Shpallja e aktgjykimi

20
1 SHPALLJA E AKTGJYKIMIT SIPAS KODIT TË PROCEDURËS PENALE TË KOSOVËS Agim Maliqi SHPALLJA E AKTGJYKIMIT SIPAS KODIT TË PROCEDURËS PENALE TË KOSOVËS 1 Shpallja e aktgjykimit është moment shumë i rëndësishëm, meqë përmes kësaj palët dhe personat tjerë të interesuar njihen me rezultatin e procedurës penale për çështjet konkrete, e po ashtu rritet transparenca e punës së gjykatës ndaj qytetarëve. Fillimisht është e rëndësishme të dallohen dy momente që në shikim të parë vështirë se dallohen dhe atë momenti i marrjes dhe i shpalljes publike të aktgjykimit, si dy veprime të cilat i merr gjykata me rastin e përfundimit të shqyrtimit gjyqësor. Marrja e aktgjykimit nënkupton vendosjen për çështjen për të cilën është zhvilluar procedura 2 . Në procedurë të rregullt marrja e aktgjykimit bëhet në seancë për këshillim dhe votim, kurse në procedurë të shkurtër, gjyqtari individual menjëherë pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor Agim Maliqi, është gjyqtar për krimet e rënda në Gjykatën Themelore në Ferizaj. 1 Ky punim është prezentuar nga autori në trajnimin e quajtuar “Shpallja e aktgjykimit sipas procedures penale të Republikës së Kosovës”, të datës 2.11.2012, të organizuar nga Instituti Gjyqësor i Kosovës në Prishtinë. 2 Neni 119-123 i KPPK-së

description

Shpallja e aktgjykimit

Transcript of Shpallja e aktgjykimi

Page 1: Shpallja e aktgjykimi

1SHPALLJA E AKTGJYKIMIT SIPAS KODIT TË PROCEDURËS PENALE TË KOSOVËS

Agim Maliqi

SHPALLJA E AKTGJYKIMIT SIPAS KODIT TË PROCEDURËS PENALE TË KOSOVËS1

Shpallja e aktgjykimit është moment shumë i rëndësishëm, meqë përmes kësaj

palët dhe personat tjerë të interesuar njihen me rezultatin e procedurës penale për çështjet

konkrete, e po ashtu rritet transparenca e punës së gjykatës ndaj qytetarëve.

Fillimisht është e rëndësishme të dallohen dy momente që në shikim të parë

vështirë se dallohen dhe atë momenti i marrjes dhe i shpalljes publike të aktgjykimit, si

dy veprime të cilat i merr gjykata me rastin e përfundimit të shqyrtimit gjyqësor.

Marrja e aktgjykimit nënkupton vendosjen për çështjen për të cilën është zhvilluar

procedura2. Në procedurë të rregullt marrja e aktgjykimit bëhet në seancë për këshillim

dhe votim, kurse në procedurë të shkurtër, gjyqtari individual menjëherë pas përfundimit

të shqyrtimit gjyqësor e merr dhe e shpall aktgjykimin, çka nënkuptohet se gjatë

procedurës së shkurtër nuk lejohet fare shtyrja e marrjes së vendimit3.

Nëse merret aktgjykimi i njëjti duhet të shpallet menjëherë, çka nënkuptohet se

me rastin e vendosjes përkatësisht marrjes së aktgjykimit nuk justifikohet kurrfarë shtyrje

e publikimit të tij. Por nganjëherë për shkak të kompleksitetit të çështjeve që janë trajtuar

në shqyrtimin gjyqësor kur procedura është zhvilluar ndaj disa personave apo për disa

vepra penale objektivisht nuk është i mundur që aktgjykimi të merret menjëherë, e

atëherë mund të shtyhet marrja e aktgjykimit deri në tri ditë.

Agim Maliqi, është gjyqtar për krimet e rënda në Gjykatën Themelore në Ferizaj.1 Ky punim është prezentuar nga autori në trajnimin e quajtuar “Shpallja e aktgjykimit sipas procedures penale të Republikës së Kosovës”, të datës 2.11.2012, të organizuar nga Instituti Gjyqësor iKosovës në Prishtinë.2 Neni 119-123 i KPPK-së3 Neni 461 i KPPK-së

Page 2: Shpallja e aktgjykimi

2SHPALLJA E AKTGJYKIMIT SIPAS KODIT TË PROCEDURËS PENALE TË KOSOVËS

Në rastet kur shtyhet marrja e aktgjykimit, është e domosdoshme që të caktohet

koha dhe vendi i shpalljes së aktgjykimit dhe kjo konstatohet në procesverbalin e

shqyrtimit gjyqësor me qëllim që palët dhe publiku i interesuar të jenë prezent në

shpalljen e tij.

