Tema:Biosfera - edukimi.uni-gjk.org Haskaj.pdf · Litosfera-(l itos-guri)- përfaqëson...

24
Universiteti "Fehmi Agani" Gjakovë Fakulteti i Edukimit Programi:Fillor Punim Diplome Tema:"Biosfera" Mentori: Kandidati: Prof. Ass. Dr. Lulzim Zeneli Valmir Haskaj Gjakovë 2017

Transcript of Tema:Biosfera - edukimi.uni-gjk.org Haskaj.pdf · Litosfera-(l itos-guri)- përfaqëson...

Page 1: Tema:Biosfera - edukimi.uni-gjk.org Haskaj.pdf · Litosfera-(l itos-guri)- përfaqëson mbështjellësin e epërm të fortë të Tokës. Mendohet se trashësia e saj është prej

Universiteti "Fehmi Agani" Gjakovë

Fakulteti i Edukimit

Programi:Fillor

Punim Diplome

Tema:"Biosfera"

Mentori: Kandidati:

Prof. Ass. Dr. Lulzim Zeneli Valmir Haskaj

Gjakovë 2017

Page 2: Tema:Biosfera - edukimi.uni-gjk.org Haskaj.pdf · Litosfera-(l itos-guri)- përfaqëson mbështjellësin e epërm të fortë të Tokës. Mendohet se trashësia e saj është prej

2

PËRMBAJTJA

Falënderim----------------------------------------------------------------------------------------- 3

Hyrje------------------------------------------------------------------------------------------------ 4

1.BIOSFERA------------------------------------------------------------------------------------- 5

1.1.Qarkullimi i materiës në natyrë----------------------------------------------------- 8

1.1.1.Qarkullimi i ujit---------------------------------------------------------------------- 9

1.1.2.Qarkullimi i oksigjenit------------------------------------------------------------ 10

1.1.3.Qarkullimi i dyoksidit të karbonit------------------------------------------------ 11

1.1.4.Qarkullimi i azotit------------------------------------------------------------------ 12

1.1.5.Qarkullimi i fosforit---------------------------------------------------------------- 13

1.1.6.Qarkullimi i squfurit--------------------------------------------------------------- 14

2.EKOSISTEMI---------------------------------------------------------------------------------- 15

2.1.Funksioni i ekosistemit---------------------------------------------------------------- 17

2.2.Ndarja e ekosistemeve----------------------------------------------------------------- 19

Përfundimi------------------------------------------------------------------------------------------ 23

Literatura------------------------------------------------------------------------------------------- 24

Page 3: Tema:Biosfera - edukimi.uni-gjk.org Haskaj.pdf · Litosfera-(l itos-guri)- përfaqëson mbështjellësin e epërm të fortë të Tokës. Mendohet se trashësia e saj është prej

3

Falënderim

Realizimi i këtij punimi u bë i mundur pas shumë përpjekjeve, ku përveç kontributit tim

personal nuk mund të lë pa përmendur mbështetjen e pafund nga shumë njerëz. Është një

kënaqësi e veçantë për mua që të falënderoj të gjithë që me mbështetën drejt kësaj rrugë,

edhe pse këtu i veçoj disa prej tyre. Një falënderim të veçantë ja dedikoj dhe udhëheqësit tim,

Prof. Dr. Lulzim Zeneli i cili me mbështetjen, orientimet, sugjerimet dhe që kontribuoi pa

kursim për kurorëzimin me sukses të këtij punimi. Një falënderim është për të gjithë miqtë

dhe kolegët, të cilët më mbështetën dhe me dhan force që të përfundoj punën që kisha filluar,

dhe e dija që pas të gjitha këtyre hapave gjithsesi do të merrja atë që e kisha endrruar. Në

fund doja të falënderoja nga zemra edhe gjithë familjen time për mbështetjen, shtytjen dhe

dashurinë që më kanë dhuruar gjithmonë drejt këtyre hapave të suksesit ju jam shume

mirenjohes gjithe jetën.

Page 4: Tema:Biosfera - edukimi.uni-gjk.org Haskaj.pdf · Litosfera-(l itos-guri)- përfaqëson mbështjellësin e epërm të fortë të Tokës. Mendohet se trashësia e saj është prej

4

Hyrje

Biosfera - ( greq. Bios - jetë dhe sphaire - lëmsh) është njëri nga mbështjellësit sipërfaqësor

të planetit tonë, që së bashku me atmosferën, litosferën dhe hidrosferën e

sajojnë mbështjellësin gjeografik të Tokës, që është lënda e studimit të gjeografisë. Në

përbërjen e biosferës hyjnë të gjithë organizmat e gjallë në tokë, duke filluar prej

mikroorganizmave siç janë bakteret deri te njeriu.

Mikroorganizmat me ndihmën e qarkullimit të masave të ajrit depërtojnë në lartësi 10 deri

12 km mbi sipërfaqen e tokës. Në oqeane dhe dete organizmat jetojnë edhe në thellësi më të

mëdha, kurse bakteret anerobe (që mund të jetojnë dhe pa praninë e oksigjenit) gjenden deri

në tri km në thellësinë e korës së tokës. Prandaj sipas kësaj, biosfera përfshinë dhe

gërshetohet në pjesën më të poshtme të atmosferës-troposferës, tërë hidrosferën dhe pjesën

sipërfaqësore të litosferës. Mirëpo, pjesa dërmuese e organizmave të gjallë jeton në

sipërfaqen tokësore dhe në shtresat sipërfaqësore të ujërave detare dhe oqeanike.

Organizmat e gjallë, që e përbëjnë biosferën ndahen në dy grupe të mëdha: bimët dhe shtazët.

Shpërndarja e madhe gjeografike e bimëve dhe të shtazëve, si dhe prania e një periudhe

kohore shumë të gjatë në Tokë, e bëjnë një ndër faktorët kryesor që kanë ndikuar dhe

ndikojnë në pamjen e tashme të mjedisit gjeografik.

Zhvillimi i biosferës është i lidhur ngushtë me evulucionin gjeologjik të zhvillimit të korës së

tokës dhe ndahet në dy etapa: Etapa abiogjene, biogjene. Keto procese dhe vete biosfera

është e një rëndesie të veqante në jetën e njeriut në tokë.

