Sistemi i Drejtësisë

48
presidenca SHQIPTARE Nr. 1. Janar 2013 - Viti i parë i botimit. Botim i Institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Integrimi Evropian i Shqipërisë Sistemi i Drejtësisë Zgjedhjet parlamentare Marrëdhëniet Ndërkombëtare

Transcript of Sistemi i Drejtësisë

Page 1: Sistemi i Drejtësisë

presidencaSHQIPTARE Nr. 1. Janar 2013 - Viti i parë i botimit.

Botim i Institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë

IntegrimiEvropiani Shqipërisë

Sistemi i Drejtësisë

Zgjedhjetparlamentare

MarrëdhënietNdërkombëtare

Page 2: Sistemi i Drejtësisë

PRESIDENCA SHQIPTARE

2 1 - 2013

BOTIM PERIODIK I INSTITUCIONIT TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË.VITI I PARË I BOTIMIT. NR. 1. JANAR 2013.www.president.al

1. Sistemi i drejtësisë 6

2. Zgjedhjet parlamentare 143. Marrëdhëniet ndërkombëtare 164. Integrimi evropian i Shqipërisë 355. 100-vjetori i Pavarësisë 396. Dekorime dhe vlerësime 44

1 2 0 1 31 2 0 1 3

presidencaSHQIPTARE

presidencaSHQIPTARE

presidenca

Page 3: Sistemi i Drejtësisë

PRESIDENCA SHQIPTARE

1 - 2013 3

Të nderuar lexues!

Kemi kënaqësinë t’ju paraqesim fillimin e botimit periodik “Presidenca Shqiptare“, që do të pasqyrojë në vijimësi veprimtaritë e Presidentit të Republikës. Ky botim, krahas mjeteve dhe formave të tjera të komunikimit, do të shërbejë për të mbajtur të informuar të gjithë të interesuarit rreth veprimtarive kombëtare dhe ndërko-mbëtare të Presidentit të Republikës.

Ky instrument do të pasqyrojë qëndrimet zyrtare të Institucionit për kompetencat që i përkasin apo edhe opinioneve të Presidentit mbi tematikat e shfaqura gjatë periudhës së mbuluar.

Ky botim periodik vjen në kuadër të 6-mujorit të parë të Presidencës Nishani. Është një reflektim i qëndrimeve të mbajtura në këtë periudhë kohore me veprimtari të ngjeshura diplomatike e kombëtare dhe pasqyron përparësitë kryesore të shpa-llura nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, gjatë mandatit të Tij presidencial.

Duke ju uruar lexim të këndshëm,

Drejtoria e Informimit Publik Institucioni i Presidentit të Republikës

REPUBLIKA E SHQIPËRISËINSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

PRESIDENCA SHQIPTARE

Page 4: Sistemi i Drejtësisë

PRESIDENCA SHQIPTARE

4 1 - 2013

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani mori detyrën e lartë të Kreut të Shtetit më 24 korrik 2012. Gjatë betimit në Kuvendin e Shqipë-

risë dhe ceremonisë së inaugurimit në Presidencë Kreu i ri i

Shtetit shqiptar, vuri në dukje:

“Sot u betova para Kuvendit të Shqipërisë. U betova mbi Ku-shtetutë për të respektuar ligjet, për të mbrojtur lirinë dhe interesat e qytetarëve dhe vendit tim. Këtë detyrë të nderuar po e marr përsipër në vitin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shtetit shqiptar.”

Që në çastin kur u betua mbi Kushtetutën e Shqipërisë, Presi-

denti Nishani shpalosi edhe vizionin si dhe përparësitë e ma-

ndatit të Tij presidencial.

“Në këtë ditë solemne, dëshiroj të konfirmoj të gjithë vullnetin

dhe gatishmërinë time për të qenë një partner i sinqertë për

mazhorancën qeverisëse dhe për opozitën politike!

Institucioni i Presidentit të Republikës, në respekt të vullnetit

të qytetarëve të vendit dhe në bindje ndaj frymës së Ku-

shtetutës, do t’i ketë të hapura dyert e tij gjatë pesë viteve të

ardhshme si për mazhorancën, ashtu edhe për opozitën për

shkëmbimin e pikëpamjeve dhe për vlerësimin e qëndrimeve

të përbashkëta në interes të vendit dhe kombit.

Misioni ynë është i njëjtë dhe i pandryshueshëm: ta bëjmë

ve-ndin tonë më të lirë, më demokratik, më të zhvilluar dhe

gjithnjë e më shumë të dashur për të jetuar.

Në këto çaste solemne, më lejoni t’ju paraqes tërë ndjenjën e

përgjegjshmërisë time për të mbajtur betimin e bërë mbi Ku-

shtetutën e vendit se: nëpërmjet integritetit, drejtësisë, bindjes

ndaj ligjit, respektit ndaj vullnetit të popullit tim, bashkëpunimit

dhe vendosmërisë si dhe besimit tek Zoti, do të përmbush çdo

detyrë dhe përgjegjësi kushtetuese.”

Për sistemin e drejtësisë: “Presidenti i Republikës,

në përmbushje të detyrave të tij kushtetuese, ka një anga-

zhim të rëndësishëm për të realizuar reformën në fushën e

drejtësisë.

Për fat të keq, aktualisht ne konstatojmë një raport të theksuar

mosbesimi midis qytetarëve dhe sistemit të drejtësisë.

Rivendosja e këtij besimi do të jetë matësi dhe vlerësuesi më i

mirë i funksionimit ligjor të sistemit. Konsolidimi i mëtejshëm i

pavarësisë së sistemit të drejtësisë është baza e vetme mbi

të cilën mund të ngrihet suksesshëm çdo nismë e ndërmarrë

në kontekstin e reformave. Së bashku me bashkësinë e gjyq-

tarëve dhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë, kam përgjegjësinë

dhe konfirmoj angazhimin për përcaktimin dhe konsolidimin

e një sistemi të gjithëdiskutuar e të pranuar publikisht mbi

nevojën e vlerësimit dhe vendimarrjes për karrierën, promo-

vimin dhe gjykimin administrativ të gjyqtarëve të Gjykatave të

Shkallës së Parë dhe atyre të Apelit. Ofroj të gjithë vullnetin

dhe angazhimin e Institucionit të Presidentit të Republikës, në

konsultim dhe bashkërendim kushtetues edhe me Kuvendin

Page 5: Sistemi i Drejtësisë

PRESIDENCA SHQIPTARE

1 - 2013 5

e Shqipërisë në përzgjedhjen dhe emërimin e gjykatësve të

Gjykatës së Lartë dhe atyre të Gjykatës Kushtetuese, duke e

konsideruar këtë proces si më jetësorin në konsolidimin e asaj

trupe, e cila orienton dhe garanton tërë veprimtarinë profe-

sionale dhe ligjore të të gjithë sistemit tonë gjyqësor. Insti-

tucioni i Presidentit të Republikës do të garantojë që vlera e

lartë e dekretit presidencial t’u kushtohet vetëm atyre proku-

rorëve, të cilët e kanë vërtetuar kurajon, nivelin profesional

dhe integritetin e tyre moral.”

Për rolin e Shqipërisë në rajon, Kosovën, faktorin shqiptar dhe kontributin e tij për paqen, qëndrueshmërinë si dhe bashkëpu-nimin rajonal: “Ndihem krenar që jam President i një “Ndihem krenar që jam President i një “vendi, i cili ka ofruar kontribute reale për stabilitetin, paqen

dhe bashkëpunimin rajonal e më gjerë. Roli i Shqipërisë dhe

shqiptarëve në Ballkan, është thelbësor në interes të këtyre

vlerave, të cilat garantojnë lirinë, zhvillimet demokratike, tre-

gun e lirë dhe të hapur si dhe një të ardhme dinjitoze. Presi-

denti i Republikës do të mbështesë plotësisht dhe do të ofrojë

bashkëpunimin e tij në të gjitha angazhimet e qeverisë dhe Ku-

vendit të Shqipërisë në kontributet që do ta bëjnë rajonin tonë

më të sigurt, më të integruar dhe më të zhvilluar ekonomikisht.

Duke përfituar nga ky rast solemn si dhe duke i përshëndetur

ata, ju garantoj të gjithëve rreth angazhimit tim për të qenë në

krah të qeverisë dhe Kuvendit në çdo vendimarrje të tyren në

vijim dhe përmbushje të këtyre kontributeve madhore.”

Për integrimin evropian të Shqipërisë:

“Synimi, përpjekjet tona si dhe krijimi i të gjitha kushteve të

nevojshme për të marrë në mënyrë të merituar statusin e ve-

ndit kandidat për në Bashkimin Evropian, janë interesi madhor

i qytetarëve tanë - interes i lidhur drejtpërdrejtë me arritjen

dhe plotësimin e atyre standardeve që shqiptarët meritojnë të

kenë. Dymbëdhjetë përparësitë kryesore, të përcaktuara në

Opinionin e Komisionit Evropian, përbëjnë reformat kyçe që

duhet të ndërmerren nga ne dhe dëshiroj të vë në dukje se në

këtë drejtim një seri rezultatesh pozitive janë arritur tashmë.

Dëshiroj gjithashtu, të përfitoj nga rasti për të shprehur të

gjithë vlerësimin tim për punën e bërë dhe konsensusin e arri-

tur për Reformën Zgjedhore duke mirëpritur vendimarrjen e

përbashkët mazhorancë – opozitë në procesin e heqjes së

imuniteteve si një akt i konfirmimit të politikës ndaj shoqërisë

se parimi i barazisë përpara ligjit është i patjetërsueshëm. Në

cilësinë e Presidentit të Republikës, shfrytëzoj këtë çast për të

theksuar nevojën e konsolidimit të një klime të qëndrueshme

politike si dhe të vazhdimësisë së dialogut politik mes palëve

dhe vullnetit të përbashkët për të ecur përpara me reformat

e tjera të rëndësishme. Është një fat për vendin tonë që të

gjitha forcat politike janë tërësisht pro euro-atlantike dhe pro

integrimit evropian.”

“Ne vijmë në këtë 100-vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë si një komb i lirë, si një komb që kemi ofruar miqësinë, bashkë-jetesën, bashkëpunimin, paqen dhe harmoninë...

Sot, 100 vjet pas Pavarësisë, Shqipëria po përjeton çaste

historike, që lidhen me të ardhmen e saj demokratike, të

rrugës pa kthim në vlerat e familjes euro-atlantike. Përpjekjet

dhe angazhimet në proceset integruese janë prova e fizi-

onomisë evropiane të shqiptarëve prej shekujsh. Ato janë

reflektimi i bindjes së thellë për përkatësinë e tyre evropiane.

Janë konfirmimi i pandryshueshmërisë së bindjes sonë se “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”! Shqipëria evropiane është

pritshmëria më e madhe e qytetarëve tanë dhe kjo sepse një

Shqipëri evropiane do të jetë vendi i liri-ve të garantuara. Një

Shqipëri evropiane është vendi ku e drejta mbrohet nga ligji

dhe rendi. Një Shqipëri evropiane është i tolerancës dhe har-

monisë së shkëlqyer fetare. Shqipëria evropiane është rruga

dhe vendmbërritja jonë përfundimtare!”

Page 6: Sistemi i Drejtësisë

PRESIDENCA SHQIPTARE

6 1 - 2013

Sistemi iDREJTËSISË

“Si President i Republikës e kam shpallur

dhe përcaktuar si përparësi kryesore an-

gazhimin dhe kontributin për reformat në

fushën e drejtësisë. Si Kryetar i Këshillit

të Lartë të Drejtësisë e shoh këtë institu-

cion si një nga instrumentet kryesore dhe

më të rëndësishme të shtetit për të anali-

zuar sfidat me të cilat ndeshet sistemi ynë

gjyqësor, për të konkluduar për objektivat

dhe standardet, që duhen arritur, si dhe

për të ndërtuar dhe ndjekur atë proces,

që do të realizojë atë ç’ka kërkohet nga ne

dhe opinioni publik.

Ne kemi shumë sfida për t’u përballur, por

unë do ta nis me atë çka është trajtuar

jo shumë dhe që mendoj se sjell më pas

probleme të tjera – besimin dhe respek-

Më 7 gusht 2012, Presidenti i Republikës shpalli përparësinë krye-sore të mandatit të tij presidencial që lidhet me sistemin e drejtësisë. Në mbledhjen e parë si Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Presidenti Nishani theksoi:

1

Page 7: Sistemi i Drejtësisë

PRESIDENCA SHQIPTARE

1 - 2013 7

tin e vet gjyqtarëve tek vetë sistemi. Për

këtë, së pari, Presidenti i Republikës dhe

Këshilli i Lartë i Drejtësisë duhet të tre-

gojnë se qëndrojnë fort pas çdo gjyqtari

të Republikës, që përmbush me korrek-

tësi dhe dinjitet detyrën e tij. Presidenti i

Republikës dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë

duhet të garantojnë ruajtjen e integritetit

profesional dhe njerëzor të çdo gjykatësi

të vendit.

Merita profesionale dhe morale e gjyka-

tësve dhe jo subjektivizmi i anëtarëve të

Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kriteret e

gjithë diskutuara dhe të shpallura pub-

likisht dhe jo ndjeshmëritë personale të

anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtë-

sisë, procedurat transparente dhe një

sistem i listuar vlerësimi dhe jo praktikat

lobuese do të jenë parimet me të cilat do

të zhvillojmë praktikën e administrimit të

karrierës së gjykatësve.

Po aq e rëndësishme, është besimi i

qytetarëve tek sistemi. ...Tashmë është

koha që praktikat në shkelje të hapur

të ligjit të bëhen publike dhe të gjithë

ata gjykatës, që ia mohojnë drejtësinë

qytetarit, të identifikohen nominalisht.

Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet për

të vendosur një sistem të drejtpërdrejtë

dhe transparent të komunikimit me

qytetarin për të gjitha rastet e anke-

save, shqetësimeve dhe pretendimeve

të tyre. Këshillit të Lartë të Drejtësisë i

takon të ndjekë me seriozitet maksimal

çdo adresim, që vjen nga qytetarët dhe

pas verifikimeve ligjore dhe transpa-

rente, t’u japë atyre përgjigjet për çfarë

është konkluduar.”

“Natyrisht që Gjykata e Lartë, në rolin e

saj si autoriteti më i lartë i ushtrimit të

pushtetit gjyqësor, është e ngarkuar me

përgjegjësi për rishikimin e vendimeve

të gjykatave të shkallëve më të ulëta.

