Te ringjallim sunetin pejgamberik

21
Te ringjallim Sunetin Pejgamberik

Transcript of Te ringjallim sunetin pejgamberik

Page 2: Te ringjallim sunetin pejgamberik

Emrat e këtij namazi:

Salat ed-Duha (Namazi i Paradites), Salatul-Euabijn (Namazi i atyre që kthehen) dhe Salatul-Ishrak (Namazi pas Lindjes së Diellit) janë emra të ndryshëm për të njëjtin namaz.

 

Ai është quajtur “Namazi i atyre që kthehen” sepse ai që falet shkëputet nga gjithçka dhe kthehet e përqëndrohet në bindjen ndaj Allahut dhe adhurimin e Tij, në një kohë kur një pjesë e njerëzve janë të preokupuar me punët e tyre kurse një pjesë tjetër pushojnë. [Teudihul-Ahkam, 2/445, e përshtatur.]

 

Koha e tij:

Kur dielli është aty afër gjatësisë sa një shtizë mbi horizont dhe vazhdon derisa dielli të arrijë pikën e tij kulmore. [Teshijl el-Ilmam, 2/391]

 

Shejkh Ibn ‘Uthejmin ka thënë, sikurse gjendet edhe në Mexhmu’ul-Fetaua (14/306, n. 875):

“Koha e Namazit të Duhasë është që kur Dielli të jetë ngritur në gjatësinë e një shtize, d.m.th. çerek apo tri çerek ore pasi të ketë dalë; deri para zeualit (mesit të ditës, kur dielli të ketë arritur në pikën e tij kulmore) dhe deri para zeualit do të thotë midis dhjetë apo pesë minutave (para zeualit)...”

 

Ebu Derda (radijAllahu anhu) ka transmetuar se Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë se Allahu ka thënë:

“O Biri i Ademit, fali për Mua katër rekate në fillimin e ditës...”

[Transmetuar nga Tirmidhiu, n. 475 dhe është shpallur sahih nga Shejkhul-Albani.]

 

Në një hadith tjetër: “...derisa të dalë dielli dhe pastaj ai fal dy rekate.” [Pjesë e një hadithi të transmetuar nga Tirmidhiu, n. 586 dhe i shpallur hasen nga Shejkhul-Albani.]

 

Page 3: Te ringjallim sunetin pejgamberik

Ky hadith bën fjalë për dy rekatet e Duhasë.

 

Koha më e mirë për të falur Namazin e Duhasë është kur Dielli të jetë shumë i nxehtë.

 

Zejd Ibn Erkam pa disa njerëz duke falur namazin e Duhasë. Ai tha: “Mos ata nuk janë në dijeni se është më mirë që ai të falet në një tjetër kohë. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Namazi i pendimtarit duhet të falet (në kohën) kur deveja e shkëputur nga qumështi ta ndiejë nxehtësinë e Diellit.” [Transmetuar nga Muslimi, n. 748.]

 

Urtësia e këtij Namazi:

Është lejuar namazi nafile në këtë kohë për shkak se është një interval i gjatë kohor midis namazit të Sabahut dhe namazit të Drekës. Kështu që ky pengon që të ketë një boshllëk kaq të madh pa asnjë namaz, pasi të mos falurit gjatë kësaj kohe mund t’i shkaktojë njeriut humbjen e vëmendjes duke mos e përkujtuar Allahun. [Teshijl el-Ilmam, 2/391] Dhe Allahu e di më së miri.

 

Një kuptim i Gabuar:

Ibn Haxher përmend në Fet’hul-Bari (3/71) el-Hafidh el-‘Irakin i cili thotë: “Është bërë e famshme mes njerëzve se kushdo që fal namazin e Duhasë dhe pastaj nuk e fal më atë do të verbohet. Kështu, shumë njerëz e kanë braktisur fare. Ajo çfarë kanë thënë ata është krejtësisht e pabazë. Por, duket sikur shejtani e ka vendosur këtë në gjuhët e njerëzve të thjeshtë për t’i larguar ata nga kjo sasi e madhe mirësie.”

