Terma dhe informacion

37
Ekonomia - Ky term rrjedh nga greqishtja e vjetër nga fjala οἶκος [oikos], dhe do të thotë "shtëpi, tempull, kamp, hallë" dhe fjala νόμος [nomos], që do të thotë zakon, rregull, konventë që fjalë për fjalë don të thotë "rregull shtëpiak." Ekonomia është një shkencë shoqërore që merret me studimin e prodhimit, shpërndarjes dhe konsumit të të mirave dhe shërbimeve. Ndryshe, ekonomia njihet si shkencë e cila studion të gjitha marrëdhëniet që zhvillohen gjatë një procesi ekonomik, qofshin ato mes qenieve njerëzore, qenieve njerëzore dhe mjeteve të prodhimit apo qenieve njerëzore dhe politikave të prodhimit. Përkufizimi i mësipërm është një nga shumë përkufizimet e formuluara nga ana e ekonomistëve të famshëm botërorë. Tërësia e marrëdhënieve në prodhim që i përgjigjet një shkalle të caktuar të zhvillimit të forcave prodhuese në një rend shoqëror. Një përcaktim ekonomik nga një përcaktim tjetër ndyshon në varësi të periudhës se kur është bërë apo edhe nga studiuesi (sipas qasjeve) që ka bërë atë përcaktim. Ekonomia është një fushe studimore dinamike, e cila gjithnjë e më shumë zgjerohet kështu rrethi i përfshirshmërisë sa shkon e rritet. Në këtë kontekst, për studim më të lehtë dhe më të detajuar ekonomia ndahet në pjesë. Ndarja e ekonomisë si tërësi mund të bëhet duke u marr parasysh këndvështrimin nga i cili bëhet piknisja për ndaje. Ndarja sipas përfshirshmërisë Mikroekonomia është degë e ekonomisë e cila studion njësitë e veçanta të ekonomisë siç janë familjet apo ndërmarrjet. Kjo degë merret me pjesë të veçanta të kërkesës dhe ofertës, si dhe me ndërthurjen e tyre. Makroekonomia është ajo pjese e shkencave ekonomike që meret me studimin e funkcionimit të ekonomisë në kuptim të gjërë të fjalës. Në këtë kontekst, ajo analizon format më sintetike të treguesve ekonomikë si: Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) dhe ciklet ekonomike tij, papunësinë dhe inflacionin, konsumin, investimet, politikat fiskale dhe monetare, tregëtinë ndërkombëtare, bilancin e pagesave, etj Makroekonomia si fushë e ndarë e interesit konsiderohet se i ka zanafillet në veprën e John Maynard Keynes-it "Teoria e përgjithëshme e punësimit, kamatës dhe parave", botuar në vitin 1936. Mikroekonomia është degë e ekonomisë e cila studion se si individët, konsumatorët dhe kompanitë marrin vendime për ti shpërndarë (harxhuar) resurset e kufizuara, kjo paraqet në mënyrë tipike veprimin e tregut ku shiten dhe blihen produktet, pra ku ndeshen oferta dhe kërkesa . Mikroekonomia analizon se si këto vendime dhe sjellje ndikojnë në ofertën dhe kërkesën e të mirave dhe shërbimeve, që përcaktojnë sasinë e ofrimit dhe

description

ekonomia siperfaqesoreMe informacione te ndryshme

Transcript of Terma dhe informacion

Page 1: Terma dhe informacion

Ekonomia - Ky term rrjedh nga greqishtja e vjetër nga fjala οἶκος [oikos], dhe do të thotë "shtëpi,

tempull, kamp, hallë" dhe fjala νόμος [nomos], që do të thotë zakon, rregull, konventë që fjalë për fjalë

don të thotë "rregull shtëpiak."

Ekonomia është një shkencë shoqërore që merret me studimin e prodhimit, shpërndarjes dhe konsumit

të të mirave dhe shërbimeve. Ndryshe, ekonomia njihet si shkencë e cila studion të gjitha marrëdhëniet

që zhvillohen gjatë një procesi ekonomik, qofshin ato mes qenieve njerëzore, qenieve njerëzore dhe

mjeteve të prodhimit apo qenieve njerëzore dhe politikave të prodhimit.

Përkufizimi i mësipërm është një nga shumë përkufizimet e formuluara nga ana e ekonomistëve të

famshëm botërorë. Tërësia e marrëdhënieve në prodhim që i përgjigjet një shkalle të caktuar të zhvillimit

të forcave prodhuese në një rend shoqëror.

Një përcaktim ekonomik nga një përcaktim tjetër ndyshon në varësi të periudhës se kur është bërë apo

edhe nga studiuesi (sipas qasjeve) që ka bërë atë përcaktim.

Ekonomia është një fushe studimore dinamike, e cila gjithnjë e më shumë zgjerohet kështu rrethi i

përfshirshmërisë sa shkon e rritet. Në këtë kontekst, për studim më të lehtë dhe më të detajuar

ekonomia ndahet në pjesë. Ndarja e ekonomisë si tërësi mund të bëhet duke u marr parasysh

këndvështrimin nga i cili bëhet piknisja për ndaje.

Ndarja sipas përfshirshmërisë

Mikroekonomia  është degë e ekonomisë e cila studion njësitë e veçanta të ekonomisë siç

janë familjet apo ndërmarrjet. Kjo degë merret me pjesë të veçanta të kërkesës dhe ofertës, si dhe

me ndërthurjen e tyre.

Makroekonomia është ajo pjese e shkencave ekonomike që meret me studimin e funkcionimit të

ekonomisë në kuptim të gjërë të fjalës. Në këtë kontekst, ajo analizon format më sintetike të

treguesve ekonomikë si: Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) dhe ciklet ekonomike të

tij, papunësinë dhe inflacionin, konsumin, investimet, politikat fiskale dhe monetare, tregëtinë

ndërkombëtare, bilancin e pagesave, etj

Makroekonomia si fushë e ndarë e interesit konsiderohet se i ka zanafillet në veprën e John Maynard

Keynes-it "Teoria e përgjithëshme e punësimit, kamatës dhe parave", botuar në vitin 1936.

Mikroekonomia është degë e ekonomisë e cila studion se si individët, konsumatorët dhe kompanitë

marrin vendime për ti shpërndarë (harxhuar) resurset e kufizuara, kjo paraqet në mënyrë tipike veprimin e

tregut ku shiten dhe blihen produktet, pra ku ndeshen oferta dhe kërkesa.

Mikroekonomia analizon se si këto vendime dhe sjellje ndikojnë në ofertën dhe kërkesën e të mirave dhe

shërbimeve, që përcaktojnë sasinë e ofrimit dhe kërkimit si dhe çmimin që ndërlidhet me ofertën dhe

kërkesën, pra analizon ndikushmërinë e ofertës dhe kërkesës në çmimin si dhe ndikimin e çmimit në

ofertën dhe kërkesën. Kjo në të vërtetë thjesh analizon se si njerëzit sillen me paratë, kohën dheburimet.

Qëllimi i mikroekonomisë është të analizojë mekanizmat e tregut që përcaktojnë çmimin relativ të

produkteve dhe shërbimeve si dhe shpërndarjen e burimeve të kufizuara përmes alternativave të shumta.

Gjithashtu mikroekonomia analizon dështimet e tregut, kur tregu dështon në ofrimin e rezultateve

efektive.

Page 2: Terma dhe informacion

Sipas aktiviteti

Ekonomia shumëdegëshe

Bujqësore

Industriale

Blegtorale

Pyjore

Ujore

Dixhitale

ekonomia e prodhimit tregtise dhe konsumimi.

ekonomia mund te jete:

a]lokale

b]regjionale

c]nacionale

d]boterore

Eficenca

1. Efficiency: Nënkupton lidhjen ndërmjet rezultatit, në kuptimin e mallrave, shërbimeve ose

prodhimeve të tjera (rezultateve) dhe burimeve të përdorura për t’i prodhuar ato.[2]

Efektiviteti

1. effectiveness : Nënkupton nivelin e realizimit të objektivave dhe marrëdhëniet ndërmjet

rezultatit të pritur dhe rezultatit faktik te veprimtarisë.[2]

Ekonomia

1. Ekonomia - Tërësia e marrëdhënieve në prodhim, që i përgjigjet një shkalle të caktuar të

zhvillimit të forcave prodhuese në një rend shoqëror.Produktiviteti

1. hersi ne mes te kostos dhe fitimit te nje prodhimi.Puna

1. Pershkrim pune (Job description):Nje grup detyrash apo aktivitetesh per tu kryer nga nje individ

te cilat percaktojne limitet e funksionit te punes te okupuar nga ky person.[

2. Kërkesa në ekonomi paraqet kërkesen e përgjithshme për të mira materiale dhe shërbime

brenda një ekonomie. Teoria ekonomike supozon që në tregun e lirë kërkesa dhe oferta do

të ekuilibrohen dhe do të përcaktojnë nivelin e çmimit.

Page 3: Terma dhe informacion

3. Në aspektin makroekonomik shqyrtohet kërkesa agregate brenda një ekonomie. Kjo paraqet

vlerën nominale të shumës së të gjitha kërkesave brenda asaj ekonomie.

4. Faktoretqe e kushtezojn kekesen per te mira materiale jane:

5. Cmimi i te mires materiale Te ardhurat e konsumatoreve Madhesia e tregut Cmimi i te mirave

materiale Shija e konsumatoreve Faktor tjer relevant

6. Sipas kesaj mund te konstatojm se kerkesa per te miren materiale X, dx eshte funksion i te gjitha

faktoreve te lartepermendur .

7. Oferta në ekonomi paraqet kapacitetin total të prodhimeve/shërbimeve që prodhuesit/shërbyesit

në përgjithësi, brenda një segmenti të tregut apo brenda një tregu të tërë, janë në gjendje të e

ofrojnë. Teoria ekonomike supozon që në tregun e lirë kërkesa dhe oferta do të ekuilibrohen dhe

do të përcaktojnë nivelin e çmimit.

8. Në aspektin makroekonomik shqyrtohet oferta agregate brenda një ekonomie. Kjo paraqet vlerën

nominale të shumës së të gjitha ofertave brenda asaj ekonomie.

Papunësia paraqet përqindjen e të papunësuarve nga tërë kapaciteti i fuqisë punëtore në një territor të

caktuar brenda një vendi apo në tërë vendin. Pra, ky indikator ekonomik tregon nivelin e fuqisë punëtore

të pashfrytëzuar në proceset ekonomike në një territor gjeografik.

Sipas klasifikimit të Bashkimit Evropian të papunësuar janë ata pjesëtarë të fuqisë punëtore të cilët nuk

kanë pasur punë gjatë javës kur është bërë studimi, aktivisht kanë kërkuar punë gjatë asaj jave dhe janë

të gatshëm të nisin një punë gjatë dy javëve të ardhshme.

Shkalla e papunësisë është një tregues i mirëqenies ekonomike në përgjithësi. Një shkallë e ulët është

tregues i një ekonomie të fortë ku ata që kërkojnë punë mund ta gjejnë atë shpejt, ndërsa një shkallë e

lartë mund të tregojë një ekonomi më të dobët. Nga ana tjetër, punëdhënësit mund të gjejnë më lehtë

punonjës kur shkalla e papunësisë është e lartë.[1] Pra një ndër problemet shqetësuese në shoqërinë e

sotme është papunësia.Përcaktimi pë nocionin papunësi mbështetet në përkufizimin e dhënë nga

Organizata Ndërkombëtare e Punës(ONP,ang.ILO):"Të papunë konsiderohen t gjithë personat në moshë

pine të bazuar në matjen e popullsisë ekonomikisht aktive,të cilët gjatë periudhës referuese plotësojnë

kërkesat:- janë pa punë, të gatshëm për punë dhe kërkojnë punë."