...Gjykata e Lartë në rolin e saj rishikues

duhet të garantojë se në asnjë rast nuk

duhet të ketë drejtësi të munguar, ndër-

kohë që i gjithë komuniteti i juristëve,

por edhe më gjerë, pret që vendimet

për njehsim, apo ndryshime të praktikës

gjyqësore, të garantojë zbatimin sa më

korrekt të ligjit.

Pikësynimet që duhen përmbushur me

qëllim forcimin e sistemit të drejtësisë,

janë konsolidimi i pavarësisë, konsoli-

dimi strukturor dhe funksional i organit,

konsolidimi i përgjegjshmërisë dhe efekt-

shmërisë së pushtetit gjyqësor, si dhe

ç’ka mbetet më e rëndësishmja është

përmbysja e raportit të mosbesimit të

qytetarëve ndaj sistemit.

Anëtari i Gjykatës së Lartë meriton

vlerësim dhe garanci institucionale edhe

pas mbarimit të mandatit të tij si anëtar

i Gjykatës së Lartë. Gjatë muajve të

fundit kemi qenë dëshmitarë të finali-

zimit të një sërë reformash, të cilat kanë

synuar rritjen e transparencës së ve-

primtarisë së gjyqësorit. Ka gjithnjë vend

për përmirësime, ndaj edhe angazhimi

im do të jetë i pandërprerë në nxitjen e

këtyre reformave. Sistemi i vlerësimit të

gjyqtarëve të Shkallës së Parë dhe të

Më 12 shtator 2012, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani mori pjesë në ceremoninë zyrtare të betimit të anëtarit të ri të Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli. Në fjalën e tij të rastit, Presidenti Nishani vuri në dukje:

Page 8: Sistemi i Drejtësisë

PRESIDENCA SHQIPTARE

8 1 - 2013

Apelit do të jetë themeli për çdo trans-

ferim, apo promovim të tyre, ndaj edhe

përpjekje maksimale do të bëhen që ky

sistem vlerësimi të mos jetë i mirë vetëm

në letra, por edhe në praktikë.

Dëshiroj të ritheksoj angazhimin e In-

stitucionit të Presidentit të Republikës

në konsolidimin e trupës së gjyqtarëve

nëpërmjet promovimit mbi baza të shë-

ndosha si merita profesionale dhe mo-

rale e gjyqtarëve dhe jo subjektivizmi.

Në të njëjtën kohë këto kritere përbëjnë

dhe themelin për pavarësinë e gjyqtarit

si dhe qëndrueshmërinë e tij ndaj çdo

ndërhyrjeje. Për më tepër, konsolidimi i

pavarësisë së institucioneve të drejtësisë

mbetet një ndër synimet strategjike në

procesin e reformës në drejtësi.

Është e një rëndësie të veçantë arritja e një

konsensusi mbi ndryshimet e ligjit për Gjykatën

e Lartë në Kuvendin e Shqipërisë. Në këtë

proces dëshiroj të përgëzoj anëtarët e Gjykatës

së Lartë për kontributin konkret që kanë dhënë

për projektligjin aktual, për mbylljen sa më

shpejt të këtij procesi. Do të jap një shtysë të

re angazhimeve që kemi ndërmarrë për refor-

mën në drejtësi.

Këto qëndrime të Kryetarit të Shtetit janë ritheksuar edhe në intervistat e mëvon-shme të dhëna prej tij, si në emisionin “Opinion”, për “Zërin e Amerikës”

dhe më së fundi për “5 pyetje nga Babaramo”. dhe më së fundi për “5 pyetje nga Babaramo”. dhe më së fundi për Nga këto intervista veçojmë mendimet e Presidentit Nishani lidhur me sistemin e pikëzimit për vlerësimin e gjyqtarëve, kriteret e vlerësimit, po ashtu dhe për çështjen e rikthimit të besimit të vetë gjykatësve dhe qytetarëve tek drejtësia.

“ ““

Page 9: Sistemi i Drejtësisë

PRESIDENCA SHQIPTARE

1 - 2013 9

PRESIDENCA SHQIPTARE

1 - 2013 1 - 2013 9

Page 10: Sistemi i Drejtësisë

PRESIDENCA SHQIPTARE

10 1 - 2013

“I kam kërkuar Këshillit të Lartë të

Drejtësisë dhe do të punojmë pa devi-

juar, pa u ndalur, absolutisht për as-

një lloj arsyeje, për ta detajuar deri në

pikëzim mundësisht një sistem vlerësimi

të gjyqtarëve, të performancës profe-

sionale dhe integritetit të tyre moral

dhe qytetar, në mënyrë të tillë që, kur

Këshillit të Lartë të Drejtësisë t’i duhet

të emërojë në kryetar gjykate, kur t’i

duhet të transferojë një gjyqtar, kur

do t’i duhet të emërojë një gjyqtar nga

Shkalla e Parë në Gjykatën e Apelit,.. të

jenë të detyruar që ta bëjnë mbi bazën

e një liste, renditjeje.

Kritere janë në Këshillin e Lartë të Drejtë-

sisë, por që edhe mund të pasurohen.

Ftoj dhe kam ftuar komunitetin e gjy-

qtarëve që të propozojnë kriteret mbi

të cilat të detajohet akoma më shumë

ky sistem vlerësimi dhe të shkohet drejt

këtij sistemi pikëzimi. ...Ky është një

hap i parë, i cili natyrisht nuk mund të

ecë vetëm, por krahas me reforma të

tjera, që implikojnë Parlamentin më pas

për ndërmarrjen e këtyre reformave,

për përmirësimin e infrastrukturës, që

implikojnë qeverinë, në përmirësimin e

legjislacionit, që implikon të gjitha palët

në Parlament, pra, me ecjen e masave

të tilla, unë besoj se do të mundemi të

ndikojmë në një kthesë të qenësishme

në sistemin e drejtësisë.

Sa i përket fenomenit të pandëshkue-

shmërisë së zyrtarëve të lartë,..

i kam kërkuar para pak kohe, në një takim që kam pasur në Gjykatën e Lartë, një bashkëpunim Gjykatës së Lartë, anëtarëve të saj, duke shkuar drejt një standardi të unifikimit të praktikave gjyqësore për çështje të cilat janë të rëndësishme, si atyre të aspektit penal, ashtu dhe në aspektin civil.

Duke pasur një model të tillë unë besoj

se ne do ta vendosim sistemin e drejtë-

sisë dhe kryesisht atë të gjyqësorit në

një rrugë, e cila është haptazi e qartë

dhe e mundshme për të kthyer këtë

vizion dhe këtë faqe, që sot është një

shqetësim dhe një sfidë e vërtetë për

shoqërinë shqiptare, por edhe përtej

shoqërisë.”

Në intervistën dhënë Ilir Babaramos,

9 tetor 2012, pasqyrohet qëndrimi më i

fundit publik i Presidentit të Republikës,

Bujar Nishani, për mandatin e Prokurorit të

Përgjithshëm:

“Në javët që vijnë do të jetë në agjendën

e Presidentit qoftë afati, qoftë çështje të

tjera të Prokurorit. ...Presidenti i Republi-

kës nuk ka asnjë zgjedhje tjetër, përveçse

të zbatojë Kushtetutën e vendit. Unë ju

garantoj ju dhe opinionin publik sonte,

përmes jush dhe mundësisë që ju po më

jepni që, Presidenti i Republikës do të re-

spektojë dhe do të garantojë respektimin

e Kushtetutës, asgjë më tepër. Për këtë

jam mjaft i qetë dhe mjaft i sigurt.”

I pyetur lidhur me mundësinë e konsul-

timeve, Presidenti Nishani vuri në dukje

se në rastin e Prokurorit të Përgjithshëm

është një tagër totalisht i Presidentit të

Republikës, i cili duhet të fokusohet tek dy

elemente, profesionalizmi dhe integriteti

moral.

Ndër momentet thelbësore në vendim-

marrjen e Presidentit të Republikës gjatë

gjashtëmujorit të parë të mandatit të tij

në krye të shtetit shqiptar është dekretimi

Ajo çka ne kemi nisur ka të bëjë me hartimin e një procesi transparent, i cili do

të rikthejë besimin tek gjyqtarët vetë për vetë sistemin e tyre. ...Në sistemin tonë gjyqë-

sor kemi mjaft burra dhe gra të, cilët janë të dashuruar dhe të apasionuar pas profesionit

të tyre, që e kanë lidhur emrin e tyre, faqen e tyre, jetën e tyre me sistemin, me punën e

këtij sistemi dhe, ashtu siç ka mjaft individë, të cilët fatkeqësisht bëjnë opinionin e sistemit,

të cilët janë të përfshirë në afera korruptive, e keqpërdorin fuqinë e ligjit, togën e zezë të

gjyqtarit, pra, i kemi të dyja modelet.

Page 11: Sistemi i Drejtësisë

PRESIDENCA SHQIPTARE

1 - 2013 11

i Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës

së Shqipërisë. Këtë vendimmarrje e para-

priu një debat i gjerë publik në termat e

kushtetutshmërisë së këtij vendimi. Që-

ndrimet e ndryshme që mazhoranca dhe

opozita ndanin në lidhje me përfundimin

e mandatit të Kryeprokurores Ina Rama

u reflektuan dhe në takimet konsultuese

që Presidenti i Republikës, Bujar Nishani

zhvilloi në Institucionin e Presidentit. Se-

ria e takimeve ka nisur me kreun e de-

putetëve demokratë Astrit Patozi, për të

vijuar me atë socialist Gramoz Ruçi dhe

drejtues të partive të tjera në Parlament.

Takimet konsultuese me përfaqësuesit e

partive politike parlamentare synuan evi-

dentimin e vlerave më të mira që duhet të

përfaqësojë figura e ardhshme e Proku-

rorit të Përgjithshëm, si një pozicion i

rëndësishëm në sistemin e drejtësisë në

Shqipëri.

Në datë 3 dhjetor 2012, në mbështetje

të nenit 93 dhe nenit 149.1 të Kushte-

tutës, si dhe të nenit 7, pika 1, të ligjit

nr. 8737 , datë 12.02.2001 “Për orga-

nizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë

në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar,

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani

dekretoi emërimin e zotit Adriatik Llalla,

Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së

Shqipërisë. Dekreti me nr. 7840 hyri në

fuqi menjëherë.

Më datë 11 dhjetor 2012, Presidenti i Re-

publikës, Bujar Nishani zhvilloi një takim

me Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipë-

risë, zotin Adriatik Llalla, i cili sapo kishte

marrë detyrën pas miratimit të dekretit

presidencial në Kuvendin e Shqipërisë.

Duke e uruar zotin Llalla për detyrën e

re në krye të organit të akuzës, Presi-

denti Nishani e siguroi për mbështetjen

maksimale në luftën kundër korrupsionit,

trafiqeve dhe krimit të organizuar. Kreu i

Shtetit theksoi se Institucioni i Prokuro-

risë duhet të jetë i pavarur dhe jashtë çdo

ndikimi nga politika, apo aktorë të saj, në

mënyrë që vendimmarrja të jetë e drejtë

dhe në zbatim të Kushtetutës dhe ligjit.

Presidenti i Republikës nënvizoi domo-

Page 12: Sistemi i Drejtësisë

PRESIDENCA SHQIPTARE

12 1 - 2013

sdoshmërinë e kryerjes së reformave në

Prokurori si pjesë e reformës në drejtësi

me synim rritjen e besimit të qytetarëve

dhe vetë prokurorëve në sistemin e

drejtësisë.

Në datë 13 dhjetor 2012, Presidenti i

Republikës, Bujar Nishani mori pjesë në

mbledhjen e parë të Konferencës Kombë-

tare Gjyqësore, të organizuar nga Gjykata

e Lartë.

Gjatë fjalës së tij në këtë takim, Kryetari i

Shtetit shqiptar apeloi bashkësinë e gjyq-

tarëve për të marrë përsipër “përgjegjë-

sitë shoqërore, që i takojnë kësaj pjese

të rëndësishme të elitës së shoqërisë

sonë, e tillë në çdo shoqëri tjetër dhe në

shoqëri shumë herë më të zhvilluara nga

pikëpamja e funksionimit të demokracisë,

apo e trashëgimisë të funksionimit të

shtetit se sa vendi ynë.”

“Për fat të mirë trendi i 10-vjeçarit të

fundit tregon për një konsolidim dhe një

qëndresë reale të pavarësisë së trupës

gjyqësore ndaj klasës politike. Por, ajo që

unë besoj dhe do të mbetet pjesë e disku-

timeve dhe debateve të tjera, është se,

pavarësia si koncept duhet trajtuar dhe

fokusuar tek raporti i gjyqtarit me palët

në proces, me interesat e palëve në pro-

ces. Nëse do të arrijmë të trajtojmë dhe

ta konsolidojmë realisht këtë pavarësi të

gjyqtarit nga interesat e palëve në pro-

ces, e kemi orientuar në një rrugë pozi-

tive çështjen e të bërit të shëndetshëm

të sistemit të drejtësisë”, - vuri në dukje

Presidenti i Republikës, si dhe ritheksoi

besimin nevojën për forcimin maksima-

lisht të besimit në radhë të parë midis

vetë gjyqtarëve për sistemin.

Presidenti Nishani ritheksoi qëndri-min se:“Jam i motivuar personalisht dhe i për-

caktuar thellësisht që, ky sistem të shkojë

në një progresion akoma më të madh, në

mënyrë të tillë që, gjyqtarët të krijojnë në

një moment të caktuar bindjen dhe be-

simin se raporti i tyre me çështje të karri-

erës dhe të promovimit nuk është dhe nuk

mund të jetë as me Presidentin e Repu-

blikës, as me anëtarët e tjerë të Këshillit të

Lartë të Drejtësisë, por me sistemin dhe

kontributin e tyre, me veprimtarinë e tyre

të përditshme profesionale dhe dinjitetin

e tyre qytetar. Nëse do e arrijmë këtë një

ditë dhe unë besoj që mund t’ia arrijmë,

kemi bërë dhe kemi dhënë kontributin më

të madh për këtë vend dhe për këtë sho-

qëri për sa i takon aspektit të shtetit dhe

të sistemit të drejtësisë.”

