takiMi - Ministria e Mbrojtjes · 7750, datë 16 gusht 2012 lirohet nga detyra e zv/shefit të...

16
www.mod.gov.al/gazetaushtria (tel. 16-57) e-mail: [email protected] E premte, 24 gusht 2012 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 67-të i botimit Nr. 34 (8135) USHTRIA Prezantohen në detyrë nga Shefi i SHP të FARSH-së, gjeneralmajor Gjunkshi dhe zv/ministri i Mbrojtjes Starova Nisin punën gjeneralët e rinj të Forcave të Armatosura ALB-US OMLT-2 OMLT-2, mentorët e xhenios, kontribut i dukshëm për afganët faqe 8-9 faqe 2-3 Gjeneralmajor Gjunkshi priti Atasheun Ushtarak Amerikan dhe Shefin e Zyrës së ODC DOKTRINA VIZITA FLET ZV/KOMANDANTI I FORCËS TOKËSORE Rishikimi i Doktrinës Ushtarake të FA në një kuadër doktrinar të përbashkët me NATO-n Atasheu Ushtarak i Turqisë takon komandantin e Forcës Ajrore Zjarret, vazhdon angazhimi i FA në operacionet e emergjencave civile Kolonel Sokrat Prifti: Ja kontributi i FT në ndihmë të komunitetit për peri- udhën janar - gusht 2012 TAKIMI faqe 5 faqe 7 faqe 4 faqe 10 faqe 8-9 Ja gradimet dhe emërimet e reja të oficerëve me gradë madhore në FA të Republikës së Shqipërisë. Zv/shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Viktor Bërdo, komandanti i ri i Forcës Tokësore gjeneralmajor Zyber Dushku, komandantin i ri i Brigadës Logjistike gjeneralbrigade Syrja Gjoka, komandant i ri të Forcës Detare gjeneralbrigade Qemal Shkurti si dhe komandanti i ri i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha shpalosin vizionin e tyre në detyrat e reja të ngarkuara Nga Gjeneralmajor XHEMAL GJUNKSHI

Transcript of takiMi - Ministria e Mbrojtjes · 7750, datë 16 gusht 2012 lirohet nga detyra e zv/shefit të...

ushtriaE prEmtE, 24 gusht 2012 1

w w w. m o d . g o v. a l / g a z e t a u s h t r i a ( t e l . 1 6 - 5 7 ) e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

E premte, 24 gusht 2012

Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 67-të i botimit Nr. 34 (8135)

ushtria

Prezantohen në detyrë nga Shefi i SHP të FARSH-së, gjeneralmajor Gjunkshi dhe zv/ministri i Mbrojtjes Starova

Nisin punën gjeneralët e rinj të Forcave të Armatosura

ALB-US OMLT-2

OMLT-2, mentorët e xhenios, kontribut i

dukshëm për afganëtfaqe 8-9 faqe 2-3

Gjeneralmajor Gjunkshi priti Atasheun Ushtarak Amerikan dhe Shefin e Zyrës së ODC

doktrina

vizita

Flet zv/komandanti i Forcës tokësore

rishikimi i Doktrinës ushtarake të Fa në një kuadër doktrinar të përbashkët me NatO-n

atasheu ushtarak i turqisë takon komandantin e Forcës ajrore

Zjarret, vazhdon angazhimi i Fa në operacionet e emergjencave civile

Kolonel Sokrat Prifti: Ja kontributi i FT në ndihmë të komunitetit për peri-udhën janar - gusht 2012

takiMi

faqe 5

faqe 7

faqe 4

faqe 10

faqe 8-9

Ja gradimet dhe emërimet e reja të oficerëve me gradë madhore në FA të Republikës së Shqipërisë. Zv/shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Viktor Bërdo, komandanti i ri i Forcës Tokësore gjeneralmajor

Zyber Dushku, komandantin i ri i Brigadës Logjistike gjeneralbrigade Syrja Gjoka, komandant i ri të Forcës Detare gjeneralbrigade Qemal Shkurti si dhe komandanti i ri i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes

gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha shpalosin vizionin e tyre në detyrat e reja të ngarkuara

nga GjeneralmajorXhemal Gjunkshi

ushtriaE prEmtE, 24 gusht 20122

Gjeneralmajor Bërdo, zv/shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura

të falenderoj gjeneralmajor Dushkun për angazhimin e tij në pozicionin e zëvendësshefit të SHP, për përkush-timin, nivelin e standardet e larta profesionale që ai ka shfaqur në këtë detyrë. Unë besoj që në detyrën e re dhe mjaft të rëndësishme si komandant i Forcës Tokësore, gjeneral Dushku do të kontribuojë për rezultate më të larta dhe çuarjen përpara të arritjeve të kësaj strukture vitale për FA. Kam gjithashtu kënaqësinë të uroj Gjen-eralmajor Viktor Bërdo për detyrën e re të zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, dhe duke vlerë-suar punën e tij të deritanishme në krye të Forcës Tokësore, shpreh be-simin tim të plotë që, me eksperiencën që ai mbart dhe me nivelin e lartë profesional, do të jetë një kontribut i çmuar në Shtabin e Përgjithshëm të FA. Në të njëjtën kohë, uroj gjithë gjeneralët e rinj, gjeneralbrigade Qe-mal Shkurti, gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha, gjeneral brigade Syrja Gjoka dhe gjeneralbrigade Jeronim Bazo për gradat e detyrat e reja, dhe shpreh besimin se ato do të çojnë edhe më tej nivelet e arritjeve në strukturat përkatëse ku ato do të punojnë e drejtojnë. Një falënderim të veçantë për gjeneralbrigade Agim Lalën, i cili largohet nga Forcat e Armatosura pas një kontributi e shërbimi të gjatë në këto forca ku është shquar për profesionalizmin e përkushtimin e veçantë. Forcat tona të Armatosura, ndodhen përballë sfidash të mëdha

zyrtare

stafiDrejtor i Publikimeve:

Lavdrim Lita

Kryeredaktor: Mina Hysa

Gazetarë:Albert Hitoaliaj

Bejdo Malo Alba Musaraj

redaktore korrektore: Elona Shimaj Mako

Graphic Designer:Afërdita Hysaj

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së, Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit

dhe marrjes së detyrës së zëvendësshe-fit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të zhvilluar në ambientet e ministrisë së Mbrojtjes. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm zëvendësministri i Mbrojtjes Arian Starova, Zëvendësshefat e Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, koman-dantët e forcave njësive dhe struk-turave të FA, drejtorët e drejtorive në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtëbit të Përgjithshëm. Në fillim të ceremonisë drejtori i Drejtorisë së Menaxhimit dhe Kualifikimit të Personelit në Min-istrinë e Mbrojtjes, Kolonel Albert Mullai, lexoi Dekretin e Presidentit ku: “Në mbështetje të nenit 93 dhe pikës 3, të nenit 169 të Kushtetutës, të pikës 6 dhe 8 të ligjit Nr.86741, datë 26.10.2000” Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shq-ipërisë”, i ndryshuar me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, Presidenti i Republikës Zoti Bujar Nishani ka emëruar: Gjeneralmajor Zyber Faslli Dushku me dekret Nr.7750 lirohet nga detyra e zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Arma-tosura dhe emërohet komandant i Forcës Tokësore. Gjeneralmajor Vik-tor Daut Bërdo, me dekret Nr.7749 lirohet nga detyra e Komandantit të Forcës Tokësore dhe emërohet zëvendësshef i Shtabit të Përgjith-shëm të Forcave të Armatosura”. Ceremoninë e përshëndeti Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së, Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi. Në fjalën e tij, Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, u shpreh se: - “Sot është një ditë e shënuar, për Forcat e Armato-sura. Duke promovuar gjeneralët në gradat e detyrat e reja, ne finalizojmë sot një proces tepër të rëndësishëm për FA. Promovimi i gjeneralëve reflekton si vlerësimin individual të karrierës të secilit prej kolegëve, por prezanton edhe ekipin që tashmë do të angazhohet në përgjegjësitë më të larta të strukturave të FA. Komisioni i veçantë i karrierës, me angazhim të plotë profesional, me përgjegjësi të lartë morale, dhe nëpërmjet një procesi teje e transpar-ent e të mbështetur në aktet ligjore e nënligjore në fuqi, zhvilloi një punë voluminoze e cilësore për të arritur në vlerësimet përfundimtare, të cilat

çuan në promovimin e gjeneralëve të rinj. Me këtë rast, unë dëshiroj të shpreh falënderimin tim për Ministrin e Mbrojtjes dhe Presidentin e Repub-likës, për mirëkuptimin e mbështetjen e plotë për përfundimin me sukses të këtij procesi, gjë që shpreh vlerësimin e lartë që kanë institucionet e larta të shtetit dhe qeveria shqiptare për FA”. Më tej në fjalën e tij gjeneralmajor Gjunkshi shtoi se: - “unë kam be-sim të plotë se të gjithë ushtarakët që u promovuan, kanë cilësitë dhe kapacitetet për tu angazhuar në përgjegjësitë më të larta, jo vetëm për të përballuar sfidat në rritje të Forcave të Armatosura, por edhe për të kërkuar standarde përherë e më të larta në kuadrin e integrimit të plotë në strukturat e misionet e NATO-s. Kjo ditë do të shoqërohet me disa ceremoni. Në zbatim të dekreteve të Presidentit të Republikës dhe urdhrave të Ministrit të Mbrojtjes, ajo fillon me prezantimin e zëvendësshe-fit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, e do të vijojë edhe me prezantimin e komandantëve të rinj të Forcës Tokë-sore, Forcës Detare, Komandës së Doktrinës e Stërvitjes dhe të Brigadës Logjistike. Me këtë rast, më lejoni të shpreh vlerësimet më të mira për të gjithë ata drejtues që lenë detyrën në pozicionet e mësipërme, për punën e rezultatet që ata me strukturat e tyre kanë arritur, si pjesë e angazhimit të të gjithë Forcave tona të Armato-sura”. “Kam kënaqësinë e veçantë

në nivel kombëtar e rajonal. Sot ato janë të angazhuara pothuajse në të gjitha strukturat politike, ushtarake e operacionale të Aleancës, si dhe në misionet e saj. Në të njëjtën kohë, krahas detyrave të tjera, ato janë angazhuar në ndihmë të popullsisë, pushtetit qendror e atij lokal, për përballimin e emergjencave civile, siç po bëjnë këto ditë për shuarjen e zjarreve. Shpreh besimin e plotë, se edhe me kontributin e drejtuesve që sapo promovuam, Forcat tona të Armatosura do të realizojnë me përkushtim misionin e tyre kushtetues dhe të gjitha objektivat e ngarkuara nga shteti dhe qeveria shqiptare në shërbim të popullit e të atdheut. Edhe një herë urime urimet më të mira për të gjithë të promovuari në gradë dhe suksese në detyrat e reja” – tha në fjalën e tij gjeneralmajor Gjunkshi gjatë ceremonisë së prezantimit të zëvendësshefit të Shtabit të Përgjith-shëm të Forcave të Armatosura Gjeneralmajor Viktor Bërdo. Në fjalën e tij Gjeneralmajor Zyber Dushku u shpreh: - “Falenderoj të gjithë stafin e integruar të Min-istrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm për bashkëpunimin e shkëlqyer në kryerjen e detyrës në funksionin e zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA,. Gjej rastin të falenderoj Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Ar-matosura Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, ministrin e Mbrojtjes, Presidentin e Republikës së Shq-ipërisë z.Bujar Nishani për promo-vimin në gradë dhe për emërimin në detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore. Unë jam përpjekur të bëj më të mirën e mundshme se bashku më ju për realizimin e objektivave të caktuara, ashtu siç dua te ju premtoj që, detyrën që më është ngarkuar do ta kryej me sukses duke bashkëpunuar me të gjitha strukturat në MM/SHP duke zbatuar ligjet dhe rregullat në fuqi”. Në fjalën e tij Gjeneralmajor Viktor Bërdo tha: - “I nderuar Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, i nderuar Zv/Ministër i Mbrojtjes zoti Arian Starova, të nderuar gjenerale, drejtorë drejtorishë në MM/SHP, jam i nderuar që jam pjesë e kësaj ceremonie të promovimit në gradë dhe të emërimit tim në detyrën e zv/shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH. Motoja ime do të jetë bashkëpunimi institucional dhe ambicia për të çuar më tej objektivat e caktuara”.

Gjeneralmajor Bërdo: Motoja ime do të jetë bashkëpunimi institucional dhe ambicia për të çuar më tej objektivat e caktuara”

Prezantohen gjeneralët e

rinj të FaGradime dhe emërimet e reja të Oficerëve me Gradë Madhore në FA të Republikës së Shqipërisë

me propozim të ministrit të mbrojtjes, Zotit Arben Iimami, presidenti i republikës së shq-ipërisë zoti Bujar Nishani ka graduar dhe emëruar ushtarakët e Forcave të Armatosura si më poshtë:me dekret Nr. 7742, datë 16 gusht 2012, gjeneralbrigade Zyber Faslli Dushku gradohet gjeneralmajor dhe me dekret Nr. 7750, datë 16 gusht 2012 lirohet nga detyra e zv/shefit të Shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura, emërohet Koman-dant i Forcës tokësoreme dekret Nr. 7743, datë 16 gusht 2012, gjeneralbrigade Viktor Daut Berdo gradohet gjeneralmajor dhe me dekret Nr. 7749, datë 16 gusht 2012, liro-het nga detyra e Komandantit të Forcës tokësor, emërohet Zv/shef i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosurame dekret Nr.7744, datë 16 gusht 2012, Kolonel Bardhyl Veli hoxha gradohet gjener-albrigade dhe me dekret Nr. 7751, datë 16 gusht 2012, liro-het nga detyra e Komandantit të Brigadës Logjistike, si dhe me dekret Nr. 7755, emërohet Komandant i Komandës së Doktrinës dhe stërvitjesme dekret Nr. 7745, datë 16 gusht 2012, Kolonel Qemal Demçe shkurti gradohet gjen-eralbrigade dhe me dekret Nr. 7753, datë 16 gusht 2012, lirohet nga detyra e Shefit të Kabinetit të Shefit të Shtabit të përgjithshëm, si dhe me dekret Nr. 7757 emërohet Komandant i Forcës Detareme dekret Nr.7746, datë 16 gusht 2012, Kolonel syrja selim gjoka gradohet gjeneralbrigade dhe me dekret Nr. 7752, datë 16 gusht 2012, lirohet nga detyra e Komandantit të policisë të FA, si dhe me dekret Nr. 7752, emërohet Komandant i Brigadës Logjistike.me dekret Nr.7747, datë 16 gusht 2012, Kolonel Jeronim rasim Bazo gradohet gjener-albrigad, me dekret Nr. 7752, datë 16 gusht 2012, lirohet nga detyra e Drejtorit të Drejtorisë së Planifikimit dhe Monitorimit të mbrojtjes në shpFAme dekret Nr.7741, datë 16 gusht 2012, gjeneralbrigade Agim Lala, lirohet nga detyra e Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe stërvitjes dhe del në lirim për efekt të plotësimit të kohës së qën-drimit në gradë

ushtriaE prEmtE, 24 gusht 2012 3

Prezantohet komandanti i ri i Forcës Tokësore gjeneralmajor Zyber Dushku

zyrtare

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së, Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit dhe marrjes së detyrës

së Komandantit të Forcës Tokësore. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm zëvendësmin-istri i Mbrojtjes Zoti Arian Starova, zëvendësshefat e Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Komandantët e Forcave, njësive dhe strukturave të FA, Drejtorët e Drejtorive në MM/SHP. Në fillim të ceremonisë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së, Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, lexoi dekretin e Presidentit: - “Në mbështetje të nenit 93 dhe pikës 3, të nenit 169 të Kushtetutës, të pikës 6 dhe 8 të ligjit Nr.86741, datë 26.10.2000” Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, Presidenti i Republikës Zoti Bujar Nishani ka emëruar: Gjeneralmajor Zyber Faslli Dushku me dekret Nr. 7750, komandant i Forcës Tokësore. Gjeneralmajor Viktor Daut Bërdo, me dekret Nr.7749 lirohet nga detyra e Komandantit të Forcës Tokësore dhe emërohet zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura”. Në fjalën e tij Gjeneralmajor Viktor Bërdo në ceremoninë e dorëzimit të detyrës së Komandantit të Forcës Tokësore tha: - ”I nderuar Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, i nderuar Zv/ministër i Mbrojtjes Zoti Arian Starova, të nderuar gjeneralë, i nderuar zoti Ko-mandant i Forcës Tokësore, të nderuar oficerë, nënoficerë dhe ushtarë, të nderuar të pranishëm, ju falenderoj të gjithëve për pjesëmarrjen Tuaj në këtë ceremoni dorëzimi dhe marrje detyre të Koman-dantit të Forcës Tokësore. Këtë Forcë unë pata nderin ta drejtoj për një periudhë më se dy vjeçare. Bashkë me Shtabin e Forcës, Komandantët e reparteve dhe nënreparteve, u munduam dhe bëmë më të mirën, si në drejtim të përgatitjes së ush-tarakëve tanë në përmbushje të misionit, por edhe në realizimin me sukses të an-gazhimeve tona si ushtri e NATO-s”. Në vijim të fjalës së tij gjeneralmajor Bërdo shtoi se: - “ne jemi munduar dhe kemi arritur që repartet dhe rajonet stërvitore të jenë jo vetëm poligone ku stërviten ushtarakët tanë dhe rritet profesionalizmi e operacionaliteti i strukturave tona, por edhe vatra ku skalitet personaliteti i njeriut. Vlerësimet e larta që trupat tona kanë marrë nga Komanda e NATO-s dhe nga ushtritë Aleate në misione, e kanë vërtetuar më së miri këtë. Kontribut po aq i rëndësishëm i Forcës Tokësore, është edhe ai i dhënë në përballimin me sukses të Emergjencave Civile brenda vendit: si në rastet e përmbytjeve, në reshjet e mëdha të dëborës, ashtu edhe në rastet e rënies së zjarreve. Për arritjet tona më së pari dua të falënderojmë Qeverinë Shqiptare, për kujdesin e vazhdueshëm që ka treguar, për të mbështetur Forcat tona të Armatosura, në realizimin e misionit tonë Kushtetues”. “Më lejoni gjithashtu të falenderoj ministrinë e Mbrojtjes, dhe Shtabin e Përgjithshëm për impenjimin, mbështetjen dhe asistencën e

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi: Gjeneralmajor Dushku vjen në këtë detyrë të re pasi ka kryer me dinjitet detyrën e zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe me një eksperiencë të

pasur pune në detyra të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit. Unë besoj që Gjeneralmajor Dushku, me cilësitë që e karakterizojnë dhe me mbështetjen tuaj do të çojë edhe më lart historinë e suksesit të Forcës Tokësore

Gjeneralmajor Dushku: Do të përballojmë me sukses çdo sfidë, duke pasur si lajtmotiv përmbushjen e misionit kushtetues dhe të çdo detyrë të ngarkuar

vazhdueshme që na kanë dhënë në drejtim të arritjeve të larta në stërvitje dhe në opera-cionalitet. Do të dëshiroja sot, të falënderoj Komandën e Forcës Ajrore, Forcës Detare, dhe gjithë komandat e tjera, për mbështetjen dhe bashkëfunksionimin në interes të real-izimit të detyrave në kohë dhe me cilësi. Është në natyrën e detyrës së ushtarakut, që të shërbejmë në vende dhe funksione të ndryshme, për periudha të ndryshme kohe. Ndryshojnë vetëm detyrat dhe funksionet, kudo që shkojmë, pasi misioni ynë është një, dhe i dhënë përgjithmonë: Ai mision që na ngarkon Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Realizimi i detyrës për ne ushtarakët jo gjithnjë është i lehtë. Në mjaft raste, duhen bërë përpjekje deri në mposhtjen e pamundësisë. Kur ekziston vullneti i mirë, serioziteti dhe përkushtimi, nuk ka asgjë që të mos realizohet. Prandaj do të dëshiroja me këtë rast, të falënderoj Shtabin e Forcës Tokësore, Komandantët e Reparteve e n/reparteve, e të gjithë ushtarakët, deri tek ushtari i fundit, kudo janë, brenda apo jashtë vendit në mision, për përpjekjet që kanë bërë, si në drejtim të ngritjes së profesionalizmit, ashtu edhe në përformancën e treguar në përmbush-jen e detyrave. Me cilësinë e pjesëtarit të kësaj familjeje të madhe që quhet Forca Tokësore, por edhe me ndjenjat që përjetoj sot, ju premtoj të gjithëve se kudo që të shërbej, do të jem pranë jush mendërisht dhe do të jap ndihmesën time modeste, për te ju lehtësuar realizimin e objektivave që së bashku kemi caktuar, por edhe të atyre që koha do të kërkojë. Për Forcat tona të Armatosura ky vit i 100-vjetorit të krijimit të Shtetit Shqiptar, është viti i transformimit të thellë. Politika e drejtë dhe transparente që po ndiqet në ristrukturim, patjetër që do të ruajë e do të ngrejë edhe më lart cilësinë e përgatitjes, aftësimin në realizimin e de-tyrave dhe ndjenjën e përgjegjësisë” tha gjeneralmajor Bërdo.

