Shumica janë për grevë · 2008-03-06 · Anketa reprezentative në lidhje me kontestin në...

4
2 4 100 vjetori i 8 Marsit. Urime festat! 3 Formimi profesional Kërkoni njohjen e diplomave dhe shkathtësive tuaja Shengeni Zbatimi i marrëveshjes: përafërsisht prej 1 nëntorit Fletushka për gratë Së bashku arrijnë gratë më shumë Nr. 2 | März 2008 | albanisch Erscheint als Beilage zur Zeitung «work» | Redaktion T +41 31 350 21 11, F +41 31 350 22 11 | [email protected] | www.unia.ch Që nga fillimi i viteve të 90- ta, gjendja e punonjësve të moshuar në Zvicër është përkeqësuar në nivel alar- mues. Sidomos për shtresat me të ardhura të ulëta dhe mesatare. Nëse për shembull krahasojmë sh- kallën e punësimit, atëherë vërehet se, përderisa në vitin 1991 rreth 85 për- qind e njerëzve të moshës 55-64 vjeçar kanë qenë të punësuar, sot ke- mi një punësim prej rreth 78 përqind, pra një ulje e dukshme e punësimit. Hulumtimi statistikë i Entit federal për statistikë në lidhje me punësimin e personave të moshës mbi 50 vjeç tre- gon probleme të ndryshme në lëmin e punësimit, karrierë, pagë, probleme shëndetësore etj. Në rast papunësie vështirë se gjendet prapë punë Nëse të moshuarit e humbin vendin e punës, atëherë ata kanë vështirësi të mëdha për të gjetur prapë një vend pune. Çdo i dyti i papunë i kësaj mos- he mbetet për kohë të gjatë i papunë. Kjo është rrjedhë e përjashtimit dhe diskriminimit të punëtorëve të mos- huar. Një anketë e «Avenir Suisse»* tek ndërmarrjet zvicerane tregon: këto ndërmarrje në 60 deri 80 përqind të rasteve favorizojnë punëtorë më të rinj – përjashtim bëhet te kuadrot udhëheqëse në nivel të drejtorisë. Gjithashtu nuk mjaftojnë apo mun- gojnë mundësitë për ngritje të mëtej- me profesionale. Dallimi në shkollim në krahasim me të rinjtë është shtuar dukshëm. Problematike është edhe çështja e pensionimit të mëhershëm. Nga kjo mundësi përfitojnë para së gjithash kuadrot e larta. Punonjësit me të ardhura të ulëta, e sidomos gratë janë të diskriminuara dukshëm. Një çerek i meshkujve, të cilët largohen nga profesioni para moshës 65 vjeça- re, e bëjnë këtë për shkak të proble- meve shëndetësore. Dinjitet edhe në moshën e shtyrë Edhe punëtorët e moshuar kanë të drejtë në punë të mirë dhe kushte të mira të punës. Por, në vend të kësaj ata ballafaqohen me vështirësi dhe nd- jejnë frikë dhe pasiguri në lidhje me ardhmërinë e tyre në profesion dhe punë. Punonjësit e moshuar duhet të kenë të drejtë në formim të mëtejmë; për këtë nevojitet një ofensivë e for- mimit të mëtejmë. Pastaj nuk guxojnë të diskriminohen gjatë punësimit. Pastaj duhet kushtuar vëmendje pa- randalimit të dëmeve shëndetësore. Për punonjësit e moshuar, të cilët për- kundër këtyre masave, nuk janë në gjendje të punojnë, ekziston nevoja e lëshimit dinjitoz të procesit të punës. Për këtë arsye, Bashkimi i sindikatave zvicerane BSZ, ka dorëzuar iniciativën për pensionim social prej moshës 62 vjeçare. Dy të tretat janë të mendimit, se refuzimi i kompromisit të dalë nga ndërmjetësimi, nga ana e mjeshtërve të ndërtim- tarisë është gabim dhe grevat e punëtorëve e drejtë legjiti- me. 75 përqind kanë frikë nga presioni në pagë dhe ai so- cial. Të anketuarit tregojnë mirëkuptim, nëse punëtorët qohen në grevë për të mbroj- tur Kontratën e tyre. Me 91 vota kundër dhe 14 për, mjeshtërit e ndërtimtarisë kanë refu- zuar kompromisin e gjetur me mund në procesin e ndërmjetësimit. Ky hap i njëanshëm ka hidhëruar sindikatat dhe punëtorët. Në radhët e veta, si- domos nga ndërmarrjet e mëdha, është shprehur kritikë e ashpër. Edhe një shumicë e popullatës nuk ka kup- tim për këtë hap të punëdhënësve të ndërtimtarisë. Këtë e ilustron anketa reprezentative, të cilën e ka bërë ins- tituti «Isopublic» në fillim të muajit shkurt, e cila është ngarkuar me këtë detyrë nga gazeta Sindikale «work». Në pyetjen: «a mendoni se është në rregull fakti, se mjeshtërit e ndërtim- tarisë kanë refuzuar kompromisin?» 65,6 përqind janë përgjigjur me Jo. Vetëm 12.7 kanë mirëkuptim për këtë hap të punëdhënësve. Pa kontratë do të zbriten pagat Shumicën e preokupon edhe fakti, se pa kontratë kolektive rrezikohen pa- gat. 75.8 e shohin të arsyeshme frikën nga zbritja e pagave, në mungesë të KPP-së e cila garanton pagat mini- male. 15.9 nuk preokupohen nga gjendja pa kontratë. Gjithashtu në mirëkuptim hasë edhe nevoja e mbrojtjes së Kontratës me anë të gre- vave. Në pyetjen se «a mendoni se punëtorët kanë të drejtë të ngritën në grevë për të mbrojtur Kontratën e ty- re», 66 përqind janë përgjigjur me Po, 29.1 me Jo. Kryetari i punëdhënësve heshtë Sipas Hansueli Scheidegger, përg- jegjës në Unia për sektorin e ndër- timtarisë, rezultati i anketës «i hedh poshtë si të pabaza pohimet e tyre, të cilët thonë se për rezistencën dhe luftën e punëtorëve nuk paska mirë- kuptim». Përkundrazi! Pohimi i grevës nga shumica mund të inter- pretohet edhe kështu: «Shumë anke- tues dëshirojnë më shumë rezistencë dhe mbrojtje më këmbëngulëse të kushteve sociale». Kjo anketë, sipas atij është mbështetje inkurajuese për ndërtimtarët dhe sindikatën Unia. Si- domos befason edhe niveli i infor- mimit të njerëzve. Nga ana tjetër, kr- yetari i Shoqatës së mjeshtërve të ndërtimtarisë SHMN, z. Messmer nuk dëshiron të komentoj anketën. «Me gazetën sindikale (work) nuk dua të bisedoj dhe nuk do ta komentoj an- ketën» shprehet ai nëpërmjet sekre- tares së drejtorisë. Situata e vështirë për punonjës të moshës mbi 50 vjeç Përkeqësim i kushteve për punonjësit e moshuar Anketa reprezentative në lidhje me kontestin në ndërtimtari tregon Shumica janë për grevë Pas refuzimit të marrëvesh- jes së arritur në procesin e ndërmjetësimit nga dele- gatët e mjeshtërve të ndër- timtarisë, dhe rolit jo trans- parent të kreut të Shoqatës së punëdhënësve, sindika- tat Unia dhe Syna, në një letër në adresë të këtyre, kërkojnë sqarime të pyetje- ve të hapura. «Marrëdhëniet e partnerëve social në ndërtimtari janë çrregulluar. Si- domos për shkak të rolit të kreut të Shoqatës së punëdhënësve në refu- zimin e zgjidhjes së gjetur gjatë ndërmjetësimit», shkruajnë udhë- heqësit e sektorit të ndërtimtarisë të sindikatave Unia dhe Syna në një letër të adresuar kryetarit dhe Krye- sisë qendrore të shoqatës së mjeshtërve të ndërtimtarisë SHMN. Pas prishjes së njëanshme të Kon- tratës nacionale, ndërprerjeve të sh- peshta dhe të njëanshme të bisedi- meve dhe krijimit të fakteve të kr- yera dhe sidomos thyerjes së marrë- veshjes së ndërmjetësimit dhe zg- jatja e gjendjes pa Kontratë, nga ana e kreut të SHMN-së, besimi në ta është harxhuar, thuhet edhe matej në shkresë. Sindikatat kërkojnë përg- jigje në pyetje të hapura, si: Çka kanë vendosur saktësisht dele- gatë e punëdhënësve në Asamblenë e 24 janarit? Pse nuk iu është pre- zantuar për pranim zgjidhja e arritur gjatë ndërmjetësimit? Pse Kryesia qendrore ka paraqitur kërkesën për refuzim të marrëveshjes, dhe si e ars- yeton kryetari i SHMN-së Werner Messmer shkeljen e marrëveshjes së nënshkruar gjatë ndërmjetësimit? A është ai i gatshëm «të ndërmarrë gjithçka që është e mundur nga ana e tij, për të ndikuar që rezultati të pra- nohet nga delegatët», ashtu siç e ka premtuar me nënshkrimin e tij në deklaratën e ndërmjetësimit? Dhe: A është SHMN-ja e gatshme të kërkoj tërheqjen e vendimit nga ana e asamblesë së delegatëve dhe të pra- noj marrëveshjen e nënshkruar? Bisedime shtesë: të papra- nueshme për sindikatat Sindikatat janë të gatshme për një ta- kim të përbashkët për «analizimin e situatës». Po, vetëm pas përgjigjes në shkresën. Sindikatat edhe njëherë bëjnë të qartë, se nuk do të ketë më bisedime shtesë, sepse ato përjash- tohen edhe nga protokolli mbi marrëveshjen e ndërmjetësimit të nënshkruar edhe nga kreu i SHMN- së dhe bien në kundërshtim frymën dhe qenien e ndërmjetësimit. Letër në adresë të kreut të Punëdhënësve Sindikatat kërkojnë përgjigje në pyetje të hapura 65.6 janë të mendimit se kjo Jo e mjeshtërve të ndërtimtarisë është e gabueshme 75.8 % kanë frikë nga presioni në paga dhe ai social për shkak të mungesës së KPP-së 66 % janë të mendimit se greva është e drejtë 66 % po 4,9% nuk di 8,3% nuk di 21,7% nuk di 29,1 % jo 15.9 % jo 65,6% jo, nuk është në rregull 12,7% në rregull 75,8% po

