Të rinjtë dhe Deklarata Universale e të drejtave të...

4
Të rinjtë dhe FJALA E LIRË Deklarata Universale e të drejtave të njeriut Neni 19. Gjithkush e ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes; kjo e drejtë e përfshin lirinë e mendimit pa ndërhyrje të të tjerëve, si dhe lirinë e kërkimit, marrjes dhe shpërndarjes të informacionit dhe ideve përmes çfarëdo mjeti mediatik, pa marrë parasysh kufizimet. Atifete JAHJAGA Presidente e Republikës së Kosovës Secili njeri e ka të drejtën e patjetërsueshme të shprehet e të flasë lirshëm. Liria e fjalës, si liri e shprehjes, si mendim, i thënë lirshëm dhe i bërë pub- lik, është ndër vlerat themelore që e dallon qartë shoqërinë demokratike. E vërteta, e thënë me kohë dhe e thënë troç, përbën lajmin. E lajmi ka për qëllim informimin, që i bëhet i njohur publikut i cili krijon opinionin duke pasur për këtë edhe qëndrimin çfarëdo qoftë ai. Pak a shumë, kjo është shpre- hja e lirë, kjo është liria e fjalës, që nuk ka të bëjë vetëm më mediet por që përfshin të gjithë spektrin e shoqërisë. Liria e shprehjes si bazë e demokracisë është vetëdija kritike për të gjitha gjërat që na rrethojnë e për të cilat komunikojmë. Kjo është e drej- ta themelore e njeriut, një nga pararendëset e të drejtave dhe e lirive të tjera qytetare. Republika e Kosovës si një shoqëri në tranzicion është vlerësuar mirë për lirinë e shprehjes, është vlerësuar për mediet e pavarura dhe profe- sionale, që ka ndikuar pozi- tivisht në të gjitha proceset zhvillimore demokratike të vendit tonë edhe pse në këtë lëmi drejt mediave e gaze- tarëve profesionist e të pavarur duhet punuar ende. Një fushë e veçantë është normimi i kësaj lëmie në të cilën gjithsesi ndikon tradita, zhvillimi i përgjithshëm, kushtet specifike të vendit por veçanërisht synimet tona, ndërlidhjet dhe ndërthurjet me trendet bashkëkohore, dhe sidomos me praktikat dhe me përvojat e Bashkimit Europian ku si popull dhe si shtet mëto- jmë të anëtarsohemi si pjesë e barabartë dhe dinjitoze . Normimi nëpërmjet rregulla- tivës ligjore në vendet demokratike gjithsesi e ka për qëllim që të sigurojë dhe të ofrojë të gjitha kushtet për një gazetari të mirëfilltë dhe hulumtuese, duke pasur një trajtim më specifik për këtë profesion dhe për këtë mision në shërbim të vërtetës duke informuar saktë, drejtë dhe me kohë. Shoqëria u mundëson gazetarëve qasje të papenguar në të gjitha burimet për kryer- jen e profesionit si dhe mbrojt- je të nevojshme të të dhënave dhe të burimeve të informa- cionit. "Lajmësi nuk ndiqet" është parim i kodit të lashtë, që siguronte shpërndarjen e informacionit dhe dhënien e lajmit pa marr parasysh çfarë lajmi është ai për marrësin. Gazetarët e kanë mekanizmin rregullues të punës së vet, të kodit të etikës, të sjelljes, të profesionit, respektimi i të cilit i ka bërë që ata të jenë të nderuar për përkushtimin dhe për punën e tyre . Duke qenë gazetari i lirë dhe i papenguar në ushtrimin e profesionit atëherë është gaze- taria e mirëfilltë, e pavarur dhe e paanshme që konsidero- het kontribut i rëndësishëm në zhvillimin e demokracisë së një vendi. Normimi ligjor i lëmisë së informimit i të gjithë pjesë- marrësve në këtë proces gjith- sesi e ka për qëllim garantimin e shprehjes së lirë, që të papenguar gazetarët të krye- jnë punën e vet të ndihmuar në dhënien e selektimin einfor- matave . Vendi ynë ka nevojë për gazetari të angazhuar dhe profesionale, të lirë ta thotë të vërtetën kudo, kurdo dhe ndaj gjithsecilit. Kosova si një demokraci e re duke përqafuar praktikën dhe traditën më të mirë të vendeve të demokracisë europiane ku gazetarët dhe gazetaria janë hallkë shumë e rëndësishme e përparimit të proceseve demokratike dhe e respektimit të plotë të lirive dhe të drejtave të njeriut bëhet një shembull i tranzicionit të suksesshëm duke qenë të gjithë kontribu- ues të kësaj . Liria e fjalës si fjalë e lirë Të rinjtë kanë qenë gjithmonë zëri më i fuqishëm i shprehjes së lirë, dhe jam e lum- tur që Universiteti i Prishtinës dhe gazetat Epoka e Re dhe Zëri kanë bashkëpunuar me të rinjtë për ta përgatitur këtë mate- rial që i dedikohet rin- isë, por që besoj se do të jetë interesant për të gjitha gjeneratat. 3 maji, dita e lirisë të shtypit, është një ditë e përqendruar posaçërisht tek gaze- tarët, të cilët me shumë mund përpiqen që të na ndihmojnë ta kuptojmë të vërtetën, ose të paktën të na e përafrojnë të vërtetën, dhe na ndihmojnë të krijojmë pikëpamje të fuqishme - duke e rrezikuar kështu shpesh jetën e tyre për t'i arritur këto synime. Kjo shtojcë është meritë e studentëve të udhëhequr nga profesor Lindita Tahiri. Ne si Shoqata Botërore e Gazetave dhe e Botuesve të Lajmeve (WAN-IFRA) i përgëzojmë për trajtimin tejet kreativ të çështjeve jashtëzakonisht të rëndë- sishme. Në vitin1948 shoqatën tonë e themeluan ata të cilët e kishin mbaj- tur shtypin ilegal në Francë dhe në Holandë, duke i mbijetuar vitet e kundërvënies ndaj regjimit nazist. nga ajo kohë ne përpiqemi t'ua bëjmë të qartë qev- erive, gazetave, dhe lexuesve se pa shtypin e lirë, shoqëritë tona demokratike e humbasin thelbin e kuptimit te tyre dhe nuk e merito- jnë më të quhen vende demokratike. Liria për t'i kritikuar dhe për të kërkuar llogari nga ata që janë në pushtet është e drejtë që e gëzon shtypi i lirë- e drejtë që vetëkuptohet nga ekzis- tenca e shtypit - e drejtë e cila ushtrohet çdo ditë, në çdo cep të globit. Dhe, gaze- tat inteligjente, siç është kjo të cilën e keni në duar, përkujdesen që lexuesit e tyre të jenë pjesë e rëndë- sishme e debatit për këtë të drejtë, e sidomos kur bëhet fjalë për lexuesit që i takojnë gjeneratës të ardhshme. Dr. Aralynn MCMANE Drejtor Ekzekutiv Zhvillimi i Lexuesve të Rinj Shoqata Botërore e Gazetave dhe Botuesve të Lajmeve (WAN-IFRA), Paris WAN-IFRA është Shoqata Botërore e Gazetave dhe Botuesve të Lajmeve, me seli në Paris dhe në Darmstadt. Ajo përfaqëson 18 000 botime, 15 000 botime në ueb, dhe 3 000 kom- pani në 120 shtete. Misionet tona kryesore janë: mbrojtja e lirisë të shtypit dhe zhvillimi i një gjenerate të ardhshme të shkolluar dhe me vetëdije të ngritur qytetarie, që do të mundësonte ardhmërinë e një shtypi të suksesshëm. WAN-IFRA përfshin 72 shoqata të gazetave dhe mediave në mbarë botën dhe i ka degët e veta në Indi, Spanjë, Francë, Singapor dhe në Suedi. Dita e zërave të rinj 3 maji është një datë në të cilën festohen parimet themelore të lirisë së shtypit, një ditë për të vlerësuar lir- inë e shtypit nëpër botë, për të mbrojtur mediat nga sul- met mbi pavarësinë e tyre dhe për të nderuar gazetarët që kanë humbur jetën gjatë ushtrimit të profesionit. Kjo datë u shpall si "Dita Botërore e Lirisë së Shtypit" nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1993, pas një rekomandimi të miratuar në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s, në vitin 1991.

