Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit...

35
Gazeta Kritika Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit dhe u denoncua nga kolegët (Nga libri "Kadare i denoncuar" i gazetarit dhe publicistit te njohur Dashnor Kaloci) “Çuditemi me Ismail Kadarenë, autorin e shkrimit kritik “Ditët e sotme në poezinë e një të riu”, botuar në gazetën “Drita”, që është shprehur se vëllmi “Sot” na qenka një nga librat “më interesantë poetikë të botuar kohët e fundit” nga Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”. Ose: “Në vjerasht e Faslli Halitit socializmi nuk qëndron në fjalë, ai është brenda vargjeve, brenda subjektit të thjeshtë të vjershave”. Për ç’socializmëm e ka fjalën autori i artikullit”? Arkivi Qëndror i Shtetit. Fondi 14. Ap. Komitetit Qëndror të PPSH-së, (Struktura) Dosja 308. Viti 1973 Kapitulli i XXI-të

Transcript of Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit...

Page 1: Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit ...gazetakritika.net/foto/haliti_kadare.pdf · Gazeta Kritika Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit dhe

Gazeta Kritika

Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga

Sigurimi i shtetit dhe u denoncua nga

kolegët (Nga libri "Kadare i denoncuar" i gazetarit dhe

publicistit te njohur Dashnor Kaloci) “Çuditemi me Ismail Kadarenë, autorin e shkrimit kritik “Ditët

e sotme në poezinë e një të riu”, botuar në gazetën “Drita”, që

është shprehur se vëllmi “Sot” na qenka një nga librat “më

interesantë poetikë të botuar kohët e fundit” nga Shtëpia

Botuese “Naim Frashëri”. Ose: “Në vjerasht e Faslli Halitit

socializmi nuk qëndron në fjalë, ai është brenda vargjeve,

brenda subjektit të thjeshtë të vjershave”. Për ç’socializmëm e

ka fjalën autori i artikullit”?

Arkivi Qëndror i Shtetit. Fondi 14. Ap. Komitetit Qëndror të

PPSH-së, (Struktura) Dosja 308. Viti 1973

Kapitulli i XXI-të

Page 2: Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit ...gazetakritika.net/foto/haliti_kadare.pdf · Gazeta Kritika Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit dhe

-Ne dhe shumë pjesmarrës të diskutimit krijonjës të organizuar

nga Shtëpia e Kulturës e qytetit tonë për librin “Sot”, të Faslli

Halitit, s’pajtohemi as me mendimet subjektive të Ismail

Kadaresë dhe as me çmimin e tretë që zhuria e poezisë i dha

këtij vëllimi në konkursin e madh kombëtar të shpallur me rastin

e 25 vjetorit të çlirimit të Atdheut tone...?!

Kapllan Resuli, shkrimtar

Spiro Dinaku, nënpunës

Hysen Kurti, punëtor

Dokumenti që po botojmë në këtë pjesë të librit, është një

informacion që shefi i kabinetit të Ramiz Alisë, Ilo Kodra, i bën

eprorit të tij, lidhur me një problem që ka ndodhur në rrethin

letrar të Lushnjes, në mes drejtuesit të atij rrethi Hasan Çobani

dhe poetit e letrarit të ri, Faslli Haliti. Po kështu pjesë e kësaj

dosje, janë edhe dy tre letra të tjera: Një kërkesë e Faslli Halitit

për një takim me sekretarin e Komitetit Qëndror, letra e një

“grupi shokësh” nga Lushnja, dhe një artikulli i gazetës lokale

“Shkëndia” të atij qyteti, me titull “Dielli dhe një poemë që

spekullon me të”. Të gjitha këto janë dërguar në adresë të

Komitetit Qëndror, ku sekretari Ilo Kodra, pasi ka bërë një

përmbledhje të tyre, ku ka shënuar si pretendimet e Halitit dhe të

Çobanit, ia ka dorzuar shefit të tij, Ramiz Alia. Sipas të gjitha

letrave që ndodhen në atë dosje, dhe asaj ç’ka ka shkruar Ilo

Kodra në përmbledhjen e këtyre letrave, debati në mes drejtuesit

të rrethit letrar të Lushnjes dhe poetit Faslli Haliti, ka ardhur pasi

Page 3: Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit ...gazetakritika.net/foto/haliti_kadare.pdf · Gazeta Kritika Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit dhe

Faslliu ka paraqitur një poemë për botim në ALMANAK-un e

Lushnjes dhe Çobani jo vetëm që nuk ja ka botuar, por i ka

thënë atij se atë do ta dërgonte në Degën e Brendëshme, pasi

ishte poemë armiqësore. Pas kësaj, Faslliu e ripunon poemën

(“Dielli dhe rrëkerat”) dhe e dërgon në gazetën “Zëri i Rinisë”, e

cila e boton menjëherë. I nxehur tej mase nga kjo gjë, Hasan

Çobani mbledh rrethin letrar dhe i nxit një grup të rinjsh që të

shkruajnë një shkrim kritik kundër poemës së Halitit. Dhe ky

shkrim me titull “Dielli dhe një poemë që spekullon me të”, u

botua në gazetën lokale “Shkëndia” të atij qyteti. Por ngjarja nuk

mbaron këtu. Pas artikullit tejet kritik në “Shkëndia”, rrethi

letrar i Lushnjes organizon një tjetër diskutim krijues duke

marrë në analizë poemën e Halitit “Dielli dhe rrëkerat”, në të

cilën merr pjesë dhe Sekretari i Parë i Komitetit të Partisë Rrapi

Gjermeni. Në atë takim letrarësh, Faslli Haliti është vënë në

bankon e të akuzuarëve, njësoj si në një gjyq politik dhe kjo gjë

duket qartë edhe nga shënimet që ka mbajtur Sekretari i Parë

Rrapi Gjermeni. Por ky demaskim publik dhe këto sulme ndaj

letrarit të ri Faslli Haliti, nuk ishin të vetmet, pasi dy tre vjet më

parë, shkrimtari Kapallan Resuli (emigrant politik, i ardhur në

Shqipëri nga Jugosllavia, në atë kohë mësues në fshatrat e

Lushnjes), kishte shkruar një artikull të gjatë kundër tij si person

(Faslliut), dhe gjithë krijimtarisë letrare, të cilin e dërgon për

botim në gazetën “Zëri i Popullit”. Bashkë me Resulin, në atë

artikull që nuk dihet se përse nuk u botua kurrë, kanë firmosur si

bashkëautorë dhe Spiro Dinaku, (nënpunës), Hysen Kurti,

(punëtor). Në atë artikull, apo më saktë “pretëncë

Page 4: Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit ...gazetakritika.net/foto/haliti_kadare.pdf · Gazeta Kritika Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit dhe

prokurori”, Resuli dhe dy firmëtarët e tjerë të shkrimit, e

kanë nxirë të gjithë punën dhe krijimtarinë e Halitit, duke e

akuzuar hapur, si “armik i partisë dhe i popullit”. Po ashtu në atë artikull, ata kanë akuzuar edhe shkrimtarin

Ismail Kadare që ka vlerësuar atë në shtyp, ku midis të

tjerash shprehen:

“Çuditemi me autorin e shkrimit kritik “Ditët e sotme në poezinë

e një të riu”, botuar në gazetën “Drita”, që është shprehur se

vëllmi “Sot” na qenka një nga librat “më interesantë poetikë të

botuar kohët e fundit” nga Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”.

