Si te therrasim ne teuhid

5
www.UdhezimidheDrita.net 1 Si të thërrasim në Teuhid? I tërë falënderimi dhe lavdërimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. E lusim Allahun të na ruajë nga e keqja e veprave dhe vetëve tona! Atë që Allahu e udhëzon, nuk ka kush që e humb dhe atë që Allahu e lë nëhumbje, nuk ka kush që e udhëzon. Deklaroj se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhammedi është rob dhe i Dërguari i tij. Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij! Ky është një mësim rreth Teuhidit (adhurimit të Allahut), më saktësisht të Teuhidul Ibadeh (Njëshmëria në adhurim), dhe rreth asaj që e kundërshton themelin e tij, ose që e bën atë jo të plotë.Vjen për të shpjeguar format e ndryshme të adhurimit të cilat janë të detyrueshme të kryhen sinqerisht vetëm për Allahun, gjë e cila rezulton në përmirësimin e jetës së një personi dhe shpije në përsosjen e zemrës dhe veprave. Gjithashtu vjen për të shpjeguar shirkun (të bërit shok Allahut në adhurim) në detaje, gjë e cila rezulton në njohjen e asaj që Allahu dëshiron dhe është i kënaqur me Teuhid, po ashtu me atë që Ai është i hidhëruar dhe urren nga Shirku, e që shkakton trazira në tokë paspërmirësimit të saj, ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar: Dhe mos bëni çrregullime në Tokë, pasi është vënë rregulli. (Kaptina A’raf: 56) Shkaku kryesor i trazirave në tokë është Shirkul Ekber (ai që e nxjerr njeriun nga Islami) në Allahun. Këtë e përmend Allahu i Lartësuar në Kuran: Ata (sundues muslimanë) të cilët, nëse Ne u japim fuqi në tokë, urdhërojnë për plotësimin e faljeve të rregullta ditore dhe për Zekatin, që urdhërojnë El-Ma’ruf (Besimin dhe Ligjin Islam) dhe ndalojnë El-Munker (mosbesimin, politeizmin dhe gjithçka që ka ndaluar Islami).(Kaptina Haxh: 41) Në komentin e këtij ajeti Ebu Alijeh -njeri nga imamët e tabi’inëve- tha: Çdo e mirë në Kuran është prej Teuhidit dhe çdo e keqe e përmendur është nga shirku.Allahu i Lartësuar bëri që çdo Profet dhe i Dërguar të thërras në Teuhid, duke i shfaqur të drejtat e Allahut nga Teuhidi i Tij të cilat janë adhurimi dhe madhështia, për t’u sqaruar njerëzve që të lirohen e ta refuzojnë shirkun. Në lidhje me thirrjen e Profetëve dhe të Dërguarve, Allahu i Lartësuar thotë: Dhe me të vërtetë që Ne kemi dërguar te çdo Ummet (bashkësi njerëzish, popull, komb) të Dërguar (duke shpallur): “Adhuroni vetëm Allahun dhe shmanguni dhe i rrini larg Tagutit (shejtanëve ose çdo gjëje tjetër që adhurohet pos Allahut).” Pastaj, pati prej atyre popujve të cilët Allahu i drejtoi, pati edhe të tjerë të cilët e merituan dhe iu bë e pashmangshme rruga e gabuar.(Kaptina Nahl: 36)

Transcript of Si te therrasim ne teuhid

Page 1: Si te therrasim ne teuhid

www.UdhezimidheDrita.net

1

Si të thërrasim në Teuhid?

I tërë falënderimi dhe lavdërimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij

ndihmë dhe falje kërkojmë. E lusim Allahun të na ruajë nga e keqja e veprave dhe vetëve tona!

Atë që Allahu e udhëzon, nuk ka kush që e humb dhe atë që Allahu e lë nëhumbje, nuk ka kush

që e udhëzon. Deklaroj se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut

dhe se Muhammedi është rob dhe i Dërguari i tij. Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, mbi

shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij!