Në fund të fjalës së tij gjeneralmajor Bërdo tha: - “Zoti Komandant i Forcës Tokësore, sot, ndjehem i vlerësuar edhe për faktin që në këtë detyrë me zëvendëson një personalitet si ju. Prandaj, duke ju uruar

punë të mbarë në këtë detyrë të rëndësishme, të lartë, e fisnike, me lejoni t’Ju them se në radhët e kësaj Force keni njerëz të përkushtuar të aftë, të gatshëm për të marrë mbi supe detyra edhe më të vështira, e për ti realizuar ato me sukses”. Ndërsa shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneralmajor Xhe-mal Gjunkshi në fjalën e tij në ceremoninë e emërimit të Komandantit të Forcës Tokësore tha: - “Ceremonia e ndërrimit të detyrës së komandantit të Forcës Tokësore është një eveniment i shënuar jo vetëm për efektivat e kësaj force, por për të gjithë Forcat tona të Armatosura. Forca Tokësore përbën strukturën më të rëndësishme të Forcave tona të Armatosura. Efektivat e saj kanë siguruar një sërë arritjesh në përmbushjen e objektivave të përcaktuara nga Ministria e Mbrojtjes e Shtabi i Përgjithshëm i FA, duke u dalluar veçanërisht në kry-erjen me sukses të misioneve deri tek ato luftarake në mbështetje të paqes në kuadër të Aleancës, si dhe në përbal-limin e emergjencave civile në ndihmë të popullsisë, duke përfaqësuar me dinjitet Forcat tona të Armatosura dhe ngritur lart emrin e shtetit shqiptar. Në të gjitha këto arritje të Forcës Tokësore, spikat edhe roli e kontributi personal i Gjeneralmajor Viktor Bërdo, puna, profesionalizmin e përkushtimin e tij në krye të kësaj force. Tashmë ai po kalon në një detyrë po kaq të vlerësuar dhe të rëndësishme, atë të Zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA. Duke e përgëzuar për arritjet, unë kam kënaqësinë që sot, nën cilësinë e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm t’i uroj suksese në detyrën e re”. Më tej gjeneralmajor Gjunkshi shtoi se: - “Kam gjithashtu kënaqësinë të prezantoj sot para jush Komandantin e ri të Forcës Tokësore, Gjeneralmajor Zyber Dushku. Ai vjen në këtë detyrë të re pasi ka kryer me dinjitet detyrën e Zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe me një eksperiencë të pasur pune në detyra të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit. Unë besoj që Gjeneralmajor Du-shku, me cilësitë që e karakterizojnë dhe me mbështetjen tuaj do të çojë edhe më

lart historinë e suksesit të Forcës Tokë-sore. Unë i uroj Gjeneralmajor Dushkut suksese dhe e siguroj për mbështetjen e vazhdueshme të Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Mbrojtjes”. “Forcat tona të Armatosura, dhe në këtë kuadër edhe Forca Tokësore ndodhen përballë sfidave të reja që kanë të bëjnë me trans-formimin e tyre për të kryer me sukses misionin e tyre në mbrojtje të vendit si dhe integrimin e plotë në strukturat e misionet e Aleancës. Parë në vlerësimin e sfidave që kemi përpara, ato bëhen edhe më të vështira, ndaj kërkojnë angazhim, stërvitje, profesionalizëm, disiplinë e përkushtim më të madh. Unë kam besim të plotë se ashtu si deri më sot, efektivat e Forcës Tokësore do të jenë në ballë të an-gazhimeve të Forcave tona të Armatosura, për të pritur me arritje e suksese këtë 100 vjetor të shënuar për shtetin shqiptar dhe Forcat e tij të Armatosura” – përfundoi fjalën e tij Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së, Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi në ceremoninë e prezantimit të Komandantit të ri të Forcës Tokësore. Në fjalën e tij gjeneralmajor Zyber Du-shku u shpreh: - “Ndjehem krenar dhe i privilegjuar që sot ndodhem këtu para jush për të marrë detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore. Me këtë rast, më lejoni të falënderoj autoritetet më të larta të drejtimit/komandimit, duke filluar me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, Min-istrin e Mbrojtjes zotin Arben Imami, dhe Presidentin e Republikës Zotin Bujar Nishani, për besimin që treguan duke më caktuar të shërbej në këtë post shumë të rëndësishëm. Unë e marr këtë detyrë në një kohë kur efektivat e Forcës Tokësore, si pjesa më vitale e Forcave tona të Arma-tosura, kanë dhënë një kontribut të vyer dhe kanë siguruar një sërë arritjesh në fushën e stërvitjes dhe operacionalitetit, veçanërisht në kryerjen me sukses të mi-sioneve në kuadër të Aleancës më të fuq-ishme të globit, në mbështetje të paqes dhe të sigurisë kudo në botë, në përballimin e emergjencave civile në ndihmë të popull-

sisë, si dhe në zbatimin e shumë detyrave të tjera, duke shërbyer me përkushtim e dinjitet në interes të vendit”. Në vijim të fjalës së tij gjeneralmajor Dushku shtoi: - “I nderuar gjeneral Bërdo! Arritjet në vite të Forcës Tokësore në përmbushjen e objektivave të përcaktuara nga ana e ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA, si dhe detyrimeve në kuadër të NATO-s, mbajnë pa diskutim në memorie edhe kontributin e angazhimin Tuaj personal, si dhe të gjithë efektivave që ju keni drejtuar në këto vite. Ndjehem i nderuar që kjo detyrë më dorëzohet nga ju, pas promovimit të merituar dhe cak-timit në një detyrë tjetër shumë të rëndë-sishme, siç është ajo e zv/SHSHP, për të cilën ju uroj sinqerisht punë të mbarë dhe suksese. Me punën dhe kontributin e dhënë deri më sot, Ju dhe gjithë personeli i Forcës Tokësore, tashmë e keni fituar dhe merituar plotësisht mirënjohjen tonë. Shpreh bindjen se mbi bazën e fortë të përkushtimit dhe sakrificave tuaja të përbashkëta, do ta kemi më të lehtë të ecim me siguri përpara, duke hedhur hapa të tjerë shumë të rëndësishëm në drejtim të stërvitjes, të standardizimit e të modernizimit, për krijimin e aftësive të tilla operacionale, që të garantojnë përm-bushjen me sukses të misionit e detyrave të ngarkuara si brenda vendit ashtu edhe në kuadër të NATO-s apo strukturave të tjera ndërkombëtare të sigurisë”. “Të nderuar ushtarë, nënoficerë, oficerë dhe punonjës civile të Forcës Tokësore! Unë e marr këtë detyrë të rëndësishme në një kohë që arritjet tuaja janë jo vetëm të evi-dentuara, por edhe të mirë-vlerësuara. E marr këtë detyrë në fazën e implementimit të strukturës së rishikuar, kur të gjithëve na presin sfida të reja. Jam optimist se së bashku me ju do të përballojmë me sukses këto sfida, duke pasur si lajtmotiv përmbushjen e misionit kushtetues dhe të çdo detyre të ngarkuar. Ju premtoj dhe ju siguroj se në punën time si komandant, bashkëpunimi me Ju do të jetë në shkallën më të lartë. Do të dëgjoj dhe inkurajoj çdo mendim dhe iniciative që i shërben më mirë punës, por në të njëjtën kohë do të jem i prerë me këdo që do të abu-zojë sado pak me detyrën. Kriteri bazë i vlerësimit të punës së secilit në çfarëdo pozicioni do të jetë vetëm përkushtimi dhe profesionalizmi ndaj detyrës. Përfitoj nga rasti, që të përshëndes e t’ju uroj suksese gjithë efektivave të Forcës Tokësore kudo që janë, veçanërisht atyre ne misionet jashtë vendit, që po i japin nder dhe lavdi Shqipërisë, si ambasadorë të paqes. Duke përfunduar, më lejoni që në emrin tuaj të siguroj edhe njëherë Ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA, se efektivat e Forcës Tokësore ashtu si deri më tani, do të punojnë me të njëjtin përkushtim për përmbushjen me sukses të objektivave e detyrave të caktuara dhe se do të angazhohen maksimalisht për të pritur 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar e të Forcave të Armatosura me arritje te reja” – përfundoi fjalën e tij gjeneralmajor Zyber Dushku gjatë ceremonisë së marrjes së de-tyrës si Komandantë i Forcës Tokësore.

ushtriaE prEmtE, 24 gusht 20124 zyrtare

atasheu ushtarak i turqisë takon komandantin e Forcës ajrore gjeneralbrigade Dhori spirollari

Të mërkurën zhvilloi vizitë në Komandën e Forcës Ajrore Atasheu Ushtarak i Turqisë në vendin tonë kolonel Nizametin Dogar, i cili zëvendësoi në këtë detyrë kolonel Zafer

Ugur. Në vizitën e zhvilluar Atasheu Ushtarak u prit në takim nga Komandanti i Forcës Ajrore gjeneral brigade Dhori Spirollari. Gjatë takimit të kortezisë së zhvilluar gjeneral Spirollari i uroi mirëseardhjen kolonel Dogar, si dhe shprehu besimin se bashkëpunimi midis Forcës Ajrore do të jetë i frytshëm dhe do të rritet më tej në të ardhmen. Në fjalën e tij gjeneral Spirollari e njohu Atasheun Ushtarak turk me historikun, misionin, detyrat dhe planet e zhvillimit dhe modernizimit të Forcës Ajrore. Kuptohet që në këtë rrugë të zhvillimit dhe modernizimit një kontribut të çmuar kanë luajtur edhe Forcat e Armatosura Turke. Falë ndihmës së Forcave të Armatosura Turke aerodromi i Kuçovës është kthyer në një aerodrom Host Nation, duke plotësuar standardet e aerodromeve të vendeve të NATO-s. Po ashtu edhe trajnimet e ndryshme që ka ofruar Turqia për personelin e Forcës Ajrore,

kanë rritur ndjeshëm shkallën e profesionalizmit dhe të ndërveprueshmërisë së Forcave Ajrore Shqiptare me vendet e tjera. Duke përfunduar gjeneral Spirollari i uroi suksese në detyrën e tij të re kolonel Dogar, duke shpresuar që bashkëpunimi dhe asistenca turke të jetë e pandërprerë. Gjithashtu ai falenderoi edhe bashkëpunimin e frytshëm dhe punën e bërë nga paraardhësi i tij kolonel Ugur, në drejtim të rritjes së bashkëpunimit dhe ndih-mës së palës turke. Ndërsa kolonel Dogar në fjalën e tij falenderoi Komandantin e Forcës Ajrore për pritjen e ngrohtë dhe miqësore, si dhe e siguroi atë për një rritje të mëtejshme të bashkëpunimit dhe asistencës turke. Bashkëpunimi dhe ndihma konkrete për moderniz-imin e infrastrukturës ekzistuese të Forcës Ajrore dhe kryesisht të Bazës Ajrore Kuçovë, modernizimi në pajisje dhe teknikë, si dhe ofrimi i kurseve të ndryshme për trajnimin e personelit pilot, teknik dhe inxhiniero-teknik të Qendrës së Kontroll Raportimit do të jenë në qendër të vëmendjes së punës së tij në Shqipëri.

Gjeneralbrigade Qemal Shkurti prezantohet si komandant i ri i Forcës Detare

Pastër”, “ Porti i Sigurt”, të zhvilluara vetëm dhe në bashkëpunim me polumbarët Hollandeze, Kosovare e Maqedonas. Ng-jarja kulminante gjatë kësaj periudhe ka qenë pjesëmarrja e suksesshme e anijes Oriku në stërvitjen” Adriatik Livex 12” në Slloveni në muajin Qershor. Përpara nesh është zhvillimi i stërvitjes rajonale të “Antindotjes Adriatik 12”, si dhe stërvitjet e përbashkëta me polumbarët Holandezë dhe forcat special Britanike”. “Të nderuar pjesëmarrës, me lejoni që në këtë moment kaq të rëndësishëm, si Zv/Komandant i Forcës Detare të falënderoj Ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Gjithashtu dëshiroj të falenderoj gjithë personelin e Forcës Detare, për mbështetjen, përkush-timin dhe devotshmërinë në zbatimin e

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së, Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, mori pjesë në ceremoninë e marrjes së detyrës

së Komandantit të Forcës Detare. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Zv/Ministri i Mbrojtjes Zoti Arian Starova, zv/shefat e Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Komandantët e Forcave, një-sive dhe strukturave të FA, Drejtorët e Drejtorive në MM/SHP. Në fillim të ceremonisë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së, Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, lexoi Dekretin e Presidentit: “Në mbështetje të nenit 93 dhe pikës 3, të nenit 169 të Kushtetutës, të pikës 6 dhe 8 të ligjit Nr.86741, datë 26.10.2000” Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, Presidenti i Republikës Zoti Bujar Nishani, me dekret Nr. 7757 ka emëruar Gjeneralbrigade Qemal Demçe Shkurti Komandant të Forcës Detare. Cer-emoninë e përshëndeti Zv/Komandanti i Forcës Detare. Në fjalën e tij Zv/Ko-mandanti i Forcës Detare në ceremoninë e marrjes së detyrës së Komandantit të Forcës Detare u shpreh: - “I nderuar Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, i nderuar Zv/Ministër i Mbrojtjes Zoti Arian Starova, të nderuar Gjeneralë, i nderuar zoti Komandant i Forcës Tokësore, të nderuar oficerë, nënoficerë dhe ushtarë, të nderuar të pranishëm, sot po fillojmë këtë ceremoni të thjeshtë për marrjen e detyrës nga Komandanti i ri i Forcës Detare Gjener-albrigade Qemal Shkurti. Zoti Gjeneral, më lejoni që në emrin tim personal dhe të të gjithë personelit të Forcave Detare ti uroj mirëseardhjen Komandantit të ri të Forcës Detare dhe një lundrim të mbarë në vite”. Më tej Zv/Komandanti i Forcës Detare shtoi se: - “Forca Detare gjatë këtij viti është vlerësuar nga Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit të Përgjith-shëm të FARSH për punën e mirë të

kryer deri tani në zbatimin e ligjshmërisë në det, në fuqizimin me anije të reja, në zhvillimin dhe modernizimin e forcës, më synim rritjen e fleksibilitetit dhe kapaciteteve të saja operacionale. Forca Detare vazhdon të stërvitet për rritjen e aftësive të saj profesionale, në rritjen e prezencës të anijeve të Rojës Bregdetare në det dhe në gjithë vijën bregdetare nga Shëngjini në Sarandë. Është përmirësuar ndjeshëm sistemi i Komandim-Kontrollit i ndërthurur me përmirësimin e element-eve operacional. Sukseset e Forcës Detare fillojnë qysh prej fillimit të vitit me organizimin e Konferencës Fillestare Planëzuese të stërvitjes “Adriatik-12”, Seminarin e 9-të të Iniciativës Adrion, dhe më pas me stërvitjet dhe operacionet e polumbarëve: “Dukati-12”, “Bregu i

detyrave të ngarkuara. Ju zoti Komandant po merrni përsipër një detyrë shumë të rëndësishme. Gjatë kryerjes së saj do të përballeni me sfida dhe vështirësi të ndryshme, por Ju siguroj se për kapër-cimin e tyre, ju nuk do të jeni vetëm, do të keni të gjithë mbështetjen time dhe të personelit të Forcës Detare” – tha në fund të fjalës së tij zv/Komandanti i Forcës Detare. Gjeneralbrigade Qemal Shkurti në fjalën e tij në këtë ceremoni u shpreh se: - “Së pari ju faleminderit për besimin dhe konsideratat e shprehura në adresën time. Më lejoni të falenderoj Presidentin e Republikës, Ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm për besimin e treguar duke më promovuar në gradën madhore Gjeneralbrigade dhe emëruar në detyrën e lartë të Komandantit

të Forcës Detare. Ky promovim është për mua një vlerësim i lartë por edhe një përgjegjësi e madhe. Forca Detare është vendosur në pararojë të procesit të modernizimit të Forcave të Armatosura. Ngritja e Sistemit të Integruar të Vëzh-gimit të Hapësirës Detare, apo programi i ndërtimit të anijeve të reja, janë tregues të rëndësishëm të zhvillimit të këtyre forcave dhe vëmendjes që Qeveria u ka kushtuar atyre. Ruajtja e ritmeve të modernizimit dhe përshpejtimi i tyre, përmirësimi dhe implementimi i planit afatgjatë të zhvil-limit të Forcave Detare, implementimi i standardeve të NATO-s në gjithë vep-rimtarinë e këtyre forcave, përmbushja e detyrimeve te integrimit, si dhe zhvillimi i gjithanshëm i personelit të Forcave De-tare do të jenë prioritetet e punës time në krye të kësaj force”. “Jam i vetëdijshëm për vështirësitë dhe sfidat që do të më duhet të përballoj për përmbushjen me sukses te kësaj detyre. Por kam bindjen se me përkushtimin tim ndaj detyrës, me mbështetjen e Ministrit te Mbrojtjes dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, me ndihmën, bashkëpunimin dhe përkushtimin tuaj, të gjithë së bashku do të bëjmë të mundur që Forca Detare të ecë në rrugën tashme të konsoliduar, atë të modernizimit të tyre dhe të krijimit e mbajtjes së kapaciteteve operacionale të domosdoshme për përmbushjen e misionit kushtetues te mbrojtjes se sovranitetit te hapësirës detare të Republikës së Shq-ipërisë, zbatimit të ligjshmërisë në det, në bashkëpunim me institucionet e tjera shtetërore dhe plotësimin e detyrimeve ndaj Aleancës Euroatlantike. Së fundi me lejoni t’ju siguroj se në gjithë punën dhe veprimtarinë time në krye të Forcës Detare do të udhëhiqem vetëm nga zbatimi me fanatizëm i Kushtetutës së Shqipërisë, i Ligjeve, Rregullave dhe rregulloreve në fuqi, për të siguruar që Forcat Detare të jenë kurdoherë me shërbim të atdheut, në mbrojtje të interesave kombëtare” – u shpreh gjatë fjalës së tij Gjeneralbrigade Qemal Shkurti.

Gjeneralbrigade Qemal Shkurti: Në gjithë punën dhe veprimtarinë time në krye të Forcës Detare do të udhëhiqem vetëm nga zbatimi me fanatizëm i Kushtetutës së Shqipërisë, i ligjeve, rregullave dhe rregulloreve në fuqi, për të

siguruar që Forcat Detare të jenë kurdoherë me shërbim të atdheut, në mbrojtje të interesave kombëtare

ushtriaE prEmtE, 24 gusht 2012 5zyrtare

Prezantohet komandanti i ri i Brigadës Logjistike gjeneralbrigade Syrja Gjoka

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së, Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, mori pjesë në ceremoninë e marrjes së

detyrës së Komandantit të Brigadës Logjistike. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Zv/Ministri i Mbrojtjes Zoti Arian Starova, Zv/Shefat e Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Komandantët e Forcave, njësive dhe strukturave të FA, Drejtorët e Drej-torive në MM/SHP.

