Teknika Te Reja Mesimdhenieje

12
Nazmi XHOMARA Specialist i lëndëve natyrore ZA Mat 1 Zyra Arsimore Mat Sektori I Këshillimit Pedagogjik TEKNIKA TË REJA MËSIMDHËNIEJE -Në zbatim të strukturës ERR- Burrel 2005 - 2006

description

Edukim

Transcript of Teknika Te Reja Mesimdhenieje

Page 1: Teknika Te Reja Mesimdhenieje

Nazmi XHOMARA Specialist i lëndëve natyrore ZA Mat

1

Zyra Arsimore Mat Sektori I Këshillimit Pedagogjik

TEKNIKA TË REJA MËSIMDHËNIEJE

-Në zbatim të strukturës ERR-

Burrel 2005 - 2006

Page 2: Teknika Te Reja Mesimdhenieje

Nazmi XHOMARA Specialist i lëndëve natyrore ZA Mat

2

I – Metoda Insert Përcaktimi Insert është një metodë mësimdhënieje,e cila u siguron nxënësve të kontrollojnë në mënyrë aktive shkallën e tyre të të kuptuarit gjatë procesit të leximit. Duke përdorur këtë teknikë mësuesi siguron një pjesëmarrje të qëndrueshme të nxënësve në mësim. Mënyra e zbatimit Gjatë leximit nxënësit udhëzohen,që të vendosin shenjat e mëposhtëme: √ ,+,-,? -Vendos shenjën √,nëse diçka ,që lexoni pohon atë që dini,ose mendosi se dini. -Vendos shenjën + ,nëse një pjesë e informacionit,që ndeshni është I ri për ju. -Vendosni shenjën -,nëse një ose disa prej informacioneve,që lexoni kundërshton ose është e ndryshme nga ajo,që dini ose mendoni se e dini. -Vendos një ?,nëse ka informacion,që është I paqartë për ju,ose ka diçka,që ju duhet tëdini më shumë rreth këtij informacioni. Informacioni I shenjëzuar hidhet më pas në tabelën INSERT,sipas shenjave përkatëse: √ + - ? Komente : Kjo teknikë përdoret në fazën e realizimit të kuptimit.Zbatimi I saj zgjat rreth 20-25 minuta.Përdoret në çdo lëndë dhe me çdo grup moshe nxënësish.Për nxënësit e klasës së parë deri në të katërtën rekomandohet të përdorin jo më shumë se dy shenja.Sugjerohet përdorimi I √ = e dikëtë dhe - = nuk e di këtë. Një formë e ngjashme e teknikës INSERT është teknika : Di/Dua të di/Mësoj,skema e së cilës është paraqitur më poshtë: Di Dua të di Mësoj Në kolonën e parë “Di”,nxënësit do të shkruajnë atë informacion,që nga leximi u duket si I njohur. Në kolonën e dytë “Dua të di”,nxënësit do të shkruajnë pyetje,ose kërkesa rreth çështjeve për të cilat ata kërkojnë të dinë më tepër. Në kolonën e tretë “Mësoj”,nxënësit do të shkruajnë një përmbledhje të informacionit të ri,që ata përvetësuan nga teksti. II – Parashikim me terma paraprake