Ndërsa diku më poshtë lidhur me vlersimin që Kadare, i ka bërë

një poeme të Halitit, Resuli dhe dy bashkëautorët e shkrimit,

janë shprehur: “Na vjen të qeshim me autorin e shkrimit kritik të

Faslli Halitit”?!

Po të shohim me vëmëndje si artikullin e Resulit dhe dy

bashkëpunëtorëve të tij, ashtu dhe se si janë zhvilluar

ngjarjet, disa vjet para dhe pas asaj përplasje në mes Faslli

Halitit dhe rrethit letrar të Lushnjes, do vëmë re se problemi

nuk është aq i thjeshtë. Apo më saktë, gjithë ajo furi sulmesh

nuk drejtoheshin kundër Faslli Halitit, por direkt ndaj

shkrimtarit Ismail Kadare.

I cili ishte personi që nga pozicioni i redaktorit, i kishte botuar

Halitit, vëllimin e parë me poezi, edhe pse nuk kishte asnjë

njohje me poetin e ri lushnjar, por për faktin e thjeshtë, se

poezitë e tij i kishin pëlqyer. Gjë e cila kishte sjellë sa gëzim e

Page 5: Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit ...gazetakritika.net/foto/haliti_kadare.pdf · Gazeta Kritika Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit dhe

lumturi tek Haliti e rrethi i tij miqësor, aq dhe shumë xhelozi

dhe zili tek letrarët e tjerë të aij qyteti të vogël në zemër të

Myzeqesë. Kjo pasi asokohe jo vetëm botimi i një libri, por dhe i

një poezie apo vjershe të vetme me dy tre strofa rradhitur diku

në një cep gazete, bënte të njohur dhe me shumë emër e autoritet

autorin e saj. Dhe kjo gjë ndodhte, kur poezitë apo vëllimi

poetik vlersohej nga kritika, ndërsa e kundërta, kur ajo sulmohej,

siç ndodhi në rastin konkret ndaj Halitit, jeta e autorit merrte

tjetër drejtim dhe nuk dihet se si shkonte fati i tij?! Kështu

ndodhi dhe me Halitin, i cili vetëm për ato sulme që u bënë ndaj

tij, u hoq nga arsimi dhe përfundoi për gati dhjetë vjet me rradhë

si punëtor i thjeshtë me kazëm e lopatë në bujqësi dhe

ndërrmarjen komunale të qytetit të Lushnjes. Tre vjet më vonë,

(viti 1970), ndërsa Haliti vazhdonte punën në bujqësi, Kapllan

Resuli arrestohet dhe dënohet me dhjetë vite burg politik, duke u

akuzuar për agjitacion e propagandë, përgatitje për terror etj etj.

Të gjitha akuza të montuara nga Sigurimi i Shtetit, ashtu siç janë

dënuar një pjesë e madhe e emigrantëve politik kosovarë që

vinin në Shqipëri. Dhe gjatë “grumbullimit të provave” nga

hetuesia, iu kërkua dhe Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të

Shqipërisë (ku Resuli ishte anëtar), si dhe organeve të tjera të

shtypit, që të dërgonin pranë sektorit përkatës në Komitetin

Qëndror të PPSH-së, çdo dorëshkrim apo letër që kishte të bënte

me Kapllan Resulin. Kështu artikulli i Resulit me shënimin

përkatës të Ibrahim Uruçit, (sekretar i organizatës bazë të partisë

të Lidhje së Shkrimtarëve dhe Artistëve), si dhe me një shënim

vlerësues e dashamirës qe kishte bërë kritiku Muzafer Xhaxhiu

Page 6: Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit ...gazetakritika.net/foto/haliti_kadare.pdf · Gazeta Kritika Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit dhe

për Halitin, u dërgua në Komitetin Qëndror të PPSH-së. Kjo gjë

e duket edhe nga shënimi që ka bërë Uruçi në shkresën

përcjellëse të këtyre dokumenteve dërguar Pirro Kondit. Por nuk

është kjo gjëja kryesore që u zgjatëm në këto shpjegime, por për

të dalë te arsyeja e vërtetë sepse Kapllan Resuli sulmonte

Kadarenë? Lidhur me këtë apo dhe më përplasjet e tjera që

Kapllan Resuli ka pasur me Kadarenë që nga viti 1966, ai ka

dhënë shpjegimet dhe versionet e tija, madje duke bërë edhe një

libër, të gjithin kundër Kadaresë me titull “Fytyra e vërtetë e

Kadaresë”, botuar në Gjenevë në vitin 1992. Ndërsa Kadareja

nuk është ndalur fare te sulmet që i vinin prej kolegut shkrimtar,

dhe nuk i është përgjigjur kurrë, ndonëse në disa nga librat e tij

(“Ftesë në studio”, Tiranë, 1990), kur ka trajtuar fatin e veprës

së tij, “Përbindëshi”, ka folur shkurt dhe për sulmet që i vinin

nga Resuli, por pa ja përmëndur emrin. Por në fillimet e viteve

’90-të, në intervista të ndryshme iu është përgjigjur pyetjeve të

gazetarëve lidhur më këtë çështje, ku mes të tjerash ka thënë se;

përkulej para vuajtjeve të Resulit. Në librin e tij kundër

Kadaresë, (botimi i vitit 1992, në Gjenevë, Resuli akuzon

Kadarenë si shkrimtar i përkëdhelur i regjimit dhe gjithashtu

ndalet gjatë tek sulmet dhe kritikat që ai (Kapllani), ka bërë ndaj

Kadaresë dhe veprave të tij, si “Gjenerali”, dhe “Dasma”. Madje

duke e thënë me mburrje se ai (Kapllani), e ka sulmuar

Kadarenë që në vitin 1966, përpara Bilal Xhaferrit. Dhe atë gjë e

kishte bërë publikisht në ato vite, si në shtyp, ashtu dhe në

diskutimet krijuese të Lidhjes etj. Ndërsa më tej ai mohon të

ketë bërë ndonjë shkrim kundër Kadaresë dhe në mes të tjerash,

Page 7: Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit ...gazetakritika.net/foto/haliti_kadare.pdf · Gazeta Kritika Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit dhe

ka shkruar: “Jo unë nuk jam autori i atij artikulli dhe as i ndonjë

artikulli tjetër kundra Kadaresë në përgjithësi, e kundra

“Përbindëshit” në veçanëti. Apsolutisht asnji artikull unë nuk

kam botue deri më sot kundra Kadaresë. Bile as fjala ime në

Plenium nuk asht botue, se as për atë gjë s’kam pas

kopetenca!”. (“Fytyra e vërtetë e Kadaresë”, Botuar në Gjenëvë,

fq. 77), Kështu Resuli e ka mohuar autorësinë e shkrimit

ndaj Faslli Halitit, i cili në fakt është sulm i hapur mbi

Kadarenë, ndoshta duke kujtuar se ai shkrim që nuk u botua

kurrë, kishte humbur përgjithmonë në dëngjet me letra e

shkrime të pabotuara të koshave të redaksive. Dhe për këtë,

Resuli ndoshta është nisur më shumë dhe nga fakti se, për atë

artikull, Faslli Haliti nuk ka folur kurrë. Dhe po ashtu, as

Kadareja. Të cilët vërtet nuk e kanë pohuar asnjëherë

ekzistencën e atij artikulli-pretencë, pasi edhe sot e kësaj dite

ata nuk kanë dijeni për të. Kjo është dhe arsyeja kryesore që

shkrimin e Kapllan Resulit kundër Faslli Halitit dhe

Kadaresë, po e botojmë të plotë në këtë pjesë të këtij libri,

bashkë me letrat e tjera që gjenden në atë dosje, të cilat u

përgatitën në atë kohë për dënimin e Halitit.

