Të unifikohet TVSH-ja 85 % e fermave Covid 19 ... · Kooperimi, Mekanizimi, Digjitalizimi dhe...

16
AGROBIZNESI BOTIM I KËSHILLIT TË AGROBIZNESIT SHQIPTAR Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - Nr. 390 Çmimi 125 lekë E përdyjavshme e pavarur E Premte, 29 Maj 2020 KËSHILLI I AGROBIZNESIT SHQIPTAR Faqe 4 Faqe 7 Faqe 6 Adresa: Rruga “Mine Peza”, Pallati 87/3, Hyrja 1, Kati i parë, Tel/ Fax: 2229445 E-mail: [email protected] www.kash.org.al SHOQATAT ANËTARE KËSHILLAT RAJONALE Implemented by SARED Covid 19 - Përmirësimi i disa akteve ligjore e nënligjore, me ndikim të drejtpërdrejtë në funksionimin pa vështirësi serioze të hallkave kryesore të zinxhirit ushqimor Faqe 11, 12 KËNDI I EKSPERTIT MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL DREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL INTERVISTA RISI ALBANIA Bashkia e Kolonjës dhe RisiAlbania nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për të nxitur investimet në sektorin e Bimëve Medicinale dhe Aromatike Faqe 2 Faqe 2 Ing. Arjan Tase: Të drejtosh në kohë pandemie duke ruajtur sigurinë dhe vazhdimësinë e suksesshme të biznesit PAKETË EKONOMIKO-FINANCIARE PËR SEKTORIN RURAL TË PREKUR NGA COVID Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC Të unifikohet TVSH-ja në bujqësi! - Propozimet e KASH: Karburant dhe lëndë djegëse me çmim të reduktuar 85 % e fermave përjashtohen nga fondet- KASH: Karta elektronike e fermerit, mënyra e vetme për formalizim Faqe 6 Kooperimi, Mekanizimi, Digjitalizimi dhe Financimi, katër shtyllat ku fokusohet mbështetja e Paketës Ekonomike Financiare për sektorin rural Faqe 5 Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar ka hartuar dhe miratuar unanimisht së bashku me 37 shoqatat kombëtare dhe rajonale, një sërë kërkesash dhe propozimesh konkrete drejtuar qeverisë me qëllim ofrimin e një pakete mbështetjeje për sektorin bujqësor, e cila i shërben njëkohësisht përmirësimit të të gjitha hallkave të dobëta të zinxhirit ushqimor në kushtet e vështira të situatës së krijuar nga Covid KASH kërkon përmirësimin e situats financiare dhe rritjen e sasisë së disbursimit të fondeve grant në të gjitha hallkat e zixhirit ushqimor Adresa: Rruga e Kavajës, Qendra “Kondor”, Tiranë; Cel.: 0672035581; 0684855580 COVID 19 - KASH I PARASHTRON QEVERISË PAKETËN E MBËSHTETJES PËR SEKTORËT E ZINXHIRIT USHQIMOR PAKETA EKONOMIKE

Transcript of Të unifikohet TVSH-ja 85 % e fermave Covid 19 ... · Kooperimi, Mekanizimi, Digjitalizimi dhe...

Page 1: Të unifikohet TVSH-ja 85 % e fermave Covid 19 ... · Kooperimi, Mekanizimi, Digjitalizimi dhe Financimi, katër shtyllat ku fokusohet mbështetja e Paketës Ekonomike Financiare

AGROBIZNESIBotim i Këshillit të AgroBiznesit shqiptAr

Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 390Çmimi 125 lekë E përdyjavshme e pavarurE Premte, 29 Maj 2020

Këshilli i AgroBiznesit

shqiptAr

Faqe 4 Faqe 7 Faqe 6

Adresa: Rruga “Mine Peza”, Pallati 87/3, Hyrja 1, Kati i parë, Tel/ Fax: 2229445 E-mail: [email protected] www.kash.org.al

SHOQATAT ANëTARE

KëSHILLAT RAJONALE

Implemented by

SARED

Covid 19 - Përmirësimi i disa akteve ligjore e nënligjore, me ndikim të drejtpërdrejtë në funksionimin pa vështirësi serioze të hallkave kryesore të zinxhirit ushqimor

Faqe 11, 12

Këndi i eKspertit

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL DREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË,

SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL

intervista

risi albania

Bashkia e Kolonjës dhe RisiAlbania nënshkruajnë

marrëveshje bashkëpunimi për të nxitur investimet në sektorin e Bimëve Medicinale dhe Aromatike

Faqe 2

Faqe 2

Ing. Arjan Tase: Të drejtosh në kohë pandemie duke ruajtur sigurinë dhe vazhdimësinë e suksesshme të biznesit

PAKETË EKONOMIKO-FINANCIARE PËR SEKTORIN RURAL TË PREKUR NGA COVID

Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC

Të unifikohet TVSH-ja në bujqësi! - Propozimet e KASH: Karburant dhe lëndë djegëse me çmim të reduktuar

85 % e fermave përjashtohen nga fondet- KASH: Karta elektronike e fermerit, mënyra e vetme për formalizim

Faqe 6

Kooperimi, Mekanizimi, Digjitalizimi dhe Financimi, katër shtyllat ku fokusohet

mbështetja e Paketës Ekonomike Financiare për

sektorin rural

Faqe 5

Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar ka hartuar dhe miratuar unanimisht së bashku me 37 shoqatat kombëtare dhe rajonale, një sërë kërkesash dhe propozimesh konkrete drejtuar qeverisë me qëllim ofrimin e një pakete mbështetjeje për sektorin bujqësor, e cila i shërben njëkohësisht përmirësimit të të gjitha hallkave të dobëta të zinxhirit ushqimor në kushtet e vështira të situatës së krijuar nga Covid

KASH kërkon përmirësimin e situates financiare dhe

rritjen e sasisë së disbursimit të fondeve grant në të gjitha hallkat e zixhirit ushqimor

Adresa: Rruga e Kavajës, Qendra “Kondor”, Tiranë; Cel.: 0672035581; 0684855580

COVID 19 - KASH I PARASHTRON QEVERISË PAKETËN E MBËSHTETJES PËR SEKTORËT E ZINXHIRIT USHQIMOR

paKeta eKonomiKe

Page 2: Të unifikohet TVSH-ja 85 % e fermave Covid 19 ... · Kooperimi, Mekanizimi, Digjitalizimi dhe Financimi, katër shtyllat ku fokusohet mbështetja e Paketës Ekonomike Financiare

2 AGROBIZNESI E Premte, 29 Maj 2020

STAFI I GAZETESKryetar i Bordit të Gazetës: Agim Rrapaj; Bordi Drejtues: Zana Konini, Edmond Gjata, Shkëlqim Agolli, Ago Nezha, Enida Shena, Design & Layout: Elvira Çeku; Asistente: Rozi Martini; Adresa: Rr.“Mine Peza”, P. 87/3, Hyrja 2, Kati 1, Tel./ Fax: ++ 355 4 2229445: Web site: www.kashalbania.org E-mail: [email protected] Llog. Bank.: TIRAnA. BAnK: AL09206110040000100301826100; InTESA: AL75208110080000001023231803

risi albania

Bashkia e Kolonjës dhe RisiAlbania nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për të nxitur investimet në sektorin e Bimëve Medicinale dhe Aromatike

RisiAlbania dhe Bashkia e Kolonjës, e përfaqësuar nga kryetari Erion Isai, nënshkruan ditën e djeshme një memo-randum bashkëpunimi për të nxitur kultivimin organic dhe përpunimin e Bimëve Medici-nale dhe Aromatike (BMA) në rajon. Ky bashkëpunim do të sjellë mundësi të reja për fermerët lokalë, duke tërhequr investime dhe krijimin e mundësive të punësimit për të rinjtë e zonës.

Kolonja ka një traditë të gjatë në mbledhjen dhe tregtimin e Bimëve Medicina-le dhe Aromatike, për shumë familje mbledhja e bimëve të egra është e ardhura kryesore. Megjithatë për shkak të mbish-frytëzimit, bimët në gjendje të egër po bëhen gjithnjë e më të rralla, gjë e cila nuk është vetem nje dëm ekologjik por krijon vështirësi ekonomike për shume familje. Të rinjtë e

zones nuk e shikojnë si një sek-tor tërheqës për punësimin e tyre, gjë e cila do të thotë që në pak vite kohe, një formë tradite e të jetuarit mund të humbasë.

Për të adresuar për sa më sipër, Bashkia Kolonjë është duke marrë hapa konkretë për zhvillimin e sektorit të BMA-ve, për mbrojtjen e burimeve natyrale dhe shndërrimin e

këtij sektori në një punëdhënës tërheqës për të rinjtë. Kultivimi organik i BMA-ve nuk është i përhapur në Kolonjë, edhe pse do të ofronte një zgjidhje të qëndrueshme për këto prob-leme.

Bashkia, e mbështetur nga Këshilli Bashkiak i Kolonjës, synon të stimulojë investimet në kultivimin e BMA-ve në

këtë rajon. ‘Mirëqënia e fermerëve

është prioriteti ynë dhe pan-demia e COVID-19 na tregoi se ne si qenie njerëzore duhet të fokusohemi më shumë te mjedisi, toka dhe bujqësia. Unë nuk shoh mënyrë më të mirë për t’iu përgjigjur krizës sesa duke nisur këtë bashkëpunim’, - u shpreh Kryetari i Bashkisë,

Erion Isai.Stephan Joss, drejtori i Pro-

jektit RisiAlbania dhe Koor-dinatori Kombëtar i Helvetas në Shqipëri shtoi: ‘Kushtet agroekologjike të Kolonjës janë të përshtatshme për kulti-vimin organik të BMA-ve. Kjo nënkupton se Kolonja ka po-tencial për të tërhequr blerësit. Banorët e zones kanë një shpirt

sipërmarrës dhe Bashkia po krijon një mjedis mundësues. Këta katër faktorë na bëjnë të jemi të sigurt se bashkëpunimi ynë do të jetë i suksesshëm. Për ne është kënaqësi që bash-këpunojmë me Bashkinë e Kolonjës permes projekteve RisiAlbania dhe Bashki të Forta’.

Eksportuesit kanë filluar të tregojnë interes për të inves-tuar në këtë zonë. Agro-Map Consulting është eksportuesi i pare që sapo ka lidhur kon-tratat me fermerët dhe kulti-vimet kanë filluar pavarësisht vështirësive të shkaktuara nga COVID-19.

RisiAlbania është një proj-ect i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i zbatuar nga Helvetas dhe Partnerët në Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Investimet në kultivimin dhe përpunimin e Bimëve Medicinale dhe Aromatike në Kolonjë, krijojnë mundësinë e punësimit të të rinjve dhe nxitjen e zhvillimit të rajonit. Bashkia, me mbështetjen e RisiAlbania, një projekt i

Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), do të luajë një rol aktiv në tërheqjen e investimeve.

Tiranë, 15 Maj 2020

Intervista - Ing. Arjan Tase: Të drejtosh në kohë pandemie duke ruajtur sigurinë dhe vazhdimësinë e suksesshme të biznesit

Inxhinjeri Arjan Tase, ad-ministrator i kompanisë “Tase Group sh.p.k.” tregon për sfi-dat e udhëheqjes në kohë pan-demie, duke garantuar kujdesin ndaj punonjësve për t’i paguar

pagat gjatë kohës që aktiviteti ishte i mbyllur, në masat për sigurinë e shëndetit të tyre dhe të klientëve në rrjetin e degëve “Agro Tase” dhe “Tase shp.k” dhe duke ruajtuar njëkohësisht vazhdimësinë e suksesshme të biznesit që operon në sekto-rin e pjesëve të këmbimit për makina.

Tase thotë se, biznesi nuk e ka ndalur në asnjë moment aktivitetin gjatë periudhës që lamë pas, me përjashtim të javëve të para të shfaqes së covid-19.

Sfida e pandemisë që po lëmë pas ndryshoi mjedisin në të cilin jetojmë në mënyrë të menjëhershme e të papritur, duke nxitur dhe biznesin tonë të ndryshojë me shpe-jtësi mënyrën e të punuarit të stafit, por me një kusht: të mos ndërprisnim në asnjë moment misionin tonë në shërbim të klientëve.

Biznesi ynë ka investuar maksimalisht për t’iu për-shtatur shpejt kësaj situate, duke filluar nga dizenjimi i një politike të mirëfilltë të manax-himit të stafit në kushtet e pan-demisë: rregullimi i praktikave të përditshme të punës për të ruajtur shëndetin dhe mirëqe-nien e stafit, e deri tek menax-himi i situatave thelbësore për klientët apo partnerët tanë të biznesit.

Aplikimi i të gjitha proce-durave, rregullave dhe masave sanitare të kërkuara nga orga-net kompetente në vend, ofrimi i një orari pune fleksibël për çdo koleg, kryerja e punës në distancë vendosja e shenjave të distancimit fizik, mbrojtja e shëndetit të punonjësve, komu-

nikim i vazhdueshëm me çdo bashkëpunëtor, ishin ndër ha-pat kryesorë që kemi ndjekur në mënyrë të përditshme gjatë periudhës që po lëmë pas.

Kombinimi i investimit të stafit, të udhëhequr nga vlerat

tona më të forta të përg jegjshmër isë sociale, mbrojtjes së klientit, anga-zhimit, dinamizimit, fleksibilitetit, mik-suar me inovacion teknologjik, bënë të mundur që “Tase Group sh.p.k” t’ia dilte për të mos e ndërprerë shër-bimin për mijëra klientë, sipërmar-rës, fermerë, pika servisi në të gjithë

Shqipërinë.“ T a s e

Group sh.p.k.”, është një ndër s ipë rmar r j e t e konsoliduar tashmë në tre-

gun e pjesëve të këmbimit për makina dhe makineri bujqë-sore.

Me llojshmërinë e gamës më të gjerë, të pjesëve të këm-bimit dhe lider në ekskluziv-itetin e markave “brand” në botë, “Tase Group” është afir-muar tashmë si biznesi që of-ron garanci të padiskutueshme të cilësisë dhe standardeve për pjesë këmbimi të të gjitha llojeve të makinave por edhe atyre të makinerive bujqësore, industrisë agropërpunuese dhe

agromekanikës në tërësi. Integriteti dhe niveli i lartë

profesional e kanë rritur ima-zhin e “Tase Gruop”, që sot renditet në krah simotrat e saj në shumë vende të Europës Perendimore në shërbimin, marrëdhënien me tregun dhe produktet cilësore që ofron.

Kompania po investon në aplikimin e teknologjive për shërbime online që synojnë të zgjerojnë hartën me qytetet ku operon, “Tase Group” duke u shtrirë edhe në ven-det e rajonit, me shërbime që u kursejnë kohë klienteve dhe produkte cilesore që u zgjasin jetën automjeteve të ndryshme përfshirë edhe ato bujqësore.

Page 3: Të unifikohet TVSH-ja 85 % e fermave Covid 19 ... · Kooperimi, Mekanizimi, Digjitalizimi dhe Financimi, katër shtyllat ku fokusohet mbështetja e Paketës Ekonomike Financiare

3 AGROBIZNESI E Premte, 29 Maj 2020

?????????????????PAKETË EKONOMIKO-FINANCIARE PËR SEKTORIN RURAL TË PREKUR NGA COVID

Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar ka hartuar dhe miratuar unanimisht së bashku me 37 shoqatat kombëtare dhe rajonale, një sërë kërkesash dhe propozimesh konkrete drejtuar qeverisë me qëllim ofrimin e një pakete mbështetjeje për sektorin bujqësor, e cila i shërben

njëkohësisht përmirësimit të të gjitha hallkave të dobëta të zinxhirit ushqimor në kushtet e vështira të situatës së krijuar nga Covid

COVID 19 - KASH I PARASHTRON QEVERISË PAKETËN E MBËSHTETJES PËR SEKTORËT

E ZINXHIRIT USHQIMORKASH me dëshirën e

mirë për të bashkëpunuar e kontribuar në kapërcimin e vështirësive dhe pasojave të shkaktuara nga tërmeti i vitit të kaluar dhe Covid e post Covid - 19. Për të për-balluar në treg konkurrencën e vendeve të rajonit dhe më gjerë për produkte të njëjta, Për të marrë disa masa për-gatitore në kohën e duhur edhe për ditë më të vështira

që mundet të vijnë për sub-jektet prodhuese të hallkave kryesore të zixhirit të furniz-imit të popullit me ushqime. Për të kontribuar sadopak në zhvillimin e zonave rurale dhe rritjen e garancisë dhe sig-urisë kombëtare etj. KASH ka miratuar unanimisht një pak-etë masash, të cilat propozon që të zbatohen në front, në të njëtën kohë dhe në të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimor.

Ne mendojmë se bash-këpunimi i sinqertë dhe in-tesiv, i mirëkoordinuar në të njëjtën kohë midis subjekteve të sektorit privat dhe institu-cioneve të tyre përfaqësuese dhe të disa institucioneve të sektorit publik do të mundë-sojnë zbatimin e masave të propozuara nga ana jonë.

Në këtë periudhë të vështirë kemi qenë në një bashkëpunim e komunikim

intesiv edhe me Zv/Minisrin e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural, Dhimo Kote, me Drej-torin e Përgjithshëm ne MB-ZHR , Irfan Tarelli dhe do të vazhdojmë kështu edhe në të ardhmen.

Meqenëse disa nga kërke-sat dhe masat e propozuara nga KASH , dalin tej juridik-sionit të MBZHR, Keshilli i Agrobiznesit i eshte drejtuar edhe institucioneve respek-

37 Shoqata Kombëtare dhe Rajonale të Agrobiznesit. KASH, organizata përfaqësuese më e madhe e interesave të komunitetit rural në të gjithë vendin

(Vijon në faqen 4)

Anëtarësia dhe objektivat kryesore të Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar (KASH) për vitin 2020Këshilli i Agrobiznesit

Shqiptar (KASH) është orga-nizatë ombrellë jofitimprurëse, e themeluar qe ne vitin 2000.

Aktualisht Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve ka në anëtarësinë e vet 37 shoqata

kombëtare dhe rajonale, nga të cilët:

25 janë Shoqatat Kom-bëtare të Agrobiznesit, që janë themeluar sipas sektorëve dhe operojnë kryesisht mbi kriteret e profesionit dhe

12 janë Këshilla Rajonale të Agrobiznesit, që operojnë kryesisht mbi kriterin e territo-rit. Në përfaqësi të Këshillave Rajonale të Agrobiznesit janë të anëtarësuar automatikisht anëtarët e të gjitha shoqatave të KASH që

operojnë në secilin qark.KASH dhe çdo shoqatë

anëtare e asamblesë së KASH ka të zgjedhur nga përfaqësia e saj Komitetin Ekzekutiv ose Bordin Drejtues. Numri i të zgjedhurve në komitetin ekze-

kutiv ose në bordin drejtues të cdo shoqate anëtare në KASH dhe në Këshillat Rajonal të Agrobiznesit është minimumi 5 anëtare. Anëtarët e komitetit ekzekutiv ose të bordeve të sho-qatave anëtare të KASH janë edhe anëtare të Konferencës Kombëtare të KASH. E cila mblidhet si rregull një herë në vit. Për vitin 2020 janë të zgjed-hur nga organizatat anëtare në organet drejtuese të strukturave të KASH 245 anëtare.