Page 3: Teknika Te Reja Mesimdhenieje

Nazmi XHOMARA Specialist i lëndëve natyrore ZA Mat

3

Përcaktimi Parashikim me terma paraprake është një teknikë evokuese,e cila I nxit nxënësit të krijojnë një histori ,të përcaktojnë rezultatet e një eksperimenti,të përshkruajnë një personazh,duke u bazuar në termat e dhënë paraprakisht.Kjo veprimtari e tghjeshtë I fut nxënësit në mendime dhe I motivon për të qenë të vëmendshëm gjatë leximit të mëvonshëm të tekstit,gjatë kryerjes së eksperimenteve,etj. Mënyra e zbatimit Mësuesi,para se të japë njohuritë e reja,shkruan në tabelë 4 terma kryesore(të cilat mund të jenë fjalë ose shprehje) nga mësimi I ri dhe I nxit nxënësit : ”Krijoni një histori duke përdorur këto terma” Nxënësit e shkruajnë në një fletë variantin e tyre,ose e përgatisin me gojë.Diskutimi mund të kryhet në çifte ose në grupe.Mësuesi I mban shënim përgjigjet e nxënësve në fletën e tij,ose në tabelën e zezë.Mbajtja e shënimeve nga ana e mësuesit është një element I rëndësishëm,pasi nxënësit kuptojnë se puna,që kryejnë kërkon seriozitet dhe do të dëgjohet me vëmendje nga shokët e tij dhe nga mësuesi. Komente “Parashikim me terma paraprake” përdoret në fzën e evokimit. Kjo teknikë përdoret në lëndën e leximit,të gjuhës,të diturisë së natyrës,gjeografisë,kimisë,etj.Zgjedhja e temës ka rëndësi të madhe.Zakonisht,zgjidhen ato tema,në të cilat nxënësit duke I kombinuar të dhënat mund të krijojnë diçka,ose mund të japin një produkt ose rezultat.Si veprimtari ,zgjat rreth 5-10 minuta.Ka më tepër efektivitet me nxënësit e shkollës fillore dhe 9 vjeçare.Teknika I nxit nxënësit të jenë dëgjues të vëmendshëm,u nxit kureshtjen dhe dëshirën për ta lexuar me kujdes pjesën,I nxit për të reflektuar mbi historinë,që kanë krijuar ata vetë dhe rrit vetbesimin e tyre. Kur nxënësit e lexojnë pjesën e re,ata reflektojnë.Ata krahasojnë se deri në cilën fazë përshkrimi I tyre përputhet me ngjarjen e dhënë,sa u janë afruar ideve të autorit dhe sa I janë afruar përfundimit të ngjarjes. Mësuesi u bën të ditur nxënësve se nuk është e rëndësishme përputhja e përmbajtjes,që kanë krijuar me përmbajtjen e tekstit,apo përputhja me përfundimin e eksperimentit.E rëndësishme është,që ata e ndjejnë veten të aftë për të krijuar diçka origjinale në përshtatje me termat e dhënë.Pra,tyermat kryesore të përdoren në një kontekst të caktuar. Për fëmijët e shkollës fillore,sugjerohet,që mësuesi mund të japë edhe 5-6 terma paraprakë. III - Kllasteri

Page 4: Teknika Te Reja Mesimdhenieje

Nazmi XHOMARA Specialist i lëndëve natyrore ZA Mat

4

Përcaktimi Kllasteri ose grupimi I mendimeve,që ndonjëhereë në literaturë emërtohet “harta e mendimeve”,ose dhe pema e mendjes,është një teknikë që I nxit nxënësit të mendojnë lirshëm dhe hapur rreth një çështjeje,I bën ata të mendojnë për të krijuar lidhje midis fakteve.Shërben si një mjet I fuqishëm për fillimin e procesit të të shkruarit,sidomos për ata nxënës,që u mungon një dëshirë e tillë. Mënyra e zbatimit Hapat për realizimin e kllasterit janë të thjeshtë dhe të lehtë për t’u mbajtur mend : 1.Shkruhet një fjalë në qendër të fletës,apo të dërrasës së zezë. 2.Shkruhen fjalë ose fraza ,që vijnë në mend rreth kësaj fjale ose teme të zgjedhur,pa gjykuar rreth tyre. 3.Kur idetë vijnë në mend dhe shkruhen,fillohet të lidhen idetë me njëra tjetrën. 4.Shkrimi I ideve ndërpritet vetëm kur mbaron koha e caktuar.Ndërkohë nxënësit nuk duhet të shqetësohen për gabimet në shkrim,apo shqiptim.