Ky është një mësim rreth Teuhidit (adhurimit të Allahut), më saktësisht të Teuhidul Ibadeh

(Njëshmëria në adhurim), dhe rreth asaj që e kundërshton themelin e tij, ose që e bën atë jo të

plotë.Vjen për të shpjeguar format e ndryshme të adhurimit të cilat janë të detyrueshme të kryhen

sinqerisht vetëm për Allahun, gjë e cila rezulton në përmirësimin e jetës së një personi dhe shpije

në përsosjen e zemrës dhe veprave.

Gjithashtu vjen për të shpjeguar shirkun (të bërit shok Allahut në adhurim) në detaje, gjë e cila

rezulton në njohjen e asaj që Allahu dëshiron dhe është i kënaqur me Teuhid, po ashtu me atë që

Ai është i hidhëruar dhe urren nga Shirku, e që shkakton trazira në tokë paspërmirësimit të saj,

ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar:

“Dhe mos bëni çrregullime në Tokë, pasi është vënë rregulli.” (Kaptina A’raf: 56)

Shkaku kryesor i trazirave në tokë është Shirkul Ekber (ai që e nxjerr njeriun nga Islami) në

Allahun. Këtë e përmend Allahu i Lartësuar në Kuran:

“Ata (sundues muslimanë) të cilët, nëse Ne u japim fuqi në tokë, urdhërojnë për plotësimin

e faljeve të rregullta ditore dhe për Zekatin, që urdhërojnë El-Ma’ruf (Besimin dhe Ligjin

Islam) dhe ndalojnë El-Munker (mosbesimin, politeizmin dhe gjithçka që ka ndaluar

Islami).” (Kaptina Haxh: 41)

Në komentin e këtij ajeti Ebu Alijeh -njeri nga imamët e tabi’inëve- tha:

“Çdo e mirë në Kuran është prej Teuhidit dhe çdo e keqe e përmendur është nga shirku.”

Allahu i Lartësuar bëri që çdo Profet dhe i Dërguar të thërras në Teuhid, duke i shfaqur të drejtat

e Allahut nga Teuhidi i Tij të cilat janë adhurimi dhe madhështia, për t’u sqaruar njerëzve që të

lirohen e ta refuzojnë shirkun. Në lidhje me thirrjen e Profetëve dhe të Dërguarve, Allahu i

Lartësuar thotë:

“Dhe me të vërtetë që Ne kemi dërguar te çdo Ummet (bashkësi njerëzish, popull, komb) të

Dërguar (duke shpallur): “Adhuroni vetëm Allahun dhe shmanguni dhe i rrini larg Tagutit

(shejtanëve ose çdo gjëje tjetër që adhurohet pos Allahut).” Pastaj, pati prej atyre popujve

të cilët Allahu i drejtoi, pati edhe të tjerë të cilët e merituan dhe iu bë e pashmangshme

rruga e gabuar.” (Kaptina Nahl: 36)

Page 2: Si te therrasim ne teuhid

www.UdhezimidheDrita.net

2

Detyrimi më i madh i robit është se ai duhet të jetë i njohur dhe t’i ketë të qarta të drejtat e

Allahut nga Teuhidi i Tij, duhet të thërras në të e gjithashtu të paralajmërojë kundër shirkut, të

jetë larg tij dhe njerëzve që bëjnë shirk. Pra, ky është detyrimi më i madh dhe i cili hynë tek

thënia e Allahut të Lartësuar:

“Le të dalë nga ju një grup njerëzish të përkushtuar që të ftojnë njerëzit te mirësia, të

urdhërojnë El-Ma’ruf (të njohurën, Islamin dhe gjithë ç’përmban ai) dhe të ndalojnë El-

Munker (mosbesimn, mohimin, besimin në shumë perëndi). Dhe me këta (njerëz) janë ata

që janë të fituarit.” (Kaptina Al-Imran: 104)

Allahu i përshkroi si të shpëtuar ata të cilët thërrasin në të mirë dhe ndalojnë nga e keqja. Kjo

nuk është e mundur të bëhet ndryshe vetëm se duke e mësuar dhe duke ua mësuar të tjerëve

Teuhidin, duke e përhapur diturinë, duke njohur aspektet e ndryshme të Teuhidit që është detyrë

ndaj Allahut, derisa zemra e robit të jetë e qëndrueshme në Teuhid dhe t’i thërret të tjerët drejt tij.