Inflacioni është një rritje ngulmuese e çmimit të të mirave dhe shërbimeve, shkaktuar nga disniveli i krijuar nga një sasi e vogël e të mirave materiale në treg dhe e një sasie të madhe të parasënë qarkullim. Inflacioni mund të shkaktohet nga rritja e sasisë së parasë në qarkullim ose nga kërkesa si pasojë e shpenzimeve të qeverisë ose shtypjes së parasë së re. Gjithashtu ajo mund të vijë edhe si pasojë e uljes së ofertës së të mirave materiale.

Prodhimi i Brendshëm Bruto (shkurt: PBB) ( en - Gross domestic product , GDP ) është një tregues

ekonomik që paraqet vlerën me çmimet e tregut të të gjitha të mirave materiale dhe shërbimeve të

prodhuara brenda një shteti në një periudhë të caktuar (zakonisht një vit).

Prodhimi i Brendshëm Bruto nuk duhet ngatërruar meProdhimin Kombëtar Bruto (PKB) i cili paraqet

vlerën me çmimet e tregut të të gjitha të mirave materiale dhe shërbimeve të prodhuara nga burimet e

punës dhe pronës së banorëve të një shteti brenda apo jashtë atij shteti në një periudhë të caktuar.

Llogaritja e PBB-së

Page 4: Terma dhe informacion

PBB mund të llogaritet në tre mënyra, të cilat duhet, në parim, të japin të njëjtin rezultat.

Ato janë:

Llogaritja sipas prodhimit

Llogaritja sipas të ardhurave

Llogaritja sipas shpenzimeve.

[redakto]Llogaritja sipas prodhimit

"Vlera e tregut e të gjitha mallrave dhe shërbimeve përfundimtare të llogaritura gjatë 1 viti."

Më e drejtpërdrejtë nga tre mënyrat e llogaritjes është ajo sipas prodhimit, e cila mbledh rezultatet e çdo

klase të sipërmarrjes për të nxjerrë rezultatin e përgjithshëm.

Kjo metodë përbëhet nga tri faza:

Llogaritja e Vlerës së Prodhimit (VP) të brendshëm nga aktivitete të ndryshme ekonomike;

Përcaktimi i Konsumit të Ndërmjetëm (KN), pra, kostoja e materialeve, furnizimeve dhe shërbimeve

të përdorura për të prodhuar mallrat ose shërbimet përfundimtare

Zbritja e Konsumit të Ndërmjetëm nga Vlera Bruto për të marrë Vlerën e Shtuar Bruto të prodhimit

të brendshëm.

Simbolikisht,

Vlera e Shtuar Bruto = Vlera e Prodhimit - Vlera e Konsumit të Ndërmjetëm.

Vlera e Prodhimit = Vlera e shitjeve totale të mallrave dhe shërbimeve + Vlera e ndryshimeve në

inventar.

Shuma e Vlerës së Shtuar Bruto të aktiviteteve të ndryshme ekonomike duke shtuar taksat indirekte dhe

duke zbritur subvencionet mbi produktet jep PBB-në sipas metodës së prodhimit.

[redakto]Llogaritja sipas të ardhurave

"Shuma totale e të ardhurave të individëve që jetojnë në një vend gjatë 1 viti."

Një tjetër mënyrë për të matur PBB-në është duke llogartur të ardhurat totale. PBB e llogaritur në këtë

mënyrë quhet ndryshe të Ardhurat e Brendshme Bruto (ABB).

Kjo metodë mat PBB duke mbledhur të ardhurat e kompanive dhe punonjësve siç janë pagat e punës,

interesi i kapitaleve, qiratë për tokën dhe pronën dhe fitimet e sipërmarrjeve.

Dy rregullime duhet të bëhen për të marrë PBB:

Taksat indirekte minus subvencionet janë shtuar për të marrë nga kostos faktor në çmimet e tregut.

Amortizimi është shtuar për të marrë nga produkti neto të brendshëm të prodhimit të brendshëm bruto.

Totali i të ardhurave mund të ndahen sipas skemave të ndryshme, duke çuar në formula të ndryshme për

PBB-në matur me metodën e të ardhurave. Një formulë e zakonshëm është:

PBB = Pagat e Punonjësve + Teprica Bruto Operative + të Ardhurat Bruto të Përziera + Taksat -

Subvencionet për prodhimin dhe importet

PBB = PP + TBO + ABP + T - S

Page 5: Terma dhe informacion

Pagat e punonjësve (PP) mat pagesën totale të punonjësve për punën e bërë. Ato përfshijnë pagat dhe

rrogat, si dhe kontributet e punëdhënësve për sigurimet shoqërore dhe programet e tjera.

Teprica Bruto Operative (TBO) është tepricë për shkak të pronarëve të bizneseve të inkorporuara.

Shpesh quhet fitim, edhe pse vetëm një mesatare e kostos totale zbritet nga prodhimi bruto i llogaritur.

Të ardhurat bruto të përziera (ABP) është masë e njëjtë si TBO, por për bizneset painkorporuara. Kjo

shpesh përfshin biznese më të vogla.

Shuma e PP, TBO dhe ABP quhet faktori i përgjithshëm i të ardhurave, por është të ardhurat e të gjithë

faktorëve të prodhimit në shoqëri. Ai mat vlerën e PBB-së në faktor (bazë) e çmimeve. Dallimi në mes

çmimet bazë dhe çmimet përfundimtare (ato që përdoren në llogaritjen e shpenzimeve) është taksat

totale dhe subvencionet që qeveria ka vëna ose paguar në atë të prodhimit. Pra, duke shtuar taksat më

pak subvencionet për prodhimin dhe importet konverton PBB në kosto faktor me ABB.

Totali i të ardhurave faktor është gjithashtu shprehet nganjëherë si:

Totali i të ardhurave faktor = Paga e Punonjësve + fitimet e korporatave + të ardhurat pronarit + të

ardhurat nga qiraja + interes Net.

Megjithatë, një tjetër formulë për PBB sipas metodës të ardhurave është:

PBB = Q + I + F + RS + P

ku Q: Qiratë I: Interesat e F: fitimi RS: rregullime statistikore (taksat e korporatave të ardhurat, dividentët,

fitimet e pashpërndara të korporatave) P: pagat

Roma e lashtë ishte një qytetërim që u zhvillua prej një komuniteti te vogël bujqësortë themeluar

në Gadishullin Italik që nëshekullin e 10-të para Krishtit. I vendosur përgjatë detit Mesdhe, ajo u bë një

ngaperandoritë më të mëdha në botën e lashtë.[1]

Në shekujt e ekzistencës së saj, qytetërimi romak nga një monarki adoptoi një republikëoligarkike dhe më

vonë një perandori autokratike. Romakët arritën të dominojnëEvropën jugperëndimore, Evropën

juglindore(Ballkanin) dhe tërë rajonin mesdhetar me anë të asimilimit kulturor dhe pushtimit.

Për shkak të paqëndrueshmërisë së brendshme dhe sulmeve nga popuj të ndryshëm migrues,

pjesa perëndimore e perandorisë, duke përfshirë Italinë,Hispanjën, Galinë, Britaninë dhe Afrikën u nda në

mbretëri të pavarura në shekullin e pestë pas Krishtit.

Perandoria Lindore Romake, që drejtohej nga Konstandinopoja, e përbërë nga Greqia, Ballkani, Azia e

Vogël, Siria dhe Egjipti, i mbijetoi krizës. Edhe pse këta të fundit i humbën territoret e Sirisë dhe Egjiptit

nga Perandoria Islamike Arabe, Perandoria Romake e Lindjes do të mbijetonte edhe për një mijëvjeçar,

derisa territoret e fundit të saj u pushtuan nga Perandoria Otomane. Kjo fazë mesjetaredhe e krishterë e

Perandorisë njihet nga historianët me emrin Perandoria Bizantine.

Qytetërimi romak shpesh grupohet në periudhën e antikitetit klasik bashkë me Greqinë e lashtë, një

qytetërim që pati ndikim të madh në kulturën e Romës së lashtë. Roma e lashtë kontribuoi

jashtëzakonisht shumë në zhvillimin

e ligjeve, luftërave, artit, letërsisë,arkitekturës, teknologjisë dhe gjuhës dhe historia e saj vazhdon të ketë

një ndikim të madh në botë sot.

Roma e lashtë zotëronte një hapësirë të madhe fushash, që kishin burime të jashtëzakonshme natyrore

dhe njerëzore. Prej kësaj, ekonomia e Romës mbeti e fokusuar në bujqësi dhe tregti. Tregtia e lirë

Page 6: Terma dhe informacion

bujqësore ndryshoi peizazhin italian, që nga shekulli i 1-rë p.e.s, prona të mëdha ulliri dhe rrushi kishin

zëvendësuar pronarët e vegjël të tokave, që nuk mundën të kenë të njëjtin çmim me drithërat e

importuara. Aneksimi i Egjiptit, Sicilisë dhe Tunizisë në Afrikën Veriore mundësoi një furnizim të

vazhdueshëm me drithëra. Si shkëmbim, vera dhe vaji i ullirit ishin eksportet kryesore të Italisë.

Megjithëse përdornin teknologji të re, prodhimtaria në ferma ishte përgjithësisht e ulët, rreth 1 ton për

hektar.

Aktivitetet industriale dhe prodhuese ishin më të vogla. Më të mëdhatë ishin minimi dhe nxjerrja e gurëve,

që mundësonin materialet bazë të ndërtimit për ndërtesat e asaj periudhe. Prodhimtaria ishte në një

shkallë të vogël dhe përgjithësisht përbëhej nga punishte dhe fabrika të vogla që punësonin më e shumta

një duzinë njerëzish. Gjithsesi, disa fabrika tullash punësonin qindra njerëz.

Ekonomia e Republikës së hershme ishte kryesisht e bazuar në ferma të vogla dhe punë të paguara.

Gjithsesi, luftërat në vendet e huaja dhe pushtimet i bënë skllevërit me kalimin e kohës më të lirë dhe më

të shumtë, sa që, në fund të Republikës, ekonomia ishte pothuajse tërësisht e varur nga puna e

skllevërve edhe për punët e kualifikuara edhe për ato të pakualifikuara. Skllevërit mendohet se përbënin

20% të Perandorisë Romake gjatë kësaj kohe dhe 40% në qytetin e Romës. Vetëm në Perandorinë

Romake, kur pushtimet nuk ishin më aq të shpeshta dhe çmimet e skllevërve u ngritën, u bë më

ekonomike të punësoje dikë sesa të pronësoje skllevër.

Megjithëse trami përdorej në Romën e lashtë, dhe shpesh përdorej në mbledhjen e taksave, Roma kishte

një sistem monedhash shumë të zhvilluar, me monedha prej tunxhi, bronzi dhe metalesh të çmuara ishin

në qarkullim në tërë perandorinë por edhe përtej saj – disa prej tyre janë zbuluar në Indi. Përpara shekullit

të 3-të p.e.s, bakri tregtohej sipas peshës së tij. Monedhat e hershme prej bakri romake e quajtur as

kishin vlerën të shkruajtur në monedhë prej një paundi, por peshonin më pak.

