Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

152

description

Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave poezi

Transcript of Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

Page 1: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave
Page 2: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

1

Thithëtitur poshtë-thellë në liburnen vela-thurur,

Shi-shituar e burguar ç‟odë-shend shtruar

Rug‟pas-dallgesh, gung pas gajlesh, Rruzull-kozmit seç

gufron,

Fluturorja kjo zonjusha furfulluar

Karkandellëse e kopukëve, skreptërimit t‟Hadrianit,

dhe Ostitëse e Orakullit të trim-Ojve ILIRJANE,

E molis dhe bardh- re-qiellin, muzës së mentarit krisës,

Zanash të za-nosura lutem për t‟i zhbiriluar zemrën,

(N‟darovitje me k‟të libër gjetur në “bërthamzën-bosh”)

Por çfarë djallin katranos në këtë Liburne,

Ky marsian kodosh!

TIRANA, nga viti 01 i paleotikut të vjetër deri në 2001 të fundit atomik

Page 3: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

2

Odnajë 1

Skreptima e dashurisë

Page 4: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

3

Parrizët (parajsat) e dashurisë

Brenda brendësisë së brendshme,

Të gjitha shenjat e ideshme ngjajnë me shpresat tona,

Fortuat e shirta sjellin kujtimet e dallgëta,

Në thellësi të qeshjeve melankolike.

Shtegtojmë kënd-skajeve për tu ndodhur në fundet e botës,

Ku divi gllabëron malin me një uri te brylëshme,

Pa fjalë, pa kufij makar edhe të mjergullshëm,

Dhe dëshiron lugetërit e padukshëm,

Në tërbim për të kaluar muret.

Si mundemi të jetojmë irnosur sapo drita e diellit na sheh,

Kredhur në të keqen e Kozmosit,

thërrmuar si një kometë pas përplasjes?

Në zjarrin e syve që ka,

Rithan shpirtin e saj me bllokime përskuqëse zemre,

Të gjitha ngjyrat e varësis‟ së pjesshme,

Zbukurojnë me ornamente kreshpat e nostalgjisë,

Vulsionet e saja reagojnë në fundet oqeanike,

Pasiguria zbehet e tretet,

Në lumenjtë e egër të shfrimeve.

Kohët e kallkanta shfryjnë në veshët e natës,

Një fjalë ardhur nga larg:

Çdonjëra prej bluve, pret ngjizjen orës vendimtare....

Si mund ta tjerrim një muzikë,

Përplot me diej e kurora ylberesh?

Thellë në plotësim të JON-QENIES, perdet e hollëshme,

Shëmbëllojnë si vlagë, tjerruar nga brendësia e kohërave,

Page 5: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

4

Bota e fluturakëve na kujton,

Zgafellën e boshatisur të ëndrrave të ikura.

Pasionet e saja të krispura që tulaten

mbi dëshirat e trallisura,

Asnjë njeri që ka kryer duflashe thellësisht të krisura,

Çlirim nuk ka veçse në jetën saj të lisëshme,

Rëniet e poezishme që përmbysin amën e tokën pjellore.

Si mund ta gatuajmë një kohë të pafund,

Me flokët e saj,

Pa asnjë të ardhur nga dimri?

Në vullkanin e buzëve të saj,

Gjuha përhap palcën e dashurisë,

Skalit sensin e tërmeteve ,

Gëlltitur me llava të mjalëta,

Hëna shpërthen erotizmin e saj argjendor,

Në ylber shëndrin ballin e tij,

Tuntaku hirues shugullon nëpër të,

Qenësishëm, si dhuratë zanash.

Shendevera jonë shtrihet në shtrat me një balenë,

Një mirazh rëre furrë e gjallë,

Përjetimi i mrekullive nuk ka çmim,

Beli yt më ngjan me një zikikje uji,

Si mund ta zbukurojmë humbjen tonë të padeshifrueshme,

Me një fyll a me një gjarpër .

Në shpërthimin atomik të bashkimit të kokoshit e pulducit,

Thurthurja ja heq duvakun sekretit të pjellanës njerëzore,

bizfitilat katosur mpilojnë çmendur mes tyre,

Gatuajnë burrzamet e shenjta amshore,

Një trampajë ariu shfryn tek hundët tona të vockëla,

Çdo shpërthim të qeshurash çliron ah-amat,

Page 6: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

5

Një çoroditje yjesh nakatosur,

që shfaqen thekshëm në blunë e qiellit,

Pikërisht në rikrijimin që shkrin dëshirat e saj.

Njëri nëpër ferre, tjetri në parajsën e premtuar,

Drita e krijimit kruspullon trupat e engëllzuar,

Ju kërkoj të me rikrijoni për të më përjetësuar.

Si mund ta sundojmë të vërtetin cep me peshë të kohës,

Në katrahurën pluhurosëse të shekullit,

Dhe tradhtinë e gjysmës sonë, binjakut?

E shtunë, 30 nëntor në Bruksel

Page 7: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

6

Kalimtar i kaluar prej ngjarjeve

dhe i rilënë tragjikisht prapa nga koha

Tek sa vjen shëmbëllen larg e larg nëpër ag,

Kristalosur shpirtin shoh, rikrijuar koh ndër koh‟,

Fjalët zhbërë, i bëj nyje nëpër yje

dhe i kredh fort me endje nëpër dhembje,

Ëndrrat bukur eterisht i fsheh udhëve pafund‟sisht,

Ç‟mall me nur, ç‟lehtësim në këtë ritakim

Fëmijëri kujtim-harruar fund e krye pa-gatuar,

E në fund, motet-gjëmë dhe kujtimet plagë-lënë,

thellë me çmime.

Më e shtrenjta kujtesë-ndezur,

flashket në të dobëtën dritë fshehur,

Fishket det‟ pa nocione, në sojninë fisnore, lehtë-lehtë,

Të tuat konture fluore si krua, shëndoshen në heshtje,

Kjo tërheqje dhimbse a s‟më më jep të drejtë

Ti hedh shenjtëri të parës bredhacake

rastësisht shfaqur vetëm!

Me hapa tundur,

kemi për tu humbur nëpër kodrinat valëvitëse,

Si napa të pafundmeve mjegullore, shndritëse,

Hije-lugetër të paepur, fat-thënës të kredhur,

Flatrat tona pupëlore do digjen-shkumë

do shqiten - pa fluturuar ...

Në skelat e paranisjes frymojnë shpirtin tënd,

E ti kërkon një kotësi-pllajë an-e-kënd,

Në katrahurën askund-parë,

Që na vesh me klithma e lotnajë.

Page 8: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

7

Mërmërit mahnitje-marrjesh me murlane,

Trupi yt ciflërhet, nëpër rërë çkundërtohet,

Kaos frymë e rrethues, bukur fort darfullues,

Që guros fjalët e tua e dëshirat i shirnos,

Fjalët e ngrira në kallkan, e namfshira,

Zemra merr ritmet e unit, kur mbërrin pragu i gjumit,

Refuzuar në krahë miqësore,

nuk do kthejmë pa shuar vrulle.

Gjeografisë së zemrës tënde, ti shtegton vende-vende,

Dritë për sytë, identitet shuar egër në rrëmet,

Zgjo idilin, dhe kthe ndjenjat që rilidhin.

Ato trajta bashkërimi, qenë mes nesh shpesh-e-shpesh.

Rebelimi i idilit, të zgjon erën e ekzilit....

Qan e qesh, kujton ngrëniet li-e-lesh,

Dhe motelet anonime, si pasthirrma kreshpërimi,

Rrugët qorre nakatore, sendet prore ,

Thithërimat e butësis‟ njerëzore.

Por një engjëll në udhëtim zemrën tënde puth me shfrim,

Edhe sytë ti pështjell me një dell përkandell,

A të huaja janë vallë psherëtimat e agimit në rrallë,

Ngjitur shijes tënde të çrrugëtimit,

E mandej, ëndrresa jote e shfilluar kësaj bote,

Form‟ e dhembjes krejt hutuar qelq-rrethuar,

E me duar gangalucëse lehtë kuar, udhë-fille e vërtetë,

gjer tek dielli nëpër çmendje.

Gjithë betejat e kaluara ti kujton në hidhërim,

Heshtjet-krisur, gurguleve të k‟ti shekulli në rrënim,

Dhe të shurdhëtat përgjumje, dhimbje-dhënëse prej stuhive,

Fletët e tua deg‟-gjigante afër-larg nëpër ikje,

Forcat humbur si fëmija, në një ëndërr makth-e-gjëmë

Page 9: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

8

Shtrydhur nga një zgjim i beftë, në harresë befas lënë.

Në kujtesë thirri-tirri vendet që ëndërruar ke,

Të gjithë trenat ikanakë, magjiplotë përmbi dhe,

E me shfillje formësuar, zgjatur-zmbrapsur hokatuar,

Lotsinajave të detit, tek shtegtojmë bashk‟ drejt qiellit,

Dëlirësinë për të larë, vjedhur–gjetur, lagur-tharë,

Mjegulluar-përdhunuar nga të vdekshmit.

Ja-ja Hadi, ne kundrojmë daljet prej tij

Ngjyrave të krisura të vëllezërve lubi,

Heshtur-cytur, duke u vetëpyetur me shfrim,

Cili qytet i panjohur na ngulit në rruzullim?

Ka pasur dikur fole të përjetshme thellë në zverkun tënd,

Nën të pastrën hënë, shpërthimi i lëkurës tënde zënë,

Dhe valët e mos-thënieve,

Mbledhur nëpër dekadat e lënieve,

Urgjencat e panënshtruara tentakulesh,

Nyjosur në fytin tënd tërmetues,

Si mund ti shuajmë mijëra dëshira mëdhaja,

mjegulluar në mjegullnaja.

I puth si kukudh qetësisht faret e tu të fildishtë,

Në perandorinë e dashurisë-eter,

Misteri bëri thellë në ty, një errësirë tmerr.

Memecëria më merr, fjalët gremisen në hon,

Trupi im gjysmë- vdekur shkumëzon,

Në plazhet e kohës, të njohjes,

Nuk e di pse më duket se po përjetojmë gjërat,

Përpara se ti emërojmë,

Në gjithë-etjen zgjuar të rinjohjes.

Page 10: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

9

Të tradhton baskishtja jote, oqeanit gjuhë-gatuar,

Kokëfortësia e pendimit, histori në dramë bluar...

Qoftë dhe një kaçurrel i vockël që fajtor mbi vëllezërit del

Pasi ndjen flakët e ferrit, kërcënimin e eterit,

Kapi- shtrydhi largësitë e dhe zemrosi pafundësitë,

Ke për ti gjetur ndoshta rrënjët e emrit tënd.

Të dërgoj një florë mendimesh, me korrier të nisur herët

Në fundin e një dërgese, një kristal i kthjellët

Në gjeometrinë e ngatërruar të harrimit,

kap galaktikat e mia të gulçimit.

Pllaja jote e ngrohtë, krijon shtatin tim të fatit,

Nëpër lumenjtë e ngjarjeve, rizbuluar në shkumë,

Ti mendon për masakrat e agimeve të rastit,

Dhe të qeshurën e yjeve të largët,

Që përbindëshi i pamundësive ka gëlltitur,

Në shëtitjet e tua krejt jetëshkurtra,

Zemrës së nisjeve të çmuara, kujtohu,

Vdekjeve të yjeve nuk u kushtohen ceremonira....

Ne mbjellim lulet e një jete blatuar fluturimeve,

Të pasigurtë në parashikimin kush do të shkëputet

Një pyetje që na ri ngjitur, si koka mbi supe.

Pafundësia më ka shtyrë aq larg si një lutje,

Vëllezër humanë: në kufijtë e dritës tutje,

Dallgoret a absurditetit

Më janë mbytur në ujërat e misterit.

Mikut tim Pierre Clémenti

Bruxelles, le 01/03/1989

Page 11: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

10

Shmangie brigjesh

në udhnaja, rastësish...

(për JETE.... a DASHURI)

Kridhu qenies time, pastaj vetvetes sublime,

Si fill i çartuar, që dashurinë ka rrjetuar, në log.

E vetmja pemë në breg, hija jote që shtillet shteg më shteg,

Shtoju vlagët e reptilëve në tapinë e zhurtë, argjilave.....

Dy anijet tunden-shkunden Amazonën ndjenja-plot,

brigje kallamitur

Kalojnë ikshëm Kordilieret pranë humnerës së Lajthitur.

Diell-zënies, fill përpara, kufijose jetën tënde,

kohën e zemrës,

Thithe si një efekt lutjeje mbi ekstazë vullkanesh në gufje,

Reflekset e dritës shoh tek rikthehen tek balli yt me puqje.

Çdo degë misterioze shpalos një histori kaluar,

Presuar me matjet përpikëshe të gjeometrit,

Një mal me dije mbi inxhinierinë e dashurimit,

Ndriçon sytë e tu, në darkën e rrëmetit....

Princ-princoshi shpërthen në flakërim,

Ëndrrat e rinisë bredhin, udhëve paepur,

Kujtimet e të parës dashnore qëmotit humbur.

Pastaj një sajim magjik, grushti i fortë që ndrit aq vrik,

E na risjell të vjetrin burim, që përmbyt dy fshatrat tutje.

Përmbledhja e shkëmbnajave fundoset

në albumet mjegullore,

Mbishkrime pa fund nëpër ernaja vdekur ore,

Mos e kthe kokën të shohësh prapa...

Page 12: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

11

Gëlltitur i ka shkretëtira arat pjellore!

Mos duhet ti rrëzojmë ëndrrat e saj në të klithur,

E ti vërsulemi verbërisht botës si të krisur.

Dielli bën sikur shuan, shkrin akullin e një varreze

Dhe toka na detyron të kërcejmë valle me rrethe....

Shiu me gjyma baltanos ishullin tonë të ç‟veshur,

Mbi lëkurën tënde ngjyrosur me nje premtim të panjohur,

Gjithë ajo shpresë shkatërruar nga luftërat pa shkak,

Sublim i artësisë, grunajave të pakorrura larg

Lëvizje hidh-ëmbla të dy kodrave në pimarg,

Portë-qiej loti njohur-pa, ndalesa të sajuara koti, anekënd,

Rrjedha ime që shtegton më të mirën velbardhtë të

mendimit tënd,

Dhe takimet e rrëqebujve,

në pyjet e egra me mjaullime tunduar,

Të kanë lënë mijëra aroma ndezur,

shkumnaja frutash për të shijuar.

Ti ke pire gjithë verën time, gjestet e mia të lakuriqta,

Lulet krijojnë rrugën e tyre mbi ndjenjat e verigta,

Një darkë vonë, një tren.....

një tren për në Afrikë ku do piqna,

Në britmat e bukura valsore, fati ynë rrënohet shkalloreve,

Poshtë dem-demosjen së buzëve të fryra, kah-lahoreve.

Çuditërisht nuk u‟a kemi frikën ftohnajave mizore,

Ka ndonjë gjuhë qiellore

për të dehur shpirt-blusinë tënde rinuar ,

Në cep të rrugës së kalldrëmtë ku luhet një fat i blatuar

Në shumë urrejtje bosh-krijuar papritur,

Nga njerëz që mbinë dheut krejtësisht rroitur...

Po ti memorizon erërat e ngjyrat e peizazheve botës,

Kot ushqej frikërat e mia, ti ke peshën e moshës.

Page 13: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

12

Largësive vyshkur nga dielli, pllajave etiopjane, kronikan,

shoh një kamion sterrosur, tek transporton kufoma,

shoferi një satan,

Qëndron pas masakrës vetëm një kështjellë mbi rërë,

bregut të gjërë..

E di, ti ke për tu ofruar të fundmin shikim, dërrmuar....

Njerëzve fatkeqë që dheu përpin,

Dhe dora e mirësisë munguar, fëmijëve të sakatuar... !

Si heronjtë në Hollivud, ti puth mijëra dhembje,

Un jam i lirë të sjell imazhin bardhë zi, ekranit vjetruar,

Mjegullat e dashnorëve ikur në hon-heshtje

Dhe ngacmimet me thonj në rininë e shkapërluar.

Mendo për ngrënien e shijshme mëngjeseve mbi barë,

Dhe biskotat e freskëta, gatuar në darkë duke pirë,

Vrullet e tua të mekura, tek zgjonim mijëra indianë,

E në fund për fjalët që ne shpiknim

e që na bëjnë akoma mirë....

Farat e mia nisur i kam udhnajës,

Nëpër shpalosjet e ëndrrave, sy-hapur,

Si armë që arrin mu në pikën e nevojës

Pasaportë për në Dajt-Tron, endjen pa vdekur,

Urë kaluese e dashurisë, testament i heshtjes së bukur?

Kalërues i iluzionesh ...

Muzikant i notës parë...

Valët mbushin mbretërimin,.....

E qeshura jote vret harresën...

Për Brazilin e kaltër....

Të padurueshëm, që fashit qëndresën.....

Page 14: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

13

Shuaju pasionesh, pastaj zhduku si hije,

Si një i panjohur, shpartalluar në prova mirësie!

E premte 26 nëntor 1986, në Bruksel.

Page 15: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

14

Balada e Kardinalësh

Tru-humbur në qeshje, lindjes se agut të butë,

Dete përmbysës e llavë djegëse për pyjet,

Shenjat e tua shfaqen porsi një lahutë:

Liburne e tejdukshme që në mungesë ngjyhet.

Poezia nuk e pret kurrë murrlanin,

Këngën e dashurie në portat e ankorimit,

Lot për tu derdhur, dhimbje në gjëmë,

Po kush, për ç‟arsye.....të jemi fat-zi-thënë.

Në të katër pikat kardinalët,

Buzëqeshjen tënde pikin në delir,

Një zë qiellor, i butë, dhe i flashkët

Më bën të braktis të gjitha armët

E tu bindem furive të mia gjithë zhurmë.

Kur ti më shtërgon fashitem në fron,

Harroj që ka vajtime rrëke përjashta,

Ndërkohë që ti bën pothuajse mbretin Munon,

Blusitë do më marrin të nesër në flatra.

Kur ti më shikon mbytem në vorbull,

Thellësive të zhgjëndrrave poshtë e lart

Në kalimin drejt një planeti më të mirë rrotull,

Ti ndryshon si alien në një çast.

Kur ti më puth, unë e humb vetveten,

Ndër pyjet pafund të zhurmshme, valzuar,

Shkëlqimet e fëmijërisë, magjepsur,

Zemrën time lënë të dashuruar.

Page 16: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

15

Si bardhnajë nga jugu poezia më pret,

Këngë dashurie në portën e ngulimit,

Lot për tu derdhur, qëndresë që thërret,

Po kush... vallë duhet të vuajmë trishtimit.

Në katër pikat kardinalët,

Buzëqeshjen tënde pikin në delir,

Një zë qiellor i butë dhe i flashkët,

Më bën të braktis të gjitha armët,

E tu bindem furive të mia gjitha zhurmë.

Një çështje stili fisnikërie dhe kujtimesh pa fund,

Të duash njëzet shekuj përpara lindjes,

Përgjatë simfoninë madhështore e fillese të heshtjes.

E shtunë 22 nëntor 1986 në Bruksel.

Page 17: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

16

Kontinente diellore

Brenda rrëshqitjes s‟ime, ikjes gjarpërore,

shkrumboj në zgafellë të zemrës diellore,

nuk kruaj tëmthin për çmendjet që kalojnë La Manshin,

Për të ngritur folenë papritur,

në një cep të zemrës tënde tronditur,

Me pupëlorët guximtarë, të fortët shtegtarë,

Nisem dëshirëplot, ëndërrimtar sy-lot, me flatra Pegasiane,

Qiellit të grihosur, në mjegullën Londoniane.

Në aftësinë e zogjve për të kuptuar stinët,

Fluturimin qiellor, merr kuptim divin

Si ëndrrat njerëzore në vajtje-ardhje pa pushim,

Liria është dehje nga jeta, nga psalmet,

Ndijimet tek unë shpërthejnë në lëng gjitarësh,

Që shkatërron harmoninë, travlon varret.

Turbullon hyrjen përvëluese hëna çerekshe,

Jam një terrorist i ndjenjave, i epsheve,

Boshatisni thelbin tim, mbushmëni deri në shterrim....

Oh romantizëm hënësor stisur në shtatzëni,

Rreh e buçet vrulltas në njëmijë-e-një vite vetmi,

Oh-hejës dëshira përvëluese pafund nëpër iknaj‟

Shkurrnajave të harlisura skaj-përtej-më-skaj.

Shkretëtirë-pafundësia më thatë-ç‟thatëson,

Kam vrull-krisje vullkani që djajtë nga gjumi zgjon,

Jetë-jetës së përtejme, rrugës fatale: “Të dua”

Mund të vish vështrimeve, që ti hedh përmbi mua,

Që të marrësh me qira, ndjenjat e përvëlimit

Mërmërimat edhe gjestet, cepeve të padurimit.

Page 18: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

17

Ka dhe krime, krejtësisht të papranueshme,

Për yjet e blatuara, galaktikave xixëlluese,

Më dërgojnë shenja, faljesh, dhe ringjalljesh...

Varfërorja dashuri, si dëbora fundosur marsit

Mos i kthe netët e mia, - në hone të katarsit!

Një krijesë e kruspullosur, po-po jam o miq të ftuar,

Kam një etje të rrënuar, sa kozmosi se nxë dot,

Asnjë oqean a det nuk më vjen për ta shuar.

Oh demusha çmendurakë, thundroni fushat me lule,

Oh ju buzë drithëruar, kuqaloloshe mjaltë-ofruar,

Aromën plot me jetë, marr lëkurës tënde, parfume.

Ngërthyer orgazmës time në dehje,

Dua të banoj në sytë e tu të kafët,

Duke frymuar ah-et e jetës nëpër bredhje.

Shpirti derdhur brendësisë, kërkëllimë e xhunglës,

Është zjarri i dashurisë, jep dhembjen flugës,

Pikërisht kur qeshja jote, rreh pafund venave t‟mia,

Palmi yt shpon thelbin tim, zgjohet batërdia,

Tërmetoset shpirt-krijesa, zemra bën trompetën,

Si në prag të një sëmundje, teksa braktis jetën,

Thirrur nga cirqet e detit, baticave të rrëmetit.

Ja pse ti kam njohur vendet, fijet e sekretit,

Në lartësitë e lindjes tënde, ndrit një rreze përdëllim,

Si një lule burim-rritur, e shtrenjtë për çdo takim.

I përhumbur shpirtësisë, nëpër psalme qetësie,

I hap portat e pafajësisë dhe flatroj,

Për tu ngjitur në sferat e tua të lartësive,

Misteri është kthyer në kredo, si vello mrekullie.

Page 19: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

18

Oh serenata orë-stisjesh dhe hapësirash kurrë‟- fluturuar

Oh klithjet e përsosjes ëndërruar gjatë,

Që erërat të kanë sjellë freskut në mesnatë!

më 10 mars 1982 në Bruksel.

Page 20: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

19

Përzgjatje cak-humbura pa vende

Nënshtruar flakëve djegëse jetës tënde

Pikëza “Zero” nën dielltoret e ëndrrave,

Dhe mirazhet syvrasëse të reklamave,

Nën hijet e kulisave, fëmijëria jote lotuese,

Në tresh-treshoren përrallore, pingruese,

Që zjarrmis veshët stinë me stinë,

Dhe ti, ti-humbur kolltukut në limuzinë,

Alavinjosur, shijohesh nga një mace e zezë,

Lavdia ime bën ujitjen nën një shi zhgënjimesh.

Zgjedhoj minuken tënde në të ardhme ngyrhumbur,

Për shkak se s‟mund të duhemi cepeve

të një lugnaje të bukur,

Një pickim në zemër, i hidhur, mallkues,

Bën gufosjen e lotsive hormonale

mbi planet e tua të dështuara.

Ngërthyer nga një rrufë e papritur nën nxehtësi djerse,

Ti vajos skeletin e peshqërve zhveshur nga mishi,

Ne vijmë të fshijmë një kurtizan për një presje,

Pikërisht gjatë kokës që nxjerr notat e mia sekrete,

Bulevardit në muzgëtirë.

Menjëherë pas kërcitjes kimike, tek vij,

Kërkoj trimëritë e njerëzve të vonë,

Afirmoj në emër të mbretit dhe të dhomësit të tij,

Që eleganca jote mallëngjyese shpërthen në mesin tonë,

Një mirësi e shumuar në shumës,

Kërkoj të ngërthej ikjet e britmës,

Të pashprehshmen rreznajë të dritës,

Në kryqëzimin mes dy fjordeve larganë,

Page 21: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

20

Oshtimën e kënduar në shpirtrat tanë,

Por erotizmi yt, ka humbur vlerën soditjes,

Vonë në zbarkimin e lypsarëve,

Mbi varrezën, vendin e shëtitjes.

Flegra e majtë ka pasur e ka përkryerjen,

Të skulpturave të imta Acteke,

Dhe pamjet e tua prej dive ushqejnë blloqet e çeçeve,

Paparacët flashojnë gaznajën e trishtimin e ndrydhjen,

Ne në largësi hedhim sytë. Ah e mjera tufë buajsh

Fantazon mbi kodrinzat e mia.

Thellësia humbet në rrugët pa fund të anijes,

Dhe vetmia që rrethon, pështjellon atë të miqve të mi,

Miqve të lënë rrugë-më-rrugë, mbi kokë pa çati,

Oh njerëz të përbuzur, bashkë-ngjizjes,....

Mbi rilindjen e shkëlqimit të humbur batërdi,

Gjërat hyjnore një dite ne kemi parë me sy, larg përbuzjes.

Hëna çikos lakuriqësinë tënde fluore,

E më pas një dridhmë e egër, e dendur si një pyll,

Të zgjon ekstazën amazoniane,

Ngërthen trupat tanë të etur-fyll...

Një hardhucë shkëputet nga jeleku yt i grisur,

Udhëzuese për në qiellrat bluhosur.

Ne i afrohemi ngadalë frutave hyjnorë të jetës,

Pi në burimin tënd me shkëlqim të pasosur,

Një balonë me oksigjen

rrëzohet përmbi qytetit e mjegulluar,

Por cili shatrivan shpërthen përmbi shpikjet q§ janë shuar.

Mbi pjerrtësitë e dëborta të trishtimit qe ke,

Ti shmang një Vaterlo dhembje përmbi dhe.

Page 22: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

21

Ngrihu mbi qeshjet djallëzore të qoftëlargut,

Që ti i pastrojmë dashuritë e turbullta në prag të agut.