Kjo veprimtari u pasua nga pjesëmarrja e

Presidentit të Republikës, Bujar Nishani,

njëherësh Kryetar i Këshillit të Lartë të

Drejtësisë në takimin e organizuar nga

Prokurori i ri i Përgjithshëm, Adriatik Llalla

me Trupën e Prokurorëve të Shqipërisë,

në datë 18 dhjetor 2012. Edhe në këtë

takim, Presidenti Nishani rikonfirmoi pri-

oritetet dhe qëndrimet e tij në kuadër të

reformimit dhe të përmirësimit të veprim-

tarisë së sistemit gjyqësor në vend.

Kreu i Shtetit shqiptar iu drejtua Trupës

së Prokurorëve me një mesazh të qartë

që në misionin e tyre të udhëhiqen nga

profesionalizmi dhe ndërgjegjja qytetare.

“Në këto momente dëshiroj t’i adresoj thi-

rrjen e përgjegjshmërisë gjithsecilit prej

jush për ta parë angazhimin dhe detyrimin

e tij individual, profesional dhe qytetar si

pjesë e një kontributi të domosdoshëm

dhe të pazëvendësueshëm për shtetin,

shoqërinë dhe të ardhmen tonë të për-

bashkët”, - apeloi Presidenti Nishani.

Kreu i Shtetit u bëri thirrje prokurorëve

të zgjojnë ndërgjegjen qytetare dhe të

kontribuojnë edhe vetë drejtpërsëdrejti

në hetim.

Page 13: Sistemi i Drejtësisë

PRESIDENCA SHQIPTARE

1 - 2013 13

“Ka ardhur koha që prokurori të merret

pak më shumë me hetimin vet. Kemi kri-

juar disa praktika të largimit dalëngadalë

nga hetimi i drejtpërdrejtë i Prokurorit,

duke ia kërkuar të gjitha gjërat policisë

gjyqësore. Largimi nga hetimi dëmton

profesionalisht. Ndoshta ka ardhur koha

të shikojmë mënyrën se si duhet të për-

fshihet drejtpërdrejtë dhe më shumë vet

prokurori në hetim, sepse jam i bindur

që edhe eksperienca, por dhe mundësitë

profesionale janë më të shumta tek

prokurori për t’u përfshirë dhe ai vetë

drejtpërdrejtë në hetim. Natyrisht, mund

të na duket pak komode thjesht ta sho-

him dhe ta monitorojmë nga larg hetimin,

por nuk është koha e komoditetit, është

koha e përgjegjësisë, është koha e kon-

tributit. Unë jam i bindur që, secili prej

jush ka një ndërgjegje të madhe qytetare

që mund të japë një kontribut dhe, unë

do i kërkoja Prokurorit të Përgjithshëm

ta zgjonte këtë ndërgjegje qytetare tek

çdo Prokuror i Republikës. Do i kërkoja

çdo prokurori të rrethit ta zgjonte këtë

ndërgjegje qytetare tek çdo Prokuror i

Republikës. Nuk besoj që është prak-

tikë e mirë që në raportin e balancës

së dosjeve, apo të çështjeve hetimore,

përqindja e çështjeve te nisura kryesisht,

është e papërfillshme”, u shpreh Kreu i

Shtetit.

Gjatë fjalës së mbajtur në takimin me

Trupën e Prokurorëve të Republikës,

Presidenti Nishani u ndal edhe te çësht-

ja e rrjedhjes së informacionit duke

theksuar se: “Prokurori i Përgjithshëm

ka folur me shumë të drejtë këto ditë lid-

hur me një fenomen të papranueshëm, i

cili është bërë evident, ai mbi rrjedhjen

e informacionit të hetimit. Dikush thotë

që ka arritur ta marrë media. Jo! Kur

kemi rrjedhje informacioni, rrjedhja e

informacionit do të bëhet përmes një

instrumenti dhe instrumenti i vetëm

është media, kuptohet. Informacionet

rrjedhin nga ata që menaxhojnë dosjet,

ose nga ata që kanë akses tek personat

që menaxhojnë dosjen. Kjo është një

veprimtari e pastër antiligjore dhe që

duhet hetuar, sepse në radhë të parë

shkatërron drejtësinë, nuk shkatër-

ron vetëm çështjen përkatëse, dosjen

përkatëse hetimore, por dekurajon një

sistem të tërë. Mund të bëhet për arsye

nga më të ndryshmet. Nuk ka asnjë lloj

rëndësie arsyeja, të gjitha arsyet janë të

dënueshme dhe e papranueshme”.

Në fund të fjalës së tij, Presidenti Nishani i inkurajoi prokurorët të qëndrojnë larg përdorimit politik nga palët politike, të cilat sikundër u shpreh Kreu i Shtetit, kanë punën e tyre, konkurrencën e tyre, fushën e tyre.

“Do kërkoja një izolim tuajin tërësisht

nga qasja, afrimi, nga joshja nga indi-

vidë dhe grupe kriminale”, - u shpreh

Presidenti Nishani në mesazhin e tij

drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm,

Adriatik Llalla dhe Trupës së Proku-

rorëve të Republikës.”

Page 14: Sistemi i Drejtësisë

PRESIDENCA SHQIPTARE

14 1 - 2013

Zgjedhjetparlamentare

Në datën 8 dhjetor 2012 anëtarët e rinj të Kolegjit Zgje-

dhor të Gjykatës së Apelit u betuan para Presidentit të Republikës, Bujar Nishani

në një ceremoni të veçantë të zhvilluar në Pallatin e Brigadave, ku ishin të prani-

shëm Ambasadori i Presencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, anëtarët e KLD-së dhe të Kabinetit të Presidentit

si dhe Kryetari i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Alaudin Malaj.

Pas leximit të formulës së betimit nga Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa në të cilën thuhej: “Betohem solemnisht se do të respektoj, do të mbroj dhe do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë, se do të respektoj të drejtat dhe liritë e qytetarëve dhe do të përmbush detyrat e mia, betohem se do të kryej detyrën time me të gjitha mundësitë dhe në mënyrë të paanshme, të drejtë dhe pa favorizuar ndonjë person apo parti”, anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor, të zgjedhur me short nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Andi Civici, Edlira Petri, Fuat Vjerdha, Gjinovefa Gaba, Ilir Toska, Kriton Spahiu, Petrit Çeno dhe Valbon Çekr-ezi me dorën mbi Kushtetutë, u betuan para Kreut të Shtetit shqiptar.

Më 31 tetor 2012, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi një takim me anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pasi i uroi për detyrën, Presidenti Nishani shprehu bindjen se trupa e re e KQZ-së do të përfaqësojë me integritet pu-nën e këtij institucioni dhe i siguroi për mbështetjen e tij në dhënien, shkëmbimin e informacionit dhe lehtësimin e proce-durave burokratike në kuadër të mbarëvajtjes së zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme parlamentare.Kreu i Shtetit i inkurajoi anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që në sfidat që kanë përpara të orientohen vetëm nga Kushtetuta, e drejta dhe ligji zgjedhor, pavarë-sisht situatave që mund të krijohen gjatë procesit zgjedhor dhe paszgjedhor. Presidenti Nishani nënvizoi se:

2

Page 15: Sistemi i Drejtësisë

PRESIDENCA SHQIPTARE

1 - 2013 15

“zgjedhjet u takojnë qytetarëve shqiptarë dhe nuk janë “domain (pronë)” e asnjë force politike.”

Kreu i Shtetit solli në vëmendje edhe ftesën për t’u konsul-tuar me partitë politike parlamentare për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, takime të cilat u mbajtën në fillim të javës së ardhshme.Presidenti i Republikës i informoi anëtarët e KQZ-së edhe për Kodin e ri të Etikës, i propozuar nga OSBE-ja, për sjelljen e partive politike gjatë fushatës së ardhshme elektorale dhe procesit zgjedhor. Presidenti Nishani u kërkoi anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të punojnë për ngritjen sa më shpejt të një infrastrukture ligjore, administrative dhe logjistike që do të ndihmonte në mbarëvajtjen e punës së institucionit.

Në përmbushje të kërkesës së Kodit Zgjedhor për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme për Kuvendin e Shqi-përisë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi në datën 5 nëntor 2012 konsultime me përfaqësues të partive politike parlamentare.

Në takimet me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, zotin Astrit Patozi, me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, zotin Gramoz Ruçi, me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Inte-grim, zotin Lefter Koka, me Kryetarin e Partisë Republikane, zotin Fatmir Mediu, me Kryetarin e Partisë

Drejtësi, Integrim, Unitet, zotin Shpëtim Idrizi si dhe me një përfaqësi të PBDNJ-së, Kreu i Shtetit diskutoi për datën më të përshtatshme të zhvillimit të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Presidenti Nishani shprehu gatishmërinë e tij për të dëgjuar dhe vlerësuar mendimin dhe sugjerimet e partive politike parlamentare në lidhje me këtë çështje.Të gjithë përfaqësuesit e partive politike vlerësuan ftesën e Presidentit të Republikës për t’u konsultuar me partitë politike parlamentare si një praktikë pozitive të kulturës dhe sjelljes së duhur politike dhe ofruan propozimet e tyre kon-krete.Pothuajse të gjitha propozimet e përfaqësuesve të partive parlamentare ishin në përputhje me njëra-tjetrën, çka u vlerësua shumë nga Presidenti i Republikës dhe u konsi-derua prej Tij si një ndihmesë e rëndësishme në marrjen e vendimit për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Në datën 3 dhjetor 2012, në mbështetje të nenit 92 shkro-nja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 9, paragrafi 1, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani vendosi me dekret që zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin të zhvillo-hen ditën e diel, më datë 23 qershor 2013. Dekreti Nr. 7841 hyri në fuqi menjëherë.

PRESIDENCA SHQIPTARE

Page 16: Sistemi i Drejtësisë

PRESIDENCA SHQIPTARE

16 1 - 2013

MarrëdhënietNDËRKOMBËTARE

3

Në fjalën e Tij gjatë ceremonisë përu-ruese të marrjes së detyrës më 24 ko-rrik 2012 Presidenti Nishani përshëndeti të gjithë bashkëkombasit: “Ne vijmë në këtë 100-vjetor të Pavarësisë së Shqi-përisë si një komb i lirë, si një komb që kemi ofruar miqësinë, bashkëjetesën, bashkëpunimin, paqen dhe harmoninë. Duke besuar në këto kontribute, përfitoj nga rasti t’u dërgoj nderimin dhe për-shëndetjet e mia të gjithë shqiptarëve të Kosovës, për aq shumë sa kanë

bërë për ndërtimin e shtetit të tyre të pavarur, për bashkëjetesën në harmoni që kanë treguar si dhe për vizionin ev-ropian të së ardhmes së tyre. Dëshiroj t’u dërgoj nderimin dhe përshëndetjet e mia të gjithë shqiptarëve në Maqedoni për përgjegjshmërinë e madhe që kanë shfaqur si dhe për kontributet që vazh-dojnë të japin për zhvillimin e vendit të tyre të përbashkët shumëetnik. Dëshi-roj të përshëndes gjithashtu të gjithë shqiptarët në Malin e Zi, në Luginën e

Preshevës apo në diasporë për gjithçka që ata kanë bërë dhe bëjnë në ruajtje të identitetit tonë kombëtar dhe kulturor!”Gjatë vizitës së Tij të parë zyrtare jashtë vendit, në Kosovë, Presidenti i Republikës shpalli se Kosova do të ishte lajtmotivi, kryefjala e mandatit të tij presidencial. Në datën 30 gusht 2012, Presidenti Nishani u shpreh gjatë fjal-imit në Kuvendin e Kosovës:“Rikonfirmoj edhe një herë qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë se çështja

Page 17: Sistemi i Drejtësisë

PRESIDENCA SHQIPTARE

1 - 2013 17

PRESIDENCA SHQIPTARE

e statusit të Kosovës dhe kufijve të saj është një çështje e mbyllur. Shqipëria mbështet plotësisht tërësinë territori-ale të Kosovës në kufijtë e saj aktualë të njohur ndërkombëtarisht.

Shqipëria mbështet bisedimet Kosovë-Serbi për çështje praktike, si dy shtete të pavarura dhe sovrane, mbështet vi-jat e kuqe të Qeverisë së Kosovës. Ma-rrëveshjet e arritura duhet të zbatohen qartë, pa ekuivoke, sa më shpejt, me garanci ndërkombëtare, që të siguroj-në pjesëmarrjen e Kosovës në forumet rajonale e më gjerë.Ne shqiptarët kemi treguar se dimë të jetojmë në harmoni me fqinjët dhe kemi pasur një bashkëjetesë fetare historikisht harmonike. Për këto arsye, forcimi i faktorit shqiptar duhet parë jo si kërcënim, por thjesht si garanci për paqen dhe sigurinë në rajon.Shqiptarët do të jenë së bashku në Bashkimin Evropian. Ne shqiptarët, ndonëse të ndarë në disa shtete, kemi një rrugëtim të përbashkët, të vështirë, por vetem me një alternativë, integrim-

in evropian. Ne jemi së bashku në një betejë për të fituar kohën.” Në të gjitha takimet e mëtejshme ndërkombëtare të nivelit më të lartë, Kryetari i Shtetit shqiptar u ka vënë një theks të veçantë marëdhënieve në rajon dhe Kosovës. Veçojmë fjalimet e Presidentit të Republikës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, më 27 shta-tor 2012, dhe në Këshillin e Evropës, më 4 tetor 2012. Presidenti Nishani, ndër të tjera, shprehu këto qëndrime:

KOSOVA

Krijimi i shtetit të pavarur të Kosovës pesë vite më parë, e ka kthyer atë në një faktor të rëndësishëm të paqes dhe qën-drueshmërisë në rajonin e Evropës Juglindore.

Ai është ndërtuar dhe fuqizuar përkun-drejt të gjitha vështirësive që ka hasur, të krijuara nga ata të cilët ende nuk mund ta pranojnë realitetin dhe ta shikojnë

të vërtetën drejt e në sy. Me kalimin e kohës, Kosova e pavarur është njohur dhe pranuar nga një numër gjithnjë e në rritje shtetesh, ku përfshihen gati gjysma e anëtarëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Mendimi Këshillues i Gjykatës Ndërkom-bëtare të Drejtësisë i dhënë në vitin 2010 në përgjigje të një kërkese të veçantë të Serbisë, qartësisht përcaktoi se shpa-llja e pavarësisë së Kosovës ishte bërë në përputhje me Ligjin Ndërkombëtar. Vetëm disa ditë më parë, Kosova arriti një tjetër nivel të konsolidimit të shtetit me dhënien fund nga ana e bashkësisë ndërkombëtare të Fazës Mbikëqyrëse të Pavarësisë. …Njohja e Kosovës është një akt drejtësie për ata njerëz, të cilët kanë vuajtur aq gjatë dhe një kontribut tërësor për paqen dhe qën-drueshmërinë në Ballkan. Kemi dëgjuar edhe më parë dhe presim të dëgjojmë sërish argumentet e tepër-ta të Serbisë në lidhje me Kosovën. Ajo që dështoi të arrihej me luftë, nuk mund të arrihet dot me propagandë.

