Tema e Diplomes Per Fun Dim Tare (3) (1)
-
Upload
besnik-zylka -
Category
Documents
-
view
3.459 -
download
5
Transcript of Tema e Diplomes Per Fun Dim Tare (3) (1)
Përmbajtja
Kapitulli i Parë
Hyrje…………………………………………….4
Vështrim i përgjithshëm …………………..6
Kapitulli i Dytë
Lindja dhe zhvillimi i Bonove të Thesarit në
realitetin
shqiptar...................................................................
........11
Qëllimi i përdorimit………………………………..12
Ndikimi në ekonomin e vendit
………………….14
Kapitulli i Tretë
Sistemi Bankar dhe Tregu Financiar
Sistemi Bankar dhe Tregu
Financiar…………………..15
Tregu i kapitaleve dhe trasaksionet
financiare…………………………………………….18
Elementët e tregut financiar………………………
20
1
Kapitulli i Katërt
Bonot e thesarit emëtimi e tregtimi
Emëtimi i bonove, kushtet dhe
interesat……............................................
……22
Bonot, fitim më të lartë se
depozitat…………..24
Kriteret dhe dokumentimi……………………….25
Ankandet e bonove të thesarit dhe
proçedurat e zhvillimit të bonove të
tyre……………………….28
Kapitulli i Pestë
Tregu i bonove të thesarit
Pjesmarrja e individëve e personave
juridik...30
Interesat ,llogaritja dhe niveli i
fitimit..............33
Detyrimet
tatimore..........................................35
2
Investimi në bonot e thesarit dhe matja e
riskut që i
shoqëron………………………………………………36
Bonot e thesarit dhe ndikimi në kostot e
kreditimit………………………………………………37
Kapitulli i gjashtë
Pse i përdor qeveria bonot e
thesarit………………………………………………
349
Kërkesa e qeverisë………………………………41
Borxhi i qeverisë…………………………………42
Strategjia e re e ndjekur nga
Qeveria...........44
Konkluzione ,Përfundime,Rekomandime.........................
.47
Referencat…………………………………………………………51
3
Kapitulli i parë
Hyrje
Tema e punimit të diplomës është ”Zhvillimi i tregut të bonove të thesarit në
Shqipëri”. Është një temë që mbart ndikimin e madh të bonove të thesarit në ekonominë e
vendit tonë, pasi ato përdoren gjerësisht nga Qeveria dhe Banka Qëndrore në realizimin e
4
politikave ekonomike të zhvillimit të vendit. Punimi paraqet ecurinë dhe zhvillimin
ekonomik të vendit tonë -Si i përdor qeveria bonot e thesarit, sa ndikojnë individët në
blerjen e këtyre bonove. Një rol të rëndësishëm luajnë edhe normat e interesit të këtyre
bonove, sa është luhatja e tyre. Bonot e thesarit janë një nga instrumentet më të
rëndësishëm të tregut monetar. Një nga karakteristikat kryesore të tregut monetar është
transferimi nëpërmjet huadhënies të fondeve të individëve, të njësive ekonomike dhe të
sistemit bankar për plotësimin e nevojave të huamarrësve.
Qëllimi i kësaj teme është të tregojë rëndësinë dhe vlerën e përdorimit të këtij
instrumenti (bono thesari) në ekonominë e vendit dhe tregun financiar. Punimi i diplomës
i referohet treguesëve të bonove të thesarit në Shqipëri, duke grumbulluar informacione
nga bankat e nivelit të dytë lidhur me metodikat kriteret e vlerësimit si dhe materiale të
tjera studimore lidhur me këtë fushë të rëndësishme të tregut monetar.
Tema e diplomës do të ndahet në kapituj të veçantë, ku secili prej tyre do të përmbajë
të dhëna sintetike dhe analitike mbi bonot e thesarit. Punimi përbëhet nga 6 kapituj shumë
të rëndësishëm të cilat trajtojnë çështjet e sipërpërmendura.
Kapitulli i parë përmban abstraktin dhe hyrjen për çfarë do flasë tema;
Kapitulli i dytë do ketë si çështje lindjen dhe zhvillimin e bonove të thesarit, qëllimin e
përdorimit dhe ndikimin në ekonominë e vendit, për të kaluar në kapitullin e tretë, që: do
të ketë si çështje sistemin bankar dhe tregun financiar, sa ndikim kanë bonot e thesarit në
këto sisteme të sipërpërmendura;
Kapitulli i katër hyn në thellësi të të dhënave mbi bonot e thesarit. Ky kapitull përmban
bonot e thesarit si një instrument të rëndësishëm, emëtimin dhe kushtet e interesave të
bonove të thesarit. Në këtë kapitull do shohim një krahasim midis fitimit të bonove të
thesarit dhe depozitave.
5
Kapitulli i pestë është një kapitull shumë i rëndësishëm, pasi tregon tregun e bonove të
thesarit. Gjithashtu, në këtë pjesë trajtohet pjesëmarrja e individëve në blerjen e bonove të
thesarit, detyrimet e bonove të thesarit, investimin dhe riskun, që bartin bonot e thesarit.
Kapitulli i gjashtë dhe i fundit, jep një rezultat tepër të rëndësishëm mbi bonot e thesarit
nga njëra anë dhe qeverinë nga ana tjetër, ku shohim sa dhe si i përdor qeveria këto
instrumente. Çfarë roli luan qeveria dhe sa është borxhi, që qeveria ka marrë. Ky
informacion është bazuar tek ndikimi inflacionist që po pëson ekonomia në vendin tonë
dhe çfarë po bën qeveria për të mbuluar krizën në vend.
Punimi mbyllet me përfundimet dhe rekomandimet. Si përfundim mund të them se
bonot e thesarit luajnë një rol të rëndësishëm në Shqipëri, pasi janë letra me vlerë që e
ndihmojë Qeverinë për likuiditet.
Vështrim i përgjithshëm
Çfarë janë bonot e thesarit?
Bonot e thesarit janë instrumenta borxhi nëpërmjet të cilave qeveritë marrin hua, mjete të
lira monetare (para) nga publiku. Ato nuk kanë pamje apo formë fizike , përfaqësojnë
një instrument për huamarrje afatshkurtër të emëtuara nga thesari i shtetit (Ministria e
6
Financave) dhe të tregëtuara nëpërmjet Bankës Qëndrore për mbulimin e defiçiteve
afatshkurtra të buxhetit, të lindura nga mospërputhja e përkoshme e arkëtimit të të ardhurave
dhe e kryerjes të shpenzimeve buxhetore, si dhe për rifinancimin e gjëndjes së borxhit
shtetëror.
Bonot e Thesarit të Qeverisë Shqiptare janë një instrument i negociueshëm borxhi me
maturim deri në një vit, që emetohet dhe garantohet nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë.
Bonot e Thesarit emëtohen në monedhë kombëtare (Lek) dhe kanë afate maturimi 3, 6 dhe 12
– mujore. Bonot e thesarit emëtohen (nxirren për shitje) nga qeveria nëpërmjet ankandit. Kjo
formë nënkupton që investitorët duhet të konkurrojnë për blerjen e këtij instrumenti.
Konkurrenca realizohet nëpërmjet vendosjes së normës së interesit që quhet yield i bonove të
thesarit. Yield-i i bonove të thesarit është bazë për llogaritjen e çmimit të blerjes së bonos të
thesarit, nëpërmjet formulës së mëposhtme:
çb= vn/ 1+y/ 365* D
ku :
Çb - çmimi i blerjes
Vn - vlera nominale
y - yield (norma e interesit) i shprehur në
bazë vjetore
D - ditët deri në maturim
Interesi i përfituar nga investimi në bono thesari llogaritet si diferencë e çmimit të blerjes së
bonos me vlerën nominale të saj. Raporti i kësaj diference me çmimin e blerjes i llogaritur në
bazë vjetore shpreh normën e kthimit të përfituar nga investimi.
Afati i maturimit është diferenca në kohë midis datës së investimit dhe datës së kthimit të
investimit.
7
Bonot e Thesarit janë të tregtueshme, pasi mund të shiten/blihen para afatit të
maturimit. Tregtimi i një bonoje thesari mund të bëhet deri në 7 ditë para maturimit. Tregtimi
mund të bëhet me subjektet e liçencuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), ku
bëjnë pjesë edhe bankat tregtare. Në datën e maturimit të bonos së thesarit, aplikohet tatimi
mbi interesin e përfituar nga investimi. Aktualisht, tatimi është 10 për qind.
Bonot e thesarit përdoren më shumë nga Banka Qëndrore si një instrument i rëndësishëm
për zbatimin e politikës monetare nëpërmjet komisionit të veprimeve të tregut të hapur. Si
çdo huamarrje kuptohet që edhe kjo formë krijon një raport dypalësh: qeveria nga njëra anë
dhe publiku nga ana tjetër. Në çdo raport secili nga palët realizon interesat e veta. Qeveria
siguron fonde (krijon borxh) me të cilat kryen një pjesë të shpenzimeve të nevojshme, si dhe
për huadhënësit, të cilët për huan që japin marrin një interes të caktuar. Blerësit më të
mëdhenj të bonove të thesarit në Shqipëri jane bankat e nivelit të dytë, ndër të cilat veçohet
Banka Raiffeisen. Po ashtu blerëse është edhe Banka e Shqipërisë.
Bonot e thesarit emëtohen (nxirren për shitje) nga qeveria nëpërmjet ankandit. Kjo formë
nënkupton që, investitorët duhet të konkurrojnë për blerjen e këtij instrumenti. Konkurrenca
realizohet nëpërmjet vendosjes së normës së interesit, që quhet yield i bonove të thesarit.
Qeveria siguron fonde (krijon borxh) me të cilat kryen një pjesë të shpenzimeve të
nevojshme dhe huadhënësit të cilët për huanë që japin , marrin një interes të caktuar.
Një nga blerësit më të mëdhenj, të bankave të nivelit të dytë, është Banka Raiffeisen. Kjo
bankë ofron online informacionin e nevojshëm për të investuar në bono thesari. Raiffeisen
Bank ofron interesa atraktive për klientët e saj. Duke pasur edhe portofolin më të madh të
letrave me vlerë të qeverisë, kjo bankë ofron mundësi të mira investimi për individët.
Po ashtu blerëse është edhe Banka e Shqipërisë. Kjo bankë i mban bonot e thesarit në
formën e regjistrimit në llogari, i cili mbron investitorët e bonove të thesarit nga humbjet,
vjedhjet, dhe lehtëson kalimin automatik të pagesës nga banka te investitori. Banka e
8
Shqipërisë kryen tregun primar të letrave me vlerë, ajo shet për llogari të Ministrisë së
Financave bono thesari me afat maturimi për individë të ndryshëm, biznese apo banka
tregtare.
Bonot në përgjithsi janë mundësi për investim e zhvillim, pasi -ato paraqesin interes
për çdo individ e njësi, që dëshiron të investojë kursimet e veta me një maturim 3-6 e 12
mujor, duke patur interesa gjithnje e më të larta. Garancia e bonove është e lartë, risku nuk
ekziston për faktin e thjeshte se ato emetohen dhe garantohen nga Qeveria e Republikës së
Shqipërisë, e shiten nëpërmjet ankandeve të organizuara nga Banka e Shqipërisë.
Tregu i bonove të thesarit
Instrument i rëndësishëm, i tregut monetar, janë bonot e thesarit, të cilat luajnë një
rol të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë, mbasi ato përdoren nga Qeveria me ndikim
të drejtpërdrejtë në buxhetin e shtetit. Kjo lloj huamarrje në rradhë të parë, e mbi të gjitha,
mbulon në çdo moment një lloj defiçiti afat shkurtër të buxhetit, pra çdo mospërputhje të
përkohëshme të hartimit të të ardhurave dhe të kryerjes së shpenzimeve buxhetore. Bonot e
thesarit janë letra me vlerë, që tregtohen në tregjet e mëposhtme:
1.Tregu Primar, i cili përfaqëson tregun e emëtimeve të reja të letrave me vlerë. Letrat
me vlerë blihen nga Banka e Shqipërisë, bankat e nivelit të dytë, institucione financiare dhe
individë. Në tregun primar të bonove të thesarit mund të marrë pjesë çdo person juridik ose
fizik, vendas ose i huaj. Shuma minimale e lejuar për pjesëmarrje, që mund të konsiderohet
si barrierë për hyrjen në treg, është 300 mijë lekë
9
2.Tregu Sekondar është tregu ku një investitor blen një letër me vlerë nga një
investitor tjetër i ndryshëm nga emëtuesi. Ai organizohet për transaksionet e letrave me
vlerë nëpërmjet telefonit, REUTERS dhe rrjeteve kompjuterike të komunikimit të “dealer”-
ve. Tregu sekondar: për të qenë pjesë e tregut sekondar me pakicë, bankat ose subjektet e
tjera duhet të marrin një liçencë nga Autoriteti Mbikqyrës Financiar (AMF), e cila jo vetëm
jep liçenca për tregun sekondar me pakicë, por edhe e mbikëqyr atë. Gjithashtu për të marrë
liçencën për tregun sekondar me pakicë bankat duhet të trajtojnë stafet, që do të ofrojnë
këtë produkt dhe duhet të mbajnë llogari ditore që raportohen në AMF, duke përbërë në
këtë mënyrë kosto shtesë. Ndërsa për sa u përket individëve, ata mund të marrin pjesë në
tregun sekondar me pakicë, duke blerë ose shitur bono thesari, mjafton që të kenë 10 000
lekë. Duhet që banka, e cila shet bono në tregun sekondar me pakicë, të pajisë blerësin me
një vërtetim shpallje fitues për veprimet e tregut primar dhe me një vërtetim blerjeje për
veprimet e shitjes nga portofoli i tij.