Page 5: Tema:Biosfera - edukimi.uni-gjk.org Haskaj.pdf · Litosfera-(l itos-guri)- përfaqëson mbështjellësin e epërm të fortë të Tokës. Mendohet se trashësia e saj është prej

5

1.Biosfera

Biosfera është shtresa e jetës në tokë që përfshin të gjithë organizmat e gjallë (përfshirë

njeriun) si dhë të gjitha materiet organike që nuk janë dekompozuar ende.Termi së pahri here

u përmend nga Lamarku (1802), duke nënkuptuar shtresën e jetës ku zhvillohet jeta, ndërsa

më vonë gjeologu austriak Zjusi me 1875, e definon si ‘‘vend i sipërfaqes së Tokës ku banon

jeta’’. Para se të zhvillohej jeta, Toka ishte një vend i zhveshur, me shkëmbi, detra të cekëta

dhe shtresa të holla të gazeve kryesisht me CO, CO2, azot molekular sulfide të H dhe avuj uji.

Në këtë përbërjë Toka paraqiste një planet armiqësorë ndaj jetës dhe shterpë dhe nga

shkencëtarët kjo faze e planetit quhet si gjeosferë. Gjeosfera si e tillë, ishte komplet

inorganike dhe përbëhej nga atmosfera, litosfera dhe hidrosfera. Me rrezatimin diellor gjatë

miliona viteve në token primitive, ndërveprimet kimik-fizike çojnë deri në evidencat e para të

jetës në Tokë: pika pa formë të caktuar, xhelatinoze që mund ta mblidhnin energjinë nga

mjedisi i jashtëm dhe të prodhojnë diçka nga lloji i vet. Format e tilla njihen si pikëzat

koacervate. Biosfera është koncepti bazë i biologjisë dhe ekologjisë e që vazhdon me

popullacionet, specie, ekoregjionet dhe biomet.1

Fig. 1. Koncepti bashkëkohor i biosferes

1" Njeriu dhe mjedisi jetësor" / Dr.sc. Zeqir Veselaj. Prishtinë, 2009. fq. 7

Page 6: Tema:Biosfera - edukimi.uni-gjk.org Haskaj.pdf · Litosfera-(l itos-guri)- përfaqëson mbështjellësin e epërm të fortë të Tokës. Mendohet se trashësia e saj është prej

6

Biosfera përfshin dhe gërshetohet në pjesën më të poshtme të atmosferës-troposferës, tërë

hidrosferën dhe pjesën sipërfaqsore të litosferës. Mirëpo, pjesa dërrmuese e organizmave të

gjallë jeton në sipërfaqen tokësore dhe në shtresat sipërfaqësore të ujërave detare dhe

oqeanike.2Organizmat e gjallë, që e sajojnë biosferën ndahen në dy grupe të mëdha: në bimë

dhe shtazë. Bota e gjallë është më e zhvilluar në sipërfaqen e tokës dhe shtresat sipërfaqësore

të hidrosferës, por me rrymimet e ajrit organizmat në troposferë arrijnë deri në 10 km lartësi.

Në dete dhe oqeane jeta zhvillohet deri në thellësitë më të mëdha, ndërsa disa

mikroorganizma jetojnë edhe në thellësi të tokës deri në 4 km.Veprimi i organizmave të

gjalla në biosferë është shumë i madh, e veçanërisht veprimi kimik i bimëve të gjelbra, që e

shndërrojnë pamjen dhe përbërjen e sipërfaqes së tokës. Edhe oksigjeni i lirë në atmosferë u

krijua nga bimet e gjelbra me procesin e fotosintezës. Biosfera paraqet sistemin e ndërlikuar

dhe dinamik të Tokës, respektivisht mbështjellësin sipërfaqësor të saj që është në qarkullim

dhe zhvillim të pandërprerë. Biosfera në aspektin energjetik është sistem i hapur, sepse e

pranon energjinë nga Dielli, ndërsa në aspektin e qarkullimit të materies ajo është sistem i

mbyllur, biosfera funksionon në bazë të rrjedhjës së pandërprerë të energjisë dhe qarkullimit

të materies. Sipas koncepteve klasike biosfera përbëhet nga atmosfera (shtresa e ajrit),

hidrosfera (shtresa e ujit) dhe litosfera (shtresa e tokës). Ndërsa sipas koncepteve

bashkëkohore përveç këtyre tri shtresave ekzistojnë edhe antroposfera (pjesa e biosferës e

banuar nga popullata njerëzore dhe kriosfera (shtresa e akullit ku megjithatë ka jetë).

Atmosfera- paraqet pjesën e qaztë të biosferës e përbërë nga azoti (78%), oksigjeni

(20.95%), dioksidi i karbonit (0.03%), argoni (0.93%) dhe gazet tjera me 1%. Proceset

jetësore përfshijnë një numër të madh të reaksioneve kimike të cilat ose lidhin gazet nga ajri

ose emitojnë gazet në atmosferë. P.sh. fotosinteza shfrytëzon CO2 dhe liron O2 përderisa

gjatë procesit të frymëmarrjes së organizmave të gjallë ndodh e kundërta. Gjithashtu,

atmosfera mbron jetën në Tokë nga bombardimet e vazhdueshme të meteorëve. Në mungesë

të atmosferës, temperature në sipërfaqen e Tokës gjatë ditës do të arrrinte në në 200 grade

celcius, ndersa temperatura mesatare vjetore do të ishte për 33 grade celcius më e ulet.

2"Gjeografia"/ Gjimnazi i shkencave shoqërore. Kl-10, Prishtinë 2013. fq. 105

Page 7: Tema:Biosfera - edukimi.uni-gjk.org Haskaj.pdf · Litosfera-(l itos-guri)- përfaqëson mbështjellësin e epërm të fortë të Tokës. Mendohet se trashësia e saj është prej

7

Hidrosfera- përfshin masën e tërësishme të ujit, e vendosur në mes atmosferës dhe litosferës

dhe përfshin rreth 70.8% të sipërfaqes së Tokës. Uji është esencial për të gjithë organizmat e

gjallë në Tokë, dhe si i tillë ka luajtur rolin kryesor në evolucionion dhe ekzistencën e jetës

në planetin tonë. Biosfera siq e dimë ne nuk mund të ekzistojë pa ujin e lëngët. Uji poashtu

është i rëndësishëm për transportin e substancave të tretura (fosfate dhe nitrate) që janë të

nevojshme për rritjen e bimëve, si dhe për transportin e produkteve të reaksioneve kimike.