 

Vlera e tij:

Ka shumë hadithe që theksojnë vlerën e këtij namazi. Na mjafton që të përmendim këtu:

Ebu Dherri ka transmetuar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë:

“Në mëngjes duhet sadaka për çdo nyje të trupit tënd. Çdo tesbih (të thuash SubhanAllah) është sadaka. Çdo tahmid (të thuash Elhamdulilah) është sadaka. Çdo tahlil (të thuash La ilahe il-lAllah) është sadaka. Çdo tekbir (të thuash Allahu Ekber) është sadaka. Urdhërimi për të mirë është sadaka. Ndalimi i të keqes është sadaka dhe falja e dy rekateve të Duhasë mjafton për të gjitha.” [Transmetuar nga Muslimi, n. 720]

Page 4: Te ringjallim sunetin pejgamberik

 

Ebu Hurejra ka transmetuar:

“Miku im i dashur (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) më këshilloi që të bëja tri gjëra dhe unë s’do t’i lë kurrë ato derisa të vdes: të agjëroj tri ditë në çdo muaj, të fal Duhanë dhe të fal Vitrin para se të fle.” [Transmetuar nga Bukhari, n. 1178]

 

Ebu Hurejra ka transmetuar gjithashtu se Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë:

“Askush nuk është i qëndrueshëm me Namazin e Duhasë përveç se pendimtari.” Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Ai është Namazi i Pendimtarit.” [Transmetuar nga Hakimi në Mustedrak (1/314) i cili ka deklaruar se është sahih. Albani e ka deklaruar hasen në Silsiletul-Ehadithus-Sahiha, n. 1994.]

 

Namazi i Shpikur (Bidat):

 

“Ky hadith është një refuzim kundër atyre njerëzve që thonë ai se bën fjalë për gjashtë rekatet që falin ata pas Akshamit si Namazin e Pendimtarit. Ta quash atë me këtë emër nuk ka asnjë bazë dhe ky namaz në vetvete nuk ka asnjë argument (në tekstet e sakta).” [Sahih et-Tergijb uet-Terhijb, 1/423]

 

Shejkh ynë, Mukbil bin Hadij el-Uadi’i ka thënë gjithashtu në Ixhabetus-Sa’il (fq. 77) se nuk ka argumente të sakta për këtë namaz.

 

Namazi i Duhasë gjendet në Kur'an:

 

Ibn ‘Abbasi u pyet për namazin e Duhasë dhe ai u përgjigj:

 

“Ai gjendet në Librin e Allahut...” pastaj ai recitoi:

 

Page 5: Te ringjallim sunetin pejgamberik

 

“Në shtëpitë që Allahu ka urdhëruar të ngrihen; në të cilët përmendet Emri i Tij me madhërim në mëngjes, pasdite dhe në mbrëmje.” En-Nur, 36

[Transmetoi Ibn Ebi Shejbe, n. 7872, me një zinxhir të saktë transmetimi.]

 

Gjykimi i tij:

Është mustehab (e pëlqyeshme) që të kryhet namazi i Duhasë. Imam Neueui i ka vënë titullin një kapitulli në Sahihun e Muslimit: ‘Pëlqyeshmëria për kryerjen e namazit të Duhasë.’

 

Hadithet që flasin për namazin e Duhasë arrijnë gradën muteuatir (që janë transmetuar nga një numër kaq i madh transmetuesish saqë është krejtësisht e pamundur që ata të jenë pajtuar me njëri-tjetrin për t’i shpikur ato.) [Sidik Hasen Khan, er-Raudetun-Nadije, 1/316]

 

Neueui ka thënë në Sherhul-Muslim (5/237): “Shumica e dijetarëve e konsiderojnë namazin e Duhasë mustehab (të pëlqyeshëm).” Në Mexhmu’u Sherhul-Muhedheb (4/43) thuhet: “Ai është qëndrimi që mbajnë shumica e Selefëve.”

 

Sidoqoftë, ka mendime të ndryshme lidhur me këtë çështje. [Zadul-Me’ad, 2/330-348;Fet’hul-Bari, 3/68; dhe Nejlul-Eutar, 5/211-212]:

 

Ai është mustehab dhe ky është mendimi i shumicës së dijetarëve.

Nuk lejohet të falet ky namaz pa arsye, pasi janë argumentuar që Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nuk e ka falur atë veçse kur ka patur ndonjë arsye.

Nuk është aspak mustehab (i pëlqyeshëm).

Është mustehab (i pëlqyeshëm) nëse falet në shtëpi.

Është mustehab që ky namaz të falet me raste.

Ai është bidat.