Kuajt ishin shumë të shtrenjtë, kurse kafshët e tjera ishin shumë të ngadaltë për tregtinë në masë në

rrugët romake, që më shumë lidhnin vendrojat ushtarake sesa tregjet dhe rrallë herë shtroheshin për

karrocat me rrota. Si rezultat, kishte pak transport të mallrave deri në ngritjen e tregtisë detare në

shekullin e 2-të p.e.s. Gjatë kësaj periudhe, një anijeje tregtare i duhej më pak se 1 muaj për të kryer një

udhëtim nga Gadesi në Aleksandri nëpërmjet Ostias, duke kaluar në tërë gjatësinë e Detit

Mesdhe. [48] Transporti nga deti ishte rreth 60 herë më i lirë sesa nga toka, kështu që kishte shumë tepër

udhëtime nga deti.

Disa ekonomistë si Piter Temin e konsiderojnë Perandorinë Romake si një treg ekonomik, i ngjashëm në

të njëjtën shkallë me Holandën e shekullit të 17-të dhe Anglinë e shekullit të 18-të.[85]

Roma e lashtë kishte arritje teknologjike të mahnitshme, por që do të humbitnin gjatë Mesjetës dhe nuk

do të rishpikeshin deri në shekullin e 19-të dhe shekullin e 20-të. Shumë rinovime praktike romake u

adoptuan nga modele të hershme greke. Avancimet ishin shpesh të ndara dhe të bazuara në zanate.

Grupet e artizanëve mbikëqyrnin xhelozisht teknologjitë e reja si sekrete tregtare.

Inxhinieria romake ashtu si dhe inxhinieria ushtarake romake përbënin një pjesë të madhe të superioritetit

teknologjik romak dhe kontribuuan në ndërtimin e qindra rrugëve, urave, akueduktëve, banjave publike,

teatrove dhe arenave. Shumë monumente, si Koloseumi, Pont du Gard dhe Panteoni kanë mbetur akoma

si testamente të kulturës dhe inxhinierisë romake.

Page 7: Terma dhe informacion

Romakët njiheshin mjaft mirë për arkitekturën e tyre, që grupohet bashkë me traditat greke në

"Arkitekturën klasike". Megjithëse kishte shumë ndryshime nga arkitektura greke, Roma huazoi shumë

prej Greqisë. Përveç dy llojeve të kolonave, e përziera dhe toskania dhe bashkë me kubenë, që u mor

prej harkut etrusk, Roma kishte pak inovacione arkitekturore deri në fund të Republikës.

Në shekullin e parë p.e.s, romakët filluan gjerësisht të përdorin betonin. Betoni u shpik në fund të shekullit

të parë p.e.s. Ishte një çimento e fortë e cila rrjedh nga pozzolana dhe shpejt zëvendësoi mermerin si

materialin kryesor të ndërtimit dhe mundësoi shumë ndërtesa që më parë nuk mund të bëheshin.

Gjithashtu në shekullin e parë p.e.s, Vitruviusi shkroi De architectura, mundësisht traktati i parë i plotë i

arkitekturës në histori. Në fund të shekullit të parë p.e.s, Roma gjithashtu filloi të përdorë fryrjen e qelqit

pak pas shpikjes së saj në Siri rreth vitit 50 p.e.s. Mozaikët filluan të përdoren shumë gjatë Perandorisë

pasi u gjetën modele të tyre gjatë fushatave të Lucius Cornelius Sillës në Greqi. Artikull rreth historisë së

betonit në Romë

Betoni bëri të mundur rrugët romake që ishin të shtruara dhe të durueshme, që ishin ne përdorim edhe

një mijë vjet pas rënies së Romës. Ndërtimi i një rrjeti rrugësh efikas mespërmes Perandorisë

dramatikisht shtoi fuqinë dhe influencën e Romës. Ato u ndërtuan fillimisht që të lejonin legjionet romake

të hidheshin shpejt në veprim. Por këto autostrada kishin gjithashtu rëndësi të madhe ekonomike, duke

përforcuar rolin e Romës si kryqëzim rrugësh tregtare – origjina e shprehjes "të gjithë rrugët të çojnë në

Romë". Qeveria romake ruajti stacionet e rrugëve që mundësonin rifreskim për udhëtarët përgjatë rrugës,

ndërtoi ura që ishin të nevojshme dhe vendosi një sistem një sistem ndërlidhës për ndërrimin e kuajve

herë pas here, që mundësuan një lëvizje deri 800 kilometra në 24 orë.

Romakët ndërtuan shumë akueduktë për të furnizuar qytetet dhe vendqëndrimet industriale me ujë dhe

për të ndihmuar bujqësinë e tyre. Qyteti i Romës furnizohej nga 11 akueduktë me një gjatësi të kombinuar

prej 350 kilometrash.[126] Shumica e akueduktëve ishin ndërtuar nën sipërfaqe, vetëm një pjesë e vogël

mbi tokë. Disa herë, kur groporet 50 metra të thella duhej të kaloheshin, sifone të përmbysura

përdoreshin për ta çuar ujin mbi përpjetë.

Romakët kryen gjithashtu avancime të mëdha në higjienën publike. Romakët ishin veçanërisht të njohur

për banjat publike, të quajtura thermae, që përdoreshin edhe për higjienën, edhe për qëllime sociale.

Shumë shtëpi romake kishin tualet dhe sistem hidraulik të brendshëm dhe një sistem kanalesh për ujërat

e zeza, i quajtur Cloaca Maxima, që përdorej për të tharë kënetat dhe për të dërguar mbeturinat në lumin

Tiber. Disa historianë spekulojnë se përdorimi i tubave prej plumbi në sistemet hidraulike dhe të ujërave

të zeza çoi në helmimin e shumë njerëzve që kontribuoi në rënien e shkallës së lindjeve dhe rënien e

shoqërisë romake duke çuar në rënien e Romës. Gjithsesi, kjo përmbajtje plumbi mund të jetë minimizuar

sepse rrjedha e ujit prej akueduktëve nuk mund të ndalej; ajo vazhdonte të rridhte vazhdimisht përmes

gjithë qytetit deri në kanal dhe kështu vetëm një numër i vogël rubinetesh përdorej.

Page 8: Terma dhe informacion

Zgjerimi më i madh i Perandorisë Romake.

Zgjerimi dhe rënia e Perandorisë Romake.

Perandoria Romake (latinisht: Imperium Romanum) ishte perandoria e ngritur dhe e qeverisur nga qyteti

i Romës gjatë qindvjeçarëve 6 p.e.r. dhe 5-6 e.r.

Dy datat që shënojnë fillimin dhe fundin e perandorisë romake janë viti 27 p.e.r., fillimi i vitit të principatës

së Oktavianit, me marrjen e titullit "August", dhe 395 e.r., kur me vdekjen e Teodosit perandoria u nda

përfundimisht mes në pjesën perëndimore (pars occidentalis) dhe atë lindore (orientalis).

Shtysa e perandorisë romake ishte "Senati dhe Populli i Kuiritëve Romakë" (Senatus Populusque

Quiritium Romanorum) shkurt, "S.P.Q.R."

Nga koha e Augustusit gjer ne Rënien e Perandorisë Perëndimore, Roma zotëronteEvroazinë

Perëndimore dhe Afrikën e Veriut dhe përbënte shumicën e popullsisë së rajonit. Zgjerimi i Perandorisë

Romake nisi shumë më parë se shteti Romak të kthehej në një perandori dhe arriti kulmin e saj nën

Perandorin Trajan me pushtimin e Dacisë në vitin106. Në këtë kulm sipërfaqja e zotëruar nga Perandoria

Romake përfshinte rreth 5 900 000 km² .

Tregtia, artet dhe kultura arritën lulëzimin e parë të lartë të tyre gjatë kohës së Perandorisë romake dhe

në zonat e qeverisura nga ajo, poashtu cilësia dhe niveli i popullsisë së asaj kohe do të duhej të riarrihej

në Evropë dhe Afrikën e Veriut shekuj më vonë.

Perandoria Romake ushtronte ndikimin e saj jo vetëm brenda kufinjve të saj, por edhe përtej tyre. Në

gjysmën e saj lindore ky ndikim u përzie me elemente greko-helene dheorientaliste. Përkundrazi

Perëndimi u latinizua.

Gjuha latine si gjuha e Romës, ishte gjuha zyrtare që përdorej në mbarë Perandorinë romake.

Megjithëkëtë, në perandorinë romake u përdorën dhe u ruajtën edhe gjuhët vendase. Latinishtja ka qenë

me pas në mbarë Evropën me qindra vjet gjuha e të shkolluarve, sidomos në shkencë, gjer në

kohën baroke. Ende në ditet e sotme latinishtja përdoret dhe rikrijohet në disa degë të shkencës, si p.sh.

në mjekësi dhe biologji. Prej gjuhës latine kanë lindur disa gjuhe moderne romane Evropiane

(Italishtja, Frëngjishtja,Spanjishtja, Portugalishtja dhe Rumanishtja, si

edhe Ladinishtja dhe Retoromanishtja). Shumë fjalë të huazuara gjenden në gjuhët gjermanike dhe

në sllavishten. Edhe gjuha shqipe është ndikuar shumë nga latinishtja dhe në të gjenden shumë huazime

nga latinishtja.

Page 9: Terma dhe informacion

Gjuha latine ka mbetur gjuha meshtare e kishës katolike romake deri në Këshillin e Dytë Vatikanor.

Fundi i Perandorisë Romake zakonisht është, edhe nëse jo shumë i saktë, 4 shtatori i vitit 476, kur

perandori i fundit i Perandorisë Romake të Perëndimit, Romulus Augustus u hoq dhe nuk u zëvendësua.

Megjithatë, Diokleciani, që u tërhoq në vitin 305, ishte perandori i fundit i një perandorie të pandarë,

kryeqyteti i së cilës ishte Roma. Pas ndarjes së perandorisë në atë të Lindjes dhe të Perëndimit, të dyja

pjesët vazhduan t´a paraqisnin veten si "Perandoria Romake". Perandoria Romake e Perëndimit u prir

dhe ra gjatë qindvjeçarit të 5-të dh 6-të. Perandoria Romake e Lindjes (e cila përvetësoi më vonë gjuhën

greke si gjuhën e saj zyrtare), njihet gjerësisht sot is Perandoria Bizantine, i ruajti traditat ligjore dhe

kulturore greko-romake së bashku me elementet helenike dhe ortodokse të krishtera edhe për një

mijëvjeçar tjetër, gjer në rënien e saj në duart e Perandorisë Osmane në vitin 1453.

Vlen të përmendet se, ndikimi në kulturë, ligj, teknologji, arte, gjuhë, fe, qeverisje, ushtri, dhe arkitekturën

e qytetërimeve që pasuan vazhdon ende sot. Sistemi qeveritar i Perandorisë Romake ka ndikuar shumë

në sistemin shtetëror Evropian para së gjithash në drejtësi dheligjshmëri.

Lënda Histori e Ekonomisë trajton qëndrimet dhe teoritë kryesore të

figurave më të shquara të shkencës ekonomike në rang botëror, si dhe

platformat e institucioneve më të rëndësishme ndërkombëtare të

ekonomisë dhe zhvillimit.

Lënda kombinon në mënyrë të harmonizuar njohuritë historike e

përmbajtjen e teorive kryesore ekonomike me analizën logjike dhe

interpretative të doktrinave kryesore ekonomiko-financiare.