Litosfera-(litos-guri)- përfaqëson mbështjellësin e epërm të fortë të Tokës. Mendohet se

trashësia e saj është prej 50-200 km. Litosfera dhe biosfera janë të lidhura pandashmërisht

përmes dheut që përbëhet nga përzierje e ajrit, materieve minerale, materieve organike dhe

ujit. Aktivitetet e bimëve në tokë siq është rritja e rrenjëve dhe prodhimi i acideve organike

janë gjithashtu të rëndësishme për aspektin mekanik dhe kimik të litosferës.

Antroposfera- popullata njerëzore është duke shfaqur një kërcënim serioz për biosferën

përmes shkatërrimit të habitateve dhe formave tjera të veprimit të dëmshëm në biosferë. Ky

process po shkakton rrezikimi me zhdukje të mijëra specieve për çdo vit. Biosfera përfaqëson

rolin e organizmave të gjallë në tokë, ndërveprimin e saj me shtresat tjera në ciklet

biogjeokimike të qarkullimit të materies dhe energjisë. Biosfera luan rolin kryesor ne

qarkullimin e karbonit, azotit, fosforit, sulfurit, ujit dhe elementeve tjerë. Si rezultat proceset

biogjeokimike që kryhen në biosferë si fotosinteza, frymëmarrja, fiksimi i azotit janë

esenciale për të kuptuar karakteristikat fiziko-kimike të sistemit tokësor në tërsi.3

3 "Mjedisi jetësor" Dr.Ibrahim Ramadani, Prishtinë 2011. fq. 65

Page 8: Tema:Biosfera - edukimi.uni-gjk.org Haskaj.pdf · Litosfera-(l itos-guri)- përfaqëson mbështjellësin e epërm të fortë të Tokës. Mendohet se trashësia e saj është prej

8

1.1.Qarkullimi i materiës në natyrë

Biosfera është një sistem që karakterizohet me një numër ciklesh të vazhdueshme të

qarkullimit të materies të përcjellur edhe me qarkullim të energjisë. Proceset e qarkullimit të

materieve njihen me emrin ciklet biogjeokimike. Uji padyshim është parakushti kryesore

sepse pa të nuk ka jetë, prandaj edhe ndahet si një cikël i veçantë. Elementet tjera si karboni

C, hidrogjeni H, oksigjeni O, fosfori P, sulfuri S, kur kombinohen në protein, yndyrna,

karbohidrate dhe acide nukleike, në fakt ndërtojnë bazat, energjitë dhe drejtimin për krijimin

dhe ekzistimin e jetës në tokë.Ndërsa pika fillestare dhe kruciale për qarkullimin e materies

dhe energjisë në ekosisteme padyshim se është fotosinteza.

Qarkullimi i energjisë është i domosdoshëm për përkujdesjen e strukturës së organizmave

përmes formimit dhe ndarjes së lidhjeve fosfotike. Në përgjithësi qarkullimi i materieve

mund të klasifikohet në 3 kategori: qarkullimi i ujit, qarkullimi i dioksid karbonit me

oksigjen CO2, dhe N dhe qarkullimi i materieve minerale.4

Sikur të mos ishte ky qarkullim i materieve inorganike do të rrezikohej edhe ekzistenca e

jetës në natyrë.Zbërthimi i lëndëve organike siç është thënë më herët, bëhet nën veprimin e

disa bakterieve dhe disa këpurdhave, që gjenden në mjedise të ndryshme. Fosfatet dhe

nitratet e krijuara merren përsëri nga bimët fotosintetikisht active për të sintetizuar lëndë

organike.5

4 Njeriu dhe mjedisi jetësor" / Dr.sc. Zeqir Veselaj. Prishtinë, 2009. fq. 8

5 "Biologjia"/ Kl-8, Esat Hoxha, Bexhet Mustafa, Esat Dauti, Ragip Rrustemi,Prishtinë 2005.fq. 31

Page 9: Tema:Biosfera - edukimi.uni-gjk.org Haskaj.pdf · Litosfera-(l itos-guri)- përfaqëson mbështjellësin e epërm të fortë të Tokës. Mendohet se trashësia e saj është prej

9

1.1.1 Qarkullimi i Ujit

Uji është një nga elementet më të domosdoshm për jetën. Uji është present në katër mjediset

kryesore: në hidrosferë, në litosferë, në atmosferë në organizma dhe në të tria gjendjet

agregate: në formë të avullit në atmosferë, në gjendje të lëngët në det dhe në tokë, ndërsa në

gjendje te ngurt në akullnaja. Për nga sasia, uji është komponenta më e përfaqësuar e

biosferës. Sasia e përgjithshme e ujit në biosferë është 2100 milion km3. Njëkohësisht uji

është edhe përbërësi kryesorë i materies së gjallë. Te njerëzit uji përbën 63% të peshës së

trupit, ndërsa te disa lloje të organizmave merr pjesë edhe me mbi 90%. Me pjesën më të

madhe uji është koncentruar në dete dhe oqeane duke mbuluar ¾ e sipërfaqes tokësore.

Vetëm rreth 1% e ujit nga rezervat e përgjithshme në Tokë është në disponim për t’u

shfrytëzuar nga shoqëria njerëzore. Sikur të mungonte qarkullimi i ujit në natyre sipërfaqja

më e madhe e Tokës do të ishte shndërruar në shkretëtirë.6

Fig.2. Qarkullimi i ujit në natyrë

Uji në planet është gjithmonë në qarkullim, dhe forca kryesore lëvizëse e tij në biosferë është

energjia e diellit. Nën ndikimin e rrezeve, uji që gjendet në oqeane, detra, liqej, këneta,

lumenj dhe në tokë avullohet duke shkuar në atmosferë. Njeriu për nevojat e veta ( pije,

industry, bujqësi etj.) harxhon 2.5% nga sasia që bie në sipërfaqen e tokës.7

6 "Mjedisi jetësor" Dr.Ibrahim Ramadani, Prishtinë 2011. fq. 87

7 https://www.scribd.com/doc/96307861/Uji

Page 10: Tema:Biosfera - edukimi.uni-gjk.org Haskaj.pdf · Litosfera-(l itos-guri)- përfaqëson mbështjellësin e epërm të fortë të Tokës. Mendohet se trashësia e saj është prej

10

1.1.2.Qarkullimi i oksigjenit

Oksigjeni është element shumë i rëndësishëm i cili merr pjesë në përbërjën e të gjitha

komponimeve biologjike. Në natyrë, përkatësisht në atmosferë, oksigjeni merr pjesë me afro

21% në përbërjen e ajrit. Oksigjen në gjendje të tretshme gjendet edhe në ujë.

