SHKOLLA " ALBANET" TIRANE DETYRE:Ahmet zogu Ergi Tafa klasa 8

11
AHMET ZOGU

Transcript of SHKOLLA " ALBANET" TIRANE DETYRE:Ahmet zogu Ergi Tafa klasa 8

Page 1: SHKOLLA  " ALBANET" TIRANE DETYRE:Ahmet zogu Ergi Tafa klasa 8

AHMET ZOGU

Page 3: SHKOLLA  " ALBANET" TIRANE DETYRE:Ahmet zogu Ergi Tafa klasa 8
Page 4: SHKOLLA  " ALBANET" TIRANE DETYRE:Ahmet zogu Ergi Tafa klasa 8

Rinia dhe formimi

Ahmet Zogolli mësimet e para i mori në vendlindje nga mësues privat si Sali Toron, Hysen (Efendi) Cekën dhe Dervish Himën për gjuhën shqipe, Hafiz Muharremin përgjuhën turke, deri në moshën 13 vjeçare. Më 15 Qershor 1905, largohet për në Stamboll dhe fillon studimet në Lycée Impérial de Galatasaray, qëndra e atëhershme e Perandorisë Osmane në rënie, që kontrollonte Shqipërinë dhe më vonë në akademinë ushtarake deri më 1912. Pas vdekjes së t'atit më 1908, u bë Beu i Matit, i quajtur edhe Beu i vogël. U zgjodh në vend të të vëllasë Xhelal Bej Zogolli.

Gjatë Lufta e Parë Botërore doli vullnetar në krah të Austro-Hungarisë. U mbajt në Vjenë në 1917 e 1918, e në Romë në 1918 e 1919 përpara se të kthehej në Shqipëri më 1919. Gjatë kohës në Vjenë, ai shijonte stilin e jetës së Europës Perëndimore, dhe thuhet të ketë qenë shumë i pëlqyer mes grave vieneze. Mori mësimet në gjuhën gjermane dhe thelloi njohuritë në artin ushtarak dhe në diplomacinë perëndimore.

Page 5: SHKOLLA  " ALBANET" TIRANE DETYRE:Ahmet zogu Ergi Tafa klasa 8
Page 6: SHKOLLA  " ALBANET" TIRANE DETYRE:Ahmet zogu Ergi Tafa klasa 8

Shpallja "Mbret'i Shqiptarëve"

Paqëndrueshmëria e stabilitetit politik të vendit në vitet '20, detyroi një grup parlamentarësh të propozonin shqyrtimin e regjimit shtetëror në Shqipëri. Më 25 Gusht 1928, u propozua ndërrimi i formës së qeverisjes, u formua komisioni statusor, i cili propozoi ndërrimin e formës së regjimit nga republikë në monarki. Ky propozim u hodh në votim dhe parlamenti më 30 Gusht 1928, vendosi që Asambleja Kushtetuese të proklamojë Shqipërinë Mbretëri Demokratike Parlamentare të Trashëgueshme.

Më 1 Shtator 1928, Asambleja Kushtetuese proklamoj: "Mbret të Shqiptarëve" nën emrin "Zog I".

Page 7: SHKOLLA  " ALBANET" TIRANE DETYRE:Ahmet zogu Ergi Tafa klasa 8
Page 8: SHKOLLA  " ALBANET" TIRANE DETYRE:Ahmet zogu Ergi Tafa klasa 8

Hymni i Mbretit Zog N.M.T. ZOG I Mbretit te Shqiptareve

Si shkëndijë që lëshohet prej diellitEdhe tym edhe mjergull shpërndanë,Si rrufe që shkëputet prej qiellitE shkatërron edhe djek e përlanë,Si një engjëll I nalt prej ZotitSi një yll që zbret befas mbi dhe,Ashtu zbriti n’Arbrin e KastriotitAshtu leu Zog’ I re për ne,Rroftë Zog I parë, rroftë,Shpëtimtari I Atdheut,Brez pas brezit mbretëroftë,Përmbi fron’ e Skënderbeut.Shpëtimtar, Ty të qofshim falë,Ç’do Shqiptar për Ty hyjin e lut,Se në kanë tallaze e valë,Syri yt as u-tremb, as u-tut,Ti që sot e shpëtove Shqipërinë,Brez pas brezit kujtim je për ne,Merr kurorën me lul’ e dafinSi I dytë I vërtetë Skënderbe,Rroftë Zog I parë, rroftë,Shpëtimtari I Atdheut,Brez pas brizit Mbretëroftë ;Përmbi Fron e Skënderbeut.

Page 9: SHKOLLA  " ALBANET" TIRANE DETYRE:Ahmet zogu Ergi Tafa klasa 8
Page 10: SHKOLLA  " ALBANET" TIRANE DETYRE:Ahmet zogu Ergi Tafa klasa 8

Largimi nga vendi

Më 7 prill 1939 duke mos pranuar kushtet e pushtimit fashist, largohet nga Shqipëria. Më 8 Prill 1939 vendoset në Greqi dhe fillon jetën në mërgim. . Më 2 Maj 1939 familja mbretërore e shoqëruar nga tetë vetë mbërriti në Turqi, ku qëndrimi i saj ishte më i këndshëm. Në Stamboll mbreti gjeti shumë përkrahës të tij me të cilet pati mundësi të takohej. Me qëllim që të shmangte një udhëtim pranë kufinjve t'Italisë ose përmes Gjermanisë, Zogu dhe suita e tij u detyruan të ndermarrin një udhëtim të gjatë përmes Europës Lindore e Qendrore, i cili perfshiu etapa ndalesash në Rumani, Poloni, Lituani, Finlandë e Suedi. Më 30 Qershor 1939 niset për në Evropë. Më 2 Korrik 1939, mbërrin në Rumani ku pritet nga Mbreti Karol i Rumanisë. Më 15 Gusht 1939, mbërrin në Paris, ku vendoset dhe merr me qera një shtëpi. Këtu vihet në kontakt me autoritet më të larta të Francës duke u kërkuar atyre leje për t'ushtruar njëfarë aktiviteti politik. Kjo kërkesë iu refuzua megjithatë ai qëndroi në Francë deri në prag të pushtimit të saj nga gjermanët. Më 22 Qershor 1941, mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar. Më18 Mars 1946, vendoset në Egjipt mbasi merr një ftesë nga Mbreti Faruk i Egjiptit.

Në pasluftë, më 29 Gusht 1955, mbërrin në Francë dhe vendoset në fillim në Paris. Më vonë në Kanë ku dhe ndërron jetë, në spitalin “Foch”, më 8 Prill 1961.

 

Page 11: SHKOLLA  " ALBANET" TIRANE DETYRE:Ahmet zogu Ergi Tafa klasa 8

PUNOI:ERGI TAFA