Page 18: Sistemi i Drejtësisë

PRESIDENCA SHQIPTARE

18 1 - 2013

...gjithsecili ka të drejtë të ngrejë py-etjen nëse e shkuara vazhdon akoma të endet mbi të tashmen duke mjegu-lluar realitetin e duke i ngatërruar vi-zionin për të ardhmenKosova duhet të jetë një zonë e si-gurtë për të gjithë qytetarët e saj, ku standardet e Këshillit të Evropës të forcohen në mënyrë të vazhdueshme, ku instrumentet kryesorë evropianë të aplikohen plotësisht, së bashku me mekanizmat e tyre të kontrollit.Ne jemi për një anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, sepse vetëm në një rast të tillë qytetarët kosovarë do përfitonin maksimalisht nga sta-ndardet e Këshillit të Evropës dhe do të kishin akses në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Ndërkohë, në kushtet aktuale të një statusi neutral të Këshillit të Evropës për Kosovën, siç edhe rekomandohet në Rezolutën 1739 (2010) të Asamblesë Parlamen-tare të Këshillit të Evropës, pavarësisht qëndrimeve mbi çështjen e statusit, të

gjitha vendet anëtare të Këshillit të Evropës duhet të mbështesin një im-plikim më të madh të këtij institucioni në Kosovë dhe forcimin e kontakteve direkte midis autoriteteve kosovare dhe stafit të Këshillit të Evropës, në të gjitha nivelet.”

Gjatë vizitës zyrtarenë Shtetet e Bashkuara Presidenti Nishani zhvilloi njëseri takimesh të suksesshmeme krerë shtetesh, qeverish,organizata ndërkombëtare.

Në kuadër të pjesëmarrjes në Debatin e Përgjithshëm të Sesionit të 67-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në datat 21–28 dhjetor 2012, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe Zonja e Parë, Odeta Nishani u takuan me Presidentin amerikan, Barack Obama dhe Zonjën e Parë, Michelle Obama.

Page 19: Sistemi i Drejtësisë

PRESIDENCA SHQIPTARE

1 - 2013 19

Presidenti Nishaniu prit nga Sekretari

i Përgjithshëm i OKB-së,Ban Ki Moon

në Nju- Jork, SHBA28 shtator 2012

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u prit në një takim nga Sekretari i Përgjith-shëm i OKB-së, Ban Ki Moon. Sekretari i Përgjithshëm e përgëzoi Presidentin Nishani për zgjedhjen e tij në krye të shtetit dhe shprehu vlerësime për kon-tributin e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në mënyrë

të veçantë për angazhimin konkret të saj në procesin e reformës së OKB-së. Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki Moon vlerësoi zhvillimet në Shqipëri duke e cilësuar vendin modern dhe me për-parim të shpejtë duke e falenderuar Presidentin Nishani për rolin moderues që Shqipëria luan në rajon dhe e

inkurajoi të vazhdojë në këtë drejtim.Presidenti i Republikës e uroi Sekreta-rin e Përgjithshëm për mandatin e dytë në detyrë dhe vlerësoi lart mënyrën me të cilën Sekretari i Përgjithshëm drejton organizatën universale dhe rolin e veçantë që ai ka luajtur në disa nga çështjet më të rëndësishme

PRESIDENCA SHQIPTARE

Page 20: Sistemi i Drejtësisë

PRESIDENCA SHQIPTARE

20 1 - 2013

të agjendës ndërkombëtare, si lufta kundër varfërisë, mbështetja dhe pro-movimi i të drejtave të njeriut dhe bara-zia gjinore. Presidenti Nishani vlerësoi qëndrimin koherent të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi zhvillimet në rajon, paqen dhe sigurinë atje dhe në mënyrë të veçantë të gjitha aspektet që lidhen me Kosovën.

Presidenti Nishani mbajti një fjalim në mbrëmjen e 16-të vjetore të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) në Nju-Jork, SHBA21 shtator 2012

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Odeta Nishani, dhe pjesëtarë të delegacionit, në ditën e parë të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të pjesëmarrjes në Debatin e Përgjith-shëm të Sesionit të 67-të të Asamblesë

Page 21: Sistemi i Drejtësisë

PRESIDENCA SHQIPTARE

1 - 2013 21

së Përgjithshme të OKB-së, mori pjesë në mbrëmjen e 16-të vjetore të Këshi-llit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan. Në këtë mbrëmje gala merrte pjesë edhe delegacioni zyrtar nga Republika e Kosovës, i kryesuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Ahtifete Jahjaga e anëtarë të Qeverisë së Ko-sovës, Zëvendëskryeministrja e Maqe-donisë, zonja Teuta Arifi dhe anëtarë të kabinetit qeveritar të Maqedonisë.

Presidenti Nishani mbajti një fjalë për-shëndetëse ku vuri theksin në rolin e diasporës shqiptare të Amerikës dhe veçanërisht të NAAC-ut në promo-vimin e paqes dhe demokracisë në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit, në formësimin e imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe rolin e shtetit të Ko-sovës për paqen, sigurinë dhe stabilite-tin në rajon.

Presidenti Nishani u takua me Kryeministrin italian Monti, Presidentin e Sllovakisë, Gasparovič, Kryeministrin e Sllovenisë, Janša, Presidentin e Bullgarisë, Plevneliev dhe Zv/ndihmës/Sekretarin amerikan të Shtetit, Philip Reeker25 shtator 2012

Në kuadër të punimeve të Sesionit të 67-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi një takim me Krye-ministrin e Italisë, zotin Mario Monti. Të

dy bashkëbiseduesit vlerësuan ma-rrëdhëniet dypalëshe si të shkëlqyera dhe ndanë mendimin se ekzistojnë mundësi të pashfrytëzuara në thellimin e bashkëpunimit ekonomik.Presidenti i Republikës, pasi bëri një përshkrim të detajuar të arritjeve të Shqipërisë në zbatimin e reformave, veçanërisht të atyre që lidhen me 12 prioritetet e Komisionit Evropian i kërkoi Kryeministrit Monti që Italia të vazhdojë të luajë rolin e avokatit të integrimit të Shqipërisë për fitimin e statusit të vendit kandidat. Kryeministri Monti pasi shprehu konsideratën e tij

për rezultatet e reformave në Shqipëri theksoi se Italia do të vazhdojë të luajë rolin e saj në mbështetje të aspiratës evropiane të Shqipëri.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani pati një takim të veçantë edhe me Presidentin e Republikës së Sllovakisë, zotin Ivan Gasparoviç.Takimi u përqendrua në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, situatën në rajon dhe procesin e integrimit ev-ropian të Shqipërisë dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Kryetari i Shtetit kërkoi një zë më të fortë të Sllovakisë

Page 22: Sistemi i Drejtësisë

PRESIDENCA SHQIPTARE

22 1 - 2013

në mbështetje të Shqipërisë për të fituar statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian nga Shqipëria. Presidenti Nishani gjeti mirëkuptimin e plotë të homologut Gasparovič, ndaj kërkesës së tij që Sllovakia të përkrahë me zë më të for të marrjen e statusit të vendit kandidat nga ana e Shqipërisë.

Bashkëpunimi dypalësh, situata në rajon dhe integrimi evropian ishin gjithashtu në qendër të takimit të Presidentit të Republikës, Bujar Ni-shani me Kryeministrin e Republikës së Sllovenisë, zotin Janez Janša.Presidenti Nishani mori garancinë e Kryeministrit Janša, se Sllovenia do të përkrahë në mënyrë edhe më aktive kërkesën e Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Rosen Plevneliev gjatë takimit me Presidentin Nishani shprehu bindjen se Shqipëria do të fitojë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evro-pian dhe premtoi se Bullgaria dhe ai

personalisht do të vazhdojnë të mbë-shtesin me forcë integrimin e Shqipërisë në BE.Presidenti i Republikës shprehu mirë-njohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer që SHBA-të kanë dhënë për demokratizimin e vendit.

Kreu i Shtetit u fokusua tek reformat në sistemin e drejtësisë si një nga sfi-dat kryesore, me të cilat përballet sho-qëria dhe institucionet shqiptare, duke e informuar zyrtarin amerikan mbi platformën e tij për kthimin e besimit

të gjyqtarëve te sistemi i drejtësisë.

Sa i përket zhvillimeve në rajon, Presi-denti Nishani nënvizoi se Shqipëria i zhvillon marrëdhëniet e saj dypalëshe dhe shumëpalëshe mbi parimin e fqi-njësisë së mirë duke vënë në dukje se

nevijitet rikthimi në një kohë të shpejtë i dialogut mes palëve, çka do të krijonte një dinamikë të re për normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Ko-sovës dhe Serbisë.

Page 23: Sistemi i Drejtësisë

PRESIDENCA SHQIPTARE

1 - 2013 23

Gjatë qëndrimit në New York, Presi-denti i Republikës, Bujar Nishani i shoqëruar nga Zonja e Parë, Odeta Nishani morën pjesë në takimin vje-tor të Federatës Panshqiptare në Amerikë “Vatra”, ku ishte ftuar edhe delegacioni i Kosovës.

Në darkën e shtruar me këtë rast merrnin pjesë kryetari i Federatës Panshqiptare “Vatra” Gjon Buçaj, Zë-vendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferid Hoxha, e mjaft përfaqësues të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Në fjalën përshëndetëse, Presidenti Nishani shprehu mirënjohjen duke nën-vizuar se përfaqësuesit e federatës “Vatra” meritojnë respektin maksimal të mbarë kombit shqiptar për kon-tributin e rëndësishëm në historinë e kombit, për atdhedashurinë e lartë me të cilën mbrojtën liritë dhe të drejtat e shqiptarëve në trojet e tyre etnike, në pavarësinë e Kosovës dhe demokratiz-imin e Shqipërisë.Duke e konsideruar Federatën Pan-shqiptare “Vatra” si një avokate të in-teresave kombëtare në Amerikë, Presi-denti Nishani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme që Shtetet e Bashkuara, kanë dhënë për Shqipërinë dhe çështjen kombëtare duke siguruar se Shqipëria do të jetë përkrah tyre në sfidat me të cilat ballafaqohet sot për një botë më të mirë dhe demokratike.

Presidenti i Republikës mori pjesë në darkënme përfaqësuesit e Federatës Panshqiptare në Amerikë “Vatra”

25 shtator 2012

Page 24: Sistemi i Drejtësisë

PRESIDENCA SHQIPTARE

24 1 - 2013

RAJONI

Politika e jashtme e Republikës së Shqipërisë është e orientuar drejt angazhimit maksimal në forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe integrimit të rajonit. Shqipëria nuk ka probleme të hapura me asnjë nga vendet e ra-jonit. Interesave kombëtare të Shqipërisë u shërbehet më mirë në një mjedis rajonal paqësor, të stabilizuar, demokratik, ekonomi-

kisht të zhvilluar.

E ardhmja e përbashkët e rajonit është stabilizimi në kuadër të proceseve in-tegruese evropiane dhe euroatlantike. Kjo është e vetmja rrugë që të çon drejt zgjidhjes së problemet të trashëguara nga historia.Perspektiva e Bashkimit Evropian ka dhënë provë që është instrumentale për inkurajimin e frymës së bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Përparimi i vendeve ballkanike drejt anëtarësimit evropian konfirmon aftësinë dhe fuqinë transformuese të politikës së zgjerimit si dhe përku-shtimin e Bashkimit Evropian ndaj per-spektivës evropiane të rajonit.

…megjithë përparimin e përgjithshëm të rajonit, ende mbeten disa sfida për t’u përballuar: si fuqizimi i marrëdhënieve dypalëshe, zgjerimi i bashkëpunimit gjithpërfshirës rajonal dhe përforcimi i procesit integrues për në Bashkimin Ev-ropian dhe në NATO.

Për Shqipërinë, bashkëpunimi rajonal shkon përtej vetëm shprehjes së vull-netit politik të fqinjësisë së mirë. Pasi

ne besojmë se, nëse angazhohemi bashkërisht, ne mund të ndërtojmë një infrastrukturë moderne të përbashkët rajonale. Ne po heqim të gjitha barri-erat jo-fizike të lëvizjes së njerëzve, mallrave e kapitaleve, duke nxitur shkëmbimet midis vendeve tona. Në

të njëjtën kohë, duke njohur më mirë kulturën, historinë e zakonet e fqinjëve, ne mund të përmirësojmë imazhin e ra-jonit tonë, mund ta bëjmë atë një treg tërheqës dhe konkurrues, dhe mund të përafrojmë perspektivën e tij eurointe-gruese. Nën këtë frymë, luajmë një rol

Nga vizita e Presidentit Bujar Nishani në Këshillin e Evropës

Page 25: Sistemi i Drejtësisë

PRESIDENCA SHQIPTARE

1 - 2013 25

moderator për ruajtjen dhe forcimin e paqes e qëndrueshmërisë afatgjatë në Ballkan.Është e natyrshme për ne që të re-spektojmë Shtetin e së Drejtës si në nivel kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar: zbatimi i tij është në të vërtetë i pasqyruar në mënyrë të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet tona të drejta, paqësore dhe të mira me fqinjët tanë në rajon dhe më gjerë.Shqipëria ka ndërmarrë hapa kyçe përtej nivelit kombëtar për vendosjen e një dialogu dhe bashkëpunimi kon-truktiv me të gjitha vendet e rajonit dhe mbështet pa kushte nismat e Bashkimit Evropian e të bashkësisë ndërkom-bëtare për fuqizimin e Shtetit të së Drejtës në rajonin tonë. Ne vlerësojmë veçanërisht punën e bërë nga EULEX-i në Republikën e Kosovë, duke e kon-sideruar atë një kontribut shtesë e të çmuar ndaj paqes dhe sigurisë në ra-jon pas shpalljes së pavarësisë së Ko-sovës.

