbër Junior“

Page 9: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

5

Zhvillimi bashkëkohor i shoqërisë moderne tregoi se tërë diturinë tonë e drejtojmënë shfrytëzimin tej mase të natyrës, por jo edhe të mençurisë për mbajtjen e ekuilibrit natyror.Si pasojë e kësaj, ne i shkatërrojmë pyjet tona, i dëmtojmë malet, ua ndërrojmë rrjedhënlumenjve, i shtrojmë rrafshirat, e ndryshojmë klimën, e ndotim ajrin dhe e helmojmë gjakuntonë. Me një fjalë, ne krijojmë një botë, të cilën askush prej nesh nuk e dëshiron. Prandaj rritetedhe nevoja që publiku të kuptojë lidhshmërinë dhe kujdesin për mjedisin jetësor, kushtetsociale dhe ekonomike si dhe sigurinë. Arsimimi për zhvillimin e qëndrueshëm është një ngamjetet themelore në ndryshimin e modeleve të sjelljes sociale dhe ekonomike dhe ndikimine tyre ndaj mjedisit jetësor.

Tradicionalisht, arsimi në shkollat është i kufizuar në lëndë të caktuara dhe mësimi zhvillohetpërmes një qasjeje që kryesisht është fokusuar që t'u mundësojë nxënësve t’i kalojnë testetdhe provimet dhe të zhvillojnë njohuri konkrete për një teknologji të caktuar. Megjithatë,sfida e sotme është që t’i trajnojmë nxënësit, ta rrisim vetëdijen e tyre dhe ata të zhvillojnë aftësi,qëndrime dhe vlera të reja për zhvillim të qëndrueshëm. Procesi arsimor duhet të përqëndrohetnë aftësimin e qytetarëve që të mund të kenë rol aktiv në formimin e politikave dhe në zbatimine tyre.

„Paketën e Gjelbër Junior“, të cilën e mbani në duart tuaja, është zhvilluar në një mënyrëqë do t’ju mundësojë arsimtarëve dhe nxënësve të tyre, përmes materialit origjinal, lehtësishttë arritshëm dhe atraktiv, të fillojnë të japin mësim dhe të mësojnë rreth çështjeve që kanëtë bëjnë me zhvillimin e qëndrueshëm, duke filluar nga klasa e parë në shkollat fillore.Karakteri i saj multimedial është paraqitur nëpërmjet katër materialeve kryesore edukative:doracakut për arsimtarë, DVD-botimit interaktiv, librit me tregime edukative dhe lojëraveme letra të gjitha të lidhura mes vete dhe të dedikuara për shfrytëzim paralel, si në orëtmësimore ashtu edhe në aktivitetet jashtëshkollore.

Doracaku për arsimtarë është ndarë në 12 tema, të cilat e trajtojnë lidhshmërinë reciprokemidis mjedisit jetësor, shoqërisë dhe zhvillimit të ekonomisë. Janë përfshirë temat në vijim:

� lidhshmëria � pasuritë natyrore� ajri � popullata� uji � konsumi dhe mbeturina� toka � zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jetësor� energjia � mënyra e shëndoshë e jetesës� shumëllojshmëria biologjike � ndryshimet klimatike

Këto tema janë zgjedhur që të tregohet se njerëzimi është i lidhur ngushtë dhe poashtu ka ndikimndaj mjedisit të drejtpërdrejtë në të cilin jetojmë dhe që është posaçërisht e rëndësishme – çfarëdo të thotë kjo për vetë shoqërinë. Çdo temë përbëhet nga një plan struktural me përmbajtje dhemateriale mbështetëse që janë të nevojshme për planin dhe për mësimdhënien që i përket kësajteme. Përmbajtjet bazohen në mënyrën interaktive të mësimit nëpërmjet përdorimit të diskutimeve,shkëmbimeve të ideve, luajtjes së roleve, zgjidhjes së problemeve dhe testeve dhe aktivitetevenë natyrë. Secila nga përgatitjet ditore për përmbajtjen i mundëson mësuesit informata plotësuesepër temën, qëllimet e mësimdhënies, metodologjinë e përdorur, cilat materiale janë të nevojshme,jep propozim për kohën e nevojshme për realizim dhe për vendin e mundshëm. Koha e propozuarnë çdo përgatitje ditore mund të ndryshohet varësisht nga nevojat e mësimit. Në fund, nga secilapërmbajtje, arsimtarët mund të gjejnë materiale plotësuese me të dhëna dhe skema, teste,lojëra- dilemë dhe tregime. Ato mund të fotokopjohen dhe t'u shpërndahen nxënësve si pjesëpërbërëse e vet përmbajtjes.

Shfrytëzimi i„Paketës së Gjelbër Junior“

Page 10: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

6

DVD botimi interaktiv u jep mundësi nxënësve që të bëjnë një vizitë virtuale në mjedisin jetësornatyror, i cili përfshinë disa vende:• shtëpinë në të cilën jeton familja;• shkollën në të cilën nxënësit çdo ditë kalojnë një pjesë të kohës;• supermarketin ku familja blen produkte;• parkun / kopshtin ku fëmijët shkojnë për të luajtur;• vendet për relaksim ku fëmijët shkojnë së bashku me prindërit;• dhe përmbajtje të tjera interesante.

Libri me tregime edukative i paraqet dy personazhet Janën dhe Bojanin, që kalojnë nëpëraventura të shumta. Secila prej tregimeve përmbanë një mesazh të duhur lidhur me zhvillimine qëndrueshëm. Ato janë të shkruara në një mënyrë që mundëson shfrytëzimin e metodës-tekst, përfundimin e tekstit, shkëmbimin e tregimeve dhe ideve të tyre dhe mbështetjen ediskutimit të dhënë tematik.

Loja „Mendo dhe trego“ mund të luhet me një grup të vogël ose të madh të nxënësve, të cilëtdo të marrin pjesë në ushtrimin e përgjigjeve në pyetje, me të cilën grumbullohen pikë. Lojamund të organizohet në mënyra të ndryshme, në varësisht nga mosha dhe numri i nxënësve.

Duke e përdorur këtë material të ri edukativ, arsimtarët duhet të mbajnë mend se mund tapërdorin gjatë planifikimit integrues në procesin mësimor, që është një mjet i mirë për krijimine përmbajtjeve nga lëndë të ndryshme mësimore që mësuesi i realizon gjatë një ditë pune,jave ose gjatë një teme mësimore. Gjatë kësaj, arsimtari duhet të ketë kujdes në moshën enxënësve, duke i dozuar përmbajtjet dhe materialet në përputhje me aftësitë e tyre psikofizike.

Në mënyrë të njejtë arsimtari duhet që ta zgjedh sasinë e informatave, aktiviteteve dhe llojevetë materialeve. Kjo do të thotë se është shumë e rëndësishme që mësuesi t’i përdorë vetëm atopërmbajtje dhe materiale që nxënësit e tij mund t’i kuptojnë dhe t’i përdorin. Nga materialet dhepërmbajtjet e ofruara me bollëk duhet t’i zgjedh ato të cilat janë të përshtatshme për moshëne nxënësve dhe programin mësimor, i cili duhet të realizohet si dhe në përputhje mekarakteristikat e vendbanimit.

Nëpërmjet arsimtarëve dhe nxënësve, mesazhet kryesore të „Paketës së Gjelbër Junior“gjithashtu, mund t’u transmetohen edhe anëtarëve tjerë të familjes dhe shoqërisë. Kjo do t’umundësojë që ata të mendojnë në mënyrë kritike në lidhje me çështjet që lidhen me mbrojtjene mjedisit jetësor dhe zhvillimit të qëndrueshëm të shoqërisë dhe të jenë qytetarë të përfshirëaktivisht përmes zbatimit praktik të njohurive të tyre.

Page 11: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

Në të kaluarën njerëzit për herë të parë kanë arritur që ta shohin planetin Tokë nga gjithësia.Atë që e kanë parë ata ishte një top i madh, i mbuluar me ujë nga detrat dhe oqeanet,me shkëmbinj dhe male, rrafshina dhe shkretëtira, ndërsa e tëra ishte në mbështjellës ajror.Rreth Tokës gjenden: Hëna Dielli, pjesa tjetër e sistemit diellor dhe hapësirë pa kufi.

Është vështirë të përgjigjemi në pyetjen nëse jemi vetë në këtë hapësirë. Pse është Tokaajo në të cilën ka filluar jeta para shumë, shumë vitesh dhe është zhvilluar kështu siç është sot.Përgjigjja është në kushtet themelore për jetë në Tokë: dielli, dheu, uji dhe ajri.

Ajri — Ajri është kombinim prej më shumë gazrave, avullit etj. Mbetjet e bimëve dhe të kafshëvevaren nga baraspesha e këtyre gazrave. Kur kjo baraspeshë çrregullohet, vërehen efektenegative ndaj bashkësisë së mjedisit të planetit. Ndonjëherë çrregullimi është sfiduar ngaparaqitjet natyrore, siç janë erupcionet vullkanike, erërat e forta dhe tërmetet, por më shpeshnjeriu me aktivitetet e tij e ndot ajrin.

Uji — Uji gjindet gjithkund rreth nesh. Ai i mbulon dy të tretat e sipërfaqes së Tokës.Uji paraqet dy të tretat e peshës së njeriut. Te organizmat tjerë uji është i përfaqësuar në mënyrëtë ndryshme. Në çdo rast, uji është i rëndësishëm për çdo organizëm, njejtë sikur ështëpërgjegjës edhe për motin dhe klimën e Planetit Tokë.

Dheu — Dheu paraqet shtresën më të sipërme nga sipëfaqjae Tokës. Edhe pse kjo shtresë është e hollë si letra në krahasimme pjesën tjetër të lëvores së Tokës. Bimët janë të përforcuaranë një vend me rrënjët e tyre, duke e thithur ujin me materietminerale nga dheu. Dheu është i pasur me organizmatë llojllojshëm. Ai është mjedisi jetësor i tyre.

Ngrohja dhe drita e diellit — Energjia e Diellit vjen derinë Tokë në formë të rrezeve që depërtojnë në mbështjellësinajror dhe e ngrohin planetin tonë. Drita e Diellit është kushtthemelor në procesin e krijimit të ushqimit, së bashku me ujin.

7

Lidhshmëria

Page 12: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

8

Lidhshmëria

Biosfera — Biosfera është tërë hapësira e Tokës ku banojnëorganizmat e gjallë dhe në të jetojnë. Përpos botës së gjallëtë Tokës, biosfera i përfshinë ajrin, ujin, shtresat e sipërmetë tokës. Bimët e dhe kafshët e ndryshme në biosferëe paraqesin llojllojshmërinë biologjike. Lehtë mund të shihetse një numër i madh i bimëve dhe kafshëve të llojllojshmejanë të adaptuara në kushtet e mjedisit jetësor të Tokës(ajrit, ujit, dheut dhe klimës).

Bashkësia e mjedisit — Bashkësia e mjedisit paraqet një gruptë organizmave që ndikojnë njëri te tjetri, ndikojnë në mjedisinjetësor si dhe ai në to. Bashkësitë e mjedisit janë të

ndryshueshme dhe ushqimi dhe energjia në to vazhdimisht dhe qarkullojnë midis organizmavetë gjallë dhe natyrës së vdekur. Rajonet qytetare, poashtu, përmbajnë bashkësi të mjedisitme organizma që janë të adaptuar në këtë mjedis jetësor specifik. Ato, poashtu, ndikojnë ndajkushteve natyrore në rrethin më të afërt. Aktivitetet që i kryen njeriu në vendbanime kanëndikim të madh ndaj mjedisit jetësor dhe shpeh vijnë derinë prishjen e bashkësive të përhershme të mjedisit.

Pasuritë natyrore dhe energjia — Pasuritë natyroredhe energjia janë të nevojshme për zhvillimin shoqëror.Me pasuri natyrore nënkuptohet ajo që mund të merretnga mjedisi jetësor. Pasuritë natyrore janë ndarë në tëripërtëritura — harxhimi i tyre deri në masë përfundimtare ështëi pamundshëm (energjia e diellit, energjia e erës, energjia e ujit,kafshët dhe bimët) dhe të paripërtritura — qasja e tyre ështëe kufizuar dhe është në pytje koha kur ato do të harxhohennë tërësi (nafta, thëngjilli, xehet, uji i pijshëm).

Gradualisht dhe pa vërejtur, konsumi bëhet e pjesë e rëndësishme e jetës së njerëzve,duke marrë një pjesë të madhe nga koha e tyre dhe mjetet financiare. Kjo çon derinë shfrytëzim më të madh të pasurive natyrore dhe të gjitha llojeve të energjisë,si dhe drejt ndotjes sa më të madhe të mjedisit jetësor.

Shoqëritë e sotshme sigurojnë prodhime, hapësirë për jetë,vende të punës dhe zbavitje. Që t’i plotësojnë kërkesate njerëzve, shoqëritë moderne bëjnë një shpenzim të madhtë pasurive natyrore dhe bashkësive të mjedisit në planetin Tokë,kapacitetet e të cilit janë të rezervuara dhe të kufizuara.

Sot, si asnjëherë më parë, njerëzimi i planetit ballafaqohet mesfidën për përmirësimin e jetës së njerëzve, ndërsa në të njejtënkohë edhe për ruajtjen e pasurive natyrore. Të dy qëllimetpatjetër duhet të plotësohen në kushtet e shtimit së popullatësdhe nevojave të rritura për ushqim, strehim, kanalizim, energji,shëndetësi, dhe siguri.

Arsimimi është një prej armëve më të fuqishme që ndihmonshoqëria jonë të arrijë në zhvillim të qëndrueshëm.Mësuesit kanë rol të rëndësishëm në lidhje me edukimine fëmijëve, lidhshmërinë mes mjedisit jetësor dhe shoqërisë.Fara e mirëkuptimit që është mbjellur tani do të krijojë qytetarëtë përgjegjshëm dhe vetëdijshëm që do të veprojnë në kohëtë duhur.

Page 13: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

Përgatitja ditore: Gjithçka rreth nesh është e ndërlidhur

Pjesa I: Jeta varet nga ... (stuhia e ideve)

1 Pyesni nxënësit se çka mendojnë për ate se cilat janë kushtet kryesore për ekzistimine jetës në planetin Tokë. Shkruani përgjigjet e tyre në tabelë ose (dhe) paraqisnime ilustrime përkatëse.

2 Ndani fletën e punës „Jeta varet nga...“ në dritaret e zbrazëta në fillimin e fletës së punësnxënësit le ti shkruajnë emrat e kushteve kryesore për jetë. Theksoni në përfundimse nuk ka jetë pa diell, ajër, ujë, tokë, ushqim dhe vend për jetesë. Diskutoni se pse edhekushtet tjera janë të rëndësishme në jetë, por nuk janë më të rëndësishme.

Pjesa II: Fshehtësitë e çantës sime të shkollës

1 Lusni një nxënës vullnetar, ti nxjerrë nga çanta të gjithagjërat dhe ti hulumtojë së bashku me nxënësit tjerë.Ndihmoni edhe ju në lidhje me hulumtimin përmespyetjeve që çojnë në konkluzion.

P.sh: Ka libër, laps dhe ushqim në çantë. Jepni çdo nxënësinga një fletë pune të „Fshehtësitë e çantës sime“ për punëindividuale dhe vizatoni skemën nga fleta në tabelë.

2 Vështroni gjësendet e çantës dhe fletën e punës. Diskutonipër pyetjet e parashtruara më poshtë, ndërsa nxënësit le të tërheqin vija, duke i lidhurgjashtë gjësendet në dritaret me prejardhjen e materialeve (fotografitë në mjedis).• Prej çka është bërë çanta e shkollës? (P.sh, materie plastike — lidheni me çantën

e shkollës në fletën me shigjetë);• Çka është tjetër e nevojshme që të prodhohet një çantë e shkollës? (p.sh, energji,

ujë, vizatoni një shigjetë prej çantës së shkollës deri te uji dhe fabrika që furnizohetme energji);

• Prej çka bëhet libri? (letër, që prodhohet nga qulli i drurit — vizatoni një shigjetë drejtbimës, fabrikës dhe ujit);

• Prej çka bëhet lapsi? (drurit — vizatoni një shigjetë drejt fabrikës dhe grafitit(me të zezë shkruhet), çka fitohet nga toka);

• Çka ka në zamër? (bukë, mish, perime, ujë dhe energji për prodhimin e saj);• Për çka kanë nevojë kafshët dhe bimët që të jetojnë dhe të rriten (ajër, ujë, tokë, diell);• Mund ta thelloni diskutimin me pyetje shtesë në lidhje me lirimin nga mbeturinat gjatë

prodhimit të këtyre mjeteve dhe ku shkon ajo mbeturinë.

3 Nxënësit duhet të kuptojnë se edhe gjërat e thjeshta që na rrethojnë lidhen midis vete,ndërsa si bazë për këtë është nevoja për ajrin, ujin, tokën, bimët, kafshët dhe energjinë.

9

Lidhshmëria

Kohëzgjatja 1-2 orë të mësimit

Koha vjetore Të gjithë 4 vitet vjetore

Vendi Klasë ose në hapësirë të hapur

Materialet Çanta e shkollës dhe gjësendet në të

Qëllimet • Nxënësit të mësojnë për lidhshmërinë e çdo gjëje rreth nesh

Metodat Diskutim, lojëra, zgjidhja e dilemave

Page 14: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

10

Lidhshmëria

4 Diskutimin mund ta bëni më thjeshtë përmes zvogëlimittë numrit të mjeteve nga çanta ose, nëse zgjidhni shembujtë ndryshëm, siç janë bluza me mëngë të shkurtra, tavolinae punës, çamçakëzi etj. Variant tjetër për këtë aktivitet ështëqë të ndani kopje të veçanta të fletëve për çdo nxënës dhetë organizoni një debat të hapur në klasë (kini kujdes që çdonxënës ta hap çantën e tij vet që të respektohet privatësia).

Pjesa III? Gjithçka rreth nesh është e ndërlidhur

1 Ndajuni nxënësve fleta të punës „Drunjtë e pyllit“ dhe përshkruani situatën në vijim:që të ndërtohet një rrugë e re, patjetër duhet të pritet një mal i vjetër.

2 Diskutoni:

• Si do ta ndryshoni mjedisin jetësor nëse priten drunjtë?• Si do të ndikojë prerja e drunjve ndaj natyrës (ndaj kafshëve, bimëve, ujit,

temperaturës, dritës etj)? Përgjigjet janë në tabelën më poshtë në faqen më poshtë.

Nxënësit duhet të përpiqen të japin përgjigje dhe ta plotësojnë tabelën në fletën e punës.

3 Bëni nxënësit të vijnë në përfundim se ndryshimet në pyll të çojnë deri te ndryshimet tjeranë natyrë.

Pjesa IV: Fotografi të gjalla(një lojë jashtë — në hapësirë të hapur)

Në hapësirë të hapur, në oborrin e shkollës ose në parku,lusni nxënësit që të ndalen në distancë të caktuar dhe me sytë mbyllur të sillen disa herë rreth vetes. Para se t’i çelin sytë,nxënësit ti vendosin duart para personit si kamerëe paramenduar. Kur do ti hapin sytë, një minut ta „fotografojnë“atë që e shikojnë, duke u munduar që të mbajnë mendsa më shumë elemente të gjitha të lidhura midis vete(bletët, fluturat, lulet, zogjtë dhe drunjtë etj). Organizoniprezentime në grupe të „fotografive“ (për atë që e shikoni).

Faktorët Pylli i paprerë Pylli i prerë

Drita I dobët I fuqishëm

Temperatura Më i ulët Më i lartë

Lagështia Më i lartë Më i ulët

Ujërat nëtoksore Rrjedhin më afërsipërfaqes Rrjedhin më thellë

Fuqia e erës E kufizuar E pakufizuar

Kafshët(zogjtë, insektet etj.)

Kafshë të ndryshme qëjetojnë vetëm në male

Kafshët e pyllitshpërngulen

Bimët(kaçubat dhe bari)

Lloje të ndryshmetë pyjeve Bota bimore ndryshohet

Page 15: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

Pjesa V: Lojë — Sa hapësirë na është e lejuar ?

1 Përmes kësaj loje nxënësit do të mësojnë se hapësira në planetin Tokë është e kufizuar,ndërsa në të të gjithë organizmat e gjallë duhet të jetojnë në baraspeshë dhe të kenëqasje të barabartë në pasuritë natyrore. Ju nevojiten: 3 hamerë, 3 markerë, ngjyra druri,fotografi letre, maketa dhe pjesë të prera nga gazetat.

2 Nxënësit ndahen në tri grupe dhe secilit grup i jepet nga një hamer, markerë, ngjyra druridhe maketa letre ose kartoni (pjesë të prera nga gazeta) të ndërtesave, shkollave, parqeve,fabrikave etj.

Hameri paraqet një qytet dhe rrethinën e tij. Në të trehamerët me marker është shënuar kufiri i qytetit dhe ai ështëi ndryshëm për secilin grup. Për të parin është më i madh,pothuajse deri në skajet e hamerit, në të dytin më i vogël,ndërsa në të tretin unaza është e vogël kështu që mbetetnjë hapësirë e madhe e zbrazët përreth.

Nxënësit duhet vet ta paramendojnë hapësirën, ti vendosinmaketat e letrës në hapësirë, ti lidhin me rrugë, të vizatojnëgjësende me ngjyrat për ta pasuruar fotografinë.

Kur të përfundojnë, nga një përfaqësues i grupit e sqaron fotografinë dhe pse i kanëzgjedhur ato gjësende.

3 Të zhvillohet diskutim me të gjithë nxënësit për kreacionet e ndryshme, por edhetë mendohet:• A ka qenë hapësira e hamerit e mjaftueshme për ti vendosur të gjitha fotografitë

dhe maketat?• Me vendosjen e objekteve a munësohet jetesë normale e njeriut, bimëve

dhe kafshëve?• Cilat fotografi u kanë mbetur meqë nuk ka pasur hapësirë të mjaftueshme në hamer?• Çka kanë vizatuar tjetër dhe pse?• Cilat objekte nuk janë treguar dhe a janë të domosdoshme?

Qëllimi i lojës është të shihet se të gjithë organizmat e gjallë duhet të mbijetojnënë hapësirë të kufizuar dhe të kenë qasje të barabartë deri te resurset natyroretë domosdoshme

Aktivitete tjera

• Lusni nxënësit që të bëjnë vizatime nga „fotografitë“ e tyre (atë që e kanë parë) të incizuaranë mënyrë të hapur dhe të mundohen të gjejnë lidhshmëri midis elementeve në to.

• Lusni disa vullnetarë që të vijnë para nxënësve tjerë, që të formojnë një grup të vogël dhetë diskutojnë për dilemën „Të ndërtojmë fabrika“.

• Bëni kopje nga teksti „Gjësendet përreth“ dhe ua jepni testet nxënësve ose si punëindividuale ose organizoni një aktivitet të hapur me nxënësit me shenja, për të cilatparaprakisht jeni marrë vesh — përgjigje joverbale për E saktë dhe E pasaktë(p.sh. me përkulje, duartrokitje).

• Bëni kopje nga fleta e punës „Çdo gjë rreth nesh është e ndërlidhur“ dhe sqarojuni nxënësvese çdo nocion që në të vërtetë paraqet temë në „Junior“ duhet ta lidhin me vendin adekuattë fotografisë.

11

Lidhshmëria

Page 16: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

12

Lidhshmëria

DILEMAEjani të ndërtojmë fabrika

Ju jeni punëdhënësi. Patjetër të merrni një vendimnëse do të ndërtoni fabrikë të re. Me rëndësi ështëqë të mendoni për atë që vijon:• Sa do të kushtojë vendi ku do ta ndërtoni fabrikën

dhe makinat që duhet t’i blini;• Nëse keni në dispozicion materiale të mjaftueshme

të nevojshme — pasuri natyrore dhe energjielektrike për fabrikën;

• Si do të jetë ndikimi i fabrikës ndaj ajrit,tokës dhe ujit;

• Çfarë ndikimi do të ketë ndërtimi i fabrikës ndajbotës njerëzore në rrethinën e drejtpërdrejtë;

• Ndikimi dhe roli i fabrikës ndaj jetës, puna dhe shëndeti i njerëzve në qytetetdhe fshatrat përreth;

• Faktorë tjerë.

TESTLëndët përreth

E SAKTË E PASAKTË

1 Jeta e vendit varet nga pozita e planetit Tokë ndaj Diellit.

2 Ajri nuk ndikon ndaj ujit dhe tokës.

3 Pa ujë, tërë jeta në Tokë do të shuhet.

4 Energjia e diellit ka rëndësi vetëm për bimët.

5 Dheu vazhdimisht krijohet dhe shkatërrohet.

6 Biosfera është e zgjeruar nëpër tërë planetin.

7 Pjesët e natyrës janë lidhura mes vete dhe varen njëra prej tjetrës.

8 Njerëzit poashtu, janë pjesë e lidhjes së madhe midis tyretë natyrës së gjallë dhe jo të gjallë të planetit Tokë.

Përgjigjet:1.Esaktë2.Epasaktë3.Esaktë4.Epasaktë5.Esaktë6.Epasaktë7.Esaktë8.Esaktë

Page 17: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

13

Lidhshmëria

Tëhollave

Ajrit

Librave Ujit

Telefo-navecelularë

Diellit

Energjisëelektrike

Ushqimit

FLETË PUNEJeta varet nga...

Auto-mjeteve

Mbeturi-nave

Vend-banimit

Vesh-mbathjes

Page 18: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

FLETË PUNEFshehtësitë e çantës sime

14

Lidhshmëria

Page 19: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

15

Lidhshmëria

FLETË PUNEDrunjtë e pyllit

Faktorët Pylli Pastrimi

Drita

Temperatura

Lagështia

Ujëratnëntokësore

Fuqia e erës

Kafshët(zogjtë, insektet etj.)

Bimët(kaçubat dhe bari)

Page 20: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

16

Lidhshmëria

FLETË PUNEÇdo gjë rreth nesh është e ndërlidhur

Ajri Uji Toka

Energjia Shumëllojshmëriabiologjike

Pasuritë natyrore

Zhvillimi shoqërordhe mjedisi jetësor

Popullata

Konsumi dhe mbeturina Mënyra e shëndoshëe jetesës

Page 21: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

Ajri e mbështjell Tokën. Ajri nuk ka ngjyrë, aromë, dhe ky është shkaku që shpesh harrojmëse ekziston. Madje edhe themi se gota është e zbrazët ose nuk ka asgjë në korridor.

Çka është ajri? Ai është kombinim i shumë gazrave dhe pak nga avulli i ujit. Prej këtyremë i rëndësishëm është oksigjeni, që e thithin të gjithë organizmat. Ekzistojnë disa papastërtinatyrore në ajër, siç janë pluhuri dhe hiri vullkanik, por dhe ndotja nga aktivitetet njerëzore.Ajri shërben për frymëmarrje, por dhe për:• Ta ndaluar temperaturën në sipërfaqen e Tokës, që u mundëson jetë organizmave të gjallë;• Ta ruajtur klimën e Tokës;• Nuk i lëshon ato rreze nga dielli, që janë të dëmshme

për njerëzit, bimët dhe kafshët;• E shpërndan tymin dhe gazrat e dëmshme të lëshuara

si pasoja të proceseve natyrore dhe aktiviteteve njerëzore;• Shërben si rezervuar për gazrat e ndryshme që janë

të rëndësishme për jetën;• Luan rol të rëndësishëm në qarkullimin e ujit;• I transmeton zërat dhe• Prezenton mjedis në të cilin shpërndahen aroma dhe shije

të ndryshme.

Njerëzit e shfrytëzojnë ajrin në jetën e përditshme. P.sh, me ajër i fryjmë gomat, ndërsa edhemakina të ndryshme punojnë me ajër (p.sh, makina për thyerjen e betonit). Alpinistët dhezhytësit përdorin balona me oksigjen kur ngjiten në male të larta ose zhyten thellë në ujë.

Bimët dhe kafshët varen nga gazrat në ajër.• Me ndihmën e gazrave nga ajri, bimët prodhojnë ushqim (sheqer) me të cilat ushqehen

të gjitha organizmat e gjallë.• Gjatë krijimit të ushqimit, bimët lëshojnë oksigjen që pastaj të gjitha organizmat e gjallë

e shfrytëzojnë për frymëmarrje.

17

Ajri

Page 22: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

18

Ajri

Në kohën e sotme djegia e karburantit, përpunimii mbeturinave, bujqësia intensive, komunikacioni dheaktivitetet tjera njerëzore e ndotin ajrin. Ajri i ndotur ështëidëmshëm për shëndetin e njeriut, bimët, kafshët dhevendbanimet natyrore e poashtu, mund të kontribuojëpër ndryshimet e klimës. Gazrat dalëse të automjeteve, p.sh,përmbajnë më shumë se 200 lloje të përbërjeve, shumica etyre të dëmshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin jetësor.

Varësisht nga kushtet, ndotësit kryesorë mund të mbetennjë kohë të gjatë në afërsi të vendit ku ato lirohen.Shumica e grimcave të mëdha janë fundosur në afërsi

të drejtpërdrejt të burimit të ndotjes:Disa ndotës mund të ndikojnë jo vetëm në rrethinëne drejtpërdrejtë por dhe më larg.

Materiet e dëmshme të ajrit janë ndotëse dhe, nëse janëshumë, mund seriozisht ta dëmtojnë shëndetin e njeriutdhe mjedisin jetësor.

Njëra prej dukurive më të rrezikshme është smogu, i cilipërbëhet nga avulli i ujit dhe gazrat e dëmshme, ndërsa krijohetnë qytetet ku ka trafik të dendur. Shumica e ndotësve të ajritjanë të dëmshëm për shëndetin e njerëzve sepse shkaktojnë:• Inflamacion (pezmatim) të syve dhe organeve

të frymëmarrjes;• helmim;• alergji dhe sëmundje tjera.

Përgatitja ditore: Pa ajër nuk mundemi

Pjesa I: ajri mund të jetë … (loja me asocime)

Në tabelë vizatoni disa balona dhe filloni fjalinë: ajri mund të jetë... Lusni nxënësit që të mendojnëfjalë dhe ta plotësojnë fjalinë. Shkruani përgjigjet e balonave: Ato mund të përfshijnë: pastër,tejdukshëm, nxehtë, ndotës etj.

Kohëzgjatja 2-3 orë të mësimit

Koha vjetore Të gjitha kohët vjetore

Vendi Në klasë

Materialet Letër, gërshërë dhe stilolaps me katër ngjyra (variantet: tabela dheshkumësat me katër ngjyra ose mozaik fëmijësh që përbëhet prejpullave ose copëve me ngjyra të ndryshme)

Qëllimet Nxënësit të:

• mbajnë mend se cilët janë përbërësit kryesorë të ajrit

• kuptojnë rëndësinë e ajrit për Tokën

• kuptojnë se ajri duhet të jetë i pastër

Metodat Lojë asociacionesh, demonstrim, diskutim, zgjidhja e dilemës

Page 23: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

Pjesa II: Çka gjendet në ajër? (demonstrim dhe diskutim)

1 Filloni orën duke i pyetur nxënësit se sa gjatë mund të jetojë njeriu pa ajër.Disa vullnetarë le të marrin frymë thellë dhe le ta ndalin ajrin, por jo më shumë se gjysmëminuti. Lejonu atyre që t’u sqarojnë nxënësve tjerë se si janë ndjerë gjatë përpjekjes.

2 Tregojuni nxënësve për rolin dhe përbërjen e ajrit, duke i shfrytëzuar informatat nga fillimii këtij kapitulli.• Cilët ndotës të ajrit mund ti citojnë nxënësit? (p.sh, tymi nga oxhaqet e fabrikave,

gazrat dalëse të automjetit, tymi nga zjarri).• Si do të ndihen njerëzit dhe organizmat tjerë nëse ajri është i ndotur? Kur nxënësit

gjenden në një situatë të ngjashme? Inkurajoni nxënësit që t’i rrëfejnë tregimet e tyre paranxënësve tjerë. Një shembull mund të jetë një dhomë e mbushur plot me tym duhani.

• Krahasoni këto tregime me përvojat dhe ndjenjat në lidhje me ajrin gjatë një shëtitjenë pyll, mal ose plazh. Inkurajoni nxënësit që ta përpunojnë temën.

3 Bëni që nxënësit të kuptojnë se e gjithë bota e gjallë — njerëzit, kafshët dhe bimët — kanënevojë për ajër të pastër për shëndet më të mirë dhe jetë cilësore.

Pjesa III: Rëndësia e ajrit për Tokën (diskutim)

1 Parashtroni pyetje se pse ajri është i rëndësishëm për Tokëndhe organizmat e gjallë? Shkruani përgjigjet në tabelë.Kompletoni përgjigjet e nxënësve, duke i shfrytëzuar tekstete pjesës hyrëse.

2 Përshkruani se si mund të jetë Toka pa ajër. Ndihmonunxënësve të kuptojnë se Toka pa ajër do të ndryshonte dhejeta do të ishte e pamundur (do të ishte shumë më ftohtë,nuk do të kishte ajër për frymëmarrje, bimët nuk mund tëprodhonin ushqim, proceset e djegies do të jenë tëpamundura, do të kishte shumë ndryshime klimatike, nuk do të kishte tinguj ose aroma etj).

3 Ndani fletën e punës „Pse Tokës i nevojitet ajër“. Nxënësit le ti shkruajnë përgjigjet në vendetzbrazëta.

Pjesa IV: Cilësia e ajrit në hapësirë të mbyllur (diskutim)

Sqarojuni nxënësve se shumë shpesh vëmendja e publikut është orientuar në drejtim të pastërtisësë ajrit në vend të hapët, derisa cilësia e ajrit në vende të mbyllura nënvlerësohet ose neglizhohet.Shkencëtarët potencojnë se disa herë ajri në vend të mbyllur mund të tregohet shumëmë i ndotur se sa ajri në vend të hapur, por dhe në qytetet industriale. Për shembull, edhe nëklasë edhe në shtëpi ka pluhur nga mobiliet dhe shtrojat e dyshemesë, avullimi nga preparatetpër pastrim, avullimi nga ngrohëset, lëshimi i dioksid karbonit nga frymëmarrja e njerëzve,kafshëve dhe bimëve, avullimi parfumeve dhe preparateve të ndryshme higjienike etj.

Pjesa V: Lepuri-lavdërues

Lexoni tregimin „Lepuri-lavdërues“. Diskutoni për këtë.• Lusni nxënësit që t’i tregojnë përshtypjet e tyre.• Tregojuni nxënësve në fund se me sjelljen e tyre negative i prishin gjërat e bukura

që i rrethojnë dhe se nuk janë të vetëdijshëm për dëmet që i shkaktojnë.

19

Ajri

Page 24: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

20

Ajri

Pjesa VI: Loja vallëzimi ajror

1 Ndani nxënësit në dy reshta kështu që do të jenë përballë njëri tjetrit. Sqarojuni se njëriresht i paraqet bimët ndërsa reshti tjetër kafshët. Secili prej nxënësve le të zgjedh një bimëose kafshë që dëshiron të jetë dhe pastaj le t’u tregojë tjerëve se cilën e ka zgjedhur.

2 Sqaroni se kafshët dhe bimët marrin frymë në mënyrëtë ndryshme, port ë gjitha thithin oksigjen dhe lëshojnëdioksid karboni.

Tregojuni nxënësve që kanë zgjedhur kafshë të lëvizinmidis bimëve dhe të marrin frymë, ndërsa ata që kanëzgjedhur bimë të qëndrojnë në vend, të marrin frymëdhe nga pozita e përkulur ngadalë të drejtohendhe të demonstrojnë rritje.

3 Qëllimi është që nxënësit të kuptojnë se edhe kafshëtmarrin frymë edhe pse kjo nuk vërehet. Pyesni nxënësitçka u nevoitet bimëve dhe kafshëve për tu rriturdhe për të lëvizur (ajër, ujë, diell, ushqim).

Aktivitete tjera

• Ndajuni nxënësve kopje të tekstit „A e njohim ajrin?“ dhe le ti përpunojnë në mënyrëtë pavarur.

• Ndajuni nxënësve kopje të fletave të punës për nxënës „Mbajtja e ajrit të shëndetshëmnë shtëpinë tuaj“ në faqen 23 dhe le ti përpunojnë në mënyrë të pavarur.

• Kërkoni disa vullnetarë të formojnë një grup të vogël dhe të diskutojnë për dilemën„Kundërvajtës“ para tjerëve.

• Lusni nxënësit që ta prezentojnë me anë të vizatimeve rëndësinë e ajrit dhe si mund të jetëToka pa ajër. Vendosni një ekspozitë.

• Me nxënësit luani lojën „Vallëzimi i ajrit“. Pas lojës, diskutoni për lidhjen e organizmavetë gjallë (Bimëve dhe kafshëve) në mjedisin jetësor.

Page 25: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

21

Ajri

DILEMAKundërvajtës

Paramendoni se jeni një person i rëndësishënnë qytetin tuaj. Një ditë jeni duke e ngarë veturëntuaj dhe policia ju ndalon, sepse vetura juajlëshon tym. Ju japin një fletë dhe ju thonë sepatjetër duhet që të paguani dënim me të holla.Çka do të bëni?• Do të thirrni disa njerëz që e njohin policin

dhe do t’ju thoni ta heqin dënimin.• Do ta shisni veturën.• Do të mundoheni që ta ndryshoni ligjin,

kështu që vetura juaj do të jetë në rregull.• Do ta paguani dënimin me të holla dhe

do ti shmangeni policisë në të ardhmen.• Do ta paguani dënimin me të holla dhe

do ta çoni veturën tuaj në riparim.• Diçka tjetër.

TESTA e njohim ajrin?

E SAKTË E PASAKTË

1 Ajri është „batanie e nxehtë“ e planetit.

2 Ajri është shtresë rreth Tokës, në të cilën krijohetndryshimi i klimës.

3Oksigjeni është gaz i rëndësishëm për ajrin.

4 Kur marrim frymë, thithim dioksid të karbonit.

5 Fabrikat dhe automobilat janë ndotës më të mëdhenjtë ajrit.

6 Jeta dhe shëndeti i organizmave varet nga gjendja e ajrit.

7 Pa ajër, Toka do të ishte një planet shkretëtirë.

Përgjigjet:1.Esaktë2.Esaktë3.Esaktë4.Epasaktë5.Esaktë6.Esaktë7.Esaktë

Page 26: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

22

Ajri

FLETË PUNEPse Tokës i nevojitet ajër

Vetëm gjashtë nga pohimet e mëposhtme janë të sakta për ajrin. Kopjoni fletën e punëspër të gjithë nxënësit dhe le ta plotësojnë ose shkruani përgjigjet e sakta në tabelë.

Mundëson ndryshimin ekohës dhe klimës

I furnizon njerëzitme naftë

Me ndihmën e ajrit,bimët prodhojnë ushqim

I furnizon njerëzit memateriale për ndërtim

Luan rol kyç nëqarkullimin e ujit

E mundëson djegiene materieve

E mundësonfrymëmarrjen I bart shijet Përmban oksigjen

që e thithin organizmat

Page 27: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

23

Ajri

FLETË PUNEMbajtja e ajrit të shëndetshëmnë shtëpinë tuaj

Sa janë me rëndësi pastrimi dhe ajrosja e rregullt e dhomave?

A kultivoni bimë, të cilat e zvogëlojnë praninë e materive të dëmshmenë ajër?

A shfrytëzoni preparate ekologike për pastrimin e shtëpisë.

Prej çfarë materialesh janë punuar qilimat tuaj?

A i ruani preparatet për pastrim në vend të sigurt?

Bisedoni për dëmin nga pirja e duhanit në shtëpinë tuaj.

Page 28: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

24

Ajri

FLETË PUNELepuri-lavdërues

Një ditë në pyll jetonte lepuri-lavdërues. Një ditë bleu një motor dhe shkoi në livadh,ku shkonte rreth e rrotull për ta parë të gjitha kafshët nga pylli. Me motor i shkeli bimët:lule bleta u shpërnda në të gjitha anët, zymbylit i fluturuan fletët, ndërsa narcisi u shtypnë tokë. Urithi doli nga vrima që të marr ajër të pastër, ndërsa thithi gaz dhe i ra të fikët.Lepuri lavdërues nuk vërejti asgjë dhe vazhdoi që të mburret duke shëtitur me motorine tij. Të gjithë u habitën dhe ikën nga sjellja e keqe e lepurit.

Atëherë arriti miu Gricko dhe tha:– Keni durim derisa të flejë lavdëruesi, atëherë do t’i tregojm; atij!

I lodhur nga qarqet që i bëri dhe nga zhurma me motor, lepurin shumë shpejt e zuri gjumi.

Kafshët tjera të pyllit shkuan në vrimën ku flinte lepuri dhe me një zë të lartë bisedonindhe qeshnin. Lepuri u zgjua dhe si në ëndërr i luste që ta ndërpresin zhurmën,duke u premtuar atyre se kurrë më nuk do të shëtiste me motor në pyll.

