TEKNIKA T+ï REJA M+ïSIMDH+ïNIEJE.doc

6

Click here to load reader

description

edukim

Transcript of TEKNIKA T+ï REJA M+ïSIMDH+ïNIEJE.doc

Page 1: TEKNIKA T+ï REJA M+ïSIMDH+ïNIEJE.doc

TEKNIKA TË REJA MËSIMDHËNIEJE-Në zbatim të strukturës ERR

I – Metoda Insert

PërcaktimiInsert është një metodë mësimdhënieje,e cila u siguron nxënësve të kontrollojnë në mënyrë aktive shkallën e tyre të të kuptuarit gjatë procesit të leximit.Duke përdorur këtë teknikë mësuesi siguron një pjesëmarrje të qëndrueshme të nxënësvenë mësim.Mënyra e zbatimitGjatë leximit nxënësit udhëzohen,që të vendosin shenjat e mëposhtme:√ ,+,-,?-Vendos shenjën √,nëse diçka, që lexoni pohon atë që dini, ose mendo si se dini.-Vendos shenjën + ,nëse një pjesë e informacionit,që ndeshni është i ri për ju.-Vendosni shenjën -, nëse një ose disa prej informacioneve, që lexoni kundërshton ose është e ndryshme nga ajo,që dini ose mendoni se e dini.-Vendos një ?, nëse ka informacion, që është i paqartë për ju, ose ka diçka, që ju duhet të dini më shumë rreth këtij informacioni.Informacioni i shenjëzuar hidhet më pas në tabelën INSERT, sipas shenjave përkatëse:√ + - ?Komente :Kjo teknikë përdoret në fazën e realizimit të kuptimit. Zbatimi i saj zgjat rreth 20-25 minuta. Përdoret në çdo lëndë dhe me çdo grup moshe nxënësish. Për nxënësit e klasës sëparë deri në të katërtën rekomandohet të përdorin jo më shumë se dy shenja. Sugjerohetpërdorimi i √ = e di këtë dhe - = nuk e di këtë.Një formë e ngjashme e teknikës INSERT është teknika :Di/Dua të di/Mësoj, skema e së cilës është paraqitur më poshtë:Di Dua të di MësojNë kolonën e parë “Di”,nxënësit do të shkruajnë atë informacion, që nga leximi u duketsi i njohur.Në kolonën e dytë “Dua të di”, nxënësit do të shkruajnë pyetje, ose kërkesa rreth çështjeve për të cilat ata kërkojnë të dinë më tepër.Në kolonën e tretë “Mësoj”, nxënësit do të shkruajnë një përmbledhje të informacionit tëri, që ata përvetësuan nga teksti.

II – Parashikim me terma paraprake

PërcaktimiParashikim me terma paraprake është një teknikë evokuese, e cila i nxit nxënësit të krijojnë një histori, të përcaktojnë rezultatet e një eksperimenti, të përshkruajnë një personazh, duke u bazuar në termat e dhënë paraprakisht. Kjo veprimtari e thjeshtë i fut