Në fillim të ceremonisë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së, Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, lexoi Dekretin e Presidentit: “Në mbështetje të nenit 93 dhe pikës 3, të nenit 169 të Kushtetutës, të pikës 6 dhe 8 të ligjit Nr.86741, datë 26.10.2000” Për Pushtetet dhe Au-toritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armato-sura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, Presidenti i Repub-likës Zoti Bujar Nishani, Me dekret Nr.7746, datë 16 Gusht 2012, Kolo-nel Syrja Selim Gjoka gradohet Gjen-eralbrigade dhe me dekret Nr. 7752, datë 16 Gusht 2012, lirohet nga detyra e Komandantit të Policisë të FA, si dhe me dekret Nr. 7752, emërohet Komandant i Brigadës Logjistike. Në ceremoninë e prezantimit të Komandantit të Brigadës Logjistike përshëndeti, Gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha. Në fjalën e tij Gjeneralbri-gade Bardhyl Hoxha tha: - “Fjalët e para që kam thënë në ceremoninë

e marrjes së detyrës së Komandantit të Brigadës Logjistike kanë qenë, ruajtja e standardeve të krijuara nga Ish-Komandanti i Brigadës Logjis-tike, aktualisht sot Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, si përfun-dim mbajtëm standardet që lidhen me trajtimin e municioneve dhe rritëm standardet që lidhen me trajtimin e stoqeve”. Më tej Gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha theksoi se: - “me këtë rast, dua të falënderoj të gjithë bash-këpunëtorët e mi më të afërt, koman-dantët e reparteve, shtabin e Brigadës Logjistike dhe të gjithë personelin e Brigadës Logjistike, të cilët kuptuan idetë, vizionin, objektivat dhe am-biciet e mia duke i bërë realitet. Po çfarë kemi arritur; kemi realizuar të gjithë treguesit e vitit 2011, kemi për-

Gjeneralmajor Gjunkshi priti atasheun ushtarak Amerikan dhe Shefin e Zyrës së ODC

gatitur Planin e veprimit të Stoqeve dhe të Pronave, kemi kontribuar në përgatitjen e Udhëzimeve të Ministrit të Mbrojtjes për seleksionimin, për vitin 2012 kemi përfunduar tre muaj para afatit asgjësimin e municioneve të rrezikshme në poligone, kemi hequr nga depot tona mbi 21.000 ton municione, kemi bërë seleksionimin ku veç të tjerave janë përgatitur mbi 30.000 mijë proces-verbale vlerësimi, kemi përqendruar rreth 4000 ton stoqe, kemi rritur treguesit tekniko-shfrytëzues të transportit, si koficentin e shfrytëzimit, koficentin e përdorimit si dhe koficentin e ngarkesës, kemi ulur shpenzimet në një masë të konsiderueshme, kemi menaxhuar kontratat e skrapit duke i sjellë Min-istrisë së Mbrojtjes të ardhura rreth

Në takim u vlerësua bashkëpunimi i ngushtë midis Forcave të Armatosura Shqiptare dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe u konfirmua angazhimi i përbashkët për nxitjen e këtij bashkëpunimi

Komandantin e ri të Brigadës Logjistike: Angazhohem që së bashku me personelin të bëj të mun-dur realizimin e të gjithë detyrave të projektuara më parë me qëllim arritjen e rezultateve sa më të larta. Brigada Logjistike është motori kryesor i të gjithë njësive të FA, impenjimi i saj serioz bën të

mundur realizimin e gjithë misionit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi priti Atasheun Ushtarak Amerikan dhe shefin e Zyrës së ODC. Takimi u zhvillua në kuadër të prezantimit të Shefit të Zyrës së ODC në Ministrinë e Mbrojtjes si dhe kontakteve të rregullta me Atasheun Ushtarak Amerikan. Në takim u vlerësua bashkëpunimi i ngushtë midis Forcave të Armatosura Shqiptare dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe u konfirmua angazhimi i përbashkët për nxitjen e këtij bashkëpunimi. Që në fillim të takimit, Gjeneralmajor Gjunkshi shprehu solidaritetin dhe in-teresimin për vizitën e Kryetarit të Shefave të Shtabeve të SHBA, në Afganistan dhe e siguroi për angazhimin e vendosur të vendit tonë në misione të përbashkëta. Më pas bashkëbiseduesit prekën një numër tematikash që lidheshin kryesisht me aktivitetet e përbashkëta veça-

nërisht gjatë muajit shtator. Gjeneralmajor Gjunkshi, duke vlerësuar si mjaft të rëndësishëm bashkëpunimin bilateral me partnerin më të rëndësishëm të FA, u shpreh se strukturat e FA janë tërësisht të mobilizuara për të realizuar të gjitha angazhimet dhe për ta ngritur edhe më lartë këtë bashkëpunim. Më pas Gjeneralmajor Gjunkshi i njohu kolegët Amerikanë edhe me zhvillimet më të fundit në FA. Ai bëri një paraqitje të qartë të ecurisë së procesit të promovimit të Ushtarakëve në karrierë dhe me emërimet më të fundit të drejtuesve të lartë të Forcave të Armatosura. “…procesi po zhvillohet në një transparencë të plotë dhe ka gjetur vlerësim objektiv në FA, ndaj ne besojmë që ai do të nxisë dinamikën e standardet në FA…” Takimi u zhvillua në frymë të plotë mirëkuptimi dhe bashkëpunimi.

6 milion dollarë, kemi liruar shumë depo duke mundësuar heqjen e rreth 250 vetëve etj. Kemi menaxhuar të gjitha aktivitetet e Logjistikës së FA, kemi vënë në zgjidhje problematikat që lidhen me QMM, kemi grumbul-luar pothuajse të gjithë teknikën dhe pajisjet e Muzeumit, kemi lëvizur shtabin e Batalionit të Furnizimit, duke përqendruar shumicën e mate-rialeve në Pezë, kemi kontribuar dhe vënë në eficiencë efektive Qendrën e Mirëmbajtjes dhe Riparimit të Mjeteve Tokësore, realizuar akred-itimin e Laboratorit Qendror të FA etj dhe si përfundim, ndjehem i privilegjuar që kam qenë Komandanti Juaj dhe ju rekomandoj të realizoni dhe tejkaloni detyrat e Planizuara bashkërisht dhe ti jepni autoritetin dhe

vendin e duhur Brigadës Logjistike”. Ndërsa gjeneralbrigade Syrja Gjoka në fjalën e tij në këtë ceremoni tha: - “I nderuar Shef i Shtabit të Përgjith-shëm të Forcave të Armatosura, i nderuar Zv/Ministër i Mbrojtjes Zoti Arian Starova, të nderuar Gjeneralë, të nderuar oficerë, nënoficerë dhe ushtarë, të nderuar të pranishëm. Në emrin tim personal dhe të familjes time gjej momentin të falenderoj Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneralma-jor Xhemal Gjunkshi, Ministrin e Mbrojtjes, Presidentin e Republikës për promovimin në gradë dhe për emërimin në detyrën e Komandantit të Brigadës Logjistike. Ndërkohë dua të falënderoj të gjithë stafin e Brigadës Logjistikë për të gjitha rezultatet e arritura nën drejtimin e Gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha, i cili ka ecur nën përgjegjësitë dhe gjurmët e ish Komandantit të Brigadës Logjistike, sot në pozicionin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi”. “Unë edhe njëherë angazhohem që së bashku me gjithë këtë personel të bëj të mundur realizimin e të gjithë detyrave të projektuara më parë me qëllim arritjen e rezultateve sa më të larta. Brigada Logjistike është motori kryesor i të gjithë njësive të FA, impenjimi i saj serioz bën të mundur realizimin e gjithë misionit të Forcave të Armatosura të Re-publikës së Shqipërisë” – tha në mbyllje të fjalës së tij Gjeneralbrigade Syrja Gjoka aktualisht në detyrën e komandantit të Brigadës Logjistike.

ushtriaE prEmtE, 24 gusht 20126 zyrtare

Gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha në krye të KDS

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së, Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit dhe

marrjes se detyrës së Komandantit të ri të Komandës së Doktrinës dhe Stër-vitjes. Në këtë ceremoni ishin të pran-ishëm Zv/Ministri i Mbrojtjes Zoti Arian Starova, zëvendësshefat e Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Koman-dantët e Forcave njësive dhe strukturave të FA, drejtorët e Drejtorive në Minis-trinë e Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjith-shëm. Në fillim të ceremonisë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së, Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, lexoi Dekretin e Presidentit: - “Në mbështetje të nenit 93 dhe pikës 3, të nenit 169 të Kushtetutës, të pikës 6 dhe 8 të ligjit Nr.86741, datë 26.10.2000”, Për Push-tetet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të Forcave të Ar-matosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, Presidenti i Republikës z.Bujar Nishani me dekret Nr.7744, datë 16 Gusht 2012, Kolonel Bardhyl Veli Hoxha gradohet Gjeneralbrigade dhe me dekret Nr. 7751, datë 16 Gusht 2012, lirohet nga detyra e Komandan-tit të Brigadës Logjistike, si dhe me dekret Nr. 7755, emërohet Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes. Ceremoninë e përshëndeti Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi. Në fjalën e tij Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi u shpreh: - ”kam kënaqësinë të marrë pjesë në ceremoninë e ndër-rimit të komandantit të Komandës së Doktrinës e Stërvitjes. Kjo ceremoni përmbyll edhe ceremonitë e tjera të organizuara sot për emërimet e koman-dantëve në disa prej strukturave më të rëndësishme të Forcave të Armatosura, në zbatim të dekreteve të Presidentit të Republikës dhe Urdhrave të Ministrit të Mbrojtjes. Komanda e Doktrinës e Stërvitjes është një strukturë e rëndë-sishme dhe e veçantë e Forcave të Ar-matosura. Strukturat dhe efektivat e kësaj komande kanë arritur rezultate të larta në realizimin e misionit e përgjegjë-sisë për arsimimin e kualifikimin e ushtarakëve e punonjësve të Forcave të Armatosura, duke filluar nga stërvitja bazë e ushtarit deri tek kualifikimet e larta në fushën e sigurisë e mbrojtjes, në përgatitjen e doktrinave e studimeve të ndryshme si dhe zhvillimin e men-dimit intelektual në interes të Forcave të Armatosura”. Në vijim të fjalës së tij gjeneralmajor Gjunkshi shtoi se: - “roli i komandantit që dorëzon sot detyrën, Gjeneral Brigade Agim Lala, ka qenë thelbësor në të gjithë aktivitetin dhe arritjet e Komandës së Doktrinës e Stërvitjes. Në cilësinë e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, dëshiroj të shpreh një falënderim të përzemërt për Gjeneral Brigade LALA, i cili largohet nga Forcat e Armatosura për shkak të plotësimit të kohës në shërbim dhe pas një kontributi e shërbimi të gjatë në këto forca, ku është shquar për profesional-izmin e përkushtimin e veçantë si pedagog e drejtues i lartë. Kam gjithash-tu kënaqësinë të prezantoj sot para jush komandantin e ri të Komandës së Dok-trinës e Stërvitjes, Gjeneral Brigade Bardhyl Hoxha. Duke vlerësuar punën e tij të deritanishme në drejtimin e

Brigadës Logjistike, si dhe eksperiencën e kontributet e tij në detyra të tjera të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit, unë shpreh besimin tim të plotë se me cilësitë që e karakterizojnë dhe me mbështetjen tuaj do të çojë edhe më tej historinë e suksesit të Komandës së Doktrinës e Stërvitjes. Komanda e Doktrinës e Stërvitjes, ashtu si deri më sot, do të jetë e angazhuar në detyra e përgjegjësi edhe më të mëdha në të ardhmen. Parë në vlerësimin e sfidave që kemi përpara, kërkohen angazhime të reja, nivele më të larta e standarde bashkëkohore. Ju keni veçorit tuaja institucionale. Ju tashmë krahas sfidave që ka në vetvete zhvillimi e moderniz-imi i Forcave të Armatosura, përbal-leni edhe kërkesat e Ligjit për Arsimin e Lartë në vend. Unë do të kërkoj që institucionet e Komandës së Doktrinës e Stërvitjes, të shndërrohen në modele të arsimimit të lartë në vend, me stan-darde, struktura dhe norma të harmo-nizuara edhe më këtë ligj”. Në përfun-dim të fjalës, së tij Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi tha: - “Unë do të dëshiroja që më shumë se deri tani në të ardhmen, problematikat që shtrohen përpara Forcave të Arma-tosura, të jenë objekt e projekte studimi për punën kërkimore e shkencore që zhvillohet në Komandën e Doktrinave e Stërvitjes duke ju uruar të gjithëve suksese në realizimin e objektivave e detyrave”. Në ceremoni përshëndeti Gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha. Në fjalën e tij Gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha tha: - “Kam nderin, kënaqësinë dhe privilegjin e veçantë, që sot në këtë ditë të shënuar dhe të rëndësishme për mua, të shpreh falënderimet, mirën-johjen dhe vlerësimet më të larta për Presidentin e Republikës, Ministrin e Mbrojtjes, dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, për besimin e

dhënë, duke me emëruar në detyrën e rëndësishme si Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes. Ky moment shënon një cilësi të re në karrierën time ushtarake por, në të njëjtën kohë edhe fillimin e përgjegjësive më të mëdha për një impenjim dhe kontribut në një fushë tjetër shumë të rëndësishme dhe jetike për Forcat e Armatosura, në atë të ar-simimit ushtarak dhe të zhvillimit mendimit doktrinar në FARSH. Më këtë rast, me lejoni të shpreh anga-zhimin tim personal për të vazhduar punën e mëtejshme për konsolidimin dhe ngritjen në një shkallë më të lartë dhe më cilësore të arsimimit profe-sional ushtarak, larg “intelektualiz-mave boshe”, duke bërë të mundur në radhë të parë përgatitjen e ushtarakut shqiptar me të gjitha cilësitë dhe dijet e nevojshme profesionale, për tu shërbyer sa më natyrshëm zhvillimit dhe konsolidimit të FARSH”. Në vijim të fjalës së tij Gjeneralbrigade Hoxha tha se: - “Në këto rrethana, zhvillimi i programeve dhe kurriku-lave të arsimimit ushtarak, si dhe puna Kërkimore e Shkencore në Auditorët e Komandës së Doktrinës dhe Stër-vitjes, nuk do të shihen si qëllim në vetvete për interesa të ngushta apo “qëllime filantropike” për kontingjen-tin jashtë strukturave të Forcave të Armatosura, por edhe ato do të shihen të lidhura ngushtë me interesat, kërke-sat dhe nevojat e Forcave të Armato-sura, duke bërë orientimin e duhur dhe të drejtë me rrethanat e reja të krijuara në kuadrin e një mjedisi Strategjik dhe Operacional me karak-ter gjithnjë e më kompleks dhe gjithëpërfshirës. Strukturat e FA, MM, SHPFA, Drejtoritë në SHPFA e MM, komandat kryesore, do të gjejnë kurdoherë “derën e hapur” në KDS dhe autoritetet e saj për bash-këpunimin në fushën e arsimimit, të

doktrinës dhe standardizimit, si dhe zhvillimit të punës Kërkimore e Shkencore gjithmonë në interes të përbashkët të FARSH. Forcat e Ar-matosura për plotësimin me sukses të misionit të tyre, kërkojnë në radhë të parë, personel të arsimuar dhe të mirëstërvitur. Për këtë qëllim objek-tivi kryesor do të jetë rritja e aftësive profesionale të personelit të FA, sipas koncepteve bashkëkohore, për të re-alizuar misionin Kushtetues dhe për t’iu përgjigjur kërkesave dhe stan-dardeve si vend anëtar i NATO-s”. “Theksi që vuri Konferenca Shken-core “Për rishikimin e programeve mësimore në KDS”, zhvilluar në Qershor të këtij viti, si dhe detyrat e shtruara në përfundimin e saj nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, do të përbëjnë programin e punës tonë për të ardhmen. Nisur nga fakti që fillimi i karrierës time ushtarake është pikërisht në këto mjedise duke kaluar pothuajse të gjitha detyrat, ku në të njëjtën kohë kam qenë edhe Studenti Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe më tej, angazhimi në vazhdimësi veçanërisht në mësimdhënie në Aka-deminë e Mbrojtjes, shtuar këtu edhe eksperiencën time direkte në opera-cionet e NATO-s, me mjaftuan para-prakisht që të përgatis dhe parashtroj vizionin tim dhe objektivat si më poshtë: rishikimi, përmirësimi dhe miratimi i bazës ligjore me qëllim mundësimin e integrimit të të gjithë sistemit arsimor ushtarak si një i tërë, si dhe qartësimin e statusit të Akade-misë së Mbrojtjes. Të mos harrojmë se KDS dhe strukturat e saj nuk kanë paralelizma të plota me strukturat e Universiteteve të vendit tonë. KDS është strukturë mbështetëse e FA dhe si e tillë do të jetë plotësisht në funk-sion të tyre; hartimi i dokumenteve kryesorë strategjikë dhe kontributi aktiv në përgatitjen e planeve të zhvil-limit të FA; rishikimi dhe përmirësi-mi i programeve të kurseve të karri-erës në AM, duke e vënë theksin në përshtatjen dhe përgatitjen e kurriku-lave arsimore për realizimin e op-eracioneve në kuadër të NATO-s (Artikulli 5 dhe Operacionet në Mbështetje të Paqes) dhe më konk-retisht operacionet COIN; ripunimi i programeve për kurset e Akade-misë së N/Oficerëve, Shkollës së Trupës, Stërvitjes Individuale në përputhje me misionet e njësive te FA-së, mbi bazën e modeleve dhe standardeve të NATO-s; hartimi i programeve të integruara të per-sonelit të FA-së; përzgjedhja e personelit sipas kritereve akade-mike, sipas eksperiencës ne trupa dhe edhe përmirësimi i programeve të kurseve të karrierës në AM, duke e vënë theksin në përshtatjen dhe përgatitjen e kurrikulave arsi-more për realizimin e operacioneve në kuadër të NATO-s (Artikulli 5 dhe Operacionet në Mbështetje të Paqes) dhe më konkretisht opera-c ionet COIN; r ipunimi i pro-grameve për kurset e Akademisë s ë N /Of i c e r ëve , Shko l l ë s s ë Trupës, Stërvitjes Individuale në përputhje me misionet e njësive te FA-së, mbi bazën e modeleve dhe

Komandanti i ri i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes: Ja vizioni im për detyrën e restandardeve të NATO-s; hartimi i programeve të integruara të per-sonelit të FA-së; përzgjedhja e personelit sipas kritereve akade-mike, sipas eksperiencës ne trupa dhe veçanërisht në operacionet e NATO-s dhe zhvil l imi i vazh-dueshëm i cilësive të trupës peda-gogjike duke realizuar prurje të reja që vijnë nga auditorët e op-eracioneve në terren dhe duke rritur peshën specifike të leksion-eve dhe seminareve në gjuhën angleze duke filluar këtë vit me 25% të tyre. Duke vepruar kështu, do të hapim dritare informacioni dhe tu përgjigjemi kërkesave të kohës; zhvillimi më tej i men-dimit doktrinar, nëpërmjet pro-cesit të rishikimit dhe hartimit të një sërë doktrinave, koncepteve dhe dokumenteve bazë për funk-sionimin e FA-së, mbi bazën e zhvillimit të një strategjie 5-vjeçare; standardizimi dhe zhvillimi i sistemit të mësimeve të nxjerra (LL), si ele-ment të domosdoshëm të integrimit në strukturat e NATO-s. KDS, nëpërmjet Qendrës së Doktrinës do të krijojë një “Database” të të dhë-nave elektronike për të gjithë botimet doktrinare të FARSH-së, STANAG, SLL dhe sigurimin e publikimit të tyre online; vënia në eficiencë e Qendrës së Simulimit dhe Trajnim-it nëpërmjet saj i komandave dhe shtabeve, sipas konceptin “Joint” në nivel batalioni, brenda vitit 2012 dhe në nivel force brenda gjashtëmu-jorit të parë të vitit 2013; përmirësimi i infrastrukturës dhe sigurimi i mbështetjes logjistike për përdorimin maksimale dhe eficient të burimeve të mbrojtjes. E fundit por jo nga rëndë-sia, disiplina, në kuptimin e gjerë si ajo formale ashtu edhe ajo shken-core, duhet dhe duhet të jetë param-etër bazë për të vlerësuar punën dhe veprimtarinë e secilit. Mësimi do të jetë i shenjtë. Ju sugjeroj se do të jem tepër i rreptë dhe reagues ndaj çdo thyerje disiplinore dhe do të ushtroj të gjitha kompetencat që më jep ligji. Duke vepruar kështu, do të mundësojmë korrektesë, ndjenjë përgjegjësie, bashkëpunim, mirëkup-t im, kohez ion , r ezu l t a t e dhe shmangim sëmundjen e intelektual-izimit që nuk e ka të vështirë të zhvillohet në struktura të tilla” tha gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha. Duke përfunduar fjalën e tij Gjen-eralbrigade Bardhyl Hoxha theksoi :- “Edhe një herë për gatishmërinë, dedikimin dhe përkushtimin tim maksimal, për përmbushjen me seriozitet të detyrave në kuadrin e misionit të KDS-së, çuar jen përpara të procesit të reformimit të strukturave të arsimimit dhe stër-vitjes, përgatitjes profesionale të personelit të FA-së me qëllim të mbështetjes maksimale të misionit të FA-së, për mbrojtjen e vendit, ruajtjen e sigurisë dhe paqes në ra-jon e më gjerë si dhe në kontribuimin në procesin e integrimit të plotë të FARSH-së në strukturat e Aleancës. Gjeneral Agim Lalës i uroj shëndet, lumturi dhe prosperitet familjarisht, duke i siguruar që do te jetë i vlerësuar si mik dhe dashamirës i KDS-së”.

ushtriaE prEmtE, 24 gusht 2012 77doktrina

Rishikimi i Doktrinës Ushtarake të FA në një kuadër doktrinar të përbashkët me NATO-n

Rrethanat e reja të krijuara në kuadrin e një mjedisi strategjik dhe operacional gjithnjë e më kompleks, zhvillimet e fundit

teknologjike, ristrukturimi i FARSH si dhe karakteri i operacioneve të sotme që po kryhen gjithnjë e më shumë të përbashkëta, shumëkombëshe dhe me një “përqasje gjithëpërfshirëse”, kanë shtruar nevojën e rishikimit dhe hartimit të Doktrinës së Përbashkët të Forcave të Armatosura. Për këtë qëllim SHPFA, nëpërmjet “Direktivës Programore Nr. 7018/1, datë 07.11. 2011”, ka autorizuar Qendrën e Doktrinës të bëjë rishikimin dhe hartimin e Doktrinës së Përbashkët të FA(DP-01). Synimi i DP-01 do të jetë parashtrimi i filozofisë dhe teorisë ushtarake shqiptare për përdorimin e FAR-SH si një instrument i fuqisë kombëtare. Ajo do të trajtojë metodologjinë për strategjinë e niveleve të larta të Forcave Armatosura dhe zbatimin e asaj strategjie, në bashkëpunim me aleatët tanë kryesorë. DP-01 do të përshkruajë parimet udhëheqëse, vlerat themelore ushtarake, karakterin, shpirtin, etikën dhe pritshmërinë në realizimin de-tyrave ushtarake, do të japë një pamje të përgjithshme të filozofisë operacionale dhe do të përshkruajë konsideratat për opera-cionet e përbashkëta me forcat tona, apo të gërshetuara me forcat aleate e të koalicio-neve, si dhe përshkrimin e përqasjes ndaj operacioneve specifike.