Mos respektimi i afatit të përcaktuar tre ditor për shpalljen e aktgjykimit mundëson

paraqitjen e ankesës vetëm për këtë bazë dhe paraqet shkelje esenciale e dispozitave të

procedurës penale.4 Po ashtu në rast se nuk arrihet që shpallja të bëhet brenda afatit tre

ditor atëherë është obligim të njoftohet kryetari i gjykatës përkatëse duke paraqitur

shkaqet dhe arsyet e mosrespektimit të këtij afati.

Po ashtu është e rëndësishme të theksohet arsyeja se pse është përcaktuar afati tre

ditor dhe kjo është nga fakti se po të përcaktohej një afat më i gjatë atëherë mund të

harrohet esenca dhe përmbajtja e shqyrtimit gjyqësor dhe atëherë gjykata do të vendosë

në bazë të shkresave përkatësisht procesverbalit të shqyrtimit gjyqësor që nuk është e

preferueshme.

Shpallja e aktgjykimit është tejet e rëndësishme nga fakti se disa nga palët e po ashtu

edhe publiku prezent gjatë shqyrtimit gjyqësor ka mundësinë e vetme që përmes

shpalljes publike të njihet me epilogun e shqyrtimit gjyqësor dhe po ashtu është e

rëndësishme edhe me faktin se publiku njoftohet përmes arsyetimit të paraqitur me provat

që i ka marrë për bazë me rastin e vendosjes.

Kryetari i trupit gjykues duhet që me rastin e shpalljes së aktgjykimit ta lexon

diapozitivin në tërësi çka nënkupton se duhet të lexohet në tërësi diapozitivi i

aktgjykimit.5

Tani paraqitet një pyetje se ku qëndron rëndësia që të lexohet në tërësi diapozitivi

i aktgjykimit dhe kjo gjithsesi ka lidhmëni me faktin se tërësia e diapozitivit të

aktgjykimit duhet të shënohet në procesverbalin e shqyrtimit gjyqësor dhe paraqet

aktgjykimin burimor dhe ka për qëllim evitimin e dallimeve mes aktgjykimit burimor të

4 Neni 403 par. 2 i KPPK-së5 Neni 396 par. 3,4,5 i KPPK-së

Page 3: Shpallja e aktgjykimi

3SHPALLJA E AKTGJYKIMIT SIPAS KODIT TË PROCEDURËS PENALE TË KOSOVËS

shpallur publikisht dhe të aktgjykimit të shkruar. Rrjedhimisht nuk duhet që assesi të

ekzistoj ndonjë dallim mes aktgjykimit të shpallur dhe atij të përpiluar me shkrim.

Shpallja publike e aktgjykimit bëhet gjithmonë pa marrë parasysh se a janë apo jo

palët prezentë e edhe po të mos jetë asnjë nga palët por vetëm për publikun e pranishëm.

Shpallja e aktgjykimit bëhet gjithmonë publikisht edhe në rastet kur gjatë

shqyrtimit gjyqësor publiku ka qenë i përjashtuar, por edhe këtu Kryetari i trupit gjykues

ka diskrecion se deri në ç'masë e përjashton publikun.

Për shkak se aktgjykimi shpallet në emër të popullit, të respektit ndaj gjykatës dhe

aktgjykimit të shpallur të gjithë të pranishmit gjatë shpalljes së aktgjykimit qëndrojnë në

këmbë.

2. PARABURGIMI PAS MARRJES SË AKTGJYKIMIT

Një çështje tejet e rëndësishme me rastin e marrjes së aktgjykimit është vendosja

përkitazi me masën e paraburgimit. Rëndësia e kësaj qëndron me faktin se para marrjes

së aktgjykimit mund të kemi situata të ndryshme përkatësisht se i akuzuari mund të jetë

në paraburgim dhe duhet të vendoset për vazhdimin apo heqjen e tij por mund të kemi

edhe situatën tjetër që deri në marrjen e aktgjykimit i akuzuari të jetë në liri por ndaj tij

duhet të caktohet paraburgimi nën kushtet e parapara ligjore.