Page 6: Te ringjallim sunetin pejgamberik

 

 

Mospajtimi në mendime del si rezultat i disa haditheve të saktë të cilët nga pamja e jashtme mohojnë ekzistencën e namazit të Duhasë, kurse hadithe të tjerë tregojnë se ai është kryer për ndonjë arsye  dhe ka hadithe të sakta që e pohojnë këtë.

 

Duhet të kuptohet një parim i rëndësishëm që është: pohimi ka përparësi mbi mohimin. [Teshijl el-Ilmam, 2/391]

 

Pikat e mëposhtme i ka nxjerrë Ibn Khuzejme në Sahihun e tij (2/231), të përshtatura:

Kur Ibn ‘Umeri tha se Pejgamberi nuk e ka falur namazin e Duhasë përveç kur ai kthehej nga ndonjë udhëtim, ka patur për qëllim: “Unë nuk e kam parë atë të falej dhe mua nuk më ka njoftuar për këtë ndonjë transmetues i besueshëm...” E njëjta gjë është edhe me transmetimin e A’ishes. [A’ishah u pyet: “A e kryente i Dërguari namazin e Duhasë?” Ajo u përgjigj: “Jo, përveç se kur kthehej nga ndonjë udhëtim.” Transmetuar nga Muslimi, n. 717] Argumenti për ta mbështetur këtë lloj shpjegimi është se Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e ka falur namazin e Duhasë në raste kur ai nuk ishte kthyer nga ndonjë udhëtim.

 

Një këndështrim tjetër:

 

Nuk mund të përfytyrohet dot që A’ishah, Nëna e Besimtarëve, të kryente vazhdimisht një formë ibadeti (adhurimi) që nuk ishte bërë i lejuar.

 

A’ishah ka thënë:

“I Dërguari e linte ndonjë vepër edhe pse ai donte që ta kryente atë, nga frika se mos njerëzit e punonin atë dhe kështu u bëhej e detyrueshme. Unë nuk e kam parë kurrë Pejgamberin (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të falte namazin e Duhasë, por unë e fal atë.” [Transmetuar nga Bukhari, n. 1128 dhe Muslimi, n. 718]

 

Page 7: Te ringjallim sunetin pejgamberik

Disa nga njerëzit e dijes kanë shpjeguar se kjo do të thotë që A’ishah vetën nuk e ka parë kurrë Pejgamberin (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të falte këtë namaz, por ajo ishte njoftuar për të nga Sahabët e tjerë. [Fet’hul-Bari, 3/69-70, Teshijl el-Ilmam, 2/396]

 

Një këndvështrim tjetër:

 

Nëse del ndonjë kundërshtim midis thënies së Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe një veprimi të tij, atëherë i jepet përparësi thënies së tij. [Shiko Teshijl el-Ilmam, 2/ 393]

 

Hadithet në të cilat Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i inkurajoi njerëzit që të falin namazin e Duhasë u përmendën më përpara.

 

Numri i Rekateve:

Imam Neueui i ka vënë titullin një kapitulli në Sahihun e Muslimit: ‘Pëlqyeshmëria e kryerjes së namazit të Duhasë. Numri më i vogël i rekateve të tij është dy, kurse maksimumi është tetë; dhe midis tyre ka katër apo gjashtë rekate.

 

Dy rekate:

Ebu Dherri ka transmetuar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë:

“Në mëngjes duhet sadaka për çdo nyje të trupit tënd. Çdo tesbih (të thuash SubhanAllah) është sadaka. Çdo tahmid (të thuash Elhamdulilah) është sadaka. Çdo tahlil (të thuash La ilahe il-lAllah) është sadaka. Çdo tekbir (të thuash Allahu Ekber) është sadaka. Urdhërimi për të mirë është sadka. Ndalimi i të keqes është sadaka dhe falja e dy rekateve të Duhasë mjafton për të gjitha.” [Transmetuar nga Muslimi, n. 720]

 

Katër rekate:

Ebu Derda (radijAllahu anhu) ka transmetuar se Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë se Allahu ka thënë:

“O Biri i Ademit, fali për Mua katër rekate në fillimin e ditës...”

Page 8: Te ringjallim sunetin pejgamberik

[Transmetuar nga Tirmidhiu, n. 475 dhe është shpallur sahih nga Shejkhul-Albani.]

 

Gjashtë rekate:

Enes Ibn Malik ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e falte Duhanë me gjashtë rekate.” [Transmetuar nga Tirmidhiu, Mukhtesir esh-Shema’il (fq. 156) dhe është deklaruar sahih (sahih ligajrihi) nga Shejkhul-Albani për shkak të transmetimeve të tjera që e mbështesin.]