3.Tregu me Pakice është tregu në të cilin banka shet direkt për individët. Pra,
zotëruesi i bonove të thesarit duhet t”ia shesë ato tërësisht ose pjesërisht, një banke
tregëtare para datës së maturimit.
4.Tregjet financiare përfaqësojnë hapësirat më funksionale të kryerjes së veprimeve e
të shërbimit të bonove të thesarit me anë të pjesëmarrjes në to të institucioneve, subjekteve
e individëve të veçantë. Në këtë kuptim tregjet financiare shërbejnë për të kryer veprime të
rëndësishme të këmbimit të mekanizmave të llojeve të ndryshme në njësitë ekonomike dhe
vetë shtetin në tërësi. Nga pikëpamja e kryerjes së shkëmbimeve dhe të likujdimit të tyre, në
funksion të interesave, aktualisht dallohen tregje me dorëzim dhe likujdim të menjëhershëm
të objekteve të shkëmbyera, dhe tregje me dorëzim dhe likujdim të ardhëshëm të objekteve
10
të shkëmbyera. Dallimi midis tyre konsiston në ndryshimet monetare të mënyrës së
dorëzimit të likujditeteve dhe të likujdimit të objekteve të shkëmbyera.
Objekti i këtij studimi janë veprimet dhe tregtimi i bonove të thesarit . Mund të themi
se interesat e ofruara për vendosjen e depozitave janë më të larta se ato të kërkuara.
Pavarësisht nga kjo, themi se tregu i bonove të thesarit mbetet një treg i rëndësishëm si për
qeverinë dhe për individët që i kërkojnë ato. Por interesat e larta nuk janë një faktor i
rëndësishëm, pasi sa më shumë qeveria të kërkojë borxh, aq më shumë rriten interesat e
bonove të thesarit.
Pse blejnë bankat shqiptare bono thesari?
Një bankë orienton një pjesë të caktuar të fondeve të saj në bono thesari. Kjo është një
mënyrë e mire për të pasur një investim të sigurtë, si dhe për të përfituar një normë interesi në
një periudhë të shkurtër. Yieldi që sigurohet prej bonove, në një ekonomi me një sistem
financiar të konsoliduar, është më e ulët se sa norma e interesit e depozitave. Bankat
investojnë në bono një pjesë të caktuar të portofolit të tyre të investimeve. Bankat Shqiptare
kanë një arsye më shumë për të investuar në bono thesari. Bonot e thesarit në Shqipëri kanë
një normë interesi më të lartë se sa norma e interesit e depozitave.
Një bankë, paratë që mbledh nëpërmjet depozitave i investon në bono thesari me një normë
më të lartë . Rritja e interesave të bonove në treg rezulton e tillë nga dy shkaqe:
E para ka të bëjë me kërkesën e lartë të qeverisë për borxh.
E dyta ka të bëjë me presionin ,që sjell në tregun e brendshëm financiar,
kriza botërore e likuditetit.
11
___________________________________________________
Kapitulli i Dytë
Lindja dhe zhvillimi i Bonove të Thesarit, në realitetin shqiptar
Në aspektin historik, në vendin tonë bonot e thesarit kanë filluar nga korriku i vitit 1994,
duke qenë një instrument i rëndësishëm financiar në lidhje me veprimtarinë financiare. Bonot
e Thesarit janë të tregtueshme, pasi mund të shiten/blihen para afatit të maturimit. Tregtimi i
një bonoje thesari mund të bëhet deri në 7 ditë para maturimit. Tregtimi mund të bëhet me
subjektet e liçencuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), ku bëjnë pjesë edhe
bankat tregtare.
Bonot e thesarit si instrumenta të rëndësishme, nëpërmjet të cilave, shfrytëzohen mjetet e
lira monetare ( paratë ) nga subjektet dhe publiku, në këtë kuptim si çdo huamarrje krijojnë
raportet dhe interesat dy palëshe. Nga njëra anë Qeveria dhe Banka Qëndrore dhe nga ana
tjetër publiku pjesmarrës në to.
Kuptimi i kësaj marrëdhënie dy palëshe,- konsiston në interesat e palëve, si dhe në
raportet kontraktore midis tyre. Për një kuptim më të gjerë, qeveria siguron fonde, me të
cilën kryen një pjesë të shpenzimeve të saj, kryesisht për financimin e investimeve, ndërsa
blerësit e bonove, të konceptuar ndryshe huadhënësit, të cilët për huatë e dhëna marrin
interesa të kënaqshme për veprimtarinë e tyre.
12
Në kushtet e vendit tone, blerësit më të mëdhenj të bonove të thesarit, janë bankat e
nivelit të dytë, si institucione të rëndësishme financiare nëpërmjet ankandeve, që eventualisht
zhvillohen.
Rritja e normës së interesit të bonove të thesarit nuk ndikon vetëm tek rritja e kredive për
qytetarët, por edhe tek qeveria. Qeverisë i duhet të paguajë një borxh akoma më të shtrenjtë.
Nevoja për më shumë para në fund të vitit e kushtëzon qeverinë të blejë borxh më të
shtrenjtë, nga bankat e nivelit të dytë, të cilat zotërojnë mbi 60 për qind të stokut të borxhit të
brendshëm.
Qëllimi i përdorimit
Bonot e thesarit janë një nga instrumentat më të rëndësishëm, që ka përdorur qeveria ndër
vite. Kushtet ekonomike e kanë detyruar qeverinë të ofroj në ankand bonot e thesarit.
Pra, qëllimi i përdorimit të bonove të thesarit nga qeveria është të nxjerri vendin nga
ekonomia e keqe që ka pushtuar vendin tonë. Qëllimi i përdorimit të bonove të thesarit është
nevoja për sigurimin e financimeve të mjaftueshme të bizneseve të shumta të plotësimit të
nevojave të qeverisë për para, e cila realizohet nëpërmjet emëtimit të bonove të thesarit.
Bonot e thesarit realizohen në afate të ndryshme maturimi 3muaj, 6 muaj, 12 muaj dhe që
shiten me vlerë nominale, duke përfaqësuar interes më likuidë, ku fitimi i investitorit
llogaritet si diferencë midis çmimit të paguar dhe vlerës nominale të maturimit.
Qeveria shqiptare në vitin 2009 mbajti një vëllim të lartë të investimeve publike në
nivelin 10 për qind të PBB, ose afro 1/3 e buxhetit, u shpenzua për investimet publike,
13
kryesisht në infrastrukturë dhe për të mbajtur gjallë dhe lartë kërkesën e brendshme të
qeverisë.
Konkretisht u realizua rritja e pagave dhe e pensioneve dy muaj më parë se në vitet e
zakonshme, nga data 1 Maj 2010, me të njëjtin program rritje sikurse edhe më parë, për të
mbajtur gjallë kërkesën e brendshme. Gjithashtu ulje pati në kërkesën e qeverisë për fonde
në tregun e brendshëm financiar duke e zëvendësuar me një kredi 200 milionë euro për
shërbimin e defiçitit buxhetor dhe të borxhit publik, marrë në tregun ndërkombëtar, sigurisht
me interesa që reflektojnë zhvillimet e këtij tregu. Gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2009 dhe në
vazhdim u përdorën të ardhurat nga privatizimet strategjike me një vlerë 250 milionë euro për
të mbështetur investimet publike dhe për të nxitur kërkesën e brendshme.
Fondi i Qeverisë, që përdoret për raste emergjente të paparashikuara në buxhet, është prekur
35 herë, përmes vendimeve të ndryshme të vitit 2009. Ministria e Financave konfirmon
shifrën, duke saktësuar se janë shpenzuar për katër muajt e parë të vitit 2010 rreth 10 milionë
dollarë, ku një pjesë i takon përmbytjeve, tërmeteve, si dhe disa dëmtimeve në lumenj.
Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve ka shpenzuar 244 milionë
lekë ose rreth 23.7 për qind, për ndërhyrjet emergjente në objektet e mbrojtjes. Në sektorin e
shëndetësisë, është akorduar rreth 42.8 milionë lekë, ose rreth 4.2 për qind e totalit të fondit
rezervë të Këshillit të Ministrave.
Ndikimi në ekonominë e vendit
14
Përdorimi i burimeve të financimit në ekonominë e një vendi nuk mund të jenë efektive
pa përdorimin e instrumentit të bonove të thesarit. Në këto kushte, roli dhe ndikimi i tyre
është i rëndësishëm. Duke e trajtuar problemin në këtë këndvështrim, nuk mundet të
kuptohen burimet e financimit, pa veprimtarinë dhe operimin e tregjeve financiare, të cilat në
një aspekt më të gjerë përfshijnë bursat e titujve, tregjet zyrtare e jo zyrtare, kuotimi i
aksioneve në bursë, bankat e investimeve dhe roli i tyre, normat e interesit, kostoja e titujve
etj.
Çdo ekonomi që dëshiron të zhvillojë një sistem financiar modern, së pari duhet të krijojë
një treg funksional të bonove të thesarit. Një treg i tille varet nga dy faktorë kryesorë:
Shitje në intervale të rregullta të bonove dhe
Një treg dytësor i rishitjes me shumë likuiditet, pra shitblerje në sasi të mëdha.
Faktori i parë, i cili siguron konfidencë dhe thellësi depërtimi në treg, është realizuar në
mënyrë efektive nga Banka e Shqipërisë, kurse tregu dytësor mund të ndihmohet nga
zhvillimi i bursës kombëtare dhe nga rritja e pjesëmarrjes në të. Ndikim të konsiderueshëm
në ekonominë e vendit kanë bonot e thesarit për faktin e thjeshtë sepse fondet e siguruara
nga emëtimi i tyre kthehen në financuese të investimeve.
Qeveria me politikat afatmesme dhe afatgjata, duhet të fillojnë të kuptojnë akoma më
mirë se çfare ka vlerë në ekonomi për periudha mesatare dhe afatgjata. Ekonomia Shqiptare
për momentin mund të funksionojë mjaft mirë duke u mbështetur tek bankat për financim.
Ekonomia shqiptare, për shkak të nivelit shumë të lartë të përdorimit të parasë së gatshme, të
likujditetit, është ekonomi që ndodhet në fazën e parë të ciklit të jetës së një ekonomie tregu.
Kapitulli i tretë
15
Sistemi Bankar dhe Tregu Financiar
Banka e Shqipërisë organizon tregun primar të letrave me vlerë dhe- është agjente e
Qeverisë, e cila shet për llogari të Ministrisë së Financave bono thesari me afat maturimi 3-6-
12 mujore, për individë të ndryshëm, biznese apo banka tregtare. Në vitin 2007 Banka e
Shqipërisë i kërkoi Qeverisë që të organizonte tregun primar të bonove të thesarit, veprimtari
që e ka kryer dhe vazhdon të kryejë Banka e Shqipërisë.
Një element tjetër i rëndësishëm i historikut të organizimit të tregut të bonove të
thesarit është Bursa e Tiranës. Bursa e Tiranës u themelua për herë të parë në 2 Maj 1996 ,
dhe u krijua si departament i veçantë pranë Bankës së Shqipërisë. Në këtë treg, fillimisht u
mendua të tregtoheshin instrumente të ndryshme të tregut të kapitaleve dhe atij të parasë si
p.sh. aksionet e shoqërive të ndryshme, bonot e thesarit dhe obligacionet, bonot e privatizimit
etj. Në vitet e para të jetës së saj, kjo bursë pati një nivel relativisht të kënaqshëm
transaksionesh, por kryesisht në bono thesari të emëtuara nga qeveria. Fillimisht
Bursa e Tiranës u organizua si treg ankandi i organizuar për blerje dhe shitje.Instrumentet e
tregtueshme ishin vetëm bonot e thesarit me afat 12 mujor. Bursa e Tiranës ka vepruar vetëm
për tregun monetar.