Rëndësia e paraburgimit është e rëndësishme bazuar edhe në faktin se kodi ynë

nuk njeh institutin e paraburgimit obligativ që nënkupton se paraburgimi gjithmonë është

fakultativ dhe mund të caktohet, hiqet dhe vazhdohet nën kushte të caktuara dhe

shprehimisht të parapara me kod.

Me rastin e shpalljes së aktgjykimit që në një çështje penale përmbyll çështjen

kryesore, trupit gjykues përkatësisht gjyqtari individual duhet të vendosë edhe për

çështjen e paraburgimit dhe me këtë rast duhet të ketë parasysh kushtet e parapara në

nenin 281 par.1 të KPPK-së.

Trupi gjykues përkatësisht gjyqtari individual me rastin e vendosjes lidhur me paraburgimin ka tri mundësi dhe atë: caktimin, heqjen apo vazhdimin e paraburgimit.

Page 4: Shpallja e aktgjykimi

4SHPALLJA E AKTGJYKIMIT SIPAS KODIT TË PROCEDURËS PENALE TË KOSOVËS

2.1 Caktimi, heqja ose vazhdimi i paraburgimit

Rastet e heqjes së paraburgimit janë të përcaktuar në mënyrë taksative dhe nuk

kemi çka ti shtojmë pos ti citojmë e më poshtë ti elaborojmë këto situata

Trupi gjykues gjithmonë e heq paraburgimin dhe urdhëron lirimin e të akuzuarit nëse:

1) Është liruar nga akuza;

2) Është deklaruar fajtor, por është liruar nga dënimi;

3) Është dënuar vetëm më gjobë ose i është shqiptuar vërejtja gjyqësore;

4) I është shqiptuar një nga dënimet alternative përveç dënimit gjysmëliri (neni 53 i

Kodit të Përkohshëm Penal);

5) Për shkak të llogaritjes së paraburgimit në lartësinë e dënimit ai e ka vuajtur

dënimin ose

6) Akuza është refuzuar, përveç në rastin kur është refuzuar për shkak të

jokompetencës së gjykatës.

Përveç rasteve të lartcekura që obligativisht janë përcaktuar rastet e heqjes së

paraburgimit konsideroj se rast tjetër kur duhet të hiqet paraburgimi është edhe në rastet

kur paraburgimi është caktuar për sigurimin e pranisë së të akuzuarit në shqyrtimin

gjyqësor e që zgjatë deri sa të shpallet aktgjykim dhe maksimalisht një muaj. 6

Caktimi apo heqja e paraburgimit zgjatë deri sa aktgjykimi të merr formën e prerë, kurse vendimin lidhur me këtë e merr kolegji prej tre gjyqtarësh.

Mund të themi se mund të shkaktohet konfuzion me faktin se në Kod përdoret

shprehja “kolegj”7 e që kjo shprehje nuk duhet të nënkupton assesi kolegj prej tre

gjyqtarësh profesionist që vendosin jashtë shqyrtimit gjyqësor, por se edhe në praktikën

6 Neni 341 par.1 i KPPK-së

7 Neni 151 par.11 i KPPK-së

Page 5: Shpallja e aktgjykimi

5SHPALLJA E AKTGJYKIMIT SIPAS KODIT TË PROCEDURËS PENALE TË KOSOVËS

e deritashme nënkupton trupin gjykues (në procedure të rregullt) përkatësisht gjyqtarin

individual (në procedure të shkurtër).

Do të paraqiste një absurd që kolegji të vendoste për paraburgimin nga fakti se

trupi gjykues të ketë kompetencë të vendosë për dënimin e të akuzuarit dhe të mos ketë

kompetencë që të vendosë për paraburgimin, një argument më tepër për këtë paraqet fakti

se shumica e kodeve penale të shteteve të rajonit pikërisht këtë kompetencë ia lënë

trupave gjykues që vendosin.

Para marrjes së vendimit është e nevojshme që të dëgjohet mendimi i prokurorit, e

kjo në fakt është e nevojshme nga fakti që të merr mendimin e prokurorit por mendimi i

tij nuk paraqet obligim që të veprohet sipas mendimit të tij, meqë në këtë fazë rol

dominant ka gjykata.

Paraburgimi mund të caktohet, hiqet apo vazhdohet me aktvendim të veçantë, që

është e kuptueshme nga fakti se paraburgimi paraqet një çështje më urgjente nga fakti se

aktvendimi duhet menjëherë tu dorëzohet palëve dhe të njëjtit mund ta apelojnë

aktvendimin e paraburgimit në afat më të shkurtër se sa aktgjykimin, duke marrë

parasysh edhe faktin se nga shpallja e aktgjykimit deri te përpilimi i aktgjykimit duhet të

kalon një kohë më e gjatë.