Mjedisi i sigurisë dhe kuadristrategjik i mbrojtjesMjedisi strategjik rajonal dhe ndërkom-

bëtar i sigurisë sot është i ndryshëm nga ç’ishte pak vite më parë. Zhvillimet botërore të kohëve të fundit kanë sjellë elementë, sfida dhe mundësi të reja në këtë mjedis. Shqipëria është pjesë e këtij mjedisi gjeostrategjik që konsiderohet, nga njëra anë si një mjedis ballkanik me të gjitha problemet historike të trashëguara dhe nga ana tjetër, si një mjedis europian mbi të cilin vendet demokratike perëndimore ushtrojnë ndikim pozitiv për stabilitetin, demokratiz-imin dhe integrimin e tij. Faktori shqiptar në Ballkan është i një rëndësie të dorës së parë, duke bërë që konGjeneralmajor tributi dhe roli i Republikës së Shqipërisë të jetë mjaft i rëndësishëm në krijimin e një atmosfere harmonie,të bashkëjetesës dhe bashkëpunimit reciprok në interes të paqes, mirëqenies dhe integrimit sa më të shpejtë të rajonit tonë në familjen europiane. Shqipëria nuk ka armiqësi ndaj shteteve në rajon, por duke qenë se ajo është anëtare e NATO-s synon që të promovojë paqe dhe stabilitet. Me krijimin e kapaciteteve të veta mbrojtëse, nuk synon të cënojë të tjerët, por të kontribuojë në sigurinë dhe paqen në rajon dhe më gjerë, si dhe të jetë në gjendje të ballafaqohet me kërcënimet që e dëmtojnë atë. Doktrina e saj ushtarake ka karakter mbrojtës dhe jo mësymës. Karakteri mbrojtës i Doktrinës sonë ushtarake sank-sionohet në qëllimin parësor strategjik të FARSH i cili është: “Ushtrimi i sovranitetit të Republikës së Shqipërisë; mbrojtja e pa-varësisë dhe integritetit territorial; mbrojtja e jetës dhe e pasurisë së shtetasve; zhvillimi i pandërprerë demokratik dhe prosperiteti ekonomik; mbrojtja e dinjitetit dhe e vler-ave kombëtare; si dhe integrimi i plotë në strukturat ndërkombëtare të sigurisë, në Organizatën e Atlantikut të Veriut (NATO) e në Bashkimin Europian (BE)”.

Republika e Shqipërisë ka marrë e po merr masa të vazhdueshme në funk-sion të forcimit të sigurisë së brendshme.

Gjithashtu, Shqipëria, me kontributin e saj në operacionet paqeruajtëse në kuadrin e OKB-së, NATO-s, dhe BE-së, është shndërruar në një vend që kontribuon në përmirësimin e gjendjes së sigurisë në nivel global. Doktrina e Përbashkët (DP-01), si një dokument themelor i përdorimit operativo-strategjik të FARSH, pasqyron të gjithë dinamikën dhe shumëllojshmërinë e operacioneve të tashme e të ardhshme, më vete apo në koalicion me NATO-n. Ajo jep lidhjen politiko-ushtarake të luftës dhe të operacioneve dhe vlerëson evoluimin e natyrës së luftërave në shekullin e ri. FA mbeten një mjet efektiv dhe i fuqishëm për bllokimin e kërcënimeve dhe sfidave në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Ç’përfaqëson Doktrina Ushtarake (DP-01)?Doktrina Ushtarake përfaqëson një

dimension të ri të mendimit ushtarak pro-fesional në përmirësimin e dokumenteve të mbrojtjes dhe Sigurisë së RSH-së. Ajo buron nga njohuritë dhe përvoja e luftës moderne, në një mjedis strategjik në ndryshim dhe në një mjedis operacional kompleks, si dhe shpreh mendimin tonë ushtarak dhe vlerat më të mira të ekzistencës së Shqipërisë si një shtet i pavarur për 100 vjet, që pavarësinë dhe lirinë e fitoi nëpërm-jet Forcave të saj të Armatosura. Ajo përbën kornizën kombëtare për detyrën themelore dhe kushtetuese të FASH-mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të RSH dhe përmbushjen e angazhimeve si anëtare e NATO-s.

DP-01 pasqyron të gjithë dinamikën dhe kompleksitetin e operacioneve të tashme e të ardhshme, me vete apo në koalicion me NATO-n. Ajo jep lidhjen politiko-ushtarake të luftës dhe të operacioneve dhe vlerëson evoluimin e natyrës së luftërave në shekul-lin e ri. FA mbeten një mjet efektiv dhe i fuqishëm për bllokimin e kërcënimeve dhe sfidave në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Doktrina Ushtarake është dokumenti bazë i përdorimit dhe mbështetjes së forcave në kryerjen e një operacioni, i çfarëdo lloji qoftë.

Qëllimi i Doktrinës Ushtarake është që Forcat e Armatosura të RSH të sigurojnë dhe kenë staf drejtues për zhvillimin e operacioneve të tyre. Ajo trajton mënyrat se si këto operacione duhet të organizohen, drejtohen, komandohen, koordinohen,

mbështeten dhe si do të vijohet pas mbarimit të tyre. Përveç se mbart përvojën më të mirë të operacioneve të kaluara, Doktrina pasqyron edhe mendimin bashkëkohor për zbatimin e këtyre parimeve në realitetin aktual dhe në perspektivën e afërt.

Doktrina është pjesë kryesore e men-dimit që përfshin parimet kryesore të drejtimit dhe mbështetjes së forcave ush-tarake në përmbushjen e misionit të tyre. Ajo shpesh trajtohet si “Ide qendrore e Ushtrisë”. Doktrina duhet të ndihmojë në mendimin analitik të nevojshëm për të drej-tuar një operacion si dhe të lejojë nismën, krijimtarinë dhe kushte të tjera që i krijojnë komandantit lirinë e nevojshme të veprimit për t’iu përshtatur kushteve konkrete e speci-fike. Doktrina është përcaktuar si: “Tërësia e parimeve themelore nëpërmjet të cilave forcat ushtarake drejtojnë veprimet e tyre për arritjen e objektivave të përcaktuara. Ajo është autoritare, por kërkon gjykim në zba-timin e saj”. Ajo përqendrohet në thelbin: “Si të mendojmë rreth një operacioni” dhe jo “Çfarë të mendojmë rreth tij”.

Duke patur tipare dinamike, doktrina rishikohet në vijimësi për të pasqyruar sa më mirë aktualitetin e mendimit doktrinar. Ajo përshkruan mënyrën se si veprojnë Forcat e Armatosura për të realizuar misionin, por nuk trajton se përse ato e bëjnë një gjë të tillë, gjë që është detyrë e politikës.

Doktrina dhe raportet e saj.Doktrina e Përbashkët e FARSH rrjedh

nga “Strategjia e Sigurisë së Republikës Shqipërisë”, “Strategjia Ushtarake e FA”, dhe përbën dokumentin thelbësor koncep-tual të politikës shtetërore për përdorimin e forcës ushtarake në të gjithë spektrin e plotë të kërcënimeve ndaj RSH apo shteteve anëtare të NATO-s. Doktrina e Përbashkët e FARSH mbështetet në mendimin strategjik më të avancuar të Aleancës, pasqyron për-vojën më të mirë të operacioneve aktuale të NATO-s, si dhe pasqyron dinamikën e kompleksitetin e operacioneve të tashme dhe të ardhshme. Në terma të përgjith-shme, Doktrina e Përbashkët vendos lidhjet mes “qëllimit përfundimtar” (çfarë duhet realizuar) dhe mënyrës së realizimit (kapaciteteve), duke dhënë rrugët për forcat “joint” si të realizojnë strategjinë ushtarake dhe objektivat operativë, në mbështetje të qëllimeve kombëtare dhe në kuadër të Aleancës. Ndërveprimi doktrinar me

Aleancën.Ndërtimi i një kuadri doktrinar të për-

bashkët të NATO-s është një karakteristikë thelbësore për rritjen e ndërveprimit, si në nivelin doktrinar, duke u mundësuar koman-dantëve të të gjitha vendeve aleate ndjekjen e një përqasjeje të njëjtë për operacionet, ashtu dhe në nivel procedurial.

Parimi udhëheqës me të cilin punon Aleanca është ajo e angazhimit të përbashkët të shteteve sovrane në mbështetje të sigurisë për të gjithë anëtarët e saj. Kërcënimi për një shtet sovran ka ndikim edhe në shtetet e tjera. Me nënshkrimin e Traktatit të Uash-ingtonit, secili shtet anëtar është i angazhuar të respektojë këtë parim për të ndarë rreziqet dhe detyrimet, si dhe avantazhet që sjell Mbrojtja Kolektive.

Shqipëria si anëtare e NATO-s, ka zbatuar një nga qëllimet e saj-sigurimin e interesave të sigurisë themelore në kuadër të mbrojtjes kolektive, e cila është përcaktuar në Nenin 5 të Traktatit të Uashingtonit. Për shkak të përparësisë të anëtarësimit të saj në Aleancë, mbrojtja ushtarake e Shqipërisë është bazuar në planëzimin dhe përdorimin e forcave të përbashkëta aleate ku do të integrohen FARSH.

Nivelet e doktrinës.Doktrina ushtarake, si dokument i

përdorimit dhe mbështetjes së forcave në operacion shërben për të tre nivelet e opera-cioneve. Operacionet ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë drejtohen, planëzohen dhe kryhen në tre nivele: Strategjik, Operativ dhe Taktik. Në kushtet e luftës bashkëkohore, nuk ekziston ndonjë kufi i përcaktuar qartë ndërmjet këtyre niveleve. Shkallëzimi i niveleve të luftës dhe i operacioneve ushtarake në tërësi kryhet duke u nisur kryesisht nga përmbajtja dhe rëndësia e objektivave që realizojnë, nga sasia e forcave pjesëmarrëse, nga përmasat e mjedisit të veprimeve luftarake dhe kohëzgjatja e tyre. Në këndvështrimin kombëtar, niveli strategjik ka të bëjë me përdorimin e të gjithë spektrit të burimeve kombëtare si dhe të të gjithë instrumenteve të fuqisë kombëtare, për të arritur objektivat e politikës. Ky nivel lidhet me autoritetin e Qeverisë dhe të nivelit të ministrave. Ndërsa në kuadrin e NATO-s, niveli strategjik ka të bëjë me detyrimin e Shqipërisë për afrimin e kapaciteteve dhe burimeve tona kombëtare në përdorimin e përbashkët për arritjen e objektivave strategjikë të caktuar nga Këshilli i Atlantikut të Veriut.

Çfarë synon Doktrina Ushtarake e FA?

- Duke analizuar dhe vlerësuar projektin e parë të paraqitur nga Komanda e Doktri-nës dhe Stërvitjes (Qendra e Doktrinës dhe Manualeve), sugjeroj që doktrina ushtarake e Forcave të Armatosura duhet të synojë në këto drejtime:

- Së pari, Doktrina Ushtarake e FA duhet të synojë pasqyrimin e ndryshimeve aktuale në FARSH duke u bazuar në struk-turën e re të FA duke pasur parasysh

ndryshimet në mjedisin e sigurisë. Doktrina duhet të pasqyrojë kontekstin politik të saj, të shprehur në harmonizimin e parimeve doktrinare me objektivat e poli-tikës shtetërore dhe me dokumentet kryesore të Aleancës.

- Nëpërmjet kësaj Doktrine, të lehtë në të kuptuar e në të zbatuar, të arrihet lehtësimi i procedurave të planëzimit, zbatimit dhe mbështetjes së suksesshme të operacioneve ushtarake. Ajo duhet të përdoret kryesisht nga komandat dhe shtabet e nivelit opera-tiv, por ajo mund të përdoret gjithashtu në të gjitha nivelet si referencë. Ajo duhet të trajtojë parimet, konceptet, qëllimet, llojet e doktrinave, zbatimin, hierarkinë dhe ndërveprueshmërinë me doktrinat e

“Strategjia pa taktika është rruga më e ngadaltë për fitore. Taktikat pa strategji janë zhurma para mposhtjes”. Sun XuAleancës.

- Doktrina DP-01 duhet të parashtrojë filozofinë dhe teorinë ushtarake shqiptare për përdorimin e FARSH si një instru-ment i fuqisë kombëtare, si dhe të trajtojë metodologjinë për strategjinë e niveleve të larta të Forcave Armatosura dhe zbatimin e asaj strategjie në bashkëpunim me aleatët tanë kryesorë. Po kështu do të përshkruajë parimet udhëheqëse, vlerat themelore ush-tarake, karakterin, shpirtin, etikën dhe prit-shmërinë në realizimin detyrave ushtarake, gjithashtu ajo do të sigurojë një përmbledhje të shkurtër të rolit dhe misionit mbrojtës të FARSH.

- Ajo duhet të japë një pamje të përgjithshme të filozofisë operacionale dhe të përshkruajë konsideratat për operacionet e përbashkëta me forcat tona apo të gër-shetuara me forcat aleate e të koalicioneve si dhe të bëjë përshkrimin e përqasjes ndaj operacioneve specifike. Kjo do të thotë që mënyra e organizimit dhe zhvil-limit të të gjitha operacioneve, në linja të përgjithshme, mund të bëhet bazuar në një përqasje të njëjtë. Kjo sepse FARSH pritet të jenë krijues në veprimtari të mundshme të njëkohshme, përgjatë një fushe veprimi të operacioneve ushtarake, nga ndodhitë luftarake deri në ndihmat humanitare të cilat mund të kryhen në afate kohore të shkurtra dhe në distancë të afërt. Ato që do të ndry-shojnë do të jenë mandatet, kufizimet dhe karakteristikat specifike të tyre, të cilat do të përbëjnë faktorët kryesorë në analizën e misionit të komandantëve, në zhvillimin e planit të fushatës, në përzgjedhjen dhe zhvil-limin e saj si dhe në procesin e gjenerimit të forcës.

- Përshkrimi në një kuadër të qartë të kuptimit të përqasjes së kryerjes së të gjitha operacioneve të FA duhet jetë një tjetër synim i Doktrines së Përbashkët të FA. Planëzimi ushtarak duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të kryhet në përputhje me të gjithë aktorët dhe nismat e tjera të mundshme jo ushtarake, të cilat mund të jenë pjesë e përpjekjeve të përbashkëta. Në vijim të kësaj nuk bëhet asnjë dallim mes llojeve të operacioneve, përveç rasteve të rëndësisë të veçantë, kur këto ndryshime janë nën nivelin e kësaj doktrine. Ato mund të bëhen të dukshme në nivelet doktrinare më të ulëta që kanë të bëjnë me praktikat dhe procedurat.

- Në Doktrinën e Përbashkët të FA duhet të gjejë trajtim edhe natyra e Dislokue-shmërisë së operacioneve. Operacionet e bazuara në vendosjen e forcave mund të ndodhin brenda dhe jashtë zonës së territor-eve të RSH. Nga këndvështrimi i një vendi anëtar të Aleancës, një vendosje e forcave në periferi të NATO-s nuk ka ndryshim nga një përqendrim i tyre jashtë kësaj zone. Përfundimi kryesor është që forcat e vendeve individuale, kudo që ato vendos-en, do të kërkojnë mbështetje logjistike; pra aftësia e forcave për t’u vendosur ose ndryshe “dislokueshmëria e forcës” është një element karakteristik i rëndësishëm i kësaj force. Në kontekstin e përgjithshëm, në mënyrë që të rrisin natyrën ekspedicio-nare të operacioneve të NATO-s, vendet anëtare duhet të rrisin dislokueshmërinë e forcave të tyre. - Së fundmi, duke qenë se Doktrtina e Përbashkët e FA do të ndikojë në zhvillimin e strukturës së FA, trajnimin, konceptet dhe faktorët e tjerë themelorë të misionit, Qendra e Doktrinës dhe Manualeve (QDM) duhet të rishikojë përmbajtjen e kësaj doktrine mbi bazën e një cikli tre-vjeçar, përveçse në rastet kur ndryshimet në politikat e mbrojtjes dhe Strategjisë Ushtarake të FARSH kërkojnë përmirësime (ndryshime) të menjëhershme të saj.

nga GjeneralmajorXhemal Gjunkshi

ushtriaE prEmtE, 24 gusht 20128

“Operational Mentor Liaison Team”

oMLt-2

OMLT-2, MenTOrëT e xheniOs, kOnTribuT i dukshëM për afganëT

kapiten eljon Gjoshe*

Skuadra e mentorëve të kom-panisë xheniere të ekipit të kombinuar shqiptar-ameri-kan (ALB-US OMLT-2) për

batalionin e katërt, brigada e dytë, divizioni 111 i Ushtrisë Kombëtare af-gane është e përbërë prej katër vetash nga të cilët tre nga FA shqiptare (kapiten Eljoni Gjoshe, kapter Artan Palushi dhe rreshter Velirjan Serani) dhe për FA amerikane (tetar Charles Elison). Mentorët e kompanisë xhe-niere ofrojnë trajnime, mbështetje dhe asistencë për kompaninë xhe-niere si dhe togën EOD të batalionit të 4-t, brigada e 2-të, divizioni 111 i Ushtrisë Kombëtare afgane. Në vijim do të jepen disa nga aktivitetet e mentorëve të kompaniseë xheniere gjatë periudhës gjashtëmujore. Në muajin mars deri në maj aktiviteti i mentorëve u përqendrua kryesisht në tre drejtime kryesore: vendosja e marrëdhënieve me komandantin e kompanisë dhe togën EOD; dis-kutimi mbi programet e mundshme të stërvitjes dhe mangësitë në pajisje e kompletim; fillimi i planëzimit për stërvitjet sipas konceptit trajno trajnuesit. Në periudhën maj deri në korrik përqendrimi i aktivitetit ishte kryesisht në terren dhe në operacione konkrete me efektivin e kompanisë. U kryen edhe zhvillimi i përbashkët i vizitave nëpër pikat e kontrollit të sig-urisë dhe diskutime mbi përmirësimin e kushteve të tyre aty ku nevojitej, më konkretisht sigurimi i ndriçimit dhe kushteve të jetesës së efektivit që kryen shërbim në këto pika kontrolli jo pak të rëndësishme për sigurinë edhe të bazës ku ne jemi vendosur në Blackhorse. U zhvillua kursi i mjeteve të rënda xheniere në konceptin trajno trajnuesit (Train The Trainer) dhe kryerja e disa operacioneve në terren me kompaninë, si dhe trajnime me togën EOD. Në aktivitetin e ardh-shëm me efektivin e kësaj kompanie kemi planifikuar për periudhën gusht deri në tetor në bashkëpunim me ekipin e trajnimit të lëvizshëm një trajnim kundra mjeteve shpërthyese të improvizuara (CIED). Vazhdimi i partneritetit të togës së EOD me ekipet e ushtrisë turke të vendosura në Kamp Dogan dhe në vartësi të RC-C

(Komandës Rajonale Qendrore) në kampin Wherehause është i qën-drueshëm dhe i suksesshëm. Mentorët kanë kryer shpesh vizita në pikat e kontrollit në zonën e sigurisë për t’u njohur me planin operacional dhe për të parë nga afër efektivat e kompanisë xheniere. Projekti i klasave (ndërtimi i katër klasave) për zhvillimin e kursit të shkrim-leximit ka qenë një nga përgjegjësitë e detyrave të mentorëve ku dhe mbështetja nga Komanda e Mbështetjes Rajonale ka qenë në një

shkallë të konsiderueshme. Shpen-zimet në material për ndërtimin e këtyre klasave kapin shifrën e shtatëmijë dollarë (USAD), por dhe ndihma e bashkëpunimi, organizimi e planëzimi si dhe ndjekja hap pas hapi e punës së bërë nga skuadra e marangozëve (të cilët janë aset i batalionit në kompaninë xheniere) çuan në përfundimin me sukses dhe brenda afatit të ambienteve për katër klasa mësimi sipas kompanive. Aktiviteti i mentorëve ka konsistuar

edhe në ndihmën e xhenierëve në një projekt ndërtimi dymujor. Ata e ndoqën këtë projekt nga fillimi deri në përfundim dhe nëpërmjet këtij projekti u bë e mundur dhe futja e tij në programin e stërvitjes së kompanisë xheniere. Mentorët kanë ndjekur nga pranë punimet për ndarjen e klasave për kurset e anal-fabetizmit si një mision të rëndë-sishëm profesional dhe humanitar. Një nga aktivitetet e mentorëve të xhenios i cili është në vazhdimësi

edhe pas muajit të Ramazanit, është kursi i trajnimit të operatorëve për mjetet e rënda. Në këtë kurs mar-rin pjesë nënoficerë nga kompania xheniere dhe synimi i tij është pa-jisja më patentë drejtimi për mjetet e rënda i pjesëmarrësve dhe aftësimi i tyre për marrjen e përgjegjësive në manovrimin e mjeteve në terrene të vështira. Në përfundim të trajnimit të parë 50% e personelit të togës së mjeteve të rënda u pajis me leje drejtimi për mjetet e rënda të speci-fikuara. Një tjetër nga aktivitet më të rëndësishme, por edhe të vështira për sa i përket shkallës së rrezikshmërisë ka qenë zhvillimi i qitjes me efektivat e kompanisë xheniere. Dy kanë qenë drejtime kryesore gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti: mentorët zhvilluan stërvitje direkt për përgatitje për qitje me efektivat e kompanisë xheniere; morën pjesë në qitjen familjarizuese me M-16, pistolete 9mm, mitraloz të rëndë 12.7 mm. Janë kryer vazhdi-misht stërvitje të përbashkëta të togës së EOD nën drejtimin e mentorëve në nivel skuadre. Një skuadër EOD është vlerësuar nga seksioni i EOD-se në Komandën Rajonale Qendrore (RC-C) dhe janë zhvilluar një sërë stërvitjesh me efektivat e togës EOD si p.sh: plotësimi i formularit të IED-së dhe UXO-ve, mbledhja e provave në vendin e gjetjes së municionit etj. Aktualisht EOD-ja dërgon raporte apo informacione shpërthimi e demontimi në Komandën Rajonale. Mentorët bashkë me Togën e EOD në poli-

ushtriaE prEmtE, 24 gusht 2012 9oMLt-2

OMLT-2, MenTOrëT e xheniOs, kOnTribuT i dukshëM për afganëT

gonin e asgjësimit të municioneve të paplasura (UXO) kanë kryer aktivitete të rëndësishme. Njëri prej tyre ishte gjetja dhe pastrimi nga toga e EOD i mbi 25 kg materiali shpërthyese të paplasur. Në këtë aksion, mentorët i mbështetën me klasën pesë, ndërsa ushtarët e togës EOD bënë plasjet. Mbas shumë ditësh stërvitje me efektivat e togës EOD u zhvillua asgjësimi i municioneve të gjetura në operacione te ndryshme që toga EOD kishte kryer. Mentorët e OMLT-2 dhe një grup i togës EOD gjatë përgatitjes për asgjësim të municioneve.