Grupime fermerësh dhe sub-jektesh tregtare të agrobiznesit, që nuk janë anëtare të shoqatave të KASH, nga fusha e bujqësisë, blegtorisë, bletarisë, peshkimit, agrobiznesit, agropërpunimit, agroturizmit, agropylltarisë, bimëve aromatiko-mjekësore, ujitjes, mjedisit, grumbullimit dhe përpunimit të mbetjeve or-ganike, mikrofinancës, etj., dër-gojnë në mbledhjet e shoqatave kombëtare dhe të këshillave ra-jonale të agrobiznesit përfaqësues të tyre për të diskutuar mbi P/lig-jet, problemet dhe shqetësimet e tyre. Gjithashtu të zgjedhurit në komitetet ekzekutive, në borde dhe përfaqësuesit e grupimeve të sipërcituara, në periudhën midis dy kongreseve të KASH, marrin pjesë automatikisht në kongresin e KASH, që si rregull mbahet një herë në 4 vjet.

KASH nga viti 2000 deri në 2020 ka mbajtur 4 kongrese dhe këtë vit që përkon edhe me 20-vjetorin e themelimit të KASH është parashikuar që të mbahet edhe kongresi i 5- të i KASH.

Anëtarë të Komitetit Ekze-kutiv të KASH për periudhën 2019 – 2023 janë:

Z.Agim Rrapaj, Znj. Zana Konini, Z. Edmond Gjata, Znj. Enida Shena, Z. Ago Nezha, Z. Gëzim Jaupaj.

Drejtor Ekzekutiv i KASH për periudhën 2019 -2023 është Znj. Enida Shena.

Kryetar i KASH për periud-hën 2019 – 2023 është Z. Agim Rrapaj dhe N/Kryetar Znj.Zana Konini dhe Z. Edmond Gjata.

KASH është aktualisht orga-

nizata përfaqësuese më e mad-he, shumë mirë e organizuar, e shtrirë në të gjithë territorin e vendit, më e konsoliduara në zonat rurale në Shqipëri, që boton 2 herë në muaj, prej 20 vitesh Gazetën “Agrobiznesi”.

KASH vepron jo vetëm si një përfaqësues i shoqërisë civile në zonat rurale, por promovon edhe politikat e zh-villimit ekonomik të sektorit privat në këto zona. Gjithashtu mbron interesat e fermerëve dhe të subjekteve të tjera treg-tare të agrobiznesit, që operoj-në në fushën e bujqësisë, bleg-torisë, bletarisë, peshkimit, agrobiznesit, agropërpunimit, agroturizmit, agropylltarisë, bimëve aromatiko-mjekësore, mjedisit, grumbullimit dhe përpunimit të mbetjeve or-ganike, mikrofinancës, etj., që e ushtrojnë aktivitetin e tyre në të gjithë territorin e vendit.

KASH në funksion të real-izimit të objektivave për zhvil-limin e zonave rurale përveçse kooperon dhe koordinon ve-primtarinë midis shoqatave anëtare të sipërcituara, i ka përfaqësuar dhe i përfaqëson Ato edhe në disa prej institu-cioneve më të rëndësishme publike si: Këshilli Ekono-mik Kombëtar, Këshilli i In-vestimeve, Bordi Kombëtar i Ushqimit, Këshilli Kombëtar i Punës, Këshilli Koordinues i Shoqërisë Civile, Komite-tin Kombëtar për Tregtinë e Lirë, Komiteti Monitorimit i

Shoqata Kombëtare të Agrobiznesit Anëtare të KASH janë: Këshillat Rajonale të Agrobiznesit sipas Qarqeve (KRA)Anëtarë të KASH janë:

tive, shoqatave simotra për përkrahje dhe subjekteve politike duke vënë në dijeni edhe Kryeministrin e vendit Z.Edi Rama dhe Guvernato-rin e Bankës së Shqipërisë Z.Gent Sejko.

Kerkesat dhe propozimet e KASH-it, permbajne Pak-eten Ekonomiko-Financiare dhe 11 info me dokumenta te cilat argumentojne dhe japin disa alternative për zgjidhje

dhe sqarojne disa detaje me rëndësi rreth kërkesave dhe propozimeve te KASH

Keshilli Agrobiznesit Shq-iptar, shprehet besim plote , se kontributi i veçantë që in-stitucionet dhane për përbal-limin e pasojave të tërmetit të viti të kaluar , do te jete i njëjte edhe në procesin e vështirë për përballimin e pasojave të Covid dhe post Civid -19.

paKeta eKonomiKo-FinanCiare

Page 4: Të unifikohet TVSH-ja 85 % e fermave Covid 19 ... · Kooperimi, Mekanizimi, Digjitalizimi dhe Financimi, katër shtyllat ku fokusohet mbështetja e Paketës Ekonomike Financiare

4 AGROBIZNESI E Premte, 29 Maj 2020

misioni i Kash

(Vijon nga faqja 3)

(Vijon në faqen 5)

37 Shoqata Kombëtare dhe Rajonale të Agrobiznesit. KASH, organizata përfaqësuese më e madhe e interesave të komunitetit rural në të gjithë vendin

Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar ka hartuar një sërë kërkesash dhe propozimesh konkrete drejtuar qeverisë me qëllim ofrimin e një pakete mbështetje për sektorin bujqësor, e cila u shërben njëkohësisht përmirësimit në të gjitha hallkave e dobëta të zinx-hirit ushqimor. KASH vlerëson se përmirësimi situatës aktuale në hallkat e zinxhirit ushqimor, nuk mund dhe nuk do të përbal-lohet vetëm me 2 paketat e ndihmës që aktualisht po mbështeten financiarisht drejtpërdrejt nga buxhetit i shtetit, pasi ky sektor nuk ka qenë përfitues.

Kështu, në draftin drejtuar qeverisë, Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar propozon që të unifikohet me 20 % ose me 6 % rimbur-simi i TVSH, kur blihen prodhimet nga fermerët, me atë të pag-esës që bëhet në buxhet nga qendrat e grumbullimit dhe nga Sho-qëritë e Bashkëpunimit Bujqësor, kur prodhimet tyre shiten në treg pas ambalazhimit dhe standardizimit prej këtyre të fundit.

Gjithashtu propozohet përdorimi në të gjitha hallkat krye-sore të prodhimit të zinxhirit ushqimor i karburantit dhe lëndës djegëse me çmim të reduktuar, duke përdorur si burim kryesor dhe destinuar me ligj sasinë prej 10 % të karburantit bruto të prodhuar në vend, që përfitohet falas nga shteti prej shoqërive koncesionare të prodhimit të naftës bruto. KASH rekomandon krijimi i platformave elektronike digjitale, për të mundësuar në kohë reale: komunikimin, shkëmbimin e informacionit si brenda dhe midis subjekteve të hallkave kryesore të zinxhirit ushqimor, ku me ndihmën e tyre t’i mundësohet subjektit prodhues që të përfitojë drejtpërdrejt karburant me çmim të reduktuar, si dhe t’i rimbursohet TVSH pa ndërmjetësues, drejtpërdrejt nga institu-cioni i tatimeve, secilit subjekt prodhimi që furnizon hallkat e zinxhirit ushqimor.

Publikohet e plote, Paketa e mbështetjes ekonomiko-financia-re, për disa hallka kryesore të subjekteve prodhuese të zinxhirit, për furnizimin e popullit me ushqime.

Drejtuar:Z. Arben Ahmetaj, Ministër Shteti për Rindërtimin dhebE-

mergjencën Znj. Anila Denaj, Ministre e Financës dhe EkonomisëZnj. Belinda Balluku, Ministre Infrastrukturës dhe EnergjisëZ. Bledi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit RuralZ. Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe MjedisitZ. Eduart Shalsi, Ministër Shteti për Sipërmarrjen

Për dijeni:Z. Edi Rama, Kryeministër i ShqipërisëZ. Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë

I nderuar Z. Kryeministër,Të nderuara Znj. Ministre dhe Z. Ministra,I nderuar Z. Guvernator i Bankës së Shqipërisë.Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH), që ka në përberjen

e vet 25 shoqata kombëtare dhe 12 Këshilla Rajonale të Agrobi-znesit, në të cilat marrin pjesë subjekte prodhuese dhe operatorë të hallkave kryesore të zinxhirit për furnizimin e popullit me ush-qime, si dhe nje grup ekspertësh i nivelit të lartë, në këtë periudhë janë angazhuar akoma më shumë, për përballimin e pasojave të post tërmetit të 26 nëntorit dhe atyre të Covid e post Covid-19.

Ne vlerësojmë përpjekjet dhe angazhimin e Qeverisë Shq-iptare dhe të drejtuesit të grupit të emergjencës për përballimin e pasojave të tërmetit, ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Z. Bledi Çuçi, që me shumë përkushtim, sakrifica e profesional-izëm mundësuan edhe suksesin e arritur në konferencën e dona-torëve, shumën prej mbi 1 miliard euro, për të përballuar pasojat e tërmetit të vitit të kaluar. Gjithashtu vlerësojm edhe menax-himin e deri tanishëm, për të përballuar pasojat e shkaktuara nga Covid - 19, që në një situatë mjaft kritike për vendimmarrje, me

Të unifikohet TVSH-ja në bujqësi! - Propozimet e KASH: Karburant dhe lëndë djegëse me çmim të reduktuar

Programit “IPARD” II i finan-cuar nga BE dhe Qeveria Shq-iptare. Gjithashtu ka mundësuar edhe lehtësuar punën për një kooperim e bashkëpunim do-biprurës edhe me të gjitha sho-qatat kombëtare simotra në Shq-ipëri si: Biznes Albania, Shoqata Kombëtare e Prodhuesve Shq-iptar, Unioni Shqiptar i Dho-mave të Tregtisë dhe Industrisë,

Dhomën Kombëtare të Zejtarisë, Sindikatave të bujqësisë etj. Gjithashtu, kooperon dhe nxit bashkëpunimin rajonal edhe me shoqatat homologe, veçanërisht me Ato në trojet shqipfolëse të kombit shqiptar në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi. KASH po punon dhe insiston të forcojë bashkëpunimin edhe me përfaqësuesit e agrobizne-sit në Luginën e Preshevës dhe Bujanovcit në Serbi. Objektivi

Konsumo produkte Shqiptare.KASH në funksion të realiz-

imit të qëllimit dhe objektivave të Tij, të informimit dhe komu-nikimit periodik me të zgjed-hurit, me anëtarësinë dhe me publikun boton prej 20 vjetësh, Gazetën Agrobiznesi. Gazeta publikohet online dhe botohet në formë të printuar 2 herë në muaj, me 16 faqe, në të cilën trajtohen probleme, shqetësime, propozime, këshilla, përvojë të

përparuar, informacione të ndry-shme mjaft të dobishme për fermerët, subjektet tregtare që punojnë në sektorët e sipërcituar, si dhe dërgohet në institucionet publike, që operojnë kryesisht zonat rurale dhe kanë objekt kryesor zhvillimin e tyre.

KASH funksionon si një or-ganizatë demokratike ombrellë, ku për objektivat dhe vendim-marrjet me shumë rëndësi, KONSENSUSI është një fjalë

kyçe dhe një ndër shtyllat krye-sore, që ka zbatuar dhe zbaton për të forcuar dhe mbajtur të bashkuar organizatën. Propoz-imet, shqetësimet dhe problemet që ngrihen e diskutohen dhe de-batet që zhvillohen në të gjitha strukturat e KASH janë të shum-ta. Por në praktikën e vet KASH përqendrohet dhe prezanton për zgjidhje para institucioneve pub-like qendrore dhe lokale, lobon dhe ndjek zgjidhjen dhe zba-

timin e tyre, kryesisht për ato kërkesa, shqetësime, probleme dhe propozime, për të cilat nga anëtarët arrihet në një vendim-marrje me konsensus. Ndërsa për ato kërkesa, shqetësime, probleme dhe propozime speci-fike, që për shumë motive nuk arrihet konsesusi në Asamblenë e KASH, lobimin, ndjekjen dhe zbatimin e tyre e bëjnë në mënyrë të pavarur vetë shoqatat anëtare të KASH.

kurajo e guxim i lejuan hallkat kryesore të subjekteve prodhuese të zinxhirit për furnizimin e popullit me ushqime dhe ato për ek-sport të perimeve të freskëta, të vazhdonin veprimtarinë e tyre pa ndërprerje.

KASH në vijimësi, por veçanërisht në periudhat post tërmet dhe Covid e post Covid -19 është fokusuar në ecurinë, vlerësimin dhe asistencën e hallkave prodhuese të zinxhirit për furnizimin e popullit me ushqime. Të cilat kanë patur, kanë dhe do të kenë probleme e vështirësi në veprimtarinë tyre edhe në të ardhmen për t’i përballuar pasojat, që u janë shkaktuar

veçanërisht nga këto dy forca mad-hore, me të cilat Shqipëria nuk ishte përballur prej dhjetëra apo edhe qindra vjetësh.

Subjekte si: Bujqësia, Blegtoria, Peshkimi dhe Akuakultura, Agrobiznesi, Agropërpunimi, Bimët Medicinale, Aromatike e Etero-Vajore, Bletaria, Agroturizmi, Tregjet Agro Blegtorale dhe Mikrofinanca “FED INVEST” ShKK janë disa nga hallkat kryesore të zinxhirit për furnizimin e popullit me ushqime. Është veçori e procesit të veprimtarisë së këtyre subjekteve që problemet dhe vështirësit që vërehen në njërën prej hallkave të prodhimit re-flektohen dhe ndikojn direkt dhe indirekt edhe në funksionimin e të gjitha hallkave të tjera të zinxhirit ushqimor.

Bujqësia në të cilën aktorët kryesorë janë fermerët në këtë pe-riudhë post-tërmet dhe Covid e post Covid-19 janë dëmtuar sepse kjo periudhë u koinçidoi me fushatën e mbjelljeve dhe të vjeljes së prodhimit. Shumë prej tyre kanë humbur afatet optimale të mb-jelljeve. U është rritur kostoja dhe masa e skarcitetit për shkak të vonesave në vjelje, por edhe të rritjes së pagesës për fuqinë punëtore tej parashikimeve, si dhe tarifave të transportit. Duke vlerësuar vetëm këto faktorë humbjet nga mosrealizimi i të ard-hurave dhe tejkalimi shpenzimeve, që subjektet e dëmtuar kanë pësuar për shkak të Covid-19 parashikohet që të kalojë shifrën 30 % deri në përfundimit të vitit bujqësor. Në rast se nuk ndërhyet për t’i mbështetur me një paketë masash shifrat e humbjeve në përfundim të vitit bujqësor mund të jenë edhe më të mëdha dhe rezultatet mund të jenë edhe fatale për shumë subjekte.

Blegtorët, veçanërisht subjektet që mbarështojnë të imta keca, qëngja dhe derra nuk arritën të shesin as 30 % të prodhimit të tyre, sepse klientët kryesorë të kësaj hallke prodhuese janë tregjet blegtorale dhe subjektet e ushqimit social, të cilat u mbyllën to-talisht dhe parashikohet që të hapen të fundit. Eksporti gjithashtu nuk është i mundur për arsyet që dihen. Importi ka qenë më parë, por edhe në këtë periudhë vazhdon të jetë një konkurent i rrezik-shëm për ta. Kjo hallkë e prodhimit blegtoral pësoi dëme edhe në prodhimin e qumështit, për shkak se një sasi u përdor për kecat dhe qëngjat tej afatit të parashikuar. Gjithashtu pati rritje të kostos tej parashikimit, për shkak të rritjes së shpenzimeve për ushqime nga shtimi numrit të krerve. Edhe në vijim për arsye të ndryshi-meve të cilësisë së mishit, të rritjes së ofertës në treg, volumit të reduktuar të punës së subjekteve të ushqimit social dhe turizmit e agroturizmit nuk pritet një çmim shitje i favorshëm për ta që të mund të kompesojnë humbjet. Gjithashtu nuk duhet harruar fakti që në këtë hallkë me rëndësi të zinxhirit ushqimor punojnë dhe sigurojnë të ardhura rreth 290 mijë familje në zonat rurale. Edhe sektori insiminimit artificial si një ndër sektorët me rëndësi të mbarshtimit të blegtorisë u vu në vështirësi, ka një reduktim të ndjeshëm të punës në masën 30 % , për shkak të vështirësive prej masave kufizuese të lëvizjes, që shoqëruan periudhën e pande-misë, duke pritur një reduktim të mëtejshëm të numrit të krerve.

Peshkimi dhe Akuakultura kjo e dyta në veçanti kanë pë-suar dëme të konsiderueshme dhe janë në vështirësi edhe për të ardhmen. Këto subjekte kanë shitur vetëm 20 % të prodhimit të gatshëm dhe dëmi që kanë pësuar është i dyfishtë, u janë rritur shpenzimet për ushqim dhe janë penguar në afatet e hedhjes së rasatit për periudhën në vijim. Këto subjekte janë realisht në rrisk falimentimi. Dalja e tyre nga tregu do të zerojë million euro in-vestime dhe nje burim të rëndësishëm të furnizimit të tregut të brendshëm dhe atij për eksport me peshk e midhje të freskëta.

Agrobiznesi ka patur dhe ka si subjekte kryesore Qendrat e Grumbullimit. Performanca e tyre ka qënë dhe do të vazhdojë të kondicionohet ndjeshëm nga bujqësia dhe sektorët e tjerë. Për këto subjekte në të kaluarën është treguar vëmendje duke i mbështetur për të investuar. Dhe vështirësitë e kësaj periudhe këto subjekte po përpiqen t’i kalojnë me forcat e tyre. Proble-mi kryesor i tyre në këtë periudhë ka qenë rritja e skarcitetit tej parashikimeve dhe mbetet akoma problem i madh i pazgjidhur çmimi lartë i blerjes së energjisë elektrike, që konsumohet nga dhomat frigoriferike. Si dhe mosunifikimi i rimbursimit të TVSH për blerjet nga fermerët dhe shitja në tregun e vëndit. Për ekspor-tin e perimeve në periudhën që ka kaluar nuk ka patur probleme që nuk janë zgjidhur: Sepse Shqipëria ka avantazhin që nuk ka konkurrentë të fortë në tregjet rajonale dhe më gjerë në këtë peri-udhë, për arsye se del më herët me prodhime në këto tregje. Por në periudhën në vijim do të kemi probleme me konkurrentët në rajon dhe më gjerë sepse do të dalin edhe Ata në treg me pro-dhimet e tyre me çmim më konkurrues, për arsye të diferencave në kosto.

Agropërpunimi si sektor në këtë periudhë ka patur një ngarkesë pune normale dhe i kanë përballuar e zgjidhur prob-lemet me forcat e tyre. Periudha në vijim kur do të vilen pro-dhimet e fushës dhe ato që do të mbeten në serra do të jet përcak-tuese për performancën e këtij sektori.

Bimët medicinale, aromatike, etero-vajore vajore dhe Ble-taria janë sektorë me rëndësi jo vetëm për prodhimet e tyre ush-qimore, por edhe për eksportin dhe punësimin, për sigurimin e të ardhurave për shumë familje të varfëra fermere në zonat rurale. Për të përfituar sa më shumë të ardhura nga potencialet që ka Shqipëria nga shfrytëzimi me kriter i resurseve të këtij sektori është kërkuar dhe do të kërkohet edhe në të ardhmen mbështetja me kredi të buta dhe subvencione për investime. Është sektori me

Page 5: Të unifikohet TVSH-ja 85 % e fermave Covid 19 ... · Kooperimi, Mekanizimi, Digjitalizimi dhe Financimi, katër shtyllat ku fokusohet mbështetja e Paketës Ekonomike Financiare

5 AGROBIZNESI E Premte, 29 Maj 2020

paKete FisKale

(Vijon nga faqja 4)

Të unifikohet TVSH-ja në bujqësi! - Propozimet e KASH: Karburant dhe lëndë djegëse me çmim të reduktuar

(Vijon në faqen 6)

potenciale e mundësi reale që Shqipëria të rregjistroje e t’i njihen në botë disa produkte me markën ekskluzive të prodhimit Made in Albania.