Transcript of Shumica janë për grevë · 2008-03-06 · Anketa reprezentative në lidhje me kontestin në...

Page 1: Shumica janë për grevë · 2008-03-06 · Anketa reprezentative në lidhje me kontestin në ndërtimtari tregon Shumica janë për grevë Pas refuzimit të marrëvesh-jes së arritur

2 4

100 vjetori i 8 Marsit.Urime festat!

3Formimi profesionalKërkoni njohjen e diplomave dhe shkathtësive tuaja

ShengeniZbatimi i marrëveshjes: përafërsisht prej 1 nëntorit

Fletushka për gratëSë bashku arrijnë gratë më shumë

Nr. 2 | März 2008 | albanischErscheint als Beilage zur Zeitung «work» | Redaktion T +41 31 350 21 11, F +41 31 350 22 11 | [email protected] | www.unia.ch

Që nga fillimi i viteve të 90-ta, gjendja e punonjësve tëmoshuar në Zvicër ështëpërkeqësuar në nivel alar-mues. Sidomos për shtresatme të ardhura të ulëta dhemesatare.

Nëse për shembull krahasojmë sh-kallën e punësimit, atëherë vërehet se,përderisa në vitin 1991 rreth 85 për-qind e njerëzve të moshës 55-64vjeçar kanë qenë të punësuar, sot ke-mi një punësim prej rreth 78 përqind,pra një ulje e dukshme e punësimit.

Hulumtimi statistikë i Entit federal përstatistikë në lidhje me punësimin epersonave të moshës mbi 50 vjeç tre-gon probleme të ndryshme në lëmine punësimit, karrierë, pagë, problemeshëndetësore etj.

Në rast papunësie vështirëse gjendet prapë punëNëse të moshuarit e humbin vendine punës, atëherë ata kanë vështirësi tëmëdha për të gjetur prapë një vendpune. Çdo i dyti i papunë i kësaj mos-he mbetet për kohë të gjatë i papunë.Kjo është rrjedhë e përjashtimit dhe

diskriminimit të punëtorëve të mos-huar. Një anketë e «Avenir Suisse»* tekndërmarrjet zvicerane tregon: këtondërmarrje në 60 deri 80 përqind tërasteve favorizojnë punëtorë më tërinj – përjashtim bëhet te kuadrotudhëheqëse në nivel të drejtorisë.Gjithashtu nuk mjaftojnë apo mun-gojnë mundësitë për ngritje të mëtej-me profesionale. Dallimi në shkollimnë krahasim me të rinjtë është shtuardukshëm. Problematike është edheçështja e pensionimit të mëhershëm.Nga kjo mundësi përfitojnë para sëgjithash kuadrot e larta. Punonjësit

me të ardhura të ulëta, e sidomos gratëjanë të diskriminuara dukshëm. Njëçerek i meshkujve, të cilët largohennga profesioni para moshës 65 vjeça-re, e bëjnë këtë për shkak të proble-meve shëndetësore.

Dinjitet edhe në moshën e shtyrëEdhe punëtorët e moshuar kanë tëdrejtë në punë të mirë dhe kushte tëmira të punës. Por, në vend të kësaj ataballafaqohen me vështirësi dhe nd-jejnë frikë dhe pasiguri në lidhje meardhmërinë e tyre në profesion dhe

punë. Punonjësit e moshuar duhet tëkenë të drejtë në formim të mëtejmë;për këtë nevojitet një ofensivë e for-mimit të mëtejmë. Pastaj nuk guxojnëtë diskriminohen gjatë punësimit.Pastaj duhet kushtuar vëmendje pa-randalimit të dëmeve shëndetësore.Për punonjësit e moshuar, të cilët për-kundër këtyre masave, nuk janë nëgjendje të punojnë, ekziston nevoja elëshimit dinjitoz të procesit të punës.Për këtë arsye, Bashkimi i sindikatavezvicerane BSZ, ka dorëzuar iniciativënpër pensionim social prej moshës 62vjeçare.

