Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët " Pjetër Bogdani...

22
LIDERSHIPI NE ARSIM Lidershipi.... Lidershipi është faktori potencial i kulturës në shkollë. Barth 1990. Prandaj shkollat e suksesshme janë të fokusuar te të mësuarit e të gjithë nxënësve. Roli i lidershipit në ngritjen e suksesit të nxënësit është i lidhur dirket me krijimin e një ambienti për te mësuar. Lidershipi duhet të vendos standarte të larta ku mësuesit e shkollës së tij duhet të rrezikojnë me metoda te reja duke par se si ata po mësojnë. Lidershipët efektiv përdorin informata të dhëna dhe analizojnë duke e bërë që stafi të ndihet i rehatshëm me përdorimin e tyre. Nje Metodologji e re Lidershipi: Investigimi Vleresues ose Metoda Pozitive Ka shume rendesi qe liderat e rinj ose liderat e koheve moderne domethene artistet social te shohin vizionin e se ardhmes te bazuar ne te tashmen pozitive dhe jo ne problemet, mangesite, mungesat apo deficitet e se sotmes. Duke I I identifikuar dhe perforcuar potencialet, mundesite pozitive, veprimet konstruktive dhe marre dheniet ne komunitet, organizate ose shoqeri, lideri do te gjeje dhe do te shpalose energjine transformative per te ndjekur vizionin e ri per te ardhmen. Vetem ne kete menyre, njerezit do te mobilizohen, frymezohen dhe motivohen per te arritur te ardhmen duke ndertuar mbi asetet me te mira qe ata kane si individe apo shoqeri. Kjo metode njihet si Investigimi Vleresues dhe u perdor per here te pare ne fillim te viteve 1990, kryesisht si metodologji per te ndihmuar korporatat dhe institucionet per te permiresuar avantazhin e tyre krahasues ose efektivitetin e organizates, por qe sot po perdoret gjeresisht me sukses per te ndihmuar komunitetet te ndertojne nje te ardhme te qendrueshme. Stilet e lidershipit Teoritë e asaj çfarë e bën një lider të aftë mund të ndahen në tre kategori kryesore. Modeli më tradicional dhe dominant deri në fund të viteve ’40, parashtron se personaliteti i një lideri është faktori më i rëndësishëm në suksesin e tij apo saj; tiparet e karakterit të njerëzve të mëdhenj janë studiuar për të dhëna mbi atë çfarë i bën ato efektive. Modeli i dytë, i cili u s hfaq si kundërveprim ndaj liderëve fashistë të viteve ’30 sugjeron se suksesi i lidershipit nuk duhet të matet me sasinë e influencës që një lider ka mbi pasuesit e tij, por nga rezultatet morale të veprimeve të një lideri; lidershipi “i mirë” është “demokratik”; “i keq”, autoritar. Sipas modelit të parë, Hitleri ishte një lider i madh dhe karizmatik, sipas të dytit ai ishte ndër liderët më të këqij në histori. Një qëndrim i tretë që daton në vite ’60 dhe erdhi nga argumentet e socio-shkencëtarëve kundër teorive të historisë së “njeriu të madh”, fokusohet në kontekstin social më shumë se tek lideri. Një stil më i vendosur, për shembull, mund t’i shkojë për shtat një lideri gjatë një krize ekonomike, ndërkohë që një stil demokratik mund të funksionojë më mirë gjatë periudha më të qeta. Çfarë është planifikimi i zhvillimit të shkollës ? Planifikimi i zhvillimit të shkollës ka të bëjë me zhvillimin e shkollës, duke u përqendruar kryesisht në përmirësimin e saj. Një shkollë që përfshihet në planifikimin e zhvillimit të saj, është një shkollë që pranon përgjegjësinë për përmirësimin e cilësisë së shërbimit që ajo i ofron nxënësve dhe bashkësisë së saj. Planifikimi shkollor është një plan veprimesh që fillon me pyetjen “Sa mirë po veprojmë?” dhe vijon me përgjigjen e pyetjes “ Si mund ta bëjmë më mirë”.

Transcript of Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët " Pjetër Bogdani...

LIDERSHIPI NE ARSIMLidershipi....

Lidershipi është faktori potencial i kulturës në shkollë. Barth 1990. Prandaj shkollat e suksesshme janë të fokusuar te të mësuarit e të gjithë nxënësve. Roli i lidershipit në ngritjen e suksesit të nxënësit është i lidhur dirket me krijimin e një ambienti për te mësuar. Lidershipi duhet të vendos standarte të larta ku mësuesit e shkollës së tij duhet të rrezikojnë me metoda te reja duke par se si ata po mësojnë. Lidershipët efektiv përdorin informata të dhëna dhe analizojnë duke e bërë që stafi të ndihet i rehatshëm me përdorimin e tyre.

Nje Metodologji e re Lidershipi: Investigimi Vleresues ose Metoda Pozitive

Ka shume rendesi qe liderat e rinj ose liderat e koheve moderne domethene artistet social te shohin vizionin e se ardhmes te bazuar ne te tashmen pozitive dhe jo ne problemet, mangesite, mungesat apo deficitet e se sotmes. Duke I I identifikuar dhe perforcuar potencialet, mundesite pozitive, veprimet konstruktive dhe marredheniet ne komunitet, organizate ose shoqeri, lideri do te gjeje dhe do te shpalose energjine transformative per te ndjekur vizionin e ri per te ardhmen. Vetem ne kete menyre, njerezit do te mobilizohen, frymezohen dhe motivohen per te arritur te ardhmen duke ndertuar mbi asetet me te mira qe ata kane si individe apo shoqeri. Kjo metode njihet si Investigimi Vleresues dhe u perdor per here te pare ne fillim te viteve 1990, kryesisht si metodologji per te ndihmuar korporatat dhe institucionet per te permiresuar avantazhin e tyre krahasues ose efektivitetin e organizates, por qe sot po perdoret gjeresisht me sukses per te ndihmuar komunitetet te ndertojne nje te ardhme te qendrueshme.

Stilet e lidershipit

Teoritë e asaj çfarë e bën një lider të aftë mund të ndahen në tre kategori kryesore. Modeli më tradicional dhe dominant deri në fund të viteve ’40, parashtron se personaliteti i një lideri është faktori më i rëndësishëm në suksesin e tij apo saj; tiparet e karakterit të njerëzve të mëdhenj janë studiuar për të dhëna mbi atë çfarë i bën ato efektive.Modeli i dytë, i cili u shfaq si kundërveprim ndaj liderëve fashistë të viteve ’30 sugjeron se suksesi i lidershipit nuk duhet të matet me sasinë e influencës që një lider ka mbi pasuesit e tij, por nga rezultatet morale të veprimeve të një lideri; lidershipi “i mirë” është “demokratik”; “i keq”, autoritar. Sipas modelit të parë, Hitleri ishte një lider i madh dhe karizmatik, sipas të dytit ai ishte ndër liderët më të këqij në histori. Një qëndrim i tretë që daton në vite ’60 dhe erdhi nga argumentet e socio-shkencëtarëve kundër teorive të historisë së “njeriu të madh”, fokusohet në kontekstin social më shumë se tek lideri. Një stil më i vendosur, për shembull, mund t’i shkojë për shtat një lideri gjatë një krize ekonomike, ndërkohë që një stil demokratik mund të funksionojë më mirë gjatë periudha më të qeta.

Çfarë është planifikimi i zhvillimit të shkollës ?

Planifikimi i zhvillimit të shkollës ka të bëjë me zhvillimin e shkollës, duke u përqendruar kryesisht në përmirësimin e saj. Një shkollë që përfshihet në planifikimin e zhvillimit të saj, është një shkollë që pranon përgjegjësinë për përmirësimin e cilësisë së shërbimit që ajo i ofron nxënësve dhe bashkësisë së saj. Planifikimi shkollor është një plan veprimesh që fillon me pyetjen “Sa mirë po veprojmë?” dhe vijon me përgjigjen e pyetjes “ Si mund ta bëjmë më mirë”. Pasi të kemi përcaktuar disa përgjigje për pyetjen e fundit vjen rradha e punës për t’i vënë ato në jetë.

Lideri demokrat mund te shihet ne dy aspekte:

Nje lider i mire demokrat nxit pjesemarrjen e ekipit dhe delegon me maturi, por kurre nuk harron faktin se ai mban pergjegjesine kryesore te lidershipit. Ai vlereson diskutimin ne grup dhe mendimet e anetareve te grupit duke perfituar nga piket me te forta te tyre per te realizuar punen me te mire nga grupi. Ai motivon ekipin duke i fuqizuar anetaret e tij, qe te drejtojne veten dhe i udheheqe duke u krijuar hapesira te lira.

Disa nga karakteristikat të një Lidershipi të suksesshëm:

• Vendos të udhëheqësh.• Bëhu personi që të tjerët zgjedhin për të ndjekur.• Ofro vizion për të ardhmen.

• Jep frymëzim.• Bëji të tjerët të ndihen të rëndësishëm dhe të vlerësuar.• Trego vlerat e tua dhe sillu me etikë profesionale.• Vendos ritmin e punës sipas pritshmërive dhe shëmbullit tënd personal.• Krijo një ambjent përmirësimi të vazhdueshëm.• Ofro mundësi ngritjeje për njerëzit, personale dhe profesionale.• Trego kujdes dhe sillu me dhembshuri.