Objektivat

Objektivi kryesor i kësaj lënde është pajisja sa më e plotë e studentëve

me evolucionin dhe përmbajtjen e teorive dhe shkollave kryesore

ekonomike që nga konceptet themelore të Greqisë dhe Romës së lashtë

e deri në doktrinat dhe shkollat ekonomike bashkëkohore

Java Përmbajtja e lëndës

Page 10: Terma dhe informacion

1

Mendimi ekonomik në Greqinë dhe Romën antike

Kodi i Hamurabit dhe lindja e principeve të para ekonomike. Organizimi ekonomik

dhe kriza ekonomiko-sociale e Athinës. Doktrina ekonomike e Platonit dhe kontributi

i tij. Aristoteli dhe doktrina e tij ekonomiko-sociale e filozofike. Drejtësia ne shoqëri

dhe qëndrimi ndaj pasurisë. Debatet me Platonin. Ksenofoni, qëndrimet dhe idetë e

tij. Zhvillimi ekonomiko-social i Perandorisë Romake. Konceptet dhe idetë kryesore

ekonomike në Perandorinë Romake.

2

Mendimi ekonomik judeo-krishterë,oriental dhe periudha e Mesjetës

Konceptet dhe idetë ekonomike në Testamentin e Vjetër dhe të Ri. Shpërndarja e të

mirave materiale,borxhi dhe interesi, fitimi dhe akumulimi i pasurive etj. Kodi

ekonomik i judaizmit dhe diferencat me krishterimin. Ibn Khaldun dhe teoritë

kryesore ekonomike të botës orientale. Mendimi ekonomik mesjetar. Juristët e “të

drejtës romake dhe skolastikët “kanonistë”, ose juristët e të drejtës kanonike. Thomas

d’Aquin-i, teoritë dhe konceptet e tij për pasurinë, tregtinë, fitimin, dhënien e parave

me interes, drejtësinë sociale etj.2

3

Mendimi ekonomik në epokën e Rilindjes

Zbulimet e mëdha, zhvillimi ekonomik dhe lulëzimi i tregtisë në epokën e Rilindjes.

Luter-i, Calvin-i dhe reforma protestante. Konceptet e reja për punën, pasurinë dhe

fitimin individual. Weberi dhe etika e protestantizmit. Utopistët. Thomas More dhe

kritikat e tij ndaj pasojave sociale të zhvillimit. Shkolla e Salamanca-s dhe lindja e

një mendimi të ri të teologëve dhe intelektualëve spanjollë drejtuar nga Francisco de

Vittoria. Qëndrimet dhe interpretimet e tyre për pronën private, çmimeve dhe

Page 11: Terma dhe informacion

tregjeve, mirëqenien. Hugo de Groot dhe lindja e konceptit të tregtisë së lirë.

4

Lindja e ekonomisë moderne: Merkantilizmi

Shkaqet ekonomiko-sociale dhe historike të lindjes së merkantilizmit. Tezat kryesore

të merkantilizmit: Shteti dhe roli i tij në pasurimin ekonomik dhe pasurimin e

kombeve; tregtia dhe proteksionizmi; merkantilizmi dhe nacionalizmi ekonomik etj.

Llojet e merkantilizmit: colbertizmi ose merkantilizmi francez, komercializmi ose

merkantilizmi britanik, bullionizmi ose merkantilizmi spanjoll. Autorët më të shquar

merkantiliste: Jean Bodin (1530-1596); Antoine de Montchretien (1576-1621);

William Petty (1623-1687). Kritika e teorive dhe praktikave merkantiliste.

5

Fiziokratët

Fiziokratët si shkollë e mendimit ekonomik dhe politik. Fiziokracia si teoria e parë e

përgjithshme dhe sistematike e ekonomisë politike. Parimet e shkollës së

Fiziokrateve: qëndrimet për pasurinë, mallrat dhe nevojat materiale, tokën dhe

bujqësinë, tregtinë dhe fitimin, ndarjen në klasa të aktorëve ekonomikë të shoqërisë,

rregullin natyror dhe despotizmin e ndritur etj. Francois Quesnay dhe “tabela

ekonomike”. Kritika e teorive dhe praktikave merkantiliste

6

Shkolla e ekonomisë klasike

Shkaqet ekonomiko-sociale dhe historike të lindjes së klasicizmit në mendimin

ekonomik. Debatet mbi periudhën, tezat dhe autorët e klasifikuar si klasike. Debatet

dhe tezat kryesore të tyre për “fenomenet” e rritjes ekonomike, zhvillimit, ndarjen e

pasurive, klasat sociale dhe raportet e tyre me pasurinë, shkaqet e varfërisë etj.

Konceptet e tyre për vlerën, paranë, kontrollin e ofertës, kursimin dhe investimet,

Page 12: Terma dhe informacion

rolin e shtetit ne ekonomi, rolin e tregut dhe monopoleve etj.

7

Përfaqësuesit kryesorë të ekonomisë klasike

Përfaqësuesit kryesorë të klasicizmit në Angli dhe France (A. Smith, D. Ricardo, T.

Malthus, John Stuart MILL, Jean-Baptiste Say, Frederic Bastiat etj.). Pikëpamjet,

teoritë dhe veprat kryesore të tyre. A. Smith “Pasuria e Kombeve”, ligji “Say”, teoria

e Malthus-it, D. Ricardo “Kërkime mbi influencën e çmimeve të ulëta të grurit mbi

fitimin e kapitalit”, MILL “Utilitarizmi”, etj. Marxhinalistët: William Stanley Jevons

& Vilfredo Pareto

8

Paraardhësit e teorisë dhe praktikave socialiste

Kritika e klasikeve nga ekonomistët paramarksistë. Kritika sociale e pasojave të

industrializimit dhe kapitalizmit të egër. Jean Sismondi dhe vepra e tij “Parimet e reja

të ekonomisë politike”. Socialistë utopikë: Charles Fourier dhe analizat për anarkinë

industriale; Robert Owen dhe “uzinat model”, Claude Henri de Saint-Simon dhe

domosdoshmëria e ndërhyrjes teknokratike e shtetit në ekonomi etj.

9

Karl Marksi dhe Marksizmi

Frederik Engelsi. Vizioni filozofik, social dhe ekonomik i marksizmit. Teoria e

vlerës, vlerës së punës dhe mbivlerës si thelbi i ekonomisë marksiste. Përmbajtja dhe

idetë kryesore të “Kapitalit” dhe “teorive të mbivlerës”. Thelbi i marksizmit3

ekonomik. Prona shoqërore dhe planifikimi i centralizuar. Roli i shtetit në ekonomi.

Materializmi dialektik dhe analiza historike e ekonomisë. Analiza e mënyrës

kapitaliste të prodhimit dhe shpërndarjes. Post-marksistët, Roza Luxembourg, Lenin,

Paul Baran, Paul Sweezy etj.

Page 13: Terma dhe informacion

10

Shkolla historike e ekonomisë. Institucionalistët

Reaksionet ndaj universializmit të klasikëve. Wilhelm Roscher dhe teoritë e tij mbi

pluridisiplinitetin dhe metodat historike e sociologjike në analizën dhe shpjegimin e

ekonomisë. Shkolla historike gjermane. Idetë dhe platformat e përfaqësuesve më të

spikatur të shkollës gjermane: Bruno Hildenbrand, Karl Knies, Wilhem Roscher,

Gustav von Schmoller, Friedrich List dhe Max Weber. Shkolla historike angleze:

Bacon dhe Hume; shkolla historike franceze: Léon Walras, Charles Gide dhe

François Simiand. Institucionalizmi dhe institucionalistët: Arthur R Burns, Simon

Kuznets, Robert Heilbroner, Gunnar Myrdal, John Kenneth Galbraith

11

Neoklasikët

Lindja e modelit neoklasik të mendimit dhe analizës ekonomike. Paraardhësit: Alfred

Marshall et Arthur Cecil Pigou. Rrymat kryesore neoklasike. Neowalras-ianet

(Kenneth Arrow, Gérard Debreu), shkolla e zgjedhjes publike (James M Buchanan,

Gordon Tullock); klasikët e rinj (Robert Lucas Jr, Paul Romer); shkolla e Çikagos

(Frank Knight, Jacob Viner, George Stigler, Gary Becker); monetaristët (Milton

Friedman).

12

Shkolla austriake

Carl Menger dhe shkolla austriake e ekonomisë. Diferencat me shkollën neoklasike.

Lidhjet shkakësore dhe kundërshtimi i teorisë së ekuilibrit. Liberalizmi ekonomik

dhe organizimi i shoqërisë. Ludwig von Mises dhe Friedrich von Hayek. Konfliktet e

shkollës austriake me shkollën historike gjermane, neoklasiket, marksistët,

monetaristët etj.

Page 14: Terma dhe informacion

13

Revolucioni Keynesian dhe Postkeynesianist

Kushtet ekonomiko-sociale e politike të lindjes së teorisë dhe koncepteve keynesiane.

Kriza e viteve 1929-1932 dhe limitet e teorisë neoklasike. J. M. Keynes dhe “teoria e

përgjithshme”. Lindja e teorisë makroekonomike. Roli i shtetit në ekonomi,

konceptet për punësimin, inflacionin, paranë, ciklet ekonomike dhe krizat, kërkesën

dhe ofertën, investimet dhe rritjen ekonomike etj. Rrymat e mendimit post-keneysian:

Nicholas Kaldor, Joan Robinson, Roy Forbes Harrod, Evsey Domar; ekonomia e re

keneysiane: George Akerlof, Joseph Stiglitz, Janet Yellen, Stanley Fischer; neokeneysianet: Franco Modigliani, Paul Samuelson, Robert Mundell, Robert Solow.

14

Ekonomistët modernë/ Buchanan, Stiglitz, Sen, dhe diversifikimi aktual i

mendimi ekonomik.

Shkolla e zgjedhjes publike dhe aplikimi i teorive ekonomike në shkencat politike:

James M. Buchanan dhe Gordon Tullock. Teoria e kapitalit njerëzor: Theodore W.

Schultz, Gary Becker. Teoria e kontratave implicite. Ekonomia e re klasike: Robert

Lucas Jr, Finn E. Kydland, Edward C. Prescott, Robert Barro, Neil Wallace, Thomas

Sargent. Ne diversifikimin aktual te mendimit perfshihen Ekonomia kuantitative,

ekonometria dhe modelizimet; ekonomia eksperimentale dhe mikroekonomia;

ekonomia komportamentale (ekonomia e sjelljes) dhe tregjet financiare; neuroekonomia; teoria e lojës dhe koordinimi i agjentëve ekonomikë. Ekonomia e dijes

dhe teknologjitë e informacionit; ekonomia e zhvillimit dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

Ekonomia e mjedisit.

Literatura [1] Histori e Mendimit Ekonomik (2010), Henri Denis

[2] A. Civici & F.Guri (2007) Cikël leksionesh “Historia e Mendimit Ekonomik”.4

[3] A. Pano, A. Angjeli, “Ligjëratat Nobel në Ekonomi”, 4 vëllime, 2004

Page 15: Terma dhe informacion

[4] D. Henderson, “Klasiket e mendimit ekonomik nga fillimet deri ne ditët tona”

[5] J. K. Galbraith, “Historia e Ekonomisë”, botim i IDK, 2004

Laboratorë -

Përdorim

kompjuteri

-

Rezultate të arritura në përfundim te lëndës

1

2

Metoda e vlerësimit

10% e notës përfundimtare bonus për pjesëmarrje dhe angazhim në orët e leksionit

10% e notës përfundimtare për nivelin e aktivizimit gjatë seminareve

30% e notës përfundimtare provimi i ndërmjetëm

20% e notës përfundimtare esé argumentuese

40% e notës përfundimtare provimi përfundimtar

Deri para disa dekadash, krizat financiare ishin ekuivalente me krizat e bankave. Sot ato mund të kenë formën e çfarëdo krize që ka të bëjë me paratë. Shumë ekonomistë kanë ngritur teoritë se si zhvillohet një krizë financiare dhe si mund të përballohet. Sidoqoftë, nuk ka një vijë të përgjithshme parandaluese dhe krizat financiare mbeten akoma një fenomen i rregullt.Një ndër krizat më të hershme financiare është ajo e vitit 1907, ku tregu i bursës amerikane u rrënua në dy raste brenda një viti dhe Banka Kombëtare e Amerikës së Veriut falimentoi për shkak të menaxhimit të dobët. Tregu arriti të stabilizohej një vit më pas, megjithatë ky rast bëri që kongresi të mendohet mirë për politikat dhe ligjet e ardhshme. Disa prej krizave më të mëdha financiare në botë janë ajo e naftës në vitin 1973, "E marta e zezë" në vitin 1929, kur 10 miliardë dollarë në tregun e bursës u kthyen në hi. Kjo ishte një ndër ngjarjet që shërbeu si pararendëse e "Depresionit të Madh".