Dy të tretat janë të mendimit,se refuzimi i kompromisit tëdalë nga ndërmjetësimi, ngaana e mjeshtërve të ndërtim-tarisë është gabim dhe grevate punëtorëve e drejtë legjiti-me. 75 përqind kanë frikë ngapresioni në pagë dhe ai so-cial. Të anketuarit tregojnëmirëkuptim, nëse punëtorëtqohen në grevë për të mbroj-tur Kontratën e tyre.

Me 91 vota kundër dhe 14 për,mjeshtërit e ndërtimtarisë kanë refu-zuar kompromisin e gjetur me mundnë procesin e ndërmjetësimit. Ky hapi njëanshëm ka hidhëruar sindikatatdhe punëtorët. Në radhët e veta, si-domos nga ndërmarrjet e mëdha,është shprehur kritikë e ashpër. Edhenjë shumicë e popullatës nuk ka kup-tim për këtë hap të punëdhënësve tëndërtimtarisë. Këtë e ilustron anketareprezentative, të cilën e ka bërë ins-tituti «Isopublic» në fillim të muajitshkurt, e cila është ngarkuar me këtëdetyrë nga gazeta Sindikale «work».Në pyetjen: «a mendoni se është nërregull fakti, se mjeshtërit e ndërtim-tarisë kanë refuzuar kompromisin?»65,6 përqind janë përgjigjur me Jo.Vetëm 12.7 kanë mirëkuptim përkëtë hap të punëdhënësve.

Pa kontratë do të zbriten pagatShumicën e preokupon edhe fakti, sepa kontratë kolektive rrezikohen pa-gat. 75.8 e shohin të arsyeshme frikënnga zbritja e pagave, në mungesë tëKPP-së e cila garanton pagat mini-male. 15.9 nuk preokupohen ngagjendja pa kontratë. Gjithashtu nëmirëkuptim hasë edhe nevoja e

mbrojtjes së Kontratës me anë të gre-vave. Në pyetjen se «a mendoni sepunëtorët kanë të drejtë të ngritën nëgrevë për të mbrojtur Kontratën e ty-re», 66 përqind janë përgjigjur me Po,29.1 me Jo.

Kryetari i punëdhënësveheshtëSipas Hansueli Scheidegger, përg-jegjës në Unia për sektorin e ndër-timtarisë, rezultati i anketës «i hedhposhtë si të pabaza pohimet e tyre, tëcilët thonë se për rezistencën dheluftën e punëtorëve nuk paska mirë-kuptim». Përkundrazi! Pohimi i

grevës nga shumica mund të inter-pretohet edhe kështu: «Shumë anke-tues dëshirojnë më shumë rezistencëdhe mbrojtje më këmbëngulëse tëkushteve sociale». Kjo anketë, sipasatij është mbështetje inkurajuese përndërtimtarët dhe sindikatën Unia. Si-domos befason edhe niveli i infor-mimit të njerëzve. Nga ana tjetër, kr-yetari i Shoqatës së mjeshtërve tëndërtimtarisë SHMN, z. Messmer nukdëshiron të komentoj anketën. «Megazetën sindikale (work) nuk dua tëbisedoj dhe nuk do ta komentoj an-ketën» shprehet ai nëpërmjet sekre-tares së drejtorisë.

Situata e vështirë për punonjës të moshës mbi 50 vjeç

Përkeqësim i kushteve për punonjësit e moshuar

Anketa reprezentative në lidhje me kontestin në ndërtimtari tregon

Shumica janë për grevëPas refuzimit të marrëvesh-jes së arritur në procesin endërmjetësimit nga dele-gatët e mjeshtërve të ndër-timtarisë, dhe rolit jo trans-parent të kreut të Shoqatëssë punëdhënësve, sindika-tat Unia dhe Syna, në njëletër në adresë të këtyre,kërkojnë sqarime të pyetje-ve të hapura.

«Marrëdhëniet e partnerëve socialnë ndërtimtari janë çrregulluar. Si-domos për shkak të rolit të kreut tëShoqatës së punëdhënësve në refu-zimin e zgjidhjes së gjetur gjatëndërmjetësimit», shkruajnë udhë-heqësit e sektorit të ndërtimtarisë tësindikatave Unia dhe Syna në njëletër të adresuar kryetarit dhe Krye-sisë qendrore të shoqatës sëmjeshtërve të ndërtimtarisë SHMN.Pas prishjes së njëanshme të Kon-tratës nacionale, ndërprerjeve të sh-peshta dhe të njëanshme të bisedi-meve dhe krijimit të fakteve të kr-yera dhe sidomos thyerjes së marrë-veshjes së ndërmjetësimit dhe zg-jatja e gjendjes pa Kontratë, nga anae kreut të SHMN-së, besimi në taështë harxhuar, thuhet edhe matejnë shkresë.

Sindikatat kërkojnë përg-jigje në pyetje të hapura, si: Çka kanë vendosur saktësisht dele-gatë e punëdhënësve në Asamblenëe 24 janarit? Pse nuk iu është pre-zantuar për pranim zgjidhja e arriturgjatë ndërmjetësimit? Pse Kryesiaqendrore ka paraqitur kërkesën për

refuzim të marrëveshjes, dhe si e ars-yeton kryetari i SHMN-së WernerMessmer shkeljen e marrëveshjes sënënshkruar gjatë ndërmjetësimit? Aështë ai i gatshëm «të ndërmarrëgjithçka që është e mundur nga anae tij, për të ndikuar që rezultati të pra-nohet nga delegatët», ashtu siç e kapremtuar me nënshkrimin e tij nëdeklaratën e ndërmjetësimit? Dhe: Aështë SHMN-ja e gatshme të kërkojtërheqjen e vendimit nga ana easamblesë së delegatëve dhe të pra-noj marrëveshjen e nënshkruar?

Bisedime shtesë: të papra-nueshme për sindikatatSindikatat janë të gatshme për një ta-kim të përbashkët për «analizimin esituatës». Po, vetëm pas përgjigjes nëshkresën. Sindikatat edhe njëherëbëjnë të qartë, se nuk do të ketë mëbisedime shtesë, sepse ato përjash-tohen edhe nga protokolli mbimarrëveshjen e ndërmjetësimit tënënshkruar edhe nga kreu i SHMN-së dhe bien në kundërshtim frymëndhe qenien e ndërmjetësimit.

Letër në adresë të kreut të Punëdhënësve

Sindikatat kërkojnë përgjigje në pyetje të hapura

65.6 janë të mendimit se kjo Jo emjeshtërve të ndërtimtarisë ështëe gabueshme

75.8 % kanë frikë nga presioni nëpaga dhe ai social për shkak tëmungesës së KPP-së

66 % janë të mendimit se greva është e drejtë

66 % po

4,9% nuk di

8,3% nuk di

21,7%nuk di

29,1 % jo

15.9 % jo 65,6%jo, nuk

është në rregull

12,7% në rregull

75,8% po

Page 2: Shumica janë për grevë · 2008-03-06 · Anketa reprezentative në lidhje me kontestin në ndërtimtari tregon Shumica janë për grevë Pas refuzimit të marrëvesh-jes së arritur

Një numër i madh i përfaqësuesve tëorganeve federative, kantonale dheatyre të organizatave ndihmëse (hu-manitare) kanë marrë pjesë në tavo-linën e rrumbullakët, të mbajtur nëfund të janarit në Bernë. Në këtë tu-bim të përbashkët të organizuar ngaplatforma për njerëz Pa letra, ështëbiseduar mbi vështirësitë ligjore dheburokratike për migrantët me statusdelikat të qëndrimit (Pa letra, me aziltë refuzuar apo me vendim të mospërpunimit të lëndës së azilit gjegjë-sisht me vendim për të lëshuarZvicrën etj.) për të realizuar tëdrejtën themelore të martesës dhefamiljes; e drejtë kjo e cila është e ga-rantuar edhe në Kushtetutën eZvicrës.