Page 29: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

Pjesa më e madhe e sipërfaqes së Tokës është e mbuluar me ujë, për shkak të kësaj ështëquajtur Planeti i kaltër. Për fat të keq, pjesa më e madhe (97%) e ujit të Tokës është i kripurdhe nuk mund të shfrytëzohet në mënyrë të drejtpërdrejt nga njerëzit. Pjesa tjetër e ujit prej3% është i ëmbël (i pakripur) dhe gjendet në lumenj dhe liqene, nën sipëfaqen e tokës,organizmat e gjallë, akullnajat, polet dhe në malet më të larta. Sipas hulumtimeve, nga njerëzitshfrytëzohet vetëm 1% e sasisë së ujit në planetin tonë.

Karakteristikat e ujit• Uji është substancë e vetme që është prezent në natyrë

në tri forma: të ngurtë, të lëngshme, të gaztë.• Uji i pastër vlonë në 100oC dhe ngrinë në 0oC.• Në lartësi më të madhe, ku shtypja e ajrit është më e ulët,

temperatura për vluarjen e ujit është më e ulët.• Tretja e ndonjë substance në ujë e zvogëlon temperaturën

e ngrirjes së ujit. Këtë e kanë shumë të njohur njerëzit,të cilët që ta parandalojnë ngrirjen në dimër, hedhin kripëose shtojnë materie në ujë që ti pastrojnë qelqet e dritarevetë veturave.

• Uji quhet tretës i përgjithshëm. Ai mund të tretë më shumë substanca se çdo tretës.• Uji ngjitet nëpër bimë deri te majat e tyre.

Rëndësia e ujit për jetën• Pothuajse të gjitha materiet bëhen më të rënda dhe më të ngurta kur kalojnë nga gjendja

e lëngshme në të ngurtë. Megjithate, uji e rritë volumin e tij dhe bëhet më i lehtë atëherëkur shndërrohet në akull. Kjo cilësi ka rëndësi të madhe për mbajtjen e jetës në lumenjgjatë dimrit.

25

Uji

Page 30: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

26

Uji

• Pikat e shiut gjatë rënies nëpër ajër i tretin gazrat ajror.Kur bie në Tokë, shiu ndikon në cilësinë e dheut,liqeneve dhe lumenjve.

• Uji mund të grumbullojë sasi të mëdha të energjisë,e cila mund t’i shndërrojë oqeanet, detrat dhe liqenetnë rezervuar gjigant të ngrohjes. Kjo cilësi e veçantëndikon te klima në rajonet që janë afër bazeneve ujore.Gjithashtu, për shkak të cilësisë së tyre për mbajtjene energjisë, uji gjithkund përdoret për freskim,por dhe për transferimin e ngrohjes.

• Njerëzit patjetër duhet të pinë rreth dy litra ujë në ditëqë t’irruajnë funksionet në trupin e tyre.

Pasuritë ujore• Vendet ku ruhet uji i tokës quhen bazene ujore (rezervuar). Ujë i ëmbël (i pakripur) mund

të gjendet në:– lumenjt, liqenet, pellgjet moçalet, (ujë sipërfaqësor);– bimët, kafshët dhe njeriun;– nën sipërfaqen e tokës (ujërat nëntokësore).

Ndikimi i njeriut• Uji përdoret për ujitje në bujqësi, si materie për ngrohje ose

ftohje në industri, si dhe për qëllime të përditshme: për pije,higjienë personale, pushim, marrje të energjisë elektrike etj.

• Ekzistojnë mënyra të ndryshme në të cilat njerëzit i dëmtojnërezervuaret ujore ose e ndotin ujin:– Hedhja e mbeturinave në ujë e zvogëlon kapacitetin e ujit.– Aktivitetet bujqësore, siç janë hedhja e helmeve, plehrave

dhe lëndëve tjera, shkaktojnë ndotje të madhe të ajritdhe ujit.

– ndërtimi i një ure ose zhvendosja e një shtrati të lumitmund të shkaktojë ndryshime në rrjedhën e lumit osetë nivelit të ujërave nëntokësore.

– Nxjerrja e rërës dhe gurëve nga lumi shkatërron brigjet e lumenjve.– Ujërat industriale që lëshohen në lumenj pa u pastruar nga ujërat e ndotura janë

të dëmshme për bimët dhe kafshët në ujë dhe ndikojnëndaj shëndetit të njerëzve.

– Fermat e derrave dhe të shpendëve krijojnë shumëmbeturina. Lëshimi i këtyre mbeturinave në lumenjpa u pastruar mund të shkaktojë vdekje të bimëvedhe kafshëve në ujë, dhe natyrisht ndikon ndaj shëndetittë njerëzve.

– Rrjedhja e prodhimeve të naftës i dëmton elementete gjalla dhe jo të gjalla në ujë.

– Lumenjt shpesh ndoten nga ujërat kanalizuese dhe ngaujërat që nuk mund ti thithë dheu.

– shumë qytete nuk kanë stacione për pastrimin e ujëravetë ndotura. Hedhja e drejtpërdrejt e ujërave të ndoturanë lumenj i ndotin ujërat.

Page 31: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

Përgatitja ditore: Domosdoshmëria e ujit

Pjesa I: Qarkullimi i ujit

1 Merrni një gotë me ujë të pijshëm. Lusni ndonjë nga nxënësit që të pijë dhe të tregoj se çkamendon, prej kur ekziston uji, dhe sa është i vjetër. Sqarojuni nxënësve se uji është i vjetërpërafërsisht 4,5 miliardë vite (njejtë sikur planeti ynë) dhe është në qarkullim të përhershëmmidis Tokës dhe ajrit. Dielli dhe era shkaktojnë avullim të ujit, nga Toka, gjethet e bimëve,trupat e kafshëve dhe nga sipërfaqja e lumenjve, liqeneve dhe oqeaneve. Në këtë mënyrë,uji shndërrohet në avull. Në kushte të caktuara, avullimi kalon në pika ujore dhe përsëri bienë tokë në formë të shiut ose borës, shpesh duke i grumbulluar materiet tjera gjatë rënies.Shiu dhe bora përsëri i mbushin lumenjtë dhe liqenet. Lumenjtë rrjedhin në oqeane.Një pjesë e shiut rrjedh nëpër tokë dhe shndërrohet në ujëra nëntokësore.

2 Ndani fletën e punës „Qarkullimi i ujit“ dhe së bashku me nxënësit emërtoni fazate ndryshme të qarkullimit të ujit.

Pjesa II: Uji: komponent i vetëm në planetin tonë

Tregojuni nxënësve për disa cilësi të vetme të ujit dhe rëndësinë e tij për organizmat e gjalllëpërmes bisedës rreth pytejeve në vijim (përdorni informata nga fillimi i këtij kapitulli):• Në çfarë gjendje të ndryshme mund të gjendet uji? Jepni shembuj.• Pse krijohet akull në sipërfaqen e ujërave në lumenjt dhe liqenet? Cila është rëndësia e kësaj

cilësie për mirëmbajtjen e jetës në dimër?• Uji mund të tretë shumë materie. Jepni shembuj.• Materie të ndryshme të tretura në ujë e ulin temperaturën

e ngrirjes së saj. Pse detërat dhe oqeanet nuk ngrihen në dimërnë gjerësi të mesme gjeografike? Çka është tretur në të? Jepnishembuj tjerë nga jeta e përditshme për parandalimin e ngrirjes.

• Uji mund të ruaj një sasi të madhe të energjisë (ngrohje).Pse dimrat janë më të butë, ndërsa verërat më të freskëta nëafërsi të liqenit ose detit në krahasim me vendet më në brendi?Jepni shembull nga planeti ynë.

• Pse në sipëfaqen e ujit krijohen valë?• Demonstroni thithjen e ujit me një qelq të hollë adekuat, duke e mbledhur ujin me sfungjer

ose duke vendosur rrënj nga një bimë me lule të bardhë në ujë në të cilin ka ngjyrë(për demonstrimin e dytë nevojitet më shumë kohë). Sqaroni rëndësinë e ujit për bimët.Çka tjetër shkon lart së bashku me ujin?

27

Uji

Kohëzgjatja 1-2 orë të mësimit

Koha vjetore Të gjitha kohët vjetore

Vendi Klasë

Materialet Fleta e punës për nxënësit „Qarkullimi i ujit“, tabelë, një gotëe ujit për pije, një qelq i hollë, tas i mbushur me ujë, sfungjer,lule e bardhë, ngjyrë

Qëllimet Nxënësit ti:

• zgjerojnë njohuritë për qarkullimin e ujit në natyrë

• të bëhen të vetëdijshëm për cilësitë e ujit dhe për rëndësinëe tij për organizmat e gjallë

Metodat Demonstrim, ligjërim, diskutim, punë e pavarur,zgjidhje e dyshimeve

Page 32: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

28

Uji

Përgatitja ditore: Uji dhe njerëzit

Pjesa I: Hulumtuesit e ujit

1 Diskutoni me nxënësit:

• Pse uji është i domosdoshëm në jetën e përditshmetë njerëzve (për nevoja personale, për pije, gatim,higjienë personale, larje, pushim dhe dhe rekreacionnë ujë etj.; për qëllime ekonomike: ujitjen e drithrave,prodhimin e mallrave të ndryshme dhe ofrimine shërbimeve, për trafikun)? Shkruani përgjigjetnë tabelë. Nxënësit le ti emërtojnë shembujte ndryshëm për përdorimin e ujit.

• Diskutoni se pse njerëzit e moshuar në fshat zgjedhinhulumtues të ujit për një mision të rëndësishëmqë të gjendet një burim i ri i ujit. Shpjegojuni se dukeshikuar nga perspektiva historike, të gjitha vendbanimet ku jetojnë njerëzit gjithmonëkanë qenë të lidhura me ujin dhe afër tij (detrat, lumenjtë, liqenet etj).

2 Sqarojuni se duhet ta zbuloni cilësinë e ujit që ështëi nevojshëm për secilin prej nesh.Që të bëhet një gjëe tillë, së pari tregojuni nxënësve një shishe të plastikësose të qelqit prej 2 litrash. Kjo do t’ua lehtësojëqë ta paramendojnë nevojën e ditore të sasivetë ndryshme të ujit. Ndani kopje nga teksti „Sa ujëka në?“. Kur do ta përfundojnë, diskutoni me nxënësitpër sasinë e ndryshme të ujit në ushqim dhe organizmate gjallë.

Kohëzgjatja 3-4 orë të mësimit

Koha vjetore Të gjitha stinët e vitit

Vendi Klasë

Materialet Shishe prej 1 litër, testi „Sa kemi njohuri për ujin“, fleta e punës„Përdorimi i ujit“, 2 gota të plastikës, gjilpër e gjatë, gozhdë, shiritprej celofani, kronometër, fletë pune „Burimet e ndotjes së ujit“,fletë për vizatim format-A4, ngjyra, markerë

Qëllimet Nxënësit të:

• kuptojnë se në përditshmërinë e tyre mund të kursejnëshumë ujë

• bëhen të vetëdijshëm se me ndryshime të vogla në shprehitëe tyre higjienike mund të kursejnë shumë ujë

• njihen me burime të ndryshme të ndotjes së lumenjve

Metodat Ligjërim, diskutim, kompletimi i tekstit, punë individuale, diskutimspontan

Page 33: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

3 Sqaroni se shfrytëzimi i matur i ujit ka shumë rëndësi, sepsebota ballafaqohet me një krizë botërore në lidhje me ujin.Bisedoni se në cilat raste uji mund të përdoretmë ekonomikisht. Lusni nxënësit që ti shprehin idetë e tyrepër kursimin e ujit në rastin që vijon:• Larjen e prodhimeve për ushqim;• Larjen e pjatave;• Larjen e rrobave me makinë;• Ujitjen e kopshtit;• Larjen e veturës.

4 Jepni disa shembuj, duke i përdorur informatat nga fleta e punës „Përdorimi i ujit“.Shpërndani kopje nga fleta e punës dhe lusni nxënësit të përgatisin detyrë shtëpiepër planet e tyre se si të kursehet uji, për të cilat duhet të bisedojnë me prindërit.

Pjesa II: Uji dhe higjiena personale

1 Sqarojuni nxënësve se me disa ndryshime të vogla në sjellje ose me aparate të ndryshmeteknike secili mund të kursejë ujë për pastrim në shprehitë e tyre të përditshme përmbajtjen e higjienës. Tregojuni nxënësve se do t’ua dëshmoni këtë me ndihmën e njëshembulli dhe një problemi matematikor.

2 Demonstroni eksperimentin në vijim:

• Merrni dy gota të njejta prej letre dhe bëni disa vrima të njejta në fund të gotave(Pesë ose gjashtë). Përdorni një gjilpër të madhe për njërën gotë dhe një gozhdëtë madhe për tjetrën.

• Ngjitni një shirit prej celofani nga ana e jashtme në fundin e gotës.• Lusni dy vullnetarë që ti mbushin të dy gotat me ujë me një sasi të barabartë.

Pastaj në të njejtën kohë nxirrni shiritat prej fundit të tyre. Nxënësit masin se sa kohëështë e nevojshme që të rrjedh uji. Përsëriteni eksperimentin nëse ka nevojë.

• Tregojuni nxënësve se kjo paraqet mënyrë të thjeshtë që të kursehet ujë gjatë bërjesdush. Në ditën e sotme tregjet ofrojnë çesme dhe dushe të ndryshme, me funksionetë ndryshme, ndërsa disa prej tyre edhe kursejnë ujë pikërisht në mënyrë të këtillë.Tregojuni nxënësve që t’u japin „këshillë profesionale“ prindërve të tyre kur do tëvendosin të blejnë një dush të ri për banjo.

3 Ilustroni problemin matematikor në vijim:

• Pyesni nxënësit sa herë në ditë i pastrojnë dhëmbët. Lusni një vullnetar që të shkojëderi në lavaman dhe të tregojë se si bëhet kjo (vërejtje: në rast se nuk ka ujë në klasë,nxënësi mund ta sqaroj procedurën).

• Diskutoni rreth mundësisë që të gjendet një mënyrëtjetër e kursimit kur i lajmë dhëmbët. Ai që i lanëdhëmbët duhet ta lëshojë ujin vetëm kur të lagëbrushën ose dhëmbët, ndërsa e mbyll gjatë kohëskur i pastron dhëmbët me brushë.

• Tregojuni nxënësve se përshtypja e parë është se kjomënyrë e kursimit nuk ka efekt të rëndësishëm gjatëkursimit të ujit. Mes tjerash, në realitet, nëse secilie bënë këtë ndryshim të vogël mund të ketë një efektshumë të madh. Që ti bindni ata që dyshojnë,lusni nxënësit që ta zgjedhin problemin në vijim:

29

Uji

Page 34: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

30

Uji

Paramendoni sikur secili anëtar i familjes t’i lajë dhëmbët derisa uji rrjedh tërë kohën.Që kur ju keni treguar se të gjithë mund të kursejnë ujë, ata pajtohen qi t’i ndryshojnëshprehitë e tyre dhe ta lëshojnë ujin vetëm kur i lagin brushën dhe dhëmbët.Eksperimenti përfshinë të dhënat në vijim:• Familja juaj përbëhet nga 5 antarë të familjes.• Çdo antar i lan; dhëmbët dy herë në ditë.• Pastrimi i dhëmbëve përafërsisht zgjat rreth 3 minuta, ndërsa rrjedhja mesatare e ujit

është 2 litra në minut.• Me metodën e kursimit të ujit kursehet 1 litër për person.

Lusni nxënësit së bashku me prindërit e tyre të llogarisin:a) Sasinë e ujit që e shfrytëzon familja kur e lëshonë ujin që të rrjedhë vazhdimisht.b) Sasinë e ujit që e shfrytëzon familja kur e zbatonë mënyrën për kursim.c) Sasia e ujit që mund të kursehet për një ditë nga familja.ç) Çka mund të ndodhë nëse njëqind familje të qytetit tuaj e ndjekin këtë shembull?

Përgjigje:a) 3 x 2 x 2 x 5 = 60 litra në ditë

Sqarojuni nxënësve se nëse respektohet kjo një vit, rezultati do të jetë:60 x 365 = 21.900 litra

b) 1 x 2 x 5 = 10 litra në ditëSqarojuni nxënësve se nëse respektohet kjo një vit, rezultati do të jetë:10 x 365 = 3.650 litra

c) 60 litra - 50 litra = 10 litra në ditëSë bashku llogariteni ujin e kursyer të familjes për një vit (18.250 litra). Për lehtësim,rrethoni shifrën prej 20.000 litra ose 20 metra kub për familje.

d) 50 litra x 100 = 5.000 litra në ditëSë bashku llogariteni ujin e kursyer të 100 familjeve për një vit — 1.825.000 litra(1.825 metra kub) ose nëse e keni zgjedhur që të rrumbullakoni — rreth 2.000 metra kub.

Sqarojuni se me 2.000 metra kub mund të mbushni një pishinë të madhe si pishina eolimpiadës (50 m x 20 m x 2 m).

Pjesa III: Lumi ynë

Ky aktivitet mund të punohet me tërë klasën ose në grupe,nëse klasa është e madhe.

1 Bëni shumë kopje nga fleta e punës „Burimet e ndotjessë ujit“ kështu që pas prerjes së fotografive të veçanta të ketënga një fotografi për çdo nxënës. Jepni fotografi secilitnxënës dhe luteni që të vizatojë një pjesë të lumit në një fletëme format A4 të lidhur me burimin e ndotjes në fotografi.Vizatoni një lumë në tabelë.

2 Kur të gjithë do t’i përfundojnë, mblidhni vizatimet dhe sqarojuni nxënësve se me punëne tyre kanë ngritur një pjesë të madhe të lumit, që është qendër e shumë aktivitetevetë njeriut. Çdo aktivitet në mënyrë të ndryshme ndikon ndaj ujit të lumit. Diskutoni menxënësit për llojet e ndryshme të burimeve të ndotjes së ujërave. Lusni çdo nxënësqë të tregojë para klasës se në çfarë mënyre ndotësi i tij e zvogëlon cilësinë e ujit.Përpiquni që nxënësit të kuptojnë se të gjitha aktivitetet e njeriut përgjatë lumit kanëndikim negativ në cilësinë e ujit.

Page 35: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

3 Sqaroni se miliona vite bota e gjallë e lumenjve, bimët dhekafshët adaptohen në kushtet natyrore për jetë. Kur aktivitetete njeriut e ndërrojnë mjedisin jetësor, bota e gjallë nukka shumë kohë që të adaptohet dhe shumë shpejt vdes.Përkujtoni nxënësit se së bashku me organizmat tjerë të gjallë,njerëzit gjithashtu varen nga pastërtia e shtratit të ujërave,që i shfrytëzojnë për pije, në amvisëri, industri, ferma,sport dhe rekreacion në ujë.

4 Lusni nxënësit që të japin shembuj për aktivitete të ndryshmetë dedikuara për mbrojtjen e lumenjve. Bëni një listë me ideshumë adekuate. Kushtoni vëmendje atyre që janë të lidhura ngusht me shprehitë e ditës(hedhje e mbeturinave ose ujë kanalizues në lumenj, dëmtimin e brigjeve të tyre etj).

Pjesa IV: Përroi dhe peshku i vogël

Lexojeni tregimin „Përroi dhe peshku i vogël“ në faqen 40.

1 Lusni nxënësit që ti tregojnë përshtypjet e tyre.

2 Jepuni nxënësve një përfundim se me ndikimin e tyre negativi shkatërrojnë gjërat e mrekullueshme që i rrethojnë dhepastaj nuk janë të vetëdijshëm për dëmet që i shkaktojnë.

Pjesa V: Lojë — Qarkullimi i ujit

1 Nxënësit le ti bëjnë aktivitetet në vijim për të mësuar se si qarkullon uji nëpër materiete gurit, siç janë gurët, rëra dhe argjili.

Në një enë me vrima në fund vendosni gurë të imët, në tjetrën rërë dhe në të tretën argjil.

Për të demonstruar se uji nëntokësor qarkullon nëpër pjesët e gurit nëntokësor, derdhniujë në secilën prej enëve. Vëzhgoni dhe diskutoni për rezultatet. Cila enë më shpejtëe lëshon ujin? Cila më ngadalë? Si ndikojnë materiet e ndryshme ndaj qarkullimit të ujitnë sistemin natyror.

2 Bëni përpjekjet në vijim për të treguar se si lloje dhe madhësi të ndyshme të tokëskontribuojnë për qarkullimin e ujit. Zgjidhni tre nxënës të „bëhen“ ujë.Nxënësit tjerë do të jenë material guri.• Qarkullimi i ujit nëpër gurë

Nxënësit bëhen gurë të imët, duke u prekur mes vete me duar të zgjatura.Qëllimi i nxënësve, të cilët i paraqesin pikat e ujit, është të kalojnë (rrjedhin) nëpërnxënësit, të cilët i paraqesin gurët e imët në anën tjetër të klasës.

• Qarkullimi i ujit nëpër rërëNxënësit bëhen rërë duke i hapur duart, duke i lakuar bërrylat dhe duke i prekur beletme majat e gishtërinjëve. Nxënësit — kokrriza rëre duhet të qëndrojnë kështu që belete tyre pothuajse takohen. Nxënësit — pika uji do të kenë vështirësi gjatë lëvizjes,por ende do të mund të arrijnë në anën tjetër.

• Qarkullimi i ujit nëpër argjilNxënësit bëhen pjesë nga argjili duke i mbajtur duart të lëshuara pranë trupit dhetë afruar njëri pranë tjetrit. Ata duhet të jenë shumë afër njëri tjetrit, duke bërë pengesëpër pikat e ujit. Pa qenë të ashpër, nxënësit — pika uji duhet ngadalë të depërtojnënëpër argjil. Ndoshta të gjithë nuk do të mund të kalojnë nëpër argjil.

31

Uji

Page 36: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

32

Uji

Aktivitete tjera

• Ndajuni nxënësve kopje të tekstit „A e njohim ujin?“ dhe le ta punojnë në mënyrëtë pavarur.

• Lusni disa vullnetarë që të formojnë një grup të vogël dhe të debatojnë rreth dilemës„Pikë pas pike“ para tjerëve.

• Mësoni për pasuritë natyrore të qytetit apo fshatit tuaj dhe në shtetin tonë.• Organizoni një ditë për mbrojtjen e ujit dhe prezentoni hulumtimin tuaj. Dita e posaçme

është 22 Marsi, sepse kjo është dita botërore e ujit.• Gjeni tregime, këngë, enigma për ujin.• Me nxënësit luani lojën „Pastrimi i ujit në tokë“ dhe diskutoni me nxënësit për ndotjen

dhe pastrimin e ujit në tokë.• Lusni ndonjë nxënës prej (klasave të 3-5) që ta lexojë tekstin „Përroi dhe peshku i vogël“.

Për nxënësit nga klasa e parë deri të tretën mësuesi e lexon tregimin. Pastaj bisedoni përndotjen e ujit dhe pasojat e ndotjes ndaj organizmave të gjallë.

Page 37: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

33

Uji

DILEMAPikë pas pike

Ju jeni në vizitë te një mik dhe në oborre shikoni babain e tij me zorrë uji në duar,se si përgatitet që ta lajë veturën familjare.Ju vendosni:• Ti ofroni ndihmë;• Të propozoni se me kofë me ujë

dhe brushë për larjen e veturës mundtë kurseni shumë ujë;

• Të propozoni që veturën ta dërgojënë sallonin për larjen e veturave;

• Të mos flisni asgjë, sepse jeni i turpshëm,dhe mendoni se kjo nuk është puna juaj;

• Të bëni diçka tjetër.

TESTA e njohim ujin?

E SAKTË E PASAKTË

1Më pak se gjysma e sipërfaqes së Tokës është e mbuluar me ujë.

2 Uji i ka dy forma në Tokë.

3 Uji mund të ruajë në sasi të madhe të energjisë.

4 Kur materie të ndryshme treten në ujë, temperatura e ngrirjessë ujit rritet.

5 Vetëm 3% ujë që e përdorin njerëzit shërben për pije.

6 Është e arsyeshme që të përdoret uji i njejtë si për pije ashtuedhe për ujitje të kopshteve dhe pastrimit të trotuarit.

7 Është e arsyeshme që të përdoret uji i ftohtë që rrjedhpër t’u ftohur pijet dhe ushqimi.

8 Ndotësit kryesor të ujit janë industria dhe komunikacioni ujor.

9 Pa ujë, Toka do të ishte planet i shkretë.

Përgjigjet:1.Epasaktë2.Epasaktë3.Esaktë4.Epasaktë5.Esaktë6.Epasaktë7.Epasaktë8.Esaktë9.Esaktë

Page 38: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

34

Uji

Niveli i ujit nëntokësor — Niveli deri ku uji ngritet në pus të hapur. 8

Ujërat nëntokësore — Uji nëntokësor qëndron në të çaratdhe zbrazëtirat. Ai mund të përdoret përmes puseve. 7

Pastrimi natyror i ujit — Shirat dhe bora që shkrihen rrjedhin nëpër tokë,pastrohen prej grimcave më të mëdha dhe depërtojnë nëpër të çaratdhe poret e tokës dhe gurëve.

6

Ujin që nuk mund ta thithë toka — Ujin që nuk mund ta thithë tokaështë rrjedhja e dukshme e përrenjve, lumenjve dhe liqeneve. 5

Reshjet — Sasia e reshjeve, në formë të shiut,borës ose breshërit vjen nga retë. 4

FLETË PUNEQarkullimi i ujit

Avullimi — Meqë dielli e ngroh ujin, ai avullohet dhe ngritet në ajërsi avull i padukshëm. 1

Transpiracioni — Uji i avulluar lëshohet edhe nga gjethet dhe bimëtpërmes procesit të quajtur transpiracion/avullim. 2

Kondensimi — Avulli i ujit ngritet, ftohet dhe shndërrohet në pika uji— lëng. Kur temperaturat janë më të ulëta, drejpërdrejt shndërrohetnë gjendje të ngurtë (akull, breshër ose borë).

3

Page 39: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

35

Uji

FLETË PUNESa ujë ka në?

Page 40: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

36

Uji

FLETË PUNEPërdorimi i ujit

Higjiena personale

• Mose e lini ujinqë të rrjedh derisai lani dhëmbët,duart apo fytyrën.

• Paramendoni se çkadëshironi të bëni më tepër: të bëninjë dush me (100-200 litra) ose me(rreth 80 litra).

• Mos hidhni mbeturina në tualet.

Pastrimi

• Para se ti lani enët,pastroni mbetjet eushqimeve nga pjatat.

• Mos i zhyt enëte palara në ujëqë rrjedh- në vend të kësaj, mbushenilavamanin me ujë. Kjo kursen 50%të ujit që ju nevojitet.

• Ndizni makinën të mbushur me rrobapër larje.

• Paraprakisht, zbusni rrobat që janëpërlyer me dhe në një kovë të veçantëme ujë dhe detergjent për larjene rrobave.

• Shfrytëzoni kovë me ujë, në të cilën kadetegjent edhe për pastrimin e veturës,ndërsa zorrën e ujit përdoreni vetëmnë fund.

• Pastroni ballkonet kur bie shi.• Përdorni fshesë, në vend të zorrës me

ujë, për ti fshirë gjethet që kanë rënë.

Ujitja

• Mos e përdorni ujine pijshëm për ujitjene kopshtit —përdorni ujë prejburimeve ose shiravetë mbledhura më herët.

• Mënjanoni ujitjen kur është kohame erëra ose shira, atëherë ujimë shpejt avullohet.

• Përdorni spërkatës, me anë të të cilitkursehet një pjesë e madhe e ujit.

• Mbuloni vendet e ujitura me kashtëose gjethe që ta kufizoni avullimin.

Gatimi/pija

• Vendosni mbyllësnë lavaman kuri pastroni pemëtdhe perimet.

• Mos i ftohniushqimet ose pijet me ujin për pije.

• Nëse dëshironi ujë më të ftohtë,atëherë mos prisni që të ftohet ujiduke rrjedhur nga çezma, por mbanishishe me ujë të ftohtë në frigorifer.

Page 41: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

37

Uji

FLETË PUNEBurimet e ndotjes së ujit

Anijet, barkat me motor, dhe skuterët në ujëSportet e ujit e ndotin ujin me vaj dhe naftë.

Plehërat dhe lëndët mbrojtëse bujqësorePlehërat dhe lëndët mbrojtëse bujqësore të mbrojturai ndotin liqenet dhe lumenjtë kur uji e lanë tokën nga fushate përpunuara.

Kafshët dhe fermatMateriet e mbeturinave nga kafshët që ruhen në fermëshpesh përfundojnë në shtretërit e ujërave pa u pastruar,duke i shkatërruar bimët, mbytur kafshët dhe duke e dëmtuarshëndetin e njeriut.

Ujërat e ndoturaQendrat për trajtimin e ujërave të ndotura mund të shkaktojnëndotjen e ujit nëse nuk punohet rregullisht me to. Vetëm uji ifiltruar mund të lëshohet nëpër lumenjtë, liqenet dhe detrat.

Page 42: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

38

Uji

FLETË PUNEBurimet e ndotjes së ujit (vazhdon)

Mbeturina në plazhKur shkoni në plazh patjetër mblidhni mbeturinat dhe hidhnine kosh.

Ndryshime në brigjet e lumenjveNdërtimi i urave dhe ndryshimi i brigjeve të lumenjve mundtë ndryshojnë rrjedhën e lumenjve dhe ujërave nëntokësore.

Nxjerrja e rërës dhe guritNxjerrja e rërës dhe gurit nga lumenjtë i shkatërron brigjetdhe e rrit ndotjen.

АutomjetetNjerëzit ndonjëherë i lajnë automjetet e tyre menjëherëafër shtratit të lumit.

Page 43: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

39

Uji

FLETË PUNEBurimet e ndotjes së ujit (vazhdon)

Hedhja e mbeturinaveHedhja e mbeturinave në shtratin e lumit e zvogëlon cilësinëe ujit dhe i shkatërron mjediset ujore.

Shesh ndërtimeshPërdorimi i ngjyrave, vajrave dhe materive tjera në sheshet endërtimit në afërsi të ujit, mund ti ndotin shtretërit e lumenjve.

Gjuetarët ilegalëTeknikat e palejuara për gjueti dhe peshkim mund ta dëmtojnëcilësinë e ujit dhe ti shkatërrojnë bashkësitë ujore të kafshëve.

Shirat e rrëmbyeshmeLumenjtë shpesh ndoten prej ujërave, të cilat toka nukmund ti thith, të shkaktuara prej shirave të rrëmbyeshme,përmbytjeve dhe katastrofave tjera natyrore.

Page 44: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

40

Uji

FLETË PUNEPërroi dhe peshku i vogël

Atë ditë përroi e pa peshkun e vogël se si po largohet nga ujërat e tij dhe i çuditur e pyeti:

– Peshk i vogël, për ku je nisur?

– Iki sa më larg nga ky ujë me argjil dhe i qelbur.

– E pse? – u habit përroi.

– Po nuk mund të gjejë më një shtëpi të qetë te ti. Nuk ka më barëra ku të fshihem,nuk janë më as krimbat, buburrecat, dhe gaforet me të cilat ushqehem... gjithnjë e mëtepër jamë i uritur. Patjetër duhet të gjejë një zgjidhje, sepse edhe ajri i mungon ujit.

Përroi u ofendua prej fjalëve të këtilla të peshkut të vogël dhe me buzëqeshje e pyeti:

– Po ku do të shkosh?

– Do të kërkoj një përrua më të pastër, atje lart në mal, ku nuk ka njerëz ta turbullojnëujin e pastër burimor.

– Por, peshk i vogël – u ankua përroi, duke u bërë xheloz ndaj ujit të pastër burimor...– prit, mos më braktis, të lutem, do të mundohem që ti pastroj ujërat e mija.

– Por, si?

– Një gjyshe plakë më ka treguar se nëse kaloj nëpër 40 gurë, do të bëhem i pastërsi loti i saj.

– Ha, ndërsa njerëzit përsëri do të ndotin – ia ktheu peshku i vogël duke mos i besuar.

– Atëherë, nuk kam shpëtim. Dhe, kur të gjitha burimet do të bëhen si unë, njerëzitdo të duhet patjetër ta pinë ujin e ndotur dhe të gjithë do të jemi në rrezik...

Page 45: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

Dheu është shtresa e sipërme e sipërfaqes së tokës. Ai është i banuar me organizma të gjallëtë shumëllojshëm dhe është në proces të vazhdueshëm të krijimit dhe shkatërrimit. Toka ka vetitë veçantë — pjellshmëri.

Krijimi i tokës është proces i gjatë dhe i ndërlikuar, që është rezultat i qarkullimittë vazhdueshëm të materieve dhe energjisë në mes organizmave të gjallë (bimëve, kafshëvedhe mikroorganizmave) dhe natyrës jo të gjallë (gurëve dhe mineraleve). Meqë ky proces ështëshumë i gjatë toka mund të llogaritet si burim natyror që nuk ripërtërihet. Rreth 65%e sipërfaqes së Tokës është e mbuluar me dhe. Nga kjo, më pak se një e treta mund të përdoretdrejtpërdrejt për aktivitetete bujqësore: kullotat, livadhet dhesipërfaqet e përpunuara.

Faktorët në vijim ndikojnë në krijimin e tokës: organizmate gjallë (bimët, kafshët, aktiviteti i njerëzve, mikroorganizmat),klima, vendpozita dhe koha.

Toka përbëhet prej katër pjesëve:• Pjesa e ngurtë — mineralet dhe materiet organike;• Pjesa e lëngët — uji;• Pjesa e gaztë — ajri dhe• Pjesë me organizmat e gjallë — mikroorganizmat dhe

insektet e tokës.

Në shtresën e sipërme të tokës ka organizma, siç janë bakteret, kërpudhat, krimbat, dhe larvat.Organizmat — kërmijtë, minjtë dhe krimbat paraqesin prej 50 deri më 75% të organizmavetë gjallë në tokën e punueshme. Rrënjët e bimëve dhe shtazët në tokë i kthejnë materietorganike në tokë pjellore — humus, që më vonë përzihet me materiet minerale. Përpos kësaj,krimbat e bëjnë dheun të butë, që është e rëndësishme për rrënjët e bimëve.

41

Toka

Page 46: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

42

Toka

Dheu kryen shumë funksione të ndryshme:• Ai është bazë për prodhimin e ushqimit për bimët,

kafshët dhe për njerëzit. Gjithashtu, shtresimi i bimëvetë vdekura dhe kafshëve bëhet në dhe.

• I pastron ujërat nëntokësore dhe ka rol të (filtrit) pastruesitnatyror.

• Shërben si vendbanim i bimëve dhe kafshëve.• Shërben për marrjen e materialeve për ndërtim.• Shërben si burim i ripërtritur i karburantit natyror

(p.sh, kashtë, torfë, mbetjet e drurit).• Ai është mjedis historik, që e ruan vlerën e trashëgimisë historike dhe kulturore.

Shtresa e dheut është e holluar dhe në shumë vende cilësia e tij është përkeqësuar.Duhet ta pengojmë procesin e shkatërrimit të dheut, me qëllim që t’i kryej funksionet e veta.Problemet më serioze dhe kërcënimet e tokës janë shpërndarja e saj me ujë, ndotja,acidimi dhe kripëzimi nga industria.

Rreth 75% të të gjithë tokës së planetit i është zvogëluarpjellshmëria për shkak të lagështisë dhe ngrohjessë pamjaftueshme. Njëri prej fakteve më shqetësues është se,për shkak të menaxhimit jo të mirë, pjesa më e madhe nga tokapjellore humbet çdo vit, që shkakton në kthimin e tokavenatyrore (livadheve, pyjeve dhe kullotave) në tokë ndërtimore.Më shumë se më parë, shoqëria duhet t’i orientojë përpjekjete saj drejt mbrojtjes së tokës dhe ruajtjes së frytit. Ajo duhet t’izvogëlojë, sa më shumë që të jetë e mundur, efektet negativetë aktiviteteve të njeriut ndaj cilësisë së tokës.

Mbrojtja e tokës është shumë e rëndësishme. Ajo shumë lehtëabsorbon materie të dëmshme të lëshuara nga burime të ndryshme të ndotjes në mjedisinjetësor. Periudha e dekompozimit të materieve të dëmshme në tokë është më e gjatënë krahasim me ate të ajrit ose ujit.

Për dallim nga ajri dhe uji, toka mund të të jetë pronësi private, që e vështirëson mbrojtjene saj, sepse ajo varet nga vullneti i pronarëve.

Përgatitje ditore: Çka dimë për tokën?

Kohëzgjatja 2-3 orë të mësimit

Koha vjetore Të gjitha kohët vjetore

Vendi Klasa, hapësirë e hapur

Materialet Tabelë, markerë, shkumës, fleta pune për ngjyrosje, kavanozi madh prej qelqi ose plastike, rërë e trashë, rërë, gjethet, krimbatdhe insektet artificiale (mund të bëhen nga letra), uji, lugë emadhe, qelq zmadhues, dhe i mbledhur nga vende të ndryshme,3-4 qelqe laboratorike, letër, thikë, letër që thithë ose letër-filtër

Qëllimet Nxënësit të:

• njihen me tokën me funksionet themelore dhe karakteristikate saja

• kuptojnë se krijimi i tokës vazhdon gjatë kohë

Metodat Diskutim, eksperiment, punë e pavarur

Page 47: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

Pjesa I: Çka është toka (diskutimi)

1 Në tabelë shkruani fjalë dhe shprehje të ndryshme lidhurme dheun, siç janë:• Shtresa e sipërme, pjesë e kores së Tokës;• E mbulon tërë planetin;• E lëngshme, ngurtë, pjellore;• Kombinim i ndërlikuar nga natyra e gjallë dhe e vdekur.

Pastaj lusni nxënësit që t’i plotësojnë fjalitë:• Toka krijohet...• Frytshmëria e tokës...• Toka do të mbrohet me...

2 Pyesni nxënësit se pse toka është shumë e rëndësishme dhe cilat janë funksionete saj kryesore për organizmat e gjallë dhe njerëzit. Shkruani përgjigjet në tabelë.U ndihmoni atyre përmes dhënies së informatave shtesë nga prezentimi.

Pjesa II: Le të krijojmë tokë (eksperiment)

1 Shpjegoni nxënësve se shumë njerëz mendojnë për tokën për papastërtinë që duhettë mënjanohet nga këpucët dhe të lahen duart. Pyesni nxënësit se çka gjendet në tokë.Shtoni më shumë informata, shfrytëzoni të dhënat e prezentimit. Shpjegoni se nuk mundtë shihen të gjitha pjesët përbërse të tokës në shikim të parë. Materiet jo të gjalla,siç janë rëra e trashë, rëra dhe balta, janë të përziera me materie të organizmave të gjallë.Gjithashtu, në të janë përzier uji dhe ajri. Kushtoni kujdes tre faktorëve(klimës, vendndodhjes dhe kohës) që e përcaktojnë krijimin e tokës.

Klima luan rol të rëndësishëm në shpejtësinë, me të cilën ndodhin proceset në tokë.Vendet e nxehta janë të përshtatshme për krijimin e tokës. Vendndodhja ka të bëjë meatë nëse toka është në mal ose rrafshinë dhe nëse zona është e rrëpishme ose rrafshinore.Është shumë e vështirë që të parandalohet ulja e tokës atje ku rajoni është i rrëpishëm.andaj njerëzit mendojnë se mbrojtja e tokës në male është më e rëndësishme.Theksojuni nxënësve se toka nuk mund të krijohet vetëm me një përzierje të thjeshtëtë pjesëve të saja përbërse, gjithashtu nevojitet edhe kohë.

2 Që ta vërtetoni pohimin e fundit, bëni demonstrimin në vijimme ndihmën e disa nxënësve:• Vandosni pak rërë të trashë, rërë dhe baltë në një

kavanoz të zbrazët. Shtoni disa gjethe dhe krimbadhe insekte artificiale. Tundeni përsëri. Shtoni pak ujë,por mos e mbushni kavanozin deri te gryka. Shpjegonise në këtë përzierje, poashtu ka edhe ajër, i cili ështëi domosdoshëm për kafshët dhe për rrënjët e bimëve.Pyesni nxënësit nëse mendojnë se ky është dhe i vërtetë.

• Ndani klasën në grupe dhe lusni që çdo grup të gërmojëdhe të sjellë dy-tre grushta të dheut të vërtetë (kjo detyrë mund t’u jepet disavullnetarëve një ditë më parë). Lusni nxënësit që ta krahasojnë dheun e sjellur me atetë eksperimentit. Bëjeni këtë me qelq zmadhues dhe pa qelq. Diskutoni për dallimetqë mund të shihen.

3 Theksojuni se krijimi i tokës është proces i gjatë që zgjatë shumë vite dhe varet ngamaterialet fillestare, organizmat e gjallë (bimët, kafshët, aktivitetet e njeriut dhemikroorganizmat), klima, pozicioni dhe kushtet kohore. Sqaroni se të gjitha ato kushtenuk mund të krijohen në klasë. Specifikoni në përfundim se toka duhet të vlerësohetdhe të mbrohet.