Nën diellin e tropikëve të lakuar,

Shumë pigment për ne të dy mbretëron,

Të të lë testamentin e një nimfe harruar,

E njohur prej lidhjeve të saj plot pasion(e)-krua,

Pastaj të blatohem në shkumë lumenjsh, freski-mjaltosur,

Të fanitem i paturpshëm, djegës nën njëmijë zjarret e tua.

Page 23: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

22

Kamping-karavaning në Burkina Faso

Në tërheqjen e pinucit, fjalët “të dua” mi zgrape,

por nga fundi, aksionet ranë, gjithë përbuzje ti u hape,

Në hutajën e lajthitur, (ky ndryshim vrik-e-vrik,)

Zgjoi “Gllasnost”-in e babëzitur, (tej shkretimit arabik),

Ledh në brigje-valë-thithur: Kam për ti tundur këmborët,

Varur vijë, mbi çatitë e djathoreve t‟Emilisë,

E mandej do nis mbushjet, me raketat e Rusisë...

Taksën e të parit-ngultas, do ta jap ledhatime,

Kot gërmon në akullnaja, me të qeshurën trishtë-fine,

Tundrën së mëdyshjes, sisët do ti ndez e do ti ndez,

Moj-spiunia-ime -moj, ç‟llomotit vesh më vesh,

Jeta tek Flamanët Kamur, nuk është delir- rozë,

Teksa blejnë Eros-zakonesh, me kredit, netëve blozë.

Vendbanimi i “Palmës së artë” tek macja jote përgjumur,

Shtatë mëkate të pafalshme, shkruar në fletoren time ,

Në shkëmbimin e puthjeve, virtytet e vesit strukur ,

Shpërndaj kuti dorezash të hapura, në rrugën “Paris-Nice”

Makthi ndalohet me ligj tek “Marinsat” e lagjes fqinje,

Kot e ke sjellë Martinën : Mos ishte porosia e kërkuar.

Të kam njohur vitet e fundit, në baticat që tërhiqen,

Në ndyrësitë hapur-parë: risk nivelit të lartë,

Ti je vërtet “ujë -qelbosur” gjer në gradën njëqindeshtatë,

Adhuroj pamjen lënduar... dëshirat lëshuar flakë,

Mirësjellja nuk është vdekje që të marrë gruan plakë,

Gozhda-ngulur, kokën-dehur, të nënokes kockë-hon,

Zëvendëson ledhkat e tua përmbi pllakat me beton.

Page 24: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

23

Vrapon turr pela e ndyrë, për rojtarin shpellanak,

I palëvizshëm ky qytet, i ngujosur dhe pa sy,

Mbi shkretëtirën jetësore, e zakonshmja të rikap.

e mërkurë 21 Dhjetor 1987 në Bruksel.

Page 25: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

24

SAMBA DALLGESH TE TURBULLTA

(Tekst i sapo trajtuar për një prift

shqiptar pas një vështrimi pa shprehje)

Trurit tënd çfarë sjell- për-sjellë

Ngërthyer me pelerinat e hënës së turpshme

antikave të pafajësisë fashitur thellë

Mëdyshjet e tua hamendësohen keq,

Ndjenjat e tua të nxehta për dreq,

Katalogë mendimesh të fshehta në thelb.

Përhumbur nga një botë më botë,

Rrahjet e zemrave xixojnë farkë,

Vibrojnë shikime ngulmuese,

Të një dashurie të lartë.

Mrekulli të fshehta të një peizazhi,

Ku shfaqet vështrimi gëluar lastarësh,

Sa shpejt gufron një shpirt tkurrur,

Nën një shpërthim kupë fishekzjarrësh.

Dremitja e pafajshme e një shënimi fëmijërie,

Si loja në pistë , - drejtimit tonë i jep shije...

Ç‟ishte ai shpërthim bum-ves-vesi,

Në kopshtin e lajthitjeve hyrë,

Kërcitur mbi të gjitha venat –fryrë

Ç‟ishte i miri erë-vegim,

Ose thënë ndryshe parfumi-Lindje

Që valle dredh, mbi dallgë tek shkrin.

Page 26: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

25

Përkëdhelje të një treni që ikën kodrave valëvitëse,

Udhëtimit të shastisur, në vegimet mahnitëse

Nuk e kuptoj çfarë ëndërroni,

Nën yjet e xixare të bariut,

Dhe çelësave të dhënë-hyut,

Akuzuar shesh-gjyqit për një tul-lakrori.

Dallgët e shpirtit të etur me britje,

Vuaj lak-brigjeve në turbullitje,

(Ti ke hir marinari, në udhë-roitje!)

për Muriel Galerin

e shtunë 18 nëntor 1994 në Bruksel.

Page 27: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

26

ENDERR MAJMUNESH

I dashur im Kolomb, përbëj për tu të vetmin zbulim,

Këtu në këtë botë të re: Një vezë për festë,

Mërguar klandestin nëpër territoret me epsh-shfrim,

Parfum i lehtë nën degë,

Shija e fundit e manaferrës.

Penda ime e përçartë në bojën e drejtimeve tutje,

mos mi prek flatrat e fllad-dëshirës,

Valët e tua të ringjizjes më ndezin në përskuqje.

Hiri yt më jep gulfim, bën rrotullimin e planetit tim,

(Ngurosur të gjithë poetët tanë)

Brigjeve dhe shbrigjeve, ma blaton qenien e pranverës

Kërcej mbi sezonet e tua. Po të korrurat ku janë!?

Në ujë-qelqet e jetës, jo të frikës,

Ne ngojojmë flluskat e dashurisë,

Puthjet e tua me udhëheqin drejt zgjimit të ditës.

Në ngulmat që vijnë fjalëve të mia,

si turjela shpim-veshësh,

i çoj mendjes mandarinat e tua,

përpara zgjimit prej epshesh.

Koka jote mbretërore mbi tufën e murgesha fluturon,

Beli yt i hollë bën shpërdredhje ajrore,

Un e pickoj pikërisht të që më pickëron.

Ti bën shpërthimet e mia diellore,

Në ditët e tij... (Pa kremra hënore)

Që nga koha e Augustit të artë,

Oshtima jote me ndjek pas, prore.

Page 28: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

27

Shpërthe ti-hyjnore: Romeo s‟të pret e uruar,

Petoje mirë tulin e shpirtit me krem-nutelë,

Ke për ti pasur të gjitha stolitë e gishtave praruar.

për Muriel Galerin

e enjte 16 shkurt 1995 në Bruksel

për valentinin në valentinë, orës 4 në mensë.

Page 29: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

28

Mungesë absolute

Ne kemi thënë se ka për të pasur kohë bredhjesh,

Nga romantizmi tek lulja e lëkurës,

Një kujtimnajë e pashpjegueshme,

Sigurisht e mundur për t‟ju kthyer të pamundshmes,

Bën ndërlikimet e kurës.

Shpirti yt shkëlvesh trupin me meteorë,

Nuk ishim vetëmse shprehja e një metafore.

Ne kemi thënë se ka për të pasur një rënie gjethesh,

Ose më saktë një shkundje të papritur perdesh,

Ndërkohë që misteri yt ka për të ngjarë i paprekshëm,

Dhe heshtja çarmatosur ethesh.

E qeshura jote diellzon një cep të shpirtit-amë ,

Humori vjen e bëhet, vendkalim për një dramë.

Në lumin madhështor të letërsisë,

Rrjedhin ëndrrat tona të përbashkëta,

Si një vërshim pafund lotësh të fildishtë,

Përpara ndjeshmërisë fyt-mbyllur palas,

Pas pulsioneve fshehur trishtë,

Dremit nje hidhërim vibrues pa dijeni të kaltra.

Fundi i tij do të jetë një bukuri në yllsim,

Kur sytë e tij të pajetë të jen kredhur në ngurtësim.

Në etjen e tij të çmendur për dëshira,

Bota tashmë ka mbjellë kanune me psherëtima.

Page 30: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

29

E përkryera e mbinevoshme e ditëve dhe netëve,

Përfundon në mbytjen e shprehjes e fshirjen e dëshirës,

E shtrenjti i tërbuar, i përjetshmi në moskuptim e jetëve.

Ferri i të tjerëve ka për të njollosur hapësirën e tij galaktike,

Mbart në vete misterin, gjënë që unin ja tejkalon frike.

Mosnjohja dhe vetmia që ka, prek të shumtën e ikje,

Një dalje nga “Porta” - drejt - në kotësi,

e theksuar në prishje.

Dashuria, jeta, krijim që buron gjithkund...

Ai kërkon një mërgimtar për tu ndier më i sigurtë,

Një ngjizje solide për tu bërë më pak i krisur.

Jeta ka për të lënë në poezinë e tij një mjegull pa fill-dalje,

Të gjitha utopitë janë të hidhura dhe rënia nuk ka zgjatje.

Shpresonte fronin e manorkut, tani çdo ditë gëlltit të

hidhëtën e plakut,

Në botën e vdekur të gëzimit,

sundon furishëm një trishtuese,

Sikur nuk i ka pasur kurrë mendtë e kresë.

Të hyjnishmet kanë për tu kapur,-është parathënë,

Dhe dielli ka për të qenë verbues përmbi lëndë...

e dielë 7 dhjetor 1986 në Bruksel.

Page 31: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

30

Nat’oqean mbi det

Pakëz prej meje, pakëz prej teje,

Të qenësishmet e zgjedhimeve,

Në mënyra të tejshkuara,

E të ardhme të shfrymuara,

Pa çatira, e pa ligj,

Krejt pa fe, e pa kryq.

Ti duhet të godasësh brendësitë pavlerës sate,

Të dendesh si thi me verë bajate,

Të kuptosh trigëllimin e gjërave më thellë,

Përbrenda ta ndjesh që nuk takohemi më asnjëherë.

Arrita, i tillë, si një çekanitës dehur,

Me të gjithë diejt e mi fundeve fshehur,

Me qëndresat e mia të padukshme,

Krijimet e mia të palindura ende,

Dhe bisedat e ndjeshme.

Të gjitha këtë shënime qe jeta karrocon verbërisht,

Nëpër hullitë e shikimeve humbur pafajësisht,

Shenja dhe drejtime për tu rishpikur....

e dashur çmendurisht!

Deri kur mbretërimi i “un-bërjes”

Dhe fashitja e mendimeve,

Në shpirt-mirësinë kolektive,

Përgatitur prej sondazheve e ndikimeve,

Klonizuar nga media e nga show-biz?

Deri kur manipulimi i shijeve tona,

Me dekore traverstitësh,

Do të ndodhë ëndrrave lehona,

Page 32: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

31

Mbi plazhet ku zhgërryhen pasanikët?

Karvani i të varfërve shpërndan fiq dhe ullinj,

Madhështi plagosur në rërën e shkretëtirës,

Një fikje zjarri ose një gllënjkë uji ndarë mes miqsh,

Dhe të qeshurat e pakontrolluara me gjithë shpirt,

Tashmë janë një shenjë e tejkaluar e njerëzisë.

e shtunë, 29 nëntor 1986 në Bruksel.

Page 33: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

32

ODNAJE 2

Të rejat nga bota

Page 34: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

33

Ditë të zakonshme

Karavani i te varferve shpërndan fiq dhe ullinj,

Madhështi plagosur në rërën e shkretëtirës,

Një fikje zjarri ose një gëllënjkë uji ndarë mes miqsh,

Dhe te qeshurat e pakontrolluara me gjithe shpirt,

Tashmë janë një shenjë e tejkaluar e njerëzisë.

e shtunë, 29 nëntor 1986 në Bruksel

Page 35: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

34

Pasagjerët e somnabullit

Përpara se dita të spërndritet,

Që nata krejt nanuriset,

Do fanitem në kabinën të avionit,

Fytyrën maskuar akrelionit,

Me identitet të plasaritur,

Ngopur çika-çika horizonteve të murrme,

Me mërzi përgjithësisht të çuditshme,

Me ndryshime kryekëput të sjelljeve,

Përmbi detin e Kostandinopolit,

Për shkatërrimi e Bosforit.

Kontrolloje aparatin tënd, braktis koten,

Derisa sa te kemi puthur thellë mortjen.

Terrorizëm ndjenjash fatale,

Granata fjalosjesh të nxehta,

Kordon kërthizash të bardha,

Urrejtjesh monumentale,

Gjithë kjo frikë mbajtur prej moralit tribal,

Ka për të kaluar furishëm në kronikat,

E tubit të dhjamur anal.

Ç‟romantizëm revolucionar,

Negativizëm krejt mortor dalldie,

Fluturim në thyerje qelqesh,

Për një ideal, o për grykësi-pirje,

Një dëshpërim i jashtëligjshëm,

Ç‟farë duhet të bëjmë, zoti im i ndritshëm?

Ndërkohë që policët, flotojnë mediave,

Me autoblinda ushtarake,

Ndoshta duhet të mbajmë nga kupat palare,

Të fitojmë luftën e nervave,

Page 36: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

35

Dhëmbëzuar hap pas hapi si minj,

Shumë shpejt do të jemi kallkan,

Nuk ka për të pasur askund kufij.

Somnabull absurd në etje,

Të një jete shkatërruar pa çmim,

Vendosur mbi zjarr, gjak në thëllim ,

Për çmimin e një gazete,

Të një lajmi sensacional,

Një zhurmënaje në TV-internacional,

Pas një riflakje zoti pa kuptim;

Nuk do të ketë drejtësi,

E aq më pak moral.

e hënë 29 shtator 1986 në Bruksel.

Page 37: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

36

Konkurs prekje me dorë,

Në zgjimin e pranverës

Kam rizgjuar kujtimin e një shoku të ndjerë,

Pak i keq, e i vdekur karabush i tharë,

Duke dëshiruar gjithçka,

nuk ka ngrënë veçse gozhda në zgafellë,

Përfshi dhe asgjënë që më pas e ka shpërlarë.

Historia nis më zhytje bërryli në djathë të njomë,

Dhe një shëtitje përmbi liqen një natë vonë.

Nuk e përthithte dot shëmbëllimin e ditëve të tij të vjetra,

E në zgjimin përpara anëtarëve të asamblesë nën plepa,

Një të tretës kërkonte ti imponohej pa të sosur

teksa unë nuhasja dhimbjet e barqeve dhjamosur.

Është e drejtë, nuk duhet ti mungojmë aspak çiftit,

Sepse kur ne çiftohemi, është tepër serioze!

Pastaj e nxjerrim nga kofra masën e gishtit,

Dhe mbi të gjitha përmirësojmë koordinata e vendndodhjes,

Ai ja kish blerë një të shtrenjtë gëzof, e ngjitur ja pat mishit

Shpërblimi i saj qe premtimi

për ti dhënë njëmbëdhjetë çiliminj,

Një ekip të vërtetë futbolli mbi barin e prillit...

Ditpërditë ish “losh” në fakultet,

kurrë sportiv jashtë shtratit,

Përfshirë dhe sportet që kapte me sy në TV-të e rastit,

Me mish thiu, në tasin plot lëng të valuar,

Detyruar për të gëlltitur gjithçka të capërluar,

Ajo pa humbur kohë pat nisur shburrërimin e tij

Duke kurvëruar me tregtarët e lagjes në orgji,

Page 38: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

37

Jua them, plogështia, që emërton një të flaktë dëshirë,

Nuk ndryshon asgjë me zhytjen e këmbës në shëllirë.

Surrati i tij notonte në të zakonshmen mesatare:

Pasuri, stoli et qilima përplot, në jetën bosh fare,

Truri i saj roitur nuk ndrynte asgjë sa i takon vlerës,

Megjithë dhuratat që i ofronte pa pushim miku i zemrës,

Ajo nuk ndjente kurrfarë kënaqësie,

më keq se një gur i ftohtë,

Më pas nis t‟ia jepte një mbijetesë me surpriza pa fund,

Me hungërima.....

Festivali i bezdisjesh ndjehej gjithkund?

Dhe shërbyeset të njoma mbinin si shërim në tërbim!

I gjori djalë, pat qenë pagëzuar si një romak i mirë,

Në bazë të këshillave të agjentit të dlirë,

Imagjinoni një strehë të sigurtë,

Në mes të një femre qejflie e një tribuje me fëmijë,

Gërhitjet e tij në netët e verës me flladi,

Imagjinojeni lojtar bixhozi në cepin e zjarrit,

Duke u plakun në ngadalësi, rrethuar nga klani besnik,

I ka peshkuar idetë e tija në fund të themelimit të shekullit,

Djalë shpirtëror i patriarkut fshatar, zëmërkockë e i lig,

Ose bir i mafiozit tutor e mizor,

Që nuk ndalonte të jepte urdhra

e të marrte gjithçka për vete,

Pa shkëmbyer ndjenjat,

aq më pakë të marrë mendimet e të tjerëve...

Teksa rrëmbente kolerën, instalonte diktaturën,

Pastaj dëshironte ta riblinte kurvën,

Duke hedhur vaj ulliri mbi zjarr e shpurët të orës,

Duke gëlltit gllënjka skoçi

e përplasur letrat në tavolinës së lojës,

Page 39: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

38

Bënte pushim hera herës,

Berezina-gjigante,Vaterlo gjaknxehtësie,

Ai e gjente skandaloze,

çinteresim të gjysmës së saj prej lubie,

Pse ajo varte turinjtë, kur thoshte diçka me të lutur,

Sepse: Jetonte në funksion të saj, e gjente burrëndukur....

Provonte ta zbuste e ta prekë, por gjithçka shuhej pa nisur,

Në suitën e hedhjeve e ringjitjeve përsëritëse,

Zemërimi i saj zmadhohej i krisur,

Pse!? -I mjeri burrec dëshpërohej e pyeste veten në limonti,

Ndërkohë që ndjen se e dashuronte gjer në marrëzi.

Nuk ishte det fortësish, ose një zanosh i bukurish,

Që mundej të ngushëllohej pafundësisht,

Recitonte mesharin e tij duke llomotitur si prift,

Femra e tij ngurtësuar qëndronte përballë,

Në ekzekutim detyrash, e munguar përjetime.

Një darkë dehje, vazo e shinës pat rënë,

Tipi pisqollën pat nxjerrë si në zhgjëmë,

Dhe ai pat nisur dy plumba në krah si dhuratë,

Ajo pat klithur e frikësuar në vdekje për krahun e plaguar,

Krejtësisht e tromaksur,

e sigurtë qe mjeku pat për t‟ ja shkurtuar!

Page 40: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

39

Vendosur në Frigorifer

dhe nën shi për leshkon

Ti nuk ngjaje me një orgji në Akordeon. JO. JO

(Në s‟besoni ju të tjerët, telefononi aborigjenët e Ilirisë

Ose edhe koloni-krimbat e Kolumbisë....)

Është historia jote e një robi-kërthi,

Në çastet që mbështillje veten

e shkoje në hu me mishrat e tua,

Çapkën i qullët,

limonti i frutit të punëve që kishe gatuar në batërdi...

Si garip që ishe haje ajër, dhe grykën nuk e laje pallua,

Madje nuk shkoje as të frikësoje banorët e urryer me

rreckat me hi.

Le të rivijmë tek bodrumi i famshëm, zotëria juaj,

Që më pas të vendosim një pilë billdingjesh nëpër shtete,

Prekja me dorë qetësisht nja njëqind qira në muaj,

Shqiptarisht thënë, gjumit,

ti gishtin e vogël e kishe me vete,

Duke kaluar kohën në gjëndër-makth-a-tmerr,

Me prindërit dhe fëmijët që kisha sajuar në ferr,

Ose ndryshe si brigadier i mekanikëve të bokës,

Ku vetëm gjysma e shumës të ishte lënë,

Ngërtheje, me hijen e tënde, thjesht qefin e joshjes.

Në fund, brenda kësaj përmbytje të kullave,

kishe ecur mirë,

Paralelisht, në saj të këtij vrojtimi tënd të vetëm.

Ngjirur nga popullimi dhe helmërat e humanitetit në dëlirë,

Djalë punëtor dukeshe, si një bletë në valën e punës ecën,

Tunduar prej pasurisë dhe sigurisë,

Page 41: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

40

Në jo më pak se 16 orë je shtruar në pastrim,

Dhe llafollogjinë e ke mbyllur,

Nuk imitoje një qen molos përballë një mushke në shfrim,

Nxitur nga rojtari i stanit në lindje,

Se ke harruar zakonet e shpirtit të të parëve

Ti bluan kujtimet në ikjeve, dhe në saj të kësaj,

Sjell në mendje zezakët babaxhanë,

Pikërisht para rastit të njëzetë të vjedhjes se nënëgjysheve

me çanta dore,

E sidomos pas përdhunimit të një duzine të miturish,

Poshtë shkollës fillore.

Këtë vend duhet ta mur-kinezojmë,

me hekur e beton duhet ta mbështjellim,

Pastaj të ekzekutojmë çdonjërin nga minjtë që tenton të

kalojë vrimën,

Sepse në emër të shëndetit të familjes

kemi rishpikur elektricitetin,

Dhe shumësin antik të fisit.

(400 shtëpi lidhur nga ligji i gjakut

dhe të fundit mendime.....)

Duhet mirë të sigurohemi për ditët e vjetërsisë,

Aksidentet e rrugëtimit

dhe të tjera sëmundje që i takojnë dashurisë.

Një mbrëmje ti theve heshtjen

me të lehura të forta në kuvend,

Mungesa e gjatë kish shqetësuar rosakët poshtë,

Nuk e dinin çfarë të bënin pa, surratin tënd,

Këta- këtu kanë për tu alarmuar që nga Londra,

Buthbrekarët, janë gjithashtu një bandë mërr-mërr-dacash,

Poshtë, në themelet e bronzit, zgjebe-cjapërit,

Kanë për të shkallmuar derën

e kanë për të gjetur shtrirë mbi divan,

Page 42: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

41

Kufomën që qelbet gjer në tavan.

(Një rapsod përdredh zërin në një rapsodi Tropojë!),

Ata e kanë kontrolluar imtësisht dhomën fund e krye,

Me shpresën për të gjetur një testament të gjatë gjer në yje,

Ose thesaret fshehur në arkën e latuar sojlie,

Pastaj grumbujt e shenjave të sakta nëpër qitape,

Njësoj si mbështjelljet e tendave tribunike arabe,

Mundeshe mirë, të gjamesh, por veç në fshehtësi ,

Është thënë, ligji i kanunit te maleve plot nder e burrëri,

Sa breze njomëzakësh ka djegur që në kërthi,

Me vezët e prishura të familjes së tij.

Mbase, është dashur mirë te verifikohet,

përpara hyjni-vajtjes,

Se trangujt e regjur

nuk duhet ti nënshtrohen taksës në shtet,

Edhe në qofshin futur

në fëlliqësinë e dymbëdhjetë të gjakmarrjes.

Në shikimin e parë zbulimi nuk ka asgjë të dyshimtë....

Por në mënyrë aksidentale,

Portieri i këtyre vendeve të mallkuara, (në pritë)

U propozuaka një pije mirëseardhje

policëve hundëderra e të fryrë,

Mekanikisht, idioti frigoriferin na hapka,

Dhe në gafën e shijimeve banale,

Zbuluaka leshra-kaleshur një thes të madh plastik të ndyrë,

Mbushur me bileta të gjelbërta fatale,

( Fajtor i denjë në paradë-tmerr,

“Me fat në frigorifer”)

Shërbëtorit të dështuar,

fytyra i shndrin në të gjelbërtën irrituese,

Puthjet bëhen të ndjeshme nga një frazë bredhake,

Që ka për të pasur ngjizje kuruese,

Page 43: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

42

Çfarë është kjo lëkundje e etjes me cenet e saj,

E manierën e çymët për mirësjelljeve në vite,

Dhe ja kurthi i krijuar nga lidhjet e dollarëve,

Ndershmëri paguar ditë-për-ditë:

E ti më flet për mikpritje.

Normalisht jam unë që rivij tek kjo grunajë,

Nuk belbëzon dot ai, pështirosur në ethe,

Ah sikur ta kisha mbyllur gojën time shpellnajë,

Më shumë do të kisha fshehur për vete!

Pas gjithçkaje, në shesh-rrugët e metropoleve,

U bënë 20 vite që jemi njohur dhe rrimë sup më sup,

Dhe është ai që me ngordh poleve,

Me mërmëritjet e tij imtime pa turp,

Rreth një grumbulli fjalësh arkaike.

Urdhëruesja pa virgjinitet përgëzon rojtarin e shtëpive,

Për respektin e tij të drejtë ndaj ligjit

dhe pavarësisë së saj morale,

Por pulat nju-jorkase

shpërndajnë erë parash të fshehura plive,

Dhe e çojnë Margotën pa macen e saj në Bum-Kopa-bum,

(Fasulet e Xhevës kanë për të rëndua në stomak si plumb)

Ndërsa do ndrijnë unazat prej ari të mbretit,

Ju bëj të ditur që një nazelie kakaritëse si pulë,

Do bëjë vezën përgjatë një dobësie në dehje,

E ka për ta parë tezen time të burgosur në pendulë,

Do ta sundoj një të fshehtë të brendshme,

duke udhëtuar i menduar në lanet,

shoqëruar nga një tribu indiane

që quan hyjnorë budallenjtë;

Mjafton i pari hamshor, stil-kupja Zykes se Bikut,

Që të kemi të drejtë qumështi në rrënjët e fikut.

Page 44: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

43

Zoti im ç‟fat barbarie,

Kockat do vazhdojnë ti dridhen varrit,

prej kurvës në familje.

e shtunë 27 qershor 1987 në Bruksel.

Page 45: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

44

Vampir shkatërrues e kërcitës

Profil i takimeve, frikshëm ...

Qejfkërkues të ishte,

të mos mendonte të pasnesër do qe mirë,

Të gjente një zgjidhje, duke braktisur vjedhjet,

hajninë me brirë,

Të përzgjidhte gjinden e apartamentet e banimit,

Në ndershmërinë që krijohej përbrenda gjatë gjenerimit,

Si një ëndërr- mëngjesi,

tek zgjohej zëvendës-edukator merhum,

As i mirë as i keq, një xhentil në podium

Si një njeri i drejtë në drejtim kësaj bote shalë-hapur,

Në ëndërr e frikshme është strukur, vështirë për tu kapur,

Përulësia i tij habit, bën ndryshimin,

Butësia e tij e tejkalon zhburrërimin.