Martesa nuk guxon të kushtëzohet nga leja eqëndrimitTë ballafaquar me rastet konkrete tëpengesave burokratike, përfaqësue-sit e organeve shtetërore kanë pra-nuar se procedurat e lidhjes së mar-tesës ndonjëherë zgjasin shumë dhekushtojnë para. Sipas tyre disa kër-kesa të paraqitura nga organet kom-petente ndaj çifteve dalin jashtë pro-porcioneve të tolerueshme edhendonjëherë tejkalojnë edhe kompe-tencat ligjore dhe janë të gabuesh-me. Gjithashtu i vështirë është edhekoordinimi mes organeve gjegjëse tëofiqarisë, atyre të migracionit dhepërfaqësive diplomatike. Përfaqë-suesi i Departamentit federativ përgjendjen Civile në tubim, qartësoi selidhja e martesave nuk guxon tëkushtëzohet me statusin legal të per-sonit, i cili dëshiron të martohet. Ai

thotë se vetëm martesat, të cilat lid-hen për rregullimin e qëndrimitmund të futen në kategorinë e shpër-dorimit. Ne i ndjekim vetëm këtoraste, në të cilat lidhja e martesësvetëm për leje të qëndrimit. Në njëudhëzim të Departamentit thuhet senë rast dyshimi dhe nëse nuk ekzis-tojnë fakte, atëherë martesa duhet tëlidhet.

Propozimet konkreteEkzistojnë dallime mes Kantoneveedhe mes ofiqarëve. U propozuanmasa konkrete për përmirësimin egjendjes, si afati i qëndrimit përmartesë të zgjatet dhe të mos dëbo-hen njerëzit, kur martesa është gatipër t’u lidhur. Pritja më e mirë nëpërofiqari, këshillimi i drejtë i çiftëve, li-rimi nga sjellja e dokumenteve sh-tesë për persona me status të vësh-

Refuzohet peticioni kundërpremive diskriminuesePeticioni i Sindikatës Unia kundër dis-kriminimit të të huajve në pagesën epremive për automjete nga sigurimetështë refuzuar prej Komisioneve tëkëshillit të kantoneve dhe atij nacional.Arsyetimi për mospranimin e kërkesëssë Unias, e cila me peticion ka kërkuarkritere objektive të llogaritjes së pre-mive, bazohet në një ekspertizë të Mi-nistrisë së drejtësisë. Kjo ekspertizëthotë se kriteri i Nacionalitetit është ilejueshëm për llogaritjen e premive.Këtë edhe pse, sipas ekspertëve, mun-gojnë të dhënat e nevojshme dhe kup-timplote statistikore për të mbështeturekspertizën e Ministrisë së drejtësisë.

Anulimi i natyralizimit edhepas 8 viteshPara hyrjes në fuqi të ligjit të ri mbi sh-tetësinë janë bërë disa lehtësime përmarrjen e pasaportës zvicerane. Nëmesin e këtyre lehtësimeve është zbrit-ja e shumës së pagesave për proce-durës së natyralizimit. Mirëpo, me Lig-jin e ri mbi shtetësinë apo natyralizimine personave, parashihet mundësia eanulimit të natyralizimit pas 5 vitesh,nëse i huaji shkel Ligjin apo nënsh-tetësinë e ka marrë, duke anashkaluarrregulloret ligjore (martesa për letra,deliktet e rënda, të dhënat e rrejshmeetj). Në frymën e përkeqësimeve tëkushteve për të huajt në Zvicër, Parla-mentari i partisë demokristiane ngaLucerna, Pfister, me një nismë parla-mentare kërkon që natyralizimi tëmund të anulohet edhe pas 8 vitesh.Këshilli federativ (Ministrat) e kanë pra-nuar këtë iniciativë. Me këtë hap Zvi-cra ndërton barriera të reja drejtë in-tegrimit të mirëfilltë në shoqëri.

Konflikti për Kontratë të re Kolektive në Lonza: Sindikatat lansojnë një gazetë aksioni400 Punëtorë të ndërmarrjes «Lonza»në Visp të Valisit kanë bërë të qartë, senuk pranojnë Kontratë kolektive mepërkeqësime. Në dy tubimet ështëvendosur: nuk pranojmë shtimin eorarit të punës në 42 orë në javë dheduam kontratë pa përkeqësime. Sin-dikatat Unia dhe Syna janë autorizuar,që në bisedimet e ardhshme tëmbrojnë Kontratën kolektive. Sindika-tat dhe punëtorët, me një gazetë të ak-sionit «Montagsclick» kanë informuartë gjithë në lidhje me konfliktin. «Që tëjemi të suksesshëm, kemi nevojë përpërkrahjen dhe mbështetjen e tëgjithëve: punonjësve, banorëve , fa-miljeve dhe komunave. Sepse, kushnuk lufton tash, vetëm ka humbur»,thuhet në apelin e bërë nga CoradoPardini, përgjegjës për degën në Unia.

2.4 përqind më shumëpagëBashkimi sindikal i Zvicrës BSZ, ështëi kënaqur me raundin e pagave, i ciliështë më i suksesshmi në këto pesëvitet e fundit. Mesatarisht pagat no-minale janë shtuar për 2.4 %. Munge-sa e Kontratës nacionale për ndërtim-tari e turbullon pak bilancin pozitiv. Gjit-hashtu gëzon fakti se ndërmarrjet emëdha janë të gatshme të kontrollojnëdhe përmirësojnë diskriminimet struk-turore në pagë.

horizonte Nr. 2 | März 2008 | albanisch 2

News Lidhja e martesave për njerëzit me status delikat të qëndrimit

Mesazhi u dëgjua, por problemetnënçmohenOrganet kantonale dhe federale pranojnë faktin se migrantëtme status delikat të qëndrimit kanë vështirësi gjatë lidhjessë martesave. Mirëpo, sipas mendimit të platformës për njerëzPa letra, ata i nënçmojnë pengesat ekzistuese. Ata gjithash-tu nënçmojnë faktin, se e drejta e garantuar me kushtetutëpër martesë dhe familje është e rrezikuar.

