Skënderbeu i Sociorealizmit Dhe Ai i Të Huajve • RTK

5
1/27/2016 Skënderbeu i sociorealizmit dhe ai i të huajve • RTK http://www.rtklive.com/?id=6&r=56156 1/5 SKËNDERBEU I SOCIOREALIZMIT DHE AI I TË HUAJVE Skënderbeu është një nga personazhet historike që i ka frymëzuar kaq shumë artistët ndër shekuj. Qindra libra studimorë, letrarë, tablo apo filma kërkojnë të tregojnë jetën e prijësit të shqiptarëve … Në Europën e fillimshekullit të 16, disa dekada pas rënies së Perandorisë Otomane, një ndër personazhet më të përfolura të kohës do të ishte prijësi shqiptar, Skënderbe. Ndërsa kishin nisur politikat për të krijuar hartën e re europiane, jeta dhe vepra e këtij personazhi shihej si modeli më i mirë mbi bashkimin. Skënderbeu do të ishte jo thjesht një frymëzim për politikën e re, por dhe personazhi më i kërkuar i piktorëve apo shkrimtarëve. Janë të pafund librat, pikturat apo vizatimet kushtuar kësaj figure të historisë sonë. Dhe pse pjesa më e madhe e dokumenteve historike që do të na sillnin më të plotë tablonë e Shqipërisë në vitet kur Skënderbeu jetoi gjenden ende në arkivat turke, gjatë këtyre viteve janë botuar libra historikë apo studimorë mbi këtë figurë. Marin Barleti ishte i pari që i frymëzuar nga shkrimet e kohës, ndërtoi historinë mbi të cilën do të bazohej më vonë një pjesë e mirë e studimeve mbi këtë figurë. Por, nga koha e Barletit e deri më sot, janë të pafundme librat që çdo ditë dalin nga arkivat e bibliotekave të ndryshme mbi këtë personazh historik. Më i fundit, i cili është më i plotë në vazhdën e botimeve të bëra mbi këtë personazh, është libri “Skënderbeu, një histori politike”, me autor Aurel Plasarin. Njohës i mirë i këtij personazhi, Plasari ka sjellë në një libër angazhimin e tij disavjeçar në hulumtimin e kësaj figure, duke e parë atë në një kontekst tjetër atë politik. Më 2010n, një tjetër shkrimtar dhe historian, Sabri Godo, do të ribotonte një nga romanet më të njohura të tij të quajtur “Skënderbeu”. Një roman që përshkruan trimëritë e luftës 25 vjeçare kundër turqve, por edhe ndjenjat e tij, çfarë ai mendon, mënyrën e të dialoguarit me të afërmit, me ushtarët, me trimat shqiptarë, dashurinë e tij për Shqipërinë. Por romani i Godos, i cili i ka kushtuar edhe më parë studime këtij personazhi, nuk ishte i pari në letrat shqipe që kërkon ta sjellë këtë personazh në lëmin letrar. Shumë herët, Naum Prifti sjell në një libër “Legjenda dhe rrëfime për Skënderbeun”. I konceptuar në formën e disa rrëfimeve, ky libër

description

Skënderbeu i Sociorealizmit Dhe Ai i Të Huajve • RTK

Transcript of Skënderbeu i Sociorealizmit Dhe Ai i Të Huajve • RTK

Page 1: Skënderbeu i Sociorealizmit Dhe Ai i Të Huajve • RTK

1/27/2016 Skënderbeu i sociorealizmit dhe ai i të huajve • RTK

http://www.rtklive.com/?id=6&r=56156 1/5

SKËNDERBEU I SOCIOREALIZMIT DHE AI I TË HUAJVE

Skënderbeu është një nga personazhet historike që i ka frymëzuarkaq shumë artistët ndër shekuj. Qindra libra studimorë, letrarë, tabloapo filma kërkojnë të tregojnë jetën e prijësit të shqiptarëve …