1

Page 2: TEKNIKA T+ï REJA M+ïSIMDH+ïNIEJE.doc

nxënësit në mendime dhe i motivon për të qenë të vëmendshëm gjatë leximit të mëvonshëm të tekstit, gjatë kryerjes së eksperimenteve, etj.Mënyra e zbatimitMësuesi, para se të japë njohuritë e reja,shkruan në tabelë 4 terma kryesore (të cilat mundtë jenë fjalë ose shprehje) nga mësimi i ri dhe i nxit nxënësit :”Krijoni një histori duke përdorur këto terma”Nxënësit e shkruajnë në një fletë variantin e tyre,ose e përgatisin me gojë. Diskutimi mund të kryhet në çifte ose në grupe. Mësuesi i mban shënim përgjigjet e nxënësve në fletën e tij,ose në tabelën e zezë. Mbajtja e shënimeve nga ana e mësuesit është një element i rëndësishëm, pasi nxënësit kuptojnë se puna,që kryejnë kërkon seriozitet dhe dotë dëgjohet me vëmendje nga shokët e tij dhe nga mësuesi.Komente“Parashikim me terma paraprake” përdoret në fazën e evokimit.Kjo teknikë përdoret në lëndën e leximit, të gjuhës, të diturisë së natyrës, gjeografisë, kimisë, etj. Zgjedhja e temës ka rëndësi të madhe. Zakonisht, zgjidhen ato tema, në të cilat nxënësit duke i kombinuar të dhënat mund të krijojnë diçka, ose mund të japin një produkt ose rezultat. Si veprimtari, zgjat rreth 5-10 minuta. Ka më tepër efektivitet me nxënësit e shkollës fillore dhe 9 vjeçare. Teknika i nxit nxënësit të jenë dëgjues të vëmendshëm, u nxit kureshtjen dhe dëshirën për ta lexuar me kujdes pjesën, i nxit për të reflektuar mbi historinë, që kanë krijuar ata vetë dhe rrit vetëbesimin e tyre.Kur nxënësit e lexojnë pjesën e re, ata reflektojnë. Ata krahasojnë se deri në cilën fazë përshkrimi i tyre përputhet me ngjarjen e dhënë, sa u janë afruar ideve të autorit dhe sa ijanë afruar përfundimit të ngjarjes.Mësuesi u bën të ditur nxënësve se nuk është e rëndësishme përputhja e përmbajtjes, qëkanë krijuar me përmbajtjen e tekstit, apo përputhja me përfundimin e eksperimentit. E rëndësishme është, që ata e ndjejnë veten të aftë për të krijuar diçka origjinale në përshtatje me termat e dhënë. Pra, termat kryesore të përdoren në një kontekst të caktuar.Për fëmijët e shkollës fillore, sugjerohet, që mësuesi mund të japë edhe 5-6 terma paraprakë.

III – Kllasteri

PërcaktimiKllasteri ose grupimi i mendimeve, që ndonjëherë në literaturë emërtohet “harta e mendimeve”, ose dhe pema e mendjes, është një teknikë që i nxit nxënësit të mendojnëlirshëm dhe hapur rreth një çështjeje, i bën ata të mendojnë për të krijuar lidhje midis fakteve. Shërben si një mjet i fuqishëm për fillimin e procesit të të shkruarit, sidomos përata nxënës, që u mungon një dëshirë e tillë.Mënyra e zbatimitHapat për realizimin e kllasterit janë të thjeshtë dhe të lehtë për t’u mbajtur mend:1. Shkruhet një fjalë në qendër të fletës, apo të dërrasës së zezë.2. Shkruhen fjalë ose fraza, që vijnë në mend rreth kësaj fjale ose teme të zgjedhur, pa gjykuar rreth tyre.

2

Page 3: TEKNIKA T+ï REJA M+ïSIMDH+ïNIEJE.doc

3. Kur idetë vijnë në mend dhe shkruhen,fillohet të lidhen idetë me njëra tjetrën.4. Shkrimi i ideve ndërpritet vetëm kur mbaron koha e caktuar. Ndërkohë nxënësit nukduhet të shqetësohen për gabimet në shkrim, apo shqiptim.KomentePërvoja ka treguar se kjo teknikë mund të përdoret në fazën e evokimit dhe të reflektimitnë të gjitha lëndët dhe me çdo moshë nxënësish. Ai mund të përdoret për të stimuluar tëmenduarit, përpara se të studiohet pjesa, ose për të bërë përmbledhjen e saj, që është studiuar, si një rrugë për të ndërtuar lidhje, apo grafikë të rinj, që paraqesin arsyetimin e ri.Fjala ose tema e gjetur për kllasterin duhet të zgjidhet e tillë, që të ketë mundësi i gjithëgrupi që të punojë për të.