 

Tetë rekate:

Umm Hani ka transmetuar: “...pastaj Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) fali tetë rekate të Duhasë.” [Transmetuar nga Bukhari, n. 1176 dhe Muslimi, n. 336]

 

Kur A’ishah u pyet për numrin e rekateve që falte Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) për namazin e Duhasë, ajo u përgjigj:

“Ai falte katër rekate dhe ndonjëherë kur dëshironte falte më shumë, aq sa dëshironte Allahu.” [Transmetuar nga Muslimi, n. 719]

“Ky transmetim i A’ishes duhet të kuptohet duke marrë parasysh edhe hadithet e mëparëshme.” [Bughja el-Muteteui fij es-Salatut-Tetewu’, fq. 86]

 

Veçanërisht kur është transmetuar se A’ishah, transmetuesja e këtij hadithi, e falte Duhanë me tetë rekate... [Transmetuar nga Maliku në el-Muwetta (1/153) dhe është sahih. Shiko Ma Sahha min Ether es-Sahabe fil-Fik’h (1/432).]

 

“Kurse falja e këtyre rekateve në çift është për shkak të hadithit: ‘Namazet e natës dhe të ditës janë çift.’ [Sahih Sunen Ibn Maxheh (1/221)]”

[Shiko Bughja el-Muteteui fij es-Salatut-Tetewu’, fq. 86]

 

Allahu është Dhënësi i suksesit; çdo gjë që është e saktë është prej Allahut; kurse çdo gjë që është e pasaktë është prej meje dhe prej Shejtanit.” [1].

Page 9: Te ringjallim sunetin pejgamberik

 

Fundnota:

[1] ‘Abdullah Ibn Mes’udi ka thënë: “...nëse ajo është e saktë, atëherë është prej Allahut; dhe nëse është e pasaktë, atëherë është prej meje dhe prej Shejtanit.” [Transmetuar nga Ibn ebi Shejbe në el-Musannef, n. 17286 dhe është deklaruar sahihnga Ibnul-Kajjim në I’lamul-Muuaki’in.]

 

Përktheu: Alban Malaj

Si duhet të jetë qëndrimi në namaz i dy vetave që falen bashkë

Abdullah Ibn ‘Abbasi - radij-Allahu ‘anhuma - ka thënë: “Shkova tek Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - në fundin e natës dhe e gjeta në këmbë duke u falur dhe u lidha në namaz mbas tij. Ai më kapi për dore dhe më tërhoqi derisa më vendosi përbri tij. Dhe kur Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - u rikthye në namazin e tij (d.m.th. në këmbë) unë u tërhoqa mbrapa. E me të mbaruar namazin, Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - tha:

 

 “Si është kjo puna jote, unë të vendos përbri meje kurse ti tërhiqesh mbrapa?”

 

Unë thashë: “A është e drejtë që dikush të falet përbri teje, ndërsa ti je i Dërguari i Allahut, të cilin Allahu e ka bekuar?” Atij i pëlqeu ajo ç’ka thashë dhe pastaj bëri dua që Allahu të më shtojë diturinë dhe fik’hun.”

 

Transmetuar nga Imam Ahmedi në Musnedin e tij (1/330) dhe është saktësuar nga Shejkhul-Albani në Silsiletul-Ehadijthis-Sahijhah (n. 6060). Dhe ka thënë Shejkhul-Albani - rahimehullah -:

 

 

Page 10: Te ringjallim sunetin pejgamberik

“Prej fik’hut të këtij hadithi është se personi i vetëm nëse falet me imamin qëndron përbri tij (d.m.th. anash tij), njësoj me të, në të djathtën e tij (d.m.th. në të djathtë të imamit), e nuk del para tij e as mbrapa tij. Dhe ky poashtu është mendimi i Hanbelive, siç gjendet edhe tek Menar es-Sebiil…”

 

Përktheu: Alban Malaj

Ngritja e duarve ndonjëherë kur jep tekbir për të rënë në sexhde

Ka thënë Shejkhul-Albani - rahimehullah -:

 

Pastaj, “Ai - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - bënte tekbir dhe binte në sexhde”, dhe urdhëroi të vepronte kështu (personin që u fal keq) dhe i tha atij: “Nuk plotësohet namazi i asnjë njeriu derisa… të thotë: Semi’Allahu limen hamideh. Derisa të qëndrojë drejt në këmbë; pastaj të thotë: Allahu Ekber. Pastaj bie në sexhde derisa të qetësohen nyjet e tij.” Transmetuar nga Ebu Davudi dhe Hakimi i cili e ka saktësuar, e me të u pajtua edhe Dhehebiu.