Page 16: Terma dhe informacion

Ndër krizat më të vonshme të shekullit XX është kriza ekonomike e Argjentinës, e vitit 1999.Paniku i vitit 1907Paniku i vitit 1907 erdhi si pasojë e faktorëve të zakonshëm: ekspansioni i tepërt dhe arsyetimi i dobët. Tregu i bursës u rrënua në mars dhe një rënie tjetër që pasoi në tetor bëri që Banka Kombëtare e Amerikës së Veriut të falimentonte. Departamenti Amerikan i Thesarit u përpoq të dilte nga situata me paratë federale dhe me një riorganizim krijues financiar. Tregu arriti të stabilizohej në shkurt të vitit 1908 dhe në maj, Kongresi kaloi aktin "Aldrich-Vreeland", i cili themeloi Komisionin Federal Monetar.1912-‘24: Superinflacioni gjermanNë vitin 1914, shkalla e këmbimit të dollarit amerikan me markën gjermane ishte 1 me 4. Në vitin 1923, shkalla e këmbimit kishte dalë aq shumë jashtë kontrollit saqë një dollar amerikan këmbehej me 1 trilion marka. Ideja e aq shumë parave nëpër duar duket e këndshme, por jo kur me to nuk blen dot as një bukë. Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore Gjermanisë iu kërkua dëmshpërblim material për koston e luftës. Si pasojë, valuta vendase humbi vlerën. Atëherë Gjermania vazhdoi të shtypë para derisa u prodhuan një mijë miliardë marka. Superinflacioni mbaroi, por jo para se t‘u shkaktonte dëme e hidhërim një gjenerate të tërë gjermane.1929: E marta e zezëMë 29 tetor 1929, 10 miliardë dollarë (rreth 95 miliardë dollarë sot) u kthyen në pluhur. Në vitet paraardhëse të krizës, tregu i bursës "The Dow" po kthente në milionerë njerëz pafund. Ky lloj tregu u kthye në hobi për shumë investitorë injorantë, të cilët nuk dinin asgjë se si funksiononte tregu i bursës, por prapëseprapë ata vazhdonin të hidhnin paratë e tyre në rezervat e kompanive për të cilat nuk dinin asgjë. Kur qeveria hyri në lojë në përpjekje për të qetësuar gjërat, duke rritur shkallën e interesit, lindi gjendja e panikut. Investitorët u përpoqën të tërheqin rezervat e tyre dhe fatkeqësisht edhe bankat kishin investuar në bursë. Kjo shkaktoi "Depresionin e Madh" që u pasua nga gjithë bota.1973: Kriza e naftësNë mes të luftës së tetorit ndërmjet Sirisë e Egjiptit kundër Izraelit, "OPEC"-u përdori naftën si një armë me "Embargon Arabe të Naftës" ndaj gjithë atyre që mbështetën Izraelin. Çmimet e naftës së papërpunuar u rritën, ndërkohë që prodhimi i saj u ndërpre sidomos ndaj SHBA-së dhe Holandës. Embargoja zgjati vetëm pesë muaj, por efektet e saj vazhdojnë dhe në ditët e sotme: shtetet anëtare të "OPEC"-ut arritën një nivel mirëqenieje të paparë ndonjëherë: në gjashtë javë aksionet në "NYSE" (Bursa e Nju Jorkut) humbën 97 miliardë

Page 17: Terma dhe informacion

dollarë në vlerë dhe SHBA futi në fuqi limitin e shpejtësisë për të kursyer naftën.1982: Kriza "Souk Al-Manakh"Tregu i bursës së Kuvajtit "Soul Al-Manakh" ishte një treg alternativ dhe jo krejtësisht i ligjshëm, veçanërisht në krahasim me tregun e bursës zyrtare të vendit. Sidoqoftë, shumë investitorë të rinj nuk kishin shumë akses në tregun zyrtar ndaj filluan të investojnë në "Souk Al-Manakh". Aksionet kryheshin me çeqe të dala jashtë përdorimit dhe ky akt krijoi një kështjellë rëre që shumë shpejt u përmbys. Mijëra investitorë kishin çeqe të dala jashtë përdorimit dhe shuma e atyre arrinte në rreth 94 miliardë dollarë. E vërteta është se paratë ishin kthyer në fantazmë dhe vetëm dy banka i mbijetuan këtij shkatërrimi.1987: E hëna e zezëPse e hëna e 19 tetorit 1987? Pse një shkatërrim masiv i tregut të bursës? Si u zhdukën 500 miliardë dollarë nga NYSE (Bursa e New Yorkut). Edhe pas shumë vitesh nuk ka një përgjigje të saktë, dhe pjesërisht sepse nuk kishte pothuajse fare shenja që të paralajmëronin atë që do të ndodhte. Cilado të ketë qenë arsyeja, tregjet botërore u tronditën rëndë. Në fund të tetorit të vitit 1987, tregu australian ra 41.8 për qind, i Kanadasë 22.5 për qind, i Britanisë së Madhe 26.4 për qind. Një teori e përgjithshme ia atribuon këtë shkatërrim një programi të tregtisë së menjëhershme dhe influencës në rritje të kompjuterëve në "Wall Street".1994: Gabimi i dhjetoritGabimi i dhjetorit buron nga nevoja urgjente e qeverisë meksikane për të korrigjuar disa gabime monumentale të lëna pas nga administrata që kishte lënë postin. Viti që çoi në "gabimin" ishte aq i turbullt sa mjaftonte për të trembur çdo investitor të mundshëm. Bëhej fjalë për shpërthime rebelësh në Ciapas, zëra për korruptimin në nivelet më të larta të qeverisë dhe disa vrasje politike. Administrata e presidentit Ernesto Zedillo nuk gjeti zgjidhje tjetër përveç se të zhvlerësonte peson. Kjo lëvizje shkaktoi që paratë të dilnin aq shpejt jashtë vendit duke tronditur edhe vetë qeverinë.1997: Krizat financiare të Azisë LindoreE ashtuquajtura "mrekullia ekonomike aziatike" rezultoi shkatërrimtare në korrik të vitit 1997, kur investitorët bënë atë që dinë të bëjnë më mirë: humbën sigurinë te bursa. Kursi i lartë i prodhimeve i bëri tregjet aziatike tërheqëse, por kur SHBA-ja uli normat e interesit, tregjet aziatike filluan të jenë në rrezik. Si pasojë, ndodhi efekti domino, duke filluar në Tailandë, për të përparuar në Filipine, Hong-Kong, Indonezi, Malajzi dhe si pasojë duke shkaktuar kriza globale. Tregjet aziatike që ishin përballur me një prosperitet të rrallë deri atëherë pësuan humbje të mëdha.

Page 18: Terma dhe informacion

1998: Krizat financiare ruseKorrupsioni, mungesa e reformave efektive ekonomike, rënia e vlerës së rublës dhe mungesa e stabilitetit politik bënë që Rusia të përballej me kriza masive financiare. Si pasojë, duke qenë eksportuese e një të tretës së naftës dhe gazit natyror të botës, Rusia u godit akoma më shumë kur këto çmime ranë. Kur investitorët e huaj tërhoqën paratë e tyre nga vendi, bankat u dëmtuan në shkallë jashtëzakonisht të madhe. Krizat kapluan dhe vende si Ukraina dhe Republika Çeke, duke prekur direkt tregun e bursës "The Dow" që përjetoi një prej uljeve më të mëdha të pikëve në histori.1999: Kriza ekonomike e ArgjentinësViti 1980 ishte shumë i vështirë për Argjentinën: diktatura ushtarake, rënia ekonomike dhe inflacioni masiv. Borxhi i vendit u rrit gjatë gjithë viteve ‘90 dhe duke i shtuar këtu edhe korrupsionin, vendi u përball me një rënie të pashmangshme në vitin 1999. Investitorët humbën besimin dhe largimi i tyre drastik e detyroi qeverinë që të ngrinte llogaritë bankare për një vit rresht, duke lejuar vetëm tërheqje të vogla. Demonstratat u pasuan nga protesta të dhunshme, të cilat shkaktuan rënien e qeverisë së Fernando de la Rua-s.

Rritja e shpejtë e Turqisë dhe kthimi i saj në një perandori të madhe, i detyroheshin regjimit feudal-ushtarak në të cilin ajo mbeshtetej së dhe antagonizmave që ekzistonin midis shteteve feudale të shumta dhe të përçara të Evropës në shek. XV-XVI, që i jepnin rast Turqisë të gëzonte një epërsi ushtarake dhe politike kundrejt tyre. Por, ndërkohe gjëndja e brëndëshme e Turqise dhe raporti i forcave në Evropë ndryshuan.

Në gjirin e regjimit feudal-ushtarak turk, qysh në shek. XVI, kur ai ndodhej në kulmin e lulëzimit të vet, filluan të zhvilloheshin kontradiktat e brëndëshme që kishin lindur bashkë me të. Sistemi feudal-ushtarak i perandorisë së osmanllijve, i lindur në luftë dhe për luftë, kërkonte lufta të vazhdueshme agresive, me qenë se si shteti ashtu dhe feudalët spahij burimin kryesor të pasurimit të tyre e gjenin në fushatat luftarake fitimtare. Por ky burim nuk ishte i pashterueshëm. Pushtimet turke shoqëroheshin zakonisht me shkatërrime të mëdha vlerash materiale të vendeve të nënshtruara, nga të cilat pastaj nuk nxirnin dot të ardhurat e shumta që u nevojiteshin vazhdimisht. Veç kësaj, plaçka që grabitej dhe haraçi që nxirej me dhunë, shpenzohej në mënyre jo produktive. Si rrjedhim, me gjithë të ardhurat e shumta që hynin në thesarin perandorak, Turqia mbeti pa një ekonomi që të siguronte të ardhura të përherëshme dhe progresive.

Gjatë shek. XVII, kur luftat fitimtare të perandorisë u bënë më të rralla dhe kur tani ato zhvilloheshin në kufij shumë të largët, në sytë e spahijve filluan të merrnin një rëndësi të veçantë tokat e timarëve apo zeameteve nga të cilat nxirnin të ardhura të sigurta dhe nuk kënkonin sakrificat që lypnin fushat luftarake. Qysh nga fundi i shek. XVI dhe në mënyrë të veçantë gjatë shek.XVII, spahijtë filluan të mos i respektonin më ligjet themeltare turke. Në

Page 19: Terma dhe informacion

kundërshtim me këto ligje, ata zunë të grumbullonin dy a më tepër timare në një dorë të vetme dhe të zgjeronin hassa-çifliqet në kurriz të tokave-bashtikë. Kështu, ndërsa në shekujt e kaluar burimin kryesor për pasurimin e tyre spahijtë e gjenin te luftat agresive, tani këtë burim ata e gjenin te timari apo zeameti dhe te rritja e pronës çifligare.