ROLI DHE FUNKSIONI I LIDERIT TË SHKOLLËS

Drejtori është person i zgjedhur apo i emëruar, organ drejtues, që ka për detyrë të organizoj e të drejtojë punën dhe veprimtarinë e shkollës, si institucion pedagogjik. Si drejtues i institucionit, drejtori realisht ka mundësi për të bërë ndryshime rrënjësore, në dobi të përmirësimit të rrjedhave në drejtim të rritjes së cilësisë së punës mësimore. Pozita, autoriteti dhe funksionet e drejtorit të shkollës kanë evoluar. Është vënë theks në disa funksione bazë të drejtorit apo drejtorisë së shkollës:

Lidhja me autoritetet e administrates. Drejtori është në qendër të marrëdhënieve midis mësuesve të shkollës dhe ideve të njerëzve të jashtëm. Nga organet ai merr urëdhëra të cilat duhet ti plotësoj bashkë me kolektivin e vet. Për realizimin e punës të tij ai po ashtu duhet të jap raport te organet e caktuara në bazë të ligjeve të shtetit. Drejtori i shkollës është personi që shteti e ka caktuar të drejtojë punën në shkollë dhe i ka besuar të udhëheqë arsimimin dhe edukimin e një mase të caktuar nxënësish. Pra drejtori është përfaqësues i shtetit. E thënë ndryshe është person i veshur me pushtet. Drejtori për dallim nga e kaluara tani është më i hapur ai mund të mbaj lidhje me organizata qeveritare dhe joqeveritare me biznese afariste gjithmonë për të plotësuar interesat e shkollës. Ajo që vlen të përmendet është edhe marrëdhënia e drejtorit me prindërit, ku prindërit janë aleatët kryesor që mund të kontribuojnë në mbarëvajtjen e procesit arsimor në shkolla, ato tani i kanë dyert hapur edhe në orët e mësimit.

Koordinon lidhjet me personelin e shkollës. Drejtori duhet të sigurojë klimë bashkëpunuese në shkollë me qëllim që të mundësoj avancim në zhvillimin e shkollës dhe në arritjet profesional të mësuesve dhe të nxënësve. Siç ndodh në të shumicën e trekëndëshave njerëzore, edhe në shkollë ka konflikte dhe mëdyshje të vazhdueshme. Mënyra se si i trajton (ose si i shmang) drejtori këto probleme, përcakton në një masë të madhe, nëse këto marrëdhënie kthehen në trekëndëshin e Bermuda të risive. Drejtori është përgjegjës për përmirësimin e mirëqenies së mësuesve dhe personelit tjetër dhe duhet të sigurojë se kushtet e punës të jenë me kualitet të lartë të punës. Ai duhet të sigurojë që personeli të kenë terma dhe kushte të qarta të punës dhe se të gjitha marrëveshjet dhe rregulloret mbi pagën, orët dhe kushtet e punës të ndiqen. Ai duhet ta ketë derën të hapur në raste kur mësuesit dhe personeli tjetër, apo përfaqësuesit e tyre, të kenë pakënaqësi dhe duan ti parashtrojnë ato jo-formalisht para se të jetë e nevojshme që të vazhdohet me procedurat e ankesave Drejtorët duhet të marrin qindra vendime brenda një jave, dhe mjaftë shpesh vendimet e tyre përfshijnë konfliktet midis kolegëve, konfliktet midis nxënësve, dhe konfliktet midis nxënësve dhe mësuesve. Të gjithë kërkojnë ndihmë nga drejtori, ndonjëherë ai duhet të mos e jap ndihmën e tij. Nëse drejtori nuk ka guxim emocional, apo prirjen natyrore për ti zgjidhur gjërat drejt dhe për të marr vendime të duhura, ai nuk do të mund të zgjidh problemet e vazhdueshme që vijnë në zyrën e tij. Kështu të gjithë do e humbin besimin, duke menduar se ai është i padrejtë, ka standarde të dyfishta e kështu me radhë. Prandaj shumica e drejtorëve mendojnë se sfida më e madhe e tyre është menaxhimi i konflikteve në stafin e tyre.

Lidhjet me nxënësit. Është funksion i një fushe jo vetëm të ndjeshme por edhe qendrore të shkollës. Drejtori është në kontakt të përhershëm me nxënësit. Nxënësi është edhe objekti kryesor i shkollës. Ai duhet të ofroj kushte që të gjithë nxënësit të gëzojnë të drejtat për shkollim përmes kurikulumit shtetëror dhe lokal, shkollimi që ofrohet të jetë i përshtatshëm për moshën dhe aftësitë e çdo nxënësi si dhe të përmbush nevojat udhëzuese të të gjithë nxënësve.

Delegimi. Është shumë e rëndësishme për drejtorin që të njohë eksperiencën dhe aftësin drejtuese të mësuesve dhe personelit tjetër dhe t’ju jap atyre përgjegjësi më të mëdha. Ai duhet të caktojë një zëvendësdrejtor , detyrat e të cilit përfshijnë funksione të rëndësishme menaxheriale në shkollë dhe zëvendësimin e tij kur ai mungon. Detyra e tij është të të njohë të gjithë personelin për rëndësinë e punës së tyre dhe ti inkurajojë ato në punë. Në rastet kur mësuesit dhe personeli nuk mund të përshtaten me kushtet dhe rregullat shtëpiake të shkollës edhe pas sugjerimeve dhe kritikave atëherë drejtori është i obliguar që të nis procedurat për largimin e tyre nga puna.

Roli menaxhues i drejtorit

Menaxhimi përfshin planifikimin, organizimin, delegimi e detyrave, marrjen e vendimeve, monitorimin dhe kontrollin. Ai po ashtu përfshin trajtimin kuptimplotë të ndërveprimeve të njerëzve, zgjidhjen paqësore të konflikteve dhe përdorimin sa më të mirë të resurseve njerëzore dhe materiale. Drejtori në shkollë si menaxher në

punën e tij të përditshme i kryen të gjithë funksionet dhe i luan të gjithë rolet menaxhuese.

Rolet menaxhuese të drejtorit janë:

Ndërpersonale

• Udhëheqës-vizioner• Integrues-partner • Udhëheqje nominale 

Vendimmarrëse 

• Planifikues• Marrëveshës• Udhëheqës- finanansiar• Alokator i resurseve 

Ndërveprues

• Organizues• Monitorues: • Koordinues • Informues

Lideri i shkollës ka përgjegjësinë dhe detyrën për:

• Përfaqsimin kudo të shkollës• Bashkpunim me mësuesit• Bashkpunim me OJQ• Organizimin e proçesit mësimor• Kontrollin e procesit mësimor• Futjen e risive pedagogjike• Vendosjen e ttegullit ne shkollë• Vënien në punë të punonjësve• Furnizimet në shkollë• Ndjekjen e riparimeve në shkollë• Administrim në bazë materiale• Zbatimin e Ligjeve• Bashkëpunim me komunitetin• Njohjen e akteve ligjore në arsim• Bashkëpunimin me prindërit • Bashkëpunimin DKA e arsimit• Bashkëpunimin me pushtetin local

- Udhëheqësit e ndryshimit pranojnë se njerëzit e shkollës janë burimi më i rëndësishëm. “Për të realizuar ndryshimin drejtuesi duhet të besojë se njerëzit janë pasuria më e rëndësishme e organizatës.’’ Udhëheqësit e ndryshimit bazohen në anët e forta të njerëzve dhe i vlerësojnë përpjekjet e tyre për realizimin e vizionit.

Vizioni

Vizioni përfshin: zhvillimin, transmetimin dhe zbatimin e imazhit të dëshiruar. Këto tri aspekte janë në qendër të vëmendjes të udhëheqësve të ndryshimit arsimor. Vizionin duhet ta mendojmë si diçka që nuk u përket vetëm drejtuesve. Vizioni i drejtuesve përfshin ndryshimet në nivelin e shkollës: në menaxhimin e mësimdhënies dhe të të nxënit, në menaxhimin e njerëzve, në menaxhimin e politikës dhe të planifikimit të zhvillimit të shkollës, në menaxhimin e burimeve dhe të financës së shkollës. Vizioni i mësuesve përfshin ndryshimet në nivel klase: ndryshimet në përdorimin e kurrikulës, të modeleve të organizimit të punës me nxënësit, të metodave të mësimdhënies, bashkëpunimit me prindër si dhe ndryshimet për pjesëmarrjen e mësuesve në vendimmarrje.

Përcaktimi i misionit të shkollës

Misioni përcakton qëllimet e ekzistencës së shkollës dhe orientimet e saj mbizotëruese në veprimtaritë arsimore, nxjerr në pah vlerat e shkollës dhe i popullarizon ato. Misioni përcakton vizionin afat-gjatë se çfarë pritet të jenë shkolla në të ardhmen. Përcaktimi i misionit lejon pjesëmarrësit të vëzhgojnë ecurinë dhe të portretizojnë vlerat e veçanta të shkollës, që e dallojnë atë nga të tjerat. Misioni siguron se shkolla është përqendruar mbi nevojat e komunitetit dhe jo vetëm mbi çështjet e saj të brendshme. Kështu, shkolla e orienton punë e saj së jashtme dhe jo së brendshmi. Misioni është parim drejtues që i lidh punonjësit, duke u dhënë atyre objektiva të përbashkëta. Nuk ka një metodë të vetme për të përcaktuar saktë misionin e shkollës, por është e dobishme të merret parasysh se si janë shkruar misionet e shkollave të tjera dhe të orientohet veprimi nga shembujt më të mirë. Kështu, misioni që hartohet do të jetë i veçantë, i bazua mbi kompetenca dhe realist.