 

Dhe: “nëse ai donte të binte në sexhde bënte tekbir, [dhe i mbante duart e tij sa më larg mesit të trupit], pastaj binte në sexhde.” Transmetuar nga Ebu Ja’la në Musnedin e tij me zinxhir të mirë dhe nga Ibn Khuzejmeh me zinxhir të saktë.

 

Dhe: “Ndonjëherë ai i ngrinte duart kur binte në sexhde.”

 

 

Dhe ka komentuar Shejkhul-Albani - rahimehullah - në fusnotë për pjesën “Ndonjëherë ai i ngrinte duart kur binte në sexhde.”, duke thënë:

Page 11: Te ringjallim sunetin pejgamberik

 

“Ngritja e duarve në këtë rast është transmetuar nga ai - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - nga dhjetëra Sahabë - radij-Allahu ‘anhum -. Unë i kam përcjellë dhe kam folur rreth tyre dhe kam bërë takhrixhin e tyre një më një, në librin “Ta’lijkat el-Xhijad ‘ala Zaadil-Me’ad”, sqarova cilët nga zinxhirët e tyre janë të saktë dhe cilët janë të pasaktë, porse ai përforcohet nga dëshmitë e tjera, aq sa ai i cili i merr në shqyrtim këto hadithe të gjitha pohon në mënyrë të prerë se ato kanë ardhur në mënyrë të saktë nga Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, përkundrazi ato kanë ardhur në mënyrë (muteuatir), nga shumë transmetues nga ai…”

 

Dhe pastaj Shejkhul-Albani - rahimehullah - fillon të përmendë transmetimet që kanë ardhur me zinxhirë të saktë, ku vërtetohet se Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - pasiqë çohej nga rukuja dhe drejtohej, i ngrinte ndonjëherë duart para se të binte në sexhde.

 

 

Burimi: Asl Sifeti Salatin-Nebiji - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -,

Kapitulli: Sexhedja/Tekbiri dhe ngritja e duarve kur bie në sexhde”, vëll.2/fq.706

 

 

Përktheu: Alban Malaj

Ngritja e duarve ndonjëherë kur ngrihesh nga sexhdeja e parë

Ka thënë Shejkhul-Albani rahimehullah:

 

Pastaj, “Ai - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - ngrinte kokën e tij nga sexhdeja duke bërë tekbir” dhe urdhëroi të vepronte kështu (personin që u fal keq) dhe i tha: “Nuk plotësohet

Page 12: Te ringjallim sunetin pejgamberik

namazi i asnjë njeriu derisa… të bjerë në sexhde, deri sa të qetësohen nyjet e tij, pastaj të thotë “Allahu Ekber” dhe të ngrejë kokën derisa të rrijë ulur drejt.”

Dhe “ai i ngrinte duart e tij në këtë tekbir” ndonjëherë.

 

Dhe ka komentuar Shejkhul-Albani rahimehullah në fusnotë për pjesën “ai i ngrinte duart e tij në këtë tekbir”, duke thënë:

 

Për ngritjen e duarve në këtë rast kanë ardhur disa hadithe të sakta, mes të cilave:

 

Nga Ua`il Ibn Huxhr i cili ka thënë: “U fala me të Dërguarin e Allahut - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - dhe ai kur bënte tekbir ngrinte duart, pastaj u mbështolli, pastaj kapi të majtën e tij me të djathtën dhe i futi të dyja duart nën rroben e tij, e nëse binte në ruku i nxirrte duart dhe pastaj i ngrinte; e nëse ngrinte kokën nga rukuja i ngrinte duart dhe pastaj binte në sexhde dhe e vendoste hundën ndërmjet dy pëllëmbëve të tij; dhe nëse e ngrinte kokën nga sexhdeja poashtu i ngrinte duart, derisa mbaronte namazin.”

 

Tha Muhamedi, i cili është Ibn Xhuhadeh, siç do të vijë më pas: Ia përmenda atë Hasen Ibn Ebil-Hasenit dhe ai tha: “Ai është namazi i të Dërguarit të Allahut - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, ta bëjë kush të dojë dhe ta lëjë kush të dojë.”