Në funksion të qëllimeve kryesore për të cilat shërben një Bursë, ajo organizohet si :
Treg Primar, duke krijuar një mekanizëm për Qeveritë dhe shoqëritë aksionere, për
të emëtuar letra me vlerë me qëllim rritjen e fondeve të tyre. Tregu primar është tregu
ku letrat me vlerë emëtohen për herë të parë nga qeveria (bonot e thesarit dhe
obligacionet qeveritare) dhe nga shoqëritë aksionere.
Treg Sekondar, duke u krijuar investitorëve mundësinë të blejnë dhe të shesin letra
me vlerë të emëtuara më parë në tregun primar d.m.th të kthejnë në likuide investimet
16
e tyre. Tregu sekondar u krijon mundësinë investitorëve, të cilët kanë blerë më parë
letra me vlerë në Bursë, të kthejnë në likuide (cash) investimet e tyre në rast nevoje
me çmimin e tregut që ajo letër ka aktualisht. Në anën tjetër, tregu sekondar i letrave
me vlerë të borxhit publik (bono thesari dhe obligacione shtetërore) ka mbetur i
pazhvilluar, kryesisht për shkak të shkallës së lartë të likuiditetit që kanë operatorët
kryesorë, bankat tregtare, të cilat i mbajnë këto instrumente në portofolin e tyre deri
në fund të datës së maturimit. Pavarësisht përpjekjeve të Bankës së Shqipërisë për të
rritur pjesëmarrjen në këtë treg të investitorëve individuale, një veprim i tillë nuk ka
sjellë asnjë efekt pozitiv në aktivizimin e tregut sekondar të letrave me vlerë të borxhit
publik.
Që nga 1 gushti i vitit 1998, Bursës së Tiranës ju hoq edhe kryerja e ankandeve për
emëtimin e bonove të thesarit në tregun primar. Viti 2002, pati një kthesë në zhvillimet për
“ringjalljen” e Bursës së Tiranës si një treg i letrave me vlerë. Në Bursë, letrat me vlerë shiten
dhe blihen me një çmim të caktuar për secilën. Çmimet e letrave me vlerë pësojnë luhatje të
shpeshta, që vijnë si pasojë e ecurisë ekonomike dhe planeve të zhvillimit të shoqërive të
kuotuara në Bursë. Sipas kësaj metode, të gjithë transaksionet në një letër me vlerë të caktuar
kryhen vetëm me një çmim të caktuar i cili arrihet gjatë seancave të tregtimit si pasojë e
përputhjes së kërkesës dhe ofertës për atë letër me vlerë. Nëse nuk arrihet një çmim i tillë (si
pasojë e kërkesave dhe ofertave të ndryshme), atëherë në këtë letër me vlerë, nuk kryhet asnjë
transaksion.
Bursa e Tiranës sh.a., për çdo transaksion të kryer në këtë treg aplikon komisione
(pagesa) të ndryshme të përcaktuara në Rregulloren “Mbi Procedurën e Tregtimit në Bursën e
Tiranës sh.a.”. Këto komisione paguhen nga ana e blerësve, shitësve dhe tregtarëve të
liçencuar të cilët operojnë në treg. Komisionet që aplikohen për transaksionet e kryera në
tregun primar mbahen sipas termave dhe kushteve të bankës. Shuma në komision është 300
17
mijë lekë. Çdo individ duhet të paraqesë dokumentet e nevojshme për bontot e thesarit. Çdo
sesion tregtimi zhvillohet në dy raunde. I organizuar si treg ankandi, Bursa e Tiranës llogarit
një çmim të vetëm për çdo letër me vlerë të tregtuar, në fund të çdo dite tregëtimi.
Ndërsa për transaksionet për tregun sekondar të bonove të thesarit komisionet janë
çështje e negociatave dhe marrëveshjes përfundimtare me Departamentin e Thesarit. Ekziston
një minimum oferte individuale për blerje, që banka mund të bëjë në emër dhe për llogari të
klientit, me vlerë 300000 lek për bono thesari. Përfaqësuesit e liçencuar të tregtarëve të
letrave me vlerë duhet të paraqiten fizikisht në sesionet e tregëtimit.
. Bursa e Tiranës është e liçencuar për organizimin e tregut primar të bonove të
thesarit ,po aktualisht ajo nuk funksionon.
Në vitin 1998 pushon së ekzistuari si treg primar i bonove të thesarit, pasi në
momentin mbikqyrës organi i ankandeve të bonove të thesarit kaloi tek departamenti i
operacioneve monetare në Bankën e Shqipërisë.
Bursa e Tiranës është liçencuar edhe si treg sekondar i bonove të thesarit por
aktualisht ky treg nuk funksionon për arsye të ekzistencës të tregut ndërbankar të bonove të
thesarit, kjo do të thotë se bankat e nivelit të dytë apo individët i plotësojnë nevojat e tyre
qoftë për investim, qoftë për likuiditet nëpërmjet pjesëmarrjes në tregun ndërbankar, pa qenë
e nevojshme të shfrytëzojnë dyshemenë e tregëtimit të bonove të thesarit.
Tregu ndërbankar ofron mundësinë e rifinancimit të pozicioneve afatshkurtra dhe
afatmesme, si dhe ndihmon në zbutjen e rrezikut të likuiditetit. Sistemi bankar dhe tregu
ndërbankar përbëjnë mjedisin ekskluziv në të cilin operon politika monetare. Një treg
ndërbankar i zhvilluar, aktiv dhe efiçient, rrit efektivitetin e politikës sonë monetare, duke
transmetuar më mirë impulset e saj në ekonomi.
Në këtë mënyrë, zhvillimi i tregut ndërbankar është një ndihmesë e madhe në
aktivitetin e ndërmjetësimit financiar dhe në nxitjen e kreditimit të ekonomisë, duke
18
kontribuar mirëqënien ekonomike e sociale të vendit. Ne besojme se nuk mund të ketë një
ekonomi të zhvilluar dhe të integruar mirë pa pasur tregje të hapura, të integruara, efiçiente,
transparente dhe të mirërregulluara. Përsa thame më sipër, kuptohet qartë se zhvillimi i tregut
ndërbankar është në interesin e të gjithë palëve: të vetë sistemit bankar, të Bankës së
Shqipërisë dhe të ekonomisë në tërësi.
Bursa e Tiranës aktualisht nuk funksionon. Bursa e Tiranës u shkëput përfundimisht
nga Banka e Shqipërisë në 1 korrik 2002, për të vijuar me organizimin dhe funksionimin e saj
si shoqëri aksionere. Ajo mori liçencën përfundimtare si treg letrash me vlerë në 1 korik
2003, nga Komisioni i Letrave me Vlerë. Kjo liçencë u rinovua përsëri në vitin 2005 për një
afat 2-vjeçar. Bursës së Tiranës nuk iu dha mundësia e tregëtimit të valutave, e cila mund të
shihej si një instrument i rëndësushëm për shitjen dhe blerjen e monedhave.Në të ardhmen
Bursa nëpërmjet ndërmjetësve financiarë apo brokerave të saj mund të kryejë tregun
sekondar, të cilin akoma nuk ka filluar ta bëjë. Tregu sekondar është ai treg ku bursa ose
ndërmjetësit e saj blejnë ose shesin për llogari të klientëve të bursës
Sidoqoftë një nga çelsat e suksesit të mundshëm të këtij zhvillimi mbetet kontributi
më i madh i shtetit. Kërkohet një vullnet dhe vendimarrje për angazhimin e bursës në tregun
parësor të bonove të thesarit por edhe në tregun dytësor, për zhvillimin e tregut të letrave me
vlerë. Edhe 14 vjet pas hapjes së Bursës së Tiranës ende nuk është kryer asnjë transaksion me
aksione, por vetëm me bono thesarit.
Bankat dhe sistemi financiar në vendin tonë.
Zhvillimit i tregjeve të bonove të thesarit në vendin tonë ka ecur me ritme të larta, ku
në to përveç individëve marrin pjesë dhe dy kategori kryesore të institucioneve financiare, që
janë Banka Qëndrore dhe Institucionet Financiare të specializuara.
19
Veprimtaria e bankave ka një rëndësi të madhe në zhvillimin e vendit, ato luajnë një
rol thelbësor në zhvillimin ekonomik kjo është një nga arsyet që ritmet e larta të zhvillimit në
vendin tonë këto vitet e fundit reflektojnë qartë rolin e bankave në tregun financiar e cila ka
siguruar garanci e siguri të lartë dhe siguri të sistemit financiar duke garantuar të gjithë
klientët që operojnë në tregun financiar. Por një rol tjetër i tregut efiçent të bonove të thesarit
është edhe rritja e konfidencës së investuesve në sistemin financiar, ku fitimet janë më të
larta. Çdo ekonomi që dëshiron të zhvillojë një sistem financiar modern, së pari duhet të
krijojë një treg funksional të bonove të thesarit. Një treg i tillë varet nga dy faktorë kryesorë:
shitje në intervale të rregullta të bonove të thesarit dhe një treg dytësor i rishitjes më shumë
likuiditet. Faktori i parë është realizuar nga Banka e Shqipërisë, kurse i dytë nga Bursa.
Tregu Financiar, tregjet e parasë, dhe e kapitaleve
Tregjet financiare në kuptimin më të përgjithëshëm të tyre janë tregjet, që mundësojnë
transferimin e aseteve likuide ndërmjet pjesmarrsëve në treg.
Tiparet karakteristike që klasifikojnë tregjet financiare kanë të bëjnë me afatin e
huadhënjes, pra periudha që i referohet huadhënies apo huamarrjes e cila mund të jetë një vit
ose mbi një vit.
Në kuptimin e mësipërm tregjet financiare përfaqësojnë tërësinë e strukturave
institucionale të cilët nëpërmjet mobilizimit të instrumentave të posaçme financiare sigurojnë
mobilizimin e fondeve të lira të popullsisë dhe njësive ekonomike dhe të individëve për
plotësimin e huamarrjes qeveritare, këto tregje grupohen: Tregjet monetare (të parasë), tregje
të kapitaleve, tregjet valutore dhe tregjet e derivativave financiare.
20
Tregjet monetare përfaqësojnë letrat me vlerë me afat maturimi më të vogël se një vit që
kanë një çmim dhe sigurojnë një interes të caktuar. Ky treg është tregu më i rëndësishëm që
ekziston në vendin tonë.
Tregjet e kapitaleve përfaqsojnë strukturat institucionale dhe instrumentat e veçanta që
përdoren për mobilizimin e fondeve të lira të popullsisë dhe njësive ekonomike.
____________________________________________
Tregjet valutore, ku këto tregje realizohen me një kurs të caktuar të gjitha llojet e
këmbimeve ndërmjet monedhave të ndryshme kombëtare të cilat lidhen me import-eksportin
e letrave me vlerë.
Tregu i fundit, tregu i derivativave financiare, kryhen veprimet e tregtimit të letrave me
vlerë, të cilat përdoren për përballimin e rreziqeve që vijnë nga luhatja e çmimeve të letrave
me vlerë - të kurseve të këmbimit dhe normave të interesit.
Tregu i bonove të thesarit është një nga tregjet e rëndësishme të sektorit financiar, për
shkak të funksionit që kryen në plotësimin e kërkesave të qeverisë për mbulimin e borxhit të
brendshëm afatshkurtër. Qeveria del në treg, duke kërkuar borxhe me anë të letrave me vlerë
(bono), interesat e të cilave caktohen nga kërkesa dhe oferta në treg. Sa më shumë kërkon
qeveria para në treg, aq më tepër rritet presioni për interesa të larta, për pasojë bankat e
zhvendosin vëmendjen nga klienti, pasi fitimin më të madh e nxjerrin nga bonot.
Elementët e tregut financiar
Në veprimet e tregjeve financiare, përveç individëve të veçantë marrin pjesë dhe dy
kategori kryesore të institucioneve financiare, që janë Banka Qëndrore e çdo vendi dhe
21
institucionet financiare. Tregu me pakicë (tregu sekondar) i bonove të thesarit të emëtuara
nga Qeveria në emër të Republikës së Shqipërisë, kryhet në sportelet e bankave të nivelit të
dytë, që operojnë në vend. Ky hap kaq i rëndësishëm në zhvillimin e sistemit financiar
shqiptar ishte një iniciativë e përbashkët e Ministrisë së Financave, Bankës së Shqipërisë dhe
Komisionit të Letrave me Vlerë në vitin 2005.