Komente Përvoja ka treguar se kjo teknikë mund të përdoret në fazën e evokimit dhe të reflektimit në të gjitha lëndët dhe me çdo moshë nxënësish.Ai mund të përdoret për të stimuluar të menduarit,përpara se të studiohet pjesa,ose për të bërë përmbledhjen e saj,që është studiuar,si një rrugë për të ndërtuar lidhje,apo grafikë të rinj,që paraqesin arsyetimin e ri. Fjala ose tema e gjetur për kllasterin duhet të zgjidhet e tillë,që të ketë mundësi i gjithë grupi që të punojë për të. IV – Metoda e kombinimit

Page 5: Teknika Te Reja Mesimdhenieje

Nazmi XHOMARA Specialist i lëndëve natyrore ZA Mat

5

-Përcaktimi Metoda e kombinimit,ose Teknika Xhigsou përfaqëson një strukturë bashkëpunuese.Kjo strukturë mund të organizohet në disa forma gjatë procesit mësimor,të cilat ndihmojnë në mënyrë të dukshme në nxitjen e të menduarit kritik dhe krijues të nxënësve. Mënyra e zbatimit Për ta aplikuar këtë teknikë ,ne duhet ta ndajmë klasën në grupe me katër nxënës.Çdo anatri të grupit I kërkohet të numërojë nga 1 – 4 dhe të mabjë mend numrin.Materiali mësimor ndahet në katër pjesë.Numri 1 është përgjegjës për pjesën e parë të mësimit,numri 2 për pjesën e dytë e kështu me radhë. Më pas numrat 1 bashkohen në një grup,numrat 2 në një grup të dytë e kështu me radhë.Këto grupe tani quhen grupe ekspertësh.Ata duhet të mësojnë mirë pjesën e tyre të materialit. Më pas ata diskutojnë së bashku si partnerë për t’u siguruar nëse e kuptojnë materialin dhe gjithashtu duhet të zgjedhin mënyrën se si t’jua transmetojnë,ose spjegojnë atë pjesëtarëve të grupeve fillestare të bashkëpunimit. Është e rëndësishme,që anëtarët e grupit të ekspertëve të kuptojunë,që ato do të jenë përgjegjës për mësimdhënien e asaj pjese të tekstit në grupin fillestar. Ata duhet ta dinë se disa nga grupi do të pyeten për t’I spjeguar pjesën e tyre gjithë grupit,për qëllime demonstrimi.Anëtarët e grupit bashkëpunues duhet të shënojnë çdo pyetje,apo paqartësi,që kanë për çdo pjesë të materialit mësimor.Ata duhet të pyesin ekspertin e grupit të tyre për atë pjesë.Nëse janë akoma të pasigurt ,apo të paqartë,ata duhet të pyesin nëse mund t’I sqarojë grupi I ekspertëve të asaj pjese teksti. Komente Për mësuesin ka rëndësi vëzhgimi me kujdes I mësimdhënies për t’u siguruar,që informacioni përcillet në rregull dhe shërben si burim për çështjet,që mund të ngrihen.Nëse grupet e ekspertëve pengohen në punën e tyre,mësuesi mund të ndërhyjë për të qartësuar vështirësitë e krijuara. Vështirësitë,që hasen gjatë aplikimit të kësaj teknike janë : -rindarja e gruppeve të ekspertëve,meqë klasat kanë numër të madh nxënësish -konfuzioni ,që mund të krijohet në klasë gjatë procedimit -vëzhgimi I shkallës së të kuptuarit gjatë transferimit të përgjegjësisë së spjegimit tek nxënësit ekspertë -menaxhimi I punës së grupeve Për të shmangur këto vështirësi,që mund të krijohen,rekomandohet: -dublimi I grupeve të ekspertëve -prezantimi I punimeve të grupeve para klasës Zbatimi I kësaj teknike mund të zgjasë nga 15 – 20 minuta,por ka raste,që mund të zgjasë edhe për 45 minuta. Organizuesit grafikё