Për ta analizuar këtë situatë shtrohet një çështje e rëndësishme për diskutim se a

mundet gjykata me rastin e vendosjes për paraburgim pas marrjes së aktgjykimit të

ndryshoj kushtet e paraburgimit të caktuara në fazat tjera të procedurës.

Konsideroj se duke u ndërlidhur me faktin se pas shpalljes së aktgjykimit është

një fazë tjetër e procedurës penale dhe është e sigurt se mund të ndryshohen kushtet për

vazhdim të paraburgimit, pasi që logjikisht një kusht i paraburgimit mund të bie poshtë

por të paraqitet kusht tjetër.

Është e rëndësishme të shtohet fakti se në aktvendim duhet të ceket se

paraburgimi mund të zgjasë derisa aktgjykimi të merr formë të prerë, çka nënkuptohet

se pasi aktgjykimi merr formën e prerë i dënuari fillon me vuajtjen e dënimit sipas

dispozitave të LESPK (Ligjit të Ekzekutimit të Sanksioneve Penale të Kosovës).

Page 6: Shpallja e aktgjykimi

6SHPALLJA E AKTGJYKIMIT SIPAS KODIT TË PROCEDURËS PENALE TË KOSOVËS

I akuzuari edhe para se aktgjykimi të merr formën e prerë mund të fillon me

vuajtjen e dënimit por me këtë rast duhet që tri kushte të përmbushen në mënyrë

kumulative dhe atë së pari i akuzuari duhet të dënohet me burgim, ndaj tij të vazhdohet

apo caktohet paraburgimi dhe që i njëjti të paraqes kërkesë për transferim në institucionin

e vuajtjes së dënimit.

Ndër obligimet e fundit të kryetarit të trupit gjykues është udhëzimi i palëve për

të drejtën në ankesë dhe për detyrimin për ta paralajmëruar ankesën. Kjo është e

rëndësishme për dy çështje së pari nga fakti se përveç të akuzuarit dhe paditësit në disa

raste ankesë mund të paraqesin edhe palët tjera8 dhe palët në formë gojore mund të heqin

dorë nga ankesa e që nëse të gjitha palët nuk paralajmërojnë ankesë gjykata nuk është e

obliguar që të përpiloj fare arsyetimin e aktgjykimit. Për të hequr dilemat dhe konfuzioni

që mund të paraqitet në rastet kur palët deklarohen për ankesë, udhëzimi patjetër duhet të

shënohet në procesverbal të shqyrtimit gjyqësor.

Në rastet kur shqiptohet dënim alternativ nga neni 41 i Kodit të Përkohshëm

Penal, kryetari i trupit gjykues paralajmëron të akuzuarin për rëndësinë e dënimit dhe

kushtet të cilat duhet respektuar, kjo sidomos është e rëndësishme nga fakti se dënimet

alternative shqiptohen mjaft shpesh në gjykatat tona e në disa raste ndaj të akuzuarit

mund të caktohen kushte të cilat duhet ti rikujtohen kushtet që duhet ti përmbushë i

akuzuari dhe sidomos ti bëhet me dije fakti se dënimi alternativ mund të revokohet.

Rëndësia e kësaj dispozite qëndron me faktin se pas shpalljes së aktgjykimit ,

palët mund të ndryshojnë adresat e tyre që do të shkaktonte vështirësi të madhe me rastin

e përfundimit të gjykimit si për dërgimin e vendimeve gjyqësore e po ashtu edhe në

ekzekutimin e dënimit, por edhe nëse aktgjykimi i shkallës së pare anulohet dhe duhet

sërish të hapet shqyrtimi gjyqësor. Të gjitha këto situate të paraqitura japin të drejtë

gjykatës që të disponoj në çdo kohë me adresat e palëve.

3. PËRPILIMI DHE DORËZIMI I AKTGJYKIMIT

8 Neni 399 par. 3 dhe 4 i KPPK-së

Page 7: Shpallja e aktgjykimi

7SHPALLJA E AKTGJYKIMIT SIPAS KODIT TË PROCEDURËS PENALE TË KOSOVËS

Me qëllim që të mos vie deri te neglizhenca e gjykatave, ligjdhënësi ka

përcaktuar afatet për përpilimin me shkrim të aktgjykimit, i cili afat fillon të rrjedh nga

dita e shpalljes dhe është pesëmbëdhjetë ditë kur i akuzuari gjendet në paraburgim,

ndërsa brenda tridhjetë ditë në raste të tjera.