43

Toka

Page 48: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

44

Toka

Pjesa III: Le ta studiojmë tokën (eksperiment)

U shpjegoni nxënësve se toka ka shumë cilësi, por ju sot do të hulumtoni tri nga këto: ngjyrën,lagështinë dhe dendësinë. Për këtë qëllim, do të duhet që të punohet detyra hulumtuese në vijim:

1 Vendosni në kuti të njejta shembuj të freskët të dheut të marrë nga vende të ndryshme.Shënoni kutitë dhe vizatoni tabelën, siç është treguar më poshtë:

2 Ngjyra e tokës varet nga prania e materieve të ndryshme dhe ujit. Në kushtet e përbërjes,ekzistojnë tri ngjyra themelore:• E zeza — për shkak të pranisë së humusit (mbetjet e organizmave të gjallë);• Ngjyrë kafe (ngjyrë e kuqërremtë, ngjyrë ndryshku) — për shkak të të pranisë

së përbërësve të hekurit dhe• Ngjyrë e hirtë (ngjyrë qumështi) — për shkak të pranisë së materieve minerale.

Raporti i përbërsve të ndryshëm e jep nuancën e ngjyrës themelore. Tokat më të lagështagjithmonë duken më të errëta. Shkruani rezultatet nga hulumtimi në kolonën e parë.

3 Lagështia e tokës varet nga prania e ujit në momentin e hulumtimit. Ajo mund tëpërcaktohet afërsisht nga letra, e cila e thithë. Shqyrtoni shkallët vijuese të lagështisë:• Toka e thatë — kur e prekni, ajo shndërrohet në pluhur dhe nuk e lag letrën;• Toka e freskët — kur e prek, ajo është e ftohtë, por nuk e lag letrën;• Toka e lagët — kur e mbani në duar, bëhet me topa dhe e lag letrën;• Toka me ujë — kur e mbani në duar, nga ajo pikon ujë dhe ngjitet.

Identifikoni lagështinë e tokës dhe plotësoni kolonën e dytë me rezultatet.

4 Dendësia e tokës mund të përcaktohet me përdorimin e thikës së topitur.Shqyrtoni nivelet në vijim të dendësisë:• Shumë e dendur — thika nuk mund të depërtojë në tokë;• Mjaftë e dendur — thika shumë lehtë depërton në tokë;• E shkrifët — toka lehtë derdhet.

Shkruani rezultatet në kolonën e tretë.

Shpjegoni se ka qindra lloje të tokës në botë dhe se emrat e tyre shpesh janë të lidhurame ngjyrën e tyre, p.sh: e zezë, e kuqe etj.

Aktivitete tjera

• Ndani kopje të tekstit „Çka dimë për tokën?“. Lusni nxënësit që ta zgjedhin si detyrëindividuale.

Toka Ngjyra Lagështia Dendësia

Nr. 1 Nga oborri i shkollës

Nr. 2 Nga mali

Nr. 3 Nga ferma

Nr. 4 ...

Page 49: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

Përgatitja ditore: Toka dhe njerëzit

Pjesa I: Sa lloje të tokës ekzistojnë në? (demonstrim)

1 Filloni aktivitetin duke përkujtuar rolin, të cilin toka e ka në ushqimin e bimëve, kafshëve,njerëzve dhe për rëndësinë e pjellshmërisë së saj.

2 Pyesni nxënësit nëse ekziston tokë shumë pjellore në botë.Pasi që ti dëgjoni mendimet e tyre, tregoni atyre një mollë.Tregoni që ato të mendojnë se është një model i vogël iTokës. Sqaroni atyre se me demonistrimin e ardhshëm do t’utregoni se në botë ka më pak tokë pjellore se sa duket:• E ndani mollën në katër pjesë të barabarta dhe tri pjesë

të tyre leni mënjanë. Sqaroni se tri të katërtat e sipërfaqessë tokës i përfshijnë detrat dhe oqeanet.

• Ndani pjesën e katërt në dy gjysma dhe lejeni mënjanëgjysmën. Sqaroni se këtë pjesë të Tokës e kanëshkretëtirat, ku nuk mund të kultivohen prodhimet.

• Ndani pjesën e tetë të mbetur prej mollës në katër pjesëdhe leni mënjanë tri prej tyre. Sqaroni se pjesët që i latë mënjanë paraqesin pjesë ngasipëfaqja e tokës që e kanë shkëmbijtë dhe gurët — kjo pjesë nuk është pjellore.

• Tregoni nxënësve se pjesa tjetër paraqet 1/32 e sipërfaqes së Tokës — pjesëqë llogaritet si pjellore. Qëroni lëvoren e kësa pjese, duke u sqaruar se kjo ështënë të vërtetë shtresa e sipërme — e tokës, që i ushqen bimët dhe prodhon ushqimpër të gjithë kafshët dhe njerëzit. Theksoni se ndërtimi i rrugëve, shtëpive dhe fabrikavenë tokë pjellore e zvogëlon sipërfaqen e tokës, të aftë për t’i mbajtur të mbjellat më tej.

45

Toka

Kohëzgjatja 3-4 orë të mësimit

Për eksperimentin: 10 minuta në ditë 2-3 mbledhje,të ndjekura me diskutime nga 1 orë

Koha vjetore Çfarëdo kohë vjetore

Për eksperimentin: sipas mundësisë, gjatë kohës më të nxehtëtë vitit

Vendi Klasë, laborator

Materialet Një mollë, thikë xhepi

Për eksperimentin: qese e plastikës, qelq zmadhues, termometër,etiketa, pjesë të vogla të mbetjeve (metal, mbështjellësee çamçakëzit, gotë e plastikës, kanaçe e zbrazët e pijeve,pjesë të rrobave të pambukut, copë prej qelqit, copë letre,lëvore të bananes), pak dhe nga kopshti

Letra të punës për ngjyrosje

Qëllimet • Nxënësit të kuptojnë se sasia e tokës në botë është e kufizuar

• Nxënësit të kuptojnë se çka mund të ndahet në tokë natyrisht

Metodat Demonstrim, eksperiment, diskutim

Page 50: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

46

Toka

Pjesa II: Çka e ndotë tokën?

1 Përgatitja: Organizoni dhe realizoni hulumtimin në vijimme nxënësit gjatë dy ose tri javëve:• Mbushni dy të tretat e një qeseje të plastikës me dhe nga

kopshti. Shtoni disa copa të vogla të mbetjeve (metal,mbështjellës te çamçakëzit, gotë të plastikës, kanaçe tëzbrazët, pjesë të rrobave të pambukut, copë prej qelqi,copë letre, lëvore të bananes. Përzini mirë dhe shtoni ujënë përzierjen. Mbylleni mirë qesen dhe ngjiteni në tëetiketën me shënim se çka keni futur në të si dhe datën.

• Vendoseni qesen afër dritares, në diell (në qoftë se e kryeni hulumtimin gjatë sezonittë ngrohtë veror) dhe afër ngrohjes (por jo mbi të) nëse është dimër.

• Çdo ditë në dy apo tri javët e ardhshme hulumtoni dhe shënoni vëzhgimet tuajapër temperaturën, aromën, pamjen e jashtme, dhe ndryshimet e dukshme.Nëse dheu në qese është i thatë, shtoni pak ujë.

2 Diskutim: pas dy ose tre javësh, lusni nxënësit që t’ianalizojnë ndryshimet dhe të përgatisin raport të shkurtër,në të cilin do të përgjigjen në pyetjet në vijim:• A mund të vëreni ndonjë lloj të organizmave

në përzierje?• Cilat ndryshime të temperaturave i vëreni gjatë

hulumtimit?• Cilat mbetje janë ndryshuar, ndërsa cilat janë

si më parë?

3 Mendoni se cilat mbetje janë zbërthyer në tokë, ndërsa cilat kanë mbetur të pandryshuara.Cilat lloje tjera të mbetjeve, sipas mendimit të nxënësve, nuk janë zbërthyer në dhe?

4 Udhëzoni nxënësit që të ndajnë përvojën profesionale dhe përshtypjet nga ndotjae tokës me mbetjet, plehërat, dhe përdorimin e plehërave dhe kimikateve në bujqësi.Citoni që të kuptojnë se ruajtja e pastërtisë së tokës është me rëndësi të madhe për cilësitëe saj dhe për pamjen e jashtme të mjedisit jetësor.

Pjesa III: Çka e rrezikon tokën? (diskutim, stuhi me ide)

1 Lusni nxënësit, pas mësimit, që t’i vëzhgojnë ndotësite tokës në oborrin e shkollës dhe në parkun kur shkoninë ekskursion. Në bazë të eksperimentit paraprak,le të analizojnë se sa është e mundur që mbeturinënqë e shohin shpejtë të barazohet me mjedisin jetësor:Pregatitni një raport të shkurtër për mbikqyrjet e tyredhe lexoni disa prej tyre para nxënësve.

2 Ndani disa kopje nga lista e punës „Çka e rrezikon tokën?“.Së bashku diskutoni për rreziqet kryesore ndaj tokës (ndotjamë shumë nga ujërat e ndotura, toka e shtypur nën rrugëdhe ndërtesa, gazrat dalëse dhe shpërndarja e tokës) dhendikimin e tyre ndaj tokës: Vëreni se gjendja e tokës është direkt e lidhur me pjesët tjerapërbërse të natyrës — ajër, ujë, organizma të gjallë.

3 Përmes stuhisë me ide u tregoni nxënësve që të mendojnë se si të mbrohet tokanë oborrin e shkollës, në park, fermë dhe në vende tjera të jashtme të njohura.

Page 51: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

Pjesa IV: Loja — Tingulli i farave

1 Lusni nxënësit të sjellin fara me madhësi, formë, peshë apo fortësi të ndryshme,kanaçe dhe qese plastike. Flisni me nxënësit për rëndësinë e tokës gjatë procesittë mbirjes së farës, nevojën për materie ushqyese dhe ujë.

Për këtë lojë zgjidhni fara me madhësi, formë, peshë ose ngurtësi të ndryshme.Për nxënësit më të vegjël përdorni fara që kanë dallime të mëdha dhe lehtë mundti shikojnë nxënësit. Ndërsa për nxënësit më të rritur përdorni fara që kanë dallimemë të mëdha. Farat mbyllni në kanaçe të zbrazëta të kafes.

Farat që mund të përdoren (mund të përdoren në çdo kombimin).

2 Ua jepni kanaçet disa nxënësve në grup. Sigurohuni se ato nuk mund të shikojnë se çkaka në kanaçe. Sqaroni se secila kançe është e mbushur me lloje të ndryshme të farave.Në të njejtën kohë, çdo fëmijë le ta tundë kanaçen në mënyra të ndryshme(lartë-posht,nga njëra anë në tjetrën, duke rrokullisur etj). Tregonu fëmijëve që me kujdes ta dëgjojnëtingullin që e krijojnë farat.

Ndani klasën në grupe të vogla, secili grup le të posedojë kanaçen e tij me fara. Nxënësitle t’i përgatisin karakteristikat e farave. A janë të mëdha? A janë të vogla? Të forta? Të buta?Të rrumbullakëta? Me rrethe? Të yndyrshme? A ka shumë fara në kanaçe ose vetëm disa?

3 Tregoni nxënësve kombinimin për farat në qeset e pastra të plastikës. Sqaronu atyre se nëqese gjenden të njetat lloje të farave si ato në kanaçe. Grupet e nxënësve le ti krahasojnëfarat ne qeset e plastikës me tingullin që kanë dëgjuar nga kanaçja.

4 Nxënësit le të diskutojnë për përfundimet në grupet e tyre. Kur secili grup do të vijënë përfundim, lusni grupet, që një nga një ta lëvizin kanaçen dhe la ta tregojnë mendimine tyre. Pjesa tjetër e klasës le të tregojë nëse pajtohet me mendimin e grupit me gishtattregues të ngritur lartë ose poshtë. Në të njejtën kohë hapni kanaçet që ti kontrollonipërfundimet.

5 Në fund, bisedoni me nxënësit për rëndësinë e tokës në procesin e krijimit të farave,mbirjen e tyre, nevojën për materiet ushqimore dhe ujin në tokë që farat të mundtë mbijnë.

Aktivitete tjera

• Lusni disa vullnetarë që të formojnë një grup të vogël dhe të diskutojnë për dilemën„Kopshti në vjeshtë“.

• Organizoni pastrimin e oborrit të shkollës, parkut ose në ndonjë vend tjetër.• Lusni disa prej nxënësve (nga klasa e 3-5) që ta lexojnë tregimin „Tregimi për tokën“.

Për nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën tregimin e lexon arsimtari.Pastaj bisedoni për mbështetjen dhe miqësinë reciproke.

• Studioni toka të ndryshme qytetin ose në fshatin tuaj.

47

Toka

Të mëdha Të mesme Të vogla

Arrë me lëvore Misër Farë e barit

Bajame me lëvore Bizele Kafe e bluar

Lajthi me lëvore Farat e plota të kafes Fjolla tërshëre

Page 52: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

48

Toka

DILEMAKopshti në vjeshtë

Një ditë vini në shtëpi dhe e gjeni tërë familjentuaj në oborr se si i grumbullojnë dhe i hedhingjethet që kanë ra nga drunjtë. Ju vendosni:• Të ndihmoni për hedhjen e gjetheve;• Të propozoni që të hapet një gropë ku do

të groposen gjethet, të cilat do të kalbendhe në këtë mënyrë do të bëhet kopshti juajmë i frytshëm;

• Të vërtetoni se djegia e gjetheve është idee mirë;

• Të mos bëni asgjë dhe të shkoni të shikonitelevizor.

• Diçka tjetër.

TESTÇka dimë për tokën?

Në fjalitë më poshtë ka çifte shprehjesh hijezuara. Nënvizoni atë për të cilën mendonise nuk është e saktë që të formoni fjali të sakta.

1 Toka e mbulona / nuk e mbulon tërë sipërfaqen e Tokës.

2 Cilësia më e rëndësishme e tokës është dendësia / frytshmëria e saj.

3Organizmat e gjallë nuk marrin pjesë / marrin pjesë aktive në krijimin e tokës.

4 Për shkak të përbërjes së saj, toka ndalon / nuk ndalon shumë ndotës.

5 Aktivitetet e njeriut kanë ndikim të volitshëm / të pavolitshëm ndaj gjendjes së tokësnë ditën e sotshme.

6 Djegia e stërnishtës pas korrjes është mirë / nuk është mirë për tokën.

7 Përdorimi i kimikateve kundër dëmtuesëve e ndotë / nuk e ndotë tokën.

8 Gjendja e tokës varet / nuk varet nga gjendja e elementeve tjera në natyrë – ajër,ujë dhe organizma të gjallë.

Përgjigjet:1.nukembulon2.frytshmëria3.marrinpjesë4.ndalon5.tëpavolitshëm6.nukështëemirë7.endot8.varet

Page 53: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

49

Toka

FLETË PUNEÇka e rrezikon tokën?

Shpërndarja e tokës — Shtresa e sipërme pjellore e tokës është e mirë për bujqësinë,siguron kullosa për kafshët dhe përmban materiet ushqimore për bimët. Kur drunjtë,kaçubat dhe bari do të mënjanohen, toka është e pambrojtur dhe fillon shpërndarja e tokës.Ky është proces që e shkaktojnë uji dhe era. Shpërndarja e tokës mund të jetë pasojëe aktiviteteve të ndryshme të njeriut, me të cilat toka ekspozohet në ujë dhe ajër.Aktivitetet bujqësore, siç janë lëvrimi i pjerrtësirave, mënjanimi i shtresës pjellore të tokës,rritja e numrit të kafshëve që kullosin, kontribuojnë për shpërndarje më të madhe të tokës.

Thartësimi — Varësisht se ku gjendet toka, mund të përmbajë sasi të ndryshmetë thartësirës. Bimët që rriten atje janë të adaptuara në këto thartësira, ndërsa ndryshimii thartësirës së tokës mund ti dëmtojë ato. Aktivitetet e njeriut shpesh errisin thartësirënnë tokë.

Ndotja — Në disa raste toka është e ndotur me metale dhe materie helmuese tjera,naftë dhe katran, ve, gazra helmues dhe shpërthyes, lëndë djegëse dhe materie tjeratë dëmshme. Këto materie shpesh vijnë nga mbeturinat industriale dhe komunale.

Ngjeshmëria (kompaktiteti) — Toka është e ngjeshur si pasojë e shtypjes së përhershmenga makinat e rënda, lëndët e rënda dhe materialet e tokave të lagështa.

Kripshmëria — Toka bëhet më e ngopur me kripëra për shkak të përdorimit të madhtë plehrave minerale. Ky proces është i papërshtatshëm për organizmat e gjallë në tokëdhe për cilësinë e prodhimtarisë bujqësore.

Page 54: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

FLETË PUNETregimi për tokën

Ishte një ditë e nxehtë gushti. Milingona Mimi dhe lejleku Stavre kënduan nën hijene drurit të madh. Ato bisedonin se po afrohet dimri, prandaj duhet të sigurojnë ushqimpër fëmijët e tyre.

Ditën e ardhshme erdhi një familje në piknik nën hijen e drurit të madh. Mimi dhe Stavremenjëherë menduan se mund të shfrytëzojnë diçka nga ushqimi i tyre. Kur familja shkuan,në vendin e tyre kishte thërrime. Milingona dhe lejleku i morën thërrimet dhe i dërguannë shtëpitë e tyre. Atëherë Mimi u kujtua që ta ftojë urithin Rovko që t’iu ndihmojëqë të gërmojnë shtëpi më të madhe. Rovko me kënaqësi u pajtua, sepse shumë dëshirontet’ju ndihmojë miqve të tyre. Ai është gërmues i mirë. Puna përfundoi shpejtë dhe tani atokanë më shumë hapësirë në shtëpi. Ditën tjetër ra shi. Nga shiu hyri pak ujë në shtëpi,ndërsa tani kanë dhe çka të pinë.

Vjeshta ngadalë po afrohet. Duke e ditur se vjen vjeshta, dallëndyshet shkuan drejt jugut.Ato morën fara të ndryshme me vete, duke menduar se janë ushqim i mirë për rrugës.Duke fluturuar mbi shtëpitë e Mimit dhe Stavres, nga qelli ranë disa fara.

Nga gjethet që i bartën milingona dhe lejleku në shtëpitë e tyre toka u bë më e frytshme,ndërsa nga farat që i sollën dallëndyshe, pranverën e ardhshme mbinë luleshumëngjyrëshe: Këtë verë, Mimi dhe Stavre më shumë u kënaqën nën hijen e drurittë vjetër, kësaj here duke e ndjerë aromën e luleve të reja.

50

Toka

Page 55: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

Energjia është e domsdoshme për të gjitha aktivitetet e njeriut. Me anë të saj, ngrohen shtëpitë,lëvizin automjetet, përpunohet toka dhe makinat punojnë. Shfrytëzimi i shpejtë i burimeveenergjetike botërore gjatë disa shekujve të fundit parasheh një rritje të paparë në standardinjetësor. Në ditën e sotme njerëzit janë aq të varur prej energjisë që vështirë mund ta mendojnëjetën pa të.

Energjia e diellit është burim i të gjitha llojeve të energjisë në botë dhe ajo e mundëson jetën.Një pjesë e energjisë së diellit kthehet në hapësirë. Pjesa tjetër e dritës mbetet në Atmosferëntokësore, për shkak të gazrave në ajër. Këto gazra janë si një batanie që e mbulojnë Tokëndhe luajnë rol natyror për mbajtjen e nxehtësisë së Tokës.

Drita e diellit ka rëndësi në procesin e krijimit të ushqimeve te bimet. Është shumëe rëndësishme për ekzistencën e bimëve dhe kafshëve. Rajonet me dritë dhe ngrohje tëvolitshme në përgjithësi dallohen me shumëllojshmëri të madhe të bimëve dhe kafshëve, ndërsajeta e njeriut është shumë më e lehtë. Sot njerëzit shfrytëzojnë lloje të ndryshme të energjisë:• Burime të paripërtritura

(thëngjill, karburant, gaz natyror);• Burime të ripërtritura

(diell, ujë, erë, ujë të ngrohtë natyror etj)

Shfrytëzimi i energjisë prej burimeve të paripërtriturashkakton ndikime negative serioze ndaj mjedisit jetësor. Djegiae lëndëve djegëse të ngurta dhe të lëngta janë të shoqëruarame lirimin e gazrave helmues, pluhurit, tymit dhe ndotësve tjerë.Gërmimi i xeheve në gropa të hapura shkakton ndryshimindhe shkatërrimin e rrethinës natyrore. Problemet e mëdhaekologjike, siç janë shirat helmues dhe ndryshimet klimatike,studiohen me shekuj dhe bëhen më të kuptueshme për njerëzit. Këto dukuri negative në masëtë madhe shkaktohen nga procesi i shfrytëzimit të energjisë prej burimeve të paripërtritura.

51

Energjia

Page 56: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

52

Energjia

Energjia mund të prodhohet me teknika më „të pastra“, me përdorimin e burimevetë ripërtritura të energjisë — diellit, ujit, erës.

Energjia duhet të shfrytëzohet në mënyrë sa më efikase në jetën e përditshme, prodhimtarinëindustriale dhe zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme.

Përgatitja ditore: Për gjithçka nevojitet dielli

Pjesa I: Për gjithçka nevojitet dielli

1 Pyesni nxënësit se çka mendojnë, cili është roli i diellitnë ekzistencën e bimëve, kafshëve dhe njerëzve. Gjenishembuj prej jetës së përditshme që e tregojnë nevojëndhe dëshirën e organizmave të gjallë për dritën e diellit(p.sh luledielli drejtohet kah dielli; macet dëshirojnë që tëngrohen në diell; njerëzit rreziten kur koha është e mirë).

2 Dielli është yll. Toka pranon nxehtësinë dhe dritën nga ai.Gjatë arritjes në Tokë, drita e diellit shndërrohet në llojetë ndryshme të energjisë, e cila pastaj përdoret në shumëmënyra të ndryshme. Sqaroni shembujt tuaj, duke i shfrytëzuar informatat nga pjesa hyrëse.

3 Ndani klasën në grupe me nga gjashtë ose shtatë nxënës. Luteni secilin grup që të zgjedhgjësende të ndryshme të bëra nga druri, qelqi, metali, letra, plastika, lëkura ose qeramika.Sqaroni se për t’u prodhuar secila prej gjësendeve, ka nevojë për energji. Secili organizëmrritet dhe lëviz. Burimi i të gjitha formave të energjisë është dielli. Lusni të gjitha grupeqë 10-15 minuta të diskutojnë për idetë rreth rolit që e ka energjia e diellit në procesine prodhimit të gjësendeve të ndryshme.

Shembull: Një tavolinë prej druri është punuar prej druri dhe metali. Në fund ështëngjyrosur.• Druri: Së pari, druri duhet të rritet, sipas mundësive vetëm me dritën e diellit.

Prerja, transporti dhe përpunimi i drurit kërkon energji. Kjo energji fitohet nga lëndëtdjegëse natyrore.

• Metalet:Gërmimi, transporti, prodhimi dhe përpunimii metaleve janë të mundshme vetëm me përdorimine makinave të ndryshme që punojnë me energji.

• Ngjyrat në përgjithësi fitohen prej prodhimeve të naftësdhe prodhimi i tyre kërkon energji elektrike.

• Karburantet (thëngjilli, nafta dhe gazi natyror) merrennga brendësia e tokës. Ato janë krijuar para milonaviteve nga gjërat antike, bimët dhe kafshët.

• Energjia elektrike shpesh fitohet nga djegiae karburanteve ose përmes përdorimit të energjisësë ujit në hidrocentrale.

Kohëzgjatja 1-2 orë mësimi

Koha vjetore Të gjitha stinët vjetore

Vendi Në klasë

Materialet Lëndë të ndryshme në klasë, fleta të punës

Qëllimet • Nxënësit të kuptojnë se dielli është burimi kryesor i energjisësë Tokës

Metodat Diskutim, punë në grupe, diskutim

Page 57: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

• Burimet tjera të energjisë janë: mullinjtë e erës,ose panelet diellore, që e shfrytëzojnëenergjinë nga dielli.

• Bartja e tavolinës së drurit deri te shkolla bëhet me mjet transportues që shfrytëzonkarburant.

• Njerëzit që marrin pjesë në të gjitha fazat e prodhimit dhe transportit të tavolinës derinë shkollë, fitojnë energji nga ushqimi.

• Baza e gjithë zinxhirëve të ushqimit janë bimët, që e pranojnë energjinë nga dielli përtë prodhuar ushqim.

4 Lusni njërin nga nxënësit prej çdo grupi që të prezentojë rezultatet nga diskutimipara klasës.

Pjesa II: Format e energjisë

1 Ndani disa kopje prejt fletëve të punës „Format e energjisë“. Së pari shikoni gjysmën e parëtë fletës së punës, në të cilën gjendet një sanduiç i thjeshtë.

2 Diskutoni për përbërjet e sanduiçit. Mundohuni që ta ndiqni procesin e prodhimit të secilëspërbërje dhe energjisë se përdorur në këto procese. Ndihmoni nxënësit, nëse ka nevojë,me informata shtesë :• Sanduiçi përmbanë bukë, djath dhe domate.• Drithi rritet në fusha ku puna kryhet me makina

që harxhojnë energji.• Përgatitja e bukës nga drithi përfshinë disa procedura

dhe secila prej tyre kërkon energji, posaçërisht nxehje.• Djathi bëhet nga qumështi i kafshëve shtëpiake

(lopës, deles, dhisë) me ndihmën e makinaveqë punojnë me energji.

• Domatet rriten dhe piqen me ndihmën e diellit.Por, grumbullimi dhe transporti i tyre kryhetme ndihmën e makinave që djegin karburante.

• Njerëzit bëjnë sanduiça me energjinë, e cila lëvizi muskujt e tyre, ndëra ata duarte tyre.

3 Shikoni në gjysmën e dytë të fletës së punës „Format e energjisë“. Shikoni personate ndryshëm dhe pyesni nxënësit të sqarojnë se çka bëjnë ata.

4 Diskutoni së bashku për çështjet në vijim:

• Çka ndodhë me energjinë që gjendet në drurin për ngrohje (energjia që gjendet në dru,kur digjet, shndërrohet në ngrohje)?

• Çfarë lloji të energjisë përdorin kitaristi dhe daullexhiadhe në çka ndryshon ajo (energjia mekanike i lëvizduart dhe ndyshon në tingull)?

• Si jep dritë feneri (përmes shndërrimit të energjisëqë përmbanë vajguri në dritë)?

• Si përgatitet ushqimi (duke e kthyer energjinë e gazitnë nxehtësi)?

• Si e gjen fëmija rrugën në errësirë (me llambë-energjiae baterive shndërrohet në dritë)?

• Si motoçiklisti e ndez motoçikletëne vet (përmes djegiessë naftës me lëvizjen e motorit)

5 Përpiquni që të kujtoheni në ndonjë gjësend që nuk i nevojitet energji.

53

Energjia

Page 58: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

54

Energjia

Përgatitje ditore: Si të ruhet energjia

Pjesa I: Lehtë është të ruhet energjia

1 Filloni orën me fikjen dhe ndezjen e dritës disa herë.Pyesni nxënësit nëse mendojnë se ky aktivitet në ndonjëmënyrë ndikon në mjedisin jetësor.

2 Sqaroni se prodhimi dhe harxhimi i energjisë elektrikeçon deri te ndotja më e madhe. Djegia e lëndëve të paratë ngurta dhe të lëngshme është e shoqëruar me lirimine gazrave të dëmshme, pluhurit, tymit dhe ndotësve tjerë.Lusni nxënësit që të japin shembuj për ndotjen që e kanëvërejtur, ndërsa është shkaktuar nga prodhimi ose përdorimi i energjisë (tymi i oxhakutnë qendrat elektrike, gazrat dalëse të veturave, tymi i kamionëve ose stufa në shtëpi.).

3 Kthehuni në shembullin me fikjen dhe ndezjen e dritës në klasë dhe sqaroni se prej 15 deri20 për qind të energjisë së prodhuar në shtet përdoret për dritë. Nëse çdo familje fik njëpoç elektrik në shtëpi me kohëzgjatje prej një orë, me këtë do të bëhej një kursimi konsiderueshëm i energjisë. Për kompensim, kjo d.m.th. ndotje më e vogël në mjedisinjetësor dhe më shumë të holla në buxhetin familjar.

4 Ndani kopje nga testi „Çka dimë për energjinë“. Prej momentit kur nxënësit do tapërpunojnë, ndani përgjigjet dhe diskutoni për to. Theksoni se prodhimi dhe përdorimii energjisë kanë ndikim serioz ndaj mjedisit jetësor:çdokush mund të ndihmojë me njëpërdorim më ekonomik të energjisë.

5 Ndani klasën në katër grupe punuese dhe secilit grup jepniversion të ndryshëm të fletës së punës „Si ta kursejmëenergjinë“. U jepni kohë të mjaftueshme nxënësveqë të diskutojnë për informacionet e posaçme nga fletëte punës për ate se si mund të zvogëlohet konsumii energjisë. Pastaj çdo përfaqësues i grupit ju tregonnxënësve tjerë të klasës se cilat ndryshime të thjeshtatë shprehive të ditës i propozojnë ata që të kursehet energji.Zgjidhni një mënyrë më interesante të prezentimittë informatave, siç jatë shpjegimi i tregimeve, demonstrimi,pantomima, intervista, reklamimet etj.

Kohëzgjatja 2 orë të mësimit

Koha vjetore Të gjitha stinët vjetore

Vendi Në klasë

Materialet Fleta e punës ruajtja e energjisë,Testi „Çka dimë në lidhje me energjinë“

Qëllimet • Nxënësit t’i emërtojnë format e ndryshme të energjisë

Metodat Ndarja e përvojave, diskutim

Page 59: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

Pjesa II: Lojë — Njiheni Diellin

Materiali i nevojshëm — domate, degë e drurit, lodër — dinozaurdhe lodër — automobil. Bëni një maskë dielli, kështu që në mestë ketë vrimë për fytyrën. Kjo maskë duhet të qëndrojë rreth fytyrëspa u mbajtur.• Dielli: Përshëndetje, djem dhe vajza! Unë jam Dielli.

Nuk dua të lavdërohem, por unë jam burimi kryesor i energjisë.Ju ngroh dhe ju jap dritë. Unë mund të shfrytëzohem për t’juangrohur shtëpinë dhe për t’jua nxehur ujin. Patjetër të pajtohenise unë me të vërtetë jam i dobishëm!

• Domatja: Bimët nuk hanë sikur njerëzit. Në vend të kësaj, ato shfrytëzojnë dritën e diellitqë të kenë energji për rritje dhe për të mbetur gjallë. Sikur të mos kishte bimë çfarëdo të hanin kafshët dhe njerëzit? Unë ju nevojitem shumë!

• Dega: Siç rritem, në vete e grumbulloj energjinë diellore. Kur më djegin, e liroj energjinëdiellore në formë të ngrohtësisë dhe dritës.

• Automobili: Kur ne, automobilat, e djegim benzinën, në fakt, shfrytëzojmë energji dielloreshumë të vjetër diellore që të mund të lëvizim.

Aktivitete tjera

• Lusni disa vullnetarë të formojnë një grup të vogël dhe të diskutojnë para tjerëve përdilemën „Si ta bëjmë shtëpinë tonë më të ngrohtë“.

• Lusni nxënësit që të mendojnë një plan për kursimin e energjisë në shtëpi, për të cilën duhettë bisedojnë me prindërit e tyre. Kërkoni që të japin një informate nga biseda.

• Bëni plan për kursimin e energjisë në klasë dhe bëni gjithçka që ta ndjekin atë.• Lusni ndonjërin prej nxënësve (nga klasa 3-5) që ta lexojë tregimin „Për energjinë elektrike“.

Për nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën mësuesi e ka për obligim që ta lexojëtregimin. Ndërsa pastaj bisedoni për kursimin e arsyeshëm të energjisë. Secili prej nxënësvetë tregojë se si sillet në shtëpi kur e përdor energjinë elektirke.

55

Energjia

Page 60: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

56

Energjia

DILEMAShtëpi më e ngrohtë

Familja juaj shpërngulet në shtëpi të re që endenuk ka përfunduar dhe duhet të pajiset.Njëra prej detyrave tuaja është që të kujdesenipër ngrohjen dhe komoditetin. Cila prej zgjidhjevenë vijim është më e rëndësishme për ju:• Ngrohje me shfrytëzimin e aparateve elektrike;• Ngrohje me thëngjill dhe drunj;• Gjetja e mënyrave për përdorimin

e gazit natyror;• Përmirësimi i izolimit të mureve të jashtme

dhe dritareve ;• Vendosja e paneleve diellore në kulm;• Sigurimi i pajisjeve elektrike dhe të dritës

me shpenzim minimal të energjisë elektrike;• Tjera.

TESTÇka dimë për energjinë

E SAKTË E PASAKTË

1 Energjia e dritës është burim i të gjitha burimeve tjera të energjisë.

2 Ndotës më i madh i mjedisit jetësor është lënda djegëse e ngurtë.

3 Asnjëherë nuk do të na harxhohet thëngjilli.

4 Djegia e thëngjillit e ndotë mjedisin jetësor më shumëse gazi natyror.

5 Përdorimi i burimeve të ripërtritura i përshpejton ndryshimetnegative të klimës.

6 Amvisëritë dhe familjet mund të kursejnë energjinë në mënyrëtë thjeshtë dhe të lehtë.

7 Përmirësimi i izolimit në shtëpi kursen energji.

8 Bateritë diellore dhe panelet diellore do të jenë të dobishme vetëmnë të ardhmen e largët.

9 Në frigorifer nuk duhet të vendosim ushqim të nxehtë.

Përgjigjet:1.Esaktë2.Epasaktë3.Epasaktë4.Esaktë5.Epasaktë6.Esaktë7.Esaktë8.Epasaktë9.Esaktë

Page 61: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

57

Energjia

FLETË PUNEFormat e energjisë

Page 62: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

FLETË PUNESi të kursejmë energji në shtëpi

58

Energjia

Mbushni zbraztirat e kornizave të dritareve.

Përmirësoni izolimin ngrohës në dysheme.

Ndërtesat e reja në rajonet me klimë të ftohtë duhet të kenë dritaretë mëdha që janë në drejtim të jugut që të kenë më shumë dritëdhe ngrohje nga dielli gjatë kohës së dimrit.

Vendosni izolim ngrohës në anën e jashtme të murevenë shtëpinë/banesën tuaj.

FLETË PUNESi të kursejmë energjinë kur ngrohemi

Shfrytëzoni termoregullatorë automatik, të cilët vazhdimisht janëtë përforcuar në aparatet, ata e mbajnë temperaturën konstante.

Ndërroni aparatet e vjetra të ngrohjes (nuk është patjetër që t’i ndërronitë gjitha menjëherë) me modele më të reja dhe më ekonomike.

Vendosni pajisjet për ngrohje (radiatorët, stufat) nën dritare,që të mund ta ngrohin ajrin kur hyn brenda.

Page 63: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

59

Energjia

FLETË PUNESi të kursejmë energjinë kur gatuajmëdhe ftohim

Kur gatuhet në furrë, gjithë hapësira e saj duhet të shfrytëzohet,dhe kur ka mundësi, gatuaj disa ushqime njëra pas tjetrës që t’ishmangeni ngrohjes së sërishme.

Përdorni tenxhere-ekspres, që kursejnë energji dhe kohë.

Përdorni enë diametri i të cilave në fund është i barabartëdhe më i madh se diametri i pllakës së gatimit.

Enët me cilat përgatitni ushqim duhet të kenë fund të rrafshtëdhe të trashë.

Shkrijeni akullin në frigorifer rregullisht.

Kur dera e furrës gjatë gatimit është e mbyllur mirë kursen energji.

Mos vendosni ushqim të ngrohtë ose enë në frigorifer.

Page 64: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

FLETË PUNESi ta kursejmë energjinë kurhekurosim, pastrojmë dhe lajmë

60

Energjia

Mbusheni lavatriçen para se ta ndizni.Gjithmonë zgjidhni programin më të përshtatshëm.

Rregullisht pastrojeni qesen e fshesës elektrike.

Ndërroni gypat e grisur të fshesës elektrike.

Përdorni hekur me avull.

Page 65: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

61

Energjia

FLETË PUNESi të kursejmë energji gjatë ndriçimittë shtëpisë

Mbillni drunj më së paku 5 metra larg mureve të shtëpisë.

Gjithmonë pastroni dritaret.

Fikni dritat kur nuk ju nevojiten. Vendosni senzorë për lëvizjeqë t’i kontrolloni dritat e jashtme, në mënyrë që ato do të fikenkur ju nuk keni nevojë.

Ndërroni poçat e vjetër me poça kursyes. Ata janë shumë të qëndrueshëm(qëndrojnë deri shtatë vjet). Ndërrimi i poçit të zakonshëm 75 vatëshme poç kursyes 20 vatësh për 10 orë pune në ditë do t’i kompensojë paratëe investuara për më pak se një vit.

Mos i lini aparatet elektrike në gjendje gatishmërie. Pajisjet në gjendje tëkëtillë harxhojnë energji elekrike tërë kohën, por edhe kur janë të fikura.

Ngjyrosni muret e dhomave me ngjyra të ndritshme.

Page 66: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

FLETË PUNEPër energjinë elektrike

Ishte një dimër shumë i ftohtë. Vëllezërit Igori dhe Kirja mbetën të vetëm në shtëpi,ndërsa prindërit e tyre shkuan në uikend.

Igori e lëshoi kompjuterin, ndërsa Kire shkoi pranë televizorit e lëshoi DVD- player që ta shikojëfilm. Igori luajti disa herë dhe kur ju bë monotone, iu bashkangjit vëllait, por nuk e fikukompjuterin. U bë natë dhe fëmijët i ndezën dritat në dhomën e ndejës, kuzhinë,por dhe në dhomën e fëmijëve.., por asnjërën prej tyre nuk e fikën. Kishin ftohtë dheKiro e ndezi ngrohësen me rrymë. Shumë vonë fëmijët u shtrinë në shtrat për të fjetur.

Në tërë shtëpinë kishte drita të ndezura. Dritat ndriçonin nëpër të gjitha dhomat, por edhenë korridor, ndërsa kompjuteri, televizori dhe ngrohësja ishin të ndezura. E njëjta gjë u përsëritedhe në tri ditët tjera.

Por, Kire dhe Igori nuk ishin të vetmit, të gjithë në vendbanim silleshin në të njejtën mënyrë.Përnjeherë diçka plasi dhe nuk kishte më rrymë. Asgjë në shtëpi nuk punonte.Fëmijët u frikuan dhe shkuan te fqinjët e tyre. Por, edhe te ata gjendja ishte e njejtë.Ju treguan se ka ndodhur një defekt dhe se tërë vendbanimi nuk ka rrymë.Pritën disa orë që të rregullohet defekti.

Prindërit e Igorit dhe Kiros u kthyen ditën tjetër dhe mësuan se çka ka ndodhur. Pas disa ditësharriti fatura mujore e rrymës. Prindërit u habitën jashtë mase. Fatura e rrymës ishte shumëe lartë.

62

Energjia

Page 67: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

Organizmat e gjallë të Tokës grupohen në lloje. Llojin e përbën një grup organizmashqë janë të ngjashëm sipas pamjes, mënyrës së jetesës dhe sjelljes. Deri në fund të shek.shkencëtarët zbuluan një pjesë të vogël prej të gjitha llojeve të organizmave — rreth 1,5 milionlloje. Sipas llogarive të disa shkencëtarëve, ekzistojnë prej katër deri në pesë miionë të llojevetjera, të cilat ende nuk janë zbuluar dhe përshkruar.

Njerëzit e ndajnë planetin me disa milionë lloje të bimëve, kafshëve dhe mikroorganizmave,që së bashku quhen shumëllojshmëri biologjike ose biodiversitet.

Shumëllojshmëria biologjike është resurs natyror dhe përbëhet prej tri komponentëve:• Shumëllojshmëria gjenetike. Të gjitha llojet e Tokës trashëgojnë informata gjenetike, sipas të

cilave adaptohen në kushtet e mjedisit jetësor. Në të ardhmen, njerëzit ndoshta do të kenëmundësi të ripërtërijnë disa lloje të zhdukura nëse disponojnë me materialet e tyre gjenetike.

• Shumëllojshmëria e llojeve. Kushtet e ndryshme në mjedisin jetësor e kushtëzojnëshumëllojshmërinë e madhe të formave. Llojet e reja janë krijuar gjatë milliona viteve, ndërsaato që nuk kanë arritur të adaptohen në kushtet që ndryshoheshin, kanë vdekur, Secili llojbimor ose shtazor ka mjedis jetësor të vetin, prej ku i merr të gjitha kushtet e domosdoshmepër jetë: ajër, ushqim, hapësirë jete dhe strehim. Kur vendbanimi i një organizmi do tëndryshojë, ai adaptohet, shpërngulet ose zhduket.