Fondi: KOMITETI QENDROR I PARTISE PUNES

SE SHQIPERISE

SEKTORI I ARSIMIT

Page 8: Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit ...gazetakritika.net/foto/haliti_kadare.pdf · Gazeta Kritika Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit dhe

Përmbajtja: Letër e një grupi shokësh nga Lushnja, kërkese e

Faslli Halitit, artikull i gazetës “Shkëndia” drejtuar Komitetit

Qëndror të PPSH-së;

-Mbi vëllimin poetik “Sot” të Faslli Halitit si poezi që

s’pasqyron tipiken.

-Mbi artikullin “Dielli dhe një poemë që spekullon me të”

Mbi kërkesën për takim të Faslli Halitit

Eshtë shkrimtar. Para ca kohësh përgatiti një poemë me titull

“Dielli dhe rrëkerat” dhe e paraqiti në redaksinë e Almanakut të

Lushnjës. Njëri nga shokët e redaksisë, Hasan Çobani, ngriti

çështjen se poema ishte e keqe politikisht dhe mbasi kërkoi që

të largohej nga mbledhja Faslliu (edhe Faslliu është anëtar i

redaksisë së Almanakut), u tha shokëve të tjerë se këtë poezi

duhet ta dorëzonte në Degën e Punëve të Brendëshme si

material armiqësor.

Më vonë unë e dërgova poezinë për botim në gazetën “Zëri i

Rinisë”, mbasi e ripunova sipas vërejtjeve që më bënë dhe ajo e

botoi.

Disa ditë më vonë doli edhe gazeta “Drita” me një artikull për

poezinë tonë dhe aty thuhet se poezia e Faslli Halitit

karakterizohet nga vargu i ngjeshur dhe shkrin në një

personalen me të përgjithshëmen”.

Page 9: Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit ...gazetakritika.net/foto/haliti_kadare.pdf · Gazeta Kritika Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit dhe

Kjo gjë nuk i pëlqeu me sa duket shokut Hasan: prandaj ky

përgatiti një shkrim kundër, jo vetëm ndaj poezisë në fjalë, por

ndaj tërë krijimtarisë time dhe e botoi në gazetën lokale

“Shkëndia” datë 25 Janar 1973. Artikulli ka firmën e 10 të

rinjëve të grupit letrar të shkollës ku është pedagog dhe

drejtonjës i grupit vetë shoku Hasan.

Në këtë artikull ka për mua akuza tepër të rënda dhe krejt të

padrejta dhe jepet mendimi se unë nuk mund të japë poezi pa

u çliruar sa s’është vonë nga individualizmi mikroborgjez.

Dua të vë në dukje se rrethi letrar përbëhet nga 30 të rinj,

por në mbledhjen ku u diskutua për poezinë time ishin

vetëm 10. Një nga të rinjtë që ishin në atë mbledhje tha se ata

ishin mbledhur me ngut dhe aty shoku Hasan u kishte thënë se

do të diskutonin për poemën e Faslliut e cila është e keqe dhe ne

duhet ta kundërshtojmë. Ai kishte nxjerrë pastaj nga xhepi

artikullin në fjalë dhe si e lexoi e u bë ndonjë vërejtje kërkuan që

ta firmosnin atë: kurse ai vetë nuk e ka shënuar emrin e tij.

Kur ndonjëri nga të rinjtë shfaqi ngurrim, ai ju tha këtë gjë e din

edhe sekretari i Partisë.

Lutet të shihet çështja nga ana jonë.

27.10.1973 Ilo Kodra

Arkivi Qëndror i Shtetit. Fondi 14. Ap. Komitetit Qëndror të

PPSH-së, (Struktura) Dosja 308. Viti 1973

Page 10: Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit ...gazetakritika.net/foto/haliti_kadare.pdf · Gazeta Kritika Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit dhe

Kapitulli i XXII-të

Kjo pjesë e dosjes është marrë nga një shkrim i shkrimtarit dhe

kritikut letrar Muzafer Xhaxhiu, i cili ka vlersuar me nota

pozitive poezinë e poetit të ri, Faslli Haliti, të botuar në revistën

“Nëntori” si dhe vjershën e gjatë pamflet ”Dielli dhe rrëkerat”, e

cila është kritikuar ashpër nga Kapllan Resuli dhe dy personat e

tjerë. Nuk diuhet me saktësi se si ka përfunduar ky vlersim i

Muzafer Xhaxhiut bashkë me dokumentet e mësipërme, por nga

praktika të tilla dhe qënia e saj në këtë dosje, duket se ajo është

grumbulluar si “provë materiale” për të fajsuar poetin Faslli

Haliti dhe i është dërguar Komitetit Qëndror nga ana e

Ibrahim Uruçit, pas kërkesës që është bërë nga sektori I arsim-

kulturës pranë atij aparati.

“Drita” 21 Janar, në një shkrim për poezinë tonë shkruar

nga Muzafer Xhaxhiu thotë:

“Për një frazë poetike të ngjeshur dallohet edhe vjersha e Fazlli

Halitit, i cili sjell në vargje mbresa të gjalla nga jeta duke krijuar

kështu akuarele me ngjyra të mbrujtura herë me lirizëm dhe herë

me një humor të lehtë që godet diku hapur dhe diku tërthorazi.

Në një cikël vjershash botuar në “Nëntori” si dhe vjershën e

gjatë pamflet “Dielli dhe rrëkerat” poeti duket se po e çon më

tej prirjen për t’u shkrirë në një personalen me të përgjithshmen”

Page 11: Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit ...gazetakritika.net/foto/haliti_kadare.pdf · Gazeta Kritika Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit dhe

Ibrahim Uruçi

Arkivi Qëndror i Shtetit. Po aty. Fondi 14. Ap. Komitetit

Qëndror të PPSH-së, (Struktura) Dosja 308. Viti 1973

Kapitulli i XXIII-të

Ashtu si dhe dokumentet e mësipërme, edhe këto shënime që

duket se janë mbajtur nga Rrapi Gjermeni, (Sekretar i Parë i

Komitetit të Partisë së rrethit të Lushnjes), gjatë diskutimit

krijues në atë qytet ku u morr në analizë poeti Faslli Haliti,

tregojnë dhe hedhin dritë mbi ato çka janë thënë aty në atë

diskutim, i cili më tepër i ngjan një gjyqi public. Mbetet disi e

paqartë nëse këto shënime janë mendime të vetë Rrapit

Gjermenit, apo ai ka shënuar se ç’kanë thënë diskutantët e

rrethit letrar të Lushnjes që kanë marrë pjesë në atë

mbledhje. Ashtu si edhe dokumenet e tjerë dhe këto shënime të

Gjermenit, botohen të plota.