Me interes të veçantë është parë dhe është trajtuar vizita e Presidentit Nisha-ni, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Odeta Nishani, në Manastirin e Deçanit, e para vizitë e një Presidenti shqiptar në këtë in-stitucion kulti me një simbo-likë të rëndë-sishme historike. Gjatë kësaj vizite, Krye-tari i Shtetit shqiptar nënvizoi pas takimit me me drejtuesit fetarë të Manastirit:

“Ndamë idetë e përbashkëta që besimi

tek Zoti do të na shtojë akoma edhe më

shumë besimin tek njëri-tjetri. Do të na

shtojë akoma më shumë besimin tek

paqja. Do të na shtojë akoma më shumë

edhe dashurinë për njëri-tjetrin si dhe

kontributin për të ardhmen!“

“PRESIDENCA SHQIPTARE

Page 26: Sistemi i Drejtësisë

PRESIDENCA SHQIPTARE

26 1 - 2013

Vizita e SekretaresAmerikanetë ShtetitKreu i Shtetit e cilësoi vizitën e krye-diplomates amerikane si një ngjarje të madhe që përkon me një jubile historik për kombin shqiptar, siç është 100-vjetori i themelimit të shtetit shqiptar dhe shprehu mirënjohjen e thellë për rolin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur që nga krijimi i tij dhe në ditët e sotme.

Duke i cilësuar marrëdhëniet mes dy vendeve si të shkëlqy-era, Presidenti e falenderoi Sekretaren Clinton për lider-shipin e Saj dhe u shpreh se shqiptarët shohin te Shtetet e Bashkuara të Amerikës një aleat dhe partner të pazëvendë-sueshëm.Mbështetja për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe ndi-hma e pakursyer që administrata amerikane i ka dhënë dhe po i jep Shqipërisë dhe kombit shqiptar u konsiderua nga Presidenti Nishani si tregues i partneritetit të ngushtë mes dy vendeve dhe një inkurajim për të vazhduar kursin e nisur të reformave dhe procesin e integrimit evropian të vendit.Zonja Clinton çmoi ndjenjat e larta të miqësisë që populli shqiptar dhe ai amerikan kanë ndarë në momentet kyçe të historisë së tyre dhe e garantoi Presidentin Nishani se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë, janë dhe do të mbeten partneri dhe aleati më i mirë për Shqipërinë dhe kombin shqiptar.

Sekretarja Clinton vlerësoi progresin e arritur në Shqipëri duke kërkuar që klasa politike shqiptare të vijojë bashkë-punimin dhe dialogun për përmbushjen e reformave për

integrimin e vendit dhe anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian. Në këtë kuadër, Sekretarja Amerikane e Shtetit kërkoi nga Presidenti i Republikës që të shfrytëzojë auto-ritetin e Tij kushtetues për të mbështetur përshpejtimin e procesit të reformave.

Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se Shqipëria ka qenë dhe vazhdon të mbetet një faktor shumë i rëndë-sishëm për paqen dhe stabilitetin e rajonit dhe se ajo do të vazhdojë të ndjekë politikën e fqinjësisë së mirë, bashkë-punimit dhe dialogut me qëllim, integrimin e përbashkët të vendeve të rajonit në familjen evropiane.Prioritetet e Shqipërisë në politikën e jashtme, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i rikonfirmoi edhe në fjalën e tij në Konferencën e Nivelit të Lartë “Diversiteti në Evropë, një Fuqi për të Ardhmen”, mbajtur në Tiranë më 9 nëntor 2012. Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i Shtetit rithek-soi: “Një tjetër përparësi e Shqipërisë, si në planin kombëtar ashtu dhe në atë ndërkombëtar është bashkëpunimi rajonal i vendeve të Ballkanit, i cili është më se i nevojshëm për zhvi-llimin shumëdimensional të tij, në funksion të përshpejtimit

Page 27: Sistemi i Drejtësisë

PRESIDENCA SHQIPTARE

1 - 2013 27

të proceseve integruese evropiane. Shqipëria ka luajtur, po luan dhe do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin e rajonit, nëpërmjet zbatimit të një politike të jashtme pragmatike dhe të balancuar. Ajo do të va-zhdojë t`i mbrojë interesat e saj, duke u bazuar në politikën e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit rajonal dhe dialogut si mjet për zgjidhjen e problemeve dhe forcimin e mirëkuptimit. Toleranca dhe harmonia fetare, si model i bashkëjetesës në diversitet, janë një shembull unikal për t’u promovuar. Pra, ne kemi realisht çfarë të ofrojmë.”

Një qëndrim konseguent dhe të qartë, Kryetari i Shtetit shqiptar ka mbajtur dhe në përgjigje ndaj pyetjeve të ngritura publikisht lidhur me rritjen e frymës nacionaliste në deklaratat e përfaqësuesve të disa forcave politike në vend. Në përgjigje të interesimit të mediave, datë 29 nëntor 2012, pas vizitës në Varrezat e Dëshmorëve, Presidenti Ni-shani theksoi se “Momente të tilla të festimit të 100-vjetorit të Pavarësisë apo të përvjetorëve të ndryshëm që lidhen me pavarësinë janë pjesë të rëndësishme të vlerësimit e të kujtesës së historisë sonë. Ajo që është e rëndësishme ka

të bëjë me faktin që në tërë historinë e saj, edhe në çaste shumë të vështira, Shqipëria dhe shqiptarët kurrë nuk kanë pasur qëllime për të rrëmbyer territore ndaj fqinjëve. Kurrë nuk kanë pasur tentativë për të goditur fqinjët. Përkundrazi sot më shumë se kurrë, Shqipëria dhe shqiptarët, megjithëse kanë qenë të penalizuar nga koha dhe historia sa u takon trojeve të tyre, kanë promovuar parimet më të larta të ba-shkëjetesës, të fqinjësisë së mirë. Nuk ka asnjë lloj pretendi-mi territorial nga Shqipëria dhe shqiptarët për vendet fqinje, por natyrisht në raste të referimit të historisë dhe në mo-mente të tilla kur kujtohet historia, dhe më shumë se kurrë në ditët e Pavarësisë dhe të 100-vjetorit mund t’u refero-hemi ngjarjeve historike dhe unë besoj që, nuk përbën asnjë cënim të interesave territoriale apo kombëtare të kërrkujt tjetër. Ne gjithmonë do të kujtojmë e do të vlerësojmë hi-storinë tonë me vuajtjet, sakrificat, shqetësimet, problemet dhe vështirësitë që kemi pasur, por gjithmonë Shqipëria dhe shqiptarët, të gjitha institucionet e tyre kanë deklaruar se shikimi ynë është nga e ardhmja dhe Shqipëria është më e interesuar se kushdo tjetër që këtë të ardhme ta ndërtojë se bashku me fqinjët e saj.”

Page 28: Sistemi i Drejtësisë

PRESIDENCA SHQIPTARE

28 1 - 2013

Në intervistën për emisionin“Top Story” të gazetarit Sokol Balla

në Televizionin “Top Channel” më 29 nëntor 2012 Kreu i Shtetit vuri në dukje vlerën e pamohueshme të atdhedashurisë së shqiptarëve që e

ka karakterizuar kombin tonë përgjatë historisë së tij shumëshekullore:

“Për hir të së vërtetës, shqiptarët kurrë nuk kanë pasur doza naciona-lizmi në historinë e tyre, kurrë nuk kanë treguar nivele nacionalizmi, që do të thotë, kurrë nuk e kanë parë të ardh-men e tyre në kurriz të të tjerëve, kurrë nuk e kanë ndërtuar lumturinë e tyre, duke i goditur të tjerët, flamuri shqiptar kurrë nuk ka qenë flamur që i ka prirë pushtimeve të asnjë vendi. Por, për sa i përket patriotizmit, ai është një vlerë, është një vlerë për çdo komb, është një vlerë për çdo vend. Ndërsa, për sa i takon çështjes se çfarë mund të kon-

Ky qëndrimi Kryetarit të Shtetit u

rikonfirmua dhe në invervistën dhënë prej tij në po atë datë

për emisonin “Top-Story”, si dhe më pas, në datë 7 dhjetor

2012 për radiot “Kosova” dhe “Blue Sky” të Radio Televizionit të Kosovës, gazetën “Illyria” të komunitetit shqiptaro-amerikan

në SHBA, si dhe në ditët në vijim, në 26 dhjetor 2012 në

intervistën dhënë për në emi-sionin “Fakt”, në UTV.

ceptojmë ne si nacionalizëm, apo, le të themi shprehje të ekstremizmave, duke menduar që të godasim dikë tjetër, të pushtojmë dikë tjetër, apo t’i rrëmbejmë territoret dikujt tjetër, kjo nuk ka qenë kurrë as në mendësinë, as në traditën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.” “Asnjëherë shqiptarët nuk kanë pa-sur dhe nuk kanë pretendime territo-riale ndaj asnjë fqinji. Shqipëria dhe shqiptarët sot janë një faktor shumë i rëndësishëm i stabilitetit, i paqes dhe i sigurisë në rajonin e Ballkanit. Shqi-përia dhe shqiptarët më hapur dhe më fort se çdokush tjetër e thonë, e kanë thënë dhe veprojnë publikisht për bashkëjetesën dhe fqinjësinë e mirë, për harmoninë midis kombeve dhe midis vendeve.” – shtoi Presidenti Nishani.

PRESIDENCA SHQIPTARE

Page 29: Sistemi i Drejtësisë

PRESIDENCA SHQIPTARE

1 - 2013 29

Duke folur për të ardhmen e rajonit dhe në veçanti për faktorin shqiptar, Presidenti Nishani theksoi: “Shqipëria, Kosova, por edhe shqiptarët në Maqe-doni, apo në Mal të Zi, brenda shteteve të tyre, në kuadrin e shteteve ku ata jetojnë, janë të fokusuar, janë futur në një rrugë të përbashkët, në atë që është integrimi në familjen evropiane. Por, është e qartë që, ne shqiptarët, në Shqipëri dhe në Kosovë, ku drejtojmë shtetet, edhe në vende të tjera, duhet ta përgatisim veten që, në momentin e anëtarësimit në këtë familje kaq të madhe dhe kaq të suksesshme, duhet të futemi si kontributorë.” “Ka një re-alitet, realitet, i cili më së shumti është realitet i Ballkanit, i rajonit ku ne jemi. Një realitet i pamohueshëm që, faktori shqiptar është një faktor kryesor, një faktor, që po forcohet gjithnjë e më shumë në Ballkan. Por, ky është një shans pozitiv për tërë Ballkanin, sepse, kur një faktor i tillë i rëndësishëm është i orientuar tërësisht tek kontributi për stabilitetin, tek mënyra e bashkë-

jetesës, tek vlerat e fqinjësisë së mirë, tek koordinimi dhe bashkëpunimi për të ecur në rrugën e bashkëpunimit ekonomik, të gjitha vendet, të gjitha hapësirat e këtij rajoni, në mënyrë të tillë që zhvillimet, kontaktet reciproke të ndikojnë në mënyrë pozitive tek të gjithë qytetarët, tek të gjithë njerëzit.”Në këtë kuadër, veçojmë pjesë të de-klaratës së Presidentit të Republikës, Bujar Nishani bërë në në Konferencën për shtyp pas Takimit IV Rajonal të Presidentëve në Mal të Zi, në datë 5 dhjetor 2012, me praninë e Presiden-tit të Malit të Zi, Filip Vujanoviç, Presi-dentes së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, me të cilët Presidenti Nishani zhvilloi dhe takime të veçanta pune.

“Shqipëria i kushton rëndësi të veçantë rritjes dhe forcimit të marrëdhënieve të gjithanshme të bashkëpunimit me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor e sidomos me vendet fqinje të saj si: Ko-sova, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Ne mbetemi të angazhuar për intensi-fikimin në vazhdimësi të dialogut politik midis vendeve tona, nëpërmjet vijue-shmërisë së praktikës së takimeve dhe vizitave të nivelit të lartë.

Theksojmë domosdoshmërinë e inten-sifikimit të bashkëpunimit ekonomik e tregtar ndërmjet katër vendeve tona, ku përparësi përbëjnë ndërtimi i një in-frastrukture moderne, realizimi i projek-teve të përbashkëta, krijimi i një sistemi energjetik rajonal, fuqizimi i sistemit të komunikacionit dhe telekomunikacionit, lehtësimi i qarkullimit të mallrave dhe njerëzve, rritja e shkëmbimeve treg-tare, intensifikimi i bashkëpunimit në fushën e kulturës, arsimit e shkencës, infrastrukturës, etj.

Faktori shqiptar dhe minoritetet për-katëse të secilit nga të katër vendet tona i konsiderojmë ura të miqësisë. Respektimi i plotë i të drejtave të tyre, arrihet nga demokratizimi dhe garanton paqen dhe stabilitetin ne rajonin tonë.

Përkushtimi i vendeve tona ndaj vler-ave të përbashkëta euroatlantike dhe evropiane përbën platformën e sigurt për zgjerimin dhe konsolidimin e mëte-jshëm të marrëdhënieve midis vendeve tona. Ne besojmë se integrimi i plotë euroatlantik është në dobi të paqes dhe stabilitetit rajonal dhe Bashkimit Evropian.

Vlerësojmë se është e domosdoshme mbështetja e Kosovës në nismat dhe projektet rajonale dhe më gjerë; si kontribut për paqen dhe stabilitetin në Kosovë, rajon dhe më gjerë.”