• Shumëllojshmëria e ekosistemeve. Ekosistemi paraqet bashkim midis biobashkësivedhe hapësirës së tyre të jetës. Ekosisteme janë malet, shkretëtirat, fushat, lumenjtë,detrat dhe oqeanet. Banorët e një ekosistemi ndikohen mes vete, por ndikohen edheme mjedisin jetësor jo të gjallë. Ekosistemet ekzistojnë për shkak të numrit të madhtë llojeve. Secili lloj merr materie, energji dhe informacione nga vendbanimi.

Nocioni shumëllojshmëri biologjike zakonisht ka të bëjë me shumëllojshmërinë e llojeve,por nuk duhet të harrohen edhe dy komponentët tjerë të tyre — shumëllojshmëria gjenetike dheshumëllojshmëria e ekosistemeve. Shtetet më të pasura me lloje janë Brazili, (pellgu i Amazonit),Indonezia, SHBA, Rusia (Siberia), India dhe Kina.

63

Shumëllojshmëria biologjike

Page 68: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

64

Shumëllojshmëria biologjike

Mbrojtja e shumëllojshmërisë biologjike është një kusht shumëi rëndësishëm për stabilitetin e sistemeve natyrore, sepse vetëmatëherë ato mund të ripërtërihen dhe të zhvillohen. Mbrojtjae shumëllojshmërisë biologjike është e rëndësishme për:• Sistemet natyrore, të cilat kanë aftësi vet të mirëmbahen,

të mbrohen dhe të zhvillohen. Secili organizëm gjatë jetës së tijushqehet dhe krijon materie organike (rritet). Ata marrin pjesënë të gjitha proceset e natyrës. Organizmat ujorë e pastrojnëujin, grabitqarët sigurojnë kontroll natyror të dëmtuesëve,ndërsa insektet janë pjalmues kryesorë të botës bimore.

• Njerëzit nga natyra shfrytëzojnë materie të ndryshme: ushqim, dru, pëlhurë, lëndë të paratë ndryshme, kemikale dhe barëra, që ta ruajnë shëndetin dhe t’i plotësojnë nevojat e tyre.

Në natyrë, zhdukja e llojeve është proces natyror. Hulumtimi i fosileve tregon se gjatëdy milionë viteve kanë vdekur me siguri prej një deri në tri lloje në vit. Vlerësimet bashkëkohoretregojnë se sot disa mija lloje të bimëve dhe kafshëve vdesin çdo vit, që është shkakpër shqetësim serioz. Tri të katërtat e të gjitha llojeve të njohura të shpezëve dhe një e katërtae të gjitha llojeve të gjitarëve të njohur sot konsiderohet se rrezikohen nga zhdukja.

Shkaqet më serioze për zhdukjen e shpejtë të llojeve janë: ndotja si pasojë e zhvillimitekonomik, përdorimi i madh i tokës pjellore, zhvillimi i transportit dhe gjerësia e qyteteve.Sjellja e pakujdesshme e njeriut menjëherë dhe drejtpërdrejt ndikon në zvogëlimine shumëllojshmërisë biologjike përmes shkatërrimit vetë llojeve të kafshëve dhe bimëveose në mënyrë indirekte — përmes shkatërrimit të vendbanimeve të tyre.

Përgatitja ditore: Bimët dhe kafshët rreth nesh

Pjesa I: Shumëllojshmëria biologjike

1 Paraprakisht, në hamer ose tabelë vizatoni: pyje me disa drunj, livadh me bar, kaçuba,pellg ujor me lumenj ose liqen dhe shtëpi me oborr.

2 Ndani fletën e punës „Nëse do të isha bimë...“ dhe lusni nxënësit që ta plotësojnë në vazhdim:

Sikur të isha bimë, do të isha ....................................., sepse .....................................Sikur të isha kafshë, do të isha ....................................., sepse .....................................Secili nxënës do të duhet të zgjedh një kafshë ose bimë të ujit ose tokës.

3 Tregoni vizatimet duke sqaruar se këto janë vendbanime të ndryshme. Secili nxënës tregonse cilën bimë ose kafshë e ka zgjedhur. Secili nxënës le ta lë fletën e vet të punës në vizatimine vendbanimit përkatës. Pyesni nxënësit nëse dinë bimë ose kafshë tjera që jetojnë në këtëvendbanim dhe shtoni në vizatimet.

Kohëzgjatja 3-4 orë të mësimit

Koha vjetore Të gjitha stinët e vitit

Vendi Në klasë, vend të hapur

Materialet Tabelë vizatim në të cilin janë shënuar disa vendbanime,shkumës me ngjyra ose ngjyra, fleta të punës

Qëllimet Nxënësit të:

• kuptojnë rëndësinë dhe vlerën e llojllojshmërisë biologjikedhe rolin e tyre për njerëzit dhe natyrën

• kuptojnë nocionet bashkësia jetësore dhe zinzhiri i ushqimit

Metodat Asociacion, diskutim, lojë në vend të hapur

Page 69: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

4 Për nxënësit e klasave më të larta: lusni katër vullnetarë që ti prezentojnë informatatnga fleta e punës „Rëndësia e organizmave të gjallë“. Diskutoni me nxënësit nëse mundtë gjenden bimë, kafshë, baktere dhe kërpudha në katër vendbanimet e përmendura.Jepni emrat e katër grupeve të organizmave, nëse ato nuk janë përfshirë.

5 Diskutoni me nxënësit se çka ju nevojitet këtyre bimëve dhe kafshëve që të ekzistojnë(ajër, ujë, dritë, ushqim, ngrohje, hapësirë, vendbanim). Shkruani propozimet në tabelëose letër. Nxirrni përfundim se vendbanimet janë të ndryshueshme.

6 Nxënësve u jepni më shumë informata për shumëllojshmërin biologjike dhe rëndësinëe mbrojtjes së tyre. Informatat nga pjesa hyrëse mund të shfrytëzohen për këtë qëllim.

Pjesa II: Pse bimët dhe kafshët janë të rëndësishme?

1 Lusni nxënësit që të mendojnë për bimët dhe kafshët që i zgjodhën në aktivitetine mëparshëm dhe ta plotësojnë fletën e punës „Zgjedhja ime“.

2 Pastaj nxënësit le të vëzhgojnë përrreth dhe le të njohin gjësendet që rrjedhin nga bimëtose nga kafshët (laps, letër, mobilie, veshëmbathje) dhe lusni që të mendojnë se çka kanëngrënë për kafjall dhe drekë. Pyesni se cilët bimë ose kafshë i ruajnë në shtëpi, pse dheku shkojnë familjet e tyre në pushim ose uikend. Nxirrni rezultatet.

3 Diskutoni rreth pyetjes: nëse ekzistojnë bimë dhe kafshë të dëmshme në natyrë?Përfundimi është se secili organizëm është i rëndësishëm në natyrë dhe se ata nukgrupohen si të dobishëm dhe dëmshëm.

Pjesa III: Bima ime është...

1 Nxirrni nxënësit jashtë, në oborrin e shkollës ose në park dhelusni që të kërkojnë bimë — secili fëmijë duhet të kërkojëbimën që e do më shumë. Pa e dëmtuar, nxënësi duhet tavëzhgojë kujdesshëm, ta prek ti marrë erë dhe pastaj të flasëpara grupit për të përmes përshkrimit të gjërave në vijim,pa e treguar emrin e saj:• Bima ime jeton në ...............................................................• Bima ime është ...............................................................

(ndonjë karakteristikë të veçantë — lartësi, lule, fryt, aromë, lëvore etj.)Nxënësi duhet të numërojë sa më shumë veçori.

• Bima ime është e rëndësishme, sepse ...............................................................(bën hije, është e bukur, mund të hahet etj.)

2 Nxënësit tjerë qëllojnë se cila është ajo bimë sipas përshkrimit. Nëse ju duket e vështirëkjo, mund të parashtrojnë pyetje po/jo.

Pjesa IV: Zinxhiri i ushqimit

1 Bashkësia jetësore është bashkësi e organizmave që ndikohen mes vete, por dhe memjedisin jetësor. Bashkësitë jetësore janë të ndryshueshme dhe në to ushqimi dhe energjiajanë në qarkullim të përhershëm mes organizmave të gjallë dhe natyrës së vdekur.Shembuj për bashkësitë jetësore të përbashkëta janë malet, lumenjtë, detrat, livadhet,fermat dhe qytetet.

2 Bimët quhen prodhues (bari, kaçuba, drunjtë, fryti), sepse prodhojnë ose (krijojnë) ushqimnga materiet minerale dhe energjia e diellit në gjethe. Materiet ushqimore mbesin te bimëtderi sa nuk i hanë kafshët ose deri sa ato nuk vdesin dhe nuk shpërbëhen.

3 Organizmat shtazorë që ushqehen me bimët dhe kafshët tjera quhen konsumues(lepuri, ketri, insektet, kaprolli, lopa, delja, dhia, kali). Gjithashtu, shtazët që ushqehen mebimë ndihmojnë në lëvizjen qarkore të energjisë dhe materieve ushqimore. Bakteret dhekërpudhat, të cilat kanë rol të zbërthyesve, i zbërthejnë organizmat e vdekur dhe me këtëndonjëi kthejnë materiet në tokë, prej ku lëvizja qarkore mund përsëri të fillojë.

65

Shumëllojshmëria biologjike

Page 70: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

66

Shumëllojshmëria biologjike

4 Zinxhiri i ushqimit tregon një lidhje të madhe midis organizmave bimorë dhe shtazorënë bashkësitë e jetësore. Secili zinxhir i ushqimit fillon me një bimë të gjelbër — prodhuesi ushqimit, me të cilën ushqehet ndonjë shtazë barëngrënëse — konsumues.Zinxhiri i ushqimit përfundon me ndonjë kafshë grabitqare (Shqiponjën, gjarpërin,dhelprën, ujkun, ariun), e cila ushqehet me kafshë që ushqehet me bimë ose kafshë.

Pjesa V: Kush kë e ha

1 Kopjojeni fletën e punës „Zinxhiri i të ushqyerit“ i ushqimitdhe shpërndajauni nxënësve. Nxënësit le të presin fotografitë bimëve dhe kafshëve të ndryshme dhe le ti vendosinnë dritaret e zinxhrit të ushqimit. Le ti lidhin me shigjeta,me çka do të sqarojnë se cilat kafshë me çka ushqehen.

2 Nxënësit le të diskutojnë se çka mund të ndodhë nësenjë pjesë e bashkësive jetësore zhduken.

Përgatitje ditore: Për njerëzit dhe për natyrën

Pjesa I: Pylli dhe drurëprerësit (luajtja në role në oborrin e shkollës)

1 Shkoni me nxënësit tuaj në oborrin e shkollës ose në park. Me ndihmën e litarit(ose, thjeshtë, vizatoni në tokë) le të bëjnë shtatë ose tetë sfera (rreth një metër katrornë formë të rrethit ose katrorit). Sqarojuni nxënësve se këto sfera paraqesin pyll të vjetërtë banuar me bimë dhe kafshë të ndryshme.

2 Zgjidhni prej 12-15 vullnetarë. Lusni dy prej tyre që ta luajnë rolin e drurëprerësit.Tjerëve jepnu kartela me emra të kafshëve ose shpezëve të ndryshme.

3 Loja fillon me shpërndarjen e kafshëve në pyll: vendosni një apo dy kafshë në kuadërtë secilës sferë. Kur drurëprerësit vinë në pyll, ato thonë se do të presin një pjes të tij.Ata e zgjedhin sferën se ku do të „presin“ drunj me ndihmëne litarit ose me fshirjen e sferës nga toka. Kafshët e pyllite braktisin vendbanimin e tyre dhe shpërngulen në një sferëtjetër ose mbesin, varet se si do të vendosin. Lusni nxënësitqë me lëvizjet e tyre ta imitojnë mënyrën dhe shpejtësinëe shpërnguljes së tyre — duke fluturuar, kërcyer, zvarritur etj.Kur drurëprerësit do të vijnë përsëri, ata do të „presin“ njëpjesë tjetër të pyllit, kafshët i braktisin vendbanimet e tyre,dhe e njëjta vazhdon derisa do të mbesin dy sfera. Në fund,shumë kafshë grumbullohen në dy pjesët e fundit.

Kohëzgjatja 3-4 orë të mësimit

Koha vjetore Të gjitha stinët e vitit

Vendi Në klasë, vend të hapur

Materialet 7-8 litarë, secili me gjatësi prej 3-4 metra

Qëllimet Nxënësit të:

• kuptojnë se kur ka ndryshime në mjedisin jetësor, disaorganizma adaptohen, të tjerët shpërngulen, ndërsa disa vdesin

• njoftohen me vështirësitë me të cilat ballafaqohen

Metodat Luajtja në role, lojëra në vend të hapur, diskutim

Page 71: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

4 Pas lojës, diskutoni me nxënësit për rastin se si ata ndiheshin kur e loznin këtë lojë.Çka duhej patjetër të bëjnë kafshët kur pylli i tyre u pre? Mundohuni që të gjeni se çkaka ndodhur me organizmat tjerë, siç janë bimët dhe kërpudhat, Sqaroni se në një mjedis tëvërtetë, disa organizma mund të shkatërrohen menjëherë, disa janë të detyruar që vetë tëadaptohen në ndryshimet e mjedisit jetësor, disa, arrijnë që të shpërngulen në vendbanimetë ndryshme, ndërsa disa janë të dënuar që të vdesin. Përfundoni se aktiviteti i njeriut,në këtë rast, e ka shkaktuar zvogëlimin e shumëllojshmërisë biologjike, kryesisht, përmesshkatërrimit të vendbanimeve të bimëve dhe kafshëve të pyllit.

Pjesa II: Shpërngulja nuk është e lehtë

1 Zgjidhni një ditë të mirë me diell që të dërgoni fëmijëtnë livadh. Lusni që të japin shembuj të ndryshëm përshpërnguljen e kafshëve. Përdorni informatat e dhënanë fletën e punës „Të dhënat për shpërnguljen“ në faqen 85.

2 Tregojuni nxënësve se do të luani një lojë e titulluar„Shpërngulja nuk është e lehtë“.• Nxënësit do të grumbullohen si lejlekët e bardhë, që çdo vjeshtë shpërngulen në jug

për ta kaluar dimrin, ndërsa në pranverë kthehen në veri në vendlindjet e tyre.• Shënoni dy sfera me largësi prej 20-30 metrash: njëra do ta përfaqësojë vendin për

dimërim, ndërsa tjetra vendin e folesë. Siguroni katër-pesë vende midis dy sferavesi zona të sigurta, ku lejlekët do të mund të pushojnë gjatë shpërnguljes.Zona të sigurta mund të jenë drunjt, shkëmbinjtë e mëdhenj, moçale ose disavende tjera natyrore, në të cilat zogjtë mund të fluturojnë.

• Lusni nxënësit që të zgjedhin role ose le të tërheqin letra, në të cilat shkruajnë rolet mezgjedhje të rastësishme. Dy nxënës do ta kenë rolin e gjuetarëve (njeriu dhe grabitqari —dhelpra), duke i kujtuar nxënësit se të tjerët e kanë rolin e lejlekëve. Zogjtë lëvizin shumëshpejt, fluturojnë nga njëri rajon te tjetri, dhe kanë të drejtë të ndalen vetëm në zonate sigurta gjatë kalimit të tyre. Gjuetarët mundohen që t’i gjuajnë zogjtë në kohën kur atashpërngulen, por nuk mund të hyjnë në zonat e sigurta, në vendet për dimërim dhe fole.Secili zog i gjuajtur del nga loja. Fillimin e secilës shpërngulje e emëron mësuesi.

• Gjatë shpërnguljes së parë, të gjitha zonat janë aktive. Por, para se të fillojë e dyta,tregojuni nxënësve se njëra prej zonave është kënetë e tharë dhe nuk mundtë shfrytëzohet më. Para se të fillojë shpërngulja e tretë, sqarojuni se në një zonë tjetërtë sigurt janë ndërtuar mullinj me erë, kështu që edhe ajo nuk mund të shfrytëzohet.Vazhdoni me lojën deri sa nuk zhduken të gjitha zonat e sigurta. Përdorni arsye tëndryshme për shkatërrimin e zonave të sigurta — ndërtimin e fabrikave ose autostradës,shndërrimin e zonës me ujë në qendër rekreative etj.

• Shënoni numrin e lejlekëve që kanë mbijetuar pas secilës shpërngulje. Është e qartë seata do të gjuhen më lehtë nga gjuetarët, sepse ngelin gjithnjë e më pak zona të sigurta.Nëse lejlekët ankohen se kjo nuk është e drejtë, tregojuni se gjuetarët mundohent’i gjejnë vendet ku pushojnë zogjtë gjatë fluturimit të tyre, dhe poashtu, kur zonate sigurta janë shkatërruar, është shumë rëndë që zogjtëtë mbijetojnë gjatë shpërnguljes.

3 Diskutoni me nxënësit se si janë ndjerë kur i kanë luajturrolet dhe çka e kishin më vështirë. Kushtoni vëmendjemë të madhe faktit se gjatë shpërnguljes së vërtetë,njejtë si në lojë, vendet e pushimeve janë plotë me gjuetarë,grabitqarë të cilët u afrohen zogjve gjatë shpërnguljes,me çka e rrezikojnë jetën e tyre. Jepni shembuj tjerë përkërcënime tjera që i rrezikojnë, p.sh: kabllot elektrike,mungesa e ushqimit, helmet që përdoren në bujqësi osenjollat e naftës në shtretërit e ujërave.

67

Shumëllojshmëria biologjike

Page 72: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

68

Shumëllojshmëria biologjike

4 Sqarojuni nxënësve besimin se shpërngulja e shpezëveështë mënyra më e lehtë dhe më e sigurtë që ato tëballafaqohen me dimrin, por në realitet nuk është kështu.Shpërnguljet janë shpeshherë të rrezikshme për zogjtëGjatë shpërnguljes, shpezëve u nevojitet shumë energji,ushqim, vend për pushim. Ato duhet t’u ikin grabitqarëvedhe të jenë të aftë të gjejnë vendbanime adekuate kurdo të arrijnë.

Pjesa III: Lojë — Zinxhir i jetës

1 Lojën fillojeni me ndarje të roleve midis nxënësve. Një fëmijë është „diell“, disa janë„zbërthyes“, ndërsa të tjerët janë bimë dhe kafshë. Bisedoni për rëndësinë e diellit përjetën e përgjithshme në tokë dhe shikoni se a e dinë fëmijët pse. Dielli direkt do të lidhetme bimën, sepse vetëm bimët mund ta marrin energjinë diellore dhe pastaj ta shndërrojnënë formë, të cilën organizmat tjerë e shfrytëzojnë si energji. Siç lidhen ato, çdo anëtar i ri letë marrë një pjesë nga litari i gjatë, kështu që ata do të përfundojnë të lidhur në mënyrëne njejtë siç kanë qenë të lidhur me zinxhirin e ushqimit. Duhet të ketë më shumë lidhjemidis organizmave të ndryshëm — p.sh: të gjitha bimët të jenë të lidhura me diellin.

2 Pasi ta formoni zinxhirin, tregojuni nxënësve se po vjendimër i ftohtë dhe se do të shkatërojë disa prej bimëveandaj ata nxënës ulen. Pas dimrit minjtë dhe vemjet(ose kafshët tjera) nuk kanë ushqim të mjaftueshëmdhe vdesin, andaj edhe ata nxënës ulen etj. Së shpejtitë gjithë do të ulen, përveç Diellit, tokës, ujit, ajrit dhezbërthyesve. Zbërthyesit mund të kërcejnë lartë-poshtëpër të treguar se sa janë të lumtur që kanë ushqimtë mjaftueshëm. Flisni për atë se si ata do ti zbërthejnëtrupat në materie themelore të cilat do ta pasurojnë tokën,me ate që bimët sërish do të rriten, ndërsa vemjetdo të kenë çfarë të hanë, kështu që secili fëmijë ngritetashtu siç çdo nga lloji i vet kthehet pas ndyshimit.

3 Bisedoni me nxënësit për atë se çdo organizëm i gjallëështë njësoj i rëndësishëm në zinxhirin e ushqimit.Potencojeni faktin se zhdukja e ndonjë lloji negativishtpasqyrohet ndaj ekzistencës së llojeve tjera që në mënyrëdirekte apo indirekte janë të lidhura me të. I përkujtonise njeriu me sjelljen e vet duhet të kontribuojë për ruajtjene llojeve të ndyshme të botës së gjallë.

Aktivitete tjera

• Lusni nxënësit që të interesohen për më shumë informata në lidhje me llojet e ndryshmetë shpezëve që shpërngulen. Ky le të jetë një diskutim për një nga orët e ardhshme.

• Lusni nxënësit që t’i marrin në shtëpi fletat e punës nga ky plan i orës që të bisedojnë,për atë që e kanë mësuar dhe përjetuar në orën e mësimit, me anëtarët e familjes.

• Nxënësit le ta marrin tekstin „Bëhu mik i shpezëve dhe bimëve“. Organizoni një diskutimnë grupe për secilën pyetje. Arrini në përfundim se është shumë e rëndësishme që njerëzitgjithmonë duhet të mendojnë para se të bëjnë diçka dhe për atë se çfarë ndikimi do të ketëndaj mjedisit jetësor.

• Lexoni dilemën „Një çift lejlekësh”. Diskutoni me nxënësit tuaj për përmbajtjen e saj dhepër zgjidhjet e ofruara të problemit. Lejoni nxënësit që të japin ide të ndryshme për atese çka mendojnë ata se është e drejtë që të bëhet.

Page 73: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

• Ftoni një person profesionist që t’ju prezentojë informata për llojet specifike të rajonit tuajdhe të diskutojë për problemet lidhur me mbrojtjen e tyre.

• Bëni një hulumtim për pasurinë shtazore dhe bimore lokale dhe për rajonet e mbrojturanë vendin tuaj.

• Lexoni tekstin „Shëtitje nëpër plazh“. Diskutoni me nxënësit për përmbajtjen e tij dhe se pseështë e rëndësishme jeta e çdo organizmi të gjallë.

• Shkruani një letër sikur flasë ndonjë bimë ose kafshë, të cilës i kërcënohet zhdukja dheshpalleni. Mund të fillojë kështu: „Njerëz të dashur, unë jam lejleku i bardhë dhe ju shkruaj,sepse...“ Vendoseni letrën në vend ku duket, sipas mundësisë jasht shkollës.

• Organizoni aktivitete, siç janë: ndërtimi i vendushqimit për zogjtë, mbjellja e drunjve etj.• Festojeni 22 majin Ditën ndërkombëtare për mbrojtjen e shumëllojshmërisë biologjike

përmes organizimit të garave dhe kuizeve.• Që t’i njoftoni nxënësit me një lloj të rrallë të shpezëve në Republika e Maqedonisë, lexojeni

përrallën „Si u mësova të notojë“ që gjendet në fletën e punës. Pasi ta lexoni përrallën,bisedoni me nxënësit për përmbajtjen e saj, por sidomos theksojeni buallin si kafshë që në tëkaluarën në vendin tonë është rritë në një numër të madh, ndërsa tani është lloj i rrallë.

69

Shumëllojshmëria biologjike

Page 74: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

70

Shumëllojshmëria biologjike

DILEMANjë çift lejlekësh

Një çift lejlekësh kanë bërë një çerdhe në shtyllatelektrike jo larg shtëpisë suaj. Rryma elektrikeështë e rrezikshme për lejlekët. Çfarë bëni?• I dëboni lejlekët, sepse mërziteni për sigurinë

e tyre.• Ndërtoni një çerdhe tjetër në një vend

të sigurt në afërsi të drejtpërdrejt.• Thërrisni elektriçist.• Thërrisni shoqatë për për mbrojtjen

e kafshëve.• Asgjë.• Diçka tjetër.

TESTShtazët dhe bimët

E SAKTË E PASAKTË

1 Kur mblidhen kërpudhat, është mirë që të priten me thikë.

2 Kur mblidhen barërat, është mirë që të shkulen me rrënjë.

3 Kur mblidhen rrënjët e një bime shëruese, është mirëqë të shkulen edhe bimët tjera që gjenden përreth.

4 Është mirë që të mblidhen vetëm kërmij të mëdhenj,duke i lënë të vegjlit në vendbanimin e tyre.

5 Nuk ka problem nëse në kopsht vëmë helm që të mbrohet prejminjve polarë dhe prej dëmtuesëve të kopshtit.

6 Çerdhet e zogjëve që kanë fluturuar në pranverë duhettë shkatërrohen.

7 Nëse një kafshë e egër është e sëmurë duhet të largohetnga foleja/strofulla e saj.

8 Është mirë që të jeni të qetë dhe të mos futeni në vendetqë përdoren për fole dhe shumim.

9 Nuk duhet të peshkoni në sezonin e hedhjes së vezëve.

Përgjigjet:1.Esaktë2.Epasaktë3.Epasaktë4.Esaktë5.Epasaktë6.Epasaktë7.Epasaktë8.Esaktë9.Esaktë

Page 75: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

71

Shumëllojshmëria biologjike

FLETË PUNENëse do të isha bimë...

Nëse do të isha bimë, do të isha

sepse

Nëse do të isha shtazë, do të isha

sepse

FLETË PUNEZgjedhja ime

E IMJA (emri i bimës ose shtazës së zgjedhur)

Nënvizoni katrorët, dhe në ato që janë deklaratat e sakta në lidhje me bimën ose shtazëne zgjedhur do ta vini shenjën √, ndërsa te tjerat shenjën X.

Ja pra se pse bima/kafsha/shpeza ime është e rëndësishme për njerëzit dhe organizmat tjerëtë gjallë.

� përdoret për ushqim

� përdoret për prodhimin e barëravedhe kimikateve

� përmbanë materie të dobishme

� përdoret për ngrohje

� përdoret për prodhimin e rrobave

� përdoret për qëllimeshkencore/hulumtuese

� shfrytëzohet për ndërtim

� shfrytëzohet për ushqim të kafshëve

� shkakton ndjenja të këndshme

� ruan përbërjen dhe plleshmërinëe tokës

� shpesh është treguar në art

� ndihmon në pjalmim

� ndihmon në qarkullimin e materieve

� është mik i mirë me njerëzit

� tjetër (plotëso)

Page 76: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

72

Shumëllojshmëria biologjike

FLETË PUNERëndësia e organizmave të gjallë

Bimët janë organizma që nuk lëvizin dhe kanë klorofil, që ështëi rëndësishëm për procesin e krijimit të materieve ushqyese — fotosintezës.Të gjitha bimët marrin frymë, në mënyrë të pavarur ushqehen, mud tëshumohen dhe nuk e ndërrojnë vendin e banimit. Shumica e bimëve kanërrënjë, trung, dhe gjethe. Ekzistojnë shumë lloje të bimëve në Tokë.Ato kanë rol kryesor për jetën në vend, sepse lëshojnë oksigjen dheprodhojnë ushqim për kafshët dhe njerëzit. Duke e shfrytëzuar energjinë

e diellit, bimët krijojnë materie ushqyese, sepse luajnë rolin e prodhuesve në vendbanimet.Bimët e mbetura në tokë para miliona vitesh u bënë lëndë djegëse natyrore, që i përdorimsi burim i energjisë.

Kafshët janë organizma që kanë shumë shqisa të ndryshme, të aftajanë për lëvizje të pavarur dhe mund të shumohen. Kafshët për dallimnga bimët janë të ndërtuara nga organe dhe sisteme organike(sistemi nervor, sistemi i gjakut etj.). Të gjitha kafshët varen nga materietushqyese që krijohen nga bimët, ndërsa këtë energji kafshët e marrinpërmes ushqimit. Ushqimi i kafshëve varet nga bimët, sepse ata janëkonsumues në kuadër të bashkësive jetësore. Ato marrin frymë duke

thithë oksigjen nga mjedisi jetësor dhe pastaj lëshojnë dioksid karboni.

Kërpudhat janë zbërthyes të trupit të bimëve dhe kafshëve të vdekura.Disa kërpudha zhvillohen përgjatë rrënjës së drunjve, ndërsa me këtëi ndihmojnë drurit që ta marrë ujin dhe kripërat minerale nga toka.Ekzistojnë shumë lloje të kërpudhave.

Bakteret janë organizma të vegjël që nuk shihen me syrin e njeriut,poashtu, zbërthyes. Këto gjenden në të gjitha kontinentet, në ajër, ujë,tokë, bimë, kafshë, njerëz, prodhime të ushqimit dhe në gjësende.Ato marrin pjesë në krijimin dhe shkatërimin e mineraleve dhe xeheve,si dhe në përbërjen e pjellshmërisë së tokës. Ekzistojnë baktere qëpërdoren për prodhimin e ushqimit (kosit, djathit). Disa baktere shkaktojnë

sëmundje te bimët, kafshët dhe njerëzit (p.sh. tuberkulozin, brucelozën). Mendohet sebakteret janë organizmat e parë që janë paraqitur në Tokë.

Kërpudhat dhe bakteret kanë rëndësi plotësuese për botën e gjallë. Ato quhenzbërthyes, meqë i shtresojnë materiet ushqyese përmes i shndërrojnë në materiejoorganike. Në këtë mënyrë, zinxhirët e ushqimit mbyllen dhe bimët e gjelbra mundt’i ti pranojnë materiet joorganike që të krijojnë sërish materie ushqyese. Zbërthyesitkon-tribuojnë për përmirësimin e plleshmërisë së tokës.

Page 77: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

73

Shumëllojshmëria biologjike

FLETË PUNETregimi: Si u mësova të notojë

Fëmijërinë e kalova në një fshat të vogël të Prilepit që shtrihet në rrugët e pasmeme kthesa në Luginën e Pellagonisë. Para më shumë se dyzet vitesh, në vendin tim jetoninrreth 500 buallica. Ato ishin kafshë të zeza të buta dhe të mrekullueshme që ishin një pjesëe pandashme e fëmijërisë sime. Ende e ndiej shijen e qumështit të buallicës me të cilin jamrritur, si dhe ilaçet nga gjalpa e buallicës, me të cilat më shëronte nëna ime nga kollitjetdhe ftohjet e fuqishme. Me të vërtet ishin çudibërëse, sot i sëmurë, ndërsa nesëri shëndoshë si dre! Herët në mëngjes, pronarët i lëshohin për të kullotur në kopetë mëdha, të cilat dalëngadalë shpërndaheshin nëpër kullota. Në njërën pjesë të rrugëskishte një liqe, të cilin buallicat patjetër duhej ta kalojnë për të arritur deri te kullosate gjelbra dhe hijet e mëdha të shelgjeve. Buallicat ishin të pandashme nga lumenjtdhe liqeni i vogël. Shpesh shkoja për t’i ruajtur. Ende mirë e kujtoj një ngjarje me to,e cila gjithmonë më disponon.

Isha një djalë dhjetëvjeçar. Qëndroja pranë bregut të liqenit, shumë kisha dëshirëqë të notojë. Por, nuk dija të notojë. Në një moment kur afër meje kaloi një buallicëqë përgatitej të hyjë në ujë, trimëria më mbizotëroi. Vrapova dhe arrita që të ngjitemnë shpinën e saj. Në mënyrë të fuqishme u kapa për brirët e saj. Ajo filloi të notojë,ndërsa unë u kënaqa në freskinë e ujit dhe ndjenjën që e kisha për fitore. Ishte gjithçkapër mrekulli deri në momentin kur ajo u zhyt nën ujë. U frikova, mendova se do të mbytemnë ujë. Fillova të lëviz me këmbë dhe duar. Menjëherë kuptova se po notoj, poashtu arritaqë të notojë vetë në breg. Duke i falënderuar mikes sime të re të zezë që nga ajo ditëfillova të notojë.

Nuk mund të harrojë se rreth mbrëmjes, kur buallicat u kthyen në shtëpi, pronarët e tyrei pritën me bukë në duar. Të kënaqur nga pamja e gjinjve të mbushur plotë me qumësht,pronarët ledhatonin trupin e tyre të pastër dhe i çonin drejtë ahurit të tyre.

Sot mjerisht po zhduken buallicat nga fshati ynë. U zhduk liqeni, u zhdukën kullosate gjelbëra, u zvogëlua numri i buallicave të zeza nga fëmijëria ime. Natyra u ndryshua,ndërsa me këtë edhe mundësia për mbijetesën e mikeve të mija të zeza që ishin shumëtë buta. Shpresoj se njerëzit do ta kuptojnë bukurinë e këtyre kafshëve dhe se do tëmerren masa para se të jetë shumë vonë.

Page 78: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

74

FLETË PUNEZinxhiri i të ushqyerit

Shumëllojshmëria biologjike

Page 79: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

FLETË PUNEBashkësitë jetësore pyjore 1

Kukuvajka e pyjeve (Strix aluco)Kjo kukuvajkë me një trup të mesëm ka sy të mëdhenj dhe të zi,si dhe pendla me shumë ngjyra, duke filluar prej ngjyrës së hirit deri te ngjyrae kuqe në kafe. Shumohet kryesisht në zbrazëtirat e drurit nëpër pyje, parqetdhe fermat me drunj. Mund të gjendet në afërsi të parqeve dhe qyteteve

nëpër tërë Europën, me përjashtim të Irlandës dhe perëndimit të largët. Jeton në vendtë njejtë tërë vitin dhe është aktiv në mbrëmje. Zëri i tij „hou, ho, ho, hou“ dëgjohetnë pranverën e hershme dhe në vjeshtë. Ushqehet me minj dhe insekte, por edhe me zogjduke përfshrië edhe bufat e vegjël.

Iriqi (Erinaceus europaeus)Koka dhe trupi i iriqit kanë gjatësi 25 cm, ndërsa bishti është i gjatë 3 cm.Peshon deri 1kg dhe jeton rreth 9 vjet. Trupi i tij është i mbuluar me 6.000gjemba që janë të gjatë 2-3 cm, që janë me njyrë kafe të errët me majatë bardha. Ka qime të verdha në kokë dhe fyt. Turirin e ka të spikatur,

ndërsa sytë e vegjël. Iriqat jetojnë në parqe, kopshte, pyje dhe fusha. Gjendet gjithkundnëpër Europë. Ata ushqehen me krimba, kërmij, merimanga, shumëkëmbësh, insekte,bretkosa, hardhuca dhe fryte. Të vegjlit lindin të verbër, lakuriq dhe pa gjemba.Iriqët dalin në mbrëmje. Kur paraqitet rrezik, ata mbështillen në formë topi dhe nuk lëvizin.Flejnë gjatë dimrit, të fshehur në gjethe ose në ndonjë vrimë.

75

Shumëllojshmëria biologjike

Kukuvajka e pyjeve(Strix aluco)

Iriqi(Erinaceus europaeus)

Miu i kopshtit(Eliomis quercinus)

Flutura-syblu(Inachis io)

Ahu(Fagus sylvatica)

Mështeknae pyllit

(Ulmus glabra)

Dredhëzae pyllit

(Fragaria vesca)

Page 80: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

76

FLETË PUNEPyjore 1 (vazhdon)

Miu i kopshtit (Eliomis quercinus)Koka dhe trupi i miut të kopshtit së bashku janë të gjatë rreth 15 cm, ndërsavetëm bishti 10 cm. Lëkurën e ka me ngjyrë hiri, kafe dhe të kuqe në pjesëne sipërme të trupit, ndërsa të bardhë në pjesën e poshtme, Ka maskë të zezënë fytyrë. Jeton në parqe, pemishte, pyje, vreshta, rajonet shkëmbore si dhe

në ndërtesa të ngjashme me hambarë. Mund të gjendet në Europë, Azi dhe në Azi të Vogël,Ushqehet me insekte, merimanga, shumëkëmbësh kërmij, hardhuca, vezë, pemë dhe melëvoret e drunjve. Ky është kafshë e natës, ngjitet në mure dhe drunj, dhe është kërcyes i mirë.Bie në gjumë nga tetori deri në prill në vrimat e drunjve ose në ndonjë vend të mbyllur.

Flutura-syblu (Inachis io)Gjërësia e krahëve të fluturës-syblu është 6cm. Ka ngjyrë të kuqe në kafe nëpjesën e sipërme të krahëve, ndërsa secili prej tyre në fund është zbukuruar mepika të mëdha që të bien në sy. Pjesa e brendshme është tërësisht e zezë, ndërsakjo është shumë e mirë për mbulesë të insektit kur është në gjumë. Në fillim të

zhvillimit të saj flutura së pari është vemizë. Vemiza është e gjatë deri në 45 mm. Ajo ështëe zezë me pika të vogla të bardha dhe këmbë të verdha dhe ka 11 palë gjemba të dendur.Kjo flutur jeton në vend të hapur, në kopshte, parqe dhe vende tjera me lule. Gjendet nëpërtërë Europën, përpos veriut të largët. I lëshon vezët në gjethe të cilat vemëzat e vogla i hanëpastaj. Pikat në formë të syrit në krahët e tyre i frikojnë shumicën e grabitqarëve.

Ahu (Fagus sylvatica)Ahu rritet prej 30-40 m lartësi dhe ka një kurorë të madhe e të gjerë.Lëvorja është e lëmuar, e hollë dhe me ngjyrë hiri. Gjethet kanë formë ovale,me shkëlqim, me ngjyrë të gjelbër të errët që shndërrohet në ngjyrë kafenë stinën e vjeshtës. Farat mashkullore varen trungun e pemëve e gjata, ndërsa

ato femërore krijohen në kalaveshët e drejtuar të rrushit me një bisht të shkurtë. Lulet çelinmenjëherë pas gjetheve të pranverës. Frytet janë trekëndshe, me ngjyrë kafe të shëndritshmedhe mund të hahen. Gjenden në lëvoren e drurit që ndahet në katër pjesë. Në EuropënQendrore ahu në përgjithësi rritet në male, duke krijuar pyje së bashku me lisat ose molikat.

Mështekna e pyllit (Ulmus glabra)Ky dru është i lartë prej 10-40 m dhe krijon kurorë të gjerë. Në fillim, lëvorjaështë e lëmuar, por më vonë bëhet e dendur, vrazhdë dhe me ngjyrë hiri.Gjethet kanë trung të shkurtër dhe në formë të vezës, me maja mprehta tëtheksuara dhe baza në formë të zemrës. Sipëfaqja e epërme ka ngjyrë të gjelbër

të errët, leshatake dhe shumë e vrazhdë në prekje. Në fund të shkurtit paraqiten lule të kuqe,ndërsa fryti në formë të flatrave është i dukshëm para se të zgjerohen gjethet. Mështekna emalit gjendet gjithkund në Europë, zakonisht në pyjet në rajone kodrinore dhe rrëzë maleve.

Dredhëza e pyllit (Fragaria vesca)Gjethet e dredhëzës së pyllit janë me maje të mprehta dhe janë nga trinë një bisht gjethi. Lulet kanë fleta të bardha dhe çelin nga prilli derinë korrik. Pjalmohen me ndihmën e bletëve, mizave, molave dhe fluturave.Fryti duket si dredhëz e vogël, me gjërësi rreth 1 cm dhe piqet nga maji deri

në shtator. Dredhëza e pyllit rritet në pyje, barishte dhe kaçuba, ndërsa më shumë gjendetnë rajonet me klimë mesatare në Euroazi.

Shumëllojshmëria biologjike

Page 81: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

77

Shumëllojshmëria biologjike

FLETË PUNEBashkësitë jetësore pyjore 2

Macja e egër europiane (Felis sylvestris)Trupi i macës së egër europiane është i gjatë prej 60-70 cm, ndërsa bishtirreth 30 cm. Lëkura e saj është me ngjyrë hiri deri në të verdhë-kafe,me vija më të errëta. Mashkulli në krahasim me femrën, është më i madhdhe me ngjyrë më të errët. Duket si macë shtypiake me shum ngjyra,

me një bisht të dendur dhe qarkor. Sytë i ka të verdhë në të gjelbër me bebëza vertikale.Macet e vogla kanë lëkurë të hollë, verdhoshe me njolla të errëta. Këta mace jetojnënë shumë vende, por kryesisht nëpër rajonet pyjore dhe kaçubat nëpër Europë.Macet e përhapin aromën e tyre që ta shënojnë territorin e tyre. Macet e vogla prejdy deri në gjashtë, zakonisht të lindura në maj, e fillojnë jetën e tyre në strofullattë vendosura më shpesh në vrimat e drunjve, por ndonjëherë edhe në vrimat e braktisuratë dhelprave dhe vjedullave.Hanë minj, zogj dhe gjitarë të vegjël.

Vjedulla (Meles meles)E gjatë deri në 90 cm, duke përfshirë edhe bishtin. Vjedulla peshon prej10-20 kg. Mund të jetojë deri 20 vjet. Vjedulla ka këmbë të shkurtra,turi të gjatë dhe të shtypur, veshë të shkurtër dhe sy të vegjël. Pjesa e sipërmee trupit është me ngjyrë hiri, ndërsa pjesët anësore janë me ngjyrë kafe.