Transcript of Të rinjtë dhe Deklarata Universale e të drejtave të...

Page 1: Të rinjtë dhe Deklarata Universale e të drejtave të ...gazetajnk.com/repository/docs/SHTOJCA.pdf · lëmi drejt mediave e gaze-tarëve profesionist e të pavarur duhet punuar

Të rinjtë dheFJALA E LIRË

Deklarata Universale e tëdrejtave të njeriutNeni 19. Gjithkush e ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe tëshprehjes; kjo e drejtë e përfshin lirinë e mendimit pa ndërhyrje të të tjerëve, si dhe lirinë ekërkimit, marrjes dhe shpërndarjes tëinformacionit dhe ideve përmes çfarëdo mjeti mediatik, pamarrë parasysh kufizimet.

Atifete JAHJAGAPresidente e Republikës së Kosovës

Secili njeri e ka të drejtën epatjetërsueshme të shprehet etë flasë lirshëm. Liria e fjalës,si liri e shprehjes, si mendim, ithënë lirshëm dhe i bërë pub-lik, është ndër vleratthemelore që e dallon qartëshoqërinë demokratike. Evërteta, e thënë me kohë dhe ethënë troç, përbën lajmin. Elajmi ka për qëllim informimin,që i bëhet i njohur publikut icili krijon opinionin duke pasur