Një hap të rëndësishëm në zhvillimin e bonove të thesarit, ka qenë Komisioni i
Letrave me Vlerë, që sot është AMF, me iniciativën e Bankës së Shqipërisë për
deçentralizimin e mbajtjes së regjistrit të Bonove të Thesarit, me vendimin Nr. 5/3 datë
27.05.2005 miratoi disa ndryshime në Rregulloren nr.9/1 datë 30.10.2006 “Mbi liçencimin e
regjistruesve të letrave me vlerë” si dhe miratoi Rregulloren Nr.8/2, datë 28.09.2005 “Mbi
tregun me pakicë të bonove të thesarit të qeverisë së Republikes së Shqipërise”. Në këtë
proçes, AMF merr nën juridiksion tregtimin e Bonove të Thesarit në “tregun me pakicë” të
zhvilluar në sportelet e bankave, si dhe liçencon të gjitha ato banka, të cilat dëshirojnë të
mbajnë regjistrin e transaksioneve në bono thesari.
Rregullorja synon të rregullojë marrëdhëniet mes bankave, që operojnë në tregun
sekondar të letrave me vlerë të borxhit qeveritar. Ndërkohë që Banka e Shqipërisë “u çlirua”
nga veprimtaria e mbikëqyrjes së “tregut me pakicë” dhe përqendrohet vetëm në tregun
primar dhe ndërbankar të bonove të thesarit. Gjithashtu në këtë kuadër, Banka e Shqipërisë,
miratoi rregulloren nr.84, datë të 16.11.2005 “Mbi tregun sekondar ndërbankar të letrave me
vlerë të qeverisë të Republikës së Shqipërisë”. Me anë të kësaj rregulloreje synohej të
rregullohen marrëdhëniet mes bankave që operojnë në tregun sekondar të letrave me vlerë të
borxhit qeveritar.
22
Kapitulli i katërt
Bonot e thesarit emetimi dhe tregtimi
Emetimi i bonove kushte dhe interesat
Më poshtë trajtohet niveli i interesave, që kanë aktualisht bonot e thesarit. Bankat japin të
dhëna mbi emetimin dhe interesat e bonove të thesarit. Sipas ekspertëve të bankave mënyra
më e mirë për të investuar në kursime më të larta është nëse investohet në bono thesari.
Ekspertët e bankave shpjegojnë se, "nëse do të marrësh kursime më të larta, investo në bono
thesari, pasi risku është zero dhe fitimi është më i vogël".
Kjo është një çështje që të le një përshtypje pozitive, pasi bonot e thesarit kanë risk
zero, për këtë dhe fitimi është më të madh. Kjo do të thotë se bonot e thesarit janë letra me
vlerë të tregëtueshme, pasi kanë risk zero.
Por çfarë ka ndoshur në ekonominë Shqiptare, së fundmi?
Blerja e bonove të thesarit, në kushtet e e ekonomisë shqiptare, është shoqëruar me
rritje të interesit të bonove të thesarit, e cila është vlerësuar nga ekspertët mjaft e
leverdisshme në këtë moment, si për individët ashtu edhe për institucionet financiare, që nuk
kanë një alternativë më të mirë investimi. Sipas tyre, norma e interesit të bonove është
ndjeshëm më e lartë se e depozitave të kursimit. Në të gjitha bankat, interesi i depozitave në
lekë mund të arrijë maksimumin në 7 për qind për depozitat tremujore, ndërkohë që për të
njëjta afate bonot e thesarit arrijnë deri në 9.2 për qind. Interesi i bonove të thesarit me afat 12
mujor ka arritur në 9.28 per qind. Borxhi që merr qeveria në letra me vlerë, të njohura si bono
thesari ka nisur sërish të shtrenjtohet gjatë muajve të fundit.
23
Rritja e interesit të borxhit që merr Qeveria, kryesisht atij me afat maturimi 12 muaj,
është diktuar nga:
Një kërkesë në rritje e qeverisë për para, e diktuar kjo nga shpenzimet e larta
të saj;
si dhe nga një rënie në të ardhurat tatimore.
Rritja e interesave të bonove të thesarit nuk ndikon vetëm në shtrenjtimin e borxhit që blen
qeveria, por edhe në rritjen e interesave të kredive për bizneset dhe qytetarët. Bankat japin
kredi për bizneset dhe qytetarët në varësi të interesit të bonove të thesarit.
Kryesisht interesat e kredive që bankat e nivelit të dytë japin për klientët ndjekin trendën e
interesit të bonove të thesarit. Kryesisht interesat e kredive që jepen nga bankat llogariten si
interes i bonove të thesarit plus 5-7 për qind.
Për t'i investuar kursimet në bono thesari, ekspertët shpjegojnë se ato mund të blihen
në tregun primar e në atë sekondar. Tregu primar përfaqësohet nga shitja e këtyre
instrumenteve të borxhit në ankandet e radhës të Bankës së Shqipërisë. Vështirësia e
individëve për të marrë pjesë në këtë treg është reale, pasi edhe për vetë strukturën e këtij
tregu pjesëmarrja në tregun primar mbart kosto për individët. Kështu që mundësia më e mirë
për të investuar në bono thesari mbetet tregu sekondar, që në Shqipëri përfaqësohet në pjesën
dërrmuese nga bankat e nivelit të dytë.
Shërbimi ofrohet nga të gjitha bankat si dhe në të gjitha degët e tyre në rrethe, duke u
bërë kështu më atraktiv edhe për blerësit e mundshëm të bonove të thesarit. Njëkohësisht,
bankat e nivelit të dytë ofrojnë edhe blerjen e këtyre instrumenteve të borxhit, para afatit të
maturimit.
Bonot e Thesarit, fitim më të lartë se depozitat
24
Sipas eksperteve të bankave mënyra më e mirë për të investuar në kursime më të larta
është nëse investohet në bono thesari, pasi risk nuk ka. Blerja e bonove të thesarit, në kushtet
e rritjes së interesit të tyre, është vlerësuar nga ekspertë mjaft e leverdishme në këtë moment,
si për individët ashtu edhe për institucionet financiare, që nuk kanë një alternativë më të mirë
investimi.
Sipas tyre, norma e interesit të bonove është ndjeshëm më e lartë se e depozitave të
kursimit. Në të gjitha bankat, interesi i depozitave në lekë mund të arrijë maksimumi në 7 për
qind për depozitat tremujore, ndërkohë që për të njëjta afate bonot e thesarit arrijnë deri në
9.2 për qind. Bonot e thesarit kanë një normë interesi rreth 1.5 deri në 2 për qind më të lartë
se depozitat. Vlera më e lartë e përfitimit. Dhe lehtësimi i proçesit për blerjen e bonove të
thesarit i ka bërë qytetarët më të interesuar.
Për t'i investuar kursimet në bono thesari, ekspertët shpjegojnë se ato mund të blihen
në tregun primar e në atë sekondar. Tregu primar përfaqësohet nga shitja e këtyre
instrumenteve të borxhit në ankandet e radhës të Bankës së Shqipëri
Vështirësia e individëve për të marrë pjesë në këtë treg është reale, pasi edhe për vetë
strukturën e këtij tregu pjesëmarrja në tregun primar mbart kosto për individët. Kështu që
mundësia më e mirë për të investuar në bono thesari mbetet tregu sekondar, që në Shqipëri
përfaqësohet në pjesën dërrmuese nga bankat e nivelit të dytë. Shërbimi ofrohet nga të gjitha
bankat si dhe në të gjitha degët e tyre në rrethe, duke u bërë kështu më atraktiv edhe për
blerësit e mundshëm të bonove të thesarit. Njëkohësisht, bankat e nivelit të dytë ofrojnë edhe
blerjen e këtyre instrumenteve të borxhit, para afatit të maturimit
Kriteret dhe dokumentacioni i tregut te bonove
25
Dokumentacioni
Që një individ apo një institucion të marrë pjesë në ankandin e bonove të thesarit
duhet që të paraqesë një vërtetim nga banka apo edhe institucione të tjera të lejuara me ligj,
ku të shprehet se subjekti ka bllokuar një shumë të caktuar fondesh për blerje të bonove të
thesarit (minimumi 300 mijë lekë). Me këtë vërtetim subjekti mund të paraqitet pranë
sporteleve të bankave të nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri ose pranë sporteleve të
Bankës së Shqipërisë për të marrë pjesë në ankandet e bonove të thesarit. Kur personi nuk ka
njohuri lidhur me bonot e thesarit, pranë sporteleve të bankave mundet të marrë edhe
asistencën e nevojshme që kërkohet për të marrë pjesë në ankand. Aty individi plotëson edhe
një kërkesë, në të cilën specifikohet periudha e kohës për maturim të bonos së thesarit. I
gjithë procesi i shitjes së bonove të thesarit është i hapur dhe publiku informohet për datën e
zhvillimit të ankandeve, shumat për të cilat ka nevojë qeveria, periudhat e maturimeve të
bonove të thesarit etj.
Ankandet dhe proçedurat e zhvillimit të tyre.
Si rregull ankandet për shitjen e bonove të thesarit zhvillohen çdo ditë të martë; për bonot
e thesarit me maturim 3-mujor çdo javë; për afatet 6- dhe 12- çdo dy javë. Afati maksimal i
dorëzimit të kërkesave është ora 9.00. Kërkesat merren në shqyrtim nga një komision i
përbashkët me specialistë nga Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave.
Si një mjet investimi apo si një nevojë për fonde, bonot e thesarit mbartin një periudhë
plotësisht të përcaktuar. Bonot e thesarti mund të mbahen deri në maturim, mund të
riinvestohen ose mund të shiten para dates së maturimit. Pra, bonot e thesarit janë të
riinvestueshme në momentin e maturimit, para datës së ankandit bëhet riinvestimi duke
paraqitur një kërkesë të re së bashku me dokumentin zotërues së saj. Pjesëmarrës në
26
ankandet për bonot e thesarit mund të jenë bankat, institucionet financiare ose jofinanciare, si
dhe individë vendase ose të huaj. Zotëruesi i bonove të thesarit, bankë apo individ, mund t'i
riinvestojë ato duke paraqitur një kërkesë, pa qenë nevoja për vërtetim bankar mbi bllokimin
e shumës, kur fondet për financimin e riinvestimit mbulohen me bonot e thesarit që
maturohen. Në qoftë se një investitor do të rrisë investimin e tij, atëherë duhet të depozitojë
një shumë shtesë dhe të marrë vërtetim nga banka tregtare. Interesi i fituar nga bonot e
thesarit është subjekt i mbajtjes së tatimit.
__________________________________________
Dokumentet e nevojshme për pjesëmarrje në ankand
Personat juridikë, të cilët kanë llogari pranë Bankës së Shqipërisë, mund të marrin
pjesë në ankand duke paraqitur personalisht vetëm formularin “Kërkesë”. Subjektet, të cilëve
iu mundësohet pjesëmarrja në ankand nëpërmjet kërkesës në formë elektronike, nuk
paraqesin në ankand formularin “Kërkesë”. Mënyra e dorëzimit të kërkesave në formë
elektronike rregullohet nëpërmjet udhëzimeve të nxjerra nga Palët. Vetëm bankat mund të
paraqesin kërkesat për pjesëmarrje në ankand jo vetem për llogari të tyre, por edhe në emër të
personave juridikë ose fizikë, vendas ose të huaj. Marrëdhëniet e bankave me personat
juridikë ose fizikë rregullohen me marrëveshje midis tyre. Komisioni i Ankandit pranon
kërkesat e paraqitura në emër të personave fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, vetëm nga
ato banka të cilat përmbushin kërkesat për kryerjen e aktivitetit në tregun e letrave me vlerë të
27
Qeverisë, siç përcaktohen në Ligjin “Për letrat me Vlerë” AMF, dhe rregulloret përkatëse të
nxjerra në zbatim të tij.
Një subjekt mund të paraqesë në ankand, në emër të tij, jo më shumë se 5 kërkesa
konkurruese. Për çdo kërkesë paraqitet një formular “Kërkesë” i veçantë. Kërkesat duhet
të ndryshojnë nga njëra-tjetra vetëm nga niveli i yield-it të kërkuar. Kërkesat e bankës për të
marrë pjesë në ankand për llogari të saj paraqiten në formularë të veçantë nga kërkesat për të
marrë pjesë në ankand në emër dhe për llogari të personave juridikë ose fizikë, vendas ose të
huaj. Formulari “Kërkesë”, në rastin e paraqitjes së kërkesës në emër të personave fizikë ose
personave juridikë, vendas ose të huaj, duhet të specifikojë:
a) numrin total të personave fizikë ose juridikë vendas ose të huaj, të cilat kanë pranuar
të paraqesin kërkesën e tyre nëpërmjet bankës;
b) yield-in. Në rastin e kërkesave jokonkurruese kjo pjesë nuk plotësohet.
c) shumën totale të fondeve për blerje të bonove të thesarit për secilin nivel yield-i.