Në kokë ka vija të zeza dhe të bardha, ekstremitete të zeza dhe thonj të gjatë e të mprehëtë.Vjedulla vendoset në pyjet e përziera si dhe në sipëfaqet me barë në pyje. Gjendet nëpërEuropë, Vjedullat ushqehen me krimba dhe kërmij si dhe me brejtës dhe këlyshë. Ato biennë gjumë në strofull prej tetorit deri në shkurt. Jetojnë në çifte ose në grupe familjaretë zgjeruara nganjëherë në tunele që vetë i gërmojnë dhe banojnënë to me shekuj,ndërsa përbëhen prej korridoreve të gjata deri në 40 metra dhe me „dhoma“ të ndryshme.

Macja e egër europiane(Felis sylvestris)

Vjedulla(Meles meles)

Ketri i kuq(Sciurus vulgaris)

Miu i pyllit(Apodemus sylvaticus)

Dushku anglez(Quercus robur)

Murrizi(Crataegusmonogyna)

Dredhëzae pyllit

(Fragaria vesca)

Page 82: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

78

FLETË PUNEPyjore 2 (vazhdon)

Ketri i kuq (Sciurus vulgaris)Koka dhe trupi i ketrit të kuq së bashku janë të gjata 21-25 cm, ndërsa bishtii tij është i gjatë prej 15-20 sm. Jeton prej 10-12 vite. Lëkura e tij shpeshka ngjyrë kafe ose të kuqe, ndërsa poashtu, mund të ketë ngjyrë të zezënë kafe. Pjesa e poshtme e trupit është e bardhë, ndërsa në fund të veshëve

ka pupla nga qimet e gjata. Ketri i kuq jeton në pyje dhe parqe, ndërsa mund të gjendetdhe në Europë, Siberi, dhe Kore. Ai ushqehet me bimë dhe sytha të gjetheve,fara të drunjve, kërpudha, insekteve, si dhe me vezë dhe të vegjlit e zogjëve të caktuar.Është aktiv tërë vitin, ndërton strofull prej gjetheve, myshkut dhe degëve të vogla lartnë dru. Kryesisht gjendet në drunj, duke kërcyer prej dege në degë dhe prej druri në drugjatë ditës, ndërsa rallë gjendet në tokë për shkak të ushqimit

Miu i pyllit (Apodemus sylvaticus)Trupi i tij është i gjatë 7,5-11 cm, i mbuluar me lëkurë të verdhë në kafedhe ka bark me ngjyrë hiri të çelur. Sytë dhe veshët e tij janë të mëdhenj,derisa bishti i tij ka gjatësi përafërsisht sa trupi i tij. Pjesën të poshtmee ka të bardheme e mbuluar me qime të pakta. Miu i pyjeve jeton në fusha,

pyje, gardhe dhe në vende që nuk janë shumë të lagështa. Ndonjëherë, posaçërisht gjatëdimrit, vendoset në ndërtesa që i ka ndërtuar njeriu. Gjendet gjithkund nëpër Europë.Në dhe gërmon gropë ku jeton, ku ka tunele të gjata me pjesë të veçanta për çerdhedhe ushqim. Vrapojnë shumë shpejtë dhe kërcejnë e ngjiten mirë. Miu i pyjeve ushqehetme kokrra, fara, lavare dhe kërpudha etj.

Dushku anglez (Quercus robur)Ky dru i madh rritet deri në 35 metra lartësi. Lëvorja në fillim është e lëmuardhe me ngjyrë të kuqe në kafe, por më vonë shndërrohet në ngjyrëmë të errët të hirit dhe me të çara e të forta. Fryti është lënde e njohur,cekët i mbyllur në gotë me lëvozhga në kalavesh të vogël me bisht

me gjatësi 5-12 cm. Dushku anglez është i rëndësishëm për tërë Europën, përpos pjesëssë largët të veriut. Disa kafshë, siç janë grifshat dhe ketrat, groposin lënde si rezervë përdimër, prandaj ndonjëherë mund të vërehen grupe të drunjve të vogjël.

Murrizi (Crataegus monogyna)Murrizi rritet si kaçubë e dendur me gjemba, por mund të jetë edhe një drui vogël me lartësi prej 12 metrave. Lëvorja e tij është me ngjyrë kafe të çelëtdhe me ngjyrë qumështi. Gjethet janë të ndryshme, por kryesisht kanë tri osekatër çifte të rezhdave. Lulet e bardha paraqiten kah fund i majit dhe fillimi

i qershorit dhe mbetën ngjyrë rozë siç çelin. Fryti është i vogël, në formë të mollës,me ngjyrë të kuqe të errët dhe piqet në shtator. Murrizi mund të gjendet nëpër Europë.

Dredhëza e pyllit (Fragaria vesca)Gjethet e dredhëzës së pyllit janë me maje të mprehta dhe janë nga trinë një bisht gjethi. Lulet kanë fleta të bardha dhe çelin nga prilli derinë korrik. Pjalmohen me ndihmën e bletëve, mizave, molave dhe fluturave.Fryti duket si dredhëz e vogël, me gjërësi rreth 1 cm dhe piqet nga maji deri

në shtator. Dredhëza e pyllit rritet në pyje, barishte dhe kaçuba, ndërsa më shumë gjendetnë rajonet me klimë mesatare në Euroazi.

Shumëllojshmëria biologjike

Page 83: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

79

Shumëllojshmëria biologjike

FLETË PUNEBashkësitë shtazore livadhore 1

Bretkosa e thjeshtë (Bufo bufo)Është e gjatë deri në 15 cm, kështu që bretkosa femër është më e madhese mashkulli. Lëkura e saj është e vrazhdë, me ngjyrë hiri në kafe,e verdhë ose ngjyrë të kuqërremt me lara të pakta ose pothuajse pa to.Gjëndrat në formë të groshës pas veshëve janë të dukshme dhe e mbrojnë

bretkosën më atë që lëshojnë lëng të pakëndshëm në lëkurën e saj. Bretkosa e thjeshtëjeton nëpër të gjitha vendbanimet me ujë. Ajo jeton nëpër tërë Europën, përpos Irlandësdhe Veriut te largët. Bretkosa e thjeshtë kohën më të madhe e kalon në ujë. Ky amfibi natës ushqehet më shumë me shtazë të vogla.

Kukuvajka (Cuculus canorus)Kukuvajka është zog i dobët, me një shtat të mesëm, me bisht të gjatë e tërrumbullakët dhe krahë të theksuar. Mashkulli, pjesën e sipërme të gjoksite ka ngjyrë hiri, ndërsa pjesën e poshtme me vija horizontale të bardha.Femra pjesën e sipërme mund të ketë ngjyrë hiri ose e kafe, me dy vija

vertikale në stomak, gjoks dhe fyt. I përngjan skifterit. Kukuvajka shumë lehtë adaptohet nëvendbanime të ndryshme, duke përfshirë të gjitha llojet e pyjeve dhe peisazhet bujqësore,malet dhe brigjet. Gjendet nëpër Europë. Më shpesh ushqehet me vemiza. Është e njohurpër atë se femra e lëshon vezën e saj në folenë e zogut tjetër. Pastaj zogu-nikoqir rri nëvezë dhe kur i vogli i kukuvajkës do të dalë, ajo i hedh vezët tjera dhe të vegjlit nga foleja.

Bretkosa e thjeshtë(Bufo bufo)

Kukuvajka(Cuculus canorus)

Bulka polare(Gryllus campestris)

Bleta e tokës mebisht të verdhë(Bombus terrestris)

Tërfil i kuq(Trifolium pretense)

Ombrellore(Convolvulusarvensis)

Murrizi(Crataegusmonogyna)

Page 84: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

80

FLETË PUNELivadhore 1 (vazhdon)

Bulka polare (Gryllus campestris)E gjatë deri në 3 cm, bulka polare kryesisht është e zezë, përpos në fillimine krahëve, që ka ngjyrë kafeje dhe me bazë të verdhë. Në kokën e saj tëmadhe ka një antenë e bukur. Gjendet në Evropë, Azi të vogël dhe nëAmerikën veriore dhe rajonet e thata me diell, siç janë livadhet, kopshtet

dhe rrethojat në afërsi të rrugëve të fshatrave. E paaftë që të fluturojë, mashkulli e mbronterritorin e tij me cicërimë nga maji deri në shtator, duke i fërkuar këmbët e pasme. Fshihetnë vrima që i gërmon në tokë. Më shpesh ushqehet me bimë që përmajnë shumë ujë.

Bleta e tokës me bisht të verdhë (Bombus terrestris)Matka është e gjatë mbi 2 cm dhe ka distancë mes krahëve deri në 43 mm.Bletët punëtore dhe jopunëtore janë të gjata 14-17 mm dhe kanë distancëmes krahëve 30-35 mm. Në këmbët e pasme ka koshere për polen, ku bletakrijon një masë të madhe të polenit, pak të lagur me nektar. Pastaj dërgohet

në fole. Kjo është njëra prej llojeve më të shpeshta në Europë, ndërsa jeton në çfardë llojitë vendbanimit me një vegjetacion të madh nëpër tërë Europën. Folenë e bën në tokë,ndonjëherë në vrimën e miut ose në të urithit. Kur është plotësisht e zhvilluar, secilabashkësi e bletëve ka një matkë-femër të vetme që lëshon vezë, dhe një numër steriltë femrave, të quajtura punëtore. Kryesisht në një familje bletësh ka minimum 100 bletë,ndërsa bashkësitëmë të mëdha mund të përmbajnë më shumë se 600 bletë.

Tërfil i kuq (Trifolium pretense)Gjethet e tërfilit të kuq janë ndarë në tri resë të veçanta me një shenjëtë zbehtë në formë të „V“ në qendër të secilës rezhdës. Trungujt e tyredegëzohen dhe janë të gjatë deri në 50 cm. Lulet me ngjyrë rozë janëgrupuar drejt në krye të kurorave. Tërfili i kuq rritet në hapësira të hapura,

veçanërisht në livadhet dhe kullosat me ujë.

Ombrellore (Convolvulus arvensis)Ombrellorja zvarritet, gjegjësisht ngjitet, ndërsa trungujt e saj rriten derinë 200 cm me gjerësi, duke u kthyer në drejtim të kundërt nga shigjetate orës rreth secilës shtrirje adekuate. Gjethet kanë formën e majëssë shigjetës, ndërsa lulet e tyre janë në formë të hinkës me njyra të bardha

dhe rozë. Ombrellorja rritet në shkretëtira, barëra dhe rajone të punuara. Shpesh ngjitetnë trungujt e drithrave që rriten në fushë.

Murrizi (Crataegus monogyna)Murrizi rritet si kaçubë e dendur me gjemba, por mund të jetë edhe një drui vogël me lartësi prej 12 metrave. Lëvorja e tij është me ngjyrë kafe të çelëtdhe me ngjyrë qumështi. Gjethet janë të ndryshme, por kryesisht kanë tri osekatër çifte të rezhdave. Lulet e bardha paraqiten kah fund i majit dhe fillimi

i qershorit dhe mbetën ngjyrë rozë siç çelin. Fryti është i vogël, në formë të mollës,me ngjyrë të kuqe të errët dhe piqet në shtator. Murrizi mund të gjendet nëpër Europë.

Shumëllojshmëria biologjike

Page 85: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

81

Shumëllojshmëria biologjike

FLETË PUNEBashkësitë shtazore livadhore 2

Sokoli i shurdhër (Buteo buteo)Rritet deri në 50 cm gjerësi, me distancë të krahëve deri në 125 cm.Ka krahë të gjerë, qafë të shkurtër dhe bisht me një madhësi mesatarenë fluturim. Ngjyra ndryshon, edhe ate nga ngjyra kafes së errët, përmestë kuqes në kafe, deri në të bardhë me ngjolla të bardha. Shpesh ka një

ngjyrë të zbehtë në gjoks. Shumohet në lloje të ndryshme të pyjeve ose në skaj të pyllitme qasje deri në hapësirë të hapur, ndërsa e ka folenë në dru. Shpesh mund të shihetsi vëzhgon prenë e ndalur në rrethojat ose në shtyllat e telefonit. Ai është i zëshëm,posaçërisht në pranverë. Ushqehet me minj, por poashtu, dhe me zogj, gjarpërinj,hardhuca, bretkosa, ndërsa ndonjëherë me insekte dhe krimba të ujërave.

Bukla (Mustela nivalis)Me gjatësi prej 11-26 cm trupit dhe 4-9 cm bisht të gjatë, bukla ështëmishngrënësi më i vogël në Europë. Ka një trup të gjatë të hollë, këmbëtë shkurtra dhe bisht të shkurtë. Ka ngjyrë kafeje dhe ngjyrë të xhenxhefilit,ndërsa stomakun me ngjyrë të bardhë. Në Europën Perendimore,

bukla mbetet e bardhë gjatë dimrit. Rritet në vendbanime të ndryshme nëpër Evropë,Azi dhe Amerikën Veriore, siç janë pyjet, fushta, kopshtet, parqet dhe vendet në afërsitë drejtëpërdrejt me njerëzit. Kjo kafshë lëvizëse është aktive tanë kohën. Shpesh ushqehetme brejtës të vegjël, siç janë minjtë, por gjithashtu, i gjuan edhe zogjtë dhe insektet.

Sokoli i shurdhër(Buteo buteo)

Bukla(Mustela nivalis)

Miu polar(Clethrionomys glareolus)

Kërmilli i kopshtit(Helix pomatia)

Bari i livadhit(Poa annua)

Luleshurdha(Taraxacumofficinalis)

Gjethe delli(Plantago major)

Page 86: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

82

FLETË PUNELivadhore 2 (vazhdon)

Miu polar (Clethrionomys glareolus)Koka dhe trupi e këtij lloji të miut janë të gjatë deri në 12 cm, me bisht derinë 7 cm. Pjesa e sipërme është më ngjyrë kafe në të kuqe, ndërsa pjesae poshtme me ngjyrë hiri. Të vegjlit kanë ngjyrë më të çelët kafe në të kuqe.Jeton në pyje, rrethoja dhe kaçuba, si dhe në kopshtet e fshatrave. Gjendet

pothuajse se në të gjitha vendet nëpër Europë. Është aktiv edhe ditën edhe natën, ushqehetme fara, fryte, gjethe, myshk, kërpudha dhe kafshë tjera të vogla. Ngjitet shumë mire dheshpesh i hanë frytet e drurit dhe kaçubave. Zakonisht ka tre-shtatë të vegjël përnjëherë.

Kërmilli i kopshtit (Helix pomatia)Shtëpiza e kërmillit të vreshtës ka diametër 6-7 cm, ka formë të rrumbullakëtme ngjyrë kafe të çelur, ngjyrë hiri ose të verdhë, ndërsa poashtu, ka edhevija që janë të renditura përgjatë gjerësisë. Ka katër (dy çifte) brirthë,me sy në çiftin e poshtëm. Shpërngulet në vendbanime të ndryshme,

siç janë gardhet e gjelbra, kopshtet, parqet barërat dhe pyjet. Gjendet nëpër tërë Europën.Kërmijtë e vegjël rriten pothuajse tri vite. Gjatë dimrit, kërmijtë i mbyllin vrimat e guaskavetë tyre. Poashtu reagojnë edhe në kohën e periudhave të gjata të thata që të kursejnë ujë.Më aktive janë në kushte të lagështa, posaçërisht në mëngjes për shkak të vesëssë mëngjesit. Ushqehen me bimë barishtore.

Bari i livadhit (Poa annua)Ky bar rritet deri në 30 cm me lartësi dhe ka gjethe të gjelbëra të ndritshmedhe dalin prej fidaneve rrafshore. Kalaveshët e luleve kanë disa degë. Luletpjalmohen përmes erës, ose vetë pjalmohen, madje edhe pa u hapur lulja.Bari i livadhit vjetor ka një sistem shumë të dobët dhe të cekët në rrënjë.

Rritet mirë në fusha me ujë dhe me shumë diell. Mes tjerash, poashtu, mund të rritet mirënë kushte me gjysëm hije. Në rajonet bregdetare ose në fushat me temperaturë mesatare,ku barërat rregullisht ujiten, livadhi vjetor mund të mbijetojë tërë vitin. Në fushat më tëngrohta në verë zakonisht vdes, Gjendet në toka të punuara, barëra dhe kopshte.

Luleshurdha (Taraxacum officinalis)Luleshurdha ka gjethe kryesore që ndahen në disa rezhda triagonale.Trungu ku gjindet lulja është i zbrazët dhe i gjatë 50 cm. Ka lule të verdha,ndërsa fara e saj ka strukturë si lloji i ombrellores, që shërben si parashutëkur fryen era. Kur gjethet ose trungujt thehen, rrjedh një lëng si i qumështit.

Rritet në vende të ndryshme të shkretuara, posaçërisht nëpër livadhe, përgjatë rrugëvedhe në kopshtet nëpër tërë Europën.

Gjethe delli (Plantago major)Është bimë e qëndrueshme me gjethe të gjera. Lulet e holla grupohennë koka të gjata shumë të dendura me lule të errëta. Trungu ku gjendetlulja është i gjatë deri në 50 cm. Lulja më e ulët hapet e para dhe rrathëtë thekëve ngjyrë vjollcë gradualisht ngjiten drejt kurorës së lules.

Ritet në hapësirë të hapur dhe e përballon shkeljen. Shpesh shihet në rrugët e trotuarëve.Është e zakonshme për tërë Europën.

Shumëllojshmëria biologjike

Page 87: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

83

Shumëllojshmëria biologjike

FLETË PUNEBashkësitë jetësore lumore

Vidra Europiane (Lutra lutra)Trupi i vidrës është i gjatë 70-80 cm, ndërsa bishtin e ka të gjatë 40 cm.Mashkulli është më i madh dhe më i rëndë në krahasim me femrën. Kokën e katë rrafshët, ndërsa veshët e rrumbullakët dhe të vgjël. Lëkurën të shëndritshmedhe ngjyrë kafe. Te shputat e këmbëve ka lëkurëza dhe kthetra për notim. Vidra

europiane jeton në në të gjitha fushat me ujë që buron, ndërsa ndonjëherë edhe në rajonetbregdetare. Jeton nëpër tërë Europën, Amerikën Veriore dhe Euroazi. Është aktive në agim dhegjatë natës. Ato shumë mirë notojnë dhe zhyten, duke i mbyllur veshët dhe vrimat e hundëskur zhyten. Lëkura e tyre është e qëndrueshme ndaj ujit, ndërsa pjesa e dendur nën lëkurëmban ajër që i ngrohë.Strofulla e tyre gjendet në tunele nën tokë, rrënjët e drurit, shkëmbinjtë,trungjet, kaçubat dhe brigjet, ndërsa zakonisht futet nën sipëfaqen ujore. Vidrat më shpeshushqehen me peshq, gjithashtu edhe me zogjt ujorë, brtekosat, gaforet dhe kërmijtë.

Bretkosa e gjelbër (Rana ridibunda)Bretkosa e gjelbër është bretkosa më e madhe në Europë dhe rritet derinë 15 cm. Trupi i saj mund të jetë me shumë ngjyra. Shpina e saj ështëe zezë, ndonjëher me njolla të errëta. Mashkulli ka fluska të mëdhatë zëshme në anët e gojës, të cilat kur fryhen, marrin ngjyrë hiri. Bretkosa

e gjelbër jeton në moçale të ndryshme në Europën Qendrore, Azinë e Vogël, dhe në disapjesë të Afrikës Veriore. Kur gjuajnë, ato kalojnë shumë kohë afër brigjeve, lumenjve dhekënetave. Periudhën e mbarësimit e kanë gjatë prillit dhe majit, kur meshkujt bërtasingjatë tërë natës. Femrat lëshojnë midis 700 dhe 13.000 vezë që ngjiten në bimët e ujit.Ato më shpesh ushqehen me insekte, por gjithashtu dhe bretksosa dhe peshq tjerë,ndonjëher dhe brejtës të vegjël, duke e kapur gjahun me gjuhën elastike. Flejnë nën ujë.

Vidra Europiane(Lutra lutra)

Bretkosa e gjelbër(Rana ridibunda)

Krapi(Carassius carassius)

Stema(Palomena prasina)

Kallami(Phragmitesaustralis)

Thjerëza ujore(Lemna minor)

Maraskë(Utricularia vulgaris)

Page 88: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

84

FLETË PUNELumore (vazhdon)

Krapi (Carassius carassius)Krapi mund të rritet deri në 51 cm në gjatësi. Penda e kurrizit është e gjatë,e fortë dhe e dhëmbëzuar. Ngjyrat e kurrizit janë prej ngjyrës së ullinjve derinë të gjelbër, të kuqe në kafe, derisa në afërsi të bishtit e merr ngjyrën e mjaltitme njolla të errëta në formë rrethi. Gjymtyrët tjerë janë me ngjyrë të kuqe

të hapur në të bronztë. Ky krap gjendet nëpër tërë Europën në ujërat e qeta, si dhe lumejtqë rrjedhin shumë ngadalë në ultësira. Ai mirë i përballon kushtet e me sasi të vogëltë oksigjenit dhe jeton në këneta me derdhje të kohëpaskohshme të ujërave të freskëtadhe në moçale. Ushqehet me kurrizorë të vegjël dhe bimë ujore.

Stema (Palomena prasina)Stema është insekt me një mburojë të gjelbër, që ka trup të rrafshtë në formëtë mburojës, e gjatë është rreth 10-15 mm. Në pranverë dhe verë ka ngjyrëtë gjelbër të çelët, por në vjeshtë, para stinës së dimrit, e merrr ngjyrën të bronzittë errët në të gjelbër. Stema jeton në pyjet, kaçubat dhe në afërsi të shtretërve

të ujërave në pjesën më të madhe të Europës. Ky lloj i tejkalon nëpër pesë faza të kapsollësdhe në këtë mënyrë i humb mburojat e saj. Secila fazë ka ngjyrë të ndryshme, ndërsa krahëte shkurtër paraqiten në fazën e fundit. Ky insekt ka pjesë të specializuara në gojë për thithjeqë i përdor për për ta thithë lëngun bimor nga një grup i gjerë i drunjve, kaçubave dhe bimëvetë larta. Në Evropë ajo paraqet dëmtues të vogël që më së shumti dëmton fasulen.

Kallami (Phragmites australis)Kallami bimor i ujit rritet deri në 6 metra lartësi. Fidanët horitontal të fortë,të dellëzuar që rriten në sipërfaqen e tokës ose nën të mundësojnë rritjetë rrënjëve të trungut të fortë vertikal. Këta trunguj i mbajnë gjethet e gjëraqë janë të gjata prej 20-40 cm. Ka kurorë të madhe me ngjyrë vjollce e merr

ngjyrën të hirit në fund të pranverës. Kallami rritet nëpër vendbanime tokësore të lagështa,siç janë brigjet e lumenjve, kënetave, moçaleve dhe brigjeve të liqeneve. Shpesh hasetnë tokat e ndotura përgjatë rrugëve, hendekë dhe rajone të gropuara.

Thjerëza ujore (Lemna minor)Thjerrëza e ujit bie midis bimëve më të vogla të lulëzuara në botë. Bimëte veçanta të thjerrëzave të ujit janë të holla, rrumbullakëta, pllaka të gjelbëratë ndritshme, secila me një rrënjë. Ato gjnden të hudhura midis bimëve tjera tëmugulluara ose mblidhet së bashku në një grumbull që lundron në sipërfaqen

e ujit. Nuk kanë gjethe të vërteta. Trupi në formë të gjethit quhet tallus. Ka një formë rrethore,pothuajse në formë ovale, me diametër 2-5 mm. Gjethet janë të holla dhe shumë pak mundtë vërehen. Lundron lirshëm në kënetat me ujë të freskët, moçalet, liqenet dhe rrjedhat e qeta,përhapet shpejtë nëpër shtretërit e ujërave që janë të pasur me materie ushqyese.

Maraskë (Utricularia vulgaris)Maraska është bimë nënujore mishngrënëse, e cila noton lirshëm në det.Gjethet e saj janë të buta dhe të ndara bukur nën ujë, ndërsa lulet e saj janëme ngjyrë të verdhë të hapur. Shfrytëzon kurthe të vogla me qëllim të zëniessë gjallesave të vogla, madje edhe peshq të vegjël të cilët afrohen deri

te kurthit. Shfrytëzon lëngje për zierjen e gjahut dhe krijon materie ushqyese. Duke notuarlirshëm në ujërat e cekëta të liqeneve, moçaleve, kënetave dhe lumenjve nëpër gjithë anënveriore të Tokës. Maraska jeton atje ku ka shumë jetë mikroskopike.

Shumëllojshmëria biologjike

Page 89: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

Shpërngulja e shpezëve mund të zgjasë shkurt, por disa zgjasinme vite. Për shembull ngjala europiane shkon në Detin e Sargasitpër t’u shumuar, duke udhëtuar rreth 10.000 km. Për më shumëinformata shikojeni filmin „Rruga e ngjalave“ nga koleksioniDVD i filmave nga „Paketa e Gjelbër“.

Shpërngulja e shtazëve mund të bëhet në distanca të vogla.Harabeli polar shpërngulet në vjeshtë nga fushat në qytete;disa zogj kur koha ftohet, zbresin nga vendet më të lartanë sferat më të ulëta të maleve.

Vetëm disa lloje të zogjve mund të fluturojnë përtej hapësiravetë mëdha ujore pa pushuar.

Shumë zogj, siç janë: lejlekët, dallëndyshet, patat dhe rosat e egra,vijnë nga veriu që ta kalojnë dimrin në vendet më të ngrohta,të cilat ndodhen në jug.

85

Shumëllojshmëria biologjike

FLETË PUNETë dhënat për shpërnguljen

Shtazët shpërngulen periodikisht për shkak të shumimit,gjetjes së ushqimit, ndryshimit të stinëve të vitit, ndryshimittë gjatësisë së ditës dhe natës, si dhe nga arsye të tjera.

Page 90: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

86

FLETË PUNEÇka dimë për...

Dreri i kuq (Cervus elaphus)Përshkrimi: Gjatësia e trupit të tij është rreth 2 metra. Mashkulliështë më i madh se femra. Gjatë verës, ngjyra e trupit është e kuqenë kafe, ndërsa në dimër është me ngjyrë hiri në kafe. Të vegjlit janëme njolla. Meshkujt kanë një palë brirë, të cilët mund të peshojnëderi 15 kg. Ata bien çdo vit dhe përsëri rriten edhe më të mëdhenjse të mëparshmit. Forma dhe madhësia e brirëve varet nga moshadhe shëndetit të mashkullit dhe në masë të madhe e cakton statusin

dhe rangun e tij midis anëtarëve të llojit të tij.

Vendbanimi dhe hapësira: Dreri i kuq jeton në pyje, gjethërënëse, të përziera dhe me gjemba,si dhe në parqe dhe lugina të lumit përgjatë gjithë Europës.

Shprehitë dhe të ushqyerit: Dreri i kuq vrapon dhe kërcen shumë mirë. Femrat jetojnë nëgrupe me të vegjlit e tyre. Meshkujt garojnë me kundërshtarët e tyre gjatë sezonit të shumimit(shtator-tetor). Dreri i kuq hanë gjethe, degë, lëvoret e drunjëve dhe fryte.

Kjo kafshë impresive është viktimë e fatkeqësive të komunikacionit dhe e gjuetisë ilegale.

Bufi i vogël (Athene noctua)Përshkrimi: Ky buf i vogël afërsisht me një gjatësi prej 25 cm,ka një kokë të madhe, të gjërë dhe të rrumbullakët, këmbë të gjatadhe bisht të vogël. Ka ngjyrë kafe me njolla të bardha, ai ështëi bardhë nën pendlat e larme në të kafta, me sy të verdhë.

Vendbanimi dhe hapësira: Bufi i vogël më tepër dëshiron të rritetnë hapësirë të hapur, të përzier me fusha, pyje, dërrasa, kopshte,parqe, drunj për rrethoja, shkëmbinj dhe gjysëmshkretëtira.

Haset nëpër Europë, përveç se në Irlandë dhe në Veriun e Largët.

Shprehitë dhe të ushqyerit: Bufi i vogël pjesërisht është gjallesë ditore, i cili shpesh mundtë shihet nëpër degë. Ushqehet me minj, krimba, insekte, zogj, amfibe dhe zvaranikë. Bënfolenë në vrima të drunjve, ndërtesave ose të shkëmbinjve. Është më i njohur për zërin e tij tëashpër. „kii -ivv“.

Ky zog fascinues shpesh përmendet në mite, tregime fantastike dhe besime popullore.

Pupëza (Upupa epops)Përshkrimi: E gjatë rreth 27 cm, pupëza është një nga zogjtëmë të shprehur dhe më karakteristikë në Europë, me një kokë,qafë dhe kafaz krahërori ngjyrë roze që bie në sy dhe krahë bardhe zi, kurriz dhe bisht me vija. Sqepi i tij i gjatë dhe i ngushtë janë paktë lakuar nga poshtë. Ka pendla të drejta në maje të kokës, me ç’rastduket si një udhëheqës i indianëve.

Vendbanimi dhe hapësira: Zog shtegtar i cili jeton nëpër kullosatë hapura me rrethoja dhe nëpër kaçuba. Gjendet nëpër Europë, përveç në Mbretërinëe Bashkuar, Irlandë dhe Europën Veriore.

Shprehitë dhe të ushqyerit: Kënga e pupëzës është e ngjyrur „oopp-oop-oop“ e cila përsëritetdisa herë. Bën folenë në vrima të drunjve ose të mureve. Nëse të vegjlit janë të shqetësuar,ata lëshojnë një lëngë me një aromë të pakëndëshme. Ushqehet kryesisht me insekte.

Ky zog atraktiv lehtë dallohet në bazë të pamjes së tij të jashtme dhe këngës.

Shumëllojshmëria biologjike

Page 91: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

87

Shumëllojshmëria biologjike

FLETË PUNEÇka dimë për... (vazhdon)

Breshkën e kënetës (Emys orbicularis)Përshkrimi: e gjatë 36 cm, breshka e kënetës mund të jetojë deri në70 vjet. Guaska e saj është pothuajse e rrafshtë, ngjyrë kafe në të zezëmadje edhe e gjelbër dhe ngjyrë hiri me vija ose pika ngjyrë të hapur.Këmbët, qafa, koka dhe bishti janë ngjyrë hiri me njolla të verdha.

Vendbanimi dhe hapësira: I banon të gjitha llojet e ujëravetë ëmbla dhe gjysëm të njelmëta të kënetave madje edhetë moçaleve të vogla dhe gjendet në Europë dhe në Azinë Lindore.

Shprehitë dhe të ushqyerit: Breshka e kënetës ushqehet me bretkoca, peshq, gjallesatë ujit dhe kafshë të ngordhura.

Breshka e kënetës shumë varet nga qasja në fushat e kënetave.Shterrja e kënetave, në fakt është dënim me vdekje pët të.

Bretkoca e drurit Europiane (Hyla arborea)Përshkrimi: E gjatë deri në 5 cm, me lara në maje të gjishërinjve,bretkoca e drurit europiane ka ngjyrë të ndryshme, varësisht ngamjedisi jetësor, temperatura dhe lagështia. Mund të jetë ngjyrëhiri në kafe ose e gjelbër e hapur.

Vendbanimi dhe hapësira: banon në drunjtë gjethërënës dhekaçuba dhe mund ta hasim në Europën Qendrore dhe Jugore.

Shprehitë dhe të ushqyerit: Kjo bretkocë ngjitet në drunj shumë mirë. Dimrin e kalon nënshkëmbinj, drunj ose gjelbërim. Gjatë sezonit të shumimit, mashkulli bën thirrje me tingujt,të cilët i lëshon nga fyti dhe mund të dëgjohen në largësi prej 1 km. Është aktive kryesishtnatën, por gjithashtu, edhe gjatë ditës. Ushqehet me gjallëresa të vogla.

Kjo shtazë atraktive me lehtësi njihet. Shumimi varet nga mbijetesa e pellgjeve ujore.

Bleta (Apis melifera)Përshkrimi: Bleta i adaptohet në mënyrë të përkryer mënyrës së vettë jetesës. Bletët punëtore dhe ato jopunëtore rriten deri në 15 mmgjatësi ndërsa ama e saj arrinë deri në 20 mm. Barkun e ka kryesishttë kaftë me vija të errëta dhe të hapura. Tërë trupin e ka të mbuluarme qime të buta, ndërsa në çiftin e këmbëve të prapme ka njëthithëse të veçantë ku e mbledh polenin.

Vendbanimi dhe hapësira: Popullata e egër e bletëve jetonnë rajone shkëmbore dhe malore, por njerëzit shpesh ruajnë bletë me qëllim që tëprodhojnë mjaltin. Ato gjenden në Europë, Afrikë dhe Azi.

Shprehitë dhe të ushqyerit: Kolonitë e bletëve kanë shumë bletë punëtore, disajopunëtore dhe një amë. Ato kanë një sistem komunikimi dhe shoqëri shumë të zhvilluar.Bletët e mjaltit mbledhin polen dhe prodhojnë mjaltë, i cili shërben si ushqim gjatë stinëssë dimrit. Mjalti dhe larvat ruhen në hoje të bëra nga dyelli. Bletët shfrytëzojnë sistemine sinjaleve për të këmbyer informata në lidhje me fushat e luleve. Në dimër, ato lëvizinme krahët me qëllim që ta mbajnë temperaturën konstante në koshere. Në situata kurduhet të mbrohen, kafshojnë d.m.th kafshojnë njëherë dhe pastaj vdesin.

Disa shkencëtarë mendojnë se telefonat celularë i hutojnë bletët dhe e zvogëlojnëpopullimin e tyre.

Page 92: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

88

FLETË PUNEShëtitja në plazh

Diku përgjatë plazhit të oqeanit, në perëndim të diellit,ishte një plak i cili shëtitej. Vetëm sa u qetësua stuhia dhenjeriu kënaqej duke thithur ajrin e detit. Ishte thelluarnë mendime kur përnjëherë pa një fëmijë. Fëmija mblidhtediçka nga rëra dhe e hidhte në ujë. Plaku ishte kurreshtardhe shkoi që të shohë nga afër dhe pa se fëmija i merrte yjete detit nga rëra dhe i kthente sërish në oqean. Më në fund, plaku vërejti se plazhi ishtembushur me qindra ndoshta mija yje të detit.

– Çfarë bën !? – bërtiti plaku. – Ti je një fëmijë i vetëm, ndërsa këtu ka mijëra yje deti.Vërtetë mendon se mund të ndryshosh diçka?

Djaloshi e shikoi, e mori një yll deti nga rëra, e hodhi në oqean dhe tha:– Ja, për këtë yll të detit unë vetëm sa ndryshova gjithçka!

Detyrë për të menduar në shtëpi:Çka mund të bëjmë unë dhe familja ime që të ndihmojmë për mbrojtjen e bimëve,në rajonin tonë, në shtetin tonë (propozoni ide dhe nëse është e mundshme,bisedoni për to me familjen tuaj):

1 Në afërsi të shtëpisë sime ka:

Ne do të kishim mundur:

2 Në rajonin tonë mund të gjejmë:

Ne do të kishim mundur:

3 Shteti ynë është krenar që është nikoqir i bimëve dhe shtazëve në vijim:

Që ti mbrojmë këto bimë dhe shtazë, ne duhet që:

Shumëllojshmëria biologjike

Page 93: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

Kur flasim për pasuritë natyrore, flasim për gjëra, të cilat mund ti marrim nga mjedisi jetësordhe ti përdorim me qëllim të përmirësimit të jetës sonë. Disa nga këto pasuri natyrore,siç janë energjia solare, ajri, uji i liqeneve dhe i lumenjve, bimët dhe shtazët, menjëherë na janënë dispozicion për shfrytëzim. Pasuritë e tjera natyrore i kemi në dispozicion vetëm pas gërmimitdhe përpunimit të tyre. Ato janë ujërat nëntokësore, karburantet natyrore, nafta, thëngjilli dhemineralet, siç është minerali i hekurit (e shfrytëzojmë për fitimin e çelikut).

Pasuritë natyrore mund të jenë të ripërtëritura dhetë paripërtëritura. Pasuritë e ripërtëritura natyrore mundtë kompensohen vetë me kalimin e kohës. Ne mundta shfrytëzojmë fuqinë e erës që të krijojmë energji,për arsye se erën nuk mund ta kemi vazhdimisht.

Pasuritë natyrore të paripërtëritura, nga ana tjetër, do të humbinpasi ti kemi shfrytëzuar njëherë. Në tokë ka rezerva të mëdhatë naftës, por ato harxhohen. Njerëzit vazhdimisht kërkojnërezerva të reja të pasurive natyrore, por edhe ato një ditë gjithsesido të harxhohen.

Nëse ajri, uji, toka dhe diversiteti i botës së gjallë shfrytëzohennë mënyrë të paarsyeshme, këto pasuri të ripërtëritura natyrore nuk do të mund përsëritë ripërtëriten. Për këtë arsye, shoqëria moderne vendosi planin për shfrytëzimin e qëndrueshëmtë pasurive natyrore. Përdorimi i qëndrueshëm paraqet sasinë më të madhe të një pasurienatyrore, e cila mund të përdoret për qëllimet tona dhe gjatë kësaj nuk e kërcënon ripërtëritjene saj natyrore. Shfrytëzimi i një pjese më të madhe të pasurive natyrore sjell deri te rëniagraduale e mjedisit jetësor.

89

Pasuritë natyrore

Page 94: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

90

Pasuritë natyrore

Përgatitja ditore: Pasuritë natyrore

Pjesa I: Pasuritë natyrore (Diskutimet)

1 I lusni nxënësit që ti përmendin disa gjëra, të cilat njerëzit i marrin nga natyra me qëllimqë ti kënaqin nevojat e tyre (për shembull, ushqimi bimor ose i kafshëve, uji, ajri, energjia).Shënoni përgjigjet e tyre në tabelë ose në tabelë.

2 Shpjegojuni nxënësve se pasuritë natyrore janë të ripërtërituraose të paripërtëritura.

3 Në kartela të veçanta, shënoni emrat e pasurive natyroretë energjisë dhe materialeve në vijim:• Nafta, gazi natyror, energjia solare, energjia e erës• Bimët, shtazët, ujërat e ëmbla (lumenjtë, liqenet, burimet),

toka, ajri, minerali, (hekuri, metalet e tjera), materialetpër ndërtim (argjil, gurë, rërë) etj.

Vizatoni skemën në vijim:

Filloni diskutimin dhe kategorizoni pasuritë natyrore nga kartelat dhe radhitni në mënyrëadekuate në dy kolona. Diskutoni me nxënësit për anët pozitive dhe negative të llojevetë ndryshme të pasurive natyrore. Përmendni shembuj. Shpjegoni se njerëzit sotshfrytëzojnë pasuri natyrore më tepër se në çfarëdo kohe tjetër në historinë e njeriut.Bashkë me nxënësit, vendosni se cilat nga pasuritë e përmendura natyrore janëmë të disponueshme në vendin tonë.

4 Paraqitni shembuj për shfrytëzimi e arsyeshëm të pasurive natyrore:

• Mos peshkoni më tepër se sa është e nevojshme.• Mos harxho ujë më tepër se sa ke nevojë (shiko videoklipin për shpenzimin

e ujit nga CD-romi i „Paketa e Gjelbër“).• Mos i shkatërro bimët, ato të japin jetë (shiko videoklipin „Prerja e drunjve“

nga koleksioni i filmave ose CD-romi i „Paketa e Gjelbër“).

5 Shpërndani kopje nga loja për ndërlidhje „E qëndrueshme — E paqëndrueshme“.

Pasuritë natyrore

Të ripërtëritura Të paripërtëritura

Kohëzgjatja 1-2 orë shkollore

Koha vjetore Të gjitha stinat

Vendi Klasat

Materialet Tabelë (grafikon)

Qëllimet Nxënësit të:

• mësojnë për llojet e pasurive natyrore

• nxënësit të mësojnë se si ti shfrytëzojnë siç duhetpasuritë natyrore

Metodat Diskutim, lojë, analiza e mësimit përmes shembujve

Page 95: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

Pjesa II: Për pulën dhe venë e artë

1 Shpjegojuni nxënësve se njerëzit vazhdimisht duhet të përpiqen që të kenë jetë sa më tëmirë. Shumica e tyre më tepër preferojnë aktivitete dhe shërbime me përfitim të shpejtë,për arsye se mendojnë se do t’u sjellë përparim më të shpejtë, pa menduar për pasojate këtyre aktiviteteve. Efektet shpeshherë sjellin deri te problemi ose ndikimi negativ ndajmjedisit jetësor dhe shoqërisë.

2 Lexoni nxënësve si shembull tekstin „Qyteti i mrekullueshëm“ në faqen 94.

3 Pyesni nxënësit se çfarë mendime dhe ndjenja u shkaktoi ky rrëfim.

• A kanë gabuar diçka njerëzit e qytetit të mrekullueshëm?• Çka mund të ndodhë gabimisht kur njerëzit veprojnë pa menduar ose kur kërkojnë

fitim të shpejtë?

Diskutoni dhe përfundoni se nevojat e njerëzve janë në baraspeshë me ato të natyrës.Mundohuni ta dëshmoni se zgjidhja është në shfrytëzimin e pasurive natyrore.