Agroturizmi është një nga sektorët që ka pësuar humbje të mëdha jo vetëm nga vështirësitë që ka si sektor, sepse është në hapat e para të veprimtarisë së vet, i paformalizuar si duhet, por edhe të urdhrit të dhënë nga grupi emergjencës për ndalimin e aktivitetit. Mbështetja financiare ndaj subjekteve të këtij sektori është e domosdoshme jo vetëm për të mundësuar mbijetesën, por edhe për t’u përgatitur për ndoshta ditë më të mira për agrotur-izmin vendas në periudhën në vijim.

Tregjet Agro-Blegtorale kanë qenë dhe janë ndër subjektet e rëndësishme të hallkave të zinxhirit si për vendosjen e çmimeve të prodhimeve që blihen nga fermerët ashtu edhe për furnizimin me sigurinë dhe standardet e duhura të popullit me ushqime. Praktika në periudhën e deri tanishme na ka treguar se dominimi në treg i subjektit të tregut të shumicës Agro në Tiranë i ka shtuar vështirësitë dhe problemet e funksionimit normal të kërkesë ofer-tës dhe vendosjes së çmimeve sipas rregullave të njohura dhe të pranuara të tregut, si për fermerët dhe subjektet e tjera prodhuese të ushqimeve ashtu edhe për konsumatorët. Subjektet infor-male gjithashtu vazhdojnë ndikimin e tyre negativ në këtë pro-ces. Gjithashtu 34 tregjet blegtorale në shkallë vendi edhe mbas tërheqjes serioze të vëmendjes nga Kryeministri Rama në datë 23 nëntor 2016 shumica vazhdojnë përsëri të funksionojnë, me vështirësitë e problemet që kishin edhe para se Kryeministri të linte detyrat konkrete. Ndërsa tregu blegtoral i Laknasit vazhdon të qëndrojë i mbyllur megjithëse është bërë një investim shumë i rëndësishëm, plotëson të gjitha kriteret që kërkohen për këta tregje specifike, me kapacitet për të mbuluar dy qarqet Tiranë dhe Durrës. Mbështetja ndaj kësaj hallke të zinxhirit duhet vlerësuar si mjaft e domosdoshme për funksionimin normal dhe efiçent të të gjithë zinxhirit ushqimor.

Mikrofinanca është një ndër subjektet më të rëndësishme, por në vështirësi per të kredituar dhe garantuar funksionimin normal të të gjitha subjekteve të zinxhirit ushqimor që analizuam më sipër. Aktualisht janë mbi 100 mijë subjekte që kreditohen nga institucionet e mikrokredisë. Vetëm institucioni “FED INVEST” SHKK e cila është edhe pjesë e KASH, ka mbi 70 mijë anetarë që i krediton, të cilët operojnë në të gjitha hallkat e zinxhirit ush-qimor kryesisht në zonat rurale. Ky institucion pa asnje arsye bindëse deri tani nuk ka patur vlerësimin dhe vëmendjen e duhur të qeverisë, të Bankës së Shqipërise dhe të BERZH, megjithë kërkesat tona për t’u trajtuar e mbështetur me garanci sovrane, me rimbursim të ineresave të kredive, me garancinë për kolatera-lin që BERZH ka programuar, etj., sikurse është vepruar edhe për bankat e nivelit të dytë. Institucioni për një periudhë kohë të gjatë ka performuar shumë mirë dhe është një histori suksesi, që nuk duhet lënë pa asnjë mbështetje në këtë peirudhë të vështirë që po kalon, për shkak të pasojave të tërmetit dhe Covid -19.

Duke vlerësuar me realizëm e ndjenjë përgjegjësie situatën për të tashmen dhe të ardhmen, për të shmangur falimentin e shumë subjekteve që operojnë në disa prej hallkave kryesore të subjek-teve prodhuese, të zinxhirit për furnizimin e popullit me ushq-ime. Të cilat kanë nevojë për mbështetje për shkak të pasojave të tërmetit dhe Covid e post Covid - 19. Gjithashtu, KASH ka ndjekur me vëmendje edhe masat që kanë marrë dhe po marrin qeveritë në rajon dhe më gjerë, për mbështetjen që po u japin subjekteve me të cilët Ne po konkurojmë dhe do të konkurojmë në tregje me produkte të njëjta. KASH ka përgatitur nje paketë masash ekonomiko financiare, të mundshme për t’u realizuar, per të mbështetur subjektet kryesore prodhuese të hallkave të zinx-hirit për furnizimin e popullit me ushqime. Në situatën që po ka-lojmë jemi të bindur se zbatimi masave që Ne kemi propozuar i shërben dhe do t’i shërbejë edhe sigurisë sonë kombëtare.

Shqipëria nuk ka patur dhe nuk e ka një paketë të dedikuar ekonomiko – financiare si kjo që po propozojmë aktualisht, për një mbështetje të programuar, të mirëkoordinuar, që të nisë e të zbatohet në të njëtjën kohë, në të katër drejtimet kryesore të përzgjedhura e kërkuar nga ana jonë dhe e zbatuar me prioritet në të gjitha hallkat e dobëta të subjekteve prodhuese të zinxhirit ushqimor.

Praktika e deritanishme e mbështetjes së reduktuar dhe selek-tive vetëm e disa hallkave të veçanta të zinxhirit ushqimor, e pa-koordinuar në kohë me mbështetjen e hallkave të tjera, nuk ka re-zultuar efiçente as për mbarëvajtjen e zinxhirit ushqimor në tërësi, as për vetë hallkën e veçantë që është mbështetur. Gjithashtu një karakteristikë specifike e shumicës së subjekteve prodhuese të zinxhirit ushqimor në Shqipëri është se kohët e fundit të gjitha subjektet kanë qenë dhe janë në një proces investimesh të reja in-tensive e të pandërprera. Dhe të dy fatkeqësitë natyrore të fundit i kanë zënë në befasi, të papërgatitura dhe me mangësi të thek-suara financiare, për t’i përballuar pasojat dhe situatën në vijim pa financim me kushte lehtsuese dhe pa asnjë mbështetje tjetër specifike dhe efiçente.

KASH për të shmangur mangësitë e deritanishme dhe për t’u paraprirë situatave të tjera të rrezikshme si këto që po kalojmë në të ardhmen u fokusua në hartimin dhe propozimin e një pak-ete mbështetjeje. E cila u shërben njëkohësisht përmirësimit në të gjitha hallkave e dobëta të zinxhirit ushqimor. Për hartimin e kësaj pakete jemi mbështetur në studime, analiza, vlerësime, bal-lafaqime të realitetit me anëtarësinë, me ekspertët, në propozimet dhe kërkesat e tyre dhe u fokusuam në katër shtylla kryesore në fushën e:

Kooperimit dhe Koordinimit; Mekanizimit, Inovacionit dhe

Dixhitalizimit; Përmirësimit të situatës

financiare dhe disbursimit të fondeve grant

KASH pasi ka studiuar, analizuar, evidentuar e ballafaquar në terren problemet dhe rrugët e zgjidhjes e ka miratuar këtë Pa-ketë Ekonomiko-Financiare me unanimitet. Gjithashtu si zgjid-hje për shëndoshjen e hallkave të dobëta dhe mirëfunksionimin e hallkave të tjera të zinxhirit ushqimor, propozon për të përdorur edhe disa potenciale e burime të mundshme, por të pavlerësuara e përdorur me efiçencë të plotë deri tani.

KASH vlerëson se përmirësimi situatës aktuale në hallkat e zinxhirit ushqimor, nuk mund dhe nuk do të përballohet vetëm me 2 paketat e ndihmës që aktualisht po mbështeten financiarisht drejtpërdrejt nga buxhetit i shtetit. Kjo provohet edhe nga fakti që në të dy paketat e para, asnjë prej hallkave kryesore të zinxhirit ushqimor nuk i erdhi radha për t’u mbështetur drejtpërdrejt financia-risht nga buxheti shtetit. Përkundrazi MBZHR institucionit që koor-dinon dhe mbështet mirëfunksionimin e të gjitha hallkave të zinxhirit ushqimor iu shkurtua buxheti i vitit 2020 me 500 milion lek.

I. Propozime për Kooperimin dhe Koordinimin:Qëllimi dhe objekti i propozimeve tona është t’u krijohen kush-

tet dhe t’u mundësohet funksionimi normal dhe efiçent i të gjitha subjekteve prodhuese që furnizojnë hallkat e zinxhirit ushqimor, e veçanërisht mbi 300 mijë fermerët, që zhvillojnë aktivitetin e tyre në mënyrë individuale e informale. Të cilët kanë një ndikim të ndjeshëm në funksionimin normal të hallkave kryesore të zixhirit ushqimor, sepse prodhojne një tepëricë produkti per treg dhe kanë në pronësi ose posedojnë 85 % te sipërfaqes së tokës produktive. Veçanërisht kjo kategori fermerësh duhet mbështetur, që të për-dorin pa humbur kohë një tjetër formë organizimi më efiçente dhe më dobiprurëse për ta dhe për garantimin e funksionimit normal të hallkave të zinxhirit ushqimor, se sa kjo që Ata kanë përdo-rur deri tani. U provua për rreth 30 vjet, se pa një bashkëpunim efiçent të disa aktorëve për përmirësimin e situatës në fushën e kooperimit dhe koordinimit vetëm nga fermerët ky problem nuk mund dhe nuk do të zgjidhet.

KASH për ta realizuar këtë objektiv ka punuar, vazhdon të punojë dhe propozon që:1) Të ngrihet një grup pune ndërinstitucional që të propozo-

jë ndryshimet dhe amendimet e ligjit 38/2012 “Për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor” dhe të mundësohet miratimi në parla-ment brenda një periudhe të shkurtër kohe me një procedurë të përshpejtuar.

2) Të unifikohet me 20 % ose me 6 % rimbursimi i TVSH, kur blihen e prodhimet nga fermerët, me atë të pagesës që bëhet në buxhet nga qendrat e grumbullimit dhe nga SHBB kur prodhimet tyre shiten në treg mbas amballazhimit dhe standardizimit prej këtyre të fundit.

3) Të ndryshojë struktura e MBZHR duke krijuar një sektor të posaçëm për mbështetjen e posaçme të SHBB dhe Qendrave të grumbullimit që t’u krijohet hapësirë më e madhe donatorëve të japin kontributin e tyre për procesin e konsolidimit të kooperimit dhe koordinimit.

4) QKB të mbështetet financiarisht dhe pa humbur kohë, për të përmirësuar programin e vet, që të mundësojë edhe regjistrimin e Federatave dhe Konfederatës së SHBB që janë krijuar dhe ato që do të krijohen.

5) T’u kërkohet mbështetje specifike dhe t’u rekomandohet projekteve të donatorëve, që kanë si objekt dhe në program asis-tencën ndaj institucioneve publike dhe subjekteve të hallkave të zinxhirit ushqimor, të parashikojnë për vitin 2020 një asistencë specifike edhe për 104 SHBB e krijuara dhe ato që do të krijo-hen në vijim në hallkat e këtij zinxhiri. Të mbështeten me grante subjektet që do të angazhohen për kualifikimin dhe licencimin e Kryetarëve të Asambleve dhe Administratorëve të SHBB, Qen-

drave të grumbullimit, si dhe të Ekspertëve vlerësues të hallkave dhe subjekteve të zinxhirit ushqimor që operojnë kryesisht në zonat rurale.

6) Ministria e Arsimit Sporteve dhe Rinisë të miratojë kurri-kula të posaçme dhe institucionet e arsimit të lartë të fillojnë pa humbur kohë kurset për kualifikimin pasuniversitar të kryetarëve të Asambleve dhe Administratorëve të SHBB, si dhe atyre të Qendrave të grumbullimit.

7) MBZHR, AZHBR dhe donatorët të mbështesin përmes ak-teve ligjore, politikave lehtësuese dhe granteve të posaçme kri-jimin dhe funksionimin e SHBB-ve dhe veçanërisht Federata-ve të tyre, të cilat do të marrin në përdorim tokë dhe asete të tjera të lëna djerrë, për një periudhë kohe më shumë se sa një vit bujqë-sor, si nga subjektet private dhe nga ato publike në zonat rurale.

8) Ministria e Turizmit dhe Mjedisit të mbështesë modelin dhe të bashkëpunojë në zbatimin e Projektit pilot të propozuar nga KASH “Për përpunimin e mbetjeve organike në zonat ru-rale”, në zonën turistike Delvine - Finiq - Konispol- Sarandë. Gjithashtu dhe paketën e propozuar nga KASH specifikisht për Shoqëritë e Bashkëpunimit, dhe Federatat e Agroturizmit, Mje-disit dhe Agrobiznesit në atë zonë.

II. Mekanizimi, Inovacioni dhe Dixhitalizimi:Situata e mekanizimit, inovacionit dhe dixhitalizimit veçanër-

isht në zonat rurale të Shqipërisë është studiuar, analizuar e traj-tuar gjerësisht edhe në dokumentat që shoqërojnë këtë paketë. Në mënyrë të përmbledhur kërkesat dhe propozimet e KASH për të përdorur me efiçencë të plotë potencialet e mëdha që egzistojnë në këtë fushë janë:

1) Përdorimi në të gjitha hallkat kryesore të prodhimit të zinx-hirit ushqimor karburant dhe lëndë djegëse me çmim të reduk-tuar, duke përdorur si burim kryesor dhe destinuar me ligj sasinë prej 10 % të karburantit bruto të prodhuar në vend, që përfitohet falas nga shteti prej shoqërive koncesionare të prodhimit të naftës bruto.

2) Pajisja me kartë elektronike e të gjithë fermerëve individu-alë që aktualisht kontribuojnë me teprica prodhimi, në furnizimin e hallkave të zinxhirit ushqimor dhe pajisja e subjekteve të tjera të zinxhirit ushqimor me një regjistër elektronik.

3) Themelimi i një Qendre Kombëtare të Regjistrimit të sub-jekteve dhe aktorëve që përbëjnë hallkat kryesore të zinxhirit ushqimor, koordinimi dhe ndjekja e veprimtarisë së tyre përmes një programi të posaçëm elektronik nga kjo qendër.

4) Krijimi Librit kombëtar të regjistrimit të mjeteve të me-kanikës bujqësore. Gjithashtu t’u krijohen edhe kushtet e do-mosdoshme ligjore dhe administrative subjekteve të zinxhirit ushqimor, që të pajisin të gjitha mjetet e mekanikës bujqësore të papajisura akoma, me të gjithë dokumentat për qarkullim sipas standardeve bashkëkohore, të kërkuara edhe nga legjislacioni në fuqi.

5) Krijimi i platformave elektronike dixhitale, për të mundë-suar në kohë reale: komunikimin, shkëmbimin e informacionit si brenda dhe midis subjekteve të hallkave kryesore të zinx-hirit ushqimor. Gjithashtu me ndihmën e këtyre platformave t’i mundësohet subjekti prodhues që të përfitojë drejtpërdrejt kar-burant me çmim të reduktuar, si dhe t’i rimbursohet TVSH pa ndërmjetësues, drejtpërdrejt nga institucioni i tatimeve, secilit subjekt prodhimi që furnizon hallkat e zinxhirit ushqimor.

III. Përmirësimi situatës financiare dhe rritja e sasisë së disbursimit të fondeve grant në të gjitha hallkat e zixhirit ushqimor:Situata financiare veçanërisht ajo e disbursimit të fondeve në

të gjitha subjektet që operojnë në hallkat e prodhimit të zinxhirit ushqimor në zonat rurale ka qenë në vështirësi edhe më parë. Por veçanërisht mbas dy fatkeqësive natyrore po konstatohen disa probleme e vështirësi tepër serioze të cilat riskojnë falimentin e shumë subjekteve në hallkat e këtij zinxhiri. Gjithashtu rritja e sasisë së fondeve financiare që vihen në dispozicion dhe redukti-mi i kohës së disbursimit në veçanti të fondeve grant për hallkat e zinxhirit ushqimor mbetet një prej sfidave që duhet fituar me çdo kusht veçanërisht mbas dy fatkeqësive të mëdha që ndodhën.

KASH për ta lehtësuar e vënë situatën nën kontroll propozon:

1) Institucioneve të mikrofinancës dhe veçanërisht Koopera-tivës financiare “FED INVEST” SHKK t’u akordohen të njëjtat lehtësi si ato të akorduara në dy paketat e para nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë edhe për bankat e nivelit të dytë. Gjithash-tu BERZH të mundësojë përfshirjen e Kooperativës financiare “FED INVEST” SHKK në skemën e garancisë së dhënies së kredive për subjektet prodhuese të zinxhirit ushqimor që nuk e kanë koletaralin e nevojshëm të kërkuar nga institucionet kredidhënëse.

Page 6: Të unifikohet TVSH-ja 85 % e fermave Covid 19 ... · Kooperimi, Mekanizimi, Digjitalizimi dhe Financimi, katër shtyllat ku fokusohet mbështetja e Paketës Ekonomike Financiare

6 AGROBIZNESI E Premte, 29 Maj 2020

paKete FisKale

(Vijon nga faqja 5)

I . Kooperimi dhe Koordinimi:Forma e organizimit. Refer-

uar statistikave të hershme rezulton se në Shqipëri kanë përfituar tokë rreth 370 mijë familje fermere, janë regjis-truar në Drejtoritë e Bujqësisë si fermerë rreth 354 mijë, kanë marrë një dokument fiskal identifikimi NIPT Fermeri rreth 50 mijë.

Pra kemi formën individu-ale të organizimit me 304 mijë fermerë që posedojnë 85 % të tokës bujqësore, por që janë të paformalizuar. Problemet e tyre kryesore që aktualisht kërkojnë zgjidhje janë dy: Kostot e larta dhe mungesa e vështirësi për shitjen e te-pricës së produkteve në treg. Na rezulton e provuar se prob-lemet e kostos, përmes formës së organizimit individual nuk u zgjidhën për një periudhë afër 30-vjeçare.

Format e tjera të orga-nizimit të femerëve që janë zbatuar kanë qenë Klasterat, që u zhvilluan përmes asis-tencës së fermerëve prej 224 qendrave të grumbullimit, si dhe shumë grumbulluesve individualë sezonalë. Por faktori dhe katalizatori krye-sor që u formalizuan rreth 50 mijë fermerë ishte mbështetja që iu bë klasterit. Fermeri nuk kishte një ligj specifik që e mbështeste, por përmes qen-drave të grumbullimit kishte një paketë fiskale favorizue-se, e cila parashikonte rim-bursimin me 20 % të TVSH, për tepricën e lëndëve të para dhe produkteve të blera nga fermerë të pajisur me NIPT fermeri. Faktor pozitiv dhe katalizator që këto dy vitet e fundit nuk është më i tillë, sepse rimbursimi TVSH është reduktuar në masën 6 %. Po provohet në veprimtarinë praktike se kjo formë orga-nizimi nuk ka një perspektivë pozitive për të formalizuar e zgjidhur problemet e 304 mijë fermerëve individualë.