Personat juridikë vendas ose të huaj, si dhe personat fizikë, vendas ose të huaj në çdo rast që
paraqesin kërkesa konkurruese personalisht në Bankën e Shqipërisë, duhet të dorëzojnë
dokumentat e mëposhtme :
a) formularin “Kërkesë” i cili duhet të përmbajë detyrimisht sipas rastit, nënshkrimin e
personit fizik ose nënshkrimin përkatës të përfaqësuesit dhe
b) një dokument bankar i cili vërteton bllokimin e shumës për pjesëmarrje në ankand.
Bankat, të cilat lëshojnë dokumentin bankar për bllokimin e shumës për pjesëmarrje
në ankand, marrin njëkohësisht përsipër detyrimin për të mbuluar këtë shumë në ditën
e emetimit të bonove të thesarit.
Shuma e kërkuar për pjesëmarrje në ankand në formularin “Kërkesë” nuk duhet të jetë më e
madhe se shuma e vërtetuar në dokumentin e lëshuar nga bankat për bllokimin e
shumës për pjesëmarrje në ankand. Nëqoftëse shumat e paraqitura në të dyja dokumentet
28
nuk përputhen, Komisioni i Ankandit konsideron të vlefshme kërkesën dhe regjistron
shumën më të vogël. Shuma minimale e lejuar për pjesëmarrje në ankand është 300,000.00
(treqind mijë) Lekë. Kjo shumë mund të shtohet vetëm me shumëfisha të 10,000.00 (dhjetë
mijë) Lekë-ve. Çdo kërkesë, vlera e së cilës kapërcen shumën 30,000,000.00 (tridhjetë
milion) Lekë, klasifikohet si kërkesë konkurruese pavarësisht subjektit pjesëmarrës në
ankand.
___________________________________
Ankandet e bonove të thesarit dhe pjesëmarrja e individëve
Kalendari i ankandeve të emetimit të bonove të thesarit përcaktohet nga Qeveria e
Republikës së Shqipërisë. Normalisht, ankandet për emetimin e bonove të thesarit me afat
maturimi 3 dhe 6-mujor, organizohen një herë në muaj, ndërsa ankandet për emetimin e
bonove me afat maturimi 12–mujor organizohen çdo dy javë. Ankandet normalisht
zhvillohen ditën e martë, ndërsa emëtimi i letrës bëhet dy ditë më vonë, ditën e enjte.
Zhvillimi i ankandit njoftohet paraprakisht nga Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë
nëpërmjet publikimit të informacionit në faqet respektive të internetit.
Pjesëmarrja direkte e individëve luan një rol shumë të rëndësishëm, pasi ajnë ata që
blejnë bono thesari. Individët mund të marrin pjesë në ankandet e emetimit të bonove të
thesarit me kërkesa konkurruese ose jokonkurruese. Pjesëmarrja me kërkesë konkurruese
nënkupton vendosjen e një interesi (yield-i) mbi bazën e të cilit do të llogaritet çmimi që
investitori preferon të paguajë për blerjen e bonos së thesarit. Pjesëmarrja me kërkesë
jokonkurruese nënkupton pranimin e yield-it mesatar të ponderuar, i cili do të llogaritet si
mesatare e ponderuar e yield-eve të kërkesave konkurruese të shpallura fituese. Në ankand,
29
kërkesat konkurruese renditen nga yield-i më i ulët i kërkuar deri tek yield-i më i lartë deri sa
shuma e shpallur nga qeveria për emetimin e bonove, të plotësohet. Kjo do të thotë që në rast
se kërkesa e pjesëmarrësve për blerjen e bonove është më e lartë se shuma e emetuar nga
qeveria, kërkesat konkurruese me yield-in më të lartë, nuk do të pranohen nga qeveria dhe
për rrjedhojë investitorët nuk do të mund të blejnë bono thesari në ankandin përkatës.
Shuma e shpallur për emëtimin e bonove të thesarit nga qeveria pas plotësimit të
pjesëmarrjes së Bankës së Shqipërisë, ka një ndarje të barabartë ku jo më shumë se 50 për
qind emetohet për kërkesat jokonkurruese dhe pjesa e mbetur për kërkesat konkurruese.
_________________________________________
Kjo nënkupton që në rast se shuma totale e kërkesave jokonkurruese është më e lartë se
hapësira në dispozicion e shpjeguar më sipër, atëherë aplikohet prorata, në mënyrë që të
llogaritet pjesa e fondeve që do të pranohen për investim në bonot e thesarit. Prorata është
raporti i shumës në dispozicion për kërkesat jokonkurruese kundrejt shumës totale të
kërkesave jokonkurruese të individëve pjesëmarrës, e shprehur në përqindje.
Shuma minimale e nevojshme për të marrë pjesë në blerjen e bonove të thesarit është
300.000 lekë. Kjo shumë mund të rritet me shumëfisha të 10.000 lekëve. Shuma maksimale
e lejuar për të marrë pjesë në ankand me kërkesë jokonkurruese është deri në 30 milionë lekë.
Kërkesa me një shumë më të madhe se 30 milionë lekë konsiderohet automatikisht si kërkesë
konkurruese.
Rezultatet për ankandin e bonove të thesarit shpallen në të njëjtën ditë të organizimit
të tij dhe publikohen në faqen e internetit të Bankës së Shqipërisë. Për fituesit në ankand jepet
dokumenti “Vërtetim për shpalljen fitues”, i cili përmban informacionin përkatës për
rezultatin e investimit në bonon e thesarit.
30
Shembull:
Shuma në dispozicion për kërkesat jokonkurruese është 3 miliardë lekë. Shuma e
kërkuar nga individët me kërkesa jokonkurruese është 4.5 miliardë lekë. Në këtë rast, prorata
është 66 për qind. Pra, individi do të investojë 66 për qind të shumës së kërkuar, ndërsa pjesa
tjetër do t’i rikthehet.
____________________________________________
Kapitulli i pestë
Pjesëmarrja e individëve në ankandet e bonove të thesarit .
Individët mund të marrin pjesë në ankandet për blerjen e Bonove të Thesarit nëpërmjet
bankave tregtare të licencuara për tregtimin e letrave me vlerë nga AMF, si dhe nëpërmjet
sporteleve të Bankës së Shqipërisë në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Korçë, Lushnjë dhe
Gjirokastër. Për të marrë pjesë në ankandin e bonove të thesarit nëpërmjet sporteleve të
Bankës së Shqipërisë, individi duhet që përpara organizimit të ankandit të ketë përfunduar
proçedurën e mëposhtme:
a). Të çelë një llogari Eskrow pranë Zyrës së Bonove të Thesarit. Kjo llogari është personale
(pra nuk mund të jetë për më shumë se një person).
b). Nëpërmjet bankave tregtare, të urdhërojë transfertën e fondeve që do të investojë, për në
llogarinë Eskroë në Bankën e Shqipërisë.
31
c). Të paraqitet me një kopje të Urdhërtransfertës pranë Zyrës së Bonove të Thesarit, në
Bankën e Shqipërisë, për të plotësuar kërkesën për pjesëmarrje në ankandin e bonove të
thesarit. Komisioni për pjesëmarrjen në ankandet e bonove të thesarit nëpërmjet sporteleve të
Bankës së Shqipërisë është 1,000 lekë.
Në ditën e emëtimit të bonos së thesarit ose në çdo kohë pas saj, individi ka të drejtë të
tërheqë pranë sporteleve të Bankës së Shqipërisë, “Vërtetimin mbi shpalljen fitues” si dhe
diferencën midis çmimit të blerjes dhe vlerës nominale (të llogaritur sipas përshkrimit në
pikën 1) të paguar në cash. Nëse, shuma e kërkuar për investim nuk është pranuar e plotë (kur
aplikohet prorata), mbetja i paguhet në sportelet e Bankës së Shqipërisë në cash. Në
momentin e maturimit të bonos së thesarit dhe në rastet kur kërkesa konkurruese e individit
nuk është shpallur fituese, individi duhet të vendosë se çfarë do të bëjë me fondet.
Nëse do të kërkojë t’i tërheqë fondet, ato do t’i paguhen nëpërmjet transferimit të tyre, në
llogarinë e tij në bankat tregtare. Për këtë transfertë, Banka e Shqipërisë nuk aplikon
komisione. Në rast të riinvestimit të tyre duhet të plotësojë një kërkesë për pjesëmarrjen në
ankandin që dëshiron të marrë pjesë. Për të kryer veprimet për bonon e maturuar, individi
duhet të paraqesë “Vërtetimin mbi shpalljen fitues”
Aktualisht trasaksionet e Tregut me pakicë të letrave me vlerë shitje blerje grupohen
në dy grupe:
-Trasaksione të llojit B « Blerje nga individë para afatit të maturimit » gjatë
periudhës Janar-Mars ka patur një rritje prej 1,011 million lekë ose 40,17 për qind krahasuar
me vitin 2009, shoqëruar me një rritje 4,97 për qind të numrit të trasaksioneve.
-Trasaksione të llojit C « Blerje nga individë para afatit të maturimit » gjatë periudhës
Janar-Mars ka patur një rritje prej 496 million lekë ose 252,72 për qind krahasuar me vitin
2009, shoqëruar me një rritje 166,67 për qind të numrit të trasaksioneve.
Në tregues absolut dhe relativ është si më poshtë
32
Lloji i Trasaksionit Vlera nominale Ndryshimi %
Ll.Tr. Emërtimi Vlera nominale
2009 në mijë
lekë
Vlera nominale
2010 në mijë
lekë
Ndryshim në
përqindje
2010/2009
B Ndërmjetsit finc. 2,516,83 3,527,92 40,17
-Individë 2,379,21 2,329,37 -2,09
Persona Juridik 137,63 1198,55 770,85
C Indiv.para af.matu 196,26 692,25 252,72
-Individë 194,36 332,34 70,99
Persona Juridik 1,89 359,91 18942,7
Grafikisht treguesit e mësipërm paraqiten si më poshtë
2010 2009
B-individe 2330 2379 NaN NaN
B-P.Juridik 1198 137.63 NaN NaN
C-Individe NaN NaN 332.34 194.36
C-P.Juridik NaN NaN 2.89 359.91
250
750
1250
1750
2250
B-individe
B-P.Juridik
C-Individe
C-P.Juridik
33
Duke u bazuar tek grafiku dhe të dhënat e mëposhtme, veme re ndryshime përsa i përket
vlerës nominale dhe ndryshimit në përqindje. Krahasuar me vitin 2009 (e njëjta periudhë
krahasuse) në vitin 2010 vihet re një rritje e konsiderushme në vlerë absolute e vlerës
nominale nga njëra anë, dhe individëve dhe personave juridikë nga ana tjetër, kundrejt totalit
të trasaksioneve të marra së bashku B dhe C me rreth 1,507 milion lekë. Gjithashtu, edhe
vlerat nominale në vitin 2010 janë më të larta se në vitin 2009. Kjo tregon se në vitin 2010
gjendja e pjesëmarrjes së individëve në ankandet e bonove të thesarit është rritur. Kjo është
një hap pozitiv për ekonominë, pasi sa më shumë kërkohen bonot e thesarit, aq më pozitive
rezilton ekonomia e vendit.
Interesat, llogaritja dhe niveli i fitimit.
Bonot e thesarit emëtohen dhe garantohen nga Qeveria e Republikës së
Shqipërisë. Ato shiten nëpërmjet ankandeve të organizuara nga Banka e
Shqipërisë. Bonot janë emëtuar për herë të parë në korrik të vitit 1994 dhe
janë një nga instrumentet e borxhit të brendshëm të Qeverisë. Bonot e
thesarit emëtohen në monedhë kombëtare (Lek) dhe kanë afate maturimi
3, 6 dhe 12-mujore. Rënia e kërkesës për kredi dhe rritja e rreziqeve në
kredhënie ka bërë që vëmendja e bankave të drejtohet në tregun e bonove,
si një investim i sigurt, në një moment kur ekonomia po kalon një fazë
delikate.
Duke filluar në vitin 2010, në krahasim me vitin 2009, interesi i bonove
te thesarit është rritur me një tendencë të dukshme. Kështu për bonot me
afat maturimi 1 vjeçar norma e interesit në dy vitet e fundit është rritur
me gati 2 për qind. Kjo për shkak se, Banka e Shqipërisë gjatë këtij harku
34
kohor ka shtrënguar politikën monetare duke rritur çmimin e monedhës
vendase, çka reflekton menjëhere në rritjen e interesave të letrave me
vlerë të qeverisë.