Në Europën e fillimshekullit të 16, disa dekada pas rënies sëPerandorisë Otomane, një ndër personazhet më të përfolura tëkohës do të ishte prijësi shqiptar, Skënderbe. Ndërsa kishin nisurpolitikat për të krijuar hartën e re europiane, jeta dhe vepra e këtijpersonazhi shihej si modeli më i mirë mbi bashkimin. Skënderbeudo të ishte jo thjesht një frymëzim për politikën e re, por dhepersonazhi më i kërkuar i piktorëve apo shkrimtarëve. Janë tëpafund librat, pikturat apo vizatimet kushtuar kësaj figure tëhistorisë sonë. Dhe pse pjesa më e madhe e dokumenteve historikeqë do të na sillnin më të plotë tablonë e Shqipërisë në vitet kurSkënderbeu jetoi gjenden ende në arkivat turke, gjatë këtyre vitevejanë botuar libra historikë apo studimorë mbi këtë figurë.

Marin Barleti ishte i pari që i frymëzuar nga shkrimet e kohës,ndërtoi historinë mbi të cilën do të bazohej më vonë një pjesë emirë e studimeve mbi këtë figurë. Por, nga koha e Barletit e deri mësot, janë të pafundme librat që çdo ditë dalin nga arkivat ebibliotekave të ndryshme mbi këtë personazh historik.

Më i fundit, i cili është më i plotë në vazhdën e botimeve të bëra mbikëtë personazh, është libri “Skënderbeu, një histori politike”, meautor Aurel Plasarin. Njohës i mirë i këtij personazhi, Plasari kasjellë në një libër angazhimin e tij disavjeçar në hulumtimin e kësajfigure, duke e parë atë në një kontekst tjetër atë politik.

Më 2010­n, një tjetër shkrimtar dhe historian, Sabri Godo, do tëribotonte një nga romanet më të njohura të tij të quajtur“Skënderbeu”. Një roman që përshkruan trimëritë e luftës 25­vjeçare kundër turqve, por edhe ndjenjat e tij, çfarë ai mendon,mënyrën e të dialoguarit me të afërmit, me ushtarët, me trimatshqiptarë, dashurinë e tij për Shqipërinë. Por romani i Godos, i cili ika kushtuar edhe më parë studime këtij personazhi, nuk ishte i parinë letrat shqipe që kërkon ta sjellë këtë personazh në lëmin letrar.

Shumë herët, Naum Prifti sjell në një libër “Legjenda dhe rrëfimepër Skënderbeun”. I konceptuar në formën e disa rrëfimeve, ky libër

Page 2: Skënderbeu i Sociorealizmit Dhe Ai i Të Huajve • RTK

1/27/2016 Skënderbeu i sociorealizmit dhe ai i të huajve • RTK

http://www.rtklive.com/?id=6&r=56156 2/5

i Priftit është si një film me disa episode, i cili tregon jetën ezakonshme të princit europian.

Gjergj Zheji është një tjetër autor që i ka kushtuar një roman këtijpersonazhi. “Muret e Krujës” është romani që ai e ribotoi disa vitemë parë, duke e shoqëruar me një parathënie, e cila jepterëndësinë e të parit dhe vlerësimit drejt të kësaj figure. “Kalojnë vite,kalojnë shekuj dhe ai nuk resht. Kryetrimi i lavdishëm i Krujëslegjendare, kryetrimi i Krujës madhështore vazhdon të ecë mehapin e tij burrëror, duke i veshur shkëmbinjtë me rreze ngjyrëargjendi dhe fushat bujare me ar diellor. Nuk ka bukuri mëmadhështore se kjo që më shohin sytë! Ne të gjithë nuk jetojmë dotpa këto fusha, pa këto male, pa këngët e rapsodëve të dashuruarme tërë këtë mori bukurie dhe trimërie. Këto këngë më flasin përnënën tonë të shtrenjtë Shqipërinë, për beteja të lashta e të reja, kubijtë e saj kanë derdhur gjak dhe përherë i kanë thënë armikut:‘Ndal! Ky vend ka zot!’ Kjo nënë lindi shenjtore e shenjtorë që umësojnë të gjithëve rrugën e drejtë të Zotit … Ne jemi të larëtrupërisht dhe shpirtërisht me ujin e bekuar të historisë sonë, qëshkëlqen si e vërteta, si kënga e amshuar e rapsodëve, si urtiamijëvjeçare e kuvendeve tona, si mençuria e pashtershme eSkënderbeut të madh, mësimet e të cilit nuk shuhen kurrë dhe sotende vazhdojnë t’u mësojnë brezave që vijnë fisnikërinë, trimërinë,nderin, atdhedashurinë, bukurinë e vdekjes për mëmëdhenë. Mjerëata që, me dashje a pa dashje, shkelin me këmbë gjithçka që duhetngritur lart e nuk duhet ulur kurrë! Çdo gjë mund të falet, por tradhtiështë mohimi i së vërtetës, është një marrëzi e turpshme, një ivdekur të cilin e kall edhe varri!”, shkruante Zheji. Kjo parathënie,vjen sot si një metaforë e fortë mbi rëndësinë e të kuptuarit tëhistorisë.