Formë tjetër e njohur në fushën e organizmit të vep-rimtarive ekonomike në zonat

Covid 19 - Përmirësimi i disa akteve ligjore e nënligjore, me ndikim të drejtpërdrejtë në funksionimin pa vështirësi serioze

të hallkave kryesore të zinxhirit ushqimorrurale janë Shoqëri të Bash-këpunimit Bujqësor SHBB. Rezultojnë të regjistruar në QKB 104 SHBB. Kjo formë organizimi mbështetet nga një ligj i posaçëm me nr 38/2012 “Për Shoqëritë e Bashkëpunim-it bujqësor”. Shkaqet kryesore që SHBB nuk po rezultojnë efiçente dhe nuk po zgjerohen janë: Reminishencat dhe paso-jat negative të kolektivizimit të rrënjosura thellë nga sistemi i kaluar; Konkurrenca e pan-dershme e 304 mijë fermerëve individualë dhe produkteve të importit që rezultojnë më mirë të subvencionuara në vendet e origjinës; Mungesa e kapaciteteve njerëzore për drejtimin e tyre. Ligji 38/2012 “Për SHBB” i paplotësuar dhe pa asnjë akt nënligjor për të reflektuar ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në veprim-tarinë ekonomike të zonave rurale. Subvencionet dhe pak-eta fiskale kanë qenë dhe janë jo favorizuese për SHBB.

Zgjidhja: Të vazhdojë mbështetja

e formës së organizmit për shtimin dhe konsolidimin e klasterave. Për këtë duhet të korrigjohet pa humbur kohë forma e rimbursimit të TVSH, e cila nga 6 % të bëhet 20 %. Ose të unifikohet në 6 % në shitje dhe rimbursim për të gjitha subjektet.

Të plotësohet, amendohet dhe të dalin aktet nënligjore për ligjin 38/2012 “Për SHBB”.

Të hapen kurse pasuniver-sitare dhe të miratohen kurri-kula të posaçme për drejtues të SHBB, qendrave të grumbul-limit, Vlerësues të aseteve, si toka, pyje, kullota etj. në zonat rurale.

Të lobohet dhe insistohet që të hapet pa humbur kohë masa 5 e Programit IPARD II për

zbatimin e procesit Leader.

II.Mekanizimi, Inovacioni dhe DixhitalizimiMekanizimi:Në Shqipëri vetëm 54 %

e familjeve fermere përdorin traktorin ose pajisje të meka-nizuara për punimin e tokës. Pjesa tjetër e punojnë tokën me dorë ose kafshë pune.

Niveli i Mekanizimit: Shqipëria ka 1.24 traktor/100 ha të kultivuar, ndërsa Maqe-

donia 6 traktor / 100 ha, Greqia ka 6.6 traktor/100 ha, Italia 13.2 traktor/100 ha, Gjerma-nia 10.8 traktor/100 ha, BE 8.1 traktor /100 ha.

Shqipëria përdor 1.5 maki-neri të ndryshme bujqësore për çdo traktor, vendet e rajonit përdorin mesatarisht 5-7 të tilla, ndërsa BE 13 makineri bujqësore /traktor.

Niveli i përdorimit të fuqisë KF/ha.Rusia e ka koeficientin

2.7 Kf/ha, Anglia 3.4 Kf/ha, Japonia 13 Kf/ha kurse Shq-ipëria 0.53 KF/ha.

Një tjetër tregues është KW/banor:SHBA ka 0.74 KW/banor,

BE 0.37 KW/banor, vendet në zhvillim 0.02 KW/banor, ndër-sa Shqipëria 0.08 kW/banor.

Zgjidhja:Mbështetje procesit dhe

inisiativave që janë marrë për konsolidimin e tokës. Reduk-timi çmimit të karburantit, lubrifikanteve dhe energjisë elektrike për prodhuesit. For-malizimi i mjeteve duke i pajisur me targa, leje qarkul-

limi, leje drejtimi të posaçme. Përgatitja e një Rregjistri elek-tronik të mjeteve të mekanikës bujqësore. Hapja e kurseve të kualifikimit për mekanizatorë. Mbështetje dhe lehtësi veça-nërisht për importin e pajisjeve e mjeteve për mekanizimin e vjeljes së prodhimeve bujqë-sore e blegtorale.

Inivacioni dhe Dixhitalizimi:Shqipëria për përdorimin e

inovacionit dhe dixhitalizimit ka aprovuar një kuadër ligjor bashkëkohor. Ka një shtrirje të internetit dhe telefonisë mobile në të gjithë territorin e vendit. Për përdorimin e tyre është fituar përvoja e do-mosdoshme për përdorimin e tyre. Është momenti duhur që të fillojmë procedurat për pajisjen e fermerit me Kartën elektronike, Fermave dhe SHBB me Regjistrin elek-tronik dhe krijimin e Qendrës së posaçme për rregjistrimin e agrobiznesit. Është në pro-ces miratimi kuadri ligjor për censusin e rregjistrimit të popullsisë dhe banesave. Kjo është një mundësi reale për të plotësuar disa anketa shtesë në funksion të realizimit të qël-limit dhe objektit të paketës së propozuar.

Financimi dhe Disbursimi iFondeve Grant:Që të rrisim masën e fi-

nancimit nga sektori privat dhe publik, të rrisim masën e subvencioneve dhe disbur-simin e fondeve grant duhet të zgjerojmë bazën e përfituesve, të krijojmë kushtet dhe të për-dorim mekanizma të tilla, që nga politikat lehtësuese fiskale dhe subvencionet të përfitojnë drejtpërdrejt fermerët prodhues dhe SHBB.

Aktualisht baza e përfituesve të drejtpërdrejtë është në nivele shumë të ulëta. Nga 354 mijë fermerë vetëm 50 mijë ose 15 % e tyre janë të mundshëm për përfitime të drejtpërdrejta. Nuk mund të përfitojnë drejtpërdrejt 85 % e tyre. Për të zgjeruar ba-zën e përfituesve të drejtpër-drejtë nga politikat lehtësuese fiskale dhe subvencionet nga subjektet që ushtrojnë vep-rimtaritë në zonat rurale janë të domosdoshme masat e propozuara për: Kooperimin dhe koordinimin, mekaniz-imin, inovacionin dhe dix-hitalizimin, hapjen e masës 4 për asistencën e shërbimit këshillimor dhe 5 për projek-tin Leader të programit IP-ARD II; Faljen e debitorëve që përfituan mjete bujqësore, karburant dhe linja agropër-punimi nga grantet e dhëna për fermerët nga Qeveria e Japonisë, përmes Projektit 2KR dhe Non Projekt Grant aid; Rishikimi dhe amendimi kontratave të qirasë së tokave që janë nënshkruar deri tani nga organet e pushtetit lokal dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbasi kanë probleme serioze për vazhdi-min e veprimtarisë së tyre.

Përmirësimi i kuadrit ligjor:Paketa ligjore e domos-

doshme për t’u amenduar e propozuar nga sektori privat përmban këto ligje kryesore:

Ligjit nr 8669 datë 26.10.200 “Për Regjistrimin e Përgjithshëm të Popullsisë dhe Banesave”.

Kërkohet një shtim në ob-jektin e këtij ligji për të reduk-tuar e mundësuar gjetjen e financimit, për të lehtësuar e përshpejtuar procesin e zba-timit të qëllimit dhe objektit të

Paketës fiskale të propozuar nga KASH.

Ligjit nr. 7747 datë 28.07.1993 “Për hidrokarbu-ret (kërkimi dhe prodhimi)” i ndryshuar;

Ndryshimet në këtë ligj do të mundësojnë dhe lehtësojnë procesin e reduktimit të çmim-it të karburantit të prodhuar në vend që përdoret nga fermerët dhe subjektet prodhuese në zonat rurale.

Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë; Miratuar me ligjin me nr. 8378 datë 22.07. 1998, ndryshuar me ligjin nr. 9808 datë 24.09. 2007 dhe ligjin nr. 10488 datë 05.12.2011.

Ndryshimet në këtë ligj do të mundësojnë rritjen e efiçencës së veprimtarisë së mjeteve të mekanikës bujqë-sore. Do të reduktojnë korrup-sionin dhe rrisin efiçencën dhe sigurinë në këtë sektor.

Ligji nr. 62/2012 “Për Ak-cizat në Republikën e Shq-ipërisë”;

Ndryshimet në këtë ligj do të mundësojnë reduktimin e kostove në sektorin e bujqë-sisë, do të ndihmojë për të bin-dur fermerët që të realizohet sa më parë formalizimi i sektorit të mekanikës bujqësore dhe fermerëve në tërësi.

Ligji nr. 38/2012 “Për Sho-qëritë e Bashkëpunimit Bujqë-sor”;

Ligji nr. 9817 datë 22.10.2007 “Për Zhvillimin Bujqësor Rural”.

Për të dy nga ligjet e sipërcituar kam përgatitur një propozim të detajuar për domosdoshmërinë e amendi-meve të tyre për të realizuar qëllimin dhe objektin e pak-etës së mbështetjes për të për-balluar krizën nga Covid 19 dhe jo vetëm.

Ligji nr. 10465 dt.29.09.2011 “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, i shumëdebatuar me grupet e interesit.

Të hartohet një ligj i ri për Siguracionet e subjekteve prodhuese të hallkave krye-sore të zinxhirit ushqimor të furnizimit të popullit.

Të unifikohet TVSH-ja në bujqësi! - Propozimet e KASH: Karburant dhe lëndë djegëse me çmim të reduktuar

2) Fondet e mbetura të IPARD II për thirrjen e tretë dhe masat 4 dhe 5 të pahapura akoma duhet të hapen sa më parë të jetë e mundur dhe të vihen të gjitha në dispozicion vetëm të subjekteve të hallkave të zinxhirit ushqimor brenda vitit 2020.

3) Të zgjerohet baza e taksapaguesve, kontribuesve të siguri-meve shoqërore dhe shëndetësore të zonave rurale në buxhet, si dhe përfituesve të kredive me kushte lehtësuese, të fondeve grant duke u falur subjekteve të zinxhirit ushqimor edhe disa detyrime të prapam-betura në vite dhe të pamundura për t’u arkëtuar në vijim si:

- Gjobat e aplikuara deri tani nga institucionet shtetërore për 104 SHBB e regjistruara në QKB për arsye të moszbatimit kor-rekt të procedurave burokratike siç janë p.sh. afate e deklarimit etj.

- Detyrimet të cilat janë krijuar padrejtësisht për disa sub-jekte, që kanë kontribuar dhe kontribuojnë në mirëfunksionimin e hallkave të zixhirit ushqimor. Dhe kanë patur si burim fond-et grant të dhëna nga qeveria e Japonisë, zbatuar e disbursuar përmes Projektit “Rritja e Prodhimit Ushqimor 2KR” dhe “Non Projekt Grant Aid”. për blerjen e disa mallrave për këto subjekte në vitet 1999 – 2006.

- Detyrimet e prapambetura që kanë këto subjekte edhe ndaj Agjencisë së Trajtimit të Kredive me probleme.

4) MBZHR dhe AZHBR të ristrukturojë të gjitha afatet për kreditë e dhëna për subjektet e zinxhirit ushqimor dhe të falen gjobat dhe interesat e papaguara më parë deri në përfundim të gjendjës së emergjencës.

5) MBZHR të rishikojë të gjitha kontratat e dhënies së tokës me qera subjekteve të hallkave të zinxhirit ushqimor duke u falur të gjitha gjobat dhe kamatëvonesat e krijuara deri në përfundim të gjendjes së emergjencës.

IV. Përmirësimi i disa akteve ligjore e nënligjore që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në mirëfunksionimin e subjekteve të hallkave të zinxhirit ushqimor në vendTë gjitha masat e propozuara më sipër për të përballuar pasojat

e tërmetit, Covid -19 dhe post Covid 19, nuk mund të realizohen e zbatohen me sukses nga subjektet që operojnë në zinxhirin ush-qimor nëse nuk do të përmirësohen e amendohen disa nga ligjet që kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në veprimtarinë e subjekteve që operojnë në zinxhirin ushqimor. Gjithashtu propozojmë që për të mundësuar realizimin e kësaj kërkese të ngrihet një grup i posa-çëm ndërinstitucional, që këto ligje të përgatiten njëkohësisht e të miratohen në parlament në një paketë të vetme dhe me një proce-

durë të përshpejtuar.Disa nga ligjet që KASH propozon për t’u përmirësuar dhe

miratuar:Ligjit nr 8669 datë 26.10.200 “Për Rregjistrimin e Përgjith-

shëm të Popullsisë dhe Banesave”.Ligjit nr.7747 datë 28.07.1993 “Për hidrokarburet (kërkimi

dhe prodhimi)” i ndryshuar;Ligji nr. 10465 dt. 29.09.2011 “Për Shërbimin Veterinar ne

Republikën e Shqipërisë”Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë; Miratuar me ligjin

me nr. 8378 date 22.07. 1998, ndryshuar me ligjin nr. 9808 datë 24.09. 2007 dhe ligjin nr. 10488 date 05.12.2011.

Ligji nr. 62/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”;Ligji nr. 38/2012 “Për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor”;Ligji nr. 9817 datë 22.10.2007 “Për Zhvillimin Bujqësor Rural”.Ligji 10431 /2011 “ Për mbrojtjen e mjedisit”Ligji 10463/2011 “Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”:Hartimi dhe miratimi i nje ligj te ri “Për Siguracionet në hallk-

at kryesore të subjekteve prodhuese të zinxhirit për furnizimin e popullit me ushqime”.

Agim RrapajKryetar i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar

Page 7: Të unifikohet TVSH-ja 85 % e fermave Covid 19 ... · Kooperimi, Mekanizimi, Digjitalizimi dhe Financimi, katër shtyllat ku fokusohet mbështetja e Paketës Ekonomike Financiare

7 AGROBIZNESI E Premte, 29 Maj 2020

(Vijon në faqen 10)

85 % e fermave përjashtohen nga fondet - KASH: Karta elektronike e fermerit, mënyra e vetme për formalizim

Platforma elektronike “Për zhvillimin e bujqësisë sociale dhe formalizimin e agrobizne-sit në Shqipëri” e propozuar nga KASH, Unioni Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Biznes Albania dhe Dhoma Kombëtare e Ze-jeve mbështetet në 3 shtylla kryesore.

I. Karta Elektronike e FermeritII. Regjistri Elektronik i Fermës dhe SHBBIII. Qendra Kombëtare e Rregjistrimit të Agrobiznesit

I- Çfarë është Karta elektronike e fermerit?Është një instrument i

thjeshtë, mjaft i dobishëm për fermerin, për zhvillimin e bujqësisë sociale dhe formal-izimin e agrobiznesit në Shq-ipëri. E mundur për t’u prod-huar, e ngjashme me kartën e telefonit, kartën e identitetit, apo kartën elektronike të shpërndarjes së karburantit që përdoret për furnizimin e au-tomjeteve. Ka një kosto të ulët për ta prodhuar rreth 1 euro, e mundur për t’u përdorur dhe e përballueshme për t’u blerë e përdorur nga çdo fermer. Mbas rimbushjes nuk kushton më shumë se 10 euro.

1. Për çfarë do të shërbejë karta elektronike e fermerit?

• Do t’i sherbejë qeverisë për formalizmin e shpejtë dhe përfundimtar të fermerëve, fermave, subjekteve të agro-biznesit në zonat rurale. Do të shërbejë në veçanti për një përmirësim rrënjësor të pro-cesit të gjurmueshmërisë në fushën e zhvillimit të bujqë-sisë sociale dhe agrobiznesit.

Në Shqipëri në fushën e bu-jqësisë, blegtorisë dhe agrobi-znesit operojnë mbi 350 mijë ferma. Aktualisht rreth 15 % janë të pajisura me një doku-ment identifikimi që quhet shkurt NIPT. Të cilat kanë mundësi për të krijuar mar-rëdhënie formale me tregun, për marrëdhënie me AZHBR për të përfituar mbështetje nga politikat lehtësuese të qever-isë, si dhe me institucionet ta-timore dhe që mund të konsid-erohen të formalizuara. Pjesa e mbetur prej 85 % parë në këtë kontekst aktualisht konsidero-het e paformalizuar.

Përmbajtja e të dhënave të kartës elektronike të fermerit mund të ndërtohet në funksion të qëllimit dhe objektivave që kërkohen të arrihen. Mund të përzgjidhen e prodhohen for-mate nga më të ndryshmet. Në këtë kartë mund të regjistrohen shumë tregues, si p.sh. tregues për pronat e fermerit, përfshirë sipërfaqen e tokës me speci-fikat e saj, pemëtarinë, blegto-

rinë, mjetet e mekanikës bujqë-sore, sasitë e produkteve apo lëndëve të para që prodhohen në një vit bujqësor, të ndara ato sipas cilsisë dhe destinacionit, sa për treg, sa për vetëkonsum e konsum për blegtorinë.

Nga përpunimi elektronik i mëtejshëm i të dhënave të kartës në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Agrobiznesit mund të dalin shumë tregues statistikorë, ku përmes analizës së tyre, arrihet në kohë reale apo brenda një kohe të shkurtër në disa konkluzione mjaft të rëndësishme. Më konkretisht mund të njihemi në detaje me disa tregues si:

Për sasinë faktike të sipër-faqes së tokës së punuar dhe atë të kultivuar, sa me meka-nikë bujqësore, sa me kafshë pune apo me krah dhe mund të nxjerrësh sipërfaqen e tokës së lënë djerrë. Mund të infor-mohesh paraprakisht për llojet, sasitë dhe kohën e prodhimit të lëndëve të para apo të produk-teve bujqësore e blegtorale të destinuara për eksport. Mund të shkëmbehet me prodhuesit dhe grumbulluesit informacion periodik për sasinë, cilësinë, kostot dhe çmimet paraprake të produkteve të tyre. Për destina-cionin e tyre, sa për eksport, sa për tregun e brendshëm, sa për vetëkonsum, dhe konsum për blegtorinë etj. Pajisja me kartë elektronike do të stabilizojë përfundimisht edhe procesin e gjurmueshmërisë në fushën e bujqësisë, blegtorisë dhe në të gjithë sektorët e tjerë duke hed-hur themele të shëndosha për të stabilizuar problemet e mëdha që kemi për të zgjidhur në fushën e sigurisë ushqimore.

• Gjithashtu mund të shër-bejë për të vënë në efiçencë financimet e bëra deri tani për platformën elektronike të identifikim regjistrimit të kafshëve në sektorin e bleg-torisë ose si quhet shkurt sistemit elektronik kombëtar “RUDA”.

Për instalimin e këtij sistemi elektronik kombëtar nga buxhe-ti shtetit dhe BE janë financuar e shpenzuar deri tani mbi 17.5 milion euro, por që vlerësohet aktualisht se nuk e ka arritur efiçencën e duhur dhe qëllimin final. Ka disa vite që nuk po re-alizohet plotësisht identifikim regjistrimi, objektiv për të cilin është instaluar ky sistem, funk-sionimi i të cilit është mjaft i rëndësishëm jo vetëm për sigurinë ushqimore, por edhe për hapjen e eksporteve të kaf-shëve të gjalla dhe produkteve blegtorale. Përmes bashkëren-dimit të të dhënave të këtyre dy platformave elektronike do të ulet shumë kostoja e funksion-imit të platformës elektronike “RUDA”.