Drejtori, përgjegjës për hartimin e planit të shkollës

Drejtori i shkollës është përgjegjës për gjithçka që bëhet në shkollë. Ai përgjigjet për zbatimin e akteve ligjore e nënligjore, për cilësinë e zhvillimit të procesit mësimor-edukativ. Si drejtues i institucionit, drejtori ka mundësi për të bërë planifikime të ndryshme në dobi të përmirësimit të rrjedhave në drejtim të rritjes së cilësisë së punës në shkollë. Drejtori i shkollës gjat planifikimit duhet të filloj me vlerësimin e situatës momentale në shkollë. E para ndikimi i faktorëve të jashtëm në shkollën ku ai drejton, pastaj të brendshmen e pastaj kushtet e përgjithshme sociale, rajonale, nacionale.Hartimi i planeve vjetore të shkollës është i domosdoshëm. Nëpërmjet tyre sigurohet planifikimi i gjithë veprimtarive që do të kryhen për realizimin e objektivave të shkollës. Ata përmbajne në vetvete vizionin e drejtorisë dhe kolektivit të saj. Planet vjetore e disiplinojnë punën në shkollë. Ato shërbejnë si premisë për sukses. Gjatë hartimit të planit mujor drejtori i shkollës duhet të ketë në konsideratë e t’u japë përgjigjë tre pyetjeve:Çfarë veprimtarie përmban plani vjetor për muajin përkatës ?Çfarë veprimtarishë kanë mbetur pa u kthyer përfundimisht nga muaji i mëparshëm ?Çfarë veprimtarish janë shtuar nga dinamika e punës në shkollë ?

ROLI MENAXHUES I DREJTORIT

Planifikues 

Roli i planifikuesit e detyron drejtorin të bëjë planifikime stategjike afatmesme, planifikim finansiar njëvjetor, programin vjetor për punën e shkollës, planifikim për trajnimin e mësimdhënësve etj. Me fazën e decentralizimit buxheti i shkollës shumë është bërë shumë i kufizuar, prandaj drejtori i shkollës duhet të tregojë përgjegjshmëri e jo neglizhencë në punën e tij si sipërmarrës, pra çdo gjë të jetë transparente. Çdo shpenzim duhet të planifikohet nëse dëshiron të jetë çdo gjë efikase dhe efektive, nëse jo kurgjë nuk është transparente. Ai duhet të planifikojë plan njëvjeçar ku ai parasheh materialet e nevojshme për punë dhe ndarjen e tyre në kontot e nevojshme, të cilat duhet t’i shpenzojë në mënyrë racionale dhe me efeçiencë. Gjithashtu duhet të planifikoj për punët që duhet t’i bëj në të tri vitet e ardhme, në planin afatmesëm, përshkak se duhet të parashihen mjete finnsiare për vitet e ardhme. Drejtori duhet të përgatisë planin vjetor të shkollës ku parasheh vizionin, misionin, cakton qëllimet, masat pedagogjike etj. Drejtori krijon planin për rikulturim të mësimdhënësve, të aktive profesionale, udhëtimin e nxënësve, etj. Drejtori duhet të bëjë projekte ideore për nevojat e shkollës, që të aplikojë në organizata të ndryshme joqeveritare.

ROLI MENAXHUES I DREJTORIT

HulumtuesDrejtori në shkollë duhet të luajë edhe rolin e hulumtuesit. Me procesin e vetëevaulimit përfshihen dijet, shkathtësitë, shprehitë qëndrimet e drejtorit. Ai me anë të instrumenteve të ndryshme bën hulumtime, me të cilat do të ndikojë në përmirësimin e situatës në shkollë. Ai përdor instrumente (pyetësor, lista evidentuese, formulare, ese, biseda në grupe individësh etj). Ai hulumton me të gjithë individët e personelit, ashtu që formon qëndrim për të marrë vendime për detyra, masa pedagogjike dhe shpërblime. Me anë të hulumtimit dhe vëzhgimeve në orë vërehen mangësitë e mësimdhënies dhe mësimnxënies në klasë. Nga mungesat e vërejtura merren masa për përmirsimin e mësimdhënies në klasë me strategjitë e reja.

ROLI MENAXHUES I DREJTORIT

Harmonizues 

Drejtori duhet të harmonizojnë në nënsistemin shoqëror (institucion) resurset njerëzore, që të punojnë bashkërisht për realizimin e qëllimive të vizionit. Ai i pranon individët e personelit ashtu si janë dhe mundohet t’i zhvillojë ata me udhëheqjen e tij në institucion. Ai duhet të jetë integrues-partner në shkollë. Ai duhet të jetë i sinqeritet, dhe fleksibil. Me ndryshimin i klimës në shkollë nga ajo autokratike në demokratike Zhdukja e qetësisë së rreme (disiplines dhe përtacisë) te inputi, në sjellje demokratike me vetëdijësim , ndërgjegjësim, vetëdrejtim dhe vetëkontroll.Ai me çmuarjen e punës së individëve, sjell një gatishmëri për reflektim të dijeve , aftësive dhe sjelljes me kulturë qytetare te çdo individ. Me demokratizimin, ai bën nxënien e mësimdhënësve për vendimmarrje dhe sipërmarrësi për kryerje të detyrave me efikasitet të madh për përmirësimin e situatës. Ata binden se mungesa e tyre është shumë e dëmshme për nxënësit, prandaj rregullshmëria e tyre në mësim tregon ndërgjegjësimin dhe organizimin e tyre për mësim.

ROLI MENAXHUES I DREJTORIT

Motivues 

Drejtori është motivues i mirë kur e merr më të mirën nga vartësit e tij dhe arrin rezultate më të mira për organizatën. Shumë hulumtime mundohen ta definojnë se çka e motivon drejtorin e sukseshëm dhe si të përshkruhen cilësitë e tij. Drejtorët e mirë dhe modern nuk janë të motivuar për suksesin personal, por për motivim të të gjithve për të mirën e punës në institucion dhe dobinë e nxënësve. Ata duhet me shembullin e tyre të palodhshëm duke mësuar dhe punuar, duhet të ndikojnë në motivimin e të tjerëve e për rikulturim, përshkak të nevojës për ta nxjerrë më të mirën nga të punësuarit. Me fjalë të tjera drejtorët kërkojnë individ me përkushtim në punë. Për t’ia arritur këtij qëllimi drejtorë duhet të dinë se çfarë i motivon mësimdhënësit, çfarë aftësish kanë sjellur ata me vete kur janë punësuar dhe çfarë motivesh personale kanë. Për t’ia arritur motivacionin për rikulturim ai duhet t’ua sqarojë dobitë dhe përfitimet që mund t’i kenë në të ardhmen nga ajo risi. Fjalët lëvdëruese mirënjohjet sjellin motivim tek individët e personelit. Stimulimi i mësimdhënësve me ekskurzione sjell harmonizim të madh në mesin e personelit, ashtu që kur kthehen ata motivohen, mobilizohen dhe organizohen vullnetarisht për punë.

ROLI MENAXHUES I DREJTORIT

Udhëheqës 

Drejtori si udhëheqës duhet të jetë individ që ka ndikim te individët tjerë. Prandaj ai duhet të jetë shembull për të tjerët nga çdo këndvështrim.Ndikimi i individit nuk fitohet, por atë duhet vet individi ta ketë krijuar gjatë zhvillimit të tij. Nga kjo rrjedh se roli i udhëheqësit drejtorin e sheh si individ me posedim të shumë dijeve shumë, me kulturë dhe individ që ka krijuar. Pra ai është individi që duhet t’i bind tjerët që të rikulturohen vazhdimisht, të bashkëveprojnë me bashkësinë e të nxënit dhe të krijojnë e jo të shkatërrojnë. Udhëheqësi duhet t’i transformojnë ndjenjat, pikëpamjet dhe bindjet e vartësve. Udhëheqësi i nxit vartësit që punët t’i kryejnë me kënaqësi dhe si i dëshiron ai. Ai i me udhëheqjen e tij i ndividët i bind të ndjehen të çmuar për punën e kryer të tyre.

ROLI MENAXHUES I DREJTORIT

Rikulturues

Drejtori modern duhet të ndikojë te mësimdhënësit që të rikulturohen. Ai me shkollimin e tij permanenent jep shembull se si individi duhet të rikulturohet vazhdimisht. Me shkathtësitë e veta për udhëheqje dhe menaxhim efektiv dhe efikas me resurset njerëzore dhe materiale në shkollë. Me përkushtim në punë bën nxënie të pjesëmarrësve për përkushtim institucional për realizim të punës në shkollë. Ai duke vepruar me integritet, drejtësi dhe në mënyrë etike ndikon në harmonizim të individëve në shkollë. Me harmonizim të gjithë inputit, që ndodhet në një institucion, bën nxënie për arritje të qëllimit unik, për të mirën e atij institucioni dhe klientëve të vet. Drejtori modern duhet të krijojë vizionin duke marrë parasysh opinionet e mësimdhënësve me anë të vetëevaulimit.