Pa oksigjen nuk ja jetë, meqenëse ai shërben për frymemarrjen e qenieve të gjalla si dhe në

formimin e shtresës së ozonit si mbrojtëse e jetës në Tokë nga rrezet ultravjollce. Sasi të

konsiderueshme të oksigjenit, pos në frymëmarrje harxhon gjatë proceseve oksidative në

mjetet transportuese si dhe në stabilimentet e fabrikave. Ripërtërirjen e oksigjenit në natyrë e

bëjnë kryesisht bimët (vegjetacioni) përmes procesit të fotosintezes. Me anë të fotosintezës

gjatë një viti lirohen 430-470 miliard ton oksigjen.8

Ky element hyn në shumë reaksione kimike dhe me këtë rast shpenzohet. Në biosferë krijon

shumë okside. Pjesa më e madhe e oksigjenit (rreth 80%) krijohet në dete. Oksigjeni u zbulua

nga kimisti suedez Carl Eilhelm Scheele në 1771, por pas tij kishtë edhe shume supozime të

njëpasnjeshmë.9

Fig.3. Cikli biogjeokimik i oksigjenit

8 "Biologjia" Kl-8 Esat Hoxha, Bexhet Mustafa, Esat Dauti, Ragip Rrustemi,Prishtinë 2005.fq.33

9 https://wol.jw.org/sq/wol/d/r41/lp-al/102009045

Page 11: Tema:Biosfera - edukimi.uni-gjk.org Haskaj.pdf · Litosfera-(l itos-guri)- përfaqëson mbështjellësin e epërm të fortë të Tokës. Mendohet se trashësia e saj është prej

11

1.1.3.Qarkullimi i dyoksidit të karbonit

Në ajër përveç gazeve tjetë të rëndësishëm për botën e gjallë gjendet edhe CO2. Në ajër ka

0.03% sasi kjo mjaft e vogël por shumë e rëndësishme për botën e gjallë sepse ëdhë një ndër

komponentët më të rëndësishme të procesit të fotosintesës. Qarkullimi i CO2 në biosferëm

mundësohet kryesisht nga aktiviteti i vegjetacionit. Të gjitha bimët e gjelbërta e shfrytëzojnë

CO2 për ta kryer procesin e fotosintesës, përmes të cilës krijojnë materiet organike që hyjnë

në zinxhirin ushqimor dhe përmes tij barten në format tjera të gjalla.

Një pjesë e materieve organike në bimë dhe shtazë, në zinxhirët trofikë me anë të

frymëmarrjes zbërthen në ujë dhe CO2, dhe kështu një pjesë e CO2 kthehet në atmosferë. Një

pjesë e mbeturinave të bimëve dhe shtazëve si dhe ekstrementet e shtazëve nën ndikimin e

këpurdhave, mikroorganizmave dhe aprofagëve zbërthen deri në CO2 dhe ujë të cilët shkojnë

në atmosferë.

Sasia e përgjithshme e CO2 sipas dia të dhënave logaritet në afro 3000 miliard kilogram.

Nëse CO2 nuk do të ripërtërihej në atmosferë, atëherë sasia e tij do harxhohej për afro 50

vjet, sepse çdo vit me anë të fotosintesës lidhe rreth 49 milion kilogram CO2. Përtërirja e CO2

bëhet edhe gjatë erupsioneve organike, si dhe me difuzion nga basenet ujore (detra e oqeane).

Sipas llogarive mendohet se i tërë CO2 që gjendet në atmosferë, kalon nëpër biosferë brenda

afatit prej 300 vjet. Rregullatori kryesor i CO2 në atmosferë është oqeani, nga kjo shihet se

oqeani ka fuqi të madhe puferike.10

10Njeriu dhe mjedisi jetësor" / Dr.sc. Zeqir Veselaj. Prishtinë, 2009. fq.11

Page 12: Tema:Biosfera - edukimi.uni-gjk.org Haskaj.pdf · Litosfera-(l itos-guri)- përfaqëson mbështjellësin e epërm të fortë të Tokës. Mendohet se trashësia e saj është prej

12

1.1.4.Qarkullimi i azotit

Azoti është element i rëndësishëm biogjen i cili në atmosferë merr pjesë me 78%, ndërsa

pjesa tjetër e azotit është e koncentruar në tokë në formë të komponimeve inorganike (nitrate,

nitrite dhe në formë të kripërave të amoniakut), por edhe në formë të lidhjeve organike (te

urea dhe aminoacidet). Në organizma pjesëmarrja e tij arrin deri në 3% të lëndës së thatë dhe

është përbërës i proteinave dhe acideve nukleike. Bimet nuk mund ta marrin azotin molekular

(N2) prej atmosferës. Për qarkullimin e azotit në biosferë me rëndësi primare është

pjesëmarrja e baktereve të cilat e fiksojnë azotin atmosferik dhe e transformojn në forma

kimike, të cilin mund ta shfrytëzojnë organizmat autotrof.

Bimët mund ta shfrytëzojnë azotin vetëm në formë të nitrateve dhe amoniakut dhe nitratet e

tretura i transformojnë në aminoacide. Prej aminoacideve krijohen albumin specifike të cilat i

përdorin kafshët përmes ushqimit për krijimin e albuminave. Kafshët azotin e hedhin në

formë të urinës ose acidit urik, kafshët azotin e marrin përmes ushqimit nga bimët.11

Fig.4.Qarkullimi i azotit

Azoti molekular mund të shfrytëzohet në dy mënyra: Fiksimi abiologjik dhe biologjik.