Me Rr. Gjermenin, (në vërtet janë pikat që Ramiz Alia i ka

formuluar për sekretarin e pare, pas takimit tim me të për

kritikën e poems nga 10 gjimnazistët, për botimin e saj, për të

cilën më than ë mënyrën implicite: Poema, më tha është e

gabur ideologjikisht, por ne nuk jemi dakord me kritikën që të

Page 12: Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit ...gazetakritika.net/foto/haliti_kadare.pdf · Gazeta Kritika Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit dhe

bëhet ty në plan personal e politik. Ne do t’u heqim vërejta

shokëve të gazette «Shkëndija» dhe instruktorit të komitetit të

partisë që përgjigjet për gazetën.Pastaj ç’duan të thonë: pa u

çliruar sa s’është vonë nga individualizmi mikroborgjez,

domethënë, pa të future në burg.(FH)

1) Poezia ngre probleme për diskutim dhe për qëndrim ndaj

zgjedhjes së tyre. (problemeve)

2) Është pozitive që janë nuhatur këto probleme (në një

kohë kur lexuesi fare vetëm para dhe pas botimit, si dhe

kritiku M. Xhaxhiu, nuk kanë kapur gjë).

3) Mund të kritikohej dhe në gazetë, por që në këtë mënyrë,

aq më tepër kur kishim një reagim nga “Zëri i Rinisë”?

4. Cilat janë difektet e artikullit?

a) E trajton poemën si një paragoditje politike dhe

ideologjike me pozicione të caktuara.

b) E sjerdizon kritikën me një demonstrim e diskretitim

politik të anëtarit. (autorit)

Page 13: Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit ...gazetakritika.net/foto/haliti_kadare.pdf · Gazeta Kritika Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit dhe

c) Pa e analizuar vë në dyshim gjithë krijimtarinë e

tij.(autorit)

d) Një poezi lidhet për (fermën? FH). dhe e diskretiton atë.

e) Në fund bën aluzion për fatin e autorit.

Me një fjalë nuk është një kritikë ideologjike, sado e pakët që

mund të ishte, por një demostrim politik shoqëror i

krijimtarisë dhe e personit.(autorit)

Meriton të shikohet si e e ka vetëvlerësuar artikullin dhe si

është aprovuar botimi i tij.

Pjesa e parë e artikullit është tepër me forma solide

Për pjesën e dytë (personale) ku mund të jenë në dijeni

nxënësit?

Siç duket në këto punë gjetën të tjerët dhe për të shprehur

mendimet e tyre përdorën rininë (mos ngjan kështu edhe me

letrën për festivalin)

Ata që kanë mendime ta thonë vetë hapur

Në këtë mes sa rol losin Hasan Çobani, Gazmend Kongoli dhe

Razi Brahimi? Kjo do parë me shumë kujdes

A ka gjëra subjektive në marrëdhëniet e tyre me Faslli Halitin?

Për të ka qenë shkruar dhe një artikull denigrues 1969-’70 nga

Kapllan Resuli, Gjergj Pinderi dhe Hysen Kurti

Page 14: Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit ...gazetakritika.net/foto/haliti_kadare.pdf · Gazeta Kritika Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit dhe

Poezia e Faslli Halitit

1. Tablloja e zymtë – kundër gjësë së verdhë (Historia e

Partisë – portreti i Enverit), pse kjo kundërvënie?

2. Ka dy pole: a) Partia, Enver. b) Shefi i strehimit, kryetari i

Këshillit

3. Vetëm Partia, Enveri, kanë vënë duart.

Ideja e një martirizimi të parëndësishëm për Partinë dhe për

shokun Enver.

4. Asnjë nga ata që meritojnë strehim nuk merr (as Qazimi, as

Meti, as Llazi, as Koçua). Marrin të gjithë ata që nuk e

meritojnë?!

5. Partia dhe Enveri nuk flasin, të tjerët, (Lili, Koli flenë)

6. Gjithshka….zgjidhet me hatër – hartim pesimist për

gjëndjen-

7. Kujt i duhen nxjerrë dhëmbët, cilës burokraci?

1. Kush është në mes të Partisë dhe të Enverit dhe masave e

puntorisë që ndikojnë të zgjidhen këto probleme?

Sa rol lot ky mekanizëm shtetëror?

2. Ç’është kjo atmosferë mjerimi, verdhësie, gjerdan, lotësh

frikash, sentimentalizimi

Page 15: Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit ...gazetakritika.net/foto/haliti_kadare.pdf · Gazeta Kritika Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit dhe

3. Çdo të thotë të koleksionosh tmerre?

4. Në fund të fundit, ose nuk kemi këtu një deformim të

realitetit

Arkivi Qëndror i Shtetit. Po aty. Fondi 14. Ap. Komitetit

Qëndror të PPSH-së, (Struktura) Dosja 308. Viti 1973

Kapitulli i XXIV-të

-Çuditemi me Ismail Kadarenë, autorin e shkrimit kritik “Ditët e

sotme në poezinë e një të riu”, botuar në gazetën “Drita”, që

është shprehur se vëllmi “Sot” na qenka një nga librat “më

interesantë poetikë të botuar kohët e fundit” nga Shtëpia

Botuese “Naim Frashëri”. Ose: “Në vjerasht e Faslli Halitit

socializmi nuk qëndron në fjalë, ai është brenda vargjeve,

brenda subjektit të thjeshtë të vjershave”. Për ç’socializmëm e

ka fjalën autori i artikullit?

Kapllan Resuli

Dokumenti që publikohet në këtë pjesë të librit është shkrimi i

Kapllan Resulit (dhe dy personave të tjerë) që u dërgua për

botim te “Zëri i Popullit”, diku nga viti 1970, në të cilin merrej

në analizë dhe kritikohej ashpër poeti Faslli Haliti për poemën

“Dielli dhe rrëkerat”, e cila ishte vlerësuar si e arrirrë dhe

Page 16: Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit ...gazetakritika.net/foto/haliti_kadare.pdf · Gazeta Kritika Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit dhe

me nota mjaft pozitive nga shkrimtari Ismail Kadare. Ky

shkrim i cili nuk u botua te “Zëri i Popullit”, tre vjet më vonë,

(në kohën që goditej e kritikohej Faslli Haliti dhe Resuli ndodhej

në burg), i është dërguar Komitetit Qëndror të PPSH-së dhe

përkatësisht Pirro Kondit, nga ana e Ibrahim Uruçit, sekretar I

Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në atë kohë, në kuadrin e

grumbullimit “të provave materiale” për fajësimin e goditjen e

poetit të ri myzeqar, Halite. Si shkrimi i Resulit, ashtu dhe

shkresa përcjellëse e Uruçit, botohet e plotë.

Shoku Pirro

Ky artikull është dërguar në “Zëri i Popullit” dy tre vjet më parë.

Një nga autorët është Kapllan Resuli, sot i burgosur politik.

Është dënuar nga gjyqi jonë si anti pushtetit.

Ky njeri ka ardhur para disa vjetësh nga Jugosllavia si emigrant

politik.