Pjesa III: Loja — Kujdesi për gjeneratat e ardhshme

1 Zhvillimi i qëndrueshëm është shfrytëzimi maksimal i pasurive të ripërtëritura natyroretë cilat ende munden të ripërtëriten. Për shembull prerja e drunjve duhet të jetë me planme qëllim që mund të ripërtëriten. Zhvillimi i qëndrueshëm varet nga vendi në vend,nga rajoni në rajon dhe mund të ndërrohet varësisht nga kushtet. Shembull për shpjegimmë të lehtë të pasurive natyrore të ripërtëritura dhe të paripërtëritura janë lojërat në vijim.Me këto nxënësit mund të mësojnë se si duhet drejtë të shfrytëzohen pasuritë me qëllimtë sigurimit të sasive të mjaftueshme edhe për gjeneratat e ardhshme.

2 Nevojiten më tepër pako me grisina, të cilat derdhen në një enë më të madhe. Në fletëtshënohen fjalët: Gjenerata e 1, Gjenerata e 2, Gjenerata e 3, por ashtu që, për shembull,për 14 pjesëmarrës do të kishte nga dy fletë me fjalën Gjenerata 1, katër fletë meGjenerata e 2 dhe tetë fletë me Gjenerata e 3. Domethënë numri përmbyllës i fletëve tëshënuara të jetë gjithsej 14. Nëse kemi 28 nxënës, numri dyfishohet dhe kështu me radhë.

3 Loja fillon me ate se fletët fëmijëve u ndahen me përzgjedhje të rastësishme. Secili duhettë shohë se çfarë i shkruan në fletë. Pastaj tregohet ena me grisinat. U shpjegohet fëmijëvese grisinat në enë, në fakt, paraqesin pasuritë e paripërtëritura natyrore në Tokë.Pastaj kërkohet nga të gjithë ata që kanë fletë, në të cilën shkruan Gjenerata e 1 të dalinpërpara dhe të vijnë para enës. U jipet qese ose salfetë e rëndomtë dhe u lejohetqë të marrin nga ena me ushqime kush sa don. Pastaj, ftohen nxënësit nga Gjenerata e 2.E njejta vlenë edhe për ata. Pasi që të marrin edhe ata, vërehet se grisinat në enëpakësohen dhe gjithnjë e më pak mbesin për të tjerët. Mund të ndodhë madje që mostë mbesin për gjeneratën e tretë. Domethënë, në fund ftohen edhe ata të Gjeneratës së 3,për të cilët vlejnë të gjitha rregullat. Grisina ka gjithnjë e më pak, ka mundësi edhe të mosmbesin fare. Flisni me nxënësit se çfarë do të ndodhë nëse vërtetë ato do të ishin pasuritë paripërtëritura natyrore, në këtë rast a e kuptojnë se çfarë kanë bërë.

Aktivitete tjera

• I lusni nxënësit që të diskutojnë me familjet e tyre për tregimin „Qyteti i mrekullueshëm“dhe për pulën, e cila ka bërë vezë të arta. Bashkë me prindërit, ata mund të imagjinojnëedhe tregime të tjera.

• Gjeni kohë në orën e ardhshme që të diskutoni për disa nga tregimet më interesante.• Shpërndani kopje nga teksti „Çfarë dimë për pasuritë natyrore?“ dhe i lusni nxënësit

që ta përpunojnë si detyrë individuale.• I lusni disa vullnetarë që të bëjnë një grup të vogël dhe të diskutojnë para tjerëve për

dilemën „Të peshkojmë ose jo peshq“.• Me nxënësit luani lojën për pasuritë natyrore (në tekstin për lojën janë dhënë rregullat).

Pas lojës, diskutoni me nxënësit për shfrytëzimin e paarsyeshëm të pasurive natyroredhe për pasojat.

91

Pasuritë natyrore

Page 96: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

92

Pasuritë natyrore

DILEMATë peshkojmë ose jo peshq

Ju dhe prindërit tuaj shkoni në një udhëtim treditornë një liqe të bukur, ku mund të peshkoni. Rregullate peshkimit thonë se familja juaj mund të peshkojëderi në dhjetë peshq gjatë qëndrimit tuaj. Ditën e parepeshkimi shkon ngadalë dhe ju mund të peshkonivetëm tre peshq të vegjël. Mirëpo, ditën e dytë jeni mëtë lumtur dhe vetëm për disa orë do ti peshkoni shtatëpeshq të mëdhenj. Ju përkujtohet se ekzistojnë rregullapër ate se, sa peshq mund të kapni. Çka duhet të bëni?• Vazhdoni me peshkimin pa marrë parasysh

asgjë.• I hidhni peshqit e vegjël në liqe dhe vazhdoni

me peshkimin, duke shpresuar se tre peshqitnë vijim do të jenë më të mëdhenj.

• Do të ndërprisni peshkimin dhe do ti përgatisni peshqit, të cilët i keni peshkuar.• Do të ndërprisni peshkimin dhe vendosni të pushoni dhe të kënaqeni me pamjen• Diçka tjetër.

TESTÇfarë dimë për pasuritë natyrore?

E SAKTË E PASAKTË

1 Pasuritë natyrore janë gjera, të cilat i marrim nga natyra me qëllimqë ti plotësojmë nevojat dhe dëshirat tona

2Mund të peshkojmë peshq sa të duam dhe çdoherë do të ketëedhe më tepër.

3 Energjia e diellit është burim i ripërtëritur dhe i pashteruri energjisë

4 Njerëzve u nevojiten vetëm ajri i pastër, uji i pijshëm,ushqimi i shijshëm dhe vendstrehim-vendbanim.

5 Ne i shterim burimet natyrore të naftës.

6Me shfrytëzimin e sërishëm të materialeve dhe gjësendevei kursejmë pasuritë natyrore dhe energjinë.

7 Kur të priten drunjtë, duhet të mbillen të rinj.

Përgjigjet:1.Esaktë2.Epasaktë3.Esaktë4.Epasaktë5.Esaktë6.Epasaktë7.Esaktë

Page 97: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

93

Pasuritë natyrore

FLETË PUNEE qëndrueshme — E paqëndrueshme

Udhëzim: kopjoni letrën e punës dhe ua ndani nxënësve.Prisni fotografitë dhe vendosni në një vend adekuat sipas udhëzimeve të dhëna.

Lexoni fjalitë nën secilin çift. Zgjidhni dy foto, të cilat shkojnë me secilën fjali.Vendosni fotografitë me pasuri natyrore në dritaren e majtë, ndërsa fotografinë sipasshfrytëzimit në dritaren e djathtë.

Кur do të peshkojmë peshk të vogël,duhet ta kthejmë në ujë.

Kur të priten drunjtë,duhet të mbillen të rinj.

Uji nuk duhet të harxhohetmë shpejt se sa që ripërtëritet.

Me gjueti nuk duhet të zvogëlohetnumri i kafshëve.

Page 98: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

94

FLETË PUNEQyteti i mrekullueshëm

Një herë moti, ishte një qytet i vogël afër detit. Ishte shumëi bukur, me det të pastër, të kaltër, rërë të butë si mëndafshidhe pyje të mrekullueshme përgjatë e bregdetit.Njerëzit e quajtën atë të mrekullueshëm dhe ata jetoninnë të të qetë dhe të lumtur. Gjuanin peshq, pritnin turistënë shtëpitë e tyre dhe u ofronin shëtitje në pyllin e afërt oseudhëtim me anije. U ofronin ushqim të përgatitur nga bimëtdhe kafshët që gjendeshin në rrethinën e afërt.

Një ditë banorët e Qytetit të mrekullueshëm ishin tubuar dhe kishin vendosur që tandryshojnë qytetin e tyre dhe ta shndërrojnë në një qendër të madhe atraktive turistike,e cila do t’u jipte mundësi për të fituar më tepër. E prenë pyllin dhe filluan të ndërtojnëhotele të reja. Gjithashtu, ndërtuan rrugë të gjera përgjatë bregdetit, me çka i shkatërruanbrigjet me rërë dhe bimët. Shumë turistë vinin me automjetet e tyre në Qytetine mrekullueshëm, me çka qyteti u bë shumë i zhurmshëm, Çdo ditë kamionët bininushqime dhe prodhime nga vendet e largëta me qëllim që ti përmbushin nevojate turistëve. Mbeturinat filluan të zmadhohen. Qyteti i mrekullueshëm vazhdimisht rritej.Pothuajse asgjë nuk mbeti nga ai qyteti i vogël — ai u ndryshua dhe nuk mund të njihej.Njerëzit tani më nuk mendonin për Qytetin e mrekullueshëm si për një vend të bukurpër pushim dhe shumica më nuk vinin. Njerëzve, të cilët jetonin më parë në Qytetine mrekullueshëm filloi t’u mungojë qyteti i mëparshëm.

Një ditë, një i huaj u paraqit në sheshin qendror, ku tuboheshin shumë njerëz në mbrëmje.Ai qëndroi aty një kohë të gjatë, duke i dëgjuar njerëzit se si bisedojnë, ai në fund ua tregoitregimin në vijim:

Njëherë moti, na ishte një pulë e veçantë. Çdo ditë ajo sillte nga një vezë të artë, e cilashkëlqente si diell i vogël në kotec. Pronari i pulës e kontrollonte peshën e vesë çdo ditë.Vazhdimisht ankohej pse ato nuk janë më të mëdha dhe thoshte: „Ndoshta thjesht duhetta mbys atë pulë. Patjetër të ketë pasuri në trupin e saj. Nëse e nxjerr, do të bëhem njeriumë i pasur në botë“.

Një kohë të gjatë ai ishte hamendur, por në fund vendosi: e mbyti pulën dhe mund taparamendoni tronditjen e tij kur kuptoi se brendia e pulës ishte e njejtë me ate të secilëspulë tjetër! Filloi të shkulë flokun e vet i dëshpëruar dhe duke qarë, por gjithçka ishte e kotë.Lakmitari i humbi edhe vezët edhe pulën. I panjohuri i shikoi njerëzit e trishtuar të qytetitdhe tha: „Ata të cilët shpejtojnë të pasurohen shpeshherë do të përfundojnë pa asgjë.“.

Pasuritë natyrore

Page 99: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

Toka gjithnjë e më tepër po bëhet e mbipopulluar. Në këtë periudhë, më tepër se 7 miliardënjerëz jetojnë në planetin Tokë. Nëse rritja e popullatës mbetet e njejtë, deri në mesin e këtijshekulli (2050) do të ketë më tepër se 10 miliardë njerëz në Tokë. Shkaku kryesor për këtë gjë,është fakti se më tepër njerëz lindin se sa vdesin. Në ditët e sotme, njerëzit jetojnë një jetëmë cilësore dhe më të gjatë për shkak të ndryshimeve në mënyrën e jetesës.

Me shtimin e popullatës rritet nevoja për shfrytëzimin më të madh të pasurive natyrore në Tokë.Numri më i madh i njerëzve, gjithashtu, nënkupton kërkesëmë të madhe për ushqim dhe për ujë të pijshëm, e me këtëedhe nevojë të shtuar për sipërfaqe më të madhe punuese.

Problemi i mbipopullimit është shumë serioz, nuk mundtë veprohet në drejtim të zgjidhjes së tij. Duke e shqyrtuargjendjen momentale të numrit të njerëzve dhe aftësinë e rrethitjetësor që t’i sigurojë pasuritë e domosdoshme natyrore dhekushtet adekuate për jetesë, shumë vende ndërmarrin masa që takontrollojnë këtë gjendje. Ndonjëherë natyra arrinë ta kontrollojënumrin e njerëzve në një mënyrë të rëndomtë dhe mizore, përmeskatastrofave dhe fatkeqësive natyrore (tërmeteve, përmbytjeve,sëmundjeve dhe epidemive). Në vendet europiane ka një rritje të vogël të popullatës.

Në disa pjesë të veçanta në botë është vërejtur rënie e natalitetit të popullatës,ndërsa në rajone të veçanta mbipopullim. Në Maqedoni, në rajone të ndryshme të vendit,ka shpërndarje jo të barabartë të popullatës. Sidomos, dallimi vërehet gjatë krahasimitmidis mjedisit të fshatrave dhe qyteteve.

95

Popullata

Page 100: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

96

Popullata

Përgatitja e ditës: Çka do të thotë rritje e popullatës?

Pjesa I: Çka paraqet rritja e dyfishtë e numrit të popullatës?

1 Shpjegojuni nxënësve se rritja e dyfishtë do të thotë rritje përmes dyfishimit të numrave:1, 2, 4, 8, 16, 32, 64...

2 Jepni shembullin e ardhshëm për rritjen e dyfishtë të numrit të popullatës.

• Mbjellim në një saksi një degë të ndonjë bime.• Pas një periudhe të caktuar degën e ndajmë në dy pjesë, të cilat prapë do t’i mbjellim

në saksi. Kur edhe këto do të rriten dhe do të lëshojnë fletë, secilën nga degët përsërie ndajmë në dy. Fitojmë gjithsejt katër degëza. Ky proces përsëritet me ndarjene numrit të degëve dhe në këtë mënyrë fitohet një numër më i madh i bimëve të reja.

• Për sa kohë do të mbushet saksia nëse vazhdojmë ta përsërisim procedurën?

3 Vizatoni me shkumës në tokë një rreth me diametër prejafër 2 metrave. Luteni njërin nga nxënësit që të qëndrojënë qendër dhe pyeteni se a ka mjaft hapësirë në rreth.Një vullnetar tjetër le ti bashkangjitet të parit dheia parashtroni të njejtën pyetje. Edhe dy nxënës të tjerële të futen në rreth. Përsëritet e njejta pyetje.Le të bashkangjiten edhe katër nxënës, pastaj tetë,çdoherë parashtroni të njejtën pyetje. Në fund, pyetninxënësit: A mund ky proces i rritjes të zgjasë përjetësisht?

4 Prezentoni më tepër informata për rritjen e popullatësdhe për ndërlidhjen e saj me zmadhimin e shterrjessë pasurive natyrore, duke shfrytëzuar tekstin hyrës të këtij kapitulli.

Pjesa II: Sa nxënës mund të grumbullojë rrethi i bërë nga litari?

1 I nxirrni nxënësit në oborrin e shkollës.

2 Shpjegojuni se me rritjen e popullsisë shfaqet shpenzim i zmadhuar i pasurive natyroredhe energjisë. Shfrytëzoni informata shtesë nga pjesa hyrëse e kapitullit „Pasuritë natyrore“dhe „Popullsia“.

Kohëzgjatja 2-3 orë shkollore

Koha vjetore Gjatë gjithë vitit

Vendi Klasë, në vend të hapur

Materialet Shkumësi, banka në kopsht, fletë pune për nxënësit

Qëllimet Nxënësit të:

• kuptojnë se numri i banorëve rritet dyfish

• të kuptojnë se pasuritë natyrore në Tokë janë të kufizuara

Metodat Lojë, diskutim, zgjidhja e dilemave

Page 101: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

3 I lusni nxënësit që të paramendojnë se rrethi i bërë nga litari paraqet planetin Tokë dhepasuritë e saja natyrore: mineralet, energjinë, ujin etj. Loja do t’ju shërbejë për paraqitjene problemit me sasitë e pasurive natyrore dhe numrin e njerëzve. Luteni njërin nga nxënësitqë të futet në rrethin nga litari. Pyeteni se a është rehat dhe se hapësira — „pasurianatyrore“ është e mjaftueshme. Një tjetër nxënës le të futet në rreth pranë të parit.Përsëriteni pyetjen e njejtë për të dytë. Ftoni gjithnjë e më tepër nxënës që ti bashkangjitendy të parëve, gjithnjë duke e përsëritur pyetjen e njejtë. Vazhdoni derisa të ketë hapësirënë rreth. Pyesni nxënësit se si do të mund ta krahasojnë mundësinë që të hyjnë në rrethine bërë nga litari me aftësinë e Tokës për t’i furnizuarnjerëzit me pasuri natyrore. Pyesni nxënësit se a ekzistonmundësia që të këputet litari nëse nxënësit vazhdojnëtë hyjnë në të dhe se çfarë do të bëhej me planetin Tokënëse ndodhë e njejta.

4 I lusni nxënësit të mendojnë dhe të përshkruajnëshembuj të ngjashëm për ta paraqitur problemin e rritjessë popullatës dhe pasuritë e kufizuara natyrore. Përshembull: sillni një gotë me ujë në klasë. Pyesni nxënësita mjafton kjo gotë me ujë për gjithë nxënësit në klasë qëjanë të etshëm? Zhvilloni diskutim me fëmijët rreth kësaj.

Pjesa III: Lojë — Ku, në fshat apo qytet?

1 Arsimtari e ndanë klasën me shkumës në dy pjesë dhe i shënon me mbishkrimet:qyteti dhe fshati. Pastaj zhvillon bisedë me nxënësit dhe i nxit që të mendojnëse ku do të dëshironin të jetojnë dhe pse?

2 Secili nxënës tregon vendimin e vet dhe ndalet në vendin përkatës. Pasi që të jenë ndarëtë gjithë nxënësit, mësuesi i numron të dyja grupet.

3 Rezultati i numërimit duhet të inicojë diskutim të mëtejshëm midis mësuesit dhe nxënësve përshpërndarjen e barabartë, përkatësisht të pabarabartë të popullsisë midis fshatit dhe qytetit.

Qëllimi është që nxënësit të kuptojnë se më e mira për atdheun tonë dhe për zhvillimine shoqërisë është ekzistimi i shpërndarjes së barabartë të popullsisë në qytete dhe fshatra.

Aktivitetet tjera

• Ndani tekstin „Rritja e popullatës“. Diskutoni për përgjigjet në grup.• Përpunoni dilemën „Sa fëmijë në fushën e lojës?“. Lusni nxënësit që të diskutojnë për këtë,

në grupe. U jepni liri që të mbështesin dëshmi të ndryshme në dobi të asaj për të cilënmendojnë se duhet të bëhet.

• Lexoni tekstin në listën e punës „Mollët“ dhe u jepni nxënësve që të shkruajnë se si do t’ishpërndajnë mollët. Fëmijët më të vegjël mund ti numrojnë mollët dhe ti shpërndajnë ato.Nxënësit më të mëdhenj duhet të jenë aktiv përmes parashtrimit të pyetjeve, diskutimevedhe bisedave për zgjidhjen e situatës.

• Ndajuni nxënësve fletën e punës „Përparësitë e të jetuarit në fshat ose qytet“.Çdo nxënës le të shkruaj pse dëshiron të jetojë në qytet ose fshat. Qëllimi është çdo nxënësti theksojë vlerat e qytetit ose fshatit. Vëreni sa nxënës dëshirojnë të jetojnë në qytet dhesa në fshat. Diskutoni me nxënësit për zgjedhjen e tyre.

97

Popullata

Page 102: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

98

Popullata

DILEMASa fëmijë në fushën e lojës?

Mendo se si do ta zgjidhni këtë problem?Në një vendbanim të ri janë vendosur shumëfamilje që kanë më tepër se një fëmijë. Vendi ivetëm për të luajtur të gjithë këta fëmijë ishte fushae lojës. Por, që në fillim të lojës u paraqit problemi:shumë fëmijë në fushën e lojës, ndërsa hapësirëe vogël për lojë. Si do ta zgjidhësh ti këtë problem?• Çdo pasdite do të dëshirosh që ti të jesh i pari

në fushën e lojës dhe nuk do të lejosh askushtjetër ta shfrytëzojë atë.

• Do të kënaqesh me lojën duke u shtyer, asgjënuk do të pengojë vetëm për të luajtur.

• Do të kërkosh ndihmë nga prindërit — që t’idrejtohen kryetarit të komunës për ndihmë eventuale që të ndërtohet një fushëe re loje.

• Diçka tjetër.

Zhvilloni diskutim me nxënësit për propozimet e ofruara dhe nxitni propozime për idetë reja rreth shfrytëzimit të fushës së lojës.

TESTRritja e popullatës

E SAKTË E PASAKTË

1 Në planetin tonë ka vende, të cilat janë të banuara dendur.

2 Në dhjetë vitet e ardhshme, numri i njerëzve në botënuk do të rritet.

3 Njerëzit, për dallim nga kafshët, shumë më tepër mundohenqë ta adaptojnë mjedisin jetësor për nevojat e veta.

4 Në të ardhmen, pasuritë natyrore të Tokës (toka e përpunuar,ushqimi, uji, energjia) do të jenë të mjaftueshme për popullsinë.

5 Rritja e popullsisë është presion shtesë, të cilin duhetta parballojë gjithë mjedisi jetësor.

Përgjigjet:1.Esaktë2.Epasaktë3.Esaktë4.Epasaktë5.Esaktë

Page 103: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

99

Popullata

FLETË PUNEMollët

Në kopshtin e gjyshes Mara dhe gjyshes Jovana ka nga një mollë- verore. Çdo verë te atovijnë nipërit e tyre gjatë kohës së pushimit. Kështu ndodhi edhe kësaj vere. Por, harruam t’jutregojmë se që të dyja gjyshet kishin numër të ndryshëm të nipërve. Gjyshja Mara kishtedy nipër, ndërsa gjyshja Jovanka gjashtë. Fëmijët si fëmijë, kur vinin menjëherë niseshindrejt mollës, edhe ate secili drejt mollës së gjyshes së vet.

Për çudi të madhe, në të dyja mollët kishte numër të njejtë të mollëve të pjekura,edhe ate nga 12.

Çdo nxënës të shkruaj se si do t’ua kishte ndarë mollët fëmijëve dhe ta arsyetojëpërgjigjen.a) Nga sa mollë të pjekura do të marrë secili fëmijë nga mollët e gjyshes së vet?b) Cili nga ata do të hajë mollë të mjaftueshme për tu ngopur?c) Pse është kjo kështu?d) Secili nxënës ta shkruaj dhe ta arsyetojë përfundimin e vet.

Page 104: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

100

FLETË PUNEPërparësitë e të jetuaritnë fshat ose qytet

Popullata

Dua të jetoj në qytet sepse: Dua të jetoj në fshat sepse:

Page 105: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

Nevojat e konsumuesit bashkëkohor vazhdimisht rriten, ndërsa njerëzit, me vetëdije ose jo,vazhdimisht e rrisin llojin e prodhimeve dhe të shërbimeve, të cilat i përdorin. Në kushtete sotshme, ekzistojnë mundësi të pakufizuara për transportin e prodhimeve, gjë që mundësonqë llojet më të ndryshme të prodhimeve të vijnë nga vendet e largëta dhe të bëhen pjesë e jetëssë përditshme. Tregu konsumues është tepër i ngopur me reklama për prodhimet dheshërbimet e reja. Gradualisht dhe mezi i dukshëm, konsumi bëhet pjesë shumë e rëndësishmee jetës së njerëzve, duke marrë pjesë të madhe të kohës së tyre dhe të mjeteve financiare.

Prodhimi dhe paraqitja e prodhimeve dhe shërbimeve të ndryshme në të kaluarën zgjasteshumë dhe kërkonte shumë punë. Njerëzit ishin të vetëdijshëm për vështirësitë dhe shpenzimet,të cilat i shoqëronin prodhimet, bartjen dhe shpërndarjen e prodhimeve. Në të kaluarën,mënyra e jetës impononte ruajtjen dhe kujdesin për prodhimet, me qëllim që të mund t’ipërdorin sa më gjatë, për dallim nga tani.

Në kohën e sotme, më së shpeshti shfrytëzohen prodhime për një përdorim, gjë që kalonnë shprehi të keqe. Për këtë arsye shoqëria e tashme quhet shoqëri konsumuese.

Cilat janë pasojat nga rritja e konsumit?• Rritja e konsumit të pasurive natyrore dhe energjisë. Për shembull, sasia e minierave

dhe mineraleve, të cilat shfrytëzohen nëpër botë dyfishohet çdo 15 vite.• Është rritur lirimi i më shumë materieve, të cilat e ndotin ajrin, ujin dhe tokën në mjedisin

jetësor. Mbeturina nga amvisëritë dhe industria grumbullohet në deponi mbeturinash;ujërat e ndotura të amvisërisë dhe industrisë derdhen në lumenj, liqene dhe dete,ndërsa gazrat që dalin nga automjetet dhe gazrat industriale lëshohen në ajër.

Arsyeja kryesore për këtë është rritja e numrit të popullsisë. Për momentin vlerësohetse popullsia në Tokë numëron mbi 6 miliardë njerëz. Në fillim të shekullit të 20 ajo mezi arrinte2 miliardë, ndërsa në mesin e shekullit 21 pritet një popullsi prej 10 miliardë.

Të gjitha këto situata, paraqesin sfida serioze për zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisëbashkëkohore. Është koha e fundit që njerëzit të fillojnë të mendojnë dhe të veprojnë dukepërdorur prodhimet dhe shërbimet me mençuri dhe vetëdije.

101

Konsumi dhe mbeturina

Page 106: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

102

Njerëzit duhet të krijojnë shprehi:• Që të përdorin prodhime, të cilat janë me cilësi dhe qëndrueshmëri më të lartë.• Që të insistojnë të blejnë prodhime, të cilat janë përpunuar nga materiale dhe energji

të ripërtëritura, si dhe të fituara me përpunimin e gjërave tani më të shfrytëzuara.• Aktivisht ta mbështesin përpunimin e sërishëm të gjërave dhe materialeve.• Që të përdorin prodhime, të cilat mund të shfrytëzohen disa herë.• Që të shfrytëzojnë pasuri natyrore të ripërtëritshme dhe burime të energjisë në proceset

prodhuese.• Që të gjejnë mënyra më të mira, të cilat nuk janë të dëmshme për natyrën në raport

me transportin dhe dërgimin e prodhimeve në largësi të ndryshme.

Lëndët e para bëhen mbeturinë si pasojë e prodhimit dhe konsumit. Ndërprodhimete panevojshme nga procesi i prodhimit lëshohen direkt në ajër dhe në ujë dhe ky proces quhet

emision. Prodhimet e panevojshme, të cilat më tutje përpunohenpara se të lëshohen quhen mbeturina.

Kur njëherë është krijuar, mbeturina mund të shfrytëzohet përsëri,të përpunohet, mund të digjet në fabrika të veçanta (me qëllimtë zvogëlimit të vëllimit) ose të groposet në deponi.

Mbeturina të forta komunale quhen plehrat e amvisërisë,ato publike dhe komunale, domethënë e gjithë ajo që ështëhedhur pas përdorimit ose që nuk përdoret më.

Në shoqërinë e tanishme, gjatë prodhimit masiv, konsumit dhestërbanimit, rritet sasia e mbeturinës, e cila shkaktohet çdo ditëdhe natyra më tepër nuk mund ta zbërthejë atë.

Për këtë arsye qëllimi themelor është që të krijohen sa më pak të jetë e mundur mbeturina,si dhe nga mbeturina të mund të shfrytëzohet dhe të përdoret një pjesë sa më e madhe.

Me kthimin e sërishëm të mbeturinës në procesin e përpunimit, arrijmë të kursejmë lëndëne parë dhe energjinë si dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Më shpesh, në mbeturinë hasen këto lloje të materieve: letër, qelq, plastikë, metal,bimë nga oborret dhe parqet, ushqim, tekstil, goma dhe lëkurë, si dhe mbeturina të tjera.

Këto materiale, të lëna si mbeturina në deponi, shpërbëhen në periudha të ndryshme kohore —brenda disa ditëve (për mbeturinat bimore), deri në disa qindra vite (për mbeturinat ngaplastika).

Menaxhimi i mbeturinave përfshinë tre hapa themelorë, të cilët duhet të kalohen parase të hidhet ndonjë lëndë si mbeturinë. Këto janë: Zvogëlimi, përpunimi dhe përdorimii sërishëm i mbeturinës. Këta hapa themelorë zbatohen me qëllim të zvogëlimit të sasisësë mbeturinës, e cila hidhet çdo ditë në deponitë dhe me qëllim të mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Zvogëlimi Të gjithë duhet ta zvogëlojmë përdorimin e prodhimeve, e me këtë do ti zvogëlojmëproduktet e mbeturinës në shportën për mbeturina. Për këtë arsye, është më mirë që të blihetnë paketime më të mëdha. Pastaj, duhet të blihet me torbë prej bezi, e jo në qese prej plastike.Gjithashtu, duhet pasur kujdes sasinë të cilën e furnizojmë, që ta vlerësojmë se sa ështëe mjaftueshme për një ditë ose për një javë sipas nevojës, me qëllim që mos të hedhimprodukte të pashfrytëzuara ose ushqim të prishur.

Përdorimi i sërishëm Disa nga prodhimet mund të përdoren përsëri për qëllime të caktuaradhe të mos hidhen menjëherë në koshin e mbeturinave. Për këtë duhet të mendojmë parase të hedhim diçka: se a mund ta përdorim përsëri atë? Duhet të jemi kreativ dhe të mendojmëmë tepër mënyra të reja për përdorimin e sërishëm të sendeve, për shembull, kutitë e këpucëvepër kuti të stolive, kanaçet për kuti lapsash dhe stilolapsash.

Përpunimi Përpunimi është proces gjatë të cilit gjërat e përdorura (shishet e qelqit, gazetat dheletrat e tjera, kanaçet, shishet e plastikës) çohen në fabrikë, përpunohen, me qëllim që përsëritë fitohen prodhime të reja, të cilat mund të përdoren. Me këtë, mundësohet kursimi i pasurivenatyrore dhe zvogëlimi i mbeturinave në deponi.

Konsumi dhe mbeturina

Page 107: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

Përgatitja ditore: Krijimi i mbeturinës

Pjesa I: Çfarë ka në mbeturinë?

1 Shpjegojuni fëmijëve se shoqëria e tanishme me shpenzimin e sasisë së madhe të energjisëdhe pasurive natyrore krijon aq shumë mbeturina saqë e ndot ajrin, ujin dhe tokën.Njerëzit krijojnë shumë mbeturinë, gjë që ekziston rreziku që të mbyten në të.

2 Që të dëshmoni dhe më pas ta studioni këtë deklaratë, organizoni një nga aktivitetete përshkruara më poshtë.Shembulli 1: Kush e ndotë shkollën? Dilni në oborrin e shkollës dhe vëzhgojenimbeturinën. Kush e krijon?Shembulli 2: Çfarë mund të gjeni në shportën e mbeturinave? Studioni shportëne mbeturinave në klasën tuaj.

3 Tubohuni bashkë dhe ndajeni mbeturinën sipas materialit themelor (për shembull, metal, letër,mbetje ushqimore, plastikë, qelq). Ndajeni klasën në pesë grupe dhe secilit grup i jepni nganjë kopje të Fletëve të punës „Mbeturina jonë“. Grupet le ta plotësojnë fletën.

4 Ua tregoni nxënësve shishen e qelqit, shishen e plastikës, konservën e aluminit, gazetën,copën nga rroba e vjetër, lëvoren e bananes dhe mbeturinën nga hekuri. Pyesni nxënësitse a krijohen mbeturina të njejta në shtëpitë e tyre, si dhe lloje të tjera të mbeturinave,të cilat mund t’ju kujtohen, e të cilat i krijojnë familjet e tyre.

5 Kini kujdes në të dhënën se disa mbeturina, pasi që njëherë të jenë shtresuar në deponi,asnjëherë nuk do të shpërbëhen. Parashtroni pyetje:• Cilat materiale nuk do të shpërbëhen?• Cilët materiale do të shpërbëhen të parat?• Për cilët prej tyre procesi i shpërbërjes do të zgjasë më tepër se zakonisht?• Cilët nga këto mund të përdoren përsëri ose të përpunohen?

Organizoni diskutim nga i cili do të dalin ide të ndryshme për aktivitete, të cilat do të mundtë ndërmerren për:• shishet e qelqit (të mbledhura, të lara, të futura përsëri në përdorim);• shishet e plastikës (të mbledhura, të selektuara, të shtypura, të paketuara), konserva

alumini (të mbledhura, shtypura me qëllim të zvoglimit të vëllimit, të paketuara);Ndihmojuni që të binden se mbledhja dhe përpunimi i mbeturinës kërkon pjesëmarrje tëgjithë shoqërisë, duke filluar nga familja, e cila mund ta ndajë mbeturinën e amvisërisë dheta çojë në ndërmarrjet e specializuara për menaxhimin e mbeturinës dhe përpunimin e saj.

103

Konsumi dhe mbeturina

Kohëzgjatja 2-3 orë shkollore

Koha vjetore Të gjitha stinat

Vendi Klasa

Materialet Qese nga plastika, dorëza mbrojtëse, shishe qelqi, shishe plastike,konservë alumini, gazetë, copë rrobash, banane, hekur

Qëllimet Nxënësit të:

• zhvillojnë shkathtësi për vëzhgimin dhe njohjen e mbeturinës

• mësojnë se si të pakësohet mbeturina

Metodat Diskutim, demonstrim, punë në grupe, piknik

Page 108: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

104

Konsumi dhe mbeturina

Pjesa II: Semafori për mbeturinën

1 Me qëllim që të nxiten nxënësit të mendojnë para se të hedhin diçka në koshine mbeturinave, zbatoni aktivitetin në vijim. Vizatoni një semafor në një fletë ose kartondhe shënoni tri dritat: të kuqen, të verdhën dhe të gjelbrën, ndërsa në fushat e tyreshkruani tekstin.• Drita e kuqe me tekstin: Mos hidh, mund të përdoret sërish ose të dorëzohet në pikën

grumbulluese dhe të çohet në përpunim. Pse hedh?• Drita e verdhë: Mendo se a është mbeturinë ose mund të shfrytëzohet sërish gjësendi?• Drita e verdhë: Mendo se a është mbeturinë ose mund të shfrytëzohet sërish gjësendi?

Vendosni semaforin pranë koshit të mbeturinave dhe udhëzoni nxënësit që të shikojnësemaforin para se të hedhin diçka në kosh.Zhvilloni debat midis nxënësve: se a duhet vërtetë sendi të përfundojë në koshine mbeturinave, të shqyrtohen mundësitë dhe në fund, nëse nuk ka mënyrë tjetër,të hidhet në kosh.

2 Shpërndajuni nxënësve letrën e punës „Mbeturina në shtëpi“ dhe i lusni ataqë ta hulumtojnë mbeturinën e krijuar nga familjet e tyre për një javë. Pas një jave,i pyesni disa nxënës që ti prezentojnë para klasës rezultatet e fituara dhe ti shpjegojnë(përmendin) cilat nga ato materiale mund të përdoren përsëri ose të përpunohen.Diskutoni se sa familje rregullisht bëjnë selktimin e mbeturinës së tyre.

Përgatitja ditore: Festivali i mbeturinës

Pjesa I: Festivali i mbeturinës

1 Nxënësit le të mbledhin materiale dhe gjëra të ndryshmembeturinash — kuti nga kartoni, shishe dhe gota nga plastika,konserva alumini, gazeta dhe revista të vjetra si dhe gjëra tëtjera, të cilat mund të përdoren për Festivalin e mbeturinave.

2 Planifikoni se cilat aktivitete do të mund të kyçen në njëfestival të këtillë (për shembull, ekspozitë e skulpturavetë krijuara nga kuti alumini dhe kartoni, ekspozitë e gjëravepër stoli, të krijuara nga shirita prej letre, copë rrobash oseplastikë të ndryshme, revy mode me kostume të krijuaranga materiale të hedhura ose kostume, të cilat prezentojnëlloje të ndryshme të mbeturinave; koncert me nxënësit,të cilët do të krijojnë vargje origjinale lidhur me mbeturinënpër melodi, poema dhe krijime të tjera letrare të njohura).

Kohëzgjatja 2-3 orë shkollore

Koha vjetore Të gjitha stinat

Vendi Klasa

Materialet Kuti nga kartoni. Shishe dhe gota nga plastika, konservat ngaalumini, gazeta dhe revistatë vjetra.

Qëllimet • Të nxitet interes te nxënësit për menaxhimin e drejtë tëmbeturinës dhe përdorimi i sërishëm i gjërave të shfrytëzuara.

Metodat lojë asociacioni, punë në grupe, demonstrim, prezentim, shfaqje,ekspozitë

Page 109: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

3 Përgatitni shfaqje të shkurtër,e cila e shpreh sjelljen e pakujdesshme të njeriut përballëproblemit me mbeturinat. Mos harroni të shtoni elementin e garës në ngjarje.

4 Zgjidheni me kujdes kohën e organizimit. Ftoni nxënës nga klasë të tjera, prindër dhepërfaqësues të Komunës. Gjithashtu, përpiquni që të ftoni edhe biznesmenë lokalë,të cilët mund të sigurojnë shpërblime simbolikepër fituesit. Ftoni edhe gazetarë, por mëparë bisedoni me ata për mënyrën më të mirë të promovimit të festivalit të mbeturinës.

5 Zgjedhni me kujdes vendin e ngjarjes. Lejoni që secili të mund ta shohë festivalin tuajdhe të jeni të bindur se pas ngjarjes shumë njerëz do të fillojnë të mendojnë me seriozitetpër porositë e transmetuara me festivalin dhe me përpjekjet tuaja.

Pjesa II: Çfarë shpenzuesi jam unë

1 Lexoni tekstin „Çfarë shpenzuesi jam unë?“ në fletën e punës. Organizoni aktivitetinnë paralelen dhe përcillni shpenzimin e letrës për një kohë të caktuar.

2 Diskutoni me nxënësit për shpenzimin e letrës në rastin e parë gjatë shpenzimit të lirëtë letrës dhe në të dytin pasi ti keni udhëzuar që me kujdes ta shfrytëzojnë letrën.

3 Ushtrimi mund të relizohet edhe si garë midis paraleleve me titullin „Çfarë shpenzuesishjemi ne nxënësit?“ (për letër, fletore, markerë, bllok për vizatim).

4 Nga punimet e nxënësve, organizoni ekspozitë në shkollë.

Pjesa III: Aksioni për mbledhjen e letrës së vjetër

Propozoni që nxënësit të mendojnë për organizimin e një aksioni për mbledhjen e letrësdhe plastikës së vjetër. Shembulli për planin e aksionit është dhënë më poshtë:• Vendosni bashkëpunim me komunën për sigurimin e shpërblimeve.• Shpalleni datën e organizimit të aksionit. Ftoni njerëzit që të marrin pjesë përmes:

fletushkave, gazetave lokale, radios lokale ose stacioneve TV.• Siguroni kuti kartoni, të cilat do ti përdorni për mbledhjen e plastikës dhe letrës.• Ditën e ngjarjes, procesin e mbledhjes së mbeturinës merreni me seriozitet.

Nëse është e mundur, siguroni peshore dhe matni masën e asaj që është sjellëdhe shënoni se nga kush është sjellë. Ndani shpërblime.

• Shpallni rezultatet përfundimtare dhe vendosni se a duhet të ndani shpërblim për ndotësinmë të madh apo grumbulluesin më të mire të mbeturinave.

• Mos harroni — ngjarja e juaj është mirë të publikohet në shtyp.

Aktivitetet tjera

• Për realizimin e dramës „Zërat e pazakontë“ të paraqitur në fletën e punës ju nevojitendisa fletë letre, 2 shishe plastike, shishe qelqi ose gotë, kosh mbeturinash, karton i prerërrumbullakët me fotografi të planetit Tokë, që do të shërbejë si maskë për rolin. Diskutonipër përshtypjet nga teksti si dhe për sasinë dhe llojin e mbeturinës që krijohet në shkollë.

105

Konsumi dhe mbeturina

Page 110: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

106

Konsumi dhe mbeturina

DILEMAMbeturinë në kamp

Gjatë kohës së kampingut vëreni se një familjeshkon në shtëpi pa i mbledhur mbeturinat rrethtendës së vet. Çka do të bëni?• Menjëherë shkoni te ata dhe ua shpjegoni

se duhet ti mledhin mbeturinat e tyre parase të shkojnë.

• Prisni që ata të shkojnë dhe pastaj ju e pastronimbeturinën e tyre.

• E shënoni targën e automjetit të tyredhe e lajmëroni policinë.

• E lajmëroni inspektorin komunal në Komunë.• Asgjë, ky nuk është problemi juaj.• Diçka tjetër.

TESTShpenzimi i përgjegjshëm

E SAKTË E PASAKTË

1 Në shoqërinë e tanishme shpenzohet pa masë dhe kujdespër pasuritë natyrore.

2 Gjatë shpenzimit të prodhimeve, shfrytëzojmë më pak pasurinatyrore dhe energji.

3 Në kohën e sotme shumica e materialeve mund të përpunohen.

4Me përdorimin e sërishëm të prodhimeve pakësohen mbeturinat.