Prandaj shirku nuk mund të njihet dhe nuk paralajmërohet në të, vetëm nëse posedohet njohuri e

hollësishme rreth tij.

Shirku ka shumë forma, për shembull: Shirkul Ekber ka shumë forma, ashtu siç ka edhe Shirk el

Agar (shirku i vogël që nuk e nxjerr njeriun nga feja) në vende të ndryshme, dhe të njohurit e

këtyre llojeve të shirkut kërkon dituri. Kjo dije nuk mund të fitohet nga nxënësi i diturisë

përderisa ai ta di se Teuhidi dhe paralajmërimi kundër shirkut është baza e thirrjes së profetëve

dhe të dërguarve, dhe se kjo është trashëgimia e profetëve.

Çdo gjë që pason është nga Teuhidi, sepse kjo është baza e tij. Vendosja e Teuhidit shpie në

mirësi për individin dhe në një popullsi më të mirë. Si rezultat, shirku duke qenë larg Teuhidit

rezulton në sprova dhe dënime. Ibrahimi (alejhi selam) frikësohej nga shirku, kjo shihet në lutjen

e tij nga Kurani të cilën e gjejmë në këtë ajet:

“Dhe përkujto kur Ibrahimi tha: “Zoti im! Bëje këtë qytet (Mekën) të paqës dhe të

sigurisë dhe më largo e më ruaj mua dhe bijtë e mi nga adhurimi i idhujve.” (Kaptina

Ibrahim: 35)

Ibrahimi ishte mik i Allahut, prej të dërguarve të dalluar, ai zuri gradë të lartë në shikimin e

Allahut, mirëpo ai prapë frikësohej nga shirku për vetveten. Duke e komentuar këtë ajet, Ibrahim

Tejmiu nga Dijetarët e Mëdhenj prej tabi’inëve tha:

“E kush është i sigurt prej shirkut pas Ibrahimit?!”

Për këtë arsye duhet pasur frikë nga rënia në shirk, e po ashtu duhet pasur frikë nga të qenit larg

Teuhidit. Kjo duhet ta nxisë robin që të mësojë Teuhidin dhe format e ndryshme të shirkut, të

luftojë kundër njerëzve të shirkut me gjuhë dhe argumente ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar:

“Kështu pra, mos iu bind mosbesimtarëve, por përpiqu ndaj tyre (duke i thirrur në

fe) me zellin e përkushtimin më të lartë me anë të tij (Kur’anit).” (Kaptina Furkan: 52)

Në kohen tonë gjejmë shumë njerëz që thërrasin në Teuhid dhe paralajmërojnë rreth shirkut me

pak fjalë dhe jo në detaje. Kjo zakonisht në mënyrë të përgjithshme pranohet nga masa e gjerë,

sepse nuk ka dallim në argumentimin e saj për shkak se është përmendur shkurtazi. Të kuptuarit

Page 3: Si te therrasim ne teuhid

www.UdhezimidheDrita.net

3

e njerëzve rreth Teuhidit dhe shirkut dallon në mes tyre, për shembull kur paralajmëron rreth

shirkut shkurt në disa pjesë të botës, disa njerëz e kuptojnë shirkun që është i pranishëm në fenë

e të krishterëve, siç është rasti i të quajturit Jezusin (Isain alejhi selam) si djalë i Zotit, apo edhe

thënia e atij që ka thënë:

“Mos e quani Muhamedin djali i Allahut, ky është shirk, por pas kësaj thoni çfarë të doni dhe

ngriheni në çfarëdo shkalle që dëshironi, madje derisa të kërkoni edhe ndihmë prej tij, dhe se ai

ka kontroll në çështjet e dynjasë.”