Page 30: Sistemi i Drejtësisë

PRESIDENCA SHQIPTARE

30 1 - 2013

Vlen të nënvizojmë se, në intervistën e datës 7 dhjetor 2012 për radiot “Kosova” dhe “Blue Sky” të Radio Televizionit të Kosovës, po ashtu dhe gazetën “Illyria” të komunitetit shqiptaro-amerikan në SHBA, si dhe intervistën e datës 26 dhjetor 2012 për në emisionin “Fakt”, në UTV, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani shpre-hu qëndrimin e tij dhe për tri tema të tjera në diskutim: për çështjen kombëtare, për çështjen e dhënies së nënshtetësisë shqiptarëve kudo ndodhen, si dhe për rezolutën çame në Kuvendin e Shqipërisë. Ndër të tjera, Presidenti Nishani vuri në dukje:

“Bashkimi kombëtar është sot ndërgjegja e konsolid-uar e kombit shqiptar dhe është perspektiva e qartë e shqiptarëve. Padyshim, rruga më e mirë, rruga më e shëndetshme, më e sigurtë e këtij objektivi madhor të shqiptarëve është Bashkimi Europian. Them se është Bashkimi Europian, për faktin se shqiptarët kudo që janë: së pari; janë një komb evropian; së dyti; marrëdhëniet e të gjitha dimensioneve të shqiptarëve janë brenda kësaj familjeje; të lëvizjes së lirë të njerëzve, të lëvizjes së lirë të mallrave, të pjekurisë, të mentalitetit të shoqërisë, të kul-turës, të zhvillimit tonë ekonomik. Dhe, për këtë të gjithë shqiptarët kudo që janë punojnë çdo ditë për t’i arritur këto në standarde konkrete që adresohen në të gjitha fushat. Këto standarde u referohen tërësisht standardeve europiane. Pra, të gjithë jemi të përfshirë në këtë proces për t’u adaptuar dhe për të arritur në këto standarde, shkojmë pikërisht drejt mentalitetit të konsoliduar europian, shkojmë drejt integrimit kulturor euro-pian duke ruajtur diversitetin dhe veçoritë tona që kemi në kulturën tonë, në traditën tonë, në za-konet tona, në doket tona, në gjuhën tone. Duke qenë që jemi përkushtuar në këtë proces, po punojmë çdo ditë për t’iu përshtatur këtij procesi dhe këtyre standardeve, objektivi është për të

mbërritur, për t’u bërë pjesë edhe reale dhe ad-ministrative e kësaj familjeje europiane. Kështu që nuk mund të ecim në një mënyrë të sforcuar në një projekt tjetër paralel jashtë pro-jektit europian, përsa kohë jemi të vendosur në këtë projekt.

Prandaj, unë besoj në atë që është objek-tivi historik tashmë i 100 viteve të ardh-shëm, i bashkimit kombëtar në kontekstin evropian.

Çështja kombëtare është çështje prioritare për shqiptarët, është një çështje, e cila kërkon an-gazhime shumë serioze, kërkon kontribute reale. Çështja kombëtare është e lidhur pazgjidhshmër-isht me prosperitetin, me përparimin ekonomik, me përparimin e demokracisë për shqiptarët në Shqipëri, në Kosovë, apo kudo që ata jetojnë. Çështja e nënshtetësisë: Presidenti i Republikës do të mbështesë çdo kërkesë të vullnetshme që do të vijë për marrjen e nënshtetësisë së Repub-likës së Shqipërisë nga të gjithë shqiptarët, në momentin që hapësira ligjore krijohet. Pa dyshim, kjo është një e drejtë universale dhe nuk ka asnjë lloj ndikimi, apo ndryshimi të territoreve, apo të kufijve, nuk ka një ndikim të tillë.

Për sa i takon çështjes së rezolutës çame, është absolutisht e drejta më fondamentale e këtij ko-muniteti për të kërkuar sensibilitetin e çështjes së tyre. Unë jam i bindur që, çështja e pronave të komunitetit çam është një çështje që meriton një zgjidhje të padiskutueshme, është një çështje që do të kthejë një të drejtë themelore të individit tek ta. Përmbajtja e rezolutës është një çështje që ne ende presim të trajtohet në Kuvendin e Shqipërisë dhe produkti përfundimtar i saj, padyshim, që do të jetë pjesë e analizës dhe e gjykimit publik.”

Page 31: Sistemi i Drejtësisë

PRESIDENCA SHQIPTARE

1 - 2013 31

Në raport me Kosovën, në datë 5 dhjetor 2012, Presi-denti i Republikës, Bujar Ni-shani u takua me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, në kuadër të Samitit rajonal të katër Presidentëve, që u mbajt në Budva, në Malin e Zi.

Presidenti Nishani dhe Presidentja Jahjaga shkëmbyen mendime në lidhje me zhvillimet demokratike në vendet e tyre dhe ndanë mendimin se zhvillimi i demokracisë dhe konsolidimi i institu-cioneve të shtetit ligjor janë vlera që i shërbejnë procesit të integrimit euroat-lantik të Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.Të dy krerët e shteteve shprehën vullnetin e palëkundur për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona për përshpejtimin e procesit të njohjeve të Kosovës dhe përfshirjen e saj në nismat dhe projektet rajonale dhe integrimin e saj euroatlantik.Presidentët Nishani dhe Jahjaga u shprehën se bisedimet Prishtinë-Beo-grad dhe zbatimi i marrëveshjeve të

nënshkruara mes tyre janë e vetmja rrugë për normalizimin e marrëdhënie-ve Kosovë - Serbi, dhe që do t’i shër-bente paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe të ardhmes së përbashkët në Bashkimin Evropian dhe NATO Gjith-ashtu dy Presidentët e konsideruan zbatimin e projekteve rajonale si mëny-rën më të mirë për shfrytëzimin e bu-rimeve dhe mundësive të shumta në Ballkanin Perëndimor dhe e cilësuan këtë si mesazhin e duhur që u dërgo-het parnerëve tanë dhe që ndihmon në formimin e imazhit të vërtetë të rajonit tonë.

Dy ditë më pas, në datë 7 dhjetor 2012, gazetari i radios “Kosova” dhe “Blue Sky” të Radio Televizionit të Ko-sovës dhe gazetës “Illyria” të komu-nitetit shqiptaro-amerikan në SHBA iu drejtua Presidentit Nishani me pyetjen: “Zoti President, Kosova është e pa-varur, mirëpo po hyn në një spirale tjetër bisedimesh me Serbinë për të zgjidhur disa çështje praktike. A nuk Ju duket zoti President Nishani, që si-kurse serbët apo grupet e tjera etnike në Kosovë kanë të drejta, këto nuk janë në barazpeshim me të drejtat që duhet të gëzojnë shqiptarët në shtetin

PRESIDENCA SHQIPTARE

1 - 2013 1 - 2013 31

Page 32: Sistemi i Drejtësisë

PRESIDENCA SHQIPTARE

32 1 - 2013

maqedonas, pavarësisht përparimeve të mëdha; me shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe me shqiptarët në Malin e Zi? Kujtoj që, së paku komuna e Tuzit është përfshirë përsëri në rajonin e Podgoricës duke i hequr disa mundësi, po i themi “vetëqeverisëse”?

Në përgjigje të saj, Presidenti Nishani u shpreh:“Së pari, angazhimet e Shqipërisë dhe të shqiptarëve për të respektuar në standardet më të larta të drejtat e minoriteteve është një vlerë ndaj së cilës ne mbetemi krenarë dhe mbe-temi të angazhuar. Sepse, përmes kë-tyre standardeve që kombi shqiptar dhe shqiptarët sillen, tregojnë edhe njëherë në mënyrë të konsoliduar se mentaliteti evropian është pjesë natyrale e genit të kombit shqiptar.

Përsa i takon çështjes se si trajtohen shqiptarët në vendet të tjera ku ata je-tojnë në tokën e tyre, mund të them që në rastin e Maqedonisë shqiptarët kanë qenë dhe mbeten faktor stabiliteti, dhe ne i përkrahim vazhdimisht dhe shumë fort ata, në kontributin që japin në sta-bilitetin dhe sigurinë dhe zhvillimin e këtij vendi. Por, aty mbetet një domo-sdoshmëri thellësisht e rëndësishme për Maqedoninë si shtet, zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, respektimi i qytetarëve shqiptarë pa dallime përsa i takon standardit nga qytetarët e tjerë të Maqedonisë. Unë besoj që kontributi i shqiptarëve dhe koha ka qenë aleati më i mirë i tyre; ka treguar se kurrë nuk e kanë ndërtuar lumturinë e tyre mbi palumturinë e të tjerëve. Ndaj,

unë besoj se është në të mirën e çdo komuniteti që jeton në Maqedoni, që përmes zbatimit të plotë, pra kuadrit legjislativ, të Marrëveshjes së Ohrit, do të bëjë të mundur krijimin e një klime më të konsoliduar të harmonisë midis shqiptarëve dhe maqedonasve.Përsa i takon rastit të Malit të Zi, unë besoj dhe shpresoj përsëri në një angazhim që kanë marrë autoritetet malazeze për të ofruar të gjithë ato standarde që meritojnë të kenë shqip-tarët që edhe atje janë një faktor dhe ne i nxisim të vazhdojnë të mbeten një faktor i bashkëpunimit, i stabilitetit dhe i zhvillimit të këtij vendi mik dhe fqinj të Shqipërisë. Rasti i shqiptarëve në Luginën e Preshevës është rasti më i papranueshëm për ne, për nga mënyra se si ata trajtohen, dhunës që ushtrohet herë pas here ndaj tyre, të drejtës së tyre për arsim dhe natyrisht respektimit të të drejtave që njihen sot nga Konventat ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara dhe të Këshil-lit të Europës. Në këtë rast, Shqipëria do të mbetet gjithnjë një zë i fortë për

të kërkuar respektimin e plotë të të drejtave të tyre dhe i nxisim ata të ru-ajnë kulturën e tyre, të ruajnë traditën e tyre, gjuhën e tyre si një kontribut i rëndësishëm edhe për vendin ku ata jetojnë.”

Në datën 10 dhjetor 2012, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti udhëhe-qësin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, i cili vizitoi Tiranën, pas vendimit të Gjykatës së Hagës dhe lirimit nga akuzat.

Presidenti Nishani vlerësoi maksi-malisht kontributin e zotit Haradinaj si luftëtar, në drejtimin e njësive të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës për çlirimin e saj; rolin e tij si politikan në ndërtimin e institucioneve demokratike të shtetit të Kosovës si dhe vendosmërinë dhe ndershmërinë në përballjen dinjitoze me drejtësinë ndërkombëtare, e cila dha një ndi-hmesë të çmuar në imazhin e vërtetë

Page 33: Sistemi i Drejtësisë

PRESIDENCA SHQIPTARE

1 - 2013 33

të luftës çlirimtare të popullit të Ko-sovës të mbështetur nga partnerët ndërkombëtarë, pasi ishte një luftë e drejtë për liri.Presidenti Nishani dhe zoti Haradinaj ndanë të njëjtin mendim për rritjen e mundësive, krijimin e hapësirave të përbashkëta për të forcuar bash-këpunimin me synim zhvillimin ekono-mik dhe fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon.Presidenti Nishani dhe ish-Kryeministri i Kosovës, Haradinaj pasi shkëmbyen mendime në lidhje me situatën në ven-det tona dhe në rajon u shprehën në një mendje se duhen harmonizuar dhe sinkronizuar përpjekjet për arritjen e objektivave të përbashkëta, për inte-grimin euroatlantik të Shqipërisë dhe Kosovës.

Më parë, në datë 29 nëntor 2012,Kryetari i Shtetit kishte përshëndetur vendimin e Gjykatës së Hagës për lirimin nga akuzat të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve të tij si një fitore e rëndësishme e drejtësisë dhe shprehje e shkëlqyer e paanësisë së kësaj Gjykate.“Ky vendim ka një dimension human për familjarët dhe të afërmit, është i një dimensioni kombëtar për shqip-tarët që mbështetën me përpjekje të pandërprera çlirimin e Kosovës, për të rënët që bënë sakrificën sublime, për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për rolin dhe imazhin e saj në betejat për të mbrojtur qenien shq-iptare nga një makineri shfarosëse dhe për të fituar lirinë. Përpjekjet e pandër-prera për të krijuar konfuzion në lidhje

me autorësinë e krimit dhe të viktimës për qëllime politike duhet të ketë marrë një mësim.Ne popujt e rajonit duhet të shikojmë nga e ardhmja jonë e përbashkët duke lënë pas të shkuarën, por pa e harruar atë. Harresa dhe, aq më keq shtre-mbërimi i të shkuarës mund ta cënojnë të ardhmen tonë, sepse nuk na garan-tojnë se tragjeditë e së shkuarës nuk do të përsëriten. Drejtësia e paanshme është garancia më e mirë për të ndër-tuar themelet e forta të ardhmërisë sonë.”, - theksoi Presidenti Nishani.

Më datë 16 janar 2013 Presidenti i Republikës dha pritjen tradicionale me rastin e Vitit të Ri për Trupin Diploma-tik dhe përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare të akredituar në vendin tonë.

Në fjalën përshëndetëse të Kreut të Shtetit u vunë në pah zhvillimet dhe arri-tjet e Shqipërisë në arenën ndërkom-bëtare si dhe në marrëdhëniet e gjithan-

shme dypalëshe dhe shumëpalëshe të para edhe në optikën e përmbylljes së shekullit të parë të ekzistencës si shtet i pavarur.“100-vjetori i Pavarësisë së shtetit tonë u kremtua me hijeshinë dhe dinjitetin që meritonte plotësisht në të katër anët e vendit dhe për këtë ndihemi krenarë që të gjithë si ne: të zotët e shtëpisë, ashtu edhe ju: miqtë, par tnerët dhe aleatët tanë. Rrugëtimi i gjatë e i mundimshëm deri në vitin 2013, jo vetëm historik, por edhe nëpërmjet tranformimit të saj rrënjësor si shoqëri me mendësi dhe sjellje evropiane, e gjen Shqipërinë më të suksesshme se kurrë ndonjëherë. Mjafton të risjellim në mendje se jo më larg se dy dekada e ca më parë shqiptarët jetonin të shtypur e të izoluar nën diktaturën më të egër e të pashpir t të Evropës Lindore. Ndërsa vuajtja e gjysmës tjetër të kombit në Kosovë nën thundrën e regjimit të Millosheviçit ishte e paim-agjinueshme.

Page 34: Sistemi i Drejtësisë

PRESIDENCA SHQIPTARE

34 1 - 2013

Sot shqiptarët kanë të drejtë të krenohen me dy shtete të pavarura në Ballkan – dy shtete të lira, sovrane e demokratike dhe të orientuara qartazi drejt Perëndimit, drejt integrimit në Bashkimin Evropian.” – u shpreh Presi-denti Nishani.