Një nga aktivitetet më të rëndë-sishme për sa i përket paraqitjes së mentorëve tanë ka qenë organizimi i një takimi në Komandën e Bashkuar të ISAF (CJENG) për bashkëpunim. Ka pasur vlerësime me nota pozitive për mentorët e xhenios të OMLT-2 të cilët organizuan një mbledhje të qëndrueshme me pjesëmarrje të shumë komandave si: pjesëmarrës nga Komanda e Bashkuar e ISAF dhe Komanda Rajonale Qendrore; pjesëmarrës më të lartë xhenierë nga Divizioni 111 dhe brigada e dytë e ushtrisë afgane; xhenierët e batalionit të katërt të brigadës së dytë, Divizioni 111, ushtria afgane; mentorët e OMLT-2 kryen një pr-ezantim përpara të ftuarve për punën e kryer dhe atë që do të kryejnë në të ardhmen me efektivat e kompanisë xheniere dhe ato të togës EOD të batalionit të katër të brigadës së dytë Divizionit 111. Në këtë mbledhje

u diskutua për efektivat xheniere si dhe misionet që ata kryejnë si dhe për të ardhmen e efektivave xheniere të batalionit të katërt të Brigadës së dytë, Divizioni 111 i ushtrisë afgane. Pjesë e aktiviteteve në fushën e trajnimit të kompanisë xheniere për të ardhmen është edhe kursi mbi kërcënimet aktuale dhe procedurat standarde të CIED nga Task Force Paladin. Ky kurs do zhvillohet nga mentorët për CIED sipas instruksioneve të TF Paladin ku do të trajnohen shtabi i batalionit, xhenieret dhe personeli i togës EOD. Një tjetër kurs është ai mbi inteligjencën teknike të armëve të CIED nga IJC. Ky është një kurs prej pesë ditësh, nga skuadra e tra-jnimit mobile, zyra CIED në IJC. Qëllimi i tij është për të rritur af-tësinë e ushtrisë afgane në shkatër-rimin e rrjetit të mundësuesve të IED-ve. Raytheon / CFC Skuadra e stërvitjes së lëvizshme për mjetet rënda do të ketë një aktivitet të përbashkët ndërmjet kontraktuesve dhe mentorëve për licencimin e xhenierëve. Qëllimi i tij është që të trajnohen dhe licencohen 20 opera-torë të mjeteve të rënda të xhenios. Kjo ishte një panoramë e shkurtër e punës që ka kryer e që po kryen kontingjenti shqiptaro-amerikan i OMLT-2.

* Mentor i kompaniseë xhenjereCombined ALB-US “Striking

Eagle 2“ Kamp Blackhorse, Ka-bul AFGANISTAN

GUSHT 2012

Ç’ janë omlt“Operat ional mentor Liaison team” ose shkurtimisht OmLt janë ekipe operacionale të trajnimit dhe të këshillimit të ushtrisë Kombëtare Afgane (ANA).misioni i këtyre ekipeve është tra-jnimi, këshillimi, mbikëqyrja dhe mbështetja në planëzimin operacional, në mënyrë që të arrihet operacionaliteti, kompetenca dhe profesional-izmi i reparteve të ANA.

omlt 1Ekipi i parë i OmLt-s ALB-us “striking Eagles” ka kryer me sukses misionin, nën drejtimin e komandantit të OmLt-1, nënkolonel Arjan hila, për periudhën korrik 2011 deri mars 2012. Ak-tualisht është duke kryer misionin e dytë ekipi i OmLt-2, me komandant nënkolonel Enver Lako dhe zëvendëskomandant major richard Karcher.

omlt 2Që nga muaji korrik i vitit 2011, pjesë e 167 ekip-eve OmLt që kryejnë misionin e tyre në Afgani-stan janë bërë edhe Forcat tona të Armatosura me një ekip të përbashkët me ushtrinë ameri-kane. Ekipi OmLt i kombinuar ALB-us “striking Eagles” është i përbërë nga një personel prej 32 ushtarakësh të gradave dhe funksioneve të ndryshme, nga të cilët 20 janë ushtarak të FA të rsh dhe 12 ushtarak të gardës Kombëtare të Nju Xhersit në shBA.

mësimet e nxjerraAplikimi i mësimeve të nxjerra nga ekipi OmLt-1 ka qenë thelbësor në përzgjedhjen, ndërtimin, përgatitjen dhe aftësimin operacional të ekipit OmLt-2. Një merite të veçantë në këtë drejtim kanë të dy komandantët e ekipeve të OmLt-1 Nënkolonel Arjan hila dhe të OmLt-2 nënkolo-nel Enver Lako, të cilët kanë bashkëpunuar ngushtësisht gjatë kohës së përgatitjes së OmLt-2, në mënyrë që të gjitha problemet apo mangësitë e konstatuara në misionin e parë të mos përsëriteshin në të dytin.

misionimisioni i OmLt-s së përbashkët ALB-us është trajnimi, këshillimi dhe mbështetja operacionale e batalionit 4 Brigadës 2 Divizionit 111 të ANA-s me vend dislokim të përhershëm në pol-e-Charki, Kabul, Afganistan.

Prioritet i shPshkëmbimi i informacioneve të ndërsjella dhe i mbajtjes së kontaktit të vazhdueshëm duke marrë gjithë problematikën në kohë reale nga zona e operacionit, ka bërë të mundur që për-gatitja e OmLt-2 për mision të fokusohet rreth këtyre problematikave. përgatitja e personelit të OmLt-2 ishte një nga pikat kryesore në të cilën u fokusua komanda e misionit nën mbështetjen direkt të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-së gjeneralmajor Xhemal gJuNKshI si dhe një bashkëpunimi e koordinimi me zyrën e amerikane të ODC në ministrinë e mbrojtjes,

OMLT-s ALB-USKolonelin Bosch.rrezikshmëria e lartëNisur nga niveli i lartë i vështirësisë dhe rr-ezikshmërisë, misioni i OmLt-së kërkon një përgatitje të lartë, profesionalizëm dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie për detyrën. për këtë qëllim përgatitja e kontingjentit të OmLt-2 kaloi në disa faza para dislokimit në zonën e operacionit ku ndodhet aktualisht.

njohja e kulturës afganepër shkak të faktit se zhvillimi i misionit kryhet me afganë, një nga prioritetet e stërvitjes së kontingjentit ka qenë edhe njohja me kulturën afgane dhe situatën në Afganistan. Në fazën e parë dy javore në Akademinë e mbrojtjes dhe shkollën e trupës pranë Komandës së Doktri-nës dhe Stërvitjes, nën drejtimin e një stafi të kualifikuar pedagogësh të AM, u trajtuan njohuri të përgjithshme për operacionet kundër re-belëve, situatën e përgjithshme në Afganistan, kulturën afgane, rregullat e angazhimit dhe ligjin e konfliktit të armatosur.

anglishte operacionalegjuha angleze është trajtuar si një nga pikat më të rëndësishme në realizimin e misionit.personeli ju nënshtrua testimeve të njëpasn-jëshme për përcaktimin e nivelit të gjuhës. I gjithë personeli i kontingjentit OmLt-2 ka një nivel të lartë të gjuhës angleze, megjithatë në fazën përgatitore u zhvillua kursi intensiv në të cilin kryesisht u punua në drejtim të perfeksion-imit të gjuhës operacionale.

Përgatitja individualegjatë kësaj faze stërvitjeje vëmendja e ko-mandës së OmLt-2 u fokusua në përgatitjen individuale të personelit, njohjen e armatimit personal, zhvillimin e qitjeve me ide taktike, operacionet e konvoit, rënien në kontakt dhe shkëputjen e kontaktit me kundërshtarin, operacionet në godinë, procedurat e komu-nikimit të NAtO-s dhe përdorimi i gjuhës operacionale.

mjetet e tonazhit të rëndëDrejtimi i mjeteve të tonazhit të rëndë nga i gjithë personeli i OmLt-2 u aplikua për herë të parë, pasi doli si mësim i nxjerrë nga ekipi OmLt-1. për më tepër se një javë personeli u trajnua për përdorimin e radiove rF-5800 dhe për procedurat e komunikimit në Batalionin e Ndërlidhjes së shp-së.

Puna në grupNë stërvitjen certifikuese e OmLt-2 në hohen-fels, gjatë së cilës ekipi i OmLt-2 u certifikua në lidhje me detyrat konkrete që do të kryejë në zonën e operacionit. Në analizën e zhvil-luar në përfundim të stërvitjes, drejtuesit e saj janë shprehur me vlerësime shumë të larta për ekipin e përbashkët shqiptaro-amerikan të OmLt-2. Në këtë analizë u vlerësua pro-fesionalizmi, serioziteti dhe bashkëpunimi i ekipit si një grup.

ushtriaE prEmtE, 24 gusht 201210 eMergjenca

“FT kontribut në ndihmë të komunitetit në operacione të emergjencave civile”

Në këto ditë të nxehta vere, kur pjesa më e madhe e qytetarëve kanë “shtegtuar” për pushime në plazhe, një pjesë e efektivave të

Forcave Tokësore, kanë ndërprerë lejen e zakonshme dhe janë drejtuar për në Priskë, komuna Dajt, komuna Ndroq e Babrru, Qarku Tiranë dhe në komunën Bushat, fshati Zefjan, Qarku Shkodër, në komunën Poshnje, Qarkun Berat në ndihmë të ko-munitetit të përshirë nga flaka, ku vihej në rrezik zhdukja e qindra hektarëve pyjeve, Parku Kombëtar i Dajtit, vreshtat, kullotat dhe jeta e banorëve në këto zona. Nëse i referohemi hartës së angazhimit në opera-cionet e emergjencave civile të strukturave të Forcës Tokësore në ndihmë të komunitetit nga muaj janar deri në muajin Gusht 2012, harta përfshin një territor nga jugu në veri të vendit. Strukturat e Forcës Tokësore krahas angazhimeve në operacionet e mbështetjes së paqes në Afganistan, detyrave operacionale e stërvitore, në mision të saj ka të qartësuar edhe kontributin në ndihmë të komunitetit në raste të emergjencave civile. Në muajt korrik-gusht një pjesë e konsiderueshme e trupave nga Forca Tokësore kanë qenë tepër aktivë në këto emergjenca. Në krye të këtyre operacioneve kanë qenë drejtuesit e reparteve si: nënkolonel Ardian Bali, ko-mandant i Batalionit të dytë të Këmbësorisë dhe major Besim Bala zv.komandanti i Batalionit Komando, të garnizonit Zall Herr Tiranë, nënkolonel Ali Mali, Komandant i Batalionit të parë të këmbësorisë, Vau De-jës, Shkodër, shefi i shtabit batalionit të tretë të këmbësorisë, Poshnje Berat, major Abaz Bregu, efektivat të kompanisë së zbulimit, kompanisë MADM dhe përfaqësues nga Shtabit të Forcës Tokësore. Në krye të këtij operacioni ka qenë zv.komandanti i Forcës Tokësore, Kolonel Sokrat Prifti. Në lidhje me këtë angazhim të Forcës, kolonel Prifti, sqaron në detaje angazhimet konkrete që ka pasur Forca Tokësore nga muaji janar deri në gusht të vitit 2012, kapacitetet në trupa, mjete e pajisje që disponon ajo në përbal-limin e këtyre operacioneve, detyrimet që ka kjo strukturë e FA në lidhje me angazhimet në emergjencat civile sidomos në zonat ku është dislokuar Forca Tokësore përfshi këtu: zjarret në pyje, kullota e banesa në qarqet Tiranë, Shkodër, Berat, operacionet për zhbllokim të rrugëve të bllokuara nga dëbora në qarqet Kukës e Shkodër, në pastrim të mbetjeve urbane, për pastrimin e kurorës

Për periudhën janar - gusht 2012, Forca Tokësore ka pasur këto angazhime në ndihmë të komunitetit: shkurt, operacioni “Bora 2012”, me 100 trupa, 24 mjete, prill, aksioni kombëtar për pastrimin e mbetjeve urbane, në Tiranë, Durrës, Berat, Shkodër, në dhurim gjaku, pastrimi i kurorës së gjelbërt, lagjia Kala, Berat..., qershor, operacioni kërkim - shpëtim për gjetjen e personit të mbytur në lumin

Osum, korrik - gusht: operacioni për shuarje zjarri në qarqet Tiranë, Shkodër, Berat, 670 trupa, 26 mjete dhe ambulanca etj...

së gjelbër në lagjen Kala, Berat, të kërkim shpëtim për gjetjen e personit të mbytur në lumin Osum dhe në shuarjen e zjarreve në Tiranë, Shkodër, Berat. etj.

Zoti Kolonel, a mund të na thoni diçka në lidhje me angazhimet që ka Forca Tokësore në emergjencat Civile dhe në çfarë aktesh ligjore mbështetet pjesëmarrja e strukturave të komandës suaj në këto operacione?

Fillimisht dua të pohoj se misioni i Forcës Tokësore është “sigurimi i kapac-iteteve të nevojshme për ruajtjen e pavarë-sisë, sovranitetit dhe tërësisë territoriale të vendit, në mbështetje të popullsisë, në përballimin e fatkeqësive natyrore në kohë paqe, krize e lufte, si dhe marrja pjesë në operacione në kuadër të mbrojtjes kolektive për sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë, në kuadër të NATO-s, BE dhe OKB”. Siç shihet, një vend të rëndësishëm në këtë mision zë edhe pjesëmarrja në emergjencat civile, kontribut i cili është dhënë në çdo kohë nga Forca Tokësore nëpërmjet struk-turave vartëse të saj, përfshi dhe struktura të specializuara enkas për operacione që kërkojnë kualifikim profesional. Ky anga-zhim me trupa dhe mjete i Forcës Tokësore në këto operacione është bërë në përputhje me Ligjin për Emergjencat Civile, urdhrat dhe udhëzimet e ardhura nga Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabi i Përgjithshëm i FA, për këtë qëllim. Në kuadër të bash-këpunimit që kemi me strukturat e pushtetit vendor në qarqe bashkërisht me grupe

pune kemi hartuar materialin studimor për qarqet Tiranë, Shkodër, Berat, për rajonet ku është dislokuar Forca Tokësore, ku nga ana jonë janë përcaktuar edhe vlerësimet për emergjencat civile sipas natyrës së operacionit.

A jeni njëherë në vështirësi për zbatimin e detyrimeve që keni ndaj komunitetit, pasi në disa raste ata zgjedhin rrugën e shkurtër duke kërkuar direkt nga Forca Tokësore, nga reparti më i afërt dërgim trupash dhe mjete për ndihmë?

Fillimisht ka pasur vështirësi, pasi duke qenë se strukturat tona të Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak në forcë e reparte kanë bashkëpunim dhe koordinim efektiv me strukturat e pushtetit vendor, me pika kon-takti, strukturat e pushtetit vendor u drejto-heshin për mbështetje direkt komandantëve të reparteve në zonat ku janë dislokuar repartet si në Berat, Shkodër, Zall Herr, Tiranë etj, dhe për këtë na duhej të vinim menjëherë në dijeni, Shtabin e Përgjithshëm të FA, ku zgjatej afati për daljen në kohë në zonën e operacionit të efektivave. Ky fenomen tashmë është ezauruar për shkak të një bashkëpunimi efektiv që kanë strukturat e ministrisë së Brendshme me ministrinë e Mbrojtjes dhe strukturat përgjegjëse në SHP të FA me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme. Natyrisht që lëvizja e trupave dhe mjeteve në situata emergjence është bërë në bazë të Fonogrameve dhe Fax-Mesazheve të lëshuara nga Shefi i Shtabit të

Përgjithshëm i FA, ku na janë qartësuar me detaje, koha, vendi, lloji i operacionit, sasia e trupave, mjeteve dhe pajisjeve që nevojiten për përballimin e detyrave në operacion. Rasti më i freskët është angazhimi i Forcës Tokësore në Komunën Dajt, fshati Priskë, në Ndroq Tiranë dhe në Komunën Bushat e fshatin Zefjanë Shkodër, ku pas marrjes së faks-mesazhit nga SHP i FA, QBO, me një impenjim të drejtuesve të reparteve dhe efektivit u bë e mundur që të dërgohen në kohën e duhur sasia e trupave dhe mjeteve të caktuara për në zonën e operacionit. Ashtu si gjithmonë efektivat ushtarake e civile të Forcës Tokësore të përfshira në këto operacione të emergjencave civile janë angazhuar maksimalisht për parandalimin e rrezikut, duke treguar edhe njëherë jo vetëm profesionalizmin e tyre, por edhe përkush-timin dhe përgjegjësinë e lartë për të kryer me disiplinë dhe dinjitet detyrat kushtetuese në shërbim të komunitetit.

A mund të na thoni disa angazhime të tjera që keni pasur dhe më hollësisht raportet që keni me pushtetin vendor?