Më konkretisht: Bashkëren-dimi punës dhe ballafaqimi të dhënave midis platformës elek-

tronike të sistemit “RUDA” me të dhënat e kartës elektronike të fermerëve, i transportuesve të kafshëve të gjalla, të tregjeve të shitjes së kafshëve të gjalla dhe të thertoreve, mund të evinden-tojë e parandalojnë në kohën e duhur shumë probleme, si parandalimin e përhapjen e disa sëmundjeve epidemike mjaft të rrezikshme jo vetëm për jetën e kafshëve por edhe të njerëzve. Nga bashkërendimi punës dhe përpunimi treguesve mund të evidentohen edhe shumë treg-ues që aktualisht nuk njhen në kohë reale, apo nuk njihen fare siç janë lindjet, skartimet, shit-blerjet, mjekimet me antibi-

otik, sasia e përdorimit të tyre, vaksinimet, etj.etj.

• Do t’i shërbejë sekto-rit privat dhe qeverisë për të përmirësuar e mbështetur politikat lehtësuese të finan-cimit, të kooperimit dhe ato fiskale për zhvillimin e bujqë-sisë sociale dhe agrobiznesit. Institucionit të tatimeve do t’i mundësojë e lehtësojë shumë zbatimin e politikave për sh-trirjen në shkallë të gjerë të TVSH.

Karta elektronike e fermer-it, Rregjistri elektronik i fer-mës dhe Qendra Kombëtare e Rregjistrimit të Agrobiznesit do i hapë rrugë diskutimit dhe futjes në rrugën e zgjidhjes së problem të aplikimit dhe difer-encimit të TVSH veçanërisht për produktet e shportës duke e përafruar këtë proces me praktikat e rajonit. Gjithashtu mund të përmirësojë ndjeshëm sasinë dhe kohën e arkëtimit të taksave për tokën por edhe të taksave të tjera lokale në zonat rurale.

Do të krijojë kushtet që të zgjidhet përfundimisht edhe problemi i madh që ekziston prej vitesh për fermerët dhe të gjitha subjektet e biznesit dhe agrobiznesit, atë i furniz-imit me karburant me çmim të

diferencuar duke u njësuar me vendet e rajonit dhe më gjerë.

• Do të rrisë ndjeshëm shumën e disbursimit të fond-eve në zonat rurale veçanërisht ato për bujqësinë sociale dhe agrobiznesin, si nga buxheti shtetit dhe nga donatorët.

AZHBR do të krijojë ter-renin e duhur për përdorim të skemave më efiçente të finan-cimit se sa ato të përdorura deri tani për financimin dhe sub-vencionin e bujqësisë sociale dhe agrobiznesit.

Gjithashtu shumë doku-mente që kërkon AZHBR, apo edhe shumë projekte, banka e institucione financiare që asis-

tojnë e operojnë në fushën e bujqësisë sociale dhe agrobi-znesit që aktualisht i marrin nga fermerët e instiucionet e ngarkuara me zbatimin e sub-vencioneve. Nuk do t’i kërkoj-në nga fermerët, por mund t’i marrin direkt nga Qendra Kom-bëtare e Regjistrimit të Agro-biznesit. Duke kursyer kohë dhe eleminuar apo lehtësuar djeshëm procedurat e zvarritjet burokratike të administratës në fushën e financimit të bujqësisë sociale dhe agrobiznesit.

Karta elektronike e fermer-it mund të shërbejë edhe si një instrument bazë edhe për hartimin dhe mirë funksionimin edhe të Regjistrit Elektronik të Fermave, SHBB, Qendrave të grumbullimit dhe subjekteve të tjera.

II. Çfarë është Regjistri elektronik i Fermës, SHBB, Federatave të SHBB dhe subjekteve të tjera të agrobiznesit?Eshtë një ndër dokumentet

kryesore, mjaft të nevojshme dhe të domosdoshëm, mbi bazën e të cilit mund të ndërtohet puna me efiçencë, për organizimin,

programimin dhe drejtimin e qëndrueshëm të fermës, SHBB, Federatave të SHBB dhe sub-jekteve të tjera të agrobiznesit.

2. Për çfarë do të shërbejë Regjistri Elektronik i Fermës, SHBB, Federatave të SHBB dhe subjekteve të tjera të agro-biznesit?

Regjistri elektronik i fermës dhe SHBB do të jetë modeli dhe dokumenti kryesor që do të pasqyrojë veprimtarinë e fer-mave të organizuara dhe SHBB, që kryesisht kanë si drejtim kryesor prodhimin e lëndëve të para apo produkteve bujqësore e blegtorale për shitje në tregun e vendit dhe atë për eksport.

Ka disa vite që po puno-het për të hartuar një model të regjistrit të fermës dhe SHBB nga qeveritë e mëparshme por edhe nga qeveria Rama1 dhe Rama 2. Aktualisht po punohet përmes një projekti të financuar me fonde të buxhetit dhe një kredie të butë të qeverisë Ital-iane, projekt që po zbatohet nga MBZHR. Por deri tani rezulta-tet e arritura nga ky projekt nuk janë bërë akoma të njohura për KASH, EKR dhe Biznes Alba-nia.

Për Regjistrin e Fermës dhe SHBB janë alokuar fonde të mëdha dhe po përdoren prej disa vitesh edhe fonde nga buxheti shtetit përveç kredisë së butë me disa milion euro e marrë nga Qeveria Shqiptare tek Qeveria Italiane.

Gjithashtu për pajisjen e fermereve me kartë dhe me rregjistër të fermës ka edhe një vendim qeverie, që është ako-ma në fuqi ai me nr. 703 datë 16.11.2005, pika 6, por që nuk është zbatuar as nga qeveria që e mori vendimin dhe nga asnjë qeveri tjetër nga viti 2005 e në vazhdim.

Bindja jonë është se edhe fati i zbatimit dhe efçencës së këtij investimi e financimi, që aktualisht po bëhet për Regjis-trin e fermës pa u kombinuar me Kartën Elektronike të Fermerit dhe Qendrën Kom-bëtare të Regjistrimit të Agrobi-znesit, mund të jetë i njëjtë me atë të platformës elektronike “RUDA”. Dhe ndoshta është koha për ta analizuar edhe njëherë veprimtarinë e projek-tit që po punon për Regjistrin e fermës dhe SHBB.

III. Qendra Kombëtare e Regjistrimit të Agrobiznesit (QKA)Eshtë një institucion qendror,

me një program specifik regjistri-mi të subjekteve dhe përpunimi të të dhënave të tyre. Objekt i programit specifik mund të jenë fermerët, fermat, SHBB, Feder-atat e SHBB, si dhe disa subjekte të tjerë prodhues që operojnë në fushën e bujqësisë, blegtorisë, agrobiznesit etj. QKA mund të

jetë e organizuar si një depart-ment apo sektor i veçantë në QKB, mund të atashohet si një strukturë pranë AZHBR, apo mund të jetë edhe një institucion i veçantë e i pavarur nga dy in-stitucionet që përmendëm.

3. Për çfarë do të shër-bejë Qendra Kombëtare e Regjistrimit të Agrobiznesit?

Ka disa arsye madhore që duhet menduar për të hartuar e përdorur një program të veçantë për regjistrimin dhe përpunimin e të dhënave të subjekteve prod-huese të hallkave kryesore të zinxhirit ushqimor të furnizimit të popullit.

Sipas disa të dhënave statis-tikore të padetajuara fermerë, ferma, SHBB, Federata SHBB, dhe subjekte të tjera të fushës së bujqësisë dhe agrobiznesit në Shqipëri rezultojnë rreth 354 000 subjekte. Të regjistruara në sistemin tatimor e të pajisura me NIPT, që ushtrojnë veprimtari-në në fushën e bujqësisë sociale dhe të agrobiznesit janë rreth 50 mijë. Nëse do të synojmë for-malizimin e plotë të sektorit të bujqësisë dhe agrobiznesit dhe mbështetjen e tij me politika lehtësuese, kredi të buta, sub-vencione e mbështetje përmes garancive të veçanta prej qindra milion euro si po premtohet e deklarohet, si dhe të përfshihen në skemën e TVSH edhe këto subjekte, duhet që fermerët të pajisen me kartën elektronike, fermat, SHBB, Qendrat e grum-bullimit dhe subjektet e tjera të zinxhirit ushqimor me regjistrin elektronik. Dhe për regjistrimin dhe përpunimin e të dhënave të tyre duhet të hartohet një pro-gram i veçantë për Qendrën e Regjistrimit të Agrobiznesit, që të formalizohet edhe pjesa tjetër e fermerëve të cilët nuk janë të paisur me NIPT. Por që aktualisht përbëjnë shumicën dhe prodhojnë kryesisht për vetëkonsum, por që kanë edhe teprica produktesh edhe për treg. Dhe për këtë kategori pat-jetër që duhet hartuar një pro-gram i veçantë me kapacitetet dhe specifikat e kërkuara për zbatimin e politikave lehtësuese dhe përpunimin e të dhënave të kartës elektronike të fermer-ëve, dhe regjistrit elektronik të fermave e SHBB, si dhe disa subjekteve të veçanta të agro-biznesit ku veçojmë Federatat e Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor, që mund të krijohen për atë kategori fermerësh, fer-mash apo SHBB që mund të kenë vështirësi për paisjen in-dividuale me kartë apo të mba-jnë regjistër elektronik. Ndërsa Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB) edhe aktu-alisht mund të regjistrohen në QKB sepse ekziston një ligj i veçantë për regjistrimin e tyre, ligji nr.38/2012 “Për Shoqëritë

Platforma elektronike për zhvillimin e bujqësisë sociale dhe agrobiznesit në Shqipëri

Karta eleKtroniKe e Fermerit

Page 8: Të unifikohet TVSH-ja 85 % e fermave Covid 19 ... · Kooperimi, Mekanizimi, Digjitalizimi dhe Financimi, katër shtyllat ku fokusohet mbështetja e Paketës Ekonomike Financiare

8 AGROBIZNESI E Premte, 29 Maj 2020

Adresa: Rruga e Kavajës, Qendra Kondor (ish parku i autobuzave, poshtë “21 Dhjetorit”), TiranëTel: 0035542239968; Fax/Tel: 0035542220027; e-mail: [email protected]; Website: www.tasegroup.al; Celular: 0684855580 (Kushineta, Premistopa dhe rripa)Celular: 0672035581 (Pjesë këmbimi për traktorë)

www.kashalbania.org

Page 9: Të unifikohet TVSH-ja 85 % e fermave Covid 19 ... · Kooperimi, Mekanizimi, Digjitalizimi dhe Financimi, katër shtyllat ku fokusohet mbështetja e Paketës Ekonomike Financiare

9 AGROBIZNESI E Premte, 29 Maj 2020

Page 10: Të unifikohet TVSH-ja 85 % e fermave Covid 19 ... · Kooperimi, Mekanizimi, Digjitalizimi dhe Financimi, katër shtyllat ku fokusohet mbështetja e Paketës Ekonomike Financiare

10 AGROBIZNESI E Premte, 29 Maj 2020

Karta eleKtroniKe e ermerit

e Bashkëpunimit Bujqësor”. Por për SHBB që aktualisht

regjistrohen në QKB veprimtar-ia e tyre kontrollohet nga insti-tucionet tatimore dhe jo vetëm, sipas kërkesave të ligjit për Sho-qëritë Tregtare me Përgjegjësi të Kufizuar (Shpk) sepse në atë mënyrë është i ndërtuar edhe programi aktual i QKB.

Ndërsa për Federatat e SHBB megjithëse ka një kërkesë të ligjit për t’u regjistruar ato nuk mund të regjistrohen mbasi programi QKB nuk ka të parashikuar as-një opsion për regjistrimin e tyre.

Përveç formalizimit dhe detyrave të tjera specifike që mund të realizojë Qendra Kom-bëtare e Agrobiznesit do t’u krijojë institucioneve publike si zyrave të statistikës, të tati-meve dhe doganave, AZHBR një vizion të ri, për të përmirë-suar ndjeshëm efiçencën e ve-primtarisë së tyre në dobi të mbështetjes me transparencë të fermerëve, fermave, SHBB, Federatave të SHBB dhe sub-jekteve të agrobiznesit të anga-zhuara për zhvillimin e bujqë-sisë sociale dhe agrobiznesit në Shqipëri.

Si është menduar paraprakisht që të realizohet propozimi për realizimin e Platformës Elektronike në bujqësi dhe agrobiznes?Cituam më sipër se formu-

larët me të dhënat që do të regjis-trohen në kartën elektronike do të merren nga cdo subjekt në çdo fshat apo grupim fshatrash nga një grup prej 3-5 ekspertësh me profesion agronom, ekonomist, zooveteriner, jurist, topograf, specialist IT. Regjistrimi i të dhënave nga ky grup bëhet sipas një formulari të parapërgatitur. Fillimisht formulari mund të plotësohet mbi bazën e vetëde-klarimit të faktit dhe të ballafaq-imit paraprak nga grupi i punës apo grupi i gjurmueshmërisë me dokumentat ligjore që disponon dhe paraqet çdo subjekt që kërkon të regjistrohet. Treguesit në formularin e regjistruar me ndihmën e një tablete trasmeto-hen edhe online në serverin qën-dror në QKA. Në vijim në funk-sion të qëllimit dhe objektivit që kërkohet të realizohet treguesit për cdo fermë, fermerë, SHBB, Federatë të SHBB apo çdo sub-jekti tjetër, përmes një programi komjuterik përpunohen elek-tronikisht në QKA ku do të dalin edhe rezultatet që kërkohen për çdo subjekt dhe përmbledhësja në shkallë vendi.

Treguesit përmbledhës që do të rezultojnë mbas përpunimit të treguesve të kartave elektronike krahasohen e rakordohen për saktësinë e tyre nga Qendra Kombëtare e Agrobiznesit apo instucione të tjera auditimi që mund të ngarkohen me ligj. Për të provuar saktësinë e tyre të dhënat dhe konkluzionet e nxjerra nga kartat elektronike dhe përpunimi tyre mund të bal-

(Vijon nga faqja 7)

lafaqohen me tregues statistiko-rë të institutit të statistikës apo të dhënat të regjistrave të tjerë të institucioneve të ndryshme si ato të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, apo të institucioneve të ndryshme financiare, të pro-jekteve të ndryshme, të Qendrës Kombëtare të Biznesit etj.

Sipas një projekti dhe ideje paraprake që është përgatitur nga KASH dhe Biznes Albania. Ngritja e grupeve të punës apo të gjurmueshmërisë, prodhimi një modeli të kartës elektronike, përzgjedhja dhe trajnimi grupeve të gjurmueshmërisë, regjistrimi të dhënave, përpunimi tyre dhe pajisja me kartë e subjekteve që janë të interesuar në shkallë vendi, vlerësohet që mund të kërkojë një periudhë kohe nga 8 -12 muaj.

KASH dhe Biznes Albania kanë përgatitur dhe e kanë gati një shembull konkret të zba-timit të projektit të përdorimit të kartës elektronike dhe janë gati ta paraqesin sapo të merret një vendim për pranimin e propoz-imit për zbatimin në praktikë të platformës elektronike.

Gjithashtu është punuar para-prakisht për të përgatitur edhe një propozim dhe program elek-tronik të veçantë për të mundë-suar furnizimin me karburant më çmim të reduktuar të fermerëve në shkallë vendi.

Një kompani e huaj e special-izuar në fushën e elektronikës e ka studiuar propozimin tonë dhe ka premtuar të kompletojë dhe asistojë gjithë procesin edhe për përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave në një qendër elektron-ike të sigurt për ruajtjen e tyre jashtë vendit.

Ambasada e Zvicrës ka premtuar që do të asistojë tekni-kisht dhe financiarisht procesin përmes fazës së dytë të zbatimit te projektit “Risi Albania”.

Agjensia Japoneze për Koo-perim Ndërkombëtar (JICA) ka shfaqur interes për të asistuar pjesë të projektit siç është ai i kooper-imit dhe asistencës financiare për fermerët pa përkrahje në zonat ru-rale. Në rast se edhe qeveria jonë do të shprehë interes për zbatimin në praktikë të platformës elek-tronike.

Në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka nisur punën një projekt për përgatitjen e Rregjis-trit elektronik të fermës, finacuar përmes një kredie të butë rreth 5 milion euro të Qeverisë Italiane.

Projekti IPARD do të krijojë të tjera hapësira dhe mundësi për të mbështetur e konkretizuar propozimin tonë.

Inisiativa e fundit e BE për mbështetjen a bujqësisë sociale dhe agrobiznesit është një tjetër mundësi që mund të përdoret për realizimin e këtij projekti.

Ligjet kryesore për përdorim-in dhe mbrojtjen e të dhënave elektronike kanë përfunduar.

Shoqatat mbarëkombëtare më të mëdha në vënd si KASH, EKR, Biznes Albania, Shoqata e Prodhuesve Shqiptar, si dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës

85 % e fermave përjashtohen nga fondet - KASH: Karta elektronike e fermerit, mënyra e vetme për formalizim

dhe Fakulteti Ekonomisë në Universitetin e Tiranës janë da-kordësuar të bashkëpunojnë dhe kontrbuojnë maksimalisht për realizimin e këtij projekti.

Çfarë kërkohet konkretisht nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financës dhe Ekonomisë, Ministria për Sipërmarrjen dhe nga Qeveria?Ristrukturimin e objekti-

vave të projektit ekzistues në MBZHR për përshpejtimin e procedurave të përfundimit të Regjistrit elektronik kombëtar të fermës. Për të bashkëpunuar dhe mbështetur financiarisht edhe procedurat për prodhimin e kartës elektronike të fermerit dhe formimin e QKA.

Ndryshimin e ligjit për Hidrokarburet dhe atë për ak-cizën e naftës për të mundë-suar reduktimin e çmimit të karburantit për përdorim nga fermeret në bujqësi dhe nga subjektet e agrobiznesit kar-

burantin e prodhuar në vend.Amendimin e ligjit 38/2012

“Për Shoqëritë e Bashkëpunim-it Bujqësor” Përgatitjen dhe miratimin e një vendimi qever-ie për regjistrimin e fermerëve, fermave, ShBB dhe Federatave të tyre etj. në Qendrën Kom-bëtare të Regjistrimit të Agro-biznesit.

Fillimin e procedurave për realizimin e propozimit të KASH, EKR, dhe Biznes Al-bania për zbatimin e platformës elektronike. Kjo Platformë fil-limisht mund të përdoret për zgjidhjen e problemeve që do krijohen me përfshirjen në sistemin e TVSH për biznesin e vogël. Gjithashtu dhe për furnizimin e fermerëve me kar-burant të prodhuar në vënd me një çmim të reduktuar. Konk-retisht propozohet përdorimi i sasisë së karburantit që aktual-isht i jepet falas Albpetrolit, si rentë prej 10 % nga shoqëritë aksionere prodhuese të naftës në Shqipëri.

Cili do të jetë burimi i financimit për të realizuar projektin e propozuar nga KASH, EKR dhe Biznes Albania?Për përgatitjen e kartës elek-

tronike të fermerit në përfundim të procesit burimi financimit do të jetë sektori privat dhe vetë fermeri apo subjekti i cili do e blejë kartën. Karta elektronike do të shitet dhe do të gjenerojë të ardhura. Një çmim blerje prej 10 euro për një kartë të gatshme për t’u përdorur është konsultuar dhe është vlerësuar një çmim i arsyeshëm.

Për regjistrin elektronik të fermës si burim financimi është kredia e butë e aprovuar nga qeveria Italiane dhe projekti aktual në MBZHR, ne vijimësi edhe vetë fermat mund dhe duhet të kontribuojnë financiarisht.