Këtë lloj thirrje për në Teuhid e gjeni në shumë vende, për shembull nëse e paralajmëroni grupin

e adhuruesve të varreve kundër shirkut duke thënë:

“Dhe (kujto) kur Lukmani i tha birit të vet kur po e këshillonte: “O biri im! Mos

bashko të tjerë në adhurim me Allahun. Vërtet që bashkimi i të tjerëve në adhurim

me Allahun është Dhulm (padrejtësi, gabim) i madh (më i madhi).” (Kaptina Llukman: 13)

Ata këtë mund ta kuptojnë se do të thotë diç tjetër nga ajo në të cilën ishin (në adhurimin e

varreve). Mirëpo kur e sqaron në detaje, atëherë kjo e dallon thirrësin e EhlusSunetit nga të

tjerët. Njerëzit e Sunetit e sqarojnë Teuhidin në detaje. Sot sheh shumë grupe të fiksuara në

thirrje për në Teuhid, por nuk e sqarojnë siç duhet në detaje. Për këtë arsye thirrja në Teuhid

është dobiprurëse për studentin e dijes, të mësohet në detaje në mënyrë që ai të mund të thërret

në vendin ku shirku mund ose nuk mund të jetë i pranishëm.

Nga Teuhidi është lartësimi i Allahut për shkak të madhështisë së Tij, të shpresohet vetëm prej

Tij, t’i frikësohemi vetëm Atij, të mbështetemi vetëm tek Ai, të përpiqemi t’i afrohemi vetëm

Atij, të kërkohet ndihmë vetëm prej Tij dhe gjëra të ngjashme nga të drejtat e Allahut të cilat i

takojnë vetëm Atij.

Po kështu, kur ai shpjegon shirkun e sqaron atë në detaje dhe përmend argumentet rreth tij, ai

gjithashtu përmend format e ndryshme të shirkut që janë të pranishme aty ku ai i sheh, dhe nëse

nuk ka shirk të pranishëm ai paralajmëron rreth tij në mënyrë që njerëzit të mos bien në të,

shembull: nëse e shikojmë këtë vend (Arabinë Saudite) së cilës Allahu ia ka mundësuar davetin e

imamëve, gjallërues të fesë, e njerëzit e Teuhidit e urrejnë shirkun, por kur flasin rreth tij e

përmendin me pak fjalë.

Do të shihni se njerëzit që thërrasin në Teuhid në kohën tonë dallojnë nga ata të parapesëdhjetë

apo njëqind viteve më parë, arsyeja e kësaj është se këta nuk e sqarojnë Teuhidin në hollësi.

Sqarimi i Teuhidit në hollësi bënë që zemrat të zbuten dhe të lehtësohen drejt Allahut e ta

madhërojnë Atë, e si rezultat i kësaj ata i duan njerëzit e Teuhidit dhe i urrejnë njerëzit e shirkut.

Kur njerëzit e njohin Teuhidin në hollësi ata kanë siguri dhe veprojnë sipas tij e i udhëzojnë të

tjerët drejt tij, ndërsa kur e njohin shirkun në hollësi kanë frikë se mos bien në të, largohen prej

tij dhe e refuzojnë atë.

Do të shihni se njerëzit në përgjithësi e dinë se ky apo ai veprim mund të jetë shirk, ngase është

përmendur shkurt. Kur disa njerëz hyjnë në ndonjë vend ata mund të mos jenë të vetëdijshëm se

disa veprime janë shirk, kjo si pasojë e të metave të disa thirrësve gjatëshpjegimit të Teuhidit.

Page 4: Si te therrasim ne teuhid

www.UdhezimidheDrita.net

4

Mund t’i thoni thirrësit: “Pse nuk e sqaron Teuhidin në hollësi?” Ai do t’u përgjigjet: “Kam folur

rreth kësaj çështjeje, kam përmendur disa argumente.” Mirëpo ne do t’i thoshim: “Cilat janë

aspektet e Teuhidit që janë të detyrueshme? Përse nuk e sqaroni në hollësi, përshembull nevojën

tonë për të pasur shpresë, frikë, dashuri dhe besim vetëm në Allahun? Cili është kuptimi e të

kërkuarit ndihmë nga të tjerët përveç nga Allahu dhe i sakrifikimit për të tjerët përveç për

Allahun?”, e kështu me radhë. Disa njerëz do të thonë: “Po, sakrifikimi për të tjerët përveç

Allahut është shirk”, mirëpo kur ndonjë shembull i sakrifikimit do t’u paraqitet para tyre, nuk do

ta njohin që është shirk sepse nuk ka qenë e sqaruar në hollësi. Gjithashtu lutja e të tjerëve

përveç Allahut, do të shihni se kjo është një dukuri shumë e zakonshme në mesin e njerëzve.