Gjithashtu në tymosje të familjes e të miqve të tij,

Përgjatë gjithë jetës brinjë-më brinjë baritur,

Zbriti e ju shtrua asgjësë në rrugën me minj,

Hodhi një granatë mbi turmën e lajthitur,

Tmerri zotëroi e u zgjat, e kaluara eci hapur në shesh,

Dhe për të parën herë, ai krijoi një flaknajë në mes nesh....

Nëpër zyra e nëpër uzina nga e hëna gjer në të shtunë,

Ne përjetojmë vdekjen dal-ngadalë në punë,

S‟është formale,

në harresë përshpejtojmë rrëshqitjet morale.

Mjafton të shihet sjellja e të gjithëve përpara eprorëve,

Dhe habinë e tyre në braktisjen e vendeve,

dhe të daljeve nakatore....

Page 46: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

45

Për ty bërë më pas një atmosferë e qelbët, hi-fli

Për të shpresuar shansin fshehur në ersini.

Të punësuar dhe punëdhënës të uruar,

Më keni bërë gjithmonë të mendoj për të burgosurit në qeli,

Sjelljen e tyre të përditshme në të gjitha fushat,

Shtoju dhe fut-qitjen morale në fshehtësi,

Të atyre që mbështesin shpimet në të gjitha ferret,

Dhe jetën me të gjithë karabushat...

Sinqerisht rrethojnë një tablo të errët,

Në qoftë se jo, ne mbytemi në kënetë mes gëmushash...

Fjala e fundit e një gjenerali rrondokop,

“Pi ujë, mbretëreshë e freskët!”

Surrati i tij paraqet një dëshirë për të vuajtur,

Misticizmi skandinav mbi një butësi shqyer,

Pudra e tij na kujton domatet në muajin gusht, kaluar

Gjaku i tij kallkanos më të voglin kerr-kërr ngjyer,

Ajo spiunon heronjtë dhe frikamanët,

Gjindja lulëzon si një virgjinitet hyjnorë,

Shën-Valentini, flakën e një polifoni dashurie për të marrët,

Pres kafshën e çmendur që ka për të ngrënë,

llozin tim të gjorë!

e dielë 30 mars 1986 në Bruxelles

Page 47: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

46

Në fije të ujit...

një lokal i sapongritur,

prej specash djegëse lindur poezie

I dërmuar nga një britmë e fshehtë inatçore,

Frikë ka të përshëndesë rrugicave të vjetra qorre....

A do të ish kjo një arsye pa themel e fateve,

Ditën e faljes së mëkateve, ?

Femra, të rruarën i këshillon protestantit babaxhan,

Në hotelin e brekëve të nxehta që digjen në kazan.

Shkumënaja e bardhë mbi mjekër ngjan boreale,

Shpërndarë bukur, për një arsye të panjohur, ndoshta fatale

Shko e gjeje shenjën e thithjes dhe bëj karabushëri,

Kultivoje papushim gërshetëzën me puthje në gji,

Teksa të vjen në tru, figura e dëshiruar e deputetit socialist,

Që zmadhohet me përkushtimin ndaj sendeve në Kadish,

Gjatë ushqyerjes me lehtësi, lëpirjeve me gisht.

Jam i rrezikuar të dënohem me bronku-penomëni,

Nga përgëzimet e një plakuruqeje sy-grizi,

Që në 98 vite,

është marrë me zdrukthimin e çibukun e tretë,

Jua them fshehtas: Nëse ajo has të parin zululand ...

Në të 102-in vit të ekzistencës,

Ka për të fituar psherëtimat e zjarrta të një dashnori italian,

Thënë : Çfarë fati i mjegullt që ta ngul!

Hijeshia e saj në anën time prej lojtari, afër zotit Breughel,

Boshit, Felinit apo Bonuelit... dëgjomë mirë ti shul!

Larg mos vallë është rastësia,

Si njëra nga marrëdhëniet e mia të stolisura fshehtas,

Page 48: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

47

Më sjell ndoshta miliona,

Dhe vajzën e një pazari gazetash,

Me një dëshirë puthje-shfrimesh herët,

Ndërkohë që u bënë 30 vjet, që merrem me këto çoroditje,

Pa qenë i bëshëm në testament e saj si të tjerët,

“Uni” im largohet,

horrat e rrasin Kurtin e hanë dhe vetë më pas,

Komshinjtë e dëshpëruar në tarraca koten,

Më bëjnë të shkruaj në pallate, për një trafik qëmotit.

Mos vallë është faji im për burrërimin e djemve në burgje,

Apo në qoftë se kushëriri theret si berr në Mozambik,

Aq më tepër që kunati përdoret nga Taulardi i Lantinit

në humbje,

Dhe mbi të gjitha, në mënyrën si varfanjaku kalon dimrin,

Ne nuk je ngritës të moralit paprerë

Me sjelljen e gëzuar të një pensionisteje,

Që vegjeton që nga 68-ta pranë një burri mizerje.

Teksa infermieri i rrjedhur ja ngul shtatë herë agenë,

Në përpjekje për ti gjetur venën e zezë krahut të djathtë...

Pastaj një spanjoll, këput tubin e insulinës,

E ikën këmbë-zbathur mbushur me urrejtje spitalit.

Nuk kam pasur kurrë damarë, të dukshëm

Mos duhet të rifilloj jetën time vrullshëm,

Në moshën 6 vjeç, mbaj mend të kem fuguar ashiqare,

Në fund jam flakur në poshtërimin e gatitur nga Mhilli.

Duhet patjetër ti shkruaj njëfarë krijese marsi,

Për një gjë të parëndësishme, që nesër do ta sjell prilli ,

“Shumë i dashur VAJ për skuqje patatesh”

Gjendja në vend është tymosur,

humbur jam thënieve të mia,

Rinia rrok-kërcyese është në portin e Taulonit,

Në turfullimin e ëmbël me nakatosjes si cjapërit ndër dhi!

Page 49: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

48

(Këtu ti hidh lëkura limonësh ose një Rrepë pa shije,

Sepse dua të zbuloj një këngë gjestesh në fundësi,....

Nuk jam i rrjedhur që të kaloj kufijtë, mik

Megjithëse kam vrapuar për të thyer limite,

Në 100 metërsh me thembër, Londrës mitike,

Ti gabohesh jashtëzakonisht, sheh shumë ëndrra

Me katallanë që mbarin pesha të rënda:

Ndërkohë që duke krijuar mungesën në univers,

Harruar në net të pira mbi hekur e akull.

(Një kohë ka nxjerrë nga skutat gjithë lozonjarët e botës).

Kukudhët janë ngjallur!

Muzikuar në rrugëza të shkurtra përbuzjesh,

Ajo mbulon me kapuç majat e veshëve,

Në sallonin e rrotullimeve mes skuqjesh,

Miqësia ime mes burrash servilë tretet,

Iki më pas të heq shkumën e kafeneve të Saint-Gilles,

Me madhështinë kokulur nën qiellin mbretëror.

Kanë për të më përkushtuar një kapitull,

Shkruar nga hyjnia e shkatërrimit parajsor .

Por meqë gjithçka qëndron hapur

për vitet që do rrjedhin tutje,

Merrni lejen e pushimeve, ikni dhe zhytuni në puthje!

për Fernand Radar

e enjte 26 shkurt, Bruksel.

Page 50: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

49

Mbrëmja e martesës

Natën e martesës plot gajde e gëzim,

Në dhomën mrekullive hyn dhëndri gjithë tërbim,

Para nuses me të bardha nis hiqet si trim

Kërkon që ti ngjallë frikë dhe nënshtrim.

....një nënshtrim të ri gjer në pafundësi

Dhëmbët e verdhë mpreh mbi të bukurin gji.

Dhe sekretet nis zbulon, si ujk babëzitur,

Me prekjet drithëruese mbi vendet keq përzhitur.

Unë jashtë në errësirë, larg e i mërdhirë.

Ndoshta, nuk shoh rreth meje, veç kode edhe dyer,

E pse duhet ta nderoj turirin e druvarit.

Pa asnjë dyshim, mbi pamjen time thyer,

Ylli që kisha, më ka braktisur varrit!

Çmendurirat i kujtoj, si ja kam pluguar...

Si dem-demash i ri, pamësuar me punime,

Çikagon seç e lozja ekranit të sfumuar,

Kur figuranti qeshte, e laja në shkumime.

Ishte epoka e ngritjeve të derrit-epik në “ish”,

Kur ofroja rrëshqitje uji pllakës së lëmuar,

Duhet ta përfytyroni dëmin të madh pesëfish.

Tabela e të dhënave shihej dhe me sy,

Sjell gurë të mëdhenj hedhur me gjëmime,

Pushtet jete dhe pasuri ...

Nuk kam çfarë trilloj për të folmen e nënës Huke,

Në gjendje të dehur, tek ecën qorras sheshit

T‟ju them që ajo pastron taset e kopukëve dhe hiçave,

Page 51: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

50

Jo rrallë teksa fshihet qymyroreve të qytetit.

Takimi fundit bëhet në kthinën e kërriçave,

Në kryqëzimin e marrosur të jargëve të rrufës!

Këtu, i deleguari brit: Në trinite kam për t‟ju ftuar...

Babai i Hitch më kishte thirrur,

“Le ta bëjmë atë të freskët dhe të re”,

në fund të qeshim hidhur,

Por një ditë e bukur, kupa mbushet thekshëm,

Sepse në kohën e goditjes së bandës së krisur,

Mbyllja e bodrumeve ishte kushti i vetëm....

Dhe përbuzjeve morale,

Kam vendos tua mbyll perdet ende pa hyrë,

Sepse dikur kam qenë viktimë e pambrojtur,

Kërkoja më kot ekuilibër në natyrë,

Nuk kisha lypur supë në kazanët e ushtrisë,

Dhe përuljet fillestare si kam stimuluar jetëve:

Duhej ndalur pastër, shpërdorimi i padrejtë,

“Islami kridhet si çokollatë netëve”,

Nuk mbeten vetëmse dhjetë viça që të tradhtohen,

Në uzinën e gjyshit tim do të hyj një mëngjes dimri,

Në galeritë mbjellur rrënojave që nga fillimi.

Ky përjetim i lartë i të gjitha viteve...

Tashmë është i vjetër, kërkon të rifillojë,

Më kishin këshilluar tu shmangesha pritjeve,

Tu ikja dashakeqëve, kukudhëve të pabojë.

Që mbi botë sundimin donit ta risillnin,

Për ta shtypur më pas me zjarr e me hekur:

Përfundoja duke kuptuar: isha shtypësi i vetvetes.

Page 52: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

51

Mirëmëngjesi ju urdhërdhënës,

Të fundit “falë-me-shëndet”,

Via Orang-Utangut që mbartet në ajër të hënës,

Fatmirësisht që në dalje të stacionit larg në shesh,

Ku paratë mi pat vjedhur katili i Neos,

Hapur ishin krahët e mirësisë së një zane fluturuese,

Përmbi dëshpërimin e Leos.

Ora pat trokitur sigurisht: hedhja e fundit qe bërë

Jetoj një papunësi me kokë dhe me llërë,

Ngushëlluar prej luanin të filmave amerikanë,

Të dashurat e mia, mos vallë ndodhen në hënë!

Mrekullia e ekranit bardhur krejt Mesdheut,

Mes një rrëshqitje të çuditshme dhe klithmat e rrip-kaçulit,

Adhuroj pa fund mirjadat e Odiseut,

Kushërirat e Xhonatanit.

Në të rrallë edhe vajzat e Arturit.

Rrjedha e historisë pritet të ndryshojë,

pushimet verore do sjellin luftë mes nesh,

Dashjet tona një akt besnikërie pa gojë,

Tridhjetë vjet çlodhje nën të njëjtin presh,

Dhe ne habitemi pas kësaj gjëje, të egrit riduken,

Të gjithë ngjajnë të përlotur, tragjikisht të ç‟dëshiruar,

Pastaj një lloz hyn balonës dhe pallon qenuken,

Shpërthimet na rrethojnë, qytetin e të munguar.

Për tu regjistruar në shkollë, herët si Satan

Me fotot e “playboy”-it , fletores tënde

Pritmë nesër, në stacionin e autobusëve “Verlan”,

Dollarët, Aleksandrinë!... do ti marrësh paradhënie!

Page 53: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

52

Aleksandra-aleksandrinë.... Ju dua si krisur,

Kokën tënde kam parë tek fluturonte përmbi turmë,

Dhe kam shtuar për policinë, një latin të lidhur,

Qiellit sundonte një blu e thellë, ëndrrave në gjumë.

(apel klandestin në shpellë)

e enjte 18 qershor 1987 në Bruksel

Page 54: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

53

Shënime intime të një shqiponje

hyjnish krisur

(Duke ndjekur kujtimet e një pantere cubaneze,

Keqtrajtuar nga policia politike dhe besnikët )

Mbarti tulkat e tua deri në qytetin e kasolleve buzë prronit,

Dhe do të përfundosh duke vjedhur çantën e një debileje,

E di, shpirti yt është martuar me fortësinë e betonit,

Megjithëse sillet në formë rrethi horizontin të zi nën hije,

Gjithçka është përpjekje e përditshme

për gjetjen e ushqimit,

Mes pluhuri, hurdhave me bajga e kodrave si valë,

A mund të flasim për vlerat e univerzumit.

Në pllakën e ferrit banuar prej njerëzish gërbulë-dalë.

Nëna jote të liron, babai yt futet nën tokë,

Në pijetoret popullore,

Ti gjuan me këmbë një konservë dhe një kovë

ose shporet në një kosh plehrash për ca kore,

ndodh që një shkëndijë gjaknxehtësie

bën të humben virtytet e tua,

ti nuk pret vetëmse zhurma, dhunë dhe skamje,

pa marrë parasysh një gjuhë fillestare si krua,

shnjerëzuar nga shtrigat në dhembje.

Mendon se duhet një makinë e paprishur

Një motor, e muskuj për të treguar,

Frena për ti skuqur dhe parapeta inoksi për ti kërcitur...

Shenjë e jashtme force, në çdo kthesë,

është qenia jote rrënuar,

Lindur gjatë kohës së mbarsjes së ujqërve, ti pyet veten,

Si mund ta shkatërroj kohën e mallkuar.

Page 55: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

54

Për të sjellë shkollën në mungesën e punës,

Ti mbart yjet e shtegtimeve të fatit paracaktuar,

Nëse jeta brenda teje, ka qenë një takim humbur të shtunës!

Vende të ndukura në largësitë e ndaluara:

Mos vallë dielli ka për të shndritur enkas.

Ju them “Mirëdita” të gjithë atyre që dalin nga mulliri,

Që hyjnë në dështim të plotë,

Një verbim më hipën shpinë:

gërhas i pirë nën hijen e një bliri,

Pastaj u drejtohem të butatave në plloçë,

Ndonjëherë në frymëmarrje të përshpejtuar,

Kam vuajtur tmerrësisht, si ti isha futur Kastros në gojë.

Sapo një i gjallë nis e përtypet,

Shoh hijet që më shfaqen anash kurrizit,

Kjo duhet të vijë nga Marksizëm-leninizmi “i urtë”,

E fushat e kupave me sheqer të rremë të katekizmit.

Kur e kaluara të ndjek,

me interes ke për të parë një të lënë nga trutë!

Si një i ftuar që sapo vjen, para tij në gjunjë do të bie,

Kam për të përbuzur horrin

me mbledhje të lëkurës së hundës,

Përpara se të marr një vendim trishtie,

Pranuar nga Këshilli i Sigurimit dhe eprorët ,

I kam lënë një kujtim tufës së thinjur të flokëve,

Sepse pëlqej të përzihem në biseda plot hijeshi,

Të cilat s‟kanë lidhje me mua as me shokët,

Është ana ime e fshehtë zhytur në madhështi.

Pas pak një belushkë joshëse do më presë shtrirë nën tavan,

Mbyllem dashnor i mirë, poshtë mbretërimeve të saj,

Page 56: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

55

Kam anashkaluar në drejtim të pafundësive si pehlivan,

Nënë-ferrataken tënde e kam pikasur në skaj,

Kisha parë se kjo lloj pjate më bën vërtet mirë,

Më sjell ndonjëherë të vjetrin afsh,

Ëndrra të ngadalshme fëmijërie mbirë,

Odiseja që vijnë më pikasin mbi një skaf,

Por qëndroj mjeshtër i punimit të kopshtit,

Një tjetër ditë për të luajtur, i bëj timin një “UN”

Por thërrimzohet në mëngët e mia:

Gaz i trishtë,

ne nuk respektojmë asgjë e rrëshqasim në sapun.

Qëndroj çdoherë i ri në shpirt,

Pa pikasur vite që ikin prej meje,

Pamja e një vëllai njerëzor ngopur prej një makth-ëndrre,

Shpeshherë ngërthyer nga afshet e një feje,

Shtyrë nga një grykësi e kobshme,

Dhe një dëshirë e vërtetë për të qenë qendra e jetës tënde...

Me jep bekim nëna me të shtyrë

sikur gjithçka të jetë ngadhënjim fushëbeteje.

Shoku im i vjetër, një pëllumb i paqët,

Prezantimet e komedianëve më kanë dhënë të drejtë,

Në psalmet e maceve të racës,

Zbres një fis mbretëror me fletë,

Që ja ka mbathur me mbretin Zog drejt Havanës,

Në çmendurinë e diellit dhe përkëdheljeve kotelëse,

Jam çmendurisht perandor gjatë mbushjes së hënës,

Por shpirti ul kryeneçësinë e fle gjumë epëve.

Të gjitha rrugënajat e tejkaluara krijojnë një rrugënajë të re,

Deri në vetminë e lindjes. (Mos harro të jetosh),

E gjithë dritarja futur mbi një dritare të dytë,

E gjithë porta hapën, në një portë e re ku do shkosh...

Page 57: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

56

Ti ke marrë një lëkundje me kthesa,

Si një i droguar që nuk ka marrë pluhur,

Dhe ëndërron dashuri të pastër, të bukur ashtu si Venecia!?

Mjegullesa të ngjan e qenësishme,

Dhe fjala jote merr një ngjyrë të tejdukshme,

Jeta dhe vdekja lidhen si anije në të njëjtin liman,

Ti kap rrahjet e thëna, gjë që është shumë e ndjeshme,

Pas rrjedhjes së kurorës së dritës në majë të malit,

Noton në çmendurinë tënde

përmbi livadhet e shtatë mrekullive.

Murrlani kalon, nga bluja në shi-rrëmet,

Dehja poetike ka qenë pjesë e jetës që ke kaluar,

Por ndonjëherë në zgavrën e veshit tënd të shpuar,

Fishkëllejnë furtunat e kujtimeve ...njerëzore

I ndjeshëm, me humor shpërthyes, ëndërrimtar pa fund,

Të gjithë komeditë zhytur brenda teje, një rrezik i vogël,

Mbart a nuk mbart faj, për një të drejtë që çdrejtësohet:

Ke besim vallë në një rrjedhje natyrale të gjërave,

Dhe në erën e pastër të fëmijës që zgjohet,

Pastaj kjo mirësi e pakontrolluar përballë botës,

E që ti ruan; zhbirilon, jep aq gaz, zbutet dhe kullon.

Ti e di që ne kemi për të vdekur në relativitet,

Dhe në injorancë të ushqyer,

Është thjesht çështje kohe,

Më të marrë pushtet...

Në pritje të rrugës së mistereve,

Dhe hipotezën e përmbysjeve:

Do ushqesh shpirtin dhe zemrën tënde

Në rrahjet e qejfit dhe përshndritjen e ndjenjave.

Page 58: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

57

(Koncert në tokësim: zhytur shpirtit tënd përbrenda)

Ti kërkon vështrime dhe zgjedhje,

Në shpresën ecjes përpara,

Gjithësitë e plotësuara, të zonjat për të përmbysur....

Ti shpërthen dëshirat në pasqyrën e vajzave,

Përfytyrimet të lënë të ndezur,

Ditën sikurse natën,

E rëndësishmja bën dritën e feksur,

Përmasat e hyjnores dhe të poezisë së fshehur.

Një mënyrë për tu shkundur, e për të lënë një shenjë,

Për të përjetuar bërjen e shenjtë.

Stinët ikin si kuaj të çmendur,

Dhe ti shpërthen me një buzëqeshje ëndërr,

Duke kaluar të tetëdhjetat, ujkonjë e pagdhendur,

Në dërgimet e Zotit ose qiellit në epiqendër:

“Vetëm dashuria dhe krijimi,(Herët a vonë!),

Ndrisin shpirtrat rebelë, kuptim i japin jetës sonë!”

Page 59: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

58

ODNAJE-3

Në nderim të...

Page 60: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

59

Në vjedhje të hutësisë

Gjatë marrjes së Bastijës

Përshëndetje luan i vjetër me krifshë të argjendtë!

Zëri yt kërcen oshtimë triumfi savanës,

Parfum fjalësh të rënda që mat shpirtrat tanë mefshtë,

Një klithmë vajtuese bukur shkon muzgut të flamës,

Ti ecën drejt trishtimit, për në shtrofullat nën lajthizë,

Një tas ciganësh dhe një gotë skoçi në dorë mbaj.

Skërmitosem mbi njerëzit nën qiellin e Italisë ,

A u kujtohet mbret natyre që anarshia,

Nuk është vetëmse një britmë që vjen nga dashuria.

Në fund të zemrës, regëtijnë fjalët “jetën ta kam falur”

Lulëzojnë jetën tonë, nga Po-ja gjer në SENE,

Gazshendi është një lartësi e përhershme për tu rikallur...

Pikasje pa ndërprerje në madhështinë e çastit në heshtje.

Të mësosh do të thotë të kuptosh,

Shënimi nuk ka asnjë lloj çmimi: mrekulli që kullon xhanit,

Ja dhe miqtë, thithin të mrekulluar duhanin tim “Tarabosh”,

Dhe së bashku ikim duke tymosur Manhatanit.

Ironi e sipërme,

një këmbë-në-hundë për të vuajtur mundimit,

Ti shpotit frutat e sjella nga Shqipëria,

Aty ku lindur kanë gjaknxehtësitë e njerëzimit.

Në emër të qiellit të mesnatës, i shpall të martuarës,

Që çmenduria e derrit është në përgjumje,

Gabimet që flenë muzikë-partiturës,

Janë një fitore e ARTIT të diturve në mendje-shkundje,

Krijesat e mira zemër-plota, nuk janë lindur për përleshje...

Page 61: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

60

Holli është vrastar i vetë thelbit të muzikës:

Krenaria e të mbajturve mirë -shkëlqen,

Të jetë kjo një heshtje e padukshme e frikës,

Që të pikon të brendshmet në tundim si qen.

Ti ke për të ngjethur rrënjët e fisit me kalimin e kohës,

Por në ditën e sotme, ç‟far duhet ti shpallim botës?

Po kur botuesit e heshtjes heshtin...

ju them gjithçka do zhytet në krizë,

Nuk kam merituar asgjë:

bukuria e të qenit më ka rënë mbi kokë,

Në këtë njerëzi-rresht tokësor,

jam lindur për t‟ju blatuar poezisë,

Një zgjedhje paksa e çuditshme,

fatkeqësisht për një fund që të lë trokë,

I ftohti i ngrin kurrizin,

duhet të sigurosh blunë tënde indiane në flakë.

Qartësia nuk ka qenë asnjëherë mish nga viçi i artë,

Ti ngjan i rroitur përballë idesë së vdekjes,

Klith dhembshëm për të ç‟urdhëruar e për të prishur,

Atë që vëllezërit e qytetëruar

akoma nuk e kanë arritur nëpërmjet heshtjes,

Një pendë bufi fshehur në çantë

shenja dhe vajza pa mbarim ,

Sigurisht, jam burrë me ndjenja dhe ngordh prej qejfit!

Thuhet që ne kemi arritur të duam me hovin e zemrës,

Në çdo vend ku gjendemi, dhe çdonjërën që shfaqet greptit.

Ndarë janë nga deti dhe shpirtrat gjigantë të emtës.

Jam një artist i këputur nga alfabeti i thjeshtë,

Jeta është enigmë që nuk pushon të më çudisë,

Ka për të qenë këtu, në krahët e tu biri im i vërtetë,

dhe ke për ta dëgjuar si belbëzon e andrallat,

Page 62: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

61

I huaji lan e than të huajin,

Ti do të privohesh nga bel-dredhurat dhe portokallet.

Dallgëzo në ritmet e gjakut që rrjedh në damarët e tu,

Në thellësi të thellësive, deri atje tek qenia jote kallet.

për mikun tim të përzier në jetën shpirtërore Léo FERRE

e hënë 5 maj 1986 në Bruksel.

Page 63: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

62

RRUFE NE NJEJES

BRENDA BARKUT TE KUQ

TE SKENES

(Firmos për një kupë nga e kuqja

dhe lojën e sipërme)

Ngjatjeta nga zemra o e bukur Zhanë,

Kulpra e dashurive shkulet në gajasje,

Pyllit të dendur të ndjenjave, fshehur fjalët janë,

A ke pëshpëritur ti shpresat e vogëlushes se hajthëshme,

Mos nguro, nisemi drejt Babilonisë,

Ndërkohë që të gjitha rrugët e jetës së skajshme,

Çojnë në Romën e asgjë-trishtisë.

Ah po ajo, femra e mishit dhe e rrënjëve nervore,

E qarjeve me vrull dhe e gjakut të trokthit,

Nën vrullet e tua të forta djaloshare,

Ka për të mbirë një lule në shkretëtirën e Gobit,

Por dhe sensualiteti yt që nga lindja, na bën të mendojmë,

Pa ecur portë pas porte në fshehtësi,

Që është e mundur gjithçka që kërkojmë,

Kur mes të gjithëfuqishmit gjuetar dhe viktimës

Molon një oqean me dashuri.

Megjithatë mos mendo ti faljen ta marrësh,

Në dhembjen e fundësive me kafe nën-gjurit,

Ka dhe heqës që trokasin ligjeve të kanunit!

Ne mund ta ngjyrosim zhgënjimin që të vlon,

Dhe të përjetësojmë rrahjet e tua të fshehta,

Deri tek dielli që rrëzohet në gjumë-hon,

Page 64: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

63

Por ëndrrat e tua të frikshme e të kredhta,

Veç godasin çdo ditë në zemërimin tënd të fëmijërisë.

Duke bërë fill-hyrje në brendësi të joshjes,

Në ëndrrat e babait krijues dhe artistit që femrën don,

Ti rikërkon në kotësinë e thellë të boshjes,

Të paharrueshmin çast ose orën kur në hënë nis marshon,

E megjithatë shenjës së dritës, fshirë nga kohë-mushka,

Vjedhacaku, nuk kërkon veçse një pako me verdhushka.