për këtë edhe qëndriminçfarëdo qoftë ai.Pak a shumë, kjo është shpre-hja e lirë, kjo është liria efjalës, që nuk ka të bëjë vetëmmë mediet por që përfshin tëgjithë spektrin e shoqërisë.Liria e shprehjes si bazë edemokracisë është vetëdijakritike për të gjitha gjërat qëna rrethojnë e për të cilatkomunikojmë. Kjo është e drej-ta themelore e njeriut, një ngapararendëset e të drejtave dhee lirive të tjera qytetare.Republika e Kosovës si njëshoqëri në tranzicion ështëvlerësuar mirë për lirinë eshprehjes, është vlerësuar përmediet e pavarura dhe profe-sionale, që ka ndikuar pozi-tivisht në të gjitha procesetzhvillimore demokratike tëvendit tonë edhe pse në këtëlëmi drejt mediave e gaze-tarëve profesionist e të

pavarur duhet punuar ende.Një fushë e veçantë ështënormimi i kësaj lëmie në tëcilën gjithsesi ndikon tradita,zhvillimi i përgjithshëm,kushtet specifike të vendit porveçanërisht synimet tona,ndërlidhjet dhe ndërthurjet metrendet bashkëkohore, dhesidomos me praktikat dhe mepërvojat e Bashkimit Europianku si popull dhe si shtet mëto-jmë të anëtarsohemi si pjesë ebarabartë dhe dinjitoze .Normimi nëpërmjet rregulla-tivës ligjore në vendetdemokratike gjithsesi e ka përqëllim që të sigurojë dhe tëofrojë të gjitha kushtet për njëgazetari të mirëfilltë dhehulumtuese, duke pasur njëtrajtim më specifik për këtëprofesion dhe për këtë misionnë shërbim të vërtetës dukeinformuar saktë, drejtë dhe mekohë. Shoqëria u mundëson

gazetarëve qasje të papenguarnë të gjitha burimet për kryer-jen e profesionit si dhe mbrojt-je të nevojshme të të dhënavedhe të burimeve të informa-cionit. "Lajmësi nuk ndiqet"është parim i kodit të lashtë,që siguronte shpërndarjen einformacionit dhe dhënien elajmit pa marr parasysh çfarëlajmi është ai për marrësin.Gazetarët e kanë mekanizminrregullues të punës së vet, tëkodit të etikës, të sjelljes, tëprofesionit, respektimi i të ciliti ka bërë që ata të jenë tënderuar për përkushtimin dhepër punën e tyre .Duke qenë gazetari i lirë dhei papenguar në ushtrimin eprofesionit atëherë është gaze-taria e mirëfilltë, e pavarurdhe e paanshme që konsidero-het kontribut i rëndësishëm nëzhvillimin e demokracisë sënjë vendi.

Normimi ligjor i lëmisë sëinformimit i të gjithë pjesë-marrësve në këtë proces gjith-sesi e ka për qëllim garantimine shprehjes së lirë, që tëpapenguar gazetarët të krye-jnë punën e vet të ndihmuarnë dhënien e selektimin einfor-matave . Vendi ynë ka nevojëpër gazetari të angazhuar dheprofesionale, të lirë ta thotë tëvërtetën kudo, kurdo dhe ndajgjithsecilit.Kosova si një demokraci e reduke përqafuar praktikën dhetraditën më të mirë të vendevetë demokracisë europiane kugazetarët dhe gazetaria janëhallkë shumë e rëndësishme epërparimit të procesevedemokratike dhe e respektimittë plotë të lirive dhe të drejtavetë njeriut bëhet një shembull itranzicionit të suksesshëmduke qenë të gjithë kontribu-ues të kësaj .

Liria e fjalës si fjalë e lirë

Të rinjtë kanë qenëgjithmonë zëri më ifuqishëm i shprehjessë lirë, dhe jam e lum-tur që Universiteti iPrishtinës dhe gazetatEpoka e Re dhe Zërikanë bashkëpunuarme të rinjtë për tapërgatitur këtë mate-rial që i dedikohet rin-isë, por që besoj se dotë jetë interesant përtë gjitha gjeneratat. 3 maji, dita e lirisë tështypit, është një ditëe përqendruarposaçërisht tek gaze-tarët, të cilët meshumë mund përpiqenqë të na ndihmojnë takuptojmë të vërtetën,ose të paktën të na epërafrojnë të vërtetën,dhe na ndihmojnë tëkrijojmë pikëpamje tëfuqishme - duke e rrezikuarkështu shpesh jetën e tyrepër t'i arritur këto synime. Kjo shtojcë është meritë estudentëve të udhëhequrnga profesor Lindita Tahiri.

Ne si Shoqata Botërore eGazetave dhe e Botuesve tëLajmeve (WAN-IFRA) ipërgëzojmë për trajtimintejet kreativ të çështjevejashtëzakonisht të rëndë-sishme.