Duke folur për marrëdhëniet në rajon dhe rolin e faktorit shqiptar, Presidenti Nishani theksoi: “Politika e jashtme e Shqipërisë dhe e institucioneve të saj e konsideron si përparësi ruajtjen dhe konsolidimin e marrëdhënieve të fqi-njësisë së mirë me të gjitha vendet e rajonit. Fqinjët nuk mund t’i zgjedhësh, por me ta mund të bashkëjetohet në harmoni e bashkëpunim, nëse vërtet besohet tek vlerat evropiane e të demokracisë. Shqipëria gjithnjë ka nxitur dhe ushqyer fqinjësinë e mirë, ndërsa faktori shqiptar në rajonin e Ballkanit është certifikuar tashmë si një kontribues real i paqes dhe qëndrueshmërisë. Sot në Ballkanin Perëndimor, pas periudhave të vështira të diktaturës, shovinizmit, të luftës dhe spastrimit etnik, ne jemi duke bashkë-jetuar nën frymën e fqinjë-sisë së mirë. Në qiejt tanë të kthjellët tashmë nuk ka vend për skifterë dhe korba lufte. Është fakt që e ardhmja e përbashkët e rajonit në Bashkimin Evropian para-shtron sfida të vërteta, të cilat ne mund t’i përballim dhe t’i zgjidhim vetëm së bashku duke promovuar politika të ba-zuara në besimin se paqja, demokracia dhe zhvillimi janë ngushtësisht të ndër-lidhura mes tyre.”Presidenti Nishani u ndal në fjalën e tij në mënyrë të veçantë tek shteti më i ri ballkanik, Kosova dhe marrëdhëniet me të, duke vënë në dukje se: “Ne

vlerësojmë procesin e konsolidimit të shtetit të pavarur të Kosovës. Marrë-dhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë të një karakteri strategjik dhe synojmë shndërrimin e tyre në marrë-dhënie model në rajon, në përputhje me dëshirat dhe aspiratat e dy vendeve tona për t’u integruar në institucionet evropiane dhe euroatlantike. Shqipëria mbështet plotësisht tërësinë territoriale të Kosovës në kufijtë e saj aktualë të njohur ndërkombëtarisht, duke nënvizuar faktin se tashmë Ko-sova e pavarur prodhon vetëm paqe dhe qëndrueshmëri në Ballkan. Ne përshëndesim dhe vlerësojmë nisjen e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë për çështje teknike e praktike, si dy shtete të pavarura dhe sovrane. Shqipëria ka mbështetur dhe mbështet afirmimin ndërkombëtar të Kosovës, duke lobuar për njohjen e mëtejshme ndërkombëtare dhe duke e bërë atë të pranishme në agjendën politiko-diplomatike, në nivel dypalësh e shumëpalësh, si dhe do të mbështesim në vazhdimësi përfshirjen e Kosovës në të gjitha nismat e forumet rajonale e më gjerë.”Një aspekt të rëndësishëm në fjalimin

e tij vjetor në prani të Ambasadorëve të vendeve mike, partnere dhe aleate, më 16 janar 2013 Presidenti Nishani ia kushtoi përmbushjes së aspiratave integruese evropiane të shqiptarëve duke u shprehur se: “Shqipëria e konsideron procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, si një proces të bazuar tërësisht në rezultate dhe merita, i cili nëpërmjet realizimit të plotë të reformave është në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë. Klasa politike shqiptare duhet të dëshmojë se perspektiva evropiane për ne është një mjet bashkimi dhe tejet i rëndësishëm për të konfirmuar përgjegjshmërinë dhe për të siguruar marrjen përsipër të përgjegjësive. Për këtë, si President i Republikës, kërkoj dhe do të mirëpres angazhimin e plotë të të gjithë aktorëve dhe fak-torëve politikë për të arritur rezul-tate konkrete bashkëpunimi, që nga përmbushja e kërkesave të Komisionit Evropian për votimin e tre akteve në Parlament si dhe realizimin sipas standardeve evropiane të zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të pakonte-stueshme të 23 qershorit 2013”

Page 35: Sistemi i Drejtësisë

PRESIDENCA SHQIPTARE

1 - 2013 35

Integrimi Evropiani Shqipërisë

Integrimi Evropian i Shqipërisë është një ndër temat më të artikuluara nga Presidenti i Repubikës nga këndvështrimi i kryerjes së reformave të brendshme dhe marrjes së angazhimeve me partnerët tanë evro-pianë. Dy vizita shumë të rëndësishme në agjendën e Presidentit të Republikës kanë shenjuar angazhimin e tij në këtë drejtim: në Bruksel, më 17-18 shtator 2012, dhe në Strasburg, më 4 tetor 2012. Në Bruksel, pas takimeve me drejtuesit më të lartë të Komisionit Evropian dhe Par-lamentit Evropian, Presidenti Nishani shprehu: “Mirënjohjen për kontri-butin e institucioneve të BE-së në mbështetje të integrimit evropian të Shqipërisë. Ekzistojnë të gjitha mundësitë dhe vullneti politik, institu-cional dhe qytetar që Shqipëria të përmbushë rekomandimet e mbetura për të fituar statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian.

4

Page 36: Sistemi i Drejtësisë

PRESIDENCA SHQIPTARE

36 1 - 2013

Mirënjohjen për kontributin e institucio-

neve të BE-së në mbështetje të integrimit

evropian të Shqipërisë. E ekzistojnë të

gjitha mundësitë dhe vullneti politik, in-

stitucional dhe qytetar që Shqipëria të

përmbushë rekomandimet e mbetura

për të fituar statusin e vendit kandidat

në Bashkimin Evropian.

Përparimin e shënuar deri më tani në

zbatim të marrëveshjes politike të nën-

torit si dhe të 12 përparësive për: Ar-

ritjen e dialogut politik në Parlament;

aprovimin me konsensus të reformës

zgjedhore, e cila përfshiu disa ndry-

shime të rëndësishme në përputhje

me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it;

zgjedhjen e Avokatit të Popullit me kon-

sensus; punën e komisionit të posaçëm

për rishqyrtimin dhe përmirësimin e

rregullores së Parlamentit në përputhje

me rregulloren e Parlamentit Evropian;

miratimin e ligjeve që presin të votohen

nga një shumicë e cilësuar; rezultate

konkrete në luftën kundër korrupsionit,

sidomos nëpërmjet bashkëpunimit të

mirë ndërkombëtar dhe zbatimit të

ligjit “anti-mafja” që përfshin edhe kon-

fiskimin e pasurive të vëna në mënyrë

kriminale, rishikimi i kuadrit ligjor për

kufizimin e imunitetit të zyrtarëve të

lartë dhe gjykatësve, për reformën në

sistemin gjyqësor që synon konsolidimin

e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër

korrupsionit e krimit të organizuar.

Në fjalimin e tij, Presidenti Nishani jo

vetëm vuri në pah përkushtim si Kreu i

Shtetit shqiptar në drejtim të përfundimt

të suksesshëm të procesit integrues, por

edhe vazhdoi apelin ndaj palëve politike

të përfshira për të rritur përkushtimin

si dhe bashkëpunimin. Përkushtimi si

President i Shqipërisë për të bërë më të

mirën në mënyrë që të kontribuoj drejt

konsolidimit të frymës së bashkëpunimit

që të gjitha palët të vazhdojnë të jenë të

përfshira e të përkushtuar në këtë proces

deri në suksesin e tij.

Ndërsa, në Strasburg, Presidenti i Re-

publikës, 4 tetor 2012, iu përgjigj

interesimit të europarlamentarëve për

Shqipërinë dhe drejtpërdrejt pyetjeve

që lidhen me integrimin e vendit tonë në

Bashkimin Evropian. Gjatë kësaj seance

Presidenti Nishani vuri në dukje rikthimin

e normalitetit politik në Shqipëri, bashkë-

punimin pozitë-opozitë si dhe nënvizoi

bindjen se konsensusi do të vazhdojë

në Parlament më miratimin e ligjeve që

Takimi i Presidentit Bujar Nishanime Presidentin e Këshillit të Evropës Van Rompuy.

Page 37: Sistemi i Drejtësisë

PRESIDENCA SHQIPTARE

1 - 2013 37

kërkojnë një shumicë të cilësuar dhe që

përbëjnë edhe rekomandimet apo për-

parësitë që duhen përmbushur për të

merituar integrimin evropian.

Në ditën e marrjes në dorëzim më 10 tetor 2012 të Raportit të Përparimit të

Komisionit Evropian për Shqipërinë nga

ana e Ambasadorit Etore Sequi (i cili vuri

në dukje se “roli i Presidentit të Repub-

likës në mbështetje të konsensusit politik

është venmdimtar“), Presidenti Nishani,

“pasi vlerësoi se rekomandimet e mbetu-

ra janë plotësisht të arritshme“ theksoi:

“se klasa politike shqiptare dhe të gjithë

aktorët e për-fshirë do të vazhdojnë kon-

tributin e tyre të përkushtuar në përm-

bushjen e këtyre rekomandimeve duke

ndarë së bashku përgjegjësitë dhe frutet

e suksesit.“

Takimi i Presidentit Bujar Nishanime Presidentin e Komisionit Evropian José Manuel Barroso.

Takimi i Presidentit Nishani meAmbasadorin e Bashkimit Evropian Ettore Sequi

Page 38: Sistemi i Drejtësisë

PRESIDENCA SHQIPTARE

38 1 - 2013

Presidenti Napolitano priti në Romë Presidentin Nishani

28 dhjetor 2012Presidenti i Republikës,Bujar Nishani, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Odeta Nishani dhe anëtarë të Kabinetit udhëtoi drejt Romës ku u prit në Pallatinpresidencial “Quirinale” nga Presidenti i Republikës së Italisë, Giorgio Napolitano.

Gjatë këtij takimi Presidenti Nishani e

falenderoi Presidentin Napolitano për

kontributin që ai ka dhënë personalisht

dhe të shtetit italian në momentet më

kyçe të historisë moderne shqiptare, në

demokratizimin e Shqipërisë dhe shpre-

hu bindjen se marrëdhëniet e gjithan-

shme historike, politike, ekonomike dhe

kulturore midis dy vendeve do të thello-

hen edhe më tej. Presidenti i Republikës

vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme

që Italia ka treguar ndaj agjendës evro-

piane të Shqipërisë, duke nënvizuar se

Shqipëria dhe shqiptarët janë të qartë se

objektivi i tyre për t’u integruar në Bash-

kimin Evropian është që të hyjnë në BE si

kontribues dhe jo si konsumatorë. Kreu i

Shtetit shprehu bindjen se marrja e Pre-

sidencës së radhës së BE-së nga Italia në

vitin 2014 do të ketë një impakt shumë

të rëndësishëm në ecurinë e procesit të

integrimit evropian të Shqipërisë.

Presidenti Italian Giorgio Napolitano vlerë-

soi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet

qeverive e institucioneve të tjera, duke

çmuar lart edhe punën që diplomacitë e

dy vendeve bëjnë për forcimin e marrëd-

hënieve mes dy vendeve. Presidenti Na-

politano çmoi lart rolin që Shqipëria ka

luajtur dhe luan në rajon duke nënvizuar

se Italia është e interesuar që Shqipëria

të luajë rolin e saj edhe në normaliz-

imin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe

Serbisë. Në këtë kontekst, Presidenti

Nishani theksoi se Shqipëria dhe institu-

cionet e saj janë të vendosura të luajnë

rolin e tyre si një faktor i stabilitetit dhe

paqes në Ballkan. Dy Krerët e Shteteve

ndanë mendimin se rritja e sigurisë dhe

stabilitetit në rajon mund të realizohet

më shpejt, nëpërmjet një bashkëpunimi

më të koordinuar rajonal mes vendeve,

bashkëpunimit të ngushtë, fqinjësisë së

mirë, të cilat janë rruga e vetme për t’u

integruar në Bashkimin Evropian.

Page 39: Sistemi i Drejtësisë

PRESIDENCA SHQIPTARE

1 - 2013 39

PRESIDENCA SHQIPTARE

1 - 2013 39

100 VJETORII PAVARËSISË

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani mori mesazhin e urimit me rastin e 100-Vjetorit të Pavarësisë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të

Amerikës, Barack Obama në të cilin theksohet ndër të tjera:

“Aleanca jonë me Shqipërinë është e fortë dhe e qëndrueshme. Shtetet e Bashkuara të Amer-ikës mbeten të përkushtuara për të ndihmuar Shqipërinë në konsolidimin e institucioneve demokratike dhe në ndërmarrjen e reformave të nevojshme për të arritur integrimin e saj të plotë në bashkësinë euroatlantike. Vlerësojmë thellësisht mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj misionit të NATO-s në Afganistan ku ushtarakët shqiptarë shërbejnë me trimëri krah për krah me aleatët dhe partnerët e ISAF-it. Ne jemi mirënjohës gjithashtu për mbështetjen që i jep Shqipëria qëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor duke ditur që për-parimi i vazhdueshëm rajonal është kyç në përmbushjen e qëllimit tonë të përbashkët për një Evropë të lirë, në paqe dhe të bashkuar.

Dy vendet tona ndajnë një lidhje të ngushtë që nisi me mbërritjen e emigrantëve të parë shqip-tarë në Shtetet e Bashkuara. Kjo lidhje u fuqizua edhe më tepër me ndërhyrjen vendimtare të Presidentit Uillson në Konferencën e Paqes në Paris më 1919 dhe ka vazhduar të lulëzojë përgjatë dy dekadave të fundit pas vendosjes së demokracisë në Republikën e Shqipërisë. Fjalimi historik i Sekretares së Shtetit Klinton në Parlamentin shqiptar shënoi një tjetër gur të rëndësishëm kilometrik në marrëdhënien tonë.”

* * *

“Aktet Themeluesetë Shtetit Shqiptar, 1912 - 1922”,botohen me rastin e 100 vjetorit

të Pavarësisë së Shqipërisë.

Logoja zyrtare e festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisësë Shqipërisë, e vendosur mbi kutinë e botimit,

është gdhendur në metal, e larë me ar të verdhë 18 karat, inçizuar me lazer dhe mbuluar me smalt,

realizuar me pesë ngjyra të nxehta dhe është punuar krejtësishit me dorë

100 VJET PAVARËSI1912 - 2012

5

Page 40: Sistemi i Drejtësisë

PRESIDENCA SHQIPTARE

40 1 - 2013

Në po atë datë, 23 nëntor 2012, i pyetur gjatë intervistës dhënë për emisionin “Log” të Televizionit Publik Shqiptar lidhur me këtë mesazh urimi, Presidenti Nishani u shpreh se “me-sazhi i Presidentit Obama, mesazhet e Sekretares Klinton pak ditë më parë në vizitën e saj në Shqipëri, janë dhe mbeten, pa dyshim, në radhë të parë, një moment shumë i këndshëm për ne, por nga ana tjetër janë një moment inkurajimi që Shqipëria dhe shqiptarët të vazhdojnë me këmbëngulje rrugën e tyre të prosperitetit, rrugën e tyre të konsolidimit të veprimtarisë brenda familjes euroatlantike, rrugën e tyre drejt konsolidimit të shtetit, rrugën e tyre drejt konsolidimit të demokra-cisë dhe, në fund të fundit, të gjitha këto janë në shërbim të atij objektivi, të asaj çështjeje madhore për të cilën shqiptarët, në këto 100 vitet e fundit, po edhe më parë janë përpjekur aq shumë, kanë sakrifikuar aq shumë, siç është liria e tyre.”