Ndezur dashurie

pas tërheqjes burgosëse të mishit të skuqur,

Si mund ti rezistojmë overdozës së ndjenjave,

Pastaj kjo zgjuarsi natyrale strukur,

Dhe ky ndijim i skajshëm epthave,

Që të bëjnë të kapësh thelbin bukur,

E çdonjërit jetësor që frymon kreshpave,

(Hape kafazin e shpirtit, kam për tu zhytur)

Vashërisht vashë poshtë dredhjeve të shtatit tënd hyjnor,

Ti mbart me vete thelbin prej zane të qartë si uji i kronit,

Dhe hidhesh përpjetë

si macja bardhoshe mbi mbulesën që përvëlon.

Tulka-mollë-burbuqet e tua më bjerrin e më tjerrin,

Gishtërime prekjesh të pashterruara,

Që gjejnë zemrat tona thekur për afsh-ferrin,

Si një furtunë përmbi rërën e brigjeve të lakuara,

Në klithmat e shikimit tënd të shqyer,

Frymëmarrja e përshpejtuar zbret nga qielli,

Përkthen nënndjenja të forta ngjyer,

Një oqean me dobësi zhytur së thelli...

Plagët e vjetra vënë në rimat përvëlimit,

I pafajshëm dhe fajtor jam lindur përballë njerëzimit.

Page 65: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

64

Përpara ligështisë tënde dadkallëse,

Të kundërshtosh arenën e belgjizuar,

Dhe hedhjet tua të padurueshme,

Me ligj të parlamentit evropian është e ndaluar,

Të blatoj një shend-ep me vargje ujore,

Të një tribuje gjigante shënuar me një vulë zjarri,

Çika-çika, shndritu Zhanë hyjnore,

Pjesët tona a s‟janë copa të fryra pak si frikshëm,

Ne nuk i shpërthejmë në të tepërta puth-puthitjet,

Moçalishtes gjigante kallamitur kridhen!

Të gjitha fitoret pjellin një rrëzim të ënjtur,

Në humnerën nga zjarri, uji dhe toka krisur.

Por megjithatë, duhet të mbivendosim frikën tënde,

Dhe ta ç‟veshim me respekt

përpara këtyre miliona njerëzve,

Që presin në ty, një refleks të shtrembëruar në kënde,

S‟ke për të qenë në pikën e shënjuar që ti tutesh:

Rro humbjeve dhe tërmetet e tua në dhembje...

Si shenjë për të vështruar dashurinë drejt në bebe të syrit,

E shtrenjta Zhanë, folmë pa pushim mua skllavit të yllit:

“Je i vetmi poet që mundesh të sjellin zjarrin!”

Përsosmëria nuk ka qenë kurrë e kësaj bote,

Lidhi ku të duash, pjesët e shpirtit me fletë,

Dhe lëri të lundrojë në zjarr, pamjet magjiplote .

(Ne kemi për të bërë mirë në një tjetër jetë,

Pas testamentit të një dredhaku poet.)

Ti i dëshiron të ndjehesh e torturuar, me fytyrë të ngrysur,

Mallkimi e Zotëve, shikime të shkatërruara...

Kjo rreh dhe kjo të dhemb, për një shitblerje të trysur!

Fjalët nuk janë vetëmse melodi të rinuara,

dhe një pikë ndalese,

që ngre emocionet mbi ballkonin e botës!

Page 66: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

65

Një Lolitë shërbimit na ndërpret,

Të voglat fërkuese ftonjsh të kapedanit Nelson,

Dëshirojnë lule të freskëta në seks,

Lojë lëndimesh të kushtueshme page që pikon...

Përshëndetje Baba Bodler

Ne nuk luajmë me mortjen, mbi ajrin e violinës në kurth!

Ujite mirë vreshtën në Karmen...

Amen njeri: Njëqind përqind pambuk.

Në lulen tënde Alhambra, thyhemi në belbëzim,

Ne i kemi dashur klithmat e lezetit,

Uragane në shpërthim,

Këtu poshtë, i pari shpërthim fundosje epshit,

Vetëm oksigjeni e bën ajrin të thithshëm!

Dhe të themi që darkës së kaluar,

kam shpërfillur shiun dhe dhembjen e belit,

për të pirë pamjen tënde, përzier me luhatje e ndjenjash,

kam dëshiruar kllapinë e heshtur të dembelit,

shtoju dhe një vëlla të pritshëm bujar,

dhe trishtinë e një peizazhi Flaman,

që të detyron të përgjumesh

me një familje delfinësh të bardhë.

Në vetminë kulluese të portit të Anversës.

Në të kundërshtim me vendit: Ne duhemi si të lajthitur...

Mjegulla e dendur fsheh qepallat e tua të bukura,

Përpara arritjes masive të detarëve të venitur,

(Më fal o Engjëll: Mbart të kaltrën vrasëse!)

Duhet të provosh prekjen e shtyllën kurrizore të jetës,

E shtrenjta Zhanë...

Sjell me valixhet e mia një rrezatim prekës,

Mos duhet të hyj Zvicrës në doganë,

Page 67: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

66

Bankierët e saj e adhurojnë poezinë e jetës.

Dehur në zemër e në libra pa anë:

Kam frikë që njëra nga “Tri Zvicrat” më dorëzon.

Për të gjitha këto arsye ëndërruar dhe shumë të tjera akoma,

Që zogjtë i çukisin qetësisht fare afër:

Mendoj për ty butësisht...fëmijë e madhuar në porta,

Përralla “na ishte një herë” vjen në të tanishme të pastër.

ja kushtoj këto radhë Jane Birkin-it,

në kujtim të një takimi të paharruar,

e hënë 18 maj 1987 në Bruxelles

Page 68: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

67

SHIKIMI I AVIONEVE FLUTURUES...

Çdo gjë lindet ngjyer me rreze hyjnore e që qafojnë eterin,

Shendenia e pupëlorëve fluturakë në pranverë nanuris

bjeshkët e sojme,

Rapsodia e triumfit të qenies

larëzon botën në gugitje zanash,

Si një dallgë dashurie shprehur tinëz, në agun e horët,

e shpërthyer ujëvarë në bjeshkët latine, Andet...

Oh murmuritje e shenjtë e pasionit tonë gllabërues,

zë i një moshe tjetër me ëmbëlsirën tonë mjaltore,

çelu në jetën tënde si vallëzimet e amshuara magjepsëse,

Dehje të krisura në shend brigjeve lakore,

rrallë panë kronet mahnitëse e amshore.

Përrenjtë si vena të bufatura vërshojnë drejt lumenjve,

Ujra dëbore që puthin buzën e detin nëpër brigje,

Deti si prehër gjigant femre,

tutje rruzullimit merr në gji qiellin,

Për tu kthyer sërish tek përrenjtë me dëborë dimrave,

verërave me reshje.

Kujtohu e shkundu prej dallgëve të tërbuara,

Teksa dhunon pa mëshirë rërën e travluar valësh,

Kujtesa e gocave të detit mbyllur në kthina të shkrumbuara,

Prodhon bukurinë, perlat, sekretin e fundit të sirenave.

Të puqur mbi sfungjerë thithmash,

e qeshura jote bëhet erë si eteri i rrugës së qumështit,

Mendjelehtësia e të qenurit, mbështjellë me mjaltë,

a ashpërsia e gjuhës, dridhmat,

Një liri e shfrenuar vullkanizon mbrëmjen ndezur prushit,

Freskia e trëndafiltë zhbirilon trupin tënd të magjikët,

Braktise vallen.... kauza e BOWIE!

Page 69: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

68

Ëndrrat e dikurshme fshehur shpirtrash

zgjojnë papërmbajtshëm etjen tënde për fluturime,

Mendja e mbarsur,

paralajmëron një bukuri surrealiste galaktikash,

Nëpër lugajat e syve të tu

shoh ëndshëm avionët që humben blusë....

Në Edenin tënd rigjeja bluhina shkëndijore rrufesh,

Kur binin lëngata,

teksa ne luanim me fyell melodi shastisjesh,

Dhe kur mendja gjendte shtrat në magjinë e vendshuarjesh,

Një grumbull resh sillnin kujtimet e tua

në limane mahnitjesh...

Në kopshtin e trurit tënd të praruar shkundjesh

Shpejtësia zgjonte çorrsokaqet humbjesh,

Ti bëje ç‟ishte e mundur të mos shtriqeshe përgjumjesh,

E verbuar nga paudhësitë, e zalisur nga lumenj puthjesh,

Udhëtimet e tua zënë fill nga fund-fëminia

pas njëmijë zhdukjesh.

A të bie ndërmend kur rrokje shpirtin tënd,

Të trallisur kastile në shend,

Gjithësia bënte të dashurin dhe poezia dashnoren pa mend.

Larg, shumë larg, nga ana tjetër e lumit,

Në bllokimet e dashurisë,

Dhe ndijimet që zgjasin,

Kam për të dashur pafundësinë dhe mbretërinë që nuk vdes,

madhërisht e sigurtë, nuk dihet,

shikuar nga vrulli i shi-furtunave dhe ndryshimet e kohës.

Megjithëse dashuria zihet si një frutë i fortë,

Tradhtoj mendimin tim në ritin e shqiponjave,

Fisnikëria e maleve, misteri i shkretëtirës,

Lindur në përmbysjen e ditës, vdekur një natë i vetëm.

Page 70: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

69

Shiko-mirë, bimët nisin e reagojnë pyjesh,

Një rrënim kali me merr,

Dhe përshtat burimet e tua në valle yjesh,

Në përkohshmërinë e mirësisë,

bukurisë që ikën trokthi në terr...

Pastaj ujos trupin tim,

Në ujëvarën e rinisë,

Vashëria është e dëshirueshme, çikë e orëve në shpërthim,

E tillë si një motër e paparashikueshme që nxit përtesën.

Kujtoj ti betejat e qerpikëve dhe të zemrës,

Në çdo rilindje fjalë,

Heshtjen e zëshme, habinë e vazhdueshme thellë,

Thirrjen e veriut të bardhë,

Gazin ulëritës të copërave të akullit.

O bijë e diellit dhe e guximeve të qena,

Ndërkohë që kalojmë epoka, jashtë stinëve dhe jetërave,

Kam zgjatur krahët e mi gjigantë, drejt çiltërsisë tënde

shendeverë.

Ja kushtoj këtë poezi Juliette Binoche

(pa harruar këtu rifreskimin e filmit CARAX:

me “Gjak i keq” në kujtimet personale

lidhur me Léos, Julie Delpy dhe Denis Lavant)

E shtunë 10 prill 1987 në Bruksel.

Page 71: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

70

PER 30 BALADAT E IZABELES

NAZELIE NE SHESH-VALLE

Kohë e mirë përmbi lumenjtë e dashurive të mia,

Dhe kjo gjendje vetëm në fatin e mirë të botës praruar,

Të lëpinojmë gishtat e këmbëve të tua të bardha e të buta...

Kam njohur një shtojzovalle lulëzuar

çastit tek bënte gjellë shpifura gufjesh lëmuar!

Mos harroni se e kam risjellë kalin,

lart dorashkat e mëndafshit,

Varravingot e bukura në shpatullat e tua,

Gjarpërushe plot shend e afshit.

Tridhjetë stanet e tua mbarojmë në festë,

Një ngarkesë me dhëmbë të mprehtë,

Këmbët si kolona dorike, dhe flokët të hirta,

Kurrize të lakuriçta në harqe të circëta,

Riblerë nga barinj me ogur të keq,

Që shkatërrojnë rënien tënde të asgjëshme në dreq,

Këmbët e një jake manari bërë me kavaleta bari.

Në pritje të pensionit tënd dhe të tokës së premtuar,

Me personazhe të teatrit bashkëkohor kotuar,

Dhe me mëninë e kojshiut zevzek e pa shend,

Që vjen ti kundërvihet zansit tënd gjithë lend,

Karahipur për një dush flakërues të përtypur.

Ndërkohë që ti je misteri i Portos, Irangeitit e Klodos,

Këshilli i pleqësisë ta ka falur shkoqur, sepse:

Një gjarpërush kokëkuq mes dy vezësh gjen një duq,

Dhe ti vendos kandidaturë për jashtëtokësorë në ELIZE,

Pasi ke thyer me tërbim të gjitha pjatancat në Shëndre,

E zbuluar më pas ke,

Page 72: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

71

një nëndhese për 20 ish mbretërit e FRANCES,

Pa harruar lebrosët e LENCIT e të Nantës,

Që i afrohen perandorit të Marollës gjunjë-përdhe,

Pashkëve të sivjetme zhytur në trinite.

Ti përdridhesh duke u alavinjosur në media,

Ndërkohë që një bukurane drejton një mbrëmje me gjepura,

Mërmërimat e tua të varfra,

Vijnë nga antika pellazge

Duhet të pranojmë,

që ti shijon kunguj të fërguar, përzier me shëllirë,

Tek një han prehistorik me kuaj të pështirë.

Poshtë sokaqeve të kalldrëmta të qytetit,

Përkëdheljet e tua me magji të zeza tretin,

Gjuajtur me armë automatike ndryshkur e cifluar,

Përmbi kalimtarët që bëjnë si të droguar.

Lagur 30 vjeç, të gjithë përtoksit e perëndimit,

Lugëzojnë rëndesat e tyre të arta në djathin Kamombert,

Në qoftë se kemi menduar me respektin e fillimit,

Për ata që braktisin ë gjitha revoltat në terr,

Dhe i futen themeleve të frikës,

Në trandjen e lidhjeve të republikës,

Ti rrënon një katundth të vetë shtrigës.

Por dlirësia jote bën taksimin e marrëzive,

Në banesën e kanunit që po digjet.

Një Odise Mohikan shpall,

Shfryrjen e zarfeve të tejmbushur me shkresurina,

Sillmë mua një shfrim ndjenjash të ngjeshur me të kuq all,

Deri në shkuljen e dhëmbëve të mia nga gjakmishina!

Pranverat do të lulëzojnë flakadajat e arta,

Në drejtime vringëlluese e të tharta...

E kuqja proletare do të rruajë tufën e sekretareve që ke,

Page 73: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

72

Teksa unë do bëj vlimin e të bardhës së vezës

në çerekun e fatkeqësisë së fërgesës,

Dhunshëm do jesh zero, hiq i harruar,

duke ardhur do shtrihesh përdhe...( lesh o i këndshëm!)

Kujtimet zmadhojnë disa shpirtra me mjaltë fërkuar,

Por për më shumë të dhëna, gjatë të korrave,

Bëj një zile ABOU NIDAL, në rrugën e horrave.

Me gjithë fatin e dreqosur në arë,

mjegulla stuhisë tret jugën e Xhakondës,

E kam fjalën për një përkujtim zyrtar ,

Kthyer nga shtresa e dyllosur prej zonjës Izabelë,

Theksoj që të bukurat bythka deshifrojnë një dhënie falas,

Të gjithë: Niçen, Spinozën,

Hegelin mes Ugandezëve të shpërvjelë.

Dhunshëm e nxjerrë nga foleja pas derdhjes,

Kam nevojë për qumësht buallice vaksinuar në ditëlindje,

Të lumtë nënëmadhe, silli ndërmend llogoret,

Përgjatë Sharlëruas në ngjitje-zbritje!

Më është dashur përafërsisht një lejekalim,

Për të kaluar pengesat e tua mishtore,

Me një “çfarë-këtu” nxjerrë jashtë për pashkë,

Triller ferratake në kop-gopje:

Ti nuk ke për të shpëtuar pa ma paguar në natyrë.

Për Shën Valentinit, rrëzohem në krahë bishash biondina,

Një shpirt i abonuar pas prodhimeve të bardha të GB-së,

Plasaritur vetëmse fëmijërisë së humbur në kthina,

Tek prindërit barbarë, minosur me mina,

Bukur-bela-arabela ka për tu përpëlitur keq,

Një përgjegjëse të spiunon tek pasaniku i shtrembëruar

Ti ke për tu përplasur e rrënuar,

Nëpër labirinthet e Raul Ruiz...

Page 74: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

73

Era e madhesës fryn në veshët e Izabelës,

Bufatur nga serumet: 10 urdhëresat me gjithë shenjt,

Bëj të rrëzohet himni në haremin e liceut,

Kapërdije hostijen dhe thuaj: “Zoti im Amen”

Shënimeve hyjnore ku gufon bebja e syrit të huaj,

Është e tmerrshme, ne nuk harrojmë kurrë të kuptohemi,

Në këtë vend të ndyrë të me kacafytje,

Natyrisht, do të lahesh një herë në muaj ,

Tek një emigrant trashaluq, kryqëzuar me balenat.

Në qoftë se kjo nuk ua mbush mendjen,

Ndiqmëni në të gjithë mbretërinë e vritmëni

në të parin rast stacioneve ku ndalen trenat.

Jo rrallë shijon pica,

Të një gri-himtësie mesjetare,

Përpara se të gjuajë një gogël golfi me valltaret e mia,

Grumbulli i njerëzve ngrin se qeshuri fare,

Për shpalljet e epokës së hijeve,

Në të gjitha fshatrat, nevojitet që ajo të zhbllokohet,

Tërhequr nga litarë të çeliktë prej anijeve,

Do t‟ia nxis pasionin në rikthimet boshe,

U hedh një sy pikturave të muzeut të Rembrandit,

Sipër dallditjeve ujore...

Uzina e të pambuktave feston në letër fundin e karrierës,

Është ushqyer, me gjithë fatin e keq, ç‟fillim luftarak,

Nën një përmbytje të padrejtë të barrierës,

Në zbulim urrejtjeje varreza në Qaf-Lak.

Vetëm një sardele në vaj ulliri shpreh keqardhje blasfeme,

Në çastin që kalon, në jetë e përtejme.

Thuamë mua, e adhuruar kopile,

I ke plotësuar letrat e ndihmës sociale me hile,

A ëndërron edhe sigurimin e pleqërisë me një qen,

Page 75: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

74

Dhe dhomëzën në shtëpinë e azilantëve

ku brit drejtori legen,

Jo or jo, brit e klith e hidhet pupthi e këlthet,

Por kam mbjellë bumahorët në kryeqytetit,

Një lloj historie për të shënjuar territoret,

Në këtë katund të analfabetit...

Është e vërtetë, që e pranon larjen kastile,

Ajo bashkë me nënën Denisit,

Pushteti i Fernand Lege, merr paqtim në torrovile.

E kaluara e saj parathënë, fiseve indiane nën tenda,

Ia bëj trimbëllimin lëkurës me bulat e ujë(z)it,

Pse vallë e ka një pamje të zbardhur, ardhur nga shpresa,

Ditë-netëve të çiftosura të shkurtit,

Që e forcojnë lëkurën e sipërme ushqyer me xhel,

Ndërkohë që të dielën e shenjtë qenushet e mia,

Fërkojnë kurrizin e tyre plot muskuj në hell,

Kundra qejflinjve të krisur dhe Miterranëve,

Ndonjë pemë rrallë frutat i ka lënë,

Në qeshurinat e muzgjeve, majit të të marrëve,

Psikoanalistit nga spitali përzënë,

I shfaqet hutimi Woody Allen,

(Aktori mungon-sepse kuis me një qen)

Për frikën tmerruese përballë gjeniut kalaman të Skocisë,

Duhet të bëhet një bllokim ashensori,

Në gjashtë muajt e parë të stafit qendror, shteti vanilje,

Ka nevojë ti ndezë qejf asaj në hu malësori,

(Recetë mjekësore firmosur nga doktori)

Kooperativat bujqësore vlejnë për qëllimin final,

Kam thënë shumë ose jo dhe aq... përsëri,

ti-moj-ti, je në rrezik?

Për një kapriçio të zotit Jezus Krisht,

Vetëm djathi i shkrirë mund ti qetësojë neuronet e tua,

Përgjatë muajit të mbarsjes së radhës,

Page 76: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

75

E bukura ime në Kadish njeh Maksin me bisht,

Materniteteve të Oklahamës...

Firmose paqen civile,

Dhe të rijap kartën e identitetit!

Në tringëllimat e fundit të kambanës,

Eja të ndërrosh seksin përmbi detin e trinitetit,

dhe vendos në marrjen e ujit të mallkuar,

Të gjithë djajtë janë varur në litarët e qytetit.

Në një vëllazëri të ngulurish, shfaqur në pjellje,

Hedhur krokodilëve të lagunave të Galisë antike

(Ka shpëtuar pastër letërzimit në tas e si armike!)

Pastaj, gjatë ngrënies së dantellës prustjane ne DELF,

Fiton një kompani shqiptari, Hipopotamizuar...

(Dritë e ciflosur: ne mbarsim për tu trashëguar)

Kjo e shenjtë përthith trungjet bashkë me të bekuarit,

fërguar në kripëzim e sipër përgjatë jugut Jemenit,

Kudra kungujve të thatë kinezë, të qorruarit

Ikin në Kaburg e Kanulat-Qytet:

Ne na kujtohet jeta e qenit.

Së fundi, natën e njohjes sime akademike,

Me shërbëtorët e Zhan Ormersonit dhe të klikës së tij,

Ajo pushkatoi një mi të tmerruar prej frike,

Ose “Si tek vetja” shtypi një kakërdhi.

Për respekt të spektaklit të Serxhio Leones,

Dhe luani mjau-hungëriu tri herë...

Duhet të tërhiqemi nga savana e pitones

dhe të thumbohemi me raki molle në shpellë,

jo pa lulëzuar spanjollen nga lart poshtë, thellë .

(Puthje franceze për Izabelën nga Skënderi!)

për bashkëmëkataren time Isabelle Pinto,

e dielë 8 shkurt 1987 në Bruksel

Page 77: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

76

ODNAJE 4

BELGJERIRA

E

BRUKSELJADA

Page 78: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

77

Jam pikërisht lënësi

i shënimeve në këtë letër

(Qenushja e jetës dhe sikleti skajosjes)

Në qoftë se kjo ju jep krahët e fluturimit,

Filloj me një ide që pak ka për t‟ju ngrohur,

Duhet të mos liheni në vlagën e habisë së fillimit ,

Çdo faqe e bardhë është një virgjëreshë për tu gopur!

Ju më aviteni si mollëkuqe qershori,

Për tu flatruar lartësive të skajme në ëndërrime,

Por është e pamundur për tu rritur mbi tokë

me rreze shkëlqimi...

Le të rrimë atëherë në thjeshtësinë e përditshme:

Një fat qeni siç e dini!

Poeme e ndyrë në të zakonshme,

Gjetur tavolinës së trenin një dite dimri.

Jam zgjuar në dridhërima frike,

Pa mundur ta pi kafenë e mëngjesit,

Në karrige kam ngulur të pasmet në ora dhjetë,

shefi si shtazë më ka britur...

Pasi kam dorëzuar beben në çerdhe,

Formularët për të ardhurave të vitit kam nisur shpejt,

Gjithashtu një kërkesë për të vajtur ushtar:

Për shëndetin ka gjasa të jetë zgjidhja më e drejtë,

Thjesht sepse për të ardhmen kam të garantuara batanijet,

Vaktet e përtypjes e një çati për të kaluar netët.

Në shkollë kam shoqëruar gratë shtazana ,

Më pas kam shtytur infermieret që të mjekojnë Rubeolën....

Ushqime kam blerë në dyqanin te tajlandezi Kakatra,

Me tu kthyer,

ushqimin kam përgatitur për tavolinën e kurvës,

Page 79: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

78

Më vonë kam shëtitur qenin e saj për të përfituar ajër,

Pastaj jam kthyer në orët e vona e ja kam larë dhe brekët,

Lodhur e dërmuar, a s‟jam lapashitësh në një tas të

degjeneruarish!

I kam kaluar ca shpërlarje veturës,

Kam shkulur barërat e këqija të oborrit,

Folur u kam të ikurve të kojshiut dhe rizënë kthinat.

Kam përshëndetur pronarin e fronit,

Frikësuar jam për bijën time

Mbi të gjitha rreth humbjen e saj, një shije tepër të keqe.

Pastaj udhëzuar zëvendësuesin tim në orgazmat e ekraneve,

Në pushime arrin vetë Indiana Jones

Dhe terrorizmi arab i klaneve...

Kam hipur në një kalë sterr të zi,

Dhe vizituar të dielën vjehrrin dhe vjehrrën.

Kam blerë një frigorifer dhe zëvendësuar fshesën me

elektricitet,

E plotësuar buletinin e lotos së ditës,

Bërë tifozllëk për “Cercle de Bruge” kundër FC

ANDERLECHT,

Tharë dhjetë kanoçe birrë “Stela” me kotësinë frikës,

Goditur me çomange dy emigrantë nga Bejruti në kokërr të

kresë,

Hedhur një sy Tierce-Magazine,

Mes LONGCHAMPS-it dhe MESSE,

Kam dhënë mbështetjen time Vaurine dhe Le PEN,

Ja vlen të ushtrosh Polo me kuaj të zi,

por nëpër fusha rrëzohesh e zverkun then.

Në sallonin e veturave gri,

Kam porositur një “citroen” të ri.

Page 80: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

79

Kam ngjitur një figurinë mbi karroceri....

Ta themi hapur vetë Marylin MONROE.

(Me një qejf të çuditshëm, kemi harruar ADGAR Alain

POE)

Kam dalë në klubin famëkeq të natës,

Me lolot e regjimentit të tretë,

Kam menduar se më mbetet një shans,

Me Stafanie Louragan-in e vërtetë!

U kam telefonuar radiove me shpresë të fitimit të lojnave,

Në irritim, përpara stërpikjes me helmizetë të tri

mushkonjave.

Në ripërtëritje të firmës së abonimit

në mëkatin gjithënjerëzor,

Zhveshur prej një cigani krejt pa moral,

e mbi të gjitha i parruar,

Hyj si rast klinik në kanapenë e televizionin....

A nuk është qejfi si një geto bythakësh të droguar,

Të jetosh cepërinave, kredhur në lapanjosëri,

zhurma e zhylnajë!

Pse duhet të lexoj si i marrë Gurdjef apo Krishnamürti,

Veçanërisht ligjin e pyllgemnajave,

të dhunuesve e të shpinkafshuesve në kotnajë,

Një botë shklyer, në luftën për të të ndjekur në pallje....

Në gjendje të dehur dhe neveritje ndihmëse,

Ja kam kopur një trashaluqeje krimbur në para,

Tullë, pa as më të voglën ndjenjë apo englëdidje.