Të gjitha shënimet (anash) për këtë artikull janë vënë nga

redaksia e Zërit të Popullit

Ibrahim Uruçi

POEZI QË S’PASQYRON TIPIKEN

Lidhur me vëllimin “Sot” të Faslli Halitit

Page 17: Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit ...gazetakritika.net/foto/haliti_kadare.pdf · Gazeta Kritika Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit dhe

Ca kohë më parë Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” nxorri në

dritë vëllimin “Sot” të letrarit lushnjar, Faslli Haliti.

Libri përmbledh 47 vjersha, shumica të botuar në organet e

shtypit këto tre-katër vjetët e fundit. Bien në sy menjëherë se

vjersht e Faslli Halitit janë të shkurtëra e kryesisht me varg të

lirë; dromca të vogla që lexohen shpejt e poashtu shpejt edhe

harrohen se kalojnë pa lënë ndonjë mbresë më të thellë. Ka mes

tyre edhe krijime më të mira, por shumica porsa janë të dala

nga djepi diletantesk e pa ndonjë vlerë, ashtu siç e ka konstatuar

edhe Ismail Kadareja, që thotë: “Shpesh herë vjerasht e tij (të

Faslli Halitit), janë të parealizuara. Shpesh herë një vjershë e tij

qëndron midis një grumbulli vjershash pa vlerë. (“Ditët e sotme

në poezinë e një të riu”, gazeta “Drita” Nr. 42, datë 12.X.1969).

Një numër i konsiderueshëm i vjershave të këtij vëllimi, jo

vetëm që janë të parealizuara dhe pa asnjë vlerë, por paraqesin

edhe pikëpamje të gabuara ideo-politike dhe si të tilla janë

Page 18: Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit ...gazetakritika.net/foto/haliti_kadare.pdf · Gazeta Kritika Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit dhe

denigruese dhe në kundërshtim flagrant me realitetin dhe

mësimet e partisë.

Ndër krijimet më të mira të këtij vëllimi, duken “Mbas

mbledhjes”, “Panoramë myzeqare”, “Kish ujë në shpatull

Myzeqeja”, “Kur vinin pranverat”, “Dhurim gjaku”, “Bisedë me

babanë”, “Ai lulëzon”, dhe “Deri diku mund të këndoja i pari, e

di”.

Kur themi se këto janë krijimet më të mira të Faslli Halitit, kjo

s’do të thotë se këto krijime janë të përsosura e pa të meta. Edhe

këto krijime kush më shumë dhe kush më pak, kush në

përmbajtje dhe kush në formë, çalojnë aty këtu dhe hapin shteg

për diskutime, duke i lënë kështu lexuesit shumë për të

dëshiruar. Fjala vjen vjersha “Dhurim gjaku”, është e mirë por

në katër vargjet e fundit, janë të tepërta dhe s’mund të thonë

asgjë të re, kështu që s’i kanë mujtë redaktorët e vëllimit

lirisht t’i hjekin vargjet që paraprijnë;

“Gjaku im Vietnam,

Eshtë i një grupi me tëndin”

E kanë thënë njëherë atë që pa ndonjë nevojë na e përsërit Faslli

Haliti në vargjet “Shqiptarët gjakun e tyre, një grupi me tëndin e

kanë”

Page 19: Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit ...gazetakritika.net/foto/haliti_kadare.pdf · Gazeta Kritika Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit dhe

Përsëritje të tilla të panevojshme që e dëmtojnë poezinë ka

shumë në krijimet e Faslli Halitit. Në vjershën “Kullimi”, ai

thotë: “Në ndërgjegjien time ka këneta, pellgje, moçale”. Fjalët

‘keneta’ dhe ‘moçale’, kanë të njëtën kuptim. E dyta është dhe

fjalin e huaj, sllave (moçvara), në kuptimin ad literum të fjalës

kënetë, kështu që kemi jo vetëm një përsëritje që s’thotë asgjë të

re, një përsëritje që e dëmton poezinë, por kemi dhe futjen e

panevojshme dhe të padëshiruar të një fjale të huaj.

Tek poezija “Duhet të këndoja i pari, e di”, përsëritjen e fjalës

ndërsa, në fillim të vargut të parë dhe të tetë, jo vetem që s’ja

kanë arrijtë qëllimit, efektit artistik, por edhe e dëmton shumëm

ritmin e poezisë dhe rrjedhën e mendimit, duke krijuar kështu

një frazë në kundërshtim me sintaksën e shqipes. Për këtë

poezi, me që thamë se është e mirë, duhet të shtojmë se ajo

është e mirë vetëm në qoftë se e shikojmë si një autokritikë

personale.

Mirpo po ta shikojmë në planin e përgjithshëm, ashtu siç duhet

shikuar një vepër artistike, ku uni i poetit duhet të shkrihet me

unin e përgjithshëm, atëhere na duhet të themi se kjo poezi, jo

vetëm që s’është e mirë, por edhe shtrembëron realitetin, se

s’është e vërtetë se rinia e Myzeqësë qëndroi “Si dhëndrri që

pret dhe përcjell”, ndërsa të tjerët po ja shtronin “hekurudhën te

dera e shtëpisë”. Rinia e Myzeqesë hodhi kazmat e para dhe të

fundit krah për krah me rininë e krahinave të tjera që vërshoi në

Myzeqe. Rinia e Myzeqesë i priti dhe I përcolli vëllezërit dhe

motrat e krahinave të tjera, jo e “mpirë” dhe “e hutuar” siç

Page 20: Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit ...gazetakritika.net/foto/haliti_kadare.pdf · Gazeta Kritika Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit dhe

thotë F. Haliti, por me këngë dhe valle duke kënduar dhe duke

kërcyer. Ndaj edhe themi se për këtë poezi, Faslli Halitin është

për t’u përgëzuar për rrëfimin dhe autokritikën e sinqertë të

ngritur në art, por ama ai duhet të dijën se çështja personale që

nuk shkrihen në çështjet e përgjithshme, lexuesit pak ose aspak i

interesojnë. E kur këto çështjet lënë shteg edhe për interpretime

të padëshiruara, atëhere është më mirë që të mos ngrihen fare, në

qoftë se s’kemi aftësitë dhe forcat për të ngritur në art ashtu siç

duhet duke i shikuar përmes kuadrit të përgjithshëm, përmes

asaj që është tipike.

Ndër krijimet që posa kanë dalë nga djepi diletantesk mund të

përmëndim “Kullimi”, “Veç kujdes”, “Kthimi i Skënderbeut”,

“Rruga”, “Kolegu”, “Rini”, “lulzimi dhe ne”, dhe “Zhurmë”.

Mendimi ynë si lexues është që vëllimi duhet të kishte dalë

vetëm me këto vjersha. Sa u përket 31 vjershave të tjera ne

rezervojmë mendimin tonë. Pejsazhet “Pranverë”, “Shi maji”,

“Ardhja e vjeshtës”, “Unë nuhas pranverë”, “Marsi në Sarandë”,

dhe “Shije të reja”, ne na duken tepër të përgjithshëme, pa jetë

pa ngjyrëv kombëtare.