Afati i përcaktuar ka karakter instruktiv dhe nuk paraqet ndonjë pasojë

procedurale, por vonesat e mëdha dhe të paarsyeshme mund të paraqesin bazë për inicim

të procedurave disiplinore ndaj gjyqtarëve. Është plotësisht e justifikueshme dhe shumë

normale që të kemi një ndarje të afateve për rastet kur i akuzuari gjendet në paraburgim

dhe gjendet në liri, nga fakti se në rastet e paraburgimit gjykatat çdo veprim duhet ta

kryejnë me efikasitet dhe pa asnjë shtyrje e gjithë kjo ndikon që shfrytëzimi i mjeteve

juridike duhet të jetë më i shpejtë. Vlen të përmendet fakti se Kodi ynë parasheh një afat

tejet të gjatë për përpilim të aktgjykimit meqë shumica e kodeve të shteteve të rajonit

parashohin afate më të shkurta dhe atë tetë ditë kur i akuzuari gjendet në paraburgim

përkatësisht pesëmbëdhjetë ditë në rastet kur i akuzuari gjendet në liri.

Mos përpilimi me kohë i aktgjykimit kuptohet për raste të justifikueshme obligon

kryetarin e trupit gjykues të njoftoj kryetarit të gjykatës për shkaqet dhe arsyet e mos

përpilimit të aktgjykimit, kurse kryetari i gjykatës ndërmerr masat e nevojshme për

përpilim sa më të shpejtë të aktgjykimit dhe atë jo më vonë se tridhjetë ditë nga shpallja e

tij nëse i akuzuari ndodhet në paraburgim dhe katër dhjetë e pesë ditë në raste të tjera.

Nuk kam hasur se legjislacionet e tjera e përcaktojnë afatin e përpilimit të aktgjykimit në

këto raste por përcaktojnë vetëm se kjo duhet të bëhet sa më parë.

Kjo mund të ketë efekt të dyanshëm së pari se përcaktimi i afatit paraqet obligim

për kryetarin e gjykatës në ndërmarrjen e masave për përpilimin e aktgjykimit, por nga

ana tjetër mund të kemi situata të ndryshme kur afati i përcaktuar vështirë se mund të

realizohet nga fakti se mund të paraqiten situata të ndryshme. Këto situata paraqiten edhe

kur kryetari i trupit gjykues sëmuret rëndë, vdes, suspendohet apo shkarkohet nga detyra.

Në këto raste kryetari i gjykatës për përpilim të aktgjykimit cakton ndonjë gjyqtar tjetër të

gjykatës.

Aktgjykimin e nënshkruajnë kryetari i trupit gjykues dhe procesmbajtësi. Kur

trupi gjykues përbëhet nga dy gjyqtarë dhe tre gjyqtarë laikë gjyqtari i dytë i trupit

Page 8: Shpallja e aktgjykimi

8SHPALLJA E AKTGJYKIMIT SIPAS KODIT TË PROCEDURËS PENALE TË KOSOVËS

gjykues gjithashtu e nënshkruan aktgjykimin. Nëse ekzistojnë ndonjë nga arsyet e

paraqitura që ndonjëri nga gjyqtarët apo procesmbajtësja nuk mund ta nënshkruajnë

aktgjykimin, kryetari i gjykatës ndërmerr të gjitha masat e përmendura më lartë.

Dorëzimi i aktgjykimit është po ashtu i rëndësishëm nga fakti se nga dorëzimi

ndërlidhen të drejtat e palëve për shfrytëzim të mjeteve juridike, në mënyrë mjaft të qartë

është përshkruar mënyra e dorëzimit9, palëve që do tu dorëzohet aktgjykimi dhe afatet e

dorëzimit. Është karakteristikë se disa legjislacione parashohin afate të përcaktuar për

dorëzim të aktgjykimit ashtu siç parasheh edhe Kodi ynë, por disa nuk parashohin këto

afate.

Po ashtu është karakteristike se aktgjykimi përveç palëve procedurale dhe të

dëmtuarit me të drejtë ankese u dorëzohet edhe palëve tjera dhe atë:

personit të cilit i është marrë sendi me aktgjykim; si dhe

personit juridik të cilit i është konfiskuar dobia pasurore e fituar me vepër penale.