Kam balancuar kështu një majtist në grupin anti-drogë ,

Pastaj jam qurrosur ëndërrimeve për Lorenës

në këmishë nate,

Në fund kam vendosur të mendoj që çdokush

bën halerosje...

Megjithëse kam qenë e jam tepër i vështirë për tu gatuar,

Page 81: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

80

flitet që zakonisht më e dhimbshmja vuajtje,

Nxjerr kokë në sulm vdekjeprurës.

Gjer kur shpirtrat e tulatur,

Sytë dhe zemrat do vuajnë në etje,

Shumë jetë të humbura pa dashuri,

Ka mbetur ndopak vend për urrejtje!

Përballë gjithë rëndesës dhe trapërisë parësore,

I lutem në gjunjë autorit të shtojë pakëz ëndërrim në sy,

Për të zbukuruar lexuesit

e (France-dimanche) Francë-e diel,

(Gala) Qejf o Qejf, (Voici) Ja pra ja,

(Bonne soirée) Mbrëmje të mirë,

(Détective et nous deux) “Zbuluesi dhe ne të dy”

Por e di: Nuk do të më dëgjojë kurrsesi.

Përditë ky zhgënjim i mendarëve,

Në gjithçka që shkon rrjedhës katundare.

A ju kujtohet kriza e „29-ës,

Kam aftësinë të vijëzoj Apokalipsin përfundimtar,

Sipas parashikimit bërë nga imzot fisnik e bujar,

Dhe më pas me anë të gomarllëqeve të papara,

Bëj planin si ne do të lihemi të marrim arratinë:

Megjithëse e dimë se do thyejmë zverkun natën nëpër ara!

e enjte 9 tetor 1986 à Bruxelles

Page 82: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

81

Rapsoditë e partizanëve të krisjes,

Në zërin e tambureve të luftës

Të dua butësisht Denise Van Malaudent,

Përgjatë blerjes së rrobave të brendshme festës në Gand-i,

Ka qenë koha e dështimit të kërthizë së barrës,

Falmë mua në qoftë se të tremba, të përulem me nënshtrim,

Kisha harruar qe ne gëzonin hyrjen e vitin e ri.

Pusi është i thatë, shite pompën time në REBECQ,

Mos bëj sikur je në zi... po ngjis të çarat kokës,

Po shkatërroj një karroceri...

mos duhet të të thyej një nofull,

Është private buka e bekuar dhe qumështi i lopës.

Ti kishe thirrur qelqpunuesit, e kishe vënë në zierje purenë,

Tani duhet tua kthej reston “shokëve” të mi mjeshtra-shitur,

Një bast humbur, dhjetë putana të gëzuara në festë,

Për fat të keq, pas besës së Gatt-it,

jemi në të njëjtin vend kositur!

Më duhet të hidh-gufohem në mitingun e Arlette Laguiller,

E vetmja që mi pret breshëritë e më jep mbështetje.

Sot e tutje,

ke për të ruajtur serioziteti tim tek këmbët e krevatit,

Do të kujdesesh për të vegjlit, s‟ka më liridalje,

Mos prit të hamë bashkë darkën,

kam për të ardhur pas mesnate...

Hekurose mirë shallin tim sportiv për ndeshjen e të shtunës,

Zgjomë mua në ora dhjetë e çoje Adrianin,

Në rrugës e motrës tënde,

(dhëntë zoti për ne të mos përplasemi,

Me Marguerite Yourcenaar!)

Page 83: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

82

Përgatitna ne kafenë për pokerin e të dielës së shenjtë,

Dhe dërgoj fjalë nënës tënde për pastrimet e njëpasnjëshme.

Kur të jesh e sfilitur të bej gopje në mëngjes,

Nga e para në të shtatën mirë e mirë!

Dua dy gjela deti të pjekura nga tregu i MIDI-së,

Ah jo, akoma kjo kurvë kadastër për tu paguar,

Pa llogaritur faturën e ngrohjes ardhur të hënën e kaluar,

Dhe paratë e telefonit rrasi brenda llogarisë...

“Karakurvë e perandorisë Romake” - je me nder,

Në fund të shekullit XX, siç ka thënë EDERN-HALLIER.

Shko e shite për dy grosh në Gjermani rrobën e nusërisë,

Frigoriferin dhe humbjet e tua....

asgjë nuk rrotullohet në rreth,

Brenda kësaj shtëpie të urryer “li e lesh”,

Ka nga ata që kërkojnë një “mrrukull sukull-sukull”,

Ne nuk e dimë se kush e ka mbushur mirë e bukur

Shumë pak të ardhura nga rrëzimet e maunave me mish,

E çervish në kadish, këtë vit mirë ta dish‟.

Durim i dërrmuar:

Ke për ti pasur videot me filma porrno më vonë,

U bë gati një vit që në kinema s‟kemi shkuar,

Të kujtohet si në ditëlindjen time rozë,

Ma ke ngjitur thithësin e fshesës elektrike në hundës

lëvorëzuar!

Kam të drejtë të pyes:

Kur do ti zëvendësosh llambat elektrike

që kemi cifërluar gjatë njësh futkirikosjes në kredhje vjet,

E di: Gopisjen në pickarinë,

e bën posaçërisht kudo që dhjet.

Ç‟mutsihanë: Nuk është dhe aq e komplikuar

të bësh kakërdhia,

Page 84: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

83

Partisë Komuniste, në çdo seksion Kinez.

Në një javë të përhimët

Mos duhet të paguaj për martesën e kushërirës tënde,

(Sinqerisht kam dashur t‟ja kërcej sipër

gjatë luftës së gjashtë ditëve)

Grykshtamba e saj ka rrufitur gjithë qytetin

në marrshim-llapje,

Të premten është përbashkimi

i njërit prej ceneve tona zgjuar,

A nuk shkon të fshehësh fisnikun,

në rrugën e pastruesve të haleve,

Të gjitha dhuratat e prishura,

ngrehjet për tu respektuar tharjeve,

Ti nuk ke një pamje dhe aq të shuar,

As të një kukulle të vjetër fshehur në hatull?

Të shkruarat fitojnë vlerë,

Për të blerë një truall të ri,

Që qorrakët e afrikanë,

Të vijnë e të hanë me Giscard d‟Estaing përsëri,

Ti thuaji vëllait tënd përtac,

Që nuk kemi më asnjë kothere bukë,

Le të shkojë në minierë si të parët e mi ,

Skam nevojë për një pisanjos karabush në krupë.

E të heqë dorë nga libërblerjet,

E Leroy-Ladurie dhe Edgar Morin...

Do të jem i detyruar të vjedh bukëpjekësin te kosheret,

Në qoftë se ndjekim këtë tren në rrënim!

Angari e trishtë e denjë për fatkeqjen e një bretku stepur,

Brenda një Bronks-i të këputur pa hir, krejt plogët,

I kam premtuar një rrënoje të vjetër për të mos e prekur,

Më ka ushqyer kur kam qenë kërthi i dobët,

Në mungesë të asaj që quhet nënë...

Page 85: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

84

Dërgo një thes patate në llogari të kurbetçinjve,

Dhe jep me qira instilacionet e pordhave plot fligështi,

Parë që shënimet do të jenë të pista një fije,

Hap një “S.O.S” varfanjakësh e bëj shit-blerjet për mirësi ,

Puno për mua ngjitur trup me trup,

Si një përleshje të trallisurish çmendije,

Dhe dërgoje bijën tënde LOLA të abortojë në Shqipëri.

Turpi, të fytyrnxirës si ka hije!

Në fundjavën e ardhshme me kujanë,

Kam për të hequr turp-nxirjen në biçikletë me admiruesit,

Kam ftuar të pacipat PIROTTE dhe BEAUCANE,

Dhe shumë dehatakë biologjikë ku janë e s‟janë,

Zhulsi i Arianes ka për të zbritur këtu

për të dhënë një hu në kokë,

Ti mundesh çdo ditë të largohesh pa frikë,

Parë kujdesshëm, këshillat tona të përulta janë qokë!

Kisha pikasur, ai të rregullonte jelekun,

Që nga koha kur ti qëllimisht e kishe harruar,

Paparë raki molle dhe bërxollë të pjekur,

Për këtë bisht në Francë prodhuar,

Dhe paditur vetë Pashkun

për jashtë-kohësinë në të cilën është molepsur.

Parathuaj Amelisë që të shkojë të gjejë rrugën e të marrëve:

Pasi vjen të bëhet me pendë nga një hordhi bredhacakësh,

Nga Tarn-i e nga Garonne-ja anës së anëve,

Ne duhet të flasim mirë kukull... të gjendemi për të

menduar pakës!

Ti më haleros me lojna të FOUCAULT-hutit,

Dhe të Sabatierit: çdo ditë në televizorin djallëzor,

Ja Vincenti ynë në mesin na futet,

Më dhjetë dështime gil-gitëse në të parin vit pa borë,

Page 86: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

85

Ne e shohim të drejtojë Fakultetin e Filologjisë pa vlerë,

Ose klubin mesdhetar në erë....

Eh, biri im: Do të shkojmë të mbyllemi në pleqtore,

Ti nuk bën asgjë për të qenë, thjesht ca vizatime.

Të ardhmen tënde me ndihma e nuk e ke lënë pas dore,

zbuloj që ne bukur e kemi gatuar:

(Mut veshi i tij për at-këshillime.)

Një familje e vërtetë pullash,

Me korba dhe ara gruri,

Mos duhet tu zhdukem robve, rast për të marrë fuqi, rinuar,

Ku është jeta ime: gurmazi im është i thatë,

Dhe të marrët janë pjekur,

Kjo është arritje,

Gjithashtu jam riulur në tulkat e një kojshie,

Mirë e kam pompuar në vijëzymbyl,

Banjë kemi bërë në mes të sëmundjeve të kul-kulit,

Është koha që të ripuqemi,

Dhe që unë të shtrëngoj vidat.

Në të ardhmen ti ke për tu bërë uzinë tekstesh e dashur,

Jepmë mua kursimet e tua dhe thesaret e familjes,

Bashkohemi të paguajmë borxhet

e të kontrollojmë kokat tona trashur,

Janë katosur pupuret, në të njëjtën kohë dhe flok-balloret,

Fatmirësisht që ne jemi takuar,

Në terrene të kodrosura, një herë....

Nuk është e lehtë jeta, siç buluron fufka jote kruar,

Ai do të kallkanoset në Varrshavë dimrit të tanishëm....

Është një filozofi e re, kur ai nuk pi verë,

Ndërkohë që ti: Ti je një vajzë e këndshme,

Denise de Chierie. e hënë 24 Nëntor në Bruksel.

Page 87: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

86

ODNAJE 5

TE QESHURA DHE DELLKRISJE

Page 88: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

87

LEKURE-KRRENJE E SHENJT-SALIGAUD

DREJTUAR MBRETIT YLLIJON:

VENDOSI PLESHTAT E TU NE DIELL,

PARA LINDJES SE LAFSHAVE

(Në përgatitje të luftës ekonomike,

Mes Evropës, Japonisë dhe Amerikës Nordike,

Për një ringjallje fatale të kohërave Homerike)

Ti gricavit diellin humbur nën tropikë,

Me gjuhën në polin e veriut, e me grifshat thikë,

Rikrijimi zë në ajër orgjie epileptike e boshe,

Ktheu shpejt tek portokallet e tua bukuroshe,

Kur mendoj për gjinden e ndaluar buzë më buzë,

Kam pasur burime të një punëtori rrëke-tërkuzë,

Krimbi është brenda në frutën e jetës,

Nevojitet te tërhiqet me majën e bajonetës,

Ndal mbushjen, ose të dërgoj mes thesareve në thes,

Mbjellur në mendimet e mia që fsheh...

Deti i Soulou-së

nuk ka asnjë lidhje me kakardhiat e Zulusë,

Proverba e gjetur pas një pune bredhaku honeve

Megjithë trafikun e belhollave,

S‟ka asnjë që të zëvendësojë nënën tënde,

Gjatë takimeve të nxehta të ekologjistëve skuta-këndeve.

Çmenduria e ardhshme e PEUL-së në kajman,

Piksur në breg të liqenit Léman,

Ti mund ta bësh mbretucin lehtë

në portin e kaskës së detyrueshme,

Me bekimin papal, duke bekuar mendjen time të bekuar,

Page 89: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

88

ah moj nuse...

Vetëm pas njëzet vitesh puthje, ne jemi gjendur në ofshama

ngordhje-qejfi!

Nga të gjitha gjërat, është më e larta që i jepem një “dreqi”,

Klith e plith Klara, përshtatur TOKES së Ngrirë.

Marr çekun tim në të bardhën e mirë,

Dyfishuar prej mirëbërëseve të mia

në dyshekët e trurit shtrirë!

Ti shkëmben një paketë të CLOPES së gricur,

Kundrejt një BERLIOZ-i krejtësisht të shastisur,

Përballë shëndetit tënd të fshirë...(jam shtypur në havanë:

humbja e vetit!)

Një pushim si në 36,

në kohën e Kongresit të ringjalljes së vendit,

Mundemi ne, të notojmë qetësisht, mbi shpinën e zhuritur,

Pa prishur tifozët e lagur në të britur,

Në të panjohurin oqean të proletariatit dalldisur?

(Vendosni ju për thyerjen llozi në lagje, pini pastaj verë

Nuk e përsëris thënien time dy herë!)

Kam derdhur verdhushka që ti të zihesh

e të lodhesh me punë,

Dhe të humbësh afshin e dashurisë së dëshiruar

nga buzët me shkumë,

Por ti kur përndizesh duke parë filma dashurorë,

Zgjoni mbretërinë....

ciganët ta paguajnë mikun kash në dorë.

Ndonjë mbret i kanapesë së lume,

Dëshiron rehatinë e papërgjegjshme dhe ç‟thuren e fundme,

Në shpërndarjen e T.N.T dhe të taseve me çajë tajlandeze,

Në pamundësi për të pasur pudër përkandellse,

Shpërthim-pipiruku shpirtëror është i garantuar,

Gjithashtu i kritikueshëm sipas tyre Hegeli baba-gjel,

Page 90: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

89

(Bir i Jean-Pierre MARELLE- sit në tegel)

Sepse mendjemadhësia e një Ahuri merret për Zot.

Ka pak rëndësi mirësia, si ti u jep rreze sisëve-tollombaze,

Me egërsi dhe sharje, rripave të rërës në TOULON,

Ha-ha-hi, bërje e madhe moj mama rrugaçe...

Faksomë Mad-Max dhe një RAMBO-KOKA,

dhe kolonitë e pushimeve në Badi-Boka.

(Në të tretën, do të fikem do të vdiqem, HORTENSE!)

Mos vallë një zgjidhje e mirë me përfitim,

Për tu ngjizur fort pas mollëshitësit në shpërthim,

Gjatë nxjerrjes të njërit sy, në pritje të drejtuesve,

Nuk është kura e VICKY-t të askushëve,

Që kakaris “Franca e butë” në veshët e mi....!

Për të eliminuar tapat që notojnë mbi ujë,

Belgjit i varrosin të gjallë pa bujë,

Me nderin që u takon sipas shkallëve të hutisë,

(Për Hutat nuk vlen shkalla e mençurisë)

Në një festival Videosh me duhet të futem fshehtësish,

Shoqëruar përshpirtshëm nga një murg budist,

Rruar e kruar në një lavaman të thyer në bythje,

Gjatë kohës që unë zhytesha në një përzhytje,

Deri në të fundmin tekst me prerje qepësh në lotim,

Mbushur me parfume dhe spec djegës.

(Duhet ta duam të afërmin, biri im!)

I kam ikur Poil në Bled

Në kujtim të Maksit dhe Ahmedit,

E shtunë 1 maj në Bruksel.

Page 91: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

90

PROCESION PRIMITIV FEJE ,

PRIRE NGA BAJLOZI I

KROMANJONIT,

QE JEP SHIJET E BUDALLIT

NE AKULL,

DHE DEPERTIMIN E NGRIRJES

NE SHOQERINE E KONSUMACIONIT

Disa flakone dëbore prishin në kaos flokët e së bukurës,

Në natën e dëfrimeve të çmendura barbare,

Djersitja gllabëron vetë lolon e këndshëm të mbrëmjes,

Një pepino sicilian hutuar, si Marloci sipër një kali të rruar.

Ju betohem se vajza nuk ka njohur kurrë

dashuri aq të zjarrtë,

Madje nuk ka njohur as shenjat femërore të vetvetes,

Luan më kot lojë fantazmash

në rulot e shpërndan kartat në poker,

Sepse ka frikë se mos e dërgoj forcërisht në Mali...

Haruni i mjerë Predikon dhe Dymonti derrkuc përforcon,

Që mashtrimi është i tepërt e tmerrësisht i rëndë:

“Qesh mirë kush qesh i fundit”- kemi thënë me këngë.

Skandinavët i lëshojnë pa ngurim me shfrim,

Një leje të përkohshme refugjatit seksual irakian,

Përgjatë kohës së vapës së madhe

në banjat me ujë të nxehtë.

Rruga me kokat e koqet e turqve është vërtet e gjatë,

Rishkrin akullnajat me temperaturën e lartë....

“Dëshirojnë gjalpin e freskët e më pas dhe paratë e mjaltit”.

Rrotulloje rrotën e makinës në miellin e djallit.

E zakonshmja dhe urdhri janë gjëndër që dhemb,

Ka firosur gabimin brenda ne baxhë,

Page 92: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

91

duke derdhur qumështit tënd,

me rrëshqitës të lyer bukur me bojëra të shumta vrik e vrik,

Pa asnjë arsye thjesht për lagien e të riardhurve,

Dhe për mosprekjen e burrin e saj shik,

Gjithë kjo halehane nuk ja vlen ta peshosh as me një fjalë,

Në malin e ullinjve moj mike e mikut të armikut,

Bashkëjeto në mua në të gjitha gojëzat e frymëmarrjes,

Deri në zgjedhjet e fundit vendore, pastaj ik.

Mosdija nuk më ndalon thirrjet e së vërtetës,

Nga Makiaveli tek Tontoni.... ja kam bërë shurrën jetës.

Ai mendonte në mos-shpërthimin e dijes së vërtetë,

Në lavash truri tek gotat e birrës në lokalin me erë të thartë,

Pasi është baltosur si derr hunguritës

me gojën në vrimat e femrave,

Qëndron më pas shenjtor tek faltorja,

në këmbë para një kambane të lartë,

Dhe u këndon tek kubeja adhuruesve të sambës,

E nuk shikon se palla ka nxjerrë kokën mbi rrip sërish,

Për djall më ngatërrojnë dhe mua me shërbëtorin e pijeve,

Me e keqja nuk kam këmbët e një centauri që ta hip,

“Që kur je bërë dem-njeri përbindësh”, - tregomë.

Ç‟kohë e vdekur në Epidarmnin e lashtë,

(Kjo strofë më vlen dhjetë pikë për të rrethuar trupin tim...)

Dhe për të qarë lavdinë e popullit tim djegur si kashtë.

Kjo na shkon për shtat: Zbrez mullanët në Orlean,

Mos duhet ta bëjmë të shumëllojshme

menynë presidenciale,

Dhe ta vendosim me kujdes të madh aristokratik,

Në tavolinës mes femrave delikate

me eksperience seksuale,

Hamendje dorosjesh në enklavat e thella ministeriale ,

Ka pasur epoka që nuk vëllazërohej me maçokët zinj,

Page 93: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

92

Babai i humbur sillet rrotull rreth peshës së tij aksiale,

E është shfaqur në Francë-3, ulur në klasë me shtatë fqinj.

Nëna u shpëton detyrave me shkrim dhe shërben,

Në pozicionin e misionares që urren çdo ves,

Dhe dashurive të mira, ajërshëndetëshme u jep dritë,

U hap dritaret e kurimit, ndaj unë në shpirt nuk vdes

Pastori hedh djalin e tij në lumin e bekuar,

Dhe lan brekët e tij me ujë Kolonje të shtrenjtë,

Korbi vjedh me sqep letrat e ardhura mëngjesit,

Më pas dhe pakon me kordele të kuqe e fsheh.

Kisha përgatitur me duart e vogla dikur,

Një akullore me topa dëbore që shkriu papritur

Në mungesë të dredhëzës; që duhet t‟ia kisha përzier?

(Në skutat tuaja, ka tase me lëngje, e kam ditur!)

Nuk kam lexuar as për Gonkurt, as amazonat...

Drenushat kanë ndjesinë shumë afër ligjit të natyrës,

Në majën e veprës së tij, paksa mistike

Çhagall e jep vetëmse një herë të dytë, imazhin e fytyrës,

Pritet kalimi i kometës Miro në amësi.

Nuk ka “mjaft” në brendësi për një djalë flori,

Parë me syrin tim prej tigri të zbutur,

Kisha një hakmarrje për të marrë me tigreshën në gji,

Nga Eskauti gjer në Tibre e për ta zanuar.

Rrotullon mullisi mullirin e tij të kafesë,

Kostumieri vizaton modelet në seri,

Si mund ti raftëzojmë lëndët dhe shpirtrat?

(Nuk di ç‟të them... di një gjë: Që asgjë nuk di)

Arti është sikur një festë,

Pavarësisht që ne rrimë vendosur të hipur në fik,

Lush-dadushi Laurel dhe Hardi spitullaq pinë birra.

Përpara procesit historik:

Page 94: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

93

Një Lulushe prek bashkëshortin më afsh në kërthizë.

Uoll Strit parashikon kurbat e krizës së madhe,

Nesër do të jem i mahnitur prej likerit të qershisë.

Kam luftuar për Levin, zgjuar nga Hallieri,

Dhe kam zhvendosur bimëvarëset nga parvazi,

Mbyllini portat për lulet e thara,

Dëshiroj pesëmbëdhjetë çakmakë me mbushje gazi.

e enjte 9 Janar 1986 në Bruksel.

Page 95: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

94

NDJENJA TE NJE KOPUKU

VETMITAR,

NE HIJEN E PALMAVE TE HIDHURA

Të rejat e botës më dërmojnë në urrejtje të thellë,

Kam tentuar të shkëpus gjuhën time nga pështyma ngjitëse,

Thuajmë mua si ja bën në gangrellë,

Dhe të emëroj shefe kabineti në shtypje.

Dhomat e gjumit më kanë lënë lëkurës gjurmë të kuqe,

Gjithashtu edhe tkurrjet e vajzave burbuqe,

“lopë” të furtunës në pallje që kruhen në gdhe,

Gjersa më bëjnë ti urrej, të përfundoj asgjë,

Parë që drogaçja ducmadhe më ka tradhtuar...

(Në gjurmët e lidhjeve që kam fshehur,

Me bandën time në Kadhafi)

Daci im kuban bën supë koka lepurushesh,

Lërmëni mua o kushërinj: jam i ushqyer si viç me ajkë.

Në pashkët e pranverës së ardhshme,

Duke mbrojtur princin UBU,

kam pushtuar një rreth-kalim në polis,

Kam porositur me rastin e Shënkollit të madh,

Disa predha me çokollata leonidas në Paris.

“Jepmë në fund mendimin

për mënyrat e punësimit të manarit”,

Në stacionin e metrosë: “Njomëzat delikate të kalvarit”.

Pima mua gotën me Kalva të vjetër,

gëlltitur nga grupi “Nirvana”

Ne ngatërrohemi nganjë hap në tjetrin për shurup me thana

Në pakohësinë e përgjithshme tipike greko-romane,

Shuhemi si skllevër lufte në anijen liburniane,

Page 96: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

95

Kapedani do të gdhendë këtë histori

në analet e vrimës së lëkurës

Sheila do klithë: kalomi mua njëqind balonat kafkiane.

Tipi për dreq është vendosur keq ,

Ne mendojmë për një show

nga e mahnitshmja Kopola, mirë e dimë

Shtrëngoje fort të bukurën në Bazoka,

Duke kënduar këngën e famshme: “Aleksandrinë”,

Kam vendosur shputën time dymbëdhjetë herë

në çdo frazë klithur!

Ka pasur dhe ka për të pasur për të gjithë arat farë,

fare mos u shtyni...

S‟kemi dalë me mendje në kokë

nga tragjedia e Heysel-it, ç‟rast i hidhur.

Kërkoj një virgjëresha që i janë shfaqur zakonet

(Por askush t‟ mos e dijë)

Për një sakrificë hyjnore në ngrehinën e dashurisë

Më mirë të humb zgjedhjet politike se shpirtin e saj dritë,

Sesa të dremitem.....

Blegërin Saharasë cjapi i Seguinit,

Kam shijuar supën në Sharabin,

Do ta pjekim në hell herën e dytë të dëfrimit!

Vdekje-akull i tejdukshëm, në zemër të Afrikës plot tërbim.

Me orangutangun, pasdreke në një takim gjyqësor ,

Kisha kuptuar se stuhia s‟kishte qenë kurrë më afër,

Pavarësisht nga shënimet në kadastër....

Ju siguroj për ndjenjat e mia hirnosur,

E ju jap besë mbi hapësirat e rufnajave,

Kam adhuruar dhjamin e saj prej rinoceronteje të përlotur,

Pastaj manierën e bukur për të gafluar plugun tim nëpër ara,

Me lehtësinë e një gjetheje në erëzim,

Page 97: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

96

Ah, qetësohu e dashur Karmena,

Ose thirr këshillin e luftës me shfrim,

Në kohën e marrëveshjes së Romes:

Pos s‟kam frikë: “Europe Forever”, o miq!

Në thellësi tokësore dhe në delirin mëngjesor:

Ne do ngulojmë gjetjet indiane.

Harkun e fillimit të qytetarisë do përdorim,

Bëj kryq në malin Athos, mikeshë pariziane,

Me dy gjethe-kurorat e rastit që ke zgjedhur,

Bashkon prodhuesit e vendeve, në tempullin e Vjenës,

Ku zemrat huazohen heshtur...

Nuk është se kam oreks të çartur për qiprianën.

Ku duhet të harrojmë streset e rrëshqitjeve,

Apo zmadhuar shpejtësinë e afshit: ne presim,

Puqja fërshëllen...bëj investime në tulkat e tua

menjë gjarpër boa moj mike!

Dil nga vrimëza të ndihesh poshtëruar nga Kubrick:

E kam ditur këtë truk në kupën e dashuri-ngjizmës,

Nga ëndrrat e tij të lagura n‟agoni dil,

Hape kafazin e gjoksit dhe hidhi ndjenjat e frikës:

Që katundi të mbytet në lumin e tërbuar nga ujërat,

Në hapësirat e gjindes njerëzore firuar:

Ti je në palcën kurrizore Sharlotë, të duan burrat?