Me këtë ndryshim u lëkund baza e regjimit feudal-ushtarak turk, pasi spahijtë filluan të mos tregonin me intresimin e dikurshëm për fushatat luftarake të perandorisë, gjë që shpuri në dobësimin e fuqisë luftarake turke. Fitoret e perandorise tani u bënë më të ralla dhe, si rrjedhim, u pakësuan edhe të ardhurat nga luftat. Kjo, nga ana e saj, e shtoi edhe më tepër numrin e spahijve që i shmangeshin pjesëmarrjes në fushahat luftarake. Ndërsa në fund të shek. XVI thirrjes së sulltanit i përgjigjeshin gati 200 mijë spahij dhe xhebelij, në fund të shek. XVII numri i tyre zbriti në disa dhjetra mijë kalorës dhe, pak me vonë, në fillim të shek. XVIII, në pak mijra kalorës. Në këtë mënyrë çthurja e regjimit feudal-ushtarak turk, që sapo kishte filluar në shek. XVI, gjatë shek. XVII shkoi edhe më tej. Perandoria e osmanllijve hyri kështu në rrugën e tatëpjetës.

Dobësimi i Turqisë u shkaktua dhe nga faktorë të jashtëm. Me zbulimet e mëdha gjeografike që u bënë nga fundi i shek. XV dhe që u shfrytëzuan në shkallë të gjërë gjatë shek. XVI qëndra ekonomike botërore u shpërngul nga Mesdheu, një pjesë e mirë e të cilit ndodhej nën zotërimin turk, në bregdetin evropian të Atlantikut. Shtetet që përfituan nga këto zbulime, Anglia, Franca, Vendet e Ulta, Spanja u kthyen në shtete të centralizuara më të pasura. Në gjirin e tyre po rriteshin dhe po zhvilloheshin normat e ekonomisë së re kapitaliste të cilat gëzonin një epërsi të madhe ndaj ekonomisë feudale, që kishte hyrë në amulli. Bile gjatë shek. XVII, në Vendet e Ulta dhe në Angli ngadhënjeu revolucioni borgjez që i hapi rrugën zhvillimit shumë të shpejtë të marrëdhënjeve kapitaliste në këto vende. Perandona feudale e osmanllijve dhe, në mënyrë të veçantë, teritoret e saj ballkanike me një ekonomi të prapambetur u ndodhën tani nën ndikimin e mallrave të industrisë së vendeve të Evropës perëndimore. Depërtimi i këtyre mallrave i dha një shtytje të mëtejshme ekonomisë tregëtare monetare në teritoret turke dhe i shtoi kërkesat e feudalëve turq për të holla. Kjo i nxiti feudalët turq të shtonin në kulm shfytëzimit e fshatareve, të ndërhynin në veprimtarinë tregëtare, të shpërdoronin ofiqet shtetërore, të spekullonin në kurriz të thesarit perandorak, duke e shpejtuar me këtë mënyrë çthurjen e regjimit feudal-ushtarak dhe tatëpjetën e osmanllinjëve.

Disa qeveritare turq u orvatën të rimëkëmbnin forcën ushtarake të perandorisë me shpresë se do të shpëtonin Turqinë nga rënia. Më të rëndësishmit nga këta ishin vezirët e mëdhenj të familjes Qyprillij të cilët morën njëri pas tjetrit, gjatë gjysmës së dytë të shek. XVII, disa masa të rëndësishme. Masat e tyre synonin të vendosnin rregullin në administratën e degjeneruar të perandorisë, të përforconin disiplinën e çthurur të ushtrisë, të rregullonin sistemin fiskal, me qëllim që të kapërcenin krizën financiare të buxhetit shtetëror. Por masat e tyre nuk sollën veçse një përmirësim të përkohshëm. Eshtë pikërisht gjatë sundimit të vezirëve Qyprillij që ushtria e osmanllijve u ndal në dyert e Vjenës. Studimet e Hamerit (historiani austriak i Turqisë) tregojnë në mënyrë të pa kundërshtueshme, se organizimi i perandorisë turke ndodhej atëherë në një gjëndje çthurje dhe se disa kohë përpara kësaj, epokës së fuqisë dhe madhështisë otomane i kishte ardhur shpejt fundi".

Gjatë gjysmës së dytë të shek. XVII, në dëm të Turqisë u zhvillua edhe gjëndja politike në Evropë. Paqja e Vestfalisë (1648) me të cilën iu dha fund luftës tridhjetëvjeçare, solli

Page 20: Terma dhe informacion

forcimin e Francës, si pasojë, pakësoi interesimin që kjo tregonte më parë për Turqinë si aleate kundër Absburgëve të Austrisë. Nga ana tjetër, Absburgët, pas luftës tridhjetvjeçare që shënoi dështimin e politikës së tyre për nënshtrimin e princërve gjermane, i përqëndruan tërë forcat kundër Turqisë për t'i marrë kësaj Hungarinë. Në të njejtën kohë, pas bashkimit të Ukrainës me Rusinë (1653), kjo u ngrit si një fuqi e madhe dhe filloi luftat kundër Turqisë për dëbimin e kësaj nga tokat e pushtuara të Ukrainës. Duke filluar nga mesi i shek. XVII, ndërsa fuqia ushtarake, e perandorisë së osmanllijve vinte duke u dobësuar, ajo e fqinjëve të saj veriore, të kthyer në shtete të centralizuara, vinte duke u forcuar.

Pasojë e këtij ndryshimi të forcave qenë disfatat e shpeshta e të mëdha që po pësonte Turqia, të cilat vetëm posa filluan me thyerjen e saj përpara dyerve të Vjenës. Sukseset ushtarake që korrën më vonë turqit siç qe pushtimi i Moresë nuk e përmirësuan gjëndjen e Turqisë.

Gjatë shek. XVIII perandoria e osmanillijve pësoi disfata të tjera. Me traktatet e Karlovacit (1699), Poznarovacit (1718), Beligradit (1739) dhe Kyçyk Kainarxhikut (1774), sulltanët turq qenë të shtrënguar t'u jepnin fuqive të mëdha evropiane koncesione, me të cilat ato fituan të drejtën të ndërhynin në punët e brëndëshme të Turqisë.

Procesi i çthujes së regjimit feudal-ushtarak u çfaq edhe në Shqipëri qysh në pjesën e fundit të shek. XVII.

1929: Kriza e Madhe amerikane shkatërron ekonominë botërore

Përhapja perverse e krizës në të gjithë Europën

Në vitet Njëzet hegjemonia e dollarit ishte tashmë në veprim. Globalizimi fillon marshimin e tij, duke krijuar ndërvarësi të rrezikshme. Që evidentohen kur…

Nuk janë të paktë ata sot që theksojnë se, ekonomitë botërore po përjetojnë një moment stanjacioni shumë delikat, kriza e besimit është vërtet shumë e fortë dhe të dhënat e ardhura nga bursat nuk lënë të shpresohet për mirë. Duket e pabesueshme sesi new economy, term sot jo fort i hijshëm, vetëm pak vjet më parë duket se përfaqësonte gurin filozofik të aftë për të zgjidhur çdo problem të një ekonomie që po hynte në rrugë të lodhura dhe apatike. Gjatë këtyre kohëve të fundit bursat e të gjitha vendeve perëndimore i rrisnin kontraktimet e tyre me ritme absolutisht të pabesueshme dhe aksionet e kompanive të lidhura me zhvillimin e teknologjive të reja katërfishonin vlerat e tyre në shumë pak kohë, fitime të lehta që tërhiqnin sipërmarrës të paskrupull që themelonin shoqëri të reja me aksione me qëllimin e vetëm që të përfitonin nga një situatë e favorshme, por dukshëm tranzitore. Përqindjet e fitimit mbi këto aksione qenë vërtet të mrekullueshme dhe brenda pak kohësh ju afrua botës së bursës një numër i madh njerëzish (që pak ose aspak kishin të bënin me botën e egër të

Page 21: Terma dhe informacion

Wall Street), me shpresën që të dyfishonin fitimet e tyre. Një popull i tërë që u transformua në agjent burse dhe në ekspert finance. Këta investitorë të rinj u lëshuan në botën magjike të spekulimit financiar me një besim total dhe të paktëve që lejonin të vinin në dyshim rezultatet e këtij ekspansioni ekonomik menjëherë ju mbyllej goja dhe akuzoheshin se qenë pesimistë dhe ogurzinj. Dhe në fakt gjithçka rezultoi në një flluskë sapuni e destinuar që të zgjaste pak.

1925 - 1929 evolucion dhe krizë e bursës së New York

Në tetor të vitit 1929, pas muajsh euforie të madhe, bursa amerikane njohu një rënie të fortë, shumë më të thellë dhe shumë më të fortë se të gjitha të mëparshmet, por jo të tillë sa t'u bënte me dije operatorëve një kolaps pasues në ekonomi. Bile në periudhën menjëherë më pas, ekonomia amerikane tregoi shenja të dobta rigjallërimi dhe kriza e mëparshme e tetorit u duk vetëm një ndalesë e përkohshme e ekspansionit ekonomik. Por, bota e vitit 1929 ishte tashmë në një pjesë të madhe e globalizuar dhe një krizë në Shtetet e Bashkuara, vend ekonomikisht hegjemon, u transformua pashmangshmërisht në krizë globale. Duke filluar nga viti 1932, operatorët e kuptuan se kriza e filluar në vitin 1929 nuk ishte thjesht konjukturale, po fillohej kështu të pyetej se kur dhe si do të ishte i mundur një rigjallërim i ekonomisë. Nëqoftëse momenti nuk kishte qenë tragjik, mund të duket deri komik ky pohim i bërë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Calvin Coolidge, përpara Kongresit amerikan nga fundi i vitit 1928: "Asnjë Kongres i Shteteve të Bashkuara i mbledhur për të diskutuar problemet e Bashkimit nuk i kish ndodhur ndonjëherë të gjendej përballë një situate kaq pozitive. Në vend ekziston qetësi dhe kënaqësi sëbashku me rekordin më të lartë të viteve të begatisë. Jashtë vendit mbizotëron paqja dhe mirëqenia".

Në ato vite, ekspansioni të fortë ekonomik që i paraprinë kolapsit të vitit 1929, amerikanët filluan të zbulojnë kënaqësitë e kohës së lirë dhe të një rroge që u mundësonte atyre një nivel të caktuar: automobila, mallra konsumi dhe sidomos larg nga ashpërsitë e një dimri, atij të New York, jashtëzakonisht shumë i ftohtë. Florida e butë qe sigurisht një prej objektivave të preferuara dhe kështu, në vijim të një pushtimi gjithnjë e më imponues, edhe trojet për të ndërtuar shtëpi dhe hotele u ngritën në mënyrë marramendëse në çmim. Kush mundej i investonte paratë e tij në një truall për ta rishitur me dyfishin e çmimit pak ditë më parë. Ndarja e trojeve, që fillimisht kishte lindur për të siguruar një vend të mirë ku të ndërtoheshin shtëpi të përtypshme për turistët e pasur njujorkezë, arriti në zona të Floridas mjaft larg nga bregu shumë i lakmuar, por nuk kishte aspak rëndësi, ajo që ishte e rëndësishme nuk ishte të sigurohej një vend i mirë në diell për pushime, por të bëhej një "investim i shkëlqyer". Inteligjenca e spekulatorëve u shty shumë më tej dhe kështu, me

Page 22: Terma dhe informacion

afërsisht 10 përqind të vlerës së truallit, garantohej mundësia e prenotimit të të gjithë truallit: kjo llogari, siç është e natyrshme ishte e shijshme dhe vetë ajo ishte subjekt i fluktimeve të pashmangshme të tregut, kështu që në thelb të gjithëve u ishte garantuar mundësia e bërjes së një investimi të mirë. Nga viti 1926 normat e fitimit për kë blinte ato troje qenë shumë të larta, aq të larta sa që tashmë ishte e pamendueshme të mund të ngriheshin akoma dhe në fakt ngritja u stabilizua: e gjithë Florida ishte ndarë. Por, fundi i spekulimit në Florida ndodhi për shkak të një fenomeni ekzogjen ndaj ekonomisë: një furtunë shumë e dhunshme në rajon la pa strehë midis 17000 dhe 18000 njerëzve, duke i dhënë fund përfundimisht valës spekulative. Sipas Kenneth Galbraith, ekonomist dhe historian i ekonomisë, Florida përfaqësoi treguesin e parë të një krize të mundshme ose, gjithsesi, të një qëndrimi spekulativ të tepruar.