Edhe ky takim me përfaqësuesit e or-ganeve shtetërore dhe kantonale tre-gon: një është ligji, kurse diçka tjetërështë zbatimi i tij. Në rastin e lidhjes sëmartesave, që është e drejtë e garan-tuar me kushtetutë- jemi të konfrontuarme barriera të panevojshme. Fakt ështëse migrantët me status delikat të qën-drimit ballafaqohen me barriera arbi-trare dhe të paarsyeshme. Si në rastetkur duan të lidhin martesën në Zvicër,ashtu edhe në rast të bashkimit famil-jar, nëse martesa është lidhur në shte-tet e jashtme. Këtu ata ballafaqohen

me burokraci dhe pengesa të pane-vojshme. Këto fakte nënçmohen sh-pesh nga personat përgjegjës.Vullneti i mirë i treguar në tavolinën errumbullakët nuk mund të mohoj fak-tin se ligjet dhe zbatimi i tyre janë për-keqësuar. Këtu nënçmohet gjithashtuedhe rreziku i cili rrjedhë nga Ligji i ri mbitë huajt. Sepse ky Ligj mundëson pro-jekte, sikurse ky i fundit i komisionit po-litik shtetërorë, në të cilin parashihetmoslejimi i lidhjes së martesës nësemungon leja e qëndrimit. Atmosfera ekrijuar mundëson gjithashtu edhe nis-

ma parlamentare, sikurse ajo e ToniBruner SVP/UDC, i cili kërkon ndalimine lidhjes së martesave, nëse personinuk ka leje qëndrimi në Zvicër. Ky «de-mokrat» dhe shumë të tjerë, kur ështëfjala te të huajt, janë në gjendje të sh-kelin edhe të drejtat themelore dhe atotë garantuar me kushtetutë, vetëm evetëm për të arritur synimet e tyre të ulë-ta politike. Nëse kjo politikë nuk ndrys-hohet, atëherë rrjedhë e logjikshme ekësaj është pamundësimi faktik i lidh-jes së martesës për një kategori të cak-tuar të migrantëve. Me këtë shkelet edrejta themelore për tu martuar dhe kri-juar familje.

� Hilmi Gashi

Politikë me dashurinë

Populli zviceran ka votuar në qershor2005 për hyrjen e Zvicrës për marrë-veshjen e Shengenit. Kjo marrëvesh-je rregullon bashkëpunimin e shtete-ve anëtare në lidhje me kufijtë, qar-kullimin e personave dhe kontrolle-ve kufitare. Pasi që këtë marrëveshjeështë dashur ta ratifikojnë të gjitha sh-tetet anëtare të hapësirës së Shenge-nit, kjo marrëveshje ende nuk ështëzbatuar. Tash, pas ratifikimit nga tëgjitha shtetet, barrierat politike janë

tejkaluar. Zvicra tash duhet të dësh-mojë se është në gjendje të kryej dety-rat e veta, sikurse janë të parapara memarrëveshjen e Shengenit. Pritet qëtestet të mbarojnë deri në vjeshtë, dheZvicra prej 1 nëntorit të bëhet anëta-re e barabartë e marrëveshjes së Shen-genit. «Por, Shengeni nuk d.m.th. sedo të hiqen krejt kufijtë», thotë Jyrg

Not, shefi i kufitarëve. Pasi që Zvicranuk është anëtare e Unionit Doganor,kontrollet doganore do të mbeten. Mekëtë jepet edhe mundësia e kontrolli-mit të personave, në rast të dyshimit.

Qarkullimi kufitarNë përgjithësi vlen: kufijtë mbeten, eme këtë edhe kontrolli doganor. Çka

ndryshon është kontrolli sistematik iqarkullimit të personave në kufij.Numëri i madh i kufitarëve do të hi-qet prej kufirit, por do të shtohen kon-trollimet në brendësi të vendit. Pa-trullat mobile të kufitarëve mund tëkontrollojnë dhe nëpër stacione të tre-nit dhe nëpër trena, edhe pas kalimittë kufirit. Në raste të jashtëzakonsh-me, kontrollet kufitare mund të bë-hen për një kohë të caktuar.

Azili dhe vizatPolitika e vizave është e njehsuar përtë gjitha vendet, anëtare të Shengenit.Udhëtarët me vizë të Shengenit nukkanë më nevojë të marrin vizë edhepër Zvicrën. Më vështirë do të bëhetsituata për azilkërkues. Sipas marrë-veshjes së Dublinit, ata kanë të drejtëtë parashtrojnë kërkesën vetëm nënjërin nga shtetet anëtare.

Martesat në xhunglën e paragrafëve.

Pas ratifikimit të marrëvesh-jes mbi hyrjen e Zvicrës nëhapësirën në Shengen, hiqenbarrierat e fundit politike përzbatimin e marrëveshjes. Pri-tet që Zvicra të kyçet në hapë-sirën e Shengenit prej 1 nën-torit 2008. Mirëpo, përparaZvicra duhet të kaloj «testin»e përshtatshmërisë.

Shtetet e fundit të BE-së ratifikojnë marrëveshjen e Shengenit me Zvicrën

Përafërsisht prej 1 nëntorit do të zbatohet marrëveshja

Zvicra prej 1 nëntorit në Shengen.

Page 3: Shumica janë për grevë · 2008-03-06 · Anketa reprezentative në lidhje me kontestin në ndërtimtari tregon Shumica janë për grevë Pas refuzimit të marrëvesh-jes së arritur

Ruth-Gaby Vermot-Mangoldështë zgjedhur kryetare e Ins-titutit zviceran për observi-min e zbatimit të Ligjeve mbitë huajt dhe azilin. Gjithashtuështë zgjedhur edhe kryesiaprej 12 personave.

Instituti zviceran për observimin ezbatimit të Ligjeve mbi të huajt dheazilin, shkurt Observatori, hyn nëfazën aktive të veprimit. Asambleja epërgjithshme, e mbajtur më 9 shkurtnë Bernë, ka zgjedhur si kryetarezonjën Gabi Vermot-Mangold, ishparlamentaren e këshillit nacionaldhe parlamentare e këshillit evro-pian, dhe zonjën Noel Sambuk, si

nënkryetare dhe kryesinë e përbërëprej 12 personave nga të gjitha reg-jionet . Ideja për Observatorin ka lin-dur si rrjedhë e aprovimit të dy Ligje-ve të ashpëra të migracionit në shta-tor 2006: Ligjit mbi të huajt dhe azi-lin, të cilat në frymën e tyre rrezikojnëtë drejtat e migrantëve me prejardhjenga shtetet jashtë BE-së dhe njerëzvetë ndjekur dhe të rrezikuar (azilkër-kuesve). Observatori bartet dhe për-krahet prej personaliteteve të njohu-ra politike (të majtët dhe të djathtët),kishave, organizatave për mbrojtjen etë drejtave dhe lirive të njerëzve, sin-dikatave etj.