Mesazhe të përzemërta urimi me ra-stin e 100-vjetorit të Pavarësisë, Presi-

denti i Republikës, Bujar Nishani mori dhe nga Presidenti i Republikës së Austrisë, Heinz Fischer, Mbretëresha e Holandës, Beatrix R., Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck, Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipovič, Presidenti i Greqisë, Karolos Papoulias, Presidenti i Republikës Italiane, Giorgio Napoli-tano, Guvernatorja e Përgjithshme e Australisë, Quentin Bryce, Presidenti i Francës, François Hollande, Presidenti i Hungarisë, János Áder, Presidenti i

Turqisë, Abdullah Gül, Presidenti i Re-publikës Popullore të Kinës, Hu Jintao, Presidenti i Rumanisë, Traian Băsescu, Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevne-liev, Mbreti i Suedisë Carl XVI Gustav, Presidenti i Republikës së Çekisë, Vá-clav Klaus, Presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Eveline Widmer-Schlumpf, Presidenti i Republikës së Sllovakisë, Ivan Gašparovič, Presidenti i Moldavisë, Nicolae Timofti, Presidenti i Autoritetit Kombëtar të Palestinës, Mahmoud Abbas, Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, Presidenti i Republikës së Koresë, Lee Myung-bak, si dhe nga Ati i Shenjtë, Papa Benedikti XVI.

Në 28 nëntor 2012, Presidenti i Re-publikës, Bujar Nishani mori pjesë në ceremoninë zyrtare kushtuar 100-vje-torit të Pavarësisë, zhvilluar në qytetin e Vlorës, pranë Sheshit të Flamurit dhe Monumentit të Pavarësisë.Në prani të Kreut të Shtetit në Sheshin e Flamurit u ngrit Flamuri Kombëtar,

Page 41: Sistemi i Drejtësisë

PRESIDENCA SHQIPTARE

1 - 2013 41

ndërsa më pas Presidenti Nishani zhvi-lloi homazhe dhe vendosi një kurorë me lule në varrin e Ismail Qemalit.Presidenti Nishani dhe Kryetari i Ba-shkisë së Vlorës prenë simbolikisht edhe tortën e 100-vjetorit të Pavarë-sisë, përgatitur nga Bashkia e Vlorës. Në fjalën e rastit, Kreu i Shtetit evidentoi rëndësinë e madhe të kësaj dite, duke theksuar se historia e vendit tonë në faqet e saj të shkruara e të pashkruara dëshmon qartë dhe bindshëm për gjakun e derdhur, për sakrificat e pafundme në ditën e lavdishme të mëvetësisë.

Presidenti Nishani u shpreh se 28 Nëntori është një çast krenarie dhe nderimi për të gjithë shqiptarët e ndershëm që nuk u prapsën nga rreziqet, që i mposhtën dasitë fetare e krahinore, që besuan në ëndrrën e tyre të madhe e të guximshme dhe që me përkush-tim, iu përgjigjën thirrjes të atij viti të madh.

Në fund të fjalës së tij Presidenti Ni-shani uroi të gjithë shqiptarët për ju-bileun e 100-vjetorit të Pavarësisë duke u shprehur se shqiptarët dhe flamuri kanë rrugëtuar të pandarë dhe ky 100-vjetor është dëshmi e këtij mishërimi.

“Të vazhdojmë ta mbajmë të pastër e të paprekur Flamurin tonë, simbolin tonë të shenjtë udhëndriçues dhe bashkues”, - nënvizoi Kreu i Shtetit.

Edhe në pritjen zyrtare dhënë në Pa-llatin e Brigadave me rastin e 28 nëntorit, Kryetari i Shtetit shqiptar vuri në dukje vlerat më të larta të kombit shqiptar përgjatë gjithë historisë së tij. Vëmendja e Presidentit të Republikës u ndal sidomos tek gjuha shqipe si një “nga më shprehëset, nga më të pasurat,

nga më të zhdërvjellëtat, dhe nga më të

bukurat e të gjitha gjuhëve”, tek anti-

kiteti, tek vlerat arkeologjike e kultu-

rore që e dëshmojnë atë, tek letrarët

shqiptarë, figurat historike e politike,

tek e shkuara dhe tek e ardhmja jonë

evropiane.”

PRESIDENCA SHQIPTARE

Page 42: Sistemi i Drejtësisë

PRESIDENCA SHQIPTARE

42 1 - 2013

Një ditë më pas, në 29 nëntor 2012, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi homazhe në Varrezat e Dë-shmorëve në nderim të të gjithë atyre që sakrifikuan jetën për lirinë e Shqi-përisë.I shoqëruar nga anëtarë të Kabinetit, Presidenti Nishani vendosi një kurorë me lule pranë monumentit “Nënë Shqi-përi” dhe u përkul me nderim për sakri-ficat e dëshmorëve që ranë për Çlirimin e vendit.Në fund të ceremonisë solemne, Kreu i Shtetit në një prononcim për gazetarët u shpreh se në këtë 100-vjetor të Pa-varësisë një nderim i veçantë u kushto-het atyre që u ngritën, u bashkuan pa dallim feje e ideje dhe ranë në luftë për çlirimin e vendit.

“Ne sot, në këtë kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë shprehim të gjithë nder-imin tonë dhe përkuljen ndaj veprës së tyre. Vepra dhe kontributi i tyre janë sot më shumë se kurrë të realizuara. Sot, më shumë se kurrë, ideali dhe qëllimi i

tyre është i jetësuar. Sot Shqipëria dhe shqiptarët janë një vend e një komb i lirë. Sot Shqipëria është aleate reale e NATO-s, e botës së madhe të Perë-ndimit, e aleatëve tanë të mëdhenj edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sot Shqipëria ecën e sigurt drejt inte-grimit në familjen evropiane. Prandaj sot më shumë se kurrë, ne kemi ç’t’u themi të gjithë brezave që vijnë. Kon-tributi i të gjithë atyre që nga ngritja e Flamurit e deri në ditët e sotme është

një kontribut që nuk ka shkuar kot.”, - u shpreh ndër të tjera Presidenti i Re-publikës, Bujar Nishani.

Gjithashtu, Kryetari i Shtetit shqiptar iu përgjigj dhe interesimit të mediave, nisur nga ndasia që ekziston mes forcave politike për Ditën e Çlirimit. I py-etur nëse zhvillonte këtë vizitë duke re-spektuar zyrtarisht datën 29, apo duke besuar se data 29 nëntor është Dita e Çlirimi, Presidenti Nishani theksoi:

“Çështjet e këndvështrimit të partive politike janë çështje të tyre. Presidenti i Republikës, më shumë se kushdo tjetër duhet të respektojë përcak-timet ligjore dhe atë çka Kuven-di i Shqipërisë ka miratuar në legjislacionin e ligjit përkatës. 29 nëntor, në ligjin e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë është festa kombëtare, e cila kujton çlirimin e Shqipërisë nga push-tuesit nazi-fashistë.”

Page 43: Sistemi i Drejtësisë

PRESIDENCA SHQIPTARE

1 - 2013 43

Të tjera veprimtari në kuadër të100-vjetorit të Pavarësisë

Në një ceremoni të veçantë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Odeta Nishani, në prani të Kryetarit të Bashkisë së Tira-nës, Lulzim Basha, bashkëshortes së tij, Aurela Basha, Kryetarit të Bordit të Drejtorëve të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Sipërmarrjeve Michael Gra-noff dhe anëtarëve të Kabinetit përuroi mbylljen e punimeve rikonstruktuese të kopshtit që rrethon ndërtesën e Insti-tucionit, punime të cilat janë kryer me donacione private në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë.Gjatë ceremonisë Presidenti Nishani në prononcimin për mediat u shpreh se punimet rikonstruktuese kishin si qël-

lim të përcillnin për opinionin publik një imazh të ri dhe estetik të ndërtesës së Institucionit të Presidentit, si simbol i Kreut të Shtetit.

19 dhjetor 2012Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti dhe zhvilloi një takim përfaqësues të organizatës rinore nga Kosova “Së bashku drejt Evropës” dhe grupin e liderëve të rinj.Në krye të takimit të rinjtë nga Kosova në nder të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë i dhuruan Kreut të Shtetit një tabllo kompozicionale me tematikë patriotike, ku shpërfaqeshin bash-kërisht figura të shquara të kombit shqiptar ndër shekuj, që kanë dhënë kontribut për lirinë dhe mëvetësinë e vendit, si heroi ynë kombëtar Gjergj

Kastrioti Skënderbeu, Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, luftëtarja Shote Galica, Çerçiz Topulli, e figura të ditëve të sotme, si luftëtarët e Ush-trisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët kanë sakrifikuar për çlirimin e Kosovës.Gjatë ceremonisë së rastit, Presidenti Nishani duke shprehur mirënjohjen e tij për këtë dhuratë simbolike u shpreh se 100-vjetori i Pavarësisë është një mo-ment dhe një mundësi për të kujtuar të gjitha ata që kanë kontribuar në 100 vite përpjekjesh e sakrificash, pasi shq-iptarët, kudo ku kanë qenë e kanë jetu-ar i kanë shërbyer çështjes kombëtare, lirisë, ekzistencës së tyre dhe ruajtjes së dinjitetit të kombit shqiptar.

Page 44: Sistemi i Drejtësisë

PRESIDENCA SHQIPTARE

44 1 - 2013

PRESIDENCA SHQIPTARE

44 1 - 2013

Dekorimedhe vlerësime

Gjatë kësaj periudhe gjashtëmujore Kryetari i Shtetit shqiptar ka nderuar dhe vlerësuar mjaft figura të shquara kombëtare dhe të huaja për veprat dhe kontributet e tyre në fusha të ndryshme. Larmia dhe shtrirja e dekorimeve, disa prej të cilave janë bërë në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, tregon qartazi vëmendjen e Presidentit Nishani jo vetëm për personalitete të të gjitha profesioneve dhe institucione me kontribut thelbësor, por edhe për figura të spikatura të kombit tonë dhe të huaj, të cilët kanë ndihmuar dhe mbrojtur Shqipërinë dhe çështjen shqiptare përgjatë rrugëtimit tonë historik.

6

Presidenti Nishani dekoroi znj. Hillary Rodham Clinton me Urdhrin e Flamurit Kombëtar.

Page 45: Sistemi i Drejtësisë

PRESIDENCA SHQIPTARE

1 - 2013 45

Presidenti Nishani dekoroi Naltmadhninë e Tij Zogun I, Mbretin e Shqiptarëve (Pas vdekjes)me “Urdhrin e Flamurit Kombëtar”.

Presidenti Nishani dekoroizotin Michael Spindelegger me Urdhrin

“Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Presidenti Nishani dekoroi zotin Michael Granoffme Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Presidenti Nishani dekoroi zotin Domenick G. Scaglioneme Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Presidenti Nishani dekoroi zotin William Edwin Ryersonme Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Presidenti Nishani dekoroi zotin Ramush Haradinajme Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Page 46: Sistemi i Drejtësisë

PRESIDENCA SHQIPTARE

46 1 - 2013

Presidenti Nishani dekoroi zonjën Inva Mulame Urdhrin “Nderi i Kombit”.

Presidenti Nishani dekoroi zonjën Nexhmije Pagarushame Urdhrin “Nderi i Kombit”.

Presidenti Nishani dekoroiRrethin e Malësisë së Madheme Urdhrin “Nderi i Kombit”.

Presidenti Nishani dekoron Fondacionin e FëmijëveShqiptarë “Domenick Scaglione”

me Urdhrin “Nënë Tereza”.

Presidenti Nishani dekoroi zotin Sabri Godo(Pas vdekjes) me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Loro Boriçi (pas vdekjes)me Urdhrin “Nder i Kombit”.

Page 47: Sistemi i Drejtësisë

PRESIDENCA SHQIPTARE

1 - 2013 47

Presidenti Nishani nderoi Teodor Kekon (pas vdekjes) me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”.

Zotin Fatos Kongolime Urdhrin “Mjeshtër i Madh”.

Zonjën Justina Aliame Urdhrin “Mjeshtër i Madh”.

1. Herbert Aveyard2. James Sidney Bain3. The Rev. Gareth Bernard Banting4. Alexander Barr5. George Newcombe Brooks6. Francis Cecil Rudolph Burlefinger7. Harold Victor Button8. Alfred Careless9. John Casey10. Eric Borlase Childs11. Alfred John Douglas Clarke12. James Albert Coyle13. Richard Nigel Cullen14. James Leo Devine15. John George Douglas16. Wilfred Ellam17. George Gardner18. Harold Gee19. William Jenkin Hiles20. Gordon Edward Layzell21. Michael Stuart Macpherson22. Leake Stephen Philip Martin

23. Jack Ernest Moores24. Victor John Morgan25. Denis Charles Murrell26. Stanley Newman27. Arthur Frederick Crane Nicholls28. George Alexander Parsons29. Roland Pincher30. Dennis Hilton Potter31. George Stephen Pratt32. Sidney George Roberts33. David William Rockingham34. James Valentine Salt35. Alan Macdonald Sennett36. William James St. Ange37. Ronald Edwin Stanley38. John George Stewart39. Donald Stott40. Norman Swanney41. Edward Drake Steele Tennant42. William Tubberdy43. Desmond Maurice Turner44. Peter Victor Waddell45. Peter Beckwith Whithehouse46. Harold Williams

Presidenti i Republikës, Bujar Nishaniu akordoi pas vdekjes “Medaljen e Artë të Shqiponjës”:

Presidenti Nishanivlerësoi personalitete të shquara

të artit, kulturës dhe sportit shqiptar

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në mbyllje të vitit 2012, kur Shqipëria dhe shqiptarët kremtuan madhërishëm

100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, nderoi lart veprën e shquar dhe kontributin e disa personaliteteve të artit,

kulturës dhe sportit shqiptar si:

Prokop Mima (pas vdekjes) me Urdhrin “Nderi i Kombit”.

Zotin Mihallaq Luarasi me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”.

Zotin Kolec Topalli me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”.

Zotin Rikard Ljarja me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”.

Zotin Alush Shima me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”.

Zotin Visar Zhiti me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”.

Page 48: Sistemi i Drejtësisë

w w w . p r e s i d e n t . a l

1 2 0 1 31 2 0 1 3presidencaSHQIPTARE

mvs design 2013