Shuma e interesave të bonove të thesarit në vite :
VitetNormat einteresit
2005 6.7%2006 4.6%2007 7.90%2008 8.24%2009 7.79%2010 10.25%
Siç e shohim interesat e bonove të thesarit sa vjen dhe rriten në vite. Kjo luhatje e interesave
vjen për shkak të tregut të letrave me vlerë, pasi bonot e thesarit janë më të kërkuara pasi e
ndihmojnë Qeverinë për nevoja monetare. Por, për individët dhe institucionet bankare kjo
rezulton jo e kënaqeshme për sa i përket normave të interesit të bonove të thesarit.
Me afat maturimi kuptojmë diferencën në kohë midis datës së investimit dhe datës së
kthimit të investimit. Për bonot e thesarit me afat maturimi 3-mujor ankandet organizohen
çdo javë ditën e martë, ndërsa me afat maturimi 6 dhe 12-mujore organizohen çdo dy javë
po ditën e martë. Veprimet për pjesëmarrje të individëve në blerjen e bonove të thesarit
kryhen gjatë çdo ditë-pune. Individët mund të marrin pjesë në blerjen e bonove të thesarit me
paraqitjen e tyre nëpërmjet sporteleve të hapura nga Banka e Shqipërisë, si dhe nëpërmjet
bankave të nivelit të dytë. Individët duhet të paraqiten me një nga dokumentet identifikuese si
letër njoftim, pasaportë, çertefikatë personale me fotografi, për të kryer veprimet që lidhen
me bonot e thesarit. Bonot e thesarit ofrojnë më shumë mundësi fitimi në krahasim me
investimin në depozita bankare.
35
Bonot e thesarit janë të tregtueshme, pasi mund të shiten para afatit të maturimit.
Bankat tregtare mund të blejnë bono thesari deri në 7 ditë para datës së maturimit. Bonot e
thesarit janë të riinvestueshme, në momentin e maturimit, para datës së ankandit bëhet
riinvestimi duke paraqitur një kërkesë të re së bashku me dokumentin zotërues të saj.
Llogaritja e çmimit të interesit bëhet si më poshtë ku:
Llogaritja e interesit = ( Vlera nominale – Çmimi i Blerjes)
Detyrimet tatimore
Për vlerën e fitimit nga blerja e boneve të thesarit çdo indivit paguan detyrime
tatimore në mbështetje të ligjit të proçedurave tatimore për tatimin mbi fitimin e cila është në
masën 10 për qind, ky detyrim realizohet në momentin e llogaritjes së fitimit (interesave) nga
bonot e thesarit. Sikurse theksuam më lart interesi është diferenca ndërmjet çmimit të blerjes
me vlerën nominale të bonove dhe kjo diferencë është me 10 % tatim mbi te ardhurat
personale. Kurse për personat jorezidentë është 15 për qind. Ky tatim mbahet në maturim dhe
aplikohet mbi interesin që përfiton blerësi i bonos. Qeveria rrit taksat për të rregulluar paratë
që nevojiten për të shlyer blerësit e bonove të thesarit në afate të përcaktuara.
Çdo individ që i nënshtrohet proçedurës së blerjes së bonove të thesarit, është i
detyruar të paguajë detyrimet tatimore përkatëse. Ky tatim është i vendosur nga Qeveria
Shqipatre në bashkëpunim me Ministrinë e Financës.
____________________________________________
Bonot e thesarit, ku dhe si investohen për të fituar
36
Bonot e thesarit- janë elemente fitimprurëse për cilin çdo individ që mëson t’i përdorë dhe
investojë ato. Kështu, çdo individ madhor mundet të bëhet pronar i bonove të thesarit dhe më
pas t’i investojë ato. Individi, që kërkon të marrë pjesë në ankand, për të parë leverdishmërinë
mjafton që vetëm të krahasojë interesin e depozitave bankare me interesin e bonove të
thesarit dhe të vendosë se ku do t'i investojë paratë e tij.
Mundësitë janë të ndryshme si p.sh. t'i lësh parë në bankë në formën e depozitës dhe të
fitosh nga përqindja bankare, apo të blesh bono thesari dhe t’i qarkullosh në ankande.
Investitorët blejnë bono thesari me një çmim blerjeje që është më i vogël se vlera nominale.
Diferenca midis vlerës nominale dhe çmimit të blerjes është interesi i fituar. I gjithë proçesi i
shitjes së bonove të thesarit është i hapur dhe publiku informohet për datën e zhvillimit të
ankandeve, shumat për të cilat ka nevojë qeveria, periudhat e maturimeve të bonove të
thesarit nominale.
Bonot e thesarit mund të mbahen deri në maturim, mund të riinvestohen, ose mund të
shiten para datës së maturimit. Zotëruesi i bonove të thesarit, bankë apo individ, mund t'i
riinvestojë ato duke paraqitur një kërkesë, pa qenë nevoja për vërtetim bankar mbi bllokimin
e shumës, kur fondet për financimin e riinvestimit mbulohen me bonot e thesarit që
maturohen.
Në qoftë se një investitor do të rrisë investimin e tij, atëherë duhet të depozitojë një
shumë shtesë dhe të marrë vërtetim nga banka tregtare. Interesi i fituar nga bonot e thesarit
është subjekt i mbajtjes së tatimit.
_________________________________________
Investimi në bonot e thesarit, dhe matja e riskut që i shoqëron
37
Si për efekt të emëtuesve të këtyre bonove, ashtu edhe për efekt të afatit të tyre të
shkurtër, ato konsiderohen si instrumenta investimi pa rrezik përsa i përket shlyerjes së plotë
dhe në afat të vlerës dhe të interesave të tyre. Rrezikshmëria e investimit në bonot e thesarit
nuk ekziston, përgjithësisht ato shihen si letra me vlere me nje nivel risku pothuajse zero.
Bonot e thesarit kanë risk zero por kanë interesa më të larta, kjo sjell se bonot me risk zero
kanë fitim më të vogël. Kjo sjell tregëtueshmërinë e bonove të thesarit në vend. Kjo për
shkak se ato emëtohen nga qeveria e cila nuk falimenton asnjëherë. Nga ana tjetër, edhe anët
negative të inflacionit kanë ndikuar në riskun e bonove të thesarit.
Megjithatë përsëri bonot e thesarit paraqesin një risk më të reduktuar. Rreziku më real
për investitorët në Shqipëri vjen nga ulja e vlerës reale të fitimit nga rritja e inflacionit ose
rënia e vlerës së lekut kundrejt valutave të huaja. Bonot e thesarit janë një metodë e mirë për
të mbuluar defiçitin buxhetor të qeverisë.
Bonot e thesarit dhe ndikimi në kostot e kreditimit
Normat e larta të interesit nuk ndikojnë vetëm tek Qeveria, por edhe tek kreditë në
vend. Ajo që u intereson mijëra shqiptarëve, në këto kushte, është sa mund të ndikojë bonot
e thesari mbi këstet e kredive që paguajnë, apo do të paguajnë në rast se marrin kredi? Në
dukje, nuk ekziston një lidhje midis bonove të thesarit dhe interesit të kredisë. Por,
specialistët e dinë shumë mirë se të gjitha bankat kanë vendosur një raport direkt midis
normës së fitimit të bonove të thesarit dhe interesave të kredive. Në fakt, të gjitha bankat e
pranishme në vendin tonë kanë sanksionuar një rritje të çmimit të huasë në lekë, (në euro,
rritja është edhe më e ndjeshme), si pasojë e rritjes së "yield-it" të bonove të thesarit, por
edhe si pasojë e rritjes së riskut për shkak të shtrirjes së efekteve të krizës globale në disa
sektorë të ekonomisë.
38
Fillimi i vitit 2010 ka sjellë rritje për interesat e të gjitha kredive aktuale dhe atyre që
do të jepen nga ana e bankave të nivelit të dytë. Kreditë aktualisht rezultojnë 1-2 për qind më
të shtrenjta se më parë. Bonot e Thesarit kanë një ndikim të madh në interesat e lekut, duke
qenë se ato përbëjnë një nga investimet kryesore në portofolin e bankave vendase. Interesi i
bonove të thesarit me maturim 1-vjeçar kapi vlerën maksimale prej 9.14 për qindësh. Në fund
të marsit të vitit 2009, kjo shifër ishte 8,04 për qind. Kështu, rezulton se, si pasojë e krizës që
përjetojnë bankat, por edhe e rritjes së kërkesave qeveritare, në pamundësi për të arritur
objektivat financuese, për një vit norma e interesit të bonove është rritur 13.7 për qind.
Interesat rekord me të cilat qeveria vazhdon të marrë borxh në tregun e brendshëm
valutor bëjnë presion në mënyrë direkte, që kreditë për sipërmarrjen dhe individët të mbeten
tejet të shtrenjta. Një situatë e tillë, ku bankat shfrytëzojnë edhe faktorët që lidhen me
konkurrencën në këtë treg, vazhdon që të jetë e pranishme që prej fillimit të vitit 2010.
Rritja e interesave të borxhit qeveritar ka qenë një fenomen i vazhdueshëm gjatë vitit
2009 duke mbërritur në rekorde që i afroheshin një yeldi prej 10 përqindësh në shumicën e
kohës. Duke pasur parasysh këtë fakt, që nga njëra anë është dyshemeja e fundit për interesat
e kredive dhe nga ana tjetër nivelin tepër të ulët të normës bazë të interesit për euron dhe
dollarin, të gjitha bankat e nivelit të dytë janë duke rinovuar kontratat me klientët
Rritja e interesave për kreditë nga ana tjetër, po shoqërohet edhe me vështirësitë e
ardhura në shlyerjen e tyre për shkaqe që lidhen ne lëvizjet tashmë të shpeshta të kursit të
këmbimit, që në më të shumtën e rasteve janë në favor të valutës. Leku po zhvlerësohet ndaj
dollarit dhe euros, duke u bërë një pengesë serioze për të gjithë klientët e bankave që kanë
kredi në valutë dhe të ardhurat i kanë në monedhën vendase, lek. Kjo situatë e rritjes së
interesave në mënyrë të papritur ka qenë prezente kryesisht për kreditë e dhëna në monedhën
vendase, të cilat janë të zakonshme në pjesën dërrmuese të financimit për konsum.
39
Nga ana tjetër, mund të themi se kostoja tepër e ulët për euron dhe dollarin në tregjet
ndërkombëtare vazhdon të mos japë asnjë efekt në tregun vendas të parasë. Bankat e nivelit
të dytë vazhdojnë që të ndjekin një politikë krejtësisht të veçuar, duke mbajtur interesa tepër
të larta, të cilat sipas bankierëve, reflektojnë riskun që mbart tregu bankar. Por, rënia
ndjeshëm e kredisë së dhënë nga ana e sistemit bankar është shoqëruar edhe me rritjen e
shpejtë të interesave, duke mos përjashtuar nga politikat lehtësuese as ata klientë, të cilët
vlerësohen si të sigurt. Kostoja e ulët e depozitave nuk reflektohet në një kohë që sistemi
bankar është duke humbur shumicën e fitimeve, për shkak të provigjoneve që vijnë nga
kreditë e këqija. Viti 2009 është mbyllur me një normë të kredive të këqija, që kalon 10 për
qind të portofolit, duke mbarur edhe rrezikun kryesor për financat e vendit.
Duke parë ecurinë në vend, shohim se normat e larta të interesit të bonove të thesarit
sjellin pasoaj negative dhe jo të mira. Kjo do të thotë se shqiptarët nuk do të jenë më të
prirur për të marrë kredi. Shkaku për këtë është dhe Qeveria, pasi sa më shumë që ajo të
kërkojë borxh, aq më shumë rriten normat e interesit të bonove të thesarit.
Kapitulli i gjashtë
Pse i përdor Qeveria bonot e thesarit
Bonot e thesarit janë instrumente borxhi, nëpërmjet të cilave qeveria merr hua nga
publiku dhe siguron të ardhurat e nevojshme për të financuar shpenzimet që nuk i mbulon dot
nga të ardhurat. Huamarrja nga publiku ndryshe do të kuptohej si shitja e letrave me vlerë të
qeverisë së publikut.
Bonot e thesarit tregëtohen për periudha 3, 6 dhe 12-mujore. Duke qenë se janë
detyrim i drejtpërdrejtë i qeverisë, ato njihen si letra me vlerë me rrezik zero. Një treg aktiv i
40
bonove të thesarit mund të luajë një rol kritik në stabilizimin e financave të qeverisë, në
funksionimin e politikave monetare, si dhe në zhvillimin e tregjeve bashkëkohore financiare
të kapitaleve. Nëpërmjet bonove të thesarit qeveria merr borxh.