ROLI MENAXHUES I DREJTORIT

Menaxhues 

Drejtori si menaxher duhet të dijë t’i organizojë individët ,që vendimmarrje të marrin sipërmarrësi për t’i kryer detyrat me efikasitet , në kohë të caktuar dhe me përgjegjshmëri. Në koherrencë t’i kryejë të gjithë veprimet në institucion.Të krijojë besim të ndërsjellë midis individëve ku çdonjëri të jep kontributin e tij vetjak për arrtjen e qëllimit uiniversal të vizionit. Drejtori duhet të nxis qëndrime pozitive te mësimdhënësit, nxënësit për t’i pranuar ndryshimet si proces për të arritur realizimin e qëllimit të vizionit. Ndryshimet duhet t’i nxis me dëshirë e jo me imponim. Ai duhet ta ndyshojë performancën e shkollës, arkitekturën e brendshme, të krijojë klimë pozitive, të nxis rikulturim të mësimdhënësve, të krijojë raporte ndërnjerëzore në inputin e shkollës (drejtor- mësues-nxënës –prind), e organizimit efikase dhe efektive të punës në shkollë për të pasur rezultate në nivel më të lartë në të arriturat e nxënësve. Ndryshimet në shkollë janë një domosdoshmëri e imponuar nga shumë faktorë si p.sh. faktorët ekonomik, shoqëror, social, politik, teknologjik. Shkollat tona synojnë të bëhen pjesë e të ashtuquajturës shoqëri e dijes, shoqëri e informacionit dhe pranim të risive të pandërprera.. Shkolla sot duhet të llogaritet si “fabrikë e prodhimit të dijeve” Inputi i shkollë duhet të jetë i gatshëm për pranimin, zbatimin dhe institucionalizimin e risive të ndryshimit e jo e mbyllur dhe rezistuese ndaj tyre. Në shkollë duhet të ketë klimë demokratike e klimë joharmonizuese, udhëheqje autoritative me stil detyrues dhe përcaktues, që është pjesë e tradicionales. Ndryshimet në shkollë janë të domosdoshme që të ofrohet mësim më cilësorë për nxënësit. Shkollat që ndryshojnë janë shkolla krahas trendeve europiane, krijimi i klimës pozitive ku ndjehet harmonizimi i individëve të përkushtuar në veprimtari krijuese. Ndryshimet u japin mundësinë shkollave të ekzistojnë, të zhvillohen dhe të modernizohen.

Në jetojmë në një botë që ndryshon. Fullan, një nga studiuesit më në zë të teorisë dhe praktikës së ndryshimit, shkruan: “Kjo është një botë në të cilën ndryshimi është një udhëtim ku pikëmbërritja është e panjohur, ku problemet janë miqtë tanë, ku kërkimi i ndihmës është shenjë e forcës, ku nismat e njëkohshme nga lart-poshtë dhe poshtë-lart përzihen me njëra-tjetrën, ku kolegjialiteti dhe individualizmi bashkëjetojnë në një tension produktiv. Vetëm njerëzit që zotërojnë njohuritë dhe aftësitë për ndryshim mund të realizojnë një ndryshim të efektshëm. Pra ndryshimi i vërtetë , qoftë ky i dëshiruar ose jo, përfaqëson një përvojë serioze vetjake dhe kolektive, që karakterizohet nga paqartësia dhe pasiguria; dhe nëse ndryshimi është i suksesshëm, ai mund të sjellë një ndjenjë zotërimi, arritjeje dhe zhvillimi profesional".

Roli i menaxheritMe fjalën menaxher, e cila është formuar nga fjala menaxhim, kuptojmë indvidin cili udhëheq me procesin ose një pjesë të procesit. Të jesh menaxher nënkuptojmë që t’i vesh njerëzit me qëllim të caktuar të punojnë, ashtu që me ato njerëz të arrihet qëllimi i caktuar. Në realitet menaxheri është i përqendruar në arritjen e një rezultati të përcaktuar (në efikasitetin e punës), tëcilën e arrin me rend dhe disiplinë. Menaxherët vendimet i sjellin në grup ku të gjithë pjesëmarrësit janë vendimarrës për kryerjen e punëve të parapara. Në arsim koncepti menaxher është i ri. Drejtues të mirë domethënë t’i pranosh resurset materiale dhe njerëzore ashtu si janë dhe sa janë, të ndihmohet dhe të punohet me ata vazhdimisht për zhvillim dhe përmirësim ashtu që bashkërisht të arrihet në qëllimin e fundit. Menaxheri i aftë ka aftësi menaxhuese kur interesat dhe aftësitë e çdo individi i orienton në drejtim që të gjithë të punojnë për të mirën e të gjithve. Menaxheri është në gjendje të krijojë klimë për punë, ashtu që me punë permanente të arrihet rezultat i mirë dhe realizim i qëllimit të paraparë në vizion.

Planifikimi Strategjik

Planifikimi strategjik është metodë e organizuar që drejton lëvizjen e organizatës nga situata aktuale në një tjetër situatë, ku ajo dëshiron të jetë në të ardhmen. Planifikimi strategjik është proces i caktimit të objektivave, i zhvillimit dhe zbatimit të planeve për arritjen e këtyre objektivave. Planifikimi strategjik lehtëson hartimin e planeve, nëpërmjet të cilave punonjësit marrin udhëzime dhe objektiva të qarta lidhur me punën e tyre dhe, në përputhje me këto, edhe vlerësimin e duhur.Problemi i planifikimit në shkollë është një problem shumë kompleks dhe multidimensional sepse duke e përpiluar një dokument të këtillë, shkolla në realitet do të mundohet të tregoj se si do të duhet pas një periudhe të caktuar kohore. Me një dokument të këtillë shkolla dhe menaxhuesit e saj do të japin një përgjigje se çdo të bëjë organizata, pse duhet ti realizojë ato obligime dhe detyra e qëllime, dhe si ato duhet ti kryej. Vetëm në këtë mënyre dhe më një vizion të qartë për të ardhmen, shkollat tona do të jenë në gjendje që të ballafaqohen me sfidat e sistemit bashkëkohor, me tendencat gjithnjë e më të shprehura të modernizimit të arsimit, të teknikës dhe të

teknologjisë. Po kështu ato do të jenë në gjendje që t’i vlerësojnë dhe t’i vënë në peshore edhe synimet e reja që vijnë nga anë të ndryshme dhe që duhet të zbatohen në sistemin tonë shkollor por jo edhe të kopjohen. Planet strategjike mundësojnë që për një afat më të gjatë kohor t’i filtroj me sukses arritjet dhe të ecë përpara. Zhvillimi i planit strategjik do të thotë marrje vendimesh afat-gjata duke e marrë në konsideratë ambientin që ndryshon në mënyrë të vazhdueshme e që janë si rezultat i kërkesave të qytetarëve, rregullative ligjore të shtetit, rregullave ndërkombëtare etj. Për këtë arsye palët e interesuar e që janë të inovuara në këtë proces të krijimit të planit strategjik duhet të konsultohen gjatë gjithë procesit të planifikimit. Zhvillimi i planit duhet të jetë një proces mësimi ku palët e interesuara mësojnë nga njëri-tjetri gjatë gjithë procesit të planifikimit.

Fazat e planifikimit të zhvillimit të shkollës

Për të kuptuar funksionet kryesore të planifikimit të zhvillimit të shkollës, në vijim po paraqes në mënyrë sistematike fazat e ciklit të planifikimit. Planifikimi i zhvillimit të shkollës është një proces i vazhdueshëm. Cikli i vlersimit, krahasimi dhe qëllimet e politikat kombëtare, të kuptuarit, vetpërmirësimi, mbikqyrja etj., të çon drejt procesit, por asnjëherë nuk është i plotë.

Faza 0 : Përgatitja fillestareKur një shkollë vendos të nisë planin e zhvillimit të shkollës për herë të parë është mirë që ajo t’u jepte të gjithë stafit kohën e duhur për të kuptuar dhe strukturar procesin dhe më pas, hap pas hapi dhe me kujdes të provojë këtë metodë. Kjo periudhë është e nevojshme jo vetëm për të kuptuar sigurimin e cilësisë dhe planin e zhvillimit të shkollës, por edhe për të përgatitur krijimin e kulturës bashkëveprimit, të kolegjialitetit dhe të punës në grup. Më tej kjo , mund të shtrihet me përfshirjen e aktorëve jashtë shkollës, veçanërisht bordet e shkollës, atje ku këto ekzistojnë, si dhe prindrit, nxënësit dhe bashkësinë. Megjithatë, përbërës thelbësor në këtë proces është hartimi i një programi zhvillimi profesional në të cilin të përfshihet i gjithë stafi.