Dokumentimi i rasteveOrganizimi decentral, synimet dhedokumentimi i rasteve e bëjnë obser-vatorin unik. Ky do të ketë një sekre-tariat qendror në Bernë dhe 3 tri degëregjionale në Gjenevë, Sankt Gallendhe Lugano. Detyrë e observatoritështë evidentimi dhe regjistrimi i ras-teve individuale, të cilat rrjedhin ngazbatimi i ligjeve, sidomos ngakëndvështrimi i të drejtave të njeriutdhe përputhja e zbatimit të ligjeve meLigjet ndërkombëtare të nënshkruaranga Zvicra. Informacionet mbi rastetdo të publikohen dhe do të vihen nëdispozicion organizatave dhe njerëz-ve aktiv, të cilët mbrojnë të drejtat enjerëzve të prekur nga këto ligje. Nëkohën, kur observatori fillon punën,

Ligji i ri mbi të huajt ka hyrë në fuqi.Përvojat e deritashme vërtetojnëbrengat e njerëzve, të cilët e kanë luf-tuar me referendum Ligjet në fjalë. Pa-sojat çnjerëzore të këtyre ligjeve nukjanë të dukshme për opinionin egjerë. Gjatë fushatës së referendumit,këshilli federal ka premtuar zbatimnjerëzor të ligjeve. Sot ndodhë ekundërta. Situatat e vështira, sidomospër fëmijët janë në shtim e sipër.Azilkërkuesve, të cilëve iu është refu-zuar kërkesa janë në situatë të rëndë,sepse nuk kanë ku të kthehen, kursenë Zvicër nuk kanë kurrfarë të drejtashdhe dërgohen nëpër qendra përazilkërkues ku jetojnë në kushte jon-jerëzore.

Neni 10 i Kontratës nacionale për Ho-teleri dhe restorante garanton për tëgjithë punëtorët një bruto pagë mi-nimale. Të gjithë punonjësit duhet tërenditen në njërën nga kategoritë epagave, gjegjësisht të shkallëve tëfunksionit. Te nënrenditja në katego-rinë e pagë, rol të madh luan edhe fak-ti, se a ka mbaruar punëtori shkollëprofesioni, apo shkollim të barasv-lershëm, si dhe funksioni dhe përvo-ja në punë (krahaso tabelën me pa-gat). Përgjegjësinë për kategorizimkorrekt e bartin punëdhënësit. Punë-tori duhet të informoj punëdhënësinmbi shkollimet, aftësitë dhe përvojatpërkatëse, dhe në rast nevoje të dorë-zojë dëftesa, dëshmi etj. Kështu thotë

teoria dhe Kontrata. Në praktikëndodhë, që punëdhënësi, gjatë punë-simit të të huajve, dhe në kategorizi-min e pagave, nuk i pranon diplomatdhe përvojat e punës të arritura nëvendin e prejardhjes së punëtorit. Atapaguhen vetëm si fuqi punëtore pashkollim dhe përvojë pune.

Ia vlen të kërkohet diferenca në pagëNë Kanton Vaud, me ndihmën eUnia-s, dy punonjës të restorantitkanë kërkuar diferencën në pagë. Mesukses: Një punëdhënës, kur i kapunësuar këta dy punëtorë francez,nuk i ka pyetur për diplomat dhe për-vojën e punës dhe i ka punësuar ata

me pagë prej 3600 frangash. Më vonëEnti federal për Arsimim dhe Tekno-logji ka vërtetuar se diplomat e këty-re dy punëtorëve kanë të njëjtën vlerë

sikurse Dëftesa federale e aftësisë pro-fesionale për personel profesional tëndërmarrjeve të degës së restorantevedhe hotelerisë. Pasi që këta dy franceznë kohën e punësimit kanë pasur 10vite përvojë pune, atëherë ata kanë pa-sur të drejtë të nënrenditjes në kate-gorinë IIIb. Të dy instancat i kanë hed-hur poshtë ankesat e punëdhënësit, i

cili ka argumentuar se pagesa e dife-rencës duhet të bëhet nga momenti injohjes së diplomës nga Enti federalpër Arsim dhe Teknologji.Punëdhënësi duhet të paguaj –prej fi-llimit- diferencën në pagë. Shumaështë e majme: rreth 25000 franga përtë dy punëtorët.

Kërkoni njohjen e diplomës, tash!

Rasti i përmendur tregon, se edhe njohuritë dhe përvojat e tubuara në shtetet ejashtme llogariten. Për këtë arsye është shumë me rëndësi, që të informohenimbi mundësitë dhe procedurat e pranimit të diplomave dhje njohurive profesio-nale, si dhe njohjen e tyre. Edhe në Horizontet e kaluara e kemi theksuar rëndë-sinë e shkollimit, njohjes së përvojave dhe pranimit të diplomave. Ata, që kanëdiplomë dhe përvojë puna në vendlindje, duhet t’i drejtohen Entit Federal për Ar-simim dhe Teknologji në adresën: BBT/OFFT/UFFT, Effingerstrasse 27, 3003 Bern,T 031 322 21 29, F 031 324 96 15 ose nëpërmjet www.bbt.admin.ch.

horizonte Nr. 2 | März 2008 | albanisch 3

Dega Hoteleri dhe Restorante

Njohja e diplomës ia vlenNë kantonin Vaud, Unia ka fituar një kontest të rëndësishëmjuridik në instancën e parë dhe të dytë. Në rast të njohjes sëdiplomave të huaja nga ana e Entit federal për arsim dhe tek-nologji, atëherë punëdhënësi detyrohet të paguaj diferencëneventuale në pagë, dhe atë prej fillimit të punës.

Sindikatat Unia dhe Syna si dhe Sho-qata zvicerane e punëdhënësve tëdegës së bojaxhinjve dhe suvatues-ve, kanë parashtruar kërkesën për sh-pallje të obligueshme të ngritjes sëpagave për të gjithë të punësuarit nëkëtë degë të zejtarisë. Ngritja e pa-gave duket kështu:Dega e suvatuesve do të ketë njëngritje të përgjithshme prej 91 fran-gave, kurse ajo e bojaxhinjve njëngritje prej 88 frangave. Shtimi ipagës duhet të hyjë në fuqi prej 1 pri-

llit 2008 dhe do të vlejë për pjesëngjermano-folëse të Zvicrës, si dhekantonet Tiçino dhe Jura.

Ngritje edhe e pagave minimaleGjithashtu shtohen edhe pagat mi-nimale. Paga minimale për suvatuestë shkolluar në profesion, me mbi dyvite përvojë pune do të jetë 4846,kurse për bojaxhi 4631. Paga më eulët do të jetë 3942 për suvatues dhe3832 për bojaxhi.

Në degën e zejtarisë të bojaxhinjve dhe suvatuesve, pagatdo të shtohen për përafërsisht 90 franga për të gjithë tëpunësuarit në këtë degë. Shtimi i pagave pritet të hyjë nëfuçi prej 1 prillit 2008.

Pak më shumë para në fund të muajit.

Pagat minimale për degën e hotelerisë dhe restoranteve 2008

Kategoria e pagës Në muaj dhe franga Në orë dhe franga*

Pa mësim të profesionit* 3300 18.13

Me mësim të profesionit:

Me vërtetim të profesionit 3480 19.12

Dëftesë e aftësimit 3730 20.49

Vërtetimi dhe 7 vite përvojë profesionale** 3730 20.49

Me dëftesë dhe 7 vite përvojë profesionale** 4070 22.36

Me dëftesë dhe 10 vite përvojë profesionale** 4485 24.64

Me provim profesional 4670 25.66

* Nëse punëtori bënë punë ndihmëse, atëherë mund të lidhet marrëveshja për pagë 10 % më të ulët se paga minimale, prej 3300 në 2700 frang, por atë vetëm nëse ndërmarrja është e vendosur në një regjion apo territor, i cili është në kategorinë e regjioneve të cilat përkrahen financiarisht prej federatës, nëpërmjet ndihmave investuese për regjionet malore. ** Bazë: 42 orë në javë, përjashtim pushimet dhe ditët festive. *** Si përvojë pune llogaritet edhe puna gjatë mësimit të profesionit.