Kjo është e rëndësishme nga fakti se në njëfarë forme se këta persona përkundër

faktit se nuk e kanë statusin e palës megjithatë në rastet kur aktgjykimi i “ prekë”

interesat apo të drejtat e tyre gjykata është e obliguar që tu dorëzoj aktgjykimin sikurse

palëve më procedurë.

Nga praktika është vërejtur se në vendin tonë shumë gjykata dërgimin e

aktgjykimit të dëmtuarit (pa të drejtë ankese) ua dërgojnë pas marrjes së aktgjykimit të

shkallës së parë e që paraqet gabim pasi që rrjedhimisht i dëmtuari të drejtat që i njihen

përmes aktgjykimit mund ti realizoj vetëm pasi që aktgjykimi të merr formën e prerë e që

shpesh herë te palët laike mund të shkakton konfuzion duke pasur parasysh parimin e

dyshkallshmërisë dhe se një aktgjykim mund të ndryshoj nga ana e gjykatës e cila

vendosë në shkallë të dytë. Kjo është në kundërshtim edhe me dispozitën ligjore.10

Sa i përket udhëzimit për mjetin juridik është interesant të theksohet fakti se nuk

është paraparë fare dispozitë që udhëzimi për të drejtë në ankesë ti ipet prokurorit dhe

mbrojtësit e që është e logjikshme nga fakti se këta persona janë profesionist dhe duhet 9 Neni 127 i KPPK-së10 Neni 395 par.5 i KPPK-së

Page 9: Shpallja e aktgjykimi

9SHPALLJA E AKTGJYKIMIT SIPAS KODIT TË PROCEDURËS PENALE TË KOSOVËS

të kenë njohuri të mjaftueshme përkitazi me këto të drejta dhe se dhënia e këshillës

juridike për ankesë do të ishte e tepërt.

Në vështrim të kësaj vlen që për shkak të praktikës gjyqësor të trajtojmë rastet kur

gjykata jep udhëzim të gabuar për ankesë për rastet kur ankesa nuk është e lejuar dhe në

këto raste përkundër këtij udhëzimi nuk mund të konstituohet e drejta për ankesë.

Kurse për rastet kur udhëzimi jepet gabimisht për afatin e ankesës, në vend të 15

ditëve në tetë ditë, atëherë në këto raste duhet vepruar si vijon në rastin kur ankesa

paraqitet brenda afatit të përcaktuar me udhëzim të gabuar, ankesën duhet proceduar më

tutje, kurse në rastet kur paraqitet jashtë afatit të paraparë me udhëzim të gabuar duhet

përsëri të bëhet dorëzimi i aktgjykimit me udhëzim të rregullt dhe nga dorëzimi i dytë

llogaritet afati i ankesës.

Duke u bazuar në rëndësinë që paraqet aktgjykimi nga fakti se bëhet fjalë për

aktin më të rëndësishëm procedural (vetëm gjykata ka kompetencë të shpall aktgjykimin

dhe se ka fuqi sikurse ligji), përmbajtja e saj është përcaktuar në mënyrë precize.

Pikërisht këtu qëndron rëndësia e shpalljes së aktgjykimit meqë paraqet aktgjykimin

burimor dhe duhet të jetë në përputhje me aktgjykimin e përpiluar me shkrim dhe kjo

sidomos në praktikë shpesh herë mund të ndodhë kur aktgjykimi burimor të ketë

ndryshim në krahasim me aktgjykimin e përpiluar me shkrim.

Pa marrë parasysh se për cilin lloj të aktgjykimit bëhet fjalë patjetër duhet të

përmbajë tri pjesët e tij kryesore: hyrjen, diapozitivin dhe arsyetimin.

Hyrja e aktgjykimit

Përkundër faktit se hyrja e aktgjykimit11, është përcaktuar në mënyrë taksative

se çka duhet të përfshijë hyrja e aktgjykimit dhe në shikim të parë duket se nuk paraqet

problem të madh megjithate në praktikën gjyqësore paraqiten shumë gabime. Gabimet

më të shpeshta paraqiten me faktin se nuk përmenden emrat e pjesëmarrësve në shqyrtim

gjyqësor por vetëm paraqiten cilësitë e tyre, nuk ceket vepra për të cilën është mbajtur

11 Shih më hollësisht nenin 396 par.2 të KPPK-së

Page 10: Shpallja e aktgjykimi

10SHPALLJA E AKTGJYKIMIT SIPAS KODIT TË PROCEDURËS PENALE TË KOSOVËS

shqyrtimi gjyqësor (e njëjta duhet të paraqitet sipas akuzës fillestare kurse ndryshimet

shënohen në dispozitiv), a ka qenë shqyrtimi publik apo jo publik dhe shumë gabime

tjera.