Faza 1 : Ku jemiKjo fazë ka të bëjë me trajtimin e çështjes “Ku jemi në raport me përparësitë kombëtare dhe lokale të cilat i kemi vlerësuar si tepër të rëndësishme?Në fillim shkolla ka nevojë për një plan dhe për të ndërmarrë një proces reflektimi dhe vlerësimi, të drejtuar ndoshta nga drejtori i shkollës, por me pjesëmarrjen e të gjithë stafit të saj. Ky proces gjithëpërfshirës pasqyrohet edhe në nivel grupesh lëndore dhe mund të përfshijë edhe prindrit dhe nxënësit.I gjithë procesi modelohet, mbështetet dhe drejtohet nga një instrument vlerësimi i shkollës që është përgatitur në nivel kombëtar ose shkollor.Ky proces nuk mund të jetë tërësisht i brendshëm. Në të mund të përfshihen edhe burime të tjera të jashtme, për shembull, rezultate të testeve ose të provimeve kombëtare, të dhëna për shëndetin, për kriminalitetetin, për braktisjen, për pikëpamjet e aktorëve të arsimit etj. E rëndësishme që në këtë proces është edhe përpjekja për të identifikuar vlefshmëria e jashtme e vlerësimit dhe e analizës së bërë nga vetë shkolla.

Faza 2 : Si mund të përmirësohemi ?Detyra e hartimit të planit të zhvillimit të shkollës fillon pasi përfundimit të procesit të reflektimit. Fazat që shoqërojnë këtë proces janë si më poshtë:Përcaktimi i një modeli për pikat e forta dhe të dobëta.Përpunimi i strategjisë së zhvillimit, duke përfshirë këtu edhe vendimet për përparësitë e zhvillimit gjatë vitit në vijim, përcaktimi i objektivave të zhvillimit sipas aftësisë së shkollës, identifikimi i hapave që duhen të ndërmerren për të realizuar objektivat si dhe përgjegjësitë përkatëse.Identifikimi i ndryshimeve të domosdoshme që duhet të bëhen në fushën e organizimit ose të manaxhimit për të përmbushur objektivat dhe për të shpërndarë burimet në funksion të zhvillimi të planifikuar.

Faza 3 : ZbatimiPjesa më e madhe e vitit shkollor i kushtohet zbatimit të parimeve dhe përparësive të planit të zhvillimit të shkollës. Në këtë kuadër, parësore për vetë shkollën dhe mësuesit, është që ky proces të shoqërohet me rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe të nxënit dhe me krijimin e një klime shkollore mbështetëse dhe nxitëse. Pra planifikimi i zhvillimit të shkollës të mbështesë konkretisht këto përparësi, pasi mund të ndodhë që shkolla fiksohet ndaj cilësisë së këtij planifikimi dhe të harrojë detyrat e saj kryesore. Një plan i mirë i zhvillimit të shkollës ka në zemër të tij një proces të mirë mësimdhënie dhe të nxëni dhe vetë procesi i planifikimit dhe i zbatimit duhet të mbështesë objektiva të tillë.

Ç'eshte Kurrikulumi

Kurrikulumi është një dokument i ndërtuar në bazë të përvojës potenciale i ndërtuar ekskluzivisht për nxënësit, shkollën dhe stafin punues në të. Kurrikulumi paraqet një sistem racional në bazë të të cilit organizohet procesi i të nxënit. Strukturat e kurrikulumit paraqesin prioritetet përmes së cilave nxënësit përfitojnë aftësi të ndryshme , të domosdoshme për jetën.Kurrikuli është teknikë ose teknologji e të drejtuarit e të menduarit. Cilësohet si tërësi dokumentesh (plani mësimor, programet mësimore etj.), që përcaktojnë përmbajtjen dhe ecurinë e veprimtarisë mësimore – edukative në institucioente arsimore apo edukative. Kurrikuli përfshin të gjitha çështjet e mësimdhënies si: objektivat, përmbajtja, metodat e mësimdhënies e deri te vlerësimi.Sot bota akademike po ndryshon nga ajo e kaluara, si për kulturën e re të nxënësve, shoqërisë, botës tekniko-teknologjike e deri te institucionet të cilat kanë për qëllimi edukimin dhe arsimimin e kombit. Duke krahasuar reformën arsimore nga e kaluara, ajo e sotmja ecën drejt funksionit të sendërtimit të një kulture të re të nxënies drejt zhvillimit të dy linjave themelore: reformës së nxënies dhe reformës së udhëheqjes arsimore në shkolla.

Në dekadat e fundit për vazhdimsinë e punës në shumë institucione të botës u bën të domosdoshme ndryshimet. Ndryshimet në institucione bëhen në strukturën e brendshme, të jashtme dhe në udhëheqjen. Mëgjithatë, shumë nga ndryshimet kanë dështuar dhe nuk i kanë dhënë rezultatet e duhura, përshkak të shkaqeve të ndryshme, të cilat duhet të kërkohen në bashkëveprimin në mes të punësuarve dhe udhëheqësve të tyre, mungësa e ndërveprimit dhe mirëkuptimit, rezistenca nga të punësuarit ndaj inicijativës për ndryshim për shkak frikës nga risitë. Ndryshimet i detyrojnë edhe shkollat që të ndryshojnë. Ndryshimet janë janë të shumta në ditët e sotme. Ata janë të nevojshme për përmirësimin dhe lehtësimin e mësimdhënies për të mësuarit e nxënësve me metoda moderne. Ndryshimet në shkollë bëhen që të përmirësohen kushtet në shkollë për mësimdhënie dhe përmirësimin e të arriturave të nxënësve.

Mendimi kritik sipas strukturës ERR

Sikurse kemi treguar, mendimi kritik kërkon aftësi për të gjykuar dhe për të reflektuar, se çfarë di dhe mendon dikush. Përpara se të ndodh kjo, nxënësit duhet të sjellin më parë njohuritë dhe arsyetimin e tyre në nivel të vetëdijshëm. Për të menduar në mënyrë kritike, është thelbësore që nxënësit të njohin se çfarë dine. Reflektimi dhe analiza kritike kërkon qëndrim të vëmendshëm dhe krijues rreth mënyrës se si mund të zbatohen njohuritë në arsyetimin e mëparshëm dhe se si arsyetimi i mëparshëm mund të ndryshohet për të përshtatur informacionin e ri. Të ata që mendojnë në mënyrë kritike pyesin veten:“Çfarë mendoj unë rreth kësaj?”“Si përshtatet ky informacion me ato që unë di?”“Çfarë mund të bëjë në mënyrë të ndryshme, tani që kamë këtë informacion të ri?”“Si janë të ndikuara bindjet e mia nga këto ide të reja?”Nxënësit bëhen më të aftë kur kanë ndonjë informacion të ri sepse mund të kontrollojnë më shumë të menduarit e tyre, dhe kanë aftësi për mirpërdorimin e informacioneve të reja, sepse kanë besim dhe ti përfshinë njohurit e reja në aftësitë e ndryshme. Ata që mendonjë në mënyrë kritike, janë të aftë të ndërthurin shumë më lirisht idetë dhe informacionin, sepse ata e fillojnë këtë proces mbi një bazë njohurish të familjariruara dhe të vetëdukshëm. Duke qenë të vetëdijshëm për njohuritë e tyrë, ato janë të përgatitura më mirë për të përdorur në mënyrë krijuese këtë bazë si për zgjedhjen e problemeve, si dhe për prodhimin e ideve të reja. Struktura ERR kur zbatohet në mësimdhënie, u jep mësuesëve një përmbajtje në të cilën paraqiten përvojat e të nxënit, që i aftësojnë ata të udhëheqin nxënësit në procesin e të nxënit.

E-evokimi – (përgatitja për të nxënë)

Gjëja e parë që bëhet në fazën e evokimit është rikujtimi i çdo gjëje që dinë ose mendojnë që dinë nxënësit rreth një teme apo çështjeje të caktuar. Kjo është faza e parë, e fillimit të strukturës në tri faza për të menduarit dhe të nxënit. Në fazën e parë mund të kryhen veprimtari të ndryshme njohëse. Së pari nxënësi është i përfshirë në rikujtimin e asaj që di rreth një teme. Në këtë fazë nxënësit japin çdo gjë nga vetvetja ndaj një teme që cakton mësuesi, mund të punojnë në grupe në tavolinat e tyre, p.sh në fletoret e tyre paraqesin mendimet e tyre. Qëllimi i fazës së dytë është të objektivizoj nxënësit. Për të arritur te arsyetimi kuptimplotë, i qëndrueshëm dhe kritik, nxënësit duhet të përfshuhen në mënyrë aktive në procesin e të nxënit, nxënësit duhet të bëhen të ndërgjegjshëm për të menduarit duke përdorur gjuhën e tyre. Më pas ato duhet ti shprehin njohuritë dhe arsyetimin e tyre në të menduarit aktiv, në të shkruarit apo të folurit. Përmes fazës së tretë vendoset interesi dhe qëllimi për shqyrtimin e lëndës. Te nxënit e qëllimshëm është më i frytshëm se të nxënit e paqëllimshëm, megjithatë ka dy tipa qëllimesh: qëllimi i vendosur nga mësuesi apo teksti dhe qëllimi i vetëdrejtuara. Qëllimet e vetëdrejtuara janë më të fuqishme, se sa ato të shfaqura nga burimet e jashtme dhe interesi i njërit, shpesh përcakton qëllimin e tjetrit.