Gjeniu i rasteve ofruar dhe afsheve vullnetare: fluturoj,

Teatër i situatave për shpirtin e krijues,

Vepra e ime është krijuar nga një karrocë biftekësh,

Dashuria, kryeneçësia dhe liria, në emër të Zotit që shkoj,

Gjithë kjo arritje nga Jingu deri në Jang

Që shijimi që vjen të forcohet paprerë,

Page 98: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

97

Me lejet e qëndrimit në Belgjikë ëndërroj,

Më shumicën e shumicës së gëzuar si peshqit në rrjetë.

e diel 15 dhjetor 1985 në Bruksel.

Page 99: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

98

PA PARAMENDIM dhe PA MENDIM,

DHENIE MENDIMESH

MBI MENDIMET

Ti kishe dridhjet e një flete gjatoshe,

Rënë një mbrëmje të muzgët në pragje,

Një rastësi vuajtjesh rrumbullake.

Por dashuritë vibruese, (ishujt e tu nën dritë argjendosh),

Kanë shkuar në tymnajë, në një natë me hënë katërshe.

Turfullimet e tua kishin ngjyrat e dëshpërimit,

Të pa muzikuara për publik,

Dhe fluturimi yt prej shqiponje të zezë te jepte dhembje

për të jetuar,

Ngurtësuar pafundësisë së kohës në një dialekt prehistorik.

Çfarëdo që të të them në botën e këtushme,

Mbi të gjitha skajet e botës së atjeshme vend më vend,

Këto plazhe janë krejt të papranueshme,

Megjithëse kam dëshiruar të lulëzoj trupin tënd,

Diejt e tu të mesnatës, që ndriçonin tek sytë që koten

Klithja e shpirtit tënd që flirtonte me mortjen?

O këngë të pathëna në çrregullimin qytetar,

Dhe kryqëzimeve të absurditetit në ferr!

Kam njohur shikime hyjnore,

sinqerisht të papërshkrueshme,

Ti mundesh gjithmonë të plotësosh formularët, si derr,

Në këtë vend poshtë nivelit të detit,

Ndërkohë që në jetën tënde plot ndjenja ,

Isha i pari me klasin e duhur që çava mes rrëmetit.

Page 100: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

99

Nga Meksika deri në Indinë mistike,

Kam ndjesitë që më jep topolake flakëruar,

Dhe flokët e tua që riciklojnë në ajër prej drite,

Për ngrohtësitë mjaltëzuese dhe dashuritë premtuar,

Sigurisht në Venecia do vallëzosh, një pasdite!

Shpreh dhe mos shpreh çfarë të duash:

Të dëshiroj më keq sesa zjarrin a pashuar!

Bashkëbisedimi është i kotë

mbi abortimit e embrionit për trafikim,

Sikur të kisha dhënë me qira një dështim balene

në mini-video,

Siguracionin e paguar mbi këtë racë në shkatërrim,

Frikë mbi qytet: ardhje vape e psikoza plot ego,

Kam qenë gjithmonë i sertë me drogërat e qetësuese.

(Pluhur engjëjsh mes frikë-dridhjeve të kuqe!)

Spiuni vjen nga i ftohti dhe mungon një vagon me belholla,

Në koktejin e ambasadës përplot,

Stili i hapur tentakular shpejt më ka bërë të mendoj,

Që duhet të kryqëzohem me një oktapod,

Për të fshehur vjetërsinë time,

Kam marrë pjesë në vepra të bukura,

Rroftë jeta ime: ti ke dëshiruar llërën teke në Barcelonë!

Shkruaj një shënim në mendje në autonominë që rrezaton.

Këshilli i Shqipërisë piketon kapelën prej pjepri,

Ndërkohë që godet një lëkurë ujku mbushur me kashtë,

Me një kope gomarësh pagëzuar në kurbet nuk ndërtohet

shteti,

(Për shkak të hileve që fshehim,

le të stivonim trungje drurësh jashtë!)

Page 101: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

100

Ka kohë që këmborët nuk dëgjohen edhe pse kumbojnë,

Në marrëdhëniet tona të vështira diplomatike,

Janë ngrirë bashkë me Groenlandën ,

Ka qenë koha kur kombi trazohej në furtuna tragjike,

Le ta provojmë një herë dhe buçen nevrike....

Kam kaluar net të bardha në Afrikën e zezë,

Menjëherë pas martirizimit të Zhanë Darkut mesjetës.

Kam mësuar fansa e magrebjanë të katosur,

Në festivalin e pavarur të zemrës në mrekullinë e festës,

Ju bëni blerje nga pesë mijë deri në pesë cent,

po vjen libanizacioni i Ballkanit, e kuptoni vallë sensin!

E dua misterin tënd tragjik adhuruese,

Përndezjen prej pijeve që ti i flakoj për rimë,

Nxitëse poetike me vështrime të dendura,

Vështrimi në shtrirje përgjatë stratit shtratit ku rrimë,

Në skelat e mia të urgjencës:

Ngulis pasionet e mia në afshet e tua lirike,

Deti ngrin fajin tim të fundit,

Përmbi shtëpiaket melankolike....

ja dedikoj këtë tekst këngëtares Barbara,

dhe aktores Fanny Ardant,

e mërkurë 18 nëntor në Bruksel

Page 102: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

101

AROMANTIKUM IN THE MUSEUM

OF THE CINÉ-MOON

(Titull i shkëmbyer me Mamzelle,

Kundra Gabrardine në Dentelles)

Tradita kërkon që poeti i gjorë,

Të ulet në gjunjë para lexuesve pa mëshirë,

Kam një dëshirë për tua shprehur o njerëz gjaknxehtë,

Në striptizën të shpirtit tek shembet në rrëpirë.

Çikë-ndezurat kërcejnë mbi tase me shpurat e këmbëve,

Po kjo s‟më kënaq, që kur më zbritën nga froni në lindje,

Për një putanë kiliane që putha në pularinë gjigante,

U bëra pis me glasa përgjatë asaj babzitje.

Jo rrallë jam hequr tjetër kush Parisit të çmendur,

Jeta ime e travluar nga zekthi,

është zvarritur si gjarpër një fushe,

Kush nuk kërkon më shumë në jetën nga ajo që i jepet,

Aq më tepër kur edhe tezja të mbron pa kushte.....

Është fjalë e dhënë: ne duhet të kemi një nisje të re,

Sipas riteve të Zhivaros, pa gjak e pa krim,

Dal nga pallati i pandehur, me lot sepse s‟ka hare,

Megjithë litrën e Xhinit të pirë: Mirupafshim Holderlin!

Godard më ka njoftuar që Margoja paska thënë në kabare,

Se dëshiron të shkruajë ca faqe imtime me mua..

Nuk jam kundra, por sa kohë do zgjasë?

Kam mësuar gjithashtu përgjatë një udhëtimi në Liban,

Që fëmija im i parë është zhdukur në mister,

Zog fluturues nuk është bërë ai xhan,

Page 103: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

102

Ka gjasa të jetë rrëmbyer në terr,

amerikanët për këtë duhen fajësuar.

Grafiti është ngulur tuleve të Turqisë,

“Ma ka plagosur dashurinë e mbirë mbi morte,

Në dritaren e mureve të zemrës”

Rimendon një marokene veshur

me tridhjetë e gjashtë basme të lloj-llojme:

“Kërce narcisë!”

Në pritje, rregullo salsiçet nëpër sirtarë:

Lahesh menjëherë më vonë pas kredhjeve....

Janë krejt të pakuptueshëm, kliptodonët në fjalë,

Sekt i ardhur në jetë nga mposvëmendja.

Thonë se në paralelet e mallëngjimit,

Ka pasur një spektakël me folklor spanjoll,

Belgjikës mesjetare, para rifillimit.

Një grindje beduinësh të çmendur në karakoll,

Ka degjeneruar në formë klori a në gjendje merkuri,

S‟mund t‟jua them, se frika natën ju zgjon

Po di se latinët kur përzihen,

ngjizjen mirë e lënë në krijim...

Ti mund ta shullosh seksin tënd në bordelit anën tjetër!

Një plakaruqë hipën brenda në tram,

Me një listë të vdekurish e të plagosurish të vjetër,

Stampuar mbi taset e çajës së mëshirës,

që si dhuratë i janë dhënë,

Mbi çarjet e kokave të papaguara...

Lërmë mua të marr frymë me burrëri në këmbë:

Gjithmonë kjo luftë duhet fituar!

E kam përgëzuar

atë që ka mundur të mbijetojë në stallhanë.

Bukuroshja nuk bën çfarë duhet, lë gjëra për pasnesër,

Ç‟ bashkëpatriote mbivendosur në hungëtirë,

Page 104: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

103

Me një skarlatanëri kronike agjëron,

Dhe në çaste patetizmi

më reciton një tekst doktorati të pështirë,

Mbi ndjenjat e Paelës kokërruar hu më hu kruar,

Fjalamanëria e saj më kushton më shtrenjtë se vendi i zënë,

Ka pasur ditë, ku jemi ndjerë të përndjekur, qartësisht...

Gjatë kohës që luanim Polar në Amsterdam, me leshrat rënë

Pas humbjeve,

hyrja në kafazin e pandës mund të quhej shpëtim.

Teori e tri orgazmave të trashëgueshme,

shprehur me tërbim,

Orgazma shfrimi pa të drejtë trashëgimi:

A s‟u bëjmë një dhuratë të kafshëve të shtetit tonë social.

e mërkurë 22 prill 1987 në Bruxelles.

Page 105: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

104

TITULL RREMBYER

NE ZEMER TE ANTILEVE

CEPEVE TE CEPEVE

NE TREGUN E PERIMEVE

Për kë bëhet fjalë, djalë mor‟ deli djalë!

Asgjë mjeshtër, thjesht për neonin përbri pilën elektrike....

Kam gjashtëqind libra

për t‟i hedhur në banak tek librashitësi,

Dhe për t‟ia mbathur më pas, si një libragrisës prej frike,

Babai im ka për të ardhur e pyetur për perdet e shtëpisë:

Më duhet të pastroj lartësitë e kalldrëmta në kodër,

Dhe thënë, se i krisuri, i ka ikur erës sime të anarshisë,

Gdhendur në hurin që shqyen një lodër.

Të mençurit e TOP-50-ës së gjëmës,

Kanë për të bërë të pjellshme Lëndën e Tretë,

Në kupat e urdhrit të vulosur mirë në gdhirën e së hënës,

Mendoj se do të ketë sakrificë sipas ritualit tek retë:

Një nevojë shtypëse për të përçarë marrëzitë,

Në thëniet e shkëputjes, po ju them unë fjalamani.

Që në këtë moment, kam jo pak të brendshme për të larë...

E duhet të shkoj e të marr një dush erotik

tek shtojzovallja Axhani,

Falënderuar nga thellësia e origjinës

nën një veshje myslimani.

Çdo gjë shkon mirë për një të çmendur dale dore,

Që është pjerdhur hunjve

e që ka fituar një grremç nga fundi,

Në tregun popullor të bashkëtingëlloreve...

Shko e shih kush është merhumi që i bie ziles,

Page 106: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

105

hajt shkundu?

Nuk është mikpritëse në Janar, Sulltana e butë si dele:

Jam i zënë me prapanicën e majtë të një vajze sindikaliste,

Që nxit ndezjen e flakës së madhe nëpër burra me jele.

Duhet të më thirrni në grumbullime krize,

Gjatë përmbysjes së gjirafës në thellësi të vorbullanit,

Në ujërat e turbullta nga shirëniet e dufi i Shën Gjon Persit,

Jo më perso-iranian sesa unë dhe ti,

gjatë muajt të Ramazanit.

Një katundare e një fisi përshtatur nga dajaku,

Në bashkësinë e bijave të lëna pas dore,

Hedhur në fëmijëri të parakohshme nga Nafaku,

Pastron një mjeshtër rituali për në përjetësi prore,

Nuk ka habi, kush hedh pa zemër në inat të madh ,

Kullën gjigante të fildishit, savanave tutje:

Zbulon se çfarë do të jetë e ardhja ime krijuese.

Por kjo është mirë të shihet,

sipas qëndrueshmërisë së këllëfit,

Zbardhja e dashnores së zemrës

zvogëlon forcën penetruese,

Shtytje, në fundin e lejes më kërrusje...

Le të mos shtojmë ujë: notoj si bretkosë,

Në zemër të këshillit të nazelieve matufe,

Pranoj që ledi DI nuk fsheh asgjë tërheqëse,

por ka për ti pasur në të ardhmen ca të bukura cullufe.

Kam ndrequr xhaketat e mia përgjatë të shtunës,

Mos duhet të heq dorë nga një pjesë e ngrënieve,

Mundësi për të gjetur normat e mbilëkurës.

Kooperativa të dhjamura në rrejshmëri finale:

Duhet të ndihmojmë fort në qëllimet e mira!

Page 107: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

106

A jo, fëmijë të gëzuar që punoni në kanale,

Ju kam hequr çokollatën kur ka shira,

Dhe konfiskuar ushqimet e tepërta...

Në majë të hundës ma kanë sjellë shpërthimet histerike!

Hera-herës nuk shkojmë në kinema, pasi zihemi me kthetra

Gjatë luftës dhëmbë për dhëmbë në shtëpinë armike.

Salloni i qethjeve “shik”,

ç‟mashtrim hipokrit ku mendjen flemë

Nuk është vetëmse një mbulesë e shpikur për të kamufluar,

Gëzimet e qenieve të mrekulluar në çdo skenë.

Eja pra, të të përqafoj shtirurazi në muze:

Të të shpjegoj për të ardhmen e krijesave mutante,

Dhe sekretin e kuzhinës sime kur të jemi në atdhe....

Të varfrit çiliminj, torturuar nga recetat qeveritare,

Më shumë kafe, pak kripë:

kontrollo tensionin arterial i nderuar gdhe.

Kam kaluar ditë pas dite të gjitha shkulmat e jetës,

E kundërshtuar çdo përshtatje me turmat popullore:

Mi bazën e cilës shënim ma përcakton të ardhmen,

Forget it, baby blé,-klithmë që del prej goje

ose dërgoj një ushtri bletësh tek baskët e tu,

Babel për një sintezë të etur për krime,

Ndikime të mundshme dhe përfytyrime.

Që më intereson si shëtitës parkut komunal:

Është e paimagjinueshme,

që të zihemi për një minushe dhe të të fal.

U kam ikur dhimbjeve të barkut

të gjindes së Francës së tjetër,

Pa harruar të drogoj një heretik të vjetër,

Rroftë diferenca e urime për tolerancën.

Page 108: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

107

Kapotza që grisen lehtë, jo praktike për afshin:

Në ndjejmë shumë kohën e plastikës mashtruese...

Mos vallë duhet çdo ditë të bëjmë humor e të llapim

e të sensualizojmë situatën duke çarë në shtigje lufte,

jeta rrjedh në të gjitha drejtimet, ngado që ta kapim.

e mërkurë 18 shkurt 1997, në Bruksel

Page 109: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

108

RAPORT

NGA LARTESIA E OBORRIT

TE DREJTESISE

MBI RRJEDHJEN E KARAVIDHEVE

Sapo e kam hapur portën e së vërtetës,

Ka pasur të shtëna pushkësh

dhe daçka për tu mbyllur me kakarisje,

Jam fshehur si një dhelpër në fund të shkallëve të hjekës:

Për të dëgjuar në vajë dy vajtojca antike

Që plotësonin atmosferën si kapaku një tenxhere

Duke bërë ujë të hollë mbi kokën time të nxehtë,

Një lakuriç nate mi ka ngulur kthetrat në gjoks pa potere,

Për të kaluat natën ashtu në gjumë të thellë.....

Jua bëj të trashën flamanëve të kuq.

Fshatarët ruajnë shkallët e kalbura nga koha,

Përgjatë kohës që kuvendojnë nën flamurë të shqyer,

Në sy të zonjushave bionde e tejet të njoma,

Ku “i dashuria” bën skllav një budalla me mjaltë lyer,

abonuar në lojën “kukafshehthi” hola-hola:

Mirdita frikë frikamanësh këmbëshpejtë!

Jepmëni mua një motor të ri: E kam kaluar klasin...

Ti mendon për përbërjen e pjatës së dhjetë,

Të ndaluar rreptësisht nga diktatura deri në këto ditë.

Fatmirësisht, qielli i Margaritës-bukuroshe

Parfumos dashuritë mia si manushaqet marsin!

Ne kemi pyetur: çfarë duhet të mendojë nëna flokbardhoshe

Për disqet e panjohura fluturuese

që vëzhgojnë Monparnasin.

Page 110: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

109

Dëshiroj të përdor Moine Godin si furçë,

Për të balancuar një tartinë me krem-vanilje,

Të dua në buzëqeshjen e shpejtësisë kalimtare,

Dhe në anarshinë e bythkave rrumbullake, moj mike!

Ne gjuajmë mbi burrërinë për të bërë emër,

Triller në Monako: çfarë dërdëllit kopshtari,

Çastit kur turtullania shfaqen në “këngë”

Kalon një putanë, dritë me rroba ari,

Harrojeni të vërtetën, flasim për buçen sallonit.

Për pak moderne, e tradita Iliriani, si të doni.

Që në epokën e fokave, a balenave të kromanjonit,

Burrat përzgjidheshin nga veshjet e lëkurës,

(Dhe fortësia e qepjeve anësore me perin e korpit zgjidhej.)

Pikërisht gjatë kohës që laheshin liqenzave imtime

Me ujëra të ftohta shpellnajave të kandellës.

Njëra prej tyre madje ka menduar

çaste të reja dëfrimi pa sherr,

Dhe si ka vënë vitit pasardhës as shifër as emër,

Veshur e gjitha në të gjelbër e me gaz në zemër,

Ka zgjedhur djalin rinok për seks duke përbuzur shefin!

Njëkohësisht duke marrë parasysh edhe rrezikun e

përmbysjes në ferr....

Ndjehet në ajrin e ftohtë një sulm ujqërish,

kali hingëllin fort i trembur nga fati,

Shqelmon njerëz të ndershëm, skllevër që pjell proletariati,

Të lumtë Pegaz;

ti e ke paguar faturën e energjisë tek Sibelgaz?

Sinqerisht, jam i bukur për të qenë autori mjekër rruar,

I këtyre vargjeve gjethekalbura, merreni dyfishuar...

E pyes veten jo rrallë: nga i peshkoj gjithë këtë fraza,

Kemi përuruar dje ditën e pritjeve, pa u menduar.

Page 111: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

110

Shefi ka ngritur dolli për kënaqësinë tënde,

Nuk ka të drejtat e tua o i uruar,

Netët e gjata të dimrit kanë për tu harruar, besomë.

Shenja është ngjitur mbi më të lartën degë,

Kam dashur të të mbuloj me ledhatime,

Mbi qiellin e Provances pa erë.

Ngecje në Made In Franca, (imtime)

Një fill erotizmi, do më dërgojë në ekstazë!

Mos i thuaj askujt se unë jam poet:

Kujtojnë se jam specialist që punoj tek SONY- ...

Oh, kjo më ka shpëtuar,

pamja jote përhap tërheqjen që vret!

Jam nga të paktët Hurdanos bitisur,

Që gjithçka mund të bëj si letrar i krisur,

Ndërkohë që kam pak mundësi

për të rigjetur një rrugë në Kajro.

Marilinë ka një apartament dhe një “Rolls” që shkëlqen...

Kur unë gënjej veten me shpresa dhe pi helme

nga dhimbjet e kokës.

Mishtoren që pastronte çdo mëngjes e ka harruar,

dhe si buçe leh,

Sepse i ka premtuar në Lion një gangsteri përfitimet

nga shitja e rrobave,

Dhe Bokassa përforcon të dhënat që ju jap

Përpara një këshilli avokatësh dhe të frutave të freskët.

Vrite çdo ditë druajën tënde

mbi një mal të zmadhuar që të flak!

Ndale pagesën dhe hap një krah deti,

Ku mund të lundrojmë...

Page 112: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

111

Mos duhet ë vrasim nënën e tij në pension nga derti,

Përpara incestit bërthamor.

e mërkurë 4 shkurt 1987 në Bruksel.

Page 113: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

112

ERE E AKULLT

NE KETE PUTANE ANIJE

Kam rrëmbyer egërsish xhakaventon tënde në pyllin e

mjegullt,

Dhe me gjoks të zbuluar:

dimrit kam mërdhitur duke ecur shtegut.

Në lartësitë e Nepalit, Himalajeve jetëngrënëse

Të ftoj të vish bashkë me dy ujkonjat e tij.

Shpëto nga shkatërrimi njërën nga qeshjet e këndshme,

E mos qëndro në thepet ku gjylet e topave oshtijnë:

Përbën thjesht një problem në kokën tënde,

fshirje programin.

Se unë kam piposur magjirat dhe hedhja ujit përpjetë sapo

ka nisur:

Përballë Koalas me pamje Afërdite, qëndroj i trallisur.

Kuptoje këtë pas studimeve të net të gjata,

Pas logaritmeve të mia elektro-funk,

Dihet që dado ime ka pasur nofulla-arushe të trasha,

E kjo më ka lënë ngulitur shijen e Eburonëve në kurth.

Dëgjoje Hoshiminin, në qoftë se lexues dëshiron të kesh,

Duhet që shkrimet e tua të ledhatohen si putanat e arapit,

Prej kitaristët luajtur nga mentë e kresë!

Kam qëndruar qetë përballë ikjet dhe luftës së gjalpit,

Jemi në tokë për të rimbjellur mirë,

Dhe zbulimin e sensit të jetës së vërtetë,

(Është si e katërmbëdhjeta “Brave Boshe” birrë:

me eks në pesë sekonda për tu pirë.)

Page 114: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

113

Emri i tij është një institucion i ngrefosur,

Ulur mbi krisjet e të tjerëve mes etheve,

Tym e dhembje, për tu parë e vendosur,

Për këtë baldosë të cepeve...

Mos e ushqeni show-in prej martiri, dhe shihni orën,

E varfra ruse nuk ëndërron vetëmse fitoren.

Nuk mund shndërrohej pikërrimë edhe për shumë vite,

Parë që Moxarti ka qenë gjeni në moshën gjashtë vjeç,

Ik dhe zbërthe kodin pin: lakuriqe,

Nuk ka ndonjë arsye ushqimore me bazë për të mos ngrënë.

Me zemër të thyer më duhet t‟jua them që gjatë një grindje

Kam flakur femrën shqiptare të pastrimi,

rreth një muaj më parë,

Jo se ishte zhulse po për orgazma të jashtëligjshme,

Pasi një mëngjes e kam gjetur pasosur në flirt,

Sa asnjë sapun në botë nuk mund ta lante.

Duhet dënuar që të lexojë të gjithë Sartrin për tu rikthyer.

Gjatë kohës që kaloj në duar “My way of life” stiluar,

Hollywood riblen lotët e tu të krokodilit...

Mos tymos vetëmse Vauriens de Sauriens,

Por nuk ka për të ndodhur asgjë kalit të karrocës, pra Billit!

Qëndro në lëkurën tënde me stomakun pastruar

nga dhjamërat,

Duhet të bësh një sforcim të madh për tu ç‟kolonizuar!

Në kohën që bukuroshja e Star-Trek 3:

Ushtron të drejtën për veto të shpifët,

Mbi zbarkimin e Nichons në Eldorado,

Karotat janë përgatitur...

Duhet të kontrollojmë shkëlqimet në errësirë,

Për të pasur mundësi të kundërshtojmë fjalët pa vend!

Kjo nuk përbën shpërthim drite herët në të gdhitë,

Page 115: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

114

Në kohën që vrapon në 400 metra me pengesë,

Që quhen vrapimet të shkurtra.

Përgjithësisht jam i pastër e gazmor,

Por nuk duhet që të më llastoni mes larje-lyerjeve,

Më falni mua kam Elizën në cepin tjetër të fillit,

Më kanë ftuar si pedagog të fryrjeve,

Komunikacioni nuk kalon në linjën e armiqve!

Oh dallgë, oh dëshpërime:

Mes qenve bulldogë kemi për tu shuar...

Fronti i të zhgënjyerve afrohet,

Asgjë nuk shkon mirë,

macet e mia përbëjnë bukurinë e Seguelës.

Në të vërtetë Licida, fëmija terribël i poezisë,

Jeton sipas dëshirës dhe gjërave të ngutshme në jetë!

Burimet e shpirtit dilnin nga sytë:

Si mund ta qetësojmë të mjerin...

Është sikur çdo pranverë të mos shpallim verën që vjen?

Kam shqyer të brendshmet e tua në pyjet me mjegull,

Me supet e shtruara të kam gjetur: ky dimër kokën do më

hajë.

e premte 19 janar 1985 në Bruksel

Page 116: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

115

ATELIERET E ENDRRAVE

Zemërdredhur ndaj gjinjve të bollshëm të dados bardhoshe,

Ndjehesh tigër llupës,

e kërkon ti pish qumështnajat me një gllënjkë,

E ardhja është bllokuar.... ndihmë shpëtues që vini ngamos!

Janë ca vrojtues që të ndalin, me urdhër të prerë e zë ferros,

Po ta them se je një gomar, në qoftë se ti hedh firmën!

Që qurrashët të humben në ëndrra sublime,

A të strasformohen në akrepë Saharaje,

Duhet të dalin nga lista ime...

Në ballon e morrave; sapuni ekziston!

Ka për të qëlluar një mbajtës hidhërimesh të thella,

Pas një plagosje të pariparueshme në kangjella

Nga një miqësi kyçur në kutinë mendore,

Të padepërtueshme edhe nga ëndrrat më fluore.

Frikësuar nga një mirësi në shekuj pritur:

Do ta shkelë me këmbë ajo kodin e nderit, ka për të britur,

Duke ikur si kafshë mbushur kurrizit me fara.

(Shpejt pas një dëshire të zjarrtë,

Do të mbijë një bimë që do jetë e para...)

Shijimet tona të jashtëzakonshme,

Në sajë të një myftiu në Oman,

Ndajnë pjatat e ushqimit tonë mysliman,

Gjatë ditëve të ramazanit.

Për ato që nuk kanë as dhëmbë as vrima rripi,

Pse është shpikur ikja me nder,

Përballë dalluesit të shkallëzuar dhe pikës madhore,

Ndërkohë ne mirë ja kemi sqaruar çdo herë:

(Shumë i mençur për të qenë i ndjeshëm,

Dhe jo aq i ndjeshëm për të qenë i mençur!)