Tregu bursist amerikan

Megjithatë, pavarësisht sinjaleve elokuente të një deformimi në tregje, në vijim të krizës së Floridas asgjë nuk ndryshoi, në fund të fundit produktet fitimprurëse të shoqërisë me aksione nuk kërcënonin rënie dhe vile investimet aksionere mbeten gjatë gjithë periudhës 1928-'29 të larta. Të investoje 100 në vitin 1924 nënkuptonte që të kishe 180 në fillimin e 1925. Një ulje e përkohshme gjatë vitit 1926 shërbeu si prelud për bumin e vërtetë bursist të 1927: kuotimi i aksioneve ngjitet ditë për ditë, duke arritur kështu një tregues prej 245. Ndërkohë, jemi gjithmonë në vitin 1927, një emetim i madh obligacionesh nga ana e Federal Reserve krijoi një disponibilitet të madh monetar në tregjet më pas të riinvestuara në aksione. Kjo do të thotë se, nëpërmjet mekanizmash perversë e njëjta sasi paraje reale investohej shumë herë, duke krijuar kështu një amplifikim virtual të sasisë së monedhës. Blihej një obligacion me para reale, banka arkëtonte para, duke u huazuar më pas sipërmarrësve apo individëve të thjeshtë që synonin të investonin në aksione, kështu që me një sasi monedhe të barabartë me 100, mund të bliheshin tituj të llojeve të ndryshme të barabarta me 200 apo 300. Rreziku në një sistem ekonomik jo të kontrolluar dhe të disiplinuar nga shteti është shumë i lartë, mekanizimi i investimit real, duke ngecur mund të provokojë një reaksion zinxhir me përmasa dramatike. Nga ai moment e prapra, mekanizimi i vënë në funksionim nga një shoqëri tejet optimiste, për të mos thënë naive, ajo amerikane, filloi që të veprojë për llogari të vet, duke humbur çdo referim me realitetin ekonomik. Spekulimi në bursë pushoi së qeni i kontrollueshëm, duke marrë kështu përmasa të pabesueshme: aksionet u ngritën me ritme marramendëse, në mars të 1928 mesatarja e treguesve industrialë u rrit me 25 pikë. Bursa manifestoi shenja paqëndrueshmërie vetëm duke filluar nga qershori dhe një gazetë e New York do t'i përshkruajë kështu uljet e forta të 12 qershorit të të njëjtit vit: "Rëniet e Wall Street kanë ndodhur dje me një bujë që

Page 23: Terma dhe informacion

është ndjerë në të gjithë botën", por tregu aksionar nuk e kish ezauruar akoma fuqinë e tij për të tërhequr para dhe iluzione. Menjëherë pas zgjedhjes së Hoover si President, në nëntor të 1928, treguesit e Wall Street filluan që të ngrihen, duke i thyer në mënyrë të pandalshme rekordet e mëparshëm. Gjatë vitit 1928, vetëm për të dhënë një shembull ilustrues të situatës, aksionet e Wright Aeronautics u ngritën nga 69 në 289 pikë, aksionet e transaksionuara gjatë vitit 1928 kishin qenë 920550032, në vitin 1927, pothuajse një vit më parë, kishin qenë 576990875. Bursa, duke e humbur kontaktin e saj me botën reale, u kushtoi pak vëmendje treguesve ekonomikë dhe ka mundësi pak qenë të interesuar të dinin se cilat qenë bilancet reale të kompanive, të cilave u blinin aksionet: e rëndësishme ishte thjesht që çmimi i asaj cope letre të ngrihej vazhdimisht. Investitorët (me këtë term tregojmë të gjithë ata njerëz që blinin aksione, për më tepër njerëz të klasës së mesme dhe të lartë amerikane) kërkonin paratë hua për t'u blerë aksionet bankave, të cilat kënaqeshin si garanci të huasë të një pjese të këtyre aksioneve. Huatë e ofruara klientëve nga ndërmjetësit e bankave arritën vlerën e pabesueshme prej 4 miliard dollarësh me 1 qershor të 1928, 5 miliard me 1 nëntor dhe, nga fundi i vitit, qenë rritur në 6 miliard. Aksionet qenë blerë kështu për qëllime thjesht spekulative, duke parë se përqindjet e interesit të huave nga kontratat e tyre qenë më të lartë se dividentët e aksioneve (përqindja e interesit e praktikuar nga bankat ishte në rreth 5 - 6 përqind, kurse dividentët vjetore të aksioneve qenë mesatarisht rreth 1 - 2 përqind). E tërhequr nga interesat e larta, paraja konvergjoi drejt New York nga çdo anë e botës: në vend që të kërkohen fitime në mallra të reja, kush kishte në dispozicion një kapital për ta investuar preferoi atëhere të drejtohej nga tregu financiar amerikan, duke krijuar - duke filluar nga viti 1928, siç do ta shikojmë më mirë më poshtë - kufizime të fuqishme në ekonomitë e vendeve të pjesës tjetër të botës. Përqindjet e interesit të huave bankare pësuan një rritje të papritur, duke arritur kuotën e pabesueshme të 12 përqindëshit. Nga ana e tyre, bankat i drejtoheshin Federal Reserve, që siç e kemi parë kishte në dispozicion një sasi të madhe monedhe, për të marrë para të tjera që t'i jepnin hua. Federal Reserve vepronte si bankë qendrore: ia huazonte paratë e saj bankave të tjera me përqindje interesi shumë më të ulëta, normalisht rreth 5 përqindëshit. Presidenti Coolidge, gjithmonë vëzhgues i vëmendshëm dhe i mprehtë (!!), pak përpara skadimit të mandatit të tij në janar të 1929 tha: "Situata ekonomike është absolutisht e qëndrueshme dhe titujt aksionerë paraqiten akoma me një çmim të nënvlerësuar". Gjatë muajve shkurt dhe mars mbledhjet e bordit të Federal Reserve do të bëhen pothuajse të përditshme, fillonte të perceptohej se diçka në sistemin financiar nuk po funksiononte siç duhet. Ankthi i tregjeve u bë i fortë sidomos për faktin se nga mbledhjet e FED-it nuk merrej vesh asgjë: shpejt ankthi u transformua në panik dhe me 26 mars Wall Street regjistronte një rënie të parë të fortë. Shitjet rriteshin, përqindjet e interesit të praktikuara

Page 24: Terma dhe informacion

ndaj huave nga bankat rriteshin të shtyrë nga pasiguria në 20 përqind dhe paraja kesh mungonte. Mekanizmi dukej se e kish arritur fundin e tij dhe në të vërtetë një hua e mëtejshme e Bankës National City të New York e shmangu kolapsin e afërt. Një rast emblematik që mund të citohet është ai i Goldman Sachs and Company. Goldman Sachs ishte një trust investimesh (shoqëri të kësaj natyre qenë në fakt të shumta në atë kohë), i lindur nga fundi i vitit 1928 me një vlerë prej 100 milionë dollarësh të ndarë në 1 milion aksione me vlerë prej 100 dollarësh secili. Menjëherë pas themelimit, 90 përqind e aksioneve ju shit publikut me një çmim prej 104 dollarësh secili. Gjatë shkurtit të 1929, Goldman Sachs u shkri me një trust tjetër investimesh, Financial and Industrial Securities Corporation, kapitali i Goldam Sachs, që siç e kemi parë fillimisht ishte prej 100 milionë dollarësh, u vlerësua atëhere në 235 milionë dollarë, domethënë më shumë se 100 përqind e kapitalit të investuar pothuajse 3 muaj më parë dhe çdo aksion, që fillimisht ishte shitur me 104 dollarë, vlente 222 dollarë. Pak vite më vonë, tregon në mënyrë lakonike një drejtues i Goldman, ato aksione vlenin pak më shumë se 1 dollar! Gjatë verës së 1929, huatë për të blerë aksione të kryera nga ndërmjetësit bankarë për spekulatorët financiarë rritej me 400 milionë dollarë në muaj, në fund të verës i kalonin të 700 milionët, nga këta më shumë se gjysma vinin nga sipërmarrje dhe privatë, të vendit dhe të huaj, përqindjet e interesit me të cilat paguheshin huatë qenë shumë të larta, rrallë zbrisnin në 6 përqind, për t'u vendosur në një vlerë mesatare që lëkundej midis 7 dhe 12 përqind, dukej se në këto muaj Wall Street ishte duke thithur paratë e të gjithë botës.

Agimi i krizës

Ajo që vuri në alarm tregun, qe botimi i të dhënave lidhur me ekonominë reale, që në vjeshtën e 1929 tregonin hyrjen në një gjendje të rrezikshme depresioni. Në qershor treguesit e prodhimit industrial dhanë sinjalet e para të stanjacionit, në tetor treguesi i prodhimit industrial ishte 117, tri muaj më parë ishte 126. Në thelb, mungonte vetëm rënia e sistemit financiar, por, pavarësisht se treguesit e prodhimit industrial dhanë sinjale pak inkurajuese, pak e prisnin rënien e Bursës. Sigurisht që shumë e kishin kuptuar rrezikshmërinë e sistemit spekulativ, por vështirë se gazetarët apo ekonomistët e gjykuar si pesimistë mund të siguronin hapësira nëpër gazeta. Përkundrazi, shumë gazetarë merrnin çmime për të shkruar artikuj lavdërues, për të fshehur të vërteta gjithnjë e më shumë evidente, rrota vazhdonte të rrotullohej dhe askush nuk kish të drejtë që t'ia kritikonte mekanizmin. E marta 29 tetor 1929 qe dita më shkatërrimtare e historisë së Bursës të NeW York, shitjet e aksioneve u bënë masive në një treg në të cilin mungesa e blerësve ishte pothuajse totale. Kompania Westinghouse, aksionet e së cilës vlenin 286 dollarë në shtator, i hapi kontraktimet e saj në atë mëngjes, duke e ofruar me

Page 25: Terma dhe informacion

131 dollarë çdo aksion të saj, për ta mbyllur më pas në 120, ndërsa Goldman Sachs i hapi kontraktimet e saj në kuotën 60 dhe për t'i mbyllur më pas në 35 dollarë për aksion. Dyshimi i rënieve të papritura u zgjerua në të gjitha trusts e investimit nga frika ose nga vetëdija se këto aksione shumë shpejt mund të mos vlenin më asgjë. Tregu ra në mënyrë marramendëse deri me 13 nëntor, në këtë datë treguesit industrialë të "Times" kishin rënë nga 452 në 224 pikë, kriza financiare ishte edhe krizë ekonomike! Një pauzë e shkurtër në rëniet i bëri operatorët të shpresonin për mirë: në fakt tri muajt e parë të 1930 qenë me stabilitet substancial. Ekzistonte atëhere opinioni i pranuar se, gjithsesi kish qenë i nevojshëm për ekonominë një ridimensionim i vlerës së titujve aksionerë, por se tani kish ardhur momenti për rigjallërimin. E vërteta është një tjetër: rigjallërimi nuk erdhi dhe pas një periudhe të shkurtër të dukshme stabiliteti rëniet u kthyen për t'u bërë dramatike dhe të pandalshme deri në qershor të 1932. Treguesit industrialë të "Times" që qenë mbyllur në nëntor të 1929 në 224 pikë, u gjendën në qershor të 1932 në 58 pikë, prodhimi i çelikut kishte arritur 12 përqind të kapacitetit prodhues të tij. Për të dhënë një ide të përmasave të krizës duhet që të jepet këtu ndonjë e dhënë: në vitin 1933, prodhimi i përgjithshëm kombëtar amerikan ishte me një të tretat më i ulët se ai i 1929, duke rënë në 3 vjet me 28 përqind, për t'u kthyer vetëm në 1937 në nivelin e 1929. Veç kësaj, në vitin 1938, 1 amerikan në 5 ishte i papunë.