R-realizimi i kuptimit – (përpunimi i përmbajtjes)

Kjo është faza në të cilin lexuesi vjen në kontakt me informacionin apo idetë e reja. Kjo është gjithashtu faza e të nxënit, gjatë së cilës mësuesit kanë ndikim më të paktë tek nxënësi, nxënësi duhet të ruajë pjesmarrjen aktive të pavarur. Në këtë fazë mësuesi i përgatit nxënësit për shqytrimin e atyre mendimeve që i kanë dhënë më parë. P.sh. gjatë leximit shtjellohen edhe nocione të pakuptimshme nga nxënësit dhe më në fund ato shqyrtohen. Pra kontrollon të kuptuarit, leximi bëhet i paqëllimshëm dhe nxënesit nuk përfshihen gjallërisht në procesin e leximit. Detyrë thelbësore e kësaj faze është, së pari të mbaj nxënësit të përfshirë, të ruajë interesin dhe ritmin e vendosur gjatë fazës së evokimit. Nxënësit e suksesshëm gjatë leximit kontrollojnë të kuptuarit e tyre si një informacion i ri, i sapondeshur prej tyre. Në këtë fazë ato janë duke vendosur lidhjen midis njohurive që dinë dhe njohurive të reja për të arritur të një arsyetim i ri. Bashkbisedimi duhet të bëhet në kontekstin e realizimit të kuptimit dhe të nxënit caktimin e qëllimeve, analizën kritike, analizën dhe sintezën krahasuese.

R-reflektimi – (konkludimi i të nxënit)

Gjatë fazës së reflektimit, lexuesit përforcojnë të nxënit e ri dhe, në mënyrë aktive rindërtojnë skenën e tyre për të përshtatur koncepte të reja. Është faza ne të cilën nxënësit me të vërtetë marrin njohuri të reja vetë. Në këtë fazë bëjnë përsëritjen e asajë që është mësuar , mësuesi pyetjet duhet t’ia jap sa më të shkurta e më të kuptueshme. Më pas angazhohet nje diskutim në grup, për të zgjidhur apo përcaktuar nëse nevojitet informacion shtesë, nxënësit priten të shprehin me fjalët e veta idetë dhe informacionin që ndeshin. Duke lejuar diskutimin gjatë fazës së reflektimit, nxënësit janë të ekspozuar ndaj një shumllojshmërie ndërtimesh që duhet të marrë parasysh. Mësuesit, duhet zbatuar një strukturë për mësimdhënien dhe të nxënit, të bazuar në përfshirjen e gjallë të nxënit, përfitojnë nga njohuritë, skenat dhe krijimtaria e të gjithë nxënësve në klasë. Të gjithë nxënësit bëhen mësues dhe klasa bëhet një komunitet i fuqishëm i të nxënit.

TË NXËNIT DHE STILET E TË NXËNIT

Procesi i të nxënit është aktivitet i qëllimshëm dhe i vetëdijshëm i çdo individi. Ai është i orientuar drejt arritjes së një rezultati të fundit e që janë dituritë dhe shkathtësitë e reja. Ne çdo ditë nxëmë, që nga vitet e para të jetës e deri në ato të fundit. Por, çka është nxënia në esencë? Të nxënët paraqet ndryshim relativisht të qëndrueshëm të individit. Në nxëmë nga prindërit, nga rrethi shoqëror, nga mediat-jemi qenie nxënëse, që do të thotë çdo herë jemi në procesim të njohjes së informacioneve, të kuptuarit e sistemeve. Të nxënët përfshinë një ndryshim të qëndrueshëm në personin që nxë. Ai ndryshon varësisht nga mënyra se si nxëmë. Ky mësim se si të nxëmë në pedagogji njihet si të mësuarit se si të mësojmë. Të nxënët fillon në familje. Aty fillon procesi i njohjes, procesi mendor e që evoluon krahas përdorimit të stileve të të nxënit.Rreth të nxënit kemi mendime të ndryshme se si mund të vihet deri te të nxënët e suksesshëm, cilat metoda i përdorim etj., por ndër më të njohurit që kanë hulumtuar këto çështje janë bihevioristët, që sipas këndvështrimit të tyre të nxënët është “mënyrë sipas së cilës një person vepron në një situatë të veçantë”. Pra ne nxëmë çdo ditë e çdo herë kudo që jemi e shkojmë. Por për dallim nga bihevioristët mendim të kundërt për të nxënit kanë kognitivistët (Piazhe, Gleizer, Bruner etj), të cilët thonë se të nxënët është një proces i brendshëm që nuk mund të vëzhgohet drejtpërsëdrejti. Nga të dyjat këndvështrimet del se të nxënët është edhe proces i brendshëm edhe i jashtëm. Këtë e vërteton praktika mësimore. Të nxënët te qeniet njerëzore përfshinë formimin e koncepteve, teorive, ideve dhe abstraksioneve të tjera mendore që kryhen brenda nesh kur ne mësojmë. Këto gjëra janë studiuar mjaft. Kërkohet e hulumtohet çdo ditë e më shumë se si mund të jetë më mirë e kapur nga ne njohja e re. Asnjëherë nuk nxëmë përmes një mënyre. Të tilla raste ka shumë, si në përditshmëri po ashtu edhe në procesin mësimor si p.sh. : Disa mësimdhënës përdorin fjalën, disa ilustrimin, eksperimentin etj., por asnjë nxënës nuk mëson duke i pranuar të gjitha këto stile. Çdonjëri prej tyre nxë përmes stilit të tij, atë që e përcakton intelekti i tij., sepse çdo njeri dallon në stilin njohës të tij nga të tjerët.Stilet e të nxënit përcaktojnë atë se sa, si do të nxëmë përmes atyre stileve të të nxënit që ne i posedojmë. Njihen

shumë stile të të nxënit në punën edukative - mësimore, në shkollë, por më të njohurat sipas psikologëve janë : stili vizuel, stili auditiv dhe stili kinestetik. Këto janë vetëm disa nga stilet e të nxënit të nxënësve në praktikën e përditshme shkollore. Stili i të nxënit të nxënësit është “mënyra specifike e organizimit të të mësuarit dhe të mbajtjes në mend”, sepse çdo njeri dallon në stilin njohës të tij nga të tjerët.

Çka nënkuptojmë me të menduar kritik 

Termi “të menduarit kritik” është përdorur në qarqet arsimore edukative për dhjet vite dhe ka kuptime të ndryshme. Të menduar kritik do të thotë të mendosh në nivel më të lartë. Ky proces i lejon nxënësit të jenë efektiv në shkollë, politikë, shkencë dhe shoqëri. Mendimi kritik në shkollë mund të përdoret si mendim logjik për t’ia ofruar zgjedhjen e shumë pengesave të nxënësve. Mësuesit duhet të bëjnë përpjekje që t’i ndryshojnë praktikat e tyre për ta mbështetur zhvillimin e të menduarit kritik gjatë të lexuarit dhe të shkruarit. Ata duhet të mbështesin të menduarit kritik që nxënësit e tyre të mos jenë riprodhues të thjeshtë, por të shqyrtojnë, të krijojnë, zgjedhin, interpretojnë e debatojnë fakte,të dhëna apo ide që jepen në materiale përkatëse. Një mësimdhënie e këtillë pranohet sot gjerësisht si praktika më e mirë. Studimet tregojnë se në orë mësimi aktive, të organizuara dhe menduara mirë, të nxënit është shumë më i efektshëm dhe më i frytshëm. Nëse nisemi nga premisa e një klase tradicionale, ku mësohet në mënyrë pasive, atëherë llojet e të nxënit aktiv, mund të arrijnë rezultate të mëdha në fushën e zhvillimit të të menduarit kritik. Me ketë mund të themi se me të menduarit kritik nënkuptojmë se nxënësit shkojnë përtej kërkimit aktiv të informacionit. I lidhin atë që kanë mësuar me përvojat e tyre, duke i krahasuar me punime të tjera,dhe duke ngreh pikëpyetje mbi vërtetësinë apo autoritetin e shkrimit. Po ashtu me me këtë nxënësit e marrin në shqyrtim logjikën e argumentimit, nxjerrin mësim prej tij, ndërtojnë shembuj të tjerë, përfytyrojnë zgjedhje për problemet që parashtrohen në të, shqyrtojnë shkaqet dhe pasojat, e kështu me radhë.