Ngritje e pagave për bojaxhi dhe suvatues

Paga më të larta,falë sindikatave

Kërkoni njohjen e diplomave: i vlen!

Përkrahe observatorin:Observatori financohet prej përafër-sisht 300 personave dhe kolektivevedhe prej disa qindra simpatizantëve.Një pjesë e financimit bëhet edheprej kishave, sindikatave dhe fonda-cioneve të ndryshme. Personat, tëcilët duan ta përkrahin Observatorin,si me punë ashtu edhe me mjete fi-nanciare, ose duan të bëhen anëtarëmund të lajmërohen nëpërmjet i-me-lit: [email protected] osenëpërmjet postës në këtë adresë: Beobachtungsstelle, Neuengasse 8,3011 Bern.

Observatori zgjedh kryesinë dhe fillon punimet

Gratë në krye të Observatorit

Ruth-Gaby Vermot-Mangold

Page 4: Shumica janë për grevë · 2008-03-06 · Anketa reprezentative në lidhje me kontestin në ndërtimtari tregon Shumica janë për grevë Pas refuzimit të marrëvesh-jes së arritur

Pensionet invalidore (IV/AI), në shu-micën e rasteve nuk mjaftojnë për tëmbuluar nevojat e përditshme tëjetës. Sidomos me rishikimin e Ligjitmbi sigurimin në raste paaftësie përpunë janë shlyer pensionit përbashkëshorte, mungojnë të hollat enevojshme për jetë dinjitoze. Ligji nëkëto raste parasheh të drejtën për tëkërkuar shërbime shtesë.

Shërbimet shtesë (Ergänzungsleistungen/Pres-tazioni complementari/Prestations complé-mentaires apo shkurtë EL/PC) ndihmojnë aty kupensioni i pleqërisë dhe për të mbetur AHV/AVSdhe pensioni invalidor IV/AI, së bashku me tëgjitha të ardhurat tjera nuk mjaftojnë. Shërbimetshtesë janë e drejtë ligjore dhe jo përkujdesje apondihmë sociale. Së bashku me AHV dhe IV, shër-bimet shtesë janë themel shtetit social Zviceran.

Kush mund të parashtroj kërkesë?� Të drejtë në këtë shërbim kanë të gjithë të pen-sionuarit invalidor, të ardhurat e të cilëve nuk ekalojnë një shumë të caktuar.� Të drejtë në këtë shërbim kanë të gjithë pen-sionistët IV me vendbanim dhe qëndrim të për-hershëm në Zvicër.

� Shtetasit zviceran dhe shtetasit e BE-së nukkanë afat pritjeje.� Shtetasit e huaj nga vendet që nuk i takojnëBE-së apo shteteve të EFTA-s kanë të drejtë nëkëto shërbime vetëm nëse jetojnë së paku qe 10vite në Zvicër.� Të drejtë në këto shërbime kanë të gjithë ataqë kanë një Pension Invalidor (IV) të plotë,gjysmë apo një çerek.(1/4).

Si llogariten këto shërbime shtesë?� Së pari bëhet llogaritja e të gjitha të ardhura-ve së bashku: pensionet, paga, të ardhurat emundshme (tek pensionet invalidore të pjesë-rishme), pasuria etj. Nga të ardhurat zbriten tëgjitha harxhimet e pranuara: Harxhimet përjetën e përditshme, sigurimi shëndetësor, kon-tributi për AHV, qiraja, kamatat hipotekare etj. � Nëse të gjitha harxhimet e pranuara janë mëtë larta se të ardhurat e llogaritura së bashku, atë-herë ky ndryshim do të mbulohet nga Shërbi-met shtesë (EL/PC).� Shërbim shtesë mund të jetë një shumë e cak-tuar që paguhet secilin muaj apo mbulim i sh-penzimeve mjekësore.

Ku mund të parashtrohet kërkesa?� Shërbimet shtesë duhet të kërkohen nga or-

ganet kantonale, për shembull në kantonin eAargaut në repartin komunal të AHV. Në ko-munën në të cilën jetoni� Për parashtrimin e kërkesës për shërbimet sh-tesë duhet të plotësoni një formular të caktuar.Të punësuarit në komunë ju ndihmojnë gjatëplotësimit të këtij formulari.

Informata më të hollësishme mund të gjeni edhe në internet:www.pro-senectute.ch: Këtu mund të bëni një pa-rallogaritje të përkohshme dhe www.ahv-iv.info:Informacione më të hollësishme.

� Bajram Arifaj, Sekretar sindikal në Aarau

Unia i bën dhuratë shitëseve dhetregohet solidare me viktimat e tra-fikimit të grave

Më 8 mars 1908, 15 000 gra, punëtore të in-dustrisë së tekstilit, kanë marshuar nëpër NjuJork nën moton: «Bukë dhe trëndafila» dhe kanëkërkuar orar më të shkurtër të punës, paga mëtë mira, drejtën e votës për gra dhe dhënien fundtë punës së fëmijëve. Përmirësimi i kushteve tëpunës për gratë është edhe synim i vazh-dueshëm i sindikatës Unia.Me Fletushkën «Së bashku gratë arrijnë mëshumë», aksionet në degën e tregtisë dhe mepërkrahjen e fushatës Euro 08 kundër trafikimittë grave, Unia edhe kësaj radhe më 8 Mars dotë tregoj prezencë në rrugë.

Dita e aksionit në degën e tregtisëSektori Terciar, pra ai i shërbimeve, i sindikatësUnia, edhe këtë vit e merr si shkas festimin eDitës Ndërkombëtare të Gruas për të zhvilluarnjë aksion në degën e shitjes. Në shumë qyte-te të mëdha dhe të vogla, sekretaret e sindikatësUnia, më 8 mars e vende vende-vende edhe më7 mars do të vizitojnë shitëset nëpër vendet etyre të punës. Me vete do të kenë një dhuratë tëvogël. Qëllimi i aksionit është të tregohet, se Uniaështë sindikata e punonjësve të degës së treg-tisë, dhe se ajo, objektivat e barazimit të gjiniveI ndjekë vazhdimisht dhe me këmbëngulje.Në kornizat e forcimit të punës ndër profesio-nale, në ditën e aksionit do të marrin edhe se-kretare dhe punëtore të sektorëve tjera.

Nisma e fushatës kundër trafikimit të grave: Euro08Zvicra dhe Austria janë vende, të cilat për shkaktë Kampionatit Evropian në Futboll EURO 08, dotë jenë cak i trafikimit të femrave. Trafikimi i fem-rave është shkelje e rënde e të drejtave të nje-riut. Gratë e rrezikuara kanë nevojë për mbrojt-je. EURO 08 do të jetë shans i mirë për të sen-sibilizuar një numër të madh njerëzish në këtëtemë. Me këtë rast, në qytetet në të cilat mba-hen ndeshjet e futbollit: Bernë, Bazel, Gjenevëdhe Cyrih do të mbahen aksione, në të cilat dotë marrin pjesë edhe gratë e Sindikatës Unia. Ko-lege dhe aktiviste tjera janë të mirëseardhura,të marrin pjesë në aksionet tona. Informacionetmbi aktivitetet lokale duhet t’i merrni në sek-sionin tuaj.