Një treg aktiv i bonove të thesarit mund të luajë një rol kritik në stabilizimin e
financave të qeverisë, në funksionimin e politikave monetare, si dhe në zhvillimin e tregjeve
bashkëkohore financiare të kapitaleve. Hapësirat e përdorimit të tyre nuk mungojnë. Qeveria
mund i përdor bonot e thesarit për të financuar një pjesë të nevojave të saj financiare.
Tregu i bonove të thesarit është një nga tregjet e rëndësishme të sektorit financiar, për
shkak të funksionit që kryen në plotësimin e kërkesave të qeverisë për mbulimin e borxhit të
brendshëm afatshkurtër. Qeveria del në treg, duke kërkuar borxhe me anë të letrave me vlerë
(bono), interesat e të cilave caktohen nga kërkesa dhe oferta në treg (në këtë pikë ka shumë
dyshime). Sa më shumë kërkon qeveria para në treg, aq më tepër rritet presioni për interesa të
larta, për pasojë bankat e zhvendosin vëmendjen nga klienti, pasi fitimin më të madh e
nxjerrin nga bonot.
Qeveria nëpërmjet bonove të thesarit kryen shpenzime të caktuara për shërbimet
publike. Në të shumtën e rasteve, shpenzimet janë më të mëdha se të ardhurat e përfituara nga
buxheti i shtetit. Rrjedhimisht, qeveria emeton letra me vlerë me afat të shkurtër që janë
bonot e thesarit për të mbuluar këtë mungesë fondesh (defiçit buxhetor). Bonot e thesarit
emëtohen (nxirren për shitje) nga qeveria nëpërmjet ankandit.
______________________________________________
Nevoja për para ka detyruar qeverinë shqiptare të zhvillojë një superankand bonosh thesari.
Bonot e thesarit kanë mbetur e vetmja shpresë e qeverisë shqiptare për të grumbulluar para
kesh nga bankat dhe individët, për investime të ndryshme.
Mungesa e theksuar e likuiditetit, por edhe mosdhënia e kredive tregtare të pritura
nga bankat private për të cilat qeveria ka aplikuar, e kanë detyruar qeverinë që të përdorë
41
fondet dhe mjetet e Bankës së Shqipërisë. Shuma e fundit është e barabartë me 145 milionë
dollarë dhe përbën shifrën më të lartë të tërhequra nga qeveria në një ankand të vetëm.
Qeveria po përballet me vështirësi në financimin e shpenzimeve buxhetore të programuara, si
pasojë e rënies së të ardhurave fiskale.
Qeveria ka refuzuar një pjesë të kërkesës së bankave të nivelit të
dytë për të blerë borxhin. Në njoftimin e fundit të Bankës së Shqipërisë në
dhjetor 2009, e cila është tregtuesja e bonove të thesarit, thuhet se nga
kërkesa e bankave të nivelit të dytë është pranuar vetëm 95.66 për qind.
Pra, mund të themi se kërkesa për borxhin e qeverisë ka qenë më e vogël
se sa oferta e bankave. Në ankandin e zhvlilluar ne vitin 2009, edhe
kërkesa e individëve, të cilët marrin pjesë në ankand, nuk u pranua 100
për qind, por vetëm 84 për qind. Në këtë ankand, nga 40 kërkesa
konkurruese, pra të bankave, u pranuan vetëm 26 kërkesa.
Një situatë e tillë është parë edhe në vitin 2008-2009, kur kërkesa e
qeverisë për borxh ka qenë më e vogël se sa oferta e bankave dhe
individëve. Në fakt, duhet theksuar se një amendim i marrëveshjes mes
MF-së dhe BSH-së, ka ndryshuar përqindjen e ofertës së bonove. Kështu
në ankand 50 për qind e bonove i ofrohen individëve dhe 50 për qind
bankave të nivelit të dytë. Përmendim individët pasi janë ata që blejnë
bono thesari.
Nevoja për para ka detyruar qeverinë shqiptare të zhvillojë një
superankand të bonove të thesarit. Kanë qenë plot 14 miliardë lekë bono
thesari që Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Ministrinë e Financave
në këtë vit, hodhën për shitje në ankandin e kryer për këtë qëllim.
42
Kjo situatë është një kërkesë e ngutshme nga ana e qeverisë për të
mbledhur likuiditete, duke u futur kështu në borxhe me qytetarët. Në
krahasim me një vit më parë 2009, qeveria ka kërkuar të mbledhë plot 4
miliard lekë më tepër me anë të këtij ankandi. Bonot e thesarit kanë
mbetur e vetmja shpresë e qeverisë shqiptare për të grumbulluar para
kesh nga bankat dhe individët, për investimet e ndryshme.
Kërkesa e qeverisë
Në Shqipëri elementi kyç që përcakton ecurinë e interesave të
bonove të thesarit është kërkesa e qeverisë për borxh. Pasi në vetevete
bonot e thesarit janë instrumente përmes së cilave qeveria merr borxh
nga publiku dhe bankat. Nëse kërkesa e qeverisë për hua do të jetë e
lartë, atëherë edhe kostoja e huamarrjes shtetërore do të rritet. Por, kjo
mund të rrezikojë që edhe interest e kredive në lek për qytetarët dhe
bizneset të mbeten të larta, duke bërë që efekti i masës lehtësuese që
mori banka e Shqipërisë të mos sjellë përfitimet e pritshme për
ekonominë.
Borxhi i marrë nga Qeveria
Instrumenti kryesor i përdorur për të financuar borxhin e brendshëm janë bonot e
thesarit me afate 3.6 dhe 12 mujore. Mesatarje e ponderuar e maturimit të portofolit të borxhit
është afërsisht 242 ditë. Mbajtesit kryesor te borxhit te brendshem jane Banka e Shqiperise,
roli i te ciles ka ardhur ne renie, bankat e nivelit te dyte, institucionet financiare, dhe
individët. Sipas statistikave, mund të themi se borxhi i jashtëm përfaqëson 1/3 e stokut të
43
borxhit të përgjithshëm ndaj PBB. Pjesa kryesore e tij mbahet nga institucione multilaterale si
Banka Botërore, BERZH, BEI etj dhe ka një natyrë koncisionare.
Norma e interesit të borxhit ka qëndruar pothuajse poshte nivelit 2 për qind. Afati
mesatar i maturimit është 25 vjet. Kreditorët bilaterale mbajnë 40 për qind të borxhit të
jashtëm, dhe me një normë primare interesi të fiksuar.
Ndonëse mund të duket e çuditshme, qeveria detyrohet të marrë borxh edhe kur të
ardhurat janë njësoj me shpenzimet. Kjo për arsye se ajo vazhdimisht është e detyruar të
paguajë borxhet e mëparshme, domethënë edhe kur për momentin nuk i nevojitet të marrë
borxh, ajo shpenzon për borxhin që ka marrë në periudhat më përpara dhe që e shlyen tani.
Kështu, qeveria nuk mund t’i shlyejë të gjitha huatë e saj brenda një viti, pasi momenti i
shlyerjes së tyre përkon me periudha të ndryshme. Prandaj, ndryshe nga të ardhurat,
shpenzimet dhe deficiti buxhetor, që maten në periudha një vit fiskal, borxhi i qeverisë
përmbledh tërë huatë e papaguara ende nga qeveria në vite. Për të mbuluar deficitin buxhetor,
qeveria merr hua të brendshme dhe të jashtme ose ndryshe thuhet se financohet nga burime të
brendshme dhe të jashtme. Huamarrja e brendshme sigurohet nga subjekte të përcaktuara
paraprakisht që përfshijnë banka, institucione financiare dhe jofinanciare dhe individë. Kredia
që merr qeveria është në formën e letrave me vlerë të qeverisë ose siç quhen ndryshe, bono
thesari. Pra, qeveria emeton bono thesari me vlera të caktuara, të cilat blihen nga individë,
nga banka apo nga institucione të tjera financiare për një kohë të përcaktuar më parë. Pas
mbarimit të kësaj kohe (ose kur maturohen bonot e thesarit) qeveria i riblen letrat me vlerë
dhe së bashku me çmimin fillestar me të cilin i ka shitur, ajo I paguan edhe një interes
mbajtësit të tyre. Ky interes është shpenzim për qeverinë dhe fitim për atë që i kishte blerë
bonot e thesarit. Për qeverinë, kjo lloj marrëveshjeje është një formë për të marrë hua për një
periudhë të caktuar (koha e maturitetit të bonove), ndërsa për palën tjetër kjo është një formë
investimi, pasi për shumën e parave me të cilat blihen bonot, blerësi merr një interes.
44
______________________
Raporti vjetor i BSH 2009
Qeveria paguan interesa për 350 miliardë lekë borxh të brendshëm, (rreth 3.5 miliardë
euro). Rritja e interesit të bonove të thesarit me 100 pikë bazë nënkupton rritje të kostos së
financimit të borxhit me 35 milionë dollarë në vit. Gjatë vitit 2010, 36 miliardë lekë (277.2
milionë euro) shkuan për të mbuluar interesat e borxheve me një rritje prej 14 përqindësh në
krahasim me vitin 2009.Ky ishte vetem nje parashikim optimist ne rast se interesat e bonove
te thesaritdo te vijonin te mbeteshin ne nivele te tilla . Në vitin 2009, Shqipëria shpenzoi 2.9
për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për interesa për borxhet, ndërsa ne vitin 2010,
interesat do të mbulojnë 3.1 për qind të PBB-së.
Ekspertë të bankave të nivelit të dytë e shpjegojnë këtë me faktin e tkurrjes së
likuiditeteve në bankat e nivelit të dytë dhe nga ana tjetër me kërkesën në rritje të qeverisë
për para cash, nëpërmjet emetimit të borxhit të brendshëm.
Ekspertët shpjegojnë se:
Se Qeverisë i duhet të paguajë më shumë interesa kundrejt bankave dhe
individëve për paratë që u merr hua.
Së dyti, bankat do të ofrojnë interesa më të larta për kreditë, për shkak se
kredia në lekë jepet duke pasur parasysh interesin 12-mujor të bonove të
thesarit, duke i shtuar dhe një përqindje shtesë që varion në varësi të bankës
Qeveria njoftoi se në vitin 2008 do të emëtonte për herë të parë bono thesari në valutë, por
kjo u shty për në vitin 2009 për shkak se buxheti i shtetit vitet e fundit ka rezultuar me sufiçit.
Nga ana tjetër, u rezultua se qeveria do të hedhë në tregun ndërkombëtar eurobonde me vlerë
150-300 milionë euro. Tregu i bonove të thesarit është një nga tregjet më të sukseshme në
krahasim me letrat e tjera me vlerë.
45
Rritja e interesit të bonove të thesarit implikon edhe buxhetin e shtetit, pasi qeveria do
të duhet të paguajë më shumë para për të kthyer borxhin. Por, për fat të mirë Shqipëria mbetet
një vend komod sa i takon treguesve të borxhit.
E meta e borxhit në Shqipëri është se pjesa dërrmuese e tij është i brendshëm dhe afat
shkurtër, çka bën që interesat të jenë të larta. Tre vitet e fundit qeveria është përpjekur ta
orientojë huamarrjen në tregun ndërbankar si dhe të uli koston.
Strategjia e re e ndjekur nga Qeveria.
Duke parë situatën e vështirë që ndodhet Qeveria në këtë kohë, mund të themi se një
element tjetër i rëndësishëm borxhi është Eurobondi. Eurobondi është një titull borxhi
shtetëror, i cili emëtohet në euro në tregjet financiare ndërkombëtare dhe mundëson listimin e
Shqipërisë në këto tregje. Qeveria do të shesë rreth 400 milionë eurobonde me një interes që
nuk do t’i kalojë 7 për qind të parashikuar në ligj. Emëtimi i eurobondit është i domosdoshëm
për dy arsye:
Së pari garanton financimin e kufirit ligjor të deficitit buxhetor dhe së dyti, ul koston e
financimit të buxhetit të shtetit. Financimi garantohet pasi burimeve financiare ekzistuese
brenda vendit u shtohet një burim i ri nga jashtë. Por emetimi i eurobondit ka edhe avantazhe
të tjera. Ai sjell euro nga jashtë dhe rrit likuiditetin në ekonominë dhe sistemin tonë bankar,
forcon lekun kundrejt euros dhe krijon hapësirë dhe presion mbi bankat për kreditimin e
sektorit privat.
Së dyti, Eurobondi është një obligacion shtetëror që emëtohet në euro në tregjet
financiare ndërkombëtare dhe si i tillë mundëson listimin e Shqipërisë në këto tregje. Ky
listim ka avantazhe financiare, sepse shton instrumentet e financimit të tregtueshme në tregjet
46
ndërkombëtare dhe konkurrueshmëria e instrumenteve dhe blerësve në një treg të madh ul
koston e financimit.