Page 6: Teknika Te Reja Mesimdhenieje

Nazmi XHOMARA Specialist i lëndëve natyrore ZA Mat

6

Organizuesit garfikё janё tabela ose harta,krijimi I tё cilave lehtёson pёrvetёsimin e njohurive shkencore nё orёn e mёsimit.Gjatё hartimit tё organizuesve grafikё proceset e tё menduarit shndёrrohen nё strukturё mendore duke krijuar skema tё qarta dhe domethёnёse me tё dhёnat e porsafutura nё kujtesё. Kёto skema,pёrmes tё cilave organizohet informacioni,orientojnё tё menduarit,ndihmojnё procesin e tё kuptuarit duke I vёnё nxёnёsit nё veprimtari kёrkimore dhe reflektive.Gjatё plotёsimit tё tyre nxёnёsit thellohen nё pёrvetёsimin e njohurive duke zbuluar lidhjet midis tipareve dhe cilёsive karakteristike pёr njё koncept a dukuri,duke qenё kёshtu tё motivuar pёr tё menduar nё mёnyrё kritike. Ka disa forma tё paraqitjes dhe ndёrtimit tё tyre,por mё tё pёrdorshmet janё:

• Tabela e koncepteve • Diagrami i Venit • Shoqёrimi i ideve

Ato pёrfaqёsojё teknika ekonomike nё aspektin kohor dhe tё frytshme duke qenё se pёrmes tyre nxёnёsit motivohen pёr punё tё pavarur,orientohen drejt kёrkimit dhe thellimit gjatё pёrvetёsimit tё njohurive,stimulohen nё drejtim tё veprimeve mendore tё analizёs,sintezёs,krahasimit etj.Ato janё veçanёrisht interesante nё orёt e pёrsёritjes. V - Tabela e koncepteve Pёrcaktimi Pёrfaqёson njё teknikё pёr tё organizuar informacionin e ri mёsimor.Kjo teknikё sugjerohet tё pёrdoret nё mёnyrё tё veçantё,kur jepen mё shumё se njё koncept a dukuri. Mёnyra e zbatimit Tabela e koncepteve hartohet duke renditur nё rreshta konceptet apo dukuritё,qё duhet tё krahasohen dhe nё kolona renditen tiparet ,apo veprimet karakteristike mbi bazёn e tё cilave bёhet ky krahasim. Nё shembullin e mёposhtёm tё marrё nga biologjia 9,krahasohen algat,kёpurdhat,likenet,bakteret,viruset,protozoarёt,duke u bazuar nё disa tipare: Madhёsia Tё ushqyerit Lёvizja Riprodhimi Kёmbimi I

gazeve Veçori nё ndёrtim

Alga 0,01mm-disa autotrofe 1-lёvizin -me ndarje -marrin CO2 -prokariote

Page 7: Teknika Te Reja Mesimdhenieje

Nazmi XHOMARA Specialist i lëndëve natyrore ZA Mat

7

dhjetra m me kamzhik. 2-nuk lёvizin fare

-me copёtim -me spore

-japin O2 -prania e celulozёs

Kёpurdha Tё ndryshme -parazite -saprofite

nuk lёvizin -me spore -thysёzim -seksual

-marrin O2 -japin CO2

-hife-micel -kitim -tal

Likene shihen me sy autotrofe nuk lёvizin me ndarje -marrin CO2 -japin O2

tal

Baktere 0,2-0,5mm -kimiosintetike -parazite -saprofite

-me qerpikё -me kamzhikё

-me spore -me ndarje

-aerobe -anaerobe

-prokariote -kapsula muri -fije kromozomike

Viruse mikroskopike nuk ushqehen me kamzhik

riprodhohen vetёm si bujtёs

nuk ndodh -AND,ARN -kapsula proteinike

Protozoarё mikroskopike -autotrofe -heterotrofe

me kamzhikё

-me ndarje -me spore

ekskretojnё NH3

njёqelizore

Komente Zakonisht pёrdoret gjatё dhёnies sё koncepteve tё reja nё fazёn e realizimit tё kuptimit dhe tё reflektimit.Ndihmon sё tepёrmi tё kuptuarit pёrmes strukturimit tё materialit dhe realizimit tё skemave tё qarta pёr tё mbajtur mend,siguron qёndrueshmёrinё e njohurive.Por kjo tekinikё duhet pёrdorur nё momentin e pёrshtatshёm dhe kёrkon njё formulim tё saktё tё kёrkesave,qё vendosen nё kolona.Mund tё pёrdoret me sukses nё çdo lёndё. VI – Diagrami I Venit Përcaktimi