Por çka është e rëndësishme të theksohet fakti se nëse hyrja e aktgjykimit nuk i

përmban të dhënat e përcaktuar kjo nuk paraqet shkelje esenciale të procedurës

penale12 , meqë kjo dispozitë i referohet dy pjesëve tjera të aktgjykimit diapozitivit dhe

arsyetimit.

Dispozitivi i aktgjykimit

Për dallim prej hyrjes diapozitivi i aktgjykimit paraqet pothuaj se pjesën kryesore

të aktgjykimit dhe pa dallim për cilin lloj të aktgjykimit bëhet fjalë duhet të përfshin të

dhënat personale të të akuzuarit,13 por pavarësisht kësaj janë të shpeshta rastet e gabimeve

duke mos paraqitur të dhënat e plota apo të gabuar të të akuzuarit, të dhëna të gabuara

për vendbanimin e tij, gjendjen pasurore të tij. Kurse në vendimin me të cilin i akuzuari

shpallet fajtor për vepër penale, për të cilën akuzohet, ose me të cilin lirohet nga akuza

për atë vepër apo me të cilin refuzohet aktakuza, këto dallohen varësisht se cili lloj i

aktgjykimit shqiptohet.

Kur i akuzuari është dënuar14, posaçërisht duhet përkujdesur që të përshkruhet në

mënyrë të qartë elementi subjektiv se veprimi i të akuzuarit është kryer me dashje apo

nga pakujdesia, e po ashtu nuk është e mjaftueshme që vetëm të përcaktohet mënyra e

kryerjes (dashja apo pakujdesia) dhe të parafrazohen dispozitat ligjore por duhet

përshkruar hollësisht rrethanat dhe veprimet. Po ashtu në rastet kur aplikohet norma

bankete duhet që në mënyrë të saktë të përshkruhet kjo normë e cila është cenuar që të

ndërlidhet me veprimin e të akuzuarit.

Ndryshe nga aktgjykimi dënues tek aktgjykimi kur i akuzuari është liruar nga

akuza ose akuza është refuzuar, dispozitivi i aktgjykimit përfshin përshkrimin e veprës

12 Shkeljet e përcaktuar me nenin 403 par.1 nënpar.12 të KPPK- së13 Neni 233 par.1 të KPPK-së14 Neni 391 I KPPK-së

Page 11: Shpallja e aktgjykimi

11SHPALLJA E AKTGJYKIMIT SIPAS KODIT TË PROCEDURËS PENALE TË KOSOVËS

për të cilën është akuzuar, vendimin për shpenzimet e procedurës penale dhe me kërkesën

pasurore juridike nëse një kërkesë e tillë është paraqitur.

Arsyetimi i aktgjykimit

Bazuar në faktin se arsyetimi paraqet pjesën më të rëndësishme të një aktgjykimi

dhe nga fakti se përmes arsyetimit bëhet i mundur që palët e kanë parafytyrimin e

ngjarjes, por më e rëndësishmja qëndron me faktin se edhe gjykata e shkallës së dytë

përmes arsyetimit vlerëson ligjshmërinë dhe rregullsinë e vendimit, atëherë duhet thënë

se pjesa e arsyetimit është pjesa më e rëndësishme e aktgjykimit.

Nga përmbajtja e arsyetimit po ashtu shihet aftësia profesionale, shkathtësia,

analitike dhe gjithsesi edhe njohuritë e gjyqtarit nga shkencat tjera logjika, psikologjia

gjyqësore që janë komponentë të domosdoshëm për një arsyetim të mirëfilltë. Doktrina

juridike dhe praktika gjyqësore edhe pse është mjaft e pasur me trajtimin e arsyetimit

megjithatë nuk ka arritur që ta paraqes një skemë standarde që do të ishte model për

arsyetim të aktgjykimit, por megjithatë aplikohen disa rregulla që janë krijuar qoftë

bazuar në ligj qoftë nga praktika gjyqësore dhe kështu është krijuar përmbajtja dhe

metodologjia e arsyetimit. Megjithatë shumë gjëra ndërlidhen me qasjen e gjyqtarit së

pari vjen në shprehje njohuritë e tij për lëndën e më pastaj edhe aspekti i arsimimit,

njohuritë e tij të përgjithshme dhe raportin e tij ndaj profesionit.