 

E ka transmetuar Ebu Dauudi (1/115) dhe nga ai Ibn Hazmi (4/91)… dhe ky zinxhir është Sahih sipas kushteve të Muslimit.

 

Burimi: Asl Sifeti Salatin-Nebiji - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.

Kapitulli: Sexhedja/Ngritja nga Sexhdeja, vëll.2/fq.798

 

Përktheu: Alban Malaj

Page 13: Te ringjallim sunetin pejgamberik

Ngritja e duarve ndonjëherë kur bie në sexhden e dytë

Ka thënë Shejkhul-Albani rahimehullah:

 

Pastaj, “Ai bënte tekbir dhe binte në sexhden e dytë” dhe urdhëroi të vepronte kështu (personin që u fal keq) dhe i tha atij pasi që e urdhëroi që të qetësohej ndërmjet dy sexhdeve – siç u përmend më herët: “Pastaj thuaj “Allahu Ekber”, pastaj bjer në sexhde derisa të qetësohen nyjet (artikulacionet) e tua, [pastaj vepro ashtu në të gjithë namazin tënd].”

 

Dhe “ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i ngrinte duart e tij në këtë tekbir” ndonjëherë.

 

Burimi: Asl Sifeti Salatin-Nebiji (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem),

Kapitulli: Sexhedja e dytë dhe ngritja prej saj, vëll.3/fq.815

 

 

Përktheu: Alban Malaj

Dhënia e selamit të fundit në namaz, në krahun e djathtë, duke shtuar ndonjëherë “ue barakatuhu” është Sunet i harruar

Hadithi i Ibn Mes’udit radij-Allahu ‘anhu:

Page 14: Te ringjallim sunetin pejgamberik

وبركاته: وكانأحياتايزيدفيتسليمةاألولى

“Dhe ndonjëherë ai shtonte në selamin e parë “ue barakatuhu”.”

 

Komentoi Shejkhul-Albani rahimehullah:

 

Ka thënë el-Hafidh (3/523): “Kjo shtesë gjendet tek “Sahijh Ibn Hibban” nga hadithi i Ibn Mes’udit, është po ashtu tek Ibn Maxheh dhe është po ashtu tek Ebu Dauudi nga hadithi i Ua`il Ibn Huxhr, andaj është çudi me Ibn Salahun që ka thënë: “Vërtet, kjo shtesë nuk është në asnjë nga librat e hadithit.””

 

Unë (Shejkhul-Albani) them:

Hadithin e Ibn Mes’udit e ka transmetuar et-Tajalisij po ashtu dhe ai tha në Musnedin e tij (fq.37): Nga Humam Ibn ‘Ataa` Ibn Sa`ib, nga ‘Abdur-Rrahman Ibnul-Esued, nga babai i tij, nga ‘Abdullahu: “…Ai jepte selam në të djathtën e tij: “Es-selamu ‘alejkum ue rahmetullahi ue barakatuhu.” dhe në të majtën e tij: “Es-selamu ‘alejkum ue rahmetullah.”.

 

Dhe ky (transmetim) është meukuf (d.m.th. zinxhiri mbaron me Ibn Mes’udin) dhe është sahih nëse Humami e ka dëgjuar nga ‘Ataa` para se t’i përziheshin (transmetimet).

 

Atë e ka transmetuar edhe ed-Darakutnij (135) në formë merfuë (d.m.th. zinxhiri mbaron me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nga një rrugë tjetër dhe e shpalli të dobët nga ‘Abdul-Uehhab Ibn Muxhahid. Kurse sa i përket Ibn Maxheh, kopja që kemi ne nga Suneni i tij, e botuar në Egjipt, është e zhveshur nga kjo shtesë. Dhe ka thënë Ibn Raslan në “Sherhus-Sunen”: “Nuk e kam gjetur atë tek Ibn Maxheh.” Kështu që, duket që kjo është nga mospërputhja e kopjeve dhe, e përforcon këtë fakti që es-San’anij thotë (1/275) se ai e lexoi atë në një kopje të saktë të lexuar nga Ibn Maxheh, me tekst: “Me të vërtetë i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) jepte selam në të djathtën dhe në të majtën e tij; aq sa dukej e bardha e faqes së tij: es-selamu ‘alejkum ue rahmetullahi ue barakatuhu.”