Natyrisht Forca Tokësore disponon kapacitetet e nevojshme për angazhime në operacione të Emergjencave Civile. Nëse i referohemi statistikave për kontributet në ndihmë të popullsisë në zona ku dislokohe-mi, mund të themi se pjesëmarrja me trupa dhe mjete nga muaj janar deri në muajin gusht 2012 në disa operacione të natyrave të ndryshme ka qenë e konsiderueshme. Konk-retisht, në muajin shkurt në operacionin “Bora 2012”, u angazhuan 100 trupa dhe 24 mjete të batalionit të parë të këmbësorisë, batalionit komando, Zall - Herr Tiranë dhe batalionit të tretë të këmbësorisë, Berat, po kështu angazhime kemi pasur me 15 trupa, l mjet transporti dhe l gomone, në muajin qershor, në operacionin e kërkim shpëtim për gjetjen e personit të mbytur në lumin Osum në Komunën Poshnje, fshati Arrës nga efektivat b3k, Poshnjë Berat. Në muajt korrik- gusht, kemi marrë pjesë në emergjencat civile, shuarje zjarri si: në fshatin Skrevan, Lagja Magalem, Goricë, qarku Berat; fshati Priskë, Komuna Dajt, Komuna Zall Herr, Ndroq dhe fshati Babru, qarku Tiranë, në Komunën Veli-pojë, Bushat, komuna Mnelë, fshati Vig , Zefjanë, qarku Shkodër. Në total janë angazhuar në muajt Korrik-gusht, në shuarje zjarri nga Forca Tokësore, 680 trupa, 26

mjete dhe për çdo operacion ambulancë për dhënien e ndihmës së parë mjekësore. Në këto operacione Komanda e Forcës Tokësore ka bashkërenduar punën me drejtoritë në Shtabë të Përgjithshëm të FA, Brigadën e Mbështetjes Rajonale, Brigadën Logjistike, Policinë Ushtarake, Qendrën e Bashkuar Operacionale, në Shtabin e Përgjithshëm të FA, Qendrën e Kulturës, Medias dhe Botimeve Mbrojtëse etj. Një bashkëpunim efektiv kemi pasur edhe me strukturat e pushtetit vendor, prefektët në qarqe, kryetarët e bashkive dhe komunave në rrethe, me policinë pyjore, nga të cilët është vlerësuar puna e efektivave ushtarake të Forcës Tokësore. Gjatë gjithë ditëve të operacionit kemi ndjekur me vëmendje situatën, ku efektivat kanë qëndruar në zonat e operacionit deri në orët e vona të darkës, duke u përballur me flakët, me ter-rene mjaft të vështira, të thyer dhe malorë, që nuk mundësonin përdorimin e mjeteve zjarrfikëse, si dhe kushtet favorizuese për përhapjen e zjarrit për shkak të ndikimit të erës të shoqëruar me temperatura të larta. Megjithatë ne kemi bërë të mundur fillim-isht lokalizimin e vatrave problematike dhe shuarjen e gjithë vatrave të zjarrit në zonat ku kemi operuar. Strukturat e angazhuara të FT-së, kanë qenë mjaft aktive në përballimin e kësaj situate dhe kanë mbajtur kontakte efektive me strukturat e pushtetit vendor, duke përqendruar vëmendjen në ato vatra ku përbën rrezik për zonat e banuara dhe në Parkun Kombëtar të Dajtit. Me gjithë vështirësitë e temperaturës së lartë, ata kanë qenë tepër të motivuar për të përmbushur me sukses detyrën dhe shuarjen e vatrave të zjarrit në këtë zonë.

Krahas situatave emergjente, Forca Tokësore a ka pasur ndonjë angazhim tjetër në ndihmë të komunitetit?

Strukturat e Forcës Tokësore janë gjithnjë në gatishmëri dhe u janë përgjigjur situatave të lindura qoftë emergjente për të cilën sqarova më lart, po ashtu dhe situata jo emergjente. Në lidhje me këtë kemi pasur edhe angazhime në disa operacione të kësaj natyre në ndihmë të komunitetit. Konkre-tisht në aksionin kombëtar për pastrimin e mbetjeve urbane në Tiranë, Durrës, Berat, Shkodër me datë 20 prill, në dhurim gjaku, pastrimi i kurorës së gjelbërt, lagjja “Kala” Berat etj. Ju faleminderit!

Intervistoi: Major Nexhbedin Basha

Vapa përvëluese e kësaj vere që ka përfshirë vendin tonë ka shtuar sërish vatrat e zjarreve, të cilat janë prezente në shumë rajone të vendit. Strukturat e Forcave të Armatosura, në bashkëpunim me organet e tjera përkatëse të Pushtetit Qendror e Lokal, janë angazhuar në operacionin për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve që kanë rënë në zona të ndryshme të vendit, si në Qarkun e Shkodrës, Beratit, Dibrës, Burrel, Gjirokastër, Delvinë dhe Tiranës, etj. Edhe gjatë kësaj jave nën vëmendjen e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, trupa dhe mjete të Forcave të Armatosura janë përfshirë dhe po punojnë për shuarjen e disa vatrave zjarresh që kanë rënë në terrene të vështira dhe më konkretisht: Në Qarkun e Dibrës, në komunën Selishtë,në fshatin Kasni, Burrel që në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme janë angazhuar gjithsej 20 trupa dhe një mjet tip “iveco” nga Detashmenti Burrel, të cilat po punojnë për shuarjen e disa vatra zjarresh që kanë rënë në këtë zonë. Nga informacionet e deritanishme mësohet se po punohet për shuarjen e vatrave të zjarreve në një terren shumë të thyer malor

pasi nuk mundësohet kalimi i mjeteve zjarrëfikse. Në Qarkun e Vlorës, në Bashkinë Himarë, plazhi Dhërmi janë angazhuar gjithsej 60 trupa dhe tre mjete tip “iveco” nga Qendra e Stërvitjes Individuale Bazë Bonavi,dhe 15 forca dhe 1 mjet zjarrfikës të Flotiljes së Jugut, Pashaliman. Gjithashtu janë të angazhuar 1 mjet zjarrfikës bashkë me ekuipazhin e Detashmentit Gjirokastër. Në Qarkun e Kukës, në komunën Zapot, në Qaf Komi janë angazhuar gjithsej 30 forca dhe një mjet zjarrfikës i Detashmentit Kukës. Në Qarkun e Tiranës, në Komunën Paskuqan, 100 metra afër Batalionit të Xhenios janë të angazhuar 56 forca të Batalionit të Xhenios, të BrMR dhe 2 zjarrfikëse të Brigadës Logjistike. Në këtë emergjencë janë të angazhuar 181 forca, 4 mjete tip “iveco” dhe 5 mjete zjarrëfikës. Efektivat ushtarake të përfshira në këtë operacion emergjence janë angazhuar maksimalisht për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve, duke treguar edhe njëherë jo vetëm profesionalizmin e tyre, por edhe përkushtimin dhe përgjegjësinë e lartë për të kryer me disiplinë dhe dinjitet detyrat kushtetuese në shërbim të komunitetit.

Parandalimi dhe shuarja e zjarreve, vazhdon angazhimi i Fa operacionet e Emergjencave

Trupa dhe mjete të Forcave të Armatosura janë përfshirë dhe po punojnë për shuarjen e disa vatrave zjarresh që kanë rënë në terrene të vështira në qarqet Dibër, Vlorë dhe Kukës dhe Tiranë

Flet zëvendëskomandanti i Forcës tokësore, kolonel sokrat PriFti

ushtriaE prEmtE, 24 gusht 2012 11 gjeopoLitika

Në kuadër të 100 vjetorit të krijimit të shtetit shq-iptar, në faqet e gazetës “Ushtria” do të fillojë të

publikohet një rubrikë e re: gjeopoli-tika. Kjo rubrikë ka si synim që të sjellë një seri shkrimesh të cilët do të rrëfejnë pjesët themelore të men-dimit gjeopolitik, teoritë kryesore të gjeopolitikës dhe mendimtarët bazë të kësaj disipline. Arsyeja qendrore e këtyre shkrimeve, nuk do të jetë thjesht apo vetëm këndvështrimi gjithëpërfshirës i kësaj shkence. Synimi është që në përfundim të serisë së shkrimeve, të jetë rrëfyer një logjikë gjeopolitike te e cila të mund të bazohet një gjeopolitikë shqiptare. Duke parë teoritë dhe mendimtarët kryesorë, do të kuptojmë më qartë strategjitë globale e rajonale në mar-rëdhëniet mes shteteve, të aplikuara edhe në ditët e sotme më besnikëri ndaj disa formulave gjeopolitike që japin çelësin e sundimit global.

Në vijim do të shohim atë që konsiderohet si përmbyllja e tezës së Mackinder. Ky i fundit e ka botuar këtë punim gjatë LIIB dhe vlerësimi i teorisë së tij është pika e kthesës në historinë botërore të strategjisë, pasi u certifikua si teoria bazë për gjeopoli-tikën. Më pas gjithkush që do të futej në fushën e strategjisë, do të punonte, rishikonte, kritikonte apo mbronte, pikërisht këtë tezë gjeopolitike.

Më është kërkuar që të zhvilloj më tej disa prej temave të cilat i kam trajtuar në shkrime të mia të më-parshme, veçanërisht të gjykoj nëse koncepti im i “Heartland” ka humbur ndoca domethënien nën kushtet e reja të luftimit modern. Më duhet ta filloj me një rrëfim të shkurtër, se si e gjithë kjo mori formë qysh në origjinë. Kujtime e mia në lidhje me çështjet publike datojnë që në shtator 1870, kur si një djalë i vogël që sapo kishte filluar pjesëmarrjen në një shkollë lokale të ciklit të lartë të fillores, mora vesh lajmin, që mësova nga një telegram i vendosur në derën e zyrës së postës, se Napoleoni i III-të dhe e gjithë ushtria e tij ishin dorëzuar ndaj prusianëve në Sedan. Kjo i shokoi an-glezët, të cilët ishin akoma me idetë e zgjimit të Trafalgarit dhe të tërheqjes nga Moska, por efekti i plotë i kësaj nuk u kuptua deri disa vite më vonë. Supermacia oqeanike e Britanisë nuk ishte sfiduar akoma dhe i vetmi rrezik që ajo shihte asokohe, për perandorinë e saj nëpër dete, ishte ai i pozicionit të Rusisë në Azi. Gjatë kësaj periudhe gazetat e Londrës ishin të shpejta në gjetjen e provave për intriga ruse në

Sistemi global dhe arritja e paqes nëpërmjet ekuilibrit gjeostrategjik

çdo thashetheme që vinte nga Kostan-dinopoja dhe në çdo turbullirë fisnore përgjatë kufirit veriperëndimor të Indisë. Fuqia detare britanike dhe fuqia tokësore ruse mbanin qendrën e teatrit ndërkombëtar. Tridhjetë vjet më vonë, në ndërrim të shekullit, von Tripiz filloi që të ndërtonte një flotë gjermane oqeanike. Asokohe isha i zënë me mësimdhënie të politikës e gjeografisë historike në universitetet e Oxford-it dhe Londrës dhe nuk po i vija re zhvillimet aktuale me syrin përgjithësues të një mësuesi. Lëvizja gjermane do të thoshte, me sa shihja unë, se kombi që tanimë kishte në zotërim fuqinë më të madhe kontinen-tale të organizuar dhe që zotëronte pozicionin strategjik qendror në Europë, ishte duke i shtuar vetes një fuqi detare aq të mjaftueshme sa për të neutralizuar fuqinë detare britanike. SHBA, gjithashtu po ngrihej vendosmërisht në rangun ë një Fuqie të Madhe. Ashtu si tani, sidoqoftë, ngrija e saj mund të matej vetëm me tabela statistikore; meqë në fëmijërinë time dikush ishte mrekulluar me bollëkun e burimeve amerikane, kujtoj se si në klasën tonë ndodhej një pikturë e betejës ndërmjet Merrimac dhe Monitor, mes anijes së parë të koracuar dhe anijes së parë sharapoll (kullë, me frëngji). Kështu, Gjermania dhe SHBA erdhën përkrah Britanisë e Rusisë. Ngjarjet e veçanta prej të cilave lindi ideja e Heartland-it ishin lufta britanike në Afrikën e

Jugut dhe lufta ruse Mançuri. Lufta afrikano-jugore përfundoi në vitin 1902 dhe në pranverë të vitit 1904 lufta ruso-japoneze ishte qartësisht afër. Një studim të cilin e lexova para “Royal Geographical Society” (Shoqatës Gjeografike Mbretërore) në fillim këtij viti të fundit, i titul-luar “The Geographical Pivot of History”, ishte aktual në këtë mënyrë, por ky punim kishte një të shkuar prej shumë vitesh vëzhgimi e mendimi. Kontrasti i prezantuar nga lufta britanike kundër boerëve, zhvilluar 6000 milje larg, përtej oqeanit dhe nga lufta e zhvilluar nga Rusia në një distancë të kraha-sueshme përtej shtrirjes tokësore të Azisë, natyrisht që sugjeronte një kontrast paralel ndërmjet Vasco da Gama-s përreth kepit të Shpresës së Mirë në udhëtimin e tij për në Inditë, pranë fundit të shekullit të 15-të dhe kalërimit të Yermak kozakut, në krye të kalorësve të tij, përtej vargmalit të Uraleve brenda Siberisë në fillim të shekullit të 16-të. Ky krahasim, në këmbim, të drejton te një shikim i përgjithshëm i sukseseve e kalorësve të arritura në kohë nga fiset nomade të Azisë Qendrore, nga antikiteti klasik në Mesjetë, mbi popullsitë e paluajt-shme të gjysmëhënës së kontinen-teve: Europa gadishullore, Lindja e Mesme, Inditë dhe vetë Kina. Konkluzioni im ishte ky:

... në dekadën aktuale ne jemi për herë të parë në një pozi-

cionin për të provuar, me njëfarë shkalle saktësie, një lidhje ndërmjet përgjithësimeve të gjeografisë së shkallës së gjerë dhe historisë së shkallës së gjerë. Për herë të parë ne mund të përshkruajmë diçka nga raportet e vërteta të veçorive dhe ngjarjeve në skenën e gjithë botës dhe mund të kërkojmë një formulë e cila të shprehë aspekte të caktuara, në çdo rast, ndikimet gjeografike në historinë e përbotshme. Nëse jemi me fat, kjo formulë do të ketë një vlerë praktike përderisa sheh në perspektivë disa nga forcat konkurruese në marrëdhëniet aktu-ale ndërkombëtare.

Fjala “Heartland” u shfaq njëherë në studimin e vitit 1904, por aksidentalisht dhe një term përshkrues e jo si një term teknik. Shprehja “zona qendrore” dhe “shtetet qendrore”, u përdorën në vend të saj në këtë mënyrë:

Përmbysja e ekuilibrit të fuqisë në favor të shteteve qendrore, që re-zultoi në ekspansionin e tyre përtej territoreve anësore të Euro-Azisë, do të lejonte përdorimin e burimeve të shumta kontinentale për ndërtimin e flotave dhe atëherë, do të shfaqej perandoria botërore. Kjo do të ndodhte nëse Gjermania do të bëhej aleate me Rusinë. Si përfundim, do të ishte shumë e qartë që të arrinim në konkluzionin se zëvendësimi i disa kontrolleve në zonën e brend-shme të Rusisë nuk do të prirej që të pakësonte rëndësinë gjeografike

të pozicionit qendror. Kur kinezët për shembull, të organizuar nga japonezët, të hedhin perandorinë ruse dhe të pushtojnë territorin e saj, ata mund të krijojnë rrezikun e verdhë për lirinë e botës, vetëm e vetëm se ata do të shtonin një fasadë oqeanike për burimet e kontinentit të madh.

Në fund të Luftës së Parë Botërore, l ibr i im, “Idea le t demokratike dhe Realiteti” (Demo-cratic Ideals and Reality), u botua në Londër dhe New York. Qartësisht, emërtimi “qendror”, i cili kishte qenë i përshtatshëm për një tezë akademike në fillim të shekullit, nuk ishte më i duhuri për situatën ndërkombëtare pasi ai doli nga ajo krizë e parë e revolucionit tonë botëror: prej këtu, “Idealet”, “Realitetet” dhe “Heartland”. Por fakti se edhe kur u shfaqën kritere shtesë, teza e vitit 1904 vazhdonte të ishte e mjaftueshme si sfond për një vlerësim të pozicionit pesëmbëdhjetë vjet më pas, më dha siguri se formula e kërkuar, ishte gjetur.

Le të kthehemi tani te objekti krye-sor i artikullit – skicimi i një vlerësimi për kohën, i vlerës së konceptit të Heartland-it në një vëzhgim të botës para rregullimit pasues. Duhet të kuptohet se po trajtoj strategjinë, e cila, natyrisht është efektive në kohë paqeje jo më pak se sa është në kohë lufte. Nuk i lejoj vetes që të futem në debatet e gjera të pandërprera, tanimë në zhvillim, të cilat supozojnë mbi gjeneratat e ardhshme; i qendërzoj mendimet e mia në vitet gjatë të cilëve armiku duhet të mbahet nën vete, ndonëse, në gjuhën e Casablanca-s, filozofia e tij e luftës ishte të qenit i vrarë. Heartland është pjesa veriore dhe e brendshme e Euro-Azisë. Ai shtrihet nga brigjet e Arktikut teposhtë shkretëtirave qendrore dhe ka si kufizim perëndimor rripin e gjerë ndërmjet Baltikut dhe Detit të Zi. Koncepti nuk pranon përcaktime të sakta në hartë, për arsye se ai është i bazuar në tre aspekte të ndara të gjeografisë fizike, të cilat, ndërsa përforcojnë njëri-tjetrin, nuk janë saktësisht të përputhshme. Pik’ së pari, ne kemi në këtë rajon dallueshëm, rrafshin tokësor më të gjerë në faqe të Tokës. Së dyti, rrjedhin aty, përmes këtij rrafshi, disa lumenj të mëdhenj të lundrueshëm; disa prej tyre shkojnë në veri në Detin Arktik dhe janë të paarritshëm nga oqeani, sepse janë të ngarkuar nga akujt, ndërsa të tjerë rrjedhin brenda ujërave të brendshme, të tilla si Kaspiku, i cili nuk ka dalje në oqean. Së treti, ka një zonë kullote, e cila, deri për një shekull e gjysmë, përfaqësonte kushtet e përkryera për zhvillimin e lëvizshmërisë cilësore nga ngasësit nomadë të kuajve apo të gamileve.

Prof. dr. Pajtim ribajalbert hitoaliaj

ushtriaE prEmtE, 24 gusht 201212 kosove

FsK-ja ndihmonpër shuarjen e

zjarreve në Deçan dhe vende të tjera

Konferenca treditore 15-17 gusht 2012, mbi Pro-gramin Shtetëror të Bash-këpunimit ndërmjet shtetit

të Aioves dhe Kosovës, përfundoi punimet në kampin ushtarak “Dodg” të Gardës Kombëtare të Aioves në Des Moines të shtetit Aiova të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë konferencë morën pjesë dhe prezantuam tema; delegacioni i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ministri Agim Çeku, ko-mandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhe-pi, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci, kryesuesi i Qendrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Edukimin e Lartë në ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Bujar Gallopeni, përfaqësues të shoqërisë civile si edhe të Ambasadës së ShBA-ve në Prishtinë. Gjatë qëndrimit në Aiova, ministri Çeku, komandanti i FSK-së, gjeneral Kastrati zhvilluan një varg takimesh me rëndësi për

FSK-në, e po ashtu edhe oficerët e FSK-së më oponentët e Gardës Kombëtare të Aiovës shkëmbyen eksperienca në shumë fusha ushtar-ake si edhe patën rastin të vizitojnë qendrat stërvitore, qendrën simula-tive si edhe qendrën e situatave të Komandës së Gardës kombëtare të Aiovës. Seminari tre-ditor është përqendruar në planet dhe synimet për të ardhmen në kuadër të Pro-gramit Shtetëror të Partneritetit Ajova-s-Kosova. Qeveria dhe ud-hëheqës të sektorit privat nga Ko-sova dhe Ajova gjithashtu ishin të pranishëm për të diskutuar mënyrat për të nxitur bashkëpunim konkret dhe intensiv. Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) Agim

Çeku dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati prezantuan tema mbi themelimin, zhvillimin dhe të ardhmen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në kuadër të ditës së dytë të zhvillimit të punimeve të konferencës Programi Shtetëror i Bashkëpunimit ndërmjet Ajovës dhe Kosovës. Ministri Çeku në paraqitjen e tij foli për aspektin politik të themelimit të FSK-së , zhvillimit të saj dhe objektivave të Ministrisë dhe Qeverisë për zhvil-limin dhe modernizimin e Strukturës së Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ministri Agim Çeku me këtë rast përmendi edhe faktin se misioni i FSK-së është i përcaktuar me pakon e Ahtisarit dhe se më deklarimin e përmbushjes së Kapaciteteve për FSK-në, tha Çeku, do të krijohen mundësi për më shumë kompetenca, dhe hapje e mundësive për integ-

rime rajonale si edhe integrime në NATO. Në fjalimin e tij ministri i FSK-së Agim Çeku e vlerësoj shumë lartë angazhimin e Gardës Kombëtare të Ajovës në funksion të mbështetjes së ofruar për FSK-në. Ai tha se që nga marsi i vitit 2011, kur FSK-ja dhe Garda Kombëtare e Ajovës kanë nënshkruar programin e Partneritetit, rezultatet janë të duk-shme dhe shumë konkrete. Ministri Çeku nga ana e tij shpalosi idenë për zhvillimin e FSK-së në një Forcë moderne, efektive dhe profesionale. Në fund ministri Çeku, falënderoj posaçërisht gjeneral majorin Timoti Orr, për angazhimin e tij si koman-dant i Gardës Kombëtare të Ajovas për mbështetjen e gjithanshme që ka bërë deri më tani për Forcën e Sig-urisë së Kosovës. Në këtë seminar u paraqit me prezantimin për FSK-në komandanti, gjenerallejtënant Kadri