Për hartimin e programit të regjistrimit të Qendrës Kom-bëtare të regjistrimit të Agrobi-znesit propozohet të jet buxheti shtetit, projektet e donatorëve me grante ose nëse zgjidhet opsioni PPP mund të jetë një kredi e butë me garanci nga shteti e cila do të shlyhet nga tarifat e regjistrimit dhe shërbimet që do të jenë me pagesë në këtë qendër.

Pagesë paraprake për blerjen e karburantit bruto për fermerët dhe subjektet e agrobiznesit

nuk ka nevojë, mbasi karburanti bruto përfitohet falas prej qever-isë nga renta prej 10 %. Pagesa mund të likujdohet mbas shitjes së karburantit.

Transporti dhe dorëzimi lëndës parë bruto në rafineri mund të bëhet nga transportuesi dhe prodhuesi.

Përpunimi mund të bëhet me shpenzimet e kompanisë përpunuese dhe kostoja e për-punimit mund të përballohet edhe nga të ardhurat e përfituara nga shitja e nënprodukteve që rezultojnë gjatë procesit të për-punimit, por edhe nga kompania që do ta shpërndajë karburantin tek fermeri.

Transporti dhe shpërndarja e karburantit të përpunuar mund të bëhet me mjetet financiare të kompanisë private që do të shpallet fituese e realizimit të kësaj procedure.

Si burim paraprak financimi për kompaninë e zbatimit të pro-jektit fillimisht mund të jetë një grant apo kredi e butë e marr për realizimin e projektit në institu-cionet financiare me garanci të qeverisë.

Për vazhdimin e procesit si burim i financimit të projek-tit parashikohet të mbulohet e fatura të likujdohet totalisht nga fermerët, fermat dhe subjektet e

agrobiznesit, si rezultat i rritjes së të ardhurave nga rritja e pro-dhimit bujqësor dhe uljes së kos-tove të produkteve nga subjektet e agrobiznesit. Pra kredia e butë në përfundim parashikohet të li-kujdohet nga subjektet përfitues si fermerët, fermat, SHBB dhe subjektet e agrobiznesit.

Risia dhe domosdoshmeria e projektit të propozuar për QKRA dhe disa nga efektet pozitive ekonomike dhe financiare qe mund të refkektohen në buxhetin e shtetit Kjo qendër është e nevojshme

dhe e domosdoshme sepse QKB, bazuar në programin ak-tual ka të regjistruar rreth 180 mijë subjekte. QKB aktualisht me stafin që ka dhe programin që përdor nuk i ka kapacitetet e duhura për të suportuar edhe 354 mijë ferma që për t’u formalizuar fillimisht duhen regjistruar dhe në vijim duhen përpunuar të dhënat e tyre.

Në Shqipëri sipas disa sondazheve të kryera, bazuar edhe në censusin e fundit të vitit 2011 rezultojnë rreth 100 mijë ha tokë bujqësore produk-tive që lihet djerrë, nuk punohet me mekanikë bujqësore edhe për arsye të problemit të mos konsolidimit të tokës, të kostos së lartë të prodhimit, çmimit të lartë të karburantit, problemeve me ujitjen dhe kullimin, prob-lemit të tregjeve të shitjes së produkteve, problemeve të informalitetit, te gjurmuesh-mërisë, të sigurisë ushqimore etj.

Në Shqipëri nga 1000 ha tokë e kultivuar llogariten mesatar-isht se merren të ardhura bruto 800 mijë - 1 milion $. Në Izrael për 1000 ha merren të ardhura 5 herë më shumë. Në rast se kjo tokë produktive do të punohet me mekanikë bujqësore të ard-hurat e vendit nga bujqësia dhe agrobiznesi rriten me rreth 100 milion $ në një vit bujqësor.

Duke vlerësuar nivelin e me-kanizimit të bujqësisë në Shq-ipëri, është llogaritur se për 1 ha tokë të kultivuar në kushtet konkrete të mekanizimit vazh-dojnë të angazhohen me punë 1-1.5 forca punë në një vit bu-jqësor. Pra nga 100 mijë ha tokë që do të kultivohen, mund të përfitohen 100 – 150 mijë vende të reja pune në një vit bujqësor në të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimor.

Është llogaritur se bujqësisë dhe agrobiznesit në Shqipëri i nevojiten rreth 50 milion litra naftë në një vit bujqësor. Aktual-isht fermerët me çmimin e blerjes 1.6 -1.8 $/litër shpenzojnë 80 – 90 milion $/vit. Nëse përdoret prodhimi vendas kostoja e tij deri në realizimin e produktit të gatshëm në uzinën e përpunimit nuk rezulton më shumë se 0.4 $/litër. Po t’i shtohen në vijim edhe disa taksa, shpenzimet e

transportit dhe të shitjes çmimi shitjes mund të shkojë deri 0.8 $/litër. Pra rezulton që vetëm nga kjo masë fermerët mund të përfitojnë 40 – 50 milion $ në një vit bujqësor.

Deficiti i mundshëm në bux-hetin e shtetit që do të shkakto-het nga heqja e akcizës së naftës për fermerët mund të kompe-sohet totalisht nga formalizimi sektorit rural, nga shtimi pro-dhimit, nga pagesa e munguar e taksës së tokës që aktualisht nuk mblidhet, por që mund të mblid-het kur të formalizohen të gjithë fermerët dhe të zbatohet progra-mi për furnizimin me karburant me një çmim të reduktuar.

Përmes zbatimit të kësaj platforme, e cila nëse gjen përkrahjen e Ministrisë së Bu-jqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrisë së Financës dhe Ekonomisë Ministrisë së In-frastrukturës dhe Energjisë, Ministrisë për Sipërmarrjen dhe të Qeverisë, me punën që është bërë deri tani, mund të fillojë të realizohet brenda një periudhe të shkurtër kohe. Kështu mund të arrihen edhe disa nga objek-tivat madhorë të qeverisë dhe MBZHR për bashkëqeverisje me fermerët, ekspertëve të fush-ës, organizatat përfaqsuese të biznesit dhe agrobiznesit, insti-tucioneve arsimore e shkencore në vend dhe me gjithë subjektet që operojnë kryesisht në zonat rurale. Gjithashtu mund të re-alizohen synimet dhe objektivat me të fundit të lançuara nga BE dhe KE për mbështetjen dhe zh-villimin e bujqësise sociale dhe agrobiznesit në Shqipëri dhe me gjerë. Mund të krijohen kushte të favorshme për fermerët për të disbursuar drejtpërdrejt më shumë fonde nga programet IPARD, Projektet e BB dhe institucioneve të tjera finaciare ndërkombëtare. Do të vihen në rrugën e zgjidhjes së qën-drueshme problemet që kemi me saktësinë e të dhënave dhe statistikave në bujqësi etj. etj.

Kemi arrritur në këto konk-luzione dhe i kemi këto bindje pasi me kohë të pjesshme pune në çdo fshat apo territor me veprimtari prodhuese, krye-sisht në zonat rurale mund të angazhohen dhe mund të japin kontributin e tyre në mënyrë efiçente dhe të mirëprogramuar në zonat rurale mbi 1500 stu-dentë të degëve të ndryshme të Universitetit Bujqësor të Tira-nës dhe të Fakultetit të Ekono-misë të Universitetit të Tiranës, mbi 1500 ekspert agronom e zoo – veteriner, mbi 1500 ek-spertë ekonomistë e financierë, topografë dhe IT së bashku me qindra menaxherë të SHBB, të Qendrave të grumbullimit.

Kjo platformë elektronike është debatuar e diskutuar gjerësisht për disa vite në disa tryeza dhe në përfundim është miratuar me unanimitet në të gjitha forumet legjitime të shoqatave kombëtare dhe ato rajonale të bujqësisë dhe agro-biznesit. Si në bordin e Këshil-lit të Agrobiznesit Shqiptar dhe të Entit Kombëtar Rural, në bordin e Biznes Albania, si dhe në Konferncën Kombëtare dhe në Kongresin e fundit të KASH dhe EKR.

Page 11: Të unifikohet TVSH-ja 85 % e fermave Covid 19 ... · Kooperimi, Mekanizimi, Digjitalizimi dhe Financimi, katër shtyllat ku fokusohet mbështetja e Paketës Ekonomike Financiare

11 AGROBIZNESI E Premte, 29 Maj 2020

Këshilla në shërbim të Fermerëve

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURALDREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL

KëSHILLA E EKSPERTIT

KOSITJA E JONXHËS PËR MASË TË NJOMË Asllan Celami, Isuf Kaziu, Ilir Mehmeti

Sektori i Farës, Drejtoria e Teknologjive BujqësoreQendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Fushë-Krujë

QENDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSORE KORÇЁ

KËSHILLA PËR FERMERËT KULTIVUES TË MOLLËS

Drejtoria e Teknologjive Bujqësore: QTTB-Korçë:E-mail:[email protected]

Të nderuar fermerë,Është koha për trajtime kimike kundër

kromës, hirit, morrit etj., të cilat dobësojnë infeksionin e kromës që shumohen më vonë me konide. Zgjedhje e produktit, sasia e tretësires lit/Ha dhe mbulimi i mirë i masës vegjetative me tretësirën e spërkatjes janë me rëndësi për efektshmërinë e masës mbrojtëse.

• Ne MolleKroma e mollës vazhdon të jetë agresive.

Shpëlarjet e kurorës së pemës nga shiu, rritja e masës bimore dhe e frutit rrit sipërfaqen e pambuluar me fungicide e insekticide. Pas çdo rasti që ka rënë mbi 15mm shi trajtimet duhet të përsëriten. Do ishte mirë që edhe para reshjeve të bëheshin trajtime parandaluese për të frenuar rrezikun. Kjo realizohet nëse ndjekim çdo natë parashikimin e motit, si në mediat televizive ashtu edhe në internet.

• Parimet baze: Për kromën e mollës trajtohet para se të

fillojnë shirat.Trajtohet direkt pas pushimit të shirave.Përsëritet trajtimi me fungicide vetëm kur ka

rënë mbi 15 mm shi, i cili shpëlan shtresën e fungicideve mbi pjesët e gjelbërta të mollës.

në bujqësinë e integruar dhe të zakonshme (konvencionale) kryhen me fungicide kontakti, kur trajtimet janë parandaluese dhe trajtime kurative, kur trajtimet janë kryer me vonesë.

në zonën verilindore dhe juglindore trajtimet për kromën kanë të njëjtat parime, ndërsa tra-jtimet për krimbin do kërkohet të kryhen disa ditë më vonë.

• Per efektshmerine e trajtimeve kimike duhet që ato të bëhen:

1. në kohën e duhur2. Me produktin e duhur3. Me teknikën e duhur të trajtimitPra, nga këto 3 pika varet edhe çelësi i

suksesit për mbrojtjen fitosanitare dhe marrjen e një prodhimi cilësor.

• Keshilla te vlefshme ne mbrojtjen e bimëve

1. Këshillohen fermerët e rretheve Korçë dhe Peshkopi që të ndjekin aparatet e Prognozë- Sinjalizimit.

2. Kontrolloni vetë gjendjen shëndetësore

të bimëve, pastaj veproni. Kur nuk jeni në gjendje të vlerësoni vetë, merrni kontakt me specialistin për të qenë të sigurt.

3. Mbështesni punën tuaj në të dhënat e motit dhe të programit të prognozë-sinjalizmit për kohën me efektive të trajtimeve kimike.

4. Zgjidhni mirë pesticidet dhe respek-toni udhëzimet e shkruara në etiketën e ambalazhit.

5. Bëni këmbimin e lëndëve vepruese, jo thjesht të emrave të produkteve.

6. Cilësia e trajtimeve është me vlera ekonomike dhe biologjike.

7. Këmbeni jo emrat e produkteve, por këmbeni lëndët vepruese. Kjo shmang fenomenin e fitimit të rezistencës së insek-teve dhe sëmundjeve ndaj produkteve të mbrojtjes së bimëve.

8. Masat parandaluese të jenë në themel të mbrojtjes së bimëve, duke pasur më shumë besim tek ato.

(Vijon në faqen 12)

Gjendja shëndetësore e bimësisë së jonxhës herët në pranverë përcakton pro-dhimtarinë jo vetëm të kosës së parë, por edhe të kosave të tjera gjatë gjithë sezonit prodhues. Masat e marra për dimërimin e jonxhës kishin për qëllim uljen e ndikimeve negative të kushteve të dis-favorshme që krijohen gjatë dimrit, me ndikim të drejt-përdrejtë në bimësinë e liva-dhit të jonxhës dhe për pasojë edhe në gjendjen shëndetë-sore të saj. Këto masa ishin: kositjet e fundit në vjeshtë, kullimi i parcelës, mbrojt-ja nga kullotjet, plehërimi plotësues (në sipërfaqe) etj. Veç këtyre faktorëve ndi-kim në bujshmërinë e jonx-hës në pranverë ka edhe mosha e livadhit të jonxhës. Përgjithësisht në kushte op-timale, livadhi i vitit të dytë (viti i parë i shfrytëzimit pas atij të mbjelljes) zgjohet më herët, ka numër më të madh bimësh, uniformitet intensitet rritjeje dhe më pak prekje nga sëmundjet krahasuar me një livadh jonxhe të vitit të tretë apo të katërt. Të gjitha këto bëjnë që jonxhishtet të kenë zhvillim të ndryshëm nga njëra parcelë në tjetrën, qoftë edhe brenda një blloku dhe jo më në mikrozona me kushte të ndryshme klimatiko-tokë-sore. Kositja e parë ngre një sërë pytjesh të cilave në një mënyrë apo një tjetër u duhet dhënë përgjigje, të cilat kanë impaktin e tyre në prodhimin e jonxhishtes dhe në cilësinë e masës së njomë të prodhuar prej saj.

Përcaktimi i kohës së ko-sitjes së parë në pranverë, është e rëndësishme sepse ajo zakonisht dikton numrin total

të kosave në sezonin vegjeta-tiv dhe mund të influencojë në shërimin (rikuperimin) e livadhit që ka qenë dëmtuar gjatë dimrit. Është vërtetuar dhe pranuar se kositja e parë e livadhit të dëmtuar nga dimri (me bimësi që ngrihet ngadalë në pranverë, me ngjyrë kloro-tike dhe me pak lastarë për bimë) duhet të bëhet në lulëzim të plotë. Kjo lejon akumulimin e karbohidrateve rezervë dhe shëndetëson indet e dëmtuara nga dimri. Kositja në fazën e gonxhimit të kë-tyre kategorive jonxhishtesh ul me rreth 57 % prodhimin e kosës së dytë dhe rrit in-feksionin me barishte të këq-ija krahasuar me kositjet në fazën e lulëzimit të vonë. Në tokat që kanë kaluar ngrirje-shkrirje të herëpashershme (ky fenomen ndodh veçanër-isht në zonat malore të ven-dit në lartësi mbi 600 m mbi nivelin e detit) dhe në toka të lehta aluvionale që erodohen shpejt për shkak të vërshimit të ujërave gjatë dimrit dhe pranverës, ndodh që kurora e bimëve të jonxhës të dalë mbi sipërfaqen e tokës, në kohën e kositjes së parë në pranverë. Përveç vonimit të kositjes së parë në pranverë, kositja në lartësi më të madhe se nor-malja është e dobishmë në nxitjen e shëndetësimit të li-vadhit. Kositja herët në pran-verë, në fillim të lulëzimit ose më herët largon vezët dhe lar-vat e hundëgjatit. Në kositjet

e vona, pupa e hundëgjatit bien në tokë dhe nuk vriten nga kositja. Në infeksione të larta të hundëgjatit, përdorimi i insekticideve pas kosës së parë mund të jetë i nevojshëm për shmangien e humbjeve të kosiderueshme të masës dhe lëndëve ushqyese në kosën e dytë. Për kontrollin e pleshtit të gjethes së patates kositja duhet të përkojë me kohën kur është i mundur largimi i vezëve dhe nimfave, për ar-sye se adultët flururojnë larg parcelës gjatë kositjes. Popul-lata e nifmave reduktohet me 95 % kur jonxha kositet në lartësinë 2-5 cm nga toka dhe në fazën e gonxhimit. Kositje në lartësi, ose anësoret e pa-korrura janë habitat për nim-fat dhe adultët dhe shërbejnë për rivendosjen e popullatës. Janë evidentuar më pak dëm-timë nga pleshti i gjethes së patates në kosën e dytë dhe të tretë të jonxhës, në jonx-hishte që kositen në intervale të shkurtra kohore (26-28 ditë njëra nga tjetra) se sa në jonx-hishtet që kositen në intervale më të rralla (32-36 ditë) për arsye se në të parin largohen më shumë vezë dhe nimfa dhe nuk u lë kohë atyre të trans-formohen në insekte të rritu-ra. Faktorët ambientalë dhe gjeografikë ndikojnë shumë në efikasitetin e përdorimit të sistemit të kositjeve si me-todë e kontrollit të insekteve dhe shpesh koha e zhvillimit të insekteve dhe migrimi i

tyre nuk sinkronizohet më me rritjen e jonxhës. Në shumë situata, veçanërisht në ras-tet e shfrytëzimit intensiv të jonxhishteve, mund të jetë e preferueshme të përdoren insekticide, më mirë se sa të vuajmë humbjen e prodhimit dhe cilësisë së tij nga kosit-jet e parakohshëm. Kositja e livadheve të shëndetëshme të jonxhës në fillim të lulëzimit, lejon akumulimin afër maksi-mumit të prodhimit të lëndës së thatë dhe lëndëve ush-qyese si edhe grumbullimin e niveleve të larta të karbo-hidrateve rezervë në rrënjë dhe në kurorën e bimëve. Megjithë këtë, në përcaktimin e kohës së kositjes së parë në pranverë kërkohet fleksibi-litet sepse:

(i) Shpesh kositja e parë në fazën e fundit të gonxhimit, fillimit të lulëzimit kompli-kohet nga kushtet e pafavor-shme të motit. Zakonisht për kushtet e zonës fushore, ku edhe sipërfaqet e mbjella me jonxhë arrijnë afërsisht 70-75 % të sipërfaqes totale në shkallë vendi dhe prodhimi zë afërsisht 85 – 90 % të pro-dhimit total të masës së njomë dhe barit të thatë, jonxha arrin në fazën e gonxhimit të plotë dhe fillim të lulëzimit në fund të prillit deri në ditët e para të majit ( 25 prill –5 maj). Gjatë kësaj kohe kushtet e motit sikurse temperaturat e ajrit lagështia ajrore nuk favori-zojnë përgatitjen e barit të

thatë të jonxhës. Veç kësaj jo rrallë kjo periudhë shoqërohet me shira të cilat e vështirësoj-në akoma më shumë opera-cionin e përgatitjes së barit të thatë të jonxhës. Janë pikër-isht këto kushte që fermerët e shtyjnë kositjen e jonxhës deri në datën 10-15 maj

(ii) Mungesa e ushqimit në fillim të pranverës e bën të domosdoshme kositjen në fazat e hershme vegjetative. Shpesh komplekset e mëdha industriale të prodhimit të qumshtit dhe mishit për-ballen me nevojat për bazë ushqimore që herët në pran-verë, mars-prill. Shfrytëz-imi i masës së prodhuar në këto raste kërkon vëmendje zooteknike dhe agronomike. Vëmendja zooteknike përf-shin mënyrën se si do t’i ofro-het kafshëve: masë e njomë, senazh, silazh apo në përzjer-je më të thata të natyrave të ndryshme (sanë jonxhe, graminoresh apo edhe kashtë e të lashtave) për ta sjellë njomishten në parametra op-timalë për kafshët që e konsu-mojnë atë. Fermerët, në varë-si të mundësive të tyre mund të zgjedhin njërën nga këto alternativa për të mënjanuar ndikimet negative të kush-teve të motit në shfrytëzimin e masës së njomë të kosës së parë të “hershme” të jonxhës. Ndërsa vëmendja agronomike përfshinë intervalin nga njëra kositje në tjetrën, lartësinë e kositjes, ngjeshjen e tokës nga

mjetet bujqësore për efekt të lagështirës së tokës etj., të cilat ndikojnë në shëndetin dhe prodhimtarinë e livadhit në kosat pasardhëse.