Faktorët objektiv dhe subjektiv që ndikojnë në zbatimin e mësimdhënies bashkohore

Risitë çdo herë kanë detyra të posaçme në çfarëdo aspekti jetësor. Po ashtu edhe në arsim pothuajse çdo herë janë të mirëseardhura. Ndoshta “dhimshëm” duhet kaluar nga një sistem në tjetrin, por kjo është një domosdoshmëri e

shek. XXI.Domosdoshmëria e kalimit nga nje sistem i mësimdhënies në një tjetër kur është fjala te mësimdhënia, përcilletnga roli kyç i teknologjisë, ngritja e dijes te fëmijët, zhvillimi i shkencës, kibernetizimi i proceseve intelektuale etj. Ndër faktorët kryesorë që lidhen me ndryshimet e mësimdhënies mund të jenë ekzistenca dhe cilësia e risive, mundësia e gjetjes dhe përdorimit të risive, përkrahja nga mësuesit agjentët e jashtëm etj. Jo të gjitha ndryshimet dhe jo gjithherë kalimi nga mësimdhënia tradicionale në atë bashkohore është i mundur. Kjo ndodh sepse mungesa e kuadrove të trajnuara mund të jetë pengesë në plotësimin e kësaj nisme.Agjentët kryesor të ndryshimeve në mënyrën e mësimdhënies në shkollë, llogariten mësuesit, drejtuesit, nxënësit, prindërit, qeveria. Faktorët tjerë të rëndësishëm janë edhe ambienti shkollor ku zhvillohet mësimi, kushtet shkollore, ngritja profesionale e mësimdhënësve etj. Kalimi nga mësimdhënia tradicionale në atë bashkohore asnjëherë s’do të ishte i mundur në qoftë se do të kishte munguar bashkpunimi i të dy faktorëve si atë objektiv po ashtu edhe atë subjektiv. Kuptimi i ndryshimit të procesit të mësimdhënies do angazhim, sepse ndryshimi ndonjëherë mund t’i ngjajë një “loje fati. Andaj edhe puna rreth ndryshimit ose shkrirjes së një forme në një tjetër, në rastin tonë për mësimdhënien, mund të na duket si një laborator i gjallë që vetë mund të jemi në procesin e eksperimentit.Sido që të jetë, nga çdo aspekt që shohim çdo ndryshim në arsim, fëmija është ai mbi të cilin bie çdo ndryshim. Andaj duhet patur kujdes të veçantë me atë se çka dhe si u ofrojmë fëmijëve atë që do ta përcjellë gjatë gjithë jetës.

Komunikimi verbal

E vetmja qenie në botë që komunikon përmes fjalës është njeriu. Të folurit është pjesë e jetës së njeriut që nga fjalët e para të mësuara e deri në fjalët e fundit të shqiptuara para çastit të vdekjes. Komunikimi është si vepër skenike. Çdoherë duhet të ketë dy e më tepër aktorë: dërguesin dhe pranuesin e porosisë.Komunikimi verbal llogaritet të ekzistojë qysh me paraqitjen e njeriut të parë, edhe pse nuk ka ekzistuar ndonjë gjuhë e përbashkët, e e kuptimtë për fiset e atëhershme. Ata njerëz edhe pse nuk kanë pasur gjuhë të unifikuar, ndoshta, kanë pasur shenjat, klithmat me të cilat janë kuptuar.

Komunikimi joverbal

Ky lloj komunikimi ngërthen në vete komunikimin pa fjalë, por që në esencë është një komunikim shumë më me më shumë domethnie dhe më i komplikuar nga aspekti shprehës. Në komunikim joverbal bëjnë pjesë: gjestet, mimika, të qeshurit, ngrysja e fytyrës, gudullimi i syve, rrudhja e krahëve, veshja, qëndrimi, etj.Të folurit e trupit është një element shumë i rëndësishëm dhe përbën reakcion natyror në komunikimin e njerëzve. Shpeshherë trupi ynë flet pa dëshirën tonë. Kur na pëlqen diskush e shikojmë pavarsisht se shpeshherë mundohemi ta fshehim këtë situatë. Qëndrojmë këmbë mbi këmbë ulur, jovetëm kur presim dikë, por edhe për të shprehur siguri në vetvete. Kështu komunikimi joverbal shikuar esencialisht është shumë më kompleks se sa ne mendojmë. Thuhet se vetëm 3% e komunikimit bëhet përmes fjalëve ndërsa 97% e komunikimit bëhet përmes komunikimit joverbal.

Komunikimi

Komunikimi dëgjohet në të gjitha anët e botës, dijnë të gjithë për të, por sa e kuptojmë njëri tjetrin? Komunikimin njerëzor e përbën gjuha, si në botën e civilizuar, ashtu edhe nëpër disa fise që gjenden nëpër botë. Pasi që gjuha është tipar i njeriut, andaj edhe njeriu llogaritet si qenie komunikimi.Për mënyrën se si komunikojmë, në varësi nga situatat, kemi: komunikim verbal dhe komunikim joverbal. Që të dyja këto lloje komunikimi janë karakteristikë e njerëzve pasi që edhe kafshët e kanë mënyrën e vet të komunikimit. Të komunikosh do të thotë të bashkjetosh, të kesh besim te tjetri.Komunikimi jo gjithherë është me ide humaniste. Po si përdoret në ditët e sotme ai? Vetëm për shprehjen e ideve pozitive apo edhe për të shprehur botën e egër vetjake të njerëzve?Dita ditës komunikimi po bëhet më i pakuptimtë. Athua njerëzimi po shkon drejt moskomunikimit apo komunikimi është “egoistuar”. Kjo çëshje kërkon trajtim e hulumtim më të thellë studimi.Komunikimi në mes të njerëzve është kompleks dhe i ndryshëm, andaj mund të klasifikohet si procesi më i vështirë ndërnjerëzor.

“Sikurse bota është shkollë për gjithë njerëzimin, që nga fillimi e deri në fund, ashtu edhe jeta e një individi të veçantë është shkollë për secilin prej nesh, që nga djepi e deri në varr. Tani, duke arritur moshën e pjekurisë, nuk është e drejtë të themi se për ne është shumë vonë të fillojmë të nxëmë. Ne duhet të themi: ‘Mund të nxësh në çdo moshë, se qëllimet e njeriut ndaj të nxënit nuk janë të ndryshme nga qëllimet e vetë jetës”. Amos Comeniusi

“Zanatçinjtë nuk u japin teori çirakëve të tyre; ata i vënë menjëherë në punë, kësisoj ata mund të mësojnë ta farkëtojnë metalin duke e farkëtuar, të gdhendin duke gdhendur, të pikturojnë duke pikturuar, të hidhen duke u hedhur. Prandaj nxënësit në shkolla t’i lejoni të mësojnë të shkruarit duke shkruar, të folurit duke folur, të kënduarit duke kënduar, të arsyetuarit duke arsyetuar etj. Kështu që shkollat, thjeshtë mund të jenë punishte ku puna bëhet me zell”- Jan Amos Comeniusi

Përkufizimi dhe parimet e të vlersuaritNë fillim të çdo viti shkollor mësuesi ka të bëjë me nxënës të rinj. Nxënësit quhen të rinj për mësuesin edhe në rast se ata e njohin atë në pozicionin e mësuesit të klasës apo të shkollës. Kjo për faktin se të dy palët do të kenë të bëjnë me lëndë të rë, me këndvështrime dhe qëndrime të ndryshme nga një vit më parë. Vlerësimi i nxënësve mund të jetë përmbledhës ose formativ, i planifikuar që në fillim të vitit ose i rastësishëm, në varësi të programit mësimor dhe të problemeve në procesin e mësimdhënies dhe të nxënit. Vlersimi mund të jetë gojor, me shkrim ose i ndërthurur. Përvoja praktike është mënyra më e mirë për të vlerësuar aftësitë shkencore dhe teknike. Teknikat e veçanta të vlersimit të arritjeve të nxënësve përdoren për të mbledhur informacionin e nevojshëm për nivelin e njohurive dhe të aftësive që zotërojnë ata. Përmes vlerësimit nxënësit marrin informacione për atë se çka kërkohet nga ata që të mësojnë. Sa do të mësojnë dhe si do të mësojnë, në masë të madhe varet nga vlerësimi që do të zbatohet. Vlerësimi shërben për ta nxitur nxënësin të mësojë dhe njëherazi i jep orientim se si të mësojë për ti shtuar të arriturat e tij në shkollë dhe jashtë sajë, pra jo vetëm që ta se sa ka arritur nxënësi të mësojë. Vlerësimi siguron edhe informacione për atë se çka dinë nxënësit dhe çka mund të bëjnë me atë që dinë, notohen dituritë dhe aftësitë e nxënësve, si dhe vlerat, qëndrimet dhe shprehitë e tyre, që ndikojnë edhe në suksesin e shkollës dhe në të arriturat jashtë sajë. Fitohen informacione për anët e pozitive dhe për ato negative të nxënësit, që pastaj do të përdoren që të përmirësohet përparimi i nxënësit në të arriturat e tij.Mësimdhënia, mësimi dhe vlerësimi jane procese që ndërlidhen dhe sigurojnë koherencë në mësim. Nga qëllimet dhe përmbajtjet mësimore varet se çka do të vlerësohet, ndërkaq nga rrjedha e vlerësimit varet se si do të zhvillohet mësimi dhe cilat qëllime do t’i ketë ai para vetes. Përdorimi i metodave të ndryshme mundëson të minimizohen dobësitë dhe kufizimet e secilës metodë veçmas, kur përdoren shumë metoda të ndryshme, vlerësimi i merr parasysh stilet e ndryshme të mësimit të nxënësve.Vlerësimi përfshin aktivitete për përcjelljen dhe vlerësimin e punës dhe të arriturave të nxënësve gjatë tërë vitit shkollor, ku përmes vlerësimit kontrollohet përparimi i të arriturave të nxënësve, që pastaj në bazë të kësaj ata që orientohen drejt qëllimeve të parashtruara në mësim. Drejtësia në vlerësimi referohet paanshmërisë gjatë zbatimit të vlerësimit, gjatë vlersimit të të arriturave dhe gjatë interpretimit dhe përdorimit të rezultateve. Nxënësit e dinë se cilat janë qëllimet e mësimit, cilat janë standardet që priten t’i arrinë ata dhe si do të vlerësohet e arritura e tyre (çka duhet të mësojnë dhe çka, si dhe kurë do të vlerësohet).Përmes vlerësimit merren informacione që janë rëndësishme për qëllimet dhe përmbajtjet e mësimit, në interpretimin e rezultateve të vlerësimit nuk përfshihen gjykimet mbi sjelljen, aftësitë dhe shkathtësitë e nxënësve, të cilat nuk janë objekt i vlerësimit konkret.