Në vitin1948shoqatën tonë ethemeluan ata tëcilët e kishin mbaj-tur shtypin ilegalnë Francë dhe nëHolandë, duke imbijetuar vitet ekundërvënies ndajregjimit nazist. Qënga ajo kohë nepërpiqemi t'uabëjmë të qartë qev-erive, gazetave,dhe lexuesve se pashtypin e lirë,shoqëritë tonademokratike ehumbasin thelbin ekuptimit te tyredhe nuk e merito-jnë më të quhenvendedemokratike. Liriapër t'i kritikuardhe për të kërkuar

llogari nga ata që janë nëpushtet është e drejtë që egëzon shtypi i lirë- e drejtëqë vetëkuptohet nga ekzis-tenca e shtypit - e drejtë ecila ushtrohet çdo ditë, në

çdo cep të globit. Dhe, gaze-tat inteligjente, siç është kjotë cilën e keni në duar,përkujdesen që lexuesit etyre të jenë pjesë e rëndë-sishme e debatit për këtë tëdrejtë, e sidomos kur bëhetfjalë për lexuesit që i takojnëgjeneratës të ardhshme.

Dr. Aralynn MCMANEDrejtor Ekzekutiv

Zhvillimi i Lexuesve të RinjShoqata Botërore e Gazetave

dhe Botuesve të Lajmeve (WAN-IFRA), Paris

WAN-IFRA është Shoqata Botërore eGazetave dhe Botuesve të Lajmeve,me seli në Paris dhe në Darmstadt.Ajo përfaqëson 18 000 botime, 15000 botime në ueb, dhe 3 000 kom-pani në 120 shtete. Misionet tonakryesore janë: mbrojtja e lirisë tështypit dhe zhvillimi i një gjeneratetë ardhshme të shkolluar dhe mevetëdije të ngritur qytetarie, që dotë mundësonte ardhmërinë e njështypi të suksesshëm. WAN-IFRApërfshin 72 shoqata të gazetavedhe mediave në mbarë botën dhe ika degët e veta në Indi, Spanjë,Francë, Singapor dhe në Suedi.

Dita e zërave të rinj3 maji është një datë në tëcilën festohen parimetthemelore të lirisë së shtypit,një ditë për të vlerësuar lir-inë e shtypit nëpër botë, përtë mbrojtur mediat nga sul-met mbi pavarësinë e tyredhe për të nderuar gazetarëtqë kanë humbur jetën gjatë ushtrimit të profesionit.

Kjo datë u shpall si "Dita Botërore e Lirisë së Shtypit" ngaAsambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1993, pas njërekomandimi të miratuar në Konferencën e Përgjithshmetë UNESCO-s, në vitin 1991.

Page 2: Të rinjtë dhe Deklarata Universale e të drejtave të ...gazetajnk.com/repository/docs/SHTOJCA.pdf · lëmi drejt mediave e gaze-tarëve profesionist e të pavarur duhet punuar

TË RINJTË DHE FJALA E LIRË 3 maj 201202

E dimë se liria e shprehjes është element thelbësor i demokracisë, dhe këtëliri e gëzojnë të gjithë. Të gjithë kanë të drejtë ta shprehin lirshëm mendimine vet, por edhe kanë të drejtë të vendosin të mos e shprehin. Të gjithë kanë tëdrejtë të kërkojnë , të marrin dhe të shpërndajnë informacione nga mediat,ashtu siç e thotë Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut.Liria e të shprehurit nuk është vetëm një e drejtë universale, por është edhenjë mjet i rëndësishëm për zhvillimin e personalitetit, për zhvillimin e dijesdhe për pjesëmarrjen në proceset vendim-marrëse.

Prandaj të rinjtë duhet të pajisen me shkathtësitë dhe mekanizmat që umundësojnë ta shfrytëzojnë lirinë e shprehjes, në mënyrë që të jenë qytetarëtë përgjegjshëm të një shoqërie demokratike dhe të jenë pjesë e një shoqërietë arsimuar të informacionit, jo vetëm duke identifikuar dhe duke shfrytëzuarinformata, por edhe duke i prodhuar ato.

Cilat janë kushtet që e mundësojnë fjalën e lirë?Në cilat kushte rrezikohet fjala e lirë?A mendon se ti e gëzon lirinë e shprehjes?Kur ka qenë hera e fundit që e ke përjetuar dhe e ke shfrytëzuar këtëliri? Jep shembuj!

Çka do të kishte ndodhur po të mos kishin folur ata?

Martin Luther King Jr.(1929-1968). Aktivist ishquar për të drejtat civiletë njerëzve me ngjyrë nëShBA. Në kohën kurnjerëzit me ngjyrë ishin tëndarë nga të bardhët nëçdo fushë të jetës, ai dhanjë porosi të fuqishme ecila u bë realitet: "Unëkam një ëndërr…".

Fan S. Noli (1882-1965).Burrështetas shqiptar,diplomat në OKB dheShBA, shkrimtar i madhdhe poet i mirënjohur, dra-maturg dhe përkthyes iShakespeare-t dhe Goethe-s, muzikant dhe studiues iBeethoven-it. Ishte paqësornë bindje politike, pormbretin Zog e rrëzoi merevolucion.