(iii) Prodhuesit shpesh dëshirojnë të sakrifikojnë prodhimin e forazhit në sasi, për të marrë koncentrim të lartë të lëndëve ushqyese në masën e prodhuar. Kjo re-alizohet me kositje në fund të gonxhimit dhe që është veçanërisht e theksuar për bizneset blegtorale të cilët sigurojnë furnizimin e bleg-torisë nga prodhimi i bazës ushqimore në sipërfaqe toke në pronësi apo me qira sipas rastit. Është i njohur fakti se në kosën e pranverës përm-bajtja e lëndës ushqyese në njësinë e forazhit zbret shumë shpejt me kalimin e fazave të zhvillimit të bimës. Por nga ana tjetër kositja në faza të hershme vegjeta-tive nuk është e përshatshme për biznesmenë (fermerë) të prodhimit të barit të thatë të jonxhës, për sa kohë nuk kemi një treg, që vlerësimi (çmimi) i barit të jonxhës ba-zohet mbi cilësinë tij. Të dyja këto opsione kanë ndikimet e tyre mbi livadhin e jonxhës. E para ndikon në dobësimin e livadhit dhe uljen e pro-dhimit në sasi, pavarësisht cilësisë së prodhimit dhe e dyta, në rritjen e prodhimit të masës si sasi, uljes së cilësisë për njësi prodhimi, por rritjes së jetëgjatësisë së livadhit të jonxhës në vite. Zgjedhja e njërës prej alternativave është në dorën e fermerit. Rekomandojmë kositje të shpejta në pranverë. Kositja e parë në fazën e gonxhimit

- Ribotim -

- Ribotim -

Page 12: Të unifikohet TVSH-ja 85 % e fermave Covid 19 ... · Kooperimi, Mekanizimi, Digjitalizimi dhe Financimi, katër shtyllat ku fokusohet mbështetja e Paketës Ekonomike Financiare

12 AGROBIZNESI E Premte, 29 Maj 2020

(Vijon nga faqja 11)

(Vijon në numrin e ardhshëm)

Këshilla në shërbim të Fermerëve

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURALDREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL

Drejtoria e Teknologjive të Perimeve: QTTB, Fushë-Krujë E-mail: [email protected]

KëSHILLA E EKSPERTIT

KOSITJA E JONXHËS PËR MASË TË NJOMË të avancuar dhe kosa e dytë në fazën e gonxhimit të plotë, fillim të lulëzimit, shoqëruar kjo me vonesën e kosës së tretë dhe të katërt për efekt të riplotësimit të rezervave rrënjore dhe ruajtjen e jetëg-jatësisë së livadhit të jonxhës në parametra optimalë. Ko-sitjet e shpejta në pranverë krijojnë mundësi për marrjen e barit të thatë me cilësi të lartë për tre kositjet e para, pa dëmtuar sasinë e prodhuar, si dhe ndikon në largimin e rezervave të sëmundjeve dhe dëmtuesve të jonxhës që nuk janë të pakët në pranverë.

(iv) Në ultësirën bregde-tare perëndimore tempera-turat mesatare mbi 50C fil-lojnë të shfaqen që në fund të janarit fillim të shkurtit. Ky fenomen është veçanërisht i theksuar vitet e fundit, madje ishte i pranishëm edhe këtë vit. Jonxha fillon aktiviz-imin e rezervave rrënjore dhe zgjimin e sythave të formuara në vjeshtë dhe dimër, po që kanë qëndruar në gjendje të fjetur gjatë gjithë dimrit, në pragun e temperaturave mbi 5 gradë Celsius. Me rritjen e mëtejshme të tempera-turës, intensiteti i zgjimit dhe ngritjes së bimësisë (faza e hershme vegjetative) bëhet më intensive, për të arritur në pikun e tij në fund të marsit, ku pranohet se bimësia është e zgjuar plotësisht dhe lartë-sia e bimëve në një livadh jonxhe është 10-12 cm. Në bimësinë e kosës së pran-verës (së parë) ndërthurja e lastarëve me mosha (fazave të zhvillimit) të ndryshme në përgjithësi është e mad-he dhe diferencat ndërmjet tyre (moshave) është shumë më e theksuar se në kosat e tjera. Kjo për arsye se last-arët e kësaj kose formohen nga sytha të diferencuara në vjeshtë, gjatë dimrit, herët në pranverë (mars) dhe në pran-verë (prill). Është pikërisht kjo arsyja që fazat e zhvil-limit të bimësisë kanë ndikim më të theksuar në cilësinë e masës së njomë, se sa në kosat e tjera, prandaj kositja në fil-lim të lulëzimit mund të mos jetë e përshtatshme për kosën e parë herët në pranverë. Për të dhënë mundësi orientimi për vlerësimin e cilësisë së masës së prodhuar, pavar-sisht kohës së kositjes (mo-mentit të kositjes), janë kryer studime për të parë lidhjen e lartësisë së bimës në tre faza kryesore të zhvillimit të saj me vlerën relative ushqyese të masës së prodhuar. Kjo shërben si udhëzues i kohës së ndërhyrjes me kositje, për cilësinë e forazhit që duam të prodhojmë.

Vlera Relative Ushqyese (VRU). Indeksi i vlerës rela-tive ushqyese vlerëson tret-shmërinë e lëndës së thatë të jonxhës nga Fibrat e Detergueshme në Terrene Acide (ADF) dhe llogarit përvetësimin e mundshëm (si përqindje e peshës trupore) nga Fibrat e Detergueshme në Ambiente Neutrale. Indeksi llogaritet si Lëndë e thatë e Tretëshme shumëzuar me përvetësimin e lëndës së thatë (Përvetësimi i lëndës së thatë në përqindje të peshës trupore) dhe të pjesëtuar me 1,20

Sikurse shihet nga tabela e mësipërme lartësia e bimës dhe Vlera Relative Ushqyese janë në korrelacion të zh-drejtë pavarësisht fazës së zh-villimit të bimës. Ky fakt ka vlerë praktike pasi fermerët, përveç fazës së zhvillimit të bimësisë, mund të shfrytëzoj-në edhe lartësinë e bimës si kriter për përcaktimin e kohës së kositjes, e cila shpesh është e vështirë për t’u përcaktuar, sidomos nga një person pa eksperiencë

Rritja e bimës dhe cilësia e masës Kuptimi i drejtë i lidhjeve

midis rritjes së jonxhës, sasisë dhe cilësisë së masës së prod-huar dhe rezervave rrënjore të karbohidrateve, është kritike për prodhimin me cilësisë të lartë të barit dhe të jetëgjatë-sisë së livadhit. Jonxha është bimë shumëvjeçare. Ajo sig-uron ekzistencën e saj në sajë të rezervave të amidonit dhe sheqereve që depoziton në rrënjën kryesore dhe në kurorë (rozetë). Bima i shfrytëzon këto rezerva për plotësimin e nevojave të saj gjatë periud-hës së qetësisë dimërore, për rritje herët në pranverë pas zgjimit dimëror dhe para fil-limit të fotosintezës intensive, si dhe për ripërtëritje pas çdo

kositjeje. Shfrytëzimi i rezer-vave rrënjore të jonxhës në pranverë fillon me zgjimin pranveror. Në kushtet klima-tike dhe tokësore të zonës fushore bregdetare të vendit tonë edhe në toka të kulluara mirë, jonxha fillon të zgjohet në dekadën e parë të marsit, kur temperatura mesatare di-tore i kalon 70 C. Tempera-tura më e ulët mbi të cilën jonxha fillon vegjetacionin është 5.50 C. Nga ky moment, deri në fundin e muajt mars, pothuajse i gjithë zhvillimi i bimësisë mbështetet në rezer-vat e sistemit rrënjor. Kur jonxha arrin lartësinë 15 - 20 cm, aismilatet e formuara nga fotosinteza, krahas plotësimit të nevojave për rritje dhe zh-villim të bimësisë, fillojnë të riplotësojnë rezervat e sistemit rrënjor me amidon dhe karbohidrate të tjera më të thjeshta. Ky cikël lëvizjesh të lëndëve ushqyese përsëritet pas çdo kositjeje.

Sasia e lartë e karbohidrat-eve në sistemin rrënjor rrit qëndrueshmërinë e bimëve ndaj kushteve të disfavor-shme të dimrit, nxit zgjimin e hershëm pranveror si edhe ngritjen pas kositjes. Ndikimi i rezervave të sistemit rrënjor në ripërtëritjen e jonxhës pas kositjes, në praktikë, vihen re dukshëm në jonxhishtet e farës, pas korrjes së saj. Në këtë rast bimësia ngrihet shumë shpejt pas kositjes dhe intensiteti i rritjes është i lartë kur kushtet e lagështirës tokësore plotësojnë nevojat e bimës. Gjithashtu në pran-verë, parcelat e jonxhës që nuk janë shfrytëzuar vonë në vjeshtë, kur kushtet e tjera janë optimale, zgjohen më herët se ato të mbishfrytë-zuarat. Ripërtëritja e jonxhës bëhet nga sythat e kurorës dhe bazës së lastarëve të vjetër. Ripërtëritja e jonxhës, për të dhënë kosën pasardhëse fil-

lon ndërsa lastrat e “vjetër” vegjetativë të ciklit paraard-hës kanë filluar të lulëzojnë. Shtyrja e kositjes së masës së njomë pas kësaj faze (fil-limit të lulëzimit), në faza të mëvonshme, përveç uljes së cilësisë së barit ndikon edhe në shkatërrimin e kësaj gjen-erate lastarësh dhe për pasojë vonesë në ngritjen e bimësisë pas kosës.

Rritja e prodhimit të masës, e cila fillon me fillim-in e ngritjes (ripërtëritjen) pas kosës, është shumë intensive deri në fund të gonxhimit fil-limin e hershëm të lulëzimit. Më pas shtesa e prodhimit vazhdon deri në lulëzim të plotë, por me intensitet më të ulët, pasi gjethet e kateve të poshtme humbin aftësinë e fotosintezës për shkak të plakjes, zverdhen për mung-esë të dritës së mjaftueshme dhe dëmtohen nga sëmund-jet kërpudhore dhe së fundi thahen dhe bien. Në fazat e hershme vegjetative cilësia e masës së jonxhës është më e larta dhe pesha e gjetheve është më e madhe se e kërcel-lit. (Shih Tab Nr. 2 dhe grafi-kun Nr. 1)

Humbja e gjetheve të kat-eve të para shoqërohet edhe me humbje të proteinës në tërësi, pasi gjethet përmba-jnë rreth 24-26 % proteinë. Në fund të gonxhimit dhe fillim të shfaqjes së luleve të para raporti gjethe-kërcell në peshë është në favor të kërc-ellit. Prodhimtaria e madhe e jonxhës pas fillimit të lulëz-imit i atribuohet kryesisht shtesës në peshë të kërcejve por që kanë vlerë ushqyese më të vogël. Më rritjen e in-tervalit kohor, midis dy ko-sitjeve, që do të thotë kositje të bimësisë në faza më të avancuara të pjekjes, prodhi-mi për kosë rritet, por cilësia e masës (barit) të prodhuar ulet shumë.

Grafiku Nr. 1

Grafiku Nr. 2

Grafiku Nr. 3

Grafiku Nr. 4

Page 13: Të unifikohet TVSH-ja 85 % e fermave Covid 19 ... · Kooperimi, Mekanizimi, Digjitalizimi dhe Financimi, katër shtyllat ku fokusohet mbështetja e Paketës Ekonomike Financiare

AGROBIZNESI13 E Premte, 29 Maj 2020

treguesit bujqësorë

Mjalti, vit me prodhim të mbarëI specializuar në vitin 1988,

Kadri Bulica nga Kolesjani i Kukësit, prej më shumë se 30 vitesh merret me mbarësh-timin e bletëve. Kadriu thotë se është pasioni ai që e mban të lidhur fort pas familjes prej 350 bletësh.

Dimri i sivjetëm ka qenë shumë i favorshëm, se nuk kishte temperatura të ulëta. Bletërritësit thonë se gjatë dimrit nuk kemi pasur hum-bje nga temperaturat, por për shkak të dy sëmundjeve infektive: varratozës dhe nozemozës.

Kadriu na tregon se për luftimin e varratozës këto dy vitet e fundit, u është dashur të ndërhyjnë me medikamente të padëmshme deri në gjashtë herë në vit, por kjo është një kosto e shtuar, ndaj e cilësojnë të pamjaftueshme mbështetjen

që marrin nga shteti. Për të përfituar subvencione, është përcaktuar tavani jo më pak se

për 50 familje bletësh dhe jo më shumë se për 150.

“Është shumë e pakët, 10 mijë lekë për koshere blete,” thotë Kadriu. Sipas tij disa

vende të rajonit e kanë sub-vencionimin për mbi 150 ko-shere në vit.

Në Kukës mbarështohen 7 mijë familje bletësh dhe prod-hojne 5 lloji mjalti, mjaltë livadhi, akacje, gështenje, trumëze dhe mali.

Bimët mjekësore, markë e njohur jashtë venditFermeri Gjovalin Kastrati

është kthyer nga Italia në vitin 2013, për të investuar në zonën e Bajzës në Malësi të Madhe. Në një sipërfaqe prej 40 hektarësh ka mbjelle shërebelë dhe levandë.

Por mungesa e subvencioneve dhe ndryshimet e shpeshta të

skemës janë shqetësimi kryesor i tij si dhe fermerëve të tjerë. “Ne kemi nevojë me u mbështetë,” thotë Gjovalini.

Vasel Muçaj, eksportues i bimëve mjekësore thotë se ske-

ma e mbështetjes ka nevojë për përmirësim.

Në Malësi të Madhe janë ngritur disa qendra për grum-bullimin dhe përpunimin e bimëve aromatiko-mjekësore. Administratori i njërës prej kë-tyre fabrikave Vaseli tregon se 80% e prodhimit eksportohet drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe pjesa tjetër në Kanada dhe Evropë.

Për shkak të situatës në këtë periudhë edhe eksporti ka pësu-ar rënie. “Duke e krahasuar me vitet e tjera ka rënë dukshëm,” thotë Vasel Muçaj.

Prodhimi vetëm për sher-belën në Malësinë e Madhe, arrin deri në 2000 ton në vit. Ky fakt bën që sektori i bimëve mjekësore dhe aromatike, që funksionon i plotë nga kultivimi deri te magazinimi, të vlerëso-het si një histori suksesi, me të cilën është e lidhur jetesa e rreth 2 mijë familjeve të zonës.

Luhatjet e bujqësisë më 2019, rritet prodhimi i perimeve, bie blegtoriaPa një strategji të qartë zh-

villimi, pa subvencione dhe ekspozuar nga ndryshimet

klimatike, sektori i bujqësisë në Shqipëri po pëson luhatje në sasitë e prodhimit nga viti në vit.

Të dhënat e para mbi re-zultatet e prodhimit në bujqë-si për vitin 2019, tregojnë për rritje në prodhimin e perimeve dhe zarzavateve dhe rënie në prodhimin e drithërave.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT gjatë vitit 2019, vi-het re një tendencë në rritje e prodhimit bujqësor. Prodhimi i perimeve në 2019, në kra-hasim me 2018, është rritur me 7,9%. Rritje ka gjithashtu prodhimi i fasules dhe patates me respektivisht 1,0% dhe 2,4% për vitin 2019, krahasuar me vitin 2018. Nga ana tjetër, prodhimi i drithërave ka rënë me 1,8% në vitin 2019, kraha-suar me vitin 2018. Gjithash-tu, një rritje vihet re në pro-dhimin e bimëve aromatike, mjekësore dhe erëzave të ga-timit me 3,1%, krahasuar me një vit më parë.

Prodhimi i bimëve aroma-tike, mjekësore dhe erëzave të gatimit në vitin 2019 ar-rin në 12.922 tonë. Një rritje e ndjeshme vihet re në pro-dhimin e luleshtrydhes me 20,0% në vitin 2019, në kra-

hasim me 2018.Prodhimi i drufrutorëve

ka njohur rritje nga viti në

vit. Prodhimi i agrumeve në 2019 është rritur 3,0%, kraha-suar me vitin 2018, rrushi me 2,7%, ndërsa prodhimi i ullirit ka pësuar rënie me 16,4% dhe pemëve frutore 0,6%, kraha-suar me një vit më parë.

Bie numri i bagëtive, pakësohet qumështi, rritet prodhimi i vezëve dhe mjaltitGjatë vitit 2019 vihet re një

tendencë në rënie e numrit të krerëve të blegtorisë. Kraha-suar me një vit më parë, rënie ka pësuar numri i gjedhëve me rreth 11,07%, numri i të leshtave me 5,66% dhe numri i të dhirtave me 5,92%. Ndër-kohë rritje ka shënuar numri i dosave me 11,74% dhe numri i bletëve me rreth 1,01% kra-hasuar me vitin 2018.

Në vitin 2019, kraha-suar me vitin 2018, rritje ka shënuar prodhimi i mjaltit me 4.56% dhe prodhimi i vezëve me 4,47%, ndërsa prodhimi i mishit peshë e gjallë ka shënu-ar rënie me rreth 2,77%.

Prodhimi i qumështit ka pësuar rënie me 2,81% kraha-suar me vitin 2018 dhe ndër-

kohë struktura e prodhimit të qumështit është: qumësht lope 85,1%, qumësht dele 7,3%, qumësht dhie 7,6%.

Përmirësohet peshkimiNë vitin 2019, zënia e

peshkut nga të gjitha katego-ritë ujore, ka qenë 15.011 ton nga 14.875 ton që ishte në vitin 2018, duke shënuar një rritje në terma vjetorë me rreth 1,0%. Akuakultura ka shënuar rritje me ritme të shpejta si një sektor me perspektivë.

Gjatë vitit 2019, u kulti-vuan në rezervate dhe vaska të ndryshme të specializuara rreth 5.229 ton peshk, ose rreth 2,0% më shumë se viti 2018. Struktura e zënieve sipas kat-egorisë ujore, për vitin 2019 përcakton peshkimin “detar” si kategorinë me prodhimin më të lartë për sektorin, me 36,6%, ndaj prodhimit gjith-sej, ndjekur nga “Akuakul-tura” me 34,8% si dhe Ujërat e brendshme me 18,5%, ndaj totalit.