Reperkusione në Europë

Siç e dimë mirë, kriza ekonomike dhe financiare e filluar në Shtetet e Bashkuara u përplas mekanikisht dhe në mënyrë perverse mbi të gjithë botën. Në veçanti në Europë, ekonomia e së cilës ishte e lidhur me Shtetet e Bashkuara nëpërmjet një sistemi kompleks huash, pasojat qenë veçanërisht drastike: në Gjermani, GDP-ja ra me 15.7 përqind; në Itali, ku ekonomia ishte e kontrolluar në mënyrë autarkike nga fashizmi, rënia qe pak më e moderuar, duke shkuar "vetëm" në 6.1 përqind. Duhet kujtuar sesi Europa e atyre viteve nuk kishte dalë akoma krejtësisht nga traumat e provokuara nga Lufta e Parë Botërore dhe kështu që kriza, fillimisht financiare u transformua me shpejtësi në një dramë me përmasa të pakontrollueshme dhe qeveritë e të gjitha vendeve u drejtuan nga zgjedhje me karakter pastërtisht autarkik, duke i theksuar dhe duke i ushqyer në këtë mënyrë efektet e krizës. Megjithatë, pasojat e depresionit pas vitit 1929 vazhdojnë të habisin. Në fakt për Europën ky nuk ishte konfrontimi i parë me një cikël ekonomik negativ: ka mundësi, kriza në maksimum në vigjilje të Luftës së Parë e shtyrë më pas me konflikt të përfunduar, nuk qe më pak e fortë se ajo e zhvilluar në fillimin e viteve tridhjetë. Origjina e një krize kaq të thellë duhet krijuar kështu, sipas Derek Aldcroft, pikërisht në Shtetet e Bashkuara: "Me pak fjalë, Shtetet e Bashkuara i dhanë dy goditje të rënda sistemit ekonomik botëror në një periudhë në të cilën

Page 26: Terma dhe informacion

ky ishte më i cënueshëm dhe, për pasojë, më pak në gjendje që t'i duronte. Goditja e parë, erdhi me reduktimin e huave të huaja 1928 - 1929 dhe e dyta, me kulmin e bumit amerikan në verën e 1929". Rënia e huave të huaja kishte ndodhur qysh në verën e 1928 dhe investimet në Europë qenë tashmë prej kohësh pak të përtypshme, siç e kemi parë tashmë përqindjet e larta të interesit të praktikuara nga Federal Reserve tërhiqnin pjesën më të madhe të investimeve, emisionet e kapitalit amerikan në llogari të huaj gjatë vitit 1928 ranë deri me 50 përqind, duke krijuar kështu një impakt të fortë deflacionist ndaj të gjithë ekonomisë globale. Por, kriza europiane u bë dukshëm edhe më e fortë në vijim të krizës amerikane të 1929, në këtë pikë huatë dhe kapitalet nga Shtetet e Bashkuara drejt Kontinentit të Vjetër u ndalën krejtësisht sëbashku me importimet nga Europa. Për ta rënduar të gjithë situatën ishte edhe një krizë ekonomike qysh prej kohësh latente në Europë: cikli i ekspansionit kishte përfunduar dhe llogaritë publike nuk qenë stabilizuar, pothuajse konsiderohej i pafundëm fluksi i huave të ardhura nga Shtetet e Bashkuara. Faza finale e krizës europiane filloi në muajin maj me rënien e Credit Asntalt, shoqëri austriake që mbante më shumë se dy të tretat e të gjitha depozitave të sistemit bankar të këtij vendi, gjendja e likuiditetit të kësaj banke shkaktoi panikun në mjediset bankare europiane. Shpresat e qeverive dhe të investitorëve u drejtuan nga Britania e Madhe, vendi i vetëm akoma në gjendje që të jepte huara, por besimi në aftësinë e Londrës për ta garantuar aftësinë paguese të saj zgjati pak dhe kështu kriza nga Europa kaloi me shpejtësi kanalin e La Manshit dhe me 21 shtator të 1931 Britania e Madhe doli zyrtarisht nga standardi i arit. Ekonomia amerikane filloi të rritet, vetëm duke filluar nga vitet 1932 - 1933, por reperkusionet e krizës në Europë tashmë kishin hyrë në një rrugë të pakthyeshme. Mosbesimi kompromentoi çdo aktivitet ndërshkëmbimi midis vendeve, kështu Britania e Madhe i la pasdore shkëmbimet me kontinentin për t'ju drejtuar vendeve të perandorisë së saj, në Itali fashizmi u drejtua nga zgjedhje akoma më shumë të forta nacionaliste, në Gjermani uria dhe pesimizmi i hapën dyert nacional - socializmit: edhe njëherë akoma u mendua se mund të përballohej një krizë ekonomike me agresivitet dhe me luftë. Rigjallërimi i vërtetë erdhi në Europë vetëm në vitin 1945, pasi që tragjedia më e madhe e historisë së saj kish pushuar së korruri viktimat e saj.

Konkluzione: modeli Minsky

Duke lexuar "Historinë e krizave financiare" të Kindleberger, mbetesh veçanërisht i befasuar kur shikon sesa struktura e kësaj krize të sapofilluar nuk është gjë tjetër veçse një klishe e përsëritur shumë herë gjatë këtij shekulli të fundit. Për të shmangur dyshime, duhet nënvizuar se librin e tij Kindleberger e shkroi në vitin 1978, domethënë në një largësi mbi 30-vjeçare nga kriza aktuale. Në modelin e përpunuar nga Hyman Minsky, i cituar nga

Page 27: Terma dhe informacion

Kindleberger, bumi ekonomik është ushqyer nga një ekspansion i kredidhënies bankare që zgjeron ofertën totale të monedhës, në kohëra të kaluara me dhënien e drejtpërdrejtë të monedhës, sot, që një operacion i tillë nuk lejohet më, duke dhënë hua në formë depozitash bankare shtesë. Nga modeli Minsky, kredidhënia bankare rezulton tejet e paqëndrueshme. Rritja e ofertës së monedhës përkthehet në kërkesë efektive mallrash dhe shërbimesh financiare. Pas disa kohësh, kërkesa e rritur përplaset me aftësinë për të prodhuar ose me ofertën e aktiviteteve financiare ekzistuese. Çmimet ngrihen, duke u dhënë vend mundësive të reja të fitimeve dhe duke tërhequr sipërmarrje dhe investitorë të tjerë. Zhvillohet një efekt retroaktiv pozitiv, përderisa investimet e reja përcaktojnë rritje të të ardhurave që stimulojnë investime të reja dhe rritje të reja të të ardhurave. Në këtë pikë, na shpjegon Kindleberger, tregu arrin një gjendje euforie. Spekulimi lidhur me rritjen e çmimit i shtohet investimeve për prodhimin dhe shitjen. Në një moment të mëpasëm, spekulimi tenton që të shkëputet nga objektet vërtet me vlerë dhe për t'u drejtuar atyre më pak konsistentë. Grupe gjithnjë e më të mëdha njerëzish kërkojnë që të bëhen të pasur pa e kuptuar realisht procesin që po zhvillohet. Me procedimin e bumit spekulativ, copëra të interesit, shpejtësi qarkullimi dhe çmime vazhdojnë të gjitha të rriten dhe në këtë pikë disa investitorë vendosin të shesin dhe të realizojnë fitimet. Ky është momenti në të cilin tregu, në apogjeun e mundësive të ekspansionit të tij fillon që të ngecë dhe në të cilin shitjet e operatorëve kompensohen nga blerjet e rekrutëve të rinj. Në këtë pikë spekulatorët kuptojnë rrezikun e një krize likuiditeti me pasoja katastrofike për çmimet e mallrave dhe titujve, sinjali i katastrofës së afërt jepet normalisht nga falimentimi i një banke apo i një sipërmarrjeje e ndodhur shumë ngushtë, arratia shpërthen, çmimet bien dhe falimentimet rriten. Likuidimi degjeneron në panik dhe njerëzit nguten, deri kur e kanë të mundur, që të shesin. Sinjali specifik që bën të percipitohet në një krizë mund të jetë falimentimi i një banke apo i një sipërmarrjeje e ndodhur në shumë vështirësi apo rënia e çmimit të një objekti parësor spekulimi. Likuidimi degjeneron në panik sapo fillohet të kuptohet, se sasia e monedhës është e kufizuar, e pamjaftueshme për t'u mundësuar të gjithëve që të shesin në maksimum. Ashtu si spekulimi, paniku ushqehet vetë, deri kur verifikohen një apo më shumë nga këta elementë:

1) Çmimet bien aq poshtë sa që njerëzit shtyhen sërish që të lëvizin drejt aktivitetesh më pak likuide;

2) Aktiviteti ndalohet, duke i vënë limite zvogëlimit të çmimeve, duke mbyllur bursat apo duke penguar shkëmbimet;

3) Një huadhënës i çastit të fundit, në përgjithësi bankat qendrore, arrin që t'i bindë tregjet se monedha jonë do të jetë e disponueshme në sasi të

Page 28: Terma dhe informacion

mjaftueshme për të përballuar kërkesën për likuid, duke rivendosur kështu një klimë besimi.

Nga ai tetor i 1929 ka pasur shumë kriza financiare jo domosdoshmërisht të degjeneruara në kriza ekonomike si, sa për të dhënë një shembull, rënia e Bursës së New York e 1987, ka pasur kriza ekonomike jo të degjeneruara në dramë, si kriza e shkaktuar nga rritja e çmimit të naftës e 1973. Por, ajo që duket se është e ndryshme si, respektivisht krizave të përsëritura gjatë këtyre 70 viteve të fundit, është aftësia dhe besimi i vënë tek shteti si agjent ekuilibrues dhe fuqizues i ekonomisë. New Deal i projektuar dhe i lëshuar nga Roosevelt (ndoshta më i madhi midis presidentëve që kanë pasur ndonjëherë Shtetet e Bashkuara) në vitin 1933 si mjet për të dalë nga kriza, nëpërmjet një serie komplekse ndërhyrjesh të drejtpërdrejta shtetërore, duket se ia kanë lënë vendin sot një konceptimi të ekonomisë hiperliberiste shumë të ngjashme me atë që i kish paraprirë Krizës së Madhe të 1929. Keynes, ekonomist konservator, mbi teoritë e ndërhyrjes shtetërore, të të cilit është bazuar ekonomia jonë e pasluftës, duket se është vënë me shumë ngut në hatulla, për të rishpluhurosur propozime plot besim në aftësitë e tregjeve financiare dhe ekonomike për të vetëmenaxhuar ekuilibrin e vet.