� Christine Michel dhe Ursula Häberlin

Puna me orë

Kam dy fëmijë të vegjël dhe punoj me pagënë orë në një ndërmarrje të vogël. Kohëvetë fundit ndodhë shpesh që thirrja për tëshkuar në punë më vjen dy tri ditë përpa-ra. Gjithashtu ka ndodhur edhe kjo: unëkam shkuar në punë, por punëdhënësimenjëherë më ka dërguar në shtëpi mearsyetim se nuk ka punë. Në lidhje me këtëkam këto pyetje: a është e rregulluar dikuse kur duhet të marr planin e punës? Pas-taj, a e marr pagën, nëse punëdhënësi mëqon në shtëpi edhe pse në bazë të planittë punës duhet të punoj?

Nëse punoni në një ndërmarrje apo degë e cilanuk i nënshtrohet Kontratës së përgjithshme tëpunës, të cilat rregullojnë të gjitha këto çështje,atëherë vlejnë këto gjëra në vijim: Sipas nenit69.1 të Ligjit të Punës, orari i punës duhet të bë-het me dije dy javë më parë. Orari i punës guxontë ndryshohet vetëm në raste të jashtëza-konshme dhe urgjente. Ju par mund të kërkoni,që orari i punës të ju jepet dy javë përpara. Nëlidhje me pagesën vlen: Nëse në orarin e punësjeni paraparë të punoni dhe punëmarrësi heqdorë nga puna juaj, apo kërkon nga ju të mosshkoni në punë, prapëseprapë keni të drejtë nëpagesën e orëve të parapara me orar të punës.Kjo vlen edhe në rast se punëdhënësi ju dërgonmë herët në shtëpi, sepse nuk ka punë. Ju ed-he në këtë rast duhet të kërkoni që t’ju llogari-ten orët dhe këto të paguhen në fund të muajit.

Ju pyetni, ne përgjigjemi

Konferencë për temën në Unia:Më 24 janar 2004 Unia ka mbajtur një konfe-rencë profesionale me titull: Fleksibël dhe i la-kueshëm deri në thyerje» në lidhje me tematsi paga me orë, puna sipas porosisë, kontra-tat ndihmëse, kontratat e përkohshme apo atome orar të pjesshëm etj. Të gjithë dokumen-tacionin mund ta gjeni në internet www.unia.ch(gjermanisht dhe frëngjisht). Gjithashtu do tëbotohet një broshurë e Unia-s e cila tematizonfleksibilitetin në punë dhe e cila përmban in-formacione të rëndësishme. Këtë broshurëmund ta shkarkoni prej internetit, apo ta merr-ni nëpër sekretariatet tuaja më të afërta të Sin-dikatës Unia. Tash për tash vetëm në gjuhëngjermane dhe frënge. Planifikohet edhe boti-mi i broshurës në gjuhën shqipe.

horizonte Nr. 2 | März 2008 | albanisch 4

Beilage zu den Gewerkschaftszeitungen work, area, Événement syndical | HerausgeberVerlagsesellschaft work AG, Zürich, Chefredaktion: Marie-José Kuhn; Événement syndicalSA, Lausanne, Chefredaktion: Alberto Cherubini; Edizioni Sociali SA, Lugano, Chefredaktion:Françoise Gehring Amato | Redaktionskommission M. Akyol, M. Pereira, M. Komaromi, H. Gashi, M.Martín | Sprachverantwortlich Hilmi Gashi| Koordination Mira Komaromi |Layout Simone Rolli | Druck Ringier Print, Adligenswil | Adresse Redaktion «Horizonte»,Strassburgstr. 11, 8021 Zürich, [email protected]

www.unia.ch

Seminari i sivjetshëm për aktivist sindikal nëgjuhën shqipe do të merret me përkeqësimin ekushteve të punës, si pasojë e formave të ndrysh-me të marrëdhënieve të punës, si puna me orartë kufizuar, apo puna në bazë të nevojave të ndër-marrjes, ku punëtori apo punëtorja duhet të jetënë gjendje gatishmërie etj.

Me anë të referateve do të jepen njohuri të duhu-ra mbi atë se cilat janë format delikate të punëssie dhe roli dhe rëndësia që kanë aktivistët sindi-kal për sindikatën dhe kolegët në vendet e punës.Metoda e punës do të jenë: referatet, diskutimetdhe ushtrimet praktike. Ky seminar i drejtohet të

gjithë sindikalistëve aktiv, dhe atyre të cilët duantë marrin përgjegjësi për të informuar dhe për-krahur kolegët e tyre në çështje delikate. Gjit-hashtu edhe të janë ata, të cilët i shohin për-keqësimet dhe këto i lajmërojnë sindikatës.

Seminari i dedikohet anëtarëve dhe është falas,gjithashtu falas janë edhe shpenzimet e ushqimit,bujtjes dhe udhëtimit. Rezervoje me kohë vendinnë seminar, lajmërohu pranë seksionit tënd. Përmë shumë informacione T 031 350 24 15 (tëmartën, të mërkurën dhe të enjten prej09.30–12.00 dhe 13.00–17.00)

Seminari për aktivist sindikal në gjuhën shqipe:

Marrëdhëniet delikate të punës: Përkeqësimi i kushteve të punës

Seminari do të mbahet më 26 dhe 27 prill 2008 në Hotel Rotschuo, Gersau.

Me 200 000 anëtarë Unia është sindikata mëe madhe në Zvicër. Unia përfaqëson interesate punonjësve – grave e burrave – si dhe an-gazhohet për të drejtat e tyre, duke negociuarKontratat e Përgjithshme të Punës KPP (GAV)me punëdhënësit.

Unia lufton para së gjithash edhe për përmirësimin e kushte-ve të punës të grave. Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombë-tare të Gruas, Sindikata Unia do të prezantoj një fletushkë përgratë në 10 gjuhë. Fletushka tregon përparësitë e anëtarësisënë Unia dhe motivon gratë, që në mënyrë aktive të marrin pjesënë aktivitete dhe aksione të ndryshme si dhe të angazhohennë mbrojtjen e të drejtave të tyre. Në fletushkë prezantohen edhe rastet konkrete të grave, tëcilat janë anëtare të Unia-s si për shembull Mysherefe Hoti-Gashi, 43 vjeç, punëtore e pastrimit, e cila thotë: «Unë jam anë-tare e Unia-s sepse Unia është e vetmja organizatë që më ndih-moi me sukses kur unë pata probleme me punëdhënësin tim».Fletushkën në 10 gjuhë mund ta merrni në seksionin tuaj oseta porositni nëpërmjet i-melit në [email protected].

Fletushkë e Sindikatës Unia për gratë

Së bashku arrijnë gratëmë shumë

Së bashku arrijnëgratë më shumë!

8 Marsi 2008

100 vite të DitësNdërkombëtaretë Gruas

Shërbimet shtesë për pensionin në rast invaliditeti (IV/AI):

Nuk janë ndihmë sociale