Revista “Monitor”

Page 14: Të unifikohet TVSH-ja 85 % e fermave Covid 19 ... · Kooperimi, Mekanizimi, Digjitalizimi dhe Financimi, katër shtyllat ku fokusohet mbështetja e Paketës Ekonomike Financiare

AGROBIZNESI14 E Premte, 29 Maj 2020

Këndi i eKspertit

(Vijon në faqen 15)

Historia e habitshme e shipseve të patatesPërgatitur nga Prof. As. Dr. Eqrem Meçollari

Sot një pjesë e mirë e prodhimit të patates në botë përpunohet për përgatitjen e produkteve të ndryshme. Kështu vetëm në Amerikë, rreth 60.5 % e prodhimit të patates përdoret në formë produkte të ngrira, shipse, pure dhe forma të tjera. Vetëm 25 % e prodhimit të saj konsumohet e freskët dhe 6 % për farë. (National Po-tato Council).

Patate shipse, patatina, ose thërrime (në anglishten bri-tanike), janë feta të holla pa-tate, që janë të skuqura thellë ose të pjekura deri në të br-ishtë. Ato shërbehen zakon-isht si një meze e lehtë, pjatë anësore ose meze. Patatet shipse themelore janë gatuar dhe kripur. Varietete shtesë prodhohen duke përdorur aromatizues dhe përbërës të ndryshëm, përfshirë bar-ishte, erëza, djathra, aromë të tjerë natyrorë, aromë ar-tificiale dhe aditivë. Patatet shipse përbëjnë një pjesë të madhe të tregut të ushqimit të rostiçerisë dhe tregut të lehtë ushqimor të vendeve të Perëndimit. Vlera ushqimore e shipseve në 100 gram përm-ban 42.4 gr karbohidrate, 5.6 gram protein, 36 gr yndyrna dhe 10 gr celulozë. Shipset përmbajnë 42 mg kalcium, 1200 mg potas dhe 600 mg natrium.Vlera energjitike është 520 Kkalori.

Tregu global i shipseve të patates gjeneroi të ardhura totale prej 16,49 miliardë dollarë amerikanë në 2005. Kjo përbënte 35.5% të tregut të përgjithshëm të ushqimeve të shijshme në atë vit (46.1 miliardë dollarë).

Shipset e patates sot janë ushqimi më i popullarizuar në Amerikë dhe konsumohen në një normë prej 1.2 mil-iardë paund në vit, prandaj është e vështirë të besohet se ushqimi i ngrënies u krijua plotësisht nga aksidenti.

Për origjinën e shipseve të patates ka shumë men-dime të ndryshme, shpesh kontradiktore dhe për këtë sot zhvillohet një farë gare dhe konkurence midis shumë edhe autorëve të ndryshëm.

Kështu receta më e her-shme e njohur për diçka të ngjashme me patatet shipse gjendet në librin e William Kitchiner “The Cook's Ora-cle” të botuar në vitin 1817, i cili ishte një bestseller në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Në një

recetë tjetër të edicionit të vitit 1822 për "Patatet shipse në feta ose bujashka" lexo-het: Qërohen patate të mëdha ... priten ato në bujashka të rrumbullakëta, ashtu siç do të pritej një limon, thajini mirë në një leckë të pastër dhe skuqini ato në sallo ose duke pikuar yndyrë". Një libër bri-tanik i vitit 1825 në lidhje me gatimin francez i quan ato "Pommes de Terre frites" (re-cetë e dytë) dhe flet për feta të holla patate të skuqura në "gjalpë të kulluar ose yndyrë pate me pika", pastaj të kul-luara dhe spërkatur me kripë. Recetat e hershme për patate shipse në SH.B.A. gjenden në Mary House Randolph's Virginia House-Wife (1824) dhe në N.K.M. Libri i Tij i Lee's Cook (1832), të cilët, të dy citojnë në mënyrë të qartë Kitchinerin.

Një variant tjetër është ajo e Saratoga Springs, një qytet në shtetin e New Yorkut. Në fillim të shekullit të XIX, aty punonte në një nga restoran-tet e këtij qyteti, në shtëpizën e Liqenit të Munit, një vend-pushim elegant në Saratoga Springs, Nju Jork, si shef guzhine një burrë me ngjyrë,

George Crum. Në vitin 1853, patatet e

skuqura franceze ishin të njohura në këtë restorant që frekuentohej në atë periudhë dhe nga Cornelius Wander-bilt, manjati i hekurudhave në Amerikë që ndërtonte në atë kohë hekurudhën në veri të shtetit të New Yorkut. Në datë 24 Gusht 1853, gjatë një vakti, Wanderbilt i kthen brutalisht shefit të kuzhinës një pjatë me patate të skuqura franceze (Frite franceze), me pretendimin se copat e pa-

tates ishin shumë të trasha dhe të buta.

Atëhere për t’i dhënë një mësim të mirë, manjatit, Crum mori një grumbull tjetër patate dhe i preu aq hollë sa ishte e mundur dhe më pas i skuqi deri sa u forcuan dhe ishin të brishta duke u shtuar një sasi të mirë kripe.

Për habinë e Crum, gatimi i pëlqeu shumë Wanderbiltit dhe ai e shtoi si recetë në fund të menusë së restoran-tit ku shërbente Crumi dhe kështu lindi një rostiçeri e re me emrin shipse të patates.

Legjenda thotë se shipset e patates kanë lindur nga një mosmarrëveshje midis një kuzhinieri pak të njohur dhe një prej njerëzve më të pasur në historinë Amerikane.

Por meqënë se në atë pe-riudhë njerëzve me ngjyrë nuk u lejohej të regjistronin patenta për shpikjet e tyre dhe George Crum nuk mundi të regjistrojë shpikjen e tij. Kështu shipset e patates të shpikura nga Crum nuk janë patentuar kurrë.

Por Crum pati sukses të madh me shpikjen e tij dhe madje hapi restorantin e tij në 1860, i quajtur "Crumbs House”. E veçanta e këtij restoranti ishte se përveç menusë të zakonshme, në secilën tryezë kishte natyr-isht një shportë të mbushur me shipse patate, e cila ishte një hit me klientelën e tij të pasur.

Po kush ishte George Crum?Djali i një babai afrikano-

amerikan dhe një nëne amtare

amerikane, Crum punonte si kuzhinier në verën e vitit 1853 kur rastësisht shpiku shipset e patates në shtëpizën e Liqenit të Munit, një vend-pushim elegant në Saratoga Springs, Nju Jork.

Kështu shipset (patatinat) filluan të shiten në qese të za-konshme letre për popullsinë. Por këto qese nuk siguronin një afat të gjatë përdorimi të shipseve të patates.

Patate shipse të Crumit fillimisht quheshin shipse patate të Saratoga dhe patate për përtypje. Ato shpejt u pa-ketuan dhe u shitën në New England.

Shipset e patates me origjinën në New England si një variacion kryesor i friteve franceze, dhe prodhimi ishte rezultat jo i një goditje të pa-pritur të shpikjes së kuzhinës, por i një shpërthimi të pak-ënaqësisë.

Sidoqoftë, ai version i ngjarjeve u kundërshtua nga motra e tij Kate Speck Wicks. Në fakt, asnjë raport zyrtar nuk vërtetoi kurrë që Crum pretendonte se kishte shpikur shipset e patates (patatinat). Por, në nekrologjinë e Wick-ut, thuhej pa dyshim se "ajo së pari shpiku dhe skuqi ship-set e famshme Saratoga", të njohura edhe si shipse të pa-tates. Përveç kësaj, referenca e parë popullore për shipset e patates mund të gjendet në romanin "Një histori e dy qyteteve", shkruar nga Charles Dickens. Në të, ai u referohet atyre si "shipse të thata me patate".

Sidoqoftë, shipset e pa-tates nuk fituan popullaritet të përhapur deri në vitet 1920.

Në vitet 1920, një shitës udhëtues i quajtur Herman Lay shiste shipse patate nga bagazhi i makinës së tij në jug të SHBA. Suksesi i tij i përhapur ndihmoi në popul-larizimin e kësaj rostiçerie dhe shipset e patates të Lay's u bë markë e parë kombëtare e tregtuar me sukses. Në vi-tin 1961, Herman Lay bash-koi kompaninë e tij me Frito, prodhuesin e ushqimeve me rostiçeri me bazë në Dallas, i cili e rriti edhe më shtrirjen e

shipseve tanimë të popullari-zuar.

Rreth asaj kohe, një sipër-marrës nga Kalifornia, i qua-jtur Laura Scudder, familja e së cilës kishte një biznes të shipseve në Monterey Park,

Kaliforni, filloi të shiste pa-tate të skuqura në qese letre dylli, të cilat vuloseshin nga sipër me një hekur të ngrohtë, në mënyrë që të pakësohej shkërmoqje duke i mbajtur shipset e patates të freskëta dhe të brishta. Me kalimin e kohës, metoda inovative e paketimit lejoi për herë të parë prodhimin në masë dhe shpërndarjen e shipseve të patates, të cilat filluan në vi-tin 1926. Sot, shipset e patates paketohen në qese plastike dhe pompohen me gaz azoti për të zgjatur jetëgjatësinë e produktit. Procesi gjithashtu ndihmon në parandalimin e copëzimit të shipseve të patates. Kjo bëri që shipset e patates të bëhen edhe më popullore.

Përveç kripës, shipset e patates nuk ishin aromati-zuar deri në vitet 1950, kur Joe "Spud" Murphy, pronari i një kompanie irlandeze të shipseve të quajtur Tayto, zhvilluan një teknologji për të shtuar erëza gjatë procesit të prodhimit. Ai zhvilloi disa aroma që u krijuan në Ir-landë, duke përfshirë djathë, qepë, kripë dhe uthull. Kjo nxiti prodhuesit e tjerë të pro-vonin dorën e tyre me aroma të ndryshme. Në vitin 1958,

Herr's ishte kompania e parë që prezantoi shipset e patates me shije Barbecue në Pensil-vani, një aromë që ende është e njohur edhe sot. Barbecue ishte një nga aromat e para shitur në SHBA.

Sot shipset e patates janë ushqimi më i popullarizuar i rostiçerisë në Amerikë dhe gllabëron një normë prej 1.2 miliardë paund në vit, kështu që është e vështirë të besosh që ky ushqim i rostiçerisë u krijua plotësisht rastësisht.

William Tappendon fab-rikoi dhe tregtoi shipset në Cleveland, Ohio, në vitin 1895.

Histori e patateve Lay’s. Më 1932, shitësi Herman Lay hapi një operacion ush-qimesh rostiçeri në Dorset, Ohio dhe më 1938, ai bleu, fabrikën e shipseve të patates "Barrett Food Company", në Atlanta dhe Georgia duke e riemëruar atë "H.W. Lay Lingo & Company".

Ndër kontributet më të mëdha të kompanisë është prezantimi i një produkti

shipse "Ruffled" të rrudhur që priret të ishte më i fortë dhe kështu më pak i prirur për thyerje.

Doritos të parë të vërtetë ishin një lloj patatina me aromë të thjeshtë. Konsuma-torët amerikanë gjetën një lloj shipsi patate pa salcë, kështu që Frito-Lay u dha atyre një lloj erëze meksikane të quaj-tur "Taco" në vitin 1968. Ajo që ne mendojmë si aroma "origjinale", djathë nacho, debutuar në 1974.

Doritos nënkupton "Gjërat e vogla të arta" dhe ato u shpikën në Disneyland.

Në 50 vitet e fundit, ka pasur më shumë se 100 lloje të ndryshme të Doritos.

Njerëzit mund të jenë çu-ditur kur një Starbucks u hap brenda Main Stret Bakery Street në Walt Disney World,

Page 15: Të unifikohet TVSH-ja 85 % e fermave Covid 19 ... · Kooperimi, Mekanizimi, Digjitalizimi dhe Financimi, katër shtyllat ku fokusohet mbështetja e Paketës Ekonomike Financiare

AGROBIZNESI15 E Premte, 29 Maj 2020

Këndi i eKspertit

por sa shpejt e harruam atë. Marka e kryqëzuar nuk është asgjë e re. Kur u hap Disneyland, ajo paraqiti një restorant meksikan të quajtur Casa de Fritos të drejtuar nga kompania Frito. Ai ishte në Rrugën e New Orleans, afër një restoranti tjetër për ven-dosjen e produkteve, Shtëpia e Pancake e tezes Jemima. Është tek Casa de Fritos që besohet se është shpikur Dor-ito. Po, vërtet.

Arch West, ekzekutivi i marketingut Frito (më vonë Frito-Lay) i kredituar me krijimin e produktit, vdiq në vitin 2011 dhe u varros duke e spërkatur hirin e tij me një shtresë të trashëgimisë së tij të shijshme.

Legjenda e Doritos ka disa variante. Një nga këto vari-ante është se Arch West zbu-loi shipse tortilla të shijshme tek një stendë në një qoshkë rruge dhe vendosi ta shpjerë atë në shtëpitë amerikane. Një tjetër version i legjendës është se marka Doritos ka lindur në Disneyland. Sipas librit Taco USA, (i nxjerrë këtu në OC Weekly) një nga ushqimet tepër të njohura amerikane er-dhi në ekzistencë duke përdo-rur disa ushqime të ndenjura. Kështu, një kompani lokale e tortillave (petë meksikane me miell misri), furnizonte disa restorante në park, përf-shirë këtu dhe Casa de Fritos. Në vend që të hiqte tortilat e ndenjura, një shitës i kërkoi një kuzhinieri të Casa de Fri-tos që t'i skuqte ato dhe të bënte shipse prej tyre. Këto u kapën nga klientët, por pronarët e korporatave (deri atëherë, Frito-Lay i shkrirë) nuk dinin asgjë për të.

Kjo, derisa Z. West vizi-toi restorantin, ai pa klientët që hanin shipse dhe pa diçka ndryshe. Ato nuk ishin vetëm një mënyrë për të përdorur tortilat e ndenjura. Ato mund të bëheshin trekëndësh ros-tiçeri të arta. Frito-Lay pu-nësoi shitsin e tortilës, Alex Foods, për të prodhuar shipse për shitje kombëtare.

Frito-Lay ndaloi nënkon-traktimin për Alex Foods dhe prodhoi Doritos në fabrikat e veta. Alex Foods vazhdoi të krijojë markën e vet të ship-seve tortilla, sepse bota me të vërtetë nuk mund të kishte

Historia e habitshme e shipseve të patates(Vijon nga faqja 14)

kurrë shumë shipse tortilla.Për të hedhur poshtë de-

batin mbi Chips ose Crisps, Kompania Proctor & Gamble shpiku dhe zhvilloi "Pringle" në fund të viteve ‘50, deri në mesin e viteve 1960.

Plani ishte të dilnim me një rostiçeri për të garuar kundër “shipsave të patates me yn-dyrë dhe të thyeshëm”.

Përpjekja e tyre për të pushtuar botën e Chipseve të Patates iu caktua kimistit

Fredric Baur në vitin 1956. Ai zhvilloi formën paraboloid (shalë) hiperbolike, të cilën ende e shohim edhe sot. Pasi Baur u promovua në një de-partament tjetër, Alexander Liepa u prezantua për të për-funduar punën.

Dhe çfarë doli nga ajo punë?Epo, produkti që rezultoi

ishte një ushqim i bërë nga 42% patate, pak miell misri, niseshte gruri, miell orizi, pak yndyrë, disa emulsifikues dhe çfarë jo. Në disa aspekte ajo mund të përshkruhet si një ushqim i ripërcaktuar ose rikonstituuar rostiçeri.

Atëhere ata i pagëzuan “Pringles Newfangled Po-tato Chips” (Pringles Shipse të Reja Patate). Në vend që të vinin këmbanat e alarmit, publiku përqafoi idenë dhe veçanërisht e donte shumë kanaçen, e cila ka vazhduar të bëhet një simbol ikonë i botës së ushqimit të rostiçerisë (Snackit).

Produkti i ri doli mirë. Ndonse në fakt, prodhuesit e shipseve të patates pohuan se Pringles nuk arriti të përm-bushë përkufizimin e një Chipsi të Patates. Administra-ta Amerikane e Ushqimit dhe Barnave u pajtua dhe në vitin 1975, vendosi që përdorimi i fjalës të kufizohej në "Shipse patate të bëra nga patate të thata".

Ajo që ndodhi më pas ishte që P&G erdhi me idenë e shkëlqyeshme për vendosjen e krimbave në kanaçen e tyre të zbukuruar. Në të vërtetë ata nuk e kanë bërë, por ata lëvizën nga një kuti prover-biale e krimbave në një tjetër. Ata i quanin ato Crisps (Të brishta).

Në Mbretërinë e Bashkuar, produktet ushqimore, siç janë patatet e thara, i nënshtro-hen taksës së vlerës së shtuar (TVSH), sepse ndryshe nga amerikanët në Chips & Crisps, ata nuk i konsiderojnë ata një ushqim të nevojshëm.

Në vitin 2008, me sa duket pasi avokatët e rinj studiuan të gjitha detyrat e mëparshme të çështjeve të mëparshme, P&G shkoi në gjykatë për të kundërshtuar vendimin që Pringles i nënshtrohej taksës sepse ishin një "produkt i br-ishtë i patates".

Prodhuesit pretenduan se nuk ishin Crisps patates. Ata përdorën argumentin se ato ishin më shumë si një kek ose një biskotë, sepse ato prodho-heshin nga brumi.

Z. Justice Warren vendosi që t'i nënshtrohet TVSH-së produkti duhet të jetë "tërësisht, ose në thelb, tërësisht, i bërë nga patatja".

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk u shqetësua veçanërisht për atë që u qua-jtën, vetëm nëse ata mund të rrokin taksat prej tyre. Dhe ata nuk mundën më. Kështu që, Pringles nuk janë shipse të pa-tates, Pringles nuk janë patate të brishta.

Pringles janë ato që thuhet në kutinë e informacionit ush-qyes në kanaçen e tyre.

Në vitin 1963, shipset e pa-tates Lay's patën lënë një shenjë

të paharrueshme në vetëdijen kulturore të vendit kur kom-pania punësoi ndërmarrjen e reklamave Young & Rubicam për të dalë me parullën e markës tregtare popullore "Betcha nuk mund të ha vetëm një." Shpejt shitjet shkuan ndërkombëtare me një fushatë marketingu që paraqiti aktori i famshëm Bert Lahr në një seri reklamash në të cilat ai luajti figura të ndryshme historike si George Washing-ton, Ceasar dhe Christopher

Columbus.Me kalimin e kohës, shipset

e patates u përhapën në të gjithë botën dhe sot përbëjnë një nga ushqimet rostieçeri (Snack) më të rëndësishme në shkallë globale. Mjafton të përmendim se prodhimi i tyre është dyfish-uar në 10 vjetët e fundit. Kështu nga 3.288 milionë Kg. në vitin 2010, arriti në 4.800 milionë Kg. në vitin 2020.(Grafiku).

Ndërsa të ardhurat në seg-mentin e Shipseve të Patates

mendohet të arrijnë në 43,702 milion dollarë amerikanë në vitin 2020, ose 5.87 USD për

frymë në shkallë botërore. Tregu pritet të rritet çdo vit me 3.6 %. Në vitin 2020, konsumi për frymë i shipseve në shkallë botërore do të arrijë në 0.6 Kg.

Në Shqipëri të ardhurat nga shipset e patates në vitin 2020, parashikohen të arrijnë në 20.6 milionë USD.

Vendet kryesore që sig-urojnë të adhurat më të mëd-ha nga shipset e patates janë SHBA, Rusia, Japonia, Fran-ca, Kanadaja.

Page 16: Të unifikohet TVSH-ja 85 % e fermave Covid 19 ... · Kooperimi, Mekanizimi, Digjitalizimi dhe Financimi, katër shtyllat ku fokusohet mbështetja e Paketës Ekonomike Financiare

16 AGROBIZNESI E Premte, 29 Maj 2020