“Marsi,

Me kokën e kaltër

Me trupin e gjelbër

Page 21: Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit ...gazetakritika.net/foto/haliti_kadare.pdf · Gazeta Kritika Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit dhe

Kitarë e ujrave vari në qafë

Si tela kitarash rrëkerat i dredh

Luleve, blerimit, iu bën serenadë”.

(Marsi në Sarandë)

“Mbi koka jeshile pemësh

Natyra derdhi bojë të verdhë

Vjeshta krahët e artë

Mbi fusha i hodhi,

Dhe kodrave lart”.

(Ardhja e vjeshtës)

“Nyja nyjën thërret

Me rrezet paralele zgjaten kërcellet

Blerimi kap syrin e gjelbërt gjithë qejf

Ujrat pranverore buzëqeshin të qeta

Pemishteve pjeshka fustanin e purpurt

Nis zbukuron me lulet e veta,

(Unë nuhas pranverën)

Page 22: Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit ...gazetakritika.net/foto/haliti_kadare.pdf · Gazeta Kritika Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit dhe

Ja disa strofa të këtyre pejsazheve ku manija dhe dora e njeriut

tonë nuk duket asgjëkundi. Këto pejsazhe bien erë

kozmopolitizëm, s’e kjo natyrë që na vizaton autori, nuk

pasqyron transformimin socialist në fshatin tonë fushor, apo

malor, nuk ka asgjë kombëtare, asgjë shqiptare. Vargje të

tilla për natyrën kanë shkruar dikur romantikët dhe sot shkruajnë

poetët e rrymave të ndryshme, por kurrsesi shkrimtarët e

realizmit socialist, për të cilët kozmopolitizmi, si armë e

nacionalizmit borgjez, është i huaj.

Panorama e Myzeqesë që na jep Faslli Haliti nuk është ajo e

ditëve tona. Ai thotë:

“M’i madh mik i fushës, plugu

Mbi skenën e blertë këndon

Një kor drapërinjsh, kazmash, kombajnash

E shoqëron”.

Është e vërtetë se dikur ka qenë “M’i madhi mik i fushës plugu”,

Mirpo sot kjo panoramë ka ndryshuar. Në vënd të plugut kemi

traktorët që buçasin anëembanë Myzeqesë dhe në vënd të

krahëve të njëri-tjetrit, kemi kombajnat dhe maqineritë e tjera

Page 23: Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit ...gazetakritika.net/foto/haliti_kadare.pdf · Gazeta Kritika Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit dhe

agroteknike. Buqësia jonë është modernizuar dhe plugu s’është

më “miku më i madh i fushës”.

Dhe, ajo që është më e rendësishme, në Myzeqë sot vjeshta nuk

sheh më fytyrën e vet “mbi pellgje me ujë” (“Ardhja e

vjeshtës”). Këtë pasqyrim e ka pas vjeshta në Myzeqenë e

bejlerëve dhe agallarëve, por jo në Myzeqenë e partisë dhe të

popullit punues.

Me plot të drejtë na thotë një agronom në Lushnje:

“Në qoftë se është e vërtëtë ajo që thotë Faslli Haliti në vëllimin

e tij “Sot”, për Myzeqenë, në qoftë se është e vërtetë se vjeshta

sheh fytyrën e vetë mbi pellgjet me ujë këtu në Myzeqe, atëhere

Partia dhe Qeveria duyhet të më hedhin hekurat në duar, se më

kanë vënë në dispozicion miliarda për t’ja ndryshuar pamjen

Myzeqesë, për të tharë kënetat dhe pellgjet, që vjeshtat më të

mos shohin fytyrën e tyre mbi pellgjet me ujë. E këtë gjë duhet

ta dijë fare mirë Faslli Haliti, se edhe në qoftë se s’ka kaluar në

fushë për të parë ndryshimet kolosale, sihariqi i këtyre

ndryshimeve duhet t’i ketë arrijtur edhe në dhomën e tij prej

fildishi, ku me siguri nuk dëgjhoet piskama e mushkonjave”.

Ja dhe disa vargje nga vjersha “Shije të reja”:

“Retë lëshojnë shiun

Zbardhon si vijë e bardhë horizonti

Page 24: Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit ...gazetakritika.net/foto/haliti_kadare.pdf · Gazeta Kritika Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit dhe

Zverdhen zhabinat e verdha

Më kërkuat fusha

arat fshatrat

Erdha”.

Vallë, tre vargjet e fundit të kësaj strofe a nuk edukojnë tek

lexuesi pasivitetin nënshtrimin e njeriut prej natyrës? Si është e

mundur që fshatari ynë kooperativist i edukuar nga partia me

botkuptimin materialist, sot, mbas 25 vjetëve, përsëri të presë

lëmoshë nga natyra? Kësaj i thonë të shkruash larg fshatit dhe

fshatarit, që nga tavolina. Do të ishte mirë që më parë autori të

vizitointe rezervuarët e Thanës, hauzet dhe kanalet vaditëse anë

e kënd Republikës….Por e keqja s’qëndron këtu?

Le të ndalemi tek vjerash “Sot”, “Kuadrove që nuk u iket”, “Në

fushë”, “Unë, mësuesi i fshatit”, “Mik në fshat”, “Ike”, “Ajo”,

“Kaloj”, “Nata”, etj.

“Njerëz që venë në kamp në Durrës

Që venë të takojnë të fejuarën

Që nisen të shohin një ndeshje futbolli

Që nisen të marrin provimin e parë

Që nisen të marrin provimin e fundit

Page 25: Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit ...gazetakritika.net/foto/haliti_kadare.pdf · Gazeta Kritika Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit dhe

Që nisen kufirit ushtarë”.

Po të heqi vargun e fundit, autori në vjershën “Sot”, na server si

problemet më shqetësonjëse të kohës sonë, pushimin, dashurinë

dhe diplomën për të garantuar qetësinë personale

Ç’vargje të neveritëshme?!

Vallë s’kishte mundësi autori në vjershën “Sot” të na paraqistë

inisiativa që kanë lindur në gjirin e të rinjëve dhe të masave për

të zbukuruar malet me taraca, për të përvetësuar mësimet e

partisë dhe të shokut Enver, për të hequr dorë nga prona

personale, për të mësuar gjithë artin ushtarak etj.

“Sot”! Vallë, ku duket heroizimi masiv, ku duket solidariteti

popullor, ku spikat uniteti moralo-politik Parti-Popull….?!

Askund, askund, veç predikimeve të sëmura….veç predikimeve

alla-revizioniste…veç rrugëve pakrye:

“Njerëz që ikin kudo

ku të mundin…”.

“Sot”

Besnikëria dhe gadishëmria e kuadrove tona të edukuar nga

mësimet e mëdha të partisë për të vërshuar poshtë, ku e lyp

nevoja e atdheut – ja lajtmotivi që duhet të frymëzonte Faslli

Page 26: Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit ...gazetakritika.net/foto/haliti_kadare.pdf · Gazeta Kritika Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit dhe

Halitin. Por këtë fakt autori e ka injoruar në vëllimin e tij duke

shkruar:

“Kuadro kudo nëpër poste ku jinni,

Që dot nuk ju iket

Që dot nuk ju zbritet…?!”

(“Kuadrove që nuk ju iket”).