Fiksimi biologjik- nënkuptohet kalimi i N molekular në okside të N dhe amoniak, ndersa ai

biologjik- është i rëndesishëm për procesin e shëndrrimit të azotit në nitrite dhe nitrate.12

11 "Mjedisi jetësor" Dr.Ibrahim Ramadani, Prishtinë 2011.fq. 90, 9112 https://sq.wikipedia.org/wiki/Azoti

Page 13: Tema:Biosfera - edukimi.uni-gjk.org Haskaj.pdf · Litosfera-(l itos-guri)- përfaqëson mbështjellësin e epërm të fortë të Tokës. Mendohet se trashësia e saj është prej

13

1.1.5.Qarkullimi i fosforit

Fosfori është element i rëndësishëm për botën e gjallë sepse hyn në përbërjen e

komponimeve organike si ATP, ADP, ADN, ARN etj. Për këtë arsye qarkullimi i fosforit në

biosferë ka rëndësi të madhe. Si edhe sulfuri, P nuk shfrytëzohet në gjendje elementare, por

në formë të joneve të cilat bimët i shfrytëzojnë përmes rrënjëve së bashku me ujin.

Me vdekjen e organizmave të gjallë bimorë e shtazorë përmes dekompozimit nga

bioreducentët, në tokë prapë krijohen fosfatet. Një pjesë e fosfateve të krijuara gjatë

mineralizimit të materieve organike prapë hyjnë në bimë në formë të joneve fosfate.

Një pjesë e fosfateve me anë të ujit shkojnë në basenet ujore të liqeneve dhe deteve ku

shfrytëzohen nga ana e fitoplanktonit. Qarkullimi i fosforit në natyrë është më i thjeshtë se sa

qarkullimi i azotit. Fosfori mineral është i rrallë në biosferë, duke përbërë 1% të sasisë së

përgjithshme. Në biosferë fosfori gjendet në formë të plehrave të shpendëve dhe fosile të

kafshëve.

Zvogëlimi i fosforit në tokë ndodh më tepër në viset tropike, për shkak të reshjeve të mëdha.

Përdorimi i madh i tij në amvisëri, industri dhe aktivitetet e ndryshme kalon në ujërat

efluente, ndërsa përmes lumenjve përcillet deri në liqene. Prezenca e tij në ujë stimulon

zhvillimin e algave planktonike, ndërsa kjo ka për pasojë zvogëlimin e sasisë së oksigjenit në

ujë dhe zhdukjen e peshqve.13

13 "Mjedisi jetësor" Dr.Ibrahim Ramadani, Prishtinë 2011.fq.92

Page 14: Tema:Biosfera - edukimi.uni-gjk.org Haskaj.pdf · Litosfera-(l itos-guri)- përfaqëson mbështjellësin e epërm të fortë të Tokës. Mendohet se trashësia e saj është prej

14

1.1.6.Qarkullimi i squfurit

Squfuri konsiderohet si element çelës në formimin e lidhjeve disulfide pa të cilat nuk mund

të ketë struktura terciare të albuminave. Në natyrë squfuri paraqitet si SO2 dioksid i squfurit,

SO3 sulfid, SO4 sulfat, Squfurin organik prej qelizave bimore e shtazore e zbërthejnë disa

baktere deri te hidroksidi i squfurit (H2S) i cili mund të oksidohet në sulfat amoniak (NH4)2

SO4.

Sasi e konsiderueshme e squfurit lirohet me djegien e qymyrit, i njohur si dioksid i squfurit

SO2, i cili shkakton ndotjen e mjedisit jetësor. Prezenca e squfurit në ekosistem është

indicator i shpërbërjes së shpejtë të albuminave.14

Fig.6. Qarkullimi i squfurit (gazrat që ndotin ambientin në mase të madhe)

14 "Mjedisi jetësor" Dr.Ibrahim Ramadani, Prishtinë 2011.fq.95

Page 15: Tema:Biosfera - edukimi.uni-gjk.org Haskaj.pdf · Litosfera-(l itos-guri)- përfaqëson mbështjellësin e epërm të fortë të Tokës. Mendohet se trashësia e saj është prej

15

2.Ekosistemi

Ekosistemi paraqet njësinë themelore strukturale të biosferës. Pasi që ekosistemet në natyrë

janë të llojllojshëm dhe të renditur në mënyra të ndryshme, për këtë arsye edhe struktura e

biosferës është mozaik. Definicionin e parë për ekosistemin e ka dhënë shkencëtari Roy

Clapham me 1930 për të paraqitur komponentët fizike dhe biologjike të mjedisit dhe

marrëdhëniet në mes tyre. Më vonë Tensly me 1935 e definon ekosistemin si një tërësi që

përbëhet nga vendbanimi jetësor (biotopit) dhe bashkësia e qenieve të gjallë (biocenoza).

Biotopi + biocenoza – ekosistemi

Më vonë definicione për ekosistemin kanë dhënë edhe shumë shkencëtar të tjerë. Kështu

Ramade me 1981 konstaton se ‘‘në suaza të mjediseve të ndryshme jetësore dhe numrit të

madh të qenieve të gjalla që banojnë biosferën, mund të dallojmë unitetin ekologjik

funksional stabil në kohë të quajtur ekositem. Pra ekosistemi paraqet tërësinë e faktorëve

fiziko-kimik të mjedisit jetësor (biotopit) dhe të qenieve të gjalla (biocenozës).15

Fig.7. Ekosistemi (biotopi dhe biocenoza)

15 Njeriu dhe mjedisi jetësor" / Dr.sc. Zeqir Veselaj. Prishtinë, 2009. fq.15

Page 16: Tema:Biosfera - edukimi.uni-gjk.org Haskaj.pdf · Litosfera-(l itos-guri)- përfaqëson mbështjellësin e epërm të fortë të Tokës. Mendohet se trashësia e saj është prej

16

Biotopi- Paraqet ambientin fizik në të cilin organzmat e gjalla realizojnë ciklet jetësore. Emri

biotope rrjedh nga fjala bios – jetë dhe topos – truall. Biotopi është njësia themelore

topografike me kufij të përcaktuar hapësinor, që paraqet kompleksin e faktorëve ekologjikë,

me kombinimin e kushteve të ngjashme ose identike, Pra, biotopi paraqet vendin ku

mundësohet jeta ose vendin e banimit.

Biotopi mund të definohet edhe si komponent abiotik i ekosistemit ose vend që e zë

biocenoza e caktuar. Ndryshe mund të thuhet se biotopi paraqet pjesën e hapësirës të cilen e

karakterizon kompleksiteti i faktorëve ekologjik. Veçori themelore e biotopit është trualli dhe

klima. Trualli ose toka është përbërës themelor i ekosistemit dhe biosferës. Humuset si

komplekse të substancave të polimerizuara kushtëzojnë plleshmërinë e tokës. Sipas këtyre

faktorëve, disa vende të banimit dallohen mes veti.