Kastrati i cili shpalosi të arriturat e FSK-së që nga viti 2009, vit kur edhe është themeluar FSK-ja. Po ashtu gjeneral Kastrati foli konk-retisht për fushat e bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kom-bëtare, për mbështetjen që Garda e Ajovas ka ofruar për FSK-në. Ai më tej shtoi se aktualisht në FSK janë duke instruktuar disa oficerë të Ajovas dhe sidomos në zhvillimin e Korit të Nënoficerëve si shtylla e çdo organizimi ushtarak. Gjeneral Kastrati u shpreh i përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit duke ofruar edhe fusha konkrete të iden-tifikuara të cilat janë të vendosura si synime të tij si komandant i saj. Ndërsa Ministri i Punëve të Brend-shme Bajram Rexhepi në ligjëratën e tij u fokusua mbi çështje të sigurisë dhe funksionimit të ligjit në Kosovë. Ai tha se Kosova ka instrumente të

Kosova dhe AIOVA konfirmuan bashkëpunimin për të ardhmen

ministri i Fsk-se agim Çeku dhe komandanti gjeneral kadri kastrati Prezantuan tema mbi sukseset dhe sFidat e Fsk-së drejt zhvillimit të saj

FsK do marrë pjesë në ushtrimin “reagim ndaj krizave” në Krivollak të Maqedonisë

Forca e Sigurisë së Kosovës do të bëjë dislokimin në Krivollak të Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në ushtrimin “Reagim ndaj krizave” me 146 pjesëtarë të të gjitha njësive dhe teknikën që disponon. Zyra e shtypit e Ministrisë së FSK theksoi se “Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në bazë të planeve të angazhimit si dhe vizionit për bashkëpunim në të ardhmen, ka vendosur që të zbarkojë

një kontingjent të saj në Krivollak të Republikës së Maqedonisë, në mënyrë që bashkëpunimi dhe bashkëveprimi si forcë e përbashkët të jetë udhërrëfyes për operacione të mundshme në të ardhmen”. FSK-ja është e përgatitur me personel dhe pajisje të nevojshme për të zhvil-luar këtë ushtrim ndërkombëtar për “reagim ndaj krizave”. Ky është zbarkimi i parë i FSK-së jashtë vendit për kësi lloj ushtrimi.

sigurisë shumë funksionale dhe se krahasuar me vendet e regjionit, Ko-sova ka shënuar progres të dukshëm. Po ashtu me temën për Rishikimin e Sektorit Strategjik të Sigurisë u paraqit para të pranishmëve Besa Kabashi Ramaj, këshilltare e lartë e ministrit të FSK-së Agim Çeku. Temat e ligjëruara nga udhëheqësit kryesor të institucioneve të sigurisë së Kosovës, zgjuan interesimin e të pranishmëve të cilët edhe paraqiten një varg pyetjesh, gjithsesi për të fituar një pasqyrë të qartë të gjendjes në Kosovë. Në punimet e seminarit ishte dhe zv/kryeministri dhe ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, minis-tri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, Ambasadori i Kosovës në Uashington Akan Ismaili, Atasheu i Sigurisë prane ambasadës së Repub-likës së Kosovës në Uashington gjen-eral brigade Xhavit Gashi, atasheu

Forca e Sigurisë së Kosovës për-katësisht njësitë me 106 pjesëtarë dhe 15 automjete, gjatë dy ditëve të fundit me 6 dhe 7 gusht, kanë ndihmuar në shuarjen e zjarrit që pati kapluar loka-litetet si pasojë e temperaturave të larta dhe të faktorëve të tjerë, intervenimet janë kryer në Deçan, Isniq(Deçan), Korreticë (Drenas) dhe Cernushë (Mitrovicë), Njësitet profesionale të zjarrëfikjes të Forcës së Sigurisë të Ko-sovës (FSK) këto dy-ditët e fundit janë angazhuar me personel dhe makineri të rëndë në shuarjen e zjarreve që i kanë përfshirë shumë male në disa lokalitete. Për tu dalë në ndihmë qytetarëve; pothuajse në të gjitha lokalitet, ku i ka përfshirë zjarri, kanë intervenuar njësitet e zjarrëfikses të FSK-së. Më 6 gusht, një njësit i FSK-së, me 8 pjesëtarë dhe me 2 automjete ka inter-venuar në fshatin Koreticë të Epërme, në komunën e Drenasit. Ndërsa, më 7 gusht njësitet e zjarrëfikjes së FSK-së, kanë intervenuar në Bjeshkët e Deçan-it, me 35 pjesëtarë dhe me 4 automjete të ndara në dy skuadra: Skuadra e Parë ka intervenuar në koordinatat 4211, më 9 pjesëtarë dhe një automjet, ndërsa Skuadra e Dytë, gjithashtu ka interve-nuar më 9 pjesëtarë dhe një automjet, po, në koordinatat 4414. Në fshatin Cernushë të komunës së Mitrovicës, ka intervenuar Batalioni i Dytë i Brigadës për Reagimit të Shpejtë, më 13 pjesëtarë dhe 2 automjete. Më 7 gusht ka intervenuar edhe një njësitë i Kompanisë së Zjarrëfikjes për shuarjen e zjarrit në Varrezat e fshatit Isniq, komuna e Deçanit, më 9 pjesëtarë edhe një automjet. FSK-ja gjatë dy ditëve të fund ka angazhuar 106 pjesëtarë me gjithsej 15 automjete të rënda për shuarjen e zjarreve në Kosovë. Njësitet e zjarrëfikses edhe sot, vazhdojnë ak-tivitetin e tyre, për shuarjen e zjarrit, në malet e Deçanit, etj. Forca e Sigurisë së Kosovës në raste të emergjencash të shkaktuara nga zjarri, intervenon vetëm atëherë kur kapacitetet civile në nivel lokal dhe regjional nuk ia dalin ta sanojnë gjendjen dhe për këtë kërkojnë ndihmë, atëherë aktivizimi i FSK-së bëhet nëpërmjet Këshillit të Sigurisë së Kosovës me urdhër të Presidentit dhe Kryeministrit. FSK-ja, është reagues i parë në Deminim dhe Mbrojtje Kimike Biologjike Atomike(MKBAK).

Konferenca treditore 15-17 gusht 2012, mbi Programin Shtetëror të Bashkëpunimit ndërmjet shtetit të Aioves dhe Kosovës, përfundoi punimet në kampin ushtarak “Dodg” të Gardës Kombëtare të Aioves në Des

Moines të shtetit Aiova të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

ushtriaE prEmtE, 24 gusht 2012 13Maqedoni

Në Maqedoni janë zhvilluar manifestime për 20-vjetorin e Armatës së Republikës së Maqedonisë, ku ministri i

Mbrojtjes, Fatmir Besimi, dhe shefi i shtabit të përgjithshëm, Gorjanço Kote-vski, i dhanë gradën e kreut të ARM-së, gjeneral oficerit shqiptar, Muhamed Racaj. Në ceremoninë e organizuar në oborrin e ministrisë së Mbrojtjes, Besimi të pranishmëve iu drejtua në gjuhën shq-ipe. Ai tha se do të angazhohet për një armatë moderne, e cila do të jetë garanci për paqen dhe stabilitetin dhe ndërtimin e mirëbesimit në vend. Numri i ushtarakëve shqiptarë të emëruar në Armatën e Maqe-donisë është rritur duke shkuar në 171 nga 109 eprorë shqiptarë që ishte më parë, po ashtu janë emëruar edhe mbi 100 nëno-ficerë. Sa i përket pozitave udhëheqëse në ARM, po në këtë periudhë, sipas të dhënave të ministrisë së Mbrojtjes janë 39 shqiptarë dhe paralajmërohet se deri në fund të vitit numri i tyre do të rritet edhe me 18 të tjerë. Përvjetori i ARM

Armata e Republikës së Maqedonisë, si një shtyllë e rëndësishme e pavarë-sisë sonë, në 20 vitet e kaluara tregoi kapacitet dhe progres të vazhdueshëm në shoqëri dhe ndikoi në afirmimin e plotë të Republikës së Maqedonisë në plan ndërkombëtar. Si president dhe si komandant supreme i forcave të armato-sura, ju siguroj se ARM-ja, ka qenë, është dhe do të mbetet garanci për integritetin dhe sovranitetit territorial të Republikës së Maqedonisë. Profesionalizmi i saj, nga ana tjetër, mbetet një shtytës kyç në rrugën e Republikës së Maqedonisë drejt anëtarësimit në familjen e popujve verior - atlantik, që është qëllim i ynë strategjik.

Këtë e theksoi mbrëmë në shtëpinë e ARM-së presidenti i shtetit Gjorgje Ivanov në fjalën e tij në Akademinë Solemne me rastin e 20 vjetorit nga formimi i Armatës së Republikës së Maqedonisë ku morën pjesë ministri i mbrojtjes Fatmir Besimi, shefi i SHP-së së ARM-së gjeneral-major Goranço Koteski, ministra të qeverisë, ministra të mëparshëm të mbrojtjes dhe ish kryeshefa të SHP-së së ARM-së, am-basadorë, atashe ushtarak dhe delegacione nga forcat e armatosura të Republikës së Turqisë dhe Gardës Kombëtare të

shteti federal amerikan të Vermontit. „Qëllimet tona strategjike mbeten të pandryshueshme dhe qartë të përcaktuara me konsensusin e përgjithshëm. Shoqëria maqedonase multietnike, multigjuhësore dhe multifetare është e drejtuar kah in-tegrimet evropiane dhe euroatlantike në mënyrë të natyrshme. Prandaj, mbetemi të përkushtuar ndaj detyrimeve të ndërmarra me partnerët tanë nga NATO në pajtim me interesat tanë kombëtar dhe shtetëror, tha kreu i shtetit “. Sipas tij, ekzistimi 20-vjeçar i Armatës së Republikës së Maqedonisë mund të sublimohet në tri fjalë –patriotizëm, qëndrueshmëri dhe profesionalizëm. „Patriotizmi, dashuria ndaj atdheut është dobia më e madhe që ARM e trashëgoi nga luftëtarët tanë të Ilindenit dhe luftës Çlirimtare Kombëtare. Dashuri të cilën armata e tregoi që nga vetë fillimet e pavarësisë sonë, duke rua-jtur kufijtë tanë, paqen tonë dhe sigurinë tonë, për ne dhe për fëmijët tanë “, tha kreu i shtetit.

Ai e lavdëroi qëndrueshmërinë e Armatës në ruajtjen e nivelit të lartë të gatishmërisë luftarake, dhe për profesion-alizmin e treguar në ballafaqimin me të

gjitha sfidat në shtetin tonë dhe më gjerë, veçanërisht duke nënvizuar ballafaqimin me krizat e sigurisë në vend dhe pjesë-marrjen në operacionet ndërkombëtare të udhëhequra nga NATO, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara. „Ka tre vite që jam president i Republikës së Maqedonisë dhe komandant i juaj suprem. Në të gjitha takimet e shumta të mia nëpër botë, liderët botëror dhe komandantët ushtarak qartë theksojnë se Armata e Re-publikës së Maqedonisë dhe paqeruajtësit maqedonas janë ambasadorë të vërtetë të cilët, edhe në praktikë edhe në terren, i shprehin interesat tanë. Interesa këto të cilat i ndajmë me partnerët, aleatët dhe miqtë tanë. Për këtë kam pasur mundësinë të vërtetohem personalisht gjatë vizitave të mia tek paqeruajtësit tanë në Afganistan, në Bosnjë e Hercegovinë dhe në stërvitjet ushtarake ndërkombëtare. Dua që ta dini se me të vërtetë krenohem me ju. Unë e di se jeni më të mirët dhe kështu duhet edhe të mbeteni “, porositi Ivanov. Ministri i mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë Fatmir Besimi bëri një përmbledhje të proceseve reformuese në ARM me të cilat ajo u bë një institucion shumë i lartë

profesional dhe i respektuar jo vetëm mes partnerëve jashtë por edhe në mes të qytetarëve në RM, si dhe për atë që do të pasojë, e ajo është vazhdimësi në reformat në të ardhmen dhe modernizimi i saj. „Do të krijojmë një armatë mod-erne të përkushtuar ndaj paqes dhe një armatë më të afërt me qytetarët, shumë profesionale, multietnike dhe armatë e cila njihet ndërkombëtarisht. Do të punojmë të bazuar në tre shtylla – prioritete: Maqedonia, në plan ndërkombëtar të jetë plotësisht e përgatitur për anëtarësim në NATO, në planin shtetëror ARM të jetë garanci e paqes dhe stabilitetit, në nivel të armatës të bëjmë një armatë e cila do të jetë prestigjioze, shumë profesion-ale dhe moderne, ndërsa ushtarët me standard të mirë. Jemi të përkushtuar për modernizim dhe pajisje të Armatës duke shfrytëzuar koncepte të reja si „mbrojtja e zgjuar “, zhvillim të me-naxhmentit profesional, bashkëpunim rajonal dhe integrimet euroatlantike. Nënkuptohet se për këtë duhet të bal-lafaqohemi me sfidat – kriza ekonomike globale, resurset e kufizuara për zhvil-lim dhe arritje të këtyre qëllimeve të

Avancohen eprorët shqiptarë, Raçaj emërohetgjeneral

maqedonia ka zgjedhur një gjeneral shqiPtar në krye të armatës

Akademi solemne me rastin e përvjetorit 20 vite ARM: “Armata e Republikës së Maqedonisë, është e përkushtuar ndaj paqes dhe e afërt me qytetarët

ushtarak i ShBA-ve në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, si edhe zyr-tarë të lartë të ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, si edhe afaristë e përfaqësues të shoqërisë civile nga Republika e Kosovës. Punimet seminarit i shpalli të hapura komandanti i Gardës Kombëtare të Ajova-s, gjeneral major Timothy Orr i cili tha se është e lehtë për të zhvil-luar pjesën ushtarake të misionit - një urdhër është lëshuar dhe zbatohen në praktikë, ndërsa zhvillimi i mar-rëdhënieve civile është sfida tjetër e rëndësishme. “Është e rëndësishme për të ndërtuar këto marrëdhënie”, tha gjenerali Orr. “Kjo është ajo që

ne jemi duke bërë këtu”. Këto mar-rëdhënie mund të zhvillohen, duke takuar bashkë liderë të ndryshëm nga Kosova dhe Ajova. Zëvendëskryemi-nistri i Qeverisë së Kosovës dhe ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi bëri një prezantim: “Republika e Ko-sovës, sot dhe në të ardhmen”, me të cilin zgjoi interesim, duke u fokusuar në situatën politike, kushtet dhe mundësitë ligjore që ofron Kosova për investime si edhe falënderoi shtetin e Ajova-s e në veçanti Gardën Kom-bëtare të Ajova-s, me të cilën Forca e Sigurisë së Kosovës ka Marrëveshje Bashkëpunimi që nga marsi i vitit 2011. Në pjesën e parë të seminarit

ishte i pranishëm edhe guvernatori i shtetit të Ajova-s Terry Branstad. Në fjalën e tij ai tha; “Ndoshta mënyra më e mirë për të bërë këto lidhje do të përqendrohet në pikat e forta të ngjashme të dy shteteve. “Shtetit të Ajova-s dhe Kosovës. Guvernatori Branstad më tej tha se; “Ne duam të bëjmë të çdo gjë që është e mundur që marrëdhëniet në mes të Ajova-s dhe Kosovës të zhvillohen edhe më tutje. Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Akan Ismaili tha se takimet të tilla, sikurse ky seminar, është një mundësi e mirë, sepse ne mund të zhvillojmë mar-rëdhënie shumë personale këtu. Ne

mund të ndajmë me ju sfidat tona dhe planet për të ardhmen dhe të shohim se si mund të punojmë së bashku për të arritur këto qëllime,” tha Ismaili. Gjatë punimeve të konferencës me kumtesë u paraqit edhe ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci si edhe Bujar Gallopeni nga ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë. Gjatë konfer-encës punuan edhe grupe punuese me panele profesionale të cilat ishin funksionale dhe praktike në kuptimin më të mirë të gjendjes së sigurisë, gjendjes politike dhe sociale në Kosovë. Seminari tre

ditor për Programin Shtetëror të Bashkëpunimit në mes të shtetit të Ajova-s dhe Kosovës, filloi punimet sot me 15 gusht 2012, në Kampin “Dodge” në Des Moines të shtetit Ajova, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Seminari tre-ditor ishte i përqendruar në planet dhe synimet për të ardhmen në kuadër të Programit Shtetëror të Partneritetit Ajova-s dhe Kosovës. Në shtator të këtij viti në ministrinë dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës do ta vizitojë një delegacion i lartë ushtarak dhe civil nga Aiova në krye me gjeneral majorin Timoti Orr komandanti i Gardës Kombëtare të shteti Aiova të SHBA-ve.

Armatës“, theksoi ministri Besimi. Ai shprehu dëshirë që flamuri maqedo-nas së shpejti, në vitin e ardhshëm të valohet para selisë së Aleancës Veriore Atlantike në Bruksel. Shefi i SHP-së së ARM-së gjeneral-major Koteski, përveç lidhur me rrugën që ka kaluar Armata që nga formimi, foli edhe për arritjet e saj. Ai theksoi që kjo armatë e re, e vogël, e trajnuar dhe trime ka marrë pjesë me 3.000 paqësor në misionet paqeruajtëse të udhëhequra jo vetëm nga NATO, por edhe nga BE dhe OKB. „Pjesëtarët e ARM-së duke valuar me krenari flamurin maqedonas kanë afir-muar Republikën e Maqedonisë. Arsye tjetër që të jemi krenar me sukseset e paqeruajtësve janë mbi 1.900 dekoratat të cilat u janë nda nga autoritete të larta dhe struktura komanduese në NATO, OKB dhe BE. Këto janë fakte të cilat në bazë të profesionalizmit të treguar, trimërisë, vendosmërisë dhe seriozitetit gjatë kryerjes së detyrave në kushte shumë të ndërlikuara, kanë kontribuar që sot Armata jonë të jetë një partner i dëshiruar nga NATO dhe një armatë për respekt“, tha gjeneral Koteski. Ai u ndal edhe tek qëllimi strategjik për anëtarësim në NATO. „Edhe pse i përmbushëm të gjitha kriteret e përcaktuara edhe krahas kontributit të rëndësishëm për paqen dhe sigurinë botërore, në mënyrë të padrejtë akoma nuk jemi anëtare e plotë e NATO-s, porosis nga ky vend se neve pjesëtarëve të ARM nuk do të na dekurajojë ky vendim jo i drejtë dhe jo parimor në arritjen e qëllimit tonë të bëhemi anëtare e Aleancës NATO. Jam i bindur se edhe ajo ditë do të vijë kur do të jemi, jo vetëm partner i dëshiruar, por edhe partner i barabartë i NATO-s“, tha shefi i SHP-së së ARM-së. Presidenti Gjorgje Ivanov në këtë ceremoni i dekoroi me Medalje për Merita Ushtarake gjeneralin në pension Mitre Arsovski, Regjimentit për Operacione Speciale të ARM-së, Gardën Kombëtare të Vermontit dhe Akademinë Ushtarake Turke. Ivanov njoftoi se ka sjellë vendim që të gjithë pjesëtarëve të ARM-së të cilët në 20 vitet e kaluara kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrave ushtarake dhe gjatë pjesëmar-rjes në misione paqësore, t’i dekorojë postum me Medalje për Trimëri.

ushtriaE prEmtE, 24 gusht 201214 azia dhe paqesori

Afganët mbikëqyrin trupat e veta për të ndalur sulmet “e brendshëm”

Zyrtarët afganë thonë se kanë nisur një përpjekje të zgjeruar për të mbikëqyrur rekrutët e tyre të poli-cisë e ushtrisë, një vërtetim që masat e mëparshme të dizenjuara për të reduktuar infiltrimin kryengritës në shërbimet e sigurimit të vendit ka dështuar. Hapat u ndërmorën pas një vale sulmesh “të brendshëm”, që kanë tronditur partneritetin ush-tarak amerikano-afgan gjatë një faze lufte e cila varet nga partneriteti i ngushtë midis dy forcave.

Nëntë trupa amerikane janë vrarë nga kolegët e tyre afganë gjatë 12 ditëve të kaluara. Ata janë në mesin e 40 anëtarëve të shërbimit të koalicionit, të cilët kanë vdekur në sulmet e brendshëm të këtij viti. Presidenti Obama, në komentet e tij deri më sot lidhur me këtë çështje, tha të hënën se administrata e tij është “thellësisht e shqetësuar, që nga fillimi deri në fund”. “Masat afgane përfshijnë vendosjen e dhjetrave zyrtarëve së zbulimit të fshehtë së njësive afgane të sigurisë në mbarë vendin. Ato kanë rritur mbikëqyrjen e thirrjeve telefo-nike ndërmjet trupave afgane dhe familjeve të tyre si dhe kanë ndaluar përdorimin e celularëve ndërmjet rekrutëve të rinj, për t’i dhënë atyre më pak mundësi për të kontaktuar me anëtarët e kryengritjes”, thanë zyrtarët afganë.

Iniciativa duket se synon adres-imin e kritikave amerikane se forcat afgane të sigurisë nuk janë të mjaftueshme për të zbuluar kry-engritësit në radhët e tyre. Zyrtari i lartë ushtarak i SHBA-së, gjenerali Martin Dempsey, ishte ditën e hënë në Kabul për konsultime lidhur me këtë çështje dhe Obama tha se së shpejti ai do të takohet me presiden-tin afgan, Hamid Karzai.