IV – Diagrami i VenitPërcaktimiDiagrami i Venit është një teknikë,me anën e së cilës ne evidentojmë elementet e përbashkëta dhe dallimet ndërmjet dy koncepteve, dukurive,ngjarjeve, personazheve, etj.Mënyra e ZbatimitDiagrami i Venit përfaqëson një strukturë grafike të përbërë nga dy apo më shumë rrathë, që ndërpriten. Secili nga rrathët përfaqëson një koncept, apo dukuri të caktuar.Nëpërmjet tyre ne prezantojmë veçoritë e përbashkëta dhe ndryshimet, duke kontrastuaridetë, duke bërë krahasime, etj.KomenteDiagrami i Venit përdoret më së shumti gjatë fazës së reflektimit. Duke zbatuar këtë teknikë, nxënësit zbulojnë tipare të përbashkëta, dallime midis koncepteve, apo dukurive të ndryshme, si edhe mbajnë qëndrime personale lidhur me to.Nga përvoja rezulton kjo teknikë mund të përdoret në çdo lëndë, pothuajse në çdo orë mësimi.Veprimtaria zgjat 10 - 20 minuta, por kjo përcaktohet më mirë në varësi të specifikave lëndore, moshave dhe të kohës së përgjithshme në dispozicion të orës së mësimit.

V - Rrjeti i diskutimit

Përcaktimi

Rrjeti i diskutimit është një teknikë e mësimdhënies ,gjatë së cilës bëhet organizimi grafik i informacionit, gjithashtu mund të “orkestrohet” një mësim i ndërlikuar. Kjo veprimtari i imponon nxënësit të jenë të vëmendshëm në leximin e tekstit për të kuptuar përmbajtjen dhe idenë kryesore të tij.Pjesëmarrja e nxënësve në këtë veprimtari është e lartë, argumentimi dhe rezultati përfundimtar është shumë pozitiv.Mënyra e zbatimit

3

Page 4: TEKNIKA T+ï REJA M+ïSIMDH+ïNIEJE.doc

Mësuesi harton një pyetje binare, pra që pranon përgjigje pozitive ose negative, e cila prek thelbin e çështjes, që trajtohet në tekst. Ai u kërkon nxënësve, që të argumentojnë pse janë pro ose kundër çështjes duke i shënuar në organizuesin grafik.Mendimet do të shkëmbehen në dyshe e në katërshe. Klasa do të pozicionohet në dy grupe, ku nxënësit do të përcaktojnë pozicionin e tyre. Bëhet një raportim para klasës përarsyet, që janë zgjedhur pro ose kundër çështjes. Për çdo paraqitje caktohet një kufi kohorprej një minute. Gjatë kohës, që dy grupet raportojnë arsyet e tyre, nxënësit mund të ndryshojnë vendin dhe të shkojnë në grupin, që ka arsyet më bindëse.Po JoA duhet të merren masa për…?KomenteRrjeti i diskutimit përdoret në fazën e realizimit të kuptimit, ose të reflektimit. Nga diskutimet, që kryhen në klasë çdo nxënës kupton se cili është thelbi, çështja e mësimit, shkruajnë ese argumentuese dhe janë përfshirë të gjithë në diskutim.Realizohet në lëndë të tilla si leximi, historia, gjeografia, fizika, kimia, etj. Grupet e fëmijëve duhet të jenë mbi 20 vetë. Diskutimi vazhdon për rreth 15-20 minuta. Mund të realizohet me nxënësit e çdo moshe. Zhvillimi i kësaj veprimtarie u siguron fëmijëve lirshmëri maksimale në dhënien e mendimeve, shprehje mendimesh me zë të lartë, shkrimin e argumenteve në favor të një çështjeje, përpjekje për të bindur kundërshtarët, lirshmëri në ndërrimin e vendeve gjatë debatit et., e në çdo klasë.

4