Page 117: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

116

Zemra e tij e keqvendosur në brendësi,

Mbushur me ide të errëta, djegëse si shpuza zjarrit.

E ftoj të hipë në një shgabonjë pas hapjes së varrit,

Nën aromën e degëve së njoma dhe trungjeve të prera,

Në emër të ligjit, siç ka lënë amanet vjehrra:

Ju krijon mundësinë që të shëtisni karabushët,

Mbi legjendën e famshme: “Na ishin një herë babushët”

Në të njëjtën kohë shmang një të keqe,

Vetë djallin që gjëmon mbi kepe me njëmijë teneqe,

Bukuroshja është e aftë për gjithçka:

Stiv Mak Kuin sheh në rrëzim...

Ndalo të më thuash mbi atmosferën e rëndë të varrezës.

Stinët e frikës s‟kanë mbarim... kam menduar paksa

për të shkuarën e atdheut.

Ky mallkim i ngulur

është një fole milingonash në zemër të dheut!

E kam lëshuar veten

që t‟ju them se cenet e sjelljes që shfaqni,

Nuk janë të denja vetëmse për një karajfil shpati,

Tregomëni lejen tuaj për të harbuar gjithë pikut të verës,

Bregnajave të lëruara, nën freskinë e erës!

Kush është ai, në majë kodrinës, e që shullohet bokës

Që vajos llozin në kockën e bretkosës....

Ke levëruar në Niamey ti pis pisi...

....për të ngrënë shih bërrylin, s‟ka asnjë kokërr misri.

E kaluara me peshon, si gjylja e një topit të parë,

Pas zjarrin kur shpërthen: Ju zanoftë Zoti!

Strategji merimange kjo, në një sallon shqiptar....

Bisedat në një vit vetëvrasjesh:

bobina jote me del nga boshti,

Haremet mbrohen me tredhje hamshorësh,

Page 118: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

117

Kundra zogjve të gurit të fatit në kazinonë e jetës.

Kultura nuk është veçse aventurë të gjorësh.

Në sportet e rënda dhe në shndritjen e kurimit,

Mbreti Farruk luan karta duke qeshur nën mustaqe,

Me shkëlqimin e damave të fundit e fillimit.

Fshehu ti tek Tantini, në pritje që gjërat të humben fare!

Vetadhurimi i ndaluar është jeta e të tjerëve,

Në një kullë të fildishtë, ushqyer me mishra zgare.

Anti - djallëzor siç jam:

U jap mbështetje princit dhe apostujve!

Etruskët ende vazhdojnë të grindet për një ornamente,

Akoma pa gdhendur, larg në Agrixhente.

Madje më besojnë një kod tejet sekret,

Dhe një rrumbullak molusqesh që mbartësin e vret....

Instinktet e egra të zotërisë madhështor,

Bëjnë shndërrimin e një tavoline në tri fletë.

Ngrihu e bëj një kafe makiato, o i gjorë,

Dhe shkundu si një gjel në legenin me insekte.

I ndjeshëm në kuzhinë: poeti bën ujin në ballkonin e thatë,

Nuk është vetëmse hidhërim që kapërdihet me një kafshatë.

e enjte 8 gusht 1985 në Bruksel

Page 119: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

118

ODNAJE 6

PAFUNDESIA DHE IKJET

(Thellësive të jetës së përtejme,

Tiketat humbin çdo lloj vlere!)

Page 120: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

119

Pikëpjekje në Bruksel,

Poshtë Bauhinisë

Mos u rikthe vonë, mbasdites te shtëpia,

Duhet të korrësh në kopsht barërat e këqija.

Pastaj të gatuash njëqind pako me patate frit,

Nata do përpijë Flandrën, s‟do duket gjëkund dritë...

Mos vallë dhe atij i duhet një grusht çipsa

në një magje brumi,

Që ajo ta qesë kandrrën e majme!

Një brac braci me turinj daci:

Ka një shok kokëlesh që mi ka vjedhur bizhutë,

Ndërkohë që shpresoja një poezi të vockël,

Në ditët tona, me shumë edukacion:

që samari ti mbajë drutë.

E pra ja, shikoni të tanishmen, në një kacafytje të paparë,

Vajosim një rizgjim ngadhënjimtar,

Me lëndët e skelës pa ajër mbi tokë.

Çmendje prej brioshesh e gurabijesh shtruar:

Asgjë s‟do të thotë që kam marrë një tortë?

Ka për të qenë një „touf‟ ngjitës i mbuluar,

Për Yves Montand që ngushëllimin e ka të kotë.

Në qoftë se ti je e butë këtu poshtë,

Ke për të qenë beldredhura me qera në botën tjetër....

E si në dalje të lulëzave, përmbysmë mua me hokë,

Do të hekurosemi në një punishte gjermanike të vjetër.

Gjeneralët do propozojnë zgjidhjen finale,

Kundër parfumeve erëkënda,

Dehje e turpshme në barbarinë

që banon në shpirtin manare,

Ngrënë demonë të errët nga zhgjëndrra,

Page 121: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

120

Doçët kanë pasur një farë nga Mahonia,

Në një lakër të xhindosur ku mbin fara.

(E pamundur ndryshe, në një rrebesh të shumtësh!)

Rrëshqitjet e lëngjeve nëpër gjest,

Lirojnë me anë lutjesh të vdekurit nga zaptima,

Dhe lulëzojnë përmbi gurët e egër në morte-shesh,

e gjitha bën të shihet në të ardhmen zë-krisma,

ku duhet ta vendosim lidhjen,

miqësia e thellë e latinorëve kredh.

Shkërmoqja e mumjeve në ishujt Maurike,

Nuk i kujton aspak krimet e zotërisë së lehtë,

Sa paguan ti në ikje?

Ti bashkon vrima të bekuara, në një hapësirë të pijshme,

Një sustë e vjetruar dhe një çekiç vulosës,

Me gjithë këtë mjerani që mbajnë shpatullat,

siguria ndrin në një kartë jofetari të frikshme.

Por, për çfarë më llomotit ky humbameno shkrimtar?

Thuajmë mua biri im: buletinin tënd kush e bën laik...

E më pas, ku është vendi i gjimnastikës,

Me këto mëngë-hekurthyese shpuzë, të djeg e të gërric?

Ti nuk ke për të bërë kurrë diçka të mitë në jetën tënde,

Është thënë se çirrja jote të çon përpara vit pas viti,

Ndërkohë që ti je thjesht biri i një punëtori pa mendje....

Një neveritje për familjen tonë që të rriti:

Bëj ti harakiri pa buzëqeshur në zemër të oborrit,

Përpara vetë drejtorit.

Të përgatitur për të qenë pjesë e hardhisë e madhe,

Si vastakë të vërtetë jemi rritur,

Ti ke ndjesinë e një shenje të lënë,

Gjatë ikjes nga një fshat afrikan me njerëz të uritur...

Page 122: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

121

Kam për të hapur një zgafelle gurnajave të thata,

Në piramidën e ndukur të Keopsit.

Kur ne mendojmë, se kemi përballuar përleshje të gjata,

Gjatë gjithë qenies sonë për gjëra pa rëndësi të boshit,

Për të paguar shkollën e një huti: kjo më ngreh nervat,

Firmos temën tënde të diplomës fituar me kopjime,

Në tavolinën e rrumbullakët të gomarëve tundi thelat...

Kudharët shqyejnë maskën e zbulojnë fytyrën e Zuluzë,

Skoçi përskuq të lëmuarat e brendshme të kofshëve,

Por toka dridhet në vendin e ëndrrave të Tutusë.

Bravo Dafnie për gjumin e vonë,

Për romanin hedhur në vorbullën e ujit

Dhe erën që ka për tu ngritur me jehonë!

Mos i skuqni punëtorët: do ju shkruajmë në gjashtë muaj...

Budallosja juaj ka për tu shënuar vonë,

Në një publikim të papranueshëm, në gjuhë të huaj.

Është e këndshme që të rregullohemi bashkë, siç thonë

Në pritje të çmimeve Hitboks,

Ofruar nga akademia jonë.

Për të shmangur krisjet e tua të thellësive,

(Mos u mërzit nga kjo frazë aspak)

Pa interferuar në mendimet e Eugjenit,

rrotulloj boshtin e një klithme,

Thonë se kjo më krijon një dëshirë,

Që të fërkoj bobinën përkundër një kalohari,

Dashuri e parë përmbi atë nacionale:

Alo Oktavio, klith në hundë i pari.

Page 123: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

122

TEKST I BUTE I NJE AKSIONI

TE PASTER,

NE SINOPSET NDER-NEURONIKE

BRENDA NIVEL THALASEMIK

(Shoqëruar nga detarja e vogël

e shkurtës së hardhisë,

Në të ftohurat e dhomës,

të një vjenezeje afshlëshuese,

Majave të shpagës,

të një boçkë koce peshku në pesëkëndësh,

Parë nga cullakëria:

ja që vallja kërcehet me potere!)

Në artin e qenies dhe dritës,

Përdorimi i trupit bëhet sipas dëshirës,

Jo si në ndalesat e tramit... stacioneve të qytetit!

Ku janë shënuar të dhënat e shesheve,

rrugëve dhe vendeve...

Zbret njeriu...

në vesh e qeshura demonjake e shërbëtorkave,

Me:“Selam-alekum” në kthina - kur xixëllonjat ndizen,

E gomflojnë bambutë e mëdha me dridhërima.

Një vit shabatesh nuk është gjë e tepërt për askënd,

Për të riekujlibruar lëngjet e grykës së tharë,

Nga veset e ndyra të llapjes së pistë,

Llafollogjisë dhe zverdhjeve të vazhdueshme të ikjes,

Nuk mundet askush të mbledhë shkumën që rrjedh,

Gjatë sëmundjes së tokës nën pushtetin e kthetrave,

Page 124: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

123

Dhe mungesës së përkëdheljeve të panterave!

Ju them: Një ruajtës vetmitar zënë në mëkat adamik.

Ftohet të shkojë poshtë urës me tri harqe ku fryn erë,

Që të ziejë peshkun e qelbur në zgafellë,

(Parë valën e etheve, do të shkrihet në zjarr!)

Për të patur këtë mospërshtatje,

Vendos një parataksë nëndoracake,

Mbi meloditë e vështira të ngjashmërive dështake.

Është koha që mes gjërave të gatitet e bëshmja e ditës,

Sepse ne jemi duke riparuar me këshillat e një hyjnori,

Bëjmë rrush e kumbulla kredinë mbështetur

në kontratën e Nisës,

Me fytyrë skleposur un i gjori....

Gjuhëza e saj rastis të shijojë grykosje dhe dehje të rënda!

(Ndjej një mungesë buke, jo shumë larg Shqipërisë)

Plutokracia lëshon dritë si fosfat ndër gjëndra,

Nëpër bursat e botës së lirë.

Fluturat e mëdha të natës duhet të mbrohen nga dimrat

Teksa mbathin breçkat në mënyrë të paharrueshme,

Që shpejt sjell mbarsjen tek ikin klithmat,

Nga një mjeshtër mirëbërës biruce.

Një kirkilushe bukuroshe faqekuqe sikur molla,

Flet një uratë të pakëndueshme në dritën e kuqe të prushit,

Mbi humbjet tek dragoi zjarrlëshues ndër fjolla,

djegia është një shfaqje e ngjitjes së gjarpërushit,

në cipën e brendshme të lepurusheve me të holla .

(Ky pa-emërim i qelbur të bën një të bukur thithëlopë.)

Mbërthyer me shall, mahnitur përpara një admirimi therës,

Kënduaka një pallmë të lyrtë mbi mirëbërjen pas varjeve.

E si pas të tilla argumente të pakthjellët,

Ne nuk rrëmbejmë pa doktorratin e saj:

vetë-tërhiqem mes qarjeve,

Page 125: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

124

Mem në mëkat, pëshpërimat e saj kanë nevojë për sekret,

Rras gishtat nën trikot e shqyera të korit.

Maskarada e flakës, varfëria e të ardhurave të saj në çamet,

Ashtu si dhe mirmidonët e Peloponezit,

Përbërje e vdekshme e vjetërsisë hyjnore,

Nuk arrijnë të më ruajnë nga heroizmi eterik.

Që pushton hititë e gurore,

Palavaçur nga odiseja i thënieve në kalimin në ornik.

Mistrecet u japin pushim syve të tyre të larme,

Në sferat virgjërore!

Komuna i hedh tej pa më të voglën urrejtje në pamje,

Në mes fëmijëve varëset e manarëve.

Një horr i ëmbël shqetësues me bubërron në vesh,

Një dredhi lufte naive e denjë për të plasur një të shkarë,

Mes drurëve të palmave në shesh,

Shitur me çmime të lira çarçafët e vjedhur,

Dhe xhupat dhe garzat e marra tek femrat e zeza,

Ja një fjalë e këshilluar në një televizor figurtymuar,

Për të bërë lugat një çun tra-la-la nga Nju-Jorku,

Në të fundit qafë-gjak-thithje,

Çdo familje kultivon doke për të bërë byreçka,

Të përdredhura me saktësi,

Pranuar tafti-bafti në rrëshqitjen me pasoja,

Në luginat e thella të Utah-ut.

Mugëtira e vetmisë së frikshme,

Përpara thirrjes së mallit të lirë,

Rrethuar nga kopjet e përditshme.

shënim i përkthyesit:

pjesa e dytë e kësaj poezie është e papërkthyeshme

Page 126: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

125

NE DREJTIM TE ELASTIKES

TE PALZAVE MBROJTESE DYFISHE:

POEMA DORESHTRIRE NE BYREK,

LAGUR NE UJE

NGA POMPAT E REJA

Shkollarët nuk ndaleshin së ngjituri lartësive,

Por mungonte çelësi i trianglit qiellor,

Dhe kockat krrokatin përmbi kodër hijeve,

Ostrogotët pinin lëngun e arrave të Kokosit,

Binin si shi Mangot dhe sheqerkat e kalamanëve!

I forcuar për të dëgjuar rapsodi shurdhuese,

Ulur në rrethe të pastruara mirë:

E rithem sërish frazën “Made in Francë”

Gërdhucur nga një vulë me birë.

Misteri i prejardhjes keq më lodh mendtë

Kishte pafajësinë e gjelbër të yjeve të argjendtë!

Një hafije shastisur nga fëlliqësitë,

Përdor merimangën si platformën e shpëtimit,

Lulet u marrin jetën kandrave me aromza,

Pasi nuk durojnë dot zgrapjen petaleve

dhe hijen e shëmtimit.

Fjala ime është bota që rrotullohet në krah të kundërt,

Jam prekur nga e kuqja e dheut,

Një mace pushbutë me mjaullimë tremb kukudhët,

Gërhit më pas mbi gjunjët e vjetruar të babait të popullit,

I gjori njeri, është viktime e bumerangut të shurdhët...

Në gungujt e baticave, kam humbur mbretin dhe djalin,

A ja ka vlejtur lëvizja, kur nxirja është mjaft e mirë në rërë.

Page 127: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

126

Parë në kohërat e duhura sajon një flotë urrejtjeje për djallin

Dhe një dhembje të paemërzuar, pafund të gjërë...

Bebet përthithin mutacionin në bilardon gjenetike,

Opera “Gjeneza” përgatit një turne të paparë,

Gjeneza bën pushimet, pavarësisht nga loja satanike,

Është përdhosur nga rinxehja dimrit në kaldajë!

Egumenikët pastrojnë plazhet e shenjta,

Një pamje biblike zgjohet në këtë vend,

Bërjet mitologjike marrin shend...

Midhjet thithin ajkën e bimësisë detare në mote,

Dhe algat fshehin peshkaqenët e endjes,

Mjegulla përhumbet dhe ja lë vendin kupolës yjore,

Një shqiponjë mbretërore ndal në materien e mendjes

Dhe çukit mendimet e tua të pafaje,

Në këtë orë ose gjatë ëndërrnajës së mesnatës,

bëj dashuri me detin, në një tas çaje.

Lisat shekullorë kanë pasur sy në degnaja,

Mbi të fundmin ngashërim,

Fitimet e kazinosë ikin me frymën në dështim,

Për shkak të bimëve mishngrënëse,

Horizonteve në pesëdhjetë dimensione më pak,

Ti përshkohesh nga refleksi i lumit të parave,

Gëzuar prej rërës së hënës draposhe,

Me kupa ari mbushur me gjak,

Ke rrëshqitur në barbari, fatin e vëllezërve të tu.

Dashuritë e dritës: i lëshon si shi, llavat e shpirtrave,

Tharë nga shkretëtira, vdekur në batak!

Një bredhacake udhëzuar prej furtunave,

Ngul të vetmin tulipan erotik në këtë vend,

Page 128: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

127

Zgjohen vallet mistike të të shtunave,

Që pasqyrojnë memorien kolektive të të parëve ,

Ë breshërinë që i bie pas “Rrugës së qumështit”,

Në të parin festim të paqes së qenve.

Do rrëzohesh në të kundërt me tre vite dritash,

Përpara rinisjes së zjarrit të endjeve.

Bythka të njoma bukurosheje pozohen

në muzeun e Luvrit...

Qejf bëj sa të mundesh, nëse arrin ti puthësh.

Kruspullosur përballë sisëve të një marsiani,

Kaloj në gjyqin e kasacionit,

Nuk ka për të më sulmuar për pakëz mish luani,

Po buallin ka për ta shtrirë me cullufe në baltën e kanionit,

E vdekjen do t‟ ja japë me dhëmbë në gurmaz.

Ku bën banjë një harem me femrash kaltëroshe,

Që vazhdojnë ti keqtrajtojnë elefantët për feçkash.

Të kujtohet një murrjelë bizare në vapë,

Palavaçur në majën e veshit,

Hakmarrja bëhet pa apel në dehje tapë,

Pa nderime presidenciale sheshit!

Detektivët kanë sjellë hënën e madhe,

Në ballin e kapelave policore,

(Po vrave grifshat: Ke për tu shpëtuar korbave!)

Ekipi i vajzave imagjinare ka për tu bërë

një mjegull e madhe,

Kthyer befas në eter.

Fjala jote shkon në dëshirat e ujit, sipas rrjedhës sociale.

Eklipsi i saj pitukor përfundon në ferr,

Sjell hyrjen time në pirjen fatale...

Asnjë perde në botë,

Nuk mund të vjedhë gjendjen e saj kalimtare,

Për një boshësi legjendare.

Page 129: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

128

Ka për të emigruar me hijeshinë e tij në Moskë,

Për një shenjë shërbëtori në kujtesë,

Ujku i vjetër; do kafshojë egër dhe një herë të dytë,

Në favor të përleshjes nga fundi i kubesë .

Objektet mekanike kanë për tu vjedhur në delta-plan,

Përmbi pyjet e tropikëve amerikanë.

Do na nxjerrin Niçen imoral: duke kruar një dosë të madhe,

Në një vendndodhje të humbur nga Kolumbia.

E gjitha kjo pjesë, nuk është mirësia në vetvete,

Janë gjinjtë e madhej të mirbërjes...

ti nuk ke më pesë kutia?

Parë ekzistencën e tij prej vetmitari,

Ne i ofrojmë pak supë,

Përmbi një tas cepethyer me grimça fatale,

Në qoftë se besoj se gogëlzat e mia janë në kupë,

Kam për të bredhim në një tul-qefnajë:

që është fëlliqje fenomenale!

Në një vijë tjetër, në të ardhmen e thjeshtë,

Kam thyer degat e tezes sime, tek prifti,

Dhënë shpirt galëve me fletë

Ndarë më pas nga Zonja Roza Përbishti,

Parë që nuk ishte vetëmse një putanë në sens të kundërt.

E unë tepër i dobët nga mbingrohja,

Mos duhet të themi se kjo arratisje, përgjak hundët...

Ne kërkojmë përgjegjësin dorë pas dore,

Por nuk gjejmë vetëm se një bretkosë pellgu,

Vendosur në sipërfaqen e ujërave me gjethore,

Alibi e krim-kryerësit vendosur në dru arre te shtegu,

Mbuluar nga përgjuarjet orëve në varg.

Teksa llaparët specializohen bukur në Harvard,

Page 130: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

129

Dega: trafikim çokollatash!

Unë jam mbreti i shërbëtorëve,

I karikuar për të munguar në shërbim,

Arratisur me ndihmën e një filjerë boliviane.

Do pushojmë nga puna një kokë ananasi të gjorë,

Para se ta ndërrojmë me porcelane të thyera,

Mbylle kufirin meksikan për muajin shtator:

Dukesh i papërshkueshëm edhe nga ryshfeti.

Shiti shpejt e shpejt lopët,

Çmim shumë i lartë për të kaluar me motoskaf nga deti...

Asambleja ka për të çarë ferrën:

martohem me të parën plakë që has rrugës plot dashnorë.

Nëse është një trekëndësh i sallamit të zi,

Kam tentuar ta nxi jetën në Scheveninge,

Por duhet ta rishënoj këtë, në kalendarin e fenikasve.

Baba Breli heq rrobën me ngjyra të afrikane të Nani Uinte,

Gjithashtu dhe tezën time mbi muzikën,

Në dhjamin dhe në mishin e fryrë,

Zërat e kullues mbuluar nga luksi i rremë në ikje.

Dhe perversiteti i neveritshëm.

Me çfarë ta shkrumbojmë kokëhurin e fundërrinës.

Në djall kofshët dhe felet e pelës së Kadimës,

E riblej për të satën herë në përsëritje,

Parë që Rusët nuk i kuptojnë hedhjet.

Lidhja e debilëve

Rimbledh nga vjetëranët një komplet Cardin.

Ne denoncojmë partinë e qershizave,

Për tradhti që i bën proletariatit tubim.

Një armik i hershëm

ndalon nderin e majmë, në majën e majucit.

Kam shtuar frazat në denoncimin tim

shkruan në Aleksandri,

Page 131: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

130

Në tavolinën e senatit të Santucit,

Një nga bashkëpaditësit,

Rregullon të ardhurat e nënës së tij,

Tjetri politizon punën dhe veturën,

Në hangarin e patronatit plot me minj...

Një grerëz ngul dhembçin e saj në hundën e çifutit,

E bën të pjellëshme Galilenë tempullit si nga hera,

Ndërsa për Samarinë: Mendoj se ndodh kurrë një gjë e tillë!

Hapje e qiellit në re-minor sipër vreshtave në të vjela,

Në përkujtim të polakëve vdekur në miniera.

Në vendlarje të trupit,

Imagjinoj një fëmijë minjsh të mëdhenj

që studiojnë Latinisht.

Një fshat afrikan feston shirat e forta të Rrubarbës,

Mos vallë ti ke ndonjë gjë kundra mjekrës sime në kadish?

Ne ndalojmë shomazhin e bashkëshortit,

Dhe të hutit në nxehtësi ethesh.

Të vegjlit hidhen në qafë të xhaxha Hulotit,

Dhe të cirkut të tij tërheqës, prej vesesh

T gjitha rrugët e fatit çojnë në kishën e fshatit.

Pamje e kufizuar prej jetës dhe ciklit të tij të lëmuar,

(Jam hedhur nga idetë e mia në një dunë rëre)

Roma servir gjithësinë mbi një pjatë të qëruar,

Katundarët kërcenin vallen e tokës, dukur në një kohë...

Dhe vera vendosej në freskun e princeshës

qejfeve plot këngë.

Mik me burrëri: Përmbysmë mua besimeve në brendësi,

Dhe gëlltit ushqimin tim të javës,

Përpara se qenia ime të shuhet në pafundësi!

(Krijesë e bishtit të fshesës:

Fyelli yt bën tërheqjen...)

Page 132: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

131

Një ciklon kalifornian balancon një aktabod të kuqërremtë,

Mbi një kokë me hënë të keqe.

Ti rraskapitesh si shumë gjysh në skenë,

Qëndro majëbërës pa dhëmbë dhe merr pamjen e shëruesit,

Trungu i komshijes sime arrin në fermë këtë week-end,

Në majën të një pjatë me kafshë deti persiane.

Për ty, që ke vënë dhëmbët hu gardhi:

të rekomandoj Pepsodent!

Kam marrë pjesë në të shkuarën tënde erotike

poshtë bathrave,

Demokracia ngjan me një vezë

përballë një gjarpri Boa hileqar,

I pari që e ul poshtë: kam për t‟ia zhbllokuar ijët arnave...

Thënë që ne paguajmë për një mollë të palarë,

Dhe një sallatë gjarpërinjsh!

Në kohën e rinisë sime të praruar,

Bëja dashuri, pa kapuç e pa gjetje fundi.

Ju prezantoj: prodhimtarinë e gabuar,

Dhe riciklimin në alfa-beta nga Katundi,

Sepse Vëllezërit e madhej dhe sisët

Rregullojnë të gjitha ligjet!

e enjte 7 gusht 1986 në Bruksel

Page 133: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

132

ODNAJE 7

HIMNE APSOLUTEVE

(të krijimit të dashurisë)

Page 134: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

133

WONDERFUL WOMEN

(GRUA E BUKUR)

Ma flak ti rrobën gjetheve vjeshtës,

pranverës sërish lulëzon,

Të dëshiroj mes këtyre dy kohëve i çmendur në pasion,

Nata amerikane për mua je, njëmijë puthje do ti vjedh,

Dashuria nuk është çmenduri, anipse njëmijë krisje ndjell.

Si një derrkuc në baltinë....

Duke u përplasur si debil kalldrëmeve të lagura,

Me sytë e kthjellët të kam përgjuar vrimë më vrimë,

Dhe kam lënë veten mjeruar përtej mjerimeve të tharta.

Po të them: Kam vrapuar në të gjitha drejtimet e botës.

Shkretëtira është ujitur me dëshpërimin tim,

Oh ti: Krijon mirazhin që shoh

në horizontet që shkërmoqen...

Një lotsi me shijen e kripës në kristalizim!

E shoh, vallëzon, qesh, flet e më pas këndon,

Është si një serenatë në shpejtësi,

Kushtuar çasteve hyjnore në fton....

Ti je shtriga ime, mrekullua njëkohësisht,

Kopsat tona bien në sytë e botës si yje,

Lidhja jonë tërbon edhe vetë djallin me bisht!

Nën net e kaltra të ekstremeve tona pa skaj,

Vetëm me zemrat dhe trupat ekzistojmë,

Paraqis të gjitha puqjet dhe dashuritë që shuhen në vaj.