Page 8: Teknika Te Reja Mesimdhenieje

Nazmi XHOMARA Specialist i lëndëve natyrore ZA Mat

8

Diagrami I Venit është një teknikë,me anën e së cilës ne evidentojmë elementet e përbashkëta dhe dallimet ndërmjet dy koncepteve,dukurive,ngjarjeve,personazheve,etj. Mënyra e Zbatimit Diagrami I Venit përfaqëson një strukturë grafike të përbërë nga dy apo më shumë rrathë,që ndërpriten.Secili nga rrathët përfaqëson një koncept,apo dukuri të caktuar. Nëpërmjet tyre ne prezantojmë veçoritë e përbashkëta dhe ndryshimet ,duke kontrastuar idetë,duke bërë krahasime,etj.

Komente Diagrami i Venit përdoret më së shumti gjatë fazës së reflektimit.Duke zbatuar këtë teknikë,nxënësit zbulojnë tipare të përbashkëta,dallime midis koncepteve,apo dukurive të ndryshme,si edhe mbajnë qëndrime personale lidhur me to. Nga përvoja rezulton kjo teknikë mund të përdoret në çdo lëndë,pothuajse në çdo orë mësimi. Veprimtaria zgjat 10 - 20 minuta,por kjo përcaktohet më mirë në varësi të specifikave lëndore,moshave dhe të kohës së përgjithëshme në dispozicion të orës së mësimit. VII - Rrjeti I diskutimit Përcaktimi

Veçoritë

Të përbashkëta

Page 9: Teknika Te Reja Mesimdhenieje

Nazmi XHOMARA Specialist i lëndëve natyrore ZA Mat

9

Rrjeti I diskutimit është një teknikë e mësimdhënies ,gjatë së cilës bëhet organizimi grafik I informacionit,gjithashtu mund të “rkestrohet” një mësim I ndërlikuar.Kjo veprimtari I imponon nxënësit të jenë të vëmendshëm në leximin e tekstit për të kuptuar përmbajtjen dhe idenë kryesore të tij. Pjesëmarrja e nxënësve në këtë veprimtari është e lartë,argumentimi dhe rezultati përfundimtar është shumë pozitiv. Mënyra e zbatimit Mësuesi harton një pyetje binare,pra që pranon përgjigje pozitive ose negative,e cila prek thelbin e çështjes,që trajtohet në tekst.Ai u kërkon nxënësve ,që të ragumentojnë pse janë pro ose kundër çështjes duke I shënuar në organizuesin grafik. Mendimet do të shkëmbehen në dyshe e në katërshe.Klasa do të pozicionohet në dy grupe,ku nxënësit do të përcaktojnë pozicionin e tyre.Bëhet një raportim para klasës për arsyet ,që janë zgjedhur pro ose kundër çështjes .Për çdo paraqitje caktohet një kufi kohor prej një minute.Gjatë kohës ,që dy grupet raportojnë arsyet e tyre,nxënësit mund të ndryshojnë vendin dhe të shkojnë në grupin ,që ka arsyet më bindëse. Po Jo A duhet të merren masa për…? Komente Rrjeti I diskutimit përdoret në fazën e realizimit të kuptimit ,ose të reflektimit.Nga diskutimet,që kryhen në klasë çdo nxënës kupton se cili është thelbi,çështja e mësimit,shkruajnë ese argumentuese dhe janë përfshirë të gjithë në diskutim. Realizohet në lëndë të tilla si leximi,historia,gjeografia,fizika,kimia,etj.Grupet e fëmijëve duhet të jenë mbi 20 vetë.Diskutimi vazhdon për rreth 15-20 minuta.Mund të realizohet6 me nxënësit e çdo moshe.Zhvillimi I kësaj veprimtarie u siguron fëmijëve lirshmëri maksimale në dhënien e mendimeve,shprehje mendimesh me zë të lartë,shkrimin e argumenteve në favor të një çështjeje,përpjekje për të bindur kundërshtarët,lirshmëri në ndërrimin e vendeve gjatë debatit etj VIII - Ditaret e të nxënit Përcaktimi