 

Unë (Shejkhul-Albani) them: dhe kjo është tek Ibn Maxheh (1/295) nga rruga e Ebij Is`hakut, nga Ebil-Ahuas, nga Ibn Mes’udi me këtë, por pa shtesën – siç e përmendëm – dhe u përmend më herët hadithi me transmetimin e autorëve të Suneneve dhe autorëve të tjerë pa atë shtesë. Dhe

Page 15: Te ringjallim sunetin pejgamberik

për sa i përket qënies së saj tek Ibn Maxheh – pavarsisht asaj mospërputhjeje – unë kam vërejtje. Dhe Allahu e di më së miri.

 

Kurse hadithi i Ua`ilit, atë e ka transmetuar Ebu Dauudi (1/157-158) nga Musa Ibn Kajs el-Hadramij, nga Selemeh Ibn Kuhejl, nga ‘Alkameh Ibn Ua`il, nga babai i tij që ka thënë: “U fala me Pejgamberin (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe ai jepte selam në të djathtën, “es-selamu ‘alejkum ue rahmetullahi ue barakatuhu”; dhe në të majtën. “es-selamu ‘alejkum ue rahmetullah”.

 

Dhe ky zinxhir është sahih. Transmetuesit e tij janë të gjithë thikat (të besueshëm), janë transmetues të Sahihut.

 

Atë e ka shpallur sahih edhe ‘Abdul-Haku në “el-Ahkam” (2/56) dhe en-Neueuij në “el-Mexhmu’u” (3/479) dhe el-Hafidh në “Bulugul-Meraam”, porse ata të dy e përcollën duke e përmendur shtesën tek të dy selamet. Kur ajo (shtesë) në kopjen tonë të “Sunenit” është vetëm në selamin e parë – siç e pe – prandaj unë s’e di: a është kjo nga mospërputhja e kopjeve të Sunenit të Ebu Dauudit po ashtu, apo të dy ata janë ngatërruar në përcjelljen që bënë nga Suneni! Dhe Allahu e di më së miri.

 

Mirëpo në të vërtetë kjo shtesë (ue barakatuhu) kufizohet vetëm në selamin e parë duke u bazuar në atë që gjendet tek kopja jonë e Sunenit. Dhe kjo përforcohet tek unë me transmetimin e mëparshëm të Tajalisiut nga Ibn Mes’udi; ngase ajo (shtesa) nuk përmendet në selamin e dytë, dhe se ajo po të konfirmohet tek selami i dytë, edhe ne do ta kishim thënë dhe do ta përmendnim në libër, në të kundërt, qëndrimi jonë është në përputhje me transmetuesin e qëndrueshëm.

 

Kjo përforcohet edhe sepse është e ditur tek ata që janë të angazhuar me studimin e udhëzimit të tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në të gjitha çështjet se ai e veçonte dorën e djathtë dhe krahun e djathtë me nderim dhe kujdes shtesë, dhe shembulli më i afërt për të është veçimi që ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i bënte të djathtës me thënien e tij: “Es-selamu ‘alejkum ue rahmetullah”; dhe shkurtimi që bënte në anën e majtë, “es-selamu ‘alejkum”, sikurse është e përmendur më përpara tek origjinali. Dhe ka thënë es-Sindij rahimehullah:

“Domethënia është se ai shtonte në të djathtë “ue rahmetullah” për të nderuar njerëzit në të djathtë me më shumë mirësi, dhe e shkurtonte në të majtën duke thënë, “es-selamu ‘alejkum”. Dhe ka ardhur shtesa “ue rahmetullah” edhe për të majtën po ashtu. Dhe me të punohet. E ndoshta ai e linte atë ndonjëherë.”

Page 16: Te ringjallim sunetin pejgamberik

 

Kështu që, në bazë të këtyre që përmendëm, kërkohet që ana e djathtë të veçohet me shtesën, “ue barakatuhu”. Përveç nëse vërtetohet nga ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) diçka që e kundërshton këtë – siç e treguam – sepse në këtë rast thuhet: “Nëse vjen transmetimi, atëherë zhvlerësohet mendimi.” Ose: “Nëse vjen lumi i Allahut, s’vlen më lumi që hapi Muakili.”

 

Dhe Allahu Subhanehu ue Te’ala e di më së miri.

 

Burimi: Aslu Sifetis-Salatin-Nebijj - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - min et-Tekbiri ila et-Teslijmi – ke`enneke terahu, vëll.3/fq.1024-1027

 

 

Përktheu: Alban Malaj