5 Përpunimi e zvogëlon burimin e pasurive natyrore.

6 Gjërat duhet të shfrytëtohen disa herë e jo vetëm një herë.

7 Letra dhe plastika nuk mund të përpunohen.

8 Nëse i hedhim shishet e plastikës pa i shtypur,ato zënë shumë vend.

9 Përdorimi i qeses së pëlhurës gjatë blerjes është më mirëpër mjedisin jetësor se sa përdorimi i qeseve të plastikës.

Përgjigjet:1.Esaktë2.Epasaktë3.Esaktë4.Epasaktë5.Epasaktë6.Esaktë7.Epasaktë8.Esaktë9.Esaktë

Page 111: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

107

Konsumi dhe mbeturina

FLETË PUNEMbeturina jonë

1 Studioni materialet themelore nga të cilat është krijuar mbeturina që gjendet në koshine meturinave në klasën tuaj.

2 Sa është pesha e mbeturinës, të cilën e shkaktojnë nxënësit e një klase për një ditë?

3 Nëse secila klasë në shkollë krijon aq shumë mbeturinë, sa mbeturinë krijohet ngatë gjitha klasat për një ditë?

Materialet themelore Numri i gjërave të gjetura në koshin e mbeturinave

Metal

Letër

Materie organike

Plastikë

Qelq

Page 112: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

108

FLETË PUNEMbeturina në shtëpi

Studioni mbeturinën në shtëpinë tuaj, duke vendosur kuti të mëdha kartoni menjëherëpranë koshit të mbeturinës. Shënoni kutitë me emrat në vijim: Për plastikë, metal, letër,shishe të qelqta, karton dhe lloje të tjera të paketimeve, I lusni anëtarët e familjesqë ti mbledhin këto gjëra në kutitë, ndërsa mbeturina tjetër (mbetjet nga ushqimi,shishe të thyera etj.) duhet të hidhet në koshin e mbeturinave si zakonisht.Vazhdoni ta ndani mbeturinën një javë. Vendosni të dhënat në tabelën më poshtë.

Konsumi dhe mbeturina

Materialet e mbledhura Numri i copëve

Shishet e qelqit

Plastikë

Metal

Letër

Karton

Paketime tjera

Materiale tjera

Emri i studiuesit:

Studimi filloi më: Përfundoi më:

Numri i anëtarëve të familjes:

Page 113: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

109

Konsumi dhe mbeturina

FLETË PUNEÇfarë shpenzuesi jam unë?

Merrni një sasi të caktuar të letrës (top letër A4) dhe u thoni nxënësve se ajodo të shërbejë për vizatim, prerje dhe për përdorim të përgjithshëm në paralelen.Mos ju përmendni asgjë se letra duhet të ekzistojë gjatë dhe se nxënësit duhet ta kursejnëdhe ta shfrytëzojnë racionalisht. Lejoni që ajo të përdoret spontanisht (secilit aq sa i duhet).Ju si mësues shënojeni datën kur e keni dhënë letrën dhe përcilleni deri kur do të përdoret,përkatësisht deri kur do të zgjasë. Letrën e shfrytëzuar dhe të vizatuar mund ta mblidhninë një kuti kartoni.

Pasi ajo të harxhohet, thuajuninxënësve se letër më nuk ka, por ju përsëri ju jepni një topletër për ta harxhuar. Kësaj radhe i përmendni fjalët në vijim: shfrytëzojeni letrën në të dyanët, nëse keni nevojë për letër më të vogël, plotësojeni letrën, gjatë prerjes dhe ngjitjestë shfrytëzohet çdo pjesë e letrës. Thjesht, thuajuni nxënësve që kësaj here të jenëtë kujdesshëm gjatë shpenzimit të letrës. Shënoni datën kur ua keni dhënë letrën përshpenzim dhe deri kur ajo do t’ju shërbejë nxënësve. Ruani të gjitha punimet e nxënësve.

Përsëri ruani të gjitha punimet e nxënësve, për arsye se ato do t’ju jenë të dobishme përfundin e këtij ushtrimi.• Krahasoni kohën e shfrytëzimit të letrës (herën e parë dhe të dytë).• Numëroni se sa punime i keni në njërën e sa në tjetrën kuti.• Bisedoni se kur letra ju zgjati me tepër?• I përkujtoni nxënësit që të mendojnë edhe për procedurat tjera kur janë në rolin

e shpenzuesit.

Page 114: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

FLETË PUNEZërat e pazakontë

Zoki: Përshëndetje Maja! E shoh se edhe ti ke paske ardhë herët.

Maja: Përshëndetje Zoki! Më vjen mirë që të shoh.

Zoki: Çka ka të re? Si je?

Maja: Gjithë të vjetra... (ndërpret) Urdhëro?

Zoki: Çka? Çfarë the?

Maja: Unë, asgjë, por dëgjova disa zëra!

Zoki: (i habitur) edhe unë e dëgjova të njejtën. Shshshsh! Dëgjo, mbeturinat flasin!E vëren?

Maja: Po... Por, si është e mundur!? (e habitur) Eja të dëgjojmë se çfarë thonë!

Planeti Tokë: Ndaluni më! Nuk jeni për tu ankuar. Pse mendoni vetëm për vetentuaj? Unë vazhdimisht jam i ndotur. Mbaj peshën e gjithë kësaj mbeturine,të hedhur me shekuj më parë, por tanimë gjithnjë e më tepër bëhete padurueshme. Nuk mund të duroj më. Ju lutem të ndaloni së ankuari,sepse nëse vazhdon kështu, unë do të shkatërrohem, ndërsa edhe ju bashkëme mua do të shkatërroheni. Po e harxhoj fuqinë e fundit.

Qelqi: E mjaftë më! Nuk mund t’ju dëgjoj! Mos u ankoni! Të paktën ju një ditëdo të zhdukeni! (i hidhëruar) E çfarë të them unë!? Unë do të jetoj vazhdimisht,asnjëherë nuk do të shpërbëhem. Vazhdimisht do ti shikojë këta të rinj, shkatërruestë paedukuar të natyrës se si më shkelin në oborrin e shkollës. (i pikëlluar) Eh, sikurtë isha në ndonjë shportë të posaçme për qelq, e jo kështu i hedhur dhe i ndotur!Deri më tani një qind herë do të më kishin përpunuar! Aspak nuk ndjehem mirë!

Plastika: Lum ti! Për mua një vit nuk është asgjë. Ti nuk duhet të ankohesh, një vitështë pak! Unë këtu rri e ndotur, e ekspozuar në shi, erë, borë, e çka jo tjetër,tani më katër muaj! E mjerë unë. Që të shpërbëhem, duhet të presë pesë shekuj!

dëgjon, pesëqind vjet! Do të dëshiroja që të jem në koshin e mbeturinave,që pastaj të më dërgojnë në fabrikën më të afërt të përpunimit, që të më pastrojnëdhe përsëri të më përdorin dhe prap të bëhem e bukur, e larme dhe e dobishme!

110

Konsumi dhe mbeturina

Letra: O zot, o zot! U lodha vazhdimisht të jem në të njejtin vend,e palëvizshme, e ndotur, e pashfrytëzuar. Tanimë një javë gjendem në këtëvend. Askujt nuk i kujtohet të më ngre dhe të më vë në koshin e mbeturinave,e më pas të më përpunojë. Atëherë do të bëhesha e bukur, e pastër,e dobishme, por ndoshta edhe me aromë të mirë. Uh, e mjera unë... kush dotë presë një vit që të shpërbëhem dhe të shpëtojë nga këto vuajtje!

Maja dhe Zoki: (shikohen të habitur, të hutuar, me shumë ide në kokë).

Maja: Zoki, eja të bëjmë një sesion ekologjik. Eja ti mbledhim të gjithë shokët tone,t’ju themi se çfarë dëgjuam dhe t’i përvishemi punës. Ti mbledhim këto mbeturinadhe ta shpëtojmë planetin tonë të çmueshëm!

Page 115: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

Të gjithë njerëzit janë pjesë e një shoqërie. Jeta e njerëzve në një shoqëri është e mundësuarme në sërë kushtesh , siç janë: shtëpia, puna, argëtimi etj. Shumica e njerëzve janë të kënaqurme mënyrën e jetës së tyre dhe me ate që kanë, por disa jo. Me qëllim që të mundësojnë kushtemë të mira për jetesë, njerëzit i shfrytëzojnë të mirat natyrore. Të gjitha aktivitetet e njeriut, siç janë:prodhimi dhe konsumi, shfrytëzimi i minierave, pyjeve dhe ujërave, ndërtimi i ndërtesave të rejanë sipërfaqet e lira të gjelbëra dhe të tjera, kanë ndikim serioz ndaj mjedisit jetësor.

Që të jetohet në një shoqëri të qëndrueshme domethënë kërkohet baraspeshë midisnjerëzve dhe natyrës. Ne sot vetëm i shpenzojmë pasuritë natyrore. E shfrytëzojmë ujine pijshëm, ajrin, thëngjillin dhe drurin për ngrohje, sipërfaqe tokësore për rrugë etj., ndërsa nukkemi kontribuar për ripërtëritjen e drunjve, ujit të pastër ose ajrit të pastër. Njerëzit duhettë kujdesen për qëndrueshmërinë e zhvillimit të vet natyrës, sepse ajo nuk mund më tepërtë japë lëndë të parë. Domethënë duhet të ndryshohet mënyra e deritanishme e jetesësdhe të ndërtohet mënyrë e re e të menduarit për zhvillim të botës në kuadër të kufijve natyrorë.

Ndërtimi i shoqërisë së qëndrueshme është proces i gjatë, në të cilin çdo individ duhettë kontribuojë me sjelljen dhe me veprimet e tij në drejtim të ruajtjes së të mirave në Tokëdhe në botën e gjallë. Me këtë do të mundësohet që edhe ne dhe gjeneratat e ardhshmetë kemi kushte për jetë më të mirë dhe gjatë kësaj të ruhet natyra.

Jetesa e deritanishme shpesh shkakton katastrofa, mu për ate se nevojat e njeriut janë shumëtë mëdha, ndërsa natyra është e shterrur dhe e shkatërruar. Nuk guxojmë t’i shpenzojmë pasuritënatyrore pa masë. Duhet të mendojmë edhe për gjeneratat e ardhshme që edhe ato ti kenëkushtet e domosdoshme për jetë. Gjithashtu duhet të dimë se mjedisi në të cilin jetojmë i kakufijtë e vet, të cilët duhet ti respektojmë. Gjithë jeta në planetin Tokë zhvillohet brenda këtyrekufijve. Të gjithë organizmat në planetin Tokë jetojnë në baraspeshë. Çdo prishje e baraspeshëssjell deri te një varg katastrofash me ndikim të madh ndaj jetës së të gjithë organizmave.

Mbrojtja e natyrës është e domosdoshme për zhvillim, sepse ajo siguron pasuri natyrore,ujë të pastër, energji, ajër dhe tokë. Zhvillimi i qëndrueshëm është zhvillim i shoqërisëqë mundëson përparim ekonomik, dhe mirëqenien e njerëzve e njëkohësisht mbrojtjene natyrës dhe botës së gjallë.

111

Zhvillimi shoqërordhe mjedisi jetësor

Page 116: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

112

Zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jetësor

Përgatitja ditore: Zhvillimi shoqëror

Pjesa I: Kapaciteti i ngarkesës(lidhja midis madhësisë së vendbanimit dhe numrit të njësive në të)

1 U shpjegoni nxënësve se kapaciteti i ngarkesës në natyrë e shënon numrin e organizmave,të cilët mund të jetojnë në një vend. Faktorët më të rëndësishëm, të cilët e definojnëkapacitetin e ngarkesës janë: qasja deri te uji, ushqimi, vendbanimi dhe hapësira. Kapacitetii ngarkesës vlen për gjithë organizmat e gjallë, edhe pse njerëzit mund të adaptohenmë lehtë në ndryshimet e paparapara në kushtet e mjedisit jetësor. Për bimët dhe shtazët,adaptimi është më i vështirë. Adaptimi i organizmave në një mjedis jetësor ndryshonvarësisht nga ndryshimet e stinëve të vitit. Fatkeqësitë natyrore (për shembul, përmbytjet,stuhitë, acaret, vullkanet) mund të ndikojnë mjaft ndaj aktiviteteve të njeriut.

2 Ja disa shembuj/pyetje për lidhjen midis madhësisësë vendbanimit dhe numrit të njësive në të:• Pyesni nxënësit se a ka dikush në shtëpinë e vet akuarium

dhe se a mund deri në pafundësi të shtojnë peshq të rinjnë të.

• Nga sa anëtarë ka çdo familje veç e veç. A ka raste kurnumri i njerëzve, të cilët jetojnë bashkë mund të rritetdukshëm? (ndërtesa të mëdha, kampe) Si ndjehennjerëzit kur jetojnë në hapësirë të ngushtë?

• Çka ndodhë me banorët në fushat e lagështa(për shembull, kënetat pellgjet) pasi që ato të jenë tharë?Cilët nga ta nisen në kërkim të vendbanimit të ri, e cilët nga ta vdesin?

• Nëse njerëzit, të cilët jetojnë në një rajon me lum/liqen vendosin që gjithë ujinta përdorin për qëllime të veta (për shembull, për pije, ujitje, industri), çka do të ndodhëme bimët, kafshët dhe njerëzit, të cilët jetojnë pranë lumit? A mundet një situatë e këtillëtë shkaktojë problem?

3 Shpjegojuni nxënësve se kafshët ose shpërngulen ose vdesin. Bimët zakonisht nuk mundtë adaptohen mjaft dhe vdesin shpejt. Kjo situatë është më ndryshe te njerëzit,sepse ata mund të të adaptohen shumë më lehtë në kushte të reja dhe të ballafaqohenme vështirësi të ndryshme. Edhe krahas këtij adaptimi, tejkalimi i kapacitetit të ngarkesësshpeshherë shkakton probleme, luftëra dhe vuajtje masive.

Kohëzgjatja 4-5 orë shkollore

Koha vjetore Të gjitha stinat e vitit

Vendi Klasa

Materialet 2 gota të ujit me madhësi të ndryshme, letër me ngjyrë

Qëllimet Nxënësit të:

• kuptojnë se në natyrë ekziston baraspeshë, e cila nuk guxontë prishet

• vënë në pah dhe analizojnë shkaqet negative në mjedisinjetësor, të cilat sjellin deri te paraqitja e problemeve të caktuara

• kenë të qartë se vështirësitë mund të tejkalohen përmesbashkëpunimit dhe tolerancës

• kuptojnë se çdokush mund të kontribuojë për zhvillimtë qëndrueshëm të shoqërisë

Metodat Demonstrimi, diskutimi

Page 117: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

Pjesa II: Lumi rrjedh tatëpjetë

1 Shpjegojuni nxënësve se vend i mirë për jetesë është ai vend ku ka mjaft ushqim, ujë,ajër të pastër dhe strehim. Në këtë mënyrë paraardhësit tanë kanë menduar kur kanëvendosur se ku do të shpërngulen. Në fund, shtëpitë në grupe-bashkësi janë bërë fshatra,ndërsa janë rritur në qytete. Bashkësitë e reja të krijuara kanë zhvilluar raporte komplekseedhe me bashkësitë fqinje.

Sot edhe krahas zhvillimit të civilizimit modern dhe arritjeve më të larta të teknologjisë,mirëqenia dhe siguria e njerëzve edhe më tej varen nga mbrojtja e mjedisit jetësor dhenga përdorimi i qëndrueshëm i pasurive natyrore. Shumë shpesh presionet dhe problemetnë rajone të ndryshme fillojnë nga problemet ekologjike.

2 Lexojeni tregimin „Tatëpjetë“ nga fleta e bashkangjiture punës.

3 Diskutoni rreth çështjeve në vijim me nxënësit:

• Çfarë është uji në lum? (Pasuritë natyrore, të cilatu shërbejnë edhe njerëzve edhe mjedisit jetësor të cilëtjetojnë në të dy fshatrat).

• Pse lumi është i kënaqur kur afrohet pranë detit?(Lumi ishte i kënaqur meqë arriti që t’u japë sasitë barabartë të ujit të gjitha fshatrave tatëpjetëqë në fund të derdhet në det.)

• Për çfarë arsye kryeplaku nga fshati më i lartë propozoi ndërtimin e pendës?(Për shkak të dëshirës për një jetë më të pasur dhe më të mirë. Nuk ka asgjë të keqenë këtë dëshirë, sepse dëshira e natyrshme e të gjithë njerëzve është që të zhvillohendhe të jetojnë mirë.)

• Çfarë gabimesh kanë bërë njerëzit nga fshati i epërm? (Ata vendosën që ti shfrytëzojnëpothujse të gjithë pasurinë ujore pa pasur llogari për nevojat e njerëzve në fshatine poshtëm gjë që solli deri te pasojat serioze.)

• Cilat janë pasojat ? (Zhdukja e bimëve dhe shtazëve, zvoglimi i rendimenteve,prerja e pyjeve, varfëria dhe shpërngulja e njerëzve nga fshati i poshtëm, problemimidis dy fshatrave, humbja e marrëdhënieve miqësore dhe traditave.)

Organizoni përgjigjet e nxënësve duke e përcjellur shembullin:• Gjendja — uji (pasuria natyrore); përdorimi i saj ishte i balancuar, i shfrytëzuar

barabartë nga të gjithë• Ndryshimi — kryeplaku vendos që të ndërtojë pendë• Arsyeja — dëshira për zhvillim dhe jetë më të mirë në fshatin e epërm• Gabimet — nuk mbanin llogari për nevojën e mjedisit jetësor dhe për njerëzit në fshatin

e poshtëm.• Pasojat — humbja e bimëve dhe shtazëve, varfëria e njerëzve, shpërngulja dhe grindje.

4 Konkludoni se kur merren vendime të rëndësishme, është e mundur që të shkelen interesate ndryshme dhe shpeshëherë të kundërta. Pasojat nuk mund çdoherë lehtë të parashihendhe shumë shpesh sjellin deri te problemet serioze. Me qëllim që të shmangen komplikimetdhe situatat kritike, të gjitha shkaqet dhe pasojat duhet të shqyrtohen më herët.Kjo nuk është e lehtë dhe shpeshherë nevojitet kohë, durim, dhe respekt i përbashkët.

5 U thoni nxënësve që të bisedojnë me prindërit e tyre për tregimin „Tatëpjetë“. Në orëne ardhshme, i lusni nxënësit që ti sjellin propozimet e tyre për zgjidhjen e problemeve.

6 Së pari shpërndani kopjet nga tregimi „Kush është më i forti?“ në fletën e bashkangjiturtë punës. I lusni nxënësit të gjejnë zgjidhje për konfliktet, të cilat mund të bazohennë idenë kryesore të tregimit.

113

Zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jetësor

Page 118: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

114

Zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jetësor

Pjesa III: Baraspesha

1 Shpjegoni se njerëzit janë pjesë e natyrës dhe se zhvillimi i shoqërisë çdoherë është varurnga mjedisi jetësor.

2 Shpjegoni se do të mundoheni ta ndiqni mënyrën, në të cilën ka ndryshuar raporti midisnatyrës dhe njeriut me përdorimin e një shkalle. Vizatoni në tabelë një peshore, si ështëtreguar në tekstin e mëposhtëm. Së pari i shënoni lidhjet midis njerëzve dhe natyrësnë fillim të historisë së shoqërisë njerëzore:

• Njerëzit kanë mbledhur pemë dhe perime, kanë kultivuar bimë, gjuanin dhe i zbusninkafshët, mblidhnin drunj për ngrohje dhe jetonin në shtëpi, të cilat ishin të ndërtuarame thjeshtësi. Shënojeni këtë informatë në kolonën e djathtë.

• Bisedoni për popullsinë në një të afërme jo aq të largët (prej kur ka zhvillimteknologjik) dhe për ate se çfarë teknologjie kanë pasur njerëzit atëherë.

• Diskutoni për atë se shoqëritë në të kaluarën a e kanë prishur baraspeshën midisnjerëzve dhe natyrës.

Konkludoni se në të kaluarën njerëzit nuk kanë mundur ta prishin baraspeshën e sistemevenatyrore.

3 Në të njejtën mënyrë, analizoni pasuritë natyroredhe aktivitetet e njeriut në shoqërinë bashkëkohore.Nxënësit do të dinë nga mësimet e mëparshme se ajri,uji, toka, bimët dhe shtazët nuk kanë ndryshuar shumë.Njerëzit, deri diku, e kanë zhvilluar aftësinë e tyreqë të shfrytëzojnë lëndë të para dhe materiale të reja.Nga ana tjetër, aktivitetet e njeriut (për shembull,gërmimi për zhvillimin e industrisë dhe transportit,prodhimi i energjisë për fitimin e rrymës elektrikedhe ngrohjes, prerja e pyjeve, shterrja e kënetave,hapja e kanaleve, gjuajtja e peshqve dhe gjuajtjame të madhe) bëhen të pafundme. Shënoni këtoinformata në kolonën e djathtë. Diskutoni për mënyrën, në të cilën popullsia ka ndryshuarnë shekullin e fundit, duke shtuar më tepër informata për teknologjitë e reja, të cilatvendosen në shoqërinë moderne dhe standardi mesatar i jetesës. Vendosni se a mundtë shpresojmë se ekziston mundësia peshorja të mbahet e baraspeshuar.

Pjesa IV: Si t’i përgjigjeni sfidës

1 Thuajuni nxënësve se zhvillimi i shpejtë e shoqërisë bashkëkohore shkakton paraqitjene shumë problemeve serioze, siç janë ndryshimet klimatike, ndotja e mjedisit jetësordhe zhdukja e shumë llojeve. Zgjidhja e këtyre problemeve është shumë e rëndësishme,por këtë nuk mund ta arrijë vetëm një shtet, institucion ose një person.

2 Thuajuni nxënësve se do të luani lojë, e cila do t’ju tregojë se si të kenë qasje derite problemet me qëllim që të mund ti zgjidhin ato. Lusni një vullnetar që ta lexojë tregimin„Sfida“ në fletën e bashkangjitur të punës. Si alternativë mund të organizoni shfaqjeme role, duke i zgjedhur vulnetarët, të cilët do ti luajnë rolet e personave nga tregimi.

Baraspesha

Natyra siguron:• Ajrin, ujin, tokën• bimët, kafshët• pasuritë natyrore, energjinë

Аktivitetet e njeriut:• ....................................................• ....................................................• ....................................................

Page 119: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

3 I pyesni nxënësit se si u ndjenë derisa aktronin. Çfarë u bëri më shumë përshtypje.

4 Bëni krahasimin midis tregimit dhe mundësive të shoqërisë bashkëkohore që t’i zgjidhëproblemet serioze.

5 Duke i shpërndarë rolet e reja në këtë mënyrë, përsëri luani shfaqjen në të cilën sfidë paraqetnjë problem i veçantë global (për shembull, ndryshimet klimatike, ndotja e ujit, tokës).

Nxirrni konkluzione për rëndësinë e secilit pjesëmarrës dhe për nevojën e bashkimittë përpjekjeve për zgjidhjen e problemeve. Vëreni se një arsye e përbashkët i bashkontë gjithë të tanguarit, e ajo arsye është mbrojta e mjedisit jetësor.

Pjesa V: Sot ne e huazojmë natyrën nga fëmijët tanë

1 Tregojeni proverbin e lashtë — Ne e huazojmë natyrën nga fëmijët tanë.Diskutoni për rëndësinë e tij.

2 Në kontekst të proverbit, diskutoni për përgjegjësinë e secilës gjeneratë drejt tjetrësqë vijon. Mundohuni ta ilustroni këtë përmes dhënies së shembujve të ndërlidhurme qytetin ose fshatin tonë dhe me mjedisin jetësor (ndërrimi i rrethit, gjendja e ujitnë afërsi të lumit ose liqenit, kërcënimet për llojet e veçanta të kafshëve dhe bimëve etj...).

3 Lusni nxënësit që të vizatojnë fotografi me temën „Toka për njëqind vite“dhe le ti paraqesin pritjet dhe idetë e tyre për jetën në të ardhmen.Organizoni ekspozitë dhe diskutim për fotografitë.

Pjesa VI: Si mund të ndihmoj unë?

1 I përkujtoni nxënësit se secili është përgjegjës përzgjidhjen e problemeve, me të cilat ballafaqohet jetabashkëkohore. U thoni se ka një rëndësi shumë të madheqë secili nga ata ti përgjigjet pyetjes: çfarë do të mundtë bëj unë për ta ndihmuar zhvillimin e qëndrueshëmtë shoqërisë? Për këtë qëllim, vizatoni në tabelë trungune një druri gjethërënës në dimër, pa gjethe,dhe shpërndani pesë fletë letre me ngjyrë, të cilat më parëjanë prerë në formë të gjetheve. I lusni që të mendojnëpak në grupe dhe të shkruajnë në secilën fletë diçka qëata do të mund të bënin që ta përmirësojnë jetën në bashkësi. Gjatë kësaj, duhet të jenëtë kujdesshëm që mos të shkaktojnë dëm për shëndetin e njeriut dhe për mjedisin jetësor.Përkujtoni nxënësit në aktivitetet të lidhura me punën e tyre nga orët e mëparëshme(për shembull, mbjellja e drunjve, kujdesi për lulet dhe kafshët, kursimi i energjisë dhe i ujit,shëtitja, biçikleta, oborri i pastër i shkollës, selektimi dhe reciklimi i mbeturinës).

2 Të gjitha grupet në mënyra të ndryshme i paraqesin idetë e tyre dhe i ngjesin „fletët“e tyre në degët e drurit. Në fund të këtij aktiviteti, rezultati do të jetë një drui mrekullueshëm i larmishëm i krijuar përmes përpjekjeve të përbashkëta të klasës.

Pjesa VII: Lojë — Aeroplanë për zhvillim të qëndrueshëm?

1 Nxënësit ndahen në dy grupe dhe ulen në karrige përballë njëri tjetrit në dy rreshta paralel,të larguar disa metra. Çdo nxënës bën aeroplan prej letre dhe në të me marker shkruanporosi që përmbanë: çka ju dëshiroj dhe propozoj fëmijëve tjerë të Tokës për natyrën, ujin,tokën, ajrin, familjen, shoqërimin, ushqimin etj. Arsimtari duhet ti nxisë nxënësit të mendojnëme pyetje: Çka është e domosdoshme dhe e rëndësishme për të gjithë ne, për jetën në Tokëdhe çfarë porosie do t’ju jepni fëmijëve të pjesëve tjera të botës?

115

Zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jetësor

Page 120: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

116

Zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jetësor

2 Çdo nxënës shkruan vetë. Shembull: Uji është i domosdoshëm dhe duhet ta ruajmë!E hedh aeroplanin drejt grupit tjetër, ndërsa nxënësi përballë e kap dhe lexon me zë.E komenton ose shton diç tjetër në në fletë e pastaj e hedh drejt grupit, por e hedh edheaeroplanin e vet. Mbetet pa aeroplan duke pritur ndonjë tjetër. Dy nxënës nga grupi tjetëre vazhdojnë veprimin,me hedhjen e dy aeroplanëve. Veprimi i njejtë përsëritet.Në një moment arsimtari e përfundon lojën dhe numëron sa aeroplanë ka secili grup.Vullnetarët i lexojnë porositë me zë dhe mund t’i shkruajnë në në dërrasë.

3 Qëllimi i lojës është që në mënyrë kreative të nxiten nxënësit të japin ide për natyrën,botën e gjallë, mënyrën e jetesës dhe të shoqërohen. Aeroplanët mbeten si kujtimte nxënësit ose mund të varen në një tabelë, ku mund t’i shohin edhe nxënësit tjerë.

Aktivitet tjera

• Bëni një kalendar të mjedisit jetësor, me ç’rast në cdo muaj do ti nënvizoni ditët kurshënohen festat e mjedisit jetësor,aktivitetet tuaja ekologjike shkollore,pikniqe në natyrë.Mund të vendosni edhe fotografi nga aktivitetet tuaja ose të llojeve bimore dhe shtazore.Kalendarin mund ta bëni në letër dhe hamerë, me ç’rast do ti vizatoni të gjithë muajt metabelë të ditëve në muajin dhe do ti vendosni në fushat e zbrazëta. Gjithashtu, mund ta bëniedhe në kompjuter.

Page 121: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

117

Zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jetësor

DILEMAVjedhja e pyllit

Jeni duke shëtitur në pyll dhe shihni një të afërmse si pret ilegalisht dru për ngrohje.Një orë më vonë,pasi të jeni larguar nga pylli, e takoni rojtarin e pyllit,i cili ju pyet se a keni parë dikë duke prerë drunj.Çfarë do të bënit?• Do të thoni se nuk dini asgjë dhe nuk keni

parë askënd.• Do të pranoni se e dini kush e ka bërë këtë.• Do ti thoni rojtarit të pyllit se keni dëgjuar diçka

në drejtimin e kundërt.• Nuk do ti thoni asgjë, por më vonë do ti

lajmëroheni me informata, pa e treguar emrin tuaj.• Nuk do ti thoni rojtarit të pyllit asgjë, por do ti thoni

mikut se jeni hidhëruar me të.• Diçka tjetër.

TESTZhvillimi i qëndrueshëm

E SAKTË E PASAKTË

1 Faktorët më të rëndësishëm, të cilët krijojnë lidhjen midismadhësisë së vendbanimit dhe numrit të individëve në të janë uji,ushqimi, strehimi dhe hapësira e mjaftueshme.

2 Lidhja midis madhësisë së vendbanimit dhe numrit të individëvenë të vlenë për të gjitha krijesat e gjalla, përveç njeriut.

3 Bimët dhe kafshët e kanë më vështirë t’u adaptohen ndryshimevetë mëdha në mjedisin jetësor se sa njerëzit.

4 Aktivitetet e njeriut nuk ndikojnë në lidhjen midis madhësisësë vendbanimit dhe numrit të individëve në të në mjedisin e natyrës.

5 Sot shumë shpesh presionet dhe konfliktet vijnë bashkëme problemet në mjedisin jetësor.

6 Të gjithë janë përgjegjës për mbajtjen e mjedisit jetësor të pastër.

7 Kur njerëzit thonë: ne e huazojmë natyrën nga fëmijët tanë,mendojnë se fëmijët duhet të punojnë më tepër në kopsht.

8 Fëmijët nuk duhet të kujdesen për mjedisin jetësor.Të rriturit kujdesen për gjithçka.

Përgjigjet:1.Esaktë2.Epasaktë3.Esaktë4.Epasaktë5.Esaktë6.Esaktë7.Epasaktë8.Epasaktë

Page 122: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

118

Zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jetësor

FLETË PUNETatëpjetë

Më parë na ishte një lumë i thellë i zhurmshëm,i cili buronte në mal si përrua i vogël. Përroi rridhtenëpër kullosat malore, duke u kënaqur nga pamjae kopeve të mëdha të deleve, dhive dhe lopëve.Pastaj përroi kalonte nëpër një pyll të madh, dukeu dhënë një pjesë të ujit të vet drunjve, bimëvedhe kafshëve. Përrenjtë tjerë iu bashkangjitnindhe në fund ai përrua dilte nga pylli si një lumëi thellë dhe i madh, i cili qetë arrinte deri te lugina.Kalonte nëpër fusha dhe livadhe dhe ujërat e tijishin shtëpi për shumë peshq dhe krijesa të tjeratë lumenjve. Pasi që bënte shumë vepra të miragjatë udhëtimit të tij të gjatë, më në fund lumitakohej me detin dhe derdhej i lumtur në të.

Ishte një fshat në rrjedhën e sipërme të lumit,banorët e të cilit i kullosnin kafshët e tyre,gjuanin ose mblidhnin çfarëdo frytesh.Ishte edhe një fshat tjetër në luginë, banorëte të cilit i mbillnin dhe korrnin fushat e tyre,kultivonin kafshë dhe gjuanin peshq në këtë lumë.Ndonjëherë shkonin të gjuanin në pyll. Fshatarëtishin të lumtur. Ndonjëherë bënin tregti mes vete.Vizitoheshin, gostiteshin dhe i martonin djemtëdhe vajzat e tyre me ata nga fshati tjetër.

Në këtë mënyrë, dy fshatrat jetonin në paqedhe harmoni deri në ditën kur kryeplaku i fshatittë x epërm nuk propozoi vendosjen e pendëssë lumit. „Nëse ruajmë më tepër ujë nga lumi —u tha ai njerëzve — do të mund të ruajmë më tepërkafshë. Do të ndërtojmë një repart të vogëlelektrik, i cili do bënte të punojnë sharrat elektrikenë punishtet tona. Do të jetojmë më mirë dhe

do të përparojmë“. Fshatarët u pajtuan dhe ndërtuan pendën e lumit, duke lënë vetëm njëpjesë të vogël nga uji i tij që të rrjedhë tatëpjetë. Ata e zmadhuan numrin e kopeve të tyredhe së shpejti kishin nevojë për më tepër drunj për përpunim në punishtet me sharra.

Ndryshimet u vërejtën shpejtë në fshatin e mëposhtëm. Uji i cili arrinte në fushatdhe kullosat e tyre nuk ishte i mjaftueshëm. Kullosat nga fushat u zhdukën dhe peshqikishte gjithnjë e më pak. Në pyll gjithnjë e më pak gjendeshin kafshë dhe fryte.Njerëzit e fshatit të poshtëm bëheshin gjithnjë e më të varfër.

Shoqërimi midis dy fshatrave u ndërpre dhe nuk organizoheshin më gosti të përbashkëta.Disa nga të rinjtë e fshatit të poshtëm u larguan, duke u shpërngulur gjithandej,duke kërkuar jetë më të mirë. Midis atyre që mbetën, disa u grindën me njerëzit nga fshatii epërm. Në këtë mënyrë, lumturia dhe paqja ishin larguar nga të dy fshatrat.

Page 123: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

119

Zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jetësor

FLETË PUNEKush është më i forti?

Shumë kohë më parë Dielli dhe Era ishin miqtë më të ngushtë. Ata lunin të lumtur,por gjithashtu, ishin edhe shumë krenarë. Njëherë ata u grindën se kush është më i forti„Kur unë të filloj të fryej në pyll — tha Era — i lakoj drunjtë dhe i lëkundi gjethet e tyre.Unë jam më i forti“.

„Kur unë ngrohi tokën — tha Dielli — e shkrij borën dhe e shndërroj ujin e liqeneve dhelumenjve në avull “.

Kështu ata gjatë ishin grindur, por asnjëri nuk dëshironte ta pranonte se tjetri ështëmë i fortë. Përnjëherë e vërejtën një njeri në fushë, i cili shpejtonte rrugës.Njeriu mbante një xhaketë të lëkurës.

„Eja e ti masim fuqitë !“, vazhdoi Era. „Ai i cili do të arrijë që njeriut t’ia heqë palltonnga trupi, ai është më i forti“.

„Ti e ke radhën!“, u pajtua Dielli.

Era e para e provoi fuqinë e vet. Iu gjuajt njeriut duke fryrë ashpër, duke u munduar që tëhyjë nën xhaketën e njeriut me qëllim që t’ia heqë atë. Njeriu e mbante xhaketën e tij fortërreth vetes, e përkulte kokën dhe vazhdonte të ecte nëpër fushë. Era fryu e fryu, por nukmundi që t’ia heqë njeriut xhaketën. Së shpejti era u lodh dhe hoqi dorë e turpëruar.

Pastaj i erdhi radha Diellit. Ai filloi të qeshë dhe i drejtoi rrezet e tij të nxehta mbi njeriun.Njeriu kishte vazhduar të ecë derisa nuk ishte djersitë. Atëherë kishte fshirë ballin dhengadalë e kishte zhveshur xhaketën e vet. E kishte hedhur mbi shpatull dhe kishte vazhduartë ecë.

Kështu Dielli dhe Era e kishin përfunduar debatin e tyre. Era kuptoi se një buzëqeshjee ngrohtë është më e fortë se çfarëdo fryme në botë.

E njejta gjë mund të ndodhë edhe në jetë: një buzëqeshje e ngrohtë dhe një fjalëe këndshme mund të arrijnë më tepër se fuqia.

Page 124: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

120

Zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jetësor

FLETË PUNESfida

Jane i vogël jetonte në lagjen afër pyllit. Çdo ditë luante në pyllin e mrekullueshëm dheshoqërohej me banorët e tij. Por, një ditë Jane dëgjoi një zë të çuditshëm, i cili e thërriste.Mendoi se ketri e thërret të luaj. Por, kësaj radhe në fytyrën e tij ai pa shqetësim dhepikëllim. Ketri i dha shenjë që ta përcjellë dhe që të dy e drejtuan rrugës së ngushtë.

Pas një kohe të shkurtë para tyre u paraqit një pamje e trishtueshme. Një grumbull i madhplehrash, gërmadhash urbane, mbeturinë. Jane u habit. E dinte se duhet të reagojë shpejtë.Donte që këtë ta bënte vetë, por kuptoi se kjo nuk është e mundshme. Vrapoi pasprindërve të tij. Morën një karrocë dhe lopata dhe erdhën te grumbulli. Por kur panëse ka shumë mbeturina dhe se nuk do të mund ti pastrojnë vetëm, vendosën që ti thërrasinfqinjët. Erdhën dhe ata sollën me vete thasë nga plastika. Punonin bashkërisht, ndërsa punaassesi nuk përfundonte. Kjo nuk mjaftonte. Për këtë arsye, vendosën që të thërrasinshoqatën ekologjike, e cila me siguri do t’ju ndihmonte. Kur dëgjuan se për çka bëhet fjalë,ata erdhën menjëherë dhe u përfshinë në aksion. Pastronin të gjithë së bashku dhe punavërtetë dha rezultat. Por, në fund u paraqit problemi, ku, si dhe me çka të bartet mbeturina.Problemin mund ta zgjidhte vetëm shërbimi komunal i komunës së tyre. Në fund,me automjet special erdhën përfaqësuesit komunal, e ngarkuan mbeturinën e grumbulluardhe e dërguan në vendin përkatës. Ata në fund vendosën edhe tabela si vërejtje përndalim të hedhjes së mbeturinave në pyll.

Page 125: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

121

Zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jetësor

22 Maj • Dita ndërkombëtare e shumëllojshmërisë bioligjikeDita ndërkombëtare e shumëllojshmërisë biologjike është shpallur nga anae Kombeve të Bashkuara me qëllim që të rritet vetëdija për temat nga sferae shumëllojshmërisë biologjike.

14 dhe15 Maj • Dita ndërkombëtare e zogjve-shtegëtarKjo ditë e mbështet mbrojtjen e zogjve dhe e rrit vetëdijen për zogjtë përmesvëzhgimit të zogjve, dhënien e informatave për zogjtë dhe shpërnguljene tyre, ngjarjeve publike dhe programeve të tjera arsimore.

22 Prill • Dita e planetit TokëNë vitin 1970, një grup njerëzish në SHBA u tubuan me qëllim që ta tërheqinvëmendjen në botë drejt problemeve të shkaktuara nga modernizimi.Prej atëherë kjo ditë festohet nëpër botë si Dita e planetit Tokë.

7 Prill • Dita botërore e shëndetësisëOrganizata botërore shëndetësore (OBSH) është themeluar në këtë ditënë vitin 1948. Në mjedisin jetësor, i cili ndryshon rreth nesh, shëndetimbetet një temë e rëndësishme.

22 Mars • Dita botërore e ujitVendimi për festimin e kësaj dite është marrë kohë më parë, sepse burimete ujit të pijshëm shpejtë shterren. Bota patjetër të vetëdijësohet për këtëproblem dhe të fillojë ta kursejë ujin.

21 – 28 Mars • Ditët e pranverës ditët e ekologjisëMbahen aktivitete, siç janë mbjellja e drunjve dhe theksimi i nevojëspër zmadhimin e sipërfaqes së gjelbër.

FLETË PUNEKalendari i mjedisit jetësor

2 Shkurt • Dita botërore e kënetaveKjo ditë festohet nga bashkësitë lokale nëpër botë, të cilat e promovojnëvetëdijen publike për vlerën dhe funksionimin e kënetave për mjedisinjetësor dhe për njerëzit.

Page 126: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

122

Zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jetësor

FLETË PUNEKalendari i mjedisit jetësor (vazhdon)

11 Dhjetor • Dita ndërkombëtare e maleveMalet janë të rëndësishme për jetën. Në këtë ditë theksojmë mundësitëdhe kufizimet në zhvillimin malor dhe ndërtimin e partneritetit,i cili do të sjellë ndryshime pozitive për malet botërore dhe vendet malore.

4 Tetor • Dita botërore e kafshëveNë këtë ditë, grupet për mbrojtjen e kafshëve, rezervateteve dhe individënga e mbarë bota shënojnë ngjarje të posaçme me qëllim që ta rrisinvetëdijen publike për çështjen e kafshëve dhe ti inkurajojnë njerëzitqë të mendojnë se si ne, si njerëz, sillemi ndaj kafshëve.

E hëna e parë e tetorit • Dita botërore e vendbanimitE hëna e parë e tetorit është Dita botërore e vendbanimit, me qëllim qëtë pasqyrohet gjendja e vendbanimeve të njeriut dhe të shprehen të drejtatthemelore për strehim të barabartë për të gjithë. Njerëzit e ndajnë botënme të gjitha krijesat e gjalla, kështu që bota jonë është edhe bota e tyre.

28 Shtator • Dita e konsumit të gjelbërProblemi i konsumit dhe ndikimi i tij ndaj mjedisit jetësor është sferëe cila paraqet kujdesin kryesor në botën e tanishme. Duhet të kuptohetseriozisht rëndësia e reciklimit përdorimit të sërishëm dhe të kultivohetvetëdija te njerëzit për këtë.