Sevasti Qiriazi (1871-1949). Themeluese e shkol-lës së parë shqipe të fem-rave në Korçë më 1891.Pjesëmarrëse në Kongresine Manastirit. Ajo botoi disagramatika të gjuhës shqipedhe përpiloi tekste mësi-more për shkollat e rejashqipe që po hapeshin nëfillim të shek. XX.

Parashqevi Qiriazi(1880-1970). Botuesja eparë femër e abetares nëgjuhën shqipe.Bashkëthemeluese eshoqatës "Ylli iMëngjesit" në ShBA.Ishte aktive në mbrojtjene pavarësisë dhe të drej-tave të kombit shqiptarnëpër gazeta dhe revistatë ndryshme amerikane.Në Konferencën e Paqesnë Paris më 1919 përfaqësonte zyrtarishtkomunitetin shqiptar nëShBA.

Ismail Kadare (1936- )Shkrimtari më i njohurshqiptar , i nominuar disaherë për çmimin Nobel, ishpërblyer me mirënjohje si:"The Man BookerInternational Prize", çmimimë prestigjioz në botënanglishtfolëse, " Princi iAsturias për Letërsinë",çmimi i madh letrar spanjoll.Arriti të ushqejë lirinë emendimit dhe fuqinë eimagjinatës në një ndërregjimet më totalitare nëhistorinë e njerëzimit, dhevazhdon ta bëjë po të njëjtëngjë, në rrethana të reja.

Çka simbolizon për tyGjergj KastriotiSkënderbeu? Çka simbolizon për tyKuvendi i Arbrit i mbajturnë 2 mars të vitit 1444 nëLezhë dhe BesëlidhjaArbërore në krye meSkënderbeun?Çfarë kupton me fjalët eSkënderbeut: " Lirinë nukua solla unë, por e gjetakëtu, në mesin tuaj"?

SI VJEN LIRIA?

Media dhe liria e shprehjesSi lidhet fjala e lirë me mediat e lira?Cili është roli i i gazetarit për lirinë eshprehjes?Mendo për shtypin e lirë në Kosovë: a janëgazetat private apo të shtetit, cilët janëpronarët e tyre, a janë fytyra politike, ajanë të lirë apo kanë presione politike, akanë interesa të veta dhe e përputhen atome interesat e tua? Jep shembuj!

FALENDEROJMË WAN-IFRA - SHOQATËN BOTËRORE TË GAZETAVE DHEBOTUESVE TË LAJMEVE QË NA LEJOI SHFRYTËZIMIN E ILUSTRIMIT.

Page 3: Të rinjtë dhe Deklarata Universale e të drejtave të ...gazetajnk.com/repository/docs/SHTOJCA.pdf · lëmi drejt mediave e gaze-tarëve profesionist e të pavarur duhet punuar

TË RINJTË DHE FJALA E LIRË3 maj 2012 03

Jetojmë në një botë për-plot informacione, tëcilat shtohen me shpe-

jtësi marramendëse. Përshembull, deri në vitin 2009,gjatë gjithë historisë mod-erne botërore, janë botuar130 milion libra. Ta zëmë sedëshirojmë t'i lexojmë këtolibra, atëherë po e bëjmë njëplan: leximin duhet ta fillo-jmë në moshën 5-vjeçare, dhetë lexojmë 70 libra gjatë çdosekonde, secilën ditë, deri satë mbushim 65 vjeç, pa bërëasnjë pauzë ndërmjetleximeve. Mirëpo, kur takemi mbaruar leximin,kushedi sa libra të tjerë do të

jenë botuar: sot, botohenrreth 1500 libra në ditë nëmbarë botën. Radiostacionettransmetojnë 65.5 milionë orëtë programeve origjinale çdovit dhe televizionet transme-tojnë 48 milionë orë të tjera.Dhe, nëse i marrim parasyshmediat e reja: në vitin 2011vëllimi i World Wide Web kaarritur në 35 miliard faqe të

indeksuara . Në botë ka rreth2 miliard shfrytëzues të inter-netit (rreth një e treta e pop-ullsisë në botë), dhe ata mar-rin e dërgojnë 300 miliardëmesazhe elektronike çdo ditë. Nga momenti kur keni lindur,janë prodhuar më shumëinformata se sa tërësia einformacioneve e prodhuargjatë gjithë historisë sënjerëzimit. Është mahnitës i gjithë kynumër i të dhënave që navërshon nga të gjitha anët,çdo ditë. Sot nuk është prob-lem gjetja e informacioneve,

ashtu si për prindërit tuaj,por është problem organizimidhe përzgjedhja e tyre nëgjithë këtë rrëmujë . Si duhet t'u përqasemi gaze-tave, televizionit, reklamave,radios, muzikës, revistave,video-lojërave, librave të pop-ullarizuar, mesazheve nëinternet dhe në facebook? Sit'i shfrytëzojmë ato, pa ilejuar të na shfrytëzojnëneve, qoftë duke na e marrëkohën, apo duke na bindurme porosi të cilat nuk janë tëdobishme për ne?Me siguri shumica prej jushpërdor njëherësh disa formatë mediave, p.sh përderisashkruani në facebook, njëko-hësisht dëgjoni muzikë, dhe