Duhet theksuar se vlerësimi i provave të prezantuara në shqyrtimin gjyqësor bëhet

përmes vlerësimit të bindjes së lirë të provave, por përkundër kësaj gjykata është e

obliguar që në arsyetim të paraqes arsyetim të hollësishëm për secilën pikë të aktgjykimit,

që nënkupton për dënimin e shqiptuar, për kërkesën pasurore juridike, për heqjen,

caktimin apo vazhdimin e paraburgimit.

Me qëllim të arsyetimit të gjithanshëm të çështjes përveç njohurive në fushën

juridike është e nevojshme të përdoren edhe njohuri të shkencave tjera siç janë

psikologjia gjyqësore, logjika, kriminalistika etj. Duhet arsyetuar posaçërisht faktet

kontradiktore, duhet ndarë qartë faktet kontestuese dhe jokontestuese, duhet çmuar

saktësinë e provave të shqyrtuara e sidomos me rastin e vërtetimit të ekzistimit të veprës

penale dhe përgjegjësisë penale të të akuzuarit, si dhe me rastin e zbatimit të dispozitave

të caktuara të ligjit penal ndaj të akuzuarit dhe veprës së tij.

Page 12: Shpallja e aktgjykimi

12SHPALLJA E AKTGJYKIMIT SIPAS KODIT TË PROCEDURËS PENALE TË KOSOVËS

Është e rëndësishme të theksohet fakti se nga praktika gjyqësore shpesh herë

vërehen se vërejtjet kryesore të arsyetimit ndërlidhen me faktin se vetëm përshkruhet

rrjedhja e procedurës së provave apo vetëm parafrazohen deklarimet e palëve në

procedurë, pa hyrë në analizë dhe pa u lëshuar në përmbajtjen e tyre, pa i ndërlidhur

dëshmitë e paraqitura mes veti sidomos kur dëshmitë e dëshmitarëve janë të ndryshme

dhe kontradiktore dhe kjo nuk paraqet arsyetim të qartë ashtu siç kërkohet në dispozitat

ligjore.

Sa i përket mbrojtjes së të akuzuarit përdoret po thuajse në mënyrë standarde

fraza e zakonshme se i akuzuari me mbrojtjen e tij ka për qëllim të shmangies apo

zvogëlimit të përgjegjësisë penale, pa hyrë në analizë të plotë të përmbajtjes së mbrojtjes

së tij.

Po ashtu shpesh herë nga praktika gjyqësore vërehen edhe rastet kur eksperti

gjatë ekspertizës së tij konstaton se i akuzuari ka shkelur dispozitën e nenit të caktuar dhe

kjo po ashtu paraqet një rast mjaft të shpeshtë kur rolin e gjykatës e merr eksperti, duke

ditur faktin se eksperti nuk është personi i cili përcakton aspektin e përgjegjësisë penale,

meqë kjo kompetencë është ekskluzive e gjykatës.

Në rastet kur i akuzuari lirohet nga akuza, në arsyetim veçanërisht shënohet

arsyeja e paraparë në nenin 390 të këtij Kodi sipas së cilës ka vepruar gjykata.

Në arsyetimin e aktgjykimit me të cilin refuzohet akuza, gjykata nuk e vlerëson

çështjen kryesore, por kufizohet vetëm në arsyet e refuzimit të akuzës. Veprimi në këtë

mënyrë i gjykatës ndërlidhet me faktin se ky aktgjykim është formal përkatësisht jo

meritor.

Pas përpilimit të aktgjykimit është e mundshme që gjatë përpilimit më shkrim të

bëhet ndonjë gabim në aspektin teknik qoftë në emra numra, gabimet tjera në shkrim dhe

llogaritje. Të gjitha këto gabime mund të korrigjohen përmes aktvendimit të veçantë të

kryetarit të trupit gjykues, por karakteristikë është fakti korrigjimi nuk është i lidhur me

Page 13: Shpallja e aktgjykimi

13SHPALLJA E AKTGJYKIMIT SIPAS KODIT TË PROCEDURËS PENALE TË KOSOVËS

afat por se kjo ndikon që pas marrjes së aktvendimit për përmirësim fillon të rrjedhë nga

dita e dorëzimit të aktvendimit.

Duhet pasur parasysh s gabimet të cilat mund të përmirësohen janë gabime të

natyrës teknike dhe se nuk lejohen gabime përmbajtësore.