Biocenoza- Është bashkësi jetësore e një numri komunitetesh të cilët jetojnë në një areal,

duke u varur nga burimet mjedisore. Biocenoza është tërësi e llojeve të organizmave të gjallë,

bimëve dhe shtazëve me renditje të caktuar ose dendësi të caktuar të banimit.

Biocenozat për nga mënyra e sigurimit të ushqimit marrin emërtimet fitocenoza dhe

zoocenoza. Fitocenoza konsiderohet burim i zinxhirit trofik, ndërsa bazohet në mënyrën

vetushqyese, ose autotrofe. Zoocenoza konsiderohet hallka e mëtejme e zinxhirit trofik ose

ndyshe këto organizma mund të quhen organizma heterotrofe.16

16"Mjedisi jetësor" Dr.Ibrahim Ramadani, Prishtinë 2011.fq.73, 80

Page 17: Tema:Biosfera - edukimi.uni-gjk.org Haskaj.pdf · Litosfera-(l itos-guri)- përfaqëson mbështjellësin e epërm të fortë të Tokës. Mendohet se trashësia e saj është prej

17

2.1.Funksionimi i ekosistemit

Në çdo ekosistem ndodh qarkullimi i përhershëm i materies dhe energjisë, në mes pjesëve

biotike dhe abiotike të tij. Nga ky aspekt ekosistemi paraqet një ndërlikueshmëri të theksuar.

Në çdo ekosistem, faktorët e mjedisit të jashtëm (faktoret klimatik, edafik dhe orografik)

veprojnë në biocenozë përkatësisht në qenie të gjalla të cilat në ndikimin e tyre ndryshojnë

pak a shumë. Këto veprime që i bën mjedisi mbi qeniet e gjalla quhen aksion. Nga ana tjetër

organizmat (në të cilët ndikojnë faktorët e mjedisit të jashtëm) reagojnë në ta duke bërë

ndikim të caktuar në biotope. Këto ndikime të organizmave të gjallë në mjedisin e jashtëm

quhen reasione. Në çdo ekosistem kryhet shkëmbimi i përhershëm i materies dhe energjisë,

në të cilin proces marrin pjesë komponentët e tij biotike dhe abiotike. Rolin kryesor në

funksionimin e një ekosistemi e ka regjimi hidrotermik, si element përbërës i pjesës abiotike,

përkatësisht regjimi ujor i tokës dhe ajrit për ekosistemet tokësore dhe regjimi i temperaturës

për ekosistemet tokësore dhe ujore. Regjimi hidrotermik përmes energjisë diellore paraqet

forcën lëvizëse perkatësisht motorin e çdo ekosistemi. Në suaza të pjesës abiotike të një

ekosistemi, inkorporohen materiet minerale nga toka, uji dhe ajri, CO2, oksigjeni dhe energjia

e rrezatimit të diellit, si energji primare, ndërsa prej pjesës biotike inkorporohen prodhuesit,

konsumuesit dhe reducentët (zbërthyesit).

Producentët (prodhuesit) përfshijnë të gjitha bimët e gjelbra, dhe disa baktere autotrof të cilat

kryejnë procesin e fotosintezës. Gjatë fotosintezës, me ndihmën e energjisë së diellit,

dyoksidit të karbonit dhe kriprërave minerale, prodhojnë materiet organike dhe lirojnë

gjithashtu oksigjenin. Është konstatuar se gjatë një viti në Tokë prodhohet sasi e madhe e

masës organike prej rreth 100 miliard tona.

Konsumuesit (harxhuesit përfshijnë organizmat të cilët ushqehen me materie të gatshme

organike. Më tutje ndahen në: konsumuesit e rendit të parë ku bëjnë pjesë organizmat që

ushqehen me bime (shtazët bimëngrënëse) dhe konsumuesit e rendit të dytë dhe tretë ku

bëjnë pjesë shtazët të cilët ushqehen me shtazë të tjera përkatësisht shtazët mishngrënëse.

Njeriu është konsumues i rendit të 1, 2 dhe të 3.17

17 https://sq.wikipedia.org/wiki/Ekosistemi

Page 18: Tema:Biosfera - edukimi.uni-gjk.org Haskaj.pdf · Litosfera-(l itos-guri)- përfaqëson mbështjellësin e epërm të fortë të Tokës. Mendohet se trashësia e saj është prej

18

Zbërthyesit (reducentët) – janë grup i organizmave të cilat zbërthejnë materiet duke i rikthyer

ato në materie inorganike, përkatësisht kryejnë procesin e mineralizimit.Roli i reducentëve

është i rëndësishëm sepse bëjnë ripërtrirjen e materieve minerale të domosdoshme të cilat

shfrytëzohen prapë nga ana e producentëve. Secili nga nivelet trofike karakterizohet me

ndyshimet e caktuara të materies dhe energjisë, të cilat janë me karakter reversibil d.m.th.

shkallët përfundimtare të transformimit të materies njëkohësisht janë edhe fillestare.

Fig.8. Zinxhiri ushqyes

Këta janë organizma heterotrofë që substancën organike e krijojnë prej prodhimeve primare

bimore. Në rendin e parë të bimëngrënësve, janë shpënzuesit primarë(herbivore) ku bëjnë

pjesë: milingonat, skrrajt insektet, shpendët, peshqit etj.

Page 19: Tema:Biosfera - edukimi.uni-gjk.org Haskaj.pdf · Litosfera-(l itos-guri)- përfaqëson mbështjellësin e epërm të fortë të Tokës. Mendohet se trashësia e saj është prej

19

2.2.Ndarja e ekosistemeve

Sipas prejardhjes së tyre ekosistemet ndahen nëekosistemet dy grupe: natyrore dhe artificial.

Ekosistemet natyrore – për fshijnë të gjitha ato ekosisteme në Tokë që janë krijuar si rezultat

i kombinimit të llojeve bimore dhe shtazore në kohë dhe hapësirë, ekosistemet natyrore u

krijuan dhe u zhvilluan përmes proceseve natyrore.