shihni video në you tube apoporosi dhe reklama të cilatvazhdimisht ju dalin në ekrannë faqet e internetit. Këtojanë gjëra shumë të rëndë-sishme në jetën tuaj, sepse julidheni me shoqërinë dhemerreni vesh shumë lehtë

me njëri tjetrin kur flisnipërmes hapësirës së inter-netit. Gjithashtu, kur ju bënishumë gjëra njëkohësisht nëinternet, mund të ndodhë qënë dhomë të jetë lëshuaredhe TV-ja, që e lëshonimekanikisht sapo hyni në

dhomë, dhe prej nga dëgjohetndonjë program apo rekla-mat. A keni menduar ndonjëherëse si arrini t'i pranoni tëgjitha këto mesazhe, apothjesht ju i dëgjoni dhe i lex-oni ato automatikisht, duke eprogramuar veten si një kom-pjuter, që e ka për shprehi të

marrë shumë informacionetë formave të ndryshme në tënjëjtën kohë?Nëse vërtet është kështu, akeni menduar ndonjëherë sekush e bën këtë programim:a e bëni ju vetë, a e bëjnëprindit, shkolla, shoqëria,reklamat, apo diçka tjetër? Sidallohet bota e juaj e vërtetënga bota që e prodhojnëmediat?Të provojmë ta kuptojmëkëtë shprehi të programimittë mendjes sonë nga rrjedhae vazhdueshme dhe e pandal-shme e mediave. Të provo-jmë ta kuptojmë se sa janë tëdobishme për ne porositë që ikanë planifikuar mediat përne. Të provojmë të kuptojmëse si mund ta sfidojmë atë qëna e transmeton media si tëvërtetë.Sepse, mbi të gjitha, individine veçon mendimi dhe fjala elirë.

A mund të keqpërdoret liria e shtypit?

Gjuhëtari me renome botërore Van Dijk ka prezantuar njëstudim në një sesion shkencor të organizuar nga KomisioniEuropian kundër Racizmit dhe Mostolerancës ku paraqitenmarrëdhëniet mes diskursit publik dhe racizmit. Në këtësesion, shumica e pjesëmarrësve ishin të shqetësuar mëtepër për moskufiz-imin e lirisë së shtypit, ndërkaq, vetë VanDijk i referohet lirisësë shtypit si "lopë eshenjtë" e elitave sim-bolike që në mënyrëtë drejtpërdrejtë kër-cënon interesatthemelore të qyte-tarëve. Nga një analizë egjatë e shtypit europi-an Van Dijk-u përfun-don se shtypi ashtusikurse edhe institu-cionet elitare në Evropë, kontribuojnë në mënyra të veçantanë riprodhimin e racizmit në shoqëri. Ai thotë se nëshoqëritë demokratike, institucionet e fuqishme duhet tëjenë përgjegjëse për veprimet e tyre dhe meqë liria e plotënënkupton fuqinë absolute, ajo duhet të kufizohet me ligjedhe me përgjegjësi morale e profesionale. Abuzimi i lirisënga institucionet e fuqishme nënkupton abuzimin mepushtetin. Kjo vlen edhe për lirinë e të shprehurit dheshtypit, thotë Van Dijk.

Çka mendon ti, si dallohet liria e shprehjes prejkeqpërdorimit të lirisë të shprehjes?

Çfarë do të thotë fjala "kontraverz"? Ka disa çështje që janë kontraverze. Kjo do tëthotë se lidhur me këto çështje ekzistojnëmendime të ndryshme dhe për to nuk pajtohentë gjithë. Çështja kontraverze për disa njerëzështë gjithnjë e hapur për debat, por disa tëtjerë mendojnë se për të nuk duhet diskutuaraspak. Në disavende të botësmund të shkruashlirisht për këtogjëra, por në disa tëtjera, nuk e ke këtëtë drejtë.Në disa vende,gazetarët të cilatshkruajnë për çështje që qeveria i sheh si kon-traverze, mund të ndodhë që të ballafaqohenme burg apo vdekje, dhe për të shpëtuar ataduhet ta braktisin vendin e vet. Në disa vendetë tjera, thjesht ka gjëra për të cilat gazetarëtnuk shkruajnë dhe nuk i përmendin, si përshembull emrin e plotë të një fëmije.

Ushtrim:Merre një gazetë apo një revistë, dhe gjejfotografi ose tema të cilat mund të jenë kon-traverze për disa njerëz, por jo për disa tëtjerë. Për shembull, mund të gjesh dy imazhetë cilat në raport me njëri tjetrin mund të për-shkruhen si i mirë/i keq, ose i bukur /i shëmtu-ar, dhe mandej provo t'ua ndërrosh për-shkrimet këtyre imazheve. A mund të shihet 'e

mira' si 'e keqe' dhe anasjelltas, varësisht sekush e sheh atë?