Allahu i Lartësuar në lidhje me këtë thotë:

“Ata e shohin dhe e dallojnë qartë Mirësinë e Allahut, por prapëseprapë ata nuk e

pranojnë atë dhe shumica e tyre janë mohues e mosbesimtarë.” (Kaptina Nahl: 83)

Për shembull, kur dikush shpëton në ndonjë aeroplan apo makinë pastaj thotë se ky ishte

aeroplan ose makinë e mirë, ata mirënjohjen ia tregojnë krijesës. Ky është shirk me gjuhë, sepse

mirënjohja dhe falënderimi fillimisht duhet të jenë për Allahun e Lartësuar e pastaj për arsyen e

asaj që ka ngjarë. Arsyeja e përhapjes së shirkut të këtij lloji qëndron në atë se Teuhidi nuk është

shpjeguar në hollësi dhe kjo është arsyeja më e madhe e sprovave që shohim, është gjë që e

kënaqë shejtanin (kur Teuhidi shpjegohet me të meta).

Shkaku më i madh i grumbullimit të veprave të mira, i braktisjes së veprave të këqija dhe bërjes

mik të Allahut është që të jesh person i Teuhidit. Orientimi i vetëm që i është shpallur grupit të

Profetëve ishte Teuhidi dhe që ata t’i urdhëronin njerëzit ta adhuronin vetëm Allahun. Robi i

Allahut duhet ta kuptojë Teuhidin dhe të kundërtën e tij, duhet të thërret në Teuhid me urtësi dhe

mençuri, duhet që ta kryejë këtë sa më mirë, duhet pasur dituri e durim dhe dituria duhet të jetë e

plotë.

Sot shohim shumë njerëz që flasin dhe dëgjojnë shumë rreth Teuhidit, mirëpo ata nuk e kuptojnë

atë në tërësi dhe mund ta quajnë atë shirk i madh apo shirk i vogël, ose mund të flasin rreth

Teuhidit diç që nuk është prej tij. Frika të cilën dijetarët e shpjegojnë, gjë e cila është e drejtë e

Allahut, është frika e fshehtë. Duke pasur parasysh se disa thirrës mund të mos jenë të

vetëdijshëm për llojet e ndryshme të frikës, ne duhet të jemi të qartë në Teuhid, e thirrja në të

është detyrë e këtij umeti sepse është e drejtë e Allahut dhe e formon shehadetin (shqiptimin e

“Nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut), e frika dhe shpresa është

e llojeve të ndryshme.

Ne duhet ta mësojmë Teuhidin dhe argumentet e tij dhe të dimë se arsyeja e mësimit të tij është

ta madhërojmë dhe lavdërojmë Allahun e Lartësuar. Njerëzit kanë nevojë të madhe ta mësojnë

Teuhidin.

E lusim Allahun që të na dhurojë mësimin dhe kuptimin e fesë dhe t’ua mësojmë atë të tjerëve, të

na bëjë thirrës në fenë e Tij dhe të na shpëtojë nga mashtrimet e Shejtanit! Paqja dhe bekimet e

Allahut qofshin mbi Muhammedin alejhis-selatu ue selam!

Page 5: Si te therrasim ne teuhid

www.UdhezimidheDrita.net

5

Autor:

Shejkh Salih Ibn Abdul-Aziz Ali Shejkh Allahu e ruajttë

Përktheu:

Avni Xhemajli (EbuEnsarij)

Allahu e ruajttë

Redaktoi:

Albiona Olluri

Allahu e ruajttë

Burimi:

www.salafimanhaj.com