Vëllë ky është realiteti ynë? Kurrsesi! Faslli Haliti do të bëjë

mirë që të njihet me të gjithë kuadrot e reja që kanë zbritur nga

kryeqyteti në qytetin e Lushnjës dhe ndër të gjithë qytetet dhe

fshatrat e Shqipërisë, për të kuptuar se tipari karakteristik i

kuadrove tona nuk është “ngurimi i imagjinuar nga Faslli Haliti,

por besnikëria dhe gatishëmria e tyre. Nëse autorin e zë meraku

për ata pak individë trumykur e burokrat që nuk shohin më tej

nga hunda e tyre, e këshillojmë që të mos shqetësohet, sepse

Revolucioniut fitimatar nuk i bëhet vonë për të tillë

bashkëudhëtarë miopë dhe egoist.

“Kemi përpara vjershën “Në fushë”, Lexojmë;

“Nuk prashitet më

Nuk korret më

Vapë

Sa s’ka”.

Page 27: Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit ...gazetakritika.net/foto/haliti_kadare.pdf · Gazeta Kritika Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit dhe

Stepjen nga vështirësitë, ja ç’na edukojnë këto katër vargje?!

Sjellim ndërmënd vargjet e poetit tonë të respektuar, F.S. Noli:

“T’u tha gryka po s’të pihet

T’u mpi këmba po s’të rrihet

Se mileti po të pret…

……

Shpejt or Marathonomak”!

Ç’optimizëm na ngjallin këto vargje të shkruara 39 vjet më

parë?!

Sa keq na vjen që Faslli Haliti, në vënd që të na japën figurën e

Marathonomakut të ri të kalitur në kudhërën e partisë, na servir

një fshatar, individ i cili, pasi i than gjoksin katruveve, ngul

kazmën në tokë dhe ja fut gjumit nën hijen e goricës? E ç’mund

të mësojë lexuesi prej një vjershe të këtillë, ku as nuk duket

puan kolektive, ku askund nuk vështrohet teknkika dhe

agroteknika, ku veç misrit dhe grurit, nuk mbillet asnjë kulturë

tjetër, ku autori predikon përtacinë dhe stepjen nga vështirësitë?

Dhe kur? 39 vjet mbas Marathonomakut të F.S. Nolit, kur ne me

plot të drejtë presim prej poetëve tanë që s’ë paku nga ana

ideore, të qëndrojnë më lart se F.S. Noli.

Page 28: Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit ...gazetakritika.net/foto/haliti_kadare.pdf · Gazeta Kritika Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit dhe

Lidhur me vjershën “Mik në fshat”, që është një ndër vjerasht

më të mira të këtij vëllimi dhe që ka vargje dhe pasazhe të

mrekullueshme, është shkruar në ndonjë artikull kritik se gjoja

këtu na u pasqyruakan ndryshimet social-ekonomike që po

ndodhin në fshatin tonë socialist, etj. S’ka si të mos qeshim me

këtë vlersim subjektivist, që bien në kontraditë me vargjet e

letrarit të ri, i cili në mes të tjerash thotë:

“Daja fshatrave nuk la pa u thënë:

Nusen me nipin sonte kam miq,

Po dreqi ta hajë se sot bukë gruri

Plaka ime s’paska gatuar!

Po jemi në kohën e lëmit moj plakë”!

A nuk flasin këto vargje për një fshat më të prapambetur, edhe të

pakolektivizuar, kub sejcili fshatar ka magjen dhe lëmin e tij?

Nëse Shahini do të paraqitej si anëtar i kooperatisvës, ankesa e

tij do të ishte absurd, sepse në kooperativë anëtarët bukë nuk

gatuajnë vetë, por e marrin në dyqanin e bukës, ndersa lëmenjtë

janë pronë e paprekëshme e kolektivit të bashkuar. Autori

gjithashtu ka harruar faktin se shallvaret dhe tumanet nëpër

fshatra tona fushore dhe malore janë zëvëndësuar me veshjen e

lehtë socialiste?!

Page 29: Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit ...gazetakritika.net/foto/haliti_kadare.pdf · Gazeta Kritika Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit dhe

“Kjo qenka moj nusja e nipit të Shahinit?!

Ç’qënka moj qyqe kjo nuse kështu?!

Kjo të shikoka në kokërr të syrit

Supet përjashta fustanin nën gju”?!

Ky fanatizëm ky ambijent fshataresk, bien në kontraditë me

fshatin e ri socialist ku të rejat dhe nuset po shkallmojnë dita

ditës zakonet e vjetra, po luftojnë thashethemet, po përqafojnë

normat e moralit të ri, po futen gjithnjë e më shumë në rrugën e

përparimit, po marrin pjesë gjallërisht në të gjitha fushat e jetës.

Asnjë përgëzim nuk meriton as vjersha “Unë mësuesi i fshatit”,

sepe autori, në vënd të figurës së mësuesit, komisar drite dhe

përçonjës i politikës së partisë në fshat, na ka dhënë figurën e

një mesuesi qesharak;

“Pantallonat e mija zhytur në çizme

Flokët e mij të qullur

Që kullojnë

Që varen teposhtë

Si flokët e Senekës”.

Page 30: Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit ...gazetakritika.net/foto/haliti_kadare.pdf · Gazeta Kritika Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit dhe

Ky mësues ka katandisur në këtë gjendje sepse “imazhi i vajzës

bukuroshe”, e tërheq vazhdimisht drejt qytetit. Në asnjë varg ky

mësues nuk del si aktivist shoqëror në fshat. Mëndja e tij është e

mbarsur vetëm me formula, konveksjone dhe “eksklamacione”.

Ky lloj mësuesi s’ka asgjë të përbashkët me Ndrec Ndue

Gjokën, Ismet Sali Bruçajn, me mësuesit e Kolonjës e të

Mirditës, dhe me mijra e mijra mësues të tjerë që lumturinë e

gjejnë në fshat, në gjirin e fshatarësisë kooperativiste.

Në një kohë kur Partia lufton për emancipimin e femrës

shqiptare, në një kohë kur udhëheqësi ynë i madh shoku Enver

Hoxha ngre lart gjestin e qytetares Athina Mile, që zgjodhi për

bashkëshort një të ri kooperativist nga Malësia e Mirditës, Faslli

Haliti në poezinë “Ajo” dhe “Ike”, na e paraqet femrën të varfër

shpirtërisht dhe të prapambetur nga ana ideore:

“Jam fshatar ( qytetare)

Jeni fshatar!

S’mund të martohemi bashkë!

(“Ajo”).

“Në livadhin e blertë të shpirtit të ri

Me lule ndjenjash, dashuri të njomë,

Ishe

Por ike

Page 31: Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit ...gazetakritika.net/foto/haliti_kadare.pdf · Gazeta Kritika Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit dhe

Ike skëterrës së shpirtit të tij

Ku lulëzonte vetëm një diplomë”.

(“Ike”)

Ashtu si te vjersha “Kuadrove që nuk u iket”, edhe në këto dy

vjersha të vogla, autori nuk ka kapur tipiken që ne e shohim të

mishëruar në gjestin e Athina Miles dhe të qindar arsimtareve

myzeqare dhe korçare që vullnetarisht kanë shkuar në zonat e

thella malore të Veriut, për të shërbyer si edukatore të brezit të

ri.