Nga ana tjetër, listimi në tregjet ndërkombëtare është një presion për mbajtjen dhe
forcimin e stabilitetit makroekonomik, fiskal dhe politik. Dobësimi i tyre do të sillte uljen e
tregtueshmërisë së eurobondit shqiptar dhe rritjen e kostos së financimit nga tregjet
financiare.
Mendoj se është i nevojshëm listimi ndërkombëtar, pasi është perspektivë e të
ardhmes në këtë fushë të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë në tërësi. Nga ana tjetër
eurobondet do të përfaqësojnë një alternativë më shumë investimi për të gjitha kursimet e
brendshme dhe të jashtme në monedhën evropiane, përfshirë dhe thithjen e kursimeve të
emigrantëve, të cilët do të gjejnë në tregun shqiptar një rentabilitet më të lartë për investimet
e tyre, për shkak të një diferenciali pozitiv të interesave.
Euribori, treguesi i mesatares së interesit të kredive që jepen nga bankat, ka shënuar
një normë prej 3.47 për qind. Kreditë e dhëna në euro kanë një interes euribor +3 deri në 3.5
për qind. Rënia e euribor-it ka ndikuar në rënien e interesit të kredive të dhëna në monedhën
euro në Shqipëri. Por bankat e nivelit të dytë nuk kanë reflektuar këtë tendencë në rënie.
Ka disa arsye pse kjo huamarrje është e domosdoshme dhe sa më parë huaja e
shtrenjtë që qeveria mori në vitet 2008 është një kosto e rëndë për buxhetin.
Njëkohësisht nga viti 2007 në 2010, shërbimi i borxhit publik është rritur nga 29 miliardë
lekë në 52 miliardë ose rreth 23 miliardë lekë më shumë. Ndoshta disa përfaqësues të
mazhorancës duhen përgëzuar për kurajën e tyre profesionale, kur edhe publikisht pranojnë
se emëtimi i eurobondit në aspektin afatshkurtër është domosdoshmëri për t’i shpëtuar barrës
së rëndë të kredisë tregtare të dy viteve të fundit.
_______________________________________________
47
Një fakt duhet pranuar, që kostoja e kësaj huamarrjeje vlerësohet të jetë më e ulët se kredia
tregtaro-elektorale e viteve 2008-2009, në këtë këndvështrim, kjo huamarrje është e
domosdoshme për të reduktuar presionet e shërbimit të borxhit mbi defiçitin buxhetor. Në
këndvështrimin afatmesëm dhe afatgjatë, ristrukturimi i borxhit publik duhet të përfshijë dy
objektiva kryesore:
Së pari ndryshimin e strukturës nga borxh i brendshëm në borxh i jashtëm dhe
Së dyti kalimin nga borxh afatshkurtër në borxh afatmesëm dhe afatgjatë.
Zvogëlimi i huamarrjes së brendshme nga qeveria rrit mundësinë që të kemi më shumë
likuiditete në ekonomi. Do të kemi më shumë mundësi për të mbështetur me kosto më të lirë
sektorin privat. Ky ndryshim duhet të ndikojë edhe në cilësinë e zhvillimit ekonomik të
vendit, duke rritur produktivitetin e saj, pasi investimet private si rregull kanë efikasitet më të
lartë se shpenzimet qeveritare.
Përfitimi i objektivit të dytë do të duhet të jetë një skemë financimi më uniforme dhe
më efektive e investimeve publike. Duke parë sfidat konkrete të financave publike nuk duhet
nënvlerësuar fakti që edhe sikur të arrihen këto dy objektiva, është e rëndësishme të kemi një
përgjegjshmëri maksimale për uljen e defiçitit dhe të borxhit publik. Në rast të kundërt, duke
mbajtur parasysh defiçitin e lartë të llogarisë korrente, nivelin e lartë të kredive të individëve
dhe biznesit në monedhë të huaj dhe rritjen e borxhit publik po në monedhë të huaj, vendi
jonë mund të ndodhet në situata të vështira për të ruajtur stabilitetin e tij.
Kriza e borxheve në monedhë të huaj ka dëmtuar rëndë ekonomitë e shumë vendeve,
jo vetëm gjatë krizës globale. Kriza globale gjithashtu vërtetoi se vendet e ekspozuara me
nivele të larta të kredive në monedhë të huaj u prekën më rëndë se vendet e tjera.
shumë para për të kthyer borxhin. Ministria e Financës dhe Qeveria janë kryesorët që
vendosin se çfarë do të bëhet me bonot e thesarit. Të dhënat tregojnë se deri tani bonot e
48
thesarit kanë luajtur një rol të rëndësishëm, pasi ato janë të vetme letra me vlerë që janë të
tregëtueshme dhe kthehen në para.
Së fundi, dua të theksoj çështjen e qeverisë në futjen e Eurobondit në Shqipëri.
Eurobondi është një borxh i cili emëtohet në euro. Emëtimi i eurobondit është i
domosdoshëm për dy arsye: Së pari garanton financimin e kufirit ligjor të deficitit buxhetor
dhe së dyti, ul koston e financimit të buxhetit të shtetit. Qeveria thekson se rreth 80 për qind e
eurobondit do të jetë për ristrukturimin e kredisë 2008-2009.
Perfundimet
Si perfundim mund te themi se tema qe zgjodhem per punimin e diplomes
eshte shume interesante. Kemi trajtuar ceshtje te ndryshme per
perdorimin e bonove te thesarit . Sic e kemi permendur me larte , bonot e
thesarit jane letra me vlere qe emetohen dhe garantohen nga Qeveria e
Republikes se Shqiperise. Bonot jane te tregtueshme pasi mund te shiten
dhe blihen para afatit te maturimit . Emetohen ne monedhe kombetare
(Leke) dhe kane afate maturimi 3 , 6 , 12 – mujore . Interesat e bonove te
thesarit ndryshojne . Ne vitin 2009 ato kane qene 8.3 % , kurse ne vitin
2010 9% . Blerja e bonove te thesarit , ne kushtet e rritjes se interesit te
tyre , eshte e leverdisshme si per individet edhe per institucionet
financiare, te cilat nuk kane nje alternative me te mire investimi . Kemi
garanci te larte te bonove te thesarit , nuk kemi risk per faktin e vetem se
ato emetohen dhe garantohen nga Qeveria e Republikes se Shqiperise ,
49
shiten nepermjet ankandeve te organizuara nga Banka e Shqiperise .
Bonot e thesarit mund te tregetohen vetem te Banka e Shqiperise .
Tregjet me te rendesishem te bonove te thesarit jane :
1-Tregu primare
2- Tregu sekondare
3-Tregu nderbankare
Te tre keta tregje luajne nje rol te rendesishem per shitjen dhe blerjen e
bonove te thesarit . Qellimi i perdorimit te bonove te thesarit
eshte :nevoja per sigurimin e financimeve te mjaftueshme te bizneseve te
shumta qe realizohet nepermjet emetimit te bonove te thesarit .
Bonot e thesarit kane ndikim ne ekonomine e vendit tone . Ekonomia
Shqipetare per momentin mund te funksionoje shume mire duke u
mbeshtetur tek bankat per financim , per shkak te nivelit shume te larte
te perdorimit te parase se gatshme , te likujditetit .
Nje ceshtje tjeter e rendesishme e letrave me vlere eshte Bursa e
Tiranes . Ajo u themelua per here te pare ne 2Maj 1996 . Aktualisht ajo
nuk funksionon as si treg primar dhe as si treg sekondare .
Bonot e thesarit nxirren ne ankand nga qeveria . Te gjithe individet qe
blejne bono thesari duhet te jene paisur me dokumenta te vecanta . Si
rregull ankandet per shitjen e bonove te thesarit zhvillohen cdo dite te
marte ; per bonot e thesarit me maturim 3-mujor cdo jave ;per bonot e
thesarit me maturim 6-mujore dhe 12-mujore cdo dy jave . Individet mund
te marrin pjese ne ankandet per blerjen e bonove te thesarit nepermjet
bankave tregtare te licensuara nga AMF gjithashtu edhe nepermjet
sporteleve te Bankes se Shqiperise ne Tirane .
50
Mund te themi se bonot e thesarit kane nje detyrim prej 10% mbi te
ardhurat personale . Ato jane elemente fitimprures per cdo individ qe
meson ti perdore dhe investoje ato . Por nga ana yjeter eshte qeveria ajo
qe luan rolin kryesore per perdorimin e bonove te thesarit . Ajo i perdore
bonot e thesarit per ti shitur dhe per te perfituar para . Nepermjet tyre
qeveria merr hua nga publiku dhe siguron te ardhurat e nevojshme per te
financuar shpenzimet qe nuk i mbulon dot nga te ardhurat . Bonot e
thesarit emetohen ne monedhen vendase dhe shiten nepermjet
ankandeve te organizuara nga Banka e Shqiperise .
Kohet e fundit qeveria po perdore borxhin per te dale nga kjo situate e
keqe ekonomike . Ajo po paguan interesa per 350 miliarde leke borxh te
brendshem . Rritja e interesit te bonive implikon edhe buxhetin e shtetit ,
pasi qeverise do ti duhet te paguaje me shuem para per te shlyer
borxhin . Ministria e Finances dhe Qeveria jane kryesoret ne vendosjen
se cfare do te behet me bonot e thesarit . Te dhenat tregojne se deri tani
bonot kane luajtur nje rol te rendesishem pasi jane te vetmet letra me
vlere qe jane te tregtueshme dhe kthehen ne para .
Permendim edhe Eurobondin i cili eshte nje borxh qe emetohet ne euro .
Emetimi i tij eshte i rendesishem per dy arsye :
a-garanton financimin e kufirit ligjore te deficitit buxhetore
b-ul koston e financimit te buxhetit te shtetit .
Por mund te themi se vendi yne nuk eshte shume i pershtatshem per
zhvillimin e ketij tregu . Qeveria ne radhe te pare duhet te uli normat e
interesit e me pas te minimizoje krizen ekonomike . Normat e interesit te
bonove vijne nga kerkesa e larte e qeverise dhe nga kriza ekonomike
51
boterore . Meqenese normat e interesit te bonove kane rezultuar te larta
shume pak individe dhe institucione te ndryshme financiare kane
mundesine ti blejne . Kjo gje sjell pasoja edhe ne kredi , te cilat jane ulur .
Se fundi sistemi bankare mban informacione lidhur me bonot e thesarit te
cilat mund ti marrim me poste elektronike .
Rekomandimet
Me pare se te flasim per rekomandimet po japim disa nga karakteristikat e
bonove te thesarit te cilat jane :
-jane te tregetueshem
-nuk kane riske (risku i tyre eshte zero ) pasi emetohen nga qeveria e cila
nuk mund te falimentoje kurre
-jane instrumenta me likuide se letrat e tjera me vlere
-procedurat per blerjen dhe shitjen e bonove te thesarit nuk jane te
veshtira .
Rritja e bonove realizohet si rezultat i kerkeses se qeverise per borxh ,
para te cilat i investon ne ekonomine tone, gjithashtu duke pare se nder
vite normat e interesit te bonove jane rritur , kjo sjell pasoja negative edh
ne kredi .
Ndaj do i rekomandonim qeverise te ule normat e interesit te bonove te
thesarit , te cilat do te conin ne rritjen e kredive .
Nje rekomandim tjeter do te ishte per Bursen e Tiranes ( vertete nuk eshte
me ne treg , por mendojme se do te ishte e rendesishme qe te ekzistonte
nje e tille ,pasi Bursa eshte vendi ku tregetohen letrat me vlere .)
52
Nje tjeter verejtje do te ishte per kredi-dhenien e cila kohet e fundit eshte
ulur shume si rezultat i rritjes se normave te interesit . Nese normat e
interesit do te vazhdojne te rrijne ne kete nivel apo edhe nese rriten kjo
do te sjelle pasoja negative ne ekonimine e vendit .
Referencat
“Gazeta shqiptare”.info/bonot e thesarit-qeveria-blen-900-
min-euro-232.html-cached-Similar
Banka e Shqiperise,ligji 8365,02.07.2009
Gazeta “Koha jone Ekonomi” 03.03.2010
Gazeta :Pro biznes” , 16.02.2009, nr5
Investime , Edlira Luci , Dorina Kripa
Ministria e finances nga Ridvan Bode
Lajme.shqiperia.com/lajme/.../Bonot e thesarit – sa perfitojne-
individet
“Tregje financiare” Pano Aristotel, Gjoni Elisabeta
www.bankofalbania.org/web/pub/flete_pal_bono1_402_1.pdf-
Similar
www.financat.info/index.php?optior=com...task
www.raifeissen.al/default.aspx?idd=331&id=202 – Cached
53
54