Kristo Frashëri i ka kushtuar disa libra kësaj figure. “Skënderbeu,jeta dhe vepra” është një libër i mbështetur në dokumente dhemateriale të shumta arkivore. Ndryshe nga historitë e tjera tëshkruara për Skënderbeun, kjo është më e kompletuar dhe e shehheroin jo vetëm si udhëheqës të luftës çlirimtare, por edhe sinismëtar të shtetit shqiptar. Disa vite më parë, Frashëri do të botojëlibrin “Skënderbeu i shpërfytyruar”, si një përgjigje ndaj librit“Skënderbeu” shkruar nga historiani zviceran O. J. Schmitt. KristoFrashëri, një njohës i mirë i historisë së Skënderbeut, nuk u pajtuanë asnjë pikë me këndvështrimin negativ të historianit zviceran.Sipas tij, O. Schmitt­i e ka shpërfytyruar nga shumë pikëpamje

Page 3: Skënderbeu i Sociorealizmit Dhe Ai i Të Huajve • RTK

1/27/2016 Skënderbeu i sociorealizmit dhe ai i të huajve • RTK

http://www.rtklive.com/?id=6&r=56156 3/5

portretin historik të Skënderbeut.

Ndërsa historiografia shkencore botërore dhe shqiptare e kavlerësuar heroin shqiptar, si një udhëheqës i shquar i kryengritjesçlirimtare të shekullit XV kundër zgjedhës osmane, si një strateggjenial që korri vazhdimisht fitore ushtarake kundër sulltanëve turq,si një farkëtar dorëfortë që krijoi shtetin e përqendruar kombëtarshqiptar, si një burrë shteti, i cili me luftën e tij një çerekshekullorekonsolidoi identitetin kombëtar të shqiptarëve, si një personalitet ihistorisë mesjetare, i cili në të njëjtën kohë mbrojti edhe qytetërimine Europës humaniste. Përkundrazi, historiani zviceran e paraqetSkënderbeun si një kapedan që luftoi për t’u hakmarrë për vrasjen etë atit nga dy sulltanë turq, si një prijës që synoi të ripushtontezotërimet feudale të prindërve të tij, si një udhëheqës ushtarak, qënë luftë kundër ushtrive osmane pati disfata pas disfatash, si njëpersonalitet, i cili e mbylli jetën e tij si emigrant në zotëriminvenedikas të Lezhës, si një prijës që la pas vdekjes së tij vetëm njëvend të mbushur me gërmadha, si një njeri të cilin Europa u kujtuata nderonte vetëm pas vdekjes.

Pasi hedh poshtë tezat e autorit zviceran, historiani Frashërianalizon në mënyrë kritike edhe disa pikëpamje po aq të padrejta tëshfaqura nga disa analistë shqiptarë në shtypin tonë të përditshëm,gjatë kohës që u botua libri. “Në bazë të lirisë së pakufizuar tëfjalës, demokracia jonë, edhe pse çalamane, falë Zotit, i ka dhënëtë drejtë historianit të mbrojë figurat e ndritura të kombit tonë ngafyerjet, përdhosjet dhe shpërfytyrimet e atyre që kanë zgjedhur simënyrë jetese të fyejnë, të përdhosin, të shpërfytyrojnë ku tëmundin, në shtyp, në radio, në televizion, vlerat e ndritura tëhistorisë së Shqipërisë, madje edhe identitetin tonë kombëtar.