I padrejtë na duket krahasimi i natës me nënën e dëshmorit që i

dha Luftës Nacional-Çlirimtare djalin apo vajzën e vet: “Nata, si

nënë dëshmori me sharpin e zi…”. Dhe jo vetëm në këtë

vjershë. Krahasimet e Faslli Halitit thuajse nga vjershë në

vjershë çalojnë. Paralelizmi i pranverës me hoxhallarët dhe i

fluturave me nuska në poezinë “Kur vinin pranverat”,

tregojnë papjekuri të theksuar.

Shenja formalizmi dhe manjerizmi vëmë re te vjersha “Kaloj”,

ku e gjithë amfora na duket e kërkuar artificialisht, në

kundërshtim edhe me natyrën e gjuhës sonë, e cila pranon të tilla

frazeologji; “buzë lumit”, “buzë liqenit”, “buzë detit”, “buzë

malit”, por kurrsesi; “buzë vetullve”, “buzë syve”, “buzë

flokëve”, “buzë buzëve”, etj.

Page 32: Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit ...gazetakritika.net/foto/haliti_kadare.pdf · Gazeta Kritika Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit dhe

S’jemi dakort as me konceptin ideo-politik të autorit që duke

kaluar tek traseja, nuk sheh tek aksionet tona dashurinë ndaj

Atdheut, por dashurinë seksuale; nuk sheh bukuritë e

sakrificës dhe të vetmohimit, bukuri të entuziazmit rinor, të

patriotizmit dhe të ndërgjegjies së lartë socialiste, por

bukuritë e syrit të aksionistëve, të buzëve vishnje, të syrit, të

vetullave, të trupit të hijshëm dhe flokëve. Dhe autori shpif me

paturpësinë më të madhe kundër aksionistëve tona, kundër

motrave dhe bijave tona, duke thënë se një njeriu të tillë, ato

me qindra ja bëjnë me dorë, e ftojnë për dashuri seksuale.

Kjo siç thamë është një shpifje e paturpshme dhe e

palejueshme, se njerëzve të tillë, aksioinistet tona, rinia jonë, jo

vetëm që s’ua ka bërë dhe s’ja bën me dorë, por u ka pështyrë

dhe u pështyn në surrat dhe ka marrë dhe marr masa kudo që i

zbulon për edukimin e tyre. Një mendim i tillë i autorit asesi

s’pajtohet me realitetin ndër aksionet tona, ku shkohet për t’u

kalitur ideologjikisht e fizikisht edhe jo për t’u dashuruar.

Partisë Faslli Haliti i kushton vetëm vjershën “Kudo” e cila

s’është gjë tjetër vecse pllakat, ku PPSH - në e gjejmë vetëm të

shkruar vetëm; “mbi mezhda”, “bri rrugës”,”në ballin e

malit”, “mbi faqen e xhamit”, “në hyrjen e një fabrike”, “në

prolog të një poeme”, por jo në zemrat e njerëzve të cilët nën

emrin e saj munden me furtunën, me zjarrin, me tërmetin,

me armiqtë e revolucionit dhe kurdoherë dalin fitimtarë.

Në vëllimin “Sot”, ndeshemi edhe me krijime shumë të dobta

nga ana artistike, si fjala vjen “Lushnja natën”, që s’paraqet

Page 33: Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit ...gazetakritika.net/foto/haliti_kadare.pdf · Gazeta Kritika Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit dhe

asgjë të re, asgjë të veçantë për Lushnjën si qytet i rëndësishëm

bujqësor dhe industrial.

Fakti që autori s’na flet as për punëtorët e turnit të natës, as për

bisedat e nxënësve që kthehen nga shkolla e bashkuar pa

shkëputje nga puna, as për traktorët që në periferi të qytetit

zhurmojnë gjer në orët më të vona të natës, na bën të mëndojmë

se Faslli Haliti e sodit jetën vetëm nga larg.

Vjerash “Kujtimi im nga një eskursion”, inkuadrohet ndër

krijimet më të dobta, të pafrymëzuara, ku vetëm përmënden dhe

objekte ku autori dhe kolegët e tij kanë parë dhe kanë marrë me

vete. Në përgjithësi poezia e Faslli Halitit është një poezi e

përciptë, pa frymëzim, e ftohtë, e për më tepër denigruese,

sepse Faslli Haliti nuk e vështron realitetin tonë ashtu siç është,

por siç ka qenë dikur, nuk krijon poezi të realizmit socialist,

por poezi të sëmura që dalin duke e vështruar realitetin përmes

një prizmi personal e të huaj për ideologjinë tonë.

Çuditemi me autorin e shkrimit kritik “Ditët e sotme në poezinë

e një të riu”, botuar në gazetën “Drita”, që është shprehur se

vëllmi “Sot” na qenka një nga librat “më interesantë poetikë të

botuar kohët e fundit” nga Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”.

Ose: “Në vjerasht e Faslli Halitit socializmi nuk qëndron në

fjalë, ai është brenda vargjeve, brenda subjektit të thjeshtë

të vjershave”. Për ç’socializmëm e ka fjalën autori i artikullit?

Partishmëria jonë tek vëllimi i Faslli Halitit është e jashtëme,

qëndron vetëm në fjalë dhe nuk futet në brendi të subjektit. E

përsa i përket vjershave të gabuara, ajo është edhe e huaj.

Page 34: Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit ...gazetakritika.net/foto/haliti_kadare.pdf · Gazeta Kritika Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit dhe

Ne dhe shumë pjesmarrës të diskutimit krijonjës të organizuar

nga Shtëpia e Kulturës e qytetit tonë për lbrin “Sot”,

s’pajtohemi as me mendimet subjektive të Ismail Kadaresë

dhe as me çmimin e tretë që zhuria e poezisë i dha këtij

vëllimi në konkursin e madh kombëtar të shpallur me rastin e

25 vjetorit të çlirimit të Atdheut tonë. Ne jemi të mendimit që

autorëve të rinj u duhet dhënë ndihmë për të përvehtësuar

mësimet e partisë, për të njohur jetën dhe për të zotëruar artin e

të shkruarit, por në asnjë mënytrë të mos u bëhen lëshime në

ideologji ose t’u fërkohen krahët kur ata nuk e meritojnë. Tek

autorët e rinj nuk duhet vlerësuar vetëm manitë e tyre për të

krijuar figura bajate;

“Kamarieria puhi

servir freski”.

Apo;

“Kooperativa berbere e rreptë

flokrat e ferrave fare i qethi”.

E themi këtë se figura të tilla, tendenca formaliste dhe

manjerizmi, e bëjnë lexuesin tonë të rëvoltohet, të pështyjnë në

atë poezi e të thotë; “Kjo nuk është poezia që unë kërkoj nga

poetët e realizmit socialist”.

Page 35: Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit ...gazetakritika.net/foto/haliti_kadare.pdf · Gazeta Kritika Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit dhe

Kapllan Resuli, shkrimtar

Spiro Dinaku, nënpunës

Hysen Kurti, punëtor

Arkivi Qëndror i Shtetit. Po aty. Fondi 14. Ap. Komitetit

Qëndror të PPSH-së, (Struktura) Dosja 308. Viti 1973