16 Shtator • Dita botërore e mbrojtjes së mbështjellësit të OzonitKombet e Bashkuara e shpallën këtë ditë si Ditë ndërkombëtarepër ruajtjen e mbështjellësit të Ozonit. Kjo është dita e nënshkrimittë Protokollit të Montrealit.

17 Qershor • Dita botërore e luftës kundër shkretirizimitKjo ditë festohet në nivel global çdo vit dhe qëllimi i saj ështëqë të theksohet nevoja urgjente për ngadalësimin e procesit të shkretirizimitdhe të orientohet vemendja drejt çështjeve serioze në lidhje me tokëne thatë në agjendën ndërkombëtare për mjedisin jetësor.

5 Qershor • Dita botërore e mjedisit jetësorNë këtë ditë në vitin 1972, ishte mbajtuar Konferenca e Stokholmitpër rrethinën e njeriut në Suedi. Kishte një numër të madh pjesëmarrësishnga e gjithë bota dhe njerëzit e shprehën brengosjen e tyre për rritjene problemeve në mjedisin jetësor.

Page 127: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

Te mënyra e shëndoshë e jetesës të gjithë faktorët duhet të funksionojnë në një baraspeshë.Shumica mendojnë se vetëm ushqimi është faktor i rëndësishëm për mënyrën e shëndoshëtë jetesës. Por, nuk është kështu. Shumë faktorë janë të rëndësishëm për të mbajtur një jetëtë shëndoshë të balancuar. Të përmendim disa edhe nga kushtet e tjera:• Sporti• Ushqimi i shëndetshëm

(përkundër ushqimit të shpejtë-fast fud)• Pushimi (gjumi i shëndoshë) dhe argëtimi• Leximi i literaturës së dobishme• Shoqërimi — komunikimi ose lojërat shoqërore në rrugë• Drekë familjare dhe bisedë• Raport pozitiv dhe me përgjegjësi ndaj kafshëve shtëpiake

Ushqimi është e gjithë ajo që konsumohet çdo ditë — e gjithëajo që hahet dhe pihet. Është shumë me rëndësi se çfarë hahet. Para së gjithash, ushqimi duhettë jetë i shumëllojshëm, i zgjedhur mirë dhe gjatë kësaj duhet të hahet ushqim edheme prejardhje bimore dhe shtazore. Është shumë e rëndësishme që ushqimi të jetë i freskët,të përmbajë përbërje të llojllojshme ushqyese, të mbajë të ngopur dhe të shpërndahet në disavakte ditore.

Ushqimin, të cilin e konsumojmë nuk guxon të përmbajë kimikate, siç janë konservanset.Ushqimi i shëndetshëm është shprehi, të cilën duhet ta kultivojmë që nga mosha më e re.

Përkundër ushqimit të shëndetshëm, i ashtuquajturi ushqim i shpejtë (fast fud) jep efektetë kundërta të cilat negativisht reflektohen në tërë organizmin dhe në zhvillimin e tij.

Ushqimi është më i shëndetshëm kur ndahet me njerëz të afërt. Dreka familjare ështëe rëndësishme për një jetë familjare në harmoni.

123

Mënyra e shëndoshë e jetesës

Page 128: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

124

Mënyra e shëndoshë e jetesës

Sporti Për mënyrën e shëndoshë të jetesës kontribuojnëaktivitetet fizike dhe sportive. Është mirë që dita të fillojëme gjimnastikë, por është me rëndësi që gjatë ditës të kryhenedhe aktivitete të tjera fizike. Rekomandohet ecja, lëvizja,dhe loja me moshatarët, në fusha sportive, duke e kaluar kohëne lirë në shoqëri, ngarje të biçikletës ose rollerëve, loja me top,symbyllasi, volejbolli, basketbolli, loja e ndjekjes etj.

Përkundër mënyrës së këtillë të jetesës, fëmijët gjithnjë e mëtepër ulen para kompjuterit ose para ekranit — TV. Ulja e gjatëe në një vend shkakton deformime të ndryshme të trupit,e më pas edhe dobësim të të pamurit., vetmi, largim(ftohtësi).

Higjiena Mënyra e shëndoshë e jetesës nënkupton edhe mbajtjen e higjienës rregullisht.

Higjiena paraqet mbajtjen e pastërtisë së trupit dhetë hapësirës ku jetojmë, punojmë, mësojmë, shoqërohemi.

Higjiena personale paraqet mbajtjen e pastërtisë së gjithë trupit,Larja dhe bërja dush të rregullt, si dhe larja e flokëve janë pjesëtë saj. Pjesë përbërëse e higjienës personale janë edhe veshjae rrobave dhe mbathjeve të pastra dhe të lara. Të përkujtojmëse larja e duarve para çdo vakti të ngrënies është edetyrueshme, si dhe larja e dhëmbëve pas çdo vakti të ngrënies.

Hapësira, në të cilën qëndrojmë duhet të jetë e pastërdhe rregullisht e ajrosur. Gjithashtu, duhet t’i mbajmë të pastëredhe oborrin e shkollës, fushat e sportit dhe gjithë hapësirënnë rrethin tonë më të gjërë.

Krahas ushqimit të shëndetshëm, duhet të përmendet edhe higjiena e brendshme(mentale),e cila nënkupton mendime të shëndosha dhe pozitive.

Pushimi Pas punës së lodhshme dhe të mundimshme,çdo organizmi i nevojitet pushim. Për këtë rekomandohet që pasçdo pune (fizike ose psikike), të pasojë pushimi. Gjithashtu ështëshumë me rëndësi që gjatë javës të gjejmë kohë për shëtitjenë natyrë, miqësi, ngarje të biçikletës, rekreim, shoqërim me miq etj.Kjo miqësi është pjesë e argëtimit. Çdo njeri e përjeton argëtiminnë mënyrë të veçantë, kështu që secili ka hobin e vet (të lexojë,të udhëtojë, të mbledhë gjëra etj). Argëtimi i ndihmon njeriut që taplotësojë jetën me bukuri, lumturi dhe me momente të këndëshme.Një pjesë e pushimit duhet të shfrytëzohet për leximin e librave.Përzgjedhja e librit është në përgjithësi literatura, varësisht nga

interesi i secilit lexues. Për jetesë të shëndoshë, gjithashtu, organizmit i nevojitet edhe gjumi shëndetshëm dhe i rehatshëm. Rekomandohet që gjumi të zgjasë rreth tetë orë.

Shoqërimi është pjesë përbërëse e jetesës së çdo njeriu.Njeriu jeton i shoqëruar me familjen e vet, miqtë, fqinjët.Dhe, gjatë punës së tij bashkëpunon me të tjerët dhe arrinësuksese të mëdha. Por, edhe në segmente të tjera të jetës,njeriu ka nevojë të jetë me njerëz të tjerë.

Krahas shoqërimit dhe bashkëjetesës me njerëz tjerë,njeriu ka nevojë që të përkujdeset edhe për kafshët shtëpiake.Kur një fëmijë ruan ndonjë kafshë shtëpiake, duhet të jetëi vetëdijshëm se ai mban përgjegjësi për të, për të ushqyerit e tij,higjienën, shëndetin etj. Gjatë kthimit, kafsha shtëpiake tregonëafërsi, dashuri dhe besnikëri të madhe drejt atij që kujdeset për të.

Page 129: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

Përgatitja ditore: Shprehitë (jo) të shëndetshme të familjes

Pjesa I: Shprehitë (jo) të shëndetshme të familjes Zdravevski (diskutim)

Ua ndani ose ua lexoni nxënësve tregimin për familjen Zdravevski. Bisedoni me ta për shprehitëpozitive dhe negative, të cilat i praktikon kjo familje. I pyetni ata se a e njohin ndonjë miktë afërt ose fqinj që ngjanë me personazhet e këtij tregimi.

Pjesa II: Lista e këshillave (diskutim)

Pas leximit të tregimit dhe diskutimit, nxënësve ua ndani fletën e punës „Lista e këshillave“.Udhëzoni fëmijët se ata tani janë në rolin e mjekut ose të këshilltarit, i cili duhet të bëjë një listëme këshilla dhe rekomandime, të cilat do të çonin deri te ndryshimi i shprehive të zakonshmetë përditshme dhe mënyrës se jetesës të familjes Zdravevski.

Pjesa III: Familja Zdravevski përmes fotografive dhe vizatimeve (ushtrim)

Hartoni një strip, i cili do t’i drejtohet familjes Zdravevski e që ka të bëjë me mënyrëne shëndoshë të jetesës dhe komunikimin e mirë midis anëtarëve të kësaj familjeje. Paraqitni disasituata, të cilat do t’ju ndihmojnë prindërve që të vënë në pah se si duhet drejtë të kujdesenpër fëmijët e tyre me qëllim që t’ju mundësojnë atyre një mënyrë të shëndoshë të jetesës.Gjatë kësaj, shfrytëzoni fletën e punës „Familja Zdravevski përmes fotografive dhe vizatimeve“,e cila do t’ju ndihmojë që ti paraqisni këto situata, por kuptohet, mund të shtoni edhe ide tuaja.

Aktivitete tjera

• Bëni kopje nga fleta e punës „Jetesa e shëndoshë“ dhe ua ndani nga një kopje secilit nxënës.Në fushat respektojmë/nuk respektojmë, nxënësit do të duhet të shkruajnë kryesisht përshprehitë e tyre të jetës. Insistoni që nxënësit të jenë të sinqertë, sepse vetëm atëherë atado të fitojnë fotografinë e vërtetë për mënyrën e jetesës së tyre. Nëse disa nga rregullat nuki respektojnë, bisedoni me ta për atë se si ti përmirësojnë shprehitë. Shprehitë e rejale ti shkruajnë në kolonën e fundit. Lusni nxënësit që ta dërgojnë në shtëpi fletën e punëstë plotësuar në këtë mënyrë dhe le të bisedojnë me prindërit e tyre rreth kësaj.Pas një periudhe të caktuar, pyesni nxënësit se a i zbatojnë vendimet e tyre.

• Zhvilloni debat me nxënësit për dilemën e ofruar. Zgjidhjet e paraqitura të nxënësvei shënoni në tabelë.

125

Mënyra e shëndoshë e jetesës

Kohëzgjatja 1-2 orë shkollore

Koha vjetore Të gjitha stinët

Vendi Klasa

Materialet Tregimi: „Shprehitë (jo) të shëndetshme të familjes“,fletët e punës: „Lista e këshillave“, „Familja Zdravevski përmesfotografive dhe vizatimeve“

Qëllimet Nxënësit të:

• njihen me mënyrën e shëndetshme të jetesës

• dallojnë shprehitë jo të shëndetshme të të ushqyerit dhe të jetesës

Metodat Diskutim, lojë, zgjidhje dilemash

Page 130: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

126

Mënyra e shëndoshë e jetesës

Përgatitja ditore: Menyja ime shtatëditore

Pjesa I: Menyja javore

1 Kopjojeni fletën e punës „Menyja ime shtatëditore“ dhe shpërndajauni nxënësve.Thuajuni të shkruajnë se çka kanë ngrënë gjatë një jave. Pas një jave, nxënësit i sjellin fletëte punës. Mësuesi kërkon vullnetarë që dëshirojnë të lexojnë se me çka janë ushqyer gjatëjavës së kaluar, ndërsa nxënësit e tjerë me kujdes të përcjellin dhe dëgjojnë me qëllimqë të mund të inkuadrohen në debat. Ata japin komentet e tyre për ate se cili ngabashkënxënësit është ushqyer shëndetshëm.

2 Pas leximit të fletëve të punës, secili nxënës i pavarur duhet ti qaset analizës së mënyrëssë vet të të ushqyerit që është evidentuar në listë. Me marker të gjelbër ose me ngjyrë,të rrumbullakohet ajo që i përket ushqimit të shëndetshëm, ndërsa me marker të kuq osengjyrë ta fshijë atë që është ushqim jo i shëndetshëm. Pastaj, secili duhet ti numrojë fushate gjelbra dhe të kuqe dhe në këtë mënyrë vet ai të vlerësojëse si ushqehet. Nxënësi, i cili ka më shumë fusha të gjelbramund të theksohet si shembull para nxënësve të tjerë.

3 Në të njejtën orë, mësuesi mund të ftojë edhe personprofesionist (pediatër, nutricionist dhe të ngjashëm).Ky person mund të ndihmojë që më lehtë të dallohettë ushqyerit e shëndetshëm dhe ai jo i shëndetshëm, ndërsagjatë kësaj edhe të japë këshilla dhe sqarime për nevojën dherëndësinë e të ushqyerit të shëndetshëm si një nga parakushtetthemelore për rritje dhe zhvillim të drejtë dhe të shëndoshë.

Pjesa II: Loja — Çka duhet të ha?

1 Qëllimi i kësaj loje është që nxënësit të mësojnë dhe të kuptojnë nevojën e ngrëniessë ushqimit të llojllojshëm në sasi të mjaftueshme për zhvillim të rregullt dhe të shëndoshë.Nevojiten dy fletë hamer, markerë, fotografi — pjesë të prera nga gazetat të ushqimittë ndryshëm, selotejp, ngjitës.

2 Mësuesi i ngjet tri fletat e letrës në tabelë dhe i shënon:

• ushqim i shëndetshëm• ushqim i shpejtë (jo i shëndetshëm)

3 Zhvillon bisedë me nxënësit për ushqimin dhe i përkujton në ndarjen e tij. I lut nxënësitqë t’i sjellin fotografitë e katedrës, e më pas i përzien mirë. Secili nxënës individualishttërheq nga një fotografi dhe vet e përcakton se në cilën fletë do të duhej të jetë e ngjitur.Në fund, fletët e letrës mund të vendosen në këndin hulumtues në klasë.

Kohëzgjatja Një javë

Koha vjetore Të gjitha stinët

Vendi Në shtëpi dhe shkollë

Materialet Fletë pune „Menyja ime shtatëditore“

Qëllimet Nxënësit të:

• vënë në pah se çfarë ushqimi konsumojnë gjatë një jave

• bëjnë dallimin midis të dy llojeve të ushqimeve

• njihen me ushqimin e shëndetshëm dhe të ushqyerit e drejtë

Metodat Diskutim, punë praktike, metoda e përcjelljes, punë me të dhëna,prezentim

Page 131: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

127

Mënyra e shëndoshë e jetesës

DILEMAShëtitje

Bashkë me shokuntënd nisesh për shëtitje deri te lumimë i afërt. Por, në këtë moment qielli errësohetdhe fillon të bjerë shi i fuqishëm. Menjëherë duhettë vendosni se çka do të ndërmerrni:• Do të ktheheni në shtëpi dhe do ta anuloni

shëtitjen për një ditë tjetër.• Do ta ftosh shokun në shtëpi mysafir që të luani

në kompjuter ose do të shikoni TV.• Do të strehoheni në strehimoren më të afërt

dhe do të bisedoni.• Do të merrni ombrella dhe, megjithate,

do ta bëni shëtitjen.• Diçka tjetër.

TESTSa jeton shëndetshëm

E SAKTË E PASAKTË

1Mënyra e shëndetshme e të ushqyerit nuk është e rëndësishmepër jetën e njeriut.

2Që të jesh i shëndoshë, duhet të ushqehesh me ushqimtë shumëllojshëm.

3 Ushqimi duhet të konsumohet përmes disa vakteve të matura.

4 Ngrënia e tepërt është shumë e dëmshme për shëndetin.

5 Në vend që të bësh sport, më mirë është të rrish ulur dy-triorë para kompjuterit.

6 Vetëm bërja dush të rregullt, bën pjesë në higjienën personale.

7 Gjumi nevojitet për pushimin e njeriut.

8 Kujdesi për kafshët shtëpiake është obligim vetëm i prindërve.

9 Njeriu mund të jetojë vet, pa të tjerët.

Përgjigjet:1.Epasaktë2.Esaktë3.Esaktë4.Esaktë5.Epasaktë6.Epasaktë7.Esaktë8Epasaktë9.Epasaktë

Page 132: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

128

FLETË PUNEShprehitë (jo) të shëndetshme të familjes

Martini dhe Martina janë bineq në familjen Zdravevski. Prindërit e tyre ishin shumëtë brengosur për ta. Ata i plotësonin të gjitha dëshirat dhe kërkesat e tyre. Kur shkoninnë shitore fëmijët vendosnin se çfarë do të blinin. Kështu që qeset e tyre ishin të mbushurame lloje të ndryshme të patateve të skuqura, çokollatave, bonboneve, lëngjeve, lëpirëse,karamele gome dhe ëmbëlsira e çfarë jo. Në shtëpi Martini dhe Martina uleshin pranëkompjuterit ose televizorit dhe me orë qëndronin pranë tyre duke ngrënë nga gjërate blera. Kjo ishte përditshmëria e dy fëmijëve. Kur shokët e tyre i ftonin që ti shoqëroninnë lojë, Martini dhe Martina asnjëherë nuk shkonin. Shpesh i vizitonin miqtë e prindërvetë tyre, ku pinin pije të gazuara. Atje qëndronin deri në orët e vona, ndërsa binin në gjumëpas mesnate. Në mëngjes ishin nervoz, të padisponueshëm dhe të lodhur, ndërsa gjatëorëve të mësimit ishin të rraskapitur dhe të pakoncentruar. Gjatë kohës së pushimit atashpesh ziheshin me moshatarët e tyre. Mësuesja e vërejti këtë sjellje të tyre dhe menjëherëi thirri prindërit e tyre. Pas një bisede të gjatë, prindërit kuptuan se fëmijët e tyre nukzhvilloheshin si duhet. Për këtë shkuan te mjeku dhe kërkuan ndihmë. Mjeku i luti prindëritqë ti shpjegojnë se çfarë hanë fëmijët e tyre, sa kohë kalojnë duke mësuar, e sa dukeluajtur, zbavitur, shëtitur dhe argëtuar, sa herë në javë merren me sport dhe sa herë brendaditës kalojnë para televizorit dhe kompjuterit.

Pas shpjegimit, mjeku ua dha këshillat në vijim:

Mënyra e shëndoshë e jetesës

Patjetër ta ndryshoni mënyrën e të ushqyerit te fëmijët tuaj, e kjo është ...

Menjëherë ti regjistroni në S ...

E treta

E katërta

E pesta

Page 133: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

Dhoma e Martinitdhe MartinësShëtitja në park

Loja me shokëZëmra në shkollë

129

Mënyra e shëndoshë e jetesës

FLETË PUNEFamilja Zdravevski përmes fotografivedhe vizatimeve

Dreka familjareNë shitore

Page 134: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

Në mbrëmje bie në gjumënë kohë

Gjatë kohës së lirë shpesh luajlojëra të ndryshme me shokëte mi në vende të hapura

Para kompjuterit kalojmë pak se një orë në ditë

Shkoj në këmbë derinë shkollë dhe kthehem

Bëj sport

Shpesh eci në këmbë

U shmangem grisinave,bonboneve dhe ëmbëlsirave

FLETË PUNEJetesa e shëndoshë

130

Mënyra e shëndoshë e jetesës

Për jetesë të shëndoshë duhetti respektoj rregullat në vijim

Si tipërmirësojë

shprehitëNuk

respektojRespektoj

Ha shpesh pemë dhe perime

Page 135: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

131

Mënyra e shëndoshë e jetesës

Pas orëve, bisedoj meprindërit e mi për ate se sie kam kaluar ditën dhe se akam pasur ndonjë problem

Gjërat dhe dhomën timei rregulloj vetë

Për çdo ngjarje dhe problemkëshillohem nga prindërit e mi

Të paktën një herë në javëunë me familjen time dalimnë shëtitje në natyrë

Në televizion shikojvetëm emisione adekuatepër moshën time

Më pëlqen të lexoj libra

Kam hobin tim

FLETË PUNEJetesa e shëndoshë (vazhdon)

Për jetesë të shëndoshë duhetti respektoj rregullat në vijim

Si tipërmirësojë

shprehitëNuk

respektojRespektoj

Gjumi im zgjat tetë orë

Page 136: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

132

Mënyra e shëndoshë e jetesës

FLETË PUNEMenyja ime shtatëditore

Mëngjesi Zëmra Dreka Zëmra Darka

E hënë

E martë

E mërkurë

E enjte

E premte

E shtunë

E diel

Page 137: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

Moti — Moti paraqet dukuritë momentale të diellit, reve, shiut, borës, erës. Mund të ketë edhemot të ndryshëm (ndryshimi i kohës) gjatë të njëjtës ditë ose gjatë të njëjtës javë.

Klima paraqet kombinimin e kushteve të caktuara të motit në një rajon gjatë një periudhemë të gjatë kohore. Zakonisht themi se një rajon i caktuar ka klimë të thatë ose të lagësht,e kjo varet nga më tepër faktorë, siç janë: relievi (malet, luginat, lumenjtë) lartësia mbidetare,afërsia e detit etj. Këta faktorë ndikojnë drejtpërdrejt mbi temperaturën mesatare dhe sasinëe të reshurave. Klima në një rajon të caktuar përcakton se cilat bimë dhe shtazë do të jetojnëaty. Nga klima, gjithashtu, kushtëzohet se me çka do të merret popullsia, çfarë ushqimido të hajë, si do të jenë shtëpitë dhe shumë gjëra të tjera. Për dallim nga moti, i cili mundtë ndryshojë edhe vetëm për disa orë gjatë ditës, për ndryshimin e klimës nevojiten qindra vite.

Në planetin Tokë klima vazhdimisht ndryshohet. Por, për dallim nga e kaluara, kur kjo dukuriishte kryesisht proces natyror, sot ndryshimet klimatike ndodhin edhe si pasojë e aktivitetevetë njeriut (përparimi i teknologjisë, ndërtimi i një numri të madh të fabrikave, prodhimtariamasive, bujqësia e mekanizuar dhe intensifikuar dhe të ngjashme). Ajo çka i brengos të gjithë,është shpejtësia me të cilën po ndryshon klima, përkatësisht ndryshimet klimatike, për çkanë të kaluarën nevojiteshin mijëra vite, ndërsa sot po ndodhin për më pak se një qind vjet.Çka është më e rëndësishme — këto ndryshime janë gjithnjë e më të mëdha dhe gjithnjëe më tepër po ndjehen, e këto janë: verëra shumë më të nxehta dhe dimra shumë më të ftohtë,pranvera dhe vjeshta shumë më të shkurtëra, erëra të fuqishme, uragane, përmbytje dhethatësira (zgjerimi i shkretëtirave) e të tjera, të cilat po i godasin të gjitha pjesët e botës.

Ngrohja globale Të gjitha matjet tregojnë se temperatura në sipërfaqen e Tokës vazhdimishtpo rritet. Ky proces është quajtur ngrohje globale, e cila nga ana tjetër, shkakton ndryshimeklimatike në mbarë botën. Që të kuptohen arsyet të cilat e shkaktojnë ngrohjen globale,duhet të kuptohet efekti serrë. Por, së pari të rikujtojmë se planeti Tokë është i mbrojtur ngambështjellësi ajror i ashtuquajtur atmosferë, e cila gjatë ditës na mbron nga rrezet e fortatë diellit, ndërsa gjatë natës e mban temperaturën në nivelin normal për jetën e Tokës.Në fakt, përbërja e atmosferës e kontrollon shkallën e ngrohjes së planetit. Ajo në masëmë të madhe përbëhet nga oksigjeni dhe azoti (pa këto dy gazra nuk do të ekzistonte jetanë Tokë). Për rritjen e temperaturës në Tokë, janë përgjegjës të ashtuquajturat gazra të qelqta.

133

Ndryshimet klimatike

Page 138: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

134

Ndryshimet klimatike

Këtë emër e kanë marrë sepse mbështjellësi i këtyre gazrave sillet sikur qelqi në kopshtine qelqtë — oranzheri, ndërsa veprimi i këtyre gazrave është i njohur si efekti serrë.

Efekti serrë Bimët e gjelbra krijojnë ushqim kështu që e pranojnë gazin e dioksidittë karbonit nga ajri, si dhe materie të tjera nga toka. Gjatë frymëmarrjes të gjitha organizmate gjallë (bimët, kafshët, njeriu), dioksidin e karbonit e kthejnë në ajër. Gjithashtu, edhe gjatëprocesit të djegies në ajër lëshohet dioksidi i karbonit, si dhe gazra të tjera dhe të gjithë këtogazra quhen gazra të qelqta. Pranimi dhe lëshimi i dioksidit të karbonit në natyrë do të duhejtë jetë në baraspeshë.

Por, njeriu e prish këtë baraspeshë me djegien e gjithnjë e më tepër të karburanteve,për ç’arsye sasia e dioksidit të karbonit dhe e gazrave të tjera në ajër vazhdimisht rritet.

Dioksidi i karbonit në ajër — në atmosferë tani ka rol të njejtëme atë të qelqit në ndonjë serrë. Ai i lëshon rrezet e diellit derinë sipërfaqen e Tokës, por nuk lejon që nxehtësia ta braktisëatmosferën. Kështu, sipërfaqja e Tokës nuk mund të ftohet dhebëhet gjithnjë e më nxehtë. Kjo ngrohje e sipërfaqes së Tokësështë quajtur efekti serrë.

Efekti serrë është i rrezikshëm, meqë shkakton ngrohjetë vazhdueshme të gjithë sipërfaqes së Tokës, e cila quhetngrohje globale. Nëse vazhdon ngrohja globale mundtë shkaktojë shkrirjen e akullnajeve në malet e larta dhenë kodrinat polare të polit të Jugut dhe të Veriut të Tokës.

Shkrirja e masave aq të mëdha të akullta do ta ngriste nivelin e oqeaneve botërore dhetë të gjitha detrave, ndërsa kjo do të shkaktonte përmbytje të mëdha. Midis tjerash, shumë ngaqytetet e mëdha në botë do të fundosen.

Me qëllim që të ngadalësohet ngrohja globale dhe të ndërpriten përmbytjet katastrofale,njerëzit duhet vazhdimisht ta zvogëlojnë lëshimin e gazrave të qelqta në atmosferë dhe nëpërfabrikat, fermat dhe shtëpitë e tyre, të shfrytëzojnë burime të energjisë, të cilat nuk krijojnëgazra të qelqta.

Përgatitja ditore: Serra ose oranzheria

Pjesa I: Serra (eksperiment)

1 Nevojitet sjellja e një zileje të qelqtë dhe dy saksi, në të cilat janë mbjellut lule.Me zilen e qelqtë e mbulojmë njërën saksi, ndërsa tjetrën e lëmë të pambuluar.Që të dyja i lëmë jashtë, në diell, disa ditë. Në ndërkohë, duhet të matet temperaturanën enën e qelqtë dhe të shënohet. Nxënësit me ndihmën e mësuesit i shënojnëndryshimet e temperaturës në tabelë, me qëllim që të shihet se temperatura rritet.

Kohëzgjatja 2-3 ditë

Koha vjetore Pranverë, vjeshtë

Vendi Klasa — pranë dritares me dritë të mjaftueshme

Materialet Saksi me lule, enë qelqi, termometër, llampë nate;fletë pune me tregimin 1 dhe tregimin 2

Qëllimet Nxënësit të:

• kuptojnë se ka dukuri të efektit serrë

• kuptojnë se efekti serrë e shkakton ngrohjen globale

• mësojnë se gazrat e dëmshme janë të rrezikshme për shëndetine të gjithë qenieve të gjalla në planetin Tokë

Metodat Diskutim, punë praktike, eksperiment, metodë e përcjelljes,punë me të dhëna, prezentim

Page 139: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

2 Shpjegojuni nxënësve se me këtë eksperiment dëshmojmë se ena e qelqtë luan një roltë mbajtësit të nxehtësisë. Bisedoni me nxënësit se ky proces i njejtë i ngrohjes globalepo ndodh edhe në planetin Tokë si pasojë e efektit serrë, ku rolin e mbajtësit të nxehtësisëe luajnë gazrat e qelqta.

Pjesa II: Oranzheria (diskutim)

1 Oranzheritë janë ndërtime të veçanta ku kultivohen bimët. Ato shpesh shfrytëzohenpër kultivimin e luleve, perimeve ose pemëve. Oranzheritë ose serrat janë të ndërtuarame qelq ose me plastikë. Ajri i ngrohur mbetet në oranzheritë me ndihmën e qelqit osetë plastikës. Qelqi dhe plastika që shfrytëzohet për ndërtimin e oranzherisë, kanë përdetyrë që ta ruajnë nxehtësinë në brendinë e oranzherisë, e cila i ngrohë bimët dhe tokëndhe u ndihmon atyre që më shpejt të rriten dhe të zhvillohen.

2 Me qëllim që nxënësit të mund ta ndiejnë efektin e ngrohjes së arritur në oranzheri, mund tëorganizoni vizitë në oranzheritë për kultivimin e perimeve të hershme në rrethin më të afërt.

3 Përgatitni fëmijët në atë mënyrë që do t’ju shpjegoni mënyrën e funksionimittë oranzherive, e pastaj ua lexoni tregimin „Kopshti i Anës“. Zhvilloni debat në lidhjeme procedurën e Anës, të përshkruar në tregim.• Si veproi Ana?• Si do të vepronit ju?• Ku është jeta më e mirë për të gjitha krijesat-në kopsht, nën foli ose në ajër të pastër• Cili është mesazhi i këtij tregimi, si mund të lidhet kjo situatë me jetën tuaj

të përditshme?

Pjesa III: Lojë — Ku do të shkojnë arinjtë e bardhë?

1 Qëllimi i lojës është që fëmijët të kuptojnë se aktivitetet njerëzore sjellin deri te ndryshimii kushteve klimatike dhe se me shkrirjen e akullit në polet zvogëlohet hapësira jetësoree një lloji të rrezikuar. Ju nevojiten 8-12 copë kartoni (të prera në katrorë me dimensionerreth gjysmë metri) ose fletë të bardha me format A4.

2 Radhitni kartonat në dyshemenë e klasës ashtu që do të grupohen në mesin e klasësdhe të paktën nga anët ose këndet do të takohen me kartonat fqinjë. Shpjegojuninxënësve se kartonat paraqesin sipërfaqen e Polit të Veriut dhe se çdo karton paraqetnjë copë të akullit. Në Polin e Veriut jetojnë arushat e bardha, të cilat paraqesin njënga llojet e kafshëve të kërcënuara të goditura drejtpërdrejt nga ndryshimet klimatike.

3 Në çdo copë të kartonit le të ndalet nga një nxënës. I lusni nxënësit që të paramendojnëgjoja se ata janë arusha të bardha të vogla. Pastaj u shpjegoni se ashtu si ngrohet klimapo ashtu edhe shkrihet akulli në Polin e Veriut dhe arushat e bardha janë të detyruaraqë të shpërngulen dhe të jetojnë në hapësirën e vogël e cila u ka mbetur.Pastaj, tërhiqni kartonat një nga një (duke filluar nga periferia e deri te kartonatnë brendësi) dhe i lusni nxënësit, të cilët qëndrojnë në atë copë që të zhvendosendhe të gjejnë hapësirë në ndonjë copë tjetër të kartonit (ose në dy të fqinjëve,me ate që njëra këmbë do të qëndrojë në njërën copë të kartonit, ndërsa tjetranë të copën fqinje), e cila tani më është zënë nga fëmija tjetër. Ndërprejeni lojënkur do të vlerësoni se fëmijët me të vërtetë tani më nuk kanë vend dhe se vazhdimii lojës nuk është i sigurt.

135

Ndryshimet klimatike

Page 140: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

136

Ndryshimet klimatike

DILEMASa ngrohtësi na nevojitet?

E dimë se gjatë ditëve të dimrit çdo shtëpi ngrohetnë mënyrë të ndryshme. Por gjithashtu, e dimëse që të ngrohen shtëpitë tona dhe hapësirat punuesenë të cilat qëndrojmë, nevojitet shfrytëzimi i një sasietë madhe të energjisë. Gjatë periudhës së dimrit ka edheditë më të ngrohta, por edhe më tutje është e nevojshmeqë ti ngrohim shtëpitë tona. Çka do të bënim?• Në çdo rast, nuk do ta ndërprejmë nxemjen,

do ta lëmë të punojë si çdo ditë tjetër, meqëdëshirojmë që çdoherë ta kemi ngrohtë në shtëpi.

• Atë ditë nuk do të ngrohemi fare.• Do të ndezim më pak trupa ngrohës,

stufën do ta vëmë në temperature më të ulët, ose do të fusim më pak drunj në stufë,duke e ditur që me këtë do të kursejmë të holla dhe energji.

• Do ti lëmë trupat ngrohës të punojnë dhe do ta hapim dritaren që të ajrosemi.• Diçka tjetër? Për shembull, Çka?

TESTSa di për klimën?

E SAKTË E PASAKTË

1 Klima asnjëherë nuk ndërron, çdoherë është e njejtë.

2 Në ndryshimet klimatike ndikon zhvillimi i shpejtë i industrisë.

3 Aktivitetet e njeriut nuk ndikojnë në ndryshimet klimatike.

4 Gazrat e dëmshme të serrës e mbajnë nxehtësinënë planetin Tokë.

5 Ngrohja globale do të thotë nxehtësi gjithnjë e më e madhenë planet.

6 Përgjegjësinë për planet të shëndoshë dhe të pastër e mbajnëvetëm të rriturit.

7Me shfrytëzimin e matur të energjisë elektrike zvogëlohetngrohja globale.

8 Vetëm me përdorimin e thëngjillit, naftës dhe gazit natyrordo ta ndërpresim ngrohjen globale.

9 Ngrohja globale ndikon pozitivisht mbi shëndetin e njeriut.

Përgjigjet:1.Epasaktë2.Esaktë3.Epasaktë4.Esaktë5.Esaktë6.Epasaktë7.Esaktë8.Epasaktë9.Epasaktë

Page 141: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

137

Ndryshimet klimatike

FLETË PUNEKopshti i Anës

Ana së bashku me nënën e saj ishin për vizitë te gjyshja e vet. Derisa Ana vrapontee gëzuar, gjyshja e saj kujdesej për bimët e mbjellura në kopsht. Pas disa ditësh,gjyshja u detyrua të shkojë për vizitë te motra e saj, e cila jetonte në një qytet tjetër.Obligimet rreth shtëpisë dhe kopshtit duhej ti marrin Ana dhe nëna e saj.

Të nesërmen, e ëma e saj shkoi në punë. Ana shikoi nga dritarja dhe i vërejti luletnë kopsht. Kjo e detyroi që ajo të vrapojë dhe të shohë se për çfarë kishin ato nevojë.Kur hyri në serrën e mbuluar me foli nga plastika, kishte se çfarë të shihte. Lulet ishintë vyshkura, sepse atë ditë nuk ishin ujitur. Ana menjëherë i ujiti, por edhe krahas kësaj,gjendja e tyre nuk u përmirësua..

Mbeti e mbyllur në serrën nën foli dhe mendonte cila ishte arsyeja për gjendjen këtillëtë luleve. Përnjëherë u ndje keq, vërejti se i mungon ajër i pastër dhe se ishte tepërngrohtë dhe mezi merrte frymë. Me vrap doli jashtë, mori thellë frymë, ajër të pastërdhe menjëherë u ndje më mirë. Në këtë moment e kuptoi arsyen se pse bimët ishinvyshkur. Edhe bimët kanë nevojë për ajër të pastër. Ajo menjëherë e hapi folinë me qëllimqë të ajroset.

Page 142: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

Qen

dra

Rajo

nale

eM

jedi

sitJ

etës

orpë

rEu

ropë

nQ

endr

ore

dhe

Lind

ore

Zyra

nëM

aqed

oni

nëba

shkë

puni

mm

esh

kollë

n

vërte

ton

senx

ënës

i/nx

ënës

ja

me

suks

ese

kalo

ipro

gram

in„P

aket

ae

Gje

lbër

Juni

or“

Ars

imta

rD

ata,

vend

i

Page 143: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

Qendrën Rajonale të Mjedisit për Evropën Qendrore e Lindore (REC)

� Qendra Rajonale e Mjedisit për Evropën Qendrore e Lindore (REC) është organizatë ndërkombëtare e pavarur,misioni i së cilës është të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve me mjedisin jetësor. REC-i e përmbushë misionine vet përmes promovimit të bashkëpunimit ndërmjet qeverive, organizatave joqeveritare, sektorit të biznesitdhe palëve tjera të interesuara, si dhe përmes përkrahjes së shkëmbimit të lirë të informatave dhe pjesëmarrjessë publikut në marrjen e vendimeve për mjedisin jetësor.

REC-i është themeluar në vitin 1990 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Komisioni europian dhe Hungaria.Sot, REC-i është i themeluar juridikisht në Statutin e nënshkruar nga qeveritë e mbi 30 shteteve. Ka zyra në 17 shtete:Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Bullgari, Estoni, Letoni, Lituani, Maqedoni, Poloni, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Serbi,Turqi, Hungari, Kroaci, Mal të Zi dhe Republikën e Çekisë. Selia e REC-it gjendet në Sentendre, Hungari.

REC-i aktivisht merr pjesë në të gjitha proceset kyçe globale, rajonale dhe lokale dhe kontribuon për gjetjene zgjidhjeve nga sfera e mjedisit jetësor dhe zhvillimit të qëndrueshëm në kuadër të rrjetit të zyrave të REC-itnë shtetet e lartpërmendura, por edhe jasht tij, përmes bartjes së njohurive dhe përvojave në shtetet dhe rajonet.

Donatorë të REC-it janë Komisioni Europian si dhe qeveritë e Austrisë, Shqipërisë, Belgjikës, Bosnjë e Hercegovinës,Bullgarisë, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Maqedonisë, Maltës, Norvegjisë, Mbretërisë së Bashkuar, Polonisë,Republikës së Çekisë, Sllovakisë, SHBA-së, Sllovenisë, Serbisë, Hungarisë, Finlandës, Francës, Holandës, Suedisë,Spanjës, Zvicrës si dhe institucione tjera ndërqeveritare dhe private.

REC-i është i pranishëm në Republikën e Maqedonisë me koordinator të vetin nga korriku i vitit 1993.Zyra e REC-it në Maqedoni zyrtarisht punën e vet e filloi në janar të vitit 1995.

Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC), përmes njësisë së saj operative Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA)në Maqedoni, financiarisht e përkrahu REC-in, duke dhuruar mjete për hartimin e „Paketit të Gjelbër Junior“në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe.

Hartimi i këtij paketi, i cili shpërndahet falas në të gjitha shkollat fillore në Republikën e Maqedonisë, është pjesëe aktivitetit të programit të arsimit për mjedisin jetësor të REC-it. Përmes këtij programi, REC-i përpiqet t’i rrisëkapacitetet individuale të arsimtarëve dhe trajnuesve të tashëm dhe të ardhshëm dhe ta përkrahë zhvillimine institucioneve dhe programeve kushtuar përmirësimit të arsimit në sferën e mjedisit jetësor në Europën Qendroredhe Lindore.

Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC)

� Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim është pjesë e politikës së jashtme austriake dhe e politikës zhvillimoretë Bashkimit europian, i cili ka për qëllim të promovojë paqen botërore në bashkëpunim me shtetet tjera tëindustrializuara dhe shtetet në zhvillim. ADA është e obliguar për realizimin e të gjitha projekteve dhe programevedypalëshe në shtetet-partnere të ADC-së dhe për administrimin e buxheteve përkatëse.

Politika zhvillimore austriake udhëhiqet nga qëllimet në vijim:1. Lufta kundër varfërisë në shtetet në zhvillim me anë të përparimit të zhvillimit ekonomik dhe social përmes

procesit të aktivitetit ekonomik të qëndrueshëm dhe rritjes ekonomike, të kombinuar me ndryshimestrukturore, institucionale dhe sociale.

2. Sigurimi i paqes dhe sigurisë për njerëzit, sidomos përmes përparimit të demokracisë, sundimit të ligjit,të drejtave të njeriut dhe menxhimit të mirë.

3. Mbrojtja e mjedisit jetësor dhe resurseve natyrore si bazë për zhvillim të qëndrueshëm.

Politika zhvillimore austriake bazohet në parimet në vijim:1. Qëllimet e qeverive dhe të popullsisë në shtetet në zhvillim, në aspekt të shpejtësisë dhe llojit të procesit

zhvillimor dhe të drejtës së tyre për të zgjedhur rrugën vetanake të zhvillimit;2. Integrimi i masave në rrethin konkret shoqëror, me kujdes të veçantë në aspektet kulturologjike dhe në

përdorimin e teknologjisë përkatëse;3. Barazi midis burrave dhe grave;4. Nevojat e fëmijëve dhe të hendikepuarve.

Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim punon në shtete të zgjedhura partnere në Afrikë, Azi, Amerikën Latinedhe në Europën Juglindore. Programet e bashkëpunimit austriak për zhvillim i zbaton Agjencia Austriakepër Zhvillim në bashkëpunim të ngushtë me ndërmarrjet dhe organizatat zhvillimore. Në emër të BashkëpunimitAustriak për Zhvillim, Agjencia Austriake për Zhvillim, gjithashtu, punon me qeveri të shteteve partneredhe me shtete tjera donatore.

Më shumë informacione mund të gjenden në www.ada.gv.at.

Page 144: The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

GPJrMK-AL • 2012