Tema të tjera diskutimi: • Çfarë është çështje kontraverze nëshoqërinë tonë? A mund të japësh disa shem-buj?

• Pse është ndonjë çështjekontraverze në një venddhe jo në vendet e tjera? • Mendo se a mund tëgjendet zgjidhje për çësht-jet kontraverze? • Lexoje një gazetë dheshih se a trajtohet atyndonjë çështje kon-

traverze. Nëse po, atëherë si trajtohet ajo? Amendon se gazeta ka shkruar në mënyrën eduhur për k?të çështje? Pse? • Gjej rrëfime në gazetat tona të cilat mendonse nuk mund të gjenden në vende të tjera. • Diskuto me shoqet dhe shokët e klasës sepër cilat tema nuk mund të shkruani nëgazetën e shkollës dhe pse.• A do të kishe dashur të shkruash për njëçështje kontraverze, dhe si do ta bëje këtë?

Teksti është përshtatur nga materiali i titulluar "Becontroversial" në: www.worldpressfreedomday.org.

Falenderojmë WAN-IFRA - Shoqatën Botëroretë Gazetave dhe Botuesve të Lajmeve që nalejoi shfrytëzimin e materialit.

Bota e informacioneve

Bëhu kontraverz!

Page 4: Të rinjtë dhe Deklarata Universale e të drejtave të ...gazetajnk.com/repository/docs/SHTOJCA.pdf · lëmi drejt mediave e gaze-tarëve profesionist e të pavarur duhet punuar

TË RINJTË DHE FJALA E LIRË 3 maj 201204

Prof. Lindita Tahiri me studentet e Masterit tëGazetarisë në UP: Blerta Aliu, Emira Bajçinca,

Adelina Sahiti, Edlira Bllaca.

PUNUAN:

Zgjidhe një temë, dhe paramendo se je gazetar/e

Cilat elemente do t'i përfshish nëartikull?Kënd do ta intervistosh?Cilat fakte do t'i kërkosh?A të nevojiten të dhëna historike?A do të përdorësh fotografi dheilustrime?

Merri 3-4 gazeta të një dite dhe mendo për këto pyetje:

Si dallojnë faqet e para: cilat janë rrëfimet kryesore?Si dallojnë fotot dhe ilustrimet, a janëato të lidhura me ngjarjen?Çka theksohet në artikull, cilat janëfaktet që ofrohen?A dominon një pikëpamje apo ka mëshumë pikëpamje, dhe të kujt janë ato?Cilat pjesë i ka gazeta ( sporti, biznesietj.) dhe sa hapësirë kanë këto pjesë?Sa hapësirë kanë reklamat?Si mendon, cila është gazeta më emire, dhe pse?Përsërite këtë ushtrim me radion dhe

me televizionin!

Jeta XharaDrejtore e BIRN (Balkan Investigative

Reporting Network) në Kosovë

B.B. ishte një vajzë e re, e gjatëdhe e bukur. Kur para mëshumë se gjashtë muajve hyrinë zyren tonë askush nuk men-doi që ka me shpalos një storjeaq të tmerrshme . Ajo kishtenjë vajzë të vogël dhe vitin efundit, edhe pse ishteshkurorëzuar nga burri, ai ekishte rrahur disa herë- thjeshtsa herë që ish-bashkëshorti ekishte taku në rrugë kishtebërë skena duke e rrah publik-isht. B.B. e kishte raportuaratë në polici e gjykatë por asgjës'ishte ndërmarrë. Pas vrasjessë Diana Kastratit që u vranga ish-burri i saj, rast që eshokoi publikun kosovar, B.B.kishte vendos që nuk do tamshel më gojën por do të flashaptaz për situatën e saj nëmedia, pasi krejt mjetet tjeratë raportimit të dhunës kishindështu. Ajo erdhi në emisionin"Drejtësia në Kosovë" dhe ne uballafaquam me një përgjegjësitë madhe - nëse e përkrahim'lirinë e saj të shprehjes' dhe etransmetojmë intervistën metë, ish-bashkëshorti do t'ikundërvihej. Çka nëse fjalët esaj lirshëm kanë me i kushtume edhe ma shumë dajak se saqë ka marrë deri tash? Çkanëse kjo hakmarrje do tëreflektohet edhe te vajza evogël e kësaj viktime të dhunësfamiljare? Por në anën tjetër,si gazetarë ia shtronim edhepyetjen tjetër vetvetes, nësenuk flasim për këtë çështje ajemi edhe ne si krejt institu-