“Ushtarët duhet të mendojnë se ata janë nën mbikëqyrjen e plotë të udhëheqjes së tyre në të gjithë nivelet. Fillimisht, kjo do të ketë një ndikim negativ tek morali, por ne duhet të bëjmë diçka. Ne duhet të vëzhgojmë seriozisht çdo indi-vid”, tha shefi i Shtabit së Ushtrisë Afgane, gjenerali Sher Mohammad Karimi, në një intervistë pas takimit me Dempsey-n dhe komandantët e tjerë të SHBA-së.

Ndryshimet e politikave të koalicionitNATO ditët e fundit ka ndërmar-

rë hapa në përpjekje për të kufizuar sulmet, të cilat udhëheqësi taleban Mohammad Omar i ka përshkruar si një pjesë integrale e strategjisë

së grupit të tij. Nëpër Afganistan, anëtarëve të shërbimit i është kërkuar që t’i mbajnë armët e tyre gati në çdo kohë, sipas zyrtarëve të koalicionit. Gjithashtu, NATO ka aktivizuar edhe një program ekzis-tues, të quajtur “Engjëjt Mbrojtës”, në të cilin puna e vetme e trupave të koalicionit është të vëzhgojnë trupat e shokëve të tyre pas takimeve me zyrtarët afganë të përgatitur për të shuar një sulm të brendshëm nëse një i tillë ndodh.

Obama tha se forcat amerikane “kanë korrur sukses kur vjen puna tek një kundërzbulim më i mirë, duke siguruar se procesi i verifi-kimit për trupat afgane është më i fortë. Ai shtoi gjithashtu se ata duhet të bëjnë më shumë. Sulmet e brendshëm janë relativisht një aspekt i ri i luftës, pasi u shfaqën si një problem i madh për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre vetëm vitet e fundit. Ka pasur më shumë vdekje nga sulmet e brendshëm në vitin 2012 se në çdo vit tjetër të luftës dhe ato përbënin 13% të të gjitha vdekjeve së NATO-s këtë vit.

Koreografia e shtrënguarNdërsa trupat amerikane filluan

të tërhiqeshin, sulmet kërcënuan të thurnin plane për një tranzicion nga të huajt për kontrollin afgan të sigurisë, që do të kërkojë një koreografi të shtrënguar midis dy forcave, por masat e reja afgane mbajnë përgjegjësinë e tyre me potencial për kategori e trupa të mëtejshëm armiqësore në një kohë kur qeveria po lufton për të ndërtuar besnikëri.

Zyrtarët afganë thanë se ishin caktuar 176 oficerë zbulimi për ushtrinë e batalioneve javën e ka-luar dhe se shumica do të mbetet e fshehtë. Ata bashkohen me qindra të tjerë të cilët janë të ngarkuar të diktojnë trupat e pabindur para se ato të kryejnë sulme. Karimi tha se Afganistani do të forcojë një procedurë verifikimi që nuk do të lejojë kontrolle të përciptë ose të nxituar për rekrutët e rinj. Gjatë këtij viti janë kryer një numër sul-mesh nga individë që u përballën me shqyrtime në marrjen e eksesit të përbashkët në bazat amerikane dhe afgane. Këtë muaj, një djalë 15

vjeçar, i cili kishte jetuar në një bazë policore në provincën e Helmandit, vrau tre marinsa amerikanë, ndërsa ata ushtroheshin.

“Ne kemi ndjekur një politikë rekrutimi që nga dita e parë, por ajo nuk është zbatuar. Ne kishim nevojë për shumë njerëz. Kur të nevojiten 12.000 njerëz çdo muaj, është një numër i lartë dhe ne nuk mundëm ta zbatonim politikën”, tha Karimi. “Tani që forcat e sigurisë po i afrohen niveleve të synuara të rekrutimit, thanë zyrtarët, ato mund të përqendrohen në sigu-rimin se ushtarët e policët e duhur kanë hyrë nëpër radhë. Kjo do të thotë t’i kushtohet vëmendje asaj që rekrutët bëjnë pas futjes në ushtri”.

“Kurdo që një anëtar i r i shkon me pushime, zbulimi ynë shkon pas tij për t’u siguruar që ai nuk përbën një kërcënim”, tha gjeneralmajor Abdul Hamid, zyrtar i lartë i ushtrisë afgane në Kandahar.

Përpjekjet afgane paraqesin një zgjerim të përpjekjeve të më-parshme për të frenuar vrasjet e

brendshme. Më parë gjatë këtij viti, ushtarët u detyruan të lëviznin familjet e tyre nga Pakistani apo të linin punën. Shumë infiltrime men-dohen se janë trajnuar nga grupet kryengritëse në Pakistan.

Ditën e hënë, Karimi informoi Dempsey-n, kryetari i shefave së përbashkët të Shtabit të SHBA-së dhe gjeneralin John R. Allen, komandant i lartë amerikan në Afganistan, lidhur me planet e Afganistanit për të zgjeruar masat e kundërzbulimit. Dempsey është ankuar prej kohësh rreth të metave së procesit të verifikimit afgan, duke u thënë reporterëve në muajin mars se problemi i sulmeve të brendshëm do të zgjidhet vetëm “kur ata të kenë të njëjtin verifikim si ne”. Ai la një shënim inkurajues pas takimit të tij të së hënës me Karimin: “Në të kaluarën, ne i kemi nxitur ata të bëjnë më shumë. Këtë herë, pa hez-itim, kur takova gjeneral Karimin, ai filloi bisedën në lidhje me sulmet e brendshëm”, tha ai.

Përplasjet kulturore Jo të gjitha sulmet kanë qenë

rezultat i infiltrimit kryengritës dhe zyrtarët e NATO-s kanë thënë se shumë prej tyre rrjedhin edhe nga konfliktet personalë. Zyrtarët ushtarakë afganë thonë se ata i kanë kërkuar homologëve të tyre amerikanë dhe të vendeve të tjera të NATO-s të edukojnë më mirë trupat e tyre në lidhje me traditën e kulturën lokale, në mënyrë që të reduktojnë potencialin e konfliktit.

“Nëse një ushtar amerikan thotë diçka kundër traditës sonë, kjo mërzit ushtarët afganë si dhe mund të shkaktojë një sulm. Ne i themi gjithnjë NATO-s se trupat nuk kanë njohuri të mjaftueshme. Ata janë mësuar nga afganët që jetojnë jashtë vendit, të cilët nuk e kuptojnë vërtet kulturën tonë”, tha Feda Wakil, shefi i stafit për rekrutimin e Poli-cisë Kombëtare Afgane.

Zyrtarët afganë thanë se kanë kërkuar edhe ndihmën e amerikanëve në forcimin e standardeve në kuadër të forcave afgane. Ushtria dëshiron makina poligrafike dhe intercep-torë për të monitoruar telefonatat. Zyrtarët e policisë kanë kërkuar më shumë pajisje biometrike, për të cilat thonë se do t’i ndihmojnë në kontrol-lin e të dhënave penale të rekrutëve të mundshëm.

“Nëse ne nuk e reduktojmë numrin e këtyre sulmeve në zero, së paku duhet të minimizojmë numrin”, tha Karimi.

Përgatiti: Alba MusarajMarrë nga “Washington Post”

“Masat afgane përfshijnë vendosjen e dhjetrave zyrtarëve së zbulimit të fshehtë së njësive afgane të sigurisë në mbarë vendin. Ato kanë rritur mbikëqyrjen e thirrjeve telefonike ndërmjet trupave afgane dhe familjeve të tyre si dhe kanë ndaluar përdorimin e celu-

larëve ndërmjet rekrutëve të rinj, për t’i dhënë atyre më pak mundësi për të kontaktuar me anëtarët e kryengritjes”

ushtriaE prEmtE, 24 gusht 2012 15siguria

Ende sot, terrorizmi va-zhdon të mbetet një ndër sfidat e sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare. Në 11

Shtator 2001 u pa shfaqja më e dhun-shme dhe ekstremiteti më i madh i këtij fenomeni. Kjo dhunë ka anga-zhuar studiues, politologë, sociologë e ushtarakë për analizën, shqyrtimin, vlerësimin real të terrorizmit dhe veçanërisht, të luftës për përballimin e tij. Kanë kaluar gati 12 vjet nga sulmi terrorist në tokën e amerikane dhe ende vazhdohet të shkruhen fakte dhe analiza mbi ngjarjen, duke qenë se mbetet më mbresëlënësja në memorien e njerëzimit. Megjithatë, është e mundur që larg emocioneve të bëhet një analizë për këtë ngjarje duke shmangur frymën pesimiste që trajton problemet e ndërlikuara dhe me mundësi të pakta zgjidhjeje; dhe duke u fokusuar në frymën op-timiste, që orientohet drejt shikimit realist të problemeve, me qëllim garantimin dhe sigurimin e jetës së njerëzve. Në këtë temë do të synoj të sjell një analizë në kontekstin gjeopolitik, nëpërmjet trajtimit të evoluimit dhe formave të reja, si dhe perspektivat e sigurisë kundrejt të këtij fenomeni.

Sulmet terroriste të 11 shtato-rit në mënyrë të padiskutueshme krijuan një erë të re në çësht-jet ndërkombëtare të sigurisë. Megjithëse terrorizmi ka qenë një tipar i dukshëm i kushteve globale për pjesën më të madhe të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, këto operacione (sulmet e 11 Shtatorit) ishin të ndryshme nga ana sasiore dhe cilësore nga ato të së kaluarës. Ato përfshinë një planifikim të sofistikuar dhe afatgjatë nga një grup që kapër-ceu kufijtë kombëtar dhe veproi brenda shume vendeve. Ter-rorizmi nuk ka qenë i njohur në fjalorin e kriminalistikës. Ai hyri vonë dhe mori përmasa të gjith-një e më të mëdha. Që nga akti terrorist palestinez, i rrëmbimit të avionit izraelit (1968) ky lloj krimi erdhi duke u zgjeruar dhe sofistikuar aq sa u bë kërcënimi më i madh në mbarë botën. Pas atentateve të vitit 1998 kundër ambasadave në Najrobi, Kenia dhe Tanzani, bota u bë menjëherë e ndërgjegjshme mbi rrezikun dhe prekshmërinë nga ky lloj sulmi. Ndërgjegjësimi dhe reagimi erdhi si pasojë e faktit se u vu re kishte ndodhur një formë “emancipimi” një rrjet i shpërndarë, jashtëza-konisht i organizuar, që kishte baza në mbarë botën.

E gjithë kjo luftë me viktima

Vektorët gjeopolitikë të evoluimit të terrorizmit

të pallogaritshme në të gjithë botën u finalizua në qendër të superfuqisë dhe liderit global, Amerikës. Sulmi terrorist mbi kullat binjake në Nju Jork tejka-loi çdo parashikim, madje edhe fantazinë më të shfrenuar dhe të hiperbolizuar të arti komercial të Hollivudit. Këto ngjarje e kthyen botën mbrapsht në periudhën e frikshme dhe të pasigurt të Luftës së Ftohtë. Shkalla e shkatërrimit si në terma njerëzor ashtu edhe në ato fizik, ishte tronditëse. Trans-metimi i drejtpërdrejtë në media i sulmeve dhe pasojave, rënduan më tej efektin psikologjik të tyre. Fakti që 19 terroristët e përfshirë drejtpërdrejtë në sulme, i kryen ato me përpikëri pavarësisht nga vdekja e tyre e sigurt, e bënë atë një lloj terrorizmi jashtëzakonisht të vështirë për tu përballuar me mjetet tradicionale. Pra, pas 11 Shtatorit një formë e re lufte u bë prezent: e ndërlikuar dhe shumë di-mensionale, e cila kërkon një kohë të gjatë për tu luftuar, vendosmëri dhe durim. Gjithashtu, konceptet e vjetra të planëzimit të mbrojtjes ranë. Sekretari i Mbrojtjes Donald Rumsfeld, theksoi se mbrojtja e Shteteve të Bashkuara nuk ishte parashikuar që të “planifikonte” të paimagjinueshmen. Sipas CIA-s, vetëm një organizatë me një qën-drueshmëri të tejskajshme e pajisur me burime njerëzore, logjistike e financiare të konsiderueshme, me një përgatitje të lartë psikologjike dhe e mbështetur në një politikë koherente, megjithëse kriminale mund të shkaktonte një gjë të tillë.

Natyrshëm ngrihet pyetje si: pas kthesës në luftën kundër terror-izmit, cila është fusha gjeopolitike në të cilën zhvillohen ngjarjet? Cili

është vektori i evoluimit të këtij fenomeni? dhe cilat janë sfidat e reja të sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare?

Gjeopolitika e terrorizmitNë një vështrim historik në të

shkuarën, mund të shohim se ter-rorizmi është futur në mënyra të ndryshme në kontekstet gjeopoli-tike të shekullit të kaluar, duke vepruar në mënyra të ndryshme nga aktorë të ndryshëm me in-teresa po të ndryshme të tilla si: fetare, separatiste, revolucionare apo sociale. Në përgjithësi ter-rorizmi është nxitur nga pakicat që nuk përfaqësojnë një shtet duke vepruar kundër një shteti të krijuar, në mënyrë që të destabilizojë apo përmbys veprimet tij.

Terrorizmi shfaq interesa mbi gjeografinë politike sepse është politikisht i motivuar dhe shpesh herë injoron kufijtë shtetëror. Duke tejkaluar kufijtë kombëtar dhe duke mos bërë diferencime kombësie në zgjedhjen e instalimit të bazave, të objektivave për tu sul-muar, në viktima apo në mbështet-jet e jashtme, terrorizmi merr përmasa ndërkombëtare. Vitet e fundit, terrorizmi ndërkombëtar ka treguar efektet dhe rrezikshmërinë e tij, aq sa është përkufizuar edhe si “ndërkombëtarizimi i ri”. Pra, vihet re një globalizim i fenomenit, duke synuar përm-bysjen totale të rendit ekzistues botëror. Në këtë kontekst, aten-tatet e 11 Shtatorit ndryshuan kon f i gu r im in g j eopo l i t i k t ë botës. Për herë të parë në histori fuqitë më të rëndësishme të are-nës ndërkombëtare ishin në vija të përgjithshme dakord për një operacion në shkallë të gjerë. Bashkësia botërore reagoi ndaj

kërcënimit të terrorizmi global me një koalicion mbarëbotëror të parealizuar ndonjëherë deri në ato momente, duke përdorur çdo mjet të pushtetit kombëtar dhe ndërkombëtar, diplomacinë, forcën e l igji t dhe të rendit, agjencitë e zbulimit, hetimet financiare, veprimet luftarake dhe ndihmat humanitare. Larmia dhe na ty ra e nd ryshueshme e këti j koalicioni përbën një nga pikat e tij me të forta, në kundërpërgjigjen ndaj rrezikut terrorist. Në këtë këndvështrim, ngjarjet terroriste të 11 Shtatorit ripërcaktuan strategjitë dhe poli-tikat e jashtme të Perëndimit. Përpara 11 sh ta tor i t Evropa dhe Amerika lëviznin të ndara për një varg çësht jesh , nga ushqimet t ransgjenet ike der i tek mbrojtja antiraketë dhe tek ushtria evropiane. Pas sulmeve terroriste, disa të përditshme evropiane kanë botuar artikuj nën titullin e përdorur nga Hun-tington “Jemi të gjithë ameri-kanë” në shenjë solidarizimi dhe uniteti. Në këtë kontekst mund të pohohet se Bin Ladeni, në të vërtetë, i ka rikthyer Perëndimit identitetin e përbashkët. Valët tronditëse të 11 Shtatorit dhe lufta në rritje kundër terrorizmit ngjasuan me valët sizmike të një tërmeti. Shtete, që në pran-verën e 2001 ishin në grindje me njëri – tjetrin, në vjeshtë ishin në aleancë, në një fushatë që përshkruhet jo vetëm si një luftë kundër kundërshtarit, por edhe si një betejë për vetë civilizimin. Lulëzuan marrëdhëniet të mjegul-luara më parë midis Moskës dhe Uashingtonit. Moska afroi bash-këpunimin në fushën e spiunazhit dhe nuk pati kundërshtime për

dërgim të trupave perëndimore në Republikat ish Sovjetike në Veri të Afganistanit, dërgim ky që ishte i patolerueshëm më parë. Në Pekin do të mbahej samiti, ku do të zhvilloheshin dhe bisedime për dërgime të agjentëve të FBI-së. Kina bllokoi në provincën e saj Lindore myslimanët, sigur-isht “terroristët”. Ndërkohë pak ditë pas atentatit, Kina u pranua në OBT (Organizata Botërore e Tregtisë). “Delja e zezë” e anti-globalizmit realizoi qëllimin e saj duke u integruar në ekonominë botërore, duke u bërë sot një nga shtetet më të zhvilluara ekono-mikisht. Forcat amerikane dhe britanike mbetën në Gjirin Persik edhe pse pati shqetësim të madh për bombardimet amerikane dhe ku disa prej udhëheqësve të tyre shfaqën hapur s impat inë për Bin Ladenin. 11 Shtatori fshiu tabunë mbytëse, që i pengonte forcat amerikane në konfliktet e mëparshme. Megjithatë, humbja e madhe e afro 3000 civilëve duket se i bëri amerikanët më të shqetë-suar se në luftërat e kaluara.

Pas rrënojave të World Trade Center u fsheh skenari i një konf-likti global civilizimesh, fesh e kombesh. Drejt këtij orientimi fundamentalistët nxitën vazhdi-misht dhe kultivuan këtë frymë në kampet e tyre të përgatitjes. Por, ata përdorën edhe mekanizma të tjerë, si mediat për të amplifikuar dhe promovuar çështjen e tyre. Nga ky objektiv duhej të mbrohej komuniteti i vendeve të qytetëru-ara. SHBA u hoqën nga duart ter-roristeve armën më të fuqishme, islamizimin e terrorizmit nëpërm-jet deklaratës së Presidentit Bush se “lufta kundër terrorizmit nuk ka asgjë të përbashkët me ndry-shimet në besime. Ajo ka të bëjë me njerëzit e të gjitha besimeve që bashkohen për të dënuar urrejtjen, të keqen dhe paragjykimet”. Ud-hëheqës dhe klerikët myslimanë në të gjithë botën i kanë dënuar sulmet terroriste si një përçudnim dhe tradhti të islamit. Perëndimi ndikoi në opinionin e gjerë publik nëpërmjet promovimit të figurës së Papa Vojtilës, i cili u lut në xhami, në Sinagogë, në kisha Ortodokse dhe Protestante, duke theksuar se besimi është paqë-sor. Veprimi i tij theksoi faktin se duheshin shembur barrierat e besimit dhe se nuk duheshin iden-tifikuar ato me barriera kombesh e racash. Në mbështetje të fjalëve të Kofi Anan, duket se terrorizmi nuk është një çështje që e ndan botën, por që e bashkon atë. Ne jemi në një luftë morale për të luftuar një të keqe që është anatemë e të gjithë besimeve.

(vijon)

toger sokol mitrushi ma studime mbi sigurinë

ushtriaE prEmtE, 24 gusht 201216

SHENJAT E SPECIALITETEVE QË VENDOSEN NË UNIFORMAT E FORCAVE TË ARMATOSURA

28

Aviacion – Forca Ajrore Pilot helikopteri Pilot avioni

Zbulim elektronik Navigacion - Forca Detare Transport

Furnizim Mirëmbajtje Armatim-Municion-AME

27

4. SHENJAT E SPECIALITETEVE QË VENDOSEN NË UNIFORMAT E FORCAVE TË ARMATOSURA

Këmbësori Artileri tokësore Tanke

Artileri kundra ajrore Xhenio Zbulim

Ndërlidhje komunikim ushtarake Kimi Polici

29

Mjekësi Farmaci Infermieri

Veterinari Juridik Ekonomik

Topografi Banda muzikore Menaxhim-administrim

30

5. SHENJAT E AFTËSIVE TË VEÇANTA QË VENDOSEN NË UNIFORMAT E FORCAVE TË ARMATOSURA

Forcë speciale Komando Parashutist

Instruktor/Mësues Zhytës

31

6. SHENJAT E KURSEVE INSTITUCIONALE QË VENDOSEN NË UNIFORMAT E FORCAVE TË ARMATOSURA

Kursi i Avancuar i Oficerit (KAO) Kursi Bazë i Oficerit të Shtabit (KBOSH)

Kursi i Oficerit të Shtabit të Përgjithshëm (KOSHP)

Kursi i Lartë i Oficerit (KLO) Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes (KLSM)

SHENJAT E AFTËSIVE TË VEÇANTA QË VENDOSEN NË UNIFORMAT E FORCAVE TË ARMATOSURA

SHENJAT E KURSEVE INSTITUCIONALE QË VENDOSEN NË UNIFORMAT E FORCAVE TË ARMATOSURA