Si qytetar bashkohem me ata zëra që protestuan kundër fyerjeve,përdhosjeve e shpërfytyrimeve në dëm të figurës së Skënderbeutnga historiani zviceran, Oliver Jens Schmitt, dhe nga duartrokitësit etij shqiptarë, të cilët mezi presin të hedhin baltë kundër çdo vlerepozitive të kombit të tyre – që pas shekuj tallazesh, shtypjesh emjerimesh arriti, më në fund, të gëzojë lirinë e ëndërruar.

Si historian e ndiej për detyrë, meqenëse vetë Skënderbeu nuk kamundësi të flasë, të parashtroj, me sa kam mundësi, argumentethistorike që hedhin poshtë hamendësimet, shpifjet dheshtrembërimet që ata kanë përdorur për ta shpërfytyruar Herointonë Kombëtar”, thotë Frashëri.

Page 4: Skënderbeu i Sociorealizmit Dhe Ai i Të Huajve • RTK

1/27/2016 Skënderbeu i sociorealizmit dhe ai i të huajve • RTK

http://www.rtklive.com/?id=6&r=56156 4/5

Por libri i O. J. Schmitt mund të quhet i vetmi që ka dashur tëdevijojë atë çfarë mbart në të vërtetë historia e këtij personazhi tëhistorisë sonë. Ai nuk është i vetmi i huaj që e ka analizuar këtëfigurë në një libër. Librat mbi Skënderbeun kanë nisur të botohennga të huajt që pas shekullit XVI. Në vitin 1788, në Suedi u botuanjë ndër librat e parë në gjuhën suedeze kushtuar Skënderbeut.Libri mban titullin “Kastrioti i madh i shqiptarëve i quajturSkandërbeg ­Historia”. Skënderbeu është protagonist i tri tragjedive. Një numër poetësh dhe kompozitorësh janë frymëzuar ngakarriera e tij ushtarake.

Poeti i shekullit të 16, Ronsard shkroi një poemë rreth tij, HenryWadsworth një tjetër poet i shekullit të 19­të shkroi vargje për të.

Një opera kushtuar këtij personazhi do të jepej në shekullin e 18shkruar nga kompozitori François Francœur.

Interesante është dhe libri “Skënderbeu” shkruar nga HenryWadworth, i cili e shkroi duke u konsultuar me Fan Nolin.

 

Të huajt kanë parë tek ai personazhin ideal, me të cilin çdofemër do të dashurohej

Skënderbeu, një hero i dashuruarNdërsa në letërsinë shqipe figura e Skënderbeut është trajtuargjithnjë si imazhi i një burri të fortë, i cili kishte aftësinë të sillte paqembi çdo betejë apo si një mendje e urtë, tek i cili të gjithë kishinbesim, shkrimtarët e huaj kanë guxuar ta shohin këtë figurë pak mëtej. Ai ishte një burrë i pashëm dhe këtë nuk e mohon dot askushteksa shohim sot tablotë që shfaqin portretin e tij të lartë, flokët edendur apo mjekrën që i shkon në fytyrën e gjatë. Një shkrimtareanonime franceze do të shkruante në vitin 1732 romanin“Skënderbeu apo aventura e princit të Shqipërisë”, ku femrat më tëbukura të kohës, përpiqeshin t’i rrëmbenin zemrën prijësit shqiptar.Ato i shkruanin letra dhe rrinin me orë të tëra në dritare për të parëkur do të kalonte ai.

Antonio Xonkanda, një autor italian, do të shkruante një roman mbihistorinë e dashurisë mes Skënderbeut dhe vajzës së SulltanMahmutit II. Një libër i mbushur me nota emocionesh, duke eshndërruar Skënderbeun në një hero të dashuruar, që është gati të

Page 5: Skënderbeu i Sociorealizmit Dhe Ai i Të Huajve • RTK

1/27/2016 Skënderbeu i sociorealizmit dhe ai i të huajve • RTK

http://www.rtklive.com/?id=6&r=56156 5/5

bëjë gjithçka për vajzën e sulltanit dhe nuk mund të pranojë kurrsesiqë ajo të martohet me një tjetër. Në historinë e letërsisë shqipe, poredhe në tablotë që i janë bërë Skënderbeut në këto vite, figura e tijështë trajtuar në unitet, thjesht në konceptin e një heroi, pa e parënë dimensionin njerëzor.