Këto ekosisteme janë me karakter mjaft stabil dhe mund të ndryshojnë vetëm me ndryshimin

e ndonjërit prej faktorëve abiotik (zjarret, vërshimet, thatësira e gjata etj.). Ndryshimet e

mëdha të ndonjërit prej faktorëve ekologjik si temperature, apo kompleksit të faktorëve

klimatik mund të çoj deri në zhdukjen e një apo më shumë ekosistemeve natyrore.

Ekosistemet artificial - krijohen si rezultat i veprimtarisë së njeriut si p.sh. agrosistemet,

monokulturat pyjore, agrofitocenozat etj. Mbahen si ekosisteme vetëm me kujdesin e njeriut.

Sipas përbërjes sëtyre ekosistemet ndahen në:

Ekosistemet tokësore - ekosistemet pyjore, stepore, gjysmëshkretinore, shkretinore etj.

Ekosistemet tokësore përfshijnë të gjitha ekosistemet në sipërfaqen kontinentale, të cilat janë

pjesë të pedosferës dhe litosferës. Pra, në këto ekosisteme ambient themelor i organizmave

është toka dhe ajri.

Ekosistemet ujore - ekosistemet e oqeaneve, detrave dhe ujërave të ëmbla. Sipas madhësisë

së tyre ekosistemet ndahen në: nanoekosisteme (pika e ujit, gjethi i rënë), mikroekosisteme

(trupi i bimës, gjethet e rëna), mezoekosisteme (livadhi, pylli i ahut, kënetat etj) dhe

makroekosisteme (tajga, pyjet tropikale, oqeani).

Page 20: Tema:Biosfera - edukimi.uni-gjk.org Haskaj.pdf · Litosfera-(l itos-guri)- përfaqëson mbështjellësin e epërm të fortë të Tokës. Mendohet se trashësia e saj është prej

20

Biomet

Të gjitha ekosistemet në Tokë janë të ndara në grupe, në kuadër të regjioneve të caktuara

klimatike, në njësi të rendit të parë (biomet), të cilat i karakterizon tip i caktuar i ekosistemit

me forma të caktuara jetësore.

Biomet po ashtu mund të grupohen në tërësi më të mëdha, kryesisht në tri tërësi (hapësira)

jetësore në Tokë:

hapësira e deteve dhe oqeaneve,

hapësira e ujërave të ëmbla dhe

hapësira tokësore – kontinentale.

Të gjitha këto së bashku paraqesin një tërësi të botës së gjallë të quajtur biosferë.

Hapësira e deteve dhe e oqeaneve

Të gjitha detet dhe oqeanet së bashku me botën e gjallë në të përbëjnë një biom të veçantë.

Zonat e deteve përcaktohen me depërtimin e rrezeve të dritës në thellësi të ujit. Zonat

kryesore në det janë:

zona euforike (pjesa e sipërme e ndriçuar e detit),

zona batiale (zona e cekët bregdetare) dhe

zona abisile (thellësitë e mëdha të deteve dhe oqeaneve)

Hapësira tokësore – kontinentale

Në kuadër të tërësisë kontinentale dallohen zonat klimatike të cilat njihen si komplekse

natyrore, ose biome. Këto janë hapësira të cialat dallohen nga njëra – tjetra për nga proceset

dhe dukuritë, pastaj përkah tipi i tokave, bota bimore dhe shtazore, kushtet klimatike, duke

integruar në vete ekosisteme me veçori të ngjashme. Faktorët ekologjikë kontrollojnë

shtrirjen horizonatale dhe vertikale të këtyre makroekosisteme.

Në sipërfaqen e Tokës dallohen disa biome:biomi i pyjeve tropike, gjetherënëse i brezit të

mesëm, i stepave, i shkretëtirave, i tajgave dhe i tundrave.

Page 21: Tema:Biosfera - edukimi.uni-gjk.org Haskaj.pdf · Litosfera-(l itos-guri)- përfaqëson mbështjellësin e epërm të fortë të Tokës. Mendohet se trashësia e saj është prej

21

Biomi i pyjeve tropike

Pyjet tropike shtrihen në brezin ekuatorial, duke përfshirë ekosisteme pyjore me pasuri të

konsiderueshme dhe të shumëllojshme të botës së gjallë bimore e shtazore. Pyjet tropike me

lagështi shtrihen rreth lumenjve të mëdhej si: Amazon, Kongo, pastaj në rripin bregdetar të

Guajanës dhe kanalit të Mozambikut, Madagaskar, Arkipelagin e Malajës etj.

Fitomasa arrin ne 650 tonelata për hektar. Disa lloje drunore arrijnë deri 100 metra lartësi,

ndërsa nën kurorat e tyre zhvillohen disa kate bimore. Me një fjalë, mes botës bimore

zhvillohet lufta për dritë. Disa lloje bimore që rriten shpejt mund ta shijojnë atë, ndërsa të

tjerat mbeten poshtë në gjysmerrësirë. Bota bimore zhvllohet ashtu, njëra mbi tjetrën, sikurse

katet e ndërtesave. Këtu vetëm katet e larta, kurorat e drunjeve të lartë kanë mundësinë të

ngrohen nga dielli.

Biomi i pyjeve gjetherënëse i brezit të mesëm

Brezi i mesëm i pyjeve gjetherënëse karakterizohet me ndërrimin e stinëve dhe me periudha

vegjetative verore e dimërore, në të cilën bota e gjallë bimore e shtazore është mjaft e

bujshme dhe e shumëllojshmë. Kufiri bioklimatik i pyjeve gjetherënëse varet nga disa faktorë

natyrorë. Në viset me nxetësi të pamjaftueshme ato kalojnë në pyje halore, ndërsa kufiri

jugor kontakton me formacione barishtore për shkak të thatësisë së madhe.

Biomi i stepave

Stepat përfshijnë hapësira të mëdha barishtore me terrene të rrafshëta në të gjitha kontinentet,

te cila në Amerikën Veriore quhen prerie, kurse në Amerikën Jugore quhen pampase. Bota

bimore kryesisht është barishtore dhe e shumëllojshme, ndërsa druri rrallë shihet i vetmur.

Bota shtazore ështe shumë e pasur dhe e llojllojshme, sikurse bimngrënësit ashtu edhe

mishngrënësit. Biomasa e stepave ndryshon duke u varur nga sasia e reshjeve dhe ajo arrin

deri 1.5 tonelata për hektar, ndërsa masa e rrënjëve 3 – 4 tonelata për hektar.