Ti ma ke bërë jetën një festë, një vullkan fishekzjarrësh,

Një 14 korrik të pandërprerë,

Një hapje olimpike në anije detit mes valësh.....

Page 135: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

134

Si një buqetë lulesh diellit të majit,

Ose një poemë buzë brigjnajave oqeanike:

Mijëra ndjesi i kam rikaluar dit pas dite,

Si një apoteozë fjalësh rafinuar gjer në ekstrem:

A s‟na rrethojnë me magji të lehtë, shijime krejt divine.

Ti je e thjeshtë dhe e bukur si vetë qenësia,

Si uji që rrjedh burimit në pyll,

Krrokitëse si koret e bukës së pjekur mirë nga furrxhiu,

Shijuese si një gotë verë e ruajtur në shishen lyer me dyllë,

Putanë jetë-që nuk jep më shumë vite, ç‟frike.

Të dashuruarit janë të vetmit në botë që rrezatojnë dritë,

Po tani jemi një farë jashtëtokësoresh të dehur:

Edeni jot më mjafton...muzika e Shën Kulombit të mirë.

Ti vjen tek unë si në një stacion shërbimi,

Me karrocerinë dhe pjesët e pavajuara,

Bën një qëndresë mizore deri në verë kur akujt shkrijnë,

Je ishulli im imagjinar, gjella ime e pashkëve të pasosura,

Shenja bashkimit përmbi tokën e brishtë.

Me këtë furtunë revoltash e këtë hyjnore liri,

Çfarë më pengon për tu thepisur në dashuri!?

Rënia e breshrit ndihet në ajër,

Erë e marrë në arqipelin e të panënshtruarve,

Ti je pishtari në natën time të flakët!

Po braktis nimfat e anonimatit,

Për të përfunduar në krahë e tu përhumbur.

Këtu është fundi i botës së papatit,

Nuk të ëndërroj shtrirë në kotecin tim duke u shkundur...

Eja e ringjyje të martën e verbët!

Deliret e fjalëve tona kryqëzohen në dëshirë

Page 136: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

135

Dashuria e kufijve gjithmonë është tejkaluar kur flet:

Parë pasojat e përplasjes,

rikthehem në fjal‟kryqëzimin e mirë,

Nuk kanë rëndësi veprimet që s‟duhen bërë,

Ti je butësia dhe përbuzja ime në eternitet...

Koha zgjatet me ngadaltë, që nga koha “bamit” dashuror,

Ose është fiksuar përgjithmonë,

si një trofe në qiellin mendor.

Ti je lulja ime e un jam bleta jote,

Shijojmë bashkë nektar dhe mjaltërinat,

Asnjë kufi, asnjë oqean i kësaj bote,

Nuk më bën të humb dëshirën për ty, e vogla pikalore,

Duke u rrotulluar shkërmoq gjethurinat,

Ti je fanari që ndriçon shpirtin tim të tharë ka mote.

Sikur të gjitha bretkosat të kishin zemërgjerësinë tënde,

Kur ti shpërthen së qeshuri mbi logun me vesë,

Ne nuk do ti fshiheshim kurrë thithëlopës në vjeshtë...

Ti je në mua, si djathi kur është tharmuar mirë,

Dhe si veza në omëletë kur kam uri:

Shpërthimnaja në shpërthim, thëllëza ime e dlirë.

(Pa Jasques Brel, për të parën herë)

Love song from “Hong-Kong”

të gjitha shprehjen e thëna janë të mirëseardhura...

kjo u drejtohet të gjitha trimërive të panjohura!

e diel 1 mars 1992, në Bruksel.

Page 137: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

136

PARANDJENJA TE QETA

Ndërkohë që shqelmohemi, e kemi ndjesinë

Që mendimi pushon në diçka që ekziston,

Ti mund t‟ ja lejosh vetes ikjen në panik,

Si në divanin e Henri Chapier, me qenin bulldog...

Me këmbë të mbarë, mendjes me rikrijon!

Sytë e mbyllur të dërgojnë në brendinë tënde njerëzore:

bluron lehtësisht tharmin tënd dhe ngutjet femërore.

Pamja jote vjen porsi një muzikë vjeneze,

E qetë, e thellë, si një fe paqësore,

Një dashuri e kthjellët dhe qendra jote që nuk ka emër

ndjese.

Kur tak-fap, prej magjie,

një lloj gjendje mirënjohje nxjerr kokën,

Vendosesh në trokitje të drejta, në qenie,

e asgjë më shumë për botën!

Trupi kokolapsur,

Shkërmoqet dhe rigatuhet në përzierje si lënda që rikrijon,

Dhe na rivjen në skulptura e flashkur...

Gjithçka të shëmbëllen e përjetuar

si një frymëmarrje në ballkon.

Pjellshmëria të përplas në të tjera zakone, e dashur.

Rënien Ikarit, ti do braktisës në fillim

Dhe peshën e madhe prej dhjamin në tundim.

Mos e lejo sinqeritetin të të caktojë limite në vrap,

Duhet kërkuar dhe krijuar risi në çdo hap!

Page 138: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

137

Diskutimi po bëhet gjithnjë e më i pafrut,

Analizat përtypin bishtin.

Mos u përziej brenda në konceptet teorike pa bukë,

Gjendja cerebrale dhe të dhënat - Përkeqësuar në skaj...

Nën-frojdizmi bashkë me nën-Delonin të nduk,

E është baraz me një lënak emërtuar Dukon.

Ne jemi plotësisht të tejkaluar dhe të hedhur tej.

Për tablotë gjigante, mendim zgjoje ngadalë,

Dhe simfonitë e që s‟kanë gjetur lindje në qiell...

krijo lojëra dhe ngjyra pa fjalë.

Ti je në urdhrin e simbolit të kohës,

Të brendamadhnjimit dhe të ndjenjave që djegin,

Horizont i ndjesisë, mençurisë të epokës,

Pa harruar dridhjet, që me eter të mpleksin.

Mos duhet të tregojmë se me çfarë ti je përshtatur,

Çfarë është bërë me muzikën tënde,

ishullin tënd të pandryshuar?

Ti je një territor për tu zbuluar, e pafundësive flakur,

Një vepër arti për të parë dritën e bekuar!

Zhgjëndërr në erën që të përpin,

Në diellin që nxin, e valët që përplasin,

Bota e sendeve, lëngje që pikojnë në thëllim.

Duhen vrullet që të mbartin,

Lëvizje që të çojnë përpara,

E që mbikëqyrin drejtimin tënd sy më sy..

Ishte kurva jetë që flinte tek ti,

Që nga origjina,

Ngadhënjimi krijon gjithmonë të eja yllësi.

e hënë 5 Shkurt 1990, në Bruksel

Page 139: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

138

LETER E SHPEJTE PER

BUKUROSHEN

Kam zhveshur emrin tënd në karuselin e Luvrit,

Është dashuria ime që hapet me ledhatimin e purpurit....

Ti je pluhur yjesh mes galaktikave

Përmbi zemrën time që murmurit pa prerë,

Një bërthamë e kristaltë në natën e prerë prej thikave,

Një qershi e sheqertë përmbi të qeshurën time

të dehur thellë...

Kush mund ti rrëmbejë sytë e tu, në ngjyrat e jetës sime?

Parë mirë dëshirat e mia vjedhur në fluturim,

Nga Pekini në Berlin, ti je mirësia valltare,

Kam bërë ski përmbi dëborën e përjetshme

në diellin jetësor:

Duke gjetur rrugët e lartësive

mbi të bardhën tënde prej mitareje.

Diferencat e tua më japin ndjesi butësie,

Çrregullimi yt më është i shenjtë,

Gatiti mirë ikjet e tua nëpër yje,

Në asfiksinë monofonike me fletë,

Zëri yt më bën emblematik....

Sofër i sajuar vetëm për mua,

Rrëshqas në dallgët e dashurisë sublime,

Çfarë oqeani mirësie mjeshtërisht blatuar

O perlë e zemrës sime: kam për tu përbuzur në harrime .

Admiruesi i qepallave të tua të mbyllura,

Pagjumësitë e mia janë më të bukura se ëndrrat

Page 140: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

139

që sheh netëve,

Rikrijomë mua, nëse guxon, për shekuj të shekujve!

Mace-rrëqebull mahnitëse: je e vetmja që mund të rinosh,

Gjeometrinë e qenies sime,

Shijet e dashura dhe karemet e papërdorura

në çdo ujë-qosh,

Dhe shpresat e tredhura në flijime.

Hijeshia jote fle në një cep të shkumëzuar,

Ku ndriçon kujtimet tona.

Ti je tërhequr në një mjaullimë

në gjysmë ngjyrim të praruar:

Ndez agun e syrit tënd të artë, në errësirën e përqafimeve.

Do të të shëtis nëpër thepishte në vendin e kukudhëve,

Teksa lumi në fshehtësi gërryen gjinjtë e tu të vegjël.

Motet me hëna mbushur, përmbi lafshën e një dune:

Është gjuha që vjen prej mendimi plumb të rëndë,

vetë jetës.

Shite zemrën tënde nëse nuk ke ndjenja të reja,

Qëndresa ime ishujve,

Shpirti dhe dhembja jote,

një çelës mrekullie në rrezik nga feja.

E dua gropën tënde të qafës, si një monedhë e lagur,

Dhe buzët e tua fryra plot afsh:

Përpara plonzhonit të thellë në të rrasur!

Ngjizjen e ngadaltë të lëngut të hardhisë krasitur në shpat:

Në çrrënjosjen e orëve të askushit,

Që më ndajnë nga vështrimi dhe trupi yt i bronk-ar...

( ti më vjel në vreshtë si veshët e rrushit,

Më shkund kokrrat më pas në tinar).

Page 141: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

140

Kjo baraspeshon pa rimbartur e tundet përmbi dallgë,

Nga ana e trupave...nis një embargo.

Çmenduri me tepri,

qiell përmbi detin e fildishtë ngjyrë kashtë:

(Ndihmë, të varur si në Argo!)

Shkulma sensualitetit në sulmin e ndjenjave, flot flakë:

Ti je tharmi i qenies sime,

Xhejms Deani im në lemeri,

Vafshi me shëndet Merlin Monro e Brixhid Bardo,

rimoj durimin tim në zjarrmi!

Në saj të qenies tënde kam zbutje të përkohshme në kthesë,

Gëlltis jetën e vërtetë, në zemër të gjetjeve.

Pamjekthyese si një pasqyrë, mister i perlës së zezë:

Gjesti yt më përlot dhe vështrimi më trondit etheve...

Dëshira ime më bën të tejdukshëm që nga pushtimi Pers!

Jam jugu dritëlëshues i kokofeçkës,

Deti që përmbyt, gjeri në fund të vrapimit,

Era të përkëdhel në sy të vetmisë së madhe të kredhjes...

Rebele seksuale në nënshtrim qejfesh pa kthim

Ti je mbretëresha përdredhjeve, në pistën Ho-Shimin.

Pse këto lot të ndalura në buzët e heshtjes?

Yjet e tua blu që marshojnë në xhunglën time të gjërave,

Ideali i paemëruar që trokit në derën time herët,

I fundit tingull mbi kambanën e ëndrrave.

Tërhequr në botët e mia, kam harruar rëndesën.

Ti je dashuria që dashuron!

Shpërthim në çdo orë që kalon!

Wellcome baby:

Ti ke shkëlqimin e Venecias, dritën e Parisit,

Page 142: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

141

Sojnesa jote është një virtyt,

Shtatdredhja një rizgjim i shpirtit,

Dhe bukuria, hijeshia e shpresës sime.

Jam ylli yt i pandreqshëm në natën e prillit,

Kam dashur të para-firmos mjegullat gri,

Shenjave që fsheh në heshtje,

Të gërshetoj trungjet e kafëta në magji,

E të bëj rilindjen e ëndrrave në dhembje.

Akoma i lagur, përballë pellgjeve blu të syve,

Dhe siluetës tënde elegante gjer në mrekulli.

Era vajzërore e lëkurës më travlon mendjen me përthithje,

Ylberëzon horizontin tim në magji,

Dhe më fton në pasion....(Ndezje erotike)

Dilemë kruese në zgjimin e verës përzhitëse:

Hap kasën tënde bosh, në qoftë se dëshiron të më paketosh.

Një ekskursion varkërues përmbi lartësinë e shtatit tënd,

Një sensualitet misterkërkues në drejtim të “Never more”,

Po humbas veriun...nuk mbetet asnjë kënd,

Ti je oshtima ime sekrete,

delfinja ime e hapësirave blu-pamore;

dhe qetësia ime zanë-zanore.

Toka rrotullohet çdo ditë, dashuria parakalon botën;

Jam astronauti i universit tënd gjigant, taksur!

I dua krahët e tu djersitur në shpatullat e mia gjithë kohën,

Si degë kulpre në lisin mijëra shekullor të plakur,

Ndjenjat e tua ngërthyer në mendimet e mia drithëruese,

Nuk je ti foshnja ime, e dashur, unë jam kërthija?

Butësia jote më ka bërë të harroj,

Vetminë time ultra-moderne,

Page 143: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

142

Ti je palmatorja-diell e hapësirës së ndjenjave...

Çfarë mbetet e hedh vende-ende!

Në të njëjtën kohë ti je “Big” referencë me emër,

Pol universal i çlodhjes ime me endje,

Objekti i dëshirave më të krisura: do të të bëj idhull zemër,

Eja të ulesh këmbëkryq në tapinë persiane:

Ti ke për tu vënë në gjethe të buta si bebe.

Dashuria jote ngjit mirësi në brendësi të kraharorit,

Qetësohu pussycat, kukudhët vdesin luleve të oborrit!

Përmbi kodërzave të tua bardhëlloshe,

durimi im merr fund,

Sipas mendjes se bufit, lulëkuqja jote më përthith,

Kam dukjen e një qejfliu...ti gulfon lalushin tim malumb:

“Lëre mishin e viçit në Loknes” dhe hidhu përmbi ndikim!

Do të rrëfehem përpara meshës,

Në kthinën e idjotit të vjetër, pa mbarim:

Shumë në mungesë të lëkurës tënde,

të fjalëve të tua e çfarë mbetet.

Ti gatit oazin e premtimeve,

Në një shkretëtirë pa orientim,

Shpotis vagabonden e maleve plot trishtime.

Kapitulluesen time sulltane ti shndrin,

Jam princi i 1001 netëve pa ditë,

I çmendjeve sekrete, dhe i guximeve pa qortime...

Ylber në zenit...pse të dua kaq shumë: kam frikë.

të gjitha krijesave që e meritojnë

dhe ëndrrës që një shpirt bobël ia thotë këto fjalë

e shtunë 16 prill në Bruksel

Page 144: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

143

TESTAMENTI I NJE POETI

Kam imagjinuar një gjuhë

E aftë të ngrejë malet në qiell,

Që ngjyros horizontet, e zgjon vullkanet,

Në shkundjen e tokës thellë,

E travlon oqeanet e ndezur me diell.

Kam imagjinuar një gjuhë të plotë, mitike e yjore,

E adresuar në të njëjtën kohë me hir:

Në zemër, në amësi, nga shpirti në trup...

Një gjuhë meteorësh të lirë,

Që zgjon të gjitha sensacionet,

Shpirtërore e mendore në gjatësinë më të mundshme,

Shumë më fort sesa jeta, më tepër sesa mortja e varret.

Kam imagjinuar një gjuhë që përqafon dëliret,

Çmenduritë e marramendjet njerëzore,

Që rilind të sapolindurit, pafundësitë dhe absolutin...

Një gjuhë të burimit mbinjerëzor, e pashprehshme,

e padukshme, e padëgjueshme dhe përtej limiteve të qenies.

Më e paanshmja me jetën e posaçme,

Një gjuhë seksuale përmbi të gjitha gjuhët,

Një gjethnajë agonie e ekstaze të pangjashme

me asnjë lloj tjetër.

Kam imagjinuar një gjuhë shpërthyese e divine,

Që rikrijon të gjitha format që s‟janë thurur mirë,

Me butësi fine e dashuri sublime.

Kam menduar një gjuhë metamorfizuese,

Shëmtimin në shkëlqim,

Page 145: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

144

Thurjen e harmonisë kapluese,

Dhe absurditetin në përsosmëri pa kthim.

Kam menduar një gjuhë të heshtjes dhe metaforës,

Që tejshpon në pafundësi të gjitha limitet e caktuara,

Përmbi fetë dhe filozofitë e botës.

Kam imagjinuar një gjuhë hipnotizuese

e parathënëse me mite,

Që bën të kërcejnë galarksitë me vitet të gjata drite.

Kam imagjinuar një gjuhë pa peshë,

e utopi utopish në mendje e sy,

në magjiformim lulesh e kafshësh,

që u jep gjithë sendeve pavdekësi.

Kam imagjinuar një gjuhë që përmbyt orgazmat,

Në dehjet të dehjeve, plot bukuri.

Kam imagjinuar një gjuhë rilindje,

Dhe apokalipsi,

Që sintetizon artin jetësor në ngjizje,

Duke vibruar më shumë se çdo lloj muzike.

Kam menduar një gjuhë jashtë hapësirës e kohës,

Që rresht pa ndarë dhe ringrin nga varri mrekullitë e botës.

Kam imagjinuar një gjuhë që shpërthen humorin,

E ndjeshme gjer në vaj me furtuna lotësh,

Që lahet në burimet e erosit,

Një gjuhë pasqyrë kundra përgjumjes së moshës,

Një gjuhë që shpjegon kujtesën e njerëzimit dhe kozmosit.

Kam imagjinuar një gjuhë më dhembjesjellëse sesa

dhembja mizore,

Page 146: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

145

Më e pasionuar sesa vetë pasioni,

më e fortë se krisja marrake,

Më e butë sesa butësia amshore,

Më e dhunshme sesa dhuna në skaj..

Shkruar me mish, gjak dhe kocka,

Farë dhe klithma ,

Që thethëtitet në thellësitë të gufrave të jetës e botës.

Kam imagjinuar një gjuhë që bën të brisin të dekmit.

Kam imagjinuar një gjuhë që bën të zgjojë Zotin vetë,

Një gjuhë Edeni e mrekullish madhështore

në qiellin e dhjetë....

Jam djegur si dielli që shkëlqen mbi oqeane,

Për dashurinë kam gëlltitur gjithë shirat mbi dhe,

Dallgë-ciklonet thirrin qenien time drejt pafundësisë,

Por përjetësia mbretërore mbretërish përqafuar me ne.

Page 147: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

BIBLIOGRAFIA E AUTORIT

Në FRANCË : botime në gjuhën frënge

1. QUELQUE PART QUELQU’UN ( Dikund Dikush )

Poezi - botimet Saint-Germain-des-Prés

në PARIS – 1 9 8 0

2. OXYGENE ( Oksigjeni ) - Poezi

botimet Saint-Germain-des-Prés në PARIS – 1 9 8 4

Në KOSOVË : botime në gjuhën shqipe

1. LOJË E KUNDËRLOJË - Poezi

botimet Rilindja – Prishtinë – 1 9 8 0

Ky është libri i parë i autorit i botuar në gjuhën

shqipe në Kosovë, me një përkthim special,

prej frëngjishtës në shqip, të zotit Prof-Doktor :

Ibrahim Rugova, mik i ngushtë i autorit.

2. OKSIGJENI ( Oxygène ) - Poezi

botimet Rilindja – Prishtinë – 1 9 8 9 me një

përkthim nga frëngjishtja në shqip, nga zoti

Prof-Doktor: Ibrahim Rugova. Privilegj eksepcional

i akorduar autorit nga Presidenti i Kosovës,

i cilli nuk ka përkthyar asnjë Poet tjetër ( sidomos

me 2 libra) gjatë tërë jetës së ti. Kjo gjë dëshmon

vetë, për respektin e konsideratën aq të lartë

që ka pasur Rugova mbi veprën e autorit.

3. POEZI ( libër me poezi të Skender Sherifit )

– ribotim special i botimeve : Faïk Konica

– Prishtinë – 2 0 0 8 - të drejtuara nga miku i

autorit, shkrimtari kosovarë zoti Nazmi Rahmani

Page 148: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

Në Kosovë : përkthim dhe botim në gjuhën shqipe

1. LA SOLITUDE D’UNE BRANCHE

(Dega e Pikëlluar ) - Poezi

Ky është përkthimi në gjuhën frënge i Antologjisë

së Poezisë shqiptare në ish-Jugosllavi me titullin :

« Dega e Pikëlluar » me krijimtarinë e 2 5 poetëve

më të spikatur shqiptarë, kryesisht të Kosovës,

por edhe Maqedonisë dhe Malit të Zi. Ky projekt

u realizua me iniciativën e Shtëpisë Botuese

« RILINDJA » e mbështetur nga organet shtetërore,

të Krahinës autonome së Kosovës. Angazhimi

personal i autorit për të marrë përsipër përkthimin

e antologjisë në gjuhën frënge, vinte si përgjigje

morale e shoqërore, ndaj ftesës personale të zotit

Ibrahim Rugovës, për të dhënë kontributin tim

kombëtar për afirmimin e kulturës shqiptare jashtë

kufinjve, nëpër Botë, duke mundësuar realizimin

e këtij botimi special në gjuhën frënge. Ishte një hap

i parë, me vlera të mëdha simbolike për njohjen

e krijimtarisë shqiptare në ish-Jugosllavi, sidomos

në kontekstin historik të asaj kohe. Ishte hera e parë

që u botonte zyrtarisht në Kosovë, një Antologji

e Poezisë shqiptare në 4 gjuhët e mëdha, më të

përhapura në Europë : ( anglisht, gjermanisht,

spanjisht dhe frëngjisht ) dhe për herë të parë,

i ofronte kjo Vepër mundësinë Publikut të Evropës

Përendimore, për të lexuar krijimtarinë e Poetëve

shqiptar të ish-Jugosllavisë, në një kohë ku nuk

u nifte fare nga opinioni publik, as Kosova,

as problematika shqiptare, as realiteti specifik i asaj

Krahine në Ballkan. Dhe si përfundim Libri u prit

tepër mirë nga shtypi frankofon evropian.

Botim i RILINDJËS në 3 0 0 0 kopje

Page 149: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

– Prishtinë – 1 9 8 0

Në SHQIPËRI : botime në gjuhën shqipe

1. ORA E METEORËVE – Poezi

botimet Globus R. – 1 9 9 6 – Tiranë

– të drejtuar nga zoti Petraq Risto.

Ky është libri i parë i autorit, i botuar zyrtarisht

në Shqipëri, me një mbështetje speciale të Ministrisë

së Kulturës në Shqipëri, nën përkujdesjen personale

të zotit Ministër : Theodor Laço.

2. ATELJETË E ËNDRRAVE – Poezi

përkthim në gjuhën shqipe i librit original frëng :

« Les Ateliers du Rêves » i zotit Albert Nikolla.

Botimet Globus R. – 2 0 0 5 – Tiranë – të drejtuara

nga zoti Petraq Risto.

3. TRIO E PËRJETSHME –

Dramaturgji e Projekt skenik spektakli.

Tekst origjinal i konceptuar direkt për Skenën

shqiptare me 1 1 aktorë. Adaptim në gjuhën shqipe

nga vetë autori, i librit në versionin frëng :

« Le Trio éternel » i botuar në Bruksel, në 2 0 0 9.

Botimet ILAR – mars 2 0 1 1 – Tiranë

– të drejtuara nga zoti Ilir Lleshi.

Në SHQIPËRI : botime në gjuhën frënge

1. LES ATELIERS DU RÊVE

(libri origjinal me Poezi : Ateljetë e Ëndrrave )

botimet Onufri – 2 0 0 3 – Tiranë

– të drejtuara nga zoti Bujar Hudhri.

Me mbështetjen speciale të :

Page 150: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

« Centre National des Lettres à Paris »

Si rezultat i hyrjes së autorit në Fjalorin

enciklopedik të Larusit (Larousse) në elitën

e Letërsisë Botërore, dhe i konsideruar në 2 6

autorët më të mirë shqiptarë të gjitha kohërave

( 1 4 0 0 – 2 0 0 3 ) në 7 shekujt e fundit.

2. P A S S I O N

- Poezi eksperimentale post-moderne e futuriste

botimet Onufri – 2 0 0 4 – në Tiranë –

të drejtuara nga zoti Bujar Hudhri.

Me mbështetjen speciale të :

« Centre National des Lettres à Paris »

Ky libër i prezentohet publikut evropian,

nga 8 shkrimtarë të njohur që vinë nga

Franca – Belgjika dhe Shqipëria.

Konsiderohet si Kulla e Babelit poetike

e shekullit 21 !

3. CONVERSATIONS AVEC LA JEUNESSE

ALBANAISE – Ese intim e spontan i autorit.

Libri : « Bashkëbisedime me Rininë shqiptare »

Mendime të lira, dhe pyetje personale të autorit

mbi origjinën shqiptare, realitetin dhe identitetin

kombëtar, shikuar nën prizmen intime dhe

evropiane. Botimet « EMAL » - 2 0 0 6 - Tiranë

Në BELGJIKË : botime në gjuhën frënge

1. L O V E - libri me Prozë dhe Poezi

– i cilësuar dhe i seleksionuar nga gazeta

e përditshme belge : « La Libre Belgique » nga

kritikët letrar si një ndër Top 1 0 librat më të mirë

të krejt vitit 2 0 0 8 në Belgjikë, duke i përfshirë të

Page 151: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave

gjitha botimet letrare të vitit, në të gjitha zhandret,

prej romanëve, biografive, tregimeve e deri te librat

e vizatuara, të botuara në 4 shtetet e mëdha

evropiane : Francë – Belgjikë – Zvicër

e Luksemburg.

Publié par les éditions :

L’Esprit des Aigles – 2 0 0 8 - Bruxelles

2. LE TRIO ETERNEL - Dramaturgie

– Théâtre avec 1 1 acteurs

Texte poétique, symbolique, surréaliste, réaliste,

post-moderne, conçu pour la scène francophone,

comme un spectacle alternatif englobant la musique,

la danse, les installations et le théâtre.

Publié par les éditions :

L’Esprit des Aigles – 2 0 0 9 - Bruxelles

3. S I L E N Z I O - Poésies. Textes de Jeunesse

du début des années 1 9 7 0 – volume 1

Publié par les éditions :

L’Esprit des Aigles - décembre 2 0 1 1 - Bruxelles

Page 152: Skënder Sherifi - Atelietë e ëndrrave