Page 10: Teknika Te Reja Mesimdhenieje

Nazmi XHOMARA Specialist i lëndëve natyrore ZA Mat

10

Ditaret e të nxënit janë ditare dy e tre pjesësh,që përdoren për të nxitur nxënësit të lexojnë në mënyrë të qëllimshme,të lidhin ngushtë materialin e tekstit me kureshtjen dhe përvojat e veta. Mënyra e zbatimit Për të bërë ditarin dypjesësh hiqet një vijë vertikale në mes të fletës së fletore .Në anën e majtë shkruhen ato pjesë të tekstit,që I tërheqin më shumë vëmendjen nxënësit.Ndoshta ato,që kujtojnë diçka,që I intrigojnë më shumë,ose ndoshta ato mendime dhe opinione,me të cilat ata nuk pajtohen.Në anën e djathtë të pjesës shkruhen komente për pjesën. Citati Komenti

Ç’elementë kishte citati,që I intrigoi më shumë?- Ç’I bëri të mendonin ai citim Çfarë pyetjesh lindin prej tij?

Gjatë leximit bëhen pushime për të shkruar të tjera citime dhe komente në fletore.Mund të caktohet edhe numri I citimeve,që do të komentohen. Në ditarin me tre pjesë ,pjesa e fundit I lihet mësuesit për të vlerësuar,gjykuar dhe dhënë mendime mbi komentet,që kanë bërë nxënësit. Citati Komenti I nxënësit Komenti I mësuesit

Komente

Krahasuar me mësimin tradicional ,ditaret e të nxënit kanë disa përparësi:

Lexuesi ka një motiv për të lexuar,pra leximi nuk është pasiv. Realizohet lidhja e të lexuarit me të shkruarit. Lexuesi man qëndrim kritik ndaj tekstit.

Ditaret e të nxënit mund të përshtaten pë të gjitha klasat dhe lëndët. VIII - Leksioni i avancuar Përcaktimi

Page 11: Teknika Te Reja Mesimdhenieje

Nazmi XHOMARA Specialist i lëndëve natyrore ZA Mat

11

Ky mësim përqëndrohet në një veprimtari të të nxënit,ku nxënësit janë të përfshirë në një mësim,ku leksioni është mënyra mbizotëruese në trasnmetimin e njohurive.Mësuesi përshtat përmbajtjen e mësimit në mënyrë,që të nxisë përvetësimin aktiv dhe nivelet e larta të të menduarit.Kjo strukturë është formuluar nga studiuesit Johnson & Smith në 1991. Mënyra e zbatimit Në fillim mësuesi I përgatit nxënësit për aktivitetin duke u treguar atyre temën e leksionit dhe qëllimet e tij.Çdo çift do të hartojë një listë mbi gjithçka dinë rreth kësaj teme. Pas pak minutash(4-5),mësuesi u thotë dysheve,që t’ua tregojnë edhe të tjerëve brenda grupit ato,që kanë gjetur. Mësuesi kërkon dhënien e ideve në të gjithë klasën dhe shkruan në tabelë listën me mendimet e nxënësve dhe me ndihmën e tyre bën kategorizimin e ideve.Mësuesi vazhdon duke u tërhequr vëmendjen nxënësve: “Tani jemi gati të fillojmë pjesën e parëtë mësimit.Mbajeni listën përpara kur unë flas”.Jepet pjesa e parë e leksionit.Mësuesi u thotë nxënësve të rishikojnë listat dhe I orienton ata të evidentojnë:

Pikat,që u përmendën në leksion,për të cilat ata ksihin njohuri më parë. Gjërat e reja,që mësuan.