cionet tjera te të cilat kur B.B.e ka raportu rastin, ato nukkanë ndërmarrë asgjë? Vendosëm që në emisionin"Drejtësia në Kosovë" ta përc-jellim këtë rast sistematikishtduke e intervistuar jo vetëmB.B.-në por të gjithë akterët tëcilëve ajo u ishte drejtuar e qënuk kishin ndërmarrë asgjë. Ethirrëm policinë dhe zyrtarët embrojtjes së viktimave ngadhuna familjare. E thirrëmprokuroren ku B.B. e kishteparaqitur rastin. E thirrëmgjykatësen ta pyesim se pse povonohet seanca gjyqësorederisa viktima jeton në ank-thin e dajakut të mëtutjeshëmqë mund ta hajë nga ish-burri?Nuk e transmetuam inter-vistën menjëherë por vazhdu-am t'i përcjellim seancat gjyqë-sore, të cilat filluan inten-zivisht pas thirrjeve tona nëpërinstitucione. Gjatë një seance exhiruam prokuroren e shtetit ecila, përkundër faktit që e kapër detyrë ta mbrojë viktimëne jo të akuzuarin, ne e gjetëm

atë në korridor duke i shkëm-byer numrat me të akuzuarin,ish-burrin e dhunshëm të B.B. Këtë xhirim e transmetuam pornuk e lamë me kaq. Dërguamankesë te Këshilli Disiplinor iProkurorëve në Kosovë nga icili kërkuam të marrë masakundër prokurores që i kashkelur rregullat e punës. Pas një viti, ish-burri i B.B. imbajti disa muaj burg dhegjykimi për te vazhdon. Ndajprokurores u ngritën hetimenë bazë të ankesës së emisionittonë i cili prezantoi fakte. Nëfund prokurorja u dënua me 6muaj heqje të 50% të pagës.B.B. e ka lëshu krejt Kosovën. Krejt kjo ndodhi pse një vik-timë morri guximin t'ju drejto-het mediave - vendosi me folshlirë, përkundër pasojave qëdo të mund t'i kishin ndodh. Para se me raportu mediat përkëtë rast, dhunuesi nuk ishtefutur në burg dhe institucionetnuk ishin marrë seriozisht meviktimën e pafuqishme. Me folëhaptazi, megjithate, shpaguhet!

Me folë haptazi, megjithatë, shpaguhet!

DitariMbaje një ditar njëjavor për sasinë e kohës që e kalon memedia. Sa herë që u ekspozohesh mesazheve mediatike nëmënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, mbaj shënime nëditar.Mesazhet e drejtpërdrejta janë ato të cilat i merr në kontakt tëdrejtpërdrejtë me një medium, p.sh. kur e sheh një episod teKafeneja jonë. Apo kur dëgjon muzikë për gjysmë ore.Mesazhet e tërthorta janë ato që t'i përkujtojnë mesazhet emedieve, për sh. Kur e sheh në rrugë një reklamë të filmit, tinuk e sheh filmin (që do të ishte mesazh i drejtpërdrejtë) por esheh një porosi që ta përkujton filmin.Apo, kur flet meshoqërinë për Big Brother, ti nuk e sheh emisionin, por tërtho-razi komunikon me të.Në fund të javës përgjigju në këto pyetje:Sa është sasia totale e kohës që kalon me media? Cili ështëraporti mes ekspozimit të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë? Cilatraste i ke nxitur vetë, në mënyrë aktive, dhe cilat kanë qenë painiciativën tënde? Cilat lloje të mesazheve kanë dominuar ?

Dijeta 24-orëshe pa asnjë media Mos përdor asnjë mjet mediatik gjatë 24 orëve (përfshirë inter-netin dhe telefonin mobil). Përshkruaje përvojën dhe varësinëtënde nga mediat.

Llogarite kohën që e kalon me media gjatë një jave

Orët:_________ leximi për kënaqësi_________ leximi për shkollë_________ leximi i gazetave dhe revistave_________ dëgjimi i radios_________ dëgjimi i muzikës së incizuar_________ filmat në kinema_________ emisionet televizive_________ kompjuteri për punë_________ kompjuteri për lojë_________ kompjuteri si shoqërim_________ Totali

A je e/i befasuar me rezultatin? Sa të kushton identiteti?A ke menduar ndonjëherë se sa vlen emri yt? Kuptohet, emri është identiteti ynë, është mënyrase si na njohin njerëzit. Kur njoftohemi me dike, ia tregojmë emrin, prezantohemi, për tëtreguar mirësjellje. Por, ka raste, sidomos në facebook, kur edhe mund të mos e tregojmë emrin.Në SHBA për shembull, në faqen http://www.infousa.com/ mund të gjesh informata për kon-sumatorë të ndryshëm, nëse jep një shumë të vogël parash. Një databazë që ka më se 210 milionpërdorues, i shet të dhënat për një person ashtu siç shitet çdo mall tjetër. Pra emri dhe të dhë-nat e tua janë mall i shitjes për këtë kompani. Të dhënat janë mbledhur nga ueb-faqe tëndryshme, p.sh nga produktet që i ke blerë, apo të dhënat personale që i ke dhënë nëpër faqe. Emri yt pra mund të shitet, ashtu si shitet një CD apo një mollë. Çka mendon ti?

FALENDEROJMË WAN-IFRA - SHOQATËN BOTËRORE TË GAZETAVE DHEBOTUESVE TË LAJMEVE QË NA LEJOI SHFRYTËZIMIN E ILUSTRIMIT.

Faqosja: Shkembim Krasniqi