Page 22: Tema:Biosfera - edukimi.uni-gjk.org Haskaj.pdf · Litosfera-(l itos-guri)- përfaqëson mbështjellësin e epërm të fortë të Tokës. Mendohet se trashësia e saj është prej

22

Biomi i shkretëtirave

Shkretëtirat përfshijnë territore mjaft të mëdha në të gjitha kontinentet. Bota bimore dhe

shtazore është shumë e rrallë. Karakteristikë për shkretëtirat janë deveja me gunga dhe

kaktusi të cilat mund të qëndrojnë gjatë pa ujë.

Biomi i tajgave

Tajgat përfshijne një brez mjaft të gjerë kontinental të pyjeve të Evropës, Azisë dhe

Amerikës Veriore me gjerësi prej 1600 km, me klimë të thatë dhe të ftoftë dhe me botën

shtazore mjaft të pasur. Kusht i vetëm për zhvillimin e pyjeve në tajga është se vetëm një

muaj gjatë tërë vitit temperature kalon mbi 10 grade dhe vetëm 2-3 muaj pa ngrica. Reshjet

arrijnë deri 450 mm në vit sidomos gjatë korrikut dhe gushtit. Për shkak të temperaturave të

ulëta avullimi është mjafti vogël dhe toka ka mjaft lagështi. Nëpër tajga rrjedhin lumenjtë e

mëdhenj si: Obi, Jenisei, Lena, Mekenzi, Jukoni, si dhe një numër i madh i liqeneve që zënë

sipërfaqe mjaft të mëdha.

Biomi i tundrave

Tundrat përfshijnë hapësirat më veriore vegjetative dhe shtrihen deri në viset arktike të

mbulura me borë dhe me akull të përhershëm. Temperaturat e ulëta dhe tokat e varfra kanë

kushtëzuar zhvillimin e një jete të kufizuar të disa llojeve. Mbulesën bimore e përbëjnë

barishtet e shkurta e të rralla dhe myshqet, ndërsa bota shtazorë është e varfër dhe e

përshtatur në temperatura të ulëta.

Tundrat janë territore të ftohta, me dimra të gjatë (6 – 9 muaj) dhe temperature më të ulëta se

-4 grade. Vera është e freskët dhe e shkurtë. Temperatura nuk arrin në 10 grade as në stinën e

verës. Për shkak të temperaturave të ulëta të ajrit, proceset biokimike nuk zgjasin më tepër se

80 ditë. Deri ne 20 cm toka është gjithnjë e ngrirë, ndërsa në Siberi arrin deri në 800 metra.

Reshjet janë të pakta dhe arrijnë deri 300 mm në vit. Për shkak të temperaturave të ulëta edhe

avullimi është i vogël, ndërsa toka është plot ujë.18

18 "Mjedisi jetësor" Dr.Ibrahim Ramadani, Prishtinë 2011.fq.105, 119

Page 23: Tema:Biosfera - edukimi.uni-gjk.org Haskaj.pdf · Litosfera-(l itos-guri)- përfaqëson mbështjellësin e epërm të fortë të Tokës. Mendohet se trashësia e saj është prej

23

Përfundimi

Në këtë punim jam munduar të shtjelloj një teme te shkurtër mbi rëndësine e biosferës dhe

ekosistemit në përgjithesi. Nëpërmjet këtre rreshtave të këtij punimi kam cekur rendësine e

ekosistemit në të cilin jetojnë dhe në të cilën nuk do të kishtë jetë pa praninë e tij shumë të

rëndesishme.

Poashtu përmes këtij punimi kam cekur shkatërrimet që dita ditës po i bëhet ekosistemit dhe

biosferës në përgjithesi në po shofim gjdo ditë që ekosistemet e shumta po shkatërrohen nga

dora e njëriut nga e cila biosfera është e rrezikuar, ndërsa ajo u ndërtua për të na mundesuar

që të jetojmë në të.

Në të shumtën e rasteve në nuk janë të vetëdijeshëm për ato veprime ndaj natyrës, por një gje

e dimë që njerëzit po e degradojnë ato dita ditës.

Në tere planetin tonë ka mjaft dallime ne biotope dhe biocenoze, ato dallojnë nga njëra tjetra

shumë për nga bota bimorë dhe shtazore.

Biosfera është e pazëvendësueshme prandaj kujdesin ndaj saj duhët ta shtojme edhe më

shumë, më një fjali të vetme në mund ta pershkruajme atë " Pa të nuk ka jetë, andaj mos ta

shkatërrojmë.

Në po shofim që shtresa e ozonit po shkatërrohet nga puna në ekosistem dhe dimë që nëse

shkojmë drejt këtyre hapave në do të kemi shumë pasoja të pakthyëshme dhe ndryshime të

mëdha në ekosistem dhe biosferë.

Page 24: Tema:Biosfera - edukimi.uni-gjk.org Haskaj.pdf · Litosfera-(l itos-guri)- përfaqëson mbështjellësin e epërm të fortë të Tokës. Mendohet se trashësia e saj është prej

24

Literatura

"Njeriu dhe mjedisi jetësor" / Z.Veselaj, “Prishtinë’’ 2009”

"Mjedisi jetësor" / Ibrahim Ramadani, Prishtinë 2011

"Biologjia" / Kl; 8 Esat Hoxha, Bexhet Mustafa, Esat Dauti, Ragip Rrustemi,Prishtinë 2005

"Biologjia" / Kl11-Prishtinë 2011

"Gjeografia" / Kl10-Prishtinë 2013; Dr. Asllan Pushka, Nevzad Krasniqi

Burime nga internet

https://sq.wikipedia.org/wiki/Biogjeografia

https://sq.wikipedia.org/wiki/Biosfera

https://sq.wikipedia.org/wiki/Ekosistemi

https://sq.wikipedia.org/wiki/Cikli_i_Ujit

https://www.scribd.com/doc/96307861/Uji

https://www.google.com/search?q=cikli+i+oksigjeni

https://wol.jw.org/sq/wol/d/r41/lp-al/102009045

https://www.google.com/search?q=cikli+i+azotit

https://www.google.com/search?q=qarkullimi+i+squfurit

https://sq.wikipedia.org/wiki/Ekosistemi

https://sq.wikipedia.org/wiki/Energjia_ne_ekosistem