Veprimatria vazhdon duke u treguar nxënësve mbi problemet,që do të trajtohen në pjesën e dytë të mësimit.Mësuesi I nxit nxënësit të rendisin ç’ka dinë akoma rreth tyre.Më pas mësuesi fton disa nxënës vullnetarë të flasin për idetë e tyre.Ai u kërkon nxënësve përsëri të dëgjojnë me vëmendje duka patur para listën e tyre të ideve.Bëhet krahasimi I ideve memësimin e dhënë nga mësuesi si në pjesën e parë. Në fund të orës së mësimit,klasës I jepet një pyetje të cilës nxënësit I përgjigjen me shkrim të lirë 5-10 minuta.Një hskrim I lirë nënkupton shprehjen e lirë të disa ideve për një problem të caktuar.Disa prej këtyre shkrimeve mund të lexohen me zë të lartë dhe të diskutohen me të gjithë klasën. Komente Kjo teknikë mund të përdoret në të gjitha lëndët dhe nivelet e shkollimit.Përbën një strukturë,që I përfshin të tre fazat (ERR).Ata realizojnë të menduarit kritik dhe mund të përdoret gjatë gjithë orës së mësimit.Kohëzgjatja dhe ndarja në pjesë e mësimit mund të planifikohet dhe përcaktohet nga vetë mësuesi në përputhje me veçoritë e lëdnës dhe klasës. Kjo teknikë ëështë e dobishme,pasi nxënësit janë më të motivuar për të marrë pjesë aktive në orën e mësimit,orientohen drejt thellësisë në të menduar,nxitet krijimtaria dhe kurioziteti,nxitet qëndrimi kritik ndaj informacionit të dhënë. IX – Kubimi

Page 12: Teknika Te Reja Mesimdhenieje

Nazmi XHOMARA Specialist i lëndëve natyrore ZA Mat

12

Përcaktimi Kubimi është një teknikë,e cila ndihmon shqyrtimin e një teme nga këndvështrime të ndryshme.Kjo teknikë përfshin përdorimin e një kubi me lëvizje të shpejta për të menduarin,të shkruarin në secilën faqe të kubit.Mund të ndërtohet duke mbuluar një kuti të vogël me letër. Mënyra e zbatimit Në secilën faqe të kubit shkruhen 6 kërkesa të shkurtra: Përshkruaje,krahasoje,shoqëroje,analizoje,zbatoje,argumentoje,(pro ose kundër) Në fillim paraqitet tema.Më pas nxënësit udhëzohen të mendojnë për t’u dhënë përgjigje pyetjeve të mësuesit dhe ta përshkruajnë atë(format,shenjat,përmasat,ngjyrat,etj) Përshkruaje : Format,sjenjat,përmasat,ngjyrat. Krahasoje: Me kë ngjason?Nga se ndryshon? Shoqëroje:Çfar ju bën të mendoni?Çfar ju vjen në mendje? Analizoje:Si është ndërtuar?Nga se përbëhet? Zbatoje:Ç’mund të bëni me të?Si mund të përdoert? Argumentoje:Merr një qëndrim pro ose kundër tij. Komente e sugjerime Duke vazhduar periudhën e shkrimit,nxënësit shkëmbejnë përgjigje për secilën faqe të kubit.Veprimtaria mund të organizohet duke punuar në çifte,ose në grupe.Çdo partner zgjedh 2-3 faqe të kubit.Më pas shkëmbejnë mendime e lexojnë shkrimet e tyre me partnerin.Pasi lexon një partner,tjetr I përgjigjet duke e lavdëruar ose pyetur.Kjo teknikë përdoret në fazën e realizimit të kuptimit,në të gjitha lëndët dhe në çdo klasë.