Pabarazitë shoqërore në shkollë

Pabarazitë në mes të femrave dhe të meshkujve janë prezente edhe sot e kësaj dite edhe përkundër shumë debateve që bëhen në mës sociologëve, politikanëve, shoqatave feministe. Strategjia e barazisë gjinore në arsim synon të përmisoj në mënyrë të dukshme rezultatet në bazë gjinore në sistemin arsimorë tek ne. Varfëria ndikon në arritjet në arsim jo vetëm në sistemin makro (vendet me ekonomi të varfër shtëpiake rezultojnë më nivele më të ulta arritjeje në arsim), po edhe në atë mikro (fëmijët e familjeve të varfëra arsimohen më pak, pasi detyrohen të ndërpresin apo braktisi arsimin për shkak të pamundësisë ekonomike dhe nëvojës për të kontribuar në mirëqenjen e familjes). Vajzat janë veçanarish të prekura jo vetëm për arsye ekonomike (kryesisht duke ndihmuar familjet), por edhe për shkak të qëndrimeve shoqërore dhe kulturore që konsiderojnë investimin në arsim për vajzat si prioritet i shkallës së ulët.Rekomandime që duhet të ndermerren për përmisimin e pabarazisë shoqërore.1. Përmirësimi i programeve shkollore që promovojnë barazinë gjinore, si dhe përmirësimi i pjesmarrjes së grave dhe vajzave në mësimdhënie, planifikim dhe mënaxhimin e arsimit.2. Forcimi i kapaciteteve të institucioneve arsimore për të integruar çështjet dhe konceptet e barazisë gjinore në planifikimi, zbatimin dhe monitorimin në arsim.3. Përmirësimi i qëndrimeve shoqërore dhe kulturore të komuniteteve dhe familjeve që promovojnë vlerat dhe rëndësinë e arsimit të vajzave duke përfshirë rolet dhe kontributet e vajzave – nxënësve në zhvillim.

Si të organizojmë multikulturën në shkolla

Zhvillimi i lojrave të dizajnuara për multikulturën, prezantimi i muzikave, këngëve, përdorimi i letërsisë, filozofisë, shpjegimet e arsimtarëve për heronjtë e ndryshëm që përfaqsojnë individin ose grupin e klasës. Analizimi i fenomeneve të besimit, diskutime të ndishme për racën, përdorimi i medies elektronike, dhënia e literaturës multikulturale. Ndalesa dhe animi në kultura që mund të ngritte pakënaqësi. Planprograme për çdo klasë që ka nxënës të diversiteteve të ndryshme brenda shkollës, apo realizimi i planprogramit komplet për shkollën varësisht të pranisë të kulturave të ndryshme që janë pjesë e shkollës apo regjionit ku bëhet ky organizim. Institucionet e edukimit duhet të mbështesin qasje të lartë të grupeve të cilat do të përfitojnë nga arsimi multikulturor. Institucionet duhet të mbështesin dhe sigurojnë vendimarrjen dhe të shpërndahet dukshëm për të gjithë antarët. Programet e zhvillimit të edukimit duhet të ndryshojnë stafin dhe bordet që në grupet sociale të identifikojë racën, gjuhën, besimin, orientimin etnicitetin etj. Organizimi dhe zhvillimi i mësimit në barazi paanime. Institucioni arsimor duhet ti mbështes nxënësit që të fitojnë shkathtësi me të cilat mund të ndërveproj brenda grupit ku zhvillohet multikultura. T’i mundësoj nxënësve rreth mënyrave dhe ideve që gjykojnë në paqe, liri për shumë vlera, dhe duke i dhënë mundësinë e krahasimit të vlerave të kulturave të ndryshme. Sistemet arsimore duhet të inkurajojnë arsimtarët që me metoda dhe teknika të ndishme ti qasen të gjithë nxënësit në një ambient multikulturor, lidhje personale me çdo nxënës në klasë pa dallim. Respektimi i çdo dialekti dhe gjuhe, përdorimi i sistemeve të ndryshme të besimit, krijimi i zonave ku mund të bisedohet për problemet raciale, përdorimi i punës që përfaqëson shumë kultura dhe besime.

TË MENDUARIT PROBLEMOR

Çdoherë kurë theksojmë fjalën problem mendojmë rreth gjërave të ndryshme, burimisht ky nocion nënkupton konflikt e cila kërkon një zgjidhje, detyr enigmë etj; është një çeshtje e pazgjidhur në mes subjektit me objektin. Pra problemi është përballja e subjektit me çështjen, kur ai nuk i shmanget asaj, dhe nuk refuzon në zgjedhjen e sajë dhe e kundërta ku subjekti i shmanget angazhimit të zgjedhjes së çeshtjes problemore.E gjithë zgjedhja e një problemi apo të menduarit problemor është proces i sistemuar, analitik ku nga e njohura duhet zgjedhur e panjohura, d.m.th përvojën që kemi pasur më parë të cilën e kemi fituar gjatë zgjidhjes së një problemi, e përdorim për zgjidhjen e një problemi të ri i cili është i ngjajshëm me të mëparshmin. Kështu pra, gjatë të menduarit problemor fillojmë të mendojmë atë që nuk e dimë.Problemet paraqesin jetën e përditshmërisë së njeriut, d.m.th e tërë jeta e njeriut është një problem, ku çdo njeri ballafaqihet me të, shembull: mësuesit ballafaqohen me problemin se si ti përmisojnë sjelljet e nxënësve, të të njejtin problem mund ta ketë edhe prindi, çdonjëra nga to merr përgjegjsi të përballet me problemin.Të menduarit duke zgjidhur probleme mbështetet në tre shtylla: përvoja, aftësitë dhe motivi. Çdo njeri apo mësues sa më tepër përvojë që të ketë apo sa më i arsimuar të jetë ka më shumë aftësi për të zgjedhur një problem, kurse motivi është një faktor i veçantë dhe i pashmangshëm, shembull: matematika është lëmi apo burim që tek shumica e nxënësve nxit reaksione negative, nuk e kuptojnë atë dhe si rrjedhojë çmotivohen. Dhe si shkak i saj është metodologjia e mësimdhënies, nëse një mësimdhënës nuk përvojë në aftësi në lidhje me këtë problem atëher është më se e sigurtë se nxënësit do të jenë të çmotivuar dhe e kundërta nëse mësuesi ka përvojë dhe aftësi për të zgjidhur këtë problem atëher çdo nxënës do të përpiqet ti zvoglojë ato reaksione negative ngaj asaj lëmie gjegjësisht do të motivohen. Zgjedhja e një problemi kërkon përvojë, aftësi dhe motivim…

TË MENDUARIT KRIJUES

Deri sa me të menduar realisht njeriu i njeh lidhjet dhe mardhëniet ekzistuese ndërmjet objektëve, simboleve, nocioneve etj; me të menduar krijues ai vënë lidhje dhe krijon raporte të reja ndërmjet tyre, madje edhe krijon vlera origjinale në fusha të shkencës, të teknikës, të artit dhe të teknologjisë. Falë të menduarit krijues të njeriut arritën rezultate të larta në fusha të shumëllojshme të veprimtarisë njerzore.Njerëzit krijues janë kuriozë, kanë dëshirë të përpunojnë dhe t’i vënë në veprim idetë. Ata kanë nevojë për nivel të lartë arritjesh, që shoqërohet me këmbëngulje intelektuale. Kërkojnë sfida, parapëlqejnë komplekset dhe tolerojnë pasigurinë. Kanë dëshirë t’i vështrojnë gjërat në një mënyrë të re. në përfundimi pashmangshëm është që njerëzit me mendim krijues kanë një vendosmëri të madhe në punën e tyre.Njerëzit krijues janë të pavarur, janë të prirur të marrin përsipër rrëziqe, janë të përshtatshëm, avanturierë dhe kompleksë. Ata kanë një sens të mirë humori dhe shkojnë mirë me të tjerët. Mësuesit, si dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në procesin e edukimit, ndoshta janë të interesuar të dinë nëse ka lidhje midis moshës dhe krijimtarisë. “Ka tre stade të ndryshme krijuese”, vënë në dukje (Lesnër dhe Hillmën 1983).1. Nga lindja deri në moshën 11 vjeçare është periudha e pasurisë së brendshme krijuese, gjatë së cilës fëmijët zhvillojnë personalitetin e tyre i cili është i dallueshëm.2. Nga 12 deri në 60 vjeç është koha e pasurisë së jashtme krijuese, gjatë së cilës ndodh tranzicioni drejt aktivizimit të jashtëm dhe vetëdijes sociale.3. Nga mosha 60 vjeç deri në vdekje është një periudhë vetëvlersimit krijues, gjatë se cilës individët vetvlersojnë përfundimet e jetës së tyre.